Koha 771

Page 20

MOZAIK

Artisti Zharko Gllavatoviq hapi ekspozitën e tij individuale me skulptura dhe mozaikë

Hulumtim në teknikat bashkëkohore të mozaikut

Tuz- Në kuadër të manifestimit “Vera kulturore e Podgoricës”, në QKI “Malësia” është hapur ekspozita individuale me punime, skulptura dhe mozaikë i piktorit nga Podgorica, Zharko Gllavatoviq, si rezultat i punës së tij hulumtuese mbi dhjetëvjeçare me skulptura e punime në dru dhe peizazhe të ndryshme me portrete njerëzish dhe kafshësh të punuar me gurë. Ekspozitën në fjalë e ka hapur piktori malazez, Petar Vujosheviq i cili e vlerësoi lart krijimtarinë artistike të z. Gllavatoviq, duke e konsideruar atë si një artist me një mjeshtëri të veçantë mozaiku. “Zharku është njëri ndër artistët e rrallë i cili merret me mozaik duke e prezantuar atë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Punimet në mozaik nuk janë aspak të zakonshme, duke qenë se duhet njohur teknikat klasike të pikturës siç është vaji në pëlhurë, raportet me hapësirën e ngjyrës dhe vijave, kurse krahas kësaj,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 KORRIK 2017

që të merresh me mozaik, duhet të njohësh gurin por dhe shpirtin, gjë që në këto punime është prezantuar qartë. Gllavatoviq është një artist i mirëfilltë dhe origjinal dhe për këtë e përgëzoj për krijimtarinë e tij në mozaik, që është fushë universale dhe e cila mund të zbatohet në të gjitha sferat e jetës”, u shpreh mes tjerash Vujosheviq në vështrimin e tij për punimet e artistit Gllavatoviq. Autori i kësaj ekspozite, Zharko Gllavatoviq, në prononcimin për “Koha Javore” tha se këto punime vijnë si rezultat i punës së tij kërkimore dhe hulumtuese nga një periudhë mbi dhjetëvjeçare, nga koha kur ai ishte student i Akademisë së Arteve. “Në mesin e punimeve që shikoni këtu, ndodhen punime të cilat prezantojnë hulumtimet e mia të reja, analiza, forma dhe ide të reja me të cilat ndërtoj stilin tim personal në zhanrin e skulpturës dhe mozaikut, pra, hulumtimet e mia janë në vijim e sipër dhe besoj që për disa

vjet do të kem me çfarë të lavdërohem në këtë sferë”, theksoi Gllavatoviq. Zharko Gllavatoviq është piktor i ri akademik nga Podgorica. Ai pas përfundimit të Shkollës së Mesme Artistike “Petar Lubarda” në Cetinë, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Pamore në Beograd në klasën e profesorit, Sllobodan Roksandiq. Në të njëjtin fakultet ka mbaruar dhe studimet pasuniversitare në klasën e profesorit, Gjuro Radulloviq. Deri më tani ka hapur një sërë ekspozitash individuale brenda dhe jashtë shtetit. Gllavatoviq është fitues i disa çmimeve të rëndësishme për vizatime dhe mozaik. Ndër angazhimet e tij të deritanishme veçohen pjesëmarrjet në kampin restaurues (CHWB) në Gjirokastër dhe ai i UNESCO-s, kampi restaurues, konservim i qeramikës nga periudha e helenistikës, i mbajtur në Tiranë. Jeton dhe vepron në Podgoricë. t. u.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.