Koha 768

Page 16

KULTURË

Shpalosje ngjarjesh të shqiptarëve ndër kohëra (Mbi librin “Territoret lindore shqiptare 1912 – 1960” të autorit Qerim Lita)

Autori Qerim Lita lexuesin e veprës së vet e njofton se “në mbështetje të burimeve arkivore sheh se vendosja e njësiteve ushtarake komuniste jugosllave në trevat verilindore (nëntor-dhjetor 1944) u shoqërua me krime e masakra masive ndaj popullsisë civile shqiptare, djegie dhe plaçkitje të vendbanimeve të tëra, arrestimin e mbarë popullsisë mashkullore të aftë për luftë të cilët u vendosën nëpër kampet e përqendrimit, nëpër kazermat ushtarake e lokalitete të tjera”

Shaban Hasangjekaj “Lufta e Parë Ballkanike (tetor 1912) që përfundoi me tërheqjen e ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe pushtimin e trevave verilindore shqiptare nga trupat ushtarake serbe, për kryeministrin e atëhershëm serb, Nikolla Pashiq, u konsiderua si luftë midis “krishterizmit evropian dhe islamizmit aziatik”, dhe se e njëjta sipas tij përfundoi me fitoren e “shteteve të krishtera të Ballkanit”. Si rezultat i një vlerësimi të tillë, pushtuesit serbë, përkatësisht aleanca ortodokse ballkanike, si dhe pjesa më e madhe e Fuqive të Mëdha, me përjashtim të Austro-Hungarisë e deri diku edhe të Italisë, shqiptarët i shpallën ”armiq të civilizimit të krishterë evropian” “, shprehet studiuesi dhe publicisti i mirënjohur Qerim Lita, në fillimin e parathënies së librit të vet me titull “Territoret lindore shqiptare 1912– 1960” (Punime studimore). Autori në këtë vepër ka përfshirë gjashtëmbëdhjetë punime studimore, përmes të cilave në mënyrë kronologjike përshkruhen ngjarjet e shumta politike, ushtarake, kombëtare, arsimore e kulturore të zh-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

villuara në këtë vis në harkun kohor 1912–1960, si vijon: 1. Qëndrimi i Perandorisë Osmane dhe i fuqive të mëdha ndaj çështjes shqiptare pas marrjes së Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, 2. Burimet serbe për Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, 3. Shqiptarët në prag të Luftës së Parë Botërore, 4. Medresetë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup gjatë sundimit të Mbretërisë SKS (Jugosllave) (Punimi është i ndarë në dy trajtesa shtjelluese), 5. Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi 1937–1941 dhe roli i Bashkësisë Fetare Islame në pengimin e saj (katër trajtesa shtjelluese), 6. Lëvizja kombëtare shqiptare në Shkup gjatë vitit 1941 (pesë trajtesa shtjelluese), 7. Shkollat e para kombëtare shqiptare në Prefekturën e Dibrës ( dy trajtesa shtjelluese), 8. Trevat lindore shqiptare pas kapitullimit të Italisë, 9. Zhvillimet politik- ushtarake në Kumanovë dhe Shkup, shtator–nëntor 1944 (pesë trajtesa shtjelluese), 10. Organizata nacional-demokratike shqiptare në Shkup 1945–1947 (shtatë trajtesa shtjelluese), 11. Shkollat shqipe NRP të Maqedonisë dhe plan- programet mësimore 1944–1946, 12. Kultura shqiptare në RP të Maqedonisë 1945–1946 (dy trajtesa shtjelluese), 13. Karakteri politik, social, ekonomik, kulturor dhe moral i të drejtave dhe obligimeve të shqiptarëve në Maqedoni, 14. Shqiptarët orto-

doks në Rekë të Epërme dhe çkombëtarizimi i tyre gjatë shekullit XX, 15. Shpërngulja e shqiptarëve nga Maqedonia në Turqi 1953–1959 (pesë trajtesa shtjelluese) dhe 16. Veprimtaria ilegale e mësuesve shqiptarë 1951– 1956, në burimet arkivore të Maqedonisë (tri trajtesa shtjelluese). Autori në këtë libër ka përfshirë dhe sistemuar edhe 3 shtojca : 1. Çështja shqiptare sipas një burimi diplomatik Italian, 2. Informatë e UDB-së, dërguar KQ të LKM-së, nëpërmjet së cilës përshkruhet veprimtaria politike e arsimore e mësuesve shqiptarë gjatë periudhës 1945–1955 dhe 3. Veprimtaria nacionalist-irredentiste në RS të Maqedonisë dhe ndikimi i SHZSH dhe organizatave të emigracionit shqiptaromadh mbi rritjen e asaj veprimtarie. Të gjitha punimet e sipër cekura, të cilat autori Qerim Lita i ka përmbledhur, radhitur dhe sistemuar në veprën e vet “Territoret lindore shqiptare 1912–1960“, mbështeten në materialet arkivore të zbuluara gjatë punës së vet hulumtuese shumëvjeçare në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivin Qendror Shqiptar. Në shtjellimin e vet retrospektiv kushtuar trajtesës së punimeve studimore, autori lexuesit i ka ofruar material konciz të shprehur me fakte, fjalë dhe shifra, me qëllim të sensibi-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.