MOZAIK
Në QKI “Malësia” u shfaq komedia “Makaronat e Shejtanit”
Të trajtojmë secilin njeri në mënyrë të barabartë Tuz- Trupa teatrore amatore e Pallatit të Kulturës nga Gjakova ka shfaqur në Qendrën Informativo-Kulturore Malësia në Tuz, komedinë “Makaronat e Shejtanit” të autorit Lazër Lumezi, me regji të Altina Kusarit, ndërsa interpretuan: Eranda Morina në rolin e Vatës, Zbulim Kameri (Gaztori), Lis Binaku (Zotëria) dhe Art Hoxha (luani). Interesimi për ta ndjekur këtë komedi nuk ka munguar. Kanë qenë pikërisht të rinj nga Malësia të cilët kanë dominuar në sallën e shfaqjes, duke qenë se ishin vet aktorët të gjithë të gjeneratës së re të cilët transmetuan çaste harmonike tek të pranishmit të cilët i duartrokitën dhe i pritën me shumë entuziazëm për më shumë se tridhjetë minuta sa ka zgjatur kjo komedi.
Komedia “Makaronat e Shejtanit” është një shfaqje e cila pasqyron pabarazinë në mes të klasave shoqërore, fenomen ky që për fat të keq është gjithnjë prezent në shoqëri, në kohën që ne jetojmë. Regjisorja e kësaj komedia, Altina Kusari i tha “Kohës Javore” se komedia “Makaronat e Shejtanit” paraqet një familje në të cilën punojnë dy shërbëtorë të cilët keqtrajtohen nga zotërija (punëdhënësi) i tyre që është shumë i pasur dhe kopërrac i cili punonte nga agimi deri në muzg e duke tentuar që këta shëbëtor t’i “shkel” dhe t’i skllavëroj. “Duke mos i trajtuar mirë punëtorët e tij, vjen një moment kur këta e tradhtojnë zotërinë, fillojnë të gatuajnë ushqim pa lejen e tij meqenëse ai ju caktonte terminët e konsumit të
ushqimit dhe pastaj vjen një i huaj në shtëpi i cili dhe i fut në telashe duke ju thënë “nëse zotëria nuk ju shikon, shikoni ju vetveten tuaj dhe ushqehuni” dhe kështu e tradhtojnë zotërinë dhe ky i fundit nga gabimi i tij, kupton se nuk është e drejtë kjo që bënë dhe në fund jua falë gabimin dhe fillon t’i trajtojë ndryshe ashtu siç e meritojnë”, theksoi regjisorja, Altina Kusari. Mesazhi kryesor që kjo komedi përcjellë, është se çdo njeri duhet trajtuar në mënyrë të barabartë pavarësisht gjendjes ekonomike, i pasur apo i varfër, duke përjashtuar dallimet. Kjo është hera e parë që kjo komedi shfaqet në Tuz, ndërsa më parë është shfaqur në Gjakovë dhe në t.u. qytete të tjera të Kosovës.
E ENJTE, 6 PRILL 2017
Javore KOHA
29