Koha 740

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50

Koha për reflektim dhe veprim politik ISSN 1800-5969

Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”

Profesori model dhe studiuesi serioz


2

Përmbajtje

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

OH ore A KJav Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti

Konstituohet parlamenti lokal

XV Numër 740 Çmimi 0,50

fq 5

Koha për reflektim dhe veprim politik 9 ISSN 1800-596

Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”

Profesori model dhe studiuesi serioz

Javore KOHA

Dy ëndërra të shuara fq 8

Pushtetit t’i imponohet mbrojtja dhe zhvillimi i mediave në gjuhën shqipe fq 10

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Kurrorëzim i shumë brezave fq 14

Të ruhet dhe kultivohet gjuha e pastër shqipe fq 18


Përmbajtje

e enjte, 17 nëntor 2016

3

Javore KOHA

Behar Pali, fitues i përgjithshëm fq 19

Edhe sivjet munguan botuesit shqiptarë në Mal të Zi fq 22

Kooperativa si imperativ i fermerëve fq 24

Inagurohet obelisku në rrugën e Trieshit fq 26

U mbajt edicioni i pestë i manifestimit “Dita e shegës” fq 28

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

Pas dështimit për të miratuar Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend

Kosova i kërkon Malit të Zi që t’i drejtohet BE-së për Demarkacionin Prishtinë - Autoritetet e Kosovës do t’i drejtohen Malit të Zi me një kërkesë që Podgorica t’i kërkojë Bashkimit Evropian që Demarkacioni i kufirit mes dy vendeve të mos mbetet pengesë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, ku për mungesë të kuorumit nuk u zhvillua mbledhja e thirrur për të hënën. “Unë kam vënë disa kontakte dhe presim shumë shpejt që bartësit më të lartë institucionalë në Republikën e Malit të Zi, do ta thonë këtë edhe publikisht, duke iu drejtuar edhe instancave të Bashkimit Evropian se për çështjen e Demarkacionit nuk do të ishte mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës të mbeten të izoluar”, ka thënë ai. Tutje, Veseli ka theksuar po ashtu se de-

markacioni është bërë një histori e gjatë që po e dëmton Kosovën. Ndërkaq , ai tha se demarkacioni si kusht për heqjen e vizave është i padrejtë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi. “Kosova është e interesuar që çështjen e Demarkacionit ta përfundojë. Në të njëjtën kohë i kemi thënë në mënyrë shumë korrekte edhe zonjës Ulrike Lunaçek, edhe komisionerit Johannes Hahn, se Kosova ka gatishmëri të ketë raporte shumë të mira me Malin e Zi dhe nuk është korrekte që edhe pas gjashtë vitesh, qytetarët tanë të mos kenë lëvizje të lirë drejt Bashkimit Evropian për një çështje siç është Demarkacioni”, ka thënë Veseli. Ai ka shprehur dyshimet e tij që në këtë vit, Kuvendi nuk do t’ia dalë të ratifiko-

jë marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin, ngase nuk ka gatishmëri nga palët për ta çuar përpara ketë çështje. Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në Kosovë po shihet nga dy perspektiva. E para, ajo e koalicionit qeverisës, sipas të cilës kjo është një marrëveshje e drejtë sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe është e domosdoshme për fillimin e zbatimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kurse nga perspektiva e opozitës, po shihet si marrëveshje jo e drejtë, që i humb Kosovës një territor prej mbi 8 mijë hektarësh. Si e tillë, marrëveshja për Demarkacion ka mbetur e paratifikuar nga Kuvendi, ngaqë nuk e ka mbështetjen e 80 depu(REL/Kohapress) tetëve.


Ngjarje javore

e enjte, 17 nëntor 2016

5

Javore KOHA

Në Plavë dhe Guci u mbajtën mbledhjet e Kuvendeve të Komunave

Konstituohet parlamenti lokal Guci-Plavë - Në harmoni me statutin e Komunës së Gucisë, ish kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë dhe kryetari i Këshillit të kësaj komune, dr. Elvis Omeragiq, ka thirre seancën konstitutive të Kuvendit të Komunës, e cila është mbajtur të hënën më 14 nëntor të këtij viti. Pasi e hapi seancën dhe këshilltarëve ua uroi mandatet katërvjeçare në punën e Kuvendit të Komunës, konform ligjit zgjedhor për deputetë dhe këshilltarë, për udhëheqje të seancës konstitutive ftoi këshilltarin më të vjetër në moshë të përbërjes së re parlamentare lokale, Ibrahim-Braho Omeragiq. Këshilltari Omeragiq përshëndeti të gjithë të pranishmit, këshilltarëve ua uroi mandatet e fituara, kurse për punën e seancës konstitutive propozoi pikën e vetme të rendit të ditës: - Raportin e Komisionit komunal të Zgjedhjeve nga zgjedhjet e parakohshme lokale Verifikimin e mandatit të këshilltarëve. Sipas rendit të ditës, mbi Raportin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, referoi Kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve, Hasim Radonçiq. Ai në mes tjerash theksoi: “Në zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Gucisë,

të mbajtura më 16 tetor të këtij viti, paralelisht me ato parlamentare qendrore, për 30 këshilltarë sa numëron parlamenti lokal, kanë garuar tetë lista zgjedhore (shtatë subjekte politike dhe një koalicion), të cilat janë mbajtur në dhjetë qendra votimi të kësaj komune. Gjatë referimit mbi rezultatet zgjedhore, kryetari Radonçiq bëri me dije se prej gjithsej 4528 zgjedhësve sa kanë qenë në listën zgjedhore, në vendet e votimeve kanë votuar 2124 zgjedhës ose 46,91%. Me rastin e verifikimit të mandateve, këshilltarëve solemnisht u janë dorëzuar certifikatat gjegjëse. Për formimin e pushtetit lokal në Komunën e Gucisë, në vazhdë janë negociatat e koalicioneve paszgjedhore. PDS si partia më e suksesshme politike me 9 këshilltarë do ta formojë qeverisjen lokale në koalicion paszgjedhor me subjektet politike, sipas gjasave me socialdemokratët, UDSH-Aleanca Shqiptare dhe Partia Boshnajke, por opsion i mundshëm është edhe me Partinë për Gucinë. Edhe në Plavë para ca ditësh është mbajtur seanca e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, në të cilën për

shqyrtim këshilltarët kanë pasur katër pika të rendit të ditës: Këshilltarët e opozitës, por edhe ata të qeverisjes lokale, qasje të veçantë në diskutimet e veta rreth tri orësh u kanë kushtuar dy pikave të para të rendit të ditës. Gjatë debatimeve të veta konstruktive dhe shumë dimensionale shprehën qëndrimet e veta kush pozitive e kush negative të argumentuara me të dhëna faktike. Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash “PRO” kryesisht të këshilltarëve në qeverisjen lokale. Para fillimit të punës së seancës u verifikua mandati i këshilltares së re të Partisë Boshnjake Dia Jasaviq, e cila sipas radhës së listës zgjedhore të këtij subjekti politik zëvendësoi këshilltaren Sanija Shahmanoviq e cila dha dorëheqje. Në fund të punës së seancës, këshilltari i Alternativës Shqptare, Ibër Hoti, i vetmi këshilltar shqiptar në Parlamentin lokal të Plavës, nga kryetari i Kuvendit të komunës, Izet Haxhimushoviq, kërkoi që për seancën e radhës të KK t’i sigurohet përkthyesi gjatë pjesëmarrjes në punën e seancës në gjuhën e vet Sh. Hasangjekaj amtare-shqipe.


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Diskursi politik

Koha për reflektim Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat u mbajten muajin e kaluar dëshmuan edhe një herë se shqiptarët janë duke humbur peshën politike, duke mos arritur kompromis për koalicion të përbashkët (apo në dy lista), sepse janë duke dominuar interesat personale, egoizmi dhe liderizmi i rrejshëm që ka ndikuar në refuzim nga elektorati votues shqiptar, që duhet të jetë një reflektim për veprim politik në të ardhmën

Nail Draga Zgjedhjeve te rregullta parlamentare të cilat u mbajtën me 16 tetor 2016, i parapriu dekompozimi i Qeverisë duke iu bashkëngjitur disa ministra nga subjektet politike opozitare të cilët më tepër ishin si kontrollorë për të hulumtuar parregullsitë ne subjektet qeveritare. Ishte ky një veprim i panjohur deri më tash në pluralizëm duke sjellë risi në qeverisje, edhe pse me një kohë të kufizuar katërmujore. Edhe pse një dekompozim i tillë i qeverisë kishte për qellim vendosjen e disa parametrave për zgjedhje demokratike e të pranueshme edhe për opozitën, shihej qartë mosbesimi në relacionin pozitë – opozitë, përmes deklaratave mediatike.

Mali i Zi një njësi zgjedhore

Edhe pse shqiptarët ishin këmbëngulës që të behën ndryshime në Ligjin zgjedhor, çdo gjë ishte e kotë, sepse si dukej si pozitës dhe opozitës i konvenonte ligji ekzistues, ku Mali i Zi është një njësi zgjedhore. Një ligj i tillë u miratu në parlament në vitin 2012, duke iu elim-

inuar shqiptarëve të drejtat e arritura, që i kishin përmes “njësisë së veçantë zgjedhore”, që përfshinte vendvotimet shqiptare dhe jepte pesë mandate të deputetëve. Ndaj një veprimi të tillë deputetët shqiptarë në mënyrë demonstrative braktisën seancën e parlamentit kur u bë ky votim duke e vlerësuar atë si një mbivotim kundër barazisë nacionale të shqiptarëve karshi të drejtave të arritura. Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e vitit 2009, në “njësinë e veçantë” shqiptarët fituan 4 deputetë, ndërsa PSD vetëm 1 deputet, që si duket ky ishte shkaku kryesor për të eliminuar praninë e tillë të lartë të shqiptarëve në parlament përmes subjekteve të tyre nacionale.

Numër rekord i votuesve në zgjedhje

Në zgjedhjet e 16 tetort, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të drejtë vote kanë pasur 528.817 qytetarë e nga ato kanë votuar 388.220 votues apo 73.41% ku nga të cilat 382.706 kanë qenë fletë vo-

time te vlefshme, ndërsa 5.513 fletëvotime të pavlefshme. Nëse përjashtojmë votimin për pavarësinë e Malit të Zi(21 maj 2006) ky është numri rekord i votuesve në zgjedhjet parlamentare deri më tash.Numrin më të madh të votave -158.490 apo 41.41% e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e cila do të ketë 36 deputetë nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Pas saj renditet Fronti Demokratik me 77.784 vota apo 20.32% duke fituar 18 deputetë. Koalicioni i Madh “Çelësi” i përbërë nga tri forca politike(Demos, SNP, URA) ka fituar 42.295 vota(11.05%) me 9 deputetë. Më pas vijnë Demokratët e Aleksa Beçiqit me 38327 vota(10.01%) me 8 deputetë, pastaj PSD me 20.011 vota(5.23%) me 4 deputetë. Nga 2 de-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 17 nëntor 2016

7

Javore KOHA

m dhe veprim politik subjekt i veçantë PDS ka më së shumti deputetë, 36, ndërsa opozita e bashkuar ka gjithsej 39 deputetë, nga del se votat e subjeketeve të pakicave nacionale do të jenë vendimtare për formimin e shumicës parlamentare.

Mungesa e kompromisit – dështimi i radhës

putetë në Kuvendin e Malit të Zi do të kenë Socialdemokratët e Malit të Zi me 12.472 vota(3.26%) dhe Partia Boshnjake me 12.039 vota(3.16%). Me nga 1 deputet në Kuvendin e Malit të Zi do të përfaqësohen edhe shqiptarët përmes Koalicionit “Shqiptarët e vendosur”(Forca, UDSH, ASH) me 4.854 vota(1.27%) dhe kroatët me HGI me 1.802 vota(0.47%). Nga 17 lista zgjedhore sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje tetë nuk e kanë kaluar pragun i cili ishte 11.481 vota, duke mos fituar asnjë deputet. Nga këto rezultate del qartë se asnjë subjekt politik nuk ka shumicën, andaj për formimin e shumicës së re parlamentare e me të edhe atë qeverisëse, do të duhen koalicione paszgjedhore. Si

Sa iu përket shqiptarëve duke marrë parasysh se nuk u arrit ndonjë koalicion i përbashkët parazgjedhor, nuk ishin të paktë ata që mendonin se do të kemi dështimin e radhës. Dhe pikërisht ashtu edhe ndodhi sepse duke marrë pjesë me tri lista zgjedhore, ishte e qartë se do të kemi djegie votash si në vitin 2012. Kujtojmë se në ato zgjedhje shqiptarët dolën me katër lista ku u fituan dy deputetë, ndërsa u dogj deputeti i tretë i UDSH-së ku edhe pse fitoi 2852 vota (0.80)%), ndërsa lista e katërt fitoi 531 vota(0.15%). Ndërsa kësaj here nga tri listat zgjedhore të partive nacionale shqiptare u fitua një mandat deputeti nga Koalicioni “Shqiptarët e vendosur”(Forca, UDSH, ASH) me 4.854 vota(1.27%), ndërsa pa deputet mbetën Koalicioni shqiptar”Me një qëllim” në përbërje të të cilit shin Partia Demokratike, IQTuz, LDMZ dhe LQ”Perspektiva” që fitoi 3394 vota apo 0.89%, si dhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve (LDSH)me 1542 vota apo 0.40%. Subjektet nacionale të shqiptarëve kanë fituar gjithsej 9790 vota, apo 2.56% të votave të përgjithshme në Mal të Zi. Nga këto të dhëna numerike del qartë se deputeti i dytë është humbur nga mungesa e rreth 400 votave, apo më saktë nga qasja egoiste, karieriste e liderizmi i rrejshëm si dhe mungesa e vullnetit për kompromis të udhëheqësve të subjekteve politike, sepse votat e LDSH kanë qenë të mjaftueshme për deputetin e dytë nëse ato do t’i ishin bashkëngjitur njërit nga këto dy koalicione. Nëse përjashtojmë zgjedhjet e vitit 1992, ku shqiptarët të përfaqësuar atëherë nga i vetmi subjekt nacio-

nal-LDMZ, edhe pse fituan 11.508 vota(3.96%) nuk arritën pragun prej 4% se iu munguan 115 vota, dhe nuk u përfaqësuan në Kuvendin e Malit të Zi(1992-1996), kësaj here shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet, që është përfaqësimi më i ulët në kuvend, në dy dekadat e fundit.

Refuzimi i subjekteve nacionale

Po ashtu duhet cekur se nga zgjedhjet e vitit 2012 ku subjektet nacionale shqiptare kanë fituar gjithsej 12472 vota, kësaj here kemi një rënie të dukshme të mbeshtetjes për 2682 vota apo 21.5%, e dhënë kjo e cila është e mjaftueshme për reflektim dhe analizë politike. Në një refuzim të tillë te elektorati shqiptar ka ndikuar propaganda e subjekteve malazeze apo të ashtuquajtura qytetare (PSD, SDP, SD) të cilët kanë përvetësuar një numër të konsiderueshëm të votuesve shqiptar qoftë me presion ndaj vendeve të punës apo premtimeve të ndryshme duke ndikuar në dobësimin e elektoratit të subjekteve nacionale shqiptare. Nuk duhet harruar edhe abstenimin e një numri të konsideruar të votuesve, por duhet cekur edhe paknaqësinë me veprimet e subjekteve nacionale shqiptare. Kësaj here në Kuvendin e Malit të Zi, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar me një deputet, si përfaqësues autentik i tyre përmes subjekteve nacionale, duke qenë deputeti i vetëm me 9790 vota. Ky argument është i mjaftuëm për të konstatuar se ligji zgjedhor aktual është i papranueshëm për ne shqiptarët, andaj duhet përpjekur për kthimin e ligjit të mëparshëm kur vendvotimet shqiptare si “njësi e dytë zgjedhore” jepnin pesë deputetë. Sepse sipas analogjisë, votat e subjekteve të shqiptarëve që kësaj here ishin 9790 do të prodhonin tre deputetë, ndërsa dy do të ishin për PSD-në. Dhe nuk ka dilemë se një numër i tillë i deputetëve në momentin aktual do të ishin vendimtarë në formimin e shumicës parlamentare dhe të Qeverisë në Mal të Zi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Zgjedhjet në SHBA

Dy ëndërra të shuara Edhe përkundër disfatës së këtyre dy femrave të fuqishme demokrate në këto zgjedhje ato arritën të hyjnë në historinë politike moderne amerikane. Zonja Hillary Clinton me siguri , për shkak të moshës, nuk do të mund të realizojë këtë ëndërrë të shuar. Nga ana tjetër zonjusha Shkreli, të cilën presidenti Obama e quajti “ një lidere të fortë dhe të zgjuar” mbetet në skenën politike . Falë ambicies dhe zgjuarësisë së kësaj figure të re politike në SHBA është e besueshme dhe mund të pritet që në një kohë jo të largët të arrijë synimin e vet të cilin nuk e realizioi në këto zgjedhje presidenciale.

Gjekë Gjonaj

Për mua, besoj edhe për shumë shqiptarë, zgjedhjet presidenciale të tetë nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin më të veçantat nga të gjthë të tjerat, për dy arsye. Së pari për faktin se kandidatja demokrate Hillary Clinton synonte të jetë presidentja e parë femër në të gjithë historinë e këtij shteti më të fortë në botë. Së dyti shqiptaro-amerikanja Syzana Shkreli garonte si kandidate e Partisë Demokratike në zonën

elektorale nr. 8 të shtetit Michigan për Kongresin Amerikan. Fitorja e këtyre dy femrave, tashmë mikesha, konsiderohej si historike për amerikanët dhe për shqiptarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thyenin akullin shekullor që për herë të parë të kenë presidente një femër, kurse shqiptarët për herë të parë t’i përfaqësojë një femër në Kongresin Amerikan . Kur bisedova para disa ditësh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thyenin akullin shekullor që për herë të parë të kenë presidente një femër, kurse shqiptarët për herë të parë t’i përfaqësojë një femër në Kongresin Amerikan

nëpërmjet telefonit me një koleg timin të mirënjohur në fushën e gazetarisë shqiptare, i cili ka punuar gjatë në Zërin e Amerikës në NjuJork dhe Uashington për gjasat se a do të zgjidhet Hillary Clinton presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kategorisht m’u përgjigj:„ Besoj se po. Kanididatja Clinton, jo vetëm se është alternativa më e mirë për shqiptaro-amerikanët si shtetas të Amerikës, por mbi të gjitha është opsioni i vetëm i sigurt joavanturesk për shqiptarët në Ballkan. “. Por në fjalinë e parë të radhës e pranoi se ajo nuk do ta ketë të lehtë fitoren . Dhe, ndodhi ajo që besohej më së pakti. Ajo që për gjysmën e SHBA¬-ve dhe për më shumë se 90% të botës nuk pritej të ndodhte. Donald Trump,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

në një fushatë të lodhshme, atipike, agresive, si asnjëherë tjetër, totlaisht jashtëtokësore, me të gjithë sistemin politik dhe ekonomik kundër, arriti të realizojë të paimagjinueshmën, të zgjedhet presidenti i 45-të amerikan. Zgjedhja e tij ka tronditur jo vetëm një pjesë të elitave amerikane, por edhe më gjerë. Triumfi i tij ka sjellë në vemendje disa probleme thelbësore dhe ka ngritur disa pikëpyetje në rrafshin global. Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton , edhe pse me një përvojë të gjatë politike, nuk arriti ëdrrrën e saj, përballë sfidantit shoumenit , biznesmenit e miliarderit kontravers pa përvojë politike Donald Trump. Por, kjo nuk është hera e parë që Clinton provon shijen e humbjes

në një fushatë presidenciale. Në vitin 2008, ajo u mund në garën brenda partisë nga Barack Obama. Në fjalimin prekës, ku ajo mezi i mbajti lotët, tha se nuk do të jetë e largët dita kur SHBA-të do të kenë një ditë një femër presidente . Edhe ëndrrën e prokurores Suzana Shkrelit, kandidate 29 vjeçare me origjinë shqiptare e Partisë Demokratike, për të qenë femra e parë shqiptaro-amerikane në Kongresin Amerikan, e ka shkatërruar republikani Mike Bishop. Kjo politikane e re e zgjuar e cila punon si asistente në Macob megjithëse gjatë fushatës mori përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan Barack Obama nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kongres.

e enjte, 17 nëntor 2016

9

Javore KOHA

Edhe përkundër disfatës së këtyre dy femrave të fuqishme demokrate në këto zgjedhje ato arritën të hyjnë në historinë politike moderne amerikane. Zonja Hillary Clinton me siguri , për shkak të moshës, nuk do të mund të realizojë këtë ëndërrë të shuar. Nga ana tjetër zonjusha Shkreli, të cilën presidenti Obama e quajti “ një lidere të fortë dhe të zgjuar” mbetet në skenën politike . Falë ambicies dhe zgjuarsisë së kësaj figure të re politike në SHBA është e besueshme dhe mund të pritet që në një kohë jo të largët të arrijë synimin e vet të cilin nuk e realizoi në këto zgjedhje presidenciale. Ne shqiptarët gjithsesi do të donim që pikërisht ajo të sigurojë ulësen në Kongresin Amerikan që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Pozita e mjeteve të informimit në gjuhën shqipe dhe procesi i int

Pushtetit t’i impo zhvillimi i media Ali Salaj

Këshilli Evropian në mbledhjen e Kopenhagës të vitit 1993 ka miratuar disa kritere politike, të cilat shtetet që aderojnë drejt stabilizim-asocimit në Bashkimin Evropian duhet t’i përmbushin. Ky kriter kërkon “qëndrueshmërinë e institucioneve, të cilat garantojnë demokracinë, pushtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave”. Këto kritere në mënyrë të qartë përkufizojnë ekzaminimin e sfidave politike, ekonomike dhe kulturore, të cilat duhet t’i respektojë dhe përmbushë edhe Mali i Zi. Mirëpo, në raport me pakicat Mali i Zi, deri më tani, nuk u përball me asnjë kusht dhe nuk hasi në probleme të theksuara. Përkundrazi, planet e veprimit për hapjen e kapitujve ishin shumë të lehta dhe shpejt të realizueshme. Kështu, fjala vjen, Kapitulli 26 - Arsimi dhe Kultura, pasi që iu bë skriningu apo ekzaminimi, ose siç njihet ndryshe “kontrolli sistematik”, u hap më 15 prill 2015 dhe u mbyll po atë ditë. Ndër-

Në këtë fazë, përfaqësuesit e subjekteve politike të torët e tjerë ndërkombëtarë për gjendjen e krijuar dhe të vazhdueshme për mbrojtjen dhe zhvillimin mediat në gjuhë kohë, është më se e ditur që arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përballet me probleme të shumta. Edhe me këtë rast përfaqësuesit politikë të shqiptarëve u vonuan dhe gjatë ekzaminimit nuk paraqiten vërejtje dhe nuk lobuan që çështjet e arsimit shqip të rishikohen dhe mundësisht kapitulli në fjalë të mbetet i hapur deri në realizimin e objektivit. Ndërkaq, Kapitulli 10 që ka të bëjë me “Shoqërinë e informacionit dhe mediat” është hapur më 31 mars 2014 dhe vazhdon të mbetet i hapur. Mosmbyllja e këtij kapitulli nuk ka të bëjë fare me mediat e pakicave në Mal të Zi, por me mediat opozitare dhe të pavarura malazeze, të cilat përjetuan dhunë dhe trysni, siç është rasti i vrasjes së kryeredaktorit të gazetës “Dan” apo rrahja brutale e kryeredaktorit të gazetës “Vijesti”, si dhe dhuna ndaj gazetarëve. Vetëm në periudhën nga viti 2004-2016 në Mal të Zi janë shënuar 55 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave për të cilat raportuan organizatat për të drejtat e

Radiot lokale që nga Plava, Tivari dhe Ulqini janë në një gjendje të vështirë financiare, të harruara dhe të lëna pas dore, gjë e cila domosdoshmërisht po ndikon në cilësinë dhe sasinë e programit si dhe në dëgjueshmërinë e tyre. Ndërkaq, mediat private si TV “Boin”, TV “Teuta” dhe Radio “Elita” gjenden në një varshmëri financiare nga çrregullimet e dukshme në tregun mediatik

njeriut, si Amnesty International apo Freedom House. Në këtë kuadër, mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi aktualisht po shënojnë një ngecje, por edhe një kthim prapa. Të dhënat tregojnë se mediat e pakicave nuk kanë mbështetje nga institucionet përkatëse dhe si pasojë ato për çdo ditë e më shumë po reduktohen dhe shuhen. Miratimi i Ligjit për informim, ku një nen i tij parashikon që qeverisja qen-


Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

11

KOH Javore A KOHA

tegrimeve evropiane të Malit të Zi

onohet mbrojtja dhe ave në gjuhën shqipe

ë shqiptarëve dhe shoqatat civile duhet ta njoftojnë Këshillin Evropian dhe faknë mediat e pakicave dhe t’i imponojnë pushtetit të Malit të Zi kriteret e qarta e mediave në gjuhën shqipe. Ata duhet të kërkojnë subvencione të sigurta për ën shqipe, pa rrezikuar pavarësinë e tyre nga ndërhyrjet e mundshme të shtetit

drore dhe ajo vendore nuk mund të jenë themelues të mediave të shtypura, ka cënuar seriozisht mediat në gjuhën shqipe. Si pasojë e kësaj kornize ligjore, e cila u miratua edhe me votën e përfaqësuesve shqiptarë, në vitin 2003 u mbyll shtojca në gjuhën shqipe e gazetës “Polis”. Numri i parë i kësaj gazete doli në vitin 1981 dhe cilësohej si një segment i rëndësishëm informativ për banorët e Malësisë. Problemet e ngjashme e ndoqën edhe

të vetmen gazetë në gjuhën shqipe “Koha Javore”, të cilën disa herë tentuan ta reduktonin ose edhe ta mbyllnin. Pas lobimit të fuqishëm në SHBA dhe pranë organizatave ndërkombëtare të mediave u vendos që kjo gazetë të financohet nga buxheti i Parlamentit të Malit të Zi. Edhe mediat elektronike në gjuhën shqipe në Mal të Zi po shënojnë një krizë dhe degradim, si në aspektin programor ashtu edhe në atë financiar. Kështu

emisioni “Mozaiku 60” i Televizionit të Malit të Zi u reduktua në kohën kur subjektet politike shqiptare kërkonin një kanal të veçantë në gjuhën shqipe. Radiot lokale që nga Plava, Tivari dhe Ulqini janë në një gjendje të vështirë financiare, të harruara dhe të lëna pas dore, gjë e cila domosdoshmërisht po ndikon në cilësinë dhe sasinë e programit si dhe në dëgjueshmërinë e tyre. Ndërkaq, mediat private si TV “Boin”, TV “Teuta” dhe Radio “Elita” gjenden në një varshmëri financiare nga çrregullimet e dukshme në tregun mediatik. Ato aktualisht nuk janë të përfshira nga donacionet shtetërore ose nga reklamimi shtetëror, i cili në Mal të Zi nuk është aspak transparent. Në këtë fazë, përfaqësuesit e subjekteve politike të shqiptarëve dhe shoqatat civile duhet ta njoftojnë Këshillin Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë për gjendjen e krijuar në mediat e pakicave dhe t’i imponojnë pushtetit të Malit të Zi kriteret e qarta dhe të vazhdueshme për mbrojtjen dhe zhvillimin e mediave në gjuhën shqipe. Ata duhet të kërkojnë subvencione të sigurta për mediat në gjuhën shqipe, pa rrezikuar pavarësinë e tyre nga ndërhyrjet e mundshme të shtetit. Reduktimi dhe shuarja e mediave në gjuhën shqipe do të rrezikonte qenien kombëtare, pasi është e ditur se komuniteti pa media është i predestinuar të humbasë identitetin kombëtar, gjuhësor dhe kulturor.


12

Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”

Nikollë Berishaj

Sfida dhe pro

Të jesh pjesëtar i kombit të vogël, do të thotë të jetosh gjithnjë në një gjend teresim për të njohur ty. Veçanërisht kjo është e gjallë sa i përket letërsisë. jina të ngjarjeve dhe vetëm ndonjë krijues që shpërthen dukshëm mund ta “e vogla” dëshirojnë të kyçen në rrjedhat e kulturës botërore dhe në këtë v vetvetes. Posaçërisht nëse i takon një rajoni siç është Ballkani, me gjuhët e Për t’u bërë përkthyes i mirë, sipas tradukologëve të ndryshëm duhet t’i plotësosh disa nga kriteret e përgjithshme, e të gjithë ata pajtohen se ndër më të rëndësishmit, por jo edhe kriter i mjaftueshëm është njohja shumë e mirë e të dy gjuhëve, gjuhës së origjinalit dhe asaj të përkthimit. Po të ishte ky kriter i mjaftueshëm numri i përkthyesve do të ishte shumë më i madh, e përkthimi si veprimtari shumë më i lehtë. Kur flas për përkthimin në këtë rast kam ndërmend përkthimin letrar, ndërsa përkthimet e tjera si ato shkencore, teknike, pragmatike, përkthimin me gojë ... nuk po i shqyrtoj. Gjashtë janë parimet e përkthimit të mirë letrar: * Ekuivalenca në përkthim (semantika) Çka ka thënë vërtetë autori, këtu gjithsesi duhet të kyçet edhe stili i autorit. Agron Tufa do ta quante “saktësim”, disa të tjerë dinë ta quajnë besnikëri; * Kriteri i mosnjohshmërisë (përkthimi i mirë letrar nuk të jep ta kuptosh se kemi të bëjmë me përkthimin). Po i njëjti teorik A.T. e quan liri, të tjerët e quajnë bukuri të përkthimit; * Ekonomizimi në përkthim të mos bëhen përkthime përshkruese kur nuk është nevoja, gjegjësisht ato të zvogëlohen në sasinë më të vogël të mundshme; * Kuptueshmëria e përkthimit është e lidhur ngusht me kuptimin e origjinalit. Këtu përkthyesit dështojnë shpesh, ngase nuk e njohin në masë të nevojshme gjuhën e origjinalit. Veçanërisht kuptueshmëria sekondare që lidhet ngusht jo vetëm me njohjen e gjuhës, por do ta quaja me “kulturën shpirtërore” të gjuhës së origjinalit dhe (medoemos) të gjuhës së përkthimit.

* Konvencionalja në përkthim: përkthyesi duhet të jetë i njoftuar me praktikat në gjuhën e përkthimit. Nuk përkthehet një vepër letrare si sot, si para 100 vjetësh. * Letrarësia (literariteti) e përkthimit Nuk do të merrem shumë me teorinë e tradukologjisë, ngase edhe përkthyesi i madh, si prof. Edmond Tupja në veprën e tij “Këshilla një përkthyesi të ri” “e pranon” se nuk është aq i përgatitur për teorizim në fushën e përkthimit, por dua t’i jap disa veçori të përkthyesit nga /në gjuhë “të mëdha” dhe atyre nga/në “gjuhë të vogla”. Për dallim nga numri i madh i përkthyesve nga/në “gjuhë të mëdha” (gjuhët e mëdha dhe të vogla gjithmonë në thonjëza), numri i përkthyesve nga/ në gjuhë të vogla është gjithmonë më i vogël. Kjo edhe për shkak të interesimit jo të barabartë të botuesve për këto gjuhë. Nga këtu del edhe “përparësia” e përkthyesit nga/në gjuhë të mëdha. Ai ka ku të mbështetet për ta njohur konvencionalen e përkthimit, ndërsa ky tjetri jo. Përkthyesi i dytë është zakonisht i vetmuar. Punën e tij pakkush mund ta vlerësojë në kompleksitetin e saj, sepse edhe numri i njohësve të gjuhës së origjinalit është më i vogël. Është bërë gati si rregull që me një njohje shumë të dobët të gjuhës (së vogël) të origjinalit shpesh të na dalin përkthyes të “rinj” me pretekst se për shkak të nevojës edhe një njohje e tillë mjafton. Nga përvoja ime do të jepja dy raste: një anekdotë prej njërit nga panairet e librit. Derisa e mbaja fjalorin tim sllovenisht shqip dhe anasjelltas në dorë, nga stenda mu drejtua pronarja e shtëpisë botuese e “gëzuar” se ekzistonte fjalori i tillë, ngase sllovenët “kanë letërsi të mirë për fëmijë”.

Ajo në fakt nuk e njihte aspak sllovenishten. Apo rasti tjetër kur një autor yni përkthen nga serbokroatishtja edhe poezi, pa e njohur aspak gjuhën e origjinalit, vetëm me ndihmën e “google translate-it”. Kush e di sa përkthime të tilla mbushin stendat e panaireve tanë. Problem tjetër që paraqitet kryesisht në përkthime nga/në gjuhët të vogla është përkthimi nga një gjuhë e tretë. Nëse qëndron fakti se marrëdhënia e përkthimit ndaj origjinalit është analoge me marrëdhënien e interpretimit ndaj parti-


Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

13

Javore KOHA

obleme të mëdha

dje, ku do të duhet t’i njohësh të tjerët shumë më shumë seç tregojnë ata inKështu gjuhët e “vogla” e kanë atë fat që gjithmonë të qëndrojnë në marggjejë rrugën deri te lexuesi i huaj, kuptohet nëpërmes përkthimit. Kulturat vrapim ato shpesh harrojnë ekzistimin e njëra – tjetrës, e nganjëherë edhe të e të cilit disi po merrem si përkthyes

turës, vetvetiu shtrohet pyetja në ç ‘marrëdhënie qëndron përkthimi i përkthimit ndaj origjinalit. Mirëpo, me këtë çështje nuk do të merrem, ngase unë personalisht jam kundërshtar i flakët i kësaj zgjedhjeje. Përjashtoj këtu vetëm përkthimet prej gjuhëve që assesi nuk mund të gjendet përkthyesi i drejtpërdrejtë, e vlera e veprës është shumë e madhe. Rast i tillë ishte përkthimi i Gjeneralit të Kadaresë në sllovenishte, më 1976. Fatkeqësisht, kohëve të fundit hasim shpesh në përkthyes që e kanë bërë përk-

thimin “rutinë”. Ajo është gjëja më fatkeqe që mund t’i ndodhë përkthimit, e zakonisht, apo më së shpeshti ndodh pikërisht te gjuhët e vogla, pa e përjashtuar edhe përkthimin ekskluzivisht për hir të honorarit. Një faj të madh këtu e kanë edhe vetë botuesit, që gjithsesi dëshirojnë ta kenë përkthimin e ndonjë vepre, por që me honorar që ofrojnë nuk mund të “gjejnë” përkthyes të mirëfilltë. Nga përvoja ime e përkthyesit e shoh viteve të fundit edhe një vështirësi të madhe, ngase lexuesi shqiptar ende nuk

është mësuar me gjuhën “banale”, “të thjeshtë”, “gjuhën e rrugës” si pjesë të veprës letrare. Veprat letrare në rrafshin krijues evropian, në anën tjetër, gjithnjë e më shumë po e bëjnë atë pjesë të pandarë të vetvetes. Puritanizmi në shprehjen letrare shqipe deshe s’deshe e kufizon edhe vetë përkthyesin. Kam ndër mend romanet që i kam përkthyer kohëve të fundit nga disa autorë sllovenë, si Druri pa emër i Drago Jançarit, e po ashtu edhe dy romane që i kam në shtyp, Thjeshtrin e Jurij Hudolinit dhe Stina e thatësisë e Gabriela Babnik. Do ta veçoja Thjeshtrin, ku personazhi kryesor është një profiter i luftës së fundit në Ballkan me një gjuhë përzierje të sllovenishtes, boshnjakishtes e italishtes, me fjalor të “përshtatshëm” për llojin e vet, të cilin autori e përdor me mjeshtri për ta vënë në funksion të stilit të veprës. Por sfida e të përkthyerit të shprehjeve të tij të shfrenuara di ta pengojë lexuesin (apo më shpesh botuesin dhe kritikun) e mësuar me puritanizmin që rrjedh nga një botë soc-realiste e epokës që zyrtarisht e kemi lënë pas. Moslakimi i emrave të huaj në përkthimet letrare nuk është karakteristikë veç e jona, e përkthyesve nga/në gjuhët e vogla. Kjo gjoja për t’iu përmbajtur origjinalitetit, ndonëse në këtë mënyrë shkelen rregullat e gjuhës sonë. Nga të gjitha gjuhët sllave sot na dalin (edhe këtu edhe në Kosovë!) mbiemra që përfundojnë vetëm me Ç, ndonëse serbishtja, kroatishtja, malazezishtja e boshnjakishtja e përdorin shkronjën Q në fund të mbiemrit. (Rasti i Kosovës është problemin në shkrim dhe shqiptim të shkronjave Ç dhe Q, ndërsa në Shqipëri është ky vetëm mosnjohje e origjinalit).


14

Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Alfabeti i sotëm shqip

Kurrorëzim i shu (Me rastin 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit)

Rruga e shkronjave të alfabetit ishte e gjatë, e vështirë, me plot sakrifica dh ata që e deshën dritën dhe e përbuzën errësirën shekullore. Përpjekja aq e ri. Naum Veqilharxhi, qysh në vitin 1825 e përpiloi një abetare shqipe me sh kishte mbajtur një Kongres për gjuhën shqipe dhe kishte përpiluar ABC-në Abetare në dy kryedialektet

Qani Osmani

Para plot 108 vitesh, respektivisht në vitin 1908, u shënua një datë e rëndësishme në historin e kombit shqiptar. Është pra viti kur i zhvilloi punimet Kongresi i Manastirit (Bitoli i sotëm në Maqedoni), që kishte për detyrë përpilimin dhe aprovimin e alfabetit që sot përdoret në dy shtetet shqiptare: Shqipëri dhe Kosovë, mandej në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët, në diasporën e mbarë ruzullit tokësor. Rruga e shkronjave të alfabetit ishte e gjatë, e vështirë, me plot sakrifica dhe e vazhdueshme, nëpër të cilën, edhe pse me gjëmba, ecën vertikalishtë ata që e deshën dritën dhe e përbuzën errësirën shekullore. Përpjekja aq e gjatë dhe e mundimshme për shkronjat shqipe i ka rrënjët thellë në histori. Naum Veqilharxhi, qysh në vitin 1825 e përpiloi një abetare shqipe me shkronja origjinale, të cilën e përpunoi 20 vite më vonë, De Rada, me kohë e kishte mbajtur një Kongres për gjuhën shqipe dhe kishte përpiluar ABC-në e kësaj gjuhe, ndërsa Konstandin Kristoforidhi më 1872 kishte përpiluar një Abetare në dy krye-

dialektet. “Alfabeti i Stambollit”, që mund të konsiderohet edhe e arritura më e madhe e kësaj përpjekje, deri në atë të Manastirit, u përpilua nga atdhedashësit e shquar, si Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa dhe Hoxha Tahsin. Kongresi i Manastirit i zhvilloi punimet nga data 14-22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 52 delegatë, me të drejtë vote, nga të cilët ca ishin përfaqësues të 26 klubeve të ndryshëm, si nga trojet etnike shqiptare, po ashtu edhe nga kolonitë shqiptare të Amerikës, Turqisë, Rumanisë, Egjiptit, Bullgarisë e

të tjerë, e që ishin pjesëtarë nga të tre besimet fetare. Në Kongres po ashtu merrnin pjesë edhe shumë mysafirë të ftuar si: drejtorë gazetash e shtypshkronjash, shkrimtarë, gjuhëtarë, gazetarë e të tjerë. Kongresin e hapi Fehmi Zavallani si kryetar i përhershëm i klubit “Bashkimi” të Manastirit, që ishte edhe iniciator për thirrjen e Kongresit mbarëkombëtar. Nga ana e delegatëve të pranishëm, që kishin autorizim votimi, për kryetar të Kongresit, u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa kryetar nderi, u zgjodh Hivzi Pasha.


Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

15

KOH Javore A KOHA

umë brezave

he e vazhdueshme, nëpër të cilën, edhe pse me gjemba, ecën vertikalisht e gjatë dhe e mundimshme për shkronjat shqipe i ka rrënjët thellë në histohkronja origjinale, të cilën e përpunoi 20 vite më vonë, De Rada, me kohë e e kësaj gjuhe, ndërsa Konstandin Kristoforidhi më 1872 kishte përpiluar një

Kongresi punën e alfabetit ia besoi komisionit të përbër prej 11 anëtarësh, ku merrnin pjesë: Gjergj Fishta (kryetar), Luigj Gurakuqi (nënkrytar), Mit’hat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Taqi Buda, Sotir Peci, Bajo Topulli, Nyzhet Vrioni dhe Grigor Ciklja. Ky Komision, gjatë punës së tij, së pari pranoi parimin, që Alfabeti i ardhshëm të ketë për bazë Alfabetin latin dhe u betuan që do ta pranonin çdo alfabet që do të dilte si fryt i këtij Kongresi. Puna e Komisionit nuk qe e lehtë dhe nuk kaloi pa konfrontime dhe dialog-

je të ashpra, por gjithnjë korrekte dhe parimore. Në shqyrtim u morën tre alfabete: ai i “Stambollit”, i “Bashkimit” dhe i “Agimit”. Luigj Gurakuqi “për të mos thyer zemrën askujt”, propozoi që të bëhet një Alfabet i ri. Komisioni pas punës së mundimshme, e përpiloi Alfabetin e ri të përbashkët, duke marrë shkronja për tingujt e posaçëm të shqipes nga këto tre alfabete: Nga “Alfabeti i Stambolit”, u morën shkronjat: y, c, ç, q, z, x: nga “Alfabeti i Bashkimit” u muarën shkronjat: dh, th, ll, rr, sh: dhe nga “Alfabeti i De Radës” u morën shkronjat: ë, gj, nj.

Në fund mbledhja plenare e Kongresit, mori një vendim historik, që krahas “Alfabetit të Stambollit”, të përdoret edhe Alfabeti i ri i këtijë Kongresi. Nuk kaloi shumë kohë dhe populli e përqafoi Alfabetin e ri të Kongresit të Manastirit sepse ishte një alfabet homogjen dhe më praktik për përdorim. Kur me këtë alfabet, në vitin 1912, u shkrua Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, iu dha fund njëherë e përgjithmonë, kësaj odisejade të alfabeteve të gjuhës shqipe. Vendimet e Kongresit të Manastirit, që më vonë hyri në histori si “Kongresi i Alfabetit”, ishin si kurrorëzim i veprimtarisë së shumë brezave lëvruesish të shqipes dhe i përpjekjeve për afirmimin e njësimin e gjuhës shqipe e të kombit shqiptar. Kjo ishte një e arritur e madhe kulturore dhe politike që i ndihmoi ngjarjeve në prag të shpalljes së pavarsisë. Sot, shikuar nga një distancë kohore njëshekullore, mund të vlersojmë se sa largpamës kanë qenë hartuesit e këtij alfabeti dhe delegatët e Kongresit e veçanërisht ata të Komisionit që na mundësuan të kemi një formë të prerë për një komunikim të qartë e të rrjedhshëm të shqipes së shkruar letrare. Prandaj ne sot u jemi mirënjohës të gjithë atyre, që me punën e tyre kontribuan në aprovimin e Alfabetit mbarëkombëtar të gjuhës shqipe, në kohën kur Shqipëria ende ishte nën pushtetin Osman dhe me aprovimin e Alfabetit bëhej me dije, se edhe formimi i shtetit shqiptar po dukej në horizont.


16

In Memoriam

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Prof.Riza Rexha (1935-2016)

Pedagog dhe studiues në përmasa kombëtare

Ditën e shtunë me 12 nëntor 2016 në moshën 81 vdiq në Ulqin Riza Rexha, intelektuali dhe profesori i historisë në pension. Ka lindur më 7 shkurt 1935 në Kllezën të Anës së Malit(Ulqin). Shkollën fillore shtatëvjeçare e ka kryer në Katërkollë në vitin 1951.Në shkollën normale regjistrohet në shtator të atij viti në Gjakovë, dhe aty kreu dy klasë, ndërsa klasën e tretë dhe të katërt në Prishtinë, duke diplomuar për mësues në vitin 1955. Në shtator të vitit 1955 fillon të japë mësim në Shkollën tetëvjeçare në Ostros, ku punon deri në vitin 1957. Ndërsa më pas vazhdoi punësimin në Anë të Malit, përkatësisht në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë nga 9.2.1959 seri më 30.8.1964. Në vitin 1964 regjistrohet në Fakultetin Filozofik në Prishtinë-degën e Historisë, ku në afat në vitin 1968 merr diplomën e profesorit. Nga shtatori i vitit 1968 e deri në maj 1980 ka dhënë mësim në Shkollën e Mesme në Ulqin, ndërsa nga viti 1980 e deri sa doli në pension në vitin 1991, ka punuar në BVI në Ulqin. Kudo qe punoi u dallu më punën pedagogjiko-arsimore, duke qenë shëmbull edhe për kolegët e tjerë, duke fituar autoritet të madh.Ka mbetur në kujtesë të shumë gjeneratave si profesori mod-

el për ato nxënës qe patën fat ta kenë pedagog të tyre. Krahas punës edukativo – arsimore është marrë edhe me punë shkencore ku është paraqitur me kumtesa nga fusha e historisë. Ka botuar librat: “Ulqini në vitet e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”, Art Club 1998, dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912”, Art Club 2005. Janë këto dy botime me vlerë të veçantë shkencore që janë vlerësuar lartë nga studiues eminentë të historiografisë shqiptare. Pikërisht duke parë peshën e tyre shkencore, libri i tij i parë ditë më parë ka dalur nga shtypi i përkthyer në gjuhën malazeze, ndërsa në ate gjuhë pas disa muajve do të dalë edhe libri i dytë. Për punën e tij në dushën e arsimit dhe të shkencës është shkruar shumë në gazeta e revista si në: “Rilindja”, “Koha Ditore”, “Koha Javore”, “Bujku”, “Kosova Sot”, “Mësuesi”, “Fati”,“Polis”,”Buzuku”,”Kosova”, “Koha”, “Lemba”, “Dija”, “Malësia”, etj. Është laureat i Çmimit vjetor të Art Clubit për vitin 1998. Ka marrë pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore dhe shkencore në kuadër të Art Club-it, madje duke qenë kryetar i Këshillit Organizativ, ku duhet veçuar:

Sesionin shkencor “Meshari” i Gjon Buzukut-monument i kulturës shqiptare (1555-1995), 19-20 maj 1995, veprimtarinë përkujtimore kushtuar Jenuz Divanit me rastin e 50-vjetorit të ardhjës së tij në Anë të Malit me 12 shtator 1997, Takimin përkujtimor kushtuar imzot Simon Filipaj me rastin e 75 vjetorit të lindjës, 1.5.2000, Sesionin shkencor ”Ulqini në rrjedhat e kohës” 26-27 maj 2000, Sesionin shkencor “Ymer Prizreni – personalitet i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, 25 maj 2002. Duke vlerësuar lartë punën edukativo-arsimore dhe hulumtuese, Kuvendi i Komunës së Ulqinit i ka ndarë dekoratën “MIRËNJOHJA E ULQINIT” me 17.12.2014, me këtë motivacion: “ Për kontribut në fushën e arsimit, hulumtimin dhe botimeve shkencore nga historia kombëtare shqiptare”. Me vdekjen e tij familja humbi personin e dashur ndërsa shoqëria dhe kultura shqiptare personin e nderuar. Ngushllimet me të përzëmerta familjes Rexha, të afërmeve dhe miqve të tij. Lamtumirë profesori ynë i nderuar!

N. Draga

(Fjala e rastit në mbledhjen komemorative mbajtur në Ulqin me 13.11.2016)


In Memoriam

e enjte, 17 nëntor 2016

17

Javore KOHA

Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së pedagogut dhe historianit mr. Riza Rexha

Profesori model dhe studiuesi serioz Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të dielën në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së pedagogut dhe historianit Riza Rexha, i cili vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare. Ora përkujtimore filloi me një minutë heshtjeje në shenjë nderimi për këtë personalitet të shquar të arsimit, shkencës shqiptare në Mal të Zi dhe të historiografisë shqiptare në përgjithësi. Në fjalën e rastit, dr. Nail Draga ka thënë se mr. Riza Rexha ishte pedagog dhe studiues i nderuar në përmasa kombëtare. Ai ka thënë se “kudo që punoi, u dallua me punën pedagogjiko-arsimore, duke qenë shembull edhe për kolegët e tjerë, duke fituar autoritet të madh. Ka mbetur në kujtesë të shumë gjeneratave si profesori model për ata nxënës që patën fat ta kenë pedagog të tyre”. Sipas Dragës, me vdekjen e tij “familja humbi personin e dashur, ndërsa shoqëria dhe kultura shqiptare personin e nderuar”. Ai ka përmendur kontributet e shumta të mr. Riza Rexhës, si në fushën e arsimit shqip, ndriçimit të historisë së Ulqinit dhe të shqiptarëve në Mal të Zi etj. Sipas tij, një meritë dhe kontribut të veçantë, mr. Riza Rexha ka në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore dhe shkencore në kuadër të SHAI “Art Club”, duke qenë kryetar i

Këshillit Organizativ të Sesionit shkencor “’Meshari’ i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare (1555-1995)” në vitin 1995, veprimtarinë përkujtimore kushtuar Jenuz Divanit me rastin e 50-vjetorit të ardhjes së tij në Anë të Malit, më 12 shtator 1997, Takimin përkujtimor kushtuar imzot Simon Filipajt me rastin e 75 vjetorit të lindjes në vitin 2000, Sesionin shkencor ”Ulqini në rrjedhat e kohës”, po në vitin 2000, Sesionin shkencor “Ymer Prizreni – personalitet i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” në vitin 2002. Draga ka theksuar se duke vlerësuar lart punën edukativo-arsimore dhe hulumtuese, Kuvendi i Komunës së Ulqinit i ka ndarë mr. Riza Rexhës dekoratën “Mirënjohja e Ulqinit” më 17 dhjetor 2014, me motivacionin “Për kontribut në fushën e arsimit, hulumtimin dhe botimeve shkencore nga historia kombëtare shqiptare”. Në emër të familjarëve të mr. Riza Rexha, të pranishmit në orën përkujtimore i ka përshëndetur nipi i tij, Ali Rexha, i cili i ka falënderuar ata për pjesëmarrjen dhe nderimin që i kanë bërë axhës së tij, për të cilin ai ka thënë e ka pasur edhe baba. Mr. Riza Rexha u lind më 7 shkurt 1935 në fshatin Kllezën të Anës së Malit (Ulqin). Shkollën fillore shtatëvjeçare e ka kryer në Katërkollë në vitin 1951. Në shkollën normale u regjistrua në shtator të atij viti në Gjakovë, ku kreu dy klasë, ndërsa klasën e tretë dhe të

katërt në Prishtinë, duke diplomuar për mësues në vitin 1955. Në shtator të vitit 1955 filloi të japë mësim në shkollën tetëvjeçare në Ostros, ku punoi deri në vitin 1957. Ndërsa më pas vazhdoi punën në Anë të Malit, përkatësisht në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, nga viti 1959 deri më 1964. Në këtë vit u regjistrua në degën e historisë pranë Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ku në afat, në vitin 1968 mori diplomën e profesorit. Nga shtatori i vitit 1968 deri në maj 1980 ka dhënë mësim në Shkollën e Mesme në Ulqin, ndërsa nga viti 1980 e derisa doli në pension në vitin 1991, ka punuar në BVI në Ulqin. Krahas punës edukativo – arsimore është marrë edhe me punë shkencore, ku është paraqitur me kumtesa nga fusha e historisë në konferenca të ndryshme. Si rezultat i studimeve dhe hulumtimeve të tij, në kuadër të edicionit të “Art Club”-it ka botuar librat “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912”, që vlerësohen si studimet më të thelluara, më gjithëpërfshirëse dhe më serioze mbi këtë periudhë të të kaluarës së Ulqinit. Muajin e kaluar, SHAI “Art Club” ka botuar në gjuhën malazeze librin e tij “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”. Mr. Riza Rexha ka qenë Anëtar Nderi i “Art Club”-it dhe laureat i Çmimit Vjetor të kësaj shoqate për vitin 1998. i. k.


18

Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

Aktorë të teatrit “Migjeni” shfaqën mbrëmje poetiko-letrare “Migjeni për Migjenin”

Të ruhet dhe kultivohet gjuha e pastër shqipe Tuz- Trupa Teatrale e teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka interpretuar në QKI “Malësia” ,pjesë të përzgjedhura nga repertori i pasur letrar-artistik i poetit të madh Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, prozë dhe poezi të tij. Kjo shfaqje nga vetë mënyra se si është konceptuar, ka tubuar një numër relativisht të lartë të pjesëmarrësve në auditor, krahasuar me shfaqje të mëparshme artistike të vëna në skenë në këtë shtëpi të kulturës. Aktorët: Agron Dizdari, Rajmonda Marku, Simon Shkreli, Sara Smaja, Kristiana Dodaj, Nikolin Ferketa, Ergys Bamçi dhe Astrit Fani, janë përcjellur dhe mirëpritur shumë mirë na audienca për çdo prozë dhe poezi si dhe për mënyrën mjeshtërore të interpretimit të vargjeve të përçuara në publik. Drejtoresha e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës Rita Gjeka dhe njëherësh, aktore në shfaqje, në një prononcim për “Koha

Javore” u shpreh se jo rastësisht i kanë përzgjedhur veprat e Migjenit, duke thënë se ai ishte ndër poetët më të mëdhenj të kombit, shembullin e të cilit do të duhej ta ndjek çdo njeri që aspiron të ketë një status dhe epitet të mirë. “Migjeni është ndër poetët më gjigant shqiptar. Ai është poet gegë, andaj krejt natyrshëm vjen dhe në Tuz duke u kuptuar shumë mirë nga publiku këtu. Madhështia e Migjenit është se ai është actual edhe sot. Ne jemi munduar të zgjedhim materiale në prozë dhe poezi, të njohura dhe të panjohura. Momenti në të cilin ndodhemi si komb dhe ajo çfarë ne kërkojnë nga kombi dhe atdheu ynë, jemi munduar ta paraqesim me fjalë të Migjenit. Ai është i pavdekshëm, i pazavendësueshëm i cili mbetet përherë aktual”, theksoi drejtoresha e teatarit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, Rita Gjeka. Mesazhi që aktorët përcollën përmes

kësaj shfaqjeje është i qartë, ai i ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës së bukur shqipe. Gjeka tha se kjo shfaqje do të shfaqet edhe në institucione edukativo-arsimore si nëpër shkolla të mesme të qytetit të Shkodrës ashtu dhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. “Nëpërmjet kësaj shfaqjeje ne përcjellim gjuhën e pastër shqipe, dialektin geg dhe ky është prioriteti ynë, pastaj dhe filozofinë e Migjenit e cila është e pashtershme dhe aktuale. Ne bëjmë apel që njerëzit të ndërgjegjësohen e ta kuptojnë se çfarë do të thotë të jetosh me nder në kohën e sotme”, përfundoi Gjeka. Shfaqja “Migjeni për Migjenin“ është prezantuar fillimisht në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së poetit të madh Milosh Gjergj Nikolla- Migjeni. t.u.


Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

19

Javore KOHA

Fondacioni “Studenti” organizoi edicionin e tretë të Garave të recituesve të rinj për shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Behar Pali, fitues i përgjithshëm Ulqin – Fondacioni “Studenti” organizoi të shtunën mbrëma në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin për të tretin vit me radhë Garat e recituesve të rinj në nivel të shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Në edicionin e sivjetshëm morën pjesë nxënësit e dhjetë shkollave fillore dhe tri shkollave të mesme nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Juria e përbërë nga Merita Smaja, aktore dhe regjisore nga Shkodra, Enisa Gjokaj, kryetare e organizatës joqeveritare Instituti për Zhvillimin e Kulturës nga Tuzi dhe Gjylie Pelingu, soprano nga Ulqini vlerësuan me Çmimin e Parë Behar Palin, nxënës i klasës së pestë të Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, për recitimin e poemës “Jam shqiptar e kosovar” nga Mitrush Kuteli. Kjo është hera e dytë që Pali shpallet fitues i përgjithshëm i Garave të recituesve të rinj për shkollat shqipe në Mal të Zi pasi që ka fituar edhe në edicionin e vitit 2014. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Enola Balidemajt, nxënëse e Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” – Guci, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit, nxënëse e klasës IX të Shkollës fillore

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, kurse vendi i tretë Isra Kajoshajt, nxënëse e klasës VII në Shkollën fillore “29 Nëntori” – Dinoshë. Ndërkaq, në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i takoi Nejra Mujalit, nxënëse e vitit të dytë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” – Ulqin, vendi i dytë Dorentina Dedushajt nga Shkolla e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” – Plavë, kurse vendi i tretë grupit të nxënësve të Gjimnazit Privat “Drita”, të përbërë nga Dorjeta Nasufaga, Anisa Deda dhe Erestina Gjeka, me pjesëmarrjen e Besartit, Enesit, Adonisit, Premtonit, Zahides dhe Leartit. Nxënësit fitues u shpërblyen me çmime në të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata me libra. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se Garat e recituesve të rinj “janë mundësi e mirë për të njohur njëritjetrin, nxënësit të tregojnë talentin e tyre, dashurinë për fjalën e bukur artistike, për prozën dhe poezinë”. Ai ka theksuar se do të bëjnë përpjekje që këto gara t’i avancojnë në nivel

mbarëkombëtar, ku do të merrnin pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Medvegja e Bujanoci, menjëfjalë, nga të gjitha trevat ku ka shkolla me mësim në gjuhën shqipe. Mbajtja e edicionit të sivjetshëm të Garave të recituesve të rinj është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në emër të këtij institucioni, të pranishmit i ka përshëndetur drejtori Safet Kurtagiq. Pjesë e programit, jashtë pjesës konkurruese, ishte edhe talentja e re e muzikës, Marjana Begu nga Shkodra, fituese e edicionit të shtatë të konkursit “Gjeniu i Vogël”, e cila këndoi tri këngë, duke emocionuar publikun e pranishëm me zërin dhe interpretimin e saj. Garat e recituesve të rinj është një veprimtari me traditë që Fondacioni “Studenti” e zhvillon prej njëmbëdhjetë vjetësh në nivel të shkollave në komunën e Ulqinit, ndërsa për të tretin vit me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e cila ka për qëllim zbulimin, afirmimin, mbështetjen e talenteve të reja, njohjen dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve të i. k. këtyre shkollave.


20

Panoramë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

Filmi “Doctor Strange”, i realizuar nga “Disney-Marvel” me protagonist Benedict Cumberbatch, është në krye të shikueshmërisë në SHBA për javën e dytë radhazi duke kapur vlera rekord prej 43 milionë dollarë vetëm fundjavën që kaloi. Nga dita e publikimit deri tani vetëm në Amerikë ky film ka fituar 153 milionë dollarë, ndërsa në të gjithë botën ka arritur vlerën e 492 milionë dollarëve. Në vend të dytë është renditur filmi i animuar “Dreamworks Trolls” duke regjistruar 35 milionë dollarë në javën e dytë dhe një total praj 94 milionë dollarë në SHBA, ndërsa në gjithë botën ka kapur një vlerë prej 200 milionë dollarë. Por këtë fundjavë u publikua për herë të parë një nga filmat pretendentë për Oskar, “Arrival” i regjisorit Denis Villeneuve me aktorë kryesorë Amy Adams dhe Jeremy Renner, si dhe i realizuar nga “Paramount”, që në kinematë e botës pritet të shfaqet duke filluar nga muaji janar. Ky film, ndonëse në ditët e tij të para, arriti të renditet i treti duke arritur një vlerë prej 24 milionë dollarë nga “box office”.

“Doctor Strange” në krye të klasifikimeve

Fenomeni Harry Potter

Fenomeni letrar dhe kinematografik i viteve të fundit, Harry Poter ishte i pari i një serie prej tetë romanesh të shkruar dhe ideuar nga shkrimtarja britanike J. K. Rowling. I përshtatur në Angli në vitet ’90 , në këto libra tregohet aventura e magjistarit të ri Harry Potter dhe miqve të tij, Ron Weasley dhe Hermione Granger. Libri u publikua për herë të parë më 26 qershor 1997 nga shtëpia botuese londineze Bloomsbury dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, 120 milionë kopje të shitura në të gjithë botën. Siç transmeton ATSH, më 2001 u realizua filmi i parë: Harry Potter dhe guri magjistar” me regji të Chris Columbus. Harry Potter u përshtat në Britaninë e Madhe të ditëve të sotme. Pjesa më e madhe e skenave janë xhiruar në shkollën Hogwarts , shkollë e magjisë. Në të vërtetë ky vend magjik është Katedralja e Gloucester, skenat e tjera u xhiruan në disa ambiente të Universitetit të Oxford-it dhe në kështjellën e Alnwick, në kufi me Anglinë dhe Skocinë.


Fotografia e javës

e enjte, 17 nëntor 2016

21

KOH Javore A KOHA

FAHRUDIN GJOKAJ TIRANË, PANAIRI 2016

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”


22

Kulturë

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

Në Panairin e Librit në Tiranë

Edhe sivjet munguan botuesit shqiptarë në Mal të Zi Tiranë – Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi nga data 9-13 e këtij muaji në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë edicionin e 19-të të Panairit të Librit. Rreth 90 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe më gjerë, kanë marrë pjesë në edicionin e këtij viti. E vetmja shtëpi botuese nga Mali i Zi e cila mori pjesë në këtë panair ka qenë Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë. Ky është viti i dytë që ky institucion i prezanton botimet e veta në Panairin e Librit në Tiranë. Drejtori i ETMM-së, Radisha Shqekiq, shprehet i kënaqur për mënyrën e prezantimit dhe për kontaktet e vendosura me botues të tjerë. “Kemi pasur shumë kontakte me njerëz që janë të interesuar për librat tonë. Më vjen mirë që ata e kanë njohur cilësinë e teksteve tona dhe thonë se janë ndër më të mirat në rajon”, shprehet ai. Shqekiq thotë se tekstet mësimore që ata botojnë janë cilësorë sepse pas tyre qëndrojnë emrat më të njohur në fushat përkatëse. Ai shpreson se ky panair do të shërbejë për të vendosur kontakte më të fuqishme kulturore. “Kemi dëshirë që bashkëpunimin e tashëm ta zgjerojmë në një nivel më të gjerë”, thotë Shqekiq. Redaktori i botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore – Podgoricë, Dimitrov Popoviq, thotë se edhe vitin e kaluar, edhe

këtë vit, ata përfaqësohen me dinjitet në këtë panair për arsye se i kanë të gjithë librat shkollorë nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit. “Është interesant se njerëzit që vizitojnë stendën tonë janë shumë të interesuar për të parë këto libra që janë pak më ndryshe sesa diku tjetër dhe janë shumë të interesuar për librat dhe për lëndët zgjedhëse”, shprehet ai.

Prezantohet “Sirena e liqenit” e shkrimtarit Ibrahim Berjashi

Përpos librave shkollorë, ETMM ka prezantuar edhe disa libra jashtëshkollorë në Panairin e Librit në Tiranë. Redaktori Dimitrov Popoviq thotë se një rëndësi e veçantë këtë vit i është kushtuar librit shqiptar, sidomos librit artistik. “Ne kemi përzgjedhur një libër për fëmijë shumë të bukur, ‘Sirena e liqenit’ të shkrimtarit shqiptar nga Ulqini, Ibrahim Berjashi. Këtë libër e kemi shtypur, e kemi rregulluar, punuar dhe ilustruar. Mendoj që është ndër librat më të mirë që ka Panairi i Tiranës. Shumë njerëz që e kanë vizituar, kanë ngritur lart vlerat e librit. Disa e kanë lexuar edhe më përpara, por mënyra se si e ka punuar Enti, si e ka paraqitur, i ka shtuar vlerën edhe shkrimtarit, por edhe kujdesi për letërsinë fëmijërore, për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi”, ka thënë ai. Libri është prezantuar në mënyrë solemne të enjten, në stendën e ETMM-së, në kuadër të Panairit të Librit në Tiranë, ku ka qenë i pranishëm edhe vetë autori Ibrahim Berjashi,

ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dushan Mrdoviq, drejtori i ETMM-së Radisha Shqekiq, përkthyesi Qazim Muja, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba” dhe shumë personalitete të tjera të letrave shqipe. “Është një kënaqësi dhe privilegj që për herë të parë në krijimtarinë time 47-vjeçare letrare dhe publicistike, në kryeqytetin shqiptar të prezantohet libri im më i ri mes miqve, kolegëve, autoriteteve të Ambasadës së Malit të Zi në Panairin e Librit ‘Tirana 2016’”, u shpreh autori Ibrahim Berjashi. Ai shtoi se pjesëmarrja e miqve, kolegëve, nuk e nderon vetëm atë, botuesin, por edhe të gjithë shkrimtarët shqiptarë në Malin e Zi, nxit bashkëpunimin edhe më shumë mes institucioneve të dy vendeve fqinje, afirmon vlerat kulturore dhe identitetin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Çitaku: Asnjë institucion i interesuar për prezantimin e botimeve shqip nga Mali i Zi

Në Panairin e Librit në Tiranë as sivjet nuk morën pjesë botuesit shqiptarë nga Mali i Zi. Drejtori i Shtëpisë Botuese “Diti&Oli” nga Ulqini, Gazmend Çitaku, thotë se kjo shtëpi botuese tash disa vjet nuk është e pranishme në Panairin e Librit në Tiranë për shkaqe financiare. “Për prezantimin e botimeve shqip nga Mal të Zi nuk është i interesuar asnjë institucion. Kritikë e madhe duhet drejtuar edhe organizatorëve të Panairit


Kulturë

të Librit në Tiranë dhe Prishtinë pasi që nuk janë në nivel kombëtar dhe të ndajnë një hapësirë pa pagesë për

e enjte, 17 nëntor 2016

23

Javore KOHA

një prezantim kolektiv të botimeve në shqip nga Mali i Zi”, shprehet ai. Sipas Çitakut, me një strategji të tillë

mosinteresimi, botimet në gjuhën shqipe në Mal të Zi do të kenë fat të i. k. keq.


24

Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Bujqësi

Kooperativa si imp

Ismeta Gjoka

Në Mal të Zi Ligji mbi kooperativat u miratua në qershor të vitit 2015 (“Fl. zyrtare e Malit ë Zi” nr. 043/15 data 31.07.2015). Me këtë ligj është e rregulluar mënyra e themelimit të kooperativës, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, menaxhimi dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e kooperativës. Kooperativa është formë e bashkimit ose organizimit vullnetar të personave

Mali i Zi synon të hyjë në familjen evropiane dhe për k për të qenë konkurrentë në tregun global. Fermerët e nuk është në nivel të duhur fizik ose juridikë me qëllim të arritjes pikësëpari të interesave ekonomike si dhe interesave të tjera me rëndësi për anëtarët e kooperativës. Me ligj janë definuar disa lloje të kooperativave, si: agro-kooperativa (lavërtaria, perimtaria, pemëtaria, vreshtaria, blegtoria), kooperativa për përpunim të produkteve ushqimore, kooperativa e bletarisë, e peshkimit, e organizimit dhe zhvillimit të turizmit rural, dhe zejtari, për mbled-

Qeveria duhet vrullshëm dhe në mënyrë më kualitative të gjej mekanizma të ri dhe të krijoj ambientin ku fermeri më lehtë realizon prodhimet. Ambienti i krijuar në të ardhmen do të jenë shumë kompleks dhe i ndërlikuar për fermer dhe si individ vështirë do të kenë kapacitet të dalë ballë kërkesave të tregut

hje, përpunim të bimëve mjekuese dhe produkteve pyjore, përpunimit të drurit dhe kooperativa të tjera nga fusha e bujqësisë. Kooperativa themelohet për periudhë të pacaktuar, përveç nëse me marrëveshje nuk përcaktohet ndryshe. Themelues të kooperativës mund të jenë individë të cilët janë të regjistruar në regjistrin qendror të prodhuesve bujqësorë ose persona juridikë të regjistruar për kryerjen e prodhimtarisë bujqësore ose përpunim të produkteve bujqësore. Numri minimal i themeluesve të kooperativës është pesë dhe mund të investojnë para të gatshme ose kontributeve të tjera. Anëtarit të kooperativës i takon kapitali në përpjestim me kapitalin e tij të


Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

25

KOH Javore A KOHA

perativ i fermerëve

këtë arsye fermerët do të jenë të detyruar t’i plotësojnë të gjitha kushtet ende nuk janë të gatshëm për këtë risi dhe as struktura e sistemit shtetëror

investuar në kooperativë. Sot prodhuesit bujqësorë ballafaqohen me probleme të shumta siç janë imputet të cilat për standardet tona janë shumë të shtrenjta, pastaj plasmani i prodhimeve, ambientet për shitje, kushtet për arritjen e standardeve etj. Karakteristikat e ekonomisë familjare janë sipërfaqet e vogla për punë, kapacitetet e vogla përpunimi, indeksi i ulët i specializimit etj. Mirëpo, në anën tjetër ekziston një numër i konsiderueshëm i fermerëve të cilët me lehtësi mund t’i arrijnë standardet e po ashtu edhe prodhimet posedojnë kualitet. Fermerët këtë duhet ta shfrytëzojnë dhe të marrin hapa konkretë drejt tregut global. Mali i Zi synon të hyjë në familjen euro-

piane dhe për këtë arsye fermerët do të jenë të detyruar t’i plotësojnë të gjitha kushtet që të jenë konkurrentë në tregun global. Fermerët ende nuk janë të gatshëm për këtë risi dhe as struktura e sistemit shtetëror nuk është në nivel të duhur. Ministria e Bujqësisë me buxhet planifikon mbështetje financiare, mirëpo këto janë afatshkurtra dhe nuk zgjidhin problemet e fermerit. Qeveria duhet që urgjentisht dhe në mënyrë më kualitative të gjejë mekanizma të rinj dhe të krijojë ambientin ku fermeri më lehtë realizon prodhimet. Ambienti i krijuar në të ardhmen do të jetë shumë kompleks dhe i ndërlikuar për fermerin kur ai si individ vështirë se do të ketë kapacitet për t’u dalë ballë kërkesave të tregut.

Prandaj zgjidhja adekuate është themelimi i kooperativave nga fusha të ndryshme bujqësore. Në pyetjen, pse kooperativa?, mund të numërojmë disa përgjigje si: prodhimtaria e kontraktuar, shitja e sigurt, rritja e kualitetit, rritja e indeksit të specializimit, mundësia e zbatimit të qarkullimit bimor, mundësia e evitimit të shpenzimeve për përgatitjen e tokës (përdorimi i makinave bujqësore), mundësia e angazhimit të menaxherit për shitje dhe specialistë të tjerë, mundësia e mbrojtjes së kualitetit dhe prejardhjes gjeografike, mundësia e sigurimit, mundësia e krijimit të brendit, mundësia e thithjes së fondeve etj. (Autorja është Këshilltare për bujqësi nëadministratën e Komunës së Tuzit)


26

Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhënë vendlindjes

Inagurohet obelisku në rrugën e Trieshit Të dielën e kaluar në Triesh, në vendin e quajtur “Qafa e Rozdecit”, u mbajt një solemnitet i rastit, respektivisht inaugurimi i Obeliskut në shenjë falënderimi nismëtarit të rikonstruimit të rrugës së Trieshit e cila shpie nga afër Podgoricës deri në bjeshkën e njohur të Koritës, Kolë Prëkë Cacaj dhe të gjithë bashkëvendësve të tjerë trieshjanë të cilët e përkrahën maksimalisht realizimin e këtij projekti aq të nevojshëm për banorët e kësaj zone dhe më gjerë. Këtë obelisk e kanë financuar bashkëvendësit trieshjanë Pjetër Gjeloshaj dhe Gjon Cacaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA. Banorët e tubuar në këtë vend, jo vetëm nga Trieshi e Malësia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova , i përshëndeti vendasi Mark Gjeloshaj, i cili falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në ndërtimin dhe rikonstruimin e kësaj rruge, e në veçanti, Kolë Prëkë Cacajnë me dhe bashkëshorten e tije Tazen, i cili për

nevojat e këtij projekti në dhjetë vitet e fundit, ka investuar rreth 200 mijë dollarë amerikanë, pohoi Gjeloshaj. Ai, po ashtu foli edhe për investimet e tjera të çiftit Cacaj, jo vetëm në Triesh por edhe në Tuz, pastaj në Shqipëri e deri në Kosovë. Më pas , përveç tjerësh, të pranishmit i përshëndeti shkrimtari nga Shkodra Ilmi Kurti, i cili paralajmëroi se së shpejti do të botojë një vepër kushtuar bijve të Trieshit, dhe historisë së lavdishme të këtyre trevave. Realizimi i këtij projekti është vepër dashamirësie e bijve trieshjanë të cilët me djersën e vet, me vullnetin dhe, mbi të gjitha, me dashurinë e madhe për vendlindjen e vet, iu qasën realizimit të projektit më të madh jo vetëm në Triesh por në gjithë trevën e Malësisë, zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës deri në bjeshkën e Koritës, në gjatësi prej rreth 25 kilometra. Të rikujtojmë se realizimi i këtij projekti ka filluar nga muaji mars i këtij viti dhe

në fazën e deritashme , është përfunduar zgjerimi i rrugës në gjashtë metra gjerësi, kurse aktualisht është duke u punuar në tamponimin e saj nga ndërmarrja kompetente e Podgoricës, si përgatitje për t’u asfaltuar. Përveç mjeteve të bashkëvendësve tanë që jetojnë në mërgim, e që kalojnë vlerën mbi 500 mijë dollarë amerikanë, duhet veçuar edhe kontributin e banorëve vendas të cilët pa pengesë dhe pa kurrfarë kompensimi, kanë lejuar pronat e veta për nevojat e zgjerimit të rrugës, duke filluar nga fshatrat në Fundna e gjithnjë deri në bjeshkën e Koritës. Vetë Kolë Cacaj, duke falënderuar të pranishmit, tha se është i kënaqur që më në fund po realizohet ëndrra e tij e kahmotshme për ndërtimin e kësaj rruge dhe i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë projekt aq të nevojshëm jo vetëm për banorët trieshjanë, por edhe më gjerë. Gjokë Dukaj


Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

27

KOH Javore A KOHA

Rrjeti Global i Gruas Shqiptare organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”

Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi shqetësuese Ulqin – Rrjeti Global i Gruas Shqiptare organizoi të martën në mjediset e kompleksit “Llolla” në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temë “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”. Në fjalën hyrëse, kryetarja e degës së Rrjetit Global të Gruas Shqiptare për Malin e Zi, Shefika Gjoni, ka thënë se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon të jetë shqetësuese edhe në shekullin XXI. “Shqiptarët në Mal te Zi nuk po arrijnë të realizojnë as minimumin e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara edhe me Kushtetutën e Malit te Zi dhe të garantuara me konventat ndërkombëtare”, ka thënë ajo, duke konstatuar se “shqiptarët në Mal të Zi kishin më shumë të drejta ligjore në vitet ‘90 të shekullit të kaluar sesa sot”. Gjoni ka theksuar se është momenti i fundit që t’u tërhiqet vëmendja përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve se vazaliteti nuk është metodë për të fituar të drejtat që na takojnë, siç janë e drejta për përfaqësim proporcional në Kuvendin e Malit të Zi, qeveri dhe organet tjera shtetërore, e drejta e shkollimit në gjuhën ametare në të gjitha nivelet. Ajo ka thënë se është momenti i faktorizimit të shqiptarëve duke vendosur kushte dhe kërkesa për fomimin e shumicës së re qeverisëse. “Është i papranueshëm fakti që Podgorica zyrtare, në njërën anë aspiron të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së, kurse në anën tjetër mohon të drejtat elementa-

re të shqiptarëve. Prandaj motoja jonë është: ‘Nuk ka integrim në NATO e në BE, e as formim qeverie të Malit të Zi pa të drejtat e shqiptarëve!”, është shprehur Gjoni. Në kuadër të tryezës u zhvilluan tre sesione, në të cilat u diskutua mbi çështje të ndryshme që lidhen me shqiptarët, si të drejtat e tyre politike, të drejtat në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, informimit etj. Deputeti Dritan Abazoviq nga Lëvizja Qytetare “Ura” ka përkujtuar se ndërmjet regjistrimeve të viteve 2001 dhe 2011, numri i shqiptarëve në Mal të Zi është zvogëluar kumulativisht për 27 për qind. Shkakun për shpërnguljen dhe emigrimin e shqiptarëve, ai e sheh te faktori ekonomik. “Sigurisht që ekzistojnë edhe faktorë të tjerë, por arsyeja kryesore është se nuk ka zhvillim ekonomik në trevat ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë ai. Sipas Abazoviqit, shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa ajo çfarë është esenca e Bashkimit Evropian, e ato janë të drejtat e barabarta për të gjithë. Zana Sarvan nga Lëvizja “Perspektiva” ka folur për gruan shqiptare në jetën publike. Ajo ka thënë se sot është rritur numri i femrave të arsimuara ndër ne dhe se ato janë më të suksesshme në shkollim sesa meshkujt. Sarvan ka deklaruar se në pushtetin lokal në Ulqin, numri i femrave është i vogël, “por rezultati i tyre është shumë më i

madh sesa i një numri të madh të meshkujve”. Sipas saj, angazhimi në jetën publike dhe politike nuk duhet të ketë dallime femër-mashkull apo burrë-grua, por kriteri dallues duhet të jetë suksesi në punë. Ligjëruesit tjerë në tryezë kanë folur për problemet e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përmirësimin e shërbimit shëndetësor në trevat ku jetojnë shqiptarët, mjetet e informimit në gjuhën shqipe, kulturën, planifikimin hapësinor dhe perspektivën e zhvillimit të Ulqinit, kontributin e shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, domosdshmërinë e solidaritetit të shoqërisë civile etj. Pjesëmarrësit e tryezës i kanë përshëndetur kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe përfaqësuesja e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Valerina Dedvukaj. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të qeverisjes vendore, partive politike, institucioneve arsimore, kulturore, shëndetësore, medias, organizatave joqeveritare, në mesin e tyre edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, dhe Zëvendës ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Ermira Braho. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se tema e tryezës ishte e qëlluar dhe se për çështje të tilla duhet të bisedohet më shpesh. Tryeza e rrumbullakët u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i.k.


28

Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

Të enjten në Katërkollë dhe Krythë

U mbajt edicioni i pestë i manifestimit “Dita e shegës” Katërkollë – Në terrenin e sportit në Katërkollë, të enjten u mbajt edicioni i pestë i manifestimit “Dita e shegës”, i cili organizohet nga Biznes Klub Ana e Malit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike Ulqin. Ky manifestim ka për qëllim promovimin e shegës si pemë e lashtë në trevat e Anës së Malit, Ulqinit dhe Tivarit, por edhe të produkteve tjera bujqësore, që janë karakteristike për zonën. Ai shërben po ashtu për promovimin e vlerave turistike, kulturore, historike të

Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit. Për shkak të motit me shi, pjesëmarrja dhe numri i vizitorëve këtë vit ishte i vogël. “Dita e Shegës” së bashku më Ditën e Diasporës janë dy projekte që BKA, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe qendrore, i ka futur si organizime institucionale me qëllim të vazhdimësisë së tyre, duke u bërë manifestime tradicionale për brezat e ardhshëm. Në kuadër të “Ditës së Shegës”, në

mbrëmje në kompleksin ,,Lamiga Group” në Krythë, me pjesëmarrjen e një numri të madh të publikut, është shfaqur dokumentari “Tradita”, i realizuar në kuadër të projektit “Aktivitetet e shoqërive artistike ndër vite në Anë të Malit dhe themelimi i Shoqërisë Artistike ‘Tradita’”. Ky projekt është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, BKA dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e (Kohapress) Malit” në Nju Jork.


Mozaik

e enjte, 17 nëntor 2016

29

KOH Javore A KOHA

‘’Xhamija e Kuçjanëve’’ në Tregovishtë të Rozhajës

Shpallet monument i trashëgimisë kulturore Në Rozhajë (Tregovishte) dikur kishin zënë vend dy fise të njohura të Malësisë së Madhe, fisi i Kelmendasve dhe fisi i Kuçasve, si fise të lashta Ilire. Këto dy fise zunë vend në këtë pjesë të trojeve etnike në pjesën e parë të gjysmëshekullit XVII (tetëmbëdhjetë). Sipas të dhënave shumë vite jetuan në harmoni përderisa një vajzë, pa lejen e prindërve, iku nga njëri fis dhe mori një të ri të fisit tjetër. Kjo ngjarje solli deri të ndarja dhe prishja e marrëdhënieve ndërfisnore .Kështu që nga ajo kohë ata vendosën të ndajnë shumë gjëra ,ndanë edhe varrezat .Edhe sot e kësaj dite ata të kelmendasve varrosen në varrezat e veta , ndërsa ata të kuçasve në varrezat e veçanta në anën e djathtë të lumit Ibër. Kështu ndodhi edhe me

‘’Xhaminë e Kuçasve’’ të cilët e kishin ndërtuar kuçasit, ruajtën formën dhe arkitekturën e ndërtimit të saj që nga shekulli XVII, krahas tjetrës xhami të kelmendasve e cila edhe sot njihet me emrin ‘’Xhamia e Sulltan Muratit e ndërtuar në vitin 1450,edhe pse në atë kohë në Tregovishte nuk kishte banor të besimit islam, kjo përdorej nga Turqia si ndërtesë për shërbime ushtarake. Duhet cekur se si këtu ashtu edhe në shumë pjesë të trojeve tona etnike ,shumë monumente të kulturës materiale ,shpirtërore, fetare dhe kombëtare u zhduken nën rrënojat e luftërave, por fatkeqësisht edhe nga vetë njerëzit e papërgjegjshëm. Kështu ka ndodhur edhe me shumë monumente të kulturës sonë edhe në Rozhajë (Tregov-

ishte). Por një nga këto monumente tashmë të ruajtura të kohës është edhe’’ Xhamia e Kuçasve’’, e cila ndodhet në anën e majtë të lumit Ibër. Ky monument i lashtë kulturor-historik ka dy të dhëna të kohës së ndërtimit të saj. Njëra e dhënë është se kjo xhami u ndërtua në vitin 1779,kurse e dhëna tjetër që thuhet se është më e saktë është se kjo u ndërtua pikërisht në vitin 1830. Vendimi i statusit të trashëgimisë nacionale ka ardhur nga Ministria e Kulturës në adresë të Bashkësisë islame. Duhet theksuar se ky objekt është i pari në territorin e Rozhajës që u vu si monument me rëndësi të veçantë i trashëgimisë kulturore-nacionale. H. Lajçi


30

In Memoriam

e enjte, 17 nëntor 2016

Javore KOHA

U nda nga jeta spikerja e parë në radion e malit të zi në emisionet në gjuhëns hqipe

Folëse që pushtoi zemrat e dëgjuesve Kohë më parë u nda nga jeta Olivera Petroviq, e cila për më tepër se tri dekada të plota ishte e punësuar në radio Titograd, më vonë Radioja e Malit të Zi, në redaksinë në gjuhën shqipe. Ajo, me zërin e saj të butë dhe të dashur gjithë këtyre viteve si folëse në realizimin e emisioneve të përditshme të kësaj redaksie, kishte pushtuar zemrat e dëgjuesve të cilët me padurim prisnin të dëgjojnë zërin e saj. Ndërkohë, Olivera ishte mësuese e mirë për gjenerata të shumta që kanë kaluar nëpër këtë redaksi, në radhë të parë për të respektuar dëgjuesit dhe mënyrën e komunikimit me ta përmes mikrofonit. Pavarësisht kohës që kolegët kanë bashkëpunuar me të, ajo mbetet e paharruar me sjelljen dhe respektin e saj, sidomos për kolegët e rinj për të cilët këshillat dhe përvoja e saj ishin të mirëseardhura. Në ditën e varrimit të saj, drejtori i Radios së Malit të Zi, Radojica

Bullatoviq, në fjalën e tij lamtumirëse, duke vlerësuar lartë këtë figurë të gazetarisë shqiptare në Mal të Zi, mes tjerash tha :” U largua Olivera D. Petroviq duke mbyllur sytë në qetësi e ,po ashtu, edhe faqet e jetës, njëra nga fytyrat më markante të fjalës publike – spikerja e radio Titogradit dhe Radios së Malit të Zi, në programin në gjuhën shqipe. Rininë e hershme, Olivera e kaloi në Shqipëri, ku edhe është shkolluar. Me ardhjen e saj në Titograd, ajo ishte spikerja e parë në gjuhën shqipe duke shprehur nivel të lartë të kulturës së të shprehurit, arsimimit dhe të gjuhës. Me krenari rikujtojmë 25 majin e vitit 1965, kur Radio Titogradi filloi emetimin e programit në gjuhën shqipe. Kolegia Olivera iu bashkëngjit emrave të mëdhenj, gazetarëve të mirënjohur, publicistëve dhe profesorëve ,që nga fillimi, duke bashkëpunuar me Gjergj Gjokaj, Mirash Gojçaj, Fran Camaj...

gjithnjë deri te gjenerata e tashme e mrekullueshme e gazetarëve tanë: Gjoka, Violeta, Senadi, Marashi, Dijella dhe Pjetri. Andaj edhe në emër të tyre, jemi mirënjohës që e patëm kolegen Olivera, e cila edhe pas vajtjes në pensionin e merituar, na vizitonte dhe na përkujtonte në atë që është konstanta më e vlefshme, njerëzorja- para së gjithash, në të mirë dhe në të keqe. Ajo ishte kolege, mësuese, shoqe dhe idol, si në familjen Petroviq, ashtu edhe në Radion e vet”, tha mes tjerash drejori, R. Bullatoviq. Shkuarja e sajë në amshim nuk mund të shlyejë gjurmën e thellë që ka lënë pas me zërin e saj të dashur dhe po aq me kujtimet e bukura që do ta ruajnë përjetësisht nga harresa, jo vetëm për kolegët me të cilët bashkëpunoi vite dhe dekada me radhë, por edhe për dëgjuesit e gjeneratave të ndryshme të emisioneve Gjokë Dukaj në gjuhën shqipe.


Sport

e enjte, 17 nëntor 2016

31

KOH Javore A KOHA

Sporti në Malësi, pasion që bashkon të gjitha moshat

Junçaj: Fotbolli, hobi ynë i përbashkët Tuz- Sporti në tërësi me të gjitha disiplinat që e përbëjnë dhe llojet e tij, është një pasion shumë i përhapur në mos më i përhapuri te popullata e gjerë e të gjitha moshave. Sporti përveç përfitimeve shëndetësore që transmeton tek çdo njeri, nga ana tjetër ai është një rekreacion, një hobi i cili është shumë relaksues, sidomos pas një ditë shumë të ngarkuar dhe të lodhshme pune, ku ai të çlodh fizikisht por të bën të ndjehesh mirë edhe mendërisht. Në Malësi, sikurse në shumë vende të tjera anembanë globit, ky pasion ushtrohet në masë të madhe nga të gjitha moshat, duke filluar nga ata më të vegjlit deri te moshat e treta. Një grup i cili është aktiv prej shumë vitesh në këtë vend dhe i cili bashkon grupmosha të ndryshme duke filluar nga 20 deri në 60 vjeç, është ai të cilin përgjithësisht e përbëjnë njerëz të arsimit në trevën e Malësisë por jo vetëm. Ata mblidhen të paktën tre herë në javë në sallën sportive të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz për të luajtur futboll për disa orë. Futbolli për ta është një sport

shumë i çmuar dhe të cilin e ushtrojnë me shumë dëshirë dhe pasion të madh, duke thënë se sporti ka përfitime të shumëfishta për ta. “Ky rekreacion yni ka shumë anë pozitive. Së pari, ndikon pozitivisht në shëndetin tonë. Sporti na ndihmon që të jemi më të shëndetshëm, qoftë nga aspekti fizik, por edhe ai psikik. Këtë më së miri e vërej gjatë procesit mësimor, sepse orët i mbaj me shumë lehtësi, të cilën gjë e kam lehtë ta di, nëse e krahasoj me kohën kur nuk luaja. Së dyti, ndikon në socializimin tonë, ngase gjatë orarit të punës nuk kemi kohë që të shoqërohemi, kështu që këtu na mundësohet që të jemi më të lirë mes veti dhe të bëjmë dhe shaka”, u shpreh për Koha Javore, Mark Junçaj, nga ky grup dhe njëherësh profesor i historisë. Ata përveç profesionit të cilin e ushtrojnë në shkollë çdo ditë me nxënës, i bashkon dhe hobi i përbashkët që është futbolli të cilin ata e vlerësojnë si ilaç për shpirtin duke i rekomanduar çdo person sidomos të rinjtë që ta ushtrojnë sportin në masë sa më të madhe. Nga ky grup shprehën shqetësimin e

tyre se tek gjeneratat e reja, në vend të sportit dhe rekreacioneve të ndryshme në natyrë, vendin e ka zënë teknologjia e cila sipas tyre i ka izoluar brenda me orë të tëra. “Ne vetëm e kemi vazhduar atë që, pothuajse është bërë traditë që mësimdhënësit e Tuzit të luajnë se bashku. Këtë gjë do t’ua sugjeroja dhe të rinjve pasi në kohën tonë, për shembull, në poligonin e gjimnazit u tubonim deri në 50 të rinj, kurse sot nuk sheh asnjë të ri në at poligon. Sot vendin e sportit dhe natyrës e ka zënë teknologjia. Nëse ne kishim dëshirë të dilnim jashtë dhe të shoqroheshim me anë të sportit, sot të rinjtë kanë dëshirë te rrinë mbyllur dhe të hyjnë në jetën virtuale. Nga ky grup entuziastësh për sport apelojnë që shembullin e tyre ta ndjekin sa më shumë të rinjtë e trevës së Malësisë, për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport, jetojnë më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. t. u.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.