Revista Drita Islame Shkurt 2012

Page 11

Koçin, Kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe bisedonte “shtruar” me cilindo që ishte i pranishëm, shembull i mirëîlltë i tolerancës, po edhe modeli i komunikimit mes trimave në konakët e burrave të maleve shqiptare. Dom Simoni edhe shkruante. Kemi përpara artikullin me titull: “Feja dhe politika” (“Drita Islame”, viti II, Nr. 1 /26, Janar 1993 si edhe dy urime nga Dom Simoni, nga të cilët njeri i drejtohet si bashkëvuajtës, H. Sabri Koçit, ndërsa urimi tjetër i adresohej Redaksisë së “Drita Islame” shoqëruar me ǻalët e çmuara: “Përzemërsisht juaji! Dom Simon Jubani...!” A nuk është kjo përkujdesje një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe i mirëkuptimit? Në këtë kuadër mund të shënojmë edhe emra të tjerë të îgurave të njohura të kulturës shqiptare që kanë dërguar artikuj te “Drita Islame” si: Abdi Baleta, Sherif Delvina, Viron Koka, i ndjeri Faik Luli me kolegët e vet të Universitetit të Shkodrës, Fejzi Zaganjori, Remzi Gani i Vlorës, zotërinjtë nga Berati, Korça e Dibra, Durrësi Shijaku (Ahmet Çaushi, Ismail Dizdari, Kujtim Civeja, etj. Tek “Drita Islame” janë ribotuar edhe shkrime që për herë të parë janë botuar në një organ tjetër. Kështu ka ngjarë me artikullin e z. Aurel Plasari “Kur îgurat shkojnë kundër rrymës” kushtuar veprimtarisë patriotike e letrare të Haîz Ibrahim Dalliut. Herën e parë qe botuar tek “Republika”. “Drita Islame”, ribotim, viti VII, Nr 8//139, Prill 1998.

Artikulli me titull “Ndihmesë për historinë e letërsisë shqipe”, shkruar për “Drita Islame” nga z. Jorgo Bulo (sot Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë), është një rezyme e hulumtimeve shkencore të z. Bulo rreth letërsisë shqipe me alfabet osman. Nga “Ndihmesë për historinë…” mësojmë se kritikët, analistët e letërsisë zyrtare shqipe kanë mbajtur qëndrime skeptike e mospërîllës ndaj veprave letrare sh. XVIII, qëndrime jorealiste, jo objektive. Po ashtu, si e lexojmë në diskutimin e J. Bulos, përkundrejt kësaj rryme, studiuesi ,Osman Muderrisi, ka arritur në konkluzionin se kjo etapë e letërsisë sonë, me alfabet arab, ka lindur në kushte të caktuara historike dhe përmban vlerat e veta artistike e kombëtare. Autori ka shpalosur ide dhe pikëpamje me nivel të lartë shkencorë, në adresë të kritikëve letrarë, analistëve e studiuesve sugjeron ta vlerësojmë më me paanësi, më me profesionalizëm krijimtarinë letrare të shek. XVIII me alfabet arab: (“Drita Islame”, viti III, Nr. 1 /44, Janar 1994, faqe 4.) Shkrimtarët shqiptarë të periudhës së quajtur “realizmi socialist” patën îtuar të drejtë ekskluzive të bënin ç’të donin me poetët, prozatorët, artistët, me njerëzit e penës, me historinë e Shqipërisë e me veprimtarinë letrare. Kjo kategori njerëzish të penës e nëpërkëmbën trashëgiminë artistike, e interpretuan keq, e shpjeguan me tendenciozitet anti-islam; trembeshin nga dy ǻalë: “alphabet arab”, dy ǻalë mjaftuan për të mos e vlerësuar si duhet, ndoshta për ta anatemuar, krijimtarinë letrare të shkrimtarëve të shek. XVIII. Osman Muderrisi iu dha hakun autorëve të kësaj periudhe: veprave të tyre artistike iu kushtoi disa vjet të jetës së vet. Sipas nesh, Prof. Bulo, krijimtarinë letrare të kësaj periudhe e konsideron si një stad tranzicioni nga letërsia e vjetër me disa alfabete, tek Rilindja Kombëtare me shkrimtarët e njohur, të cilët i kanë lexuar e i kanë vlerësuar Hasan Zykon, Nezimin dhe brezin e tyre. Gazeta “Drita Islame” ka mbjellë e ka vaditur vlera të çmuara diturore gjatë njëzet vjetëve të veprimtarisë, që mund të pasurohen më tej në të mirë të shëndoshjes së traditës publicistike në shtypin islam, patriotik e kulturor. “Drita Islame” ka edhe një meritë tjetër, atë të kujdesit të posaçëm që ka treguar për të respektuar arritjet bashkëkohore të gjuhës sonë me komponentët e saj që ne e konsiderojmë si një kontribut me vlerë në drejtim të kulturës gjuhësore në të shkruar, pse jo, edhe në të folur. Kontributi dhe arritjet e gazetës “Drita Islame” nuk mbarojnë këtu, veprimtaria e saj është mirëpritur nga vetë lexuesit. Me rastin e njëzetvjetorit të gazetës, vëmendje të posaçme e përgëzime, në mënyrë të veçantë meritojnë të gjithë ata, që për të paraqitur idealet, mendimet apo rezultatet e kërkimeve të tyre studimore, zgjodhën “Drita Islame”.

SHKURT 2012

Di

11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.