Drita Islame, Qershor 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 6 (365) | Qershor 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

QERSHOR 2013

Di

1


2

Di

QERSHOR 2013


QERSHOR 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 6 (365) Qershor, 2013 ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

5

Editorial Ferit Lika

Es salatu hajrun minen neum

7

Fokus Ahmet Çaushi

Mesazhi i Miraxhit: Bashkim dhe Paqe për njerëzimin

10

14

- Zhvillon punimet konferenca e 6-të e liderëve myslimanë të Ballkanit - Presidenti Nishani shtron darkë me liderët myslimanë të Ballkanit - Medreseja e Tiranës, e para në olimpiadën I-SWEEP 2013

Forum Jean-Louis Michon Komente & Opinione Rejan Islami Ashensori i kohës

17

Komente & Opinione Andi Pepa Liria në arsim

18

Dossier & Histori Edmond Sharka

Kavaja "Qyteti Islam i shqiptarëve"

22

Kulturë Faik Kacollja (Hoxha) Kurani dhe Njeriu (Recension)

25

Kulturë Mr. Qemajl Morina Periodiku shqiptar Islam Gjysma e dytë e shekullit XX

4

26 Di

QERSHOR 2013

32

Intervista Ambasadori i Palestinës Massalha

Foto Arkiv Xhamia e Ballijes

Hadith Elton Harxhi

Pastërtia është gjysma e besimit

38

Aktualitet

Arti pjesë integrale e jetës së myslimanit

16

30

Retrospektivë H. Vehbi Dibra

Pjesë nga komentimi i sures "Fatiha"

40

Personalitet Dr. Tonin Çobani Hafiz Ali Ulqinaku

42

Bota jonë Ajni Sinani

Israja dhe Mi'raxhi

44

Bota jonë Feim Hoxha Ideali i të jetësuarit

46

Bota jonë Nuredin Nazarko Përrenjtë e vegjël

48

Psikologji Altin Torba

Ligjet universale të jetës

50

Familja Aisa Kokiçi

Lërini fëmijët ta jetojnë fëmijërinë

52

Shëndeti Dr. H. Ulucan

Kanceri dhe trashëgimia

54 56

Kuriozitete Shkencëtarët: Vdekja nuk është akti final

Faqja juaj Namik Selmani Pusi që e solli Zoti


Editorial

FERIT LIKA

ES SALATU

HAJRUN MINEN NEUM Es salatu hajrun minen neum, thirrja që ka bërë miliona e miliarda zemra të vërshojnë nga lotët; ala që mbush shpirtrat me besim e shpresë; melodia e së cilës ka zgjuar njerëzimin nga përhumbja e viteve të zhgënjimit; fraza që ka bërë njerëzit të përjetojnë agime të mbushura me lumturi hyjnore, me mëshirën e pashtershme të Vetekzistencës. Frika, mërzitja, dëshpërimi dhe ngushtica e kraharorit, ndëshkime këto të zemrës , do t’ia lënë vendin qetësisë, paqes, lumturisë, e mirësisë, thesare të shpirtit të përulur. Lumturia imagjinare drejt së cilës vrapojnë banorët e kësaj toke, e që lodhen për ta arritur atë, duke mos përfituar tjetër veçse më shumë dëshpërim dhe pakënaqësi, është shumë larg nga ajo në të cilën të fton thirrja Hajje ale’s salah. Lumturia dhe dashuria hyjnore është pastërtia dhe thesari i shpirtit, qetësia e zemrës, çlirimi i kraharorit dhe prehja e vetvetes. Ajo është diçka që mbin nga brenda njeriut dhe nuk importohet nga jashtë, nuk matet me metër dhe nuk blihet me asnjë vlerë monetare. Kjo thirrje buçet në vesh e kthehet në busull orientimi drejt lartësive të transcendentes. Një litar që zbret nga lart të fton të ngjitesh; porta e dritës hapet për të mbytur errësirën në të cilën jemi ngujuar. E pasi ngjitemi, buzët vetvetiu të pëshpëritin Dëshminë, i çojnë përshëndetje Krenarisë së Njerëzimit dhe një qetësi shpirtërore e një lumturi dehëse përmbush zbrazëtinë shekullore. Vullneti njerëzor shkrihet me Vullnetin universal, kur trupi kthehet drejt një pike të vetme, e parrokshme si e tillë, por e gjendur mbi tokë. Një tjetër thirrje vjen për ata që kanë veshë për të dëgjuar: ...Dhe tek Ai do të kthehen të gjitha çështjet, - e moria e të përulurve përkulet në faljen e përbashkët nga të gjitha anët drejt një qendre të vetme, të barabartë pavarësisht racës apo pozitës së kësobotshme, është kjo thirrje që shkrin kufijtë e diferencimeve. Përgjigja ndaj saj do të sjellë rregull në jetën e tij të parregullt dhe ekuilibër në zemrën e njeriut të çoroditur, duke ia ngritur në këmbë ndjenjat e rrënuara, do t’u lëshojë një dritë mendimeve të tij turbullta. Për rrjedhojë njeriu do të gjejë mundësinë për të parë drejt. I varfër-i pasur, zotëri-shërbëtor, dijetar-injorant, aristokrat-qytetar i mesëm, kryetar i shteti-nënshtetas i zakonshëm, vihen në të njëjtin status. Dritaret e së Vërtetës hapen njëra pas tjetrës e ashikët e dashurisë hyjnore i afrohen Krijuesit me besim dhe dituri dhe, duke vëzhguar të fshehtën hyjnore, sodisin shfaqjet dhe të vërtetat e larta. Në të vërtetë, njeri i suksesshëm është ai që mirësinë e pret me falënderim dhe vështirësinë me durim. Shëndeti, siguria në shtëpi, kënaqësia me caktimin e Tij janë tre krahët e lumturisë me të cilat njeriu ngjitet mbi qiejt e mëshirës, vlerën e të cilave nuk e di kush veçse ai që është larg prej tyre. Ashtu si orët e minutat zhduken në harresë, ashtu si nata dhe dita e kanë një zgjim e një perëndim, ashtu edhe kjo botë e ka një mbarim. Padyshim se gjithçka e ka një fund dhe, padyshim se, namazi është më i mirë se gjumi! Es salatu hajrun minen neum, çan errësirën e natës së plogësht, e ylli i përkushtimit ndizet flakë në tokën e zemrës së marinarit, që ka humbur yllin e tij polar, e dallgët e kanë degdisur në egërsinë e detit të trazuar të kësaj bote.

Es salatu hajrun minen neum - Namazi është më i mirë se gjumi QERSHOR 2013

Di

5


Fokus

AHMET ÇAUSHI

Mesazhi i Miraxhit:

BASHKIM DHE PAQE PËR NJERËZIMIN Rreth 1400 vjet më parë, profeti Muhamed (a.s.) bëri udhëtimin e parë në hapësirat qiellore dhe u kthye brenda një nate. Pejgamberët janë krijesa të zgjedhura midis njerëzve, por me aftësi më tej se njeriu i zakonshëm. Zoti (xh.sh.) shumë mrekulli i ka kryer me këta pejgamberë. Ndër mrekullitë më të mëdha në historinë e njerëzimit është dërgimi dhe kthimi i Muhamedit (a.s.) në kozmos. Ky udhëtim u realizua natën e 27 të muajit Rexheb, rreth një vit e gjysmë para hixhretit. Së pari, Xhebrail Emini i solli një lëng, me të cilin Profeti lau trupin dhe pjesët e brendshme të trupit të tij. Sigurisht mendojmë se ky lëng shërben për ta forcuar organizmin e Profetit, për ta bërë të aftë të përballojë vështirësitë e rrugës si: shpejtësinë e madhe, nxehtësinë dhe të ftohtin, rezistencën e frymëmarrjen, si dhe vullnetin, guximin, vendosmërinë etj. Së dyti, i solli një qenie, sipas Buhariut, e që quhej “burak”. Fjala “burak" vjen nga ala “berk" që do të thotë “rrufe”. Pra kjo qenie lëvizte me shpejtësinë e rrufesë. Udhëtimi u krye në tri faza: Për fazën e parë flitet në suren “Isra”, ajeti 1: “I përsosur është Allahu, i Cili bëri të mundur udhëtimin e robit të Tij nga Meka (Qabeja) në Jeruzalem (tek Xhamia Aksa), rrethinat e së cilës i kemi begatuar ”. Ky udhëtim u kryer për të parë mrekullitë e Zotit. Udhëtimi i parë u krye me burakun.

6

Di

QERSHOR 2013

Në xhaminë Aksa, kishin ardhur tërë pejgamberët. Të gjithë së bashku falën dy rekate namaze, për imam u priu profeti Muhamed (a.s.). Pse u desh ky udhëtim i vështirë dhe pikërisht në atë kohë? Cili ishte qëllimi madhor i udhëtimit nga Meka në xhaminë Aksa? Deri në atë kohë ishte fakt ndarja midis myslimanëve. Populli i Arabisë, i cili ishte pasardhës i Ismailit, djalit të parë të Ibrahimit, luteshin drejt Qabes në Mekë, ndërsa populli i Palestinës, që ishte pasardhës i djalit të dytë të Ibrahimit, luteshin drejt xhamisë Aksa. Ky udhëtim i jep fund kësaj përçarjeje. Nga ky udhëtim të gjithë besimtarët islamë bashkoheshin, do të kishin për profet Muhamedin (a.s.) dhe vendi e xhamia që i bashkonte ata do të ishte Qabja e madhëruar. Në këtë natë u vendos bashkimi i besimtarëve dhe paqja midis tyre. Ajeti që flet për këtë vlerë kaq të madhe për botën islame është i parafundit i sures “Bekare”, Kur’an, fq. 78. Buhariu këtë vlerë e tregon duke cituar alën e Pejgamberit (a.s.): “Atij, që me kujdes i lexon dy ajetet e fundit të sures “Bekare”, i mjaftojnë si përkujtim ndaj Zotit atë natë”. Ndërsa Muslimi tregon se pejgamberit i vjen një melek dhe i thotë: “Myzhde për dy dritat që t’u dhanë ty e që nuk i janë dhënë askujt tjetër: surja “Fatiha" dhe dy ajetet e fundit të sures “Bekare”. Me leximin e një shkronje të tyre fitohet drita”. Këto ajete janë 285 dhe 286 (fq. 78). Në natën e Miraxhit u bëhet e qartë dhe detyrë të njohin


e të pranojnë tërë profetët e Zotit, Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain dhe prijësin e tyre Muhamedin (a.s.); u bëhet detyrë besimtarëve islamë të pranojnë e besojnë në tërë shpalljet e Zotit, duke filluar nga fletushkat e Ademit, Teuratit, Zeburi, Ungjilli dhe Kur’ani. Të gjithë janë pasqyrë e njëjtë me Kur’anin, me kushtin që njeriu të mos i ketë ndryshuar. Ky ajet thërret dhe bashkon me myslimanët edhe ndjekësit e Musait e të Isait. Ja kush është vlera e kësaj nate: bashkim e paqe për njerëzimin. Kjo është ndër vlerat më të çmuara të kësaj nate: njohja e një Zoti të vetëm, bashkim dhe paqe për njerëzimin. Ky ishte ndër mesazhet kryesore të udhëtimit të profetit Muhamed (a.s.) nga Meka në xhaminë Aksa. Më tej, profeti Muhamed, i shoqëruar nga meleku Xhebrail, u mbart për në hapësirat qiellore. Është faza e dytë e këtij udhëtimi me qëllime e vlera të caktuara, shumë të kërkuara e të domosdoshme. Njeriu ishte mësuar t’i shihte yjet, diellin, hënën etj nga toka, e për ta thurte imagjinata e të pa vërteta. Kryesorja e këtij udhëtimi ishte që Muhamedi të shihte konkretisht me sytë e tij mrekullitë e kozmosit dhe ç’kishte atje, të hapte rrugët për brezat e ardhshëm që do të vinin më vonë, pra ishte një paralajmërim për atë që do të vërtetonin më vonë shkencëtarët e ardhshëm. Në suren “Nexhm"(kaptina e Yllit), ajeti 10, thuhet: “Zoti i shpalli robit të tij atë që i shpalli...” Çfarë pa Muhamedi (a.s.) në atë hapësirë? Le ta nisim nga më e afërta:

Tokën: Të tërë e dinin të sheshtë dhe që nuk lëvizte. Thonin se toka është qendra e botës e tërë yjet, dielli e hëna shkonin e vinin para tokës. Profeti e pa tokën nga lartësitë dhe e shpalli të pabesueshmen atëherë se toka kishte formë monedhe dhe lëvizte. Atë që shikoi Profeti (a.s.), Zoti e formuloi në ajetin kuranor: “Ti i sheh malet e të duken të palëvizshme, por ata lëvizin si retë. Kjo është mjeshtëria e Allahut që përsosi çdo gjë"(Neml, 88). Udhëtimi i Profetit në hapësirat qiellore u tregoi njerëzve se toka lëviz dhe ka formën sferike, u tregoi se edhe dielli, hëna, yjet, lëvizin në trajektore të caktuara. Ky udhëtim u hapi rrugë mendimit shkencor të Kopernikut dhe Galileut për të deklaruar të vërtetën shkencore për tokën. Atëherë kur kisha i digjte dijetarët në turra drush, Profeti (a.s.) u tregonte udhët për në hapësirat qiellore. Ja ku është një ndër vlerat dhe rëndësia e këtij udhëtimi. Muhamedi (a.s.) pa me sy si lëviznin dielli dhe hëna dhe kurrë nuk arrijnë njëri-tjetrin. Ajo që pa profeti më vonë vuloset në ajete Kur’ani: “Edhe dielli udhëton në trajektore të caktuara. Kjo është fuqia e Zotit. Edhe hënës i kemi caktuar pozicionet deri sa të marrë formën e harkut. As dielli nuk e arrin hënën e as nata paraditen. Secili lëviz në kufirin e caktuar nga Krijuesi" (Kur’an, 36: 38-40). Profeti u dërgua në hapësirat qiellore për t’i qetësuar zemrën, për t’i forcuar bindjet në besim, për t’i kalitur vullnetin për çka do të zbritej më vonë në Kur’an. Në suren 42, ajeti 29, përmendet një ajet, të cilin tani pas 1400 vjetësh kërkojnë ta vërtetojnë shkencëtarët. Ata janë në rrugë të mbarë. “Nga mrekullitë e Zotit në krijimin e qiejve e të tokës, është krijimi i gjallesave në të dyja. "Pra, dhe në qiell ka pasur ose ka jetë. Me siguri do ta vërtetojnë se e ka deklaruar Ai që i krijoi dhe rrugën e kanë të njohur, se i pari e përshkoi atë Muhamedi (a.s.). kjo është madhështia e Zotit. Kjo është vlera e Miraxhit të Muhamedit (a.s.). Ky udhëtim u tregoi studiuesve të atëhershëm, shkencëtarëve të sotëm dhe atyre që do të vijnë më pas, si i krijoi botët dhe rrugët për t’i njohur ato, e ju vraponi për të shkuar atje, t’i njihnin ato e të merrni ç’t’ju duhet ju për jetën. Xhordano Bruno u dogj i gjallë nga Kisha pse vetëm mendoi për to, ndërsa Galileu i shpëtoi zjarrit të furrës së druve vetëm pasi u tërhoq nga mendimi i tij. Ndërsa Kur’ani i madhëruar i bëri detyrë njeriut të mësojë pa pushim të njohë e t’i sundojë botët. Ja edhe një vlerë tjetër e kësaj nate për njerëzimin. 1400 vjet më parë, pas udhëtimi të profetit në kozmos, në Kur’an ftohej njeriu: “O njerëz, nëse keni mundësi të dilni prej kufijve të tokës drejt lartësive të qiejve, depërtoni pra."Kjo kërkon fuqi të madhe intelektuale, studimore, ekonomike, ushtarake etj. Që njeriu të mos e quajë të pamundur, u krye udhëtimi i profetit Muhamed për në hapësirat qiellore. Gjithashtu për të lëkundurit u përforcua kjo thirrje me ajetin e sures “Dharijat”, ku thuhet: “Betohem në qiellin plot rrugë!” Ky udhëtim qe një mrekulli dhe një dhuratë e çmuar për brezat e ardhshëm. Të gjitha sot, pas 1400 vjetësh, janë vërtetuar e do të vërtetohen. E tani, më shumë se kurrë, QERSHOR 2013

Di

7


Pasi Muhamedi (a.s.) shijoi bukuritë e kozmosit, të krijuara nga Zoti, pasi u qetësua shpirtërisht për ngarkesën e madhe psikologjike e shkencore për të cilën do të flitej më vonë, pasi mësoi për vete dhe për brezat e ardhshëm rrugët nëpër të cilat shkohet në kozmos, pasi shijoi maksimalisht bukuritë e zërin e ëmbël të Krijuesit, mori porosinë se besimtarët islamë do të kishin për detyrë të faleshin pesë herë në ditë, u transportua për në tokë.

njerëzimi duhet të jetë i bindur në vërtetësinë e Miraxhit. Xhebrail Emini e shoqëroi profetin Muhamed deri në kufirin e caktuar, “Sidretul Munteha”, sepse më tej ky melek nuk kishte mundësi të udhëtonte. Atje i sillet “ref’refi"- një fluturake, një mjet qenie rezistente, me të cilën profeti Muhamed shkon në vendin e pritjes, ku do të bashkëbisedonte me Krijuesin. Zoti (xh.sh.) i foli Musait në tokë, kurse për Muhamedin (a.s.) zgjodhi qiellin. Pamje madhështore dhe e këndshme, dritë që të qetësonte e të gëzonte njëherësh sytë dhe zemrën, ndjenja kënaqësie të papërshkrueshme, ndrojtje dhe impresionim dukeshin në pamjen dhe zemrën e Muhamedit (a.s.). kur arritën në vendin e takimit, Muhamedi (a.s.) përshëndeti i pari: “Përshëndetje Allahut, Krijuesit të Vetëm të gjithësisë. Të gjitha nderimet për Të janë!” Allahu i përgjigjet: “Qoftë paqja me ty, o profet! Edhe mirësia, bekimi e begatia prej Allahut!” Profeti vazhdon më tej: “Paqja qoftë mbi të gjithë robërit e mirë të Zotit!” Në përshëndetjen e Allahut, e cila është edhe urdhër thuhet qartë: Paqe porosit e urdhëron Zoti mbi të gjithë robërit e mirë, kudo qofshin ata. Edhe në xhenet njeriu i parë u përshëndet e përshëndeti melekët me “paqe”. Dhe ja, kjo porosi jepet e urdhërohet edhe në Miraxhin e Profetit. Kështu është Islami: Paqe midis Allahut e robërve të Tij, paqe midis robërve të Zotit me njëri-tjetrin. Pra Islami e ndalon terrorin e terrorizmin, ndalon përbuzjen, ndalon fyerjen, ndalon vrasjet, ndalon çdo veprim që dëmton njeriun, njerëzimin dhe botët. Këtë vlerë kaq të madhe - “paqen”, Zoti (xh.sh.) ia dhuroi profetit e, profeti tërë njerëzve të mirë të botës. Shoqëria njerëzore do të ishte ideale po të mblidheshin

8

Di

QERSHOR 2013

tërë njerëzit e të jetonin me një dëshmi të vetme. La ilaheil’lallah, Muhammedun Resulull’llah Në këtë mbyllje të bashkëbisedimit të profetit me Allahun (xh.sh.) u bëhet thirrje gjithë njerëzve mbi tokë e kudo: Bashkohuni në besimin tek Ai, që ju krijoi, tek Zoti Një e i Vërtetë, besoni tek të dërguarit e Allahut, njihni e ndiqni rrugën e Zotit dhe se Muhamedi është i dërguari i tij. Njerëzimi, rreth këtij bashkimi, do të krijonte një shoqëri ideale, ku jeta e njerëzve do të ishte e sigurt, në paqe të përhershme dhe pa vuajtje shpirtërore e materiale. Kjo është dhuratë dhe vlerë e përsëritur në natën e Miraxhit. Pasi Muhamedi (a.s.) shijoi bukuritë e kozmosit, të krijuara nga Zoti, pasi u qetësua shpirtërisht për ngarkesën e madhe psikologjike e shkencore për të cilën do të flitej më vonë, pasi mësoi për vete dhe për brezat e ardhshëm rrugët nëpër të cilat shkohet në kozmos, pasi shijoi maksimalisht bukuritë e zërin e ëmbël të Krijuesit, mori porosinë se besimtarët islamë do të kishin për detyrë të faleshin pesë herë në ditë, u transportua për në tokë. Ai u kthye nëpër të njëjtën rrugë e i përcjellë me ref’refin deri në Sidre-i Munteha, dhe më tej Xhebrail Eminin deri në shtëpi e akoma nuk kishte mbaruar nata. Këtë udhëtim ua tregoi dëgjuesve e lajmi mori dheun. I pari e besoi Ebu Bekri e u quajt “besniku”. Të tjerë të shumtë nuk e besuan dhe filluan të luajë e ta quajnë profetin “magjistar”. Ata kërkuan fakte. Ata e dinin me siguri se Profeti nuk kishte qenë kurrë në Jeruzalem, prandaj e pyetën imtësisht për xhaminë Aksa. Profeti u tregoi me imtësi rrugën që të çon atje, vendin ku ndodhej, drejtimin dhe çfarë kishte brenda. Së dyti, ai u tha se në rrugë kishte takuar një karvan që udhëtonin për në Mekë, vendin ku i kishte takuar, ç’bënin dhe se nesër në të gdhirë duhet të arrinin në qytetin e Mekës. Ai u tha se tërë udhëtarët flinin dhe se Muhamedi kishte pirë ujë në enët e tyre. Me


bindjen se Muhamedi nuk thoshte të vërtetën, të nesërmen në mëngjes në hyrje të Mekës kishte shumë njerëz për të pritur karvanin. Të gjithë njerëzit e kishin drejtuar shikimin andej, nga vinte karvani. Larg u dukën udhëtarët e për pak arritën tek turma. E si u pyetën, vërtetuan se në atë vend ku kishte thënë Muhamedi kishin etur dhe dikush u kishte pirë ujin. Edhe pas këtij vërtetimi ata nuk besuan. Njëri prej mosbesimtarëve e pyeti: “Ti ke qenë atje lart, a na thua se dukej toka atje?" Muhamedi (a.s.) u përgjigj: “Toka dhe hapësirat qiellore dukej si një monedhë (sferike) në një ranishte pa fund." Ishte hera e parë që deklarohej kështu, atëherë kur tokën e sajonin të rrafshët e qendrën e botëve. U desh të kalonin rreth 900 vjet që Koperniku e Galilei të arrinin në këtë përfundim. Me shumicë, ateistë dhe njerëz me besim të dyfishtë, nuk e besojnë një udhëtim të tillë. Të tërë gabojnë, me e pa qëllim. Sot, ato që profeti Muhamed (a.s.) dhe ato që u thanë në Kur’an pas Miraxhit për kozmosin, po vizitohen epo shihen nga afër. Janë të njëjta. Zbulimete fundit shkencore për kozmosin dhe botën e gjallë e jo të gjallë kanë vlerë të dyfishtë. Së pari vërtetojnë se çfarë është thënë në Kur’an dhe, së dyti, tregojnë intelektin dhe forcën pa kufi të Krijuesit të gjithësisë. Miraxhi i Profetit i bashkoi besimtarët në një rrugë të vetme, në një drejtim të vetëm, në rrugën e mbarësisë për njerëzimin. Miraxhi i Profetit u hapi rrugën brezave për t’i njohur, studiuar e shfrytëzuar botët. Miraxhi i Profetit mbylli kapakun e injorancës e i ftoi njerëzit për dije të gjithanshme. Miraxhi i Profetit (a.s.) u bën thirrje njerëzve të bashkohen e të jetojnë në paqe në këtë jetë. Vlerat e Miraxhit janë të shumta dhe çdo ditë e më tej ato bëhen më të nevojshme, më madhështore.

Dhuratat e Miraxhit Profeti Muhamed (a.s.) teksa kthehej nga Miraxhi te populli i tij plot me dhurata, i mbushur plot me ndjenjë besnikërie, u shpreh: “Unë s’kam parë ndonjëherë gjë më të bukur se miraxhi.” Dhuratat ishin: E para: kishte sjellë pesë kohët e faljeve. Namazet e falura me ndjenjën e ihsanit (adhurimi sikur ti e shikon Zotin, edhe në qoftë se ti nuk e shikon Atë, Ai të sheh ty.) do të bëheshin ashensorët e Miraxhit për umetin e tij (a.s.). E dyta: kishte sjellë grupin e ajeteve të njohura si “Amenarresulu…" (Bekare: 285-286) E treta: kishte sjellë 12 principet e Islamit, që përmenden në ajetet 22-39 të sures Isra. E katërta: kishte sjellë lajmin e mirë për të gjithë besimtarët se do t’i faleshin gjynahet dhe do të hynin në parajsë, përveç atyre që i shoqërojnë shok Zotit. E pesta: kishte sjellë lajmin e mirë për njerëzit me qëllim të pastër të cilët kur bëjnë një punë të mirë u shkruhen dhjetë sevape, e nëse nuk realizohet u shkruhet vetëm një sevap; ndërsa njerëzit me qëllim të keq nëse e bëjnë atë u shkruhet vetëm një gjynah, nëse heqin dorë nuk u shkruhet gjynah. Një dhuratë tjetër ishte se Profeti (a.s.) Natën e Miraxhit është përshëndetur me Allahun (xh.sh.) dhe këto fraza thuhen në çdo namaz si lutje me emrin “Et-Tehijjatu”, të cilat ndikojnë në çdo namaz personin në shenjë kujtese të atij bashkëbisedimi të bekuar.

QERSHOR 2013

Di

9


Aktualitet

VENDI

Zhvillon punimet konferenca e 6-të e liderëve myslimanë të Ballkanit Në Tiranë zhvilloi punimet Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Konferenca me temë “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore"u organizua, më datë 18.05.2013, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete fetare e publike nga vendet e rajonit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen bëri një ekspoze të veprimtarisë 22 vjeçare të KMSH-së. Në vijim të alës së tij z. Muça u shpreh: “Islami shumë shekuj më parë nëpërmjet burimeve të tij autentike, Kur’anit dhe Traditës Profetike, i ka dhënë zgjidhje jo vetëm teorike, por edhe praktike të gjitha problemeve, mjafton që ne si përfaqësues të tij, të gjejmë çelësin dhe ilaçin e duhur për t’i kuruar sëmundjet dhe problemet sociale që na rrethojnë.” Më tej, z. Muça theksoi se, “Që një prijës fetar të pranohet nga njerëzit që e ndjekin pas, duhet që të jetë në gjendje t’i zgjidhë të gjitha problemet që i përkasin shoqërisë. Profeti Muhamed (a.s.), modeli që besimtarët ndjekin në jetën e tyre, u dha zgjidhje të gjitha situatave, duke i kthyer madje në favor të tij dhe të besimtarëve”. Kryetari Muça u ndal edhe në dukuritë që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dhe atë njerëzore dhe vuri theksin në zgjidhjet e tyre sipas metodës profetike. “Sot shoqëria

10

Di

QERSHOR 2013

ka marrë plagë të thella morale e shoqërore. Pavarësisht masave dhe nismave të ndryshme që merren për parandalimin e tyre, ato vazhdojnë të jenë një shqetësim i vazhdueshëm. Kjo gjendje do të vazhdojë kështu, derisa të merret si referencë profeti Muhamed (a.s.), si shembull ideal për edukimin e çdo brezi”. Në këtë pikëtakim të liderëve të rajonit foli edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë, prof. dr. Mehmet Gormez, i cili përveç se shprehu kënaqësinë mbi pjesëmarrjen në këtë konferencë të gjerë, vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të larta morale e njerëzore. Në alën e tij para të pranishmëve z. Gormez theksoi se në kushtet ku ne jetojmë, feja luan rol të rëndësishëm në procesin e socializmit dhe rrjedhimisht të edukimit të individit. “Feja - u shpreh z. Gormez, - është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut për paqen shpirtërore, për krijimin e vlerave humane dhe moralin. Besimi dhe feja kontribuojnë në të mirën e shoqërisë. Feja është një disiplinë që ndikon mendimet dhe sjelljet e individit.” “Nëse në jetën sociale dhe konkretisht në analizën e këndvështrimit të shkencave humane nuk inkurajohet dimensioni shpirtëror, atëherë shoqërisë do t’i mungojë një arterie e rëndësishme siç është shpirti i besimit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ashtu sikurse pushteti ka një rol të pamohueshëm në zbatimin e ligjit dhe normave shoqërore, edhe rëndësia e fesë në këtë fushë është e pamohueshme”, përfundoi alën e tij kreu i myslimanëve të Turqisë.


Fjalë tjetër ishte ajo e mbajtur nga Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava. Ai nënvizoi se mesazhi universal i fesë Islame, duhet të lexohet dhe shpjegohet qartë, dhe duke ecur nëpërmjet rrugës së profetit Muhamed (a.s.), të bëhet e mundur zgjidhja e problemeve shpirtërore të individëve dhe shoqërisë. Myftiu Tërnava foli gjatë mbi rolin social të fesë jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Në vijim foli edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman Rexhepi. Pas urimit dhe vlerësimit për homologun e tij H. Selim Muça, z. Rexhepi e vuri theksin në rëndësinë e kësaj konference që po zhvillohet në Shqipëri, vend ku liria e besimit u mohua për disa dekada, çka solli edhe rrënimin moral e shpirtëror të popullit shqiptar. Ai shtoi se “njerëzit e çdo feje, gjuhe dhe kombi, jetojnë prej shekujsh në këto troje në paqe dhe harmoni, e arritur kjo përmes përjetimit të fesë së lartë islame, e cila është bërë shkas për krijimin e kushteve të bashkëjetesës midis popujve tanë”.

Konferenca vijoi me alët e krerëve të komuniteteve myslimane të shteteve të tjera pjesëmarrëse si: Mali i Zi, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Qiproja. Ata theksuan se Zoti i lartësuar i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të tij në tokë, dhe e ka pajisur atë me intelekt, i ka shpallur libra hyjnorë për ta orientuar në kryerjen e misionit të tij, për të ndërtuar një shoqëri vëllazërore të shëndoshë shpirtërisht. Në fund të konferencës, të pranishmit dolën me një deklaratë të përbashkët në thelb të së cilës shprehej angazhimi i tyre i hapur për të shtuar ndihmesën dhe rritur kontributin e tyre në rrafshin social e shpirtëror. Konferenca e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit zhvillohet për çdo vit në shtete të ndryshme të rajonit për të diskutuar mbi probleme të ndryshme me karakter fetar e social. Është hera e parë që kjo konferencë i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin shqiptar. Vitin që vjen kjo konferencë do t’i zhvillojë punimet e saj në Bosnje Hercegovinë.

QERSHOR 2013

Di

11


Presidenti Nishani shtron darkë me liderët myslimanë të Ballkanit

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani shtroi një darkë me drejtuesit e bashkësive islame të Ballkanit, në kuadër të konferencës së 6-të të zhvilluar në Tiranë.

Në alën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite teksa u shpreh: “Komuniteti Mysliman ndër vite ka qenë promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë

në aspektin e edukimit fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë, por edhe në atë atdhetar."Z. Nishani u ndal edhe në tolerancën fetare të shqiptarëve, vlerë të cilën, sipas tij, myslimanët kanë ditur ta ruajnë dhe ta kultivojnë ndër breza. Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu krerët e komuniteteve islame të rajonit, që zgjodhën Shqipërinë për zhvillimin e kësaj konference, duke pasur si qëllim promovimin e vlerave që Islami i ka, i mishëron dhe i përcjell për të tjerët. Presidenti Nishani uroi kreun e KMSH-së H. SelimMuça dhe nëpërmjet tij të gjithë myslimanët shqiptarë për fillimin e punimeve të xhamisë së madhe të Tiranës për të cilën ai u shpreh se ata kanë vite që e meritojnë.

Kryeministri Berisha pret në takim krerët myslimanë të Ballkanit Berisha: “Nuk janë besimet që i vendosin njerëzit kundra njëri-tjetrit, por politikat që i përdorin si pretekst besimet” Kryeministri Sali Berisha priti kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në konferencën e 6-të të tyre që u zhvillua në Tiranë, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe të dialogut me njëri-tjetrin, nga i cili nuk duhet të lodhet askush, ndërsa veçoi shembullin e Shqipërisë, besimet fetare të së cilës nuk e përçanë për asnjë moment këtë komb. “Edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkekzistencën paqësore të besimeve fetare”, tha Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha u tha kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit se homologët e tyre në Tiranë e nisën nga zero ringritjen, pas batërdisë që bëri komunizmi, me prishjene gjithë infrastrukturës së këtij besimi, e cila sot e rindërtuar tërësisht do të kurorëzohet me xhaminë e madhe të Tiranës. Prof. Dr. Mehmet Gormez, kryetar

12

Di

QERSHOR 2013

i Komunitetit Mysliman të Turqisë, falënderoi personalisht, në emër të kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, Kryeministrin Berisha për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë komunitetit mysliman, ndërsa u shpreh se mezi prisnin lëvizjen e kamionëve në sheshin e ndërtimit të

xhamisë së madhe të Tiranës, të cilën, ai tha se do ta mbështesnin fort. Prof.Dr. Gormez tha se e kishin falur namazin më parë në Shkodër, ku fare pranë xhamisë ishte kisha. “Evropa ka 100 vjet që nuk e mëson dot këtë leksion që jep Shqipëria për harmoninë fetare”, tha ai.


Medreseja e Tiranës, e para në olimpiadën I-SWEEP 2013 Medresistët e Tiranës kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEP 2013) që u zhvillua në Houston (Texas) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në datat 8-13 maj 2013.

Në këtë Olimpiadë Medreseja “H. Mahmud Dashi"e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolacionit termik dhe zanor duke përdorur bateritë e hedhura”, i përgatitur nga nxënësit Enes Hyka dhe Mehme tAkif Demircan. Ndër 500

projekte nga 70 vende të ndryshme të botës, dy medresistët të drejtuar nga mësuesi i fizikës, FatihKaraosmanuglu fituan çmimin e parë dhe u nderuan me medalje ari. Vetëm një vit më parë katër nxënës të po kësaj shkolle, përkatësisht: Aurel Jolla nga Elbasani dhe Robert

Vinjolli nga Kruja, konkurruan në fushën e inxhinierisë dhe morën vendin e tretë (medalje bronzi), ndërsa Andi Alla nga Librazhdi dhe Dorian Beu nga Kavaja, konkurruan në fushën e mjedisit dhe fituan çmimin e katërt (medalje nderi). I pyetur se ç’do të thotë një çmimitilllë kjo për një shkollë si medreseja, profesori i Fizikës, Fatih Karaos-

manugluu shpreh se, është një gjë mjaft e rëndësishme për shkollën dhe një vlerësim i punësdisamujore që nxënësit ia kushtuan përgatitjes, në disa raste deri në orët e vona pas mesnate. “Ky çmim është shumë i rëndësishëm dhe do të thotë shumë, pasi këtu tek ne (në Shqipëri) ekziston një paragjykim se kjo shkollë është ve-

tëm fetare, por në realitet këtu bëhet një ndërthurje mes njohurive fetare dhe atyre shkencore. Medalja që ne morëm e tregon mjaft mirë këtë, pra se çfarë cilësie e niveli arsimor ka kjo medrese, por edhe medresetë e tjera. Ishte një vlerësim mjaft i lartë”, tha Karaosmanoglu.

ÇFARË ËSHTË I SWEEP? Olimpiada ndërkombëtare e zhvillimit të ideve të reja inxhinierike, energjetike dhe mjedisore, ndryshe I SWEEP. Në këtë konkurs marrin pjesë shkolla të ndryshme nga e gjithë bota të cilat dërgojnë projekte të ndryshme. Juria përzgjedh për fazën finale vetëm disa prej tyre. Ka disa vite që vendi ynë përfaqësohet denjësisht në këtë olimpiadë shkencore, duke arritur deri çmimin e tretë dhe të katërt, por është hera e parë që një vend i vogël si Shqipëria merr çmimin e parë.

QERSHOR 2013

Di

13


Forum

JEAN - LOUIS MICHON

ARTI

Profeti (a.s.) thotë:

“Zoti do që kur ju të bëni diçka ta përsosni atë.”

pjesë integrale e jetës së myslimanit

Duke folur për njeriun, në Kur’an Zoti thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë." (Dhārijāt, 56) Më tej vazhdon: “…vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe!”(Ankebūt, 45). Kjo çon në arsyetimin se raisond’etreja e vërtetë e njeriut është të adhurojë Zotin, gjë që nënkupton se e gjithë jeta e tij duhet të jetë akt devotshmërie dhe përkujtimi vis-à-visi Krijuesit. Rëndësia e përkujtimit, e sjelljes ndërmend (dhikr, tadhkīr) është thelbësore në Islam. Kur’ani është quajtur edhe dhikru-llāh, përkujtim i Zotit. Gjithashtu, dhikr-u-llāh është një nga emrat që i janë dhënë profetit Muhamed, jo vetëm sepse ai ishte i besuar dhe përcjellës i Kur’anit, por edhe sepse sjelljet, alët dhe ligjëratat e tij, shkurt çdo gjë që përbën Sunetin (Traditën Profetike) treguan deri ku shtrihet kujtesa ndaj Zotit, dhe si rezultat i përmendjes së vazhdueshme ishte afër Tij. Kjo çështje, ky fiksim mund të thotë dikush, për përmendjen e Zotit, nuk është vetëm një element në perfeksionin individual: është tharmi i jetës shoqërore dhe i zhvillimit artistik. Për të kujtuar Zotin shpesh, është e domosdoshme që anëtarët e komunitetit mysliman të rrethohen në çdo

14

Di

QERSHOR 2013

çast të jetës së tyre - jo vetëm gjatë ritualit të faljes - me një mjedis të favorshëm për këtë kujtesë. Ky ambient, qoftë me zbukurime natyrale ose artificiale, duhet të jetë i bukur dhe i paqtë, në mënyrë që edhe kur njerëzit të takohen të mund të bëhen shkak për dhikr, apo t’i bashkohen atij (përkujtimit të Zotit). Në kontekstin e gjendjes shoqërore, një ambient i tillëështë konceptuar nëpërmjet praktikimit të sheriatit, ligjeve fetare që përmbajnë rregullat ndaj të cilave kemi detyrimin t’iu bindemi. Falë këtij ligji, pesë shtyllat e Islamit - një rrjetë mënyrash në sjellje, individuale dhe kolektive - janë endur në zemrën e shoqërisë -umetit. Vula e dhënë mjedisit rrethues mund të shndërrohet në pasqyrën e botës shpirtërore, pikërisht prej së cilës njeriu hyn në domenin e artit, të artit hyjnor, i cili, sipas alëve të Frithjof Schuon-it, “është, para së gjithash, forma e dukshme dhe e dëgjueshme e Zbulesës, dhe më pas veshja e domosdoshme liturgjike”.1 1. F. Schuon, Understanding Islam, përkth. nga frëngjishtja D.M. Matheson (London: Allen &Unwin, 1963, 1976, 1979; Baltimore, Maryland: Penguin Books, 1972), kap. 4.


Funksioni i artistit është të përktheje parimet e Islamit nënjë gjuhë estetike. Me alë të tjera, të përshtatë forma dhe motive që gjejnë vend nëpër ndërtesa dhe në çdo dekorim, që nga faltoret e deri në vogëlsirat shtëpiake. “Zoti është i bukur dhe e do të bukurën” (Imam Ahmedi në Musned) thuhet në një hadith (Allahu xhemīlun ue juhibbul-xhemāl), që mund të konsiderohet si themeli teorik i estetikës së myslimanit. Sipas perspektivës islame, në të cilën të drejtat e Krijuesit kanë përparësi absolute nga ato të krijesës, arti nuk është gjë tjetër veçse një prirje që Zoti i ka dhuruar njeriut për ta ndihmuar të gjejë rrugën qëshpie tek Ai. Prandaj, artisti, si gjithë të tjerët,është shërbyes i Zotit; ai nuk i përket ndonjë kategorie të veçantë. Ai duhet të përpiqet të përmbushë sa më mirë rolin e tij në shoqëri duke interpretuar në mënyrë sa më të tejdukshme Traditën që ndjek. Së këndejmi, artistët myslimanë nuk e kanë pasur të

dekoron me duart e tij, kjo alë është sani’- “artizan”, dikush që praktikon një zanat në të cilin derdh mjeshtërinë e tij sipas një teknike (në kuptimin e artit mesjetar dhe jo atij modern). Në arabisht, ala fann - “art" bart të njëjtin konotacion. Kjo kuptohet edhe në alën e urtë arssinescientianihil - “teknika (ose prirja) pa dije nuk është asgjë”. Edhe artizanët myslimanë mund të kenë pasur alë të urta, të cilat teknokratët modernë do bënin mirë t’u kushtonin vëmendje. Prandaj, artisti, siç e njohim sot, në kërkim të vetes dhe me një rol periferik në shoqëri, nuk ekziston në traditën islame. Kjo është arsyeja se pse përdorimi i artist apo artizan nuk duhet të lërë vend për keqkuptime. Gjithsesi nuk ka ndonjë dyshim që disa zanate për nga natyra nuk nxjerrin vepra artistike. Disa specialitete profesionale (si, ala vjen, nxirja e lëkurës, krehja ose lyerja e leshit) nuk mund të shkëputen nga procesi i prodhimit, produkti

vështirë të jetojnë me virtyte dhe të shkëlqejnë në punën e tyre. Profeti (a.s.) thotë: “Zoti do që kur ju të bëni diçka ta përsosni atë.” Ky hadith është ndjekur veçanërisht nga artizanët, por edhe nga të gjithë artistët e periudhës klasike, që këtë parim e kanë respektuar unanimisht si një kod profesional nderi. Një karakteristikë tjetër e krijimit artistik në Islam është se ai nuk është praktikuar kurrë si nevojë, nga ku mund të shihnim përfundimin e mirë. Arti islam, ndryshe nga arti modern Perëndimor, nuk ka njohur kurrë ndarjen midis artit ‘të kulluar’ ose artit ‘për hir të artit’dhe artit utilitar. I pari provokon emocion estetik, kurse i dyti i përgjigjet mungesës. Arti islam është gjithmonë i dobishëm, pasi dobishmëria i përgjigjet një rendi shpirtëror (si ajetet e Kur’anit të qëndisura në copën që mbulon Qabenë në Mekë), ose disa niveleve njëkohësisht si nëpër llambadarë ose hauze bronzi me arabeska. Ndoshta keni pikasur që kur kam përdorur alët artist dhe artizan nuk kam bërë dallim ndërmjet tyre, sepse nuk kam thënë se cili shpreh artistikisht Islamin. Kjo sepse në arabishten klasike ka vetëm një alë për atë që punon dhe

përfundimtar i të cilit do jetë një vepër arti (për shembull, një qilim). Nga ana tjetër, elementë të caktuar artistikë (si një këngë ose simbole dhe kostume të veçanta që vishen në ditë të caktuara) janë të ndërthurura me festa tradicionale dhe përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për jetën kulturore të shoqërisë myslimane. Shkurt, ka dy karakteristika themelore në artin e Islamit: së pari, nga këndvështrimi shpirtëror dhe etik, arti derivonthelbësisht nga mesazhi kuranor, vlerat e të cilit artisti synon t’i sjellë në planin formal; së dyti, teknika përcillet nga babai te djali, nga mjeshtri te nxënësi, me rregulla dhe praktika të pandryshueshme. Duhet sqaruar që këto teknika nuk janë të ngurta dhe nuk detyrojnë përsëritjen e vizatimeve të hershme; përkundrazi, në pjesën më të madhe të rasteve kanë siguruar një burim frymëzimi për artistët, dhe qëndrueshmëria e nivelit teknik i ka nxitur për të krijuar kryevepra që nuk janë kurrsesi të përsëritura. Nëse për herë të tjera formulat e lashta janë bërë të lodhshme dhe u ka humbur vlera si pasojë e përsëritjes së tepërt, duhen hedhur sytë në formula të tjera. Përktheu: Nejona Kadzadej QERSHOR 2013

Di

15


Komente & Opinione

REJAN ISLAMI

ASHENSORI I KOHËS Në ato pasdite vere, kur vapa përvëlon dhe në freskinë e krojeve, nuk gjendet ndonjë poet për të të ngushëlluar dhe as ndonjë shkrimtar për të të mbushur të gjithë atë dritare zbrazëtie që çelet në pa kufijtë e kohës. Malli për heronjtë zvetënohet, ndërsa kujtimi për miqtë që dikur i ule në stolat e zemrës, ka mbetur si një histori naive dhe e trishtë njëkohësisht! Amanetet janë shënuar si për zakon në ato lule të pakta që kanë çelur në lëndinën e jetës. Sërish i njëjti tren, i njëjti stacion që të çon dhe të sjell po aty! Shumë kohë kanë kaluar që prej atëherë, saqë pëllumbat shtegtarë të bardhë nuk janë parë të kalojnë më në atë anë, ndërsa posta me letrën e kujtimit, ka harruar përgjithmonë të vijë. Po ashtu, edhe ato prag mbrëmje nën hijen e pemëve të sapoçelura, mbetën veçse një ëndërr fëminore e harbuar. Nuk ishim ne ata heronj? Brezi i viteve ’80 që endeshim rrugëve të atdheut me plot ëndrra fëmijërore? Sot nuk jemi më të tillë! Kaq shumë kemi kërkuar nga jeta dhe bota, saqë na janë lodhur të gjitha pulset e zemrës dhe përkundër kësaj, ndjekim rrugën e merimangës për të ndërthurur ndonjë projekt afatgjatë, siç bie ala një llogari të sigurt bankare. Kjo mbetet vetëm se plan dhe na shërben herë pas here për të na mbushur minutat tona të zbrazura, e duke luajtur me veten, se ‘mbase ndonjëherë do të ndodhë ashtu!’ Sa herë e kam krijuar këtë plan dhe sa herë kam qeshur më pas, kur e kam kuptuar se mashtrimi më i madh që ne vdekatarët bëjmë në jetë, është ai ndaj vetes. E madje, nuk lodhemi nga kjo, duke u dergjur në harresën historike se mbase do të jetë ashtu, edhe pse shumë herë nuk qëlloi të ishte me të vërtetë ashtu sikurse e menduam. Në këtë rrugë ëndrrash, kujtuam se gjithmonë e ardhmja do të jetë e bekuar dhe e realizuar ashtu sikurse mendjengushtësia jonë e ndërtoi kala brenda vetes. Të pasurit një punë të mirëpaguar dhe me reputacion, ishte si gjithnjë plani kryesor i të gjithë atyre që mbaruan shkollën e lartë vitet e fundit. E mbase një pjesë e tyre e arritën, por as kjo nuk ishte freskia me të cilën do ta lagnim shpirtin tonë në

16

Di

QERSHOR 2013

ditët rutinë, plot monotoni e banalitetet të çfarëdollojshëm. Dhe si gjithnjë u interesuam edhe për një tjetër diplomë, e madje e morëm me kaq seriozitet, saqë nuk na mungoi dëshira për ta thënë shumë herë; edhe për ata që nuk e kishin mendjen asnjëherë aty. Pasi e arritëm, edhe në atë rast, kuptuam jo zhgënjimin e thellë, por fluturimin me të cilën gjërat e kësaj bote ikin, duke na lënë pas disa grimca kujtimesh që na rikthehen herë pas here brenda ashensorit kur ngjitemi për në katin e 10-të të pallatit me xhama të zinj. Aty ofrohen të gjitha çfarë mund të kërkosh, që nga djepi i vogël që ne u rritëm dikur (sot është modifikuar) e deri tek arkivolet më luksozë! Më pas, del prej atyre dhe arratisesh në një tjetër rrugë, kur sigurisht sindroma e “muzikës" së makinave jo vetëm që nuk pushon ndonjëherë, por të është bërë simfoni e ditës tënde. Pasi i lë prapa krahëve të gjitha këto, një kafe me ata pak miq të mbetur dhe me të cilin nuk është konsumuar ende nektari i dellit tonë intelektual, është një nga ato mënyra për të mos e mbyllur herët zinxhirin e ditës. Këtu, mundohemi të gjejmë atë çka na ka munguar gjatë atyre orëve të shkuara. Ndonjëherë bisedat për kolegët, apo për ata që janë pak më larg zemrës sonë, por me të cilët kemi të bëjmë vazhdimisht, është një mënyrë dekadente për gjithçka ke vendosur si qëllim jete. Kur e lë pas edhe këtë sekuencë, kupton se prapë je kthyer në zhgënjimin tënd të dikurshëm. Ndonjë flirt, a ndonjë histori dashurie, mund të të shërbejë si ngushëllim me këngën tënde të preferuar melankolike. I mërzitur, me një dëshirë për të shkuar larg, ose për t’ia nisur nga e para, është ajo çka zëvendësohet si një tjetër forcë ngushëlluese me perspektivë në të ardhmen. Të gjitha këto ishin zhgënjimet tona të përditshme, ose le t’i quajmë ëndrra, në këtë tokë të vetëm lojës dhe mashtrimit. Teksa kapërcen këto ura të kohës, dije se vetëm një kujtim në këtë botë të madhe të ndjek pas, ai është kujtimi për Zotin, që të vjen vetvetiu si në dritë, si në errësirë. Edhe kur je në shkretëtirë, Ai është busulla për të mos humbur, e nëse je në një qytet kontrovers prej 10 milion banorësh, Ai është binari për t’u mbajtur fort. Për sa kohë që ky është kujtimi më i vyer i tërë sorollatjeve të mia në këtë jetë, atëherë unë jam optimisti më i madh në këtë botë. Poshtë urës ku gjendem, lumi i jetës do të rrjedhë, me ose pa dëshirën time. Ai do të ndjekë shtratin e vet. Në këtë rrugëtim lëkundjesh, tek Ti Zoti im prehjen unë e gjej dhe shpirtit dhembjet nuk ia ndjej!


ANDI PEPA

LIRIA në Arsim

Liria në arsim është një temë që duhet studiuar me hollësi. Nxënësit do të dëshironin më shumë një mësim ku mbizotëron harmonia, argëtimi sesa mësimin e një mësuesi serioz dhe të rreptë. Idealja është që të sjellësh bashkë argëtimin dhe disiplinën në mësim. Mësuesit duhet t’i përdorin aftësitë pedagogjike për të sjellë bashkë këto dy elemente. Nëse kjo arrihet në mësim nxënësit edhe nuk mërziten, por, ç’është më e rëndësishmja, nuk i harrojnë lehtë ato që mësojnë në atë mësim. Kur është pyetur një mësues në pension që kishte nxjerrë shumë nxënës të suksesshëm gjatë karrierës, se cili është sekreti i punës së tij, ai është përgjigjur: t’i bësh nxënësit ta duan mësimin. Që nxënësi ta dojë mësimin në fillim duhet të dojë mësuesin. Edhe mësuesi duhet t’i dojë nxënësit e tij. Nxënësi do të ndjehet më i sigurt dhe i lirë në një ambient që e duan, dhe do të mësojë më mirë. A duhet të ketë ndëshkim? Në rast se nuk respektohen kufijtë, mund të zbatohen dënime të ndryshme sipas sistemit që ndodhet. Pika që duhet pasur kujdes këtu është që dënimi mos jetë ndëshkues por motivues. Kur të zbatohet dënimi nxënësi duhet të mësojë diçka nga dënimi. Faji-Dënimi duhet të jenë të balancuar midis Shkak-Pasojë. Në qoftë se nxënësi që dënohet mendon se është i pafajshëm, atëherë nga ky dënim nuk përfitohet asgjë, në fillim duhet që nxënësi ta pranojë fajin dhe ta kuptojë që këtë dënim po e merr për një gabim të bërë. Sërish në vend të dënimit natyra e njeriut është më e përshtatshme për shpërblim dhe motivim. Kur njeriu bën punë të mira dhe të këqija duhet sjellë para sysh më shumë puna e mirë, duhet ta forcojmë pozitiven, në qoftë se ne i

vëmë në dukje gjithmonë gabimet nxënësit atëherë ai do t’i humbi shpresat, do të shkojë në pesimizëm dhe do të mendojë që nga ai vetë nuk mund të dalë një njeri i mirë. Për shembull, mësuesi në vend që të merret me punët që nxënësi nuk ka bërë, të merret me ato që nxënësi ka bërë, kështu do ta drejtojë atë për tek pozitivja, dhe nxënësi do të këtë dëshirë ta bëjë gjithmonë ato që ka bërë. Liria duhet të mësohet në fëmijëri Sipas studimeve të bëra është vënë re se gjërat që mësohen nga 0-6 vjeç janë më të shumta se ato që mësohen mbas moshës 6 vjeç. Si të ulemi, të ngrihemi, të buzëqeshim, të flasim, ngjyrat, numrat, marrëdhëniet njerëzore, vlerat, konceptet dhe shumë gjëra të tjera mësohen 6 vitet e para të jetës. Në arsimin e bazuar tek truri, përveç se merret me sjelljen e fëmijës dhe mundësitë që i janë ofruar atij, merret dhe me temën se sa të lirë e ndjen veten fëmija. Kur njeriun e lë në gjendjen e tij natyrore është më i privuar që të veprojë çfarë t’i dojë qejfi. Mund t’i harxhojë të gjitha paratë që i ka për t’i shpenzuar për një javë, për një ditë. Por nuk duhet harruar se veprimi në mënyrë të lirë ka dhe rreziqet e veta. Që të mos bjeri pre e epsheve të veta njeriu duhet të ketë disiplinë të brendshme, kontroll të vetes; duhet të kesh një balancim midis dëshirave dhe nevojave që ke. Filozofia e lirisë dhe vlerat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e të ardhmes tënde. Në qoftë se fiton aftësinë e drejtimit në mënyrë të drejtë të vetes, do të bëje më pak gabime, dhe nuk do ta harxhoje kohën kot. Nuk do t’i shpenzosh vitet e ardhshme për të ndrequr gabimet që do të bësh sot. Prandaj duhet ta njohësh mirë lirinë dhe ta komentosh drejt atë. QERSHOR 2013

Di

17


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

Rrethi i Kavajës bën pjesë në Qarkun e Tiranës, ka një sipërfaqe prej 395 km2 dhe një popullsi prej 82.921 banorë (2010) të ndarë 38.369 banorë jetojnë në qytet dhe 44552 banorë në fshat. Nën administrimin e këtij rrethi bëjnë pjesë 2 bashki, Kavaja dhe Rrogozhina, 8 komuna dhe 40 fshatra.

KAVAJA

"QYTETI ISLAM I SHQIPTARËVE" Sa herë që flitet apo dëgjohet diçka rreth qytetit të Kavajës direkt lidhja do bëhet me fenë Islame, pasi është i vetmi vend në Shqipëri ku Islami bie në sy më shumë se në cilindo rreth tjetër, me banorët e saj dashamirës të fesë dhe me praninë e xhamive gjithandej. Nëse dikush kalon në rrethin e Kavajës nuk mund mos vërejë minaret kryelarta që duken në horizont kudo, në çdo skaj të qytetit apo të fshatrave, madje në qytet dhe lagjet periferike (fshatrat rreth Kavajës që pothuajse janë bërë pjesë e qytetit) lartohen mbi 10 minare, që në raport me popullsinë i bie një (1) xhami për rreth 3500 banorë, si në asnjë qytet apo rreth tjetër të Shqipërisë1. Kavaja kontaktet me Islamin i ka patur që herët, madje thuhet edhe para osmanëve. Për herë të parë përmendet në dokumentet osmane në vitin 1431 si “Fshati Kavalia”që kishte 16 shtëpi, të gjithë të krishterë, raport i cili do të ndryshonte me rritjen e popullsisë dhe me ardhjen e osmanëve në trojet arbëreshe dhe në shekullin XVI fshati Kavajë kishte rreth 750 banorë pothuajse mbi ½ e tyre ishin myslimanë, por kontaktet me Islamin sipas të dhënave kanë qenë akoma më herët, ndërkohë që në vitet 1. Në Tiranë ky raport është 1 xhami me mbi 70.000 banorë, ku në total qyteti ka 10 xhami dhe 2-3 mesxhide(vendfalje), dhe një popullsi banuese mbi 800.000 banorë.

18

Di

QERSHOR 2013

1561-1562 myslimanët do të bëheshin komunitet (grup i konsiderueshëm) ku për nevojat e tyre është ndërtuar dhe Xhamia e parë në Kavajë.2 Sipas kronikanit osman Evlija Çelebiut, Kavaja gjatë viteve 1660-703 ishte një qytet i lulëzuar me 400 shtëpi banimi një dhe dy kate, dhe kishte 4 xhami me minare të vogla dhe 4 mesxhide, 2 medrese, 3 shkolla fillore dhe 2 teqe4. Dy shekuj më pas, në 1867 Kavaja u bë qendër kazaje, me hane, mullinj, furra, dyqane, punishte zejtarie dhe me një treg të njohur për drithërat. Sipas një statistike turke të vitit 1897, Kavaja kishte 3245 shtëpi, 415 dyqane, 22 magazina, 12 hane, 110 mullinj, 10 furra tjegullash, 1 postë xhandarmërie, 1 farmaci, 37 xhami dhe mesxhide, 42 teqe, 1 medrese, 1 shkollë ruzhdie, 10 shkolla fillore, 1 shkolle rume (greke) dhe 4 kisha. Sami Frashëri në “Kamusul Alam” në po të njëjtën periudhë kohore na thotë se Kazaja e Kavajës në fund të shek. XIX, kishte 57 fshatra, me popullsi totale rreth 30.000 banorë nga të cilët 5500 banorë kishte vetëm qyteti.5 2. A. Meksi, Arkitektura e Xhamive të Shqipërisë (shek. XV - XIX), f.74, UEGEN - Tiranë 2007. 3. Robert Elsie, ‘EvlijaÇelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje; Kosovë, Mali i Zi dhe Ohër’; f. 101, Shtëpia Botuese 55,Tiranë 4. Evlija Çelebi, Shqipëria para tre shekujsh, përkthyer nga Salih V çiterni, f. 84, Botim i Plotë ‘Besa’, TIranë 2000 5. Sami Frashëri, Viset shqiptare në Kamusul Alam, Vepra 3, f. 116, LOGOS-A, Shkup 2004.


Regjistrimet e para të popullsisë të bëra mbas Pavarësisë (1912) nga Perandoria Austro-Hungareze e cila gjatë Luftës së Parë Botërore zotëronte rreth 70% të territorit Shqiptar na jep këto të dhëna mbi Kavajën. Në vitin 19186 rezulton se kishte një sipërfaqe prej 365 km2 dhe një popullsi prej 17778 banorë, 16253 prej të cilëve ishin myslimanë, 1525 të krishterë nga ku vetëm 1 katolik, të tjerët ortodoksë, e kthyer në përqindje kjo e dhënë përkthehet në mbi 91% e popullsisë myslimanë dhe më pak se 9 % e popullsisë i përkisnin besimit ortodoks, pasi hebrenj apo ateistë nuk ka në këtë regjistrim. Nga regjistrimi i parë i bërë nga Shtetit Shqiptar në 1923, në rrethin e Kavajës rezulton se kishte 55 fshatra, me 3354 shtëpi, 20159 banorë, prej të cilëve 18015 myslimanë dhe 2144 ortodoksë7 ku vetëm në qytet banonin mbi 6000 banorë. Regjistrime tjera të popullsisë në Shqipëri janë bërë dhe gjatë viteve ‘30, ku përkatësia fetare për qytetin dhe për mbarë rrethin e Kavajës nuk do të rezultojë me luhatje të madhe, gjithmonë shumicë e theksuar kanë qenë Besimi Islam ku variojnë nga 80-90% e popullsisë të jenë myslimanë (bashkë me sektet islame si halveti, bektashi etj., pasi është e vështirë të bësh një ndarje ngaqë në regjistrimet që janë bërë thjesht janë deklaruar si myslimanë pa specifika të tjera, por normalisht që sunitët janë shumicë dërrmuese ashtu si në mbarë Shqipërinë). Gjatë periudhës së komunizmit nuk kemi të dhëna të sakta mbi ndarjen fetare të popullsisë për vitet 1945, 1950, 1955, 1960, 1965 edhe pse në këto deklarime ka qenë e shënuar dhe përkatësia fetare, ndërsa në vitet 1967-1989 deklarimi i besimit fetar ishte i ndaluar me ligj. Gjatë 19902010 nuk janë bërë regjistrime mbi baza fetare, u deshën dy dekada deri sa të arrihej një gjë e tillë dhe të realizohej vetëm në Censusin e 2011, ku do të bëhej dhe regjistrimi mbi përkatësinë fetare, shumë e kontestuar nga qytetarët gjithashtu dhe nga bashkësitë fetare në Shqipëri, por që nuk janë publikuar sfecifikisht për qytete të caktuar. Ajo që konstatohet nga mbarë zyrtarët dhe opinioni publik mbi përkatësinë fetare të popullit së Kavajës, e shprehur në përqindje, myslimanët vazhdojnë të jenë shumicë, luhatja është nga 75-90% e popullsisë vetëdeklarohen myslimanë, pjesa tjetër ortodoksë, ku në gjithë rrethin janë vetëm 2 fshatra gjithashtu dhe një lagje në qytet, një pjesë fare e vogël mund të jenë dhe të sekteve të tjera të krishtera të hapur rishtazi në vitet e fundit, gjithashtu dhe ateistë. XHAMITË NË KAVAJË 1561-20138 Historiku i Xhamive në Kavajë daton që herët, pikërisht që në periudhën të cilët kavajasit kishin përqafuar Islamin në një numër të konsiderueshëm aq sa kishin nevojë për një xhami. Disa nga xhamitë më të hershme të Kavajës janë: Xhamia Plakë ose e Ali Hajdarit, e ndërtuar më 1561-62 e rikonstruktuar në vitin 1811 e cila do të prishej në vitin 1922 6. Franz Seiner, Numërimi i parë i popullsisë në Shqipëri (1916-1918), Botuar nga “Hylli i Dritës” Shkodër 1922-23 7. Teki Selenica, Shqipëria më 1923, Tiranë 1923. 8. Për më shumë mbi xhamitë e vjetra shih, “Isuf Sukaj, Urbanistika dhe arkitektura e qytetit të Kavajës”, f. 20-25,198-207.

për ndërtimin e një rruge, dhe për ta zëvendësuar këtë, institucioni shtetëror i kohës ndërtoi një tjetër xhami të vogël jo shumë larg nga vendi i xhamisë së parë. Xhamia e Myderrizit, e ndërtuar në vitin 1589, ka funksionuar deri në vitin 1914 më pas u rrënua vetvetiu për mungesë ndërhyrje dhe u shemb, pasi ishte ndërtuar prej guri qerpiçi. Xhamia e Haxhi Alushit, e ndërtuar më 1625 dhe e rikonstruktuar në 1895. U prish në vitin 1964-65(ose 1967) dhe në të është ndërtuar një pallat në qendër të qytetit. Xhamia e Kaikut, e ndërtuar më 1652, e rikonstruktuar disa herë gjatë viteve 1752, 1830, 1921, dhe e prishur në vitin 1967. Xhamia e Dardhës, ndërtuar në vitin 1694 dhe e rrënuar në vitin 1917 për mungesë fondesh për ta rikonstruktuar apo meremetuar. Xhamia Kubelije 1735/36. Kjo xhami do të ndërtohej pak më vonë nga të tjerat, në kohën kur Islami kishte depërtuar gjerësisht dhe ishte kthyer në shumicë në trojet shqiptare të zotëruara nga Perandoria Osmane, do të ndërtohej në qendër të qytetit aty ku sot është xhamia qendrore, në vitin 1963 do të rikonstruktohet dhe pak vite më vonë në 1967 kjo xhami do të pësonte fatin e hidhur si mbarë xhamitë e tjera në Shqipëri e do të prishej nga komunistët. Xhamia e Ibrahim Beut, ndërtuar në vitin 1795 në lagjen Zguraj, e rikonstruktuar në vitin 1845. Kjo do të degradohej deri në shkatërrim në 1942 për mungesë rikonstruktimi dhe meremetimi. Xhamia e Vjetër, e ndërtuar në vitin 1922 si kompensim mbas prishjes së Xhamisë së Parë të ndërtuar në Kavajë që QERSHOR 2013

Di

19


9. Rifat Hoxha, Kavaja në vitet 1945-1990; f. 273, Gutenberg, Tiranë 2003.

20

Di

QERSHOR 2013

Fotot nga Gëzim Bonjaku

e kemi përmendur më lart. Edhe kjo u prish në vitin 1967. Këto janë vetëm disa nga xhamitë që Qyteti i Kavajës ka patur gjatë viteve 1561-1967 dhe që ka të dhëna të pakontestueshme për to, pra nga ndërtimi i xhamisë së parë deri në prishjen e dhjetëra xhamive në Kavajë e mbarë Shqipërinë. Por rrethi i Kavajës ka patur shumë e shumë xhami të tjera në fshatra, normalisht të gjitha të dokumentuara, të cilat nuk mund t’i përfshijmë në këtë përshkrim të shkurtër. Gjatë viteve 1912-1927 në nënprefekturën e Kavajës sipas një studimi janë regjistruar 37 xhami, 100 hoxhallarë, por nuk është çudi që ky numër të jetë fare i vogël në krahasim me numrin real të xhamive që kanë qenë në mbarë rrethin, pasi kjo gjë konstatohet në mbarë Shqipërinë ku numri i xhamive para viteve ‘30 ka qenë shumë më i madh në krahasim me atë që do të ishte mbas këtij viti, pasi që në vitin 1931 do të fillonin të prisheshin shumë xhami si shkak i rrënimit apo mbylljes së tyre ngaqë nuk kishte hoxhallarë që të drejtonin në këto xhami, mbylljes nga vetë shteti, apo prishja e tyre si shkak i hapjes së rrugëve e ndërtimeve të tjera nga ana e shtetit një rast të cilin e kemi përmendur më lart. Në 1967 kur xhamitë do të shembeshin masivisht, saqë në qytetin e Kavajës dhe mbarë rrethin nuk do të ruhej as edhe një. Nga kujtimet e kohës rezulton se kishte përpjekje për ta kthyer në muze Xhaminë Kubelije dhe t’i dorëzohej Institutit të Monumenteve të Kulturës, por nuk u pranua me preteksin se “Nëse bëhet kjo gjë, atëherë në Kavajë të mos flitet më për luftën kundër fesë”9 dhe kështu që shkatërrimeve të komunistëve nuk i shpëtoi as kjo xhami me vlera të mëdha arkitekturore dhe kulturore, pjese e së cilës sot kanë ngelur vetëm kolonat të vendosura para Xhamisë në qendër të qytetit të cilat u transferuan në Durrës dhe u rikthyen sërish në Kavajë mbas rënies së komunizmit. Kavajasit do të prisnin 25 vjet që të riktheheshin sërish te besimi në Zot, kjo jo se në zemrat e tyre kush shterur besimi por se sistemi i pati ndaluar ta deklarojnë dhe ta praktikojnë besimin e tyre. Kavajasit qenë të dytët që morën nismën për rikthimin e praktikimit të fesë mbas Shkodrës, akoma pa u vendosur mirë demokracia, për herë të parë pikërisht në janar 1991 ku u zhvillua ceremonia madhështore e parë fetare mbas 25 vjetësh bllokimi të ritualeve fetare dhe ndalimit të besimit, me organizator kryesor Haxhi Xhaferr Shkodrën, i cili ka qenë iniciues i shumë nismave pozitive në Kavajë, si në këtë rast por dhe në ndërtimin e hapjen e xhamive të tjera në qytet dhe mbarë rrethin. Ai gjithashtu është iniciatori për rihapjen e Medresesë së Kavajës nga ku kanë dalë breza të tërë myslimanësh të edukuar në frymën islame, disa prej të cilëve vazhduan studimet e larta fetare në vende të ndryshme të botës islame si në Turqi apo vendet arabe, pothuajse të gjithë hoxhallarët e sotëm në rrethin e Kavajës kanë qenë dikur në vitet ’90 nxënës të kësaj medreseje. Nga vendimet me rëndësi që do të merrnin organet drejtuese islame në Kavajë, saktësisht Këshilli i Bashkësisë

Islame, do të ishte vendimi për ringritjen e xhamisë Kubelije aty ku kishte qenë më parë, pra në qendër të qytetit ku është dhe sot, dhe për të ndjekur këtë punë u caktua Muhamed Hoxha, myftiu i Kavajës dhe inxhinieri Ibrahim Sukaj. Kjo Xhami do të përfundonte së ndërtuari në vitin 1994 mbasi iu ndryshua disa herë projekti për tejkalim fondesh derisa u caktua ajo që ne shohim sot. Kjo xhami do t’i hapte rrugën ndërtimit, rindërtimit, rikosntruktimit të shumë e shumë xhamive të tjera në qytet dhe në mbarë rrethin dhe sot Kavaja mbas 20 e disa vitesh numëron 45 xhami në gjithë rrethin, 7 prej të cilave në qytet, nga ku 17 prej tyre hapen për 5 vakte, 8 hapen në disa vakte në ditë (5 ose më pak), dhe pjesa tjetër disa herë në javë ose detyrimisht për xhuma. Nga 45 xhami pothuajse të gjithë janë të reja (38), pra të ndërtuara mbas viteve ’90, dhe 7 të vjetra, të rikonstruktuara apo rregulluara të cilave iu ishte kthyer destinacioni në vitin 1967. Në total në Kavajë në ditët e sotme janë në shërbim të komunitetit mbi 50 hoxhallarë, 16 prej të cilëve me arsim të lartë fetar, 3 hafizëKur’ani, 8 me arsim të lart jo-fetar (5 prej të cilëve kanë mbaruar medresenë), 15 me arsim të mesëm, 5 me arsim 8 vjeçar, 9 autodidaktë.10 Bashkësia Islame në Kavajë, saktësisht Myftinia e Kavajës përgjatë shekullit të fundit do të drejtohej nga këta personalitete të shquar, të arsimuar, nga oratorët më në zë në mbarë Shqipërinë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre për ngritjen e Fjalës së Allahut. 1. Hasan Elhyka - 1915 - nga Kavaja 2. Mulla Hasan Nexha - 1916 - 29 - me origjinë nga Lushnja 3. H. Ibrahim Kuduku - 1929 - 49 - nga Shkodra 4. Sulejman Abaz Misiri - 1949 - 54 - nga Kavaja 5. H.Sabri Koçi - 1954 - 57 - nga Librazhdi 6. Osman Xhaferri - 1957 - 66 - nga Kavaja 10. Këto të dhëna janë marrë nga Myftinia Kavajës në Maj 2013.


nxënës dhe një shkollë plotore me 60 nxënës13, ndërkohë që të gjithë shkollat me karakter fetar, si, mektebet, medresetë, etj., do të funksiononin si shkolla me programin e miratuar nga Shteti Shqiptar mbas vitit 1925 dhe ky ishte fati i mbarë medreseve apo shkollave fetare në mbarë Shqipërinë, si medrese do të funksiononin vetëm 2, ajo e Tiranës dhe e Shkodrës. Nga periudha e Mbretërisë deri në 1991 në Kavajë nuk ka patur shkollë fetare, ose më saktë medrese, por kavajasit e kanë mësuar fenë islame nga familjet e tyre, nga hoxhallarët në xhami apo kanë studiuar në Medresenë e Tiranës, apo dhe disa kanë studiuar jashtë vendit.

7. Sulejman Misiri - 1966 - 67 - i rikthyer 8. H. Xhaferr Shkodra - 1991 - 92 - me origjinë nga Shkodra, drejtues fetar jo me titullin Myfti 9. Muhamed Hoxha - 1992 - 97 - nga Podujeva, Myftiu i parë i emëruar mbas komunizmit 10. Jusuf Salkurti - 1997 - 98 - nga Dibra 11. Shyqyri Bylyku - 1998 - 99 - nga Tirana 12. Muhamed Hoxha - 1999 - 2000 - i rikthyer 13. Besnik Leçini - 2000 - në vazhdim - nga Kavaja HISTORIKU I MEDRESEVE NË KAVAJË Medresetë11 në Kavajë kanë nismën e tyre ashtu si në mbarë Shqipërinë mbas depërtimit të Islamit në shumicën dërrmuese te shqiptarët, por si objekte arsimore ato nisin paralel me ndërtimin e xhamive të para, pasi shumica e xhamive të ndërtuara gjatë Perandorisë Osmane janë ndërtuar si ‘kompleks’ ose ‘minikompleks’ bashkë, xhami, abdes’hane/hamame, dhe një objekt edukativ që mund të ishte në varësi të madhësisë së tij, herë ngjitur me xhaminë, herë objekt më vete në të cilin mësohej besimi islam dhe këto objekte do të ktheheshin në shkolla masive në Perandorinë Osmane ku në mbarë trojet shqiptare të tilla mbas shekullit të XVI do të kishte shumë, madje kronisti i njohur osman Evlija Çelebiu për vitet 1660-70 kur ka kaluar dhe në trojet shqiptare në Kavajë regjistron 2 medrese dhe 3 shkolla fillore. Pas dy shekujsh të dhënat na tregojnë se në Kavajë do të hapej mësonjëtorja e parë shqipe saktësisht në 1887, gjithashtu kishte 1 medrese, 1 shkollë ruzhdie (gjimnaz i përgjithshëm), 10 shkolla fillore, 1 shkolle rume (vllehe),12 të gjithë këto shkolla do të ktheheshin më vonë mbas pavarësisë (1912) në shkolla shqipe. Në vitin 1927 nënprefektura e Kavajës kishte 15 shkolla fillore me 940

11. Medrese, Shkollë e mesme ose e lartë për të përgatitur hoxh llarë e myderrizë; në vendet Islame dhe në Shqipëri. 12. Rifat Hoxha, Kavaja në shekuj; f. 83, Bota Shqiptare, Tiranë 1995.

MEDRESEJA E RIHAPUR MBAS 70 VITESH DO TË GJALLËRONTE QYTETIN E KAVAJËS Mbasi ishin bërë hapat e para të veprimtarisë së lirisë fetare dhe ishin ngritur institucionet fetare me nismën e individëve myslimanë si Haxhi Xhaferr Shkodra, iniciatori kryesor që ka një meritë të padiskutueshme në këtë çështje, në shtator të 1991 do të hapej “fidanishtja prodhuese e hoxhallarëve” për Kavajën dhe mbarë Shqipërinë, ose ndryshe Medreseja e Kavajës, e cila në programin e saj do të kishte të gjithë lëndët e programit të shkollave shtetërore, me përjashtim të disave si Muzika, Edukata Qytetare, Edukata Shoqërore e të ngjashme, të cilat ishin zëvendësuar me lëndë të tilla si: Besim, Fikh, Moral, Histori Islame, Ilahi, Arabisht, etj., të cilat në total bëheshin rreth 8-10 orë mësim feje në javë. Realisht shkolla që u hap nuk ishte vetëm medrese por dhe mekteb, pra jo vetëm shkollë e mesme me program fetar dhe shkencor, pasi në të do të ishin edhe klasat më të ulta duke filluar që nga klasa e 5-të deri në klasën e 12. Haxhi Xhaferri u bë drejtori i parë i saj (1991-1998) dhe në shtator 1993, me iniciativën e tij, Medresesë iu dha emri “Hafiz Ali Korça”. Në këtë shkollë, përveç lëndëve fetare, mësoheshin disa gjuhë të huaja, gjithashtu dhe lëndë shkencore. Nxënësit e saj, që kanë vazhduar studimet brenda dhe jashtë vendit, i kanë dhënë shkollës një vend të nderuar. Medreseja përgjatë 7 viteve (1991-1998) do të financohej nga shoqatat arabë gjithmonë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, do të drejtohej nga myslimanët e Kavajës dhe i gjithë stafi do të përbëhej pothuajse 100% nga shqiptarët. Në vitin 199814 administrimi i Medresesë “HafizAli Korça” do të kalonte nën administrimin e fondacionit SEMA (fondacion turk), të cilët eksperiencën e tyre në Turqi e aplikuan me shumë sukses në Kavajë dhe në mbarë Medresetë në Shqipëri, dhe kjo shkollë vazhdon të nxjerrë breza të tërë intelektualësh prej më se 15 vjetësh, me suksese të shumta në Shqipëri dhe jashtë saj nga nxënësit e kësaj Medreseje, duke zënë vendin e parë, të dytë apo të tretë, dhe duke përfaqësuar shkollën e tyre me shumë sukses, por gjithashtu dhe qytetin e Kavajës apo dhe mbarë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. 13. Isuf Sukaj, përmendur më lart, f.129 14. Për tu njohur më mirë mbi veprimtarinë e Medresesë mbas vitit 1998 shiko në www.medresejakavaje.com QERSHOR 2013

Di

21


Kulturë

FAIK KACOLLJA (HOXHA)

KURANI DHE NJERIU (RECENSION)

Vëllimi i tretë i serialit "Kur’ani dhe njeriu", i premtuar nga z. Xhemal Balla, një studim me vlera të posaçme kulturore, ku metodat e argumentet shkencore gërshetohen natyrshëm me filozofinë dhe pikëpamjet e botëkuptimit islam, ka dalë nga shtypi… Kohë më parë z. Balla botonte shkrimin me titull "Roli i Kur’anit dhe i shkencës për njohjen e Zotit sipas Hafiz Ibrahim Dalliut" (revista "Drita e Kur’anit", Nr. 2 T. 2007, faqe 132139). Libri "Kur’ani dhe njeriu"ndjek motivet, disa nga idetë dhe synimet e

22

Di

QERSHOR 2013

artikullit, por në mënyrë analitike dhe të zgjeruar. Problemet që shtjellohen këtu janë vendosur në harmoni me idenë qendrore të shprehur lakonikisht me dy alë nga titulli i librit. Edhe më parë studiues shqiptarë të njohur kanë trajtuar çështje të tilla si “Prejardhja e njeriut”, “Darvini dhe teoria e evolucionit "dhe i kanë shpallur të dështuara pretendimet darviniane. Nga ana tjetër mbrohej me të drejtë besimi në ekzistencën hyjnore. Këto shkrime i treguan lexuesve se darvinizmi mund dhe duhej riparë, Autori

i librit që kemi në dorë ka qëmtuar e tërhequr mendimin e dijetarëve; "zbulimet"e konstatimet e tyre na i prezanton duke cituar herë pas here argumente e mendime me vlerë, nga të cilat mësojmë se deri në ç’shkallë kanë arritur shkencat dhe shkencëtarët e sotëm në raport me fenë islame e, sesi një numur i konsiderueshëm prej atyre dijetarëve bashkohen pa ekuivoke në besimin tek Zoti i botëve, Krijuesi i gjithçkaje dhe edukuesi. Ai është Allahu i Plotfuqishëm që nuk ka lindur prej kujt dhe nga Ai nuk


ka ka lindur ndokush. (Kaptina 112 e Kur’anit, EL IHLAS) Sot, tek ne, besimi në ekzistencën hyjnore është venitur, është lëkundur si pasojë e disa faktorëve historikoshoqërorë, nga të cilët, kryesori është propaganda dhe lufta sistematike e organizuar nga shteti dhe shtetarët socialisto-komunistë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore në drejtim të feve e prijësve fetarë, teologëve, pa kursyer as besimtarët e thjeshtë e qytetarët e ditur ose më pak të kulturuar. Si për t’u shfajësuar, regjimi monist vuri në përdorim gjerësisht teorinë e evolucionit të pseudoshkencëtarit, Darvin mbi lindjen dhe zhvillimin e jetës në tokë në mënyrë graduale. Teoria darviniane mohon ekzistencën e Zotit. Fushata e dhunshme antiislame u thellua me shembjen në themel të institucioneve fetare. Ndërhyrja në jetën shpirtërore të njeriut, solli varfërimin e vetive dhe të virtyteve humanitare, solli shuarjen e dashurisë së njeriut për njeriun, të dashurisë së fëmijëve për prindërit, të qytetarit për qytetarin e plot plagë shoqërore, të dëmshme për komunitetin, për atdheun e kombin sa edhe për njerëzimin mbarë. Xhemali, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i pasionuar në studime individuale, jo vetëm nuk pajtohet me ateistët, por, i mbështetur tek dijetarët e anës tjetër, tek shkencëtarët që e besojnë Krijuesin e rruzullimit, na parashtron informacione e të dhëna bindëse, përshkruan dukuri nga historia e natyrës duke mbajtur në qendër të vëmendjes lexuesin të cilit i drejtohet me pyetje retorike të përsëritura si: A mundet që ky grumbull molekulash në mënyrë të rastësishme të formojë jetë? Autori vetë përgjigjet: - Jeta mund të nisë vetëm nga jeta… (faqe 17). A nuk përbën kjo një mrekulli?- Sigurisht që po. (faqe 72). A mund të besohet se këto erdhën nga zvarranikët? - Sigurisht që jo. Kompozime të kësaj dore, ku kërkohet të vihet në lëvizje logjika e lexuesit dhe njëherazi demonstrohen fakte të stilit filozofik për besimtarët, i japin më shumë frymëmarrje tekstit, shprehjes së me-

ndimeve. Qysh në fillim të librit, në rreshtin 11 të faqes 7 autori shkruan: "…Duke i patur parasysh këto vlera, në mbështetjen e Kur’anit dhe të hadithit të profetit Muhamed…, jam përpjekur të sjell argumente që të ndihmojnë besimtarët për të kuptuar se jeta nuk ka lindur rastësisht në tokë e dete dhe as ka ardhur me evolucion deri tek njeriu…, por është krijuar nga një fuqi madhore, që njihet me emrin “Allah" ose "Zot" dhe shton se "Nuk ka asnjë mekanizëm që të vërtetojë se gjallesat erdhën si rezultat i evolucionit të tyre…" Pastaj arsyetimi logjik shoqërohet me opinionin e gjeniut anglez, Njutonit që thoshte: "…Nuk është e logjikshme që gjithësinë ta sundojë një nevojë e verbër..." Te "Kur’ani dhe njeriu" njihemi me veprime kafshësh e shpendësh që të habisisin me "mençurinë"e tyre ; p.sh. se si i gjejnë rrugët ato për sigurimin e ushqimit, si mbrohen nga agjentët e natyrës etj. Në këtë kuadër Xhemali përdor terminologjinë përkatëse dhe nxjerr deduksionin se kjo "zgjuarsi "nuk mund të lindë vetvetiu; mandej "mendja e njeriut nuk e pranon gjithë këtë ndërtesë … të krijuar vetvetiu, pa projektuesin …"(Libri, fq 59) Në këtë kuadër Xhemali hulumton në fushën e anatomisë dhe shkruan: "Kujtimet tona aktive magazinojnë miliarda here më shumë informacione se një kompjuter i madh modern"Pastaj kompjuteri nuk është absolutisht i pagabueshëm. Ndodh, jo rrallë që aparati elektronik, memoria e tij e teknikës së lartë, gabon duke na dhënë një shkronjë për një tjetër, bile edhe një alë në vendin e një ale që nuk shkon, prandaj duhet ndërhyrja, dora e fundit e korrektorit. "Kur’ani dhe njeriu" është hartuar sipas një plani tematik në katër kapituj: Kapitulli i parë ka shtatë nëntema, kapitujt e tjerë respektivisht kanë nga shtatë, dhjetë e pesë nëntema. Së fundi jepet pasqyra e literaturës së bashku me emrat e autorëve të huaj e vendas si edhe 68 citime nga Kur’ani. QERSHOR 2013

Di

23


Kjo ecuri tërheq vëmendjen e lexuesit, i cili s’e heq dot nga dora derisa ta lexojë librin të tërë. "Kur’ani dhe njeriu" ka hyrë në fondin e atyre veprave të personaliteteve të dijes në botimet tona të periudhës së zhvillimit të kulturës islame shqiptare bashkëkohore moderne që u themelua me studimet e botimet e Haxhi Vehbi Dibrës, të Hafiz Ali Korçës, Hafiz Ismet Dibrës, të Hafiz Ibrahim Dalliut e të tjerë. Hafiz Ismeti, në studimin e vet me titull "A ka dyshim në qenien eZotitit (E fil’lahi shek’kun?") është kujdesur të na përshkruajë konkluzionet e kërkimeve të shkencëtarëve: Dr Mil EDUARD, Dr Gustav ZHULJE, Dr. FABER, Bergson ANRI etj. rreth jetës së disa qenieve të gjalla {Hafiz Ismet Dibra "A ka dyshim në qenien e Zotit ", Ribotim i Fondacionit të Kur’anit, Tiranë, 2007, faqe 109- 112,113, 114 deri 121) E veçanta tek Xhemali është se sot ai, jo vetëm si ekspert i shkencave të natyrës dhe i atyre islame, por vijon të jape ndihmesën e vet me punë të përkushtuar e këmbëngulëse edhe në pasurimin e modernizimin e metodikës së bisedave, të vazeve që mund të quhen leksione të niveleve të larta në xhamitë e Tiranës, gjë që mund të përqafohet edhe nga zotërinjtë e tjerë të kësaj fushe. Teksa shkruan për gjallesat, për kafshët, insektet etj., sakaq kthehet përsëri tek njeriu, tek besimtari në Zotin, me mesazhin e bashkëjetesës e tolerancës mes besimeve fetare, pasi, siç shkruan ai: "Personaliteti, nderi e pasuria e çdo individi janë të mbrojtura në fenë islame pavarësisht nga përkatësia fetare "(faqe 101) Në faqen 124 shkruhet: "Zgjimi i ndërgjegjes fetare nga të gjitha fetë

24

Di

QERSHOR 2013

do ta bëjë të mundur që, nëpërmjet predikimeve të principeve hyjnore që zotërojnë dhe janë të përbashkëta në dobi të shoqërisë e atdheut, të kontribuojmë për bashkim e vëllazërim… " “Zgjimi i ndërgjegjes së besimit tek çdo njeri, i lindur në natyrën e tij, do të ngrinte më lart shpirtin, arsyen, lirinë dhe përgjegjësinë për vepra të mira me vetëdije, e do ta orientonin atë tek besimi e mbështetja tek Zoti i madhërishëm. Përpara kësaj ndërgjegje janë gjunjëzuar edhe filozofë të mëdhenj botërorë në ditët e fundit të jetës…Në çdo aktivitet jetësor njeriu duhet të kujtojë krijuesin e tij, ta falënderojë për të mirat që i ka dhuruar, për të kaluar i lumtur këtë jetë provizore””ndërhyn autori i librit.. Togalëshi “Kur’ani dhe njeriu”, të bën të vrasësh trurin e të mendosh se ç’vend zë njeriu në prani të Qelamull’llahit? Në librin hyjnor, në Kur’an, ala “njeri" përmendet në rasa të ndryshme si në njejës ashtu edhe në numrin shumës."Mantiku“, logjika klasike e shkollave arabofone e nis mësimin me dialog, me pyetjepërgjigje: "Mel’ Insanu?- El Insanu hajevanun natikun" (Ç’është njeriut? - Njeriu është kafshë që flet me arsyetim) I shumëdituri, i ndjeri Hafiz Ismeti, në lëndën e tefsirit (në mësimin e interpretimit të Kur’anit), lidhur me dy simbolet e ajetit të parë të kaptinës 36 "Ja Sin", si erudit që ishte, i shpjegonte: "Zoti i din, por mufes’ sirët kanë thënë se këto dy alë e kanë kuptimin: "O njeri". Mjafton ky eksklamacion për ta zgjuar robin e Zotit nga gjumi, për ta tundur nga plogështia. Nënteksti i togalëshit, “Kurai dhe njeriu" këtu, mund të merret si njësi sintaktike ku njeriu është në fokusin e kërkimeve kuranore, është objekti dhe më i privilegjuari tek All llahu i Plotfuqishëm me besimin e vet, por është në epiqendrën e mësimit, ”…i krijuari në formën më të bukur…" (Kur’ani, 95:4), Kur’ani i parashtron njeriut “aksiomën" se "Mbi çdo dijetar ka edhe më të ditur …" (Kur’ani sure 12, Jusuf-ajeti 76), për ta nxitur njeriun të mësojë pa ndërprerë, që ta rrisë vazhdimisht kuantitetin dhe

cilësinë e njohurive të fituara. Gjashtë herë përmendet emri i njeriut, në numrin shumës me togalësha dhe bie në sy menjëherë sapo ta marrësh në dorë suren e fundit të Kur’anit, e njëqindekatërmbëdhjeta kaptinë e librit hyjnor. Në mësimet kuranore Xhemali gjen burimin e frymëzimit të punës kërkimore. Nga ana tjetër zoti Balla ka akumuluar përvojë të gjatë pedagogjike e stazh si mësimdhënës dhe është vënë në shërbim të edukimit të nxënësve me normat e moralit njerëzor e për të ndikuar edhe tek kolegët e bashkëpunëtorët, për t’i veshur edhe ata me vetitë njerëzore. Ai bën çmos për të depërtuar në ndërgjegjen e brezit të ri, tek adoleshentët në procesin e punës edukative mësimore me klasat e shkollës. Ata janë pjesa më delikate, ata kanë më shumë nevojë për t’u mbajtur afër, thotë mësues Xhemali dhe shton se: "…Dispozitat e Kur’anit u përgjigjen të gjitha zbulimeve shkencore që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë njerëzore … Gjenet e trashëgimisë luajnë rol të rëndësishëm…Gabimet apo abuzimet e prindërve i vuajnë fëmijët e pafajshëm." Më se njëherë ka parashtruar si nevojë të domosdoshme edukatën; krahas kësaj duhet të vijë natyrshëm edukimi me besimin tek Zoti,- thotë Xhemali. Këto pak gjëra që sollëm ne nuk janë të mjaftueshme për të kuptuar e njohur vlerat e vëllimit "Kur’ani dhe njeriu ". Duhet lexuar i gjithë libri, mandej nga cilido që dëshiron t’i zgjerojë dijet, por sidomos vaizëve e predikuesve iu hyn në punë më shumë; kush dëshiron mund të konsultohet edhe me vepra të tjera të botuara nga Xhemal Balla. Ne, (është mendimi ynë personal) kemi shpresë që kjo literaturë e zgjedhur me kujdes, e përpunuar me seriozitet dhe e argumentuar me përgjegjësi morale, ku Xhemali ka derdhur aq punë e djersë intelektuale, mund të shumëfishohet dhe t’iu serviret jo vetëm imamëve, hatibëve, vaizëve, mësuesve e studentëve të medreseve etj., po edhe qytetarëve të interesuar.


MR . QEMAJL MORINA

PERIODIKU SHQIPTAR ISLAM GJYSMA E DYTË E SHEKULLIT XX

Libri i titulluar “Periodiku shqiptar islam në gjysmën e parë të shekullit XX” i dr. Fahrush Rexhepit, me të cilin mbrojti tezën e magjistraturës në vitin 2001, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, pranë Universitetit të Prishtinës, mund të jetë përpjekja e parë për ta hulumtuar këtë fushë tejet të rëndësishme të veprimtarisë sonë jo vetëm fetare por edhe kombëtare. Metoda e hulumtimit të kësaj teme është deskriptivoanalitike duke u përpjekur të shpjegojë për çdo gazetë apo revistë rëndësinë dhe përmbajtjen e saj në aspektin fetar dhe kombëtar. Për atë se siç pohonin edhe vetë autorët e asaj kohe në shkrimet e tyre, se liria fetare ishte e lidhur ngushtë me lirinë kombëtare, apo siç deklaronin ata “pa atdhe nuk ka fe!”. Këtë më së miri e ilustron fakti se gazeta e parë islame në gjuhën shqipe doli më 1913, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë. Kjo pra ishte gazeta “Sedai milet”, ose “Zëri i kombit”në Shkodër, që dilte në shqip dhe në turqisht. Rruga e shtypit islam nuk ka qenë fushë e shtruar me lule, sepse shumë vështirësi kanë dalë në rrugën e tij që nga fillimi e deri në konsolidimin e vlerave të vërteta që lipsej të paraqiteshin me nivel, për shkak të rrethanave dhe kushteve ku ai veproi. Andaj, nëse shtrohet pyetja përse shtypi islam në gjuhën shqipe u paraqit me një vonesë aq të madhe, në dekadën e parë të shekullit njëzetë, ndërkohë që shqiptarët kishin pranuar Islamin disa shekuj më parë, shkaqet mund të jenë: mungesa e alfabetit unik të shqiptarëve, mungesa e shtetit kombëtar dhe rreziqet që i kanoseshin popullit shqiptar nga tendencat e huaja, ishin faktorët thelbësorë të vonesës së paraqitjes së shtypit islam në gjuhën shqipe. Megjithatë, në shekullin që lamë pas panë dritën e botimit një numër i konsiderueshëm gazetash e revistash islame në gjuhën shqipe, ku ndofta pjesa më e madhe e tyre ka qenë krejtësisht fetare. Koha më e përshtatshme, që shfrytëzoi shtypi fetar shqiptar ishte ajo e fillimit të shekullit XX, e cila lidhet me unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908, pavarësimin e Shqipërisë më 1912 si dhe me themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar më 1923, si një institucion i vetadministruar dhe i pavarur. Ky ishte edhe hapi i parë që do të krijonte mundësinë dhe hapte rrugën e zhvillimit të këtij shtypi, sepse ndjenjat atdhetare dhe liridashëse nuk kanë munguar kurrë, duke qenë në rezonancë me ngjarjet e dukuritë politike të kohës. Me kalimin e kohës periodiku shqiptar sa vinte e begatohej me gazeta e revista të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Kështu në vitin 1918, në Vaterbarysë

në SHBA, shqiptarët myslimanë botuar revistën “Shqipëria”. Më 1921 1921, në ë Gjirokastër Gji k të d doli li revista i t ffetare t myslimane li “R “Reforma”, e cila botohej nga një personel fetar. Më 1923, në Shkodër del gazeta “Udha e së vërtetës”, e cila pati për kryeredaktor personalitetin e shquar shqiptar, juristin Hoxha Kadri Prishtinën, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës. Kjo gazetë islame ishte jetëshkurtër, dolën vetëm tre numrat e saj tetor, nëntor e dhjetor të vitit 1923. Në të njëjtin vit në Tiranë doli revista “Zani i Naltë”, si organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar, që luajti rol tejet të rëndësishëm në jetën e myslimanëve jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Në këtë revistë me shkrimet e tyre u paraqitën personalitete të shquara të besimit islam si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Korça, Sali Vuçiterni, Haxhi Ismet Dibra, Sheh Qazim Hoxha, Hafiz Ali Tarja, Mehdi Frashëri, Mit’hat Frashëri (Lumo Skendo), Ferit Vokopola, Jonuz Buliqi etj. Më 1936 në Lahorë të Indisë u botua revista me titull “Drita”, ku në krye të cilës qëndronte një nga anëtarët e studentëve shqiptarë Sherif Putra. Më 1940, në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore del në dritë revista e përmuajshme “Kultura Islame”, si organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në krye të revistës qenë dy përfaqësues të arsimuar me kulturë islame. Sadik Bega, drejtor përgjegjës dhe Sherif Putra redaktor. Në këtë revistë përveç personaliteteve të njohura u paraqitën edhe pena të reja si: Vexhi Buharaja, Asim Lohja, Jup Kastrati, Muhamed Bala, Besim Lëvonja e të tjerë. Ky organ pati jetë më të gjatë se të tjerat, sepse kjo revistë mbijetoi deri në vitin 1944. Fillimisht, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, botimi i shtypit periodik kaloi në diasporë. Fillimisht në SHBA nisi të botohej revista fetare-kulturore “Jeta myslimane shqiptare” në Detroit, më 1950, e cila drejtohej nga imam Vehbi Ismaili. Revista dilte tri herë në vit, botohej në shqip dhe në anglisht. Ashtu siç e përmend edhe autori i këtij libri vërehet se periodiku i asaj periudhe kohore, për shkak të rrethanave të ndryshme ishte jetëshkurtër. Me botimin e kësaj vepre lexuesi shqiptar do të ketë mundësi të njihet me rrjedhat dhe peripecitë nëpër të cilat kaloi periodiku shqiptar islam në gjysmën e parë të shekullit XX. QERSHOR 2013

Di

25


Intervista Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, z. Issam Massalha, në këtë intervistë për revistën “Drita Islame” shpreh për të parën herë përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë dy viteve të qëndrimit të tij në vendin tonë. Ai tregon gjithashtu marrëdhëniet e ngrohta e miqësore mes dy shteteve dhe vendeve tona që i kanë rrënjët thellë në histori. Gjatë bisedës ai përmend edhe vuajtjet dhe sfidat e popullit palestinez i cili sipas tij prej vitesh vuan pasojat e konfliktit me Izraelin. Në lidhje me këtë çështje, z. Massalha apelon: “Të gjithë ata që thërrasin për legjitimitetin ndërkombëtar dhe parimet bazë të njerëzimit, duhet ta ngrenë zërin për të kërkuar dhënien fund pushtimit të Palestinës dhe për t’i rikthyer popullit palestinez dinjitetin dhe lirinë e tij, që të jetojë si të gjithë popujt e tjerë, i lirë dhe i pavarur”. Diplomati Massalha fton çdo shqiptar që ka dëshirë të vizitojë dhe njihet me Palestinën, të shohë nga afër kulturën, traditën, zakonet dhe gjithçka që i përket këtij populli të lashtë dhe paqedashës.

AMBASADORI I PALESTINËS

MASSALHA

ASNJËHERË S'E KAM NDJERË VETEN TË HUAJ NË SHQIPËRI Z. Massalha, a mund te na tregoni se kur e keni filluar mandatin tuaj si Ambasador i Palestinës në Shqipëri dhe ç’mendim keni për Shqipërinë e shqiptarët? Shqipëria është një vend i bukur, sikurse edhe populli i saj është një popull i mirë. Ne asnjëherë nuk e kemi ndjerë mungesën e vendit tonë gjatë gjithë qëndrimit tonë këtu në Shqipëri, kjo ndoshta për vetë faktin që natyra e popullit shqiptar me atë të popullit palestinez ka një ngjashmëri të madhe. Me këtë rast shfrytëzoj të përmend faktin se, ne gjithmonë i sugjerojmë qytetarëve palestinezë dhe madje atyre arabë që të vizitojnë Shqipërinë, e cila është një vend me të vërtetë i bukur. Mandatin tim si Ambasador i Shtetit të Palestinës në Shqipëri unë e kam marrë në shtator të 2010, që nga kjo

26

Di

QERSHOR 2013

kohë unë bashkë me familjen jemi të kënaqur me Shqipërinë dhe shqiptarët. A mendoni se shqiptarët janë të informuar sa ç’duhet rreth çështjes palestineze? Gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi konstatuar se populli shqiptar është një popull i zgjuar dhe se kanë njohuri të gjera në fusha të ndryshme sidomos për çështjet ndërkombëtare. Ndoshta kjo kulturë dhe këto njohuri të përgjithshme që kanë shqiptarët vjen si rezultat i përhapjes së tyre në shumë vende të botës, dhe kontakti i tyre me vende të ndryshme. Përsa i përket Çështjes së Palestinës, mendoj se populli shqiptar ka nevoje për më shumë informacion dhe njohuri në këtë drejtim, dhe kjo mund të realizohet me anë të mje-


QERSHOR 2013

Di

27


për më shumë se 30 vite. Duke qëndruar në të njëjtin kontekst nuk mund te themi se këto marrëdhënie kanë ndryshuar, sepse secila palë ka për qëllim arritjen e interesave të saj, e pa dyshim që këto janë vendime sovrane të cilat ne i respektojmë. Ne gjithmonë jemi përpjekur që qëndrimet tona të jenë në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar, parimeve njerëzore dhe nuk mund pranojmë të vazhdojnë të mbahen standarde të dyfishta përsa i përket çështjes palestineze, sepse të gjithë ata që thërrasin për legjitimitetin ndërkombëtar dhe parimet baze të njerëzimit, duhet ta ngrenë zërin gjithashtu edhe për të kërkuar dhënien fund të pushtimit të Palestinës nga Izraeli, e për t’i rikthyer popullit palestinez dinjitetin dhe lirinë e tij, me qëllim që të jetojë si të gjithë popujt e tjerë, me shtet të lirë dhe të pavarur.

teve të shumta të komunikimit, me qëllim për të sqaruar të vërtetën e konfliktit atje. Në lidhje me këtë pike duhet pasur parasysh faktin se çështja palestineze ka të bëjë me çështjen e pushtimit të Palestinës nga forcat izraelite për më shume se 60 vite me radhë. Ç’mendim keni për politikanët shqiptarë? Dua te them se politika në Shqipëri është në përgjithësi aktive. Në këtë kontekst edhe politikanet shqiptarë konsiderohen tepër aktivë në jetën politike shqiptare qoftë në rang kombëtar, rajonal apo me gjerë. Ky aktivizim mendoj se është edhe si rezultat i aktualitetit shqiptar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. A mendoni se ata janë të informuar sa ç’duhet rreth çështjes palestineze? Mendoj se disa politikanë kanë njohuri të mjaftueshme rreth çështjes Palestineze të cilët interesohen edhe për zhvillimet që ndodhin në atë rajon, ndërsa pjesa tjetër kanë thjesht informacione rreth kësaj çështje, por nuk është se kanë ndonjë interesim konkret. Në botën e politikës informacioni rreth një çështje nuk është gjithçka. Ajo ç’ka mund t’i gjykojë politikanët janë interesat politike që ata mundohen të realizojnë. Si janë marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin Berisha? A kanë ndryshuar ato pas disa qëndrimeve e deklaratave të tij që janë cilësuar si jo pro-Palestinës? Marrëdhëniet me Kryeministrin Berisha në kuadrin e tyre diplomatik janë të mira dhe këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi bazën e respektit reciprok dhe mos ndërhyrjes në çështjet e brendshme të dy vendeve. Ne gjithmonë jemi përpjekur t’i forcojmë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Palestinës, marrëdhënie të cilat e kanë zanafillën e tyre

28

Di

QERSHOR 2013

Cili është mendimi juaj rreth ecurisë së procesit të paqes me Izraelin? Sikurse jeni në dijeni, udhëheqja dhe populli palestinez 20 vite më parë mori një vendim tepër historik dhe strategjik për vendin. Ky vendim ishte hyrja në negociata me palën izraelite nën kujdesin e faktorëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto negociata kishin si synim ngritjen e dy shteteve. Fatkeqësisht pala izraelite dhe qeveritë e ndryshme të saj e kanë përdorur “procesin e paqes” si një slogan për të përmirësuar imazhin dhe marrëdhëniet e saj në arenën ndërkombëtare, duke pretenduar se Izraeli kërkon paqe dhe dhënien fund të konfliktit, njëkohësisht edhe ngritjen e shtetit palestinez. Por në realitet kjo nuk është tjetër veçse humbje kohe dhe nga ana tjetër uzurpim i territoreve palestineze, ngritja e qindra vendbanimeve, dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre dhe zëvendësimin e tyre me hebrenj nga të gjitha vendet e botës, shtypjen e popullit palestinez dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të tij. Gjithashtu cenohet dinjiteti i popullit palestinez dhe jeta e tij përçmohet në forma nga më të ndryshmet siç është ajo e ngritjes së më shumë se 600 postblloqe ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të Palestinës. Këto postblloqe paralizojnë jetën e përditshme të palestinezëve, pengojnë fëmijët që të shkojnë nëpër shkolla, të sëmurët nëspitale etj. Pra kjo është një vuajtje e vërtetë me të cilën përballet populli i pafajshëm palestinez. Por kalvari i gjatë i vuajtjeve të popullit palestinez nuk përfundon këtu, atij i shtohet edhe një plagë tjetër që është shume e madhe për këtë popull, dhe kjo plagë është çështja e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite ku numri i këtyre të fundit i kalon 5000 vetë. Trajtimi i tyre në këto burgje është tepër çnjerëzor, dhe e gjithë bota ka dëgjuar dhe dëgjon për heroizmin e këtyre të burgosurve e për grevën e tyre të urisë në burgjet izraelite. Rasti më i fundit është ai i të burgosurit palestinez Samir Al-Essawy, i cili hyri në librin e rekordeve Guinness, për grevën e urisë më të gjatë në histori, plot 9 muaj. Një çështje tjetër tepër e rëndësishme është rrethimi i Rripit të Gazës dhe numri i popullsisë së këtij qyteti nuk


është pak, por plot 1.5 milion banorë. Ky rrethim i egër, kolektiv dhe çnjerëzor që po i kalon 5 vite, i privon këta njerëz të hyjnë dhe të dalin nga vendi i tyre për të ushtruar jetën normale. Gjithashtu ky rrethim i pengon ata që të ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar dhe mjekuar jashtë këtij territori, pa përmendur këtu edhe mungesën në gjërat që janë jetike për çdo njeri siç janë uji, ushqimi, veshmbathje etj. Vuajtjet e popullsisë në Rripin e Gazës nuk përfundojnë këtu. Ato shkojnë deri ne ekstrem ku edhe energjia elektrike pothuajse mungon gjatë gjithë kohës dhe vetëm në disa zona mund të ketë energji jo më shumë se 4 orë në ditë. Si rezultat i përdorimit të mjeteve të tjera primitive për ndriçim (siç janë qirinjte, llamba gazi, etj.), shumë shtëpi janë djegur apo fëmijë kanë vdekur nga zjarret. Po ashtu mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme të shumta nëpër spitale, qendra shëndetësore, shkolla etj. Jo vetëm kaq, kalvarit të vuajtjeve i shtohen edhe sulmet e egra izraelite mbi Rripin e Gazës në Nëntor të vitit të kaluar, ku si rezultat i këtyre sulmeve ranë viktima qindra palestinezë të pafajshëm, gra, burra, fëmijë e të moshuar. Njëkohësisht të mos harrojmë edhe sulmet e herëpashershme të avionëve izraelitë mbi Gaza duke shkatërruar shtëpi dhe vrarë njerëz të pafajshëm. Pra, vuajtjet e popullit palestinez janë të pafundme dhe të papërshkrueshme me alë, por për këdo që dëshiron të mësojë më shumë rreth këtyre vuajtjeve mund të eksplorojë të gjitha mjetet e komunikimit siçështë interneti, etj. Nëse një shqiptar mysliman do donte të vizitonte xhaminë e shenjtë Al Aksa në Jeruzalem, a do mundej ai? Siç dihet Xhamia Al-Aksa (Kibla e parë dhe vendi i tretë i shenjtë për myslimanët) ndodhet në qytetin e Jeruzalemit, i cili është pushtuar dhe kontrollohet nga forcat izraelite. Izraeli po përpiqet me të gjitha format për “hebraizimin e Jeruzalemit” dhe fshirjen e identitetit të banorëve të qytetit qofshin këta myslimanë apo të krishterë. Bijtë e Jeruzalemit (myslimanë apo të krishterë) çdo ditë përballen me forma të ndryshme të spastrimit etnik dhe të dëbimit nga qyteti i tyre. Dëshmi e qarte e këtyre formave të dëbimit janë masat tejet të rrepta të ndërmarra nga forcat izraelite ndaj vendasve siç janë taksat tepër të larta ndaj çdo qytetari palestinez, gjë që e bën jetën e këtyre njerëzve të përballueshme. Gjithashtu një problem tjetër që hasin banorët e qytetit të Jeruzalemit është dhe ndalimi i tyre për të ushtruar të drejtën për t’u arsimuar në një vend tjetër jashtë këtij qyteti apo për t’u kuruar, pasi nëse largohen nga qyteti për një periudhe kohore më shumë se 5 vjet, u tërhiqet çdo dokument identifikimi dhe nuk kanë të drejtë të kthehen në këtë qytet. Sipas statistikave të fundit është konstatuar se gjatë 10 viteve të fundit më shumë se 20 për qind e qytetarëve palestinezë, banorë të Jeruzalemit (myslimane e të krishterë) janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre si rezultat i

këtyre masave tejet të rrepta dhe anti-njerëzore. E gjithë kjo ndodh me qëllim dëbimin e të gjithë palestinezëve nga qyteti i Jeruzalemit dhe zëvendësimin e tyre me izraelitë. Po nëse një shqiptar i krishterë do donte të vizitonte Betlehemin, a do mundej ai? Përsa i përket çështjes se nëse një shtetas shqiptar mysliman do të dëshironte të vizitonte Xhaminë Al-Aksa apo nëse një shtetas shqiptar i krishterë do të dëshironte të vizitonte kishat në Jeruzalem, mund të themi se: Falë ndihmës së Allahut të Madhërishëm kjo gjë është e lehtë, për vetë faktin se kultet fetare, xhamia apo kisha, janë në administrimin e palestinezëve. Me këtë rast shfrytëzojmë mundësinë për të inkurajuar çdo shqiptar qoftë mysliman apo i krishterë të vizitojë Palestinën dhe kryeqytetin e saj të përhershëm Jeruzalemin, si dhe te gjitha vendet e shenjta të saj. Njëkohësisht për sa i përket vizitës në Betlehem është e njëjta procedurë, dhe ne mirëpresim këdo që dëshiron të vizitojë Palestinën e të shohë nga afër kulturën, traditën, zakonet dhe gjithçka që i përket këtij populli të lashtë dhe paqedashës, dhe mbi gjithçka të shohë nga afër vuajtjet dhe vështirësitë me te cilat ky popull përballet. Nëse Palestina shpall pavarësinë dhe shtetësinë e njëanshme, në rast dështimi total të procesit të paqes, a do prisnit ju njohje nga Shqipëria? Ne nuk mund t’i paramendojmë situatat, njëkohësisht është shumë herët akoma për t’i dhënë njëpërgjigje kësaj pyetje. Po ashtu ne nuk mund të dimë se kur mund të ndodhë kjo gjëdhe për rrjedhojë nuk mund të dimë se si do ta trajtojë qeveria shqiptare këtë çështje. Por ajo që dua dhe duhet të themi është se Shqipëria është nga vendet e parë në Evropë që ka njohur Shtetin e Palestinës që në vitin 1988 dhe ne kemi ngritur marrëdhënie të plota diplomatike me Shqipërinë, të cilat u konkretizuan me hapjen e Ambasadës tonë në Tiranë në vitin 1989, po ashtu Shqipëria ka Ambasadorin e saj, rezident në Republikën Arabe të Egjiptit, i cili mbulon edhe Palestinën. Shfrytëzoj rastin të përmend marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë midis popullit shqiptar dhe atij palestinez, marrëdhënie të cilat i kane rrënjët e tyre thellë në histori. Dëshmia më e qartë e këtyre marrëdhënieve është edhe numri i shumtë i familjeve palestineze me origjine shqiptare, të cilët tashmë janë integruar plotësisht në shoqërinë palestineze. Nga ana tjetër krahas kësaj, kemi dhe familje palestineze që jetojnë në Shqipëri, ndoshta nuk janë të shumta në numër sa janë familjet me origjinë shqiptare në Palestinë. Z. Ambasador, faleminderit për kohën që na kushtuat. Faleminderit juve. Intervistoi: Armir Taraj

QERSHOR 2013

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

QERSHOR 2013


XHAMIA E BALLIJES E NDËRTUAR MES VITEVE 1608-1609, E CILËSUAR SI "XHAMIA BLU" E ELBASANIT

QERSHOR 2013

Di

31


Hadith

ELTON HARXHI

- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -

PASTËRTIA

ËSHTË GJYSMA E BESIMIT Ebu Malik el Harith ibnu Asim el Esh’ari tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit. Fjala Elhamdulilah e mbush peshoren (e besimtarit), fjala Subhanallahiuelhamdulilahi e mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është dritë, sadakaja është argument, durimi është shkëlqim, ndërsa Kur’ani është dëshmi, pro ose kundër teje. Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i vetes së vet, mund ta çlirojë ose mund ta shkatërrojë atë.” (Buhariu dhe Muslimi)

32

Di

QERSHOR 2013

SHPJEGIMI I HADITHIT Çdo mysliman duhet ta lexojë dhe ta rilexojë këtë hadith me dhjetëra herë. Ai duhet të meditojë rreth alëve të Profetit (a.s.), sepse kjo thënie është e lidhur ngushtë me alët dhe veprat e myslimanit, të ardhmen e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Pikërisht për të gjitha këto dimensione kaq kuptimplote flet kjosentencë profetike. Fjalitë e përdorura nga Profeti (a.s.) janë të shkurtra, por secila prej tyre mbart shumë kuptime. Le të meditojmë së bashku në retorikën dhe stilistikën e bukur të përdorur nga Profeti (a.s.) në këtë hadith: Para së gjithash vërejmë një balancim në këto ali. Ky hadith flet për anën emocionale por në të njëjtën kohë prek edhe aspektin logjik. Imagjinata nuk depërton përtej kufijve të realitetit dhe e prekshmja nuk i tejkalon kufijtë e arsyes. Fjalët nuk i drejtohen vetëm një grupi njerëzish duke përjashtuar të tjerët, nuk i nënshtrohet faktorëve të ndryshme të mjedisit dhe të kohës. Ato i drejtohen të gjithë njerëzve, ato janë nën ombrellën e fesë Islame që vlejnë në çdo kohë dhe në çdo vend, pa dallim race, gjuhe, ngjyre e krahine. Çdo ali e kësajporosie flet për balancimin që është tipar i personalitetit të myslimanit. Fjala e Profetit (a.s.) “Pastërtia” mbart disa kuptime: Një prej këtyre kuptimeve është se me pastërti nënkuptohet abdesi. Fjala “Pastërtia” në strukturën gjuhësore është kryealë dhe alia nuk mund të marrë kuptimin e plotë nëse kryealës nuk i shtohet kallëzuesi. Në rastin konkret kallëzuesi është ala e Profetit (a.s.) “është


gjysma e besimit”1 që edhe kjo mbart disa kuptime. Disa dijetarë kanë thënë se me alën besim kuptohet qëllimi i namazit. Në të vërtetë, ky koment qëndron sepse namazi nuk vlen pa marrë abdes. Një kuptim tjetër i alës “pastërti” është pastrimi nga mëkatet, ndërsa “është gjysma e besimit” sipas këtij kuptimi do të thotë se besimi është dy llojesh: 1 - zbatim i urdhëresave dhe, 2 - ndalimi nga harami. Pastrim nga mëkatet do të thotë që myslimani nuk i kryen veprat e ndaluara, pra ai kryen gjysmën e besimit. Tani le të shikojmë alinë tjetër “Elhamdulilah e mbush peshoren (e besimtarit)”. Kjo ali është përgëzuese sepse e përgëzon besimtarin me shpërblimin e madh që e pret, ngase ai e ka falënderuar Allahun. A ka shpërblim më të madh se peshorja e veprave të mira që është e mbushur plot?! Peshoja e veprave të mira mbushet plot sepse falenderimi i Allahut është burimi i çdo vepre të mirë që kryhet me alë apo me vepra. Fjalia“Subhanallahi uel hamdulilahi e mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës.” tregon se shpërblimi i atij që thotë Subhanallahi uel hamdulilahi është më i madh, sepse falënderimi i Allahut (Elhamdulilah) mbush vetëm peshoren, ndërsa shpërblimi që vjen nga lavdërimi dhe falënderimi i Allahut (Subhanallahi uel hamdulilah) është shtesë dhe më tepër, për shkak të lartësimit nga të metat që i bëjmë Atij. “Namazi është dritë, sadakaja është argument, durimi është shkëlqim”. Namazi, sadakaja dhe durimi janë tre prej parimeve të fesë. Në këtë hadith vijnë të shprehura në formë përgëzuese për besimtarin, jeta e të cilit është e lidhur ngushtë me falënderimin dhe lavdërimin e Allahut të Lartësuar. 1. Sipas ndërtimit të alisë në gjuhën arabe.

Nuk ka përshkrim më të saktë dhe më të bukur se përshkrimi që i bën Profeti (a.s.) namazit duke e përshkruar atë si dritë; dritë në këtë botë dhe dritë që ndriçon errësirat në Ditën e Gjykimit. Sadakaja është argumenti më i qartë i besimit të myslimanit. Ajo do të jetë argument në Ditën e Gjykimit në favor të atij që e jep. Durimi është shkëlqim: që do të thotë se durimtarët shkëlqejnë me dritën e së vërtetës në zgjedhjen e rrugës së drejtë, pavarësisht pengesave, rënieve dhe vesvese. “Kurani është dëshmi, pro ose kundër teje.” Kjo frazë e Profetit (a.s.) e vendos myslimanin përpara një përgjegjësie shumë të madhe. Nëse ai i ka kryer mësimet dhe udhëzimet e Kur’anit, atëherë ai do të jetë dëshmi pro tij në Ditën e Gjykimit. Por nëse besimtari nuk i ka kryer mësimet dhe udhëzimet e Tij, atëherë ky Libër i Shenjtë do të dëshmojë kundra tij në Ditën e Gjykimit. Ndërsa fundi i këtij hadithi, e vendos njeriun përballë dy alternativave; ose shpirtin t’ia shesë Allahut dhe kështu ai shpëton dhe e çliron atë, ose mund të zgjedhë rrugën e shkatërrimit të vetvetes.

MËSIMET E NXJERRA NGA HADITHI VLERA E PASTËRTISË Në këtë hadith, Profeti (a.s.) flet qartë për vlerën dhe pozitën e lartë të pastërtisë. Aithotë: “Pastërtia është gjysma e besimit”, që do të thotë gjysma e besimit të plotë të përbërë nga deklarimi me gojë, pranimi me zemër dhe nga veprat me gjymtyrë. Megjithëse besimi është i ndarë në shumë pjesë, në parim ai ndahet në dy pjesë: 1 - pastrimi nga çdo gjë e ndaluar; 2 - kryerja e çdo gjëje të urdhëruar. QERSHOR 2013

Di

33


para dhe gjatë adhurimeve, pastrojmë edhe anën e brendshme dhe atë jashtme. Gjithashtu çdo adhurim është në funksion të pastrimit të zemrës. Ato e largojnë zemrën nga ndjenja dhe mendimet e këqija. P.sh: Zekati pastron zemrën nga vesi i koprracisë dhe zilisë, ndërsa agjërimi e pastron atë nga koprracia, egoizmi dhe mendjemadhësia. Kështu pra, të gjitha adhurimet na pastrojnë nga mëkatet duke na larguar prej tyre përgjithmonë. Njëherë Profeti (a.s.) i pyeti shokët: “Si mendoni! Nëse afër shtëpisë së ndonjërit prej jush të gjendej një lumë dhe ai të lahej përditë në të, a do t’i mbetej ndonjë papastërti! Ata u përgjigjën: Jo, atij nuk do t’i mbetej asnjë grimcë papastërtie në trup.Profeti (a.s.) vijoi: Ja pra, edhe pesë kohët e namazit janë të ngjashme me këtë lumë. Allahu me pesë kohët e namazit i fshin dhe i pastron të gjitha mëkatet.”3

Prandaj, edhe pastërtia në hadith është përmendur me kuptimin e saj material dhe shpirtëror që përfshin gjysmën e parë të besimit. Pastërti materiale, janë ato materiale që strehojnë mikrobet, si gjaku, uji i hollë, ose qelbi që konsiderohen të papastra sipas fesë islame. Pastrimi i trupit, i rrobave dhe i mjedisit që na rrethon quhet pastërti materiale. Gjatë pastrimit material i duhet kushtuar kujdes: pastërtisë së trupit, pastërtisë së gojës, pastërtisë së këmbëve, pastërtisë së thonjve, pastërtisë së rrobave, pastërtisë në tualet, pastërtisë së ushqimeve dhe pastërtisë së ambientit. Ndërsa pastërtia shpirtërore është mbajtja pastër e zemrës, ndjenjave dhe mendimeve tona. Pastërtia shpirtërore ndahet në dy pjesë: Pastërtia e zemrës: Zemra e myslimanit duhet të jetë e pastër nga zilia, urrejtja, inati, mllefi, zemërimi etj.Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që e pastron dhe e ruan veten e tij, me të vërtetë është i shpëtuar.”2 Pastërtia nga ato situata që sipas këndvështrimit fetar konsiderohen si të papastra, ose thënë ndryshe shmangia e situatave e të qenit pa abdes dhe gusul që pengojnë kryerjen e adhurimeve. MARRËDHËNIA NDËRMJET PASTËRTISË DHE ADHURIMIT Feja Islame i afron njerëzit me Krijuesin e tyre, por ajo gjithashtu synon edhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Prandaj, ajo na urdhëron që të bëjmë kujdes ndaj pastërtisë. Ajo na obligon që të parapërgatitemi ndaj kryerjes së disa adhurimeve duke marrë abdes ose gusul. Gjatë adhurimeve tona ne dalim përpara Allahut, kështu që, përpara Tij duhet të dalim të pastër duke i kushtuar shumë rëndësi pastërtisë së trupit, rrobave dhe vendit ku do të kryejmë adhurimet. Adhurimet na bëjnë të fitojmë shprehinë e të qenurit i pastër në çdo drejtim. Duke i kushtuar kujdes pastërtisë 2. Shems: 9.

34

Di

QERSHOR 2013

PASTRIMI I SHPIRTIT Të gjitha adhurimet në fenë Islame kanë një qëllim mjaft të lartë që është pastrimi i shpirtit. Adhurimet e ngrenë njeriun nga pozita e ulët e kafshëve në pozitën më të lartë, në atë të engjëjve. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija, do të dështojë).”4 RËNDËSIA QË PROFETI (A.S.) I JEPTE PASTËRTISË Profeti (a.s.) i kushtonte shumë rëndësi pastërtisë. Ai vazhdimisht i lante duart para dhe pas ushqimit. Kur zgjohej nga gjumi, nuk hante dhe nuk pinte asgjë, pa larë më parë duart. Puna e parë që bënte, kur ngrihej për namazit e natës dhe të sabahut, ishte larja e dhëmbëve me misvak. Edhe në momentin e fundit të jetës u kishte kërkuar shokëve që e rrethonin një misvak për të pastruar dhëmbët. Ai i kushtonte shumë kujdes pastërtisë së zemrës, po aq i kujdesshëm tregohej edhe ndaj pastërtisë së trupit dhe rrobave. Kishte raste kur vishte edhe rroba të vjetra, por asnjëherë nuk dilte me rroba të grisura apo të ndotura. E sidomos kur priste ndonjë mik, i kushtonte rrobave që vishte edhe më tepër kujdes. Ai i mbulonte enët apo ushqimet që t’i ruante nga ndotja e ambientit. Urdhëronte mbajtjen pastër të rrugëve apo të vendeve të ndryshme ku njerëzit uleshin për të pushuar, si vendet përreth pemëve etj. Profeti (a.s.) dëshironte që brenda mundësive çdo mysliman të vishej mirë, dhe t’i kushtonte rëndësi pamjes së tij. Shpesh ai i tërhiqte vërejtjen në mënyrë të kujdesshme çdo personi të papastër duke i thënë: Përse nuk i pastron rrobat?! Një herë kishte parë një mysliman me flokë të pakrehura dhe e kishte pyetur se përse nuk i lante dhe nuk i krihte flokët?! VLERA E FALËNDERIMIT DHE LAVDËRIMIT TË ALLAHUT 3. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi. 4. Shems: 9-10.


Njeriu e ka detyrim që ta falënderojë Allahun e Lartësuar. Në këtë hadith Profeti (a.s.) flet për shpërblimin e madh që ka ai person i cili e falënderon Allahun, duke thënë: “Fjala Elhamdulilah e mbush peshoren”, që do të thotë se, kjo alë e mbush peshoren e veprave të mira të atij personi që e shqipton me gjuhë dhe që e ndjen domethënien e saj. Në shumë ajete kuranore, Allahu i Lartësuar na urdhëron që ta falënderojmë Atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (O Muhamed): Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur.”5 Po ashtu Profeti (a.s.) flet për vlerën e lavdërimit të Allahut duke thënë: “ala Subhanallahi uel hamdulilahi e mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës.” Imam En Neveviu thotë: “Ndoshta kjo alë e Profetit (a.s.) mund të interpretohet se në qoftë se shpërblimi i alës Subhanallahiuelhamdulilahi do të merrte formën e një trupi, atëherë do ta mbushte hapësirën mes qiejve dhe Tokës. Shkak i këtij shpërblimi kaq të madh është përmbajtja shumë kuptimplote e këtyre dy alëve, sepse kur myslimani thotë: Subhanallah e ka madhëruar Allahun dhe kur thotë Elhamdulilah e ka falëndruar Atë.” Kur myslimani me gjithë zemër e falënderon Allahun e Lartësuar peshoja e veprave të mira mbushet plot. Nëse falënderimit i shton alën Subhanallah që do të thotë i Madhëruar qoftë Allahu nga të metat që i përshkruajnë, shpërblimi i tij mbush hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës, sepse peshoja e veprave të mira është mbushur. DHIKRI I ALLAHUT, QETËSUES PËR ZEMRËN Jobesimtarët asnjëherë nuk gjejnë qetësi, karar e stabilitet. Sa e sa njerëz kanë vrarë veten, sa e sa të tjerë kanë tentuar për të vrarë veten, sa gjak është derdhur kot, e sa e sa?! Të gjitha këto vijnë si rezultat i boshllëkut shpirtëror. Në të vërtetë, ilaçi është shumë pranë tyre, por ata nuk e marrin atë, ngaqë zemrat i kanë të vulosura. Zanafilla e këtij stresi fillon nga mosnjohja e të vërtetave fetare që janë: kush jam, përse kam ardhur në këtë botë, ku do të shkoj? A nuk e dinë jobesimtarët se ilaçi i stresit gjendet tek Kur’ani Famëlartë dhe dhikri i Allahut. Prandaj, jeta e besimtarit është krejt ndryshe. Ai jeton i qetë dhe larg stresit e tensionit. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut! Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm.”6 Nëse tregtia dështon, apo risku i pakësohet, besimtari gjen strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar, sepse Ai është i Pasuri e Bujari. Atëherë përse njeriu duhet të vrasë veten? Përse njeriu duhet të bjerë në depresion? Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten me durim dhe namaz!”7 Kjo është qetësia shpirtërore, të cilën njeriu nuk mund ta arrijë me hape apo qetësues, por duke e përkujtuar Allahun. Disa përkujtues të Allahut kanë thënë: 5. Neml: 59. 6. Ra’d: 28-29. 7. Bekare 153.

“Nëse princërit do ta dinin se në çfarë mirësie jetojmë ne, atëherë do të na kishin vrarë.” FALËNDERIMI I ALLAHUT ËSHTË VLERË Etapat në të cilat njeriu jeton në këtë botë janë tre: dobësi, rini, pleqëri dhe në fund njeriu vdes. Ky është ligji i Allahut në këtë botë ku asnjë qytetërim nuk ndryshon nga tjetri. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është ai që ju ka krijuar juve të dobët, pastaj, pas dobësisë ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju bën të dobët dhe të thinjur. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” Megjithatë ky ligj i vendosur nga Allahu nuk është shkak i rënies së qytetërimeve, apo “vdekjes” së tyre qysh në djep. Qytetërimet e lashta dhe ato të sotmet janë pjellë e mendimit njerëzor. Burim i energjisë së tyre janë njeriu, materia, elektriciteti, nafta, mineralet etj. Realisht, të gjitha këto kanë një përfundim. Ndërsa qytetërimi Islam e ka burimin nga përjetësia hyjnore. Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit tënd, plot Madhëri e Nderim.”8 VLERA E NAMAZIT Çdo qenie e gjallë që jeton mbi sipërfaqen e Tokës e adhuron dhe e madhëron Allahun e Lartësuar sipas mënyrës së vet. Namazi është adhurimi bazë i fesë Islame që i përmbledh në vetvete të gjitha llojet e adhurimeve që i bëjnë krijesat Allahut. Profeti (a.s.) e ka quajtur atë shtyllë të Islamit, për shkak se ai është adhurimi më i rëndësishëm i fesë Islame. Namazi është takimi i besimtarit me Allahun e Lartësuar. Me anë të namazit, besimtari del përpara Allahut pesë herë në ditë. Namazi është shprehje e falënderimit ndaj Allahut. Me anë të namazit besimtarët falënderojnë Allahun për mirësitë e panumërta që u ka dhuruar. Në këtë hadith, Profeti (a.s.) flet për vlerën e namazit duke thënë: “Namazi është dritë”. Namazi është dritë për 8. Rahman: 26-27. QERSHOR 2013

Di

35


“Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e të vërtetës me të pavërtetën. Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” arsye se ai në Ditën e Gjykimit do t’i bëjë dritë besimtarit kur ai të dalë përpara Allahut të Lartësuar. Po ashtu namazi e udhëzon njeriun për tek e vërteta, është shkaku kryesor që e ndalon njeriun të kryejë veprat e pamoralshme e të këqija, e nxit njeriun që të përshkruhet me moralet më të mira, ia zgjeron atij kraharorin duke e parë jetën me një këndvështrim ndryshe dhe njeriu fizikisht dhe shpirtërisht i përkushtohet adhurimit të Allahut. Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim për robërit e Tij që të falen pesë herë në ditë. Namazi është kushti themelor i udhëzimit dhe devotshmërisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Elif, Lam, Mim. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.”9 “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz.”10 Pra, falja e namazit është obligim për çdo mysliman/ myslimane që ka mbushur moshën e pubertetit e që gëzon logjikë të shëndoshë. Falja e namazit është obligim për të pasurin dhe të varfrin, për të shëndoshin dhe të sëmurin e atë që është rezident apo udhëtar. Obligimi i faljes së namazit asnjëherë nuk bie, ndryshe nga agjërimi i Ramazanit, dhënia e Zekatit dhe kryerja e Haxhit. VLERA E SADAKASË Sadakaja është argument i besimit dhe dëshmi e sinqeritetit të atij që e jep atë. Pikërisht për këtë argument dhe dëshmi flet Profeti (a.s.) kur thotë: “sadakaja është argument”. Sadakaja është argument i besimit, sepse punët e mira që besimtari i kryen me alë dhe vepra janë shumë të thjeshta, ndërsa nxjerrja e parasë dëshmon për forcën e besimit të atij që e shpenzon për të fituar kënaqësinë e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!11 Ajo ç’ka thotë Allahu se sadakaja (lëmosha) është pastrim për besimtarët përfshin edhe individët por edhe shoqëritë. Sadakaja e pastron individin nga papastërtitë e koprracisë, poshtërsisë, ashpërsisë, egoizmit, lakmisë e 9. Bekare: 1-3. 10. A’la: 14-15. 11. Teube: 103.

36

Di

QERSHOR 2013

sëmundjeve të tjera të zemrës që nxisin smirën dhe armiqësinë. Sadakaja e pastron zemrën e besimtarit duke e ngritur atë në gradët më të larta duke qenë kështu i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. VLERA E DURIMIT Kryerja e adhurimeve dhe mosveprimi i gjërave të ndaluara ka nevojë për sakrificë të madhe dhe durim nga ana e njeriut. Prandaj, në shumë raste, Allahu i Lartësuar veprën e mirë e ka bashkëshoqëruar me durimin. Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira do të ketë falje dhe shpërblim të madh.”12 Duke qenë se durimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njeriut, Profeti (a.s.) e përshkruan atë duke thënë: “durimi është shkëlqim”, që do të thotë se durimtari, vazhdimisht, është në të vërtetën sepse rruga e tij është e ndriçuar. Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur njeriu humb njeriun e zemrës?! Mirëpo besimtari i vërtetë beson në caktimin e Allahut, beson se çdo e mirë dhe e keqe ndodh me vullnetin e Allahut. Prandaj, për këtë arsye besimtari është i kënaqur me caktimin e Allahut, duron duke shpresuar të fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Pikërisht, për këtë gjë flet ajetikuranor: “S’ka fatkeqësi që godet Tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë. Këtë përcaktim e kemi bërë që ju mos të dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për mos t’u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.”13 Ky është fryti i besimit në caktimin e Allahut; zbutja në maksimum e dhimbjes që shkakton fatkeqësia si rezultat i besimit të besimtarit se çdo gjë ndodh me vullnetin e Allahut. Ndërkaq, jobesimtari e humbet durimin saqë mund edhe të shkojnë deri aty sa të vrasë veten nga depresioni i thellë. E gjitha kjo ndodh ngase ai nuk ka ku të gjejë ngushëllim. Prandaj shpërblimi i durimtarit është mjaft i madh, sepse durimtari nuk vepron diçka me të cilën Allahu zemërohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Prandaj, përgëzoji durimtarët, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të 12. Hud: 11. 13. Hadid: 22-23.


Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugë të drejtë.”14 VLERA E ZBATIMIT TË KUR’ANIT Pas përshkrimit që Profeti (a.s.) i bën pastërtisë, dhikrit të Allahut, namazit, sadakasë dhe durimit, e mbyll përshkrimin e tij me Kur’anin duke thënë: “Kurani është dëshmi, pro ose kundër teje.” Kur’ani është Libri i Allahut që bën dallimin ndërmjet të vërtetës dhe të shtrembrës. Ai është dëshmia e Allahut për robërit e Tij. Nëpërmjet Tij njeriu gjen lumturinë ose mund të shkatërrohet. Kur’ani është dëshmi pro njeriut nëse ai (njeriu) i zbaton urdhëresat e tij dhe largohet nga ato që ai ka ndaluar për t’u vepruar. Profeti (a.s.) thotë: “Lexojeni Kur’anin, sepse Ai në Ditën e Gjykimit do të jetë ndërmjetësues për ithtarët e Tij.”15 Njeriu duhet që t’i zbatojë me përpikëri urdhëresat e Kur’anit, duhet të shmanget nga veprimet që ai i ka ndaluar dhe duhet të ndjekë porositë e tij. Çdo njeri duhet t’i zbatojë urdhëresat e Kur’anit përpara se të jetë shumë vonë. MOTIVIMI DHE QORTIMI Si në shumë hadithe profetike edhe në këtë thënie, Profeti (a.s.) ka përdorur metodën e motivimit dhe qortimit. Profeti (a.s.) i ka motivuar besimtarët për të qenë të pastër, për ta përmendur sa më shumë Allahun, për ta falur namazin, për të dhënë sadaka, për të duruar dhe për të zbatuar me rigorozitet urdhëresat e Kur’anit si dhe na ka tërhequr vëmendjen që të bëjmë kujdes nga braktisja e mësimeve të Kur’anit. DHËNIA E SHEMBUJVE Në përfundim të këtij hadithi, Profeti (a.s.) jep një shembull duke i shëmbëllyer veprat që kryen njeriu me marrëdhëniet tregtare. Ka prej atyre njerëzve të cilët fitojnë në tregtinë e tyre dhe, të tjerë që tregtia nuk u ecën për shkak të dembelizmit dhe si rrjedhojë falimentojnë. “Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i vetes së vet, mund ta 14. Bekare: 155-157. 15. Transemton Muslimi.

çlirojë ose mund ta shkatërrojë.” Dhënia e shembujve konsiderohet prej metodave efikase të thirrjes islame, sepse shembujt ndikojnë pozitivisht tek njerëzit, sepse ata mundohen që të bëjnë lidhjenmes realitetit dhe shembullit. Dhënia e shembujve në stilin kuranor dhe profetik nuk mund të konsiderohet thjesht të arrirë vetëm në aspektin artistik, përkundrejt kësaj ata përcjellin mesazhe edukative. Një prej këtyre shembujve është ala e Allahut në Kur’an: “Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e të vërtetës me të pavërtetën. Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.”16 VLERA E PUNËVE TË MIRA Vepra e mirë e ngre njeriun në gradë të larta dhe e shpëton atë nga rreziqet e Ditës së Gjykimit. Në këtë hadith, Profeti (a.s.) flet për vlerën e disa prej veprave të mira dhe në fund e pason me alët “Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i vetes së vet, mund ta çlirojë ose mund ta shkatërrojë.” Përse profeti (a.s.) i thotë këto alë? I thotë që besimtari mos të rrijë duarkryq, por ta fillojë me vepra të mira që të mund ta çlirojë veten e vet. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasuritë e tyre, në këmbim të Xhenetit.”17 NXITJA PËR PUNË TË DOBISHME Veprimi më i mirë që mund të bëjë myslimani është që t’i nxisë njerëzit që të bëjnë vepra të mira, t’i shmangë nga veprat e këqija, t’i ftojë ata që të pastrojnë dhe përmirësojnë zemrat, të kenë ndërgjegje të pastër, t’i orientojë njerëzit drejt parimeve të larta dhe adhurimit të saktë të Allahut të Lartësuar. Shembulli më i mirë për këtë ka qenë vetë Profeti (a.s.), i cili ka bërë ç’është e mundur për t’i nxitur njerëzit që të bëjnë vepra të mira. Një gjë të tillë e dëshmon edhe hadithi i mësipërm. 16. Ra’d: 17. 17. Teube: 111. QERSHOR 2013

Di

37


Retrospektivë

H . VEHBI DIBRA

Pjesë nga komentimi

i sures “FATIHA" “Ihdinas -sirratal-mustekime. Na ço o Perëndi në rrugën e drejtë”. Për të marrëvesht mirë e me hollësi kuptimin e këtij ajeti tënaltële ta vështrojmë pikësëpari alë për alë. Nëkët ajet ka katër alë: a)Ihdi, b)na, c) es-sirrata, d)el-mustekime. Fjala e parë “ihdi” është kallëzuesi foljnër në mënyrë urdhënore qi çfaq lutjen, dëshirën dhe kërkesën tonë prej Perëndis. Fjala e dytë “na” asht përemën i drejtë i alisë. Fjala e tretë “es-sirrata” asht emën dhe kundrins i drejtë ase plotsor vendi si mbas shqipes. Fjala e katërt “el-mustekim”asht mbiemën qi cilson emnin. Pra si mbas këtij spiegimi kuptimi i versetit del kështu: “Na kallzo o Perëndi rrugën e drejtë” ose “Na ço o Perëndi; na pri, o Perëndi; na udhëhiq, o Perëndi, në rrugën e drejtë”. Për tu ftillue mirë ky ajet asht nevoja të zgjanohemi; por lutemi të mos mërziteni deri sa të dalim në dritë; sepse sikur mos të japim shkoqitjet e duhura, çashtja mbetet e errët dhe pa u zbërthye. E kemi thanë shpesh herë, vëllazën, se misioni i njeriut asht i naltë dhe plasohet tue kapërcye disa etapa, disa shkallë, të cilat e përcjellin njeriu kah amshimi i pasosun. Mbasi amshimi asht i pasosun dhe misioni i njeriut asht i pasosun. Njeriu sa të jetë gjall ka detyra, prej tëcilavet nuk mund të shkarkohet, për pa u shkarkue nga fryma. Nga detyrat të cilat asht ngarkue njeriu, ajo ma e nalta mund të quhet me tëvërtetëmisjon ase ideal, asht “me njoft Zotin”. Këjo shkallë nuk mund të arrihet për pa njoftë edhe “rrobnint’onë”. Ç’vlerë ka ideja e jonëqi kemi formue për Zotin, në qoftë se ne nuk e dijmë vehten se jemi robët e Tij e se gjithmonë kemi nevojë për Të? Kemi njoftë Zotin, në qoftë se kemi kuptueversetet e para të sures Fatiha deri në versetin “Maliqi jeumud dini - Ti, o Perëndi, je i Zoti i ditës sëgjygjit”. Keni njoftërobnin tonë, paaftësinë tonë dhe nevojën qi kemi për Zotin, në qoftë se e kemi kuptue mirë versetin “Ijjaqenaëbudu ve ijjaqënesteinu - Vetëm Ty, o Zot, të falemi e vetëm prej Teje, o Zot, kërkojmë ndihmë”. Kur ti kemi bashkue këto dy etapetënjohuris sonë, kur ta kemi njoftëMadhnin e Zotit tue mos harrue edhe robnin tonë vjen koha me shijue pemën e me pa dobin; atëherë themi “Ihdinas-sirratal-mustekime - Bana hidajetsirratimustekimin, na kallzo rrugën e drejtë”. ÇDO ME THANË “HIDAJET”? Mbas Kadi Bejzavit “Hidajet” don me thanë “me kallzue rrugën më të mirë e më të butë. Llojet e hidajetit janë shumë, por farët e hidajetit janë katër:

38

Di

QERSHOR 2013

1. Mendja dhe shqisat, me të cilat dallojmë të mirën e të keqen. Shqisat janë të jashtme e tëmbrendëshme. Muteqellimunët i mohojnë shqisat e mbrendëshme por skanë të drejtë. 2. Argumentat, me të cilat dallohet e vërteta nga gënjeshtra. Cilat janë këto argumenta? Krijesat objektive janë faktet qi na kallzojnë pushtetin krijues. 3. Profitët dhe librat e shenjtë. 4. Me diktue në zemër tëmsheftat dhe tinzit me të cilat kuptojmë realitetin e objekteve; i shofim gjana si janë në të vërtetë e jo si na duken mbas perdes. Këto çfaqjelejën në zemër me tri mënyrë: a) me vahj, b)me ilham, c) me andrra të vërteta. Vahji (revelasiioni) me ilhamin (inspirasioni) ndryshojnë midis tyne. Vahji asht për Profetët e Ilhami për të shenjtët. Vahji asht direkt, pa ndërmjetës, si vahji që ka marrë Profiti ynë i Naltë natën e Miraxhit; edhe indirekt, me ndërmjetës, me anën e Engjillit Xhebrail. A na lejnë neve kësi sekretesh, a ndijmë në zemrat tona? Perëndija na zgjoftë nga gjumi! Le të biem nji herë nji shehadet: “Esh-heduen la i laheil-la-llah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve Resuluhu!” Nga llojet e Hidajetit që përmendëm ma sipër, ma i nalti asht Vahji e Ilham-i. Me Vahj janë ba hidajet Pejgamberët e me ilham janë ba hidajet evlijat, njerzit e ruajtur. Për këto njerëz të naltë e të lumtun urdhënon Perëndija me Madhni të vet në Kur’an: “Pejgamberët, edhe Evlijat si trashgimtarë të Pejgamberëve- vetëm këto i ka ba hidajet Perëndija”. Si merret vesht nga ky versët i Kur’anit fara e katërt e Hidajetit asht e posaçme vetëm për Profitët e për të shenjtët. Në këtë farë të Hidajetit ne skemi pjesë deri sa të jemi avam; po mundëm me u naltësue, atëherë shpresohet se mund të na epet pjesë edhe neve. Perëndija na baftë në këtë kategori! Amin. Qe kjo asht rruga qi quhet “sirati mustekim” e qi e lusim kur, tue fal këndojmëversetin “Ihdinassiratal -mustekim” - o Zot na banhidajet “siratimustekim” na difto rrugën e drejtë qi tënjofim të vërtetën e gjanave. Qi të mbrijë njeriu në këtë shkallë duhet të bajë nji luftë të madhe me veset eliga e ta rruajë vehten jo vetëm nga haramet, por edhe nga gjanat e errta e të dyshimta. Për këtë pikën e fundit ka urdhnue Hazreti Pejgamberi në këtë Hadith Sherif: El-halalu bejjinun vel haramu bejjinun ve bejnehuma muteshabihatun la ja’lamuha qethirun mine nnasi”. Dmth: “Hallalli asht i qartë edhe harami asht i qartë; midis tyne ka gjana tëerrta e të dyshimta, të cilat shum njerëz nuk munden me i dallue a janë hallall a janë haram”. Dijetarët e


fesë i dijnë shumë hollë këto pika por avamët e laikët skanë dijeni kështu shum herëtue mos pyetë dijetarët kompetentë veprojnë me kokë të vet edhe e gjejnë belanë nga injoranca e nga krenija. Për shembull, nji gjuetar plagos nji shpezë e cila tue ikë fluturimthi vije në nji urdhë a knetë. Gjuetari qi e ndjek, kur shkon në vend e gjen pa shpirtë gjahun e tij. Tashti ky gjah po pat dhanë shpirt para se të bije në ujë hahet, se asht hallall po qe mbyt në hurdhë a në kënetë, numrohet e ngordhun dhe nuk hahet se asht haram. Mirë po këtëgja nuk mund ta dallojë gjuetari i paditun; prandaj asht ma mirëqi mos ta hajë mbasi asht gja e dyshimtë. Kush ruhet nga dyshimi ka rujtë fenë, shëndetin dhe nderin; aj qi sruhet bije në haram. “A doni nji shembull praktik? - urdhnon Resuli i Madh: “Ky njeri i ngjan atij bariu qi kullot dhent afër arës së tjatrit; asht afër menç se kto dhen mund hyjnë n’arën të tjetrit”. Sa mbretni ka në botë kanë kufit e tyne të caktuem e sdurojnë tu shkelen kta kufi. Kufit e Mbretnit të Hyjnueshëm janë haramet, kush guxon me shkel nji urdhën të Zotit ka shkelë kufinin e Mbretit të Gjithësisë e për ashtu asht ba armik me Perëndinë të Cilit s’mund ti ja dalë. Prandaj për haramin qi bannji njeri duhet të pendohet shpejt, të hjekë dorë dhe ti lutet Perëndis qi ta falë. Tue punue haramet nxihet zemra dhe bahet e egër, e cila nuk shkëlqen ma; aty nuk ep dritë ma ndërgjegja. Njeriu qi ka zemrën të nximë e të ndryshkët asht për tu qa e për tu vajtue i mjeri; se ka humb nji thesar të çmueshëm; sensibilitetin e shqisatvet të mbrendëshme, me anën e të cilavet njeriu mund të vjen në marrëdhanje me jetën e amshueëme, sikurse vjen në mardhanje me natyrën fizike me anën e shqisavet të jashme. Ç’ASHT ZEMRA? Zemra asht njicop mish mbrenda në krahnuër; asht nji organ me rëndësi kryesore, ku varet jeta fizike. Ky organ rregullon lëvizjen dhe qarkullimin e gjakut. Sa ma i fuqishëm të jetë ky organ aq ma i shëndoshë e ma i rregulltë asht trupi e gjymtyrët; kur ky organ çrregullohet e prishet çrrëgullohet e prishet edhe trupit me gjymtyrët e tjera. Në këtë organ ep dritë shpirti i amshueshëm prandaj ktu i ndijmëfuqitshpirtnore, si vullnetin, energjinë, simpathinë, mëshirën, konshiencën e ndërgjegjen morale. Zemra e kullueme dhe e papërlyeme fiton aftësin me i analizue e me i dallue rrezet e dritës shpirtënore me këtë mënyrë nisin me u kristalizue misteret e jetës së amshueëme. Vëllazën të dashtun! Duhet ta dijmë se zemra asht panorama, ku vështron Pushteti i Amshuëm; asht pra Empiri i vërtetë “Arshihakiki”. Edhe në natyrë ka njiarsh, qi quhet “Empiri formal - Asht Suri e qi përmendet nëversetin “Er-rrahmanu alel arshisteva” qi shqip thuhet: “Perëndija ka hypë mbi fron”. Hasha kjo sbahet kurrë sepse Perëndija ska nevojë për fron; por këtu kuptimi asht metaforik dhe ka për qëllim me kallzue hijerarkin e autoriteti i tij qi asht shkalla ma e naltë ehijerarkis. Mbas këtyne shpjegimeve merret vesht se domethënia e versetit asht: “Perëndija asht i Zoti i Arshit, i Empirit”. Arshi simbasfilozofis së moçme asht nji enë madhështore qi ka mbështjellëgjithsin. Këtij arshi të moçmit i kan thënë“Feleqi Atllas”. Arshi Hakiki (Fron i Vërtetë) i thonë zemrës. Cili asht ma i madh? Natyrisht Empiri real, Froni i vërtetëarshiHakikija Zemra. Empiri formal asht vetëm “Mazhari Rahmet” dometha-

në asht shkëlqye vetëm një lloj drite hyjnore, vetëm me dritën e mëshirës sepse në Kur’an asht urdhnue “Er-rrahmanu ala arshisteva- Allahu asht mbi fron.” Kur vijmë ke arshi hakikija ke zemra, ndryshon puna, këjo asht bamaz’harë të gjitha cilësitë e amshuëme; kjo ka edhe “vetdije-shumë”. Shkallën ma tënaltë të kësaj vetëdijeje e lypim ne kur themi “Ihdinassirratalmustekime” - O Zot na banhidajet në rrugën e drejtë!” Të zgjanohemi pak në këtë pik që të kuptohemi mirë: Manifestat e pasosuna qi shfaqen si objekte të natyrës, çjanë vallë? Këto janë pasqyra nëpër të cilat do ta shofim e do ta kuptojmë sekretin e vërtetë apo të vërtetën sekrete. Njeriu të pajuëm me vetëdije i duhet me njoftë të msheftën e mbulueme nën maskën e objekteve të natyrës. Të gjitha gjanat janë nga nji pasqyrë e cilësivet të Zotit. Perëndija ka cilësi (atribute) e gjithsija asht libri ku duken këto cilësi të pasosuna të Zotit të pasosun. Gjithësia asht kuti e cilësitë e Zotit janë perlat e dijamantët, inxhitë. Na duhet pra ta çelim kutinë e t’i shofim këto inxhi. Çdo gja asht nji petkë mbrenda së cilës asht mbështjellë nji cilsi e Zotit. Urdhnat e dispozitat e Sheriatit janë nga njiisharet për të vërtetën, e cila nuk asht gja e veçantë nga sheriati. Kush don me mbrri në hakikat duhet me ndjekë pikë për pikë Sheriatin. Pa përshkue nëpër portën e Sheriatit nuk mund të gjindet rruga qi përcjellë te e vërteta. Të kthehemi te vetvetja: Shpirti asht si qiellie e trupi si dheu. Midis tyne gjendet zemra, ku përpiqen këto dy bota. Zemra asht kutija ku shifentinzit hyjnore. Punët e Perëndisë nuk kanë shkak, por qëllim. Qëllimi i krijimit të njeriut ash që ta njofi Zotin e jo qi të hajë e të pijë. Duhet pra ti pastrojmë zemrat, ta njofim Zotin, ti bajmër obni etja mbajmë urdhnat. Njeriu nuk e din vehten se asht nji pasqyrë për cilësit e Zotit. PejgamberiAlejhiselamurdhënon: “Men are nefsehu fekad arefe Rab-behu” - Kush din vetvehtenqi asht nji pasqyrë për cilësitë e Zotit, e din me të vërtetë Zotin”. Njeriu asht gja e madhe asht arka e amanetit e duhet me ja dijtë vleftën vehtes. Duhet me ndjekë rrugën e Kuranit e me u largue nga cilësit shtazore. Në këtë udhë na përcjell drita e Hazreti Muhamedit Alejhisselam. Zani i Naltë, 6-7, shkur-mars 1934, f. 169-176

QERSHOR 2013

Di

39


Personalitet

HAFIZ ALI ULQINAKU Një poet dhe albanolog i vetmuar mes Ulqinit dhe Lexhës

DR . TONIN ÇOBANI

“Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ata figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore, arsimore e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë.” Faik Luli

Ali Ulqinaku jetoi në Lezhë nga viti 1883-4 (apo nga viti 1889) deri sa u nda nga jeta 100 vjet më parë, më 23 prill 1913. Pra, ai erdh në qytetin e Lezhës në një moshë të pjekur, diku rreth të tridhjetave, dhe shërbeu si mësues, si imam e myfti për një çerek shekulli, diç më pak a më shumë. Me gjithë se trupi i Hafiz Ali Ulqinakut është varrosur në Shkodër, pasardhësit e tij, që kanë mbajtur mbiemrin Hafizi, kanë jetuar në Lezhë. Unë, që kam filluar punën si mësues letërsie në gjimnazin e Lezhës në moshën 22-vjeçare, mbaj mend shtëpinë e Hafizëve, diku në breg të Drinit, jo larg xhamisë që sot është kthyer në pjesë të Memorialit të Skënderbeut. E bëra këtë hyrje për të dëshmuar prezencën e pandërprerë deri në ditët e sotme të pasardhësve të Ali Ulqinakut në Lezhë, një qytezë kaq e ngjashme me Ulqinin për shkak të traditave kulturore-historike thuajse të njëjta, për shkak të simboleve

40

Di

QERSHOR 2013

ndërtimore që lidhen me kështjellat mesjetare të të dy qyteteve, si dhe për lidhjet me detin: Lezha ka shumë pranë Shëngjinin. Nga ana tjetër, Lezha dhe Ulqini janë dy qyteza të baraslarguara nga qyteti i Shkodrës, atëherë qendër vilajeti me një potencial ekonomikokulturor të konsiderueshëm për kohën. Madje, Shkodra atëherë ishte një nga qytetet më të mëdha të Perandorisë Osmane në Ballkan, edhe për faktin se kishte mundësi të lidhej me qendra të rëndësishme të Mesdheut përmes të dy porteve detare: Ulqinit dhe Shëngjinit. Duhet përmendur se Shëngjini e fitoi rëndësinë e vet si port detar i Shkodrës, pas rënies së Ulqinit, pra, pas vitit 1880 kur edhe shumë familje ulqinakësh braktisën qytetin e tyre dhe u vendosën në Shkodër. Pavarësisht se mungojnë studimet e hollësishme, unë kam mendimin se shumë detarë ulqinakë e vazhduan veprimtarinë e tyre në Shëngjin. Tra-

ditat e detarisë në Shëngjin deri vonë kanë pasur si model barkëtarët ulqinakë: të gjitha gojëdhënat për detin kanë si kryeheronj deri në ditët e sotme kapitenët ulqinakë. Me këtë dua të them se nuk është rastësi vendosja e Ali Ulqinakut në Lezhë, qoftë i ftuar për mësues, si e bijnë disa biografë të tij, qoftë i emëruar imam a myfti, si e bijnë studiues të tjerë. Madje duhet supozuar se në atë qytet duhet të ketë pasur edhe familje të tjera ulqinakësh: apo detarët ulqinakë, që, pas viteve 1880 punonin me varkat e tyre në Shëngjin, duhet të kenë pasur familjet e tyre më shumë në Lezhë se sa në Shëngjin apo Shkodër. Por Ali Ulqinaku, megjithëse prej një familjeje detarësh, u vendos në Lezhë si një njeri i ditur, formuar në Ulqin e Shkodër dhe, sipas disa biografëve të tij, edhe në Stamboll: prandaj njohës shumë i mirë i turqishtes dhe arabishtes. Madje edhe me një farë përvoje në mësuesi për shkak se


kishte punuar disa vjet në shkollën e Dudasit, lagje e Shkodrës. Por, çfarë është më e rëndësishmja, Ali Ulqinaku vinte në Lezhë si një hafiz që kishte guxuar të shkruante gjuhën e vet amtare, edhe atëherë kur ajo nuk lejohej të shkruhej e të mësohej në shkolla. Madje kishte hartuar edhe një abetare në atë gjuhë. Pyetja që shtrohet sot është: çfarë solli dhe çfarë gjet Ali Ulqinaku në Lezhë? Ai solli tri vepra, përkthime në gjuhën shqipe, të cilat i botoi në Stamboll në vitin 1887 dhe hartoi alorët e parë mësimorë shqip-turqisht dhe anasjelltas, të cilët presin të studiohen me seriozitetin e merituar, sepse përfaqësojnë një autor, ndoshta më të fundit autor të Rilindjes sonë Kombëtare, i cili në kapërcyell të shekujve XIX-XX fiksoi me shkronja leksikun e gjuhës së gjallë shqipe të qyteteve Ulqin, Shkodër dhe Lezhë. Dhe çfarë gjeti aty? Një traditë shkrimi të gjuhës shqipe që qarkullonte rrethinave, kryesisht në Zadrimë, në qendra të tilla, si: Mërqia, Kallmeti, Blinishti etj. Çfarë solli? Përvojën e luftëtarit aktiv për mbrojtjen e trojeve amtare (Sipas disa biografëve, Ali Ulqinaku kishte marrë pjesë me armë në dorë në dy beteja për mbrojtjen e Ulqinit) dhe gjeti, ose më saktë, qe dëshmitar (sepse mungojnë studimet e hollësishme) i Kryengritjeve të vitit 1911-12 me kryeqendër rrethinat e Lezhës, si dhe i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në atë qytet në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht trupave serbe që ishin vendosur në pritje për të zëvendësuar ushtrinë turke në tërheqje. Çfarë solli tjetër? Mësuesin e munguar të gjuhës shqipe dhe klerikun patriot që deklaronte me kurajo: Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip. Dhe gjeti qytetarë të etur për të shkruar dhe lexuar gjuhën e tyre amtare. Lezha në atë kohë ishte një qytezë me 3500 banorë aq sa edhe Durrësi. Sami Frashëri shkruan se numëronte 80 dyqane dhe zhvillonte një tregti të dendur, veçanërisht në dit pazari. Qyteti shtrihej në shpatin e malit

të Mërqisë, ku ndodheshin shtëpi të rrethuara me “kopshtie të bukur”; ka 4 xhami dhe dy kisha, pasi 3 nga të pesë kishat që ai qytet kishte pasur para pushtimit osman, ishin kthyer në xhami. Si qendër kazaje, Lezha mbulonte 39 fshatra me toka shumë pjellore, ku jetonin 30 000 banorë, pa përfshirë “Shenjt-Gjinin (kështu e shkruan Sami Frashëri), limer, në një mëngë të vogël afër gojës së Drinit, shkallë e Shkodrës, me 2000 njerëz.” Ne na mungojnë studimet integrale, por mund të hetohet edhe për kontakte të Ali Ulqinakut me Gjergj Fishtën, qofshin ato kontakte të drejtpërdrejta, qofshin përmes të tretëve. Kështu, gjatë viteve 1896-1897 kur Fishta ishte kapelan i kishës së Lezhës, të dy kanë jetuar në të njëjtin qytet (në vijë ajrore as 300 metra larg) dhe me të njëjtin përkushtim për gjuhën shqipe. Mundet që shembulli i Ali Ulqinakut, si poet dhe përkthyes i poezisë turke në shqip, të ketë shërbyer si nxitje për Gjergj Fishtën e ri, si poet e përkthyes i poezisë dhe teksteve teatrore në shqip.1 Kur hamendësojmë për kontakte a ndikime të tilla të ndërsjella, nuk duhet të na shqetësojë fakti i përdorimit të dy alfabeteve: njëri alfabet arab, tjetri latin. Së pari, deri në Kongresin e Manastirit, më 1908 dhe ca më pas, nuk përdornin të njëjtin alfabet as Mjeda me Fishtën dhe autorë të tjerë shqiptarë brenda e jashtë vendit. Së dyti, kur Ali Ulqinaku bën provat e para në gjuhën shqipe, në moshën 2223-vjeçare, mendonte se ai ishte më i 1. Njëri ndër kumtuesit në përkujtimoren e 100-vjetorit të vdekjes së Hafiz Ali Ulqinakut, që u mbajt në Ulqin më 26 prill 2013, ku u lexua edhe ky punim, kumtoi një anekdotë. E pyetën Gjergj Fishtën: “Përse hafizi i Lezhës mban mbiemrin Gjoka, pra e quan veten Hafiz Ali Gjoka? (Gjokë-Gjoka është emër ose mbiemër që e mbajnë shqiptarët e besimit katolik). Gjergj Fishta i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, duke vlerësuar urtësinë dhe guximin atdhetar të Ali Ulqinakut me rimën: “Hafiz Ali Gjokë, sepse e ka mendjen okë.” Sipas biografëve, Ali Ulqinaku ka përdorur disa mbiemra, përfshirë edhe mbiemrin “Gjoka”, i cili mund të jetë mbiemri i hershëm i të parëve të tij, më parë se ata të konvertoheshin në besimin mysliman.

pari që shkruante në atë gjuhë, sepse “Asht nji gjuh(ë) qi me kalem s’asht kollanis”. Ky varg justifikon gjithçka, madje dhe e ngre në një piedestal më të lartë autorin, pasi e dëshmon poet dhe gjuhëtar të vetmuar në radhët e rilindësve të tjerë, atë që më parë e cilësuam autorin më të fundit të Rilindjes sonë Kombëtare. Tani, duke përfunduar, më lejoni të lë peng një pyetje të fundit: deri kur do të justifikohemi duke thënë se na mungojnë studime të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e merituar kombëtar figura të tilla si Ali Ulqinaku: hafiz, poet dhe luftëtar me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve amtare; mësues, përkthyes në gjuhën shqipe, deri atëherë e ndaluar, dhe imam; leksikograf, hartues abetareje për mësimin e gjuhës amtare dhe myfti? Deri kur nuk do t’i dalim zot në mënyrë të merituar vlerave tona kulturore, morale dhe atdhetare? Deri kur? BIBLIOGRAFI: Nga interneti: Dr. Ruzhdi Ushaku, Dr. Maksut XH. Haxhibrahimi, Reddit Technorati, Virtyt Avdyli, Mexhid Yvejsi, Ramiz Zekaj, Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, shih dhe Tonin Çobani, “Gjuha ime është shqipja”(Koha Jonë, 18 janar 1990), “Alfabeti i Ali Ulqinakut” (Koha Jonë, 16 maj 1995), “Paralele kulturore të një qyteti”, studime dhe artikuj, Lisitan, Lezhë, 2001. QERSHOR 2013

Di

41


Bota jonë

AJNI SINANI

ISRAJA DHE MI'RAXHI

"I Lartësuar është Ai që e barti robin e Tij

(Muhamedin a.s.) natën nga Mesxhidul Harami (në Mekë) në Mesxhidul Aksa (të Kudsit), rrethinën e secilës e kemi bekuar, për t'i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë." (El Isra, 1)

Allahu i njeh më së miri robërit e Tij, prandaj Ai, i dha në kohën më kritike dhuratën më të mirë dhe mbështetjen më të fuqishme shpirtërore Pejgamberit më të dashur. Atë natë të madhe dhe të shenjtë, Krenaria e Njerëzimit do të shihte sekretet e botës së padukshme që s'mund të shihen nga syri i njeriut. Muxhizja e Israsë dhe Miraxhit është shprehje e nderit më të lartë që Zoti ia kishte caktuar vetëm Muhamedit (a.s.). Ai do të përshkonte me burakun hapësirat e universit që s'mund të arrihen në aspektin fizik, dhe do ngjitej deri në ato lartësi, që Allahu i ka caktuar si kufij të fundit, të cilit nuk i ka arritur asndonjë pejgamber i zgjedhur dhe as ndonjë melek i afërt. ISRA Në gjuhën arabe me alën “Isra” nënkuptohet udhëtimi natën. Mirëpo ala "lejlen" (natën) “...që e barti robin e Tij natën", e përmendur në ajetin e parë të sures "el Isra", nënkupton një pjesë të natës dhe jo tërë natën. Isra është udhëtimi tokësor që Allahu ia mundësoi Pejgamberit përmes Burakut, në vijën horizontale - nga Qabeja në Kuds. Në hadithet e tij Pejgamberi a.s. thotë: "'usrije bi" që do të thotë, jam bartur. Në suren kuranore "El Isra", që në fillim të ajetit të parë të saj, Allahu i Madhërishëm përmend shprehjen "Subhane" (I Lartësuar është), që le të kuptohet se kjo ndodhi ka qenë një mrekulli e veçantë dhe një ngjarje e madhërishme.

42

Di

QERSHOR 2013

MI'RAXH Fjala “Mir'axh” ka kuptimin e ngjitjes dhe ngritjes në lartësi, të ngriturit lart. Prandaj, Mir'axhi nënkupton udhëtimin dhe ngjitjen e Pejgamberit a.s. në vijën vertikale, prej Kudsit në shtatë qiejt, deri në Sidretul Munteha, thellësira për të cilat di vetëm Allahu (xh.sh.) Është interesante të përmendet se Pejgamberi a.s. në udhëtimin e tij qiellor, nuk qe ngritur drejt nga Qabeja, por së pari qe bartur në Kuds/Jerusalem, në BejtulMakdis, dhe më pas, prej aty, qe ngritur nëpër shtatë qiejt dhe më tutje. Kjo mbase për të treguar rëndësinë e Kudsit për myslimanët dhe lidhjen mes Qabesë dhe Bejtul Makdisit. Depërtimi në një botë më të lartë shpirtërore është synim i çdo Pejgamberi. Secili prej tyre në një kohë ka pasur momente të caktuara dhe ka arritur në një pozitë të lartë. Islami ia mundëson këtë përjetim të veçantë secilit mysliman përmes namazit pesë herë në ditë, në mënyrë të obligueshme, kurse në mënyrë vullnetare gjatë gjithë 24 orëve. Pejgamberi a.s. thotë: “Namazi është mi'raxhi i besimtarit". NJË VIT PARA HIXHRETIT Ky udhëtim i Pejgamberit (a.s.), sipas shumicës së dijetarëve myslimanë, ka ngjarë në natën e 27 të muajit Rexheb, një vit para Hixhretit. Ai ndodhi në një kohë kur myslimanët po përjetonin ditë të rrezikshme dhe të vështira. Mi'raxhi konsiderohet si ngjarja e fundit në Mekë para Hixhretit dhe do të ishte një përgatitje për periudhën pas tij. LARJA E ZEMRËS Vetë profeti Muhamed (a.s.) lidhur me ngjarjet e kësaj nate ka thënë: “Kur isha në një gjendje si gjysmë në gjumë dhe gjysmë i zgjuar, erdhi tek unë ai (meleku Xhibril), i cili e hapi gjoksin tim, e mori zemrën time, e lau dhe e ktheu atë përsëri. Pastaj erdhi një krijesë, e cila ishte më e vogël se mushka e më e madhe se një gomar, që ishte e bardhë dhe që quhej Burak. Pastaj u barta prej saj ...” (Buhariu). Buraku e hidhte hapin në distancë aq sa mund të shihte syri. PENGESAT MATERIALE Me rastin e Israsë dhe Mi'raxhit, para syve të Muhamedit a.s.


u zhdukën të gjitha pengesat e botës fizike, të cilat qëndrojnë si perde dhe pengojnë shikimin e botës shpirtërore. Pushuan të gjitha pengesat e kohës dhe hapësirës dhe të gjitha sekretet e qiellit e çdo gjë që ishte në tokë e fshehur, qe shfaqur në mënyrë të qartë dhe haptazi. KOHA DHE HAPËSIRA Kur Pejgamberi a.s. u kthye nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm, shtrati i tij nuk ishte ftohur ende dhe uji i abdesit nuk kishte pushuar së rrjedhuri ende nga ibriku. Kjo nuk është e pamundshme kur e dimë se Allahu është Ai Që e sundon kohën dhe gjithësinë. Ai ka bërë që shpejtësia e materies të mos arrijë shpejtësinë e dritës. Nëse arrihet që kohën ta vendosim (ta shndërrojmë) në zero, atëherë kalohet në amshueshmëri. Dhe këtë zero në kohë mund ta vendosë vetëm Allahu. Prandaj Allahu, me rastin e kësaj ndodhie, u urdhëroi të gjitha ligjeve që sundojnë në botën materiale, që të pushonin së vepruari për pak çaste dhe të largoheshin të gjitha pengesat e kohës, vendit, hapësirës, të folurit, dëgjimit, shikimit, udhëtimit, lëvizjes, qetësisë, lodhjes dhe pushimit. EL AKSA Udhëtimi nga Qabeja në Kuds tregon vlerën e Mesxhidul Aksasë, që konsiderohet xhamia e tretë për nga rëndësia për myslimanët. Pejgamberi a.s. ka ardhur në Aksa me anën e Burakut. Pasi e kishte lidhur, hyri në xhaminë e Aksasë dhe fali dy rekate namaz, duke u prirë si imam pejgamberëve të tjerë. Kur Pejgamberi a.s. doli jashtë xhamisë, Xhibrili a.s. i ofroi një kupë me qumësht dhe një tjetër me verë. Ai zgjodhi kupën e mbushur me qumësht. Xhibrili i tha: “Ke zgjedhur atë që është e natyrshme. Sikur ta merrje këtë kupën tjetër, pasuesit e tu do të shkonin në rrugën e gabuar". Pas kësaj Xhibrili e shpuri Pejgamberin a.s. drejt qiejve. Kur arritën në qiellin e parë, Xhibrili kërkoi që të hapej dera. Ai u pyet se kush ishte ai që gjendej me të. Ai iu përgjigj se ishte Muhamedi (a.s.) Pastaj u tha: “A është dërguar?" Xhibrili a.s. u përgjigj: “Po." Meleku e hapi qiellin e parë dhe tha: “Banorët e qiellit janë të lumtur nga ky lajm i mirë". Në këtë qiell Pejgamberi a.s. pa një njeri. Ky njeri, kur shikonte djathtas, qeshte, kurse, kur shikonte majtas, qante. Ky burrë, kur e pa të Dërguarin e Zotit, i tha: “Mirë se ke ardhur, Pejgamber i mirë dhe pasardhës i mirë"! I Dërguari i Zotit pyeti se kush ishte ai njeri dhe iu tha se ai ishte hazreti Ademi. Në të djathtë të tij ishin shpirtrat e pasardhësve të tij, që do të hyjnë në Xhenet, kurse në të majtë shpirtrat e atyre që do të shkojnë në Xhehenem. Prandaj, Ademi a.s., kur shikonte në të djathtë, ishte i kënaqur, kurse, kur shikonte në të majtë, ishte i trishtuar. Në këtë mënyrë Pejgamberi a.s. kaloi në secilin qiell. Në çdo qiell takoi pejgamberë. Në qiellin e dytë takoi Jahjain dhe Isain, në të tretin hazreti Jusufin, në të katërtin Idrisin, në të pestin Harunin, në të gjashtin Musain. Të gjithë i shprehnin mirëseardhje duke i thënë: “Mirë se vjen, pejgamberi i mirë, vëllai i mirë"! Në qiellin e shtatë, i Dërguari a.s. pa hazreti Ibrahimin, që ishte mbështetur në “Bejtul Ma'mur". Aty çdo ditë hynin nga shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët nuk ktheheshin edhe një herë për të hyrë aty.

Pastaj Pejgamberit iu tregua Xheneti. Kupa qiellore e Xhenetit ishte prej margaritarëve, kurse dheu i tokës prej myshku. Pejgamberi a.s. pa edhe Xhehenemin dhe gjëra të tjera të panumërta, si edhe Xhibrilin në pamjen e tij të vërtetë. Ai kaloi mbi qilimin Refref edhe pa Kursiun dhe Arshin. Muhamedi (a.s.) dëgjoi fërshëllimën (kërcitjen) e penës. Pra, nocioni kohë pushoi së ekzistuari dhe Pejgamberit (a.s.) iu prezantuan e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Ai arriti tek Sidretul Munteha. Xhibrili a.s. ndaloi aty duke thënë: “Nëse shkoj më tutje edhe një qime floku, do të digjem dhe shkatërrohem". Pejgamberi a.s. vazhdoi më tutje. I Dashuri i Allahut, në një mënyrë të panjohur dhe të pashembullt, arriti deri në lartësinë që kishte caktuar Allahu i Madhërishëm vetëm për të. Aty iu ngrit perdja e sekreteve dhe ai u gjend në vendin e shenjtërive më të përsosura dhe të paarritshme nga cilado krijesë. Aty Allahu i ka shpallur ato që ka dashur dhe dëshiruar. Në këtë vend Pejgamberit i janë dhënë tri dhurata nga Allahu: 1. Tri ajetet e fundit nga surja El Bekare; 2. Premtimi me Xhenetin për ata që janë pasuesit e Muhamedit a.s., e që Allahut nuk i shoqërojnë dikë tjetër; 3. Falja e pesë namazeve gjatë ditës. A ISHTE MI'RAXHI VETËM ME SHPIRT APO EDHE ME TRUP? Pejgamberi a.s. e ka bërë Mi'raxhin me shpirt e me trup dhe në gjendje të zgjuar. Konfirmim për këtë janë Fjalët e Allahut: “...që e barti robin e Tij (Muhamedin a.s.)". Fjala rob (abd), e përdorur në ajetin kuranor, në arabisht do të thotë një qenie e plotë njerëzore e përbërë nga shpirti dhe trupi, ashtu siç është termi “insan". Nuk ka dyshim se kjo është e mundshme dhe e pranueshme për logjikën e myslimanit, sepse Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe, kur Ai dëshiron diçka, vetëm thotë: “Bëhu! dhe ajo bëhet". Gjatë Israsë, trupi i Pejgamberit nuk ka pësuar ndryshime. Kurse gjatë Mi'raxhit, nëpër shtatë qiejt, trupi i Pejgamberit ka pësuar ndryshime. Pas arritjes në Sidretul Munteha, trupi i bekuar i Pejgamberit ka pësuar ndryshime edhe një herë, për të arritur aty ku nuk mund të shkonte madje as vetë Xhibrili. PËRFUNDIM Nga Israja mësojmë se, atëherë kur heqin dorë njerëzit në tokë, vjen ndihma nga qielli. Lidhja në mes Mesxhidul Haramit dhe Mesxhidul Aksasë na bën me dije se këto dy xhami janë të shenjta. Namazi i Pejgamberit a.s. si imam i pejgamberëve të tjerë, ka domethënien se mesazhi i tij vlen për të gjithë popujt, për të gjitha vendet dhe do të vazhdojë të vlejë sa të ketë jetë mbi tokë. Të gjithë urdhrat dhe ndalimet i kanë ardhur Muhamedit (a.s.) nga Allahu nëpërmjet melekut Xhibril, e vetëm një obligim i ka ardhur drejtpërdrejt, dhe ai është namazi, gjë që tregon për rëndësinë e tij. Me namaz njeriu lartësohet dhe afrohet tek Allahu. Prandaj namazi nuk duhet të kundrohet vetëm si një obligim, po duhet të shndërrohet në një lloj miraxhi, ku ne të ndiejmë kënaqësinë e qëndrimit para Allahut dhe të komunikimit me Të. QERSHOR 2013

Di

43


FEIM HOXHA

IDEALI

I TË JETËSUARIT Në prag të ditëve të mrekullueshme të së ardhmes e në këto ditë, ku agimi na pëshpërit për festa të gëzueshme, është e qartë se ne jemi duke përballuar kriza të cilat duken të pakapërcyeshme. Ashtu si shqetësimet sociale, problemet kombëtare dhe fatkeqësitë natyrore, krizat që kaplojnë një shoqëri nuk mund të kapërcehen, apo të zgjidhen me anë të masave të zakonshme, zgjidhjet për kriza të tilla kushtëzohen nga mprehtësia, dijet dhe mençuria e përhapur gjerësisht në shoqëri.1 Nuk është në dorën e njeriut, të vijë në këtë botë apo mos të vijë. E rëndësishme është,a do të jetë njeriu në gjendje ta përmbushë misionin e tij në jetësimin e të tjerëve? Një zemër që beson nëvetvete mban ndjenjën ideale dhe vazhdimisht i drejtohet vetes dhe i thotë: “Nëse në këtë botë nuk jam në gjendje t’ua bëj të ditur të tjerëve Zotin tim, më mirë të vdes se të jetoj”. Çdo besimtar që posedon qoftë edhe një grimcë besimi ne zemrën e tij duhet të thotë: “Kjo fe është e imja, andaj më duhet mua të brengosem për të”. Një objektiv të tillë mendimi, i cili e përqafon të nesërmen nga e sotmja dhe që përfshin shpirtin, thelbin dhe përmbajtjen e së ardhmes, ju mund ta konsideroni nëse dëshironi “ideal”. Një person, që nuk ka një horizont të tillë, nuk është në gjendje të kapërcejë tërësinë e problemeve aktuale dhe as të premtojë ndonjë gjë të vlefshme për të nesërmen2. Edhe pse disa njerëz të thjeshtë kanë marrë dimensione të mëdha, duke u veshur nga pompoziteti, rrethanat dhe madhështia e Faraonëve, Nemrudëve, Çezarëve dhe Napoleonëve, jeta e tyre e zhurmshme dhe heretike që hutoi kaq shumë njerëz, kurrë nuk u bë dhe nuk mund të bëhet premtuese për të ardhmen në asnjë drejtim. Kjo për shkak se të tillë njerëz të drejtën ia kishin deleguar forcës dhe 1. M.Fethullah Gylen, Statuja e shpirtrave tanë , Tiranë, 2009, fq 148Shtëpia botuese Prizmi 2. M.Fethullah Gylen, Statuja e shpirtrave tanë, Tiranë,2009,fq 148Shtëpia botuese Prizmi

44

Di

QERSHOR 2013

dhunës, relatat shoqërore i kushtëzonin nga interesat e përfitimet vetjake dhe se jetën e tyre e kalonin mjerisht si skllevër të egove dhe pasioneve të shthurura, pa gëzuar kurrë në të vërtetë liri prej tyre. Cezari e rrënoi idealin e Romës me tekat dhe dëshirat e tij, Napoleoni e burgosi dhe e vrau idealin e Francës së madhe me atë rrjetën e tij të lakmisë dhe ambicies dhe Hitleri e konsumoi ëndrrën e Gjermanisë së madhe, për shkak të marrëzisë së tij të pashoqe. Nga ana tjetër, ideali i cili tek njerëzit tanë është i hapur ndaj vazhdimësisë, heroizmi i të cilit shpreh integritet dhe vazhdimësi, është mbajtur gjithmonë lart dhe mbi çdo kotësi, apo vulgaritet, si në fitore, ashtu dhe në humbje. Ai është konsideruar si i dashur, i shenjtë dhe i çmuar si një flamur për të cilin është dhënë jeta. Ata që vrapojnë në rrugën për t’i ndriçuar njerëzit, ata që përpiqen vazhdimisht për lumturinë e njerëzve, ata që u zgjasin dorën njerëzve të rënë në greminat e ndryshme të jetës, janë shpirtra të lartë që e kanë njohur veten, të cilët, si engjëj mbrojtës të shoqërisë mes së cilës jetojnë, përfyten me fatkeqësitë që u bien sipër shoqërisë, u venë gjoksin furtunave, hidhen në flakë dhe rrinë vazhdimisht me gishtin në shënjestër para tronditjeve të mundshme.3 Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë në suren Enfal “Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta...”4, përmend gjeneratën e artë të njerëzimit e cila ishte dhe 3. www.al.fgulen.com 4. Sure Enfal -ajeti 75


mbetet modeli më i mirë i sakrificës. Ishte kjo gjeneratë e cila pa asnjë kusht i dha besën të Dërguarit Të Allahut, se do ta mbrojë dhe sakrifikojë edhe jetën, familjen dhe pasuritë e tyre në jetësimin e njerëzimit. Nuk mund të lëmë pa përmendur një ngjarje të sakrificës në kohën e kësaj gjenerate. Një njeri shkoite Pejgamberi (a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam shumë i uritur”. Pejgamberi (a.s.) pyeti familjen e tij nëse kishin diçka për të ngrënë. Porse pos ujit nuk kishin gjë tjetër. Atëherë Pejgamberi (a.s.) u drejtua nga shokët dhe u tha: “Kush e ushqen vëllain tonë?” U ngrit një nga banorët e Medines dhe mori atësi mysafir. Në shtëpi nuk kishin asgjë tjetër pos ushqimit të paktë të fëmijëve të tyre. Burrë e grua vunë në gjumë fëmijët që të ushqenin mysafirin e tyre, ndërsa vetë vendosën ta fikin kandilin që ai të mos kuptojë se ata nuk po hanin më të.5 Për këtë zbret ajeti kuranor: “... madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes...”6 Pejgamberi(a.s.)ka thënë: “Zotëria i një populli është ai i cili i shërben atyre.”7 Ështëi Dërguari i Allahut ai që na mësoi se njeriu nuk duhet të jetojë vetëm për veten e tij, por dhe për të tjerët. Çdo udhëheqës institucioniduhet të jetë model për anëtarët e tij. Ai duhet vazhdimisht të brengoset për ata që ka rreth tij. Por edhe nëse dështon në rrugëtimin e tij duhet të pa5. Amër Halid,Përmirësimi i Zemrave,Shkup, 2006, fq.64, Furkanism 6. Sure Hashr- ajeti 9 7. M.Fethullah Gylen, Yasatma ideali, Stamboll ,2012,fq 24-Shtëpia botuese NIL

jtohetse kjo ka ndodhur për shkak të tij. Bashkësia islame në tërë botën ka nevojë për një rigjallërim, për një reformë serioze nga pikëpamja mendore, shpirtërore dhe intelektuale. Në qoftë se përdorim një shprehje më pozitive, mund të themi se shoqëria ka nevojë për rigjallërim, për kryerjen e përpjekjeve serioze që të ruhen parimet origjinale të fesë, shtrirja dhe universaliteti më i madh i mundshëm nga vetë fleksibiliteti i shpalljeve hyjnore në mënyrë që ajo t’i plotësojë nevojat e njerëzve në çdo fushë të jetës, në çdo vend dhe kohë, duke përqafuar kështu tërësinë e ekzistencës. Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë,derisa për shërbimet që bëjmë dhe sukseset që arrijmë,presim që dikush të na duartrokasë, nuk do të ketë mirësi në këtë rrugëtim. Një ndjenjë e tillë është egoiste dhe e padobishme përshoqërinë. Të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për ne, nuk u munduan që ne të mendojmë vetëm për një rrogë. Që të mendojmë për karrierë apo famë. Përkundrazi, të jemi njerëz që do të ripërtërijmë mësimet e fesë dhe t’i rigjallërojmë ato. Pa u rritur në shtëpitë e sakrificës, domethënë, pa u pjekur e maturuar me durim, çdo pritje është iluzion! Egjithë mirësia i takon vetëm Allahut. Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”.8

8. Sure Junus, ajeti 58 QERSHOR 2013

Di

45


NUREDIN NAZARKO

PËRRENJTË

E VEGJËL

Cilado qenie njerëzore vjen në ekzistencë me potencial të caktuar të cilin duhet ta zbulojë dhe realizojë përgjatë ekzistencës së tij. Përderisa cilado qenie njerëzore vjen në ekzistencë me potencial të paracaktuar, autenticiteti dhe origjinaliteti janë bashkudhëtarë të pandarë të njeriut përgjatë përkohësisë. Kësisoj as nuk ka patur dhe as nuk mund që të ketë një ekzistencë të ngjashme me ekzistencën tonë si qenie njerëzore krejtësisht të veçanta. Kjo do të thotë që pabarazia është prej rendit natyror të realitetit me të cilin dhe në të cilin jetojmë. Hierarkia është rregulli që mbizotëron kudo. Njerëzit nuk mund të pajisen me të njëjtin potencial, për rrjedhojë edhe zbulimi e realizimi i këtij potenciali ndryshon nga njëra qenie njerëzore tek tjetra. Kjo pabarazi dhe ky diferencim i qartë në potencialin e gjithsecilit, është një nga bukuritë më të mëdha të jetës. Në sajë të këtij ndryshimi njerëzit bëhen të nevojshëm për njëri - tjetrin. Askush nuk mund të jetë një Robinson Kruzo përgjatë gjithë jetës. Njeriut i duhet të hyjë dhe të krijojë raporte me të ngjashmit e tij, por jo vetëm kaq. Ai duhet të hyjë dhe të krijojë raporte edhe me botën që e rrethon. Raportet që krijon njeriu me realitetin lëndor të botës, nuk paraqiten problematike, përderisa njeriu të mos ketë cenuar ekuilibrat mbi të cilët qëndron dhe jeton kjo botë. Ndërkohë raportet me të ngjashmit e tij, janë gjithmonë të paparashikueshme, sepse i tillë është edhe vetë njeriu, i paparashikueshëm. Gjendja e njeriut nuk është aspak konstante, madje konstantja në jetën e njeriut është tërësisht e përjashtuar dhe e papranueshme. Jeta e tij është rrjedhje e lëvizshmërisë ndërmjet gjendjeve dhe situatave nga më të ndryshmet, shpesh herë surprizuese, madje aspak të pritshme nga përllogaritjet njerëzore. Kjo larushi, shumëngjyrësi dhe shumëllojshmëri ngjarjesh dhe situatash na vendos përballë sfidës së vendimmarrjes, mbi mënyrën sesi do të drejtojmë anijen tonë në tallazet e lëvizshmërisë, ashtu sikundërse timonieri - kapiten drejton anijen në oqeanin e pamatë. Vendimmarrja duket të jetë më e thjeshtë dhe më pak kokëçarëse kur ka të bëjë me veprime pasojat e të cilëve bien drejtpërsëdrejti mbi vendimmarrësin dhe jo edhe mbi të tjerët. Natyrisht që çështja bëhet më e komplikueshme dhe në fakt e tillë është, kur njeriut i duhet të marrë vendime të cilat, nuk kanë impakt vetëm mbi të por edhe mbi numër tjetër njerëzish, përderisa nuk është një Robinson Kruzo. Njerëzit hyjnë në raporte me njëri - tjetrin, për arsye dhe qëllime nga më të ndryshmet, për të realizuar potencialin e tyre përgjatë jetësimit të mënyrës së jetesës. Një pjesë i përbashkon interesi

46

Di

QERSHOR 2013

material dhe përplotësimi i tij, e një pjesë i përbashkojnë parimet e epërme, që i tejkalojnë ato materiale, jo për t’i lënë në harresë, por për t’iu dhënë vendin që meritojnë në hierarkinë e vlerave që duhet të realizojë njeriu në përputhje me parimet e epërme. Marrëdhëniet e ngritura mbi interesa materiale, janë të qëndrueshme për aq sa interesi i palëve të përfshira nuk është cenuar apo dëmtuar, në të kundërt raportet mund të përmbysen dhe mund tëriformatohen apo të humbin krejtësisht. Ndërkohë ata të cilët janë apo pretendojnë të jenë të përkapur pas parimeve të epërme, parimisht janë përbashkuar mbi një bazament që nuk është aspak njerëzor edhe pse për natyrën njerëzore është udhërrëfyes i rrugëtimit përkohësor. Meqenëse qeniet njerëzore në përputhje me rendin natyror të krijimit, janë pajisur me potenciale të ndryshme, edhe kuptimi dhe interpretimi i parimeve të epërme do të jetë përputhshmërisht me potencialitetin që iu është dhënë, dhe për këtë askush nuk duhet të ndihet në pozicion të vështirë dhe të sikletshëm, sepse çdokush nuk mund të realizojë më shumë sesa iështë paracaktuar të realizojë. Edhe pse të përkapur pas parimeve të epërme, sërishmi nuk mund të dorëhiqen nga përplotësimi i dimensionit material, në të kundërt do të vepronin në kundërshtim me natyrshmërinë e rendit natyror të gjërave. Në këtë përpjekje, që nuk mund të shuhet vetëm se me daljen e njeriut nga përkohësia, çdocili përpiqet të realizojë potencialin e dhënë dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për jetesë, për vete dhe për ata që ka nën përgjegjësi. Edhe kjo përpjekje është tërësisht legjitime madje edhe e urdhëruar, pasi njeriu nuk mund të shmangë përgjegjësitë që ka ndaj vetes dhe atyre nën përkujdesjen e tij. Në rrjedhën e këtyre përpjekjeve njeriu përpiqet të gjejë apo të sigurojë një punësim, i cili mund edhe të mos jetëmeritokratik, porse i ndihur nga konjukturat e kohës dhe momentit ai mund ta shohë veten aty ku edhe në ëndërr nuk e kishte parë. Duke qenë se njerëzit janë të natyrave të ndryshme, edhe edukimi është i ndryshëm, inteligjenca dhe kuptimësiaështë e ndryshme, aftësitë dhe profesionalizmi janë të ndryshme, mënyra e realizmit të modus vivendi është e ndryshme edhe pse përbashkohen tek parimet e epërme. Kësisoj ushtrimi i një detyre të caktuar, nëpërmjet një pozite të caktuar është e varur kryekëput nga cilësia e edukimit, inteligjencës, profesionalizmit. Ndryshueshmëria e pozicionon


njeriun në pozita të ndryshme në hierarkinë e profesioneve. Dikush mund të posedojë më shumë mundësi financiare se një tjetër, dikush mund të jetojë materialisht më mirë se një tjetër, dikush mund të jetë në një pozitë më të lartë sesa një tjetër, dikush mund të katapultohet në një pozitë më të lartë sesa një tjetër. Të qenurit nëpozita të ndryshme jo vetëm që të jep kënaqësinë e realizimit të potencialit dhe sigurimit tëtë ardhurave për të përballuar jetesën, por njëkohësisht të vendos përballë një sfide të vështirë sidomos kur je i vendosur apo i katapultuar në pozita drejtuese. Njeriu nuk është në provë vetëm kur përjeton vështirësi, por ndoshta është më në provë kur i jepet mundësia për të marrë në dorë drejtimin e të tjerëve. Katapultimi në pozita drejtuese është ndoshta një nga sfidat më të vështira për njeriun, sepse ose do të tregojë fytyrën e vërtetë të këtij njeriu, ose mund ta transformojë në një podium arrogance dhe shpërfillje ndaj atyre që drejton, pasiqë njerëzit mund t’i shfaqen përmes mirazhit të postit si gurë shahu që mund t’i lëvizë sipas dëshirës, duke harruar se lëvizjet jo të duhura mund ta çojnë drejt shah-mat. Natyrisht që jo të gjithë thyhen përballë kësaj sfide torturuese, pasiqë për çdokënd sfidat nuk janë kurrsesi të njëjta, ashtu siç nuk është e njëjtë edhe forca kundërvepruese për t’i rezistuar sfidave. Fjala e urtë thotë se miku i mirë njihet në ditë të vështira. Njeriu nuk mund të ketë askënd mik më të mirë sesa vetveten. Dhe ky mik do të njihet në ditë të vështira dhe nuk ka ditë më të vështira për njeriun sesa kur merr mbi shpatulla përgjegjësinë e drejtimit të një anijeje. Më sipër theksuam se ajo çfarë i përbashkon një pjesë njerëzish, janë parimet e epërme, universale dhe të mbarëkohëshme. Përbashkimi përreth parimeve të epërme nuk nënkupton domosdoshmërisht unifikimin dhe standardizimin e gjithësa përpiqen për të qenë të përbashkuar, përkundrazi. Unifikimi dhe standardizimi i të përkapurve është kryekëput i pamundur dhe nuk është prej natyrshmërisë së parimeve të epërme që të kërkojnë prej njeriut jetësimin e pamundshmërisë. Në qoftë se parimet e epërme janë kuptuar në natyrën e tyre të njëmendtë, nuk mund t’i përbashkosh tëpërkapurit përmes diktatit të çfarëdo instrumenti. Përbashkimiështë pasojë e besimit dhe bindjes ndaj vetë parimeve të epërme, për të ndihur njëri - tjetrin në rrugëtimin e rikthimit në banesën tonë të parëhershme,

pavarësisht ndryshueshmërisë dhe dallimeve. Diktati është instrument i papranueshëm për parimet e epërme në sjelljen ndaj njerëzve, sepse diktati nuk mund të ofrojë dashuri, harmoni dhe tolerancë përmes ashpërsisë dhe intolerancës, anatemimit dhe përjashtimit të atij që mendon ndryshe nga pozita e zbatuesit të diktatit. Diktati në sjelljen me njerëzit nuk mund të sjellë frytet që synon, sepse çdokush që ndjen forcën e diktatit do të rebelohet ndaj tij dhe këtë të fundit do ta kryejnë ata të cilët nuk njohin dhe pranojnë autoritet dhe pushtet tjetër, përveç autoritetit dhe pushtetit të së Vërtetës. Në qoftë se ndokush është katapultuar për shkak të konjukturave, kjo nuk presupozon dhe as që mund të jetë një arsye e mjaftueshme për kacagjelosje, por përrenjtë e vegjël fryhen shpejt. Në ditë shtrëngatash, me re të dendura kur bie shi me gjyma përrenjtë e vegjël fryhen, egërsohen dhe janë gati të marrin përpara dhe ta përfundin çdo gjë që guxon të pengojë rrjedhën e tyre të furishme. Në këto momente zhurma dhe uturima e tyre mbytëse ndihen larg. Por drita e diellit shkëlqen përsëri dhe ata kthehen sërish në shtratin e tyre të ngushtë, të zalisur e të molepsurpër të mos iu ndierë asnjëlloj zhurme. Me tërheqjen në shtratin e tyre të ngushtë, zbulojnë pasojat e fryrjes dhe egërsimit të tyre ndaj jetës, e cila do t’i gëzohet sërishmi dritës së diellit. Kësisoj diktati nuk të çon askund përveçse në prehrin e konfliktualitetit dhe urrejtjes ndërmjet vetë tëpërkapurve pas parimeve të epërme, ndërkohë që ajo që ipërbashkon qëndron ku e ku më lart nga ajo që i ndan. Po përse veprohet kësisoj, kur mund të veprohet ndryshe dhe më pranë natyrshmërisë së parimeve të epërme? Sepse gjithmonë do të jenë dy grupe njerëzish të cilët janëprezent si tek ata që janë përbashkuar rreth interesit material, ashtu edhe tek ata të cilët janë përbashkuar përreth parimeve të epërme, vartësit dhe heretikët. Ka një lloj njerëzish që adhurojnë (përnderojnë, N.N) pushtetin e fortë, dëshirojnë të jenë të shtrënguar, i mrekullon rendi, ai i jashtmi, siç është në ushtri, “ku dihet kush komandon e kush dëgjon”. Shija e tyre përkon me pjesët e reja të qytetit, tek janë identike të gjitha shtëpitë, në rreshta të drejtë dhe me fasada identike. Ata prapë pëlqejnë llamarinën - muzikën, uniformën, spektaklin, paradat dhe gënjeshtrat e tjera që “zbukurojnë” jetën dhe e lehtësojnë. Veçan dëshirojnë që të jetë “çdo gjë sipas ligjit”. Këta janë njerëzit me mentalitet vartësie. Ata kanë dëshirë të jenë vartës, kanë dëshirë sigurinë, rendin, estabilishmentin, kanë dëshirë të lavdërohen nga eprorët e vet, kanë dëshirë të jenë “në mëshirë”. Ata janë të ndershëm, lojalë, për më tepër - qytetarë korrektë. Vartësit dëshirojnë të kenë pushtet, kurse pushteti dëshiron të ketë vartës. Ata shkojnë së bashku si pjesë e një tërësie. Po s’pati autoritet, vartësit e shpikin. Në anën tjetër qëndron një lloj i pafat, i mallkuar njerëzish që kundërshton vazhdimisht për diçka, që kërkon vazhdimisht diç të re. Ai për bukë flet më pak, kurse për liri më shumë, më pak për rendin dhe qetësinë, kurse më shumë për personalitetin e njeriut…Këta heretikë të amshueshëm zakonisht nuk e duan pushtetin, as pushteti s’i do ata. Kur janë religjiozë, vartësit adhurojnë (përnderojnë, N.N) njerëzit, autoritetet, idhujt; njerëzit e lirë dhe kryengritësit adhurojnë Zotin e vetëm. (Izetbegoviç, A. Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit, Shkup 2000, faq. 218) QERSHOR 2013

Di

47


Psikologji

ALTIN TORBA

LIGJET UNIVERSALE TË JETËS E kemi titulluar këtë trajtim kështu duke qenë se ai synon të hedhë dritë mbi konceptin e ligjeve universale të jetës, të quajtura ndryshe “principe jetike”. Allahu i Madhëruar e krijoi qenien njerëzore në një natyrë të pastër dhe unike. Çdo tentativë për të dalë jashtë kësaj natyre do të rezultonte me pasoja fatale për njeriun. Pikërisht në lidhje me këtë Allahu i Madhëruar sqaron në Kur’an: “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut.”1 Krijimi i Allahut të Madhëruar funksionon sipas një kodi ligjor universal që nuk bën përjashtim për asnjeri. Vetë Kur’ani fisnik bën alë për ligjet universale të këtij kodi ligjor, duke na thënë: “I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më parë, e ti kurrë nuk do të gjesh ndryshime në ligjin e Allahut.”2 Edhe ne njerëzit me artikulimin “ligj”, nënkuptojmë një gjë të pandryshueshme dhe të vazhdueshme, që buron nga një burim konstant, që dikton një dispozitë të vazhdueshme, që vjen me rezultate të vazhdueshme dhe që i trajton të gjithë njerëzit njëlloj. Nën këtë thjerrëz lipset t’i kuptojmë ligjet universale për të cilat po bëjmë alë. Këto ligje janë stabile dhe i përkasin një realitetiabstrakt [të pashqisueshëm]... Për shembull ligji universal i “mirësjelljes”, është një ligj i mirënjohur i cili dikton që zbatuesi i kësaj ligjshmërie të gëzojë konsideratë dhe pranim në mesin e njerëzve. 1. (Kur’ani, Rum: 30). 2. (Kur’ani,Fet’h: 23).

48

Di

QERSHOR 2013

Ligjshmëria e mirësjelljes është abstrakte, nuk mund të perceptohet nga ana eshqisave dhe as të trajtohet materialisht, porse ne mund ta konceptojmë këtë ligjshmëri dhe të bindemi për praninë efikase të saj, duke parërezultatet definitive të saj. Është pikërisht ky fakt ai që na bën të kuptojmë vërtetësinë e të tillë ligjësie edhe pse ne nuk arrijmë ta shohim atë me sy të lirë... Përkufizimi i ligjit universal: Ligji universal është një realitet abstrakt, i patjetërsueshëm dhe i vazhdueshëm, me pasoja dhe ndikime fikse tek çdo njeri. Disa njerëz mund të jenë të vetëdijshëm për praninë e këtyre ligjeve ndërsa disa të tjerë jo; dhe në fakt masa dërrmuese e njerëzve nuk ka informacion mbi to; porse këto ligje gjithsesi funksionojnë pa bërë asnjë përjashtim. Le ta ilustrojmë këtë me shembullin e semaforit; semafori i kuq do të thotë “ndalo”, semafori jeshil do të thotë “kalo”... Le të supozojmë se një person nuk ka informacion mbi këtë gjë dhe e kalon semaforin kuq, gjë që e bën atë të përfundojë viktimë e një aksidenti me pasoja të rënda fizike për të... Mundet që ai të “arsyetohet” se nuk e dinte këtë ligj; porse ligji nuk do bëjë përjashtime, e njohe apo nuk e njohe atë, e dite apo nuk e dite... pavarësishtkësaj, ligji nuk pyet, por bën të vetën mbi të gjithë ne njëlloj... Po i këtij konteksti është edhe ligji djegës i zjarrit, ai prerës i thikës, etj. Le të supozojmë për shembull, se dikush merr në dorë një thikë dhe i mëshon me të gishtit... në këtë rast thika ka për ta prerë... ai mund të thotë: Po unë s’e dija se thika pret... e dije s’e dije ligji punon... Ose kemi një person të dytë që e fut dorën në zjarr dhe digjet... justifi-

kohet duke thënë: Po unë nuk e dija që zjarri të djeg... e dije nuk e dije zjarri të djeg... Mosnjohja e këtyre ligjeve jo vetëm që e privon njeriun nga përfitimi, por, për më tepër, e dëmton seriozisht atë. Të gjitha gjasat janë që personi që s’i di ligjet universale,pavarësisht kësaj, do të penalizohet... Ligjet universale i përkasin subjekteve të ndryshme: suksesi ka ligjet e tij universale, lumturia po kështu, komunikimi, etj. Njeriu që nuk i di ligjet e suksesit për shembull, sado që të përpiqet gjatë gjithë jetës së vet, është e pamundur që të arrijë te suksesi i vërtetë... E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për lumturinë, kush nuk i di ligjet e saj është e pamundur ta përmbushë atë. Për shembull: shumica e njerëzve jetojnë nën iluzionin se lumturinë e dikton paraja... Ky është një rezultat i gabuar që masa dërrmuese e njerëzve e kanë nxjerrë duke u bazuar tek eksperiencat e tyre të gabuara apo të indoktrinuar nga media... Teksa e vërteta qëndron se akumulimi i parave ka të tjera profite, brenda të cilave nuk është ai i lumturisë, e cila ka një kahe krejt të kundërt... Paratë është e vërtetë se duhen për të konkretizuar një sërë gjërash, por në të njëjtën kohë është vërtetuar se ato nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me lumturinë... Madje realiteti jetik i ka treguar gjithsecilit prej nesh se njeriu mund të jetë i lumtur edhe pse nuk


është mirë nga gjendja financiare dhe në krahun tjetër, mundet të mos jetë i lumtur edhe pse posedon shumë pasuri. Kemi parë persona që posedojnë miliona por megjithatë nuk janë të lumtur. Problemi tek ata qëndron se nuk e kanë pikasur ligjin e lumturisë... Ligjet universale për të cilat po bëjmë alë janë ligje të pranishme në këtë univers. Një pyetje që mund të shtrohet në kontekstin e këtyre ligjeve, është nëse: Janë apo jo ligjet universale të kapërcyeshme? Përgjigjja për këtë pyetje është: “Po, këto ligje janë të kapërcyeshme”... Kapërcimi i tyre realizohet përmes ligjit të quajtur “Ligji i mrekullisë” ose “Ligji i nderimit”. Ky ligj është në fakt funksional, porse ai funksionon në raste specifike shumë të kufizuara dhe që janë raste të jashtëzakonshme dhe përjashtuese; teksa dihet mirë që njeriu në ecejakun jetik të tij, nuk bën të mbështetet mbi parime përjashtuese... Gjithsesi e vërteta është se mund të ndodhë që njeriu t’i kapërcejë këto ligje universale... Për ta kuptuar një gjë të tillë na vjen në ndihmë fakti sesi njeriu ligjet e komunikimeve dhe raporteve njerëzore, arrin t’i kapërcejë në varësi të statusit që mban... Por gjithsesi kjo gjë është shumë e kufizuar dhe nuk gjejmë që këta njerëz, apo edhe të tjerët mbarë, ta jetojnë jetën e tyre nën rrjedhën e

këtyre përjashtimeve... E vërteta është se njeriu duhet të funksionojë në përputhje me ligjet universale, sepse në fund të fundit “Ligji i mrekullisë apo i nderimit” nuk varet prej tij... Madje në vetë rrjedhën e jetës së profetëve të Zotit, të cilët në përditshmërinë e tyre përkraheshin nga Zoti me “Ligjin e mrekullisë”, gjejmë të dominonin ligjet normale dhe jo ato të jashtëzakonshme apo përjashtuese... Profetët e kërkuan lumturinë dhe udhëzonin tek ajo në përputhje me ligjet universale të lumturisë, dhe po kështu bënë edhe sa i përket suksesit, fitores e kështu me radhë... Për sa në alë ka shumë rëndësi në lidhje me brumosjen e saktë që njeriu duhet të ketë në lidhje me ligjet universale që diktojnë jetën e tij... Rëndësia e njohjes së ligjeve universale të jetës: Së pari: Nëse nuk i dimë këto ligje shanset më të madhe janë që të penalizohemi, pra t’i vuajmë pasojat e tyre negative, ose më së paku të privohemi prej rezultateve të tyre pozitive. Së dyti: Me njohjen e këtyre ligjeve dhe implementimin e tyre, njeriu bëhet produktiv dhe arrin rezultatet pozitive që dikton zbatimi i këtyre ligjeve. Nëse personi punon në vijimësi dhe siç duhet në përputhje me ligjet universale të jetës, atëherë ai në vijimësi do vjelë rezultatet e duhura. Nëse ai i zbaton rishtazi mirë këto ligje, rishtazi rezultate të mira arrin dhe nëse i zbaton rishtazi keq, rishtazi keq do të jenë rezultatet. Sa në alë përbën një ligj të mirënjohur të theksuar në shkencat humane, i cili thotë: “Nëse ti gjithmonë bën atë që gjithmonë ke bërë, atëherë gjithmonë ke për të përftuar atë çfarë gjithmonë ke përftuar”... Pra nëse në vazhdimësi do bësh të njëjtën gjë, në vazhdimësi do marrësh të njëjtat rezultate... Rezultatet do të ndryshojnë pozitivisht vetëm nëse - me lejen e Allahut të Madhëruar - do të veprosh korrekt me sistemin ligjor universal të jetës, gjë që do të vijë vetëm pasi ta njohësh mirëfilli këtë sistem. Përndryshe, nëse nuk e respekton dhe për më tepër

nëse e neglizhon atë, në vazhdimësi pritet të të ngjajnë të njëjtat rezultate, sigurisht negative. Së treti: Këto ligje e ndërgjegjësojnë njeriun që të kuptojë faktin se rrugëtimi drejt trofeut, zë fill kur kuptohet drejt thënia e Allahut të Lartësuar: “Çdo njeri le të shikojë se çka përgatitur për të nesërmen!”3; duke u vetëdijesuar prej këtu njeriu se ai vetë po e përgatit të nesërmen e tij, ai vetë është përgjegjës për atë çfarë i ngjet. Kuptim, pas të cilit, duhet nxituar të përcaktohet pa vonesë vizioni, objektivat dhe projektet që aspirohet të përmbushen, pasi kronometri i jetës nuk rresht së numëruari, natyrisht gjithnjë në zbritje. Sondazhet shkencore kanë vërtetuar se:“Vetëm 5% e njerëzve e bëjnë atë që ndodh, 15% e tyre janë spektatorë të asaj që ndodh dhe 80% e tyre nuk e dinë se çfarë ndodh”. Lipset që ti të jesh prej 5% -shes, prej atyre që e bëjnë atë që ndodh. Ti je ai që ke shumë në dorë lidhur me fatin tënd, ti je aktori kryesor i skenarit të ardhmërisë tënde... jeta jote e përditshme është pa dyshim një produkt i yti... jeta jonë e përditshme është vepër e duarve tona... Me alë të tjera kush arrin të bëjë vepra të mira, le ta falënderojë Allahun e Madhëruar që i dha sukses, ndërsa kush bën punë të këqija, le të mos qortojë askënd përveç vetes së tij, mos të justifikohet as me smirën, as me magjinë, as me babanë, as me gjyshin, as me shoqërinë, as me ambientin, as me drejtorin në punë, as me shtetin, as me presidentin dhe as me asgjë tjetër... Të gjitha këto s’janë veçse justifikime boshe... Nëse nuk mundesh të arrish atë që do që të arrish, ti vetë je shkaku... Dhe kjo vlen për çdo gjë në jetën tënde... Gjithë satë ngjan në jetë ti je ai që e ke bërë... Pra kërkohet që ti vetë të jesh lojtari që luan në fushën tënde, të jesh ti vetë ai që e vendos rolin dhe objektivin tënd. Njohja e drejtë e funksionimit të këtyre ligjeve është kriter për transformimin rrënjësor të jetës sonë...

3. (Kur’ani,Hashër: 18). QERSHOR 2013

Di

49


Familja

AISA KOKIÇI

LËRINI FËMIJËT TA JETOJNË

FËMIJËRINË Mos i stresoni fëmijët tuaj dhe mos i fusni në depresion në emër të edukimit të fëmijëve perfektë. Fëmijët e brezit të sotëm sillen si të mëdhenj por nuk duhet harruar fakti se ato akoma janë fëmijë dhe duhet ta jetojnë gjallërinë e fëmijërisë. Nëse nuk dëshironi të rrisni fëmijë të tensionuar dhe depresivë në emër të edukimit të fëmijëve perfektë, atëherë dëgjoni pak këshillat e specialistëve rreth kësaj teme. Fëmijët e sotëm po përjetojnë një fëmijëri krejt ndryshe me nëna dhe baballarë më të informuar dhe të arsimuar, me një zhvillim të paparë të teknologjisë dhe ndryshimin e strukturës sociale. Ato tani sillen si një “i rritur” i vogël me ndihmën e njohurive të marra, aftësive dhe fushave të interesit. Por, kjo situatë sjell me vete edhe sindromën e konsumimit, lodhjes kronike dhe ankesës nga depresioni. Komentet më të përhapura të prindërve janë “ne bëjmë gjithçka që mund t’i pëlqejë çdo fëmije por ai nuk gëzohet”, “e kemi kaluar të gjithë fundjavën duke vrapuar”, “ndërkohë që unë pres mbarimin e orës së notit të të voglit, burri pret vajzën në kursin e pianos”. Përballë tyre kemi komentet e fëmijëve “unë kalëroj nga mëngjesi deri në darkë, futem në kursin e violinës për t’u qetësuar dhe më pas në studim. Kam dhe një kurs tjetër por nuk do të shkoj se kam provim. Nëse ndahem keq në provim mami do të nxehet shumë”. Këto fëmijë quhen ndryshe dhe fëmijë të nxituar. Ky koncept i zhvilluar nga psikologu amerikan, David Elkind, tregon se koha e fëmijëve planifikohet sipas preferencave të prindërve dhe ky plan paraqet më shumë mësim të

shoqëruar me shumë aktivitete fizike, sociale, kulturore, të cilat ndihmojnë zhvillimin e fëmijës. Prindërit nuk ndihen mirë kur nuk zhvillohen këto aktivitete. Nëse këto prindër e konceptojnë rolin e prindit të mirë si të atij i cili edukon një fëmijë kampion në not, në gjimnastikë, fenomen në shkollë atëherë do të mbesin gjithmonë të pakënaqur. Kjo është dhe arsyeja e përpjekjes së tyre për të shtuar numrin e aktiviteteve. Dhe kështu në mendjet e tyre vendoset mendimi “unë duhet të bëj më të mirën për fëmijën tim dhe ai duhet të bëjë më të mirën”.

FËMIJËT NDIHEN TË PAAFTË Të jesh fëmija i një prindi i cili mendon se “djali im duhet të dijë shumë gjuhë, duhet të jetë më i miri në piano, të bëjë më të mirën e tij” është pak e vështirë. Fëmijë të tillë ndihen të paaftë përballë reagimeve të pakënaqura të prindërve, megjithëse mund të japin maksimumin e tyre. Mesazhi i transmetuar nga prindërit i bën ato të ndihen të pavlerë dhe të pamjaftueshëm. Fëmijët të cilët vrapojnë mes shkollës dhe kurseve private janë të detyruar të bëjnë pazarllëk me prindërit përsa i përket orarit të pushimit.Të sforcuar mbi kapacitetin e tyre fëmijët e tillë përjetojnë grindje në shkollë, janë të stresuar në provime dhe më pas kalojnë në depresion. Krahas kësaj duhet të nënvizohet fakti se viteve të fundit është rritur numri i fëmijëve të cilët ankohen nga lodhja kronike dhe sindroma e konsumimit. Dhimbjet e kokës, të barkut të lidhura me stresin shoqërohen më pas me mungesën e dëshirës për të shkuar në shkollë apo kurset jashtëshkollore.

LËRENI TË JETOJË FËMIJËRINË! Fëmijët që sillen si të rritur dhe nuk zhvillohen nga ana emocionale, të rritur me psikologjinë e të nxituarit, përjetojnë frikë dhe stres më të madh gjatë provimeve. Kanë frikë nga dështimi. Në mendjen e tyre formohen mendime negative dhe shqetësuese në lidhje me provimin. Kur nuk marrin notën maksimale shqetësohen nga reagimet e prindërve të shoqëruara me alë si “ke mësuar pak, nuk

50

Di

QERSHOR 2013


ia dole, nuk ke dhënë maksimumin”. Sipas studimeve të zhvilluara bëhet e ditur se njohuritë akademike nuk janë shkaktare të performancës së dobët por është mosvlerësimi i vetvetes dhe personalitetit. Disa këshilla me anë të të cilave mund t’i largoni fëmijët nga psikologjia e të nxituarit dhe të parandaloni depresionin. •motivojini fëmijët në bazë të aftësive dhe fushave të interesit. Në këtë mënyrë do të ndikoni pozitivisht në zhvillimin e tyre psiko-social. Por planifikimi i këtyre aktiviteteve nuk duhet të jetë mbi kapacitetin e fëmijës. • lëreni të luajë lirshëm dhe të vërë në punë imagjinatën. Kjo i mundëson pavarësinë fëmijës dhe e bën të ndihet i sigurt. Fëmijët të cilët luajnë me lodra kanë mundësinë të njohin më mirë vetveten, kuptojnë mangësitë dhe nevojat e tyre dhe janë më të qetë në shprehjen e tyre. • dëgjojini fëmijët. Jo vetëm alëtqë thonë por shikoni mire dhe formën e trupit, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit. •lëreni fëmijën të qetë nëse e shihni se po rri kot, pa bërë gjë, nëse shihni se është duke luajtur me peceta apo

lexon një libër. Le të vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron. Në këtë mënyrë do ta lejoni të përjetojë fëmijërinë e tij brenda një dite të lodhshme.

ANKIMI SI MËNYRË TË MENDUARI

Të ankohesh, të përsërisësh të njëjtat gjëra, është model të menduari. Nëse mbani syzet e ankimit ju do të gjeni diçka apo dikë nga i cili të ankoheni. Kjo është një lloj përzgjedhjeje në një konceptim normal. Të ankohesh nga trafiku, nga një sjellje e padëshiruar e një shoku (shoqeje), çezma që pikon, egoja e shefit, llafet e tepërta të gruas/burrit, retë që fshehin diellin e shumë të tjera; shkaqet e ankesës nuk mbarojnë asnjëherë. Të ankohesh nuk është asgjë tjetër përveç përsëritjes në mendje të një ngjarjeje e cila ka ndodhur më parë dhe dhimbjes së ndjerë nga krahasimi i saj me një ngjarje e cila nuk ka ndodhur asnjëherë por thjesht është krijuar si

një iluzion në mendjen tuaj. Dy vëllezër po ngjiteshin majës së një mali por para tyre u shfaq një lumë të cilin duhej ta kalonin. Sapo bëheshin gati të kalonin në anën tjetër të lumit erdhi një grua. Gruaja vinte nga fshati poshtë malit dhe nuk e njihnin mirë. Ajo nuk arrinte të kalonte në anën tjetër të lumit nga frika e ujit. “Ta ndihmojmë zonjën të kalojë në anën tjetër?”, e kishte pyetur vëllai i vogël vëllain e madh. “Jo, ç’do të mendojnë të tjerët pastaj për ne, do të mendojnë se kemi lidhje me atë grua, le të qëndrojmë larg saj”, ishte përgjigjur ai. Por, vëllai i vogël nuk mundi të duronte dhe kështu e mbarti gruan mbi shpinë dhe e kaloi në anën tjetër të lumit. Më pas gjithsecili vazhdoi rrugën e tij. Pas disa orëve kur vëllezërit arritën në majë të malit vëllai i madh akoma vazhdonte të ankohej për veprimin e vëllait të vogël. “Pse e bëre, nuk duhej ta kishe bërë”. Vëllai i vogël nuk mundi të duronte më dhe iu kthye: “Vëlla i dashur, unë e lashë atë grua te lumi para disa orësh kurse ti vazhdon akoma ta mbartësh në shpinë, ule tani.” Mund të mos ju pëlqejë diçka, nëse mund të bëni diçka për ta ndryshuar ndryshojeni. Por nëse nuk e ndryshoni atëherë duhet të hiqni dorë. Përkundrazi çdo ankesë do të përjetohet, ripërsëritet në mendjen tuaj dhe ju do të përjetoni të njëjtat ndjenja negative. Kur ankohemi për diçka apo ngjarje dhe këtë ia themi personit përballë nesh në të vërtetë çdo herë ia përsërisim vetes sonë. Dhe kjo e lodh njeriun. Ndonjëherë njeriu ankohet për gjëra aq të vogla saqë harron të falënderojë për mirësitë që ka në duar. QERSHOR 2013

Di

51


Shëndeti

DR . H . ULUCAN

Kanceri dhe trashëgimia

Kanceri është një grup kompleks sëmundjesh të cilat prekin qeliza dhe inde të ndryshëm të organizmit. Ai karakterizohet nga humbja e kontrollit qelizor natyral që rezulton në shtim në formë anarkie, mungesë diferencimi dhe aftësi për tëpushtuar indet përreth dhe në largësi në formë metastazash. Kanceri është një shkak madhor sëmundshmërie dhe vdekshmërie në vendet e zhvilluara. Rreziku për vdekje nga kanceri ka ardhur në rritje gjithashtu në vendet në zhvillim. Ndërsa përmirësimet në kujdesin shëndetësor kanë ulur vdekjet nga sëmundjet infektive dhe kanë rritur jetëgjatësinë, kanceri është bërë shkaku kryesor i vdekjeve në shumë popullata.Për shembull, sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, afërsishtnjë në tre persona në SHBA do të ketë kancer në të ardhmen dhe rreth një në katër do të vdesë nga kjo sëmundje. Çdo vit rreth 500,000 individë vdesin nga kanceri, njënormë prej gati një vdekje në minutë dhe më shumë se një milion raste të reja me kancer diagnostikohen çdo vit në SHBA. Për momentin më shumë se 10 milion individë po marrin trajtim mjekësor për kancer nëpër spitalet dhe qendrat mjekësore të SHBA. CILAT JANË SHKAQET E KANCERIT? Faktet shkencore të mbledhura përgjatë njëqind viteve të fundit kanë përhapur njësupersticion sipas të cilit kanceri është një sëmundje ngjitëse. Por, pavarësisht përparimeve të rëndësishme në dekadën e fundit, mekanizmat shkaktare mbeten akoma të pazbuluar. Në vitet e para të shekullit të kaluar u tregua lidhja midis kancerit dhe mutacioneve gjenetike. Qelizat normale bëjnë mutacione duke u shndërruar në malinje për arsye të ndryshimeve në strukturën e kromozomeve. Ekzistojnë katër pika që mbështesin idenë se kanceri ka origjinë gjenetike: 1.Më shumë se 50 forma tëkancerit dihen se trashëgohen nga njëri brez tek tjetri 2.Teste të veçanta që kapin mutacionet kanë treguar se agjentët toksik ambiental të quajtur karcinogjene janë gjithashtu mutagjene.

52

Di

QERSHOR 2013

3.Puna me viruset shoqërues të kancerit ka nxjerrë në pah praninë e disa gjeneve mutagjene të njohur si onkogjene, të cilët nxisin dhe ushqejnë rritjen e kancerit. 4. Anomalitë kromozomale të gjetura në forma të veçanta tëkancereve, në veçanti leucemia. Mjedisi dhe sjellja gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në gjenezën e kancerit. Ekzistenca në shkallë të lartë e kancereve specifike në familje të veçanta është njohur që në shekullin e 19-të. Janë dhënë shumë shpjegime të mundshme për këtë fenomen, përfshirë këtu trashëgiminë multi gjenetike, agjentët ambiental etj. FORMA TË TRASHËGUESHME TË KANCERIT Kërkime të fundit në fushën e kancerit kanë siguruar të dhëna rreth lidhjes midis gjeneve mutagjene dhe sjelljes qelizore qëçon drejt formimit të kancerit.Faktet eksperimentale sugjerojnë se mjaftojnë vetëm dy mutacione për të shkaktuar anarki në një qelizë duke e kthyer atë në kanceroze.Në format e kancerit që manifestojnë prirje për trashëgimi, mutacioni fillestar gjendet në qelizat embrionale dhe transmetohet gjenetikisht. Mutacioni idytë


tjerë gjene duhet të mungojnë ose të jenë inaktiv në mënyrë që të ndodhë ndarja qelizore. Nëse gjenet supresore dëmtohen apo inaktivizohen nga mutacionet atëherë kontrolli mbi ndarjen qelizore ka humbur dhe qeliza shtohet në mënyrë të pakontrolluar. Shembulli i kancerit të gjirit ilustron më së miri sesi mutacionet në gjenet supresore janë të përfshirë në zhvillimin e këtij kanceri. LIDHJA GJENETIKE NË KANCERIN E GJIRIT Në SHBA raporti ishfaqjes së kancerit të gjirit te femratështë afërsisht 1 në 8. Kjo është forma më e shpeshtë e kancerit tek gratë me 46,000 vdekje dhe 182,000 raste të reja çdo vit. Faktorë epidemiologjikë mund të përfshihen në kancerin e gjirit gjithashtu, por gjenetistët janë përqendruar mbi pyetjen: A ka një prirje gjenetike për kancerin e gjirit? Përgjigja tani për tani është “po”. Megjithëse i gjendur vetëm në 5% të të gjitha rasteve, një gjeni veçantë është identifikuar dhe izoluar në kromozomin 17.Ai është përgjegjës për prekshmërinë nga një formë kanceri të gjirit që shfaqet në dekadën e 3-të ose të 4-t të jetës. Përafërsisht 1 në 200 gra e trashëgon këtë gjen dhe 80% deri 90% të tyre do të zhvillojnë kancer të gjirit. Përveç kancerit të gjirit, një gjen është identifikuar në kromozomin 17 icili është përgjegjës për astrocitomën (tumor i trurit), kancerin e zorrës së trashë, mushkërive dhe kockave.Kjo gjetje sugjeron se gjendet një mutacion në këtë gjen i quajtur p53 dhe si rezultat qeliza shtohet në mënyrë anormale.

fitohet nga qeliza të mëvonshme somatikepërmes gabimeve spontane të procesit të riprodhimit ose nga ekspozimi ndaj agjentëve mjedisor që shkaktojnë dëmtime gjenetike duke përfunduar në kancer. Duhet pasur parasysh se jo të gjithë individët që trashëgojnë mutacionin e parë do të zhvillojnë kancer më vonë gjatë jetës. Nëse mutacioni idytë nuk ndodh atëherë kanceri nuk zhvillohet. Kërkimet janë përqendruar veçanërisht mbi dy klasa gjenesh nëkarcinogjenezë, gjenet supresore tumorale, të cilët normalisht funksionojnë duke frenuar ndarjen qelizore dhe protoonkogjenët të cilët e nxisin ndarjen qelizore. GJENET SUPRESORE TUMORALE Supresoret tumorale gjenden në formën e delecionevekromozomale që janëkancerogjene.Të dhënat më të sigurta për natyrën e tyre janë nxjerrë nga disa kancere të trashëgueshëm.Kohët e fundit, faktet shkencore tregojnë se ndryshimet në këto gjene mund të shoqërohen me progresionin e një shkalle të gjerëkanceresh.Sot njihen rreth 10 supresorë tumoral. Këto gjene veprojnë në pika të caktuara duke frenuar ndarjen qelizore. Këto apo të

E ARDHMJA Hulumtimet mbi gjenet supresore tumorale janë një shembull i përparimeve të fundit në aspektet molekulare të kancerit. Kuptimi mëimirë dhe i thellë i aspektit molekular të karcinogjenezës dhe epidemiologjisë molekulare do të pakësojë ndjeshëm pasiguritë sasiore dhe cilësore që shoqërojnë vlerësimin e riskut kanceroz. Në të ardhmen e afërt mund të behët i mundur imunizimi i pacientëve ndaj tumoreve duke përdorur njohuritë mbi lidhjen kancertrashëgimi. Megjithëse zhvillimet në fushën e mjekësisë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kanë arritur rezultate të pëlqyeshme, përfshirë edhe kancerin, numri i sëmundjeve plotësisht të shërueshme është akoma i vogël. Sidoqoftë, ne besojmë plotësisht se Allahu i Gjithëdijshëm ka sjellë ilaçin për çdo sëmundje në univers përveç vdekjes. Përktheu: Erjon Sukaj Referenca HARRIS, ADRIAN L. (1990)‘Mutant p53-The commonestgeneticabnormality in Human Cancer?’ The JournalofPathology. HARRIS, CURTIS C. (1993)‘p53: At the Cross-roadsofMolecular Carcinogenesisand Risk Assessment’, Science, 262. CUMMINGS, M. (1994)Human Heredity, WestPublishingCompany, StPaul. Lewm, B. (1994) Genes 5, OxfordUniversityPress, NewYork. LEWIN, B. (1994)Genes 5, OxfordUniversityPress, NewYork. QERSHOR 2013

Di

53


Kuriozitete Shkencëtarët: Vdekja nuk është akti final Pothuajse të gjithë njerëzit besojnë se një jetë kemi. Madje ka edhe shprehje të tilla si: “Jemi të përkohshëm në këtë botë”. Vdekjes nuk i shpëton askush, madje thuhet se çfarëdo që të bësh në këtë jetë apo çfarëdo që të zotërosh në fund të fundit do vdesësh si gjithë të tjerët. Fetë e ndryshme flasin për jetë përtej vdekjes apo e njohur ndryshe si “parajsa”. Nga pikëpamja shkencore askush nuk ka ngritur pyetje se çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe a vdes vërtet njeriu. Teoria më e fundit shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, kështu shkruan në blogun e tij eksperti për teknologjinë e avancuar të qelizave Robert Lanca. Sipas fizikës kuantike disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme dhe secila

ka propabilitet të ndryshëm. një tjetër shpjegim që haset vazhdimisht është interpretimi i “shumë botëve”, sipas të cilit çdonjëra nga këto observime korrespondon me një univerum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Sipas kësaj analize vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Është e vërtetë që trupat tanë janë të përcaktuar që të asgjësohen një ditë, ndjenja e jetës “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh dhe pikërisht kjo energji e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket

pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më të besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet. (a.h.)

Lojrat kompjuterike forcojnë zgjuarsinë e dobësuar të të moshuarve

Lojërat kompjuterike kanë ndikuar në përmirësimin e zgjuarsisë së minimizuar tek personat mbi moshën 50-vjeçare. Shkencëtarët e Universitetit Lowa në SHBA kanë zhvilluar një studim-

54

Di

QERSHOR 2013

mbi persona të moshës 50-65 vjeç dhe kanë arritur në përfundimin se video-lojërat ndikojnë në shtimin e zgjuarsisë tek të moshuarit. Më shumë se 600 personat e pranishëm në studim luajtën me lojëra

si alëkryqe apo “RoadTour” (lojë trafiku). Tek ata persona që luajtën më shumë se 10 orë video lojëra në javë është vënë re një minimizim i moszhvillimit të zgjuarsisë pas një viti. Një nga studiuesit, Fredric Wolinsky, ka pohuar se pas ushtrimeve shpejtësia e aftësive të tyre është rritur me 70 %. Lojërat nuk parandalojnë vetëm prapambetjen e zgjuarsisë por rrisin dhe funksionet mendore dhe zgjerojnë fushën e pikëpamjeve dhe mendimeve. Personat që kishin luajtur ‘Roadtour’ ishin më të shpejtë, zotëronin aftësi me të mira të kalimit nga një punë tek tjetra në krahasim me grupin që zgjidhnin alëkryqe. Studimi u publikua në revistën “PLOS One”.


Sheqeri dhe yndyrat krijojnë po aq varësi sa kokaina Shkencëtarët kanadezë, në bazë të studimeve të fundit shprehin shqetësimin e tyre mbi nivelin e varësisë që disa njerëz krijojnë ndaj sheqerit. Studimi më i fundit, i prezantuar në Takimin Kanadez mbi Neuroshkencën 2013, tregon se shurupi i misrit me nivel të lartë fruktoze, mund të shkaktojë sjellje të njëjtë varësie ashtu siç mund të na shkaktojnë droga të llojit kokainë. Kërkimet u kryen mbi kaviet ku mund të pohohet me saktësi varësia e njerëzve nga ushqimi. Që prej vitit 1980, numri i obezëve në të gjithë botën është dyfishuar dhe shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë për ilaçin dhe sjelljet e duhura që do të ndihmojnë në largimin e kësaj epidemie. Eksperti mbi varësinë, Françesko Leri, një profesor i asociuar i neuroshkencës dhe shkencave konjitive të aplikuara në Universitetin e Guelphit në Ontarion, Kanada, këshillon se disa njerëz krijojnë varësi ndaj ushqimit, ashtu siç përdoruesit e drogës varen prej saj. Kjo varësi e theksuar

ndaj ushqimit, mund të shpjegojë të paktën pjesërisht shkallën gjithnjë e më në rritje të obezitetit. “Ne kemi prova se në laboratorin e kafshëve, gjenden disa prej tyre që në mënyrë vullnetare krijojnë preferenca ndaj ushqimeve të ëmbla dhe kokainës”, u shpreh Leri në një intervistë. Avantazhi i përdorimit të kafshëve është se mund të merren të dhëna të qarta mbi biologjinë dhe sjelljen, pa ndërhyrjen e standardeve kulturore, besimit vetjak dhe mesatares ekonomike. Jeni edhe ju të varur nga sheqeri? Leri kërkoi mbi sjelljen dhe përgjigjet kimike e neurobiologjike te minjtë me një përqendrim jo normal të sheqerit, yndyrës dhe “kënaqësive të shijes”, siç janë shurupi i misrit me përmbajtje të lartë të fruktozës dhe ushqimeve shumë të ëmbla. Teksa rritja e kërkesës për ushqime të përpunuara, të ëmbla dhe me nivele të larta yndyre mund të shpjegojë pjesërisht shkallën e obezitetit në të gjithë botën, shkencëtari Françesko Leri kundërshton se rritja e kërkesës dhe mallrat e shumtë të ëmbël nuk mund ta shpjegojnë këtë obezitet. Përkundrazi, ai ka teorinë e tij të varësisë. Sipas tij, ushqimet që ne përdorim çdo ditë, përmbajnë lëndë të tilla që rrisin nivelin e varësisë dhe dëshirën tonë për t’i konsumuar përsëri. A është kjo vetëm falë substancave që përmbajnë, apo vjen edhe si shkak i ndërhyrjes së prodhuesve me lëndë artificiale, ky nuk është qëllimi i studimit. Çka është e qartë për shkencën, është fakti se ushqimet që përdorim çdo ditë, nuk janë pjesë e rutinës sonë ditore, por pasojë e një varësie që vjen gjithnjë e më në rritje. Leri shpjegon për gazetarët se në këtë konsumim përfshihet si dëshira e njerëzve edhe fakti i disponueshmërisë së këtyre ushqimeve. Mjafton të shkoni në një supermarket dhe do ta gjeni atë të mbushur me ushqime

të ëmbla, me yndyrë dhe të dëmshme për shëndetin. Ky mund të jetë një faktor i obezitetit, por jo i vetmi. Të gjithë ne kemi akses në substanca që përfshijnë alkoolin dhe të tjera akoma më të rrezikshme. Shumë prej nesh po zhvillojnë probleme në lidhje me peshën, por jo të gjithë janë të varur ndaj ushqimit. Ne kemi prova të sakta, që tregojnë se rreziku njerëzor vjen më shumë si pasojë e sjelljes sesa mënyrës së ushqimit dhe kur kjo ndodh, krijohet një cikël që të ndjek gjithë jetën. Varësia ndaj ushqimit Leri nuk është i vetmi që po merret me këto lloj studimesh. Julia Ross, autore e “The Diet Cure”, shkruan në librin e saj të ri, se sheqeri mund të jetë katër herë më problematik se kokaina, bazuar në studimet e Universitetit të Bordeaux në vitin 2007. Në vitin 2012, Nora Volkou, shefe e Institutit Amerikan mbi Abuzimin me Drogën, u shfaq në një emision vendas, duke shpjeguar se sheqeri, droga dhe alkooli, kanë mundësi të barabarta për të krijuar efekte varësie mbi trurin. QERSHOR 2013

Di

55


Faqja juaj

NAMIK SELMANI

Vitet e demokracisë po përjetoheshin me shumë energji, gëzim dhe me një ritëm shumë të lartë për të gjithë banorët e Kavajës,jo vetëm të qytetit, por edhe të fshatrave rreth tij. Furrat e bukës ende ishin të zbrazura e dërrasat e vjetëruara, të palyera nga koha nuk gjenin dot asnjë dorë që t’i ndërronte pa le t’i mbushte me lloj-lloj bukësh. Dhe ku në Kavajë, ku bulmeti dhe prodhimet e brumit kishin qenë nga më të mirët në Shqipërinë e mesme. Gjithmonë fshatrat Luz, Vorrozen, Lekaj, Gosa, Rrogozhina, Golemi, por edhe shumë fshatra të tjerë e kanë patur jetën e tyre sociale, kulturore dhe ekonomike të lidhur me Kavajën. Aq më shumë atë të besimit te Zoti. Në çdo mesditë e sidomos në ditët e xhuma të atyre viteve, shikoje me dhjetëra burra që niseshin ashtu të pastër, të gëzuar për të falur namazim e xhumasë në xhaminë e qendrës së Kavajës. Një nga gëzimet më të mëdha të besimtarëve ishte edhe hapja e Medresesë së Kavajës. Po të bisedoje me qytetarë të Kavajës të tregonin me qindra raste ku ata gjenin një mënyrë për të respektuar besimin mysliman përballë një shteti që kërkonte të mbyllte me detyrim xhamitë e të predikonte ateizmin te këta njerëz. Në këto ditë të lumtura të besimit që po ringjallej në xhami, në shtëpitë e të gjithë myslimanëve, u shtua edhe gëzimi i hapjes së medresesë me djem e vajza nga të gjithë fshatrat. Medreseja ishte vënë në një vend pak në lindje të qytetit e kishta para saj një oborr shumë të madh e që mbahej gjithmonë pastër nga duart e medresistëve të saj. Aty bisedonin për jetën shkollore e rreshtoheshin për të hyrë në mësimet e lëndëve të përgjithshme e ato fetare. Por për fat të keq, në shumë shtëpi madje edhe atje ku uji duhej më shumë në Medrese, mungonte uji. Ujë për të pirë, po edhe ujë për të larë rrobat. Një grup specialistësh kishin gjetur një sondë shpimi për gjetjen e ujit dhe kishin nisur kërkimin e ujit në pjesë të ndryshme të qytetit. Në ndonjë fshat kishin nisur edhe të hapnin puse në mënyrë artizanale me duar me kova që mbusheshin një nga një aq sa mund të mendoje një çast se këto kova nuk do të mbaronin kurrë, kurrë, së mbushuri e që një ditë ata që i mbushnin me aq mundim në fundin e hapur si gojë e stërmadhe shpelle, me duar, me kazma, me mënyra të ndryshme. Dukej se nuk do të mbaronin kurrë. Pa le të mendjes e shpesh bëheshin edhe burime për aksidente tragjike. Ata, specalistët, me atë makinë paksa të vjetër po me sondën që punonte mirë për hapjen e pusit punonin pa pushim natën e ditën në sheshet e oborret e shtëpive të kavajasve. Nisnin me gëzim, por pas pak kohësh mërziteshin se në asnjë vend nuk dukeshin shenjat e ujit që po kërkonin e gëzimi i ditës ku ata do të thërrisnin “UJËËËËË” po largohej. …Një ditë, inxhinier Petriti erdhi në derën e medresesë. Nuk erdhën si prindër që vinin shpesh në këtë shkollë të veçantë e që i priste me aq dashuri nga të gjithë. I kërkuan drejtorit të medresesë që të gërmonin edhe në tokën që ishte në oborrin e kësaj shkolle. Për ujë? Po,

56

Di

QERSHOR 2013

Pusi solli


i që e Zoti

le të gërmonin, menduan të dy palët. Pas disa ditësh pune një ditë u dhanë shenjat e para. Inxhinier Petriti tha i gëzuar: “U gjet ujë! U gjet ujë!” Natyrisht të gjithë u gëzuan. Edhe inxhinieri me grupin e kërkuesve, edhe banorët që e morën vesh, po edhe drejtori i medresesë. Një lajm i gëzuar që solli edhe një situatë të re. Kur ende uji nuk ishte pastruar e po bëheshin përgatitjet për të, drejtori i medresesë i kërkon të gjithë punonjësve të grupit të shpimit që të pinin së bashku një kafe dhe po së bashku të gëzonin e të uronin njëri-tjetrin. Në këtë takim kafeje që u bë një një nga lokalet e ngritura pranë medresesë,para se të nisnin kafenë drejtori i medresesë u ngrit dhe i shtrëngoi dorën inxhinier Petritit, duke e uruar: “Të lumshin duart ty dhe djemve që ke në punë tënde! Ju lumtë për punën tuaj që na gjetët ujin që na mungonte aq shumë neve dhe banorëve të lagjes ku jemi ne. Ju mund të gjenit ujë edhe në ndonjë oborr tjetër shtëpie, edhe në ndonjë rrugë të qytetit por siç e shihni, uji u gjet në oborrin e medresesë, në këtë shkollë ku fëmijët ushqehen me besimin ndaj Allahut (xh.sh). Tani do t’ju kërkojmë një gjë. Së bashku duhet të bëjmë një marrëveshje. Jo të pabesë, por me alën e Zotit, që na sheh të gjithëve dhe na e bën dhe më të bukur rrugën që kemi nisur këtej e tutje atë të besimit. Uji i pusit që hapët ju është uji që e solli Zoti në këtë vend të bekuar e që këtej e tutje ai do të ndahet me ligjet e Zotit, ose ligjet e sheriatit, si e themi ne. Inxhinieri po e shikonte me respekt këtë njeri kaq të dashur në qytet, dikur të persekutuar për shkak të besimit e tani të rinuar nga energjia që i kishte ardhur duke i shërbyer fëmijëve të qytetit të tij e të fshatrave përreth. Kur po fliste drejtori iu kujtua një çast babai i tj që ishte ndarë para disa vitesh pa e provuar rihapjen e xhamive. Ishte ndarë nga jeta dhe ishte kaq shumë besimtar. Iu kujtua babai, xha Resuli. Kujtoi atë çast tregimin për ditën e mbylljes së Xhamisë së Kavajës. “Qante pa drojë baba Resuli para gruas dhe fëmijëve të tij. Rahmet paç, baba!”-pëshpëriti. -Uji që kemi gjetur,- sikur ia ndërpreu rrjedhën e mendimeve Mjeshtrit të Puseve,-do të ndahet vetëm tek furrat që bëjnë bukë për familjet e lagjes. Duhet të marrin ujë vetëm ato lokale që nuk tregtojnë alkool, sepse kjo është një nga kërkesat më kryesore të Kur’anit. Kishin hapur shumë puse deri në atë ditë. Kishin hapur puse në fshatra, po kërkesa e drejtorit në pamje të parë iu duk paska e veçantë, por e natyrshme. Nuk kishte nevojë që ta diskutonin aspak. Madje as ta kundërshtonin. Drejtori kishte të drejtë. Uji që do të dilte e do të futej në tubat që do ta përcillnin në rubinetat e familjeve, të govatave të furrave të bukës duhet të ndahej ashtu si thoshte drejtori. Edhe lokalet e dëgjuan këtë kërkesë. Në fund të fundit, të gjithë kishin të drejtë për ujin e atij pusi që atë ditë maji në oborrin e medresesë e kishte sjellë Zoti. QERSHOR 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

QERSHOR 2013


QERSHOR 2013

Di

59


60

Di

QERSHOR 2013


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.