Revista Drita Islame Shkurt 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 2 (349) | Shkurt 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

SHKURT 2012

Di

1


2

Di

SHKURT 2012


SHKURT 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika

6

DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al

6

Editorial Ali Zaimi Njeriu i dimensioneve të veçanta

“Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 2 (349) Shkurt 2012

9

20 vjet rrugëtim "Drita Islame"

12

Tirazhi 5000

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Në fokus Faik Kacollja (Hoxha)

16

Aktualitet - Kryetari Haxhi Selim Muça pret Myftiun e Kosovës - Përurohet libraria më e re në kryeqyetet - Të dëgjosh Kuran në lartësinë e qiellit - Muzeu i Luvrit, galeri speciale për Islamin

Komente & Opinione Besnik Mustafaj Në emër të vlerave të Islamit

20

Shoqëri Dr. Ferdinand Gjana Roli i universiteteve në formimin e individëve të përgjegjshëm

22

Forum Prof. dr. Hajri Shehu

44 34 36 39

30 32

Intervista Pëllumb Vorpsi, mes besimit dhe artit

40 42

Reportazh Muhamed Sytari Zogaj, ku gurët e varrit thërrasin: Ne ishim si ju dhe ju do të bëheni si ne...

4

Di

SHKURT 2012

Bota jonë Kathleen St. Onge Drejt përsosjes së një Profeti

Bota jonë Refat Xhina Retrospektivë Disa tipare morale të Profetit Muhamed a.s.

Personalitet Xhemal Balla Vexhi Demiraj

44 48

Estetikë Edison Çeraj Estetika Islame

Familja Familja shkolla më e mirë për edukimin e njeriut

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

Foto arkiv - 21 Janar 1991, sheshi para xhamisë Et'hem Beu - Qendra e Tiranës dhe xhamitë

Liria e shtypit dhe censura në vitin 1936

Ku jemi ne?

Edhe një herë për gjuhën e televizioneve dhe të radiove tona

26

Dossier & Histori Hasan Bello

54

- 8 mënyra për të shpëtuar nga era e pakëndshme e gojës - Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut

- 1/3 e popullsisë botërore lundron në internet - Japoni, gati polici elektronik

Pyetje - Përgjigje Gazmend Aga Ju pyesni teologu përgjigjet

56

Faqja juaj Jetë që ndryshojnë


SHKURT 2012

Di

5


Editorial

ALI ZAIMI

Ata që jetuan para tij e pritën me padurim që ai të zbriste në skenën e kësaj bote të sprovës, e ndërsa ata që erdhën pas nuk reshtën, e vazhdojnë të mos reshtin, së vlerësuari e lavdëruari atë që Allahu, të lavdëruar e krijoi. Këtë të vërtetë, poeti i Profetit, Hasan bin Thabit e shpreh me vargjet:

Unë nuk e kam lëvduar Muhamedin me ǻalët e mia, përkundrazi, ǻalët e mia janë lëvduar falë tij.

NJERIU

i dimensioneve të veçanta Profeti Muhamed është padyshim, njeriu më i rëndësishëm i pemës së krijimit. Ai është drita udhëzuese drejt së vërtetës, më i dashuri i Allahut, më i dashuri i njerëzve; është personaliteti që la mbresat më të mëdha në historinë njerëzore, është vula e profetëve, e ndër ta është më bujari, më i përkryeri, më i vyeri... Ai është komentuesi i pagabueshëm i ngjarjeve. Nga njëra anë, ai është më i afërti me Allahun, nga ana tjetër është i fundmi, por më i sigurti udhëzues i labirintit të kësaj bote. Ata që jetuan para tij e pritën me padurim, që ai të zbriste në skenën e kësaj bote të sprovës, e ndërsa ata që erdhën pas nuk reshtën, e vazhdojnë të mos reshtin, së vlerësuari e lavdëruari atë që Allahu, të lavdëruar e krijoi. Këtë të vërtetë, poeti i Profetit, Hasan bin Thabit e shpreh me vargjet: Unë nuk e kam lëvduar Muhamedin me ǻalët e mia, përkundrazi, ǻalët e mia janë lëvduar falë tij. Stërgjyshërit e Ebu Ejub el Ensarit do të shtegtonin nga Jemeni për në Medine që të prisnin atë e t’i përgatisnin vend të qëndronte. Selman Farisiu do të shkonte derë më derë që atë të gjente, do të bëhej skllav deri sa ai të vinte. Dhe ai erdhi... Me dritën e tij e ndriçoi këtë botë...

6

Di

SHKURT 2012

Mënyra shembullore se si ai jetoi, do të bënte që njerëzit që ishin më pranë tij, Hatixhja, Aliu, Zejdi, Ebu Bekri, Osmani, Abdurrahman bin Auf, Sa’d bin Ebi Vakkas, Talha dhe Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) do ta besonin atë të parët dhe do ta ndiqnin me besnikëri marramendëse deri në fund të jetës së tyre. Dijetarit hebre Abdullah bin Selam i mjaftoi ta shihte Profetin tonë dhe të lidhej fort me kauzën e tij. “Në këtë fytyrë nuk ka gënjeshtër”, do të thoshte ai dhe do ta ndiqte nga pas për gjithë jetën. Ai është Profeti i gjithë njerëzimit. Për herë të parë në historinë njerëzore, ai do të trondiste fort mentalitetin e skllavërisë, duke hapur një rrugë që skllavëria të merrte fund njëherë e përgjithmonë. Parimi i tij ishte fakti që njerëzit kanë lindur dhe lindin të lirë nga nëna, prandaj askush nuk ka të drejtë t’i skllavërojë ata. Në atë kohë kur skllavi s’kishte asnjë të drejtë, Bilal Habeshiu, Ebu Fukajha, Habab bin Ereti dhe Umu Abis, Nahdije dhe Dhinira, në sajë të tij do të trajtoheshin si njerëz, do të liroheshin nga zinxhirët e skllavërisë dhe për më tepër do të bëheshin shembuj të qëndresës, sakriîcës, besnikërisë... Në sajë të tij e drejta u konsiderua e drejtë dhe e gabuara e gabuar, u promovuan vlerat dhe u luftuan


zakonet antinjerëzore si: gjakmarrja, varrosja e vajzave të vogla të gjalla, alkooli, kamata, shtypja, dhunimi i të varfërve, jetimëve e i të dobëtëve. Me ardhjen e tij në Medine, luftërat e brendshme mes îsesh morën fund. Ensarët medinas dhe muhaxhirët mekas u bënë vëllezër për të qenë të tillë përjetësisht... Mëshira e tij universale, për mbarë njerëzimin, madje për kafshët, bimësinë e gjithçka; udhëzimi i tij i pastër e i sinqertë për njerëzit e xhindet; duaja e tij e përzemërt e gjithëpërfshirëse; jeta e tij model i mishërimit të virtyteve më të larta në nivelin më të lartë; zgjidhja me lehtësi e çdo problemi; adhurimi i tij i sinqertë; mësimet dhe porositë e tij të pavdekshme; mesazhi hyjnor që transmetoi, më i veçanti dhe plotësues i të gjithë mesazheve hyjnore ardhur për njerëzimin; përfaqësimi më i denjë i më të përkryerit bashkëshort, baba, shok, mësues, lider, diplomat, udhëheqës etj., e bëjnë atë njeriun dhe krijesën më të përsosur e të përkryer të Krijuesit Fuqiplotë, ndërsa misionin dhe kauzën e tij më gjithëpërfshirësen dhe më universalen. Nga mëshira e tij patën përîtuar edhe armiqtë më të betuar. Aq shumë i pat hapur krahët e mëshirës, saqë prej saj do të përîtonte edhe Vahshiu, personi që vrau xhaxhain e tij të dashur Hamzain, do të përîtonte edhe Halidi, Amr bin Asi, Ikrime, Ebu Suǻani dhe shumë e shumë të tjerë që s’kishin lënë gjë pa i bërë të Dërguarit të Allahut deri atë ditë... Ai pati duruar dhe i qe përgjigjur me paqe të gjitha sulmeve që atij i qenë bërë “O Zot! Fale popullin tim se ata nuk dinë!”, kështu qe lutur ai në luftën e Uhudit, ndërsa armiqtë i patën thyer dhëmbin dhe e patën plagosur. Madje ai me ngulm nuk pranoi edhe shkatërrimin e popullit të Taiît, që e patën ofenduar rëndë dhe i patën mbytur trupin në gjak. “Unë shpresoj prej mëshirës së Allahut që një ditë të dalë prej brezave të tyre së paku një njeri që ta besojë Atë!”, pati thënë Profeti i Mëshirës. Ai do të ngrihej në këmbë ndërsa kalonte xhenazja e një hebreu që në

atë kohë kishin bërë një mijë e një të zeza ndaj myslimanëve. Por Profeti e respektoi atë duke vlerësuar se edhe ai, edhe pse jo mysliman, ishte njeri dhe si i tillë duhej respektuar. Për të krishterët Profeti Muhammed (a.s.) garantoi një sërë privilegjesh. Në shumë marrëveshje ne hasim garancinë ndaj tyre: “... Ne i mbrojmë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjit e tyre nga manastiret e tyre. Në qoftë se një femër kristiane martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur... Askush nga umeti nuk duhet ta shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit.” Në një nga porositë e tij ku ai i porosit drejtuesit myslimanë t’i trajtojnë mirë jomyslimanët, thuhet: “Unë jam armik i atyre që i bëjnë padrejtësi jomyslimanëve...”. Mbreti kristian Nexhashiu, bashkë me priftërinjtë në pallatin mbretëror, do të mahnitej nga mesazhet e tij, të transmetuara nga nxënësi guximtar i Profetit, Xhaferr bin Ebi Talib. Megjithëse nuk e kishte parë Profetin, mbreti i Abisinisë e besonte atë dhe shprehte dëshirën e zjarrtë të ishte shërbëtor i tij. Mijëra kilometra larg, mbreti legjendar bizantin, Herakliti, do të njihte profetësinë e tij dhe vetëm frika e njerëzve që e rrethonin do ta pengonte ta shprehte hapur këtë besim. Safuani do të shokohej nga bujaria e tij dhe do të dilte në përfundimin se një bujari të tillë mund ta ketë vetëm një profet. Muhamedi (a.s.) ishte gati të falte gjithë botën vetëm e vetëm që një njeri i vetëm të bëhej besimtar, të njihte Allahun e të shpëtonte përjetësisht. Osman bin Afani, Sa’d ibn Ebi Vakasi, Musab bin Umejri, Sad bin Muadhi, Enes bin Nadëri etj., do të braktisnin komoditetin dhe luksin që zotëronin dhe

SHKURT 2012

Di

7


do të rendnin pas të Dërguarit të Allahut deri në fund të jetës. Vetë sahabët janë argument i profetësisë së tij. Edhe ata, secili si një yll, kanë ndriçuar njerëzimin me dije, edukatë e mirësi. Ata janë nxënësit më besnikë të shkollës së Muhamedit (a.s.). Ata krenoheshin me Profetin dhe ai krenohej me ta. I donte me gjithë shpirt dhe e donin aq shumë sa ishin gati të ïijoheshin në çdo moment në mbrojtje të tij. Është e pamundur të tregohet një njeri i dytë që të jetë dashur si ai, as para tij e as më pas. Miliona besimtarë në çdo kohë, disa herë në ditë përmendin me mallëngjim, dashuri e respekt emrin e tij të bekuar. Profeti Muhamed (a.s.) îtoi dhe pushtoi mendjet, arsyet, zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Arkitektët e kulturës perëndimore dhe më të shquarit e asaj bote do të “përuleshin” me respekt përballë madhështisë së profetit të fundit. Bismarku, Napolon Bonaparti, Shopenhaueri, Volteri, Gëte, Bernard Shou, La Martini, Tolstoi e mijëra îgura të tjera të rëndësishme të qytetërimit perëndimor kanë pranuar lartësinë dhe gjenialitetin e tij dhe, duke shprehur nevojën që bota ka për frymën që ai solli, e vlerësojnë atë si më të madhin njeri të historisë njerëzore. Ardhja e Profetit Muhamed (a.s.) shënon plotësimin e dhuntisë së Allahut ndaj njerëzimit. Në këtë këndvështrim, ai është fryti më i ëmbël e më i përsosur i pemës njerëzore. Ai erdhi si dashuri, si mëshirë, si mirësi, si dritë mbi çdo dritë... Ai është modeli i njeriut të përsosur, burim frymëzimi për çdo epokë, çdo brez, çdo kulturë e çdo popull. Ai erdhi t’i njohë njerëzit me Allahun, t’i shpëtojë nga çdo lloj skllavërie îzike, mendore e shpirtërore; erdhi që njerëzit të jetojnë në paqe, erdhi për të copëtuar errësirën dhe për të përhapur dritën cep më cep; erdhi për të mposhtur padrejtësitë e tiranëve; erdhi të konîgurojë këndvështrimin ndaj jetës; erdhi që njerëzit t’i udhëzojë drejt lumturisë së amshuar. Ligji dhe normat që ai transmetoi nuk ishin vetëm për të rregulluar raportin mes njerëzve, dhe assesi vetëm për të rritur standardet e jetesës dhe të progresit njerëzor, por mbi të gjitha ai solli një qytetërim me ngjyra hyjnore që sistemon raportet e njeriut me gjithësinë, që i mundëson njeriut të njohë Allahun, të njohë vetveten. Nëse do ta vështrojmë atë personalitet, të paçmueshëm me ǻalë, nga dritarja e kohës që jetojmë do të vëmë re se mënyra se si ai i zgjidhte problemet më të pazgjidhshme, mësimet e tij, ǻalët e tij, jetesa e tij, vlerat, virtytet, atributet dhe veçoritë e tij, janë modeli i njeriut që sot shoqëria jonë ka më shumë nevojë se kurrë. E ndërsa ditë, muaj, vite e shekuj kalojnë, mesazhi i Profetit Muhamed (a.s.) vazhdon të bëhet më i freskët, më aktual, më universal. E sot njerëzimi vrapon pas tij, duke u bërë për ta mbreti i zemrave dhe drita e syve. Një fron ky që e meriton vetëm ai, Profeti Muhamed, paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!

8

Di

SHKURT 2012


Në Fokus

FAIK KACOLLJA (HOXHA)

Institucioni i Komunitetit Mysliman i sapongritur, paralelisht me punën e hapjes së xhamive, duke vlerësuar situatën, e pa si nevojë të ngutshme nisjen e botimeve, ku i jepej përparësi shtypit periodik. Ditën e premte, me 10 janar 1992, doli numri parë i gazetës “DRITA ISLAME”.

20

vjet rrugëtim

“Drita Islame”

Fjala “publicistikë” është term mjaft i lakuar nga studiuesit dhe botuesit, nga punonjësit e ekspertët e informacionit masiv, nga sociologët e nga të gjithë ata që, në agjendën e objektivat e hulumtimeve, mësyjnë sidomos marrëdhëniet ndërnjerëzore të një vendi e më gjerë, politikologët, bibliotekarët, analistët letrarë etj.

Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në historinë e njerëzimit që kulmoi me aksionin e madh për çrrënjosjen e xhamive e kishave, duke i sjellë vendit një dëm të dyîshtë edhe për vlerat e pazëvendësueshme kulturore, historike e arkeologjike të këtyre objekteve. Nëpërkëmbja e të drejtave minimale demokratike e SHKURT 2012

Di

9


Gazeta “Drita Islame” ka mbjellë e ka vaditur vlera të çmuara diturore gjatë njëzet vjetëve të veprimtarisë, që mund të pasurohen më tej në të mirë të shëndoshjes së traditës publicistike në shtypin islam, patriotik e kulturor.

humanitare të qytetarit zgjati gati pesë dekada. Pas shembjes së “perandorisë” ruso-komuniste u realizuan ndryshime edhe tek ne... Me ndryshimin e kohëve, ndryshojnë rregullat, ligjet (proverb arab). Erdhi një ditë që rendi botëror social-komunist u përmbys. Shqipëria, me ndihmë edhe të popujve miq, u integrua në pluralizëm. Më 1991 u rivendos liria e fesë. Tashmë iu hap rruga edhe botimeve periodike. Institucioni i Komunitetit Mysliman i sapongritur, paralelisht me punën e hapjes së xhamive, duke vlerësuar situatën, e pa si nevojë të ngutshme nisjen e botimeve, ku i jepej përparësi shtypit periodik. Ditën e premte, me 10 janar 1992, doli numri parë i gazetës “DRITA ISLAME”. Pas një intervali prej gati pesë dekadash riîlloi botimin organi qendror i myslimanëve shqiptarë. Njëra pas tjetrës nisën edhe revista e gazeta të tjera. Në këtë îllimviti “Drita Islame” mbushi njëzet vjet veprimtari të jetës në shërbim të myslimanëve dhe të të gjithë qytetarëve të kombit tonë pa dallim ngjyre, religjioni e shtrese shoqërore. Kryeredaktor i parë i gazetës u caktua Ismail H. Muçej, medresist i brezit të paraluftës (u diplomua kur Medreseja u rihap pas Luftës II Botërore). “Drita Islame” gjeti mbështetje tek njerëzit e mësuar të fshatit e të qytetit dhe gatishmërinë për ta ndihmuar tek mësuesit, imamët, të rinj e të reja, vajzat e vockla që improvizuan pesë-gjashtë vargje dhe i botuan tek “Drita Islame”. Një kategori më me eksperiencë iu qasën kërkimeve studimore: pedagogë universitetesh, teologë, të dënuar në burgjet e diktaturës, mjekë të njohur e përfaqësues të instituteve shkencore. Edhe pse me prejardhje kulturash të ndryshme dhe me diversitet pikëpamjesh e botëkuptimesh, këta njerëz bashkoheshin me shkrimet e tyre në përpjekjet e veta për t’i shërbyer Shqipërisë në edukimin e masave me normat e moralit e të edukimit islam, duke vënë gjithë potencialin shkencor e kulturor

10

Di

SHKURT 2012

në shërbim të atdheut. Përballë problemeve të shumta të çështjes kombëtare, gazeta “Drita Islame” u angazhua në mbrojtje të interesave mbarëshqiptare. Autorë, të kudondodhur nëpër Shqipëri, të ndërgjegjshëm për drejtësinë e kauzës popullore, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, për mbrojtjen e dinjitetit të kombit shqiptar, kanë botuar artikuj të fuqishëm kundër armiqve tradicionalë të Shqipërisë. I ndjeri Bajram Resuli, me shkrimet e shkurtra pikante godiste me mençuri çdo provokator që guxonte të cenonte sadopak Islamin dhe myslimanët, Shqipërinë e shqiptarët. Vetë autorët i rritën pretendimet ndaj artikujve të tyre për t’u paraqitur me tematikë të larmishme çdo herë më të përmirësuar. Dinamika e zhvillimit në drejtim të cilësisë së shkrimeve u orientua në kahun e prosperitetit, së bashku me zgjerimin e rrethit të bashkëpunëtorëve. Gazeta po konsolidonte tiparet e îzionomisë me karakteristika speciîke, me objektiva programatike të motivuara për të përmbushur kërkesat e lexuesit. Në redaksinë e gazetës vinte shpesh një nga prelatët e kishës katolike shqiptare, i ndjeri Dom Simon Jubani vinte si mik dhe ishte i mirëpritur, vinte si bashkëvuajtës në burgjet komuniste me Haîz Sabri


Koçin, Kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe bisedonte “shtruar” me cilindo që ishte i pranishëm, shembull i mirëîlltë i tolerancës, po edhe modeli i komunikimit mes trimave në konakët e burrave të maleve shqiptare. Dom Simoni edhe shkruante. Kemi përpara artikullin me titull: “Feja dhe politika” (“Drita Islame”, viti II, Nr. 1 /26, Janar 1993 si edhe dy urime nga Dom Simoni, nga të cilët njeri i drejtohet si bashkëvuajtës, H. Sabri Koçit, ndërsa urimi tjetër i adresohej Redaksisë së “Drita Islame” shoqëruar me ǻalët e çmuara: “Përzemërsisht juaji! Dom Simon Jubani...!” A nuk është kjo përkujdesje një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe i mirëkuptimit? Në këtë kuadër mund të shënojmë edhe emra të tjerë të îgurave të njohura të kulturës shqiptare që kanë dërguar artikuj te “Drita Islame” si: Abdi Baleta, Sherif Delvina, Viron Koka, i ndjeri Faik Luli me kolegët e vet të Universitetit të Shkodrës, Fejzi Zaganjori, Remzi Gani i Vlorës, zotërinjtë nga Berati, Korça e Dibra, Durrësi Shijaku (Ahmet Çaushi, Ismail Dizdari, Kujtim Civeja, etj. Tek “Drita Islame” janë ribotuar edhe shkrime që për herë të parë janë botuar në një organ tjetër. Kështu ka ngjarë me artikullin e z. Aurel Plasari “Kur îgurat shkojnë kundër rrymës” kushtuar veprimtarisë patriotike e letrare të Haîz Ibrahim Dalliut. Herën e parë qe botuar tek “Republika”. “Drita Islame”, ribotim, viti VII, Nr 8//139, Prill 1998.

Artikulli me titull “Ndihmesë për historinë e letërsisë shqipe”, shkruar për “Drita Islame” nga z. Jorgo Bulo (sot Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë), është një rezyme e hulumtimeve shkencore të z. Bulo rreth letërsisë shqipe me alfabet osman. Nga “Ndihmesë për historinë…” mësojmë se kritikët, analistët e letërsisë zyrtare shqipe kanë mbajtur qëndrime skeptike e mospërîllës ndaj veprave letrare sh. XVIII, qëndrime jorealiste, jo objektive. Po ashtu, si e lexojmë në diskutimin e J. Bulos, përkundrejt kësaj rryme, studiuesi ,Osman Muderrisi, ka arritur në konkluzionin se kjo etapë e letërsisë sonë, me alfabet arab, ka lindur në kushte të caktuara historike dhe përmban vlerat e veta artistike e kombëtare. Autori ka shpalosur ide dhe pikëpamje me nivel të lartë shkencorë, në adresë të kritikëve letrarë, analistëve e studiuesve sugjeron ta vlerësojmë më me paanësi, më me profesionalizëm krijimtarinë letrare të shek. XVIII me alfabet arab: (“Drita Islame”, viti III, Nr. 1 /44, Janar 1994, faqe 4.) Shkrimtarët shqiptarë të periudhës së quajtur “realizmi socialist” patën îtuar të drejtë ekskluzive të bënin ç’të donin me poetët, prozatorët, artistët, me njerëzit e penës, me historinë e Shqipërisë e me veprimtarinë letrare. Kjo kategori njerëzish të penës e nëpërkëmbën trashëgiminë artistike, e interpretuan keq, e shpjeguan me tendenciozitet anti-islam; trembeshin nga dy ǻalë: “alphabet arab”, dy ǻalë mjaftuan për të mos e vlerësuar si duhet, ndoshta për ta anatemuar, krijimtarinë letrare të shkrimtarëve të shek. XVIII. Osman Muderrisi iu dha hakun autorëve të kësaj periudhe: veprave të tyre artistike iu kushtoi disa vjet të jetës së vet. Sipas nesh, Prof. Bulo, krijimtarinë letrare të kësaj periudhe e konsideron si një stad tranzicioni nga letërsia e vjetër me disa alfabete, tek Rilindja Kombëtare me shkrimtarët e njohur, të cilët i kanë lexuar e i kanë vlerësuar Hasan Zykon, Nezimin dhe brezin e tyre. Gazeta “Drita Islame” ka mbjellë e ka vaditur vlera të çmuara diturore gjatë njëzet vjetëve të veprimtarisë, që mund të pasurohen më tej në të mirë të shëndoshjes së traditës publicistike në shtypin islam, patriotik e kulturor. “Drita Islame” ka edhe një meritë tjetër, atë të kujdesit të posaçëm që ka treguar për të respektuar arritjet bashkëkohore të gjuhës sonë me komponentët e saj që ne e konsiderojmë si një kontribut me vlerë në drejtim të kulturës gjuhësore në të shkruar, pse jo, edhe në të folur. Kontributi dhe arritjet e gazetës “Drita Islame” nuk mbarojnë këtu, veprimtaria e saj është mirëpritur nga vetë lexuesit. Me rastin e njëzetvjetorit të gazetës, vëmendje të posaçme e përgëzime, në mënyrë të veçantë meritojnë të gjithë ata, që për të paraqitur idealet, mendimet apo rezultatet e kërkimeve të tyre studimore, zgjodhën “Drita Islame”.

SHKURT 2012

Di

11


VENDI

Aktualitet Kryetari Haxhi Selim Muça pret Myftiun e Kosovës

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti me 12 janar 2012, në zyrën e tij, Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava, i shoqëruar nga sheî i kabinetit të tij, z. Ejup Ramadani.

Në takimin e ngrohtë dhe vëllazëror, z. Muça dhe z. Tërnava, biseduan për Haxhin 2011, mbarëvajtjen e tij si dhe për xhaminë e madhe të Tiranës. Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Muça për organizimin e suksesshëm të haxhit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Për sa i përket ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, ai theksoi se më në fund do të ndërtohet ajo që besimtarët myslimanë e kanë pritur prej vitesh në mënyrë që të mos i kryejnë ritet fetare nëpër rrugë, një pamje kjo, sipas tij, jo fort e hijshme. Nga ana e tij kryetari H. Selim Muça, e falënderoi Myftiun Tërnava për këtë vizitë miqësore, duke premtuar se shumë shpejt edhe ai do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtues të lartë të KMSH-së.

Përurohet libraria më e re në kryeqytet

“Miqtë e Librit” është libraria më e re në kryeqytet, përurimi i së cilës u bë me 18.01.2012. Edhe pse e vogël në sipërfaqe, ajo synon të përfshijë në hapësirën e saj të gjitha botimet e shtëpive botuese islame në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë. Përveç librave islamë në të mund të gjenden botime nga fusha e letërsisë, historisë, kulturës, artit, etj. Për të gjithë të apasionuarit e librit dhe leximit “Miqtë e Librit” vjen me mbi 1.000 tituj të ndryshëm për fëmijë, të rinj e të rritur. Të gjithë autorët klasikë botërorë për fëmijë, janë të pozicionuar në këndin për lexuesit e vegjël. Përveç librave është hapur edhe këndi i suvenireve, ku janë të renditura objekte të shumëllojshëm islamë,

12

Di

SHKURT 2012

si dhe tradicionalë shqiptarë në kuadër edhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu aty gjenden panorama të të gjitha llojeve, me djegie në dru, gdhendje, si dhe 3D. Por nuk mbarojnë këtu të veçantat e kësaj librarie. “E veçanta e librarisë tonë është edhe këndi i leximit, i ndërtuar i tëri në dru, për të gjithë ata që duan të lexojnë, ku mund t’u ofrohet çaj ose pije të ndryshme freskuese”, tregon librari Ardit Haxhija. Libraria “Miqtë e Librit” është hapur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me iniciativën e Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Medias në KMSH. Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, preu shiritin e përurimit në praninë e dhjetëra intelek-


tualëve, letrarëve, artistëve dhe lexuesve të thjeshtë. Ai falënderoi dhe përgëzoi të gjithë ata që kontribuan në hapjen e kësaj librarie dhe veçanërisht ideatorët, drejtorin e Kulturës, z. Genti Kruja dhe drejtorin e Medias, z. Agron Hoxha. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Rasim Hasanaj, përfaqësues nga Kultet, z. Nexhat Gjuzi, profesori dhe muzikanti i njohur, z. Pëllumb Vorbsi, funksionarë të KMSH-së, myftinj, si dhe besimtarë dhe dashamirës të librit. Në kuadër të hapjes së kësaj librarie u shpërndanë gazeta dhe revista “Drita Islame” falas. Drejtori i Kulturës Genti Kruja, i pyetur nga “Drita Islame” tregon edhe për synimet në të ardhmen. “Kjo është libraria e parë e Komunitetit Mysliman, e cila vjen si rezultat i punës disamujore të kolegëve, në bashkëpunim me shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kjo qendër e librit islam në shqip, do të shërbejë si pikë referimi për të gjithë literaturën islame në shqip dhe më vonë do të pasurohet edhe me libra në gjuhë të huaj për Islamin, të cilët do të shërbejnë

jo vetëm për studiuesit dhe lexuesit vendas, por edhe për të huaj. KMSH me këtë librari-qendër libri, synon që të nxisë hapjen edhe të degëve të veta në myftinitë e mëdha të vendit, një nevojë kjo tepër e madhe për besimtarët nëpër rrethe”. Në përfundim, z. Kruja tha se pret bashkëpunimin e të gjithë botuesve shqiptarë në këtë sipërmarrje pozitive.

Në kujtim të një date historike Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur Komuniteti Mysliman mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të Islamit dhe ngritjen e vetëdijes fetare e kombëtare tek shqiptarët. Tymi i zi ateist që kishte pushtuar Shqipërisë për 46 vjet, u shua me sinjalin e parë të hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër në 16 nëntor 1990. Kjo shkëndijë îlloi të përhapet si rrymë elektrike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat e në mbarë vendin tonë. Kudo tubime, kudo thirrje për organizim e për ngritje këshillash në rang lagjeje, fshati e qyteti, derisa u krijua një Komision, detyra e të cilit ishte hartimi i një projekt-statuti nismëtar për legalizimin e fesë, gjë që u konkretizua me themelimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë. Në këtë mbledhje u vendos krijimi i “Bashkësisë Islame Shqiptare” me qendër në Shkodër me një kryesi të përkohshme. Më dt. 23.1.1991, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Kodiîkimit lëshon Urdhrin Nr.2/1 për miratimin dhe krijimin e Shoqatës “Bashkësia Islame

Shqiptare”. Ndërkohë që më 14 shkurt 1991, u organizua mbledhja e parë zyrtare me përfaqësues nga të gjitha rrethet, zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” Tiranë. Në këtë mbledhje, pasi u diskutua gjendja dhe mundësitë, u shtrua për miratim statuti dhe programi i Bashkësisë Islame, tashmë nën emrin Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me kryetar Haîz Sabri Koçin. Ishte një barrë e rëndë dhe e vështirë në kushtet e krijuara qoftë në aspektin material, ashtu edhe në atë moral. Nuk kishte fonde, mungonin ambientet ku do të kryheshin ritet dhe shërbesat fetare, nuk kishte asnjë qendër a zyrë prej nga ku do të lëshoheshin udhëzimet organizative; ishte vetëm vullneti Zotit pastaj dëshira e mirë e grupeve nismëtare në qendër e në rrethe për ta parë fenë edhe një herë të funksionojë lirisht. Dalëngadalë feja îlloi të zërë vendin që i takonte në shoqërinë shqiptare. Paralelisht edhe Komuniteti Mysliman ndërmori një rol aktiv

në jetën social-kulturore të vendit. Duke parë zhvillimet globale dhe ato në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në këto 21 vite ka treguar një kujdes të veçantë ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj. Një nga treguesit më objektiv dhe më të qartë të këtyre strategjive që ai ka ndjekur, është edhe modeli i medreseve të Shqipërisë, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë elementë të edukuar me frymën fetare dhe patriotike dhe nga ana tjetër të formuar me dijet e shkencës dhe teknologjisë. Për të plotësuar ciklin e vet arsimor, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë themeloi më 15 shtator 2010, Universitetin “Bedër”, duke e kthyer në një qendër të promovimit të vlerave unikale të vendit tonë. Një respekt dhe vlerësim i veçantë i takon kryetarit të parë të KMSHsë, hirësisë së tij, Haîz Sabri Koçi, një personalitet që jetën e vuri në shërbim të besimit në Zot dhe në dobi të kombit shqiptar, si dhe për të gjithë ata të cilët treguan përkushtim në shërbim të Islamit dhe zhvillimit të shoqërisë tonë. SHKURT 2012

Di

13


BOTA

Kurani më i vjetër në botë në Muzeun e Londrës Biblioteka Kombëtare e Anglisë (British Library) i ka dhënë përkohësisht muzeut britanik (British Museum) kopjen më të vjetër të Kuranit. Kjo kopje është vendosur në ekspozitën e parë më të madhe islame në Evropë. Drejtuesit e muzeut njoftuan se në datat 26 janar deri më 15 prill 2012, të interesuarit mund të shikojnë këtë kopje me vlera të jashtëzakonshme, e cila është pjesë përbërëse

e ekspozitës me titull “Rrugëtimi i pelegrinazhit për në Mekë, zemrën e Islamit”. Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se qytetarë dhe studiues të fokusuar në studimet e tyre për Islamin, kanë shfaqur interes të madh për këtë vepër. Kurani më i vjetër në botë vlerësohet nga specialistët për simbolikën dhe artistiken që mbart.

Të dëgjosh Kuran në lartësinë e qiellit Kompania turke e ïuturimeve ajrore (THY), pritet të ofrojë për pasagjerët e saj një shërbim ekstra për udhëtimet jashtë vendit. Falë këtij shërbimi, pasagjerët e Turkish Hava Yollari, do të mund të dëgjojnë ǻalët e Kuranit në 30 avionë të kësaj kompanie për udhëtimet jashtë Turqisë. Përveç recitimit të Kuranit, pasagjerëve u mundësohet dhe komenti i Librit të shenjtë në gjuhën turke, ndërkohë që programi do të pasurohet dhe me katër gjuhë të tjera. Kërkesat e pasagjerëve që preferojnë këtë kompani ïuturimi bënë të mundur

realizimin e këtij shërbimi special. Kompania në ǻalë bashkëpunon ngushtë me Entin Fetar të Turqisë, me qëllim që klientëve të saj t’u ofrojë shërbime cilësore e një udhëtim komod. Shërbimi i ri në bordin e aeroplanëve të Turkish Hava Yollari, është mirëpritur nga pasagjerët, të cilët janë befasuar kur kanë dëgjuar për herë të parë pjesë nga Libri i Shenjtë në avion. Mediat turke njoftojnë se autoritetet e kompanisë në ǻalë, po mendojnë që së shpejti të fusin edhe shërbimin e Kuranit viziv.

Kaliforni, fushatë informuese për të vërtetën e Islamit Një grupim mysliman në Amerikë ka iniciuar një fushatë me anë të cilës synon reduktimin e keqkuptimeve ekzistuese për Islamin. Fushata konsiston në shpërndarjen e kopjeve të Kuranit falas dhe ïetëpalosjeve informuese mbi Islamin para bibliotekave publike. “Ekzistojnë shumë keqkuptime rreth Kuranit”, thotë Mohammad Mazhar, anëtar i unionit Islam të Amerikës Veriore (Islamic Circle of North America-ICNA), për Rancho Santa Margarita Patchderi.

14

Di

SHKURT 2012


“Njerëzit e ngatërrojnë kulturën e një vendi me Islamin... Këtë e dëgjojnë nga mediat, të cilat jo në pak raste kanë si synim të shtrembërojnë të vërtetën.” Aktivisti mysliman

qëndron para një biblioteke në Kaliforni dhe shpërndan falas kopje të Kuranit dhe ïetëpalosje me tematikë në kuadër të fushatës me titull “Pse Islami”. Në ïetëpalosjet e përgatitura sqarohet qëndrimi i Islamit kundër terrorizmit dhe jepet një shpjegim i zgjeruar dhe shterues rreth nocionit “xhihad”. Duke qëndruar jashtë bibliotekave, anëtarët e ICNA-së synonin njerëzit e dhënë pas librit dhe dijes, të cilët janë të gatshëm të mësojnë më shumë për natyrën e vërtetë të Islamit. “Ne jemi në kërkim të lexuesve”, thotë Raihana, një kolege e Mazharit

në Orange County. “Ne e îlluam fushatën tonë në supermarkete, por dihet se atje njerëzit shkojnë për të blerë. Atëherë gjykuam që biblioteka ishte vendi më i përshtatshëm, sepse në të tubohen vetëm ata që interesohen për librin “ “Shumica e njerëzve janë të arsimuar mirë dhe ata duan të dinë se çfarë është Islami, veçanërisht të rinjtë,” vazhdon ajo. “Ata janë të hapur dhe duan të mësojnë. Ata mund ta marrin ïetëpalosjen dhe të bëjnë pyetje. Detyra jonë është që t’u ofrojmë informacionin e duhur”, e mbyll ǻalën e saj aktivistja myslimane.

Muzeu i Luvrit, galeri speciale për Islamin Muzeu me famë botërore në Paris pritet të hapë dyert për një departament të ri të artit islam, ku arkitektura dominon mbi çdo galeri tjetër. Projekti për këtë strukturë arkitekturore ka nisur që në vitin 2005, kur drejtorët e Luvrit vendosën të ndërtonin një krah që do t’i kushtohej koleksioneve të mëdha të artit islam. Deri tani, vepra të shumta të artit islam nuk kishin hapësirë të veçantë dhe u liheshin gjithnjë hapësira të vogla ekspozimi. Ndoshta jo më i madhi, por departamenti aktual është i mjaftueshëm për momentin, shprehen arkitektë dhe drejtues të Luvrit. Me një tavan prej copash të vogla qelqi dhe disqe të artë, dizajni i ngjan një ïete mëndafshi, duke aluduar në vellon islame, sipas arkitektëve. Struktura mbështetet nga tuba të ngushtë të cilët janë të pjerrët dhe në harmoni me njëri- tjetrin, duke mbajtur peshën e kësaj velloje. "Gjithë struktura duket sikur lundron në ajër. Nuk ka shtylla, dhe kjo është një sîdë e madhe", thotë arkitekti Mario Belini. "Zgjodhëm ǻalën “Islam” me germën e madhe I, sepse duam të ïasim rreth botës së Islamit. Në arabisht quhet Dawlat al-Islam, Perandoria e Islamit", nënvizon Soî Makaroi, drejtore e departamentit të artit islam. Struktura, sipas arkitektëve, do të lejojë mjaftueshëm dritë për të ndriçuar veprat e artit, përmes dritës natyrale, por duke i mbrojtur ato nga rrezet e diellit. Galeria me një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë do të hapet për publikun këtë verë. Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës së familjes njerëzore.

SHKURT 2012

Di

15


Komente & Opinione

BESNIK MUSTAFAJ

Një nga tiparet më të spikatura e më të lavdishme të islamit shqiptar ka qenë dhe mbetet aftësia e tij për të bashkëjetuar në respekt e në harmoni me besimet e tjera, të rrënjosura po ashtu prej shekujsh ndër shqiptarët. Kjo cilësi nuk e bën kurrsesi islamin shqiptar më pak të devotshëm ndaj Kuranit. Përkundrazi. Historia e përhapjes dhe e konsolidimit të besimit islam ndër trojet shqiptare e ka provuar këtë fakt me kohë dhe vazhdon ta provojë sot mjaftueshëm.

Në emër të vlerave të

ISLAMIT

Pak javë më parë, në prag të festave të fundvitit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpërndau një botim ku paraqiti të ilustruar edhe me fotograî veprimtaritë e këtij Komuniteti në periudhën shtator 2010-tetor 2011. Është një botim i një cilësie të mirë jo vetëm për sa i përket aspektit tipograîk – dhe paraqitja tipograîke e një botimi ka doemos rëndësinë e vet, – por, mbi të gjitha, do të doja të tërhiqja vëmendjen mbi cilësinë e mirë të përzgjedhjes dhe të sintezës së informacionit mbi jetën e pasur institucionale, teologjike, kulturore, arsimore, publike dhe diplomatike të këtij Komuniteti në harkun kohor të një viti, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e veta imediate dhe strategjike. Siç del qartë edhe në informacionin e bollshëm të këtij botimi, objektivat kryesore imediate dhe strategjike të

16

Di

SHKURT 2012

Komunitetit Mysliman Shqiptar janë në përputhje të plotë me objektivat imediate dhe strategjike të mbarë shoqërisë shqiptare, gjë që do të thotë se të tilla janë vetë aspiratat e besimtarëve myslimanë shqiptarë. Rrjedhimisht, lënda e këtij botimi u përket jo vetëm besimtarëve anëtarë të Komunitetit Mysliman, por mbarë shoqërisë shqiptare. Për të qenë plotësisht i qartë: ǻala është për një botim mirëîlli informativ. Pra, përmbajtja e këtij informacioni mishëron interesa thelbësore për mbarë shoqërinë shqiptare. Arteria përbashkuese e këtyre veprimtarive kaq të larmishme zbulon, veç të tjerash, edhe një përkushtim të lartë, thelbin e të cilit e shpreh me një gjuhë si s’ka më të kuptueshme vetë kryetari i këtij Komuniteti, zoti Selim Muça, ditën e themelimit të Universitetit Mysliman Shqiptar, më 15 shtator 2010, kur


thekson qëllimin për “promovimin e vlerave islame shqiptare”. Dhe po me këtë rast, por jo për herë të parë e as të mbrame, Haxhi Selim Muça shpjegon edhe kuptimin e vlerave islame shqiptare, duke vënë në dukje se ato janë vlera të mbështetura në kulturën, traditat dhe karakteristikat e shoqërisë shqiptare, ndërthurur, sigurisht, me frymën dhe me kushtet e besimit islam. Një nga tiparet më të spikatura e më të lavdishme të islamit shqiptar ka qenë dhe mbetet aftësia e tij për të bashkëjetuar në respekt e në harmoni me besimet e tjera, të rrënjosura po ashtu prej shekujsh ndër shqiptarët. Kjo cilësi nuk e bën kurrsesi islamin shqiptar më pak të devotshëm ndaj Kuranit. Përkundrazi. Historia e përhapjes dhe e konsolidimit të besimit islam ndër trojet shqiptare e ka provuar këtë fakt me kohë dhe vazhdon ta provojë sot mjaftueshëm. Gjykoj, megjithatë, se kjo e vërtetë historike dhe aktuale duhet thënë e përsëritur me zë të lartë si një mirënjohje për besimtarët myslimanë shqiptarë. Do mbajtur mend se komuniteti i besimtarëve myslimanë ka përbërë dhe vazhdon të përbëjë më shumë se gjysmën e gjithë besimtarëve fetarë shqiptarë. Kjo do të thotë se sjellja e myslimanëve në shumicë ndaj jomyslimanëve në pakicë përcakton në themel stabilitetin e shoqërisë tonë, kohezionin dhe paqen e saj të qëndrueshme. Raporti në ǻalë nuk është një statistikë e rëndomtë. Ky raport nxjerr në pah një nga speciîkat më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare si shoqëri e civilizuar, me një përvojë gati-gati unike në botën e sotme. Natyrisht, kjo është një përvojë e përbashkët e kombit dhe, si e tillë, u përket njësoj nderi

të gjitha komuniteteve të besimtarëve fetarë, ashtu siç është në detyrën e të gjitha komuniteteve ta pasurojnë e ta përcjellin këtë përvojë te brezat e rinj të besimtarëve. Duke pohuar meritën e posaçme që ka Komuniteti Mysliman, në këto rrethana nuk minimizohet aspak merita e komuniteteve të tjera. Thjesht po sjell në vëmendje rolin e veçantë që ka gjithmonë shumica në përcaktimin e interesit të përbashkët brenda kontekstit me diversitet, qoftë ky diversitet kulturor, etnik apo fetar. Konkretisht, kjo është një përvojë shqiptare. Nuk është ende një përvojë universale. Por është aspiratë universale dhe, si e tillë, ajo ka mobilizuar sot si kurrë më parë shumë nga forcat më të shëndosha politike, intelektuale, diplomatike, shkencore, akademike, krijuese në mbarë botën. Nën këtë dritë, drejtuesit e Komunitetit Mysliman, ashtu si anëtarët e këtij Komuniteti, shfaqen nëpërmjet veprimit të tyre plotësisht të vetëdijshëm për vlerën që mbartin dhe punojnë me një vizion shumë modern për ta vënë sa më mirë këtë vlerë në shërbim të interesave strategjike të Shqipërisë, duke u bërë njëherësh edhe pjesë domethënëse e veprimit të gjerë ndërkombëtar në shërbim të aspiratës për bashkëjetesë harmonike brenda diversitetit të besimeve. Sot, një nga kolonat më të qenësishme ku mbështeten interesat strategjike të Shqipërisë është integrimi i saj në Bashkimin Europian. Dhe ky integrim duhet të përmbushet në një kohë kur disa nga problemet më të mprehta, cenuese për paqen e për prosperitetin e përbashkët, e kanë zanaîllën ose në politikën e mbrapshtë të ndonjë vendi të caktuar SHKURT 2012

Di

17


mysliman, ose në veprimtarinë e mbrapshtë e shpesh hapur terroriste të organizatave të ndryshme myslimane, shpërndarë nëpër botë apo edhe të individëve. Herë me qëllim e herë nga padija, këto probleme janë përdorur jo rrallë gjatë dy dekadave të fundit dhe vazhdojnë të përdoren edhe sot e kësaj dite për të krijuar ankthin e rrezikshëm të një përplasjeje globale në ardhje midis dy qytetërimeve të mëdha, atij islam e atij të krishterë. Do pranuar se bëhet një amalgamë, e cila po arrin ta njollosë imazhin e Islamit në tërësi në sytë e disa shtresave në shoqëritë e zhvilluara e demokratike perëndimore duke mbjellë madje te këto shtresa edhe frikë ndaj besimtarit mysliman si i tillë. Islamofobia është bërë pjesë e realitetit shoqëror dhe politik në këto vende. Nga ana tjetër, siç shihet, interesat strategjike të Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian janë shpalosur në një periudhë kur brenda opinionit publik të vendeve anëtare të këtij Bashkimi ka rënë ndjeshëm entuziazmi i zgjerimit për arsye, të cilat, në të vërtetë, nuk kanë asnjë lidhje shkakësore me realitetet e vendeve të anëtarësuara së fundi apo aspirante për anëtarësim. Nuk është rasti këtu të shqyrtojmë shkaqet e zbehjes së këtij entuziazmi. E përmenda thjesht sa për të theksuar se nga demagogë të ndryshëm në Europën Perëndimore, përdoren dendur pretekste krejt të pabaza për ta

Do pranuar se bëhet një amalgamë, e cila po arrin ta njollosë imazhin e islamit në tërësi në sytë e disa shtresave në shoqëritë e zhvilluara e demokratike perëndimore duke mbjellë madje te këto shtresa edhe frikë ndaj besimtarit mysliman si i tillë. shtuar ksenofobinë ndër kombet e kësaj hapësire të mrekullueshme lirie, begatie e kulture, që quhet Bashkim Europian. Dhe demagogët nuk mungojnë as në këtë hapësirë. Madje arrijnë të ngjiten demokratikisht deri në majat e politikës së përbashkët europiane. Një të tillë e dëgjuam edhe ne shqiptarët, diçka më shumë se një vit më parë, të shpallte nga salla e ndritshme e Parlamentit Europian se Shqipëria është shtet i sheriatit. Atë ditë ky Parlament do të votonte rezolutën për të lejuar liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Dhe ky farë burri po shqiptonte me zë të lartë, pa u skuqur, as zverdhur, një gënjeshtër të poshtër, me shpresë se kështu, me islamofobinë e vet do t’i trembte kolegët e tij aq sa t’i shtynte të votonin

18

Di

SHKURT 2012

për prishjen e një ëndrre të bukur të një kombi të tërë. Shpresa e tij doli e kotë, siç dihet, por ai u përpoq ta hidhte helmin e vet. Ky shembull i keq nuk është i vetmi. Dhe as nuk do të jetë i fundit, me sa duket. Duke parë kalendarin e veprimtarive të zhvilluara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në periudhën shtator 2010 - tetor 2011, bie në sy menjëherë vëmendja e veçantë që ky Komunitet i ka kushtuar shpalosjes së natyrës së vërtetë të islamit shqiptar qoftë përpara tërësisë së shqiptarëve e qoftë përpara ndërkombëtarëve miq ose edhe më pak miq të shqiptarëve. Në periudhën në ǻalë janë zhvilluar shtatë konferenca, simpoziume e seminare me temën e dialogut ndërfetar në Shqipëri, në rajon e në Europë. Disa prej tyre janë organizuar në vendin tonë, në Tiranë e në qytete të tjera, me nismën e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Të tjera janë zhvilluar jashtë e ku kanë marrë pjesë delegacione të këtij Komuniteti. Janë edhe afro njëzet veprimtari të tjera, të cilat do t’i quaja mirëîlli diplomatike pasi përbëhen nga vizita diplomatësh të lartë të akredituar në Tiranë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pritje delegacionesh të huaja parlamentare, pritje zyrtarësh të lartë të institucioneve homologe në këtë seli, si dhe vizita të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zotit Selim Muça e të drejtuesve të tjerë të këtij Komuniteti në vende të ndryshme apo edhe në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk më duket rasti këtu të bëhen komente më të hollësishme mbi çfarë është thënë në këto veprimtari, një pjesë të të cilave i kam ndjekur personalisht e një pjesë jo. Vetëm do të theksoja pa mëdyshje se me një punë të tillë intensive dhe dinjitoze, kryesia e këtij Komuniteti u bën para së gjithash një shërbim shumë të çmuar mbarë besimtarëve myslimanë shqiptarë, duke përligjur para tyre përgjegjësinë e madhe që ka marrë përsipër, siç i bën një shërbim të çmuar dhe vetë besimit islam në tërësinë e tij. Por dobia e kësaj pune, përmbajtja dhe objektivat e së cilës ndërthurin edhe diplomacinë publike me diplomacinë kulturore, është tejet e çmuar për mbarë kombin. Drejtuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Shqiptar duket se e kanë kuptuar mirë se askush nuk mund ta bëjë të njohur natyrën e vërtetë të islamit shqiptar sa ata vetë, ashtu siç kanë kuptuar edhe se ky nuk është një mision që mund ta kryejnë ata të vetëm. Në emër të interesit të përbashkët e që është interesi i kombit, ata u janë drejtuar krerëve më të lartë të shtetit e të qeverisë, drejtuesve të institucioneve qendrore qeveritare e shtetërore, shoqërisë civile e sidomos kolegëve të tyre që drejtojnë komunitetet e tjera fetare shqiptare, që t’i bashkëngjiten kësaj pune duke thënë ǻalën e tyre me peshë. Kështu, veprimtaritë kanë qenë në thelb të përbashkëta, çka e bën edhe më të plotë shfaqjen e së vërtetës, që do të thotë se përmbushet më mirë edhe qëllimi për të cilin organizohen.


SHKURT 2012

Di

19


Shoqëri

DR . FERDINAND GJANA

Roli i universiteteve në formimin e individëve të përgjegjshëm Me zhvillimet e teknologjisë, tashmë është pranuar që bota e sotme ndodhet në epokën e informacionit dhe të dijes ku çdo gjë ecën me ritëm shumë të shpejtë. Si rrjedhojë çdo individ duhet të nxitojë për të kapur këtë ritëm në mënyrë që të përîtojë nga mundësitë dhe avantazhet që ofron kjo epokë e re. Në këtë kuadër, edukimi dhe dija merr një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin dhe përparimin e shteteve në aspektin ekonomik, politik dhe shoqëror. Vendet, popujt dhe individët që kanë arritur ta përîtojnë, vlerësojnë dhe përdorin dijen, janë ato që sot zënë vend në pjesën e zhvilluar të globit, ndërsa ato që janë treguar indiferente ndaj saj, fatkeqësisht vazhdojnë të kenë probleme në të gjithë aspektet e jetës. Me qëllim që dija të arrijë në destinacion në mënyrën e duhur, një punë e madhe dhe e rëndësishme u takon universiteteve dhe institucioneve kërkimore shkencore. Ato përcaktojnë nevojat e vendit dhe shoqërisë, mënyrat se si këto nevoja mund të plotësohen dhe transferimi i gjithë metodave dhe sistemeve në shërbim të saj, duke përgatitur individët me kualiîkimin e nevojshëm që do t’i përdorë dhe implementojë këto. Nevoja për individë të arsimuar dhe të formuar në çdo fushë, është një domosdoshmëri ndryshimi për etapat që kalon çdo shoqëri njerëzore, për më tepër sot kur një nga problemet më të mëdha mbetet papunësia, që ndikon negativisht në psikologjinë e individit dhe në

20

Di

SHKURT 2012

cilësinë e jetës së tij. Shpeshherë dëgjojmë të thuhet se një profesion është më i mirë se një tjetër, se një profesion është më i kërkuar se një tjetër, se shoqëria, tregu ka më shumë nevojë për këtë apo për atë profesion. Në këtë mënyrë profesionet i ndan një lloj paragjykimi, mentaliteti, që nuk ka baza të shëndosha dhe nuk bazohet mbi të dhëna nga studime të tregut. Dallueshmërinë midis profesioneve të kërkuara dhe më pak të kërkuara, të nevojshme dhe më pak të nevojshme e bën vetë individi, kur e kryen atë me përkushtim, në mënyrë të drejtë dhe rigoroze. Që këta individë të jenëtë përgjegjshëm, të motivuar, të reïektojnë aftësi profesionale në kryerjen e detyrës, një rol të rëndësishëm ka universiteti që merret me arsimimin, formimin dhe edukimin e tyre. Në fakt, universitetet nuk janë të rëndësishëm vetëm në këtë rast, por ata kanë një rol kritik për çdo problem që ndikon te shoqëria dhe jeta e individëve dhe për këtë arsye institucione të tilla duhet të jenë nga aktorët kryesorë kontribuues në zgjidhjen e çdo problemi apo krize sociale dhe ekonomike. Në kohë të ndryshme, universitetet që kanë kryer këtë lloj misioni janë bërë institucionet lokomotivë të vendeve ku zhvillojnë aktivitetin e tyre. Për këtë arsye, të gjitha institucionet arsimore me në krye universitetet, duhet ta kryejnë këtë detyrë dhe mision të rëndësishëm në mënyrë sa më të plotë. Nga ana tjetër, nuk do të ishte e tepërt të theksohet


fakti se çdo individ ka përgjegjësinë për t’u arsimuar, formuar dhe edukuar në mënyrën më të mirë dhe të plotë për t’iu përgjigjur nevojave që ka shoqëria e sotme moderne. Këtë ndjenjë përgjegjësie ia transmetojnë direkt institucionet arsimore. Në këtë aspekt është e rëndësishme që të gjitha nivelet e institucioneve arsimore të kenë îlozoînë e përgatitjes së një individi të formuar në disiplina të ndryshme, me iniciativë, i lirë të mendojë, i aftë për të konstruktuar gjykimet e tij dhe për t’u përshtatur sa më mirë dhe shpejt në pozicionet bazë të tregut të punës dhe të shoqërisë. Ky individ, i formuar në këtë formë, i aftë për të marrë përsipër përgjegjësi individuale, i pajisur me aftësi për të analizuar koncepte, ngjarje, dukuri, kontribuon edhe për zgjidhjen e shumë problemeve në institucionet ku ai ushtron profesionin e tij. Një arsimim i këtij formati do ta përgatiste individin nga ana profesionale dhe do ta bënte më të aftë për të ndjekur hap pas hapi çdo zhvillim dhe risi të teknologjisë, për t’i përvetësuar këto dhe për t’i vënë në shërbim të shoqërisë. Nga ana tjetër me këtë mënyrë individi kultivon edhe aftësinë për të punuar në grup, duke u përshtatur me ambientin dhe duke u bërë kërkues për zgjidhje sa më të mira. Përveç kësaj, të qenët i kultivuar, i formuar, i pajisur me mendim kritik, me aftësinë për të dhënë alternativa konstruktive në çdo çështje, e bën atë një person që hap horizonte të reja në profesionin e tij, duke sjellë vlera të reja për vendin dhe popullin e tij. Në ditët e sotme shoqëria, tregu dhe vendi kanë nevojë jo thjesht për mjek, inxhinier, jurist, sociolog, gazetar, ekonomist dhe çdo profesion tjetër, por për qytetarë dhe profesionistë që mbartin ndjenjën e përgjegjësisë dhe përcojnë vlerat për të cilat ka nevojë e gjithë shoqëria. Një profesionist i përgjegjshëm dhe me vlera humane është shumë herë më idobishëm kundrejt një profesionisti të përgatitur, por të papërgjegjshëm.

*Rektor i Universitetit Hëna e Plotë “BEDËR”

SHKURT JANAR 2012 2012

Di

21


Forum

PROF. DR . HAJRI SHEHU

EDHE NJË HERË PËR GJUHËN E TELEVIZIONEVE DHE TË RADIOVE TONA Vijon nga numri i kaluar Profesor E.Çabej dhe prof. A. Kostallari i kanë vlerësuar qortueshëm jo vetëm ǻalët e huaja të panevojshme, por edhe ato ǻalë ose shprehje që formohen duke përkthyer një për një pjesët përbërëse të një ǻale ose shprehjeje të huaj (gjuhësisht: kalke; tipi vetëkënaq, tregu i punës, burime njerëzore etj.). Prof. E. Çabej shkruan: “Sot ka gjer diku dy gjuhë ndër ne: më një anë, gjuha e shkruar e intelektualëve, në anën tjetër gjuha e thjeshtë e popullit”. Kurse prof. A. Kostallari shkruan: “Po rrudhet relativisht pesha speciîke e ǻalëve bazë të shqipes, që janë ǻalët e burimit popullor dhe po krijohet njëfarë rreziku i largimit të papërligjur të gjuhës letrare kombëtare nga gjuha e folur e popullit. Njëra ndër rrugët themelore të zgjidhjes së këtij problemi, - shkruan ai më tej, - është kuîzimi i kalkimeve (përkthimi një për një i pjesëve përbërëse të një ǻale a shprehjeje të huaj – H.Sh.), sepse pikërisht këto kalkime janë burimi kryesor i përpjesëtimeve jo të përligjura në mes fondit popullor e libror të shqipes së sotme letrare”. Nëse kalket (përkthimet e huazuara) janë të tilla, kur, sidoqoftë, pjesët e tyre përbërëse janë shqipe ose formime brenda shqipes e kur në to mund të kërkohet edhe gjedhja (modeli) e shqipes, atëherë, ç’mund të thuhet për ǻalët e huaja të panevojshme a formimet nga ǻalë të huaja, gjithashtu, të panevojshme?! Televizionet e radiot ïasin për të tjerët e jo për vete. Është e vërtetë që ka një shikues a dëgjues me nivel jo të vogël kulturor, me një ǻalor vetjak të pasur e me njohje gjuhësh të huaja. Por është edhe një shikues a dëgjues

22

Di

SHKURT 2012

që nuk e ka këtë nivel. Kur përdoren ǻalë të huaja të panevojshme a terma të ngushtë, të veçantë, shikuesit a dëgjuesit, sidomos ata të dytët, nuk marrin atë që presin nga televizioni a radioja sepse nuk i kuptojnë. Gjuha është dhënëmarrje e ortakëri. Por kështu, dhënëmarrja e ortakëria prishen, çka nuk i intereson as televizionit e as radios. Pak shembuj do të mjaftonin për të kuptuar se edhe shikuesit e dëgjuesit me nivel jo të vogël kulturor mund të mos e rrokin thënien në këso raste: policia ka sekuestruar një shotgan; të startojë axhendën; shërbim alert; specialist i promocionit shëndetësor; për qëllime promocionale; të prevalojnë regjistrat; po intimidojnë qytetarët; bien remitancat; staî terciar; u përgjuan nga investigatorët; numërimi preliminar i votave; îlmi është nominuar për festivalin ...; në botën fashinante; janë habitati i gjysmës së botës (u thuhet fëmijëve në një emision fëmijësh); kjo çështje është prezumuar; fusha barike do të dobësohet; për të obstruktuar; jemi konsistentë në kërkesat tona; kapacitete interceptive; e lidhur me kompjuterin portabël; problem i superuar; koncesione hidrike; ambasadorët e kuintit; qytetarët janë të frustruar nga situata në veri të Kosovës; jam i vetëdijshëm për frustrimin e qytetarëve; do të paguhen sipas indikacionit të performancës; kapi një moment krucial; agjencitë tona të inteligjencës; konspirator në komplot; kompani ofshor (anglisht oǺshore); janë target; është involvuar edhe maîa etj. Përdoret ǻala e huaj e panevojshme për të thënë edhe mendime fare të thjeshta: graviteti i krimit të tij; nëse


situata do të agravojë; pasojat nuk do të jenë selektive; qëndrime operacionale; nuk kanë asnjë akses për ujë të pijshëm; vijnë nga familje vulnerabël; mbas interventit; kamionistët abandonuan punën; Velipoja do të presë të huaj, por edhe rezidencialë; kjo diplomë emetohet; në një rezort pushimi në Kavajë; ka rritje të performancës së policisë; kasti i aktorëve, skripti (i îlmit); promovohet sheî i ri i klinikës; personazh kontestiv; marrëveshje preliminare; vranësirat do të gjenerojnë shira; uji i ftohtë dhe kompresioni; falënderojmë sponsorin tonë gjeneral etj. Jo rrallë, ǻala e huaj e panevojshme përdoret për të sqaruar (!) ǻalën shqipe a formimin shqip (taktika bllokuese, obstruktive; a ka ekzistuar kjo lloj tërheqjeje, ky lloj atraksioni; nuk dinte ta thoshte, ta artikulonte; rojat ose siç quhen ndryshe reinxhërs, vende të nxehta ose siç quhen ndryshe hot spote), ose ǻala shqipe sqaron si e dytë ǻalën e huaj të panevojshme (në kompeticion, në garë; lindje premature, domethënë, lindje e parakohshme). Nganjëherë ngatërrohen edhe regjistrat e përdorimit të ǻalës, domethënë, bashkëlidhen ǻalë të ligjërimit bisedor, madje, edhe ǻalë kuzhine me ǻalë të ligjërimit libror; krahaso, p.sh.: gropa septike; e kemi lënë pataten në ujë që të mos oksidohet; bukë integrale; do të prevalojë qetësia; aksesi në vend (te fshati ku ka rrëshqitur dheu) është i pamundur për shkak të shirave; ngërçi që gjeneron etj. Jo rrallë, ǻalë të huaja të panevojshme sjellin edhe keqkuptime e habi; shih, p.sh.: u instaluan policë rreth ambasadës (instalohet një makineri, por jo njeriu); sot instalohet libri ... (as libri nuk instalohet); opozitë aksi-

Televizionet e radiot ïasin për të tjerët e jo për vete. Është e vërtetë që ka një shikues a dëgjues me nivel jo të vogël kulturor, me një ǻalor vetjak të pasur e me njohje gjuhësh të huaja. Por është edhe një shikues a dëgjues që nuk e ka këtë nivel. Kur përdoren ǻalë të huaja të panevojshme a terma të ngushtë, të veçantë, shikuesit a dëgjuesit, sidomos ata të dytët, nuk marrin atë që presin nga televizioni a radioja sepse nuk i kuptojnë. dentale; operojnë jashtë ligjit (nuk është ǻala për në mjekësi); për promovimin e grave në zgjedhje (mund të promovohet një libër, por jo një grua); të gjithë vijnë nga jurisprudenca dhe implementohen në sektorë që nuk kanë lidhje me jurisprudencën (pra, implementohen njerëzit siç implementohet një marrëveshje); reporterët e sekuestruar në Libi (si sekuestrohen gazetarët e reporterët?!); në qoftë se Parlamenti nuk investohet në çështjet e minatorëve; do të procedojmë sipas kushtetutës (nuk është ǻala për në gjyq); procedimi në zyrat e gjendjes civile; Organizata për Konservim (të Gjirokastrës) (konservohet Gjirokastra?!); grevistët të akomoduar në lulishte; situatë hidrologjike; koha të jetë më ïeksibël; ïuks i madh ... (a thua ka ïuks të vogël?!); një vepër e raînuar si ajo e Umberto Ekos etj. Ka edhe sajesa të habitshme gjuhësore: kanceloj;

SHKURT 2012

Di

23


Teorikisht, duket se shteti ka një politikë gjuhësore objektive përderisa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, me një nen të posaçëm merr në mbrojtje trashëgiminë kulturore dhe gjuhën kombëtare; por, praktikisht, na duket se shteti ose nuk e ka autoritetin e duhur, ose nuk pyet për gjuhën, përderisa e bën një sy qorr dhe një vesh të shurdhër..

decidoj; performant; në pritje të dispozitimit; regjim semiushtarak etj. Arsyet e përdorimit të ǻalëve të huaja të panevojshme janë kryesisht subjektive: formimi i pamjaftueshëm gjuhësor, njohja e pamjaftueshme e kulturës së gjuhës, prirja për të menduar e për t’u shprehur si në Perëndim, prirja intelektualiste për t’u dukur i mësuar e i ditur para të tjerëve, buja për t’i rritur vlerën dikujt a diçkaje, por edhe kryemëvetja për të thënë atë që di unë a shpërîllja e ǻalës shqipe. Shihni për këtë, i nderuar lexues shembujt e mëposhtëm: duke prezumuar dëshirën; premtimi u kthye në obligacion; për të relaksuar mendjen dhe trupin; eksplorim në jetën e ...; për të bërë shopin; do të startojnë (Netët Apoloniane); ky event do të zhvillohet në Shqipëri; pjesë e kësaj galaje të madhe; terreni nuk lejon ekzekutimin e veprës; konîdenca ndërkombëtare; horror në Tiranë; të limitonte dëmet (nuk thotë dot i gjori njeri “të kuîzonte dëmet”); për të disponuar listën e zgjedhësve; riskon të futet në këtë kategori; avionë militarë; a janë kapërcyer diskrepancat; të bëjë diferencën; ǻalët kompetitive; elementë substancialë; na bëj një rezyme të lajmeve që dispononi; nuk është një proces semplist;

24

Di

SHKURT 2012

agrikultura përfaqësonte...; kërkon kualitativitet; bëjnë diînicionin e tyre; të deînojë pozitën e vet; reshjet do të gjenerojnë edhe javën e ardhshme; duke avantazhuar importet; Shqipëria me soliditet; ka vënë fondamentin e shtetit; sipas termave që përcakton (= sipas kushteve); krijimi i një korridori rekreativ; për të intimiduar opozitën; ndryshime unilaterale; nuk mund të vazhdojmë të selektojmë; averturë e gazetës (të ishte, të paktën uverturë si në muzikë) etj. Shihni i nderuar lexues edhe gjashtë të thënat e mëposhtme (janë të thëna të një njeriu; brenda pak minutash): ta divulgoj thënien; për të deciduar votën; ka një diskordancë; prezumoj atë që thashë; për shkak të sensibilitetit; për sa u përket observatorëve (në zgjedhje). Po t’i ndash thëniet në dy pjesë, gjysma del shqipe, gjysma del e huaj. Se kështu di ai a se kështu do të duket ai. Një arsye subjektive madhore na duket se gjendet te shteti e te roli i shtetit. Teorikisht, duket se shteti ka një politikë gjuhësore objektive përderisa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, me një nen të posaçëm merr në mbrojtje trashëgiminë kulturore dhe gjuhën kombëtare; por, praktikisht, na duket se shteti ose nuk e ka autoritetin e duhur, ose nuk pyet për gjuhën, përderisa e bën një sy qorr dhe një vesh të shurdhër për institucione e veprimtari shqiptare, por me emërtime të huaja (tipi Albanian Screen, Albanian University, top story, art shoping etj.) e për tabela shitoresh e lokalesh (disa herë, edhe kryqëzime anglisht-shqip për të qeshur), sikur të kishte dygjuhësi në Shqipëri, përderisa në vetë Kuvendin e Shqipërisë e në vetë veprimtarinë shtetërore që jepet për t’u pasqyruar në televizione e në radio e në vetë botimet e shtetit (“Gazeta zyrtare” etj.) përdoren ǻalë të huaja të panevojshme. Çfarë mund të bëjë shteti? Shteti ka në dorë ligjin për mbrojtjen e gjuhës kombëtare. Po të dojë shteti, nuk e emërton një pjesë të vetvetes “Ministria e Inovacionit (!)” ose “Ministria e ... Shanseve (!) të Barabarta”. Po të dojë shteti, nuk i lejon reklamat televizive e radiofonike që dëmtojnë gjuhën kombëtare. Po të dojë shteti, nuk lejon të thuhet ei bi si (po ndiqni televizionin ei bi si, madje, edhe më keq se kaq - po ndiqni ei bi si njuz) sepse kemi emërtimin tonë alfabetik të shkronjave a b c . Po të dojë shteti, organizon të paktën një diskutim në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, që ka të bëjë me arsimin, me kulturën a me shkencën për të këshilluar rrugë e masa për ta ndaluar ndotjen e mjeteve të informimit masiv me ǻalë të huaja të panevojshme. Po të dojë shteti, urdhëron të vihet redaktori gjuhësor në gazeta, radio e televizione. Më se 450 vjet më parë, Gjon Buzuku ishte i shqetësuar se gjuha jonë “po bdaret”. A është për t’u frikësuar se mos gjuha jonë “po bdaret”? Natyrisht, jo. Për këtë ajo ka dhënë prova në kohë më të vështira. Por, ǻalë të veçanta që na i zëvendësojnë me ǻalë të huaja të panevojshme, mund të bdaren në mos sot, mot. Sot, p.sh. po bdaret ǻala “mirë” në emisione televizive për sportin e për shëndetin, në tryeza televizive “opinion”,


Nuk është ky roli i televizioneve dhe i radiove në punë të gjuhës. Roli i televizioneve dhe i radiove është të japin më të mirën në gjuhë.

në veprimtari kulturore televizive (jo vetëm tek “E Diela Shqiptare”), madje, edhe në emisione për fëmijë (!), duke u zëvendësuar me anglicizmin “okei” (një ǻalë e ligjërimit bisedor, me histori të paqartë formimi dhe në vetë anglishten amerikane). Akses, anuncoj, fokusohem, gjeneron, impakt, impenjohem, implementoj, kompeticion, laiv, lendîll, luk, performancë, relaks, relaksohem, resurs, startoj, shou, varion etj. janë bërë ǻalë kuzhine në televizionet tona. A është për t’u trembur se mos ǻalë të tilla të huaja të panevojshme mund të bëhen pjesë e gjuhës shqipe standarde? Edhe mundet (sidoqë gjuha bën të veten në të mirë të saj). Në ç’mënyrë? Fjala e huaj mund të hyjë në gjuhën e shkruar e më pas, edhe në ǻalorë (sidoqë pasqyrimi në ǻalorë bëhet sipas kritereve normative) sepse objekt themelor i ǻalorëve është gjuha e shkruar. Përfundimi? Shtohet edhe më shumë rreziku i largimit të papërligjur të gjuhës standarde nga gjuha e folur e popullit. Nuk është ky roli i televizioneve dhe i radiove në punë të gjuhës. Roli i televizioneve dhe i radiove është të japin më të mirën në gjuhë. Si të veprojmë? Të na dhimbset ǻala shqipe. Të gjithëve. Atëherë, ju i nderuar deputet gjeni emërtimin shqip për komisionin (tuaj) regjional. Atëherë, ju i nderuar gazetar, folës a përkthyes në televizion mos përdorni event sepse e dini që kemi ǻalën tonë, ngjarje. Ju përdorni shoubiz, por ky emërtim (showbiz) është i ligjërimit bisedor edhe në vetë gjuhën angleze. Nëse na dhimbset ǻala shqipe a formimi shqip, përse thuhet deciziv e jo vendimtar, preliminar e jo paraprak, intervent e jo ndërhyrje, eskortë e jo shpurë a përcjellë, represoj (një sajesë) e jo shtyp, startoj e jo nis a îlloj, akord e jo marrëveshje? Nëse na dhimbset ǻala shqipe, përse në emisionin e fëmijëve përdoren ǻalët e huaja performoj (ju keni performuar shumë mirë), evident (talenti i saj është shumë evident)? A mendojmë për fëmijët tanë? Ata e marrin gjuhën aty ku e sjell brezi i mëparshëm. E, brezi i mëparshëm jemi

ne. Ata mund të marrin nga ne edhe ǻalën e gabuar. Edhe ǻalën e huaj të panevojshme që në tekstet e tyre shkollore quhet barbarizëm. Ta ruajmë sa më shumë që të jetë e mundur ǻalën shqipe. Të mos themi agravoj kur kemi përkeqësoj, kompeticion kur kemi garë, resurs kur kemi burim, predator kur kemi pretar (ndaç për kafshë, ndaç për njerëz), insistent kur kemi këmbëngulës ose ngulmues, iniciues kur kemi nismëtar, iniciativë kur kemi nismë, prioritet kur kemi përparësi etj. Ta kërkojmë ǻalën shqipe. Ajo është. Ka ǻalë shqipe për handikap, indikator, oshilacion, bllekaut, hidrik, aferë, pervers, perversitet, opsion e për dhjetëra ǻalë të tjera të huaja që përdoren pa nevojë. Të hapim ǻalorët e shqipes dhe ǻalorët gjuhë e huaj-shqip, po s’e ditëm. Edhe ǻalorët e termave. Janë botuar dhjetëra ǻalorë të tillë. Kështu, p.sh., shumë nga termat e huaj që përdor ndonjë mjek në emisionet televizive, do t’i gjeni të shqipëruar në ǻalorë të mjekësisë shqip - gjuhë e huaj ose gjuhë e huaj - shqip; për ǻalën overdraft do të gjeni formimin shqip në Fjalorin e bankës; rrjedhje tatimore do ta gjeni në Fjalorin e termave të înancës etj. Të përdorim ǻalë a formime, qofshin edhe të huaja a me prejardhje të huaj, por me traditë shkrimore në gjuhën shqipe, kur nuk kemi mundësi tjetër (le të themi personel në vend të staf). Të pranojmë edhe formime a përkthime pjesërisht shqipe, kur nuk kemi rrugë tjetër (p.sh., paraprojekt në vend të draft). Një fshatar (bujk, por me arsim të mesëm e me dije) pyeti një herë përse përdorej aksh ǻalë e huaj në gjuhën shqipe. Iu shpjegua se bashkë me sendin kishte ardhur edhe ǻala etj. etj. Ai pyeti përsëri: Po kur e kemi vetë sendin, pse i vëmë emër të huaj? Fjala e tij ïiste shumë. Po ta “përktheje” ǻalën e tij, ajo do të thoshte se gjuha nuk mund të mos varet nga njerëzit që e ïasin dhe njerëzit që e ïasin shqipen, jemi ne. Ne të gjithë. SHKURT 2012

Di

25


Intervista Pas faljes së namazit, brenda në xhami shoh dy njerëz të veshur me të bardha, dy egjiptianë, recitues Kurani. Kur kam dëgjuar të këndonin Kuranin, u impresionova shumë. M’u shfaq një muzikë hyjnore me dimension të jashtëzakonshëm. Nuk po u besoja dot veshëve se çfarë po dëgjoja. Për herë të parë sikur m'u zbeh muzika klasike.

PËLLUMB VORPSI MES BESIMIT DHE ARTIT

Karriera e gjatë në muzikë e ka bërë Pëllumb Vorpsin një nga emrat më të njohur për publikun shqiptar. Dashuria dhe pasioni për muzikën lindën tek ai që në fëmijëri. Krijimtaria e tij e pasur përfshin një periudhë prej gati dy dekadash. Për kontributin e madh si kompozitor, ai është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm.Energjik, kurajoz, shumë i dhënë pas profesionit, profesori gëzon vlerësimin dhe respektin e të gjithëve. Aktualisht punon si pedagog në Universitetin e Arteve. Profesor Vorpsi thotë se pjesën më të madhe të kohës ia kushton besimit dhe artit. Pikërisht kjo marrëdhënie, që i bashkon këta dy të fundit, shpaloset edhe në rrëîmin e tij të mëposhtëm.

Z. Vorpsi, kur keni îlluar të merreni me muzikë? Lidhja ime me muzikën ka îlluar që në vogëli me hyrjen në shkollën 8 vjeçare “Kongresi i Përmetit” që sot quhet “Servet Maci”, ku studiova instrumentin e vështirë të pianos. Më pas vazhdova Liceun Artistik dhe më vonë Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomova për kompozicion me mjeshtrin e madh Tonin Arapi. Muzikën e kam pasur pasion që në fëmijëri. Veçanërisht kam patur pasion muzikën klasike dhe popullore. Këto dy burime të fuqishme i kam pasur si princip jo vetëm për t’i shijuar dhe studiuar, por edhe

26

Di

SHKURT 2012

në krijimtarinë time si kompozitor, në të cilën ato janë të prekshme dhe vijnë gjithmonë të gërshetuara me njëra-tjetrën. Pse pikërisht muzika, a ka “gisht” pjesa gjenetike? Në fakt, unë rrjedh nga një îs i madh tiranas me një histori mbi treshekullore të dokumentuar. Mund të them se jemi një îs që e pëlqen muzikën. Në mënyrë speciîke, indicien e parë e kam marrë nga një njeri i afërm, i cili ishte instrumentist i një orkestrine popul-


SHKURT 2012

Di

27


lore, ndër më të njohurat e kohës së mbretit Zog. Grupi i tij ka arritur deri aty sa të emetojë disqe deri në Paris. Ai quhej Metan Vorpsi. Por ne si îs kemi një prirje të veçantë për muzikën popullore. Në festa apo gëzime familjare vërtet ka një lloj përkushtimi dhe një përjetimi îsnor në lidhje me këtë zhanër muzikor. Mendoj se dashurinë për muzikën e kam trashëguar pikërisht nga njerëzit e mi të afërt. Mendoni se muzika shihet si “muzë frymëzimi” edhe për artet e tjera, apo thjesht përjetohet si kënaqësi shpirtërore për këdo që e dëgjon? Dihet që arti muzikor është më i përhapur se artet e tjera. Muzika është arti i arteve. Muzika është arti i tingullit. Tingujt nga natyra e tyre janë shumë të fuqishëm, kanë ndikim në shpirtin e njeriut më shumë se çdo gjë tjetër. Ana emocionale, që përbën substancën themelore të çdo arti, në muzikë gjen përmasat më të gjera të shprehjes. Por muzika ka dhe “dobësinë” e saj, në nëntekstin e anës konkrete kuptimore. Në kuptimin abstrakt muzika është arti më konkret, në kuptimin konkret është arti më abstrakt. Kjo nuk është lojë ǻalësh. Kur them në kuptimin abstrakt, kam parasysh të gjitha përjetimet e brendshme subjektive, gjithçka shpirtërore. Pikërisht këtë aspekt të brendshëm shpirtëror (abstrakt) muzika e përcjell

në mënyrë konkrete të drejtpërdrejtë dhe dëgjuesit e përjetojnë menjëherë këtë efekt. Mirëpo nga ana tjetër muzika ka edhe një “dobësi” që lidhet po me natyrën e tingujve, që në vetvete janë abstraktë për sa i përket anës kuptimore, racionale. Mirëpo realizimi i îgurës artistike, si thelbi estetik i çdo arti, nënkupton doemos një drejtpeshim midis anës abstrakte dhe konkrete, thelbit dhe shprehjes, ndjenjave dhe arsyes, përmbajtjes dhe formës. Bashkëveprimi i muzikës me artet e tjera bëhet për të kompensuar këtë “dobësi” të konkretësisë në mënyrë të natyrshme duke plotësuar aspektin e anës kuptimore, racionale të îgurës artistike muzikore. Shembullin më të thjeshtë e historikisht më të hershëm e kemi tek këngët, ku teksti dhe muzika plotësojnë njëra-tjetrën. Teksti shpreh anën konkrete kuptimore, kurse muzika shpreh anën emocionale, në një sintaksë që lidhet drejtpërdrejt me tekstin. Jeni besimtar mysliman. Dihet që Islami nuk është vetëm religjion, por një sistem jetese, duke qenë i tillë në të gjen vend edhe arti. Sipas këndvështrimit tuaj, si arrihet kjo ndërthurje? Unë nuk do të thosha ndërthurje, do ta quaja natyrshmëri. Vlerësimi i muzikës në këndvështrimin islam duhet të bëhet sipas këndvështrimit universal, sepse ju vetë e thatë që Islami nuk është vetëm religjion, por sistem jetese. Përmes Islamit unë kam bërë dallimin mes të vlefshmes dhe të pavlefshmes. Kam një kohë të gjatë që merrem me muzikën klasike, e cila duke qenë identitet evropian, e shoh të integruar dhe në përputhje të plotë me vlerat e larta islame. Çdo vit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon një program artistiko-fetar për nder të profetit Muhamed (a.s.). Para tre vitesh, ky program erdhi në një format krejt ndryshe. Çfarë synonit ju si ideator dhe drejtues i kësaj evenimenti artistik? Personalisht propozova që ky koncert të bëhej me orkestër simfonie, kor dhe solistë, madje të dirigjuar nga dirigjenti italian Vito Klemente. Ky koncert, ndoshta i pari i këtij lloji në Shqipëri e më gjerë, u konceptua i tëri në formatin klasik dhe multikulturor, duke përfshirë në programin e tij ilahi dhe salavate të njohura për Profetin Muhamed a.s., të përpunuara me një shije të hollë artistike për solistë, kor dhe orkestër, si dhe vepra origjinale të krijuara mbi tematikën fetare nga kompozitorë si: Adnan Saygun, Ballaxhe (Turqi), Sumbati (Egjipt) dhe një fantazi të njohur timen. I gjithë evenimenti u përshkua nga ndjenja e mesazhe hyjnore me përmasa monumentale të mishëruara në një interpretim të nivelit artistik ndërkombëtar, që kulmoi me muzikën e Adan Saygun nga autori Junus Emre. Përdorimi i orkestrës simfonike në një koncert

28

Di

SHKURT 2012


të këtij niveli mund të merret si tabu. Por për mua kjo ishte një arritje. Pas aktivitetit, dirigjenti italian u shpreh se “ishte një eveniment i jashtëzakonshëm si për nga përzgjedhja artistike ashtu edhe nga kurajo do të thosha “profetike”, për të bashkuar artistë entuziastë të shtresave të ndryshme kulturore e fetare nën ïamurin universal të artit dhe paqes”. Ajetet e Kuranit, kur lexohen, të japin ndjesinë e një “muzike” të bukur. Çfarë mendoni në lidhje me këtë? Lidhur me këtë pyetje do kujtoj një ngjarje, që ka ndodhur 20 vjet më parë, kur sapo ishte hapur xhamia e Et’hem Beut. Pas faljes së namazit, brenda në xhami shoh dy njerëz të veshur me të bardha, dy egjiptianë, recitues Kurani. Kur kam dëgjuar të këndonin Kuranin, u impresionova shumë. M’u shfaq një muzikë hyjnore me dimension të jashtëzakonshëm. Nuk po u besoja dot veshëve se çfarë po dëgjoja. Për herë të parë sikur m’u zbeh muzika klasike. Isha në një dilemë, mos është një iluzion kjo, apo çfarë po ndodh me mua në këto momente? Iluzion nuk kishte si të ishte, se nuk ka iluzion në çështjet e fesë. Efekti që ka bërë te unë muzikaliteti kuranor nuk ka qenë thjesht fetar, ka qenë edhe profesional. Pas kësaj ngjarje arrita në përfundimin se kjo ishte “muzika” më e bukur.

Studiuesit e fesë islame kanë thënë se, që në kohën kur îlloi zbritja e ajeteve të Kuranit, nuk u zhvilluan më konkurset e poetëve dhe të recituesve arabë. Arabët gjithmonë e kanë dashur poezinë, kjo ka ardhur dhe për vetë faktin që gjuha arabe ka një muzikalitet të jashtëzakonshëm në shprehje. Nuk është rastësi që gjuha arabe u zgjodh si gjuha për shkrimin e Kuranit. Që të zbërthehet muzika kuranore lipset një punë e gjerë e shumanshme shkencore, një njohje e vlerave ideore, kuptimore, por edhe morfologjike e sintaksikore e muzikës dhe gjuhës arabe. Gjithashtu lipset një sistem më i avancuar i transkriptimit muzikor. Por në linja më të përgjithshme mund të themi që, Kurani këndohet në mënyrë tregimtare, me një zë, pa shoqërim. Ky këndim përshkohet nga një frymë krejtësisht mistike, solemne e monumentale. Zhvillohet me linja të gjera melodike në formë ovale, me një hapësirë të pafundme e me një intensitet të brendshëm, që nyjëzohet në kulminacione me një bukuri të paarritshme. I gjithë shtjellimi organizohet në një stil improvizues me një pasuri të jashtëzakonshme nuancash, ngjyresash dhe kalimesh mikro tonale. Intervistoi: Haxhi Lika

SHKURT 2012

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

SHKURT 2012

QENDRA E TIRANËS DHE XHAMITË


21 JANAR 1991, SHESHI PARA XHAMISË ET'HEM BEU Foto nga: Hysen Gostivari

SHKURT 2012

Di

31


Reportazh

MUHAMED SYTARI

Xhamia e Zogajve është e rrethuar gjithandej nga varre të vjetra të myslimanëve të saj. Diku, nën një cep guri, në mesin e shkurreve, myshqeve dhe bimëve të egra që i kanë marrë frymën, pushon një “merhum” a “merhume”...

ZOGAJ

KU GURËT E VARRIT THËRRASIN: Ne ishim si ju dhe ju do të bëheni si ne... Rrugës për në Zogaj, buzë liqenit të Shkodrës... Pamja që të shoqëron nga momenti që ke kaluar Urën e Bunës dhe je drejtuar îllimisht për në Shirokë e më pas drejt Zogajve, është shumë tërheqëse. Kjo periudhë e vitit ka bukuritë e veta, të cilat nuk është e vështirë të preken e të shijohen, teksa rrugëton drejt këtij destinacioni. Nga njëra anë Taraboshi me madhështinë e tij, nga ana tjetër Buna me pamjen e saj, si një pasqyrë që reïekton shumëçka nga një qytet dhe njerëzit e tij. Te xhamia, më pret imami i saj Ylber Rupa. Së bashku, të shoqëruar edhe nga administratori dhe menaxheri i Myftinisë, nisim të hulumtojmë e të shkelim terrenin e vakëît të kësaj lagje të harruar në një cep të largët të qytetit, me të cilin e ndan një liqen i madh, sa vetë harresa e këtij qyteti. Nga xhamia duket qartas një pjesë e zaptuar e këtij vakëî. Si një skelet kufome, qëndron në këmbë një ndërtese trekatëshe, nën këmbët e së cilës gjunjëzohet nderi i një pushteti gaîl, që është kthyer tre herë duarbosh,

32

Di

SHKURT 2012

në fushatat e tij për të kthyer në vend një të drejtë të shenjtë të myslimanëve në këtë zonë. Një Zot e di, se kur do të soset durimi ynë në rrugën e gjatë e të përbaltur nga faktorë jashtë komunitetit e vullnetit tonë, për të pastruar njëherë e mirë vakëîn e shenjtë nga kjo kolerë zaptuesish që nuk e kanë frikë Zotin dhe që nuk e kuptojnë se harami nuk ka bereqet, fundin e ka bjerrës. Xhamia e Zogajve është e rrethuar gjithandej nga varre të vjetra të myslimanëve të saj. Diku, nën një cep guri, në mesin e shkurreve, myshqeve dhe bimëve të egra që i kanë marrë frymën, pushon një “merhum” a “merhume”... Diku tjetër, një gur i rrumbullakët, si një çallmë e vjetër, dëshmon se pranë tij, një imam a hoxhë, ka pushuar së thirruri njerëzit në fenë e Allahut. Tashmë, ka rrugëtuar me shpirtin e tij drejt mëshirës hyjnore dhe është bërë pjesë e së shkuarës që lexohet a preket në librat e historisë. Historia e gurëve të varreve në Zogaj është interesante.


Në mesin e ca shkurreve dhe ferrave të larta, duket koka e një varri, të cilin të gjithë e dinë se është më i veçanti i krejt varreve të tjera. Është i lashtë, aq sa me vështirësi mund të dallohet data e tij. Në ballë të këtij guri të lartë, lexohet dëshmia e një trimi, një heroi, një myslimani të përkushtuar që dha jetën e tij në rrugën e Zotit. “Shehidi i Allahut...”

Gjithandej, edhe në muret e ndërtesave të ndryshme, si shkolla e lagjes, posta e ndonjë objekt tjetër, gurë të ndryshëm me shënimet përkatëse janë shkrirë në ndërtesë, duke i dhënë asaj shpirt trashëgimie e ngjyrë historie të vjetra me shkrime arabo-osmane. Teksa i vizitoj nga afër dhe i prek me dorë, më duket se në të njëjtën kohë prek edhe shpirtin e një kohe dhe një vendi, ndryshe nga koha dhe vendi në të cilin ndodhem aktualisht. Më duket se nëpërmjet kësaj prekje, ndjej frymën e besimit të paraardhësve myslimanë të kësaj zone. Ata duken të zemëruar, teksa shohin se ndonjë nga pasardhësit e tyre është kthyer në zaptues të asaj që ata vetë i dhuruan xhamisë. Ndjehen të fyer, kur shohin se ezani nuk i afron më me shtëpinë e Allahut shumë prej trashëgimtarëve të tyre dhe... zemërimi ngurtësohet, ftohet dhe mbetet i vetëm në një mur, mbi një varr, bri liqenit, nga valët e të cilit lagen çdo ditë gurët e zemëruar të shumë prej varreve të vjetra të kësaj toke. “1233 HIXHRI”. Para syve, më del një gur varri që dëshmon se në tokën që sapo e kemi shkelur, pushon një njeri, që ka ndërruar jetë këtu e 200 vjet më parë. Se si ndjehesh, teksa prek një gur varri dyqind vjeçar. A thua vallë, dyqind vjet pasi të jemi larguar nga kjo botë, dikush, me besim në Allahun dhe dëshirën e shërbimit ndaj kësaj feje, do të kalojë pranë varreve tona, duke i prekur gurët e duke lexuar një lutje mëshire?! Pak më tutje, mbi një varr shënohet viti 1205, pastaj viti 1206, më pas viti 1258 e shumë të tjerë. Varrezat e këtij vendi janë të lashta, mbi dyqind vjeçare. Gurët e gdhendur bëhen dëshmitarë besimi dhe trashëgimtarë të një amaneti, që në vetvete thërret me të madhe që të ruhen gjurmët e të mos prishet besa e besimit. Në mesin e ca shkurreve dhe ferrave të larta, duket koka e një varri, të cilin të gjithë e dinë se është më i veçanti i krejt varreve të tjera. Është i lashtë, aq sa me vështirësi mund të dallohet data e tij. Në ballë të këtij guri të lartë, lexohet dëshmia e një trimi, një heroi, një

myslimani të përkushtuar që dha jetën e tij në rrugën e Zotit. “Shehidi i Allahut...”, është shënimi mbi këtë varr, që ngjall respekt dhe përulje nderimi, ndaj një shehidi shkodran, që vetëm Allahu e di më së miri se përse e ka marrë këtë llagap îsnik e këtë vulë burrërie... Teksa lexoj një “Fatiha” mbi varrin e shehidit në Zogaj, kujtesa më merr për dore drejt Çanakalasë, atje larg në Anadoll, ku pushojnë shumë shehidë, në mesin e të cilëve edhe disa të rinj shkodranë, të cilëve u kam lexuar nga një “Fatiha”, shumë vite më parë, gjatë një vizite në vendpushimin e tyre të fundit të kësaj bote... Duke shkelur mbi bregun e liqenit, ca punëtorë na përshëndesin. Janë të interesuar të na tregojnë diçka që e kanë zbuluar para pak ditësh, teksa gërmonin për të shtruar lulishten e re dhe pedonalen e lagjes. Janë dy koka gurësh varri. Kanë një formë të ngjashme me njëra-tjetrën, por ndryshojnë në madhësi. Nga pamja e parë duken si gurët e varrit të ndonjë prijësi fetar a udhëheqësi të kohës. Ajo që ka mbetur e shkruar mbi këta gurë të veçantë është një ǻali në gjuhën arabe: “Ne ishim si ju...”. Pak më tutje, pjesë e një godine është bërë edhe një gur varri, shënimi i të cilit plotëson ǻalinë e mbetur në gjysmë... Mbi të lexohet qartas, në gjuhën arabe: “Ai është i Gjalli që nuk vdes. Ne ishim si ju dhe ju do të bëheni si ne...”! Kjo është një e vërtetë e madhe që njerëzimi ruan mbi ndërgjegjen e vet që nga koha e Ademit (a.s.). Të gjithë, herët a vonë do të bëhemi si ata, kujtimi i të cilëve ka ngelur në gur... Kështu, hap pas hapi, teksa shkelim tokën e Zogajve, aty-këtu, një gur varri, një gjurmë shehidi, një plak i moçëm a një nënë e moshuar, tashmë të tretur në dhé, sikur na ftojnë në udhëzim, na këshillojnë të mos i kthejmë shpinën kësaj feje e këtij besimi, na nxisin ta kemi frikë Zotin, të mos na pushtojë bota zemrat, e mbi të gjitha, të mos harrojmë thirrjen e gdhendur mbi gurët shumëshekullorë: “Ne ishim si ju dhe ju do të bëheni si ne”... SHKURT 2012

Di

33


Dossier & Histori

HASAN BELLO

LIRIA E SHTYPIT DHE CENSUR A

në vitin 1936

Paraqitja tepër gri e periudhës sƲ mbretërisë, shpeshherë justiîkohet me mungesën e lirisë sƲ shtypit. Çka nƲ realitet nuk ƲshtƲ aspak e vƲrtetƲ. Sepse kjo periudhë përkon pikërisht me majat e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare. Edhe censura nuk ishte nƲ nivele ekstreme. KƲshtu, po t’i referohemi njƲ komunikate tƲ Zyrës sƲ Shtypit, tƲ datƲs 20 mars 1936 drejtuar gazetave dhe revistave tƲ kohës, aty thuhet se neni 30-tƲ i “LigjƲs sƲ Shtypit” i jepte Këshillit tƲ Ministrave tagrin pƲr t’i mbyllur kƲto organe nƲ rastet kur kƲto, me botimet e tyre mund tƲ cenonin rendin kushtetues dhe interesat e jashtme tƲ shtetit shqiptar. “Qeveria e tashme, kƲtƲ pushtet ligjor, dëshiron t’a përdori sa mƲ pak qƲ tƲ jetë e mundur, me konditë qƲ shtypi kombëtar, lirinë, t’a përdorte nƲ mënyrë îsnike dhe tƲ dobishme pƲr kombin,

34

Di

SHKURT 2012

pƲr Atdheun dhe pƲr Mbretin”1. Sipas komunikatës, pƲr fat tƲ keq, qeveria kishte konstatuar se shtypi i kryeqytetit megjithëse nƲ disa raste kishte bƲrƲ shƲrbime tƲ mƲdha, nƲ anƲn tjetƲr ai kishte botuar thƲnie tƲ pavƲrteta, ǻalƲ banale e sharje individuale, ekzagjerime, shpiǻe dhe akuza tƲ pabazuara nƲ fakte. Prandaj, qeveria para se tƲ merrte masat e imponuara prej gjendjes sƲ shtypit, kƲshillonte pƲr tƲ fundit herƲ, tƲ hiqej dorƲ nga: a) Sharja personale; b) Shpiǻet e shtyra nga pasionet; c) Ekzagjerimet e ngjarjeve me qƲllim alarmues tƲ opinionit publik. VetƲm katƲr ditƲ mƲ pas, me 24 mars 1936, Zyra e Shtypit duke marrë shkas nga botimet e fundit tƲ gazetƲs “Demokratia” tƲ GjirokastrƲs dhe tƲ reportazheve tƲ ndryshme tƲ gazetave tƲ tjera, e shihte tƲ arsyeshme ta porosiste atƲ pƲr tƲ mos botuar vend e pa vend artikuj qƲ bƲnin ǻalƲ mbi dasitƲ fetare. Sipas saj, studime sociologjike tƲ kƲtij lloji mund tƲ botoheshin nƲ formƲ librash, duke u rrahur çƲshtja shkencƲrisht dhe jo nƲ gazeta politike qƲ bien nƲ duar tƲ masƲs, e cila mund t’i keqkuptonte. Gazetat duhet tƲ merreshin me probleme aktualiteti dhe nƲ çdo rast tƲ ruanin interesat e vendit, dhe nƲ aktivitetin e tyre tƲ krijonin njƲ atmosferƲ tƲ shƲndoshƲ nga pikƲpamja nacionaliste. Zyra e Shtypit si organ mbikëqyrës, kritikonte edhe disa gazeta në të cilat vihej re një frymë pesimiste. Duke ekzagjeruar pjesët e papëlqyera, e duke lënë mënjanë gjërat pozitive, aîrmative. “Shtypi theksonte ajo - duhet të jetë objektiv dhe gjithmonë të anojë nga një frymë optimiste për punët kombëtare, t`ue mbajtë kështu nalt misionin e tij”2. Censura vepronte edhe në rastet kur shtypi cenonte dinjitetin e shtetit. Me 11 prill, ministri i brendëshëm, njoftonte Këshillin e Ministrave se ïetorja satirike “Shufra” që botohej në kryeqytet, në numrin tre të saj kishte botuar një karikaturë me shkrimin: “Një qarkore e Kryeministrisë lejon që edhe femra të marri pjesë në konkurse për nënpunësi 1. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 152, viti 1936, dosja 1062, ï.24. 2. Po aty., ï.26.


shtetnore”. Kjo sipas tij rrëzonte prestigjin moral të qeverisë, duke cenuar në këtë mënyrë sigurimin e interesave të brendshme shtetërore. Për këtë arsye, duke u mbështetur dhe në nenin 30 të “Ligjës së Shtypit”, ai i propozonte ndalimin e botimit të ïetores “Shufra” për një periudhë prej 10 muajsh3. Shteti ndiqte një politikë bashkëpunimi dhe me shkrimtarët apo gazetarët më të njohur të kohës. Ministri i Brendshëm urdhëronte Zyrën e Shtypit, se “si mbas një urdhëni EPRUER-çka nënkuptonte mbretin Zog - lutemi t`i paguhen z. Haki Stërmilli 500 franga ari për botimin e librit «Burgu»”4. Po ashtu, nga arka înanciare e Ministrisë së Brendshme paguheshin dhe publicistët Gjergj Bubani me 1.230 f. ari në Korçë, Nikollaq Zoi me 600 f. ari në Gjirokastër, Nebil Çika me 840 f. ari, Vangjel Kosojani me 440 f. ari, Qazim Kashari me 800 f. ari, Timo Dilo me 600 f. ari, Jorgji Meksi me 600 f. ari, Xhevat Kallajxhi me 900 f. ari, Anton Logoreci me 326 f. ari, Zef Kadare me 290 f. ari, Xhelo Dibra me 500 f. ari, Fiqiri Rusi me 1500 f. ari5. Kjo politikë synonte sigurimin e mbështetjes mediatike të regjimit, por dhe stimulimin e orientimin e gazetarëve në favor të interesave kombëtare. Pasi

çdo reformë, traktat apo gjë pozitive që bëhej në atë kohë, nga shtypi i vendeve fqinjë dhe kundërshtarët komentohej si regres. Zyra e Shtypit bënte kujdes dhe për ndalimin e përhapjes së literaturës komuniste. Me anë të një shkrese ajo lajmëronte Drejtorinë e P.T.T, që të gjitha postat mbretërore të mos bënin dorëzimin e librave dhe botimeve të ndryshme që vinin nga jashtë, adresuar privatëve apo librashitësve, pa u bërë së pari kontrollimi i tyre. Kujdes i madh në këtë drejtim duhet të bëhej në prefekturat e Korçës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Nga një kopje e tyre duhet t`i dërgoheshin prefekturave, të cilat pasi e kontrollonin lajmëronin Drejtorinë e P.T.T për mënyrën e procedimit. Për këtë detyrë u krijua dhe një komision permanent pranë Ministrisë së Brendshme, i cili përbëhej nga Sekretari i Përgjithshëm i M. Drejtësisë, Drejtori i Shtypit, Drejtori i Korrespondencës në M. Brendshme dhe Sheî i Shkollave të Mesme në M. Arsimit. Komisioni kishte kompetencën e kontrollimit dhe ndalimit të qarkullimit të atyre librave që sipas mendimit të shumicës së anëtarëve, mund të quheshin të dëmshëm nga pikëpamja politike, shoqërore dhe morale6.

3. Po aty., ï.4. 4. AQSh, Fondi 152, viti 1936, dosja 1064, ï.1. 5. Po aty., ï.3-14.

6. AQSh., Fondi 152, viti 1936, dos.1063, ï.1-4. SHKURT 2012

Di

35


Bota jonë

KATHLEEN ST. ONGE

Ai luftoi për të mbrojtur vetveten dhe bashkësinë e tij si dhe për të mbrojtur të drejtën e tij dhe të të tjerëve për të shprehur hapur besimin e tyre.

DREJT PËRSOSJES SË NJË PROFETI Besimi në Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të) është një nga shtyllat e besimit Islam. Ndaj kur ndokush hedh ndonjë hije dyshimi mbi karakterin e tij, bota myslimane ndjehet thellësisht e armiqësuar. Ende disa thënie janë ekstreme në negativizmin e tyre dhe shumë jomyslimanë kanë vërtet pikëpyetje në lidhje me Profetin e Islamit kush ishte ai dhe përse myslimanët e pranojnë atë në një nivel të tillë kaq të plotë? Kur hyra së pari në Islam, edhe unë ia bëra vetes këtë pyetje. Myslimanët besojnë në pastërtinë e tij me gjithë zemër. Unë i admiroja ata, por ende isha “rob” i një mentaliteti laik jashtë mase racional. Nëse unë duhet ta pranoja Profetin plotësisht, do të më duhej të bindesha me logjikë. Miqtë e mi myslimanë më ïisnin shpesh rreth punës së tij të lodhshme, rreth karakterit të tij të patëmeta dhe rreth virtyteve të tij të panumërta. Ironikisht, sa më shumë që ata ïisnin për përsosmërinë e tij, aq më shumë unë rezistoja. Këto gjëra më sillnin ndër mend zellin e madh të krishterëve për Jezusin, paqja qoftë mbi të. Rreziku vjen nga teprimi në lutje - papritur një profet i

36

Di

SHKURT 2012

mrekullueshëm mund të ngrihet në një status më të lartë se një njeri i vdekshëm. Ashtu si shumë kristianë të sotëm dhe ish-kristianë, unë nuk besoja që Jezusi ishte zot dhe nuk kisha dëshirë të ïisja me një gjuhë që mund të ngrinte ndonjë profet aq lart. Ndaj sa herë që lexoja rreth Profetit, unë lutesha për mbrojtje ndaj keqkuptimeve të mia, ndaj paragjykimeve të mia kulturore. Pastaj një ditë hasa në një tregim të bukur rreth Profetit kur ishte fëmijë dhe ishte nën kujdestarinë e një beduini (nomadi). Gjatë kohës që ai jetoi tek ai îs, ata kishin të korra të mbara dhe bagëti plot qumësht. Beduinët u bindën se ai ishte mjaft i veçantë. Unë e pashë Zotin të kujdeset për fëmijët në jetën time dhe t’i ndihmojë ata në mënyrë të pashpjegueshme në kohë veçanërisht të vështira. Kështu Allahu deshi që nëpërmjet tregimit për beduinët, të hapej një derë për mua. Imazhi i Profetit si luftënxitës ishte një pikë tjetër grindjeje në të cilën e gjeja veten kur debatoja me të afërmit e mi kristianë. Falë leximeve të shumta,


Ai nuk u bë objekt adhurimi për askënd argument për këtë është fakti se myslimanët e festojnë lindjen, vdekjen dhe thirrjen e tij, thjesht si ditë reïektimi dhe lutjesh. Ditët e shenjta Islame janë të lidhura ngushtë me mesazhin e Islamit -nënshtrimit ndaj Zotit të vetëm dhe jo ndaj njeriut.

konkluzioni që unë kisha nxjerrë ishte se ai ishte thjesht një njeri me mendime krejt ndryshe nga botëkuptimet e mëparshme dhe kjo nuk është e lehtë të përballohet në asnjë vend dhe në asnjë kohë. Ai luftoi për të mbrojtur vetveten dhe bashkësinë e tij si dhe për të mbrojtur të drejtën e tij dhe të të tjerëve për të shprehur hapur besimin e tyre. Ai e bëri këtë në mënyrë madhështore, por përsosmëria është e vështirë për t’u pranuar nga dikush. Një shikim i thjeshtë i bazuar në fakte në lidhje me vendimet e tij ïet më mirë se çfarëdolloj thënieje. Ai mund të kishte ndenjur në shtëpinë e tij i qetë me pak fëmijë e nipër nëpër këmbë, në rehati dhe në paqe. Përkundrazi, atë e gjeje në fushën e betejës, me gurë të lidhur në bark për të përballuar urinë dhe duke e larë trupin me rërë. Ai nuk u bë i pasur dhe as nuk u tërhoq në jetën e tij private, përkundrazi, ai mbeti i varfër, i këputur, i shqetësuar dhe i kërcënuar. Ai nuk u bë objekt adhurimi për askënd - argument për këtë është fakti se myslimanët e festojnë lindjen, vdekjen dhe thirrjen e tij thjesht si ditë reïektimi dhe lutjesh. Ditët e shenjta Islame janë të lidhura ngushtë me mesazhin e Islamit - nënshtrimit ndaj Zotit të vetëm dhe jo ndaj njeriut. Nëse ai do të kishte qenë vërtetë megaloman, ashtu siç thonë ata që i kundërvihen ashpër argumenteve Islame, atëherë përse nuk “trilloi” ajete Kuranore me anën e të cilëve t’i detyronte myslimanët ta konsideronin atë më lart se Profetët e tjerë dhe ta bënin atë objekt adhurimi? Përkundrazi, ai përmendet me plot respekt në Kuran si një shembull i mrekullueshëm për njerëzimin, një i pashkolluar nga gjiri i popullit të tij dhe thjesht si një

i dërguar. Mesazhi është gjithmonë i qartë - të gjitha adhurimet i takojnë vetëm Allahut e jo Profetit. Megjithatë, në një tjetër sulm që jomyslimanët i bëjnë karakterit të tij, këmbëngulet se Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, i mori të gjithë informacionet nga njerëz të tjerë dhe ai thjesht “rrëfeu përrallat e të vjetërve”. Edhe kjo thënie nuk përmban logjikë. Përpara së gjithash, Profeti e shpenzoi shumicën e kohës përpara se ai të niste t’i ftonte njerëzit në Islam, me tregtarë e jo me dijetarë. Këta dijetarë karvanësh dinin “pak nga të gjitha” ngaqë kishin udhëtuar ngado, por që nuk pritej prej tyre t’i njihnin çështjet e kësaj bote në mënyrë të thelluar. Shumica e tyre ishin edhe ata analfabetë, me një nivel edukimi të përshtatshëm vetëm për tregti, por Kurani përmban detaje të hollësishme në lidhje me popujt e shkuar dhe doktrinat fetare si dhe rreth gjeologjisë e historisë njerëzore. Thellësia e njohurive të rrëfyera në to është shumë e madhe për të qenë thjesht gojëdhëna të mbledhura në një bashkëbisedim qoshesh midis tregtarësh. Këto njohuri kërkojnë arsimim të plotë për t’i mësuar edhe sot, e jo më para 1400 vjetësh kur kishte vetëm një numër të vogël tekstesh dhe instrumentesh shkencore si edhe më pak përkthime. Ku bazohen kundërshtarët e tij kur supozojnë se ai mund t’i ketë përvetësuar këto njohuri diku tjetër? Kjo do të kishte kërkuar biseda të përditshme me njerëz të mençur në një kohë luftërash të shumta, një jete familjare të ngarkuar, namazesh të panumërta, si dhe misionit të përhapjes së mesazhit tek të tjerët. Për më tepër ai nuk kishte takuar ndonjëherë SHKURT 2012

Di

37


Po për “njohuritë e reja” që përmban Kurani si zbulimet shkencore në lidhje me rrotullimin e Tokës, shpejtësinë e dritës, shtresat e atmosferës, krijimin e yjeve, ndarjen e oqeaneve, llojet e shkëmbinjve, origjinën e shiut, llojet e bimëve, ndërrimin e muskujve të njeriut, formimin e embrionit, origjinën e hekurit e kështu me radhë, ç’mund të thuhet? Nga të gjithë librat e tjerë të shenjtë në botë, vetëm Kurani përmban të dhëna të veriîkueshme shkencore. ndonjë mësues nga raca njerëzore, madje as armiqtë e tij nuk kanë pretenduar kurrë se ai mund të kishte një të tillë. Në fakt disa kundërshtarë të ïaktë ngulin këmbë që Muhamedi ishte mashtrues dhe se e gjente frymëzimin nga çmenduria e tij. Por nëse kjo do të ishte e vërtetë, si është e mundur që ai arriti të administronte njëkohësisht një administratë të koklavitur të ndërtuar mbi baza aleancash midis popujve me sfond të ndryshëm fetar, social-kulturor, politik dhe ekonomik dhe të hidhte themelet e stabilitetit të shtetit Islam si për atë kohë ashtu edhe për të ardhmen? Manovrat politike dhe ushtarake të Profetit janë të ruajtura në dokumente historike me vëllime të njëpasnjëshme të botuara si nga myslimanët ashtu edhe nga jomyslimanët. Dhe realiteti bazë është se ai nuk mund të ketë qenë njëkohësisht edhe i çmendur edhe pafundësisht pragmatist. Për më tepër, nëse qëllimi i tij do të kishte qenë të mashtruarit e njerëzve, përse nuk përdori taktikat më gjerësisht të pranuara në atë kohë? Magjia për shembull është e thjeshtë për t’u mësuar? Përkundrazi, sipas të dhënave të cilave i referohen edhe jobesimtarëve, ai e urrente iluzionizmin. Po për “njohuritë e reja” që përmban Kurani, si zbulimet shkencore në lidhje me rrotullimin e Tokës, shpejtësinë e dritës, shtresat e atmosferës, krijimin e yjeve, ndarjen e oqeaneve, llojet e shkëmbinjve, origjinën e shiut, llojet e bimëve, ndërrimin e muskujve të njeriut, formimin e embrionit, origjinën e hekurit e kështu me radhë, ç’mund të thuhet? Nga të gjithë librat e tjerë të shenjtë në botë, vetëm Kurani përmban të dhëna të veriîkueshme

38

Di

SHKURT 2012

shkencore. Cili burim i vdekshëm mund t’ia ketë rrëfyer të gjitha këto Profetit? Askush. Dhe çfarë del si përfundim? Meqenëse këto fakte nuk ka qenë e mundur të veriîkoheshin deri pak kohë më parë, çfarë dobie do të kishin ato për bindjen e njerëzve në atë kohë? Asnjë. Në qoftë se Profeti do të kishte pasur për qëllim t’ia mbushte mendjen njerëzve me anë të disa dokumenteve të trilluar nga ai, përse u mor me materiale të cilat do t’i dukeshin çdonjërit të pakuptimta edhe për 1000 vjet të tjera ndoshta edhe më tepër? Në të vërtetë, në qoftë se ai thjesht shpresonte për përîtim personal, për të bërë një jetë të lehtë, ai do ta kishte pasur më mirë të mos bënte zë dhe ta harronte krejtësisht Kuranin. Unë e vërej në jetën time se sa më e lehtë do të ishte marrëdhënia me të afërmit në qoftë se nuk do të isha konvertuar në Islam. Profeti Muhamed i kishte humbur që më përpara babanë, nënën dhe gjyshin kujdestar. Përse ai nuk duhej ta gëzonte e ta kënaqte të vetmin që kishte ngelur nga familja e tij, xhaxhain e tij të dashur dhe të aderonte në politeizëm? Përse ai nuk duhej të pushonte qetësisht në shoqërinë mekase si një bashkëshort i mbarë, baba i mirë dhe anëtar i nderuar i bashkësisë? Fakti është që Profeti Muhamed ishte një njeri që punonte shumë, i shkëlqyer, kurajoz dhe një njeri me botë shpirtërore të thellë, i cili dha gjithçka kishte në këtë jetë për të shpjeguar besimin Islam mes kundërshtimeve të tmerrshme, duke sakriîkuar pasurinë, familjen, shëndetin dhe rehatinë e tij personale. Synimi i tij i vetëm ishte të bindte çdo njeri që donte të dëgjonte, për të adhuruar një Zot të vetëm e jo atë. Në më pak kohë sesa njerëzit e tjerë shpenzojnë për të marrë një arsim bazë, ai projektoi sistemin e parë të mirëqenies në botë, duke ngritur një politikë të shëndetit kombëtar në pastërti, dietë dhe kujdes parandalues, i cili është ende i vlefshëm sot; ai shfuqizoi skllavërinë, eliminoi vrasjen e foshnjave vajza dhe diskriminimin gjinor në jetën familjare dhe trashëgimi, e kapërceu racizmin; i orientoi miliona e miliona njerëz të fuqishëm e pasionantë drejt konservatorizmit seksual si dhe e bindi tërë popullin dhe brezat e tij të hiqnin dorë nga alkooli. Çfarë është më e rëndësishmja, ai është personalisht përgjegjës për faktin se 1.5 miliard njerëz në mbarë globin falen çdo ditë duke përkujtuar Allahun vazhdimisht. Me saktësi precize ai transmetoi një mesazh hyjnor një pjesë e të cilit - të vërteta shkencore - nuk kishin kuptim për të dhe për asnjëri në atë kohë. Profeti ishte kompetent në të gjitha fushat e ekzistencës dhe arriti pothuajse më shumë se kushdo - disa mund të thonë më shumë se kushdo tjetër - që ka jetuar ndonjëherë. Për më tepër, arritjet e tij përbëjnë fakte historike të veriîkueshme lehtësisht nga çdo njeri me vullnet për të lexuar në cilëndo bibliotekë nëpër botë. Kështu ne mund të kuptojmë se përse myslimanët e pranuan Profetin Muhamed aq plotësisht sepse jeta e tij ka qenë dhe do të jetë gjithmonë drita që do të tregojë udhën drejt asaj çfarë është më e dukshme dhe më e arritshme.


REFAT XHINA

KU JEMI NE? “Nga erdhëm, pse erdhëm dhe ku do të shkojmë?” Këto janë tri pyetje që çdo njeri duhet t’i bëjë vetes në këtë botë. Në sajë të këtyre tri pyetjeve grupohen edhe njerëzit në tre grupime. Në grupin e parë futen njerëzit e paqëllimtë, që as e marrin mundimin t’u përgjigjen pyetjeve të cituara. Në Kuran ky grupim karakterizohet si “më të mbrapshtë e më të hutuar” se kafshët. Grupin e dytë e përbëjnë njerëzit që jetojnë vetëm për këtë botë dhe nuk e besojnë jetën e përtejme. Ky grupim, ashtu si i pari, karakterizohet nga gënjeshtra, ngatërresa, dhuna, paturpësia, anomalia e parregullsia e kësaj jete. Në grupin e tretë futen njerëzit e formuar me besim të plotë ndaj Allahut (xh.sh.). Ata përpiqen në këtë botë të plotësojnë nevojat e vetes dhe të familjes, pa iu bërë barrë të tjerëve. Punojnë që të jenë të dobishëm në tokë për gjithçka. Shpëtimin e zemrës dhe kënaqësinë e ndërgjegjes e gjejnë vetëm te Allahu i Madhërueshëm. Njerëzit e grupimit të tretë mundohen të kuptojnë mirë ǻalët e bukura të Pejgamberit Muhamed (a.s.): “Njih vlerën e pesë gjërave para pesë gjërave të tjera: të rinisë para se të plakesh, të shëndetit para se të sëmuresh, të pasurisë para se të varfërohesh, të kohës së lirë para se të grumbullohen punët, të jetës para se të vijë vdekja!” Fëmija lind e vjen në këtë botë mes qarjesh e klithmash, kurse njerëzit rreth tij janë të lumtur e të gëzuar nga lindja. Për njeriun jeta është herë e ëmbël e herë e hidhur. Kur njeriu i jep lamtumirën jetës fëmijët dhe të afërmit e tij përreth qajnë e vajtojnë. Njeriu nis udhën e përjetësisë. Kjo botë për besimtarin është një rrugëkalim drejt Amshimit. Para Allahut, mëshirës dhe favorit të Tij shkohet vetëm me shpirt. Gjymtyrët e trupit janë ushtarët e zemrës në këtë botë. Trupi është mjeti i transportit të zemrës, shpirtit gjatë kësaj jete. Zemra, si materie, është organ qendror në qarkullimin e gjakut nëpër organizëm, por është qenie shpirtërore. Është pikërisht kjo që ka përgjegjësi para Allahut (xh.sh.). Asaj i komunikohen urdhrat dhe ndalimet e Allahut (xh.sh.). Zemra na veçon ne prej kafshëve sepse epërsia e njeriut qëndron te detyrat e zemrës. Dëshirat trupore ndodhen më me shumicë te kafshët. Veprimtaria e zemrës është të dijë e të njohë materien si krijesë të Allahut (xh.sh.). Ai që njeh Allahun (xh.sh.) tregon respekt për veprën, krijimin e Tij. Ajo zemër që dashuron diçka më shumë se Allahun, është e sëmurë. Kjo është simptoma e sëmundjes së zemrës dhe është shumë e fshehtë e dinake. Mjekimi i vetëm i saj është që njeriu të dalë kundër dëshirave të tij. Mjekët e vërtetë të kësaj sëmundjeje janë vetëm dijetarët

e fesë islame. Nëse do konstatonim që sëmundja jonë është koprracia, atëherë atë do ta mjekonim me të kundërtën e saj, me bujarinë. Nëse bujaria e kalon masën, atëherë biem në shpërdorim. Kështu, me çdo mënyrë, duhet gjetur një e mesme, ekuilibri, sasia e nevojshme e mjekimit. Kur ego-ja është e dhënë pas grumbullimit të pasurisë, parasë, vuan nga sëmundja e koprracisë, nga ana tjetër, të dhënët pa kriter e pavend, shpie në sëmundjen e shpërdorimit. Kur njeriu ngrihet në nivelin ku pasuria dhe paraja shikohen si diçka e zakonshme, shpenzohet si duhet, ku e kur duhet, atëherë kemi gjetur mesataren, ekuilibrin e duhur. Pa ekuilibër nuk do të kishte as jetë. Krijuesi i Madhërishëm gjithçka që ka krijuar e ka drejtpeshuar, e ka vënë në ekuilibër. Shembuj nuk po radhisim pasi i tërë krijimi, e tërë gjithësia është krijuar me precizion e ekuilibër të atillë sa nuk ka shkencë t’i përafrohet asaj dije të pashoqe. Të mos shkojmë larg, po të punojmë që të futemi në grupimin e tretë. Të mos mendojmë se kemi kohë, pasi koha s’është e jona. Ndoshta jemi të vonuar... SHKURT 2012

Di

39


Retrospektivë Në jetën, në sjelljet e në veprat e tij, shfaqej një pasqyrë e shkëlqyeshme e një morali të lartë; ishte një person i shquar e i zgjedhur, një tip i plotësuar dhe i pajisur me gjithë moralin e lartë.

Disa tipare morale të Profetit Muhamed a.s. “Ti je mbi një moral të lartë” Pejgamberi (a.s.), Mësuesi i Madh, ka qenë njeri bujar, dhe këtë veti e tregonte dhe e shfaqte kurdoherë sipas rastit. Kalonte një jetë familjare mjaft të rregullt, me pjesëtarët e familjes dhe me shërbëtorët shkonte kurdoherë mirë, as s’i zemëronte, as vetë nuk zemërohej prej tyre. Kalamajtë përgjithësisht, dhe sidomos fëmijët e vet i donte shumë; ndër të vegjlit ushqente dhembshuri e për të mëdhenjtë kishte respekt. Fëmijët bonjakë e gratë që mbeteshin të veja, i donte, i dhembshuronte e vraponte kurdoherë në ndihmën e tyre. Kureshtja e madhe e Zotërisë së tij, ishte kujdesi i madh që tregonte për t’u mbaruar të tjerëve çdo nevojë. Për kafshët kishte po ashtu një dhembshuri të madhe, dhe njerëzit i porosiste kurdoherë që të mos i mundonin tepër, sa të mos mbajnë dot, por vetëm aq sa të durojnë. Pejgamberi ynë (a.s.), ndonëse ka qenë mjaft i përvuajtur kundrejt çdo njeriu, kur e sillte puna, tregohej prapë kryelartë dhe mbante dinjitetin, sipas rasteve që i takonin. Nga kjo kuptohej se parisë sonë myslimane, çfarëdo klase qoftë, i duhet, madje është shumë e nevojshme, të rrinë të pastër, të veshur mirë e të dinë rëndësinë e uniformës së tyre, që të mbrojnë dinjitetin

40

Di

SHKURT 2012

që përfaqëson, dhe të mos humbin kredon e saj ndaj të huajve. Nuk duhet të tërhiqemi kurrë nga një sjellje e tillë, sepse do të quhet madhështi ndaj të tjerëve, pasi edhe Pejgamberit (a.s.) i ka takuar rasti të sillej në këtë mënyrë, me qëllim që të mbante lart prestigjin e fesë, kumtuesi i së cilës ishte vetë. Nga sjelljet e mira të Profetit tonë, ishte edhe moshyrja e tij në shtëpinë ose në dhomën e tjetrit, pa trokitur në derë e pa i kërkuar leje të zotit të shtëpisë. Pra, çudi e madhe, që një vepër e tillë të njihet si një nga rregullat e qytetërimit të sotëm, përderisa kjo vepër ka qenë në veprim jo më pak po qysh në kohën e Profetit tonë. Për ta nderuar këtë rregull jemi të urdhëruar nga ana e Zotit me ajetin vijues: “Besimtarë! Mos hyni në shtëpitë që s’janë shtëpitë tuaja pa kërkuar leje dhe përshëndetur njerëzit e tyre. Kështu është më mirë për ju që të jeni të vëmendshëm. Edhe sikur të mos gjeni dikë në to, mos hyni pa leje. Po t’ju thuhet të ktheheni, kthehuni. Kjo është më e dëlirë për ju. Zoti është në dijeni të plotë të veprave tuaja…” (Nur, 27-28) Gjithashtu, Profeti ynë (a.s.) në mbledhje e kuvende gjithfarësh sillej njerëzisht, pa i mërzitur kurrë të tjerët. Për të sëmurët ka qenë mjaft i mëshirshëm; i vizitonte shpesh për të mësuar gjendjen shëndetësore të tyre, pa marrë parasysh fare nëse i sëmuri ishte i mirë


ai keq, ishte i pasur a i varfër. Dhe, në rast se shihte ndonjë sëmundje ngjitëse, mbrohej me tepri (prej saj) e i porosiste njerëzit që të mos afroheshin në atë vend derisa të zhdukej sëmundja, me qëllim që të mos shkaktohej përhapja e saj. Profeti ynë (a.s.) merrte pjesë në përcjellje xhenazesh për të përcjellë të vdekurin për në botën tjetër. Veç këtyre tregohej kurdoherë fytyrëqeshur e buzagaz dhe kundrejt çdo njeriu përdorte ǻalë të ëmbla. Në bisedë e sipër, të tjerëve nuk ua priste ǻalën, por i dëgjonte të gjithë, sido që të ïisnin. Profeti ynë (a.s.) nuk shtyhej kurrë me disa paturpësi të të tjerëve. Shërbëtorët e vet i përkëdhelte kurdoherë e nuk u thoshte kurrë ǻalë të rënda; ç’hante, ç’pinte e ç’vishte vetë, po nga ato u jepte edhe shërbëtorëve të tij. Punëtorët e shkathët i kishte shumë në zemër e i lëvdonte kurdoherë për punë që kryenin. Përkundrazi, përtacët e dembelët i shkaktonin neveritje e i përbuzte. Me ǻalë të shkurtra, pejgamberi ynë (a.s.) e kishte parim që të tjerëve t’ua bënte atë që i vinte mirë t’ia bënin atij, dhe të mos ua bënte të tjerëve atë që s’do ta pëlqente po t’ia bënin atij të tjerët. Në jetën, në sjelljet e në veprat e tij, shfaqej një pasqyrë e shkëlqyeshme e një morali të lartë; ishte një person i shquar e i zgjedhur, një tip i plotësuar dhe i pajisur me gjithë moralin e lartë. Pra, të gjitha sjelljet e veprat e tij morale e edukative, janë shembull edhe mësim që të mund të ecet gjurmëve të tij, në qoftë se dëshirojmë t’i îtojmë të dy jetët; të punojmë siç ka punuar ai e t’u përmbahemi porosive të tij për çdo gjë, në rast se duam edhe ne të na vijë pak era e njerëzisë. Këshillat e së premtes, botim i Komunitetit Mysliman, 1932 SHKURT 2012

Di

41


Personalitet

VEXHI DEMIRAJ Mësues dhe studiues i diturisë islame Lindi në Vlorë, me 21.06.1910, në Mëhallën e Re. Babai i tij, Sulejmani, që në popull thirrej Mulla Sulo, shërbente si imam në ish-xhaminë e Tabakëve, e cila u shkatërrua gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vexhiu u lind dhe u rrit në një mjedis mysliman. Në këto kushte ai u edukua me kulturë fetare që në fëmijëri. Mbasi mbaroi shkollën îllore me rezultate të larta, babai i tij, duke qenë teolog, e priti me gëzim të madh hapjen e Medresesë në Tiranë në vitin 1924. Kjo shkollë ishte një rreze drite për myslimanët shqiptarë. Vexhiu e konsideroi këtë shkollë si një mundësi të mirë të motivimit të tij për t’u arsimuar. Kësisoj, përkushtimi i tij në përvetësimin e programeve mësimore, do ta nxirrte ndër nxënësit më të dalluar të

42

Di

SHKURT 2012

XHEMAL BALLA

shkollës. Përkrahja dhe mbështetja që iu dha në jetën e konviktit, e bënë atë shumë të përgjegjshëm përpara familjes dhe shkollës. Është për këtë arsye, që ai, nga viti në vit, po formohej më shumë duke përcaktuar edhe metodën e punës së tij për të ecur përpara dhe motivimin për të ardhmen e tij. Bashkë me rezultatet shumë të mira që arrinte, ai u bë i vetëdijshëm se çfarë do të arrinte me arsimimin e plotë në këtë fushë. Dhe shumë shpejt ai iu fut punës studimore shkencore. Duke qenë se dallohej nga të tjerët, staî pedagogjik i shkollës e përzgjodhi që të përshëdeste e të uronte në një ceremoni të veçantë, organizuar me 15 mars 1930, për të përcjellë për në “Haxh”, grupin e parë të pelegrinëve shqiptarë. Fjala e tij do të botohej në revistën “Zani i Naltë”. Në vitin e fundit të shkollës ai do të angazhohej me një seri shkrimesh po në revistën “Zani i Naltë”. Viti 1932, viti i diplomimit të tij, e aîrmoi Vexhiun një student të pjekur e të formuar, tashmë me një kulturë të spikatur, duke u renditur në rubrikat e revistës në ǻalë, bashkë me pedagogët e tij. Kështu, dallohen artikujt: “Myzhde për myslimanët”, “Pse duhet të jemi fetar”, “Ç`urdhëron Kurani”, “Islamizmi mbas një shekulli” – përkthim nga George Bernard Shaw, dhe më pas do të vinte me temën e mbrojtjes së diplomës “Agjërimi”. Këtu mund të përmendim një eveniment të rëndësishëm për Medresenë e Tiranës. Më 5 janar të vitit 1932, bëhet inaugurimi i ndërtesës së re, dhe, me këtë rast, përzgjidhet përsëri për të përshëndetur studenti Vexhi Demiraj, ǻala e të cilit do të botohej në revistën “Zani i Naltë”. Nga gjithë ky aktivitet i gjerë botues dhe përfaqësim dinjitoz, shihet se studenti nga Vlora i kishte arritur objektivat e tij e të familjes. Ai u diplomua në Medresenë e Përgjithshme në vitin shkollor 19311932 me gradën “Lavdërueshëm”. Duke cituar diplomën, me numër

3 të regjistrit të Medresesë së Përgjithshme, lexojmë: “Kjo diplomë maturiteti vërteton se zotni Vexhi Demiraj, i datëlindjes 1907, prej Vlone të Prefekturës së Vlorës, kreu rregullisht për shtate vjet mësimet simbas rregullores së Medresesë e simbas vendimit të dhanun prej komisionit të maturës me date 20. X. 1932 të kësaj shkolle po i jepet të përmendurit kjo diplome me gradën “Lavdërueshëm”- me i sigurue të drejtat dhe privilegjet që i përkasin në bazë të rregullores së Medresesë t’Aprovueme prej shtetit”. Rezultatet e larta në përfundim të studimeve dhe formimi i përgjithshëm kulturor, bënë që Komuniteti Mysliman ta përzgjedhë atë të vazhdojë studimet e larta, me bursë të akorduar prej tij, në Universitetin e Al Ez-harit në Kajro të Egjiptit. Më pas, si student i shkëlqyer, Vexhiun e kalojnë në Universitetin Shtetëror, në fakultetin e Letërsisë, në seksionin e Filozoîsë. Edhe këtu ai do të dallohej si një student kërkues, studiues dhe ambicioz në përvetësimin e disiplinave shkollore. Është për këtë shkak që një ndër gazetat më në zë të Egjiptit, “Jeta e Re”, nën titullin: “Një nxënës shqiptar n’Egjipt”, bashkë me fotograînë e Vexhiut, do të shkruante: “Zoti Vexhi Sulejman Demiraj, student shqiptar në letërsi doli i dyti në provimet dhe hyri në klasën e fundit të degës së îlozoîsë. Ai është i pari i huaj q’arrin në këtë shkallë të lartë”. Gjatë jetës studentore Vexhiu është dalluar edhe si aktivist shoqëror. Ai ka marrë pjesë aktive në procesin e bashkimit të shqiptarëve në Egjipt , të cilët ishin ndarë në tri shoqëri të ndryshme për arsye fetare. Këto tri shoqëri u bashkuan në qendrën e kolonisë shqiptare që ishte në Aleksandri dhe që quhesh “Bashkësia Shqiptare”, e cila vazhdon edhe sot. Në qershor të vitit 1938 studenti Vexhi Demiraj do të përfundojë studimet e larta në Universitetin Egjiptian në Letërsi.


Kryerja me sukses e studimeve të larta dhe diplomimi me rezultate shumë të mira, do të gëzonin jo vetëm Vexhiun, por tërë familjen e tij, e cila priste me padurim kontributin e tij në drejtim të kulturës e të arsimit fetar. Me kënaqësi do të pritej edhe paraqitja e diplomës në Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili do t’i rekomandonte drejtorisë së Medresesë që Vexhiu të bëhej pjesë e staît pedagogjik të saj. Mbas një viti, Komuniteti Mysliman Shqiptar do ta dekretonte me Dekret Nr. 45, ku thuhej: Dekret: Z. Vexhi Demiri Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, i mbështetur në vendimin Nr. 127, datë 16.06.1940 të Këshillit të përhershëm” Dekreton: “Emnimin t’uej Profesor i Filozoîsë dhe Myderriz në Medresenë e Përgjithshme. Pret prej jush veprime të drejta me bindsi të plotë ndaj ligjit e shtetit, statutit e Rregullores dhe urdhëravet eprore në detyrën që ju besue. Tirane, më 19.06 1940 Kryetari i Komunitetit Dr. Bexhet Shapati Prof. Vexhiu që në hapat e para të detyrës së tij si pedagog në Medrese u prit shumë mirë nga ish-profesorët e tij. Ai ndau me ta interesin e shqetësimin e vazhdueshëm për të përgatitur nxënës me dije të sakta shkencore e fetare. Prof. Vexhiu bëri përpjekje të vazhdueshme për të kryer sa më mirë misionin e tij si mësimdhënës dhe edukator. Për këtë shkak, personaliteti i tij në Medrese sa vinte dhe rritej më shumë, duke u dalluar për ngritjen e tij teologjike, îlozoîke dhe pedagogjike. Ky formim e bëri prof. Vexhiun që të njohë më mirë dhe më thellë programet mësimore dhe t’i realizojë ato me nivel dhe me cilësi të lartë. Ai dallohej në njohjen e thellë të koncepteve îlozoîke e teorike dhe konkluzioneve në drejtim të Islamit. Viti 1939 solli ndryshime në rrjedhën e jetës sociale të Vexhiut. Ai tashmë do të krijonte familjen e tij pas martesës me një vajze îsnike, zonjushën Paqize, të bijën e Abdulla

Hatibit që vinte nga Dibra e Madhe, e cila ndjehej shumë krenare që kishte si bashkëshort profesor Vexhi Demirajn. Me gjithë detyrimet familjare dhe punën si pedagog në Medrese, interesi dhe pasioni për dijen bëri që prof. Vexhiu të merret edhe me probleme studimore e shkencore, veçanërisht në fushën e îlozoîsë. I admirueshëm është fakti se studiuesve të sotëm u kanë tërhequr vëmendjen punimet origjinale të tij mbi katër nga îlozofët myslimanë të botuar në revistën “Kultura Islame”, si: El-Kindiu, El-Farabiu, Ibni-Sina dhe El-Gazaliu. Është kjo arsyeja që zoti Nexhat Ibrahimi përgatiti dhe botoi ne Prizren të Kosovës, në vitin 1990, përmbledhjen “Filozofët Muslimanë” me autor Vexhi Demirajn. Por prof. Vexhiu nuk shkroi vetëm për sa përmendëm. Gjatë kësaj periudhe ai ka shkruar dhe një seri artikujsh îlozoîkë e teologjikë. Kështu midis të tjerash vlen të përmendim botimet në revistën “Kultura Islame”, si: “Problemi fetar dhe îlozoîa”, “Realiteti i fesë”, “Revolucioni dhe shkenca”, “Filozoîa Islame”, “Profeti në ditëlindjen e tij”, “Qytetërimi Perëndimor dhe dekadenca morale”, “Islamizmi dhe solidarësia shoqërore” etj. Botime të Komunitetit Mysliman Shqiptar: “Islamizmi dhe Reforma N’ Egjypte” – Dr. Charles Adams (Përkthim) – viti 1941 Siç vërehet prof. Vexhi Demiraj ka një veprimtari të dendur studimesh të paraqitura përmes shkrimesh, punimesh e përkthimesh në organet e shtypit fetar të kohës, veçanërisht në vitet e para të karrierës së tij si mësimdhënës në Medresenë e Tiranës. Po për fat të keq ai do të shkëputej nga Medreseja, kur ajo do të mbyllet për një kohë, me çlirimin e vendit me 29 nëntor 1944. Për vitin shkollor 1944–1945 ai do të emërohej nga Ministria e Arsimit profesor i frëngjishtes në shkollën Pedagogjike “17 Nëntori”. Kësh-

tu prof. Vexhiu kalon në arsimin shtetëror për të vazhduar më tej si pedagog i letërsisë dhe më vonë i gjeograîsë në shkollën e mesme Ekonomike (apo Teknikumin Financiar) deri në vitin 1965 kur del në pension. Gjatë periudhës si mësimdhënës dhe edukator ai ka kryer disa kurse kualiîkimi në Universitetin e Tiranës dhe falë pasionit dhe përkushtimit profesional u aîrmua si një mësues me personalitet të lartë pedagogjik. Për këtë ai do të vlerësohej me certiîkata e tituj, si: “për aktivitet të dalluar në fushën e arsimit e të kulturës”. Mësuesi i apasionuar i gjeograîsë (kështu mbahet mend ai kohët e fundit) me autoritetin, karakterin, ndërgjegjen, urtësinë e pjekurinë e tij, ishte njeri me personalitet të lartë dhe, për këtë, gjithmonë nderohesh dhe respektohesh me titullin “profesor”, duke lënë gjurmë mbresëlënëse tek ish-nxënësit e tij, kolegët dhe shoqëria që e rrethonte. Prof. Vexhiu ndërroi jetë më 26 shkurt 1985. Ai nuk pati fatin të shijojë çlirimin e ndërgjegjes, të besimit të tij tek Zoti, që e kujtonte dhe e adhuronte në vetminë e errët, burgosur nga regjimi komunist. Lirinë që solli demokracia, me ringjalljen e ringritjen e institucioneve fetare, për të cilat ai kontribuoi shumë, për të cilat dhe u arsimua, nuk arrit t’i shohë me sy. Por prof. Vexhiu do të mbetet shembull i gjallë frymëzimi për ata që e kanë njohur atë dhe për ata që do të marrin në dorë veprën e tij. Njohja, respektimi dhe nderimi i punës së prof. Vexhiut jo vetëm nga fëmijët e tij e rrethi më i gjerë familjar, por edhe më gjerë, në shtresat intelektuale e fetare është detyrim moral dhe krijon premisat që îgurat të tilla si ai të nderohen dhe vlerësohen nga brezat pasardhës.

SHKURT 2012

Di

43


Estetikë

EDISON ÇERAJ

Estetika islame Pjesa e parë Sipas Titus Burchkardt-it, substanca e artit është bukuria. Në termat e fesë Islame, kjo është një cilësi hyjnore dhe, në këtillësinë e saj, ka një aspekt dyjar: në botë është pamja; është veshja që mbështjell qenien e bukur dhe gjërat e bukura; ndërsa te Zoti, sakaq, apo në vetvete, ajo është bukuri kullueshmërisht e brendshme; është cilësia hyjnore, që, mes të gjitha cilësive hyjnore të manifestuara në botë, risjell ndër mend më drejtpërdrejt Qenien e kulluar. Pikërisht në sajë të përkujtimit dhe përmendjes së Qenies lindi dhe u zhvillua arti islam; si një zgjatim apo mëshirim i vetë Islamit apo i të vërtetave që ai synon të përçojë te njerëzit. Duke pasur parasysh këtë, mund të pohojmë se nuk është e vërtetë ajo që shkruan më pas po Burchkardt-i: “Ishte, në fakt, braktisja e mjedisit primitiv arab dhe përballja me trashëgiminë artistike të popujve të pushtuar apo të konvertuar që e bëri të nevojshme lindjen e një arti përshtat Islamit dhe që e bëri të mundur që kjo të ndodhë.”1 Nuk është e vërtetë, pasi arti islam buroi dhe u shfaq natyrshëm, pra pashmangshëm, – natyrisht në rrethana të caktuara dhe të ndryshme nga njëra hapësirë islame në tjetrën – si një nevojë për të demonstruar të Vërtetën edhe me këtë gjuhë, ndryshe nga arti evropian apo perëndimor në përgjithësi që është në kërkim të saj. Pikërisht për këtë arsye arti perëndimor është aq i ndryshëm nga lindori; sepse kanë qëllime të ndryshme; sepse i qasen krejt ndryshe njeriut dhe jetës. Përpara se të ndalemi te kuptimi dhe shprehja e artit islam, pra te estetika islame, e shohim të udhës dhe madje të pashmangshme të ndalemi në krye te transcendenca hyjnore, pasi është pikërisht kjo (besimi, konceptimi dhe veprimi sipas saj) që bën dallimin ndërmjet Islamit dhe feve apo besimeve të tjera, dhe për rrjedhojë 1. Burchkardt, T. (2012) Arti i Islamit - gjuha dhe kuptimet. Përkth.: Vehap Kola. Shkup: Logos-A.

44

Di

SHKURT 2012

është po çështja e transcendencës ajo që e bën artistin mysliman dhe veprën e tij të ndryshme nga artisti jomysliman dhe vepra e tij. Përballja me transcendencën Letërsia greko-romake ka njohur parimin e hyjnizimit përmes idealizmit. Në këtë proces, konkretja (një qenie njerëzore ose një objekt në natyrë) ndahej prej shembullit apo konkretizimit të vet individual me qëllimin për të përforcuar cilësitë e saj. Kur këto cilësi kishin arritur shkallën më të fundit të mundshme, objekti paraqitej si ai që natyra duhej ta prodhonte dhe dëshironte ta prodhonte, por që nuk ia kishte dalë ta bënte përmes ngurrimit dhe njëmijenjë përpjekjeve të saj. Në këto përpjekje ajo mund të kishte pasur vetëm sukses të pjesshëm. Arti është më i aftë se natyra; në të, artisti mund të prodhojë, por kurdoherë dështonte ta bënte këtë. Vepra e artit, për këtë arsye, nuk është një imitim i natyrës, siç mendonte Platoni; e as që është ky një përgjithësim empirik prej asaj që është e dhënë në natyrë. Është a priori, e kështu, transcendente apo hyjnore, duke qenë se është produkt i një procesi idealizimi të zbatuar deri në shkallën më të plotë e përfundimtare.2 Perënditë e Greqisë së lashtë nuk ishin realitete transcendente, as krejtësisht e ontologjikisht tjetër gjë përveçse natyrë. Ata ishin prodhim i të njëjtit proces idealizimi, të zbatuar prej gjenisë njerëzore. Ata ishin njerëzorë, që të gjithë tepër njerëzorë; qejïinj, ngurrues, urrejtës, dashurues, komplotistë e kundër-komplotistë kundër njëri-tjetrit; përfaqësues të çdo aspekti të personalitetit njerëzor, të çdo force të natyrës, prej të cilës ata ishin idealizimi përfundimtar.3 Këto perëndi bashkëpunonin me heronjtë apo me njerëz që kishin një pozitë të caktuar në shoqëri, për të arritur kështu një qëllim, i cili ishte projektim i dëshirës 2. Faruki, I. (2006) “Transcendenca hyjnore dhe shprehja e saj”, f. 60. Përkth.: Edvin Cami. Tiranë: Erasmus. 3. Po aty, f. 60-61.


njerëzore për të zotëruar diçka, për të ngadhënjyer apo për të mbërritur te një ideal që përthyhej te tokësorja si tepër tokësor. Kështu njerëzorët i zotëronin perënditë, pavarësisht të papriturave që këta të fundit u caktonin, pasi edhe këto të papritura për njerëzorët rrëfeheshin nga poetët si domosdoshmëri e vendosjes së një dallimi apo kuîri të “pamundur” ndërmjet të epërmes dhe të poshtmes. Kur skulptori i paraqiste ata në mermer apo poeti në vetëzbulimin e tij dramatik, çdo njeri që kuptonte gjuhën belbëzuese të natyrës do të thërriste: “Po, pikërisht kjo është ajo që natyra ka dashur të thotë!” Ky është natyralizëm dhe lashtësia klasike ishte shembulli më i mirë i tij. Ndaj dhe është mashtruese e çorientuese të ïasësh për transcendencë në lashtësinë greko-romake. Do të ishte më mirë të ïitej për imanencë. Imanenca kërkon natyroren, korrekten dhe empiriken, për arsye se ajo është një përmasë e kësaj. Ajo nuk e shmang konkreten, për arsyen se është një idealizim i natyrores, dhe pa natyroren ajo nuk mund të arrihet. Kjo është edhe arsyeja se pse arti i Greqisë dhe i Romës është îgurativ; dhe interpretimi i îgurave të caktuara në art, apo portretizimi, është në nivelin më të lartë. 4 Evropa e rigjeti trashëgiminë e saj të lashtësisë dhe u rivu në zotërim të saj pas një mijëvjeçari, në kohën e Rilindjes. Gjatë atyre njëmijë vjetëve, Krishterimi u përpoq nën një estetikë të trazuar dhe të errët, e cila gërshetonte elementet e trashëgimisë greke me disa elemente të asaj semite. Rrjedhimi qe Bizanti, arti i të cilit nuk u ngrit kurrë përtej ilustrimit. Pika më e fortë e artit bizantin, pra, ikona, ishte jo-natyraliste në formë (e kështu, pra, semite, në ndjekje të trashëgimisë çifute) dhe natyraliste në përmbajtje, për arsye të ideve diskursive që ajo shprehte në îgura apo drejtpërdrejtë në titujt që u caktoheshin îgurave prej artistit. Elementi semit u shkund tej prej artistëve të Rilindjes, që prodhuan imazhe të Jezuit, të Marisë, të Atit e të shenjtorëve në përputhje me kuptimet e krishtera që u njiheshin atyre, drejtpërdrejtë përmes vetë îgurave, në stilin e Greqisë së Lashtë. Megjithëse autoritet e Krishterimit, në îllim, e dënuan natyralizmin si kthim në paganizëm/idhujtari, ata u pajtuan me të, më në fund, për arsye të lidhjes së hyjnisë me natyrën, implicite në mishërim. Që nga ajo kohë, arti i Krishterimit ka qenë kryesisht îgurativ dhe idealizues. Duket se kjo u pa si e kënaqshme, pasi transcendenca në mendjen e të krishterit nuk shtronte kurrë kërkesa që arti îgurativ të mund të mos i përmbushte. Pra, krejt ndryshe nga mendja e myslimanit, që pranonte transcendencën absolute të Hyjnisë, siç lexojmë në Kuran: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (42/11) Siç e vëmë re, ndryshe nga i krishteri, myslimani pranon transcendencën e plotë dhe absolute të Hyjnisë. Pra, kjo nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me imanen4. Po aty, f. 61. SHKURT 2012

Di

45


cën e zbutur që toleronte shprehjen e hyjnisë në îgura, pasi Zoti nuk ishte “tjetër” veç të natyrshmes, përveç idealizimit të Tij përfundimtar. Realiteti përfundimtar, për të cilin merakoset myslimani, prej të cilit mundohet, vullnetin e të cilit ai është gjithmonë në kërkim për ta gjetur, urdhrit të të cilit ai mundohet kurdoherë që t’i bindet dhe përmendjen e të cilit e ka kurdoherë në buzë nga mëngjesi gjer në mbrëmje, në thuajse çdo ǻali, është

46

Di

SHKURT 2012

një realitet transcendent, thelbi dhe përkuîzimi i të cilit është se ai është krejt tjetër nga i gjithë krijimi, qoftë kjo pjesa e dukshme dhe e zbuluar e krijimit, qoftë pjesa e padukshme apo e pazbuluar e tij. Duke qenë se ky realitet qëndron në anën tjetër të krijimit, ai është “krejtësisht tjetër” dhe i papasqyrueshëm prej asgjëje në krijim. Por ndryshe nga çfarë kanë bërë çifutët, që, pikërisht për këtë arsye kanë hequr dorë krejtësisht nga përpjekja për estetikë, duke mëtuar se transcendenca hyjnore nuk lejon hapësirë për arte pamore, artisti mysliman i pranonte artet pamore dhe u njihte atyre si detyrë të parë të shpallurit se natyra nuk është një mjet artistik.5 Si stilizimi, ashtu edhe idealizimi e tjetërsojnë të natyrshmen dhe konkreten. Po nëse idealizimi tjetërson aq sa për ta bërë më të natyrshëm, më përfaqësues të gjinisë së vet, stilizimi e tjetërson aq sa ta mohojë konkreten bashkë me gjininë e vet. Stilizimi e shndërron natyrën në një mënyrë të tillë, sa të mohojë natyrshmërinë e saj. Vetëm îgura e stilizuar sugjeron atë që i përket îgura. Figura është zbrazur nga përmbajtja e saj dhe mbetet një guaskë, përdorimi i së cilës është për të shprehur mohimin. E njëjta gjë është e vërtetë për îgurat njerëzore dhe të kafshëve, për hardhinë, gjethen dhe lulen në artet e Islamit. Stilizimi i tyre është mënyra e artistit mysliman për t’i thënë jo natyrës, shembullit të saj konkret dhe formës së saj ideale. Ideja se asgjë në natyrë nuk përbën një mjet të përshtatshëm për shprehje artistike, që është qëllimi i dukshëm i të gjithë artit pamor islam, është i barasvlershëm me pjesën e parë të dëshmisë së besimit, në të cilën pohohet se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Zotit. Ashtu sikurse teologjia islame, që na ka treguar se asgjë, absolutisht asgjë në natyrë nuk është Zot, apo hyjnore në ndonjë mënyrë (i gjithë krijimi është krijimi dhe, si i tillë është profan), ashtu edhe artisti mysliman, në shprehjen e tij estetike, na tregon se asgjë në natyrë nuk mund të përbëjë një shprehje të Hyjnisë.6 Sa më shumë që artisti mysliman është përsosur në stilizim, aq më shumë ka feksur në të mendimi se transcendenca e Zotit kërkonte më shumë sesa stilizim nëse ajo duhej të shprehej me sukses në estetikë. Kështu, ai zbuloi se tërësia e natyrës mund të mohohet en bloc nëse ai e braktiste stilizimin e objekteve natyrore dhe u rikthehej îgurave gjeometrike. Këto janë krejt e kundërta e natyrës për mënyrën si ajo kuptohet prej nesh. Në të vërtetë, ato qëndrojnë në një përfundim logjik të procesit të stilizimit, ku stilizimi i vreshtit, i kërcellit, i gjethes dhe i lules arrin qëllimin e tij përfundimtar. Të ngresh îgurën gjeometrike në mjet të vetëm të arteve pamore është një vendim krejtësisht në përputhje me dëshminë La ilahe il-la Allah. Në tërësinë e krijimit nuk ka asgjë që të jetë Allah apo që të jetë pjesë e Allahut apo që, në çfarëdo mënyre, të jetë e shoqëruar me Allahun.

5. Po aty, f. 63. 6. Po aty, f. 63-64.


SHKURT JANAR 2012 2012

Di

47


Familja

FAMILJA

Shkolla më e mirë për edukimin e njeriut

48

Mënyra me të cilën familja kryen funksionin e saj përcakton një pjesë të madhe të shanseve të të rinjve për t’ia dalë mbanë në rrugën e tyre drejt autonomisë sociale. Si pasojë, para se të kenë një problem personal, të rinjtë në vështirësi kanë shpesh një problem familjar; para se të ndihen keq vetë, ata ndihen keq në familje.

kontaktet me prindërit tanë. Gjërat që ne i konsiderojmë të rëndësishme në jetë (vlerat), qëllimet që ne ndjekim, arsyet që ne mbrojmë, miqtë që ne kemi, mënyra jonë për të zënë një vend në shoqëri, janë në funksion të vlerave të mësuara në mjedisin familjar. Marrëdhënia prind-fëmijë është një përbërës kryesor në zhvillimin e të rinjve.

Për mirë apo për keq secili prej nesh është produkt i familjes së tij të origjinës, si në formim îzik, ashtu edhe në atë psikologjik, social dhe moral. Prindërit tanë kanë ushtruar te ne një ndikim îzik, psikologjik dhe social. Trupi ynë, si për nga funksionimi, ashtu edhe nga pamja e jashtme, varet shumë nga modelet e marrëdhënieve që kemi mësuar nga

Megjithatë familjet s’janë të gjitha të njëjta. Portretet e familjeve janë të shumëllojshme. Familja është strukturë sociale në të cilën jetojnë njerëz që kanë jo vetëm lidhje gjaku midis tyre, por kanë pozicione dhe luajnë role sociale, të cilat nuk bëhen arbitrarisht apo nuk caktohen me zgjedhje. Në çdo familje ka patjetër një hierarki bio-

Di

SHKURT 2012

logjike dhe role sociale të determinuara, prandaj në të ka ca rregulla të sjelljes, dhe doemos edhe një masë humane të hierarkisë moshore. Familja shqiptare ndërkaq, ka ca vlera konstante të traditës, që nuk janë lëkundur as nga moderniteti, as nga liberalizimi i jetës demokratike të shoqërisë shqiptare. Këto role dhe pozicione janë të kristalizuara, që në fazën e formimit dhe që vazhdojnë organikisht dhe normalisht edhe në rrugën e konsolidimit të familjes. Ne duhet të bindemi për disa ndryshime me rëndësi që kanë ndodhur në tipologjinë e familjes moderne shqiptare, në formatin e saj edukativ. Familja nuk është një institucion social që ka vetëm funksione biologjike, por së pari sociale dhe edukative. Ajo është organizata e shoqërisë që ka më shumë mundësi të funksionojë si strukturë sociale me unitet edukativ midis pjesëtarëve të saj, në radhë të parë midis prindërve dhe fëmijëve të tyre. Mungesa e unitetit edukativ në familje ka pasoja fatale në deformimin e personalitetit të fëmijëve të saj. Ky është kushti që siguron atmosferën e një respekti të ndërsjellë në familje, si parakusht për edukimin e fëmijëve. Nuk edukohet fëmija nëse familja nuk bëhet vërtet një “skuadër” që funksionon dhe ndërtohet e bazuar në parime edukative unike, njerëzore të përbashkëta. Vetëm kjo atmosferë krijon kushte që prindi të ketë një ndikim edukativ personal të frytshëm dhe të qëndrueshëm mbi fëmijët e vet. Por që të realizohet ky


mision i madh duhet shumë përgjegjësi, aftësi, takt edukativ dhe kurajë qytetare. Kjo do të thotë se duhet së pari që prindërit të kuptojnë dhe të pranojnë se kanë ndryshuar parimet e organizimit, funksionimit dhe marrëdhëniet e familjes me fëmijët, ka ndryshuar paradigma tradicionale e “ndërvarësisë edukative” etj. Nëse nuk kuptojnë realitetet familjare të ndryshuara, ata nuk mund dhe nuk do të jenë në gjendje që të zgjidhin problemet që kanë fëmijët e tyre me veten, familjen dhe procesin e formimit të tyre edukativ, nuk do të gjejmë në të njëjtën kohë shkaqet pse ata si prindër janë të irrituar, pa takt komunikimi, me kompostim agresiv. Thelbi i suksesit apo i dështimit në punën edukative në familje, është i lidhur ngushtë me mënyrën se si prindërit i shikojnë problemet që kanë fëmijët me veten dhe moshën e tyre, por që në të njëjtën kohë, i kanë edhe ata në marrëdhëniet që ndërtojmë me fëmijët. Nëse fëmijët nuk i dëgjojnë, nuk u besojnë, veprojnë në kundërshtim me porositë e tyre edukative, kjo nuk është në çdo rast tregues i natyrës së tyre kontradiktore. Së pari, kjo situatë komunikimi neurotik dhe skepticizmi edukativ është tregues sintetik i faktit që në familje mungon besimi i ndërsjellë, marrëdhënia e thellë reciproke midis prindërve dhe fëmijëve. Edukimi i fëmijëve dhe adoleshentëve në kohën tonë nuk bëhet me irritime prindërore antiedukative, por duke ndryshuar dhe përmirësuar raportet, ndërveprimet, marrëdhëniet prind-fëmijë. Sa herë që fëmijët kanë probleme edukative, aq më shumë kjo kërkon që prindërit të merren me kujdes, të komunikojnë dhe të ndërveprojnë me ta. Shqetësimet edukative të tyre janë sinjale të sigurta se prindërit nuk janë marrë sa duhet që ata të dalin nga ngërçet edukative që kanë me veten, prindërit, mësuesit apo të tjerët. Kjo do të thotë që puna edukative e prindërve nuk është vetëm ligjërim dhe urdhra që nuk kanë vlerë dhe ndikim, por një punë vepruese,

komunikuese dhe transformuese, që sjell më shumë lidhje besimi dhe dashurie midis tyre. Kjo krijon atë situatë edukative, kur fëmija e ndjen veten të vlerësuar nga kujdesi i sinqertë edukativ i prindërve. Koha moderne kërkon modele të reja të vlerësimit të problemeve që kanë fëmijët, shqyrtim me kujdes dhe tolerancë të virulencave edukative të kohës, që ata i manifestojnë bujshëm në jetën e tyre. Të rinjtë mund të edukohen në familje, por vetëm atëherë kur fëmijët dhe prindërit e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Në familjen që bëhet sundues detyrimi me forcë, minimalisht edukimi mungon. Në këtë rast vlera edukative e familjes shqiptare do të vazhdojë të jetë në rënie të lirë, duke e bërë atë thjesht një mjedis familjar biologjik, por pa funksionin dhe rolin e rëndësishëm edukativ. Ndërmjet kompetencave prindërore më të rëndësishme, konstatohet ndjeshmëria ndaj fëmijës. Me ndjeshmëri kuptojmë aftësinë për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijës, të treguarit kujdes ndaj pyetjeve dhe kërkesave të tij, të qenët i hapur ndaj projekteve të tij. Fëmija që zhvillohet në një botë që për të është e ndjeshme, zhvillon një ndjenjë besimi bazë, që do të thotë: një

ndjenjë besimi për të ndikuar në atë që do t’i ndodhë. Një fëmijë që ïet, por që nuk merr përgjigje, mëson se nuk ia vlen të ïasësh në këtë rast. Një fëmijë që qan dhe të cilit askush nuk i përgjigjet, mëson të mos qajë më sepse e kupton se e qara s’të jep asgjë. Përkujdesja aktive pranë fëmijës apo adoleshentit është një tjetër aftësi prindërore shumë e rëndësishme. Në të vërtetë, roli i modelit, i mbikëqyrësit, i pilotit të zhvillimit nuk përputhet me pasivitetin apo me mungesën e përkujdesjes. Për të ushtruar këtë ndikim, për të aktualizuar rolet dhe lidhjet afektive, prindi duhet të qëndrojë pranë fëmijës, të përfshihet në mënyrë aktive në botën e tij. Një pjesë e mirë e të rinjve që kanë probleme psiko-sociale, kanë një mungesë përkujdesjeje apo pranie të prindërve të tyre. Për të luajtur mirë rolin e prindit duhet t’i qëndrosh pranë fëmijës, të përjetosh gjërat me të; ndryshimet bëhen aq shpejt në jetën e fëmijës sa është shumë e vështirë për prindin të ruhet realiteti i fëmijës pa qëndruar pranë tij. Mbështetje, vazhdimësi dhe respekt, ja tre kategoritë e mëdha të nevojave që shfaqin të rinjtë në lidhje me familjet e tyre dhe për më tepër në lidhje me shoqërinë e zgjeruar. SHKURT 2012

Di

49


Shëndeti

AISA KOKIÇI

mënyra për të shpëtuar nga era e pakëndshme e gojës

Shumë njerëz e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga era e pakëndshme e gojës. Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe përkujdesit personal, mund të parandaloni aromën e pakëndshme të gojës. Sipas specialistëve higjiena e gojës, pastrimi i gjuhës, tharja e fytit, ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnë seriozisht në shfaqjen e erës së gojës. Ja disa rrugë të lehta të luftimit të erës së pakëndshme të gojës:

50

Di

SHKURT 2012

Kujdesuni për higjienën e gojës Rruga e parë dhe më e lehtë e mbrojtjes është higjiena e gojës. Prishjet e dhëmbëve, mbetjet ushqimore, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë erë goje. Pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë dhe përdorimi një herë në ditë i îjeve për pastrimin e mbetjeve, do të mjaftojnë për të zhdukur plagën dhe bakteret e mbledhura në dhëmbë. Krahas kësaj duhet të shkoni 2 herë në vit tek dentisti për kontroll dhe pastrim profesional. Pastroni gjuhën dhe përdorni îje dhëmbësh Sipërfaqja e mishrave të dhëmbëve është një vend i mirë ushqyerjeje për bakteret. Krahas kësaj pjesa më e madhe e erës suaj të gojës lind nga bakteret mbi gjuhë. Por shumë njerëz harrojnë të pastrojnë gjuhën. Përpiquni ta pastroni gjuhën një herë në ditë para dhe mbrapa. Përdorni çamçakëzë pa sheqer: Nëse dëshironi të shpëtoni nga era e gojës atëherë duhet të përdorni çamçakëzë me mendër ose mente. Por kemi një problem nëse ky çamçakëz është me sheqer. Bakteri në gojën tuaj fryhet me anë të sheqerit dhe shkakton erë të pakëndshme. Prandaj duhet të përdorni çamçakëzë pa sheqer për të shmangur erën e pakëndshme të gojës. Lagni fytin Pështyma juaj përmban edhe enzima ndihmëse për të zhdukur bakteret e këqija në gojën tuaj. Për këtë arsye një gojë e thatë mund të mbajë erë. Lagia e gojës do të aktivizojë gjëndrat tuaja të pështymës. Prandaj duhet ta mbani gojën vazhdimisht të njomë. Edhe ilaçet që mund të përdoren për shkak të sëmundjeve mund të shkaktojnë tharje të gojës. Pyesni mjekun tuaj për këtë dhe konsultohuni me të për sa i përket përdorimit të ndonjë kolinozi të veçantë dhe gargarës së gojës. Krahas kësaj nëse vuani nga sinoziti apo i keni hundët e bllokuara goja do t’ju thahet shumë gjatë natës për shkak të qëndrimit hapur për një kohë të gjatë.


Kujdes ushqyerjen Ushqyerja me pak karbohidrate dhe shumë proteina mund të cenojë trupin tuaj dhe t’ju shkaktojë erë goje. Kjo lind nga djegia e yndyrës, gjatë djegies së yndyrës në trupin tuaj mblidhen kimikate të njohura si keton, të cilat përhapen më pas në frymë. Meqë kjo erë e pakëndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojën atëherë e vetmja gjë që mund të bëni është të ekuilibroni ushqyerjen. Duhet të vendosni kush është më i rëndësishëm për ju shëndeti apo aroma e gojës? Konsumoni çaj Sipas të dhënave të Fondacionit amerikan për mikrobiologjinë konsumimi i çajit shërben për shumë

gjëra. Ju ndihmon në heqjen e erës së gojës. Bazuar në një studim të zhvilluar në Universitetin Illinois të Chicagos përbërësit kimikë si polifenoli të gjendur në çajin e zi dhe jeshil, parandalojnë zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e pakëndshme të gojës suaj. Provoni bimët popullore Veçanërisht bima e njohur si Kakule e gjendur në Indi dhe e përdorur si erëz përmban veçori antibakteriale dhe mund të përdoret tek çdo grupmoshë si një pastrues natyral i aromës së gojës. Bima Kakule përmban sasi të mëdha të përbërësit sineol. Këta përbërës janë antiseptikë që zotërojnë fuqinë e zhdukjes së baktereve dhe lehtësimit

të erës së gojës. Ju mund të përtypni disa fara Kakule si një alternativë zëvendësuese e çamçakëzëve me mente ose mund të provoni farën rezene që është më efektive mbi erën e gojës. Kujdes shëndetin Era kronike e gojës mund të jetë dhe shenjë e shumë çrregullimeve shëndetësore të lidhura me zorrët, stomakun, veshkat, mëlçinë, infeksione serioze të sinusitit, diabetit. Nëse keni ndonjë nga këto probleme atëherë duhet të këshilloheni me mjekun rreth mënyrave të parandalimit të erës së pakëndshme të gojës.

Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut Varësia ndaj internetit shkakton ndryshime në trurin e njeriut. Ky konstatim është vërtetuar nga një studim i realizuar në Kinë në vendin me më shumë përdorues dhe vartës të internetit. Studimi përfshiu skanimin me anë të rezonancës magnetike (MRI) të trurit të të rinjve të grupmoshës 1421 vjeç. Mes të rinjve kishte edhe nga ata që e përdorin internetin në mënyrë të pakontrolluar, ose që njihen ndryshe si persona të varur nga interneti.

Studiuesit arritën të gjejnë se cipa ngjyrë gri e krijuar nga îjet nervore në trurin e të rinjve të varur nga interneti pësonte ndryshime dhe zbuluan gjithashtu edhe dëmtimin e interneuroneve të îjeve nervore që lidhin qendrat përkatëse në tru që kanë funksion të kontrollojnë ndjenjat, vendimmarrjen, kujdesin dhe perceptimin. Dëme të ngjashme vihen re edhe në varësitë ndaj alkoolit dhe kokainës. Studiuesit përcaktuan se 1 në çdo 10 përdorues të internetit bëhet i va-

rur prej tij. Përfundimet e studimit shkencor u publikuan në revistën “Plus One”. Pritet që këto përfundime të ndihmojnë në gjetjen e metodave të reja për kurimin e personave të varur nga interneti. Kurse shkencëtarët e Universitetit Worcesters në një studim që kishin bërë më herët kishin zbuluar se varësi shkaktojnë edhe telefonat inteligjentë dhe një numër i madh i përdoruesve ndjejnë “dridhje imagjinare”.

SHKURT 2012

Di

51


Kuriozitete 1/3 e popullsisë botërore lundron në internet Interneti ka marrë përmasa të mëdha duke u përhapur me shpejtësi marramendëse në çdo skaj të botës. Ata që e përdorin më shumë internetin janë kryesisht të rinjtë, por edhe të moshuarit apo edhe fëmijët nuk janë mbrapa në këtë aspekt. Sipas një studimi të IUT, agjenci e OKB-së, një e treta e popullsisë botërore lundron në internet dhe 45 për qind e abonentëve janë nën

moshën 25 vjeç. Po sipas këtij studimi vërtetohet se, vendet në zhvillim ia kanë kaluar atyre të zhvilluara për sa i përket lundrimit në internet në masën 62 për qind. Ndërkohë përdorimi i celularëve po rritet me hapa galopant, tashmë në kuotën 5.9 miliardë mbi një popullsi planetare prej 7 miliardësh.

Japoni, gati polici elektronik Mbrojtja më e mirë kundër viruseve informatike, të paktën në Japoni, është sulmi. Kështu shkruan e përditshmja lokale “Yomiuri Shimbun”, sipas së cilës në vendin aziatik është gati projekti për “policin elektronik”. Sipas ideatorëve të projektit, agjenti virtual do të jetë në gjendje të bllokojë sulmet pirate, si dhe të identiîkojë me shpejtësi se nga vijnë ato. Funksioni kryesor i policit informatik, sqaron gazeta, është të gjurmojë burimet e sulmeve derisa të arrijë tek kompjuteri i origjinës. Deri tani, testet kanë dhënë rezultate premtuese. Sulmet informatike përbëjnë llojin më modern të kriminalitetit. Objekt i preferuar i hakersave janë të dhënat personale dhe llogaritë înanciare të personave dhe kompanive të ndryshme.

Disa herë sulmet online janë individuale, por në shumicën e rasteve ato drejtohen nga organizata kriminale të strukturuara.

Fund fjalëkalimeve, gjithçka do të hapet me anë të syve Fjalëkalimet të cilat jemi të detyruar t’i përdorim sot në çdo fushë do të zhduken në një të ardhme të afërt. Sipas një parashikimi të David Nahamoo nga “IBM’”, brenda 5 viteve të ardhshme nuk do na duhet të përdorim kodet dhe shumë gjëra do të mund t’i hapim me anë të syve tanë. Duke pohuar se çdo njeri ka një identitet biometrik individual, Nahamoo thekson se kjo teknologji (e ǻalëkalimeve) e përhapur kaq shumë në jetën tonë të përditshme nuk do të përdoret më. Pas 5 viteve do të përdoret masivisht identiteti biometrik në shumë fusha, duke îlluar nga iPad, video lojërat dhe makinat. Syri juaj do të jetë ǻalëkalimi i Android 4-shit

52

Di

SHKURT 2012


Me daljen në skenë të Android 4-shit pritet që teknologjia e njohjes së fytyrës të përdoret shumë tek telefonat celularë. Me ndihmën e kësaj teknologjie, përdoruesit nuk do të përdorin një kod (ǻalëkalim) për të hapur telefonat, por do të vënë në funksion sytë e tyre për të realizuar të njëjtën procedurë.

Mikrobet dhe ndryshimet klimatike Tabani i ngrirë i Arktikut mban miliarda tonë të dioksidit të karbonit, 250 herë më shumë se sasia që prodhohet çdo vit nga emetimet industriale në Shtetet e Bashkuara. Por ngritja e temperaturave globale përbën një dilemë: me shkrirjen e tabanit, ky gaz i bllokuar do të çlirohet në atmosferë. Një studim i ri analizon më nga afër se si shkrirja e Arktikut mund të ndikojë tek mikrobet e bllokuara dhe pasojat e tjera të ndryshimeve klimatike.Gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa shkresa e akullt e Arktikut do të shkrijë, mikrobet e bllokuara në tabanin e ngrirë do të gjallërohen. “Ka një farë aktiviteti të mikrobeve në temperaturat nën zero. Pra disa nga mikroorganizmat në tokën e ngrirë janë ende aktivë, por aktiviteti i tyre mendohet të jetë shumë i ngadaltë… Kjo, derisa toka të ngrohet”, thotë Janet Jansson, hulumtuese në Loboratorin Lawrence Berkley në Kaliforni dhe drejtuesja e studimit. Jansson dhe kolegët e saj identiîkuan mikrobet në tokën e ngrirë dhe “parashikuan” se çfarë do të ndodhë me mikroorganizmat kur toka të shkrijë. “Ata nuk ishin mbajtur kurrë në kushte laboratorike. Pra për më shumë se 90 për qind të këtyre baktereve dhe mikroorganizmave nuk kishim ide se çfarë ishin”, thotë ajo për “Zëri i Amerikës” Hulumtuesit analizuan tre mostra toke nga dheu i pyllit të mbuluar me myshk në qendër të Alaskës. Një gram i vetëm mund të strehojë mijëra specie të ndryshme dhe miliarda qeliza. Por, sipas shkencëtares amerikane, fakti që këto mikroorganizma nuk janë rritur asnjëherë në laborator e bën studimin e tyre të vështirë. “Morëm AND-në e mostrave dhe u përpoqëm të nxjerrim sekuencën e tyre gjenetike për të marrë informacion rreth identitetit të mikroorganizmave por gjithashtu edhe të të gjithë rrugëtimit bio-kimik që kanë përshkuar para ngrirjes dhe pas shkrirjes së tokës.” Ekipi identiîkoi organizmat një-qelizorë që ushqehen me materien organike të tokës dhe çlirojnë gazin metan, një gaz më i rëndë sesa dioksidi i karbonit. Shkencëtarët krahasuan mostra të marra nga shtresat e sipërme të ngrira – që ngrijnë dhe shkrijnë çdo vit

me ndryshimin e stinëve dhe ato nga shtresat e ngrira përgjithmonë në të cilat mikrobet janë bllokuar për shekuj të tërë. Ndërsa îllimisht duken shumë ndryshe, Jansson thotë se të dyja mostrat u bënë shumë të ngjashme pas shkrirjes dhe kuptimi i mënyrës sesi mikrobet reagojnë gjatë shkrirjes së akullit do të ndihmojë në përmirësimin e modeleve të krijuara për të parë ndryshimet klimatike. “Dihet se mikroorganizmat janë të rëndësishëm dhe luajnë një rol kryesor në prodhimin e gazeve që shkaktojë efektin serrë, por meqë për to nuk dihet asgjë se si reagojnë, ky element i dinamikës së klimës nuk mund të llogaritet mirë.” Studimi është publikuar në numrin e fundit të revistës Nature.

SHKURT 2012

Di

53


Pyetje - Përgjigje

GAZMEND AGA

JU PYESNI TEOLOGU PËRGJIGJET ERA, 21 VJEÇ, KORÇË

Sapo kam îlluar të praktikoj fenë, jam shumë e entuziazmuar dhe kam dëshirën të zbatoj çdo gjë që mësoj rreth fesë. Pyetja ime është në lidhje me të afërmit të cilët kryejnë mëkate dhe bëjnë të këqija. A është e lejuar shkëputja e marrëdhënieve fareîsnore me ata që bëjnë të këqija? E nderuar Era, në radhë të parë i lutem Allahut të të japë kurajë, besim dhe durim për ta vazhduar devotshmërinë dhe entuziazmin që ke. Në fenë Islame, lidhja fareîsnore është detyrim fetar ndërsa prerja e lidhjeve me ta konsiderohet si gjynah i madh. “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet fareîsnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa 1), thotë Allahu i madhëruar në Kuran. Ndërsa profeti Muhamed duke thënë “Kush beson në Allah dhe ditën e gjykimit le t`i ruajë lidhjet fareîsnore” Buhârî, Edeb85. Ruajtja e lidhjes fareîsnore ka grada të ndryshme. P.sh. Nëna dhe babai janë në radhën e parë të ruajtjes së lidhjeve fareîsnore. Madje dhe sikur nëna dhe babai ta shkëpusin lidhjen, ajo që i takon fëmijës është që t`i vazhdojë ato. Kjo ka një rëndësi të veçantë pasi ka prindër të cilët mund të përdorin alkool apo të mos i kenë të plota njohuritë rreth fesë dhe të mos jenë praktikantë. Ka raste në të cilat prindërit mund të braktisin fëmijën për shkak të praktikimit të fesë, por ajo që i takon fëmijës është

54

Di

SHKURT 2012

që me çdo kusht t`i vazhdojë vizitat dhe kontaktet me prindërit e tij/saj. Pikërisht këtë na mëson dhe Krenaria e njerëzimit, profeti ynë i dashur (a.s) i cili thotë: “Nuk i mban lidhjet fareîsnore ai që këmben vizitat, por është ai që kur e bojkoton fareîsnia ai i rivendos lidhjet me ata.” (Buhariu 5991). Buhârî,Edeb15. Ruajtja e lidhjeve fareîsnore ka nivele të ndryshme; vizitat, ndihma e ndërsjellë, plotësimi i nevojave dhe dhënia e Selamit. Profeti na mëson të mos i shkëpusim lidhjet fareîsnore plotësisht dhe t`i vazhdojmë ato qoftë dhe me një selam. Kjo është grada më e ulët dhe duhet të ketë arsye shumë të forta që lidhjet fareîsnore të shkojnë deri në këtë nivel. Nëse në vazhdimin e lidhjeve fareîsnore ka probleme, prishet qetësia familjare, ndikohet morali i fëmijëve apo morali i vetë personit, duhet të vazhdohet të paktën përshëndetja e fareîsit. Mund të mbahet një lloj distance për të ruajtur moralin apo rregullin e familjes. Nga ana tjetër nuk duhen harruar dhe mirësitë dhe begatitë e shumta që ka në ruajtjen e lidhjeve fareîsnore. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,ka thënë:“Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet fareîsnore.”(Buhariu 2067, Muslimi 2557). Rregulli i artë në lidhje me këtë çështje është “nëse nuk arrihet i plotë suksesi në diçka, nuk mund të braktiset e tëra”


JOLANDA, 35 VJEÇ, SHKODËR Në radhë të parë ju uroj suksese në punën tuaj. Urime për revistën “Drita Islame”. Numrin e parë e kemi lexuar së bashku me familjen. Po presim me padurim numrin e dytë dhe i lutemi Allahut të madhëruar të keni sukses të mëtejshëm. Pyetja ime është në lidhje me djalin tim 8 vjeçar. Unë kam dëshirë t'i mësoj fenë por shoqet dhe im shoq më thotë se është shumë herët. Kur i duhet mësuar fëmijëve adhurimi?

E nderuar Jolanda, ju falënderoj për urimet e sinqerta. Në kohët kur fëmija është i rrethuar me shumë informacion dhe me sprova të shumta të cilat e tërheqin çdo ditë e më shumë, është e rëndësishme që edukimi fetar të jepet sa më i shëndoshë dhe në kohën e duhur. Neglizhimi i kësaj teme sjell jo rrallë probleme të pakapërcyeshme në familje. Veset e këqija, shoqëria jo e përshtatshme etj., në shumicën e rasteve vijnë për shkak të injorimit të edukimit fetar në familje. Edukim ky që duhet të îllojë në moshë shumë të hershme, por në mënyrën e duhur. Profeti Muhamed (a.s) na porosit që t’ua mësojmë namazin fëmijëve duke îlluar nga mosha shtatë vjeçare. Deri në atë moshë, pra shtatë vjeçare, fëmija i kupton gjërat me mënyrën e tij duke ndjekur dhe vëzhguar veprat që kryejnë prindërit. Ajo që i ngel

një prindi shembullor është “ta marrë për dore” dhe t`i shpjegojë ato që ka parë, në disa raste ta nxisë, në rastet e duhura ta paralajmërojë. Pra nëse deri në një moshë të caktuar është e rëndësishme tregimi me vepra (një prind që falet, që pasqyron jetën e një besimtari të drejtë), pas një kohe të caktuar duhet shpjeguar çdo gjë sipas logjikës dhe nivelit psikologjik të fëmijës. Fëmija, për disa në moshën gjashtë vjeçare, për disa tetë dhe maksimumi dhjetë vjeçare duhet të njihet me madhështinë e Allahut. Për të arritur këtë prindi duhet ta respektojë fëmijën si një person madhor dhe me një kujdes të madh, me zellin dhe durimin e një pejgamberi duhet të îllojë të përgatisë fëmijën e tij në mënyrë që ai të îllojë adhurimin dhe ta zbatojë atë. Edhe përpjekja për ta mësuar fëmijën të îllojë adhurimin, kërkon po të njëjtin seriozitet.

Dërgoni pyetjet tuaja në e-mailin: gazmendaga@kmsh.al SHKURT 2012

Di

55


Faqja juaj

Jetë që ndryshojnë Ajo quhet Jessica Fay dhe është me origjinë nga Kolumbia. Prej vitesh jeton me familjen e saj në Misuri të Shteteve të Bashkuara. Është një nga emrat e listës së gjatë të personave që kanë ndryshuar kursin e jetës duke përqafuar Islamin. Në rrëîmin e saj për veten ïet me emocion për përqaîmin e islamit, këtë eksperiencë unike, mbartjen e mbulesës, si dhe sîdat e saj në përballimin e jetesës dinamike amerikane. Edhe pse ditët e saj janë të ngarkuara, ajo gjen kohë për faljen e namazit dhe prezantimin e Islamit tek të tjerët. Fay thotë se në Islam gjeti kuptimin e jetës dhe shumë hapësirë për të treguar veten. Kthim, jo konvertim Jessica thotë se është kategorikisht kundër nocionit “konvertim “ dhe këtë e gjykon si një përcaktim jo të saktë, duke preferuar në vend të tij “kthim në Islam”. Në këtë kontekst ajo thotë: “Ne si myslimanë besojmë se çdo fëmijë është i lindur në natyrshmëri (islame), pastaj prindërit e bëjnë atë çifut, të krishterë ose zoroastrian, pra përcaktimi më i saktë në rastin tim do të ishte kthim, dhe jo konvertim në Islam”. Më tej ajo shprehet se të jetuarit sipas Islamit paraqet vështirësi për ata që nuk kanë lindur apo janë rritur në familje myslimane. Sipas saj, Islami, i cili obligon adhurim ndaj Zotit pesë herë në intervalin e 24 - orëve dhe ndalon konsumimin e alkoolit dhe produkteve të tjera të dëmshme, kërkon vendosmëri dhe angazhim. “Si vajzë kolegji për mua ishte e vështirë të ndahesha nga pijet alkoolike. Përjetova një krizë në jetën time në të gjitha nivelet, veçanërisht në marrëdhëniet e mia me rrethin shoqëror “, thotë vajza amerikane. Ajo shpjegon se sot është e vështirë për t’u takuar dhe mbledhur me miqtë pa qenë nën shoqërinë e alkoolit. Pas pranimit të Islamit dhe vënies së shamisë, jeta e saj

56

Di

SHKURT 2012

ndryshoi duke marrë plotësisht trajtë islame. Hixhabi ... faktor për vetë-shprehje Në mentalitetin perëndimor është mbizotërues mendimi se Islami imponon kuîzime për gratë dhe cenon liritë dhe të drejtat e tyre, përfshirë këtu imponimin për mbulesën. Ndërkohë Fay e sheh mbulesën si faktor ndihmues për të shprehur veten. Dhoma e saj e gjumit është e mbushur me shalle të gjatë me ngjyra të ndritshme. Shumicën e tyre ia zgjedh e ëma, zgjedhjet e të cilës i ka shumë për zemër. Amerikania e islamizuar e konsideron mbulesën jo vetëm si praktikë detyruese për myslimanen, por edhe si “një mjet për të shprehur veten”. “Jam myslimane dhe jam e lumtur për shaminë që mbaj në kokë. Ajo më mbron nga sytë e njerëzve kureshtarë... Më shërben si mburojë për të luftuar stereotipat dhe paragjykimet... Një gjë vërtet e mrekullueshme. Tani kur eci në rrugë, të tjerët nuk mund të shikojnë përtej veshjes time. Mbulesa më bën të ndihem ndryshe, por jo e përjashtuar. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është se tani nuk kam nevojë të tregoj hiret e mia për të îtuar simpatinë e meshkujve.” Në lidhje me shaminë ajo mendon se mbajtja e saj është veçanërisht e vështirë për vajzat jo-arabe. Ajo përmend si shembull përvojën personale, teksa kujton ditët e saj të para kur vendosi shaminë, momente të kaluara mes emocionesh të shumta dhe komenteve të miqve e të afërmve, të cilat shkonin në mes të mbështetjes e admirimit, por dhe habisë e kureshtjes. Ftuese në rrugën e drejtë “Njerëzit përreth meje janë kureshtarë sepse unë jam një vajzë jo arabe ... Këtë arrij ta dalloj në vështrimet e tyre gjatë kohës që jam në kërkim të një tavoline në restorant apo pranisë time në vende publike. Ata


VEXHI BUHARAJA

“Jam myslimane dhe jam e lumtur për shaminë që mbaj në kokë. Ajo më mbron nga sytë e njerëzve kureshtarë... Më shërben si mburojë për të luftuar stereotipat dhe paragjykimet... Një gjë vërtet e mrekullueshme. Tani kur eci në rrugë të tjerët nuk mund të shikojnë përtej veshjes time. Mbulesa më bën të ndihem ndryshe, por jo e përjashtuar. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është se tani nuk kam nevojë të tregoj hiret e mia për të îtuar simpatinë e meshkujve.”

nuk arrijnë ta mendojnë se si një vajzë e bardhë është tërhequr kaq shumë pas kësaj feje. Të qenët një vajzë amerikano-latine me veshje islame ka inkurajuar njerëzit që të më pyesin për Islamin, të kërkojnë dhe të kuptojnë thelbin e tij edhe pse mbi të ekzistojnë re mjegulle dhe hije dyshimi. Për këtë shpresoj dhe lutem që të jem në lartësinë e duhur si përfaqësuese e Islamit, në mënyrë që të kristalizoj tek të tjerët bindjen se fotograîa e gruas në Islam nuk është imazhi i gruas së shtypur. Unë dal jashtë për të punuar, shkoj në palestër dhe marr pjesë në gara vrapimi me të tjerët... Nga natyra jam vajzë e mbyllur dhe pak komunikuese, por ama në rrethin tim ïas, madje shumë, duke synuar të îtoj sa më shumë zemra njerëzish, sigurisht pa ushtruar kurrë presion apo këmbëngulur tek ata për pranimin e Islamit. Fundja, kjo është dhe mbetet zgjedhja e tyre.” Namazi...ushqim për trupin dhe shpirtin Pavarësisht nga natyra e ritmit të jetës në Perëndim, Fay thotë se gjen kohë të mjaftueshme për kryerjen e adhurimeve ditore. Namazi i fal asaj emocion dhe i siguron qetësi e prehje shpirtërore. Ajo thotë se falet në shtëpi ose në qendrën islame të qytetit, në varësi të hapësirës kohore që ka midis shkollës, studimit dhe punës. Ajo thekson se namazi ishte një nga indikacionet që ndikuan për përqaîmin e Islamit. Në këndshikimin e saj namazi nuk është thjesht adhurim, por një ritual me vlera dhe dobi të pakrahasueshme për njeriun. Sipas saj, myslimani nëpërmjet namazit rigjenerohet në ndjenjat e besimit dhe kalon nga ngushtica e botës tokësore në hapësirën e gjerë qiellore. Namazi në të njëjtën kohë përfaqëson aktivizimin e trupit dhe krijon hapësirë për qartësi e kthjelltësi në një botë që ndryshon dhe transformohet me shpejtësi marramendëse. Përktheu: Gerti Tabaku

Poezi kushtuar Profetit Muhamed a.s. Ti moj erë e jugut që vjen nga Meqeja, Nga vend i bukur ku ndodhet Qabeja. Vallë ç’na ke sjellë ti nga Medineja? Atje është Resuli edhe Sahabeja. Ai është diell shokët yje janë, Çdo dritëz që japin prej Atij e kanë. Ai është burimi këta rryma janë, Ujët si argjendi prej Atij e kanë. Na i dhe evliat nahen si bilbili I ka dehur era e këtij trëndaîli. Sillem përreth tij, digjem porsi ïutur Digjem për Nebiun, për nurin e bukur. Vejsel Karaniu gufoi porsi valë Për Resulin shkuli çdo dhëmb e dhëmballë. Ibrahim Et’hemi ïaku mbretërinë U degdis në pyje për Ahmet Nebij. Ligjëron romuza fyelli Mevlana, Këndon bukurinë Ahmet Mustafa. Shahu Nakshibendi kur e vështroi nur Bota, tha, për mua s’vlen një kokërr grurë. Mujdin Arabiu pse tha “enel ïak” Për ty ja Resul seç u mbyt në gjak. Imami Azami nuk lëshon fetva Vdiq syrgjyn i mjeri për Ty Mustafa. Mesurin Hallaçin vetëm për një ǻalë Për ty ja Resul e rropën të gjallë. Fahrudin Raziu dritë po kërkon Se pa dritën tënde pena s’i punon. Dridhet Idaiu! Mend e mia vanë Si gjemi e mbytyr në det të paanë. Vanë îlozofët dhe s’u mbeti bojë Ç’është ky mbret nga doli, që mbylli çdo gojë Ky në shkollë s’ka qenë, dituri ku mori Profesor s’pati, profesor nxorri. Baltë i jemi Hajdarit Qerarit Fatimes, së bijës Ahmedul Muftarit. Baltë i jemi bërë ne imam Hysenit Sadikut, Farukut, Osman Dhinurejnit. Det’i shpirtit tim tani po merr valë Lemë të shoh Resul, o Zot të qofsha falë. SHKURT 2012

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të îllojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

SHKURT 2012


SHKURT 2012

Di

59


60

Di

SHKURT 2012


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.