Drita Islame, Dhjetor 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 12 (371) | Dhjetor 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

DHJETOR 2013

Di

1


2

Di

DHJETOR 2013


DHJETOR 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 12 (371) Dhjetor, 2013 ISSN 2226-7115

5

36

Retrospektivë

8

Aktualitet

38

Personalitet

Bota kishte nevojë për një udhërrëfyes

- Stafi i KMSH-së, vizitë pune dhe përvoje në Turqi - 101 vjetori i Pavarësisë vjen ndryshe në Medresenë e Tiranës - Shfaqet dokumentari premierë "90 vjet Zani i Naltë"

Forum Nuredin Nazarko

Mbi paracaktimin dhe lirinë e të vepruarit

18

Komente & Opinione Saimir Lleshi

40

20

Dossier & Histori Edmond Sharka

Profil Fiqiret Sula

Besim Sinella, atdhetar dhe figurë e shquar e Islamit

26

Eseistikë Edison Çeraj

Dy keqkuptime në lidhje me lirinë

29

Bota jonë

30

Foto Arkiv

Besimi është dritë dhe forcë

Pjaca Fusha Çele - 1890

Vllaznimi

Hafiz Ali Podgorica

Bota jonë Fatma Karaj

A je një prind model?

42

Bota jonë Altin Torba

Ligjësitë kuranore mbi civilizimin

45

Bota jonë Xhemal Balla

Suneti i Muhamedit a.s. burim i pastër për arsimin, kulturën dhe civilizimin Islam

Tregtarët e "rastësisë"!

24

DHJETOR 2013

I forti i vërtetë

Fokus

Berati i një mbi një dritareve dhe i 30 minareve

Di

Hadith Elton Harxhi

6

14

4

32

Xhevahir i "ndryshkur"!

Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ferit Lika

48

Familja Aisa Kokiçi

Pse të rriturit nuk i kuptojnë adoleshentët?

50

Shëndeti Irfan Yilmaz

Jemi ne Beni, mushkëritë e tua!

52 54

Kuriozitete

- Kombinimet e duhura dhe ato që duhet të shmangen

Faqja juaj Hysen Kobellari

Varka e jetës dhe dy rremat

56

Faqja juaj Osman Xhili Shoku ynë i klasës


Editorial

FERIT LIKA

XHEVAHIR I “NDRYSHKUR”! Lamë pas edhe një vit, ashtu siç lamë pas kujtimet, ëndrrat, dëshirat e çdo gjë tjetër që nuk kthehet më. Në të këtillë kohë është momenti ku gjithsecili bën një analizë brenda tij, se sa prej objektivave të tij arriti, sa i përmbushi dhe sa u përpoq për to. E në mjegullinë e mendimeve, pikëpyetjeve e dilemave, gjithmonë ka gjëra akoma më shumë për të bërë. Në horizontin e vështrimit asnjëherë nuk arrihet fundi, pasi sapo ti shkon aty, një tjetër fund shfaqet dhe humbet në largësinë e mendimit. Përveç këtij kalkulimi të së shkuarës, vjen edhe një moment tjetër, se cilat janë objektivat për të ardhmen, ç’është më e rëndësishmja a duhet të kemi një qëllim, apo le të rrjedhë jeta në drejtimin e saj, pa e vrarë shumë mendjen. Edhe pse duket si një mënyrë e arsyeshme e të menduarit, njeriu nuk do të mund të ecë pa piketa, pa orientime, përndryshe do të humbiste në vorbullën e dynjasë. Kur them duhet të ketë piketa orientimi, nuk kam parasysh planifikimin e së ardhmes, por qëllimin ekzistencial që njeriu i vë vetes, idealet, dhe jo dëshirat materiale e arritjen e suksesit të përkohshëm. Një tjetër vit, i panjohur për ne, po pret në pragun e derës, duke vështruar me një shikim qortues, sikur do të thotë se, edhe mua do të më shpërdorosh ashtu sikur bëre me vitin paraardhës dhe me të gjithë vitet e tjera që shkuan në jetën tënde ashtu pa u vënë re, nën mjegullën e hutimit e nën përgjumjen e kësaj bote? Edhe këtë herë do të ngrysësh netët pa bërë asgjë për shpirtin tënd? Do t’i gdhish sërish mëngjeset me dëshirën e madhe për të përfituar sa më shumë nga të mirat e këtushme, duke e ditur që ato janë kalimtare? Do të harxhosh kohën kafeneve e në punë do të dukesh sa për sy e faqe? Jo miku im, nuk është ky qëllimi i jetës, nuk është kjo ajo që duhet të bësh. Përkundër kësaj, ky vit që po largohet nis të flasë akoma edhe më ashpër. Gjithë vitin e mbushe stomakun, kënaqe egon, por harrove shpirtin, atë e le të uritur, atë ti e le të mënjanuar, të vetmuar, i mbylle derën në momentin që u dhe pas kënaqësive të kësaj bote, i mbylle derën në momentin që mendove e punove vetëm për përfitim material, duke e lënë atë të vuajë. Për t’i shpëtuar këtyre vuajtjeve shpirtërore, u zhyte herë pas herë në qejfe apo argëtime nga më të tepruarat. Ndonjëherë ia dhe veten alkoolit, e herë të tjera u zhyte në kënaqësitë trupore të mishit, e herë të tjera shkove deri në përdorimin e drogës, me dëshirën e vetme për të mos qenë më aty, për të shkuar në hiçmosgjë. Krejt çakërrqejf, i dalldisur në një jetë krejtësisht boheme, u orvate si e si të mos mendoje e të mos ndjeje asgjë për fundin tënd, e pra të jesh i sigurt se ai fund do të vijë. Po me zemrën ç’bëre? Harrove që duke kënaqur egon tënde, zemrës i dhe goditjen më të fuqishme, e lëndove, dhe e tkurre, në strofullën e saj mes kraharorit. A mendove se zemra jote

është vetëm për të pompuar gjak e përmes kësaj të vërë trupin në lëvizje, të të bindet ty? Jo miku im, ashtu siç ti ke nevojë për ushqim edhe ajo ka. Nuk është funksioni i saj vetëm pompimi i gjakut, ajo kërkon të dashurojë, të dashurojë sublimen dhe jo materialen, të dashurojë hyjnoren dhe jo tokësoren. Nëse ka një gjë që të mund ta shpëtojë atë prej shqetësimeve, e që do ta nxjerrë në bregun e shpëtimit, duke e bërë atë një burim të pashtershëm shprese, ai është besimi. Një burim i fortë shprese me të cilin njeriu mund t’i largohet përherë botës së tij të ngushtë për t’u hapur drejt bukurive të pashtershme të amshimit. Mendo pra, ktheje botën tënde të ngushtë në një botë të gjerë saqë të mbështjellë gjithë universin. Braktise truporen që të shpëtosh prej kafazit të lëkurës, aq sa të ngrihesh në gradën më të lartë shpirtërore, aq sa syri të mos ta shohë më mëkatin, aq sa veshi mos ta dëgjojë, aq sa zemra ta urrejë atë. Vetëm falë kësaj drite që besimi i përfton jetës, do të mund ta shohësh të shkuarën dhe të ardhmen të ndriçuar, sepse sido që të jetë e shkuara nuk është një varrezë e frikshme, e as e ardhmja një humnerë e thellë. Sa herë u lëndove nga kjo botë, sa herë u zhgënjeve, kur nuk u përmbushën pritshmëritë e tua, sa herë miqtë të kthyen shpinën, e ti përpiqeshe të gjeje justifikim në vetvete, përpiqeshe të bëje llogaritë dhe të gjeje fajtorin. Sa herë të lënduan zemrën dashuritë e kësobotshme? Akoma nuk ke kuptuar se kështu po e nxjerr nga funksioni atë të shkretë zemër që po të pulson në kraharor, akoma nuk e kuptuar se çdo gjë në këtë botë është kalimtare, çdo dashuri do të vdesë, e kur të ndodhë kjo, çfarë do të bëjë shpirti yt? Kë do të dashurojë zemra jote? Sigurisht ti nuk e ke menduar se shërimi i saj është vetëm te sublimja, sepse po ta kishe kuptuar do ta kishe dashuruar atë marrëzisht e asnjë dashuri tjetër nuk do të të hynte në sy. Eh, të hidhura ishin alët e mia. Nuk e prisje këtë nga një vit në largim? Më ndje nëse të lëndova, por më shumë se ç’e ke lënduar ti veten, unë nuk do të denjoja ta bëja kurrë?! Do të të them edhe diçka të fundit përpara se të largohem, ndoshta kjo do të të pëlqejë, ndoshta jo. Pavarësisht këtyre që të thashë në të vërtetë ti je një xhevahir, një xhevahir që veten nuk e njohe kurrë, që nuk ia dite vlerën, duke e lënë atë të “ndryshket”, nga pisllëku i kësaj bote! Sepse, nëse nuk e ke kuptuar akoma, kjo botë ngrihet mes errësirës dhe dritës, mes së kotës dhe të dobishmes, mes së mirës dhe së keqes. E ndërsa vitet ikin ashtu njëri pas tjetrit nxitimthi si një lum i rrëmbyeshëm teksa zbret rrëpirave të thukëta të kësaj toke, lypset që ne të zbulojmë vetveten, ta gjejmë dhe ta njohim atë, kush jemi? E më pas të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt së nesërmes që na pret, ku duhet të zgjedhim mes dritës apo errësirës! DHJETO R 2013

Di

5


Fokus

BOTA

KISHTE NEVOJË PËR

UDHËRRËFYES Përpara katërmbëdhjetë shekujsh këtë botë e nderoi njeriu që do të ndryshonte rrënjësisht këndvështrimin e çdo gjëje. Katërmbëdhjetë shekuj më parë në Mekë lindi njeriu më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit, lindi drita udhëzuese drejt së vërtetës. Lindi më i dashuri i Allahut, më i dashuri i njerëzve, Muhamedi (a.s.). Lindi i dërguari i fundit, por që ishte i pari. Lindi më bujari, më i përkryeri, më i vyeri... Lindi krijesa më e dashur e t’ Madhit Zot. Lindi më i madhëruari, më i merituari, lindi më i lavdëruari. Ibrahimi a.s. u lut që ai të vinte. O Zoti Ynë- tha. -Nxirr prej tyre dikë, që ajetet e Tua t’u lexojë, atyre librin dhe urtësinë t’u mësojë, dërgo një profet që t’i pastrojë! Isai (a.s.) e përshëndeti dhe ardhjen e tij lajmëroi. “Priteni po vjen Ahmedi, botës po i vjen rahmeti”- tha dhe që ai të vinte shkoi. Hatixhja, Aliu, Zejd bin Harithe, Ebu Bekri, Osmani, Abdurrahman bin Auf, Sa’d bin Ebi Vakkas, Talha dhe Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) do ta besonin atë të parët dhe do ta ndiqnin me besnikëri marramendëse deri në fund të jetës së tyre. Mënyra se si ai kishte jetuar deri në të dyzetat i kishte magjepsur këta heronj të Islamit dhe do ta pranonin pa hezitim mesazhin e sjellë prej “El-Eminit”- mikut të tyre besnik. Jasiri dhe e shoqja Sumeje do të ishin dëshmorët e parë të kësaj rruge të

6

Di

DHJETOR 2013

ndritshme që ai solli. Hamzai dhe Omeri do ta gëzonin pamasë Profetin e brengave me hyrjen e tyre në Islam. Duaja e Habibullahut, Muhamed Mustafasë do të shkrinte akujt e zemrës së Omerit r.a dhe do t’u jepte një frymëmarrje të qetë muslimanëve të parë. Mbreti kristian Nexhashiu do të mahnitej nga mesazhet e tij, të transmetuara nga nxënësi guximtar i Profetit, Xhaferr bin Ebi Talib. Profeti Muhamed (a.s.) fitoi dhe “pushtoi” mendjet, arsyet, zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai u bë i dashuri i zemrave, mësuesi i mendjeve, lideri i shpirtrave dhe udhëzuesi i arsyeve. Krahas të qenit jashtëzakonisht i thjeshtë e modest, ai ishte tejet impresionues dhe magjepsës. Dijetarit hebre Abdullah bin Selamit i mjaftoi ta shihte Profetin tonë dhe të lidhej përjetësisht me kauzën e tij. “Në këtë fytyrë nuk ka gënjeshtër”, do të thoshte ai dhe do ta ndiqte nga pas për gjithë jetën më të dashurin e zemrave njerëzore. Ai ishte Profeti i të gjithëve; i të bardhit, i të ziut, të sëmurit e të shëndoshit, i lindjes e i perëndimit, i të gjithë njerëzimit. Ishte përherë në përpjekje për shpëtimin e bijve të Ademit. Po edhe umeti nuk e harroi kurrë atë. Sa herë të kujtohet ai, zemrat e besimtarëve dridhen ëmbël me ngazëllim prej butësisë së begatë të qenies së tij dhe pas kaq shumë kohësh në zemrat e myslimanëve ka gjetur strehë ndjenja


Nga mëshira e tij patën përfituar edhe armiqtë më të betuar. Aq shumë i pat hapur krahët e mëshirës ai saqë prej saj do të përfitonte edhe Vahshiu, personi që vrau xhaxhain e tij të dashur Hamzain, do të përfitonte edhe Halidi, Amr bin Asi, Ikrime, Ebu Suani dhe shumë e shumë të tjerë që s’kishin lënë gjë pa i bërë të Dërguarit të Allahut deri atë ditë.

e dashurisë për Profetin e fundit dhe, sa më shumë kalon koha, aq më tepër rritet vlera e tij e pamohueshme. Bilal Habeshiu, Ebu Fukajha, Habbab bin Eret dhe Umm Abis, Nahdije dhe Dhinnira në sajë të tij do të trajtoheshin si njerëz, do të liroheshin nga zinxhirët e skllavërisë dhe për më tepër do të bëheshin shembuj të qëndresës, sakrificës, besnikërisë... Profeti Muhamed (a.s.) është edukatori me ndikimin më të madh i të gjitha kohërave dhe se, ndikueshmëria e tij edukative është më e madhja e të gjitha kohërave! Duke i vënë gjoksin çdo zakoni të keq dhe injorant, Profeti e ktheu një periudhë errësire në shekull të dritës! Mes pjesëtarëve të familjes, ai ishte një kryetar familjeje i pashoq. Mes shokëve, ai ishte një prijës dhe mësues i mrekullueshëm i cili, me qëndrimet e buta vëllazërore, dinte shumë mirë të futej në zemra. Ai ishte një udhëzues i pashoq që kurrë nuk i zhgënjente dhe nuk i thyente ata që i shkonin pas. Ai ishte një ligjërues mbret i alës, një gjykatës mjeshtër gjykimi, një kryetar shteti i mrekullueshëm dhe një strateg ushtarak që nxirrte fitore nga humbjet. Nga mëshira e tij patën përfituar edhe armiqtë më të betuar. Aq shumë i pat hapur krahët e mëshirës ai saqë prej saj do të përfitonte edhe Vahshiu, personi që vrau xhaxhain e tij të dashur Hamzain, do të përfitonte edhe Halidi, Amr bin Asi, Ikrime, Ebu Suani dhe shumë e shumë të tjerë që s’kishin lënë gjë pa i bërë të Dërguarit të Allahut deri atë ditë. Ku ecte ai çelnin trëndafilat, kur fliste ai edhe era heshtte, kur ai buzëqeshte shuhej etja e të eturve, zemrat rrihnin dhe rrahin me gëzim, shqetësimet harroheshin. Ishte kjo atmosfera që shokët e tij, sahabët ndjenin në praninë e tij. Këto ndjenja pushtonin këdo që binte në kontakt me të, përveç të betuarve të rrugës së të keqes, inatit, urrejtjes dhe mohimit. Sa bukur shprehet Busajriu në poemën plot mallëngjim për më të dashurin njeri, profetin Muhamed paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: Musab bin Umejri do të braktiste

pasurinë, rehatinë, komoditetin dhe përkujdesjen që kishte në familjen e vet dhe do të rendte pas të Dërguarit të Allahut, do të ndahej prej tij po me urdhër të Profetit për të përçuar mesazhin që ai solli. Musabi do të ndiqte hap pas hapi udhëzuesin e tij të dashur deri në Uhud ku ra dëshmor për të qenë në botën tjetër përherë me të. Është në sajë të tij që nga një bashkësi beduinësh shpërtheu jashtë një kuadër diturie që e ndriçoi njerëzimin dhe i mbuloi botët në dritë për katërmbëdhjetë shekuj me radhë dhe, në dashtë Allahut, do ta ndriçojë gjer në Kiamet. Arkitektët e kulturës perëndimore dhe më të shquarit e asaj bote do të përuleshin me respekt përballë madhështisë së profetit të fundit, Muhamedit, paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Bismarku, Napolon Bonaparti, Shopenhaueri, Volteri, Gëte, Bernard Shou, La Martini, Tolstoi e mijëra figura të tjera të rëndësishme të qytetërimit perëndimor kanë ngelur të detyruar të pranojnë lartësinë dhe gjenialitetin e tij, dhe, duke shprehur nevojën që bota ka për frymën që ai solli, e vlerësojnë atë si më të madhin njeri të historisë njerëzore. Të tillë e ka krijuar Allahu atë. Ai është dërguar prej Tij. Profeti Muhamed (a.s.) hap e zbulon enigmën që fsheh misterin e krijimit të botës, hap magjinë e sofistikuar të sekretit të gjithësisë, e zbërthen atë dhe u jep përgjigje të pranueshme atyre pyetjeve që i janë bërë gjithkujt dhe kanë pushtuar çdo mendje, duke e bërë të mahnitet: Çfarë je? Nga vjen? Ku shkon? Le ta duam Atë ashtu siç nuk kemi dashur asgjë tjetër në këtë botë, sepse është ai që na bëri të njohim Krijuesin tonë të vërtetë, që të njohim Allahun dhe sepse ai është Habibullahu, i dashuri i Zotit të botëve. Ai është drita e syve, ilaçi i shpirtrave, mbreti i zemrave. E ndërsa ditët lindin dhe perëndojnë, vitet dhe shekujt kalojnë, mesazhet e sjella prej Profetit Muhamed (a.s.) do të mbeten të përjetshme! DHJETOR 2013

Di

7


VENDI

Aktualitet

Stafi i KMSH-së, vizitë pune e përvoje në Turqi Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, ishte për një vizitë pune në Turqi në datat 4-10 nëntor 2013. Gjatë qëndrimit njëjavor, delegacioni u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Diyanetit të Turqisë, Mehmet Görmez. Në alën e tij dr. Görmez e vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera që karakterizojnë dy popujt tanë. “Ne asnjëherë nuk e kemi ndarë veten nga ju. Kemi një histori të përbashkët dhe prej saj kemi shumë gjëra që mund t’ua transmetojmë brezave”, u shpreh dr. Görmez. Takime u zhvilluan gjithashtu me drejtues të Vakfit të Diyanetit, strukturë që vepron nën Diyanetin e Tur-

qisë, e cila ka një kontribut të madh në vende të ndryshme të botës si dhe me drejtues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), me qendër në Ankara, duke pasur si synim njohjen nga afër me veprimtarinë e tyre shumëplanëshe. Nën kujdesin z. Shaban Ishlek, përfaqësues i Diyanetit të Turqisë në Shqipëri, anëtarëve të delegacionit iu krijua mundësia të bashkëbisedojnë me myftinj, imamë, akademikë, dekanë, drejtues medresesh, të cilët, përveçse i njohën me historikun e veprimtarinë e institucioneve të tyre, nuk përtuan për asnjë çast t’u përgjigjen pyetjeve të tyre, madje dëgjuan me interes e morën informacion edhe për ritmet e zhvillimit të Islamit dhe

aktivitetin e institucioneve islame në vendin tonë. Një takim i veçantë ishte edhe ai me myftiun e Konias, z. Şükrü Özbuğday. Në takimin e zhvilluar me delegacionin, myftiu Özbuğday shprehu respektin dhe vlerësimin e tij për shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz që e duan dhe e jetojnë besimin e tyre. Gjatë bisedës me miqtë nga Shqipëria, myftiu Özbuğday u shpreh: “Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi”. Gjatë qëndrimit në Konia, delegacioni vizitoi Qendrën e Specializimit të Kuadrit Fetar, ku u njoh me kontributin e këtij institucioni dhe punën domethënëse të stafit të tij për përga-

8

Di

DHJETOR 2013


sa të pashlyera në kujtesën e anëtarëve të delegacionit. Kjo pasi atje gjetën mikpritjen, respektin, dashurinë, vullnetin e mirë për të ndihmuar pa u kursyer në fushën e zhvillimit e të ndryshimit në çdo aspekt. Vlerësimi dhe respekti i Kryetarit të Diyanetit, i kryetarit të Vakfit të Dyanetit, i përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), i myftiut të Konias, shoqërimi dhe drekat e darkat e shtruara për nder të delegacionit, qenë simbol i asaj mikpritjeje që ata e kishin dëgjuar, por që tani po e preknin dhe vetë. Nënkryetari Gazmend Aga, në cilësinë e kryetarit të delegacionit, falënderoi në emër të kryetarit të Ko-

munitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça të gjithë mikpritësit, për këtë ftesë bujare, e cila, siç u shpreh ai, kristalizon edhe më fort bindjen se miqësia dhe vëllazëria e dy popujve tanë nuk njeh kufij. Po ashtu ai u shpreh: “E ndjejmë të domosdoshme të falënderojmë dy shoqëruesit tanë, z. Shaban Ishlek dhe z. Emin Yilmaz, punonjës të Diyanetit, për koordinimin e kësaj vizite dhe këmbënguljen e tyre që ne të përfitojmë sa më shumë prej eksperiencës shumëvjeçare të një vendi si Turqia, në fushën e shërbimeve fetare, përvojë e cila kam bindjen do na vlejë në punën tonë në vazhdim”.

titjen dhe kualifikimin e punonjësve fetarë. Bisedat e ngrohta dhe alët dashamirëse në adresë të njëri-tjetrit, treguan edhe një herë lidhjen e fortë dhe vëllazërore mes njëri-tjetrit, si vëllezër në besim dhe si njerëz me histori dhe të kaluar të përbashkët. Kjo vizitë shërbeu në të njëjtën kohë edhe si përvojë njohëse me institucionet fetare dhe objektet e trashëgimisë historike e kulturore, në mesin e tyre vizita në xhaminë Koxhatepe dhe xhaminë Haxhi Bajram në Ankara, xhaminë dhe kompleksin e Xhelaludin Rumiut në Konia, të cilat e bënë edhe më tërheqës këtë udhëtim. Mikpritja e vëllezërve turq la mbreDHJETOR 2013

Di

9


101 vjetori i Pavarësisë vjen ndryshe në Medresenë e Tiranës 101 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë e veçantë kjo për të gjithë shqiptarët, solli një atmosferë festive në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në historinë e vendit, Medreseja e Tiranës organizoi një program festiv, ku morën pjesë nxënës e mësues si dhe shumë të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë. Më pas kori i shkollës entuziazmoi akoma më shumë të ftuarit me pjesët teatrale të përgatitura nga vetë ata. Ky pasqyrim u bë më konkret me vënien në skenë të figurave dhe personaliteteve të shquara historike shqiptare, si: Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, e shumë të tjerë. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni. Në alën e tij përshëndetëse, z. Muça uroi drejtuesit e kësaj medreseje për punën e shkëlqyer që po bëjnë për edukimin e brezit të ri me frymë fetare

10

Di

DHJETOR 2013

e atdhetare. Gjithashtu z. Muça uroi të gjithë shqiptarët për këtë ditë të madhe, teksa theksoi se, “kjo është ngjarja më e rëndësishme për kombin shqiptar dhe si e tillë duhet respektuar e festuar me të gjitha nderimet që i takon”. Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe drejtorët e shkollës Hiqmet Patozi dhe Omer Çallësh. Ndër të tjera Patozi u shpreh: “Shqipëria është një vend me histori të lashtë dhe vendi ynë do të ecë, ashtu kanë thënë rilindësit dhe ashtu ka dashtë Allahu”. Ndërsa z. Çallësh tha: “Festa e pavarësisë ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj dhe ju uroj thellë nga zemra gëzuar të gjithëve 101 vjetorin e pavarësisë!” Programe të tilla janë kthyer në traditë tashmë jo vetëm për Medresenë e Tiranës, por për të gjitha medresetë shqiptare.


Shfaqet dokumentari premierë "90 vjet Zani i Naltë"

Personalitete të botës akademike, fushës së shkencës, fesë, artit dhe kulturës, ndoqën ditën e shtunë me dt. 30 nëntor 2013, shfaqjen premierë të dokumentarit “90 vjet Zani i Naltë”në Kinema Millenium, Tiranë. Në alën e hapjes Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, u shpreh se gjatë 16 viteve të jetës së saj, revista “Zani i Naltë” botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së pas pavarësisë. “Kjo revistë pati një rëndësi shumë

të madhe jo vetëm për edukimin fetar të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar”, nënvizoi z. Muça. Ai gjithashtu shtoi se “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rithemelimin e vet në 1990, pas disa kohësh nxori gazetën “Drita Islame”, ku për 20 vjet, ajo u bë e pandarë nga dashamirët dhe lexuesit e vet të shumtë. Viti 2012, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët, edhe për Komunitetin Mysliman, ishte një vit plot aktivitete, konferenca dhe botime të rëndësishme me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Krahas këtyre në janar 2012 gazeta Drita Islame u kthye në një revistë të përmuajshme, dhe në Tetor 2012 pas disa dekadash ndërprerje, u rikthye edhe revista shkencore Zani i Naltë”. Në përfundim z. Muça i uroi jetë të gjatë Zanit të Naltë, si dhe çdo iniciative që i shërben dijes dhe kulturës. Ndërsa drejtori dhe kryeredaktori i revistës z. Genti Kruja, theksoi se, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave islame dhe kombëtare. “Një vit më parë kur ne të gjithë përkujtonim 100 vjetorin e shtetit shqip-

tar, jo rastësisht Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, vendosi të rithemelojë organin e vet të parë zyrtar, revistën Zani i Naltë. Sot, pas më shumë se një viti kemi botuar numrin e pestë të revistës, ku në 600 faqe artikuj shkencorë, dhjetëra studiues dhe personalitete akademike, shpalosën dijet dhe punën e tyre, në fusha tilla si shkenca islame, shkenca sociale, sociologji, filozofi, psikologji, histori, shkenca komunikimi, shkenca ekzakte, jurisprudencë, gjuhë-letërsi, mjekësi, etj., duke u bërë kështu një vlerë e shtuar në bibliotekat shqiptare”, u shpreh më tej z. Kruja. Dokumentari me skenar të gazetarit Genti Hazizi dhe drejtorit të revistës “Zani i Naltë”, z. Genti Kruja, është pritur me mjaft interes nga publiku dhe studiuesit. Ky realizim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nxjerr në pah kontributin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që revista “Zani i Naltë” ka patur në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe atë shoqërore të shoqërisë shqiptare përgjatë gjithë viteve që ajo ka ekzistuar. Tashmë revista “Zani i Naltë” është rikthyer sërish në jetë për të vazhduar me të njëjtin mision që nisi 90 vite më parë.

DHJETOR 2013

Di

11


PRISHTINË

Libri mbi kontributin e prijësve mysliman

12

Libri “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, botim i tre Bashkësive Islame në trojet shqiptare, KMSH, BIK dhe BFIM, është promovuar më 14 nëntor 2013 edhe në Prishtinë. Në ceremoninë e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, në sallën e konferencave të Fakultetit të Shkencave Islame, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nënkryetari Bujar Spahiu, drejtori i Kulturës Genti Kruja dhe drejtori i Medias Agron Hoxha.

që përpjekjet tona të pasqyrojnë sadopak atë ambient fetaro-patriotik nga i cili edhe sot mund të nxjerrim mësime dhe mund të marrim shembuj për të ndërtuar një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne dhe pasardhësit tanë. Sot brezat e rinj, kanë një motiv më shumë për t’u ndjerë krenarë me jetën dhe veprën e intelektualëve të nderuar dhe hoxhallarëve të shquar shqiptarë, të cilët punuan dhe vepruan gjatë gjithë jetës për të mbjellë harmoni, dije, përkushtim, kulturë, qytetari dhe mbi të gjitha paqe në shoqëri. Shqiptarët, sot më shumë se kurrë duhet të ndje-

Nënkryetari Spahiu në alën e tij përcolli përshëndetjet e kreut të KMSH-së Haxhi Selim Muça dhe u shpreh se është një nder i madh për të, që të marrë pjesë në aktivitete të tilla ku përmendet një nga periudhat e ndritura si dhe figurat nga më shquara të kombit shqiptar, të cilët ndriçuan rrugën tonë deri më sot. “Ne sot nderojmë dhe promovojmë gjurmët e ndritshme dhe kontributet e vyera të personaliteteve shqiptare të kulturës islame në formësimin e identitetit tonë kombëtar në një periudhë të rëndësishme kombëtare. Libri që po promovojmë, është fryt i punës së 40 studiuesve që vitin e kaluar shpalosën dhe nxorën në dritë kontributin e jashtëzakonshëm të ulemave dhe hoxhallarëve, në forcimin e vetëdijes kombëtare”, u shpreh z. Spahiu. Më tej ai nënvizoi se “detyra dhe obligimi ynë kundrejt këtyre personave është shumë i madh prandaj lusim Zotin

hen krenarë për këta burra të shquar, që na mësuan dhe na mëkuan çdo të mirë për jetën e sotme dhe të përtejmen.” Ceremoninë e përshëndetën edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup Faredin Ebibi. Pas alëve përshëndetëse, aktiviteti ka vazhdduar me referatet përkatëse nga Prof. Dr. Gazmend Rizaj, Prof. Dr. Sabile Keçmezi - Basha dhe Resul Rexhepi. Më herët libri “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” është promovuar në Tiranë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Libri përmbledh punimet e konferencës shkencore mbarëshqiptare me të njëjtin emër, të zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28-29 shtator të vitit 2012, në Tiranë.

Di

DHJETOR 2013


SHKUP

në promovohet në Prishtinë dhe Shkup Libri “Kontributi i prijësve mysliman në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, u promovua edhe në Shkup nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28 nëntor 2013 Pjesëmarrës në këtë promovim ishin kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, Sekretari i BFI, H. Afrim f. Tahiri, Kryetari i Kuvendit të BFI, krerët e Myftinive të BFI,

për të promovuar një sërë korpus punimesh historike dhe akademike që sjellin personalitetin dhe kontributin e heronjve tanë kombëtarë, dijetarëve tanë islam me në krye Ismail Qemal bej Vlorën, Haxhi Vehbi Dibrën dhe shumë të tjerë. Sot shohim dritën e botimit material arkivore të panjohura deri më sot". Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi theksoi se: “Ndriçuam rolin e tyre në profile të veçantë të ulemave shqiptarë të cilët me veprat e tyre dëshmuan

Dekani i FSHI, Drejtori i Medresesë Isa Beu, personalitete të shquara, profesor, student media përfaqësues nga sektori civil, etj.

si prijës bën bujë dhe emër në histori. Është kënaqësi të flasësh për ulematë gjegjësisht dijetarët tanë që na ndriçuan rrugën tonë.”

Në alën e tij përshëndetëse nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga theksoi : “Duke i analizuar vetëm titujt e këtyre referateve pa hyrë në përmbajtje duket qartë preokupimi, përpjekja, sakrifica dhe vetëmohimi i baballarëve të kombit për Shqipëri të lirë dhe një komb shqiptar të vëllazëruar."

Në alën e tij përmbyllëse Sekretari i Përgjithshëm i BFIsë, Afrim ef. Tahiri vlerësoi punën e bërë nga Bashkësitë Islame të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehu dëshirën që ajo të vazhdojë edhe më tej në të gjitha sferat me intensitet edhe më të lartë, e njëherazi botimi i këtyre dy veprave paraqesin vlera kapitale për shoqërinë tonë, duke bërë thirrje që në simpoziumin e ardhshëm të mblidhen edhe më tepër hulumtues dhe shkencëtarë që të zbardhin veprën e madhe të prijësve myslimanë.

Ndërsa Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman Ef. Rexhepi u shpreh: “Karvani i përmbledhjes së punimeve, që filloi në Tiranë, vazhdoi në Prishtinë sot është ndalur në Shkupin e dardanisë, në të kaluarën kryeqytet i vilajetit të Kosovës,

DHJETOR 2013

Di

13


Forum

NUREDIN NAZARKO

MBI PARACAKTIMIN DHE LIRINË

E TË VEPRUARIT

A është njeriu i lirë për të vepruar apo jetesa e tij është thjesht një nënshtrim ndaj fatit të paracaktuar? Kjo është padyshim një nga çështjet për të cilat shpeshherë qenia njerëzore rreket të gjejë një përgjigje e cila do t’i ofronte shpjegimin e duhur dhe do ta qetësonte jo pak në lidhje me ankthin e përgjegjësisë së vendimmarrjes për të vepruar. Njeriu është i hedhur, i zbritur në botë dhe i duhet që jetën e tij, në kufijtë e përkohësisë, ta ndërtojë në një bashkëveprim të pazhbëshëm me botën që e rrethon. Ky

14

Di

DHJETOR 2013

bashkëveprim është i pashmangshëm për njeriun, pasi që ai as që do të mund të jetonte qoftë edhe për një çast të vetëm në qoftë se do të gjendej në një botë që nuk është si kjo botë. Të gjendur në këtë botë ku rregullsia është strikte dhe ekuilibrat mbi të cilat ajo qëndron të pandryshueshëm, natyrshëm që njeriu mund të pyesë se përse kjo botë është kështu siç është dhe nuk mund të ishte ndryshe nga sa është? Ndoshta njeriu rreket të përfytyrojë se si do të ishte bota dhe jeta në të në qoftë se ajo do të ishte ndryshe. Pa-


varësisht variacioneve të përfytyrimeve, njeriu e ka të qartë se bota me të cilën ai duhet të ndajë çastet e tij jetësore është bota më e mirë e mundshme. Harmonia që shfaqin të gjitha pjesët e së tërës në bashkëveprim me njëra tjetrën për të dhënë të tërën është tejet impresionuese. Kjo harmoni që shfaq universi, shfaqet edhe tek harmonia e funksionimit të njeriut nga aspekti biologjik. Biologjikisht njeriu funksionon mrekullisht. Çdo gjë në vendin e vet, Çdo gjë në vendin e duhur. Secila pjesë biologjike e organizmit funksionon në një mënyrë tërësisht të përcaktuar dhe është absolutisht e pamundur që ta devijosh nga funksioni i përcaktuar. Çdo pjesë e shkëputur nga tërësia e organizmit nuk mund të funksionojë e vetme. Funksioni i gjithsecilës është i ndërvarur dhe i lidhur pazgjidhshmërisht me pjesët e tjera. E në qoftë se ne përpiqemi të ndërhyjmë në bazamentin (ADN) e kësaj mrekullie, do të kemi vetëm pasoja negative. Nisur nga sa thamë rezulton që funksioni i dimensionit fizik të njeriut të funksionojë sipas një rregulli qartësisht të paracaktuar dhe të pandryshueshëm. Çdokush që ka marrë mundimin të lexojë dhe

një manual të thjeshtë të anatomisë njerëzore, do ta ketë të qartë mrekullinë fizike të njeriut. Por çështja komplikohet dhe korkolepset kur zbresim në fushën e veprimeve njerëzore. Në qoftë se njeriu jeton në një botë e paracaktuar të funksionojë ashtu siç funksionon, a është ai i lirë të veprojë apo veprimet e tij janë domosdoshmëri e realizimit të paracaktimit të mëhershëm? Njeriu teksa sheh se bota ku ai jeton, është e mbushur plot me të këqija dhe zullume mendon se në qoftë se kjo botë është më e mira e mundshmja ku njeriu jeton, atëherë përse të mos ishte më e mira e mundshmja edhe për sa i përket fushës së veprimeve? Përse ky rregull, kjo harmoni që gjendet në univers dhe në botë të mos mbizotërojë edhe në veprimin njerëzor? Përse bota e veprimit njerëzor funksionon në këtë mënyrë dhe jo ndryshe? Përse të mos mbizotërojë e mira, por e keqja dhe zullumi kanë dalë qartas mbi sipërfaqe? E në qoftë se e keqja po dominon a është atëherë vallë kjo bota më e mire e mundshme ku duhet të jetojë njeriu për të përmbushur statusin e tij si qenie në botë? E në qoftë se njeriu shtron të tilla pyetje atëherë pyetja që shtrojmë këtu është se përse njeriu shtron të tilla pyetje? Shtrimi i të tilla pyetjeve tregon se njeriu kërkon të gjejë një kuptim, të marrë një shpjegim, për gjithë sa ndodh rreth tij. Gjetja e një kuptimi se përse bota e veprimit është kjo që është ndoshta do ta çlironte nga shqetësimi se përse dominon e keqja dhe gjithashtu do të merrte një përgjigje edhe mbi mundësitë e së mirës për të predominuar mbi të keqen. Tashmë është më se e qartë që bota ku jetojmë nuk është botë e një dimensioni, por botë ku përplasja e të kundërtave është rregulli bazë mbi të cilin ngrihet veprimi njerëzor. Në qoftë se konflikti i të kundërtave, kontradikta e të kundërtave është rregulli bazë a mundemi ne që ta ndryshojmë këtë rregull dhe këtë ligjësi? Por njeriu sërish mund të pyesë se përse duhej që gjërat të funksiononin sipas kësaj ligjësie dhe jo ndryshe? Për të marrë një përgjigje le t’i kthehemi zanafillës së historisë njerëzore sipas burimeve religjioze. Njeriu i parë i cili ende nuk ishte hedhur në Tokë u vendos përballë një vendimmarrje. Përballja me vendimmarrjen erdhi si rezultat i vendosjes përballë tij i zgjedhjes, se çfarë vendimi do të merrte. A do ta frenonte dorën e tij për të mos e zgjatur drejt asaj që i ishte ndaluar apo do ta zgjaste dorën drejt pemës së ndaluar dhe kësisoj të bëhej i përjetshëm dhe i pushtetshëm? Lufta brenda vetes për të marrë një vendim ishte e fuqishme. E panjohura qëndronte përballë tij. Dëshira për të përfituar përjetësinë dhe pushtetin prevaloi mbi ndalesën. Dora u zgjat dhe ndërmarrja e këtij akti u pasua në mënyrë të menjëhershme nga pasoja, hedhja në botë dhe vdekja (jo si ndëshkim për shkeljen e kryer) si ura e vetme për të kaluar drejt asaj nga u hodh. Njeriu sërish mund të pyesë se përse ndodhi kështu dhe jo ndryshe? Duke marrë në shqyrtim historinë e thyerjes së parë përballë fuqisë së dëshirës për përjetësi dhe pushtet shohim se njeriu i parë kishte mundësinë për të zgjedhur se në cilën anë do të qëndronte. Mundësia për të zgjedhur, jo funksionin e tij fizik apo funksionin e botës, ishte DHJETO R 2013

Di

15


bazamenti që i dha njeriut statusin njeri. Nga njëra anë qëndron ndalesa, urtësinë e së cilës nuk arrin ta kuptojë e nga ana tjetër qëndron e panjohura, e mbuluar me vellon e përjetësisë dhe pushtetit. A mund të mos e kishte zgjatur dorën njeriu i parë drejt pemës së ndaluar? Ai ishte përballë një vendimi, përballë një prove dhe përballë një përgjegjësie që buronte nga marrja e vendimit. Tashmë ai kishte të shpalosura para tij mundësitë për të vendosur se çfarë do të bënte. Do të bindej apo nuk do të bindej? Ai edhe mund të mos e kishte zgjatur dorën, por zgjodhi ta zgjaste. Zgjatja e dorës tregoi së ai ishte i lirë për të marrë një vendim pas një konsultimi të brendshëm me vetveten. Pyetja që mund të shtrohet për këtë ngjarje është se kjo liri e tij për të vendosur, ishte liri që buronte së brendshmi për të vendosur përballë dy të kundërtave, apo realizimi i kësaj lirie vjen si rezultat i realizimit të domosdoshmërisë së paracaktimit që njeriu do të jetë i lirë? Njeriu e ka të qartë se përtej planeve që bën ai për të ardhmen, jeta nuk rrjedh ashtu siç ai do të dëshironte. Kjo

16

Di

DHJETOR 2013

sepse, ajo për të cilën thur plane njeriu është pjesë e së panjohshmes nga ana e tij, pra pjesë e paracaktimit, dhe për rrjedhojë mundësia e vetme e njeriut për të marrë vendimin për një veprim është pikërisht liria për të zgjedhur. Në qoftë se nuk do të ishte e paracaktuar për të qenë i lirë njeriu nuk do të ishte më njeri, sepse njeriu është njeri pikërisht sepse është i lirë të vendosë se cilit rend gjërash duhet t’i përkasë. Në këtë mënyrë përtej dëshirave që mbërthejnë njeriun dhe e mbajnë në tension për t’i realizuar në dimensionin e të panjohshmes, rrjedha e ngjarjeve e çon drejt udhëve që ai ndoshta as që i ka përfytyruar që do t’i shkelte ndonjëherë. Këtu njeriu shfaqet i paaftë për të kuptuar urtësinë e rrjedhës së ngjarjeve, urtësi e cila nuk e lë njeriun peng të “sikur”, peng të vetvetes. Fakti që rrjedha e ngjarjeve të nxjerr aty ku mund të mos e kishe përfytyruar se do të dilje tregon qartë që njeriu përfundon aty ku Paracaktuesi e ka paracaktuar të përfundojë. Mos do të thotë kjo se përderisa aktet tona përfundojnë aty ku janë paracaktuar të përfundojnë është e kotë të përpiqemi, se për shkak të domosdoshmërisë së realizimit të paracaktimit ngjarjet e jetës së njeriut do të realizohen? Do të ishte jashtë çdo logjike, të zgjidhje të veproje sipas këtij konkludimi, pasi që edhe pse ngjarjet e jetës së njeriut janë të paracaktuara, ai nuk mund t’i largohet vendimmarrjes, sepse ajo që do të vijë është e panjohur dhe duke qenë e panjohur nuk mund të pretendosh që të heqësh dorë nga veprimi sepse kështu është paracaktuar. Po kështu nuk mund të justifikosh zgjedhjen e së keqes përpara se ta kryesh me paracaktimin, jo thjesht për faktin që ajo që do të vijë është e panjohur, por edhe për faktin që njeriut i është kumtuar vazhdimisht për të qenë në kahun e së mirës, e së drejtës, e së vërtetës dhe jo në kahun e së keqes, e së padrejtës, e së pavërtetës. Në qoftë se paracaktimi do ta detyronte njeriun për të qenë në anën e së keqes, kumtimi për të qenë në anën e së mirës, së drejtës, së vërtetës do të ishte absurd. Është absolutisht e pamundur që e Vërteta edhe ta detyrojë njeriun të jetë i keq edhe t’i tërheqë vërejtjen në të njëjtën kohë për tu bërë i mirë. Të gjendurit e njeriut përballë dy të kundërtave është prova që njeriu duhet të përpiqet për ta kaluar dhe gjithsecili është i lirë të vendosë kahjen e orientimit të tij, kahjen e veprimit të tij, edhe pse çdo gjë është fund e krye e paracaktuar. Njeriu mund të shtrojë pyetje të vazhdueshme, kinse hulumton për të kuptuar paracaktimin, por ajo që duhet të kuptojë njeriu është se me kufizueshmërinë e tij nuk mund të kuptojë Pakufizueshmërinë, me padijen e tij nuk mund të kuptojë Gjithëdijen, me dobësinë e tij nuk mund të kuptojë Gjithëfuqinë. Për rrjedhojë njeriu duhet të kuptojë që paracaktimi është një nga ato fusha që nuk mund të kuptohen përmes arsyes së kufizuar njerëzore. Disa gjëra thjesht pranohen të jenë ashtu siç janë, pa hulumtuar dhe kërkuar të pamundurën nëpërmjet mundësive tejet të kufizuara, pasi që nuk janë kompetencë e qenies njerëzore. Njeriu mund edhe të zgjedhë të mos pranojë pamundësinë e tij. Sfida është e hapur për çdokënd, por nuk duhet harruar se çfarë do të mbjellësh do të korrësh.


DHJETOR 2013

Di

17


Komente & Opinione

SAIMIR LLESHI

Tregtarët e “ Nuk e di sa kohë shkuan në xhadenë poshtë shtëpisë sime! Rruga mori me vete shumë shpirtra, njëlloj si fati i një tregtie të pandershme. Jo njësoj si zogjtë që u turrën në mëngjes për të mbledhur ushqim, pa e ditur burimin. Ne, bijtë e një tregu të rastësishëm, do të endemi edhe një herë nëpër këto pazare, si për të vënë në peshore çmimin e vlerës së shpirtrave tanë. Me se do ta masim kohën për t’i dhënë asaj kuptimin e merituar? Me qëllimin tonë? Angazhimin e kamotshëm që shndërrohet në një rreth vicioz, duke përsëritur vetveten brenda ciklit? A jemi vallë ne tregtarët e rastësisë që përveç ditës që nisim nuk e dimë kurrë se ç’përfundim përfitimesh do të sjellë fundi i saj? Kjo është dilema miku im, që vjen përpara syve të mendjes sonë njësoj si qielli i përditshëm në horizont. E gjithë çështja është se si t’i japësh përgjigje përfundimtare asaj, pa mundur gjithsesi të krijosh rehatinë e përjetshme të shpirtit. Fundja, krejt është çështja se si këtë tregti me veten dhe me botën do ta menaxhosh për të nxjerrë përfitimet më të mira. Andaj, kjo peshore precize që vjen e re nëpër

18

Di

DHJETOR 2013

histori, do të jetë fortbardhësia në atë ditë të madhe, për të treguar se jo, jo asgjë nuk humbet kështu siç pandehim shpesh herë në këtë pazar të përhershëm gënjeshtrash, më së shumti me veten, e në jo pak raste me “klientët” tanë të ditëve të gjata! Koha s’ka mbaruar, dhe një mbrëmje e vonë, krejt i vetëm do të të pllakos një heshtje marramendëse, për të t’i sjellë në tavolinë të gjitha ato momente të errëta të së shkuarës, që krijojnë mëdyshje për të ardhmen. Sigurisht, llogaritë nuk të dalin askund, sado që mjetet elektronike kanë përparuar jo pak, e sado idealja teknologjike të jetë shndërruar në adhurim social, si shenjë e progresit të paimagjinueshëm të njerëzimit. S’ka ekonomistë që t’i bëjë të gjitha këto llogari, sepse ende nuk janë numëruar “Përsetë” e aq më shumë të jetë barazuar përgjigjet e tyre! Sa më shumë ecën, aq më shumë kupton se ne jemi lavjerrës të varur në krahët e erës. Një binar qëndron i përhershëm si mbështetje për të mos u shkalafitur nëpër rrugët e mbushura plot me njerëz ose me dyzime. Ti gjendesh aty, për të bërë llogaritë e tua, ose secili në hesap të vet, një lloj


“rastësisë”! individualizimi brenda kontekstit të së përgjithshmes, si për të të kujtuar se me Zotin llogaritë janë vetëm të tuat dhe ty të takon të bësh tregtinë, të ndershme ose jo. Si çdo herë, ai që është i Vetëmjaftueshëm nuk ka pse të fitojë dhe as të humbë. Lapsi të përket ty, për të shënuar tregtinë tënde, përfitimet ose humbjet e tua. Mund të të kushtojë sa një jetë zogu e shpëtuar, ose sa 50 vite adhurim, ose sa etja e një maceje, ose sa plaga e një shpate. Nuk dihet asnjëherë se kur mund ta blesh këtë “monedhë” që të hap derën e përjetësisë. Tregtia është e vazhdueshme... Çdo çast është një mundësi, është një mirësi që të t’i nxjerrë të gjitha barazimet me përfitime të mëdha. Çdo çast mund të jetë një mëndafsh që e blen lirë dhe mund ta shesësh shtrenjtë. A jemi ne robërit e rastësisë? Ne jemi shpirtrat statuja të një qëllimi të madh, që kurdoherë e në çdo rast, jemi të etur për t’u ngjitur në shkallët më të larta të qëllimit. Ne jemi rrugëtarët e dritës, që edhe atëherë kur ndonjë poç thyhet, drita e shpirtrave tanë na mjafton për ta vazhduar rrugën tjetër. Tregtia jonë s’ka se si të jetë ndryshe, përveç

se e ndershme, dilema jonë është dilema për të mirën e më të mirës. Qëllimi jonë është skalitur mbi qiej e prej andej rrezaton për t’u dhënë energji pozitive zemrave tona. Dilemat e mëdha të progresit nuk na e pengojnë rrugën, ose më saktë i tejkalojmë pa i vënë re, sepse përtej është kandili ku duam të shkojnë, ndaj ecja në këtë errësirë të botës bëhet më e lehtë. Krijimet teknologjike janë vetëm mjete dhe kurrë qëllime, e makineritë e shumta gjithnjë në dispozicion, nuk na e zbehin qëllimin sublim, për të cilin kemi varur ëndrrat tona, dëshirën tonë më të zjarrtë, vetë shpirtrat tanë. Ne jemi bijtë e kësaj rruge që lodhjen kurrë nuk duhet ta zëmë në gojë. Ne jemi blerësit e së ardhmes pa kohë, teksa shesim të shkuarën me monedha ari, duke i dhënë asaj vlerën më të çmuar dhe jo duke e lënë të ikë në kotësi. Sa herë heronjtë lindën bash atëherë kur nuk pipëtinte asnjë shpresë?! Të heshtur e zemërbardhë, ata që vlerësuan çdo minutë të kohës së tyre, me vetëm një qëllim përfundimtar: kënaqësinë e Zotit!

DHJETO R 2013

Di

19


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

BERATI

I NJË MBI NJË DRITAREVE DHE I 30 MINAREVE POPULLSIA DHE ISLAMIZIMI I BERATIT

20

Berati, Antipatrea e antikitetit është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe qyteti më i pasur për sa i përket monumenteve historike. Emri i këtij qyteti rrjedh nga gjuha sllave ‘Belgrad’ -Qytet i Bardhë- në gjuhën shqipe ky emër u shndërrua në Berat1, ndërsa Osmanët e quajtën Belgradi Shqiptar për ta dalluar nga Belgradi sllav. Më poshtë do të tregohet shkurtimisht islamizimi i qytetit duke u mbështetur në fakte historike apo në studimet e shumta që janë bërë mbi këtë qytet, pjesë e “Memories Botërore” nën Mbrojtjen e UNESCO-s. Ardhja e Osmanëve në Berat, daton që nga fillimi i shek. XV, kështu gjatë mesit të shek. XV (1455) Berati do të ndriçohej nga drita e Fesë Islame për shekuj me radhë. Me një ferman nga Sulltan Mehmet Fatihu (Muhamed elFatih 1451-1481) Beratit iu dha një status i veçantë duke iu siguruar qytetarëve të kësaj qendre si dhe korporatave lirinë e punës, të ritit dhe zakoneve të tyre, dhe kjo do të reflektohej në rritjet që pësoi qyteti në vitet në vazhdim,2

qoftë në rritjen e popullsisë në mënyrë mjaft të shpejtë, por dhe në rritjen ekonomike dhe të mirëqenies që kishte qyteti dhe banorët e tij. Regjistrimi i parë i popullsisë së Beratit është bërë gjatë vitit 1431-1432/ 835 h në Defter-i Sancak i Arvanid, në këtë regjistrim të popullsisë dhe shumë informacioneve të tjera si shtëpitë, madje dhe të mbjellat, etj., ku Berati ishte një Vilajet në Sanxhakun Shqiptar, i cili shtrihej nga Çamëria deri në lumin Mat,3 dhe qyteti kishte në total 227 shtëpi, 175 me kryefamiljar burra të martuar, 32 kryefamiljare vejusha dhe 20 kryefamiljarë beqarë, nëse i përllogarisim, mesatarisht 7-8 anëtarë për familje, popullsia në total duhet të ketë qenë 1500-1800 banorë.4 Sipas historiografisë zyrtare shqiptare të botuar në vitin 2002; Popullsia e qyteteve shqiptare mbas vendosjes së sundimit osman kishte një rritje të ndjeshme.5 Sa i përket fesë Islame në këtë qytet, të dhënat na tregojnë se Islami ka qenë më i hershëm se osmanët në Berat.

1. Chiel, Machiel; Arkitektura Osmane në Shqipëri 1385-1912; Tiranë 2012, fq. 57-102. 2. Riza, E.; Qyteti dhe Banesa qytetare shqiptare e shek. XV-XIX,; T ranë 2009, fq. 90.

3. Historia e Popullit Shqiptar, cituar më lart, fq. 378/380. 4. Sulo, Asllan; Berati - shek. XV (Historia në Defterin Turk), Tiranë 2005. fq. 28. 5. Për më shumë shih: Historia e Popullit Shqiptar… cituar më lart, fq. 548-560.

Di

DHJETOR 2013


Për këtë çështje studiuesit na thonë se: Procesi i islamizimit, i cili ishte shfaqur edhe para sundimit të plotë të trojeve shqiptare nga osmanët, në fund të shek. XV u përshpejtua ndjeshëm veçanërisht në qytete.6 Sa i përket rrugëve të islamizimit, historiani i njohur shqiptar Prof. Ferit Duka, në një nga studimet e tij, shkruan: Islamizimi i popullsisë së qyteteve shqiptare u realizua përmes dy rrugëve: e para, nëpërmjet islamizimit të vetë popullsisë qytetare; e dyta, përmes ardhjes në qytet të elementëve të islamizuar nga rrethinat fshatare, shembullin më të qartë për këtë e gjejmë në qytetin e Beratit dhe të Elbasanit.7 Për ta mbështetur më shumë me fakte po japim një shembull konkret të konvertimit në islam të njërit nga djemtë e familjes Muzakaj; I biri i Teodor Muzakës në vitin 1437, u konvertua në Islam dhe mori emrin Jakub Bej dhe ai u bë Sanxhakbej i Sanxhakut.8 Në qytetin e Beratit në vitin 1506 pothuajse nuk dukej asnjë shtëpi e islamizuar (395 shtëpi të krishtera dhe 11 shtëpi hebraike9), ndryshe ndodh pas viteve 1519-1520 ku shikojmë banorët e parë dhe shtëpitë e para të cilat ishin konvertuar në myslimanë.10 Sipas studiuesve, Defteri i regjistrimit të livasë së Vlorës i vitit 1520, qyteti i Beratit numëron 25 lagje të krishtera dhe asnjë myslimane,11 por deri në vitin 1583 gjatë shek. XVI kishte filluar islamizimi 6. Riza,E.; Qyteti dhe Banesa …cituar më lart; fq. 33. 7. Duka, Ferit; Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët; Turqi 2003, fq. 99-100. 8. Polito, Emanuele, I Musachi di Berat (Muzakajt e Beratit), Instituto Universitario di studi Euro-Africani…; 1996, fq. 10. 9. Sulo, A. Berati - shek. XV; Tiranë 2005. fq. 60. 10. Duka, F.; Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët; fq. 101. 11. Duka, F.; Berati në kohën osmane (shek XVI-XVIII)”; Tiranë 2001, fq. 171.

i qytetit, disa oaze myslimane kishte në lagjet e krishtera të qytetit,12 kështu pra qyteti i Beratit nga 0.9 % që e kishte shkallën e islamizimit në vitin 1519, në fund të shek. XVI arrin në 60% e popullsisë.13 Në vitin 1670 pamja urbanistike e qytetit të Beratit ndryshon. Lagjet myslimane tregojnë se numri ishte rritur ndjeshëm në favor të myslimanëve. Sipas E. Çelebiut, qyteti kishte 30 mëhalla prej të cilave 19 prej tyre ishin myslimane, 10 të krishtera, dhe një hebreje,14 dhe numri i banesave kishte arritur në 2000.15 Një tjetër kalim i vullnetshëm në Islam shënohet edhe në shek. XVII, ku në një dokument të vitit 1703 përmendet Andrea Kuka nga Kalaja e Beratit, i cili me vullnet e me dëshirë të plotë paraqitet para zyrës së Sheriatit dhe bën kërkesën e tij për të kaluar në fenë Islame me emrin Hasan.16 Gjatë shek. XVIII edhe krahinat e Shqipërisë Jugore u futën në rrugën e islamizimit masiv të popullsisë. Në vitet 1753-1740 pjesa dërrmuese e banorëve të Vlorës, Beratit dhe krahinave përreth braktisën fenë Ortodokse dhe kaluan në fenë Islame.17 Gjatë periudhës kohore nga shek. XVII deri në rrënimin e besimit nga komunistët, Berati do të kishte jetën e tij të islamizuar, çdo shekull e më shumë. Në regjistrimet e vitit 1877/78 sipas të dhënave na del se 12. Duka, F., Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare; Tiranë 2009, fq. 334-372. 13. Duka, F.; Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët; fq. 102. 14. Duka F. Shekujt osmanë….cituar më lart; fq. 340 15. Për më shumë shih: Historia e Popullit Shqiptar…cituar më lart; fq. 548-560. 16. Durdia Q.; Telegrafi B.; Mehqemeja A.;Hapsira të kulturës Islame në Berat, fq. 17. 17. Duka, Ferit; Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët; Turqi 2003, fq. 106 DHJETOR 2013

Di

21


22

Sanxhaku i Beratit ka një popullsi prej 22.000 banorësh me 2.500 shtëpi, ndërsa në regjistrimet Osmane të vitit 1881/82-1893, Sanxhaku i Beratit kishte një popullsi prej rreth 157.000 banorë, ndërsa vetëm Kazaja (qendra e Beratit) kishte një popullsi prej 108.000 banorë prej të cilëve rreth 51.000 femra dhe 57.000 meshkuj, prej të cilëve mbi 72.000 ishin myslimanë dhe mbi 35.000 të krishterë ortodoksë, kishte gjithashtu dhe 36 hebrenj.18 Sami Frashëri në Kamusul Al-lam, vepër e shkruar gjatë viteve 1889-1899, për Sanxhakun e Beratit thotë se kishte 600 fshatra, 5 kaza, 4 nahije, në total 130.000 b, nga ku vetëm 34.000 banorë (26%) janë të krishterë, shumica e theksuar janë myslimanë (suni dhe bektashi). Në Berat në këtë periudhë, sipas tij, kishte 32 xhami, 12 mesxhide, shumë teqe, 1 medrese, 25 shkolla fillore dhe 1 shkolle turke. 19 Ndërsa përmbledhja e Regjistrimeve të viti 1906/07 të bërë nga Perandoria Osmane, na tregon se Berati bën pjesë në Vilajetin e Janinës, me një popullsi prej rreth 157.000 banorë, prej të cilëve 116.000 myslimanë (73%), 41.000 ortodoksë(26.5%), 36 hebrenj.20 Me sa duket që nga fundi i shek. XIX deri në Pavarësinë popullsia nuk ka patur luhatje të shumta. Mbas pavarësisë së Beratit dhe të mbarë Shqipërisë në 1912-ën, ngjarjet do të rrjedhin shpejt në dëm të shqiptarëve, ku pas përpjekjeve për pavarësi, mbas luftës diplomatike dhe me armë për mos copëtimin e trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës dhe me fqinjët (serbët dhe grekët), do të niste Lufta e Parë Botërore, dhe kështu ushtri greke,

serbe, italiane, franceze dhe austro-hungareze do të kalonin në këto troje, ndërsa qyteti i Beratit do të ishte pjesë e territorit Austro-Hungarez që kishte pushtuar vendin. Sipas regjistrimeve të bëra nga Austro-Hungarezët gjatë Luftës së Parë Botërore, konkretisht në vitin 1918, Berati rezulton me një popullsi prej 9006 banorë.21 Regjistrimet e para të popullsisë të bëra nga Shteti Shqiptar do të ishin në vitin 1923, këto na japin të dhënat e mëposhtme për Prefekturën e Beratit, e cila ka një sipërfaqe prej 3932 km2 ku në të përfshiheshin 4 nënprefektura, 5 krahina, 526 fshatra, 20533 shtëpi, me një popullsi totale prej 110.535 banorë prej së cilës 81.125 myslimanë dhe 29.410 ortodoksë, katolikë dhe hebrenj nuk ka të regjistruar. Vetëm nënprefektura e Beratit si qendër e Prefekturës kishte 132 fshatra, 7458 shtëpi, 38.029 banorë, prej të cilëve 29433 myslimanë dhe 8596 ortodoksë.22 Ndërsa prefektura e Beratit mbas Luftës së Dytë Botërore, pra në regjistrimin e bërë në vitin 1945 kishte një popullsi prej 98.885 banorë,23 janë bërë dhe regjistrime mbi bazë fetare por nuk i disponojmë këto të dhëna deri më tani. Në regjistrimet e vitit 1971 Berati me një sipërfaqe prej 1026 km2 kishte një popullsi prej 118.000 banorë.24 Regjistrimet e dekadës së fundit na tregojnë se popullsia e Beratit në vitin 2001 ishte në total 127.596 banorë me vetëm 45.486 banues në qytet dhe pjesa tjetër që jetojnë në fshat, ndërsa në vitin 2010 numri i popullsisë ka pësuar ulje, 117.066 banorë, prej të cilëve 44.175 banorë jetojnë në qytet.25

18. Kemal H. Karpat, Ottoman Popullation 1830-1914, Michigan USA 1984, fq. 146. 19. Frashëri,S. Viset Shqiptare ne KAMUSUL AL-ALAM, shqipëruar nga LOGOS-A 2004. 20. Kemal H. Karpat, Ottoman Popullation 1830-1914, Michigan USA 1984, fq. 167.

21. Telo, Ilia, Revista Demografia, Nr.1, Viti 2010, Tiranë 2010; fq. 34. 22. Selenica, Teki; Shqipëria më 1923, Tiranë 1923. 23. Gazeta BASHKIMI, Vitit II, nr. 241, 8.10.1945. 24. Vjetari Statistikor i RPSH-s 1971-1972, Drejtoria e Statistikave, T ranë 1973. 25. www.instat.gov.al

Di

DHJETOR 2013


XHAMITË E BERATIT Historiku i xhamive në Berat daton që herët, disa nga studiuesit thonë që fillimet janë paraosmane, duke parë ndërtimin e Xhamisë Fet’hije (Xhamisë së Kuqe), e cila ndodhet në rrënojat e kalasë dhe gjendet në buzë të murit rrethues perëndimor të kalasë,26 është më e vjetra në qytet, ku sipas studiuesve të Historisë së Arkitekturës Shqiptare,27 Gjergj Frashëri dhe Sulejman Dashi, kjo xhami është ndërtuar gjatë viteve 1389-1402, në kohën e sundimit të Sulltan Bajazitit I, dhe ky konkluzion del pas analizës arkitekturore që i bëhet xhamisë, ku e zakonshmja është që minaret në xhamitë me stilin osman ndërtohen në anën e djathtë të tyre (nga hyrja), ndërsa kjo xhami e ka të vendosur minaren në anën e majtë të saj që nuk është stil osman si dhe detaje të tjera arkitekurore, ndërsa studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë pasi thonë që gjatë kësaj periudhe kohore s’ka patur sulme osmane në Berat, dhe e kanë të pamundur të mendojnë që Islami në Shqipëri mund të ketë ardhur në ndonjë drejtim tjetër pos atij osman.28 Sipas Evlija Çelebiut, i cili ka kaluar edhe në Berat gjatë udhëtimit të tij në territoret Osmane në Ballkan, po ashtu dhe në trojet shqiptare, ka konstatuar se në vitin 1670 qyteti i Beratit kishte 30 xhami dhe mesxhide, 5 teqe, 5 medrese dhe 4 mektebe. 29 Disa prej tyre ishin: Xhamia e Bardhë (ndërtuar rreth vitit 1460) dhe Xhamia e Kuqe (Fet’hije) në Kala, Xhamia e Sulltan Bajazitit II në qendër (Xhamia Mbret 1492), Xhamia e Uzgurli me kube të lartë mbuluar me plumb (Xhamia e Plumbit 1553-54), Xhamia 26. Riza. E, “Qyteti muze i Beratit, arritje dhe prspektiva”, Monumentet 1990, fq. 16. 27. Për më shumë shih: Monumente historike të vendit tonë, Tiranë 1978; si dhe Historia e Arkitekturës Shqiptare, Tiranë 1979; Fillimi i artit islam në Berat etj. me autorë Gj. Frashëri dhe S. Dashi etj. 28. Meksi, Aleksandër; Arkitektura e Xhamive në Shqipëri shek. XVXIX, Tiranë 2007. 29. Informacioni gjendet në burime të ndryshme edhe në Shqip.

e Gazi Murat Pashës, Xhamia e Hysen Pashës (1670-71), Xhamia e Mushkës, Xhamia e Velabishtit (ndërtuar 172728), Xhamia e Beqarëve etj.30 Ndërsa mbas një studimi mbi Islamin të bërë nga Myftinia e Beratit në fund të shekullit të kaluar në lidhje me xhamitë konstatojnë se: Në Kala gjenden rrënojat e Xhamisë së Kuqe dhe Xhamisë së Bardhë. Në vitet e pushtimit italian u prish Xhamia e Zybës (sot aty ngrihet Pallati i Kulturës i qytetit), gjatë viteve të diktaturës komuniste u prishën Xhamia e Delibegës në lagjen Muratçelebi dhe në të u ngit një pallat gjashtëkatësh, u prishën edhe rrënojat e Xhamisë së Vakfit dhe të Xhamisë së Mehqemesë (mbrapa ndërtesës së postës në krah të merkatos). Ndër të tjera u prishën minaret e Xhamisë Mbret, Xhamisë së Sahatit dhe Xhamisë së Sulejman Pashës. Janë të mirëmbajtura Xhamia Mbret, Xhamia e Plumbit, Xhamia e Sahahtit, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Sulejman Pashës pa minaret.31 Dhe kështu do të ishte fati i Xhamive të Beratit ku nga 30 të tilla (shek. XVII ) aktualisht janë 4 xhami të cilat i shpëtuan shembjes gjatë viteve 1945-1990 duke u cilësuar si Monument Kulture, dhe në funksion 3 apo 4 prej tyre. Gjithashtu në fshatra janë dhe 4 xhami të tjera funksionale, pra në total 8 xhami nga 30 që ishin gjatë kohës që Evlija Çelebiu vizitoi Beratin në vitet 1670-72. Ndoshta qyteti i Beratit do të duhej të njihej ndryshe si qyteti me 1001 dritare dhe 30 xhami.

30. Për më shumë shih: Meksi, Aleksandër; Arkitektura e Xhamive në Shqipëri shek. XV-XIX, Tiranë 2007; gjithashtu dhe referencat tjera të përmendura më lart. 31. Durdia Q.;Telegrafi B.;Mehqemeja A.; Hapsira të kulturës Islame në Berat, fq. 139. DHJETO R 2013

Di

23


Profil

FIQIRET SULA

BESIM S ATDHETAR DHE FIGURË

Në Kavajën me tradita patriotike, kulturore, fetare e arsimore, në këtë qytet mu në zemër të Shqipërisë, në këtë qytet që sipas një statistike turke të vitit 1897, kishte 3245 shtëpi, 415 dyqane, 22 magazina, 12 hane, 110 mullinj, 10 furra tjegullash, 1 postë xhandarmërie, 1 farmaci, 37 mesxhide, 10 shkolla fillore, 1 shkolle rume (greke), më 15 tetor 1889, në një familje besimtare të nderuar lindi kleriku, mësuesi dhe atdhetari Besim Sinella. Besim Sinella rridhte prej një familjeje të ndershme dhe të njohur për traditë fetare, e cila kurrë nuk kishte kursyer pasurinë për të ndihmuar dhe zhvilluar veprimtari fetare, arsimore, edukative e atdhetare. Kështu edhe Besimi, i arsimuar e i edukuar në këtë frymë në një mjedis qytetar, u bë një dijetar dhe atdhetar që punoi dhe kontribuoi pa u lodhur në arsimimin fetar të shumë të rinjve në qytetin e Kavajës dhe të rrethinave të saj. Babai i tij, Hyseni, ishte arsimdashës dhe në atë kohë jepte mësim feje dhe turqisht në xhaminë e sheh Aliut afër qendrës së qytetit, e cila në vitet ’20 u riparua nga fisi i Haxhialushëve (edhe ky fis i nderuar në Kavajë) dhe që prej asaj kohe zuri të thirrej “xhamia e Haxhialushëve”. Duke qenë se Hyseni e donte dhe kujdesej për shkollimin e fëmijëve, e futi Besimin në filloren turke të qytetit. Aty ai shkëlqeu në mësime e në sjellje. Mësuesit e tij, të nderuarit Hasan Nexha dhe Hasan Gjeçi, panë te djali i parë i Sinellarëve zellin për të mësuar dhe zgjuarsinë e pazakontë, i sugjeruan Hysenit të mendonte seriozisht për arsimimin e mëtejshëm të Besimit. Por vdekja e Hysenit do ta trondiste thellë zemrën e Besimit pesëmbëdhjetë vjeçar. Megjithëkëtë humbja që pësoi, ai nuk u dekurajua por përkundrazi, e vazhdoi shkollën. Arriti deri aty sa të merrte dy klasë brenda një vit shkollor. Me zellin që e karakterizonte për të mësuar, përvetësoi mirë turqishten, e arabishten, sikurse njihte edhe persishten. Kështu ai vazhdoi me sukses traditën familjare për nxënien e diturive fetare duke mësuar fshehurazi edhe gjuhën amtare dhe shpejt ua mësoi edhe vëllezërve e bashkëqytetarëve të tij. Besim Sinella krahas punëve fetare u mor dhe me çështjen kombëtare. Ai bashkëpunoi me Haxhi Hasan Dimnin (ky qe martuar me motrën e Besimit). Haxhi Hasani ishte qiraxhi me kuaj dhe e bënte shpesh rrugën e Manastirit për tregti. Prej andej, fshehur në samarët e kuajve, ai sillte libra e gazeta në gjuhën amtare, ia jepte ato Besimit dhe ky me shokët e tij filluan të mendonin për çështjen kombëtare. Ai do të dallohej nga gjithë të tjerët për prirjet dhe sjelljen e tij shembullore, që përkonte plotësisht me edukatën islame, dhe i tillë do të qëndronte gjatë tërë jetës. Shquhet për autodidaktin tepër të aftë e produktiv si dhe shquhej veçmas për modestinë e tij. Komunikues dhe gjithmonë gojëmbël në predikimin e fesë; i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, veçmas nga

24

Di

DHJETOR 2013


SINELLA Ë E SHQUAR E ISLAMIT

intelektualët, me të gjithë gjente gjuhë të përbashkët dhe ishte i gatshëm që në çdo çast të shpjegonte fenë Islame dhe t’u përgjigjej pyetjeve të ndryshme mbështetur në mësimet islame, por gjithnjë i qetë e tërheqës e bindës, dhe kjo mbase bënte që të nderohej e të respektohej nga të gjithë dhe ala e tij të pranohej e të çmohej. Këto virtyte njerëzore, bënë që Besim Sinella të ishte i respektuar nga kolegët e tij dh ei dashur nga populli, sidomos për kryerjen me përpikëri të detyrës së imamit. Duke patur gjithë këto cilësi me një reputacion të admirueshëm në vitin 1920, ai ndërhyri dhe shmangu konfliktin me armë ndërmjet Bajram Xhanit dhe Hoxhë Leçinit. Ndërkohë veprimtaria e tij në drejtim të çështjes kombëtare nuk ndal. Në nëntor të vitit 1912, Besimi qe pjesëmarrës aktiv në dy ngjarje në Kavajë. Më 23 nëntor ishte në grupin që priti dhe përcolli dhe përcolli Ismail Qemalin në Vlorë si dhe, më 27 nëntor në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar në ballkonin e godinës të administratës vendase. Në vitin 1915 Besim Sinella ishte organizatori kryesor për krijimin e dy komisioneve që u nisën për në Peqin e Shijak e më tej të mobilizonin popullin që t’i bënin ballë pushtuesve serbë. Kleriku Besim Sinella ishte nënshkrues i protestës që më 12 korrik 1919, përfaqësuesit e klerit muhamedan, katolik e ortodoks në Krujë, Tiranë, Durrës e Kavajë i drejtuan Konferencës së Paqes në Paris, nëpërmjet kryetarit të delegacionit shqiptar atje, Luigj Bumçit. Protesta ishte kundër pretendimeve të qeverisë jugosllave ndaj Shkodrës e rrethit të saj. Po atë vit Besimi mori pjesë në mitingun e protestës së 8 tetorit dhe ishte njeri ndër 51 nënshkruesit e kërkesës që iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme për largimin e nënprefektit Jusuf Banka nga Kavaja, i cili, sipas protestuesve, sillej si një diktator i rreptë ndaj popullit, shkruan historiani Zyhdi Shehi në librin e tij “Kavaja, figura të shquara”. Ai punoi dhe luftoi shumë për çështjen kombëtare, me dijet që kishte fituar me dëshirën dhe përpjekjet e pareshtura u bë iniciatori i shumë ngjarjeve të vrullshme në ato vite të turbullta me mjaft rrezik për fatet e Shqipërisë. Besim Sinella nuk ishte vetëm. Miqtë e tijtë ngushtë ishin Aqif Pashë Elbsani, Haxhi Isuf Kazazi etj. Marsi i vitit 1927 për familjen Sinella ishte pikëllues. Në moshën 38 vjeçare, Besimi ndahet nga kjo botë për t’i vendosur shpatullat dheut të botës së përtejme. Sot, në 124 vjetorin e lindjes së tij, të afërmit dhe ata që e kanë njohur e kujtojnë me dashuri e respekt. Ai la pas veprën e mirë të tij. Dhe të tillë do ta mbajnë në mendje kolegët e tij dhe populli, të cilët në numër të madh me nderime fetare e përcollën për në botën tjetër, ku do të shkojmë të gjithë. Më 195 Sinella u dekorua me medaljen “Për Veprimtari Patriotike”.

DHJETOR 2013

Di

25


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

“Liria është një hiç. I gjithë problemi është çlirimi.” Thomas Mann

DY KEQKUPTIME NË Thellë-thellë diskursi mbi lirinë përbën një absurd tipik në sojin njerëzor, sepse pas absurdit të parë, që është mohimi i Zotit, ose mosbesimi, si pasojë, çdo absurd a paradoks është i mundur; domethënë, i ka të gjitha gjasat të ndodhë, ose të nxjerrë krye, duke mos pasur asnjë krye që e drejton e as një qëllim për t’u përmbushur. Shkoj me mendimin se diskutimi i lirisë është një blasfemi1 e llojit të vet, sa në aspektin horizontal e sa në atë vertikal, sidomos në këtë të fundit, meqë blasfemia, në thelb, vetëm për nga përmasa vertikale (Qenie-qenie) merr kuptim. Ndoshta edhe kjo ese mund të jetë pjesë e këtij absurdi, por e rëndësishme është se nuk po marr përsipër të përcaktoj se ç’është liria? Sepse kjo nuk bën pjesë në domenin njerëzor, por po orvatem vetëm të them se çfarë nuk është liri; pra, dua vetëm të analizoj ndonjë prej keqkuptimeve të mundshme për lirinë, duke marrë disi shkas edhe nga një thënie e Benedetto Croce-s mbi artin, kur thotë se, “e kemi më të lehtë të përcaktojmë se çfarë nuk është art sesa të bëjmë të kundërtën”. Mbase shtrimi i lirisë për diskutim vjen edhe si pasojë e humbjes së saj, sepse në përgjithësi njeriu është i prirë ta përmendë e ta kërkojë atë që i mungon. Kant-i thoshte se “liria nuk kuptohet; ajo vetëm mund të jetohet”. Së këndejmi, diskursi mbi lirinë rezulton të jetë një përpjekje drejt të pamundurës, që ndryshe mund ta përkthejmë si një vetë-izolim, - domethënë, burgosje - duke 1. Jo në kuptimin e ngushtë teologjik apo të zakonshëm të alës.

26

Di

DHJETOR 2013

qenë se liria si gjendje ka status dhe kuptim vetëm për aq sa thjesht e jetojmë. Kështu që, kur ne orvatemi me ose pa vetëdije për të kundërtën, lind nevoja e çlirimit, e cila mund të gjendet fare lehtë në jetën e jetuar me vetëdije për jetën e brendshme, e jo te teoritë për lirinë nëpër libra. Pra, keqkuptimi i parë është pikërisht sa më sipër dhe ky keqkuptim vjen edhe si rrjedhojë e idesë që u ngjiz qysh në Rilindje (kur njeriu e “mori” vetë në dorë fatin vetjak), që pak a shumë kulmon me: njeriu nuk lind, por bëhet. Pikërisht pas kësaj nisi edhe diskursi për lirinë, sepse duhej bërë njeriu; ndërkohë që njeriu lind, por duhet të ruajë njerëzoren e tij përgjatë këtij rrugëtimi në kohë dhe hapësirë. Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me idenë e përhapur gjithandej se njeriu i lirë jeton pa ndalesa, pra për të çdo gjë është e lejuar; natyrisht duke përjashtuar këtu ato gjëra që është i shtrënguar nga frika të mos i veprojë; që nënkupton se, po të mos ekzistojë frika mund t’i kryejë edhe ato. Edhe thelbi i ndalesës qëndron vetëm në aspektin vertikal, sepse “çdo gjë është e lejuar nëse Zoti nuk ekziston” (Dostojevski), ose nëse Zoti ka “vdekur”2 (Nietzsche). 2. “Me “vdekjen” e Perëndisë erdhi edhe vdekja e njeriut dhe gjymt mi i lirisë së tij. Kështu që, kur njeriu shpalli se “Perëndia vdiq”, ai shpalli verdiktin kundër qenies së tij. Fjalët që Dostojevski vë në gojën e Kirilovit, në librin e tij “Demonët”, e ilustrojnë qartë konceptin e çoroditur mbi ekzistencën, lirinë dhe personin, kur njeriu është i shkëputur nga ajo që i jep atij aftësinë për të qenë një person i lirë. Kirilovi thotë: “Çdo njeri që dëshiron të arrijë lirinë e plotë, duhet të ketë guximin t’i japë fund jetës së tij... ky është kufiri i fundit i lirisë; kjo është gjithçka, nuk ka asgjë përtej kësaj. Kushdo që guxon të bëjë vetëvrasje, bëhet Perëndi. Secili mund ta bëjë këtë dhe kështu i jep fund ekzistencës së Perëndisë, dhe


Ë LIDHJE ME LIRINË Qoftë edhe sipas logjikës më të thjeshtë, ai i cili pohon me vetëdije të plotë se këtë apo atë e kam të ndaluar dhe këtë apo atë e kam të lejuar, tregon qartazi që është i lirë; kjo për arsyen e thjeshtë se ai manifeston zgjedhje (vendos) mbi gjërat, pra ushtron lirinë e tij.3 Në këtë rast, njëherësh ka edhe përgjegjësi, pasi ndalimi nga veprimi i një gjëje është gjithnjë në kuadër të përsosjes së vetes dhe marrëdhënies me tjetrin. Vetëm atëherë kur njeriu përjeton që mund të zgjedhë (dhe duhet të zgjedhë) mund të jetë i lirë. Nga ana tjetër, kur dikush shprehet se mund të bëj çdo atëherë nuk do të jetë absolutisht asgjë.” Liria absolute e njeriut me personalitet të dëmtuar të çon në nihilizëm, në vetëvrasje, siç fatkeqësisht ka çuar vazhdimisht. Pa pranimin e personit të Perëndisë, raporti i çdo personi me të tjerët deformohet dhe kështu tjetri bëhet “ferri” dhe “kërcënimi” dhe ekzistenca mbushet gjithë ankth. Një ekzistencë me ankth nuk mund ta lejojë një njeri që të jetë i lirë. Ankthi ekzistencial është ai që vihet re më shumë në kohët moderne. Për të mbushur ankthin që vjen nga mungesa e lirisë, ai kërkon kënaqësi, pushtet dhe pasuri. Por historia e gjatë njerëzore tregon se këto nuk mund ta çlirojnë dot atë.” (Mitropoliti i Korçës, Joani, 2001) 3. “Kam parë skllevër të ecin kaluar dhe princër të ecin në këmbë, thotë Solomoni. Liria e vërtetë është liria e brendshme, kur njeriu është i lirë të vendosë. Liria kërkon përgjegjshmëri. Dhe njeriu i shmanget përgjegjësisë, madje edhe me koston e humbjes së lirisë. Kur në vitin 1860 në Rusi u hoq bujkrobëria, ndodhi një dukuri e çuditshme, por jo e rrallë në historinë e njerëzimit. Shumë nga bujkrobërit nuk e pritën mirë. Deri në atë moment ata nuk kishin pasur asnjë përgjegjësi dhe kështu mund të qortonin të tjerët për vendimet. Gjithçka rreth tyre vendosej nga zotërit e tyre. Tani ata duhej të vendosnin vetë. Kjo sillte përgjegjësi. Dhe pikërisht këtë nuk donin ata. Dëshironin më mirë të ishin jo të lirë, vetëm të mos kishin përgjegjësinë, ndonëse jo të gjithë ishin të vetëdijshëm për këtë.” Po aty.

gjë, ashtu siç më vjen, edhe kjo, po aq, tregon qartazi se një i tillë nuk e njeh dhe as nuk e përjeton zgjedhjen; dhe përderisa nuk ndodh kjo, atëherë ai është nën trysninë e varësisë së plotë ndaj gjërave e gjësendeve përreth. Këtu kemi të bëjmë njëkohësisht edhe me mungesë përgjegjësie për pasojat vetjake apo shoqërore që mund të shkaktohen kur çdo gjë është e lejuar. Dëshmia më e fortë dhe e më e padiskutueshme është gjaku i pa tharë akoma që është derdhur në shekullin e njëzetë, bash në shekullin ku ndoshta më shumë se për asgjë tjetër është folur për lirinë! Duke pasur parasysh këtë, një qenie e tillë ka nevojë të çlirohet nga gjërat dhe gjësendet, që, fundja, janë më të vogla dhe shumë herë më pak të rëndësishme se ne; sepse duhet të mbetemi ne, me barrën për të ruajtur të pacenuar njerëzoren e dhënë në krye të herës; dhe kjo bëhet realitet vetëm atëherë kur lirinë e këqyrim dhe e manifestojmë edhe si përgjegjësi thellësisht vetjake. Dhe tani, përtej gjithë kësaj që shtruam gjer më tani, më shumë se me asgjë tjetër, gjendja e njeriut sot i ngjan peshkut në akuarium, për të cilin ustai i akuariumit është kujdesur me imtësi që ta bëjë sa më “ekzotik” me elemente të ndryshme të vendosura brenda, dhe e gjithë kjo që peshku të “argëtohet” sa më shumë e të mos bjerë në monotoni. Por, të gjithë ne, sidomos ata që mund të kenë një akuarium në shtëpi apo në zyrë, mbase kemi harruar se peshku është i lirë vetëm në det!

DHJETOR 2013

Di

27


28

Di

DHJETOR 2013


Bota jonë

BESIMI

ËSHTË DRITË DHE FORCË Njeriu vjen ne këtë botë dhe jeton për një kohë të shkurtër; ndodhet në një shtëpi të rrethuar nga të gjitha anët e saj me dyer që në çdo moment mund të hapen dhe ai të dalë prej saj. Njeriu jeton bashkë me të mirën dhe të keqen, ku mohimi jeton me besimin, drita jeton bashkë me errësirën. Dhe njeriut i takon të zgjedhë rrugën e tij në këtë botë sprove. Ndodhet në mes të dy rrugëve, njëra që çon në lumturinë e përjetshme dhe tjetra në errësirën e pafund. Rruga e parë është e rrethuar me vështirësi që egoja e njeriut nuk i pëlqen, ndërsa tjetra me lehtësira që egoja e njeriut i pëlqen dhe i dëshiron. Por ndërgjegjja njeriut i thotë të zgjedhë atë rrugë në të cilën ndodhet një dritë e pafund, në rrugën ku ndodhet drita e besimit. Sepse me të vërtetë besimi është dritë; besimi është mirësia më e madhe që Allahu i ka dhuruar njeriut. Një dritë aq e madhe sa e ndriçon jetën e njeriut në këtë botë, dhe bëhet shpëtimtare për njeriun në ditën kur më shumë se ka nevojë për një ndërmjetësues. Një njeri që nuk beson e sheh të shkuarën si diçka të humbur dhe të ardhmen si të panjohur dhe të frikshme. Ndërsa njeriu

që beson, e sheh këtë botë si një hije peme ku ka për të qëndruar për disa çaste për të vazhduar rrugëtimin për aty ku është nisur. Njeriu me besim e sheh këtë botë si një urë ku nuk mund të ndërtojë dot shtëpi, por duhet të kalojë prej saj, për të arritur në vendin ku dëshiron të shkojë. Për të nuk ekziston asgjë pa kuptim sepse e di që në çdo gjë që ndodh e ka një urtësi. Nuk kapet e rri pas shkaqeve sepse ai beson në Krijuesin e Plotfuqishëm; nuk ankohet pas ngjarjeve që ndodhin sepse beson kaderin; nuk ka frikë nga vdekja sepse ai beson Ahiretin. Prandaj besimi për të bëhet dritë, e cila i ndriçon çdo pjesë të jetës. Besimi për të është si një yll që ndriçon jetën e kësaj bote dhe si dielli që ndriçon jetën e Ahiretit. Besimi e bën njeriun njeri, sepse e mëson të sillet në mënyrë njerëzore, sepse një njeri që njeh bukuritë e besimit nuk mund të bëjë as sa një grimcë atomi keq me vullnetin e tij. Prandaj besimi ashtu si bëhet dritë që e ndriçon atë në jetë, bëhet dritë edhe për të tjerët të cilët ndodhen përreth tij. Por në të njëjtën kohë për njeriun besimi është edhe forcë. Në zemrën e një jobesimtari gjithnjë ndodhet ndjenja e frikës ndaj gjithçkaje të cilën ai nuk e njeh, ndodhet frika për të ardhmen, frika se mos edhe ato gjëra të cilat i posedon do t’i ikin nga duart. Ndërsa ne zemrën e një njeriu me besim nuk ka frikë tjetër veç frikës ndaj Krijuesit të Botëve. Besimtari e di se çdo gjë që ka, i është dhënë nga Zoti i botëve, dhe vetëm prej Tij i pret favoret dhe mirësitë. Asnjë ngjarje nuk e tremb atë, asnjë ndodhi nuk e frikëson dhe me forcën që i jep atij besimi mund të përballojë çdo vështirësi e sfidë që has në jetë. Një jetë e kaluar me besim dhe në lidhje të vazhdueshme me Zotin është burim kënaqësie e qetësie. DHJETOR 2013

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

DHJETOR 2013


PJACA FUSHA ÇELE - P. MARUBI 1890

DHJETOR 2013

Di

31


Hadith

ELTON HARXHI

- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -

I FORTI I VËRTETË Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Nuk është i fortë ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortë është ai që e përmban veten kur është i nxehur.” (Buhariu dhe Muslimi)

SHPJEGIMI I HADITHIT Çështja e durimit nuk fokusohet vetëm në kornizën e sprovave si frika nga uria, pakësimi i pasurisë, në njerëz dhe të lashtave. Këtë kornizë të sprovave, njeriu mund t’i përballojë me durim, duke shpresuar shpërblimin hyjnor, duke iu nënshtruar përcaktimit hyjnor dhe duke qenë i kënaqur me të. Megjithatë kjo kornizë është më e madhe duke përfshirë durimin në mirësi, durimin në kryerjen e adhurimeve, durimin ndaj moskryerjes së mëkateve, durimin ndaj kryeneçësisë së egos, etj. Njeriu duhet të bëjë durim edhe në ato raste kur ai mendon se njerëzit e kanë poshtëruar. Hadithi profetik na fton për tek lufta ndaj nefsit/egos, sepse nefsi gjithmonë e fton njeriun për tek e keqja. Prandaj edhe lufta kundër nefsit është quajtur lufta më e madhe. Vetëkënaqësia për shkak të forcës trupore e shpie njeriun në llucën e rrugës së shtrembër. Vetëpëlqimi i njeriut se është në kulmin e forcës, e shtyn që të harrojë shumë prej vlerave humane, si: tolerancën, modestinë, paanshmërinë dhe qëndrueshmërinë. Ky hadith profetik përbëhet nga dy ali të shkurtra, por që janë shumë

32

Di

DHJETOR 2013

kuptimplote. Fjalia e parë flet për një princip të Islamit dhe vlerave njerëzore. Kur flitet për forcë nënkuptohet njeriu i cili është i fortë fizikisht. Zakonisht ky njeri e përdor forcën e tij për të mundur të tjerët. Ndodh që ky njeri të jetë i palogjikshëm e i pandjeshëm. Prandaj edhe alët e Profetit (a.s.) tregojnë një urtësi të madhe: “Nuk është i fortë ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij”; me forcë këtu nënkuptohen të gjitha llojet e forcës. Ndërsa alia e dytë është shpjegim i alisë së parë. Madje kjo ali të jep përshtypjen si përgjigje e një pyetjeje që është bërë më parë. Atëherë cili është i fortë? Përgjigjen e kësaj e jep Profeti (a.s.) kur thotë: “...i fortë është ai që e përmban veten kur është i nxehur”. Pra, në të vërtetë njeri i fortë është ai që në momentet kur është i nxehur e përmban veten dhe nuk bën veprime të pakontrolluara. Një njeri i mençur ka thënë: “Zemërimi është çelësi i çdo të keqe.” Dijetari i shquar Muhamed ibnu Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!), në komentin që i bën këtij hadithi, thotë: ‘Njeri i fortë është ai që e ndal veten kur zemërohet, e sundon dhe e kontrollon atë. Kjo është forca e vërtetë, forcë e brend-

shme shpirtërore me të cilën njeriu e mund shejtanin, pasi është shejtani ai që hedh në zemrën e njeriu prushin e gjaknxehtësisë me të vetmin qëllim që njeriu të dalë prej natyrës e karakterit të tij. Ky hadith e nxit njeriun që ta kontrollojë veten kur është i nxehur dhe po ashtu të mos vazhdojë të jetë i nxehur, sepse më vonë do të pendohet. Shpeshherë ndodh që njeriu nxehet dhe si pasojë e zemërimit e divorcon gruan, dhe më e keqja është se ky mund të jetë divorci përfundimtar. Shpeshherë ndodh që njeriu nxehet dhe si pasojë e shkatërron pasurinë e tij, duke e djegur apo prishur. Shpeshherë ndodh që njeriu nxehet ndaj fëmijës dhe e godet, ndoshta e godet aq fort sa e humb kontrollin. Pikërisht për këtë arsye, Profeti (a.s.) e ka bërë të ndaluar gjykimin e dhënë nga gjykatësi ndërmjet dy personave kur ai është i nxehur e i zemëruar. Kjo, pasi zemërimi nuk e lejon gjykatësin që ta kuptojë problemin dhe si rrjedhojë ai nuk do të zbatojë dispozitën e Sheriatit. Kështu që ai do të gjykojë ndërmjet njerëzve padrejtësisht.1

1. Marrë nga “Shpjegimi i Rijadus Salihin” i Muhamed ibn Uthejminit, fq. 1/271-272.


RREGULLA DHE DIPOZITA FETARE Ky hadith profetik flet për një rregull dhe dispozitë fetare në lidhje me zemërimin dhe pasojën që lë ai në veprimet që ndërmerr njeriu. Juristët islamë kanë thënë se zemërimi është dy llojesh; i lëvduar dhe i shëmtuar. Zemërim i lëvduar është ai që bëhet për shkak të mbrojtjes së të vërtetës dhe fesë. Ndërsa zemërimi i shëmtuar është ai kur njeriun e sundon arroganca dhe mendjemadhësia në mbrojtje të së kotës. Pjesa më e madhe e juristëve janë të mendimit se njeriu është përgjegjës i veprimeve që kryen kur ai është i nxehur dhe i zemëruar. Kështu që, ai është përgjegjës për mosbesimin e tij, nëse ka vrarë dikë, i ka marrë dikujt nga pasuria e tij, apo është betuar në rastet kur ai është i zemëruar. Po ashtu, edhe myftiut nuk i lejohet që të japë fetva duke qenë i zemëruar. MËSIMET E NXJERRA NGA HADITHI 1 - Korrigjimi i koncepteve të gabuara Një prej detyrave më të rëndësishme të thirrësve në rrugë të Allahut është korrigjimi i koncepteve të gabuara të njerëzve. Këto duhet të saktësohen dhe të thuhen drejt sipas parimeve që na mëson feja, për shkak

se përbëjnë një rrezik të madh dhe ndikimi i tyre është tepër i madh në shoqëri. Ndikimi i tyre është aq i madh saqë ato ndikojnë në formimin e personalitetit të individit, madje edhe të një shoqërie. Kështu që moskuptimi i tyre përbën një pengesë shumë të madhe tek besimtari i cili u komunikon njerëzve mesazhin hyjnor. Nocioni i të fortit në shoqërinë tonë do të thotë se peshku i madh e ha të voglin. I forti nuk ka pikë mëshire dhe tolerance ndaj atij që është më i dobët. I fortë është ai që ka në dorë ligjin dhe e shfrytëzon atë për interes të vet. I fortë është ai që ka në dorë pushtetin e parasë dhe e shfrytëzon atë për të shtypur të tjerët nën diktatin e saj. I fortë është ai djalë i ri i cili ka pistoletë, muskuj, shokë..dhe këtë trimëri e shfaq ndaj të dobëtëve. I fortë është burri ndaj gruas së tij, që kur nxehet revoltohet jashtë mase dhe e godet atë deri në vdekje. I fortë është babai i cili të gjithë forcën e tij e ushtron ndaj fëmijëve duke e shfryrë gjithë mllefin që ka. I fortë është komshiu i cili nuk respekton asnjë të drejtë ndaj komshiut duke përfituar nga forca e vet. I fortë është edhe ai fëmijë i cili forcën e tij e përdor ndaj prindërve të moshuar. I fortë është.. Në këtë hadith, Profeti (a.s.) na ka dhënë një shembull duke korrigjuar nocionin e forcës. Njerëzit mendojnë, madje janë të bindur se njeri i fortë

është ai cili bën ligjin e më të fortit. Nuk ka dyshim se ky perceptim sjell pasoja të rënda në rang individi dhe rang shoqëror. Ky perceptim është krejtësisht i gabuar për faktin se në shoqëri mbizotëron dhuna dhe terrori, në vend të tolerancës dhe butësisë. Duke qenë se njerëzit besojnë në këtë gjë, atëherë Profeti (a.s.) nëpërmjet këshillës së tij të vyer dëshiron të ndreqë e të korrigjojë këtë perceptim të gabuar. Këshilla e Profetit (a.s.) konsiston në faktin që njeriu duhet të jetë gjakftohtë, të përmbahet, të durojë fyerjet e të shuajë zjarrin e gjaknxehtësisë që e ka kapluar. Me këto alë, Profeti (a.s.) dëshiron t’i tregojë mbarë njerëzimit se forca e ushtruar për të treguar muskujt përpara të tjerëve nuk është veprim i mirë. Në një hadith tjetër të ngjashëm, Profeti (a.s.) i pyet shokët e tij: “Cilin person e konsideroni të fortë?” Ata i dhanë një përgjigje sipas asaj që njihnin: I Fortë është ai i cili nuk e mund askush. Mirëpo ai iu përgjigj: “Ai nuk është i fortë. I fortë është ai i cili përmbahet kur është i zemëruar.”2 Ju mendoni se njeriu i fortë i cili e meriton të lëvdohet është ai njeri që mund të tjerë dhe nuk e mund askush. Mirëpo ky koncept është i gabuar, sepse njeri i fortë është ai që e përmban veten kur është i zemëruar e i nxehur. Në të vërtetë, njeriu i fortë i cili e meriton të 2. Transmeton Muslimi. DHJETOR 2013

Di

33


lëvdohet është ky, megjithëse ata që i përkasin kësaj kategorie të pakët në numër dhe numërohen me gishta. Nëse me të vërtetë do shikonim me syrin e analizës do të dilnim në përfundimin se forca e vërtetë është forca që e kontrollon, e disiplinon dhe e orienton trupin dhe mendjen. Ndërsa forca fizike, e cila mbizotëron dhe e kontrollon mendjen dhe trupin e njeriut është e dëmshme për shkak se ajo e nxit njeriun që t’i përgjigjet egos së tij. Kështu që në këtë rast, njeriu është tepër i dobët ngaqë është ajo që e kontrollon atë dhe e tërheq prej hundësh, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Imam Gazali thotë: ‘Ndoshta prej gjërave që e shtyjnë njeriun që të nxehet është fakti se pjesa më e madhe e njerëzve të paditur e konsiderojnë zemërimin trimëri, burrëri, krenari dhe mburrje. Emërtimi i zemërimit me këto emra është budallallëk dhe injorancë, sepse egoja e bën njeriun e bukur. Emërtimi i zemërimit me krenari dhe trimëri është injorancë, madje sëmundje e zemrës, logjikë e cekët dhe argument dobësie.’3 Shembull i ndreqjes dhe korrigjimit të koncepteve të njerëzve është rasti kur njëherë Profeti (a.s.) i pyeti shokët: “A e dini se kush është i falimentuar? Shokët iu përgjigjën me atë ç’ka dinin duke thënë se i falimentuar është ai i cili nuk ka para. Mirëpo Profeti (a.s.) u tregoi atyre se i falimentuar është ai njeri i cili në Ditën e Gjykimit do të vijë me shumë sevape, por edhe me shumë gjynahe. Nga padrejtësia e madhe që i ka shkaktuar njerëzve do t’i mbarohen veprat e mira, mirëpo do të ketë njerëz që akoma nuk e kanë marrë hakun e tyre. Duke qenë se ky njeri nuk ka më të mira, atëherë do të marrë nga gjynahet e tyre derisa të marrë çdokush të marrë prej tij atë që i takon... Kështu ai nuk ka më asnjë vepër të mirë dhe si rrjedhojë do të futet në Zjarr. 2 - Vlera e mposhtjes së zemërimit Duke qenë se njeriu për nga natyra është shoqëror, ai jeton në një shoqëri 3. Marrë nga “Ihja ulumud din” fq. 3/1657.

34

Di

DHJETOR 2013

me natyrë, tipare dhe karakteristika të ndryshme. Pikërisht për këtë arsye, lindin probleme dhe mosmarrëveshje. Kështu që edhe shkaqet që e shtyjnë njeriun të zemërohet janë të shumta. Dhe si pasojë e zemërimit lind urrejtja, grindja dhe armiqësia midis njerëzve. Ndërsa mposhtja e zemërimit e këput fillin e pasojave të rënda që sjell zemërimi. Mirëpo që njeriu ta mposhtë veten kur është i zemëruar duhet të ketë një vullnet shumë të fortë. Profeti (a.s.) ka folur për zemërimin për shkak se njeriu zemërohet dhe nxehet ngaqë dikush e ka sharë apo i ka shkaktuar dëm atij, prandaj edhe dëshiron me çdo kusht që të hakmerret. Në shumicën e rasteve, hakmarrja arrihet atëherë kur njeriu e ka nën vete tjetrin. Në një rast të tillë njeriu tregohet tepër i dhunshëm, pse jo edhe i pamëshirshëm dhe e shfryn

të gjithë zemërimin e tij ndaj atij që e ka në dorë. Mirëpo ky veprim është krejtësisht i gabuar, sepse zemërimi e shtyn njeriun të mos mbajë drejtësi, të mos flasë të vërtetën dhe të bëjë veprime të pakontrolluara. Duke qenë se njeriu e shfryn tërë zemërimin e tij ndaj dikujt dhe veprimet e tij janë pakontrolluara, atëherë detyrimisht duhet të presë edhe pasojat sado të vogla apo të mëdha që të jenë ato, por që pa dyshim lënë një shije të hidhur. Prandaj mposhtja e zemërimit është prej tipareve dalluese të besimtarëve të devotshëm. Besimtarë të vërtetë janë ata të cilët japin lëmoshë kur janë në mirëqenie edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe i falin njerëzit. Nuk ka dyshim se të tillë njerëz Allahu i do. Profeti (a.s.) ka thënë: “Nuk ka mposhtje me shpërblim më të madh tek Allahu se mposhtja e zemërimit, kur njeriu e mposht zemërimin vetëm për hir të Allahut.”4 Shembuj praktik të mposhtjes së zemërimit nga Profeti (a.s.) Historia dhe jeta e Profetit (a.s.) është e mbushur me plot shembuj që tregojnë se ai (a.s.) e ka mposhtur zemërimin. Ai jo vetëm që nuk ka shfaqur asnjë shenjë zemërimi, por përkundrejt kësaj është sjellë me butësi, tolerancë dhe mëshirë duke shfaqur vlerat e moralit të tij të lartë. Prandaj edhe Allahu e ka lavdëruar në Kur’an duke thënë: “Me të vërtetë ti ke një moral të lartë”5Më poshtë po shkëpusim një prej shembujve të shumtë: Aisheja, bashkëshortja e Profetit (a.s.), tregon se e ka pyetur atë: “A e ke përjetuar ditë më të vështirë se ditën në luftën e Uhudit? Profeti (a.s.) u përgjigj: Vuajta nga populli yt aq sa vuajta, por më e vështira ka qenë dita kur i shkova Ibnu Abdi Xhelil ibnu Abdul Kulalit dhe ai nuk iu përgjigj ftesës sime. Kështu u largova i pikëlluar duke vazhduar të eci dhe nuk pushova derisa e pashë veten në Karnu Thealib. Aty ngrita kokën nga qielli dhe, papritur pashë një re që më bënte hije dhe sipër së cilës 4. Transmeton Ibnu Maxheh. 5. Sure Kalem: 4.


ndodhej Xhibrili. Ai më thirri dhe më tha: Tashmë Allahu e ka dëgjuar alën që të ka thënë ty populli yt dhe si të janë përgjigjur ty. Tashmë Allahu të ka dërguar engjëllin e maleve, kështu që mund ta urdhërosh atë t’u bëjë atyre njerëzve çfarë të duash ti. Engjëlli i maleve më thirri, më përshëndeti dhe më tha: O Muhamed! Më urdhëro ç’të duash! Nëse do, unë i bashkoj të dy malet e luginës dhe ua hedh atyre përsipër. Ndërsa Profeti (a.s.) tha: Jo, por (për më shumë) shpresoj se Allahu do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre fëmijë, të cilët do të adhurojnë Allahun, Një të Vetëm duke mos i vënë Atij shok në adhurim, duke mos adhuruar tjetër përveç Tij.”6 Ngjarja për të cilën flet Profeti (a.s.) është dita kur ai shkoi në Taif tek banorët e këtij fisi për t’i ftuar ata që të pranojnë mesazhin hyjnor. Mirëpo ata jo vetëm që nuk pranuan, por filluan ta ofendonin dhe ta poshtëronin me alë të rënda. Egërsinë e tyre ndaj Profetit (a.s.) e shtuan akoma më tepër kur urdhëruan mendjelehtët që të dilnin në rrugë dhe ta godisnin atë dhe shoqëruesin e tij. Dhe ata e goditën me gurë, shkopinj e gjithçka kishin në dorë. Kur vjen Xhibrili bashkë me engjëllin e maleve, Profeti (a.s.) kishte rastin më të mirë për të shfryrë dufin e tij ndaj popullit të Taifit. Por alët e tij drejtuar engjëllit të maleve dëshmojnë se ai e kishte mposhtur zemërimin dhe e vetmja gjë që i interesonte ishte që populli i Taifit të adhuronte Allahun. Kështu pra, mposhtja e zemërimit ka qenë një prej virtyteve të mira të të gjithë profetëve dhe në veçanti të Profetit Muhamed (a.s.) Duke folur për vlerat e mposhtjes së zemërimit dijetarët kanë thënë: Mposhtja e zemërimit tregon për vullnetin e fortë të atij që e mposht atë; dëshmon për besimin e fortë të njeriut. Njerëzit gjejnë siguri dhe qetësi tek personi i cili e mposht zemërimin, prandaj edhe iu pëlqen të rrinë me të. Ai i cili e mposht zemërimin shpërndan flladin e butësisë, tolerancës dhe mëshirës. Më shumë se kaq, atë e pret një shpërblim i madh kur të dalë 6. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

të tjerëve. 7 - I fortë është ai e cili e kontrollon veten kur është i zemëruar.

përpara Allahut në Ditën e Gjykimit.7 ARGUMENTET DHE DOBITË E HADITHIT 1 - Feja Islame nocionit të forcës i ka dhënë ngjyrim vlerash dhe morali të lartë. 2 - Lufta kundër vetvetes është më e ashpër se lufta e njeriut kundër armikut. 3 - Njeriu duhet ta shmangë zemërimin, sepse ai sjell dëme fizike, morale dhe shoqërore. 4 - Hadithi flet mirë për atë njeri i cili e kontrollon veten kur është i zemëruar. 5 - Zemërimi është një cilësi njerëzore që mund të shmanget. 6 - Kur njeriu është i zemëruar e ka të ndaluar që të reagojë keq ndaj

EPILOG Tregohet njëherë për një djalë i cili pa dashje theu xhamin e dritares së shtëpisë. Nga zemërimi i madh babai mori një dru të trashë dhe filloi ta godiste derisa e shfryu tërë inatin ndaj tij. Ndërkaq fëmija qante me dënesë dhe i përgjërohej babait që mos ta godiste. Kur babai mbaroi së godituri, fëmija duke u ankuar nga dhimbjet e tepërta u zvarrit derisa shkoi në krevat. Të nesërmen në mëngjes nëna shkoi që të zgjonte djalin, por pa se duart e tij ishin mpirë dhe nuk lëviznin. Ajo zgjoi të shoqin dhe të dy e çuan djalin e çuan djalin në spital. Pas analizës që i bënë djalit, doktori konstatoi se duart e djalit ishin infektuar. Çfarë kishte ndodhur? Druri me të cilin babai kishte goditur fëmijën kishte pasur gozhda të ndryshkura. Ndryshku kishte depërtuar te duart e fëmijës dhe situata e krijuar ishte tepër kritike. Mjeku vendosi që djalit t’i priteshin duart në mënyrë që infeksioni të mos depërtonte në të gjithë trupin. Babai u shtang në vend dhe nuk dinte se çfarë të bënte. I gjendur në këto rrethana, për babanë nuk kishte zgjidhje më të mirë sesa prerja e duarve të djalit. Operacioni përfundoi me sukses. Kur djalit i doli narkoza hodhi vështrimin tek duart e prera dhe iu përgjërua të atit dhe duke iu betuar se pas kësaj dite ai nuk do të prishte asgjë me kusht që ai t’ia kthente duart. Këto alë përgjëruese të djalit e goditën babanë thellë në shpirt dhe si rrjedhojë ai ra në një depresion të thellë. Në momentet e depresionit ai mendoi se rruga më e mirë për të shpëtuar nga kjo gjë ishte që të vriste veten dhe, në të vërtetë ashtu veproi; u hodh nga lart spitalit dhe vdiq në vend. Gjithçka ndodhi ishte rezultat i gjaknxehtësisë. Kërkojmë prej Allahut të Lartësuar që të na mbrojë nga shejtani i mallkuar dhe të na ruajë nga gjaknxehtësia!

7. Marrë nga “Enciklopedia e moralit të Pr fetit”, fq. 3244. DHJETOR 2013

Di

35


Retrospektivë

VLLAZNIMI PJESA E HADITHIT I madhi Profit, Hazreti Muhammedi Alejhis salatu vesselam urdhnon: “La tedaberu ve la tekateu ve qunu ibadall-llahi ihvana.” Kuptimi: “Mos ja sjellni shpinën shoqi shoqit, mos e preni lidhmenin, të jeni vllazën o robt e Zotit”. Profeti i Shejt me ket traditë të shkurtë na tregon se si duhet të jemi njeni me tjetrin, si si lypset të gjindemi ndaj shoqi-shoqit dhe na urdhnon që të bajmë mirë, të jemi të bindun ndaj urdhrave Hyjnore, rob të thjeshtë të Tij e vllazën shoq me shoq”. *** Njeriu prej natyrës së vet ka dishirë të vazhdueshme me qenë përher në kënaqësi, në mirësi, dhe me e pasun jetën krejtësisht në lumm. Shpirti i tij nuk don qi të ketë tronditje e shqetësime. Dishron qi t’i shkojnë punët mirë e mbarë. Shpreson përherë qi dobitë t’a kenë qarkue dhe damet t’i jenë largue; dhe për ket gja gjithnji përpiqet dhe derdhë mundin për me mujtë me e sigurue. Mirë po njeriu për t’i sigurue këto sende të mira, për t’i shtie në dorë këto mërsina të mëdhaja e për të shijue lumninë e dishrueme qi j’a kërkon natyra e tij, ka nevojë për tjerët e s’asht e mundun qi t’ia arrijë qëllimit në vetmi. Sikur qi e ka në natyrë ket dëshirë për me qenë në lumni, ashtu e ka po në natyrë të vet nevojën për të tjerët, bashkëpunimin me ta e veprimin në harmoni. Pra me qenë se natyra e tij e kërkon lumninë, për t’a sigurue ket gja, duhet qi ai me të tjerët e tjerët me të, të jenë të lidhun në vllaznim.

36

Di

DHJETOR 2013

Vllaznimi asht ajo lidhje shoqnore e ngushtë, ajo lidhje njerëzore e kullotë, e cila përherë duhet të lulzojë e të shkëlqejë. Po vllaznimi asht ajo ndërtesë madhështore, prej të cilës burojnë dobitë e dishrueme, dhe asht ajo kështjellë e fortë që i ban ballë gjithë fatkeqësive. Porse për me u themelue kjo ndërtesë e dobishme, për me u forcue kjo fortifikatë qi i ban ballë mjerimeve, dhe për me qenë përherë e qëndrueshme në patundshmen, qi të shfrytëzohen prej sajë gjithë ato sende qi lypsen, ka nevojë për nji gja të vetme, për nji send kryesor; e ajo asht ekzistimi i dashtunisë në mes njerzisë, në mes t’atij grupi qi formon vllaznimin. Dhe kjo dashtuni duhet të jetë në gradën ma të mirë, d.m.th. duhet të jetë e sinqertë pa u përzi në të interesi privat, por me dishrue për çdo kend atë gja qi e dishron për vedi, dhe mos me dashtë për tjetrin atë send qi s’ja do shpirti për veten e tij. Gjithashtu me u kënaqë për të mirat qi kanë tjerët dhe u dishprue për mjerimet qi mund t’u ngjajnë, krejt si për vedi. Kështu pra, për themelimin e vllaznimit, si bazë kryesore me qenë se asht dashtunija, duhet t’a dimë se çka janë mjetet e saja. Mjetet e dashtunisë për themelimin e vllaznimit, i cili vllaznim asht nji detyrë e domosdoshme për njerin, janë shumë, e si ma të randsishme mund të numërohen këta: sinqeriteti shpirnuer, liria e mendimit të vërtetë e t’arsyeshëm, qëllimi i përbashkët në punime të mira e të ligjshme, mos krenaja ndaj shoqi, përulja njerëzore, mos kundërshtimet e pa-arsyeshme, mos imponimi, të falunit e gabimeve qi bahen pa qëllime e pa dame shoqnore, respektet e meritueshme kundrejt shoqi shoqit kategorikisht


(i vogli me nderue të madhin e i madhi me mëshirue të voglin), përkrahjet e ndershme, ndihmat e arsyeshme e shumë të tjera si këto qi me me marrë me i rreshtue shkon shumë gjatë, por po i përmbledhim me alët e nalta të të Madhit Profit: “Dishro për tjerët atë qi dishron për vedi.” Vllaznimi themelohet me dashtuninë e plotë qi duhet të kenë njerëzit ndaj shoqi-shoqit dhe mjetet e kësaj dashtunije janë sendet qi u rreshtuen sipri. Por për ekzistimin e vllaznimit e për qëndrimin e tij në fuqi e në dobi duhet të mbretnojë në mes të grupit vllaznuer cilsija e madhe drejtësija qi asht themeli i virtyteve. Asht e ditun se vllaznimi bjen bashkimin, e ky fuqinë. Porse ka fuqi mbi fuqi qi e madhja shduk të voglën. Mirë po drejtësia asht vetë forca, të cilën nuk ka fuqi qi mund t’a shembi, mbasi ajo është cilsija ma e dashtun tek i Madhi Zot. E drejta dhe drejtësija janë mesazhi ma i naltë Hyjnyer. Ai qi punon me të drejtë i ndihmon Zoti vetë. Pra për me sigurue njeriu për veten e tij lumnin qi ja kërkon natyra ka nevojë për të tjerë, për shoqninë vllaznore, e cila mëkambet e qëndron si mbas tregimeve qi u parashtrun sipri. Në traditë ashtu për t’u vërejtë se i Madhi Profit ka përdor alën vllaznonu e nuk ka thanë bashkonu, d.m.th. me u vllaznu e jo me u bashku. Prej kësaj ale nxjerrim kët kuptim t’imtë: Fjala vllaznim asht ma e gjanë se ala bashkim. Pse ku asht vllaznimi b.f. nji shtet me nji shtet tjetër ban traktate luftarake për të luftue kundra armikut të përbashkët, dhe për ta thuhet se janë bashkue, porse nuk mund të thuhet se janë vllaznue, pse vjen nji ditë qi prishin traktatin dhe i sjellin armën. E në vllazni të vërtetë kjo gja kurr nuk mund të ngjajë. Qe këta janë urdhnat e fesë s’onë të naltë e krejt dobi-pruese, qi na urdhnojnë me ma të mirat, pse ma e mira e ka mbrendë të mirën. Të gjithë flasim, këndojmë, studjojmë edhe tjerve atë çka dimë ja tregojmë. Mirë po a thue jemi tue punue si

mbas sendeve qi kuptojmë e qi i kemi mësue. A jemi ashtu si duhet të jemi, apo në të kundërtën? A e duem shoqi shoqin sikur lypset me e dasht, apo thomi për të tjerët rrashta iu plastë? A mjerohemi për keqsitë e tjerëvet, apo ndoshta s’duem as qi me i ndigjue? A vështrojmë vendet qi duhet të ndihmohen, apo ikim e bishtnojmë kur ndihmat na kërkohen? Ah sa keq! Ah sa largë nga e mira! Ah sa të dbuem nga fatbardhësija! Shum largë, shum larg prej asaj grade e pozite qi duhet të jemi! Shum larg nga urdhnat fetare! Zoti i Madh, mëshira e Yte ashtu pakufi, na sjell jetën në lumni. Pra, vlla i dashtun, në qoftë se dishrojmë lumni qi na e kërkon natyra, duhet të kemi vllazni, atë vllazni qi na e tregon i Madhi Perëndi e cila siguron çdo mirësi. Suksesi asht prej Zotit. Këta pak rreshta qi i parashtruem syri po i vulosim me vula t’arta të verseteve e të haditheve qi janë me këta kuptime: - Kapnu fortsisht për ligjin e Zotit të gjithë së bashku e mos u përçani! - Mos u grindni shoq me shoq se ligështoheni dhe ju shkon forca....! - Ndihmonuni në mirësi e në divoçmeni, e mos u ndihmoni në mëkate e n’armiqësi: Runu e mos mendoni keq për tjerët se me të vërtetë mendimi i kotë asht më e randshmja alë; mos përgjoni, mos vështroni punët e tjetrit; mos u vetmoni; mos kini smirë mbi tjerët; mos u armiqësoni; mos i sjellni shpinën njeni tjetrit (tue u idhnue); të jeni vllazën o robt e Zotit! - Ai qi përçan (vllazninë) s’asht prej nesh (d.m.th. mos ta numërojmë vedin Muslimanë). - Forca (fuqia) e suksesi i Zotit asht në bashkim (e jo në përçarje). H. T. Kultura Islame, Nr. 1 (49) Shtator 1943

DHJETOR 2013

Di

37


Personalitet

HAFIZ ALI PODGORICA 1855 - 1929 Hafiz Ali Podgorica lindi në vitin 1855 në Podgoricë në një familje patriotësh shqiptarë. Prindërit e tij Abdullah dhe nëna Pashja e lanë jetim Aliun në moshën 6 vjeçare.

tar i këtyre klubeve (1905-1909). Ai ka dhënë kontributin e tij për çështje me rëndësi kombëtare dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në kushtet e asaj kohe.

Atë e tërhoqën xhaxhallarët e tij, që banonin në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin osman. Ai mësoi edhe Kur’anin përmendësh, duke marrë titullin Hafiz. Më vonë shkoi në Stamboll, ku u njoh me patriotët e atjeshëm. Ishte shok i Ismail Qemalit, Jani Vretos, Koto Hoxhit e shumë të tjerëve. Bashkë me ta u pajis me ndjenjat dhe idetë kombëtare për lirinë e Shqipërisë dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe.

Hafiz Aliu është dërguar gjithashtu si përfaqësues i Durrësit në “Kongresin e Dibrës” në korrik 1909. Këtu Hafiz Aliu e Dervish Hima fituan miratimin e të gjithë delegatëve për përkushtimin në çështjet kombëtare në planin arsimor, kulturor e politik.

Mbasi u kthye në Shkodër punoi si avokat e ndihmës gjyqtar. Bashkëpunoi me patriotët dhe intelektualët shkodranë. Më pas e transferuan në Durrës, ku punoi si kadi (gjykatës) dhe pastaj u zgjodh myfti.

38

KRYETAR I PARË I BASHKISË DURRËS (1909-1912), KADI E MYFTI I DURRËSIT, NGRITËS I FLAMURIT NË DURRËS. I DEKORUAR ME URDHRIN E KLASIT I NË VITIN 1992, “QYTETAR NDERI I DURRËSIT” 1996, “MIRËNJOHJE E QYTETIT TË DURRËSIT” 2005

Në vitin 1909, në zgjedhjet bashkiake, Klubi paraqiti kandidaturën e Hafiz Aliut. Ai ishte brumosur me idealet e Rilindësve tanë dhe kishte udhërrëfyes mësimet e Sami Frashërit nga ku kishte mësuar konceptet e qeverisjes së vendit. Ai ishte personi më i kompletuar për të përballuar detyrat e kryetarit të bashkisë.

Në Durrës u bashkua me patriotët: Nikollë Kaçorri, Abaz Celkupa, Seit Kertusha, Dr. Neki Libohova e shumë të tjerë.

Kështu u zgjodh kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit në legjislaturën 1909-1912. Duke qenë gjithmonë konsekuent në lëvizjen patriotike, hidhte bazat e administratës shqiptare edhe në fushën e drejtësisë.

Me formimin e klubeve “Vëllazëria” e “Bashkimi”, Hafiz Aliu ka qenë anë-

Pas dështimit për ngritjen e flamurit në Durrës më 24 nëntor 1912, si krye-

Di

DHJETOR 2013

tar Bashkie nënshkroi aktin e përfaqësimit për delegatët e Durrësit, që do të shkonin në kuvendin e Vlorës. Akt i rëndësishëm i qytetarisë durrsake, pas largimit të Ismail Qemalit për në Vlorë, qe ai i Hafiz Ali Podgoricës, Kryetar i parë i Bashkisë dhe personalitet i shquar, i cili më 26 nëntor 1912 ngriti me dorën e tij Flamurin Kombëtar në Pallatin qeveritar të Durrësit. Menjëherë pas këtij akti madhor patriotët durrsakë nën drejtimin e Hafiz Aliut më 27 nëntor 1912 firmosën telegramin Nr. 3300 dërguar të gjithë qyteteve me rëndësi të Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë në Durrës (shpallën indipendencën në emër të kombësisë tonë të shtrenjtë e të gjithë Shqipërisë).1 Njëkohësisht iu dërguan memorandume konsujve të Austrisë, Francës dhe përfaqësuesit italian në Durrës. Në dokumentet historike që ndodhen në Arkivin e Shtetit (Fondi i pavarësisë) shkruhet:

1. Bebeziq, Danish, “Kontributi i Durrësit për shpalljen e pavarësisë. Akte të Rilindjes Kombëtare”.


“Hafiz Ali Podgorica (1855-1929) më 26 nëntor 1912, me cilësi si kryetar Bashkie, pati nderin e posaçëm me ngritë me dorën e vet Flamurin e Shqipërisë në pallatin qeveritar të Durrësit”.2 Administrata që kryesoi Hafiz Ali Podgorica më 1909-1912 për meritat e saj përbën faqe historie në jetën e qytetit të Durrësit. Është e kohës së tij dhe vula e parë e Bashkisë së Durrësit. Kjo detyrë lidhej padyshim me momentin historik që kalonte qeveria e përkohshme e Vlorës. Për veprimtarinë patriotike atdhetare Hafiz Aliu gjithë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë për të mirën e vendit në organizimin e administratës shtetërore, si dhe në planin arsimor, kulturor e politik. Për figurën intelektuale janë zhvilluar disa mbledhje ku janë dhënë disa kumtesa për veprimtarinë e tij. Në atë kohë Esat Pashë Toptani, duke shfrytëzuar postin e tij si ministër i brendshëm i Qeverisë së Vlorës, në vitin 1913, e përdori xhandarmërinë 2. Hidri, Sali, “Durrësi 1900-1939”, Arkivi i Shtetit (Fondi i Pavarësisë), Dosja e Hafiz Ali Podgoricës.

për interesat vetjake, ambicioze kundër Qeverisë Kombëtare. Hafiz Aliu e kuptoi qëllimin e tij politik pro-serb. Bashkë me patriotët e tjerë durrsakë u larguan me familjet e tyre nga Durrësi. Për dënim u janë plaçkitur shtëpitë e tyre. Po e njëjta gjë ndodhi në vitin 1924 kur Esat Pasha erdhi për të dytën herë në Durrës. Hafiz Aliu ishte përkrahës i mendimeve demokratike të Fan Nolit. Gjatë regjimit të Zogut dëbohet në Kavajë në vitin 1926. Ka vdekur në vitin 1929 duke lënë familjen në gjendje të vështirë ekonomike.

vacionin: “Intelektual dhe patriot i shquar. Si delegat i Durrësit në Kongresin e Dibrës, ka luftuar me sukses synimet xhonturke. Bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, me porositë e të cilit ngriti Flamurin Kombëtar në Durrës më 26 Nëntor 1912. Kryetari i Parë në Bashkinë e Durrësit në vitet 1909-1912”. Më 16-17 gusht 2003, nga Bashkia e Durrësit e Shoqata “Durrësi”, i akordohet Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titulli: “Simbol i Qytetit - Kryetarit të Parë të Bashkisë së Durrësit, intelektualit të shquar që organizoi administratën shtetërore, patriotit të flaktë që më 26 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë në Durrës”.

Në vitin 1992, Hafiz Ali Podgoricës i jepet nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha titulli “Urdhri i Klasit të I-rë” për veprimtari patriotike me motivacionin: “Si figurë intelektuale, i dalluar në organizimin e luftës për çlirim kombëtar, për ngritjen e Flamurit në Durrës (26 Nëntor 1912) dhe për organizimin e administratës shtetërore”.

Më 26 nëntor 2005, nga Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi” i akordohet Hafiz Ali Podgoricës titulli: “Mirënjohje e qytetit të Durrësit” me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë për Pavarësinë e shtetit shqiptar dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 Nëntor 1912”.

Më 16.10.1996, këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit i jep Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titullin: “Qytetar nderi i qytetit të Durrësit” me moti-

Më 26 nëntor 2008 u bë inaugurimi i përmendores së kryebashkiakut të parë të Durrësit, Hafiz Ali Podgorica 1909-1912. DHJETOR 2013

Di

39


Bota jonë

FATMA KARAJ

A JE NJË PRIND

MODEL? Një ndër përgjegjësitë që ka njeriu është edhe edukimi i fëmijëve. Fëmijët janë stolia e kësaj bote për prindin, por në të njëjtën kohë janë edhe amanet e përgjegjësi. Allahu na ka dhënë në natyrën tonë që të kujdesemi dhe të sakrifikojmë për fëmijët. Siç kujdesemi për mirëqenien e tyre fizike dhe materiale, duhet të kujdesemi edhe për edukimin e tyre. Ka prindër që rëndësinë e edukimit e kanë kuptuar njëlloj si rëndësinë e mirëqenies. Por ka edhe prindër që e kanë lënë pas dore këtë çështje dhe nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur. Këta prindër i anashkalojnë fëmijët për shkak se “nuk kanë kohë”. Nëse prindi e lë fëmijën ta edukojë koha apo rruga, atëherë ky prind ka një përgjegjësi shumë të madhe në rast se rezultati do të jetë negativ. Nga ky këndvështrim, mund të themi që etërit janë më larg nga fëmijët e tyre në krahasim me nënat. Më parë etërit kujdeseshin më tepër për edukimin e fëmijëve, u bëheshin krahë nënave në këtë çështje dhe kujdesin për fëmijët. Por kohët e fundit, një pjesë e tyre kanë hequr dorë nga edukimi, duke ia lënë të gjithë peshën nënave. Thënë ndryshe, nënat edukojnë, kurse etërit sigurojnë aspektin ekonomik, kjo është "marrëveshja". E kur fëmijët adoleshentë ndjekin rrugë të gabuar, etërit fajësojnë nënat: “Po ti çfarë ke bërë?! Ku ke qenë?! A nuk më shikon se po lodhem për të siguruar jetesën?!” Nëna në këto raste nuk është e vetmja fajtore. Edukimi i fëmijëve është përgjegjësi e të dy

40

Di

DHJETOR 2013

palëve. A mund të lundrojë një varkë vetëm me njërën lopatë? Të dashur prindër! Nuk mjafton vetëm të punojmë e të sigurojmë të ardhurat, por duhet edhe t’i përkushtoheni fëmijëve tanë. Secili prej nesh duhet ta konsiderojë fëmijën si një dhuratë të çmueshme prej Allahut. Një dhuratë, të cilën disa njerëz nuk e kanë dhe do të ishin të gatshëm të jepnin gjithçka veç të kishin një fëmijë. E ç’vlerë ka të sigurosh anën materiale, nëse neglizhon familjen?! A mund të ketë njerëz më të zënë dhe më të angazhuar se profeti Ibrahim (a.s.)? Në Kuran përshkruhet interesi dhe përkushtimi i tij ndaj të birit, Ismailit (a.s.). “Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë në ëndërr të flijoj. Çfarë mendon ti?” (Saat, 102) Ai ndante me të birin shqetësimet dhe problematikat më të mëdha dhe e afronte atë me dashuri, duke i bërë marrëdhëniet mes tyre të harmonizuara. Midis tyre mbretëronte mirëkuptimi. Pyetja “Çfarë mendon ti?”, do të thotë se marrëdhëniet atë e bir, ishin aq të ngushta, saqë lejonin të diskutoheshin edhe çështje kaq madhore dhe me pasoja të rënda. Edhe kur Allahu e urdhëroi Ibrahimin (a.s.) të ndërtojë Faltoren e Shenjtë, ai u konsultua me djalin e tij Ismailin, të cilit i tha: “Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një xhami.” Ismaili (a.s.) ia ktheu: “Atëherë, bindju Allahut, o ati im!” Ibrahimi (a.s) i tha:

“A do të më ndihmosh?” Ismaili ia ktheu: “Po, do të ndihmoj”. Dhe kështu, të dy iu përveshën punës. Në Amerikë festohet edhe dita e babait, ashtu siç festohet dita e nënës tek ne. Një kompani, e cila merrej me prodhimin e kartolinave, një vit u dërgoi kartolina boshe të burgosurve, pak para festës së nënës. Pothuajse të gjithë të burgosurit blenë kartolina dhe ua dërguan nënave të tyre. Kur u afrua dita e festës së babait, kompania dërgoi një sasi të madhe kartolinash në burgje, por asnjë kartolinë e vetme nuk u ble nga të burgosurit. Pas kësaj u krye një studim rreth këtij fenomeni dhe u zbulua se të gjithë të burgosurit fajësonin etërit për gjendjen ku kishin përfunduar. Këto janë alë të rënda, por duhet të kuptojmë që fëmijët kanë nevojë edhe për figurën e babait. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Ne duhet të përkujdesemi me edukimin e fëmijëve tanë për të mbjellë në zemrat e tyre vlerat e larta morale. Profeti Muhamed (a.s.) porosit: “Të merresh me edukimin e fëmijës, është më mirë se të japësh sadaka”. Atëherë çdo ditë që kalon duke edukuar fëmijën tënd, të shkruhet sikur ke dhënë sadaka. Diku tjetër, i Dërguari i Allahut (a.s.) shprehet në këtë mënyrë: “Kushdo që mbjell një pemë, me të cilën ushqehen njerëzit dhe zogjtë, do te shpërblehet Ditën e Kiametit.” Nëse kjo ndodh me mbjelljen dhe kultivi-


min e një peme, ç’mund të themi për edukimin dhe kultivimin e vlerave te fëmija? Kështu, besimtari po edukon dhe rrit një fëmijë, i cili do të adhurojë Krijuesin e tij. Një faqe e plotë në Kuran, përmban këshillat e vyera që Lukmani (a.s.) i bën të birit. Por, nëse Lukmani (a.s.) nuk do të ishte model i mirë, këto këshilla nuk do të kishin vlerë, pasi nuk do të dëgjoheshin nga i biri. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.” Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ta në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë. “O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë. O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën,

pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve! Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit! (Lukman, 31/13-19) Duket qartë që Lukmani (a.s.) kishte caktuar një listë prioritetesh në edukimin e të birit. Në këtë listë kryesonte dashuria dhe njohja e Allahut. E pra, tek fëmija duhet të krijohet një respekt, një dashuri në aktin e njohjes me Allahun dhe jo një refuzim. Ajetet e mësipërme na mësojnë se kjo duhet bërë si teorikisht, ashtu dhe praktikisht. Një model tjetër i mirë si baba është Profeti Muhamed (a.s.). Marrëdhëniet me të bijën, Fatimen i kishte tepër të ngushta. Sa herë që e bija hynte në dhomën e tij, ngrihej në këmbë dhe e puthte në ballë. Para se të ndërronte jetë, Profeti (a.s.) i tregoi një sekret të bijës në vesh, gjë e cila e bëri të qajë Fatimen (r.a.). Pas kësaj Profeti (a.s.) i tha një sekret tjetër në vesh dhe ajo qeshi. Aisheja e pyeti mënjanë se çfarë i kishte thënë, por Fatimeja ia ktheu: “Nuk mund ta nxjerr sekretin e të Dërguarit të Allahut (a.s.)”. Pasi Profeti (s.a.s) ndërron jetë, Aishja (r.a.) e pyet sërish mbi alët që i kishte thënë në vesh dhe Fatimeja i thotë: “Herën e parë kur qava, më tha se do të vdesë atë natë. Herën e dytë më tha se unë do të isha njeriu i parë nga familja e tij, që do i bashkëngjitesha, prandaj qesha. “(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” (Lukman, 31/13) Por si mund ta njohë Allahun fëmija, nëse prindërit nuk e njohin Atë siç duhet? Si mund të afrohet ai me Allahun, ndërkohë që nuk i sheh prindërit duke iu drejtuar Allahut? Edukimi nuk është kurs, ligjëratë apo trajnim. Edukimi është një proces i vazhdueshëm, i cili fillon dhe nuk përfundon. Si shembull mund të ma-

rrim rastin kur fëmija shikon nënën apo babanë duke u falur. Kjo është këshilla më e madhe për t’iu drejtuar adhurimit. Ajo është më e vlefshme se njëmijë këshilla që mund të dëgjojë për namazin. Profeti Muhamed na ka treguar se edukimi i mirë është trashëgimia më e çmuar që u lihet fëmijëve: “Prindërit nuk mund t’i lënë fëmijës asgjë më të mirë dhe më të çmueshme se sa edukimin e mirë”. Fëmijë do të thotë e ardhme. Dhe mos të harrojmë që Islami përfaqësohet nga njerëzit. Po qe se foleja familjare që keni për të ngritur ose që keni ngritur, është në një kuadër që do t'i bënte të kënaqur Allahun (xh. xh.) dhe Profetin (a.s.), mund të thuhet se premton të ardhme. Por po qe se, brezat e përgatitur nga ju u janë lënë amanet rrugëve dhe janë në opozitë me fenë, madje, armiq të xhamisë, xhematit, ata konsiderohen të pafat, kurse ju, përgjegjës. Kjo është, së pari, padrejtësi ndaj fëmijëve, pastaj dhe ndaj shoqërisë. Askush nuk ka të drejtë të bëjë një të keqe të tillë. Përgatitja e brezave të aftë për të menduar në mënyrë besnike ndaj rrënjëve ideore të veta, të thellë, me horizont, të mëshirshëm dhe të respektueshëm ndaj njeriut, është një nga detyrat tona kryesore. Kjo detyrë e rëndësishme fillon me ngritjen e vetëdijshme të folesë familjare dhe vazhdon gjatë gjithë jetës e kushtëzuar nga arsyeja, logjika dhe gjykimi. Nisur nga kjo, familja duhet trajtuar si një institucion i mbështetur në frymën e fesë, me bosht arsyen dhe vetëdijen dhe i duhet dhënë vazhdimësi duke marrë për bazë pëlqimin e Allahut. Profeti (a.s.) tërheq vëmendjen se ka për t'u krenuar me shtimin dhe shumimin e umetit-bashkësisë së tij. Nga ky këndvështrim, një brez që s'e njeh atë, sado shumë që të jetë, jo vetëm nuk do të ketë ndonjë vlerë para Allahut (xh.sh.), por nuk do të përbëjë vlerë as sipas Profetit (a.s.). Bota sot është edhe më e ashpër dhe kjo detyrë më e vështirë, por gjithashtu edhe më fisnike. Prandaj edhe detyrimet tona si prindër shtohen.

DHJETOR 2013

Di

41


ALTIN TORBA

LIGJËSITË KURANORE

MBI CIVILIZIMIN

Ligjësitë, janë shumësi i artikulimit ligjësi dhe përkufizimi i këtij të fundit është: rregull fiks që s’pëson ndryshim. Ndër mrekullitë e shumta kuranore është edhe fakti se ai ua solli njerëzve të përmbledhura ligjësitë e jetës humane, të vendosura nga Krijuesi i njerëzimit, i Gjithëdijshmi në lidhje me çfarë është në dobi të krijesave të Tij. Këto ligjësi ndahen në disa klasifikime, prej të cilave janë ligjet e universit sikurse ligji i gravitetit, ligjet e matematikës, fizikës, e kështu me radhë... Një tjetër klasifikim i këtyre ligjësive kuranore janë ligjësitë që kanë të bëjnë me shpëtimin dhe suksesin në amshim, sikurse ala e Allahut të Madhëruar: “Askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit”1; në disa fe njeriu konsiderohet një krijesë që lind mëkatar, ndërsa ne myslimanët nuk i besojmë kësaj konsiderate, porse i besojmë ligjit të sipërpërmendur. Po në kuadrin e ligjësive që kanë të bëjnë me shpëtimin dhe suksesin në amshim, është edhe ligjësia e përfundimit të besimtarëve në Xhenet dhe e jobesimtarëve në Xhehenem... Një tjetër klasifikim i ligjësive kuranore, janë edhe ligjësitë që diktojnë shpëtimin dhe suksesin e njeriut në jetën e tyre të kësaj bote, të cilat kanë të bëjnë me lidhjet humane dhe komunikimin ndërnjerëzor. Në këtë artikull do të bëjmë alë pikërisht për këtë lloj të ligjësive kuranore, pra për ligjësi që nuk diktojnë lidhjet në univers dhe as lidhjet ndërmjet njerëzve, por lidhjet dhe marrëdhëniet midis popujve e civilizimeve, ligjësi që diktojnë progresin dhe regresin e civilizimeve. Kur’ani Fisnik bart brenda tij një numër të përmbledhur por kategorik të këtyre ligjësive. Këto ligjësi Kur’ani disa herë i paraqet në formën e konkluzioneve historike, në veçanti në kuadrin e historive të profetëve; disa herë të tjera ato vijnë në përmbyllje të thënieve kuranore normative apo legjislative; por ndodh që këto ligjësi të vijnë edhe pas përmendjes së përfundimit që do të ketë njeriu në amshim, në formë udhërrëfyesi stimulues në lidhje me atë që kërkohet prej nesh që të bëjmë në këtë botë. Në lidhje me këto ligjësi të pandryshueshme, Allahu i Madhëruar thotë: “Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut”2; dhe “Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim

1. - Kur’an, Enam: 164. 2. - Kur’an, Ahzab: 62.

42

Di

DHJETOR 2013

në ligjet e Allahut.”3 Siç duket qartë në këto tekste kuranore, ligjet hyjnore e kontrollojnë dhe diktojnë ecurinë e kombeve dhe civilizimeve në çdo kohë. Le të bëjmë alë për një paketë prej këtyre ligjeve kuranore, në veçanti për disa syresh që i kemi zgjedhur në kontekstin e transformimit të civilizimeve. Nocioni kuranor në thirrjen për transformim, do të jetë thelbi i këtij artikulli, që do të prezantohet përmes pesë ligjësive kuranore të transformimit të civilizimeve: Ligjësisë Historike, Ligjësisë së Rotacionit, Ligjësisë së Reagimit, Ligjësisë së Ngadhënjimit dhe Ligjësisë së Ndryshimit: 1. Ligjësia Historike: bëhet alë për ligjësi të përftuara nga historia, që diktojnë fatet historike të civilizimeve, në lidhje me të cilat Kur’ani thotë: “Para jush kanë kaluar shumë ligjësi (shembuj popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët. Ky është një sqarim për njerëzit, një udhërrëfyes dhe një këshillë për të devotshmit”4; pra historia është e mbushur plot me ligjësi, ky është kuptimi i ajetit, prandaj udhëtoni në tokë dhe nxirrini këto ligjësi nga historitë që kanë ngjarë midis profetëve dhe përgënjeshtruesve të tyre; këto ligjësi janë udhërrëfyesi këshillimor i njerëzimit. Allahu i Madhëruar na njofton se historia bart në të ligje, të cilat duhen studiuar, zbuluar dhe konkluduar; po këtë nocion Allahu i Madhëruar e përsërit në një tjetër rast, ku thotë: “Thuaj: ‘Udhëtoni nëpër botë e vështroni çfarë dënimi kanë marrë ata që përgënjeshtronin (profetët)’”5; pra, o njerëz të matur dhe mendarë, vështroni në histori dhe aty do të gjeni ligje që diktojnë dhe kontrollojnë ecurinë e civilizimeve në çdo kohë. Pas një meditimi të thellë do të gjesh në këto histori një paketë të konsiderueshme të ligjësive historike, të cilave, me lejen e Allahut të Madhëruar, do t’u rezervojmë artikullin e ardhshëm... 2. Ligjësia e Rotacionit: kalimit të pushtetit nga njëri civilizim te tjetri, pra qarkullimit të tij nëpër duar të ndryshme, ligjësi në lidhje me të cilën Kur’ani thotë: “Ato ditë (herë fitoreje dhe herë humbjeje) Ne i ndërrojmë

3. - Kur’an, Fatir: 43. 4. - Kur’an, Ali Imran: 137-138. 5. - Kur’an, En’am: 11.


(qarkullojmë) midis njerëzve”6; kjo ligjësi thekson rrëzimin e tezës së përjetësisë së një civilizimi dhe na thotë se çdo civilizim ngrihet dhe rrëzohet; mund të ndodhë që një civilizim të dominojë mbi njerëzimin, porse dominimi i tij nuk është i përhershëm, pasi Ligji Hyjnor i rotacionit të civilizimeve bën punën e tij. Format kryesore të raporteve midis civilizimeve janë: 1) “përplasje civilizimesh”, ku civilizimi triumfues e asimilon atë humbës; 2) “shkrirje civilizimesh”, ku civilizimi humbës shkrihet tek ai triumfues, duke i shtuar këtij të fundit disa tipare të trashëgimisë së saj; 3) “bashkëjetesë civilizimesh”, kur civilizimet kanë kapacitete dhe potenciale të barabarta dhe nuk ka ndër to as triumfues dhe as humbës, situatë që angazhon dialogun dhe bashkëjetesën; 4) “rivalitet civilizimesh”, që ndahet në rivalitet ushtarak civilizimesh, i cili shndërrohet në përplasje civilizimesh dhe rivalitet ekonomiko-shkencor civilizimesh, që rezulton në konkurrencë paqësore shkencore dhe ekonomike, në dobi të njerëzimit; dhe 5) klasifikimi më i lartë i lidhjeve midis civilizimeve është “kompletim civilizimesh”, ku civilizimi triumfues e lejon atë humbës të ruajë karakteristikat e tij të dobishme dhe për më tepër përfiton edhe vetë prej tyre. Soji i fundit i lidhjes midis civilizimeve, u bën dobi të gjitha civilizimeve dhe pikërisht ai është modeli mbi të cilin ka ecur civilizimi islam, që edhe pse dominoi për një kohë relativisht të gjatë mbi civilizimin pers, bizantin, spanjoll, etj., nuk i zhbëri këto civilizime, por lejoi të ruheshin gjuha dhe traditat e tyre të dobishme... Mendimtarët objektivë të ditëve tona, pohojnë se civilizimi në ardhje, është pikërisht civilizimi i Islamit të ekuilibruar. Studime të Qendrës Këshillimore Gjermane të vitit 2010, kanë arritur në konkluzionin se vendet arabe së shpejti do të qeverisen nga Islami i ekuilibruar, prandaj ata theksojnë se Perëndimit i del si detyrë mirëkonceptimi sa më i shpejtë i Islamit të ekuilibruar... Civilizimi perëndimor që po sundon aktualisht botën, duket se është në grahmat e tij të fundit, dhe civilizimi i Islamit të ekuilibruar, po fiton çdo ditë e më shumë terren kundrejt tij, drejt konkretizimit të profecisë së Muhamedit (a.s.): “Nuk do të mbetet mbi shpinën e tokës shtëpi guri dhe as stofi [as vendbanim urban dhe as rural] përveçse dhe në to do ta fusë Allahu alën [kredon] e Islamit, me hir të krenarit apo pahir të të përulurit; ose Allahu i Lartëmadhëruar do t’i bëjë ata krenarë dhe do të bëhen prej ithtarëve të saj, ose do t’i përulë dhe do t’i nënshtrohen asaj.”7 3. Ligjësia e Reagimit: kundërveprimit të bijve të një civilizimi, kundrejt atyre të një civilizimi tjetër, ligjësi në lidhje me të cilën Kur’ani thotë: “Sikur Allahu të mos bënte që njerëzit të reagonin midis vetit (sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve), bota do të ishte shkatërruar”8; dhe: “Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve kapacitetin e re6. - Kur’an, Ali Imran: 140. 7. - “Musnedu Ahmed” (23814), hadith i gradës “Sahih-i saktë”. 8. - Kur’an, Bekare: 251.

agimit (për t’u mbrojtur dhe kundërvepruar midis vetit), do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”9; pra nëse reagimi, mbrojtja dhe kundërveprimi nuk do të ishte diçka e skalitur në natyrën humane, do kishin sosur vlerat humane, do kishin marrë fund fetë dhe do ishin rrënuar të gjitha trajtat e objekteve të kultit: xhamitë, kishat, sinagogat, etj., pasi në një rast të tillë, toka do të shndërrohej në një xhungël të dominuar nga barbarët, ku do luftoheshin të gjitha vlerat. Ligji i reagimit ndaj të devijuarve përmes urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, e mbron tokën nga prishja. Ky ligj thotë se njerëzit e prishur nuk do arrijnë të kenë dominim permanent mbi tokë, porse gjithmonë do të mbeten grupe njerëzish rregullatorë, grupe besimtarësh që do të triumfojnë, do apelojnë dhe reagojnë kundrejt padrejtësisë dhe se e drejta herët a vonë do të triumfojë. Një tjetër formë e reagimit është rivaliteti midis civilizimeve të kombeve të ndryshme; disa kombe që kanë predominuar në aspektin teknologjik duan të vendosin hegjemoninë e tyre mbi kombet e tjera dhe këto të fundit bashkohen kundër të parit dhe e detyrojnë atë të bëjë hapa pas dhe të lëshojë shumë pe, madje nganjëherë edhe të kapitullojë... Kësisoj, nëse nuk do ishin prezentë ndër njerëz larmi potencialesh dhe kapacitetesh, kjo do bënte që një komb i vetëm t’i robëronte të gjithë kombet e tjera... Një nga format më të pranishme të ligjësisë së reagimit mishërohet në betejën e drejtpërdrejtë midis të vërtetës dhe të pavërtetës, ku zakonisht kjo ligjësi funksionon në anën e civilizimit më të fuqishëm, ku fuqia më shumë se tek potenciali ushtarak, qëndron tek ai i ndërgjegjësimit ideologjik... Kurse në rastin e mosfunksionimit të ligjësisë së reagimit, në tokë përhapet shthurja dhe korrupsioni, tiranët dominojnë rishtazi, liritë dalin jashtë funksionit, madje edhe liria fetare zbehet, dhe ç’është më e rrezikshme, kjo e fundit monopolizohet në duart e tiranëve dhe trajtësohet sipas dëshirës... 4. Ligjësia e Ngadhënjimit: triumfi ndaj të kotës, është një tjetër ligjësi thelbësore, në lidhje me të cilën Kur’ani thotë: “Allahu ka vendosur: ‘Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!’ Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”10; “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndih9. - Kur’an, Haxh: 40. 10. - Kur’an, Muxhadele: 21. DHJETOR 2013

Di

43


mon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”11; “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun (pra, çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja”12; dhe: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën t’ua shndërrojë në siguri.”13 Në shtetet diktatoriale arabe ku kanë ndodhur dhe po vijojnë të ndodhin kryengritjet popullore, njerëzit ishin të ndrydhur nga frika dhe nën frazën “edhe muret kanë veshë”, s’guxonin të pipëtinin; porse ligjësia në alë funksionoi, pasi ajo i përket ligjësive kategorike që kanë të bëjnë me civilizimet. Beteja midis myslimanëve dhe rivalëve të tyre i takon njërit prej tre klasifikimeve në vijim: Klasifikimi i parë: kur myslimanët i përmbahen të vërtetës dhe shkaqeve të triumfit, pra janë të angazhuar me programin e saktë ideologjik islam dhe kanë marrë në konsideratë shkaqet konkrete logjistike (planifikimin operacional) të ngadhënjimit; në këtë rast myslimanëve u është premtuar ngadhënjimi, qoftë edhe nëse janë dy herë më të dobët në numër dhe pajime se kundërshtari i tyre. Në lidhje me këtë Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ka prej jush (o myslimanë) njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin (ngadhënjejnë mbi dyqind - kundërshtarë)”14, sikurse ndodhi në shumë beteja në kohën e Profetit (a.s.), gjeneratave të hershme dhe vijoi e vijon të ndodhë me gjeneratat e mëvonshme të myslimanëve... Klasifikimi i dytë: kur myslimanët i përmbahen të vërtetës, por nuk i marrin në konsideratë shkaqet logjistike të ngadhënjimit, pra i neglizhojnë disa nga çështjet konkrete të ngadhënjimit; në këtë rast ngadhënjen ai që është më i fuqishëm materialisht; sikurse ndodhi në Betejën e Uhudit, kur shigjetarët i neglizhuan urdhrat e Profetit (a.s.), apo në preludin e Betejës së Hunejnit, kur një pjesë e madhe e ushtrisë islame, të mahnitur nga numri i tyre i madh, thanë se ushtria armike e pakët në numër nuk do arrinte t’i mundte kurrsesi, porse kjo mosbindje dhe kjo mburrje u kushtuan shtrenjtë... Klasifikimi i tretë: kur myslimanët nuk i përmbahen të vërtetës, pra e braktisin programin e saktë ideologjik is11. - Kur’an, Haxh: 40. 12. - Kur’an, Muhamed: 7. 13. - Kur’an, Nur: 55. 14. - Kur’an, Enfal: 66.

44

Di

DHJETOR 2013

lam, thënë më shqeto e lënë Islamin, rrugën e Allahut të Madhëruar dhe të Muhamedit (a.s.), dhe ndjekin ideologjitë lindore apo perëndimore; në këtë rast asnjë premtim hyjnor nuk jepet për ta, por dominimi është për atë që është më i fuqishëm materialisht. 5. Ligjësia e ndryshimit: transformimit të gjendjes, për të cilën Kur’ani thekson se është dy llojesh: Së pari: ndryshimi pozitiv: që konsiston në bartjen nga gjendja e keqe tek ajo e mirë, mbi të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon (pozitivisht) gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë (pozitivisht) vetveten e tyre”15; ku bëhet alë për një popull që është në situata të këqija dhe thuhet se gjendja e tij nuk do të përmirësohet pa u derdhur mund dhe kontribut njerëzor, strukturuar mbi planifikime të sakta, perfeksionim dhe mirëmenaxhim. Së dyti: ndryshimi negativ: që konsiston në bartjen nga gjendja e mirë tek ajo e keqe; mbi të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Kjo (ndëshkimi i mohuesve të Shpalljes Hyjnore) ndodh ngase Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë (negativisht) vetveten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka”16; ku bëhet alë për një popull që gjendet në situatë mirësish, të cilëve u thuhet se kjo mirësi nuk do t’ju hiqet dhe situata e tyre nuk do të marrë për keq, përveçse nëse kundërshtohet programi i saktë, devijohet nga drejtësia, produktiviteti pëson ngërç dhe mbarëvajtjet e punëve keqmenaxhohen; thënë shkurt u thuhet se nëse veproni negativisht, ju pret një përfundim negativ. Allahu i Madhëruar ka bërë që situata e individëve dhe shoqërive humane të përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të faktorit ndërhyrje pozitive ose negative njerëzore... Të dy llojet e ndryshimit të gjendjes për të cilat bëmë alë, ai pozitiv dhe ai negativ, premisën e kanë tek uni i njeriut; për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Sa për ata që e kërkojnë udhëzimin (e ndjekin rrugën e drejtë), Ai - Allahu - ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje”17; dhe: “Kur ata (populli i Musait) u shmangën (u larguan nga e vërteta), Allahu i shmangu [i largoi] zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar”18; pra ligjësia e ndryshimit i kundërvihet çdo negativi dhe paraziti, duke theksuar se nuk do të ketë arritje dhe as ngadhënjim pa u derdhur mundi njerëzor; sigurisht që ngadhënjimi nuk mund të vijë përveçse nga Allahu i Madhëruar, porse është vetë Allahu Ai që ka vënë si kriter të domosdoshëm të ngadhënjimit, përpjekjen dhe kontributin njerëzor. Këto pesë ligjësi diktojnë çdo civilizim dhe komb, mysliman apo jomysliman dhe pa to nuk mund të ndërtohet asnjë civilizim... Bazuar në literatura të dr. Tarik Suejdan

15. - Kur’an, Ra’d: 11. 16. - Kur’an, Enfal: 53. 17. - Kur’an, Muhamed: 17. 18. - Kur’an, Sa: 5.


XHEMAL BALLA

SUNETI I MUHAMEDIT A.S. BURIM I PASTËR PËR ARSIMIN, KULTURËN DHE CIVILIZIMIN ISLAM Në historinë e kulturës dhe shkencës islame në Shqipëri, dallohet studiuesi dhe mësuesi H. Ibrahim Dalliu, i cili me botimet origjinale teologjike e publicistike si dhe në fushën e përkthimeve, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me vlera shpirtërore për myslimanët shqiptarë. Një nga përkthimet më të rëndësishme të botuar në vitin 1936 titullohet “Udha Muhamedane”. Ky libër me autor Imam Bergeriun (1522-1599), ka vlera të mëdha sepse është një nga veprat bazë ku merren shpjegime për çështje të moralit, kulturës dhe jurisprudencës islame. H. Dalliu në parathënien e librit shprehet: “E përktheva këtë libër, që të përfitojnë shqiptarët musliman nga ai ose më mirë të themi: të mësojnë se çfarë sendesh janë të ndaluara nga ana e Zotit dhe e profetit të tij, dhe me çfarë detyrash janë të urdhëruar fetarisht ata.” Më poshtë shprehet: “Edhe me qenë se ka krizë financiare do t’i japim pa para”. Ishte pikërisht Hafiz Dalliu i cili kontribuoi e sakrifikoi për myslimanët shqiptarë dhe njëkohësisht si patriot atdhetar që ishte, u persekutua e u burgos disa herë. Myslimanët shqiptarë duhet ta studiojnë këtë libër sepse bën alë për rrugën që duhet të ndjekin në të kuptuarit e Sunetit të Muhamedit (a.s.), në rregullat e saktësimit të teksteve të hadithit dhe çështje të tjera, që ndihmojnë për arsimin, për të fituar kulturë të gjerë shkencore, që të çon drejt civilizimit islam. Në këtë mënyrë do të vihet feja Islame në vendin që meriton, si paraprijëse e të gjithë niveleve kulturore e civilizuese, e jo të reduktohet vetëm në sjellje personale të çdo besimtari, ose në disa aspekte formale të jashtme, që nuk bëhen pjesë e shoqërisë dhe që nuk krijon unitet për të ndihmuar në civilizimin e saj. Islami është themeli i jetës dhe e obligon çdo besimtar t’i përmbahet Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit, Muhamedit (a.s.). Prandaj dhe H. Dalliu e vë theksin në këtë libër që t’i kthehemi Islamit të plotë, besimit të tij, ligjit, adhurimit, moralit, marrëdhënieve ndërnjerëzore sipas parimeve të tij. Në kapitujt që përmban libri kuptojmë që Islami për besimtarët e tij është program jete dhe e rregullon atë në të gjitha fushat e saj. Por që të realizohet kjo, kërkon si domosdoshmëri që t’i paraprijë besimi i sinqertë në Zotin e Amshuar. Ky besim bën baraspeshën midis mendjes dhe zemrës, bashkon shpirtin me trupin, idealen me realen, individin me shoqërinë mes të drejtës personale dhe interesit shoqëror. Atëherë do të kemi një njeri të mirë, familje të shëndoshë e për rrjedhojë një shoqëri pa fenomene negative. Zoti në Kur’an na porosit: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata të ndryshojnë veten e tyre” (Rad, 11). Prandaj, në qoftë se dëshirojmë një shoqëri të shëndoshë me virtyte e morale të ndershme t’i mbështetemi besimit, sepse ai i jep energji personalitetit, krijon një ndërgjegje të pastër, formon qytetarin e denjë për një shoqëri që sheh përpara drejt civilizimit të saj. Mirëpo myslimanët sot ushqehen me mësime të historisë islame të trashëguara me karakteristikat e saj sipas etapave të ndryshme si dhe DHJETO R 2013

Di

45


me kulturën fetare të importuar, të përkthyer ose jo. Përballë këtyre dy kulturave të pakontrolluara, pa u bazuar në traditën dhe historinë dhe kulturën e popullit shqiptar e teologëve të tij, besimtari i paarsimuar mbetet i çoroditur, ndërsa intelektuali mysliman bashkëkohor si konsumues i kësaj kulture, është i paaftë për të vepruar, për të prodhuar kulturë e për të orientuar në vlerat e qytetërimit islam. Intelektuali islam dhe teologët e mirëfilltë duhet të japin një vizion më të qartë gjithë kërkesave të kësaj periudhe dhe të bëhen të vëmendshëm në interpretimin e burimeve të sakta të Islamit, Kur’anit dhe Hadithit, ashtu siç shprehet Hafiz Dalliu: “Thoni se arsyet mendore dhe argumentet tradicionale fetare janë të bashkuara në Librin e shenjtë, Kuranin dhe alët e madhërueshme të Pejgamberit a.s.” Prandaj këto burime duhet të studiohen e të kuptohen drejt nga një këndvështrim bashkëkohor, për të sqaruar rregullat e përgjithshme të Islamit dhe për të vendosur programin e domosdoshëm, me qëllim që Islami t’i përgjigjet sfidave të kohës. Intelektualët teologë bashkëkohës të H. Ibrahim Dalliut u mbështetën në Kur’anin e Madhëruar dhe Sunetin e Profetit (a.s.), në studimin e tyre me metoda origjinale. Kjo u dha mundësi t’i kuptojnë e transmetojnë drejtë te besimtarët myslimanë, të bëjnë analiza me realitetin dhe ligjet dhe t’i integrojnë ato në shoqëri, për të mbrojtur gjuhën, traditën, fenë dhe atdheun. H. Ibrahim Dalliu që përktheu nga origjinali veprën “Udha Muhamedane”, flet në praktikë për ndjekjen e rrugës së Muhamedit, për biografinë dhe mënyrën e jetesës së tij dhe të jetesës si pejgamber. Ky studim pasqyron mishërimin shkencor dhe aktual të metodës që duhet ndjekur. Prandaj dhe Dalliu në këtë vepër shprehet: “Nuk bëhet ndryshe veçse me ndjekjen e vulës së profetëve, profetit të fundit, Muhamedit, që është i madhi ynë dhe i madhi i të parëve e të mbrapmëve në besim, në alë, në moral dhe në vepra”. Në këtë mënyrë vjen të kuptuarit e qartë të Sunetit, njohja e qëllimeve dhe e synimeve praktike të tij, duke bërë të mundur që të zhduket injoranca, të mënjanohen konfliktet dhe të bëhet faktor i dobishëm në shoqëri. Kjo tregon se nuk mjafton vetëm kuptimi i jashtëm formal i udhës së Profetit (a.s.), por më shumë ka rëndësi të kapurit pas brendësisë, shpirtit të tij, duke shmangur deformimet e atyre që hiqen si të ditur. Për këtë dijetari bashkëkohor, doktor Jusuf Kardavi në veprën e tij “Si të bashkëveprojmë me Sunetin”, shprehet: “Ka disa neglizhues, të cilët duan të hyjnë dhe flasin për Allahun e Pejgamberin e Tij atë që nuk e dinë...” Nga kjo thënie kuptohet se duhet ta ruajmë të pastër hadithin e Profetit (a.s.), të mos i zmadhojmë gjërat e as të mos i deformojmë ato gjoja në emër të ndjekjes së rrugës së tij. Dihet që Suneti i Muhamedit (a.s.) është interpretimi praktik i Kur’anit dhe zbatimi real i Islamit. Zoti në Kur’an thotë: “Me të vërtetë juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe një libër i qartë (Kur’ani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij në udhën e shpëtimit, i nxjerr ata prej errësirës në dritë, me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në udhën e drejtë...” (Maide, 15-16). Këtë udhë të drejtë e praktikoi dhe e ndoqi me saktësi Muhamedi

46

Di

DHJETOR 2013

(a.s.) dhe prandaj vepra titullohet “Udha Muhamedane”. Kjo udhë përbën Sunetin e tij, që përmbledh tërë jetën e njeriut, që nga lindja e deri në vdekje dhe më tej, që nga krijimi i embrionit deri pas vdekjes. Me një alë përfshin të gjitha fushat e jetës individuale, familjare e shoqërore si dhe lidhjen e ngushtë me Zotin e tij jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Pra, për të njohur Islamin praktik me bazat e tij, duhet mësuar e ndjekur Suneti i Pejgamberit (a.s.), për të cilin Zoti në Kur’an urdhëron e thotë: “Ai që i bindet të dërguarit të Allahut, i është bindur edhe Allahut” (Nisa, 80). Prandaj dhe autori për të ndihmuar besimtarët që të përsosin moralin e tyre duke ndjekur si shembull H. Muhamedin, botoi këtë libër me rëndësi moralo-shpirtërore e jetike. Bashkëshortja e Pejgamberit (a.s.), Aishja r.a. thotë: “Morali i tij ishte Kur’ani.” Kjo do të thotë se Suneti i Pejgamberit (a.s.) është rruga apo udha që duhet të ndjekë çdo mysliman sepse përfaqëson Kur’anin e interpretuar dhe Islamin e vërtetë në praktikë, në punë, në alë dhe gjithë jetën e çdo besimtari, në atë individuale e shoqërore, me farefisin e më gjerë, në çdo rrethanë e moment të jetës, pa u shkëputur nga lidhja me Zotin e madhëruar. Kjo e detyron besimtarin që të kuptojë mirë udhën jetësore që përshkoi Muhamedi (a.s.) për të qenë korrekt me ligjet juridike, morale, edukative, si individ, në familje dhe shoqëri. Gjatë komentit të veprës “Udha Muhamedane”, nuk kemi për qëllim të ndalemi thjesht në ajete dhe hadithe që sillen në kapituj të veçantë. Qëllimi është të kuptojmë të vërtetën, Islamin në tërësi të mishëruar në jetën e Muhamedit (a.s.); të njohim personalitetin e tij përmes jetës dhe veprës; të krijojmë bindjen se nuk ka qenë vetëm gjeni, që shquhesh në mesin e popullit, por, para së gjithash, ai ka qenë i dërguari i Zotit me shpallje, që nëpërmjet saj


krijoi kushtetutën, bëri shtet e perandori dhe të gjithë iu përmbajtën rrugës së tij. Autori përmes kësaj vepre na lejon të kuptojmë se me studimin e saj pasurohemi më shumë me kulturë islame si në fushën e besimit, ligjit apo moralit, sepse jeta e Pejgamberit (a.s.) është objekti i ndriçuar në të cilin janë skalitur ligjet e besimit islam. Hadithet që sillen në këtë libër na ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve dhe gjetjen e rrugëve më të drejta, për çdo gjë që ka të bëjë me jetën, me punën, familjen, ushqimin, veshjen, marrëdhëniet me njerëzit e deri me kafshët. Të ndjekim udhën e H. Muhamedit (a.s.) sepse natyra dhe karakteri i tij janë aq të pastra, saqë ai në çdo çështje është i vërtetë, i drejtpërdrejtë dhe fisnik. Ai gjithmonë ka frymëzuar virtyte të larta e drejtësi, dhe i zbatonte vetë e pastaj i predikonte te të tjerët. Gjithë jeta e tij është në harmoni me Islamin. As ala, as vepra nuk janë nxitur nga interesi personal. Ai ka vuajtur për të mirën e të tjerëve, por asnjëherë nuk i ka bërë të tjerë të vuajnë për të. Jeta e tij është shembull i fisnikërisë së vërtetë, pastërtisë së mendjes së ndritur e të lartë. Muhamedi (a.s.) është forma më e lartësuar e qenie njerëzore, karakteri i tij është pa të meta. Si i dërguar i Allahut duhet ndjekur udha e tij, alët e tij duhen pranuar, udhëzimeve dhe urdhrave të tij duhet t’i bindemi. Mosbindja ndaj tij është mosbindje ndaj Allahut, dhe kjo patjetër të çon në degjenerim e shkatërrim. Është për t’u çuditur se shumë njerëz me emrin besimtar pranojnë vërtetësinë e Profetit, por nga ana tjetër nuk ndjekin rrugën e tij në problemet e jetës. Shpesh mohimi i së vërtetës nga secili është si rezultat i injorancës apo arrogancës së tij si dhe të paragjykimeve që ai lëshon. Në këtë libër autori vë theksin se profeti Muhamed është

i dërguari i Zotit, për të përçuar te njerëzit mesazhin e tij. Është urdhri i Allahut që njerëzit të besojnë dhe të ndjekin të dërguarin e Tij. Ashtu siç thuhet në Kur’an: “Ne i dërguam të dërguarit tanë me dëshmi të qarta dhe Ne zbritëm me ata, librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen të drejtës.” (Hadid, 25). Nga ajeti kuptohet se detyra e njeriut është të pranojë Profetin dhe të ndjekë gjurmët e tij. Kjo është rruga drejt shpëtimit sepse jeta e tij paraqet veprën praktike, e cila trupëzoi realitetin e plotë islam, personalitetin e tij më të lartë në çdo sferë të jetës, në mënyrë më të plotë dhe më të qartë. Prandaj dhe Zoti u drejtohet njerëzve me këto alë në Kur’an: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut” (Ahzab, 20). Suneti i Pejgamberit (a.s.) jo vetëm shpjegon Kur’anin, por nuk ndahet prej tij, e prandaj ai është burimi i ligjeve islame si adhurimi, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit, me familjen, shoqërinë e shtetin. Ai sjell argumente të qarta me ali kuptimplote për urtësi në sjellje, jep këshilla prekëse, tregime edukative, reflektim të urdhrave e ndalesave, nxitjes dhe frikësimit, gjëra të cilat zbusin zemrat e ngurta, lëvizin synimet e heshtura etj. Autori në “Udha Muhamedane” sjellje argumente që H. Muhamedi ndjek të njëjtën rrugë në të komunikuar në secilin si një tërësi, bashkon mendjen dhe zemrën, duke punuar për të formuar personalitetin e plotë të besimtarit, me mendje të lartë, zemër të pastër e trup të shëndetshëm. Në këtë libër që përfshin Sunetin e Profetit (a.s.), për secilin ka një kapital të pashtershëm për ta udhëhequr atë në punë të mbara dhe të mira të dobishme për jetën e tij. Që ta kuptojmë drejt Sunetin, autori gjithnjë ka sjellë argumente e përshtatje me Kur’anin, ashtu siç sjell ajetin 115 të sures “En’am” ku Allahu thotë: “Fjalët e Zotit tënd janë të vërteta dhe plot të drejta, nuk ka kush të drejtë të ndryshojë alët e Tij. Ai është që dëgjon e di.” Me këtë ajet vërtetohet se Kur’ani është shpirti i ekzistencës së Islamit dhe themeli bazë i tij, është në rolin e kushtetues origjinale, ku të gjitha ligjet kanë origjinën e tyre. Profeti Muhamed është shpjegues i kësaj kushtetute, sqarues i saj dhe në të njëjtën kohë ai e praktikoi për njerëzit që të ndjekin rrugën e tij. Interpretimi i Kur’anit, çiltërsia në të cilin e paraqiti Pejgamberi (a.s.) dhe pas tij saktësia e Sunetit apo udha e tij përbëjnë ligjet e Islamit, për një kulturë të gjerë e civilizim bashkëkohor, të cilët ia rrisin besimin në vetvete secilit besimtar. Nëpërmjet librit “Udha Muhamedane” ne arrijmë të njihemi me poseduesin e moralit më të lartë, thirrësin e mëshirshëm, bashkëshortin ideal, edukatorin e njerëzve me anë të konsultimeve, mëshiruesin për besimtarët, të kujdesshmin ndaj të gjithëve dhe bartësin e flamurit islam. Ai ishte politikan me vizion të qartë, udhëheqës ushtarak i zoti, por ishte dhe prind i dashur e i butë, i afërt me familjen e tij dhe shok besnik; ndihmonte dhe jepte nga dashuria dhe butësia e tij, nxitës për arsimin dhe kulturën. Ky është morali shembullor, që duhet të përfitojë çdo besimtar e të ndjekë udhën e tij dhe mbi bazën e këtyre vlerave të ndërtojë jetën individuale e familjare në shoqërinë e tij. DHJETOR 2013

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

PSE TË RRITURIT NUK I KUPTOJNË ADOLESHENTËT? Problemi më i rëndësishëm i periudhës së adoleshencës është kërkimi i identitetit. Dallimi i veçorive individuale, përpjekjet për të zhdukur çdo lloj kushti negativ i cili pengon realizimin e tyre cilësohet si kërkim identiteti. Kur adoleshenti arrin suksesin i shtohet besimi në vetvete dhe ndihet i rëndësishëm, por ashpërsohet kur dështon apo pengohet dhe shfaq sjellje agresive. Adoleshenti duhet të dalë jashtë shtëpisë për të zbuluar aftësitë e tij dhe për ta kuptuar se është ndryshe nga të tjerët. Atij nuk i mjaftojnë gjërat e dhëna nga nëna dhe babai. Prirjen për të dalë jashtë e quajmë pavarësi. Në shumicën e rasteve nëna dhe babai e konsiderojnë ndarjen e të riut nga shtëpia si një largim, shkëputje ose protestë ndaj tyre. Prindërit e papërgatitur për rolin e prindit të një adoleshenti përjetojnë probleme të shumta komunikimi. Në vendin tonë të rinjtë vlerësohen sipas notave të marra në shkollë apo provime, por notat e marra në provime nuk duhet të jenë e vetmja njësi vlerësimi. Është parë se adoleshentët të cilët përpiqen për të arritur suksesin në shkollë, por ndajnë pak kohë edhe për veten e tyre, janë më të suksesshëm në jetë dhe në punë në vitet më pas krahasuar me ata që merren vetëm me shkollën

dhe nuk marrin pjesë në aktivitete sociale. Adoleshentët me marrëdhënie të mira me shokët dhe familjen, të respektuar ndaj të moshuarve, mësuesve dhe ndjekës të hobeve në fusha të ndryshme, janë më të lumtur dhe më socialë. FRIKA E ADOLESHENTIT Kur adoleshenti ndodhet pranë nënës, babait, ndjen frikë ose shqetësohet nga mendimi “përsëri do të më këshillojë”. Por në pamje të jashtme nuk e pasqyron frikën që ndjen sepse ndjenjat nuk ia fsheh vetëm nënës apo babait, por edhe vetes. Përpiqet të ruajë gjakftohtësinë për të fshehur frikën. Gjakftohtësia dhe mungesa e interesit është një maskë e cila mbulon dyshimet. Familjet e lumtura i ngjajnë njëra-tjetrës, ndërsa shqetësimet e familjeve me probleme janë të ndryshme dhe unike. Familja është një institucion me rregullat dhe identitetin përkatës, i cili mundëson lumturinë dhe qetësinë e pjesëtarëve të saj. Me zvogëlimin e familjes vihen re dhe zhdukje të shumë detyrave. Në vend të familjeve të mëdha tani përballemi me familjen bërthamë të përbërë nga nëna, babai dhe fëmijët. Krahas kësaj bashkë me shtimin e numrit të divorceve viteve të fundit është copëtuar dhe familja bërthamë duke nxjerrë në pah familjet me një prind. Ne duhet të vlerësojmë strukturën familjare para se të analizojmë adoleshentin. GABIMET E BËRA NË KOMUNIKIMIN ME ADOLESHENTIN Prindërit të cilët ankohen sepse fëmijët e tyre nuk i dëgjojnë, në një farë mënyrë tregojnë se nuk janë një shembull i mirë për sa i përket dëgjimit. Fëmijët mësojnë të dëgjojnë në familje. Nëse ju do t’i dëgjoni fëmijët edhe ata do t’ju dëgjojnë. Por zakonisht prindërit justifikojnë veten e tyre me alët “ne sigurisht që duam t’i dëgjojmë, por ata nuk na tregojnë asgjë”. Atëherë këtu ka ardhur koha të pyesim veten: pse fëmijët nuk na tregojnë? Kur prindërit duan të komunikojnë me adoleshentin e vënë re se ai hesht, nuk dëshiron të flasë dhe i jep fund dialogut. Nëse adoleshenti nuk dëshiron të flasë edhe pas këmbënguljes së prindërve, atëherë kjo do të thotë se prindërit kanë përdorur një gjuhë të gabuar. Kjo gjuhë e gabuar në psikologji quhet “pengesë e komunikimit”. Marrëdhënia me familjen zë një vend shumë të rëndësishëm në botën e adoleshentit. Në familjet ku të vegjlit nuk duhet të flasin, duhet të respektohet ala e të mëdhenjve, ku fëmijëve nuk u lejohet të japin mendimin e tyre, nuk ekziston një dialog i shëndetshëm. Dhe adoleshenti i detyruar nga ky lloj dialogu preferon të fshehë ndjenjat e tij.

48

Di

DHJETOR 2013


Në shumicën e rasteve në sjelljet e adoleshentit ka shumë aspekte sfiduese të logjikës. Prandaj nuk mund të kërkohet logjikë në sjelljet e tyre. Ashtu siç e thotë dhe Profeti ynë (a.s.) “Rinia është një degë marrëzie”. Nuk mund të kuptohen sjelljet jashtë çdo logjike duke përdorur logjikën. Pikë së pari prindërit duhet të vendosin veten e tyre në vend të fëmijës dhe të krijojnë një lloj empatie. Vetëm atëherë mund ta dëgjojnë me vëmendje pa e kritikuar dhe pa bërtitur. SJELLJET E ADOLESHENTËVE Nëse prindërit informohen rreth periudhës së adoleshencës do t’i pranojnë si gjëra normale ndryshimet, të cilat do t’i radhisim më poshtë, të tregohen më tolerantë dhe të durueshëm dhe do të përpiqen të zgjidhin problemet që kanë me adoleshentin. Ja si mund të radhisim disa nga sjelljet tipike të adoleshentit: · I shqetësuar dhe i pasigurt. Beson se nuk mund ta bëjë atë që pritet prej tij. · Gëzohet shpejt dhe hidhërohet shpejt, nervozohet me gjëra të kota, bërtet. Nuk di si të reagojë. · Është me fiksime, shqetësohet për çështje shumë të vogla dhe të parëndësishme. · Preferon të qëndrojë vetëm, nuk dëshiron të marrë pjesë në jetën familjare. ·I pëlqen të zbukurohet dhe vishet. Qëndron me orë të tëra para pasqyrës. · Merret me orë të tëra me një puçërr, nervozohet, qan. ·I jep rëndësi peshës, gjatësisë dhe pamjes së jashtme. · dëgjon muzikë me zë të lartë. · Mbush dhomën me postera të ndryshëm. · Nuk dëshiron të futet njeri në dhomën e tij.

·Kritikon familjen në çdo rast. Nuk pëlqen stilin e tyre të jetesës, veshjet dhe sjelljet. I duken të prapambetur. · Nuk ia vë veshin paralajmërimeve. Zbavitet duke bërë gjërat që nuk u pëlqejnë prindërve. ANKESAT E PRINDËRVE NDAJ ADOLESHENTIT Prindërit e papërgatitur ndaj sjelljeve të mësipërme sigurisht që do të përjetojnë probleme në komunikimin me fëmijët e tyre. Duke menduar se ata nuk janë shkak i veprimeve të tyre prindërit justifikojnë veten duke fajësuar shokët e këqij, shkollën, median dhe më në fund adoleshentin. Zakonisht prindërit shfaqin këto ankesa: · Më parë ka qenë i urtë dhe na e dëgjonte alën ndërsa tani nervozohet që në alën e parë që i themi. · Ka qenë fëmijë i qeshur ndërsa tani është mbyllur në vetvete. Nuk na flet fare. · Kërkon t’i blejmë çfarë dëshiron, i jep rëndësi markës dhe modës. · më parë nuk na ka gënjyer asnjëherë, tani ka filluar ta bëjë shpesh. ·Është ulur ndjenja e përgjegjësisë dhe suksesi akademik. · Është bërë agresiv, na detyron t’ia plotësojmë dëshirat. ·Nuk shkon mirë me vëllezërit, grindet shpesh me ta. · Është bërë i pasjellshëm dhe na kundërshton në çdo alë që flasim. · Nuk na pëlqen dhe nuk do të shëtisë bashkë me ne. · Kërkon shumë para, paratë që ia japim i harxhon menjëherë. ·Kur fokusohemi mbi të na kërcënon me largimin nga shtëpia.

DHJETOR 2013

Di

49


Shëndeti

IRFAN YILMAZ

Jemi ne Beni, mushkëritë e tua! Pikë së pari, ulu dhe na lejo të zgjerohemi që të mbushemi më shumë me ajër. Sa më shumë ajër të ketë brenda nesh, aq më mirë do të punojë truri yt dhe do të kuptosh më qartë se çfarë do të të themi. Thua të jetë e pavend kjo? Aspak Beni! Çdo organ i trupit tënd ka lidhje me gjithçka, me të gjithë universin. Truri yt ka nevojë për sheqer që të punojë dhe ky sheqer ka nevojë për oksigjen që të digjet dhe të prodhojë energji për neuronet e tua. Meqë ne jemi organi përgjegjës që merr oksigjenin nga ajri dhe e shpërndan në organizëm me anë të gjakut, po të tregojmë rreth vetes sonë. Për hir të së vërtetës, të tregosh shumë për veten është shenjë mendjemadhësie dhe egoizmi, por rasti ynë është ndryshe sepse ne dëshirojmë që ti të meditosh rreth asaj se sa bukur jemi krijuar. Ne jemi vendosur në brendësi të kafazit të kraharorit si dy sfungjerë me ajër të rrethuar nga muskuj. Ne morëm frymë për herë të parë sapo ti linde dhe akoma vazhdojmë të punojmë pa ndalim çdo ditë. Madje, edhe kur ti je në gjumë ne bëjmë detyrën tonë të komanduar nga qendra e frymëmarrjes në pjesën e pasme të trurit. Mikesha jonë e ngushtë, zemra, kishte filluar të punonte shumë kohë përpara nesh kur ti ishe akoma në barkun e nënës. Në atë kohë ne nuk punonim, në fakt, nuk ishim formuar plotësisht. Pasi të gjitha nevojat e tua për ushqim dhe oksigjen plotësoheshin nga nëna jote, të cilës ti ia kthen alën ndonjëherë, ne nuk mund të mbusheshim me ajër. Edhe po të përpiqeshim, nuk do t’ia arrinim dot sepse ti ishe i zhytur në lëngun amniotik dhe çdo përpjekje për të marrë frymë do të rezultonte në mbytje. Frymëmarrja jonë e parë pas lindjes është e vështirë dhe shumë delikate sepse rrugët e ajrit janë akoma shumë më të ngushta se normalisht. Por nga ana tjetër, numri i alveolave ku oksigjeni takohet me gjakun e kapilarit është shumë i madh në krahasim me përmasat e trupit, kështu që gjendja ekuilibrohet menjëherë. Kur ne bëjmë lëvizjen tonë të parë duke u mbushur me ajër, ushtrojmë presion mbi arteriet dhe venat. Më pas ena e gjakut që lidh aortën me arteriet tona pëson një ngushtim, valvula mbyllet dhe dy qarkullimet e gjakut ndahen. Nëse kjo enë nuk mbyllet plotësisht, atëherë gjaku i pasur me oksigjen përzihet me gjakun me dyoksid karboni duke i dhënë bebit ngjyrë mavi ose cianozë. Kur këto dy gjaqe përzihen, indet e organizmit nuk furnizohen mirë me oksigjen dhe pjesët e trupit që duhet të jenë të kuqe duken mavi. Ky kthim në mavi i lëkurës dhe mukozave mund të ndodhë edhe te duhanpirësit. Cigaret, një nga armiqtë tanë më të ashpër, përmbajnë mijëra substanca toksike si monoksidi i karbonit, të cilat lidhen me hemoglobinën e gjakut duke penguar oksigjenin të lidhet në vendin e tij. Prandaj te duhanpirësit buzët marrin lehtësisht ngjyrë mavi. Beni, ti duhet të jesh shumë i kujdesshëm me ajrin që thith. Tubat

50

Di

DHJETOR 2013

që sjellin ajrin deri te ne janë të veshur me epitel të pajisur me qime shumë të holla të cilat kapin grimcat e pluhurit dhe i nxjerrin jashtë. Ndërsa ti je në gjumë, këto qime fshirëse punojnë gjatë gjithë kohës deri në mëngjes duke nxjerrë jashtë çdo papastërti që ti ke thithur gjatë ditës dhe ti ke kollë çdo mëngjes. Megjithëse, çdo thithje e cigares te një duhanpirës vret rreth 800-1000 qeliza të epitelit me qime. Pas disa kohësh, këto qeliza nuk janë më të afta të pastrojnë pluhurat dhe toksinat e ajrit. Tani nuk mund të durojmë dot më! Rritja e ndotjes së ajrit po na mundon shumë dhe pirja e duhanit është paksa e tepërt! Është thjesht një ftesë e hapur për kancer! Na fal, Beni, por nuk deshëm të të mërzisim. Ne e vlerësojmë shumë që ti nuk pi duhan, por duam të të kujtojmë se çfarë mekanizmi të bukur shkatërron duhanpirësi. Tani na lejo të të tregojmë përsosmërinë tonë si një vepër arti. Ashtu siç mund ta dish, arti merr më shumë kuptim kur ka një funksion të dobishëm. Ne jemi krijuar si një organ më vete në trupin tënd për të përmbushur një detyrë shumë të rëndësishme. Me alë të tjera, projektimi ynë nuk mund të jetë kurrë një rastësi dhe mbledhje kaotike qelizash së bashku, madje as edhe një molekulë e vetme nuk hyn në strukturën tonë nga shkaqe rastësore. Në çdo frymëmarrje që ti bën, ajri futet në bronket, bronkiolat dhe më pas në alveolat tona me presion gjithnjë e më të madh duke kaluar lehtë nëpër kapilarët e gjakut ku më pas kombinohet me hemoglobinën. Në të njëjtën kohë, dyoksidi i karbonit kalon nga gjaku nëpër alveolat tona dhe ne e nxjerrim më pas jashtë. Të gjitha këto janë të lehta për t’u thënë por shumë komplekse në të bërë! Ti çdo minutë bën rreth 13-14 frymëmarrje dhe i gjithë procesi përsëritet pa më të voglin ndryshim. Ne na duhet të jemi shumë elastike që të zgjerohemi dhe ngushtohemi çdo minutë. Së bashku me elasticitetin, veçoria jonë më e rëndësishme është se kemi sipërfaqen më të madhe të mundshme të alveolave për vëllimin më të vogël. Kjo sipërfaqe, afërsisht 100m2 (sa një fushë tenisi) është krijuar për të qëndruar brenda kraharorit tënd në formën e membranave shumë të holla që lejojnë shkëmbimin e gazeve. Këto membrana duhet të qëndrojnë të lagura dhe kjo realizohet nga një lëng viskoz i veçantë që sekretohet nga qeliza të specializuara. Në mungesë të këtij lëngu membranat tona nuk do të hapeshin, por do të qëndronin të ngjitura në pamundësi për të kryer frymëshkëmbimin.


Beni, ti mund ta krahasosh rrugën që bën ajri brenda nesh si atë të një makine që kalon nga autostrada e madhe nëpër rrugë gjithnjë e më të vogla, deri sa arrin në një rrugë qorre që te ne përkon me qeskat e vogla që quhen alveola. Ajri i futur si nga hunda dhe nga goja bashkohet në një pikë të përbashkët që quhet trakea, një tub i gjatë 15 cm dhe me diametër 2-3 cm. Meqë ra ala, kemi nja dy këshilla për të të dhënë rreth mënyrës së frymëmarrjes. Në të vërtetë, marrja e frymës është detyrë e hundës. Jemi të sigurta se edhe ajo ka shumë gjëra për të thënë, por sot do të themi një fakt të thjeshtë rreth saj. Nëse merr frymë me hundë ajri ngrohet, lagështohet dhe pastrohet nga pluhurat. Kjo mënyrë frymëmarrjeje është më e përshtatshme për ne dhe ul rrezikun për të marrë një infeksion viral ose pneumoni. Nga ana tjetër, frymëmarrja nga goja bën që pluhurat dhe mikrobet të futen deri te ne dhe ti mund të sëmuresh nga bronkiti ose pneumonia. Tani e kupton besoj pse fëmijët që kanë adenoide (mish të huaj) në hundë për shkak se marrin frymë vetëm me gojë sëmuren më shpesh se të tjerët. Rruga nëpër të cilën kalonte ajri, Trakea, është si një tub cilindrik i përbërë nga 16-20 unaza kërcore. Meqë është e ngjitur me ezofagun nga prapa, kjo pjesë ka kërc shumë të butë në mënyrë që të mos pengohet kalimi i ushqimit. Indi muskular që rrethon këto unaza i ndihmon ato të zgjerohen dhe ngushtohen gjatë frymëmarrjes ose kollitjes. Nëpërmjet kollës ne të japim ndonjëherë një paralajmërim. Kjo ndoshta mund të të bezdisë, por nëse ne nuk e shtyjmë ajrin jashtë me forcë sekrecionet dhe pluhurat do të na shkaktonin shumë probleme duke i bllokuar rrugët tona. Prandaj, ky shpërthim i ajrit që e quajmë kollë, është një mirësi e madhe për ty. Një tjetër mrekulli është edhe organi i prodhimit të zërit në hyrje të trakesë që quhet laring. Ajri i përdorur nxirret jashtë dhe duke kaluar nëpër kordat zanore i bën ato të dridhen dhe të prodhojnë tinguj dhe ti të formosh alë dhe ali. Ajri që futet ndahet në të dyja mushkëritë. Ne të dyja nuk jemi identike, e djathta është e ndarë në tre lobe ndërsa e majta në dy lobe. Mendojmë se kjo ndarje është bërë për t’i lënë vend fqinjit tonë më të afërt, zemrës. Për më tepër, nëse njëra nga lobet tona sëmuret, ajo mund të hiqet me anë të një operacioni pa e dëmtuar funksionin tonë. Allahu i Gjithëdijshëm e ka projektuar në këtë mënyrë organizmin tënd. Më pas çdo bronk ndahet në 8-10 degë më të holla që ngjajnë si rrugë që ndahen gjithnjë e më shumë. Ky degëzim ngjan si një pemë e kthyer me kokë poshtë. Në majë të këtyre degëzimeve të holla gjenden bronkiolet që ngjajnë si vilet e rrushit. Sferat e vogla të cilat

përbëjnë këtë vile rrushi janë pjesa më jetike e jona. Këto sfera të quajtura alveola ndërtohen nga një membranë shumë e hollë e rrethuar nga një rrjet kapilarësh gjaku. Këto janë njësitë më të vogla funksionale ku realizohet shkëmbimi i gazeve. Ne qëndrojmë të varura brenda kafazit të kraharorit së bashku me arteriet dhe venat përreth. Gjenden dy membrana mbrojtëse që na mbështjellin ne. Njëra është e ngjitur me sipërfaqen tonë të jashtme ndërsa tjetra e ngjitur me kafazin e kraharorit. Midis këtyre të dyjave gjendet një lëng i rrëshqitshëm i cili zvogëlon fërkimin sa herë ne fryhemi dhe shfryhemi. Nëse nuk do të ishte ky lëng ne do të çaheshim shumë lehtë. Ndërsa zgjerohemi gjatë frymëmarrjes edhe kafazi zgjerohet njëkohësisht për të na bërë vend neve. Nëse nuk do kishim këtë përbërje elastike që na lejon të zgjerohemi ti nuk do të merrje dot frymë dhe jeta do të ishte e pamundur. Për fat të mirë, kafazi mbrojtës prej brinjësh dhe muskujsh i lidhur me vertebrat e shtyllës kurrizore është mjaftueshëm i lëvizshëm për të na lejuar të bëjmë punën tonë. Nga ana tjetër muskuli i diafragmës në formë kupole që gjendet poshtë nesh dhe ndan kraharorin nga barku, tkurret dhe i shtyn poshtë organet e barkut. Falë punës së koordinuar të muskujve ndërbrinjorë dhe diaphragmës mundësohet procesi i frymëmarrjes. Meqenëse jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, jemi lehtësisht të prekshme nga sëmundje të ndryshme. Një nga shenjat më të hershme që ne japim në rast sëmundje është kolla dhe në raste më të rënda ne prodhojmë edhe sekrecione me mukus dhe gjak. Gjithashtu kur jemi në vështirësi për frymëmarrje ne të paralajmërojmë ty me dhimbje gjoksi. Beni, ti duhet të jesh shumë i vëmendshëm ndaj këtyre sinjaleve. Nëse bakteret dhe viruset na infektojnë, ata mund të riprodhohen brenda alveolave tona dhe të shkaktojnë qelbëzim dhe kalcifikim. Ne po ashtu jemi shumë të prekshme nga alergjitë. Kur një substancë e huaj bie në kontakt me muskujt dhe mukozën e mureve të bronkeve p.sh. polenin e luleve, çlirohet histamina e cila i bën ato të tkurren. Si rezultat i kësaj tkurrjeje të muskujve bronkiale dhe vështirësisë së nxjerrjes së mukusit të prodhuar për mbrojtje ne kemi vështirësi të frymëmarrjes të quajtur astma. Sëmundje të tjera që mund të përmendim janë: emfizema, brokiti akut dhe kronik. Edhe sjellja jote ndikon te ne Beni. Kur ti ke sjellje jo të hijshme frymëmarrja bëhet më e vështirë, apo jo? Më fal Beni, por tani na duhet ta ndalojmë këtë bisedë të këndshme me ty. E dimë se në këto pak rreshta nuk mund themi gjithçka, por vetëm mbaj mend të mos pish kurrë duhan dhe të qëndrosh larg ambienteve të ndotura. Ne kemi nevojë gjithmonë për ajër të pastër. Mos e harro se jemi një dhuratë e vlefshme që Allahu e ka vendosur në shërbimin tënd. Irfan Yilmaz është profesor biologjie në Universitetin Dokuz Eylül në Izmir, Turqi. Përktheu: Erjon Sukaj DHJETOR 2013

Di

51


Kuriozitete Kombinimet e duhura dhe ato që duhet të shmangen Në procesin jetik të ushqyerjes duhet të merrni parasysh edhe disa kombinime të ushqimeve. Duke e bërë këtë do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme… USHQIMET Janë disa ushqime, që nëse i marrim veçmas, i bëjnë mjaft mirë shëndetit tonë, por të kombinuara, mund të mos rezultojnë të tilla. Në çdo rast, rregulli bazë është ai që të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Të shohim disa “martesa” ushqimore që duhen bërë dhe disa të tjera që nuk duhen bërë: PO: SPINAQ DHE VAJ ULLIRI Spinaqi përmban vitaminë K, e rëndësishme për faktorin e koagulimit të gjakut. Për ta asimiluar më mirë atë, duhet ta shoqëroni me vaj ulliri. PO: LULESHTRYDHE DHE KOS “Çiftimi” i luleshtrydhes dhe i kosit natyral këshillohet në rastet e dhem-

llit. Të gjitha perimet me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë janë të pasura me luteina dhe zeaxantin, ndërsa karkalecat e detit me astaxantin. Këto tre substanca i përkasin familjes së karotenoideve, që mbrojnë retinën nga stresi i shkaktuar nga drita dhe përmirësojnë shikimin. PO: ARRA DHE AVOKADO Proteinat e arrave të bashkuara me yndyrat e padëmshme të avokados ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga agjentët e jashtëm, duke e mbajtur atë të butë. PO: SALMON DHE BROKOLI Perimet si brokolit përmbajnë një sasi proteinash që të bashkuara me vitaminën D, e pranishme për shembull në salmon, i lejojnë organizmit të bëjë një asimilim korrekt të kaliumit, i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

bjes së barkut dhe mbajtjes së ujit në ditët e para të menstruacioneve. Kalciumi i pranishëm në kos është në gjendje të rregullojë spazmat, ndërsa kaliumi që përmban luleshtrydhja redukton lëngjet e tepërta. PO: BANANE DHE BAJAME Bajamet dhe bananet përmbajnë tirosin dhe triptofan. Bëhet alë për dy aminoacide që ju rrisin humorin. PO: SPECA DHE KARKALECA E DETIT Specat dhe karkalecat e detit së bashku mbrojnë sytë nga rrezet e die-

52

Di

DHJETOR 2013

PO: MOLLË DHE ÇOKOLLATË E ZEZË Thuhet se “një mollë në ditë mban larg mjekun”. Kjo frutë përmban kuercetin, një antioksidant që mbron enët e gjakut. Veprimi i saj fuqizohet nga katekina, një tjetër antioksidant që gjendet në rreth 70% të çokollatës së zezë. JO: BUKËS SË BARDHË DHE MARMELATËS Ky kombinim bëhet zakonisht në mëngjes, por ai nuk është aspak i duhuri, sepse

përmban një sasi të madhe sheqeri, që nuk jep energjinë e duhur, por përkundrazi, ju mban të lodhur gjatë gjithë ditës. JO: QUMËSHT DHE DRITHËRA Ky është një lloj mëngjesi shumë popullor, por që fsheh rreziqe. Të dy ushqimet përmbajnë karbohidrate që treten lehtë, të cilat mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak dhe bllokim energjish. JO: QOFTE ME PURE PATATESH Qoftet janë një burim i mirë proteinash, por ato kanë përmbajtje të lartë yndyrash dhe kalorish. Ndërkohë pureja siguron pak fibra dhe duke pasur në përbërje edhe gjalpin, bëhet një vakt me nivele të larta yndyre të ngopur. Përveç kësaj, mungesa e fibrave mund të shkaktojë kapsllëk.


Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin? Ekspertët propozojnë alternativa të reja për problemin sedentar dhe të qëndruarit ulur për shumë orë në ditë, në fillim në punë dhe më pas në shtëpi. Do të mjaftonin pak ushtrime për të luftuar efektet negative Qëndrojmë të ulur, madje shumë të ulur për shumë orë të ditës, ndoshta në punë dhe më pas, pasi kthehemi në shtëpi bëjmë të njëjtën gjë. “Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë. Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit. Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Të gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë”, komenton mjeku David Konroi(David Conroy) nga Pensilvania. Duke u nisur nga këto konstatime, prof. Konroi dhe kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë përfshirë një grup studentësh që duhet të mbanin një ditar ditor në të cilin duhet të raportonin sasinë e kohës që qëndronin ulur dhe qëllimin e tyre për ta reduktuar këtë kohë ditën e nesërme. Pjesëmarrësit në studim u pajisën gjithashtu me një

mjet që monitoronte efektivitetin e veprimtarisë fizike ose jo që ishte një ulje apo një veprim. Sipas Konroi, kur qëndrojmë ulur, ka shumë pak aktivitet fizik të muskujve që përdorim për të ndenjur në këmbë dhe për të lëvizur. Rrjedhimisht, metabolizmi i energjisë zvogëlohet. Ashtu siç e tregojnë edhe studime të mëparshme, vetëm qëndrimi në këmbë djeg mesatarisht 50 kalori më shumë. “Kemi gjetur që pjesëmarrësit qëndronin të ulur pothuajse dy të tretën e orës së tyre. Ne kemi zbuluar gjithashtu se qëndrimi ulur ndryshon në varësi të ditëve të javës. Personat kalojnë më shumë kohë të ulur të martave, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe më pak të shtunave dhe të dielave”, shpjegon Konroi. “Përveç këtyre ne kemi gjetur se qëndrimi ulur është një zakon. “Për më tepër, ne kemi gjetur se ulur është një zakon. Sa më shumë të jetë i rrënjosur ky zakon te një person, aq më e vështirë është për ta thyer atë”, shton eksperti. Pra zakoni i të qëndruarit ulur është një gjë që vepron si drogë, le të themi sepse sa më shumë të qëndrojmë ulur aq më shumë shtohet “dëshira” e tillë. Për shkak të dëmeve që ky zakon i keq mund të shkaktojnë (të gjitha janë të njohura dhe mjaft serioze), prof. Konroi dhe kolegët e tij, i ftojë njerëzit të synojnë një qëllimin fillestar të vogël, duke i inkurajuar të marrin një pushim për 5 deri 6 minuta në çdo orë. “I ftojmë njerëzit të dalin të freskohen apo të pinë ujë ose të ecin vazhdimisht nëpër zyrat apo ambientet e punës.

Nëse bëni ndërprerje të shpeshta gjatë kohës që qëndroni ulur, është e mundshme që me kalimin e kohës të grumbulloni përfitime me vlerë për shëndetin tuaj”, thotë Konroi. Për të dhënë shembullin e mirë, prof. Konrei e ka kthyer tryezën e tij në një lloj mekanizmi që i lejon që të qëndroj si ulur ashtu edhe në këmbë gjatë kohës që punon. “M’u desh pak kohë për t’u mësuar të qëndroja në këmbë gjatë punës. Pjesa e poshtme e shpinës më dhembi shumë për disa ditë. Për ta lehtësuar këtë mënyrë të punuari është më mirë të vishni këpucë të denja apo të rehatshme. E bukura është se pasdite nuk e kam më atë “kolaps” fizik. Kjo është eksperienca ime në të bërit disa ndërprerje gjatë orëve të qëndrimit ulur”, përfundoi Konroi. Qëndrimi ulur për orë të tëra ul jetëgjatësinë e njeriut Një kërkim shkencor nga studiuesit e Universitetit të Leisesterit (Angli) ka dalë në përfundimin se të qëndruarit ulur në zyrë apo në kolltukun e shtëpisë ul jetëgjatësinë e njeriut. Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga. Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët. Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë. Nga Universiteti i Leisesterit theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit. http://gazeta-shqip.com/ lajme/2013/11/19/qendrimi-ulur-na-benvertet-keq-per-shendetin/ DHJETOR 2013

Di

53


Faqja juaj

HYSEN KOBELLARI

Varka e jetës dhe dy rremat 54

Di

DHJETOR 2013


Shumë e shumë shekuj më parë, një banor i Skocisë kishte një varkë, me të cilën kalonte udhëtarët përmes një liqeni afër shtëpisë së vet. Varka e skocezit ishte e pajisur me dy lopata (rrema) të forta, me anë të të cilave ai e shtynte përpara mjetin e vet. Në njërën prej lopatave të varkës ishte shkruar ala “BESIM“, ndërsa te tjetra ishte shënuar ala “VEPRA“. Këto alë ishin shkruar me qëllim dhe për një kuptim të thellë, pasi i zoti i varkës ishte besimtar i devotshëm dhe i mençur. Një herë, një udhëtar i vëmendshëm, i vërejti me kujdes të dyja alët e shkruara në ballë të lopatave dhe u përpoq të kuptonte diçka. Një domethënie e rëndësishme fshihej pas tyre... Pasi u mendua pak, udhëtari e pyeti të zotin e varkës, se ç’kuptim kishin ato alë. Fillimisht, skocezi i mençur nuk i dha asnjë shpjegim me alë, sepse alët shpesh herë janë të varfra për të shprehur një mendim aq të thellë. Ai e kapi rremën ku ishte gdhendur ala “BESIM“ dhe ia dha udhëtarit, duke i thënë: - Tani, jepi varkës me të! ... Udhëtari, i habitur pa masë, bëri si i tha varkëtari, ndërkohë që varka zuri të lëvizte. Po, në vend që të bënte përpara, gjë e cila ishte e dëshirueshme dhe e pritshme nga të gjithë, varka nisi të rrotullohej rreth vetes dhe të anohej, duke i tmerruar të gjithë të hipurit në të. Udhëtari i trembur, menjëherë e lëshoi rremën , ku ishte shkruar ala “BESIM“ dhe vështroi me qortim të zotin e varkës. - Provoje edhe rremën tjetër ! - e urdhëroi me buzë në gaz besimtari i mençur. Dhe udhëtari i hutuar ashtu bëri, por i ndodhi njësoj si me rremën e parë. Bile më keq akoma. Ngaqë udhëtari, pak

nervoz, u nxitua në lëvizjet e tij, varka u anua shumë, mend u përmbys dhe nga ky shkak udhëtarët e tjerë ulëritën të tmerruar, të lebetitur. - Tani, kapi dhe lëvizi të dyja ! - e urdhëroi me vendosmëri varkëtari skocez, me atë fytyrën e qeshur e plot dritë, të ndriçuar nga drita engjëllore e besimit dhe mençurisë. Udhëtari i hutuar, i futi të dyja rremat në ujë dhe filloi të punonte me to, me sa fuqi që kishte. Varka çau përpara me shpejtësi, si shigjetë. E sigurt, e lehtë dhe e lirë. Të gjithë të hipurit në varkë u kënaqën dhe morën frymë të lehtësuar. Në fytyrat e tyre ndriçonte drita e shpresës dhe sigurisë. Shumë i kënaqur ishte edhe udhëtari, i cili nuk ngopej së punuari me të dyja rremat, tek të cilat ishin shkruar alët kuptimplote “BESIM“ dhe “VEPRA“. Nuk kaloi shumë kohë dhe vozitësit mbërritën në anën tjetër të liqenit, ku i prisnin miqtë dhe të dashurit e tyre. Pa asnjë alë, pa asnjë shpjegim të tepërt, të gjithë të pranishmit e kuptuan domethënien e atyre veprimeve të mençura dhe mbresëlënëse. Në fund të varkës, ku rrinte, varkëtari skocez dukej i kënaqur dhe i lumtur. Ai nuk tha asnjë alë të kotë, nuk deshi t’u bënte moral të pranishmëve dhe t’i mërziste ata. Por nga sytë e udhëtarëve pikasi se secili prej tyre e kishte kuptuar domethënien e asaj ndodhie. Besimi i shëndoshë ecën përkrah veprave të mira të njeriut, vepra të cilat janë në të mirë të të gjithë njerëzve të tjerë. Besimi pa Vepra të mira nuk ka kuptim; po ashtu, veprat e mira, pa Besimin e shëndoshë, janë të verbra ...

DHJETOR 2013

Di

55


OSMAN XHILI

Shoku ynë i klasës Ishte dita e tretë që kishte filluar viti i ri shkollor e ne, nxënësit e klasës së nëntë sërish të ulur nëpër banka. U takuam të përmalluar, ndonëse vetëm tre muaj kishim pa parë njëri-tjetrin. Tre muaj, shumë dhe pak në të njëjtën kohë. Njëzet veta kishim qenë, nëntëmbëdhjetë ishim tani. Na mungonte një shok, Arditi. Nuk kishte ngelur, notat mbi tetë i kishte pasur. Një vend bosh në dhjetë tavolinat e vendosura në dy rreshta. Nuk e di pse në ditën e tretë ishim mbërthyer aty nëpër karrige e nuk lëviznim dhe pse zilja e orës së gjashtë kishte rënë para pesë minutash. Kishim pritur ditën e parë, kishim pritur të dytën e tani shpresëkëputur përtypnim diçka në mendje. Askush nuk e dinte të saktë të vërtetën e mosardhjes, por diçka e merrnim me mend. Arditin e kishim parë shpesh me rroba të vjetruara, të zbehtë në fytyrë e me paratë e librave që i sillte i fundit. Kur të gjithë blinin diçka për të ngrënë në pushimin e gjatë, ai hiqej sikur ishte keq me stomakun. Ana, shoqja e bankës dukej më e tronditur nga të tjerët. - Unë them...unë them... - foli më së fundi ajo, duhet bërë diçka. As ajo vetë nuk e kishte të qartë këtë “diçkanë”, por as ne të tjerët nuk e konfiguronim dot. Të prisnim dhe ca ditë, ta bisedonim me mësuesit, t’i bënim një vizitë në shtëpi, apo të tria së bashku. Dhjetëra pyetje ngriheshin e uleshin në rrafshin e supozimeve dhe hamendjeve tona. -Unë them, të mësojmë arsyen e vërtetë e pastaj të vendosim për hapat më tej, - propozoi Agroni. -Po si ta mësojmë arsyen duke pritur, - tha Flora. - Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Unë mendoj të shkojmë tre-katër shokë për një vizitë të shkurtër e të bisedojmë me Arditin e prindërit e tij. Nuk pati kundërshtim. Nuk pati propozime të tjera. Kështu, automatikisht ky mbeti dhe hapi i parë për t’u bërë. Ana, Flora dhe Taulanti ishin grupi i propozuar. Pas dy ditësh pushim, erdhi e hëna. Ne mezi prisnim të takonim shokët e grupit. I vendosëm në mes dhe i mbytëm me pyetje: -Hë, i takuat...? E gjetët Arditin? Çfarë ju tha? Po prindërit? A do vinte prapë në shkollë? Dhe pse ata akoma nuk ishin përgjigjur, shprehja e fytyrave të tyre tregonte se punët nuk kishin vajtur aq mirë. Po, grupi i vogël e kishte bërë vizitën tek shtëpia e shokut. Një rrugicë e ngushë, një oborr i vogël dhe një shtëpi përdhese e pasuvatuar. Në hyrje mbi dy shtylla çimentoje kishte një llamarinë të kuqe. Nëna e Arditit u zgjati karamele në një mbajtëse filxhanash e nga një gotë të zezë që shkumëzonte akoma. -Ardit, ke qenë sëmurë? - e pyetëm pasi u përshëndetëm. -Jo...po...do të desha që... -Arditi nuk do që ta vazhdojë këtë vit, - tha babai i tij.

56

Di

DHJETOR 2013

-Babi i Arditit, foli Ana. - Ne nuk erdhëm kot dhe rastësisht. Arditi duhet të vijë në shkollë. Shokët po presin me padurim. - Jo se nuk dua, - foli sërish Arditi. - Ju jeni shokët e mi dhe po flas hapur. Nuk mundem. Babi është i sëmurë, e unë jam më i madhi i fëmijëve. - E ç’do të bësh? -Të iki, të punoj në Greqi, apo diku tjetër. -Ti, kaq i vogël të punosh! - tha Flora e habitur. -Ç’të bëj tjetër? Të shoh thesin e miellit të pakësohet ditaditës, kur s’kemi para për të blerë tjetrin? Nuk ka rrugë tjetër, do të iki pas një jave. Fytyra e tij e njomë dukej shumë serioze dhe nuk linte të hapur asnjë shteg diskutimi. Zemrat tona u tronditën dhe kur u ndamë me Arditin nuk i mbajtëm lotët. Por dhe ai ishte në të njëjtën pozitë, tek na shtrëngonte duart e falënderonte për vizitën. Na dukej se nuk do ta shihnim për shumë kohë shokun tonë të klasës. Të gjithë kishim një merak, një shqetësim. Njëri tha të mblidhnim ca para për t’i blerë librat. Një tjetër shtoi se i duhej edhe një çantë. Ca më të guximshëm thanë se dhe një kostum i duhej. Flora ishte e mendimit se do të ishte më mirë të angazhoheshin dhe prindërit në këtë problem. Ata kishin më shumë pjekuri, e më shumë mundësi financiare. Po, të mblidhej këshilli i prindërve, sa më shpejt të qe e mundur. Dy ditë më vonë, prindër, nxënës e mësues ishin mbledhur në sallën e madhe të takimeve. Kryetari i prindërve ishte babai i Florës, një burrë i gjatë, që punonte si ekonomist në një filial banke. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit, ai u hodh drejt e në temë, pasi dihej qëllimi i takimit. Një prind tha të caktonin një shumë fikse për secilin. Një tjetër ishte i mendimit, të vihej një kuti e vogël në qoshe të sallës dhe secili të linte atje shumë e parave që dëshironte. Ashtu u bë dhe pas dhjetë minutash gjithçka qe përfunduar. U hap kutia dhe u numëruan të hollat. Nxënësit fërkonin sytë të habitur. Mbi një milion lekë qenë mbledhur. Prindërit e tyre bujarë kishin bërë shumë. Vërtetë kjo nuk e zgjidhte përfundimisht problemin, por ishte një ndihmë e madhe. As më pas e as më shumë, por tre rroga mujore së bashku. Veç kësaj, një prind tjetër, që punonte në një fondacion bamirësie, premtoi të bënte akoma më shumë. Të nesërmen, sërish grupi prej tre vetash bëri vizitën e dytë te shtëpia e Arditit. Kishin blerë çantën, librat dhe një kostum të bukur për shokun. Paratë që tepruan ia dhanë mamit të tij në një zarf të mbyllur. I thanë Arditi ta provojë kostumin. I rrinte mrekulli. Dukej si një dhëndër i vogël. Pastaj i vunë në krah çantën me libra e i thanë, që ashtu të vinte të nesërmen në shkollë.


ILKSON DAVA

Vrasësi i së keqes! Përderisa e keqja brenda një njeriu vritet me mirësi, e përderisa e mira brenda një njeriu vritet me keqësi, nga kjo rrjedh që vrasësit e dinë mirë se çfarë vrasin. Ata kuptohen mirë me njëri - tjetrin sepse e dinë që janë në të njëjtin profil. Fillova t’i lutem Allahut edhe më shumë, kur kuptova që qenkam një vrasës. Po po, një vrasës. Në ato ditë kur përmendja e Allahut kishte arritur kulmin në jetën time më del përpara e keqja dhe më thotë: -Unë e di që ti do të më vrasësh, por pse s’merr armën time?! Më vrit me armën time të paktën. Ndërsa unë i përgjigjem: -Nuk e di mirë përdorimin e saj, e kam frikë se mos vras veten, ndërsa armën time kam kaq vite që se lë të ftohet, e njoh shumë mirë. -Po mirë, - më thotë përsëri e keqja, -po të them që më ke vrarë, prandaj mos harxho kot energjinë me mua. -Nuk është e vërtetë, - i them. - Unë të kam qëlluar po nuk të kam vrarë. -Ti kërkon të më asgjësosh përfundimisht?! -Me lejen e Zotit po, insha Allah. Sa të jem gjallë kjo është detyra ime. -Ti qenke vrasës, ekstremist-terrorist-fundamentalist në profilin e vrasjeve, nuk të dija kaq egoist! Nuk do t’u lësh brezave të tjerë të tregojnë edhe ata trimërinë e tyre? -Unë sa të jem gjallë do vazhdoj këtë profesion, pa e lënë të më ftohet arma që kam. Se si shkojnë punët, Allahu e di. -E di, e di edhe unë, Allahu ka dijeni për gjithçka, por është edhe i Butë, se po të ishte në dorën tënde, ti je aq shpirt kriminel sa s’do të lësh as edhe një të keq mbi faqen e dheut. -Mirë e the. Unë nuk e kam shpirtin ashtu si të intereson ty. Jam njeri dhe dua të mbaj premtimin që i kam dhënë Allahut. -E kur mendon se më ke vrarë? -Atëherë kur ti t’i japësh alën Zotit. -E ti shpreson në këtë? Si jo, - i them. - Unë dikur kam qenë nga ana jote. E tani jemi kundërshtarë e nuk është çudi e pamundur që edhe ti të hidhesh nga kjo anë.

DHJETOR 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

DHJETOR 2013


DHJETOR 2013

Di

59


60

Di

DHJETOR 2013


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.