Drita Islame, Maj 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 5 (364) | Maj 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

MAJ 2013

Di

1


2

Di

MAJ 2013


MAJ 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 5 (364) Maj, 2013 ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

5

Editorial Bahar Karaman Apak Le të presë bota edhe 5 minuta

7 10

16

Fokus Edison Çeraj

30 32 36

Aktualitet

38

Forum Jasmin Mahnaz Faruki Komente & Opinione Redi Shehu

42

Komente & Opinione Rejan Islami

44

Dossier & Histori Edmond Sharka

100 vjetori i Bashkësisë Islame Shqiptare

25

Kulturë Namik Selmani Besimi Islam në Çamëri

27

Hadith Elton Harxhi

Thesare në Fjalët Profetike

4

Di

MAJ 2013

Qytetnim'i çalë

Personalitet Ali Hoxha

Bota jonë Nuredin Nazarko Bota jonë Dr. Selman Aude A vdes e shkuara?!

46

Psikologji Altin Torba

Në rrugën drejt suksesit

48

"Dexhalin" e keni në shtëpinë tuaj

22

Retrospektivë

Njeriu në veprim

Kriticizmi

20

Reportazh Ferit Lika

Myderiz Sulejman Kadiu

Roli i njeriut sipas Kuranit

18

Projekti i Xhamisë së Namazgjasë - Tiranë

Në themelet e një Xhamie të Madhe...

Pse Shqipëria u shpall vend ateist nga komunistët - Zhvillohet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës - Universiteti BEDËR nis ndërdimin e Kampusit të Ri - Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Foto e muajit

Familja Aisa Kokiçi

- Jepuni fëmijëve ujë me flor - Dhuroni dashuri fëmijëve

50

Shëndeti Esen Bakhautdin Të përballesh me autizmin

54

Kuriozitete

56

Faqja juaj

- Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë - Rreziqe të reja për duhanpirësit

- Analiza e kohës sonë - Për ty Allahu mjafton...


Editorial

BAHAR KARAMAN APAK

LE TË PRESË

EDHE

5

BOTA MINUTA Namaze të falur shpejt, pa kujdes, lutje të pabëra… në shumicën e rasteve ne e mbledhim menjëherë sexhaden pasi përfundojmë faljen e namazit pa bërë tesbihet apo duanë duke nxjerrë si shkak punët tona të përditshme. A e kuptojmë se çfarë humbasim duke vepruar në këtë mënyrë? Nganjëherë zhytemi aq shumë në telashet e kësaj bote saqë edhe adhurimet e detyrueshme i lëmë për në minutën e fundit. Duke vepruar kështu në të vërtetë humbasim mundësinë e arritjes së faljes së dhuruar nga Allahu i Madhëruar. Tesbihet dhe lutja pas namazit ndoshta është një nga këto mundësi. Kuptimi i namazit është madhërimi dhe falënderimi. Pra ti do të thuash “Subhanallah” me gojë dhe me sjelljen tënde për të madhëruar Zotin (xh.sh.), të thuash “Allahu Ekber”, të lartësosh Zotin, dhe “Elhamdulillah”, të falënderosh Zotin me zemër, gojë dhe trup. Pra madhërimi, lartësimi dhe falënderimi janë bërthama e namazit. Në shumë vende namazi i pashoqëruar me tesbih dhe lutje përngjan me një letër të futur në zarf por të pa postuar. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejre (r.a.) Profeti ynë i nderuar flet për rëndësinë e lutjeve pas namazit me këto alë: “Ai person i cili pas çdo namazi thotë 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulillah, 33 herë Allahu Ekber dhe më pas për të plotësuar 100 thotë Lâ ilâhe illallâhü vahdehû lâ şherîke leh lehü’l mülkü ve lehü’l hamdü ve hüe alâ kül-li shej’in kadîr, do t’i falen të gjitha mëkatet qofshin ato në madhësinë e shkumës së detit”. Ky transmetim është i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë dhe vlerën e lutjeve pas namazit. Një ditë Ebu Dherri erdhi te Profeti (a.s.) dhe i tha : “O i dërguari i Zotit! Të pasurit kanë kapur shkallët më të larta të xhenetit dhe mirësitë e MAJ 2013

Di

5


përjetshme, sepse edhe ata falin namaz, shkojnë në xhihad si ne dhe japin më shumë lëmoshë. Ndërsa ne nuk kemi pasuri që ta japim si lëmoshë në rrugën e Zotit.” Pas këtyre alëve Profeti (a.s.) iu drejtua kështu: “O Ebu Dherr! Do të të mësoj diçka, nëse e bën këtë do të arrish ato që janë para teje dhe do të lësh shumë të tjerë prapa. Por edhe ata do të fitojnë të njëjtin shpërblim nëse e bëjnë. Pas çdo namazi thuaj 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulillah dhe 33 herë Allahu Ekber, më pas thuaj Lâ ilâhe illallâhu vahdehû lâ sherîke leh lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve huve alâ kul-li shej’in kadîr.” Kjo kohë kaq e shkurtër pas namazit ndoshta do të hapë dyert e faljes. A nuk është e paudhës të shpërdorohet një mundësi e tillë?

Rëndësia e lutjes pas faljes së obliguar Doc.Dr. Mehmet Atalay nga fakulteti i teologjisë në Universitetin Istanbul e ka analizuar temën nga ana psikologjike. Ndër të tjera ai thotë : Dhikri (përmendja e Allahut) i bërë pas namazit është shumë i rëndësishëm. Ndërsa lutja është thelbi i adhurimit. Nga aspekti psikologjik mund të themi se dhikri përbën një pike kyçe në fushën e adhurimeve. Dhikri është mënyra më objektive e përpjekjes për ta vendosur në zemër dashurinë për Allahun (xh.sh.). Për këtë arsye edhe në Kur’an nuk thuhet falni shumë namaz apo agjëroni shumë por thuhet: “Përmendeni shumë Allahun”. Namazi është adhurim themelor por jo pak e rëndësishme është dhe përmendja e Allahut me gjuhë me alët “subhanallah”, “Allahu Ekber”. Nga ana psikologjike lutja konsiderohet një lidhje e veçantë mes individit dhe Zotit. Megjithëse personi i cili fal namazin dhe nuk bën lutjet e fundit dhe këtë e ka shndërruar në një zakon e plotëson obligimin e tij nga ana fetare, por nga ana tjetër ai largohet nga kjo lidhje e veçantë me Zotin, nuk arrin të lartësohet në gjendjen modeste dhe të sinqertë që rrjedh nga bërja e lutjes, si një koncept metafizik dhe shpirtëror. Një namaz pa lutjet dhe tesbihet e fundit nuk është i mangët, por nëse ato kryhen ai do të ishte më i plotë.

Nxit nënvetëdijen e adhuruesit Nga ana tjetër prof. Enes Ergene, pohon se ky adhurim nuk është i domosdoshëm sipas jurisprudencës islame, por rrit nënvetëdijen e adhuruesit. “Nëse çështjen e analizojmë në fushën e fikhut bërja e tesbiheve dhe lutjes në fund nuk është një nga kushtet e namazit. Edhe një ndeshje nuk mbaron në fushë dhe brenda 90 minutave. Pas përfundimit të saj bëhen analiza, komente të ndryshme në kanale televizive. Nëse një ndeshje nxë kaq shumë kohë po për namazin çfarë mund të themi? Kështu i vlerësoj unë lutjet dhe adhurimet e bëra para ose pas namazit. Dhikri dhe lutjet mundësojnë përforcimin e nënvetëdijes sonë si adhurues. Sa më shumë të na mbajnë në territorin shpirtëror dhe psikologjik të namazit aq më mirë është për ne”, shprehet ai.

6

Di

MAJ 2013

Puna më e mirë është përmendja e Allahut (xh.sh.) Prof. Dr. Reşat Öngören nga fakulteti teologjik në Universitetin Istanbul shprehet kështu: “Nëse analizojmë shumë ajete të Kur’anit dhe thënie të Profetit (a.s.), mund të kuptojmë shumë mirë faktin se njeriu duhet të shfrytëzojë sa më shumë kohë për të përkujtuar dhe falënderuar Allahun. Në Kur’anin Famëlartë përkujtimi i Allahut është vendosur mbi të gjitha adhurimet tjera. Nga ana tjetër në një ajet të sures “Zumer” thuhet se janë të humbur dhe të shthurur ata të cilët e kanë të ngurtësuar zemrën ndaj përmendjes së Allahut. Edhe në hadithe është theksuar se vepra më e mirë është përmendja e Allahut. Nën dritën e gjithë këtyre fakteve e kuptojmë se përmendja e Allahut para apo pas namazit, dhikri, bërja e duasë janë të domosdoshme për krijimin e një adhuruesi të sinqertë dhe modest. Ata të cilët nuk i zbukurojnë namazet apo adhurimet e tjera me lutje, adhurime shtesë, dhikër dhe tesbihë nuk mund të shijojnë plotësisht ëmbëlsinë e besimit.”

Tesbihet dhe lutja pas namazit janë sunet Përmendja e Allahut pas dhënies selam, bërja e lutjeve të mësuara nga ana e Profetit (a.s.) dhe kërkimi i faljes nga Zoti është sunet. Profeti ynë (a.s.) lexonte lutje të ndryshme menjëherë pas selamit. Disa prej këtyre lutjeve i ka lexuar menjëherë pas namazeve farz e disa të tjera edhe pas farzit edhe pas nafileve. Duke parë lutjet e bëra pas namazeve farz shumë dijetarë myslimanë kanë pohuar se bërja e lutjeve pas namazeve farz është më e përshtatshme se bërja e lutjeve pas namazeve nafile. Krahas kësaj edhe vlera e Ajetit Kursi të lexuar pas namazit është shumë e madhe. Profeti ynë (a.s.) thotë : “Ai i cili lexon Ajetin Kursi pas namazeve farz, nuk do të ketë asnjë pengesë për të hyrë në xhenet përveç vdekjes.”


Fokus

EDISON ÇERAJ

PSE SHQIPËRIA

U SHPALL VEND ATEIST NGA KOMUNISTËT Ka pasur përpjekje dhe ka akoma ndër klerikë katolikë, shkrimtarë të mëdhenj (por edhe me njolla të mëdha që nuk ua heq as sasia e shkrimit nd(r)yshe, intelektualë e analistë të paepur në paanshmërinë e anshme, etj., për ta lidhur Islamin me komunizmin në Shqipëri, ku shënjohet një lidhje sa misterioze (ja një subjekt për ndonjë ithtar të Dan Brown-it and Co), e sa me lista dhe përkime ultraracionale, si, ala vjen, duke rreshtuar emrat e udhëheqësve komunistë, të cilat na paskan qenë myslimanë apo me prejardhje myslimane! “Duke e nisur shpërdorimin që nga mbiemri i Enverit, e deri te lidhjet e posaçme që paskësh pasur komunizmi shqiptar me prejardhjen familjare të tij, jo pak zëra influencialë janë përpjekur të shpjegojnë gjithë historinë e diktaturës, që nga ploja mbi klerin katolik e deri te armiqësia ndaj Perëndimit, me “myslimanizmin” e tij latent. Bashkëshoqërime të diktaturës shqiptare dhe Orientit/ osmanëve/Islamit, me pikë saldimi Enver Hoxhën1 – izolues nga Evropa, rehabilitues i Haxhi Qamilit, përndjekës priftërinjsh, përkrahës guerilasish palestinezë – janë bërë të zakonshme në vite. Kleriku shqiptar i krishterë më i njohur i kohës, at Zef Pllumi, pak para se të ndërronte jetë sintetizoi gjithë zhurmat dhe aludimet e kësaj kahjeje, duke gjykuar se “enverizmi më tepër se sa komunizëm ishte një fundamentalizëm islamik i veshur me maskën e komunizmit” (Kurrgjë më shumë se liria, Shekulli, 04:08:2007 – ndonëse asnjë shembull i fundamentalizmit islamik nuk përmban sulm total kundër fesë, as mbyllje kishash, po sidomos jo mbyllje xhamish).”2 Ja pra, ç’na qenka! Merreni vesh një herë e mirë se ç’paska qenë komunizmi në Shqipëri! Ia çorëm maskën të mallkuarit etj., etj.! Jemi në pikën ku duhet shtruar një pyetje: Si shpjegohet që Shqipëria ishte i vetmi vend komunist në të gjithë bllokun lindor që u shpall me kushtetutë vend ateist? Va1. Ose Enver Kolën, se kështu e çmagjepsi Nexhi në një intervistë: na paskësh pasë prejardhje katolike! (Këqyrni me terezi në gazetën Shqip) 2. Hatibi, E. (2013) Si ta rehabilitojmë përfundimisht Enverin? Shkup: revista Shenja.

llë, thua ngaqë Enveri me shokë kanë qenë myslimanë të maskuar, pavarësisht pse çorën aq e aq maska armiqsh të brendshëm e të jashtëm? Po ata kanë prishur edhe xhami, mor burrë i dheut!? Po maskat që u çorën hoxhallarëve e shehlerëve (në cilin muze janë?)!? Krahas këtyre është edhe një pyetje tjetër: Si ka mundësi që u shpallëm vend ateist, ndërkohë që Enveri ishte jo vetëm një i përkushtuar deri në imtësi ndaj Stalinit, por një adhurues i tij, saqë kur vdiq ky i fundit, i bëri me mijëra e qindra shqiptarë të përulen në ritual ndaj tij mu në zemër të kryeqytetit? Kurse Stalini nuk e shpalli vendin e tij ateist. Nuk dilka llogaria... Por, një llogari të tillë do e qante ndonjë si Agron Gjekmarkaj (me markë sagllam, që di të lidhë “miqësi europiane të pakohë” etj.), ose filozofi ynë i madh Ardian Ndreca, fundja edhe Ferd Lela (se mos e ka Lejla!?, e na del edhe ky ndonjë islamik i fshehur më vonë?3) do e qante shpejt e qëruar si në pëllëmbë të dorës – aq shpejt sa gjerbja e një makiatoje trysnueshëm te banaku i barit të UET-së. Thonë edhe që është çun përsmari... etj.

Si shpjegohet pra ateizmi në kushtetutën tonë gjatë komunizmit? Pikërisht me Islamin ka lidhje! Po. Dihet që, si ideologji holiste dhe si sistem totalitar, komunizmi synonte të hynte e të përfshinte çdo sferë të jetës së jetuar. Edhe Islami është “totalitar”, sepse në Islam nuk ekziston ndarja ndërmjet sferës laike dhe asaj religjioze, sikurse bëri kompromis Krishterimi me Perandorinë Romake, kompromis i cili më pas kaloi si trashëgimi në të gjitha shtetet-komb moderne të Perëndimit e më gjerë. Dihet fort mirë (nga ata që duan ta dinë) se Kur'ani dhe në veçanti modeli i Profetit Muhamed, shembulli par excellence se si jetësohet Kur'ani, përbëjnë një modus vivendi që përfshin të gjithë jetën e jetuar, si anën e saj fizike, ashtu edhe atë metafizike. Për ata që nuk janë dakord me këtë apo janë skeptikë, u rekomandojmë librin Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit, 3. Pyetje për piktorin, arkitektin, poetin, shkrimtarin, analistin, organ zatorin, opinionistin (lista vazhdon) Maks Velo . MAJ 2013

Di

7


të Alija Izetbegović-it. E megjithatë, nën frymën e këtij libri, po ndalem pak në këtë pikë. Një herë, në kohën e Profetit, një hebre, si me shpoti, i drejtohet njërit prej shokëve të Profetit duke i thënë se “ai Profeti juaj po u mëson edhe se si të hyni në nevojtore!” “Po. Është e vërtetë”, ia ktheu myslimani, “po na mëson se si të hyjmë në nevojtore e deri si të drejtojmë shtetin”. Duke u nisur nga gjendja jo e mirë ose e çrregullt e botës së jashtme, Moisiu, i cili u orvat ta sistemonte atë, përfaqëson atë model/natyrë profeti që në mënyrë figurative mund ta përshkruajmë si ai që mban në dorë skeptrin e ligjit, pasi janë pikërisht ligjet që vendosi ai ato që mund të rregullonin gjendjen e çrregullt shoqërore të kohës dhe popullit të tij. Nga ana tjetër, Jezui, duke u nisur nga gjendja e çrregullt e botës së brendshme të hebrenjve dhe gjithaq edhe nga njëfarë ngurtësie që kishin shkaktuar ligjet e “rrepta” të trashëguara nga koha e Moisiut, u orvat që ta përmirësonte atë me thirrjen e tij për të lartësuar shpirtin duke e dëlirur nga dhënia pas botës, duke dashur kësisoj të zbuste atmosferën dhe ta paqëtonte atë në emër të botës tjetër, botës së amshuar. Kështu, po në mënyrë figurative, Jezuin mund ta përshkruajmë si mbartës të skeptrit të përshpirtshmërisë, ose të religjionit, bash në kuptimin që ka sot kjo alë në Perëndim. Domethënë, Moisiu është reformator i botës së jashtme4, kurse Jezui i botës së brendshme të njeriut. Duhet theksuar se kur themi për Moisiun reformator i botës së jashtme, nuk nënkuptojmë që ka lënë pas dore botën e brendshme të njeriut, por me këtë synojmë të theksojmë se ku iu desh të përqendrohej më shumë dhe për çfarë kujtohet. E njëjta gjë vlen edhe për Jezuin, por vice versa. Kështu, në mënyrë të pashmangshme, nëse do e bitisim analizën, ajo na çon te Muhamedi a.s., profeti i fundit, i cili, duke pasur parasysh këtë vijë arsyetimi, u përpoq të sin4. “Materializmi (ose pozitivizmi) hebraik ia ktheu vetëdijen njeriut në drejtim të botës dhe përgjatë të gjithë historisë e nxiti interesin e tij ndaj realitetit të jashtëm.” A. Izetbegović, 2009, f. 185.

8

Di

MAJ 2013

tetizonte, pra të njësonte trashëgiminë e Mosiut dhe atë të Jezuit. Sigurisht që nuk bëhet alë për atë lloj sinteze që vjen si rezultat i ndonjë analize a i ndonjë përpjekjeje filozofike, të cilat mbeten vetëm në letër; sikurse nuk bëhet alë për gjetjen e ndonjë të mesmeje në kuptimin matematikor të alës, sepse tekembramja ai ishte profeti analfabet, por e gjitha qe rrjedhojë e Zbulesës, dhe mu për këtë, Profeti, përveçse e kumtonte atë, mbi të gjitha e jetonte.5 Kësisoj pasi kjo sintezë dhe ky mes është e vërteta për të cilën dëshmon vetë jeta e njeriut, me dy substancat bazë të saj: shpirtin dhe trupin/materien. Nëse do ekzistonte vetëm trupi/materia, atëherë Judaizmi është i vetmi botëkuptim i mundshëm për jetën. Po kështu, nëse do ekzistonte vetëm shpirti, atëherë Krishterimi do të ishte i vetmi botëkuptim i mundshëm.6 Por, duke qenë se ekziston si trupi/materia ashtu dhe shpirti (domethënë, njeriu – sepse pa njërën syresh resht së qenuri i tillë), atëherë Islami mbetet i vetmi botëkuptim i mundshëm në kushtet e realitetit bipolar të jetës. Judaizmi synon të japë përgjigje vetëm për pyetjen/çështjen se si duhet të jetojmë?; ndërsa Krishterimi jep përgjigje 5. ishte një Kuran që ecte përmbi tokë , pat thënë njëherë Aishja, bashkëshortja e tij. Edhe burimet e Islamit bartin shenjën e kësaj dysie të pashmangshme. Para së gjithash bëhet alë për dy burimet bazë/kryesore: Kurani dhe Suneti, ku secili në vetvete përfaqëson frymëzimin dhe përvojën, të përjetshmen dhe të përkohshmen, mendimin dhe praktikën ose idenë dhe jetën. Islami është më shumë mënyrë jetese sesa mënyrë të menduari. Të gjitha interpretimet e Kuranit tregojnë se pa Sunetin, pra pa një jetë, ai është i pakuptueshëm. Vetëm nëpërmjet interpretimit të një jete, të jetës së Muhamedit, Islami u dëshmua si një filozofi praktike, një drejtim gjithëpërfshirës jetësor.” A. Izetbegović, 2009, f. 203. 6. “Si religjioni ashtu edhe utopia deformohen kur hyjnë në jetë, kur bëhen edhe nëse bëhen praktikë jetësore. Trajtat e tyre të pastra dhe konsekuente gjenden vetëm në libra. Kur njeriu i aplikon në jetën reale njerëzore, religjioni natyralizohet , merr diçka nga e ulëta, kurse utopia humanizohet , merr ca tipare reale. Si deformimi i Krishterimit ashtu edhe i materializmit bëhet gjithnjë për t iu afruar njeriut, pamjes së tij të vërtetë kafshërore-humane. Në rastin e parë kjo është zbritje nga hyjnorja, kurse në të dytin është ngritje nga kafshërorja. Në të dyja rastet ky është postim drejt njerëzores. Po aty, f. 233.


vetëm për çështjen se pse jetojmë?; kurse Islami niset nga realiteti i të dyjave7, duke i marrë ato si të qenësishme, sepse fundja ato janë, deshëm apo nuk deshëm ne, i mohuam apo nuk i mohuam, pra kjo nuk varet nga ne! Ajo që varet prej nesh është se sa jemi të vetëdijshëm për këtë, e nëse jemi, sa jetojmë sipas kësaj vetëdijeje. Nëse do të lipsej dhënia e një shembulli të thjeshtë – që në fakt duhet – pa rënë në thjeshtëzim për të përmbledhur thelbin e Islamit në vijën/kontekstin kësaj qasjeje, mund ta krahasojmë atë me arkitekturën, pasi Islami synon të integrojë artin dhe teknikën, dhe kjo sintezë realizohet në formën më konsekuente pikërisht në arkitekturë. Në fakt, ndërmjet arteve, Islami e sheh arkitekturën më me miratim, sepse sasinë e “artit të kulluar” ajo e ka në një dozë të pakët, ose sepse arkitektura është një art i përgjithshëm, siç e përkufizon Kenneth Clark-u.8 Arti e thekson shumë individualitetin, shpirtëroren, të përtejmen te njeriu, dhe kjo është në kundërti me konceptin e ekuilibrit tek i cili këmbëngul Islami. Arkitektura është “e interesuar”, funksionale, dhe është një përgjigje për nevojat njerëzore. Bash ky karakter i dyfishtë i arkitekturës e përcaktoi atë si një art tipik islam. Ashtu si Islami, edhe ajo ka trup dhe shpirt.9 Kësisoj veprat e mëdha të mjeshtërve myslimanë pikërisht në arkitekturë nuk janë të rastit – përkundrazi, ato janë një lloj ligjshmërie. Kaq besoj mjafton për t’iu avitur thelbit të Islamit, të paktën në këtë kontekst. Pra, duke qenë e këtillë situata, ku Islami përbënte dhe përbën fenë e shumicës së shqiptarëve, njëri duhet t’i lëshonte vendin tjetrit: ose Islami, ose komunizmi. Ndonjë mund të thotë që niveli i Islamit në Shqipëri në atë kohë ishte shumë i diskutueshëm, e si rrjedhojë për komunistët nuk përbënte kurrfarë problemi për të mëkëmbur projektin e tyre. Sidoqoftë, pa i hyrë këtij diskutimi, mund të themi se, mbase mund të ketë qenë kështu, por kjo nuk do të thotë që niveli i tij do mbetej i njëjtë; pra, ai edhe mund të rritej, e si rrjedhojë mund t’i zinte vendin komunizmit, i cili premtonte parajsën tokësore dhe kishte rrugë të gjatë për të bërë. Duke qenë se baballarët e kësaj ideologjie ishin ustallarë të rrahur mirë me paradhomën e suksesit – nuhatjen, i dolën punës para, dhe në vitin 1967, pasi ndiheshin më të sigurt se kurrë, e shpallën vendin ateist. Kjo gjë nuk ndodhi në asnjë vend tjetër komunist të kohës, sikurse dihet, pikërisht sepse ato ishin vende me shumicë dërrmuese të krishterë, kryesisht të ritit bizantin, pra ortodoksë. Dhe Krishterimi, si ai katolik, po ashtu edhe ai ortodoks, kanë bërë dhe bëjnë thirrje për t’i dhënë Zotit atë që i takon Zotit, dhe Cezarit atë që i takon Cezarit. Këtë e pamë edhe kur diskutuam më lart për tre profetët, Moisiun, Jezuin dhe Muhamedin. Ja pse pati sukses komunizmi bash në vende me popullsi të krishterë, sepse ana materiale e 7. Merr pjesën tënde që të takon nga kjo botë, kumton Kur'ani. Gjit ashtu: O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.. etj. Edhe në qoftë duke ndodhur fundi i botës e ti ke një fidan në dorë, mbille atë! thotë profeti Muhamed. Citime nga kujtesa. 8. Madje në veprën Qytetërimi, Clark-u e quan arkitekturën art social, që u jep mundësi njerëzve për një jetë më të plotë 9. Arki-tektura, nga vetë ala nënkupton diçka më shumë se tekturë ndërtim i zakonshëm për nevoja të thjeshta praktike.

jetës ishte djerr. Të jeni të bindur që ideologët e komunizmit e dinin fort mirë se ç’është zekati, shtylla e tretë e Islamit, që drejtohet kah shoqëria, dhe që rregullon në mënyrën më të përsosur jetën ekonomike dhe financiare. Ja pse ekonomistë nobelistë në vitin 2008, kur u shfaq kriza ekonomike, bënin apel edhe në të përditshme si New York Times për të marrë si shembull zekatin e Islamit për dalje nga kriza. Zekati nuk ka si synim të heqë dallimin midis të pasurve dhe të varfërve, sepse kjo është e padrejtë dhe mbi të gjitha një utopi e pastër, por urinë dhe mbi të gjitha të ashtuquajturat kriza ekonomike e financiare, duke siguruar edhe për të varfrit një nivel të caktuar jetese që nuk i lë të çnjerëzohen. Institucioni i zekatit e shpërndan pasurinë ndër njerëz duke mos lejuar kalimin në babëzi/dehje të të pasurve dhe duke mundësuar një jetesë normale edhe për të varfrit. E si mund të binte në ujdi më këtë komunizmi!? Edhe “rilindësi ynë modern” e durimmadh buzë shkallareve të Nobel-it, Ismail Kadare (me prejardhje islamike, prandaj nuk ia japin çmimin e madh...!10), pak a shumë çon ujë tek arsyetimi ynë: “Vit pas viti, feja islame (...) e importuar midis bagazheve të osmanëve do të dobësohet (fillimisht në Shqipëri, pastaj në Kosovë). Kështu që feja e krishterë, ose kultura e krishterë do të nguliten në vend. Kështu pra, së shpejti, nga një e keqe (ndalimi i fesë më 1967) do të dalë një e mirë. Kombi shqiptar do të ecë drejt ripërtëritjes, e cila do të shpejtojë bashkimin me kontinentin-mëmë: Europën.”11 “Këtë pasojë praktike në terren të dëmtimit më së shumti të kulturës dhe praktikës islame gjatë viteve të diktaturës (proces që kishte filluar që me reformat zogiste)”, Kadare dhe shpura e tij në terren ia njohën si meritë komunizmit, sepse megjithëse një armik i vogël i Krishterimit dhe i Perëndimit si komunizmi, ka zbuar një armik të madh të këtyre të dyjave, pra Islamin, ose Islamizmin, siç i thonë ndoca (kur duan ta shndërrojnë herë me dashje e herë pa dashje në ideologji). Por, ja që profecia e shkrimtarit durimmadh doli huq, megjithëse e kanë këshilluar të mos merret me fe e politikë, se janë cazë të ngatërruara këto punë. Dhe në mbyllje, mund ta përmbledhim duke thënë se komunizmi dhe të gjitha ideologjitë totalitare që “shfronësojnë” Zotin dhe vendosin në fron njeriun, e kanë pasur dhe e kanë të hapur luftën me Islamin. Hafiz Ali Korça, që në vitin 1925, ka qenë i pari klerik/person me të parin libër (Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit) që i ka shpallur haptazi luftë komunizmit: “Bolshevizma s’pajtohet kurrë Me dinin e Muhamedit Çelët do ta kenë luftën Gjer ditën e Kijametit.”

10. Apo jo, z. Velo? 11. Cituar nga Nathalie Clayer, Religion et nation chez les Albanais, XIXe-XXe siecles, f. 372-373. MAJ 2013

Di

9


VENDI

Aktualitet

Zhvillohet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës Në sheshin e Namazgjasë, është zhvilluar më datë 20 prill 2013 ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Ceremonia e organizuar nga Komuniteti Mysliman, mblodhi kryeministrin Sali Berisha, kryebashkiakun Lulzim Basha, krerët e komuniteteve fetare, përfaqësues të bashkësive islame nga Kosova dhe Maqedonia, zyrtarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, besimtarë dhe qytetarë të kryeqytetit dhe të rretheve që kishin ardhur për të marrë pjesë në gëzimin e kësaj dite të bardhë. Në alën e tij të hapjes moderatori Genti Kruja, Drejtor i Kulturës në KMSH theksoi se, “Pas dekadash dhune antifetare të regjimit komunist, para 20 vitesh u hodh gurthemeli, që nuk iu vu dot më një gur sipër. Por ne sot me vullnetin e Zotit të Madhëruar dhe me vullnetin e plotë të të gjithë faktorëve, me mbështetjen e bashkisë dhe qeverisë, arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të besimtarëve të kryeqytetit, duke kurorëzuar të gjitha hallkat me anë të zgjerimit të truallit, daljes së lejes dhe hartimin e një projekti madhështor, i cili do ta zbukurojë Tiranën edhe më shumë, me anë të një kompleksi adhurimi dhe dijeje, xhamisë, qendrës kulturore, muzeut të parë islam në Ballkan, sallës së konferencave, bibliotekës e shumë pjesë të tjera.” Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, i emocionuar për arritjen e kësaj dite fatlume u shpreh: “Unë Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deklaroj dhe dëshmoj para Allahut, Zotit të gjithësisë, se sot, ditën e 20-të të prillit, të vitit 2013, këtu në Tiranë, në tokën vakëf, tradicionale të Namazgjasë, në prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë, shkëlqesisë prof. dr. Sali Berisha, të Kryebashkiakut të Tiranës z. Lulzim Basha, të mijëra besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve të Tiranës, inaugurojmë sot fillimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë”.

10

Di

MAJ 2013

“Namazgjaja ku ne jemi sot, - vijoi z. Muça, - është shprehje e shpirtit të madh e bujar dhe sakrificës së atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin përkushtimin, pasurinë dhe gjithçka që sot e kemi këtu mes tonë.” Në fund të alës së tij, kreu i KMSH-së falënderoi në emër të institucionit dhe besimtarëve familjen Kruja, e cila dhuroi një pjesë të tokës, për të arritur në këtë moment final të nisjes së punimeve. Kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar këtë datë historike jo vetëm për myslimanët por për të gjithë shqiptarët anekënd botës, u shpreh: “Sot ndahemi nga qëndrime paragjykuese, nga qëndrime të inspiruar kryekëput nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie, kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë të qytetit të Tiranës, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejtat e shkelmuara, në vendin që meritojnë”. Ndërsa kryebashkiaku Lulëzim Basha theksoi se, kjo ditë mbart një simbolikë të veçantë për myslimanët dhe për vetë kryeqytetin, pasi me ndërtimin e kësaj xhamie plotësohet mozaiku i objekteve të kultit në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. “Krahas kënaqësisë dhe emocionit të thellë që ndiej sot, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës për nisjen e ndërtimit të kësaj vepre, ndiej po kështu edhe keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Jeni dëshmitarë për besimtarët e shumtë, vëllezërit e shumtë që falen në rrugët e Tiranës, në ditë feste apo në ditë të tjera të shënuara dhe kjo vetëm sepse na kishte munguar për një kohë të gjatë, Bashkisë së Tiranës i kishte munguar për një kohë të gjatë besimi, vullneti dhe dashuria për të ndërtuar këtë vepër. Xhamia e Madhe e qytetit, kompleton mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve dhe shënon një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe Zotit të Madh”. Kryetari H. Selim Muça, Kryeministri Sali Berisha dhe


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në përmbyllje të ceremonisë kanë firmosur dokumentin themeltar

me tekst: “Për inaugurimin e fillimit të Xhamisë së re të Tiranës”, duke i hapur kështu rrugën fillimit të puni-

meve të këtij objekti të shumëpritur nga myslimanët shqiptarë.

Prezantohet projekti i Xhamisë së Madhe të Tiranës Komuniteti Mysliman i Shqipërisë prezantoi paraditen e sotme(19 prill 2013) projektin e xhamisë së madhe të Tiranës. Në këtë prezantim morën pjesë, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Drejtori i Komitetit të Kulteve, z. Rasim Hasanaj, Kryesia e KMSH-së, Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra, përfaqësues nga ambasadat e vendeve myslimane në Tiranë, krerë dhe përfaqësues të shoqatave islame me aktivitet në Shqipëri. Në fillim aktiviteti u hap me këndim Kurani nga Imam Lauren Luli, më pas alën e mori Kryetari i KMSH-së , Haxhi Selim Muça, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën dhe për kontributin e vazhdueshëm, që kanë dhënë për jetën fetare në Shqipëri dhe gjithashtu i njohu të pranishmit me ecurinë e procesit të ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Ai nënvizoi rëndësinë e kësaj xhamie për të gjithë besimtarët myslimanë të Shqipërisë dhe u shpreh se në të ardhmen do të ketë takime të tjera për sa i përket financimit të projektit të xhamisë së madhe nga të gjithë shqiptarët dhe më gjerë. Më pas alën e mori kreu i Komitetit të Kulteve z. Rasim Hasanaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për myslimanët, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ai vlerësoi punën e kreut të KMSH-së Haxhi Selim Muça dhe të gjithë atyre që ndihmuan dhe që do të ndihmojnë për finalizimin e këtij projekti madhor. Ndërkohë një alë përshëndetëse mbajti edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili pasi përshëndeti të pranishmit theksoi se besimtarët myslimanë të Shqipërisë kanë plot 78 vjet që presin këtë xhami të madhe dhe se të gjithë paraardhësit e KMSH dhe më gjerë janë munduar që ta finalizojnë këtë

projekt por ishte caktimi i Zotit që ky të ndodhë sot. Pasi përmendi rolin e Hafiz Sabri Koçit falënderoi dhe uroi kreun e KMSH-së, z. Muça. Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman Gazmend Aga, pasi e cilësoi këtë projekt si të të gjithë myslimanëve falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në finalizimin e këtij projekti, Kreun e KMSH-së

Haxhi Selim Muçën, të gjithë institucionet që ndihmuan në finalizimin e procedurave, myftininë dhe imamët e Tiranës si dhe familjen Kruja e cila dhuroi një truall të konsiderueshëm për ndërtimin e xhamisë së re. Më tej ai vazhdoi me prezantimin e projektit dhe detajet rreth tij. Në përfundim u organizua një koktej për të ndarë gëzimin e kësaj ditë.

MAJ 2013

Di

11


Program i BEDËR madh festiv në përkujtim të Profetit a.s. Universiteti nis ndërtimin e Kampusit të Muhamed Ri Ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve

Universiteti Hëna e Plotë-Bedër hodhi themelet për ndërtimin e kampusit të ri universitar në zonën e Saukut në Tiranë. Ceremonia e organizuar me këtë rast, u përshëndet nga Kryeministri, z. Sali Berisha, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Drejtori i Bordit drejtues të Fondacionit "SEMA", z. Asim Budak, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka kjo ditë në përmbushjen e misionit të universitetit për të qenë një institucion i arsimit të lartë me standarde bashkëkohore. Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, në alën e tij tha: “Sot inaugurojmë fillimin e punimeve të ndërtimit të kampusit universitar me një strukturë dhe teknologji moderne dhe bashkëkohore. Dy vjet më parë në këtë vend ne inauguruam hapjen dhe themelimin e Universitetit Hëna e Plotë-Bedër. Megjithëse dy vjet janë pak për një universitet, ne shohim sot, se stafi akademik i përkushtuar dhe studentët dijedashës kanë bërë që emri i këtij universiteti t’i kapërcejë shumë shpejt kufijtë e vendit tonë”. “Brezi i parë i studentëve që kanë filluar studimet para dy vitesh – vijoi z. Muça, - do të ndihen me fat dhe të privilegjuar, që do të jenë brezi i parë i ndriçuar nga Hëna e Plotë. Ata së bashku me stafin e mrekullueshëm akademik me në krye rektorin Dr. Ferdinand Gjana, do të jenë krenarë që janë gurët e parë të këtij mozaiku të mrekullueshëm që fillon dhe ndërtohet sot”.

12

Di

MAJ 2013

“Për të gjithë punën e bërë gjatë këtyre dy viteve për të ardhur në këtë ditë të shënuar të arsimit tonë, unë falënderoj qeverinë shqiptare, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës z. Myqerem Tafaj, për të gjithë ndihmën dhe kontributin e tyre, si dhe Fondacionin SEMA, i cili duke qenë sponsori kryesor i Universitetit, ka bërë të mundur sjelljen e infrastrukturës më moderne në mësimdhënien e shkollave tona në Shqipëri”, përfundoi Kryetari Muça. Kryeministri i vendit Sali Berisha përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë që merrte pjesë në këtë ngjarje që, siç e cilësoi ai, është një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së besimit islam në Shqipëri. “Ju uroj shumë suksese në këtë universitet, ndërsa dëgjojmë deklaratat e përfaqësuesve të shkëlqyer të tij sot, që ndihen krenarë me zgjedhjen që kanë bërë sepse të gërshetosh mësimet e Zotit me mësimet e shkencave teknike e shoqërore, i bën vetes një shërbim shumë të madh. Mësimet e Zotit janë mësimet për vlerat hyjnore, janë mësime të cilat gjithë jetën do t’u ndihmojnë të gjeni forcë për të përballuar me dinjitet dhe besim të madh tek Zoti çdo lloj situate, të gjeni forcë për të shkuar në anën e së mirës, të së drejtës, të gjeni forcë për t’iu përkushtuar ëndrrave tuaja të bukura dhe shndërrimit të tyre në realitet...”, u shpreh kreu i ekzekutivit shqiptar. Kryeministri Berisha përgëzoi Krye-

tarin e Komunitetit Mysliman H. Selim Muça dhe Rektorin e Universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, për arritjet e këtij institucioni kur u shpreh se, “Dua të shpreh nderimin më të madh, mirënjohjen time më të thellë ndaj Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muca, kryetarit të Fondacionit Sema, qeverisë turke për ndihmën e tyre bujare në ringritjen e infrastrukturës së rrënuar fetare në këtë vend, të falënderoj rektorin Gjana dhe të gjithë ekipin pedagogjik, të gjithë pedagogët për punën e shkëlqyer që bënë në vendosjen e standardeve më të larta në mësimdhënie në këtë universitet”. “Sot është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, për të gjithë besimtarët e Zotit, inaugurohet fillimi i punimeve të korpusit të ri të Universitetit Bedër, një dhuratë kjo bujare e Fondacionit Sema. Kjo ngjarje e madhe vjen vetëm pas pak ditësh që ne së bashku inauguruam fillimin e punimeve të xhamisë më të madhe të vendit, Xhamisë së Tiranës”, tha ndër të tjera z. Berisha. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Asim Budak, Drejtor i Fondacionit Arsimor e Kulturor “SEMA”. Z. Budak vlerësoi arritjet dyvjeçare të institucionit, të cilat e kanë kthyer atë në një qendër model për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri vendas e të huaj. I kënaqur për arritjen e kësaj dite të rëndësishme për universitetin dhe Komunitetin Mysliman, ai shprehu falënderimin e mirënjohjen


e thellë për Komunitetin Mysliman dhe shtetin shqiptar për ndihmën që i kanë ofruar këtij institucioni që nga

dita e hapjes e deri më sot. Në prani të ministrave të kabinetit, rektorit të Universitetit të Tiranës, z.

Dhori Kule, përfaqësuesve të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësuesve të trupit diplomatik, pedagogëve e

studentëve të këtij universiteti dhe të ftuarve të tjerë, Kryetari Selim Muça, Kryeministri Berisha, Rektori Gjana dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë shtypën njëherësh butonin për hedhjen e shtresës së parë të betonit duke i hapur kështu rrugën punimeve për ndërtimin e kampusit të ri universitar. Ky kampus do t'i shërbejë më së miri plotësimit të objektivave, për të qenë një institucion arsimor me standarde të larta, në shërbim të studentëve e komunitetit. Investimi për kampusin e ri arrin shifrën prej 20 milionë euro, së bashku me ambientet laboratorike. Kampusi universitar do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të hapur rreth 10500 m2 dhe në fazën finale të tij do të arrijë në afro 20 000 m2 sipërfaqe të brendshme. Kampusi është projektuar si një hapësirë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, në mënyrë që

t’u ofrojë studentëve avantazhe të mëdha si në kryerjen e aktivitetit të tyre mësimor, por edhe në ndjekjen e aktiviteteve sociale.

Turke dhe Shkenca Edukimi, Në dy vitet e aktivitetit të tij, universiteti numëron rreth 500 studentë në 7 programe bachelor dhe 12 programe master. Me studentët nga 15 shtete të ndryshme dhe me një staf akademik që përbëhet nga pedagogë të ardhur nga 8 vende, universiteti ka konsoliduar tashmë një profil të qartë ndërkombëtar. Kërkimi shkencor është një ndër shtyllat kryesore të misionit të këtij universiteti. Për këtë arsye në dy vitet e para të aktivitetit u organizuan 6 konferenca shkencore në nivel ndërkombëtar dhe 3 konferenca kombëtare. 250 kumtesa të paraqitura dhe më shumë se 300 referues, nga afro 20 vende të botës janë një kontribut i rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor. 26/04/2013

Universiteti Hëna e Plotë – Bedër Universiteti Hëna e Plotë “ BEDËR” BEDËR” u themelua në prill të vitit 2011 me vendim të Këshillit të Ministrave , me anë të të cilit u miratua dhënia e licencës për ushtrimin e aktivitetit si një institucion i arsimit të lartë, duke ofruar programe studimi të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë. Universiteti Hëna e Plotë “ BEDËR” çeli dyert për studentët e parë më datë 3 tetor 2011, duke shënuar kështu fillimin e aktivitetit akademik dhe kërkimor. Universiteti është i organizuar në dy fakultete, 6 departamente dhe 19 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhe dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi

MAJ 2013

Di

13


Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Në një atmosferë festive është zhvilluar më 20 prill 2013 programi “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” në Pallatin e Kongreseve. Programi u hap me kryealën e kombit - himnin kombëtar, kënduar nga kori i i nxënësve të medreseve. I pari që u ngjit në skenë ishte hafizi Omer Çallësh, që solli një pjesë të shkurtër nga Fjala e Zotit – Kur’ani Fisnik. Më pas vijuan ilahitë e përgatitura nga kori i medreseve nën udhëheqjen artistike të mjeshtrit Kujtim Alia. Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Selim Muça, pasi falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit dhe përgëzoi organizatorët për përpjekjet e tyre, theksoi se ky organizim është një përpjekje serioze për të pasqyruar dhe bërë të prekshme për njerëzit madhështinë e personalitetit të Profetit Muhamed a.s. “Sot po festojmë lindjen e bekuar të Profetit të fundit, i cili është dërguar nga Allahu (xh.sh.) si mëshirë për gjithë botët. Qëllimi i ardhjes së tij ishte që njerëzit ta njohin Krijuesin e tyre dhe të adhurojnë vetëm Atë. Ai me jetesën e tij shembullore në familje dhe shoqëri, na bëri të ditur qëllimin e jetës dhe na mësoi përpjekjet që duhet të tregojmë në fitimin e kënaqësisë së Zotit. Përkujtimi i ditës së sotme, na e forcon akoma më shumë lidhjen me Profetin tonë dhe përjetimin e ndjenjave të dashurisë e respektit për të si rob dhe i dërguar i Zotit”, u shpreh në alën e tij kreu i KMSh-së, duke uruar njëkohësisht për fillimin e punimeve të xhamisë së re të kryeqytetit pikërisht në një datë si kjo. Kryetari Muça e shfrytëzoi këtë rast për të nderuar me çmim z. Genti Sulejmani nga Berati, për paraqitjen e tij në një konkurs të organizuar nga medresetë e vendit, ku mbi 5.000 pjesëmarrës u testuan për njohuritë e tyre në lidhje me biografinë e Profetit Muhamed a.s. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj. Në urimin e tij për besimtarët, z. Brahimaj pasi vlerësoi lart këtë organizim serioz të Komunitetit Mysliman ndaj figurës morale e profetike të Muhamedit a.s., u shpreh me urimet më të përzemërta për nisjen e ndërtimit të xhamisë së re Tiranës,

14

Di

MAJ 2013

e cila, sikurse u shpreh ai, do të na bëjë të krenohemi me objektet tona të kultit. Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha në alën e tij u shpreh: “Kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju përcjell përshëndetjet e ngrohta në këtë ditë të madhnueshme, ditë kur lindi Profeti Muhamed, që me mësimet e Zotit, ndriçoi mendjen, rrugën e njeriut dhe njerëzimit. Muhamedi ndikoi më shumë se kushdo në moralin njerëzor. Mësimet e tij janë dhe mbeten frymëzuese sepse ai ishte udhërrëfyesi i madh i rrugës së mirëkuptimit, tolerancës, bashkëjetesës, paqes dhe të ardhmes”, tha z. Berisha. Kryeministri Berisha tha më tej se kjo ditë mbart me vete një gëzim të dyfishtë, sepse kësaj date i shtohet ngjarja që çel rrugën për fillimin e punimeve të xhamisë së re të Tiranës. Ai falënderoi përzemërsisht krerët e komuniteteve fetare për punën e madhe që kryejnë në edukimin e individit dhe shoqërisë me mësime të cilat si bosht kryesor kanë tolerancën dhe respektin për njëri-tjetrin. Pasi uroi pjesëmarrësit në sallë dhe gjithë myslimanët për fillimin e xhamisë, z. Berisha adresoi një falënderim të veçantë për anëtarët e familjes Kruja, për truallin e dhuruar për xhaminë, duke u shprehur se, “me këtë akt ata nderuan veten, traditën dhe bashkëqytetarët e tyre”. Nxënësi i Medresesë së Beratit, Adi Totaj, i cili para disa muaj mori çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të pikturës për vlerat e trashëgimisë kulturore organizuar nga UNESCO në Slloveni, realizoi gjatë zhvillimit të programit një vizatim të xhamisë së re dhe ia dhuroi në shenjë mirënjohjeje Kryeministrit Berisha. Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Kastriot Tusha, Sidrit Bejleri, Violeta Zefi, Mukades Çanga, Rosela Gjylbegu, Lind Islami, Bujar Asqeriu, Rozina Kostani, Dritan Boriçi, prezantuesit Elta Liksenaj dhe Ramadan Çipuri, janë bërë së bashku në këtë veprimtari të përvitshme nën regjinë e z. Agron Hoxha. Përmes zërave të mrekullueshëm dhe interpretimit plot emocion ata kanë bërë për vete publikun, i cili nga ana e tij ua ka shpërblyer me duartrokitje të ngrohta. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me fondacionin kulturor dhe arsimor “SEMA”, ka përmbyllur me sukses edhe për këtë vit programin përkujtues ndaj Profetit Muhamed a.s ku morën pjesë personalitete politike, fetare e shoqërore, ambasadorë, miq nga Turqia, përfaqësues nga shoqata humanitare e kulturore, besimtarë të moshuar e të rinj, qytetarë të Tiranës etj. Mesazhi kryesor që u dha përmes këtij programi ishte që veprimtaria e përvoja e Profetit a.s. të shërbejë si model e si burim frymëzimi për të kryer detyrat tona si besimtarë e si qytetarë në të mirë të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Programe të tilla dhe simpoziume në përkujtim të figurës së Profetit Muhamed a.s., janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit si: Korçë, Elbasan, Pukë, Kukës, FushëKrujë, etj.


KMSH merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar "Ixhmaja dhe vetëdija kolektive"

Bota islame u mblodh në Stamboll për të zhvilluar simpoziumin më të madh të organizuar ndonjëherë me pjesëmarrjen e profesorëve dhe akademikëve nga 80 vende të ndryshme të botës. Një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Ixhmaja dhe vetëdija kolektive” të zhvilluar në Stamboll më 28 – 29 Prill 2013. Një simpozium i këtyre përmasave organizohet përherë të parë ku janë mbledhur dijetarët e vendeve myslimanëve nga e gjithë bota. Në të merrnin pjese dijetarë dhe studiues dhe krerë të komuniteteve fetare të 80 vendeve të botës. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfaqësohej nga nënkryetari H. Bujar Spahiu, Kancelari z. Ali Zaimi, myftinjtë Redin Quku, Muhamed Sytari, Islam Hoxha dhe Gramoz Blliku. Konferenca vlerësoi rolin e dijetarëve dhe bashkëpunimin e myslimaneve në dobi të përparimit, mirëqenies, bashkëjetesës dhe përçimit të mesazhit islam në mbarë botën. Në simpozium është folur për bashkimin e myslimanëve, për ruajtjen e dinamikës së përbashkët dhe rëndësinë që ka ixhmaja dhe ndjekja e rrugës së sahabëve. Ixhmaja nuk i shërben vetëm myslimanëve, por të gjithë botës për të rregulluar mekanizmat dhe për ti dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që po jeton bota sot. Në pjesën e parë të simpoziumit u fol për rëndësinë dhe

vendin e ixhmasë në islam dhe në pjesën e dytë diskutimet vazhduan me temën vendi dhe rëndësia e kuptimit të drejtë të ixhmasë si dhe ndjekja e modelit të sahabëve si referencë për të gjykuar për çështje të ndryshme që preokupojnë besimtarët . Gjithashtu u hodhën ide të ndryshme për bashkëpunimin myslimanëve në të mirë të komuniteteve të tyre dhe të mbarë njerëzve, për sa i përket respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, deri në rolin që duhet të luajnë myslimanët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme sociale si dhe bashkëpunimin e tyre në nivel global. Fjalimet më me interes ishin ato të Prof. Dr. Ahmed Abbâdi, Muhammed Saad Ebu Bekir, Prof. Dr. Ali Cuma, Prof. Dr. İsam Beşiri, Prof. Dr. Muhammed İmara, Selman Hüseynî en-Nedvi Mehmet Gormez, Muhamed Muhtar Shenkiti, Rashid Gannushi e shumë dijetarëve dhe studiuesve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Një mesazh i rëndësishëm erdhi edhe nga M. Fetullah Gylen, i cili u vlerësua nga dijetarët e pranishëm për frymëzimin e një eventi të tillë. Delegacioni shqiptar u takua me homologë të tjerë të vendeve islame, ku biseduan për bashkëpunim në fusha të ndryshme të kulturës botimeve, arsimit, etj. Në simpozium kanë qenë të pranishëm 4 mijë studiues islamë nga e gjithë bota.

MAJ 2013

Di

15


Forum

JASMIN MAHNAZ FARUKI

ROLI I NJERIUT

SIPAS KURANIT - Mëkëmbës i Zotit dhe mbajtës i besës me Të Njeriut i është bërë vend në tokë për të përfaqësuar Zotin, për të qenë mëkëmbës i Tij. Ky është dhe qëllimi i krijimit të njerëzimit. Ky mëkëmbës u vu në rolin e kujdestarit, e si pasojë mban përgjegjësi për ndryshimet në tokë dhe për shfrytëzimin e burimeve të saj, gjë që i këkorhet ta bëjë me drejtësi për veten dhe të gjithë njerëzimin (Kamali, 2003). Ndërsa natyra është vendi i testimit për njeriun, ky i fundit është udhëzuar të lexojë shenjat e saj për të kuptuar Zotin. Për këtë arsye dhe për të përmbushur misionin e tyre si mëkëmbës të Zotit, myslimanët zhvilluan shkencat e natyrës. Kjo detyrë për njeriun përfshin edhe përgjegjësinë për burimet që Zoti ka dhënë. Mbi të gjitha, koncepti islam mbi dijen përfshin dijen transcendente dhe dijen racionale, të bazuar në arsye dhe vëzhgim. Si pasojë, të gjitha njohuritë e fituara përmes studimeve shkencore synojnë të shfrytëzojnë burimet natyrore në të mirë të njerëzimit dhe në rritjen e mirëqenies së tyre (Kamali, 2003). Kështu ka drejtësi dhe mëshirë për të gjithë. Prandaj, të gjitha orvatjet e shkencëtarëve duhet t’i qasen vlerave etike e teologjike, si dhe standardeve islame.

Këndvështrimi islam dhe ai perëndimor për natyrën Në Islam, natyra është dhe si e tillë ka një qëllim: që njeriu të njohë Zotin e më pas ta përdorë natyrën në

16

Di

MAJ 2013

të mirë të njerëzimit. Natyra mund të shfrytëzohet për të siguruar ushqim për njeriun, dhe të mirat e saj duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes njerëzve. Disa aktivitete mund ta dëmtojnë njeriun, dhe si pasojë dëmtimi i natyrës është i ndaluar. Shkatërrimi i ekulibrave natyrorë kundërshtohet, si, për shembull, vrasja e panevojshme e kafshëve ose zhvendosja e bimësisë, gjëra që mund të shkaktojnë uri për shkak të mungesës së ushqimit. Ky vëzhgim është një zgjatim i arsyes se pse njeriu është sjellë në tokë si mëkëmbës i Zotit (Faruki, 2006; Zaidi, 1991; Said, 1989). Në kohët moderne, dijetarët myslimanë përkrahnin shkencëtarët që motivohen nga këto vlera themelore kur ndërmarrin ndonjë zbulim. Këndvështrimi islam mbi natyrën i ka rrënjët në Kur'an, në Fjalën e Zotit. Paragrafët në vijim, të marra nga Kur'ani, ilustrojnë marrëdhënien e njeriut me natyrën, dhe se si kjo marrëdhënie frymëzoi dijetarët myslimanë të studionin fenomenet natyrore, për të kuptuar Zotin (Wersal, 1995). Gjithashtu, paragrafët në vijim tregojnë se si Kur'ani paraqet mbarë universin: “Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t’u zbavitur!” “Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.” (Duhān, 38-39) “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që

Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash; në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit dhe Tokës, pra në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.” (Bekare, 164) Kështu njerëzimi është i frymëzuar të studiojë dhe kuptojë natyrën në funksion të qëllimeve të tij. Është për t’u nënvizuar qëndrimi empirik i Kur'anit që shkaktoi ndër ndjekësit e tij përulje, dhe si rrjedhojë i bëri ata themelues të një shoqërie të ndritur (Ikbal, 1986). Kjo qasje për natyrën ndikoi që dijetarët e epokës së ashtuquajtur Epoka e Artë e Islamit të ndërmarrin nisma shkencore që u finalizuan në një korpus të madh zbulimesh shkencore të asaj kohe. Këndvështrimi perëndimor mbi natyrën pas revolucionit shkencor kuptohej nga slogani: “Asnjë gjurmë e hyjnores nuk mund të shquhet në botën natyrore.” (Peters, 2003). Si pasojë, çdo unanimitet shkencor që ishte arritur nga qytetërimi islam dhe që ekzistonte në Evropë “u la mënjanë nga ngritja e shkencës moderne” (Nasr, 1996, f. 129) Ja çfarë shkruan Seyyed Hossein Nasr-i në punimin e tij Feja dhe rendi i natyrës (1996, f. 133): “Kalimi nga teoria që rendi kozmik dhe ligjor është krijuar me vullnetin e Zotit dhe është në funksion të njeriut dhe natyrës, në teorinë që “ligji i natyrës” është i gjithi zbulim i arsyes njerëzore që identifikohet me ligje matematikore dhe që ndahet nga ligjet etike e shpirtërore, qe një transformim


rrënjësor që luajti një rol kryesor për ngritjen e shkencës moderne. Kjo teori e ligjit të natyrës eklipsoi edhe botëkuptimin e Krishterimit për subjektin, edhe pse më vonë teologët u përpoqën të “krishterizonin” konceptin shkencor të shekullit të XVII për ligjet e natyrës. Është interesante të dihet që ky këndvështrim nuk u përqafua nga qytetërimet e tjera me një traditë të gjatë shkencore, si ai kinez, indian dhe islam, dhe kjo ngërthen një domethënie të madhe në ndarjen e Perëndimit modern nga qytetërimet e tjera për sa kohë që çështja mjedisore dhe fetare përbën një rëndësi të veçantë.” Në analizën përfundimtare, duket që Evropa vendosi ta ndryshojë shkencën mesjetare të ndikuar nga traditat shkencore islame. Platoni zëvendësoi Aristotelin, dhe matematika ishte leva e shkencës. Me kontributet nga Nicholas Copernicus (1473-1543), te Galileo Galilei (1564-1642) dhe Johannes Kepler (1571-1630), ky transformim kulmoi me veprën e Charles Darwin-it, Origjina e llojeve në shkencën biologjike dhe nënkuptimet filozofike. Koyé (1892-1964), një historian i respektuar i shkencës, (cit. nga Ikbal 2002, f. 29) thotë: “Ajo që bënë themeluesit e shkencës moderne nuk ishte pastrim dhe as përmirësim i asaj që kishin trashëguar. Atyre iu desh të shkatërronin një botë për ta zëvëndësuar me një tjetër. Ata duhet të riformësonin strukturën tonë intelektuale, të rishpallnin dhe të reformonin konceptet tona; të përpu-

nonin një qasje të re për Qenien, një koncept të ri për dijen, një koncept të ri për shkencën.”

Ndërtimi i urave midis shkencës islame dhe shkencës moderne Në Islam, përvetësimi i dijeve shkencore ose joshkencore nuk mbaron te vetja, por është një metodë për të njohur madhështinë e Zotit (Al-Hayani, 2005, f. 565). Për më tepër, dijetarët myslimanë kanë paraqitur shumëllojshmërinë e temave dhe orientimeve që tregon natyrën dinamike të Islamit, përtej imazhit që është portretizuar në media, si sistem idesh njëdimensionale dhe të ngurta (Moaddel dhe Talattof, 2000, f.1). Gjatë historisë ka patur përplasje midis fesë dhe shkencës, me gjithë përpjekjet e feve për të gjetur zgjidhje për problemet dhe degëzimet e zbulimeve të reja shkencore. Me ardhjen e shkencës moderne, dijetarët myslimanë u përballën me dilemën nëse ishte e vlefshme dija që kishte derivuar nga burimet jashtë Islamit dhe nëse ishte e përshtatshme metodologjia e përdorimit të katër burimeve tradicionale të jurisprudences: Kur'ani, Suneti, unanimiteti i dijetarëve (ixhmā') dhe analogjia (kijās) (Moaddel dhe Talattof, 2000, f. 1). Disa intelektualë u përpoqën të reformonin burimet e dijes islame duke i vënë në linjë me standardet aktuale të arsyetimit shkencor dhe teorinë e shkencës moderne. Disa prej tyre

janë: Sayyid Jamal al-Din al-Afghani, Sayyid Ahmad Khan, Chiragh Ali, Muhammad Abduh, Amir Ali dhe Sibli Nu’mani (Moaddel dhe Talattof, 2000, f. 2). Këta dijetarë myslimanë u influencuan nga Perëndimi, sidomos nga arritjet e tij, duke nisur nga progresi shkencor dhe teknologjik, koncepti i Newton-it mbi universin, sociologjia e Spencer-it dhe evolucioni i Darwin-it, deri në mënyrën e jetesës në Perëndim (Moaddel dhe Talattof, 2000, f. 2). Është e dukshme që ka patur debate dhe mospajtime midis dijetarëve që janë përpjekur të interpretonin zhvillimin e shkencës moderne në kontekstin historik islam dhe perspektivën fetare. Autorja është e mendimit që për të kuptuar më shumë, është i nevojshëm shtimi i informacioneve dhe pjesëmarrja aktive e dijetarëve që janë të angazhuar në kërkimet e zhvillimit të shkencës moderne në Perëndim, sipas kuadrit të mendimit islam. Nga njëra anë është e nevojshme të mbahen ligjërata për Islamin dhe shkencën Perëndimore me rrënjë në Kur'an (Ikbal, 2002), dhe, nga ana tjetër, duhet të ligjërohet edhe për shkencën perëndimore dhe mendimin fetar, në kuadrin global. Në të dyja rastet, origjina e shkencës moderne në njëmijë vitet e fundit duhet të qartësohet më shumë, për sa kohë që shfaqet e ndryshme sipas këndvështrimit të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së përgjatë shekujve XIX dhe XX. Përktheu: Nejona Kadzadej MAJ 2013

Di

17


Komente & Opinione

REDI SHEHU

KRITICIZMI Ka një dëshmi pothuaj konsensuale mbi faktin se një ndër “profesionet” më të përhapura dhe më të dashura për një pjesë të konsiderueshme të banorëve të këtij trualli, është edhe profesioni i kritizerit. Përballë një filxhani me kafe, makiato dhe me pamje shpesh medituese, individë të tërë fillojnë punën e vështirë të nderjes në telin e rrobave, të të gjitha bëmave të njerëzisë për t’i nënshtruar brenda një procesi suferinë kritike me qëllim nxjerrjen në pah të paaftësisë së tjetrit dhe mrekullisë vetjake. E gjitha kjo pa ditur pothuaj asgjë mbi faktin se nga buron kritika e tyre, modelin e kujt po ndjekin dhe çfarë nocioni ajo përfaqëson. Termi kriticizëm, na vjen nga greqishtja e bazuar tek folja krino – krisis, që në thelbin e vet nënkupton “të gjykosh”, “të ndash”, “të akuzosh”1. E gjithë përmbajtja e saj përmblidhet në aftësinë për të bërë diferencimin e çështjeve dhe për të gjykuar pastaj lidhur me to. Por ashtu siç Talal Asad përmend në punimin e tij lidhur me kriticizmin sekular2, qëllimi zanafillor i asaj që ne e quajmë sot kritikë, nuk ka qenë zaptimi i të vërtetës universale, por ka qenë përpjekja për të zgjidhur kriza pjesore apo mbajtja e një qëndrimi të veçantë për çështje të cilat janë të zakonshme. Pra një ndarje bazike mes dilemash utilitare. Më vonë ky term u përvetësua në përpjekjen e madhe për të dominuar 1. Reinhart Koselleck, Crisis and Critique (Cambridge, MA, 1988), fq. 103 nr.15 2. Talal Asad “Is Critiques Secular?”The Townsend Papers in The H manities Nr.2 fq.47

18

Di

MAJ 2013

të vërtetat ekzistuese. E konceptuar si burimi i progresit në vendet e qytetëruara dhe të standardizuara, kritika është parë si thelbi i zhvillimit të shoqërive liberale. E origjinuar si zhvilluese dhe interpretuese e të vërtetave, scripteve, (qofshin këto religjioze ose jo) u pa si përpjekja e cila do të ndante së pari arsyen njerëzore nga e gjithë retorika religjioze, si dhe zbulesa hyjnore me të cilën karakterizoheshin shoqëritë evropiane. Kjo ndarje e logjikës njerëzore, të ”triumfit të arsyes”, ndaj asaj që tashmë dukej se do të ishte e dënuar të ishte e dëbuar në këndet e shoqërisë, religjioni dhe religjioziteti, do të duhej të bëhej bazuar mbi evidentimin dhe shpalljen e gabimeve të teksteve hyjnore të cilat do të komentoheshin të pasuruara me retorika dhe argumentime verbuese me qëllim gjunjëzimin e së vjetrës. Pra misioni i kritikës dhe kriticizmit, që në thelb është e vështirë të gjesh një vijë ndarjeje mes tyre, ishte pikërisht sulmi ndaj besueshmërisë absolute përmes relativizimit të gjithçkaje në çdo kohë. Armata e bindjeve dhe besimeve të konsoliduara në shekuj, do të duhej të çarmatosej nga arsyetimi kritik si dekonstruktuese e çdo gjëje të pranuar në formë konfidenciale. Kështu kriticizmi me të gjithë ofshamën e vet, zuri një vend të rehatshëm diku mes skepticizmit dhe besimit. Një ndër kontribuuesit më të mëdhenj të mendimit kritik është edhe Kanti me teorinë e tij të “Kritikës së Arsyes së Kulluar”, në të cilën ai thekson se kritika përcakton një rol më parësor në procesin e vetpërcaktimit të individit si dhe


Kritika e sotme duke u mbështetur vetëm tek ekskluziviteti racional njerëzor, është shpesh e gabueshme sepse lënda ushqyese e saj është logjika njerëzore e cila strukturohet përmes gabimesh. Nga njëra anë, për njeriun modern të kritikuarit u kthye në një detyrë sociale, ndërkohë që nga ana tjetër, përmbajtja e vetë kritikës degradoi.

rritjes së aftësive të tija njohëse, përmes kufijve të racionales të cilat duhen përcaktuar mirë. I gjithë ky mirëpërcaktim i të mundshmes racionale, ndihmon në shtyrjen e besimit dhe konfidencialitetit në terrenet vetjake apo private të individit dhe e ndan përfundimisht këtë të fundit nga ajo që ai e quan “arsyeja publike” apo terreni i përbashkët. Shtyrja e besimit individual sa më shumë brenda sferës së privatësisë, e bëri të domosdoshme zëvendësimin e tij në sferën publike me një kriter universal të të vërtetës i cili do të duhej të vinte në formë të natyrshme, empirikisht i provuar nga një sitë racionaliteti dhe logjike. Kështu mbi këtë bazë të menduari kantian kritika u bë kriteri i arsyes universale. Në këtë mënyrë, teologjia e vjetër në Evropën e Kantit, Hegel-it, Popper-it apo mendimit neo-kantian, u zëvendësua me teologjinë e re, teologjinë moderne e cila përmblidhej në Kritikën Sekulare e cila tashmë kishte ndërtuar metafizikën e vet sekulare që nuk kishte nevojë për asnjëfarë transhendence, por boshti transhendent i saj përmblidhej tek arsyeja njerëzore. Kjo për sa kohë besimi nuk konsiderohej si kategori e arsyes, e për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohej analizës kritike dhe ishte e paaftë të bëhej pjesë e arsyes publike që tashmë ishte edhe arsyeja moderne e njerëzimit. E gjitha u përqendrua në transferimin e autoritetit të të vërtetës nga lart, pra nga Zoti, poshtë tek njeriu dhe arsyeja e tij si kriteri i vetëm i kësaj të vërtete. Tanimë njerëzimi, sidomos pas Rilindjes, u përball me atë që quhet “fragmentarizimi i hartës tradicionale të dijes”, e

cila vinte e pa këputur nga historia. Kjo ndarje e autoritetit të të vërtetës, që po për hir të së vërtetës, vinte nga një revolucion si pararendës i Rilindjes Evropiane, pra nga një luftë e mirëfilltë, solli fragmentarizimin e dijes njerëzore duke shkëputur llokma të mëdha kohore dhe duke bërë lidhje të shkurtra mes periudhash civilizuese të cilat, të përbashkëta kishin vetëm kriterin e arsyes, vetëm kriterin e kritikës racionale. Në këtë kuptim Kriticizmi u bë podiumi i preferuar i arsyes. Kështu kriticizmit iu bashkëngjitën forma të ndryshme emulative të tij, duke filluar nga satirat, përqeshjet, kritikat politike, analizimet kritike etj., të cilat me anën e përdorimit të lirisë së shprehjes kishin si mision konsolidimin e të vërtetës sekulare dhe denigrimin e çfarëdo të vërtete e cila nuk kishte si kriter bazë arsyen. Prandaj pyetja që shtrohet shpesh është se: a është vërtet kritika dhe kriticizmi sekular, bazohet pikërisht nga premisa e ndërtimit të mendimit kritik dhe përpjekjet e veta për ta “shfronësuar Zotin”, bile akoma më tepër, Michel Foucault shkon edhe më tej duke e konsideruar “qëndrimin kritik” si esenca e heroizmit sekularist.3 Ajo çka në thelb duam të evidentojmë është se, që në zanafillën e vet, kritika dhe kriticizmi në Evropë lindën si veprime kundërshtuese, refuzuese ndaj një botëkuptimi apo ideologjie e cila mbretëronte në atë kohë. U përdor kritika si arma për të shkatërruar pushtete dhe jo për të ndërtuar pushtete. Prandaj kritika dhe kriticizmi sekular, sot janë të veshura me një tis konfliktual, jehona e të cilit projektohet nga historia. Të kuptuarit e kritikës sot, fatkeqësisht dhe pashmangshmërisht, është bërë brenda këtij konteksti, dhe kjo padyshim vërehet jo vetëm kur bëhet alë për “arsyen publike”, por edhe për arsyen private të secilit. Kritikës dhe kriticizmit sot i mungon shija e së vërtetës trashendente, prandaj ajo është aq e ftohtë dhe e pamëshirshme, aq e akullt dhe e pashpirt. Kritika e sotme duke u mbështetur vetëm tek ekskluziviteti racional njerëzor, është shpesh e gabueshme sepse lënda ushqyese e saj është logjika njerëzore e cila strukturohet përmes gabimesh. Nga njëra anë, për njeriun modern të kritikuarit u kthye në një detyrë sociale, ndërkohë që nga ana tjetër, përmbajtja e vetë kritikës degradoi. Kështu, mendoj se është i domosdoshëm një riformatim dhe rimoralizim i strukturës së kritikës dhe kriticizmit, mbështetur mbi faktin se njerëzimi është tashmë i vetëdijshëm se “hegjemonia e arsyes”nuk është e vetmja rrugëzgjidhje e të fshehtave të pafundme që bashkëjetojnë me njeriun. Në momentin kur njeriu ndërtoi hegjemoninë e arsyes së tij dhe e meremetoi atë përmes vetëm një lloji të kritikës totalisht në funksion të kësaj hegjemonie, ai padashur e reduktoi qenien njerëzore nga një qenie shumëdimensionale, e cila ngrihej mbi imagjinatën, në një qenie të dënuar brenda qelisë së arsyes së vet. 3. Michel Foucault, “ What Is Critique,” përkth. Kevin Paul Geiman, në James Schmidt, bot, What Is Enlightenment? Eighteenth-Century Answers and Twentieth-Century Questions (Berkeley, 1996). MAJ 2013

Di

19


REJAN ISLAMI

"DEXHALIN"

e keni në shtëpinë tuaj Në Evropë, dhe jo vetëm, interneti ka pushtuar kohën e të rinjve dhe thuajse të gjithë popullsisë së arsyeshme. Televizioni i pak viteve më parë i akuzuar shpesh për marrjen kohe pa arsyetim, tanimë e ka humbur fuqinë, pasi mjeti i ri ndër duar, është bërë thuajse magjik, ku miliona mendje rendin pas tij për ta pasur me aplikacionet më të shumta dhe më të avancuara. Bash tani ka mbërritur epoka e një realiteti të ri historik, e cila ka hyrë siç hyn uji nën rrogoz, për të marrë përgjithmonë me veten “kujtesën” dhe “shpirtin” e njeriut të lirë, ai që rend pas natyrës së vend dhe pas gjendjes së jashtme natyrore. Por jo, tani që teknologjia është në avancë, ku gjithnjë e më shumë vetëm lëvizjet në ajër kryejnë efekte e shkaktojnë aplikacione, njeriu i “ri”, post modern, ashtu sikurse etiketohet nga shkencat sociale, po varet njësoj si i mbetur në rrjetën e merimangës, për të mos humbur jetën, por për t’u ngujuar atje. Dhe bash aty, ndërton folenë e re, i dehur deri në marrëzi, i gatshëm për të shpërndarë hiret e veta, i etur për t’u simpatizuar, i tranuar për të qenë në epsh. Kjo është bota tjetër që fshihet pas rrugëve tona. Dikur, ata që rrinin rrugëve dhe ngacmonin femrat që kalonin andej, etiketoheshin si rrugeçër, por tani kjo sjellje devijante përtej moralit të përgjithshëm shoqëror, ka hyrë direkt e mu në banesa, nëpër shtëpitë tona, duke goditur si në elektroshok trurin e miliona të rinjve të dhënë gjer në perversion pas pranisë, dukjes, që gjithsesi nuk është kurrë e vërtetë. Nga të gjitha “realitetet” që krijojnë dhe që ekzistojnë në jetët tona, ky është realiteti i ri që po mbisundon pak e nga pak, për ta marrë të tërë vëmendjen tonë, e për të mos lënë mundësi arsyetimi dhe çlirimi energjish pozitive të përtej rrethit të ngushtë të krijuar midis njeriut dhe kompjuterit, apo midis njeriut dhe telefonit që ofron njëherësh audio, video dhe foto, me të gjitha mundësitë e argëtimit të mundshëm. Kjo na mahnit, na bën që të ndihemi, e shpeshherë vakuumin e krijuar në shpirtrat tanë nga boshësia e kohës, e mbysim me biseda virtuale, lënie “amanetesh” afatshkurtra të ferrparajsës së ditëve tona. Pas kësaj, nuk ka mbetur asgjë, përveç se i njëjti zhgënjim, e njëjta trajtesë e pikëpamjeve tona mbi të përditshmen. Prapë rikthehemi aty, për të kërkuar të panjohurën që na çon peshë ndjenjat tona, atë të panjohur të po kaq pa vlerë sa edhe vetë realiteti virtual i tejmbushur me të gjitha gjuhët e errëta të instinktit njerëzor, me të gjitha mënyrat e paedukuara të perversitetit që nuk lë shteg për diskutim.

20

Di

MAJ 2013

Në këtë pikë, të etur për ekstremen dhe për akumulacionin e epsheve, njerëzit udhëtojnë vazhdimisht drejt atij kufiri që bren pak e nga pak si mola rrobat e vjetra, shpirtrat e tyre. Shërimi nuk është gjetur gjithsesi, dhe as konkretizimi në jetën reale nuk ka ndodhur. Mbase do të ndodhë ndonjëherë, që nuk ka për të ardhur kurrë? Kjo është pikëpyetja që të shton më tej jo vetëm dyshimin por edhe dhimbjet e pranisë së gjithë këtij presioni me insistim brenda vetes të fshehur në “skutat” e heshtura e larg syrit të njerëzve. Të endur pas mashtrimesh e pas grepash, ata profilizohen në mënyrat më të sofistikuara, kur përveç vetvetes, çdo gjë tjetër mund të jenë. E kështu, burrat flirtojnë larg syrit të grave, e bashkëshortet e tyre në anën tjetër, duke krijuar secili një botë më vete në kafazin e ndryshkur të mëkatit të kohës sonë. Nëse ky nuk i ngjan dexhalit të paralajmëruar nga Profeti i Fundit i njerëzimit (a.s.), atëherë një pjesëz e rrugës së tij është. Dhe në mos qoftë as kjo, (temë që u përket dijetarëve), atëherë më së paku, shpirtrat tanë janë mashtruar! Mashtrim është edhe dexhali! Është e vështirë të jesh i arsyeshëm në një botë të paarsyeshme dhe i pastër në botën e papastër. Sfidë është rruga tej, sigurisht, në çdo hap, mëkati ndodhet pranë, gati për të ta rrëmbyer njërën këmbë, për ta ndjekur më pas edhe tjetra. Po Zoti a na sheh? Sigurisht, me keqardhje e them, pasi është njësoj sikur të themi se në ajër nuk ka oksigjen! Nuk duhet të na marrë seriozisht në budallallëkun tonë. Qofshin të falur ata që i besuan sinqerisht dhe që mëkatuan, duke e pranuar gabimin!!!


MAJ 2013

Di

21


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

100 VJETORI

I BASHKËSISË ISLAME SHQIPTARE 5 MAJ 1913 - 5 MAJ 2013

Pavarësia e Shqipërisë ishte një “gur kilometrik” i rëndësishëm i historisë së këtij vendi. Jo më kot në përvjetorin e njëqind të kësaj ngjarje u bënë shumë festime që kurrë më parë nuk ishin organizuar në Shqipëri. Por nuk përfundoi me kaq, pasi pothuaj të gjithë institucionet e shtetit të ngritura pas pavarësisë festuan 100-vjetorin, si p.sh. Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, etj., me radhë, dhe më pas… asgjë, vetëm heshtje! Lind pyetja: Po myslimanët? A kanë myslimanët lidhje me Pavarësinë!? Ashtu sikur është përmendur në artikuj të shumtë nëpër gazeta/revista por dhe në studime të shumta nga shumë studiues të ndryshëm shqiptarë e të huaj, myslimanët kishin rolin parësor dhe vendimtar në këtë ngjarje, pra në shpalljen e pavarësisë, për këtë po citojmë disa prej tyre shkurtimisht. Është e qartë që edhe kleri mysliman ka dhënë një kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe të kombit shqiptar.1 Ndërsa Stavro Skëndo me të drejtë thotë se: Sa për shqiptarët myslimanë qe e natyrshme që të luanin rolin kryesor. Ata përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri.2 Në të njëjtën vijë rrjedh edhe mendimi i Mehdi Frashërit: E vërteta është se, o për mirë o për keq, fati i Shqipërisë ka qenë në dorën e shumicës së madhe myslimane.3 Normalisht këto thënie janë me vend dhe krejt normale, pasi në një popullsi prej rreth 70% myslimanë, 20 % ortodok1. Roli i klerit musliman në mbrojtje të çështjes kombëtare 2. Skëndi, Stavro, “Zgjimi Kombëtar Shqiptar”, vepër e cituar,

fq. 424. 3. Frashëri, Mehdi, “Problemet Shqiptare”, ILIRIA, Tiranë 2001, fq. 16.

22

Di

MAJ 2013

së dhe 10 % katolikë, s’ka logjikë që gjithmonë kontribuues për gjithë të mirat na qenka pakica, dhe gjithë të këqijat këtij kombi çuditërisht na i paskan myslimanët, ashtu si pothuaj gjithmonë na serviret në historinë shqiptare, apo në lëmi të tjera të dijes, si letërsia, drejtësia, etj. Pra dhe në këtë rast, është e pakuptimtë që kontribuues të ngritjes e themelimit të shtetit të jenë pakica jo-myslimane, ndërsa myslimanët të mos paraqiten gjëkundi, duke patur parasysh që myslimanët ishin në shumicën dërrmuese me një kualifikim arsimor-intelektual dhe shkencor më lart nga përfaqësuesit e besimeve të tjera, pasi në histori është e njohur që një nga privilegjet e Perandorisë Osmane për myslimanët, apo për ata që pranonin Islamin ndër të tjera ishte dhe mundësia e ngritjes së shkallëve të karrierës në arsimim, karrierë ushtarake, politikë etj. Ne shkurtimisht do të argumentojmë krejt të kundërtën, pasi myslimanët janë “përbaltur” dhe nuk u është dhënë vendi që u takon në histori. Kontributi i myslimanëve ndër të tjera u pa dhe në shpalljen e pavarësisë, ku u kërkua fetvaja e dijetarëve apo hoxhallarëve shqiptarë për ta legjitimuar fetarisht këtë akt,4; gjithashtu u pa dhe në propozimin e kabinetit qeveritar që Ismail Qemali bëri. Kabineti i tij qeveritar “duhet të kishte në përbërje të vet anëtarë me reputacion në vend dhe në botë, të cilët duhet të kishin mbështetjen si të fuqive të mëdha europiane, ashtu edhe të Stambollit, prandaj i propozoi Kuvendit si anëtarë të qeverisë zotërinjtë: Mehmet pashë Tetovën (Dërralla), Myfit bej Gjirokastra 4. E. Sharka, Komuniteti Musliman Shqiptar gjatë viteve 19121939, dizertacion, Tiranë 2011.


(Libohova), Aziz Pashën, Vehbi Dibrën, Abdi Toptanin dhe Mid’hat bej Frashërin. Por, këtë kabinet të zgjedhur prej I. Qemalit, Kuvendi i Vlorës nuk e pranoi, sepse në të mungonte si përfaqësues elementi i krishterë.5 Ky kabinet, pavarësisht se ishin propozuar në bazë të aftësive të tyre, qartazi duket se përbëhej vetëm nga myslimanë dhe bektashinj, që ishin me reputacion e shumë të zotë, prandaj dhe “plaku i mençur” kërkoi që prej tyre të përbëhej kabineti qeveritar i tij, por ishin pikërisht pretendimet fetare ato që nuk ia miratuan atë çka ai kërkoi, dhe thënë ndryshe duhej të vendosej “demokracia”, me patjetër të krishterët duhet të kishin përfaqësues në kabinetin qeveritar, pavarësisht interesave të kombit, myslimanët të përbënin shumicën nuk u ndjenë të ofenduar nga ky gjest, por toleruan dhe për më tepër pranuan që Kabineti Qeveritar të zgjidhej me shumicë votash nga të pranishmit. Por edhe pas shpalljes së Pavarësisë lidhjet me të kaluarën nuk mund të shkëputeshin direkt, kështu që: Shqipëria e cila u krijua si shtet i pavarur më 28 nëntor 1912, deri sa të hartonte një legjislacion kombëtar, ndjeu nevojën që të pranonte përkohësisht ligjet, kodet dhe rregulloret e ish-Perandorisë Osmane,6 që legjislacion bazë kishte SHERIATIN, dhe organet e drejtësisë Kadinjtë (gjykatësit fetarë) dhe Gjyqet e Sherive, etj. Bashkëpunimi mes shtetit të sapoformuar dhe myslimanëve do të ishte i vazhdueshëm, për më tepër do të ndihmonin njëri-tjetrin, myslimanët ashtu si thamë u bënë themeluesit kryesorë të këtij shteti, ku postin më kryesor do ta kishte Vehbi Dibra (Agolli) si i zgjedhur me vota në krye të Pleqësisë (organ në vend të Parlamentit të ditëve tona), ndërkohë që vetë Qeveria e Përkohshme-Legjitime do të jepte një nga urdhrat më të domosdoshëm për vetë Qeverinë dhe për myslimanët, pra për ngritjen e institucioneve islame, dhe do të ngarkonte me këtë detyrë dy persona të besuar të myslimanëve dhe të mbarë shqiptarëve, Vehbi Agollin dhe Vejsel Neilin. Duke qenë se trajtimi ynë do të fokusohet vetëm te veprimtaria e myslimanëve shqiptarë për ngritjen e institucioneve të tyre, nuk po zgjatemi në marrëdhëniet e shtetit me besimin Islam, apo kontributin e myslimanëve në shtetin shqiptar. Kështu myslimanëve shqiptarë në këtë kohë por dhe mbarë myslimanëve të botës do të ishte heqja e Kalifatit, pra, pushimi i këtij institucioni islam pas 13 shekujsh,7 e la pa udhëheqje qendrore shpirtërore edhe popullsinë shqiptare. Kështu që me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me krijimin e shtetit shqiptar, sadoqë të cunguar, organizmat fetare si dhe institucionet e kultit dhe ato arsimore islame u ndodhën para detyrash shumë urgjente dhe shumë të rëndësishme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës së tyre

5. Shih “Përlindja e Shqipërisë” revista vitit 1913-1914. Gjithashtu dhe Basha, Ali M., Rrugëtimi i fesë Islame në Shqipëri 1912-1967. 6. ‘Jurispondenca Shqiptare’, cituar nga Hasan Bello, ‘M -

xheleja- Kodi Civil Osman dhe trashëgimia juridike osmane në Shqipërinë e viteve 1912-1929’ , Zani i Naltë Nr. 2 Tiranë 2013, f.47. 7. Nga viti 1517 Khalifatin do ta mernin në dorë Osmanët deri në vitin 1924 kur u abrogua nga Parlamenti Turk, nën drejtimin e Mustafa Kemal Ataturk-ut.

dhe ruajtjen e identitetit shqiptar.8 Kontakti i fundit që është bërë mes Shejh-ul Islamit dhe myslimanëve shqiptarë, (normalisht që ne kemi mundur të sigurojmë deri më tani pasi mund të ketë dhe të tjerë jo në dijeninë tonë) është pikërisht më 5 prill 1910, ku Shejh-ul Islami u dërgoi të gjithë myftinjve një qarkore me të cilën i ftonte që të mos lejohej përdorimi i alfabetit latin në shkollat shqiptare;9 dhe mbas këtij urdhri ne s’kemi të dhëna të tjera që është bërë ndonjë shkëmbim letrash, apo marrje urdhrash, apo ndikim direkt ose indirekt nga Stambolli. Për sa i përket organizimit të brendshëm të fesë Islame, qeveria e Vlorës aplikoi statuskuonë e trashëguar, tradicionale, por duke likuiduar de facto varësinë institucionale nga Shejh-ul Islami me qendër në Stamboll dhe për herë të parë Shqipëria kishte Myftiun e vet të Përgjithshëm të emëruar nga qeveria shqiptare.10 Këtë gjë e thotë dhe historiografia shqiptare e pas viteve ’90, konkretisht në të thuhet se: Hapat e para për mëvetësimin e xhamisë në Shqipëri ishin bërë nga Qeveria e Vlorës me caktimin e Vehbi Dibrës si Kryemyfti dhe Vesel Neilit si Kryekadi të Shqipërisë.11 Burimet për këtë të dhënë janë të shumta të cilat unanimisht thonë se: Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë e ngarkon H. Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm.12 Ndërsa të dhëna të tjera na e japin një datë më të saktë. Kështu, më 5 maj 1913 Këshilli i Ministrave vendosi bashkimin e çështjeve civile me ato penale dhe shikimin e tyre në gjyqet e drejtësisë, suprimimin e kadilerëve dhe shqyrtimin e padive fetare nga ana e myftilerëve; emërimin e një myftiu në çdo nënprefekturë, etj. Myftinjtë do të vihen në provë prej hirësisë së tij Vehbi Efendiut, Shejhul Islamit të Shqipërisë dhe funksioni i tyre do të dekretohet prej tij.13 Ky veprim do të vihej në dukje dhe nga autorë jomyslimanë dhe për më tepër të huaj, njëri prej të cilëve ishte Edvin Jacque, i cili shkruan se: Hapi i parë dhe më delikat ishte shkëputja e lidhjeve zyrtare me sheikun suprem mysliman në Kostandinopojë (Stamboll), dhe caktimi i kreut të lartë të myslimanëve shqiptarë një Myfti patriot e shumë të respektuar të një rangu me kryepeshkopin,14 pra në syrin e këtij historiani Myftiu shqiptar i caktuar nga Qeveria e Vlorës kishte status të njëjtë me Krye/Peshkopin, thënë ndryshe, Titullari më i lartë i fesë në një vend. Një lajm i tillë nuk do të lihej pa u vërejtur edhe nga shtypi i kohës ku thuhet se: Qysh nga mbledhja e 5 majit 1913 Vehbi Dibra u ngarkua me organizimin e Komunitetit Mysliman 8. Ramiz Zekaj, “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX”, AIITC, Tiranë 2002, f.20 9. Eqrem Bej Vlora “E vërteta mbi mënyrën e të vepruarit të xhonturqëve në Shqipëri”, f. 19; cituar nga P. Bartl, “Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912”, DITURA Tiranë 2006, f.208 10. Ali M. Basha, “Rrugëtimi i fesë Islame…”, vepër e cituar, fq.20. 11. Akademia e Shkencave, “Historia e Popullit Shqiptar”, V llimi III, fq. 193, TOENA, Tiranë 2007 12. “100 Personalitete Shqiptare të kulturës Islame”, fq. 256, KMSH. Tiranë - 2012 13. Ali M. Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, fq.115, Tiranë 2000. 14. Edvin Jacques , Shqiptarët, Kartë e Pendë, Tiranë, fq. 381. MAJ 2013

Di

23


të Shqipërisë dhe kjo merret vesh lehtë nga një lajm i kohës në të cilën thuhet se: “Vehbi Dibra që ishte dhe president i Senatit, u bë kryetar i muhamedanëve (respektivisht myslimanëve) dhe vendin e tij e zuri Ekrem Vlora.”15 Nga argumentet e pakontestueshëm mbi këtë çështje, ku ka shpjegime të hollësishme marrim këto të dhëna: I zgjedhur në krye të Pleqësisë, Vehbi Dibra, i ngarkuar nga Kuvendi edhe me detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, menjëherë filloi një veprimtari intensive për organizimin dhe reformimin e institucioneve të bashkësisë islame, të institucionit të kadilerëve e myftilerëve, të rolit e detyrave të tyre, të ngritjes e organizimit të sherive, etj. Këto probleme ai arriti t’i bëjë objekt diskutimesh e trajtese edhe në mbledhjet e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Kështu në vendimin e Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës të datës 5 maj 1913 midis të tjerash thuhet: Këshilli i Ministrave vendosi bashkimin e çështjeve civile me ato penale dhe shikimin e tyre në gjyqet e drejtësisë; suprimimin e kadilerëve dhe shikimin e padirave fetare nga ana e myftilerëve; emërimin e një myftiu në çdo nënprefekturë, me rrogë 1200 groshë (vlerë monetare e kohës E. Sh.) e ndër prefektura me nga 1800 groshë. Myftinjtë do të vihen në provim prej Hirësisë së tij Vehbi Dibra, Shejh-ul Islamit të Shqipërisë dhe funksioni i tyre do të dekretohet prej tij16 dhe argument më të fortë e më bindës se kaq mbi vetorganizimin e myslimanëve mbas shpalljes së pavarësisë nuk besoj se do jetë nevoja të kërkojmë më shumë. Por sërish historia zyrtare shqiptare na thotë duke plotësuar akoma më shumë çfarë kemi përmendur deri më tani se: Myftiu dhe Kadiu i Përgjithshëm i Shqipërisë u caktua pa marrë pëlqimin e Stambollit,17 ky fakt na jep përfundimin në gjykimin e çështjes, pasi pikërisht kjo na tregon “pavarësinë e institucionit”. Si përfundim themi se; me vendimin që mori qeveria kombëtare e dalë nga Kuvendi historik i Vlorës për emërimin e Vehbi Agollit si Kryemyfti dhe të Vejsel Nailit si Kryekadi të Shqipërisë, u krye edhe hapi i parë dhe më i madh për shkëputjen e xhamive në Shqipëri nga Kalifati dhe Shejhul Islami.18 Mbas gjithë këtyre fakteve nga burimet arkivore apo dhe thëniet e bashkëkohësve, apo dhe gjykimit të shumë historianëve na lindin dy pyetje me rëndësi: E para; Për çfarë na duhet gjithë kjo çështje “pa rëndësi” ç’bëri 1912/13 dhe ç’bëri 1923!? Normalisht nuk është jetike për myslimanët njohja dhe dituria e datës së mëvetësimit nga Shejh-ul-islami i Stambollit, përgjigja jonë është kjo thënie e mençur “Historia është pasqyra e jetës së gjithë kombeve të botës, ajo është gjykuesja e shoqërisë njerëzore; ajo na kallxon lindjen e gremisjen e popujve dhe shkaqet e 15. Gazeta ‘Vatra’ nr. 247, datë 23 shtator 1913. 16. ‘Vendim i Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përko -

shme të Vlorës lidhur me organizimin e gjyqësor në Shqipëri’, A.Q.SH, R.SH. Fondi 71, Dosja 2, Dok. nr. 8135; Qazim Xhelili, “Vehbi Dibra”, Tiranë 1998, f.200 17. Akademia e Shkencave, “Historia e Popullit Shqiptar”, V llimi III, fq.42, TOENA, Tiranë 2007 18. Ali M. Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, fq.115, Tiranë 2000.

24

Di

MAJ 2013

përparimit ose zhdukjes së tyre”,19 pra ashtu si shumë çështje tjera myslimanët në këtë vend e kanë marrë historinë e tyre të shkruar nga të tjerët dhe akoma më e keqe është se tashmë mbas kaq shumë vitesh te myslimanët e gjithë kjo “histori” e shkruar për ta, është bërë e besueshme dhe e vërteta e vetme, ndërkohë që të vërtetat e shkruara për myslimanët janë mjaft të pakta, pjesa më e madhe është devijim dhe anashkalim i fakteve, por shpesh shikojmë dhe trillime nga dashakeqës të myslimanëve. E dyta; Po përse atëherë si datë themeluese e Komunitetit Mysliman Shqiptar na jepet viti 1923?! Normalisht dhe kjo ka argumentet e saj të forta, pasi faktikisht vetëm në vitin 1923 myslimanët shqiptarë u mblodhën për herë të parë në një Kongres të madh, duke e institucionalizuar veprimtarinë e tyre, në bazë të kërkesave të shtetit me kryeministër Ahmet Zogun. Kur ne themi që myslimanët u mëvetësuan më 5 maj 1913 zyrtarisht (faktikisht që më 28 nëntor 1912), nuk nënkuptojmë ngritjen e një institucioni ashtu si mbas 10-15 vitesh, apo ashtu si është ngritur në ditët tona, pasi duhet të kemi parasysh gjendjen mjaft të vështirë të situatës në Shqipëri gjatë viteve 1912-1920, ku një pjesë e konsiderueshme e vendit ishte e pushtuar nga forca të ndryshme, po ashtu dhe gjendjen e myslimanëve të cilët ishin të angazhuar me LIRINË e vendit para se të merreshin me ngritjen e institucioneve të tyre, dhe kjo duket që nga viti 1913, dëshira për të bërë një Kongres të madh ka qenë gjithmonë, por rrethanat nuk e kanë lejuar asnjëherë, por gjithsesi institucionet islame funksiononin gjithmonë në ato hallka modeste, ku pothuaj hoxhallarët në mbarë territorin e Shqipërisë i drejtoheshin Myftiut të Madh (në postin e kryetarit të myslimanëve të zyrtarizuar nga vetë shteti) e gjithashtu nuk duhet të harrojmë funksionimin e Gjykatave të Sheriatit që ishin pjesë e shtetit, dhe normalisht këto ishin të organizuar nga myslimanët, ku paralelisht me funksionimin e shtetit bënin funksional dhe institucionet fetare. Por ajo që na duket e çuditshme është se përse data e themelimit të Shtetit Shqiptar është dita e shpalljes së Pavarësisë, pra 28 nëntori 1912, kur të gjithë e dimë që në asnjë moment Qeveria e Vlorës nuk mundi të shtrijë zotërimin e saj institucional në mbarë vendit, për më tepër ndikimi i saj ishte në një territor fare të vogël rreth Vlorës, dhe se Shteti Shqiptar do të funksiononte në mbarë vendin vetëm mbas Kongresit të Lushnjës (1920), por pavarësisht kësaj ne e vazhdojmë të ruajmë me fanatizëm datën e Pavarësisë si një event mjaft të madh. Kur është çështja te myslimanët na është dhënë “historia” nga shtetarët tonë, e shkruar ashtu si ata kanë dashur gjatë Mbretërisë zogiste dhe diktaturës enveriste dhe ne e kemi besuar, kjo pra ndodhi me Ahmet Zogun i cili nxiti në organizimin e Kongresit Mysliman Shqiptar (1923) për interesat e tij politike, gjithashtu dhe në historinë komuniste ku hoxhallarët për ta nuk ishin veçse njerëz të prapambetur që mashtronin popullin, prandaj dhe u dënuan me burg e me jetë. 19. Vuçiterni, S. Zani i Naltë, Viti 5, Fruer 1928, fq. 467.


Kulturë

NAMIK SELMANI

BESIMI ISLAM NË ÇAMËRI

Krahina e Çamërisë ish Thesprotia e dikurshme, që sot ndodhet në pjesën më të madhe në administrimin e shtetit grek që prej 100 vitesh, ka patur përherë një identitet të dukshëm kombëtar. Një pjesë e këtij identiteti është edhe besimi mysliman që ka qenë i shtrirë jo vetëm në jetën shpirtërore të popullsisë së kësaj krahine, por edhe në atë sociale, arsimore, kulturore, etj. Në vitet

e perandorisë osmane, kur besimi islam u përhap me shpejtësi të madhe, në këto fshatra u ngritën bashkë me xhamitë edhe mejtepe dhe mesxhide. Në kushtet e mungesës së madhe të shkronjave shqipe, sidomos në shekullin XX, institucionet fetare islame morën edhe misionin e arsimimit të kësaj popullsie. Ishte koha kur Çamëria bënte jetën e vet sociale nën administrimin e shtetit

grek. Dihet historikisht se me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, kjo krahinë iu shkëput trungut amë dhe iu aneksua shtetit grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike, popullata autoktone e Çamërisë, iu nënshtrua fatit tragjik të saj, duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të ÇamëMAJ 2013

Di

25


risë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore, por edhe në njerëz. Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri mbas aneksimit të Çamërisë më 1913, deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin grek, nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Brenda kësaj padrejtësie ishte edhe qëndrimi ndaj fesë Islame. Qarqet zyrtare greke mbështetur në konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj, kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime: Ata kanë ngatërruar me qëllim fenë dhe kombësinë, veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grekë. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në Çamëri në gati 70 fshatrat myslimane, mejtepet bënin jo vetëm dhënien e kulturës islame te brezat e rinj, por edhe ndihmonin që të mësonin pak shqip. Përhapja e besimit islam u bë edhe objekt i studimeve dhe i shkrimeve të ndryshme që kanë bërë shkrimtarë, udhëtarë të huaj, diplomatë, etj. Shkollat në fillim u përhapën nëpër qytete dhe më pas edhe në fshatra, pranë çdo xhamie. Këtu duhet përmendur Medreseja e Madhe e Konispolit, një nga më të mëdhatë në të gjithë Shqipërinë. Arsyet që qyteti ishte më përpara nga fshati në këtë drejtim janë të shumta. Këtu mund të përmendim numrin më të madh të popullsisë nëpër qytete, kultura më e lartë e kësaj popullsie, si dhe ekzistenca e administratës ushtarako-civile shqiptaroturke nëpër këto qytete. Duhet thënë se fëmijët e feudalëve e spahinjve shqiptarë, shkuan në shkollat turke dhe sollën që andej besimin islam, të cilin filluan ta ushtronin në fillim në familje e më pas më gjerë. Gjithashtu, garnizonet ushtarake turke që ishin nëpër qytete, për të ushtruar fenë Islame, kërkonin objektet e kultit islam (xhamitë). Kështu, në Filat

26

Di

MAJ 2013

e Konispol ku kishte dhe garnizone turke, filluan të ndërtohen xhamitë e para dhe gradualisht u rrit numri i tyre. Sipas Pukëvilit (përfaqësuesit francez pranë Ali Pashë Tepelenës) rreth vitit 1820 në Filat kishim tri xhami. Po të kësaj kohe janë edhe xhamitë e para të Konispolit. Ndërtimi i xhamive në qytetet çame dhe në fshatrat kishte një specifikë të veçantë arkitekturore. Të gjitha xhamitë kanë hajatin me kolona e harqe guri (qemer), mbuluar me tjegulla ose rrasa guri. Pastaj vjen paradhoma (ose korridori) me pjesën e thelluar, ku kalonin besimtarët për të hyrë brenda. Në të dy krahët e saj, ka dy vende të ngritura 50-60 cm të shtruara me rrasa guri, ku shpesh uleshin besimtarët për të pushuar. Pastaj vinte salla e faljeve e shtruar me dysheme druri ose rrasa guri, me qilima. Mbi derën e hyrjes ndërtohej mafili për gratë, me lëndë druri, me zbukurime. Në krye, te vendi i imamit, pak djathtas, ndërtohej një vend i ngritur me dërrasë, që ishte vendi ku hoxha mbante hytben. Gjithashtu, tavani dhe muret brenda, ishin të zbukuruara e të lyera me gjithfarë bojërash. Po të shohim përhapjen e fesë Islame në zonën e Konispolit dhe të gjithë Çamërinë, do të shohim se sa kanë ndikuar nizamet dhe spahinjtë nga këto fshatra. Këta duke shkuar ushtarë dhe shërbyer në zona të thella të perandorisë si në Arabi, Siri, Egjipt, 7-10 vjet, sillnin andej jo vetëm besimin islam që e ushtronin në familje, por shpesh ata sillnin edhe shërbëtorë arabë e sirianë, të cilët u vendosën në Konispol, Shalës e fshatrat përreth dhe krijuan familje e fise, ku jetojnë edhe sot. Xhamitë e fshatrave dhe disa xhami të Konispolit janë ndërtuar rreth viteve 1820-1870. Arsyet pse janë ndërtuar gjatë kësaj kohe si dhe karakteristikat e tyre janë: Edhe para këtyre viteve në këtë zonë ka pasur objekte kulti, por të tipit mesxhide, pa minare, të ndërtuara me ngut, që nuk i rezistonin kohës. Këtë e vërteton ekzistenca e një xhamie të vje-

tër në Ninat, në lagjen juglindore, pa minare, e cila u braktis kur u ndërtua xhamia e re në vitin 1868. Nëse në vitet 20-40 kishte një jetë gati normale në xhamitë e fshatrave dhe të qyteteve çame, një gjë e tillë pas viteve 1944 u ndalua krejtësisht. Në këtë kohë popullsia myslimane e Çamërisë u largua me forcë në Shqipëri dhë kështu të gjithë objektet islame u mbyllën dhe për to as edhe sot nuk ka përkujdesje nga ana e shtetit grek, megjithëse janë monumente të vërteta kulturore. Janë sot si relike të rralla vetëm disa minare xhamish në disa fshatra çame si: në Koskë, Arpicë, Grikohor Margëllëç. Nuk është e rastit që në vitet 20-40 e sidomos në masakrat e egra të vitit 1944 e 1945, drejtuesit islamë të Çamërisë të ishin objekti i parë i persekucionit, duke parë se ata kishin një pushtet shumë të madh shpirtëror në masën e banorëve të krahinës. Objektet e kultit islam në Çamëri mbijetuan deri në fund të luftës (1944-1945), kur qeveria greke vendosi t’i shkatërrojë, t’i nxjerrë jashtë funksionit. Sot ruhen vetëm disa relike të rralla si: minarja e njërës prej xhamive të Koskës, minarja në Arpicë, Grikohor, Margëllëç etj. Një fat të tillë e patën edhe objektet e kultit islam në territorin e fshatrave çamë të zonës së Konispolit. Kjo zonë ishte pjesa më e rëndësishme e krahinës së Çamërisë por që mbeti në administrimin e shtetit shqiptar. Kjo ndodhi në fshatin Ninat, që është edhe vendlindja e dijetarit të njohur islam Hoxhë Hasan Tahsini, në Vërvë etj. Në xhamitë e qyteteve tona apo edhe të fshatrave cep më cep të Shqipërisë edhe sot e kësaj dite pasardhësit e atyre që para 68 viteve erdhën këtu të dëbuar nga masakruesit grekë, janë të parët ata që rreshtohen mes besimtarëve të të gjithë krahinave në xhamitë e vendit. Janë edhe shumë intelektualë që kanë dalë nga gjiri i këtij komuniteti. Është edhe një lloj amaneti dhe identiteti kombëtar i prindërve dhe i gjyshërve të tyre.


Hadith

ELTON HARXHI

THESARE NË FJALËT

PROFETIKE

Ebu Hurejra (r.a.) thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s.) të ketë thënë: “Betohem në emër të Allahut që me të vërtetë unë kërkoj falje dhe pendohem tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.”

SHPJEGIMI I HADITHIT Ky hadith profetik na paraqet një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë me besimin, na ofron një panoramë të sjelljes së myslimanit si dhe një model të marrëdhënieve ndërmjet njeriut dhe Krijuesit. Kjo panoramë na shfaqet në modelin më të mirë; na shfaqet nëpërmjet sjelljes dhe lidhjes së ngushtë që Profeti (a.s.) kishte me Allahun e Lartësuar. Për të treguar se ai (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu shprehet në formën e betimit, që do të thotë se kërkimi falje dhe pendesa ka një vlerë të madhe. Në të njëjtën kohë, betimi tregon se kërkimi falje dhe pendesa janë urdhër dhe porosi hyjnore, që çdokush që është treguar neglizhent të nxitojë sa më parë për të kërkuar falje dhe për t’u penduar. Gjithsesi, me të drejtë këtu mund të lindë një pyetje: Mos vallë Profeti (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu, ngaqë ka bërë ndonjë mëkat? Si është e mundur një gjë e tillë kur ai është i pagabueshëm, nuk flet alë boshe dhe atij i falen të gjitha mëkatet?! Në lidhje me këtë temë dijetarët kanë një direktivë të qartë: Profeti (a.s.) i kërkon falje Zotit ashtu siç i ka hije pozitës së tij i shfajësuar nga çdo mëkat dhe kundërshtim të urdhrit

hyjnor, qoftë edhe gabimisht apo përpara zbritjes së profetësisë. Në Kur’anin Famëlartë lexojmë ajete që qartësisht e urdhërojnë Profetin (a.s.) që të kërkojë falje. Allahu i Lartësuar thotë: “Kërko falje tek Allahu. Me të vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirues.” Ndërsa në një ajet tjetër Allahu thotë: “Madhëroje duke e falënderuar Zotin tënd dhe kërko falje tek Ai. Me të vërtetë Ai është Pranues i pendesës.” Që do thotë se Ti o Muhamed, kërko falje tek Zoti për umetin tënd. Fjala “Teu uaba”, që do të thotë “Pranuesi i pendesës”, është përdorur në formë të hiperbolizuar duke dëshmuar se Profeti (a.s.) urdhërohet që të kërkojë falje për umetin e tij, sepse hiperbolizimi tregon se numri i atyre që kërkojnë falje dhe i mëkateve është i madh. Kërkimi i faljes është programi i fesë Islame, ku shembulli më i mirë është Profeti Muhamed (a.s.). Istigfari hap dyert e rrizkut, mbyll shtigjet e skamjes, ia nënshtron besimtarit ligjet e këtij universi, është shkak i numrit të madh të pasardhësve, shtimit të pasurisë, pjellorisë së tokës dhe rrjedhjes së lumenjve. Profeti Nuh (a.s.) i drejtohet Allahut të Lartësuar: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit falje, Ai

ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe për ju bën kopshte dhe lumenj.” Është më se e vërtetë që Profeti Muhamed (a.s.) ka kërkuar falje për umetin e tij, madje ka kërkuar shumë falje dhe asnjëherë nuk ka rreshtur. Mirëpo disa grupacione siç ishin munafikët e Medines, e refuzuan këtë mirësi dhe nder që iu bë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur u thuhet atyre: Ejani se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.” Le të meditojmë pak në numrin e madh të istigfarit të Profetit (a.s.) i cili thotë: “Unë kërkoj falje dhe pendohem tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë”. Kjo është një stimulim për umetin mysliman për të kërkuar falje dhe për t’u penduar tek Allahu. Profeti (a.s.) megjithëse është i pagabueshëm dhe njeriu më i mirë nga të gjithë të tjerët, kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Ndërkohë Profeti (a.s.) kërkon falje jo se është mëkatar, por ngaqë ai mendon se adhurimi i tij karshi Allahut të Lartësuar nuk është i plotë. Ibnu Haxher El Askalani thotë: “Në momentin që Profeti (a.s.) nuk e përmend Allahun, adhurimi i tij nuk konsiderohet i plotë, prandaj edhe ai kërkon falje për të demonstruar adhuMAJ 2013

Di

27


rimin dhe falënderimin ndaj Allahut të Lartësuar.”

PËRFITIMET E NXJERRA NGA HADITHI 1 – Betimi dhe përforcimi i mendimit 2 – Modeli i mirë 3 – Adhurimi i shumtë i Profetit (a.s.) 4 – Istigfari 5 – Vazhdimësia e pendesës dhe kthimit tek Allahu Betimi dhe përforcimi i mendimit Betimi konsiderohet një prej instrumentave më të rëndësishëm të ftesës islame, sepse në vetvete ai mbart një sërë nocionesh. Pikërisht, për këtë arsye Profeti (a.s.) betohet se kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Profeti (a.s.) betohet në emër të Allahut, çka dëshmon qartë për rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka tek Allahu istigfari dhe pendimi. Imam Ibnu Haxheri thotë: “Betimi në një diçka tregon përforcim të mendimit megjithëse ai i cili e dëgjon mendimin nuk ka dyshim në të.” Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Profetin (a.s) që të betohet: “Të pyesin ty (o Muhamed) a është ai (Kur’ani) i vërtetë? Thuaj: Po, betohem në emër të Zotit tim që me të vërtetë ai është i tillë.” Po ashtu edhe përforcimi i mendimit konsiderohet prej instrumentave më të rëndësishëm të ftesës islame, sepse Profeti (a.s.) në këtë hadith shprehet me këto alë: “me të vërtetë”. Përforcimi i mendimit dëshmon për vërtetësinë e lajmit. Kjo lloj forme e të shprehurit përdoret në shumë ajete kuranore. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë të devotshmit kanë shpëtuar.” “Me të vërtetë ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për ta janë përgatitur si vendbanim Xhenetet e Firdeusit.”

MODELI I MIRË Nga ky hadith kuptojmë se Profeti (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë, duke qenë kështu shembulli dhe modeli më i mirë për umetin e tij, që e ka për detyrë që ta ndjekë dhe ta pasojë veprën e tij. Muhamedi (a.s.) është mësuesi dhe edukatori ynë në alët dhe veprat e tij. Ai kërkonte falje tek Allahu dhe i ka urdhëruar njerëzit që të kërkojnë falje tek Allahu, në mënyrë të atillë që ata ta marrin atë për shembull dhe ta pasojnë veprën e tij. Prandaj, modeli i mirë konsiderohet prej cilësive kryesore me të cilat duhet të përshkruhet besimtari mysliman. Profeti Muhamed (a.s.) ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë modeli më i mirë në të gjitha fushat e jetës. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, I Dërguari i Allahut ka qenë shembulli më i mirë për atë njeri që kërkon kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e botës tjetër.” Myslimani duhet të jetë shembulli dhe modeli më i mirë në mesin e njerëzve. Nëse ai i fton ata që të falin namazin, duhet të jetë ai vetë i pari që ta falë namazin. Nëse i fton ata që të japin sadaka (lëmoshë), duhet të jetë vetë i pari

28

Di

MAJ 2013

që të japë sadaka. Ai që nuk kujdesohet për të qenë vetë modeli dhe shembulli më i mirë, realisht ai me veprën e tij i largon njerëzit nga besimi. Myslimani i suksesshëm duhet të jetë model për të tjerët në të gjitha veprimet dhe sjelljet. Nuk ka pikë dyshimi se nëse ai zbaton me përpikëri atë që thotë, ftesa e tij për në besim do ketë rezultatet e pritura, sepse njerëzit tek ai shikojnë personin model. Ata jo vetëm që e dëgjojnë atë me veshë, por në të njëjtën kohë e shikojnë atë edhe me sytë e tyre, se sa i përpiktë dhe korrekt është ai në ato që thotë.

ADHURIMI I SHUMTË I PROFETIT A.S. Ky hadith është argument i qartë se profeti Muhamed (a.s.) është njeriu që më së shumti e ka adhuruar Allahun e Lartësuar nga të gjithë njerëzit e tjerë. Ai është që më shumë se çdo kush tjetër e ka pasë frikë Allahun. Në të gjitha aspektet Profeti (a.s.) ka qenë i pari dhe askush nuk mund të krahasohet me të. Ai ka qenë adhuruesi më i madh, durimtari më i madh, agjëruesi më i madh. Ai ishte që më shumë se çdokush tjetër i mbështetej më fort Allahut. Ai ka qenë njeriu që më shumë se çdokush tjetër ishte i kënaqur me caktimin e Zotit. Ai (a.s.) ishte njeriu që më shumë se çdokusht tjetër i lutej Allahut, e falënderonte dhe kërkonte strehim tek Ai. Ka qenë më trimi, më toleranti, më i turpshmi, më i edukuari, më modesti. Ai ka qenë njeriu që më mirë se çdokush tjetër e ndjente mbikqyrjen e Allahut, njeriu më i përkushtuar dhe më i përqendruar në adhurim, njeriu që më shumë se kushdo tjetër ka falë namaz. Profeti falej gjithë natës, përveçse një pjese të vogël të saj, saqë këmbët i mpiheshin nga qëndrimi i gjatë. E megjithëse atij i janë falur të gjitha mëkatet, me këtë falje ai (a.s.) shprehte mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Allahut të Lartësuar. Ja se si e përshkruan Auf ibnu Malik Profetin (a.s.) duke falur namazin e natës: “Një natë isha me Profetin (a.s.). Në fillim i pastroi dhëmbët me misvak, mori abdes dhe pastaj u fal. Edhe unë iu bashkangjita në namaz. Ai filloi të lexonte suren Bekare. Sa herë që lexonte një ajet që fliste për mëshirën e Allahut, ndalonte dhe lutej për mëshirë. Sa herë që lexonte ndonjë ajet që fliste për ndëshkim, ndalonte dhe kërkonte mbrojte prej Allahut nga ndëshkimi. Më pas ai ra në ruku dhe qëndroi ashtu afërsisht sa kishte qëndruar në këmbë ... Pastaj binte në sexhde duke qëndruar përafërsisht aq sa kishte qëndruar më parë. Më pas në rekatin tjetër lexoi suren Ali Imran dhe veproi ashtu siç kishte vepruar në rekatin e parë.” Ndërsa Aishja (r.a.) thotë: “Askush prej jush nuk mund ta përballojë atë që ka përballuar Profeti (a.s.). Ai agjëronte aq shumë saqë mendoja se asnjëherë nuk ka për ta ndërprerë agjërimin dhe nëse dëshiroje ta shikoje atë gjithë natën duke u falur, me të vërtetë që e shikoje.” Në betejën e Bedrit, Profeti (a.s.) i lutej Allahut me përgjërim dhe kërkonte strehim tek Ai që ta shpëtonte gru-


pin e besimtarëve që ishin bashkë me të aq shumë saqë rroba që kishte mbi supe i ra nga krahët dhe, Ebu Bekri i tha Profetit (a.s.) që ta ndërpriste lutjen, sepse Allahu ia kishte pranuar atë. Profeti (a.s. ) ka qenë njeriu më bujar, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ai ka qenë akoma më tepër. Kështu pra, duke parë me vëmendje jetën e profetit (a.s.) do të gjejmë se ai është personi që ishte më i përkushtuar me adhurim se kushdo tjetër.

ISTIGFARI Të kërkuarit falje më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë nga ana e Profetit (a.s.), tregon se istigfari është shumë i rëndësishëm. Profeti Nuh (a.s.) e urdhëroi popullin e tij që të kërkonte falje tek Allahu: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit falje, Ai ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe për ju bën kopshte dhe lumenj.” Edhe profeti Hud (a.s.) e urdhëroi popullin e tij që të kërkonte falje tek Allahu: “O populli im, kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse ai ju zbret nga qielli shi të bollshëm, jua shton forcën që keni më shumë dhe bëni kujdes e mos u ktheni në njerëz mizorë.” Istigfari është shkaku kryesor i faljes së mëkateve. Në një hadith kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “O robërit e Mi, me të vërtetë, ju gaboni natën dhe ditën, por Unë jua fal juve të gjitha gabimet. Prandaj, më kërkoni falje që Unë t’ju fal.” Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Betohem në emër të Atij në dorën e të Cilit është jeta ime se, nëse ju nuk do të gabonit, Allahu do t’ju zhdukte dhe, pastaj do të krijonte njerëz të tjerë që do të gabonin, do të kërkonin falje dhe Ai do t’jua falte gabimet.” Në një hadith tjetër thuhet: “Për çdo natë, Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë derisa në pjesën e tretë të fundit të natës thotë: Kush do të lutet që Unë t’i përgjigjem, kush do të më kërkojë që Unë t’i jap dhe kush do të kërkojë falje, që Unë ta fal?!” Nga këto hadithe, dalim në konkluzionin se istigfari është mjaft i rëndësishëm dhe se ai zë një pozitë të lartë tek Allahu i Lartësuar. Prandaj, besimtar i suksesshëm është ai i cili i orineton njerëzit për tek istigfari. Vazhdimësia e pendesës dhe kthimit tek Allahu: Në shumë ajete Kuranore, Allahu i Lartësuar i urdhëron njerëzit që të pendohen. Ai thotë: “O ju të cilët keni besuar, pendohuni me sinqeritet të plotë tek Allahu.” “A nuk po pendoheni dhe të kërkoni falje tek Allahu?! Allahu është Falës e Mëshirues.” “Me të vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe që janë të pastër.” “Ai i cili pasi është sjellur padrejtësisht pendohet dhe sillet mirë, Allahu e pranon pendesën e tij. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirues.” Ndërsa Profeti (a.s.) nëpërmjet alëve të tij na ka nxitur që të pendohemi sa më shpejt tek Allahu. Hadithet e tij janë të shumta, por le të mjaftohemi me hadithin ku ai thotë: “Allahu ia pranon pendesën atij njeriu që pendohet

përpara se të perëndojë Dielli.” Me alën pendesë kemi për qëllim; që njeriu të pendohet për mëkatet dhe gjynahet që ka vepruar dhe, të vendosë me gjithë zemër se ai asnjëherë nuk ka për t’i kryer ato. Ai duhet të pendohet për hir të Allahut dhe jo për ndonjë përfitim material të kësaj bote, apo të pendohet i imponuar nga dikush. Përkundrazi, pendesa e tij duhet të bëhet me dëshirë. Njeriu i cili pendohet tek Allahu i Lartësuar, ka dy benefite: Benefiti i Parë: Zbaton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kur njeriu zbaton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij gjen lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Benefiti i Dytë: Merr për shembull Profetin (a.s.), sepse ai (a.s.) e ka pasë zakon që pendohej tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Njeriu duhet të jetë i sinqertë në pendesën e tij, sepse ai i cili pendohet me zemër apo me alë mirëpo vazhdon të bëjë mëkate, atëherë pendesa e tij nuk mund të quhet pendesë e vërtetë. Si mund të thotë njeriu: Unë pendohem tek Allahu ndërkohë që vazhdon të mëkatojë apo e ka vendosur me gjithë zemër që ta kryejë mëkatin?! Nëse ti gabon ndaj dikujt dhe sillesh me të në këtë formë, atëherë me të drejtë ai që ke gabuar ndaj tij do të zemërohet dhe do të kujtojë se ti po tallesh me të. Kur njeriu nuk e pranon një gjë të tillë, po Allahu i Lartësuar? Ka prej atyre njerëzve të cilët thonë: unë jam penduar dhe nuk pi alkool. Mirëpo ai vazhdon të pijë alkool haptazi përpara të gjithë njerëzve. Këta njerëz bëjnë tre gabime: 1- mëkatin e pirjes së alkoolit, 2 – mashtrojnë vetveten, 3 – nuk kanë seriozitet në marrëdhëniet dhe raportin me Krijuesin e tyre. Prandaj, nëse me të vërtetë kërkojmë që të pendohemi tek Allahu, atëherë duhet që ta braktisim mëkatin plotësisht, ta urrejmë atë dhe të pendohemi përse ne e kemi vepruar atë.

EPILOG Tregohet se një person shkoi tek një dijetar dhe i tha: bereqeti në pronë më është pakësuar, prandaj më këshillo se çfarë duhet të veproj. Dijetari i tha: kërko falje tek Allahu. Më pas vjen një person i dytë që i ankohet dijetarit se ka shumë pak pasuri, dijetari i tha: kërko falje tek Allahu. Pastaj vjen një personi i tretë që kërkon të këshillohet me dijetarin në lidhje me pasardhësit që ishin të pakët në numër. Dijetari e këshillon duke i thënë: kërko falje tek Allahu. Të pranishmit, të habitur e pyesin dijetarin: dijetar i nderuar, erdhën tre persona të ndryshëm të cilët të drejtuan pyetje të ndryshme dhe ti u dhe të njëjtën përgjigje?! Po – tha ai, është e vërtetë, po a nuk e keni dëgjuar alën e Allahut në Kur’an: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit falje, Ai ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj.”

MAJ 2013

Di

29


Foto e muajit

30

Di

MAJ 2013


PROJEKTI I XHAMISË SË NAMAZGJASË - TIRANË

MAJ 2013

Di

31


Reportazh

FERIT LIKA

“Caktimi i Zotit deshi që pikërisht sot, në ditën e lindjes së bekuar të Mëshirës të të gjithë botëve, Hz. Muhamedit (a.s.), sot kur ne me një program madhështor përkujtojmë 1442 vjetorin e lindjes së diellit të gjithësisë për të tetin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, gëzimit të kësaj dite i shtohet edhe inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së Tiranës.”

NË THEMELET E NJË XHAMIE TË MADHE... “Caktimi i Zotit deshi që pikërisht sot, në ditën e lindjes së bekuar të Mëshirës të të gjithë botëve, Hz. Muhamedit (a.s.), sot kur ne me një program madhështor përkujtojmë 1442 vjetorin e lindjes së diellit të gjithësisë, për të tetin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, gëzimit të kësaj dite i shtohet edhe inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së Tiranës.”1 Zhvillimet e funditurbane dhendryshimet demografike në vendin tonë e kanë bërëTiranën pothuajse të panjohur nga ajo që ishte dikur. Dita-ditës po shihen ndryshime të shumta në urbanistikën e kryeqytetit.Kemi parë në dekadat e fundit ngritjen e Katedrales së Shën Palit, përfundimin e Katedrales Ortodokse, ka nisur dhe së shpejti përfundon puna për Tempullin e Kryegjyshatës, dhe pas dekada pritjeje tashmë janë hapur rrugët për ndërtimin e një Xhamie të Madhe. Historikisht Shqipëria përsa i përket besimeve fetare, ka qenë e përbërë nga tre komunitete të mëdha fetare, ai mysliman, ortodoks dhe ai katolik, e në rrjedhë të historisë myslimanët gjithmonë kanë qenë shumicë, ashtu siç dolën edhe në regjistrimin e fundit të popullsisë (Censusi 2011). Por, për ironi të fatit a për qëllime të caktuara,shqiptarëve iu mohua e drejta për të pasur një xhami të madhe, një xhami që të përfaqësojë denjësisht identitetin mysliman 1. GenƟ Kruja, Drejtor i Kulturës, KMSH, łala e mbajtur në ceremoninë e fi limit të punimeve të Xhamisë së Madhe.

32

Di

MAJ 2013

të mëse 70% shqiptarëve. Dita-ditës myslimanët po shtohen. Qindra e mijëra të rinj përqafojnëIslamin, këtë e dëshmojnë edhe namazet e bajrameve të falura në shesh,ku numri i pjesëmarrësve nga viti në vit rritet, ku së fundmi arriti më së paku në 20 mijë besimtarë. Pa një vend falje që prej 1938, kur edhe është bërë kërkesa për një xhami të madhe, myslimanët kanë kryer ritet e tyre fetare në rrugë, në shi e në vapën përvëluese, dëshmi e këtij fakti janë të premtet që mbushin trotuaret dhe rrugën pranë xhamive me qindra besimtarë për të kryer ritualin e faljes. Në fillim të viteve ‘30 Tirana kishte rreth 40 xhami dhe megjithatë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 1938kërkonte ndërtimin e një xhamie të madhe, e cila mendohej të ndërtohej në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë. Dëshirë kjo që nuk mundi të bëhej realitet deri në ditët e sotme edhe pse përpjekjet e Komunitetit Mysliman ndër vite kanë qenë maksimale. Sot kjo nevojë shumëfishohet dhe tregues është numri i madh i besimtarëve, të cilët përbëjnë shembullin më të mirë të qytetarit model.Revista e asaj kohe “Zani i Naltë” organ i Komunitetit Mysliman, do të shkruante:“Me rasën e shumcermonijave të ndryshme âshtkonstatue se Xhamija e Vjetër e Sulejman Pashës âsht tepër e vogël dhe s’mundet me i u përgjojë mâ nevojës së kohës. Mungesa e nji sal-


loni të gjanë në kryeqytet ka dhânë shkak qi shumica e popullit të mbetet pa marrë pjesë në shumë ceremoni e lutje të kryeme ndër festa fetare e kombëtare. Populli âsht tepër sensibëlshpirtnisht dhe equënvehtenshum fatkeqe kur s’gjen vend në tempullin e shenjtë ku don me krye të luturat e me e kënaqë ndërgjegjen e tij, sidomos të luturat e rralla qi me mëzi i pret. Mungesa e nji tempulli të favorshëm, mungesa e nji lokali të madh e të përshtatun me numrin e madh të popullit qi ka sot kryeqyteti, mungesa e nji faltoreje qit’apërmbledhe e t’a kënaqe të tanë até publik që dëshiron me marrë pjesë ndër të lutuna, mungesa e nji të tillë ndertese sot âshtkonstatuee vërtetue dhe nuk mund të kundershtohet. Prandaj e shohim qi ka ardhë koha me e parashtrue ketë problem për t’u bisedue e për t’u rafë mendimet.”2 Ndërsa, përpara sekomunizmi të shkatërronte ndërtesat e kultit Tirana (vetëm qyteti) ka patur 27 xhami,e shumë pak prej tyre i shpëtuan “terrorit të kuq”. Tirana aktualisht ka rreth 900.000 banorë dhe një xhami e madhe është jo vetëm edomosdoshme, por jetike për myslimanët. Në të gjithë vendin shumë prona të Komunitetit Mysliman u shtetëzuan nga shteti dhe u ndërtuan shkolla e ndërtesa të tjera publike. Në qendër ku sot ndodhet Teatri i Operës dhe Baletit ka qenë Xhamia e Karapicit, tek ushtari i panjohur ka qenë Xhamia e Sulejman Pashës, etj. Qindra hektarë tokë të rrëmbyera komunitetit mysliman e nga ana tjetër myslimanët nuk po gjenin apo nuk po i jepej një vend dhe një leje për ndërtimin e një xhamie të merituar. Njeriu ka nevojë për rehabilitim shpirtëror.Ezani i kësaj xhamie thërret ndër shekuj shpirtrat besimtarë. Jehona e këtij ezani të mohuar është ndjerë për mote të tëra. Myslimanëtkanë kërkuar një të drejtë që u ka takuar, një të drejtë të mohuar në çdo periudhë të historisë shqiptare. Tani duket se është koha. E vonuar, por e shumëpritur. Diskutime, kleçka, vonesa, të gjithë e duan këtë xhami, jo vetëm myslimanët, por të gjithë shqiptarët. Realizimi i këtij projekti prej kohësh është premtuar, por premtimet kanë shkuar e kanë ardhur të tjera për të mos njohur realitetin kurrë.Koha kishte ardhur, shkuar dhe ardhur përsëri që edhe Xhamia e Madhe të ishte një realitet në Tiranë, tani të gjithë po presin me padurim themelet e kësaj xhamie të madhe të nisin sa më parë. Burokracitë tashmë nuk kanë vend. NAMAZGJAJA, TIRANA GRAND MOSQUE “Namazgjaja ku ne jemi sot, është shprehje e shpirtit të madh e bujar dhe sakrificës së atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin përkushtimin, pasurinë dhe gjithçka që sot e kemi këtu mes tonë.”3 Namazgjaja ka qenë një fushë karakteristike e Tiranës ku myslimanët kanë falur namazet me rastin e bajrameve. Selvitë qindravjeçare flasin për lashtësinë e saj. Besohet 2. “Zani i Naltë”, nr. 6, viti XIII, 1938, fq. 178 – 179. ZaniNaltë nr. 2 (155) janar – shkurt - mars 2013, fq 114

se ajo është e vjetër sa vetë Tirana dhe u caktua si e tillë nga Sulejman Pasha që ndërtoi xhaminë me të njëjtin emër dhe që nga banorët autoktonë të Tiranës njihet si “Xhamia e Vjetër”, xhami e cila sot nuk ekziston më. Kjo fushë është dëshmitare e ngritjes së flamurit më 26 nëntor 1912, si edhe shumë ngjarjeve të rëndësishme të historisë së qytetit.Namazgja ka pasur edhe në kohën e profetit që quhej musal’la e cila ka të njëjtin kuptim me namazgjanë. Vend ku faleshin bajrame. Në të njëjtin vend sot ndodhet xhamia e musal’la, pra xhamia e namazgjasë në Medine. Namazgja ka në shumë vende islame, vetëm në Stamboll ndodhen rreth dhjetë namazgja.Kryetari i Komunitetit Mysliman shprehet se “me ndërtimin e xhamisë se madhe Namazgjaja do të kthehet në identitetin e saj duke u kthyer në vend falje, me kushte bashkëkohore për të pritur mijëra besimtarë”. Nga vetë kuptimi i alës “vend për t’u falur”, namazagjaja është trashëgimia shekullore e qytetarëve të Tiranës, të cilët për shekuj me radhë iu falën dhe iu lutën Zotit.Pas dekadash dhune antifetare të regjimit komunist, para 20 vitesh u hodhgurthemeli i Xhamisë në sheshin përballë parlamentit, themel që nuk iu vu dot më një gur sipër. Në Namazgjanë shekullore truall i Komunitetit Mysliman do të ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranës, një vepër madhështore që do të përfaqësojë denjësisht identitetin e myslimanëve shqiptarë. Para disa ditësh u organizua edhe ceremonia për fillimin punimeve ku arkitektët e këtij projekti siç u quajtën atë ditë, Kreu i KMSH-së, Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës, firmosën akt marrëveshjen e cila do t’i hapë udhën ndërtimit të kësaj vepre madhështore. Kjo akt-firmosje do të ekspozohet në ambientet e kompleksit të Namazgjasë, si dëshmi e brezave që do të vijnë. TEKSTI I PLOTË I AKT-FIRMOSJES PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE TË TIRANËS Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë! Sot me dt. 20 Prill 2013, në Namazgjanë shekullore të Tiranës, në prani të mijëra qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë, morën pjesë kryetari i KMSH-së H. SelimMuça, kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Tiranë z. LulzimBasha, liderë të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, etj., nënshkruhet ky akt për inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multi-funksional, i cili shpresojmë prej Zotit të Madhëruar, që t’i rrezatojë brezave me radhë besim, dashuri dhe dije. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça

3. Haxhi Selim Muça, ala përshëndetëse e mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe (20 Prill 2013). MAJ 2013

Di

33


Në hapjen e kësaj ceremonie, Genti Kruja, Drejtor i Kulturës në KMSH u shpreh: “Ne sot me vullnetin e Zotit të Madhëruar dhe me vullnetin e plotë të të gjithë faktorëve, me mbështetjen e bashkisë dhe qeverisë, arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të besimtarëve të kryeqytetit, duke kurorëzuar të gjitha hallkat me anë të zgjerimit të truallit, daljes së lejes dhe hartimin e një projekti madhështor, i cili do ta zbukurojë Tiranën edhe më shumë, me anë të një kompleksi adhurimi dhe dijeje, xhamisë, qendrës kulturore, muzeut të parë islam në Ballkan, sallës së konferencave, bibliotekës e shumë pjesë të tjera.” Në këtë ditë historike për shqiptarët, ditë e cila do të mbahet mend gjatë, nuk munguan alët emocionuese. “Unë Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deklaroj dhe dëshmoj para Allahut, Zotit të gjithësisë, se sot, ditën e 20-të të prillit, të vitit 2013, këtu në Tiranë, në tokën vakëf, tradicionale të Namazgjasë, në prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë, shkëlqesisë prof. dr. Sali Berisha, të Kryebashkiakut të Tiranës z. Lulzim Basha, të mijëra besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve të Tiranës, inaugurojmë fillimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë”. Haxhi Selim Muça “Për Tiranën, kryeqytetin e vendit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, data 20 prill, dita e lindjes së profetit është e do të mbetet një ditë e madhe, e rëndësishme, ditë në të cilën ne inaugurojmë edhe ndërtimin e xhamisë më të madhe të kryeqytetit dhe të vendit, në tërë historinë e tij.” Sali Berisha Sot, në këtë ditë të shënuar, ditën e shënuar të ditëlindjes së Profetit Muhamed, ne nisim ndërtimin e kësaj vepre madhore Xhamisë së Madhe të qytetit, duke kompletuar mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve dhe duke shënuar së bashku një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe Zotit të Madh.” Lulzim Basha RËNDËSIA E NJË XHAMIE TË MADHE Më tepër se arkitektura, që nxitojnë të kritikojnë nihilistët, rëndësi ka funksioni i saj në shoqëri. Ndërtimi i kësaj xhamie, siç u prononcuan drejtuesit e tre institucioneve që bënë të mundur realizimin e këtij projekti shumëvjeçar, është plotësim i harmonisë fetare në vend. Në projektin e saj nuk parashikohet vetëm një xhami, por edhe qendër sociale që rinisë sot i mungon. Ajo do të jetë mjaft moderne, gjë që do t’i përgjigjet zhvillimit dhe zbukurimit të Tiranës. Të gjithë janë të vetëdijshëm se sot çdo lagje duhet të kishte xhaminë e saj, pasi xhamitë ekzistuese nuk mund të përballojnë fluksin masiv të ditëssë premte, nga të rinjtë dhe besimtarët e shumtë. Xhamia e Madhe do të jetësinjë pishtar ndriçues, një pikë referimi për të gjithë myslimanët e këtij kombi.“Ajo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument

34

Di

MAJ 2013

i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare” - u shpreh Kryeministri gjatë një pritje që i bëri kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. SelimMuça. Tani nuk ka asnjë arsye të zvarritet ndërtimi i xhamisë, të cilën besimtarët e presin me padurim dhe ndjeshmëria ndaj saj sa vjen dhe rritet… PROJEKTI Në një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës do të ndërtohet xhamia e re, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra. Xhamia e re do të jetë një kompleks multifunsksional, që do ta shndërrojë Namazgjanë në një zonë sociale për të gjithë banorët e kryeqytetit. Në xhami mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë. Mendohet që objekti do të ndërtohet brenda tri viteve dhe kërkon shumën e 40 milionë eurove. Në krah të xhamisë do të ngrihet edhe godina e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës. E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun. Salla e konferencave me kapacitet rreth 400 vende do ta bëjë edhe më sociale këtë zonë. Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri(Ballkan). Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimidhe argëtimi për fëmijë. Xhamia e Madhe që do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë është projektuar nga studio “Hassa” e arkitektit turk MuharremHilmiShenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj. Për arsye se ndërtimi i një xhamie klasike ka specifika të veçanta edhetë cilat nuk janë në gjendje t’i bëjnë të tjerët edhe realizimi i këtij projekti do të bëhet ngafirma ndërtuese që administrohet nga kjo studio. Kostoja e lartë që nevojitet për ndërtimin e saj nuk e ka trembur aspak Komunitetin Mysliman. Vetë kreu i këtij institucioni Haxhi SelimMuça, shprehet se kostoja është e lartë, por xhamia e re do të ndërtohet me ndihmën e vendeve mike islame si dhe me donacione nga vetë shqiptarët.Që tani – shprehet z. Muça, njerëzit kanë filluar të interesohen dhe të pyesin se ku dhe si mund të dhurojnë, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe ta ndiejnë si të tyren. Aktualisht Komuniteti Mysliman ka hapur një faqe zyrtare, www.namazgja.com, ku është ekspozuar projekti dhe janë hapur dy llogari bankare për donacione dhe më vonë pasi të vijë edhe projekti i përfunduar, do të bëhen takime zyrtare për gjetjen e donatorëve. Objekti madhështor do të jetë krenaria e myslimanëve në të gjithë Ballkanin. “Unë ndjehem jashtëzakonisht i


lumtur - shprehet kryetari i Komunitetit Mysliman z. Muça, pasi personalisht kam mbi 20 vjet që e pres këtë moment, ndërsa shqiptarët që prej 75 vjetësh. Kjo është një ngjarje

shume e rëndësishme jo vetëm për besimtarët, por për gjithë kombin shqiptar dhe Shqipërinë.” 3 maj 2013

MAJ 2013

Di

35


Retrospektivë

Qytetnim'i çalë Qytetnimi modern, me gjithse larg qëllimit të tij të vërtetë, ende vazhdon të bajë hapa përparimi të shëndosha. Disa elemente të natyrës janë sjellë nën kontrolin e njeriut, bile mund të pretendohet t’i qeverisë, me gjithse në mënyrë të kufizueme, tokën, ujin, zjarrin e ajrin. Elektriku ka hye nën shërbimin e tij dhe dita asht afër kur yjet, në radhën e tyne, do të veprojnë një soj sikur asht zbulue në Kuran (kaptina 16 vers. 12). Gjendja e paraqitun në Perëndim asht tue brejtun trupin e njerzimit, dhe se doemsos s’do të shkojë shumë kur t’a udhëheqë në venitje fizike në një gradë që të mos i ngelë fuqi ose kuxim për përparime ma të nalta. Në se mendja e shëndoshë asht fëmija e një trupi të shëndetshëm, ky i fundit në radhën e tij, ia detyron ekzistencën e vet moralit të saktë. Çdo degë e qytetnimit në botën perëndimore ka këthye ose asht tue u ndërrue në mëmën e të keqes – e keqe kjo që mbrenda dy tre brezash do të sjellë paralizimin fizik të racës njerzore, e kështu krejt përparimi do të ndalojë. Le të marrim parasysh për shëmbëll efektin e sëmundjeve veneriane (ngjitëse). Mbi këtë subjekt ka shkrue në New York një libër Mr. Kidwai, ku thotë: “Në krahinën e të ndershmit Dr. Holmes rezulati i mos frenimit të instinktit seksual nga ndonjë fe e fuqishme dhe efektuese asht se pesë miljon vepra prostituti janë tue ndodhë çdo vit,

36

Di

MAJ 2013

dhe 98 për qind të prostituve janë efektue me sëmundje veneriane, me gjithse Ligji i Shteteve të Bashkueme asht mjaft i rreptë kundra prostituteve në çdo formë qofshin. Ashtu regjistrue se 225 000 fëmijë të paligjshëm lindin çdo vjet vetëm në New York; 2 500 000 sëmundje sifilisi mjekohen për çdo mot, dhe një miljon e gjysmë fëmijë të palindun mbyten në barkun e mëmave çdo vjet në Amerikë. Këto janë statistika alarmuese, por të bazueme për burime autentike. Këto janë përfundimet e instinkteve seksuale të çfrenueme nga feja”. “S’ka shumë, në Qershuer të vitit 1929 Mr. Gover Whalen, Komiser i Policisë së New York-ut një herë shprehu se krimi ishte tue u shtue vazhdimisht në të katër anët e Shteteve të Bashkueme. Ai deklaroi se ishte barazisht e lehtë me pastrue salonet e vjetra ose shtëpitë pubike pse ato ishin në shesh. Sot kemi 32 000 kabare në qytetin e New Yorkut, të cilat ai i përshkroi si vendi ku buronin krimet e prostitutet. Asht e pa mundun me çrranjos lokalet kësodore”, tha ai “sepse ato mbijshin edhe natën porsi kërpudhat”. Tue marrë parasysh të gjitha këto të zeza, që i vijnë njerzimit e bajnë të ditshmin të mendohet një fije për të ardhëshmen e një qytetnimi të tillë. Në Perëndim ka një mungesë të madhe në përqindjen e lindjeve dhe brazat që vijnë


ka gjasë të jenë të një race të dobët e të degjenerueme, të dënueme për t’u fikun shpejt a vonë. Shkenca mjeksore asht tue pregatit mënyrën e shërimit për t’a mjekue këtë sëmundje. Mund të dalë me sukses në përpjekjet e saj dhe të korë akoma ngadhnjime të tjera, por ato duhet pa tjetër të provojnë një rrezik për shëndetin me kalim kohe. Do të veprojë si një falje fizologjike e përkohshme, jo ma pak të rrezikshme për mirëqenien morale se sa ajo shpirtnore dhanun njerzimit me anë të fesë formale. Frika e ndëshkimit asht një ndalesë efektive për të keqen mbi këtë tokë. Na e gjejmë ktë të vërtetë të dukshme në frikën e ligjit të sëmundjeve dhe të zemërimit që do të vijë. Në çdo rast e ka ndalue dallimisht vrullin e të keqes, por fatkeqsisht kultura perëndimore e ka ngritun damkën e krimit të ligat e ndryshme që anojnë me shkatrrue fabrikën shoqnore. Doktrina e të falmes së mëkateve kanë ngritun frikën e dënimit që një mëkatar do të ketë në t’ardhëshme. Në se Pererëndimi asht ba ma i padrejtë se Lindja, asht për arsye se doktrina i vue mëkatit një lloj dhurate. Ndëshkimi nga natyra në formë të ndonjë sëmundje të tmerrshme ka udhëhequn në zbulimin e një mjekimi dhanun keqbamësit për me e mbrojt atë nga përfundime të rrezikshme shëndetsore. Zbulimi i një mjekimi të tillë kishte me ngrit nevojën e një kujdesi dhe i ep keq-punuesit letrën e bardhë të zhytet në epshet ma të poshtra shtazore. Pse të mos mendojmë na për ndonjë urdhën moral, që t’a ngren nevojën e një veprimi fizik në këtë pikpamje? Po, ka edhe shumë të këqija të tjera përveç atyne të seksit, të cilat vijojnë të kanosin mbi ngrehinën e qytetnimit të kombeve. Prap sifilisi, veremi dhe sëmundje të tjera të rrezikshme apin po ato përfundime e bile në një formë ma të frigëshme. Veç adylterisë së një natyre të çfrenueme janë edhe faktorë të tjerë, që ndihmojnë dekadencën e paevitueshme të një qytetnimi si ky. Pija, bixhozi, rrena, mashtrimi dhe grabitja me mjeshtëri, të korruptuem gjithashtu edhe nga i ashtuqujtuni seksi delikat; mbytja e negërve, vrasje, helmime, luftime, paragjykime race, kamatë, kapitalizëm – qëllim i të cilit asht me grabitë punën e një puntori që e ka hak – eksploatime e shumë të tjera. Mungesa e përfilljes së fëmijve dhe lanëja mbas dore e të gjitha lidhjeve morale e shoqnore n’emën të lirisë, janë ndër tiparet kryesore të kohës. Libertinizmi asht përzi me liri. Këto kondita paraqesin një pamje vajtuese dhe s’mund të bahen garant për vijimin e konditave të lumtënisë së dukëshme. Fati i Pompeit i pret shumë qytete të botës perëndimore. “Historija e jonë” thotë Signof the Times e Amerikës, “po shkon paralel me atë të imperatorive dhe të kombeve të tjera të historisë; fëlliqsija dhe epshet ei dërguen ata bashkë me venë, gra dhe kangë, në portat e skëterrës e të shdukjes. Ato janë tue shtrue rrugën e tyne drejt orizonteve të ferrit po mbi këtë tokë të Zotit”. A asht një histori kësisoj e vlefshme për t’u marrë në konsderim?

Dhe akoma për t’u mëshirue ma tepër asht fakti se po ata shkrimtarë që bisedojnë dhe shoshitin qytetnimn e tashëm janë kështu tue shpejtue shkatrrimin e tij. Na s’kemi nevojë të kërkojmë ndonjë xhehennem ma të rreptë pse e kemi këtu, nër qytetet e kësaj toke. Asht plaga morale e helmueme që ka infektuar të krejt sistemin. Mirë po ku e ka shërimin? Kultura materiale ka dështue kryekëput t’a gjejë atë; po një soj, mund të thohet edhe për intitutet që e përkrahin këtë. Tokat e kulturueme i ushqejnë dhe i rrisin këto vese të këqija. Amerika shpenzon miljona dollarë për misionet e saj me qëllim të përmirësojnë moralin e të tjerëve, porse nga ana tjetër i toleron demoralizimet. Në krahasim të padallueshëm në mes të mësimeve të besimeve të ndryshme në këtë pikë to t’ishte pa dobi. Pema njifet nga kokrrat e saj që nep. Lindja asht ma e pastër se Perëndimi dhe nër popujt e Lindjes Muslimanët paraqitin nji jetë ma të thjeshtë e të dlirt, dhe se ky nuk asht një pohim i thatë. Faktet dhe figurat e vërtetojnë atë. Populli Musliman i lindjes asht i vorfën nër gjanat e kësaj bote për shkak të shtypjes ekonomike të sunduesve të huej, të cilët me çdo mënyrë duen t’i mbajnë n’errësinë ma të madhe, tue mos i lanë shtek përparimi tue i qit para pengesat ma të mëdha. Me gjithë këtë janë perpetitët historike që nuk i lenë me çu krye Muslimanët nga shumë pikpamje. Me gjith që shumica e muslimanve banojnë në pjesën e krahinave të nxehta, prap ata janë të shpëtuem nga sëmundjet veneriane. Na sjemi të pasun, por ska të papunë në tokat Muslimane. Prindër të vorfën me fëmijë miljonerë janë fenomene krejt të panjohura në Lindje e sidomos nër Muslimanë. Asht e lehë me gjet shkakun e vërtetë të shërimit të këtyne plagve. Islami asht feja e jetës dhe parimet e saj praktike kanë prodhuar rezultate të kënaqshme. Kurani nuk asht një libër me parime morale të pazbatueshme që merren me idale të imagjinueme. Libri Islam dhe Mësimet e Muhamedit (a.s.) kanë një dallim të dukshëm. Ata as nuk reklamojnë mbi moralin në terma të përgjithshme as që humbin vehten në asgjasime filozofike. Islami nuk i ep mësimet e veta në formë të ngatrrueme e të pa kuptueshme por vepron ashtu sikundër ban një kirrug në odën anatomike që ep emnin dhe i gjen vend çdo nyje dhe nerve të keqe, vëzhgon me kujdes çdo çashtje individuale, zgjat dorën në pjesën e sëmurë e pastaj e ven atë nën shërimin mjeksor ose i gjen barin e posaçëm smundjes si mbas rastit. Një kritikues mund të dyshojë në këtë thanëje, por le të marrë për një moment në konsiderim konditat që ndodhen në botë në këtë pikë të zbulojë shkaqet. Islami asht një fe që mban rekordin. Pse-ja dhe si-ja e çashtjes gjiindet në parimet e tij, të cilat janë praktike dhe të përshtatshme me jetën. Rreth këtij subjekti mund të flasim edhe ndonjë herë tjetër. “Kultura Islame”, Gusht 1942, Nr. 12, fq. 349

MAJ 2013

Di

37


Personalitet

MYDERIZ SULEJMAN KADIU 1883 - 1958 Më 27 prill 2013, u mbushën plot 55 vjet nga dita e 27 prillit 1958, kur u nda nga kjo jetë në moshën 75 vjeçare dhe 130 vjet nga viti i lindjes (1883), ishprofesori ynë i Medreses së Përgjithshme të Tiranës, Myderriz Sulejman Kadiu, njëri nga luftëtarët e frontit të parë për liri, pavarësi dhe përparim shoqëror të popullit shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe në atë të viteve të Pavarësisë, të cilin shumë prej nesh kemi pas fatin e mirë që ta njihnim nga afër, sigurisht, në periudhën e fundit të jetës së tij. Disa prej nesh, kemi pasur fatin që ta përcillnim edhe xhenazen e tij në ish-varrezën e Bamit të qytetit të Tiranës. Kortezhi i përmortshëm i tij kishte disa veçori, që e bënin të dallohej nga kortezhi i një njeriu të rëndomtë, gjë e cila të jepte përshtypjen se ajo xhenaze ishte e një personaliteti të shquar shoqëror. Në krye të kortezhit, fill pas makinës së shërbimit funeral që transportonte xhenazen, ishim të gjithë ne, ish-nxënësit e Medreses së Përgjithshme të Tiranës, dhe më pas, pjesa tjetër e kortezhit, prej disa qindra vetësh,

38

Di

MAJ 2013

ALI HOXHA

ku, përveç të afërmve e miqve binin në sy dhjetëra klerikë myslimanë, me uniformën e tyre të bukur, me xhybe të zezë e çallma të bardha, duke filluar nga i gjithë personeli i Kryesisë së Komunitetit Mysliman, me kryetarin e atëhershëm H. Sulejman Myrtaj, si dhe ish-kryetari i K.M.Sh i viteve (1945-1954) H Musa Basha; Kryemyftiu i Tiranës, Haxhi Qazimi dhe i gjithë personeli i Medreses: H. Mahmut Dashi, H. Mustafa Doraci, Hasan Tahsini, si dhe shumë të tjerë të ardhur nga rrethet e tjera të vendit, tregues i mjaftueshëm ky, që vërtetonte se Sulejman Kadiu kishte qenë një personalitet i shquar fetar dhe shoqëror, me merita të mëdha. Në protokollin e ceremonisë së përmortshme, Drejtoria e Medreses së Tiranës më kishte ngarkuar detyrën, që unë, si maturant i atij viti, në emër të nxënësve të Medresesë, të mbaja alën e lamtumirës së fundit për profesorin tonë të nderuar, nga e cila, ndonëse tepër e shkurtër, po citoj vetëm këtë fragment: “I dashtuni Myderrizi jonë, Sulejman Efendi, Megjithëse në këtë jetë nuk do t’ju shofim ma me trup, por personi juej i vlefshëm do të ngeli i paharrueshëm në menden e në zemrat tona… Ti nuk ke qenë i vlefshëm vetëm për ne, nxënësit e juej, por edhe për popullin tonë, mbasi nuk jeni kursyer me dhanë predikime e këshilla fetare, shoqnore e patriotike në medrese e nër xhamijat… Pra, kujtimi i juej do të mbetet edhe në zemrat e popullit…” Jo vetëm që nuk ishte as momenti dhe as vendi për t’u zgjatur më shumë në atë nekrologji, por as njohuritë përkatëse për veprimtarinë e tij atdhetare nuk i kishim aspak të njohura në atë kohë. Ne, nxënësit e tij, e njihnim atë vetëm si pedagogun tonë të dashur, i përsosur në mësimdhënie, i sjellshëm dhe komunikues me ne nxënësit, me një ngrohtësi të tillë, si një prind i vërtetë, bile, si gjyshi me nipërit, duke e tejkaluar e thyer atë distancë autoritare pedante të marrëdhënieve mësues-nxënës, por pa e cenuar aspak seriozitetin e pedagogut. Veçoria karakteristike e tij që na

ka mbetur në kujtesë, ishte paraqitja e tij e jashtme, tepër elegante në veshje, etj., pra kishte një shije estetike të përsosur, gjë të cilën na e transmetonte ne, nxënësve, në radhë të parë, me shembullin e vet personal. Por mbi të gjitha ai spikaste për modestinë e tij të theksuar. Kurrë nuk fliste për veten e tij, për veprimtarinë e tij në të kaluarën, as për krijimtarinë e tij shkencore, fetare e letrare. Në këtë aspekt kujtojmë një shembull; Pas çdo ore mësimi të hadithit sherif, në shumicën e rasteve pas interpretimit të haditheve, ai përfundonte duke dhënë këtë përcaktim klasik për autorin e tyre, H. Muhamedin (a.s.) me këtë poezi të shkurtër: “Njeri, njeri je, /Perëndi s’them se je/ Por je aq i madh,/sa s’të kap dot kalemi.” Vetëm pas shumë përpjekjesh, nga fundi i jetës së tij, ne, nxënësit e tij, mësuam se autori i asaj poezie sintetizuese për figurën e Profetit tonë, H. Muhamedit (a.s.) ishte vetë pedagogu ynë, Myderriz Sulejman Kadiu. Tani le të kthehemi në retrospektivë dhe të kujtojmë diçka nga jeta e Myderriz Sulejman Kadiut, duke përmendur shumë shkurt vetëm disa momente kulmore nga veprimtaria e tij atdhetare e fetare, të cilat meritojnë vëllime të tëra për t’i shtjelluar. Shumë pak njohuri kemi për jetën në rininë e tij dhe faj për këtë gjë ka edhe modestia e tepruar e vetë personit në alë, për këtë boshllëk që na ka lënë neve, brezit të sotëm. Sulejman Kadiu ka lindur në vitin 1883. Nga të afërmit dhe bashkëkohësit e tij, dimë që i ati i tij, Ramazan Kadiu, ka qenë myfti i Tiranës dhe drejtor Medreseje, d.m.th. një drejtor i një shkolle (nuk është ala për Medresen e Tiranës, të themeluar në vitin 1924) sepse siç do të përmendim më poshtë, një ndër themeluesit e saj është i biri i tij, Myderizi ynë, S. Kadiu. Pra, i lindur dhe i edukuar në një familje intelektuale myslimane dhe në periudhën e kulmit të aktivitetit të rilindësve shqiptarë, sidomos pas Lidhjes së Priz-


renit e deri në Shpalljen e Pavarësisë, Sulejman Kadiu u edukua me ndjenjën e dashurisë për atdhe dhe për fenë, gjë e cila vërtetohet edhe me fakte konkrete nga veprimtaria e tij: Sulejman Kadiu është njëri nga ata atdhetarë që më 26 nëntor 1912, në Tiranë, ngritën flamurin kombëtar shqiptar dhe shpallën pavarësinë nga Perandoria Osmane. Në dokumentin arkivor me nr. III/4054, nxjerrë nga Arkivi i Shtetit dhe nga Drejtoria e Muzeumeve të Tiranës, në telegramin e dërguar nga Tirana, në gjuhën osmanishte, në adresë të përfaqësuesve të Shqipërisë dhe të Ismail Qemalit, është edhe nënshkrimi i Sulejman Kadiut. Citojmë: “26 nëntor 1912 Tirana shpalli independencën (Telegram nga Tirana) Përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Shkl. Së Tijë Ismail Qemal Beut, Vlorë Tashti shpallën independencën n’emën të Shqipërisë. Kërkojmë e lutemi të ruhen të drejtat e pamohueshme t’independencës tonë. Nga përfaqësuesit e gjithë popullit të Tiranës: Fuat Bej Toptani, Refik Bej Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Bej Toptani, Myderriz Sulejman (Kadiu). Sheh Ahmet Pazari, Jusuf Aqif Basha, Myderriz Hysejn Shehri, Myslim Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikolla Papajani” L.N.Dok.Hist.38 Si dhe telegrami tjetër drejtuar gjithë Shqipërisë: “26 nëndor 1912 Tirana lajmëron qytetet se shpalli independencën e fton ta shpallin edhe ato. (telegram) Popullit të ndershëm të Lushnjës, Peqinit, Beratit, Gjinokastrës e të gjithë Shqipërisë. Ju apim lajmin e gëzueshëm se sot Tirana ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli independencën n’emën të gjithë Shqipënisë. Për me i pre hovin rrezikut të madh në të cilin ndodhemi, me të shpejtë të shpallni independencën edhe aty dhe t’i drejtoheni konsujve të

shteteve të Mëdha në Durrës. Presim me padurim ta shpallni shpejt dhe të na epni lajmin e gëzueshëm tuajin.” Theksojmë këtu se në telegramin e parë me nënshkrime, emri i Sulejman Kadiut është i dyti në listë, pas Fuat Bej Toptanit dhe i pari në rreshtin e dytë, por, përkthyesi e ka renditur gabimisht duke filluar nga e majta si në shqip dhe jo nga e djathta, siç është në origjinal, në osmanisht e arabisht. Edhe vetë pozicioni i nënshkrimit flet për rëndësinë dhe rolin e personit përkatës për rastin konkret. Përveç faktit që në listën rendore nënshkrimi i tij është i dyti, gjë që ka domethënien e vet, ai ka titullin “myderriz” (nuk gaboj të them gradën shkencore, sepse për atë kohë titulli “myderriz” ishte i barazvlefshëm me titullin “Profesor Doktor i shkencave” të kohës sonë, gjë që tregon kulturën e tij të lartë. Natyrshëm lind pyetja: Ç’shkollë ka kryer dhe ku i bëri studimet e tij? Ky është një kapitull më vete, ndaj, asaj pyetjeje, sot nuk mund t’i japim përgjigje, për faj, në radhë të parë, të modestisë së tij të tepruar, pasi ai nuk ka lënë asgjë të shkruar për veten e tij, por as fëmijëve të vet kurrë nuk u ka folur për jetën e tij. Për herë të parë në dokumente të shkruara emri i Sulejman Kadiut, haset në telegramin e lartpërmendur dhe me titullin “myderriz” (profesor), kur ai ishte në moshën 29 vjeç. pra në moshë të pjekur, si dhe fakti që ai ka dhënë mësim në shkollat e kohës, në gjuhën shqipe, në turqisht, arabisht, persisht dhe më pas edhe në italisht, është argument i mjaftueshëm për t’u bindur për kulturën e tij të gjerë. Gjithashtu, edhe nga fakti i nënshkrimit të tij në telegramin e lartpërmendur, nxjerrim konkluzionin se Myderriz Sulejman Kadiu nuk ka qenë një njeri i rëndomtë, që rastësisht është marrë nga turma e ndodhur në rrugë për të vënë një firmë, jo sepse dinte të shkruante, por sepse veprimtaria e tij atdhetare ka qenë shumë e merituar për atë akt, si njërin nga përfaqësuesit e popullit të Tiranës. Prandaj për ne, brezin e sotëm, veçanërisht për historianët dhe aktivistët e shoqatës “Tirana”, mbetet detyrë që të

hulumtohet me tej dhe të evidentohet e plotë veprimtaria patriotike e arsimore e Myderriz Sulejman Kadiut, sidomos për periudhën e Rilindjes dhe të Viteve të Pavarësisë. Veprimtaria patriotike e Myderriz Sulejman Kadiut nuk duhet vështruar e shkëputur si individ, si rastësi, por në bashkëveprim e në unison me plejadën e gjithë atyre klerikëve myslimanë që punuan e luftuan me penë e pushkë, për fitoren e Pavarësisë së Shqipërisë, si H. Vehbi Dibra, Hoxhë Voka (Said Najdeni), H. Ali Korça, Zyber Hallulli, H.I.Dalliu, Hoxha Kadriu (i Prishtinës) etj. Ndaj nuk qe e rastit zgjedhja e H. Vehbi Dibrës Kryetar i senatit të parë shqiptar në Qeverinë e Ismail Qemalit në 1912, njëherësh edhe zv/kryetar i parë i asaj qeverie. Gjithashtu, nuk ishte aspak e rastit që nga qeveria e Ismail Qemalit, kryetarët e parë të Bashkive të Vlorës, Durrësit, Tiranës e Gjirokastrës, u zgjodhën pothuajse të gjithë myftinjtë përkatës të atyre rretheve, p.sh. Myftiu Zyber Hallulli qe Kryetar i parë i Bashkisë Tiranë, si dhe dy pasuesit që erdhën pas tij, Ali Derhemi dhe Ismail Ndroqi, që të dy ishin njëherësh edhe myftinj dhe kryetarë bashkie. U ndala pak në këtë aspekt për të theksuar faktin se Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare për Pavarësi e kanë drejtuar dhe organizuar në radhë të parë, intelektualët myslimanë, shumë prej tyre edhe klerikë myslimanë, si Hoxha Tahsini nga Filati, pa përmendur këtu vëllezërit Frashëri etj, të cilët u frymëzuan në veprimtarinë e tyre patriotike nga mësimet e Kur’anit Kerim (si p.sh. nga s. Huxhurat, 13: “O ju njerëz. Ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër, pastaj ju bëmë popuj e fise që të njiheni (të diferencoheni), të dalloheni ndërmjet jush...” (d.m.th. që të ruani identitetin tuaj – A.H.) Pra dua të theksoj së brezi i sotëm duhet ta njohë më mirë të vërtetën historike, të mos mohohet e të mos zhduket merita e kontributi i klerit mysliman në historinë e kombit shqiptar, sidomos për periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e të viteve të Pavarësisë dhe se nuk është vetëm Kostandin Kristoforidhi ai që, me përkthimin e ungjijve MAJ 2013

Di

39


nga greqishtja në shqip, kryesisht për qëllime fetare, Dhimitër Shuteriqi na e bëri “idhull” të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke anashkaluar e shtrembëruar shumë të vërteta të tjera të historisë, ashtu siç po vepron edhe sot, nipi i tij. Blushi ( i ri), duke shtrembëruar e falsifikuar historinë në librin e tij “Të jetosh në ishull”. Veprimtaria patriotike e Myderriz Sulejman Kadiut është tepër aktive edhe në vitet e Pavarësisë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Si dëshmia më e mirë për këtë aktivitet, flet Arkivi i Shtetit Shqiptar me Fondin 70, D.6, fl.1 dhe 2) në listën e të dënuarve dhe të internuarve politikë në Palazo Adriano të Italisë, në vitin 1915-1919 nga Esat pashë Toptani, ku në grupin prej 40 personash, emri i Sulejman Kadiut nga Tirana figuron me nr. 24 është në krye të tij dhe i H.Mahmud Dashit po nga Tirana, mban nr. 31, që të dy, ishMyderrizët e Medreses dhe klerikë myslimanë nga Tirana. Bie në sy fakti se edhe këtu, në krye të listës së grupit të patriotëve të Tiranës, kundërshtarë të politikës së Esat Toptanit, qëndron Myderrizi ynë Sulejman Efendi Kadiu, i cili u kthye nga internimi pas tre vjetësh, ku përveç kalitjes së ideve të tij patriotike në “universitetin e atdhetarisë” me bashkatdhetarët e tjerë, ai mësoi edhe italishten, ku në vitet e mëpasme do të ishte edhe mësues i gjuhës italiane në Medresen e Tiranës etj. Pas kthimit në atdhe, Myderriz Sulejman Kadiu nuk e pushoi aspak veprimtarinë atdhetare për demokraci dhe përparim shoqëror. Qysh me themelimin e shoqërisë përparimtare “Bashkimi”, Myderriz Sulejman Kadiu është njëri ndër anëtarët më aktivë të saj, duke qenë bashkëpunëtor dhe mik me figura dhe personalitete të tilla të politikës dhe të atdhetarisë shqiptare si Avni Rustemi, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Izet Bebeziqi, Haki Stërmilli etj. Pra i të njëjtit “kalibër” ka qenë Myderrizi ynë, tepër modest, Sulejman Efendiu. Prandaj në këtë funksion konkretizohet proverbi popullor: “Më thuaj me kë rri, të të them se kush je”. Në këtë aspekt përmendim këtu se dhe një bashkëkohës i tij tiranas dhe kushëri i tij Sami Kadiu në kujtimet e tij shkruan: “Sulejman Kadiu

40

Di

MAJ 2013

nuk e pushoi luftën kundër Esat Toptanit derisa Esati u vra. Me ardhjen në fuqi të Qeverisë së Kongresit të Lushnjes me Kryeministër Sulejman Delvinën, Sulejman Kadiu u hodh në opozitë, në anën e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës etj. Me triumfin e Revolucionit të Qershorit Sulejman Kadiu u bë krahu i djathtë i Fan Nolit. Ky ishte hoxhë – Fan Noli prift, por u bashkuan pa dallim feje, u përqafuan si vëllezër për një qëllim, për të mirën e popullit shqiptar”. (Sami Kadiu, dorëshkrim, i pabotuar, datë 22.X.1982). Duhet theksuar se në këtë periudhë, në veprimtarinë e tij patriotike, ai ka pas dhe mbështetjen e vëllait të vet, Abdurrahim Kadiut. *** Në fushën e përhapjes së arsimit e të kulturës në gjuhën shqipe, si dhe në predikimin e Fesë Islame, Myderriz Sulejman Kadiu ka një aktivitet shumë të gjerë, për të cilin duhet bërë një studim i veçantë. Fakti që në telegramin e datës 26 nëntor 1912 drejtuar Ismail Qemalit, ku pranë emrit të Sulejman Kadiut është shënuar titulli “Myderriz”, është argumenti më bindës për aktivitetin e tij në këtë fushë, është e padyshimtë veprimtaria për përhapjen e arsimit dhe të kulturës në brezat e rinj. Myderriz Sulejman Kadiu është njëri prej kuadrove (mësuesve) të parë të Medreses së Përgjithshme të Tiranës qysh në momentin e themelimit të saj, më 24.II.1924. Në listën emërore të trupit mësimor të Medreses së Tiranës, të paraqitur nga drejtori i saj, z. Qamil Bala, dërguar Kryesisë së Këshillit të Naltë të Sheriatit, njofton se në lëndët fetare z. Hafiz Ali Korça do të japë lëndën e arabishtes, kurse z. Sulejman Kadiu është ngarkuar të japë lëndët Fikh Sherif, Kur’an Kerim dhe gjuhë shqipe. (Për kuriozitet lëndët e tjera jepen si vijon: Pertef Pogoni – frëngjisht, major Rexhep Berdi – aritmetik, gjeometri; Haki Teufiku – histori, Zyber Baki – gjeografi; Drejtori Qamil Bala – shkencë; Kapiten Musa Puka – gjimanstikë; Gani Strazimiri – vizatim) (A.Q.Sh, forumi 881, Dosja Nr.9) (vendimi Nr.37, datë, 25.11.1924). Pra, M. Sulejman Kadiu është njëri nga kuadrot themelues të Medre-

ses së Naltë të Tiranës. Por në vitin e ardhshëm shkollor, në vitin 1925, emri i Sulejman Kadiut nuk gjendet në listën emërore të mësuesve të Medresesë. Arsyet janë të qarta, sepse pas përmbysjes së Qeverisë së Revolucionit të Qershorit, qeveria pasardhëse nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, nga e cila varej KMSH (lidhej me shtetin), ushtroi presion që të pushoheshin nga puna të gjithë nëpunësit e Sher-i e të vakëfit (pra edhe mësuesit e medresesë), nga ata që kishin bashkëpunuar me Shoqërinë “Bashkimi” dhe me Qeverinë e Fan Nolit. Pra, Sulejman Kadiu u pushua nga puna. Lidhur me këtë, Sami Kadiu, në kujtimin e tij vijon: “Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit më 24 dhjetor 1924, ... Sulejman Kadiu u bë gati të arratisej, por nëna e tij nuk e la dhe ky mbeti në Shqipëri. Punë nuk i dhanë... Këto i di, mbasi kam jetuar në një shtëpi me të dhe kemi qenë kushërinj”. (Sami Kadiu, vepër e cituar, dorëshkrim). Që Sulejman Kadiu është pushuar nga puna si mësues i Medresesë, nga presioni i organeve qeveritare, kjo vërtetohet nga një sërë dokumentesh arkivore për persona të caktuar dhe për të emëruar në vend të tyre, po persona të tjerë, të caktuar me emra, po prej organeve qeveritare. Po përmend këtu vetëm këtë dokument arkivor: “Vendim Nr. 18, dt. 25-I-1925 Meqenëse nga shumë autoritete të ndryshme të Qeverisë po na bahen propozime për pushim nga puna të nëpunësve sher-i e të vakfit për shkak se janë përzier në politikë, e emnimin e të tjerëve në vend të tyne, për pa me u sjellë asnjë dokument mbi fajin e tyne për të cillin ata akuzohen e prandaj këshilla e naltë e sheriatit në bisedën që bani, e pa të nevojshme që të vendosin kështu: T’i shkruhet Ministrisë së Drejtësisë se Këshilla e Naltë e Sheriatit nuk mund të marrin parasysh asnjë propozim të tillë derisa të mos bahen hetimet e nevojshme për mbi sjelljet e tyne, e në rast qi të vërtetohet faji mund të bahen propozimet e tilla për pushimin e nëpunësave fajtorë, vetëm nga autoritetet e nalta qi kështu kjo këshillë mandaj


mund të bajtë veprimet e duhuna”. Vërtetohet njësia me origjinalin 26-I-925 Kryetar i Këshillit të Naltë të Sheriatit” (AQSH, Fondi 882, Dosja 14, viti 1925, Nr.196) E citova të plotë këtë dokument arkivor për të sjellë bindje, së pari, për ndërhyrjen brutale të organeve shtetërore e të politikës në punët e brendshme të institucioneve fetare, në rastin konkret, në punët organizative të KMSh’; Së dyti, për të kujtuar se në ç’kushte të vështira kanë qenë të detyruar të punonin organet drejtuese të K.M.SH në atë periudhë. Në përforcim të konkluzioneve tona të lartpërmendura, po përmendim këtu dhe përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për shkresën e lartpërmendur: Tiranë, më 31.I.1925 Shteti Shqiptar Ministria e Drejtësisë Nr.129 Shkurtim: Mbi pushimin e disa nëpunësave të Sherijatit Përgjigje shkresës Nr. 26, dt. 26/ I/925. Mbasi në degën të shenjtë të Sheriatit, nuk mund të përdoren të tillë persona, si Ministër i Drejtësisë, shof, të drejt për me ju autorizue zotninë e juaj të pushoni personat e shënuem në listë dhe të zgjedhen njerëz të karrierës me cilësitë e meritueshme. Zëv. Ministri i Drejtësisë Mufid Libohova (d.v)” (AQSh. F.882, Dosja 15, fq.12) I përmenda të plota të dy këto dokumente arkivore me qëllim që brezi i sotëm të kuptojë se, duke qenë në kushte të tilla të vështira, Kryetari i atëhershëm i K.M.Sh. Z. Haxhi Vehbi Dibra, ish-Kryetari i parë i Senatit të Qeverisë së parë shqiptare të Vlorës, më 28 nëntor 1912, dhe themelues i K.M.Sh, i cili organizoi dhe shpalli pavarësinë dhe shkëputjen edhe të K.M.Sh nga Hilafeti i Stambollit, e cila atëherë ishte Qendra botërore e Drejtimit të Fesë Islame, pra një person i tillë atdhetar dhe intelektual, teolog i rangut botëror, u detyrua që të jepte dorëheqjen nga detyra e Kryetarit

të K.M.Sh, në vitin 1927, në një kohë që ai ka jetuar edhe 10 vjet më pas, madje edhe ka botuar studime shkencore teologjike me vlera universale si: Tefsiri i Sures Fatiha” etj. Duke u kthyer tek figura e z. Myderriz Sulejman Kadiut, pas peripecive të shumta, Sulejman Kadiun e gjejmë në arsim, mësues në shkollën mikse të K.M.SH në vitin shkollor 1931-32, ku, për punën dhe karakteristikat e tij, me rastin e mbylljes së atij viti shkollor, në ceremoninë e organizuar për këtë gjë, më 22 qershor 1932 , Drejtori i asaj shkolle, z. Hasan Tahsini jep këtë vlerësim: “Na përket të përmendim këtu se, vepra e z. Sulejman Kadiut difton se nën uniformën e klerit mysliman mshifen njerëz me kapacitet, qi s’e kanë zakon të reklamojnë veten, por qi, kur asht nevoja, dinë më e kallëzue kapacitetin e tyne tue çfaq mendimet dhe përshtypjet e veta në gjuhën letrare të soçme”.” (Zani i Naltë”, vitet 1931-1932, fq. 348.) Në vitet e pasluftës, pra të monizmit partiak, duke filluar nga vitit 1945, Sulejman Kadiu rikthehet në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës si mësues i lëndëve fetare: predikim, hadith, fikh, tefsir etj. Ndonëse nuk u burgos dhe as nuk u pushua nga puna si kolegë të tij të Medreses, por as veprimtaria patriotike e revolucionare e lartpërmendur dhe as puna e tij për përhapjen e arsimit shqip, si njëri prej Rilindësve shqiptarë të mbetur gjallë, ai kurrë nuk u vlerësua nga sistemi monist, por u eklipsua dhe u mohua, vetëm sepse ishte klerik mysliman. Vetëm pas vdekjes, tani në vitet e demokracisë, me propozim të shoqatës “Tirana”, më 28 korrik 1995 u dekorua nga Presidenti i Republikës me Medaljen “PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE” ME MOTIVACIONIN: “Ka kontribuar në Luftën për çlirimin kombëtar e pavarësinë e vendit. Është shquar në përhapjen e arsimit shqip”. I vetmi faj i tij që ai nuk e mori këtë vlerësim sa qe gjallë, ishte se ai ka qenë predikues i Fesë Islame dhe një klerik model. Por nuk ka dyshim se nderimi që i bëhet kujtimit të tij sot, mbas 50 vjetësh, është një vlerësim shumë më i madh dhe ka një rëndësi shumë më të

madhe, sepse, në këtë mënyrë, ai është njëri prej atyre që ka merituar duanë kuranore të vënë në gojën e H. Ibrahimit: “O Zot më jep mua urtësi, më bashko me njerëzit e mirë dhe më bëj prej atyre që gojët e pasardhësve të më përmendim për mirë! (Kur’ani, Shuara: 83-84) Si përfundim, dua të theksoj sa vijon: Vepra dhe jeta e Myderriz Sulejman Kadiut është një shembull që duhet të bëhet model për t’iu referuar brezat e ardhshëm për shumë aspekte, jo vetëm për t’u imituar, por ajo na shërben edhe si argument për të nxjerrë edhe konkluzione dhe për të analizuar disa pikëpamje politike apo filozofike, si ajo që politikanët, për interesat e tyre pragmatike i kanë imponuar popullit të thjeshtë, teorinë makiaveliste “të ndarjes së Fesë nga shteti dhe nga politika”, e thënë në shqip, njerëzit fetarë të mos merren me politikë, në një kohë që edhe vetë feja ka politikën e vet mbi bazën e ligjeve hyjnore. Kjo është një temë më vete, por pa u ndalur në këtë çështje, jeta dhe vepra e M. Sulejman Kadiut, H. Vehbi Dibrës, H. Musa Bashës, (ky i fundit i dënuar në mungesë dy herë me vdekje, nga qeveritë kolaboracioniste në vitet e Luftës së Dytë Botërore), si dhe të dhjetëra e qindra klerikëve të tjerë myslimanë shqiptarë, luftëtarë me penë e me pushkë për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë dhe për përparim shoqëror, është një argument bindës që hedh poshtë teorinë spekulante e makiaveliste të ndarjes së Fesë nga shteti, në një kohë që vetë politika me rastet e lartpërmendura dhe në shumë të tjera ka ndërhyrë brutalisht në punë të fesë. Shembulli i kohës së monizmit, ku politika ateiste ndaloi krejtësisht ushtrimin e Fesë, nuk ka nevojë për t’u zgjatur në këtë çështje dhe në këtë rast. Por unë e trajtova këtë mendim vetëm sa për të thënë se a ka bërë mirë, apo ka bërë keq Profesori ynë i nderuar, që paska qenë marrë me politikë?! Pa dyshim, përgjigja është se, unë mendoj që, ai ka bërë shumë mirë. Dhe, pikërisht, për këtë ai ka merituar edhe nderimin dhe kujtimin prej nesh sot, duke u bërë prej atyre që kanë merituar pranimin e lutjes së H. Ibrahimit (a.s.) që përmendëm më lart. MAJ 2013

Di

41


Bota jonë

NUREDIN NAZARKO

NJERIU NË VEPRIM

Njeriu vjen në këtë botë si ekzistencë unike dhe e papërsëritshme dhe përgjatë përkohësisë i duhet ta përplotësojë ekzistencën nëpërmjet veprimit dhe veprimi vjen si rezultat i mendimit, që buron nga shpirtërorja. Disa syresh e thjeshtëzojnë veprimin si nevojë për të dobishmet, për ato që dhurojnë kënaqësi dhe largimin prej dhimbjes apo për ndryshime jothelbësore në jetë, por veprimi që buron nga shpirti, lidhja jonë qenësore me Qenien, është tregues dhe shënjues i pjellorisë së qenies në ekzistencë, tregues dhe shënjues i mendimit të qenies njerëzore për Qenien. Të veprosh do të thotë të jesh i lirë, madje veprimi është

42

Di

MAJ 2013

pasojë e drejtpërdrejtë e lirisë, pa të cilën nuk do të kishim as qenie njerëzore. Në botën në të cilën jemi të angazhuar dhe nuk mund ta mënjanojmë angazhimin, përderisa jemi të angazhuar, angazhim i papërcaktuar prej nesh, është shpërfaqur jo rrallë fatalizmi dhe konformizmi që kanë shterur energjitë për veprim dhe si e para po ashtu edhe e dyta, përpiqen të konservojnë pikërisht situatën fataliste apo konformiste, duke mbytur kësisoj veprimin, për rrjedhojë lirinë e të qenit njeri. Njeriu, si qenie nuk duhet të dorëhiqet nga përballja me absurditetin e paveprimit të njerëzve-masë, që duke u tërhequr përballë ligësive, zullumeve, apo duke u konformizuar me to, meqenëse i perceptojnë si “realitetin” e vetëm dhe të pandreqshëm të kësaj bote, do të gjejnë “prehje” në mosveprim përgjatë jetës së tyre, duke “vepruar” jo të udhëhequr nga shpirtërorja, por nga dëshirat, opinionet, alët e masës, pjesë integrale e së cilës janë. Duke e kuptuar mosveprimin si veprim “origjinal”, yshtur nga konformizmi, denatyrimi, depersonalizmi, mashtrojnë vetveten, duke besuar se tashmë janë më të plotësuar se kurrë si personalitete. Në këtë përballje të shpërfaqur, nga keqkuptimi i veprimit, nga cungimi i kuptimit të tij lind nevoja e pashmangshme për të njohur përmes kuptimit, përmes mendimit, atë se çfarë është veprim i vlefshëm, veprim në plotëkuptimin e alës. Sipas Mounier “veprim të vlefshëm mund të kemi vetëm kur çdo vetëdije e veçantë, qoftë edhe në vetmi piqet përmes vetëdijes tërësore dhe krejt dramës së epokës së vet.” (Mounier, E. Personalizmi: 111). Pra fatalizmi apo konformizmi me pandreqshmërinë e botës duhet të shërbejnë në ngritjen e vetëdijes për atë se çfarë në të vërtetë po ndodh përreth njeriut, pra të kuptojmë “pakuptimësinë” e ekzistencës dhe duke prekur thelbin përmes njohjes shpirtërore, do të kemi pjekurinë e nevojshme për veprim, që jo vetëm nuk do ta shmangë këtë pjesë ligësie të realitetit, por do ta pranojë si të nevojshme për ta reduktuar, si nxitëse të veprimit, në të kundërt njeriu do të përhumbej në ambiguitetin e besimit se nuk zotëron potencial lundrimi të barkës së vet kundër rrjedhës dhe për rrjedhojë yshtur nga ky ambiguitet, do të ndihej me komod që të konformizohej me drejtimin e veprimit të rrjedhës, se sa nën ndikimin e “marrëzisë” së qenies së tij të ndërmerrte sipërmarrjen e lundrimit në jokahjen e rrjedhës. Që të jemi të qartë në ndërmarrjen e veprimit për Mounier, duhet të ekzistojë kufiri, caku, sinori që shënjon ndarjen, cakun, sinorin mes asaj çka është njerëzore dhe jonjerëzore, sepse vetëm duke njohur këtë kufi, këtë cak, këtë sinor do të jemi të aftë të sintetizojmë dhe shfrytëzojmë veprimin, pasi të kemi njohur më parë deri ku arrijnë mundësitë njerëzore për veprim, në angazhimin e angazhuar. Duhet njohur më së miri, apo më drejt duhet gjetur guximi dhe kurajoja që të pranojmë kufizueshmërinë e fuqisë sonë racionale, jo për t’u dorëzuar dhe ligështuar nga kjo kufizueshmëri, por për të qenë gjithmonë e më të nxitur


në veprim deri në fundin e fillimit të pafund. Në rast se nuk pranojmë kufizueshmërinë e fuqisë sonë racionale, jo se do të shteret energjia për veprim, por ky veprim nuk do të jetë frytdhënës për njeriun si qenie, por për njeriun si njeri-masë dhe konsumator të pandreqshëm në botën materiale e aspak shpirtërore. Veprimi është përcaktuar përmes katër përmasave, 1. Bërja, qëllimi së cilës është sundimi dhe organizimi i një lënde të jashtme përmes industrisë bazuar tek efikasiteti. (Mounier: 113) 2. Veprimi etik, që ka si qëllim përmasën e autenticitetit, duke synuar formimin e atij që vepron.( Mounier: 114) 3. Veprimi soditës. (Mounier: 115) 4. Kolektiviteti i veprimit. (Mounier: 117) Gjithsecila përmasë e veprimit e shkëputur nga përmasat e tjera nuk do të na jepte pamjen e plotë të veprimit si veprim, por pjesë të çala të cilat, pa kohezionin midis tyre, do të rezultonin me ngatërrimin mes asaj se çfarë është mjet dhe çfarë është qëllim, ngatërrim që ka rezultuar në çoroditjen e njeriut, në çoroditjen e racionalitetit të tij, pasi përmes mospranimit të kufizueshmërisë racionale të tij, beson së është ai vetë që përcakton mjetet dhe qëllimet, duke përmbysur natyralitetin e rendit natyror, ku njeriut i është qartësuar qëllimshmëria në përfshirjen pa dëshirën dhe vullnetin e tij në angazhim dhe instrumentet, shërbëtorë të realizimit të këtij qëllimi. Dhe kur njeriu merr mundimin të përcaktojë qëllimin dhe mjetet, mjetet kthehen në qëllim dhe qëllimi në mjet. Përmasa e parë do të na udhëhiqte drejt transformimit të materies, përmes shfrytëzimit të saj nëpërmjet industrializimit dhe përmes teknologjisë moderne shfrytëzim sa më efikas. Kjo përmasë është mëse e nevojshme dhe njeriu ka nevojë për të ashtu siç ka nevojë për ajrin, por kjo përmasë e veprimit ashtu si edhe përmasat e tjera nuk duhen parë si qëllim në vetvete. Nuk mund të evitojmë prekjen nga kjo përmasë e veprimit, madje as që është përcaktuar për ta evituar përdorimin e materiales, përkundrazi. Ky përdorim është natyral përderisa kemi një trup që ushqehet me materie, por nuk jetojmë për të ngrënë, ushqehemi që të jetojmë, për realizimin e veprimit, drejt udhëtimit dhe rikthimit në banesën e parëhershme të qenies njerëzore. Përmasa e dytë është e rëndësishme për edukimin e veprimtarit, pasi pa një edukim etik në formimin e shprehive, shkathtësive, bazuar tek parimet e epërme do të rezultonim në çoroditje duke mos njohur kufij veprimi, por një liberalizëm të skajshëm me moton: veproni çdo gjë që mund të veproni. Edukimi përmes parimeve të epërme, pa dyshim që do të përforconte, madje do ta shndërronte këtë lloj edukimi në përmasën e qenësishme të autenticitetit të qenies njerëzore, duke kontrolluar utilitaritetin dhe pragmaticitetin e gjeneruar nga edukimi jo përmes parimeve të epërme, por përmes parimit qëllimi justifikon mjetin, ku qëllimi është prodho të fitosh dhe fito të shpenzosh. Sot ajo për çfarë njeriu ka më shumë nevojë se kurrë është edukimi me parimet e epërme, edukim që nuk do të duhej të ishte sipërfaqësor, shkollaresk, por shkrirje e qenësishme

e parimeve të epërme tek qenia njerëzore, duke i dhënë dritën, përmes ndriçimit të së cilës, rrugëton në udhën e pakthimtë drejt Qenies Hyjnore. Përmasa e tretë do ta udhëhiqte njeriun drejt meditimit, rreth gjithë sa janë përreth njeriut, mbi sipërfaqen e lëmshit të dheut, rreth universit me yjësitë e galaktikat e tij, e deri te meditimi mbi qenien edhe të atyre elementëve që mund të duken të rëndomtë si p.sh. meditimi mbi një fije bari, krimb, insekt, etj., për të kuptuar qëllimin e angazhimit të tij në këtë univers, në këtë planet. Meditimi përmes mendimit do t’i qartësonte njeriut vendin dhe privilegjin e vendit që zë në univers edhe pse gjeografikisht jo në qendër të tij. Përmes meditimit njeriu do të angazhonte energjinë e tij shpirtërore edhe pse në syrin dritëshkurtër njerëzor veprim, lëvizje kemi vetëm kur veprimi është praktik, teksa sheh njeriun në zhvendosje të vazhdueshme. Rizgjimi i energjive shpirtërore përputhshmërisht me natyralitetin e tyre, do t’i jepte njeriut mundësinë e realizmit të përgjegjshmërisë si qenie, përgjegjshmëri që buron nga të qenit njeri dhe i lirë për të zgjedhur. Përmasa e katërt do të ndikonte jashtëzakonisht pozitivisht te njeriu nëse do të shihte të realizuar te kolektiviteti, personalitetin e parimeve të epërme dhe jo anonimatin. Njeriu si qenie duhet të gjejë te kolektivi qëllimin, shërbëtorët e këtij qëllimi, paçka se secila qenie njerëzore është qenie për vetveten, por tekefundit qëllimi madhor është një dhe i përbashkët dhe rrjedhimisht është kjo përbashkësi që përbashkon veprimet njerëzore duke pranuar larushinë e origjinaliteteve të personaliteteve në veprim drejt qëllimit. Veprimi kolektiv, i përbashkuar përreth qëllimit madhor ngjall shpresë dhe entuziazëm te njeriu, vetëm nëse veprimi personal nuk kompromentohet nga shterja e energjisë për veprim dhe dorëheqje nga përgjegjësia personale për veprim, duke mos fshehur mosveprimin pas pëlhurës së kolektivitetit për të deleguar papërgjegjshmërinë personale si faj kolektiv. Veprimi i plotë do të ishte realizimi i kohezionit të të katër përmasave, por gjithmonë duke patur të qartë që përgjegjësia përfundimtare në pasvdekje do të jetë personale, paçka se përgjatë jetës influencohemi edhe nga shoqëria, sepse ky influencim në substancialitetin tonë si qenie do të jetë influent për aq sa njeriu do që të jetë influent, duke përjashtuar pamundshmërinë. Njeriu duhet të jetë personalitet dhe kolektivist në respektimin e personaliteteve, anëtarë joanonimë të kolektivit duke mos humbur kurrsesi guximin për veprim. Gëtja i madh ka shkruar: Paratë ke humbur, diçka ke humbur Duhet të punosh të tjera të fitosh Nderin ke humbur, shumë ke humbur Të duhet famë që ta fitosh Guximin ke humbur, gjithçka ke humbur Besomë do t’ishte më mirë të mos kishe lindur.

MAJ 2013

Di

43


DR . SELMAN AUDE

Pasi u martua me të, iu duk se tashmë ka në dorë shpirtin, zemrën dhe trupin e saj. E ç’punë do të prishte shuarja e kuriozitetit dhe zhbirimi në disa detaje i të shkuarës së saj! Imagjinata është goxha pjellore. Ndoshta, përvoja e tij personale, e bën të mendojë se duhet të ekzistojnë disa sekrete të fshehura. Por, ka sekrete që nuk janë aspak të gëzueshme. Tashmë ti e ke në dorë, mund ta provosh sinqeritetin e saj dhe gatishmërinë për të sakrifikuar për ty. Përse u dashka të jetosh në oborret e errëta të së shkuarës dhe kthesat e saj? Përse u dashka që këtë dashuri dhe dëlirësi, ta shndërrosh në seanca marrjesh në pyetje, gjyqe dhe dyshime? Ti ke nevojë të transferohesh nga e shkuara në të ardhmen. Pasi të vendosesh në shtëpinë tënde të re, çfarë do të marrësh nga e vjetra? Ta them unë, do të marrësh vetëm gjërat më të bukura, një ornament të çmuar dhe tek tuk diçka tjetër të bukur dhe të lehtë. Sakaq, mobiliet e vjetërsuara, s’kanë përse ta shëmtojnë panoramën e bukur të shtëpisë tënde të re. Ji optimist dhe hapi mushkëritë e tua të depërtojë ajri i pastër! Gëzoju të tashmes, estetikes dhe begative të cilat të rrethojnë, por që nuk mund t’i dallosh veçse pasi të kesh shqelmuar perden e dhimbjeve dhe lëndimeve të së shkuarës. Nuk do i shohësh vetëm pasi ta kesh larguar nga sytë imazhin e të shkuarës i cili të përndjek, vetëm pasi të mbushesh me optimizëm, shpresë dhe kënaqësi. Por, a mund të harrohet e shkuara?! Duket e vështirë, por nuk ka përse të vazhdojmë të jetojmë tek e shkuara me të gjitha ndjenjat tona. Nuk ka përse t’i dorëzohemi kamxhikut të historisë, i cili na pengon të shohim të tashmen. Në të shkuarën, gjejmë lavdinë të cilën e reklamojmë lart e poshtë. Të qash mbi rrënojat e të shkuarës, është një pasion i përjetësuar nga historia dhe predikimet e zjarrta, i shndërruar në një fenomen i cili na ndihmon të arratisemi nga disfatat. Heronjtë dhe kolosët për të cilët flasim, e fituan këtë

44

Di

MAJ 2013

A VDES E S

emër dhe lavdi, sepse e jetuan kohën e tyre, ndërtuan të ardhmen dhe nuk panë të shkuarën si pengesë. E shkuara mbart dhimbje, lëndime dhe disfata. Ajo mbart humbjen e një njeriu të dashur, të cilin s’e harrojmë dot, mbart tradhtinë e bashkëshortit/ tes, dështim të një projekti, ftohtësinë e një të afërmi, kthimin e shpinës së një të dashuri, ndarje, humbje... Rezisto i/e vendosur.. E shkuara nuk vdes. E si mund të vdesë ndërkohë që e kemi jetuar me të gjitha gjymtyrët dhe ndjesitë tona?! Ajo qëndron e magazinuar në vetëdijen dhe pavetëdijen tonë. E rëndësishme është që ta programojmë mirë mënyrën si do e trajtojmë. Përkujtimi i Zotit dhe madhërimi i Tij, është një burim i pashtershëm energjish dhe frymëzimi. Besimi te caktimi i Zotit, e mbush zemrën me pranim dhe kënaqësi. “Çdo e keqe që të ndodh, është me lejen e Zotit.” (Tegabun, 11) “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe juve, e të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë.” (Hadid, 22) Shohim që caktimi i Zotit, vullneti i Tij dhe Libri, përmenden në kontekstin e fatkeqësisë dhe kjo, me qëllim që ta mbushë zemrën e robit me besim, qetësi dhe pranim të aktualitetit. Njëkohësisht, për t’u harmonizuar me aktualitetin, për ta pranuar atë ashtu siç është, për të bërë përpjekje për ta ndryshuar dhe përmirësuar, pa u dorëzuar.

Miqtë janë ngushëllues të mirë në të keqe. Ajo është koha e tyre. Me ta, përjeton momentet më të gëzuara dhe të hareshme. Mos e privo veten nga buzëqeshja, as gjuhën nga bisedat e këndshme. Bëhu pjesëmarrës në gjëra të dobishme. Kështu, ti i stimulon energjitë vetjake dhe aktivizon humorin. Nëna e besimtarëve, Umu Habibe, bashkëshortja e profetit Muhamed (a.s.), kur i vdiq i ati, Ebu Suani, mbajti zi për tre ditë. Pas tre ditësh, u parfumos vetë dhe parfumosi dhe shërbëtoren e saj, të cilës pasi i rrahu shpatullat i tha: “Pasha Zotin nuk ndjej nevojë për parfum, por e kam dëgjuar të dërguarin e Zotit a.s të thotë: “Nuk i lejohet një gruaje që beson Zotin dhe botën tjetër, që të mbajë zi më shumë se tre ditë për një të afërm, veçse nëse bëhet alë për të shoqin, për të cilin mban zi katër muaj e dhjetë ditë.” (Buhari dhe Muslim) Vazhdoje programin tënd të zakonshëm, punë, lexim, sport, kuvendim etj... Angazhoji të gjitha fuqitë dhe energjitë për t’u zhytur në jetë në mënyrë të ekuilibruar. Mos i ndrydh emocionet, s’prish punë as ti qash hallet me dikë, sigurisht, me masë. Fol pozitivisht dhe mos e lejo alën e ligë të kalojë nga gjuha dhe buzët e tua. Veshët do e dëgjojnë dhe mendja do e memorizojë. Pavetëdija nuk është një risi e shpikur nga psikologët, por një realitet të cilin e kupton kur diçka herë e kujton dhe herë e harron. Vallë


SHKUARA?! ku ndodhej gjatë kohës që e harrove? Edhe sikur ta groposë një herë e mirë harresa, ajo do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj në një mënyrë apo në një tjetër. E shkuara fsheh gjynahe, gabime, shkarje dhe ligësi. Ndoshta, ti do i quaje edhe “krime”, sidomos nëse shoqërohen me ndjenjën e fajit. Duke kërkuar falje dhe duke u penduar vazhdimisht, do të gjesh rahmetin e Zotit në çdo anë, përkujdesin e Tij që të ruan dhe faljen e cila të qetëson zemrën. Mos qëndro gjatë tek gabimet e tua, jo më shumë sesa koha që të duhet për t’i përdorur si motiv për një të ardhme më të ndritur. Ne bëhemi pishman sidomos kur kujtojmë të këqijat që u kemi bërë të tjerëve. “Për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” (Huxhurat, 6) Ata që bëhen pishman dhe pendohen më së shumti, janë ata persona që kanë ndërgjegje të pastër, prandaj dhe Kur’ani u drejtohet me alët: “O ju që keni besuar...” Kërkoji ndjesë atij që i ke hyrë në hak sa më shpejt, me guxim dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kërkoji falje dhe jepi alën vetes se nuk do i kthehesh sërish të njëjtës sjellje. Ata që e kanë pësuar prej teje, bëji pjesë të lutjeve, vlerësimit, ndihmës dhe respektit tënd. Kërkoji Zotit falje me dhjetëra, qindra dhe mijëra herë, pa u ndjerë

i mërzitur dhe bezdisur! Merr vendim që gabimi të bëhet shkak për një të mirë më të madhe! Keqardhja dhe frika e moderuar janë të kërkuara. Një burrë i mençur u zu ngushtë nga një borxh që kishte marrë, ngaqë nuk po e shlyente dot. Një ditë, tha: “E di përse më ndodhi kjo. I kam thënë dikujt para dyzet vitesh: “I falimentuar!” Moskokëçarja është një e zezë më vete, ashtu siç është fajësimi i vetes kur kthehet në depresion dhe mos angazhim me atë që duhet bërë. Bëj detyrën tënde karshi familjes, jepu kohë të mjaftueshme, ndjenja të pastra dhe investo për t’u bërë babai dhe bashkëshorti ideal! Alfred Nobel ka shpikur dinamitin (korrësin e jetëve), me të cilin fitoi pasuri të pallogaritshme. Çmimi Nobel rrjedh pikërisht prej tij, me të cilin, deshi të korrigjojë një pjesë të gabimit që bëri, edhe pse dinamiti përdoret edhe për qëllime paqësore. Autori i librit “Të mjerët” e ndryshoi emrin e vet dhe shbëri gjithçka që e lidhte me të shkuarën e tij të mjerë. Megjithatë, e shkuara vazhdoi ta ndjekë, derisa u pendua për gjithçka. Ndryshoje veten nga brenda dhe zhvishe këmishën e së shkuarës! E shkuara përmban traumë, agresivitet, ngacmim, gjë e cila shkakton shpërfillje të vetes, represion të emocioneve, ndjesi se të gjithë njerëzit e dinë dhe ta bëjnë me gisht. Ka edhe momente kalimtare të cilat duhen harruar, ose të shtiremi sikur i

kemi harruar. Madje, do të thosha që edhe të dyshojmë nëse kanë ndodhur realisht apo jo. Mund të ketë qenë thjesht një iluzion dhe një hamendësim, mund dhe të mos ketë qenë ngacmim, në kuptimin e alës. Është detyrë e familjarëve, që të vegjlit, të mos i bëjnë të përjetojnë ndjesinë e fajit dhe qëndrimit kritik dhe negativ ndaj vetes së tyre. Ashtu siç nuk duhet t’i paralajmërojnë në mënyrë ekstreme, gjë e cila u shkakton çrregullime dhe humbje të besimit. Kije parasysh se nuk është e rëndësishme ajo që ndodhi, e rëndësishme është reagimi yt ndaj asaj që ndodhi dhe aftësia jote për ta kapërcyer atë. Supozoje sikur nuk ka ndodhur fare! Mos harro se ti ishe viktima dhe jo autori! Ti ishe në një stad moshor që duhej ta kaloje si gjithë të tjerët. Bija ime! Sill ndërmend dhe atë vajzën amerikane, e cila pasi u përdhunua, shkroi një libër me titull: “Po, unë jam një vajzë e përdhunuar”, libër i cili u mirëprit shumë nga lexuesi. S’ke përse e tregon lart e poshtë historinë tënde të dhimbshme dhe mbushu me energji pozitive nga brenda! Laji duart dhe trupin tënd, pastrohu, pasi kjo të ndihmon të pastrohesh nga ndjenjat e fajit! Përdor imagjinatën për të riprogramuar veten, imagjinata është më e rëndësishme se informacioni! Hidhe mënjanë imazhin e krijuar rreth vetes dhe mëso si të triumfosh ndaj tij. Kur të bisedosh, thuaj gjëra pozitive, pasi, njeriu është dhe bëhet, sipas asaj që flet! Dhimbja e së shkuarës bëhet e tashme, aktualizohet, madje fillon e shtrihet edhe në të ardhmen. Duke e shndërruar në një ves, krijon varësi ndaj saj. Mos thuaj asnjëherë se nuk ia vlen, edhe sikur të dështosh për të njëmijtën herë. Mos lejo që qarku i gabimit dhe i gjynahut të zgjerohet! Rrethoje nga të katër anët me vepra të mira, turru drejt çdo akti të mirë, pasi Zoti i do ata që bëjnë vepra të mira! Përktheu: Elmaz Fida MAJ 2013

Di

45


Psikologji

ALTIN TORBA

NË RRUGËN DREJT SUKSESIT Suksesi nuk është derë që hapet por është një shkallë ku ngjitesh… ndërkaq shkallët e avionit të Suksesit nuk është e mundur të ngjiten pa posedimin e tre elementeve përkatës. Bazuar në këto elemente bëhet dallueshmëria dhe evidentimi, e pa to nuk është e mundur të udhëtohet drejt SUKSESIT të shekullit XXI. ELEMENTI I PARË: SINQERITETI: Një kokrizë sinqeritet shkatërron një pirg gënjeshtrash, një e vërtetë e vetme asgjëson një kështjellë të shtirur; po pra, sinqeriteti është themel madhështor dhe thelb ndriçues. Bediu Zaman Said Nursi Dëlirësia, ndershmëria, çiltërsia, vërtetësia; që të gjitha këto së bashku përbëjnë atë që me një alë të vetme është artikuluar me emrin “sinqeritet”. Kur flasim mbi sinqeritetin duhet ta dimë mirë se ai: • është adresari i ngjitjes, • është guri i çmuar i pafalsifikueshëm, • është rrezatimi i përhershëm i asaj çfarë njeriu është në të vërtetë, jo asaj çfarë shtiret, • është drita që lind prehjen dhe besueshmërinë tek të tjerët. THJERRËZA E SINQERITETIT: Sinqeritet është një gjuhë të cilën nuk e di askush tjetër veç të sinqertëve… ai nuk mund të manipulohet, imitohet apo fabrikohet… frekuenca e tij lind si rezultat i valëve që dalin nga një zemër e kulluar, nga një ndërgjegjje e gjallë, që i do të mirën gjithë njerëzimit, buron nga thellësitë e unit dhe përcjell efekte të mahnitshme nga zemra në zemër… SINQERITETI: • është aroma që kundërmon njeriu përmes ndërveprimit të tij me të tjerët, • është rrezatimi i brendshëm që lë gjurmët e tij në sjelljen e jashtme, • është kurora e lidhur në kokën e njeriut, • është natyraliteti që vërshon dhe depërton nga fytyra e personit ashtu që kur njerëzit e shohin atë thonë: nuk është kjo një fytyrë gënjeshtari. Sinqeriteti ka rol të patjetërsueshëm në largimin e depresionit, stresit dhe mundimit të brendshëm të njeriut, duke ndikuar kështu seriozisht në personalitetin e tij. Sinqeriteti e transformon njeriun në një individ të suksesshëm… ilaçi i vërtetë për të gjithë problemet është që njeriu të jetë brenda tij i sinqertë.

46

Di

MAJ 2013

PESËSHJA E RREZEVE TË SINQERITETIT:

Rrezja e Parë: Sinqeriteti me Allahun: Sinqeriteti me Allahun është themeli, prej tij zë fill ndriçimi. Ai realizohet përmes kthimit të sinqertë tek Allahu nëpërmjet pendimit, përuljes dhe nevojshmërisë për Të… pas kësaj toka lëviz në shërbimin tënd falë Ligjit Hyjnor që buçet midis qiellit dhe tokës “Nëse tregohesh i sinqertë me Allahun ta përmbush sinqeritetin.” (Hadith, publikuar nga Nesaiu).

Rrezja e Dytë: Sinqeriteti në synim: Sinqeriteti në synim buron nga brenda, me kahje nga brenda jashtë, dhe ka të bëjë pikërisht me synimin dhe vendimin tënd që janë një domosdoshmëri për ty që të triumfosh mbi pjesën dërrmuese të problemeve me të cilat përballesh në rrugën tënde drejt Suksesit. Fuqia e synimit dhe dëshirës fshihet tek sinqeriteti i njeriut teksa ndërvepron me problematikat e ndryshme dhe vështirësitë. Pikërisht në çështjet dhe problemet më të mprehta dhe të ngushta, si dhe në kohët dhe situatat më të vështira, shfaqet sinqeriteti i synimit të njeriut. Lidhur me këtë Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse do të kishin dashur të dilnin do i kishin përgatitur pajimet…” [Kur’an, Teube: 47]. Kur sinqeriteti flakëron përbrenda, atëherë shpërthen dhe ndizet edhe vendosmëria, pa hezitim dhe mëdyshje, duke çliruar mudësitë e disponuara dhe duke u përpjekur çiltërsisht. Konkluzioni: Synimi është një ndjesi që çlirohet brendazi.

Rrezja e Tretë: Sinqeriteti në Dashamirësinë e Njerëzve: Sinqeriteti në dashurinë për njerëzit që duhet të burojë nga realiteti dhe thelllësia e zemrës. Ai demonstrohet duke shkuar tek ata që janë më poshtë se ti, duke u ulur me ta dhe duke i pyetur për hallet dhe problemet e tyre. Pikërisht ky sinqeritet e bëri Profetin tonë, Muhamedin


O mik! Karvani u nis e po nxiton, bollë më ndenjur, hë çfarë do bësh?! A je i kënaqur të mbetesh pas tyre, krejt i pasens dhe ëndrrabosh?!

(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!] të lodhej në shërbim të njerëzimit aq sa të vinte koha që ai të falej ulur; gjë për të cilën Aishja, nëna e besimtarëve, bashkëshortja e tij, kur u pyet tha: “Pasiqë e plakën njerëzit” [Hadith, publikuar nga Muslimi]. DASHURIA E SINQERTË PËR NJERËZIT: • kërkon t’i duash ata pa kushte, ashtu siç janë, ashtu siç ata duan dhe jo ashtu si ti do… • kërkon të mos imponohen në kundërshtim me angazhimet dhe synimet e tyre… • kërkon të jesh i sinqertë në ndjeshmërinë tënde karshi të tjerëve, duke u dhënë atyre mundësi të çlirojnë atë që mbajnë fshehur në kraharor… • kërkon të jesh i sinqertë në orientimin e njerëzve drejt Suksesit dhe t’i ndihmosh ata për të triumfuar mbi situatat dhe problemet e tyre… • kërkon të jesh i sinqertë duke i parë ata me një vështrim të përzemërt që reflekton ndjesinë se pas të tillë vështrimi qëndron një zemër e sinqertë që digjet nga brenda për ta… • kërkon të jesh i sinqertë në buzëqeshjen tënde shpresëndjellëse, gjë që do realizohet vetëm kur sinqerisht do t’i duash dhe mëshirosh njerëzit…

Rrezja e Katërt: Sinqeriteti në Orientimin e Njerëzve: T’i orientosh njerëzit me sinqeritet është një realitet që as mund të manipulohet dhe as mund të fallsifikohet. Ndoshta mundet që njerëzit përmes alëve të sherbetosura t’i mashtrosh për një periudhë të kufizuar kohore, por kur vjen puna te komandimi, kontrollimi dhe orientimi i tyre, këtu vjen edhe dëshifruesi i mashtrimit që fshihet në zemër. Treguesi i sinqeritetit është që njerëzit t’i binden orientimeve dhe direktivave tona dhe të bëhemi tek ata persona të pranueshëm. Slogani i njeriut të sinqertë në orientimin e dobishëm të njerëzve është:

“Allahu e di sinqeritetin tim për njerëzit”.

Rrezja e Pestë: Sinqeriteti në Vlerat dhe Principet e Mbartura: Ky lloj i sinqeritetit konsiderohet të jetë shpirti i njeriut dhe aroma e tij kundërmuese. Vlerat dhe principet që nuk janë rrënjosur dhe personifikuar brenda personit, në realitetin, aktualitetin dhe alët e tij, janë pa dyshim të shtirura dhe false. Një princip shumë i rëndësishëm që ka ta bëjë me rrënjosjen e sinqeritetit në vlerat dhe principet e mbartura është principi “Unë shumë gjëra nuk i di”, që në fakt ëshë një princip i çrrënjosur nga shumica dërrmuese e njerëzve. Ky princip ndihmon shumë në dëlirësimin e vlerave dhe principeve të mbartura, sidomos kur ke të bësh me individë që janë në një nivel më të ulët, ose që janë më të vegjël në pozitë apo moshë. Nëse sinqeriteti yt në vlerat dhe principet që mbart do të jetë i shtirur, ai nuk ka për të vazhduar gjatë me ty, ndaj duhet që atë ta skalisësh në zemrën tënde dhe duhet ta ndjesh në tërë qenien tënde. Mbille në qenien tënde principin e artë se “ke të bësh me njerëz dhe jo me robotë”, princip ky që është përgjegjës për ruajtjen por dhe humbjen e sa e sa miqve dhe relatave të çmuara. Elimino në momentet e zemërimit dhe shkujdesjes të hedhësh masivet e alëve dhe sjelljeve që reflektojnë tek të tjerët ndjesinë se ti i trajton të tjerët si të ishin vegla pune, pa ndjenja dhe shpirt, si të ishin sende të pandjeshëm. Fillo që tani t’u japësh jetë këtyre porosive principale, fillo para se të jetë vonë dhe të vijë dita në të cilën ke për të mbetur i braktisur nga njerëzit e vlerave dhe principeve të larta. Lë të jetë slogani yt ala e çmuar e Omer ibnul Hatabit: “Bëj vëllezër të sinqertët dhe jeto në gjirin e tyre. Ata janë stoli në rehati dhe ndihmesë në vështirësi.”

MAJ 2013

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

JEPUNI FËMIJËVE UJË ME FLOR Specialistët u sugjerojnë prindërve ujin me flor për mbrojtjen e shëndetit të gojës dhe dhëmbëve të fëmijëve. Fëmijët duhet t’i lajnë dhëmbët dy herë në ditë me një kolinoz me flor për të parandaluar prishjet e dhëmbëve dhe mbrojtur mishrat e tyre. Familja është ajo që i mëson fëmijës rregullat e pastrimit të gojës. Mësimi i fëmijës me rregullat e duhura të pastrimit të gojës dhe dhëmbëve është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë. Duke u përkujdesur për dhëmbët tuaj mund t’i transmetoni fëmijës mesazhin e vlerës së larjes së dhëmbëve dhe të bëheni një shembull i mirë për ta. Ju mund ta bëni sa më zbavitëse larjen dhe pastrimin e gojës duke i lënë fëmijët të zgjedhin vetë brushën e dhëmbëve ose t’i lani dhëmbët bashkë me ta. Përdorni produkte të cilat përmbajnë flor. Sigurohuni që uji i pirë nga fëmijët përmban flor. Nëse uji të cilin konsumoni vazhdimisht nuk përmban flor atëherë dentisti juaj mund t’ju sugjerojë marrjen shtesë të florit. Zhvilloni kontrolle të rregullta te dentisti.

Pastroni dhëmbët me perin e dhëmbëve Pasi t’i mësoni fëmijët të lajnë dhëmbët dy herë në ditë me një kolinoz me flor, mundohuni t’i mësoni edhe me pastrimin e pjesës mes dhëmbëve me një pe dhëmbësh një herë në ditë. Ky pastrim shërben për të hequr pllakën dhe papastërtitë e mbledhura mes dhëmbëve. Zgjidhni një mënyrë ushqyerjeje të ekuilibruar larg konsumit të produkteve me sheqer dhe nisheste. Edhe nëse i konsumoni përpiquni t’i konsumoni bashkë me gjellën që hani në një vakt. Pështyma e tepërt e prodhuar gjatë ngrënies ndihmon në pastrimin e produktit që hamë.

KUJDES USHQYERJEN E ÇEKUILIBRUAR TE FËMIJËT

Në rastet kur fëmija ushqehet me gji gjatë gjashtë muajve të parë nuk sugjerohet dhënia e ndonjë ushqimi shtesë përveç qumështit të nënës. Gabimi më i madh që bëjmë është mësimi i fëmijës me ushqimet që konsumojmë vetë. Fëmijëve u duhen dhënë ushqime të përshtatshme sepse deri në moshën 1 vjeç, ata nuk duhet të konsumojnë as sheqerin e as kripën. Qëllimi kryesor i ushqyerjes së fëmijës vetëm me gji gjatë gjashtë muajve të parë është rritja e tij në mënyrë të shëndetshme dhe parandalimi i sëmundjeve. Gjatë gjashtë muajve të parë nuk i duhet dhënë asgjë tjetër përveç qumështit të nënës. Në qumështin e nënës gjenden të gjitha mineralet, vitaminat, mbrojtësit kundër sëmundjeve dhe lëndë që mbështesin sistemin imunitar. Mungon vetëm vitamina K dhe D. Dhe kjo mangësi plotësohet me një gjilpërë që i bëhet fëmijës kur lind. Më parë vitamina D këshillohej deri në moshën 1 vjeç ndërsa tani këshillohet deri në moshën 2 vjeç. Pas mbushjes së muajit të gjashtë fëmijëve mund t’u fillohet ushqimi shtesë. Gabimi

48

Di

MAJ 2013

më i madh i nënave të reja është pritshmëria e madhe që fëmija të mbarojë gjithë pjatën e vënë përpara. Pas fillimit të ushqimit shtesë masa e tij nga muaji i 6-të deri të 9 –tin nuk duhet të kalojë 2 gota çaji, nëse fëmija ushqehet me gji të vazhdohet kështu deri në moshën 2 vjeç. Shtesat e para sugjerohen të jenë suprat me zarzavate, më pas këshillohet kosi i bërë në shtëpi. Produktet e gatshme të marra nga jashtë duhet të vendosen në plan të dytë. Krahas kësaj fëmijëve u duhen dhënë puretë me fruta. Një gabim tjetër është ushqyerja e fëmijës me gjellët që hamë vetë. Fëmijëve u duhen dhënë gjellë të përshtatshme për organizmin e tyre sepse deri në moshën 1 vjeç nuk u duhet dhënë kripë dhe sheqer. Sasia e ushqimit shtesë nga muajit i 9-të deri në muajin e 12 –të duhet të jetë sa 3 gota çaji. Një tjetër gabim i nënave është dhënia e shpeshtë e muhalebisë me miell orizi. Miellin e orizit e këshillojmë para gjumit. Këtë e bëjmë që të mundësojmë ngopjen e fëmijës. Sigurisht që pas ushqimit të dhënë fëmijës i duhet dhënë dhe ujë. Por gabimi që bëhet këtu është dhënia e menjëhershme e ujit pas ushqimit. Uji i duhet dhënë gjysmë ore ose 45 minuta pas ushqimit. Nëse pas pesë muajve pesha e fëmijës është dyfishuar me peshën e lindjes do të thotë se gjithçka ecën normalisht, fëmija duhet të marrë 15-20 gr në ditë. Pasi mbush një vjeç fëmija mund të shijojë dhe ushqimet e të rriturve. Nëse fëmijën e mësojmë me produkte të gatshme, patatina, çokollata, biskota e të tjera atëherë rritet mundësia


e shfaqjes së ushqyerjes së paekuilibruar. Këto produkte përmbajnë një nivel të lartë yndyre dhe për këtë arsye krijojnë ndjesinë e ngopjes së fëmijës duke e lënë pa oreks për gjellën. Mungesa e oreksit do të shkaktojë mungesën e hekurit dhe vitaminave. Dhe kjo gjendje do të shkaktojë më shumë sëmundje infektive te fëmija. Infeksionet më të përhapura janë ato të rrugëve të frymëmarrjes. Krahas kësaj mund të shfaqen dhe sëmundje si bronshiti, peumoni e të tjera. Tek

fëmijët pas moshës 1 vjeç duhet të vendosim mëngjesin si një vakt të rregullt që nuk duhet lënë pa konsumuar. Kur të rriten më shumë atëherë duhen vendosur tre vakte të rregullta. Sugjerohet gatimi i gjellëve me zarzavate krahas makaronave dhe pilafit. Dy ose tri herë në javë të konsumohet mish i kuq ose i bardhë, një herë në javë peshk. Kjo është shumë e rëndësishme për ushqyerjen e tyre. Konsumimi i një gote qumësht para gjumit do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Sepse hormoni i rritjes çlirohet më shumë në gjumë.

MOS SHKONI NË DHOMËN TJETËR PËR TË DISKUTUAR

Shumë prindër harrojnë mënyrat e krijimit të një jete familjare pozitive dhe mundohen të ndreqin gabimet e palës përballë duke harruar veten. Lënia e diskutimit në një vend tjetër për të shmangur ndikimin e fëmijëve është shumë e gabuar. Prof. Adem Gunes, ka prezantuar librin e tij të titulluar “Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës”. Në këtë libër mund të shohim qartë shembujt ku prindërit ndërrojnë vendin e diskutimit nga salloni shkojnë në dhomën e gjumit për të diskutuar, në mënyrë që të mos i shohin e dëgjojnë fëmijët. Por shembuj të tillë nuk janë të drejtë dhe kjo mënyrë është shumë e gabuar. Diskutoni pranë fëmijëve tuaj.

Diskutimet familjare duhen bërë në prezencë të fëmijëve. Nëse diskutimet zhvillohen pranë fëmijëve ata do të mësojnë ndryshimin mes grindjes dhe diskutimit. Kur fëmija nuk ndodhet pranë prindërve ndërkohë që ata diskutojnë apo grinden, ai përpiqet të imagjinojë ngjarjen dhe ndihet fajtor për këtë. Dhe kjo shkakton një situatë shumë të padrejtë. Për këtë arsye fëmija duhet të jetë prezent në diskutim dhe gjithashtu të jetë dëshmitar i përfundimit të diskutimit. Problemet e pazgjidhura brenda familjes shkaktojnë shpërqendrim dhe hiperaktivitet te fëmijët. Në diskutimet ku fëmija është prezent diskutimit i duhet dhënë fund aty për aty dhe fëmija duhet të mendojë se problemi është zgjidhur. Kur prindërit diskutojnë pranë fëmijëve ata arrijnë të kuptojnë mënyrën e menaxhimit të një diskutimi. Si rrjedhojë edhe bashkëshortët i zgjidhin më lehtë problemet ngaqë janë pranë fëmijëve dhe mësojnë të diskutojnë pa kaluar në grindje.

DHURONI DASHURI FËMIJËVE Baballarët duhet ta shfaqin dashurinë ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj vajzave. Shkaku kryesor i problemeve familjare të përjetuara sot është mungesa e komunikimit dhe e respektit që kanë anëtarët e familjes ndaj njëri-tjetrit. Megjithëse në ditët e sotme prindërit janë më të shkolluar dhe më të informuar rreth edukimit të fëmijëve dhe zhvillimit të tyre, problemet në këtë fushë, në vend të pakësimit janë shtuar edhe më shumë. Nëna në shtëpi përfaqëson dashurinë, dhembshurinë dhe mbrojtjen, ndërsa babai fuqinë dhe autoritetin. Nëse rolet ndryshojnë do të ndodhë rrëmujë në shtëpi dhe fëmijët nuk do të rriten si individë të sigurtë. Çdo njeri përpiqet të ndryshojë tjetrin përveç vetes. Njeriu në radhë të parë duhet të ndryshojë veten dhe më pas të presë ndryshimin e të tjerëve. Fëmijët janë një dhuratë, porosi e Zotit dhe porosia duhet të shihet si një porosi. Prindërit duhet ta konsiderojnë rolin e tyre si një rol të rëndësishëm në plotësimin e kësaj detyre. Le të mos i krahasojmë fëmijët tanë asnjëherë me fëmijët e tjerë nëse duam të rrisim fëmijë të suksesshëm

dhe të lumtur. Kjo do të sillte më shumë dëm sesa dobi. Rritja e fëmijëve të qetë dhe të lumtur sigurisht që lidhet edhe me sigurinë dhe dashurinë e dhuruar që në fëmijëri. Krahas kësaj le t’ia shfaqim dashurinë tonë bashkëshortit(tes) dhe fëmijëve. Ne duhet të jemi një shembull i mirë për fëmijët tanë. Të mbajmë alën që u kemi dhënë fëmijëve. Le të mos grindemi para tyre. Mund të bëjmë diçka gabim, por këtë le të mos e flasim para fëmijëve. Personi më i rëndësishëm në jetën e një njeriu është nëna ndërsa më ndikuesi është babai. Për sa kohë bashkëshortët do të dëgjojnë njëri-tjetrin, do të bie dhe fatura e telefonit. Le të përdorim metodën e tregimeve në edukimin e fëmijëve. Fëmija ynë le të na tregojë çdo ditë nga një histori dhe ne le të përpiqemi ta kuptojmë dhe shpjegojmë atë. MAJ 2013

Di

49


Shëndeti

ESEN BAKHAUTDIN

Të përballesh me autizmin "Sa herë më qëllonte të merrja djalin tim një vjeçar në parukeri, reagimi i tij ndaj buzëqeshjeve dhe lojërave të shoqeve të mia, ishte pothuajse mosekzistent. Unë gjithmonë u thosha: ‘Lëreni se sapo është zgjuar nga gjumi’. Ai ishte fëmijë shumë i heshtur. Ne e dinim se kishte diçka që nuk shkonte me të," shprehej një shoqe e ngushtë e imja në përballjen e saj të hershme me autizmin. Në përgjithësi, prindërit i vënë re shenjat e autizmit brenda dy viteve të para të jetës së fëmijës. Shumica e tyre e kanë të vështirë ta pranojnë sëmundjen dhe aq më tepër të përballojnë sfidat psiko-sociale dhe shpirtërore që shoqërojnë atë. Për më tepër, një pjesë e mirë nuk e kanë idenë se çfarë është autizmi. Autizmi është një çrregullim konjitiv i fëmijërisë që prek zhvillimin e trurit. Si fëmijët ashtu edhe të rriturit me autizëm, në mënyrë tipike manifestojnë vështirësi në komunikimin verbal dhe jo verbal, ndërveprimin social dhe argëtimin. Një numër jo i vogël simptomash dhe çrregullimesh e shoqërojnë atë duke përfshirë edhe aftësi fizike të kufizuar si, të ecurin, lëvizje të përsëritura dhe probleme kronike gastro-intestinale. Akoma nuk dihen shkaqet e autizmit, por të dhënat shkencore në zhvillim e sipër vënë theksin mbi gjenet e përfshirë në zhvillimin e trurit. Shumë gjene janë përgjegjës për përpunimin e informacionit në tru. Zakonisht, është i përfshirë më shumë se një gjen, duke e bërë autizmin një çrregullim të gjerë i cili prek individët në mënyra të shumëllojshme dhe në shkallë të ndryshme. Incidenca e autizmit është afërsisht 1 në 50 fëmijë dhe nuk është akoma shkencërisht e qartë, por djemtë preken 4 herë më shumë sesa vajzat. [1, 2]. Kur shkonim për vizitë në shtëpinë e tyre, vura re se djali 2 vjeç e gjysmë i shoqes sime nuk na shikonte dhe nuk fliste me ne apo me prindërit e tij. Ai ulej në një qoshe të largët në dhomë i vetëm dhe bënte vokalizime të çuditshme. Kur ne përpiqeshim t´i flisnim, ai bërtiste me të madhe. Në shumicën e kohës qëndronte larg televizorit kur ai ishte i ndezur dhe afrohej për të luajtur me kabllon e tij kur ishte i fikur. Kishte një tonus muskular të ulur dhe probleme me lëvizjet fine, kështu që nuk mund të luante njëlloj si djali ynë. Në mënyrë të vazhdueshme përplaste duart dhe tundte dhe shkundte trupin. Ndonjëherë, madje bënte veprime vetëdëmtuese si përplasje të kokës në mur ose pickim të lëkurës. Prindërit, në veçanti e ëma ishte shumë e dëshpëruar nga të gjitha këto siklete dhe qante vazhdimisht. Gjetja e një mjedisi të përshtatshëm për një fëmijë autik nuk është e lehtë. Kështu që, prindërit vendosën ta dër-

50

Di

MAJ 2013

gojnë djalin në një kopësht për gjysmë dite në mënyrë që e ëma të kishte mundësi të merrte veten dhe të largonte mendjen nga problemet për pak kohë, ndërkohë që djali mund të shoqërohej me fëmijë të tjerë, të bëhej më social dhe të fillonte të fliste. Por, vetëm dy ditë më vonë ajo më telefonoi e dëshpëruar duke më treguar eksperiencën e keqe të djalit në kopësht. "Edukatorja nuk dinte ç´të bënte me djalin tonë dhe e kishte lënë të vetëm në një dhomë. Ai është mërzitur shumë dhe është më agresiv tani." Ajo fajësonte veten duke menduar se kishte marrë një vendim të gabuar dhe që ia kishte shtuar më shumë vuajtjet djalit. E kuptova se në këto çaste ajo kishte nevojë për mbështetje psikologjike dhe shpirtërore për ta kapërcyer këtë gjendje të vështirë. Pa dyshim që ishte e vështirë të kishe një fëmijë i cili nuk shoqërohej, nuk fliste apo as nuk të shikonte në sy. Po ne si besimtarë, si na dikton besimi të veprojmë në këtë rast? Çfarë këshille u jepet të vuajturve në librat e shenjtë? Në Kuran thuhet se ne “testohemi” në këtë jetë me sfida dhe sprova të ndryshme dhe vetëm të udhëzuarit në rrugën e drejtë do të meritojnë Parajsën:


"Sigurisht, Ne pa dyshim që do t´ju sprovojmë me frikë dhe uri, me humbje të jetës ose të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave, prandaj ti jepu sihariq durimtarëve dhe të qëndrueshmëve. Ata të cilët, kur u bie ndonjë fatkeqësi thonë, `Pa dyshim të Allahut jemi dhe ne tek Ai do të kthehemi." Të tillët janë ata që do të meritojnë mirësitë dhe mëshirë nga Zoti i tyre dhe me të vërtetë ata janë të udhëzuarit." (1:155-157) [3]. Sipas Islamit, fëmijët me sëmundje mendore konsiderohen si engjëj të pastër dhe të pafajshëm. Prindërve të cilët kujdesen me dashuri dhe dhembshuri ndaj tyre, i është premtuar Parajsa. Meritat e fituara nga sëmundje të tilla i fshijnë të gjitha mëkatet e prindërve dhe në veçanti të nënave si martire të dhembshurisë. [4]. Po ashtu, Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, na nxit të gjejmë shërim dhe kura për çdo sëmundje. Ai ka thënë: "Allahu nuk ka dërguar asnjë sëmundje për të cilën nuk ka dërguar edhe ilaçin e saj" [5] Bibla në shumë vende i përshkruan fëmijët si dhuratë nga Zoti dhe na kujton se fëmijët dhe të rriturit e sëmurë nuk janë mëkatarë. Por, Zoti e shfaq punën e tij në trupin e njeriut me sëmundje dhe shërim: "Ndërsa Jezusi (isai)

kalonte aty pranë pa një burrë të verbër që nga lindja. Dishepujt e tij e pyetën, `Mësues, kush ka mëkatuar ai apo prindërit e tij që ai ka lindur i verbër?' Jezusi u tha, 'As ai as prindërit e tij nuk kanë mëkatuar, por në mënyrë që puna e Zotit të shfaqet mbi të." (Gjoni 9:1-3) Pas një diskutimi të gjatë mbi vargjet e mësipërme të shkrimeve të shenjta, shoqja ime dhe bashkëshorti i saj i rifreskuan mendjet me mendime pozitive dhe vendosën të kërkojnë një qendër të specializuar autizmi për të lehtësuar simptomat e sëmundjes dhe për të rritur funksionimin e tij në shoqëri. Ata gjetën një qendër vetëm disa kilometra larg. Kjo qendër aplikonte "Analizën Behaviorale të Aplikuar" (ABA) për trajtimin e çrregullimeve konjitive. Në këtë program, sjelljet korrekte përforcohen me një stimul, si ëmbëlsirë, biçikletë ose shëtitje ndërsa sjellja negative injorohet. Duke shpërblyer pozitiven, fëmija pakëson sjelljet agresive dhe vetëdëmtuese, fillon të komunikojë me prindërit dhe zhvillon vetëdijen individuale. Kur bëhen të sigurt në aftësitë komunikuese, mund të mësojnë çdo gjë me anë të programit ABA. Brenda 6 muajve, shoqja ime vuri re ndryshim të dukshëm në sjelljen e djalit të saj. "Ai, për herë të parë në jetë, na shikoi dhe na përqafoi. Unë dhe bashkëshorti im shpërthyem në lot," tha ajo. Ajo tregon tani, se djali i saj tashmë 6 vjeçar, noton dhe luan me fëmijë të tjerë. Ai flet disa alë dhe ka një sjellje shumë më të përshtatshme sesa ata mund të kishin imagjinuar. Fëmijët me autizëm mund të dalin nga guaska a tyre me një diagnostikim dhe ndërhyrje të hershme. Nëse prindërit arrijnë t´i pranojnë problemet e sjelljes së fëmijës dhe të bashkëpunojnë me qendra profesionale të specializuara në moshë të hershme, atëherë fëmija mund të rimëkëmbet mirë në jetën familjare dhe shoqërore. Me pak durim, fëmija autik dhe pjesëtarët e familjes mund të arrijnë sukses. Ajo çka duhet është një vullnet i fortë i shoqëruar me dhembshuri, respekt dhe besim të patundur në mirësinë dhe mëshirën e Zotit. Esen Bakhautdin është një sudiues postdoktorant për Biologjinë Qelizore ne Institutin Kërkimor Lerner, Kliveland. References 1. National Autism Association: http://www.nationalautismassociation.org/index.php 2. Autism Society of America: http://www.autism-society.org/site/Page Server? pagename= homepage 3. Unal, Ali. 2007. The Qur'an with Annotated Interpretation in Modern English, NJ: Tughra Books. 4. Nursi, Bediuzzaman Said. 2010. 25 Remedies for the Sick, NJ: The Light, Inc. 5. Al-Bukhari (1980), Jami al Sahih.

Përktheu: Erjon Sukaj

MAJ 2013

Di

51


Asgjë nuk e zëvendëson ujin Konsumoni ujë për të plotësuar nevojën e trupit. Uji përbën 70 % të trupit tonë dhe është një nga lëndët më të pazëvendësueshme. Nevoja e trupit për ujë mund të plotësohet edhe me anë të lëngjeve të tjera si lëngjet e frutave apo me anë të frutave si rrushi , shalqiri e të tjerë. Mendimi se pijet e gazuara plotësojnë nevojën e trupit për ujë është i gabuar. Tek pijet e gazuara gjendet shumë sheqer. Sheqeri i marrë në sasi të mëdha ndikon në metabolizmin e mëlçisë, mund të përballemi me yndyrosjen e saj. Pijet e gazuara nuk plotësojnë nevojën e trupit për ujë Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe acidit, pijet e gazuara ndikojnë në prishjen e dhëmbëve veçanërisht tek fëmijët. Krahas kësaj obeziteti i shfaqur me anë të këtyre pijeve që në moshë të vogël më vonë mund të bëhet shkak i sëmundjeve të diabetit dhe të kancerit të krijua-

Dobitë e të verdhës së vezës Deri pak kohë më parë mendohej se e verdha e vezës ishte shumë e dëmshme për trupin, për shkak të kolesterolit të lartë që përmban. Por kohëve të fundit është parë se nuk është kolesteroli në gjak, ai i cili nxit krizat e zemrës dhe rrezikun e paralizës. Sipas një studimi bëhet e ditur se konsumimi i vezës nuk ka asnjë efekt mbi nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në gjak. Ndërsa, sipas një studimi tjetër të zhvilluar së fundmi thuhet se konsumimi i vezës rrit nivelin e kolesterolit të mirë, i cili mbron zemrën. Sigurisht që ekzistojnë shumë faktorë ushqyes të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trupit. Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e

52

Di

MAJ 2013

vitaminës B. E njohur ndryshe edhe si vitamina e kujtesës, kolin është shumë e rëndësishme në plotësimin e funksioneve neurologjike dhe minimizimin e infeksionit. Krahas kësaj është parë se edhe në rast të konsumimit nga gratë shtatzëna, ajo ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Një tjetër avantazh i ushqyerjes me kolin është edhe lumturia. Konsumimi i ushqimeve me kolin ndihmon në prodhimin e hormonit të lumturisë si serotoninë, dopamine dhe neuroadrenalinë. Krahas kësaj e verdha e vezës përmban dhe dy karotenoide luteinën dhe zeaxantinën. Këta mbrojnë sytë tuaj ndaj verbimit. Sulfuri që përmban veza është një

ra si pasojë e sindromës metabolike dhe yndyrosjes së çrregullt. Për këtë arsye specialistët nuk e këshillojnë konsumimin e tyre. Në vend të tyre mund të konsumohen lëngje natyrale si dhalli, uji, lëngjet e sapo shtrydhura të frutave. As çaji nuk e zë vendin e ujit Kur na merr etja ndonjëherë mundohemi të pimë pije të gazuara apo të tjera por harrojmë se gjëja e vetëm që kërkon trupi ynë është uji. As çaji nuk është zgjidhja e duhur. Çaji dhe elementë të tjerë të gjendur në pijet e gazuara shtojnë derdhjen urinare. Nga njëra anë ne mendojmë se shuajmë etjen, por nga ana tjetër dehidratohemi edhe më shumë. Këshilla e specialistëve është të pimë sa më shumë ujë për të plotësuar nevojën e trupit për ujë. Sepse, pijet e tjera pasi konsumohen do të shtojnë sasinë e sheqerit dhe kafeinës në trup dhe si rrjedhojë shtojnë edhe më shumë kërkesën e trupit për ujë.


lëndë ushqyese e domosdoshme për çdo gjë duke filluar që nga përthithja e vitaminës B e deri tek funksioni i mëlçisë. Sulfuri është i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit dhe keratinës. Edhe kjo ju mundëson të keni flokë më të shndritshëm, thonj të fortë dhe

një lëkurë të butë. Po sigurisht që dobia e të verdhës së vezës nuk duhet të zbehë të mirat e të bardhës. Me pak kalori, e bardha e vezës është një burim i madh proteinash. Veza është një standard i artë për cilësinë e proteinës sepse aminoacidet e vezës treten shumë mirë

nga njerëzit. Megjithëse e verdha e vezës është shumë e shëndetshme nuk duhet harruar se duhet konsumuar në sasi të kufizuara. Specialistët na sugjerojnë të mos konsumojnë më shumë se 4 vezë në javë.

Ja çfarë nuk dini rreth sheqerit... Sheqeri zë një vend të veçantë në çdo etapë të jetës sonë, që nga fëmijëria e deri më sot, por nuk duhet të harrojmë se edhe dëmi që i shkakton trupit është i madh. Sheqeri bëhet shkak i prishjes së dhëmbëve te fëmijët, i obezitetit dhe sëmundjeve të diabetit dhe të zemrës tek të rriturit. Krahas shëndoshjes së personit, ai mund të shkaktojë dhe kancerin. Gjatë shekullit të fundit është vënë re një rritje e konsideruar në konsumimin e sheqerit. Sot në Gjermani mesatarja vjetore e konsumimit të sheqerit tek një person është 35 kg, ndërsa në SHBA 27,6 kg. Kjo shifër shënon rritje sidomos në ditët e festave. mund të hani 16 kube të vegjël sheqeri përnjëherësh? Ndoshta mund t’i hani, por mos harroni se kaq sheqer përmban edhe një kuti me CocaCola. Sheqeri mund të shkaktojë rrudhosjen e fytyrës suaj me ndihmën e një procesi të njohur si glikacion. Procesi glikacion dëmton fibrat dermale. Në fund të kësaj, pas dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës krijohen rrudhat, lëkura humbet gjallërinë e saj. Nëse minimizoni sheqerin ju mund të rritni elasticitetin e lëkurës. Për këtë nuk duhet të bëni ndonjë kurë. Njerëzit në Indi kanë 2 mijë vjet që e shndërrojnë pemën e bambusë në kristale sheqeri. Kur Aleksandri i madh shkoi në Indi u çudit nga mjalti i prodhuar pa ndihmën e bletëve. Në vitin 1747 kimisti gjerman, Andreas Marggraf, zbuloi se sheqeri i gjendur tek panxhari është i njëjtë me sheqerin e gjendur tek bambuja. Në

vitin 1802 filloi punën rafineria e parë e sheqerit. Në këtë mënyrë çmimi i sheqerit ra. Ëmbëltuesit artificiale të përdorur tek lëngjet e ndryshme ju shëndoshin më shumë. Sipas një studimi të Universitetit Purdue minjtë të cilët pinë lëngje me ëmbëltues artificialë kanë marrë më shumë kalori se ato që i kishin pirë me sheqer. Në vitin 1879 Shkencëtari Constantine Fahlberg, i cili punonte në laboratorin e Universitetit John Hopkins, zbuloi rastësisht sakarinën gjatë sintezës së disa lëndëve kimike. Shkencëtarit i mbeti në duar lënda e prodhuar në laborator dhe kështu shkoi në shtëpi. Ndërkohë që po hante bukë, ai e kuptoi se buka ishte pak më e ëmbël megjithëse nuk i kishte hedhur sheqer. Pasi i bashkoi

të gjitha pikat, Fahlberg e kuptoi se ëmbëlsia rridhte nga lënda e përftuar në laborator. Lënda sukralozë e prodhuar kohët e fundit që nuk përmban kalori është zbuluar nga shkencëtarët ndërkohë që përpiqeshin të zbulonin një ilaç për insektet. Ndërsa lënda më e ëmbël e prodhuar deri më sot “lugduname” është 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Sheqeri përbëhet nga molekulat e karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Sheqeri më i thjeshtë përmban glukozë, fruktozë dhe galaktozë. Sheqeri i përdorur nga ne është kristalizimi i sukrozës. Sukroza krijohet nga bashkimi i molekulës së fruktozës me atë të glukozës. Sheqeri është një nga lëndët themelore të karbohidrateve që gjenden më shumë tek gjallesat. MAJ 2013

Di

53


Kuriozitete Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë Bota po tregohet gjithnjë e më e etur për dije, gjysmën e dytë të shekullit XX, numri i atyre që zotërojnë një diplomë është rritur me 200 për qind. Edukimi është krenaria e një populli fisnik, që di të jetojë dhe të kuptojë jetën dhe që për më tepër ka dëshirë të kontribuojë në ngritjen e nivelit kulturor botëror. Cilat janë vendet me përqindje më të lartë të njerëzve të edukuar në mënyrë elitare? Duket se diplomat universitare gjatë gjysmës së shekullit të XX kanë pësuar një rritje 200 për qind në shumicën e vendeve të botës. Ja dhjetë shtetet më të zgjuara në botë. Kanadaja renditet e para kur bëhet alë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master. Sipas Yahoo, 68 për qind e kanadezëve të moshës 15vjeçare dhe më lart ka një edukim mbi shkollën e mesme. Çdo vit shpenzimet publike dhe private mbi arsimin arrijnë 2.5 për qind të GDP-së. 71 për qind e femrave të moshës nga 25-44 vjeçe e kanë plotësuar arsimin e tyre në nivele të larta, e njëjta gjë vlen edhe për 65 për qind të meshkujve. Ndërkohë, përqindja e individëve që zotërojnë një diplomë është rritur nga 10.9 për qind në vitin 1990 në 22.5 për qind në vitin 2012. Izraeli renditet i dyti në listën e shteteve më të zgjuara dhe më të edukuara. Vite më parë, në Izrael, edukimi ishte një privilegj i pak njerëzve, vetëm 1600 studentë kishin fatin të edukoheshin në universitet. Në vitet e fundit, kjo shifër ndryshoi në mënyrë drastike në 206.000 studentë, 61 për qind e të cilëve studiojnë brenda vendit. Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botëror në fusha të ndryshme që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi. Japonia është e njohur në të gjithë botën, për arritjet e saj në teknologji dhe shkencë, ndaj nuk është çudi që renditet e treta për sa u përket vendeve më të edukuara. 44 për qind e 127.9 milionë

54

Di

MAJ 2013

e njerëzve që janë pjesë e popullatës së Japonisë kanë mbaruar studimet e larta. Vendi ka nxjerrë 15 nobelistë në fusha si fizika, kimia dhe mjekësia, si dhe në lidhje me teknologjinë robotike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si të katërtat në listën e shteteve më inteligjente dhe të edukuara. Në vitin 2009-2010 në të gjithë Amerikën Veriore numëroheshin rreth 4.495 universitete. Është interesant fakti që gjithnjë e më shumë femra bëhen pjesë e nivelit të lartë të edukimit dhe i kanë tejkaluar meshkujt kur bie ala për mbarimin me sukses të studimeve. Mendohet se femrat zotërojnë 58 për qind të diplomave bachelor, 60 për qind të diplomave master dhe 49 për qind të doktoraturave. Intelektualët amerikanë janë të njohur në të gjithë botën për kontributin e vazhdueshëm që japin në të gjitha fushat e shkencës dhe jetës. Zelanda e Re është shteti i pestë më i zgjuar dhe i edukuar në renditjen botërore. Shkalla e personave që dinë të shkruajnë e të lexojnë mes të rriturve është 99 për qind. Mendohet se 40 për qind e të gjithë popullatës zotëron një diplomë universiteti. Koreja e Jugut renditet në vendin e gjashtë. Edukimi në këtë shtet është shumë strikt. Punësimi dhe statusi i çdo njeriu varet në mënyrë të pandashme nga niveli i arsimimit dhe arritjet shkencore, gjë që shton shumë konkurrencën mes studentëve. 39 për qind e popullsisë ka një diplomë universiteti. Koreja e Jugut së bashku me Finlandën janë shtetet e vetme ku më popullore

nuk janë degët si shkenca shoqërore, drejtësia dhe biznesi. Studentët atje zgjedhin të studiojnë shkencat humane dhe art. Norvegjia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia zënë të gjithë vendin e shtatë për shkallën e zgjuarsisë dhe edukimit. Në të gjitha këto shtete 37 për qind e popullatës ka diplomën e mbarimit me sukses të universitetit. 23 për qind e shpenzimeve të Norvegjisë shkojnë për arsimin e lartë dhe programet bachelor ndiqen nga 60 për qind e të gjithë atyre që mbarojnë shkollën e mesme. Në Finlandë, shumica e studentëve përzgjedhin degë si inxhinieria, industria e prodhimit dhe ndërtimit. Nga ana tjetër, Australia tërheq një numër të madh të studentëve nga e gjithë bota, kjo prej nivelit të lartë të edukimit të ofruar. E njëjta gjë ndodh edhe me Britaninë e Madhe, e cila është e preferuar prej shumë studentësh nga e gjithë bota. Estonia dhe Irlanda e ndajnë vendin e tetë mes tyre. Në të dyja këto vende, 36 për qind e popullatës mbart një diplomë universiteti. Estonia ka një numër të madh institucionesh, të cilat ofrojnë një larmi kursesh si shkencat e mjedisit, teknologjia dhe semiotika. Nga ana tjetër, Irlanda është shtëpia e shumë intelektualëve që kanë dhënë kontribut botëror. Robert Boil është një nga zbuluesit modernë në kimi, Xhon Tindall zbuloi shkakun se përse qielli është blu dhe Xhorxh Stonei që shpiku termin “elektron”. Luksemburgu dhe Zvicra janë në


vendin e nëntë të shteteve më të zgjuara. Edhe pse Luksemburgu ka vetëm një universitet, 35 për qind e popullatës ka diplomë universiteti. Nga ana tjetër, Zvicra krenohet me vendin e rëndësishëm që zë në organizata ndërkombëtare si OKB, Organizata Botërore e Shëndetit dhe për Organizatën Europiane për kërkime nukleare. Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. Është shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë

studentët e tyre për të ndjekur universitetin. Këto rregulla aplikohen vetëm për qytetarët danezë dhe jo për të huajt, të cilët duhet të paguajnë shuma të larta. Pavarësisht këtij përfitimi që mund të përdorin studentët, vetëm 34 për qind e popullsisë ndjek studimet e larta universitare. Kanadaja renditet e para kur bëhet alë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master.

Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botërorë në fusha të ndryshme, që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi. Punësimi dhe karriera në Korenë e Jugut ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelin e arsimit dhe arritjet shkencore, këtu edukimi është shumë strikt. Danimarka është nga vendet e pakta që i paguan studentët të ndjekin universitetin, megjithatë vetëm 34 për qind e popullsisë e shfrytëzon këtë mundësi.

Rreziqe të reja për duhanpirësit Janë tashmë të ditura pasojat negative që sjell konsumimi i cigares, si për shembull kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e mushkërisë. Kërkimet e reja e shtojnë këtë listë, duke e bërë duhanin akoma edhe më të rrezikshëm. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, duhanpirja është një nga shkaqet kryesore që sjell vdekjen. Mendohet se rreth 6 milionë njerëz vdesin çdo vit, si pasojë e sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Një studim i ri vështron më afër duhanpirësit, që pinë cigare menjëherë pas zgjimit në mëngjes. Kërkuesit e Universitetit të Pensilvanisë shprehen se rasti i mësipërm i ekspozon më shumë kon-

sumuesit drejt kancerit të mushkërisë dhe gojës. Një nga rrugët më të mira që njerëzit ndjekin për të pakësuar nivelin e nikotinës, është analizimi i 10 sendeve të para, me të cilat kanë të bëjnë menjëherë pas zgjimit. Mesa duket, duhani është një nga këta artikuj që lidhet drejtpërdrejt me varësinë ndaj nikotinës dhe me sëmundje të shumta. “Kjo e dhënë është akoma më interesante sesa numri i cigareve që konsumohet nga cilido çdo ditë”, thotë Stefan Bransteter, asistent profesor për sjelljet e shëndetshme. Ai dhe kolegu i tij, profesor Xhoshua Moskat, mendojnë se e dinë arsyen që çon në rritjen e nivelit të rrezikut. “Ne po mundohemi të krijojmë një teori që bën lidhjen midis sasisë së nikotinës së përdorur, por edhe mënyrës se kur njerëzit e marrin atë”, thotë Stefan Bransteter. Mendohet se njerëzit që e pinë cigaren sapo zgjohen në mëngjes janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të shumta. Ekziston gjithashtu mundësia që këta njerëz të konsumojnë më shumë cigare se normalisht. Studiuesit mendojnë se mënyra sesi njerëzit e përdorin duhanin, mund të tregojë të dhëna interesante, të cilat do të përdoren për të parandaluar përdorimin kaq masiv të cigares. Është e qartë se duke e mbajtur duhanin më gjatë në mushkëri dhe duke

e nxjerrë atë me intervale të caktuara kohore, rritet mundësia për shtimin e toksinës në trup. “Më e rëndësishmja nga ato që zbuluam është se, personat që pinë cigare herët në mëngjes, janë më të pambrojtur ndaj një lloji specifik të nikotinës kancerogjene që quhet NNK. Kur trupi e absorbon këtë nikotinë, prodhohet një substancë që quhet NNAL. Kjo është shumë e përhapur te personat që konsumojnë cigare menjëherë pas zgjimit dhe që janë të sëmurë me kancer të mushkërisë.” Te këta njerëz rreziku është shumë i lartë, ndonëse shkencëtarët nuk arrijnë akoma ta përcaktojnë me saktësi shkallën e tij. Nuk dihet me siguri sesi mund të ndreqet ky problem te personat që deri më tani kanë kryer këtë veprim, hulumtuesit thonë se po kërkojnë një kurë të mundshme. Ajo që dihet me siguri, është fakti që te personat që pinë cigare menjëherë pas zgjimit, ka një rrezik të madh ndaj kancerit të mushkërive. Studimi u bazua në të dhënat e mbledhura prej 2000 duhanpirësve. Më shumë se 30 për qind u shprehën se, ata pinin një cigare 5 minuta pasi zgjoheshin. Po kaq njerëz u shprehën se e merrnin cigaren e parë nga 6-30 minuta pas zgjimit. Këshilla që japin kërkuesit për të gjithë ata që përdorin duhan është të jenë të vëmendshëm në lidhje me kohën kur e konsumojnë cigaren, sepse është e qartë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në organizëm. MAJ 2013

Di

55


Faqja juaj

ISMAIL HEKIMOGLU

ARJOLA ZAÇI

- MEDRESEJA E KORÇËS

ANALIZA E KOHËS SONË Kjo është koha kur mëkatet u lanë të lira dhe u bënë pengesë për veprat e mira. Kjo është koha kur macja mund luanin. I ftojnë në një mbledhje gratë sipërmarrëse. Një grua me minifund ka zënë derën dhe i thotë një gruaje me shami: “Ti nuk mund të hysh!” Kjo do të thotë që macja të mundë luanin. Në këtë kohë nuk luftojnë ushtarët, por luftojnë armët dhe ushtarët vështrojnë. Komandanti qëndron pas armës dhe tregon shënjestrën qindra kilometra larg. Urdhëron ushtarin, merr shenjë, gjuaj, dhe shënjestra fshihet nga harta. Në këtë kohë armët shkatërrojnë vende që ushtarët s’i kanë parë me sy. Në këtë kohë ata që lexojnë Kur’an mund të munden nga fuqi fare të pavlera. Në këtë kohë kushti i vetëm për të qenë modern/bashkëkohor është të zhytesh në harame. Në këtë kohë feja e sajuar kaloi përpara Fesë Hyjnore. Media është bërë truri i shoqërisë. Të rinjtë, duke u mashtruar nga media, filluan të imitonin çfarë shihnin. Në kohën tonë një vend mysliman nuk dallon nga një qytet evropian, rrugë të njëjta, makina të njëjta, veshje të njëjta, stili i jetesës i njëjtë. Në këtë kohë ngushëllimi kërkohet nëpër bare, kurse shansi provohet nëpër kazino. Respekti, mëshira janë larguar. Të moshuarit qajnë, të rinjtë argëtohen. Në këtë kohë lidhjet familjare u kalbën. Bashkëshortët sa më shumë ta kuptojnë njëri-tjetrin aq më rezistentë janë ndaj ndikimeve të jashtme. Secili kërkon rrugë shpëtimi sepse shoqëria njerëzore gjendet në një rrënim të madh. Njerëzit janë të habitur në këtë kohë... Deri këtu vizatuam një tablo pesimiste... Por... Në këtë kohë sevapi i një adhurimi të bërë është njëqind herë më shumë se në kohët e shkuara. Ashtu si të parët tanë, të cilët bënë çdo përpjekje për të na përgatitur këto ditë, edhe ne duke bërë të gjitha përpjekjet do t`u përgatisim një të ardhme më të mirë brezave të ardhshëm. Në këtë kohë ta jetosh Islamin është trimëri.

56

Di

MAJ 2013

Ti! Ti që dje ishe vetëm një plan i bukur për të plotësuar një familje të re. Ti që dje nuk dije as të lidhje dy alë. Ti që dje shihje çdo gjë me sytë e çiltër të një fëmije të pafajshëm. Ti që dje ishe i pafuqishëm për të ecur me këmbët e tua. Ti që dje, me pretekstin se kishe frikë, nuk doje të largoheshe nga përqafimi i ngrohtë i nënës. Ti që dje doje të ishe i lirë, i pavarur. Ti që dje nuk ishe i përgjegjshëm për ato që bëje. Ti që dje nuk doje t`ia dije nëse lëndoje njeri, nëse thyeje një zemër apo vrisje një shpresë. Ti që dje gjeje shpëtim në mëkat, largoje problemet me një gotë alkool, gjeje ngushëllim në rrugë të gabuar. Ti që dje kujtoje se kishe çdo gjë dhe e ndjeje zemrën më bosh se vetë errësira. Ti që dje kujtoje se bota ishte jotja, por vetminë e kishe shoqëruese të shpirtit tënd të ngratë. Ti që dje kënaqeshe kur dikush derdhte lot, vuante… Ti që dje nuk pranoje fajin dhe gabimin nuk e quaje pjesë tënden. Ti që dje nuk prekeshe as nga e qara e një foshnjeje që kërkonte nënën e vet. Ti që dje përbuzje edhe njeriun e shkretë, që nga nevoja shtrinte dorën para çdo njeriu për të kërkuar lëmoshë për fëmijët e tij. Ti që dje braktise nënë e baba. Ti që bëre shtëpi tënden çdo vend jo të hijshëm. Ti që dje udhëhiqeshe nga egoja jote, ishe bërë rob i saj. Ti që dje mendoje për vete … Ti… Ti që sot pendohesh për çdo sekondë të shkuar dëm. Ti që sot gjete Zotin Tënd. Ti që sot u ftove në shpëtim. Ti që sot u ftove në namaz. Ti që sot përulesh para Zotit Tënd. Ti që sot ecën në rrugë të drejtë. Ti që sot shndrit në fytyrë si një yll në tokë. Ti që sot dridhesh vetëm duke dëgjuar emrin e Tij


LUIZA CJAPI

Fije shprese Më lindi një fije shprese Kur jetën nuk e doja Më gjallëroi zemrën Kur në të s’besoja.

të përmendet. Ti që sot vrapon për në shtëpinë që gjithnjë ka qenë e jotja, për në xhami. Ti që sot gjen ngushëllim te namazi yt, te sexhdja jote, te Kur`ani Famëlartë. Ti që sot afrohesh çdo ditë me Zotin tënd me anë të lutjeve të tua. Ti që sot bën çdo gjë që Atij i pëlqen. Ti që sot i rri larg çdo gjëje që Ai nuk e quan të pëlqyeshme. Ti që sot mundohesh të ecësh në hapat e Profetit tënd të dashur (s.a.s.). Ti që sot puth çdo pjesë toke ku nëna jote shkel. Ti që sot ha veten me dhëmbë për një namaz të vonuar. Ti që sot nuk ia fal vetes qoftë dhe një lot te derdhur nga syri i asaj që të dha jetë. Ti që sot prekesh nga një zog i vogël që nuk ngrihet dot në fluturim. Ti që sot ke dhembshuri për çdo gjë që sheh. Ti që sot falënderon Atë për çdo mirësi. Ti që sot u bekove me një foshnje që ta ka bërë zemrën më të butë se mëndafshi. Ti që sot nuk pret asgjë në këmbim, por mjaftohesh me një buzëqeshje. Ti që sot bën çdo gjë për hir të Allahut tënd (xh. xh). Ti që sot do të ndryshosh botën. Ti që sot arrin të shohësh mrekullitë që të rrethojnë. Ti që sot mësove ç’do të thotë të falësh. Ti që sot mësove të japësh mundësi të dyta. Ti që sot e ke zemrën plot. Ti që sot nuk ndjehesh asnjëherë vetëm. Ti që sot vlerëson çdo sekondë. Ti që sot lufton për një të nesërme më të mirë. Ti që sot punon për një jetë të pastajme. Ti që sot fle me emrin e Allahut dhe çohesh me falënderimin ndaj Tij. Ti që nesër do të jesh një shembull. Ti që nesër do të shpëtosh edhe të tjerë. Ti që nesër do t’i quash të gjithë motra e vëllezër. Sot është dita, nesër mund të jetë shumë vonë. Duaj, Fal, Dhuro, Bindu, Sakrifiko, Shpjego! Për ty Allahu mjafton…

Më lindi një rreze drite Në kulmin e trishtimit Kur rrugën kisha humbur Në kthetrat e dëshpërimit. Lindi drita e besimit Atëherë kur s’e prisja I dha jetë shpirtin tim Kur doja të vdisja. E shërova zemrën Nga pikat e lotit E largova dhimbjen Me dashurinë e Zotit.

Zgjohu Anija të lundroi e qetë Lëre, mes dallgëve të shkojë Më duket se kapitenin e ka zënë gjumi A do mundet vallë detin ta kalojë Zgjohu të lutem, zgjohu Timonin e besimit mbërthe Do çash dete e oqeane Do udhëtosh mbi re. Zgjohu...

Raina Re në qiell për ty s’do ketë As shi s’do të bjerë I ndritshëm dielli do jetë Në të madhen gjithësi. A thua je vetëm në këtë botë? Jo, Zoti të krijoi ta gëzosh këtë mbretëri. MAJ 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

MAJ 2013


MAJ 2013

Di

59


60

Di

MAJ 2013


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.