Revista Drita Islame, Korrik 2012

Page 8

Në Fokus

DORIAN DEMETJA

RAMAZANI,

MUAJI I MIRËSISË DHE FALJES Adhurimet islame nuk janë të atij lloji që e lidhin njeriun me gjëra misterioze, apo të mendosh se Islami e obligon njeriun të kryejë veprime të paperceptueshme e lëvizje të pakuptimta. Përkundrazi, detyrimet që Islami ia kërkon çdo besimtari janë ushtrime të përsëritura që bëhen me qëllim që t’ia mësojnë e bëjnë zakon që të jetojë me moral të shëndoshë dhe i kapur fort pas tyre. Kështu, kur All-llahu i Madhëruar urdhëroi faljen e detyruar për myslimanët, tregoi edhe urtësinë e kryerjes së këtij adhurimi kur thotë: “Kryeje faljen e rregullt sepse ajo vërtet të ndalon nga veprat e turpshme dhe abuzimet e paligjshme” (Kuran, 29:145). Zekati gjithashtu nuk është një taksë që merret nga pasuria e besimtarëve, por është mbjellje e ndjenjave të simpatisë e mëshirës dhe bazë për formimin e lidhjeve dhe harmonisë midis të gjitha shtresave të shoqërisë. Ndriçimi i shpirtit dhe ngjitja tek një nivel më i lartë fisnik janë filozofia e këtij adhurimi. Profeti Muhamed (a.s.) i dha dimensione të gjera kuptimit të këtij adhurimi kur tha: “Buzëqeshja jote përpara fytyrës së vëllait tënd është sadaka, të orientosh një njeri që ka humbur rrugën është sadaka, të ndash përgjysmë atë që ke me të tjerët është sadaka, të këshillosh një person që është futur në rrugë të gabuar për ta larguar nga e keqja është sadaka...” All-llahu e caktoi agjërimin në muajin Ramazan, jo si privim për besimtarët nga ngrënia e pirja, por si hap të besimtarit për privimin e përhershëm nga mëkatet. Profeti Muhamed (a.s.) e konfirmon këtë kur porosit: “Ai që nuk heq dorë nga gënjeshtra, nga veprat e turpshme dhe të folurit keq për të tjerët, duhet ta dijë se Allllahu i Madhëruar nuk ka nevojë për agjërimin e tij.” Nga ky prezantim i përmbledhur i disa prej riteve themelore të Islamit, kuptohen qartë raportet që lidhin fenë me natyrën njerëzore. Ato janë të ndryshme për sa i përket formave të jashtme, por takohen tek qëllimi. Falja, agjërimi, zekati, haxhi dhe mësime të tjera të Islamit janë piedestalet e larta që synojnë ngjitjen e njerëzve drejt vlerave hyjnore. Ramazani është muaji i një “terapie” intensive për kurimin e sëmundjeve të shpirtit. Ashtu si pranvera që është stina e luleve edhe muaji i agjërimit është koha e vitit ku besimtarët myslimanë intensifikojnë përpjekjet

8

Di

KORRIK 2012

e tyre për të kultivuar virtytet e larta morale dhe pastruar shpirtin nga mëkatet. Njeriu i afrohet Krijuesit me anë të bindjes ndaj urdhrave dhe obligimeve që Ai urdhëron dhe agjërimi është një nga rrugët që e dëshmon atë. Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame. Shkaqet e prishjes së ekuilibrave sot në botë, të akteve të dhunës, të pabarazisë ekonomiko-sociale, të urrejtjes etnike e fetare etj., duhen kërkuar në peshën e lehtë të gjykimit njerëzor, në anën e errët të karakterit, në etjen për luks, në gjendjen e turbullt emotive dhe mungesën e respektit për jetën humane. Të gjitha këto janë sëmundje të zemrës, ndërsa agjërimi është një mjet shërimi i saj. Ai shërben si një ndriçues i fuqishëm që depërton thellë në zemër dhe ndriçon pjesët e errëta të saj, pastron shpirtin nga mëkati dhe kultivon virtytin. Agjërimi na jep mundësi të kontrollojmë më mirë vetveten, të ushtrojmë një komandë të plotë ndaj pasioneve dhe të disiplinojmë më mirë veprimtarinë tonë në marrëdhënie me të tjerët. Me agjërim jemi në gjendje të risigurojmë vetveten dhe të ruajmë dinjitetin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.