Revista Drita Islame, Korrik 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 7 (354) | Korrik 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

KORRIK 2012

Di

1


2

Di

KORRIK 2012


KORRIK 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 7 (354) Korrik 2012

6

36

Të jetosh Ramazanin

8

Në fokus Dorian Demetja

10 Aktualitet

- KMSH ringjall traditën e synetimit tek shqiptarët - Medresistet shqiptare shkëlqejnë në Holandë - Ndahet nga jeta filozofi mysliman, Rozhe Garodi - Nicolas Anelka: Islami më ka dhuruar paqen

Tirazhi 5000

16

Komente & Opinione Gëzim Tushi Roli i fesë dhe problemet sociale të jetës

18

Forum Emrie Skuka Jam krenare për zgjedhjen e fesë Islame

20

38

24

Dossier & Histori Blerim Lazimi Kontributi i medresistëve në zhvillimin e arsimit në trevat e Dibrës

28

Estetikë Edison Çeraj

40

Bota jonë

44

Retrospektivë

46

Personalitet

48

32

Foto arkiv Janina - 1913 / Paramithia - 1913

Reportazh Ferit Lika Agjërim në kohën e diktaturës

4

Di

KORRIK 2012

Namazi i taravive

Agjërimi, mësime dhe porosi

Daut Boriçi

Familja Aisa Kokiçi - Unë dua një baba të vërtetë

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

54

- Dobitë shëndetësore të agjërimit - Rreziku që na vjen nga Fast food-i

- "Kurani dhe besimtari janë binjakë" - Zgjerimi i Qabesë do të akomodojë 10 milion haxhilerë

Pyetje - Përgjigje Gazmend Aga - Cilat janë urtësitë dhe mirësitë e agjërimit?

Pamundësia e kritikës në art

30

Bota jonë Ismail Muçej Agjërimi dhe vlerat e tij njerëzore

Intervista Rozhe Garodi Filozofi francez që idealin e vet e gjeti në Islam

Bota jonë Nexhat Ibrahimi Agjërimi në rrugëtimin e tij historik

Ramazani, muaji i mirësisë dhe faljes

ISSN 2226-7115

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ali Zaimi

56

Medresetë tona Bajram Omeri Medreseja "Liria" Cërrik, risi në arsimin fetar në Shqipëri


KORRIK 2012

Di

5


Editorial

ALI ZAIMI

Me ardhjen e Ramazanit bien të gjitha barrierat e arritjes për tek All-llahu, shkatërrohen të gjitha paudhësitë, zbret qetësia dhe mirësia; e mbi tokën e besimit mbretëron mëshira, dashuria, vëllazëria…

Më alëdrejti i njerëzve, Hz. Muhamedi (a.s.), që në krye të herës, solli lajmin e gëzueshëm se kush e agjëron Ramazanin me besim dhe me përkushtim i falen të gjitha gjynahet e kaluara. Pikërisht me fillimin e Ramazanit, rinovohen edhe një herë mendimet, ndizen shpresat, frymëzohen ndjenjat, pastrohen ndërgjegjet; besimtarët me dëlirësinë që i karakterizon kërkojnë të shijojnë të gjitha minutat plot begati të kësaj sofre hyjnore, minutat nxisin adhurimin dhe veprat e mira si asnjëherë tjetër, veprat synojnë sinqeritetin dhe mëshirën, ndërsa mëshira në frekuenca të shumëllojshme përqafon botën mbarë… Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, duke e bërë të ndjejë nevojën e ushqimeve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Pronarin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës. Me ardhjen e Ramazanit bien të gjitha barrierat e arritjes për tek All-llahu, shkatërrohen të gjitha paudhësitë, zbret qetësia dhe mirësia; e mbi tokën e besimit mbretëron mëshira, dashuria, vëllazëria… Për shpirtrat që ndiejnë përherë etjen për mëshirë, Ramazani është si shiu që mbërrin në zemër të tokës, vadit gjithë qenien, nga koka tek këmbët, ujit ndërgjegjet që kanë filluar të thahen, zbret deri në thellësitë e ndjenjave dhe e kthen vetëdijen njerëzore në një pllajë të gjelbëruar. Çdo natë në Ramazan është shumë më e thellë se netët e tjera dhe me dimensione të përtejme; ndërsa ditët veshur me ngjyrat e mëshirës sjellin atmosferën e një mbretërie paqeje, nga Lindja në Perëndim, falë energjisë e cila buron nga besimi në zemrat e njerëzve. Paqe e cila mbulon zemrën e besimtarit e qetëson shpirtin e mëkatarit. Në këtë muaj shpirti i njeriut është i prirë drejt kthimit në esencën e tij dhe pastrimit të plotë. Në këtë muaj portat e qiellit janë hapur duke pritur lutjen e agjëruesit, nga ku drejtohet thirrja e All-llahut: “A ka dikush që Më lutet - T’ia pranoj lutjen? Ka dikush që kërkon diç - që T’ia jap? Ka dikush që kërkon për faljen e mëkateve - T’ia fal?”; krahët e mëshirës janë shtrirë anekënd dhe nuk ka lutje a pendim të mos pranohet, kjo falë Krijuesit dhe madhështisë që Ai

6

Di

KORRIK 2012

TË JET

RAMAZ


TOSH ZANIN

i dha këtij muaji. Privimet e vetëdijshme gjatë Ramazanit janë vetëm se rrjedhojë e bindjes së vullnetshme që vjen nga besimi, i cili është edhe çelësi magjik i lumturisë së të dy botëve. Koha e agjërimit është koha e pastrimit, ngadhënjimit dhe pranimit të lutjes, përmes së cilës besimtari i afrohet Zotit të botëve, si shenjë e nënshtrimit dhe respektit vetëm për Atë. Shpirtrat e agjërueshëm, përgatiten çdo natë për një takim të ri, të emocionuar deri në ngazëllim, të sjellshëm në masë dhe të edukuar deri në habi, trokasin në dyert e mëshirës dhe shpresës. Në fytyrat e tyre shfaqen njëherësh modestia me seriozitetin, siguria me brengën, sundon të qenët që e mënjanon bindshëm të dukurit. Zemrat u rrahin me dashuri, para së gjithash për të Dashurin e vetëm të zemrës së tyre, e më pas, po për hir të Tij, për çka ai ka krijuar. Sytë plot magji e të mbështeturve me gjithë zemër tek All-llahu, pasqyrojnë një sërë thellësish prej së përtejmes dhe gati të gjithë këta sy shkëlqejnë me dritën e një bote të panjohur. Ramazani, me gjithë dritën dhe forcën magjepsëse që zotëron, na pëshpërit me zërin shpresëdhënës pasuritë tona shpirtërore, traditën tonë të hershme; na pëshpërit dhe shpirtrat tanë të uritur i ngop me sofra të begata. Mbarë myslimanët, të rinj e të vjetër, gra e burra, të pasur e të varfër, të shëndetshëm e të sëmurë, drejtues e të drejtuar, nëpunës e tregtarë, vijnë e bashkohen në klimën zbutëse, formuese e të magjishme të Ramazanit e me një përzemërsi, pastërti, ngrohtësi ndajnë së bashku një lumturi që vetëm krijesat qiellore e njohin. Gjatë këtij muaji, më tepër se kurrë njerëzit e besimit, me përulësi të plotë dhe dëshirë të zjarrtë kthehen te Zoti me tërë qenien e tyre, ndërkohë, çdo gjë tjetër veç kënaqësisë së Zotit zhduket nga vështrimi i tyre. Qëllimi i fesë Islame është të gatuajë një shpirt të dashuruar me besimin, njeriun dhe lirinë, dhe pikërisht Ramazani luan një rol të rëndësishëm për ripërtëritjen e këtij ideali. Për të vëmendshmit e këtij muaji, iftaret përmbushen me ndjenjën e adhurimit dhe thuajse bashkëngjiten me teravitë; syfyret ndërthuren me namazin e natës dhe marrin pjesë prej afrimit me Mëshirëplotin. Çdo zë, çdo lëvizje, çdo hap dhe çdo veprimtari në këtë muaj, na kujton Ramazanin në mënyrën e vet. Agjërimi në këtë muaj stimulon lëvizjen e përgjegjshme dhe aktivitetin, që janë dhe thellësitë më të rëndësishme të ekzistencës. Ne shpresojmë dhe besojmë se ata që do t’i hapin dyert e zemrës atmosferës së magjishme të Ramazanit me të gjithë pasuritë e saj të paimagjinueshme, dhe vetëm se nga Zoti i Botëve të shpërblyeshme, do të gjejnë qetësi në shpirt, shëndet në trup, begati në jetë dhe surpriza të papërshkrueshme nga All-llahu në botën tjetër. Një vlerë e shtuar, por e rëndësishme, ndoshta sa vetë agjërimi, është nxitja dhe këshilla me urtësi e butësi e shoqërisë sonë të afërt e më gjerë që edhe ata të bëhen pjesë e këtyre përjetimeve që synim final dhe të vetëm kanë kënaqësinë e Zotit. KORRIK 2012

Di

7


Në Fokus

DORIAN DEMETJA

RAMAZANI,

MUAJI I MIRËSISË DHE FALJES Adhurimet islame nuk janë të atij lloji që e lidhin njeriun me gjëra misterioze, apo të mendosh se Islami e obligon njeriun të kryejë veprime të paperceptueshme e lëvizje të pakuptimta. Përkundrazi, detyrimet që Islami ia kërkon çdo besimtari janë ushtrime të përsëritura që bëhen me qëllim që t’ia mësojnë e bëjnë zakon që të jetojë me moral të shëndoshë dhe i kapur fort pas tyre. Kështu, kur All-llahu i Madhëruar urdhëroi faljen e detyruar për myslimanët, tregoi edhe urtësinë e kryerjes së këtij adhurimi kur thotë: “Kryeje faljen e rregullt sepse ajo vërtet të ndalon nga veprat e turpshme dhe abuzimet e paligjshme” (Kuran, 29:145). Zekati gjithashtu nuk është një taksë që merret nga pasuria e besimtarëve, por është mbjellje e ndjenjave të simpatisë e mëshirës dhe bazë për formimin e lidhjeve dhe harmonisë midis të gjitha shtresave të shoqërisë. Ndriçimi i shpirtit dhe ngjitja tek një nivel më i lartë fisnik janë filozofia e këtij adhurimi. Profeti Muhamed (a.s.) i dha dimensione të gjera kuptimit të këtij adhurimi kur tha: “Buzëqeshja jote përpara fytyrës së vëllait tënd është sadaka, të orientosh një njeri që ka humbur rrugën është sadaka, të ndash përgjysmë atë që ke me të tjerët është sadaka, të këshillosh një person që është futur në rrugë të gabuar për ta larguar nga e keqja është sadaka...” All-llahu e caktoi agjërimin në muajin Ramazan, jo si privim për besimtarët nga ngrënia e pirja, por si hap të besimtarit për privimin e përhershëm nga mëkatet. Profeti Muhamed (a.s.) e konfirmon këtë kur porosit: “Ai që nuk heq dorë nga gënjeshtra, nga veprat e turpshme dhe të folurit keq për të tjerët, duhet ta dijë se Allllahu i Madhëruar nuk ka nevojë për agjërimin e tij.” Nga ky prezantim i përmbledhur i disa prej riteve themelore të Islamit, kuptohen qartë raportet që lidhin fenë me natyrën njerëzore. Ato janë të ndryshme për sa i përket formave të jashtme, por takohen tek qëllimi. Falja, agjërimi, zekati, haxhi dhe mësime të tjera të Islamit janë piedestalet e larta që synojnë ngjitjen e njerëzve drejt vlerave hyjnore. Ramazani është muaji i një “terapie” intensive për kurimin e sëmundjeve të shpirtit. Ashtu si pranvera që është stina e luleve edhe muaji i agjërimit është koha e vitit ku besimtarët myslimanë intensifikojnë përpjekjet

8

Di

KORRIK 2012

e tyre për të kultivuar virtytet e larta morale dhe pastruar shpirtin nga mëkatet. Njeriu i afrohet Krijuesit me anë të bindjes ndaj urdhrave dhe obligimeve që Ai urdhëron dhe agjërimi është një nga rrugët që e dëshmon atë. Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame. Shkaqet e prishjes së ekuilibrave sot në botë, të akteve të dhunës, të pabarazisë ekonomiko-sociale, të urrejtjes etnike e fetare etj., duhen kërkuar në peshën e lehtë të gjykimit njerëzor, në anën e errët të karakterit, në etjen për luks, në gjendjen e turbullt emotive dhe mungesën e respektit për jetën humane. Të gjitha këto janë sëmundje të zemrës, ndërsa agjërimi është një mjet shërimi i saj. Ai shërben si një ndriçues i fuqishëm që depërton thellë në zemër dhe ndriçon pjesët e errëta të saj, pastron shpirtin nga mëkati dhe kultivon virtytin. Agjërimi na jep mundësi të kontrollojmë më mirë vetveten, të ushtrojmë një komandë të plotë ndaj pasioneve dhe të disiplinojmë më mirë veprimtarinë tonë në marrëdhënie me të tjerët. Me agjërim jemi në gjendje të risigurojmë vetveten dhe të ruajmë dinjitetin


dhe integritetin tonë e të çlirohemi nga kthetrat e së keqes. Gjithë përgatitja që bëjnë besimtarët për ta pritur e përcjellë këtë muaj të bekuar me përkushtim, sjell atë atmosferë që Profeti Islam (a.s.) e karakterizon me thënien: “Kur hyn Ramazani hapen portat e xhenetit, mbyllen portat e xhehenemit dhe prangosen djajtë”. Ndërsa në një urtësi tjetër ai vijon: “Djalli lëviz brenda njeriut si gjaku, prandaj ngushtojani rrugët e lëvizjes me agjërim.” Agjërimi kultivon tek besimtarët mëshirën, e cila është cilësi e All-llahut të Madhëruar. Ai është falës dhe Mëshirues. Mëshira, kjo vlerë e lartë hyjnore ka qenë mishëruar në personalitetin e Profetit (a.s.). Në një urtësi të tij thuhet: “Më ka urdhëruar Zoti im të fal ata që ka ushtruar dhunë mbi mua, t’i jap atij që nuk më ka dhënë, dhe ti shkoj për vizitë atij që nuk më ka ardhur.” Siç mund të kuptohet, mëshira është ndjenjë e lartë fisnike dhe dashuri e thellë njerëzore. Duke qenë një vlerë universale, mëshira shtrihet mbi të gjitha krijesat njerëzore duke përfshirë edhe personat që kanë gabuar, që kanë prekur dinjitetin e tjetrit apo që kanë shkaktuar konflikt, sepse fajtori megjithëse ka gabuar është një qenie njerëzore që i përgjigjet dhimbjes dhe që ka nevojë për korrigjim, njëkohësisht për mbështetje e

ndihmë. Qëllimi është që fajtori të ndryshojë qëndrim, të korrigjohet. Kjo do të thotë që të shërojmë në vend që të dënojmë, të restaurojmë marrëdhëniet në nivelin më të thellë të zemrës përmes shfaqjes së vlerave universale, mëshirës e faljes. Shoqëria jonë po përjeton shumë dukuri negative që e dëmtojnë “shëndetin” e saj. Ato nisin që nga familja, në shkollë e komunitet. Nuk flet vëllai me vëllanë për një pëllëmbë tokë, për një shteg, apo një vijë uji, etj. Shpesh këto konflikte kanë përfunduar në tragjedi. Ramazani është muaji i faljes. Le të shfaqet veprimtaria jonë përmes kësaj vlere të lartë hyjnore për t’u dhënë fund grindjeve e mërive, për të zbutur zemrat dhe falur njëri-tjetrin. Falja është element thelbësor i pajtimit, që i sjell tensionet drejt shuarjes. Të falësh do të thotë të ndërpresësh hedhjen e vajit në zjarr dhe t’u hapësh rrugë energjive pozitive për t’u kthyer në rrjedhat normale të jetës. Falja nuk i shfajëson veprimet e gabuara ashtu sikurse nuk do të thotë se përsëritja e tyre është e pranueshme. Hakmarrja gjithmonë ka ndezur flakën, ndërsa butësia dhe falja e kanë çarmatosur urrejtjen, kanë zbutur zemrat dhe e kanë detyruar furinë të ulet. Le të jetë muaji Ramazan një rast i mirë për të na i zbutur zemrat dhe falur njëri-tjetrin. KORRIK 2012

Di

9


VENDI

Aktualitet KMSH ringjall traditën e synetimit tek shqiptarët

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Tiranë, organizoi me 12 qershor një ceremoni festive për fëmijët përfitues të fazës së parë të projektit të synetimit (circumcision), mundësuar nga KMSH në bashkëpunim me Spitalin Amerikan në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra, nënkryetari i KMSH-së Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, myftinj dhe teologë, prindër dhe të afërm të fëmijëve. Në alën e tij përshëndetëse, myftiu Gurra theksoi se një nismë e tillë shërben jo vetëm për të ringjallur një traditë të hershme fetare, por edhe si nxitje për familjarët për kujdesin që ata duhet të tregojnë në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve të tyre. “Nisur nga thënia profetike “Pastërtia është prej besimit”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë realizoi fushatën

për synetimin e fëmijëve, duke ofruar një shërbim falas dhe ringjallur një traditë të besimit Islam të trashëguar ndër shqiptarët”, theksoi z. Gurra. Gjithashtu z. Gurra falënderoi prindërit që u bënë pjesë e kësaj fushate, duke i uruar fëmijëve “dasmën e madhe”. Një falënderim të veçantë z. Gurra bëri edhe për stafin e Spitalit Amerikan, për interesimin, mbështetjen dhe seriozitetin e treguar në realizimin me sukses të këtij projekti dhe shtoi se kjo fushatë do pasohet nga një fazë tjetër, duke premtuar se numri i përfituesve do të jetë më i madh dhe harta gjeografike më e gjerë. Ndërsa mjeku i Spitalit Amerikan, Dr. Urim Shehu, shpjegoi nga ana mjekësore dobitë e synetimit dhe i bëri thirrje prindërve që t’i bëjnë fëmijët e tyre (meshkuj) synet në moshë sa më të vogël. “Synetimi nuk është vetëm

Medresistet shqiptare shkëlqejnë në Holandë Medresistët shqiptar kanë shkëlqyer sërish në konkurset ndërkombëtare që zhvillohen në vende të ndryshme të botës. Këtë herë nxënësit e medresesë së Tiranës kanë rrëmbyer medaljen e bronzit në kompeticionin “INESPO” të zhvilluar në Holandë. “Inespo” është një konkurs ndërkombëtar ku nxënës nga e gjithë bota prezantojnë idetë e tyre në lidhje

10

Di

KORRIK 2012

një traditë fetare, por një praktikë e domosdoshme e kthyer tashmë në një rekomandim mjekësor, pasi një person që ka kryer synetimin është shumë më pak i rrezikuar nga infeksionet apo sëmundje të tjera”, nënvizoi z. Shehu. “Me pak përkushtim ne mund të parandalojmë shumë sëmundje, të rrisim kujdesin dhe vlerësimin për shëndetin e fëmijëve tanë”, përfundoi ai. Më pas u dha një program artistik përgatitur nga nxënëset e Medresesë së Tiranës, të cilat me ilahitë dhe poezitë e zgjedhura, emocionuan të pranishmit dhe argëtuan fëmijët. Aktiviteti u mbyll me një koktej, ndërsa fëmijët u shpërblyen me dhurata dhe një shfaqje argëtuese nga klounët e ftuar posaçërisht me këtë rast. Nëse deri dje synetllëku i meshkujve shihej thjesht si një traditë fetare, tashmë mjekësia e rekomandon me çdo kusht. Mjekët shpjegojnë se synetllëku ka të bëjë me një procedurë të thjeshtë me anestezi, e cila zgjat pak minuta dhe pa pasoja nëse bëhet në kushte të përshtatshme dhe bërja e tij sjell efekte pozitive për shëndetin e fëmijës. Aktiviteti shërbeu edhe si apel për të gjithë familjarët shqiptarë, për bërjen synet të fëmijëve të tyre në moshë sa më të vogël. Nga faza e parë e këtij projekti përfituan mbi 300 fëmijë nga Tirana, Durrësi, Dibra, etj.


me mbrojtjen e ambientit. Medreseja e Tiranës në këtë konkurs prezantohej me dy projekte. Dita e parë nisi me ceremoninë e hapjes, ku mes shteteve të tjera u përmend dhe vendi ynë si konkurrent i fortë, bazuar nga eksperienca e viteve të mëparshme. Ndërsa në ditën e dytë u bë prezantimi i projekteve të medresisteve shqiptare dhe në mbyllje të ceremonisë, ato u vlerësuan nga juria me medalje bronzi. Medreseja e Tiranës përfaqësohej nga katër vajza të cilat prezantuan projektet e tyre të veshura me kostume popullore, duke manifestuar kështu ndenjën e krenarisë së të qenit shqiptar. Gjatë 7 ditëve udhëtim për konkurrentet nuk kanë munguar edhe shëtitjet. Ato kanë vizituar Ambasadën e Shqipërisë në Hagë, Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe disa vende kryesore në këtë qytet. Ato gjithashtu kanë vizituar Parlamentin e Holandës,

qendrën shkencore “Nemo” në Amsterdam. Gjatë kthimit ato janë ndalur edhe në Romën historike për një vizitë të shkurtër. Vetë medresistet konkurrente shprehen se, ndjehen mjaft të kënaqura nga përfaqësimi dhe çmimi i fituar, siç thonë edhe vetë ato “nga ky kompeticion nuk kemi fituar vetëm dije të reja, por edhe miq të shumtë nga vende të ndryshme të botës me të cilët do të vazhdojmë t'i ruajmë kon-

taktet. Falë përkujdesjes së mësuesve tanë, ne fituam një eksperiencë të paharrueshme dhe të papërsëritshme.” Në këtë konkurs që u zhvillua më 10 qershor 2012, merrnin pjesë 43 shtete të përfaqësuara nga 160 projekte. Ndërkohë që në maj të po këtij viti nxënësit e Medresesë së Tiranës morën medalje bronzi në Fizikë në konkursin I-SWEEP të zhvilluar në Teksas të SHBA-së, ku morën pjesë konkurrues nga 68 vende të botës.

Konferencë mbi sfidat e arsimit të lartë në Universitetin Bedër

Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Hëna e Plotë - BEDËR, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Fatih” në Stamboll dhe Qendrën për Arsim Demokratik, organizuan Konferencën e Parë Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Sfidat dhe zhvillimi i cilësisë në arsimin e lartë”. Në këtë konferencë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia dhe vende të tjera, kanë referuar mbi tema që lidhen me sfidat e arsimit të lartë dhe zhvillimin e cilësisë në këtë fushë. Në

ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të akredituara në vend, akademikë, studiues si dhe të ftuar të tjerë. Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe Dekan i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli (Exhirli), në alën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca. “Synimi i konferencës është

kontributi në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe diskutimi i sfidave që shtrohen për zgjidhje në këtë fushë. Jam i bindur se kumtesat e pjesëmarrësve në këtë konferencë do të jenë një burim i vlefshëm për t’u marrë në konsideratë si rekomandime për përmirësimin e cilësisë akademike, zhvillimit të infrastrukturës dhe implementimit të teknologjisë në fushën e arsimit të lartë”, u shpreh, Prof. Exhirli. Ndërkohë në alën e tij para të pranishmëve, rektori i Universitetit Hëna e Plotë BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana theksoi se “kjo konferencë organizohet në një moment ku me gjithë problematikat dhe vështirësitë në arsimin e lartë, ligjvënësit dhe akademikët duhet që të përpiqen të krijojnë një sistem arsimor me objektiva të qarta që duhet t’i përshtaten tregut të punës dhe konkurrues në aspektin e cilësisë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky proces nuk është shumë i lehtë për tu realizuar pasi ai përfshin shumë KORRIK 2012

Di

11


aktorë dhe kërkon një kohë të caktuar. Që ky proces të realizohet me sukses është e nevojshme që drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë, bota akademike, studentët, prindërit dhe politika, të marrin një rol aktiv në të”. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën gjithashtu edhe Rektori i Universitetit “ Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Mit’hat Mema, i cili vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi mes universiteteve publike dhe atyre

private për të çuar përpara kërkimin shkencor dhe shkëmbimin e dijeve në funksion të rritjes së cilësisë. Punimet e konferencës i përshëndetën gjithashtu edhe Rektori i Universitetit “Suleyman Shah” në Turqi, Prof. Dr. Huseyin Ekiz, Prof. Dr. Bardhyl Musai, Kryetari i Këshillit të Akreditimit dhe Rektori i Universitetit Europian të Tiranës Prof. Assoc. Dr. Tonin Gjuraj. Gjatë sesioneve të konferencës u mbajtën rreth 60 kumtesa.

Rindërtohet pas 62 vjetësh xhamia e fshatit Morinë në Kukës

Inaugurohet xhamia e fshatit Morinë në rrethin e Kukësit. Kjo xhami e rikthyer në identitet 62 vjet pas shkatërrimit të saj, është rindërtuar mbi themelet e së vjetrës, duke marrë kështu një pamje krejtësisht të re. Në inaugurimin e kësaj xhamie mori pjesë myftiu i rrethit Islam Hoxha, myftiu i Prizrenit Lutfi Balleku, kryetari

i komunës Tërthorë, Rrahman Dema, imami dhe njëkohësisht nismëtari i projektit, Mazllem Mazllemi, si dhe shumë intelektualë dhe qytetarë të kësaj zone. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, në alën e tij vuri theksin në rëndësinë e ndërtimit të xhamive, por mbi të gjitha në rëndësinë e frekuentimit të xhamive nga qytetarët, veçanërisht të rinjtë. Ai nënvizoi se kohët e fundit sa vijnë e shtohen të rinjtë të cilët frekuentojnë xhamitë rregullisht për faljen namazeve dhe për këtë arsye, sipas tij, është e nevojshme ndërtimi i xhamive në të gjithë rrethin. Ndërsa kryetari i komunës, z. Rrahman Dema falënderoi investitorët, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si dhe Diasporën që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kësaj xhamie.

Nga ana tjetër myftiu i Prizrenit z. Lutfi Balleku, vlerësoi lart vëllazërimin ndërmjet myslimanëve, bashkëpunimin dhe ecjen e tyre përpara në çdo aspekt të jetës. Ndërsa imam Mazllem Mazllemi, i cili është kontribuuesi kryesor në rindërtimin e kësaj xhamie, u shpreh se do të jetë gjithmonë përkrah vëllezërve myslimanë të këtyre trevave, sepse siç tha ai, kufijtë për ne nuk ekzistojnë më. Pas prerjes së shiritit të inaugurimit nën drejtimin e myftiut Hoxha, u fal namazi i parë i drekës. Më pas për të pranishmit u shpërndanë libra si dhe u shtrua një koktej. Në këtë ditë gëzimi për banorët e Morinës, morën pjesë besimtarë myslimanë nga zonat përreth dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova.

Studentët e Universitetit Bedër, praktikë në kompani të njohura brenda dhe jashtë vendit Studentë të Universitetit Hëna e Plotë - BEDËR, pas përfundimit të vitit akademik, kanë filluar praktikat në kompanitë më të njohura brenda dhe jashtë vendit. Në bazë të marrëveshjeve të arritura më parë mes universitetit dhe grupit mediatik World Group në Gjermani, studentja Jola Llozhi filloi programin e praktikës pranë institucioneve mediatike të këtij grupi. Ndërkohë që një grup tjetër prej 8 studentësh nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit dhe Drejtësisë ndodhen në Stamboll të

12

Di

KORRIK 2012

Turqisë, ku po vazhdojnë praktikat e tyre pranë gazetës më të madhe turke “Zaman”, televizionit “Samanyolu”, Agjencisë së Lajmeve “Cihan”, Agjencisë Shtetërore “Anadollu Ajans”, kanalit televiziv “Kanal Turk”, studio të ndryshme avokatie dhe qendra kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut. Ndërsa studentë të tjerë janë duke kryer praktikat vjetore pranë Bankës Kombëtare Tregtare, Albtelecom dhe Eagle Mobile, kryesisht në departamentet e marrëdhënieve me publikun,

reklamës dhe departamentet ligjore të këtyre kompanive. Programi do të zgjasë rreth një muaj dhe do t’u shërbejë studentëve për të parë nga afër mënyrën e aplikimit të dijeve teorike. Zgjerimi i listës së institucioneve publike dhe private brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka bërë që studentëve të Universitetit BEDËR t’u ofrohen mundësi të shumta për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike dhe përfituar eksperiencën e nevojshme për të ardhmen.


BOTA

Ndahet nga jeta filozofi mysliman, Rozhe Garodi Shkrimtari dhe filozofi mysliman, Rozhe Garodi ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, pas një jete të ngarkuar me aktivitet ideologjik. Vitet e fundit ai shtoi përpjekjet për mbrojtjen e fesë islame dhe vlerave humane, duke kritikuar imperializmin dhe sionizmin, të cilët i patën shpallur luftë në Francë dhe Evropë. Garodi, i lindur me 17 korrik 1913, konsiderohet si një nga mendimtarët më të shquar francezë dhe shkaktar i debateve të shumta në perëndim, sidomos pasi përqafoi Islamin në vitin 1982. Pasi pati pranuar Islamin, ai qe shprehur se ka vënë re që civilizimi perëndimor ka një perceptim të gabuar mbi njeriun dhe se gjatë gjithë jetës së tij, ai ka kërkuar domethënien dhe kuptimin e jetës, gjë të cilën e ka gjetur te Islami. Në librin e tij “Islami feja e së ardhmes”, Garodi shkruan se zgjodhi Islamin pasi konstatoi gjithëpërfshirjen e tij dhe aftësinë për të përfshirë të gjithë popujt dhe fetë e ndryshme. Sipas tij, vetë kjo hapje e Islamit ndaj çdo kulture dhe feje tjetër, e ka bërë atë kaq të fuqishëm dhe të sofistikuar.

Ndër librat më të njohur që Garodi ka shkruar janë: “Përse përqafova Islamin”, “Gjysmë shekulli në kërkim të vërtetës”, “Gjyqi i sionizmit izraelit”, “Varrmihësit... civilizimi që po i hap varrin njeriut”, “Dialogu i qytetërimeve”, “Si të ndërtosh të ardhmen”, etj. Garodi është fitues i çmimit të mbretit Fejsal për dy libra rreth Islamit dhe për përpjekjet që bënte në mbrojtje të çështjes palestineze.

Nicolas Anelka: Islami më ka dhuruar paqen Interesi i tij për Islamin filloi në vitin 1999. Kontaktin e parë me fenë e Zotit, ai e kujton kështu: “Isha shumë i interesuar për fenë Islame. Kur isha në Trappes – lagje periferike e Parisit – shoqërohesha me një grup të rinjsh myslimanë, me të cilët diskutoja shumë. Kujtoj se shpesh qëndronim deri në të gdhirë, duke biseduar rreth fesë Islame. Një natë, papritmas, si të më kishte goditur rrufeja, të gjitha ato që i kam kuptuar në kokën time, më janë ngulur në zemër. Në atë moment kuptova se i Vetmi (All-llahu) më ka zgjedhur të jem njëri prej të shpëtuarve! Pas kalimit në Islam zgjodha për veten emrin Bilal Abdusselam. Bilal është emri i njeriut me ngjyrë nga Abisinia të cilin Islami e pati nderuar të bëhet myezini i parë, duke i shlyer kështu

të gjitha dallimet racore midis njerëzve. Ndërsa Abdusselam do të thotë rob i Atij që jep selam – paqe. Islami ma ka hapur mendjen dhe zemrën. Në këtë besim kam gjetur ekuilibrin midis trupit e shpirtit… kam gjetur paqen… ma ka dhuruar Ai që e jep paqen”, thotë francezi i islamizuar. Ai e pranoi Islamin në qershor të 2004 në Arabinë Saudite. Që nga ajo kohë rrugën e tij e kanë ndjekur edhe të tjerë futbollistë të shquar, të cilët me firmat e tyre e kanë pasuruar listën e gjatë të anëtarëve të Islamit. Nicolas Anelka ka lindur më 14 mars të vitit 1979 në Versajë të Francës. Karrierën e futbollistike e filloi te Paris Saint-Germain, por shumë shpejt kaloi tek klubi i topçinjve të Londrës (Arsenal). Në sezonin 1998-99, u zgjodh lojtari më i mirë i ri në Francë. Ka luajtur për disa nga skuadrat elitare të kontinentit si Paris SaintGermain, Arsenal, Real Madrid. Pas një periudhe të gjatë rikthehet tek klubi mëmë PSG, ndërsa në vitin 2001 huazohet tek Liverpooli, për të luajtur më pas për ngjyrat e Manchester City-t, Fenerbahçes, Boltonit dhe Chelsea-t. Aktualisht militon në skuadrën Shangai Shenhua, në Super Ligën kineze. Me kombëtaren franceze është aktivizuar 69 herë, duke shënuar 14 gola dhe kontribuar për suksesin e saj.

KORRIK 2012

Di

13


RIJAD DEMIRI

Qendra Islame "Ballkan", bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve në Mynih Feja Islame në Gjermani renditet e dyta pas Krishterimit për nga pasuesit e saj. Aty gjenden shumë myslimanë, nga vende të ndryshme të botës si nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Algjeria, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Jordania, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani e shumë vende të tjera. Ata e kanë organizuar më së miri jetën fetare aty, duke themeluar shoqata islame të cilat i kthejnë në vende ibadeti dhe i bashkon ata të gjithë së bashku. Njëra nga këto është edhe Qendra Islame “Ballkan” në Mynih. Qendra Islame “Ballkan” ka një histori 27 vjeçare por si Bashkësi në organet kompetente gjermane ajo është regjistruar më 15 shkurt të vitit 1993, themelues i së cilës është Imami Jakup Muhamedi me origjinë nga Shkupi, i cili është njëkohësisht imami i xhamisë që vepron në kuadër të qendrës në alë. Qendra islame “Ballkan” ka një rol të rëndësishëm sepse ajo tubon dhe bashkon myslimanët shqiptarë të të gjitha trojeve që jetojnë në Mynih. Sot ajo numëron rreth 250 anëtarë të rregullt që paguajnë rregullisht kuotat e anëtarësisë. “Ballkan” e.V., përbëhet nga myslimanë shqiptarë nga Republika e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, e Lugina e Preshevës, por dhe nga myslimanë të tjerë që jetojnë në vise të ndryshme të Ballkanit. Ndërkohë, vitet e fundit siç thonë drejtuesit e kësaj qendre, atë e për-

14

Di

KORRIK 2012

bëjnë edhe gjermanët e konvertuar në Islam, disa nga të cilët kanë pranuar fenë Islame në po këtë qendër. Aty janë anëtarësuar gjithashtu edhe myslimanë të nacionaliteteve të ndryshme si Anglez, Italian, Austriak etj. Nga aktivitet e shumta shihet qartë se kjo qendër është më aktive nga qendrat tjera në Gjermani dhe se është anëtare me të drejta të plota pranë Bashkësisë së Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UZAID). Organizimi i tribunave, seminareve dhe aktivitete tjera e bëjnë këtë qendër një urë lidhëse mes bashkatdhetarëve kudo që ndodhen. Tashmë në kudër të qendrës vepron Xhamia me të gjitha kushtet që i nevojiten, pastaj Biblioteka, Restoranti, Zyrat për drejtuesit e qendrës dhe pritjen e delegacioneve kështu duke i ngjarë një institucioni fetar, kulturor e kombëtar. Besnik Rama drejtor i Qendrës, njëkohësisht, Kancelar i Konsullit të Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë për landet Bavari dhe Baden Wurttemberg, rrëfen historikun e begatshëm të qendrës në alë. “Historiku i qendrës është shumë i gjatë. Gjatë viteve të nëntëdhjetë qendra ka strehuar dhe ndihmuar shumë bashkatdhetarë që u larguan nga trojet shqiptare, ndihmuam shumë familje në të gjitha trevat shqiptare”. “Gjatë tre luftërave të zhvilluara në trevat tona kjo qendër u mobilizua dhe

ndihmoi popullatën e cila bënte luftë për mbijetesë dhe për ngritjen e nderit të shqiptarëve. Vlen të theksohet se pranë Qendrës sonë u grumbulluan shumë ndihma për familjet që u dëmtuan nga këto luftëra, ka ndihmuar për riparimin e shumë Xhamive të cilat u shkatërruan nga okupatori njëqindvjeçar Serbo-Maqedonas, për mirëmbajtjen e Medreseve të Prishtinës dhe asaj të Shkupit, etj.” “Sot përsëri Qendra, përveç që shërben për kryerjen e riteve fetare islame, është bërë dhe vend ku tubohet rinia, mësohet Kuran e mësime të tjera fetare. Por jo vetëm kaq, në këtë qendër zhvillohet edhe mësimi plotësues në gjuhën shqipe, ku një kujdes i veçantë ju kushtohet fëmijëve dhe rinisë të cilët janë e ardhmja e qendrës dhe e gjithë kombit tonë. Shkurtimisht qendra është bërë vatër kombëtare dhe fetare për vëllezërit e një gjaku”, tregon z. Rama.


KORRIK 2012

Di

15


Komente & Opinione

GËZIM TUSHI

ROLI I FESË DHE PROBLEMET SOCIALE TË JETËS Feja nuk është e tepërt Zhvillimet e ndodhura në shoqërinë shqiptare, sidomos në këtë fazë të zhvillimit të periudhës postkomuniste, janë të mjaftueshme për të qenë realist dhe në një farë mënyre kanë qenë argumente të bollshme për të rivërtetuar ekzistencën e tezës universale, sipas së cilës asnjëherë dhe në çdo kohë nuk mund të mohohet roli i shëndoshë i fesë në shoqëri, sidomos tek besimtarët e saj. Në këtë kontekst askush që ka logjikë të shëndoshë, nuk ka të drejtë që duke qenë i njëanshëm të thotë se, tani që shoqëria shqiptare është në kohën moderne “feja bëhet e tepërt”. Përkundrazi, zhvillimet dinamike që po ndodhin në thelbin e karakterit të shoqërisë demokratike shqiptare, dhe sidomos në ontologjinë dhe fenomenologjinë e natyrës së njeriut, tregojnë se është tezë e pandryshuar e vërteta që sa më moderne, shekullare të bëhet jeta e njeriut, sa më e zhvilluar është ajo nga ana materiale, aq më shumë ndihet nevoja e besimit fetar. Sepse ka ca probleme që nuk janë materiale, apo që janë përtej saj dhe që kanë të bëjnë me anën shpirtërore të jetës, e cila për shumë njerëz, për shkaqe që dihen, bëhet më e pasigurt, e paqartë, dilematike dhe e mbushur me probleme shpirtërore individuale dhe sfida të mëdha sociale. Pavarësisht dukjes dhe pretenciozitetit të natyrshëm të njerëzve tanë, duket qartë se në kohën e sotme nuk është ana materiale, por ajo shpirtërore që është bërë shqetësuese, e pakontrolluar, e vështirë për ta kuptuar esencën e saj nga njeriu i zakonshëm. Në këtë kontekst, roli social, destinacioni shpirtëror i fesë dhe i institucioneve fetare është një detyrë permanente, komponent i përhershëm i saj. Padyshim që koha moderne në shoqërinë tonë ka sjellë natyrshëm, që feja krahas detyrave dhe angazhimeve tradicionale që ka patur historikisht, ka filluar të ketë edhe role, detyra, përgjegjësi dhe misione të reja që janë në përputhje me problematikat dhe dilemat e kohës moderne. Unë besoj se kjo sfidë e ndryshimit të rolit të fesë në shoqërinë shqiptare të ditëve tona është serioze, sepse zhvillimi dhe modernizimi e ka bërë shoqërinë tonë që në të njëjtën kohë të modernizohet, laicizohet dhe shekullarizohet. Ndaj nëse feja në shoqërinë tonë nuk gjen këndin e vet të ndikimit shpirtëror në shoqëri dhe mbi njerëzit, atëherë do të jetë e vështirë për të që të ketë influencë sociale dhe të garantojë autoritetin e vet të merituar. Kjo do të thotë që klerikët dhe institucionet e shumta fetare në Shqipëri duhet të mendojnë që të gjejnë gamën e problemeve me të cilat feja dhe institucionet e kultit mund të përshtaten me kohën, sepse në se ato nuk i shërbejnë asaj, me siguri që e ardhmja e fesë jo vetëm nuk është optimiste,

16

Di

KORRIK 2012

por është e zymtë. Ne nuk mund të jemi pas kohës, apo të shpresojmë dhe kënaqemi me idenë e vjetër, që feja të mbetet një ideologji për njerëz të dobët, të pashpresë, që do vazhdojnë të kërkojnë edhe të gjejnë ngushëllime vetëm në formulimet eterike të saj. Feja në shoqërinë tonë duhet të kuptojë se koha ka determinuar që ajo të jetë dhe të bëhet institucion shpirtëror me funksione të reja sociale. Në këtë botë në të cilën është integruar shoqëria shqiptare moderne, çdo gjë ka ndryshuar. Ajo nuk mund të qëndrojë e paprekur, dhe ca më pak të qëndrojë e mbyllur pas “bedenave të kështjellës” së saj. Duke parë situatën sociale, prirjet kontroversale të jetës së individualizuar, tendencat e mbylljes në vetvete të njerëzve, largimin e tyre nga jeta sociale, krizat e shumta ekzistenciale, vështirësimin e rrugës së suksesit personal dhe shpeshtësinë e dështimeve që pësojnë njerëzit, mendoj se tani është koha për një ridimensionim të dukshëm dhe të shpejtë të rolit social, detyrave dhe përgjegjësive të reja të feve në vendin tonë. Ato mund dhe duhet të kenë një ndikim më të gjerë social. Krizat e thella të identitetit, dobësimi i lidhjeve sociale dhe deformimi i institucioneve sociale të sigurisë morale (familjes dhe shkollës), shtimi i krimit, vrasjeve dhe vetëvrasjeve, boshllëqet e jetës morale dhe krizat shpirtërore, kanë evidentuar në mënyrë imperative nevojën e ridimensionimit të detyruar të rolit të fesë dhe institucioneve fetare, si kusht që ato të jenë kompatibël me kërkesat e kohës dhe sfidat e jetës, sigurisht konform parimeve dhe rregullave bazë të saj. Ky është kusht thelbësor që feja të mos mbesë në periferi të shoqërisë shqiptare. Unë besoj se nuk është detyrë vetëm e fesë që të përballet me tërë problematikën sociale që ka shoqëria shqiptare sot, apo që ajo të ndeshet me tërë devijancat morale, shpirtërore dhe sjelljet joqytetare që shfaqin njerëzit tanë në ditët tona dhe për të cilat arsenali terapeutik i fesë është shumë i madh dhe tejet i dobishëm. Në këtë kontekst është kërkesë e kohës moderne që feja dhe institucionet e saj të nderuara në vendin tonë, krahas punës dhe veprimtarisë që lidhet me problemet transcendentale, të ngulmojë më shumë për të ndihmuar njerëzit në kuptimin e problemeve të jetës së sotme që janë çështje me rëndësi empirike të botës reale. Natyrisht është e vërtetë që shumë sociologë të fesë, përdorin si argument për të justifikuar hapësirën e kufizuar të ndërhyrjes së fesë në fushën sociale, të vërtetën që, sipas mendimit tim, është e pjesshme, se fesë nuk i është dhënë as e drejta por as detyra që të punojë dhe të përpiqet të ndreqë “ata që janë jashtë saj”. Askush


nuk mendon që institucionet fetare mund të spostojnë apo dublojnë institucionet e tjera të sigurisë morale, apo që ajo të bëjë detyrën që shoqëria institucionalisht ia ka ngarkuar familjes, shkollës, medias apo komunitetit. Në këtë kontekst unë e gjej me vend atë konkluzion me vlerë që përdori kleriku i shquar amerikan Jery Falwell (19332007), sipas të cilit “Nuk na është thënë që të luftojmë kundër kontrabandistëve të alkoolit, kumarxhinjve, vrasësve, prostitutave, gangsterëve, të paragjykojmë persona apo institucione apo gjithçka tjetër të ngjashme të pushtuar prej djallit”. (Fareed Zakaria, “E ardhmja e lirisë”, faqe 218) Por ja që feja ka disa “armë”, që realisht kanë fuqi të paneglizhueshme në shoqërinë tonë. Sepse jo vetëm ajo në tërësi por edhe njerëzit tanë veç e veç kanë nevojë më shumë për ushqim shpirtëror. Kjo do të thotë se institucionet fetare duhet të angazhohen që të pasurojnë shpirtin e njerëzve tanë me motive të shëndosha për jetën, duke iu larguar grackave dhe intrigave të jetës moderne, duke i korrigjuar sa më shumë të jetë e mundur patologjitë e saj. Duket se thelbi i krizës së sotme që ka kapur shoqërinë tonë është në thelb, në formë dhe në përmbajtje tipikisht krizë e modernitetit, e shfaqur në të dy tipologjitë e saj kryesore: si “krizë e mendjes” dhe “krizë e shpirtit”. Në një farë mënyre, ne jemi në situatën kur e ajo e vlerësuar në mënyrë të integruar, duket si krizë totale e njeriut dhe strukturave sociale të shoqërisë. Natyrisht pa mohuar rolin e shkencës, kulturës, shkollës, medias, etj., që janë faktorë për “shërimin e mendjes”, duket se feja dhe institucionet fetare kanë shumë pushtet që mund të ndikojnë në shërimin e shpirtit të tronditur të njeriut nga krizat e thella ekzistenciale, nga vakumet e frikshme shpirtërore, nga mungesa e sensit të orientimit të shëndetshëm. Në një farë mënyre edhe për t’i ndihmuar njerëzit të shmangen nga rreziqet fatale të vetëvrasjeve apo kapitullimit biologjik përballë vështirësive të jetës së vërtetë. Jetojmë në kohë të vështira, kur është e pamundur të bëhet alë për “maxhoranca morale” që të kenë autoritet moral sundues në shoqërinë tonë. Ky është një realitet që duhet njohur, vlerësuar dhe konsideruar nga pikëpamja morale, sociale dhe fetare. Ndaj teologët, sociologët dhe filozofët e modernitetit, mendojnë se një pozicion i ri i fesë dhe institucioneve të saj në raport me problemet e “botës së jetës”, tashmë është jo thjesht i nevojshëm, por dhe i domosdoshëm. Duke parë këto tipare dhe fenomenologji të jetës moderne në kohën tonë, unë mendoj se i duhet dhënë e drejta filozofit pragmatist Uiliam Xhejms, i cili me mprehtësi që në mesin e shekullit të kaluar, ka diktuar këtë rol të integruar social të fesë, dhe ka vlerësuar potencën e ndikimit sui generis të fesë në shoqërinë moderne. Në mënyrë autoritative filozofi pragmatist ka lënë një mësim për forcimin e rolit shpirtëror të fesë, që sipas mendimit tim është më se aktual dhe duhet përdorur edhe në kohën tonë. Sipas tij, “Feja në trajtën e shërimit psikik u jep disave prej nesh hare, ekuilibër, moral dhe lumturi dhe parandalon tërësisht njëlloj si shkenca, apo madje më mirë, forma të caktuara sëmundjesh tek një klasë e caktuar personash. Ai mendon se në kohën moderne shkenca dhe feja mund të jenë “…çelësa të kulluar për të hapur thesarin e botës”. (Maks Horkheimer, “Kritika e

arsyes instrumentale”, faqe 50) Në këtë kontekst, një riorientim më i qartë social dhe shpirtëror i institucioneve fetare në vendin tonë, tashmë është më se i domosdoshëm. Por kjo detyrë është nga ana tjetër, një motiv i madh social edhe një mundësi empirike, për ekzistencën autoritative dhe rolin substancial të fesë dhe të besimeve fetare. Në këtë fushë, mbase është momenti që institucionet fetare të përpunojnë strategji dhe rrugë të reja të intervenimit të dobishëm në jetën sociale, duke e ndihmuar shoqërinë dhe njerëzit tanë, që të kalojnë butë patologjitë dhe të përballojnë me dinjitet sindromat e qarta dhe ndikuese të jetës dhe modernitetit kulturor. Nuk është rastësi që shumë herë ne i drejtohemi dhe kemi nevojë shpirtërore për “rregullat fetare”, dhe ato na krijojnë besim apo joshje psikologjike, pikërisht nga që jeta moderne e ka tronditur ekzistencialisht shoqërinë tonë, e cila ka shumë paqartësi, kaos, dobësim të standardeve morale, humbje të thellë të humanizmit dhe solidaritetit, që ka marrë prirje të thellë materialiste dhe konsumistike. Një fe e orientuar nga shërbimet shpirtërore, e vënë në shërbim të plotësimit të vakumeve të jetës sociale, do t’ia rriste së tepërmi autoritetin institucioneve fetare në Shqipëri. Me alë të tjera, është koha që institucionet fetare të afrohen me nevojat reale të njeriut dhe shoqërisë tonë, duke u larguar ca nga problemet periferike dhe duke i “futur duart” në problemet e vërteta ekszistenciale, në problemet reale të “botës së jetës”. Në kohën e sotme pritshmëritë personale të njeriut dhe ato sociale nga feja janë shumë të mëdha. Ajo me siguri që do të dijë ta shumëfishojë autoritetin e duhur social duke u shërbyer atyre me devotshmëri.

KORRIK 2012

Di

17


Forum

EMRIE SKUKA

Kur njoha në hollësi fenë Islame mbeta shumë e impresionuar për vlerësimin e gruas dhe përgjegjësinë e saj në organizimin e familjes e të shoqërisë. U mahnita kur lexova thënien e Profetit (a.s.): “Xheneti është nën këmbët e nënave...”

KRENARE

JAM PËR ZGJEDHJEN E FESË Historikisht dihet përfshirja e shqiptarëve në fenë Islame. Edhe unë tani kam bindjen se pranimi i fesë Islame nuk është bërë me dhunë. Shqiptarët e pranuan këtë fe të përsosur kur njohën vlerat e saj. Ata e kuptuan, e provuan, e deshën, e pranuan dhe e besuan. Shqiptarët hynë në Islam për vlerat shpirtërore, sociale, shëndetësore dhe të bashkëjetesës, për vlerat madhore mbi të cilat ndërtohet familja dhe shoqëria në përgjithësi. Feja Islame ka pasur interesa jetike për bashkimin e popullit shqiptar, për tërë problemet që sollën lirinë, pavarësinë dhe bashkëjetesën. Zoti na krijoi në këtë vend të mrekullueshëm, me fusha e dete, me male, bjeshkë e burime me ujë të freskët, me pasuri që nuk kanë të sosur. Këto vlera kanë sjellë edhe probleme të pasosura. Lakmia e shteteve fqinje ka qenë e vazhdueshme. Fqinjët tanë, grekët, serbët e bullgarët, në tërë jetën e tyre i kanë lakmuar këto vise. Lakmia për viset tona edhe tani, në kohët moderne, kur kufijtë midis popujve po shkojnë drejt konsensusit, duke përjashtuar viset e banuara nga shqiptarët, është e gjallë. Në Greqi, Maqedoni dhe Serbi dëgjohen herë pas here thirrje “vdekje shqiptarëve! Vdekje myslimanëve!” Ato kur thonë emrin “shqiptar” nënkuptojnë emrin myslimanë shqiptarë e kur thonë myslimanë kanë në mendje shqiptarët dhe Shqipërinë. Në fakt ata thonë të vërtetën, sepse 80 % e popullsisë shqiptare është myslimane dhe barrën më të rëndë për fitimin e lirisë, të pavarësisë dhe mbrojtjen e këtyre trojeve e ka shumica absolute, e cila është e besimit islam. Pra Shqipëria jeton

18

Di

KORRIK 2012

ISLAME

e do të jetojë, sepse është e tillë në këtë përqindje. Këto rreziqe që e kanë kanosur vazhdimisht popullin e vendin tonë kanë qenë ndër nxitësit e vrapimit në masë drejt fesë Islame, e cila thërret drejt bashkëjetesës, drejt lirisë, drejt pavarësisë. E drejta për të jetuar i lirë e i pavarur, me drejtësi e barazi, është domosdoshmëri e fesë Islame. Këto janë vetëm një pjesë e vlerave islame. Kur njoha në hollësi fenë Islame mbeta shumë e impresionuar për vlerësimin e gruas dhe përgjegjësinë e saj në organizimin e familjes e të shoqërisë. U mahnita kur lexova thënien e Profetit (a.s.): “Xheneti është nën këmbët e nënave”, vlerësim më shumë se gjithçka i nënave, e nënat janë gra. Sot, ndër gratë që drejtojnë popuj, që janë shumë pak, dhjetë prej tyre janë myslimane. Feja Islame e detyron gruan të mësojë e të punojë, të jetë mësuese, mjeke, shkencëtare, por edhe të ruajë dinjitetin e saj si pjesëtare e barabartë e shoqërisë. Thënia e mësipërme e Profetit për nënën, gruan, detyron mbretër e perandorë, gjeneralë e qeveritarë, të përulen para nënave e të respektojnë gruan. Feja Islame për delikatesën e gruas dhe rolin vendimtar për edukimin e brezave të pambarim, e detyron burrin të tregojë kujdes të veçantë për nënën, për gruan dhe për vajzën. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush rrit dhe edukon dy vajza e ka vendin me mua në Xhenet”. Gruaja në fenë Islame nderohet dhe respektohet edhe në fëmijëri, edhe në punë, edhe në fatkeqësi, edhe kur është e fesë tjetër,


edhe kur vdes. Ajo vlerësohet e barabartë me të drejtat e burrave. Në përvojën dhe punën time 30 vjeçare në arsim si mësuese, si nënë, si bashkëshorte, si motër dhe qytetare e këtij komuniteti (Dibër), kam patur gjykimin tim për rregullat e ligjet e shkruara e të pashkruara, që shoqëria ka vendosur. Brezi i moshës time ishte mbartës i mirë i vlerave të përzgjedhura, të trashëguara. Edhe gjatë diktaturës u ruajtën tek ne vlerat për gruan, siç u ruajtën drita e Islamit, besimi, e vërteta dhe shpresa. Të jetosh fenë Islame do të thotë të mos i mbyllësh sytë e shpresës, të jetosh në dritën e së vërtetës, e njerëzores. Fëmijët janë vlera më e madhe për çdo njeri. Asgjë nuk e stolis jetën më bukur se qenia dhe zëri i fëmijëve në jetë. Jemi ne dhe fëmijët tanë për të gëzuar këtë jetë. Por ja që përballë e në mes nesh janë futur droga, duhani, po përdoren keq, shumë keq televizioni e interneti, të cilët po e degradojnë njeriun. Ato po e shpërdorojnë mundin e shpikësve e të prodhuesve të tyre. Ato vërtetë janë gjuha e shekullit, por sikur të mos mjaftonin pijet alkoolike, duhani, droga e homoseksualiteti, pornografia e imoraliteti shfaqen në këto ekrane si përbindësh që godasin, trondisin e gllabërojnë moshën më të bukur të jetës - rininë. Vërtetë këto, së bashku, po e fusin njerëzimin në një krizë që shpërbën njeriun. Këto veprime as tek kafshët nuk janë jetike. Më e keqja është se veprimtaria e tyre mbulohet me “kartën e të drejtave të njeriut”! Po të drejtat për të qenë njeri, qenia më e përsosur ku mbeten?! Kush i mbron?! Përballë këtyre pisllëqeve degraduese për njerëzimin, nuk ka vlerë më të madhe se feja Islame, e cila e çon çdo ditë e më tej njerëzimin drejt përsosjes njerëzore. Hapja drejt shteteve të zhvilluara ekonomikisht na ka ballafaquar me shumë përparime, por edhe me lëngime. Kam udhëtuar disa herë në Austri, Zvicër, Itali etj. Si të gjithë edhe unë jam mrekulluar me punën e madhe që kanë bërë ata njerëz për vendet e tyre. Po ashtu jam indinjuar dhe trishtuar, së bashku me udhëtarët e këtyre pamjeve madhështore, se ishin plagët e thella e të hapura që bënin të vuanin mijëra të rinj e të reja. Ato ishin plagë që shkatërronin shëndetin dhe shpirtin e njerëzve. E habitur dhe e tronditur para atyre njerëzve të shtrirë anës rrugëve, në lulishte, nën ura apo anës pallateve, pranë vdekjes, kur kam parë të rinj me shiringa në duar duke marrë drogë. E habitur mbeteshe kur shihje vajza duke puthur në buzë qentë, apo duke ngrënë plot dashuri me një enë me to e, askush nuk thoshte qoftë një alë. Tronditja të rrëqeth shpirtin kur sheh vajza të reja, të njoma e të bukura, duke u sjellë rrugëve të Evropës pa shpresë e në këmbim të një vakti japin edhe gjënë më të shtrenjtë. Akoma më shumë kanë rënduar mbi shpirtin tim, mbi ndërgjegjen time, takimi i shqiptarëve në pozicione të tilla, pa përjashtuar edhe ndonjë nxënësen time. Me një peshë shumë të rëndë në ndërgjegjen time prej shqiptari, kam shpejtuar të largohem sikur edhe unë kisha faj. Në këto momente kaq tronditëse, dobësia e shpirtit tim arrinte kulmin gati për ta mohuar këtë jetë. Këtu dhe vetëm këtu ngrihen

lartë, aty edhe ku janë, vlerat dhe madhështia e fesë Islame. Përballë kësaj tronditjeje, besomëni, shpirti im, aq shumë i trazuar, e gjen shpresën dhe shpëtimin tek mësimet e fesë Islame. A nuk do të ishte arritja më e madhe për njerëzimin, sikur të ndërlidheshin këto arritje të ndërtimit me normat e edukimit islam e të formonin atë shoqëri të përsosur njerëzore! Njerëzimi do të ishte i shpëtuar. Kudo që shkova, takova edhe gra të veshura me shije, mbi kokë mbanin një shami që ua shtonte bukurinë, pashë në krahë të burrave të tyre me ose pa fëmijë për dore dhe i thosha vetes: “Këta njerëz i ka bekuar All-llahu!” Ngado që udhëtova, më dilnin përpara syve dy pamje: gra lakuriqe, vajza të reja pranë semaforëve, burra e djem të droguar e të hasdisur dhe fëmijë të lënë rrugëve; pamja tjetër ishte me gra e vajza të mbuluara, me qëndrim dinjitoz e që shihnin punën e tyre, të rinj të edukuar. Të dytët e sfidonin atë anën e zymtë e të pa perspektivë të të zhveshurve, të droguarve e të dehurve. Ky ballafaqim në shoqërinë njerëzore më shtoi më tej bindjen dhe kënaqësinë e të qenurit myslimane, këtë mrekulli që na e ka dhuruar All-llahu. Kam shumë për të thënë, sidomos për brezin e ri. Nëse dikush do të më pyeste mua, mësuesen, se ç’duhet bërë me fëmijët, do t’i këshilloja: “Sot për sot për ta mbajtur fëmijën larg alkoolit, drogës, duhanit, larg sjelljeve perverse, nëse do që ai të mësojë pa kufi, nëse do që fëmija të marrë vlerat më të mira të sjelljes njerëzore, në familje e shoqëri, dërgojini në institucionet arsimore islame. Aktualisht nga rrethi ynë familjar studiojnë në këto shkolla, shtatë fëmijë, djem e vajza. Ata dallojnë nga të tjerët në të mësuar dhe sjellje në familje, rrugë e shoqëri. Tani jam shumë e bindur dhe e kënaqur për zgjedhjen e besimit që kanë bërë të parët e mi. Gjithashtu jam e palëkundur edhe në zgjedhjen time. KORRIK 2012

Di

19


Intervista

20

Di

KORRIK 2012


“Qëndrimi i një ushtari mysliman më mësoi më shumë se dhjetë vjet në Sorbonë.” Rozhe Zhan Sharl Garodi, u lind më 17 korrik 1913 në qytetin e Marsejës në Francë. Mësimet e para i mori në Marsejë dhe pastaj i vazhdoi në Paris në shkollën “Henri IV”. Kur mbushi 14 vjeç përqafoi protestantizmin edhe pse prindërit e tij ishin ateistë. Në moshën 20 vjeçare u anëtarësua në Partinë Komuniste franceze dhe lexoi të gjitha librat që kishin të bënin me mendimin komunist në veçanti veprat e Karl Marksit. Garodi më vonë u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Exe, e pastaj vazhdoi të njëjtin fakultet në Starsburg, derisa u diplomua më 1936. Menjëherë pas diplomimit u emërua mësues. Po atë vit u zgjodh anëtar në Byronë Qendrore të Partisë Komuniste. Në vitin 1939 u paraqit vullnetarisht në ushtri dhe u inkuadrua në njësinë e këmbësorisë në Afrikën Veriore, ku u zu rob deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Kur u lirua nga robëria, ai u kthye në Francë dhe shërbeu në Partinë Komuniste të Francës për 18 vite rresht. Në të njëjtën kohë u zgjodh deputet në Parlamentin francez. Ndërkohë Garodi filloi të kuptojë realitetin e ideologjisë komuniste dhe të vërtetën e marksizmit dhe injorancën e tij për aspektin shpirtëror të njeriut. Kështu, pas një udhëtimi të mundimshëm dhe të gjatë, Garodi braktis besimet, filozofitë e mendimet e ndryshme dhe përfundoi në të vërtetën e amshueshme, dëshminë islame “Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhamedi është i dërguari i All-llahut”.

ROZHE GARODI

FILOZOFI FRANCEZ QË IDEALIN E VET E GJETI NË ISLAM Cili është sipas jush kuptimi i dëshmisë islame dhe e vërteta e saj? Kjo dëshmi cilësohet me një thjeshtësi e cila e bën atë popullore, dhe me një thellësi që e bën Islamin të mos shteret. Pjesa e parë e saj: “Nuk ka zot tjetër përveç Allllahut”, i jep formën lëvizjes së njeriut në drejtim të Allllahut të madhërishëm. Kjo është lëvizje prej jashtë në brendi. Ajo e dallon Krijuesin e vërtetë (All-llahun) prej të gjitha krijesave të tjera që nuk kanë ekzistencë, që nuk janë të vërteta, do të thotë çdo gjë që është konkrete apo e kufizuar jashtë marrëdhënieve të tij me All-llahun (xh. sh.). Nuk ka asnjë send që ka mundësi të jetë i vërtetë e të mos jetë hyjnor. Këtu mund të përjashtohet mosbesimtari, i cili i shikon gjërat të pavarura nga All-llahu, i cili është burimi, qëllimi dhe kuptimi i tyre. Dhe vetëm atëherë kur Vajtehedi e njohu monoteizmin, besimin në një Zot të vetëm, atëherë ai e kuptoi All-llahun dhe erdhi deri në përfundimin: “se pengesa më e madhe në

filozofinë hyjnore përfundoi me paraqitjen e Islamit”. Ndërsa pjesa e dytë: “Muhamedi është i dërguari i Allllahut”, është lëvizje e tërheqjes prej All-llahut kah njeriu nëpërmjet pejgamberit të tij, Muhamedit (a.s.), i cili ua kumtoi Kuranin që i është shpallur drejtpërdrejt nga Allllahu (xh.sh.). Për këtë Muhamedi (a.s.) i personifikon të gjitha krijesat. Gjërat, të cilat paraqesin secila prej tyre simbol të parimeve hyjnore në një gjuhë, me të cilën na flet All-llahu (xh.sh.) “Atë e madhërojnë shtatë qiejt dhe toka, dhe gjithçka gjendet në të. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falënderuar Atij , por ju nuk e kuptoni madhërimin që bëjnë ata” (17: 44). Çfarë kuptoni me alën Islam? Islami për mua paraqet formën më të lartë të lirisë, sepse ai e shpëton njeriun prej egoizmit dhe lakmive të pakufizuara. Ai kërkon prej njerëzve që të mos i preokupojë konkurrenca ndërmjet tyre. Ai na mëson se pasuria KORRIK 2012

Di

21


dhe pushteti janë vetëm të All-llahut, ndërsa njerëzit vetëm udhëhiqen dhe kanë dobi prej tyre. Rezultatet e ekonomike të një qasjeje të këtij lloji do t’i sillnin botës dobi të mëdha. Si e gjetët rrugën e Islamit? Kontakti im i parë me botën islame ka qenë në vitin 1941. Ishim afro 500 luftëtarë të zënë rob për shkak të luftës sonë kundër okupatorit gjerman. Gjermanët na kishin vendosur në një kamp përqendrimi në jug të Algjerisë në provincën Xhelfa. Kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe e ruanin roje të armatosura. Një ditë prej ditësh organizuam një demonstratë për nder të veteranëve, që kishin marrë pjesë në luftën qytetare të Spanjës. Kjo e zemëroi shumë komandantin e burgut

dhe na tërhoqi vërejtjen tri herë që ta ndërprisnim demonstratën, mirëpo ne nuk e përfillëm urdhrin e tij dhe ai urdhëroi ushtarët të hapnin zjarr mbi ne. Mirëpo ushtarët refuzuan ta bëjnë këtë. Ata ishin myslimanë algjerianë. Komandanti iu kërcënua se do t’i pushkatonte, por ata përsëri refuzuan të zbatojnë urdhrin e tij. Në fillim nuk e kuptova arsyen përse ata vepruan kështu, mirëpo, pas një kohe mësova prej ndihmësit algjerian se nderi i ushtarit mysliman nuk e lejon atë të hapë zjarr mbi njeriun duarthatë. Kjo ishte hera e parë që njihesha me Islamin dhe atë nëpërmjet kësaj ndodhie të rëndësishme, e cila më mësoi më tepër se dhjetë vjet studime në universitetin e Sorbonës. Kontakti i dytë ka ndodhur në vitin 1944, me rastin e takimit me hoxhën e nderuar El Ibrahimi, i cili në atë kohë ishte kryetar i Shoqatës së Ulemave Myslimanë të Algjerisë. Në zyrën e tij pashë një fotografi të madhe të një njeriu të madh. I përkiste Abdul Kahir el Xhezairit, armikut të përbetuar të Francës, luftëtar trim dhe njeri i devotshëm. Hoxhë El Ibrahimi më foli për Islamin dhe mësimet e tij. Mirëpo njohja dhe afrimi im me Islamin filloi në vitet ’70, atëherë kur realitetit i komunizmit filloi të bëhet i qartë tek unë. Fillova të lexoj për Islamin, qytetërimin e tij, rreth haditheve të Pejgamberit (a.s.) dhe teksteve të Kuranit të madhnueshëm. Në këtë kohë udhëtova në disa vende arabe: Egjipt, Libi, Algjeri dhe atje kontaktova me dijetarë myslimanë. Kështu që u përgatita të përqafoj Islamin, të cilin e shpalla botërisht në Qendrën Islame në Gjenevë, në vitin 1982. Si e shikon Garodi të kaluarën? E kaluara është e shkuar. Nuk turpërohem prej saj. Unë pata mundësi të mësoj prej ndërrimeve, sepse eca nëpër atë rrugë. Unë e mësova në tërësi të besuarit, pastaj dyshimi lindi jo si i ndarë, po si shqetësim dhe përgjegjësi e udhëkryqeve të ëndrrave të mia. Pastaj e kalova shkretëtirën, atë shkretëtirë shpirtërore, ku njeriu gjen shumë pak pionierë apo beduinë për t’i dalë në ndihmë për ta kaluar rrugën. Unë nuk do të dija se kush jam sot, sikur të mos isha ai që isha dje. Sikur

22

Di

KORRIK 2012


unë të mos isha skeptik, nuk do të dija se çfarë është besimi, sikur të mos e vija tërë jetën time në pyetje, nuk do të arrija këto qëllime të larta. Mirëpo besimi është ai i cili kërkon gjithnjë të njëjtin peng, jetën apo vdekjen. Besimi me këtë çmim patjetër duhet të jetë i qartë, sepse ai nuk është kundërvënie e mendjes, ai është një moment kritik për mendjen. Besimi është përvojë, e cila është kritikë për çdo qëllim të kufizuar. Po ashtu ai është mohim i mohimit. A mund të pohojmë se dy sistemet, ai kapitalist dhe ai socialist dështuan në realizimin e drejtësisë dhe mirëqenies së njerëzimit? Po. Që të dy sistemet dështuan tërësisht në realizimin e mirëqenies së shoqërisë njerëzore. Kapitalizmi është sinonimi i individit, ndërsa socializmi sinonim i klasës. Përparimi i Evropës kishte për qëllim kolonializimin e njeriut në vende të tjera të botës dhe shfrytëzimin e të mirave të tij. Ai e uzurpoi këtë pasuri, të cilën e shpenzon në prodhimin e armëve dhe mjeteve të tjera të rrënimit. Socializmi pretendonte të ngadhënjejë mbi kapitalizmin në këtë aspekt. Kështu që nën hijen e kapitalizmit dhe të komunizmit vdiqën nga uria mbi 70 milion njerëz në botën e tretë. Vetëm kjo dëshmi mjafton që të dy sistemet të shpallin falimentimin e tyre në realizimin e një të lartë për mirëqenien e jetës së njeriut. Sistemi kapitalist u sendërtua

në emër të individit, monopolit, egoizmit e luksozitetit, ndërsa sistemi socialist u sendërtua në despotizëm dhe shkatërroi karakterin e njeriut. Çfarë mund të na thoni për sistemin islam? A mund të zbatohet ai në jetë? Sistemi islam është sistem i përkryer, i cili ka për qëllim realizimin e jetës së ndershme për gjithë njerëzimin. Kurse Sheriati Islam në vetvete përbën norma dhe programe morale të nivelit botëror. Mirëpo është obligim dhe detyrë e dijetarëve islamë që të gjejnë formulën e re të fikhut, e cila do t’u përshtatej kushteve të kohës së sotme. Ne, kur i hedhim sot një shikim Sheriatit, nuk na mbetet tjetër veçse të kthehemi në fillim, në shoqërinë që filloi në Medinën e Ndritshme. Kjo do të thotë që të kthehemi tek burimet kryesore, të cilat i përmend Kurani, sepse kthimi ynë tek ato burime do të na japë përgjigje në zgjidhjen e problemeve të kohës së sotme. Jo me përsëritjen tekstuale, por me zgjidhjen e këtyre problemeve, duke u frymëzuar nga Kurani fisnik. Me alë të shkurtra duhet t’i kthehemi mësimeve të Kuranit. Të marrim përgjegjësinë tonë si njerëz rreth çdo ajeti të ajeteve të Kuranit dhe t’i zbatojmë ato tekste që të kenë ndikim dhe të na drejtojnë në jetë. Marrë me shkurtime nga revista “Dituria Islame” Nr. 65, 1995

KORRIK 2012

Di

23


Dossier & Histori

BLERIM LAZIMI

KONTRIBUTI I M NË ZHVILLIMIN E ARSIM Ngjarjet e shënuara në jetën e një kombi, janë të tilla, jo vetëm pse e kanë forcuar e kompaktësuar atë, por edhe sepse ndikimi frymëzues i tyre shtrihet tek brezat në kohë, në vite, në dekada e shekuj më pas. 34 vitet e përpjekjeve dhe luftës së rilindësve tanë mendjendritur, me fillesë platformën kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke u vitalizuar përmes dritës së diturisë në 7 marsin e shkollës së parë shqipe, kulmuan me ngjarjen më të madhe: shpalljen e Pavarësisë. Këto ngjarje u jetësuan nga shqiptarë të mëdhenj, nga njerëz me ideale të larta kombëtare e morale. Përkujtimi i tyre, më e pakta, është shprehje e njohjes së vlerave. Prandaj, ky përvjetor i 100-të i mëvetësisë së Shqipërisë, ndër të tjera, po shërben edhe si një moment reflektimi dhe ridimensionimi të vlerësimit të historisë sonë kombëtare dhe figurave që e ndërtuan atë. Në nëntor të vitit 1993, në një simpozium shkencor për Dibrën, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi (kryetar

24

Di

KORRIK 2012

i Meshihatit Islam të Maqedonisë) u drejtohej me këtë këshillë organizatorëve dhe pjesëmarrësve “... do të kisha shprehur dëshirën që në të ardhmen historianët do të nxjerrin në pah dhe do t’u japin vendin e merituar edhe fesë, roli i së cilës në të kaluarën pa të drejtë u minimizua posaçërisht kur bëhet alë për rolin e saj në mbrojtjen nga përpjekjet asimilatore të sllavëve dhe armiqve të tjerë.” Në vazhdim ai argumentoi: “... do t’ju kujtoj dy hoxhallarë dhe patriotë të famshëm... Ata janë Said Najdeni ose Hoxhë Voka dhe Haxhi Vehbi Dibra, që me veprimtarinë e tyre, lanë gjurmë të thella, duke gërshetuar në mënyrë të mrekullueshme dashurinë për fenë e kombin...” 18 prilli i këtij viti shënoi 98 vjet nga hapja e shkollës së parë në qytetin e Peshkopisë, shënoi 98 vjet të përpjekjeve të guximshme për t’i dhënë jetë mëvetësisë së sapolindur nëpërmjet arsimit. Me këtë rast, shprehim mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë klerikëve myslimanë dibranë

që punuan për çështjen kombëtare e për hapjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe medresistëve arsimtarë që kontribuan në zhvillimin e arsimit në trevat e Dibrës në vitet 1960 - 2010. Në historikun e arsimit dibran, metodikisht, mund të dallojmë kryesisht dy faza të angazhimit dhe kontributit të kuadrove fetare islamë, që vijnë harmonikisht njëra pas tjetrës. E para dhe më e rëndësishmja është periudha në të cilën hoxhallarët dhe shehlerët ishin nismëtarë dhe mbështetën fuqishëm lëvizjen kombëtare në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX. Kjo mbështetje u shtri mençurisht dhe me frymëzime të drejtpërdrejta kuranore në përhapjen e diturisë në përgjithësi dhe në të mësuarit e gjuhës shqipe, nëpërmjet hapjes së shkollave, si hap fillestar. Dr. Musa Kraja, konstaton dhe thekson në studimin e tij: “Për periudhën e Rilindjes masa e mësuesve dibranë ka patur tre tipare themelore. Së pari, mësuesit dibranë kanë qenë veprimtarë shumë aktivë për çështjet sociale e sidomos për çështje kombëtare. Së dyti, në pjesën dërrmuese kanë qenë klerikë dhe mësues njëkohësisht. Së treti, ata më të shquarit janë marrë edhe me krijimin e abetareve shqipe e teksteve shkollore, me një theks të veçantë edukativ...” Guri i parë i çmuar në gjerdanin e artë të arsimit dibran është veprimtari i shquar i Lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare, Said Najdeni apo Hoxhë Voka siç e nderonte populli dibran. Të tjerë gurë të çmuar ishin: Haki Sharofi – edukatori, që ndoshta sot i mungon arsimit tonë. Hafiz Sherif Langu - i arsimuar për


MEDRESISTËVE

MIT NË TREVAT E DIBRËS teologji në medresenë e Dibrës dhe më pas në Stamboll. Që në moshën 17 vjeçare, falë lidhjeve të ngushta me atdhetarët Seit Najdeni, Kadri Fishta e Shaqir Daci, me kurajo e guxim iu përvesh punës për përhapjen e shkollës shqipe. Sherif Langu krahas punës së imamit në një lagje të qytetit aktivizohet në shpërndarjen e abetareve. Si kryetar i Këshillit Administrativ të Klubit “Bashkimi” zhvillon një aktivitet të dendur në radhët e zejtarëve, tregtarëve e fshatarëve për shkollën shqipe dhe në dobi të çështjes kombëtare. Ka qenë kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Nga ky post i lartë predikoi prosperitet e tolerancë mes besimeve fetare, dashuri, bashkim vëllazëror fetar e kombëtar dhe aspiroi gjithmonë për Shqipëri të vërtetë (etnike). Hoxhë Hasan Moglica – i arsimuar për teologji me rezultate të shkëlqyera, për të cilin në Enciklopedinë Turke shkruhej: “Stambolli, nëpërmjet Hasan Moglicës, i ka dhënë arnautllëkut mësuesin e fesë Islame”, trokiti në çdo portë të Gollobordës për të dërguar një djalë nga çdo familje për t’u arsimuar në Normalen e Elbasanit. Me shpenzimet e tij dhe me ndihmën e miqve solli nga Stambolli në thasë sheqeri 5000 abetare shqip, ndërsa shtëpinë e tij prej 28 dhomash në Moglicë e ktheu në një bibliotekëshkollë. Është dekoruar nga Kuvendi Popullor si “Patriot dhe atdhetar i shquar”. Sheh Sula i Zerqanit (Sulejman Shehu) - Në sajë të aftësive të tij të rralla intelektuale, Sulejman Shehu arriti të merrte dekoratën më të lartë që jepte Porta e Lartë në teologji dhe gradën major në ushtri. Mori pjesë

si përfaqësues i Dibrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si dhe në Kongresin e Manastirit. Më 10 maj 1910 nën drejtimn e tij u hap shkolla e parë shqipe në Zerqan. Hafiz Ismet Dibra – drejtori i parë i Medresesë së Tiranës, shkollës që shumë shpejt bëri emër në arsimin kombëtar në vitet ’20 – ‘30. Hafiz Sherif Palikuqi – krahas detyrave në institucionet fetare, kryente detyrën e mësuesit të gjuhës shqipe. Pas shpërnguljes nga represioni serb (1913-1914), kontributi i tij në arsim u shtri edhe në Tiranë, veçanërisht në Shëngjergj. Hafiz Sabri Dibrani – përgatiti punimin “Një abetare shqip në dialektin dibran”. Haxhi Faik Vildan Dibra – nga Rimnica e Rekës, i arsimuar për teologji në Stamboll, u angazhua në përdorimin e alfabetit latin për gjuhën shqipe, për hapjen e shkollave shqipe. Dha fetvanë: S’ka asnjë ndalim në pikëpamje fetare që gjuha shqipe të mësohet me alfabetin latin...”

Hafiz Maliq Tanushi – nga Tanusha e Rekës. I detyruar të mos shërbejë si hoxhë për shkak të represionit serb, ai shpërngulet në Stamboll, ku mundi të bëhet i pasur. Pasurinë e fituar në Stamboll, e vuri në shërbim të ndihmave për hapjen e klubeve dhe shkollave shqipe, ndihmonte mësuesit dhe nxënësit që vazhdonin kurset. Hoxhë Ramadan Kola në Brezhdan Hoxhë Budini në Selishtë Hoxhë Bajram Buci në Lukan Hafiz Zabit Kodra - Në qytetin e lindjes vazhdoi medresenë e mesme dhe e përfundoi me nota shumë të mira. Zabit Kodra i vazhdoi studimet e larta për filozofi në Stamboll të Turqisë. Studimet i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1912. Ai gjatë këtyre viteve mësoi përmendësh Kuranin. Njihte katër gjuhë të huaja: arabisht, turqisht, persisht dhe frëngjisht. Njihte shumë mirë lexim dhe shkrim në gjuhën shqipe. Në vitin 1914, me vendim të qeverisë së asaj kohe, të shkruar në Fletoren Zyrtare të muajve qershor-

KORRIK 2012

Di

25


korrik, emërohet mësues i shkollës fillore në komunën e Ostrenit, shkollë e cila duhej të ngrihej për herë të parë. Mësuesi i ri u tregua i gatshëm për të filluar punën e mësuesit në gjuhën shqipe, por kjo shkollë nuk u hap. Pas një viti u emërua mësues në shkollën e Muhurrit, e cila filloi së pari punën. Më tej shërbeu në shkollën e Brezhdanit, në Trojak e Sllovë (tek Elez Isufi) dhe në Peshkopi. Në bibliotekën e tij, që numëronte më shumë se 300 vëllime, gjeje, veç Kuranit e haditheve të profetit Muhammed (a.s.), edhe mjaft tituj librash filozofikë të shumë drejtimeve, libra letrarë dhe historikë. Atje gjeje volume të tëra në gjuhën arabe, turke, perse dhe frënge. Hafiz Zabit Kodra nuk u pajtua me regjimin komunist. Për qëndrimin indiferent kundrejt regjimit të ri, në vitet 1946-1947, e dënuan me 6 muaj burg. Dr. Musa Kraja gjithashtu nënvizon edhe rolin e institucioneve fetare: “Vizioni i edukatorit në Dibrën e atyre viteve, ashtu si edhe sot, plotësohet edhe me veprimtarinë shumë të dobishme të institucioneve fetare, xhamive, teqeve e kishave shqiptare...” (argument për këtë është xhamia e qytetit të Peshkopisë (teqja në Pazar). Teqja e Baba Shabanit –u kthye në një nga bazat e fuqishme të çështjes kombëtare, të arsimit e gjuhës shqipe.) Periudha e dytë, për shkak të rrethanave historike të krijuara, e shfaq indirekt kontributin e kuadrove në karrierë të fesë islame në arsimin dibran. Bëhet alë për grupin e medresistëve të arsimuar në Medresenë e Tiranës (qysh prej vitit 1923 deri në 1964). Pak ose aspak prej tyre mundën të ushtronin për pak kohë detyrën e predikuesit fetar. Vendosja e regjimit komunist kufizoi gradualisht, deri në eliminimin e plotë juridik, rolin e fesë në shoqërinë shqiptare. Brezat e medresistëve të arsimuar në Medresenë e Tiranës, në pamundësi për t’i shërbyer fesë, iu drejtuan profesioneve të ndryshme, apo niveleve të ndryshme të arsimimit. Janë 15 medresistë që punuan në shkollat e Dibrës dhe më gjerë. Liman Deshati, Femi Xhepa, Ramadan Hoxha, Halim Shehu, Hivzi Shehu, Muhamet Xhembulla, Ahmet Çaushi, Ali Hoxha,

26

Di

KORRIK 2012

Hamit Hoxha, Habe Shehu, Maliq Ganija, Faik Shehu, Mahmut Xhembulla, Uke Shehu, Rahim Shehu. Pesë prej tyre kryen studimet e larta dhe u diplomuan në degët e mësuesisë. Medresistët pëlqyen arsimin, sepse në medrese ata mësuan se të kërkosh dituritë është detyrë e domosdoshme, se dijetarët janë të nderuar tek Krijuesi, gjithashtu se është detyrë të mësosh vetë e atë çka di t’ua mësosh të tjerëve, se duke dhënë dije e shton atë. Ndjesitë e tyre për dije, punë, bashkëjetesë paqësore, dashuri e përgjegjshmëri ndaj atdheut, popullit e njerëzimit ishin dy herë më të mëdha se te të tjerët. Këto vlera të edukimit të medresistëve i njihte, në heshtje apo nën zë, edhe shoqëria. Pas një farë hezitimi të strukturave shtetërore, një pjesë e mirë e tyre u punësuan në arsim, pasi kryen arsimin e mesëm apo edhe të lartë pedagogjik. Një drejtues i lartë i arsimit do të ndërhynte kështu për marrjen në punë të kësaj katergorie: “Merrini, sepse ata janë gatuar për të qenë të ndërgjegjshëm, të urtë e të bindur dhe punëtorë e as nuk kanë nevojë për kontroll, prandaj i merrni!” Ai nuk gaboi, koha i dha të drejtë. Nuk kishte si ndodhte ndryshe, sepse gjurmët e veprës madhore të Haxhi Vebi

Dibrës, Hoxhë Vokës (Seid Najdenit), Haki Sharofit, Hoxhë Muglicës, Ismet Dibrës, Sherif Langut, etj., tashmë ishin gdhendur në historinë tonë kombëtare e nuk mund të shuheshin nga “izmat”. Të gjithë medresistët janë dalluar për angazhim të plotë në procesin mësimor, nuk kanë qenë as kundërshtues e as të pabindur. Kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me kolegët, me nxënësit, me prindërit dhe me popullin në përgjithësi. Ku kanë punuar mësuesit medresistë, kujtime të mira kanë lënë. Në sytë e nxënësve dhe shoqërisë kanë qenë shembulli i mirë. Kanë qenë të thjeshtë dhe jeta e tyre ka qenë e ngopur me normat më të mira të moralit njerëzor. Ky grup medresistësh, ndonëse i vogël krahasuar me numrin e arsimtarëve, nuk la pëllëmbë të tokës dibrane pa shkelur. Përmes sakrificash, provokimesh, lëvizjes në këmbë në rrugë të gjata, në shi e borë apo të nxehtë, kontributi dhe vlerat e tyre u njohën gjithandej, sa në Peshkopi, aq edhe në fshatrat e Sllovës, Selishtës, Kastriotit e Çidhnës, Reçit e Dardhës, Kalasë së Dodës, Maqellarës, Bulqizës edhe jashtë Dibrës. Ata shërbyen në të gjitha nivelet e arsimit parauniver-


sitar: në fillore, 8-vjeçare e arsimin e mesëm. Halim Shehu, Hifzi Shehu, Muhamet Xhembulla, Ahmet Çaushi, Ali Hoxha dhe Mahmud Xhembulla, kanë ushtruar edhe detyra drejtuese në institucionet arsimore, si inspektor në Seksionin e Arsimit dhe Kulturës, anëtar ekipesh kontrolli, si drejtor, apo zv/drejtor të shkollave ku kanë punuar. Halim Shehu e shtriu aktivitetin e tij edhe në fushën e mbledhjes së folklorit dhe të fakteve historike. Hivzi Shehu qe mësuesi i parë i shkollës Shumbat. Dhe më tej, puna e tyre e ndërgjegjshme, e palodhur dhe me rezultate të larta, është vlerësuar edhe me tituj të shumtë nderi nga Ministria e Arsimit, Kuvendi Popullor dhe Presidenti i Republikës. Halim Shehu “Mësuesi Dalluar”; Hifzi Shehu “Mësues i Dalluar”, medalje “Naim Frashëri”; Muhamet Xhembulla “Mësues i Dalluar”, medalje “Naim Frashëri” dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit II dhe III; Ahmet Çaushi dy herë distinktivi “Mësues i dalluar” dhe medalje “Naim Frashëri”. Në vitet ’90, disa prej medresistëve patën fatin e caktuar nga Zoti që të angazhoheshin edhe në jetën fetare Islame. Falë punës së tyre u hap dhe funksionoi medreseja e parë në qytetin e

Peshkopisë. Në një nga shkollat tona, prej afro 5 vitesh, punon si mësues një nga nxënësit që ka dalë nga bankat e kësaj medreseje (Arben Pula mësues në shkollën 9-vjeçare “Sali Demiri” Fushë Alie, është në prag diplomimi për gjuhë angleze në Universitetin e Tetovës). Edhe një fakt që nuk mund të lëmë pa përmendur, për nga simbolika që ai mbart edhe pse janë ngjarje që kanë ndodhur në diferencë kohore prej gjysmë shekulli, ato ngjajnë si dy pika uji me njëra tjetrën për nga parimet, apo standardi me të cilin i formëson feja Islame njerëzit. Në shkollën e hapur dhe që drejtohej nga Said Najdeni, përveç elementeve të para të shkrimleximit me alfabetin e Stambollit, mësohej diçka edhe nga matematika, nga shkencat natyrore, mësime fetare, bisedohej për tema nga historia e kultura kombëtare etj. Ramadan Hoxha, apo Hoxha i Blliçes – i arsimuar për fenë Islame në Medresenë e Tiranës - në vitet e para pas çlirimit hapi një klasë me rreth 40 vetë, burra e gra, të rinj e të moshuar. Jepte mësim tre-katër orë në ditë, pa pagesë, për të gjithë moshat. U mësonte shkrim e këndim, aritmetikë, histori, dituri natyre etj., tamam ashtu siç bënte dhe siç këshillonte

Hoxhë Voka (Seid Najdeni): “Sot, për neve asht bamë farz (detyrë), një orë e ma parë, t’i bijem mbrapa ditunisëmendes, ta mësojmë bashkë me dituni të fesë, me këtë dituni, ditunij e fesë jeton; nuk asht kjo dituni kundra fesë, si e xhexhim (dëgjojmë) e si e shofim me sy të dhëmbshme pi disa njerëz të verburë. Kjo tufë njerëz quhen armikët të mëmëdhesë e të fesë.”Ajo që i bashkon dy hoxhallarët është parimi islam i arsimimit dhe edukimit, aq i dobishëm për institucionet tona arsimore. Ne, sot, duhet t’u themi faleminderit këtyre njerëzve të çmuar, pasi qysh prej një shekulli, me idetë dhe punën e tyre i kanë vënë kapak mentaliteteve se feja dhe shkenca janë armiq të njëri-tjetrit. Le t’i referohemi edhe një herë dr. Musa Krajës i cili na kujton: “Abetarja e gjuhës shqipe, e botuar në Soe me alfabetin e Stambollit nga Seid Najdeni, ishte e pasur me alë e shprehje popullore, duke mbajtur e transmetuar tek lexuesi mençurinë e popullit, karakterin kombëtar e edukativ...” E njëjta frymë i përshkon edhe veprat tjera si “Fe-Rrëfenjësja e muslimanëve” e Hoxhë Vokës, “Edukata fetare e morale” e Haki Sharofit etj. Në këtë rrugë ecën dhe luftuan të parët tanë të shquar që i përkujtojmë sot. Pra, mësimi që vjen prej tyre për ne është se përparimi i një kombi varet nga edukimi ideor dhe ndjesor i individëve të atij kombi. Kjo do të thotë se arsimimi është tjetër gjë e, edukimi tjetër gjë. Shumica e njerëzve mund të bëhen arsimtarë, por janë të paktë ata që mund të bëhen me plot kuptimin e alës edukatorë. Në shkolla, të paktën po aq sa në mësimet e tjera, ne duhet të qëndrojmë mbi edukatën dhe kulturën kombëtare, në mënyrë që të përgatiten breza me shpirt e karakter të shëndoshë, të cilët do ta kthejnë vendin në parajsë. Lartësimi i kombit varet nga shpirti dhe vetëdija me të cilat ne do të mund t’i pajisim brezat e rinj, nga arsimi dhe edukata që ato do të marrin. Prandaj edhe sot kontributi i institucionit Islam do të jetë i mirëpritur në mbështetje të zgjidhjes së problematikave të arsimit në fushën e edukimit moral e kombëtar. KORRIK 2012

Di

27


Estetikë

EDISON ÇERAJ

PAMUNDËSIA E KRITIKËS NË ART (Me shkas nga qasja e Alija Izetbegoviç-it për kritikën) Historia e artit ka tregue se kritika si e tillë nuk është e mundshme; duke nënkuptue këtu kritikën si përcaktuese të artit dhe jo-artit, dhe si përcaktuese të qëllimit që duhet të ketë artisti përmes aktit krijues. Prandaj, ngjarjet dhe faktet që na parashtron historia e artit në tryezën e çështjes, dëshmojnë për pamundësinë e kritikës. Meqë jemi akoma në kryeherë, lipset përmendur se nuk duhet ngatërrue kritika me interpretimin, pasi interpretimi e merr veprën si të mirëqenë (madje, interpretimi mund të shihet edhe si zgjatim i veprës) duke kërkue tek ajo lidhjen ontologjike ndërmjet saj dhe autorit, për të dalë kështu te njeriu. Pra, ndryshe nga kritika e cila që në krye rreh të demonstrojë se si duhet të jetë vepra, ose se si nuk duhet të jetë. Kritika, përmes metodës racionaliste, si i vetmi mekanizëm/instrument i saj, kërkon të shpjegojë veprën e artit, por pikërisht për shkak të kësaj metode ajo nuk ia del dot. Nuk është asfare rastësi kur thuhet se “kritika e vret veprën e artit”; përkundrazi, është një thënie e qëlluar e me vend, andaj ka gjetur vend për shkak të vërtetësisë që mbart. Kritika kërkon me çdo çmim t’i japë një kuptim të caktuar veprës së artit, por çështja është se vepra e artit nuk është dhe aq çështje kuptimësie. “Poeti s’është intelektual. Intelekti në pikturë s’të shpie

28

Di

KORRIK 2012

askund. Është e domosdoshme drita në shpirt”; shprehet Andre Marchand-i. Ndërsa Bissiere thotë: “Piktura u drejtohet ndjenjave njerëzore. Çdo herë duhet me u kthye te burimet, sepse janë krejtësisht të pastra dhe të njëmendta. Por, ç’e do, qytetërimi ynë është i intelektualizuar dhe, intelktuali nuk arrin ta kuptojë artin pamor as prej së largu”. Për kritikun vepra është objekt ose fenomen psikologjik; kurse për artistin ajo mbetet vizion i brendshëm, që “ushqehet” nga pësimi dhe përjetimi. Pra, askurrë pasojë e analizës apo e mendimit logjik, por fuqimisht “bijë e pikëllimit dhe e dhimbjes”, siç thoshte Picasso-ja. Në të vërtetë, kritikët më shumë e vështirësojnë dhe e errësojnë rrugën drejt një vepre arti sesa e ndriçojnë atë. Duke qenë se ata merren me një vepër të përfunduar, ajo çka kushtimisht u mbetet janë kritikat dhe udhëzimet, – pse jo edhe urdhëresat e prera, sikurse ngjau në sistemet totalitare gjatë shekullit të XX-të – pikërisht se si duhej të ishte bërë “më mirë”. Pra, thënë përmbledhtas, kritikët merren me instrumentin e quajtur “sikur”, që ndryshe mund të kuptohet edhe si një luftë me mullinjtë e erës. Kur Dostojevski shigjetohej nga kritikët e kohës, u kthente përgjigje duke u thënë se “njerëzit i duan veprat e mia”. Pra, për aq sa një vepër arti i thotë diç qoftë edhe një


njeriu të vetëm, me ç’të drejtë duhet të ndërhyhet në këtë mes kaq intim! Pse duhet të ketë medoemos një kuptim të përvijuar kushtimisht në trasenë dialektike!? Sigurisht që nuk mund të ketë një përgjigje qenësore, të gjitha syresh janë kaq anësore sa lehtazi vërejmë daljen nga thelbi i krijimtarisë artistike si e tillë. Artit i duhet publiku jo-kritik. Për syrin e rreptë kritik, vepra e artit shndërrohet në një manual përplot të dhëna dhe këshilla, por që thelbi si kumt i qenësishëm që duhet kuptue, mbetet shumë larg. Nuk është aspak çudi që shumë njerëz të thjeshtë janë më pranë mesazhit të vërtetë të veprës sesa kritikët e arsimuar, dhe jo për ndonjë arsye kushedi çfarë, por thjesht ngaqë nuk ia dalin ta “kuptojnë”, e rrjedhimisht s’u mbetet gjë tjetër vetëm se ta përjetojnë. Me sa duket, mospërputhja dhe kontradikta mes publikut dhe kritikëve (ose jurisë) rreth vlerësimit të një vepre, shkaktohet pikërisht nga këto dy qasje krejtësisht të ndryshme. Kritika, aq sa ç’është absurde, po aq është edhe utopi, sikudërse është utopi teologjia në religjion. Le të kujtojmë këtu krahasimin që u bënte Faulkneri kritikëve me klerikët, që pa dyshim qëndron, për aq kohë sa këto dy kategori udhëhiqen nga arsyetimi në nxjerrjen e përfundimeve përkatëse. Fenomenet e mirëfillta religjioze dhe etike,

në mënyrë të natyrshme kanë gjetur shprehi thellësisht të lartë te poezia, piktura, drama etj. Pra, kemi të bëjmë me një ndërsjelltësi midis religjionit dhe artit, pasi arti është kërkim; kërkim për të vërtetën fatfundësore të jetës. Në këtë kontekst, për të përvijuar këtë konstatim mund të themi se Krishterimi ekziston si i tillë vetëm si një histori mbi Krishtin, por jo si teologji. Përgjatë gjithë historisë së Krishterimit, Bibla dhe Krishti janë një gjë, ndërsa Pali dhe Kisha një gjë tjetër. Artistët mund të përdoren bash duke institucionalizuar kritikën (mjafton të kujtojmë artin në sistemet totalitare), por artin asnjëherë. Thënë ndryshe, kritika ka hyrë në një betejë pa kundërshtar, pasi arti s’është kundërshtar (i askujt dhe i asgjëje), dhe rrjedhimisht ajo mbetet një utopi e pastër. Me të drejtë mund të ngrihet pyetja (pra mund edhe të mos ngrihet): Atëherë, si mund ta dallojmë artin e njëmendtë nga arti i rremë? Jam i mendimit se vetëm koha mund ta bëjë këtë gjë. Vetëm koha mund t’i seleksionojë veprat e artit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Dhe, jo vetëm kaq: me gjykimin e saj, duam apo nuk duam, pajtohemi të gjithë.

KORRIK 2012

Di

29


Foto Arkiv PARAMITHIA - 1913

PARAMITHIA - 1913

30

Di

KORRIK 2012


JANINA - 1913 / Foto nga Frederik Bouasona

KORRIK 2012

Di

31


Reportazh

FERIT LIKA

Qysh në vitin e parë të lejimit të praktikimit të besimit fetar dhe me afrimin e Ramazanit në vitin 1990, u konstatua ringjallja e traditës së hershme myslimane, tradita e bukur e Ramazanit. Tashmë myslimanët kishin mundësi të dilnin lirisht e të “bërtisnin” gjer në kupë të qiellit: Unë agjëroj...!

AGJËRIM

NË KOHËN E DIKTATURËS

Ramazani tek shqiptarët Për afro çerek shekulli feja tek ne u ndalua nga ligjet e kota dhe të pabaza të atij absurdi mbi tokë, që ngrinte krye mbi shpirtra të pafajshëm duke potencuar forcën e tij të “pamatë”. Por ky përbindësh nuk e pati forcën e pretenduar për të shuar dritën e besimit në Zot në zemrat e myslimanëve shqiptarë, nuk pati forcën të ndalonte as ritet edhe pse praktikoheshin fshehurazi. Rënia e regjimit komunist dhe fillimi i lindjes dhe zhvillimit të demokracisë, solli menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit dhe të ringritjes së institucioneve fetare. E tashmë që prej 22 vjetësh shqiptarët praktikojnë fenë e tyre si qytetarë të lirë të një vendi demokratik. Qysh në vitin e parë të lejimit të praktikimit të besimit fetar dhe me afrimin e Ramazanit në vitin 1990, u konstatua ringjallja e traditës së hershme myslimane, tradita e bukur e Ramazanit. Tashmë myslimanët kishin mundësi të dilnin lirisht e të “bërtisnin” gjer në kupë të qiellit: Unë agjëroj...! Askush nuk mund t’i ndalte, askush nuk mund t’i gjykonte apo t’i shihte me përçmim, tashmë ata kishin lirinë e shumëpritur prej vitesh. Disa shpreheshin për këtë muaj “na çeli sytë e zemrës së errësuar për gjysmë shekulli”, disa të

32

Di

KORRIK 2012

tjerë thonin “na përtërin imanin e zbehur prej vitesh”. Dalëngadalë filloi të ringjallet ajo traditë e bukur që ka qenë aq e përhapur ndër familjet tona; kurrë nuk mendohej që iftari të kalohej vetëm me familjen, sepse ishte nderim i veçantë që për Ramazan, kryefamiljari, ose pjesëtarë të tjerë të familjes, të ishin të ftuar për iftar tek komshinjtë, tek miqtë e farefisi, madje kaq rëndësi i jepej këtij zakoni, saqë burrat e rezervonin ditën që do të ishin të ftuar tek njëri-tjetri.1 Gjatë këtyre viteve, në shumë qytete tona, Komuniteti Mysliman, shoqata e njerëz bamirës shtrojnë iftare kolektive ose përgatisin pako me ushqime, me qëllim që të gjithë ta gëzojnë këtë muaj. Edhe nëpër fshatra vazhdon tradita e bukur e thirrjes dhe pritjes së mysafirëve për iftar gjatë gjithë muajit. Në vazhdim të traditës, qysh në ditët e para të këtij muaji, myslimanët shkojnë pas teravive tek njëri-tjetri për vizitë. Pas namazit të teravisë bashkohen në grupe për të kaluar një pjesë të kohës, madje edhe për të qëndruar deri në kohën e syfyrit, duke biseduar çështje feje e morali, apo 1. Ramazani ndër vite, tradita jonë, Selim Stafa


Naile Dervishi në bahçen para shtëpisë së saj

duke kënduar Kuran. Edhe dora e ndihmës shtrihej shumë në këtë muaj duke i ndihmuar me furnizim të ngratët, jetimët, të varfrit, skamnorët dhe ata pa përkrahje, duke mbretëruar ndjenja e mëshirës, mirësisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin dhe për Krijuesin. Nga e kaluara e deri në ditët e sotme, Ramazani ka shtuar një pasuri të veçantë në të gjitha shoqëritë islame. Tradita e Ramazanit manifestohet në forma të ndryshme nga qyteti në qytet. Përjetimi i këtyre ndryshimeve kanë bërë që kultura e Ramazanit të ndikojë në shumë fusha të jetës. Kuzhina e këtij muaji është e veçantë. Bukët speciale që gatuhen gjatë këtij muaji, gjellët e ndryshme, sofrat e stolisura të iftarit nga hurmat, ëmbëlsirat dhe sallatat e ndryshme, pastaj edhe thirrja nëpër iftare dhe zijafete është ëndërr e paharrueshme në zemrat e shqiptarëve. Kandilat në këtë muaj vazhdojnë të vezullojnë nëpër minaret e xhamive nga akshami e deri në sabah (agim). 2 Në të kaluarën në trojet shqiptare kërciste topi dhe binin daullet për t’i përkujtuar njerëzit se është koha e iftarit, ndërsa në kohën e syfyrit gjithashtu u bihej daulleve nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave. Të moshuarit, ata të cilët kanë jetuar në tre sisteme të 2. Ramazani dhe jeta kulturore, Dr.Hatixhe Ahmeti

ndryshme qeverisëse, tregojnë se përgatitja e shtëpisë fillonte madje një muaj më herët, laheshin rrobat, hekurosej deri në gjënë më të vogël, fërkoheshin dërrasat e shtëpive, pastroheshin me përpikëri shtëpitë, qilarët kontrolloheshin edhe një herë në detaje, hapeshin raftet që ekzistonin në to për t’u radhitur ushqimet që përgatiteshin për iftar dhe syfyr, pazari kryhej herët, blihej me shumicë për gjithë muajin, gjërat e shqepura dhe gjithçka që kishte nevojë të qepej, qepej dhe rregullohej qysh më parë. Sofra po ashtu do të lahej veçanërisht për këtë muaj, por edhe shtrojat (shiltet), do të merreshin dhe do të pastroheshin, do të riparoheshin dhe nëse kishte nevojë do të ndërrohej pjesa e jashtme e tyre.3 Në muajin Ramazan fytyrat e njerëzve shndërroheshin në fytyra që vazhdimisht përuleshin në sexhde, ndërsa zemrat drejtoheshin me përmallim tek All-llahu, duke larguar edhe grimcën më të vogël të urrejtjes, shpërfilljes, të së keqes. Edhe sot e kësaj dite, tradita e Ramazanit ruhet me fanatizëm si në qytete ashtu edhe në fshatra. Edhe pse jemi në epokën e teknologjisë e materializmit të skajshëm, çdo ditë e më shumë shtohen të rinjtë të cilët praktikojnë ritet e fesë islame mes të cilave edhe agjërimin. 3. Ramazani në traditën shqiptare, Dr. Hatixhe Ahmeti KORRIK 2012

Di

33


“Në komunizëm nuk na linin të agjëronim, na bënin presion, na thonin se nuk ju japim punë, na jepnin karamele e llokume, na çonin në punë të rënda, por unë kurrë nuk e kam prishur agjërimin.”

Agjërimi nën diktaturë i 63-vjeçares nga Bërxulli Regjimi komunist që pushtoi vendin tonë, u kthye në armikun numër një të fesë dhe këtë armiqësi e manifestoi hapur duke prishur xhamitë e duke ndaluar njerëzit të agjëronin, me qëllim çrrënjosjen e besimit nga zemrat e gjithsecilit. Naile Dervishi, 63-vjeçarja nga Bërxulli i Tiranës, tregon barbarizmat e këtij regjimi që ushtronte mbi të dhe të gjithë ata që agjëronin gjatë asaj periudhe. Ajo ka filluar të agjërojë që në moshën 12 vjeçare në shtëpinë e babait të saj në familjen Picari nga fshati Mazrek, një familje e vjetër tiranase kjo, e njohur për traditat e hershme fetare. Në moshën 18 vjeçare ajo martohet në një familje myslimane, tek Dervishët e Bërxullit, në vitin 1967, atëherë kur edhe filloi reprezalja komuniste mbi fenë dhe besimtarët. “Në komunizëm nuk na linin të agjëronim, na bënin presion, na thonin se nuk ju japim punë, na jepnin karamele e llokume, na çonin në punë të rënda, por unë kurrë nuk e kam prishur agjërimin”, tregon nënë Nailja. Urdhrit: Prishe agjërimin se nuk do të të jap punë, nënë Nailja, atëherë nuse e re, i përgjigjej: "Vetëm kur të të prishet fytyra jote, se unë agjërimin nuk e prish." Besimin e thellë ngulitur në zemrën e saj, nuk kishte forcë ta çrrënjoste. Ajo jetonte në një familje prej 40 vetash, 7 kurora në një shtëpi, dhe që të gjithë agjëronin edhe përkundër presioneve të atij regjimi, që siç thotë 63vjeçarja, shkoftë e mos ardhtë! Ajo rrinte deri natën vonë duke dëgjuar hoxhallarët që flisnin për fenë në shtëpinë e saj, ku dhe mësoi rregullat e faljes, e që prej vitit 1985 ajo nuk e ka ndërprerë për asnjë moment faljen e namazit dhe agjërimin. “Edhe kur isha lehonë me fëmijë të vogël, edhe pse hoxhallarët thonin se nuk ka problem mos agjëro se fëmija duhet ushqyer, unë përsëri agjëroja dhe falënderoj All-

34

Di

KORRIK 2012

llahun se qumështi i gjirit më vinte më shumë se sa edhe kur merrja ushqim dhe fëmijët ishin shëndoshë e mirë, as sëmundje, asnjë gjë”, tregon ajo. Njëherë, tregon e moshuara, ishte Ramazan dhe ishte duke agjëruar, kur shkon në punë brigadieri i thotë, shko në shtëpi se nuk do të të jap punë nëse nuk e prish agjërimin. Mirëpo nëse ikte, i humbiste dita e punës, lekët i duheshin, ishin familje e madhe. Në nervozizëm e sipër ajo ngrihet e i thotë brigadierit: “Më jep punë se për atë Zot do të të rrah. Derisa ti s’ke turp që më thua mua prish agjërimin, as unë nuk kam turp që të vë dorë mbi ty” dhe nën vete thoshte: “ All-llahu s’po ma merr për keq këtë veprim”. Edhe burrin e saj Ismailin, i cili punonte në blegtori, disa herë kanë dashur ta pushojnë nga puna vetëm se pse agjëronte. Nënë Nailja tregon se, përkundër njerëzve të tillë kishte edhe njerëz të mirë që i jepnin ditën e punës dhe e linin të pushonte, por këto raste ishin të rralla. Kalvari i vuajtjeve të kësaj nëne mes agjërimit dhe komunizmit nuk ka të sosur. Por ashtu si ajo ishin të gjithë myslimanët shqiptarë të asaj kohe, të cilët kurrsesi nuk pranuan të braktisnin besimin e tyre. Ajo tregon: “Familja jonë ishte në shënjestër. U thoja kunatave: nxitoni të shkojmë më herën në punë që të mos kenë shkak për llafe”, por edhe përkundër kësaj ato shpesh herë ktheheshin në shtëpi pa ditën e punës, herë të tjera dërgoheshin larg nëpër fshatra duke ecur 3 orë në këmbë, duke agjëruar në piskun e vapës për të bërë punë të rënda, me qëllim që të dorëzoheshin e të prishnin agjërimin. Por nënë Nailja, kurrë nuk e prishi agjërimin dhe në punë ishte e para me kapjen e normës. “Edhe sikur të vdisja nga lodhja, unë kurrë nuk do ta prishja agjërimin”. Përkundër lodhjes e mundimit në fund të ditës ajo ishe e lumtur sepse kishte agjëruar për hir të Zotit. “Mbaj mend njëherë që ishte shumë vapë, më thahej buza


e më bëhej gjak, por falënderoj All-llahun që më jepte fuqi e shëndet për ta përballuar. Në vaktin e drekës gratë e tjera që nuk agjëronin u ulën për të ngrënë drekë dhe më thanë edhe mua ulu e pusho, por unë nuk pranova. Zoti më dha një fuqi që e hapa gropën e kumbullës një metër katror me një metër e gjysmë të thellë, shumë shpejt, se në atë kohë punonim me hapjen e gropave për mbjelljen e pemëve, punë shumë e vështirë pasi toka ishte grill, gurë, rrënja dhe nuk hapej kollaj. Gratë e tjera u habitën dhe thoshin kush e ndihmoi. Unë buzëqeshja dhe njëkohësisht më vinte keq, sepse ato nuk e kuptonin se fuqia e All-llahut është e pakufishme”. Nënë Nailja kujton me dhimbje një ditë të cilën ajo e quan si ditën më të vështirë të jetës së saj. “Isha shtatzënë në muajin e shtatë duke agjëruar, ishte vapë, shumë vapë dhe më çuan të punoja në sera për të vjelur, bajtur dhe ngarkuar trangujt në traktor. Arka me tranguj ishte shumë e rëndë dhe mezi e ngrija, kishte plot djem të rinj aty që ngarkonin, por nuk i linin të më ndihmonin, vetëm e vetëm që të prishja agjërimin. Me zor e kam përballuar atë ditë, por agjërimin nuk e prisha. Në darkë më zunë dhimbjet dhe e humba fëmijën”, tregon e përlotur e moshuara. Përkundër urrejtjes që ka për atë regjim barbar dhe për ata persona që i shkaktuan vuajtjet e torturat e pafundme, që siç thotë “na nxorën shkumën”, ajo ndjen një kënaqësi të madhe, pasi përballë këtyre sfidave ka qëndruar besnike në lidhjen e saj me Krijuesin dhe kurrë nuk e ka prishur agjërimin, kurrë nuk e ka lënë faljen e pesë vakteve, kurrë nuk ka reshtur së adhuruari Krijuesin e Gjithësisë. Kur u shemb komunizmi në vitin 1990 aty “Ishte jeta jonë, na dukej sikur kishim dalë n’dynja tjetër”, shprehet e lumtur besimtarja e moshuar. Tashmë ajo kishte mundësi të shkonte lirisht në xhaminë që ndërtoi fisi i saj, kishte mundësi të agjëronte lirshëm pa u stërmunduar nga punët e rënda. “Tashi në kët koh osht gjynof mos agjinosh, mi nonë...”, thotë ajo. 63-vjeçarja shprehet e kënaqur kur thotë “tani kanë ndryshuar kohërat, tani je i lirë të bësh çfarë të duash. Shoh shumë të rinj e të reja që vijnë në xhami për t’u falur, agjërojnë e janë të lidhur fort me besimin. Ai sistem na rropi për së gjalli, por All-llahu është i Plotfuqishëm nuk na la të humbasim, nuk u dorëzuam kurrë.” Ajo tregon se ka edhe nga ata persona që atëherë e detyronin të mos agjëronte, e sot janë kthyer në besimtarë që shkojnë në xhami dhe agjërojnë, - janë penduar, thotë, - ndoshta All-llahu ua fal, por unë e kam të vështirë. Gruaja që ka agjëruar 51 ramazane në çdo periudhë të vitit, dimër, verë, në tre sisteme të ndryshme, nënë e 7 fëmijëve, tani edhe pse është 63 vjeçe, mezi pret që të agjërojë Ramazanin e 52-të.

KORRIK 2012

Di

35


Bota jonë

NEXHAT IBRAHIMI

AGJËRIMI

në rrugëtimin e tij historik Religjioziteti në histori është i pranishëm krahas paraqitjes së njeriut në botën fenomenale. Sipas dijetarëve myslimanë, burimi i religjiozitetit është me fondament transcendental, respektivisht religjioziteti ka prejardhje nga koha kur shpirti (njeriu) u zotua ta bartë misionin e kalifit të All-llahut në tokë. I frymëzuar nga Krijuesi absolut dhe i dhuruar me shpallje të dyfishtë, njeriu gjithnjë është në përpjekje të vendosë unitet ndërmjet vetes dhe botës që e rrethon. Mbështetur në këtë, religjioziteti për bashkësinë njerëzore ishte rregullator në ngritjen morale-etike të personalitetit dhe kundrejt interesave materiale dhe atyre momentale. Respektivisht, duke i vënë bashkësisë njerëzore autoritetin e Krijuesit dhe të Ligjit të Tij, religjioziteti i jep bashkësisë njerëzore impulse të reja kreative dhe të fuqishme në unitetin e ndjenjave, ideve dhe veprimeve. Duke lexuar librat hyjnorë, por edhe zbulimet arkeologjike, historike e të ngjashme, hasim në përpjekjet e njeriut për të siguruar mbrojtje dhe simpati hyjnore. Në këtë lëvizje dhe kërkim të vazhdueshëm të tij, njeriu ka ndërtuar një sistem të raporteve me Zotin, nëpërmjet manifestimeve në formë lutjesh dhe ritualesh. Ndër format më të lashta të komunikimit të njeriut me Zotin është edhe institucioni i agjërimit, si pjesë përbërëse e trashëgimisë religjioze të grupeve të ndryshme njerëzore. Studimi historiko-analitik i librave hyjnorë dhe i librave religjiozë ofron të dhëna se agjërimin, si formë të komunikimit ndërmjet njeriut dhe Zotit, në forma të ndryshme, e gjejmë thuajse në të gjitha religjionet: ato popullore, filo-

36

Di

KORRIK 2012

zofike dhe të shpallura. Autori i njësisë enciklopedike "Fasting" (Agjërimi) në "Encyclopaedia Britannica" pohon se “vështirë se mund të gjendet ndonjë sistem religjioz e që në atë agjërimi nuk ka zënë së paku edhe vend sporadik.” Brahmanët Në librat e tyre të shenjtë qëndron se gjatë zënies së Diellit është e obligueshme që shtresat e ulëta të popullsisë të abstenojnë nga ushqimi, pijet dhe nga akti seksual. Sipas ligjit të tyre, klerikët brahmanë janë të obligueshëm me agjërim në ditët e ekuinoksit (barasnatës). Brahmanët, sipas të dhënave që posedojmë, edhe sot e agjërojnë ditën e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të çdo muaji hindus. Nëse i llogarisim këto të gjitha rezulton se gjithsej Brahmanët agjërojnë 24 ditë gjatë vitit. Budistët Sipas doktrinës së tyre, agjërimi fillon nga lindja e Diellit e deri në perëndimin e tij. Për çdo muaj lunar, i cili tek ata quhet uposatha agjërohej nga katër ditë. Gjatë ditëve të agjërimit ndalohet çdo punë, madje ndalohet edhe përgatitja e darkës, prandaj ushqimi për darkë duhet përgatitur para fillimit të agjërimit. Egjiptianët e Vjetër, Grekët dhe Romakët Edhe Egjipti i Vjetër e ka njohur agjërimin, ndonëse ishin të përshkruar me idhujtari të thellë. Egjiptianët e Vjetër agjëronin me qëllim të ushtrimit dhe të pastrimit të shpirtit dhe këtë sidomos e bënin gjatë festave të tyre religjioze. Sipas disa të dhënave, ritualet rreth agjërimit dhe riteve të tjera nga Egjiptianët i huazuan edhe Grekët në Antikë. Nën ndikimin e Egjiptianëve, jo vetëm Grekët, por edhe


Romakët filluan të agjërojnë dhe të huazojnë edhe rite të tjera religjioze. Sabejët Sabejët radhiten ndër ithtarët e feve qiellore, mirëpo, për shkak të rrethanave të ndryshme, ata kanë devijuar nga e vërteta. Edhe përkundër devijimit, institucioni i agjërimit ka qenë gjallërisht i pranishëm në jetën e tyre. Ligji i Sabejëve ua obligonte ithtarëve të vet agjërimin në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ky agjërim ka qenë i obligueshëm në muajin mars. Arabët Agjërimin në forma të ndryshme e kanë njohur edhe arabët e periudhës së injorancës politeiste. Edhe pse format dhe motivet e agjërimit ishin të llojllojshme, arabët në praktikimin e agjërimit shihnin një lloj zbutje të egos së zotave të tyre për mëshirë, që ishte veçori tipike thuajse e të gjitha komuniteteve religjioze në Lindje. Ilirët Për popujt ballkanikë, veçanërisht për Ilirët, është me rëndësi të theksohet se nuk janë bërë hulumtime të këtij lloji. Mirëpo, nëse analizohen zbulimet arkeologjike, enët e ndryshme, vizatimet nëpër shpella dhe zbulime të tjera, por edhe nëse lexohen shkrimet e vjetra të autorëve antikë, mund të arrihet në konkluzionin se edhe ilirët, parashqiptarët e kanë njohur agjërimin në forma primitive. Të gjitha këto janë argumente se besimi i mirëfilltë ka ekzistuar që nga fillimi. Agjërimi në fetë e shpallura Agjërimi zë vend të rëndësishëm në fetë e shpallura dhe paraqet shtyllën thelbësore te të gjithë pejgamberët e Zotit. Për shembull, lexojmë te Imam Buhariu se Nuhi (a.s.) ka agjëruar tërë vitin përveç dy ditëve të para të Ramazanit dhe të Kurbanit. Një kohë të gjatë pas Nuhit (a.s.), kemi rastin e Davudit (a.s.), për të cilin Muhamedi (a.s.) pohon: “Davudi një ditë ka agjëruar, kurse një ditë jo...” Thënia e Muhamedit (a.s.) lidhur me agjërimin e Davudit (a.s.), dëshmon për agjërimin si institucion individual e kolektiv gjatë historisë: “Nuk ka agjërim mbi agjërimin e Davudit, kurse ky është gjysma e kohës. Agjëro një ditë dhe ha një ditë.” Agjërimi në mësimin hebraik Tekstet e shenjta hebraike konfirmojnë se institucioni i agjërimit bën pjesë në segmentet thelbësore të mësimit të tyre. Agjërimi në Tevrat (Torë) kryesisht ka karakter profanohistorik, sepse me vetë aktin e agjërimit evokohen disa data me rëndësi nga historia e tyre. Dijetari i madh mysliman, Muhamed Abduh thotë: “Është dëshmuar se Musai (a.s.) ka agjëruar dyzet ditë, dhe kjo periudhë ishte e njohur dhe e radhitur si adhurim. Hebraikët agjërojnë një javë gjatë këtyre dyzet ditëve si kujtim nga rënia e Jerusalemit dhe nga marrja e tij.” Kohëzgjatja e agjërimit te hebraikët është e ndryshueshme. Në shumicën e llojeve të kësaj praktike, agjërimi fillon me lindjen e diellit, kurse përfundon me shfaqjen e yllit të parë në qiell. =

Agjërimi në mësimin kristian Në shkrimet e shenjta kristiane, agjërimi nuk përmendet askund në mënyrë eksplicite si urdhëresë e domosdoshme, por vjen në kontekste të tjera si atë historik e moral. Ai përmendet, lavdërohet dhe konsiderohet si vepër e mirë – adhurim. Në Besëlidhjen e Re thuhet: “Dhe, pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund u urit.” (Mateu, 4, 2). Agjërimi më i vjetër dhe më i njohur në kristianizëm është Agjërimi i Madh, i cili bie para Pashkëve. Këtë agjërim e kanë praktikuar Musai (a.s.), Isai (a.s.) dhe apostujt. Agjërimi në mësimin islam Agjërimi bën pjesë ndër shtyllat kryesore të Islamit. Muhamedi (a.s.) thotë: “Islami mbështetet mbi pesë shtylla: Deklarimi se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, aplikimi i namazit, dhënia e zekatit, pelegrinazhi në Mekë dhe agjërimi i ramazanit”. Në Kuran agjërimi përmendet në 14 vende. Në çdo përmbledhje hadithesh, si Sahihu, i Buhariut, i Muslimit, por edhe përmbledhja e Nesaiut, e Ebu Davudit, Tirmidhiut, Ibn Maxhes e të tjera, përfshihet libri i veçantë për agjërimin. Agjërimi në formën përfundimtare me Kuranin dhe Muhamedin (a.s.) iu bë detyrim myslimanëve para Betejës së Bedrit, në muajin Shaban, në vitin e dytë hixhri, me ç’rast u abrogua agjërimi i Ashures, kurse u konstituua agjërimi i ramazanit. All-llahu në Kuran thotë: “O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush …” (Bekare, 183). Vetëm shkurtazi do t’i theksojmë disa dispozita lidhur me agjërimin, sa për krahasim me agjërimin në fetë e tjera: Kohëzgjatja e agjërimit në Islam është një muaj hënor (29 deri 30 ditë); agjërimi në Islam përbëhet nga abstenimi i përdorimit të çdo lloj ushqimi, pije, pirja e duhanit, marrëdhëniet intime dhe gjëra të tjera që mund ta prishin agjërimin prej lindjes së diellit e deri në perëndimin e tij. Veçori e agjërimit islam është disiplinimi i shpirtit dhe intensifikimi i religjiozitetit tek besimtari, intensifikimi i unit njerëzor për një vetëdije dhe një jetë të mirëfilltë, me qëllim të përpjekjes së vazhdueshme për takim me Absolutin. Agjërimi në Islam, edhe pse në thelbin e tij manifeston heshtjen, qetësinë, ai megjithatë nuk është gjurmë misterioze e vetmisë dhe nemitjes asketike, as simbol i vdekshmërisë shkretinore dhe të izolimit shpirtëror, por është dhuratë e madhe shpirtërore, burim i çdo virtyti të lartë. Ndonëse kinezët, brahmanët, budistët, judaistët e kristianët synojnë që me agjërim t’i arrijnë lartësitë shpirtërore, agjërimi i tyre dallon thelbësisht nga ai islam. Agjërimet e tyre pa përjashtim janë agjërime të pjesshme përplot besëtytni, mistifikime dhe politeizëm. Veçori tjetër e agjërimit islam është se ai botën e brendshme të besimtarit e nxjerr në shkëlqesinë e dritës. Aktualiteti ynë tmerrësisht i shekullarizuar dhe vulgarisht i materializuar kanos t’i pengojë porositë polisemike dhe domethënëse të agjërimit, namazit dhe adhurimeve të tjera islame që ta arrijnë cakun e tyre. Si pasojë e mosdëgjimit të këtyre porosive, njeriu rrezikon ta humbë orientimin në të ecurit e tij. KORRIK 2012

Di

37


ISMAIL MUÇEJ

AGJËRIMI

dhe vlerat e tij njerëzore Njeriu, si krijesa më e përkryer e Zotit, për t’u aftësuar që të ngjitet lart shpirtërisht, duhet të ndërmarrë disa veprime praktike, urdhëruar nëpërmjet librave hyjnorë. Një nga këta urdhra e mësime është edhe agjërimi i Ramazanit, që bën pjesë në pesë parimet themelore të fesë islame. Agjërimi konsiston në ndërprerjen e ngrënies, të pijes, të marrëdhënieve seksuale, të marrjes së ndonjë lënde ushqyese a shëruese nëpërmjet gojës, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të plotë (nga syfyri deri në iftar) në harkun kohor prej një muaji hënor që përbëhet prej 30 ditësh (nganjëherë 29). Ky urdhër i është dhënë nëpërmjet Kuranit, Muhamedit (a.s.) në vitin e dytë të emigrimit nga Meka në Medine me këtë verset: “O ju besimtarë, agjërimi është i detyrueshëm për juve ashtu siç qe edhe për ata popuj që kaluan para jush, (dhe ky bëhet) me qëllim që të ruheni nga të këqijat” (2:183). Ky adhurim është universal, pasi, sipas Kuranit, të gjithë popujt, në periudha të ndryshme, e kanë ushtruar këtë praktikë. P.sh. Bibla thotë: “Agjërimi ka qenë ushtruar nga të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat, në kohë pikëllimesh, hidhërimesh, (fatkeqësish) e të këqijash” (Cr. Bibla Con.). Agjërimi është praktikuar edhe prej hinduve e të tjerë. Edhe kristianët kanë qenë të urdhëruar ta praktikonin këtë formë adhurimi. Ndërsa agjërimi tek të tjerët kishte karakter privues, Kurani solli një ide krejt të ndryshme, duke e bërë një institucion përmirësimi moral, shpirtëror si dhe me pasoja të mira fizike. Një nga qëllimet kryesore është të mësohet njeriu për t’u larguar nga të këqijat që shfaqen gjatë jetës, siç e përshkruan verseti që cituam më lart me frazën mbyllëse “me qëllim që të ruheni nga të këqijat”. E pra, nuk është qëllimi vetëm të privohemi pjesërisht nga ushqimet, por

38

Di

KORRIK 2012


të bëjmë një kurë shpirtërore gjatë një muaji, gjë që do të ndikojë pozitivisht në largimin nga të ligat e nga çdo gjë e paligjshme. Duke u mënjanuar gjatë një muaji nga disa veprime të ligjshme, për një objektiv të caktuar, njeriu bindet me vetëdije që të largohet aq më lehtë nga gjërat që Zoti i ka ndaluar dhe logjika i ka pranuar. Në fakt, të gjitha institucionet islame në mënyrë praktike të çojnë në pastrimin e shpirtit, por gjatë procesit të ngritjes morale, gjë që synohet me agjërimin, është farkëtimi i besimtarit dhe aftësimi i tij për të ditur në çdo kohë të ruhet nga çdo gjë e dëmshme, qoftë në pikëpamje shpirtërore, ashtu edhe në atë fizike. Ai që arrin të braktisë kënaqësitë e ligjshme e dëshirat e tij për hir të urdhrit të Zotit dhe bindjes ndaj Tij, pajiset me aftësi për të braktisur edhe kënaqësitë paligjshme dhe në pikëpamje fizike, duke e mësuar veten me këtë ushtrim. E tillë duhet të jetë gjendja shpirtërore e një agjëruesi saqë “po të cenohet nga ndokush, i drejtohet me alët: jam agjërueshëm”. Për rëndësinë e agjërimit kanë folur shumë dijetarë myslimanë e jo myslimanë. Spinoza e quan agjërimin “aftësi për të sunduar pasionet”; Avicena thotë se shumë sëmundje që i shpëtojnë doktorit e që vijnë prej ngrënies, një mjet për t’i evituar ato është ndryshimi i regjimit në të ushqyerit, në kohë të caktuar, pra agjërimi. Sipas pikëpamjes së mjekut të njohur gjerman, Otto Buxhinger, të gjithë të rriturit duhet të agjërojnë duke përjashtuar ata që janë të prekur nga turbekulozi, ata që kanë sëmundje stomaku, kancer e diabet. Po kështu edhe mjeku Heinrich Wallnofer, ka thënë: “Shumëkujt i duhet të agjërojë për të evituar sëmundjet. Agjërimi duhet të ndërmerret jo për të zbritur nga pesha, por si përvojë e brendshme, në të cilën jeton vetëm ai që ka agjëruar njëherë”. Një tjetër mjek thotë: “Meqë koha e agjërimit do të thotë një pushim relativ për tretjen e ushqimit, kjo është evitimi i shumë sëmundjeve, kjo është një kurë e rekomanduar nga Kurani, e pra në vend të bisturisë së kirurgut bëhet një operacion i tillë”. Krahas kufizimit të ngrënies në kohë të caktuar, ai që agjëron fizikisht duhet të bëjë një gjë të tillë edhe me sy, me veshë, me gojë dhe me të gjitha pjesët e trupit, domethënë, të mos dëgjojë alë të këqija, të mos flasë atë që nuk duhet, të mos shikojë objekte që të joshin për nga e keqja dhe të mos veprojë në kundërshtim me ligjet e normat morale. Atëherë mund të themi se kemi bërë një agjërim sipas urdhrit të Kuranit. Nëpërmjet agjërimit njeriu kalitet dhe vendos për të mos shkelur rregullat e ligjet, edhe kur e di se nuk e sheh njeri, sepse është i bindur se Zoti di gjithçka që ne bëjmë. Agjërimi është një shkollë që të shtie ndjenjën e vetëmohimit e të sakrificës. Ai sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje, secili prej tyre luan rolin e një “vide” sado e vogël në një makineri gjigante. KORRIK 2012

Di

39


NAMAZI I

40

Di

KORRIK 2012


TERAVIVE Nisur nga fakti se format e adhur adhurimit rim mit që i bëj mit bëjmë jmë A All-llahut, lll-llla lahu hut, t, janë të llojllojshme dhe me përmbajtje përmb bajt j je e gjithëpërfshirëse gjithëpërfshirë rëse se e si si nga aspe ng aspekti ekti sh shpirtëror, hpirtëror, fizik, shënde shëndetësor, detë de tës sor, soc social ociall et etj etj., j., rr j., rrrjedh j dh je h se e All-llahu All llahu mund të adhurohet ed edhe dhe me të ë përkujtuar përrkuj ujtu tuar e të përmendur, pasi Ai thotë: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurim) Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni” (Bekare, 152), që përfshin një lloj adhurimi që i bëhet All-llahut vetëm me gjuhë e që është më i lehti nga format e adhurimit, që nuk kërkon kohë dhe vend të caktuar. Formë tjetër me të cilën i bëhet adhurim All-llahut është të përmendurit me gjuhë, por shoqëruar me lëvizjet trupore në kohë të caktuar brenda 24 orëve, ku bëjnë pjesë pesë kohët e namazit. Pastaj kemi adhurimin tjetër që nuk kërkon shqiptim me gjuhë dhe as lëvizje, por vetëm ndalon nga ushqimet, pijet, marrëdhëniet bashkëshortore në kohë të caktuar. Ky lloj adhurimi është agjërimi gjatë një muaji në vit. Po ashtu kemi një lloj krejtësisht tjetër adhurimi që obligon dhënien e një pjese të caktuar nga pasuria vjetore, që do të thotë se nuk ke nevojë për shqiptim as për falje dhe as agjërim, por vetëm të japësh nga pasuria që posedon duke falënderuar All-llahun. Kjo formë adhurimi njihet me termin zekat. Adhurim tjetër që është gjithashtu gjithëpërfshirës, ku All-llahu në të njëjtën kohë përmendet, i kërkohet falje, dhe që kërkon mjete materiale por për këtë adhurim kërkohet edhe diçka më tepër - që të shkohet në një vend dhe në një kohë të caktuar, - është Haxhi. Nga gjithë sa u tha më lart kuptohet se këto forma të adhurimit kanë për qëllim ngritjen e myslimanit në një shkallë sa më të lartë. Nisur nga aspekti shpirtëror, fizik, ekonomik, social, etj., për të cilat njeriu ka nevojë, aq më tepër në kohën që jetojmë, kur ana shpirtërore, fizike, ekonomike dhe sociale është mjaft e rrezikuar dhe vazhdimisht në shkatërrim e sipër në mbarë shoqëritë pa dallim, adhurimet marrin një dimension të ri. Kur flasim për namazin dhe e shohim si mbrojtës e dallues kryesor mes myslimanit dhe jomyslimanit, del se prandaj është i përhershëm brenda ditës, ngase myslimani ka nevojë për prehje shpirtërore dhe mbështetje tek All-llahu në çdo kohë, sidomos pas zhgënjimeve për aspirata, dë-

shira shira s irra dhe dh d he qëllime që q ëllllim ime e në këtë këtë botë. b të bo të.. E vetm vetmja mja ja s siguri igur ig uri p për ërr n ng ngarkesat gar a ke kesa satt që i b bëhen ëhen ëh en n njeriut j ri je riut u në ut në shoqëshoqë ëri, ës ë është h ë nama ht namazi, mazi mazi z , i ci cili ilii e m mbron bron br on n nga nga e keqja keq eqja ja dhe dhe e shëmtuara. shë h mtua u ra. Kur K ur besimtari falet, fa alet për përkujton ë ku kujt j on shu jt shumë humë më a ajete jete je te q që ë e këshillo këshillojnë lo ojn jnë ë atë për jetën, që i japin shpresë dhe kurajë për punë dhe angazhim si dhe e mbrojnë nga sprovat dhe vështirësitë e jetës. Për të gjetur prehje edhe më të madhe shpirtërore, myslimani shton falënderimin dhe kërkon kënaqësinë prej Zotit, që do ta gjejë edhe në namazet nafile (suplementare), që bëhen gjatë netëve të Ramazanit. Kështu veproi i dërguari i All-llahut (a.s.), i cili është shembull për ne dhe që prej nesh kërkoi që gjatë këtij muaji të bëjmë sa më shumë adhurime, duke thënë: “Kush e lartëson Ramazanin me falje duke besuar dhe duke llogaritur atë, do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara.” Nga namazet që Muhamedi (a.s.) falte në këtë muaj, është edhe namazi i teravive. Ky namaz bëhet vetëm gjatë Ramazanit. Namazi i teravive nuk është diçka tjetër përpos dallim dhe respekt ndaj muajit Ramazan, në të cilin kanë ndodhur shumë mrekulli, më e rëndësishmja prej të cilave ishte zbritja e Kuranit, ku edhe lavdërohen ata që e lexojnë dhe nëpërmjet faljes përkujtojnë këtë dhuratë që na e dha All-llahu, duke na graduar që të jemi pjesëtarë të denjë të këtij Libri të Shenjtë, i cili sqaroi gjithçka për njerëzimin. Namazi i teravive është për bashkimin e radhëve tona dhe kjo vërehet shumë qartë gjatë këtij muaji të begatë, i cili është këshilluesi dhe institucioni më i mirë gjatë tërë kohës. Ky namaz bashkon radhët, zbut zemrat, lartëson mendjet, dhe të gjitha këto çojnë në bashkimin e mbarë myslimanëve kudo që janë në botë. Ne jemi të bindur se të gjitha obligimet që vijnë nga Allllahu dhe profeti Muhamed (a.s.), nuk kanë për qëllim diçka tjetër përpos unitetin dhe bashkimin e radhëve tona rreth çështjeve më parësore - bindjen se All-llahu është Një dhe Ai meriton adhurimin; ta dëshmojmë Atë me gjuhë. Namazi dhe të gjitha adhurimet e tjera të detyruara, nuk janë diçka tjetër përveçse forcim për radhët tona dhe tolerancë ndërnjerëzore. Këtu vërejmë mëshirën e All-llahut, sepse gjatë këtij muaji. Teravitë nuk janë ngarkesë, por vetëm pushim dhe qetësim shpirtëror.

KORRIK 2012

Di

41


HYTBEJA E PROFETIT MUHAMED A.S. PËR RAMAZAN O njerëz, ju jeni duke hyrë nën hijen e një muaji të bekuar. Një natë e tij është më e mirë se njëmijë muaj. All-llahu e bëri agjërimin obligim në këtë muaj dhe nxiti njerëzit të falen më shumë në netët e tij. Të kërkosh afërsinë me All-llahun nëpërmjet një vepre të mirë do konsiderohet si kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi. Në anën tjetër, kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi do shpërblehet 70 herë më shumë se në çfarëdo muaji tjetër. Është muaji i vetëpërmbajtjes dhe shpërblimi për vetëpërmbajtjen është Xheneti. Është muaji i mbështetjes dhe ndihmës së të tjerëve dhe muaji në të cilin besimtarët do shijojnë begati. Bëni shpesh katër gjëra, dy prej të cilave do kenë kënaqësinë e Zotit tuaj dhe dy të tjerat janë të domosdoshme për shpëtimin tuaj në jetën tjetër. Për sa i përket dy gjërave që pëlqehen nga Zoti juaj ato janë: të dëshmuarit të të qenët Një të All-llahut dhe të kërkuarit falje. Ndërsa dy të tjerat janë: të kërkuarit prej All-llahut të mirësisë së hyrjes në parajsë dhe të kërkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri...” (Transmeton Ibn Huzejme)

THËNIE TË PROFETIT A.S. PËR AGJËRIMIN Kur të shikoni hënën e re, nisni agjërimin e kur ta shihni përsëri hënë e re, ndërpriteni të agjëruarit. Në qoftë se është vrenjtur dhe hëna nuk duket, agjëroni tridhjetë ditë! Për çdo gjë jepet zekat. Zekati për trupin është agjërimi. Agjërimi është gjysma e durimit. Agjërimi më i pëlqyer pas Ramazanit është agjërimi në muajin Muharrem dhe falja më pëlqyer pas faljeve të detyrueshme është ajo falje që bëhet natën. Zoti nuk e miraton agjërimin e atij i cili nuk heq dorë nga gënjeshtra e nga punimi i saj. Kushdo që agjëron Ramazanin me bindje se është farz e duke forcuar shpresën se do t’ia arrijë shpërblimit, atij i falen fajet e përparme. Ka shumë vetë që agjërojnë, por ata nuk përfitojnë ndonjë dobi veçse rrinë të uritur e të etur. Ai njeri që s’ka lënë rrenën dhe dëshmon gënjeshtër edhe ka lënë të ngrënët e të pirit, ai nuk ka bërë asgjë për Zotin. Nuk është agjërim ndalimi i të ngrënit të pirit. Agjërim është vetëm kur njeriu largohet nga alët e këqija e nga të gjitha punët e liga. Ndofta ty të flet ndokush ligsht. Ti i thuaj: “Jam agjërueshëm...”

TRE VEÇORITË E RAMAZANIT Është muaji i dijes, i mësimit, sepse në këtë muaj njerëzit mblidhen më shumë nëpër xhamia ku dëgjojnë nga dijetarët e fesë islame të flasin për të, duke e lidhur predikimin e tyre me të gjitha drejtimet e jetës. Në një thënie të Pejgamberit thuhet: “Sadakaja më e mirë është që njeriu të marrë dituri, dhe pastaj këtë dituri t’u japë vëllezërve të vet myslimanë”. Është muaji i Kuranit, sepse në këtë muaj leximi i Kuranit dhe hatmet (leximi i plotë i tij) janë më të shumta, gjithashtu kemi edhe namazin e teravive. Kurani është mirësia më e madhe që ka zbritur prej All-llahut të Madhëruar. Tek ai gjejmë prehjen shpirtërore. Në Kuran thuhet: “Vetëm duke përmendur All-llahun qetësohen zemrat.” Është muaji i shpenzimit, i sadakasë dhe zekatit. Një sadaka që jepet në Ramazan e ka të dyfishuar shpërblimin. Një herë një person e pati pyetur Pejgamberin (a.s.): A e pe atë burrin që dha zekat nga pasuria e tij? Pejgamberi (a.s.) iu përgjigj: “Kushdo që nxjerr zekat nga pasuria e vet, All-llahu e ka larguar atë nga sherri dhe e keqja”. Gjithashtu Pejgamberi (a.s.) e ka quajtur sadakanë si një ilaç të dobishëm për të gjitha sëmundjet dhe për të këtë ka thënë: “Shëroni të sëmurët tuaj me anë të sadakasë, sepse nëpërmjet saj All-llahu jep lumturi si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.”

42

Di

KORRIK 2012


RAMAZANI, MUAJI I KUJTIMEVE Në këtë muaj ka ngjarë beteja në Bedër, e cila ka qenë çasti vendimtar ndërmjet politeizmit dhe imanit, të keqes dhe të mirës, jo të vërtetës e të vërtetës. Në këtë muaj është çliruar Meka nga idhujtari dhe i dërguari i Zotit, Muhamedi (a.s.) proklamon politikën e dashurisë, pastërtisë e paqes. Në këtë muaj gjendjet nata e Kadrit, nata më e mirë se njëmijë muaj të tjerë dhe në të cilën njerëzve u dhurohen mëshirë e falje All-llahut. Ndër kujtimet më madhështore është fillimi, shpallja në këtë muaj e librit të Zotit, librit të së vërtetës Kuranit, i cili njehson të gjitha vlerat e mëparshme. Është libri i shenjtë ku përfshihet e kaluara, e sotmja dhe ardhmja dhe që sa më shumë ta lexosh e thellohesh në të aq më mirë gjen bukurinë, ëmbëlsinë, lartësinë, edukatën, pastërtinë, moralin, zhvillimin, e rrugën e drejtë që të çon në rrugën e drejtë që porosit All-llahu.

LUTJE Të gjitha falënderimet tona më të sinqerta, të takojnë Ty, o Krijuesi ynë e Krijuesi i gjithësisë. Ty, që na ke nderuar me Islam; Ty që na ndriçove zemrat me iman, ty që zbrite tek ne më të madhërishmin libër hyjnor, të shenjtin Kuran, Ty që na respektove me mëshirën tënde, duke na dhuruar edhe njëherë të mëshirshmin muaj, Ramazanin; Ty që na dërgove profet të dashurin Tënd dhe mësuesin tonë, Muhamed Mustafanë. Të kërkojmë falje dhe respekt për familjen e tij, për shokët dhe ymetin e tij! O Zoti ynë! Ti që je i Vetëm dhe i Vërtetë, Ti që je Mëshiruesi dhe Bamirësi ynë, falënderimi ynë është për Ty, që na mundësove ta presim e ta jetojmë edhe njëherë muajin Tënd të mëshirës, Ramazanin! O Zoti ynë! Ramazani erdhi në vendin tonë, hyri në xhamitë tona prandaj na lejo të të falënderojmë. O Zoti ynë! Po të lutemi Ty, që muaji Ramazan të bëhet pastërti për zemrat tona, pasuri në moralin tonë, ndihmues në punët tona, udhëzues në veprat tona, dritë në errësirën e asaj bote, lehtësues në ndëshkimin e varrit, ndërmjetës në Ditën e Gjykimit, mbrojtës prej xhehenemit dhe shoqërues drejt xhenetit! O Zoti ynë! Të lutemi Ty: shiko duart e thara të të vjetërve; shiko duart e të rinjve; shiko duart e njoma të fëmijëve; të gjithë buzët e tyre pëshpëritin një alë, Amin, na pastro, na fal, na prano, na mëshiro, gabimet na i pakëso; të mirat na i shto, imanin na e forco, moralin na e zbukuro, dashurinë na e shto, unitetin na e forco! O Zoti ynë! Të lutemi Ty, besimi ynë është i dobët, na e forco atë; morali ynë është i prishur, na e përmirëso atë; zemrat na janë nxirë, na i pastro ato; shpirtrat na janë zvogëluar, na i zmadho ato për hatrin Tënd! O Zoti ynë! Na ndihmo, na udhëzo, na drejto në rrugën e përparimit e të prosperitetit njerëzor, në rrugën e përmirësimit shpirtëror, moral, ekonomik e shoqëror! O Zoti ynë! Në këtë 100 vjetor të mëvetësisë së Shqipërisë, të lutemi me gjithë shpirt: mëshiroje, udhëzoje, drejtoje kombin e atdheun tonë në rrugën e forcimit e të përparimit, dhuroi paqe e qetësi të përhershme, jepi atij forcë e vullnet për të ecur përpara përkrah botës së qytetëruar! O Zoti ynë! Për të gjitha sa t’u lutëm, kërkojmë prej Teje që të na i pranosh, sepse kështu ke premtuar dhe Ti nuk e shkel premtimin. Gjithashtu të kërkojmë falje e respekt për profetin tonë, Muhamedin (a.s.); falje e respekt të kërkojmë për familjen e tij, për sahabet e tij, për ymetin e tij. Falje e respekt të kërkojmë edhe për gjithë pejgamberët, gjithë ulematë, gjithë myslimanët e myslimanet, që kanë ndërruar jetë me besim! Amin

KORRIK 2012

Di

43


Retrospektivë

AGJËRIMI,

mësime e porosi “Besimtarë! Ju është bërë farz agjërimi në ditë të caktuara, si edhe popujve të kaluar, kështu që t’i shmangeni rrugës së prapë. Cilido prej jush që sheh dhe mbërrin muajin e Ramazanit, le të agjërojë, edhe kush është sëmurë ose në udhëtim, i pagon tjetër herë ditët që s’i ka agjëruar për arsyet e sipër dëftuara, Perëndia dëshiron për ju lehtësim e jo vështirësi.” Agjërimi në Islam ka tri shkallë: a) agjërimi i masës; b) agjërimi i inteligjencës fetare; c) agjërimi i të devotshmëve. Inteligjenca fetare agjëron duke mbrojtur nga mëkatet edhe veshët, sytë, gjuhën, duart, këmbët e çdo gjymtyrë të trupit. Të devotshmit agjërojnë duke fshirë nga zemra krejt qëllimet e liga, duke hequr dorë kryekëput nga punët e kësaj bote e duke lënë pas dore këtë jetë. Dy shkallët e fundit mund të arrihen duke luftuar e zhdukur të gjitha epshet shtazarake e duke u përpjekur me veset e liga që të bëhet i zoti me sunduar vetveten e me i çrrënjos këto vese. Mjeti i kësaj është vullneti i mirë, cilësi morale, me të cilin shtypim lakmitë tona për çdo gjë që na dëmton pastërtinë morale. Të rrallë fort janë ata që meritojnë me u numërue të kësaj kategorie. Pra, agjërimi, që është bërë farz për të gjitha klasat popullore, është ai i shkallës së parë: çdo mysliman e myslimane që shkel moshën madhore, janë të detyruar të agjërojnë në muajin e bekuar të Ramazanit, në të cilin, qysh në mëngjes

44

Di

KORRIK 2012

e deri pas perëndimit të diellit, është e ndaluar ngrënia, pija e dëfrimi seksual. (Ky klasifikim i agjërimit është formal e jo origjinal; sepse çdo mysliman e çdo myslimane e ka detyrë që të përpiqet ta kryejë këtë detyrë, si duhet; por kur të mos mundet të arrijë shkallën e II e III, së paku t’i mbahet shkallës së parë.) Agjërimi është farz, me kusht që ta kryejnë pastaj përjashtohen përkohësisht nga ky farz ata, të cilëve u dëmton trupi; ata, agjërimi i të cilëve dëmton interesat publike; së fundi edhe ata që janë në udhëtim. Dy janë qëllimet për të cilat Legjislatori na e ka bërë farz agjërimin: a) qëllim fizik ose shëndetësor; b) qëllim moral. a)Agjërimi ka qëllime shëndetësore, pse nuk bën tjetër, veçse urdhëron zbatimin e porosive të shkencës shëndetësore: pushon dhe përmirëson stomakun, rregullon organizmin e përgjithshëm të trupit; të cilin e shëron dhe e shëndosh pa e dëmtuar fare. Ky është sekreti i hadithi sherifit “Agjëroni që të keni shëndet!” Për të mbërritur në këtë përfundim, si edhe për të larguar çdo dëm që rrjedh prej teprisë lakmuese të agjëruesit, që ka mbetur i uritur për shumë kohë, Pejgamberi (a.s.) ka urdhëruar këto masa: -Shpejtimin iftarin dhe vonimin e syfyrit. -Më parë e çelim agjërimin me ndonjë ëmbëlsirë a me ndonjë pemë, pastaj falim Akshamin, e mbas tij hamë darkë, sigurisht pa e tepruar.


-Një orë e gjysmë mbas darke falim Jacinë e mbas saj njëzet rekate Teravi. Pa kryer këtë namaz nuk duhet etur. -Pasi falet Teravija duhet etur shpejt, pse ushqimet tjetërsohen në trup më shumë kur flemë. Kurrë nuk është e shëndetshme kalimi i këtyre netëve të Ramazanit pa gjumë, siç bëjnë shumica e njerëzve, që s’e çmojnë këtë pikë. -Syfyri është sunet; edhe ky është ushqimi që do të hajë agjëruesi disa minuta para mëngjesit, pa e tepruar. -Sabahu duhet falur në kohë. Agjëruesi në çdo kohë është i lirë të hajë e të pijë çdo gjë që e ka lejuar Perëndia. Gjithashtu agjëruesi ka leje për të plotësuar çdo dëshirë të arsyeshme që iu ndalua ditën. Pra, Legjislatori ka urdhëruar agjërimin që të përmirësojë shëndetin e agjëruesit. Në statistikat e përgjithshme, që do të përmenden në rendin e vet, shihet se jetën më të gjatë në çdo cep të botës, e kanë ata që agjërojnë. Dobitë morale që rrjedhin nga efektet e agjërimit: -E stërvit nefsin/egon t’u bëjë ballë dëshirave. -Zengjinit i jep idenë e ndjenjës së urisë dhe e bën të kuptojë mjerimin dhe hidhësinë e të varfrit. Më anë tjetër të vobektit e shohin me sy, se Perëndia shtrëngon zengjinët me një adhurim që ka për princip për të përmirësuar moralin e pasanikëve, për t’iu zbutur zemrën e për t’iu dhënë shpirtin e bamirësisë, si edhe për t’iu shkulur apatinë, krenarinë e egoizmin. -Njeriun e stërvit për t’i qëndruar urisë e etjes, në qoftë se ia sjell fati ndonjëherë mbi kokë. -E bën njeriun të butë e të qetë: Sepse, njeriu kur është i uritur dhe i etur, bëhet shumë i rreptë; çdo alë e rëndë, çdo sjellje e keqe agjëruesit i bën më shumë efekt. Por në këto minuta kritike, po ta sjellë ndërmend urdhrin e Resullullahut “agjëroj, agjëroj” do t’i ftohen ndjenjat e do t’i zbutet zemra. -E bën njeriun besnik e të sinqertë dhe e largon nga hipokrizia. Sepse agjërimi është një adhurim i fshehtë dhe nuk shfaqet me lëvizje trupore. Prandaj është një sekret në mes të Perëndisë e të robit, është një Hadhithi Kudsi që e forcon këtë të vërtetë. Perëndia urdhëron në këtë Hadithi Kudsi: “Agjërimi është për Mua, vetëm Unë kam për ta shpërblyer çmimin e tij”. -Njeriu është i ndaluar nga të gjitha epshet trupore e në këtë mënyrë zhvishet nga cilësitë shtazore dhe hyn në kategorinë shpirtërore e barazohet me engjëjt në një kohë të caktuar për çdo vit. Nga sa thamë më sipër, merret vesh se agjërimi në fenë islame ka dy qëllime: një trupor e një moral. Veç kësaj, agjërimi në Islam është një mjet propagandues për të prapësuar e për të çrrënjosur veset e liga e për të pastruar zemrën nga mikrobet që shkaktojnë këto sëmundje morale. Edhe me të vërtetë agjërimi ndalon gojën nga alët e ndyra, ndalon syrin, dorën e këmbën nga veprat e panjerëzishme, pastron mendjen nga idetë e poshtra, e zbut zemrën dhe e shkëlqen shpirtin me dritën hyjnore. Përktheu: Haki Sharofi Zani i Naltë, Tetor-Nëntor 1930

FERIT VOKOPOLA , 1927

Nga Qielli sipër, nga vendi m’i naltë, Po zbret një hije e shenjt mbi dhe, Si Vera q’i ngjallë lulet mbi baltë, Shpresa shpëtimi po derdh për ne. Po i çelin rrugn Hyjt e dashur, Toka po i thotë mir se po vien; Ajo ndër vedi mëshir tue pasur, Ç’ka jan’ të gjitha po i merr në prehni... Po vjen tue fitue dritën e vetë, Hana e Ramazanit në kët mënyrë, “Ezani” e ftonë mbi minaret, Zembrat për të bahen Pasqyrë... Zembrat e mjera qi kanë mëkatë, Tue lutun zotin ndjesë kërkojnë, Me agjënimin ç’do dit’ e natë... Për ty o Dritë do t’o ligjrojnë... Jo, vetëm të gjallët; dru edhe gurë... Ty po të presin me mallëgjimë, Dhe shpirtrat e pastër qi s’desin kurr! Të cilët ikin me psherëtim. Të cilët q’e lanë kët Jet’ të rremë, Tue bashkuë në përjetësië! Qi thamë: atije ku ishim vëmë: Ndër paq’ hyjnore n’atë qetësië!... Ti je nji dritë qi derdh lumënië, Për gjithë qaren ndër muslimanë, Por mos harro, se në kët Shqipnië, Djmët e tu të dun si Nanë. Derdhe o Dritë atë begati, Qi t’a fali Zoti për mirësië; Neve të bindur na ke gadi, Qi të vish ç’do Viti me mbarësië... KORRIK 2012

Di

45


Personalitet

DAUT BORIÇI Dijetari i shquar islam Daut efendi Boriçi ishte jo vetëm një dijetar i shquar islam, por edhe një nga patriotët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Ai ka udhëhequr me atdhedashuri Komitetin Ndërkrahinor të Lidhjes së Prizrenit, si dhe Degën e Lidhjes për Shkodrën. Daut Boriçi shquhet për përkushtimin e tij në fushën e arsimit dhe edukimit. Jeta Daut Boriçi, sipas autobiografisë së tij, u lind në Shkodër me 20 dhjetor 1825. Vetë ai shënon se mësues mejtepi të parë ka pasur Molla Ferhatin, që ka jetuar në periudhën 1772-1844. Kjo shkollë fillore gjendej në Pazar të Vjetër dhe Dauti tetë-vjeçar e frekuentoi së bashku me vëllain, Salihin. Në ditarët e Boriçëve gjendet një vjershë me nota realiste e hoxhë Ferhatit, kushtuar dy vëllezërve Boriçi, Dautit e Salihit. Sipas shënimeve të të atit, Dauti, pasi mbaroi shkollën fillore, fëmijërinë e kaloi pranë familjes. Në autobiografinë e vet Dauti shënon se që në vitin 1839 kishte filluar të mësonte arabishten dhe të merrte mësime teologjie nga myderrizët e mirënjohur të Medresesë së Qafës, institucion i themeluar nga Mehmet Pashë Plaku (Bushatliu). Nga dora e mësuesve të respektuar si Salih efendia i Madh,

46

Di

KORRIK 2012

Molla Ahmet Hadri dhe Molla Sylo Fakja, si dhe të myderrizëve të huaj të shquar, u përgatit një kontigjent klerikësh që më vonë u afirmuan, duke nderuar veten, institucionin dhe vendin, si: Jusuf Tabaku, Ahmet Kalaja, Hasan ef. Podgorica, etj., ashtu si dhe vetë Dauti. Edhe në vitin 1845 e gjejmë në këtë medrese, pas kryerjes të së cilës u emërua imam i xhamisë së Draçinit dhe që në atë kohë u quajt Molla Dauti. Pas dy vitesh shërbimi, me 1850 u nis për Stamboll dhe me 21 tetor u regjistrua në medresenë ÇifteBash Kurshun, një nga medresetë e Sulltan Mehmetit të II-të. Gjatë studimeve ai bënte takime të shumta me bashkatdhetarë, si dhe kryente porosi për të siguruar libra të ndryshëm nga kryeqyteti osman në vendlindjen e tij. Një dëshmi të tillë na jep ai vetë, kur kujton se si në qershorin e vitit 1851 u takua tre herë me Mustafa Pashën, që ndodhej në Stamboll. Te ky student i ri, ish-sundimtari i Shkodrës, në një moshë të thyer dhe me eksperiencë të madhe jete, si dhe me një formim kulturor serioz, gjente një bashkëbisedues aq interesant e të përgatitur, saqë i propozoi që t’i jepte mësime private gjuhe e besimi të birit të tij, Riza Beut, në një kohë që në kryeqytetin osman nuk mungonin pedagogë të shquar.[1] Në sajë të konsideratës që fitoi në familjen e Bushatlliut, kur Dauti deshi të kthehej në Shkodër, u ngarkua nga Riza Beu si mbikëqyrës i pasurisë së trashëguar prej të atit në Shkodër, me një rrogë prej pesë lirash në muaj, një ndihmë e mirë ekonomike kjo për familjen e tij të madhe. Hoxhë dhe mësues Pasi mbaroi studimet dhe u kthye në vendlindje, filloi karrierën e mësuesisë në shkollën “Rushdije” në Pazar të Vjetër, hapur më 1858. Shkollës “Rushdije” i përgjigjet shkolla e sotme 9-vjeçare që për kohën ishte shkollë e tipit më të përparuar, e ndjekur nga shumë bij të familjeve të qytetit, kryesisht myslimanë, pa përjashtuar edhe familjet e krishtera. Dëftesat e para, ku ai nënshkruan si kryemësues, i takojnë vitit 1863; një e tillë i është lëshuar nipit të tij, Musa Boriçit. Nënshkrimet e profesorëve, të vendosura në këtë dëftesë, dëshmojnë se në këtë shkollë jepnin

mësim emra të tillë, si: Sali Efendiu, Ahmet Efendi Kalaja, Ahmet Efendi Basha, tre nga myderrizët e afirmuar të vendit (ky komision merrte në provim edhe kandidatët për mësues, që i shtroheshin një konkursi). Brenda një kohe të shkurtër ai ka arritur të bëjë emër për përgatitjen profesionale dhe rezultatet në përparimin e nxënësve, saqë me shkresën 14 tetor 1863 ai merr lavdërime nga Ministria e Arsimit. Ai u shqua edhe për aftësi në drejtim e organizim, kështu e shohim në rolin e zëvendësdrejtorit të arsimit që më 1858, kur me këtë funksion, më 7 prill në emër të autoriteteve mbajti alimin e rastit, kur u hodhën themelet e Katedrales së Madhe në Shkodër, që ishte njëherazi edhe një shprehje solidariteti e tolerance e të gjithë qytetarëve myslimanë ndaj bashkëqytetarëve të tyre katolikë. Sipas një shënimi në gazetën “Takvimi Vekajim” (shtypur në Stamboll me 25 shtator 1867) Molla Dauti, vazhdonte të ishte kryemësues dhe emri i tij ishte radhitur tashmë në listën e mësuesve më të mirë të prefekturave të ndryshme të shtetit e që kishin fituar tituj nderi. Nga korrespondenca e tij shkollore nxirret, që ai me 1870 ishte inspektor i arsimit fillor për prefekturën e Shkodrës, detyrë që e kishte filluar më 1869. Kësaj detyre ai iu përkushtua me ndërgjegje të lartë, me dëshirën e mirë, që drita e arsimit të përhapej edhe në skajet më të largëta të vendit. Këtë na e konfirmon edhe propozimi i paraqitur në ministrinë përkatëse për hapje shkollash të reja në nënprefekturat Peqin, Kavajë, Durrës, Krujë, Ulqin, me sensin e kompetentit e të njohësit të mirë të problemit, ndonëse bëhej alë për një hapësirë gati sa gjysma e Shqipërisë së sotme, propozimin e shoqëron edhe me sugjerime mbi rrugën e sigurimit të fondeve, si dhe të domosdoshmërisë që lokalet të strukturoheshin sipas kushteve bashkëkohore për institucionet arsimore. Në sajë të shkallës së lartë të kredibilitetit profesional, ministria ia aprovoi propozimin dhe atij i sugjeroi të përcaktonte numrin e lokaleve të reja, atyre të riparueshmeve dhe shpenzimet e nevojshme, madje i kërkohej edhe çfarë parashikonte për rrogat e mësuesve dhe mënyrën e përgatitjes së kuadrove të


reja. Ishte fare normale, kur administrata e vilajetit ia njohu meritat me anë të një shkrese të datës 8/3/1874, sipas së cilës urdhëroheshin që të virtytshmit, Molla Dautit, t’i jepen të gjitha lehtësitë e nevojshme. Në një telegram që i dërgon atij Ministria e Arsimit me 4 dhjetor 1879, i kumton se ishte caktuar të shkonte për të kontrolluar disa shkolla fillore në rrethet e Stambollit dhe për të raportuar rreth nevojave të reformimit të tyre. Ky ishte një shkas që ai të mbahej larg veprimtarisë politike të angazhimeve të tij në Lidhjen e Prizrenit. Duke ia njohur përgatitjet dhe aftësitë, administrata osmane në fillim e caktoi të drejtonte një shkollë vajzash në Stamboll dhe pastaj inspektor shkolle në Anadoll. Larg familjes e mëmëdheut, pas vdekjes së të shoqes dhe hartimi të një peticioni të një përfaqësie nga Shkodra, ai u kthye në vendlindje, duke vazhduar karrierën në arsim. Nga një dokument merret vesh se në vitin 1888 figuronte drejtor arsimi. Në vitin 1892 ai paraqet dokumentet për të dalë në pension, por kjo kërkesë iu realizua vetëm në vitin 1894. Daut Boriçi si politikan dhe diplomat Në botimet shqiptare me karakter historik është pranuar mendimi se Daut Boriçi e filloi veprimtarinë politike njëkohësisht me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit, mirëpo studiuesi Hamdi Bushati sjell argumente se Dauti nisi të aktivizohej në problemet politike qysh në vitin 1869. Me 15 qershor 1878, dy ditë pas hapjes së Kongresit të Berlinit u zhvillua një manifestim i fuqishëm në Pazar të Vjetër, në oborrin e bibliotekës, pranë Medresesë dhe në mes një entuziazmi mbarëpopullor u lexua peticioni dërguar Kongresit të Berlinit në shenjë proteste. Sigurisht, ndër nismëtarët e këtij telegrami ka qenë edhe Daut Boriçi, nënshkrimi i të cilit është ndër të parët e 380 firmëtarëve të këtij memorandumi, që iu dërgua Kongresit më 16 qershor jo vetëm në emër të Shkodrës, por edhe të viseve e qyteteve të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Mes të tjerave aty theksohej: “…Kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, krejt ndryshe për nga raca dhe nga feja nga ato të sllavëve, është i vendosur të mbrojë atdheun kundër çdo copëtimi tokësor..” dhe më tej ” …lutemi të mbroni tërësinë

tonë kombëtare e tokësore e të na kurseni konfliktet shkatërrimtare që do të shpërthejnë…”[2] Daut Boriçi ndonëse nëpunës i rangut të lartë në administratën lokale osmane, jo vetëm i bëri ballë çdo presioni, por edhe iu priu të tjerëve duke u vënë në shërbim të çështjes kombëtare. Me datën 11 korrik 1878 u krijua Dega e Shkodrës e Lidhjes së Prizrenit, e quajtur edhe Komiteti Ndërkrahinor, i përbërë prej 20 vetash me në krye Daut Boriçin. Dega e re, e porsakrijuar kaloi nga alët në vepër, nga solidarizimi politik me vendimet e Lidhjes, në organizimin e shpejtë të njësive vullnetare të armatosura. Dega lajmëroi qendrën se ishte gati të dërgonte 6000 vullnetarë për ta shkëputur Tivarin dhe pastaj Podgoricën nga dora e malazezëve, por kjo nuk u realizua. Krijimi i kontigjentit të “xhandarëve të Degës” për të ruajtur rendin ia rriti asaj autoritetin dhe përgatiti atmosferën për veprime edhe më radikale. Ngjarjet u rrokullisen kundër dëshirave të shqiptarëve, sepse si Tivari, ashtu Podgorica, Zhabjaku, Shpuza kaluan nën sundimin malazes. Fluksit të madh të emigrantëve nga këto treva u desh t’i bënte ballë Shkodra dhe i takonte Komitetit të Lidhjes të organizonte punën, duke aktivizuar komisionet e saj. Pavarësisht se qytetit iu krijuan probleme të reja social-ekonomike, ato u përballuan në sajë të bujarisë e solidaritetit mbarëqytetar, si dhe përkushtimit të aktivistëve të Lidhjes, bashkëpunëtorëve të Daut Boriçit, Jusuf Tabakut, Jusuf Sokolit, Selim Çobës, vëllezërve Dragusha etj. Ndërkaq Komiteti e kishte të qartë që duhej luftuar jo vetëm me gjuhën e armëve, por edhe me atë të diplomacisë, prandaj u vendos që me 18 maj 1879 t’u bëhej një promemorie konsujve të huaj, që gjendeshin në qytet. Si në të gjitha dokumentet e nxjerra nga Komiteti Ndërkrahinor, edhe këtë radhë Daut Boriçi nënshkruante i pari dhe patjetër ndërmjet atyre radhëve fekste edhe mendimi i pjekur prej intelektuali, gjykimi i tij i mprehtë prej diplomati dhe ndjenja e zjarrtë prej atdhetari. Dy vjet pasi doli në pension, pikërisht me 2 nëntor 1896, Daut Boriçi ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e xhamisë së Luguçesmes. Daut Boriçi, gjuhëtar dhe autor i teksteve

Një profil i tretë i Daut Boriçit, jo më pak i rëndësishëm, është edhe ai i gjuhëtarit e i krijuesit të teksteve shkollore. Kontributi i tij në lëmin e arsimit nuk u reduktua vetëm në kuadrin e veprimtarisë legale në atë sektor. Ashtu siç thuhet në Historinë e Shqipërisë[3], “…kleriku patriot mysliman, Daut Boriçi, botoi me 1869, në Stamboll një abetare të gjuhës shqipe, e cila duke përdorur alfabetin arab, përpiqej të fitonte për çështjen kombëtare shtresa e gjerë e popullatës myslimane, pa rënë në sy të censurës.” Pikërisht Daut Boriçi botoi abetaren turqisht-shqip në themel të një alfabeti të hartuar prej tij me shkronja arabe. Me sa dihet, informacionet e para mbi krijimtarinë e Daut Boriçit i kemi nga revista “Dituria” e L. Skendos (viti 1927 dhe 1928) përmes rubrikave “Bibliografia shqipe”, “Letra nga këndonjësit”, mbështetur në informacionet e dy mësuesve shkodranë Sh. Muka e H. Bushati. Rreth botimeve të abetares, si dhe rreth veprave të tjera, Prof. Dr. Jup Kastrati ka dhënë një informacion më të gjerë në “Buletinin për shkëmbimin e eksperiencës” viti 1954[4], duke e paraqitur të plotë në veprën e tij “Figura të ndritura të Rilindjes Kombëtare”, ku ai shpjegon për botimin e abetares në vitin 1869 dhe disa ribotime të tjera në vitet 1869 dhe 1881, hartimin e një “Gramatike shqip”, njohuri të përgjithshme mbi emrin, numrin, gjininë, etj. Vepra është e pakryer dhe dorëshkrim. Ai ka hartuar gjithashtu edhe alorin turqisht-shqip, dorëshkrimi i të cilit ruhet në Arkivin e Shtetit. Përveç këtyre ai la dorëshkrim një autobiografi dhe dy ditarë, njëri i vitit 1884-1850, tjetri i vitit 1893-1895. Krahas punimeve të autorëve të tjerë, kontributi gjuhësor i këtij personaliteti u trajtua edhe nga studiuesit Sh. Osmani, Nj. Kazazi, T. Osmani në simpoziumin shkencor me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Daut Boriçit (Shkodër, nëntor 1996). [1] Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi, “Në kujtim të brezave”, Rozafat, 1997: 88. [2] Po aty, fq. 94. [3] “Historia e Shqipërisë”, vëllimi i dytë, Tiranë, 1965: 107. [4] Kastrati, Prof. Dr. Jup, “Buletini për shkëmbimin e eksperiencës”, Shkodër, 1954: 7 KORRIK 2012

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

UNË DUA NJË BABA TË VËRTETË Shpeshherë baballarët e rinj i përkushtohen në maksimum punëve të tyre me synim për të qenë sa më të suksesshëm dhe për të fituar sa më shumë para, por kjo mund të lërë fëmijët pas dore dhe larg dashurisë së babait. Iliri është nxënës në klasën e tretë dhe babai i tij është biznesmen. E ëma e quan atë “të droguar pas punës”. Iliri grindet dhe rrihet me të gjithë në klasë, ndërsa në shtëpi nuk arrin të kontrollojë zemërimin. Ditët e kaluara pa baba siç duket e kanë shndërruar në këtë gjendje. Reagimi i Ilirit ndaj babait i cili kërkonte të fliste me të në një telefonatë me video ishte i çuditshëm: “Unë nuk dua baba të kopjuar, dua një baba të vërtetë”. Babai i tij ishte një biznesmen i njohur dhe udhëtonte shpesh. Djali ishte në klasën e tretë dhe ndjente shumë mall për të atin. E ëma ankohej për vartësinë e tepruar të burrit të saj ndaj punës. “E gjithë barra është mbi supet e mi. Ky fëmijë është bërë kështu nga mungesa e të atit dhe nga bërtitjet e mia”. Çfarë i kishte ndodhur Ilirit? Ai rrihte gjithë fëmijët e klasës, nuk mësonte dhe ishte shumë i nevrikosur. Nëna i bërtiste edhe ai i bërtiste asaj. Një natë tjetër e kaluar pa babain. Babai telefonon dhe kërkon të flasë me të birin. Iliri shkon menjëherë në dhomën e tij duke qarë, fut kokën nën jastëk dhe qan me dënesë, “unë nuk dua baba të kopjuar, dua baba të vërtetë”, bërtet ai duke qarë me ngashërim. Sigurisht që babai duhet të kujdeset për plotësimin e nevojave të familjes, por a thua vallë babai është thjesht personi i cili sjell para në shtëpi? “Fëmijët tanë nuk do të mbajnë mend asgjë nga ti kur të rriten. Nuk do të kenë asnjë moment të kaluar bashkë me babain e tyre dhe ti nuk do të mund ta kthesh më kohën mbrapa, do të ndahen përherë nga ti”, fliste e dëshpëruar bashkëshortja. Fëmija ka nevojë edhe për nënën edhe për babain për shëndetin e tij shpirtëror. Fëmija kërkon nga babai vetëm sjelljen e parave në shtëpi? Sigurisht që jo.

48

Di

KORRIK 2012


Të ndihesh baba Të qenurit baba emocionon shumicën e meshkujve. Por një mashkulli i duhet më shumë kohë se femra për ta kuptuar rolin e babait dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë lidhur me fëmijën. Dhe kjo periudhë është po aq e vështirë sa ajo e femrës. Sa më shumë që babai të qëndrojë pranë fëmijës aq më të lehtë do ta ketë të përshtatet me situatën e re. Ndjesia e të qenurit baba lidhet në fakt me sakrificën që do të tregojë mashkulli. Për këtë arsye një baba duhet të ndajë të paktën 30 minuta në ditë për fëmijët e tij. Duhet të përpiqet të afrohet më shumë me fëmijën dhe të marrë përsipër përgjegjësi. Babai duhet ta ndajë me nënën përgjegjësinë e rritjes së fëmijës. Studimet kanë treguar se rritja e komunikimit mes fëmijës dhe babait ndikon pozitivisht në zgjuarsinë e fëmijës, aftësitë sociale, suksesin akademik, fitimin e besimit në vetvete dhe konceptit të individualitetit.

Fëmijët kanë nevojë për babain Disa baballarë preferojnë të punojnë më shumë në periudhën e lindjes së një fëmije. Mos vallë duan t’ia mbathin nga përgjegjësitë? Puna e tepruar mund të marrë dhe kuptimin e një ikjeje, largimi nga përgjegjësitë e reja. Studimet kanë treguar se interesimi i nënës dhe babait gjatë 4 viteve të para të fëmijës, luajtja me të, përkujdesjet, ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fëmijës. Fëmijët djem ia ndjenë nevojën babait për krijimin e identitetin seksual dhe socializimit. Ndërsa vajzat përjetojnë një zhvillim të shëndetshëm, janë të sigurta në vetvete dhe përjetojnë një adoleshencë pa probleme nëse kanë një komunikim të mirë me babain. Një baba i mirë e ndihmon nënën gjatë periudhës së adoleshencës së fëmijës në vendosjen e

kufijve dhe mundësimin e sigurisë së fëmijës. Në vendin tonë shpesh shihet se baballarët komunikojnë pak ose aspak me fëmijët. Roli që përvetësojnë më mirë ata është roli ekonomik. Babai preferon autoritetin kur kthehet në shtëpi, zgjedh të qëndrojë i ashpër dhe i zemëruar përballë fëmijëve. Edhe nënat ndonjëherë ndikojnë negativisht në krijimin e një figure të frikshme të babait. Në vend të kësaj babai duhet të jetë një prind i cili mbështet adoleshentin, tregohet i dashur dhe i dhembshur me fëmijët dhe këtë dhembshuri e shpreh në alët dhe sjelljet e tij.

Çfarë kërkon një fëmijë nga babai? - në moshën 3 muajsh kërkon ta ndihmojë nënën e tij dhe ta ndihmojë në nxjerrjen e gazrave. - në moshën 1 vjeçare kërkon të ecë i kapur nga dora e babait të tij. - në moshën 2 vjeçare kërkon të hipë në shpinën e të atit dhe të luajë me të. - në moshën 3 vjeçare dëshiron të shëtisë me atë atin. - në moshën 5 vjeçare kërkon të bëjë një kala me rërë gjatë pushimeve në bregdet. - në moshën 6 vjeçare dëshiron ardhjen e babait në shfaqjen përfundimtare të kopshtit. - kur është 7 vjeç kërkon të lexojë libër me të atin. - kur është 9 vjeç dëshiron të luajë futboll me të. - kur është 11 vjeç kërkon të shohë vendin e punës së babait. - kur është 13 vjeç kërkon të shikojë ndeshje me të atin. - kur është 16 vjeç i kërkon të atit t’i mësojë makinën.

KORRIK 2012

Di

49


Shëndeti Dobitë shëndetësore të agjërimit

Agjërimi përveç adhurimit dhe ndikimit shpirtëror, moral dhe social, ka edhe shumë efekte pozitive për shëndetin e njeriut. Dihet tashmë se shumë prej kafshëve dhe insekteve agjërojnë, ka prej tyre që agjërojnë disa ditë, kurse të tjera agjërojnë edhe disa muaj. Për sa i përket agjërimit të njerëzve, shohim se jo vetëm ata popuj që u kanë ardhur profetë agjërojnë, si myslimanët Ramazanin, kristianët Pashkët, hebrenjtë të Shtunën, por edhe tek hindusët gjejmë njerëz që agjërojnë ndaj ushqimit dhe lëvizjes për javë të tëra, madje edhe tek disa fise primitive, gjejmë njerëz që agjërojnë për periudha të ndryshme kohore. Dr. Abdul-Xhewad Es-Sawi në librin e tij “Agjërimi, mrekulli shkencore” përmend një numër të madh argumentesh shkencore për dobitë shëndetësore të agjërimit, ndër të cilat veçohen: - Agjërimi forcon sistemin imunitar. Ai e mbron trupin nga një numër i madh sëmundjesh, duke e përmirësuar dhjetëfish treguesin fiziologjik të qelizave limfatike (lymphatic cells) dhe duke e shtuar sasinë e qelizave përgjegjëse për imunitetin specifik (qelizat limfatike T). - Agjërimi mbron nga dhjamosja dhe rreziqet që vijnë prej saj, si sëmundjet e brendshme dhe të zemrës, arterioskleroza e përgjithshme, dhimbjet e kyçeve, asimilimi i vertebrave etj. - Agjërimi e mbron trupin nga formimi i gurëve në veshka. Duke e shtuar mesataren e natriumit në gjak, ai ndalon formimin e kristaleve të kripërave të kalciumit.

50

Di

KORRIK 2012

- Agjërimi e mbron trupin nga rreziqet e helmeve të grumbulluar në qelizat dhe indet e tij si rrjedhojë e ngrënies së ushqimeve dhe e përdorimit të barnave që përmbajnë helme, ose e thithjes së ajrit të ndotur me helme dhe gazra të dëmshëm. - Agjërimi mbron nga sëmundjet mendore dhe psikike. Është vërtetuar ndikimi i tij në sëmundjen e skizofrenisë. Dr. Bedawi Nikolajev i Institutit Psikik të Moskës thotë se sëmundjet mendore mund të kontrollohen dhe të përmirësohen me anë të agjërimit dhe dietave. Kjo metodë është aplikuar në 1000 të sëmurë psikikë dhe pasi agjëruan rezultoi se 65 % e tyre ishin përmirësuar. - Agjërimi aktivizon gjëndrat “e shurdhëta” (endocrine glands) që gjenden në trup, si gjëndrat e pankreasit, etj. - Agjërimi aktivizon palcën kockore, detyra e së cilës është formimi i rruazave të kuqe në trup. Gjithashtu aktivizon lëvizjen e zorrëve, duke i forcuar ato dhe duke shtuar në aftësinë e tyre të nxjerrjes së lëngjeve tretëse, gjë e cila e rendit agjërimin si ilaçin më të mirë kundër shqetësimeve të zorrëve, madje edhe sëmundjeve kronike të tyre të shoqëruara me probleme në tretjen e lëndëve ushqimore. Të gjitha këto dobi shëndetësore të agjërimit, profeti Muhamed (a.s.) i ka përmbledhur në sentencën: “Agjëroni, të jeni të shëndetshëm!”, duke i siguruar shëndetin bashkësisë të tij.


Rreziku që na vjen nga Fast food-i Ushqimi i Fast food-it është armiku kryesor i vitaminave. Një gjë të tillë e konfirmojnë studimet e fundit të cilat tregojnë se personat që ushqehen me ushqime të tilla me një nivel të ulët vitaminash e mineralesh dhe një nivel të lartë kripërash dhe karbohidratesh, preken nga shqetësime të ndryshme shëndetësore si: hipertensioni, obeziteti, diabeti dhe shumë sëmundje të sistemit tretës. Gjithashtu një tjetër rrezik që na vjen nga Fast food-i është edhe sëmundja e asmës. Studimet e fundit tregojnë se fëmijët të cilët konsumojnë një ose më shumë hamburger në javë, rrezikohen më shumë nga sëmundja e asmës. Mos të harrojmë se produkte si hamburger, patatet e skuqura, ketçapi, majoneza dhe pijet acidike janë një pjesë e ushqyerjes së përditshme. Studimet e realizuara së fundmi kanë treguar se fëmijët

të cilët konsumojnë një ose më shumë hamburger në javë rrezikohen më tepër nga asma. Ndërsa fëmijët të cilët konsumojnë 3-4 herë në javë hamburger rrezikohen 40 % më shumë në krahasim me fëmijët që nuk i konsumojnë fare. Mungesa e oreksit e lindur si pasojë e sëmundjeve stinore apo virozave dhe mendimi se mjafton të ha diçka, i ka shtyrë familjet ta shohin hamburgerin apo ushqimet e tjera fast food si një çmim-shpërblim për fëmijët. Zakoni i ushqyerjes me ushqime fast food-i lindi bashkë me tempon e shpejtë të jetesës dhe më pas u shndërrua në një industri dhe stil jetese. Një lloj i tillë ushqyerjeje mund të themi se ka prekur edhe fëmijët e shkollave fillore. Ushqimi i tipit fast food është një ushqim me shumë energji dhe kalori, por jo me vlera të mjaftueshme ushqyese dhe shpeshherë të rrezikshme.

KORRIK 2012

Di

51


Kuriozitete

REFAT XHINA

"Kurani dhe besimtari janë binjakë" Kohët e fundit janë bërë disa studime lidhur me energjitë pozitive dhe negative, valët që përhap njeriu, energjitë që përmbajnë alët, mendimet, madje edhe ndjenjat. Janë arritur rezultate interesante. Një prej këtyre hulumtimeve është edhe ai që Prof. dr. Masaru Emoto ka bërë për ujin, për kristalet e ujit. Prof. Emoto ka punuar me mikroskop mbi kristalet e ujit dhe ka konstatuar se kristalet e ujit reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm, si: ala, shikimi, shkrimi, muzika, mendimi dhe ndjenjat. Në momentin kur artikulohet ala “djall” pranë ujit, kristalet hyjnë në forma kaotike, deformohen. Kur thuhen alë të bukura ose lutje, pastërtia dhe përbërja gjashtëkëndëshe e kristaleve të ujit shfaqet më dukshëm. Ai shprehet se uji reagon edhe sipas gradëve të ndryshme të vetëdijes, sikur i di të gjitha dhe merr formë sipas përbërjes së tyre. Për shembull, thotë ai, kur pranë ujit lëshohet muzikë Heavy-metal, kristalet e ujit shpërbëhen. Gjithashtu, e njëjta gjë ndodh edhe kur përdoren alë fyese, banale pranë ujit. Madje, edhe kur mendohen gjëra negative, qoftë edhe kur je i shqetësuar, kristalet e ujit deformohen. Të mos harrojmë se 70 % e trupit të njeriut është ujë. Imagjinoni çfarë ndikimesh marrim dhe japim ndaj njëri-tjetrit gjatë jetës së përditshme, kur përballemi me alë, mendime apo ndjenja negative. Si reagojnë kristalet e ujit kur dëgjojnë Kuran? Si reagojnë kristalet e ujit kur u jepet të dëgjohet Kuran? Po ndaj 99 emrave të All-llahut? Si reagon ndaj shkrimit “Bismil’lah” dhe çfarë forme kanë kristalet e ujit të Zemzemit? Ishin një grup pyetjesh që i patën bërë Prof. Emotos, i cili ishte i ftuar në Ditën e Ujit në

52

Di

KORRIK 2012

Turqi, në Kolegjin Doga. Përgjigjja ishte: Kristalet shfaqeshin në një mënyrë aq të bukur, saqë fillova të mendoja nëse unë kam gjë lidhje me Islamin? Mos ka diçka për të më thënë Islami mua? Mos vallë po më tërheq brenda vetes kjo fe?!… Ndër të tjera, ai ka bërë shumë studime mbi myslimanin që bën dua, mbi njeriun që dëgjon ezanin dhe mbi njeriun që dëgjon Kuran. Për arsye të rezultateve që dolën pas studimit, u popullarizua shumë emri i tij në shtetet islame. Në një prej stacioneve televizive të Kajros, ai ka shpjeguar ndikimin që shkakton në organizmin e njeriut dhe efektin që bën artikulimi i Fjalës së Zotit, i ezanit dhe i Esmau’l-Husnas (emrat e Zotit). Shumë domethënëse është thënia e Profetit tonë të dashur: “Kurani dhe besimtari janë binjakë”. Edhe në Kuran përmenden momentet më ekstreme të fuqisë së alës, të tingullit, zërit. Fuqia e alës “Kun”(Bëhu!), fuqia e zërit që do të dalë nga suri (briri), aq i veçantë sa të bëjë të vdesë çdo njeri e pastaj të ringjallet. Në suren Kamer, ajeti 31 thuhet: “Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtroje vathi”. Imagjinoni çfarë efekti mund të bëjë zëri, në ç’dimensione mund të hyjë. Kurani është i koduar tek çdo njeri, pa përjashtim. Një shkencëtar mysliman pakistanez, inxhinier i gjenetikës, në punimet që ka bërë rreth ADN-së ka konstatuar se në kodonet me numër P19 të ADNsë gjendet e shkruar sureja Alak. P19-a dhe sureja Alak e cila është sureja e parë që ka zbritur dhe përbëhet nga 19 ajete. Pa dashur të ndalemi në misterin e shifrës 19, po qëndrojmë në temën tonë. Ekspertët kanë konstatuar se leximi i Kuranit në gjuhën autentike jep efektin që njeriu të mbetet apo

të kthehet në valët “alfa”, pra në valët e prehjes, qetësisë shpirtërore, duke ia transformuar valët “beta” që zakonisht përçon njeriu kur është i shqetësuar. Pikërisht këtë gjë ka vërtetuar edhe studimi i klinikës “Akbar” në Florida. Studimi ishte planifikuar të realizohej mbi ajetet e Kuranit që flasin për mëshirën dhe kurimin. Ky studim do të bëhej në lidhje me ndikimin fizik të Kuranit dhe veçoritë kuruese të tij mbi organizmin, që do të vëzhgoheshin nga mjetet më moderne të kompjuterizuara. Për këtë studim u morën vullnetarisht persona jomyslimanë, të cilët nuk dinin arabisht, si dhe persona të moshave të ndryshme. Pra, eksperimenti do të kryhej mbi ata që nuk kishin njohuri në lidhje me ndikimin kurues të Kuranit. Së bashku me origjinalin arabisht të Kuranit, subjektet dëgjuan edhe përkthimin e tekstit në anglisht. Në këtë kohë, leximi i Kuranit bëhej nga zëra të ndryshëm, duke u marrë kështu parasysh veçoria e ndikimit të zërit. Pas studimeve prej një viti përfundimi ishte i jashtëzakonshëm. Te 97% e vullnetarëve të eksperimentuar u vu re një rënie e theksuar e stresit. Një arritje tjetër e eksperimentit ishte edhe mundësia e matjes


së ndikimit të dëgjimit të Kuranit mbi trupin e njeriut. Matjet bënë të mundur të përcaktohej kështu edhe ndikimi mbi sistemin nervor autonom. Ky sistem tregoi ndikimin e Kuranit edhe në vënien në lëvizje të sistemit imunitar, duke bërë të mundur parandalimin e kancerit dhe të shumë sëmundjeve të tjera.

Përfundimet e pjesës së parë të eksperimentit u paraqitën në “Kongresin e 17-të të Mjekësisë Islame”, në Misuri të Amerikës Veriore, ku rezultatet u pranuan me entuziazëm. Ndërsa prej dëgjimit të alës “All-llah” u vu re se rritja e qarkullimit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe nxehtësia e lëkurës u normalizua. Edhe pse dëgjuesit nuk dinin absolutisht asgjë rreth asaj që dëgjonin, me dëgjimin e alës “All-llah”, ndikimet ishin të menjëhershme. Këtë po konstaton prej kohësh edhe psikiatri holandez Vander Hoven,i cili për tre vite me radhë punon mbi zërin dhe gjuhën pë të analizuar efektet e tyre tek njeriu. V.Hoven nuk është mysliman,por ka parashtruar se sistemi, muzikaliteti dhe vibracioni i alëve të ajeteve të Kuranit bën efekte shumë pozitive, në veçanti tek ata që janë të sëmurë me zemër, me tension dhe me strese. Ai konkludon se,ata që lexojnë dhe dëgjojnë Kuran, e largojnë veten lehtësisht nga shqetësimet psikologjike. Për shembull, kur përmendet ala“All-llah”, germa e parë, “elif/a” është një zë që vjen nga

respiratori dhe kontrollon frymëmarrjen. Ndërsa kur thuhet bashkëtingëllorja “l”,gjuha prek lehtë në qiellzën e sipërme,gjë e cila është një pauzë. Më pas, të bësh të njëjtin kontroll të frymëmarrjes, pra të thuash sërish “la”liron frymëmarrjen. Veçanërisht, kur thuhet germa e fundit që është “h” krijohet një lidhje mes mushkërive dhe zemrës, lidhje kjo që rregullon ritmin e zemrës. Ai këshillon të artikulohet shumë herë ala “All-llah”, në këtë mënyrë ke bërë terapi. Fjala ‘Zot’ nuk mund ta zëvendësojë alën “All-llah”apo ala“lexo” alën“ikra”. Përkthimi vlen për të kuptuar. Gjuha e nënndërgjegjes së njeriut është ajo kuranore, pra gjuha e Zotit në kuptim të mirëfilltë. Format janë në ADN-në tonë që prej kohës së Hz. Ademit (a.s.), të cilat ne i trasformojmë në vibrime, pastaj i zgjojmë me Kuran… Kurani ka 1400 vjet që po bën efektin kurativ te njerëzit. Shkenca thjesht po shikon pasojat. Ne duhet ta lexojmë Kuranin edhe me këtë vetëdije, sepse Kurani është shërim për brendësitë tona dhe mëshirë për besimtarët.

Zgjerimi i Qabesë do të akomodojë 10 milion haxhilerë Mesxhid-ul-Harami (Xhamia e Madhe) në Mekë, ku miliona myslimanë nga e tërë bota mblidhen çdo vit për të kryer haxhin, do të jetë e gatshme të akomodojë rreth 10 milion vizitorë, pas zgjerimit që pritet të përfundojë së shpejti. Aktualisht 52.000 myslimanë mund të bëjnë Tavaf rreth Qabesë në një orë. Kjo shifër pritet të ngrihet në 130.000 me projektin e ri. Projekti aktual është duke u realizuar në dy faza. I pari që filloi në 2009, përfshinte rregullimin e 2350 hoteleve, zyrave dhe ndërtesave rreth xhamisë, me 1900 ndërtesa që priten të rikonstruktohen së shpejti. Faza e dytë e cila përfshin zgjerimin e hapësirës për namaz është duke u kryer, ndërsa hotelet që do të ndërtohen në afërsi pritet të akomodojnë rreth 200.000 haxhilerë. Sa i përket lehtësimit të transportit, autoritetet saudite kanë futur në shërbim trenat kinez të prodhuar në vitin 2010. Pasi të jetë plotësisht funksionale, rrjeti hekurudhor pritet të lehtësojë transportin e haxhilerëve që më parë bëhej me autobusë dhe vetura duke larguar nga rrugët së paku 53.000 autobusë. Aktualisht Qabenë e vizitojnë rreth tre milion haxhilerë çdo vit, ndërsa pasi të jetë kryer projekti i ri pritet që ky qytet mund të presë deri në dhjetë milion haxhilerë. KORRIK 2012

Di

53


Pyetje - Përgjigje

GAZMEND AGA

JU PYESNI TEOLOGU PËRGJIGJET 1. CILAT JANË URTËSITË DHE MIRËSITË E AGJËRIMIT? Urdhrat dhe ndalesat e All-llahut patjetër që janë për të mirën e robit të tij. Është një e vërtetë e patjetërsueshme që në urdhëresat e All-llahut ka dobi të mëdha dhe në të ndaluarat prej Tij ka dëme si për njeriun ashtu dhe për shoqërinë. Në fakt, jo gjithmonë njeriu ka mundur të kuptojë urtësitë e plota në lidhje me obligimet e urdhëresat e All-llahut. Ka adhurime urtësitë e të cilave nuk kuptohen plotësisht nga njeriu. Ajo që i takon besimtarit është që t’i kryejë ato duke besuar se Krijuesi i Gjithësisë në çdo gjë që krijon, bën apo urdhëron ka urtësi të mëdha. Një nga adhurimet më të rëndësishme të diskutuara dhe studiuara më shumë është dhe agjërimi. Qëllimi kryesor i adhurimit është që ta ngrejë njeriun në nivelin më të lartë të devotshmërisë. Këtë e mësojmë shprehimisht në librin plot urtësi të All-llahut (xh.sh.), Kuranin Famëlartë: “O besimtarë. Ju është urdhëruar agjërimi ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat dhe të arrini devotshmërinë…” (Bekare, 2: 183-184.) Agjërimi, duke e futur besimtarin në një edukim shpirtëror, i mundëson atij që ta çlirojë shpirtin dhe trupin nga gjynahet e mbledhura gjatë kohës. Këtu besimtari bëhet i denjë shpirtërisht të kuptojë dhe arrijë sekretin e ajetit “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin do të shpëtojë” (Shems, 91/09). Ashtu si sadakaja dhe zekati i pastron besimtarët (Teube: 9/103), ashtu dhe zekati i trupit që është agjërimi, e shpëton njeriun nga shtypja nën sundimin e nefsit (Ibni Maxhe, Sijam, 44).

54

Di

KORRIK 2012

Agjëruesi duke thyer zinxhirët e nefsit kapet fort pas litarit të All-llahut. Ndërkohë që nefsi duke e bërë njeriun egoist e shtyn drejt vetmisë, duke u kapur pas litarit të All-llahut, njeriu kujton dhe ndjen edhe një herë se është


një qenie sociale. Në shpirtin e njeriut futet thellë ndjenja e solidaritetit dhe duke u mbledhur rreth tryezave shtohet ndjenja e vëllazërisë. I pasuri falet në një rresht me të varfrin, ulet rreth një tryeze dhe duke shpërndarë fitrah e fidje i vete në ndihmë njerëzve në nevojë duke i dhënë atyre atë që Zoti u ka caktuar. Të mirat, begatitë dhe urtësitë e agjërimit janë të shumta. Është shumë e rëndësishme që njeriu të ushqejë mirë mendjen, zemrën dhe shpirtin gjatë Ramazanit, në mënyrë që të zbërthejë në qenien e vet urtësitë e mëdha të agjërimit.

b. Sëmundja Nëse personi ka frikë se sëmundja mund t’i shtohet apo mund t’i zgjasë më shumë, i lejohet të mos agjërojë dhe ta zëvendësojë atë pasi të shërohet. Një person të cilit mjeku i thotë që s’duhet të agjërojë dhe ai konsiderohet i sëmurë.

2. PËR KË ËSHTË FARZ, OBLIGIM AGJËRIMI NË MUAJIN RAMAZAN?

d. Puna fizike e vështirë Islami është feja e All-llahut. Ai është një sistem jete perfekt dhe i balancuar. Asgjë nuk është në dëm të jetës së njeriut. Islami ka sjellë rregulla që e lumturojnë njeriun në të dy botët. Ata të cilët rrezikojnë shëndetin gjatë punës së rëndë fizike, u lejohet të mos agjërojnë, por t’i zëvendësojnë ditët e paagjëruara në ditë të tjera. Këto lehtësi mund t’i gjejmë në ajetet 183-185 të sures Bekare: “Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera më pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. Muaji Ramazan është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. All-llahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni All-llahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.”

Çdo mysliman me aftësi mendore, që ka arritur moshën e pjekurisë dhe që nuk ka pengesë për të agjëruar e ka farz agjërimin e Ramazanit. 3. NË CILAT RASTE MUND TË MOS AGJËROHET GJATË RAMAZANIT? a. Udhëtimi Lejohet mosagjërimi në rast udhëtimi. Ditët e paagjëruara duhet të shlyhen më vonë. Nëse bën nijet të agjërosh natën, por ditën e nesërme nisesh për udhëtim, mund ta ndërpresh agjërimin nëse ke vështirësi, por e pëlqyeshme është që ai të plotësohet.

c. Shtatzënia dhe fëmija në gji Nëse agjërimi i sjell dëm nënës dhe fëmijës nuk është i detyrueshëm. E njëjta vlen dhe kur nëna ka fëmijë në gji; nëse ka frikë nga pakësimi i qumështit.

e. Plakja Personat e thyer në moshë dhe ata që kanë sëmundje të pashërueshme lejohen të mos agjërojnë. Në vend të ditëve të paagjëruara duhet të japin fidje. Për shembull: Një i moshuar, apo i sëmurë i përhershëm që nuk ka mundësi të agjërojë duhet të japë sasi parash, apo ushqim, për 30 të varfër, apo për një të varfër për tridhjetë ditë. Në pamundësi për të gjetur të varfrin apo për të organizuar ushqimin e tij, mund të bashkëpunohet me strukturat e KMSH-së në qendër apo në rrethe. Sasia e parave për një të varfër vendoset nga institucioni fetar por logjikisht mund të përllogaritet sasia e parave të harxhuara për ushqimin ditor. Kjo e vërtetë na jepet në ajetin e mësipërm: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.”

KORRIK 2012

Di

55


Medresetë tona

BAJRAM OMERI

Medreseja "LIRIA" Cërrik,

risi në arsimin fetar në Shqipëri Arsimi konsiderohet një shtyllë bazë e ecjes përpara të njerëzimit, të kristalizimit të dijes dhe edukimit. Një popull për të qenë i shëndoshë duhet të përpiqet të ngrihet sa më tepër në arsim. Arsimi është i shenjtë, ala “mëso” dhe “studio” është zbritja e parë Kuranore. Njeriu për bazë duhet të ketë fenë dhe kombin e tij. Feja garanton rrugëtimin e drejtë dhe harmoninë e jetës materiale dhe shpirtërore. Kombi stabilizon qëndrimin gjithë popullor, neutralizon grindjet eventuale brenda shoqërisë me ideale të ndryshme. Edukimi përbën një shërbim njerëzor, sepse ne jemi dërguar këtu për të mësuar dhe për t’u përsosur si një qenie përmes edukimit, siç thotë dhe mendimtari Fetullah Gylen, i cili jep një dallim të qartë mes edukimit dhe mësimdhënies: “Shumë njerëz mund të jenë mësues, por numri i edukatorëve është shumë i kufizuar”. Medresetë si shkolla me përmbajtje fetare kanë ekzistuar dhe më përpara, por pas viteve ‘90 ato patën një bum të vërtetë përhapjeje. Medreseja “Liria” është një institucion i pavarur, e cila mbështetet në shërbimet e Fondacionit

56

Di

KORRIK 2012

“Sema” për të siguruar subvencionet edukative dhe burimet njerëzore. Dua të ndalem në një shpjegim më të hollësishëm të termit “medrese”, e cila në piramidën e arsimit fetar islam, i korrespondon arsimit të mesëm. Medresetë si institucione fetare, arsimore, kulturore dhe edukative, shërbejnë si vatra të kualifikuara të përfitimit e të përhapjes së edukatës islame dhe njëkohësisht të përhapjes së diturisë dhe të ideve të larta njerëzore e qytetare. Me dhjetëra mësues nga Turqia, kanë lënë atdheun dhe familjet e tyre për një qëllim të lartë, arsimimin e brezave tanë (me planin shkencor dhe moral), duke punuar me një ndjenjë kënaqësie dhe vetëmohimi, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj njerëzimit. Kjo shkollë nënkupton lidhje të qenies njerëzore dhe Zotit, pra unitet të mendjes dhe të zemrës. Programi arsimor i kësaj shkolle ka përcaktuar një metodë progresiste në matematikë dhe një formë të re eksperimentale logjike, duke i nxitur nxënësit të mësojnë me


dëshirë në të gjitha lëndët, duke i dhënë një dinamikë të re arsimit, siç thotë dijetari islam Gylen “ata që duan të reformojnë botën, duhet së pari të reformojnë vetveten, me qëllim që t’i sjellin të tjerët në udhën për një botë më të mirë, ata duhet të pastrojnë botën e tyre të brendshme nga urrejtja, smira, xhelozia dhe të zbukurojnë botën e tyre të jashtme me të gjitha llojet e virtyteve”. Janë pikërisht këta individë, këta edukatorë të palodhur që duke u vënë në shërbim të All-llahut të Madhëruar, valëvitën jashtë ndjenjave të egoizmit, duke mbajtur në duar pishtarin e dijes, duke luftuar arrogancën dhe injorancën e përhapur kudo. Ata rendin si maratonomakë të vërtetë drejt njerëzve të pafat pa u ankuar dhe pa kërkuar asgjë si shpërblim. Ata lumturohen me kënaqësinë e të jetuarit për të tjerët duke lënë në harresë dëshirën e të jetuarit për vete. Kjo është thelbësore, sepse njeriu krijon një bosht vlerash të çmueshme në përputhje me idealet, dhe ky rrezatim shtrihet gjithandej, futet në venat e damarëve si të ishte gjak, siguron një qëndrueshmëri ndaj urisë, etjes, egos, modelon shpirtin dhe domethënien e tij duke u zhytur përditë në modesti. Ky njeri pëshpërit vazhdimisht: “Ti, o All-llah je gjithçka për të cilën unë kam nevojë”. Një aspekt tjetër që dua të ndalem (pasi shfaqet në dinamikën e kësaj shkolle), është tërësia e marrëdhënieve mësues-nxënës, mësues-prindër dhe nxënës-nxënës. Kjo shkollë nxit një sërë marrëdhëniesh mbi baza emocionesh, sinqeritet dhe ndjeshmëri ndërmjet gjithë njerëzve të përfshirë në edukimin e një nxënësi. Puna edukative që rrezaton kjo shkollë ka risjellë marrëdhënie të ngrohta dhe pozitive ndërmjet familjeve, lagjeve, bashkësive të ndryshme duke rindërtuar “njeriun e shoqërisë “, që është vetë sakrifikues dhe i devotshëm ndaj vendit të tij dhe njerëzimit, është heroi i dashurisë dhe i mëshirës. Këta mësues janë udhëtarë të palodhur, janë “ambasadorë të kulturës”, të cilët kanë zgjedhur mësimdhënien si një

model për të larguar njeriun nga interesi personal, egoizmi, materializmi dhe kulti i individit, duke shfaqur kaq shumë dashuri për përgjegjësitë dhe kauzën e tyre, duke siguruar ura historike midis popujve. Medreseja e Cërrikut është sipari i hapjes së medreseve në Shqipëri pas viteve ’90-të, një shembull i jashtëzakonshëm i përvojave personale të këtyre edukatorëve dhe një bashkëjetesë e shkëlqyer midis fesë dhe shkencës. Aktivitetet e ndryshme letrare, sportive, edukative, olimpiadat e ndryshme në lëndët shkencore midis shkollave, konkurset e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, seminaret e ndryshme në reformimin dhe aplikimin e metodave të reja të mësimdhënies, kanë krijuar një model të ri edukimi duke formësuar anëtarët e shoqërisë së të ardhmes. Duke i përshëndetur të gjithë nismëtarët e hapjes së këtyre shkollave, të gjithë mësuesit e këtyre medreseve të të gjitha profileve më një nderim të thellë dhe mirënjohje të pashoq që edukojnë dhe rrisin brezat e rinj (Zoti ua shpërbleftë ), po e mbyll këtë rrugëtim jo të gjatë me një thënie kuptimplotë të mendimtarit Gylen: “Shkolla është një laborator esencial, kurset e saj janë ilaçi i jetës dhe mësuesit janë dijetarët heroikë të kësaj infermierie mistike që shëron njerëzit nga sëmundjet shoqërore”.

KORRIK 2012

Di

57



Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

KORRIK 2012

Di

59


60

Di

KORRIK 2012


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.