Gazeta Express 23 Gusht

Page 22

22

E shtunë, 23 gusht 2008

Asnjë grosh për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit Mbeten dy muaj nga festimet e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor, kur u vendos përfundimisht që shqiptarët do të përdorin alfabetin që kanë sot, me shkronja latine, por premtimet për madhështinë e përkujtimit të kësaj date historike

janë zbehur së tepërmi. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe ndërrimi i qeverisë i kanë lënë në harresë fjalët dhe planet e deklaruara në muajit mars, sipas të cilave do të akordoheshin miliona dinarë për jubileun e shqiptarëve. Madje

edhe komisionet që mendohej se do të ngriheshin me këtë rast janë harruar. Historianë shqiptarë në Maqedoni i kanë bërë një kërkesë urgjente qeverisë maqedonase që të ringrihen sa më shpejt komisionet dhe të nisë

bashkëpunimi midis Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës për t`u festuar kjo datë historike ashtu siç e meriton. Kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani, për gazetën “Shekulli” tha se vetëm para pak ditësh kjo shoqatë i ka

Kanë kaluar një vjet kur nga jeta u nda aktori i madh i teatrit dhe filmit Farku Begolli. Prapa vete Begolli ka lënë një bagazh të madh. Ata që dinë kanë pasur çka mësojnë nga ai. Sot në Teatrin Kombëtar të Prishtinës , nga ora 11:00 cakrrohen gotat e rakisë për Fakin. Milot Hasimja milot.hasimja@gazetaexpress.com

Prishtinë, 22 gusht — Po bëhen sot një vjet kur zemra e shumë aktorëve u këput. Skena e filmit dhe ajo e teatrit humbi njërin ndër aktorët më të mirë të saj, Faruk Begollin. Një aktorë që e quajnë të madh që nga ish vendet e Jugosllavisë e deri tek Prishtina e hallakatur e pasluftës. Për të do të flasin të tjetër. Ata të cilit ishin pranë tij që nga kohët e kaluara, e deri tek gllënjka e fundit e rakisë së rrushit në njërin nga lokalet e Prishtinës. Aktori Begolli nuk dëshironte të kujtohej pas vdekjes. Mirëpo përkundër kësaj, amaneti i tij nuk u respektua. Për hir të asaj që ka lënë si trashëgimi për të tjerët, për nder të aktort me përmasa tej ballkanike për Begollin do të ngritët nga një gotë raki në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Fjalë për të do të jenë të pakta pasi vepra e tij tregon dhe flet sa 1000 reshta të shkruara në ëord.

Për të flasin :

Jeton Neziraj, Drejtor i Teatrit Kombëtar Definitivisht mungesa e profesorit Farku Begolli po ndihet dhe në gjitha aspektet. Ndihet tek puna e tij që nuk ka vazhduar sivjet me studentë. Ndihet tek Teatri “Dodona” që nuk ka pasur aktivitete por ndihet edhe tek kafenetë e Prishtinë ku ai ka ndenjur. Na mungojnë bisedat me të dh komplet ajo periudhë ku ai i ka dhënë sharm këtij qyteti, si dhe jetës kulturore në Prishtinë. Por natyrisht jeta është e këtillë dhe ajo çka na mbetet neve është që ta kujtojmë dhe ta sjellim ndërmend ekspe-

1 VJET PA FA riencën dhe përvojën e tij e cila do të vazhdon të jetë frymëzim për artistët e rinj. Artistët dhe populli e respektojnë. Me Farku Begollin ka ndodhë ajo që do të duhej të

ndodhte edhe me aktorët e tjerë që kanë ik nga kjo botë . Fatmirësisht ai ka lënë një gjeneratë të aktorëve të rinj që fatmirësisht po përkujdesen për veprën e tij.

Bekim Lumi, regjisor

Me origjinë dhe përkatësi të lindur aristokratike, me mendësi li-

berale dhe kulturë thellësisht urbane, me shkëlqim dhe përndritje aktoriale astrale, me shpirt të hapur dhe ndjesi të skajshme bohemike, Faruk Begolli, padyshim,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.