LEXONI Express-in e 19 Shtatorit

Page 6

6

Nacionale redaktor: Ilir Mirena e-mail: ilir.mirena@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

FERIZAJ, 18 SHTATOR — Pas një pune operative dhe hetimore, Njësiti i Hetimeve Regjionale për narkotikë në Komandën Regjionale të Policisë në Ferizaj, ka arrestuar një të ri 23 vjeçar, të cilin e ka kapur me një qese najloni, ku kishte 512 gramë substance narkotike. I riu R.S. është kapur afër shkollës fillore të fshatit Sazli të komunës së Ferizajt. Rasti ka ndodhur të mërkurën, përkatësisht më 17 shtator, rreth orës 16. Rastin e konfirmon zëdhënësi regjional i policisë në Ferizaj, rreshter Behxhet Krasniqi. Ai thotë se sipas policisë dyshohet se substancat e gjetura mbi gjysmë kilogrami, janë të tipit marihuanë. Zëdhënësi ka thënë se shtëpia e të i riut 23 vjeçar wshtë bastisur, por që policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Pas intervistimit nga ana e policisë dhe me urdhrin e prokurorit publik, i dyshuari është dërguar në paraburgim, përkatësisht në mbajtje për 72 orë, nën akuzën për mbajtje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Zëdhënësi regjional nuk ka thënë nëse personi i arrestuar ka qenë i njohur edhe më parë për policinë, sikundër që nuk jep as detajet se cili ka qenë destinimi i drogës së kapur, ndërsa ky është rasti i parë që droga zihet pranë një shkolle në fshat. (B.F.)

MASHT zbut kriteret PRISHTINË, 18 SHTATOR — Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), konfirmuan të enjten se të gjithë nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e dymbëdhjetë të arsimit profesional, kanë të drejtën e regjistrimit në klasën e trembëdhjetë. Ismet Osdautaj, zyrtar për informim në MASHT tha për KosovaLive se ministria ka vendosë që të hiqet pengesa për regjistrimin e nxënësve të arsimit të lartë profesional në klasën e trembëdhjetë. Osdautaj theksoi se ky vendim ka hyrë në fuqi për shkak se shumë nga nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e dymbëdhjetë nuk kanë mundur të regjistrohen në klasën e trembëdhjetë. "Për shkak të notës së ulët mesatare gjatë shkollimit paraprak si dhe moskalimit të testit shumë nga nxënësit nuk kanë mundur të regjistrohen në klasën e trembëdhjetë", tha ai. Sipas tij, këtë vendim MASHT-i e ka marr edhe pas kërkesave të shumta të prindërve dhe nxënësve për përfshirje sa më të madhe të nxënësve të arsimit profesional në klasën e trembëdhjetë.

Arrestohen katër për drogë PEJË, 18 SHTATOR — Dy pejanë, një gjakovar dhe një klinas, janë arrestuar mesnatën e kaluar në lagjen "Dardania" të Pejës, për shkak të posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Zyrtari për media i policisë rajonale të Pejës, Zeqir Kelmendi, konfirmoi se në afërsi të shkollës fillore në atë lagje, patrulla policore ka ndaluar rreth orës

Dje janë mbushen tri vjet kur jeta e familjes Bytyqi nga Prizreni është nxirë. Djali i kësaj familjeje, Leutrimi ka mbetur invalid për shkak të një pakujdesie të mjekëve. Para tri vitesh i ishte dhënë injeksion me preparatin diclofen, i cili është i ndaluar për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare.

01.00 të ditës së enjte veturën "Golf", në të cilën gjendeshin katër persona të moshave 33, 29, 25 dhe 22 vjeçar. Gjatë bastisjes së veturës dhe personave që gjendeshin në të, policia ka zbuluar një qese me rreth 37 gram lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë, ndërkohë që policia rajonale kundër drogës ka bastisur shtëpinë e njërit

prej të arrestuarve, ku janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa dhe 44 gram tjerë marihuana. Dy nga të arrestuarit janë nga Peja, njëri nga Gjakova dhe një nga Klina, dhe ky i fundit, i moshës 33 vjeçe, është i kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë në Prishtinë për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Dora e m

Faton Ismajli faton.ismajli@gazetaexpress.com

Prishtinë,Prizren,18 shtator — Nga pakujdesia e mjekëve, Leutrim Bytyqi gjashtëvjeçar ka mbetur invalid e përhershëm. Para tri vitesh, doktori Orhan Vogël në mënyrë të gabuar ia kishte përshkruar dhënien e injeksionit fëmijës trevjeçar. Këtë injeksion ia kishte dhënë Zeki Vërshevci, i cili akuzohet nga familjarët se ia ka dëmtuar edhe nervin e këmbës. Për këtë rast Prokurua Publike e Komunës ka ngritur aktakuzë kundër mjekut Orhan Vogël, ndërsa për teknikun ka hequr dorë nga aktakuza. Kjo tërheqje e prokurorit nga akuza për teknikun Vërshevci, i ka irrituar familjarët e Leutrimit, të cilat kanë ngritur padi private, me të cilën pretendojnë se edhe tekniku është fajtor për gjymtimin e djalit të tyre. Kjo lëndë është dërguar në Gjykatën komunale, por vendimi ende nuk është marrë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Edhe pse ngjarja ka ndodhur para tri vitesh, asnjëri nga mjekët as vërejtje nuk ka marrë në insti-

FOTOT: JETMIR IDRIZI

Qesja me 512 gram drogë

E premte, 19 shtator 2008

tucionin që kanë punuar. Ndërsa, këtë të premte pritet të mbahet seanca e radhës për të sjellë raportet e ekspertizës nga Mjekësia ligjore për të dhënë mendimin e fundit, mbushen tri vjet kur jeta e familjes Bytyqi është nxirë. Pikërisht para tri vitesh kishte ndodhur edhe gjymtimi i Leutrimit. "Natën e datës 18 shtator 2005, rreth orës 21.30 minuta në Shërbimin Emergjent të Shtëpisë së

Shëndetit në Prizren, si mjekë përgjatë dhënies së ndihmës mjekësore e shfrytëzon mënyrën e gabueshme të shërimit dhe shkakton keqësim të gjendjes shëndetësore të personave- të dëmtuarit Leutrim Bytyqi, ia përshkruan injeksionin - ampulën diklofen, edhe pse i dëmtuari nuk i kishte mbushur gjashtë vjet jetë", thuhet në aktakuzën kundër mjekut Orhan Vogël, të cilën e ka ngritur prokurori Idain Smajli. Ky i fundi ka thënë për Express

se pasi ka gjetur fakte të mjaftueshme për gabimin e mjekut dhe ka vendosur që të propozoj akuzën dhe të kërkojë që i njëjti të dënohet sipas ligjit, për lëshimin e bërë. "Ia kam ngritur aktakuzën ndaj mjekut Orhan Vogël dhe e njëjta ka shkuar në Gjykatën komunale. Kam gjetur fakte se ai ka gabuar gjatë përshkrimit të injeksionit. Tash pritet që në seancën e radhës të dëshmojë eksperti mjekoligjor për këtë rast", sqaron prokurori


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.