LEXONI Express-in e 10 Shtatorit

Page 24

24

E mërkurë, 10 shtator 2008

shkurteshqip

Stabiliteti, prosperiteti, qeveria e fortë dhe sundimi efektiv i ligjit, për të gjitha komunitetet në Kosovë, janë ato që unë dua të shoh dhe çfarë të gjithë kosovarët duan të shohin.” Shahit Malik, ministër i MB për Zhvillim Ndërkombëtar

shkurte shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Express

Midis Perëndimit dhe Islamit Debati mbi fenë tek shqiptarët po rikthehet, posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj si shtet i pavarur dhe Sovran nga vendet më të fuqishme të Perëndimit dhe mosnjohjes në anën tjetër nga shumica e vendeve Islamike dhe arabe. Në ndërkohë ka zëra që thonë se përplasja e qytetërimeve po ndodh edhe në kontekstin gjithëshqiptar dhe posaçërisht në atë kosovar. Presidenti i vendit ka hequr nga zyra e tij fotografitë e trashëguara nga epoka e Ibrahim Rugovës, ku ai shihet me Papa Gjon Palin II si dhe ajo e Nënë Terezës. Ndërkaq që Serbia përmes ministrit të jashtëm Vuk Jeremic po lobon me të madhe tek Konferenca Islamike dhe tek Vendet e Painkuadruara, kosovarët (madje edhe kryeministri i vendit i quajti “vende të dyshimta”) hezitojnë të kenë

qasje posaçërisht tek vendet arabe. Shumë analistë kosovar e shohin rikthimin e Islamit dhe ndikimin e tij në jetën politike, madje edhe duke tentuar që të relativizohet kursi pro-perëndimor i shqiptarëve dhe kosovarëve. A po ndodh kjo përplasje tek shqiptarët? A duhet që Kosova të moderojë midis Perëndimit dhe qytetërimeve tjera, posaçërisht atij Islam, apo duhet ta ruaj perendimorizimin e vet pa asnjë luhatje? Qoftë edhe duke rrezikuar njohjen nga këto vende!? Vërtet çfarë është islami sot në këto hapësira dhe sa mund të ndikojë në jetën politike të vendit? Cila është pozita e të drejtave të njeriut dhe cila është pozita e vërtet e femrës në Islam?

Faqja 24 është e rezervuar për opinionet Tuaja ekskluzivisht rreth kësaj teme!

Na shkruani shkurt dhe shqip! shkurteshqip@gazetaexpress.com

FOTO: FISNIK DOBRECI

Shtetet islamike - Kosova? Fatos Duraku Kjo pyetje kohëve të fundit ka qenë në ajër si temë e debatit ku jo rrallëherë janë fajësuar institucionet tona për mungesë të qasjes ndaj shteteve arabe në lidhje me njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së shtetit tonë. Një argument i tillë nuk është për t´u hedhur plotësisht poshtë. Institucionet tona dhe përgjithësisht historiografia jonë me dëshirë injoron pesëqind vjet të lidhjeve historike me këto shtete nga frika e ¨rrezikut islamik¨ që është ngulur në nënvetëdijen europiane andaj përmendja e çfarëdo lidhjeje me këta popuj vetvetiu do të thoshte vetakuzë për ¨Xhihadizëm¨. Një tendencë tjetër për t´iu përgjigjur kësaj pyetjeje është ajo e fajësimit të popullit të Kosovës jo rrallëherë duke aluduar në atë se kinse ne nuk jemi islamik sa duhet andaj populli i Kosovës është vetë fajtor për mosnjohjen e pavarësisë së shtetit të tij. Por ka edhe faktorë tjerë më të thellë dhe më kompleks që ndikojnë në mosnjohjen e shtetit tonë ... Vendet të cilat cilësohen si islamike në të vërtetë nuk janë dëlirësisht

të tilla. Kryengritjet arabe të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe njëzet kundër perandorisë osmane dhe sulltanit ¨turk¨ kishin ngjyrë nacionale... Kryengritje të ngjashme kishte brenda vetë perandorisë Osmane sikurse ato të Xhonturqve andaj edhe efekti domino i goditi edhe shqiptarët të cilët filluan t´u përkujtojnë Xhonturqve, Skënderbeun jo pse u konvertuan papritmas në krishterë por më shumë sepse iu shërbente si pikë referimi për ta qetësuar krenarinë në shtetin mëmë që sakaq ishte shndërruar në njerkë dhe Rilindasit shqiptarë përpiqeshin t’u shpjegonin turqve në stilin: ¨ne jemi pjesë e Perandorisë sepse kemi dashur por jemi të zotët edhe të dalim kur të duam andaj ma mirë jepnani autonominë...” Ajo ishte një epokë e rizgjimit të vetëdijeve nacionale te të gjithë popujt brenda perandorisë Osmane dhe nëse ndonjëherë ka ekzistuar ¨Shteti Islam¨ së paku teorikisht, asokohe pësoi thyerje për mos t´u kthyer më dhe sot për njëfarë vëllazërie islamike mbarëbotërore as që mund të bëhet fjalë, sikurse që është vërtetë absurde të flitet për ndonjë vëllazëri të

krishterë mbarbotërore. Pra vetëdija kombëtare nëpër shtetet islamike është më se e rëndësishme dhe sot e kësaj dite nëpër disa prej tyre nacionalizmi arab është flamur i luftës ndërsa feja islame pjesë e dekorit për mbajtjen e pushtetit .Ta kujtojmë faktin se në Egjipt gjatë revolucionit antimonarkist familja mbretërore u dëbua ngase nuk ishte ¨arabe¨.Në një mori shtetesh arabe sundojnë partitë me backround nacionalist .Nëpër disa tjera sundojnë monarki të çuditshme thua se të ishin nga seriali Star Track e që kanë nën pronësi tërë shtetin si familja Al Saud , apo ajo Al Sabah. Por cili është dallimi fondamental mes Kosovës dhe shteteve tjera islamike?Mbase përgjigjen duhet kërkuar tek rregullimi shtetëror. Shtetet që denominohen si islamike përgjithësisht janë diktatoriale qoftë autokratike apo oligarkike dhe në mënyrë të natyrshme rreshtohen kah oligarkët dhe tiranët tjerë qofshin ata :rusë, serbë, kinezë e tjerë, madje edhe në rastin më të mirë sikurse që është rregullimi shtetëror i Jordanisë përngjan në absolutizmin iluminist të shek XIX

Kosova është një vend sekular. Edhe pse popullata shumicë i përket islamit të moderuar me një fjalë janë myslimanë¨ light¨. Njëkohësisht ka edhe një minoritet të konsiderueshëm të krishterësh të jashtëzakonisht të integruar mirë në shoqëri dhe jo pse Islami është tolerant apo pse Kristianizmi është paqësor por sepse... kanë vetëdije për prejardhjen e përbashkët gjenetike, sepse bashkë kanë nisur themelet dhe bashkë e ndërtojnë shtetin e vet me një vizion të qartë..Si një shtet demokratik , të qytetarëve pa dallim race, feje dhe gjinie. Pra dallimi fondamental është te mënyra e rregullimit shoqëror. Shkurt ata i frikëson rregullimi shtetëror i Kosovës dhe droja se mbase një ditë ajo mund të shndërrohet në pikë referimi për të rinj modern të atyre shteteve se ...edhe vendet islamike mund të shndërrohen në demokraci parlamentare, nuk i len ta njohin shtetin tonë. Mbase edhe në të ardhmen ata do të bëjnë çmos që sa ma tepër ta injorojnë thua se Kosova nuk ekziston. Kosova ishte virusi ideologjik për Millosheviqin dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen për vendet diktatoriale të cilat keqpërdorin fenë si instrument për nënshtrimin e masave.

“Ç’a ka 3” në Ministrinë e Jashtme Se mosdija dhe amatorizmi e tejkalon edhe horizontin e patejkaluar u pa dhe u dëgjua këto ditë në Kosovën e surprizave dhe çudibërjeve. Një Ministër i cili vetën e quan “aristokrat” dhe i përket “hierarkisë më të lartë” të shoqërisë kosovare, një amator dhe një “dijetar” i shquar i popullit shqiptar disa ditë më herët përveç “lobimit të forte” që po bën për njohjen e shtetit të Kosovës, e bëri edhe potezin e radhës “shumë të qëlluar” duke emëruar për drejtor të Zyrës për Çështje Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme një fëmijë – axhami, i cili të vetmen shprehje të cilën di ta thotë pa asnjë gabim është “tung, tung ç’a ka 3”. Një vendim i tillë mirret për faktin që një cinizëm nga ana e ministrit “famoz” po shprehet me të madhe në marrjen e vendimeve të tij. Ndoshta mund të arsyetohet sadopak Ministri me vendimin e tij, marrë parasysh faktin që gjatë karierës së tij politike ai ishte një servil besnik i Kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe të vetmën gjë të cilën e bëntë me dëshirë dhe më së miri ka qenë

servilimi dhe nënshtrimi e jo vendimmarrja. Përveç këtij djaloshi që do të bëjë “nam të madh” me punën e tij, Ministri është përkujdesur që shumicen e stafit të tij ta përzgjedhë pa ndonjë konkurs të shpallur bile duke pranuar anëtarë në pozita për të cilat medeomos kërkohet njohja e gjuhës angleze e të cilën gjë shumë prej tyre nuk e dine e as nuk e flasin. Nuk e flet madje as zyrtari për media në këtë Ministri. Nuk do të habitesha poqëse një ditë episodi më i ri i emisionit “Ç’a ka 3” të realizohet brenda objektit të Ministrisë së Jashtme më protagonistë kryesor Ministrin “aristokrat” dhe me “aristokratët” tjerë të shumtë aty ku si temë kryesore do të përcaktohej “lobimi” i kësaj Ministrie për njohjen e shtetit të Kosovës duke bërë intervistime cooleriste të tipit “tung, tung ç’a ka 3”. Enkas për këtë episod, të ftuar do të ishin edhe mysafirë të shquar evropianë dhe botërorë të cilët do të lobojnë për Kosovën dhe njohjen e saj në të ardhmen. Nuhi Shala

OPINIONET në këtë faqe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht qendrimet e redaksisë. Shkrimet mbi 500 fjalë nuk preferohen, ndërsa redaksia mban të drejtën e shkurtimit dhe korrigjimit të teksteve. Preferohet dorëzimi i teksteve në formatin elektronik me e-mail apo në Word.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.