4 minute read

e brendshme

50

ABC Tirana Club

Advertisement

Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme

Sondazhi, në kuadër të projektit “Biblioteka e lagjes sime”, u realizua në periudhën kohore 6 korrik deri më 17 gusht 2020, i shtrirë në 6 javë. Kohëzgjatja u diktua nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, nga fakti se aktiviteti i bibliotekave të lagjeve ishte i reduktuar, në zbatim të masave parandaluese të përcaktuara nga autoriteti shëndetësor për mjediset e mbyllura.

Në sondazh u përfshinë 300 persona, të gjithë frekuentues të bibliotekave të lagjeve dhe rreth 75% e të pyeturve ishin në njësitë administrative ku bibliotekat ishin të rikonstruktuara. Ndarja gjinore ishte: 179 femra, ose 59.6% dhe 121 meshkuj, ose 40.4%. Mosha mesatare e personave që u pyetën ishte 29.3 vjeç. Sa i takon arsimimit struktura e kampionit ishte “arsimi i lartë” 64.3%; “arsim i mesëm” 27% dhe 26.8% “9-vjeçar”.

Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme përbënin grupin e parë të pyetjeve të sondazhit. Për intensitetin e frekuentimit të bibliotekës së lagjes pjesa më e madhe e të pyeturve dha përgjigjen “shpesh”, ndërkohë që thuajse gjysma e tyre pranuan se e bënin këtë “shumë shpesh”. Aleternativën “rrallë” e zgjodhën 28 vetë, ose 9.33%, kurse shumë rrallë vetëm 4.01%.

SA E FRE KUENTO NI BIBLIOTE KËN E LAGJES MES ATARISHT

Intensiteti

Shpesh Shumë shpesh Rrallë Shumë rrallë

Nr. i të pyeturve

172 88 28 12

Përqindja

57.33% 29.33% 09.33% 04.01%

Afërsisht 1 në 3 të pyetur, ose 34.67%, pranoi se kishte më pak se një vit që frekuentonte bibliotekën e lagjes. Meqë pjesa më e madhe kampionit ishte në njësitë administrative ku bibliotekat ishin rikonstruktuar, ky aspekt mund të vlerësohet dhe si efekt i këtij investimi, si një atraksion për anëtarë të rinj. Ata që e frekuentonin

Biblioteka e lagjes sime 51

bibliotekën nga 1 në 2 vite përbënin 21,33%, kurse ata që kishin më shumë se 4 vite përbënin 15.33%

PRE J SA KOHE JENI FRE KUENTUES I BIBLIOTE KËS

Kohëzgjatja

Deri në 1 vit Deri në 2 vjet Deri në 3 vjet Deri në 4 vjet Më shumë se 4 vjet

Nr. i të pyeturve

104 64 54 32 46

Përqindja

34.67% 21.33% 18.00% 10.67% 15.33%

Për fillesat e afrimit me bibliotekën e lagjes ishte pyetja për burimin e informimit mbi ekzistencën e saj dhe ku pjesa më e madhe e frekuentuesve, 34%, pranoi “interesimin e drejtpërdrejtë”. Më pas renditeshin “rekomandim nga familja/miqtë”, “nga shkolla” etj. Për alternativën “tjetër”, 14 vetë thanë se si burim kishte qenë Biblioteka Kombëtare apo rastësia. Struktura e përgjigjeve për këtë pyetje evidenton dobësinë e promocionit nga vetë biblioteka, si dhe mungesën e performancës virtuale përmes përdorimit të llogarive në rrjetet sociale, apo të një faqeje të dedikuar online.

SI /NGA E KENI MARRË INFOR BIBLIOTE MACIO NIN PËR KËS ? EKZISTE NCË N E

Burimi

Interesim i drejtpërdrejtë Nga njoftimet e vetë bibliotekës Nga njoftimet e medias Nga njësia administrative Rekomandim nga familja/miqtë Nga shkolla Tjetër ____________________

Nr. i të pyeturve Përqindja

102 34.00% 28 09.33% 8 02.67% 0 00.00% 82 27.33% 66 22.00% 14 04.67%

Shumica e frekuentuesve në bibliotekat e lagjeve, 57,53%, kanë si qëllim kryesor të shfrytëzimit të fondit të kalojnë kohën e lirë. Ky element kërkon shtimin e titujve tërheqës nga letërsia dhe zhanre të tjera të krijimtarisë. Ndërkohë që 38.67% e të pyeturve pohuan

52

ABC Tirana Club

se qëllimi kryesor për frekuentimin e bibliotekës së lagjes ishte “për studim (shkollë/punë kërkimore)”. Pak ishin nga ata që vijnë për të lexuar shtypin, apo për të ndihmuar persona të tjerë (duke tërhequr materiale bibliotekare për pjesëtarë të tjerë të familjes ose të afërm që e kanë të pamundur mbërritjen në mjediset e bibliotekës).

CILI ËSHTË

QËLLI BIBLIOTE MI KRYESOR I SHFRYTËZI

KËS NGA ANA JUAJ? MIT

Qëllimi Nr. i të pyeturve Përqindja Për studim (shkollë/punë kërkimore) 116 38.67% Për kohën e lirë 172 57.33% Për leximin e shtypit periodik 4 01.33% Për të ndihmuar persona të tjerë 8 02.67% Tjetër (specifiko) __________________ 0 0.00%

Një nga pyetjet në sondazh ishte për sipërfaqen e bibliotekës, ku dy grupimet kryesore të frekuentuesve ishin për alternativat “e mjaftueshme”, 37.33% dhe “pak e mjaftueshme”, 35.67%. Kurse 17.67% zgjodhën alternativën “shumë pak e mjaftueshme” dhe 09.33% “shumë e mjaftueshme”. Nëse ndryshon performanca e bibliotekës, duke u orientuar më shumë në shërbimet dhe ofertën online, treguesi i sipërfaqes së shfrytëzueshme, do të ketë më pak rëndësi për frekuentuesit dhe rrjedhimisht struktura e vlerësimit të tyre do të jetë e ndryshme nga ajo e paraqitur në tabelën më poshtë.

VLERËSI MI JUAJ PËR SI PËRF AQE N E SHFRYTËZ NGA FRE KUENTUESIT NË BIBLIOTE

Niveli i vlerësimit

E mjaftueshme Shumë e mjaftueshme Pak e mjaftueshme Shumë pak e mjaftueshme

Nr. i të pyeturve

112 28 107 53

UESH KË ME

Përqindja 37.33% 09.33% 35.67% 17.67%

Për kushtet e qëndrimit brenda sallës së leximit dhe mjediseve të tjera në bibliotekën e lagjes vlerësimet janë thuajse të ndara në mënyrë të barabartë për ata që kanë mendim pozitiv dhe ata që kanë

This article is from: