1 minute read

Sinergjia e munguar e bibliotekave të lagjeve

40

ABC Tirana Club

Advertisement

Aktualisht kemi 8 biblioteka në qytet. Nesër ky numër do të ndryshojë, do të jenë më shumë, që t’i përgjigjen nevojave reale që ka Tirana, për t’i pasur ato prezente në të gjitha njësitë administrative, si dhe në zonat rurale. Është fakt se ato po veprojnë secila më vete, si entitete të ndara, në një kohë që roli dhe impakti i tyre në komunitet do të fuqizohej ndjeshëm nëse ato do të funksionojnë të rrjetizuara, të sinkronizuara, me ndërveprim dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Ka dy pista kryesore që e arrijnë këtë synim:

Së pari, nga bashkëveprimi online, duke i kyçur në një sistem unik të programuar që ka në thelb regjistrimin bibliografik të të gjithë fondit në dispozicion të bibliotekave. (Ky aspekt do të shtjellohet në pikat e tjera të këtij kapitulli).

Së dyti, sinergjia dinamizon edhe më shumë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta nga dy a më shumë biblioteka, të cilat bëjnë akord për të organizuar për shembull, një cikël të caktuar veprimtarie, që përdor me rotacion mjediset e secilës bibliotekë partnere, duke koordinuar dhe menaxhuar në realizimin sa më të efektshëm të tyre. Drejtoria

This article is from: