3 minute read

Huazimi dhe shkëmbimi me biblioteka të tjera

46

ABC Tirana Club

Advertisement

Procesi i huazimit ndërbibliotekar është një proces i hershëm në historinë e bibliotekave kudo në botë. Sipas Teresa M. Miguel 17 dëshmitë e para të kësaj praktike janë gjetur në formën e shënimeve në dorëshkrimet e vjetra, të shkëmbyera midis manastireve të Bavarisë dhe Hesit gjatë Mesjetës së Vonë.

Huazimi ndërbibliotekar është një praktikë bibliotekare përmes së cilës shkëmbehet material bibliotekar nga një bibliotekë në tjetrën. Përmes praktikës së huazimit, një bibliotekë u ofron anëtarëve të saj, sipas kërkesës së tyre, materiale bibliotekare, të cilat nuk gjenden në fondin e tyre të bibliotekës. Huazimi ndërbibliotekar përbën një marrëdhënie me dobi reciproke, prandaj bibliotekat duhet të jenë të gatshme të ofrojnë materiale me të njëjtën lehtësi që ato marrin nga bibliotekat e tjera. 18

IFLA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare), përmes Seksionit të Dorëzimit të Dokumenteve dhe Ndarjes së Burimeve (DDRS) ndihmon bibliotekat përmes “Udhëzime për praktikat më të mira në huazimin ndërbibliotekar dhe dorëzimin e dokumenteve” 19 . IFLA inkurajon bibliotekat t’i përdorin këto udhëzime si një bazë për shërbimin e tyre aktual dhe për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm. Disa nga rekomandimet kryesore: - Ristrukturimi i procesit brenda bibliotekës, duke përcaktuar treguesit e performancës për nivelet e shërbimit dhe kohën e kthimit të materialeve bibliotekare; duke vlerësuar rutinën dhe ndryshuar atë në përputhje me rrethanat; duke i shqyrtuar kërkesat për huazim përmes një bibliotekari.

17 Teresa M. Miguel. Exchanging Books in Western Europe: A Brief History of International Interlibrary Loan. International Journal of Legal Information. Vol. 35(3), 2007, f. 499-513. https://digitalcommons.law.yale.edu/ 18 F. Xhaja, T. Buzo (përg.). Organizimi i informacionit në bibliotekë. Tiranë, Naim Frashëri, 2003, f. 165 19 https://www.ifla.org/publications/guidelines-for-best-practice-in-interlibrary-loan-and-document-delivery?og=8708

Biblioteka e lagjes sime 47

- Kërkesat duhet të trajtohen përmes një sistemi elektronik, mundësisht me aftësinë për të ndërvepruar me sisteme të tjera të huazimit ndërbibliotekar. - Mbajtja e statistikave për t’iu përshtatur skemave kombëtare të monitorimit dhe nevojave locale. - Regjistrimi i gjithë materialeve bibliotekare në katalogun online dhe përditësimi i tyre duke treguar edhe në cilën bibliotekë ndodhen. - Eksplorimi i marrëveshjeve reciproke.

Pikërisht për të përmbushur nevojat për informacion, kërkim, mësim argëtim, shlodhje etj., bibliotekat publike duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën edhe në procesin e huazimit. Nëse një përdorues kërkon një material bibliotekar të caktuar në bibliotekën e lagjes së tij dhe nuk e gjen, atëherë punonjësja e bibliotekës duhet t’ia sigurojë materialin përmes procesit të huazimit në bibliotekat e tjera të qytetit. Kështu jo vetëm plotësohen nevojat e përdoruesve, por edhe rritet qarkullimi i materialeve bibliotekare dhe përmirësohet shërbimi bibliotekar ndaj qytetarëve.

Një proces tjetër teknik me shumë rëndësi për pasurimin dhe rritjen e numrit të koleksioneve të bibliotekës dhe si rrjedhim edhe të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe përmbushjes së një ndër objektivave kryesore të bibliotekës, siç është sigurimi i burimeve të informacionit për përdoruesit është edhe procesi i shkëmbimit të materialeve bibliotekare. Në ditët e sotme bibliotekat në përgjithësi, por sidomos bibliotekat publike përballen me sfidën e madhe që sjell sigurimi i fondeve financiare për blerjen e botimeve të ndryshme dhe pasurimin e bibliotekës me literaturë që duhet të plotësojë kërkesat, nevojat dhe shijet e publikut.

Pasurimi i koleksioneve të bibliotekës do të jetë më efektiv nëse bibliotekat e lagjeve do të bashkëpunonin mes tyre në shkëmbimin e materialeve bibliotekare. Për shembull, nëse një bibliotekë lagjeje

48

ABC Tirana Club

në fondet e saj ka një titull të caktuar në disa ekzemplarë, një pjesë të tyre mund t’i shkëmbejë (në të njëjtën sasi) me një titull tjetër që nuk e ka pjesë të koleksionit të saj, por që e gjen në bibliotekën e lagjes tjetër. Kështu edhe fondet e bibliotekës pasurohen me tituj të rinj, edhe biblioteka spastrohet nga kopjet e tepërta, apo literatura që nuk qarkullon, njëkohësisht përmbushen nevojat e përdoruesve për informacion dhe dije dhe rritet cilësia e shërbimeve të bibliotekës.

Biblioteka e lagjes sime 49

Kap itulli 4

Sonda zhi, mend ime dhe vlerësime të qytetarëve mb bibliotekën e lagjes i

Frekuentimi dhe kushtet e qëndrimit në mjediset e brendshme Vlerësime për fondin në dispozicion dhe qasjen në shërbimet online Cilat duhet të jenë përmirësimet prioritare sipas frekuentuesve? Modeli i pyetësorit të përdorur

This article is from: