
6 minute read
Synime dhe objektiva
Biblioteka e lagjes sime 9
qasje më të shpejtë e më të lehtë në informacion duhet të shkojnë paralelisht me kërkesat institucionale të bibliotekave për rritjen e efikasitetit operacional të tyre, qoftë tradicional, qoftë virtual.
Advertisement
Bibliotekat publike duhet të njohin dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrojnë zhvillimet marramendëse në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, për t’u bërë ura lidhëse me botën e informacionit.
Rrjeti i bibliotekave të lagjeve në Tiranë është fokus i një projekti studentor, sepse dihet që studentët janë në një stad të jetës së tyre, kur kanë shumë punë me librin, me marrjen e dijeve. Një bibliotekë e pasur, një bibliotekë e mirëmenaxhuar dhe me mjedise të përshtatshme është atraksion në periudhën e studimeve, që lehtëson shumë në procesin e kërkimit në literaturë dhe përgatitjes për shlyerjen e çdo detyrimi, pjesë të kurrikulës dhe jashtë saj, në konceptimin dhe realizimin e detyrave të kursit, temave të diplomave etj. Por “shtëpitë” e librit frekuentohen dhe shfrytëzohen edhe nga shtresime të tjera të popullatës, të moshave e profesioneve të ndryshme.
Ndaj dhe ABC Tirana Club vendosi të angazhohet me projektin “Biblioteka e lagjes sime”, që ka të paktën tri synime kryesore:
Së pari, monitorim dhe transparencë mbi situatën faktike në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë.
Kryerja e një shqyrtimi analitik, bazuar në një monitorim tërësor mbi situatën reale të bibliotekave publike, jep përgjigje për një mori pyetjesh të natyrshme, si p.sh., cila është gjendja e tyre reale; çfarë investimesh janë kryer dhe çfarë planesh ka për të pasur një infrastrukturë sa më përshtatshme dhe të dobishme për komunitetin, sidomos për nxënësit dhe studentët; cili është personeli i angazhuar dhe a ka kualifikimin e përvojën e duhur për t’i shërbyer frekuentuesve dhe për ta shndërruar hapësirën e bibliotekës në tërheqëse dhe ndihmuese për të interesuarit e të apasionuarit e librit; sa është niveli i qarkullimit fizik dhe virtual të fondit që është në dipsozicion; çfarë veprimtarish ofrohen brenda mjediseve të tyre, etj.
Njohja realiste e gjendjes është premisë për hapat e mëtejshëm. Jep mundësi analize nga ekspertët dhe profesionistët e fushës të vlerësojnë aspektet pozitive, problemet që duan zgjidhje, nevojat për
10
ABC Tirana Club
ndryshim dhe përmirësim të gjendjes. Iniciativat dhe propozimet konkrete nga komuniteti, nga grupet e interesit adresohen më mirë në dy nivelet e qeverisjes vendore, këshilltarëve vendimmarrës dhe stafeve ekzekutive në bashkinë qendrore apo njësitë administrative. Njohja realiste e gjendjes është “ushqim” i mirë për debatet dhe forumet publike, për hapësirat e mediave klasike dhe të reja, sidomos rrjetet sociale, duke nxitur trajtimin në mënyrë kapilare të problematikave dhe sfidave.
Është fakt i njohur se Bashkia e Tiranës ka një infrastrukturë ndikuese për informimin e publikut dhe bashkëpunon aktivisht me redaksitë mediatike. Ky element pozitiv për promocionin e punës së administratës së saj, shoqërohet dhe me dukuri negative ose të diskutueshme të respektimit të kodeve etike dhe profesionale nga gazetarët dhe reporterët që mbulojnë aktivitetin e Bashkisë, pasi është identifikuar se informacionet dhe qëndrimet e redaksive janë thuajse të njëjta me përmbajtet me tekst, foto e video që përgatit dhe shpërndan intensivisht zyra e shtypit e këtij institucioni. Edhe për problemin e bibliotekave të lagjeve deri më tani ka ndodhur po kështu, që do të thotë se, publiku, komuniteti, grupet e interesit nuk kanë raportim alternativ dhe konkret nga ana e redaksive mediatike, por më së shumti qarkullojnë vetëm pohimet, me zë dhe figurë që përgatit Bashkia e Tiranës, apo materialet shpjeguese që paraqiten në faqen online, ende në ndërtim bibliotekat.tirana.al.
Informacioni realist dhe pa filtra, i shërben dhe vetë institucionit të Bashkisë, njësive administrative dhe vendimmarrësve të këshillit, i mbështet për të ndërtuar dhe miratuar politika e strategji të qëndrueshme dhe afatgjata në favor të gjallërimit të aktivitetit të bibliotekave publike.
Së dyti, projekti nxit iniciativa të komunitetit në favor të përmirësimit dhe zgjerimit të ofertës së shërbimit në to.
“Biblioteka e lagjes sime” jo vetëm do të prezantojë realitetin dhe dinamikën konkrete në rrjetin e bibliotekave të lagjeve, por do të kërkojë me këmbëngulje t’u japë mbështetje frekuentuesve të tyre, në ide dhe propozime që ndryshojnë gjendjen me qëllimin e instalimit të instrumentit të llogaridhënies, që ka si pritmëri reagimin e këshilltarëve të zgjedhur dhe administratës. Ndaj dhe një nga produktet kryesore të projektit është kryerja e një sondazhi me përdoruesit e fondit në bibliotekat e lagjeve, tërheqja e vlerësimeve dhe mendimeve prej tyre
Biblioteka e lagjes sime 11
mbi aspekte të ndryshme të funksionalitetit, ofertës së shërbimeve, aktiviteteve, kushteve në mjediset e leximit dhe kërkimit të fondit, përdorimi i teknologjive dhe pajisjeve digjitale etj. Këtij synimi i shërben dhe planifikimi i forumeve të diskutimit, si rast për shkëmbim të pikëpamjeve dhe propozimeve, por dhe si pika kontakti mes palëve të interesuara: frekuentues, punonjës të bibliotekës, autoritete lokale, ekspertë të librit, përfaqësues të shtëpive botuese, të medias etj.
Së treti, projekti synon krijimin e presionit të domosdoshëm ndaj vendimmarrësve dhe stafit të pushtetit vendor në Tiranë, për angazhim konkret dhe shtim të buxhetit në favor të bibliotekave.
Megjithëse ka pasur investime për godinat si dhe inventarin e tyre, aktualisht oferta dhe performanca e pjesës më të madhe të bibliotekave të lagjes është me profil të ulët, duke mos qenë atraktive për të apasionuarit dhe të interesuarit e librit, veçanërisht nxënësit dhe studentët, të cilët nuk kanë mundësi që çdo libër që ju nevojitet në procesin e kurrikulës mësimore ta sigurojnë vetë. Aq e limituar është oferta e bibliotekave publike në Tiranë, sa të rinjtë shkojnë edhe për kërkesa modeste në Bibliotekën Kombëtare, duke u interesuar për të shfrytëzuar fondin e saj.
Administrata bashkiake si dhe të zgjedhurit vendorë kanë shumë në dorë për të ndikuar në përmirësimin e gjendjes, sidomos shdërrimit të tyre në njësi të përdorimit në shkallë të gjerë të aplikacioneve të avancuara të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që të marrin vendime për ndërtimin e bibliotekave të reja, si dhe të mos ndalin projektet e zgjerimit dhe modernizimit të atyre ekzistuese. Rritja e buxhetit dhe e personelit profesional që shërben në to, garantimi i sistemeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe rrjetit të pajiseve digjitale në dipsozicion të frekuentuesve janë në dorën e vullnetit të të zgjedhurve lokalë e administratorëve. Kjo nxit gjithashtu dhe pjesëmarrjen e komunitetit në fushatat e dhurimit të librave dhe koleksioneve, si pasurim për fondet e bibliotekave të lagjeve.
12
ABC Tirana Club
Në arritjen e synimeve të mësipërme, ABC Tirana Club ka vendosur OBJEKTIVA konkrete:
Së pari, për realizimin e një monitorimi dhe shqyrtimi analitik, ose me fjalë të tjera të një studimi mbi situatën aktuale në rrjetin e bibliotekave publike, konkretisht çfarë ofrohet dhe shërbehet prej tyre, parametrat e infrastrukturës në dispozicion të frekuentuesve, kushtet në mjedise, qasja virtuale etj., një material gjithëpërfshirës që prezanton funksionalitetin, problematikat dhe sfidat e “shtëpive” të librit në Tiranë. Duke u vënë në lupën e ekspertëve dhe profesionistëve të fushës, studimi do të artikulojë gjetje dhe rekomandime mbi përmirësimin e gjendjes dhe fokusin për të ardhmen.
Së dyti, për zhvillimin e anketës me mendime dhe vlerësime të qytetarëve që frekuentojnë bibliotekat publike në Tiranë. Pyetësori është përpiluar për të kërkuar përgjigje, të cilat në tërësinë e tyre do të krijojnë tablonë e asaj që ndodh në rrjetin e bibliotekave publike, sipas optikës së frekuentuesve, por dhe për të prezantuar pritmëritë që ata kanë.
Së treti, objektiv është nxitja e debatit publik mbi nevojën dhe domosdoshmërinë e përmirësimit të gjendjes së bibliotekave publike, të modernizimit, rritjes së kapaciteteve, cilësisë dhe eficencës së shërbimit e performancës, orientimit të tyre drejt dinamikës online në qasje dhe në plotësim të kërkesave të qytetarëve. Organizimi i takimeve ballafaquese, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit, administratës së Bashkisë dhe të zgjedhurve vendorë, punonjësve të bibliotekave, ekspertëve, aktivistëve të shoqërisë civile, medias etj., do të jetë rast i dobishën për uljen në të njëjtën tryezë të palëve të interesuara, në kërkim të zgjidhjeve më të mira, të qëndrueshme dhe afatgjata. Nisur dhe nga situata e paprecedentë që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19 organizimi i forumeve do të jetë një kombinim mes