
5 minute read
Aspekte metodologjike të angazhimit dhe burimet
14
ABC Tirana Club
Advertisement
publike, të prezantimit të ideve dhe propozimeve nga grupi i interesit apo ekspertët e fushës – e ka më të qartë situatën e asaj që ndodh realisht, por dhe se ku duhet ndërhyrë për të ndryshuar apo përmirësuar në favor të gjallërimit të punës së bibliotekave publike. -Përfitues do të jenë dhe redaksitë e mediave klasike dhe atyre online, pasi nga publikimi i informacioneve realiste dhe problematikat që do të ngrejë monitorimi e shqyrtimi analitik, anketa apo tryezat ballafaquese – këto do të jenë pikënisje për realizimin e përmbajtjeve meditiake në formate të ndryshme.
Që në konceptimin dhe prezantimin e projektidesë së “Biblioteka e lagjes sime” te donatorët, ABC Tirana Club përcaktoi dhe një metodologji angazhimi për secilën fazë si dhe projektoi listën e eventeve dhe produkteve konkrete që do të realizoheshin brenda një afati kohor 10-mujor.
Pas përcaktimit të synimeve dhe objektivave, natyrshëm u formëzua lista e aktiviteteve dhe produkteve, të cilat po i prezantojmë në vijim në formë tabele me informacione të nevojshme sqaruese.
Produktet
1. Monitorimi dhe shqyrtimi analitik Fokusi
Skanim mbi ofertën dhe performancën e 8 bibliotekave publike në Tiranë. Ekspertizë profesionale mbi aktualitetin dhe perspektivën e rrjetit të bibliotekave të lagjeve.
Dinamika
Mbledhje e të dhënave mbi investimet, intervista me punonjës të bibliotekave, hulumtim mbi situatën faktike në mjediset e tyre, shqyrtim i akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, praktika dhe vendimmarrje nga autoritetet vendore në lidhje me bibliotekat etj.
Biblioteka e lagjes sime 15
2. Sondazhi me qytetarët
3. Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese
Aplikimi një pyetësori që mbledh të dhëna dhe identifikon vlerësime të frekuentuesve të bibliotekave mbi nivelin e kushteve në mjediset e leximit dhe shërbimit, komforti, qasja në internet, përdorimi i fondit të botimeve, në pajisjet elektronike, aktivitetet e zhvilluara etj. Amplifikim i problematikave të evidentuara, duke përdorur kanalet e komunikimit mediatik ose me kontakte dhe ballfaqime të drejtpërdrejta të grupeve të interesit. Presion tek administrata vendore dhe këshilli bashkiak për shtim të vëmendjes, përgjegjësisë dhe fondeve në favor të përmirësimit të gjendjes. Kampion me 300, frekuentues të bibliotekave të lagjeve, duke respektuar proporcionalitetin gjinor, moshor, nivelin e arsimimit etj. Gjetjet e sondazhit përfshihen dhe në publikimin hard copy dhe soft copy të broshurës përmbledhëse të monitorimit dhe shqyrtimit analitik.
Publikim në mediat klasike dhe të reja, si dhe në rrjetet sociale të informacioneve, spoteve audiovizive, vëzhgimeve, analizave, njoftimeve etj., mbi ecurinë e projektit, si dhe gjetje e rekomandime nga secila fazë. Realizimi i forumeve të diskutimit me pjesëmarrje të grupeve të interesit. Vizita familjarizuese të të rinjve, në mjediset e bibliotekave publike.
Burimet për mbledhjen e informacionit dhe të dhënave janë të larmishme. Në radhë të parë duke iu drejtuar autoriteteve lokale, Bashkisë dhe qendrave administrative, nën varësinë e të cilave janë bibliotekat e lagjeve, për info e dokumentacion zyrtar, mbështetur në favoret që krijon për ABC Tirana Club, ligji për të drejtën e informimit. Bashkia përmes Drejtorisë së Rinisë, apo dhe hallkave të tjera në çdo rast iu përgjigj kërkesave, duke siguruar me postë dhe elektronikisht të dhëna me vlerë.
Hulumtimi në publikime mbi këtë temë, informacione, studime, analiza, raportime në kohë të ndryshme, njohja me akte ligjore dhe nënligjore, udhëzime dhe rregullore të ndryshme që kanë lidhje me performancën e rrjetit të bibliotekave publike. (Faqja online bibliotekat.tirana.al në mënyrë të pashpjegueshme ofron informacione të limituara, dhe ende është një websajt në ndërtim). 3
3 Monitorimi i përmbajtjeve në faqen online www.bibliotekat.tirana.alështë realizuar deri më 31 gusht 2020, në momentin kur nisi procesi i përgatijes së këtij materiali për publikim.
16
ABC Tirana Club
Ky fluks njohurish dhe të dhënash nga veprimtaria e bibliotekave të lagjeve nuk mund të krijonte një pamje të qartë, pa kontaktet me qytetarët, sidomos me frekuentuesit e sallave dhe fondeve të tyre. Kjo u mundësua nga përgjigjet shumë interesante që u morën gjatë realizimit të sondazhit, por dhe nga biseda të lirshme “off the record” me një pjesë të tyre, pasionantë dhe të dedikuar pas librit dhe bibliotekave, të cilët japin mbështetje për projektin, me ide, arsyetime dhe propozime shumë të dobishme.
Punonjësit e bibliotekave, si të atyre që janë të rikonstruktuara apo dhe atyre që janë ende në proces, ishin një hallkë e dobishme konsultimi dhe referimi, për të kuptuar konkretisht dhe qartësisht aktivitetin, problematikat dhe sfidat. Në fillim me ngurimin dhe mosbesim për t’u vënë në dispozicion, e kuptueshme kjo në rastin e nëpunësve të adminsitratës lokale, por më pas pjesa më e madhe e tyre tregoi bashkëpunim, duke kuptuar se synimi dhe objektivat e “Biblioteka e lagjes sime” në fakt ishin dhe në të mirën e punës së tyre, të angazhimeve dhe rezultateve.
I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i tërhequr nga burimet e sipërcituara, ishte në vetvete si një dosje e bollshme, që në optikën e ekspertëve që angazhoi ABC Tirana Club, gjeneroi natyrshëm gjetje dhe rekomandime, të cilat ishin piketa për dy elementet thelbësore të projektit, forumet e diskutimit dhe fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit.
Për realizimin e sondazhit u morën parasysh kërkesa që siguronin nivelin e përfaqësimit të kampionit, në shtrirjen territoriale të qytetit, gjini, moshë, nivel edukimi etj. Numri më i madh i të pyeturve ishte në ato njësi administrative ku bibliotekat janë rikonstruktuar, kuptohet për shkak se qytetarëve iu merrej mendim dhe vlerësim për mjedise funksionale. Në një kohë që informacioni që u tërhoq nga banorët në njësitë administrative ku vijonte procesi i rikonstruktimit të bibliotekës, ose ka mbetur pezull mobilimi i ambienteve të brendshme, u përqendrua më shumë tek kërkesat dhe vizioni që ata kishin për mirëperformancën e tyre.
Për fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit ABC Tirana Club u orientua në radhë të parë në kanalet e veta të komunikimit, websajti dhe llogaritë e qendrës në rrjetet sociale. Po kështu dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të ABC-së, duke
Biblioteka e lagjes sime 17
amplifikuar gjithçka shpërndahej në publik. U kërkua bashkëpunim dhe me redaksi mediatike, nga ato klasike dhe të reja, duke iu ofruar materiale tërheqëse, të patrajtuara më parë, që nxirrnin në pah dhe evidentonin probleme të grupeve të interesit.
ABC Tirana Club në rreth 3 vite aktivitetet ka kuptuar se sinergjia me redaksitë e medias nuk mund të zëvendësohet me asnjë formulë tjetër për të prezantuar dhe përhapur në mënyrë kapilare info, probleme dhe propozime që dalin nga zbatimi i projekteve.
18
ABC Tirana Club
Biblioteka e lagjes sime 19
Kap itulli 2
Oferta fak tike e rrjetit të biblioteka ve të lagjeve në Tiran ë
Retrospektivë e shpejtë në vite Shtrirja e bibliotekave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit Infrastruktura, kushtet për frekuentuesit dhe fondi i disponueshëm Bibliotekat si qendra multifunksionale për komunitetin Menaxhimi i bibliotekës së lëvizshme