1 minute read

Përfituesit nga zbatimi i projektit të ABC Tirana Club

Biblioteka e lagjes sime 13

takimeve fizike me ato virtuale, varësisht nga rrethanat e momentit kur ato mbahen, por gjithnjë duke respektuar me rigorozitet kërkesat dhe standardet që rekomandon zyrtarisht autoriteti shëndetësor për formate të tilla aktivitetesh publike.

Advertisement

Në përmbushje të këtij objektivi përfshihet dhe fushata e informimit dhe ndërgjegjësimit publik, ku ABC Tirana Club bashkëpunon me median klasike dhe online, si dhe me rrjetet sociale për qarkullimin e informacioneve, kronikave, spoteve e trajlerave audiovizive, si dhe formate të tjera të pasqyrimit dhe prezantimit të gjetjeve dhe problematikave që evidentohen, duke ndarë me grupet e interesit çdo hap të realizimit konkret të projektit. Edhe ky publikim është një kanal informimi mbi gjithçka ka ndodhur dhe do të ndodhë me “Biblioteka e lagjes sime”.

Projekti ka të qartë dhe përfituesit prioritarë: -Frekuentuesit e mjediseve të bibliotekave publike, të cilët janë të interesuar për kushte më të mira, për qarkullimin e sa më shumë librave, qoftë si ekzemplarë fizikë, apo si përmbajtje virtuale, për shndërrimin e bibliotekave në hapësira multifunksionale e ku ka gjithmonë një kalendar të qëndrueshëm veprimtarish që lidhen me librin drejtpëdrejt, por dhe të natyrës kulturore dhe artistike, historike etj. -Nxënësit dhe studentët në territorin e Bashkisë së Tiranës (që përbëjnë dhe numrin më të madh të përqendrimit në shkallë vendi), për të cilët krijohet lehtësi dhe mbështetje e drejtpërdrejtë, nëse rrjeti i bibliotekave publike iu përgjigjet me ofertë të shumëllojshme të fondit (në hard copy dhe në soft copy), me shërbim profesional nga ana e punonjësve të bibliotekave. Që, sikundër e përmendëm më sipër, të mos mbetet si burimi kryesor për shërbimin e librit në kryeqytet Biblioteka Kombëtare, e cila ka destinacion dhe rol të ndryshëm nga ai që duhet të ketë rrjeti i bibliotekave të lagjeve, që është lokalizuar në mënyrë kapilare në territorin e Bashkisë. -Vetë Institucioni i Bashkisë, që përmes publikimit dhe nxjerrjes në pah të problematikave mbi funksionimin e rrjetit të bibliotekave

This article is from: