
3 minute read
Bibliotekat si qendra multifunksionale për komunitetin
32
ABC Tirana Club
Advertisement
Sapo futesh në faqen aktuale të rrjetit të bibliotekave të Tiranës, www.bibliotekat.tirana.al, bie në sy menjëherë në ballinë slogani BIBLIOTEKAT E LAGJEVE SI QENDRA MULTIFUNKSIONALE, që në fakt është emërtimi i një projekti që konsiston “në përdorimin e ambienteve të bibliotekave të lagjeve nga organizata jofitimprurëse me qëllim zhvillimin e ideve dhe projekteve rinore”. 8
Konceptualisht Bashkia e ka të qartë synimin e projektit, për të ndikuar “në rritjen e kapaciteteve të të rinjve të kryeqytetit, duke rritur kështu frekuentimin dhe vëmendjen e qytetarëve ndaj bibliotekave dhe kulturës së leximit”. 9 Po kështu ka të qartë dhe qëllimin e objektivat specifike, “për shtimin e qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e kryeqytetit; zhvillimin e ideve kreative dhe inovative të të rinjve; rritja e kulturës së leximit duke afruar të rinj në ambientet e bibliotekave; ndihmesë në zhvillimin e cilësive edukative, sociale, kulturore etj. të të rinjve; formimin e të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, droga, bullizmi etj.” 10 Përmes faqes ende në ndërtim www.bibliotekat.tirana.al Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës njeh të interesuarit me procedurat që duhet të ndjekin ojf-të, kur ato duan të realizojnë një aktivitetet në mjediset e bibliotekës, me kushtin që aktiviteti nuk duhet të ndikojë në funksionin kryesor të saj. Po kështu, në faqe është shkarkuar një formular aplikimi për ojf-të që duan të zhvillojnë aktivitet, si dokumenti pikënisës për procedurat me Drejtorinë e Rinisë në Bashki, jepet dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzohet etj.
Nga çfarë treguam deri më tani është e qartë se Bashkia i ka të rregulluara procedurat për zhvillimin e aktiviteteve nga të tretët. Kjo është pozitive, por multifunksionaliteti përfshin dhe kalendarin e aktiviteteve që duhet të realizojë vetë bibblioteka e lagjes. Për këtë ka aspekte që aktualisht mbeten të pazgjidhura.
8 http://bibliotekat.tirana.al/administrimi/ 9 Po aty 10 Po aty
Biblioteka e lagjes sime 33
Ballina e faqes online www.bibliotekat.tirana.al
Të marrim rastin më prezent, kur do organizohet një cikël leximesh nga autorë apo personalitete të letrave, ose kur biblioteka ofron për frekuentuesit a grupimet e ndryshme bashkëbisedime me shkrimtarë, konkurse të librit etj. Një pengesë është se bibliotekat e lagjeve nuk kanë asnjë fond për këto formate aktivitetesh, duke mos pasur të mbuluar shpenzimet për bazën e nevojshme materiale dhe logjistike për mbarëvajtjen e tyre. I ftuari, qoftë shkrimtar, studiues, apo mësues i letërsisë edhe vjen vullnetarisht, por baza materiale e pajisjet e domosdoshme – që ndikojnë në anën didaktike dhe interaktive të aktivitetit, nuk mund të financohen nga “xhepi” i punonjësit e bibliotekës. Nuk mund të varësohet realizimi i këtyre projekteve nga gjetja apo jo e një donatori nga radhët e komunitetit.
Njësia administrative apo Drejtoria e Rinisë në Bashki duhet të planifikojë mbulimin me fonde dhe bëhet fjalë për shpenzime modeste, por me shumë impakt në rolin e bibliotekave të lagjeve në komunitet. Kjo është njëra anë.
Tjetra lidhet me shtimin e personelit që shërben në biblioteka. Duke e lidhur me trajtimin që bëmë më sipër, rritja e numrit të personelit, krijon mundësi reale që të paktën një punonjëse të jetë e obliguar vetëm në konceptimin dhe animimin e aktiviteteve që zhvillon vetë biblioteka. Ose ka zgjidhje tjetër, në dukje më ekonomike. Të ngrihet një njësi, a grup i posaçëm, ndoshta me 2-3 persona që do të duhet të mbulojë konceptimin, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve për të
34
ABC Tirana Club
gjithë rrjetin e bibliotekave. Kjo njësi animatore mund të angazhohet vetëm për këtë aspekt, duke garantuar kalendar të larmishëm dhe cilësor veprimtarish, por dhe të nxisë gjithashtu dhe bashkëveprimin mes të gjitha bibliotekave me projekte ku përfshihen dy a më shumë prej tyre.
Aktivitet në Bibliotekën “Hamit Beqja”

Një tjetër aspekt është pasurimi i inventarit të pajisjeve në përdorim. Projektorët, pajisjet multitask (fotokopje, printer, skanim), roll up-ët etj., do të lehtësojnë realizimin e aktiviteteve në mjediset e bibliotekave, si në rastin kur zhvillohen nga ojf të ndryshme, ashtu dhe kur organizatore është vetë biblioteka. Të dhënat e tabelës së mësipërme evidentojnë se ky inventar është i mangët në bibliotekat e lagjeve.