Zhurnal plus #662

Page 8

S h ow b iz

8

e shtunë, 28 dhjetor 2013

Adriana këshillon meshkujt Supermodelja Adriana Lima po i këshillon bashkëshortët dhe dashnorët se çfarë t’u blejnë të dashurave të tyre, më saktësisht se çfarë veshjesh të brendshme t’u blejnë për festat e fundvitit, duke ju sugjeruar atyre që të kontrollojnë dollapët e veshjeve të brendshme të partnereve të tyre, për t’u siguruar se do ta kenë numrin e duhur të veshjeve. Engjëllushja e shtëpisë së modës ‘Victo-

reklama

Sexi Krishtlindje për Afërdita Dreshaj Bukuroshja malësore Afërdita Dreshaj, e cila ka qenë njëra ndër këngëtaret më të përfolura të këtij viti, sa për karrierë aq edhe për jetën e saj private, ka bërë të ditur se ka kaluar Krishtlindje të veçanta. “Have a merry berry sexy

Christmas”, ishte mbishkrimi që ka lënë ajo karshi një fotografie ku këngëtarja e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ e në të cilën shihet pranë një djaloshi. Kjo ka treguar se bukuroshja ka kaluar një festë ‘sexi’ siç e quan ajo.

Gardëroba, primare për VIP at Karshi të hollave që i marrin gjatë festave të fundvitit një vend të veçantë tek yjet tona zë edhe dukja e tyre. E për të qenë sa më trendi edhe në këtë Vit të Ri, këngëtaret tona janë përkujdesur deri në detajin më të imtë. Kjo duke u bazuar nëpër foto të ndryshme që vetë fytyrat tona publike po na i servojnë dita ditës në rrjete sociale. Përveç risive e projekteve që janë pjesë e punës së këngëtareve tona, një vend të veçantë për të mos thënë kryesorin e merr edhe dukja e tyre. Edhe pse gardëroba e këngëtareve shpesh është lakuar si kopjim i yjeve botërore, ato vërtet duken yje dhe mundi për të qenë në qendër të vëmendjes në çdo paraqitje nuk u shkon huq. E edhe këtë fund vit shumë nga këngëtaret tona kanë zbuluar përmes disa fotove nëpër rrjete sociale që për festat e fund vitit do të na vijnë me një ‘Look’ siç dinë vetëm ato.

Zanfina, Tuna e Nora të nxehta edhe në këtë fundvit Siç transmeton Tribuna, duke e pasur parasysh shikueshmërinë e madhe të emisioneve festive, këngëtaret tona nuk kanë hezituar që të tregojnë veten e adutët e tyre edhe në këtë Vit të Ri. Secila duket më ‘stajlish’ se tjera.E derisa vitet e kaluara fakti se si do të duken këngëtaret tona ka qenë diçka që pritej me padurim, këtë vit si duket kjo nuk do të jetë ashtu. Kjo sepse yjet tona kanë zbuluar dukjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Ndër shumë emra të njohur të skenës sonë, këngëtaret që sipas fotove më shumë ngjasojnë si yje Holliwoodi janë Tuna, Nora Istrefi e Zanfina Ismaili, emra këta të njohur jo vetëm që janë treguar të suksesshme në këngët që kanë sjellë. Ato në përmbylljen e vitit edhe një herë po vërtetojnë se një vëmendje të posaçme i kushtojnë edhe dukjes së tyre që me doemos është pjesë e punës që kanë zgjedhë.

ria's Secret’ ka vendosur të jap këshilla pasi është e sigurt se shumica e meshkujve bëjnë gabime me rastin e blerjeve të veshjeve të brendshme gjatë festave të fundvitit. “Nëse nuk jeni të sigurt për madhësinë e sutjeneve të saj, atëherë kontrollo gjërat e saj kur ajo nuk është në shtëpi. Ky është një sektet, pasi dëshiron ta befasosh atë. Dhe

dihet se ne femrat i adhurojmë shumë befasitë”, është shprehur ajo. Edhe pse ajo veshjet e brendshme i ka të gjitha falas nga ‘Victoria's Secret’, ajo prapë e pranon se do t’i pëlqente që të marrë dhurata të tilla nga i dashuri i saj. “Posedoj një mal me veshje të brendshme, të gjitha të modës së fundit, por prapë do të dëshiroja të merrja si dhuratë nga i dashuri im. Këto veshje si dhuratë, e kanë një rëndësi më të madhe se sa ato që i merr nga puna që bën”, ka përfunduar Lima. Adriana momentalisht është njëra nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.