Zhurnal plus 701

Page 1

fq.6

Interesim më i madh tek investuesit e huaj

VITI 3 | Nr. 701 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

E PREMTE, 28 SHKURT 2014

Rritja e këtillë në krahasim me vitin e kaluar, siç deklaroi ministri i Ekonomisë Saraçini, i referohet interesimit më të madh të investuesve për shkak të klimës së mirë afariste

CIKLET E SHPESHTA ZGJEDHORE NË MAQEDONI

Dy palë zgjedhje, keq për integrimet Ky vit për fat të keq do të jetë një vit i humbur për vendin në aspekt të integrimeve euroatlantike. Ciklet e shpeshta zgjedhore, sidomos ato parlamentare e defokusojnë opinionin nga problemet reale kurse projektet qeveritare vazhdimisht ngjasojnë në fushata zgjedhore, thonë analistët politik ashmë nuk ka asnjë dilemë se 2014 do të jetë një vit i humbur për Maqedoninë kur janë në pyetje integrimet euroatlantike. E gjithë kjo si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme parlamentare të cilat gjithnjë e më shumë bëhen realitet, si dhe mosgatishmërisë së autoriteteve shtetërore për të bërë hapa konkret në zgjidhjen e çështjes së emrit. Zgjedhjet e reja vetëm mund ta vonojnë procesin eurointegrues të vendit, meqë në shtator do të jetë Samiti i NATO-s kurse në vend nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Tani të gjitha aktivitetet janë fokusuar në zgjedhjet presidenciale dhe në taktizimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parla-

T

mentare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dy palë zgjedhje gjithsesi se do të largojnë vëmendjen nga aspekti i afrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, sepse të gjitha energjitë do të jenë të fokusuara në planin e brendshëm politik, si dhe në përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës. Analisti politik Ibrahim Memeti thotë se proceset eurointegruese janë lënë anash në përgjithësi për arsye se mbetet të zgjidhet çështja më delikate për elitat politike e kjo është çështja e emrit dhe si kompensim i mosgatishmërisë apo mungesës së idesë se si të tejkalohet bllokada në procesin eurointegrues paraqiten cikle të shpeshta zgjedhore sidomos ato parlamentare.

PRESIDENTI AKTUAL GJORGJE IVANOV NUK PËRFAQËSOI EDHE SHQIPTARËT fq.2 fq.2

LIBRAT E SPONSORIZUAR NGA MINISTRIA

PROFESORË, PËRDORNI LIBRAT "QEVERITARË"!

Zgjedhjet të jenë pa presione

Presidenti, kartë “nacionaliste” e kryeministrit Rikandidimi i Gjorgje Ivanovit do të mund të mobilizojë shqiptarët për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale ose për të votuar për kandidatin opozitar nga radhët e LSDM së, i cili pritet të jetë pro fesori universitar Stevo Pendarovski. Analistë politikë theksojnë se rizgjedhja e Ivanovit do të mund betononte edhe për pesë vjet të tjera profilin e presidentit si "hije e zezë" afër kryeministrit

fq.3

LSDM dhe VMRO-PP veç e veç në zgjedhje

4

Disa mijëra euro janë dënimet për profesorët që nuk shfrytëzojnë librat që ka përkthyer dhe i rekomandon Qeveria. Opozitarët akuzojë pushtetarët se nuk është strategji e mirë mbushja e buxhetit me dënime

3


K r o n ik ë

2

e premte, 28 shkurt 2014

CIKLET E SHPESHTA ZGJEDHORE NË MAQEDONI

Dy palë zgjedhje, keq për integrimet Ky vit për fat të keq do të jetë një vit i humbur për vendin në aspekt të integrimeve euro-atlantike. Ciklet e shpeshta zgjedhore, sidomos ato parlamentare e defokusojnë opinionin nga problemet reale kurse projektet qeveritare vazhdimisht ngjasojnë në fushata zgjedhore, thonë analistët politik. Sipas tyre, një vit i humbur është i barabartë me dy vite sepse proceset nuk shkojnë përpara por ngecin Bekim BUÇI ashmë nuk ka asnjë dilemë se 2014 do të jetë një vit i humbur për Maqedoninë kur janë në pyetje integrimet euroatlantike. E gjithë kjo si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme parlamentare të cilat gjithnjë e më shumë bëhen realitet, si dhe mosgatishmërisë së autoriteteve shtetërore për të bërë hapa konkret në zgjidhjen e çështjes së emrit. Zgjedhjet e reja vetëm mund ta vonojnë procesin eurointegrues të vendit, meqë në shtator do të jetë Samiti i NATO-s kurse në vend nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Tani të gjitha aktivitetet janë fokusuar në zgjedhjet presidenciale dhe në taktizimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dy palë zgjedhje gjithsesi se do të largojnë vëmendjen nga aspekti i afrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, sepse të gjitha energjitë do të jenë të fokusuara në planin e brendshëm politik, si dhe në përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës. Analisti politik Ibrahim Memeti thotë se proceset eurointegruese janë lënë anash në përgjithësi për arsye se mbetet të zgjidhet çështja më delikate për elitat politike e kjo është çështja e emrit dhe si kompensim i mosgatishmërisë apo mungesës së idesë se si të tejkalohet bllokada në procesin eurointegrues paraqiten cikle të shpeshta zgjedhore sidomos ato parlamentare. “Zgjedhjet parlamentare me masivitetin e tyre e preokupojnë tërë opinionin dhe shërbejnë si platforma në të cilat elitat politike, koalicioni qeveritar mundohet ta arsyetojë këtë dhe në të njëjtën kohë të sigurojë qeverisje sa më të gjatë duke mbajtur tensionin e lartë nëpër-

T

mjet fushatave zgjedhore për të mbetur sa më gjatë në pushtet”, deklaroi për “Zhurnal plus” analisti politik Ibrahim Memeti. Ai në vijim thekson se kjo nuk është në dobi të zhvillimit të vendit për arsye se zgjedhjet krahas asaj që kanë koston e lartë në të njëjtën kohë më e rëndësishme është se ato e defokusojnë opinionin nga problemet reale. “Pra, në vend që të gjejnë zgjidhje për këto problemeve ato energjinë politike shoqërore e kanalizojnë në fushatat zgjedhore të cilat realisht zgjatin më shumë se sa ato fushatat që janë formale. Dhe, praktikisht vendi është në një fushatë konstante parazgjedhore ku projektet qeveritare i ngjajnë më shumë një fushate se sa një qasje ndaj problemeve reale”, vlerëson analisti Memeti. Nga ana tjetër analisti politik Petar Arsovski thotë se momen-

IKJA NGA REALITETI “Zgjedhjet parlamentare me masivitetin e tyre e preokupojnë tërë opinionin dhe shërbejnë si platforma në të cilat elitat politike, koalicioni qeveritar mundohet ta arsyetojë këtë dhe në të njëjtën kohë të sigurojë qeverisje sa më të gjatë duke mbajtur tensionin e lartë nëpërmjet fushatave zgjedhore për të mbetur sa më gjatë në pushtet”, deklaroi analisti politik Ibrahim Memeti.

PËR NJË VIT HUMBIN DY VITE “Shpresoj se vitin e ardhshëm do të ndërtojmë konsensus nacional dhe ti qasemi kësaj çështjeje sa më shpejtë. Çdo vit që kalon pa u anëtarësuar në BE dhe në NATO, jo vetëm që është vit i humbur për vendin, por edhe një vit më shumë në të cilin duhet të punojnë në aspektin e procesit të negociatave. Për çdo vit humbim dy vite dhe ajo duhet patjetër të jetë prioritet i politikës së jashtme”, thotë analisti politik Petar Arsovski. talisht politika e jashtme e Maqedonisë varet nga integrimet euroatlantike, ndërsa ato, nga kontesti i emrit. Pritjet e Arsovskit në këtë plan janë të mëdha.

Parlamenti shpërbëhet me 4 mars? Shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të ndodhë më 4 mars. Lajmi bëhet i ditur nga media të cilët thirren në burime të sigurta partiake nga blloku politik maqedonas. Sipas tyre, tanimë është arritur marrëveshja për skenarin për mbajtjen e mbledhjes së fundit të kësaj përbërje, ku pritet shpërndarja e kësaj përbërje parlamentare dhe shpallja e zgjedhjeve. Dita e 4 marsit është afati final për shpërndarjen e Parlamentit dhe për t`i krijuar hapësirë KSHZ-së që të miratojë vendimet për zgjedhjet e

parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Lidhur me këto detaje është informuar edhe opozita, një pjesë e së cilës

pritet të miratojë shpërbërjen e Parlamentit, duke siguruar 62 votat, që megjithatë janë të siguruara edhe nga dy partitë e koalicionit VMRODPMNE dhe BDI.

Arsovski këtu e përfshin edhe mbajtjen e partneriteteve strategjike me qendrat e fuqishme vendimmarrëse siç janë Brukseli dhe Uashingtoni, të cilat sipas tij, për një shtet të

vogël si Maqedonia janë me rëndësi thelbësore për promovimin e politikave të saj strategjike në planin e jashtëm. “Shpresoj se vitin e ardhshëm do të mbledhim fuqi

të ndërtojmë ndonjë konsensus nacional dhe ti qasemi kësaj çështjeje sa më shpejtë, për shkak se çdo vit që kalon pa u anëtarësuar në BE dhe në NATO, jo vetëm që është vit i humbur për vendin, por edhe një vit më shumë në të cilin duhet të punojnë në aspektin e procesit të negociatave. Ashtu që për çdo vit humbim dy vite dhe ajo duhet patjetër të jetë prioritet i politikës së jashtme”, thotë për “Zhurnal plus”, Arsovski. Kohë më parë edhe vetë raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Riçard Hovit u shpreh tejet i zhgënjyer duke apeluar deri tek lidershipi në Maqedoni që 2014 të mos jetë edhe një vit i humbur për eurointegrimet e vendit. "Unë bëra thirrje që të paktën minimumi të përsëritin kontratën e vjetshme për shqyrtimin e mëtejshëm të statusit të vendit për gjashtë muaj dhe natyrisht që jam i zhgënjyer që Këshilli nuk e bëri këtë, duke lënë shteg për akuza për ngecjen e vazhdueshme pas. Këshilli e lavdëroi eleminimin e ngecjes gjyqësore në vend dhe luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit por jo që nevojitet nuk është lëvdatë, por përparim", thotë Hovit. Sipas eurodeputetit britanik, megjithatë në konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme nënvizohet se Këshilli e jep vlerësimin e Komisionit Evropian se vendi i ka plotësuar mjaftueshëm kriteret politike lidhur me zgjerimin e Unionit. "Megjithatë, vendetanëtare të BE-së tani theksuan fusha eksplicite ku ata bëjnë thirrje për avancim dhe i bëri thirrje të gjitha vendeve që të gjejnë mënyrë për plotësimin e kësaj sfide. Kështu që në vitin 2014 nuk duhet edhe një vit tjetër për të humbur për ambiciet evropiane", parashikon Riçard Hovit.

Zgjedhjet të jenë pa presione Ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Volers ka porositur dje që zgjedhjet e ardhshme presidenciale por edhe ato parlamentare të mundshme, të kalojnë në frymë demokratike dhe të qeta. Ai situatën momentale në Maqedoni e ka definuar si interesante. “Po afrohen zgjedhjet, e dimë sigurt për ato presidenciale në prill, por nga ajo që dëgjoj dhe lexoj duket si një mundësi e madhe, të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Është me rëndësi të dini se kjo do të jetë një test për ju, për Maqedoninë, dhe për të gjithë ju si qytetarë dhe votues të Maqedonisë. Nevojiten zgjedhje të lira dhe transparente”, ka thënë Volers, gjatë një ligjërate që mbajti para studentëve të USHT-së, me temë "Perspektivat për zgjedhjet. Një

fushëbetejë me nivele”. Sipas tij, votimet duhet të jenë të rehatshme dhe pa presione partiake për familjarët, votuesit dhe të jenë të fshehta, ndërsa beson në kapacitetet e Maqedonisë, për të qenë një shtet i fuqishëm multikulturor, demokratik dhe i integruar. “E di që ka ca njerëz mund të jenë pesimist, bazuar në situ-

atën aktuale dhe mënyrën se si qeveria i ka çuar punët në 20 vitet e kaluar. Për ju është gjatë, për mua është një jetë…por gjithnjë duhet ditur se historia është një film i gjatë dhe nëse shihni në histori, gjërat nuk ndryshohen për një ose dy vjet, ajo kërkon kohë më të gjatë”, ka thënë ai.


K r o n ik ë

e premte, 28 shkurt 2014

3

PRESIDENTI AKTUAL GJORGJE IVANOV NUK PËRFAQËSOI EDHE SHQIPTARËT

Presidenti, kartë “nacionaliste” e kryeministrit Rikandidimi i Gjorgje Ivanovit do të mund të mobilizojë shqiptarët për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale ose për të votuar për kandidatin opozitar nga radhët e LSDM-së, i cili pritet të jetë profesori universitar Stevo Pendarovski. Analistë politikë theksojnë se rizgjedhja e Ivanovit do të mund betononte edhe për pesë vjet të tjera profilin e presidentit si "hije e zezë" afër kryeministrit Agim FAZLIU artia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE duket se ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të garojë me Gjorgje Ivanovin. Presidenti aktual është duke marrë mbështetjen e shumicës së forumeve dhe personaliteteve të partisë, por kandidatura e tij pritet që të kundërshtohet ashpër nga ana e shqiptarëve, përfshirë BDI-në në pushtet. Që kur është zgjedhur më 12 maj të vitit 2009, Ivanov nuk ka përfaqësuar edhe interesat e shqiptarëve, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit. Për arsye se përfaqësoi denjësisht strategjinë nacionaliste të partisë maqedonase në pushtet, është vërejtur njëfarë uniteti spontan ndërmjet shqiptarëve për të mos pranuar kandidimin e mundshëm të presidentit aktual. Deputetët e partive shqiptare e patën bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Gjorge Ivanov në fund të vitit të kaluar. Në këtë ceremoni kanë munguar të gjithë ministrat e BDI-së dhe thuajse i gjithë Grupi Parlamentar, me përjashtim të dy-tre deputetëve. Kreu i Grupit Parlamentar të BDI-së, Nexhati Jakupi kishte deklaruar se mospjesëmarrja e ministrave dhe e deputetëve paraqet në të vërtetë lajmin se kjo parti nuk do të mbështesë një model të njëjtë të presidentit Gjorge Ivanov. “Pjesëmarrja e vetëm dy apo tre deputetëve të BDIsë, ishte për të shprehur respekt ndaj institucionit të presidentit dhe jo ndaj presidentit në ikje, i cili nuk ka arsyetuar mbështetjen e votuesve shqiptarë”, ka deklaruar Nexhati Jakupi. Ndërkohë, duke komentuar përkrahjen e theksuar që po i bëhet Ivanovit, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka theksuar se vazhdojnë ta kundërshtojnë kandidimit tij. “Nuk reterojmë në lidhje me qëndrimin e Ahmetit për Ivanovin, megjithatë kjo tani nuk është me rëndësi, sepse për momentin ne kemi definuar koncept. Ashtu që asnjë kandidat që nuk do të jetë pjesë e konceptit nuk është i pranueshëm, dhe nuk është me rëndësi nëse është Ivanov apo ndonjë tjetër", ka thënë Osmani. Presidentin aktual e ka kritikuar edhe lideri i BDIsë, Ali Ahmeti, i cili ka deklaruar se Ivanov nuk përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Duke komentuar strategjinë e veprimit të shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale, analisti politik Mersel Bilalli thekson se një president me orientime pro-evropiane me siguri që do të bënte një trysni serioze ndaj Qeverisë për ta zgjidhur problemin e emrit dhe çështjet e tjera të rëndësishme për vendin. "Gjorgje Ivanov ishte një profesor i nivelit mesatar i cili u kandidua për president të shtetit. Por, hetohet deficit i kredibilitetit moral, i cili është i rëndësishëm edhe për vendet më demokratike, ku presidenti nuk ka kompetenca sa kryeministri, megjithatë është autoriteti më i lartë i vendit. Aktualisht, presidenti Ivanov është një hije e zezë afër kryeministrit, e që çon drejt instrumentalizimit të figurës së presidentit të shtetit", ka thënë Bilalli, për "Zhur-

P

IVANOV, HIJE E GRUEVSKIT "Hetohet deficit i kredibilitetit moral, i cili është i rëndësishëm edhe për vendet më demokratike, ku presidenti nuk ka kompetenca sa kryeministri, megjithatë është autoriteti më i lartë i vendit. Aktualisht, presidenti Ivanov është një hije e zezë afër kryeministrit, e që çon drejt instrumentalizimit të figurës së presidentit të shtetit", ka thënë Mersel Bilalli.

VOTA SHQIPTARE KUNDËR IVANOVIT "Profesori Stevo Pendarovski do të jetë kandidat i LSDM së, i cili është shumë serioz dhe ka një rejting jashtëzakonisht të lartë. Pastaj, nëse presidenti aktual Ivanov ngelë kandidat i VMRO së, atëherë ka gjasa të mëdha që vota shqiptare të vendosë se kush do të fitojë, për arsye se VMRO nuk mund të krijojë një epërsi të madhe me Ivanovin", ka thënë Alajdin Demiri. nal Plus". Ai ka thënë se është moment shumë i rrallë politik që shqiptarët të tregojnë se janë faktorë, duke demantuar të gjithë atë spektër politik që është antievropian. Ai ka vlerësuar se BDI ka momentin historik që të pengojë ardhjen në krye të shtetit të një personi me orientim antiNATO dhe BE, siç presidenti aktual Ivanov. Duke komentuar mundësinë që shqiptarët të përkrahin kandidatin opozitar maqedonas, analisti politik Mersel Bilalli pyet se sa do të kishte mundësi Pendarovski ose një kandidat tjetër opozitar që të mund t'i përmbushë kërkesat e shqiptarëve kur kompetencat e presidentit janë shumë të vogla. "Shqiptarët mund që

me automatizëm të votojnë për një kandidat opozitar maqedonas, sepse e kanë shumë vështirë që të votojnë për një kandidat të VMRO-DPMNE-së. Megjithatë edhe kjo nuk është zgjidhje kur nuk je i motivuar dhe duhet që të votosh për inati", ka thënë Billalli. Në anën tjetër, edhe analisti politik Alajdin Demiri thekson se mbështetja e një kandidati opozitar kundër VMRO-së do të krijonte një skemë shumë interesante. Në rast se votat shqiptare bashkohen vetëm te një kandidat, i cili nuk do të thotë të jetë i vetëm i opozitës, atëherë raundi i dytë i zgjedhjeve drejtpërsëdrejti do të varet nga votat shqiptare. "Në këtë situatë mendoj se profesori Stevo Pendarovski do të jetë kandidat i

LSDM-së, i cili është shumë serioz dhe ka një rejting jashtëzakonisht të lartë. Pastaj, nëse presidenti aktual Ivanov ngelë kandidat i VMRO-së, atëherë ka gjasa të mëdha që vota shqiptare të vendosë se kush do të fitojë, për arsye se VMRO nuk mund të krijojë një epërsi të madhe me Ivanovin", ka thënë Demiri. Ndërkohë, Vladimir Bozhinovski, nga Instituti për Çështjet Politike, thekson se programet kandidatëve presidencialë duhet të përmbajnë pjesë të vizionit personal të tyre për të ardhmen e vendit. Sipas Bozhinovskit, VMRO-DPMNE këtë herë është në një pozitë më të përshtatshme nëse do të kandidonte prapë presidentin aktual Gjorgje Ivanov.

PENDAROVSKI PRANON TË JETË KANDIDAT I LSDM së Stevo Pendarovski ka pranuar të jetë kan didat i LSDM së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai para pak kohësh doli nga mbledhja me udhëheqësinë më të lartë të partiake, dhe ka konfirmuar se ka marrë ofertë të jetë kandidati i vetëm për presi dent dhe këtë ofertë e ka pranuar. “Më

është thënë se jam propozuar nga të gjitha 76 organizatat komunale dhe kam përkrahjen më të madhe në krahasim me cilindo kandidat të propozuar nga baza partiake. Pas kësaj, solla vendim të pranoj këtë ofertë dhe tani këtë ua lë procedurave partiake”, thotë Pendarovski.

Në këtë situatë, funksionarë të lartë në VMRO-DPMNE-së i janë bashkuar iniciativës për kandidimin e presidentit aktual Gjorge Ivanov në Konventën e VMRO-DPMNE-së. Mes të nënshkruarve në iniciativën janë edhe emrat e drejtorit të Qendrës për Komunikim dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRODPMNE, Ilija Dimovski, ish sekretari gjeneral i partisë, Boris Zmejkovski. Këtu janë edhe emrat e Vllado dhe Dijana Tërntalovski, të cilët janë ndër themeluesit e partisë. Në listën e përkrahësve të Ivanovit është edhe ministri i Arsimit Spiro Ristovski, deputeti Trajçe Dimkovski nga Shtipi, nënkryetarja e Parlamentit Svetllana Jakimovska si dhe kryetari i degës komunale të VMRODPMNE në Manastir Zoran Ilijoski. Ndërkohë, Ivanov ka marrë mbështetjen edhe të zëvendëskryeministrit dhe nënkryetarit të VMRODPMNE, Zoran Stavrevski si dhe të anëtarëve të shumtë të Komitetit Ekzekutiv të partisë. Kandidimin e Ivanovit e ka përkrahur edhe Antonio Milloshoski, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski dhe drejtori i DAPsë, Goran Trajkovski. Ivanov për kandidimin e tij tashmë ka siguruar përkrahjen e kryetarit të Ohrit, Bakraçevski, të Kisela Vodës, Beliçanec Aleksiq, të Prilepit, Marjan Risteski dhe të Makedonska Kamenicës, Darko Mitevski, ndërsa pas Ivanovit qëndron edhe kryetari i Unionit Rinor, Vladimir Nelovski.

BDI vendos për “bojkotin”

Pritej që pasditen e djeshme Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një konference për shtyp të vendos për mospjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Sipas burimeve brenda kësaj partie, ashtu siç është thënë edhe më herët, vendimi për mospjesëmarrje të merrej për shkak se partneri qeverisës VMRO DPMNE nuk është duke marrë parasysh propozimin për kandidat konsensual. Mbrëmë kryetari i integristëve Ali Ahmeti ishte mysafir në “Rruga drejt...” në Alsat-M, ku hapur foli për zhvillimet e fundit dhe raportet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka thënë se do t’i ftojnë shqiptarët që të mos votojnë për asnjë kandidat, për shkak se asnjëri prej tyre nuk do të përfaqësojë vullnetin e tyre. “Refuzimi i konceptit tonë të konsensualitetit nga partneri i koalicionit, e bën të domosdoshme nevojën për arritjen e një platforme të re politike për bashkëqeverisje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo platformë do të mund të arrihet vetëm nëpërmjet riafirmimit dhe fuqizimit të legjitimitetit elektoral, që nënkupton edhe nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e tilla do të jenë shans që shqiptarët të bashkojnë votën, të riafirmojnë mandatin dhe legjitimitetin e BDI-së, që platforma e ardhshme të pamundësojë vendime të njëanshme politike”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Ndryshe, të mërkurën mbrëma ka skaduar afati i dorëzimit të kandidaturave në VMRO-DPMNE, ndërsa më 1 mars, të shtunën, do të dihet edhe zyrtarisht emri i kandidatit të kësaj partie që sipas gjitha gjasave duhet të jetë ai aktual, Gjorge Ivanov.

LSDM dhe VMRO PP veç e veç në zgjedhje

LSDM-ja dhe VMRO-Popullorja sollën vendim që të marrin pjesë veç e veç nëse eventualisht mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Siç qëndron në kumtesën e përbashkët të LSDMsë dhe VMRO-Popullores, bëhet fjalë për parti me platforma të ndryshme programore, të cilat u drejtohen qytetarëve me përcaktim të ndryshëm ideologjik. “Nga këto arsye është konstatuar se secila prej partive, me pjesëmarrjen veç e veç, do të mund më mirë t’u afrohet qytetarëve të cilëve u drejtohet, ndërsa gjithashtu në atë mënyrë do ta fitojë mbështetjen e vërtetë nga trupi i saj votues”, theksohet në njoftim. Socialdemokratët dhe VMRO-popullorja shprehin kënaqësi nga bashkëpunimi korrekt dhe parimor në periudhën e kaluar. “Edhe më tej mbetet qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike të opozitës, ndërsa ajo është fitorja në zgjedhjet e ardhshme dhe rrënimi i pushtetit aktual”, potencohet në kumtesën e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-Popullores.


K r o n ik ë

4

Ameti dorëhiqet nga Këshilli i qytetit të Shkupit

Në gjykatën themelore Shkupi 1 nisi dje procesi gjyqësor “Kryesuesi” ku i akuzuar kryesor është kryetari i këshillit të komunës Qendër Miroslav Shipoviq. Përveç Shipoviqit, për shpërdorim detyre akuzohen edhe disa anëtarë të këshillit drejtues të Shoqatës Aksionare

e premte, 28 shkurt 2014

Fillon gjyqi ndaj Shipoviqit “Mashinopromet” si dhe ish punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski tha se Shipoviqi është i pafajshëm dhe shprehu bindjen se këtë do

ta konfirmojë edhe vetë Gjykata. “Shpresojmë që gjyqi do të veprojë dhe marrë vendim sipas dëshmive dhe ligjeve, dhe jo sipas diktatit politik të pushtetit. I gjithë rasti ndaj

Shipoviqit është pjesë e shkeljes së vullnetit të shprehur pub-

likisht të qytetarëve të Qendrës gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, të cilët i thanë zëshëm ‘Jo’ VMRO DPMNE-së dhe projektit “Shkupi 2014”. Gjatë zgjedhjeve të radhës, ajo që ndodhi në Qendër do të ndodhë në gjithë Maqedonisë”, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

APLIKOHEN DËNIME PËR PROFESORËT QË ANASHKALOJNË LIBRAT E SPONSORIZUAR NGA MINISTRIA

Drejtori aktual në Agjencinë për menaxhim të pronës së konfiskuar Bashkim Ameti ka dhënë dorëheqje nga detyra e anëtarit të Këshillit komunal në Qytetin e Shkupit. Ameti, dorëheqjen deri te autoritetet e ka dorëzuar në gjuhën shqipe. Si anëtar i Këshillit të qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së ai u zgjodh në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa gjatë viteve 2009-2011, ai ka qenë këshilltar i Drejtorit të përgjithshëm pranë Fondit Pensional të Maqedonisë.

Injorohen Raportet revizore

Enti shtetëror për Revizion këtë vit ka dërguar më shumë raporte për punën e keqfinancimit të institucioneve në krahasim me vitin e kaluar, por praktika tregon se gjetjet e tyre po injorohen. Enti për Revizion në periudhën e kaluar ka dalë me një sërë vërejtjesh për shpenzim të parave të qytetarëve nga ana e institucioneve shtetërore. Janë identifikuar parregullsi në punën e Ministrisë së Shëndetësisë, pastaj evidentim jo total të shpenzimeve të Agjencionit për investime të huaja dhe ndarja joligjore e rrogës së 13 dhe honorarë për të punësuarit në Komisionin rregullatorë për energjetikë. Profesori Osman Kadriu thotë se nëse Enti për Revizion ka zbuluar punë jo të mirë financiare mbështetur me fakte, organet kompetente janë të detyruar të ndërmarrin masa të mëtutjeshme. “Këtu së paku bëhet fjalë për kundërvajtje konkrete. Ndërsa në procedurat e tilla dhe në sjelljen e tyre mund të ketë edhe elemente të veprave penale konkrete”, thotë Kadriu. Për REL. Ish kryetari i Antikorrupsionit Dragan Malinkovski thotë se raportet revizore vet më vete përmbajnë konstatime për atë si shfrytëzohen paratë e buxhetit, ku vërejtjet e tyre duhet të merren parasysh seriozisht nga ana e subjekteve në të cilat është bërë kontrolli. Kadriu porosit se është në interes të shtetit institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për ndjekjen e dukurive të tilla të ndërmarrin masa dhe të kryejnë funksionin e tyre. “Këtu duhet të shkohet deri në fund dhe të zbatohet një disiplinë financiare pa të cilën nuk kanë zhvillim të shtetit dhe ajo paraqet gjithashtu një lloj sjellje kriminale të shtetit, që është e dënuar në secilën legjislaturë pozitive dhe në çdo shtet ligjor, dhe gjithashtu është e dënuar edhe në shtetin tonë. Përgjegjësia është më e madhe nga institucionet shtetërore që cilat janë të autorizuara, dhe kjo do të thotë se janë të ngarkuar të veprojnë sipas situatave të imponuara nga ana e Entit shtetërorë, e nuk ndërmarrin kurrfarë masa”, ka thënë Kadriu.

Disa mijëra euro janë dënimet për profesorët që nuk shfrytëzojnë librat që ka përkthyer dhe i rekomandon Qeveria. Opozitarët akuzojë pushtetarët se nuk është strategji e mirë mbushja e buxhetit me dënime fro 1 mijë euro do të paguaj profesori i cili në fillim të vitit studimor nuk do t'u rekomandojë studentëve literature që ka siguruar Ministria e Arsimit. Prej 3 deri në 5 mijë euro është dënimi nëse nuk është azhurnuar ëeb faqja e universitetit me literaturën e re për studentët që e siguron dh shtyp Ministria. Prej 5 deri 7 mijë euro do të paguaj rektori nëse në mësim nuk përfshihet ekspert i njohur për praktikë nga fusha përkatëse studimore ose nëse nuk organizon mësim praktik për studentët. Dënim për rektorin do të ketë edhe nëse publikon rezultatet e vetëvlerësimit në ueb faqe. Dënimi i ri maksimal i paraparë për institucionet e arsimit të lartë është 35.000 euro. Këto janë një pjesë e ndryshimit të ligjit për arsim të lartë që para pak kohësh është sjellë me procedurë të shkurtër në Kuvend. Opozita akuzon Qeverinë dhe ministrinë e Arsimit se mënyrën më të vrazhdë shtypën profesorët në fund të sistemit arsimor, ndërsa sipas Qeverisë, dënimet janë të arsyeshme. “Kemi investuar për përkthimin e librave të ndryshëm, prej shteteve më të njohura të cilët sipas listës së Shangait janë në maje të rangimit, dhe pse mos t'i shfrytëzojmë këta libra, pse mos t'i avancojmë njohuritë e studentëve tanë si qytetarë të ardhshëm akademik me hulumtime shkencore të cilat gjithë bota i pranon rezultatet dhe arritjet shkencore të këtyre autorëve që ne kemi përkthyer si Qeveri dhe Ministri”, thotë zëvendës ministri i Arsimit, Safet Neziri, transmeton REL. Ndërsa, VMRO-DPMNE reagoi se partia opozitare nuk ka besueshmërinë që të flasë për arsimin, për arsye se pikërisht në kohën e LSDM-së institucionet e arsimit të

Profesorë, përdorni librat "qeveritarë"!

A

KEMI INVESTUAR NË LIBRA SHKENCORË “Kemi investuar për përkthimin e librave të ndryshëm, prej shteteve më të njohura të cilët sipas listës së Shangait janë në maje të rangimit, dhe pse mos t'i shfrytëzojmë këta libra, pse mos t'i avancojmë njohuritë e studen tëve tanë si qytetarë të ardhshëm akademik me hulumtime shkencore të cilat gjithë bota i pra non rezultatet", deklaron Safet Neziri.

NUK MBUSHET BUXHETI ME DËNIME "Mbushja e buxhetit me të ardhura që nuk janë burime primare, ja pra me dënime, në esencë do të thotë se ju po mbyllni kompanitë. Sepse dënimet në Republikën e Maqedonisë janë shumë të larta. Edhe me këtë ligj për akcizat, parashihet dënim prej 10 deri në 15 mijë euro për ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji”, ka thënë Marjanço Nikolov.

RDK sulmon BDI në e PDSH në Pesë vjet më parë VMRO-ja ishte në hall se dalja e votuesve do të ishte e pamjaftueshme për të arritur 50% e nevojshëm që zgjedhjet presidenciale të jenë të vlefshme. Aty pari me shpejtësi i doli në ndihmë sateliti i saj BDIja, që pa asnjë kushtëzim pranoi dëshirën e VMRO-së që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%. Por edhe kjo masë dukej disi me pikëpyetje sepse të dhënat tregonin se nga mos dalja e mjaftueshme e votuesve maqedonas, në raundin e dytë kishte mundësi të mos arrihej as pragu i ri prej 40%. Dhe kështu dalja

në votime në raundin e dytë ishte 42,63 %, me një fitore bindëse të kandidatit të VMRO-së. Sa për kuriozitet, në Komunën e Zajazit, Gjorge Ivanovi kishte fituar ndaj kundërkandidatit të tij të LSDM-së, me rezultatin e thellë 742 me 48. Këtë përmes një qëndrimi në ueb faqen e RDK-së e ka bërë të ditur nënkryetari i saj Artan Dika. “Tani sateliti i VMRO-së, BDI, ka vendosur të na shesë patriotizëm me bateri. Ata thonë se do të kërkojë nga shqiptarët të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe se Maqedonia në

lartë kanë qenë të shkatërruara, kuadri arsimoro-shkencor ka qenë nën presion të përhershëm, ndërsa studentët ishin kategori të rrezikuara sociale. Vetëm në javën e kaluar nëpër duart e deputetëve kaluan qindra ligje me procedurë të shkurtuar, në pjesë prej tyre vërehet se ndryshimet kanë të bëjnë me rritjen e dënimeve. Opozita akuzoi se vetëm për 45 ditë në buxhetin e shtetit kanë hyrë 1.5 milion euro vetëm nga dënimet, me çka Qeveria vetëm po mundëson të ardhura shtesë me ndryshimet e reja ligjore. “TVSH nuk po mbush Buxhetin siç duhet, sepse qytetarët janë të varfër dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe gjithnjë e më pak blejnë dhe shpenzojnë. Dhe ju tani mundoheni me akciza, me dënime të mbush buxhetin. Ndërsa, mbushja e buxhetit me të ardhura që nuk janë burime primare, ja pra me dënime, në esencë do të thotë se ju po mbyllni kompanitë. Sepse dënimet në Republikën e Maqedonisë janë shumë të larta. Edhe me këtë ligj për akcizat, parashihet dënim prej 10 deri në 15 mijë euro për ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Marjanço Nikolov. Deputeti dhe ekonomisti Slobodan Najdovski thotë se secili pushtet përgjegjës gjatë sjelljes së risive në vendimet ligjore duhet të ketë kujdes sa ato risi financiarisht do të ngarkojnë biznesmenët dhe qytetarët. Në vend u bë praktikë dënimi të përdoret si mjet për mbledhjen e të hollave për mbushjen e buxhetit, thotë Najdovski. “Mendoj se dënimet janë mirë vetëm nëse numri i subjekteve që janë të dënuara është minimal në krahasim me numrin e përgjithshëm të subjekteve, për arsye se nëse numri i shkelësve është i madh për disa ligje dhe tejet i madh numri i atyre që paguajnë dënime, atëherë bëhet fjalë për problem sistemi, e jo për problem të ndonjë individi që ka thyer ligjin”, thotë Najdovski. (R.Z.)

pesë vitet e ardhshme do të ketë president i cili do të jetë i papranueshëm për 1/3 e popullatës…Por lajmet e fundit tregojnë se VMRO-së kësaj radhe do i vijë në ndihmë sateliti shqiptar numër dy, PDSH-ja. Ajo tani ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale edhe pse e din se çka do të fitoj. Megjithatë duket se roli i PDSH-së tani është roli i BDI-së pesë vite më parë. Ata duhet të mundësojnë arritjen e pragut prej 40% në raundin e dytë dhe me pak vota shqiptare ta legjitimojnë zgjedhjen e kandidatit të VMRO-së, njësoj siç patën bërë ‘patriotët’ e BDI-së pesë vjet më parë”, pohon Dika..


K r o n ik ë

e premte, 28 shkurt 2014

banorët e Batincës. Trotuari do të jetë me gjerë mesatare prej 1,30 metra dhe do të vendosen 79 llambadarë. Për sinjalizimin rrugor do të vendosen 176 shenja, 345 orientues, rrethojë në gjatësi prej 2.480 metra, shënim në rrugë me vijë të mesme prej 3.760 metra katrorë dhe shënim i vendkalimeve të këmbësorëve në vendin e banuar Batincë.

Batinca me trotuare dhe ndriçim Në vendin e banuar Batincë të enjten filluan punët ndërtimore të trotuarit në të cilin do të vendoset ndriçim, ndërsa do të rindërtohet edhe sinjalizimi ekzistues rrugor nga lagjja "Draçevë" deri në "Markova Suçica". Investimi për këtë intervenim do të

kushtojë 30 milionë denarë, të cilat janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes huasë nga Banka Botërore, ndërsa afati për përpunim është katër muaj. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në fillimin e sotëm me punët ndërtimore theksoi

5

se me vendosjen e këtij trotuari do të rritet siguria e qytetarëve që jetojnë në komunën e Studeniçanit. Për këtë projekt, në emër të qytetarëve të komunës së Studeniçanit u falënderua kryetari i komunës Azem Sadiku, i cili tha se kjo do të jetë nga rëndësia e veçantë për

PROGRAM MËSIMOR DHE KRITERET PËR UDHËHEQËS TURISTIK

Fushata “Studenti, fuqi ndryshimi” Forumi Rinor Islam (FRI) dega Kumanovë në bashkëpunim me Unionin Studentor të Fakultetit të Administratës së Biznesit, në Kumanovë, realizoi ligjëratën me temë “Studenti, fuqi ndryshimi”. Gjatë dy seancave të ligjëratës ligjëruan Prof. Dr Muhamed Murtezi dhe Prof. Dr. Sevdail Demiri. Në seancën e parë të ligjëratës, temën e elaboroi Prof. Dr. Muhamed Murtezi, ku për të pranishmit, fillimisht tregoi për ndryshimet që kanë ndodhur nëpër botë, në kohëra të ndryshme si rezultat i punës së studentëve. Pastaj, theksoi se studenti ka një fuqi në veten e tij, të cilën së pari duhet ta gjejë e pastaj të punoj për të qenë i dobishëm për shoqërinë. Në përmbyllje të fjalës së tij, z. Murtezi dha përfundimin: “Është e vështirë të bëhesh pjesë e ndryshimeve nëse nuk i njeh ndryshimet, dhe është e vështirë t’i njohësh rrethanat nëse nuk i përkushtohesh leximit”. Ky ishte aktiviteti qendror i FRI-së, dega në Kumanovë, në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”, të cilën e organizon Forumi Rinor Islam për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Studentit.

Vjedhja e artefakteve, i dyshuar edhe Pasko Kuzman

Ish drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman është i dyshuar për vjedhjen e artefakteve me vlerë nga Muzeu i Maqedonisë, bëjnë të ditur burime të hetuesisë. Ai tanimë është në arrest shtëpiak për vepër në lidhje me rastin “Falanga”. Pesë të arrestuar, veç më kanë dalë para gjykatësit hetimor, ndërsa dy tjerë ende po kërkohen. Mes të arrestuarve është edhe drejtori aktual dhe një ish drejtor i Muzeut. Sipas hetuesisë janë vjedhur 166 sende me vlerë me domethënie kulturore dhe historike.

Risitë janë në pajtim me standardet në Evropë, ndërsa janë ndërmarrë edhe përvoja nga Kroacia dhe Mali i Zi, si vende të zhvilluara turistike në rajon. Udhëheqësit turistikë nga Maqedonia në të ardhmen do të mund në mënyrë aktive të punojnë në vendet e BE-së, e jo si deri më tani për vizitë të ndonjë vendi të Evropës Perëndimore, turistët të paguajnë udhëheqës lokal turistik rogrami mësimor për provimin profesional për titullin udhëheqës turistik është reviduar dhe dukshëm është avancuar për t'u ngritur cilësia e këtij profesioni në Maqedoni. Programin e konfirmuan Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dy fakultetet shtetërore për turizëm, në Ohër dhe Shtip, Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqata e udhëheqësve turistikë. Risitë janë në pajtim me standardet në Evropë, ndërsa janë ndërmarrë edhe përvoja nga Kroacia dhe Mali i Zi, si vende të zhvilluara turistike në rajon. Udhëheqësit turistikë nga Maqedonia në të ardhmen do të mund në mënyrë aktive të punojnë në vendet e BE-së, e jo si deri më tani për vizitë të ndonjë vendi të Evropës Perëndimore, turistët të paguajnë udhëheqës lokal turistik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski të enjten në konferencë për shtyp tha se me ngritjen e standardeve dhe kriterit në këtë veprim do të rritet edhe konkurrenca por edhe in-

Turizmi, sipas stan dardeve evropiane

ZHVILLIMI I TURIZMIT, PRIORITET "Interesin dhe benefitin përfundimtar do ta ketë Republika e Maqedonisë, sepse zhvillimi i turizmit gjithnjë e më shumë është prioritet i Qeverisë dhe prandaj kemi rritje të vazhdueshme të turizmit në vend... Deri më tani ishte individuale. Janë regjistruar në fakultet, por pak prej tyre kanë punuar si ud hëheqës turistikë. nuk janë ekzistuar kritere dhe në detaje procedura të përpunuara për licencimin e tyre", tha Ristovski duke i paralajmëruar risitë për profesionalizimin e udhëheqësve turistikë. teresi i atyre që dëshirojnë të bëhen udhëheqës turistikë. "Interesin dhe benefitin përfundimtar do ta ketë Republika e Maqedonisë, sepse zhvillimi i turizmit gjithnjë e më shumë është prioritet i Qeverisë dhe prandaj kemi rritje të vazhdueshme të turizmit në vend... Deri më tani ishte individuale. Janë regjistruar në fakultet, por pak prej tyre kanë punuar si udhëheqës turistikë. nuk janë ekzistuar kritere dhe në detaje procedura të përpunuara për licencimin e tyre", tha Ristovski

duke i paralajmëruar risitë për profesionalizimin e udhëheqësve turistikë. Është konfirmuar që trajnimi të përfshijë 610 orë prej nga 60 minuta, është definuar edhe numri i orëve për çdo lëndë veçmas, metodat, demonstrimet, kontrolli i instruktorit, kushtet për paraqitje të kandidatëve, çmimi, certifikata dhe legjitimacioni për udhëheqës turistik etj... Për të marrë licencë, udhëheqësit turistikë do të duhet të japin provim dhe pjesë praktike, e jo vetëm teori siç ishte deri më tani.

ullsive të pajisjeve që janë të rëndësishme për pjesëmarrje të sigurt të automjeteve në komunikacion, përkatësisht parregullsi në sistemin e frenimit, ose të gomave, gjithashtu edhe 10 automjete që u ka skaduar regjistrimi. Janë dënuar edhe 10

këtij sezoni janë regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit – 2965 të sëmurë dhe në Kavadar – 2735, ndërsa sëmundshmëri më e madhe është regjistruar në Kavadar (633,8/10.000). Shpërndarja e të sëmurëve sipas grupeve në mosha tregon

se numri më i madh i rasteve janë lajmëruar të grupit të moshës 15-64 vjeçare – 12.292 raste (65,1%), ndërsa më të prekur janë grupi i moshës prej më të ri, përkatësisht fëmijët deri në moshën 4 vjeçare (169,2/10.000). Gjatë javës së tetë të vitit 2014, deri te laborator virusologjik kanë arritur 14 materiale për testim të gripit, prej të cilëve 11 kanë qenë pozitive dhe atë: 10 janë me influencë jo të tipizuar të A virusit, ndërsa një është me virus me influencë të tipit B.

10 aksidente trafiku për 24 orë në Shkup tarë në transportin publik, ndërsa në gjashtë aksidente ka pasur dëme materiale. Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme ka zbuluar dhe sanksionuar 19 raste, shtatë prej tyre janë tërhequr nga komunikacioni për shkak të konstatimit të parreg-

sezonin 2013/14 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 18.882. Në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, shënohet rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura në sezon për 37,9%, ndërsa në krahasim me mesataren për periudhën 10 vjeçare është shënuar rritje për 38%. Gjatë javës së tetë janë regjistruar dy raste me vdekje me infektim nga virusi me influencë A konfir-

muar në laborator, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me vdekje për këtë sezon rritet në 7. Rasti i parë javën e kaluar ishte një burrë i moshë 65 vjeçare, ndërsa rasti i dytë ishte një grua e moshës 74 vjeçare, të dy nga Shkupi. Të dy personat e vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal. Në muajin janar janë regjistruar 36% e rasteve të paraqitura dhe numri më i madh i të sëmurëve gjatë

Pjesa praktike e provimit nënkupton simulim të udhëheqjes së një grupi të turistëve dhe kandidati do të testohet të paktën 75 ditë pas paraqitjes së tij për trajnim në fakultet. Testohet para komisionit, në gjuhën sipas zgjedhjes së tij. Është unifikuar edhe çmimi që duhet ta paguaj kandidati për udhëheqës turistik dhe ai do të jetë 15.000 denarë. deri më tani për çmimin ka vendosur vetë fakulteti. Afati i parë i regjistrimit do të jetë në qershor, ndërsa i dyti, me siguri, në tetor. shoferë që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, ndërsa pesë prej tyre kanë qenë më shpejt se 90 kilometra në orë në vendbanim, gjashtë shoferë që nuk kanë respektuar shenjat e sinjalizimit në udhëkryqe, shtatë që nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit, ndërsa 25 janë dënuar për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes.

Gripi prek 18.882 njerëz në Maqedoni Gjatë javës së tetë të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë janë lajmëruar 3.973 të sëmurë nga gripi, që është numër i përafërt i të sëmurëve nga java e kaluar. Në krahasim me numrin e të sëmurëve në javën e tetë të sezonit të kaluar, shënohet rritje për 34,3% ndërsa në krahasim me numrin mesatarë të të sëmurëve për këtë javë të njëjtë në periudhën 10 vjeçare, është shënuar rritje për 2,1 herë. Në

Vrasje në Hasanbeg Natë e përgjakshme në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Një person identiteti i të cilit është Ibrahim Ismaili, është vrarë të mërkurën mbrëma në këtë lagje të Shkupit. Sipas informatave fillestare, vrasja ka ndodhur kur dy persona të panjohur, në rrugën "Alija Avdoviq" kanë shtënë në drejtim të automobilit të tipit "Mercedes". I vrari është gjetur në automobil. Dëshmitarët okularë thonë se janë dëgjuar krisma të mëdha të kallashnikovit, dhe se në lagjen Hasanbeg vazhdojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie. Sipas informatave vrasja ka ndodhur rreth orës 22.30. Ndryshe, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë çuar ekzekutorin të ndërmarrë një hap të tillë, por policia për momentin është duke i kryer hetimet e nevojshme.

Kërcen nga kati i tretë dhe mbijeton

P

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre 4 aksidente janë me pasoja lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të veturave, një pasagjer, një vozitës motoçiklete dhe një udhë-

Kronikë e zezë

Dyzet e tre vjeçari nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që ka kërcyer nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Sipas informatave fillestare ka të ngjarë të ketë pas qëllim për të marrë jetën. Nga SPBTetovë informojnë se Xh.Z është pranuar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” gjysmë ore pas mesnate me thyerje të ekstremiteteve dhe trupit, prej ku është dërguar në klinikat e Shkupit. Nga mbikëqyrja që kanë bërë prokurori dhe ekipi policorë është konstatuar që gostivarasi ka kërcyer nga ballkoni i banesës së tij afër tregut të madh dhe është përplasur në parkun e banesës. Shkaqet dhe motivet që kanë sjellë deri te aksidenti po heton prokurori publik.

Aksident në rrugën Tetovë – Fallishe Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit “Fiat punto” me targa tetovare e ngarë nga 32 vjeçari E.Q. është ndeshur me motoçikletë pa targa e ngarë nga 73 vjeçari T.S. nga Tetova. Motoçiklisti ka marrë thyerje të këmbës dhe të brinjëve dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në spital. Në spital është mbajtur edhe shoferi i veturës dhe dy bashkudhëtarët nga Sllatina dhe Bozovce të cilët kanë marrë lëndime të lehta.


B iz n e s

6

e premte, 28 shkurt 2014

Paguhen 170,7 milionë denarë subvencione për bujqit Ministria e Financave u ka paguar 170,7 milionë denarë subvencione, 7.133 personave në baza të ndryshme. Për masën e kulturave bujqësore u janë paguar 71,9 milionë denarë, 2.853 bujqve. Mbështetja financiare për një hektar sipërfaqe përpunuese bujqësore arrin 9.000 denarë.

Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural kumtoi se deri më 30 prill vazhdohet afati për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2014, për Masën 1.4 Ndihmë për marketing të prodhimeve bujqësore dhe prodhime të përpunuara bujqësore dyqanet speciale për verë me prejardhje nga Republika e Maqedonisë. Pjesët tjera nga thirrja publike të publikuara më 1 shkurt të vitit 2013, theksojnë nga Agjencia. Vazhdimi i afatit për dorëzimin e kërkesave është me qëllim që t'u dilet në ndihmë kërkesave nga shfrytëzuesit potencial për përgatitjen e aplikimeve cilësore, si dhe të mundësohet shfrytëzim efikas i mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2014, qëndron në kumtesën nga Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Për prodhimtarinë kopshtare në ambient të hapur dhe në serra janë paguar 12,6 milionë denarë për 758 kopshtarë. Subvencioni për këtë masë arrin prej 6.000 deri në 25.000 denarë për një hektarë. Për kultivimin e të mbjellave të rrushit janë paguar 24,2 milionë denarë për 557 vreshtarë. Mbështetjen financiare të

cilën e marrin vreshtarët për këtë masë arrin 40 mijë denarë për një hektarë. Gjithsej 1.803 blegtorëve u janë paguar subvencione në vlerë prej 38 milionë denarë për prodhimin dhe shitjen e qumështit të lopës, dhenve dhe dhive. Subvencioni për një litër qumësht arrin 3,5 denarë. U janë paguar edhe 23,8 milionë

denarë subvencione blegtorëve për përkujdesjen e dhive, me çka mbështetja arrin 1.000 denarë për kokë të dhive. Qeveria me pagesë të rregullt të subvencioneve për fermerët mbetet konsekuente në mbështetjen e bujqësisë si një prej degëve bartëse të ekonomisë së Maqedonisë.

BIZNES FORUMI NË DYSELDORF "Xhonson Kontrolls amerikan, Kemet Elektronik, Xhonson Meti, Tehnkoze, Grishkio.... veç më investuan dhe e gjetën Maqedoninë si destinacion më të mirë biznesi, Për ne është shumë e rëndësishme që ata që erdhën vendosën për herë të dytë të investojnë. Nëse kushtet janë negative ata nuk do të merrnin një vendim të tillë" tha kryeministri Gruevski aqedonia ofron kushte më konkurruese për zhvillim të biznesit në rajon. Këtë e vërejtën shumë kompani të huaja të cilat tashmë punojnë në Maqedoni, ndërsa disa prej tyre vendosën edhe të realizojnë investimin e dytë të tyre. Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski të mërkurën mbrëma në biznes forumin në Dyseldorf para përfaqësuesve të shumë kompanive gjermane nga sektori automobilistik, infrastruktura, telekomunikacioni, turizmi, sektori i bankierisë dhe sigurimit. "Xhonson Kontrolls amerikan, Kemet Elektronik, Xhonson Meti, Tehnkoze, Grishkio.... veç më investuan dhe e gjetën Maqedoninë si destinacion më të mirë biznesi, Për ne është shumë e rëndësishme që ata që erdhën vendosën për herë të dytë të investojnë. Nëse kushtet janë negative ata nuk do

Gruevski: Maqedonia vend mik i investitorëve

M

PËRPARËSIA E KOMPANIVE TË HUAJA Përparësi e kompanive të huaja të cilat do të vendosin të investojnë dhe punojnë në Maqedoni është që do të hasin në fuqi pune të kualifikuar. "Kemi fuqi të mirë të arsimuar të punës me shprehi dhe aftësi të mira dhe të cilët u qëndrojnë lojal kompanive" theksoi zëvendëskryeministri Stavreski. të merrnin një vendim të tillë" tha kryeministri. Ai thekson se trajtimi i investitorëve në Maqedoni është shumë më i mirë nga vendet tjera. Duke i përmendur përparësitë që i ofron Maqedonia si biznes destinacion i theksoi stabilitetin makroekonomik, sistemin tatimor, funksionimin e mirë të institucioneve, shpen-

zimet e ulëta për zhvillim të biznesit, mundësi për eksport në tregjet evropiane pa dogana me marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë, si dhe përparësitë që i ofrojnë Zonat Zhvillimore Tekonologjiko-Industriale. Gruevski theksoi se në vitet e fundit janë implementuar një sërë masash të cilat e përmirësuan biznes klimën dhe paraqesin volitshmëri të rëndë-

Saraçini: Interesim më i madh tek investuesit e huaj Pritjet janë se Maqedonia do ta përfundojë vitin 2014 me 350 milionë euro investime të huaja. Rritja e këtillë në krahasim me vitin e kaluar, siç deklaroi të enjten ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, i referohet interesimit më të madh të investuesve për shkak të klimës së mirë afariste, por edhe rritjes së investimeve kapitale në infrastrukturë. "Në vitin 2013 investimet e huaja kontribuuan që të realizohet eksport prej 760 milionë eurove, që është 25 për qind nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë apo 20 për qind më shumë se eksporti në vitin 2012", theksoi Saraçini pas takimit të sotëm me Këshillin e investuesve të huaj në Odën Ekonomike.

Përfitim shtesë nga ana e investuesve, shtoi ai, është diversifikimi i prodhimeve të eksportuara. "Viteve të fundit, Maqedonia, përveç prodhimeve nga industria e metaleve, tekstilit dhe ajo kimike, në tregjet e huaja plason edhe katalizatorë, autobusë, si dhe prodhime të

tjera me vlerë të shtuar", theksoi Saraçini dhe nënvizoi se shteti nuk bën dallim dhe i trajton në mënyrë të barabartë investuesit vendor dhe të huaj. Investuesit e huaj, siç deklaroi kryetari i Këshillit, Huan Pedro Himenez Navaro, nuk kanë probleme të mëdha gjatë punës këtu, por

ende përballen me vështirësi të caktuara nga aspekti i procedurave administrative, çështjeve juridike dhe resurseve njerëzore. "Ekziston interesim i madh për bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia, por në atë drejtim duhet të funksionojmë si partnerë", porositi Navaro. Sipas tij, do të bëhet bazë e të dhënave me listë të ndërmarrjeve nga Maqedonia, furnizues potencial të investuesve të huaj në vend. Gjatë takimit të sotëm në Odë, përveç që u hapën një sërë çështjesh kyçe, u arrit pëlqimi për përfundim sa më të shpejtë të Librit të bardhë i cili duhet t'i përmbajë të gjitha sugjerimet dhe propozimet e investuesve për punë më të mirë.

sishme edhe për investitorët e huaj dhe se këtë e konfirmojnë edhe institucionet relevante ndërkombëtare. Përparësi e kompanive të huaja të cilat do të vendosin të investojnë dhe punojnë në Maqedoni është që do të hasin në fuqi pune të kualifikuar. "Kemi fuqi të mirë të arsimuar të punës me shprehi dhe aftësi të mira dhe të cilët u qën-

drojnë lojal kompanive" theksoi zëvendëskryeministri Stavreski. Ai shtoi se ekziston bashkëpunim i mirë mes sektorit privat dhe universiteteve dhe se fakultetet munden në kërkesë të kompanive të vendosin programe të posaçme për kualifikime të caktuara. Kushtet e mira të biznesit i konfirmuan edhe investitorët e huaj të cilët tashmë punojnë Maqedoni. Dirk Guzernih nga PCC DEG Renvebel, kompani e cia ka fituar koncesion për hidrocentralet e vogla, prej të cilave njëra tashmë është ndërtuar, tha se është më e rëndësishme ajo që Qeveria i dëgjon nevojat e investitorëve për kushte më të mira për punë. Përvoja të mira nga puna në Maqedoni ka transmetuar edhe Kemet Elektronik. Andres Mejer thotë se në Maqedoni kanë ardhur në vitin 2010 pasi kanë kuptuar për vendin nga Si-En-En. Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me ekipin ekonomik vazhdon vizitën ekonomike në Shtutgard ku do të mbahet Biznes forum i ri në bashkëpunim me Fajneshëll Tajms. Gjermania është investitori i tretë më i madh në Maqedoni. Mes kompanive gjermane të cilat i shfrytëzuan mundësit për investim në Maqedoni janë "Drekesel majer" dhe "Kromberg dhe Shubert" ndërsa është konfirmuar edhe investim i Makard.

Spanjë, rritje ekonomike dhe punësim Ekonomia e Spanjës do të zgjerohet me një hap më të shpejtë se parashikimet e mëparshme, me një normë prej 1 për qind gjatë këtij viti, duke krijuar vende të reja pune për herë të parë në gjashtë vitet e fundit. Kjo deklaratë është bërë nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili tha, në adresimin vjetor përpara kombit, se prioriteti i qeverisë së tij është reduktimi i nivelit të papunësisë, që në Spanjë regjistrohet një ndër nivelet më të larta në Evropë. Gjithashtu, Rajoy njoftoi një ulje të kontributeve të sigurimeve shoqërore

për dy vitet e para për kompanitë që punësojnë staf të ri. Ndërkohë që është vënë re një stabilizim i dukshëm i ekonomisë spanjolle, Rajoy pranoi se përfitimet kanë rënë ndjeshëm, pasi një në katër spanjollë është i papunë. Gjithashtu edhe sondazhet e realizuara tregojnë se shumica e votuesve besojnë në një “kthesë” të ekonomisë për shkak të faktorëve të jashtëm dhe në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, Partia Popullore e qendrës së djathtë të Rajoy, do të humbasë shumicën e saj absolute në parlament.

Botues: Bexhet MUSLIJA

KURSET E KËMBIMIT

Lajme të dorës së parë

Shteti

Unioni Evropian

SHBA

B.e Madhe

Zvicër

Suedi

valuta

Euro

Dollari amerikan

Funta

Frangu zviceran

Kruna suedeze

Kursi i mesëm në denar

61.6767

44.9965

75.1834

50.4678

6.9702

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: e mail: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17 815, 32 17 816, Fax: 32 17 817, E mail: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210 0654050301 91, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/6 4, 1000 Shkup, Maqedoni


V ë s h t r im e

e premte, 28 shkurt 2014

7

Evropa duhet të nxjerrë kokën nga poshtë jorganit

Financial Times uropës iu paraqit mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohej me sfidat ose mund të fusë kokën nën jorgan. Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Europian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev ishte e vonuar. Një përfundim i lehtë për t’u bërë është ai që thotë se Europa me të vërtetë synon ta shndërrojë vetveten në Zvicër të madhe. Energjia politike e saj është e konsumuar nga përpjekjet për ta mbështetur euron. E ardhmja premton rritje të ngadalshme ekonomike, zvogëlim fiskal dhe më tepër argumente lidhur me formën finale të unionit monetar. Derisa europianët bëhen më të vjetër, ata po shndërrohen në më tepër kundërshtues ndaj rrezikut. Nuk ka oreks e as para për aventura të jashtme. Megjithatë, kalkulimi po ndryshon meqë mosveprimi bart me vete rreziqe. Madje edhe politikanët gjermanë, që për një kohë të gjatë ishin ngurrues ta ngrinin shikimin e tyre

E

Bota ka hyrë në periudhën e pasigurisë. Nëse Europës i është dashur çfarëdo zgjimi, ai erdhi me përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë

përtej shitjes më të madhe në tregjet globale, po thonë të njëjtën gjë. Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gluck, në Konferencën e Sigurisë në Munih këtë muaj, u ka dhënë vërejtje disa bashkëkombësve të vet, të cilët e shfrytëzonin historinë për t’iu shmangur përgjegjësisë ndërkombëtare të Gjermanisë. Për europianët, fakt i madh gjeopolitik në dekadën që po vjen, është joangazhimi i Shteteve të Bashkuara. Largimi i Amerikës është më tepër psikik se fizik. Tërheqja nga Afganistani, përqendrimi në Azi, dhe refuzimi për përfshirje në Siri, flasin për synimin e Shteteve të Bashkuara për t’i zvogëluar horizontet e veta. Administrata e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të

zbatojë prova më të ashpra të interesit kombëtar, para se të ndërhyjë jashtë. Europa duhet ta ruajë oborrin e vet. Fqinjësia është më e madhe se sa vlerësohet ndonjëherë. Jo shumë kohë më parë, Bashkimi Europian kishte shpallur se është afër ish-shteteve komuniste në Lindje dhe shteteve arabe në pjesën jugore të Mesdheut. Tani po e ndjen ndikimin e trazirave në rajone që janë larg nga këta kufij. Por janë disa gjëra që Europa nuk mund t’i bëjë. Ajo mund të ofrojë mbështetje dhe inkurajim për reforma politike në Ukrainë, por nuk mund ta përmbysë kleptokracinë e sponsorizuar nga Rusia. Pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të ndikojë në balancën ushtarake në Siri.

Çdo gjë që nënkupton diçka më tepër se operacione të shkurtra, të ashpra ushtarake, kërkon logjistikën, shënjestrimin dhe inteligjencën amerikane. Por fakti se Europa nuk mund të bëjë çdo gjë, nuk duhet të nënkuptohet si mosveprim për rendin e saj natyror. Me të gjitha vështirësitë e

saj, Europa mbetet rajoni i dytë më i pasur në botë. Ajo mund të vendosë muskuj të fuqishëm ekonomikë, tregtarë, financiarë dhe diplomatikë, dhe po ashtu, kapacitete serioze ushtarake. Tashmë Europa ka shënuar disa hapa të suksesshëm, qoftë me ndërtimin e rrugës kah negociatat serioze me Iranin për programin e tij atomik, stabi-

lizimin e Ballkanit ose luftimin e piraterisë në Gjirin e Afrikës. Europës i mungon forca për operacione të mëdha ushtarake, por mund të shërbejë si faktor vital i stabilitetit. Dhe, me gjasë, ndonjëherë duhet të jetë optimiste, duke e parë se mbyllja e syve nuk ndikon në shtyrjen përpara të botës.

Fajtorë për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë … serbët Mustafa NANO jë deputet i PDKsë (Kosovë), Ramiz Lladrovci, ka shkruar një letër publike në Dita, në të cilën shpreh shqetësimin e vet lidhur me ‘Xhihadin shqiptar’ që në këto kohë është zhvendosur në Siri, ku disa dhjetëra bashkatdhetarë janë duke luftuar. Një pjesë kanë dhënë dhe jetën, duke luftuar në krah të grupeve rebele opozitare, ndonëse ka zëra (dhe Lladrovci vetë e lë të kuptohet këtë gjë) që disa syresh janë rreshtuar në krah të forcave qeveritare. Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë debat lidhur me këtë çështje, por në Kosovë flitet gati çdo ditë, e kjo vjen së pari prej faktit që prania e fesë në jetën publike kosovare është më e qartë e më e madhe se këtu, dhe së dyti prej faktit që ata që kanë shkuar të luftojnë në Siri janë më së shumti kosovarë. Lladrovci e ka shkruar letrën në formën e një denoncimi. Në një shkrim timin në ‘Zululandin’ e Ditës të publikuar para tri ditësh, unë mbroja tezën se ‘shqiptarët e

N

Nëse në Kosovë ka një radikalizim, kjo vjen ngaqë shoqëria kosovare, më së pari elita e saj politico-kulturore, nuk bën asgjë për t’u përballur me këtë problem

Sirisë’, në kundërshtim me atë që thuhet andej-këtej, nuk janë mercenarë; përkundrazi, janë besimtarë, dmth njerëz të frymëzuar prej ideologjisë fetare. Nuk është se kam dokumente për ta provuar këtë, por nuk është se ata që mbrojnë tezën e kundërt japin dokumente. Përveç kësaj, dihet – kjo është e provuar – që shqiptarët që kanë shkuar në Siri janë myslimanë, e besimtarët myslimanë, ashtu si besimtarët në përgjithësi, nuk janë të prirë të pranojnë shpërblime në pará për gjeste e sakrifica që ata i bëjnë në emër të besimit (mercenari nuk bën asgjë për ide e ideal; e bën për pará; e prandaj është bash e kundërta e besimtarit). Lladrovci ecte kësaj ane në letrën e vet (“kjo është një pjesë e vogël e së vërtetës dhe … problemi është më i thellë se sa kaq”, thotë ai), por vjen një moment kur, si shqiptar që është, ia ka qejfi ta kërkojë burimin e shqetësimeve të veta jashtë, në qarqet jo e anti shqiptare. “Është shërbimi i fshehtë serb që financon radikalizimin e myslimanëve shqiptarë, e për pasojë edhe këtë

‘xhihad shqiptar’ në Siri”, thotë ai në thelb. Ai ofron dhe të dhëna në favor të kësaj teze, jep emra që financojnë njerëz e website fetare në Kosovë, dhe duket se me këto arsyetime rreket të thotë se radikalizimi i Islamit në Kosovë është punë serbësh, apo arabësh, apo të huajsh të tjerë. Nuk është kështu. Nuk ka se si të jetë kështu, edhe sikur ato që thotë Lladrovci të ishin të provueshme. Nëse në Kosovë ka një radikalizim, kjo vjen ngaqë shoqëria kosovare, më së pari elita e saj politico-kulturore, nuk bën asgjë për t’u përballur me këtë problem (unë besoj se radikalizimi i qëndrimeve fetare, sidomos në një shoqëri me strukturë shumëfetare, siç është kjo e jona, është një problem bajagi i madh); në mos, i inkurajon radikalët, siç bën Rexhep Qosja kur takohet e bisedon me pompë me një relike të mesjetës së hershme si Shefqet Krasniqi, e kur s’e ka për gjë “të vlerësojë lart kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare … të popullit tonë”.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e premte, 28 shkurt 2014

më seksi se kurrë. Por në këtë fotografi nuk shihet qartë nëse ka të veshur të brendshme apo jo. Në komentin e fotografisë, bukuroshja shqiptare ka bërë me dije se atë e ka realizuar për firmën e famshme “Dior”. Një javë më parë, Rita mohoi lajmet për ndarjen nga i dashuri i saj, duke u paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BRIT Awards” së bashku me Calvin Harrisin.

Rita pozon gjysmë e zhveshur Këngëtarja shqiptare Rita Ora në javët e fundit është lavdëruar për stilin dhe paraqitjet e saja nëpër ceremoni të ndryshme ndërsa dje ajo befasoi

edhe një herë me pozimin e saj gjysmë e zhveshur. Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën ajo duket

Vera Grabocka e tradhëton Tunen me Genta Ismailin Tuna nuk do të jetë më pjesë e ‘’X Factor Albania’’’. Prej dy vitesh ajo ishte pjesë e panelit vlerësues të shout të talentëve ‘’X-Factor Albania’’, por jo më. Këngëyarja nga Shkupi Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudh jo fortë të këndshme gjatë këtij edicioni të ‘’X-Factor’’. Ajo, fillimisht ka pasur një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka. Burime të ‘’Indeksonline’’ thonë se Tuna tashmë e ka bërë të qartë vendimin e saj dhe shkak për këtë janë bërë një mori situatash të pakëndshme të ndodhura në prapaskenat e spektaklit, të cilat shpesh kanë reflektuar edhe gjatë transmetimit ‘’live’’. Mësohet se në planet e Veres është Genta Ismaili, të cilën e ka shumë për zemer.

Ja femra që ndau Neymar nga Bruna Zbulohet arsyeja e ndarjes së Neymar dhe Bruna Marquezine. Sipas revistave Gossip në Brazil, ylli i Barcelonës e ka tradhëtuar ish të fejuarën e tij, aktoren e telenovelave në shtetin amerikano-jugor, me Laryssa Oliveira. Bukuroshja 25-vjeçare braziliane është një modele e njohur në vendin e saj dhe studion për Administrim Biznes. "Jemi miq që prej 2009ës dhe në 2010-ën kemi fjetur bashkë disa herë. Sot jemi vetëm miq", është shprehur Laryssa, shkruan "Abola.pt".

Motrat Istrefi striptiz në...

Sa me fat është Jay –Z Ajo ndoshta është në fazën më të mirë të jetës se zakonisht, pasi Beyonce Knowles po e tregon trupin e saj duke bërë të ditur sa me fat është Jay –Z që e ka atë. Të mërkurën këngëtarja shpërndahu disa fotografi ku ajo shihej duke modeluar për një koleksion të pazakontë të rrobave të banjos. Në këtë koleksion të fotografive Beyonce ishte me një pamje natyrale pa asnjë grimë në fytyrë, përveç bukurisë së saj natyrore. Dhe në fund në serinë e fotografive të këngëtares ajo shihej me buzët e lyera me ngjyrë të kuqe gjersa ishte veshur me veshje banjo po ashtu ngjyrë te kuqe duke dhënë një pamje glaumuroze.

Televizionet në Kosovë thuajse e kanë bojkotuar klipin e ri të Era Istrefit. Videoklipi i këngës ‘’A po don’’ mund të shihet vetëm në ndonjë kanal muzikorë lokal. ‘’A po don’’ është reklamuar shumë, por doli të jetë një produkt zhgënyes. Motrat Istrefi, Nora, Nita dhe Era kanë shfaqur asestet e tyre në këtë video, por asgjë më shumë. Me sa duket, janë skenat ‘’hot’’ ato që po e mbajnë largë transmetimit klipin e Eres, e cila në këtë projekt duket shumë më ndryshe. Era, duke dashur të mos gjasojë me motren e saj të madhe, Noren, dhe të krijoj identitet artistik më personal , ka filluar të ngjajë në

Rrëfehet Dafina: Shumë per sona më kanë shfrytëzuar

Jeta private e Dafina Zeqirit, gjithmonë ka qenë një pikë e nxehtë për të cilën kureshtja e publikut, gjithmonë ka qenë e madhe. Në një intervistë për RTV21, Daffye ka treguar vështirësitë që e kanë përcjellë gjatë karrierës së saj. 'Ka pasë shumë gënjeshtra, ka pasë shumë përjetesa të mëdhaja që se din kerkush që kanë pas ndikim shumë, shumë, shumë në media edhe kanë pasë ndikim edhe në mu vet, personalisht, sinqerisht, se është hera e parë që foli aq hapur për jetën tem privat, ama mendoj që edhe fansat, publiku kanë nevojë me kuptu që nuk ka qenë lehtë hiq e lehtë...ka pasë shumë momente kur nuk kam qenë vetvetja...ka pasur momente kur unë thjesht kam dal.. vetëm si një fotografi me grim, 'smajl', e buzëqeshur e këtu brenda vetes kam qenë e thyer, duke luftuar me veten dhe me disa persona që i kam pasur

Tom, dëshiron një djalë

një femer ‘’të eger’’, ndërkohë që preferencat e shqipëtarëve dihet që anojnë ka vajzat sensuale. Se a po dështon Era Istrefi, gjykojeni ju...

Aktori i mirënjohur, Tom Cruise, dëshiron, një djalë biologjik, në mënyrë që tek ai të bartë gjenet e tij. “Ai jashtëmase dëshiron ta ketë një djalë biologjik i cili do të jetë trashëgimtari i tij”, tha një burim i afërt me aktorin.

Të famshmit dhe varësitë e tyre të pazakonta Disa yje kanë varësi shumë të çuditshme. Për shembull, Cheryl Cole është e fiksuar nga lëngu i karotës, çdo ditë konsumon tetë gota. Ja edhe disa varësi të personave të famshëm që do t’ju befasojnë. Ndoshta do të frymoni lirshëm kur të mësoni se nuk është vetëm varësia juaj e pazakontë. Lojërat “online” janë konsideruar argëtim për fëmijët, por aktorja Anna

në jetën time, edhe lidhjen që e kam pas, që thjeshtë më kanë shtrydhë shumë. Kam qenë shumë e hapun dhe mendoj se ka pasur shumë persona gjatë karrierës sidomos në jetën private që më kanë shfrytëzuar shumë të mirën, për gjërat tjera që unë logjikisht s'kam mujtë me i kuptu, se qysh po ndodh qikjo, se pse mu po më ndodhë kjo. Qysh një person që ka njëjtë natë e ditë me ty mundet me ta ba këtë. Është një send që publika kurrë nuk e ka pa edhe në koncerte kur kam dalë nashta kam marr infuzion para koncertit, ose kom pas naj panik 'atack', a naj sen, kom përjetu najsen shumë keq por kur kom dal aty u dasht me u bo një person, Dafina e famshme", tha Dafina. Ajo ka thënë se kishte ardhur në momentin kur kishte pasur problem të besoj edhe a do të duhej t'i besonte të dashurit dhe njerëzve të afërt me të cilët ka punuar.

Kendrick 28-vjeçare, këtë aktivitet e ka çuar në një nivel krejtësisht të ri. Anna pranoi se për disa orë luan lojën “Angry Birds” dhe vazhdon të luaj pothuajse gjatë gjithë kohës së lirë. Aktori dhe regjisori, Jesse Eisenberg 30-vjeçar, ka një zakon shumë qëllimmirë. Adopton macet endacake dhe qentë që kanë nevojë për strehim familjar. Përfundimisht ai u bë i varur nga kjo.

Megan Fox 27-vjeçare, është e fiksuar me këpucët. Ajo e pranoi se me fitimet nga filmi i parë, kishte blerë këpucë me take të larta “Roberto Cavalli”, me një çmim prej 600 dollarë. Shumë njerëz ndoshta do të thonë se Ben Affleck, 41vjeçar, ka një problem me bixhozin, por për aktorin, kjo është vetëm një lojë. Ben luan të paktën katër herë në javë. Për më tepër, Ben Af-

fleck, vetëm gjatë një nate ka humbur r r e t h 500.000 dollarë duke luajtur poker në Las Vegas. Aktori Robert Pattinson 27vjeçar, dyshohet se pinë rreth 300 kanaçe me “Diet Coke”, gjatë

vetëm një jave. Ai është një fanatik i vërtetë në lidhje me këtë pije. Ozzy Osborne është, besoni apo jo, i varur nga drithërat “Shugar Puffs, ndërsa Avril Lavigne 29-vjeçare është e varur nga grimi për sytë. Aktorja Salma Hayek 47-vjeçare, ka ndoshta varësinë më të çuditshme. Ajo kohët e fundit tha se është e varur nga gjidhënia!


Te k n o lo g ji

e premte, 28 shkurt 2014

9

Microsoft shpërndan zyrtarisht Office 2013 Service Pack 1 Microsoft lançoi gjatë ditës së martë Office 2013 Service Pack 1, një paketë që përfshin një sërë rregullimesh të gjithë suitës në tërësi si dhe sjell një sërë përditësimesh në suportin për harduerët e fundit, plus përditësime për kalimin nga SkyDrive në OneDrive. Klientët kanë mundësi që ta shkarkojnë përditësimin qoftë manualisht nga Microsoft Download Center ose Windows Update ose të presin për 30 ditë. Windows Update do të fillojë automatikisht të shkarkojë përditësimit e SP1 për gjithë klientët që kanë Office 2013. Ndërkohë, përdoruesit e regjistruar në Office 365 do ta marrin automatikisht SP1, gjatë përditësimit të ardhshëm, është shprehur Microsoft-i. Cilat janë disa prej veçorive të reja të këtij përditësimi?

* Rregullime me përshtatshmërinë për Windows 8.1 dhe Internet Explorer 11; * Suport më të mirë për harduerët modernë, si pajisjet me rezolucion të lartë apo touchpad-et e reja; * Aplikacione të reja për veçoritë e Office si dhe API (application programming interface) për

zhvilluesit; * Mjeti i vizualizimeve 3D me emrin Power Map for Excel, i cili është tashmë i disponueshëm për klientët e Office 365 ProPlus të cilët kanë abonim aktiv; * Përmirësime të teknologjisë së virtualizimit Click-to-Run e cila instalon dhe përditëson aplikacionet desktop të Office 365; * Përditësim për SkyDrive Pro, i cili quhet tashmë OneDrive for Business.

Nga ta kuptoni nëse e keni instaluar tashmë përditësimin? Nëse është intaluar kjo paketë, atëherë do të shihni se numri i versionit është 15.0.4569.1506 ose më lart. Për më tepër, nëse e keni instaluar tashmë përditësimin për një produkt MSI, SP1 do të listohet në Installed Updates në të njëjtin panel kontrolli. Microsoft ka lançuar edhe SP1 for Exchange Server 2013, ku përfshihen gjithashtu rregullime dhe zgjerime të punës në Exchange.

Rritet lista e kompanive që do të prodhojnë orë inteligjente: Bashkohet Motorola Viti 2014 në Mobile World Congress në Barcelonë ka pasur një dedikim të veçantë mbi orët inteligjente. Shumë kompani kanë zbuluar planet e tyre dhe së fundmi, listës i është bashkuar edhe Motorola. Kompania u shpreh se ka planifikuar një orë inteligjente në fund të vitit dhe nuk do të operojë me Tizen, pjesë e Sam-

reklama

sung Gear 2. “Qëllimi ynë është të ofrojmë disa pajisje interesante “që vishen” në vijim të vitit,” u shpreh Rick Osterloh, zv. President i kompanisë. Ai shtoi se Motorola po punonte për një sërë pajisjesh dhe se do të përfshihen sa më shumë sensorë. “Deri tani nuk ka ende pajisje të tilla që t’i mbani me

qejf,” shtoi ai. “Aktualisht po përpiqemi të zgjidhim çështjet e stilit si dhe t’i bëjmë ato sa më interesante për t’u veshur në mënyrë që të konsiderohen si bizhuteri apo veshje.” Lajmi u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Motorolas në Twitter ku thuhej gjithashtu se kompania ka një sërë sensorësh që funksionojnë në sfond. Sig-

urisht, Motorola do të bëhet shumë shpejt pjesë e Lenovos, pas blerjes nga Google, kështu që lista e kompanive që iu mungojnë pajisje të kësaj natyre sa vjen e ngushtohet.

Krahasimi i Samsung Galaxy S5 dhe S4

Samsung Galaxy S5 është produkti më i shu më pritur nga Korea dhe pritet të jetë në krye të listës së smartfonëve për disa muaj me radhë. Edhe pse nuk ia kalon paraardhësit Galaxy S4, ka disa risi që nuk shihen tek S4. Ndër të rejat, radhitet një skaner i shenjave të gishtërinjve dhe një skaner për rrahjet e zemrës në pjesën e mbrapme të smartfonit. Kamera është për-

mirësuar dhe ka risi si regjistrimi video HDR dhe fokusim selektiv. Galaxy S5 është vetëm pakëz më i madh se S4, me skanerin e gishtërinjve në butonin Home. Më poshtë është një tabelë krahasuese e të dy modeleve të fundit, krahas njëritjetrit në të gjithë veçoritë


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

Gjatë diskutimit në Parlamentin grek është përmendur edhe çështja e të ashtuquajturit Vorio Epir. Kryetari i partisë “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos, ka akuzuar qeverinë greke se ka anashkaluar temat të rëndësishme kombëtare si ajo e Vorio Epirit. Kamenos deklaratat i bëri gjatë mbledhjes të zhvilluar në Komisionin parlamentar të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, ku

“Vorio Epir, temë me rëndësi kombëtare për Greqinë”! diskutoheshin çështjet kombëtare si ajo e Qipros dhe e Maqedonisë. “Në këtë moment tema kryesore është minoriteti grek, minoriteti i Vorio Epirit. Tema e ligjit të luftës është diçka tjetër, të cilën mund të diskutojmë në një takim të posaçëm”, tha Kamenos. Ai bëri një raport mbi

Qeveria vendos: U ngrihen pagat 82 mijë punëtorëve Kryeministri i Vendit Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka deklaruar se vendimi për rritjen e pagave për punëtorët kosovarë është finalizuar dhe ka shtuar se ky vendim do të përfshijë rreth 82 mijë punëtorë të të gjitha kategorive. Ai ka thënë se kanë mbetur edhe disa nuance teknike të qartësohen dhe të finalizohen dhe vendimi më së largu do të merret nesër ose deri të hënën në mesditë. Thaçi me kërë rast ka thënë:” Dëshiroj të konfirmoj për opinionin e gjerë dhe të gjithë se, rritja e pagave do të përfshijë rreth 82 mijë punëtorë kosovarë të të gjitha kategorive. Duhet kuptuar se nga viti 2007 e deri më 2013 rritja ka përfshirë të gjitha kategoritë. Edhe tani, pra më 2014, kjo rritje do të përfshijë infermierët, mjekët, policët, profesorët universitarë, mësuesit, zjarrfikësit, punëtorët e administratës, shërbyesit civilë, gardianët, prokurorët, gjykatësit, doganierët, inspektorët tatimorë, të gjithë pjesëtarët e FSK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, veteranët, minatorët, gjithashtu edhe pensionistët kontribut dhënës. Kryeministri ka njoftuar kabinetit qeveritar për të gjitha rritjet e pagave

që kanë ndodhur që nga viti 2007. Qeveria ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kredi Eksportuese ndërmjet Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”. Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores, për funksionimin e Fondit për Kuadro, përmes të cilit përcaktohet niveli maksimal i shpërndarjes së mjeteve financiare, numri i përfituesve. Kabineti qeveritar ka ndarë 700 mijë euro për zbatimin e vendimit për heqjen e pagesave për sigurimin e auto-veturave të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Vendosja e standardeve evropiane, domosdoshmëri

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të enjten se siguria rrugore mbetet prioritet i qeverisë dhe se vendosja e standardeve europiane është domosdoshmëri për të gjitha llojet e transportit. Gjatë konferencës së organizuar në Tiranë për sigurinë rrugore, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, Haxhinasto theksoi se qeveria duhet të rrisë përgjegjësinë dhe të ndërgjegjësojë qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe rrugëve. “Janë rritur investimet për sigurinë rrugore në buxhet. Kemi një paketë masash ligjore dhe operative. Do ndërhyhet në kode, në ligj, me

e premte, 28 shkurt 2014

qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin e publikut. Të përgatisim siç duhet drejtuesin e mjetit, sepse ai është shkaku kryesor i aksidenteve. Sistemi do të jetë “corruption proof” (i imunizuar ndaj korrupsionit). Reformë do të bëhet në mënyrën e certifikimit të automjeteve, duke e bërë dhe këtë proces “corruption proof”, pra që të mos ketë certifikime që vijnë nga korrupsioni, nga blerja e tyre.”, tha Haxhinasto. Ndërkaq ambasadori i delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, u shpreh se Bashkimi Evropian vlerëson ambicien e qeverisë dhe ministrisë për të vënë në prioritet dhe axhendë një ndër problemet e Shqipërisë, që është siguria rrugore. “Këmbësorët janë ata që preken nga aksidentet. Numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë. BE do të asistojë qeverinë dhe të gjitha masat për sigurinë. Duhet të kuptojmë se siguria dhe promovimi i saj janë qasje mendore, e si të tilla duhen kuptuar”, tha ambasadori Sequi.

problemet me të cilat, sipas tij, ballafaqohet Epiri i Veriut. Ekziston një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut. Ka terrorizëm, shkelen rregullat ndërkombëtare në zgjedhje, gjë që është vërejtur edhe nga misioni i OSBE-së. Në Parlamentin shqiptar dëgjohen disa tema që për ne janë

mbyllur; janë rikthyer çështje që kanë të bëjnë me grupet filonaziste, të cilat vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje ka edhe pretendime ndaj territorit grek. Me të vërtetë nuk mund të kuptohet, sesi është e mundur që Greqia kërkon hyrjen e këtij vendi në Bashkimin Evropian,

PARTIA E RE E DALË NGA PDK ja

Fatmir Limaj kryetar i Partisë, Jakup Krasniqi kryetar i Këshillit Drejtues? Jakup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet pëas ndarje nga PDK-ja. Ai do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj partie, ndërsa kryetar i partisë do të jetë Fatmir Limaj akup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet të premten. Ai do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj partie që do të quhet Nisma Qytetare. Jakup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet. Ai do të jetë Kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj partie që do të quhet Nisma Qytetare për Kosovën, ndërkohë që kryetar i partisë do të jetë Fatmir Limaj. “Tashmë është vendosur, Kryetar do të jetë Fatmir Limaj, ndërkaq Kryetar i Këshillit Drejtues do të jetë Jakup Krasniqi”, ka thënë një burim i Gazetës Express, i afërt me krerët e këtij subjekti në themelim e sipër. Ndërsa, kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka bërë me dije se do të bëhet bashkë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për ta dërguar, siç ka thënë ai, në shtëpi PDK-në. Zafir Berisha ka thënë se në zgjedhjet parlamentare partia e tij do të garojë së bashku me subjektin politik, të cilin të premten pritet ta themelojnë Limaj dhe Krasniqi. “Jemi duke i bashkërenditur veprimet me iniciativën e Jakupit dhe Fatmirit për të qenë së bashku në zgjedhjet parlamentare. Pra, jemi të interesuar ta faktorizojmë një frymë politike e cila, për fat të keq, është duke i munguar Kosovës”, ka deklaruar ai në një

J

Jakup Krasniqi duket se do të vazhdojë të mbajë poste “legjislative” edhe në partinë e re, që pritet të themelohet, ndërkohë që kryetar i partisë do të jetë Fatmir Limaj intervistë për “Epokën e re”. Berisha thekson se subjektit politik të Limajt e Krasniqit do t’i bashkohen të pakënaqurit brenda PDK-së. “Iniciativës së Jakupit dhe Fatmirit do t’i bashkohen njerëz nga subjektet e ndryshme politike. Natyrisht se do të ketë edhe nga PDK-ja sepse kësaj partie i ka humbur rruga në oborr.

Besoj se të pakënaqurit në PDK do t’i bashkohen Jakupit dhe Fatmirit”, ka deklaruar Berisha. Ai ka shprehur dyshimet se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë një marrëveshje të fshehtë për zgjedhjet parlamentare. Sipas Berishës, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj deri më tani e kanë mbajtur në pushtet Hashim Thaçin. “Në Ku-

vendin e Kosovës vetëm Vetëvendosje! ka qenë opozitë. LDK-ja dhe AAK-ja janë dy parti të cilat e kanë mbajtur në pushtet Hashimin”, ka deklaruar Berisha. Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka vlerësuar se muaji qershor është koha më ideale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Shpërbërje të Kuvendit ose mocion mosbesimi Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë pajtuar për disa veprime që do ta çojnë vendin në zgjedhje, më së largu në qershor të këtij viti. Burime të gazetës “Tribuna” të afërta me takimin që ka ndodhur në mëngjesin e së

mërkurës, kanë treguar për disa veprime për të cilat janë pajtuar dy krerët e partive opozitare. Ata janë marrë vesh, që kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, t`i ofrohet mundësia e caktimit të datës se kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, veprim ky që do t`i hapte rrugë mbajtjes së

zgjedhjeve të parakohshme. Në rast se PDK refuzon që të caktohet data e shpërbërjes së legjislativit të vendit, atëherë partitë opozitare, përfshirë LDK-në, do t`i bashkohen nismës së AAK-së për të rrëzuar qeverinë me anë të një mocioni mosbesimi. Të njëjtën marrëveshje, kreu i LDK-së Isa

"Qeveri hitleriane, po përgatisni kushtet për destabilizim" Seanca e sotme parlamentare është kthyer në një arenë proteste nga opozita, e cila po shfrytëzon çdo hapësirë për të reaguar ndaj prishjes së konsensusit nga mazhoranca dhe shkarkimit të ish-kryeinspektores Zana Xhuka. Të paktën dhjetë deputetë të opozitës janë regjistruar për të folur për dy marrëveshje që janë në rendin e ditës, por që në fakt po hedhin akuza për shkelje të Kushtetutës, botimin me vonesë të vendimit për rrëzimin e aktit normativ të qeverisë dhe situatën në ekonomi e rend, të cilën e konsiderojne tepër të rëndë. Deputeti i PD-së,

kur vëren shkelje të të drejtave të njeriut të minoritetit grek në Epirin e Veriut?”, deklaroi Kamenos. Duke përfunduar ai tha se fakti që, “qeveria toleron elemente ekstremiste pasuar nga deklaratat që bëhen në Kuvendin e Shqipërisë, do të krijojnë probleme të mëdha”. Panos Kamenos është kreu i partisë “Grekët e Pavarur”, një parti e djathtë parlamentare.

Eduard Halimi, duke iu referuar shkarkimit të ish-kryeinspektores Zana Xhuka, tha se parlamenti është kthyer

në një gijotinë e institucioneve të pavarura në vend. “Ky parlament po merr fund. Ky parlament duhet të rikthejë kushtetueshmërinë. Paligjshmëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq këtu. Mazhronaca pushtoi një javë më parë një institucion të pavarur, që kontrollon pasuritë e tyre.”- deklaroi Halimi. Kryeparlamentari Ilir Meta kërkoi respektimin e rregullores dhe minutazhit për çdo deputet. “Antimitingun nuk e keni me ne, e keni me kreun e partisë suaj që nuk u dha fjalën te sheshi, më keni gjetur mua tolerant. Ju do ta merrni fjalën,

por të jeni të vëmendshëm të zbatoni rregulloren”- deklaroi Meta. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka i bëri thirrje mazhorancës të tërhiqet nga vendimi për shkarkimin e Zana Xhukës nga drejtimi i ILDKP-së, për të kthyer, siç tha ai, parlamentin në kushtetueshmëri. “Jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që ju po i shkelni përditë me këmbë. Ktheni në këtë parlament kushtetueshmërinë, ktheni mbrapsht të gjithë atë procedurë që keni ndjekur herën tjetër, një procedurë e turpshme. Bëni mirë të tërhiqeni shpejt, sepse do

Mustafa po planifikon që ta arrijë edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe me liderët e partive tjera politike.

të jetë shumë vonë. Riktheni ligjin, sepse jemi përballë një situatë vërtet të rëndë. Kërkoni integrimin e Shqipërisë, po ç’integroni shtetin shqiptar.”- deklaroi Paloka. Topalli akuza Ramës: “Zoti kryeministër mos fol pas shpinës time, bëhu njëherë burrë dhe dil fol. Është e turpshme. Kryeministri zgërdhihet, shan, i turret opozitës, një minimum edukate duhet ta tregosh përpara deputetëve dhe shqiptarëve. Ti je kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë, dil dhe fol përballë dhe mos belbëzo aty mbrapa duke fyer e duke kërcënuar. Mos fol pa leje, je kryeministri më qesharak që ky parlament ka parë ndonjëherë.


R a jo n / B o t ë

e premte, 28 shkurt 2014

11

AI: Disa vrasje të palestinëzeve nga Izraeli janë krime lufte Përdorimi i pamatur i forcës nga ushtria dhe policia izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, ka rezultuar me vdekjen e 45 palestinezë në tri vitet e fundit, dhe ato mund të përbëjnë krime lufte, tha të enjten Amnesty International. Ky grup për të drejtat e njeriut, thotë se

tional i ka ekzaminuar dhe dokumentuar, del se palestinezët e vrarë nga ushtria izraelite, ishin viktima të vrasjeve qëllimshme, dhe nëse është kështu, këto vrasje do të paraqisnin krime lufte”, tha ky grup. Sipas kësaj organizate, disa viktima janë vrarë nga prapa “që sug-

nga janari i vitit 2011, 261 palestinez, në mesin e të cilëve janë 67 të mitur, janë plagosur me armë të zjarrit. Afro 8,500, përfshirë 1,500 të mitur, janë plagosur nga plumbat e gomës, plumba të metalit dhe gazi lotsjellës. “Në disa prej këtyre rasteve, që Amnesty Interna-

jeron se ata ishin shënjestër përderisa po iknin, dhe nuk ka përbënin kërcënim real” për forcat izraelite. Ky grup ka akuzuar Izraelin që ka dështuar të hetojë si duhet këto raste të përdorimit të jashtëligjshëm të forcës, duke mos i ndëshkuar ushtarët dhe policinë e vet.

SHENJAT E NDARJES ETNIKE Në Krimea ku rusët përbëjnë 60 për qind të popullsisë persona të armatosur kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare, një shenjë se Rusia është duke bërë gati të ndërhyjë në Ukrainën e shqetësuar nga ndarja e thellë politike. Ndrëkohë, NATO dhe SHBA i kanë bërë thirrje Moskës të mos përzihet ersona të armatosur kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare të rajonit Krimea në Ukrainë, raportojnë agjencitë botërore të lajmeve. Krimea është një gadishull në Ukrainë, i vetmi rajon i këtij vendi ku rusët etnikë janë shumicë. Ata përbëjnë afro 60% të popullatës së përgjithshme të rajonit prej dy milionësh. Prej shekullit të 18-të, e deri para 60 vitesh, ka gadishull ishte pjesë e Rusisë. Aktualisht, derisa trazirat në Ukrainë i kanë tronditur raportet etnike dhe fetare të rajonit, ka gjithnjë e më tepër diskutime nëse Krimea përsëri duhet të bëhet pjesë e Rusisë. Të mërkurën, në kryeqytetin e Krimeas, Simferopol, mbështetësit e ndryshimeve të fundit që ndodhën në Kiev të Ukrainës janë përleshur me separatistët pro-rus para qeverisë dhe parlamentit të këtij rajoni. Sipas raportimeve të fundit, në ndërtesën qeveritare dhe atë parlamentare janë vendosur flamuj rus dhe mbishkrimet "Krimea është Rusi". Dhe në këtë periudhë tensionesh në gadishullin e Krimeas, Rusia ka

Rusia ushqen seperatizmin në Ukrainë

P

Në ndërtesa qeveritare dhe atë parlamentare janë vendosur flamuj rus dhe mbishkrimet "Krimea është Rusi". Dhe në këtë periudhë tensionesh në gadishullin e Krimeas, Rusia ka urdhëruar rreth 150,000 trupa të bëjnë manovra urdhëruar rreth 150,000 trupa të bëjnë manovra “për të testuar gatishmërinë e trupave në raste krizash që kërcënojnë sigurinë ushtarake”. Selia e Flotës Ruse në Detin e Zi gjendet në Sevastopol të Krimeas. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vërejtjen Moskës duke thënë se çfarëdo ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë do të ishte “gabim i rëndë”. Gjithashtu, edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen tha sot se është i brengosur për zhvillimet në ra-

Ligji i ri i jep qeverisë më shumë kontroll mbi gjyqësorin Presidenti Turk Abdullah Gyl ka nënshkruar një ligj të ri, që i jep qeverisë më shumë kontroll mbi gjyqësorin. Ligji i ri i firmosur nga presidenti, do t’i japë ministrit të Drejtësisë më shumë kontroll mbi Gjykatën e Lartë dhe prokurorinë, ndërsa opozita ka theksuar se një veprim i tillë është një përpjekje e ekzekutivit për të penguar hetimet për korrupsion ndaj aleatëve kryesorë të kryeministrit Erdogan. Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se ndryshime të tilla kërcënojnë pavarësinë e sistemit të gjyqësorit. Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, qindra gjykatës dhe zyrtarë policie janë dëbuar nga puna,

pas arrestimit të djemve të tre ministrave të dyshuar për korrupsion. Ndërkohë prokurori i përgjithshëm në këtë vend ka hapur një hetim lidhur me përgjimet më të fundit, ku supozohet se kryeministri Erdogan këshillon djalin e tij Bilalin, që të fshehe milionat e paligjshme në mënyrë që të mos zbulohen nga hetuesit.

rajon i Ukrainës ku rusët etnikë janë shumicë, që përbëjnë afro 60% të popullatës së përgjithshme të rajonit prej dy milionësh. Prej shekullit të 18-të, e deri para 60 vitesh, ka gadishull ishte pjesë e Rusisë. Tash, derisa trazirat në Ukrainë i kanë tronditur raportet etnike dhe fetare të rajonit, ka gjithnjë e më tepër bisedime se Krimea përsëri duhet të bëhet pjesë e Rusisë. Megjithëqë është ilegale që në mënyrë të hapur të afirmohet separatizmi në Ukrainë, shumë organizata pro-ruse po kërkojnë “forcim të autonomisë së Krimesë”. Qëllimi i organizatave pro-ruse është që Ukraina të mbahet në orbitën e Moskës dhe të parandalohet integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Por, për të arritur mbështetje për përpjekje të tyre, ata në mënyrë të hapur po manipulojnë me tensionet dhe frikën ndërmjet rusëve të fesë Ortodokse dhe tatarëve myslimanë të Krimesë, që përbëjnë afro 12% të popullatës në këtë gadishull. Qindra mijëra tatarë janë kthyer në tokën e tyre në Krime, pasi ishin deportuar nga autoritetet sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Afro 40 kilometra në verilindje të zyrësbunker të Shuvainikovit në Simferopol, gjendet qyteti i pluhërosur Belogorsk. Është vështirë të paramendohet se ky qytet dikur ishte një qendër e gjallë tregtare në Rrugën e Mëndafshtë me emrin tatar, Karasubazar. Aktualisht ky qytet i ka 18 mijë banorë dhe është pothuajse në mënyrë të barabartë i ndarë ndërmjet rusëve, ukrainasve dhe tatarëve.

jonin Krimea të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të mos ndërmerr ndonjë veprim i cili do të “eskalonte tensionet ose do të krijonte keqkuptime”. Persona të armatosur e të uniformuar kanë marr nën kontroll të enjten në mëngjes parlamentin dhe qeverinë në gadishullin Krimea, ndërsa kanë vënë në këto godina flamurin rus. Polonia i ka quajtur këtë okupim të ndërtesave si një “hap i rrezikshëm”. “Ky është një hap drastik, dhe po i paralajmëroj ata që e bënë këtë dhe ata që i lejuan ta

bëjnë këtë, sepse kështu nisin konfliktet rajonale. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Polonisë, Radoslaw Sikorski në një konferencë për shtyp. Pas incidentit të sotëm në Krimea, ministria e jashtme e Ukrainës ka ftuar në bisedë ushtruesin e detyrës të ambasadorit rus në Kiev. Sipas një komunikate nga qeveria në Kiev thuhet se atij i është përcjell porosia që të vendos urgjentisht kontakt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Krimea është i vetmi

Christian Wulff nuk është fajtor ndaj akuzave për shpërdorim të posti. Gjykata e landit në Hanovër nuk ishte e bindur se Wulff ka shpërdoruar postin për përfitime personale në kohën kur ka qenë kryeministër. Ish - presidenti gjerman Christian Wulff akuzohej se në kohën kur ka qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Poshte ka marrë donacione ilegale nga sipërmarrësi David Groenewald, të cilin më pas e ka mbështetur në projektet e tij. Gjykata vendore në Hanover vendosi se dëshmitë e paraqitura kundër Wulfit, sipas kësaj aktakuze, nuk mjaftojnë. Gjykatësi Frank Rosenow nuk ishte fare i bindur se argumentet e prokurorisë mjaftojnë për të dënuar ish presidentin e Gjermanisë dhe ish kryeministrin e landit të Saksonisë së Poshtme. Gjykatësi Rosenow ka lënë të kuptohet disa herë gjatë procesit tremujor se dëshmitë e paraqitura ndoshta

Ish presidenti gjerman nuk keqpërdori 720 euro!

nuk do të mjaftojnë. Mbrojtja natyrisht ka kërkuar lirimin e plotë të Christian Wulffit. Prokuroria akuzonte ish presidentin federal për përfitime materiale në kohën kur ka qenë kryeministër në Saksoni të Poshtme. Njëkohësisht me Wulffin ishte i akuzuar edhe sipërmarrësi, David Groenewald, i cili

dyshohej se gjatë "Oktoberfest" në Mynih në vitin 2008 i ka paguar një pjesë të kostove të hotelit të kryeministrit të atëhershëm të Saksonisë së Poshtme dhe mikut të tij Christian Wulff ia ka paguar një pjesë të llogarive të hotelit. Prokuroria pohonte se si kundërshpërblim Wulffi është angazhuar tek Simensi për financimin e filmit të Groenwaldit "John Rabe". Por të dy ata kanë hedhur poshtë këto akuza si të pabaza. Llogaria kontestuese për të cilën bëhet fjalë është në vlerë prej rreth 720 euro, sa janë paguar për hotel, për ushqime dhe për një babysitter (kujdestare fëmije). Christian Wulff ka mundur të denohet me burg për këto akuza deri në tre vjet heqje lirie.

Amnesty International i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të pezullojë të gjithë transferin e municionit, armëve dhe pajisjeve të tjera Izraelit. Tel Avivi zyrtar ndërkaq ka akuzuar këtë grup për të drejtat e njeriut, se po injoron dhunën e palestinezëve dhe se “ka mungesë të kuptimit” për sfidat operacionale me të cilat përballet ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.

Gjermani, rrëzohet pragu elektoral për PE Gjykata e Lartë Gjermane shpalli si jokushtetues pragun zgjedhor të 3%, që një parti duhet të siguronte për të fituar pjesëmarrjen në Parlamentin Europian. Qeveria gjermane uli këtë kufi nga 5% gjatë vitit të shkuar, por Gjykata Federale në Karlsruhe vendosi që ky prag duhet të eliminohet plotësisht. Ky ndryshim i hap rrugën disa partive të vogla, përfshi "NPD"-së së ekstremit të djathtë që të fitojnë vende në PE në zgjedhjet e Majit 2014. Kjo parti, e cila llogaritet të ketë rreth 600-700 mijë mbështetës të përhershëm në Gjermani, është akuzuar si mbështetëse e ideologjisë neonaziste. 19 parti të vogla, midis të cilave ajo e Votuesve të Lirë, e Piratëve dhe Partia Demokratike Ekologjike kishin ngritur këtë çështje në gjykatë, duke e konsideruar pragun prej 3% si të padrejtë dhe deformues të vullnetit popullor në zgjedhje. Gjermania vazhdon të mbajë në fuqi një prag të lartë elektoral në zgjedhjet kombëtare prej 5%, me qëllim që të vështirësojë pjesëmarrjen në Parlament të partive ekstremiste, por në zgjedhjet për PE, shumica dërrmuese e vendeve kanë eliminuar kufirin zgjedhor.

Mbahen në ar rest familjarë të opozitës në Siri Në Siri regjimi i presidentit Baschar al-Assad sipas të dhënave të SHBA-së mban në arrest shumë familjarë të përfaqësuesve të opozitës që kishin marrë pjesë në bisedimet për paqe në Gjenevë. Po ashtu vetë delegatët janë cilësuar si terroristë dhe iu është konfiskuar pasuria e tyre, bëri të ditur zedhënësja e Ministrisë së Jashtme, Jen Psaki në Uashington. Ajo u kërkoi qeverisë në Damaskë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve. Raundi i dytë i bisedimeve në Gjenevë që u zhvillua më 15 shkurt përfundoi pa sukses. Të dyja palët nuk mundën të bien dakord për një raund tjetër për vazhdimin e bisedimeve. Perëndimi bëri udhëheqjen siriane si fajtor për bllokimin e negociatave mes palëve. Ndërkohë forcat e qeverisë siriane i zunë pritë një numri të madh rebelësh islamikë në rrethinat e kryeqytetit Damask, duke vrarë dhjetëra prej tyre. Sipas mediave shtetërore sirine, të paktën 175 kryengritës mbetën të vrarë. Zona e Ghoutës Lindore, pranë Damaskut, është një bastion i kryengritësve dhe vendi ku një vit më parë u regjistrua sulmi me gaz sarin. Lufta cvile që ka përfshirë vendin qysh prej marsit të vitit 2011 ka shënuar të paktën 140 mijë të vdekur dhe miliona të larguar nga vendbanimet e tyre.


S p e c ia le

12

Një nga oficerët e policisë dëgjoi kalimthi Pankiv ndërsa ajo i jepte numrin e celularit një shoqeje. Disa orë më vonë, polici i dërgoi vajzës një mesazh në celular, duke i kërkuar dorën për t’u martuar ida Pankiv është një gazetare dhe protestuese kundër qeverisë në Kiev dhe në dhjetor, ajo e gjeti veten në situatën më të pazakontë në një nga vijat e frontit të kryeqytetit të Ukrainës. Bashkë me një shoqe, Pankiv e vendosi veten mes kordonit të Berkut, forcave speciale kundër turmave të policisë së Ukrainës dhe një grupi protestuesish, me shpresë se do të ndalonte përleshjet mes dy palëve. Një nga oficerët e policisë dëgjoi kalimthi Pankiv ndërsa ajo i jepte numrin e celularit një shoqeje. Disa orë më vonë, polici i dërgoi vajzës një mesazh në celular, duke i kërkuar dorën për t’u martuar. “Qëndrova përballë teje me një mburojë policie natën e kaluar, në fillim mendova se ti je e çmendur, pastaj, kur ti dhe shokët e tu na ndaluat, kuptova se dua të martohem me ty”, shkroi ai. “Fillimisht duhet të ulësh mburojën tënde”, u përgjigj ajo. Shumë ditë më vonë pas kësaj, ai e paralajmëroi vajzën të largohet nga Maidan, Sheshi i Pavarësisë në Kiev, që u bë qendra e protestave antiqeveritare që nga nëntori i kaluar. Një gjysmë ore pas këtij paralajmërimi, policia sulmoi sheshin. Pankiv i kërkoi oficerit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndërsa ai nuk ka komentuar publikisht, që të takoheshin në anën e saj të barrikadës. Megjithëse zemra e saj i “përkiste një tjetri”, siç i tregoi protestuesja gazetës

e premte, 28 shkurt 2014

Dashuria e pamundur mes dy anëve të barrikadës

L

Pankiv i kërkoi oficerit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndërsa ai nuk ka komentuar publikisht, që të takoheshin në anën e saj të barrikadës. Megjithëse zemra e saj i “përkiste një tjetri”, siç i tregoi protestuesja gazetës “Kyiv Post”, të dy kaluan barrikadat për një takim. Ata kaluan një orë bashkë, para se ai të detyrohej të kthehej te njësia e tij policore. Atë natë te barrikadat ishte hera e parë që ata u takuan së bashku, por ndërsa Ukraina zhytej në kaos, kjo nuk i ndaloi të shiheshin me njëri tjetrin sërish.

“Kyiv Post”, të dy kaluan barrikadat për një takim. Ata kaluan një orë bashkë, para se ai të detyrohej të kthehej te njësia e tij policore. Atë natë te barrikadat ishte hera e parë që ata u takuan së bashku, por ndërsa Ukraina zhytej në kaos, kjo nuk i ndaloi të shiheshin me njëri-tjetrin sërish. Historia e tyre u përhap me shpejtësi në të gjithë Ukrainën, ku të shtunën e kaluar, tensionet që shkaktuan përleshjet masive mes policisë dhe protestuesve shpërthyen në një

revolucion të drejtpërdrejtë. Parlamenti e shkarkoi Presidentin e vendit Viktor Janukoviç dhe urdhëroi ushtrinë e vendit të kthehet në kazermë. Protestuesit e lumtur vunë nën kontroll të gjithë qendrën e qytetit dhe shkuan edhe te vila e braktisur e Janukoviç, duke parë një anije pirate me përmasa reale, një kopsht zoologjik privat si dhe një muzeum të jashtëzakonshëm makinash të vjetra dhe të shtrenjta.

Në një skenë dramatike, udhëheqësja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko u lirua nga burgu, ku pati qëndruar gjatë viteve e dënuar për korrupsion, një proces që gjerësisht është parë si i motivuar politikisht. Në mes të kësaj skene, përralla e çiftit të dashurisë së pagjasë doli si një shembull i papritur i unitetit në një vend që është ndarë hidhur nga lëvizja e protestës. Të premten, Pankiv ia tregoi historinë e saj të oficerit të Berkut, të sëmurë

nga dashuria, INTER, një kanal televiziv pranë qeverisë. “Ndoshta ju dëshironi të dëgjoni se si unë mbajta larg Berkutin gjatë së gjithë natës pa asnjë mjet përveç duarve të mia”, tha ajo. Në fakt, ajo vendosi të tregojë një histori tjetër. Ndërsa në dhjetor, ajo i tregoi “Kyiv Post” se “ishte e lumtur që dinte se kishte njerëz si ky i mesazhit mes forcave policore të Ukrainës”. Së fundmi, pasi rreth 100 njerëz u vranë nga Berkut, ajo tha se e urren këtë

person. Dhe çdo gjë që ai përfaqëson. “Unë do t’ju tregoj një histori se si mbajta trupat e të vdekurve me duart e mia dje. Dje, dy nga miqtë e mi u vranë”, tha vajza 24-vjeçare në televizor. Pankiv ishte e qartë, megjithëse dukshëm emocionale. “Ndoshta ju dëshironi të dëgjoni historinë se si një oficer i Berkut ra në dashuri me mua dhe unë rashë në dashuri me të. Por jo, unë e urrej atë”. Ajo tha se urren shumë zyrtarë të Ukrainës, përfshirë edhe ish-kryeministrin Miloka Azarov dhe Janukoviç, Presidentin e rrëzuar. “Unë i urrej njerëzit që zbatuan urdhrat e tyre kriminalë”. Dhe pastaj, në studion televizive të ndriçuar me blu, e rrethuar nga një grup i hutuar bashkëbiseduesish mes të cilëve ishin edhe dy priftërinj që dukeshin të trishtuar, ajo tha se kishte vendosur të merrte pjesë në intervistë kur mësoi se ajo intervistë do të transmetohej në kohë reale. “Dhe unë dua të them se e urrej televizionin INTER për gënjeshtrat që u tha shikuesve për tre muaj dhe për faktin që përhapi urrejtje mes qytetarëve në vendit tonë, – tha ajo. – Ju tani po bëni thirrje për unitet dhe paqe… E vetmja gjë që mund të bëni është të mbyllni gojën”. Audienca shpërtheu në duartrokitje. Ajo tregoi foto të viktimave të brutalitetit të policisë dhe ia dha drejtuesit të hutuar të emisionit në kanalin televiziv proqeveritar. “Unë dua që miqtë e mi të vdekur t’ju përndjekin në ëndrrat tuaja”. Pastaj u ngrit dhe iku. “Më vjen keq që nuk kam më shumë kohë, unë po kthehem në Maidan. Lavdi Ukrainës!”.


K u lt u r ë

e premte, 28 shkurt 2014

ë pamundurën e ndan një fije e hollë mëndafshi.” Aida Hani e thotë këtë fjali teksa lëviz duart. “Nuk duhet të ftohen”, thotë ajo, ndryshe nuk mund të luajë në violinë. Ka veshur një triko ngjyrë portokalli dhe një fund me kuadrate. Teksa pi cigare, thotë se t’i bjerë violinës është gjëja që do më shumë, dhe që e bën me shumë dëshirë. Ka zgjedhur pedonalen e re të Tiranës për të vendosur aty partiturat e për të interpretuar para qindra të panjohurve që kalojnë aty çdo ditë. E vetmja gjë që shikon është partitura, notat e “Kreutzer etude of caprices”, që dalin prej fletëve për t’u shndërruar në tinguj. Këtë mëngjes ishte duke interpretuar pikërisht këtë partiturë, e cila i bënte njerëzit të ndaleshin dhe ta vështronin teksa interpretonte. Ajo nuk u ngjason “interpretuesve të rrugës” që jemi mësuar të shohim. Kjo vajzë, që ka provuar të interpretojë dhe në skena dinjitoze ndërkombëtare, luan për të panjohurit sikur të ishte duke luajtur në një skenë të mbushur me spektatorë. Këta të fundit për të janë imagjinarë. Një artist nuk mund të jetojë dot pa skenën dhe spektatorët, ndaj kur mundësitë për t’i pasur janë të pakta, një artist duhet t’i krijojë. Ndaj Aida ka zgjedhur rrugën dhe spektatorët herë të shkujdesur, herë të vëmendshëm, por që e dëgjojnë. “Ka pak kohë që kam nisur ta bëj këtë. Të marr violinën dhe të vendosem diku në rrugë për të interpretuar”, thotë Hani. Në një kohë kur mundësitë për të interpretuar në skena, gjithnjë bëhen më të rralla, Aida zgjedh rrugën për të luajtur me violinën e saj. Është e talentuar. Muzika ka gjuhën e saj me të cilën komunikon, dhe violina e Aidës të përfshin teksa je duke e dëgjuar. Për herë të parë u frymëzua nga arti i rrugës gjatë kohës kur jetonte në Stamboll. “Miserables girls” dhe grupi i tyre “Into the moon”, e bëri të kishte guximin

“T

Violina e rrugës

Kjo vajzë, që ka provuar të interpretojë dhe në skena dinjitoze ndërkombëtare, luan për të panjohurit sikur të ishte duke luajtur në një skenë të mbushur me spektatorë. Këta të fundit për të janë imagjinarë për ta bërë artin aty ku mundej. 2-3 orë paradite ajo ia kushton muzikës së rrugës, një mënyrë pak e praktikuar në Shqipëri, sidomos nga artistë të vërtetë. “Më pëlqen të luaj në rrugë. Jam unë dhe violina…”, thotë ajo. Lidhja e saj me violinën është e hershme. Ajo studioi violinë në shkollën Tefta Tashko Koço në qytetin e lindjes Korçë, për të vijuar më pas studimet në Akademinë e Arteve. Një vit të jetës së saj e kaloi në Londër, ku studioi për inxhinieri tingulli. Më pas Turqia ishte një tjetër hapësirë për të, ku ajo punoi për pak kohë në orkestrën simfonike të Ankarasë. Nuk është vetëm Kreutzer që ajo zgjedh ta luajë për njerëzit që ecin drejt punëve paradite apo ata që ndalin ta dëgjojnë deri në fund. “Kompozitorët e mi të preferuar janë Bethoven, Çajkovski, Prenk Jakova, Ferdinand Deda nga klasikët, nga bashëkohorët janë Bojken Lako, Kristi Popa, Red Hot Chili Peppers, Leonard Cohen, Secret Chiefs, Ilirian Pema, Elinor Butka”, thotë ajo.

Violina i ka zbuluar një tjetër pasion brenda saj, siç është poezia. Aida shkruan, dhe ka mundur t’i bëjë dhe këngë vargjet e saj, të interpretuara po nga ajo. Ka kënduar disa këngë. Ajo është lirike në muzikë, ashtu siç mund të jetë një artiste që vjen nga muzika klasike. “Je zgjuar apo fle/këtë natë dua ta di/je vetëm apo shpirtrat e natës janë me ty…” thotë ajo te kënga “Zgjohu”. “Dhe pse fjalët sot janë lodhur/nën lëkurën time je/ku po shkon/dhe çfarë kërkon/dhe pse fjalët sot janë lodhur nën lëkurën time je…”, thotë ajo te kënga “Duart”.

Kalendari Enciklopedik, 27 Shkurt 747 pes -Fillon Epoka Nabonassar e origjinës. "Nabonassar" "Mbrojtës", ishte mbreti i Babilonisë 747-732 pes, me të cilin filloi një epokë e re e karakterizuar nga mbajtja sistematike e shënimeve të sakta kronologjike të historisë. Si kronika Babilonase ashtu edhe i ashtuquajturi "Kanuni i Ptolemeut" fillojnë me ardhjen e Nabonassarit në fron. 364 - Valentinian i parë shpallet Perandor romak. I njohur si Valentiniani i Madh, ai ishte perandor deri në vitin 375. Menjëherë, Valentinian e bëri vëllain i tij, Valens, bashkëperandor, duke i dhënë sundimin e krahinave lindore të perandorisë ndërsa vetë mbajti pjesën perëndimore. Valentinian kishte lindur në Iliri në vitin 321 në Cibalae (sot Vinkovci, Kroaci). Ai dhe vëllai i tij Valens ishin bijtë e Gratianus, komandant i shquar në shërbim të perandorëve Konstandini I dhe Konstans I, gjithashtu me prejardhje ilire. 1616 - Galileo Galilei thirret para këshillit të lartë kishtar. Në dokumentet gjyqësore thuhet se ai u paralajmërua t'i braktisë idetë e tij se dielli është qendra e botës dhe të mos fliste rreth kësaj çështjeje - në rast të kundërtën Zyra e Shenjtë do të merrte masa të ashpra kundër tij. Në dokument thuhet se Galileo ra dakord dhe premtoi se do të bindej. Studiuesit tani thonë se këto dokumente janë falsifikuar. Sipas tyre, një vendim gjyqësor në atë gjyq nuk pati, por raporti i rremë u fut në dosje nga një prej armiqve të Galileos. 17 vjet më vonë (27 qershor 1633), Galileo do të qëndronte para inkuizicionit i akuzuar për shkelje të këtij vendimi të rremë. Galileo u lirua nën kujdestarinë e ambasadorit fiorentin. Në fund të vitit 1633, ai mori leje për t’u vendosur në fermën e tij të vogël në Arcetri, ku edhe vdiq, thuajse i verbuar, në vitin 1642, në moshën 78 vjeçare.

1706 – Vdiq shkrimtari i njohur anglez, John Evelin. Ai përshkroi jetën e tij në një ditar, por për periudhën e daljes së tij u konsiderua si i pavlerë për lexuesit. 1815 - Napoleoni ikën nga Elba dhe me 1 mijë e 200 pasues fillon fushatën 100 ditëshe në përpjekje për të ri-ngritur perandorinë e tij. Kjo fushatë morri fund me disfatën në betejën e Vaterlosë (12-18 qershor). Napoleoni hoqi dorë përsëri nga froni dhe u dorëzua vetë në një luftanije britanike, me shpresë se do ta lejonin të strehohej në Angli. Por anglezët e burgosën në ishullin e Shën Helenës, ku Napoleoni kaloi vitet i vetmuar, duke diktuar kujtimet e tij. Napoleon Bonaparti vdiq më 5 maj 1821, zyrtarisht, u tha, nga kanceri në stomak, por prania e arsenikut në mostrat e flokëve kanë hedhur dyshime se ai u helmua. Eshtrat e Napoleonit u kthyen në Francë më 1840 dhe u varrosën nën kupolën e të rënëve në Paris. Studiuesit e historisë shpesh kanë shtruar pyetjen: Kush e fitoi betejën e Vaterlosë? Të pyesësh anglezët, merita i jepet Dukës së Wellingtonit, i cili komandoi forcat e koalicionit Britani-Holandë-Blegjikë në luftimet kundër Napoleonit ato ditë. Por historianët gjermanë argumentojnë se ishte marshall Blucher që mbërriti pasditen e 18 qershorit 1815 në fushë-betejë me trupat prusiane që dha goditjen përfundimtare. Gjithësesi, Napoleoni u mund. 1848 - Marksi dhe Engelsi publikojnë "Manifestin Komunist", një nga dorëshkrimet më me ndikim politik në botë. Porositur nga Lidhja Komuniste, manifesti shpalosi qëllimet che programin e Lidhjes. Dokumenti i bën një qasje analitike luftës së klasave (historike dhe kohore), si dhe problemeve të kapitalizmit, por pa ndonjë parashikim të formave të mundshme të komunizmit në të

ardhmen. Dokumenti përmban teorinë mbi natyrën e shoqërisë dhe politikës; "Historia e gjithë shoqërisë deri tani është histori e luftës së klasave". Manifesti shpreh shkurtimisht mendimet e Marksit dhe Engelsit mbi mënyrën se si shoqëria kapitaliste e asaj kohe (shekulli XIX) do të zëvendësohej nga socializmi dhe, përfundimisht, komunizmi. 1863 - Presidenti Abraham Linkoln nënshkruan Aktin Kombëtar të Monedhës, që më pas mori emrin Akti për krijimin e Sistemit kombëtar bankar të Shteteve të Bashkuara. 1885 - Kongresi i Berlinit, i jep Kongon Belgjikës dhe Nigerinë Anglisë. Kjo konferencës e thirrur nga Portugalia dhe organizuar nga Otto von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë, çoi në një periudhë të shtimit të veprimtarisë koloniale nga fuqitë evropiane, dhe njëkohësisht eleminoi format ekzistuese të autonomisë dhe vetë-qeverisjes në Afrikë. 1897 – U botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe” e përgatitur nga Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi, e cila çeli një epokë të re në fushën e teksteve shkollore. 1907 - Kompanitë Royal Oil dhe Shell bashkohen për të formuar British Petroleum (BP). 1924 - Pas puçit të ashtuquajtur "Beer Hall", Hitleri i akuzuar për tradhti, del përpara një gjykate të posaçme në Mynih. Gjyqi zgjati 24 ditë dhe u pasqyrua gjerësisht nga gjitha gazetat gjermane. Falë këtij publikimi të pa përbajtur mediatik Hitleri u bë i njohur jashtë Bavarisë dhe e ktheu gjyqin në triumf. 1930 - Në Mannhatan të Nju Jorkut instalohen semaforët e parë me drita trafiku të kuqe dhe të gjelbër. 1932 – Lindi në Londër aktorja e famshme Elisabeth Taylor. Për herë

të parë u shfaq në ekran në vitin 1942 në moshën 10-të vjeçare, në filmin “Në çdo minutë, një lindje”. 1933 – Reichtagu, ndërtesa e parlamentit gjerman, u shkatërrua si pasojë e rënies së zjarrit në këtë ndërtesë. Duke shfrytëzuar konspiracionin komunist, nazistët e përdorën atë si pretekst për të shtypur kundërshtarët e tyre. Për vënien e zjarrit u ekzekutua një nazist gjerman i quajtur Marius van der Lubbe. 1984 - Robert Penn Warren (1905-1989), fitues i çmimit Pulitzer, shpallet poet laureat i SHBA-së. Warren është i njohur për romanin historik “All the King's Men”, me temë guvernatorin populist të Louisianës, Huey Long. Warren është nderuar me çmimin Pulitzer edhe për poezitë e tij. "Një mënyrë për ta dashur Perëndinë", nga Robert Penn Warren (shqipërim, fragment) Këtu është hija e së vërtetës, vetëm hija është e vërtetë . Dhe linja që bymehet nga muzgu i Paqësorit Përkulet, dridhet, thyhet për të treguar çka duhet të dish. Çdo gjë duket refleks i diçkaje tjetër . Dhe ti mendon se asgjë nuk përsëritet; Kjo mund të jetë një rrugë për të dashur Perëndinë. 1997 – Papa Gjon Pali II kërcënohet me vdekje. Në një thirrje telefonike në zyrën e informacionit në Sarajevë, një zë mashkullor tha se “Papa Gjon Pali II do të vritet nëse do të guxojë të vijë në Sarajevë”. 1990 – Në udhëtimin e parë jashtë vendit të tij, Nelson Mandela arriti në Zambia menjëherë pas lirimit nga burgu në Afrikën Jugore ku ai vuajti dënimin me 27 vjet heqje lirie. 1998 – Eshtrat e carit Nikolla II dhe familjes së tij u varrosën në Shën Peterburg, 80 vjet pas ekzekutimit të tyre nga bolshevikët. Car Nikolla II, bashkëshortja dhe pesë fëmijët e tij

13 Violina i ka zbuluar një tjetër pasion brenda saj, siç është poezia. Aida shkruan, dhe ka mundur t’i bëjë dhe këngë vargjet e saj, të interpretuara po nga ajo. Ka kënduar disa këngë. Ajo është lirike në muzikë, ashtu siç mund të jetë një artiste që vjen nga muzika klasike. “Je zgjuar apo fle/këtë natë dua ta di/je vetëm apo shpirtrat e natës janë me ty…” thotë ajo te kënga “Zgjohu”. “Dhe pse fjalët sot janë lodhur/nën lëkurën time je/ku po shkon/dhe çfarë kërkon/dhe pse fjalët sot janë lodhur nën lëkurën time je…”, thotë ajo te kënga “Duart”. “Ne kemi krijuar një grup “Tamam tamam”, ku kompozojmë dhe interpretojmë këngë”, thotë ajo. Pjesë e grupit janë dhe Mirgen Hurba, Françeska Kraja, Arlinds Kraja, të cilët bëjnë edhe mbrëmje kushtuar muzikës në “Tirana ekspress” apo mundësi të tjera interpretimi. Pjesë e ditës së saj këto kohë është bërë dhe një vajzë me emrin Françeska, të cilës Aida i jep mësime violine. “Ajo është e pastrehë dhe bashkë me nënën e saj jetojnë pas Galerisë së Arteve. Por është e talentuar dhe besoj se do të eci në fushën e muzikës”, tregon Aida, duke dashur të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së tyre. Këto fjalë Aida i thotë në pushimin që zgjedh vetë, midis pjesëve, deri sa “duart nuk u ftohën”, për të vijuar rrugën në skenën e improvizuar prej saj, diku bri një peme, por këtë herë me muzikën e Çajkovskit…. “Nuk ka rëndësi ku interpreton, nëse do të luash muzikë bëje dhe në rrugë”, kjo moto që frymëzoi artin në vitet ‘70-‘80 duket se është rimarrë nga kjo artiste e re shqiptare, e cila do të mbajë gjallë atë pasion të cilit i ka kushtuar jetën, violinës. “Nuk është e lehtë, por është e bukur”, thotë ajo, e bindur se dikur tingujt që dalin prej duarve të saj, do të mbushin një sallë të mbushur me spektatorë. E deri atëherë Aida zgjedh rrugën për të mbajtur gjallë në deje marrëdhënien e saj me violinën.

së bashku me doktorin e familjes dhe tre shërbëtore u pushkatuan nga bolshevikët natën ndërmjet 16 dhe 17 korrikut 1918 në Jekaterinburg. 1999 – U krijua në Shën Petersburg, Partia e Theçeristëve. Qëllimi themelor i theçeristëve të Rusisë ishte “lufta për liberalizimin e iniciativës private dhe kufizim të influencës shtetërore me të gjitha mjetet parlamentare dhe joparlamentare”. Detyra do të quhet e kryer, “pasi standartet e jetesës në Rusi t’i afrohen atyre në Britaninë e Madhe gjatë kohës së Margaret Theçerit”. 2000Izraeli i ofroi palestinezëve një tjetër ofertë autoriteteve palestineze në përpjekje për të zgjidhur fazën e dytë të marrëveshjes, duke i ofruar më shumë territore në Hebron dhe Ramallah. 2001 - Talebanët shkatërrojnë dy statujat gjigante të Budës në Bamyan, Afganistan. 2002 – Digjen të gjallë në Indinë Perëndimore 57 persona, kur njerëz të paidentifikuar i vunë zjarrin një treni që mbartte aktivistë hindu, të cilët vinin nga një xhami e rrafshuar. Ndërmjet të vdekurve, 15 ishin fëmijë, 17 burra dhe 25 gra. Treni po transportonte aktivistët hindu, që ktheheshin nga qyteti verior i Ajodhias. 2004 - Presidenti maqedonas Boris Trajkovski gjen vdekjen në aksident ajror pranë Mostarit, Bosnje Herzegovinë. 2012 - Filmi “The Artist” fiton pesë çmime Oskar, dhe bëhet filmi i parë bardhë e zi, pa zë, që fiton këtë çmim që nga viti 1927. Ngjarja e filmit vendoset në Hollywood, mes viteve 1927 - 1932, dhe përqëndrohet në marrëdhëniet e një ylli të moshuar të filmit pa zë dhe të një aktoreje të re me perspektivë, ndërsa filmat "silent" (pa zë) dalin jashtë mode, duke u zëvendësuar nga filmat "talkies" (me zë). Në 27 Shkurt Republika Domenikane feston ditën e Panvarësisë

NË JU SHOHIM NËNA TË VËRTETA I Ne muajin mars data 7 dhe 8, mësueset dhe nënat kremto jnë festën e vet. Jemi të mahnitur nga ngjyrat e ylberit, në këtë ditë të ngrohtë nga rrezet e arta të diellit. Gëzohen mësueset dhe nënat si shumë herë tjera, në lulishte çelin lulet që na i sjell pranvera. Mësuese, dallëndyshe për ne shumë e shtrenjtë, tok me nënat tona, u paçim për jetë. REFRENI: (2 herë) Ne kopshtin e shkollës bilbili kur këndon, mësuesja bukuroshe ABC në na e mëson. Në qiellin e kaltër, shqipet në hare hedhin valle, urimet për mësueset dhe nënat rriten në dasmë të madhe. Dëshirat e fëmijëve vijnë nga zemra të sinqerta, andaj në ju shohim nëna të vërteta. (nëse këndohet si këngë, re freni përsëritet pas çdo strofe) II Mësuesja jonë e para na e fali dritën, ajo ne të gjithëve na e shtoi rriten. Ditën e parë në shkollë ajo na përqafoi lexim, shkrim e vjersha të bukura neve na mësoi. Erë shumë të këndshme na lëshon trëndafili, zemrat e nënave janë si ujë burimi. Tani e kuptojmë, na kanë rritur me mundime, deri në fund të jetës do t’ju falim nderime. III Gjëra të mira moj fisnike, ti na ke mësuar, me shume rreze dije na ke begatuar. Fort të adhurojmë ty moj më suesja jonë kreshnike, sepse sytë e fëmijëve në ty shohin një yll drite. Festojnë mësueset dhe nënat në këtë ditë madhështore, ne sot hedhim valle këndo jmë këngë gazmore. Prej fëmijëve lule të freskëta nga zemra urime, deri sa të jemi gjallë do ju mbajmë në kujtime. Xheladin Emini, Ohër


14

E n ig m a

e premte, 28 shkurt 2014

shpallje Në bazë të Rregullores për mënyrën e realizimit të ekskursioneve për nxënësit dhe aktivitete tjera të lira të nxënësve të SHF ,,Nikolla Vapcarov “-Shkup, drejtori i shkollës publikon.

SH P A LL J E

Për realizim të ekskursioneve për vitin shkollor 2013/2014 1. Ekskursion njëditor- muaji maj 1. Ekskursion dyditor –muaji maj 1. Mësim në natyre-muaji maj 5- 7 ditë Të gjithë ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë oferta të cilat do t’i përmbajnë të gjitha elementet dhe kushtet që janë të shënuara në Rregulloren për mënyrën e realizimit të ekskursioneve të nxënësve të ShF ,,Nikolla Vapcarov ‘’-Shkup Konkursi është i hapur 7 ditë, nga dita e publikimit të shpalljes. Dokumentacioni dorëzohet në shkollë të sekretari deri në ora 15,00h Tel. për kontakt 2622-675 Drejtor, Merita Koxhaxhiku Në bazë të nenit 17 alineja 1 nga Rregullorja për mënyrën e organizimit dhe realizimit të ekskurzioneve dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve të shkollave fillore Nr.10-4061/1 prej dt.01.11..2010 prej MASH-it, SHFK.Dituria fsh.Likovë, komuna e Likovës bënë

SH P A LL J E P U B L I K E Për mbledhjen e ofertave

SHFK.Dituria fsh.Likovë komuna e Likovës, organizon ekskurzione dhe aktivitete tjera të lira për nxënës për vitin shkollor 2013/2014 në pajtim me programin për aktivitetet e dhëna. Ftohen ofertuesit e interesuar të sjellin ofertat në bazë të dokumentacionit të cilin mund ta marrin në shkollë deri më dt.04.03.2014 çdo ditë pune prej orës 8.00-15,00. SHFK.Dituria fsh.Likovë Komuna e Likovës


Sport

e premte, 28 shkurt 2014

15

LIGA E KAMPIONËVE 1/8 E FINALES Chelsea është e vetmja skuadër angleze nga katër, rezultati i së cilës mund të konsiderohet pozitiv pas 90 minutave të para në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pasi barazoi 1:1 me Galatasarayn në Stamboll ose Mourinho pranoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë për atë që dy ekipet dhanë në fushën e lojës. “Në pjesën e parë ne shpërdoruam disa raste ndërsa në pjesën e dytë u arrit rezultati më i drejtë. Në pjesën e parë ne ishim ekipi më i mirë dhe duhet të kishim shënuar më shumë por në pjesën e dytë ata presuan më shumë dhe ne u mbrojtëm më shumë. Humbëm pak fuqi në sulm por në anën tjetër luajtëm mirë në mbrojtje. Pësuam një gol nga goditja e këndit, që është diçka e cila nuk më pëlqen si mua ashtu dhe lojtarëve të mi. Gjithsesi duhet ta pranojmë që në pjesën e dytë ata luajtën më mirë ndaj rezultati përfundimtar ishte më se i drejtë”, ka theksuar Mourinho. Ai shtoi se në këtë periudhë skuadra e tij nuk ka një marrëdhënie të mirë me golin duke mos shfrytëzuar të gjitha rastet që paraqiten: “Disa skuadra kanë tre raste gjatë gjithë ndeshjes dhe shënojnë tre herë, ne krijojmë pesë mundësi shënimi dhe vetëm një herë arrijmë të realizojmë. Kjo nuk është një kritikë për sulmuesit por e tillë është gjendja e skuadrës sonë për momentin. Ne arrijmë mirë deri në zonë por në pasimin e fundit, në goditjen përfundimtare duket sikur mungon diçka për të ‘vrarë’ kundërshtarin. Kjo është arsyeja që kemi lënë pikë në ndeshjet

Mourinho: Barazimi, rezultat i drejtë Vokrri plotë kërkesa për kryetarin Ahmeti

J

RONALDO: LUAJTËM SHUMË MIRË Cristiano Ronaldo, është i ngazëllyer që ka shfaqur paraqitje shumë të mirë bashkë me Balen dhe Benze man në sfidën ndaj Schalkes. Që të tri sulmuesit shënuan nga dy gola secili, teksa Huntelaar e realizoi një tjetër sa për të zvogëluar dhimbjen e vendasve. “Të tri prej nesh luajtëm shumë mirë në aspektin e shënimit të golave. Në përgjithësi, i gjithë ekipi, nga Casillas e deri te mbrojtësit e mesfushorët bëmë punë të mirë. “Ne kemi luajtur shumë ndeshje të mira këtë sezon dhe kjo ishte një tjetër prej tyre. Schalke nuk ishte në nivelin më të mirë. Ne jemi të kënaqur që tani jemi pranë rrethit tjetër”, ka deklaruar Ronaldo për Canal +. Takimi përfundoi 1:6 për spanjollët. e fundit në Ligën Premiere dhe gjithashtu dhe që nuk arritëm të bënim një rezultat tjetër në takimin me Galatasarayin. Gjithsesi dhe barazimi nuk është një rezultat për t’u hedhur poshtë”, ka nënvizuar portugezi. Nga ana tjetër, trajneri i Galatasarayt, Roberto Mancini,

ndjen se ekipi anglez, Chelsea, meritoi disfatën në ndeshjen e zhvilluar në Turk Telekom Arena. Ishte një paraqitje fantastike e Galatasarayt ajo që nuk u shpagua më shumë se vetëm me një barazim 1-1 dhe ish-trajneri i Interit ka shprehur zhgënjimin e tij me epilogun

e takimit. “Po, jami zhgënjyer sepse ne në pjesën e dytë kemi merituar të shënojmë së paku edhe një gol tjetër”.“1-1 është rezultat i mirë, ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Nuk duhet të kemi kaq respekt ndaj Chelseat në ndeshjen kthyese, ka deklaruar Mancini.

Barcelona kërkon Vidal, “rrëmben” edhe Halilovic Deklarata e Carlo Ancelottit, se nuk i intereson mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, nuk e qetëson shumë kampin bardhezi, pasi një tjetër skuadër e madhe e kampionatit spanjoll kërkon të bëjë të vetin kilianin. Sipas mediave italiane, Barcelona e ka vënë 26-vjeçarin në krye të listës së përforcimeve për sezonin e ardhshëm, sipas kërkesës së Tata Martinos. Trajneri blaugrana mësohet se ka patur një takim kohët e fundit me Drejtorin sportiv, Andoni Zubizareta dhe presidentin Josep Bartomeu, të cilëve u ka

kërkuar një mesfushor për të përmirësuar organikën. Martino e ka drejtuar gishtin nga Vidal, pasi është i impresionuar nga cilësitë e tij në të gjitha fazat e lojës. Por a është gati Barcelona për t’iu përgjigjur kërkesave të Juventusit për kartonin e futbollistit? Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, që është pranë klubit katalanas, shumë për të cilën drejtuesit bardhezi do ta kenë të vështirë të thonë “Jo” është 50 milionë Euro. Kaq shumë para do të mjaftonin për të “blinduar” Paul Pogba, që kërkohet nga skuadrat më të mëdha në EuNemanja Vidic është zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi serb ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 2.8 milionë Euro në sezon, shumë që mund të shkojë deri 3.3 milionë bashkë me bonuset. Drejtori i zonës teknike, Piero Ausilio ka fluturuar drejt Londrës për të mbyllur një marrëveshje të cilën presidenti Eric

ropë. Llogaritë janë të thjeshta për t’u bërë, por Agnelli mund të pranojë largimin e dyfishtë për një shifër që do shkonte 120 milionë Euro. Me kaq shumë para, Juvenusi mund të bëjë

Thohir e kishte përkufizuar 90% të kryer. Kishin mbetur për t’u diskutuar vetëm disa detaje të vogla, si dhe të drejtat e imazhit, por tashmë nuk ka më asnjë dyshim, gjigandi serb, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në përfundim të

frustruese për mua që të mos kem rastin për të kontribuar, por gjithmonë e respektoj trajnerin”. “Është trajneri ai që ka fjalën e fundit. Unë jam mjaft i edukuar që të di se nuk mund të jem mbi vendimet e trajnerit”. “Te Barcelona, ne të gjithë e dimë se asnjë prej nesh nuk është mbi trajnerin”, ka thënë Xavi.

kampionatit, nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën zikaltër. Por udhëtimi i Ausilios në Angli kishte qëllim të dyfishtë, pasi përveç se me Vidic ai është interesuar edhe për mbrojtësit e Arsenalit, Bacary Sagna. Edhe 31-vjeçari me prindër

se aktiviteti sportiv duhet të zhvillohet në kryeqytet. Në anën tjetër kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u premtoi drejtuesve të FFK-së, se do të trajtoj me seriozitetin më të madh kërkesat e FFKsë dhe shumë shpejt disa kërkesa edhe do të realizohen, citon epoka e re. “Unë do të jem gjithmonë në përkrahje të futbollit të Kosovës dhe në mendje kam të shënojmë në mënyrë simbolike edhe përvjetorin e inkuadrimit të klubit ‘Prishtina’ dhe brezit të artë në Ligën e parë. Për t’i falënderuar të gjithë për atë çfarë kanë bërë ata në atë kohë të vështirë”, ka thënë Ahmeti.

Jemi bërë për të ardhur keq Robin Van Persi kundërshton hapur taktikën sulmuese që përdor trajneri i Manchester United, David Moyes, pas zhgënjimit të radhës sezonal, këtë herë në sfidën e parë të 1/8 të Champions League ndaj Olympiakos. 30-vjeçari e pranon se “Djajtë e Kuq” po zhgënjejnë totalisht, një qëndrim aspak optimist, që jep pak shpresë për ringritjet e United. Jemi bërë për të ardhur keq. Jemi në një pizicion zhgënjyes në kampionat, jemi eliminuar nga kupat, ndërkohë që jemi shumë pranë eliminimit edhe në Champios League. Jemi shumë të zhgënjyer, ky sezon po shkon drejt dështimit të plotë. Sulmuesi holandez ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje me Manchester United këtë sezon, ndërkohë që formacioni i David Moyes ka vuajtur probleme të shumta për arsye dëmtimesh. 30-vjeçari ua hedh fajin shokëve të skuadrës, që sipas tij po ia vështirësojnë punën për të gjetur rrugën e rrjetës. Ndonjëherë mundohem shumë të gjej rrugë të tjera për të shënuar, por nën zonën ku

Interi firmos me Vidic, kërkohet dhe Sagna

Xavi i frustruar me rolin te Barca Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka shprehur frustrimin e tij me mungesën e minutazhit të tij së fundmi nën trajnerin Gerardo Martini. 34 vjeçari ka kompletuar nëntë nga 25 ndeshje në La Liga këtë sezon, pasi që më nuk është i pazëvëndësueshëm te klubi katalanas dhe ai thotë se nuk po e ka të lehtë në këtë rol të ri. “Është

ndryshime rrënjësore. Marota për momentin thjesht pret ofertat, më pas në bazë të situatave të krijuara, do të vendosë të bëjë atë që është më e mira për Juventusin. Ndërklohë mediat kroate sigurojnë se Barcelona ka arritur marrëveshjen në princip për të transferuar në “Camp Nou” talentin 17-vjeçar të Dinamos së Zagrebit Alen Halilovic, për të cilin është interesuar edhe Reali i Madridit. Duket se drejtuesit kanë nxituar për ta bërë të tyrin mesfushorin kroat,i cili pritet të veshë fanellën blaugrana në përfundim të sezonit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihun janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nga i cili kërkuan që të shikohet mundësia për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e selisë së FFK-së si dhe një lokacion për ndërtimin e një stadiumi të ri. Me këtë rast legjenda e futbollit kosovar poashtu kërkoi nga kryetari Ahmeti që të investohet edhe në stadiumin aktual të Prishtinës, të paktën për një periudhë afatmesme, në mënyrë që Kosova të ketë dy stadiume me kritere të FIFA-s dhe

senegalezë në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, kështu Interi kërkon të përfitojë nga ky fakt, për ta përforcuar grupin me një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. Gjithsesi vendimi përfundimtar i përket vetë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë

unë dëshiroj të luaj, janë edhe shokët e mi. Kjo ma bën edhe më të vështië punën. Kjo më detyron të ndryshoj taktikën time, që t’i përtshtatem lojës së skuadrës, duke luajtur jashtë zonës sime. Është për të ardhur keq. Ne luajmë ngadalë dhe për rrjedhojë krijojmë më pak. Mundohem të godas më shpejt, por kjo është e turpshme, sepse nuk kam shumë raste për të shënuar. Nëse me vjen një mundësi më duhet të shënoj patjetër.” Aktualisht Manchester United renditet në vendin e 6 në kuotën e 45 pikëve, 11 pikë më pak se Liverpool i vendit të katërt, që është në zonën Champions. mes qëndrimit në Premier League, apo eksperiencës në Serinë A me Interin. Propozimi për rinovimin me “Topçinjtë” është hedhur poshtë nga Sagna, por në skenë ka dalë Liverpooli dhe disa skuadra nga kampionati spanjoll. Interi mund të penalizohet në këtë garë vetëm nga fakti se nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Nuk kam asgjë për të sqaruar për moshën Sulmuesi i Chelsea-t, Samuel Eto’o ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat për fshehjen e moshës së tij, që morën dhenë pas publikimit të një bisede private të Mourinhos me një gazetar të “Canal Plus”, ku portugezi shprehej se nuk e dinte me siguri sesa vjeç ishte lojtari kamerunas. I pyetur për këtë çështje futbollisti, që ka fituar tre Champi-

ons në karrierën e tij deklaroi: “Nuk kam pse të sqaroj asgjë. Kam fituar me të gjitha skuadrat ku kam luajtur dhe kam qenë një lojtar vendimtar gjithmonë. Unë jam ai që jam dhe dua thjesht të ndihmoj Chelsean të fitojë trofe këtë sezon. Nuk kam pse të jap llogari për moshën time. Ata që kanë dyshime le të verifikojnë dokumentacionet”.


Sport

16

e premte, 28 shkurt 2014

Junior iu bashkua ekipit në stërvitje Ka përfunduar më në fund plotësimi i dokumetacionit për sulmuesin brazilian të Shkëndijës, Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’. Kryesia e Shkëndijës ka arritur që të kompletojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hyrje, qëndrim dhe

Adili: Të thyejmë akullin me Dritën Klubi futbollistik Shkupi ka vazhduar me përgatitje intensive për ndeshjen e të dielës kur dhe fillon sezoni pranverorë, ndërsa takimi i parë do të luhet kundër një ekipe shqiptare, Dritës së Bogovinës, e që cilësohet dhe derbi i javës. Përgatitjet e rregullta dhe përforcimet që ka marrë KF Shkupi, pa dyshim se skuadrën e fusin në mesin e ekipeve më të forta të Ligës së Dytë, mirëpo në skuadër ka edhe futbollistë të rinj, të cilët premtojnë një të ardhme të mirë. Një prej futbollistëve që premton shumë, pa dyshim se është dhe mbrojtësit qendror Mevlad Adili, i cili edhe në sezonin vjeshtor ishte shtyllë e pathyer e mbrojtjes shkupjane. Mevlani është shprehur shumë i kënaqur nga atmosfera që mbretëron në klub. “Kemi kaluar shumë mirë gjatë fazës së përgatitjeve dhe në klub po vazhdon të mbretërojë një atmosferë që nuk mundë ta përshkruaj. Ajo që është më e rëndësishme, se në skuadër nuk kemi pas lëndime sikurse që na përcollën në sezonin vjeshtor. Me padurim presim ndeshjen e parë të së dielës dhe me një fitore eventuale do të tregojmë se meritojmë të jemi në kreun e tabelës dhe më në fund të thyejmë akullin me fitore edhe jashtë fushës

punësim të Juniorit në Maqedoni, kështu që ai nuk ka kurfarë problemi për të vazhduar punën me ekipin ‘kuqezi’. Procedura ka qenë pak sa e komplikuar dhe ka kërkuar shumë energji, mirëpo gjithçka është mbyllur si duhet falë angazhimit maksi-

Ndeshjet: Lokomotiva – Te teksi Rrufeja M – Vrap çishti Zajazi – Boreci Kozhufi – Sileks i Drita – Shkupi 11 Oktomvri – M axhari Skopje Pobeda Junior Tiverija Novaci sonë”, është shprehur për faqen zyrtare të klubit Adili, i cili ka shtuar se skuadra është edhe më kompakte pasi janë bashkuar futbollistë me përvojë, si janë Suat Zendeli, Muharrem Bajrami, Ardian Nuhiu, Floren Osmani dhe të tjerët. “Besoj se skuadra ka bërë përforcime shumë të qëlluara, janë futbollistë që kanë përvojë shumë të madhe e nga të cilët po mësojmë edhe ne. Unë them publikisht se kam nderin që luaj me emra të tillë në një ekip siç është KF Shkupi”, ka përfunduar deklaratën e tij Adili. Stafi i trajnerëve të KF Shkupi të martën i kishte lënë të lirë futbollistët, të cilët kanë vazhduar punën të mërkurën për të qenë gati për ndeshjen e të dielës kur në Bogovinë do të luajnë ndeshjen e parë e sezonit pranveror. Futbollistët e Shkupit do të jenë përballë ish-trajnerit të tyre Nexhat Shabani, i cili e udhëhoqi skuadrën deri në mbyllje të sezonit. Ndeshja Drita – Shkupi luhet në stadiumin e Bogovinës me fillim në orën 14:00. (A.S.)

dosur nëse do të vazhdojë karrierën në kategori gjysmëvelter apo në atë të lehtë. “Së pari po synoj të shënoj fitore në sfidën e radhës, e më pas të shohim”, ka thënë Tatli. Tatli në renditjen e versionit EBU aktualisht është i treti në kategorinë e lehtë, derisa në renditjen botërore të versionit WBA mban pozitën e 12-të.

“Shqiponja e Shipkovicës” kundër kampiones së botës

“Pas triumfit tim ndaj nënkampiones së Evropës, Maike Wittekind, të dielën do të kem edhe një sprovë të vërtet në kampionatin e Gjermanisë, pasi prit të ndeshem ndaj kampiones së Evropës, rumunen e natyralizuar Patrycia Szekely. Ky ballafaqim por edhe gara në përgjithësi për mua është shumë e rëndësishme dhe po premtoj se do jap maksimumin të arrij rezultat pozitiv”, tha Blerina Seferi hqiponja e Shipkovicës”, pritet që të godet sërish të dielën kur do të paraqitet në kampionatin e Gjermanisë (U18), aktivitet ky që do të zhvillohet në Herne afër Dortmundit. Kjo garë nga tani është përfol shumë, madje edhe në mediat e Hamburgut sepse pritet një ballafaqim direkt në 48 kg në mes kampiones së Gjermanisë, Blerin Seferi dhe kampiones së botës Patrycia Szekely (U18). Të dy garueset po tregojnë se janë në formë të mirë dhe kjo po vërehet edhe nga paraqitjet e tyre të fundit ku nuk dinë për humbje. Ajo që duhet cekur është se Seferi do jetë garuesja me moshë më të vogël në këtë aktivitet. “Pas triumfit tim ndaj nënkampiones së Evropës, Maike Wittekind, të dielën do të kem edhe një sprovë të vërtet në kampi-

“S

onatin e Gjermanisë, pasi prit të ndeshem ndaj kampiones së botës, rumunen e natyralizuar Patrycia Szekely. Ky ballafaqim por edhe gara në përgjithësi për mua është shumë e rëndësishme

dhe po premtoj se do jap maksimumin të arrij rezultat pozitiv”, deklaroi për gazetën “Zhurnal Plus”, Blerina Seferi. Ndryshe, Seferi për këtë kampionat ka punuar me dy trajner e saj, atë të

Të shtunën hapen perdet e kampionatit Të dielën edhe zyrtarisht do të fillon sezoni pranveror në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ku edhe garojnë tre ekipe shqiptare. Shkëndija në merakaton dimërore ka sjellë në radhët e veta numër të konsiderueshëm të futbollistëve cilësore ndaj në taborin e këtij klubi e gjithë vëmendja është orientuar kah takimi i të dielës me Makedonija Gj.P. Përgatitjet cilësore dhe paraqitjet e mira në ndeshjet kontrolluese japin optimizëm për pranverë të suksesshme dhe për këtë me rëndësi të madhe do të jetë starti i fuqishëm. Nga ana tjetër, skuadra e Renovës ishte e para e cila startoi me përgatitje që do të thotë se pas vetes ka 50 ditë përgatitje , ka edhe disa ndeshje kontrollues e dhe tani trajneri

Papës 'fanellë 50 centëshe' Ndoshta ka të bëjë me rivalitetin mes brazilianëve dhe argjentinasve. Ose, ndoshta thjesht një keqkuptim, apo ndonjë gabim i ndonjë gazetari amerikano-jugor që ka sjellë lajmin. Fakti është që, sipas prestigjiozes “O’Globo”, gjatë vizitës private të presidentit të Brazilit, Dilma Rusef dhe Papa Françeskos në Vatikan, fanela e Kombëtares së “Seleçaos”, pra

ndihmuan në realizimin e suksesshëm të kësaj procedure. Menjëherë pasi është kompletuar dokumentacioni, Junior ka udhëtuar drejt Tetovës dhe do të jetë i pranishëm në stërvitjen e sotme të ekipit në orën 15:00 në stadiumin në Reçicë të Madhe. Ndryshe me

TË DIELËN ZHVILLOHET KAMPIONATI I GJERMANISË

“Princi” kosovar kërkon titullin e EBU së Boksieri kosovar, Edis Tatli, në prill pritet të luftojë për titullin EBU në kategorinë gjysmëvelter në Finlandë, ndërsa do të sfidojë pronarin e këtij titulli, italianin Michele Di Rocco.“Marrëveshja ende nuk është nënshkruar, mirëpo nëse shkojnë gjërat si duhet, atëherë pritet të luftoj me Di Roccon për titullin EBU në prill. Jam përgatitur mjaft mirë dhe ka ende mjaft kohë deri tek ajo përballje që të përgatitem edhe më mirë. Këtë vit synoj të luftoj për tituj të mëdhenj”, ka thënë Tatli. Tatli, që mban nofkën “Princi”, është duke bërë karrierë në Finlandë, ndërsa deri më tash ka shënuar 22 fitore nga po aq meçe, gjashtë prej tyre me nokaut. Ai deri më tash ka boksuar në kategorinë e lehtë. Fitoren e fundit e shënoi më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur e mposhti ish-kampionin e botës, jug-afrikanin Mzonke Fana. Tatli aktualisht është pronar i titullit WBA Inter-Continental, ndërsa më herët kishte fituar edhe titullin EBU-EU. Tatli ende nuk ka ven-

mal të personave përgjegjës, mirëkuptimit të organeve kompetente , si dhe ndihmës së madhe të miqve të klubit anekënd vendit. Drejtuesit e klubit shfrytëzojnë këtë mundësi për të falemenderuar publikisht të gjithë organet shtetërore që morën pjesë dhe

futbollistët tjerë gjithçka është në rregull, të gjithë kaluan me sukses testet e nevojshme dhe janë duke punuar maksimalisht në pritje të ndeshjes së parë me Makedonija Gj.P. të dielën në Tetovë. Ekipi të enjten kishte ushtruar në Reçicë, ndërsa të premten do të stërvitet në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:30. (A.S.)

Ndeshjet: ilku Gostivari – Eurom teri Rabotniçki – Pelis va Metalurgu – Reno rdari Napredoku – Va rnova Bregallnica – Tu edonija Gj.P. Shkëndija – Mak

Qatip Osmani ka një pasqyrë të qartë se ai përket formacionit që do të banë barrën më të madhe në pjesën e dytë të kampionatit ku vendoset çdo gjë . Nga Renova u larguan disa futbollist titullar në radhë të parë portieri

klubit HT16 dhe seleksionuesin e Hamburgut. Pas këtij aktivitet “Shqiponjën e Shipkovicës” do e presin edhe disa aktivitet të rëndësishme, ndër to kampionati ballkanik dhe ai evropian. (A.S.) Suad Zejneli, Ersen Sali dhe Sashko Ristov, por ata u zëvendësuan me Xhihan Seferin, Flamur Tairin dhe disa futbollist nga ekipi i juniorëve. Ndeshja kundër Metalurgut në Autokomand të shtunë do të dëshmon sa në të vitet ekipi që e drejton Qatip Osmani është e përgatitur për sfidat që e presin. Ekipi i Gostivarit në pjesën vjeshtore për shkak të mos përvojës së duhur humbi shumë pikë në terren vendas dhe tani mbetet vetëm që skuadra që do të luanë me një ekip të kombinuar të futbollistëve me përvojë dhe atyre nga shkolla e futbollit të bëjnë ndoshta një mrekulli që do të befasonte të gjithë, por kjo mbetet vetëm dëshirë . Ndeshjet e Ligës së parë zhvillohen të shtunë me fillim në orën 14:00, pos ndeshjes Shkëndija – Makedonija Gj.P që zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00.

United, 68 milionë euro humbje ajo e artë, ishte falso. Po, një imitim, një model as zyrtar dhe as original: sipas gazetës, “nr.10” i firmosur nga Pele në fakt ishte blerë tek shitësit ambulantë. Por edhe topi i marrë nga Bergolho me autografin e Ronaldos, nuk ishte një “Brazuca”, modeli i zgjedhur për Botërorin, por një tjetër. Pra, duke e parë kështu, një tallje e vërtetë.

Bilanci katastrofik i ekipit anglez Manchester Uniterdit në këtë sezon nën drejtimin e David Moyesit pasqyrohet edhe nga shifrat. Jashtë garës për kampionatin, jashtë Kupës së Mbretëreshës, jashtë Kupës së Ligës, jashtë garës për një vend të katërt në kampionat dhe tani me një këmbë

jashtë Champions League, më keq nuk kishte ku të shkonte për Moyesin. Dhe e gjithë kjo katastrofë reflektohet edhe në financat e klubit. Kështu United rrezikon një humbje prej gati 70 milionë euro, pikërisht si pasojë e këtij sezoni shumë të vështirë dhe tërësisht të dështuar.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.