Zhurnal plus #662

Page 1

Moti min.

-1

max.

VITI 3 | Nr. 662 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

10

E SHTUNË-E DIEL, 28-29 DHJETOR 2013

Vendkalimi përurohet pa shqipen!

Shumë ligje kalojnë ekspres

Merr ose lër, ishte zgjedhja që m’u ofrua

Por, gjatë përurimit të pjesës së rindërtuar të vendkalimit kufitar Bllacë mund të shiheshin vetëm tabela informuese në gjuhën maqedonase dhe atë angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe FQ.3

Nga shumica parlamentare vlerësojnë se Parlamenti vazhdon të punojë në interes të qytetarëve në të gjitha sferat dhe është duke sjellë më tepër ligj se kurdoherë më parë

Merr ose lër - kjo ka qenë “oferta” për dy ligjet e medias që faktori ndërkombëtar i ka bërë kreut të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani

FQ.2

FQ.5

FQ.3

SPECIALE

FQ.4

Irlandezët bëhen sërish popull emigrantësh FQ.12

FQ.5


K r o n ik ë

2 KOSOVË

e shtunë, 28 dhjetor 2013

BOTË

Izolimi nga BE, padrejtësi ndaj Kosovës

NgaBrendia

Ndër sfidat më të mëdha, mbetet integrimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për këtë të fundit, Thaçi ka qenë më i ashpër, duke vlerësuar se me një politikë jo të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës, BE e ka izoluar të drejtën e tyre në lëvizjen e lirë FQ.10

www.zhurnal.mk

Tajlanda përfshihet nga protestat e dhunshme Një polic është vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat. Gjithsej 97 njerëz janë dërguar në spital, në mesin e tyre 25 policë, raporton agjencia Reuters

FQ.11

LIGJET TË CILËT KALOJNË ME PROCEDURË TË SHKURTUAR

Shumë ligje kalojnë ekspres Nga shumica parlamentare vlerësojnë se Parlamenti vazhdon të punojë në interes të qytetarëve në të gjitha sferat dhe është duke sjellë më tepër ligj se kurdoherë më parë. Sipas opozitës, madje Parlamenti në vend të jetë zemra e demokracisë, shndërrohet në kryerës së urdhrit të partive qeveritare Mefail ISMAILI pozita në vend vazhdon të mbetet e shqetësuar lidhur me numrin e ligjeve të cilat pushteti po i kalon me procedurë të shkurtër në Parlament, por nga shumica parlamentare vlerësojnë se Parlamenti vazhdon të punojë në interes të qytetarëve në të gjitha sferat dhe është duke sjellë më tepër ligj se kurdoherë më parë. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Nexhati Jakupi thotë se numri më i madh i ligjeve të cilat kanë hyrë në Parlament me procedurë të përshpejtuar ose të shkurtër, kanë qenë për ndërhyrje të vogla në ato ligje, ku nuk është ndryshuar tërësisht ligji, as edhe ndonjë ndryshim përmbajtësor, por vetëm është bërë ndërhyrje për ndonjë ndryshim teknik të ligjit. “Mendoj se për ndërhyrje teknike, siç po bëhen në numrin më të madh të ligjeve të cilat kanë hyrë deri më tani në procedurë të shkurtuar, nuk është mirë që Parlamenti të humbë shumë kohë, përveç se ato ndryshime t’i diskutojë me procedurë të shkurtuar, pasi që, nëse marrim parasysh obligimet tjera të cilat gjatë gjithë vitit deputeti dhe Parlamenti i ka, atëherë nuk do të mund të arrihet të punohet në ligje ose analiza të cilat me të vërtet kërkojnë më shumë kohë dhe analiza. Vlerësoj se çdo ndërhyrje në ligjet e deritashme të sjella me procedurë të shkurtër, gjithmonë ka shkuar në favor të qytetarëve në atë sferë për të cilin ligji flet, dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë, duke qenë gjithmonë të hapur që të kemi bashkëpunim konstruktiv dhe korrekt edhe me opozitën”, ka vlerësuar deputeti i BDI-së,

O

Brenda këtij viti ne si pushtet vendor i Dibrës realizuam shumë projekte në sferën e infrastrukturës dhe shumë aktivietet kulturore dhe sportive. Ky ishte vit tejet i suksesshëm ku u realizuan dhe pas shumë dekadash në bashkëpunim me OJQ-të edhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për banorët e Komunës së Dibrës. Këtë në një takim me gazetarët e bëri të ditir Ruzhdi Lata në mesazhin e këtij fundviti. Lata tha se gjatë vitit të ardhshëm pret që përfundimisht të përfundojë realizmi i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit që shqiptarët ta fitojnë statusin që u takon. Ai gjithashtu shprehu

PARLAMENTI S’DUHET TË HUMB KOHË “Mendoj se për ndërhyrje teknike, siç po bëhen në numrin më të madh të ligjeve të cilat kanë hyrë deri më tani në procedurë të shkurtuar, nuk është mirë që Parla menti të humbë shumë kohë, përveç se ato ndryshime t’i diskutojë me procedurë të shkurtuar, pasi që, nëse marrim parasysh obligimet tjera të cilat gjatë gjithë vitit deputeti dhe Parlamenti i ka...”, tha Nexhati Jakupi nga BDI. PARLAMENTI, MAKINERI VOTUESE “Në vend Parlamenti të jetë zemra e demokracisë, shndërrohet në kryerës së urdhrit të partive qeveritare, Qeverisë, shumicës qeveritare dhe me këtë e qarkullon mundësinë që me diskutime të përmirësohen vendimet ligjore. Numri i madh i lig jeve të sjella me shpejtësi vetëm tregon se qeveria ka mendim të ulët dhe nënç mues për Parlamentin dhe mendojnë se Parlamenti është thjeshtë një grup njerëzish, makineri votuese”, tha Andrej Petrov nga LSDM. KUSH PUNON GABON “Ky është fryt i reformave të mëdha që ndodhin në të gjitha segmentet në shoqërinë tonë por edhe në sistemin tonë. Nga ky aspekt me siguri ndodhin lëshime të cak tuara, gabime, lëshime teknike e kështu me radhë. Kush punon gabon, nuk ka as deputet të përsosur, as Qeveri të përsosur...”, tha Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

Nexhati Jakupi. Ndërsa, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, nënvizon se në parim Parlamenti në këto vitet e fundit sjellë më shumë ligje në numër, se kurdo qoftë deri më tani. Kjo, sipas tij,”do të thotë se volumi i punës së Parlamentit është rritur shumë, si në kuptimin kuantitativ por edhe në kuptim kualitativ. “Ky është fryt i reformave të mëdha që ndodhin në të gjitha segmentet në shoqërinë tonë por edhe në sistemin tonë. Nga ky aspekt me siguri ndodhin lëshime të caktuara, gabime, lëshime teknike e kështu me radhë. Kush punon gabon, nuk ka as deputet të përsosur, as Qeveri të përsosur...”, tha ai. Por, duke folur drejtpërdrejt për menyrën e sjelljes me procedurë të shkurtuar, Dimovski mendon se numri i ligjeve që kalojnë me procedurë të përshpejtuar nuk është aq i madh dhe pjesë e madhe e atyre ligjeve janë me ndryshime të vogla. “Pjesë e madhe e atyre ndryshimeve janë ndryshim i ndonjë ligji i cili tashmë është sjellë dhe atë në një nen, dy nene ose maksimum në tre nene. Këtu duhet të matet edhe dobia e punës në Parlament. Ne mundemi për gjithçka të zgjasim nga katër muaj debat, por nëse ndryshojmë vetëm një nen i cili në parim nuk ndryshon edhe ndonjë punë esenciale, atëherë edhe dobia është më e mirë për Parlamentin mos e zgjasim katër muaj, por të veprojmë ashtu siç është efikase. Edhe në procedurë të shkurtër, deputetët mund të diskutojnë, mund të debatojnë, të dorëzojnë amendamente, por gjithë kjo është me afate të shkurtra”, deklaron deputeti Dimovski i cili shton se, “në fund të fundit, nëse keni diçka përmbajtësore për të thënë, nëse keni pesë minuta apo 50 minuta,

Shpreson në realizimin e MO së dëshirën që në vitin 2014, Maqedonia të pagëzohet me emrin me të cilin do ta pranojë edhe Evropa…Në projektet e realizuara të tij ai përmendi se në qytet janë pllakëzuar shumë rrugë dhe rrugica të cilat me vite u sjellnin vështirësi dibranëve. “Kemi bërë pllakëzimin e më shumë se 21 mijë metra katrorë të rrugëve. Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me banorët të atyre lagjeve të cilët kanë kryer punimet kurse bekaton pllakat dhe rërën i ka siguruar pushteti vendor. Është kryer

ndërtimi i disa objekteve shkollore në venbanimet rurale. Njëkohësisht janë ndërtuar edhe terrene sportive në disa lagje të qytetit dhe është bërë asfaltimi i disa rrugëve lokale”, tha kryetari i Dibrës Lata. “Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe donatorët e jashtëm pas shumë dekadave ka përfunduar sanimi dhe asfaltimi i rrugës Dibër- Strugë, në punë e sipër është edhe rikonstruimi i Urës së Radikës, e cila është një ndër urat më të gjata në Maqedoni dhe e cila është amortizuar së tepërmi

pasi është ndërtuar në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar. Mjetet për këtë aktivietet kapin shumën prej mbi 1 milion euro. Kanë filluar aktivitete për kontrollin digjital të rrjetit të ujësjellësit, dhe gjatë vitit që e lamë pas dukshëm është përmirësuar situata me furnizimin me ujë. Pushteti vendor ka arritur sukses të madh edhe në urbanizimin e lokacioneve në qytet dhe periferi. Është miratuar plani detal urbanisitik për ndërtimin e disa banesave kolektive dhe shtëpive individuale për banim.

Poashtu janë duke përfunduar aktivitetet urbanistike për ndërtimin e objekteve të ndyshme hotelierike në bregun e Liqenit të Dibrës. Projekt tejet domethënës është edhe rregullimi i rrugës të Liqenit, për çka janë siguruar mbi 230 mijë euro. Suksese të mëdha janë arritur edhe në legalizmin e objekteve të banimit”, deklaroi

përsëri do të keni kohë ta thoni. Madje, sipas deputetit të LSDMsë, Andrej Petrov, Maqedonia në shumë gjëra dëshmoi se nuk reziston në sfidën që t’i qarkullojë rrugët demokratike. “Kryesisht në esencë demokracia është e drejtë e të menduarit edhe të qytetarëve edhe të politikanëve dhe respektim i procedurave. Secili që dëshiron të jetë demokrat, patjetër të mbajë llogari për respektimin e procedurave. Në Parlament praktika për ligje të shpejta edhe pse disa herë është kritikuar nga Bashkimi Evropian (BE), ishte pjesë edhe e një raporti të veçantë ku pikërisht kjo ishte ilustruar se nuk është mirë për demokracinë. Kështu që në vend Parlamenti të jetë zemra e demokracisë, shndërrohet në kryerës së urdhrit të partive qeveritare, Qeverisë, shumicës qeveritare dhe me këtë e qarkullon mundësinë që me diskutime të përmirësohen vendimet ligjore. Numri i madh i ligjeve të sjella me shpejtësi vetëm tregon se qeveria ka mendim të ulët dhe nënçmues për Parlamentin dhe mendojnë se Parlamenti është thjeshtë një grup njerëzish, makineri votuese e cila mund të ngre dorën për gjithçka, të kalojë, ndërsa përsëri ideologët dhe kreatorët e saj rrinë në Qeveri”, tha Petrov. Naxhi Xhelili na RDK mendon se është një tiranizim i imponuar nga qeveria, nga kjo mazhorancë, përveç së cilës mundohen të bëjnë presion nga opozita, mirëpo nga ana tjetër gjithë këtë çmim të këtyre ligjeve pa u analizuar, pa u konsultuar siç duhet e paguajnë në fund qytetarët. “Duke dashur ti ikin transparencës, duke dashur t’u ikin debateve dhe argumenteve që të shtrojmë si opozitë veprojnë në këtë mënyrë. Kjo flet definitivisht për mënyrën totalitare apo diktatoriale të kësaj Qeverie përfshirë këtu edhe partnerin e koalicionit shqiptar, i cili për fat të keq asnjëherë nuk bën analiza të mirëfillta se cilat janë efektet negative të këtyre ligjeve të cilat i propozon Qeveria. Për shkak se ata asnjëherë nuk i analizojnë paraprakisht se çka hupoim ose çka fitojmë ne si shqiptarë përmes këtyre ligjeve”, ka thënë Xhelili. Lata. Ai tha se gjatë këtij viti në asnjë moment komuna nuk pati xhirollogari të bllokuar edhe pse siç tha, “ kemi patur obligime ndaj disa ndërmarjeve të cilët kanë kryer punime”. “Dibra në mënyrë të denjtë festoi 28 Nëntorin duke realizuar aktiviete të shumta. Me këtë dëshmoi se vazhdon të japë kontribut të madh në shënimin e festave kombëtare. I thamë Jo me argumente projektit anti dibran dhe anti shqiptar lidhur me ndërtimin e HC në Fushë të Llukovës me të cilin Qeveria dhe ELEM-i duan ta devijojnë një pjesë të ujërave të Lumit Radikë dhe ta çojnë në drejtim të Lumit Vardar”, tha ai. (R.T.)


K r o n ik ë

e shtunë, 28 dhjetor 2013

3

A DO TË RIKTHEHET NË SKENËN POLITIKE ISH LIDERI I DR së

S’ka vend për Imer Selmanin?! Është duke u përfolur mundësia që ish-zëvendëskryeministri Imer Selmani të rikthehet në skenën politike me një subjekt të ri politik ose në ndonjë formë tjetër. Por, Selmani ka thënë se për rikthimin e tij do të merret parasysh vullneti i qytetarëve, ashtu siç respektoi këtë vullnet kur u largua pasi që partia e tij DR, nuk arriti që të ketë sukses në zgjedhje. Analistët mendojnë se rikthimi i Selmanit do të ishte i vështirë, në rrethanat aktuale politike

pasur edhe zëra për rikthimin e Selmanit në krye Demokracisë së Re. Këto thirrje u patën forcuar muajin e kaluar kur një pjesë e drejtuesve të partisë kishte vendosur të shkarkojnë nga posti i kryetarit Kastriot Haxhirexhën. Është thënë se rikthimi i Selmanit mund të bëhet gjatë Kongresit të DR-së. Në anën tjetër, në media është spekuluar se Imer Selmani do të mund të bashkëpunojë me subjekte tjera politike, sidomos me Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK). Në këtë rast është përmendur afërsia e supozuar e Selmanit me kreun e RDK-së, Rufi Osmani. Në anën tjetër, analisti politik Alajdin Demiri thekson se nuk është problem personaliteti i cili merr iniciativë për një subjekt të ri. E rëndësishme është atmosfera politike. "Nuk ka atmosferë të mirë. Imer Selmani ka qenë një kohë të gjatë në skenën politike por u nda i pakënaqur. E bëri partinë si rezultat i pakënaqësisë, por nuk ofroi një variant që do të ishte i pranuar për zgjedhësit. Funksionoi vetëm me deputetët e PDSH-së dhe kur nuk arriti që të votojë deputetë me partinë e vet. Nuk dua ta nënçmoj ose ta

mbiçmoj Selmanin, i cili është një personalitet, mirëpo situata politike është e kundërt", ka thënë Demiri, për "Zhurnal plus". Sipas tij, megjithatë në bazë të mënyrës se si funksionojnë partitë aktuale politike dhe rezultatet e tyre është e nevojshme për një ide të re politike. "Por, praktika tregon diçka tjetër. Fraksionet dhe njerëzit që u larguan nga njëra ose tjetra parti shfaqen pakënaqësitë, por kjo nuk i dëmtoi partitë prej të cilave ikën. Formimi i partive të reja, e fundit ishte Rilindja Demokratike Kombëtare, dëshmon se hapësira aktuale politike nuk është e gatshme në një iniciativë të re, edhe pse është domosdoshmëri", ka thënë Demiri. Sipas tij, është interesante se partitë aktuale gjithë kohën nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por bashkohen vetëm kur është puna për të mos lënë të ngritet një parti e re. Hapësira politike është e uzurpuar. Në anën tjetër, analisti politik Ismet Ramadani mendon se partitë e reja duhet të kenë shansin, por nuk beson se do të ketë iniciative autentike si parti politike. "Ato do të tentojnë para zgjedhjeve të koketojnë me njërën prej partive më të mëdha. Në atë koketim do të humbin edhe subjektivitetin e tyre”, thekson Ramadani. Imer Selmani u tërhoq nga DR dhe skena politike gjatë zgjedhjeve të 2011-ës ku partia e tij pësoi fiasko të rëndë, duke mos marrë asnjë deputet të vetëm. DR në zgjedhjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, ndërsa Selmani ishte asokohe kryetari i dytë i një partie që dha dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, pas Jovan Manasievskit të Partisë Liberal Demokrate (PLD). Nga kandidatët e kësaj partie më afër fitores së mandatit ishte atëbotë bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 Basri Bajrami, mirëpo mbi shtatë mijë votat e fituara megjithatë nuk kishin mjaftuar që ai të bëhet deputet. Dhe, pas asaj disfate të rëndë, sa do të ishte reale të kthehet Imer Selmani mbetet të gjykohet.

thënë se tabelat në shqip do të vendosen, por ai refuzoi të përgjigjej për anashkalimin e tyre, në fillim, ashtu siç parashikon Kushtetuta. “Atje ku kemi arritur, po i vendosim, por do t’i bëjmë dhe të

tjerat!”, ka thënë drejtori i Doganave Vanço Kargov. Ndërkohë, Drejtorja e bankës Botërore-Maqedoni, Tatjana Proskurjakova tha ser ky vendkalim kufitar ka një rëndësi të madhe për Maqedoninë dhe Kosovën, vende këto partnere. “Përmes Bllacës, në vit kalon mall në vlerë prej 330 milion eurosh, si dhe 2 milion udhëtarë. Ky bashkëpunim është kyç për vendet e punës, rritjen ekonomike dhe përparimin afatgjatë të të dy shteteve”, tha ajo.

Agim FAZLIU a vazhdimisht zëra që thonë se skenës politike në vend i duhet një iniciativë e re politike, qoftë edhe me personalitete që për arsye të caktuara janë larguar nga skena. Në këtë aspekt, përmendet mundësia që ish-zëvendëskryeministri Imer Selmani të rikthehet në politikë me një subjekt të ri politik ose në ndonjë formë tjetër. Vet Imer Selmani ka thënë për "Zhurnal plus", se që moti spekulohet për një grup biznesmenësh, liderë të organizatave joqeveritare që kanë një koncept për një parti të re politike. "Por, unë nuk jam pjesë e një skenari të tillë në asnjërin variant. Nuk mund që më tepër të komentoj për këtë çështje", ka thënë ai. Selmani ka qenë aktiv në skenën politike si kryetar i partisë Demokracia e Re (DR), por më pas është tërhequr pasi që partia nuk arriti që të fitojë ndonjë mandat deputeti. Gjithashtu, ai ka qenë edhe kandidat për president të shtetit. Ndërkohë, për rikthimin në skenën politike, Selmani ka thënë se ka shumë zëra dhe spekulime, shpeshherë edhe për interesa të qarqeve të ndryshme, por edhe të miqve e dashamirëve. "Unë nuk e kam marrë ende një vendim të tillë dhe mendoj se në një kohë të shkurtër nuk e kam ndërmend ta bëj", ka sqaruar Selmani. Ndërsa, në një intervistë të mëhershme për media, Selmani ka deklaruar se vendimi për kthim apo jo në politikë është në duar e qytetarëve të vendit. "Në kohën kur isha kryetar komune, në postin e ministrit të Shëndetësisë, por edhe në postin e zv/kryeministrit kam qenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Edhe kur themeluam Demokracinë e Re jemi munduar të ofrojmë një alternativë të re për qytetarët. Dhe në momentin kur qytetarët i thanë jo kësaj alternative dhe programit partiak, unë u largova. Nëse dëshirojnë qytetarët që unë të largohem këtë e bëjë, por edhe nëse dëshirojnë ato që unë të kthehem këtë do ta bëjë, edhe pse akoma nuk kam marrë një vendim të tillë", ka thënë Selami, në një intervistë për sq.kurir.mk. Ndërkohë, ka

K

Qarkullim të rritur të njerëzve dhe mallrave dhe efikasitet në punën e shërbimeve kufitare do të mundësojë vendkalimi kufitar i rikonstruuar i Bllacës, i cili u përurua dje. Me rikonstruktimin e realizuar me ndihmën financiare të Bankës Botërore, në vlerë 1,8 milion euro, është rritur numri i korsive të trafikut nga dy në katër për hyrje dhe prej dy në tre për dalje. I pranishëm në këtë solemnitet ka qenë edhe zv/ministri i Financave, Ardian Xheladini. "Pasqyrën e

EDHE SELMANI E KA VËSHTIRË TË RIKTHEHET "Nuk ka atmosferë të mirë. Imer Selmani ka qenë një kohë të gjatë në skenën poli tike por u nda i pakënaqur. E bëri partinë si rezultat i pakënaqësisë, por nuk ofroi një variant që do të ishte i pranuar për zgjedhësit. Funksionoi vetëm me deputetët e PDSH së dhe kur nuk arriti që të votojë deputetë me partinë e vet. Nuk dua ta nënçmoj ose ta mbiçmoj Selmanin, i cili është një personalitet, mirëpo situata politike është e kundërt", ka thënë Alajdin Demiri. TASH PËR TASH NUK KTHEHEM NË POLITIKË "Që moti spekulohet për një grup biznesmenësh, liderë të organizatave joqever itare që kanë një koncept për një parti të re politike. Por, unë nuk jam pjesë e një skenari të tillë në asnjërin variant. Unë nuk e kam marrë ende një vendim të tillë dhe mendoj se në një kohë të shkurtër nuk e kam ndërmend ta bëj", ka sqaruar Imer Selmani. FIASKOJA E 2011 tës? Imer Selmani u tërhoq nga DR dhe skena politike gjatë zgjedhjeve të 2011 ës ku par tia e tij pësoi fiasko të rëndë, duke mos marrë asnjë deputet të vetëm. DR në zgjed hjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, ndërsa Selmani ishte asokohe kryetari i dytë i një partie që dha dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, pas Jovan Manasievskit të Partisë Liberal Demokrate (PLD). Nga kandi datët e kësaj partie më afër fitores së mandatit ishte atëbotë bartësi i listës në njës inë zgjedhore numër 2 Basri Bajrami, mirëpo mbi shtatë mijë votat e fituara megjithatë nuk kishin mjaftuar që ai të bëhet deputet. Dhe, pas asaj disfate të rëndë, sa do të ishte reale të kthehet Imer Selmani mbetet të gjykohet.

Vendkalimi përurohet pa shqipen! parë të cilën e marrim për një vend është vendkalimi kufitar", theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski. Sipas tij, rregullimi i institucioneve kufitare dhe i funksionalitetit të tyre tregojnë shumë për atë se si funksionojnë institucionet në vendin në të cilin udhëtoni. "Për MPB-në dhe për

policinë kufitare është e rëndësishme që vendkalimi kufitar i modernizuar do të ketë ndikim të fuqishëm edhe mbi rritjen e cilësisë së kontrollit në qarkullimin e përditshëm ndërkufitar dhe është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe të qytetarëve të Kosovës si dhe vendeve të tjera të cilat e shfrytëzojnë

ose të cilat do ta shfrytëzojnë në të ardhmen", tha ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Por, gjatë përurimit të pjesës së rindërtuar të vendkalimit kufitar Bllacë mund të shiheshin vetëm tabela informuese në gjuhën maqedonase dhe atë angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe. Drejtori i Doganave Vanço Kargov ka


K r o n ik ë

4

LSDM, kallëzim penal për Milevskën

Kallëzimet penale ngarkojnë të apostrofuarit me veprën penale “shpërdorimin e detyrës zyrtare”, gjatë procedurës për miratimin e lejeve për përmendoret në sheshin e Shkupit Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka depozituar në Prokurori kallëzime penale për ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, për kreun e Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe për këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të përbërjes së kaluar në Këshillin Komunal të Qendrës. Kallëzimet penale ngarkojnë të apostrofuarit me veprën penale “shpërdorimin e detyrës zyrtare”, gjatë procedurës për miratimin e lejeve për përmendoret në sheshin e Shkupit. Sipas zëdhënësit të LSDMsë, Petre Shilegov veprimet e jashtëligjshme të të përfshirëve në këtë abuzim financiar, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 58 milionë euro. Shkelja e ligjit konsiston sipas tij në faktin se lejet për ndërtimin e një pjese të përmendoreve janë miratuar nga Këshilli i Komunës dhe jo, siç kërkojnë dispozitat ligjore, nga Parlamenti. “Ministrja e Kulturës ka shpërdoruar funksionin e saj në mënyrë që Ministria e saj ka dorëzuar në Komunën Qendër 13 nisma për ngritjen e 22 përmendoreve, ndonëse sipas përmbajtjes dhe përshkrimit të objekteve, ato janë dashur të miratohen nga Kuvendi i Republikës dhe jo nga Këshilli i Komunës”, ka deklaruar Shilegov.

LËVIZJET PËR KONTESTIN ME GREKËT Në periudhën e kaluar është përmendur një format i ri eventual në negociatat në të cilën do të kyçeshin SHBA e BE. Pas aq shumë vitesh negociata për emrin, është parë se ata nuk janë bllokuar nga ana vendore dhe se nuk ka pasur ndonjë dialog direkt në nivel të lartë... betet të shikohet nëse në vitin e ardhshëm çështja e emrit do ketë lëvizje të pozicioneve të ngurta, ose do jetë sërish e frenuar, pasiqë presidenti Gjorge Ivanov tha se Këshilli i sigurimit duhet ta efektuojë aktgjykimin nga ana e Gjyqit ndërkombëtarë të Drejtësië. Në periudhën e kaluar është përmendur një format i ri eventual në negociatat në të cilën do të kyçeshin SHBA e BE. Profesori Dimitar Mirçev thotë se pas aq shumë vitesh negociata për emrin, është parë se ata nuk janë bllokuar nga ana jonë dhe se nuk ka pasur ndonjë dialog direkt në nivel të lartë… “Poenta e KB-ve dhe e Këshilit të sigurimit është që të negociojnë për këtë çështje dhe të ndërmarrin masa apo të ofrojnë rekomandim për procesin e mëtejmë. Tani për tani procesi është në stagnim dhe nuk ka ndonjë moment të ri”, ka thënë Mirçev për REL. Sipas Albert Musliut, madje viti i ardhshëm do jetë më dallues për shkak të ndikimit në emrin në skenën e brendshme politike dhe me këtë rast diplomacia e vendit do jetë më aktive. “Vetë kryesimi i Greqisë me BE-në në gjashtë muajt e ardhshëm do të duhet të shfrytëzohet si inkurajim mbi ta. Edhe pse ata inkurajojnë, BE e SHBA nuk besoj se do të pranojnë të kyçen në procesin negociator”, ka thënë Musliu. Ideja e presidentit Gjorge Ivanov për të riaktualizuar në OKB çështjen e emrit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka hasur në reagimin pozitiv të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Poposki. Duke komentuar idenë e tillë, hedhur gjatë fjalimit vjetor të presidentit, ministri ka thënë se ajo korrespondon me situatën faktike, porse krerët e shtetit janë të kujdesshëm lidhur me hapat e mëtejmë. “Është fakt se janë përmbushur të gjitha kriteret në këtë drejtim. Në këto çaste nuk do të doja të komentoja nëse do të ndodhë dhe si do të

Shans i ri për emrin?

M

EMRI, PARAKUSHT PËR ANËTARSIMIN “Zgjidhja e kontestit me emrin dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ky proces është alternativa e vetme për vendin tonë dhe duhet të bëjmë çmos që ta realizo jmë”, ka thënë Ali Ahmeti, kryetar i BDI së.

NUK DUHET TË PRESIM SHUMË Vitin e ardhshëm Greqia kryeson me BE në, Maqedonia nuk duhet ketë pritje të mëdha në gjashtë mujorin e parë. Ndërkaq atë që mund të bëjë Maqedonia është që par titë opozitave dhe shumica parlamentare të miratojmë dhe zbatojmë Marrëvesh jen politike të 1 marsit mes VMRO DPMNE së dhe LSDM së në rregulloren e parlamentit. Nëse LSDM ja pajtohet ta bëjmë këtë atë herë mendoj se mund ta përmirësojmë për një hap imazhin tonë në Bruksel”, tha Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme. UNIONI NDRYSHE PO FUNKSIONON Deri më sot, Këshilli injoroi këtë rekomandim. Derisa Maqedonia ballafaqo het më opstrukcione, BE ndryshon. Kufijtë zgjerohen…gjurmëve të zgjid hjeve për krizën ekonomike e financiare. Për katërvjet, Unioni ndryshe po funksionon”, ka thënë njeriu i parë i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. ndodhë kjo, por bëhet fjalë për një konstatim që pasqyron gjendjen reale”, ka deklaruar Poposki. Madje, Kryeministri Nikolla Gruevski në takimet që kishte në Bruksel ka thënë se integrimi i Maqedonisë mbetet prioritet. “Dy javë para Samitit të Brukselit, dua të flas për gjendjen e tanishme mes BE-së e Maqedonisë. Para katër vjetësh, KE bëri me dije qartë se Maqedonia është e gatshme t’i fil-

Anketë për kryetarët e komunave Anketa e realizuar nga Agjencia “Zhurnal” se cili kryetar komune ka rezultuar më i suksesshëm me punën e tij gjatë vitit të sivjetmë ka rreshtuar ata në vende të ndryshme. Në këtë anketë prin Nevzat Bejta i komunës së Gostivarit, me 29.48 përqind apo 2512 vota, pason Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës me 25.06 përqind apo 2135, Zijadin Sela nga Komuna e Strugës me 15.56 përqëind ose 1326 vota, Izet Mexhiti nga Komuna e Çairit 15.18 përqind ose

e shtunë, 28 dhjetor 2013

lojë bisedimet paraqasëse. Deri më sot, Këshilli injoroi këtë rekomandim. Derisa Maqedonia ballafaqohet më opstrukcione, BE ndryshon. Kufijtë zgjerohen… gjurmëve të zgjidhjeve për krizën ekonomike e financiare. Për katërvjet, Unioni ndryshe po funksionon”, ka thënë njeriu i parë i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. “Integrimi i Maqedonisë është

prioritet kryesor dhe qëllim strategjik i shtetit. Jemi të përkushtuar në agjendën e BE-së, por disa përsiatje politike nuk mund të nënçmohen, veçmas aspekti ekonomik dhe ajo që ka numë të madh të papunëve te të rinjtë. Unioni nuk duhet të pret më shumë që t’i nis bisedimet me ne, pasi hapja e negociatave do jetë katalizator i zgjidhjes së kontestit së emrit”, ka thënë Gruevski. Edhe

kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka nënvizuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE mbetet prioritet i BDI-së dhe se “për këtë arsye do të vijojmë përpjekjet për ta realizuar këtë synim”. Ahmeti ka deklaruar se shpreson që Shkupi dhe Athina të ulen në tavolinë dhe të arrijnë sa më parë të jetë e mundur kompromisin për emrin. “Zgjidhja e kontestit me emrin dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ky proces është alternativa e vetme për vendin tonë dhe duhet të bëjmë çmos që ta realizojmë”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Por, në këtë ka dalë më optimist ambasaodir i BE-së Pol Volers. “Jam i bindur se çështja e emrit do të jetë e zgjidhur, por është vetëm çështje kohe kur do të ndodhë ajo dhe sa kohë do të jetë e nevojshme”, ka qenë porosia e Volersit kohë më parë. “Ne çdo herë punojmë dhe do të punojmë edhe me Athinën edhe me Shkupin, edhe me Greqinë edhe me Maqedoninë për çështjen e emrit. Unë jam çdoherë optimist, në të kundërtën nuk do të isha diplomat. Nuk do të dorëzohemi. Dhe kur kjo të ndodhë, do të jetë një ditë e lumtur për të gjithë”, ka vijuar ai. Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në intervistën për Euraktiv kishte drejtuar apel deri te bashkësia ndërkombëtare, veçmas BE e NATO të intervenojnë në kontestinmes Greqisë e Maqedonisë për emrin dhe të ndihmojnë vendin të dal nga qorsokaku në të cilën gjendet. “Gjendja e tanishme u bë sfidë për shtetin, pritjet ngelën të ndryshme në grupe të ndryshme etnike”, pohon Besimi. Ai konsideron se “bashkësia ndërkombëtare është e pakënaqur nga mungesa e përparimit në integrime dhe shqiptarët ndjejnë se përparimi drejt BE-së do t’i rrisë mundësitë për punë dhe do t’i avancojë të drejtat e tyre, në kohën kur papunësia ende është e lartë. “Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me fqiun tonë, Greqinë në kuadër të KB-së, por e nevojshme është që bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë në këtë proces, pa dallim nëse janë ato institucionet e BE-së, shteteve anëtare, NATO apo SHBA. Nuk prejudikoj format, por pamë se si BE me sukses u përfshi në kontestet bilaterale siç janë Serbia, Kosova, apo Slovenia e Kroacia”, pohon Besimi.

Jakimovski ul pagat e të punësuarve Rrogat e adminstratorëve të cilët punojnë me kontratë në vepër në komunën e Karposhit janë ulur, ndërsa sipas disa burimeve, kryetari i komunës Stevçe Jakimovski u ka sqaruar

të punësuarve se komuna nuk ka para dhe se ky është varianti më i mirë që të shkarkohen njerëz. Mes atyre që në të ardhmen do të marrin më pak para është edhe i biri i Partisë përparimtare serbe

Dragisha Miletiq, me vulën e të cilit Jakimovski në moment të fundit është kandiduar në zgjedhjet lokale, që sipas burimeve si duket ka shkaktuar nervozë të lideri i partisë serbe.

Botues: Bexhet MUSLIJA 1293, Teuta Arifi nga komuna e Tetovës 09.06 përqind ose 772 vota dhe Bekim Murati nga Komuna e Sarajit 05.66 përqind ose 482 vota. Në këtë anketë janë marrë mendimet e 8520 votuesve, që nga data 20 dhjetor deri më 27 dhjetor.

Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: e mail: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17 815, 32 17 816, Fax: 32 17 817, E mail: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210 0654050301 91, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/6 4, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e shtunë, 28 dhjetor 2013

5

Selmani: Merr ose lër, ishte zgjedhja që m’u ofrua Merr ose lër - kjo ka qenë “oferta” për dy ligjet e medias që faktori ndërkombëtar i ka bërë kreut të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Mikrofoni i Hapur” të Radios Shkupi, Selmani ka bërë me dije se gjatë bisedave me përfaqësuesit ndërkombëtarë, këta të fundit i kishin thënë atij se Qeveria është e vendosur të miratojë ligjet, pavarësisht qëndrimit të SHGM-së, ndaj i kishin rekomanduar të

ndërhynte me tre vërejtje, të cilat Qeveria i ka pranuar siç dihet tashmë. “Nuk ka komplot dhe nuk janë shitur interesat e gazetareve”, ka deklaruar Selmani, duke iu përgjigjur akuzave të disa gazetarëve, për marrëveshjen e arritur. Selmani ka deklaruar se ministri i Shoqërisë Informatike ka deklaruar qëllimisht se ka zhvilluar negociata me SHGM-në, për të shkaktuar përçarje brenda gazetarëve, gjë që, siç thotë, ia ka dalë ta bëjë.“Ata thanë se kinse

kanë pas bisedime, unë I them ministrit të lutem, kush është ai që dërgoi ftesën për konferencë për shtyp? Më fal, thotë, ky ishte një gabim teknik. A është gabim teknik a jo është çështje tjetër, dhe këtu unë shumë dyshoj, për shkak se disa qarqeve dikush u dha shkas të krijojnë paqartësi në opinion. Unë ju them, as nuk kemi biseduar, as nuk kemi negociuar, sepse nuk ka pasur nevojë. Këtë ligj e kërkon qeveria nuk e kërkojmë ne”, ka sqaruar Selmani.

TË DHËNA ALARMANTE EDHE PËR SHTATZËNINË ADOLESHENTE

Lindjet, meshkujt dominojnë Numri i fëmijëve të porsalindur në Maqedoni viteve të fundit sillet rreth 23.000 dhe sipas të dhënave më të hollësishme, shumica janë meshkuj. Nëna me e re që ka lindur fëmijë këtë vit ka vetëm 14 vjeç ndërsa ajo më e moshuara 49 vjeç. Brengosës janë të dhënat e ESHS-ës lidhur me atë se këtë vit janë regjistruar lindje të 26 foshnjave nga femra të moshës nën 15-të vjeç Enis MURTEZI itet e fundit në Maqedoni lindin rreth 23.000 foshnja në vit. Nga ky numër, shumica janë meshkuj, ose shpjeguar ndryshe në 100 foshnja femra të lindura, 108 janë meshkuj. Deri në mesin e muajit dhjetor në Klinikën për Gjinekologji janë lindur 5.451 foshnja prej të cilëve 1.489 me prerje cezariane, ndërsa të tjerët, ose 3.962 foshnja me lindje spontane. Nga Gjinekologjia po ashtu informojnë se këtë vit kanë lindur edhe 4 trinjakë dhe 129 binjakë. Po ashtu interesante janë të dhënat që flasin për moshën e nënave që kanë lindur. Nëna me e re që ka lindur fëmijë këtë vit ka vetëm 14 vjeç, ndërsa ajo më e moshuara 49 vjeç. Në Shtëpinë e Shëndetit Publik, Spitali i specializuar për gjinekologji dhe akusheri ”Nëna Terezë” në Çair, në vit lindin rreth 3.000 foshnja ose nga 10 fëmijë në çdo 24 orë. Të dhënat statistikore e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) për vitin 2012 tregojnë se në Maqedoni janë lindur gjithsej 23.752 fëmijë dhe nëse krahasojmë me vitin 2011, kjo përbën rritje prej 798 foshnjash ose për 3.5 për qind. Edhe nga ESHS kanë konfirmuar se sipas gjinisë në numër më të madh mbizotërojnë fëmijët meshkuj me 51,9 për qind, ose

V

SHTATZËNIA ADOLESHENTE DHE JASHTËMARTESORE “Rreth 35.1 për qind e foshnjave të porsalindur janë nga nënat e moshës 25 deri 29 vjeç, pastaj radhiten nënat të moshës 30 34 vjeç me 25,1 për qind dhe nënat të moshës 20 deri 24 vjet me 23,8 për qind. Vitin e kaluar janë regjistruar 26 foshnja nga nëna të moshës nën 15 të vjeçare si dhe 2.742 lindje të foshnjave jashtëmartesore”, thonë të dhënat statistikore të ESHS. thënë ndryshe në 100 foshnja femra, 108,1 janë meshkuj. “Rreth 35.1 për qind e foshnjave të porsalindur janë nga nënat e moshës 25 deri 29 vjeç, pastaj radhiten nënat të moshës 30-34 vjeç me 25,1 për qind dhe nënat të moshës 20 deri 24 vjet me 23,8 për qind. Vitin e

Java 16 22 dhjetor, 161 persona me grip Nga 16 deri më 22 dhjetor në Maqedoni janë paraqitur 161 persona me simptoma të gripit. Gjatë kësaj jave arritën pesë materiale për testim në laboratorin virusologjik të Institutit për Shëndet Publik të Maqedonisë dhe është konfirmuar prania e influencës virus A/H1 në një material, ndërsa katër të tjerat janë negativë. Në krahasim me numrin e të sëmurëve për javën e 51-të nga sezoni i kaluar (40), vërehet rritje për katër herë, ndërsa në lidhje me numrin mesatar të personave të sëmurë në periudhën e kaluar 10-vjeçare (48), regjistrohen 3,4 herë më shumë persona të sëmurë.

Numri i përgjithshëm i personave të sëmurë nga gripi në vend nga fillimi i sezonit 20013/2014 (40 javë, 2013) përfshirë edhe javën e 51-të, arrin 746 persona. Në këtë periudhë nuk ka raste të vdekjes të regjistruara të asocuara me infeksione me virusin e gripit.

kaluar janë regjistruar 26 foshnja nga nëna të moshës nën 15të vjeçare si dhe 2.742 lindje të foshnjave jashtëmartesore”, thonë nga ESHS. Gjinekologët por edhe sektori joqeveritar thonë se problem i shtatzënisë në moshën adoleshente nuk është problem

vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet e zhvilluara, por duhet të punohet në mënyrë sistematike për uljen e saj dhe mbrojtjen e shëndetit tek të rinjtë. Sociologët janë të mendimit se problemi i të bërit nënë dhe i lindjes në moshën tepër të re është fenomen, so-

ciologjik, demografik, psikologjik dhe edukativ i cili sipas të dhënave statistikore ka filluar të bëhet brengosëse për punëtorët shkencor. “Marrë në tërësi ky fenomen është prezent gati te të gjitha tipat e familjeve të etnikumeve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Shkaqet kryesore të këtij fenomeni janë: niveli i ulët i vlerave edukativoarsimore, mos arsimimi fare i të rinjve e veçanërisht i gjinisë femërore, papunësia, vlerat tradicionale familjare etj. Pasojat e këtyre martesave të parakohshme apo të një bashkëjetese jo të pjekur dhe të pakontrolluar të të rinjve në periudhën e fëmijërisë janë tepër të mëdha si në aspektin shëndetësor, psikologjik, edukativ dhe ekonomik sepse në këtë raste fëmijë lindë fëmijë dhe tepër vështirë që një prind i tillë të vejë raport të shëndoshë me fëmijët e vet”, ka deklaruar sociologu, Metush Sulejmani. Më së shumti fëmijë ose 33.9 për qind janë lindur në rajonin e Shkupit ndërsa më së paku në rajonin lindor të Maqedonisë, 7 për qind nga gjithsej lindjet e përgjithshme. Sipas disa të dhënave në Maqedoni rreth viteve të 50-ta, numri i foshnjave të porsalindur ka qenë diku 50.000, dhe nëse krahasojmë me numrin e foshnjave të lindur këtë vit pra 23,000 donë të thotë ky numër është përgjysmuar.

Posta, takim me fëmijët e prekur nga sëmundjet endokrine Posta e Maqedonisë është përfshirë këtë vit në takimin tradicional para Vitit të Ri me fëmijët që vuajnë nga sëmundjet endokrine, të cilin e organizon çdo vit Shoqata e Fëmijëve që Vuajnë nga sëmundjet endokrine “Rast”. Paraditen e djeshme, në takimin me fëmijët që vuajnë nga sëmundjet endokrine, organizuar në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj, përfaqësues të Postës së Maqedonisë ndanë pako për Vitin e Ri. Sipas përfaqësuesve të Postës së Maqedonisë, ky gjest human është vetëm një nga seria e ngjarjeve të cilat i organizon kompania me rastin e festave që pasojnë. Ata theksojnë se në këtë nismë të Shoqatës "Rast" për herë të parë janë bashkuar këtë vit, por

e pranojnë si takim të tyre të mëtejshëm tradicional me këta fëmijë dhe jo vetëm për festat e fundvitit, por në çdo rast kur do të jetë e nevojshme. "Me të vërtetë është e paçmueshme që të shihen fytyrat e

lumtura të këtyre fëmijëve. Dëshira më e madhe të cilën bashkërisht e dëshiruam ishte shëndet më i mirë dhe shërim i shpejtë i tyre”, theksuan përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë.

VMRO e LSDM me kandidatë jopartiakë? VMRO-DPMNE dhe LSDM pritet të garojnë në zgjedhjet presidenciale me kandidatë jopartiakë. Burime pranë dy partive informojnë për mediat maqedonase se një ndër kriteret e përcaktuar është edhe profili jopartiak i kandidatëve. Në listën e emrave që lakohen si kandidatë të mundshëm, janë veç të tjerëve edhe diplomati Sërgjan Kerim ose Borçe Davitkovski (VMRODPMNE) dhe Stevo Pendarovski (LSDM). Megjithatë, sipas mediave maqedonase, VMRO-DPMNE nuk përjashton të kandidojë edhe presidentin aktual, Gjorge Ivanov. Zërat për një “skenar” të tillë forcohen edhe më pas deklaratave të VMRODPMNE-së, që pasuan bojkotin nga ana e BDI-së të fjalimit vjetor të Ivanovit, se “qëndrimi i BDI-së për presidentin Ivanov nuk është medoemos qëndrim i VMRO-DPMNE-së”.

Tv ERA ndan pako për fëmijët e Kop shtit "Fidani"

Televizioni Era, në bashkëpunim me ndërmarrjen tregtare-afariste “Princ” u dhuroi sot pako me ëmbëlsira fëmijëve të Kopshtit për Fëmijë “Fidani” në Çair. Bëhet fjalë për dhurimin e 350 pakove, një gjest ky që po kthehet në traditë të përvitshme të të dy ndërmarrjeve. Fëmijët e Kopshtit, nga ana e tyre, kishin përgatitur në shenjë falënderimi një program argëtues me recitale dhe këngë. Drejtoresha e Kopshtit Fidani Rabije Loku shprehu falënderimet e saj personale dhe në emër të institucionit për dhuratat e bëra dhe tha se “ky është një gjest shumë i mirë i kujdesit ndaj fëmijëve”. Përfaqësuesja e ndërmarrjes “Princ” Ariana Rahman u shpreh se ky nuk do të jetë dhurimi i vetëm në këtë kopsht, porse këto aksione do të vazhdojnë edhe më. Kopshti “Fidani” përfshin edhe tre kopshte të tjera dhe pakot do t’u ndahen edhe fëmijëve që ndjekin edukimin në to.


K r o n ik ë

6

Kronikë e zezë

Vjedh 1.2 ton duhan nga stalla Një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një sasi të konsiderueshme duhani nga stalla e një banori të Prilepit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur natën ndërmjet datës 25 dhe 26 dhjetor. Keqbërësi ka hyrë forcërisht brenda stallës dhe ka marrë që aty 1.200 kg duhan, vlerat e të cilit përllogaritet me rreth 4 mijë euro. Policia ka ndërmarrë masa për zbulimin dhe kapjen e keqbërësit.

Shtiu me armë nga dritarja e restorantit Policia ka shoqëruar një person të dyshuar se ka shtënë me pistoletë nga dritarja e një restoranti. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët, në restorantin “Albi”, në fshatin Vaksincë të Kumanovës. Policia ka informuar se i dyshuari K.N (41), banues i fshatit Llojan, ka shtënë i varur në dritare gjithsej 17 herë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur aty gëzhojat e plumbave të shkrepur. Ndaj 41-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi adekuat penal.

Sekuestrohen 900 pushkaliqe nga tezgat Policia ka sekuestruar gjatë një kontrolli të tezgave të improvizuara në sheshin “Marshall Tito” në Kumanovë, rreth 900 pushkaliqe. Policia ka informuar se ka ushtruar një kontroll në sheshin në fjalë, ku ka hasur dy shtetas, 32-vjeçarin S.Sh dhe 20-vjeçarin S.S nga Kumanova, duke shitur pushkaliqe. Pas dokumentimit të rastit, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzimet penale.

Rrahën 41 vjeçarin, sul mojnë policin Policia e Tetovës ka kallëzuar penalisht dy shtetas, banues të fshatit Kopaçin Doll, përkatësisht për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe për veprën “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së sigurisë”. Sipas Policisë, në muajin nëntor të këtij viti, dy të kallëzuarit me inicialet Q.K (51) dhe B.Z (37) kanë sulmuar në një restorant në Tetovë një 41-vjeçar nga ky qytet, duke i thyer këmbën. Pasi rasti ishte denoncuar në Polici, gjatë tentimit për t’i shoqëruar dy të kallëzuarit, B.Z kishte guxuar të sulmonte fizikisht njërin nga policët që kishin ndërhyrë.

Në tetor të këtij viti neto rroga mesatare mujore e paguar për punëtor ka arritur 21.247 denarë, ndërsa bruto rroga e paguar mesatare 31.228 denarë. Sipas të dhënave të entit shtetëror për statistikë, bruto rroga mujore mesatare e paguar për punëtorë, në tetor të vitit 2013, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 1,1 për qind. Ajo para së gjithash i detyrohet rritjes të bruto rrogës të

e shtunë, 28 dhjetor 2013

Tetor, rroga mesatare 21.247 denarë paguar mesatare mujore për punëtor në sektorët: Ndërtimtari për 7,4 për qind, Transport dhe deponim 6,5 për qind dhe Minierë dhe nxjerrje e gurëve 4,7 për qind. Rritje e bruto-rrogës të paguar mesatare mujore për punëtor në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret: Art, argëtim dhe

rekreim për 7,2 për qind, minierë dhe nxjerrje të gurëve

5 për qind dhe ndërtimtari 3,3 për qind. Neto rroga mesatare mujore e paguar për punëtor, në tetor të vitit 2013, në krahasim me tetorin e vitit 2012 është rritur për 1 për qind. Rritja i detyrohet zmadhimit të neto-rrogës të paguar mujore mesatare për punëtor në sektoret: Ndërtimtari 7,1 për qind, Transport dhe de-

ponim 5,8 për qind dhe Minierrë dhe nxjerrje e gurëve 4,9 për qind. Rritja e netorrogës të paguar mesatare mujor për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim për 7 për qind, Minierë dhe nxjerrjen e gurëve 5,7 për qind dhe Ndërtimtari 2,6 për qind. Në tetor të vitit 2013 1,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë.

KOMUNA E GOSTIVARIT NDRYSHON DATËN E DITËS SË SAJ Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta para këshilltarëve komunal tha se ndërrimi i datës nuk bëhet për inat të dikujt, por në interes të gjithëve qytetarëve të Gostivarit dhe si datë do festohet atëherë kur për herë të parë në komunën e Gostivarit ëshilli i komunës së Gostivarit, e mbajti Seancën e 7-të dhe të fundit për vitin 2013. Këshilltarët komunal, me 22 vota për, 9 kundër dhe asnjë të përmbajtur e miratuan propozim vendimin për ricaktimin e datës së komunës së Gostivarit, me çka me vendimin e ri, data e ditës së komunës do të jetë 29 Qershori. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta para këshilltarëve komunal tha se ndërrimi i datës nuk bëhet për inat të dikujt, por në interes të gjithëve qytetarëve të Gostivarit dhe si datë do festohet atëherë kur për herë të parë në komunën e Gostivarit. “Deri tash është shënuar 23 dhjetori i viti 1996, si datë kur është bërë konstituimi i parë i Këshillit të komunal. Në bazë të ligjit për ndarje territoriale i cili është miratuar në vitin 1996, ku në kufijtë e saj komuna e Gostivarit ka përfshirë këto vendbanime, Çajlën, Balindollin, Turçanin e Vogël, Bellovishtën dhe Debreshin. Kurse sot, në suaza të komunës së Gosti-

29 Qershori, dita e pluralizmit dhe e zgjedhjeve të lira

K

MIRATOHET EDHE BUXHETI PËR VITIN 2014 “Buxheti i propozuar për vitin 2014 i komunës së Gostivarit, është me vlerë 1 miliard 012,617 denar, gjegjësisht 16 milion 519.038 euro. Në krahasim me vitin 2013, kemi rritje prej 5.75%. Buxheti bazë merr pjesë me 38.46%, vetëfinancimi me 1.91 % dhe donacionet me 54.52 , donacionet me 1.65 % dhe kreditë me 3.65%. Sa i përket të dalave, investimet kapitale, kapin vlerën 142 milionë e 40 mijë denarë”, tha udhëhe qja e Sektorit të Financave dhe Buxhetit, Shiret Elezi. varit, përfshihen edhe ish komunat të cilat kanë qenë të ndara nga komuna e Gostivarit, siç ishte komuna e Çegranit, komuna e Banjicës, komuna e Sërmnovës dhe Vërtokut. Ligji për ndarje territoriale pësoi ndryshim në vitin 2004 dhe në bazë të ligjit të ri, këto komuna iu bashkëngjiten komunës së Gostivarit. Ajo ka ndodhur me 11 prill të vitit 2005, kur edhe unë

kam ardhur në krye të komunës së Gostivarit, por nuk e kemi shpallur si datë festive e komunës edhe pse janë bashkuar katër komuna në suaza të komunës së Gostivarit. Ne, datë festive e marrim kur në komunën e Gostivarit dhe për qytetarët e Gostivarit, për herë të parë filloi demokracia, për herë të parë filloi pluralizmi dhe për herë të parë u mbajtën zgjedhjet e lira

Bankat të përfshihen aktivisht në rritjen e ekonomisë Zv.kryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavrevski theksoi se është mirë që në muajin e kaluar ka pasur rritje të aktiviteteve kreditore, të cilat kanë ndihmuar padyshim biznesin Bankat duhet të marrin pjesë më intensivisht në rritjen e ekonomisë dhe të ofrojnë më shumë kredi për ekonominë, vlerëson zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski. "Duke marrë parasysh se rezultatet e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit janë të mira, mes më të mirave në Evropë, rreziku për bankat është ulur dhe pres që edhe në vitin 2014 të vazhdojnë me mbështetje më intnsive kreditore të ekonomisë", tha zëvendëskryeminsitri Stavreski ndaj pyetjes së gazetarëve pas inaugurimit të vendkalimit të rikonstruuar

kufitar, "Bllacë". Ai theksoi se është mirë që në muajin e kaluar ka pasur jetësim të rritjes kreditore. Rreth 5 për qind është shkalla vjetore e rritjes kreditore që tregon se rikuperimi gradual i ekonomisë po e mbështet edhe sektorin pri-

vat, përkatësisht investimet në sektorin privat për të cilat nevojiten kredi bankare. Ne e ndihmojmë atë proces edhe me 100 milionë eurot e reja nga Banka evropiane, të cilat me 5,5 për qind shkallë interesi përmes bankave mund të përfundojnë në ndërmar-

demokratike në komunën e Gostivarit dhe për qytetarët e Gostivarit. Ajo datë është 29 qershori i vitit 1992”, ka deklaruarBejta. Ai ka sqaruar më pas se kjo është dita kur është mbajtur për herë të parë mbledhja e Kuvendit të parë të komunës së Gostivarit, pas shthurjes së sistemit të shkuar komunist, pas zgjedhjeve të para demokratike.

rjet e vogla dhe të mesme", tha Stavreski. Ai pret gjithashtu rritje të prodhimit industrial deri në fund të vitit si dhe rritje më intensive vitin e ardhshëm. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet e prodhimit industrial, Stavreski vlerësoi se rritja e prodhimit industrial do të ndihmojë të realizohet rritja e përgjithshme e BPV-së që është i projektuar rreth 3 deri në 3,5 për qind. "Të gjitha masat dhe politikat, duke e përfshirë edhe ruajtjen e tatimeve të ulëta dhe sigurimin e kredive të lira, si dhe daljen e ekonomisë evropiane nga recesioni, ndihmojnë që industria e Maqedonisë gradualisht të marrë hov dhe të kthehet në zonë pozitive. Në industri ka tren të mirë gjatë tërë vitit, veçanërisht në gjysmën e dytë dhe kemi rimëkëmbje të prodhimit industrial dhe numër të rritur të porosive", theksoi Stavreski.

“Nga kjo mbledhje, për kryetar të parë të atëhershëm, kuvendaret e zgjedhur direkt nga qytetarët e komunës së Gostivarit, ku kanë qenë të përfshira edhe komuna e Mavrovës dhe Vrapçishti, është zgjedhur kryetar i parë i demokracisë dhe i pluralizmit, Enver Zenku, kurse nënkryetar është zgjedhur profesori Nasir Selimi. Kjo është arsyeja pse bëhet ndërrimi i datës festive për komunën e Gostivarit”, theksoi kryetari Bejta. Ndërkohë, këshilltarët komunalë kanë miratuar me shumicë votash edhe projektbuxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2014. “Buxheti i propozuar për vitin 2014 i komunës së Gostivarit, është me vlerë 1 miliard 012,617 denar, gjegjësisht 16 milion 519.038 euro. Në krahasim me vitin 2013, kemi rritje prej 5.75%. Buxheti bazë merr pjesë me 38.46%, vetëfinancimi me 1.91 % dhe donacionet me 54.52 , donacionet me 1.65 % dhe kreditë me 3.65%. Sa i përket të dalave, se buxheti bazë do të planifikoj investimet kapitale, gjegjësisht 36.65 % nga struktura e përgjithshme buxhetit bazë apo në vlerë 142 milion e 40 mijë denar”, tha udhëheqja e Sektorit të Financave dhe Buxhetit, Shiret Elezi. Këshilltarët komunal gjithashtu e miratuan edhe Propozim-Vendimin për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2014. Këshilltarët komunalë vazhduan debatin edhe për pikat tjera të rendit të ditës.

Tiranë, identi fikohen 20 ikona nga Maqedonia Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se janë identifikuar 20 nga ikonat e sekuestruara në Tiranë muajin e kaluar, si objekte që i takojnë trashëgimisë shpirtërore të Maqedonisë. Identifikimi është bërë gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të policisë së të dyja vendeve, zhvilluar më 23 dhjetor në Tiranë. Sipas njoftimit të MPB-së, specialistët nga Maqedonia kanë konstatuar se janë gjithsej 20 ikona me prejardhje nga vendi jonë, të vjedhura mbase nga kishat e fshatrave Radozhdë, Burinec dhe Sellce në Strugë dhe nga fshatrat Gjavato dhe Perovo në Manastir. Gjithashtu, mes sendeve të identifikuara janë dhe portat kishtare të cilat ishin gjetur të prera, por më pas ishin ngjitur nga ekspertë shqiptarë të artit. Për një pjesë të ikonave të identifikuara janë publikuar tashmë edhe monografi dhe vepra shkencore. Mes këtyre ikonave janë edhe dy të me autor Diço Zoograf.


V ë s h t r im e

e shtunë, 28 dhjetor 2013

7

GËZUAR VITIN E RI 2014 Kalosh ÇELIKU oti e rrah këtë temë të “rrezikshme” në mjetet e informacionit ballë për ballë: me bërllokun shqiptar, nuk bëhet Shtet shqiptar. Megjithatë, e kam pritur këtë Ditë të sotshme: Këmbëkryq të ulem para Vitit Ri (Shkupi 2014). Dudumët do të thonë: edhe me Babagjyshin që e grushtuan në Shkup?! Po, edhe me atë, si shqiptar. Vite me radhë halldupët na ngatërrohen nëpër këmbë. Herë si “myslimanë” e herë si “patriotë” shqiptar. Letra dashurie i shkruajnë Babadimrit. Përçudi, janë bërë si ajo Pula e Rexhep Hoxhës, e kanë bërë një ve e tjetër hiç. Dhe, tra më tra duke kakarrisur e çuditën gjithë Katundin. Car Dushani, pasmesnate u paska ardhë si Babadimri. Punemadhe. Dorën në zemër, sa për vetëdije: Rrëshqasim të gjithë në akull, e jo në borë majë Sharrit Plak! Babadimri mezi na tërheq me sajë përmes dëllinjave. Pak veta dinë të rrëshqasin me ski dhiareve politike sportive. Shumica rrëshqasin me sajë shkatërraçe teposhtë kodrës bythekrye në përrua si kunmguj Stambolli. Qesharake është, kur askushët të shpallin “spiun” dhe të akuzojnë për plane madhore politike. Gjithë jetën nëpër fshatrat e Malësisë së Shkupit të kanë spiunuar e ndjekur si i dërguar nga Kosova, se: Çështjen e shqiptarëve do ta zgjidhësh me luftë (1993)?! Gurë e dru mu si dje edhe sot hedhin mbi ty si shkrimtar. Arnues të har-

M

Viti i Ri, tjerë mysafirë të paftuar do të na sjellë në Shtëpi. Këmbëkryq do të na i uli në sofër. Moti e kam thënë: Çështjen shqiptare, nëse nuk e zgjidhin miqtë tanë amerikanët, do ta zgjidhin gjermanët. Dihet, të mos keqkuptohemi edhe me ndihmën tonë politike e shkencore. Punë tjetër është ajo, nëse armiku historik e ka marrë porosinë tave politike. Karadakun dhe Kaçanikun krye më vete ia japin IRJ të Maqedonisë. Punemadhe, që ti nuk je as anëtar i partive politike. Spiunët e djeshëm pa argumente institucionale të shpallin sot “spiun”. Edhe pse, vetëm ti e di vetë, a je apo nuk je spiun. Përmëtepër, askushët që për ty nuk kanë asnjë dëshmi institucionale policore. Përpiqen me shpifje dhe etiketime ta fshehin veten e spiunit si macën e zezë në thes. Dudumët, që duan të dalin mbi Komisionin Lustrues, shërbimeve të fshehta policore në IRJ të Maqedonisë, Kosovës, Sërbisë dhe Shqipërisë. Veten e rrejnë se, do të shpëtojnë pa asnjë ferrë në këmbë si partizanë të partive politike. Kurrë, mendja nuk u shkon halldupëve pak t’i vënë gishitin kokës se, dosjet tona nuk janë vetëm në Shkup, po edhe në Prishtinë, Tiranë e Beograd. Kot, përpiqen t’i njollosin personalitetet e dëshmuara të popullit shqiptar, ne i dimë dhe i njohim mirë ato fytyra historike. Populli shqiptar, sot nuk shkon pas gomarit. Prandaj, mirë në Ditën e sotshme do të ishte ta mbyllin gojën, mos të merren me shpifje,

etiketime dhe përçarje pa argumente për personalitetet e dëshmuar shqiptar, që për çështjen shqiptare kanë vënë në rrezik veten, familjen dhe pasurinë. Megjithatë, dudumëve ua bëj me dije: Ende nuk i kam humbur shpresat për t’u ngjitur në Baba Tomor. Malin e Perëndive. Tyrben e Babashehut, ku pas rrëshqitjes në akull e borë, do t’i fus një sy gjumë mbi Varrin e tij që i luten mbi kokë Dy Nuse të reja me pashterka të kuqe t’ua përzë xhindet. Azganeve t’u bëjë fëmijë. Bythekrye gjithë natën e lume t’i rrokullis dy shtamba me verë. Ditën e nesërme, pasi të më japin gji shtatë Zana nën Rrap, t’i hip kalit si Gjergj Elez Alia dhe të fluturoj në qiell. Përmes mjegullave t’i sulem Diellit me qerre. Edhe pse, ne si shqiptarë kemi probleme historike: pesqind vjet kemi qenë nën Perandorinë Osmane, vite e vite jetojmë së bashku me sllavët. Vite të plota e kemi ndarë historinë edhe me gjermanët e italianët, e bëmë “Shqipërinë e Madhe”. Vallë, a nuk u shkon ndonjëherë në mend ta pyesni veten se, mos ne shqiptarët jemi mësuar me

“vëllezërit” pushtues si “çlirimtarë” dhe e duam Robërinë?! Atëherë, pse nuk bashkoheni o shqiptarë me mua si i “sëmurë patelogjik”, dhe “kundërshtar” i Njerkës dhe Zotit, së paku në parashikimet profetike për Nesër?! Tekefundit, për analizat e “Frojdit”, kundërshtarve të mi “shqiptarë”, teknefesë nën sjetullat e Partisë Politike në pushtet, të cilëve ua dhashë të gjitha mundësitë për të ecur përpara në jetë, po është humbje kohe të merresh në Ditën e sotshme me këta kalorës të arratisur të dalldisur grazhdeve të partive politike. Shkaku, se: ende djali vazhdon ta vrasë babain. Vëllai, vëllanë. Burri, gruan. Miku, mikun. Frojdi nuk është gjallë, por kundërshtari im i kalemit që thirret në emër të tij, ende përpiltet në pelena (nuk u rritë burrë), që ta marrin për analiza në kabinet si krijesë të çuditshme me brekët nëpër këmbë shkenctarët shqiptar, që me pak shpirt po u vdes në duar si eksponent i “vëllazërim- bashkimit”. Shurrën ende e bën në djep. Frikë kam se, nesër nuk do të ketë njeri të gjallë ta përkund në djep me ninulla. Neteditë, shet mend sipas thirrjeve të disa “analistëve” të shitur shqiptarë me kokën në grazhd të partive politike e bythën në Qeveri. Vërtetë, ma kënaqi Lapsin. O, burra mblidhni mendtë në kokë dhe punoni për Atdheun, ky është Xheneti juaj i përjetshëm që do t’ju shpie në Parajsë. Rrena, janë të tjerat të You Tube hoxhallarëve se, do t’ju dalin zot Ditën e gjykimit në Natën e varrit. Urën e Xhehnemit, kur do të kaloni si besimtarë të Allahut pa “mëkate”. Ndodhë, Ura të ju lëshojë mu në mes flakës të zjarrit të Xhehnemit.

Qëllimi është: Patjetër, duhet të hipet në Baba Tomor! Rruga ka, edhe dhiare. Rreziqe. Tjtetër punë është ajo se, ju a do ta gjeni dhiaren kryesore, kapërceni gardhin, dilni në Livadhe mes luleve. Fatkeqësia, e dini ku është: pak veta do t’i ngjiten asaj maje të Perëndive. Shumica do ta humbin rrugën në oborr në mes të Ditës Madhe. Shejtani i Allahut u pri në ballë për në Xhenet. Rretherrotull do të sillen sokaqeve të Bit Pazarit. Skënderbeu krah për krahu me Çajupin, moti jua ka treguar rrugën e Baba Tomorit. Mjerisht, hë për hë, ju e ndiqni rrugën e Shejtanit të Allahut. Përkohësisht, unë nuk jam në atë rrugë, nuk mund t’ju dal në ndihmë. Nesër, nuk e di çka të ju them si shkrimtar. Përpiqem kot t’jua tregoj rrugën me gisht, kur ju veç e keni humbur moti më në mes të oborrit, përpara Shtëpisë. Prandaj, sipas pejgamberit të fundit Muahmedit a. s. bini në “Din e Iman”, pa “Vatan” nuk ka “Iman”! Problemin historik, gjithmonë kërkojeni në vetvete e jo te tjetri, armiku. Mjaftë më me vajtime si qyqe lis më lis, me çekiç në dorë e “protesta politike” u dalldisët brigjeve të Vardarit! Përvishni mëngët, edhe pantollonat deri më gju. Tirqi e xhamadanë, e di se nuk keni veshur moti kohë. Brekët, ende i keni nëpër këmbë. Flamurin kombëtar kuqezi e keni hedhur krahëve, e zvarritni si leckë, përdhosni nëpër Bit – Pazar. Faji, nuk është i juaji, po i pushtetarëve që ju kanë hazdisur me taxhinë në grazhd. Ditën e sotshme jeni bërë si Qengji i vjershës të librit të këndimit që hanë bar. Dhe, “me brinja: dap e dap, do të më qes mua në trap.” Babai, i cili do me e çue në Koperativë.

Megjithatë, “nuk më qet se më ka shok. Prandaj, ecim të dy tok.” Edhe, më në fund u binda se jeni qengja që hani bar me një zile në qafë varë. Dhashtë Zoti, nuk ju hanë Ujku që ju troket te Porta e edhave. Veten e patshit më qafë. Ujkut, që jua tregon këmbën e lyer me miell për dritare, hapjani derën! Atëherë, do ta gjeni rrugën e vërtetë Parajsës (Xhehnetin). Momentalisht, piqeni në zjarr të Xhehnemit. Kur do të dilni nga çerepi e saçi i skuqur që është duke ju pjekur si kulaç, do ta thonë mysafirët që i keni në sofër. E di, do të më përgjigjeni: Po, ne gjithë jetën mbetëm në çerep me saçin mbi kokë. E vërtetë, po ktheni kokën prapa shpine! Nuk kemi qenë aty ku ishim Dje. Dorën në zemër, nuk kemi ecur me hapa të pritur, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ecim Nesër. Krah për krahu të hipim në Baba Tomor. Malin e Perëndive Shqiptare. Tyrben ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri. Ditën e sotshme, unë vetëm mund t’ju them: ky është realiteti hidhur shqiptar. Mysafirin, që ju troket te porta, pritnje në sofër me bukë e kripë sipas traditës shqiptare. Edhe, armikun e paftuar në derë. Nuk e kam fjalën, kësaj radhe për Car Dushanin. Miqëve të kësaj natyre, përplasjuani derën! Punemadhe, që ndonjëherë i suleni edhe me çekiç. Flamurin kombëtar kuqezi krahëve. Kryesorja është, që të bëni zhurmë patriotike. Ku ta dimë ne, Nesër mund të na dalë si mik edhe armiku, Babadimri që e grushtuat në Shkup. Viti i Ri, tjerë mysafirë të paftuar do të na sjellë në Shtëpi. Këmbëkryq do të na i uli në sofër. Moti e kam thënë: Çështjen shqiptare, nëse nuk e zgjidhin miqtë tanë amerikanët, do ta zgjidhin gjermanët. Dihet, të mos keqkuptohemi edhe me ndihmën tonë politike e shkencore. Punë tjetër është ajo, nëse armiku historik e ka marrë porosinë.Gëzuar Vitin e Ri, 2014!...

Trazirat sociale nuk ngrenë të rrëzuarit Aleksandër ÇIPA riza ekonomike gjithmonë ka pas dere tensionin dhe trazirat sociale. Kjo është një përvojë e riprodhuar dhe e riprovuar në realitetin global dhe në historinë politike e sociale të shumë shteteve. Në periudhën pas vitit 2000, kjo është riprovuar shpesh në disa shtete të mëdha e të fuqishme për nga pasja dhe trashëgimia ekonomike. Shumëkush e mban mend ç’ngjau dikur në Argjentinë, në Brazil e më pas shije të tilla ka pasur edhe në Francë e deri në vitin 2007, kur tërmeti financiar në SHBA shembi disa banka. Madje duhet shënuar edhe i ashtuquajturi faliment i Detroitit. Ishte kjo vala më e madhe e krizës financiare globale, që mësyu egërsisht edhe Europën. Mbërriti së pari në Greqi, ku shteti ra në humnerën e falimentit financiar dhe shoqëria u trazua nga depresioni dhe vijon të mbetet ende në këtë përpëlitje. Më pas në Itali dhe në disa prej vendeve të kontinentit, të cilat vijojnë të përballen e ndeshen me sfidat e kësaj krize, e cila nuk ka një trajektore gjeografike specifike, por vijon të shfaqet me ngritje dhe ulje, si një masë akulli që lëviz duke shkaktuar shkulme herë

K

Shumëkush e mban mend ç’ngjau dikur në Argjentinë, në Brazil e më pas shije të tilla ka pasur edhe në Francë e deri në vitin 2007, kur tërmeti financiar në SHBA shembi disa banka. Madje duhet shënuar edhe i ashtuquajturi faliment i Detroitit në një shtet e herë në një tjetër. Kjo gjendje po mban mendjengritur të gjitha strukturat qeverisëse globale, sistemin financiar dhe bankar global dhe në një farë mënyre, po u imponon jo vetëm psikologjinë e alarmit, por edhe të pasigurisë, shumicës së shteteve të vogla, kudo qofshin ato. Në këto kushte, qeverisësit globalë sërish po shfaqin një kompleks të moszotërimit të situatës dhe kontrollit në mënyrë të drejtshpërndarë. Mes tyre, loja politike e interesave strategjike, manovrat dhe koniunkturat deri edhe konspiracionet, janë mekanizmi që imponohet dhe përfshihet në shkulmin e krizës dhe në gjithë rrjedhën përfshirëse të saj. Në këtë tablo alarmi dhe në këtë gjendje ankthi, me kohë është përfshirë edhe Shqipëria. Një shtet që shquhet për kapriçio të marrëzishme vetëtrazimesh, sesa për përgjegjësi dhe ndërgjegjshmëri përfituese prej situatës që e rrethon. Në këtë papërgjegjshmëri fatkeqësisht jo vetëm mbetet e përfshirë, por paradoksalisht

mbivendoset edhe protagonizmi për të shtuar faktorë e shkaqe të reja. Kësi shkaqesh, në mos konsumojnë energji të qeverisësve, së paku bëjnë edhe më të paqëndrueshëm ekuilibrat e brendshëm. Ish-kryeministri Sali Berisha, i mbetur deputet i Partisë Demokratike në Parlament, është i pari parathënës i krizës financiare, në të cilën do të përpëlitet deri në vetërrëzim qeveria tremujore e Kryeministrit aktual Edi Rama. Në këtë parathënie, politikani me jetëgjatësi 24-vjeçare, zoti Berisha, që ka qeverisur edhe si shtetar edhe si kryeopozitar, mbetet i rrallë, i veçantë, pasi është vetëshfaqur si propagandues me dy anë medaljeje në kohën e vet: Sa ishte kryeministër, tre muaj më parë, trumbetoi rritjen ekonomike dhe udhëtimin e suksesshëm të vendit duke shtuar borxhe pa fre; ndërsa pas katër muajsh, si deputet opozitar, ishkryeministri i është vërsulur kundërshtarit dhe e profetizon rënien e tij humnerike financiare, si të flasë për

një armik deri në patologji, pa harruar se edhe vetë është politikan dhe banor i këtij vendi. Në këtë pozicionim të tij dhe vrullin e disa politikanëve të tjerë pranë shumicës, për t’i dhënë qeverisë së zotit Rama atributet e një qeverie, që në plan të parë realizimesh ka arrestimet dhe prangosjen e zyrtarëve dhe ish-shtetarëve, dukshëm fshihet një kurth dhe një diabolizëm i provuar politik. Sali Berisha është politikani me shumë përgjegjësi dhe mëkate qeverisjeje në të sotmen e vendit. Ai është personazhi i pazhbëshëm historik i tranzicionit postkomunist shqiptar. Në këtë investim dhe përgjegjësi historike të tij, nuk mund të keqpërdoret politikisht nevoja për një investim të fuqishëm dhe pa droje për autoritetin e ligjit dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Sali Berisha është pjesë themelore e një ekuilibri dhe qëndrueshmërie politike në vend, sikundër është edhe energjia e një mekanizmi të së keqes, kur duhen apo imponohen trazira dhe konflikte politike. Në këto të fundit, koha dhe përvoja politike e tij kanë dëshmuar se zoti Berisha nuk lë asnjë “motor të shuar”, por përkundrazi shton edhe më shumë se aq. Ka disa ditë që në skenën e debatit dhe polemikës politike në vend po vihet re një tentativë për rikthimin e konfliktit politik, jo vetëm në Parlament, por në marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës. Rasti i prangosjes së kryetarit të Bashkisë së Kamzës dhe reagimi i selisë së PD-së përmes

deputetit Ristani, mbart për nëntekst të fuqishëm një tendencë të ardhme së afërmi të populizmit opozitar, pra të ardhjes së tubimeve dhe protestave në të cilat logjika dhe psikologjia e lidershipit të vjetër të PD-së ka ditur të korrë sukses dhe imponime politike. Një mjet i vjetër për kohë të re. Këtë axhendë duket se ende nuk e ka bërë pjesë të strategjisë së afërt kryetari pasues i zotit Berisha në PD, zoti Basha. Por logjika e lexueshme e zotit Berisha, jo vetëm e shprehur në Parlament, por edhe në komunikimet e tij të preferuara në rrjetet sociale, shfaq hapur dëshirën dhe tundimin për një thellim dhe rënie të menjëhershme të qeverisë në kthetrat e dorëzimit financiar. Pas kësaj, politikanët e vjetër të opozitës shpresojnë të rikthejnë protagonizmin e tyre politik. Mirëpo, meqenëse zoti Berisha e ka për zemër skenarin grek të Papandreut (të cilin në fakt gjatë muajit të fundit duket se e ka shmangur si referencë), duhet të ketë mirë parasysh se kriza greke u shndërrua njëkohësisht në një moment të reagimit qytetar për të spastruar kastën e mëkatarëve rrënues të Greqisë. Nuk duken gjëkundi prej vitit 2009 e sot, ish-kolegët e zotit Berisha në Athinë, as Simitis, as Karamanlis, as Papandreu dhe gjithë skota e politikanëve që farkëtuan pa ngurrim e dhembshuri falimentin e Greqisë. Kriza ekonomike e parathënë për Shqipërinë nga zoti Berisha opozitar, nuk mund ta lërë pa gjykim zotin Berisha kryeministër. Mes tyre nuk

ka një kohë të gjatë ndarjeje, madje janë aq afër, sa i pari është ende nën instinktet e të dytit. Dëshira për rrëzim të menjëhershëm të kundërshtarit, kur ka kosto për vendin dhe sidomos financat dhe ekonominë e shtetit, nuk është dhe s’mund të mbetet thjesht motiv politik natyral, por diçka e keqe dhe pse jo, diabolike. Nëse duhen parë shumë masa dhe ligji i buxhetit për vitin 2014, të cilin e paraqiti qeveria në Parlament, diskutimi dhe mirëkuptueshmëria mes palëve nuk mund të ketë krahasim dhe të njëjtën përmbajtje me atë që mund të kërkohej në vitin 2005. Jemi në kohë tjetër dhe përballë rreziqesh që s’kanë lidhje vetëm me ne dhe klasën tonë politike. Skenari i trazirave sociale në vend, nëse ofrohet apo imponohet nga rrethana dhe faktorë jashtë ndërgjegjes politike të palëve, kësaj here nuk ka për t’i dhënë asnjërës palë mundësinë për protagonizëm e aq më tepër statusin e akuzatorit të pafajshëm. Kushdo prej dy palëve politike në këtë alternativë të mundshme do të përballet me pozitën e të akuzuarit pa justifikim. Opozita këtë afërpamësi nuk mund ta fitojë përmes protagonizmit “pa racion” të zotit Berisha në Parlament, por vetëm duke u bërë imponuese dhe konkurruese me propozime dhe projekte alternative. Në skenën politike dhe atë të debatit publik, me krizën ekonomike dhe financiare, fatkeqësisht po bashkëjeton frikshëm mjerimi i ideve dhe i konkurrentëve.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e shtunë, 28 dhjetor 2013

Adriana këshillon meshkujt Supermodelja Adriana Lima po i këshillon bashkëshortët dhe dashnorët se çfarë t’u blejnë të dashurave të tyre, më saktësisht se çfarë veshjesh të brendshme t’u blejnë për festat e fundvitit, duke ju sugjeruar atyre që të kontrollojnë dollapët e veshjeve të brendshme të partnereve të tyre, për t’u siguruar se do ta kenë numrin e duhur të veshjeve. Engjëllushja e shtëpisë së modës ‘Victo-

reklama

Sexi Krishtlindje për Afërdita Dreshaj Bukuroshja malësore Afërdita Dreshaj, e cila ka qenë njëra ndër këngëtaret më të përfolura të këtij viti, sa për karrierë aq edhe për jetën e saj private, ka bërë të ditur se ka kaluar Krishtlindje të veçanta. “Have a merry berry sexy

Christmas”, ishte mbishkrimi që ka lënë ajo karshi një fotografie ku këngëtarja e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ e në të cilën shihet pranë një djaloshi. Kjo ka treguar se bukuroshja ka kaluar një festë ‘sexi’ siç e quan ajo.

Gardëroba, primare për VIP at Karshi të hollave që i marrin gjatë festave të fundvitit një vend të veçantë tek yjet tona zë edhe dukja e tyre. E për të qenë sa më trendi edhe në këtë Vit të Ri, këngëtaret tona janë përkujdesur deri në detajin më të imtë. Kjo duke u bazuar nëpër foto të ndryshme që vetë fytyrat tona publike po na i servojnë dita ditës në rrjete sociale. Përveç risive e projekteve që janë pjesë e punës së këngëtareve tona, një vend të veçantë për të mos thënë kryesorin e merr edhe dukja e tyre. Edhe pse gardëroba e këngëtareve shpesh është lakuar si kopjim i yjeve botërore, ato vërtet duken yje dhe mundi për të qenë në qendër të vëmendjes në çdo paraqitje nuk u shkon huq. E edhe këtë fund vit shumë nga këngëtaret tona kanë zbuluar përmes disa fotove nëpër rrjete sociale që për festat e fund vitit do të na vijnë me një ‘Look’ siç dinë vetëm ato.

Zanfina, Tuna e Nora të nxehta edhe në këtë fundvit Siç transmeton Tribuna, duke e pasur parasysh shikueshmërinë e madhe të emisioneve festive, këngëtaret tona nuk kanë hezituar që të tregojnë veten e adutët e tyre edhe në këtë Vit të Ri. Secila duket më ‘stajlish’ se tjera.E derisa vitet e kaluara fakti se si do të duken këngëtaret tona ka qenë diçka që pritej me padurim, këtë vit si duket kjo nuk do të jetë ashtu. Kjo sepse yjet tona kanë zbuluar dukjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Ndër shumë emra të njohur të skenës sonë, këngëtaret që sipas fotove më shumë ngjasojnë si yje Holliwoodi janë Tuna, Nora Istrefi e Zanfina Ismaili, emra këta të njohur jo vetëm që janë treguar të suksesshme në këngët që kanë sjellë. Ato në përmbylljen e vitit edhe një herë po vërtetojnë se një vëmendje të posaçme i kushtojnë edhe dukjes së tyre që me doemos është pjesë e punës që kanë zgjedhë.

ria's Secret’ ka vendosur të jap këshilla pasi është e sigurt se shumica e meshkujve bëjnë gabime me rastin e blerjeve të veshjeve të brendshme gjatë festave të fundvitit. “Nëse nuk jeni të sigurt për madhësinë e sutjeneve të saj, atëherë kontrollo gjërat e saj kur ajo nuk është në shtëpi. Ky është një sektet, pasi dëshiron ta befasosh atë. Dhe

dihet se ne femrat i adhurojmë shumë befasitë”, është shprehur ajo. Edhe pse ajo veshjet e brendshme i ka të gjitha falas nga ‘Victoria's Secret’, ajo prapë e pranon se do t’i pëlqente që të marrë dhurata të tilla nga i dashuri i saj. “Posedoj një mal me veshje të brendshme, të gjitha të modës së fundit, por prapë do të dëshiroja të merrja si dhuratë nga i dashuri im. Këto veshje si dhuratë, e kanë një rëndësi më të madhe se sa ato që i merr nga puna që bën”, ka përfunduar Lima. Adriana momentalisht është njëra nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë.


Receta

e shtunë, 28 dhjetor 2013

TURLI ME PERIME DIMËRORE?

9

4 veta: Perberesit per gla te prera ne 2 karrota te vo bastuna te trashe 2 qepe e thate te prera ne ka 2 rrenje selino

trore te rrumbul 80 gr kerpudha e 4 sh lakta ne prera m Përgatitja: ata te vogla 2 3 qepe te th Nxehim nje tigan ne zjarr te mesem. Hedhim nje pjese te vajit comleku) te zjera dhe skuqim karrotat qe te marrin nje ngjyre te arte. I hedhim kripe 100 gr bishtaja dhe e nxjerrim ne leter kuzhine. te freketa hi 2 3 gjethe pres Perserisim te njejten gje me qepet e rrenjen e selinos. prere imte Ne vazhdim, shtojme vajin tjeter ne tigan dhe skuqim kerpudhat vaj, majdanos i ,sa et marrin ngjyre te forte. Kriposim dhe i heqim nga zjarri. Shto- rigon,ose trumze jme perimet e tjera qe skuqem ,si dhe bishtajat e ziera. I leme te gr gjalp ziejne rreth 2 minuta e provojme per kripe. Shtojme gjalpin dhe 20 kripe erezat ,i perzjejme gjersa te homogjenizohen.

FILETO PESHKU NË AVULL Përbërësit: 6 fileto merluci ½ kg patate të reja Për salcën: 30 gr tul buke uthull e kuqe 4 fileto açuge 5 ullinj të zinj 1 thelb hudhër 80 gr majdanoz Vaj ulliri Kripë Përgatitja: Ziejmë në avull veç e veç peshkun dhe patatet. Ndërkohë vëmë në gotën e mikserit tulin e bukës, e lagim me uthull, shtojmë edhe të

gjithë përbërësit e tjerë (majdanoz, hudhër, açuge, ullinj, vaj) dhe i grijmë derisa të bëhet një krem i gjelbër, i butë, i shijshëm. E rregullojmë me kripë sipas dëshirës.

ROLE ME KARKALECA Përgatitja: Vini majonezën ne një ene me pas Përbërësit shtoni një luge ketchup dhe një luge karkaleca te whisky dhe 2-3 pika salce worcester. 300 gr aromatizojini me pak piper dhe qëruar përziejini mire ne mënyrë qe te përftoni 100 gr majoneze një salce homogjene. Karkalecat lagini luge whisky apo me pak lëng limoni dhe lërini te mari- 1 nohen për 4-5 minuta. Futni fetat e konjak bukës ne furre për ti thekur pak, me pas 1 limon hapni salcën cocktail qe përgatitet mbi salce ketchup fetat e bukës dhe shpërndani karkalecat Worcester dhe rrotulloni fetën e bukës. Mbështillni salce r çdo role me qese kuzhine transparente pipe dhe vërini ne frigorifer për një ore. Nxirrini rolete nga frigoriferi dhe hiqni qesen. Pritini ne rrota te vogla rreth 3-4 cm trashësi, vërini bukur ne pjate dhe shërbejini.

reklama

Mbasi kanë zier sa duhet, vendosim bukur në pjatancë peshkun dhe patatet; u hedhim përsipër salcën e gjelbër me majdanoz që përgatitëm si dhe pak vaj ulliri.

reklama


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e shtunë, 28 dhjetor 2013

dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja”- njofton policia. Gjithashtu policia bën apel për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve, ndërkohë që kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme.

Tiranë, masa për sigurinë gjatë festave

Buxheti, PD propozon 39 amenda mente Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 39 amendamente për projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se ky akt bëhet në respekt të zërit të qytetarit që pret mbajtjen e premtimeve të Ramës, për të cilat e sollën në pushtet. “Konceptet tona për zhvillimin ekonomik mbështeten në vlerat e lirisë, ndryshe nga konceptet regresive të paraqitur nga Rama-Meta dhe që kanë fshirë nga fjalori fjalën zhvillim. Asnjë kryeministër në botë nuk do të guxonte të gënjente për uljen e taksave, po të kishte një miligram të vërtetë se ka ulur taksën e fitimit, sipërmarrja dhe unë do ti thurnim lavde këtij çlirimtari, por sipërmarrja është në revoltë të trefishtë, se rritja e 50% e taksës së fitimit, arbitraritet fyes, e poshtëron sipërmarrjen duke e akuzuar se paguan nën dorë për të përligjur rritjen e taksës” tha ai. Basha theksoi më tej se ashtu si edhe Partia Demokratike edhe sipërmarrja dhe grupet e interesit janë kundër paketës fiskale dhe buxhetin. “Ne nuk pretendojmë ta detyrojmë shumicën të votojë atë që nuk e ka kulturë, orogram, vizion, PD ka depozituar 39 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale, mbi dy parime; interesi publik, premtimet elektorale të Ramës që e sollën në pushtet, premtimet dhe mbajtja e tyre janë kontrata e çdo qeveri me zgjedhësit” tha ai. Basha ka numëruar të gjitha amendametet e depozituara nga Partia Demokratike për paketën fiskale dhe buxhetin, ilustruar me premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale. “Partia Demokratike ka propozuar heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës,legalizimin falas për zonat informale, shëndetësi falas me zero kontribute për qytetarët, sigurimi i vaditjes dhe kullimit për çdo metër tokë, heqjen e akcizës së naftës për fermerët si dhe heqjen e tvsh për imputet në bujqësi” tha Basha. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka prezantuar dje ekipin qeverisës për Prishtinën. Ajo që bie në sy është se në mesin e drejtorëve ka edhe Ushtrues Detyre, ndërkohë që të përfshirë në dikasteret kryesore janë edhe tri femra. Nënkryetar i Komunës së Prishtinës do të jetë Dardan Sejdiu, njëkohësisht edhe U.D i drejtorit për Zhvillim Ekonomik. Liburn Aliu do të udhëheqë Drejtorinë e Urbanizmit, Arben Vitia është emëruar drejtor i Shëndetësisë, Blerta Zeqiri drejtoreshë e Kulturës,

Policia e Tiranës rrit masat e sigurisë, për garantimin e rendit publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. Masa të veçanta sipas policisë janë marrë në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale; rritjes së sigurisë

në rrugë, qendra tregtare, sheshe, lokalet ku do te festohet, si dhe sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit, etj. Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë

kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. “Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës

THAÇI PREZANTON TË ARRITURAT NË DIPLOMACI NË VITIN 2013 Ndër sfidat më të mëdha, mbetet integrimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për këtë të fundit, Thaçi ka qenë më i ashpër, duke vlerësuar se me një politikë jo të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës, BE e ka izoluar të drejtën e tyre në lëvizjen e lirë nëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rritja e numrit të njohjeve, janë disa nga sukseset që i ka vlerësuar të arritura të diplomacisë kosovare kryeministri Hashim Thaçi. Shefi i ekzekutivit, në konferencën e II-të të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, tha se trupa diplomatike e vendit, janë zëri i fuqishëm nëpër botë. Ai ka thënë se diplomacia e jashtme e Kosovës ka arritur suksese, duke veçuar anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore e në Bankën Evropiane për Zhvillim e Rindërtim. Por, kryeministri ka thënë se politikës së jashtme dhe diplomacisë, i mbeten edhe shumë pri-

Izolimi nga BE, padrejtësi ndaj Kosovës

A

DAVENPORT: SERBIA NUK KA NJOHJEN KUSHT PËR NË BE Ndërkohë, Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se në negociatat Serbi BE, në raport me Kosovën, kusht do të jetë normalizimi dhe jo njohja e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për gazetën beogradase Novosti, Davenport ka thënë se dispozitat për normalizimin e përgjithshëm dhe mar rëveshja ligjore detyruese do të jenë shumë të rëndësishme në procesin negociues. oritetet dhe punë për të bërë. “Një ndër prioritetet është që diplomacia e jashtme të punojë në mënyrë që vendet që se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Të punojë që vendet që nuk i

Igumenicë, dy shqiptarë grabisin 4 të tjerë Përleshje mes shqiptarësh në Filat të Igumenicës. Mediat greke theksojnë se dy shqiptarë kanë hyrë në një fermë ku punonin 4 shqiptarë të tjerë dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë atyre 100 euro. Më pas, dy grabitësit i kanë detyruar të ecin në këmbë në një rrugë rurale 4 punëtorët shqiptarë por njëri prej tyre tentoi të largohej dhe autorët e qëlluan me armë dhe e plagosën në këmbë.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

kanë njohur dokumentet e Kosovës t’i njohin ato”, tha Thaçi, transmeton KP. Ndër sfidat më të mëdha, sipas tij, mbetet integrimi i Kosovës në Organizatën e

Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për këtë të fundit, Thaçi ka qenë më i ashpër, duke vlerësuar se me një politikë jo të drejtë ndaj

Miratimi i Marrëveshjes, vendim i ngutshëm Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vënë sërish në dyshim nëse miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit, i arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte vendim i drejtë apo jo. “Kuvendi nuk ka pasur informacione të mjaftueshme dhe ka marrë vendime të ngutshme kur është në pyetje miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit”, ka

thënë Krasniqi. Këto komente ai i ka bërë në një pritje për mediat për festat e fundvitit. “Nuk e di se sa Kuvendi ka qenë i gatshëm të përgatisë se e

Ahmeti prezanton ekipin e tij qeverisës Xhelal Sfeqla drejtor i Inspektoratit, Ardian Gashi drejtor i Shërbimeve Publike, Nora Kelmendi drejtoreshë e Kadastrit, Jusuf Thaçi drejtor i Arsimit, Besnik Bislimi U.D i drejtorit të Financave, Muhedin Nushi U.D i drejtorit të Administratës, Hysen Durmishi U.D i drejtorit për Infrastrukturë dhe Fitore Pacolli-Dalipi koordinatore e punës mes drejtorive në kabinetin e kryetarit.

qytetarëve të Kosovës, BE e ka izoluar të drejtën e tyre në lëvizjen e lirë. “Prioritet mbetet heqja e vizave për kosovarët. Izolim ky i padrejtë që po u bëhet kosovarëve nga BE”, ka thënë Thaçi. Presidentja e Kosovës, Aftifete Jahjaga, vitin diplomatik 2013 e ka quajtur të suksesshëm për Kosovën. Edhe ajo ka përmendur se prioritet duhet të jenë njohjet dhe pranimi në organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë, Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se në negociatat Serbi-BE, në raport me Kosovën, kusht do të jetë normalizimi dhe jo njohja e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për gazetën beogradase Novosti, Davenport ka thënë se dispozitat për normalizimin e përgjithshëm dhe marrëveshja ligjore detyruese do të jenë shumë të rëndësishme në procesin negociues. I pyetur se cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes detyruese ligjore, ai ka thënë se ajo duhet të reflektojë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin gjithëpërfshirës. “Njëra nga fushat kryesore është respektimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë se nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për në BE”, ka thënë Davenport.

Sipas Ahmetit, shkaku që i ka caktuar tri drejtori me ushtrues detyre, drejtorinë e Administratës, të Infrastrukturës dhe për Zhvillim Ekonomik, ishte për shkak të gjendjes së rëndë në këto fusha dhe nevojave për t’u informuar ekipi i tyre. “Për tri drejtori, për shkak të gjendjes pak më të rëndë dhe nevojave për një informim më të mirë të ekipit tonë, kemi vendo-

cilit nivel ishte ajo marrëveshje. Këtu ka pasur ngutje, por ndoshta këto ngutje e ardhmja do t’i arsyetojë, çka nuk është lehtë që e tashmja t’i arsyetojë”, është shprehur Krasniqi. Gjatë kohës së miratimit të kësaj marrëveshjeje, Krasniqi nuk e ka dhënë votën e tij dhe në këtë drejtim ai zakonisht ka abstenuar nga votimi edhe për pikat e zbatimit të saj. sur që të formojmë ekipe menaxhuese të cilat do të kenë detyra që brenda një periudhe 30- 45 ditore do të na përgatisin raport mbi gjendjen e përgjithshme mbi këto drejtori, në mënyrë që ne të procedojmë me hapat e mëtutjeshëm jo vetëm me punën e drejtorit, por edhe nga aspekti i politikave të cilat duhet t’i ndjekim”, tha kryetari i ri i Prishtinës. Ahmeti ka thënë se shpërblimi për qytetarët është nëse ekipi i tij i zgjedhur do t’i përmbushë zotimet të cilat janë premtuar në fushatë.


R a jo n / B o t ë

e shtunë, 28 dhjetor 2013

Shtetet e Bashkuara kanë rritur dërgesat e raketave ajër-tokë dhe të avionëve të telekomanduar në Irak, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës atje. Zyrtarët në Uashington kanë thënë se 75 raketa Hellfire tashmë janë dërguar dhe se dhjetë aeroplanë pa pilotë do të transportohen në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë vizitës në Uashington, muajin e

everia e Tajlandës e ka hedhur poshtë kërkesën e Komisionit Zgjedhor për shtyrje të zgjedhjeve, të parapara të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, duke thënë se votimet do të mbahen ashtu siç është planifikuar, përkundër përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveri. Komisioni Zgjedhor ka kërkuar nga qeveria që t’i shtyjë zgjedhjet derisa të arrihet “pëlqim reciprok ndërmjet të gjitha palëve përkatëse”. Demonstruesit antiqeveri këmbëngulin se nuk do ta lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, derisa kryeministrja Yingluck Shinaëatra të paraqes dorëheqje. “Zgjedhjet do të mbahen më 2 shkurt”, tha zëvendës kryeministri, Pongthep Thepkanchana, gjatë një fjalimi televiziv. Gjatë regjistrimit zgjedhor në kryeqytetin Bangkok, kanë shpërthyer përleshje, kur policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome në protestuesit që gjuanin me gurë. Një polic është vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat. Gjithsej 97 njerëz janë dërguar në spital, në mesin e tyre 25 policë, raporton agjencia Reuters. Policia tajlandeze në Bangkok ka qëlluar gaz lotsjellës ndaj protestuesve që përpiqeshin të pengonin partitë politike të regjistroheshin për zgjedhjet e shkurtit 2014. Rreth

kaluar, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar pajisje shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë që të kryejnë operacione kundër militantëve. Këtë vit, Iraku ka parë dhunën më të madhe sektare që nga 2006-2007, kur dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë në për-

leshjet midis myslimanëve sunitë dhe shiitë. Ndërkohë, një grup i opozitës iraniane në Irak ka thënë se nga një sulm me raketa pranë kampit të tij, në afërsi të aeroportit të Bagdadit, janë vrarë tre persona dhe plagosur 50 të tjerë. Një zëd-

Tajlanda përfshihet nga protestat e dhunshme

Q

Sulmi ndaj gazetares, arrestohet i dyshuari i tretë Policia në Ukrainë ka arrestuar të dyshuarin e tretë, në lidhje me rrahjen brutale të gazetares dhe aktivistes opozitare, Tetyana Chornovil. Autoritetet po ashtu kanë thënë se janë duke marrë në pyetje tre anëtarë të parlamentit, edhe pse nuk kanë saktësuar lidhjet e tyre me rastin. Tetyana Chornovil, 34 vjeçe, është tërhequr zvarrë nga makina e saj dhe është rrahur brurtalisht të mërkurën,

vetëm disa orë pas publikimit të një artikulli të saj, në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë. Ajo është duke u mjekuar në një spital të Kievit.

Kriza në Sudan, takohen liderët afrikanë

SHINAWATRA SHPALL ZGJEDHJET, NUK DORËHIQET Më herët gjatë muajit, kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra shpalli për në shkurt të vitit të ardhshëm zgjedhjet e parakohshme, por refuzoi të jepte dorëheqjen. “Do të vazhdoj të qëndroj në detyrë, të bëj detyrën time si kryeministre në bazë të Kushtetutës. U tërhoqa aq sa mundesha, tani të shkojmë në zgjedhje”, tha ajo. Yian gluck, motra e ish kryeministrit Thaksin Shinawatra, fitoi zgjedhjet në vitit 2011. 500 protestues tentuan të hynin në një stadium ku po punonin komisionerët zgjedhorë për të regjistruar kandidatët. Ata kërkojnë që para zgjedhjeve të kryhen reforma politike. Por policia, pasi u godit edhe me gurë, përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga trazirat nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar. Më herët gjatë muajit, kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra shpalli për në shkurt të vitit të ardhshëm zg-

jedhjet e parakohshme, por refuzoi të jepte dorëheqjen. “Do të vazhdoj të qëndroj në detyrë, të bëj detyrën time si kryeministre në bazë të Kushtetutës. U tërhoqa aq sa mundesha, tani të shkojmë në zgjedhje”, tha ajo. Yiangluck, motra e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, fitoi zgjedhjet në vitit 2011. Thaksin u rrëzua nga pushteti dhe ndaj tij u ngritën akuza të forta për korrupsion. Aktualisht ai jeton në Dubai në ekzil. Protestuesit thonë se është pikër-

isht ai që drejton në të vërtetë Tajlandën dhe jo Yingluck. Protestat nisën pas një projekt-ligji për aministi, ku përfitonte pikërisht edhe ish-kryeministri Thaksin. Ndërsa fundjavën e kaluar, subjekti kryesor i opozitës, Partia Demokratike njoftoi se do të bojkotojë zgjedhjet e 2 shkurtit. Kryetari i partisë, Abhisit Vejajiva tha në një konferencë për shtyp se nuk do të ketë kandidatë në terren, pasi sipas tij, “politika tajlandeze ndodhet në një fazë falimentimi”.

Pengu i Al Kaidës kërkon ndihmë nga Obama dy vjet nga Al Kaida në Pakistan. Lëvizja islamike kërkon ndalimin e sulmeve ajrore amerikane në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen, në këmbim të lirimit të Weinsteinit. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, por ka thënë se Uashingtoni nuk do të negociojë me grupin ter-

Një shtetas amerikan, i rrëmbyer në Pakistan në vitin 2011, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të negociojë për lirimin e tij. Në një video dërguar gazetarëve në Pakistan, Warren Weinstein thotë se ndjehet krejtësisht i braktisur dhe i harruar, pasi është mbajtur për Presidenti amerikan, Barack Obama, ka firmosur projektligjin 2-vjeçar mbi buxhetin federal, të arritur me konsensus bilateral mes republikanëve dhe demokratëve, i cili do të shmangë rrezikun për një tjetër bllokadë gjatë Janarit, në periudhën më të afërt. Ligji i debatuar fuqishëm u miratua nga të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe

hënës i Departamentit amerikan të Shtetit e ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje Qeverisë irakiane që të ofrojë siguri për banorët e kampit Hurriya. Në këtë kamp jetojnë rreth 3,000 persona. Grupi “Këshilli Kombëtar i Rezistencës” është formuar në vitet 1960 për të kundërshtuar shahun e Iranit dhe më pas qeverinë e tij teokratike. Qeveria aktuale e Irakut ka marrëdhënie të mira me Iranin dhe do që grupi të lërë Irakun.

SHBA, raketa shtesë në Irak

BANKOK, QEVERIA REFUZON KËRKESËN PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE Një polic është vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat. Gjithsej 97 njerëz janë dërguar në spital, në mesin e tyre 25 policë, raporton agjencia Reuters

11

rorist. Weinstein, 72 vjeç, është marrë nga shtëpia e tij në qytetin Lahore, në gusht të vitit 2011. Ai ka qenë drejtor i firmës J.E. Austin Associates në Pakistan. Firma, me seli në Uashington, këshillon një gamë biznesesh të Pakistanit dhe departamenteve qeveritare.

Udhëheqësit e Afrikës Lindore do të takohen në Kenia për të diskutuar mbi dhunën në rritje që ka përfshirë Sudanin Jugor, ku mendohet se deri tani kanë humbur jetën mbi 1 000 persona. Liderët e bllokut prej 8 anëtarësh, që njihet ndryshe edhe si Igad, do të takohen në Nairobi për të diskutuar çështjet e ngritura gjatë takimit të së martës mes presidentit të Sudanit Jugor, atij të Kenias dhe kryeministrit të Etiopisë. Luftimet mes forcave

Shpërthim në Bejrut, vritet ish ministri Një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në qendër të Bejrutit ka vrarë ish-ministrin libanez i financave Mohammed Shattah. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se shpërthimi ka ndodhur, jo shumë larg zyrës së kryeministrit. Mohammed Shattah ishte një këshilltar i ishkryeministrit Saad Hariri, një mysliman suni. Një makinë është parë në flakë pranë zyrave të qeverisë dhe parlamentit. Konflikti sirian ka rritur tensionet sektare në Liban. Lëvizja libaneze Shia militant Hezbollah ka dërguar luftëtarë të Sirisë për të mbështetur

Obama firmos projektligjin për buxhetin Dhoma e Përfaqësuesve, më herët gjatë këtij muaji. Projektligji u hartua nga një komitet mbi buxhetin, i përbërë nga pjesëtarë nga të dyja partitë, i ngritur pikërisht pas mbylljes së pjesshme të qeverisë federale prej 16 ditësh, gjatë mua-

jit Tetor. Obama firmosi gjithashtu edhe një projektligj që lufton ngacmimet seksuale në ushtri, por edhe 6 projektligje të tjera, të cilat tashmë kthehen në ligje në SHBA. Presidenti njoftoi nënshkrimet e tyre, teksa gjendet me

besnike të presidentit Kir dhe atyre të ish-deputetit Riek Machar në Sudanin Jugor ka nisur 12 ditë më parë. Rreth 50 mijë persona kanë kërkuar strehim në komplekset e OKB-së. Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së ka miratuar planet mbi thuajse dyfishimin e numrit të paqeruajtësve nga Kombet e Bashkuara në Sudanin Jugor. Këshilli prej 15 anëtarësh, autorizoi unanimisht gjatë së martës një kërkesë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, për të përforcuar misionin e OKB-së në Sudanin Jugor, me 12,500 ushtarë dhe 1323 policë, ndërkohë që numri aktual nga mandati i kaluar ishte 7,000 ushtarë dhe 900 policë.

pushime në Haëaii për festat e fundvitit, një vit ky që ka parë disa bllokada politike, duke nisur nga nënshkrimi i ligjit për Kujdesin Shëndetësor, apo “Obamacare”, kufirin e borxhit federal, si dhe disa çështje të tjera si emigracioni apo kon-

qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad. Presidenti Asad vjen nga Sekti Alevit, një degë heterodokse të gjithë besimtarët shiitë. Disa nga grupet rebele sirian janë të lidhur me AlKaedën. Dy shpërthime jashtë Ambasadës së Iranit në Bejrut në muajin nëntor, kanë vrarë të paktën 23 persona, përfshirë një diplomat. trolli i armëve. Kongresi do të duhet të kalojë tashmë deri më 15 Janar, projektligjin e shpenzimeve fiskale prej 1,012 trilionë dollarë për vitin 2014. Por, analistët thonë se shpresat, për një epokë të re të bashkimit mes dy partive në Uashington DC, Demokratike e Republikane, mund të jenë të nxituara.


S p e c ia le

12 ak vite më parë, Irlanda shihej si historia e suksesit të Bashkimit Europian, me të ardhura për frymë prej 120 për qind të mesatares së rajonit. Por pesë vjet krizë ekonomike kanë bërë që shumë irlandezë t’i drejtohen rrugëzgjidhjes së tyre tradicionale, emigrimi drejt Amerikës, njësoj siç bënë gjatë shumë shekujve. Mijëra prej atyre që janë zhvendosur në SHBA po bëhen emigrantë të paligjshëm. Nga lagjet irlandeze të Amerikës, ajo që gjendet në kufi mes Bronxit dhe Jonkers në Nju Jork mund të jetë më e gjalla. Përgjatë rrugës gjenden klube sipas modës irlandeze. Dyqanet e ushqimeve ofrojnë proshutë të zierë, bukë tërshëre dhe çaj. Një dyqan dhuratash shet pulovra leshi e statuja që mbajnë kryqe keltësh. Emigrantët irlandezë janë vendosur në këtë zonë prej dekadash, në valë të shkaktuara nga krizat ekonomike në shtëpi. Në rrugët kryesore, dominon aksenti irlandez. Ndërsa kontrollet për emigrantë janë ashpërsuar vazhdimisht, udhëtimi i tyre është bërë gjithnjë e më i vështirë. Por papunësia, rënia e pagave dhe perspektiva e vakët për karrierë i ka nxitur sërish irlandezët që nga viti 2008 të ndërmarrin aventurën përtej Atlantikut. “Ishte njëfarë surprize për mua”, thotë Megan, 20 vjeç, e cila ndoqi të dashurin e saj tre muaj më parë nga Dublini dhe gjeti punë në një kafene irlandezësh në Jonkers, Nju Jork. “Kur sorollatem në këtë zonë gjatë natës, nuk duket sikur jam në Amerikë. Ndihem si në shtëpi, për shkak se këtu ka kaq shumë irlandezë”. Nëse nuk do të ishte për bashkësinë, Megan thotë se malli për shtëpinë do të kishte mjaftuar që ajo të kthehej, por tashmë ka në plan të qëndrojë gjatë. “Sa herë që marr në telefon mamanë, ajo duket sikur thotë ‘mos e vrit mendjen të kthehesh – asgjë nuk ka ndryshuar shumë këtu’”. Shifrat e emigrimit irlandez në SHBA janë të vështira për t’u gjetur për shkak se shumë, si Megan, vijnë me vizë turistike dhe pastaj punojnë në ekonominë informale. Në Jonkers, burrat vërdallisen me gotat e birrës nëpër pabe gjysmë të zbrazura. Ata thonë se tashmë ka më pak emigrantë se sa në valën e fundit të madhe të emigrimit irlandez në vitet 1980. Por ata që punojnë me emigrantë në qytete të mëdha si Nju Jorku, Bostoni, Çikago dhe San Francisko, kanë dalluar një rritje të fuqishme në numrin e emigrantëve të rinj gjatë dy apo tri viteve të fundit. Sipas autoriteteve irlandeze, gati 20 mijë njerëz ikën në SHBA mes prillit 2010 dhe marsit 2013 – dy herë më shumë se sa patën ikur në tre vitet e mëparshme. Qendra e Bashkësisë Irlandeze në SHBA thotë se ka një

P

e shtunë, 28 dhjetor 2013

Irlandezët bëhen sërish popull emigrantësh Nga lagjet irlandeze të Amerikës, ajo që gjendet në kufi mes Bronxit dhe Jonkers në Nju Jork mund të jetë më e gjalla. Përgjatë rrugës gjenden klube sipas modës irlandeze. Dyqanet e ushqimeve ofrojnë proshutë të zierë, bukë tërshëre dhe çaj. Një dyqan dhuratash shet pulovra leshi e statuja që mbajnë kryqe keltësh

rritje të stërmadhe, ndoshta me dhjetë herë, në mbërritjen e emigrantëve të rinj në krahasim me një dekadë më parë. Shumica janë të rinj, megjithëse ka edhe të moshuar që kanë emigruar dy herë, ishin kthyer në Irlandë gjatë kohës së bumit para se të emigronin sërish kur Irlanda u thye. Shumica e atyre që kërkojnë ndihmën e Shoqatës Irlandeze të Amerikës, kishin punë në Irlandë, por ishin të shqetësuar nga papunësia apo nga ulja e orëve të punës. Destinacioni i parapëlqyer është SHBA, si pasojë e lidhjeve të forta historike, si dhe me lidhjet fizike që kanë të sapoardhurit atje me të afërm apo miq. Emigrimi irlandez në SHBA arriti kulmin në mes të shekullit të 19, rreth kohës së Urisë së Madhe. Më 1855 kishte rreth 200 mijë irlandezë që jetonin në Nju Jork dhe ata mbetën bashkësia më e madhe e lindur jashtë SHBA-së në qytet për mbi 30 vjet. Shumë të tjerë shkuan në Boston apo në Bregun Lindor. Mbi 70 për qind të atyre që emigrojnë nga Irlanda janë në të njëzetat, por ata kanë edhe arsimim më të lartë se sa mesatarja e vendit. Por Nill O’Doud (Niall Dowd), një gazetar irlandez që jeton në Nju Jork thotë se ata nuk gjejnë gjithmonë punë të mira. “Shumë prej tyre janë të arsimuar e inteligjentë, por gjejnë vende pune të shtresës së ulët si ndërtim apo lokale këtu. Është rrjeti i irlandezëve që i udhëheq dhe shpesh nuk janë në gjendje të dalin nga ky rrjet. Për sa kohë nuk janë me shumë fat për të fituar lejen e qëndrimit në lotarinë Green Card, ata që dëshirojnë të emi-

grojnë duhet ose të gjejnë një punëdhënës bamirës para emigrimit ose të vijnë me një vizë J1 për studentë ose të sapodiplomuar. Ka një vizë 90-ditore, J-1 që i lejon studentët të punojnë në SHBA gjatë pushimeve të verës dhe një vizë 1-vjeçare J-1 që i kërkon të sapodiplomuarve të gjejnë një vend pune të lidhur me diplomën e tyre. Riçard Bërk (Richard Burke) erdhi dy herë me vizë vere J-1 dhe punoi si “kopshtar i famshëm” në Kaliforni më 2009 e si barist në Çikago më 2012. Në gusht ai lëvizi në Filadelfia, pasi u diplomua në inxhinieri kimike. Tashmë punon për shtetin e Delaueres dhe po shpreson të transferohet në një vizë me afat më të gjatë para se të aplikojë për leje qëndrimi. Ai dëshiron të jetojë përgjithmonë në SHBA. Megjithëse amerikanët “të pranojnë me krahët hapur”, ai shton se një lidhje irlandeze mund të jetë me rëndësi. “Aktualisht duhet të njohësh dikë që të vësh këmbët brenda për shkak se shumica e korporatave do të shohin se vizat zakonisht kërkojnë shumë dokumente, pra telashe e bezdi”. Bërk, 23 vjeç, ka mbështetje morale nga anëtarët më të moshuar të bashkësisë irlandeze të Filadelfias. Danielle Allen, 26 vjeç, erdhi gjithashtu me një vizë J-1. Ajo ka master në marketing, por e gjeti veten duke punuar si recepsioniste në një hotel në kontenë Kork në Irlandë. Ajo mendoi të shkojë në Kaliforni, ku kishte kaluar verën si studente, por një kushëri në Çikago e bindi të shkojë në

Emigrantë të famshëm: Në drejtimin e orës nga majtas, sipër: Pierce Brosnan, Samantha Pauer, (Power), Gabriel Birn (Byrne), Samantha Mumba, Brendan Behan, Maureen O’Salivan (Sullivan), Frank Mekkurt (McVourt, Xhon Filip (John Philip) Holland Aktori Pierce Brosnan u bë nënshtetas amerikan më 2004 Samantha Pauer, ambasadorja e SHBA së në OKB, emigroi atje në moshën 9 vjeç Aktori Gabriel Birn është nga Dublini që shkoi në SHBA në vitet 1980 Këngëtarja Samantha Mumba ndoqi një karrierë filmi përtej Atlantikut Skenaristi Brendan Behan ra në dashuri me Nju Jorkun, por bashkëshortja e tij, jo Maureen O’Salivan luajti rolin e Xhenit krahas Tarzanit të Xhoni Ueismyler (Johnny Weismuller) Shkrimtari Frenk Mekkurt la fëmijërinë e ashpër në Irlandë Inxhinieri Xhon Filip Holand njihet si babai i nëndetëses moderne

këtë qytet. Ajo gjeti punë në një bashkësi emigrantësh irlandezë, një grup i madh miqsh irlandezë që kanë ardhur gjatë viteve të fundit. Irlandezët “lidhen me njëritjetrin, – thotë ajo. Ka një bashkësi të madhe irlandezësh dhe çdokush përpiqet të ndihmojë të sapoardhurit për të gjetur strehë e punë. Nëse dëshiron të

merresh vetëm me irlandezë, mundesh të hash, të flesh dhe të pish si në shtëpi”. Të premten e parë të çdo muaji, organizata e irlandezëve mbledh njerëzit që kërkojnë vende pune. Por ata që janë pa dokumente kanë edhe më shumë nevojë për këtë organizatë, pasi ajo ndihmon për të gjetur strehë apo punë në të zezë.

Në shumë zona, këto lloj organizatash kanë zëvendësuar kishat si pika kryesore e kontaktit. Këto qendra vlerësojnë se aktualisht ka mbi 50 mijë irlandezë që jetojnë pa dokumente në SHBA. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se për shumë emigrantë, nuk është e logjikshme që të qëndrojnë ilegalisht në SHBA, megjithatë, vetëm një në dhjetë prej tyre tha se kishte ndër mend të kthehej në Irlandë kur viza e tyre të skadonte. Pas valës së fundit masive të emigrimit irlandez në vitet 1980, politikanët e fuqishëm amerikanë me rrënjë irlandeze arritën të krijojnë bazë ligjore për viza speciale për dhjetëra mijë prej tyre. Irlandezët do të përfitojnë 10 mijë viza të ngjashme nga programi i reformës së emigrimit të mbështetur nga presidenti aktual, por për momentin ka pak shpresa që kjo reformë të miratohet. Kjo do të thotë se emigrantët pa dokumente janë zënë në kurth, nuk janë në gjendje të kthehen në atdhe për martesa apo funerale pasi kanë frikë se nuk do të rikthehen dot në SHBA. Edhe marrja e një leje drejtimi automjeti apo kujdesi shëndetësor është një problem. Dhe shumë janë të shqetësuar nga rreziku i deportimit, nëse ndalohen nga policia. Konor, 27 vjeç, ka jetuar pa letra që nga viti 2010. Ai u largua për shkak se “nuk kishte më miq në lagje dhe asgjë për të bërë”. Tani punon si elektricist për të vëllain në Çikago. “Për mua është e vështirë, sepse nuk mund të kthehem në shtëpi. Vazhdimisht hap sytë se mos më kapin”, thotë ai. Pasi ka humbur tri Krishtlindje familjare, po mendon të kthehet në Irlandë dhe pastaj të niset për në Australi.

shpallje Në bazë të nenit 22,23,25 dhe 26 të Ligjit për mardhënie pune, (“Fl. Zyrtare e RM” nr.54/2013), dhe neni 80,82,84,86 dhe 87 i Ligjit për arsimin fillor (Gazeta zyrtare e RM, nr.103/2008, 106/2008, 33/2010 dhe 116 dhe pëlqimin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Drejtori i shkollës fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, publikon këtë

SHPALLJE

Për plotësimin e vendeve të lira të punës me kohë të caktuar për vitin shkollor 2013/2014 1. Një vend pune për arsimtar për lëndën e gjeografisë me kohë të caktuar me fond të plotë; 2. Një vend pune arsimtar nga lënda e BAT-it me kohë të caktuar me fond të plotë; 3. Një vend pune arsimtar për kulturë qytetare me fond jo të plotë me 10 orë me kohë të caktuar; 4. Dy vende pune arsimtarë për mësimin klasor me kohë të caktuar 5. Një vend pune arsimtarë të gjuhës shqipe me kohë të caktuar me fond të plotë, 6. Një vend pune arsimtarë të educates fizike me kohë të caktuar me fond të plotë, 7. Një vend pune arsimtar i njohja e mjedisit me kohë të caktuar me fond jo të plotë me 10 orë; 8. Një vend pune personel teknik – për higjien për nevojat e shkollës me kohë të caktuar, 9. Një vend pune arsimtar të gjuhës shqipe, me kohë të caktuar me fond të plotë në javë, 10. Një vend pune arsimtar të edukatës fizike me kohë të caktuar me fond jo të plotë me 9 orë në javë, 11. Një vend pune arsimtar të etikës së religjionit me kohë të caktuar me fond jo të plotë me 12 orë në javë, 12. Një vend pune arsimtar për mësimin klasor zëvendësim të vendit të punës ndihm.drejtorit të shkollës; 13. Një vend pune arsimtar të gjuhës shqipe me kohë të caktuar me fond të plotë zëvendësim deri në kthimin e arsimtares, 14. Një vend pune arsimtar i gjeografisë me kohë të caktuar me fond të plotë javorë. 15. Një vend pune nikoqir i shkollës me kohë të caktuar; 16. Një vend pune arsimtar për arsimtar i mësimit klasor zëvendësim të pushimit mjekësor; Kandidati duhet të ketë të kryer shkollimin përkatës për vendin e punës për të cilin konkuron, me përvojë pune së paku dy vjet, kurse caktimi në vendet e punës do të bëhet në bazë të neneve 80, 81, 82, 84, 86 dhe 87 të Ligjit për arsimin fillor dhe nenit 13 të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë. Angazhimi në punë do të jetë në dy ndërime, kurse rroga do të paguhet sipas kritereve për pagesën e rrogave të punësuarve në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë. Lutjes duhet ti bashkangjiten dokumentet e nevojshme edhe atë: - Diploma për kryerjen e shkollimit pëkatës original ose kopje e notarizuar - Certifikata mbi shtetësin e RM original ose kopje e notarizuar; - Certifikata e lindjes origjinal ose kopje e notarizuar; - Certifikata që nuk është I,e dënuar apo nën hetime për vepër penale; - Certifikata mbi gjendjen shëndetësore; Të gjithë vendet e shpallura, janë me kohë të caktuar deri në fund të vitit shkollor 2013/2014 rrespektivisht deri më 31.08.2014. Shpallja mbetet e hapur 5 (pesë) ditë pune nga dita e shpalljes në mjetet e shtypit ditor. Lutjet me dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit të parapar nuk do të meren parasysh gjatë shqyrtimit. Kandidatët dokumentet e kompletuara mund ti dorëzojnë drejtpërsëdrejti në administratën e shkollës apo në adresën: Sh.f.k. “Naim Frashëri” rr. Vuk Karagjiq p.n. 1300 Kumanovë Drejtori Ibraim Ajdini


e shtunë, 28 dhjetor 2013

E n ig m a

13

HOROSKOPI DASHI

DEMI

Marrëdhënia ne çi do jete e bazuar tek mirëqenia dhe tek bashkëpunimi ne çi gjate kësaj dite. Do ndiheni mja mire pranë a j qe dashuroni dhe do ndiheni ga për te marre edhe vendime me rëndësi. Beqaret do kërkojnë një person perfekt dhe kjo dëshirë nuk do mund t’iu realizohet dot. Financiarisht do njiheni me momente te vësh ra. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

BINJAKËT

Venusi do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çi dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do e toleroni edhe me tepër njeritjetrin. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me miqtë e ngushte dhe nuk do e ndiejnë fort nevojën e dikujt ne krah. Sektori i financave do jete mja i privilegjuar. Mund te kryeni edhe ndonjë inves m me tepër nëse dëshironi.

GAFORJA

Jeta ne çi do jete mja e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi te gjitha ato tema delikate te cilat me pare krijonin probleme. Beqaret nuk mund te qëndrojnë indiferente ndaj disa personave qe do i joshin. Ne fakt ata me te vërtetë kane vlera te shumta. Financat do jene te mbrojtura gjithë kohës edhe pse ju mund ta teproni paksa me shpenzimet.

LUANI

Jeta ne çi ka rrezik te kaloje një dite te vësh rë sot. Do ju ndryshoje shpesh humori dhe do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur, por duhet te mendohen mire para se t’i japin alën dikujt. Behet ale për jetën e tyre. Ndikimi pozi v i Diellit dhe Marsit do e përmirësojnë paksa situatën tuaj financiare.

VIRGJËRESHA

Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shume gjate kësaj dite. Ata qe kane tashme një lidhje te qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin, por nga ana tjetër edhe do dashurohen ne mënyrë pasionante me te. Financat fatmirësisht do jene te mira. Shlyeni sa me pare borxhet qe keni marre qe me pas te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.

PESHORJA

Do i kushtoni shume rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do e lini atë te mërzitet për asnjë çast. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete dhe do sqarojnë me qetësi gjithçka. Beqaret do flirtojnë pa fund me personat qe do kenë pranë dhe dikush do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Ne planin financiar priten goxha përmirësime.

AKREPI

Keni kohe qe marrëdhënia mes jush dhe partnerit është ohur? Sot do keni mundësi te afroheni me tepër me te dhe te flisni për gjithçka qe ju ka lënduar. Ai do tregohet me i kuptueshëm dhe do dije te kërkojë falje. Beqaret me mire te tregohen te matur me personat qe do takojnë sepse me pas do lëndohen. ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çi do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite edhe me te mire nga sa ka qene me pare. Do dini te toleroni dhe te hapni rruge. Edhe për beqaret priten te reja pa fund. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum sepse nuk do pendoheni aspak. Ne planin financiar duhet pasur shume kujdes. Gabimi me i vogël mund t’iu rrënojë.

BRICJAPI

Qetësia e tepruar mund t’i beje dem jetës suaj ne çi gjate kësaj dite. Mundohuni te komunikoni për gjithçka me partnerin dhe te shkëmbeni mendime me te. Beqaret do jeni kapricoze dhe te pavendosur për te bere ndonjë zgjedhje. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa kohe me pare. Mundohuni ta ruani ekuilibrin.

UJORI

Qielli i dashurisë do jete shume i trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do jene sensuale dhe mja roman ke. Do bëjnë shume persona për vete dhe me pas do mund te zgjedhin te duhurin. Te ardhurat do përmirësohen shpejt nëse vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

PESHQIT

Kjo dite do jete e mbushur me surpriza sot ne jetën tuaj ne çi . Për disa ato do jene pozi ve e për disa jo fort te këndshme. Gjithçka do jete ne varësi te sjelljes suaj kohet e fundit. Beqaret do kenë takime cilësore te cilat mund te sjellin histori dashurie serioze. Financat nuk do jene te këqija, por do kërkojnë me tepër kujdes se kurdoherë tjetër.

Venusi do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çi dhe do sjelle mosmarrëveshje te shumta. Kujdes mos e prekni partnerin atje ku i dhemb me shume sepse do e përkeqësoni edhe me shume situatën. Beqaret nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë dhe do mbeten me te njëj n status. Financat mund te kenë ndonjë tronditje te vogël për shkak te disa shpenzime te nevojshme qe do kryeni.

shpallje Në bazë të nenit 22 dhe 23 nga Ligji për marëdhënie pune, Drejtori i ShShM “Todor Skalovski – Tetoec” nga Tetova, solli vendim të shpallet:

KONKURS

Për përmbushjen e vendeve të punës në afat të caktuar kohor në arsim fillor dhe të mesëm për vitin shkollor 2013/2014 deri më 31.08.2014 Për Tetovë: 1. Një (1) mësimdhënës për pijano në gjuhë mësimore maqedone me fond të plotë të orëve, 2. Një (1) mësimdhënës për gjuhë gjermane në gjuhë mësimore maqedone me 8 orë mësimore. Përkrah kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për marëdhënie pune, kandidatët duhet të kenë të mbaruar fakulltet në drejtimin përkatës. Shpallja zgjat 5 (pesë) ditë nga dita e shpalljes në shtypin ditor. Lutjet me dokumentet e nevojshme të dorëzohen pranë ShShM “Todor Skalovski – Tetoec” Tetovë në rr. “Ivo Lola Ribar” nr. 118. ShShM “Todor Skalovski – Tetoec” Tetovë


Sport

14

e shtunë, 28 dhjetor 2013

dhe Arbresha Rexhepi. Në këtë manifestim do të marrin pjesë kryetarët e Komunës së Tetovës dhe të Gostivarit, Teuta Arifi, respektivisht Nevzat Bejta, të cilët kanë afirmuar vendin dhe donatorë të tjerë. Gjithashtu janë të ftuar edhe Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti dhe i UEJL-së, Zamir Dika. Mësohet që me një mirënjohje të veçantë të nderohet z.Lazim Destani, i cili e shpëtoi Shkëndijën nga shkatërrimi.

Tetova sot mbledh yjet me një vend Shoqata KA Studenti dhe Liga Shqiptare e futbollit në Austri e përkrahur edhe nga komunat e Tetovës dhe Gostivarit, të shtunën, me fillim prej orës 18:00 në sallën e Komunës së Tetovës do të bëjnë shpalljen e sportistëve më të mirë shqiptar për vitin që po e lëmë pas, në manifestimi kul-

turo-sportiv “Yje të sportit shqiptar 2013”. Karateisti i njohur i KK Fati nga Gostivari dhe reprezentues i Maqedonisë, Berat Jakupi do të zgjidhet sportist vendor, karateistja Edita Ademi, sportiste nga Diaspora, atletja Valbona Selimi e KA Studenti, sportiste te femrat, mundësi i KM Liria, Elmedin

Sejfullai, sportist tek juniorët, trajner Arlind Huseini i KK Fati e të tjerë. Do të shpallen edhe klubet më të suksesshëm, referët, punëtorët sportiv, gazetarët sportivë si dhe shpresat e sportit siç janë karateistet e KK Forca, Abdurahim Idrizi e Sajra Morina si dhe xhudistet e talentuara Blerina Seferi

INTERVISTOHET TRAJNERI I SHKËNDIJËS, SHPËTIM DURO

Duhet ende punë me ekipin kuqezi Trajneri flet edhe për merkaton. “Sulmuesin Fazliu e kemi marrë tanimë. Në sulm kemi dhe Nexhipin. Patjetër që ka dhe lojtarë të tjerë që mund të afrohen te ne. Duhet të ketë sa më shumë lojtarë cilësorë. Politika e klubit është që lojtarët të jenë 2425 vjeç sepse në këtë mënyrë krijojmë dhe një mundësi për të shitur lojtarë në të ardhmen. Ka disa lojtarë në Shqipëri që do t’i doja por kanë probleme me kontratat dhe janë të panegociueshëm. Njëri prej tyre është futbollisti i Skenderbeut, Bici”

Varfëri e madhe në Kosovë Erton Fejzullahu, sulmuesi i klubit të njohur suedez të futbollit, Djurgarden dhe i kombëtares së Suedisë ka qenë në Kosovë për herë të parë pas 11 viteve. Përshtypjet e tij nga kjo vizitë një javore, ai i ka ndarë profilin e tij në rrjetin social, Facebook. “Disa gjëra kanë ndryshuar në këtë vend që nga lufta, por varfëria mbetet shumë e madhe. Kjo situatë më ka zgjuar dhe shumë jam falënderues që kam shkuar në Suedi, për të jetuar një jetë me shumë mundësi dhe për të arritur ëndrrat e mia. Do të dëshiroja që secili të jetonte fëmijërinë që kam pasur unë. Ajo ka qenë absolutisht perfekte dhe nuk mund të ankohem për asgjë”, shkroi Fejzullahu. 25 vjeçari ka lindur në Mitrovicë, ndërsa pas emigrimit në Suedi ka luajtur për Copenhagen (Danimarkë), Mjallby (Suedi), NEC Nijmegen (Holandë), Randers (Danimarkë) dhe tani Djurgarden, duke zhvilluar 3 ndeshje dhe shënuar një gol për kombëtaren e Suedisë. “E di miqtë e mi se të gjithë kemi probleme dhe kemi brenga të ndryshme, përherë ne jemi të mirë dhe të tjerët të këqij. Qëndroni të gëzuar, kjo iu ndihmon të ndaloni urrejtjen. Është mirë me qenë i punësuar dhe urime vitin e ri për të gjithë”, përfundon Fejzullahu.

rajneri i ri i ekipit të futbollit Shkëndija, Shpëtim Duro, haptas ka folur për portalin shqiptar Sportekspres për aventurën e tij të re me ekipin kuqezi. “Të jem i sinqertë kontaktet e para kanë qenë rreth 2 muaj më parë. Shkëndija nuk ishte shumë e kënaqur me punën që po bëhej nga ana e rezultateve dhe më ftuan që të shikoja një ndeshje në Tetovë për të krijuar një ide të qartë nëse ia vlente apo jo të bashkëpunonim. Fillimisht hezitova, por më pas në mënyrë sekrete, pa i thënë madje askujt shkova për të parë situatën. Atë ditë Shkëndija fitoi dhe ata për momentin e shtynë vendimin për të zëvendësuar trajnerin. Realisht ata kishin një trajner me emër dhe ishte pak e vështirë të merrnin një vendim. Por situate e rezultateve u bë e papërballueshme. Skuadra vetëm pësonte gola dhe gjithnjë e më shumë binte në renditje. Më pas u eliminuan dhe në Kupë dhe humbën ndeshjen pasardhëse 5-0. Një ditë të diele më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që të nisem drejt Tetovës”, tha Duro. Në pyetjen se a kanë objektiv Europën? Ai tha “Vetëm dëshirë, jo objektiv. Në kampionatin maqedonas dalin 4 skuadra nga kategoria dhe jemi në pozicion të vështirë. Si mund të thuash “Evropë” në këto kushte? Duhet të fillojmë të fitojmë në mënyrë që të rritemi sa më shumë në renditje dhe të

T

shpëtojmë nga rënia sa më shpejt. Skuadra ka ende vështirësi sepse u formua në ditën e fundit të merkatos pasi ju e dini që Shkëndija mori zgjidhje vetëm në 30 gusht. Do të punojmë në merkato”. Ndryshe, trajneri ka folur edhe për merkaton. “Sulmuesin Fazliu e kemi marrë tanimë. Në sulm kemi dhe Nexhipin. Patjetër që ka dhe lojtarë të tjerë që mund të afrohen te

ne. Duhet të ketë sa më shumë lojtarë cilësorë. Politika e klubit është që lojtarët të jenë 24-25 vjeç sepse në këtë mënyrë krijojmë dhe një mundësi për të shitur lojtarë në të ardhmen. Ka disa lojtarë në Shqipëri që do t’i doja por kanë probleme me kontratat dhe janë të panegociueshëm. Njëri prej tyre është futbollisti i Skenderbeut, Bici”. Strategu shqiptar ka folur edhe për

Krasniqi: Probleme do të ketë deri në pranim Driton Krasniqi, kapiteni i Prishtinës nuk pret se gjërat do të ndryshojnë shumë në futbollin kosovar deri në pranimin e plotë në arenën ndërkombëtare. Kapiteni i bardhekaltërve është i mendimit se futbolli kosovar është në fazëne mbijetesës. “Vështirë se do të ketë një zgjedhje të qëndrueshme për futbollin kosovar dhe problemet e tij deri në pranimin e plotë në organizmat ndërkombëtar, FIFA e UEFA”, tha Krasniqi. Ai megjithatë shpreson se në janar do të merret vendimi i pritur që

përfaqësueset dhe klubet e Kosovës të kenë të drejtën e

zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare pa asnjë kufizim. “Shpre-

Lazio kërkon Di Matteon Ish-trajneri i Chelseat dhe West Bromwich Albion, Roberto di Matteo, është në listën e ngushtë për të marrë nën drejtim Lazion. The Mirror shkruan se Di Matteo është shndërruar në cakun kryesor për të zëvendësuar Vladinmir Petkovic, i cili u shkarkua javën e kaluar pas disa rezultateve

soj se do të gjendet marrëveshja në janar me FIFA-në që Kosova dhe klubet të kenë të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare pa asnjë kufizim”, tha ai. Kapiteni tha se skuadra bardhekaltër për stinorin e ri do të ketë takimin e parë më 6 janar, ndërsa e pranon se ekipin e pret një punë e madhe në pranverë. “Epërsia që kanë skuadrat në krye të renditjes nuk është e paarritshme, ka edhe mjaft ndeshje, besoj se me një angazhim të përgjithshëm do të kemi një paraqitje të mirë në pranverë”, tha ai.

funksionimin e klubit. “Kemi një drejtor klubi zviceran që ka qenë drejtor i klubit të Grasshopersit. Gjithashtu kemi dhe disa menaxherë klubi shumë të aftë. Nuk kemi presion. Kemi zyrat tona dhe kushtet tona. Jemi shumë komodë. Kurse presidenti i klubit, që është dhe aksionari kryesor i “ECOLOG” nuk qëndron gjithë ditën në klub pasi është shumë i ngarkuar”.

Njazi Kuqi në ligën e tretë të Italisë Pas stinorit vjeshtor pa klub, Njazi Kuqi ka gjetur skuadër ku do të luaj në stinorin pranveror të futbollit. Kuqi ka arritur marrëveshje me skuadrën e kategorisë së tretë të futbollit në Itali, Serie C, Pro Vercelli, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vet klubi italian. “Në orët e ardhshme do të nënshkruajmë kontratën sa të arrijë certifikata nga Federata greke e futbollit. Kuqi do të jetë në dispozicion të trajnerit që pres të dielës. Sa i përket ndeshjeve zyrtare futbollisti do të jetë i gatshëm që nga 12 janari”, thuhet në informatën zyrtare të klubit. Pas shkëputjes së kontartës me Atromitosin, Njazi Kuqi nuk kishte arritur të gjejë klub për stinorin vjeshtor. Sulmuesi

30 vjeçar më herët ka qenë pjesë e Lahti në Finlandës, pastaj Birmingham, Blackpool (Angli), Groningen (Holandë), Carl Zeiss e Koblenz (Gjermani), Panionios e Atromitos (Greq0) dhe ka zhvilluar 12 paraqitje për kombëtaren e Finlandës. Pro Vercelli zë vendin e dytë të Serie C1 dhe është pretendente për inkuadrim në Serie B, ndërsa Kuqi shihet si përforcim për arritjen e këtij qëllimi.

Modric i adaptuar te Reali të dobëta. Një angazhim te Lazio do të ishte rikthim në “kohët e vjetra” për Di Matteon, pasi ai luajti për klubin nga kryeqyteti italian para se të largohet drejt Chelseat në vitin 1996 si lojtar. Dhe, pasi drejtoi Chelsean si trajner, ai tash do të mund ta drejtojë edhe një tjetër ishklub të tij.

Luka Modric thotë se ai tash ndjehet se është adaptuar plotësisht te Real Madridi. Ish-ylli i Tottenhamit mendon se e ka mbështetjen e trajnerit të Realit, Ancelotti. “Unë jam në një formë të shkëlqyeshme për momentin. Të luaj në parasezon ishte e rëndësishme për mua. Është kyçe të kesh

një trajner që të mbështet plotësisht dhe të beson. Kjo është arsyeja se pse luaj më mirë. Unë po ashtu kam një raport të shkëlqyeshëm me tifozët. Ata gjithmonë më kanë mbështetur dhe kjo i bën gjërat më të lehta për mua. Ne duhet të fitojmë titullin e dhjetë evropian të klubit për ta, ata e meritojnë”.


Sport

e shtunë, 28 dhjetor 2013

15

FABIO CAPELLO JEP VLERËSIMIN E TIJ

Milito: Tek Inter edhe pa para Diego Milito i premton dashuri Interit por zbulon se ëndrra e tij është të mbyllë karrierën në Argjentinë tek Racing të Avellaneda. Nga vendlindja ku ka marë pjesë në ndeshjen e lamtumirës së vëllait të tij Gabi, vijnë këto deklarata. Por ajo që nuk bën të ditur Diego Milito është koha në të cilën mendon të rikthehet në Argjentinë, pasi për momentin mendimi i tij i vetëm është Interi. “Nuk kam problem të nënshkruaj një kontratë të bardhë rinovimi me Interin. Unë jam mirë këtu, kjo është familja ime, shtëpia ime”, tha Diego Milito. Pas një viti të veçantë dhe shumë të vështirë, i kushtëzuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme, Milito mezi po pret momentin për t‘u rikthyer dhe udhëhequr Interin e tij. “2013 ishte një vit i vështirë, sepse të stërvitesh vetëm, pa qënë i nevojshëm për shokët të shkatkon dhimbje. Është dicka e keqe të jesh jashtë grupit. Tani mendoj të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur dhe më vonë do të vijë momenti për të menduar të ardhmen. Interi është shtëpia ime dhe do të qëndroja edhe pa para. Megjithatë do të më pëlqente që një ditë të mbyllja karrierën tek Racing Avellaneda”. Milito po mendon që tani për mbylljen e karrierës, që për momentin duket ende e gjatë dhe me ngjyrat zikaltër.

Capello mbetet një nga figurat më të vlerësuara të futbollit italian edhe pse prej vitesh ai po e vazhdon karrierën jashtë kufijve të vendit të tij. Tashmë e ka radhën Rusia me të cilën do të udhëtojë në Brazil 2014 por mbi të gjitha po përgatitet për të pritur një botëror të paharrueshëm në vitin 2018 abio Capello mbetet një nga figurat më të vlerësuara të futbollit italian edhe pse prej vitesh ai po e vazhdon karrierën jashtë kufijve të vendit të tij. Tashmë e ka radhën Rusia me të cilën do të udhëtojë në Brazil 2014 por mbi të gjitha po përgatitet për të pritur një botëror të paharrueshëm në vitin 2018. Ishte viti 1998 kur u largua nga Milani, një akt kurajoz sepse ai la një prej skuadrave më të forta të planetit, ndërsa në 2006-ën shkëputi kontaktet profesionale me Italinë për të vazhduar punën në arenën ndërkombëtare. Ai rikthehet sërish në Italinë e tij si çdo fundvit duke tërhequr vëmendjen e mediave ku ai flet për gjendjen në të cilën e gjen futbollin italian me Juventusin lider. “Conte ka një grup të kompletuar lojtarësh që po e menaxhon në mënyrën më të mirë. Nuk shikoj asnjë pengesë në rrugën e

Juventus mbetet favorit në Itali

F

bardhezinjve edhe pse Roma po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm. I vetmi problem për kampionët e Italisë mund të jetë impenjimi edhe në Europa League sepse finalja luhet në Torino dhe ata do të japin gjithçka që të mos mungojnë. Është shumë herët të bësh parashikime edhe pse vlerat në fushën e lojës duken qartë”. Nga ana tjetër, Milani po kalon një

sezon të shëmtuar dhe Capello e ka një përgjigje për shkaqet. “Juve dhe Roma janë në krye sepse kanë bërë investime të rëndësishme vitet e fundit. Ata investojnë mbi të gjitha në vlerat teknike. Kjo nuk ka ndodhur në shtëpinë kuqezi edhe pse Allegri po e bën më së miri detyrën e tij”. Në fund, Capello flet edhe për Rusinë, një realitet i

Sanchezit ia sheh hajrin "katundi" Ylli i Barcelonës, Alexis Sanchez është një person i madh për banorët e vendlindjes së tij, Ticopilla. Ylli kilian vazhdon të iu del në ndihmë banorëve të tij duke i ndihmuar ata në mënyra të ndryshme. Një rrugë moderne, 5 fusha të ndryshme sportive, dhurata të shumta për

Vitin e Ri dhe të holla për familjet në nevoj ishin ndihmat nga Sanchez. Banorët e Tocopillas vendosën që rruga të ketë emrin e tij. Sanchez u ka premtuar banorëve që ky vend i vogël të ketë vitin tjetër një skuadër futbolli të cilën do ta krijoi ai dhe do të bëjë investime në të.

Berlusconi mendon të shesë Balotellin Silvio Berlusconi kërkon të shesë Mario Balotellin. Të paktën kjo është ajo që thekson e përditshmja “Corriere Dello Sport” në versionin e saj të printuar. Presidenti kuqezi nuk është aspak i kënaqur nga ajo që ka treguar në fushë sulmuesi, por më tepër se kaq, ai nuk arrin ta përtypë edhe zhurmën që SuperMario bën jashtë fushës së blertë.

Gjatë pjesës së dytë të vitit 2013 Balotelli ka humbur busullën pasi nuk arrin të marrë më në dorë drejtimin e skuadrës, çka ka shkaktuar edhe një sezon katastrofik për Milanin. Hipoteza më e mundshme është huazimi i lojtarit te Chelsea ku Mourinho e pret me krahët hapur për një tjetër “Love Story” pas dështimit të së parës kur të dy ishin pjesë e

Interit. Një tjetër arsye është edhe fakti se Milani nuk e ka shlyer ende këstin e plotë të sulmuesit te Manchester City, ndërsa paga e tij prej 5.5 mln Euro në sezon është një barrë e rëndë për arkën e shoqërisë në krizë financiare. Por nuk është vetëm Balotelli emri i vetëm që mund t’i japë lamtumirën Milanit sepse edhe portieri Gabriel mund të rikthe-

Rrihet para shtëpisë së ish gruas Kevin-Prince Boateng futbollisti i Schalke 04 nga Bundesliga gjermane kishte vizituar të birin e tij, Jermaine Prince (5 vjeç), i cili jeton me ish-bashkëshorten e tij, Jenny. Kur doli nga shtëpia, deri sa po largohej futbollisti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili e ka grushtuar në fytyrë, deri sa Boateng është rrëzuar, rapor-

ton Bild. Sulmuesi ka ikur shpejt nga vendi i ngjarjes. Boateng është trajtuar në spital me disa lëndime trupore në shpinë gjatë rënies, në brinjë dhe në qafë. Klubi i Schalke 04 ka paraqitur nga padi nga “personit të panjohur”, në kërkim të të cilit është policia. Boateng dyshon se sulmuesi është në fakt i dashuri i ishgruas së tij.

ndryshëm për shumëkënd por jo për trajnerin italian. “Jemi kualifikuar për në botërorin e Brazilit pas 12 viteve mungesë duke hequr frikën që na kishte shoqëria vitet e fundit. Lamë pas Portugalinë që ndodhej në grupin tonë por na mungon ende edhe pak eksperiencë. Do të jetë shumë e rëndësishme ta nisim këtë kompeticion me këmbën e mbarë”.

Borussia rrezikon Champions League Menaxheri i përgjithshëm i Borussias së Dortmundit, Michael Zorc e pranon se këtë sezon, skuadra po rrezikon kualifikimin në Champions League. Aktualisht, nënkampionët e Gjermanisë renditen në vendin e katërt në Bundesliga me 12 pikë më pak se Bayerni i Mynihut pasi kanë regjistruar 5 humbje, më e fundit 1-2 në “Signal Iduna Park” kundër Hertha Berlin. “Jemi disa prapa në renditje dhe nuk i kemi plotësuar pritshmëritë. Rreziku i moskualifikimit në Champions League ekziston. Ky është objektivi jonë kryesor këtë sezon dhe besoj se do të jetë e vështirë. Na duhet një pjesë e dytë e sezonit shumë e mirë”. Në vijim ai shton se skuadra zhvilloi një paraqitje pozitive në fazën e grupeve të Champions League dhe shton se rikthimi i Ilkay Gundogan e Marcel Schmelzer gjatë javëve të ardhshme e mbush me optimizëm. “Në Champions ne u renditëm të parët në grup edhe pse bënim pjesë në një grup të vështirë. Pas disa ditësh do të na rikthehen edhe disa lojtarë nga dëmtimet dhe e shikoj të ardhmen me optimizëm”.

Blic

Interi pas Lamela Interi raportohet se ia ka vënë syrin anësorit të Tottenhamit, Erik Lamela. Daily Express raporton se agjenti i Lamela, Pablo Sabbag, tashmë ka zhvilluar një takim me Interin rreth transferimit të mundshëm. Megjithatë, mendohet se Interi do të duhet të mposhtë konkurrencën e Juventusit për të nënshkruar me

Lamelan, pasi edhe Bianconerët janë të interesuar për lojtarin. Juventusi madje është gati ta sakrifikojë sulmuesin Mirku Vucinic, të cilin do ta përfshinte në ofertën për anësorin argjentinas. Në anën tjetër Gazzetta dello Sport, shkruan se krahas Interit edhe Atletico është duke përcjellë situatën e Lamellas.

Barca shënjestron Courtois het në Brazil, nga ku Galliani mund të vijë me një surprizë. Ai është sulmuesi 24-vjeçar i skuadrës së Santosit, Leandro Damiao.

Barcelona ka hapur negociatat me portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, për një transferim të tij në Camp Nou gjatë verës. Courtois aktualisht është në sezonin e tretë të tij si i huazuar te Atletico Madrid, dhe Marca shkruan se ata janë informuar se

belgu është në negociata me Barcelonën. Barca dhe Courtois janë pajtuar të ulen për të diskutuar detajet, pasi të dyja palët janë të hapura për të arritur një marrëveshje. Chelsea raportohet se do të kërkojë rreth 20 milionë euro për ta shitur portierin.

Ushtria shpëton arbitrat Arbitri kryesor i ndeshjes së javës së 12-të të kampionatit të futbollit në Emiratet e bashkuara arabe, ndërmjet Aiman dhe Al Ahli mezi ka shpëtuar i gjallë për shkak të vendimeve të dyshimta. Ai kishte shtyer ndeshjen për 5 minuta, por kur pritej fundi i takimit u akordua penallti për

mysafirët, mysafir këtë e shfrytëzuan dhe shënuan fitore (1:2). Të pakënaqur me këtë vendim futbollistët dhe drejtuesit e Aiman janë munduar të qërojnë hesapet me arbitrin, por në fund ushtria e nxori atë nga stadiumi. Al Ahli është lider i kampionatit, kurse Aiman i parafundit.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.