Gazeta Zeri i Popullit

Page 9

.ps. al www

9

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është “më shumë disiplinë buxhetore”. Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BEsë një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. “Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,” tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së. Në rastin e shkeljeve të këtij rregulli të paktit fiskal do të hapen automatikisht proceset e dënimit. Vendet e prekura rrezikohen me gjoba të larta.

Vendet e BE-së nënshkruajnë Paktin Fiskal Klajdi Haxhia 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së nënshkruan dje një pakt fiskal për më shumë disiplinë buxhetore. Vetëm Britania e Madhe dhe Republika Çeke nuk janë pjesë e saj. Irlanda ka njoftuar se do të organizojë referendum. Shtetet e BE-së dërguan një mesazh të qartë për takimin e nivelit të lartë të pranverës. Mesazhi thotë se rehabilitimi i buxheteve ka prioritet. 25 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nënshkruan një paketë kursimesh me rregulla të forta. Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është “më shumë disiplinë buxhetore”. Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BE-së një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. “Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,” tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së. Në rastin e shkeljeve të këtij rregulli të paktit fiskal do të hapen automatikisht proceset e dënimit. Vendet e prekura rrezikohen me gjoba të larta. Mbrojtje më të shpejtë kur arrin paaftësia për të paguar Vendimi nëse paketa për shpëtimin e euros EFSF dhe ESM do të plotësohet me më shumë para, u shty për t’u marrë më vonë nga vendet e zonës së euros. Kufirin maksimal mund ta përcaktojnë edhe ministrat e financave, tha presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy. Megjithatë fondi i shpëtimit

ESM, i cili do të zëvendësojë në fund të vitit EFSF, do të pajiset më parë se planifikimi me kapital në të holla. Ai duhet të ofrojë në të ardhmen më shumë mbrojtje, nëse vendet e BE-së arrijnë tek paaftësia për të paguar. Në vitin 2012 do të paguhen dy nga pesë këstet e planifikuara, tha Van Rompuy, i cili sapo u konfirmua për të ndenjur edhe dy vjet e gjysmë në post. Ish-kryeministri belg do të marrë në të ardhmen edhe kryesimin e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të grupit të euros. Sanksione kundër dy shteteve Në takimin e nivelit të lartë të BE-së u zhvilluan edhe këshillime për sanksione kundër Bjellorusisë. Qeveria e Minsk-ut ka kërcënuar se nëse kjo ndodh do të kundërpërgjigjet. Edhe dhuna kundër popullsisë civile

në Siri ka qenë në rend të ditës. Për të janë dhënë dënime të tjera. Kështu për shembull në një projekt për deklaratën përfundimtare, BE kërkon për të disatën herë dorëheqjen e presidentit sirian, Baschar alAssad. Serbisë i ofrohet aderimi në BE Në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë, pjesëmarrësit dhe të tjerët vendosën që Serbia të marrë zyrtarisht statusin e kandidatit për t’u pranuar në BE. Në këtë mënyrë qeveria në Beograd mund të fillojë bisedimet e pranimit. Datë për fillimin e bisedimeve nuk është dhënë ende. Para të tjera do të jepen edhe për Greqinë e mbytur në borxhe. Ministrat e financave aprovuan direkt para fillimit të takimit paketën e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro. Përfundimisht kjo paketë do të vihet në lëvizje këtë javë./ DW

OFERTA E VODAFONE: MË SHUMË PIKË DHE MË SHUMË MUNDËSI PËRFITIMI NË SKEMËN E SHPËRBLIMIT TË KLIENTËVE VODAFONE ONE "VODAFONE ONE, MË SHUMË DHURATA SE KURRË" Vodafone One - skema e shpërblimit të klientëve me parapagesë Vodafone bëhet tashmë edhe më tërheqëse me ofertën më të fundit ku për çdo rimbushje elektronike apo me karta rimbushëse klientët do të përfitojnë dyfishin e pikëve standarde. Kësisoj klientët Vodafone do të kenë mundësi të grumbullojnë më shumë pikë për të përfituar sa më shumë nga dhuratat e vëna në dispozicion. Për më tepër, me ofertën më të fundit, klientët mund të marrin smartphone e dëshiruar duke kombinuar sasinë e pikëve të mbledhura me një pagesë shtesë.

CMYK

Vodafone 555 me vetëm 4,500 pikë dhe 4,000 lek me TVSH Vodafone 858 me vetëm 6,000 pikë dhe 5,000 lek me TVSH HTC EVO 3D me vetëm 10,00 pikë dhe 21,000 lek me TVSH HTC EVO 3D me vetëm 15,000 pikë dhe 11,000 lek me TVSH Vodafone One ju krijon të gjithë klientëve Vodafone me parapagesë mundësinë për të përfituar pikë, të cilat mund të konvertohen në dhurata të ndryshme, kohë bisede falas, paketa interneti, aparatë celularë falas, etj. Klientët e regjistruar në skemën e shpër-

blimit të klentëve Vodafone One gjithashtu shpërblehen me pikë për çdo vit qëndrimi në Vodafone. Për të gjithë abonentët që ende nuk janë regjistruar në programin e vetëm që ju shpërblen, Vodafone One mund të regjistrohen duke dërguar një sms pa pagesë me tekst "One" në numrin 130. Ofertat e mësipërme janë për një kohë të kufizuar. Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni Super Skuadren Vodafone në dyqanet Vodafone, në numrin 140 ose në chatin live të vendosur në faqen zyrtare të Vodafone Albania në rrjetin social Facebook

TEC i Vlorës, vetëm një dëm mjedisor dhe një borxh ekonomik Çështja energjitike nuk mund të mos mungojë si një problematikë shqetësuese veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit dhe në një krizë ekonomike si kjo që ka përfshirë rajonin dhe vendin tonë. Shqipëria po përballet sërish me vështirësi në sektorin e energjitikës si rrjedhojë e kufizimeve të Energjisë së importuar nga rajoni. Në këtë moment Greqia ka bllokuar rrugën energjitike me Shqipërinë dhe si pasojë vendi ka vetëm dy linja interkonjeksoni në zonën veriore, linjën me Malin e Zi dhe me Serbinë . Gjithashtu cmimi gjithmonë e në rritje i Energjisë Elektrike është një nga faktorët që e vështirëson akoma më shumë situatën. Nuk mund të themi që shteti shqiptar nuk ka menduar për të marrë masa për këto ditë krizash por duket se asnjë investim nuk përmbush qëllimin e tij. Përveç shumë hidrocentraleve të vegjël që vazhdojnë të ndërtohen na vjen në vëmendje edhe i shumëpërfoluri TEC i Vlorës. Ai përfaqëson një investim prej 100 milionë EUR, financim i cili ka ardhur nga Banka Evropiane Për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Banka Evropiane e Investimit (EIB) dhe Shoqata e Bankës Botërore për Zhvillimin Ndërkombëtar. Qëlllimi i TEC të Vlorës është prodhimi i Energjisë Elektrike dhe shfrytëzimi i saj në raste krizash energjitike në vend, por prej 5 vitesh nuk i kemi parë frytet e punës së tij. Sipas një deklarate të ish ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Z. Dritan Prifti, në nëntor 2009, kostoja e energjisë së prodhuar nga TEC-i do të jetë shumë më e lartë se ajo e importuar. Kjo ishte një nga arsyet që TEC nuk filloi punën fill pas ndërtimit të tij. Në ditët e sotme çmimi i energjisë së importuar sa vjen e rritet dhe prodhimi i energjisë në vend nga TEC mund të jetë ekonomikisht zgjidhja më e mirë. Pra, TEC të përdoret në rastet e krizës energjitike por kjo nuk po ndodh. Në këto kushte na lind një pyetje shumë e thjeshtë: Atëherë përse u ndërtua? Ndërkohë që në kërkojmë/presim përgjigje, vendi ynë falë TEC-it që nuk gjeneron asnjë të ardhur, ka një borxh tashmë prej 100 milion Euro për një investim i cili nuk ka shërbyer asnjeherë në raste krize dhe vazhdon të jetë i panevojshëm për vendin. Shoqëria Civile e ka monitoruar dhe kritikuar këtë projekt jo vetëm për dëmet që po i shkaktonte mjedisit rrethues dhe afërsisë së tij me zonat e banuara, lagunën e Nartës dhe zonën detare, por edhe për shkak te mos zbatimit të procedurave konsultuese me publikun. Si gjithmonë, nuk është dëgjuar! * Material i Qendrës mjedisore EDEN


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.