Issuu on Google+

.ps. al

www

. ps . a

l

www

1

E mërkurë 29 shkurt 2012

Gazeta e PSSH

E mërkurë 29 shkurt 2012 / Viti 71 i botimit - Nr. 201330 / 523

http://www.zeri-popullit.com

E-mail: info@zeri-popullit.com

Çmimi: 30 lek

BE FUNDOS SALIUN

Ditën kur mazhoranca shkeli marrëveshjen me opozitën për Kodin Penal, Brukseli i mbyll sërish derën Berishës: Rregullat nuk kanë ndryshuar. Na bindni për rezultate në 12 detyrat, përndryshe nuk ka status. Ofroni konsensus për reformat, ose harroni integrimin ZERI NDRYSHE

KULTURE Kush e zbuloi i pari Amerikën? HISTORIA Maman Saliu, burri simbol i sakrificave të pamata RUSTEM PEÇI

faqe 15

SHENDETESI Alergjia, simptomat dhe si shmanget Bima që trajton problemet kardiovaskulare Ushqimet për kujtesë të freskët Barna popullore për pastrimin e gjakut SPORT Përplasje brenda Barcelonës

TURPI/ EMËRIME MASIVE ME LISTA MILITANTËSH NË BASHKINË E LULIT Skandali “Basha” me reformën e largimeve dhe spastrimeve politike, bëhet po aq i rëndë sa edhe “fshesa” që realizoi Berisha pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. Pavarësisht se kjo “reformë” u interpretua si jopolitike, madje edhe si shkurtim shpenzimesh, në fakt ka qenë thjesht dhe vetëm një aksion i turpshëm për të zëvendësuar me emra militantësh në lista, punonjësit e mëparshëm, të hedhur tashmë në rrugë.

GARDISTI I SALIUT QËLLOI MBI DËSHMORIN HEKURAN DEDA, PROKURORIA NXJERR FAKTET

Hetuesit kanë arritur në këtë përfundim pas marrjes së dëshmive të personave që ishin në vendin e ngjarjes, por edhe pas zbardhjeve të pamjeve të shumta filmike që kanë fiksuar edhe momentin e vrasjes së Dedës

ELISA SPIROPALI: PS MODEL TË RI EKONOMIK, SOCIAL DHE ARSIMOR PËR TË RINJTË

O PINION

SEKRETI MË PARË KALON Siguria qëOPINION NGA KRYEMINISTRI!!! prodhon pasiguri

“Kryeministri Berisha po merr një e nga një në duart e tij të gjitha pushtetet duke u bërë i gjithëpushtetshëm.” Ka qenë kjo akuza e radhës e deputetëve të Partisë Socialiste drejtuar kreut të qeverisë

REFORMA E PRONAVE, OPOZITA: HETIM PËR MËNYRËN E PËRDORIMIT TË FONDEVE NGA QEVERIA

SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP www.sigma-al.com

Tel: +355 42 258254 Fax: +355 42 258253

SADEDIN ÇELIKU faqe 10

A është infektuar Shqipëria nga kriza Greke? PËLLUMB N. MEÇANI faqe9

Bujkrobërit pa strehë XHEMIL SEFERI faqe8

U krijua shoqata e hajdutëve

ENVER CAKAJ faqe7


.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

2

GËNJESHTRAT E BASHËS ME “ONE STOP SHOP” Kryetari i emëruar i bashkisë së Tiranës ka gënjyer edhe njëherë dje. Duke prezantuar një nismë gjoja të re dhe duke i dhënë edhe autorësinë e tij, Lulzim Basha është turpëruar sërish jo vetëm para komunitetit të biznesit por gjithë qytetarëve mbarë. Këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës, kanë reaguar duke deklaruar se kryetari i emëruar nuk ka thënë të vërtetën, përderisa administrata e mëparshme e bashkisë, ka pasur një infrastrukturë moderne të kompjuterizuar, e gjitha në shërbim të biznesit në kryeqytet. “Projekti që Basha deklaron është i inauguruar kohë më parë nga

bashkia dhe nuk ishte thjesht qendër me një ndalesë ose “One stop shop” që ishte përfshirë por shumë më e zgjeruar se kaq, emërtohej “Qendra e Zhvillimit të Biznesit në Kryeqytet”. Kreu i këshilltarëve të “Aleanca për Ardhmen” ka sqaruar më tej, se ky ishte një projekt i jashtëzakonshëm “që kishte synim zgjerimin dhe nxitjen e biznesit, informacion për zonat ku interesi për ushtrim të aktivitetit është i favorshëm, etj duke u bërë kështu projekti i parë vendor në Shqipëri i këtij lloji, duke i krijuar biznesit lehtësi dhe mundësi të vërteta për zhvillim”.

Turpi/Emërime me lista militantësh në bashkinë e Lulit Alba Aliaj Fakte dhe korrespondenca të deputetëve demokratë thellojnë skandalin e spastrimeve politike të firmosura nga Basha, me urdhër nga lart

Një listë e gjatë emrash, të gjitha militante të partisë në pushtet, janë dërguar me “porosi” të deputetes Albana Vokshi, njëherësh kryetare e gruas në PD, për t’u punësuar në bashkinë e kryeqytetit. Plot 80 emra rezultojnë të jenë në këtë listë, me firmën e Vokshit, e cila madje jep ultimatumin që procedura e punësimit të nisë sa më shpejt. Mediat kanë njoftuar se kanë kopje të gjithë korrespondencës mes deputetes demokrate dhe bashkisë...

Skandali “Basha” me reformën e largimeve dhe spastrimeve politike, bëhet po aq i rëndë sa edhe “fshesa” që realizoi Berisha pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. Pavarësisht se kjo “reformë” u interpretua si jopolitike, madje edhe si shkurtim shpenzimesh, në fakt ka qenë thjesht dhe vetëm një aksion i turpshëm për të zëvendësuar me emra militantësh në lista, punonjësit e mëparshëm, të hedhur tashmë në rrugë. Kryetari i emëruar, që nuk pranoi të japë asnjëherë sqarime për këto largime nga puna dhe as nuk denjoi të dëgjonte zërin e qytetarëve në zyrën e tij, duhet të japë shpjegime pas letrave dhe korrespondencave që implikojnë deputetë demokratë në skandalin e shkarkimeve dhe emërimeve fund e krye politike në bashki. PUNËSIM MILITANTËSH ME LISTË Një listë e gjatë emrash, të gjitha militante të partisë në pushtet, janë dërguar me “porosi” të deputetes Albana Vokshi, njëherësh kryetare e gruas në PD, për t’u punësuar në bashkinë e kryeqytetit. Plot 80 emra rezultojnë të jenë në këtë listë, me firmën e Vokshit, e cila madje jep ultimatumin që procedura e punësimit të nisë sa më shpejt. Mediat kanë njoftuar se kanë kopje të gjithë korrespondencës mes deputetes demokrate dhe bashkisë, ku tashmë janë punësuar një pjesë e madhe e emrave të listës së militantëve dhe të tjerat presin të kenë sa më parë një vend pune në administratë, apo në ndërmarrjet në varësi të bashkisë së Tiranës. “PROFESIONISTË” DEMOKRATË Mbeti mashtrim premtimi tjetër i kryetarit të emëruar të bashkisë për punësim në administratë, sipas

rregullave të përcaktuara nga ligji, me konkurse që sipas tij do të përzgjidhnin njerëz të përgatitur. Fakti i denoncuar në media, tregon qartazi se bëhet fjalë për “profesionistë” që kriteri i vetëm të cilin plotësojnë është tesera e anëtarësimit në PD, ose shërbime ofruar partisë në pushtet edhe në zgjedhjet e grabitura ditën për diell të 8 majit. Pas publikimit të letrave të firmosura nga deputetja demokrate që kërkon të ecet me shpejtësi në drejtim të punësimit të

emrave në listë, Basha jo vetëm që nuk mund të na mashtrojë më me administratën e tij profesionale, por pasi të japë sqarime për gjithë aksionin politik të zëvendësimit të punonjësve me militantë, të rishikojë pozicionin e tij në krye të institucionit të grabitur dhunshëm pas zgjedhjeve vendore. NEPOTIZMI NUK NDALET Nuk ka përfunduar me pushtimin e gjithë institucioneve qendrore dhe çdo zyre

Skandali “Basha” me reformën e largimeve dhe spastrimeve politike, bëhet po aq i rëndë sa edhe “fshesa” që realizoi Berisha pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. Pavarësisht se kjo “reformë” u interpretua si jopolitike, madje edhe si shkurtim shpenzimesh, në fakt ka qenë thjesht dhe vetëm një aksion i turpshëm për të zëvendësuar me emra militantësh në lista, punonjësit e mëparshëm, të hedhur tashmë në rrugë. Kryetari i emëruar, që nuk pranoi të japë asnjëherë sqarime për këto largime nga puna dhe as nuk denjoi të dëgjonte zërin e qytetarëve në zyrën e tij, duhet të japë shpjegime pas letrave dhe korrespondencave që implikojnë deputetë demokratë në skandalin e shkarkimeve dhe emërimeve fund e krye politike në bashki.

të shtetit, por nepotizmi është bërë kriter punësimi edhe për bashkinë e Tiranës. Nga një administratë model, me njerëz të përgatitur dhe të kualifikuar, tashmë aty gjen familjarë të deputetëve, nga militantët e thjeshtë deri te shërbëtorët besnikë të partisë në pushtet, prej atyre që kanë orkestruar por edhe vepruar në vjedhjen e kutive dhe manipulimin e votave në 8 maj. Në kohën kur qeveria bën të devotshëm për plotësimin e 12 kritereve të kërkuara për integrimin, vetë ajo gjendet e implikuar në fryrjen dhe degjenerimin e institucioneve me lista militantësh dhe familjarësh. Alarmi i përsëritur për zgjedhjen e një administrate sa më profesionale, duke qëndruar larg nepotizmit, për partinë në pushtet duket se shërben më shumë si një thirrje për të ndarë zyra e karrige si tortë për angazhimin në shërbime të kërkuara prej saj, sado të paligjshme të jenë këto.


.ps. al www

3

E mërkurë 29 shkurt 2012

Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian nxjerr në dritë edhe njëherë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proces historik. Ajo çka kurrë s’duhet të kishte ndodhur po ndodh. Shqipëria jo vetëm parakalohet nga Serbia në një proces ku objektivisht gjendej shumë më përpara disa vite më parë, por rrezikon të mbetet përsëri jashtë duke dështuar si askush tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve të dala nga shpërbërja e perandorisë komuniste, për të tretën herë radhazi. Dhe për të tretën herë radhazi kryeministri po mundohet ta fshehë dështimin e tij shembullor duke ngritur mjegullën e fajësimit të opozitës. Por, opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë që Komisioni Europian ka përcaktuar për forcat politike në parlament. Ndërkohë qeveria s’ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejtpërdrejta.

Integrimin e pengon Saliu. Opozita i bëri detyrat e saj Rama: Zgjedhja jonë është e qartë: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është interes kombëtar që s’mund të tradhtohet për asnjë interes tjetër partiak apo personal Alba Aliaj Në qendër të diskutimeve të grupit të deputetëve socialistë ishte realizimi i plan veprimit të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, dhe në çfarë pozicioni ndodhet aktualisht ky proces. Ka qenë deputeti socialist Ditmir Bushati i cili informoi grupin në cilësinë e kryetarit të Komisionit kuvendor të Integrimit për ecurinë e procesit integrues. Bushati shprehu publikisht shqetësimin për mungesën e reformave që janë përgjegjësi e qeverisë duke veçuar disa prej tyre si korrupsioni, pandëshkueshmëria e administratës publike, e drejta e pronës etj. Kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij para deputetëve socialist theksoi se opozita i ka bërë me vullnet dhe angazhim maksimal detyrat e saj në kuadër të rekomandimeve të Komisionit Europian që mundësojnë statusin kandidat, dhe ripërsëriti se një dështim i tretë radhazi është qartësisht një dështim dhe përgjegjësi e qeverisë shqiptare. MË POSHTË FJALA E KRYETARIT TË PS EDI RAMA GJATË MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR SOCIALIST: Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian nxjerr në dritë edhe njëherë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proces historik. Ajo çka kurrë s’duhet të kishte ndodhur po ndodh. Shqipëria jo vetëm parakalohet nga Serbia në një proces ku objektivisht gjendej shumë më përpara disa vite më parë, por rrezikon të mbetet përsëri jashtë duke dështuar si askush tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve të dala nga shpërbërja e perandorisë komuniste, për të tretën herë radhazi. Dhe për të tretën herë radhazi kryeministri po mundohet ta fshehë dështimin e tij shembullor duke ngritur mjegullën e fajësimit të opozitës. Por, opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë që Komisioni Europian ka përcaktuar për forcat politike në parlament. Ndërkohë qeveria s’ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejtpërdrejta. E kemi thënë që në krye të herës se statusi i kandidatit nuk merret thjesht

duke miratuar ligjet me 3/5-tat dhe ja ku jemi pas miratimit të pjesës më të madhe të tyre falë angazhimit të plotë të opozitës parlamentare. Sepse integrimi s’është vetëm miratim ligjesh po edhe implementim ligjesh, shtet ligjor, drejtësi e barabartë për të gjithë, luftë reale me krimin e me korrupsionin, shoqëri e lirë me konkurrencë, transparencë, meritokraci. E të gjitha këto janë detyra shtëpie për qeverinë jo për opozitën. Ka bërë një punë të shkëlqyer Komisioni ynë i Ligjeve, e falenderoj kryetarin e komisionit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë anëtarët e atij komisioni që kanë shkruar nga e para të gjitha ndryshimet e propozuara si arna e copa pa lidhje nga pala tjetër në kodet tanimë të miratuara dhe i kanë pasuruar këto kode me propozime të reja në frymën e europianizimit të shtetit shqiptar. Por s’ka mjaftuar dhe s’mund të mjaftonte për të garantuar statusin e vendit kandidat. Ashtu si nuk ka mjaftuar dhe s’mund të mjaftonte as zgjedhja e Avokatit të Popullit përmes një procesi që bëri qartë dallimin tonë si alternativa europiane e shqiptarëve me qeverinë e sotme të Shqipërisë që Europën e ka kthyer në një slogan banal pa asnjë lidhje me realitetin e qeverisjes dhe me realitetin ku jetojnë shqiptarët përballë një shteti që vetëm shtet europian nuk mund të quhet. Mjegulla e fajësimit të opozitës sikur gjoja po e bllokon integrimin, e cila po ngrihet përsëri me patos nga kryeministri, mund të pengojë vështrimin objektiv të atyre shqiptarëve që vazhdojnë të besojnë propagandën e shpifjeve e gënjeshtrave të kryeministrit, por s’mundet kurrsesi ta pengojë Komisionin Europian të shohë si qëndrojnë gjërat në të vërtetë. E duke i parë gjërat siç qëndrojnë në të vërtetë Komisioni Europian nuk mundet përveçse ta ngelë përsëri në klasë Shqipërinë nëse qeveria shqiptare s’është në gjendje të bëjë detyrat e saj të shtëpisë që vendi ynë ta kalojë provimin e statusit të kandidatit në vjeshtën e ardhshme. Ndërkohë që sinjali i fortë që vjen drejt Serbisë në këtë prag pranvere, është vërtet një sinjal shumë negativ për vetë Shqipërinë. Fatkeqësisht, nuk ka mjaftuar dot për një notë më të mirë për Shqipërinë as angazhimi ynë total për përfundimin në afat të Reformës Zgjedhore ashtu sikundër parashihte edhe dakordësia e nëntorit në praninë e partnerëve europianë, teksa afati tanimë është shkelur dhe reforma është ende në hapat më të parë për shkak të zvarritjes së qëllimshme të palës tjetër.

Kam kënaqësinë ta informoj edhe publikisht grupin parlamentar së në takimin me Trojkën e Ambasadorëve ne morëm përgëzime të plota për rolin që kemi luajtur në funksion të përshpejtimit të integrimit europian dhe për seriozitetin maksimal me të cilin jemi angazhuar, qoftë për Reformën Zgjedhore, qoftë për Reformën Parlamentare. Fatmirësisht, edhe pse ky është një vlerësim i merituar për ne, mbetet krejt i pamjaftueshëm për t’u gëzuar përballë faktit të pangushëllueshëm të prapambetjes fatale ku po e mban peng Shqipërinë qeveria shqiptare në këtë proces historik. Pra, pa asnjë diskutim partnerët ndërkombëtarë e kanë shumë të qartë se opozita jo vetëm nuk po bllokon asgjë sikundër propagandon paturpësisht kryeministri, po përkundrazi. Po bëjmë gjithçka mundemi dhe pikërisht për këtë po e marrim edhe vlerësimin që meritojmë nga partnerët ndërkombëtarë. E shoh me vend të nënvizoj sot hapur, publikisht, atë që nënvizuam edhe me trojkën në takimin e fundit: Komuniteti ndërkombëtar që e ka përcaktuar Reformën Zgjedhore si prioritet të prioriteteve duhet të mos lejojë zvarritjen e mëtejshme të saj. Aq më tepër në kushtet kur është e qartë se kush e nxit reformën me një plan të qartë, konkret, mbështetur në rekomandimet e OSBE-së dhe kush e zvarrit reformën me propagandën cinike të fajësimit të opozitës. Ne nuk e harrojmë as qershorin e 2009 as 8 majin e Tiranës. Këtë të dytin nuk mund ta harrojnë as partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë që ishin dëshmitarë okularë të vjedhjes së zgjedhjeve ditën për diell dhe paskëtaj jo vetëm nxorën një raport plotësisht të qartë për problemet e rënda me zgjedhjet, po vunë në krye të prioriteteve për ecjen e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian pikërisht reformimin e ligjit e të procesit zgjedhor. Ne nuk mund të jemi të qetë, përkundrazi jemi thellësisht të shqetësuar, çdo ditë e më të shqetësuar, që mosshfrytëzimi me rentabilitet i kohës për legjislacionin zgjedhor dhe shtyrja e mëtejshme e afatit për këtë pjesë të procesit, mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme procesin e implementimit të reformës duke bërë të pamundur për shkak të kohës përgatitjen e infrastrukturës së re zgjedhore.

Ne kemi identifikuar qartë hallkat e dobëta të procesit zgjedhor falë jo vetëm eksperiencës në terrenin e minuar të dy zgjedhjeve të fundit, por dhe leximit shumë serioz të raportit të OSBE/ODIHR-it dhe kemi përcaktuar me largpamësi e koherencë me vizionin tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, edhe mekanizmat që do të ndalojnë përsëritjen e historisë së vjedhjes së votës. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe duam që këto mekanizma juridikë e logjistikë që garantojnë listat, qendrën e votimit, administrimin zgjedhor, të përfshihen në ligj e pastaj të integrohen në procesin zgjedhor. S’ka dyshim që kryeministri preferon jo vetëm këtë sistem zgjedhor pa asnjë përmirësim që do të rriste fuqinë e votës duke rritur mundësinë e përfaqësimit edhe për partitë e vogla gjë që ne e mbështesim plotësisht, por duket qartë se Saliu preferon edhe mbajtjen e të njëjtit sistem administrimi ku ka mundur të mbjellë e të rrisë farën e keqe të korrupsionit zgjedhor, e për pasojë të vjedhjes së zgjedhjeve. Mbase mes statusit të kandidatit për Shqipërinë dhe statukuosë ligjore e logjistike që i hap rrugë vjedhjes së zgjedhjeve të ardhshme, kryeministri shqiptar është gati të zgjedhë statukuonë. Në dëm të Shqipërisë e të shqiptarëve që për fajin e qeverisë mund të turpërohen për të tretën herë këtë vit si një klasë ngelësash në provimet e Bashkimit Europian; në dëm edhe të zgjedhjeve padyshim që për fajin e Saliut personalisht mund të manipulohen e vidhen për të tretën herë; në dëm të çdo qytetari që ka humbur besimin se vota e tij mund të vlejë për ndryshimin e domosdoshëm dhe në dëm të vetë ndryshimit që mund të vijë vetëm përmes votës së lirë. Ndërsa zgjedhja jonë është e qartë: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është interes kombëtar që s’mund të tradhtohet për asnjë interes tjetër partiak apo personal, kurse kryerja në kohë e Reformës Zgjedhore dhe më pas mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme përbëjnë mishërimin e vetë interesit kombëtar në funksion të Rilindjes Shqiptare që është sot në rendin e ditës për të nxjerrë vendin nga prapambetja dhe që është edhe vizioni ynë për të ardhmen. Ne do të vazhdojmë me seriozitetin më të madh dhe angazhimin më të plotë kryerjen e çdo detyre që ka të bëjë me vizionin tonë si shprehje e vizionit të Shqipërisë Europiane, sepse, këtë e thotë tamam kryeministri, ne nuk i përmbahemi pikë për pikë axhendës europiane për hir të Saliut e as për t’u marrë vesh me pushtetin e tij të korruptuar, po vetëm për interesin e kombit e të popullit shqiptar.


.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

4

hqipëria duhet të bindë ndërkombëtarët se ka plotësuar 12 rekomandimet kyçe të rekomanduara nga Komisioni Europian. Kjo ka qenë deklarata e komisionerit të BE për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë një konference për shtyp në Bruksel. Duke pohuar se Serbia ka marrë miratimin për statusin e integrimit në Bashkimin Europian, Fyle tha se ndërkohë për Shqipërinë nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e përcaktuara nga KE. “Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere, atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës”, tha Fyle. Ai ka nënvizuar se për ecjen përpara me reformat nevojitet konsensusi mes palëve. “Po flasim për reformën elektorale dhe legjislative dhe qasjen e re ndaj këtyre 12 kritereve për ta bërë një proces gjithpërfshirës ku të marrin pjesë jo vetëm qeveria...

FYLE: NA BINDNI SE KENI PLOTËSUAR 12 REKOMANDIMET! Arjan Gruda

Shqipëria duhet të bindë ndërkombëtarët se ka plotësuar 12 rekomandimet kyçe të rekomanduara nga Komisioni Europian. Kjo ka qenë deklarata e komisionerit të BE për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë një konference për shtyp në Bruksel. Duke pohuar se Serbia ka marrë miratimin për statusin e integrimit në Bashkimin Europian, Fyle tha se ndërkohë për Shqipërinë nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e përcaktuara nga KE. “Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere, atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës”, tha Fyle. Ai ka nënvizuar se për ecjen përpara me reformat nevojitet konsensusi mes palëve. “Po flasim për reformën elektorale dhe legjislative dhe qasjen e re ndaj këtyre 12 kritereve për ta bërë një proces gjithpërfshirës ku të marrin pjesë jo vetëm qeveria, por dhe opozita por dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Kjo ka të bëjë gjithashtu dhe me mënyrën se si qeveria dhe opozita punojnë bashkë ne parlament, veçanërisht përsa i përket ligjeve për

miratimin e të cilave kërkohen 3/5 e votave. Por dhe me çështje të tjera që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me axhendën europiane të Shqipërisë”, tha Fyle. Ndërsa përfaqësuesi danez

Nikolai Uammen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE theksoi se BE mirëpret të gjitha hapat e ndërmarra nga Shqipëria për të promovuar reformat, demokracinë dhe stabilitetin në Europë.

Bushati: BE vlerëson kontributin e opozitës për reformat “SHQETËSUESE MBETET PJESA E REFORMAVE TË CILAT JANË KRYEKËPUT NË VARËSI TË QEVERISË” Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati në fjalën e tij mbajtur përpara deputetëve të grupit socialist tha se ka nisur shqyrtimi i planit të veprimit në përgjigje të 12 prioriteteve të ngarkuara nga KE për Shqipërinë. “Si komision parlamentar i integrimit evropian, jemi përpjekur maksimalisht për ta lehtësuar të gjithë procesin e kontributeve të këtyre aktorëve që përmenda në procesin e planit për 12 pikat. Besoj se është i njohur qëndrimi i BE-së përsa i përket emërimit të Avokatit të Popullit. Gjithashtu na është njohur e vlerësuar maksimalisht puna dhe kontributi i kolegeve te komisionit të ligjeve përsa i përket përmirësimit rrënjësor që i kanë bërë atyre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, të cilat ishin pezull në parlament dhe në përputhje edhe me marrëveshjen e nëntorit. BE është i informuar vijimësisht edhe nga komisioni ynë në lidhje me ecurinë e këtij procesi”. Bushati tha se me përfundimin e shqyrtimit te Kodit Penal mbetet ligji i fundit për tu shqyrtuar dhe për tu diskutuar, që është ai i Gjykatës Administrative. “Është vlerësuar shumë procesi i përfshirjes së grupeve të interesit dhe gjithë ekspertizës vendase dhe asaj që asiston Sh-

qipërinë në këtë proces. Për fat të keq, e kam pasur të pamundur për të marrë një përgjigje zyrtare nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, në lidhje me hapat që do të duhet të hedhin në përputhje me rekomandimet e identifikuara nga BE”. Ai tha se e njëjta gjë mund të thuhet për grupin e punës përsa i përket reformës parlamentare, ku për të gjitha çështjet ka një dakordësi. “Kemi të evidentuar sikundër edhe çështjet që në gjykimin tonë janë çështje thelbësore, që kanë të bëjnë me kuadrin ligjor, institucional dhe buxhetor që duhet të jetë në funksion të aktivitetit parlamentar të deputetit, të komisioneve e të grupeve parlamentare, ku ende s’ka një dakordësi dhe këto i kemi të evidentuar për t’i përfshirë si pjesë të qëndrimit tonë. Them si pjesë të qëndrimit tonë pasi janë çështje të cilat të gjitha derivojnë nga raporti analitik i Komisionit Europian nga ato që thotë Komisioni Europian. Pra nuk ka një listë dëshirore nga ana e opozitës në këtë proces. Sikundër nuk ka një listë dëshirore nga ana e opozitës edhe përsa i përket komisionit të reformës zgjedhore por pika e orientimit është OSBE – ODIHR”.

Qëndrimi i KE i është bërë i qartë qeverisë “Deri më sot, sipas gjykimit tonë, realizuar vetëm gjysma e prioritetit që ka të bëjë me avokatin e popullit, ndërkohë që vazhdon i njëjti qëndrim refraktar nga qeveria përsa i përket mënyrës sesi zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ka një qëndrim shumë të qartë të Komisionit Europian që i është bërë me dije qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian për mënyrën sesi nuk duhet të zgjidhen më anëtarë e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pra për të evituar gjithë procesin e politizimit që është vënë re në parlament. Kam kërkuar që komisioni i ligjeve të shprehej në mënyrë konsensuale për t’i adresuar këto çështje sipas shqetësimi të Komisionit Europian. Kjo rezultoi e pamundur”. Bushati shtoi se është vënë në dijeni të një letre të kryetarit të komisionit të ligjeve që sqaron edhe njëherë qëndrimin zyrtar të PD dhe jo një qëndrim të njehsuar të komisionit të ligjeve, i cili kuptohet që është në kundërshtim me të gjitha sugjerimet që ka bërë Komisioni Europian në këtë drejtim. “Shqetësuese gjithashtu mbetet edhe pjesa e reformave të cilat janë kryekëput në varësi të

qeverisë. Duke filluar nga reforma në drejtësi, ku me keqardhje konstatohet jo vetëm një mungesë e adresimit të të gjitha kritikave që jo vetëm paraqet dokumenti i BE por kemi dhe një hap mbrapa nga pikëpamja e parashikueshmërisë në këtë plan veprimi. Nuk po flasim për mënyrën sesi mund të zbatohet më pas. Po ashtu përsa i përket korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, administratës publike ku ende nuk ka asnjë masë përsa i përket zbatimit të duhur të ligjit në administratën publike, ekzekutimit të vendimeve gjyqësore nga ku humbës është shteti shqiptar dhe shumë shqetësuese mbetet gjithashtu edhe prioriteti i 10-të, që ka të bëjë me të drejtën e pronës. Nuk ka asnjë masë përsa i përket këtij procesi dhe gjithashtu ekzekutimit të vendimeve të gjyqësore, apo ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ende nuk është përmbushur, pavarësisht se ka 2 vjet që kërkohet nga partnerët ndërkombëtar, elementi bazë: pasja e një strategjie që do ti hidhte në tryezë të gjitha problemet dhe të gjithë atë mishmashin që ekziston si në legjislacionin ashtu edhe në institucionet që janë ngritur për të garantuar të drejtat e pronës” theksoi kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit. “Disi me hapa më përpara paraqiten dy kriteret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, pavarësisht se këto janë procese të kushtueshme, përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të personave që vuajnë në institucionet penitenciare, apo integrimit të komunitetit rom. Në të gjithë këtë proces që përmenda unë do doja të falenderoja shumë kolegët tanë në komisionin e ligjeve, komisionin e sigurisë dhe komisionin e çështjeve sociale, të cilët i janë përgjigjur komisionit tonë apo pjesës sonë si opozitë parlamentare me qëndrimet që kemi ne si forcë politike, të cilat për hir të së vërtetës janë qëndrime të njehsuara me atë që paraqet dokumenti i Komisionit Europian të nëntorit të vitit të kaluar”. Ai shtoi se do të ketë edhe një diskutim final në komisionin parlamentar të integrimit evropian, ndërkohë që në fillim të muajit tjetër do të ketë sërish një takim në Tiranë nga ana e BE, për të diskutuar më mirë mënyrë sesi do të duhet të përmirësohet ky dokument dhe çka është më e rëndësishmja, mënyrën sesi do të duhet ky dokument të zbatohet, në mënyrë që të zbatohet në përputhje me detyrat që ka Shqipëria në këtë proces shumë impenjativ. Duke u ndalur te rasti i miratimit të statusit të vendit kandidat për Serbinë, Bushati tha: “Nga njëra anë është një lajm i mirë për rajonin sepse do t’i japi një shtysë tjetër vendeve që janë të përfshira në këtë proces. Nga ana tjetër, nuk mund të mos shprehim keqardhjen që po humbim çdo lloj procesi, çdo lloj treni dhe nuk ka ende asnjë lloj ndërgjegjshmërie nga pikëpamja politike për këto lloj dështimesh të kësaj qeverie”.


.ps. al www

5

E mërkurë 29 shkurt 2012

NJË QEVERI QË SHFAJËSOHET DUKE FAJËSUAR OPOZITËN, NUK DUHET TË JETË MË QEVERI Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në faqen e tij në twitter, pas deklaratave të bëra nga kryeministri, i cili ka vijuar sërish me akuzat ndaj opozitës. “Ju pyes ju: Si mund të ketë ende njerëz që e besojnë përrallën që tregon KM për opozitën që ka bllokuar çdo gjë që është detyrë e qeverisë?” shkruan lideri i opozitës. “Një KM që vetëm shfajësohet për gjërat që shkojnë keq e më keq duke fajësuar opozitën nuk duhet të jetë më KM edhe sikur të jetë pa mëkate. Ndërsa KM i Shqipërisë jo vetëm s'duhet të rrijë aty po duhet të japë shumë llogari para popullit për mëkatet e shumta të qeverisë së tij” përfundon komentin kreu i PS, Edi Rama.

Agim Llupo ka qëlluar edhe mbi Hekuran Dedën Prokuroria: Do marrim në pyetje edhe gardistin Skeja Juljana Deda Autor i vrasjes së Hekuran Dedës është gardisti Agim Llupo, i vetmi që ndodhet aktualisht në burg për ngjarjet e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues socialistë. Llupo, i akuzuar deri më tani nga Prokuroria për vrasjen e një tjetër protestuesi, e pikërisht Ziver Veizit, i cili ndodhej jashtë gardhit të kryeministrisë, tashmë është zbuluar edhe si autor i vrasjes së Hekuran Dedës, pak metra më tutje, në krah të kryeministrisë. Hetuesit kanë arritur në këtë përfundim pas marrjes së dëshmive të personave që ishin në vendin e ngjarjes, por edhe pas zbardhjeve të pamjeve të shumta filmike që kanë fiksuar edhe momentin e vrasjes së Dedës. Kjo për shkak se plumbi i gjetur në kokën e Dedës, nga i cili mbeti i vdekur në vend, ka qenë shumë e vështirë për tu ekzaminuar për shkak të dëmtimit të tij. Kështu, Agim Llupos pritet ti shtohet edhe një akuzë tjetër për vrasje, pas asaj të provuar deri

më tani për Ziver Veizin. Kjo duket se ka qenë edhe një ndër arsyet kryesore për të cilat organi i akuzës ka kërkuar shtyrjen e afatit hetimor ndaj Llupos, që pak ditë më parë mbushi plot një vit në qelitë e burgut. Por megjithëse Prokuro-

Sekreti më parë kalon nga kryeministri!!! “Kryeministri Berisha po merr një e nga një në duart e tij të gjitha pushtetet duke u bërë i gjithëpushtetshëm.” Ka qenë kjo akuza e radhës e deputetëve të Partisë Socialiste drejtuar kreut të qeverisë. Duke marë spunto këtë herë nga një tjetër projektligj tërësisht abuziv sa i përket ndarjes së pushteteve në Shqipëri, e pikërisht atë që ka të bëjë me kalimin e drejtorisë së informacionit sekret në varësi të kryeministrit Berisha, përfaqësuesit e opozitës kanë kritikuar përqendrimin e pushtetit në një dore të vetme. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, njëkohësisht anëtar në Komisionin e Sigurisë ku po shqyrtohej dje ky projektligj, është një përpjekje e Berishës që në pamundësi të kontrollimit të Shërbimit Informativ Shtetëror të ketë në varësi të tij Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. “Kundërshtia jonë bazohet mbi atë që shqetëson pjesën më të madhe të opinionit publik. Dhe kjo ka të bëjë me faktin se në patologjinë politike të kryeministrit, simptoma kryesore është ajo e grumbullimit të pushteteve. Këtu u tha se nuk do të thotë se ka shkelje të ligjit dhe kjo është njëlloj me deklaratat që kemi dëg-

juar jo më larg se dje nga ana e kryeministrit i cili deklaroi pak a shumë se Kuvendi mund të prodhojë edhe ligje të papërgjegjshme, ndërkohë që gjyqësori nuk është i detyruar që ti zbatojë ato ligje,” është shprehur ndër të tjera Gjoni. Nga ana tjetër ai tha se po kalohet nga një menaxhim kolegjal në një përqendrim personal kompetencash. “Nisma e propozuar nuk garanton pavarësi profesionale. Pra, kjo nuk ka të bëjë aspak me korrigjimet apo përmirësimet e ligjit, por lidhet me një dëshirë politike të kryeministrit, për të grumbulluar sa më shumë pushtet në duart e tij. Edhe ky ndryshim i propozuar, pikërisht bazohet në këtë filozofi, pasi kalohet nga një kontroll apo menaxhim kolegjial, në një kontroll individual,” nënvizoi Gjoni. Megjithatë, projektligji për kalimin në varësi të Kryeministrisë së Drejtorisë për Informacionin e Klasifikuar u miratua vetëm nga përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë, ndërsa pritet që ai ti kalojë për shqyrtim edhe Komisionit të Ligjeve. Ndryshimi që propozon Kryeministri prek nenin 25 të ligjit, ku fjalët “pranë Këshillit të Ministrave” të zëvendësohen me “institucion në varësi të Kryeministrit”.

ria ka zbardhur vrasjen e Dedës, dëshmitë për mbledhjen e provave të mëtejshme që mund të inkriminojnë edhe persona të tjerë që kanë dhënë urdhër ndaj gardistit, ende nuk konsiderohen të mbyllura. Sipas burimeve të organit të

Aleks Nika, “Qytetar Nderi” Prefekti i Lezhës ka firmosur vendimin e Këshillit të Komunës së Kolshit për ti dhënë titullin “Qytetar Nderi” Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në demonstratën 21 Janarit të vitit 2011. Vendimi i Këshillit të Komunës ishte marrë me datë 13 janar me shumicë të cilësuar votash duke e bërë Nikën, Qytetar Nderi. Prefekti Pal Dajci e ka rikthyer mbrapsht njëherë vendimin, me pretendimin se nuk ishin zbatuar disa procedura, por Këshilli i Komunës e ka rimarrë sërish këtë vendim për Nikën që më pas ka marrë edhe pëlqimin e prefektit Dajçi. Ndërkohë, titulli “Qytetar Nderi” për Hekuran Dedën, i akorduar nga Këshilli i Komunës së Kalasë së Dodës në Dibër, vijon të mbetet peng i firmës së prefektit. akuzës, në listën e personave që do të thirren për tu pyetur në lidhje me vrasjen e Hekuran Dedës është edhe gardisti Fatos Skeja, si dhe tre vëllezërit e tij, të cilët kanë deklaruar se Skeja i ka ofruar para dhe fotografinë e vrasësit në këmbim të pritjes së kryeministrit Berisha në shtëpinë e tyre për vizitë. Tashmë vëllezërit Deda kanë bërë edhe një padi në Prokurori për gardistin Fatos Skeja, me pretendimin se ai u ka ofruar para dhe foton e vrasësit të Hekuran Dedës, në këmbim të pritjes së kryeministrit Berisha në shtëpi.

Berisha i trembet ndryshimeve në Kodin Penal HEDH NË ERË MARRËVESHJEN PËR INTEGRIMIN Tragjedia e Gërdecit apo afera e aukaluar Kodin Penal ishte ai i shqyrtimit më tostradës Durrës-Kukës, nuk do të mund të parë të amendamenteve të kundërshtuara në përsëriteshin kurrë më në Shqipëri në rast se komisionin e ligjeve në komisionet e Ekonomazhoranca qeverisëse nuk do të refuzonte misë dhe të Integrimit. “Ne nuk e votojmë ditën e djeshme amendamentin kyc të nëqoftëse nuk vjen edhe mendimi i Komisionopozitës për në Kodin Penal, atë të penalizimit it të Ekonomisë dhe të Integrimit,” është të cdo ministri apo qoftë edhe vetë kryeminisshprehur nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, trit, në rast se do të inicionin një vendim me Fatmir Xhafaj pas votimit të njëanshëm vetëm pasoja të rënda për qytetarët. Jo vetëm kaq, me votat e mazhorancës të Kodit Penal. Ai u por Shqipëria nuk do të rrezikonte kurrë të shpreh se në lidhje me ndëshkimin penal të përfundonte në një greminë të ngjashme me zyrtarëve që falsifikojnë të dhënat e statisatë të Greqisë sa i përket krizës ekononomike, tikat, ajo për të cilën këmbëngul opozita ka nëse deputetët e shumicës qeverisëse nuk do të bëjë pikërisht me parandalimin e krizave ekonomike si ajo e Greqisë. Ndërsa sa i të kundërshtonin një tjetër amendament mjaft përket vënies përpara përgjegjësisë penale të të rëndësishëm të opozitës përsëri për tu kryeministrit, apo ministrave për akte që përfshirë në Kodin e ri Penal, e që ka të bëjë sjellin pasoja, opozita ka sjellë raste pikërisht me manipulimin e shifrave dhe statistikave zyrtare sikurse po veprohet në fakt konkrete e që kanë të bëjnë pikërisht me tragjedinë e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 aktualisht për të fshehur situatën e vështirë të persona, apo aferën korruptive Durrës-Kukës. financave të shtetit. Që të dy këto propozime Por megjithë këto argumente deputetët e mjaft të vlefshme për një drejtësi funksionale, mazhorancës kanë preferuar që më mirë të janë hedhur në koshin e plehrave nga ana e prishin marrëveshjen me opozitën, duke deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, duke hedhur në erë edhe marrëveshjen rrezikuar edhe njëherë statusin e vendit kandidat për në BE, sesa të rrezikonin pozitë-opozitë për ligjet me 3/5-at, një prej të ndëshkime deri me disa vite burg për shkeljet cilave është edhe Kodi Penal. Shumica në e rënda të kryera deri më tani apo që mund pushtet ka miratuar e vetme e paketën e të kryejnë në të ardhmen. “Ju nuk keni pse të amendimeve të Kodit Penal për të cilat u ra keni frikë,” është shprehur Xhafaj. Kodi Penal dakord, ndërsa dy propozimet e fundit të opozitës kanë mbetur aktualisht jashtë saj, duket se do të mbetet peng i pranimit të cka shkaktoi edhe votën kundër të deputetëve këtyre dy amendamenteve nga ana e të majtë. Një tjetër shans që opozita i dha mazhorancës, pasi pa shumicë të cilësuar ai nuk mund të kalojë votimin në Kuvend. mazhorancës për të gjetur konsensusin për të


.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

6

Elisa Spiropali: PS model të ri ekonomik, social dhe arsimor për të rinjtë vetpunësim dhe ndërmarrje biznesi në zona të caktuara; Trajnim profesional falas brenda dy viteve të regjistrimit për papunësi. Të rinjve nën 25 vjec, trajnim profesional falas brenda 6 muajve. Programe të posaçme në zonat me prapambetje ekonomike apo zonat me fluks të lartë emigrimi”.

Juljana Deda “Të rinjtë janë aktorët, partnerët dhe prijësit kryesorë të transformimit shoqëror dhe ekonomik të një vendi në zhvillim”. Me këtë citim nga “Financial Times” e janarit të këtij viti, kryetarja e Grupit të Punës për Politikat Rinore, Elisa Spiropali, ka prezantuar në tryezën e organizuar nga opozita, Programin për të rinjtë. Duke u ndalur te situata aktuale e këtij brezi, pa të ardhme, pa shpresë dhe mbi të gjitha të diskriminuar në një realitet përjashtues, Spiropali tha se të rinjtë jetojnë në një model ekonomik të prapambetur, të rritjes ekonomike pa punësim, thellimit të pabarazisë sociale dhe shkatërrimit të burimeve natyrore përmes “privatizimit” korruptiv dhe klientelist. E njëjta situatë është edhe në sistemin arsimor, “jo vetëm të paorganizuar dhe të pak financuar, por edhe klientelist, duke rrezikuar mundësitë e zhvillimit në të ardhmen. Edhe më problematik është modeli social, ku mungon konkurrenca e lirë dhe meritokracia, me hapësira publike të shkatërruara për interesa të ngushta private. “Mungojnë hapesirat shoqërore, kulturore, artistike apo sportive për të zhvilluar talentin individual apo aftësine sociale dhe kolektive, që formojnë një të ri dhe e nxjerrin nga qerthulli i izolimit social” u shpreh Elisa Spiropali. Duke u ndalur te shifrat e papunësisë, ajo tha se vetëm papunësia e rinisë është 20 % më e lartë se mesatarja kombëtare. “Pjesëmarrja në punë është 35% ndërsa mesatarja kombëtare është rreth 58%. Për një të ri është 2.5 herë më e vështirë të gjejë punë se grup-moshat e tjera. Familjet me të varfra janë familjet e reja. Shqipëria një nga vendet e rralla ku shifrat e papunësisë janë më të larta në zonat urbane se në zonat rurale, sidomos në kryeqytet”. ARSIMI I DËSHTUAR “Arsimi NUK është prioritet qeveritar. Cilësia e arsimit ka rënë në mënyrë drastike. Pesha e buxhetit të arsimit ka ardhur në rënie: nga 3.4 % në vitin 2004, në 2.8% në vitin 2011 të PBB” tha kryetarja e Grupit të Punës për Politikat Rinore, duke shtuar se mesatarja e Europës Juglindore arrin në 4.7 % e PBB. Më tej, Spiropali ka renditur edhe shkaqet e kësaj gjendjeje të rëndë në arsim. Niveli i lartë i analfabetizmit dhe braktisja e hapur apo e fshehtë e shkollës, prapambetja e arsimit parauniversitar, cilësia e ulët e mësimdhënies, baza e vjetër didaktike dhe shkencore, mungesa e arsimit profesional shkëputja e arsimit nga tregu i punës, politika të coroditura dhe klientelistë në reformimin dhe financimin e arsimit të lartë, mosnjohja ose moskonvertimi i diplomave në vendet e zhvilluara, vështirësi njohje dhe konvertim të diplomave të huaja në vend kanë degraduar nivelin e arsimit në vend. “Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të të rinjve që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe që nuk ndjekin shkollë profesionale – rreth 50 %. Duke e krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia 36 % dhe Serbia 11.4 % apo Kroacia 5.4 % është një shifër shumë e lartë” theksoi ajo. PA POLITIKA EKONOMIKE RAJONALE DHE SEKTORIALE “Nuk ka asnjë studim për nevojat e rajoneve të ndryshme për arsim dhe tregun e punës; Psh. Vetëm 1 në 5 studentë frenkuenton degët e shkencave natyrore apo inxhinierike. vetëm rreth 13 % diplomohet për: inxhinieri (makinash, elektrike, ndertimi),

CMYK

për shërbime, apo shkenca ekzakte. Ndërkohë vetëm për shkenca sociale dhe drejtësi diplomohen rreth 33% e studenteve”. Spiropali nënvizoi se mungesa e strategjive rajonale reflektohet në ndarjen qendërperiferi. “Politikbërja nuk fokusohet sipas kategorive të të rinjve. Nuk ka strategji për të rinjtë në: zonat urbane, zonat rurale, periferitë urbane”. MODEL I RI EKONOMIK, ARSIMOR DHE SOCIAL Kryetarja e Grupit të Punës për Politikat Rinore, Elisa Spiropali u shpreh se Partia Socialiste ka në Programin e saj, si prioritet zhvillimin e modelit të ri ekonomik, social dhe arsimor për të rinjtë. “Shtetit zhvillimor, bazuar në aftësitë prodhuese të vendit; ristrukturim i plotë i ekonomisë, ndryshimi i strukturës së ekonomisë nga një ekonomi e bazuar te importi, emigracioni e informaliteti në një ekonomi të bazuar te puna dhe rritja e produktivitetit; shndërrimin në një ekonomi konkurruese në rajon dhe më gjerë; ky model përkon me arsimimin dhe

trajnimin profesional të të rinjve”. PS është për rritjen e “rolit aktiv të shtetit në ekonominë të vendit; rritje e cilësisë së shërbimeve publike; politika strategjike per rritjen e punësimit; artikulimin dhe mbrojtjen e interesave të grupeve shoqerore, vecanerisht te rinjve; vënien e tregut në interes të publikut dhe jo publikun ne interes te tregut; mbrojtjen dhe zhvillimin e sistemit arsimor, sidomos atij publik; mbrojtjen e vlerave civile dhe të paqes sociale në vend; rivendosjes e drejtësisë sociale si vlerë shoqërore”. RUAJTA DHE MBROJTJA E BURIMEVE NATYRORE Spiropali tha se në Programin e PS i jepet fund zhvatjes së pasurisë kombëtare nën kamuflimin e “privatizimit”. “Ndalimi i praktikave klienteliste dhe korruptive në koncesione dhe privatizime, që cenojnë perspektivën e të rinjve shqiptarë. Koordinim i politikave të tregut të punës, arsimit, barazisë së shanseve dhe politikave sociale; Financimin e programeve të veçanta për

ARSIMI PRIORITET ABSOLUT NË BUXHET DHE STRATEGJI ZHVILLIMI Programi i PS “Rilindje Shqiptare” parashikon që buxheti për arsimin të mos jetë më pak se 5 % te PBB. “Kapitali njerëzor të trajtohet si aseti më i rëndësishëm social dhe ekonomik; Edukim cilësor për cdo të ri, pavarërisht vendndodhjes, prejardhjes, familjes apo gjendjes ekonomike; Ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj arsimit publik; Ndalimi i degradimit i mjedisit arsimor” ka renditur Spiropali. “Kurikula dhe tekste bashkëkohore; Shkolla mjedis ku pervec dijeve t’i pajisë nxënësit dhe studentët vlera morale, aftësi sociale, mendim kritik, kulture demokratike; Rritja dhe konsolidimi i cilësisë së arsimit të mesëm dhe profesional; Konsolidim i standardeve të arsimit publik dhe privat”. Sipas saj, universitetet do të kenë autonomi universitare substanciale, që çon në rritjen e cilësisë dhe standardeve të mësimdhënies. “Vlerësim dhe licensim i universiteteve private me praktikat më të mira ndërkombëtare. Sistem i Pavarur i Vlerësimit dhe Renditjes të shkollave të larta (publike dhe private) Financimi i një “Bibloteke Akademike” të plotë, me referenca akademike botërore”. Në fund të fjalës së saj prezantuese, kryetarja e Grupit të Punës për Politikat Rinore, Elisa Spiropali, tha se Programi i PS garanton për të rinjtë “Mundësi të barabarta dhe konkurrencë e ndershme; Rivendosjen e Meritokracisë si vlerë sociale; Përfshirje sociale; Rritja e pjesmarrjes së të rinjve në shoqëri; Kulturë, Krijimtari, Sport; Transformimi i hapësirave të zaptuara publike”.

Një shoqëri demokratike nuk sundohet, por mirëqeveriset “Shumica e bashkëmoshatarëve tuaj në Europë ngrihen në këmbë kundër padrejtësive. Një shoqëri demokratike nuk sundohet, por mirëqeveriset. Në botën demokratike janë të zgjedhurit në shërbim të zgjedhësve. Kurse në Shqipëri kjo është vetëm një ëndërr. Këtë ëndërr ne mund ta bëjmë realitet së bashku”. Kjo ka qenë fryma e bashkëbisedimit të Kryetarit të PS Edi Rama në qytetin e Lezhës. Motivi i prezencës së liderit të opozitës në Lezhë ishte dhënia personalisht e kartave të anëtarësimit të 326 të rinjve që kanë shprehur dëshirën për të milituar në radhët e socialistëve, por edhe për të folur me ta për Programin e ri për një Rilindje Shqiptare. Rama iu është drejtuar të rinjve duke u shprehur se ata sjellin në Partinë Socialiste energjinë pozitive të tyre. “Vlerë e shtuar për Partinë Socialiste” i ka cilësuar Edi Rama vullnetin dhe angazhimin e të rinjve për të dhënë kontribut brenda radhëve të familjes së madhe socialiste. “Shumica e atyre që merren me politikë, këtu kam parasysh edhe shumicën e bashkëmoshatarëve tuaj në europë që janë të organizuar, që nuk pranojnë të negociojnë gjëra me të cilat nuk janë dakort duke ndejtur në qoshen e tyre duke thënë hë mo se nuk kemi ça ti bëjmë tani, por që ngrihen të gjithë në këmbë në shkollë, në komunitet, në universitet, merren me politikë si qytetarë. E kanë të marrit me politikë pjesë të shprehjes së vullnetit të tyre si pjesë e një shoërie që duke qenë demokratike nuk mund dot të sundohet por duhet vetëm të mirëqeveriset. Ajo që shkruajnë të gjithë librat dhe që tregojnë praktikat realisht demokratike, është e vërteta e madhe se janë të zgjedhurit në

shërbim të zgjedhësve, nuk janë zgjedhësit në shërbim të të zgjedhurve. Në botën ku duam të integrohemi kjo është realitet, këtu kjo është vetëm një ëndërr. Por sigurisht që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe ne mund ta bëjmë realitet atë së bashku”. “Bindini të tjerët se ju jeni Partia Socialiste e Shqipërisë,” u është drejtuar Kryetari Rama duke theksuar se janë pikërisht, të rinjtë e të rejat, burrat e gratë, kudo ku janë që besojnë dhe japin kontribut për Partinë Socialiste fytyra e vërtetë e kësaj force politike. Ndërkohë i pyetur për atë se çka parashikon të bëj Partia Socialiste për ish të përndjekurit dhe pronarët Rama është shprehur se PS i konsideron këto kategori si çështje të dinjitetit të kësaj shoqërie”. “Ne kemi bërë një program bazë, të cilin do ta detajojmë për të gjitha pjesët dhe në çdo kapitull. Ku dhe çështja e të përndjekurve dhe çështja e pronave janë të trajtu-

ara në program si dy çështje që Partia Socialiste nuk i konsideron pronë të së djathtës por i konsideron çështje të dinjitetit të kësaj shoqërie. Për të cilat ne do të bëjmë gjithçka për ti zgjidhur, jo sepse nga kjo do të varet sa vota do të marrim nga pronarët apo nga ish të përndjekurit por sepse nga kjo varet edhe cilësia e shtetit të së drejtës, e drejtësisë shoqërore dhe e të jetuarit bashkë në një shoqëri ku nuk duhet të ketë grupe shoqërore të cilat të ndjehen të braktisura dhe të harruara në vuajtjet e tyre. Nuk duhet të ketë as individë të cilët ndjehen të lënë pas dore për shkak se nuk u njihet merita apo për shkak se e kanë të pamundur për një mijë e një arsye për të cilat një qeverisje demokratike është e detyruar që të mendojë dhe është e detyruar që të gjejë të gjitha rrugët për ta pasur dorën të shtrirë”.


.ps. al www

7

E mërkurë 29 shkurt 2012

Ambasada shqiptare në Washington, D.C. pa simbole kombëtare PETER TASE Është hera e dytë që vij në Uashington DC për studime. Në vitin 2006, për të kryer një internship në Kongresin Amerikan, para se të shkoja me shërbim si vullnetar i “Korpusit të Paqes” në Paraguaj dhe, në vitin 2010, përsëri në kryeqytetin Amerikan, për të vazhduar studimet për master në “Institutin e Politikave Botërore” Duke qenë larg Atdheut, prej më shumë se dhjetë vjetësh e kam të vështirë të gjykoj progresin e vërtetë që ka arritur lidershipi dhe populli shqiptar gjatë dekadës së fundit. Por të vjen keq kur dëgjon nga media se Bashkimi Europian ende nuk i ka bërë ftesën zyrtare Shqipërisë për të qenë vend kandidat, ashtu sikurse edhe disa nga shtetet fqinjë. Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare, të vetmes “pronë” të shtetit shqiptar që ndodhet pranë rrugës Konektikat. Një ndërtesë e lartë dhe shumë e bukur dhe e ndërtuar me gurë të skalitur. Ajo renditet ndër godinat më të vjetra dhe me vlera historike të këtij qyteti. Me radhë vijnë ato të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat qëndrojnë dinjitoze me arritjen e tyre për t’u renditur rishtazi krah për krah me vendet e tjera të zhvilluara të Europës. Ndoshta është vetëm një iluzion, por flamuri i tyre më duket më i madh dhe sikur është ngritur edhe më lart se herët e tjera! Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare i pushtuar nga dëshira se edhe kjo ‘pakëz tokë’ shqiptare, më e bukura në rrugën Konektikat të këtij kryeqyteti të Botës do ta kishte ngritur më në fund atë flamur të rrallë, kuq e zi, të zbukuruar nga përkrenarja e Skënderbeut, në bedenat e asaj godine si kështjellë mes ndërtesave të tjera të ambasadave që e rrethojnë. Por nuk paska qënë e thënë! Flamuri shqiptar nuk u ngrit në këtë ‘shtëpi- kala’ në zemër të Amerikës as edhe në Ditën e Flamurit! U mbulua Shqipëria dhe Kosova me flamuj…. Nuk mbeti asnjë qoshe e Tiranës dhe e Prishtinës pa flamuj të kuq, presidentët dhe kryeministrat, politikanët, diplomatët dhe atashetë bënin ‘parada’ të rrethuar nga flamujt e kuq duke të kujtuar proçesionet e gjeneralëve nga historia e lashtësisë romake. Një flamur gjigand nisi rrugëtimin nga Vlora në Prishtinë… por ndonjë flamurkëz e vogël nuk arriti të fluturonte këtu, përtej oqeanit, në këtë kryeqytet të botës së emigracionit, në Atdheun e Lirë që na ka dhënë edhe neve shqiptarëve një copëz tokë nga e veta për ta ndërtuar këtu edhe ne, shqiptarët, kryeqytetin tonë. Nuk më bën zemra më të kaloj pranë këtij monumenti të braktisur që më kujton statujën e “Nënës Shqipëri”, Ditën e Flamurit, e akullt, pa jetë dhe e fyer, tek e shihte veten të rrethuar nga një botë hipokrite! E ku ka vend më të bukur në botë, më mirë se në “Capitolin” shqiptar, këtu në DC për të valëvitur Shqiponjën Dykrenare! Më duhet të kaloj çdo mëngjes para kësaj ‘Statuje’ shqiptare, të fyer dhe të trishtuar në tokën Amerikane, që na hapi dyert e saj neve shqiptareve, për t’i treguar botës flamurin tonë, dhe për t’i bërë të

njohur botës se jemi një nga kombet më të vjetra të Europës që kemi historinë, gjuhë dhe flamurin tonë. Jam unë, Petër Tase, shqiptari nga Shqipëria, që pata fatin të më jepej mundësia për të studiuar politikat botërore në këtë vend të mrekullueshëm, që marr përsipër misionin që të rihap portat e ‘capitolit shqiptar’ e për të ngritur në kullën më të lartë të saj Flamurin me dy koka dhe me përkrenaren në mes, çuditërisht të ulur dhe të lënë në harresë nga politika bashkëkohore shqiptare. Më duhet të kaloj çdo mëngjes para “Capitolit shqiptar” për të shqiptuar me zë të lartë të vetmen fjalë në gjuhën shqipe që unë mund të përdor përgjatë gjithë orëve të ditës të ngarkuara më aktivitete në këtë botë të huaj, fjalën “mirëmëngjes!”. Në se është ditë me diell ngul më thellë kapelën me strehë si për të mbrojtur nga dielli i nxehtë i Uashingtonit kokën time pa flokë, dhe tani në dimër me jakën e palltos të ngritur sa më lart, jo më tepër nga të ftohtit se sa për të mbuluar fytyrën dhe sytë që të mos shoh atë godinë të braktisur nga vetë Qeveria jonë (jo shqiptare!), të lënë shkretë, me mure të pluhurosura, me xhame të thyera dhe me kanatet e portës kryesore të çngjyrosura. Një pamje mjaft e rrallë për qytetet amerikane të shohësh hedhurina nëpër rrugë apo nëper hyrjet ose shkallët e ndërtesave! E, këtë pamje që unë nuk e ndesha as edhe në fshatin më të largët të Paraguajit, e shoh përditë në këtë copëz tokë shqiptare në mes të Amerikës! Kaloj çdo mëngjes para ‘statujës’ shqiptare pa simbole për ta përshëndetur dhe si për t’i treguar se është një shqiptar që kalon përditë përgjatë rrugës ‘Connecticut’, i cili ende di të flasë shqip…. Dhe frymën e mbaj për tek Ambasada e Paraguajit, ku vazhdoj të kryej një tjetër internship krahas shkollës. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga ajo kohë kur, para se të shkoja me shërbim me “Korpusin e Paqes” në Amerikën Latine, fundjavat i kaloja në ambientet e ambasadës shqiptare, mes shqiptarësh ku flitej shqip, ku këndohej shqip dhe bëhej politikë shqiptare. Sa mirë do të ishte sikur të punësuarit e kësaj ambasade të kishin marrë me vete atje ku kanë shkuar, bashkë me flamurin, edhe atë pllakën metalike ku është shkruar me shkronja ngjyrë ari të ndryshkura nga koha: “AMBASADA SHQIPTARE”. Për fat të mirë ajo është e shkruar me alfabetin e gjuhës shqipe, dhe askush nga kalimtarët, veç meje, nuk e merr vesh se kjo i përket atij vendit që me problemet e shumta në këto dy dekada është bërë i njohur në botë më shumë se kurrë ndonjëherë me emrin: “Albania and Albanians”

Natyrisht, zyrtarët dhe ata që hyjnë e dalin nëpër godinat e ambasadave fqinjë, qofshin këta grekë, italianë apo të tjerë ballkanas mund ta njohin për faktin se ajo është e vetmja godinë ambasade pa flamur, (edhe emblema nuk është plotësuar ende me përkrenaren e Skenderbeut!), por të paktën për një gjë jam i sigurt, se për, studentin e IWP-së që merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e tyre për të përgatitur dizertacionin e tij mbi ‘politikat botërore’, nuk e dinë që ai është shqiptar! Si për ironi, përballë saj qëndron ambasada e Moldavisë – që bashkë me Shqipërinë renditen në dy vendet më të varfra të Evropës! Megjithatë, shteti i Moldavisë, siç duket, tregon kujdes të veçantë për të valëvitur simbolet e saj, dhe, ndoshta, ndonje ditë, kushedi që mbase edhe mund bëjë ndonjë donation për zyrtarët e ambasadës fqinjë, jo më shumë për simbole dhe flamurë, se sa për ruajtjen e mjedisit. (edhe ambasada e Kamerunit është duke u riparuar aktualisht, dhe flamuri i këtij shteti afrikan valëvitet gjithmonë përjashta godinës) Flitet shpesh në Media se Shqipëria nuk është e prekur nga kriza globale që ka pushtuar Evropën dhe Amerikën… Dëgjojmë financierët ekspertë të qeverisë aktuale shqiptare të shpalosin arritjet e tyre… …Dhe unë ende vazhdoj të eci i heshtur para kësaj godine, shtrengoj dhembët se nuk dua të flas dhe t’i tregoj botës se çfarë po ndodh me Shqipërinë nga vetë ‘shqiptarët’…. Dhe frymën e mbaj drejt e tek ambasada e Paraguajit, ku mund të flas vetëm anglisht, spanjisht, bile edhe gjuhën e indianëve vendas, guaranisht… dhe vetëm shqip jo! (edhe pse të gjithë e dinë që unë jam shqiptar dhe flas një gjuhë që është më e vjetër se guaranishtja e tyre) Nuk e kam pasur të vështirë ta ndaja me ta këtë makth që më ka pushtuar, por sa herë që nisem për ta përkthyer trishtimin tim në gjuhën e tyre, e frenoj veten për të mos thënë asnjë fjalë, qoftë edhe në gjuhën e indianëve, të ruajtur me aq fanatizëm nga pasardhësit e tyre paragujanë. Mbledh të gjitha forcat për ta ruajtur brenda këtë sekret, i frikësuar se do të fyeja vetveten, dhe rrëmbej fizarmonikën për të kënduar bashkë me ta polkën Paraguajane në gjuhën e të parëve të tyre. Kjo gjë më bën me fat, pasi duke kryer internshipin pranë ambasadës se atij vendi, më ndodh shpesh që të flas me mburrje për historinë më shumë se 2400- vjeçare të qytetit tim të lindjes dhe për gjuhën time shumë më e vjetër se ajo e tyre… Na është bërë zakon që pas mësimit të guaranishtes, në ambientet e ambasadës së Paraguajit, tregojmë ndodhi nga jeta. Harroj krejt që

prezantimi im i parë në këto qarqe ka qenë si një ‘norteamericano’ me emrin Pedro, i cili jetoi dhe punoi si vullnetar i Korpusit të Paqes, për më shumë se dy vjet në zonat më të thella të Paraguait, për të vendosur urat e bashkimit mes popujve. Dhe një ditë, nga që e kisha merak atë punën e flamurit, vendosa ta tregoja në gjuhën guaranishte. Në çast kafshova gjuhën dhe vazhdova të rrefej në gjuhën e tyre një histori nga jeta ime në fshatin ku kreva shërbimin e Peace Corps, rreth 430 km në jug të Asunción-it, kryeqytetit të Paraguait.: “Teniente Sánchez, quhet fshati im, një fshat më shumë se dhjetë orë larg me autobus nga Asuncioni. Që në ditët e para të shërbimit u ndesha me një skenë të tillë: - flamuri kombëtar paraguajan ishte vendosur si perde në dritaren e një kasolleje që përdorej si banjë nga punonjësit e kuesturës së policisë së fshatit. Disa herë u mundova që t’i lija të kuptonte kryepolicit se banja nuk ishte vend i përshtatshëm për një flamur kombëtar, por ai më dëgjonte me indiferentizëm. Bile, një ditë, kur i thashë që ta hiqte flamurin prej andej, m’u përgjigj: “Hej norteamericano, nuk e di ti se sa patriotë jemi ne?”. Në krye të javës mora një çekan, një thes mielli bosh, disa gozhdë dhe zëvendësova flamurin trengjyrësh të Paraguait që kryente funksionin e perdes, me thesin bosh prej najloni. Nuk e di, por historia e flamurit dhe e thesit bosh të miellit u mor vesh dhe si duket vajti edhe në vesh të shefave të mëdhenj të policisë. Nuk e di se ç’ndodhi më tej me atë polic, por në Teniente Sanchez nuk u pa më.” Kjo ishte historia e flamurit Paraguajan në fshatin e largët Teniente Sanchez të Paraguajit. Tani që po shkruaj këto rreshta më duket sikur do ta mbyll edhe këtë rrëfim me të njëjtat fjalë: “Kjo është historia e flamurit të ambasadës shqiptare në kryeqytetin më të madh të botës!” Por nuk është ky qëllimi im. Kam ngushëlluar veten duke menduar se kjo gjendje ishte diçka e përkohshme, përderisa Ambasadori dhe stafi i tij kishin ndërruar zyrën, duke marrë me vete edhe flamurin, të cilin e kanë varur në dritaren e atij apartamenti ku kanë edhe zyrat. Është një flamur i madhësisë mesatare dhe gati i çngjyrosur dhe i bërë ngjyrë rozë. Festimi madhështor i ditës së flamurit me 28 Nëntor, që u bë në Tiranë dhe Prishtinë dhe hapja e siparit të festimit të 100-vjetorit të festimit të pavarësisë, më mbushi me përmallim dhe më ngacmoi për të shkruar këtë opinion jo të këndshëm për zyrtarët e lartë shqiptarë të DC.-së dhe të Tiranës. Uroj që kjo godinë historike të mos shitet nga shteti shqiptar por të rregullohet dhe të bëhet një ambasadë që i ka për hije njërit prej kombeve më të vjetër të Evropës Juglindore. Uroj që gjithë shqiptarët e mërguar kudo në botë ta festojnë këtë jubile, gjithmonë të bashkuar pranë flamurit kombëtar, kudo që janë, edhe në këto institucione të rëndësishme shtetërore, duke i bërë ato vende të shenjta ku t’i tregohet botës historia e një flamuri dhe e një kombi.


MALAJ: HETIM FONDEVE PËR PRONAT Opozita kërkon hetim për mënyrën e përdorimit të fondeve që qeveria ka marrë për reformën e pronave Klajdi Haxhia Opozita kërkoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë hetim për mënyren e përdorimit të fondeve që qeveria ka marrë nga ndërkombëtarët për reformën e pronave. Arben Malaj tha se çështja e pronave është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë pavarësisht se për të janë shpenzuar miliona dollarë. “Komisioni duhet t’i drejtohet me letër Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe t’i kërkojë që të hetojë të gjitha donacionet për këtë ligj dhe projeket që ka paguar Banka Botërore e që po paguan ende Bashkimi Europian. Duhet të bëhet analiza përse nuk kanë dhënë efikasitet masat”. Kjo kërkesë hapi debate të forta në komision, ku demokratët thonë se nuk mund të hetojnë paratë e donatorëve dhe se ata që kanë abuzuan me pronat janë socialistët gjatë qeverisjes së tyre. “Këto janë insinuata që ju bëni për donatorët, por e dini shumë mirë se ne nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me ju në lidhje në këtë pikë. Mendojmë se ndihma që kanë dhënë donatorët ka qenë efektive, bujare dhe madje duhet thënë që duhet t’i jemi mirënjohës për këtë. Paratë janë përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë. “Mos harroni se në kohën kur keni qeverisur janë dhënë me mijëra tituj pronësie që kanë rezultuar falso. Pra, në kohën që ju keni drejtuar është bërë një kasaphanë në drejtim të pronave, por sot vjen era ligj, era shtet dhe era transparencë”, shtoi demokrati Flamur Noka. “Në të gjitha indekset për Shqipërinë, prona vazhdon të konsiderohet me pikët më të ulta”, u kundërpërgjigj Malaj, duke kundërshtuar pohimet e kolegut të tij demokrat. “Ajo quhet liri e shtypur, pra liri që pengon zhvillimin ekonomik të një vendi. Jemi një vend që duam të bëhemi një vend kandidat për Bashkimin Europian dhe pas 20 vitesh tranzicioni, vazhdojmë të kemi renditjen më të dobët. Në këët aspekt, diskutimi i shpejtë i ligjit apo justifikimi i çdo qëndrimi që keni mbajtur ju si qeveri, do të na çojë në të njëjtën eksperiencë të dështuar”. Në fund, komisioni miratoi me votat e demokratëve një ligj të ri, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të regjistrojë të

gjitha pasuritë e paluajtshme në mënyrë elektronike. Drafti e shndërron zyrën e regjistrimit të pasurive në një agjenci me vetëfinancim, e cila do të drejtohet nga një bord ku do të marrin pjesë edhe dy ministra të qeverisë, ai i drejtësisë dhe i financave. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se janë më pak se 4% personat që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. KLSH ka kryer kontrolle në agjencinë e legalizimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011. Nga kontrollet rezultoi se nga 270 000 aplikime për legalizim, 240 000 prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4 për qind janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre, është kryer ky proces. Sipas KLSH-se, ky fakt tregon për një nivel të ulët performance. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë dy kallëzime penale për shpërdorim detyre, ka rekomanduar masa administrative dhe disiplinore, si dhe ka kërkuar dëmshpër-

blimin e një shume prej 42.7 milionë lekësh. Sipas një njoftimi për shtyp, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjate muajit shkurt 2012 evadoi materialet e kontrollit te ushtruar nga data 9 maj-15 shtator 2011 në Drejtorinë Qendrore të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) dhe në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t për qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën e aktivitetit nga 01.01.2009 deri më 30.4.2011. Ky kontroll shqyrtoi zbatimin e Ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, i ndryshuar dhe i akteve përkatëse nënligjore. Më konkretisht, nga 270 000 aplikime për legalizim, 240 000 prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8,712 dosje ose 4 për qind janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7,039 prej tyre, është kryer ky proces. Ky fakt tregon për një nivel të ulët performance nga drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Qendrore dhe Drejtorive Rajonale të këtij institucioni. Për 14 punonjës (drejtues dhe specialistë) te ALUIZNI-t që nuk kanë zbatuar kërkesat e ligjit dhe të akteve nënligjore, KLSH ka bërë dy Kallëzime Penale, respektivisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 197/11 datë 20.02.2012 dhe në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Durrës Nr. 199/9 datë 16.02.2012, për konsumim të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar. Kallëzimet i janë dërguar edhe Prokurorisë së Përgjithshme. Për rregullimin e pasojave të krijuara nga moszbatimi i ligjit dhe keqmenaxhimi i institucionit Drejtoria Qendrore e ALUIZNI-t dhe njësitë vartëse të kontrolluara, KLSH me shkresat Nr. 197/9 datë 20.02.2012 dhe Nr. 199/7 datë 12.02.2012 drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të institucionit i ka propozuar dy ndryshime për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe ka rekomanduar një sërë masash të karakterit organizativ e disiplinor, si dhe shpërblim të dëmit të shkaktuar në vlerën 42 milionë e 757 mijë lekë dhe 364,733 Euro.

.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

8

Bujkrobërit pa strehë Datë / 28 – 02 – 2012 në qyteti i Orikumit gdhihet me shqetësime. Kanë zbarkuar mjetet e ndërtimit të fillojnë punimet për ngritjen e pallateve mbi tokat e fermerëve të Orikumit, të cilat i kanë fituar me ligjin 7591 “Për tokën”. Në njërën prej këtyre blloqeve e përfshirë në zonën ndërtimore të qytetit kanë dalë pronarë të cilët janë panisur me dokumente të rregullta për të ndërtuar pallate. Ndërkohë këto toka janë dhe në përdorim të fermerëve të Orikumit, dhe nuk janë shpronësuar me dekret ligjor nga Kuvendi Popullor. Fermerët e quajtën këtë veprim të dyzuar të pushtetit pushtim toke dhe u ngritën qysh para disa viteve në kërkesa me rrugë institucionale. Ata i dërguan qeverisë ankesa dhe kërkesa duke e bërë me dije se heqja e tokës pa ligj dhe pa i hapur rrugë tjetër jetese bujqve ishte veprim jo ligjor dhe nuk do lejonin ndërtime në tokën e përfituar nga reforma si gjithë qytetarët e republikës pa ju dhënë tok në një vëntë tjetër ose tu kthenin pronat e tyre. Ndërkohë e quajtën veprim mafioz marrjen e tokave arbitrarisht kur gjithë republikës tokat në përdorim u kthyen në tapi, ndërsa Orikumit u merresh duke i kthyer në bujk robër të pa strehë në tokën e tyre. Pretendimi i kthimit të tokës së ndarë nga ligji 7501 pronarit binte në kundërshtim me ligjin e republikës. Mbasi sipas këtij ligji, toka e ndarë kompensohej dhe jo kthehej sepse toka në Shqipëri nuk ju kthye pronarit. Ahere ligji nuk ka dy standarde i thanë qeverisë fermerët dhe u ngritën në protestë duke ndaluar mjetet e ndërtimit në tokat e tyre më datën 28-102009. Punimet ndaluan po më këtë datë. Kërkesa e fermerëve ishte e prerë. “Ose na lini tokat e fituara me ligjin 7501, ose na ktheni tokat tona që na i kini marrë dhe ndarë të tjerëve me këtë ligj”. Kërkesë më të drejtë dhe më demokratike besoj se nuk mund të ketë. Ahere ç’bëri shteti për tre vjet? Pse nuk e zgjidhi këtë problem jetik, por i ka shtytur njerëzit me mashtrime dhe befasishëm pronari i ri bie mjetet e ndërtimit duke u ballafaquar më datën 2802-2012 me fermerët, të cilët u ngritën dhe nuk lejuan mjetet. Pushteti lokal u fsheh, policia kontrolloi gjendjen për të mos kaluar problemet në vet gjykim. Fermerët kryesisht gra dhe burra të moshuar vendosën të bëjnë roje natën se mos fillonin punimet. “O” kohë O! Moral” Në ç’farë kohe jetojmë? Jetojmë në shtetin e së drejtës apo në një anarki të pa njohur. Cili është ky pushtet që dy palëve në konflikt u jep të drejtë. Po ta shikosh me syrin e gjendjes reale të dy palët dalin se ligjërisht janë në rregull sepse: Pronari ndërtues është i pajisur me dokumentet pronësore dhe të ndërtimit plotësisht ligjore nga lindë e drejta, të mbrohet nga pushteti në të drejtën e tij. Fermerët janë të pajisur me dokumentin pronësor nga parlamenti të tokës në përdorim , nga i lindë e drejta ligjore të mbrohet nga pushteti në të drejtën e tij. O! Tmerri Shqiptar. Pushteti indirekt i lë hapësirë vet gjykimit, më qartë mafia kërkon të konfrontojë Dukatin me njeri tjetrin sepse shumica e fermerëve janë nga Dukat, sikurse dhe ndërtuesit pretedentë si pronarë janë të Dukat. Këto konfrontime kalojnë dhe në gjakosje pra në krime të mëdha. Prandaj Pushteti vendor sidomos z-Gëzim Çapo si kryetar Bashkie tek i cili kam besim, nuk duhet të lejojë popullin të vritet nga mafia qeveritare, por të ushtrojë kompetencat si i zgjedhur dhe të ngrejë zërin në kupë të qiellit se një forcë e tretë e errët kërkon të hedh Dukatin në përplasje civile. Kryetari duhet të protestojë pranë organeve të drejtësisë, të mos e lëri këtë fenomen as mish as peshk. Të japë të drejtën palës që i takon me ligj dhe të detyrojë palën e gabuar të tërhiqet. Mendoj se koha nuk pret. Kësaj anarkie të ndërgjegjshme i vjen era BUJKROBËRI! Xhemil Seferi

Telemjekësia, kjo risi në ndihmë të banorëve në zona të thella të vendit

”Telemjekësia përmes rrjetit celular” është nisma më e fundit qe Fondacioni Vodafone Albania në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë kanë njoftuar së fundmi. “Telemjekësia përmes rrjetit celularit” aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe sjell një ndikim të prekshëm pasi ajo i adresohet një numri prej minimalisht 400 fshatrash të zonave nga më të thellat e vendit, gjithashtu të konsideruara si zonat më të varfëra duke ofruar krijimin e një sistemi funksional shërbi-

mi në këto zonat të thella ku do kryhen një numër kontrollesh të tilla si hipertensioni, parametrat kardiovaskularë, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe diabeti. Të dhënat e kontrolleve mjekësore të kryera tek pacientët e zonave të thella prej 6 ekipeve operative në terren të Kryqit të Kuq Shqiptar arrijnë të transferohen nëpërmjet rrjetit 3G te Vodafone Albania përmes një aparati smartphone në kohë reale drejt spitalit Hygeia në Tiranë, ku mjekë të specializuar ofrojnë

për pacientin dhe mjekun respektiv të familjes këshillën e tyre të specializuar brenda 24 orëve. Tjetër veçori e kësaj iniciative është ajo që nuk ka kufi kohorë zbatimi. Verifikimi i situatës së testeve do ndihmojë në rradhë të parë në zbulimin e problematikave që mund të kurohen dhe parandalohen në kohë të hershme, por dhe t’u shërbejë kategorive të vecanta përfituesish si personat me aftësi të kufizuar, personat me sëmundje kronike, apo të moshuarve të pamundur në zonat e përfshira në këtë

projekt. apo dhe banorë të tjerë të zonës ku zbatohet kjo iniciativë. Përtej donacioneve bamirëse nëpërmjet financimit të programeve të Fondacionit, kjo iniciative e rëndësishme erdhi si reflektim mbi mundësitë që ofron teknologjia e komunikimit në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës së njerëzve. Projekti i Telemjekësisë u ideua për të ndihmuar dhe lehtësuar jetën e banorëve në zonat e thella me ndihmën e teknologjisë celulare.


.ps. al www

9

E mërkurë 29 shkurt 2012

Shifrat e para zyrtare tregojnë se viti 2012 ka nisur i zymtë për ekonominë, ku disa nga treguesit bazë parlajmërojnë për goditje më të mëdha nga kriza. Eksportet, një nga pikat më të forta, që ka mbajtur të gjallë rritjen ekonomike përgjatë tre viteve të fundit, në janar te ketij vitit ranë sipas Bankës së Shqipërisë me 8.7% krahasuar me janarin e viti të kaluar. Sipas Bankës, rënia ka ardhur kryesisht nga tkurrja e eksporteve tek mallrat e përpunuar, çka paralajmëron për rënie të industrisë. Bizneset kryesore eksportuese në vend e kishin paralajmëruar kohë përpara përkeqësimin e situatës, për shkak të rënies së kërkesës nga dy partnerët tanë kryesorë tregëtarë, Greqia dhe Italia. Asaj qe i druhen edhe me shume ekspertet eshte renia e konsunmit, e cila edhe ne janar nuk eshte ndalur . Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa që mat ecurinë e konsumit në ekonomi ranë me 330 milionë lekë ose 3.8 për qind.

Ekonomia shqiptare në tatëpjetë Shifrat e para zyrtare tregojnë se viti 2012 ka nisur i zymtë për ekonominë Klajdi Haxhia Shifrat e para zyrtare tregojnë se viti 2012 ka nisur i zymtë për ekonominë, ku disa nga treguesit bazë parlajmërojnë për goditje më të mëdha nga kriza. Eksportet, një nga pikat më të forta, që ka mbajtur të gjallë rritjen ekonomike përgjatë tre viteve të fundit, në janar te ketij vitit ranë sipas Bankës së Shqipërisë me 8.7% krahasuar me janarin e viti të kaluar. Sipas Bankës, rënia ka ardhur kryesisht nga tkurrja e eksporteve tek mallrat e përpunuar, çka paralajmëron për rënie të industrisë. Bizneset kryesore eksportuese në vend e kishin paralajmëruar kohë përpara përkeqësimin e situatës, për shkak të rënies së kërkesës nga dy partnerët tanë kryesorë tregëtarë, Greqia dhe Italia. Asaj qe i druhen edhe me shume ekspertet eshte renia e konsunmit, e cila edhe ne janar nuk eshte ndalur . Të dhënat tregojnë se

të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa që mat ecurinë e konsumit në ekonomi ranë me 330 milionë lekë ose 3.8 për qind. Rënia ka ndodhur edhe pse qeveria është përjekur ta frenojë atë duke rritur gjatë këtij viti një sërë taksash, si referencat e makinave, akcizat e karburanteve e madje edhe taksat e karbonit. Kjo sinjalizon se rënia e konsumit mund të jetë më e thellë nga pamja që japin shifrat e taksave. Por, jo vetem per shkak te tatimit mbi vleren e shtuar, te ardhurat ne buxhetin e shtetit ne janar kanë qene ne total me te ulta. Sipas rezultateve te Ministrise se Financave, te ardhurat e qeverisë u ulën me 5.5 për qind, krahasuar me janarin e vitit 2011. E gjendur në një situatë të vështirë financiare për shkak të rënies së të ardhurave, qeveria tani ndihet ne nje

pozite aspak komode. Si asnjëherë tjetër, në janar investimet publike ishin gati 4 herë më të ulta se sa ato të janarit të një viti më parë. Edhe në shkurt gjendja e ekonomisë nuk pritet të jetë

optimiste. Bllokimi i vendit nga reshjet e dëborës, që tkurri tregtinë mund të ketë thelluar edhe më shumë rënien e konsumit dhe për pasojë të ardhurat e qeverisë. / tch

A ËSHTË INFEKTUAR SHQIPËRIA NGA KRIZA GREKE? Simptomat për të cilat dyshonin dhe i trembeshin politikanë, gazetarë dhe ekonomistë, me sa duket po shfaqen gjithnjë e më dendur në ekonominë dhe politikën shqiptare.Zëra kompetentë, që i bëjnë diagnozën çdo ditë, thonë se lodhja ekonomike që ka prekur Greqinë, ka filluar të shtrihet në një farë mase edhe në rajon. Pra edhe në Shqipëri nuk është ajo gjendje idilike që na e paraqet Kryeministri, i cili sigurisht që di më shumë se shqiptarët e tjerë, lidhur me gjendjen e vendit. Ndaj dhe pyetja që ngrihet dhe duhet të ngrihet me të drejtë, është se sa është masa e infektimit nga sindromi grek? Problemi është më i ngatërruar se sa forma dhe mënyra se si diskutohet infektimi shqiptar nga Greqia. Në Shqipëri mungon një Lukas Papademos grek në qeverinë Berisha, që të ketë guximin e të thotë se në çfarë pike jemi. Mungon një ministër financash si Evangelos Venizellosi grek që të na thotë çfarë sakrificash na duhet të bëjmë. Ne nuk u besojmë fjalëve që dalin nga zyrat e qeverisë se sa e vërtet është ajo “rritje” e prodhimit të brendshëm. Nuk janë në gjendje pra të na tregojnë shifra reale në mënyrë që këto t’i interpretojnë njohësit e ekonomisë dhe ligjeve të saj. Megjithatë, mjetet analitike nuk na japin konkluzione inkurajuese. Ata që e njohin mirë situatën në Greqi, e dinë se ato fenomene që u bënë familjare në rrugën e rrënimit të shtetit fqinj, janë prezente edhe në Shqipëri. Edhe ne jemi të mbytur në borxhe. Në qoftë se në Greqi ka një mori arsyesh të borxhit, në Shqipëri e ka emrin “abuzim” nga qeveria Berisha. Tek ne vetëm një pjesë e vogël harxhon më shumë se sa fiton. Sepse shumica e

popullsisë jeton nën mundësitë reale. Dhe vetëm kjo pjesë e vogël, harxhuese, çuditërisht e lidhur me pushtetin e shtrin këmbën më shumë se sa kemi ne si Shqipëri jorganin, se pjesa më e madhe që rrinë kruspull nën jorgan. Përtej çdo kortezie formulimi, zëra diplomatik në Bruksel e thonë hapur. “Në Greqi dështoi sistemi politik, saktësishtë partitokracia greke”. Për dekada të tëra kjo partitokraci është vërtitur rreth mbiemrave të Karamanlisit dhe Papandreut. Edhe në Shqipëri politika dhe drejtimi i shtetit shqiptar është bërë ekskluzivitet i mbiemrit “Berisha” në të djathtë dhe atij “Nano” në të majtë. Veçanërisht për Berishën mund të thuhet se ka atrofizuar pushtetin dhe gati gati ka krijuar “mbretërinë” politike dhe ekonomike. Nqs në Greqi raporti i një greku të punësuar në administratë me popullsinë është 1 me 15, edhe në Shqipëri gati-gati është i njëjti raport. Vetëm se tek ne administrata ka nuanca më primitive sepse është e mbushur me militantë partiakë, shumica anadollak. Tek ne nuk mund të gjesh një vend pune në administratë, nqs nuk je militant i PD-së apo LSI-së. Sëria e ngjashmërive vazhdon. Ndoshta tek ne nuk ka rroga të 14-te, por ka shpërblime e vetshperblime të majme. Tek ne ka dieta saqë justifikojnë edhe pasuri. Nqs në Greqi kategori të ndryshme si pronarët e anijeve të mëdha të transportit apo armatoret janë përjashtuar nga pagesa e taksave, tek ne një sërë biznesesh nuk paguajnë taksa sepse janë ose biznese të pushtetarëve, ose shërbejnë si burim për të ushqyer

klientizmin politik. Prandaj tek ne ka evazion fiskal të madh. Po t’i shtosh kësaj edhe ekonomitë e “zeza”, të cilat zënë një pjesë të madhe të ekonomisë kombëtare, evazioni merr përmasa të llahtarshme si edhe në Greqi. E ndonëse Shqipëria nuk zë ndonjë vënd në botë për blerje armatimesh, pra nuk ka ngjashmëri me Greqinë që është vendi i pestë në botë për blerje armatimesh, sa që analistë të ndryshëm ushtarakë në NATO jo pa habi e vlerësojnë të barabartë me SHBA-në raport me popullsinë (Greqia ka një buxhet mbi 7 miliard euro), sërish Shqipëria është një harxhuese pa kriter në këtë fushë. Jo shumë kohë më parë qeveria shqiptare blen helikopterë nga Franca në një vlerë që i kalonte 80 milion eurot. Rastet vazhdojnë. Deri sa nuk jemi në zonën euro mbase sistemi ynë do të funksionojë me të çalë apo duke u zvarritur si edhe në Greqi. Mirëpo ne jemi një vend që aspirojmë për në BE. Pra duhen plotësuar një sërë kriteresh që të na pranojnë në zonën e euros. Por qeveria shqiptare, cilado qeveri, nuk do të mund të tjetërsojë shifrat atëherë, siç veproi qeveria e PASOK-ut në Greqi në vitin 2001. Mirëpo kriza greke i ka ndërgjegjësuar organizmat e BE-së, procedurat e pranimit do rishqyrtohen dhe ndonjë “zëmërgjerësi”, nuk mund të jetë e pritshme. Sigurisht që jemi të tronditur për fatin e popullit grek. Jemi fqinj prej më shumë se dy mijë vjetësh këtu në brigjet e Mesdheut. Kemi zhvilluar qytetërimin tonë krahas atij të Athinës. Edhe bota duhet t’i jetë mirënjohëse Greqisë për ata

shekuj kur rrezatonte dije e kulturë, art, filozofi edhe shkencë. Ne shqiptarët pavarësisht problematikës sonë, sot gjendemi në krah të tyre. Historia midis nesh ka njohur lidhje të vjetra, probleme, armiqësi dhe miqësi. Ndoshta ne si shqiptarë ndjejmë në trupin tonë shumë plagë në marrëdhëniet me Greqinë, nuk harrojmë vitet 1990. Një pjesë e madhe e shqiptarëve për më se njëzet vjetë ka gjetur strehë, punë e jetesë në vëndin e helenëve, ndërsa në Shqipëri tranzicioni mori rrugën e një drame të pafund. Duke qenë se Greqia zë vëndin e dytë në shkëmbimet tregëtare, do të ishte e çuditshme nqs kriza e tyre nuk do të ndikonte në ekonominë shqiptare, madje edhe në jetën politike dhe shoqërore. Por politika nuk po shprehet. Qeveria nuk shprehet. Njerëzit kanë të drejtë të pyesin: Po tek ne si harxhohen fondet shtetërore? Sepse pak ditë më parë u fol për një makinë në vlerën e 240 milion lekëve, të porositur nga Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit. Dhe akoma ca kohë më parë u fol për një makinë të blinduar në vlerën e 800 mijë eurove, për Kryeministrin Sali Berisha. Cili është niveli i të ardhurave tek ne? Cili është niveli i borxhit të jashtëm e të brendshëm?- janë dy pyetje të tjera, për sqarimin e të cilave deri tani ndeshim në një mjegull. Pra jemi apo jo të infektuar edhe ne nga kriza greke? A ka qeveria një plan masash për të përballuar ndikimet negative të krizës së Greqisë mbi vendin tonë? Sepse jemi të sigurt që nqs do të ishim në pozitat e Greqisë, drama jonë do të ishte shumë herë më e tmerrshme. Pëllumb N. Meçani


.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

10

SIGURIA QË PRODHON PASIGURI

Kemi shkruar dhe folur shumë për sigurinë rrugore dhe masat që duhet marrë për ta rregulluar këtë fenomen të keq. Shqipëria dihet që e ka problem këtë punë sepse nuk jemi të edukuar me edukatën e sigurisë ndaj ne radhitemi ndër vendet që kemi aksidente më shumë se vendet e tjera europiane në raport me numrin e automjeteve për njëqind banorë, tregues ky europian. Shqipëria ka në inventarin e saj 9 automjete në 100 banorë kur vendet e Bashkimit Europian e kanë në 100 banorë 60 automjete. Pra nuk është numri i automjeteve dhe as rrugët, por janë tregues e faktorë të tjerë që çojnë në numrin e madh të aksidenteve. Për këtë qëllim krahas fondeve buxhetore janë shpenzuar 20 milion dollarë kredi nga Banka Botërore (dy transhe nga 10 milion dollarë) dhe rezultatet kanë qenë më keq, pra aksidentet janë shtuar dhe impakti i projekteve shumë i dobët. Sa për paratë se ku shkuan dhe si u administruan nga firma Swedish Natinal Road Coluting – Suedi nuk është me interes të flasim sepse shqiptarët janë mësuar të paguajnë dhe të heshtin për problemet qe lidhen me fatin e tyre. Krahas tyre janë bërë disa konferenca dhe work shope e takime të tjera të cilat deri tash kanë rezultuar pa bereqet. Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, ligji i transportit, rregulloret në funksion të kodit dhe e gjithë legjislacioni shqiptar në këtë fushë, përcaktojnë rregullat dhe normat bazë që duhet të zbatojnë përdoruesit e rrugës, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë ata që qarkullojnë, pra automjete apo njerëz, ciklomotorrë etj. Aksidentet rrugore tashmë janë kthyer në një makth të vërtetë aq sa të duket çudi po qe se qëllon ndonjë ditë pa vdekje. Shifrat zyrtare që deklaron zyrtarisht Ministria e Brendshme janë tronditëse e të trishtueshme. Të gjithë përpiqen t’ia lënë dobiçin njëra - tjetrës dhe askush nuk merr përgjegjësinë ta ndreqë këtë punë. Transporti thotë policia rrugore e ka fajin dhe Ministria e Brendshme fajëson Ministrinë e Transportit dhe Kodin Rrugor. Dy janë shkaqet: automjetet dhe rruga.

Me automjet nënkuptojmë drejtuesin (shoferin), kontrollin e përvitshëm teknik, leje drejtimin pra patentën dhe rruga që nënkupton sinjalistikat horizontale, vertikale, elektronike, ndriçimin publik dhe pjerrësinë në ndërtimin e rrugëve. Sa për pikat e zeza (kthesat e vështira) ato po vijnë drejt minimizimit për shkak të ndërtimit të rrugëve të reja. Duke u ndalur këtu vërejmë se kontrolli teknik pikë kyçe e sigurisë rrugore ja kemi besuar konçensionerit të huaj duke hequr dorë nga monopoli i shtetit të cilën unë personalisht e quaj gabim të rëndë. Në pikat e kontrollit edhe pse tarifat e sherbimit janë rritur 100% le për të dëshiruar për shkak se shërbimi bëhet i dobët. Kësisoj automjeti del me të meta dhe nuk ka asnjë kontroll me zgjedhje ku shteti të ushtrojë autoritetin e vet. Eshtë me rëndësi të thuhet që automjetet janë të vjetra dhe ka ardhur koha që ato të mos lejohen më të përdoren. Kjo sidomos për furgonët që merren me transporti publik të cilat paraqesin rrezik serioz për pasagjerët. A nuk ka ardhur koha të liberalizohet ky sektor ku shqiptarët të marrin në dorë frenat e sigurisë apo do të vazhdojmë të ngopim me para sulltanin? Lejet e drejtimit jepen me rryshfete dhe ai institucion shikohet sikur të ishte fabrikë parash apo doganë, ndaj edhe atje duhet vënë dorë për shkak se patentën kanë filluar ta marrin edhe plakat që nuk shikojnë. Ndërtimi i rrugëve dhe kualiteti le për të dëshiruar, pa pjerrësinë e duhur dhe jo të standardit europian. Mjafton të shikosh projektin dhe zbatimin (supervizorët nuk e bëjnë detyrën sipas ligjit) dhe e kupton qartë shkeljet që bëhen

dhe pasojat për sigurinë. Sa për policinë rrugore më vjen keq të them se shkaktarët kryesorë të viktimave dhe aksidenteve janë pikërisht ata që nuk zbatojnë ligjin. Ata janë të pa trajnuar, pa arsim dhe formimin e nevojshëm madje ka disa që nuk dinë mirë as shqip. Ata e kanë mendjen tek paraja për vete dhe shefat dhe në këtë mënyrë nuk kanë si të bëjnë detyrën. U ndryshua disa herë Kodi Rrugor dhe pa rezultat. Edhe këtë radhë që i kanë

Shqipëria dihet që e ka problem këtë punë sepse nuk jemi të edukuar me edukatën e sigurisë ndaj ne radhitemi ndër vendet që kemi aksidente më shumë se vendet e tjera europiane në raport me numrin e automjeteve për njëqind banorë, tregues ky europian. Shqipëria ka në inventarin e saj 9 automjete në 100 banorë kur vendet e Bashkimit Europian e kanë në 100 banorë 60 automjete. Pra nuk është numri i automjeteve dhe as rrugët, por janë tregues e faktorë të tjerë që çojnë në numrin e madh të aksidenteve. Për këtë qëllim krahas fondeve buxhetore janë shpenzuar 20 milion dollarë kredi nga Banka Botërore (dy transhe nga 10 milion dollarë) dhe rezultatet kanë qenë më keq, pra aksidentet janë shtuar dhe impakti i projekteve shumë i dobët. Sa për paratë se ku shkuan dhe si u administruan nga firma Swedish Natinal Road Coluting – Suedi nuk është me interes të flasim sepse shqiptarët janë mësuar të paguajnë dhe të heshtin për problemet qe lidhen me fatin e tyre. Krahas tyre janë bërë disa konferenca dhe work shope e takime të tjera të cilat deri tash kanë rezultuar pa bereqet.

kushtuar rëndësi kundravajtjeve dhe penalizimeve nuk do dalë për hajër sepse kush do paguajë do dali pa lag dhe kështu që do penalizohen viktimat ato që s’kanë para të paguajnë. Policia rrugore ndahet sipas akseve rrugore dhe nuk kemi parë një polic të shkarkohet a të merret masë administrative për aksidentet në rrugën ku ai patrullon. Pse nuk aplikohet stimuli për ta që kush nuk ka aksidente të diferencohet në pagë, madje t’u jepet dhe shpërblim, apo dalin shefat pa gjë kështu. Ja të nderuar zotërinj këtu është çelësi kryesor tek zbatimi i ligjit dhe nuk e ka fajin kodi por njerëzit e korruptuar. Inicimi i projektit për sigurinë rrugore me Zhan Todt është një arsye më shumë për të vjedhur se sa për ta ndrequr këtë punë. Boll po paguan ky popull. Ai nuk ka faj dhe nuk duhet të paguajë paratë e kredisë që merrni ju që nuk i përdorni në dobi të popullit. Sadedin Çeliku

U krijua shoqata e hajdutëve ENVER CAKAJ Ka vite që po bëheshin përpjekje për krijimin e shoqatës së hajdutëve, por këto dy vjetët e fundit ajo mundi të konkretizohet. Me ndërhyrjen e qeverisë ata mundën të regjistrohen në gjykatë, me qendër në Tiranë. Eshtë e vetmja shoqatë, që ka krijuar degët e saj në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit. Kjo shoqatë është krijuar nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe ka mbrojtjen e saj. Shoqata ka një organizim të përsosur që ndihmohet edhe nga gjykata dhe policia e shtetit. Anëtaret e saj janë të pajisur me të gjitha llojet e armatimit, një pjesë nga të cilat nuk i ka as policia e shtetit. Kjo shoqatë është më aktivja dhe e zhvillon veprimtarinë e saj natë e ditë. Sipas një bilanci që ka bërë kryesia e shoqatës, sukseset më të mëdha i ka ditën, ku ka arritur të vjedhë disa banka në Tiranë e rrethet përqark. Rezultatet më të mira i ka arritur dega e shoqatës në Tiranë, që sipas të dhënave jo

zyrtare, qeveria ka bërë gati propozimin për t’ia dërguar Presidentit të Republikës për dekorim. Nën shembullin e degës së Tiranës, këtë muaj ka përparuar edhe dega e shoqatës në Çorovodë, ku janë vjedhur 17 shtëpi. Kjo përvojë po shtrihet në të gjithë rrethin. Sipas të dhënave që ka kryesia qendrore e Tiranës dhe dega e shoqatës në Malësinë e Madhe e ka shtrirë veprimtarinë e saj deri tek ndalimi i trenave, ku s’kishte bërë vaki gjëkundi. Ata u vënë pengesa trenave dhe marrin mallrat që u duhen. Thuhet se anëtarë të shoqatës janë edhe qeveritare e deputetë. Kryesia Qendrore e Shoqatës u bën thirrje të gjitha simotrave të saj, që, nëse duan të kenë të ardhura të mira, të bëjnë sa më shpejt anëtarësimin në shoqatën e hajdutëve. E bën këtë thirrje, sepse këtë vit, ajo ka krijuar një buxhet me të madh se ai i qeverisë. Ka një llogari bankare, ku fton të gjithë anëtaret e subjektet të kontribuojnë, ndryshe ajo u vë sanksione të rënda, që mund t’i kushtojnë dhe me jetën. Për t’u bindur, po u sjellim disa fakte:

Në Tiranë, anëtarë të degës së shoqatës u kërkuan disa pensionistëve t’u jepnin pensionin që sapo morën, por ata nuk u bindën. Atëherë kanë nxjerrë armët dhe ua kanë marrë të gjithë pensionin. Që nga ajo kohë të gjithë pensionistët po e derdhin vetë në llogarinë e shoqatës pensionin e tyre. Një pjesë e nëndegës në zonën e Kinostudios, u është drejtuar disa grave për të ndihmuar shoqatën, por ato nuk kanë dashur dhe ata u kanë marrë të gjitha stolitë që mbajnë në qafë e duar tok me çantat e dorës. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë në gjendje të keqe ekonomike, shoqata afron punë për të gjithë, mjafton që të jeni dakord me statutin e shoqatës. Asnjëri prej ardhësve nuk do të paguajnë nën dorë, siç veprojnë drejtorët e qeverisë për të siguruar një vend pune. Shoqata nuk bën tendera për të marrë objekte, por i kryen punët drejtpërdrejt, sepse ajo nuk jep, por merr nga të gjitha aksionet që organizon. Shoqata ka një plan të detajuar, që e zba-

ton në mënyrë të përsosur. Për ata që neglizhojnë në zbatimin e tyre ajo i përjashton nga shoqata. Deri tani kanë kryer aksione në objekte të rëndësishme, që nga djegia e disa objekteve deri tek djegia e makinave të punonjësve të policisë. Kjo është bërë për arsye se nuk i janë bindur shoqatës sonë. Duke parë mbështetjen që na jep qeveria, e cila deklaron se kemi ndërtuar shtet ligjor dhe bum ekonomik, anëtarët e shoqatës do të ndërmarrin një aksion për të vjedhur Kryeministrinë, Selinë e Kuvendit Popullor, presidencën dhe të gjitha ministritë. Shoqata i paralajmëron, që të mos bëjnë asnjë tentativë për t’i penguar, sepse do të keni sanksione nga Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut. Po e ndërmarrin këtë veprim, që t’i binden krerët e qeverisë dhe shtetit, se i detyron varfëria të bëjnë këtë veprim. Shoqata është e fuqizuar tani dhe është e gatshme të japë kredi për të gjithë individët, por edhe për disa objekte që nuk i financon dot shteti.


.ps. al www

11

E mërkurë 29 shkurt 2012

INVESTIMET NË 6 VJET SA PËR NJË DHOMË E GUZHINË PETRIT ZILI

MONUMENTET E KULTURËS : Të flasësh sot për mirëmbajtjen e simboleve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për pllaka përkujtimore , lapidarë , varreza dëshmorësh në të shumtën e herëve është më se herezi. Miopia politike ka çuar drejtues të paformuar ose me formim në minimumin jetik të mendojnë se po mirëmbajte këto simbole “ i ke bërë nder komunizmit” , qëndro larg tyre. Ndaj dhe në këto 6 vjet, që drejton PD , sado të gërmosh me qëllim të mirë të gjesh një investim , është e pamundur , rezultati në shifra është aty afër zeros . Kanë kërkuar me ngulm e kanë ngritur zërin shoqatat e dëshmorëve të Atdheut , organizatat e vereranëve të LANÇ-it , por kush i dëgjoi?! Janë 93 lapidare në qarkun e Dibrës ( Dibër 30, Bulqizë 35 dhe Mat 28) , 276 varreza dëshmorësh,(Dibër 204, Mat 72, në Bulqizë nuk ka),283 pllaka përkujtimore ( Dibër 40, Bulqizë 162 dhe Mat 81) të mbetura në mëshirë të fatit “jetimë”që askush nuk u ngjit dorën, pavarëësisht faktit që mbajnë mbi vete histori lufte e heroizmi , mbajnë mbi vetë jetë njërëzish të rënë në lule të rinisë për mbrojtjen e Atdheut, të këtij Atdheu që rrëshqanas po mundohen ta çojnë në dyert e Evropës. E pra , Evropa i nderon e përkulet para dëshmorëve të vet, ne na trembin dëshmorët, na tremb përkujdesja për simbolet e tyre sepse menjëherë “ sybakrit” e demokracisë , edhe prej atyre që kanë lindur bashkë me demokracia e ankohen se komunizmi i la pa shkollë , të shohin shtrembër , belbëzojnë , por edhe shajnë duke kthyer kokën mënjanë: “ ja komunstët te lapidari , te varrezat e dëshmorëve”. Në këyë lojë futen edhe “sylarushë” që deri dje kishin në pjesën ballore të shtëpisë pllakën “ bazë lufte” , të cilën e kanë zëvendësuar me një tjetër pllakë blu “ bazë e PD” , por të vjetrën e kanë në sënduk për ta rinxjerrë prej aty.

Pamje nga Muzeu i Kastriotëve në Sinë Dibër, foto e vitit 2008 Edhe prej atyre që nuk i zinte gjumi për muaj të tërë nëse në atë kohë kishte ardhur këtyre anëve Heroi i Popullit , i respektuari Haxhi Lleshi e nuk e kishin takuar për t’u ngrefosur para miletit për lidhjet me rangjet e larta , e sot shajnë me soj e sorrollop pllakën që patën , Luftën , heronjtë , dëshmorët, babanë e tyre ish – partizan dhe vetë atë , Haxhi Lleshin, po e po. Mirë simbolet e Luftës nuk i duan, se luftën e njohin prej halli vetëm në ato momente që mund të përkojnë me fushatat elektorale dhe bëjnë një vizitë në varrezat e dëshmorëve për të shkëputur ndonjë votë , siç po ndodh së fundmi edhe me të majtët e djathtë ( të majtët në qeverisje që në raste festash shkojnë te varrezat e dëshmorëve nën shkrepjen e kamerave e njëkohësisht vazhdojnë krushqinë me “armiqtë” e djeshëm politikë , lëndë e parë për sharje në

Janë 93 lapidare në qarkun e Dibrës ( Dibër 30, Bulqizë 35 dhe Mat 28) , 276 varreza dëshmorësh,(Dibër 204, Mat 72, në Bulqizë nuk ka),283 pllaka përkujtimore ( Dibër 40, Bulqizë 162 dhe Mat 81) të mbetura në mëshirë të fatit “jetimë”që askush nuk u ngjit dorën, pavarëësisht faktit që mbajnë mbi vete histori lufte e heroizmi , mbajnë mbi vetë jetë njërëzish të rënë në lule të rinisë për mbrojtjen e Atdheut, të këtij Atdheu që rrëshqanas po mundohen ta çojnë në dyert e Evropës. E pra , Evropa i nderon e përkulet para dëshmorëve të vet, ne na trembin dëshmorët, na tremb përkujdesja për simbolet e tyre sepse menjëherë “ sybakrit” e demokracisë , edhe prej atyre që kanë lindur bashkë me demokracia e ankohen se komunizmi i la pa shkollë , të shohin shtrembër , belbëzojnë , por edhe shajnë duke kthyer kokën mënjanë: “ ja komunstët te lapidari , te varrezat e dëshmorëve”.

INVESTIMET NË VITET 2005 - 2011

CMYK

prag fushate e objekt i rëndësishëm për puthje për të qeverisur bashkarisht ), po monumentet e kulturës dhe objektet e rëndësishme kulturore çfarë u kanë bërë ? Pse askush nuk vë një gozhdë në to?! Mos duan që të mbetemi njëkohësisht pa histori e pa kulturë. Tani së fundmi “ i kanë rënë shkurt nga Kina” duan t’i privatizojnë monumentet e kulturës , pasi shteti nuk ka takat t’i mirëmbajë ato. Me VKM nr. 676 , datë 20.12.2002 u miratuan Monumentet e Natyrës Shqiptare dhe pas kësaj kohe ato janë përditësuar . Sipas këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave , monumentet e Natyrës në Qarkun e Dibrës janë gjithsej 90 nga të cilët në Dibër 41, në Bulqizë 17 dhe në Mat 32 Vetëm në vitin 2002 Sipas Urdhërave të Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sporteve nr. 170 , datë 15.04.2002 dhe numër 463, datë 25.09.2002 “ Për kartelizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në zbatim të ligjit 7867 , datë 10.12.1994 “ Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të lejueshme e të palejueshme” janë shpallur gjithsej në shkallë qarku 58 monumente kulture nga të cilët 14 në Dibër , 17 në Bulqizë dhe 27 në Mat . Ndër këto monumente spikasin kalatë ( e Grazhdanit , e Skënderbeut, e Lashkizës ,e Xibrit,) , muze ( veçanërisht ai i Kastriotëve në fshatin Sinë të komunës Arras në Dibër) kulla , banesa , gradishta , kisha , xhami , teqe, ura , varre , shpella etj. Monumentet e kulturës janë pasuri kombëtare. Bota e qytetërur i ruan këto monumente me xhelozi , kujdeset për to, i meremeton , i mirëmban , krenohet, I kthen në pika të rëndësishme e parësore turistike. Po te ne ç’ndodh?! Të thuash tallje me monumentet e kulturës është pak , të thuash injorim përsëri është pak . Hedhim sytë mbi investimet që janë dhënë në 6 vite në qarkun e Dibrës për ndërhyrje në monumentet e kulturës

Në vepren më të rëndësishme historike e kulturore , Kalanë e Grazhdanit, dëshmi korrekte e historisë , në 6 vjet shteti ka dhënë dy herë para , në rastin e parë 333 100 lekë dhe në të dytin 939 246 lekë , gjithsej 1 272 346 lekë. Për të mos bërë analizë një për një për të gjitha shifrat qesharake të investimeve në monumentet e kulturës shikojmë shumën totale 6 048 634 lekë , aq sa një qytetar i thjeshtë mund të blejë një dhomë e guzhinë , natyrisht qosheve të Tiranës . Në milionë lekë në vit për monumentet e kulturës. Shifrat nuk kanë nevojë për komunete . Shumëçka e gjithçka është lënë në mëshirë të fatit. Në fshatin Sinë , në komunën Arras në Dibër që në vitin 1978 është ndërtuar Muzeu i Kastriotëve. Nuk është shpallur monument culture , por mban brenda shumë kulturë. Gjetjet e ekspozuara në këtë Muze janë më vlera të patjetërsueshme historike .Dikur mirëmbahej e natyrisht askujt nuk i shkonte mendja ta prekte e ta vidhte. Por pas viteve nëntëdhjetë janë bërë mjete për lojë fëmijësh. Askush nuk kujdeset për këtë Muze, çelësat e tij i mban ndonjë fshatar shpirtmirë , apo pronari i tokës , të cilit as tokën nuk ia kanë paguar , shpesh i janë shkatërruar totalisht dyer e diratare. Nuk ka lënë derë pa trokitur historiani Fatos Daci , autor i librit “ Skënderbeu i vërtetë “ , por heshtje dhe asnjë ndihmë. Kryetari i komunës Arras ka sensibilizuar të gjitha instancat qeveritare për nevojën e investimit dhe ruajtjes së këtij objekti. Ish – prefekti i qarkut Dibër, zoti Xhafer Seiti, u është drejtuar Ministrive e për dijeni Kryeministrit dhe ka kërkuar qoftë dhe më të paktën , caktimin e një mësuesi historie për t’u kujdesur një ditë në javë për këtë muze duke i ulur normën e mësimdhënies. Janë marrë përgjigje qesharake: “Muzeun nuk e mbulon Ministria e Arsimit dhe e Shkencës , por ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “. Muzeu në mëshirë të fatit , reliket po ashtu , gjetjet humbasin përsëri . Sa pak u duket të zhduket nga Muzeu një përkrenare e Skënderbeut , një shpatë e Tij !!! Dhe tani duan t’i privatizojnë se natyrisht objektet e kulturës , monumentet nuk janë fitimprurëse , nuk sjellin para. Se sa fitimprurëse janë në shërbim të njerëzimit e veçanërisht të rinisë pakkush do t’ia dijë. Vatrave e shtëpive të kulturës neë fshatra e komuna në mbarë Shqipërinë u doli pronari , i mori me e pa privatizim dhe tani vërtet në to ka “kultura” të ndryshme , por ato janë kultura bujqësore , pasi janë të mbushura me grurë , nisër , kashtë , silazh , farogjere , e në ndonjërën ka dhe ndonjë tufë bagëtishë. Të privatizohen dhe monumentet e kulturës . Nuk duam të ndjellim të keqen , por mendja na e pret se me gurët e themeleve të kalasë së Grazhdanit , do të ndërohet ndonjë klub anës rrugës nacionale . Ndofta dhe shpellat , banesat , kullat , kishat , xhamitë, sot monumente kulture , nesër do t’i bëjnë disko. Sa qejf!


Shëndetesi

Ushqimet për kujtesë të freskët Disa studime të fundit në të cilat kanë marrë pjesë 12 persona të moshuar me simptoma të lehta të humbjes së memories, kanë treguar se konsumimi i përditshëm i lëngut të rrushit përmirëson aftësitë mendore të të moshuarve. Përbërësit të cilëve u vishet ky efekt pozitiv i lëngut të rrushit janë polifenolet, një grup

Bima që trajton problemet kardiovaskulare

Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore. Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Vitamina B9 (folate) që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe. Ajo luan rol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në çikatrizimin e plagëve. Vitamina K, është e nevojshme për sintezën e proteinave që bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave. Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës. Fosfori është minerali i dytë me bollëk që gjendet në këtë zarzavat, pas atij të kalciumit. Ai na shërben për formimin e kockave, dhëmbëve, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut. Ai është një nga përbërësit e membranave të qelizave. Argjinarja është një burim i madh i kaliumit. Në organizëm, kaliumi shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin

e prodhimit të acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen. Ai ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve nervore. Zinku merr pjesë në reaksionet

imunitare në fabrikimin e materialit gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe zhvillimin e fetusit në bark të nënës. Gjithashtu, në argjinare ka një sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.

Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.

JA PSE DUHET EVITUAR SKUQJA E USHQIMEVE ME VAJ TË PËRDORUR Kujdes kur ripërdorni vajin për skuqje, apo për të ngrohur në të një ushqim të gatuar më parë, pasi mund të jetë helmues për shëndetin. Nga përdorimi më shumë se njëherë i këtij vaji formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet nervore dhe disa lloje të kancerit. Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca

.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

12

të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin. Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit. Edhe më parë dihej që aldehidet çliroheshin në ajër pas skuqjes, por studimi më i ri tregon se ato mbeten në vajin që skuqet, kështu që bëhen të rrezikshme për shëndetin, pasi përthithen sëbashku me ushqimin. Prandaj specialistët këshillojnë që vaji të përdoret vetëm një herë për skuqje, që trupi të përthithë sa më pak aldehide.

antioksiduesish të cilët në studimet tjera të zhvilluara në minj janë treguar shumë efektiv në ndryshimet negative të lidhura me plakjen. Shkencëtarët besojnë se polifenolet ngadalësojnë plakjen e qelizave nervore dhe në atë mënyrë pengojnë humbjen e aftësive mendore të lidhura me plakjen. Edhe arrat Shtimi i një sasie të konsideruar të arrave ushqimit të shëndetshëm, mund të jetë një ndihmesë e madhe për personat e moshuar për t’i ruajtur funksionet e turit. Me kalimin e kohës plaket edhe truri, i cili pëson shumë ndryshime në qelizat nervore. Ndryshimet vërehen në vështirësinë për të mbajtur baraspeshën, në koordinim si dhe në të mbajturit mend. Por, studimet e fundit të zhvilluara në minj tregojnë se arrat mund të ndihmojnë në ruajtjen e trurit të freskët. Arrat i sigurojnë organizimit polifenole dhe substanca bioaktive të cilat zvogëlojnë numrin e qelizave të dëmtuara nervore dhe në këtë mënyrë kanë një efekt kundër plakjes së trurit. Disa studime të fundit të zhvilluara në Universitetin e Barcelonës kanë zbuluar se ushqimi që përmban polifenole dhe acide të pangopura yndyrore nxit krijimin e neuroneve të reja. Studimet janë zhvilluar në minj të cilët janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë ka marrë sasi të larta të polifenoleve dhe acideve yndyrore të pangopura në ushqim, derisa grupi tjetër ka shërbyer si kontroll. Konsumimi i lëndëve të dobishme ushqyese ka nxitur krijimin e qelizave nervore në disa pjesë të trurit të minjve, të cilat pjesë janë të dëmtuara veçanërisht te pacientët që vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Kjo ka dhënë shenja se këto lëndë kimike mund të përdoren si mbrojtës potencial kundër kësaj sëmundje. Burim i pasur i polifenoleve janë çaji, vera, vaji i ullirit, kakao, frytet e ndryshme arrore, pastaj pemët dhe perimet, derisa burime më të mira të acideve të pangopura yndyrore janë mishi i peshkut dhe soja. Probleme me kujtesën Me kalimin e moshës shfaqen simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se një person ka probleme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta sepse mund të duken krejt normale në disa situatat ose duke u bazuar në faktin se ka të bëjë mosha. Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë. Ka raste kur sëmundja e kujtesës e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet edhe më e theksuar. Një simptomë tjetër është anomia, mosgjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Femrat më të prekura Femrat janë më të prekura nga kjo sindromë dhe kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Shumica e njerëzve mund të mbajnë në mend rreth 7 elemente informacioni për një kohë të shkurtër. Kurse në sajë të kujtesës afatgjatë, përmes përsëritjes përpunuese, njeriu është në gjendje të kodojë informacione në mënyrë që ai të hyjë në kujtesën afatgjatë. Kohëzgjatja e kujtesës afatgjatë është e përhershme. Metoda e ruajtjes së informacionit duhet të bëhet me përsëritjen dhe përpunimin e organizimit të informacionit. E kundërta e kujtesës është harresa. Në qoftë se njohuritë e mësuara nuk përsëriten vazhdimisht atëherë ato zbehen apo harrohen tërësisht. Por nëse ajo që është mësuar përsëritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund të jetë i madh ose i vogël, në varësi nga ngjashmëria.


.ps. al www

13

E mërkurë 29 shkurt 2012

Shëndetesi Alergjia, simptomat dhe si shmanget

Trajtimi i thonjve nis nga ushqimi

farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale. 4. Konsumoni rrepat Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara. 5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. 1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

Çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t’i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Newsweek”. Ja cilat janë ato: 1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

2. Pastroni shpesh hundët tuaja Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër. 3. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3 Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë,

Barna popullore për pastrimin e gjakut

CMYK

6. Ushtroni aktivitet fizik Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato. 7. Mos përjashtoni barërat mjekësore Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj. 8. Përdorni medikamentet mjekësore Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju. Një nga bimët me efekte pastruese të gjakut është lakra e egër ose e quajtur ndryshe lakër radhiqe. Kjo lakër ka lule të vogla të verdha. Përveç konsumimit të lakrës, mund të pini edhe lëngun e saj, të shoqëruar me pak limon nëse dëshironi. Për rezultate akoma më të mira, mos i zieni lakrat, por hidhni 15 gr. prej tyre në 2 gota me ujë të nxehtë, lërini për 10 min dhe pastaj i pini. Ekzistojnë edhe radhiqe me lule blu. Mund t’i mblidhni, t’i thani dhe t’i ruani për t’u përdorur gjatë dimrit. Doza e përdorimit për 15 gr. radhiqe të thata është 2 gota uji të mëdha. 2. Lëngu i

Thonjtë tuaj gjithmonë do të duken të bukur dhe të shëndetshëm, derisa përkujdeseni për ta, ndërsa kujdesi për thonj përfshin edhe konsumimin e vitaminave të nevojshme. Hekuri Nëse thonjtë i keni të brishtë, me siguri ju mungon hekuri në organizëm. Mund ta merrni hekurin si shtesë në ushqim ose të konsumoni më shumë ushqim, i cili është i pasur me hekur, siç janë perimet e gjelbra, mishi, peshku, pula ose vezët. Zinku Njollat e bardha në thonj, rritja e dobët e thonjve dhe inflamacionet e shpeshta të thonjve janë shenja që duheni të merrni më shumë zink në ushqimin tuaj përmes ushqimeve, siç janë kikiriku, farat e grurit dhe drithërat, perimet, kërpudhat dhe peshku. B12 Lëkura shumë e thatë dhe thonjtë e errët janë shenjë që nuk jeni duke konsumuar sa duhet vitamina B12. Kjo vitaminë vjen në formë të kapsulave, ndërsa mund t’i gjeni edhe në ushqimet, siç janë djathi, vezët dhe peshku. kokëlakrës së zier është gjithashtu mjaft i mirë dhe efektiv. Zieni lakrën dhe pini 2-3 gota në ditë, të shoqëruar me pak lëng limoni. Menta për pagjumësi Përdorim të gjerë kanë edhe gjethet e mentës, të cilat preferohet të evitohen prej personave nervozë, sidomos pas darkës, sepse menta ka aftësinë të shpejtojë punën e sistemit nervor duke shkaktuar pagjumësi. Zieni 8 gr. gjethe mente në 2 gota ujë dhe pimë nga një gotë pas drekës dhe darkës.


Histori

Në ditët e para të shkurtit, i dhamë lamtumirën e fundit Maman Saliut, njeriut të dashur, shokut dhe mikut tonë të shtrenjtë; militantit, luftëtarit dhe kuadrit të shquar të orëve të para të lëvizjes antifashiste të Vlorës e të Brigadës së V-të Sulmuese; veteranit të nderuar, invalidit, anëtarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së LANÇ-it, birit të dashur të Vranishtit dhe të kapedanit legjendar Sali Vranishti, i cili u nda nga familja e të afërmit, nga shokët, nga Vranishti dhe Labëria. Mamani lindi në familjen e atij që i dha emër Vranishtit dhe Labërisë, Heroit të Popullit, kapedanit Sali Vranishti, që sa rrojti, i punoi gishti për 30 vjet rresht duke e shkrepur pushkën dhe nagantin për lirinë dhe pavarësinë kombëtare kundër pushtuesve osmanë, grekë, italianë, serbë dhe vrangelistëve që prunë nga Beogradi në Tiranë Ahmet Zogun.

Maman Saliu, burri simbol i sakrificave të pamata Ndahet nga jeta luftëtari shquar, veterani dhe invalidi i LANÇ Maman Sali Vranishti NGA RUSTEM PEÇI Në ditët e para të shkurtit, i dhamë lamtumirën e fundit Maman Saliut, njeriut të dashur, shokut dhe mikut tonë të shtrenjtë; militantit, luftëtarit dhe kuadrit të shquar të orëve të para të lëvizjes antifashiste të Vlorës e të Brigadës së V-të Sulmuese; veteranit të nderuar, invalidit, anëtarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së LANÇ-it, birit të dashur të Vranishtit dhe të kapedanit legjendar Sali Vranishti, i cili u nda nga familja e të afërmit, nga shokët, nga Vranishti dhe Labëria. Mamani lindi në familjen e atij që i dha emër Vranishtit dhe Labërisë, Heroit të Popullit, kapedanit Sali Vranishti, që sa rrojti, i punoi gishti për 30 vjet rresht duke e shkrepur pushkën dhe nagantin për lirinë dhe pavarësinë kombëtare kundër pushtuesve osmanë, grekë, italianë, serbë dhe vrangelistëve që prunë nga Beogradi në Tiranë Ahmet Zogun. Plagët e shumta të marra në beteja e ndanë kapedan Sali Vranishtin nga jeta në moshën 46 vjeçare, nga familja dhe nga biri i tij Mamani, të cilin e la në moshën tre vjeçare. Me sakrifica dhe vështirësi të shumta Mamani kreu shkollën fillore në vendlindje, ndërsa plotoren dhe shkollën Tregtare i vazhdoi në qytetin e Vlorës, duke punuar në punë të vështira, në gurore e në port, për të siguruar shkollën e për të mbajtur nënën në fshat. Kur vendi pushtohet nga Italia fashiste, Mamani është nga të parët që përfshihet në lëvizjen antifashiste. Qysh në fillim të vitit 1942 arrestohet nga fashistët dhe burgoset në Tiranë. Pas daljes nga burgu, angazhohet totalisht në ngritjen dhe forcimin e strukturave të luftës në Vranisht. Si rezultat i kësaj veprimtarie aktive, me rastin e krijimit të çetës partizane “Sali Vranishti”, më 25 gusht 1943, i besohet detyra e komandantit të saj. Në tetor 1943, emërohet komisar kompanie në batalionin “Halim Xhelo”, kurse janari i vitit 1944 e gjen Maman Saliun, kuadër në Brigadën e V-të Sulmuese. Në tërë luftimet e zhvilluara Mamani shquhet si trim i çartur. Këtë cilësi e manifestoi edhe gjatë mbrojtjes së punimeve të Kongresit të Përmetit. Mamani plagoset rëndë në Kabash të Leskovikut. Si kurohet për tre muaj nëpër spitale partizane, me plagë të pashëruara në trup niset nga Himara drejt Brigadës, që ishte e disllokuar në rajonin e Kukësit. Shtatori i vitit 1944, e gjen Mamanin komisar

në batalionin e parë të Brigadës V-të dhe vazhdon pa ndërprerë luftimet kundër nazizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij deri në thellësi të tokës të ish Jugosllavisë. Është e rrallë, por e vërtetë. Mori 13 plagë në trup dhe s’u nda nga lufta. Qëndroi deri në fund i patundur, si strrall, trim, luftëtar e komandant i papërkulur, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë bashkeluftetaret. Pas çlirimit të vendit i ngarkohen detyra të rëndësishme në strukturat e sigurisë kombëtare dhe shërben me përkushtim në çdo skaj të vendit. Në vitin 1957 dërgohet për studime të larta ushtarake në Bashkimin Sovjetik, por në vitin 1961 për qëndrim të vendosur në mbrojtje të interesave të Shqipërisë, cilësohet nga qeveria hrushoviane person i padëshirueshëm dhe nuk diplomohet. Kthehet në atdhe dhe shërben në Forcat e Armatosura me gradën Kolonel me detyrën e komandantit të Shkollës të Ministrisë së Brendshme. Çuditërisht, në vitin 1966, në moshën 44- vjeçare, lë Tiranën familjarisht

.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

14

dhe del vullnetar për të shkuar në vendlindje, ku dha një kontribut të çmuar për progresin ekonomik, kulturor dhe arsimor të krahinës së Mesaplikut dhe të Kurveleshit të Poshtëm. Ky njeri i palodhur dhe energjik, me ideale të pastërta dhe bindje të forta për t’i shërbyer me besnikëri Atdheut, pa u lëkundur asnjëherë, ka qenë i zgjedhur për një kohë të gjatë në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik dhe në Komitetin Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it si dhe në Këshillin Popullor të rrethit të Vlorës. Maman Saliu i takon atij brezi që dha gjithshka, pa kursyer as gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë e vendit, për krijimin dhe mbrojtjen e shtetit demokratik. Maman Saliu luftoi dhe punoi me përkushtim në çdo detyrë, duke lënë gjurmë të pashlyera të një kuadri model, me njohuri të thella ushtarake dhe me vlera të spikatura morale, atdhetare e liridashëse. Njeri me karakter burrëror, të fortë e të qëndrueshëm; simbol i sakrificave të pamata, i ndershmërisë, i drejtësisë; krenar dhe i papërkulur, i thjeshtë, i dashur dhe i papërtueshëm. Ai s’kërkoi kurrë privilegje, por kurdoherë qëndronte përkrah njerëzve të ndershëm e punëtorë. Ai nuk e njohu kurrë servilizmin, karrierizmin, intrigën dhe hipokrizinë, prandaj karakteri e tij i çeliktë nuk u gërvisht për asnjë çast. Ai mbeti i pastër dhe bujar. Kontributi i shquar në LANÇ, përkushtimi i spikatur për mbrojtjen e rendit kushtetues, vlerat morale si atdhetar i papërkulur dhe intelektual i guximshëm, agjitator i palodhur i aspiratave të lirisë dhe progresit, janë disa nga vlerat e birit të Labërisë Maman Saliu. T ërë vepra dhe jeta e tij e vënë tërë-

sisht në shërbim të Atdheut, është dhe mbetet shembull krenarie për familjen dhe shoqërinë, model i njeriut të vërtetë, amanet dhe porosi për brezat. Për kontributin në Luftën Antifashiste, shërbime të shquara në Forcat e Armatosura dhe si milant shoqëror është dekoruar me shumë urdhra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Gjithashtu ai është vlerësuar “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Nderi i Organizatës së Invalidëve të LANC”, si dhe “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Propoganda denigruese ndaj Luftës Antifashiste dhe fryma nihiliste ndaj cdo vlere të së kaluarës, e nxiti të shkruaj dhe të botojë dy libra mbresëlënës me kujtime historike: “ Trokitje në kujtesë” dhe “Në vorbullën e jetës”. I dashur Maman! Ndarja nga bashkëshortja, nga fëmijët, nga nipër e mbesa, nga njerëzit e tu të dashur, nga shokët dhe miqtë e shumtë në të gjithë vendin është vetëm fizike, sepse në mëndje e në zemër do të mbetesh gjithmonë i paharruar për familjen dhe për të gjithë ne shokët e luftës e të punës, për aktivitetin dhe kontributin e shquar që keni dhënë, duke mbetur shembull i sakrificave, i burrërisë, i thjeshtësisë, besnik deri në fund i idealeve të LANÇ-it. Jam i bindur se jeta prej militanti dhe atdhetari e Maman Saliut do të jenë burim frymëzimi për familjen, për ne veteranët dhe pasardhësit tanë.

LUFTËTAR I LUFTËTARIT Nga Sejmen GJOKOLI Malet e Vranishtit nxijnë Qajnë për Maman Salinë. Qajnë për burrin e rëndë S’do ta shohin më në këmbë. Iku majave, me borë Të takoj’ shokët dëshmorë. Iku shtigjeve të serta Andej nga kalonte çeta. Iku maleve përpjetë Ku luftoi Brigad e Pestë. Ku luftuan si spartanët Shamikuqtë, partizanët. Iku burri zemër zjarrtë Si Bogonica i lartë... Iku palc’ e burrërisë Iku nur’ i Labërisë. Iku madem i stërrallit Luftëtar i Luftëtarit... E kish lindur derë e madhe Sali Vranishti me halle. Maman Sali – Labëria Mbi supe të rri lavdia...


.ps. al www

15

E mërkurë 29 shkurt 2012

Të dhënat e reja arkeologjike nxjerrin supozimet se Amerika për herë të parë është zbuluar nga njerëzit evropianë të Epokës së Gurit- 10 mijë vjet para se paraardhësit siberianë të indianëve amerikanë të shkelnin Botën e Re. Një seri mbresëlënëse e disa mjeteve të punës të stilit evropian nga guri, të vjetra mes 19 mijë dhe 26 mijë vjet, janë zbuluar në gjashtë lokalitete përgjatë bregdetit lindor të SHBA-së.Tri nga zonat gjenden në Gadishullin Delmarva në Merilend dhe janë zbuluar nga arkeologu Dr. Darrin Loveri i Universitetit të Delaverit. Një gjendet në Pensilvani dhe tjetra në Virxhinia. E gjashta është zbuluar nga një peshkatar afër bregdetit të Virxhinias, në atë, që në kohërat parahistorike do të duhej të kish qenë tokë e thatë.

Kush e zbuloi i pari Amerikën? “INDEPENDENT” Të dhënat e reja arkeologjike nxjerrin supozimet se Amerika për herë të parë është zbuluar nga njerëzit evropianë të Epokës së Gurit- 10 mijë vjet para se paraardhësit siberianë të indianëve amerikanë të shkelnin Botën e Re. Një seri mbresëlënëse e disa mjeteve të punës të stilit evropian nga guri, të vjetra mes 19 mijë dhe 26 mijë vjet, janë zbuluar në gjashtë lokalitete përgjatë bregdetit lindor të SHBA-së. Tri nga zonat gjenden në Gadishullin Delmarva në Merilend dhe janë zbuluar nga arkeologu Dr. Darrin Loveri i Universitetit të Delaverit. Një gjendet në Pensilvani dhe tjetra në Virxhinia. E gjashta është zbuluar nga një peshkatar afër bregdetit të Virxhinias, në atë, që në kohërat parahistorike do të duhej të kish qenë tokë e thatë. Këto janë zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të bëra në disa dekada- dhe pritet që të ndihmojnë të kuptojmë se si është përhapur njerëzimi në glob. Ngjashmëritë në mes të mjeteve të gurit të bregut lindor të SHBA-së dhe të Evropës nga Epoka e Gurit janë vërejtur edhe më herët. Por, të gjitha zbulimet e mjeteve evropiano-amerikane, të nxjerra para zbulimeve të fundit, ishin 15 mijë vjet të vjetra, shumë kohë pasi që evropianët e Epokës së Gurit, kishin pushuar së bëri artefakte të tilla. Shumica e arkeologëve, prandaj kanë hedhur poshtë çdo mundësi të ndonjë lidhjeje. Por, zbulimet e reja janë të vjetra 26 mijë deri në 19 mijë vjet- dhe prandaj janë virtualisht identike me materialin

Atdhetari Maman Saliu Nga Muhamet TARTARI Vendi tym e erë baroti, Nis kënga : Lindi Mamani, Çikë-stërralli vranishtjoti, Gëzon Sali kapedani. Të rriti uratë e nënës, Fatimeja qumësht-shpirti, Të ushqeu bashkë me këngën: “…Kapedan Sali Vranishti”.

perëndimor evropian. Për më tepër, analizat kimike, të kryera në vitin e kaluar në një thikë nga guri të stilit evropian, të gjetur në Virgjinia në vitin 1971, kanë gjetur se ajo ishte nga një gur stralli me origjinë franceze. Profesori Denis Stanford, i Institutit Smithsonian në Uashington dhe profesori Brus Bredli i Universitetit të Ekseterit, dy arkeologët kryesorë që kanë analizuar të gjitha provat, po sugjerojnë se njerëzit e Epokës së Gurit nga Evropa Perëndimore kanë emigruar në Amerikën Veriore në kulmin e Epokës së Akullit duke udhëtuar (mbi sipërfaqen e akullt, ose me barkë) përgjat�� skajeve të ngrira të pjesës veriore të Atlantikut. Ata po i paraqesin detajet e reja në një libër të ri -Përgjatë Atlantikut të Akullt- që u publikua këtë muaj. Në kulmin e Epokës së Akullit, rreth tre milionë milje katrorë në Atlantikun verior qenë mbuluar me akull pothuajse gjatë gjithë vitit. Megjithatë, zonat ku ndryshonin stinët, aty ku hapej akulli, dhe fillonte oqeani, mund të shërbenin si burim tepër i madh ushqimi, meqë kishte zogj shtegtarë, peshq dhe specie tashmë të zhdukura të hemisferës veriore, që ngjanin me pinguinët- aukët e mëdhenj. Stenford dhe Bredli kanë argumentuar për kohë të gjatë se njerëzit e Epokës së Gurit kanë qenë të aftë që të bëjnë udhëtimin përmes Atlantikut të akullt, por deri tash ka pasur dëshmi të pakta krahasuese që do të mbështesnin mendimin e tyre. Por, materialet e gjetura në Merilend, Virxhinia dhe bregun lindor të SHBA-së si dhe analizat kimike të thikës së strallit të Virxhinisë kanë nisur të transformojnë sitKur Atdheu digjej flakë, Mbi fashistët plumba shtiu, Komisar dhe komandant, Partizani Maman Saliu. Nga Bramyshnja në Vishegrad, Në ballë partizanesh priu, Për lirinë mori shumë plagë, Luftëtari Maman Saliu. Mbas çlirimit me shërbime, Shkodër, Kukës e Sarandë, Në Moskë kryen studimet, Komandant shkolle në Tiranë. Në Vranisht me bashkefshatare, Ti i le të artat gjurmë, Fjala dhe puna e mbarë, Dritë, ujë, këngë e kulturë. Të nderon Labëri e zjarrtë, Nga më plaku te i riu, Të do Vlora e Yllit të Artë, Vranishtjoti Maman Saliu. Lumthi kush lë emër pas, Jetën e jeton njeriu, Emri yt, emër i lartë, Atdhetari Maman Saliu.

uatën. Tani arkeologët kanë filluar të hulumtojnë dhjetëra zona në Tenesi, Merilend dhe madje edhe në Teksas dhe këto zona pritet që të ofrojnë dëshmi tjera. Një argument tjetër thelbësor për propozimet e Stanfordit dhe Bredlit është mungesa komplete e aktiviteteve njerëzore me Siberinë verilindore dhe në Alaskë para 15 mijë e 500 vjetësh. Nëse njerëzit e Merilendit dhe njerëzit tjerë të bregut lindor, të 26 mijë deri 19 mijë vjetëve më parë, do të kishin ardhur nga Azia, dhe jo Evropa, do të shfaqeshin në këto zona veriore, por nuk është gjetur asnjë dëshmi. Edhe pse evropianë solutreanë mund të kenë qenë amerikanët e parë, ata janë në disavantazh të madh me indianët me origjinë aziatike, që hynë në Botën e Re përmes Ripit të Beringut, ose përmes zinxhirit të ishujve Aleutian pas 15 mijë e 500 vjetësh. Përderisa solutreanët kishin një periudhë prej 4500 vjetësh të Epokës së Akullt për të kryer aktivitetin e tyre të migrimit, indianët me origjinë aziatike kanë pasur 15 mijë vjet në dispozicion për ta bërë këtë. Për më tepër, dy të tretat e pjesës së fundit të kësaj periudhe të gjatë 15 mijë vjetëshe ishin klimaterikisht

shumë më të favorshme dhe më të qëndrueshme dhe për këtë arsye një numër i madh i aziatikëve migruan. Si rezultat i këtyre faktorëve, amerikanët vendës me origjinë nga Evropa ose janë absorbuar nga të ardhurit e rinj ose janë asimiluar nga ta, qoftë fizikisht, qoftë përmes luftës për ushqim. Disa shënime gjenetike të Epokës së Gurit të evropianëve perëndimorë thjesht nuk ekzistojnë në Azinë veri-lindore, por të tilla ka në mesin e grupeve veriore të indianëve të Amerikës. Testet shkencore të ADN-së antike, të nxjerra nga skeletët e vjetra 8 mijë vjeçare nga Florida kanë zbuluar një nivel të lartë të shenjave të mundshme gjenetike me origjinë të mundshme evropiane. Po ashtu, ekziston një numër i vogël i izoluar i grupeve vendëse amerikane, gjuha e të cilëve duket se nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me atë të popujve indianë me origjinë aziatike. Por, masa më e madhe e dëshmive duket se vjen nga nënoqeaninë shumicën e zonave, kur solutreanët kishin ikur nga akulli për të gjetur tokën e thatë. Zona nënujore që është identifikuar- falë gërmimit me një ekskavator- pritet të ekzaminohet në detaje këtë verë.

KUR FLET FERUZ MATAJ Nga Flamur Bërdëllima Zakonisht, TVSH-në nuk e shoh, po pulti është pult. Një nga këto ish MISSET, kishte ftuar mikun tim të shtrenjtë Feruz Mataj. Habitem, si kishte pranuar, sepse në përgjithësi, ai i bishtron të gjithe mediave. Po fliste për librin e tij, që është si një enciklopedi e Shqipërisë së gjysëm shekulli të kaluar. Gazeta ime e shtrenjtë, ka botuar diçka. Po për Feruzin mund të shkruash një libër dhe je prap defiçitar. U habita, por edhe u kënaqa që më përmendi me shumë respekt kryetari i Bashkisë Shijak, Indrit Buka. Atë dhe Agron Dukën. Me këtë të fundit, kish luajtur volejboll. Nga ana tjetër Feruzi, ka lidhje familjare me Agronin. Po qe të kthehem te emisioni.

E mora sapo mbaroi emisioni. “Hë, si dola?” më tha. Fillova të qesh. Këta njerëz kaq të drejtpërdrejtë që ju qesh shpirti “Luani nuk e di që është luan” m’u kujtua. Në atë çast mendova shoqen time më të ngushtë “Kikuxi Sani” (shpirti i shenjtë, zakonisht), do ta kishte bërë më të plotë. Nejse ajo është poete, dhe me Feruzin (si të gjithë njerëzit me shpirt të madh), e bashkon pikërisht poezia. Edhe kur shkoj te sendet e tij, ato më duken si vargje të rimuar. Dhe gjithnjë makint që ngarkoke me domate, trangukj dhe vezë. Po, po okej. Po “manxuana” e vërtetë është ky 80 vjeçar e si djalosh, që i jep NUR çdo emisioni. Faleminderit, Feruz Mataj.


ndërkombëtare Rumania bllokon Serbinë Rumania ka bllokuar papritur ditën e martë, dhënien e statusit të kandidatit për t'u pranuar në BE, Serbisë. Pika e diskutueshme është pakica e vllehëve, që jeton në Serbi "Rumania është vendi i vetëm, që ka shkaktuar bllokadën", tha një diplomat i BEsë, pasi Lituania dhe vendet e tjera patën dhënë pëlqimin e tyre në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje,e cila krahas statusit të kandidatit Serbisë parashikon koncensione edhe për Kosovën. Shefi i delegacionit rumun duhet të vendosej në kontakt me qeverinë në Bukuresht, për të marrë udhëzimet për mënyrën e mëtejshme të veprimit. Ministrat qenë porositur që të jepnin rekomandime për marrjen e vendimit për dhënien Serbisë të statusit të vendit kandidat. Ky vendim duhet të merret në unanimitet. Vendimi përfundimtar ishte parashikuar të merrej në takimin e nivelit të lartë të BE-së, ditën e enjte dhe të premte. Diplomatët e BE-së u treguan të befasuar me Rumaninë, e cila bllokoi ditën e martë me forcë të madhe marrjen e vendimit. Çështja e diskutueshme për Rumaninë është pakica, që flet arumunçe në Serbi. Si-

CMYK

pas vlerësimeve 30 mijë anëtarë të kësaj pakice jetojnë në Serbi. Ata përbëjnë rreth 0,5 për qind të popullsisë serbe, siç bën të ditur në faqen e saj të internetit ministria e Jashtme gjermane, e cila i referohet një numërimi të popullsisë të kryer dhjetë vjet më parë. Sipas diplomatëve Rumania kërkon që Serbia t`i njohë vllehët si rumunë. Rumania nuk ka pranuar që si shpërblim të heqë dorë nga bllokada, të pranohet më shpejt në zonën e Shengenit. Nëse çështja nuk sqarohet, atëherë kryetarët e shteteve dhe

të qeverive duhet të këshillohen në takimin e nivelit të lartë për hapat e mëtejshme. "Unë jam duke punuar që Serbia të marrë statusin e kandidatit sot," njoftoi Westerwelle para fillimit të debateve. Në muajin dhjetor Gjermania ishte një nga vendet, që kishte bllokuar statusin e vendit kandidat për Serbinë. Nëse Serbia merr statusin e vendit kandidat, atëherë Komisioni i BE-së do të ngarkojë zhvillimin e një studimi fizibiliteti për Kosovën, që të marrë marrëveshjen e stabilizim- asociimit. Për këtë do të gjendej një zgjidhje me katër vendet, përveç Rumanisë, që nuk e njohin si shtet të pavarur ish provincën e dikurshme serbe. Ato janë Spanja, Qipro, Greqia dhe Sllovakia./ DW

.ps. al

E mërkurë 29 shkurt 2012

www

16

sport Përplasje brenda Barcelonës Një nga mbrojtësit më të mirë në botë spanjolli Gerard Pique si duket po kalon në momente të vështira tek Barcelona. Statistikat janë ato që tregojnë se Pique ka humbur besimin tek Pep Guardiola e për këtë në shumë ndeshje po shihet në bankën rezervë duke u futur në lojë vetëm si një “xhoker” në minutat e fundit të ndeshjes. Nga 44 ndeshjet e luajtura këtë sezon Pique ka startuar vetëm në 21 prej tyre që do të thotë se 47.4% Pique ka startuar ndërsa 53.6% ka qenë pjesë e bankës rezervë. Në vitin e kaluar Pique kishte regjistruar në disa gara paraqitje në çdo ndeshje ndërsa këtë edicion Pique në asnjë garë nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Piques si duket po i kushton fama e tij si “i dashuri i Shakiras” pasi që mediat spanjolle po e përmendin këtë fakt si një nga ato që Pique po fillon të humb besimin e Guardiolas. Një fakt tjetër që mund të ketë ndikuar në formën jo aq të mirë të Piques janë edhe lëndimet që e kanë përcjellë lojtarin këtë sezon, përkatësishit në fillimin e këtij Pique i mungoj Barcelnës 1 muaj e gjysmë në fillim të këtij edicioni. Interi po e përcjell me shumë kujdes këtë situate për ta përvetësuar spanjollin Pique, por në të njejtën kohë shumë i dëshiruar për ta mbetet edhe trajneri Guardiola por që të blihen që të 2-të duket e “pamundur”. Guardiola është pyetur pas ndeshjes me Athletico Madridin për statusin e Piques që në këtë ndeshje ishte reservist.”Askush në skuadrën time nuk e ka vendin e garantuar” deklaroi Guardiola.


Gazeta Zeri i Popullit