Gazeta Zeri i Popullit

Page 1

.ps. al

www

. ps . a

l

www

1

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Gazeta e PSSH

E shtunë 3 mars 2012 / Viti 71 i botimit - Nr. 201330 / 526

http://www.zeri-popullit.com

E-mail: info@zeri-popullit.com

Çmimi: 30 lek

Saliu refuzoi lirimin e të burgosurve politik në '91 EDI RAMA: Nga ana ime do të jem tërë jetën krenar përpara çdo njeriu që ishte në burg politik në fillimvitin 1991, sepse isha ndër nismëtarët e pakët të një peticioni për lirimin e gjithë të burgosurve politikë drejtuar Presidentit komunist Ramiz Alia. Ai peticion jo vetëm u refuzua të botohej nga shtypi i sapolindur opozitar, por u bë shkak që udhëheqësi i atëhershëm dhe i gjithhershëm i Partisë së sapoformuar Demokratike të më akuzonte se kërkoja bashkë me ca të tjerë të nxirrja nga burgu llumin e shoqërisë, të burgosurit politikë! Kështu i quante Sali Berisha të përndjekurit nga maja e Partisë së sapoformuar Demokratike, ndërsa unë do të jem krenar edhe për këtë tërë jetën time. ZERI NDRYSHE

KULTURE “La Fonteni” shqiptar HISTORIA Pushka e parë e 7 prillit SHENDETESI Ushqimi që trajton sëmundjet e nervave Kura popullore për aneminë Bima kuruese për problemet e gjakut CMYK

REUTERS: DËSHTIMI FYLE SË SHPEJTI NË TIRANË: I SHQIPËRISË ME PLOTËSONI 12 KRITERET STATUSIN, SHKAK KORRUPSIONI Opozita: Angazhim maksimal DHE SISTEMI GJYQËSOR për reformën zgjedhore

SKANDALI/ PRESIDENTIT I MOHOHET FJALA. BERISHA THYEN BESËLIDHJEN E LEZHËS

Turp institucional në ditën e shënuar për kombin

SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP www.sigma-al.com

Tel: +355 42 258254 Fax: +355 42 258253

Vjedhje e hapur e pensionistëve me faturat Reagimi/ Heqja e emrit të rrugës së dëshmorëve të 4 shkurtit, turpi i Bashës


.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

2

Fyle së shpejti në Tiranë: Plotësoni 12 kriteret! Pas një konference shpjeguese mbi Serbinë dhe Kosovën, dhe njoftimit për një vizitë në Prishtinë gjatë muajit mars, komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle u pyet nëse po planifikon të bëjë

ndonjë vizitë edhe në Shqipëri. “Në fakt po. Dje pata një diskutim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm shqiptar dhe ajo që diskutuam ishte se, pas rrugëdaljes në nëntorin e kaluar, sa e rëndësishme është që

“Reuters”: Shqipëria dështon me statusin edhe këtë vit Alba Aliaj Ndërsa Serbia ka kapërcyer sfida të mëdha për të përfituar statusin e vendit kandidat për në BE, të cilat ndryshe nga vendi ynë kanë të bëjnë edhe me cështje mjaft delikate si dorëzimi i të akuzuarve për krime lufte apo edhe bisedimet me Kosovën, Shqipëria vijon për të tretin vit radhazi të mos përmbushë dot 12 kushtet bazike të unionit, një prej të cilave edhe ai i reformimit të sistemit gjyqësor. Në një analizë të përgjithshme të rrugës së ndjekur prej vendeve të rajonit të Ballkanit për integrim në familjen e madhe europiane, të bërë nga agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”, Shqipëria shihet me mjaft skepticizëm për të fituar statusin e kandidatit edhe këtë vit, për të tretën herë radhazi, e kjo për shkak të korrupsionit në nivele alarmante e krimit të organizuar të cilat lidhen me një sistem të dobët gjyqësor që funksionon në vend, sidomos kohët e fundit kur është evidentuar edhe mungesa e pavarësisë së tij nga politika e urdhrat e politikës kur bëhet fjalë për hetimin e njerëzve të veshur me pushtet. Sipas “Reuters”, përparimi për në rrugën e gjatë të anëtarësimit për Shqipërinë është frenuar për shkak të shqetësimeve të shprehura për krimin e organizuar dhe korrupsionit, fusha këto që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor. Analiza në fakt pason deklaratat pesimiste dhe ultimative të disa zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, që kanë kërkuar nga Shqipëria zbatimin e 12 rekomandimeve, nëse dëshiron të përfitojë statusin e kandidatit. Ndryshe nga Shqipëria, rrjeti prestigjioz i lajmeve vlerëson progresin e Serbisë në marrjen e statusit të kandidatit. Në shkrim renditen bashkëpunimi me Hagën për kriminelët e luftës, siç ishte dorëzimi së fundmi i Ratko Mlladic, reformat në vend, sidomos ato ekonomike, si dhe pranimi i kushteve të forta të unionit në bisedimet Prishtinë-Beograd, si disa prej arsyeve që ndikuan ne dhënien e një vendimi pozitiv nga Këshilli Evropian, i cili miratoi statusin e kandidatit për Serbinë dy ditë më parë. Ky është konkluzioni që agjencia prestigjioze “Reuters” i ka bërë në bllok 7 vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë ne një shkrim të gjatë me titull: “Perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit”.

CMYK

Shkak, korrupsioni e sistemi gjyqësor

tani të prodhohet një masë kritike progresi, ju e dini, për 12 kriteret, për reformën zgjedhore, në mënyrë që Komisioni, në kuadër të progresit të raportit, të mund të bëjë një rekomandim pozitiv ndaj Këshillit Europian”, ka deklaruar Fyle. Javën që vjen, më 6 dhe 7 mars, në Tiranë nis seminari me Komisionin Europian për vlerësimin e planit të veprimit dhe progresit të deritanishëm në plotësimin e 12 kritereve. Ndërsa përshëndeti miratimin e Kodit Penal, Fyle ftoi sërish për uljen e retorikës politike në vend dhe përqendrim në reforma. “Është një lajm shumë i mirë, veçanërisht kur dikush lexon gazetat dhe lajmet që vijnë nga Shqipëria. Kjo është diçka që e kam diskutuar me ministrin e Jashtëm, diçka që e kemi diskutuar me kryeministrin dhe diçka që definitivisht do ta diskutoj edhe me liderët e opozitës. Pra, ju lutem, uleni retorikën, ok? Retorika, apo retorika politike, nuk ju ndihmon që të përparoni në procesin e reformave gjithpërfshirëse. Përqendrohuni në pjesën pozitive të progresit të Shqipërisë. Kjo është ajo që presin vendet anëtare”, ka theksuar Fyle. Edhe pas dy raportesh me të njëjtat rekomandime, dy forcat kryesore politike në vend nuk e kanë miratuar ende planin e përbashkët të veprimit për zbatimin e 12 kritereve./ tch

Hidhërimi shqiptar dhe gëzimi i Berishës për izolimin Në një autointervistë nga Brukseli, ku merr pjesë në një seminar rutinë të Partive Popullore, anëtare e së cilës është partia e tij, Berisha në delir të plotë u mundua të tregonte, se e kishte përkrahur dhe përshëndetur marrëveshjen Serbi- Kosovë për fusnotën. Po aty ai nuk mungoi të shprehte entuziazmin e tij për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Si një lider i përjashtuar nga axhenda zyrtare e Brukselit, ai i është rikthyer sërish diplomacisë tradicionale të të shtirurit si properëndimor. Se sa larg është Berisha nga ëndrra europiane e shqiptarëve, e dëshmon më së miri rikthimi i tij tek politika e gërr-mërreve, edhe në ambientet e Brukselit në të cilin bën të pamundurën për tu dukur si proevropian. Ai theksoi se e vlerësoi si pozitive dhënien e statusit për Serbinë, në një kohë që vendit të vet, në se e konsideron të tillë, e kishte ndëshkuar, gjatë një lufte politike të pa moral: gjithçka për pushtetin dhe asgjë për shtetin. Ai nuk mund të lërë përshtypje të mirë tek europianët me faktin që gëzohet për Serbinë. E pengojnë 12 kriteret e vëna nga BE, që nuk po i realizon. Duke përsëritur në Bruksel se procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në merita dhe duke forcuar në Bruksel idenë se shqiptarët nuk janë gati për në Bashkimin Evropian, ndërsa serbët e meritojnë, ai na tregon se është i vendosur që të shfrytëzojë hapësirat e defiçencës demokratike që ka krijuar pushteti i tij në Shqipëri, tashmë të njohura edhe nga ndërkombëtarët. Pse nuk e pranon Berisha se ai është fajtori që na la jashtë Europës? Fajtori i vetëm dhe i vetëdijshëm? Me çfarë morali prej Kryeministri flet, kur fajin dhe përgjegjës bën popullin shqiptar? Në cilin patriotizëm futet deklarata se serbët e meritojnë anëtarësimin në BE kur dihet që janë një popull jo perëndimor dhe nuk e meritojnë shqiptarët ndoshta populli më properëndimor në Europë? Le të bëhet një referendum dhe le të shikojmë se kush nga të dy popujt janë pro dhe kundër perëndimit, shqiptarët

apo serbët. Përse nuk pranon Sali Berisha faktin që kryeson një qeveri antiperëndimore ndërsa megjithë presionin rus, Serbia ka një qeveri properëndimore? Me sa duket fatin e popujve tashmë po e përcaktojnë qeveritë. Pra sa të jetë kjo qeveri e kryesuar nga Sali Berisha, tashmë avokat i Serbisë, jemi të dënuar si shqiptarë të ecim mbrapsht, drejt lindjes. Sot Berisha është Kryeministër i Shqipërisë. Ai pyetjes se përse nuk i plotëson kushtet që Brukseli i ka vënë Shqipërisë, disa herë i përgjigjet se e ka fajin opozita. Dhe disa herë të tjera se shqiptarët nuk e meritojnë. Ndërsa është e kundërta. Shqiptarët janë fajtorë se pse nuk e rrëzojnë nga pushteti. Dhe të pafat që u ka rënë për short një Kryeministër që gëzohet për anëtarësimin në BE të Serbisë. Dhe nuk e ka brengën apo zhgënjimin e një Kryeminstri që i la ata jashtë dyerve të Europës. ¨shtë e natyrshme të konkludosh se faktet dhe deklaratat e mësiperme të Berishës nuk lidhen thjesht me dhënien e statusit Serbisë para Shqipërisë. Përtej një vështrimi të thjeshtë disa ngjarje duhen rikujtuar për të freskuar sadopak memorien e shqiptarëve, të kancelarive europiane, madje edhe ato të institucioneve më të rëndësishme të Brukselit. ¨shtë i njohur fakti se Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë ka patur në dorë në këto njëzet e një vite fatin politik të mbi tre million shqiptarëve dhe Shqipërisë si shtet. Plagët dhe roli i tij negativ janë akoma më të prekshme kur bëhet fjala për të gjetur rrugë apo për t’i dhënë drejtim shtetit shqiptar drejt Perëndimit. Për këtë nuk i duhet besuar arsyeve që nxjerr ai. Shqipërisë në shekujt e kaluar, fati i keq i vendosi pranë popuj endacakë që erdhën nga vende shumë larg nga Ballkani. Këta u dyndën, krijuan me ekspasion dhunë e terror shtetet, madje edhe mbretërinë e tyre. I formuan në kurriz të popujve autoktonë ku futen edhe shqiptarët. Sot është i drejtë pretendimi se shqiptarët kanë qënë populli më i viktimizuar i Ballkanit. Shqiptarët janë ndarë e copëtuar sa herë që diplomacitë e fuqive të mëdha dëshironin që me tokat e tyre të rregullonin hartat e këtyre shteteve. Në këtë kënd vështrim çështja

e pazgjidhur e integrimit të Shqipërisë po kthehet në një “nyje Gordiane” që kërkon zgjidhje. Vlerësimi historik jo vetëm i ngjarjeve të sotme në kuadër të marrëdhënieve integruese, është një detyrim edhe për personalitetet e niveleve të larta të BE-së, të cilëve rrethanat u ngarkojnë përgjegjësinë e përcaktimit të fatit të një populli. Rasti i Shqipërisë është specifik, sepse bëhet fjalë për një popull që për dhjetëvjeçarë e shekuj është dhunuar dhe marrë nëpër këmbë ekstremisht. Integrimi i saj nuk mund të realizohet vetëm duke u mbështetur në disa kriter-receta. Sepse historia e Shqipërisë nuk ka qënë e ngjashme asnjëherë me popujt e tjerë të Ballkanit. Për më tepër që po fati i keq i ka dhënë një Kryeministër që është provuar se për pushtetin e tij e djeg Shqipërin! Hamletin, në shprehjen e tij të famshme: “të rroj apo të mos rroj”, tani shqiptarëve u duhet ta përshtatin në mënyrë të prerë me idenë: “Me Europën apo pa Europën”, për rrjedhojë “Pa Salinë apo me Salinë”. Kjo dilemë nuk është e pakapërcyeshme në se do të gjendej vullneti politik i opozitës dhe mbarë shqiptarëve, për të kuptuar se sot domosdoshmërisht për politikën por edhe njerëzit e thjesht është “lufta” për të rrëzuar një qeveri që fajëson opozitën dhe popullin, që do të thotë luftë për shtet në gjirin e BE-së dhe jo “luftë” për pushtet. Sot është e qartë se përpjekjet e opozitës për të ardhur në pushtet (kur Sali Berisha po na lë pa shtet,) do të ishin irealizëm përballë prioriteteve urgjente përballë të cilave ndodhet Shqipëria. Do të ishte humbje kohe e çmuar në se do të këmbëngulet në zhvillimin e një debati institucional konstruktiv apo ndonjë bashkëpunim me pushtetin e Berishës. Në të gjitha kuptimet, koncepti politik sot duhet të jetë, Shqipëri në Europë pastaj të tjerat. Politika opozitare ka sot nevojë më shumë se kurrë që urtësinë, pjekurinë, zemrën dhe shpirtin e saj ta vërë në funksion të integrimit të Shqipërisë. Pëllumb N. Meçani


.ps. al www

3

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Rama: PS do i japë fund abuzimit 20 vjeçar me të përndjekurit politikë Alba Aliaj “Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit moral e material të tyre”. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij gjatë tryezës me ish të përndjekurit politikë, u shpreh se vetë përfaqësues të kësaj kategorie janë angazhuar për Programin, që i jep fund dramave të pafundme të ish të përndjekurve dhe problemeve të sorollatura dhe të pazgjidhura në gjithë këto vite.

Më poshtë fjala e Kryetarit të PS, Edi Rama në Tryezën “Rruga e Programit – Ish të përndjekurit Politikë” Kjo tryezë është krejt e veçantë. Sot Partia Socialiste nis rrugën e programit të saj të ri për ish të përndjekurit, bashkë me ish të përndjekurit. Unë vetë, por besoj të gjithë ne që jemi angazhuar në këtë proces jemi shumë të privilegjuar që për shkrimin e këtij kapitulli shumë të rëndësishëm të programit tonë të ri “Për një Rilindje Shqiptare” janë përfshirë në vetë të parë, në drejtimin dhe koordinimin e grupit të punës, disa të rinj që kanë një histori reale në rrugën e përndjekjes politike dhe që të gjithë pjesën e parë të fëmijërisë dhe të rinisë së tyre e kanë kaluar nën terrorin gjymtues të përndjekjes politike. Jam shumë i privilegjuar që Keti Bazhdari, e cila vjen në rrugën tonë me bindjen e fortë se në këtë rrugë është edhe rruga për të adresuar këtë problem me dinjitet dhe me seriozitet, është vajzë e një familje të përndjekur barbarisht. Po kështu edhe Helidoni që foli pak më parë, po kështu edhe Bilali që është në krahun tjetër të tryezës, e, që sëbashku edhe më të tjerë që janë këtu të pranishëm, por edhe me të tjerë që janë kontaktuar dhe do të kontaktohen, kanë marrë përsipër ta shkruajnë kapitullin e programit për të përndjekurit, duke u nisur nga ajo bazë parimore që ne kemi vendosur në programin bazë “Për një Rilindje Shqiptare”. Për mua kjo përbën edhe thyerjen publike të një akulli të mbetur gjatë mes Partisë Socialiste dhe atyre që vuajtën në lëkurë, e në tërë gjatësinë e trungut familjar, barbarinë e regjimit komunist. Jo se më parë Partia Socialiste, nuk ka patur komunikim me këtë grup shoqëror apo bashkëpunim me individë të spikatur ndër radhët e ish të përndjekurve, por sepse asnjëherë më parë nuk kemi arritur të ulemi bashkarisht, institucionalisht, për të diskutuar dhe për të vendosur piketat e së ardhmes. E di mirë që një pjesë e kësaj shtrese që doli e copëtuar nga ferri komunist dhe mbeti e shpërfillur në atë që nuk u bë dot kurrë parajsa e ëndërruar demokratike, sot jo vetëm nuk përfaqësohet këtu po e sheh këtë tryezë me shpërfillje, pse jo fatkeqësisht me përbuzje. Për ta ne kemi qenë e mbetemi ata që në fakt nuk jemi, persekutorët e torturuesit e tyre, Partia e vjetër e Punës që vdiq bashkë me regjimin barbar që instaloi. U bënë 21 vjet qysh nga ajo ditë. Sot, pas 21 vjetësh, ka ende shumë ndër ish të përndjekurit që megjithëse s’kanë marrë mbrapsht thuajse asgjë nga çfarë u takonte, por përkundrazi në

CMYK

këmbim të besimit pa kushte që i kanë Partisë Demokratike, vijojnë të jenë pengje të një paragjykimi ndaj nesh, të mbajtur gjallë qëllimisht, sistematikisht përmes sharjeve e shpifjeve të pafundme në adresën tonë nga ana e Sali Berishës dhe e gjithë oborrit të tij. Por, unë nuk as nuk i kam kritikuar dhe as nuk i kritikoj për këtë të gjithë ata ish të përndjekur që nuk dëshirojnë ta shohin në sy të vërtetën e këtyre 21 vjetëve tranzicion, pasi kanë hequr njëmijë e një të zeza në kurriz për thuajse gjysmë shekulli diktaturë. Nga ana ime do të jem tërë jetën krenar përpara çdo njeriu që ishte në burg politik në fillimvitin 1991, sepse isha ndër nismëtarët e pakët të një peticioni për lirimin e gjithë të burgosurve politikë drejtuar Presidentit komunist Ramiz Alia. Ai peticion jo vetëm u refuzua të botohej nga shtypi i sapolindur opozitar, por u bë shkak që udhëheqësi i atëhershëm dhe i gjithhershëm i Partisë së sapoformuar Demokratike të më akuzonte se kërkoja bashkë me ca të tjerë të nxirrja nga burgu llumin e shoqërisë, të burgosurit politikë! Kështu i quante Sali Berisha të përndjekurit nga maja e Partisë së sapoformuar Demokratike, ndërsa unë do të jem krenar edhe për këtë tërë jetën time. Ne jemi këtu për të nisur të diskutojmë me vetë ish të përndjekurit, me ndjenjën e përgjegjësisë së lartë publike për mosintegrimin e plotë në shoqëri të shtresës së tyre dhe mosdëmshpërblimin e secilit prej tyre sipas normave morale e kushtetuese të një shoqërie demokratike sot e gjithë ditën, 21 vjet pas daljes së tyre nga ferri. Çfarë do të duhej tjetër?! Çfarë do të duhej më shumë?! Përballë atyre të dhënave rrënqethëse të realitetit të sotëm në shifra e në fakte të trajtimit të ish të përndjekurve për kaq vite me radhë që të gjithë ta kuptojnë se në rast se kjo plagë mbetet e hapur, mbetet e hapur se asnjëherë nuk ka pasur një vullnet politik për ta mbyllur dhe më keq akoma, sepse vijimësisht lotët e krokodilit të derdhura për ta dhe fjalët lumë të lëshuara në emër të tyre kanë qenë fatkeqësisht as më shumë e as më pak sesa një tallje cinike. Nuk duhet të kishte patur paqe në shpirtin e Partisë Demokratike deri kur shpirti i fundit i një të përndjekuri të gjallë apo jo më të gjallë të kishte gjetur paqe. Fatkeqësisht, vetë shpirti i persekucionit në kujtesën dhe në trupat e viktimave të persekucionit, sot e gjithë ditën përpëlitet për shkak të një padrejtësie të mbetur në sistem. Ne jemi këtu sot për të nisur të diskutojmë me vetë ish të përndjekurit kapitullin e programit tonë të ri “Për një Rilindje Shqiptare” që ka të bëjë me integrimin e tyre të plotë në shoqëri dhe dëmshpërblimin e tyre të merituar në bazë të një projekti që duam ta diskutojmë, ta detajojmë dhe ta dakordësojmë bashkë me ta. Ne jemi këtu sot pasi kemi marrë solemnisht angazhimin tonë të votuar unanimisht në 5 nëntor 2011 nga Kongresi i Partisë Socialiste në kuadrin e programit bazë “Për një Rilindje Shqiptare”, që thotë

shprehimisht në paragrafët e vet për ripërtëritjen e shoqërisë: Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit moral e material të tyre. Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dëmit. Dëmshpërblimi për të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç do të kryhet brenda një viti. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin e ish të përndjekurit. Të gjitha shërbimet për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Programi ynë thotë gjithashtu: Ne do të ngremë një institucion europian të kujtesës historike që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit nën regjimin komunist. Këto thotë programi ynë bazë, të cilin ne duam ta detajojmë imtësisht në formën e një kontrate qeverisëse me shqiptarët dhe përkatësisht me ish të përndjekurit politikë në këtë rast. Është vërtet për të ardhur keq, por më shumë se për t’u ardhur keq është për t’u ndjerë të tërë sëbashku si shoqëri të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar, që përveçse në njëzet vjet, po sidomos në këto shtatë vite të një qeverisjeje që ka gëzuar votën dhe mbështetjen morale të shumicës dërrmuese të ish të përndjekurve, jo vetëm s’është mbyllur plaga e thellë e moskompensimit të tyre material po ka mbetur hapur edhe plaga e moskompensimit të tyre moral. I vetmi investim qeverie në këtë drejtim ka qenë bërja dhe ribërja disa herë, sipas datave e qokave qeveritare të radhës për t’u hedhur syve hi propagandistik të përndjekurve të regjimit komunist, e një pavijoni të shëmtuar, tipik komunist për nga vizioni estetik, në Muzeun Kombëtar. Një pavijon ku ka ndërruar vetëm kahja po aspak qasja antishkencore e antiestetike ndaj historisë me të cilën këta që sot qeverisin dhe bëjnë këto qoka janë edukuar dhe çimentuar nga Partia e Punës së Shqipërisë. Një tallje e madhe që vjen sa prej injorancës aq edhe prej shejtan budallallëkut të një qeverie primitive pa asnjë vizion për të ardhmen europiane të Shqipërisë, pa asnjë formim kulturor europian dhe asnjë edukatë në raport me të vërtetën, të bukurën, të dobishmen për shoqërinë. Unë dua t’ju siguroj të gjithë ju të përndjekurve që jeni këtu dhe përmes jush të gjithë ish të përndjekurit e Shqipërisë, që projekti ynë në këtë drejtim do të jetë një shembull

mbresëlënës për brezat që jetojnë në Shqipëri, për vizitorët e huaj dhe për vetë Europën, ku vërtet e patëm regjimin më të egër komunist po ku sot si vlerë muzeore apo kujtesë të prekshme të egërsive të atij regjimi kemi vetëm Sali Berishën. Çështja e hapur e njerëzve të përndjekur dhe pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist për ne socialistët nuk është as një çështje partiake, as një çështje elektorale, po një çështje me interes publik e kombëtar. Një çështje që ne duam ta zgjidhim për të vendosur një ekuilibër të munguar në Shqipëri mes dy grupesh shoqërore të mbetura në mes të rrugës dhe vetë shoqërisë e shtetit shqiptar. Si të tillë duam ta trajtojmë në rrugën e detajimit të programit tonë “Për një Rilindje Shqiptare” për të përndjekurit e pronarët dhe si të tillë duam edhe ta zgjidhim përmes qeverisjes sonë të re me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Ne nuk duam t’i fitojmë zgjedhjet për ta mbajtur Shqipërinë të ndarë nga hendeku i urrejtjes e mllefit që mban hapur sot e gjithë ditën politika e vjetër e Sali Berishës, po do t’i fitojmë zgjedhjet për të ndërtuar një shtet modern e për t’i shërbyer shoqërisë si e tërë përmes një politike të re, një programi të ri dhe një sjellje të re qeverisëse. Programi ynë është alternativa europiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Është rruga europiane e rivendosjes së demokracisë, rimëkëmbjes së ekonomisë, ripërtëritjes së shoqërisë dhe ribashkimit me Europën. Duke ju falenderuar megjithë zemër të gjithëve për praninë dhe gadishmërinë për ta shkruar bashkë me ne atë pjesë të programit që ju prek drejtpërdrejtë dhe adresuar shqetësimin tuaj të paadresuar prej 21 vjetësh me dinjitetin dhe me seriozitetin e domosdoshëm, unë dua t’ju inkurajoj që të mos ndaleni vetëm me kaq po të na thoni gjithçka mendoni për tërësinë e programit tonë. Sepse sa më shumë dhe me sa më shumë njerëz ta diskutojmë këtë program në çdo kapitull e aspekt të tij, aq më shumë do të konsolidojmë jo vetëm përmbajtjen materiale të programit, po edhe frymën që do ta bëjë atë të zbatueshëm. Një frymë të re shqiptare, europiane, njerëzore, e cila e përshkon programin bazë nga fillimi në fund duke vënë gishtin në plagët e mëdha të Shqipërisë së sotme dhe vendosur piketat e rrugës së shërimit të këtyre plagëve. Sa më të drejtë ta bëjmë Shqipërinë aq më drejt do të trajtohet çdo shqiptarë. Sa më të drejtë ta bëjmë konkurrencën në çdo fushë aq më shumë shqiptarë do të përfitojnë falë meritës së tyre dhe aq më shumë do të përfitojë vetë Shqipëria. Sa më të drejtë ta bëjmë politikën e shpërndarjes së barrës së kontributeve financiare për shtetin aq më tepër shteti shqiptar do t’u përgjigjet qytetarëve me shërbimet që u duhen. Sa më të drejtë ta bëjmë politikën e shërbimeve publike, arsimit, shëndetësisë, përkujdesjes sociale, infrastrukturës apo mjedisit, aq më mirë do të ndjehen të gjithë shqiptarët në atdheun e tyre. Çështja e ish të përndjekurve vetëm në dukje lidhet thjesht me ta, sepse në thelb lidhet me një gur themeli të munguar për shtetin e munguar për shumë më tepër qytetarë se sa vetëm për të përndjekurit e regjimit komunist. Të cilëve u them sot hapur: Ne nuk ju kërkojmë medoemos votën për t’ju dhënë atë që meritoni, po do t’ju japim medoemos atë që meritoni pavarësisht nëse do të na e jepni ose jo votën. Sepse ne besojmë tek drejtësia shoqërore, tek liria, barazia e vëllazërimi në një Shqipëri të mirë me të gjithë shqiptarët. Ku të gjithë shqiptarët të ndjehen zot në atdheun e tyre dhe ku të mos ketë zot në tokë që t’i bëjnë të ndjehen robër të atdheut të tyre.


.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

4

Bazhdari: Program real mbi rehabilitimin dhe integrimin e ish të përndjekurve politikë Kryetarja e Grupit të Punës për Programin e PS për “Ish të Përndjekurit Politikë” Keti Bazhdari, ka nënvizuar në fjalën e saj se gjithë kërkesat dhe problemet e kësaj kategorie, edhe pse jetike vazhdojnë të bien në veshin e shurdhër të qeverisë. Vetë Bazhdari vjen nga një familje e përndjekur e qytetit të Shkodrës. MË POSHTË FJALA E PLOTË E KETI BAZHDARIT: Zhurma që shoqëroi vizitën e kryeministrit Berisha në pavionin e krimeve të komunizmit në Muzeun Historik Kombëtar, 10 ditë më parë, ktheu vëmendjen e opinionit tek një histori hipokrizie dhe spekulimi me ish të persekutuarit politikë të regjimit komunist. Histori kjo, që e ka fillesën që në vitin 1991, kur klasa e re politike që erdhi në pushtet, menjëherë pas përmbysjes së atij regjimi, për të maskuar origjinën e saj komuniste si dhe inferioritetin që e karakterizonte ndaj atyre që shpirtin demokrat në vitet 1945-1990 e kishin paguar me jetën e tyre dhe të familjarëve, kërkoi një fill ku të kapej për të fituar kapital politik brenda e jashtë vendit; duke u vjedhur kështu, identitetin të persekutuarve politike, atyre që ishin heronjtë e vërtetë të luftës për demokraci duke synuar t’i jepte partisë së vet një imazh demokratik, antikomunist dhe antidiktatorial. E gjithë kjo fasadë për t’iu përgjigjur disi kërkesave të kohës së re e sidomos kjo kur klasa politike filloi të prezantohej në organizmat ndërkombëtarë apo me përfaqësues të qeverive të Europës. Parlamenti shqiptar, më 30 shtator 1991, duke miratuar Ligjin nr 7514 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik”, hapi rrugën ligjore për trajtimin e problemit të kësaj shtrese. Informacioni që iu shpalos opinionit me

vendosjen e lirisë së komunikimit dhe me hapjen e dokumentacionit ishte tregues i qartë i përmasave të stërmëdha që kishte çështja. Statistikat flasin për rreth 7.000 të dënuar me vdekje, ose që u vranë me gjyq e pa gjyq, rreth 22000 të tjerë u burgosën me akuzën e “agjitacionit e propagandës kundër pushtetit”, të “tentativës për arratisje jashtë shtetit”, të “krijimit dhe pjesëmarrjes në grupe armiqësore, antiqeveritare”, etj… Me dhjetëra mijëra gra, burra, pleq e fëmijë që kaluan një pjesë të madhe të jetës, të dëbuar ose të internuar në vende me kushte jetese nga më të vështirat, ndonëse kjo e nuk kishin kryer asnjë krim. Përmasat e jashtëzakonshme diktuan që çështja duhej trajtuar në mënyrë të veçantë, por e keqja tregoi se serioziteti i klasës politike në sistemin demokratik ishte i cunguar duke rezultuar me një histori tallje dhe shpërfillje ndaj ish të përndjekurve. Trajtimi i kësaj çështje, ende sot, pas 21 vjetësh, është një pasqyrë e keqe e

“JEMI NGOPUR ME PREMTIMET E LUGËS SË FLORIRIT” TË NA TRAJTOJNË SI QYTETARË TË BARABARTË, KAQ DUAM Të tjerë panelistë kanë marrë fjalën në Tryezën Rruga e Programit- Ish të përndjekurit politikë, duke shprehur shqetësimet e tyre të pazgjidhura edhe pas më shumë se 20 vitesh demokraci. Bilal Kola, një i ri që 18 vitet e parë të jetës siç dëshmoi në tryezë i ka kaluar në kamp internimi shprehet: “Në një kontekst, atë të besimit, ja vlen të ngrihet një tezë. 21 vjet disa prej nesh kanë re pre e demagogjisë. Por, përpos fjalës pak vepra janë parë dhe janë bërë. Ajo që kemi si dije pas 21 vitesh, është dija që pushteti që vret shqiptarë dhe shet Shqipërinë, nuk ka qenë, s’është dhe s’mund të jetë pjesë e ndjesisë apo pritshmërisë që ka shtresa jonë. Nëse të përndjekurit politikë, gjejnë forcën që mënyrë solidare t’i bashkohen programit që lideri i PS, me provë distancohet dhe as mund të krahasohet me liderin e palës tjetër, kemi ndërmarrë hapin minimal të mirëbesimit”. Kurse Vangjeli Cupaj, e martuar me ish të përndjekur thotë: “E kam pritur 12 vjet tim shoq. Më vjen mirë

CMYK

si për Ketin dhe Helidonin, që marrin iniciativa të tilla. Deri më sot, për ne kanë bërë punë ata që s’kanë njohur përndjekjen politike. Më vjen mirë që z. Rama ka menduar për të përndjekurit politikë. Përsa i përket dëmshpërblimit, shpresoj, se ka njerëz që duhet ta shohin këtë dëmshpërblim. S’mund të ngopen me thërrimet e pushtetit”. Mark Bazhdari, ish i burgosur në burgun e Burrelit thotë: “Aspirata jonë ka qenë ndërtimi shtetit ligjor demokratik. Këto 21 vjet nuk pamë tentativa për ndërtimin e një shteti të tillë. U ndërtua një shtet. U ndërtua shteti i rrumpallës. Me këtë të përndjekurit politikë s’mund të pajtohen. Ne duhet të jemi në vijë të parë me të gjitha ata që duan të ndërtojnë shtetin e së drejtës, demokratik e europian. Është e vërtetë se të përndjekurit politikë, ata që janë gjallë, kemi mbetur në moshë e madhe, kemi pak forca fizike për të luftuar për këtë aspiratë tonën. Na mbetet t’ia injektojmë të rinjve. Ndërtimi shtetit demokratik, do ishte kënaqësia më e madhe për ne”. Kurse Mëhill Gjinaj, një tjetër ish i përndjekur thekson në fjalën e tij: “Jemi ngopur me premtimet e lugës së floririt. Të na trajtojnë si qytetarë të barabartë kaq duam.”

demokracisë së vendit, pa llogaritur anën njerëzore të shpërfilljes dhe fyerjes që u bëhet sot kësaj shtrese dhe shoqërisë në tërësi. Në këto 21 vjet përpjekja për të rregulluar ligjërisht këtë detyrim ka vijuar: Me ligjin nr. 7748, dt.29.07.1993 “Mbi Statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist”, dhe më pas me Ligjin 9831,dt.12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike nga regjimi komunist”. Për të cilin, vetë të dënuarit dhe të persekutuarit politikë kishin dhe kanë vërejtjet dhe kundërshtitë e tyre serioze, por që fatkeqësisht bien në vesh të shurdhët nga qeveria në pushtet. 1. Sorollatja që po iu bëhet ish të përndjekurve sa një zyrë sa një tjetër, për tërheqjen e dokumenteve të tyre, është një kalvar me vete dhe i qëllimshëm, për të vonuar sa më shumë procedurat dhe për ata fatkeqë që nuk ka kush interesohet, t’u humbë fare e drejta. 2. vlerësimi iracional i jetës së një të pushkatuari për motive politike në këtë ligj baraz me tetë vite burg, është i pabazuar në asnjë të drejtë kombëtare apo ndërkombëtare. 3. Vlerësimi i dëmshpërblimit të një ditë burg pa faj, jo sipas standardeve. 4. Përllogaritja e kohës së paraburgimit sipas Nenit 57 të Kodit Penal (një ditë hetuesi baras me një ditë e gjysëm burg). 5. Dhënia njëherësh e dëmshpërblimit material për pafajësinë ish të dënuarve politikë nga regjimi diktatorial, ashtu siç iu dha të akuzuarve për krime komuniste, që morën pafajësinë. 6. Pse Ligji 9831 e ndan atë në tetë këste, të cilat -siç duket- do të zgjatin për më shumë se dhjetë vjet? Këto fakte flasin qartë, për shkeljen e Nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Konventave Europiane për të drejtat e njeriut. 7. të përndjekurve, nuk ka sepse nga shuma e dëmshpërblimit që u takon, t’u zbriten “letrat me vlerë” të llogaritura me 100%, kur këto copa letrash ose kanë mbetur stoqe, ose janë këmbyer në tregun informal duke u vlerësuar jo më shumë se 5-7% . 8. pse duhet t’u zbritet ish të dënuarve politik vlera e shtuar e shtëpive shtetërore të privatizuara si gjithë të tjerët, me çmime simbolike, kur atyre pak që kanë përfituar, u janë falur njëherë me VKM? E mos harrojmë se ish të burgosurit nëpër kampe e internime kanë ndërtuar me mijëra apartamente banimi, në Tiranë e në qytete të tjera, si dhe vepra industriale, me punën e detyruar e të papaguar: prandaj, u takon edhe një banesë, për të jetuar në mënyrë dinjitoze si e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë që korr frutet e mundit dhe të sakrificave të kësaj shtrese. 9. Përse nuk njihen dokumentet e lëshuara nga komisioni Trepalësh, i krijuar po nga kjo mazhorancë në pushtet, gjatë qeverisjes

së mëparshme, për rastet kur mungojnë dokumentet shtetërore dhe kur është vërtetuar fakti me dëshmitarë apo me dokumente të tjera? 10. Përse u hiqet e drejta e dëmshpërblimit disa ish të dënuarve politikë, të akuzuar nga gjykata komuniste, pa prova e fakte bindëse, për “terrorizëm”, kur dihet se ato gjykata i emërtonin si të donin kundërshtarët politikë: armiq, agjentë, poliagjentë, terroristë, etj? 11. Përse të sëmurët psikikë për shkak të përndjekjes, dëmshpërblehen vetëm për kohën e qëndrimit në institucionet psikiatrike, kur kjo kohë mund të ketë qenë vetëm disa ditë, javë a muaj, ndërkohë që pacienti ka humbur përgjithnjë aftësitë mendore dhe këta fatkeqë nuk janë dhe nuk do jenë kurrë në gjendje t’i kërkojnë të drejtat e tyre, fundja kjo është detyrë e një shteti me sadopak ndjeshmëri sociale. 12. Përse Ligji nr. 9831,dt 12.11.2007, duhej t’ua hiqte të drejtën e dëmshpërblimit vëllezërve e motrave, trashëgimtarëve të shkallës së dytë, kur i dënuari nuk ka arritur të krijojë familje dhe kur të afërmit e tij i janë gjendur pranë, e kanë ndihmuar dhe kane pasur pasoja përndjekjeje për shkak të tij? Sic kemi konstatuar, për të gjitha këto vërejtje dhe kundërshti, Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ajo e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë dhe Shoqata e Dëbim-Internimeve, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe pas përgjigjes së saj të thatë, iu drejtuan Gjykatës Europiane të Strasburgut, nga e cila pritet shqyrtimi me sa më shumë vëmendje nga ana e saj. Ajo cfarë konstatohet në vija të trasha dhe të holla është se kjo shtrese e shoqërisë shqiptare vazhdon të jetë e përjashtuar, e persekutuar e diskriminuar dhe krejtësisht e pa integruar; ndërkohë që ish të dënuarit politik të vendeve ish-komuniste të Europës, nuk kanë më probleme të tilla jetike dhe kanë zënë vendin e merituar në shoqëritë përkatëse. Duke studiuar problematikën, duke ndjekur hallet, pretendimet, argumentet e përfaqësuesve tipike të shtrese së përndjekurve, me qëllim ndërtimin e një programi sa më realist, ne pjesëtarët e grupit të punës për hartimin e programit për ishtë përndjekurit politikë, pranë Partisë Socialiste, të përbërë nga vetë ish të përndjekur, familjare apo dhe të tjerë, po ndërmarrim një nismë për të ndërtuar një marrëdhënie të re në shërbim të kësaj shtrese dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Pasi kemi lënë pas hipokrizinë e kundërshtarëve tanë politikë, që çështjen e të persekutuarve e kanë pasur përherë temë për të fituar kapital politik në elektorat,për ta rimarrë sa herë zhvillohen zgjedhje, ne po e trajtojmë me seriozitetin që i takon një shoqërie që kërkon integrim evropian. Ky grup pune përbëhet nga juristë, nga njohës të mirë të Konventave ndërkombëtare, të legjislacionit të vendeve më të përparuara, por edhe të atyre lindore, që e kanë realizuar nga ana ligjore, njerëzore, ekonomike integrimin real të ish-të përndjekurve nga regjimi komunist. Një politikë e majtë kërkon me forcë barazi dhe integrim shoqëror, kërkon drejtësi për shtresat e pambrojtura. Si të tillë i sheh edhe Partia Socialiste pjesën dërrmuese të të përndjekurve politikë duke e cilësuar si shtrese njerëzish kurajozë dhe me integritet. Për këtë ne gjykojmë se përveç detyrimeve që na nxjerrin ligjet dhe konventat për dëmshpërblimin material


.ps. al www

5

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Kurt Kola: U rrëzua diktatura, por qëndroi qeverisja e diktaturës Edhe Kurt Kola ka pasur një mesazh për të lëshuar në Tryezen per të Perndjekurit: “Ne si shtresë, pothuaj kemi marrë zero nga ajo çka kemi dhënë. Kjo shtresë ka 20 vjet që zhgënjehet. Në Shqipëri u rrëzua diktatura, por qëndroi në këmbë psikologjia, qëndroi në këmbë metoda e qeverisjes së diktaturës” tha ai. “Unë jam pjesë e të keqes së asaj diktature. Nëse 20 vjet nuk jemi ngopur me mashtrime dhe gënjeshtra, s’është faji i Berishës është faji ynë që vazhdojmë t’i besojmë” përfundoi Kurt Kola.

Daut Gumeni: Të rinjtë e kanë kuptuar që Shqipëria jonë është e majtë “DALIN PIONIERËT E ENVERIT E BËJNË SIKUR GJEJNË VARREZA SA HERË KOMANDANTI I TYRE ËSHTË KEQ. MOS U TALLNI ME TË VRARËT. ËSHTË TURP”

LAMAJ: VOTA JONË PËR PD-NË, VONË KUNDËR VETVETES MË I PERSEKUTUAR SOT DEL SALI BERISHA, SEKRETARI I PARTISË, QË KA USHTRUAR PERSEKUTIMIN NDAJ NESH

Daut Gumeni ka qenë i ashpër në fjalën e tij, mbajtur në tryezën e organizuar nga Partia Socialiste. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, kryesisht të rinjve, në këtë diskutim, ai u shpreh: “Më vjen mirë që këta vajza dhe djem të rinj kanë kuptuar thelbin e kësaj faze të dytë të kohës së partisë. Kanë kuptuar që Shqipëria jonë është e majtë. Ata që bëjnë shumë zhurmë dhe harrojnë që përndjekjen tonë e kanë hequr nënat dhe motrat, dhe tunden që kanë bërë burg, kur nuk çliruan dot as veten, s’janë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur” tha Gumeni. “Kam prova

që të ndihem mirë edhe personalisht. Kam prova sepse vetë se kam bërë fare atë procedurën që është ndërruar nja 8 herë, për ta marrë ato që do na japin ata derëzezë demokratikes që paskan lerë demokratikas dhe ne se dinim hiç. S’e kam bërë se nuk pranoj të më tallë. Sepse të ndërrosh 8 herë procedurat, duke i kërkuar të përndjekurit edhe pse të kanë transferuar nga një burg në burgun tjetër, kur nuk i thoshte njeri, po e kapnin prej leckash dhe fusnin në autoburg”. Në fund të fjalës së tij, mesazhi drejtuar partisë në pushtet ka qenë edhe më i qartë. “Dalin pionierët e Enverit e bëjnë sikur gjejnë varreza sa herë komandanti i tyre është keq. Mos u tallni me të vrarët. Është turp”.

Fatmir Lamaj ish i përndjekur politik u shpreh në tryezë se shtresa e shoqërisë që ai voton ka 20 vjet që voton kundër vetes së saj. Sot Berisha e Topalli dalin më të persekutuar tha ai duke kujtuar se në fakt ata kanë qenë të përkëdhelurit e rregjimit komunist: “Kushdo nga këta që janë pjesëmarrës kanë pasur dhimbje në zemër dhe shpirtin e tyre. Më vjen mirë që të gjithë bashkë jemi këtu për të diskutuar për një çështje kaq sensitive që ka shoqëria shqiptare. Një çështje që pothuajse deri tani ka degraduar, në një formë të tillë kur ne të persekutuarve na vjen turp të quhemi të persekutuar. Sepse më i persekutuar sot del Sali Berisha, sekretari i partisë, që ka ushtruar persekutimin ndaj nesh. Më e persekutuar del Jozefina Topalli. Kur djemtë e Shqipërisë vriteshin në kufi, Jozefina shkonte jashtë shtetit e dërguar nga Ramiz Alia për specializim. Më i persekutuar del Bujar Nishani, na merrte atë bustin e shokut Enver dhe e mbronte nga ne. Na kanë mbajtur peng për 20 vjet. 20 vjet rresht, 13 herë votime në Shqipëri, 13 herë ne kemi votuar për PD. 13 herë kemi votuar kundër vetvetes. Kemi 20 vjet rresht që votojmë vetëm kundër vetvetes. Çështjet që kemi ne, janë çështje të gjitha shoqërisë. Është brengë e madhe, që shoqëria shqiptare as e ka shëruar dhe as nuk e shëron dot me mllefe, siç ka vepruar deri tani. Kjo çështje është një plagë e rëndë. Komunisti Berisha nuk bëhet kurrë demokrat. Si mund të

bëhet?! Është rritur me urrejtje ndaj nesh,me mësimet e Stalinit, është rritur me mësimet e Enverit. Kjo shoqëri ka nevojë për një dimension të gjerë shoqëror. Nëse do vazhdojmë me mllefe s’do ecim dot para”. Një prej ish të përndjekurve që foli në tryezë Axhem Ymeri u shpreh disi skeptik për faktin nëse Partia Socialiste do t’i përmbahet Programit të saj. Ndërkohë që për Programin e ri të PS ai sugjeroi që të përndjekurit të kenë një institucion i cili të drejtohet nga njerëz të shtresës së të përndjekurve: “Unë dua t’ju them se jam plotësisht dakord me sa u fol këtu, qoftë nga zonjusha Keti, edhe nga z. Edi. I trajtuat shumë mirë dhe me saktësi të gjitha ato probleme, të gjitha ato halle që kanë të persekutuarit dhe shtresa tjetër që vuan problemin e pronave. E kam dëgjuar dhe e njoh programin e PS, jam dakord me të. Programi juaj na integron plotësisht ne, por duhet të ngrihet në nivelin e një dikasteri përfaqësues për interesat e kësaj shtrese. Që nga thesi i madh i parave që paguan populli shqiptar, qeveria shqiptare të heq mënjanë për atë dikaster dhe dikasteri të udhëhiqet nga dikush që t’i administrojë këto fonde konform të gjitha rregullave dhe ligjeve të shtetit. Të mos kemi më një vartësi direkte sesi këtij i japim e këtij si japim, po të administrohet nga dikush që është edhe vetë i persekutuar, që i njeh mirë hallet e kësaj shtrese.”

dhe moral të kësaj shtrese, përfaqësimi social është dhe do jetë detyrë parësore e jona duke i dhënë kësaj shtrese mundësi reale konkurrimi me pjesën tjetër, në të gjithë sektorët social-ekonomikë. Gjë e cila mund të realizohet vetëm nëpërmjet kuotave të përfaqësimit. Me emrin tonë u spekulua shumë këto 21 vjet. Në vend të lotëve të krokodilit në pavione muzeumesh, do ishte më mirë të pyetej se sa të përndjekur pa strehë marrin shtëpi me vendim të këshillave bashkiake nëpër Shqipëri. Të shihej se sa spekulante në vite kanë arritur të abuzojnë me per-

sekucionin në sajë të lidhjeve që kanë pasur me pushtetin duke përfituar, vetëm e vetëm me qëllimin që të përndjekurit e vërtetë të ndjehen të poshtëruar, të përçarë dhe të mos kenë gojë të kërkojnë të drejtat e tyre. Këta njerëz meritojnë respekt të veçantë z. kryeministër dhe të tjerë pasues, për faktin se guxuan, në një kohë kur sahanlëpirësit e gjithë pushteteve talleshin me përpjekjet,vuajtjet dhe stoicizmin e tyre (siç tallen pushtetarët e sotshëm kur shkojnë të vizitojnë pavione në muzeume, në një kohë kur diktaturën e kanë akoma më keq në kokën e

tyre). Synimi ynë është ndërtimi i një programi real, koherent, modern, mbi rehabilitimin dhe integrimin e ish të përndjekurve politikë, e mbi të gjitha Partia Socialiste mbështet fort kërkesën drejtuar Këshillit të Europës për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku e rëndësishme është të shtohet edhe një kusht tjetër, i trembëdhjeti, që ka të bëjë me zbatimin e Konventave Europiane mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, dhe që është: Integrimi real në shoqëri i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist; rivendosja e të drejtave të mohuara në të kaluarën dhe sot ; kthimi i pasurive të

grabitura e të sekuestruara cdo ish të dënuari për motive politike; dëmshpërblimi për dënimin pa faj; punësimi sipas aftësive: dhe pjesëmarrja aktive në të gjitha fushat e jetës shqiptare. Ne si grup pune do të organizojmë takime në çdo qytet të Shqipërisë, për të pasur sa më shumë kontakte me ju dhe për të dëgjuar sugjerimet e të gjithëve bashkë që do të na vlejnë,jo vetëm për t’i shkruar në letër,por edhe për realizimin e shpejtë të tyre, me nisma rregullimesh ligjore dhe me eleminimin e vonesave burokratike, që në fillimet e një Qeverisjeje Socialiste me një mendësi Europiane.

Juljana Deda

CMYK


Reformimi i Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të ODIHR, është një nga kushtet e padiskutueshme të Brukselit për ti dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit. Kjo është konfirmuar dje edhe nga ambasadori, Eugen Uollfarth, i cili tha se për këtë qëllim OSBE po jep edhe kontributin e nevojshëm. “Mendoj se ky është një projekt i rëndësishëm. Prezenca e OSBE-ODHIR do të japë mbështetje për këtë proces,” deklaroi Uollfarth. Gjatë një vizite në qytetin e

.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

6

Uollfarth: Kodi Zgjedhor, kyç për statusin Fierit, ku është takuar me kreun e Bashkisë, Baftjar Zeqo, Ëollfarth i ka kujtuar edhe njëherë klasës politike shqiptare se prej saj varet integrimi i vendit në union. Sipas tij, Brukseli prej kohësh po kërkon nga forcat politike që të lënë retorikën dhe akuzat e ndërsjella e të vënë në qendër të axhendës së tyre kombëtare procesin e integrimit. “Ky është një vendim i

Bashkimit Evropian që bëhet në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian. Ky është një hap shume i rëndësishëm, një hap që të bën të mendohesh për ta bërë integrimin e Shqipërisë në piken numër një të axhendës kombëtare të vendit. Kjo kërkon përpjekje të përbashkëta nga ana e drejtueseve politikë shqiptarë. I takon Shqipërisë që të bëjë një hap përpara lidhur me këtë proces,” është shprehur

Uollfarth. Pyetjes se si e shikonte ai rrezikun e dështimit të tretë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në një kohë që Serbia arriti ta përfitoi këtë status, ambasadori u përgjigj se “kjo kërkon përpjekje të përbashkëta dhe të mëdha nga përfaqësuesit e klasës politike shqiptare”. Sipas tij i takon Shqipërisë që të bëjë një hap përpara lidhur me këtë proces.

Xhafaj: Vota pro Kodit, qëndrim i vendosur më parë nga PS

“Gjithçka u ndërtua prej tyre në funksion të lajmit, në funksion të nevojës që kishte, të alibisë që i duhej kryeministrit për të justifikuar deklaratën e tij të pasdites, për të fajësuar opozitën” Bushati: Duhet vullneti Juljana Deda politik i mazhorancës për Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, i është përgjigjur akuzave të reformën zgjedhore mazhorancës për ndryshim të qëndrim-

it nga opozita për votimin e kodit penal. Nënkryetari i komisionit të ligjeve tha se në asnjë rast nuk ka pasur një deklaratë se PS nuk do të votonte Kodin apo do të kushtëzonte atë me amendamente të vecanta, të propozuara prej saj. Sipas Xhafës, qëndrimi bllokues i mazhorancës ndaj disa amendamenteve, ishte për të krijuar alibi, se opozita qe kundër integrimit. “Gjithçka u ndërtua prej tyre në funksion të lajmit, në funksion të nevojës që kishte, të alibisë që i duhej kryeministrit për të justifikuar deklaratën e tij të pasdites, për të fajësuar opozitën” tha deputeti socialist. “Kanë ngritur shumë alibi se ka qenë një reflektim i momentit të fundit. Një ditë më parë kemi organizuar një takim me liderin e PS, e vendosëm që më parë që do votonim pro Kodit Penal”, tha Xhafaj. Sipas tij në këtë takim me kryetarin e partisë, ku ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar, unë në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të Ligjeve dhe zoti Bushati, në cilësinë e kryetarit të komisionit të Integrimit. Për të diskutuar dhe përcaktuar cili do të ishte qëndrimi që do të mbahej në seancë për këtë çështje. Dhe ka qenë absolutisht një vendimmarrje e marrë që më parë, që ne do ta votonim Kodin Penal, fare qartë dhe fare të vendosur. Kemi angazhimin maksimal për të kontribuar në miratimin e ligjeve me 3/5". Dy ditë më pare, pas shtatë orësh debate në sallën e Kuvendit, socialistët dhanë votën për miratimin e ligjit të fundit me shumicë të cilësuar. Kodi penal u votua me 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

BE, Sekui: Konsensusi për Kodin, hap pozitiv drejt integrimit “Ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes” Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sekui ka përshëndetur klasën politike shqiptare për miratimin me konsensus në Parlament të Kodit Penal. Ai vlerëson se me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, Shqipëria ka plotësuar 1 nga 12 rekomandimet e KE, që është votimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe bashkëpunimi mes palëve. “Miratimi i këtyre ndryshimeve është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një nga prioritetet

Skandal me çertifikatat në Tiranë

QEVERISË I MBARON BOJA, QYTETARËT KTHEHEN BOSH

Mbarimi i bojës së printerëve në gjendjen civile numër 5 në kryeqytet ka bërë që të bllokohet shpërndarja e çertifikatave në minibashkinë më të madhe të Tiranës, pikërisht në kohën kur afati i përdorimit të pasaportave të vjetra ka mbaruar në 1 Mars, e si pasojë qytetarët që ende nuk kanë një pasaportë biometrike dynden për tu pajisur me dokumente të reja identifiki-

CMYK

mi. 100 mijë banorët e njësisë numër 5 janë vetëm të parët që nuk mund të tërheqin dot certifikatën, pasi procesi zinxhir pritet të përfshijë me radhë edhe minibashkitë e tjera, duke krijuar kaos në Tiranë. Kjo vetëm për shkak se Ministria e Brendshme nuk e ka kryer në kohë tenderin e blerjes së bojës për printerët që nxjerrin certifikatat. Një shkak kaq absurd ka bërë që puna në gjend-

kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa i përket miratimit të legjislacionit që kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament. Së dyti, ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes” theksoi ambasadori i BE në Tiranë. Për Sekuin miratimi i këtyre ndryshimeve është sinjal pozitiv në axhendën europiane të vendit, ndërkohë që shpreh besimin që edhe prioritetet e tjera të miratohen po me të njëjtën frymë. Mazhoranca dhe opozita pas debateve dhe akuzave të forta në Kuvend gjatë seancës së të enjtes kanë bashkuar votat. Me 126 vota pro pozita dhe opozita kanë miratuar me konsesus ndryshimet ne Kodin e ri Penal. jen civile të njësisë numër 5, të pezullohej, ndërsa njerëzit që kërkonin certifikatë, mes tyre edhe shumë emigrantë të cilët e kanë të domosdoshme pajisjen me pasaportë biometrike pasi pa të nuk kthehen dot në vendet ku jetojnë e punojnë, janë kthyer mbrapsht. Askush nuk u ka dhënë dot një përgjigje se kur mund të rikthehet ky shërbim, apo një datë të përafërt në lidhje me zgjidhjen e problemit të printerëve. Ajo që është edhe më e keqe është pikërisht fakti se me këtë situate pritet te përballen së shpejti edhe njësite e tjera vendore, pasi magazinat që bëjnë furnizimin për to janë të njëjta për të gjitha

Vetëm mungesa e vullnetit politik mund të çojë në zvarritjen e komisionit për reformën parlamentare. Bashkëkryetari socialist i grupit të punës për këtë çështje, Ditmir Bushati, thotë se nëse ka vullnet politik për të adresuar problematikat që ekzistojnë në rregullore, atëherë procesi mbyllet në kohë. Sipas Bushatit opozita kërkesat e saj i bazon në standarde dhe jo në zgjidhje politike. “Qëndrimi i opozitës ka qenë jashtëzakonisht fleksibël. Eshtë një qëndrim që bazohet mbi standardin dhe jo mbi çështje politikash të caktuara. Punë në grupin e punës për reformën parlamentare mund të përfundojë brenda një afati shumë të shkurtër, në rast se ka vullnet politik. Nuk ka asgjë që është eksperimentale, nuk ka asgjë të panjohur, nuk na duhet që të shpikim asgjë. Thjesht na duhet vullnet politik për të adresuar të gjitha problemet që ka ngritur Progres Raporti i Komisionit Europian”. Bushati i cilësoi akuzat që dalin vetëm nga goja e Kryeministrit, adresimet për bllokim nga opozita të dy reformave më të rëndësishme, asaj parlamentare dhe reformës zgjedhore. “Jemi angazhuar publikisht që nuk do të shkojmë përtej shqetësimeve që ka ngritur Komisioni Europian. Pra, nuk do të hyjmë asnjëherë në lojën e kungulleshkave që dëshiron Berisha, dëshpërimisht ta fusë këtë proces”. Ndërsa grupi i punës për rregulloren parashikohet të përfundojë në fund të muajit mars. Dy ditë më parë me konsesusin e dy palëve në Parlament u ra dakord që komisioni i reformës zgjedhore të shtyhet me 2 muaj deri në fund të prillit. njësitë bashkiake. Në këtë mënyrë qytetarët të cilët prej datës 1 Mars nuk mund të kryejnë asnjë veprim me pasaportën e vjetër për shkak se ajo ka dalë jashtë përdorimit, mbeten në pritje të rikthimit në normalitet të punës në gjendjet civile të kryeqytetit. Por situata më problematike është për emigrantët të cilët kanë ardhur me të mësuar lajmin se pasaportat e tyre kanë skaduar, për të marrë dokumentin e ri biometrik, por ata nuk mund të aplikojnë dot për të pasi nuk arrijnë të marrin dokumentin bazë, një certifikatë qoftë personale apo familjare, pasi printerat e gjendjes civile nuk kanë bojë.


.ps. al www

7

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Ajo që në 2 mars të vitit 1444 shënjoi në historinë e Shqipërisë bashkimin më të madh të shqiptarëve për një çështje të vetme, atë kombëtare, është zhbërë plot 568 vjet më vonë, me përçarjen e nxitur nga politika shqiptare, e cila në ditën e përkujtimit të besëlidhjes së Lezhës, ka provokuar një skandal të vërtetë institucional e të turpshëm për kombin shqiptar. Kreu i shtetit që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, është përzënë "de facto" nga aktivitetet zyrtare përkujtimore të Kuvendit të Lezhës. Duke përdorur si mashë Drejtorinë e Protokollit të Shtetit, kryeministri Sali Berisha e ka trajtuar Presidentin e Republikës, Bamir Topi, si hirushen e përrallave, duke e kthyer mbrapsht kreun e shtetit që ishte nisur drejt Lezhës, ku do të mbante edhe fjalën e rastit.

Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktik, në prag të ceremonisë, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit, Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni. Ky skandal ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të kreut të shtetit i cili është detyruar të sqarojë edhe arsyen e anulimit të pjesëmarrjes së tij formale në këtë aktivitet jubilar. "Duke e konsideruar

këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni," është shprehur përmes një njoftimi për shtyp kreu i shtetit. Në këto rrethana, Presidenti ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët e Lezhës, por edhe të gjithë Shqipërisë, nëpërmjet mesazhit video të regjistruar nga zyra e tij, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do të duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë. Ndër të tjera në këtë mesazh Topi shprehet se edhe sot pas më se 5 shekujsh e gjysmë, shqiptarët kanë nevojë për një besëlidhje të madhe në mënyrë që të përmbushin sfidat, mes të cilave prioritetin kryesor, atë të anëtarësimit të shpejtë në familjen e madhe evropiane. "Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqenie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, të bashkuar në familjen e madhe evropiane," është shprehur Topi.

tila te shemtuara. Ata nuk jane fajtore drejtperdrejt ne keto ngjarje. Por ata marrin keshtu mbi vete nje pjese te turpit per maskaradat qe organizon Berisha. Per kete ata marrin mbi vete edhe nje pjese te antipatise se popullit shqiptar, qe nuk e shikon veten te nderuar e te perfaqesuar ne keto kremtime te ngjarjeve te rendesishme te historise, perkundrazi, e shikon veten te perjashtuar prej tyre. Ne rastet e festimit te festave kombetare ne kuadrin e 100-vjetorit te shpalljes e pavaresise, duhet te jete i pranishem, me te gjitha atributet e tij, jo vetem Presidenti i Republikes, po se po, por edhe perfaqesues te forcave kryesore politike te vendit, te perfaqesuara ne parlament. Festat me karakter historik jane te gjithe popullit shqiptar, madje te gjithe kombit shqiptar e jo vetem te nje partie te vetme, ne rastin konkret, te Partise se Berishes. Monopolizimi i festave kombetare, vecanerisht festave historike, eshte perpjekje per monopolizimin e historise me qellim qe ajo te vihen ne sherbim te politikes se dites. Dhe kjo eshte shenje e kthimit ne kohen e shtetit njepartiak. Qe zoti Topi eshte i larguar nga Partia Demokratike, kjo tashme dihet. Kjo do te thote qe ai nuk eshte me i pranuar dhe i respektuar nga partia qe i perkiste me pare. Por derisa ai te jete President i Republikes, duhet te nderohet e te respektohet e jo te menjanohet. Por kjo ndodh ne nje shtet normal, jo ne nje shtet te drejtuar nga Berisha.

Berisha ben thirrje per bashkim te shqiptareve per t’u integruar ne Europe. Por Europa eshte mesazhi i bashkimit te vendeve, popujve, historive dhe kulturave te ndryshme dhe jo i perjashtimit, ndarjes e menjanimit, sic po ben Berisha. Si do te shkojne shqiptaret te percare ne Europe dhe si mund t’i pranoje ata Europa si te tille? Kjo ngjarje e fundit e ndodhur ne Lezhe, nuk eshte e para dhe e papritur tashme. Edhe kohe me pare, ne rastin e perurimit te ambasades se Kosoves ne Tirane, Presidenti i Republikes u menjanua nga kjo ngjarje. Ato jane rruge e ndjekur me vetedije nga njerez qe jane sot prane Berishes. Veprime te tilla jane skandale te denja per te mbetur ne historine e turpit te politikaneve shqiptare. Ngjarje te tilla te bindin se i gjithe skenari qeveritar i festimit te 100vjetorit te shpalljes se pavaresise, eshte i hartuar nga qeveria e Berishes si nje menyre per te reklamuar Berishen dhe sherbetoret e tij ne pushtet. Edhe aktivitete e shumta te planifikuara me kete rast ketij qellimi i sherbejne. Berisha nuk rri dot pa mitingje politike dhe nuk le rast pa i perdorur ato per reklame politike personale. Meqe ai tani nuk ka me asnje lek per te bere parada inaugurimesh neper Shqiperi, sic ka bere vitet e kaluara, tani ai po perdor festimet e 100-vjetorit te pavaresise per qellime te tilla mitingashe. Kjo eshte e turpshme dhe turpet nuk kane fund.

BERISHA THYEN BESËLIDHJEN E LEZHËS SKANDALI, PRESIDENTIT I MOHOHET FJALA Arjan Gruda Ajo që në 2 mars të vitit 1444 shënjoi në historinë e Shqipërisë bashkimin më të madh të shqiptarëve për një çështje të vetme, atë kombëtare, është zhbërë plot 568 vjet më vonë, me përçarjen e nxitur nga politika shqiptare, e cila në ditën e përkujtimit të besëlidhjes së Lezhës, ka provokuar një skandal të vërtetë institucional e të turpshëm për kombin shqiptar. Kreu i shtetit që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, është përzënë "de facto" nga aktivitetet zyrtare përkujtimore të Kuvendit të Lezhës. Duke përdorur si mashë Drejtorinë e Protokollit të Shtetit, kryeministri Sali Berisha e ka trajtuar Presidentin e Republikës, Bamir Topi, si hirushen e përrallave, duke e kthyer mbrapsht kreun e shtetit që ishte nisur drejt Lezhës, ku do të mbante edhe fjalën e rastit. E pikërisht kjo e fundit, fjalimi që Topi do të mbante në Lezhë, është shndërruar edhe në sebepin e këtij

skandali, pasi presidentit i është mohuar të flasë në Lezhë, me pretekstin se këtë të drejtë e ka vetëm kryeministri Berisha. Ndonëse Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës e në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të

Dhe turpet nuk kanë të sosur NGA ARBEN SKËNDERI Duket qarte se edhe 100-vjetori i shpalljes se pavaresise se vendit, kjo ngjarje e madhe historike per shqiptaret kudo ne bote, po perdoret si mjet abuzimi ekstrem nga ana e qeverise shqiptare, e kryesuar nga Sali Berisha. Nje numër episodesh te turpshme po e konfirmoje kete fakt nga dita ne dite. Presidenti i Republikes, zoti Bamir Topi, nuk eshte lejuar te flase dje nga ana e zyres se protokollit te shtetit, e komanduar nga Berisha, ne aktivitetin e organizuar per nder te 568 vjetorit te Kuvendit te Lezhes. Lajmi ka marre dhene dhe kjo nuk eshte me nje ceshtje e mbetur ne kulisa. Ajo eshte e denoncuar publikisht nga vete presidenca shqiptare. Presidenti i Republikes duhet te ishte ne Lezhe, si perfaqesues i unitetit te popullit shqiptar, ashtu sic e percakton ate Kushtetuta. Por sic merret nga vete njoftimi i Presidences, protokolli i shtetit, qe eshte nen komanden e Berishes, nuk e lejon ate te flase ne kete aktivitet. Dhe ne vend te tij do te flase vetem Berisha. Keto jane turpe qe i ben pushteti i sotem. Kuvendi i Lezhes ishte kuvendi i bashkimit te shqiptareve, perballe sfidave madhore te mbrojtjes se lirise dhe te pavaresise se vendit nga pushtuesit turq. Per kete arsye te madhe edhe perkujtohet dhe nderohet kjo ngjarje.

CMYK

Historia nuk ka vlere, ne se prej saj nuk merren mesazhet e shquara qe na vijne prej saj. Keshtu duhet te kishte ndodhur edhe me perkujtimin e tanishem te Kuvendit te Lezhes. Por ata qe organizuan aktivitetin dhe ishin te pranishem te premten ne Lezhe nga ana e qeverise, nuk mendonin shume per mesazhin e kesaj ngjarjeje te shquar historike. Ata ishin atje per ta monopolizuar historine e popullit shqiptar ne emer te tyre dhe per ta perdorur ate per qellime te ulëta partiake. Nuk ka dem me te madh ndaj shqiptareve dhe çeshtjes e tyre kudo qe ata ndodhen, sesa kjo sjellje selektive dhe denigruese e shqiptareve po ndaj shqiptareve. Ne kete rast, e shqiptareve qe jane sot ne qeveri ne Shqiperi, ndaj nje pjese tjeter te tyre. Kjo eshte percarje e mirefillte e tyre ose me sakte, perpjekje per percarje nga vete qeveria e tyre. Denoncimi publik qe i beri Presidenti Topi kesaj ngjarjeje te shemtur, eshte sherbimi me i mire qe ai i ben ai popullit shqiptar. Eshte per te ardhur keq qe ne keto veprime antikombetare te Berishes, shpesh here perfshihen edhe disa politikane shqiptare te Kosoves dhe te Maqedonise. Ata vijne ketu me deshiren e mire te nderimit te festave dhe ngjarjeve kombetare te Kombit tone. Por papritur ndodhen perballe ngjareje te


.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

8

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të Bashkisë Kavajë, të cilët nuk kanë lejuar punonjësit e QKR të veprojnë, duke e cilësuar këtë mënyrë absurde veprimi e cila penalizon biznesin e Kavajës. Ka rreth 7-8 muaj që dega e QKR së Kavajës nuk funksionon duke bllokuar kështu biznesin e kësaj zone. Kryebashkiaku Elvis Roshi është shprehur se nuk do të lejojë që biznesi i këtij qyteti të penalizohet nga vendime arbitrare të qeverisë. Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Kavajës, Fatbardha Biturku, është shprehur se nuk ka asnjë shkresë zyrtare ku të përcillet ky vendim. Punonjësit e QKR kanë qenë të shoqëruar nga forca të shumta policie. Duhet theksuar se është hera e parë që pas 20 vjetësh Bashkia e Kavajës drejtohet nga një kryetar bashkie i cili kandidoi nën siglën e koalicionit të majtë, zoti Elvis Roshi.

Votoi majtas, ndëshkohet biznesi kavajas QEVERIA TRANSFERON QKR NË NJË KOMUNË Klajdi Haxhia Skandal politik në kurriz të biznesit në Kavajë. Vetëm për faktin se qyteti ku merr për të disatën herë radhazi mandatin e deputetit kryeministri Sali Berisha, pas 20 vitesh demokraci zgjedh në krye të Bashkisë një të majtë, Kavaja ka rënë pre e sulmit politik duke mos kursyer as biznesin. Pa asnjë shpjegim e në mënyrë mjaft të dyshimtë se pas fshihet vetëm një vendim politik, qytetit të Kavajës i është mbyllur filiali i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për tu zhvendosur në një komunë, e pikërisht në Synej, e cila drejtohet nga një kryetar i djathtë. Përfaqësues të QKR kanë qenë pasditen e së enjtes në Bashkinë Kavajë për të marrë pajisjet dhe kalimin e tyre në Komunën Synej. I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të Bashkisë Kavajë, të cilët nuk kanë lejuar punonjësit e QKR të veprojnë, duke e cilësuar këtë mënyrë absurde veprimi e cila penalizon biznesin e Kavajës. Ka rreth 7-8 muaj që dega e QKR së Kavajës nuk funksionon duke bllokuar kështu biznesin e kësaj zone. Kryebashkiaku Elvis Roshi është shprehur se nuk do të lejojë që biznesi i këtij qyteti të penalizohet nga vendime arbitrare të qeverisë. Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Kavajës, Fatbardha Biturku, është shpre-

hur se nuk ka asnjë shkresë zyrtare ku të përcillet ky vendim. Punonjësit e QKR kanë qenë të shoqëruar nga forca të shumta policie. Duhet theksuar se

S

kandal politik në kurriz të biznesit në Kavajë. Vetëm për faktin se qyteti ku merr për të disatën herë radhazi mandatin e deputetit kryeministri Sali Berisha, pas 20 vitesh demokraci zgjedh në krye të Bashkisë një të majtë, Kavaja ka rënë pre e sulmit politik duke mos kursyer as biznesin. Pa asnjë shpjegim e në mënyrë mjaft të dyshimtë se pas fshihet vetëm një vendim politik, qytetit të Kavajës i është mbyllur filiali i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për tu zhvendosur në një komunë, e pikërisht në Synej, e cila drejtohet nga një kryetar i djathtë.

Pakënaqësi për mosrritjen e pensioneve Pensionistët dhe invalidët e punës shprehen se ndihen të nënçmuar dhe të margjinalizuar, për shkak se Kuvendi i Kosovës, me një numër të ngushtë votash ka refuzuar kërkesën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, për rritjen e pensioneve. Shaban Kajtazi, kryetar i Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, thotë se pushteti në Kosovë nuk ka fare kujdes ndaj, siç e quan ai, moshës së tretë, e cila, sipas tij, tash e 12 vjet është duke e kërkuar të drejtën e vet, që ua ka borxh implicid shteti. “Kjo po e tregon moskujdesin ndaj kësaj gjenerate. Këtu shkelen të drejtat ndërkombëtare, shkelet Kushtetuta e Kosovës, shkelen të gjitha ligjet pozitive dhe nuk është as etike dhe as morale sjellja ndaj këtyre pensionistëve në këtë mënyrë. Me këtë, Kosova do ta pengoj veten në hyrjen për në Evropë. Nuk mund ta pranojë Evropa me shkelje të të drejtave të pensionistëve. Ky ligj është sistemor. Është dashur të miratohet dhe t’u kthehet e drejta e pensionistëve në Kosovë”, thotë

CMYK

është hera e parë që pas 20 vjetësh Bashkia e Kavajës drejtohet nga një kryetar bashkie i cili kandidoi nën siglën e koalicionit të majtë, zoti Elvis Roshi.

Kajtazi. Ndërkaq, Hamdi Tasholli nga Organizata e Invalidëve të Punës thotë se, pavarësisht faktit se Kuvendi i Kosovës e ka refuzuar kërkesën për rritjen e pensioneve, megjithatë ka qenë e dukshme përkrahja dhe reflektimi pozitiv i një numri të konsiderueshëm të deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me kërkesat e pensionistëve dhe invalidëve të punës. Sipas Tashollit, këta të fundit do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe do të vazhdojnë përpjekjet për realizimin e të drejtave të tyre. “Tani e tutje, në marrëveshje me këtë komision, kërkesa jonë më fundamentale në këtë çështje është që të bëhet një projektligj, respektivisht një ligj, në mënyrë procedurale të shkojë në Kuvend dhe aty të gjendet mbështetja financiare prej shumë subjekteve. Kur ta sigurojmë atë mbështetje, do të amendamentohen ligje të caktuara, si për shembull në TVSH, do të amendamentohen ligjet e financave, e të tjera, do të thotë një vistër e ligjeve, që do ta mbështesë kërkesën tonë. Ne nuk

do të prajmë së vepruari për t’i realizuar të drejtat tona legjitime”, shprehet Tasholli. Ndryshe, njohësit e rrethanave sociale në Kosovë vlerësojnë se gjendja e pensionistëve dhe invalidëve të punës në vend është jashtëzakonisht e rëndë. Sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e ngritjes së pensioneve, ka qenë e pritshme, kur kihet parasysh mungesa e fondeve të mjaftueshme të Qeverisë, për t’u dalë përballë kërkesave të pensionistëve dhe invalidëve të punës. “Qeveria nuk ka fonde për rritjen e pensioneve, megjithëse kërkesat e pensionistëve janë shumë reale dhe shumë të arsyeshme, sepse po marrin pensione minimale. Mirëpo, Qeveria ka harxhuar fonde në drejtime tjera dhe me siguri se do të ketë ndonjë krizë të buxhetit. Është interesante ndarja e kuvendarëve, dje, rreth këtyre pensioneve, në dy grupe relativisht të njëjta. Mirëpo, është një ndarje gjithashtu e pritshme, për arsye se Qeveria nuk ka mundësi që të pranojë rritje për pensionet, ndërsa opozita dëshiron ta shfrytëzojë edhe këtë rast, këtë ngushtësi të Qeverisë dhe

Rritje e papunësisë Sipas INSTAT-it numri i të papunëve në fund të dhjetorit arriti në 142 mijë e 950 vetë ose rreth 900 më shumë se sa tremujori i tretë Pas gati një viti e gjysmë në rënie, papunësia në Shqipëri u rrit sërish në fund të vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt shifra e papunësisë arriti në 13.29 për qind, krahasuar me 13.25 për qind që ishte një tremujor më parë. Sipas INSTAT-it numri i të papunëve në fund të dhjetorit arriti në 142 mijë e 950 vetë ose rreth 900 më shumë se sa tremujori i tretë. Në fakt edhe numri i të punësuarve ka vazhduar të rritet, sipas INSTAT-it me 2500 vetë gjatë periudhës tetor-dhjetor. Por kjo rritje ka qenë më e vogël se sa rritja e forcës së punës, e cila arriti në mbi 1 milionë e 75 mije vete nga 1 milion e 72 qe ishte ne tremujorin paraardhes. Kjo ka bërë që shifra e papunësisë, e cila llogaritet si raport mes numrit të të papunëve dhe forcës punetore të vijojë të rritet. Shqipëria ka aktualisht 165 mijë të punësuar në sektorin shtetëror dhe 260.7 mijë të tjerë në sektorin privat jobujqësor. Ndërsa pjesën e luanit e mban bujqësia, ku qeveria llogarit cdo fermerë që ka një tokë si të punësuar. Për rrjedhojë sektori bujqësor punëson aktualisht 54.3 për qind të të gjithë të punësuarve në vend, një shifër kjo ndër më të lartat në Europë dhe që në shumë raste komentohet me dyshim jo vetëm nga ekspertët e pavarur, por edhe institucionet e Bashkimit Europian./ tch

t’i kundërvihet asaj”, vlerëson Reçica. Sidoqoftë, sociologu Reçica nuk pret që situata të ndryshojë dukshëm sa i përket plotësimit të kërkesave këmbëngulëse të pensionistëve. Sipas tij, mostrajtimi i dinjitetshëm i tyre është vetëm një prej shumë problemeve. Reçica thotë se pensionistët dhe invalidët e punës janë ndër kategoritë e shumta sociale, të cilat aktualisht përballen me probleme si dhe me gjendjen e vështirë sociale./ rel


.ps. al www

9

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është “më shumë disiplinë buxhetore”. Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BEsë një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. “Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,” tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së. Në rastin e shkeljeve të këtij rregulli të paktit fiskal do të hapen automatikisht proceset e dënimit. Vendet e prekura rrezikohen me gjoba të larta.

Vendet e BE-së nënshkruajnë Paktin Fiskal Klajdi Haxhia 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së nënshkruan dje një pakt fiskal për më shumë disiplinë buxhetore. Vetëm Britania e Madhe dhe Republika Çeke nuk janë pjesë e saj. Irlanda ka njoftuar se do të organizojë referendum. Shtetet e BE-së dërguan një mesazh të qartë për takimin e nivelit të lartë të pranverës. Mesazhi thotë se rehabilitimi i buxheteve ka prioritet. 25 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nënshkruan një paketë kursimesh me rregulla të forta. Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është “më shumë disiplinë buxhetore”. Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BE-së një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. “Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,” tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së. Në rastin e shkeljeve të këtij rregulli të paktit fiskal do të hapen automatikisht proceset e dënimit. Vendet e prekura rrezikohen me gjoba të larta. Mbrojtje më të shpejtë kur arrin paaftësia për të paguar Vendimi nëse paketa për shpëtimin e euros EFSF dhe ESM do të plotësohet me më shumë para, u shty për t’u marrë më vonë nga vendet e zonës së euros. Kufirin maksimal mund ta përcaktojnë edhe ministrat e financave, tha presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy. Megjithatë fondi i shpëtimit

ESM, i cili do të zëvendësojë në fund të vitit EFSF, do të pajiset më parë se planifikimi me kapital në të holla. Ai duhet të ofrojë në të ardhmen më shumë mbrojtje, nëse vendet e BE-së arrijnë tek paaftësia për të paguar. Në vitin 2012 do të paguhen dy nga pesë këstet e planifikuara, tha Van Rompuy, i cili sapo u konfirmua për të ndenjur edhe dy vjet e gjysmë në post. Ish-kryeministri belg do të marrë në të ardhmen edhe kryesimin e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të grupit të euros. Sanksione kundër dy shteteve Në takimin e nivelit të lartë të BE-së u zhvilluan edhe këshillime për sanksione kundër Bjellorusisë. Qeveria e Minsk-ut ka kërcënuar se nëse kjo ndodh do të kundërpërgjigjet. Edhe dhuna kundër popullsisë civile

në Siri ka qenë në rend të ditës. Për të janë dhënë dënime të tjera. Kështu për shembull në një projekt për deklaratën përfundimtare, BE kërkon për të disatën herë dorëheqjen e presidentit sirian, Baschar alAssad. Serbisë i ofrohet aderimi në BE Në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë, pjesëmarrësit dhe të tjerët vendosën që Serbia të marrë zyrtarisht statusin e kandidatit për t’u pranuar në BE. Në këtë mënyrë qeveria në Beograd mund të fillojë bisedimet e pranimit. Datë për fillimin e bisedimeve nuk është dhënë ende. Para të tjera do të jepen edhe për Greqinë e mbytur në borxhe. Ministrat e financave aprovuan direkt para fillimit të takimit paketën e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro. Përfundimisht kjo paketë do të vihet në lëvizje këtë javë./ DW

OFERTA E VODAFONE: MË SHUMË PIKË DHE MË SHUMË MUNDËSI PËRFITIMI NË SKEMËN E SHPËRBLIMIT TË KLIENTËVE VODAFONE ONE "VODAFONE ONE, MË SHUMË DHURATA SE KURRË" Vodafone One - skema e shpërblimit të klientëve me parapagesë Vodafone bëhet tashmë edhe më tërheqëse me ofertën më të fundit ku për çdo rimbushje elektronike apo me karta rimbushëse klientët do të përfitojnë dyfishin e pikëve standarde. Kësisoj klientët Vodafone do të kenë mundësi të grumbullojnë më shumë pikë për të përfituar sa më shumë nga dhuratat e vëna në dispozicion. Për më tepër, me ofertën më të fundit, klientët mund të marrin smartphone e dëshiruar duke kombinuar sasinë e pikëve të mbledhura me një pagesë shtesë.

CMYK

Vodafone 555 me vetëm 4,500 pikë dhe 4,000 lek me TVSH Vodafone 858 me vetëm 6,000 pikë dhe 5,000 lek me TVSH HTC EVO 3D me vetëm 10,00 pikë dhe 21,000 lek me TVSH HTC EVO 3D me vetëm 15,000 pikë dhe 11,000 lek me TVSH Vodafone One ju krijon të gjithë klientëve Vodafone me parapagesë mundësinë për të përfituar pikë, të cilat mund të konvertohen në dhurata të ndryshme, kohë bisede falas, paketa interneti, aparatë celularë falas, etj. Klientët e regjistruar në skemën e shpër-

blimit të klentëve Vodafone One gjithashtu shpërblehen me pikë për çdo vit qëndrimi në Vodafone. Për të gjithë abonentët që ende nuk janë regjistruar në programin e vetëm që ju shpërblen, Vodafone One mund të regjistrohen duke dërguar një sms pa pagesë me tekst "One" në numrin 130. Ofertat e mësipërme janë për një kohë të kufizuar. Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni Super Skuadren Vodafone në dyqanet Vodafone, në numrin 140 ose në chatin live të vendosur në faqen zyrtare të Vodafone Albania në rrjetin social Facebook

TEC i Vlorës, vetëm një dëm mjedisor dhe një borxh ekonomik Çështja energjitike nuk mund të mos mungojë si një problematikë shqetësuese veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit dhe në një krizë ekonomike si kjo që ka përfshirë rajonin dhe vendin tonë. Shqipëria po përballet sërish me vështirësi në sektorin e energjitikës si rrjedhojë e kufizimeve të Energjisë së importuar nga rajoni. Në këtë moment Greqia ka bllokuar rrugën energjitike me Shqipërinë dhe si pasojë vendi ka vetëm dy linja interkonjeksoni në zonën veriore, linjën me Malin e Zi dhe me Serbinë . Gjithashtu cmimi gjithmonë e në rritje i Energjisë Elektrike është një nga faktorët që e vështirëson akoma më shumë situatën. Nuk mund të themi që shteti shqiptar nuk ka menduar për të marrë masa për këto ditë krizash por duket se asnjë investim nuk përmbush qëllimin e tij. Përveç shumë hidrocentraleve të vegjël që vazhdojnë të ndërtohen na vjen në vëmendje edhe i shumëpërfoluri TEC i Vlorës. Ai përfaqëson një investim prej 100 milionë EUR, financim i cili ka ardhur nga Banka Evropiane Për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Banka Evropiane e Investimit (EIB) dhe Shoqata e Bankës Botërore për Zhvillimin Ndërkombëtar. Qëlllimi i TEC të Vlorës është prodhimi i Energjisë Elektrike dhe shfrytëzimi i saj në raste krizash energjitike në vend, por prej 5 vitesh nuk i kemi parë frytet e punës së tij. Sipas një deklarate të ish ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Z. Dritan Prifti, në nëntor 2009, kostoja e energjisë së prodhuar nga TEC-i do të jetë shumë më e lartë se ajo e importuar. Kjo ishte një nga arsyet që TEC nuk filloi punën fill pas ndërtimit të tij. Në ditët e sotme çmimi i energjisë së importuar sa vjen e rritet dhe prodhimi i energjisë në vend nga TEC mund të jetë ekonomikisht zgjidhja më e mirë. Pra, TEC të përdoret në rastet e krizës energjitike por kjo nuk po ndodh. Në këto kushte na lind një pyetje shumë e thjeshtë: Atëherë përse u ndërtua? Ndërkohë që në kërkojmë/presim përgjigje, vendi ynë falë TEC-it që nuk gjeneron asnjë të ardhur, ka një borxh tashmë prej 100 milion Euro për një investim i cili nuk ka shërbyer asnjeherë në raste krize dhe vazhdon të jetë i panevojshëm për vendin. Shoqëria Civile e ka monitoruar dhe kritikuar këtë projekt jo vetëm për dëmet që po i shkaktonte mjedisit rrethues dhe afërsisë së tij me zonat e banuara, lagunën e Nartës dhe zonën detare, por edhe për shkak te mos zbatimit të procedurave konsultuese me publikun. Si gjithmonë, nuk është dëgjuar! * Material i Qendrës mjedisore EDEN


.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

10

Konkretisht: Fatura e korentit dhe e ujit janë shumë të fryra nga treguesi shtesë... si psh, taksa e televizorit që ishte 500 lekë një vit më parë, ndërsa tani që po flasim është 1200 lekë, të cilën unë nuk e konsumoj këtë shërbim, sepse unë këtë stacion nuk e shikoj. Treguesi tjetër, korenti: kam dyshimet e mia nga ana e faturistes që vjedh me këtë tregues, dmth dritën shkallës, ku në pallatin tonë banojnë 20 familjen në muajin dhjetor ka qenë 30 lekë për familje, ndërsa shkurti ka ardhur me 35 lekë për familje. Duke i shumëzuar këto shifra na del një shifer prej 700 lekë vjedhje që i bëhet banorëve të çdo pallati. Një pyetje dua t’i bëj një specialisti: Sa harxhon një pompë uji në 8 orë dhe ndriçimi i shkallës vetëm në orët e vona? Nga kjo pyetja pres një përgjigje. Jam ndeshur me këtë faturiste për këtë problem, por ajo më është përgjigjur në mënyrë të pakorrekte.

VJEDHJE SKANDALOZE E PENSIONISTËVE ME FATURAT Jam një qytetare dhe pensioniste, por po më detyrohem të shkruaj këto rreshta, për një problem që më ka shqetësuar këto kohët e fundit. Paguaj çdo muaj faturat rregullisht, por shqetësimi im është se faturat më vijnë shumë të fryra nga kompanitë, të cilat faktikisht unë nuk i konsumoj ato. Psh, fatura e TELEKOM-it për muajin janar ka ardhur 669.69 lekë të vjetra, ndërsa konsumi im gjatë këtij muaji ka qenë 116.06 lekë të vjetra, duke futur edhe taksën mujore, e cila është 4420 lekë në muaj, të cilën populli vite më parë e ka paguar vetëm një herë në vit dhe për vetëm 200 lekë plus TVSH-në qe paguajnë dhe qytetarët. Kjo është një vjedhje kolosale për një pensioniste me një pension qesharak prej 1500 lekë të reja. Kjo është një vjedhje që kompania dhe shteti i bëjnë popullit. Dua të them që vetëm unë si pensioniste i paguaj shtetit 16.000 lekë taksa duke llogaritur të tre faturat së bashku. Ky shtet nuk po mendon për ne pensionistët, por mendon se si ta rrjepin për së gjalli këtë popull. Konkretisht: Fatura e korentit dhe e ujit janë shumë të fryra nga treguesi shtesë... si psh, taksa e televizorit që ishte 500 lekë një vit më parë, ndërsa tani që po flasim është 1200 lekë, të cilën unë nuk e konsumoj këtë shërbim, sepse unë këtë stacion nuk e shikoj. Treguesi tjetër, korenti: kam dyshimet e mia nga ana e faturistes që vjedh me këtë tregues, dmth dritën shkallës, ku në pallatin tonë banojnë 20 familjen në muajin dhjetor ka qenë 30 lekë për familje, ndërsa shkurti ka ardhur me 35 lekë për familje. Duke i shumëzuar këto shifra na del një shifer prej 700 lekë vjedhje që i bëhet banorëve

REAGIM

J

am një qytetare dhe pensioniste, por po më detyrohem të shkruaj këto rreshta, për një problem që më ka shqetësuar këto kohët e fundit. Paguaj çdo muaj faturat rregullisht, por shqetësimi im është se faturat më vijnë shumë të fryra nga kompanitë, të cilat faktikisht unë nuk i konsumoj ato. Psh, fatura e TELEKOM-it për muajin janar ka ardhur 669.69 lekë të vjetra, ndërsa konsumi im gjatë këtij muaji ka qenë 116.06 lekë të vjetra, duke futur edhe taksën mujore, e cila është 4420 lekë në muaj, të cilën populli vite më parë e ka paguar vetëm një herë në vit dhe për vetëm 200 lekë plus TVSH-në qe paguajnë dhe qytetarët. Kjo është një vjedhje kolosale për një pensioniste me një pension qesharak prej 1500 lekë të reja. Kjo është një vjedhje që kompania dhe shteti i bëjnë popullit. Dua të them që vetëm unë si pensioniste i paguaj shtetit 16.000 lekë taksa duke llogaritur të tre faturat së bashku.

Nga një pensioniste në rrugën “Ferit Xhajko”

Ju zëntë balta dhe gjaku i të Rënëve te 4 Shkurtit Veprim i turpshëm i bërë nga ana e Bashkisë së Tiranës ose personalisht kryetari i saj, i cili nuk përfaqëson Tiranën, e cila nuk e votoi, por ai i vodhi ato. Dhe arsyeja pse ai dhe Kryeministri ngulën këmbë për të marrë Bashkinë, ishte vetëm e vetëm për të bërë këto veprime të turpshme ndaj këtij populli dhe të vrarëve të kombit se nuk i përgjigjet aspiratave të tyre. Balta dhe gjaku i tyre ka për t’u zënë në breza. Eshtë një veprim i turpshëm që të

D

hiqet emri i një rruge që mban emrin e bijve të popullit duke e ndryshuar atë me një emër tjetër e cila nuk lejohet me shkencë. Edhe me kanun dhe fe ajo dënohet. Po ju nuk keni turp, as sedër, as shpirt për të vrarët e luftës. Shqetësimi është se kemi përçarë popullin me këtë veprim të turpshëm, i cili nuk i shërben popullit të munduar por i shërben pushtuesit që nuk arritën t’a pushtojnë Shqipërinë në kohën e luftës. Ju e shitët popullin tim pas 70 viteve të luftës që bënë dësh-

he arsyeja pse ai dhe Kryeministri ngulën këmbë për të marrë Bashkinë, ishte vetëm e vetëm për të bërë këto veprime të turpshme ndaj këtij populli dhe të vrarëve të kombit se nuk i përgjigjet aspiratave të tyre. Balta dhe gjaku i tyre ka për t’u zënë në breza. Eshtë një veprim i turpshëm që të hiqet emri i një rruge që mban emrin e bijve të popullit duke e ndryshuar atë me një emër tjetër e cila nuk lejohet me shkencë. Edhe me kanun dhe fe ajo dënohet. Po ju nuk keni turp, as sedër, as shpirt për të vrarët e luftës.

CMYK

të çdo pallati. Një pyetje dua t’i bëj një specialisti: Sa harxhon një pompë uji në 8 orë dhe ndriçimi i shkallës vetëm në orët e vona? Nga kjo pyetja pres një përgjigje. Jam ndeshur me këtë faturiste për këtë problem, por ajo më është përgjigjur në mënyrë të pakorrekte. Nga sa thamë më sipër, dua një shpjegim nga ana e kompanive, duke menduar se këto kompani janë duke rënduar dhe zbrazur xhepat e ketij populli dhe të pensionistëve. Fatura e ujit vjen gjithashtu me shumë tregues. Nga një tregues që ka qenë para një viti, me ardhjen e Drejtorit të ujësjellësi Sait Dollapi, janë shtuar pesë tregues, nga këto uji i pijshëm, plus largimi i ujërave të përdorshme, plus tarifa 1000 lekë të vjetra plus dhe TVSH-në. Ndërkohë që në ç do familje ekziston vetëm një sahat tregues, ndërsa ujësjellësi në faturon ujë për dy sahat, duke mashtruar kështu popullin, në një kohë që u trumbetua me të madhe se nuk do të kishte kaq shumë taksa nëpër fatura. Një pyetje dua t’u bëjë të gjithë qytetareve dhe shtetarëve: nga sa sahate keni nëpër shtëpitë tuaja? Qofsha e gabuar, por unë di që çdo familje ka vetëm një sahat matës. Ku e gjen Ujësjellësi të drejtën për të vendosur në faturat zyrtare nga dy matësa plus tarifën, për të cilën unë nuk marr shërbimin e duhur as për tarifën dhe as për kalimin e ujërave të zeza. Këtë ia bëj edhe Avokatit të Popullit për të verifikuar vjedhjet që i bëhen qytetarëve.

morët dhe heronjtë e kombit tonë. Sot ju po bëni të kundërtën e të rënëve të kombit dhe heronjve të atdhut dhe po ia shisni vendin pushtuesit me format e tenderave që ju po kryeni. Ky është një turp, zoti Kryetar i Bashkisë që i bëhet popullit tonë. I kërkoj Këshillit Bashkiak të Tiranës të rishikojë këtë vendim të turpshëm, që është bërë ndaj të rënëve të 4 shkurtit. Ndërrimi i emrit të rrugës “4 shkurti” do t’ju bëjë që në një ardhme të reflektoni dhe t’i thërrisni arsyes, të cilën ju së bashku me ata që ju japin urdhëra të riktheni emrin e rrugës. A.Ukaj Qytetare e Tiranës Bijë e Dëshmorit të Atdheut


.ps. al www

11

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Dyzet vjet më parë, njeriu i parë bionik (i bërë me pjesë artificiale të trupit, elektromekanike), u shfaq në serinë televizive amerikane “Njeriu i gjashtë milionë dollarëve”. Sot, ai është bërë fakt shkencor. Teknologjitë e reja që “intervenojnë” në tru, duke ndërtuar aftësi mbinjerëzore, dhe u mundësojnë përdoruesve veprojnë me armë ose karrige me rrota, vetëm me fuqinë e të menduarit, janë në shitje ose në zhvillim e sipër. Elektrodat e transplatuara thellë në trurin e pacientit kanë pasur efekt në stabilizimin e dridhjeve trupore që i shkakton sëmundja e Parkinsonit. Shkencëtarët kanë treguar se si një person në Nju Jork, me një pajisje të implantuar në sistemin e tij nervor, mund të kontrollojë një krah robotik në Britani të Madhe, duke lëvizur atë dhe duke ndjerë pozicionin e objekteve, vetëm duke menduar për ta.

Google ndryshon rregullat, BE heton

“GUARDIAN” Rregullat e reja të privatësisë së Google-it, që hynë në fuqi më 1 mars, do të hetohen nga autoritetet e BE-së, sepse Franca po insiston që me këtë po shkelen ligjet evropiane. Mbikëqyrësi i të dhënave të Francës, CNIL (Komisioni Kombëtar i Informimit Francez), i dërgoi Google-it një letër ku i tha se do të çojë një hetim për këto rregulla, ku përfshihen edhe të dhënat e përdoruesve individualë të mbledhura nga ueb faqet e ndryshme të internetit. Google në janar tha se është duke i thjeshtuar rregullat e privatësisë, duke i bashkuar 60 rregulla në një, dhe e promovoi këtë si një ndryshim pozitiv. Përdoruesit duhet patjetër t’i pranojnë rregullat e reja, nëse duan të vazhdojnë t’i përdorin shërbimet e Google. “CNIL dhe autoritetet e informimit të

BE-së janë shumë të shqetësuar në lidhje më kombinimin e informacioneve personale. Ata kanë dyshime të mëdha nëse është e ligjshme dhe e drejtë në përputhje me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave”, i kishin shkruar mbikëqyrësit e të dhënave të Francës, Google-it.

Google i ka futur në fuqi ndryshimet më 1 mars, dhe ka kundërshtuar kërkesat nga rregullatorët evropianë. Përplasja rreth të dhënave private ndodh në një kohë mjaft të ndejshme për Googlein, biznesi i të cilit është bërë model për largimin e kërkimit të lirë, e-mailit dhe shërbimeve tjera, duke fituar të holla nga shitja

T

ashmë është duke u hetuar nga autoritetet kompetente të BE-së dhe Komisioni Federal i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara rreth asaj se si do të renditen rezultatet e kërkimit, se nëse ato favorizojnë produktet e tyre, apo të rivalëve. Në letrën që iu kishte përgjigjur CNIL-it, Google tha se është më se e lumtur t’u përgjigjet pyetjeve të BE-së. “Siç kemi thënë disa herë më parë, derisa rregullat e privatësisë tonë po ndryshojnë më 1 mars, ato asnjëherë nuk kanë qenë kaq të forta”, tha Piter Flisher, mbrojtësi global i privatësisë së Google. Ai tha se “kemi besim se rregullat tona të reja të privatësisë i respektojnë të gjitha të dhënat dhe principet Evropiane”. Sipas propozimeve të bëra nga BE-ja, kompanitë si Google, Facebook dhe Yahoo duhet t’i kërkojnë përdoruesve lejen për të përdorur të dhënat e tyre. Përdoruesit e internetit mund edhe të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen nga ueb faqet përgjithmonë, dhe kjo quhet “e drejta për t’u harruar”.

e reklamave. Tashmë është duke u hetuar nga autoritetet kompetente të BE-së dhe Komisioni Federal i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara rreth asaj se si do të renditen rezultatet e kërkimit, se nëse ato favorizojnë produktet e tyre, apo të rivalëve. Në letrën që iu kishte përgjigjur CNILit, Google tha se është më se e lumtur t’u përgjigjet pyetjeve të BE-së. “Siç kemi thënë disa herë më parë, derisa rregullat e privatësisë tonë po ndryshojnë më 1 mars, ato asnjëherë nuk kanë qenë kaq të forta”, tha Piter Flisher, mbrojtësi global i privatësisë së Google. Ai tha se “kemi besim se rregullat tona të reja të privatësisë i respektojnë të gjitha të dhënat dhe principet Evropiane”. Sipas propozimeve të bëra nga BE-ja, kompanitë si Google, Facebook dhe Yahoo duhet t’i kërkojnë përdoruesve lejen për të përdorur të dhënat e tyre. Përdoruesit e internetit mund edhe të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen nga ueb faqet përgjithmonë, dhe kjo quhet “e drejta për t’u harruar”. Ministria Tregtare dhe Industriale e Japonisë paralajmëroi të mërkurën se Google duhet të ndjekë ligjin e Japonisë në zbatimin e qasjes saj të re, dhe se Google duhet patjetër të japë shpjegime për të adresuar shqetësimet e përdoruesve. Google ka theksuar se përdoruesit mund të kërkojnë në mënyrë anonime, për të mos u gjurmuar, si edhe duke përdorur llogari të ndara për shërbime të ndryshme. Përdoruesit mund të kontrollojë preferencat e tyre reklamuese dhe të sigurohen që historia e tyre në ueb faqe nuk është gjurmuar.

Pyetja e gjashtë milionë dollarëve “INDEPENDENT” Dyzet vjet më parë, njeriu i parë bionik (i bërë me pjesë artificiale të trupit, elektromekanike), u shfaq në serinë televizive amerikane “Njeriu i gjashtë milionë dollarëve”. Sot, ai është bërë fakt shkencor. Teknologjitë e reja që “intervenojnë” në tru, duke ndërtuar aftësi mbinjerëzore, dhe u mundësojnë përdoruesve veprojnë me armë ose karrige me rrota, vetëm me fuqinë e të menduarit, janë në shitje ose në zhvillim e sipër. Elektrodat e transplatuara thellë në trurin e pacientit kanë pasur efekt në stabilizimin e dridhjeve trupore që i shkakton sëmundja e Parkinsonit. Shkencëtarët kanë treguar se si një person në Nju Jork, me një pajisje të implantuar në sistemin e tij nervor, mund të kontrollojë një krah robotik në Britani të Madhe, duke lëvizur atë dhe duke ndjerë pozicionin e objekteve, vetëm duke menduar për ta. Por, një hulumtim i shpejtë ka ngri-

CMYK

tur shqetësimet që një gjë e tillë nuk është shumë pozitive, sepse mund të ndryshojë personalitetin e njerëzve, të krijojë “mbinjeriun bionik”, të shfrytëzohet për aplikimet ushtarake, ose të përdoren për të kontrolluar mendjen, gjë që mund të ketë pasoja shqetësuese për shoqërinë. Sot, Këshilli Nuffield për Bioetikën nis një konsultim mbi etikën e technolgisë së re, tregu global për të cilin ajo thotë se është me vlerë prej më së paku 8 bilionë dollarësh. “Ndërhyrja në trurin e njeriut gjithmonë ka ngritur shpresë dhe frikë. Shpresë për shërimin e sëmundjeve të tmerrshme, dhe frikë për rritjen e kapacitetit njerëzor mbi normalen”, tha Tomas Baldvin, kreu i këtij studimi dhe profesor i filozofisë në Universitetin e Jorkut. “Kjo gjë na shtynë të mendojmë se çka na bën ne njerëzorë dhe pse mendojmë kështu”, tha ai. Teknologjia më e avancuar është stimulimi i thellë i trurit - implanti i elektrodës në tru - që ka treguar rezultat të madh

në largimin e Parkinsonit. Por, disa pacientë thonë se u janë zhvilluar disa efekte të ndryshme anësore. Një studim bëri të ditur se gjysma e njerëzve që janë trajtuar, kanë pasur problem në martesë dhe në lidhjet e tyre. Në Skoci, doktorët lansuan një provë për të shëruar celulat e dëmtuara të trurit, por, ekziston frikë shumë e madhe se kjo terapi mund të çojë deri në tumorin e trurit, apo në ndryshimin e personalitetit të pacientit. “A mund të jetë që këto teknologji i tejkalojnë përgjegjësitë tona? Nëse dikush vjedh diçka, a mund të ia lënë fajin implantit që është bërë në trurin e tyre?”, tha doktoresha Alena Bajiks. Metju Najgjëll ishte i paralizuar nga qafa pas një sulmi me thikë që i ishte bërë. Ky 21 vjeçar nga Masaçutes nuk kishte qenë në gjendje të lëvizte apo të merrte frymë vetë. Por, në vitin 2004, 3 vjet pas sulmit, ai kishte bërë një implant të elektrodës në trurin e tij. Implanit i mundësoi atij të ketë aftësinë e kapjes së objekteve, të shikojë e-mailin, të ndërrojë kanalet në televiz-

ion dhe të luajë lojëra kompjuterike. Elektroda ishte e vendosur jashtë kafkës së tij, ku lidhej me një kompjuter, që ishte i programuar të njihte mendimet e tij dhe t’i përkthente në lëvizje që ai po mundohej t’i arrinte. Implanti u hoq pas një viti, në përputhje me protokollin për gjykim. Metju Najgjëll vdiq në vitin 2007. Një pacient tjetër, 55 vjeçar, që kishte qenë i paralizuar që nga viti 1999, po ashtu bëri implant, por kësaj radhe nuk qe aq i suksesshëm. Dhjetëra kompani në SHBA janë duke punuar në kompjuterët që ndërlidhen me trurin e njeriut, për shumë ushtarë amerikanë. Edhe pse ka shpresa që teknologjia mund t’i ndihmojë njerëzit, truri i të cilëve është i dëmtuar nga ndonjë sëmundje apo plagosje, ekziston edhe frika që këto implante të përdoren për të kontrolluar sjelljet e pacientëve që vuajnë nga Alzajmeri apo sëmundje tjera, nga tendencat për t’i programuar ata.


.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

12

Shëndetesi Ushqimi që trajton sëmundjet e nervave Mungesa e vitaminës B6 shkakton lodhje, nervozë, ndjeshmëri, depresion, pagjumësi dhe nuk mund të ecni. Pos kësaj, me mungesën e kësaj vitamine ndërlidhen edhe marramendjet, neuritisi, si dhe sindroma e kyçeve të dorës. Përdorimi i tepërt i ilaçeve, të cilat përmbajnë fenitoinë apo sucinimide, mund ta zvogëlojnë sasinë e vitaminave B6 në gjak. Edhe antidepresivët, disa ilaçe që përdoren kundër kancerit, apo disa ilaçe kundër tuberkulozit, mund ta zvogëlojnë sasinë e vitaminës B6. Njerëzit shpeshherë e teprojnë me marrjen e tyre, si në tableta, po ashtu edhe nëpërmjet ushqimit, por kujdes, sepse doza e tepërt mund të shkaktojë humbjen e kujtesës. Ushqimi i pasur me vitaminën B6 Mishi, peshku, patatet, bananet dhe bishtajoret (fasulja, bizelja dhe soja). Mbani mend që në fakt të gjitha vitaminat e kompleksit B (tiamina, riboflavina, niacina, piridoksina, vitamina B12, acidi folik dhe biotina) janë mjaft të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të sistemit nervor. Ndikimi i magnezit Ekuilibrin shëndetësor mbajeni me konsumim të përditshëm të magnezit. Ky mineral është i nevojshëm për absorbimin e kalciumit dhe kaliumit, ndikon në imazhin hormonal, mbron qelizat nervore, parandalon dobësinë muskulore, të rrahurat e shpejta të zemrës dhe diarrenë, si dhe qetëson muskujt dhe nervat. Njohuritë e sotme konfirmojnë rolin e dobishëm të magnezit tek të sëmurët nga sëmundjet e zemrës, tek ata me shtypje të lartë të gjakut, me arterosklerozë, diabet, tensionim nervash, nervozizëm, për parandalim të migrenës dhe dhimbjeve të kokës, është i dobishëm për shtatzëni dhe ushqim me gji, ndihmon kundër çrregullimeve të gjumit, të merremi me sport, në rast të kapsllëkut dhe urthit. Me ushqim të përditshëm duhet të konsumojmë 375 mg magnez, sepse nuk krijohet në organizëm, ndërsa në ushqimet e sotme, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit të përpunuar, bukës së bardhë, miellit të bardhë, alkoolit magnezi harxhohet edhe më shumë. Mungesa e kalciumit mund të dallohet me ngërçe dhe dobësi të muskujve, me punë të çrregulluar të zemrës, me nervozizëm, dhimbje të kokës, migrenë dhe shtypje në kokë. Mungesa e magnezit shkakton osteoporozën, gurët në veshka dhe forcim të arterieve, çorientim, humbje të oreksit, depresion, ngërçe të muskujve, rrahje të çrregullta të zemrës.

CMYK

Antidepresivët, “alarm” për shtatzënat

Rezultatet e një studimi në Danimarkë kanë rezultuar se foshnjat që lindin nga nënat që marrin ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzënisë, kanë një vështirësi më të madhe për t’u zhvilluar se të tjerët. Mesatarisht, këta fëmijë janë në gjendje për t’u ulur për rreth 16 ditë me vonesë dhe të ecin një muaj më vonë se kolegët e tyre. Por ndikimi prek edhe hapat në fushën e gjuhës, sociale, zhvillimit motorik si dhe aftësinë për të ecur. Rezultatet e këtij studimi janë botuar në revistën “Pediatrics”, duke alarmuar kështu shumë nëna, të cilat bëhen pre e shumë ilaçeve antidepresive gjatë periudhës së shtatzënisë.

Bima kuruese për problemet e gjakut Stevia është bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla nën emrin e përbashkët glikozide steviole, ndëra glikozidet më të rëndësishme janë steviozidi dhe rebaudiozidi A, të cilat e bëjnë stevian jashtëzakonisht të ëmbël. Pluhuri i bardhë shërben si ëmbëltues, ndërsa pluhuri i gjelbër ka veçori edhe të theksuara shëruese. Hulumtimet kanë treguar që trupi nuk i tret ato glikozide të ëmbla dhe ato nuk shndërrohen në glukozë, prandaj indeksi glikemik i saj është = 0. Nutrientët më të rëndësishëm janë K, Ca, Cr, Fe, Mg, proteinat, beta karotenet, polifenolet, sterolet, triterpenet, flavonoidet, taninet dhe shumë vajra të paqëndrueshme, të përbëra nga aldehidet, monoterpena etj. Disa nga veçoritë më të rëndësishme shëruese të stevias (pluhurit dhe gjethit të gjelbër): Veprimi hipoglikemik Stevia është shumë efikase për diabetikët, sepse vepron në stimulimin dhe rikuperimin e

pankreasit. Disa hulumtime në Paraguai dhe Brazil kanë treguar që 10 orë pas konsumimit të stevias koncentrimi i sheqerit në gjak ka rënë për 35,2 për qind. E rëndësishme është që të theksohet që stevia nuk e ulë nivelin e glukozës në gjak tek koncentrimi normal, por vetëm tek koncentrimet e rritura të sheqerit në gjak. Ndikimi në sistemin e qarkullimit të gjakut Përdorimi i shpeshtë i stevias, vepron në uljen e lehtë të tensionit të gjakut. Konsumimi afatgjatë i stevias ndikon si tonik për zemër, përmirëson punën e veshkave, mëlçisë dhe ndikon në forcimin e enëve të gjakut. Veprimi antimikrobial i stevias E madhe është aftësia e stevias për të pamundësuar rritjen e baktereve dhe organizmave të tjerë infektivë. Në këtë mënyrë me përdorimin e stevias që në fillim mund të ndihmohet që organizmi më lehtë të bllokojë sulmin e bakter-

eve gjatë ftohjes dhe gripit. Është konstatuar që stevia ndikon në reduktimin e kariesit dhe shpesh përdoret te prodhimi i ujit për shpëlarjen e gojës dhe pastës për dhëmbë, e cila shërben për reduktimin e mundësisë së krijimit të gurëzve. Veprimi tretës i stevies Gjethet e thara të stevies përdoren si tonik të tretura në ujë të ftohtë apo të ngrohtë dhe shërbejnë si çaj për heqjen e kalorive, si simulant për të kthyer apetitin, si ndihmë gjatë rregullimi të tretjes dhe mirëmbajtjes së organizmit të ri dhe të freskët. Ndikimi pozitiv në lëkurë Ekstrakti i stevies ndikon mirë në shumë sëmundje të lëkurës: akne, te djegiet nga dielli, dhe në sëmundjet e lidhura me qarkullimin e keq të gjakut. Përdorimi i pluhurit të gjelbër dhe të gjethit të stevies Mënyra më e thjeshtë e aplikimit të pluhurit të gjelbër të stevies (si ëmbëltues) është të merren 1-2 lugë të vogla pluhur dhe të vihen në 1 dl litër ujë të nxehtë dhe pas 20 minutash “zierje” të lihet të ftohet. Nga ajo tretje e koncentruar e ëmbël të merrni sipas dëshirës 1-2 lugë për të ëmbëlsuar çajin, kafen, lëngjet etj. Pjesën tjetër të papërdorur të tretjes ta ruani në frigorifer për përdorim të sërishëm. Nëse gjethet e stevies dëshironi t’i përdorni për çaj, mjafton të merret një maje e gjethit të thatë, dhe ta zieni 15 minuta në një 1 litër ujë, ta kulloni dhe pini. Mund të pihet çaji pastër i stevias, por mund të përzihet edhe me çaje të tjera (menta etj).


.ps. al www

13

E shtunë 3 mars shkurt 2012

Shëndetesi Kura popullore për aneminë Bëhet fjalë për një pemë e cila konsumohet shumë, sidomos në vendet arabe dhe islame Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mire edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike. Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 2030 sekonda dhe pihet i ngrohtë

Nuk janë të domosdoshme tetë orë gjumë Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se për t’u zgjuar të çlodhur megjithatë nuk janë të domosdoshme tetë orë gjumë pa ndërprerë. Porati Vitaminet” transmeton se shkencëtarët tash kanë gjetur se gjumi me ndërprerje është gjë normale meqë rregullon stresin. Historiani, Roxher Ekriç, i cili merret me studimin e gjumit tash dy dekada, është i bindur se shumë probleme shëndetësore i kanë rrënjët në prirjen e natyrshme trupore për periudha më të shkurta gjumi. Shumica e mjekëve edhe më tutje nuk dëshiron të pranojë se tetë orë gjumë mund të jetë e panatyrshme. Mbi 30 për qind e problemeve shëndetësore me të cilin ballafaqohen mjekëst burojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga gjumi, konsideron psikologu për gjumë, Greg Jakobs.

CMYK

Bëhet fjalë për një pemë e cila konsumohet shumë, sidomos në vendet arabe dhe islame Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma:

A e dini kur fillojmë ta humbim kujtesën? Përfundimi i studimit dhjetëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë më shumës se 7.000 zyrtarë të qeverisë britanike është në kundërshtim me njohuritë e mëhershme. Sipas këtij studimi, rënia e aftësive kognitive nuk fillon para vitit të 60-të të jetës dhe kjo mund të ketë ndikim të gjerë në hulumtimet e ardhshme të dementias. Humbja e kujtesës dhe funksioneve të tjera trupore mund të fillojë herët, madje edhe me 45 vjet, çka paraqet sfida të mëdha para shkencëtarëve të cilat tentojnë të gjejnë mënyra të reja për të shëruar dementian, kanë bërë të ditur ekspertët. Numri i madh i ilaçeve të reja për sëmundjen e Alzheimerit, forma më e shpeshtë e dementias momentalisht është në fazën e testimeve klinike, por pritjet janë të ulëta dhe disa ekspertë kanë frikë që ilaçet e reja janë duke u testuar në pacientë, të cilët janë shumë të vjetër që të tregohen dobitë e tyre. Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Archana SinghManoux nga Qendra për hulumtim të epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Francë dhe London University College ka zbuluar rënie të moderuar të aftësive mendore te femrat dhe meshkujt në moshën prej 45 deri 49 vjeçare. Në mes personave më të moshuar të përfshirë në studim rënia mesatare e funksioneve kognitive ka qenë më e madhe, por janë shënuar ndryshime të mëdha pavarësisht viteve, me një të tretën e të testuarve prej 45 deri 70 vjeç që nuk kanë treguar asnjë rënie. ‘Kjo nuk ndodh përnjëherë kur plakeni, por ndryshimet fillojnë shumë më herët”, ka thënë Singh-Manoux. “Hapi i ardhshëm është të dallohet kjo dhe të kërkohen faktorët e rrezikut”, ka shtuar ajo.

Infeksioni i sinusit, këshilla për kurimin Infeksioni i sinuseve në rastet më të shpeshta shfaqet nga të ftohtit, por edhe si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave. Nuk do të duhej ta merrnit për asgjë, sepse shumë shpejt mund të shndërrohet në sëmundje kronike. Mbyllja e organeve të frymëmarrjes, dhimbje dhe presion rreth syve dhe hundës, të përcjella me ënjtje, sekretimi i hundëve ngjyrë të gjelbër, temperaturë e rritur, lodhje, janë disa nga simptomat më të shpeshta të sinuseve apo infeksionit të tyre. Mirëpo, për dallim nga ftohja, e cila kalon për shtatë ditë, infeksioni i sinuseve nganjëherë zgjat deri në tri javë, e madje edhe me vite. Infeksioni kronik kryesisht vjen si pasojë e infeksioneve akute që nuk shërohen. Infeksioni kronik dhe akut Ekspertët shpjegojnë se ekzistojnë

katër para-sinuse. - Ata frontalë gjenden sipër syve, në hapësirën e vetullave, ata të nofullave gjenden në secilën mollëz, ata etmodial gjenden prapa rrënjës së hundës dhe midis syve, ata sphenoidë në pjesën e sipërme të hundës prapa syve. Infeksionin e tyre e shkaktojnë viruset dhe bakteret, alergjitë. Pikat për hundë, më së shumti tri ditë Mjekët shpjegojnë se format e buta të infeksionit nuk kërkojnë intervenim apo terapi serioze dhe kalojnë pa ilaçe. Thjesht, mund ta bëni një inhalim me avull të ngrohtë. Në enë hidhni çaj kamomili. Mbulojeni kokën me peshqir dhe thitheni avullin. Uji nuk duhet të jetë tepër i nxehtë. Mjekët sidomos paralajmërojnë se pikat për hundë nuk duhet të përdoren më gjatë se tri ditë, e në rastet ekstreme deri

në pesë ditë, sepse ato mund ta dëmtojnë mukozën e hundës. Kujdes me antibiotikët Nëse dhimbjet nuk ndalen as pas shtatë ditëve dhe temperatura i kalon 38 shkallë, shkoni te mjeku. Kurrsesi nuk guxoni të merrni antibiotikë krye në vete, sepse sinuset akute shpesh shkaktohen prej viruseve, e këto ilaçe ndihmojnë vetëm tek infeksionet bakteriale. - Nëse mjeku ju përshkruan antibiotikë, do të ishte me rëndësi që porsa të përmirësoheni, ta ndërpritni marrjen e tyre. Terapia me antibiotikë u preferohet atyre që vuajnë nga astma dhe atyre me sëmundje obstruktive të mushkërive për të mos shkaktuar komplikime. Shërimi me operacion mund të aplikohet vetëm atëherë kur ilaçet ta kenë humbur efektin e tyre.


Histori

.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

14

Ishte krejtësisht i papërgatitur, se kujton që i di të gjitha! Por të keqen e patët në majë të gjuhës: drejtove një thirrje që studiuesit të shikojnë “manipulimet që janë bërë”! Po vetë e hodhe “grepin me helm”, kur u shprehët se pushkën e parë kundër pushtimit fashist italian të Shqipërisë e hodhi Abaz Kupi! Me fjalë të tjera: mos e mohoni luftën “Antifashiste” që kanë bërë ballistët dhe zogistët! Ju pyesim, zoti kryeministër: e dini juve se ku ishte Abaz Kupi më 7 prill 1939? Me siguri e dini, po s’u vjen mbarë ta thoni, se jeni i pari që tradhtarin doni ta bëni hero e dëshmor dhe këta të fundit t’i quani kriminelë! Në qoftë se “nuk e dini”, pa ua themi ne me fjalët e patriotit matjan 100 vjeçarit Et’hem Barhami, në atë kohë oficer i batalionit të xhandarmarisë në Burrel:

PUSHKËN E PARË MË 7 PRILL 1939 NUK E HODHI ABAZ KUPI, POR MUJO ULQINAKU! Ju dëgjuam në mbrëmjen e 13 shkurtit, o zoti Berisha, kur folët për 100-vjetorin e Pavarësisë. Folët “me pesë pare në xhep”. Ishte krejtësisht i papërgatitur, se kujton që i di të gjitha! Por të keqen e patët në majë të gjuhës: drejtove një thirrje që studiuesit të shikojnë “manipulimet që janë bërë”! Po vetë e hodhe “grepin me helm”, kur u shprehët se pushkën e parë kundër pushtimit fashist italian të Shqipërisë e hodhi Abaz Kupi! Me fjalë të tjera: mos e mohoni luftën “Antifashiste” që kanë bërë ballistët dhe zogistët! Ju pyesim, zoti kryeministër: e dini juve se ku ishte Abaz Kupi më 7 prill 1939? Me siguri e dini, po s’u vjen mbarë ta thoni, se jeni i pari që tradhtarin doni ta bëni hero e dëshmor dhe këta të fundit t’i quani kriminelë! Në qoftë se “nuk e dini”, pa ua themi ne me fjalët e patriotit matjan 100 vjeçarit Et’hem Barhami, në atë kohë oficer i batalionit të xhandarmarisë në Burrel: “Duke qëndruar në Krujë, në pritje të urdhërit të ri, mësuam se në orën 12 kishte ardhur nga Durrësi dhe kaloi nëpër lagjen “Abazaj” majori Abaz Kupi, të cilin e shoqëronte kapiten Sali Llani, ish komandant i kompanisë në batalionin e shkollës së xhandërmarisë, na bëri përshtypje se si major Abaz Kupi, ish komandant i qarkut të Durrësit, caktuar për mbrojtjen e qytetit, nga vetë Zogu, kishte ikur prej andej pa arritur mesdita e datës 7 prill. Ai vazhdoi udhëtimin në drejtim të Qafë Shtamës dhe Burrelit. Ndër kohë mësuam se patriotët trima dhe besnikë të atdheut e të kombit si Mujo Ulqinaku me efektivin e flotiljes së vogël ushtarake që kishin dhe Hamit Dollani, hapën zjarr fuqishëm me pushkët e mitralozët, duke vrarë një numër të konsiderueshëm të forcave agresore, kurse ata që shpëtuan u kthyen në anije nga ku zbarkuan”. (“Vite të stuhishme”, f.32 e 34) No koment. Fjalët tuaja, zoti kryeministër, që “historia të mos manipulohet”, për pseudohistorianët e paguar nga ju duan të thonë të kundërtën, gjoja kundër fashizmit na paskan luftuar edhe ballistët, edhe zogistët! Mirë të vërtetën nuk doni ta dëgjoni nga luftëtarët e vërtetë të lirisë, partizanët çlirimtarë, por të paktën dëgjoni se ç’thonë misionarët aleatë. Arkivi shtetit ka shumë dokumente, por për të mos u lodhur që t’i gjeni, po shënojmë këtu disa prej tyre: -Gjenerali Dejvis shkruan për zogistët e Abaz Kupin: “Zogistët po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë në sasi të mjaftueshme, duke i vendosur të ruajnë rrugët kryesore”.( Raporti i muajit dhjetor 1943. Dokument

CMYK

FO Nr. 371/3, 37145/1067/ RI 3833)- Oficeri i Misionit Britanik, Xhon Bllok, shkruan: “Ballistët ishin një thes miks i kriminelëve shqiptarë, që u ngjanin ushtarëve të Jugosllavisë. Ata krijonin terror dhe shkaktonin dëme kudo që shkonin. ( Viliam Bland, Jan Price, fq.85, që i referohet dokumentit të FO angleze. 371/48078/46 RI 718) -Funksionari i lartë Foering Offis, H. Noblen, më 24 maj 1939, ka deklaruar: “Zogu e braktisi vendin kur plasi kriza, Agresioni i 7 prillit, duke ikur mori me vete 7 arka me florinj”. AIH, Dokumente Angleze, Pro-F0 371, file nr.237/10. Gjatë shpërthimit të agresionit gjerman kundër Francës, Zogu shkoi në Angli, por nuk e gëzoi as “imunitetin e Sovranit”, as “imunitetin Diplomatik”, qëndrime këto që nuk ndryshuan gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore. -Në librin “Tradhtia e madhe”, faqe 246, 269 dhe 29, Misionari Anglez pranë UNÇSH, Hibert, shkruan: “Rekomandoj përfundimisht se Legaliteti dhe Kupi nuk duhen ndihmuar”…”Po ajo forcë ngjarjesh po e shtyn tashmë Kupin drejt njerëzve të Tiranës, që bashkëpunojnë me gjermanët” dhe se “nacionalistët i humbën plotësisht shanset e tyre, sepse ata nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, duke i ruajtur forcat kundër partizanëve” “Në atë kohë, pas peripecive të Bazit bashkë me misionarë të tjerë anglezë, po ngulnin këmbë pranë Shtabit të Mesdheut, se duhet ndryshuar qëndrimi ndaj tij”. Si rezultat, këshilltari “Forin Ofisit” pranë Komandës Aleate të Barit, bënte vërejtje: “Lëvizja prozogiste e Abaz Kupit është më pak e avancuar sesa besohej në fillim”. Më pas shkruan: “Kupit nuk duhet t’i dërgohen më armë, se ai do t’i përdorë kundër partizanëve”. Formacionet e organizuara, të pajisura nga Balli Kombëtar, me ndihmën e gjermanëve, kanë luftuar kundër Frontit NÇL dhe kundër partizanëve”. -Komanda e Korpusit XII gjerman në Shqipëri, njoftonte qendrën se “në qëndrimin e grupeve dhe të çetave nacionaliste tani vihet re një ndryshim: kanë hequr dorë nga qëndrimi pritës e po vihen në dispozicion të ushtrisë gjermane për bashkëpunim. Ballistët kanë marrë pjesë në të gjitha aksionet e muajit të fundit kundër komunistëve”. (AIH, dokumente të ushtrisë gjermane. Nëntor 1943, nr. 1000/43 dhe 77/ 20/140) -Historiani italian Koefrinari në librin e tij “La rezistenca del militari italian all’ estero”, botim i Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, duke bërë fjalë për forcat e Ballit Kombëtar të komanduara nga Hysni

Lepenica në Grehot të Gjirokastrës në 15 shtator 1943 kundër forcave të Divizionit “Peruxhia”, shkruan: “Ali bej Këlcyra kishte nevojë për armët, për të luftuar kundër forcave filloaleate komuniste të zonës e në këtë kohë Balli Kombëtar bashkëpunonte me gjermanët”. - Gjenerali i Brigadës Dejvis në librin e tij “Yllirian Aventure” shkruan: “Unë nuk kisha besim as te zogistët as te balli se do të sulmonin gjermanët”. Ndërsa në relacionin e tij të 17 dhjetorit 1943 shkruan për ballistët e zogistët se “të gjithë ata bashkëpunojnë me gjermanët”. -Dejvisi gjithashtu shkruan: “Balli Kombëtar kishte refuzuar zotimin për të luftuar kundër gjermanëve”. Më tej ai tregon se kur ishte strehuar në Kostenjë në janar 1944, kishte parë forca balliste prej rreth 200 vetësh, në çdo skuadër të së cilës kishte një ose dy gjermanë”. -Hibberti ne librin e tij “Fitorja e hidhur”, faqe 140-150, shkruan: “LANÇ e popullit shqiptar bëri çmos për t’i tërhequr forcat që nuk merrnin pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, midis të cilave është edhe Balli Kombëtar, por këto forca kaluan në shërbimin e gjermanëve”. -Forca më e madhe në Shqipëri në këtë kohë është Fronti Nacional

Çlirimtar…Ndonse komunistët janë ndoshta në pakicë ndërmjet anëtarëve të thjeshtë FNÇ nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, është e vetmja organizatë që u ka bërë rezistencë serioze si italianëve edhe gjermanëve..” -Autoriteti më i lartë i nazistëve në Ballkan, Neubacher shkruan: “Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë kundër forcave tona”…”Ne e lamë të qetë Abaz Kupin, por edhe ai na la të qetë”. (AIH, Dokumente gjermane Nr. 871133) -”U vendosën lidhje me bandat nacionaliste, të cilat premtuan se nuk do të sulmojnë njesitë gjermane, por do të bashkëpunojnë me to”. (AIH, raport diplomatik gjerman, Arkivi politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme, 8 tetor 1943) -Me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri, Balli Kombëtar u armatos dhe u organizua e pjesërisht u furnizua me ushqime nga ushtria gjermane…” (AIH, Dokumente gjermane, 316/ 423) - Nga libri Alesandro Serra “Shqipëria 8 shtator 1943- 9 mars 1944” Loginesi Milan 1974, shkruan: “Ballistët duke braktisur Italinë kishin kaluar nga ana e gjermanëve”. *** Mos u mundoni, zoti kryeministër, të errësoni të vërtetën, se “E vërterta është si dielli, edhe po ta fshehin retë, do të dalë përsëri”. Dielli me shoshë nuk mbulohet! Petrit LABI


.ps. al www

15

E shtunë 3 mars shkurt 2012 Të dy profesionet, të mjekut e shkrimtarit, dr.Izet S. Culli i ka njëlloj, si dy binjakë që ecin paralel, ndihmojnë e mbështesin njëri-tjetrin, si në simbiozë. Doktori, nga fshatlindja Progonat i Tepelenës, ka trashëguar cilësitë më të mira të banorëve në breza të asaj treve: vullnetin për të punuar e mësuar, shpirtin human, frymëzimin për të shkruar – nga bukuritë mahnitëse “Zvicerane” – të natyrës labe... ...Në mjekësi dhe në letërsi, dr. IZETI prej vitesh ka bërë e po bën emër. Deri tani ka shkruar e botuar 51 libra, nga të cilat 5 janë për shkencën mjekësore. Shkruan në disa gjini letrare, si: tregime, skica, portrete, monografi, libra për fëmijë, poezi e poema, urtësi, kash e lasha (gjë a gjëza) dhe talent të veçantë ka në fushën e humorit, satirës, të fabulës. Nga totali i librave të botuara 8 janë për fëmijë dhe 12 me fabula.

“La Fonteni” shqiptar Të shkruash për shokun që e meriton, është mirënjohje” Poetin fabulist, Dr.Izet Cullin, përherë në udhëtim me penën e tij, Prof. Bardhosh Gaçe “e ripagëzon” me të drejtë me emrin “LA FONTENI” tepelenas, për veprën poetike fabulore të arrirë e në ngjitje... ...Poeti mjaltues i Labërisë, Kastriot Hadëri, për krijimtarinë letrare të dr. Cullit, vargëzon: “...O i Zet, o fabulist, Sharkun e ke shtruar dyst. Bën shkrimtarin dhe doktorin, Nga rrëna e vjel humorin...”. Mjek dhe shkrimtar. Të dy profesionet, të mjekut e shkrimtarit, dr.Izet S. Culli i ka njëlloj, si dy binjakë që ecin paralel, ndihmojnë e mbështesin njëri-tjetrin, si në simbiozë. Doktori, nga fshatlindja Progonat i Tepelenës, ka trashëguar cilësitë më të mira të banorëve në breza të asaj treve: vullnetin për të punuar e mësuar, shpirtin human, frymëzimin për të shkruar – nga bukuritë mahnitëse “Zvicerane” – të natyrës labe... ...Në mjekësi dhe në letërsi, dr. IZETI prej vitesh ka bërë e po bën emër. Deri tani ka shkruar e botuar 51 libra, nga të cilat 5 janë për shkencën mjekësore. Shkruan në disa gjini letrare, si: tregime, skica, portrete, monografi, libra për fëmijë, poezi e poema, urtësi, kash e lasha (gjë a gjëza) dhe talent të veçantë ka në fushën e humorit, satirës, të fabulës. Nga totali i librave të botuara 8 janë për fëmijë dhe 12 me fabula. Doktori, si shkrimtar e mjek, është i njohur edhe jashtë vendit. Disa prej librave të tij janë përkthyer në italisht, greqisht e anglisht. Eshtë fitues i disa çmimeve letrare brenda e jashtë Shqipërisë. Autori IZET CULLi e flet dhe e shkruan bukur gjuhën shqipe, duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe jep kështu një mesazh të qartë për median e shkruar e atë elektronike. Stili i tij i veçantë është tepër tërheqës në lexim. Ai, përdor me vend, si mjeshtër, figurat artistike letrare, si dhe fjalë të reja të përbëra lezetuese e mjaltuese... * * * ...Kujtimndrituri dhe i paharruari, Akademiku, Profesor BEDRI DEDJA, për dr. Izet Cullin, shkruante: “...Me këtë autori ka ndodhur, si me zogun e shqipes, i cili rreh krahët për të fluturuar, pastaj i forcon këto krahë dhe...ngjitet në ajër...”. Kulmet e këtij krijuesi, në letërsi, janë të shumta e në ngjitje cilësore. Cdo libër i botuar i tij është një kulm, por disa libra janë kulme mbi kulme, e ndër to do të përmend: -Poema – Himn “Kur kemi një Dritëro”, që ia kushton Njeriut të Madh të letrave shqipe Dritëro Agollit në 80-vjetorin e lindjes së Tij. Citoj vargje nga kjo poemë: “...C’janë ca vargje, i dashur, për ty,/ C’është një poemë, dy apo dhjetë?/Gjallove me kohën me atdhedashuri,/Ndaj’na grish, na zgjon e na fton nëpër net,/Për t’a bleruar këtë jetë...”. Dhe më tej:

CMYK

“...U-more ti, DRITI, me prushin e fjalës,/ Mesazhe përcolle vatrave tek ne,/Na u bëre i shtëpisë,ashtu gojëmjaltës./Ndaj për çdo shpirt dielldhënës ti je../...Mirupafshim, poet, sot dhe qindra vjet,/Në udhën tonë të gjatë në këto vende:/Në male, në fusha apo në anëdet,?Do kemi NDERIM për trëndafilishten tënde...”. Kësaj poeme, kurdoherë aktuale në breza, fabulisti i mirënjohur e i talentuar Kastriot Hadëri, i kushton vargjet: “...Cdo shqiptar kudo në botë, Si bleta kur del prej zgjoit, Me krenari do të thotë: “...Jam nga vendi i DRITEROIT!...” -Majëkulmi tjetër, është poema: “Qiellnaja e syve”, një Himn për të verbërit. Mjeku human e poeti shpirtmirë, dr.Izet Culli, për të verbërit, në poemë, ka dhe këto vargje: “...Për ju, që në thellësi jeni vetë drita,/ Muza më thirri të jem i pagjumë./S’dua t’ju lë në vetmi si politika,/Për ju, të paktën një poemë më shumë.../Për njerëzit që duan sy jehonë kjo poemë,/Mbase mësojnë drejtuesit e dalldisur,/Se ka të tillë që kanë më shumë vlerë,/Jo, si ca të tjerë manekinë të stolisur...”. Kjo poemë, në shtypin e shkruar, ka marrë vlerësimet pozitive të merituara. Sa për ilustrim, citoj vargjet e një poeti: “...Ej, poet, poet me sqimë,/Poemën ke qarë me lot./Për ATA që s’patën synë,/Nëpër zemra mbajnë një botë!...” -Libri tjetër, kulmajë “Të qeshësh me mend”, (Nastradiniane), ose mund të quhet dhe libri “...i mjeshtrit të buzëqeshjes...”. Ky libër është nga të rradhët, për të mos thënë i vetmi i këtij lloji. Autori, sipas filozofisë popullore, që herë e quan me emër të plotë, herë NASTRO e herë DIN, e ka kthyer në FABULA – në vargjr, gjë që nuk e kemi ndeshur gjetkë dhe ç’është më e bukura e më e rëndësishme, këto i ka lidhur e përshtatur mirë me jetën tonë të përditshme. “...Izeti, di të flasë “Labçe” e “vendçe”, edhe “Nastradinçe”, - shkruan për këtë libër Jorgo TELO, - përmes shkrimeve të veta në rritje të pandërprerë. Me bindje e plot gojën, shprehem se edhe këto poezi me sens fabulimi e humor-satirë, e kanë një motiv, kanë strumbullar figurën e bëmat gati-gati mistiko-legjendare të Nastradin Hoxhës”. Për librin “Të qeshësh me mend”, shkrimtari Kristaq Shabani, shprehet: “...Izet S. Culli, me këtë “triptik” lakonik Nastradinian, ngjiti shkallina dhe konturon vrullshëm “arkitekturën fabulore”, duke individualizuar bindshëm dhe konkuron me të tjerët që korsojnë në startin “fabular”...”. * * * ...Fundvitin që kaloi, dr.Izeti, e mbylli me botimin e librit të ri fabular “Ujq dhe Cakej”, ( 12 i këtij zhaneri), që është një kulmnajë tjetër cilësore në krijimtarinë letrare të tij. Të 83 fabulat e këtij botimi, në 70 faqe të librit, janë të përzgjedhura, të “shëndetshme e kurative”, dhe të “mbjella” me kujdes mjeshtëror nga dora e një “bahçevani” kompetent e përvojëshumë (siç është autori ynë), në faqet e librit sikur t’ishin parcela kopshtijesh të lulëzuara e magjepsëse. Në këto fabula trajtohen me finese e plot figura, probleme shqetësuese të shoqërisë tonë sot, dhe apelohet (por edhe fabrikohet), për ata që kanë sy, veshë e mend në kokë (nëse i kanë) e që realisht duhet të vihen në shërbim të Njeriut, të shoqërisë sonë. Fabulat

janë tërheqëse, lexohen me “një frymë”, kuptohen e bëhen pronë e çdo lexuesi kur “del” në fund të librit. Por, ka dhe të tilla që duhen rilexuar që nuk “gëlltiten” vetëm me një “përtypje”, por me një a më shumë “ripërtypje”. Punë të pëlqyer e cilësore me librin e ri kanë bërë: rektorati Vasil Gjivogli, Lediana Hadëri në kompjuter, Edlira Kame në grafikë e kopertina, si dhe shtypja cilësore e me korrektësi nga shtypshkronja “EDLORA”. Para se lexuesi të hyjë në fabulat mjaltuese e “kuruese”, në dy faqet e para të librit, si dy kanatat (e dritareve të hapura ndriçuese e rrezatuese, njihet me thënje të mënçura, të goditura e domethënëse, si dhe me poezinë fabulore “Busulla”, që autori, tepër miqësisht e me ngrohtësi, ja kushton poetit tonë të Madh, lirikut të mirënjohur, kumanit me zemër të madhe, LIRIM DEDA: “...Tha cjapi: “...O dash shkrimtar,/ Mendja dritë të rrezaton./Në libra ti derdh nektar./Busull të kemi përgjithmonë”. /Askush është, o cjap syzi,/Busull më keni vërtet...,/Kur e “teproj” me raki,.../Mos jam busull pa shigjetë?!!”.... ...Dhe fabulat bukurane vallëzojnë si nimfat e legjendave, ngjasojnë si një gjerdan i artë perlash nusërie... Për kureshtarët lexues, sa për “oreks”, po citoj tri fabula të librit: “Tranzicioni” (f.7) “...Dhelprat nëpër bokërimë,/ thonë:...”Ua prume demokracinë,/U-zhduk diktator Luani,/ Flisni hapur, lehni, shani,/Pa patur asfare frikë!...”/-Dale dhelpër, prit një çikë,/-tha një ketër,-ç’bruçkulloni!.../Na zu frymën korrupsioni!/Sollët derrat në pushtet,/Që ligjin ta bëni vetë./Ujkut i varët mëlçinë,/Dhe po bëni batërdinë...!/Ne kërkuam pluralizëm,/ Ju na dhatë...pluralizëm...”. “DENIMI” (f.37); “...Cuan dhelprën në gjykatë,/Zhdukte pulat pa rasat./Firmos ujku me tri vula./Dënimi: “...S’do hash më pula!”/Skilja turinjtë i thartoi,/Me vete diç bëlbëzoi;/”...S’shqyej më, këndes e klloçka,/ Tash e tutje, vetëm zoçka”... “PREMTUESI” (f.68) “...Derri deputet kish zbritur në bazë,/Dhe bënte premtime deri në ekstazë./Keqas u nxeh demi:”Boll na more mëndtë,/shko përrallis shokët, tej’ në Përrallamënd!...”. ...Kur lexon e rilexon faqet e këtij libri të ri fabulor, uron e falenderon me shpirt redaktorin e shkrimtarin Vasil Gjivogli, i cili për autorin shprehet: “Ndien kënaqësi të veçantë kur lexon fabulistë të tillë të talentuar si Izet S. Culli!...”. ...Në fund, jo nga rëndësia, por vetëm nga rënditja, shkrimin e mbyll, me vlerësimet për dr. Izetin e veprën letrare të tij, të dhëna me kompetencë nga Prof. Bardhosh Gaçe: “...Prej kohësh, portreti i mjekut dhe poetit të mirënjohur Izet Culli, më është shfaqur nëpër skërkat dhe grykat e Tepelenës, me shpirtin e tij Viosian që rrjedh nëpër kohë, për t’u përcjellë njerëzve shpirtin e tij lirik dhe botëpërjetime të thella poetike...Në damarët e tij poetikë, në veprat e tij të shumta letrare, ka krijuar individualitetin e vet, me një frymë të magjishme naimiane, duke lënë gjurmë në traditën dhe modernitetin e letërsisë të kësaj treve zëmadhe. Poeti është përherë në udhëtim dhe kërkim të fjalës së mençur, tërë ritëm e

Dy miq të mi në prerjen e një shiriti Kur kam thënë se pasuria ime e vërtetë, janë MIQTE, vërtet kam thënë të vërtetën. Mirëpo zakonisht, ata i takoj ose shoh veç. Jo gjithmonë. Pra, i shoh edhe bashkë. Siç pashë, për shembull Avni Ponarin, që e kam dhe më ka si vëlla (ndoshta nga e kaluara ushtarake) dhe Qazim Sejdinin, që si e quan Aldrini, është “qytetari i parë i Elbasanit”. Sigurisht për të dy kam shkruar. Po, ky rast, që i bashkon është prerja e shiritit të teatrit “SCAMPA”, i djegur para 1 viti e ca. Atëherë me theri zemra. Mirëpo, ka zjarr, ka edhe Avni Ponari dhe “SIGAL”. Teatri qe i siguruar dhe filloi rindërtimi. Dhe u bë edhe më i bukur. Po, meditimi im shkon në shpirtrat e këtyre dy njerëzve. Që veç të tjerash, vijnë edhe nga bota e sportit. Avniu nga basketbolli, Qazimi nga të gjitha, sepse ka qenë kryetari i Fiskulturës së rrethit. Në atë skenë do të shohim përsëri, jo vetëm reflekset e shumëllojshme të ngjyrave, hijen artistike, lëvizjen, ekspresivitetin, po së pari aktorët e famshëm dhe ata të rinj. Pa harruar këngëtarët e festivaleve të këngëve qytetare. Jo më kot, aty pranë “vigjilon” busti i Isuf Myzyrit, me violinë në dorë. Iu kthye qytetit një simbol. Ky qytet, që aq shumë i ka dhënë kulturës sonë, dhe për një egoizëm të momentit, është edhe qyteti i babait tim. Domethënë i lindjes së tij. Siç thashë na u kthye një skenë, që do të japë gëzim, edhe kur të luhen tragjedi. Sepse është arti që na bën të ndihemi më vertikalë. Pra e kemi përsëri. Aty ku qe. Afër rrapit madhështor. Për ta mbyllur: Francezët, kur një njeri bën një gjë të mirë thonë “Chapeau”. Që përkthehet: Të ngre kapelen, ty o Njeri. Ty o Avni dhe Qazim në këtë rast. Nga Flamur Bërdëllima muzikalitet, e mbi të gjitha me një botë të thellë filozofike, që e ka burimin në krojet shpirtërore të Tepelenës e të Labërisë. Brenda këtij frymëzimi poetik, Izet S. Culli, shfaqet me një botë të larmishme e brilante shpirtërore, me humorin e satirën e tij therëse, duke fshikulluar vese e fenomene negative që bart shoqëria shqiptare e kohës... ...Në “Ujq dhe çakej”, grotesku i vargut të tij, zbërthen e shtjellon këndshëm me detaje e përgjithësime poetike, premtimet dhe zhgënjimet e kohës, portretet e deformuara të mjaft njerëzve, dhelpëritë, gënjeshtrat, intrigat, pabesitë e mjaft prapësi të tjera, që në kohët tona moderne e zbehin personalitetin e njeriut. Në këtë udhëtim – vijon Gaçe, - ai shfaqet tashmë si një mjeshtër i fabulistikes shqiptare, duke ecur në gjurmët e Cajupit të Madh, i cili na solli në shqip La Fontenin e Francës. Në natyrën e vet fabulistika e Izet S. Cullit, mbart një kolorit ngjyrime e përgjithësime që shpalosin një botë të gjerë morale e filozofike. Vargu i prerë, si i dalë nga proverbat popullore, mendimi sintetik dhe pasuria shpirtërore, ringjallin në sytë e lexuesit një alegori që shpesh të vë në mendime. Poeti Izet S. Culli, tërë jetën si mjek u ka shërbyer njerëzve për shëndetin e tyre fizik e mendor, por figura e tij dritësohet edhe më tepër me begatinë e artit të tij poetik, duke u portretizuar në kohët tona, si intelektual me kulturë e shpirt të madh artistik. Mbi të gjitha krijimtaria e tij, dëshmon për blerimin e shpirtit të tij...”. ...S’ka urim më të mirë, të ngrohtë, të ëmbël, njerëzor, shoqëror e tepër domethënës, për doktor e shkrimtar IZET S. CULLIN, sesa urimi i mjeshtrit të lirikës, mikut tonë të vjetër, poetit të Madh-LIRIM DEDA: “...Të lumtë o humanist i madh, o mjeku shpesh shpëtimtar, o Njeriu shpirtbukur, o Poeti ynë i mirë!...”. NIKO LIGORIl


ndërkombëtare Rompuj përgëzon Kosovën Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur të premten takimet e tij me zyrtarë të lartë evropianë, me bisedimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman van Rompuj. Takimi ka ndodhur në ditën kur, për shkak të dhënies së statusit të kandidatit evropian Serbisë, Rompuj ka thënë se janë marrë vendime të rëndësishme që do të kenë ndikim në të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kreun e ekzekutivit kosovar, Rompuj ka lëshuar një deklaratë ku ka uruar Thaçin për atë që ka quajtur “rezultat të suksesshëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”. “Marrëveshja për bashkëpunim rajonal është një arritje e madhe që hap dyert për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale. Jam po ashtu i kënaqur që është gjetur një marrëveshje për implementimin e pajtimit për menaxhimin e integruar të kufirit. Të dyja këto janë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentit të BE-së, duke nënvizuar se “lidershipi i kryeministrit Thaçi ka luajtur një rol të rëndësishëm në dialog”./rel

CMYK

.ps. al

E shtunë 3 mars 2012

www

16

sport 3 miliard dollarë transferime ndërkombëtare gjatë 2011

FIFA ka lejuar transferime ndërkombëtare në vlerë prej 3 miliardë dollarësh gjatë vitit 2011, ndërsa ka njoftuar se do të ndajë informatat e pagesave me UEFAn për ta ndihmuar në monitorimin e skuadrave dhe në aplikimin sa më të denjë të “fair-playt” financiar. FIFA ka lejuar 11,500 futbollistë që të ndërrojnë mjedis nga një kampionat në tjetrin, në vitin e parë kalendarik të aplikimit të sistemit (TMS) që ka për synim luftimin e pastrimit të parave dhe marrëveshjet korruptuese. Me këtë sistem si skuadra blerëse ashtu edhe ajo që shet futbollistin duhet të japin informacione të sakta dhe të njëjta, përfshirë këtu kohën kur duhet bërë pagesa dhe shumën, para se të aprovohet transferimi. Përgatiti: Arjan Milla


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.