Zeri i Popullit

Page 1

l . ps . a www

.ps. al www

1

E martë 28 shkurt 2012

Gazeta e PSSH

E martë 28 shkurt 2012 / Viti 71 i botimit - Nr. 201330 / 522

http://www.zeri-popullit.com

E-mail: info@zeri-popullit.com

Çmimi: 30 lek

SPECIALE GARA E TIRANËS TIRAN Zela përballë Tahirit,

platformat e kandidatëve

ZERI NDRYSHE

KULTURE Të përbuzurit në “Oscar” HISTORIA Një nga të katërt – Viktori! SHENDETESI Përdorimi i antibiotikut, këshilla Kura popullore kundër dhimbjeve Bima kundër gurëve në veshka Ushqimet që mbrojnë nga viruset SPORT Guardiola: Titulli në La Liga do t’i takojë Realit

AKADEMIA POLITIKE, RAMA: VËLLEZËRIT E HEKURAN MAZHORANCA RRIT DEDËS ÇOJNË NË PROKURORI NJË SHQIPËRI NDRYSHE FATURËN E VJEDHJES ËSHTË E MUNDUR PËRMES VOTËS SË INVALIDËVE DORËZANIN E SALIUT QË Akademia Politike me kërkesën Opozita kundër cenimit të statusit KËRKOI VIZITË PËR këmbëngulëse të Kryetarit të PS Edi Rama dhe me miratimin e TË HARRUAR GJAKUN Fondacionit “Friedrich Ebert” në SHTOHET PAPUNËSIA, Zabit, Hilmi dhe Agim Deda, partneritet me Universitetin tre vëllezërit e Hekuran Dedës... Mesdhetar të Shqipërisë... HIDHEN NË RRUGË 425 PUNONJËS TË HEKURANIN E VRAU TRYEZA E PS PËR NOMENKLATURA, HEKURUDHËS NGA PROGRAMIN: PSE NUK MUND TA DUHET NJË RILINDJE KOLAPSI DHE “RIVRASË” PROCEDURA PETRIT ZILI faqe 5 PAAFTËSIA E DREJTUESVE PËR TË RINJTË

SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP www.sigma-al.com

Tel: +355 42 258254 Fax: +355 42 258253

O PINION

Degradimi i Partisë Demokratike ARBEN SKËNDERI faqe 6

Problemi “Berisha” me demokracinë PËLLUMB N. MEÇANI faqe 10

Rroftë Kosova Republikë e fusnota ALI HERTICA faqe 11

Fëmijët, vetëm argëtim elektronik ERVIOLA HALILI faqe9


.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

2

Nis gara për kreun e PS të Tiranës. Ja platformat e dy kandidatëve Dje ka nisur gara për kreun e Partisë Socialiste të kryeqytetit. Kjo garë nisi në takimin me të zgjedhurit në asambletë e njësive numër 1, 2 dhe 3. Në këtë garë konkurrojnë për të marrë drejtimin e Tiranës Saimir Tahiri dhe Ilir Zela. Emrat

Fitorja fillon nga Tirana! PLATFORMË E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË PARTISË SOCIALISTE TË TIRANËS ILIR ZELA

i. Bashkimi i të gjithë socialisteve dhe progresistëve të tjerë- të bashkuar fitojmë! ii. Ndërtimi mbi përvojën dhe shtimin e vlerës së të gjitha kontributeve në funksion të fuqizimit të shpirtit opozitar, ardhjes në pushtet dhe qeverisjes progresiste. iii. Të fitojmë besimin e çdo progresisti- çelësi i suksesit për rrotacion të shpejtë politik. iv. Forcimi organizativ i partisë së kryeqytetit- më shumë drejtësi organizative, më shumë mundësi konkurimi, më shumë meritokraci në promovim, më shumë gjithëpërfshirje. v. Zgjerimi i hapësirave për kontributet intelektuale në Partinë Socialiste të Tiranës. vi. Harmonizimi i plotë i veprimtarisë së Drejtimit të PS të Tiranës me atë të drejtimit FRESSH dhe Gruas Socialiste, të zgjedhur përmes një procesi të hapur e transparent. vii. Forcimi i efektivitetit të organizimit elektoral te Partisë Socialiste të Tiranës. viii. Kontributi në forcimin e koalicionit opozitar. ix. Zgjerimi i rrethit të miqve të Partisë Socialiste të kryeqytetit. x. Forcimi i kolegjialitetit në vendimmarrje dhe i bashkëpunimit 1. HYRJE Po afron rrafshimi i të shtatit vit nga të cilët një pushtet zaptues, i korruptuar e i papërgjegjshëm, ka bllokuar të gjitha rrugët e përtëritjes dhe shpresave të shqiptarëve. Një pushtet me rekorde skandaloze të tilla si tragjeditë e Gërdecit dhe të 21 Janarit, cënimi i tërësisë territoriale të vendit, shkatërrimi i institucioneve të pavarura dhe dhunimi deri në zhbërje i kushtetutës, bllokimi i rrugës së integrimit dhe kërcënimi për shtim të distancës nga qytetërimi europian, politizimi i administratës publike dhe mohimi deri në ekzistencë i të drejtave baze të njeriut, ka bllokuar rrugën e shqiptarëve drejt së ardhmes më të mirë që ata meritojnë. Përpjekjet e panumërta të opozitës socialiste kanë qenë të efektshme në denoncimin dhe nxjerrjen në pah të të gjitha

sëmundjeve të pashërueshme të kësaj qeverisjeje. Dhunimi sistematik i lirive politike, fryma kërcënuese ndaj opozitarizmit përmes diktaturës së mohimit të mundësive, e kanë penguar jo pak suksesin e opozitës shqiptare. Prapëseprapë, shqiptarët nuk mund të pranojnë më gjatë akoma sakrifikimin e prespektivës së tyre dhe as do të lejojnë zgjedhën e korrupsionit qeveritar, të vazhdojë më tej bllokimin e rrugëve të zhvillimit dhe integrimit. Eshtë koha që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe opozita në tërësi të shtojnë përpjekjet dhe efektivitetin e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve për liri, drejtësi, dinjitet, punë, shtet e zhvillim. Kontributi opozitar sot është mision atdhetar dhe patriotik! Në emër të këtij besimi kam ofruar gadishmërinë time për t’i shërbyer me kohë të plotë Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar, pikërisht në kryeqendrën e shqiptarëve, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Ofroj ekperiencën time të gjatë politike, aftësitë e mia intelektuale e menaxheriale, por mbi të gjitha pasionin tim atdhetar dhe vullnetin për të bashkuar të gjithë socialistët dhe opozitarët e kryeqytetas, kudo ku ata ndodhen. 2. KREDOT POLITIKE Besoj plotësisht në vlerat universale të së majtës: liria, barazia e mundësive, antifashizmi, solidariteti dhe mirënjohja! Besoj fort në të ardhmen më të mirë të Shqipërisë, në bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian dhe për rrjedhojë edhe në fshirjen e shpejtë të kufijve ndërshqiptarë! Besoj plotësisht që Partia Socialiste mund të performojë gjithnjë e më mirë si parti e majtë demokratike, duke ushtruar veprimtarinë e saj në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikën e Shqipërisë dhe me statutin e saj! Besoj plotësisht që angazhimi politik duhet të shërbejë si një mundësi pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi, në funksion të avancimit të interesave publike të rritjes së cilësisë së jetës dhe standardeve të shoqërisë sonë Besoj që Partia Socialiste e Shqipërisë përmbledh në qenien e saj kontributet më të mira të këtyre 20 vjetëve të pluralizmit në Shqipëri, mendimin më të përparuar për zhvillimin e vendit, tharmin e politikave më të përgjegjshme qeverisëse, idealizmin atdhetar për të bërë më të mirën për përparimin e Shqipërisë. Besoj në aftësinë e çdo anëtari për të bërë zgjedhjet e tij i lirë dhe bazuar në vullnetin e tij, përkundër çfarëdoj imponimi apo përdorimi. Besoj fort në përkatësinë europiane të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë për përshpejtimin e integrimit europian dhe euroatlantik të saj!

Kam bindjen që avancimi në karrierë në PS duhet të kalojë nga bashkimi i vlerave dhe mirënjohja për çdo anëtar të saj, mirënjohja për çdo qytetar, mirënjohja për çdo kontribues dhe kontribut në modernizimin e PS dhe potenciali për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme të qeverisjes së vendit. 3. DREJTIMET KRYESORE TË VEPRIMTARISË SË PARTISË SOCIALISTE TË KRYEQYTETIT i. Bashkimi i të gjithë socialisteve dhe opozitarëve- të bashkuar fitojmë! Bashkim i të gjithë socialistëve dhe opozitarëve kryeqytetas në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, dhe më gjerë, në funksion te një misioni atdhetar e europianizues për të cilin historia na ka ngarkuar ta mbajmë! Unë besoj se është plotësisht e mundur që në Partinë Socialiste dhe në të gjithë opozitën shqiptare ë harmonizohen talentet, kontributet, përvoja dhe mundësitë individuale të të gjithëve. Për të arritur këtë bashkim është domosdoshme që të unifikohemi rreth objektiva tona kryesore: (1) mbrojtjen e demokracisë, (2) përçimin e përcaktimeve të programit të PS së 5 Nëntorit, (3) Ofrimin e garancive të plota për përgjegjshmërinë e PS lidhur me sjelljen e saj në pushtet (4) realizimin sa më parë të rrotacionit politik dhe fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Arritja e një bashkimi organik kërkon që të gjithë socialistët të njohin dhe të pranojnë vlerën e diversitetit dhe debatit të brendshëm si element i domosdoshëm i një organizimi politik të hapur e demokratik. Dinjiteti i çdo anëtari dhe simpatizanti të PS duhet të jetë i paprekshëm dhe njëkohësisht, mirënjohja për kontributet e tyre, duhet të jetë e pakufishme. Asnjë anëtar apo simpatizant i PS nuk duhet të ndihet për asnjë çast i shpërfilluar apo i mënjanuar. Bashkimi i socialistëve kërkon gjithashtu afishimin, lartësimin dhe mbrojtjen e një standardi sa më të lartë në shpërndarjen e nxitjeve, të cilat na motivojnë për kontribute akoma më të rëndësishme. Nxitje të tilla si: mundësitë për avancimin e karrierës, mundësitë për pjesëmarrje aktive në politikë në pozicione të mandatuara, arritja e një statusi të vlerësuar komunitar, duhet t’u ofrohen në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe të ndershme, të gjithë socialistëve papërjashtim. Partia Socialiste e kryeqytetit e ka plotësisht të mundur të ngrejë akoma më lart standadin e performancës së saj në këtë aspekt dhe unë synoj të përqendrohem plotësisht, në krijimin e një mjedisi sa më dashamirës për të gjitha kontributet. ii. Ndërtimi mbi përvojën dhe shtimin e vlerës së të gjitha kontributeve në funk-

e kandidatëve për kreun e socialistëve të kryeqytetit kanë marrë miratimin në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS. Bashkëlidhur platformat e të dy konkurrentëve për Partinë Socialiste të Tiranës. sion të fuqizimit të shpirtit opozitar, ardhjes në pushtet dhe qeverisjes progresiste Përtëritja dhe fuqizimi i shpirtit opozitar në Shqipëri kërkon të bashkohen në mënyrë organike vlerat me të mira të së majtës, sakrificat dhe përvoja e opozitës së parë socialiste të 1992-97 me kontributet më të mira të opozitës së dytë, të mirëpërdoret përvoja qeverisëse e 1997-2005 dhe t’u jepen kryeqytetasve dhe të gjithë shqiptarëve garancitë e plota se Partia Socialiste, si sot në opozitë, ashtu edhe nesër në qeverisje, do të jetë tërësisht në funksion të qytetarëve dhe të zhvillimit të vendit. Realizimi i kësaj përtëritjeje do të realizohet përmes rritjes së frymës së solidaritetit dhe mirëkuptimit midis të gjithë socialistëve, shtimit të komunikimit midis tyre dhe njëkohësisht zhvillimit të instrumenteve të nevojshëm për tërheqjen dhe respektimin e mendimeve dhe pikëpamjeve të anëtarësisë socialiste, për të gjitha çeshtjet e rëndësishme të vendimmarrjeve politike. Socialistët e Tiranës kanë arsye shumë të forta për t’u ndier krenarë për kontributet e tyre atdhetare, përgjatë 20 viteve pluralizmit politik në Shqipëri, krahas të gjithë socialistëve e progresistëve të tjerë shqiptarë: (1) 1991-Krijimi i PSSH dhe i FRESSH (2) Alternativa e majtë, e sprovuar si opozita e parë demokratike dhe qeverisja e parë demokratike, u formësua plotësisht me Partinë Socialiste anëtare të denjë të familjes Socialiste Europiane e asaj Internacionale (3) Rreziku i instalimit të diktatures u ndal me fitoren e referendumit për kushtetutën në vitin 1994. (4) Shpresat për Demokracinë e vërtetë u mbajtën të gjalla, edhe pas dhunimit masiv të zgjedhjeve të vitit 1996 (5) Protestat qytetare dhe grevat e studentëve në Vlorë e në Tiranë në vitet 96 dhe 97, ndalën regjimin gjakatar të kohës dhe e detyruan atë të pranojë zgjedhjet e parakohshme e më pas largimin me turp nga një pushtet i mbajtur me dhunën e përdorjes së institucioneve shtetërore, si instrumente të një partie, e më keq akoma, si lodra të një personi të vetëm! (6) Lufta çlirimtare e Kosovës, gëzoi përkrahjen e plotë të NATO-s dhe njëkohësisht Shqipëria e qeverisur në aë periudhë nga socialistët dha gjithshka mundi, për ta lehtësuar sado pak dhimbjen e vëllezërve e motrave tona nga Kosova. (7) Një shtet normal, me një kushtetutë normale të denjë për një vend të përparuar të Europës u ngrit nga gërmadhat e ’97-ës dhe filloi të japë rezultatet përmes të cilave, shqiptarët do të mund të gëzonin lirinë dhe mirëqenien, të zhvillonin infrastrukturën dhe ekonominë, të shtonin sigurinë e jetes dhe cilësinë e arsimit. (vijon në faqen 4)


.ps. al www

3

E martë 28 shkurt 2012

SHENIM/ Gazeta “Zëri i Popullit” boton të plotë platformat dhe të dhëna të tjera të publikuara zyrtarisht nga PS për dy kandidatët në Tiranë. Ndërsa për renditjen e emrave, gazeta do i referohet në këtë garë, njoftimit zyrtar të kryesisë së Partisë Socialiste, datë 21/02/2012

Parti moderne dhe fituese

tale dhe mbi të gjitha, fituese. Për këtë arsye, në PS e Tiranës, veç sekretarit organizativ dhe komisionit për çështjet elektorale, do kete një sekretariat të veçantë për patronazhin.

Platformë e kandidatit për Kryetar të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri

Ne duhet të ngremë një sistem efikas patronazhi, të njohim çdo votë, derë më derë, dorë më dorë, fytyrë për fytyrë. Duhet të mbledhim cdo votë. Vetëm kështu fitojmë të gjithë bashkë, për të qeverisur gjithë bashkë në emër të qytetarëve. Asnjë grimë prej energjisë, forcave dhe ideve të anëtarësisë, simpatizantëve dhe të çdo force opozitare, nuk mund dhe nuk duhet të shkojë dëm por duhet të shumëfishohet e ripërtërihet falë kësaj fryme dhe aksionit të pareshtur të skuadrës tonë.

tuaj dhe të çdo socialisti. Pa u trembur nga e vërteta. Pa bërë kompromis. Të njëjtën gjë do vazhdoj të bëj nqs fitoj besimin tuaj për të përfaqësuar socialistët e Tiranës.

Unë jam Saimir Tahiri, jam 32 vjeç. Kam studiuar për Drejtësi, dhe tani jam ne proces doktorature në të drejtë kushtetuese. E kam filluar angazhimi tim në partinë socialiste si anëtar i thjeshte, si aktivist në disa fushata, komisioner dhe numërues në shumicën e fushatave, deri në vitin 2005, kur u emërova Zëdhënës i PS. Sot kam nderin dhe përgjegjësinë të jem një ndër deputetët e PS, por njëkohësisht një socialist si ju dhe një opozitar pa asnjë kompromis, si ju që jeni këtu, por dhe si shumica e shqiptarëve. E atyre që nga njëra anë varfërohen përditë nga një pushtet abuziv e të korruptuar, por që nga ana tjetër, besojnë fort se e ardhmja jonë ndërtohet nga duart tona, nga energjia dhe fuqia jonë për të ndryshuar dhe ecur përpara. E atyre që besojnë se e ardhmja e Shqipërisë, mund dhe do jetë më e mirë, pikërisht pse ne socialistet, jo vetëm në tiranë por në cdo cep të Shqipërisë jemi më të mirë, më të aftë, më të vullnetshëm për të bërë këtë vend, vendin e ëndrrave tona. Unë jam deputet në kombinat. Zonën ku këto zgjedhje, arritëm një fitore spektakolare, falë punës së përkushtuar të çdo socialiste e progresisti, falë energjive të pashtershme të njerëzve të ndershëm që luftuan me shpirt për të fituar të gjithë bashkë. Ata që kanë punuar krah meje natë e ditë, mund t' Ju thonë që unë besoj. Unë besoj se çdo socialist i thjeshtë, kudo qoftë, në çdo kohë, meriton mirënjohje dhe përultësi nga cilido i zgjedhur që mban mandat përfaqësues në PS, në cdo nivel. Mirënjohje dhe respekt, në çdo kohë, në çdo vend, ndaj cilitdo. Dhe kjo jo vetëm sa herë ka fushata, sa herë ka zgjedhje, sa herë na duhet të kthejmë kokën pas për të parë njerëzit prej nga na buron fuqia. Unë besoj tek forca e secilit prej jush, por edhe tek fuqia jonë e përbashkët për të lënë mënjanë çdo motiv, banal apo të rëndësishëm, që na bën ti rrimë njëri tjetrit me kokën mënjanë, dhe të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë të përbashkët. Deri më sot, kam përfaqësuar në parlament, në rrugë, në media e kudo kam pasur mundësi, asgjë më shumë se zërin

Unë besoj dhe do këmbëngul që pushteti politik, pushteti real, pushteti vendimmarrës, të jetë i juaji dhe i çdo socialiste të ndershëm që duhet të ketë zërin e vet në aksionin tonë politik. Në Kombinat ne arritëm një fitore që nuk mund të mbajë vetëm emrin tim, por mban emrin e çdo anëtari dhe simpatizanti të PS, duke u garantuar se fitorja jonë do ishte mundësia jonë për të qeverisur Njësinë 6 me pushtetin që buron nga socialistët e që përfaqëson qytetarët. Sot në kombinat, në minibashkinë e kombinatit dhe në çdo aksion të saj, pushtetin vendimmarrës, pushtetin politik, e mbajnë anëtarët e partisë duke përfaqësuar qytetarët dhe interesin e tyre më të lartë. Në bisedën time të kandidimit, kërkova dhe mora nga Edi Rama vetëm një garanci: të bëhem bashkë me socialistët e Tiranës sot, duke iu garantuar se kush punon me ne sot, kush lufton e përballet me ne sot, çdo socialist e progresist që sakrifikon me ne sot, do punojë e do mbajë pushtetin nesër me fitoren e zgjedhjeve, në emër të Partisë Socialiste dhe interesit madhor të qytetarëve që ne përfaqësojmë. Dhe për këtë, garant do jem unë, do jetë Partia Socialiste e Tiranës, do jetë Partia Socialiste e Shqipërisë. Por kjo duhet të fillojë që sot. Partia Socialiste e Tiranës duhet të shndërrohet në një kantier pune, me rregulla të mirë përcaktuara, ku të garantohet kontributi i gjithsecilit, por edhe të kthehet në vlerë të shtuar për socialistët. Ne bashkë do ndërtojmë një parti të hapur, demokratike, por njëkohësisht moderne, në gjendje ti përgjigjet kohës, terrenit dhe njerëzve. Askush nuk mund t’i bëjë këto i vetëm. Për këtë arsye, në Partinë e Tiranës, vec Kryetarit, do zgjidhet menjëherë Kryesia e Partisë Tiranës që do të përfaqësojë vlerat më të mira të anëtarësisë së cdo njësie. Do zgjidhet një aparat i zgjeruar sekretarësh që do punojnë ngushtësisht me mua dhe me ju. Pushtet vendimmarrës real do ketë mbledhja javore e kryetarëve të PS të cdo njësie, deputetëve të Tiranës dhe kryetarëve të Njësive Bashkiake si dhe Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë si dhe mbledhja 2 mujore e Asamblesë së Zgjeruar të Tiranës.

Kjo është skuadra që do drejtojë PS e Tiranës, bashkë me ju. Nga ana tjetër, unë besoj se ne, të gjithë bashkë, jemi e vetmja forcë që mund ta nxjerrë vendin nga bataku ku ka rënë. Të gjithë bashkë ama. Të rinj e më pak të rinj, ata që

ndër breza kanë kontribuar për partinë socialiste dhe ata që sot, dhe tani, po anëtarësohen për herë të parë. Ata që kanë kontribuar për PS, kanë skalitur energjitë e tyre tek këta që jemi ne sot. Nuk ka nevojë të kthehemi mbrapa e as të bëjmë respektin e të shkuarës sa herë na duhet për ta përdorur për të ardhmen. Miqtë e mi, le të flasim hapur. Më shumë se fjalët, shpërblimi ynë më i mirë për brezat e të gjithë socialistëve, është kontributi ynë për Shqipërinë dhe shqiptarët. I kemi një borxh të shkuarës, por akoma më shumë të ardhmes, dhe në emër të të gjithë atyre, drejtues por edhe socialistë të thjeshtë e të heshtur, si dhe në emër të të rinjve që sot bashkohen me ne për herë të parë, kemi një detyrim, punë, punë, punë, dhe vetëm, punë. Kemi detyrimin të kthejmë PS në një parti moderne, në gjendje të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë vendin. Ne ndajmë të njëjtat vlera, ndajmë të njëjtat shqetësime, ndajmë të njëjtën aspiratë për të ardhmen. Por këto vlera janë teorike po nuk i kthyem në praktikë. PS e Tiranës do ndërtojë profilin e saj aktiv, kudo në publik, ne çdo cep të Tiranës, në çdo Organizatë, me çdo anëtar. Ne do mbledhim mendimin e çdo anëtari dhe do e kthejmë të përpunuar në aksion. Për këtë arsye, në PS TR do ngrihen 4 komisione pune: për Programin, për Organizimin Partiak, për Çështjet Elektorale dhe për Pushtetin Vendor, Njësitë Bashkiake dhe Bashkisë Tiranë. Këto komisione do jenë të përbëra nga ju, nga të gjithë përfaqësuesit politik dhe vendorë në njësitë bashkiake dhe bashkinë Tiranë, nga intelektualë dhe simpatizantë të PS me një funksion të mirëpërcaktuar, për të qenë veshi dhe syri i partisë në bazë, dhe për ti kthyer problemet konkrete, në alternativa e zgjidhje konkrete. Miqtë e mi, mbi të gjitha na duhet shpirti i fitores. Besimi se ne mund dhe duhet të fitojmë. Se kemi gjithçka na duhet, vizionin, fuqinë, shpirtin dhe vullnetin për të fituar. Sapo kemi kaluar zgjedhjet vendore. Nuk kam asnjë dyshim që secili prej jush bëri sa mundi, dhe në këtë moment, me lejoni të shpreh gjithë mirënjohjen time personale për Besnik Baren, drejtuesin e PS TR për kaq vite, për gjithçka bëri me sakrificë e devotshmëri shembullore. Por jemi të gjithë në një mendje që na duhet të bëjmë më shumë. Unë besoj se PS TR mund ta kthjemë në një makineri elektorale, moderne dhe perfekte, në gjendje të organizojë një fushatë to-

Tirana është qendra prej së cilës duhet të jepet shembulli, Tirana është hapësira ku duhet të ndërtohen dhe promovohen modele të reja organizative. Modele fituese për një ekip fitues siç jemi ne. Projekti im për PS-Tiranë është një projekt i cili sheh brenda dhe përtej anëtarësisë. Ky projekt sheh të rinjtë dhe hapësirat ku ata jetojnë, gruan dhe problematikat që e shqetësojnë, prindërit dhe familjet që vuajnë peshën e jetës së shtrenjtuar, të moshuarit që vuajnë barrën e harresës dhe injorimit të qeverisë. Për këtë arsye, unë besoj se ne, të gjithë bashkë, mund të ndërtojmë një skuadër fituese, një ekip fitues, një projekt fitues. Bashkëpunim solidar, organizim modern në çdo qelizë, pushtet politik anëtarit dhe forumeve të partisë, impenjim elektoral intensiv, këto e shumë të tjera, janë hapi ynë më i sigurt për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në PS e Tiranës do të ngrihet një strukture funksionale që bashkërendon punët në mënyrë sa më efektive duke garantuar komunikim intensiv midis qelizave që e përbëjnë. Shkëmbimi informacionit, bashkëbisedimi me anëtarësinë dhe simpatizantët, krijimi i një sistemi organizativ bazuar mbi merita dhe vlerësimin e punës të gjithsecilit, janë parimet organizative mbi të cilat themelohet ky projekt. Për këtë arsye, në PS e Tiranës do të ngrihet një zyrë koordinimi që do të bashkërendojë punën ndërmjet strukturave me qëllim konsolidimin e OS dhe punës së cdo anëtari PS, pastrimin e fiktivitetit të numrave dhe fytyrave, angazhimin total të anëtarit të partisë, simpatizantëve dhe mbështetësve në çdo qendër votimi. PS e Tiranës do jetë shembull dhe në organizimin e FRESSH Dhe FGS. Jemi të gjitëh të vetëdijshmë se këto forume sot nuk janë ku duhet të jenë, madje janë shumë larg. Për këtë arsye, FRESSH në TR do të organizohet në mënyrë vertikale, duke garantuar mobilizimin total të cdo të riu, në gjimnaze, fakultete, njësi e çcdo ambjent tjetër ku të rinjtë zhvillojnë jetën e tyre. Një Sekretar për Rininë dhe një për Gruan do të jenë ëdrejtëpërdrejtë dhe pa pushim, të angazhuar në ringritjen e strukturave dhe gjallërimin e jetës politike dhe komunitare të FRESSG DHE FGS. Këto dhe shumë të tjera janë disa nga pikat e platformës që unë besoj na garanton fitoren.


(vijon nga faqja 2) (8) Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në pushtetin vendor duke filluar me Bashkinë e Tiranës, arritën një standard shumë të lartë në forcimin e komuniteteve tona. (9) Një opozitë e pandërprerë, shumëformëshe dhe konsitent, është rritur e fuqizuar që prej vitit 2005. Partia Socialiste e kryeqytetit ka kontributin e saj të pamohueshëm në të gjitha këto elementë të krenarisë së socialisteve. Eshtë plotësisht e mundur që si kontributet individuale, ashtu edhe ato kolektive të njihen, të respektohen dhe çfarë është më e rëndësishme, të përdoren në dobi të projektit tonë të përbashkët. Unë do të nxis papushim realizimin e vazhdueshëm të një procesi të tillë në harmoni të plotë me frymën e krijuar në parti që prej kongresit të 5 Nëntorit 2012. iii. Të fitojmë besimin e çdo progresisti- çelësi i suksesit për rrotacion të shpejtë politik. Pas dy mandateve shumë problematike në të gjitha aspektet të qeverisjes së Partisë Demokratike, realizimi i rrotacionit politik është bërë një domosdoshmëri historike. Këmbëngulja e kësaj maxhorance të panatyrshme për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht, përmes atyre formave që shqiptarët i panë live gjatë numërimit të votave të 8 majit, apo edhe përmes shpikjeve të tjera manipulative, do të ishte fatale për ringjalljen e demokracië në Shqipëri. Unë shpresoj që gjithnjë e më shumë qytetarë të paangazhuar apo jo, do të mund të përqëndrohen në faktin se cilësia e jetës e gjithësecilit është padyshim e lidhur dhe me cilësinë e sistemit politik dhe efektivitetin e institucioneve. Natyrshëm kjo do të sjellë rritjen e standartit të kërkesës publike ndaj qeverisjes dhe fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për ta lehtësuar shfaqjen e vullnetit të qytetarëve të Tiranës pavarësisht sfondit të tyre personal, prejardhjes, bindjeve politike apo përkatësisë në grupe të caktuara interesi. Kjo do të realizohet nëpërmjet forcimit të vazhdueshëm të imazhit pozitiv për Partisë Socialiste, mbështetjes së veprimtarisë së deputetëve socialistë të qytetit të Tiranës, zëdhënies së pandërprerë të interesave dhe shqetësimeve të komuniteteve tona. iv. Forcimi organizativ i partisë së kryeqytetit- më shumë drejtësi organizative, më shumë mundësi konkurimi, më shumë meritokraci në promovim, më shumë gjithëpërfshirje. Zbatimi i përpiktë i parimeve dhe normave të statutit të PS do të konsiderohet me prioritet si një domosdoshmëri për të mundësuar një bashkëjetesë sa më produktive në Partinë Socialiste të kryeqytetit. Mbledhjet e rregullta të të gjitha struktuarave të partisë, konsultimi i anëtarëve të saj dhe përdorimi efektiv i instrumenteve të llogaridhënies e vetëpërmirësimit, do të ndikojnë akoma më tej në rritjen e efektivitetit të veprimit politik të Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës. Vëmendje e posaçme do t’i tregohet zgjidhjes me durim dhe përgjegjësi të çfarëdo situate konfliktuale. Mbajtja në kohë dhe duke zbatuar procedurat statutore e zgjedhjeve aty ku do të bëhet e nevojshme, do të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm i punës së drejtimit të Par-

tisë Socialiste të Tiranës. Hapja e partisë dhe zgjerimi i anëtarësisë së saj do të jetë një veprimtari permanente prioritare e strukturave të PS të kryeqytetit. Në funksion të kësaj, mendoj se do të jetë efektiv ndërtimi i një sistemi nxitjeje, ku cilido anëtar partie, të ndjejë një vlerësim të drejtpërdrejtë për miqtë dhe të njohurit që ka rekomanduar për t’u bërë anëtarë të PS, banorë të të njëjtit territor të mbuluar nga organizata përkatëse, apo edhe miq e të njohur të tjerë, me të cilët i lidhin interesa profesionale apo përkatësi të tjera. Në funksion të motivimit të të gjithë anëtarësisë, do të propozoj të krijohen regjistrat e kontributeve për pranimet, ku anëtarëve të partisë të shënohen në bazë të prurjeve dhe nxitjeve për pranime. Një mirënjohje e posaçme do të tregohet për të gjithë të suksesshmit në këtë drejtim, sigurisht pas verifikimit të pjesëmarrjes aktive të anëtarëve të rinj në veprimtaritë e PS. Vëmendje të posaçme do t’i kushtohet gjallërisë dhe aktivitetit të partisë sipas çdo njësie vendore. Mbledhjet periodike të të gjithë anëtarësisë së partisë do të kthehen në një normë pune, por edhe një formë e dëshmimit të solidaritetit. Kështu, 1) E gjithë anëtarësia e secilës njësi vendore do të mblidhet në takim të zgjeruar të paktën një herë në 6 muaj; 2) E gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste të Tiranës do të mblidhet në takime te zgjeruara të paktën një herë në vit. Duke parë se përdorimi përdorimi i teknologjisë në menaxhimin e anëtarësisë, mund të krijojë hapësira më të mëdha komunikimi, do të angazhohemi për përdorimin gjithnjë e më të gjerë të tyre, edhe sa i takon forcimit organizativ të partisë. Kështu, axhendat e mbledhjeve do të shpërndahen elektronikisht dhe njëkohësisht diskutime edhe më të gjëra, mund të lehtësohen përmes përdorimit të rrjeteve sociale. v. Zgjerimi i hapësirave për kontributet intelektuale në Partinë Socialiste të Tiranës Eshtë plotësisht e mundur që intelektualët të gjejnë hapësira gjithnjë e më të mëdha në veprimtarinë e Partisë Socialiste të Tiranës, ndaj do të punoj papushim për t’i zgjeruar këto hapësira. Mendoj se organizimi i partisë në bazë të territorit dhe qendrave të votimit është dëshmuar i suksesshëm, për krahas tij, mendoj se është e nevojshme të ekzistojnë edhe organizime të bazuara në profesion apo në përkatësi të tjera interesash. Një mundësi shumë e mirë për të përfshirë intelektualët në veprimtaritë tona, do të jetë detajimi i programit politik të partisë socialis, sipas specifikave të kryeqytetit. Me këtë synim, do të organizohen tryeza sipas drejtimeve kryesore te programit dhe njëkohësisht

E

do të furnizohen inpute për grupet përkatëse të punës të ngritura nga Asamblea Kombëtare e PSSH. vi. Harmonizimi i plotë i veprimtarisë së Drejtimit të PS të Tiranës me atë të drejtimit FRESSH dhe Gruas Socialiste, të zgjedhur për mes një procesi të hapur e transparent Vitalizimi i strukturave dhe veprimtarisë së FRESSH dhe Forumit te Gruas Socialiste. Përvoja gjatë opozitës së parë të Partia Socialiste, FRESSH dhe Forumit të Gruas Socialiste dëshmon se ndërthurja e veprimtarisë së PS me këto dy struktura të saj sjell premise të mëdha për lehtësimin e angazhimit politik të të rinjëve dhe grave. Kjo sigurisht që lehtëson edhe shfaqjen e talenteve politikë të cilët natyreshëm integrohen ne veprimtarinë e PS. Idealizmi dhe dashuria e rinjve dhe grave për Shqipërinë, alternativën e majtë dhe afirmimin e vlerave të demokracisë, duhet të gjejë një platformë mbështetëse në Partinë Socialiste të Tiranës. Një shpirt i tillë jeton në të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste dhe unë besoj se është plotësisht e mundur që të forcohet dhe afirmohet akoma më tej. Unë besoj se 20 vjeçarët e 2012, janë shumë të aftë për të ushqyer atdhedashurinë dhe vlerat e së majtës progresiste ndaj do të jem vazhdimisht një përkrahës i zjarrtë i tyre. Ekziston harmonia e brezave në PS, pavarësisht specifikave të veçanta. E rëndësishme është që instrumentet statutorë, të cilët garantojnë garën e hapur dhe konkurencën e ndershme, të vihen plotësisht në punë, që të gjitha prirjet dhe tendencat të mund të respektohen dhe të përfaqësohen në mënyrë të denjë; dhe po ashtu mendimi i anëtarësisë të mund të ndikojë në vendimmarrjen e forumeve. Unë synoj ta gjallëroj akoma më tej komunikimin dhe diskutimin e pikëpamjeve në PS të kryeqytetit, për ta bërë atë një makineri politike të papërballueshme nga çdo marifet manipulativ i maxhorancës aktuale. Padyshim që vitalizimi i mëtejshëm i veprimtarisë së grave në Partinë Socialiste kalon nga specifikat përkatëse. Ndaj mendoj se është një lajm i mirë tashmë që Kryesia e Partisë Socialiste i ka kushtuar rëndësinë e duhur kësaj çeshtjeje. Riorganizimi i Forumit te Gruas Socialiste sipas statutit do të jetë një nga aksionet tona politike imediate. Partia Socialiste e Tiranës ka privilegjin që shumë kontribute në të vijnë pikërisht prej shoqeve dhe unë do të punoj së bashku me drejtueset e Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës, të cilat do të dalin nga procesi zgjedhor që do të mbahet në kuadër të këtij riorganizimi. vii. Forcimi i efektivitetit të organizimit elektoral te Partisë Socialiste te Tiranës. Përgatitja organizative për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jetë njëri nga komponentët kryesorë të veprimtarisë së organizatës socialiste të Tiranës. Forcimi i organizatave socialiste, mbledhjet e rregullta të tyre, zgjerimi i anëtarësisë dhe vënia në efiçencë akoma më të plotë të sistemit të patronazhit, do të ndihmojnë në

kziston harmonia e brezave në PS, pavarësisht specifikave të veçanta. E rëndësishme është që instrumentet statutorë, të cilët garantojnë garën e hapur dhe konkurencën e ndershme, të vihen plotësisht në punë, që të gjitha prirjet dhe tendencat të mund të respektohen dhe të përfaqësohen në mënyrë të denjë; dhe po ashtu mendimi i anëtarësisë të mund të ndikojë në vendimmarrjen e forumeve. Unë synoj ta gjallëroj akoma më tej komunikimin dhe diskutimin e pikëpamjeve në PS të kryeqytetit, për ta bërë atë një makineri politike të papërballueshme nga çdo marifet manipulativ i maxhorancës aktuale. Padyshim që vitalizimi i mëtejshëm i veprimtarisë së grave në Partinë Socialiste kalon nga specifikat përkatëse. Ndaj mendoj se është një lajm i mirë tashmë që Kryesia e Partisë Socialiste i ka kushtuar rëndësinë e duhur kësaj çeshtjeje. Riorganizimi i Forumit te Gruas Socialiste sipas statutit do të jetë një nga aksionet tona politike imediate.

.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

4

mbështetjen e fuqishme të fushatës së kandidatëve socialistë për zgjedhjet parlamentare. Rëndësi tepër e madhe do t’u kushtohet trainimeve dhe zgjerimit të njohurive të të githë anëtarëve e simpatizantëve, lidhur me kodin zgjedhor dhe përdorimin efektive të hapësirave dhe garancive të tij. E gjithë përvoja e grumbulluar në vite do të mirëadministrohet dhe mirëpërdoret në funksion të maksimizimit të efekteve të administrimit të fushatës dhe të ditës së zgjedhjeve. viii. Kontributi në forcimin e koalicionit opozitar Harmonizimi i veprimtarisë së PS Tiranë me atë të partive të tjera opozitare do të jetë një drejtim tjetër i punës së organizatës së PS të Tiranës, në mbështetje të principeve dhe konceptit të udhëheqjes së PS për organizimin e koalicionit. ix. Zgjerimi i rrethit të miqve të Partisë Socialiste të kryeqytetit Zhvillimi i shkëmbimeve me degët e partive kryesore shqiptare në Prishtinë, Shkup/Tetovë dhe Ulqin, me degët e PS në Kryeqytetet e vendeve fqinjë dhe gjithashtu me partitë simotra të vendeve të Bashkimit Europian, mund të sjellë më shumë solidaritet për socialistët e kryeqytetit. Do të vë në punë përvojën time të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe kontributet dhe kontaktet e mia politike gjatë përiudhës që kam shërbyer në detyra të ndryshme shtetërore, periudhë kjo e njëjtë me atë të çlirimit të Kosovës nga okupacioni serb dhe e arritjes së Marrëveshjes së Ohrit gjithashtu. x. Forcimi i kolegjialitetit në vendimmarrje dhe bashkëpunimit Kolegjialiteti dhe bashkëpunimi janë parime të rëndësishme të veprimtarisë së Partisë Socialiste të normuara në statutin e saj. Besoj se mbështetja mbi këto parime dhe përfshirja e sa më shumë mendimeve, diskutimeve dhe kontributeve, sjell vlerë të shtuar dhe legjitimon zbatimin e vendimeve të marra. Në kuadrin e Partisë Socialiste të Tiranës është shumë i rëndësishëm harmonizimi i veprimtarive me aksionet kryesore të partisë. Në këtë drejtim, do të punoj ngushtësisht me institucionet e partisë për të zbatuar me korrektesë e përpikmëri detyrat e ngarkuara në funksion të fitores. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me deputetët socialistë të Tiranës do të jetë një konstante e veprimtarisë sonë. Ne do të punojmë për të mbështetur me efektivitet kontaktet sa më të ngushta të deputetëve socialistë me komunitetet zgjedhëse dhe për të kontribuar në ndjekjen e shqetësimeve të tyre. Mundësia për të bërë opozitë efektive në nivel të bashkisë së Tiranës dhe të njësive bashkiake kalon nga bashkëpunimi efektiv me grupin e këshilltarëve socialistë në këtë bashki. Veprimet tona do të jenë të harmonizuara dhe efektiviteti i këshilltarëve tanë, do të mbështetet edhe nga grupet e punës përkatëse që do të ngrihen nga struktura e partisë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryetarit të PS së Tiranës do të jenë Kryetarët e partisë së njësive bashkiake, dhe asamblea e zgjeruar e Tiranës dhe asambletë e njësive. Çdo ide do të dëgjohet, çdo propozim do të merret në konsideratë, për çdo kontribut do të ketë mirënjohje.


.ps. al www

5

E martë 28 shkurt 2012

Padyshim, askush ndër ju s’do të donte të ishte në vendin e tyre kur prindërit janë të detyruar të kthehen kokulur në shtëpi pasi i kanë hequr nga puna për arsye politike. Kur prindërit janë të detyruar të ulin zërin në shtëpi pasi i tremben heqjes nga puna për arsye politike. E pra, nëqoftëse nuk doni t’i lini vetëm prindërit tuaj dhe nëqoftëse e kuptoni se ata janë sot në atë gjendje, pikërisht, sepse duhen më shumë në krah të tyre që gjendja e tyre të ndryshojë, atëherë përfshihuni pa ngurrim. Përfshihuni jo vetëm në Akademinë Politike apo në programin e posaçëm, për t’u bërë të aftë të bindni bashkëmoshatarët tuaj të luftojnë njësoj si ju për familjet e tyre, por edhe në jetën e gjallë aktive të Partisë Socialiste. Kryetari Rama iu tha të rinjve se tashmë atë kanë trokitur në derën e Partisë Socialiste dhe “ajo është e hapur dhe ju jeni brenda saj”.

“Palës tjetër i duhet vjedhja e zgjedhjeve” Juljana Deda

Ka qenë i menjëhershëm dhe refuzues reagimi i Kryetarit Edi Rama në lidhje me akuzat e të parit të palës tjetër gjatë ditës së djeshme. Duke reaguar në faqen e tij zyrtare në Twitter Edi Rama është shprehur se kryeministrit nuk i dhimbsen komisionerët, por i dhimbset mekanizimi i vjedhjes së zgjedhjeve. Mekanizëm që siç shkruan lideri i opozitës e ka themelin në korruptimin e komisionerëve. “KM i dhimbsen komisionerët? Jo, i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve që ka në themel korruptimin e komisionerëve. E di gjithë bota!” shkruan Rama në Twitter. Kryetari Rama shkruan se kryeministri sulmon Partinë Socialiste pasi ai nuk ka çfarë të flasë për korrupsionin e qeverisë së tij dhe për papunësinë në rritje në vend. “Sulmon PS sepse s'ka çfarë tregon për papunësinë e korrupsionin deri në thonj.

Ka qenë i menjëhershëm dhe refuzues reagimi i Kryetarit Edi Rama në lidhje me akuzat e të parit të palës tjetër gjatë ditës së djeshme. Duke reaguar në faqen e tij zyrtare në Twitter Edi Rama është shprehur se kryeministrit nuk i dhimbsen komisionerët, por i dhimbset mekanizimi i vjedhjes së zgjedhjeve. Mekanizëm që siç shkruan lideri i opozitës e ka themelin në korruptimin e komisionerëve. “KM i dhimbsen komisionerët? Jo, i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve që ka në themel korruptimin e komisionerëve. E di gjithë bota!” shkruan Rama në Twitter. Kryetari Rama shkruan se kryeministri sulmon Partinë Socialiste pasi ai nuk ka çfarë të flasë për korrupsionin e qeverisë së tij dhe për papunësinë në rritje në vend. “Sulmon PS sepse s'ka çfarë tregon për papunësinë e korrupsionin deri në thonj. Zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare!”. Rama në një tjetër mesazh shkruan se është Partia Socialiste me Programin e saj “Për një Rilindje Shqiptare” forca politike e cila do vendosë barazinë para ligjit dhe do rivendosë demokracinë në vend. “Ne do vendosim barazinë para ligjit dhe do ta bëjmë shtetin të drejtë me të gjithë. Shqipëria e meriton këtë pas 100 vjetësh pavarësi!” përfundon mesazhi në Twitter i Kryetarit Rama.

Akademia Politike, Rama: Një Shqipëri ndryshe është e mundur përmes votës Akademia Politike me kërkesën këmbëngulëse të Kryetarit të PS Edi Rama dhe me miratimin e Fondacionit “Friedrich Ebert” në partneritet me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, u vendos që këtë vit përveç kursit të parë saj të ketë edhe tre kurse të tjera paralele duke përfshirë të gjithë aplikantët. Kryetari Edi Rama duke marrë fjalën në Akademinë Politike është shprehur se të rinjtë duhet të militojnë dhe t’i bashkohen Partisë Socialiste jo vetëm për veten e tyre, por edhe për familjen. Duam ndihmën tuaj, u tha Rama të rinjve aplikantë në Akademi, për të bërë të mundur një Shqipëri ndryshe: “Të merresh me politikë dhe posaçërisht në moshën tuaj unë mendoj se do të thotë edhe të militosh për familjen tënde, për prindërit e tu, për të gjithë ato kushte që në familjen tuaj mungojnë. Ju nuk mund t’i lini sot vetëm prindërit tuaj në betejën me papunësinë, me varfërinë, me çmimet e larta dhe me padrejtësinë e korrupsionin marramendës që i pengon, të bëjnë për familjen dhe ju vetë, atë që aq shumë dëshirojnë dhe që pa dyshim ju dëshironi. Dhe nëse sot ju i

shihni prindërit tuaj me sytë e fëmijëve, është roli i tyre që të krijojnë për ju kushtet më të mirë për shkollim dhe për një kohë të lirë me sa më shumë përmbajtje, nuk është herët për të menduar se nesër do të jeni ju në vendin e tyre. Padyshim, askush ndër ju s’do të donte të ishte në vendin e tyre kur prindërit janë të detyruar të kthehen kokulur në shtëpi pasi i kanë hequr nga puna për arsye politike. Kur prindërit janë të detyruar të ulin zërin në shtëpi pasi i tremben heqjes nga puna për arsye politike. E pra, nëqoftëse nuk doni t’i lini vetëm prindërit

A

tuaj dhe nëqoftëse e kuptoni se ata janë sot në atë gjendje, pikërisht, sepse duhen më shumë në krah të tyre që gjendja e tyre të ndryshojë, atëherë përfshihuni pa ngurrim. Përfshihuni jo vetëm në Akademinë Politike apo në programin e posaçëm, për t’u bërë të aftë të bindni bashkëmoshatarët tuaj të luftojnë njësoj si ju për familjet e tyre, por edhe në jetën e gjallë aktive të Partisë Socialiste. Kryetari Rama iu tha të rinjve se tashmë atë kanë trokitur në derën e Partisë Socialiste dhe “ajo është e hapur dhe ju jeni brenda saj”. “Që çdo njeri nga ju të fitojë nesër atë që i takon falë dhuntive dhe meritave të tij duhet një Shqipëri tjetër. Po

kademia Politike me kërkesën këmbëngulëse të Kryetarit të PS Edi Rama dhe me miratimin e Fondacionit “Friedrich Ebert” në partneritet me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, u vendos që këtë vit përveç kursit të parë saj të ketë edhe tre kurse të tjera paralele duke përfshirë të gjithë aplikantët. Kryetari Edi Rama duke marrë fjalën në Akademinë Politike është shprehur se të rinjtë duhet të militojnë dhe t’i bashkohen Partisë Socialiste jo vetëm për veten e tyre, por edhe për familjen. Duam ndihmën tuaj, u tha Rama të rinjve aplikantë në Akademi, për të bërë të mundur një Shqipëri ndryshe: “Të merresh me politikë dhe posaçërisht në moshën tuaj unë mendoj se do të thotë edhe të militosh për familjen tënde, për prindërit e tu, për të gjithë ato kushte që në familjen tuaj mungojnë. Ju nuk mund t’i lini sot vetëm prindërit tuaj në betejën me papunësinë, me varfërinë, me çmimet e larta dhe me padrejtësinë e korrupsionin marramendës që i pengon, të bëjnë për familjen dhe ju vetë, atë që aq shumë dëshirojnë dhe që pa dyshim ju dëshironi.

a është mundur një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi? Unë jam i bindur që jo vetëm është e mundur, por nëse askush ndër ju dhe ndër të gjithë ata që e duan një Shqipëri tjetër ndryshe, njësoj si ju nuk tërhiqet sot, kjo Shqipëri është plotësisht e mundur nesër. Kjo Shqipëri nuk është diku larg, e pakapshme, e paarritshme, e pamundur. Kjo Shqipëri është në duart tuaja. Por, nëqoftëse duart tuaja qëndrojnë kryq këtë Shqipëri ju nuk do ta shihni dot. Mjafton që ju të shtrini duart ndaj njëri tjetrit dhe të gjithë sëbashku me të gjithë të tjerët të kërkoni ta mbërrini këtë Shqipëri unë ju siguroj se është bërë gjysma e punës. Gjysmën tjetër të punës do ta bëjmë të gjithë sëbashku duke fituar me votë të drejtën nga populli shqiptar që kjo punë të kryhet”. Saimir Tahiri një nga drejtuesit e Akademisë Politike tregoi disa momente të intervistave të aplikantëve. Një djalë nga Presheva do të tregonte kështu arsyet pse donte të bëhej pjesë e Akademisë Politike të PS: “Dua që kur të kthehem në qytetin tim të vogël në Preshevë t’u tregoj se si mund të bëj më shumë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të vogël brenda saj.”


.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

6

Pse nevojitet një Rilindje për Rininë Alba Aliaj Në vazhdim të tryezave të grupeve të punës për Programin e ri “Për një Rilindje Shqiptare” është mbledhur dje në mesditë grupi i punës “Për Politikat Rinore”. Kryetari Rama që ka marrë fjalën në këtë tryezë është ndalur gjatë në problematikën e universiteteve të vendit duke i cilësuar si “streha vorfnore të mjerimit akademik”. Mina me sahat në duart e të rinjve i ka vlerësuar Rama politikat e shqyerjes së dyerve të universiteteve, duke theksuar se kjo minë shpërthen sapo studenti mbaron universitetin. Lideri i Partisë Socialiste ka theksuar se është domosdoshmëri një politikë e re për rininë e cila duhet t`i ketë rrënjët te shkolla dhe se qeveria, mësuesit dhe prindërit duhet të bëhen bashkë për të përmirësuar sistemin arsimor. MË POSHTË FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE, EDI RAMA: Do doja ta vazhdoja këtë bisedë duke e filluar me një pyetje dhe pyetja është: Ku është rinia sot? Në qoftë se i përgjigjemi drejt kësaj pyetje do t’i japim, me siguri, drejt edhe përgjigjet për të nesërmen: Ku duhet të jetë rinia nesër. Rinia sot është e çoroditur, papunësia rinore është pjesa më e thellë e plagës së papunësisë në tërësi. Ndër 1 milionë të papunë shumica dërmuese janë të reja dhe të rinj. Universitetet janë kthyer në streha vorfënore të mjerimit akademik. Mbushur plotë e përplot me të reja dhe të rinj, që qeveria i drejton masivisht, duke i shtyrë brenda në dyert e universiteteve, për të mos u përballur me papunësinë rinore. Politika e qeverisë për universitetin, kjo politikë, e shqyerjes së dyerve të universiteteve dhe e shtyrjes së të rinjve thuajse forcërisht, në pamundësi të çdo alternative tjetër brenda në universitet, është një minë me sahat që shpërthen në duart e çdo të riu me të dalë nga universiteti në rrugën e papunësisë. Çdo vit kjo minë sakaton me dhjetëra mijëra të rinj, që e mbarojnë formalisht universitetin, pa mbaruar praktikisht një cikël të besueshëm formimi universitar. Financimet në sistemin publik mungojnë. Kushte normale të jetës universitare në fakultetet publike mungojnë. Motivimi i trupës pedagogjike nëpër universitet publike mungon. Universiteti publik është katandisur në një zgafellë përvit e më të errët, ku luhet farsa rrënqethëse e rritjes së përvitshme të numrit të studentëve dhe rënies së përvitshme të cilësisë së shkollimit në universitete. Zgjedhjet në universitet s’kanë të bëjnë asgjëkundi as me autonominë e universitetit, as me çuarjen përpara të universitetit. Por me mbajtjen me pahir të një statukuoje rrënuese në funksion të një politike rrënuese, të një qeverie që po e rrënon vendin dhe sigurisht të ardhmen e afërt të të rinjve. Universitetet private, nga ana tjetër, shtohen përvit, por jashtë çdo lloj kriteri dhe vetëm mbi bazën e parasë dhe të klientelizmit, që ushqehet nga pushteti shpërdorues i qeverisë. Reforma më e fundit që propozohet, për financimin e universiteteve ku është vendosur hapur shenja e barazimit mes publikut e privatit

CMYK

në shpërndarjen e fondeve publike, për të favorizuar padrejtësisht këtë të fundit, pra privatin, është në fakt, heqja e gurit të fundit të themelit në sistemin universitar shqiptar. Paskëtaj vjen vetëm shthurja e pandalshme e sistemit, sanksionimi i padrejtësisë në administrimin e fondeve publike për sistemin tonë universitar; çimentimi i korrupsionit dhe i klientelizmit partiak mu në zemër të këtij sistemi, në funksion të mbajtjes me çdo kusht dhe me çdo mjet të pushtetit. Por, çorodia fillon më poshtë akoma, aty ku sistemi para universitar është kthyer i tëri në sistem punësimi dhe promovimi për shërbëtorët e partive të qeverisë në rolin e mësuesve apo të drejtorëve të mësuesve. Ndërsa vlerësimi i nxënësve sipas meritës ia ka lënë vendin një çorganizimi të organizuar me kriter themelor stimulimin e besnikërisë ndaj pushtetit. Shpëlarja e truve përmes tekstesh shkollorë me skarcitet të lartë alarmant dhe propagandës dhe presionit konstant mbi nxënësit tanimë është objektiv publikisht i shpallur. Kallja e frikës ndër më të rinjtë dhe asgjësimi i të gjitha programeve dhe praktikave që stimulojnë të menduarit kritik tek të rinjtë, është instrumenti më i preferuar për realizimin e objektivit antidemokratik dhe antisocial të kësaj qeverie, e cila po dobëson në mënyrë ekspotenciale kapitalin njerëzor. Shkollat në fakt e kanë humbur çdo prirje për të edukuar brezin e ri me liritë e të drejtat kushtetuese, me standardet demokratike dhe normat e bashkëjetesës qytetare dhe komunitare, me sfidat e me kërkesat përditë e më të larta për dije në botën ku jetojmë. Ato janë të keqfinancuara, janë të keqmenaxhuara, dhe më e keqja akoma janë të keqdrejtuara, të keqorientuara. Mungon tërësisht kultura demokratike në shkollë. Mungon tërësisht meritokracia në emërime. Mungon tërësisht bashkëpunimi i pazëvendësueshëm i shkollës me prindërit dhe me komunitetin. Jeta shkollore praktikisht nuk ka kulturë sociale. Aktivitetet krijuese dhe sportive për nxënësit kanë degraduar në një boshllëk të frikshëm që stimulon vetëm braktisjen e tyre. Dhuna sociale, alkooli, cigarja, droga, bastet dhe bingot kanë gjetur fushë të lirë në këtë boshllëk. Ikja nga mësimi është bërë normë, kurse disiplina në shkollë është kthyer në fjalë boshe. Mësuesit më shumë se të keqpaguar janë të keqtrajtuar. Rrogëtarët të demotivuar që kanë humbur bashkë me autoritetin edhe ambicien për të guxuar të kërkojnë më shumë nga shkolla, të kërkojnë më shumë për një drejtim dhe orientim të mirë të shkollë, e kështu të kërkojnë më shumë edhe nga nxënësit, padyshim edhe nga vetja. Periferitë ku shkolla duhet të luante një rol social transformues në mentalitet, e vuajnë edhe më shumë këtë degradim të përgjithshëm. Politika ka shkatërruar me shembullin e saj të mbrapshtë vetë moralin e shkollës. Dhe sot një politikë e re për rininë, e cila duhet t’i ketë rrënjët tek shkolla është domosdoshmëri jetike sot për vendin. Qeveri, mësues dhe prindër duhet të bëhen bashkë. Unë e pashë me shumë interes edhe një nismë së fundmi që vjen nga shoqëria, për përfshirjen e komunitetit të prindërve në përzgjedhjen e mësuesve dhe të drejtorëve dhe në mbajtjen në vijimësi të një të drejte gjykimi për cilësinë e mësimdhënies për fëmijët e tyre. Kjo ka qenë qysh në vitin 2009 pjesë e programit tonë qeverisës dhe është baza e programit tonë sot për të filluar transformimin e kulturës sociale

në shkollë. Pa e transformuar kulturën sociale në shkollë nuk kemi çfarë presim nga tekstet sado bukur që ato të shkruhen dhe as nga vetë mësuesit, sado fjalë të bukura t’u adresojmë, apo sado t’u rrisim thjesht rrogën. Më shumë sesa për t’u paguar më mirë, mësuesit kanë nevojë për t’u trajtuar më mirë. Për t’u trajtuar si autoritet i pakontestueshëm dhe njëkohësisht si pjesë e këtij bashkëpunimi të pazëvendësueshëm me prindin dhe me qeverinë, përmes të gjithë strukturave vertikale, nga qeveria qendrore deri në qelizë, që është shkolla. Liri – Barazi- Vëllazërim, është një shprehje e rrënjosur thellë në kulturën e bashkëjetesës së një vendi shumë të madh europian, siç është Franca . Liri barazi, vëllazërim, është një shprehje e stampuar edhe në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës Franceze, sot e shumë vite më parë. Liri, barazi vëllazërim, është besoj unë, shprehja më kuptimplotë për të synuar një vizion të ri për shoqërinë tonë, po në radhë të parë për transformimin e jetës së të rinjve tanë. Liri për të gjithë pa dallim, një liri të pacënueshme për asnjë arsye tjetër, përveç kufijve që përcakton Kushtetuta dhe Ligji. Barazi mundësish mbi dy shina të palëvizshme, nga njëra anë konkurrencë dhe nga ana tjetër vlerësim sipas meritës. Dhe vëllazërim mes të gjithëve si normë e bashkëjetesës në komunitet, por dhe si vlerë dhe parim i qeverisjes kombëtare dhe vendore, në funksion të stimulimit të atyre që janë më të mirë dhe si më të mirë duhet të vlerësohen. Dhe të mbështetjes së atyre që nuk duhet të mbeten pas për shkak se nuk përballojnë dot një nivel të caktuar të konkurrencës. E, këtu vjen pjesa tjetër pastaj e transformimit rrënjësor të politikës me të rinjtë, duke mos u dhënë të gjithëve iluzionin simetrikisht të ngjashëm me iluzionin e piramidave financiare, që mund të bëhen akademikë apo mund të kenë të gjithë një diplomë, por duke u dhënë të gjithëve mundësinë që me aftësitë e tyre të mund të përballojnë jetën përmes arsimimit profesional. Shqipëria ka sot numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë, por ama në 28 mijë

kilometrat e saj shumë shpejt do ta ketë të pamundur të gjejë një zanatçi, të gjejë një hidraulik, apo të gjejë një elektricist, apo të gjejë një marangoz, apo të gjejë një teknik të mesëm të bujqësisë dhe kështu me radhë të gjitha ato zanate pa të cilat është e pamundur të ndërtohet një vend i zhvilluar dhe pa të cilat është e pamundur që Shqipëria të bëhet vendi ku investimet e huaja të mund të gjejnë terrenin për t’u zhvilluar. Është e pavërtetë që në Shqipëri ka rritje të investimeve të huaja. Është e pavërtetë që investimet e huaja në Shqipëri lidhen me taksën e sheshtë. E vërteta e madhe është që investimet e huaja në Shqipëri lidhen me aspekte të funksionimit të shtetit dhe të aftësisë së krahut të punës. Të aftësisë së krahut të punës sipas fushave dhe niveleve të këtyre investimeve. Anketimet e bëra me investitorë të huaj që kanë kaluar përmes eksperiencës shqiptare janë të qarta si drita e diellit. E ndër arsyet që paraqiten si pengesa për zhvillimin e sektorit të investimeve të huaja sigurisht hyn e drejta e pronës, sigurisht hyn stabiliteti i legjislacionit, sigurisht hyn një administratë publike që të funksionojë konform standardesh, pa të cilat një investim nuk është i sigurt, e me radhë elementë të tjerë të funksionimit të shtetit të së drejtës, por hyjnë me vlerë të barabartë me të tjerat e ndoshta shpesh herë me vlerë përcaktuese për fatin e një investimi, kualifikimi i krahut të punës. Aftësia e krahut vendas të punës për të përballuar sfidën e një investimi me standarde të BE-së.

Në rast se sot ne flasim për rininë, mos ta harrojmë që pavarësisht se tërheqja me e madhe vjen nga problematika komplekse e rinisë që jeton në qytet, ka një rini edhe në fshat. Dhe aty ka një rini e cila jeton me problematika të rënda, ku unë do të veçoja problematikën e mungesës së kushteve për t’u përgatitur për çfarëdolloj politike të nxitjes së zhvillimit rural dhe të prodhimit vendas. Është e papranueshme dhe e pakonceptueshme që Shqipëria të mos ketë arsimim profesional për fshatin. Nuk dua të shkoj më gjatë në fjalën time, por kam bindjen se kjo tryezë do të vlejë jashtëzakonisht vetëm nëse do të kthehet në një pjesë të rëndësishme të komunikimin tonë gjatë gjithë rrugës së programit.

®


7

www

.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

400 të rinj anëtarësohen në PS, Rama: Ju mund ta ndryshoni politikën! 400 TË REJA E TË RINJ MORËN KARTËN E ANËTARËSISË SË PARTISË SOCIALISTE TË DIELËN NË FIER ME PLOT ENTUZIAZËM E DËSHIRË PËR T’IU BASHKUAR PROJEKTIT PËR “NJË RILINDJE SHQIPTARE”. Juljana Deda Në takimin me të rinjtë fierakë të FRESSH-it kreu socialist Edi Rama u shpreh se politika në Shqipëri i ka dhënë njerëzve të zakonshëm shembullin e keq dhe modelin e gabuar. Sipas tij ka ardhur koha për ndryshimin e kësaj situate sepse pa ndryshuar politikën askush nuk mund ta ndryshojë i vetëm realitetin e vështirë. “Nuk jeni ju që duhet të ndryshoni, është politika siç e shohim dhe e dëgjojmë përditë që duhet të ndryshojë. Dhe vetëm besimi se politika mund dhe duhet të jetë ndryshe do ta ndryshojë politikën. Ju keni hedhur sot një hap dhe unë ju përgëzoj me mirënjohje për kurajon, sepse jo për të thënë një fjalë të rastit, por për të thënë një fjalë ashtu siç është, Partia Socialiste ka nevojë për sa më shumë njerëz që e shikojnë politikën, me sytë e shpresave

¯ Për të komunikuar me përfaqësuesit e rinisë, por edhe me të gjithë ata që përfaqësojnë përpjekjen në shoqërinë civile, në institucione, në botën akademike për politika të reja rinore në të gjithë Shqipërisë. Për t’u detajuar duke dëgjuar me durim historitë e të rinjve shqiptarë. Duam të dëgjojmë idetë tuaja, është vetëm një fjalë goje. Por vullneti, dëshira dhe pasioni për të dëgjuar historitë tuaja është ajo çka ne duhet t’u përçojmë të rinjve kudo ku ata jetojnë. Programi ynë për “Një Rilindje Shqiptare” pa asnjë dyshim do të jetë programi më i detajuar që një parti politike në të gjithë këto vite ka shkruar për t’ju drejtuar qytetarëve me kërkesën për votën. Por, sado bukur ne do ta shkruajmë programin për “Një Rilindje Shqiptare” nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë se vlera reale e këtij programi do të jetë tek numri i bashkautorëve dhe bashkëpronarëve të programit. Dhe sa më shumë njerëz ne t’i përfshijmë dhe t’i bëjmë të ndjehen bashkautorë e po ashtu edhe bashkëpronarë të programit aq më e sigurt do të jetë e ardhmja e këtij programi të shkruar, sepse nesër qeveria jonë do ta ketë të pamundur t’i shmanget detyrimeve të marra bashkarisht në një dokument si programi “Për një Rilindje Shqiptare”. Më lejoni ta mbyll duke thënë se në thelb kur flasim për rininë dhe kur flasim për kapitalin njerëzor në grupmoshën që përfshin fjalën rini, problemi më i madh, sfida më e madhe dhe plaga më e madhe që ne hasim është se është vrarë jo vetëm puna, por është vrarë dëshira për punën, është vrarë besimi tek puna si vlerë morale dhe shoqërore. Është vrarë shpresa se përmes punës mund të bësh përpara në këtë shoqëri, ku shembujt e përditshëm që vijnë nga ekranet e televizorëve apo nga faqet e shtypit janë shembujt që jep pakursim politika e grabitjes, e pasurimit aty për aty, e daljes mbi të tjerët, jo përmes punës dhe punës si vlerë morale dhe sociale. Po përmes shkeljes mbi punën e të tjerëve dhe mbi kapacitetet për punë të të tjerëve. Një model i ri ekonomik dhe social është kompleks. Por, nuk mund të ketë politika të reja rinore nëqoftëse ato nuk zhvillohen brenda kornizës së një modeli

të tyre. Dhe që kërkojnë përmes politikës ndryshimin e realitetit të tyre duke ndryshuar në radhë të parë vetë politikën.” Rama shprehu nevojën që anëtarët e këtij forumi duhet ta shikojnë përfshirjen në FRESSH si të jetuarit brenda një gare dhe konkurrence. “Politika e jetuar brenda një organizate është garë, është konkurrencë e fortë, është edhe seleksionim i pamëshirshëm. Kush thyhet nuk çan dot përpara në rrugën për ta bërë politikën art të jetës së vet si qytetar. Mënyrë të jetuari me problemet që politika duhet t’i zgjidhë dhe që pa politikën nuk zgjidhen dot. Ju mund ta ndryshoni politikën dhe ta bëni të aftë të ndryshojë pamjen e vet dhe bashkë me të edhe pamjen e të gjitha gjërave”. Duke e parë këtë ndryshim tek rinia, Rama e ka parë kartën e anëtarësimit si një mundëtë ri ekonomik dhe social. E në rast se sot Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik dhe social, kjo nevojë vjen besoj unë në radhë të parë nga nevoja që ka atdheu ynë për të mos e humbur rininë dhe kapitalin e saj njerëzor në rrugën e çorodisë që vazhdon përditë, e përditë, e përditë, në realitetin e përditshëm të familjeve shqiptare dhe posaçërisht të të rejave dhe të të rinjve të Shqipërisë.

BEQAJ: Lokomotiva e rilindjes duhet të jenë të rinjtë Sekretari Ilir Beqaj, që është sekretari socialist që drejton edhe punën për Programin e ri “Për një Rilindje Shqiptare” në hapje të tryezës së diskutimeve “Për Politikat Rinore” vlerësoi se “lokomotiva e rilindjes duhet të jenë të rinjtë”: “Jemi të vendosur të diskutojmë me publikun çështje të rëndësishme të vendit e të shoqërisë. Duam që bashkërisht me shqiptarët të hartojmë edhe një program real e ambicioz që Shqipëria të rilindë. Gjykojmë se lokomotiva e rilindjes duhet të jenë të rinjtë. Vajzat dhe djemtë që me talentin, sedrën dhe ambiciet e tyre kërkojnë të shkojnë përpara. Secili prej nesh, e ka për detyrë të ripërtërijë vetveten biologjikisht. Ndërsa ne si PS, si organizëm shoqëror dhe formacion politik e ndjejmë që kemi mision të ripërtërijmë shoqërinë. Pak i ofrojmë rinisë sot. Më shumë duhet të ofrojmë në të ardhmen sa më të afërt. Politikat tona për rininë do të duhet të formojnë klasën e ardhshme drejtuese. Do të duhet të formojnë sipërmarrësit e ardhshëm. Do të duhet të formojmë politikanët e ardhshëm. Por do të duhet të formojnë edhe familjarët, edhe prindërit e ardhshëm. Të rinjtë do ta zhvillojnë më tej identitetin kombëtar. Të rinjtë e sotëm kanë privilegjin që të jenë shumë më shpejt se ne të tjerët qytetarë europianë, por edhe sfidën që duhet të përballen në një botë përherë e më globale.” VELIAJ: Programi ynë, përfshin dhe të rinjtë në diasporë e në emigracion Sekretari për Rininë në Partinë Socialiste Erion Veliaj ka vënë theksin në

si dhe sfidë për të rinjtë socialiste. “Ju ftoj që kartën e anëtarësisë të PS që do të merrni sot, të mos e shihni thjesht si një karton, por si një mundësi dhe sfidë. Për ta njohur politikën nga afër në fron-

tin e vet më të vështirë që është fronti i angazhimit në vijën e parë. Në fund, Edi Rama ka shpërndarë kartat për anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste.

tryezë në pikat ku të rinjtë duhet të bëjnë diferencën mes socialistëve dhe palës tjetër. Veliaj ka sjellë në vëmendje të të rinjve dhe panelit fakte konkrete të vizionit dhe veprimet e kësaj force politike që e bëjnë shumë të ndryshme nga pala tjetër. “Në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë 200 mijë të rinj për herë të parë - rreth 12% e votuesve. Këta kanë lindur pas 1991-shit e s’kanë asnjë lidhje me të shkuarën. Propaganda dhe balta e qeverisë i bombardon posaçërisht duke u thënë “ne jemi të gjithë pis, të gjithë njësoj”. Kjo është e pavërtetë, ne nuk jemi as pis as njësoj, dallojmë qartë në çdo çështje. Të rinjve ambientalistë duhet t’u themi se ne refuzojmë importin e plehrave, duam referendum dhe do ta anulojmë atë ligj - kurse ata duan ta kthejnë vendin në kosh plehrash. Ja pse jemi ndryshe! Të rinjve patriotë duhet t’u themi qartë që PS ishte e vetmja forcë që përtej retorikës çështjen e detit e territorit e çoi dhe e fitoi në gjykatë, kurse pala tjetër e fali si plaçkë. Ja pse jemi ndryshe. Të rinjve të papunë duhet t’u themi qartë se ne dallojmë dhe tek modeli ekonomik. Ata thonë modeli ekonomik është loto, bingo e baste për të rinjtë, dhe punë në ambasada për fëmijët e pushtetit. Ne themi 300 mijë vende pune, arsim profesional dhe mbështetje për punësim jo baste. Ja pra që jemi ndryshe.

shkelje të rëndë, e po aq rëndë duhet dënuar!”

Ndërkohë, ju inkurajoj që programi ynë për rininë të përfshijë dhe të rinjtë në diasporë e në emigracion. Ne duhet të ofrojmë kuota të qarta për studentët nga Lugina e Preshevës, trevat shqiptare në Maqedoni, si dhe zona e Malësisë dhe Ulqinit në Mal të Zi - me përgjegjësinë e vendit amë për mjekët e juristët e shqiptarëve kudo ku janë. Me kushtet e rënda ekonomike në Greqi e Itali, plot të rinj të rritur aty po konsiderojnë kthimin në Shqipëri, ndaj duhet të jemi gati për pritjen e integrimin e tyre menjëherë. Dhe për temat e ditës ne jemi të qartë, për heqjen e stazhit skllavërues pa pagesë pafundësisht, për heqjen e pagesës 150euro së TOEFL-it me detyrim për studentët që s’e kanë të nevojshëm atë kualifikim, si dhe për ndëshkim të rreptë si për vjedhësit e votave, ashtu dhe për vjedhësit e notave. Të kërkohet pagesë që të marrësh notën që meriton me mund e me djersë përbën një

KOLA: Universitetet, celula aspak demokratike, të PD Të tjerë të ftuar në panel, duke sjellë ide dhe propozime u shprehën se shteti i ka rritur tarifat universitare me dhjetëfish. Leart Kola duke folur në tryezë u shpreh se rritja e tarifave përjashton familjet e varfra nga e drejta e arsimimit. Ai u ndal edhe te zgjedhjet në Universitete dhe çfarë duhet të ndryshojë në këtë drejtim: “Universitetet janë kthyer sot në celula aspak demokratike, të Partisë Demokratike. Autonomia financiare është farsë, sepse në fund menaxhohet nga qeveria. Edhe zgjedhjet janë po ashtu farsë sepse studentët kanë vetëm 20% të votës, ndërkohë që administrate ka 80%. Kështu i bie, sikur Saliun ta zgjidhte këshilli i ministrave. Duhet një autonomi e lartë financiare, fondet duhet të menaxhohen nga universiteti në tërësinë e tyre dhe ndërkohë duhet të rritet pjesëmarrja e studentëve në votime, si garanci e kontrollit të shpenzimeve universitare.” Një nga pjesëmarrëset në tryezë Blertë Kraja u shpreh për domosdoshmërinë e vendosjes së kritereve të meritokracisë në procesin e rekrutimit në administratë, pasi siç tha ajo “Ky proces gjer më tani ka sjellë demotivim të të rinjve. Ka sjellë dekurajim. Konkurrimi i pandershëm që zhvillohet aktualisht bën që askush të mos i afrohet administratës publike pa patur lidhjet nepotike apo politike”. Belioza Çoku e ardhur nga shoqëria civile në këtë panel foli sugjeroi forcimin e sistemit të sigurisë sa i takon komunikimit elektronik. Ajo propozoi që në Programin e ri të PS t’i kushtohet një rëndësi e veçantë kësaj çështjeje. Një tjetër anëtar i panelit Hervin Çuli është ka theksuar domosdoshmërinë që Partia Socialiste të jetë e prirur ndaj meritokracisë dhe rivendosjes së saj. “Kjo një nga pikat që deformon ambicien e të rinjve. Për ta përmbysur mekanizmin e baltës mendoj se PS duhet të thotë se meritokracia dhe jo nepotizmi, krahinizmi etj do të jenë në qendër të qeverisjes së nesërme të saj”.


Vëllezërit e Dedës, padi gardistit Skeja Zabit, Hilmi dhe Agim Deda, tre vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit, kanë bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj gardistit Fatos Skeja, nën akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Gjatë kallëzimit të tyre, vëllezërit Deda kanë rrëfyer edhe njëherë historinë e

tyre, ku gardisti Skeja u ka kërkuar të prisnin në ngushëllim kryeministrin e vendit, në këmbim të emrit dhe fotografisë së personit që u vrau vëllanë. Në kallëzim thuhet se, pasi ka bërë zakonin e ngushëllimit për vdekjen e vëllait, gardisti është shprehur se, kishte kryer një bisedë me kryeministrin dhe se kërkonte që ta prisnin pa bujë dhe kamera

në ngushëllim. Si shpërblim do të merrnin një shumë parash që kishte në një valixhe në makinën që e shoqëronte, si edhe emrin dhe fotografinë e vrasësit të vëllait. Vëllezërit referojnë në kallëzimin e tyre penal, të bërë me 23 shkurt të këtij viti, se gardisti për një orë e gjysmë në rrugë është përpjekur t’u mbushë mendjen që ta pranonin marrëveshjen e tij. Sipas tyre, pavarësisht refuzimeve të shumta, Skeja nuk largohej nga shtëpia. Ata thonë se, gardisti u kishte

Hekuran Dedën e vrau nomenklatura, nuk mund ta “rivrasë” procedura PETRIT ZILI Një gazetë e përditshme, e pavarur, publikoi lajmin shokues se prefekti i qarkut Dibër do t’i heqë titullin “Qytetar Nderi”, dhënë nga këshilli i komunës Kala e Dodës, të ndjerit Hekuran Deda, vrarë nga nomeklatura më 21 janar 2011. Lajmi i jepte prefektit fuqinë e “një divi” që të hiqka dhe titullin. Që në fillim të këtyre rreshtave, bashkë me ndjesën për familjen e nderuar Deda, duam t’i mëshojmë fort faktit që nuk ka prefekt, qoftë dhe bir i zotit, jo më i partisë, që mund t’ia heqë titullin Hekuran Dedës, pasi atë titull ia ka dhënë një këshill komunal që e ka kompetencë të plotë dhe nuk ka pse ia dërgon prefektit për konfirmim, pasi prefekti shprehet vetëm për aktet normative e jo ato individuale. Është bërë normë që këshillat vendorë edhe për vendime që nuk duhet t’i drejtohen prefektit, ia paraqesin atij, kjo në një farë mënyre për t’u garantuar që nesër pasnesër, gjatë një kontrolli mos u thotë kush se vendimi nuk ka bazë ligjore, pra bëjnë gjumë më të rehatshëm. Rasti konkret nuk hyn te ky lloj vendimesh, pasi bëhet fjalë për një person të njohur botërisht, për një njeri që dha jetën e tij për ditë më të mira demokracie për vete, familjen e tij dhe gjithë shqiptarët. Lajmi bëri jehonë, pasi nuk është pak. Një tendencë e tillë, nëse vërtetohet qoftë dhe thjesht dashakeqësia pa ia arritur qëllimit, nuk mund të lahet me llafe e lloqe pazari. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti Edi Rama, e quajti aktin “barbarizëm”. Lajmi u mor dhe nga disa televizione. Për të nxjerrë në pah të vërtetën televizionet kërkuan dhe prononcimin e kryetarit të komunës Kala e Dodës dhe prefektit të qarkut Dibër. Edhe në prononcime nuk doli ndonjë gjë e re që të përmbysë lajmin apo të justifikojë të kundërtën. Kryetari i komunës, i cili lexoi dhe tekstin e vendimit të këshillit të komunës Kala e Dodës në takimin e zhvilluar në Tiranë në përkujtim të 21 janarit, pranon që ka dërguar vendimin te Prefekti për njohje. Nëse këshilli i komunës ka dërguar vendimin për njohje, këtu nuk ka lajm, këtu “mbaron filmi”. Nga ana tjetër prefekti pranon që në zyrën e tij ka shkuar një vendim, por ai nuk është shprehur pasi kishte shkuar me vonesë, jashtë afatit ligjor, dhe ai kishte dhjetë ditë për t’u shprehur. Çështje procedurash (ah këto procedurat!!!). Mirë xhanëm, kishte shkuar vonë në prefekturë, pra jashtë afatit 7 ditor pas shpalljes, apo nuk i kishin dalë 10 ditë për t’u shprehur?! Nga ana tjetër për gazetën “Panorama” prefekti ka pranuar se (citojmë ): “Nuk e ka firmosur vendimin, por ka mohuar që ky veprim i tij ka prapavijë politike. Sipas Sharkut, vendimi i këshillit të komunës nuk është marrë brenda rregullave dhe se anëtarët e këshillit nuk janë mbledhur në një mbledhje normale, por vendimi është marrë me firmat e këshilltarëve. Sharku tha gjithashtu se nuk është kompetencë e tij moskonfirmimi i vendimeve me karakter individual, por meqenëse ky vendim ka mbërritur në Prefekturë është kthyer për

plotësim të dokumentacionit dhe zbatimit të ligjit për funksionimin e pushtetit lokal. Pra, është shkelur procedura e marrjes së vendimit. Po ashtu, zyra juridike ka vërejtur se ka probleme të plotësimit të dokumentacionit të kërkuar për shpalljen “Qytetar Nderi”. Prefekti tha disa herë se nuk ishte e nevojshme që ky vendim të mbërrinte në Prefekturë, por këmbënguli se në rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” të Hekuran Dedës janë shkelur procedurat ligjore dhe se këshilli komunal duhet të zhvillojë një mbledhje tjetër, brenda kushteve ligjore. Ky fakt kundërshtohet nga kryekomunari Himallari, sipas të cilit vendimi ka qenë i përbashkët dhe nuk do të ketë më rishqyrtim të kësaj çështjeje”. Duke dëgjuar këtë rrëfim dhe intervistat e dhëna në televizione të vetë protagonistit, del në mendimin që ai është bërë si “ai kali që i bien nga koka e nuk di nga të shkojë” dhe një tendencë paksa e fshehur për të përafruar mendimet nga të dyja palët, pasi fakti “mori dhenë”. Argumentat e dhëna janë aq bajate e aq kontradiktore sa mund të turbullojnë thjesht ndonjë që nuk e çan kokën të dijë se si është ligji. Thotë se vendimi nuk është marrë në mbledhje normale dhe është firmosur nga anëtarët e këshillit. Sipas kësaj thënie i bie që këshilli të ketë bërë një vendim qarkullues, pra kanë pyetur të gjithë këshilltarët në janë dakord që ta shpallin qytetar nderi Hekuran Dedën dhe kështu qenka shkelur ligji. Kush i njeh banorët e Kalasë së Dodës nuk ka si të mos dijë që ata për trojet e veta, për banorët e trevës së vet, për njëri – tjetrin bëjnë gjithçka. Askush nuk mund ta besojë që bashkëfshatarët e Hekuran Dedës, anëtarët e këshillit të komunës së Kalasë së Dodës, të majtë e të djathtë, të kenë përtuar që të mblidhen për t’i dhënë titull nderi. Hekuran Deda meriton më shumë se kaq. Këtë askush nuk e beson se nuk ka si ta besojë. Pastaj varg lindin pyetjet e tjera: Nga e mori vesh prefekti që këshilltarët nuk janë mbledhur? Si dhe kur e verifikoi? Kur vendimi paska shkuar me vonesë e nuk

e ka pasur ndërmend të shprehej, pse u hyn gjithë këtyre analizave? Nëse e verifikoi pse nuk doli me qëndrim? Si e shpjegon faktin që vendimin edhe e quan individual, edhe thotë se e kam kthyer për plotësim me që e sollën?! Zyra juridike, thotë Prefekti, ka vërejtur se ka problem në plotësimin e dokumentacionit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”. Së pari prefekti duhet të dijë se në institucionin e tij nuk ka “zyrë juridike”, por “sektor juridik dhe të kompetencave të deleguara”. Dhe ky sektor paska vërejtur se ka mangësi në dokumentacion! Pyetja e drejtpërdrejtë për Prefektin është: Në cilin ligj përcaktohet dokumentacioni që duhet për të shpallur “Qytetar Nderi” për secilin rast? A ka dijeni prefekti që në arkivin e tij ka disa shkresa me të cilat paraardhësit e tij u janë drejtuar të gjitha instancave të larta, kanë kërkuar të caktohen kritere për dhënie tituj nderi e asnjë përgjigje nuk është kthyer? Kur thoni zyra juridike, mos doni të largoni përgjegjësinë tuaj e t’ia kaloni zyrës?! Mos e ndryshuat totalisht personelin e sektorit juridik në janar 2012 në shërbim të qëllimit tuaj?! Për rastin e Hekuran Dedës ju bëni lojra fjalësh, zotëri. Ju si flisni sot, nuk flisni nesër, bile nesër është larg, nuk flisni pas pesë minutash. Një fjalë e urtë dibrane thotë “dynjasë nuk i dilet në qoshe me gënjeshtra”. Tani së fundmi ka dalë dhe një më e re, duke marrë shkas nga lloje të ndryshme njerëzish, edhe prej atyre që bëhen kurpër para partisë. Doni ta dini? Ja si thotë dibrani “Pi sisë e ngopu te partia se një ditë do të të mjelë njerëzia”. Dhe kur të mjel njerëzia, thithkat të dhëmbin. Natyrisht e ka në përgjithësi populli i zgjuar këtë shprehje, nuk ka parasysh persona të veçantë. Praktikën me “procedura” e nisët edhe me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi , të cilit këshilli i bashkisë Burrel i dha titullin “ Qyetar Nderi”. Shtypi thotë se e konfirmuat vendimin për Presidentin Bamir Topi. Unë rrekem të them të kundërtën që dhe atë nuk e keni konfirmuar. Po apo jo e thoni ju, por e thonë dhe dokumentet. Edhe atëherë përgatitët një shkresë që nuk e dërguat kurrë në destinacion, pra te këshilli bashkiak. Shkresa ka numrin 1840/ 1, datë 20.10.2011, pasi 1840 e kishte protokollin shkresa me të cilën ishte depozituar në institucionin e prefektit vendimi nr. 28 , datë 10.10.2011 me të cilin këshilli i jepte titullin “Qytetar Nderi” Presidentit. Në atë shkresë “ kundër” Bamir Topit, që kishit ndërmend t’i hiqni titullin “Qytetar Nderi” shkruani (Citojmë) : “Me vendimin nr.28, datë 10.10.2011, këshilli bashkiak Burrel, nëpërmjet një mbledhje jo të zakonshme, ka vendosur dhënie titulli për qytetar nderi, duke e kushtëzuar zbatimin e një vendimmarrje të tillë pas konfirmimit nga Prefekti (pika 3 e vendimit). Nisur nga ky fakt dhe referuar ankesës së datës 13.10.2011 të një grupi prej 5 këshilltarësh, përfshirë edhe kryetarin e këshillit bashkiak z.Lefter Ballabani, të cilët

.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

8

shpjeguar se ka qenë në tarracën e kryeministrisë më 21 janar dhe ka parë se nga ka ardhur plumbi dhe se e dinte kush e kishte vrarë Hekuran Dedën. Sipas vëllezërve, lidhjen e tyre me gardistin e kishte bërë një i afërm, Behar Spahia, të cilit i kishin kërkuar ta largonte nga shtëpia e tyre. Në kallëzim thuhet se vëllezërit, pas 30 minutash të vizitës së tij, e kishin kontaktuar të afërmin e tyre në telefon dhe i kishin thënë se nuk pranonin asnjë marrëveshje të tillë duke shitur vëllanë. Kallëzimi ka ardhur vetëm në shkurt të këtij viti, pasi sipas tyre, prisnin që vetë prokuroria t’i thërriste për këtë ngjarje. Vëllezërit Deda e mbyllin kallëzimin e tyre me shpresën se prokuroria nuk do të hetojë vetëm kryerjen e këtyre veprave penale të moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, por çdo vepër tjetër penale që lidhet me vrasjen e vëllait të tyre./ tch kundërshtojnë proceduarat e ndjekura gjatë kësaj vendimmarrje si, mos njoftimi i ankuesve (këshilltarëve) për mbajtjen e mbledhjes së datës 10.10.2011, mosrespekimi i votimit të fshehtë për rastet e votimit të akteve që përmbajnë vlerësime mbi sjelljen apo cilësitë e një individi, më datë 18.10.2011 u realizua verifikimi në vend i dokumentacionit të kësaj mbledhje pranë sekretarit të këshillit bashkiak Burrel, nga ku u vërejt se: -Aktet proceduriale (njoftimet e këshilltarëve për mbledhjen e dates 10.10.2011), ishin të pasakta dhe nuk provonin faktin e njoftimit të tyre për mbledhje, sipas kushteve të përcaktuara me ligj. -Votimi i aktit administrativ nuk ishte zhvilluar i fshehtë sipas përcaktimeve të nenit 33/1 të ligjit 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore” dhe nenit 13/2 të ligjit 8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administrates shtetërore dhe enteve publike”. -Mosmarrja pjesë në mbledhje e kryetarit të këshillit dhe sekretarit të këshillit bashkiak si dhe mos zëvendësimi i përkohshëm i tyre në raste të veçanta sipas mënyrës së përcaktuar me ligj ose sipas Rregullores së Brendshme që duhet të kishte parashikuar këto raste, passjell në thelb pavlefshmërinë e vendimit të marrë edhe sa i përket legjitimitetit të organit vendimmarrës. Për të gjitha këto arsye, Prefekti nuk mund të jap pëlqimin e tij për vendimin nr.28 , datë 10.10.2011, autoritet i cili në kundërshtim me rregullin (ligjin) është futur si palë administrative në këtë procedurë vendimmarrëse nga këshilli bashkiak, për pasojë në vlerësimin tonë për shkelje të ligjit procedurial, vendimi i dërguar pranë nesh për konfirmim, kthehet për rishqyrtim”. Në këtë shkresë Tuajën, për çudi, nuk përmendet fare emri i zotit Topi, atij të dekoruarit, por vetëm vendimi. Edhe ky pra një akt individual, por ju i keni hyrë aq hollë me procedura dhe vendosni ta ktheni për rishqyrtim. Pse? Ku e gjeni të drejtën për këtë? Pse iu futët ndër hundë këshillit bashkiak për një akt individual?! Do të thoni ju kjo nuk është e vërtetë, këtë shkresë unë nuk e kam dërguar, për vendimin nuk jam shprehur as atëherë, as sot e kësaj dite. Po që keni të drejtë. Vërtet këtë shkresë nuk e keni dërguar, po pse nuk e dërguat?! Shpjegimi është fare i thjeshtë. Pikërisht atë ditë, që ju kishit vënë në start shkresën, pra më datë 20 tetor 2011, në pikë të mëngjesit, gazeta “Zëri i Popullit” publikoi në mes të faqes së parë shkrimin: “Berisha urdhër këshilltarëve në Burrel të tërhiqen nga dhënia e titullit “Qytetar Nderi” Topit”. Në atë shkrim është sqaruar ligji përsëmbari dhe mungesa e kompetencës suaj për t’u shprehur ndaj akteve individuale. Pra “Zëri” jua dogji letrat në duar. Shkresa për Topin mbeti pa dërguar dhe me porosinë për t’u asgjësuar. Po ja që gjurmët e shkresës mbetën. Dhe mirë që mbetën, pasi gjurmët flasin një ditë. Atë punën e Topit, pasi shpërtheu “bomba” e latë të kalojë në heshtje, nuk u ndiet fare, po këto procedurat e Hekuran Dedës ç’të duheshin, pse u hyre kur nuk kishe kompetencë, kur kishe vendosur të heshtje, të mos shpreheshe, apo sa për hobi ?! Hekuran Dedën e vrau nomeklatura, nuk mund “ta rivrasë” procedura.


.ps. al www

9

E martë 28 shkurt 2012

Opozita bojkot cenimit të statusit të invalidëve FATURA E VJEDHJES SË QEVERITARËVE, TË VERBËRVE, PARA E TETRAPLEGJIKËVE Deputetët e Partisë Socialiste kanë bojko- ta pësonin do të ishin ata. Ky fakt është parasysh fare këtë kërkesë, cka bëri që tuar dje votimin për projektligjin e ri që mbështetur edhe nga deputetët e majtë, të opozita të braktisë mbledhjen e ajo ta vondërhyn në statusin e invalidëve në Komi- cilët madje kanë kërkuar që nisur nga fakti tojë vetëm me votat e saj projektligjin. Desionin e Cështjeve Sociale. Ashtu sikurse që listat e këtyre përfituesve janë fryrë me putetët e majtë kanë kundërshtuar në vazhkishin paralajmëruar edhe më parë, persona që nuk gëzojnë këtë status, madje dimësi ndryshimet në ligjin ekzistues mbi ligjvënësit opozitarë janë shprehur kate- mes tyre ka edhe emra politikanësh, të thir- mënyrën e re të kompensimit të energjisë gorikisht kundër mënyrës së re të kompen- ren për një seancë dëgjimore edhe përfaqë- elektrike, telefonisë dhe transportit urban simit të energjisë elektrike, transportit pub- sues të CEZ-it, për të ballafaquar listat e për kategoritë e invalidëve para e tetraplelik e telefonisë. Sipas projektligjit të propo- qeverisë me ta, si dhe drejtues të Shërbimit gjikë, si dhe të verbrit. Ndërsa këta të funzuar nga qeveria masa e kompensimit për Social. “Duhet të diskutojmë lidhur me një dit prej kohësh kanë denoncuar faktin se të vërbërit, para dhe tetraplegjikët nuk do databazë që ata mund të kenë për individët po bien viktimë e babëzisë e papërgjegjshtë sanksionohet më me ligj, por do të për- me aftësi të kufizuar dhe të bëhen ballafa- mërisë së strukturave shtetërore të cilat caktohet me një vendim të thjeshtë të qime për të verifikuar përse nuk ka për- kanë lejuar fryrjen absurde të numrit të përKëshillit të Ministrave, cka sipas vetë këty- puthje numrash. Ministria ka një listë me fituesve në shkallë vendi, nga mbi 20 mijë re grupeve të interesit do të thotë se sa herë 140 mijë emra të personave me aftësi të kufi- që janë gjithsej të verbrit, numri i atyre që që qeveria të jetë në vështirësi buxhetore e zuara”, ka deklaruar Eglantina Gjermeni, përfitojnë kompensim nga shteti të entë ketë nevojë për reduktime, të parët që do deputete e PS. Por mazhoranca nuk e mori ergjisë të shkojë në 120 mijë, duke cuar

edhe në një faturë stratosferike që i duhet të paguajë buxhetit të shtetit, cka nxiti në fakt edhe hartimin e këtij projektligji. Të verbrit dhe invalidët prej kohësh po kërkojnë në fakt verifikimin e listave për të lënë në to vetëm ato që e gëzojnë me ligj këtë status, e jo ndërhyrjen në status, që për ta do të thotë me pak se përpjekje për mbijetesë. Madje në një seancë dëgjimore pak ditë më parë ata deklaruan se janë të gatshëm të heqin dorë nga të gjitha përfitimet e tjera, qoftë ato të telefonisë, qoftë edhe të transportit publik, vetëm që kompensimi i energjisë të mbetet, pasi edhe faturat për to janë të papërballueshme. Por mazhoranca nga ana e saj nuk ka dëgjuar asnjë prej këtyre kërkesave duke u treguar e palëkundur në ndërhyrjen në statusin e tyre, duke ia lënë qeverisë në dorë masën e kompensimit të faturave të energjisë elektrike, telefonisë si dhe transportit publik.

Kodi Penal peng i 13 amendamenteve Mazhoranca kundër penalizimit të ministrave Arjan Gruda Mazhoranca nuk ka pranuar dje në Komisionin e Ligjeve të ngarkojë me përgjegjësi penale individuale ministrat që nxjerrin akte të kundraligjshme që miratohen nga Këshilli i Ministrave. Për këtë arsye, ka dështuar dje në këtë Komision miratimi i plotë i ndryshimeve në Kodin Penal. Në fakt peng i këtyre ndryshimeve kanë mbetur 13 amendamente të opozitës mbi Kodin e ri Penal. Në një nga këto propozime, Partia Socialiste ka për qëllim të përfshijë në kod një nen të ri për përgjegjësinë penale të Këshillit të Ministrave, që sipas ligjvënësve opozitarë është lënë deri tani jashtë me justifikimin se vendimet e Këshillit të Ministrave janë akte kolegjiale. “Ne kërkojmë që me këtë propozim penaliteti të ushtrohet ndaj personave që janë nismëtarë të vendimit të

Këshillit të Ministrave”, deklaroi deputetja socialiste Ermonela Felaj. Por ndërkaq, të tjera amendamente, shumica e të cilave të propozuara nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, të cilat ashpërsojnë dënimet për prindërit apo të afërmit që u shkaktojnë fëmijëve qoftë edhe dhunë psikologjike, apo të atyre që i shfrytëzojnë për përfitime ekonomike, përfshirë edhe lypjen, janë miratuar dje në këtë Komision. Ndërkohë, një nga ndryshimet më themelore që iu bë dje Kodit Penal është pikërisht ai që ka të bëjë me prostitucionin. Deputetët nuk kanë pranuar propozimin e komisioneres kundër diskriminimit Irma Baraku, për të dekriminalizuar këtë vepër penale. Përkundrazi, masat për dënimin e fenomenin janë ashpërsuar duke u zgjeruar madje edhe me përfituesit e tjerë të shitjes së trupit të femrës, sic janë klientët e tyre si dhe tutorët. Për këta të fundit Kodi i ri Penal parash-

Degradimi i Partisë Demokratike NGAARBENSKËNDERI Zerat vijne nga brenda vete Partise Demokratike, madje nga eksponente kryesore te saj. Njeri prej tyre, ish - zevendeskryeminister dhe minister i mbrotjes ne qeverine e Berishes, sot ende deputet i kesaj partie, Gazment Oketa, foli keto dite mjafte qarte ne faqet e shtypit. Ai deklaroi largimin e tij se shpejti nga partia e drejtuar nga Berisha dhe angazhimin e tij politik me partine e re qe pritet te drejtohet nga Topi. Por zerat e tille rebelues keto dite jane shtuar edhe nga eksponente te tjere te kesaj partie, kryesisht deputete te saj. Nje nga akuzat e bera prej tyre eshte se ne ate parti, ne grupin parlamentar te saj, (se ajo nuk ka forume te tjera partie), te ngjan sikur je ne mbledhjet e Byrose se dikurshme Politike te Partise se Punes. Atje flet vetem nje njeri dhe ky eshte vetem Sali Berisha. Ai i di te gjitha, ai i gjykon te gjitha, ai i vendos te gjitha. Te tjeret vetem duhet te degjojne dhe te miratojne, te ngrejne duart ne parlament, ashtu sic urdheron “Njeshi” i tyre. Ja edhe nje ze tjeter keto dite, i kunder me ate te “Njeshit” ne PD. Ky eshte zeri i deputetit Selami Xhepa, i cili kerkon qe ne zgjedhjen e presidentit te ri te vendit, te veprohet me anen e konsensusit te partive politike. Kjo bie ndesh me deklaratat e njohura e te perseritura te “Njeshit”, sipas te cilave, PD e ka vete ne dore se ke do te zgjedhe president te ardhshem dhe prandaj nuk ka nevoje te marre mendimin e partive

te tjera politike ne parlament. Shqiperia eshte ne udhekryq edhe pas 22 vjetesh te pluralizmit politik. Ajo ka mbetur jashte dyerve te Europes se Bashkuar dhe nuk ka asnje perpektive te qarte se kjo, pra integrimi i saj, do te ndodhe edhe ne te ardhmen e afert. Vendet e tjera po vrapojne ne kete drejtim, ndersa ne vazhdojme te mbetemi ne bisht. Kjo situate natyrisht qe e ka nje shkaktar dhe nje pergjegjes dhe ky nuk mund te jete tjeter kush, veçse Berisha. Ky ka qene ne pushtet gjate 13 vjeteve ne 20 vitet e fundit dhe prandaj eshte fajtori kryesor per kete vonese. Eshte e drejte e shqiptareve qe t’ia thone kete me fjale e me vepra, sic po ben keto dite deputeti Oketa. Dhe pastaj ta thone edhe me vote, duke e larguar ate nga politike ne zgjedhjet e ardhshme. Shqiptaret asnjehere nuk e kane votuar Berishen me shumice per t’i qeverisur. Edhe ne vitin 2005, ai erdhi ne pushtet nga percarja e se majtes, jo se e votoi populli. Edhe ne viitn 2009 ai e mbajti pushtetin duke vjedhur votat e se majtes, nepermjet aleances se panatyrshme me Ilir Meten. Kjo situate, ku shqiptaret drejtohet nga individe dhe forca plitike qe nuk jane votuar nga populli, eshte e gjitha nje situate absurdi, prandaj ajo duhet te marre fund sa me shpejt qe te jete e mundur. 22 vjet pas vendosjes se pluralizmit politik, Shqiperia ende nuk eshte ne gjendje te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Fajtor per kete nuk jane shqiptaret, por Berisha qe i ka manipuluar keto zgjedhje qe ne vitin ‘92 e deri ne zgjedhjet e fundit. Me kete menyre te vjedhjes se vullnetit te popullit, nuk

ikon tashmë dënimin deri në 5 vjet burg, ndërsa për klientët e prostitutave ky dënim mund të arrijë deri në 3 vjet burg. “Është barazi që i jepet në mbrojtje palëve, burrë ose grua. Gratë në shumicën e rasteve janë viktima. Shumica e personave, që ushtrojnë prostitucion, janë njerëz të varfër. Komisioni ynë nuk është këtu për të diskutuar nëse duhet legalizuar prostitucioni, duhet ngritur shtëpitë publike ose jo. Ne jemi për të mbrojtur të drejtat dhe liritë

e çdo personi, që detyrohet të ushtrojë prostitucion, burrë ose grua apo persona me orientim seksual të ndryshëm. Por, shteti pas vendimit që do të marrim ne dhe votimit në seanca plenare, le të marrë masat,” tha deputetja Vasilika Hysi. Gjithashtu, në Kod Penal u vendos një nen i ri, që dënon penalisht personat që përndjekin nëpërmjet mjeteve elektronike qytetarët e tjerë, duke i kanosur apo kërcënuar sigurinë e tyre personale apo familjare.

mund te shkohet ne Europen e Bashkuar. Shqiperia ka nje sistem institucionesh jofunksionale ose te deformuara, sepse politika e Berishes dhe e partise se tij fut hundet ne do qelize te veprimtarise se atyre institucionave. Ai kerkon te kontrolloje gjithcka dhe per kete eshte i gatshem qe te sakrifikoje themelet e demokracise. Kete tashme po e kuptojne dhe vete deputet e Partise Demokratike Deklarata e deputetit Gazment Oketa eshte pa ekuivoke dhe nuk le vend per dyshime. Ai thote se do të tërhiqem nga Grupi Parlamentar, për të garuar në 2013-në një forcë tjetër politike. Personalisht më ka humbur shpresa për një funksionim normal të kësaj force politike, thote Oketa. Shqiptaret nuk kanë më kohë për të pritur. Pas 22 vjetësh, cikli politik i shumë politikanëve duhet të jetë një cikël i cili duhet të përfundojë. Politika shqiptare duhet te merren ne duar nga te rinjte e pakompromentuar as me te kaluaren e larget, as me te kaluaren e ketyre 20 viteve te fundit. Oketa deklaron se nuk ai eshte i vetem ne PD dhe se e ardhmja do te kete zhvillime te reja ne kete fushe. Natyrisht, kur ne krye te nje partie qendron prej 22 vjeteh nje njeri i vetem, ka arsye te kete te revoltuar. Kjo parti eshte duke u kompozuar dhe prej saj nuk pritet me shprse as prej anetareve te saj. Berisha eshte perpjekur t’i eleminoje zerat kritike brena partise se tij, duke i hequr ata nga listat e deputeteve dhe te ministrave, duke bere pra lavazhin e trurit te tyre. Kujtojme ketu shume emra kritike brenda PD-se ne kohe te ndryshme. Dhe keshtu Berisha mendon se do te komandoje i vetem

ne krye te Partise e te qeverise.Por ja qe degradimi i partise qe drejton, po vjen dalengadale dhe fundi i saj nuk eshte i larget. Demokratet e vertete brenda Partise Demokratike kerkojne nje shprese te re per te ardhmen. Kjo shprese e tyre nuk eshte me Berisha. Ai e ka konsumuar kohen e vet politike. Dhe e ka konsumuar ne menyren me te keqe. Prandaj edhe duhet te largohet. Ky eshte mesazhi i zotit Oketa ne intervisten e tij. Keshtu, zhvillime interesante politike pritet te ndodhin ne partine e Berishes pas pak kohesh. Zhvillime qe shpresohet te ndryshojne te gjithe politiken shqiptare. Sepse kjo politike prej shume vitesh eshte mbajtur e po mbahet peng nga Berisha. Vetem servilet e vjeter dhe te rinj te Berishes, e kane kundershtuar intervisten e Oketes. Ata jane kalores te rinj anonime, qe Berisha i ka sjelle ne fushen e politikes pikerisht per te bere servilin e Berishes ne keto momente te veshtira qe po kalon ai. Ose jane te lidhur me Berishen deri ne vdekje, per arye te aferave korruptive ne qeverine e tij. “Lavazhi” i radheve te deputeteve behet nga Berisha, sa here ka zgjedhje, pikerisht sepse ai kerkon sherbetore te rinj qe nuk do ta kundershtojne ne veprimet e tij. Deklarimi publik i deputetit të Durrësit Gazmend Oketa, për largim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka gjetur mbështetje te gjere te shumë qytetarë shqiptare, vecanerisht te ata durrsakë që e kanë përshëndetur nismën e paralajmëruar të krijimit të një force të re në të djathtën shqiptare.


Rreth 225 punonjës të hekurudhës shqiptare pritet të dalin në rrugë të madhe në datën 1 mars, ndërsa rreth 200 te tjerë pritet që të pushohen nga puna në muajin maj. Krahas këtyre shkurtimeve drastike do të filloje pagesa me 50 % në disa sektorë të saj. Kreu i Sindikatës së Përgjithshme të Hekurudhës, Osman Meta, ka deklaruar se këto pushime vijnë si pasojë gjendjes së rëndë të sektorit hekurudhor. Sindikata ka kërkuar që këto largime të mos bëhen sipas nenit 148 për shkurtime

Hekurudha shqiptare në kolaps 425 SHKURTIME NGA PUNA E PËRGJYSMIME PAGASH masive, por sipas nenit që i asiston ata dhe që u njeh vjetërsinë e punës. Meta ka akuzuar pikërisht qeverinë se me papërgjegjshmërinë e saj e ka çuar hekurudhë në këtë situatë. Gjithashtu, sipas tij, të gjitha investimet e Bankës Botërore të vitit 2009 në këtë sektor kanë shkuar dëm. Në fakt sektorë të

shumte të hekurudhave kanë dalë jashtë funksionit, siç janë linjat Fier-Ballsh, Fabrika e çimentos Fushe Kruje si dhe Shkodër Bajzë dhe për të rigjeneruar këtë sektor duhet që të investohen në të paktën rreth 35 mijë traversa hekurudhore. Shkurtimet në hekurudhë i konfirmon edhe Drejtori i Përgjithshëm

.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

10

i Hekurudhës Zamir Ramadani, i por ai thotë se këto shkurtime po bëhen në kuadër të rikonstruktimit të këtij sektori. Ndërkaq, Sindikata ka denoncuar edhe vjedhjet masive në hekurudhë si dhe indiferencën totale të strukturave shtetërore, që sipas saj, nuk merr masa për të ndëshkuar fajtorët. Policia grabitësit që shkulin aksesorë të rëndësishëm të hekurudhës i trajton si vjedhje të thjeshta, ndërkohë që ata janë sabotime që mund te hedhin në erë trena.

SHKELJET NË PROKURIME, NËN HETIM 314 RASTE

Disa qindra biznese janë ankuar për procedurat e ndjekura në prokurimet e administratës publik strukture që t'i shtrijnë kontrollet me struktura të tjera shtetërore.

Klajdi Haxhia Disa qindra biznese janë ankuar për procedurat e ndjekura në prokurimet e administratës publik. Avokati i Prokurimeve, në raportin e tij vjetor, ka bërë me dije se nga shqyrtimi i ankesave, për mbi 300 procedura prokurimesh është vendosur të nisin hetimet. Shifrat i përkasin vetëm aktivitetit të kryer për vitin 2011. "Për gjatë vitin 2011 janë depozituar gjithsej 491 ankesa. Në 314 raste është filluar hetim administrativ i procedurave. Në rreth 140 raste, prej totalit, janë dhënë rekomandime për modifikim ose ndryshim të kritereve kualifikuese dhe specifikimeve teknike për shkak se është kontaktuar hartimi i tyre në mospërputhje me ligjin. Në 70 raste, për shkak të parregullsive të theksuara në dokumentat e tenderit ose shkeljeve ligjore gjatë procedurës së prokurimit, janë dhënë rekomandime për anullimin e procesit me rekomandimin për korigjimin e mangësive të konstatuara dhe rihapjen e procedurës përsëri nga fillimi", u shpreh Altin Qoshja, avokati i Prokurimeve I pyetur nga deputetët në komisionin e Ekonomisë, avokati i Prokurimeve sqaroi se shumë prej komisionerëve, që vlerësojën ofertat dhe përcaktojnë fituesin, kanë mangësi të theksuara në njohjen e ligjeve dhe rregullave ekonomike. "Kualifikimi dhe njohuritë e pamjaftueshme të përsonelit prokurues për të ndjekur procedurën sipas ligjit dhe rregullave të prokurimit publik. Problematikat e trajtuara më lartë, që lidhen drejtëpër-

drejtë me veprimet e autoriteteve kontraktore, jo në përputhje me ligjin, në shumicën e rasteve është konstatuar se ka ardhur si rezultat i mosnjohjes së mirë të ligjit dhe rregullave të prokurimit nga anëtarët e njësive të prokurimit apo nga komisionet e vlerësimit të ofertatave. Niveli i pamjaftueshëm i njohurive dhe mungesa e personelit, sidomos në komunat e

vogla, ka rezultuar mjaft shqetësues duke krijuar mangësi në zbatimin e ligjit",- tha Qoshja. Në total, administrata gjatë 2011ës ka kryer rreth 4 mijë prokurime publike dhe vetëm 10 për qind e tyre janë ankimuar. Avokati i Prokurimeve ka kërkuar që të aplikohen më shumë formatet elektronike në prokurime dhe tendera si dhe t'i lejohet specialistëve të kësaj

D

isa qindra biznese janë ankuar për procedurat e ndjekura në prokurimet e administratës publik. Avokati i Prokurimeve, në raportin e tij vjetor, ka bërë me dije se nga shqyrtimi i ankesave, për mbi 300 procedura prokurimesh është vendosur të nisin hetimet. Shifrat i përkasin vetëm aktivitetit të kryer për vitin 2011. "Për gjatë vitin 2011 janë depozituar gjithsej 491 ankesa. Në 314 raste është filluar hetim administrativ i procedurave. Në rreth 140 raste, prej totalit, janë dhënë rekomandime për modifikim ose ndryshim të kritereve kualifikuese dhe specifikimeve teknike për shkak se është kontaktuar hartimi i tyre në mospërputhje me ligjin.

Përgjatë viteve 2008-2011 buxheti i shtetit ka humbur të paktën 7 miliardë lekë, si pasojë e abuzimeve që punonjësit e administratës kanë kryer. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin më të fundit të punës, ku bën me dije se gjatë gjithë vitit që lamë pas, janë kryer 152 kontrolle në institucione të ndryshme, nga ku dhe janë vënë re shkeljet ekonomike dhe ligjore që janë kryer. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, degët e doganave dhe ato të tatimeve janë ndër më problematiket. Në 9 nga 17 degë doganore, është arritur të gjendet një dëm prej 184 milionë lekë të reja, shumë që sipas KLSH-së ka ardhur si pasojë e detyrimeve të papaguara apo mos zhdoganime. Abuzime janë regjistruar dhe në degët e tatimeve të disa qyteteve, apo komunave në shumën totale prej 49 milion lekë. Këto shkeljet janë dhe më të shumta në numër krahasuar me doganat, pasi KLSH raporton për mosvjelje të taksave vendore, gabime në llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat, mos pagesë e TVSH-së dhe shkelje të tjera. Për dëmin total prej mbi 7 miliardë lekësh, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë kërkuar dhe rekomanduar 720 masa disiplinore, prej të cilave 59 janë largim nga puna dhe 125 masa administrative me penalizim financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dukej se vetëm janë zbatuar vetëm 536 nga 720 masa të propozuara.

“TARIFA TË DYFISHTA, TESTE TENDENCIOZE”

Autoshkollat protestë kundër qeverisë Procedurat burokratike për dhënien e patentës, por edhe tarifat e dyfishta të qeverisë, kanë bërë që me dhjetëra drejtues të autoshkollave në Tiranë të dalin në protesta. Shkak i këtij reagimi të ashpër të autoshkollave ka qenë pikërisht pagesa në masën e 400 mijë lekëve për rilicencim e tyre pranë drejtorisë rajonale të shërbimit të transportit rrugor, gjë që sipas tyre bie ndesh me Kodin e ri Rrugor. Por nga ana tjetër ata kanë denoncuar edhe faktin e mirënjohur tashmë të pyetjeve tendencioze të provimit teorik të

të gjithë atyre që kërkojnë të marrin një leje qarkullimi. Ky test, përveç një literature mjaft voluminoze përmban sipas drejtuesve të autoshkollave edhe mjaft pyetje të qëllimshme konfuze, në mënyrë që drejtuesit e rinj të automjeteve ti rikthehen disa herë provimit, e madje në shumë raste të provojnë edhe mënyrat e tjera të ryshfetit apo korrupsionit ndaj komisionit që vlerëson aftësitë e tyre në drejtimin e mjetit. Për këtë arsye, një ndër pikat e kërkesave të autoshkollave ka qenë dhe përmirësimi i testeve për të gjitha kate-

goritë e lejeve të drejtimit, pasi sipas shoqatës ato janë problematike dhe mjaft të vështira. Përfaqësuesit e 65 autoshkollave në Tiranë paralajmërojnë protesta të tjera në vazhdim, nëse nuk zgjidhen problemet e tyre. KERKESAT E SHOQATES: 1. Heqja e tarifës 40.000 lekë për rilicencim, si dhe e tarifës 900 lekë për autorizimin e praktikës së mjetit 2. Përmirësim i legjislacionit ku mbështetet aktiviteti i autoshkollave në

baze të normave të komunitetit evropian 3. Përmirësim i rregullores Nr. 9 të D.P.SH.T.Rr 4. Përmirësim i testeve për të gjitha kategoritë e lejeve të drejtimit 5. Përgatitja e ndihmës së shpejtë ti kalojë autoshkollave dhe jo Kryqit të Kuq 6. Unifikimi dhe përmirësimi i formularit të certifikatës mjekësore 7. Pagesa për shërbimin që ofron D.R.SH.T.Rr të bëhet në bankë 8. Regjistrimi i kursantëve në autoshkollë të bëhet pavarësisht vërtetimit të banimit


.ps. al www

11

E martë 28 shkurt 2012

Rikthimi i reshjeve të dëborës në fundjavë ka vështirësuar edhe më tepër situatën në zonat e izoluara, ndërsa në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe të Kukësit, raportohen emergjenca të reja, me komuna që i kthehen sërish izolimit, por edhe rrugë nacionale të bllokuara, për shkak edhe të ortekëve të rënë mbi to. Që prej mesditës së të dielës situata në Qarkun e Kukësit u përkeqësua për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë vijuar edhe përgjatë orëve të natës. Në lartësitë mbi 500 metra ka rënë mbi 35 cm borë, duke risjellë problemet e kaluara që kanë të bëjnë me bllokimin e disa akseve rurale. Probleme ka patur edhe në Rrugën e Kombit, nga prania e një shtrese prej 5 cm akulli dhe dëbore në orët e para të mëngjesit dhe paradites. Ndërsa e bllokuar vazhdon te mbetet komuna Arrën. Rrugët Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe rruga e vjetër Kukës-Qafë Mali serish patën vështirësi në qarkullimin normal të automjeteve. Por në fakt, situata më e vështirë është krijuar dje në qarkun e Korcës.

Dëbora rikthen izolimin në veri e juglindje ORTEKËT BLLOKOJNË AKSET NACIONALE NË KORÇË

Mësuesit e Elbasanit pa transport

Klajdi Haxhia Rikthimi i reshjeve të dëborës në fundjavë ka vështirësuar edhe më tepër situatën në zonat e izoluara, ndërsa në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe të Kukësit, raportohen emergjenca të reja, me komuna që i kthehen sërish izolimit, por edhe rrugë nacionale të bllokuara, për shkak edhe të ortekëve të rënë mbi to. Që prej mesditës së të dielës situata në Qarkun e Kukësit u përkeqësua për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë vijuar edhe përgjatë orëve të natës. Në lartësitë mbi 500 metra ka rënë mbi 35 cm borë, duke risjellë problemet e kaluara që kanë të bëjnë me bllokimin e disa akseve rurale. Probleme ka patur edhe në Rrugën e Kombit, nga prania e një shtrese prej 5 cm akulli dhe dëbore në orët e para të mëngjesit dhe paradites. Ndërsa e bllokuar vazhdon te mbetet komuna Arrën. Rrugët Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe rruga e vjetër Kukës-Qafë Mali serish patën vështirësi në qarkullimin normal të automjeteve. Por në fakt, situata më e vështirë është krijuar dje në qarkun e Korcës. Për shkak të disa ortekëve të dëborës të rënë në rrugën Boboshticë-Dardhë, ky aks është bllokuar, e bashkë me edhe dhjetëra automjete që ndodheshin në dy anët e tij, por dhe të gjitha zonat që lidhen përmes tij. Ndërkohë, dëbora e rënë pasditen e së dielës në këtë qark ka rikthyer izolimin e 5 komunave ndërsa shumë akse të tjera rrugore kalohen me mjaft vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Në këtë mënyrë në hartën e zonave të bllokuara janë rikthyer komunat Lekas, Çlirim, Novosele, Barmash, Vithkuq, si dhe të gjitha fshatrat e zonave malore. Ndërsa sa i përket akseve nacio-

QEVERIA NXJERR TË PAPUNË DREJTUESIT E MJETEVE

nale, rrugët Korçë-Leskovik, KorçëKapshticë, Korçë-Dogana e Gorricës, janë mjaft të vështira për tu kaluar me zinxhirë. Problemi më i madh me banorët e bllokuar në Korçë është mungesa e bazës ushqimore të bagëtive. Banorët e këtyre zonave kërkojmë ndihmë më tepër se për veten e tyre për blegtorinë. Banorët e fshatit Mazrekë në komunën Moglicë, si dhe kryeplaku i këtij fshati japin sinjalin SOS për bazën ushqimore për blegtorinë. Deri tani janë regjistruar 960 kokë bagëti të ngordhura në të gjithë qarkun e Korçës kryesisht në të imta. Ndërkohë,

reshje e dëborës kanë përfshirë të gjithë rrethin e Pukës, ku ende ka fshatra të cilat nuk kanë dalë nga izolimi. Po kështu edhe në qarkun e Dibrës janë rikthyer reshjet e borës në zonat e thella malore, ndërsa komunat Lurë dhe Selishtë janë ende të izoluara prej më tepër se 3 javësh tashmë. Ndërsa në Shkodër, ndonëse ditët e fundit është njohur një përmirësim i situatës, ende disa komuna janë të bllokuara dhe konkretisht: komunat Shalë e Shosh në Dukagjin, komunat Iballë, Fierzë, Qaf Mali në Puke dhe zona e Vermoshit, komuna Kelmend rrethi Malësi e Madhe.

Mësimi në të gjithë rrethin e Elbasanit ka filluar dje me 2 orë vonesë, për shkak të një grevë 1 orëshe të drejtueseve të autobusëve të arsimit ndaj një vendimit të Këshillit të Ministrave për transportin e mësueseve. Janë 30 drejtues të autobusëve të arsimit, që kërkojnë rishikimin edhe njëherë të vendimit të qeverisë, sepse nga data 29 shkurt ata dalin të papunë. Ky vendim i marrë në fakt që në muajin tetor dhe i propozuar nga Ministria e Arsimit, kërkon që të hiqen autobusët e arsimit dhe transporti të kryhet me lekë në dorë nga vetë mësuesit, që më pas do të kompensohen në rrogë. Në rrethin e Elbasanit janë 1200 mësues që udhëtojnë me këta autobusë, por që nga 1 marsi ata janë të detyruar të udhëtojnë me mjetet e rastit dhe duke e kryer pagesën vetë. Kjo praktikë ka nisur të sjellë anomali edhe në drejtim të mësimdhënies, sepse shërbimi urban në të gjithë komunat e Elbasanit nuk i përgjigjet dot dhe shërbimit të marrjes së mësueseve. Për drejtuesit e linjave të autobusëve, që kanë mbi 15 vjet që kryejnë këtë shërbim, ky vendim i ardhur si pasojë e krizës buxhetore çon dëm investimet e tyre për ti rinovuar e për ti bërë më komod mjetet, duke i nxjerr të gjithë të papunë. Ndërsa drejtuesit e arsimit të rajonit të Elbasanit, që ishin prezent në këtë protestë, kanë pranuar që ky vendim do të sjellë anomali në vijueshmërinë e mësimit, por sipas tyre ky është një vendim i qeveris dhe s’ka të bëjë më Drejtorinë e Arsimit në Elbasan.

Fëmijët, vetëm me argëtim… elektronik, larg natyrës fëminore NGA: ERVIOLA HALILI erviolahalili@yahoo.com Bota e fëmijëve është një pafundësi ëndrrash e interesash moshore, të cilat duhen plotësuar nga të rriturit. Në këtë këndvështrim, “jeta” e fëmijëve në shumicën e kohës është argëtimi, edukimi, mësimi. Brezat e fëmijëve kanë qenë përherë “peng” i zhvillimeve shoqërore, i kushteve ekonomike familjare e të mundësive të krijuara prej komunitetit ku ata kanë jetuar. Fëmijët e viteve 1950-‘60 nuk kanë patur psh, atë mjedis e ato kushte argëtimi kulturor e shoqëror, sportiv e fizik që kanë pasur fëmijët e viteve 1980-’90. E kështu me radhë në çdo dekadë, argëtimi i fëmijëve ka qenë në start të ri, i plotësuar drejt konsolidimit e modernizimit me kushte, mundësi e interesa të reja, më të avancuara. Po sot, në dekadën e dytë të shekullit 21, cila është bota argëtuese e fëmijëve? Dekadë pas dekade, e deri sot që

CMYK

bëjmë këtë vëzhgim social, evidentohet një tkurrje e hapësirave konkrete për argëtimin e fëmijëve. Dikur ka pasur kënde lojërash në natyrë, e në qendrat e banuara. Ka patur programe mësimore deri parashkollore për ekskursione ditore në vendet historike e në natyrë. Ka patur biblioteka fëmijësh, ku zhvilloheshin aktivitete për matje nivele dijesh e krijimtarie. Ka patur shtëpi kulturore për fëmijët me të gjithë llojet e artit e të shkencës, ku ushtroheshin në aftësitë e tyre fëmijët e të gjithë moshave. Tashmë, sot këto nuk ekzistojnë, ose edhe atje ku ekzistojnë nuk janë në funksionim, ose futen në aktivitet me urdhër nga “lartë” vetëm në data ngjarjesh të caktuara festash lokale e qendrore. Po me se merren fëmijët sot? Kanë dalë nga argëtimi i lirë shoqëror e natyral, duke u mbyllur në katër muret e shtëpive,

vilave, sallave të lojërave elektronike. Bota e tyre, argëtimi i tyre nuk e njeh botën jashtë mureve e sallave dhe është “ngujuar” e kufizuar vetëm në… kompjuter, vetëm filma, vetëm mbyllje në shtëpi me dado e me muzikë, me kukulla mbi krevat e me lodra brenda dhomës. Janë prindërit që i kanë shkëputur fëmijët nga argëtimi i lirshëm. Fëmijët nuk kanë asnjë mundësi të zgjedhin, sepse “tematikën” e argëtimit ua përcaktojnë prindërit, dadot, shkollat, mësuesit, kopshtet, pushteti lokal me kushtet që krijon. Kështu, fëmijët, si kategori e pafuqishme për të vetëvepruar, mbeten “viktimë” e qëndrimeve të të rriturve qofshin prindër, apo institucione që kanë ën duar plotësimin e të drejtave të fëmijëve edhe në fushën e argëtimit, të çlodhjes, të cilën ua kufizojnë në mënyrë të dhunshme. Fëmijët 3, 4, 5, 6, 10, 12 vjeçarë, nuk kanë mundësi të plotësojnë e realizojnë

interesat e gjera e të magjishme për argëtimin e tyre. Pse? Sepse nuk kanë asgjë në dorë. Bota e tyre, argëtimi i tyre, interesat e tyre të plota për nëj argëtim e edukim të gjithanshëm e pa kufizime është në duart e hallkave zyrtare, por edhe familjare. Nëse institucionet nuk krijojnë kushte për argëtimin e fëmijëve, ka shumë prindër që u afrojnë fëmijëve të tyre “argëtim” e çlodhje vetëm mbylljen në shtëpi, vetëm diktatin për llojin e argëtimit, vetëm kompjuterin. Të rriturit, pra prindër e institucione, nuk krijojnë dhe nuk lejojnë asnjë mjedis e asnjë hapësirë natyrale për fëmijët, asnjë projekt zhvillimi për çlodhjen dhe edukimin real të tyre, për ta futur në kontakt real me botën dhe jetën që i rrethon. Në jug psh, në katër rrethet Tepelenë, Përmet, Sarandë, Gjirokastër, nuk ka asnjë kënd lojërash ku fëmijët të mund të argëtohen. (vijon në faqen 10 )


RROFTË KOSOVA REPUBLIKË DHE FUSNOTA ALI HERTICA

Numëroni...numërimi shkon deri në 88 dhe ndalet, aq janë shtetet të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, më pak se që i patë prognozuar kryeministri Thaçi e Pacolli, të cilit, qëndroi gjatë në muajin e mjaltit, së bashku me “ortaken” presidenten Jahjaga. Menjëherë pas nënshkrimit të fusnotes, politika dhe diplomacia shqiptare e Kosovës numëronte të arriturat, të cilat i vilte nga miqtë ndërkombëtarë. Nuk mungonin as vizitat e herepashershme te ministrit të jashtëm i cili kishte filluar ta shfletojë librin e gjeografisë për të kuptuar më mirë ku gjendet Kosova në hartën globale dhe ku janë shtetet të cilat janë anëtare të OKB-së. Falë internetit ai mund të merrte infor-

macione të sakta për popullatën, ekonominë, sistemin shtetërorë, e shumë detaje të rëndësishme të tjera që atij do t’i hynin në punë, por më e keqja që web-siti i Ministrisë nuk kishte ndonjë pasqyrim të drejtë meqë akoma në Kosovë nuk është bë regjistrimi i popullatës, as i zejeve, ndërmarrjeve publike të cilat kanë mbetur ende të padefinuara private-apo publike, pastaj minierat pa minatorë e shumë imtësira të tjera, për të cilat ministri hijerëndë as që interesohet, e pse të interesohet kur ka filluar zejen e diplomatit ta përsosë, duke takuar ndonjë diplomat të rendit të tretë për t’i kryqëzuar këmbët para fotografit, edhe pse kjo nonshallancë diplomatike nuk praktikohet fare ngase këmbët duhet të mbahen paralel me këpucë mirë të lustruara, ece e lodhe veten me tëra këto ko-

palla... nejse të gjitha këto që u thanë, u numëruan..., nuk do të ishin gjëra që do ta preokuponin lexuesin po mos të ishte 6 pikëshi famoz i Ban Ki Moonit, edhe pse lehtë me numërue prej një deri në gjashtë na rënduan shumë, edhe pse për këtë regjistër faktesh dihej që nga qershori, por kush ua varte pikave të Moonit, ishte koha e turshive dhe e festave vendore e ndërkombëtare, shumë festa për me i mbajt mend, fatmirësisht që kreu politik i Kosovës i ka këshilltarët e shumtë që i regjistrojnë ato, kënaqësi e vërtetë. Si u ngacmuan miqtë ndërkombëtarë dhe na luajtën lojën nuk e di, por kjo le që i hutoi ata por edhe qytetarët që pritnin investitorët e jashtëm të zbarkojnë në aeroportin e Prishtinës me çanta të mëdha parash, por disi ngeci

.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

12

ky manifestim ndërkombëtar, asgjë nga parashikimet e ministrave tanë. Kur u hapën letrat dhe Mooni çeli “defterin” e llogaridhënieve ne mbetëm pa tekst, vrap për të mbuluar marren-refuzim i fuqishëm i 6 pikave, dhe rrudhje në 4 pika. Nuk ka gjë të keqe meqë akoma mbetet 1244 si simbol i pavarësisë i regjistruar me këtë kod në R KS, tash u erdhi koha pehlivanëve të EULEX-i po në Kosovë por edhe rikonfigurimi i fusnotes, duhet marrëveshja me Serbinë ngase 1244 ende e mban atë në lojë. Kushtetuta nuk lëvizë, ajo qëndron e paprekur, virgjëreshë e vërtetë, pak ia prishë punën Mooni dhe rezoluta 1244, por nuk ka gjë të keqe, deri sa përpara kombinohej me togfjalëshin Kosova pjesë e Serbisë apo më përbërje të saj, tash është më ndryshe Kosova e pavarur jashtë Serbisë apo Serbia brenda Kosovës, hajt e merri vesh tëra këto fizkultura diplomatike, më mirë më thjeshtë me ia bë si humoristët shqiptarë.

Demokracia e shkatërruar në Shqipëri dhe pafuqia e Berishës në Kosovë PËLLUMB N. MEÇANI Një hap jo i zakonshëm në skakierën e politikës kosovare ndodhi para pak ditësh, kur dy shtetet “armiq”, Serbia dhe Kosova, arritën në Bruksel në një qëndrim dhe në një marrëveshje. Fjala është për statusin e përfaqësimit rajonal të Kosovës, i cili në thelb detyron palët që sa herë të përmendet Kosova, të bëhet një shënim poshtë faqes, ku sqarohet se ajo është një shtet i krijuar sipas rezolutës 1244, e cila ka qenë pjesë e Serbisë. Pothuaj gjithë komuniteti ndërkombëtar e përshëndeti këtë marrëveshje dhe i bënë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë seriozë në zbatimin e saj, me qëllim që të arrihen zgjidhjet e duhura të problematikës që kanë ndërmjet tyre këto dy vende. ¨shtë hera e parë në historinë e marrëdhënieve politike të këtyre dy vendeve, që këto si dy shtete të pavarura dalin me një marrëveshje të përbashkët dhe me një kusht të habitshëm për Kosovën. Pa dyshim që kjo marrëveshje është një zhvillim pozitiv në jetën diplomatike të shtetit të ri të Kosovës, ku një pjesë e mirë e meritës, i takon diplomacisë ndërkombëtare si sponsorizuesi kryesor. Është për t’u theksuar se kjo marrëveshje e ka

dramatizuar skenën politike në Kosovë. Sepse futja e rezolutës 1244 si referencë për fusnotën politike, me të drejtë ka ngjallur reagim tek opinioni kosovar. Realisht rezoluta 1244 de jure njeh të drejtën e Serbisë mbi Kosovën. Por duke qënë se de facto kjo rezolutë nuk prodhon efekt dhe kundër këtij efekti është vendimi GJND, vendim që gjithashtu është referencë e po kësaj fusnote, nuk ka vend për dyshime.. Duhet thënë se fusnota, ngjalli frikë dhe debate të ashpra në Kosovë, ku mbizotëronte mendimi i kthimit në një hap mbrapa nga statusi i tyre, si një shtet i pavarur dhe ndërkombëtarisht njohur nga 86 vende. ¨shtë për t’u përshëndetur qëndrimi i departamentit amerikan të shtetit, i cili menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, nëpërmjet sekretares Hillari Klinton, u shpreh se kjo marrëveshje nuk prek pavarësinë e Kosovës. Po të njëjtat deklarata qetësuese erdhën edhe nga zyrat e BE-së. Jo më larg nga dje, ajo u përshëndet nga të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së. Marrëveshja Kosovë –Serbi, e cila padyshim ka marrë ngjizje në zyrat e Perëndimit, patjetër që është një nismë diplomatike amerikane në bashkëpunim me BE, në kuadrin e strategjisë së Perëndimit, për shpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në rajon dhe më gjerë, në zbutjen e tensionit dhe krijimin e marrëdhënieve të reja me Serbinë, të cilat duhet të synojnë normalizimin. Kjo marrëveshje siç u shprehën në përshëndetjen e tyre Ministrat e jashtëm të BE-së, “i hap rrugën e kandidimit për në BE të Serbisë dhe patjetër duhet të ketë përfitime edhe për Kosovën”. Deri në momentin që implementimi i kësaj marrëveshjeje të qëndrojë brenda problemeve politike të shtetit të Kosovës, kuptohet se nuk mund të shkaktojë një shqetësim për politikën dhe diplomacinë perëndimore në Kosovë. Rreziku vërehet tek kapërcimi i ylberit të politikanëve si Berisha nga Shqipëria, të cilët marrin përsipër dhe bëhen pjesë, madje të pretendojnë dhe të kërkojnë imponim për një problem delikat si ai i marrëdhënieve me Serbinë. Ky është një zhvillim që meriton vëmendje të veçantë. E meriton një vëmendje të tillë jo vetëm për faktin se interpretimin e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e bëjnë në frymën e interpretimit dhe interesave politike vetiake, por sepse bashkë me ndërhyrjen ata përbëjnë rrezik të eksportit të problematikës politike nga Shqipëria në Kosovë. Nuk ka çfarë t’i këshillojë Sali Berisha Kosovës kur vetë në Shqipëri ai ka problem me demokracinë. Ai në Shqipëri njihet nga opozita si vjedhës i zgjedhjeve; si shkatërrues i lirisë së shtypit; si shkatërrues i sistemit të drejtësisë, duke e futur shtetin ligjor në një krizë të thellë; si farkëtues i krijimit të oligarkisë ekonomike me njerëz afër pushtetit. Nuk mund të ketë fuqi dhe monopol politik Sali Berisha në Kosovë. Ajo është vepër e Perëndimit. Sali Berisha vetëm në muajt e fundit ka kryer një sërë demonstrimesh antiperëndimore në Tiranë. Këto fillojnë që nga thyerja e embargos së armëve në Libi, Afganistan, Jemen dhe së fundi në Siri. Dhe

mund të vazhdojmë me rastin e vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm të opozitës, ku hodhi poshtë hetimet e FBI-së amerikane, po ashtu si në rastin “Meta”. Natyrisht disa prononcime të Kryeministrit të Kosovës për 21 janarin, mbase i kanë krijuar atij mendimin se zotëron aq fuqi e monopol, sa të ndikojë në politikën kosovare. Por do të ishte çmënduri që Perëndimi të hynte në “pazar” apo të kërkonte ndihmë nga Berisha, për të bindur klasën politike kosovare rreth marrëveshjeve të tilla. Kosova nuk mund të shërbejë kurrë si mashë për ta çliruar Berishën nga spiralja e krizës së marrëdhënieve që ka ai me Perëndimin. Sepse klasa politike e Kosovës ka treguar aq mënçuri sa të kuptojë se ende është në duart e aleancës perëndimore dhe se është i domosdoshëm dëgjimi i këshillave dhe vendimeve të saj. Shqetësimi kryesor nuk është pse qëndrimi i Sali Berishës është në ballë të përkrahësve të marrëveshjes Serbi- Kosovë. Nuk qëndron në

(vijon nga faqja 9) Nuk ka asnjë qendër ku të mund të bëhen piknike. Nuk ka asnjë program shkollor për të aplikuar, eksploruar e shijuar natyrën në fundjavë, ose në kohën e lirë. Jo se mungon natyra e bukur dhe e mbushur me florë e faunë, me kushte për sporte e çlodhje argëtuese, por sepse mungon ajo që theksuam: puna e të rriturve për të krijuar mjedise për fëmijët. Kur pyet se përse mungojnë, na përmendin “ekskursionet e shkollave” si “argëtim fëmijësh”! Po është e vërtetë që ka eskursione. Por edhe kur fëmijët shkojnë në qytete turistike, shkojnë formalisht, hipin në autobuza, udhëtojnë, hanë ndonjë picë e kthehen në shtëpi pa eksploruar asnjë vlerë turistike të qytetit, apo zonës turistike e historike ku kanë shkuar. Kjo rutinë e jetës fëminore, i detyron fëmijët të mbeten “peng” i përdorimit të gjithkohshëm të internetit, të disqeve muzikore, të filmave deri edhe problematik e nxitës të së keqes për veprimet e tyre të mëpastajme në gurpin shoqëror ku ata bëjnë pjesë. Nëse do të bënim një krahasim me botën dhe jetën argëtuese të fëmijëve të disa viteve më parë, ka një ndryshim total, ekstrem: Kur nuk kishte internet, fëmijët i drejtoheshin natyrës, lojërave fëminore në lagje, në bllok, në qytet, në shkollë, në kopsht e kudo. Ndërsa tani mbyllen brenda mureve, i mbajnë sytë, veshët e duart vetëm tek interneti e TV. Fëmijët sot janë bërë gjithnjë e më të varur prej internetit,m prej argëtimit elektronik, prej shkëputjes së argëtimit natyral, të

përpjekjen e Berishës për tu “rikthyer” në një përkrahës i Perëndimit. As në përpjekjen e tij do të thosha donkishoteske për t’iu imponuar “si faktor” Perëndimit në Kosovë. Shqetësues është fakti që përpjekjet e tij synojnë largimin e Perëndimit nga vëzhgimi i standardeve demokratike në Shqipëri. Duke synuar “pazarin” që thamë më lart, ai mbase synon të përsërisë me zgjedhjet e reja, atë që bëri më 2009 dhe 2011. Duke synuar të largojë vëmendjen e Perëndimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, synon mbase që ta vërë plotësisht nën kontroll drejtësinë. Pra pas flamurit të përshëndetjes së marrëveshjes së Brukselit, qëndron çështja e pushtetit të tij dhe jo Kosova si një problem kombëtar. Për Berishën duhet të jetë e qartë: Kosova tani e di se cila erë i fryn velat e orientimit të saj strategjik. Berisha do t’i bënte një shërbim më të madh shtetit të Kosovës, në se do të merrej seriozisht me Shqipërinë ku edhe janë problemet dhe vuajtjet edhe më të mëdha, falë sundimit të tij, se në Kosovë.

lirshëm, të pakushtëzuar e të pa kufizuar. Një tjetër problem është edhe ky fakt: Futja dhe njohja tashmë prej disa viteve e rrjeteve sociale si “Facebook” apo “Twitter” në Shqipëri po bën që fëmijët dhe sidomos adoleshentët, të kalojnë më shumë kohë përpara kompjuterit, sesa librave shkollorë. Sipas të dhënave, rreth 70% e fëmijëve të moshës 7-14 vjeç, janë përdorues të rregullt të internetit. Për të ndenjur para kompjuterit, këta fëmijë i “vjedhin” kohën aktiviteteve të tjera si sporteve të ndryshme, studimit e leximit të librave, duke e kaluar të gjithë vëmendjen e tyre në “Facebook” dhe duke dëgjuar këngë në “Youtube”. Por a kanë një anë negative këto sjellje? Sigurisht që PO! Këtu del një përgjegjësi tjetër prindërore, ndaj tyre duke i lënë jashtë kontrollit e programimit të aktivitetit. Nëse një fëmijë do të mbikëqyrej nga një i rritur gjatë kohës që ai qëndron në internet, ky nuk do të quhej një kujdes i tepruar, por përkundrazi do të ishte një mënyrë për të mbrojtur fëmijën nga rreziqet, apo shqetësimet që mund të hasen gjatë kësaj kohe. Mbi 27% e fëmijëve prej moshës 7 deri në 15 vjeç, do ta jepnin lirisht adresën e tyre të shtëpisë tek një i panjohur, ndërsa 14% e tyre do të jepnin pa asnjë ngurim adresën e tyre të e-mail. Këto fakte, që mund të duken të “parëndësishme” në shikimin e pare, janë tepër të rëndësishme. Sepse ka shumë raste, kur fëmijë të moshave që variojnë nga 13-16 vjeç kanë rënë “viktimë” e personave me të cilët kanë kontaktuar përmes e-mail dhe “Facebook”.


.ps. al www

13

E martë 28 shkurt 2012

Tregim Një nga të katërt – Viktori! NEXHMI MENZELXHIU -Më 28 shkurt 1944, një tjetër masakër u krye nga nazifashistët në Tiranë. Ata pushkatuan katër të rinj guerilas antifashistë: Skënder Kosturin, Trajan Pekmezin, Gjergj Frashërin dhe Viktor Gjokorecin. Viktori, student i Liceut të Tiranës, ishte më i riu. Ai nuk kish mbushur as 16 vjeç. Aty, nga ora katër e mëngjesit, u dëgjuan krisma. Jehona e tyre e kobshme erdhi nga kryqëzimi i rrugicave, te furra. Pak më vonë, të shtënat u dëgjuan, pothuaj në të gjitha rrugët e qytetit. Viktorit, menjëherë i doli gjumi. U ngrit mbi shtrat dhe vuri veshin, i tronditur. C’të jetë kjo? – mendoi dhe ktheu kokën nga e ëma që ishte te dritarja. -Nënë! I dëgjon? – iu drejtua asaj. Ajo nuk iu përgjigj. Ashtu e dobët, me një shall krahëve dhe po shikonte, tërë sy e veshë prapa perdes. Thellë në rrugicë, zhurmë hapash të rëndë. Pastaj, thirrje dhe trokitje portash! -Sonte diçka e kobshme po ndodh! – foli ajo, si me vehte. Viktorit iu drodh zemra, me shumë nga zëri plot trishtim i së ëmës, se sa nga kuptimi i fjalëve që dëgjoi. Fytyra e nënës, kish marrë një hije meraku të rëndë; merak, i ndryshëm nga ai kur përcillte të birin, me plot trakte antifashiste në xhep. -Po ikur të vijnë edhe këtu?-mendoi përsëri e ëma, plot ankth! -Viktor, çohu bir!-foli papritams, si e zgjuar nga ndonjë ëndërr e keqe duke u dridhur. Prapa kuzhinës, në obrr, ata kishin përgatitur një strehim të fshehtë, brenda stivës së drurëve të prërë. U drejtuan menjëherë për aty. Një thellim të ftohti u rrahu fytyrën. Viktori u fut, ashtu i veshur në strehim, duke u rregulluar mbi postiqe dhe duke u mbuluar me batanije. E ëma, ia vendosi përsëri bllokun me cungjet e prerë hyrjes së guvës. Viktori, shoi elektrikun e dorës dhe vuri prap veshin. Dëgjoheshin ende krisma. Filloi të kujtonte 4 Shkurtin e masakrës nazisto-balliste... Nisi të kujtonte pjesë nga titujt e gazetës kolaboracioniste “Tomorri”, të gjëmës së Shkurtit, ku shkruhej: “Gjaku don gjak” dhe “Një ditë terrori siguron 10 vjet qetësi”. Ishte muaji kur nazifashistët bënin vandalizma kundër zonave të lira, në kuadrin e Mësymjes së tyre të Përgjithshme të dimrit. Po, po – mendoi ai me vehte – me siguri, këta janë përsëri xhelatët që kanë vendosur

CMYK

të bëjnë terror. Dhe përsëri, mendja i shkoi te dita e 4 Shkurtit, kur gjithë Tirana u trondit si prej një tërmeti të rëndë. Dhjetra antifashistë të masakruar e plot të tjerë, nga populli i thjeshtë, shtriheshin mbi pellgje gjaku. Ato ditë, në qytet nuk gjeje të trembur, veç atyre që kishin bërë masakrën. Por një valë zëmërimi, urrejtjeje dhe revolte në popull, qe përhapur në tërë vëndin me shpejtësinë e dallgëve të një deti në furtunë. Edhe shpirti i pionierëvë antifashiste, ziente nga zemërimi e urrejtja ndaj nazistëve Xhafer Deva dhe ballistëve terroristë si Osman Kazazi etj. Dhe përsëri, kujtime që kalonin rrufe...Demostrata në Rrugën e Pazarit të Ri, drejt Rrugës së Dibrës; rrahja e policit të Kuesturës fashiste Gëzim Latifi, një egërsirë, që kish torturuar shokët në burg... Pastaj i erdhi në mëndje, ajo kur bashkë me një shokun e tij, pranë shokut Drit Caushi, përgjegjës i një njesiti guerril, që po u mësonin përdorimin e revoles dhe të bombës “Balila”. -Qenka si mollë – tha shoku. -Për barkun e fashistëve – ia priti Viktori.. Pastaj, përsëri kujtime seri...mbledhja e rinisë në shtëpinë e tij, ku shokë të ngushtë të klasës së pestë të Liceut, po dëgjonin me vëmëndje. Ishte një mbledhje e veçantë. Drejtonte Hamdi Sallaku. Ashtu i thatë e me gjyslyke e flokë të shkurtër, ia vuri duart mbi supe Viktorit dhe i tha: “Ti dhe këta të tjerët, veç mbledhjes së aktivit të rinisë komuniste të klasës, do të vini edhe në këtë takim, ku raportohet e merren detyra, vetëm për punën me pionierë. Dhe ju, me siguri do të gjeni forma të reja pune dhe do t’i shtoni grupet e pionierëve dhe aksionet me ta, si në klasat e pesta të filloreve, ashtu dhe me adoleshentët e klasave të para të gjimnazit. Na përshkoi një valë emocioni e entuziazmi. Më pas gjithmonë e më shumë ne habiteshim me dinamizmin dhe vrullin në aktivitete të Viktorit... Përsëri mendime e kujtime rrufe: Vazhdonin kujtimet rrufe...Ashtu siç ishim grup, me shokë të klasës u ngjitëm në tarracën e Liceut dhe ngjitur pas murit anësor, me plot emocion po dëgjonim këngët e të burgosurve politik antifashistë të Burgut, me larg se 250-300 metra më tej... Korri i zërave, vinte ashtu i shtruar mallëngjyeshëm. Këndohej “Dalngadalë po vjen behari”, me refrenin “pushkët kërcasin e bombat po pëlcasin”...Një ndjenjë emocioni, si rrymë elektrike, po na përshkonte shpirtin...Filluam të largoheshim. Ne të dy për krahu u ndalëm te ëmbëltorja. Blemë çokollata të vogla “Nestle” që kishin brenda bileta me shënime kurioze. -Viktor,po han vetëm hë...! – na foli nga prapa Flora, që kish për krahu Rinën, të dyja shoqe klase.

-Na mi, ka dhe për ju, merrni nga një... Ato si me droje e duke buzëqeshur e falenderuar, morën nga një. -Ua...!-shpërtheu papritmas Rina dhe e fshehu biletën. E skuqura i zbriti deri te qafa. -Prit ta shohim – tha Flora si më e guximshme. E pa. U skuq edhe ajo, duke qeshur nën zë...Rinës i kish rënë bileta me zemrën të shpuar me shigjetë. ...Edhe Viktori, brenda në strehim po emocionohej, duke menduar për këtë dhe mendoi: -Lufta, urrejtja për armikun, vrulli i punës së rrezikshme, ilegale...a është koha për këto? ...Flora, më duke sikur po bëj ndonjë faj...”Dashuri fëminore, por bukur”... – mendoi përsëri me vehte!...Dhe ç’forcë të zjarrtë kish çdo gjë te ai... Ato ditë, njesiti përgatiti dhe studioi gjithçka për atentatin. Viktori, revolen gjermane që i kishin dhënë, e provoi brenda grykës së pusit, në kohën kur jashtë po kalonte një kamion plot rropame... Ju kujtua, kur qe takuar përballë Liceut tek Materniteti, me shokun e tij të ngushtë, e pasi kish ngritur trikon, ia tregoi atij revolen: -E sheh? E mora unë. Eshtë gjermane me nëntë fishekë – dhe e mbuloi përsëri nën xhaketë... Atentati që u krue pas dy ditësh kundër spiunit të rrezikshëm të Kuesturës, bëri bujë të madhe, jo vetëm se u bë me trimëri në mes të ditës, por edhe nga që u krye gati menjëherë pas 4 Shkurtit, duke i bërë sfidë asaj që po trumbetonin nazifashistët e bashkëpunëtorët e tyre Ballisto-Zogistë, se në operacionet gjermane “i kishin zhdukur partizanët”. Në fakt, operacioni kish dështuar sepse menjëherë pas tij, u krijuan edhe 2 Brigada të tjera partizane. -C’ja bënë mirë qenit – thoshin njerëzit për spiunin. Ka qenë më aktivi e më gjaksori në masakrën e 4 Shkurtit, tamam xhelat. Ata që kishin qenë të pranishëm kur u krye atentati, tregonin të entuziazmuar se djemtë që qëlluan mbi spiunin gjakatar, qenë treguar të shpejtë e të guximshëm. Dy e kishin qëlluar atë në bark e në kokë, ndërsa ai më i vogli Viktori, kish qëlluar mbi shoqëruësit, kur u tërhoqën dhe u kish hedhur dy granata dorë “Balila”, për të mbuluar tërheqjen. Pastaj të katër ua kishin hipur biçikletave dhe qenë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes. Rojet e spiunit, ia kishin mbathur. Në Kuesturë, mezi morën vehten. Njeri prej tyre i tregoi Kryekuestorit se kish njohur njërin nga atentatorët, Viktor Gjokoreci. Fashistët nuk pritën gjatë. Rrahën telefonat. U përgatiten për të goditur. Atyre u duhej një reprezalje tjetër terroriste; një tjetër 4 Shkurt i Vogël! Viktorin e kapën menjëherë me anë të qenit të policëve, por u duheshin edhe të tjerët. Shfletuan listat. Gjetën tre që u duheshin. Urdhëri qe i prerë. Të arrëstohen, të torturohen e të pushkatohen në vend, sonte natën! Dhe heshtja e akullt e natës u prish përsëri nga zhurma e makinës së policisë, nga britmat e trokiturat e egra. Viktorin e kishin në dorë, por edhe tre të tjerët, i zunë në befasi. Duke ulëritur, si të tërbuar, ua

shkulën me forcë nënave nga përqafimi dhe pasi i tërhoqen zvarrë, i pushkatuan te trotuari i rrugës, pranë furrës, pasi i kishin torturuar me goditje shtazarake çnjerëzore, me kondakët e pushkëve. Viktori dhe shokët e tij, e panë vehten pranë skuadrës së pushkatimit me grushte shtrënguar. Nga gjokset e tyre shpërtheu njëzëri thirrja: “Poshtë Fashizmi”! Zëri i tyre buçiti më i fortë se krisma e armëve fashiste. Të nesermen në mengjes, midis Skenderit, Gjergjit dhe Trajanit, njerëzit e grumbulluar njohën edhe Viktorin e vogël, që kish rënë mbi gjakun e tij, si mbi një flamur. Gjergji, duket se kish patur ende frymë, kish lyer gishtin me gjakun e vet, në trotuarin e zi dhe kish shkruar mbi murin e bardhë me gjakun e tij të kuq prapa vehtes: “VF – LP”. Nëna, gra, fëmijë, të moshuar, ashtu të ngrysur, qenë grumbulluar rreth të rënëve dhe qanin me lot në heshtje. Turma dukej sikur kish marrë një fytyrë dhimbjeje të vetme. Ishte fytyra e popullit e mbushur plot urrejtje për pushtuesit nazifashistë, popullit që vuante për djemtë e vet. Ishin njerëzit që e fshihnin dhimbjen para armikut, por që nga sytë nxirrnin shkëndija urrejtjeje. -Tre pionierë, Fiqireti, Spiro dhe një vajzë tjetër me përparase të zezë, dolën një hap para turmës dhe u betuan për hakmarrje, në heshtje, ashtu siç e kishin menduar më parë. Në këtë çast, një burrë i moshuar, i kërrusur mbi bustin e tij, bëri para, i ngurrosur nga dhimbja. Disa e njohën. Kish qenë mësues te “Shkolla e Kuqe”. E kish dashur shumë Viktorin, qe e kish patur nxënës. Dy lot iu varën faqeve e iu shpërndanë nëpër rrudha. Zëri i dridhej kur shqiptoi: -Edhe ty mor bir? Po vrasin edhe fëmijë, kjo tregon se po u vjen fundi. Por djemtë do të na mbeten yje plot dritë në qiellin e Atdheut”.

SATIRIKE Muhabet n’Xhehenem (Bisedë në dialektin shkodran dhe tiranas) XhAFER DEVA 1), duke iu drejtuar Seit Mates: -Seit, bre burr, a i ke ni t’rejat? Tesh qi Basha, ma hoqi pllakën e njatyne t’mallkumve qi vrava n’Tirane me nihmen e SS-vet të daj Adolfit, po m’vjen ene mue radha për t’kalu n’Xhenet, n’Parajs, siç po i thon nryshe...Mu, tedh qi ka ndryshu krej havaja m’tako qi t’ma shkrujn historin, n’nji libër sa Mejn Kampfi i Dajë Adolfit, ku t’livdohem për njata 84 qi i kam faru mre n’nji natet n’Tiran. Për ktë gja, me siguri, ka me m’mimu ene qeveria e merr menija. Po pse morr burr na futen na ktu, n’xhehenem? Vallaha, them se tash kan me na xjerrë se s’ban. Medemek se paskem kene me Hitlerin, e paskem vra e pre! Po mir mor kem ba; ata asht dasht me i faru të tan, se kan ken t’kuq...Po ti Seit ç’ka ke ba, qin t’rrish ala ktu me mu? Kurgja. Se ke fut ca prej tynet n’hapsane e ke vra? SEHIT MATJA 2) Po axha Xhafer! Vallahi, me tamom o njashtuna si thu tina! Nishtina, ka ardh tamom kohja, qi t’na qisin pri ktuna. Ene una e kom me hak qi të kaloj n’Xhenet se, m’kte vorr s’jom tu duru mo. Biles m’tako qi ene mu kan me m’vu afer bustit t’Asmon Kazazit. 3) Biles ke me pa, jo vetëm ne të dy, po ene Duçen me Hitlerin, kto tonët, kon me i qit pri ferri, biles nji kto tonët kan me i nrit i manument t’modh të dyve, t’lidh dor për dore... Vallahi, Bilahi, una thom se neve të dyve kan me na kalu n’xhenet se, s’bo! Ke për ta pa.

NEDIMEN 1.Xhafer Deva –Ish Ministri i Brendshëm i Qeverisë Kuislinge naziste, xhelati i 4 Shkurtit 1944 bashkë me SS-et dhe Ballistët. 2.Seit Matja, spiun, gjakatar dhe polic Kuesture në shërbim të nazifashistëve në vitet 1943-44. 3.Osman Kazazi – Eksponent i Ballit në Tiranë, pjesmarrës aktiv në masakrën e 4 Shkurtit, të cilit e djathta neofashiste në pushtet, i ka ngritur bust në mes të Bulevardit.


.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

14

Shëndetesi Ushqimet që mbrojnë nga viruset Organizmi ka nevojë për shumë forcë për t’u ballafaquar dhe për t’i luftuar viruset, prandaj në ushqim shtoni edhe artikujt, të cilët forcojnë sistemin tuaj imun.

Apium Graveolens” ose selinoja përmban materie ushqyese dhe të dobishme në të gjitha pjesët e saj: në rrënjë, trung, gjethe, madje edhe në fara. Më së shumti materie ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur. Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë e ka simbolizuar fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve.

1. Pemët e jugut Janë të pasura me vitamina C, e cila mbron mukozën, shton lëvizshmërinë e indeve dhe e forcon sistemin imun. Por, kujdes! Kjo substancë nuk duron dritën dhe të ngrohtit. Pra, konsumoni kivi, portokaj, mandarina apo grejpfrut. Në 200 mililitra lëng të freskët portokalli ka 88 miligramë vitamina C. 2. Mishi Mishin është i pasur me vitamina B1, të cilët na mundësojnë mbrojtje nga infeksionet e ndryshme. 100 gramë mish përmban rreth 1,35 miligramë vitamina B2.

PËRBËRJA E SELINOS Vlera energjetike e 100 gramëve të selinos është e vogël - përmban 14 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit (ka rol të rëndësishëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ruajtjen e masës eshtërore, funksionimin e sistemit nervor, zemrës, veshkave dhe funksioneve muskulore dhe adrenalinës), vitaminës C (e cila ndihmon tek infektimet me viruse dhe baktere, ftohja, astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës...), vitaminës B1 (e cila është përgjegjëse për funksionim normal të sistemit nervor). Përveç këtyre, në selino janë gjetur edhe natriumi, kalciumi, proteina, acid folik...

3. Vezët dhe karotat Këto të dyja janë shumë të pasura me vitamina A dhe betakarotinë, që janë të domosdoshme për një funksionim të rregullt dhe të fortë të sistemit imun. 4. Bizelja Është një burim i pashtershëm i zinkut, oligoelement ky që i ndihmon organizmit t’i përdorë vitaminën A dhe luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sintezën e proteinave. 5. Djathi dhe mishi i peshkut Sikurse mishi dhe vezët, edhe mishi i peshkut përmban aminoacidet esenciale që janë të domosdoshme për krijimin e antitrupave. 6. Qumështi Përmban acidet e qumështit që cilat na mbrojnë nga viruset dhe bakteret dhe në këtë mënyrë mbrojnë dhe forcojnë sistemin tonë imun. 7. Kosi Përmban fermente të gjalla, të cilat shtojnë rezistencën e zorrëve, të cilat shpesh janë objektivi më i shpeshtë i virusit të gripit.

Organizmi ka nevojë për shumë forcë për t’u ballafaquar dhe për t’i luftuar viruset, prandaj në ushqim shtoni edhe artikujt, të cilët forcojnë sistemin tuaj imun. 1. PEMËT E JUGUT Janë të pasura me vitamina C, e cila mbron mukozën, shton lëvizshmërinë e indeve dhe e forcon sistemin imun. Por, kujdes! Kjo substancë nuk duron dritën dhe të ngrohtit. Pra, konsumoni kivi, portokaj, mandarina apo grejpfrut. Në 200 mililitra lëng të freskët portokalli ka 88 miligramë vitamina C.

QELIZAT AMË E SHËROJNË PARKINSONIN? Te majmunët, të cilët kanë vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit është shënuar një përmirësim i dukshëm kur në tru u janë implantuar qelizat amë të embrioneve të njerëzve, kanë konstatuar shkencëtarët japonezë nga Universiteti Kioto. Të katër majmunët e trajtuar kanë vuajtur nga dridhja e dukshme e gjymtyrëve - që është simptomë klasike e Parkinsonit - dhe nuk kanë mundur ta kontrollojnë trupin e tyre. Pas rreth tre muajsh është vërejtur përmirësim në aftësitë motorike të tyre, ndërsa gjashtë muaj pas implantimit të qelizave amë, majmunët kanë mundur

Bima kundër gurëve në veshka

të ecin në kafazet e tyre. Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje progresive neurologjike e lidhur me zvogëlimin e prodhimit të dopaminës në tru. Tani për tani nuk ka zgjidhje mjekësore për rënien e këtij neurotransformuesi të rëndësishëm.

Maska me piper të zi zhduk flokët e thinjura Maskë për flokë e për më tepër të mbuloni thinjat mund të realizohet dhe nga piperi i zi. Në vendet lindore në mënyrë tradicionale përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura. Një gram piper përziejeni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje. Përgatitjen vendoseni në flokë, masazhojeni mirë dhe mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Maskën përdoreni dy herë në javë. Masa e përdorur do t’u kthejë ngjyrën e errët flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura.

PËR SHËRIM Selinoja e papërpunuar është efektive kundër gurëve të veshkave, sepse ndikon si diuretik. E ul edhe shtypjen e gjakut, e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e kolesterolit. Ekspertët e rekomandojnë këtë bimë për ta luftuar stresin. Në farmaci, farat e saj përdoren për përgatitjen e barërave për qetësim. Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyeshëm në fazat e hershme të reumës, ndërsa rekomandohet edhe për personat me prirje për të shtuar peshë. Kompleksi i natriumit ndihmon në zbutjen e acidit në lukth dhe ashtu ndikon mirë edhe në tretje dhe e zvogëlon fryrjen. Selinon mund ta përdorim edhe për shërimin e astmës - kështu në mjekësinë popullore në shumë vende bëhen bonbone nga selinoja e zier me shtim të sheqerit, të cilat e zbutin kollitjen. Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare.


.ps. al www

15

E martë 28 shkurt 2012

Përdorimi i antibiotikut, këshilla

Shëndetesi Kura popullore kundër dhimbjeve

Që mos ta helmoni më shumë organizmin me preparate të ndryshme kimike, ja disa ilaçe natyrale, të cilat me siguri do t’u ndihmojnë.

Ftohja Vaji nga livanda kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: Vendosni 10 pika të vajit të livandës në ujë të nxehtë dhe për dhjetë minuta merrni frymë në këtë avull. Fleta patateje kundër dhimbjes së kokës: Zieni 500 gramë patate të paqëruara, shtypni, mbështillni në arnë dhe 3-4 herë në ditë, lidheni në ballë. Vaji për mbrojtje nga viruset: Çdo ditë, për 15 minuta mbajeni në gojë një lugë supe të vajit të lulediellit. Pastaj pështyjeni, pastroni gojën me ujë të ngrohtë dhe lani dhëmbët pa pastë dhëmbësh. Teshtitja Avull uthulle kundër teshtimës: Ngrohni 250 ml të uthullës së mollës dhe 125 ml ujë dhe për 15 minuta merrni frymë në avullin e tyre. Dhimbjet në fyt Uthull molle kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të kafes uthull molle në një gotë të ujit pakëz të ngrohtë dhe çdo orë, gogësini në fyt. Lëng stafidheje (rrush i thatë) kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të supës të lëngut nga stafidhet e zeza, një lugë supe mjaltë, dy lugë supe lëng limoni të shtrydhur. Merrni njëherë në ditë nga pak. Qull qumështi kundër ngjirjes së zërit: Zieni një qull prej 250 qumësht dhe dy simite të bardha. Vendoseni në qafë dhe gjoks dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Vaj ulliri kundër ngjirjes së zërit: Lageni një shami pëlhure në vaj ulliri dhe gjatë natës mbështilleni në fyt. Piper kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë kafeje ujë, katër lugë kafeje mjaltë dhe gjysmë luge piper. Dy herë në ditë merrni nga një lugë kafeje dhe e shkrini në gojë.

Vaji nga livanda kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: Vendosni 10 pika të vajit të livandës në ujë të nxehtë dhe për dhjetë minuta merrni frymë në këtë avull. Fleta patateje kundër dhimbjes së kokës: Zieni 500 gramë patate të paqëruara, shtypni, mbështillni në arnë dhe 3-4 herë në ditë, lidheni në ballë. Vaji për mbrojtje nga viruset: Çdo ditë, për 15 minuta mbajeni në gojë një lugë supe të vajit të lulediellit. Pastaj pështyjeni, pastroni gojën me ujë të ngrohtë dhe lani dhëmbët pa pastë dhëmbësh.

Sa më shumë të pini ujë, aq më pak jeni të rrezikuar nga diabeti! Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit. Ky është përfundimi i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë, të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak. Kështu që ata që konsumojnë shumë pak ujë, për 28% janë më të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit. Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, “hormoni “vasopresin” është ndoshta hallka që na mungon

Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit Biondinat kanë lëkurë të ndjeshme, ezmeret kanë probleme me rënie flokësh, ndërsa flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit, në to anestezioni ndikon më dobët. Disa studime të ndryshme zbulojnë lidhjen mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit. Për shembull, femrat me flokë më të ndritshme, në fakt biondinat, kanë më shumë prirje për t’u sëmurë nga sëmundja e lidhur me plakjen dhe e cila gradualisht shkatërron pamjen qendrore. Kjo mund të parandalohet me ndryshimin e mënyrës së të ushqyer-

it, me fillimin e ngrënies së lakrës, spinaqit dhe perimeve të tjera të gjelbra të cilat përmbajnë luteinë. Gjithashtu, te biondet është më i ulët prodhimi i melaninës i cili i jep ngjyrë lëkurës dhe e mbërrin nga rrezet ultraviolete. Lëkurën e kanë më të ndjeshme, te ato ekziston rreziku u rritur nga krijimi i melanomës, pra personat me flokë të ndritshme duhet që para secilës dalje në diell gjithsesi të mbrohen me krem i cili ka faktor të lartë të mbrojtjes. Kur bëhet fjalë për ezmeret, atyre flokët u bien më shumë se sa biondeve. Ekspertët men-

për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ai hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup. Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit. Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes konsumit të ujit dhe sheqerit, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia e sëmundjes së sheqerit dhe e konsumit të ujit. dojnë se kjo ndodh për shkak se ezmeret kanë më pak flokë, ndërsa edhe qimet e tyre kanë më pak rezistuese ndaj ndikimeve të jashtme. Rënia mund të parandalohet me ushqim të duhur, si dhe me konsumimin e vitaminave shtesë. Studimi i Harvardit ka zbuluar se flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit. Pse? Shkakun duhet kërkuar në mutacionin e gjenit të lidhur me gjenin i cilin mban ngjyrën e kuqe të flokëve. Me konsumim të rregullt të multivitaminave është e mundur që të ngadalësohet zhvillimi i sëmundjes. Ndërsa që nga më parë ka qenë e ditur që anestezioni ndikon më dobët në flokëkuqet.

Nëse i jepni fëmijës tuaj antibiotikë atëherë kur nuk është e nevojshme, mund të ndodh që gjatë kësaj kohe bakteret të pësojnë mutacion (ndryshime) dhe në këtë mënyrë të bëhen rezistuese në antibiotikët të cilët normalisht do të ndikonin mbi ato baktere. Bakteret e tyre i quajmë baktere antibiotik-rezistente. Këto baktere mund të shkaktojnë në organizëm infeksione shumë më serioze, e për t’u mjekuar këto infeksione nevojiten antibiotikë shumë më të fuqishëm të cilët mund të shkaktojnë efekte anësore shumë më të dëmshme, e po ashtu janë më të shtrenjtë. Duke i dhënë fëmijës tuaj antibiotikun që nuk i nevojitet, nuk do t’i ndihmoni që ta mjekoni sëmundjen ose të pengoni zgjerimin e infeksionit. Përkundrazi, marrja e antibiotikëve joadekuat mund të shkaktoj reaksione serioze të padëshiruara. Disa prej këtyre reaksioneve më të shpeshta janë: mundimi, barkqitja dhe dhembjet në bark. Antibiotikët po ashtu mund të shkaktojnë irritim të zorrëve, si pasoj e shkatërrimit të florës normale bakteriale në zorrë dhe shumëzimit të baktereve patogjene, siç është C. Kjo manifestohet me barkqitje, ethe, dhembje barku, e ndonjëherë mund të ketë edhe përfundim letal. Antibiotikët, gjithashtu, mund të shkaktojnë edhe reaksione alergjike të cilat kërkojnë një ndërhyrje urgjente. Te vajzat nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktohet kandidiaza vaginale. Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. /Telegrafi/

Limoni largon gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Mirëpo, limoni është ushqim ideal për këtë! Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është zgjidhja më e mirë.


.ps. al

E martë 28 shkurt 2012

www

16

Me gjithë ato nominime, disa prej të cilave të habitshme për disa kritikë, edhe këtë vit si zakonisht kanë ekzistuar pakënaqësi si në mesin e shikuesve ashtu edhe në mesin e një numri të kritikëve. Ndër filmat e përbuzur në kategorinë për filmin më të mirë është vazhdimi i fundit i serisë së filmave për magjistarin Harry Potter, Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2. Finalja e një serie që njihet si franshiza me që ka sjellë miliarda për Warner Bros ka merituar një nominim për atë pozitën e dhjetë që mungon në listën e filmave më të mirë. Kritika të larta ka pasur edhe filmi Drive dhe The Girl with the Dragon Tattoo. The Ides of March është nominuar për skenarin, por jo edhe si filmi më i mirë. Tek regjisorët kemi David Fincher i cili pas dështimit me The Social Network vitin e kaluar, këtë vit u rikthye me The Girl with the Dragon Tattoo, një vepër e shkëlqyeshme.

Të përbuzurit në “Oscar” Me gjithë ato nominime, disa prej të cilave të habitshme për disa kritikë, edhe këtë vit si zakonisht kanë ekzistuar pakënaqësi si në mesin e shikuesve ashtu edhe në mesin e një numri të kritikëve. Ndër filmat e përbuzur në kategorinë për filmin më të mirë është vazhdimi i fundit i serisë së filmave për magjistarin Harry Potter, Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2. Finalja e një serie që njihet si franshiza me që ka sjellë miliarda për Warner Bros ka merituar një nominim për atë pozitën e dhjetë që mungon në listën e filmave më të mirë. Kritika të larta ka pasur edhe filmi Drive dhe The Girl with the Dragon Tattoo. The Ides of March është nominuar për skenarin, por jo edhe si filmi më i mirë. Tek regjisorët kemi David Fincher i cili pas dështimit me The Social Network vitin e kaluar, këtë vit u rikthye me The Girl with the Dragon Tattoo, një vepër e shkëlqyeshme. Ngjashëm i është mohuar nominimi edhe Steven Spielberg për War

Horse dhe Tate Taylor për The Help. Derisa nominimi i Bichir dhe Oldman vjen si befasi, mungesa e Ryan Gosling që pati një vit të hatashëm me filmat Drive dhe The Ides of March konsiderohet si përbuzja më e madhe e Akademisë këtë vit. Paraqitje për Oskar në kategorinë e aktorit më të mirë kanë pasur

edhe Leonardo DiCaprio për rolin e tij në filmin J.Edgar dhe Michael Fassbender për filmin Shame. Tek kategoria e aktores më të mirë më së shumti habi ka shkaktuar mungesa e Tilda Swindon me filmin We Need to Talk About Kevin. Paraqitje për Oskar kanë pasur edhe Charlize Theron për rolin e

ndërkombëtare KOSOVA KËRKON UDHËRRËFYESIN

Është e papranueshme që edhe më tutje kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen”, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Majkëll Spindeleger dhe ministren kosovare të Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakun. Ministrat kosovarë kanë vazhduar edhe të hënën takimet në Bruksel. Ata kanë thënë se “është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian”. Ministrat kosovarë kanë pasur takime me shumë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare te BE-së, të cilët po zhvillojnë një takim ministror në Bruksel. Nga ky takim janë dhënë sinjale pozitive për dhënien e kandidaturës Serbisë, por nuk ka pasur ende prononcime për përfitimet e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë të premten e kaluar në Bruksel. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, me të cilën Kosova paraqitet me fusnotën që përmban Rezolutën 12 44, është hapur rruga për integrim evropian./ rel

CMYK

saj në Young Adult dhe Elizabeth Olsen për rolin në filmin Martha Marcy May Marlene. Albert Brooks (Drive), Ben Kingsley (Hugo), Armie Hammer (J.Edgar) dhe Andy Serkis (Rise of the Planet of the Apes) konsiderohen si mungesë e padrejtë nga nominimi në kategorinë për rol dytësor tek meshkujt. Tek femrat mungesa e Shailene Woodley (The Descendants) dhe Carey Mulligan (Shame) është konsideruar nënçmim për aktoret nga kritikët. Paraqitje të mirë si aktore në rol dytësor ka pasur edhe Sandra Bullock në filmin Extremely Loud and Incredibly Close. Tek skenari i adaptuar, mungesa e The Help, The Girl with the Dragon Tattoo, Extremely Loud and Incredibly Close, dhe War Horse konsiderohet si mospërfillje për një punë të shkëlqyeshme të skenaristëve të këtyre veprave. E mungesa e filmit 50/50 dhe The Tree of Life tek skenari origjinal, dhe filmave të animuar The Adventures of Tintin, Cars 2 dhe Arthur Christmas në këtë kategori përmbyllin listën e filmave të përbuzur në nominimet e sivjetme për shpërblimet më të mëdha në botën e kinematografisë./ zëri

sport Guardiola: Titulli në La Liga do t’i takojë Realit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i ka të gjitha por pranoi se titulli i La Ligas është i Real Madridit pas fitores në Atletico Madrid. Me golin mahnitës të argjentinasit, Lionel Messi nga gjuajtja e lirë, nëntë minuta para përfundimit të ndeshje i dha një fitore të vështirë Barcelonës ndaj Atletico Madridit në “Vicente Calderon”. “Kam përshtypjen se ne nuk do ta fitojmë La Ligan, distanca me pikë është shumë e madhe, por këto lojëra japin mundësinë që të jemi ekipi që jemi dhe të luajmë ashtu siç ne dimë. Ne do të vazhdojmë të luajmë në çdo ndeshje”, ka thënë Guardiola.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.