Koha Javore 581

Page 1

Kulturë

Javore KOHA

Shërbim e ndëshkim

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 29 gusht 2013 Viti X / Numër 581 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Fjalët e dashurisë


2

e enjte, 29 gusht 2013

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtja

Aktivitet i gjerë pune mbi NATO-n fq 4

Ulqini po kthehet në vendin që i takon fq 5

Gj. Gjonlekaj:

Gjillasi dhe prejardhja e Titos

fq 8

M. Gecaj:

Luftëtar i paepur i lirisë fq 10

M. Kraja:

Kur magjia buron nga realiteti

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

fq 12


Përmbajtja

e enjte, 29 gusht 2013

3 Javore KOHA

Intervistë me këngëtarin Vedat Ademi fq 14

Tregime moderne fq 16

Emina Çunmulaj, ballina e revistës “Elle” fq 20

Promovohen librat e Simon Filipajt fq 27

Majlinda shkruan historinë fq 30

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 29 gusht 2013

Në Plavë u hap Kampi i Gjashtë Regjional Euroatlantik “REACT 2013”

Aktivitet i gjerë pune mbi NATO-n

Plavë - Qeveria e Malit të Zi do të hapë dialog të gjerë publik mbi integrimet euroatlantike, i cili duhet të çlirohet nga emocionet dhe paragjykimet karakteristike për këtë temë, ka thënë të hënën e kaluar në Plavë këshilltari i kryeministrit të Malit të Zi për punë të jashtme Nebojsha Kallugjeroviq. Në hapjen e Kampit të Gjashtë Euroatlantik “REACT 2013” që është bërë në platonë e “Kullës së Damjanit” (Damjanova Kula) në fshatin Vojno Sello, jo larg Plavës, Kallugjeroviq ka thënë se kokat e mençura, personat racionalë dhe shoqëritë demokratike marrin vendime me kujdes duke matur të gjitha argumentet. “Do të hapim dialogun e gjerë publik mbi anëtarësimin në Aleancën NATO. Dëshirojmë t’u ofrojmë qytetarëve përgjigje në të gjitha pyetjet dhe dyshimet lidhur me Aleancën, që do të na ndihmojë t’i tejkalojmë paragjykimet të cilat janë pasojë e të kaluarës sonë jo të largët”, ka theksuar Kallugjeroviq. Drejtori ekzekutiv i ALFA Qendrës, Aleksandar Dedoviq, konsideron që Kampi i Gjashtë Euroatlantik “REACT 2013” do të ketë efekt pozitiv në

situatën e përgjithshme në Mal të Zi kur është në pyetje mbështetja dhe përkrahja e opinionit ndaj NATO Integrimeve. “Një numër i madh i të rinjve do të përfitojnë informata të sakta dhe të drejta mbi karakterin, mekanizmin dhe mënyrën e vendosjes në atë aleancë, si dhe mbi atë çka do të thotë NATO për Malin e Zi dhe qytetarët e saj, ashtu që pas mbylljes së aktivitetit të punës së Kampit, mbështetja dhe përkrahja ndaj Aleancës do të rritet dukshëm”, ka pohuar Dedoviq. Sipas tij, pjesëmarrësit në kuadër të REACT-it, si shkollë udhëheqëse dhe më serioze e këtij lloji në Europën juglindore, do t’i përcjellin ligjëratat dhe do të diskutojnë mbi tema të tilla, si: diplomacia, ushtria, mbrojtja dhe antiterrorizmi. Zëvendës-shefi i Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dagllas Xhons, konsideron se shtetet ballafaqohen me probleme të njëjta për çka partneriteti është me rëndësi kruciale. “Me bashkëpunim në kornizën e NATO-s, duke filluar prej Zelandës së Re dhe Australisë deri te Finlanda dhe jugu i kontinentit të Evropës, të

Kampi i Gjashtë Regjional Euroatlantik “REACT 2013”, të cilin e organizon Organizata joqeveritare “ALFA Qendra” nga Nikshiqi, tubon rreth 100 pjesëmarrës nga 25 shtete dhe 46 ligjërues.

gjitha shtetet janë të ndërlidhura me partneritet dhe strukturë mbrojtëse të asaj organizate e cila sjell kornizë të përbashkët që quhet liria”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e rastit ka thënë se për Plavën është posaçërisht me rëndësi që një numër i madh i të rinjve dhe ligjëruesish ndërkombëtarë, por edhe nga Mali i Zi do të kenë rast që të njihen me bukuritë natyrore të kësaj komune. Kampi i Gjashtë Regjional Euroatlantik “REACT 2013”, të cilin e organizon Organizata joqeveritare “ALFA Qendra” nga Nikshiqi, tubon rreth 100 pjesëmarrës nga 25 shtete dhe 46 ligjërues. Në Kamp, puna e të cilit do të zgjasë deri më 31 gusht, marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare, medieve, universiteteve nga 25 shtete, partive politike, e nga Mali i Zi janë 28 pjesëmarrës nga të gjitha qytetet. I tërë aktiviteti do të mbahet në ambientin e lokalitetit të “Kullës së Damjanit” (Damjanova Kula) në fshatin Vojno Sello, jo larg Plavës, mu në bregun e Liqenit të Plavës. Sh. Hasangjekaj


Ngjarje javore

e enjte, 29 gusht 2013

5 Javore KOHA

Ministri i Turizmit, Branimir Gvozdenoviq, qëndroi të enjten në vizitë pune në Ulqin

Ulqini po kthehet në vendin që i takon Ulqin – Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Branimir Gvozdenoviq, ka thënë se Ulqini po kthehet në vendin që i takon në hartën turistike të Malit të Zi, por edhe më gjerë. Ai ka qëndruar të enjten në vizitë pune në Ulqin, gjatë së cilës është takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, drejtorin e NHT “Riviera e Ulqinit”, Mikan Zec, dhe sipërmarrësit e këtij qyteti. “Vëmendje e madhe i duhet kushtuar edhe investimeve në kapacitetet turistike me katër dhe pesë yje”, ka theksuar Gvozdenoviq. Ai ka thënë se duhet të përshpejtohen investimet e paralajmëruara. “Mendojmë se ato projekte që janë në procedurën e privatizimit duhet të përshpejtohen në mënyrë të ndjeshme”, ka thënë ministri Gvozdenoviq. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se hartimi i Planit HapësinorUrbanistik, i financuar nga Qeveria e Malit të Zi, paraqet një moment tjetër të rëndësishem për komunën e Ulqinit. Ai ka vlerësuar pozitivisht faktin që drafti i ri i këtij plani ka përfshirë vërejtjet dhe

sugjerimet e pushtetit lokal, sidomos në trajtimin e Valdanosit. “Konkretisht, në propozimin e ri të këtij plani është bërë zvogëlimi i kapaciteteve akomoduese nga 1600 në 900 shtretër, si dhe mbrojtja e ullishtës së Valdanosit, që paraqet një bazë të mirë për mundësinë e fillimit të procedurave për kthimin e pronave në këtë zonë. Kriporja e Ulqinit do të mbesë zonë e mbrojtur natyrore e cila do të valorizohet vetëm në funksion të zhvillimit të turizmit. Zgjerimi i parcelës urbanistike për ndërtim në zonën e Mavrianit mbetet një temë e rëndësishme për komunën e Ulqinit për të cilën do të diskutohet edhe në vazhdim”, u shpreh Cungu, duke bërë të ditur se plani hapësinor do të bëhet publik brenda pak ditëve. Sipas tij, me miratimin e Planit Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit krijohen parakushtet për hartimin e planeve të tjera detaje për investimet e ardhshme. Ministri Gvozdenoviq dhe kryetari Cungu kanë vlerësuar pozitivisht sezonin e sivjetshëm turistik në Ulqin. Në takim është diskutuar po ashtu edhe për mundësinë e zgjerimit të pikës kufitare

në Sukubinë. Në deklaratën për shtyp të Zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se bashkëbiseduesit vlerësuan se ky takim paraqet një fillim të ri të zhvillimit pozitiv të turizmit, si për qytetin e Ulqinit ashtu edhe për tërë Malin e Zi. (Kohapress)

Deputeti i Malit të Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq, mbi paralajmërimin e Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e dialogut të gjerë mbi integrimet euroatlantike

Nismë e vonuar

Deputeti i Malit të Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq, e quan të vonuar nismën e qeverisë së Malit të Zi për hapjen e dialogut të gjerë publik mbi integrimet euroatlantike. Ai ka thënë se përshëndet deklaratën e këshilltarit të kryeministrit të Malit të Zi për politikë të jashtme, Nebojsha Kallugjeroviq, por ka shtuar se kjo nismë është e vonuar. Në hapjen e Kampit VI Euroatlantik Regjional (REACT), Kallugjeroviq ka thënë se Qeveria do të hapë një dialog publik të gjerë mbi integrimet euroatlantike,

i cili do të duhej të çlironte emocionet dhe paragjykimet që e karakterizojnë këtë temë. “E dimë që ftesën për anëtarësim në NATO duhet pritur vitin e ardhshëm. Kjo është një periudhë shumë e shkurtër, por duhet përpjekur të bëhet çdo gjë që është e mundur në këtë periudhë të shkurtër”, ka theksuar ai. Abazoviq vlerëson se tani duhet të jepet maksimumi dhe të ballafaqohen argumentet e mbështetësve dhe kundër- diçka me shpejtësi dhe të merret vendim që nuk është në interes të qytetarëve të shtarëve të integrimeve euroatlantike. (Kohapress) “Askush nuk ka për qëllim që të imponojë Malit të Zi”, ka thënë ai.


6 Javore KOHA

e enjte, 29 gusht 2013

Vështrime & Opinione

Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Fjalët e dashu Anë e mbanë botës, përfshirë edhe në kryeqendrën e urdhërit të Nënë Terezës në Kalkuta, u festua me lutje të posaçme 103-vjetori i lindjes së Nënë Terezes, në përkujtim të mësimeve dhe trashëgimisë së saj dhe njëkohsisht për të kërkuar bekimet e saj. Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Age Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, bija e kombit shqiptar, e njohur anë e mbanë botës për punën e saj të palodhur në shërbim të varfëreve, të sëmurve dhe atyre në prakë të vdekjes, lindi në Shkupin shqiptar 103 vjetë më pare, më 26 gusht, 1910. Me shembullin e veprës së saj dhe të dashurisë personale për të afërmin sa ishte gjallë, -- megjithse ka ndërruar jetë 16 vjetë më parë -- ajo nepërmjet veprimtarisë të motrave të Kuvendit të saj në më shumë se 120-vende të botës, vazhdon misionin e saj edhe sot duke u ngjallë shpresat të pa shpresëve. Ajo gjithnjë vazhdon të frymëzojë botën, ashtu që besimin në diçka më të madhe se ne, ta përdorim për punë të mira dhe për një dashuri më të madhe për njëri tjetrin. Vepra dhe fjalët e sajë vazhdojnë të tingëllojnë gjithnjë si udhëzim dashurie për të gjithë njerërzit, si për katolikët ashtu edhe për jo katolikët, pa marrë parasyshë besimet ose dallimet e tjera anë e mbanë botës. Bija e kombit shqiptar, edhe në këtë 103 vjetor të lindjes së saj vazhdon të konsiderohet nga bota si një shembull altruizmi, bazuar në punën e saj dedikuar më të varfërve të botës. Ajo ishte shembull i dashurisë së njeriut për njeriun, në veprim! Për këto kontribute ndaj botës, Nënë Tereza kishte marrë disa çmime prestigjoze, përfshirë edhe Çmimin Nobel për paqë për punën dhe veprimtarinë e urdhërit të saj për shërbimet humanitare ndaj shoqërisë dhe njerëzimit.

Ky mesazh i Nënë Terezës, dashuria për njërin tjetrin, është sot më i nevojshëm se kurrë – në çdo nivel të jetës së njeriut -- ndërkohë që bota po përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe politike si dhe me ndasi, kryengritje shoqërore dhe ndasi fetare. Në këtë pasiguri botërore, njerëzit kanë nevojë për diçka më tepër, për diçka më me vlerë, për diçka me një substancë më të theksuar shpirtërore, për një objektiv e qëllim më të lartë për ta bërë ekizstencën tonë në këtë tokë më të lehtë dhe më të lumtur. Nënë Tereza me trashgëminë saj dhe me fjalët e saja të pasqyruara dhe të dokumentuara në qindra libra e artikuj e intervista, na mëson të duam njëri tjetrin, me qëllim jo vetëm të mbijetojmë por edhe si pjesëtarë të shoqërisë ku jetojmë, të kontribojmë në këtë botë, që sado pak të ndihmojmë në përmirësimin e jetës për të gjithë, e sidomos për ata që janë të “varfërit e më të varfërve” --sipas sajë, gjithmonë me dashuri për të gjithë dhe nepërmjet dashurisë për njëri tjetrin, si krijesa me të drejta dhe obligime të barabarta para Perendisë. Ndërkohë që bota, për arsye ideologjike, materiale dhe ndasive të ndryshme, përballet me terrin e shpirtit dhe me mungesën e dashurisë për njëri tjetrin, Nënë Tereza gjithnjë qëndron para botës si një simbol i një shprese të qëndrueshme, për një jetë më të mirë dhe si simbol i mundësisë së ndryshimeve pozitive përballë sfidave personale dhe shoqërore të njeriut dhe të shoqërisë ku ai jeton.

Këjo shpresë dhe besimi në mundësinë për të kryer vepra të mira në shërbim të tjerëve të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë, rrjedhë nga fakti se ajo besonte se çdo njëri prej nesh posedon aftësinë, mirësinë dhe dashamirësinë për vepra të mëdha. Vetë Nënë Tereza nuk besonte se ajo ishte unike ose e veçantë dhe nuk kishte ndonjë sistem shtetëror ose të ndonjë organizate botërore që të mbështeste veprimtarinë e saj, ndaj për këtë arsye, trashgëmia e kësaj murgeshe katolike me origjinë shqiptare mbetet edhe sot e respektuar anë e mbanë botës, nga pothuaj të gjithë njerëzit e ideologjive dhe feve të ndryshme, përfshirë edhe ata që nuk besojnë. Nënë Tereza e shihte misjonin e vet në këtë botë si një thirrje për të ndihmuar më të varfërit, dhe për të dashur më të afërmin, si një doemosdoshmëri këjo e nevojshme për paqë jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri dhe në botë. Për veprimtarinë e saj në këtë fushë, në vitin 1979 ajo mori Çmimin Nobel për Paqë, “Për punën e sajë në përpjekjet për të mposhtur varfërinë, vuajtjet dhe mjerimin, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim ndaj paqës në botë.” Për një kohë të gjatë, Nënë Tereza kryente misjonin e saj në vetmi dhe larg interesimit dhe vëmendjes së medias botërore. Por më 1967, gazetari i njohur i BBC-së Malcolm Muggeridge, mori në intervistë Nënë Terezën, për të cilën deri atëherë, bota nuk kishte dëgjuar shumë. Pas kësaj interviste, media

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 29 gusht 2013

7 Javore KOHA

urisë ndërkombëtare, sidomos ajo perëndimore filloi t’i kushtonte vëmendjen personit dhe punës së Nënë Terezës. Mediat amerikane e trajtuan atë si një “super-star’’. Ndër të tjera, në atë kohë, gazeta Nju Jork Tajms e deklaroi atë në faqen e parë, si “Një shënjtëreshë të gjallë”, dhe revista Tajms e cilësoi Nënë Terezen si “lajmëtaren e dashurisë dhe të lumturisë” në botë. Fillimisht, e gjithë këjo famë nuk i pëlqente Nënë Terezës, por me kohë ajo mësoi ta përdorte mjeshtërisht interesimin e medias për punën e sajë, për të përqendruar vëmendjen ndërkombëtare mbi gjendjen e mjerueshme të të varfërve të kësaj bote dhe si një mjet për realizimin e misionit të saj për të ndihmuar më të varfërit dhe të mjeruemit anë e mbanë botës. Nepërmjet medias, ajo mundi të tërhiqte vëmendjen e personaliteteve më të njohura botërore politike, kulturore e të tjera, si edhe të qeverive dhe enteve ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatën e Kombeve të Bashkuara, para të cilës ajo ishte ftuar të fliste disa herë. Duke e parë rëndësinë që kishte media si dhe rolin pozitiv që ajo mund të luaj në një shoqëri, Nënë Tereza, me një rast është shprehur kështu duke iu drejtuar përfaqsuesve të medias: “Shkruani të vërtetën......Mos shkruani vetëm me qëllim për të bërë bujë ose për të provokuar reagime. Njerëzit do të bëhen produkt i asaj që lexojnë. Dikush ka thënë se, ‘më thuaj se çka lexon dhe të tregoj se kush je’. Ata të cilëve Perëndia u ka falë fuqinë, aftësinë dhe talentin, duhet t’i përdorin ato vetëm e vetëm për të adhuruar Atë, dhe për të mirën e të tjerëve.” Media ndërkombëtare në përgjithësi e ka trajtuar Nënë Terezën dhe punën e saj me respektin që ajo meriton. Nuk jam i sigurt nëse këjo mund të thuhet edhe për median shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi. Në një kryeartikull të ditëve të fundit, me titull, “Dy skaje të

Krishtërimit që nisën nga trojet tona”, Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane, Illyria shkruan mbi Konstandinin e Madh dhe mbi Nënë Terezen, si“figura globale dhe historike” të kombit tonë. Ruben Avxhiu, shkruan ndër të tjera se, “Nënë Tereza u bë një nga simbolet e epokës sonë për shkak të shembullit të saj të shërbimit humanitar e vetëmohues në një periudhë të shpërthimit materialist….murgesha me prindër shqiptarë ndikoi personalisht te udhëheqësit më të njohur botërorë të kohës.” Ruben Avxhiu thotë se të dy këto figura historike të kombit tonë lakmohen nga fqinjtë tanë në Ballkan “për arsyen e imazhit publik dhe të rëndësisë së simbolit historik” dhe me të drejtë shpreh habi, si edhe shumë vërejtës të tjerë kohët e fundit, se si “disa myslimanë shqiptarë, sidomos të

moshës së re, kanë filluar gjithashtu t’i quajnë këto figura si “sllave”, dhe shpreh keqardhjen e tij për “urrejtjen ndaj Nënë Terezës”, duke përfunduar se, “në fund të fundit, ajo për çfarë ka pasur më shumë nevojë kjo tokë e ky komb ka qenë dhe mbetet gjithmonë një dimension i plotë tolerance e lirie.” Nënë Tereza do ishte dakort! Në një njoftim për median, Kuvendi i Nënë Terezës tha se 103 vjetë më parë, “Zoti i fali botës Nënë Terezën, ashtuqë bota ta dijë se është e dashur për Të dhe se të gjithë jemi fëmij të Perendisë, vëllëzër e motëra me njëri tjetërin….Në botën e sotëme, Nënë Tereza, ashtu siç bëri edhe gjatë jetës së saj, na mëson që të duam njëri tjetërin…”, pa dallim feje, besimi ose ideologjie. Mesazh ky për të gjithë njerëzit pa dallim, dhe për të gjithë epokat.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 29 gusht 2013

Opinione & Vështrime

Qasje

Gjillasi dhe pre

Për Koha Javore Gjekë Gjonlekaj/New York

Për origjinën familjare të Josip Broz Titos është folur më shumë se për asnjë udhëheqës tjetër të pas Luftës së Dytë Botërore. Biografët e tij shkruanin se kishte lindur në Zagorje të Kroacisë, ndonëse ishin të dyshimtë nuk kishin guxim t’i bënin pyetje në lidhje me këtë çështje. Phoenix Press në Londër dhe Harcourt Brace Jovanovich në New York kishin botuar anglisht në vitin 1980 dhe 1981 monografinë e Millovan Gjillasit me titull: “TITO-Tregim Nga Brenda”. (TITO-The Story Frome Inside) Nga viti 1937 e deri në mesin e viteve ’50 Millovan Gjillasi ishte pranë Titos më shumë se asnjë politikan tjetër,bile të gjithë mendonin se Gjillasi ishte njeriu numër 2 në politikën jugosllave. Në librin e lartëpërmëndur Millovan Gjillas shkruan: “Tito i mësonte kollaj gjuhët e huaja. Pas luftës –ose më mirë me thënë pas konfliktit të vitit 1948 me Bashkimin Sovjetik--Tito e mësoi anglishten shumë mirë,bile ishte në gjëndje t’i ndjekte dhe t’i kuptonte tekstet e thjeshta anglisht. E kishte mësuar rusishten si i burgosur gjatë Luftës së Parë Botërore,por shihej qartë se nuk e kishte studiuar mirë këtë gjuhë. Ai i ngatërronte shumë herë fjalët rusisht dhe serbisht dhe i shqipëtonte njësoj pavarësisht se kishin kuptime të ndryshme. Theksi dhe shqipëtimi ishin të mjaftueshëm. Ai kishte dëgjimin e mirë dhe kujtesën e fortë. Frëngjishtja e tij ishte e dobët,ndonse kishte jetuar një kohë të gjatë në Paris për punët e Partisë. Gjermanishten e zotëronte shumë mirë por unë nuk kisha njohuri te gjermanishtes,prandaj vlerësimi im nuk kishte ndonjë rëndësi. Serbo-kroatishten e fliste keq dhe bënte shumë gabime dhe për këtë ishte krjiuar bindja se nuk ishte jugosllav. Intelektualët tregonin për përpjekjet e tij serioze për ta mësuar gjuhën serbo-kroate. Kur e takova për herë të parë në vitin 1937 tregon Gjillasi ai nuk e zotëronte aspak drejtëshkrimin e serbo-kroatishtes, pavarësisht se e zotëronte shumë mirë gramatikën, pastaj radhitjen dhe struk-

Këto ditë “Politika” e Beogradit transmetoi një analizë të h origjinë jugosllave.Në dokument,të cilit i është hequr se von një gjuhë serbo-kroate me theks të huaj. Ata kanë thënë se suar se janë të sigurtë se Tito nuk kishte origjinë jugosllave turën e fjalive. Tito i pranonte sugjerimet dhe korigjimet kur ato nuk cënonin permbajtjen. Pas Luftës, së bashku me Zogoviqin ia redaktonim fjalimet për transmetime në Tanjug. Ne ishim shumë të kujdeshëm ndaj kërkesës se që të mos ndryshohej kuptimi i mendimit. Tito e respektonte rëndësinë e redaktimit por atyre që nuk u besonte nuk ua lejonte këtë përgjegjësi.Fjalët ”sine qua non” njëherë e shqipëtoi gabim,por kur i tregova kurrmë nuk e përsëriti këtë gabim.Ishte shumë i vëmëndshëm. Millovan Gjillas shkruan se mbiemëri Broz vjen nga Ambroz që e kishte burimin në shekullin XV. Por nuk ka të dhëna se familja e Titos e ka prejardhjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos,stërgjyshërit e Brozëve kishin emigruar ne Zagorje nga një rajon kufitar mes Bosnjës e Dalmacisë. Atje ishin vendosur mbase në shekullin XVI. Tito i kishte thënë Gjillasit se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi.Mali i Zi në Jugosllavinë e pas Luftës së Parë Botërore ishte vetëm një provincë (banovine) pa asnjë të drejtë kombëtare. Malazezët prisnin një lufte tjetër të madhe për t’i rikthyer vendit një lloj shtetësie. Kështu ata u angazhuan në luftën antifashiste,duke marrë pjesë aktive,bile nga gjiri i këtij populli të vogël dolën shumë komandantë të shquar në Luftën e Dytë.Gjatë luftës antifashiste Tito qëndroi edhe në Malin e Zi, dhe u premtoi se pas fitores mbi fashizmin ata do të gëzonin të gjitha të drejtat kombëtare që i kishin humbur gjatë sundimit të ish Jugosllavisë. Cornell University Press botoi në vitin 2007: “Realm of the Black Mountain – A History

of Montenegro” të autores Elisabeth Roberts. Kjo vepër me përmbajtje historike dhe politike u prit mirë ne Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë,bile revista e njohur letrare amerikane “The New York Review of Books” botoi në atë kohë një reçension të historianit të mirënjohur britanik Profesor Noel Malcolm Në kapitullin: “Identiteti Malazez në Kohë dhe në Hapësirë”,Elisabeth Robertes thotë: “Natyrisht se përforcimi i idesë për identitetin e veçantë malazez i shkonte per shtat politikës së Titos për t’i zvogëluar dy kombet e mëdha--serbët dhe kroatët—kështu


Opinione & Vështrime

e enjte, 29 gusht 2013

9 Javore KOHA

ejardhja e Titos

hollësishme të CIA-as e cila tregon se:Tito nuk ka qënë me ni shënja “sekret”,thuhet se gjuha amtare e Titos ka qënë identiteti i Titos vetëm mund të supozohet,por kanë theke. ‘kombet’ e vogla mund të qëndronin në atë federatë. Pavarësisht motivit për themelimin e Republikës së Malit të Zi, tani po zgjidhej problemi i vështirë i identitit kombëtar malazez.. Nga ana tjeter kjo gjysmë shtetësie zgjoi ndjenjat patriotike të atyre që dëshironin të vepronin si aktorë të pavarur në skenën sllave. Kjo zgjidhje siguronte anëtrasimin në shtetin e përbashkët të atyre malazezëve që kerkonin vazhdimin e lidhjeve me Serbinë. Ne sipërfaqe Jugosllavia e Titos kishte arritur një zgjidhje të balancuar për të cilën ishin deklaruar shumica e malazezëve. Por problemi i madh lindi në vitin 1948 në kohën e ndarjes me Stalinin. Ndjenjat rusofile të malazezëve dhe lidhjet tradicionale mes tyre kishin ndikuar që shumë nga entuziastë të ndiqnin vijën politike të Stalinit dhe nuk ishin gati për kompromis. Kundërshtimet e ‘devijuesëve’ të cilët mendonin se po përhapej në gjithë Jugosllavinë, shpërthyen në vitin 1948 dhe vazhduan edhe më gjatë por më në fund u shtypën. Disa nga ata u ekzekutuan,pjesa tjetër u burgos. Stalinistët e Malit të Zi u dënuan më shumë se ata në republikat e tjera. Në përpjestim me popullësine Mali i Zi kishte më shumë anëtarë në Partinë Komuniste se republikat tjera. Malazezët ishin shumë të privilegjuar në Federatën jugosllave. Ata mbanin pozita të larta në Ushtrinë jugosllave. Ata fituan shumë nga ajo politikë bile për t’i bërë qefin Titos i hoqën ëmërin Podgorices,duke i dhënë ëmërin Titograd. Millovan Gjillas ishte shkrimtarë i madh dhe disidenti antikomu-

nist më i nderuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën perëndimore. Veprat e tij “Klasa e Re”,”Bisedimet me Stalinin” dhe shumë e shumë të tjera kishin qënë “best seller” në “The New York Times”. Zoti Gjillas kishte qënë ndër autorët më antikomunist pas Luftës së Dytë Botërore. Shpjegimi i Titos se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga fisi i Kuçit të Malit të Zi është interesant. Dihet shumë mirë nga historia se Kuçi ishte nje prej krahinave më të njohura në kohën ilire. Mbreti Gence i fisit labeat të Ilirisë në Medunë të Kuçit kishte themeluar kryeqëndrën e tij. Kuçasit ishin iliro- shqiptarë. Kuçi u sulmua nga serbët dhe malazezët më shumë se asnjë krahinë tjetër. Serbo-malazezët bënin gjenocid mbi popullësine shqiptare të Kuçit. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike,por më vonë u detyruan me forcë të ndryshojnë gjuhën e fenë. Si pasojë e këtyre masave barbare shumë nga ata braktisën vëndin,ndërsa ata që nuk u larguan më në fund u asimiluan. Vallë a mos ekziston ndonjë lidhje fisnore mes Kuçit të Malit të Zi dhe Kuçit të Kurveleshit? Ne Kuç u bënë kryengritje të vazhdueshme antiosmane. Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kuvëndet e Kuçit janë pjesë e rëndësishme e historise së popullit shqiptar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kuç të Malit të Zi ishin vrarë kundër nazistëve gjermanë shumë partizanë nga Shqipëria. Edhe Zenel Gjoleka i Kuçit të Kurveleshit ishte vrarë në Mal të Zi nga forcat serbo-malazeze në mbrojtje të shqiptarëve. Emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë sidomos në Mirditë dhe në Shalë. Shumë vjet më parë e takova në festën e Flamurit në Detroit juristin e njohur shqiptar Zef Brozin. Nuk e dijë si filloi biseda në

lidhje me mbiemërin Broz. Dikush e pyeti Zef mos ke ndonjë lidhje me Josip Brozin. Zefi u qesh dhe tregoi në lidhje me ngushëllimin që i kishte shprehur Profesor Luan Omari per vdekjen e kushririt të famshëm Broz në vitin 1980. Unë qesha tregonte Zef Brozi dhe nuk thashë asnjë fjalë sepse ishin kohëra të vështira për komente politike por nuk e kam harruar kurrë ngushllimin e Profesorit tim të nderuar Luan Omari. Origjina e personaliteteve të njohura të historisë është gjithëmonë aktuale. Për origjinën familjare të Presidentit amerikan Barak Obama flitet për ditë në Shtetet e Bashkuara. Para shumë vjetësh revista e njohur letrare amerikane “New Yorker” kishte botuar një jetëshkrim të shkurtër për luftëtarin e përmëndur afgan të lirisë Ahmed Masud, i cili kishte qënë armiku më i madh i Osama bin Laden. Ahmed Masud i kishte thënë gazetarit amerikan se ai ishte evropian për nga origjina,bile stërgjyshërit e tij ishin vendosur atje në vitin 239 para Krishtit si ushtarë të Lekës së Madh “Aleksandri i Madh” dhe nuk ishin kthyer kurrmë në Evropë. Ahmed Masud i kishte paralajmruar amerikanët dhe evropianët për tmerrin që mund t’u shkaktonte terroristi Osama bin Laden. Një javë pas takimit me autoritetet amerikane dhe evropiane në Paris, Ahmed Masudi u vra nga terroristët e Osama bin Laden.Por pavarësisht se kishin kaluar 2350 vjet Ahmed Masudi ishte përsëri kryelartë për origjinën e tij evropiane. Ai është cilësuar nga amerikanët në luftën kundër pushtimit sovjetik si Luani i Afganistanit. Monografinë e Gjillasit për Titon e kisha blerë e lexuar para 33 vjetësh,por isha kurioz gjithëmonë për deklaratën e Titos se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga Kuçi prej ku kishin ikur edhe stergjyshërit e mi para 300 vjetësh,për të mos humbur gjuhën shqipe dhe fenë katolike. Analiza e CIA-s amerikane se Tito nuk ka qënë me origjinë jugosllave më shtyri të bëjë këtë shënim. Gjithëmonë pyes vallë mos ekziston ndonjë lidhje fisnore mes Gjolekëve te Kuçit të Kurveleshit me Gjolekët e fisit tim? Zbërthimi i kodeve gjenetike po bën mrekullira.Një fjalë e urtë thotë: “Dyshimi zbulon të vërtetën”.


10 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

Në 80-vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës (1)

Luftëtar i pa

Prof. Murat Gecaj

”…Mue, në idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue, ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!” (H. Prishtina) 1. Përsëri erdhi data përkujtimore e atij gushti të paharruar dhe që lëndoi shumë zemra shqiptarësh. Ajo lidhet me emrin e nderuar të atdhetarit të madh Hasan Prishtina. Krahas figurave tjera të shquara atdhetare, si Bajram Curri, për atë kam dëgjur të flitet me dashuri e respekt, që në fëmijëri e rini, atje në vendlindjen time, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Më pas, u njoha më mirë me jetën e tij, në vitet e studimeve universitare. Ndodhi që, kur punoja redaktor në gazetën ”Bashkimi”, në vitet ’70të të shekullit të kaluar dhe i sollen eshtrat e tij në Shqipëri e i rivarrosën në Kukës, shkova atje për të bërë një shkrim. Ai u publikua, me titullin e një vargu të rapsodisë popullore, thurur ato ditë: ”Prapë, na erdh’ Hasan Prishtina!...”. Dhe ja, përsëri tani, kemi detyrim ta kujtojmë e ta nderojmë atë, për ndihmesën e gjithanshme ndaj Atdheut e Kombit tonë. Të gjithë ne, tani ndiejmë krenari të ligjëshme edhe kur e dimë se, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, u vendosën me ceremoni shtatore të tij, në Tiranë, Prishtinë e Shkup. 2. Ishte data 14 gusht e vitit 1933. Hasan Prishtina, figurë e njohur e lëvizjes për liri e pavarësi, kishte dy javë që ndodhej ne Selanik (Greqi), me misionin e lartë atdhetar që të pengonte me çdo kusht shpërnguljen e kosovarëve për në Anadoll të Turqisë, pas marrëveshjes së bërë

ndërmjet qeverive serbe e osmane. Duke kaluar qetësisht nëpër një rrugë të atij qyteti, ai u godit pas shpine tradhtisht, me pesë plumba vdekjeprurës, nga një agjent i paguar, dorë e stërgjatur e armiqve të tij dhe gjithë popullit shqiptar. Tek rrëzohej si lisi përtokë, në moshën 60-vjeçare, ai burrë i madh i Kosovës kreshnike dhe i mbarë Shqipërisë, ndoshta vetëtimëthi, përsëri solli ndërmend betimin solemn, që kishte bërë para popullit e Atdheut, të cilin e mbajti me nder deri në fund të jetës: ”…Mue, në idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue, ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!” Në jetën e tij prej luftëtari të paepur, ai u ndoq këmba-këmbës nga armiqtë e shumtë e pabesë, të cilët i bënë katër atentate dhe e dënuan gjashtë herë me vdekje, në mungesë. Por, megjithatë, nuk u përkul as nuk u ndal asnjëherë në rrugën e nisur në shërbim të mëmëdheut, siç e dëshmon edhe kënga popullore kushtuar atij: ”S’ të shtroi ari i tanë mbretnive,/ s’ të lidhën leqet e tradhtive…”. 3. Lindi në qytetin Vuçiternë të Kosovës, më 1873, pra 140 vjet më parë. Familja e tij ishte shpërngulur në atë qytet nga fshati Polanc i Drenicës, krahinë e njohur për qendresën shumëvjeçare për liri e pavarësi. Mësimet e para i përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në një kolegj francez të Selanikut dhe të lartat për drejtësi, në Stamboll. U rrit dhe u edukua njeri i zgjuar e luftëtar, nga i ati dhe e ëma, në djepin e popullit kryengritës të asaj krahine. Kështu, mësimet e para atdhetare, që mori në familje dhe më vonë në

shkollë, ai i vuri në shërbim të çlirimit e bashkimit kombëtar. Periudha, kur u rrit e u burrërua Hasan Prishtina, ishin vitet e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga i ati kishte trashëguar pasuri jo të vogël, por atë e përdori për blerjen e armëve në shërbim të kryengretjes së përgjithshme antiosmane të viteve 19101912 dhe, në vijimësi, për çeljen e shkollave shqipe. Me penë e me pushkë, me fjalë e me diplomaci, kudo ku u ndodh, ndërmjet miqësh e armiqësh, Hasan Prishtina nuk pushoi asnjëherë të propagandonte dhe të përpiqej për të venë në zbatim idenë e tij: çlirimin e bashkimin e Atdheut të robëruar dhe zhvillimin e tij. Me fjalën e ëmbël e të guximshme dhe me artikujt e tij në shtypin e kohës, zgjonte ndërmjet popullit e rinisë kosovare ndjenjat e atdhedashurisë, urrejtjen e thellë ndaj pushtuesve e tradhtarëve. Hasan Prishtina u bë luftëtar aktiv edhe për gjuhë e shkollën shqipe, të cilat i vlerësonte si faktorë të domosdoshëm për zgjimin dhe forcimin e ndjenjave kombëtare. Vetë u kujdes që 50 djem kosovarë të shkonin për të vazhduar mësimet në shkollën Normale të Elbasanit dhe të bëheshin mësues për shkollat në gjuhën amtare në Kosovë. Ashtu si rilindësit e tjerë, punoi me ngulm kundër ndasive fetare e krahinore, kundër vllavrasjeve e gjaqeve. Në vitin 1908, ishte nismëtar për tubimin e 30 mijë kosovarëve në Ferizaj dhe mbështeti Kongresin e Manasitrit për alfabetin, që e kemi në përdorim sot. Deputet në Parlamentin xhonturk (1908), në moshën 35-vjeçare doli në opozitë, bashkë me disa deputetë të tjerë, atdhetarë shqiptarë. Shtypi i kohës shkruante:


Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

11 Javore KOHA

aepur i lirisë ”Ky dashamir (H.Prishtina,-shënimi ynë) i bën një nder të madh amës Shqipëri, për të cilën ai është gati të bëhet theror”. Duke u ngritur me forcë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, në Parlamentin xhonturk protestoi energjikisht kundër premtimeve të tyre boshe dhe barbarizmave në Kosovë. ”Deputeti kryengritës, që kërcënon Sulltanin”, siç e quajtën qeveritarët e kohës dhe shtypi xhonturk, pa iu trembur syri aspak, brenda në Parlament, e quajti kriminel gjeneralin xhelat Durgut Pasha. Siç do të shkruante vetë H. Prishtina më pas, në vend të një kolltuku me turp të Stambolit, zgjodhi rrugën e ndershme, kryengritjen në male, ndërmjet popullit trim e liridashës të Kosovës. 4. Pas Kuvendit historik të Junikut, në majin e vitit 1912, të prirë nga atdhetarët e trimat luftëtarë, Bajram Curri e Isa Boletini, u vendos të lidhej besa për kryengritjen e përgjithshme, kundër sundimit osman. Me zemra të ndezura e me besim të plotë në fitoren përfundimtare mbi armiqtë pushtues, kryengritësit shqiptarë rendnin me armët krahut, duke kënduar: ”Besa-besë, nji herë kemi thanë,/ ty, Shqipni, na të kemi nanë;/ besa-besë, nji herë kemi thanë:/ për Shqipni, jetën duem me dhanë!”. Ismail Qemali gjithnjë i kujtonte fjalët, që i tha Hasan Prishtina, kur biseduan për fillimin e kryengritjes së përgjithshme: ”Hasan Beg, i besoj fetarisht karakterit të zotnisë sate. Ky besim më ka shtyrë me i shkrue në zemër ato fjalë, që i përdorove sot në Parlament, tue thanë:-Kam me kenë njeni e ndoshta i pari i atyre, që kanë për ta ngrehë flamurin e kryengritjes”.


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

Qasje

Kur magjia buro

Shkrirja e magjishme e rrëfimit me gjuhën, është ideali krijues i çdo shkrimtari n Mehmet Kraja

Këto katër romane janë shkruar në dhjetë vitet e fundit. Nëse unë kuptoj gjë nga letërsia, më duhet të them se këto romane tashmë janë shkrim i përvojës, prandaj i konsideroj veprat e mia më të mira, më të arrira, në të cilat deri-diku duhet të shihet konsolidimi i dijes letrare për zhanrin, për rrëfimin dhe për tekstin. Por unë në këtë rast nuk dua të bëj as kritikë dhe as teori letrare, dua vetëm të sjell në vëmendjen tuaj synimin tim në fushën e shkrimit dhe të gjuhës. Kur e përmenda përvojën, kisha parasysh pikërisht një bindje që më është ngulitur, se gjuha e ndërtimit të tekstit është lënda e formësimit dhe modelimit, pra vetë përbërja, pa të cilën nuk ekziston asnjë mundësi e shkrimit të letërsisë, asnjë mundësi e shprehjes, asnjë mundësi rrëfimit. Të njohësh mundësitë shprehëse dhe ndërtuese të gjuhës, për mua, është si të zbulosh dhe të njohësh fshehtësinë e krijimit, sepse që nga zanafilla e saj, bota nuk ka arritur ta tejkalojë paradigmën e njohur, se, megjithatë, në fillim ishte fjala. Tani për këtë çështje nuk dua t’ju mërzis me ligjërata shkrimtarie, por më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një rrethanë interesante të jetës sime, e cila është ndjekur nga një rastësi gati e papërsëritshme: Kam njohur nga afër të folmen, me të cilën është shkruar libri i parë në gjuhën shqipe; kam folur me gjuhën e Mjedës dhe më është dukur sikur më qarkullon nëpër dej poezia e tij; e kam ditur përmendësh ndonjë këngë të “Lahutës së Malcis”, ende pa ditur asgjë për Fishtën dhe për veprën e tij. Më anë tjetër, jam rritur në një ambient, ku rrëfimet të duket

sikur nuk burojnë nga jeta, por jeta buron prej tyre dhe ndodhitë më të pabesueshme të duket sikur zhvillohen në praninë tënde. Shkrirja e magjishme e rrëfimit me gjuhën, është ideali krijues i çdo shkrimtari narrator, pra edhe i prozatorëve dhe romansierëve. Vetëm edhe për një gjë dua të tërheq vëmendjen tuaj: për të ashtuquajturin realizëm magjik, i cili më është atribuuar ndonjëherë nga kritika le-

trare, ose përgjithësisht nga ata që kanë shkruar për veprën time. Unë kam bërë një gjë, që ndoshta është pak më ndryshe nga shkrimtarët e tjerë që kanë përdorur këtë mënyrë të shkrimit të prozës. Për këtë veprim ndryshe më ka nxitur vetë realiteti, për të cilin kam shkruar dhe vazhdoj të shkruaj. Më besoni, unë nuk kam pasur nevojë të shpik asgjë, sepse magjia buron nga vetë realiteti, ka mjaftuar vetëm që ta vështroj dhe


Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

13 Javore KOHA

on nga realiteti

narrator, pra edhe i prozatorëve dhe romansierëve.

ta hetoj atë me kujdes dhe ndjeshmëri. Unë nuk kam pasur nevojë që personazhet e mi t’i bëj të fluturojnë nëpër dritë të hënës dhe të marrin arratinë nëpër qiell. Njerëzit e anës tonë, ndërsa e bënin rrugën natën me lundra për në Shkodër, jo me imagjinatë, por janë zhytur me gjithë mend për të kapur hënën në fund të liqenit. Ata besonin se përveç asaj hënës, të cilën e shohin të gjithë në qiell, është edhe një hënë tjetër

që zhytet thellësive të liqenit, ajo iu dukej afër, pandehnin se mund ta preknin me dorë dhe mund ta kapnin. Dhe përfundonin në fund të liqenit. Pra, shumë gjëra nuk kam pasur nevojë t’i shpik. Selimi i katundit tonë, i cili vetëm një herë kishte qenë në Shkodër dhe, pasi ishte mbyllur kufiri, kurrë më nuk kishte shkuar askund, madje as në Millë për të bluar në mulli, besonte me gjithë mend se dielli lindte nga një vrimë

në Maranaj matanë liqenit dhe në mbrëmje futej në një vrimë tjetër përtej Rumisë. Fundja, përshkrimi i bëmave të këtyre personazheve ende nuk e di nëse ka një emër të saktë në metodat dhe shkollat letrare dhe atributi “realizëm magjik” nuk është gjë tjetër, përveç se pamundësi për të gjetur shprehjen adekuate për një fenomen, të cilin nuk e ka shpikur letërsia, por e ka shpikur realiteti, jeta e njeriut.


14 Javore KOHA

Bisedë

e enjte, 29 gusht 2013

Intervistë me këngëtarin Vedat Ademi

Të rinjtë sot kanë shumë shije të ndryshme Koha javore: Po bëhet një vit që jeni bërë baba. Si ndiheni tani? V. Ademi: Shumë faleminderit për komentin. Jon Arti akoma nuk i ka mbushur një vit, por ndjehem në mënyrë fenomenale dhe vërtet është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet, një gëzim dhe një ndryshim i bukur, gati-gati i pabesueshëm që jam bërë baba. Koha javore: Sa ka ndikuar lindja e djalit në karrierën tuaj? V. Ademi: Djali dhe familja për mua kanë ndikuar në karrierë gjithmonë. Djali më jep më tepër emocione dhe vullnet për të bërë gjëra të bukura. Koha javore: Keni kohë të jeni një baba i mirë dhe një artist i madh? V. Ademi: Po, koha duhet të gjendet, familja është në radhë të parë. Jam falënderues që kam mundur të jem edhe artist dhe person publik, por mbi të gjitha është familja. Vendi ku ne jemi të qetë, marrim energji dhe forca të reja. Koha javore: Na e përshkruani një ditë të zakonshme të Vedatit? V. Ademi: Zgjohem me vonesë pasi kam punuar një natë më parë. Rri, merrem me djalin, pasi jam në shtëpi. Pastaj flas me Skype, viber me të afermit e mi, dhe merrem me punën, organizimin e ditëve të tjera të punës pasi bëj edhe manaxhimin e punës sime. Më vonë vjen bash-

këshortja, hamë bashkë ose dalim diku të tre. Më vonë bëhem gati për punë dhe atje duhet të kem energji për një natë me muzikë live. Koha javore: Kënga ”Për Ty” është dedikuar pikërisht djalit tuaj. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, por gjithashtu ka fituar edhe çmime të ndryshme. Sa jeni të kënaqur me këtë këngë? V. Ademi: Kënga “Për Ty” është kënga që ia kam dedikuar djalit dhe është i veçantë momenti kur ai shikon televizorin dhe ndalon lojërat e veta duke pasur gjithë vëmendjen tek unë, te televizori apo you tube. Ai e di kush po këndon, është shumë i veçantë ky moment. Nëse don ta pengosh, ai do të kërkojë të gjej ta shohë. Kënga ështe kompozim i Vullnet Ibraimit, i cili bën këngë të tilla,

Nuk mund të përqendrosh një grup njerëzish te një lloj i muzikës, pasi secili do të bëjë atë që i pëlqen. Gjithsesi shumica e të rinjve sot i dëgjojnë gati të gjitha rrymat. Secila prej tyre ka fansat e vet.

të ndjera dhe emocionale. Kështu kënga i ka të gjitha për t’u pëlqyer. Është e thjeshtë si tekst dhe klipi ka bërë që të mund të shijohet nga të gjithë. Koha javore: “Për Ty” është kënga më e mirë që keni realizuar deri tani? V. Ademi: “Për Ty” është një këngë si të tjerat. Nuk mund të them që kjo apo ajo është më e mirë, sepse secila ka diçka të veçantë. Numër të madh klikimesh kam marrë nga disa këngë, kështu që s’mund të them që kjo është më e realizuara. Koha javore: Kënga Juaj në bashkëpunim me artistin e njohur Pirro Çako në festivalin “Kënga Magjike”, në vitin 2011 arriti të fitojë çmimin “Kënga Stil” dhe është renditur në vendin e dytë. Sa ka ndikuar në karrierën Tuaj bashkëpunimi me një artist të tillë? V. Ademi: Pirro Çako është një kantautor i cili në stilin e tij është gjithmonë në treg dhe shumë i pëlqyer. Bashkëpunimi me të është i mirë dhe i veçantë pasi kënga ishte në stilin e tij, e kënduar edhe nga unë. Vërtet ishte bukur të merrnim vendin e dytë. Çdo bashkëpunim sjell diçka të re, kështu besoj kam sjellë edhe unë diçka të re për Pirron. Koha javore: Të gjithë e dimë se në Shqipëri dhe Kosovë më së shumti


Bisedë

e enjte, 29 gusht 2013

15 Javore KOHA

Jam tejet i lidhur me ata që dëgjojnë muzikën time pasi unë këndoj live dhe ata janë aty të më dëgjojnë. Sigurisht, kam edhe publik tjetër, të gjerë, por baza është se dikush dikur më ka dëgjuar live, qoftë edhe nga televizioni. Unë jam me idenë që të jem sa më afër dhe sa më pranë jetës reale. V. Ademi: Të dy janë kolegë dhe secili ka karrierë të veçantë. Koha javore: Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngusht me natyrën, jetën, sidomos me popullin. Sa jeni dakort me këtë thënie? V. Ademi: Unë për vete jam tejet i lidhur me ata që dëgjojnë muzikën time pasi unë këndoj live dhe ata janë aty të më dëgjojnë. Sigurisht, kam edhe publik tjetër, të gjerë, por baza është se dikush dikur më ka dëgjuar live, qoftë edhe nga televizioni. Unë jam me idenë që të jem sa më afër dhe sa më pranë jetës reale. Koha javore: Para disa ditësh keni marrë pjesë në një koncert të organizuar në Ulqin. Sa jeni të kënaqur me pjesëmarrjen Tuaj dhe pritjen nga fansat e shumtë që keni? V. Ademi: Para disa ditesh isha në “Summer Fest”, të organizuar nga Top Channel nëpër qytete të ndryshme. Kalova shumë bukur pasi takova kolegë, miq dhe fansa. dëgjohet muzika Rock & Rap. A mendoni që rinia shqiptare duhet të përqëndrohet më shumë te baladat dhe të ikin nga muzika e “rrugës”? V. Ademi: Të rinjtë e sotëm kanë shumë shije të ndryshme dhe nuk mund të përqendrosh një grup njerëzish, pasi secili do të bëjë atë që i pëlqen. Gjithsesi shumica e të rinjve sot i dëgjojnë gati të gjitha rrymat. Secila prej tyre ka fansat e vet.

Koha javore: Artisti më i madh shqiptar? V. Ademi: Ka shumë artistë shqiptarë që meritojnë respekt dhe vlerësim, por unë po përmend atë të cilin e kam pasur qejf që i ri dhe ai është Aleksandër Gjoka. Koha javore: Alban Skenderaj apo Flori Mumajesi, sipas Jush?

Koha javore: A mund të shpresojmë për një koncert të Vedatit në Malësi të Madhe? V. Ademi: Asgjë nuk është e pamundur. Unë jam i hapur dhe s’kam vendosur limite. Udhëtoj nëpër të gjitha trevat për muzikën që bëjmë dhe me këtë intervistë shpresoj të zgjohet interesi në Malësi të Madhe për një event muzikor. Bisedoi: Kristjan Gj. Dukaj


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

ESE

Shërbim e ndëshkim

Edhe ata që nisen nga qëllime të mira por përfundojnë në gabime dhe pastaj shfajsohen se është e pamundur të bësh omëletë pa thyer vezë - siç thonë komunistët thjesht demonstrojnë sesa të lidhur janë vesi e vyrtyti.

Për Koha Javore Astrit Lulushi / Uashington

Vesi dhe vyrtyti shihen si të kundërta. Megjithatë, divergjenca mes tyre mund të mos jetë aq e thellë sa duket. Për shembull, durimi është tipar i mirë, por kur rezulton në pranimin e trajtimit të padrejtë ose mungesës se respektit, ai bëhet i dëmshëm.Në anën tjetër, zemërimi, që shihet si ves, mund të sjellë ndryshime, bëhet i mirë, duke e nxjerrë një njeri a shoqëri nga gjendja e keqe. Edhe ata që nisen nga qëllime të mira por përfundojnë në gabime dhe pastaj shfajsohen se është e pamundur të bësh omëletë pa thyer vezë - sic thonë komunistët - thjesht demonstrojnë sesa të lidhur janë vesi e vyrtyti. Çdo fund stine, njerëzit ndërrojnë garderoba, lirojnë shtëpi nga sende të

tepërta, të përdorura, të mira, por që nuk u hynë më në punë. Kjo është traditë e njerëzve zemergjëre që nuk kanë frikë nga ndryshimi, por është edhe simbol i shkëputjes nga një e kaluar. Ky zakon, në disa vende me shumicë pa shkollë ose të shkolluar keq, merr drejtim tjetër - ku nuk janë sende a placka, por njerëz që flaken, zyra spastrohen, vende pune zbrazen për t’u mbushur nga të tjerë, kryesisht të ripërtërirë a ricikluar; simbol i mosndarjes nga e shkuara. Edhe kjo quhet traditë, por vetëm se rrjedh nga kohë tiranie, ku stinët ishin vetëm politike, që ndërronin të paktën një herë në 5 vjet; është zakon nga epoka e diktaturës, ritual që vazhdon - pas çdo zgjedhjeje - në çdo ndërrim administrate. Dikur, tirani - si meduza shumë kokëshe - rrethuar nga tiranë të vegjël - nuk i duronte gjatë servilët. Ai ishte si mbreti i

përralles së Andersenit, me të vetmin ndryshim se, e dinte që ishte lakuriq, dhe kuptonte se ata që e rrethonin mezi prisnin t’i hanin kryet. Prandaj çdo 5 vjet, diktatori ndërmerrte spastrime, priste koka - dhe mjerë ata që kishin fituar një farë vetesigurie sepse ishin të paret që shkonin. Më pas, heshtja binte, njerëzit shiheshin të rralluar, ata që kishin shpëtuar, rrinin kokë ulur, dhe në sytë e tyre sikur lexohej - “Ia hodhëm edhe këtë herë”. Të tjerëve, të sapoardhur që zevendësonin viktimat, u shkëlqenin sytë nga epshi për t’iu dorëzuar pushtetit a për t’a dhunuar atë, njësoj ishte. Ata pak kuptonin se u ngjanin lopëve përpara therrtores - thjesht gëzoheshin që nuk ishin të parët në radhë - dhe e gjithë kjo dramë zhvillohej vetëm nga frika për të ndryshuar.


Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

17 Javore KOHA

“Muzat e Alpeve” mbledh në Rugovë shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

Çmimi ”Teuta” shkrimtarit Jevrem Bërkoviq I organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve ”Teuta”, në kuadër të këtij manifestimi janë mbajtur orë të veçanta poetike kushtuar poetëve Dritëro Agolli dhe tre poetëve të ndjerë të Kosovës - Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe Radovan Zogoviq. Po ashtu është promovuar edhe përmbledhja poetike në gjuhën malaziase e Ali Podrimjes, përkthyer nga Qazim Muja, me titull nga njëra poezi e vet autorit “Çelësi i humbur”. Pejë - Manifestimit rajonal i shkrimtarëve ”Muzat e Alpeve 2013” ka mbledhur në malet e Rugovës shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. I organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve ”Teuta”, në kuadër të këtij manifestimi janë mbajtur orë të veçanta

poetike kushtuar poetëve Dritëro Agolli dhe tre poetëve të ndjerë të Kosovës Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe Radovan Zogoviq. Po ashtu kjo Shoqatë i ka ndarë çmimin ”Teuta” shkrimtarit malazez, Jevrem Bërkoviq. Me këtë rast ai, pasi falënderoi ata që e nderuan me këtë çmim, shfaqi besimin

Libra të rinj

Tregime moderne (Jaho Kollari, Plusquamperfekti, Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2013)

Në kuadër të Asociacionit “Ulqini”, këto ditë doli nga shtypi libri “Plusquamperfekti” i autorit ulqinak Jaho Kollari. Në këtë përmbledhje janë përfshirë 19 tregime të shkurtra moderne. Jaho Kollari jeton dhe vepron në Gjermani, ndërsa krijimet e tij janë ngusht të lidhura me vendlindjen e tij, Ulqinin. Ai ka lindur më 2 prill 1961 në Ulqin. Shkollimin fillestar dhe të mesëm i kreu në vendlindje, kurse studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret që në

shkollën fillore, ku shkroi poezi satirike, të cilat s’i botoi kurrë. Me shkrime më serioze u mor gjatë studimeve në universitet. Në vitin 1988, në bibliotekën “Plejada” i është botuar vëllimi me poezi “Shtëpia në mes të ullinjve”. Në vitin 1997, përkatësisht 1999, në edicion të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, i botohet së pari vëllimi me tregime “Terapia”, e pastaj romani “Lidhja me suturë”. Merret edhe me eseistikë, recensione e (Kohapress) kritika letrare.

se historia e re e miqësisë së popujve do të fillojë nga shkrimtarët. Në këtë manifestim rajonal poetik është promovuar edhe përmbledhja poetike në gjuhën malaziase e poetit të ndjerë Ali Podrimja, përkthyer nga Qazim Muja, me titull nga njëra poezi e vet autorit “Çelësi i humbur”, e sapobotuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës. Është bërë e ditur se ”Muzat e Alpeve” vitin e ardhshëm do të mbahet në Mal të Zi. Merret vesh se Bordi i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve ”Teuta”, Çmimin letrar ”Teuta” për vepër jetësore do t’ia akordojë poetit, prozatorit dhe publicistit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli. “Ky manifestim ka mbledhur shkrimtarë edhe nga Shqipëria e Mali Zi me synimin për forcimin e urave ndërmjet shteteve dhe përafrimin e popujve të trekufirit si dje në luftë e sot në paqe e bashkëjetesë, duke përqafuar vlerat evropiane”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga kjo shoqatë, e cila rikujton se manifestimi u mbajt në saje të mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komuna e Pejës dhe asaj të Deçanit. Pjesëmarrësit në këtë manifestim kanë takuar edhe kryetarin e Pejës, Ali Berisha, dhe kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj. (Koha Net)


18 Javore KOHA

e enjte, 29 gusht 2013

VIP

Amber Heard është e hapur rreth prirjes së saj seksuale, pasi nuk mund të fle nëse i fsheh ndjenjat e saj të vërteta. Aktorja 27-vjeçe, e cila tani është në romancë me Johnny Depp pas ndarjes nga e dashura Tasya van Ree, insiston se e ndjen një përgjegjësi ndaj vetes që mos t’i fsheh ndjenjat nga të tjerët, sepse ndjehet krenare me faktin që është biseksuale. “Nuk mund të flejë gjatë natës nëse ndjej se jam pjesë e një problemi. Jam pajtuar me përgjegjësitë që kam ndaj vetes. Jo gjithmonë e kam bërë atë që është dashur, por jam munduar ta bëj atë. Kam pasur shumë lidhje dashurie gjatë jetës sime dhe asnjëherë nuk kam ndjerë turp për ndonjërën prej tyre. Nuk fshihem nga askush. Thjeshtë ndjehem krenare që jam biseksuale. Dhe emndoj se të gjithë duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe ho të fshihen prapa hijeve të tyre. Nuk ka nevojë të keni frikë nga askush”, është shprehur biondja atraktive.

Ndjehem krenare si biseksuale Gjyste Vulaj ka shënuar 20 vjetorin e martesës së saj, me të cilin rast ka veshur edhe fustanin e bardhë. Ajo në këtë mbrëmje të cilën e ka organizuar në Ulqin në praninë e shumë mysafirëve ka veshur sërish fustanin e bardhë, duke i kujtuar vitet e para të martesës. “Para shumë vitesh më datë 16 gusht, u bëra nuse. Po më kujtohet mëngjesi i atëhershëm, më vinte për të qarë çdo moment, ndjeja dhimbshmëri e mallë për motrat që po i lë, e isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty këtu, fshehtas duke qarë dhe fshirë lotët. Në anën tjetër dëshiroja të dilja sa më bukur që Sokoli të befasohet nga bukuria. Vërtetë isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur sikur isha pa grim, isha 16 vjeçare vooo”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Gjysta “nuse” edhe pas 20 vitesh


Shëndetësi Duke bërë një vetë-kontroll të lëkurës, do t’ju ndihmojë juve të identifikoni shenjat e dyshimta ose anormale më shpejt, dhe në një rast të tillë të drejtoheni te mjeku (preferohet ekzaminimi me dermatoskop) dhe trajtoni problemin. Gjatë vetë-kontrollit kontrolloni këto shenja paralajmëruese: * Ndonjë ndryshim ose anormalitet në lëkurë që është rritur me kalimin e kohës dhe duket në formë xhevahiri, shumëngjyrëshe, i tejdukshëm, i kuqërremtë, ngjyrë kafe ose i zi. * Ndonjë mol, njolla sipërfaqësore, njolla që i keni nga lindja, shenja të tjera ose formacione të ndryshme në lëkurë me ngjyrë kafe, të cilat me kalimin e kohës ndryshojnë në strukturë, bëhen më të trasha, më të mëdha, kanë kufij të parregullt, që paraqiten pas moshës 21-vjeçare, ose janë më të mëdha se sa goma fshirëse e lapsit. * Ndonjë zonë e cila vazhdon të thahet, gjakosë, gërryhet ose dhemb. * Ndonjë plagë e hapur e cila nuk shërohet pas tre javësh.

Ulja e nivelit të kolesterolit është njëra ndër gjërat më të rëndësishme të cilën mund t’ia bëni vetes, madje mbase edhe më e zakonshmja, kur merret parasysh koha e shpenzuar dhe angazhimi i bërë. Edhe pse shumica e njerëzve frutat arrore nuk i konsumojnë për shkak se përmbajnë shumë kalori, sipas hulumtimeve më të reja fjala është për artikujt më të shëndetshëm të cilët do të ishte mirë t’i konsumohen çdo ditë. Ekspertët kanë caktuar sasinë e saktë të ushqimeve që mund të ulin kolesterolin në gjak. Nëse konsumoni 42 g kikirikë në ditë, për 4 javë rresht mund të ulni kolesterolin në gjak për 6.4%. Ndërsa arra e ul për 7.4%, kurse bajamet e ulin yndyrën në gjak për 7.8%. Përndryshe kikiriku e rregullon nivelin e glukozës (sheqerit) në gjak tek personat me diabet. Poashtu ai rregullon edhe nivelin e triglicerideve, dhe është i njohur si kontrollues i peshës trupore.

e enjte, 29 gusht 2013

19 Javore KOHA

Si ta zbuloni kancerin e lëkurës Ulja e koresterolit


20 e enjte, 29 gusht 2013

Panoramë

Javore KOHA

Emina Çunmulaj, ballina e revistës “Elle”

Modelja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, këto ditë ka realizuar një set fotografish për revistën “Elle” në versionin gjerman. Lajmin për këtë e ka konfirmuar vetë modelja përmes rrjetit social Twitter, ku ka postuar një foto, në të cilën ajo shihet në ballinën e numrit të ri të kësaj reviste. Kjo nuk është hera e parë që Emina pushton ballinën e “Elle”, pasi ajo në vitin 2008 dhe 2010 kishte pozuar për “Elle”, por në versionin çek dhe atë anglez. Emina Çunmulaj është njëra ndër modelet shqiptare më të njohura. Ajo ka sfiluar e pozuar për çdo stiliste e firmë të njohur në botën e modës. Para pak kohësh, ajo ka krijuar agjencinë e saj të modeleve e cila mban emrin “Emina Models”.

Sipas revistës prestigjioze “Forbes”, Madonna është personazhi i showbiz-it më i paguar në botë. Ish “Material Girl”, vitin e kaluar ka fituar 125 milionë dollarë, falë edhe turneve të saj më të fundit “MDNA Tour”, i cili i ka siguruar 305 milionë dollarë, pa përmendur linjën e veshjeve, parfumit dhe kozmetikës. Pas saj renditet regjisori Steven Spielberg, i cili ka fituar 100 milionë dollarë dhe babai i “X Factor” Simon Cowell me 95 milionë. “Suksesi i Madonna-s, tashmë 55 vjeçe, tregon fuqinë e jashtëzakonshme të karrierës muzikore”, shpjegon revista Forbes.

Forbes: Madonna më e pasura e botës së spektaklit

Klasifikimi i plotë: 1. Madonna – 125 milionë dollarë 2. Steven Spielberg – 100 milionë dollarë 3. Simon Cowell – 95 milionë dollarë 4. Howard Stern – 95 milionë dollarë 5. E.L. James – 95 milionë dollarë 6. James Patterson – 91 milionë dollarë 7. Glenn Beck – 90 milionë dollarë 8. Michael Bay – 82 milionë dollarë 9. Jerry Bruckheimer – 80 milionë dollarë 10. Lady Gaga – 80 milionë dollarë


Panoramë

e enjte, 29 gusht 2013

21 Javore KOHA

Çmimi i parë i “Dokufestit” shkon në Serbi

Me ndarjen e çmimeve, të dielën në Prizren përfundoi Festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest”, ku morën pjesë kineastë të njohur nga mbarë bota. Në kategorinë e dokumentarëve nga Ballkani, çmimi i parë i takoi filmit “When I was a boy, I was a girl” me regji të Ivana Todoroviq nga Serbia. Mirënjohje e veçantë në këtë kategori ka marrë “A sort of love” nga regjisori Dirk Schafer, ndërsa çmimi për debutim ballkanik shkoi për projektin “To the Wolf” nga Christina Koutsospyrou dhe Aran Hughes, një projekt i përzier në Greqi, Francë dhe Angli, Projekti filmik kosovar “Tri dritare dhe një varje” ka fituar çmimin e parë në CineLink - Work in Progress që mbahet në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Çmimin e parë në vlerë prej 80 000 euro e jep kompania prestigjioze gjermane për post-produksion filmik “Post Republic”. Projekti filmik i metrazhit të gjatë “Tri dritare dhe një varje” në regji të Isa Qosjes, i produksionit “CMB”, subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, po ashtu vitin e kaluar është zgjedhur si projekti më i mirë në “Connecting Cottbus” në Festivalin e Filmit në Cottbus, Gjermani. Programi “Work in Progress” i Festivalit të Filmit në Sarajevë prezenton projektet filmike më të reja dhe premtuese, që aktualisht ndodhen në fazën e postproduksionit, para një paneli të përfaqësuesve dhe vendim-marrësve të nivelit të lartë nga industria evropiane e filmit.

që flet për një profeci brinjësh grekë. Në kategorinë ndërkombëtare, filmi më i mirë i shkurtër është zgjedhur “A story for the Modlins”, një tregim për Elmer Modlin. Dokumentari më i mirë i gjatë ndërkombëtar është shpallur “Belleville Baby”, një tregim dashurie i sjellë nga regjisorja suedeze Mia Engberg, kurse dokumentari më i mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut është shpallur vepra e regjisorit Mohamed El Aboudi “Dance of Outlaws”. Në kategorinë e filmave kombëtarë, ka triumfuar filmi “The Stone on the Shore”

nga regjisorja Jonada Jashari dhe filmi “Zibidi” nga Nart Zeqiraj me një falënderim special. Në kategorinë “International Shorts” , çmimin kryesor e ka marrë “A society” nga Suedia. Falënderim special në këtë kategori ka marrë “Chamomile” nga Neritan Zinxhiria, një projekt për një grua të vetmuar dhe një të vdekur me erë kamomili. Kategoria “Youth” sivjet është triumfuar nga “Batman at the Checkpoint”, ndërsa falënderim special ka shkuar për “Nicoleta” dhe “These Things Happen”.

Isa Qosja, çmim i parë në Festivalin e Filmit në Sarajevë


22 e enjte, 29 gusht 2013

Te k n o l o g j i

Javore KOHA

Apple do t’i prezantojë dy modele të reja të iPhone muajin e ardhshëm – përkatësisht dy modele të reja, njëri prej të cilëve do të jetë “i avancuar” dhe tjetri “mesatar”, ndërsa data e prezantimit të tyre do të jetë 10 shtatori 2013. Besohet se ajo që do të shohim së shpejti do të jetë iPhone 5S, i cili do të ketë mbështjellës të metalit, si dhe iPhone 5C me trup plastik dhe ngjyra të ndryshme. Tashmë dihet se iPhone 5S do të vijë edhe në versionin e artë, dhe kjo është konfirmuar nga dy media të rëndësishme si TechCrunch dhe AllThingsD. Lansimi i dy modeleve të reja të iPhone në shtator, do të bëhet sipas traditës së mëhershme të prezantimit të iPhone, ndërsa paraqitja në treg e telefonave do të bëhet dy javë pas prezantimit zyrtar.

iPhone 5S është i artë, iPhone 5C plastik e me ngjyra Samsung Galaxy Note 3 me ekran të lakueshëm?

Samsung Galaxy Note 3 do të zyrtarizohet më 4 shtator në ngjarjen e IFA-s në Berlin, ndërsa debutimi i fabletit të ri në tregun evropian dhe atë të SHBA-së pritet të ndodhë para përfundimit të muajit shtator. Para pak kohësh ishte thënë se Samsung Galaxy Note 3 do të jetë në dispozicion në dy lloje të ekraneve, njërin Super LCD dhe tjetrin me Super AMOLED. Ndërsa tani sipas një raporti të ri medial

thuhet se Samsung është gjithashtu duke punuar në Galaxy Note 3 me ekran të lakueshëm, edhe pse ky model i fabletit të Samsung pritet të debutojë më vonë gjatë vitit. Samsung Galaxy Note 3 do të vijë me tri procesorë të ndryshëm, varësisht nga vendi, dhe procesorë të ndryshëm, quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2.3GHz do të jetë për Evropë dhe SHBA, ndërsa Samsung Exynos Octa 5420 do

të jetë për vendet tjera. Note 3 do të vijë me 3GB RAM dhe zgjedhje të memories së brendshme me16GB, 32GB ose 64GB. Gjenerata e tretë e Note do të vijë me dizajn më të hollë sesa Note 2. Samsung Galaxy Note 3 pritet të ofrojë edhe teknologjinë e re të Samsung, si Eye Pause dhe Eye Scroll, të cilat tashmë ofrohen në telefonin e famshëm Galaxy S4.


Fotografia e javës „Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Nusret gjokaj: rruga

e enjte, 29 gusht 2013

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 29 gusht 2013

Mozaik

Javore KOHA

Punonjësit shqiptar në Nju Jork, mbështesin kandidaturën e Ken Biberajt

Fushatë e fortë zgjedhore “Në votimet për në Këshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, ka vlerë të madhe çdo votë, andaj duhet të trokasim derë më derë, dhe të punojmë, që të regjistrohen njerëzit për të votuar” tha Biberaj. Upper West Side NYC: Në kuadër të fushatës së tij për të zënë një vend në këshillin bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, kandidati demokrat, Ken Biberaj nga zona elektorale Qarku 6 -të, zhvilloi një takim elektoral në lokalin V&T Pizzeria & Restorant me pronar shqiptarin z. Lekë Goçaj. Ai u takua këtë rast me punonjësit shqiptar të Mbikëqyrjes së pallateve në

pjesë lindore të qytetit të Nju Jork-ut, dhe me disa veprimtar të komunitetit, që të marrë mbështetjen e tyre, për kandidaturën për në Këshillin Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut. Takimin e hapi znj. Mediha Kosovrasti, zëdhënësja dhe menaxheria e fushatës së kandidatit për Këshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, e cila shprehu besimin tek fitorja e Biberajt, dhe iu

falënderua të gjithë përkrahësve të tij në këtë fushatë të gjatë si çdo fushatë në Amerikë, edhe kjo fushatë do të jetë e fortë, duke pas parasysh edhe përfshirjen e vullnetarëve, të cilët janë të gatshëm që të japë kohën e tyre dhe talentet e tyre për të mbajtur pas vetes votuesit, deri në ditën e votimeve. Në mesin e këtyre është edhe studentja me prejardhje nga Ulqini, Erona Ibroçi.


Mozaik

e enjte, 29 gusht 2013

25 Javore KOHA

Në fshatin Brezojevicë të Plavës u mbajt manifestimi bujqësor “Bostaniada” me këtë manifestim. “Kjo që kam përjetuar pranë liqenit të Plavës është thjeshtë e pabesueshme. Uroj Xhevat Sharkinoviqin për punën e tij të suksesshme dhe për cilësinë e prodhimeve të tij. Ai këtë hapësirë e ka bërë mjaft atraktive dhe ekonomikisht mjaft produktive. Shalqiri i Plavës, sipas kualitetit, sigurisht mund të krahasohet me shalqirin e Greqisë”, ka thënë ai. Skender Kaleziq nga Ulqini, përndryshe ekspert i shalqirit, është më se i befasuar me rendimentin mjaft të lartë në këto hapësira. “Unë jam distribues i farës për Malin e Zi. Më vjen mirë që sot jam i pranishëm në këtë manifestim. Të prodhosh shalqirin në këtë lartësi mbiPlavë - Të shtunën e kaluar, në së parë në gusht të vitit të kaluar, në detare është për çdo lëvdatë, andaj lagjen Llatek të fshatit Brezojevicë, Plavë për 17 ditë kam shitur 28 tonë, është mirë që edhe prodhuesit e jo larg Plavës, e cila shtrihet në bre- edhe pse prodhimi im bile për një të tjerë bujqësorë të merren me këtë gun e Liqenit të Plavës, në pronën e tretën ka qenë më i shtrenjtë prej të punë”, shprehet ai. prodhuesit të mirënjohur bujqësor tjerëve. Kualiteti gjithmonë është në Murat Juleviq nga Fondacioni Xhevat Sharkinoviq, është mbajtur çmim”, ka thënë Sharkinoviq. “Gusinje”, dega në Gjermani, ka thekmanifestimi bujqësor “Shalqiniada” Ai ka shpjeguar se momentalisht për suar se është i entuziazmuar me pu(Bostaniada), i dyti me radhë, në qëllime komerciale kultivon rreth nën dhe të arriturat e Sharkinoviqit. bashkëpunim me Shkollën e Mesme 7-8 sorte shalqiri, kurse po aq janë “Kjo është dëshmi faktike se ka punë të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës. në fazën e hulumtimit, në bazë të të për ata që duan të punojnë dhe se Moti i mirë me diell ka mundë- cilit zgjidhen ato të cilat do të jenë të prej kësaj pune mund të jetohet në suar që në plantacionin me sipër- qëndrueshme në këtë nënqiell. mënyrë të kënaqshme. Fondacioni faqe shumëhektarëshe, të mbjel- Sharkinoviq thotë se momentalisht është i gatshëm të mbështetë dhe lur me lloje të ndryshme pemësh prodhon njërën prej sortave më cilë- përkrahë projekte të këtilla dhe të dhe perimesh, të këtij prodhuesi sore dhe më të ëmbla të shalqirit në ngjashme, por për këtë do të na të shkathtë dhe të gjithanshëm, të Mal të Zi. nevojiteshin koordinatorë profetubohen disa qindra qytetarë nga Në pronën bujqësore të prodhuesit sionistë. Shpresoj që diçka e ngPlava e Gucia dhe nga vendbanimet Sharkinoviq, nxënësit e drejtimit bu- jashme do të ndodhë edhe në kopërreth tyre, nga disa komuna të jqësor të Shkollës së Mesme të Përz- munën e ardhshme të Gucisë”, ka veriut të Malit të Zi por dhe më gjerë, ier “Beqo Bashiq” të Plavës gjatë tërë theksuar ai. si dhe shumë qytetarë mërgimtarë vitit shkollor kryejnë punën praktike. Ndërkaq bashkëshortja e tij Brinë diasporë të cilët në vendlindje Drejtori i kësaj shkolle, Ramo Kol- gita, përndryshe gjermane, është e kanë ardhur për t’i kaluar pushimet lashinac, ka thënë se shkolla dhe ky mahnitur me manifestimin. verore. projekt me kompaninë “Sharkinoviq” “Shalqi më të ëmbël nuk kam shijuar Sharkinoviq nuk ka fshehur janë tregues të afirmimit ndërmar- kurrë. Super është. Gjithsesi do të vij kënaqësinë për vizitën e mani- rës të nxënësve dhe i bashkëpunimit edhe vitin e ardhshëm”, thekson Brifestimit, por as për faktin që ka qenë konkret të partneritetit publik dhe gita. më së e qartë se mysafirët e pra- privat. Pronari i ndërmarrjes “Eko Meduza” nishëm vërtet janë kënaqur dhe dë- “Me rëndësi është që nxënësit tonë nga Bijelo Pola, Jezdimir Gojiçiq, fryer. Kënaqësia e tij është aq më e gjatë vitit kanë mundur të edu- ka theksuar se është i mahnitur me madhe pasi që si kimist i diplomuar kohen, të përfitojnë njohuri dhe manifestimin dhe me rendimentin e me profesion ka dëshmuar që në shkathtësi të caktuara, kurse interesi shalqirit. këto hapësira në lartësi mbidetare ekonomik normalisht është prioritet Ai është shprehur i gatshëm që të mbi 910 metra mund të kenë sukses i kompanisë “Sharkinoviq”. Përfitimi marrë pjesë në këtë manifestim. shumë kultura bujqësore. i shkollës është dituria e nxënësve, “Mund të kyçemi me prodhimet “Nuk jam magjistar, por shfrytëzoj gjë që në këtë kuptim jemi mjaft të dhe inxhinierët tonë në mënyrë që masa të reja agroteknike. Në plant- kënaqur. Do të vazhdojmë me pro- t’i shkëmbejmë përvojat dhe menacionin ku ne gjendemi me shalqi jekte të reja të cilat ndoshta do të dimet dhe në njërën prej tribunave janë të mbuluara 1.2 hektarë tokë, jenë befasi të reja, sikur është sot njerëzit të mund të shohin se çfarë nga e cila pres që të jenë rreth 70 shalqiri”, ka theksuar ai. është ajo që do të mund të prodhotonë të prodhimit të klasit të parë Profesori i Universitetit të Sarajevës, nin”, shprehet Gojiçiq. Sh. Hasangjekaj për treg. Vetëm pas “Shalqiniadës” Shuqo Çekiq, shprehet i mahnitur

Demonstrim i vlerave të prodhimeve bujqësore


26 e enjte, 29 gusht 2013

Kulturë

Javore KOHA

Ekspozita e parë e këngëtarit dhe piktorit Nikollë Nikprelaj

Prezantohen 32 piktura dhe vizatime

Këngëtari nga Malësia Nikollë Nikprelaj pas një karriere të gjatë në gjininë e muzikës popullore e që ende vazhon karrierën si këngëtar i sukseshëm , i është rrikthyer punës së tij profesionale asaj të artit figurativ në degën e së cilit është diplomuar. Nikprelaj para disa ditësh çeli ekspozitën e tij të parë personale me piktura dhe vizatime. Ekspozita u shpalos në qendrën kulturore-informative “Malësia në Tuz”. Organizator dhe mbështetës i kësaj ekspozite ishte QIK “Malësia” në Tuz. Ekspozitën e krijimtarisë artistike të Nikollë Nikprelajt e hapi piktori i mirënjohur, akademik Gjelosh Gjokaj i cili gjatë fjalës së tij, për opusin artistik shprehu kënaqësi të veçantë që siç tha, të flas për kulturën e Malësisë dhe për intelektual të saj. Gjokaj tha se sot Malësia nuk është më vend lufte siç ka qenë dikur kur trimat e Malësisë e kanë ruajtur fiziominë me pushkë, por siç tha, Malësia sot është shumë më e pasur me shkrimtarë, piktorë, akademikë të shkencave, me intelektual të ndyshëm qe veprojnë në Malësi të Madhe dhe gjetiu. “ Me këtë rast jam shumë i gëzuar të flas për pikturën e këngëtarit tonë Nikollë Nikprelaj. Piktura e tij është e kulluar me ngjyra të pastra dhe të pasura të inspiruara nga natyra. Ashtu sikurse e ka zërin e bukur, ashtu mendoj se i ka edhe ngjyrat dhe kompozicionin e pastërt. Aktiviteti i Nikollës në artin figurativ tregon se sa fuqi shpirtërore ka ai me artin e tij dhe këngën e ka dhe në pikturë. Format apstrakte simbolike dhe ngjyrat e pastra moderne

dominojnë në krejt opusin e Nikollës. Me prezencën e artit figurativ të tij, ne sot jemi më të pasur se kurdoherë”, u shpreh Gjokaj gjatë hapjes së ekspozitës. Ai i bëri thirrje Nikollës që edhe në të ardhmën ta vazhojë këtë udhë duke qenë i bindur se do të ketë sukses. Autori i koleksioneve të kësaj ekspozite z. Nikollë Nikprelaj tha se dëshira për të hapur një ekspozitë ka qenë e para shumë kohës qe ai si piktor ti prezantojë publikut malësor kreativitetin e tij artistik që e ka ndërtuar ndër vite. “ Muzika më ka marrur shumë kohë dhe me ndërprerje kam punuar, megjithatë fal kurajos dhe entuziazmit dhe fal insistimit të profesor Gjelosh Gjokaj që ma mbajti të gjallë vullnetin, arrita ta realizojë dhe ta prezantojë këtë ekspozitë. Unë qe nga fëmijëria ime kam patur dëshirë dhe talent që të merrem me artin figurativ dhe kam punuar aq sa më ka lëjuar koha në këtë drejtim dhe çdo ditë e më shumë do ti kthehem artit figura-

tiv duke mos e harruar as këngën”, u shpreh piktori dhe këngëtari Nikollë Nikprelaj. Nëpërmjet këtyre pikturave dhe vizatime që janë të stilit apstrakt piktori Nikprelaj pasyron botën e tij, ndjenjat përmes formës, ngjyrës, kontrastit. Nikprelaj gjatë intervistës për gazetën tonë u shpreh se një pjesë të këtyre pikturave i ka punuar para disa vitesh kurse pjesën dërmuese qe dy vite. “ Arti që unë e ushtroj është më komercial. Në mesin tonë interesimi për artin është jo në masë të duhur e sidomos për artin e mirëfillët, mirëpo besoj që interesimi do të rritet dita ditës”, u shpreh Nikprelaj. I pyetur se si vizitorët e vlerësuan ekspozitën e tij, Nikprelaj u shpreh, “Nuk e di nëse po më bëjnë qefin por komentet janë shumë pozititive”. Nikprelaj tha se puna e tij në artin figurativ do të vazhojë edhe më tutje dhe nuk do të ktheht prapa. Nikprelaj premtoi se në të ardhmën do të vazhojë të çeli edhe Toni Ujkaj ekspozita të tjera.


Mozaik

e enjte, 29 gusht 2013

27 Javore KOHA

Në Triesh vazhoi manifestimi për nder të 250 vjetorit të Famullisë

Në kuadër të manifestimit për nder të 250 vjetorit të famullisë së Trieshit tek Kisha “Zoja Rruzare” në Triesh u bë promovimi i dy librave të mons. Simon Filipaj ai me titull “Zorime kundra fesë” dhe “Robija ose Milica e Markut”. Kjo ishte dita e tretë e manifestimit për nder të këtij viti jubilar për Trishin pas atyre që u parapriu simpoziumi shkencorë dhe përurimi i shtatorëve të mons. Simon Filipaj, të p.Zef Jankaj dhe të dom. Andreas Gjekaj. Për librat e mons. Simon Filipaj foli fillimisht famullitari i Trieshit p.Mirash Marinaj e më pas dom.Simon Lulaj dhe Pjetër Lucaj. Në librin e mons. Simon Filipaj “Zorime kundra fesë” janë të përmbledhura disa konferenca që dom Simoni kishte mbajtur në Kishën e Trieshit para meshës në vitin 1958, qe në atë kohë ai ishte prift i ri, kishte tetë vite meshtari dhe ishte në famullinë e tij të parë. Në atë kohë besimtarët ishin nën presionin e regjimit antifetar që sundonte në ato vite dhe se përfaqësues të këtij regjimi jetonin edhe në këtë famulli. Ateistët që dom Simoni i quan më shumë njerëz që nuk din gjë për zotin sesa njerëz që nuk besojnë në të, rrezikonin që ti hutonin besimtarët e thjeshtë. Ai si famullitar i kohës ka gjykuar se ishte e nevojshme tu ndihmonte atyre nëpërmjet këtyre shpejgimeve që ti bind ata se feja është një e vërtetë dhe jo rrën ashtu siç disa mëndonin e që dom Simoni e ka trajtuar në këtë libër. Ndërkaq libri tjetër i mons. Simon Filipaj përbëhet nga një dramë me katër akte, kurse për hartimin e kësaj drame ai ishte inspiruar nga gojëdhëna apo legjenda e cila brez pas brezi ishte përcjell në trevën e Trieshit dhe të këlmëndit shekuj me radhë. E

Promovohen librat e Simon Filipajt

tërë ngjarja me përjshtim të pamjeve në aktin e parë, zhvillohet në Shqipërinë e Veriut në Koritë rreth viteve 1613-1614. Në këtë libër përshkruhen ngjarjet që u përkasin përpjekjeve të banorëve të këtyre viseve, Këlmendit, Trieshit dhe Kuçit për tu çliruar nga zgjedha e okupatorit Osman nga njëra dhe këmbënguljes së përhershme dhe të vazhueshme të pushtuesit qe edhe këto treva ti vendos nën sundimin e vet. Personazhet e veprës janë kryesisht njerëz të rëndomtë qe me djerës dhe mund u përpiqën të mbijetojnë në këtë “qetë” të ashpër të “Alpeve Shqiptare”. Personazhi kryesor rreth së cilës zhvillohet tërë ngjarja, është Milica, e shoqja e Gjon Markut të Marqet. Pastaj radhitën vojvodët e Trieshit, të Kuçit dhe

të Kelmëndit, Dukë Ponta, Nikeza, Drekali dhe Smail Pendashi si dhe dy pashallarë: Arslland Pasha i Shkodrës dhe Ali Pashë Begollaj i Pejës dhe Mustaf Aga, Myndyr i Gucisë. Gjuha të cilën mons. Simon Filipaj përdor në këtë vepër është e dialektit gegërisht, e folura tipike e Maleve të Shqipërisë së Veriut. Kjo vepër u kushtohet të gjitha Milicave, Rozafave, Norave dhe motrave të Gjergj Elez Alisë dhe shumë heroinave të tjera shqiptare të cilat luftuan për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Pas përurimit të këtyre dy veprave letrare, manifestimi vazhdoi me një koncert në qendër të Trieshit ku përpara një numri të madh publiku kënduan shumë këngëtar të njoT. Ujkaj hur trieshjan.


28 e enjte, 29 gusht 2013

Mozaik

Javore KOHA

Takimi jubilar i mërgimtarëve në skenën e hapur “Bratila”

Mërgatë me vlera të veçanta Gjokë Dukaj

Edhe këtë vit, u mbajt “ Takimi i mërgimtarëve”, tashmë tradicional në trevën e Malësisë , i cili rëndom tubon numër të madh të bashkëvendasve tonë që jetojnë në mërgim , në vende të ndryshme, kryesisht në SHBA. Takimi i sivjetëm u mbajt më 22 gusht, në skenën verore “Bratila” e cila me një hapësirë aq të madhe, pranon numër të madh njerëzish të cilët tashmë janë mësuar në realizimin e këtij aktiviteti në këtë vend aq të bukur. Organizator i këtij takimi ishte Misioni Françeskan nga Tuzi, i cili këtë vit organizoi takimin jubilar, i dhjeti me radhë që realizohet në të njëjtin vend. Në praninë e mons, Zef Gashit, pastaj klerikëve të shumtë nga vendi dhe nga SHBA, të pranishmit i përshëndeti Pater Pashko Gojçaj, i cili duke folur për organizimin e këtyre takimeve, në veçanti theksoi se mërgimtarët tonë e meritojnë respektin më të madh, jo vetëm për dashurinë e madhe të tyre ndaj vendlindjes, por edhe për kontributin e pa fund që i japin vendlindjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që ndodhen në nevojë , për më tepër se 40 vite të plota që ata në numër të madh

morën rrugët e kurbetit. Ai duke rikujtuar kontinuitetin dhjetë vjeçar në organizimin e këtij takimi, falënderoi individ të shumtë, krijues dhe gjurmues në fusha të ndryshme e të cilët janë prezantuar në këtë skenë me përmbajtje të larmishme, për të gjithë ata që gjithë këtyre viteve morën pjesë në këtë takim, që realizohet në trevën e Malësisë, kushtuar në radhë të parë bashkëvendasve tonë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Gojçaj, njëkohësishtë paralajmëroi se Misioni

frnaçeskan , do të vazhdoj edhe në të ardhmen këtë aktivitet, pasi që numri i bashkëvendasve tonë që vizitojnë vendëlindjen në sezonin veror , është gjithënjë e më i madh. Ndërkaq, kryeargjipeshkvi i Tivarit, monsinjor Zef Gashi, në fjalën e vet përshëndetëse, vlerësoi se mërgata nga këto treva, është e veçantë për shumë vlera , e sidomos për dashurinë e madhe ndaj vendlindjes , që e dëshmon edhe ky takim që është njëri ndër takimet e mëdha dhe më të or-


Mozaik

ganizuar në sezonin veror në trevën e Malësisë. Vizitat dhe takimet e këtilla kontribuojnë që dashurinë e madhe për vendëlindjene të parëve ta kultivoni edhe në brezat e rinj, pohoi mes tjerash mons. Z. Gashi. Programi i mbrëmjes ishte diçka e rradhë në skenat e këtushme, pasi që përmbajtja multimediale e realizuar në skenën e hapur u përcjell me vemendje të madhe dhe në qetësi nga të pranishmit. Pikat e përgatitura muzikore dhe pjesët skenike të

e enjte, 29 gusht 2013

shfaqura para shikuesve të shumtë, pasqyruan kontinuitetin e besimit njerëzor dhe përkushtimin e tij ndaj besimit. Njëra ndër pikët që duhet veçuar ishte kënga “Ndodhe në kohë”, nga autori P.Pashko Gojçaj, kushtuar Nënë Terezës , e interpretuar nga tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha. Lutjet e Nënë Terezës në gjuhën e pastër shqipe, e dëshmuan se ajo e kishte në zemër gjuhën e sajë amtare dhe popullin e vet shqiptar. Të shtojmë se në këtë takim, përveç shfaqjes mulimediale të përgatitur nga teatri “Shna Ndou “ në Tuz, mori pjesë edhe grupi i valleve nga Detroiti, të cilët ishin pjesëmarrës në festivalin mbarë kombëtar të folklorit “Rapsha 2013”, dhe i cili këtë vit u mbajt në Vitojë. Ata u paraqitën me disa valle të bukura nga repertori i tyre i pasur duke kënaqur kështu publikun e shumtë në skenën verore në Bratilë. Paraqitja e tyre në skenë ishte befasi e këndëshme për të gjithë të pranishmit, duke e dëshmuar kështu se edhe pse jetojnë largë vendëlindjes, ata me besnikërinë më të madhe kultivojnë vlerat burimore, të trashiguara nëpër shekuj. Më pas të pranishmit i argëtoi Dj

29 Javore KOHA

Nikollë-Buqi Gjonaj,gjatë kokteit të përgaditur nga organizatori,gratis si gjithëherë në këto takime. Ndërkaq, të nesërmen , më 23 gusht, misioni françeskan, ndau disa mirënjohje për një numër të konsiderueshëm të bashkëvendasve tonë që jetojnë në mërgim, në shenjë falënderimi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë vendëlindjes së tyre. Ata, siç theksoi P.P.Gojçaj, kanë ndihmuar realizimin e projekteve të shumta kulturo-shpirtërore dhe ndërtimin e infrastrukturës në vendëlindje , duke mos kurrësyer asgjë për të përmirësuar kushtet e jetës në vendëlindje. Ata me mjetet e veta të fituara me sakrifica të mëdha në botën e mërgimit, kanë lënë gjurmë të pashlyer në jetëne përgjithëshme në Malësi dhe më gjerë, theksoi Gojçaj, duke pohuar se numri i atyre që meritojnë mirënjohje të tillë do të ishte shumë i madh, pothuajse çdo bashkëvendas ynë, por një praktikë e tillë do të vazhdohet nga viti në vit me rastin e organizimit të takimeve të tilla, tashmë tradicionale në skenën e hapur “Bratila”, për të përfshirë numër sa më të madh të atyre që në kontinuitet ndihmuan realizimin e eprojekteve të shumta dhe të gjithë njerëzit në nevojë.


30 e enjte, 29 gusht 2013

Fjalëkryqi & Horoskopi

Javore KOHA

Do e vlerësoni mjaft ndihmën qe do iu japë partneri juaj sot dhe do kaloni një dite interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk do ndalet ne asnjë Dashi moment. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene te paqëndrueshme, por me pak durim dhe maturi mund t’ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën.

Priten përmirësime te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Te dy me partnerin do tregoheni me te hapur dhe do provoni eksperienca te reja se Luani bashku. Beqaret do jene shume te sinqerte me disa persona qe do i joshin ne mënyrë qe edhe ata te mos lëndohen. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Përfitoni për te bere ndonjë investim.

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë moment. Përfitoni për te folur edhe mbi te Shigjetari ardhmen për t’i kuptuar me mire synimet e partnerit. Beqaret do i shprehin pa druajtje pëlqimet dhe shume shpejt mund te fillojnë histori dashurie pasionante. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Do jeni shume kërkues ne dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri do mundohet shume qe ju te ndiheni sa me mire, por ndonDemi jëherë jo çdo gjë është aq e lehte sa duket. Për beqaret nuk priten ndryshime te mëdha. Do jete një dite e qete dhe pa gjera te jashtëzakonshme. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni me financat.

Ata qe janë ne një lidhje do e kenë te vështirë te flasin për çdo gjë me partnerin e tyre sot sepse ai do jete me humor te keq. Prisni Virgjeresha orët e pasdites sa te qetësohet. Beqaret duhet te bëjnë akoma edhe me shume durim nëse duan te takojnë personin qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do jete dite me fat. Do kryeni transaksione dhe do hiqni disa para mënjanë.

Nëse keni një lidhje prej shume kohesh duhet te bëni shume kujdes me impulsivitetin e tepruar. Ne rast tensioni te madh, largohuni nga njeri-tjetri ne mënyrë Bricjapi qe te mos thoni fjalët e fundit. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin shume propozime. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me mire se kohet e fundit. Do e dini sa te shpenzoni dhe sa te mbani ne xhep.

Pasioni do jete shume i zjarrte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Pas një periudhe te mbushur me peripeci dhe brenga, me ne fund do përjetoni emocionet e Binjaket shumëpritura. Beqaret duhet ta tregojnë veten si janë me personat qe do takojnë dhe jo t’i gënjejnë ata për gjithçka. Nuk keni për te shkuar asgjëkund kështu. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm.

Surprizat ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Partneri do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do iu lere te lodheni për asgjë. Sot ju do jeni si një Peshorja princeshe e përkëdhelur. Beqaret do kenë mjaft takime interesante, por do e kenë te vështirë te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i mbani këmbët ne toke dhe te mos bëni shpenzime marramendëse.

Çiftet do kalojnë një dite mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet ne çift do jene te shumta dhe nga kokëfortësia e te dyve ato do duken te pafundme. Beqaret do Ujori gjenden përballë një zgjedhjeje te vështirë. Do jene dy personat qe do i joshin pa fund dhe te dy kane cilësi për t’u adhuruar. Perspektivat materiale do jene te mrekullueshme. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Dita do filloje me tension dhe debate te shumta për jetën ne çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjerat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem. Gaforrja Beqaret do përballen me surpriza mjaft te këndshme te cilat janë menduar me kujdes nga miqtë e ngushte. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Ka shume gjasa qe për shkak te mungesës se përkujdesjes nga partneri ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mire sepse me vone mund te plase një Akrepi skandal i madh për ju. Beqaret do ndihen te kënaqur me jetën qe po bëjnë dhe nuk do kenë aspak nevoje ta ndryshojnë atë. Sektori i financave nuk do kërcënohet aspak. Situata pritet te jete e qëndrueshme.

Ata qe janë tashme ne një lidhje do bëjnë çmos qe ta përforcojnë edhe me tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë ne krah kështu qe duhet ta shfrytëzojnë Peshqit këtë mundësi. Beqaret do jene shume krenare për veten dhe nuk do pranojnë çdo lloj ngacmimi. Te ardhurat nuk do jene te shkëlqyera, por as shume te këqija. Situata do përmirësohet pak nga pak.


Sport

e enjte, 29 gusht 2013

Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

31 Javore KOHA

Majlinda shkruan historinë Për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, Kelmendi në finale e mposhti brazilianen Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në historinë e sportit kosovar. Sportistja më me shumë trofe e Kosovës dhe e botës shqiptare në përgjithësi, Majlinda Kelmendi, arriti të martën majat e sporit të xhudos në botë. Ajo u bë kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar. Siç edhe u prit, Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja shqiptare në këtë ballafaqim. Mirëpo, kjo nuk i bëri përshtypje xhudistes nga Kosova, e cila ishte plotësisht e përqendruar dhe e dinte shumë mirë se për çka kishte marrë pjesë në këtë kampionat. Gjatë gjysmës së luftës, Majlinda arriti ta hedhë në tokë Mirandan me një “wazzari” dhe pastaj e bllokoi atë në tokë deri sa gjyqtari i ndeshjes e shpalli fituese të finales. Majlinda nuk i besonte veshëve të saj kur e dëgjoi dongun e përfundimit të duelit dhe pastaj kur e kuptoi se çfarë kishte arritur, filloi të kërcente dhe të festonte si e çmendur, e më pastaj shkoi për ta përqafuar trajnerin e saj, Driton Kukën. Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera. Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e parë të këtij kampionati, derisa në rundin e dytë mundi francezen Priscilla Gneto. Në raundin e tretë, xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon

vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton. Kjo njëherësh ishte gjysmë-

finalja e Kampionatit Botëror të xhudos, të cilën xhudistja nga Kosova i gëzoi edhe një herë zemrat e sportdashësve shqiptarë duke triumfuar edhe kësaj radhe. (Kohapress)



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.