Koha Javore - 580

Page 9

Intervistë

e enjte, 22 gusht 2013

shington

ë në gjendje shtrinë e saj bisë së Jugut, Maqedonisë së Veriut, Bosnjes dhe Qipros. Marrëveshja e Prillit tregon rrugën që duhet të ndiqet gjatë implementimit të Planit Ahtisari, i cili ishte një plan integral për kushtetutën e Kosovës. Arritje kryesore do të jenë zgjedhjet lokale në vjeshtë, por edhe amnistia është diçka e rëndësishme. Varet shumë nëse Beogradi do të përdorë të gjithë forcën dhe autoritetin që gëzon te pakica serbe në Kosovë, për të luajtur rol aktiv në këtë proces. Nëse votimet në zgjedhjet lokale nuk ndodhin në datën e caktuar, në të kundërt mund të kemi probleme.

njëjta gjë ndodh edhe me shumicën e popullit serb. Shqipëria dhe Serbia janë pak a shumë të kënaqur me qeverisjen lokale të ndarë për komunat serbe. Koha javore: Në çfarë shkalle janë të pranishme aktualisht tensionet etnike? Daniel P. Serwer: Sot tensione etnike ka vetëm në veri. Këto nuk duhen lënë pas dore, sepse mund të marrin pas vetes të gjithë Balkanin. Ndarja e Kosovës së veriut, mund të çojë në ndarjen e Ser-

Koha javore: Çfarë i rekomandoni Prishtinës për të bërë aktualisht? Daniel P. Serwer: Shumë gjëra, por unë do të fokusohem në disa sektorë që kanë lidhje me marrëdheniet ndëretnike: Ushtria e Kosovës, ambienti i biznesit dhe arsimi. Kosova tani është në gjendje të ketë ushtrinë e saj. Ajo ka hezituar deri tani falë presioneve ndërkombetare dhe investimeve të mëdha që kërkon ushtria. Por ndërsa NATO-ja do t’i tërheqi forcat, kjo temë do të jetë në qendër të vëmendjes. Se sa e madhe duhet të jetë Ushtria e Kosovës dhe kapaciteti i saj, kjo varet nga rreziku në rajon. Nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, rreziku duhet të konsiderohet seriozisht. Nëse Serbia e njeh Kosovën, ose NATO shërben si garante, Kosova mund të ketë një forcë modeste, e cila do të reduktojë dyshimet ndëretnike dhe tensionet. Për ambientin e biznesit, çështja kryesore është roli i partive politike, të cilat kanë një rol kryesor në punëdhënie dhe investimet publike. Përqindja e ryshfeteve në Kosovë, aktualisht të raportuara, arrin deri në 16 për qind, çka

9 Javore KOHA

Se sa e madhe duhet të jetë Ushtria e Kosovës dhe kapaciteti i saj, kjo varet nga rreziku në rajon. Nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, rreziku duhet të konsiderohet seriozisht. Nëse Serbia e njeh Kosovën, ose NATO shërben si garante, Kosova mund të ketë një forcë modeste. nuk është e madhe, por ka një ndjenjë të përgjithshme që lidhjet politike janë të rëndësishme për të siguruar ndonjë projekt në infrastrukturë. Është lidhja midis politikës dhe ekonomisë që duhet të pastrohet urgjentisht. Ka një pakënaqësi në lidhje me tenderet dhe kontratat, të cilat bëhen në mënyra që bllokojnë konkurrencën e ndershme. Arsimi është kryesor në të ardhmen ekonomike të Kosovës. Ky proces duhet të zhvillohet, të paktën pjesërisht në anglisht, për të lehtësuar hyrjen në Evropë, të reduktojë ndjenjat panshqiptare dhe të promovojë integrimin. Arsimimi në nivelin K-12 në gjuhën angleze, do t’i tërhiqte të dy grupet etnike, shqiptarët dhe serbët, mbi të gjitha do të ndihmojë përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për punëdhënie do të rriten. Koha javore: Çfarë mendoni për zhvillimin e infrastrukturës ndërkufitare? Daniel P. Serwer: Vazhdimi i autostradës Durrës-Prishtinë deri në Nish është veçanërisht i rëndësishëm, por ka shumë projekte të tjera rajonale që mund të implementohen, përfshirë këtu energjinë e rinovueshme dhe telekomunikacionin. Marrëveshja e Prillit parashikon hyrjen e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, secili vend sipas aftësive të veta, çka më në fund do të rehabilitojë marrëdhëniet etnike në Kosovë dhe Bisedoi: Peter Tase Serbi.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.