Koha Javore - 580

Page 13

Kulturë

e enjte, 22 gusht 2013

n intertekstual

Gojçaj janë shenja që kjo letërsi kërkon shprehje get nga tradicionalia drejt modernes; modernizmi ërkimit të se resë në letërsi në raport me traditën. risemantizuar, por qё në thelb interteksti dhe mitit biblik është i theksuar. Pjesё e tekstit nga Bibla, Dhjata e Vjetër

Historia e Jozefit

Jozefi kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeҫ, ruante grigjën e t’et bashkë me vëllezërit e vet. Jozefi ishte ende i ri e shkonte me bijtë e Bilhës dhe të Zelfës. Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve. (56, Zanafilla 36, 37, IV)

Lartësimi i Jozefit

Takimi o parë i Jozefit me vëllezrti e vet Jozefi i njohi, u foli më ashpër se njerëzve të tjerë nga se mbahej si i huaj (Zanafilla, 42, f.62) Ai edhe ia ndërroi emrin dhe e quajti në gjuhën egjiptianë Safanet Fanek (që përkthehet shpëtimtari i botës) … ( Zanafilla, 41, 42, 61.) S’voni dhe u përhap menjëherë fjala në shtëpinë e faraonit:”erdhen vëllezrti e Jozefit!”U gëzua faraoni dhe gjithë familja e tij.” (Zanafilla 45, 46, f.66)

Prita e Jozefit

Kur e pa, iu qep në qafë dhe ngrykngrykas qau gjatë.Izraeli i tha Jozefit:”Tash pasi të pashë me sytë e mi se je gjallë dhe po të le pas, do të vdes i kenaqur” (Zanafilla 46,47, f.67)

Pjesë e teksti nga romani Passio

Levizësi i parë i këtij rrëfimi doli nga një ëndërr. Jozefi pa një ëndërr të cuditshme, e

cila, gjoja, u zhvillua në vendlindjen e tij, që ishte mijëra kilometra larg vendit ku kishte shtratin tani. (f.5) Pas kaq vitësh përseri në vendlindje.Por i huaj (f.40) Krejtësisht I huaj, me emrin e një të huaji-Jozef Montanaro. (f.40) Grishja e faraoni Ke ba sevap me anën ci ke ardhë.Tash munet me dek, e shuemja. (f.67) Më sipër kemi shkёputur disa pjesë nga Bibla dhe disa nga romani Passio, ku theksohen raportet e ngjajshme mes dy teksteve. (Pikëtakimet apo raportet e ngjajshme janë) Ne të dy tekstet personazhet kanë humbur rrugёn: janë të huaj, larg vendlindjes, larg prindërve. Pra, ka humbje te djalit, ka ndёrrim emri në të dy tekstet, ka largim nga vendlinjda, ka rikthim, gёzim nga nena (në romanin Passio), babai qё merr vesh se djali i tij jeton (Historia e Jozefit , Dhjata e Re). Ka personazhe biblike:

Jozefi, Gjoni

Ka situata biblike: Ngadalë, sikur të ecte rrugës së kalvarit, filloi t’i qepej kodrinës para tij. (Passio, f.45) Por kryqi i padukshëm që mbante këtë mbrëmje në shpinë nuk ishte aspak i lehtë. (Passio, f.45) Kur arriti në majë, Ai Që Nuk Qeshë Kurrë ra përmbys. Dhe e puthi tokën. Pastja me vendosmërinë e kureshtarit rrebel, u cua për të tretën herë… (Passio, f.45) Moral biblik: -por asnjëri prej nesh nuk ështëi përjetshëm… (Passio, f.10) Thjesht, kush ka nevojë mund të vijë këtu vetë. Ata që kanë nevojë janë

13 Javore KOHA

shumë, por rrugen deri tek ne e gjejnë vetëm disa individë. Kohë pas kohe. Kush e gjen, e gjen! (Passio, f.23) Ti e ke humbur besimin në bariun, e bariu ende po të kërkon. Zhurmat e kësaj bote t’i kanë mbushur veshët e ti nuk e dëgjon zërin e tij. (Passio, f.24) Të gjitha këto elemente vërtetojnë praninё e theksur të intertekstit biblik nё roman. Romani Passio është shenja dhe modeli i një letërsie që kërkon të dalë nga folklorizmat, të cilat kanë ardhur për shkak të mbylljës së saj. Përfundime Letërsia shqipe që krijohet sot në Mal të Zi njihet shumë pak, mungesa e receptimeve, studimeve apo mosnjohja e kësaj letërsi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni na ka bërë që të ishim sa më tëpёrmbledhur nё përzgjedhjen e materialeve të pakta ekzistuese (dhe jemi tё vetёdijshёm se ndonjё autor dhe vepёr mund tё ketё mbetur jashtё vёmendjes sonё).Kemi arritur në përfundime se kjo letërsi fillon të botohohet në vitin 1980 me poezitë e Nol Berisha, Ibrahim Berjashi dhe Anton Berishaj, dhe se viteve të fundit kemi rritje të numrit të botimeve. Kjo letërsi fillon qe në vitin 1980 me themelimin e revistёs “Koha” qё u dha mundësi të gjithë krijuesve të botonin. Deri në vitin 2000 kjo letërsi më shumë arrin të mbijetoi sesa të krijoi. Pas viti 2000 kemi një ringjallje, sepse fillojnë të krijojnë dhe botojnë më shume, dhe në vitin 2004 lindë romani. Në të njëjtën kohë lëvrohet romani tradicional me romanet e Fran Camaj, dhe ai modern me romanet e Anton Gojçaj dhe Anton Gjuravçaj. Romane të cilat shfaqin tipare moderniste dhe shenjëzojnë kërkesën e kësaj letërsisë për stile të reja, në mënyrë që të dalë nga folklorizmat dhe mbyllja për shkak të ruajtjës së identitetit. Të dhënat e pakta biografike që kemi dhënë pothuajse për çdo autor dhe vepër kanë qenë të nevojshme në punimin tonë, sepse vetë natyra e punimit na ka detyruar në mënyrë që të krijonim një ide më të saktë për këtë letërsi. Ky punim dhe këto përfundime nuk synojnë të përmbajnë një karakter shterues apo gjithëpërfshirës, sepse vetë cikli i parë i studimeve bachelor na kufizon.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.