ASKUSHI

Page 107

- A din shkrim e këndim, Musë? Musës i dogji. I dogji fort. E shtypi gojën e ndezur të çibukut me gishtin e madh e s’e ndjeu aspak. - Ma ka marrë shkrimin edhe mue hetuesi, more djalë, po ti ku po don me dalë? Idrizi e pa se tjetrit iu kërlesh mustaqja. Po ngaqë ish mësuar që askush të mos i dilte përpara, vazhdoi : - Ç’ka kujton ti, Musë Halili, se ai që ndan fletushkat po lot harushë me tanë Gurin?...Nuk ecë gjithmonë kungulli nepër ujë, o Musë! - Kjo qeveri lepurin nuk e zë me qerre, po pasha të lumin zot e pasha idealin e partisë, lepuri qebesa ka për të hypë vetë në qerre - tha Idrizi e zbriti në tokë. Edhe Musa zbriti nga qerrja e u doli qeve përpara për të shmangë një gropë të madhe në mes të rrugës. - Ban gajret edhe pak Musë se e kryem me nder edhe këtë detyrë - tha Idrizi tek i matej me çifte një lepuri që sapo doli nga ferra. “Baaam, buuum...” Sakaq u dëgjuan disa të shtëna të tjera andej nga rezervuari. Zdapi u turr andej nga lepuri që mbeti shakull në vend. Qetë e trembura nisën të fugonin. Musa u trëmb më shumë se sa nga krisma e çiftes. Iu doli qeve përpara, po ato s’mbaheshin. Busti hidhej pup këtu e pup atje. Musën në çast e mbuluan një palë djersë të ftohta. Po sikur, pritna zot, të thyhej busti, ku të mbytej ai, ku? I erdhën parasysh gruaja e vajzat. S’dinte se çfarë të bënte. Dikur i dha karar e kërceu në qerre. Të pakten ta bënte zap bustin. Nga pas vraponte Idrizi me lepurin e përgjakur në duar. Musa i kishte kcyer tani përsipër bustit. Kishte një tubë njerëz për të mbajtë e s’donte t’i hiqej bustit qoftë edhe një cifël. Shndosh e kishte hipë në qerre e shndosh do ta zbriste Enverin prej saj. Ndjeu diçka të njelmët në gojë. Rrotat e qerres tash po hidhnin valle mbi kalldrem. Nofulla iu përplas disa herë mbi bust. Njelmësia iu shtua. Po le t’i 105


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.