Nesër do të them mirëmëngjes

Page 1



SKENDER TEMALI Nesër do të them mirëmëngjes -novelë-

Shkodër, 2003


Redaktor: Nikolla Spathari Grafika: Ergys Temali

Të gjitha të drejtat janë të autorit

ISBN: 99927-952-0-4 Shtypshkronja “Shtjefni” – Shkodër, 2003


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

1. Ora e parë e mësimit me maturën C. Mësuesi i ri Fisnik Kola krijoi një situatë afiniteti me nxënësit, sa që shpejt arriti të lexojë në sytë e tyre marrëveshjen e heshtur se nuk do ta kalonin keq. Pas asaj ore, në këshillin pedagogjik, dikush, sa për të hapur bisedë, e pyeti: - Provizor apo definitiv? - Definitiv. - Ah, po, Letërsia thoshte se do të shkonte në Amerikë dhe ia paska arritur... - Janë të shkathët njerëzit... - Dollarët, babush, dollarët! - ndërhyri një mësues plot thinja. - Epo, dil ti për një kafshatë bukë këtu... - Ju në fshat ishit? - vijoi një tjetër. - Po...Para pesë vitesh kreva universitetin…Vjet më propozuan të vija provizor, por nuk kam pranuar...Qe një shef që thuhej se duhej t’ja lyeje mirë rrotën e qerres...S’i trokita kurrë në derë derisa e zëvendsuan… Nga mënyra se si disa prej atyre që ishin rreth tavolinës së këshillit pedagogjik hapën regjistrat kinse po shikonin diçka, u lexua qartë se nuk i besuan dhe kjo njëfarësoj nuk qe një shenjë mirësjelljeje për një të 3


SKENDER TEMALI

sapoardhur. - Të rrasën ndonjë kujdestari? - e pyeti një koleg tjetër, që jepte a s’jepte për tridhjetë vjeç. - Po, - u përgjegj shkurt Fisniku duke vënë buzën në gaz. - Me siguri D-në! - Po, të katërtën D. - Bobo! - Vërtetë? - pyeti një nuse. Pas këtyre dialogjeve telegrafikë, u vendos një gjëndje e nderë. Fisniku me atë përvojë të pakët që kishte, i mori sinjalet e duhura se ajo klasë mbase ishte “tmerri” i mësuesve. Si për të thyer heshtjen, në dhomën e këshillit hyri drejtori, diçka bërtiti si nepër dhëmbë dhe iku duke përplasur derën. “Idiot!”, shfreu një koleg pas krahëve të tij dhe Fisniku e kuptoi se edhe ky drejtor i përkiste asaj specieje që nuk krijonte raporte të drejta me vartësit. Atë çast, për të, rënia e ziles për orën e re të mësimit ishte diçka më e pritur se një shfrim tjetër. Dhe ja, prezantimi me D-në, klasën në kujdestari. 31 nxënës, 26 vajza dhe 5 djem. Polarizim i skajshëm notash. Këtu nënta e dhjeta për vajzat, ndërsa nga djemtë, vetëm njëri figuronte kalues në semestrin e parë. Ashtu si në orën tjetër në maturë, edhe këtu desh të bënte një përsëritje, që të arrinte sadopak ta orientonte vehten për nivelin e tyre, për ndonjë boshllëk të krijuar nga mungesa e mësueses. - Atëhere, do të dëshiroja të mësoja prej jush se ç’u ka 4


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

bërë përshtypje nga jeta e Martin Camajt? Pyetja qe e qartë, realativisht e përtypshme edhe për një nxënës pranë pesës. Ndryshe do të ishte, psh, të kërkonte një analizë të romanit “Rrathë”. Po klasa heshtëte sikur të qe vetëm ai në klasë. - Ah, keni të drejtë. Atë që nuk e bëri drejtoria e shkollës, duhet ta bëj unë. Po ju prezantohem... Tha emrin, shkollat që kishte kryer, ku kishte punuar, ç’hobe kishte. - Beqar apo…? - ndjeu një zë djali disi të veçantë. Megjithëse djali u përpoq të fliste me kokën e ulur dhe pas një vajze në bangon e tretë, e pa. - Hë për hë, solo, - u përgjegj ai, që të arrinte të krijonte sadopak një situatë humori. - Me peshkim merreni, profesor? - pyeti një djalë tjetër andej nga fundi. - Po, më pëlqen, është një sport interesant, - tha ai me një lloj naiviteti. - E po atëhere ke mundësi të peshkosh, - u përgjegj i njëjti zë dhe ai e kuptoi se në këtë klasë nuk do ta kishte të lehtë. Pas asaj fraze në klasë u vendos një qetësi absolute. Ndofta në atë moment vendosej fati i mëtejshëm i marrëdhënieve mes tyre. Tani ai e kishte identifikuar plotësisht atë që foli, e përfshiu me një vështrim, dhe për pak desh t’i tregonte derën, por... - E lamë tek Martin Camaj. - Mësuesja s’na e ka dhënë fare, Camajn, - u dëgjua një zë tjetër djali. - Ajo e kishte mendjen tek Amerika, - ia priti tjetri. 5


SKENDER TEMALI

- Alma Curri! - vuri gishtin ai tek emri i parë në regjistër. Prap një gjëndje e tensionuar. Askush nuk lëvizi. - Mungon? - ............... - Valmira Cukali. - .........….. Vajzat kishin ulur kokat. Atëhere vendosi t’i vërë gishtin emrit të një djali. - Bep Shkupi. - Ka shkuar në Itali, profesor, me gomone! Pas një shpërthimi gazi, qetësia nuk qe e mundur të vendosej më. Pesë emra djemsh ishin në regjistër dhe që të pestët ndodheshin në klasë. - Nga Shkupi jeni ju, Bep? - pyeti ai dhe nxënësi sikur e ndjeu vehten të tradhëtuar. Pasi u bind se gjithçka në atë fillim ore ishte e kurdisur nga djemtë dhe se presioni i tyre bënte zap një klasë të tërë, duhej t’i thoshte në atë orë lamtumirë Camajt, ta linte në shejtninë e tij dhe ta ndrronte pllakën, të bënte ç’të bënte e disi ta fuste vehten në rrjedhën ku ata përpiqeshin të kridheshin si troftat. - Nuk e di nëse e morët vesh apo jo, po drejtoria e shkollës më ngarkoi klasën tuaj në kujdestari... - Këtë mbrëmë nuk e dhanë televizionet... - ia priti njëri. - E dhanë, e dhanë pas baladave për të vdekurit e djeshëm, - ia priti tjetri. Nuk duhej ta linte t’i ikte situata nga dora. - Besoj se nuk do ia kalojmë keq. 6


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Psh? - pyeti gjysëm me prepotencë, gjysëm dhe me kuriozitet njëri nga djemtë. - Po, së pari do të mirrem me çkyçjen. - Me çkyçjen? - Ç’kuptim ka kjo? - Po ja, së pari të arrij të çkyç gojët e vajzave të klasës, pastaj... - Peshkimin, profesor!... - Më 17 prill të festojmë ditëlindjen e Odetës. - Të Odetës? - Po ku e more vesh se ajo e ka ditëlindjen më 17 prill? - u çkyç një zë vajze. - Era! - kërcënoi një djalë. - Emo, se nuk është ndonjë zotësi e madhe...I ka të shkruara të gjitha në regjistër. - Ndërsa, në maj mund të organizojmë një ekskursion në Shkup, - tha Fisniku dhe ndjeu se e gjithë klasa u elektrizua. - Kështu që edhe ti Bep Shkupi ke mundësi të gërmosh se mos ke ndonjë rrënjë të trungut gjenealogjik andej... - Turru, more te Kola! - Me kë je, profesor? - Nuk bëj pjesë në asnjë parti… - Po kush po të pyet për to, profesor, po je me “Juve”n a me “Milanin”? - Me “Milanin”. - Do të jap një fanelë të Maldinit - vazhdoi ai që dukej se ishte kapoja i klasës. - Unë luaj në sulm? - Epo përgatitu të vësh këmbën në allçi së shpejti, 7


SKENDER TEMALI

profesor… Vajzat s’e përmbajtën gazin. Megjithatë mësuesi vazhdoi: - Si mund të luajmë futboll, ju veç pesë veta jeni… - Luajmë që ç’ke me te, tre me tre, me porta të vogla… Sigurisht që të vazhdonte të replikonte kështu në pafundësi, do të degradonte keq e më keq. Duhej ta tërhiqte frerin. Që të mos binte në sy të nxënësve, shikoi orën. E gjet të udhës të fliste për disa momente kyçe nga jeta e Camajt, pastaj për romanin “Rrathë”, pastaj… Mënyra e tij e të folurit, disi e veçantë, mes një pasioni e patosi, me zë të ngritur, pas gjithë asaj tollovie e humori, vendosi një qetësi të pabesueshme në klasë. Mbase vërtetë ishte ashtu siç i thanë, që mësuesja me sy nga Amerika rrinte gjithë orën e mësimit duke kruar e lyer me manikyrë thonjtë, duke iu përgjegjur tash e parë bisedave në celular dhe ata hidhnin valle sipas ritmeve të tyre. E ndjeu se i pushtoi, edhe pse vështrimin nuk ia ndante atij që mendoi se qe kapoja i klasës. Nxënësi vazhdonte ta shqetësonte shumë me rrahjen ritmike të këmbës së djathtë për stolin ku qe ulur një vajzë me gërsheta. Sado të vështirë të ishin, se si kishte një bindje se do arrinte të shtronte ato shina ku do të ecte treni i mirëkuptimit reciprok. Por jo…Përsëri “kapoja” i klasës vazhdoi me atë të rrahurën ritmike të këmbës… Zilja e shpëtoi. Kapoja futi dorën në xhep dhe nxorri një cigare. Fisniku bëri sikur nuk e pa. Mbase në çast, apo dhe më përpara kishte menduar se kishte të këqija edhe më të mëdha 8


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

për adoleshentët, midis të cilave droga që përdornin disa e turturonte dhe shpesh ia vriste frymëzimin. Mori regjistrin, çantën ku mbante ditarin e ndonjë libër dhe doli nga klasa, i bindur se “kapoja” tani kishte ndezur cigaren. 2. Pushimet në shkollë bëheshin pesë minutëshe, mësuesit vraponin sa nga njëri kat në tjetrin për të ndërruar regjistrat dhe s’kishin kohë jo vetëm për një cigare, po as të këmbenin ndonjë mendim me njëri tjetrin. - Shikoje letërsinë se ç’king qënka! - Të ka lezet ta kesh këtë mësues, jo ne me atë plakën role! Qe një dialog i shkurtër, në ecje e sipër mes dy vajzave, që mbase nga fiziku e nga siguria e lëvizjeve në koridor, të jepnin përshtypje se ishin maturante tek A-ja apo B-ja, të cilave do të vazhdonte t’u jepte letërsinë një mësuese tjetër. Në koridor pa drejtorin. Ai rrotullonte një tubë çelsa në dorë dhe i jepte urdhër pastrueses së shkollës që të lëvizte nga vendi një vazo me lule. Nga mënyra se si iu drejtua, nuk e pat të vështirë ta kuptonte se drejtori i kishte zënë shtegun. Mbase s’donte ta thërriste në drejtori dhe diçka mund t’ia thoshte në koridor. Pastaj, si të kujtohej se Fisniku s’kish më mësim, i vuri dorën në sup dhe e pyeti: - Hë, si e kalove? - Shumë mirë! – u shpreh ai, i bindur se e pyeste për D-në. Po edhe t’i kishte dështuar ajo orë mësimi, s’do të ankohej, se, në fund të fundit, edhe ai e dinte se i zoti e 9


SKENDER TEMALI

nxirrte gomarin nga balta. - Mësuesja e letërsisë këto kohët e fundit ia vari fare, tha drejtori, sikur të mos e kishte ai fajin kryesor që e kishte lënë të degdisej në atë gjendje. - Jam i bindur se nuk ua jepte temat nxënësve… - E kuptova sot, - pohoi Fisniku. - por do të punoj për t’ua mbushur boshllëqet. Klasa është relativisht e vogël, me shumë vajza dhe me disa djem, - tha e ndërkaq vështroi nga drejtori që pat një tkurrje të fytyrës. - Janë pak të vështirë, - pohoi, kur në fakt duhet të thoshte se ishin rebelët e shkollës, një grusht që u kishte ikur fare nga kontrolli dhe bënin ligjin. - Jetojmë kohë të vështira! - vazhdoi ai, si për t’i thënë se me ta duhej të kishte kujdes, se kur ishte detyruar t’u lëshonte rrugë ai si drejtor… Fisniku se si pat një përshtypje se më të lehtë do ta kishte me djemtë e klasës se sa me këtë drejtor që kishte kapitulluar. 3. Tek shkonte për në shtëpi, si natyrë poetike që ishte, e ndjente peshën e asaj dite. Stresin që i krijuan djemtë e Dsë. Mbase edhe kishte gabuar që pranoi të vinte në qytet. Në shkollën e fshatit qe më i qetë shpirtërisht dhe kjo nuk është pak për një shkrimtar. Romani i botuar e kishte futur në vorbullën e një krijimtarie që e bënte të harronte shumëçka nga bota e rinisë. E ashtu, i trazuar, doli nga shkolla dhe u nis drejt bulevardit. Ecte në rrugë kuturu dhe sillte në mend çdo detaj 10


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

të asaj dite. E irrituan aq shumë pyetjet e djemve, heshtja mortore e vajzave, goditja ritmike me këmbë e stolit ku qe ulur vajza me gërsheta… …Ndjeu një buri, që binte e binte…U përmend…Vetëm atëherë e pa se ecte në mes të rrugës dhe shoferi, një djalë me flokë të gjata dhe një varse floriri në qafë, i shfreu: - Idiot! - Më fal! - tha Fisniku i turbulluar. - S’e kisha mendjen fare! - Shkërdhatë, - çfreu tjetri edhe më zi, - s’ka guxuar kush të më zërë rrugën mua… Më shumë nga turpi për atë fjalë se sa nga pendimi, Fisniku uli kokën dhe bëri të largohej. Shoferi i shkeli pedalin makinës, rrotat e mrame xhiruan me një shpejtësi marramendëse dhe pluhuri që la pas mbuloi gjithë rrugën. - Shpëtove mirë!, - dëgjoi Fisniku një zë. - E kisha fajin vetë! - Po s’e kishe hak të sharën! Pastaj ti je shkrimtar!… Kjo e bëri të skuqej edhe më shumë. Pra, kishte dhe njerëz që e njihnin. -…dhe gjithë shkrimtarët janë të hutuar, - vijoi mendimin tjetri, zëri i të cilit erdhi duke u shuar dhe silueta veçse dukej mes vorbullës së pluhurit të rrugës. Vijoi rrugën, natyrisht më me kujdes së më parë. Po tek ecte i erdhën parasysh sërish djemtë e klasës. Prej të pestëve, vetëm dy kishte fiksuar. Atë që dirigjonte pyetjet dhe të një biondi, me një akcent të veçantë. Duhej t’ua gjente rrëfanen, edhe pse qe e qartë si drita e diellit se ata ishin 11


SKENDER TEMALI

dora e fortë jo vetëm e klasës, por edhe e shkollës. “Mbase dhe gabova që pranova të vija në qytet!” – tha me vete për së dyti Fisnik Kola. Në rrugën që të çonte në bulevardin kryesor të qytetit, takoi një poet të ri. - Urime! - e përgëzoi ai dhe Fisniku mbajti një çast frymën. - Urime, për fjalë të nderit, m’u bë qejfi sa s’ka! Kur Fisniku qe bërë gati ta pyeste se përse ia bënte atë urim, tjetri vazhdoi: - Shkoj tek Kafe Interneti! Ti e di se u hap Interneti edhe në Shkodër? Klikoj tek www.albacenter.it në faqen art, dhe …për fjalë të nderit…ndjeva një krenari për ty…Edhe me portret, edhe me recension për romanin tënd…edhe një fragment… - Aha, - ia bëri Fisniku. - Desha të të vija në shtëpi të të takoja, si të thuash, jo për ndonjë gjë…po edhe unë e kisha ëndërr të hyja në ndonjë faqe interneti…Mbase dhe ke paguar… - Çfarë? - Epo s’është gjë e vogël. Të lexon ai tjetri edhe në Amerikë, edhe në Kanada… - Po kjo, pra që të hysh diku në internet, të bën poet?! - e pyeti befas Fisniku. Tjetri e ndjeu goditjen. - Si të them…poet nuk të bën…po edhe kështu…shkruan dhe s’të lexon askush…as kur i boton…Mandej poezia ka pak lexues… Poeti po thoshte një të vërtetë. Njerëzit më shumë qenë mbërthyer pas politikës dhe atë që s’e gjenin dot në poezi, mbase e gjenin në politikë… 12


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Botova një poemë tek “Panorama”… “E lexova artikullin tënd!”, më tha njëri, “Artikull i bukur” më tha tjetri…O zot, ç’bëhet kështu!!! Në Shkodrën, djep i kulturës, poemën ta quajnë artikull! - Që Shkodra ka mbetur në djep, nuk të vjen keq?! - Kështu më tha dje edhe kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve. - Unë nuk e di se çfarë të ka thënë ai, po ne duhet të bëjmë diçka që të mos na krahasojnë me djepin. - Do ta pijmë një kafe!? - i propozoi poeti. Nga vorbulla e asaj dite në shkollë, kishte dalë nga dera e saj me mendimin për të pirë ndonjë kafe diku. I futi krahun poetit llafazan dhe me të së bashku mori nga një bufe. - Ah, më fal, më le ta zgjedh unë sot, - vazhdoi poeti. - Është një lokal i rrethuar me kashtë…një imitim i traditës me modernen… Nuk ia prishi. Morën përposhë bulevardit dhe diku pranë poliklinikës qëndrore të qytetit, hynë në një lokal që vërtetë të zgjonte një ndjesi të mirë. Biseda me llafazanin sikur ia largoi stresin e asaj dite. Poeti fliste e fliste, tregonte histori të ndryshme, pa pikë e pa presje, dhe Fisniku përsëri mendonte se sikur t’i mblidhte fjalët që nxirrte si lumë, t’i kthente në metafora e krahasime, do të bëhej një poet edhe më i mirë seç qe. Megjithëtë, kish edhe çaste që përhumbej. - Nuk e di, - vijoi poeti, - po besoj se do ma tregosh rrugën… - Çfarë? - pyeti Fisniku. Llafazani e shikoi me ngulm e një qefmbetje që dukej 13


SKENDER TEMALI

në plastikën e deformuar të fytyrës së tij. - Rrugën, pra, të internetit… - Aha, rrugën e internetit…duhet të takosh… Ia kishte treguar llafazanit gjithçka dinte, por për të paguar kafetë nuk e la. - Si kështu? - pyeti më së fundi tjetri. Në klub u krijua një tension. Nga që qenë të zënë me bisedë, Fisniku nuk kuptoi se për çfarë qe fjala, veç ndjenë epilogun e të sharave nga më të ndyrat, pastaj rrotat e një makine që vërshëllente si të atij djali me zinxhir në qafë. Tavolinat e tjera u ngritën kush e kush të paguante më parë, ashtu si njerëzit që marrin masa kur qielli nxihet e pritet shpërthimi i një furtune. - Shpëtuam mirë, - foli i çliruar poeti. - Ishte Xuxi me të tijtë. - E pastaj?! – pyeti me naivitetin e tij karakteristik Fisniku, edhe pse, si çdo banor i një qyteti që s’i ka kapërcyer të njëqindmijë banorët, emri i Xuxit si kapo nuk ishte i panjohur. - Po nuk e pe se u zu keq me ata të Çimit. Po ky Xuxi, ç’të të them…Nuk e sheh, ai me shokët e tij ka zbrazur një arkë me birrë dhe nuk i pagoi asnjë qindarkë kamarierit…Po më e keqja ishte përplasja e tij me të Çimit… - Ç’është ky? - Si Xuxi. Poeti nisi t’i tregojë diçka për aventurat e fundit të tij, por ngaqë Fisniku nuk tregoi interes, nuk e zgjati më. Meqë kishin paguar, edhe ata s’kishin pse të tregonin trimëri e të qëndronin. Kushedi se ç’u shkrepej tipave të tillë! 14


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Mbaje mend kur të krisë! - tha poeti. Dolën nga lokali. Kur u ndanë, ora s’kish vajtur dy e pasdrekes. Ajo ditë nuk pat asgjë tjetër për t’u shënuar. Bëri ditarin e mësuesit, nuk shkroi asnjë rresht dhe bisedoi gjatë me nënën e tij. Vonë, si ç’mos kurrë, ndoqi lajmet e televizionit lokal. Nuk pat fare kronikë të zezë. Njeri nuk u vra, po ekzekutimin e asaj dite Fisniku e ndjeu. 4. Ora e dytë, me klasën në kujdestari. Po i njëjti tensionim. Siç dukej djemtë kishin kurdisur diçka, që ose ta vinin në lojë, ose ta nënshtronin. Që ndodhej para një gracke, nuk ishte e lehtë të kuptohej. Nuk kishte mbaruar ende apelin, kur u dëgjua ai zë që e priste: - Profesor, unë mbrëmë përfundova së lexuari romanin “Femrat” të Bukovskit. Ju e keni lexuar? Në të vërtetë Fisniku e pat lexuar këtu e tre muaj më parë dhe pat mbetur i befasuar nga skenat pornografike dhe fjalori që i shoqëronte ato. Madje nuk ishte kurrë për një letërsi të tillë, që tkurrte interesat për të depërtuar në botën e brendshme shpirtërore të personazheve dhe shtonte kureshtjen për të parë se deri ku mund të shkohej. - Po, - tha pas një mëdyshjeje nëse duhej t’i kthente përgjigje apo të vazhdonte temën e nisur e pyetjen e tij ta 15


SKENDER TEMALI

varte diku në periferi të orës së mësimit. - Dhe ç’mendim keni? - Mbase do të isha më i interesuar të mësoja përshtypjet e tua, - iu drejtua Fisniku nxënësit. - Përshtypjet i ke në sirtar, profesor, - tha Bepi dhe u mbështet për shpinë të stolit. Në fillim nuk desh ta hapte sirtarin, po pastaj ndërroi mendim. E dinte se do të përballej me një skenë të papritur, se në atë sirtar nuk do të kishte një copë letër me përshtypje për atë roman, por… Iu duk paburrëri. E hapi. Qe libri “Femrat” i Bukovskit dhe mbi të një kuti me kontraceptiva. Siç ishin, i nxorri mbi tavolinë. Vajzat ulën kokat, edhe pse ai ishte i bindur se ato i kishin parë kur Bepi i kishte futur në sirtar. Gjithsesi ai e kish emrin mësues dhe duhej të ish zëdhënës i kohës së tij. - Ju jeni në një moshë të tillë që duhet ta dini se kontraceptivi të shpëton nga sëmundja e SIDA-s. - Edhe nga shtatzania e padëshiruar, - u ndje një tjetër zë djali. - Po, edhe nga shtatzania e padëshiruar, - tha Fisniku, duke u përpjekur që me vendosmërinë e tij të përmbyste atë tabu që mësuesi me nxënësin të mos shkelte në të tilla rrugë që s’dihej se ku të nxirrnin. Megjithatë kishte hyrë në luftë dhe kush hyn në luftë hyn për të fituar. - Ju i përdorni, profesor? - qe pyetja e beftë e një tjetri. - Gjërat intime gjithmonë kam preferuar t’i mbaj për vete, Miri, - tha ai për t’i dhënë të kuptonte nxënësit se ai dinte më shumë se sa emri i tij. - Ne po flasim për një 16


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

profilaksi të dobishme në marrëdhëniet seksuale. Besoj se ti je në atë moshë se ta kesh marrë vesh se nuk të kanë blerë në dyqan e as të kanë gjetur në trëndafilat e kopështit. Djemtë dhe disa vajza shpërthyen në të qeshura me sytë nga Miri. - Bop fare! - ndjeu zërin e njëres nga vajzat. - Shëëët! Miri pa leje tani ishte ngritur në këmbë, paksa i skuqur në fytyrë, paksa me nerva dhe me grushtet e shtërnguara, sikur po matej t’i binte dikujt. - Goli që hëngra, profesor, më shumë se sa gol qe një autogol. Këtë, mendoi Fisniku, e the saktë. - Po si ta spjegoj tek Martin Camaj, Dranja mbetet me barrë me rrezet e hënës…a s’të duket paradoksale, profesor?… Miri ishte i vetmi nga të pesë djemtë që nuk kishte notë negative dhe, edhe nga mënyra se si e ndërtonte frazën, jepte se ishte djalë që kishte brumë, po që shpesh ose ngaqë i kishin hedhur pak ose shumë majà birre, buka s’vinte në ato parametra të dëshiruar. - Pastaj, profesor, si mund të mbetej me barrë Dranja me rrezet…në kuptimin fiziologjik të raporteve, femër me femër… Prapë diku të qeshura që u shuan pa u ndezur mirë… E kështu duke tjerrë bisedë, Fisniku e kuptoi se po i thoshte lamtumirë edhe një ore mësimi. Po në fund të fundit, sa orë mësimi kishte vrarë mësuesja që iku në Amerikë? Zilja e zuri pa e përfunduar temën e re të mësimit. 17


SKENDER TEMALI

Nxënësit u ngritën në këmbë e dolën nga tavolinat para se ai të mbyllte regjistrin. Mbase nga nervozizmi, mbase edhe nga ajo që ende nuk po e sundonte klasën, nxorri një cigare. Bep Shkupi ia ndezi me shkrepse. - E pi? - se si e pyeti Fisniku. - Joooo! - e mbaj ashtu kot në xhep, profesor… Doli duke lënë pas një fjollë tymi. 5. Ecte përsëri në rrugë. Pas pesë orëve mësim, ndjehej i stresuar nga ajo që po i ndodhte. Këtë e vuante më shumë dhe nuk po arrinte t’i jepte dum. - Profo, drekën! - dëgjoi një zë në krah të djathtë. - Drekën! - ia ktheu ai pa e pasur mendjen, por më pas u kujtua se ai qe djali që nuk ishte ndjerë deri atëherë e për të cilin drejtori, ashtu si më kot i kishte thënë në takimin në koridor: “ja, e sheh këtë kokoroçin, edhe pse djali i një shokut tim, po ma han shpirtin me marrinat e tij!”. - Nesër në diskoklubin “Brazili”, profo, për ditëlindjen e Odetës. - Patjetër! - u kujtua ai ashtu turbull për premtimin që u kishte bërë, por pa u thelluar më shumë se si, qysh e tek. Dreq, o punë, - mendoi me vete, - këta më futën në një vorbull që unë jo vetëm nuk dal dot, po ka rrezik të më përpijë deri në fund. Dhe me imagjinatën e shkrimtarit e krijoi vorbullën, hinkën që krijonte në mes, vehten e tij duke u kalamendur në gjirin e saj, një vetërrotullim i imponuar 18


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

nga forca të brendshme që e tërhiqnin poshtë e më poshtë. Ecte e mendonte, po jo sa ta humbëte fare e të hante përsëri të sharat e ndonjë shoferi tjetër, si ajo që i ndodhi disa ditë më parë. Pra ecte disi më i kujdesur, duke parë me kujdes kush i vinte përballë. Puliti qepallat dhe në profil njohu një nga vajzat e klasës. Shpejtoi hapat që pa u vënë re ta arrinte. Medoemos i duhej të vendoste një urë komunikimi me dikë në klasë që të zbëthente kodin e fshehtë të saj, mekanizmin që e bënte atë të shndrrohej në një varkë që hepohej sa andej këndej në kurninë e dallgëve, pa e ditur se është diku një port a një breg ku të lidhte litarët. Se ai edhe pse pak ditë mes tyre, e kishte tashmë të qartë se djemtë, me Bepin në krye, ishin strumbullari i së keqes në atë klasë që dita-ditës vente poshtë e më poshtë dhe se vajzat as kishin kurajon t’u dilnin përballë e t’i bënin zap. Për koincidencë vajza ecte gjithnjë para tij. E po s’kishte asgjë të keqe të bënte një copë rrugë sëbashku. E kështu, teksa vendoste e çvendoste, vajza se ku i humbi nga sytë, mbase u fut në ndonjërën nga hyrjet që ndodheshin mu në shetitore, sa, ti e sheh e të duket sikur është duke bërë një xhiro dhe sakaq të zhduket si ta ketë përpirë dheu, kur në fakt e përpinë një nga hyrjet që dyert i kishin në shetitoren kryesore të qytetit. 6. Ora e parë, e dytë dhe ora e tretë me D19


SKENDER TEMALI

në…Zilja…gjurulldi e paparë nepër koridore, të qeshura, grupe që shkonin e vinin nepër kabinete…prapë zilja…prapë drejtori që i binte derës për t’u kujtuar mësuesve se kishte rënë zilja…thënia e një mësuesi pas krahëve të drejtorit se ishte bërë gati të hiqte derën… Me regjistrin nën sqetull u nis në drejtim të katit të tretë, dera në krah të majtë në fund dukej se qe e mbyllur, ngaqë nuk binte dritë në koridor…një heshtje që të trembte…U përgatit për ndonjë të papritur që i kishin kurdisur djemtë, pasi ai fund koridori çdo ditë zjente si koshere bletësh…dera përplasej…vajzat qeshnin nga numrat e djemve…Kurse sot? Mbase kurthi ishte edhe pas derës…duhej të ishte i kujdesshëm, tepër i kujdesshëm…E hapi derën ngadalë…asnjë zë, qoftë edhe një lëvizje… Klasa ishte bosh. Bosh u ndje edhe Fisniku. S’po arrinte se çfarë kishte ndodhur. Mbase drejtori ia kishte ndryshuar atë orë mësimi. Mbase e kishte çuar në orën e gjashtë…Kështu ua rrasnin shpesh orët e gjashta mësuesve të rinj…Po…nuk pat kohë për hamendje…Një letër e lënë mbi tavolinën e mësuesit dhe një karafil mbi të. “Profo! Të presim tek diskoklub “Brazili”, në ditlindjen e Odetës! Në qofsh burrë, mbaje fjalën!”. Ishte një thikë me dy presa! Këndej drejtori, rregulli, ligji…andej…andej mundësia dhe pamundësia për ta fituar një klasë, që si pa u ndjerë rrëshqiste andej nga një ditë askush s’mund ta ngrinte më. Koridori po binte në qetësi. Ndjehej në kat të dytë zëri i drejtorit, sigurisht duke i bërtitur pastrueses që të lëvizte nga vendi një saksi lulesh. 20


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Hodhi disa hapa në koridor. Si të bënte? Domosdo që drejtorit duhej të shkonte e t’i thoshte se nxënësit nuk ishin në klasë…në një situatë tjetër, sikur ai të kishte jo dy javë, po dy muaj që ishte kujdestar i asaj klase, mund të kishte edhe të tjera pasoja, mbase edhe një vërejtje, mbase edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit pedagogjik, mbase…Gjithësesi drejtorit i duhej thënë, apo nëndrejtorit?…E tek ecte iu kujtua letra që i kishin lënë mbi tavolinë…U kthye, e mori dhe e futi në xhep…Mandej i qetë, u drejtua nga zyra e drejtorit. Mendoi furtunën, por jo…drejtori bëri sikur u çart në fytyrë, megjithatë shpejt mori trajtën e mëparshme, me një buzëqeshje të shtirur në çipin e buzëve… - Eh, të ishte dikur! - tha ai, duke aluduar për shkollën e djeshme kur akte të tilla kalonin nën tehun e kritikës e të masave ekstreme për nxënësit e mësuesit kujdestar. – Po gjithësesi, zoti mësues, rebelimi e ka emrin rebelim dhe ne nuk duhet të lejojmë më gjëra të tilla. Ti je i ri dhe do mësohesh me ta, se të qe një mësues më stazh më të gjatë…tundi dorën në ajr, sa Fisniku nuk e mori vesh se ç’duhej të kuptonte me atë veprim, këputjen e kokës apo një masë tjetër drobitëse. - Ehu! - ia bëri fizkultura kur ai hyri në dhomën e këshillit pedagogjik! – Po këto ditëlindjet në orët e mësimit janë bërë të modës këtu! Letra në xhep i digjte. Të shkonte tek diskoklub “Brazili” ishte një detyrim moral që kishte para nxënësve, se vetë ua kishte premtuar, të mos shkonte…mbase kishte një rast ideal për të depërtuar në botën e brendshme shpirtërore të tyre, t’ua fitonte zemrën…Të shkonte, 21


SKENDER TEMALI

rrezikonte…një koincidencë e marrjes vesht dhe do të dukej se në ikjen masive të klasës kishte gisht edhe ai…Ligji, polici…Qeshi, qeshi me vehte sa dhe tërhoqi vëmendjen e dy-tre kolegëve që seç bisedonin në një qoshe të këshillit… - Këta shkrimtarët e kanë nga një dërrasë mangut, dëgjoi tek ecte koridorit një zë dhe nga që nuk qe ndonjë etiketim i padëgjuar për krijuesit, ai nuk u kthye t’i jepte reston. Mbase ishte shpejt për një replikë larg asaj etike intelektuale që ai përfaqësonte me kulturën e tij. Në koridor kësaj radhe qe nëndrejtori. Vetkuptohej se drejtori kish marrë “arratinë”. - Do të vish për një kafe?! - e pyeti Fisniku. Tjetri ngriti krahët dhe me të mësuesi kuptoi se nuk mund ta braktiste shkollën kur nuk ishte drejtori. Kështu kafenë në klubin përballë shkollës e piu me nge, i vetëm. Për fat në lokal nuk kishte mësues të tjerë që mund ta ftonin në tavolinën e tyre. Kishte nevojë të bashkëbisedonte me vehten e tij. Lekët e kafesë i la në pjatën e filxhanit dhe sërish hyri në shkollë. Ora e pestë i kaloi e mërzitshme. Temën e dha në mënyrë të ftohtë, mekanike, pa nerv e pasion. Dukej i çbërë. Pse kështu? Çfarë po ndodhte me të? Kishte frikë? Çdo të bënte pas kësaj ore? Të shkonte në shtëpi apo të drejtohej nga diskoja ku qenë mbledhur të rinjtë? 7. Diskoklub “Brazili” ziente. Edhe pse i zhytur në 22


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

bodrumin e një shtëpie tip vile të moçme në periferi, ai mbase qe bërë më i preferuari për rininë e qytetit. Aq sa, në raste festash dhe të uikendit, duhej të pronotoje që ta kishe në dispozicion. Kishte ardhur dy-tri herë me shokët. Megjithatë, maksimumi i volumit të bokseve e shqetësonte, timpanët e veshëve i buçisnin dhe nuk arrinte të përjetonte vijën melodike, më shumë ata jepnin një kaos muzikor që krijonte një pështjellim imazhesh të gjithfarëllojshme, që u ngjanin dallgëve sa një mal të detit ku dikush trembet e dikush ka qejf të kridhet në to. Tek dera ishte një djalë muskuloz. - Okupato, profesor! - ia bëri ai, për të cilin gjithçka mund të besonte, por jo që e njihte. - Më njeh? – se si iu tek ta pyeste. - Po, të kam parë në televizor. Fisnikut iu kujtua intervista që i kishin marrë pas botimit të romanit. - Është klasa ime! - Epo, mos na lodh, bre, - ia bëri tjetëri dhe i hapi rrugë. Tek zbriste në gjysëm errësirë shkallët, për çfarë nuk mendonte. Tek i afrohej podit ku kërcehej, pa se aty nuk ishin pesë kavalierë, por edhe të tjerë. O zot! Po kjo si nuk i kishte shkuar në mendje?! Si mund të bëhet normale një mbrëmje me 26 vajza e pesë djem!? Po tani ishte vonë për t’u tërhequr, për t’u kthyer nga kishte ardhur. Mes djemve të ftuar mund të kishte edhe birbo të tillë si tipi i Bepit, mbase dhe djem të maturave të tjera, prej të cilëve gjithçka mund të prisje në një mbrëmje ku dikush shkëmben një puthje, një tjetër e 23


SKENDER TEMALI

mbërthen fort partneren edhe pa dëshirën e saj… E kishin parë tek zbriste nga shkallët dhe shpërthyen në duartrokitje… - Profo, Bobi! Profo, bobi! Profo, Bobi! - Po ky qënka i ri fare! – dëgjoi ai tek fliste një djalë dhe krijoi bindjen se vajza që i kish mbështur kokën në sup, qe e fejuara, një maturante. Një dorë ia kapi të tijën dhe Fisniku e ndjeu vehten më shumë në dallgët e muzikës se sa në krahët e një vajze. Nuk ia kishte marrë mendja se ato vajza të urta, që as ndjeheshin në orën e mësimit, mbase dhe të topitura nga aventurat e pafund të djemve, të ishin aq të shkathta sa të mos e linin as të zinte një vend. - S’po më uron, profesor!? Vetëm atëherë ai e pa se vajza që kishte nxituar ta mirrte nga shkallët dhe ta fuste mes grumbullit të madh që vallëzonte shpinë më shpinë ishte Odeta. Epo asaj i takonte të ishte “zonjë shtëpie” dhe ta ftonte e para në vallëzim. - Edhe njëqind, Odeta! - Profesor, të falemnderit! - Oh, asgjë, - tha, - dhe ndjeu se edhe ai kishte nevojë për orë të tëra të çpenguara, se ish i ri, dreqi ta hajë, edhe pse mësuesi i tyre! - Ç’bëra unë? - Më bëre të kujtoj - S’të kuptoj!?… Ajo u mbush me frymë. - As që kisha ndërmend ta festoja, profesor…në klasën e tetë unë humba babanë në një aksident…dhe që atëherë… - Si? - pyeti ai. Ajo ia shtërngoi dorën më shumë dhe ai në atë lidhje 24


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

sikur ndjeu se një drithërimë e trupit të saj erdh e përshkoi edhe trupin e tij… - Po shetiste një natë me një shok bregut të Bunës…në krahun e tij…por…erdhi një makinë me disa djem të rinj, e vu përpara…dhe… Desh t’i thoshte që të mos e kujtonte atë skenë, po vajza vazhdoi: - Babai ishte kaq i mirë…kaq njerëzor…edhe në ditët e fundit që kaloi në spital, më thoshte të mos zhytesha në të zeza, ta jetoja jetën se ajo të vjen një herë…ta kujtoja në ditë të bukura e të trishta… - Të trishta? - përsëriti ai si i përhumbur… - Po, në ditë të trishta? - Ti shkruan, Odeta? - e pyeti ai. - Profesor, në klasën tonë jemi unë dhe Alma që shkruajmë… Fisniku se si në atë çast ndjeu se nuk do të dilte i humbur në betejën që kishte nisur. - Po ndonjë konkurs letërsie keni bërë në shkollë? - Ç’thua profesor? Asnjëherë. - Si është e mundur? - pyeti më shumë vehten se sa Odetën Fisniku dhe iu kujtuan tre konkurset e fundit të letërsisë që ai kishte bërë në shkollën e fshatit, se me sa korrektesë ciklet e poezive fituese i dërgonte në Drejtorinë Arsimore, ku vetëm në një rast u bë një shpallje fituesish me ceremoni dhe për të tjerët as iu dukën kund gjurmët. Siç dukej për këtë flinte edhe ministria, flinin edhe drejtoritë arsimore… - Vjersha shkruan? - Po, më pëlqejnë lirikat… 25


SKENDER TEMALI

- Edhe mua, - plotësoi Fisniku dhe shpirti iu mbush gjithë pëllumba. - Më pëlqen shumë. Bile kur isha gjimnazist e student shkruaja shumë lirika. Mandej… Kishte ëndërruar që të kishte nxënës që shkruanin…në shkollën e fshatit jo se kishte pak, po…sikur ndjehej ndikimi i një provincializmi, i një rutine poetike rapsodike… - Do m’ sjellësh nesër t’i shoh? Kur pa ngurrimin e përskuqjen e lehtë të vajzës, vendosi të përdorë metodën e kompensimit, që nxënësi të mos ndjehej veç i detyruar, borxhli karshi mësuesit: - Dhe unë po nesër do të sjell kapitullin e parë të një romani që kam në dorëshkrim… - Domethënë, ai Fisnik Kola i romanit “Askush nuk është pa nënë” jeni ju? - pyeti vajza dhe pa që partneri në krahët e saj fërgëlloi. - E ke lexuar? - Po, e lexova në pushimet e Krishtlindjeve…Kam një kushëri mjek, po ai është lexues i jashtëzakonshëm…As motrën e tij nuk e lë të trazojë në bibliotekën e tij, veç meje… - Atëhere nesër bëhet këmbimi i madh: ti fletoren me lirika, unë kapitullin e romanit të ri… Qeshën me shpirt që të dy. Ajo instinktivisht i shtërngoi dorën dhe mbase nga ky afinitet i ri që u krijua mes tyre, harroi të ruante distancën me partnerin. Gjoksi i saj që kundërmonte erë myshk për një çast u puthit me atë të Fisnikut dhe nga kjo afri era e burrit i zgjoi në shpirt një ndjenjë të bukur, të paparë, po dhe disi të frikshme. Si zakonisht në raste të tilla, mes çiftit të saponjohur, krijohen pauza vrastare, as njëri e as tjetri nuk e thonë një 26


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

fjalë, nuk e bëjnë një veprim që mund të jetë fatlum apo fatal për marrëdhëniet e mëvonshme, përhumbin shikimin çifteve të tjera, kur zemra u thotë të tjera gjëra, ta shikojnë drejtë e në bebëzat e syrit partnerin, të thithin atë lëng jete që buron prej tyre. Tani nga bokset vinte grupi muzikor “Snap”. Të rejat e të rinjtë vallzonin e këndonin. Në këngën e tretë Fisniku e la vallëzimin, e tërhoqi Odetën nga tavolina që kishte më pranë dhe zuri vend në një karrike. - Të pëlqejnë mbrëmjet, profesor? - Jo dhe aq, - iu përgjegj me sinqeritet Fisniku duke ndjerë se edhe Odeta kishte të njëjtin mendim. - Këtu janë disa vajza dhe djemtë, po se po, që vdesin për mbrëmje të tilla. Çfarë nuk kurdisin vetëm që të mblidhen…Ja shihi, këtu veç disa të jashtëmve, janë edhe djemtë e A-së…Po unë…Ka katër vjet që nuk kam marrë pjesë…Megjithatë, sikur ta dija se ka dhe të tjerë… Vajza nuk e vazhdoi deri në fund frazën e nisur. Ai pa nga tavolina ku qenë bërë bashkë djemtë e klasës dhe djemtë e tjerë, që sa në paraqitje, aq dhe në veprime dukeshin sheshit se nuk ishin nxënës shkolle. Po dhe disa vjet më të mëdhenj. - Këta? - e pyeti lehtë vajzën me sytë nga të paftuarit. Odeta u përtyp njëherë. Mbase i dukej se po spiunonte shokët e klasës. Heshti. Mandej pohoi lehtë me kokë. - Sigurisht që deri tani nuk ka lindur ndonjë problem… - Njëfarësoj, - tha si me ngurim Odeta dhe ai e kuptoi se duhej të ishte i kujdesshëm me tipa të tillë që të mbeteshin 27


SKENDER TEMALI

në dorë. – Po ju, nuk i njihni? - Jo! - u përgjegj ai me sinqeritet e naivitet të përzier bashkë. - Mos pastë kush punë me ta! – pëshpëriti lehtë sa për ta dëgjuar ai. Ndërkohë erdhi njëri nga ata të maturës A dhe e ftoi Odetën në vallëzim. Kështu që Fisnik Kolës iu krijua mundësia të porosiste një birrë dhe të kundronte më me qetësi atë ambient rinor. - Dëshironi meze? - e pyeti kamarieri. Ai hodhi edhe një sy nga tavolinat dhe gjithçka të jepte përshtypjen se ishte i vonuar. - Jo, ju falemnderit! Kamarieri nuk vonoi t’i sillte kriklën e birrës. Mezi ç’priti që ta ngrinte dhe pastaj të hidhte edhe një sy nga salla e diskos. Po mes dallgëve të muzikës, i erdhi bashkëbisedimi i tavolinës fqinje, pasi djemtë e saj flisnin me zë të lartë, mbase të bindur se nga volumi i lartë i bokseve nuk dëgjohej më tej: - Hë? - Hiç? - Si hiç? - Hiç pra…Desh më la në mes të sallës… - Ty??! Fisniku dëgjonte dialogun pas shpinës së tij. Sigurisht që bëhej fjalë për një propozim të refuzuar të njëres nga vajzat e klasës. - Nuk e di, po të jetë nga ata të grupit të Çimit i përlaj të tërë, para saj s’di se ç’mutin kam, s’më punon as goja e as grushti. 28


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Punë e madhe. Ngjitja një tjetrës. - Kujt? - pyeti ai për ta provuar nëse e kish seriozisht. - Unë kështu ia bëj më pranon mirë, s’më pranon s’e çaj fare. Ja, ngjitja kësaj që ka ditlindjen, apo s’qënka llokum fare…E pe qëparë, sa s’ia ngjiti profesori… Tjetri kushedi se ç’kish prrallisur më tej, po edhe aq e qe e mjaftueshme për Fisnikun të bënte portretin si të njërit, ashtu dhe të tjetrit, pasi ai dëgjoi propozimin e një vajze: - Mund të vallzojmë, profesor?! - Me kënaqësi, - iu përgjegj ai dhe sakaq ndjeu peshën pupël në vallëzim të saj. - Alma! - Urdhëro, profesor! - Edhe ti shkruan vjersha? - Tradhëtarja t’a tha? – pyeti ajo duke vënë buzën në gaz dhe duke e tretur vështrimin tej për të gjetur Odetën. - Si të lexoj lirikat e Odetës, do të lexoj edhe të tuat. - Ato s’i ka lexuar deri më sot askush…Janë ditari im… - Si të duash… Nga që ishte tip pa maskë, Fisniku mbase e shprehu në plastikën e fytyrës refuzimin e lirikes. - Jam betuar se deri që të marr maturën s’do ta lexojë askush… Ndërkohë muzika mbaroi dhe u dëgjuan thirrje, të qeshura, ndonjë karrike që tërhiqej zvarrë. Alma u nda nga Fisniku dhe Odeta i erdhi në tavolinë. Nuk dinte se nga ta niste bisedën me të. Mbase duke e pyetur për maturantët e ftuar. - Edhe A-ja e ka braktisur mësimin sot? - pyeti. - Jo, ç’ne, profesor, ata pesë-gjashtë djem janë. Po janë 29


SKENDER TEMALI

asat e A-së dhe do të bien në sy. - Do na pjellë beleja nesër? Odeta e shikoi në sy dhe në atë vështrim ai ndjeu se mes tyre po hidheshin disa ura që mbase në një rast tjetër duhej muaj e mbeteshin në breg. - As mos u shqetëso fare, profesor!…Ja, ke për ta parë, do të vijë nesër drejtori në klasën tonë, do të bërtasë sa të çirret para fillimit të mësimit dhe pastaj do të ikë duke përplasur derën…Si të thuash ia kemi marrë dorën… Teksa fliste, Fisniku e shikoi drejt e në sy dhe pa se ajo kish një palë sy që buronin veçse dritë. - Po ju, profesor, keni frikë nga drejtori? - Si të të them…Frikë nuk kam…Po është pak si shpejt për të krijuar përplasje me drejtorin… - Profesor?! – dëgjoi një zë vajze dhe para saj ai pa njëren nga vajzat e klasës që e ftonte për vallëzim. U ngrit duke i kërkuar leje me sy Odetës për bisedën që po mbetej për gjysëm dhe u krodh mes çifteve që vallëzonin në krahët e ekstazës. Ndërkohë dhe Xuxi, si e ktheu një fund shisheje birre “Tirana”, u drejtua nga Odeta. - Mund të vallzojmë?! Ajo kur pa tjetrin përpara, u step, po megjithatë arriti që për pak sekonda ta sundojë vehten, të ngrihej dhe t’i zgjaste dorën. Sigurisht që dora e saj qe bërë akull dhe trupi i dridhej si një fije bari. Xuxi, mbase tani më trim se në përpjekjen e parë, e shtërngoi fort trupin e kolmë të vajzës, e cila sa me lutje me sy e sa me një lloj rezistence të heshtur, po përpiqej të mos i ngjiste çiftit të sapofejuar. - Qënke si llokum! - përsëriti ai krahasimin e 30


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Shvarcenegerit, pasi nuk gjeti fjalë tjetër më të përshtatshme e më mikluese. - Çfarë thatë? - e pyeti Odeta, e cila mbase nga zhurma, mbase nga sikleti e frika, nuk dëgjonte asgjë. Xuxi, që shquhej për veprime e jo për ligjërime e kuptoi se në biseda me vajzat ish bryl fare dhe leksionet që i kish bërë Studenti për propozimet, i pat harruar krejt. Ai do të donte që të fikeshin dritat, ta mbështeste për kolonën e diskos dhe t’ia thithte gjithë nektarin që të dehte. Po ngaqë për një gjë të tillë nuk i kish shkuar mendja më parë, që të urdhëronte personelin për të fikur dritat kur ai ishte duke vallëzuar, tashti ky mendimi i tij qe si urtia pas kuvendit. - Don të të mbrojë dikush?! - S’të kuptoj? - Ti më kupton, por bën sikur, - tha ai dhe pa përskuqjen e vajzës. E humbi fare. Ajo përskuqja i dha asaj një nur që nuk e kish parë tek vajzat e tjera. - Kanë ardhë kohë të vështira sot…Duhet të të mbrojë dikush…Mos të guxojë të të thotë kush një fjalë, që mos të guxojë të të hedhë kush sytë… Odeta u drodh përsëri. Mbase dhe më shumë se kur u ngrit për të vallëzuar. Nga ajo gjendje fluide në bisedën me profesorin, ajo kaloi në një gjendje tjetër me profesorin e njëmijë e një të zezave…Nuk e kujtonte mirë se si u pat hapur një ditë biseda rreth tij, dhe djali i tezes, Goni çfarë nuk tregoi… Nuk duhej të heshtëte. Qëkur i kishte vdekur babai, për shumë e shumë gjëra i qe dashur të gjente vetë rrugëzgjidhje, edhe pse shpesh djemtë e tezeve i viheshin në krah, e mirrnin në shfaqje, në xhiro, në ndonjë klub… 31


SKENDER TEMALI

- Të falemnderit, po kam plot njerëz në familje! - Si ta kuptoj, refuzim? - Për çfarë? - Për propozimin, pra! Tani Xuxi sikur po kthehej në origjinën e tij. Maska i kishte rënë në tokë dhe nuk pëshpëriste si rëndom gjithkush në vallëzim, por fliste më zë të lartë, dhe nga ato pak fjalë që dëgjoheshin mes zhurmës së muzikës, kuptohej se diçka nuk shkonte, se sot, sot më shumë se kurrë, ata që i ndodheshin rreth e qark në vallëzim duhej t’i jepnin të kuptonin se ajo nuk ishte e vetme. Mbase, nga këmbëngulja e kavalierit që kishte përballë, vajza e ndjeu vehten më të fortë kur në krah u vu mësues Fisniku. - S’më ka thënë kush jo deri më sot! Fjalia qe e thonë prerë, me nerv, pa fe etike. Fisniku e ndigjoi qartë, edhe pse folësin e kishte në shpinë. Ishte i njëjti zë: “Mua s’ka guxuar deri më sot të më zërë kush rrugën, shkërdhatë!”. Po mund të ishte edhe i gabuar…Fytyrën nuk ia kishte fiksuar…zërin…Sidoqoftë nuk kishte qenë pa faj kur desh e shtypi në rrugë… Vajza që vallëzonte me Fisnikun ia shtërngoi dorën. Qe një sinjal se diçka edhe mund të ndodhte. - Po e di ti se kush jam unë apo s’e di?! – këmbëngulte tjetri dhe tani Fisniku e kuptoi më shumë se kurrë se nuk duhej të bënte të paditurin, se nuk dëgjonte asgjë, se nuk shihte asgjë, që gjërat t’i linte të rridhnin si të donin… - Iu qep edhe Odetës! – dëgjoi t’i thoshte vajza me të cilën po vallëzonte dhe dora iu drodh. Duke u rrotulluar me vajzën që kishte në krahë, 32


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Fisniku iu afrua një podi ku orkestra e mesnatës kishte lënë veglat e saj. Mbi bateri kapi shkopin dhe i ra disa herë. Dikush nxitoi të ndalte magnetofonin dhe çiftet ngrinë në krahët e njëri-tjetrit, pastaj u dëgjua një thirrje që u pasua në kor nga të gjithë: -Profo, profesori, profo, profesori! Bobi, profesori, Bopi, profesori! Si me komandë çiftet ishin shpërndarë sekush në vendin e tyre. Fisniku kishte mbetur me shkopin e xhazit në dorë si një dirigjent që pret të vihet qetësia dhe të nisë dirigjimin e orkestrës, natyrisht nën dy sy të egërsuar të një kavalieri që mbeti në të thatë. - Të dashur nxënës! - I morëm vesh të gjitha! – dëgjoi një zë djali dhe në çast u bind se nuk ishte nga zërat e djemve të klasës. - S’kam mbajtur kurrë fjalime në jetë, - tha Fisniku duke u drejtuar andej nga erdhi zëri. - Odetës i uroj të jetë e lumtur e të bëhet 101 vjeçe! Shpërthyen duartrokitje. - Kaq! - përfundoi ai. - I madh! - Tani radhën e kanë…barcoletat, - nxitoi të anunçonte një vajzë. Fisniku nuk dinte se në cilën tavolinë të ulej. Megjithatë me mendje e kishte ndarë se ku. I hodhi një sy sallës dhe e pa se ku vajti e u ul ai tipi. Madje edhe se si fryhej para Bep Shkupit. - Merre edhe një birrë, po të them! - i këmbëngulte ai Bepit, - apo ke frikë profesorin. Ndërkohë Fisniku kishte bërë edhe disa hapa, mori 33


SKENDER TEMALI

një karrike dhe u ul në tavolinën e djemve ku ndodhej Bepi. Djemtë u gjënden disi të papërgatitur. Aq më shumë Bepi, që s’ia shkrepte gjithaq në prezantime e në etikë tavoline. Ky ngërç i tij nuk qe i pakapshëm për Fisnikun. - Atëherë me siguri që ju jeni shokët e Bepit, - e theu heshtjen profesori dhe me atë lirshmëri që i jepte mosha, kultura e përvoja, mori një gotë boshe dhe e mbushi me birrë, ndërkohë që as Bepi e as shokët e tij të tavolinës, Aldoja, Miri, biondi e djali i shokut të drejtorit nuk do të kishin ditur t’ia bënin një shërbim të tillë. - Epo, gëzuar! - iu drejtua ai duke u cekur gotat. Tipat e tavolinës sikur u shkriftuan. As që donin t’ia dinin për barcoletat, as për urimet që i bënin Odetës vajzat, as për dhuratat simbolike që i kishin sjellë, ata mezi ç’prisnin të fillonte muzika dhe gjithsecili të nisej drejt “objektivit” të tij. Nga tre djemtë e “jashtëm” radha në bisedë i lëshohej atij i cili vallëzoi së fundi me Odetën. Tjetri, një kockëmadh, të cilin Xuxi e quajti Shvarzeneger heshtëte, ndërsa i treti, ngjante si më i fismë, edhe pse mund të ishte i së njëjtes familje. Bepi e ndjente pak sikletin. Mbase ishte i bindur se shokët e tij do ia këpusnin ndonjëres nga ato fjalët banale që i kishin në maje të gjuhës. Dhe si për të treguar se kush ishin, se s’pyesnin fare për të, njëri ia këputi pa teklif emrit të organit mashkullor dhe po me të njëjtin emër ia përgjegj edhe tjetri, madje edhe duke e lakuar: - Ik more, ….! Fisniku vuri buzën në gaz. - Më falni, unë quhem Fisnik Kola, - u prezantua ai 34


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

dhe me bisht të syrit vërejti se ai, më i fismi, e kapi talljen, dhe u skuq. - Ç’desh të thoshte, Naqe!? – pyeti kockëmadhi djalin që u skuq. -…….. - Ju duhet ta keni kryer të mesmen? - pyeti Fisniku duke e shikuar në sy kapon që i bëri pak më parë presion Odetës në vallëzim. Ai e shikoi pak si me nerva, por duke u përpjekur të fshihte gjithçka. - Nga e nxirrni këtë, profo? - pyeti pa i lënë askujt tjetër rradhë. - Mbase nga paraqitja e jashtme…Besoj se gjimnazin e keni kryer vite më parë… - Sa për gjimnazin, as që e ka kryer ndonjëri prej nesh, profo, edhe pse Dashi vazhdon universitetin… - Si?!?! - Po ç’ka këtu për t’u habitur, profo! Ja, në kursin e Dashit, - tha ai duke i vënë dorën në sup më të “fismit”, janë tre të tillë…S’është ndonjë hata, kushedi…Blihet një diplomë dhe…fiu e në universitet… - Po konkursi? - se si pyeti Fisniku, edhe pse kishte dëgjuar se pelivanlleqe të tilla ishin bërë nepër universitete e institute. - Më fal, profo, po qenke një shekull larg! Diku tej shpërtheu një e qeshur. Njëra nga vajzat e klasës ishte veshur si arixhofkë dhe po i hidhte fall një shoqes së saj. - Aman, po mbani qetësi të shkretën! - Shëëët! Shëëët! 35


SKENDER TEMALI

“I sheh këto vijat këtu?” - dëgjohej deri në tavolinën e tyre zëri i arixhofkës. - Ja kjo vija këtu është fati yt, kjo këtu është një pasuri që pritet të vijë…E paske një jaran, moj shejtane, apo s’qënka, goxha djalë…Po edhe i bukur, po edhe i pasur…” - Bens, Bens a ka? - u dëgjua zëri i një vajze tjetër. - Zhurmë makine dëgjoj, - vazhdoi arixhofka, - po markën nuk ia dalloj mirë, se s’më ka dalë fort pastërt…Mbase ndonjë aksident apo… - Mos! - u dëgjua plot humor një thirrje tjetër. - Po fundin e ke të mirë, gaxhie! Kaq të mirë sa kanë për ta pasur lakmi gjithë shoqet…Po edhe një rrugë të gjatë, fort të gjatë e paske…një kallaballek me një banket… - Moooos! - u dëgjua prap zëri i vajzës, - po takoka profesoreshën në Amerikë… - Duke pastruar ndonjë trotuar… - Ku e lamë? - pyeti kapoja, si për të treguar se ata ishin indiferentë ndaj spektakleve të tilla. - Tek studentët e universitetit që s’kanë kryer të mesmen… Fisniku u bind se ai ishte ishte një shekull para tyre. Po ç’mund të bënte që ata të vinin në shekullin e tij? Mbase pyeti vehten dhe përgjigje i dha po vetes. “Iluzionist! Tipa të tillë bëjnë atë që s’të vete mendja, prandaj ndaj tyre fjala e vetme është si të besosh se një pulëbardhë është më e fortë se dallgët e detit vetëm e vetëm se është gjithnjë sipër tyre. Prandaj…ligji…vetëm ai i mund t’i bëjë esëll tipa të tillë…”. - Ngrije profesor! - e ftoi Bepi duke ia cekur gotën. - Ah, gëzuar! - iu përgjegj dhe me cigaren që nxënësi i 36


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

tij mbante mbi paqetën e cigareve, ai ndezi të tijën. - More Bep Shkupi, kemi ardhur për vallëzim apo për skeçe me jevgjite? - pyeti muskulozi, që dukej se ishte nga ata që mbaheshin për të treguar grushtet me grupet rivale. - Shvarzeneger rri urtë, se s’po të pyet njeri! - iu gërmush kapoja, si për t’i dhënë të kuptonte Fisnikut se ai s’pyeste për muskujt e trupin e tjetrit. - Jo, po thashë, - përtypi këto fjalë në tërheqie kockëmadhi që thirrej Shvarzeneger. - Ti kurrë nuk thua gjë, Shvarzo, prandaj qepe se po flet Xuxi këtu! - tha sërish ai për vehten e tij. Përmendja e emrit diç i kujtoi Fisnikut. Zënka e djeshme në klub ku vajti me poetin, ky emër “Xuxi” sikur i shkaktoi një ndjesi jo të mirë. - Bepi, më duket se ato po kurdisin ndonjë lojë! - i tha studenti pa shkollën e mesme dhe Fisniku me një sy të shpejtë pa se vajzat diçka thonin kokë më kokë. Mandej shpërtheu ajo që pritej në ditëlindje: Shumë urime për ty. Shumë urime për ty, Shumë urime Odeta, Shumë urime për ty! - Po torta ku është? - As qirinj… - As puthje!… Ndërkohë që djemtë shkëmbenin këto dialogje, vajzat rrëmbyen çantat e kush ndonjë triko, u bënë grumbull si delet tek trina e vathës dhe kërkonin të dilnin nga diskoja një sekondë e më parë, si ta dinin se do të shkrepte ndonjë rrufe. 37


SKENDER TEMALI

- Kurva e mutit! - shau Xuxi dhe shtërngoi grushtet. Kujton se më iku!? Asnjëri nuk foli dhe Fisniku e ndjeu vehten disi të çliruar. - Edhe ti do të ikësh, profesor! - e pyeti njëri nga të tavolinës, si për t’i treguar se ai tashmë ishte i tepërt mes tyre, pasi Miri dhe Aldoja ishin ngritur të shoqëronin vajzat deri jashtë diskos. Atë çast Fisnik Kola mbase e ndjeu vehten më të lehtë dhe seç i shkrepi të qëndronte me ta. Një nga linjat e romanit që kishte në dorë bënte fjalë edhe për një grup të rinjsh rrugaçë. Mbase edhe këta që kishte përballë mund të ishin disa prej personazheve të tij, ndofta edhe Studenti që pa kryer shkollën e mesme vazhdonte të lartën… - Jam i tepërt? - pyeti më tepër për t’u zgjidhur gjuhën se sa për të qëndruar në shoqërinë e tyre. - Ç’ne, profo, - shpejtoi të thoshte Studenti, - ti dukesh se je dora jonë!… Në çep të buzëve i lodroi një buzëqeshje. - Je i fejuar, profo?! - e pyeti Shvarzenegeri. - Jo, nuk është, - iu përgjegj Bepi, - përndryshe do të kishte unazë në dorë. - Qënke i mençur! E fejuara është gjyle në këmbë! dialogoi Studenti. - Liria është jeta e vërtetë. - Ti je gomar! - Ti gjithmonë më quan kështu, Xuxi. - Po gomar e zog gomarit, bile! - Unë për vehte do të fejohem andej nga mosha pesëdhjetë vjeç, - shtoi si për inerci Studenti. - Do ta pallojnë gruan të tjerët. 38


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- S’do ta marr të re… Kishin hyrë në një rrugë pa krye me bisedat e tyre. Po ai stan, atë bylmet kishte. Nejse, Fisnikut, si shkrimtar, i interesonte edhe zhargoni i tyre, edhe limiti i fundit i mungesës së mirësjelljes, i botës së tyre të kthyer kokëposhtë. Ai, tek e fundit ndjehej i gëzuar që ditëlindja e Odetës nuk pat tjetër përfundim. - Shkojmë në Shirokë! - më shumë urdhëroi se sa propozoi Xuxi dhe sëbashku me Bepin e Mirin u ngritën në këmbë si me sustë dhe u turrën nga shkalla, duke lënë të shtangur kamarierin që, me sa kuptoi Fisniku, të përgatitur për trillet e proçkat e tyre, u kishte zënë pritë me marifet sëbashku me banakierin, kinse po mirreshin me diçka, në krye të shkallëve. Edhe pse nuk e ftuan, me ta u bashkua edhe biondi, ndërsa Aldoja dhe djali i shokut të drejtorit mbetën më pas, sigurisht për të mos shkuar në Shirokë. Xuxi nxorri dy kartmonedha njëmijë lekëshe dhe ia dha si lëmoshë kamarierit, i cili, me sa duket atë tavolinë e kishte konsideruar të humbur. Fisniku mbeti i vetëm në tavolinë. - Profesor, dëshironi gjë? - ndjeu banakierin ta pyeste. - Po, një kafe! - Isha i bindur! - Për çfarë? - pyeti Fisniku. - Për kafenë, pra! Pas gjithë asaj tollovie, kjo t’i mbledh mendtë… Fisniku shpesh rrinte i vetëm në tavolinë…I pëlqente të meditonte i përhumbur në mendime, sa duke jetuar me personazhet e tij, sa duke menduar për ngjarjet e ditës. Por gjithnjë në klubet jashtë qytetit, tek ata që ishin ngritur në 39


SKENDER TEMALI

breg të liqenit, të Bunës e të Drinit, nën krahët e shelqeve lotues e mes flladit të lehtë që vinte mbi valët e ujërave. Vetmia në klubet e qytetit sikur e mbyste, sidomos kur kamarierët fillonin pastrimin, duke shkaktuar një zhurmë irrituese për të gjatë ngritjes së karrikave kokëposhtë… Kokëposhtë…kështu ishin kthyer shumë e shumë gjëra të kësaj jete. Kështu ishte kthyer jeta e djemve të klasës, kështu ishte kthyer jeta e tipave që sapo ikën nga tavolina…Po sa grupe të tilla ishin në qytet, duke i bërë të dridheshin të gjithë ata që kishin dhe nuk kishin punë me ta?…Ç’mund të bënte ai i vetëm përballë tyre? A mund t’u vinte ai fre Bepit e djemve të tjerë të klasës, pas krahëve të të cilëve ishte ky grup, emri i të cilit njihej në qytet? Kush do ta mbronte atë, policia? Po sa herë i kishte parë policët që derdhnin sheqer me “të fortit” e qytetit… Ndërkohë, ngaqë kamarierët vazhdonin me sistemimin e lokalit, banakieri ia solli vetë filxhanin e kafesë dhe, pa e ftuar, iu ul në tavolinë. - Si ia bën, profesor? - Për çfarë? - Po ja, me këta tipat? Ishte e qartë se banakieri mendonte se shumica e tyre ishin nxënës të klasës së tij. - Ata më të mëdhenjtë janë shokë të djemve të klasës. - I njoh…po edhe këta të tutë…jam habitur kur kam mësuar të jenë gjimnazistë… Fisniku u përtyp dhe nuk kishte ndonjë arsye që t’i jepte spjegime të panjohurit për konstatimet e tij. - Ne na vijnë rrallë dhe…ç’të të them…po më mirë nuk po them asgjë… 40


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Fisniku e shikoi në dritën e syrit. Banakieri dukej që qe njeri i vuajtur, po që jetonte shqetësimet e ditës. - Vajzat janë të mira…po, po, shumica janë të mira… - I njeh? - Gjithnjë për ditëlindje vijnë këtu. Disa herë erdhi një profesoreshë me to, kurse këto herët e fundit…Sikur s’ma ka zërë syri. - Iku në Amerikë, - se si iu tek dhe i ktheu përgjigje Fisniku. - Të gjithë po ikin, por ah…sikur të iknin këta tipat… - Si? - Ikën njëherë, profesor, por u kthyen prapë se s’ta jep pronari jashtë dollarin pa të shkuar djersa për lug të shpindës. Kurse këtu…çfarë të të them…po më mirë nuk po them asgjë… Fisniku e shikoi edhe njëherë me vëmendje në fytyrë. - Dy herët e fundit që qenë këtu i mbushën tavolinat dhe… “Xhaxhi, mirë u pafshim!”. - Nuk paguan?! - se si pyeti Fisniku, edhe pse tashmë përgjigja ishte e qartë. - As edhe një lek! I paguam bashkë me kamarierin…Prandaj… - Ëhë, prandaj ju i pritët tek shkalla… -………….. Fisniku e shikoi me dashamirësi banakierin e diskos. - I martuar je! - Gjysh, bile! - u përgjegj banakieri dhe afroi karriken më pranë Fisnikut. – Kam tre fëmijë. Vajzën e kam të martuar dhe dy djemtë i kam pa punë...Njëri ka kryer universitetin për letërsi, po s’i kanë gjetur ende vend...as në fshat…Lekë 41


SKENDER TEMALI

për të paguar s’kam…Thuhet se… Çfarë të të them…më mirë nuk po them asgjë… Kështu duke biseduar me banakierin, ora eci dhe Fisniku mbeti i bafesuar kur e pa që kishte shkuar tre. Ishte i bindur se nëna në shtëpi do të kishte nisur të shqetësohej. E përshëndeti banakierin dhe doli nga diskoja. “Çfarë të të them…më mirë nuk po them asgjë…” i vinin ndër mend fjalët e banakierit tek nxitonte për në shtëpi. E ndjeu se edhe ajo ditë mori plagë të thella. 7. Xuxi zuri vend në timon, si zakonisht, të tjerët u rrasën në sediljen e pasme ngjeshur si sardelet. Ai që quhej Shvarzeneger, u hap si bodigard përpara. - Kujt po ia mbyllim sot derën? - pyeti ai Xuxin. - Kujt thua ti? - S’kam mendim. - Nuk thuhet s’kam mendim, - ndërhyri Studenti. Shvarzenegeri iu gërmush, po Studenti që e mposhtëte gjithnjë me fjalë nuk i la gjë mangut. Siç duket, kjo grindje e çastit mes tyre dhe përmendja tash e parë e emrit të Xuxit e irritoi kapon e grupit, që frenoi në vend, pa pyetur fare se mos dikush nga pas vinte e përplasej. - Ndigjo ti, Student, - shpërtheu ai, - pak jam me nerva që më iku thëllëzat nga dora e pak po më ban ti, mandej…mandej e di vetë…Është diçka që e dijmë veç unë e ti dhe… Se ç’qe ajo që e dinin vetëm ata të dy ai nuk e tha, po 42


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

nga mënyra se si heshtën të tjerët, të krijohej përshtypja se edhe ata diçka mund të dinin. I dha makinës dhe mes një krekosjeje prej kapadaiu, vazhdoi : - Xuxi, Xuxi! E kuptoni se s’kam qejf nga gjithë ky nam që më ka dalë! Se ti, zoti Student je Xux e mbi Xux. Kështu them unë e kështu është…E dëgjove atë profesorin prej vërteti se si tha parë në tavolinë: “Në ferrën e vogël fshihet lepuri i madh!”. Lepuri je ti! Ata, gjahtarët, domethënë policia, kërkojnë me zagarë Xuxin… Xuxin, fjala vjen, se mua m’a rruajnë! Po fjala vjen! I ndërsejnë qentë dhe …Unë kam marrë malet, ti ke mbetur në fushë, si lepur që je…ç’të bësh…Sheh një ferrë e fshihesh në të…po ferra është e vogël…e zë lepurin, po lepuri ku t’i çojë veshët?…. Ata të sediljes pas shpërthyen në gaz. - Pushoni…idiota…Veshët, zoti Student?… Në pasqyrë Xuxi e shihte Studentin që ishte mbushur në djersë. Se si i shkoi një tjetër mendim: - Zoti Student, je mbushur në djersë, po mos ke mbushur edhe ato…si ia thonë…brekët… - Hahahaaaa! Bota je, Xuxi, bota! Ndërkohë ata të sediljes pas nisën të thërrisnin me të madhe “Xuxi! Xuxi! Xuxi!”. Pas asaj brohorie që habiste gjithë kalimtarët, sepse makina ecte me xhama të hapura, për një çast ra një heshtje. - Hajde, hajde, se po tallesha, - tha Xuxi dhe në pasqyrë pa se Studenti u mbush me frymë. Dashi, djali që herë e thërrisnin me emër e herë me pseudonimin Studenti, kur pa se tjetri bëri një tërheqje të lehtë, erdhi duke e shtuar dozën e afinitetit dhe e pyeti Xuxin 43


SKENDER TEMALI

si në koinfidencë: - E rregullove atë? Një muskul i fytyrës dhe damari në ballë i kërcyen Xuxit. Nuk ia bëri me të keq atë pyetje, po shpejt e kuptoi se i kish shkelë në kallo. Heshtja u bë mortore. Xuxit i iku buzëqeshja, Shvarzenegeri ktheu sapak qafën e tij demore, ndërsa Bepi sikur u ndje më i lehtësuar. Nga një anë donte të mirrte vesh se deri ku kishte shkuar Xuxi me Arditën dhe Odetën, nga ana tjetër që edhe ai të dinte se si të vepronte nesër kur t’i takonte në klasë. - Ta merr mendja se guxon kush të më thotë “jo” mua? – u përgjegj Xuxi me një ndjenjë triumfi të shtirur. - Kësaj përgjigjiu ti, Dash trapi! - foli më së fundi Shvarzenegeri me zhargonin e tij karakteristik. - Jo, po e pashë se … - Idiot ke qenë e idiot mbetesh! - shfreu Xuxi. - Vërtetë tetëvjeçaren e ke kryer, po byk je…Ky ishte hapi i parë…Se, që ta dish ti, po të më thoshin “po!” menjëherë, i zija nga flokët dhe i nxirrja bythjashtë në mes të diskos! - Pasha të lumin zot ky ta bën këtë, - tha Shvarzenegeri. - Hapi i dytë!…Më tha femra jo, ja bëj atë që s’ja ka bërë askush në botë, e marr dhe e rahatoj në sytë tuaj…Mandej e bëj të më vijë nga pas… - Pasha të lumin zot ky ta bën edhe këtë, - tha përsëri Shvarzenegeri, po i njëjti konstatim brënda dhjetë sekondash sikur nuk erdhi për mirë Xuxit dhe iu duk se tjetri e tha që të tallej. Kështu e kishte ai. I shkrepte për diçka dhe…o i lumi Zot, hapi rrugë… E mbajti makinën në mes të kryqëzimit. 44


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Ti Shvarzeneger, po tallesh! Tjetri mbeti me sy të kapsallitur. - Për të lumin Zot, jo! Dikush i ra burisë që t’i lëshonte rrugën dhe për pesë sekonda qe bërë pas vargani i makinave. - Ti s’ke as Zot as Krisht e as Pejgamber! Ulu poshtë! - Si?! - Pirdhu nga makina, po të thonë! Nga prapa sërish binte një buri e zgjatur makine. Ndërsa Shvarzenegeri zbriti, Xuxi iu ndërsye atij që ishte pas. - Nuk jam shurdh, mor shkërdhatë, apo si e ke hallin?! Sa e panë Xuxin, buritë e makinave heshtën. Askush nuk ia kishte ngenë sherrit me të. Ndërkohë Shvarzenegeri kishte zbritur. Po edhe Xuxit i kishte rënë ca ai inati i parë. - Jemi te “Domixhani”, - tha më së fundi, dhe tjetri, kur pa se e zbriti, po nuk e flaku, bëri me dorë si të donte t’i përshëndeste dhe hypi në një “Bens” që vinte dy-tre makina pas tyre. - Përpara dil ti, Bep! Bepi, pak duke u ngrefosur, si i preferuar i Xuxit që i bëhej sus edhe Shvarzenegeri, doli me vështirsi nga sedilja e dytë dhe hipi në të parën. - Pirdh edhe ti si Shvarzenegeri, se ty të hedh në liqen! – iu gërmush Xuxi, gomat e makinës vërshëllyen dhe pas tij kolona e makinave u vu në lëvizje. - Ku e lamë? – pyeti Bepin. - Ke? – pyeti tjetri, më shumë i frikësuar se tani i ishin afruar Bunës dhe ai atë që thoshte e bënte, pra të nxirrte e të 45


SKENDER TEMALI

hidhte në ujë. Apo s’ishte një ditë e ftohtë! - Gomar, - e ofendoi Xuxi, - ta tregoj unë. E lamë tek llokumet e maturës tënde, kështu?… Tani Xuxit i dukej kohë e humbur ajo që kishte shpenzuar me brunen, gjithnjë e më shumë po bindej se më lehtë e kishte të shtronte atë që kishte ditlindjen…E kishte pyetur Bepin dhe ai i kishte treguar se ajo ishte jetime, se babain e saj e kish përplasur një makinë rrugës së lumit… Xuxi s’donte ta kujtonte. Nuk donte as të besonte se ai qe babai i vajzës që kishte patur ditëlindjen…po në fund të fundit ai s’kishte pasur pikë faji për gjithçka kishte ndodhur…mbase më shumë fajtor ishte Studenti që e kishte nxitur të rriste shpejtësinë e makinës…Kishin bërë shumë aventura me Shvarzenegerin e Studentin, po asnjëra s’kish pasë për pasojë vdekjen…Kurse atë natë…E përplasën dhe e lanë në mes të rrugës…Se Xuxi s’ish budalla të ndalej…Prej aty e fill tek një shok i tij që kish një pikë servisi…Ia trukoi pak llamarinën, ia zëvendsoi fenerin e djathtë që i ishte thyer…Eh, sa iu dhims ai fener !… Shikoi edhe njëherë nga Studenti. Ia kishte frikën, herë-herë i dukej si tip kurve. Se ai ishte i vetmi dëshmitar dhe një ditë edhe mund ta nxirrte…Ia kish bërë njëherë të qartë, po pse ia përsëriste nuk bënte keq. E pa prapë përmes pasqyrës. Edhe Studenti po e shikonte atë. - Njeriut, Dash i dashur, nganjëherë i rëndon koka mbi supe…Mirëpo s’di si t’ia bëjë…A më kupton? Studenti u mblodh krruspull në sedilje. - Mandej sheh dikë që fton zonjën qyqe! - Kë? – pyeti Miri. 46


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Zonjën qyqe…Kjo zonja qyqe… Xuxi erdhi duke e marrë fjalën zvarrë, duke i dhënë ca ojna, sikur bënte gjyshi i përrallave në radio. Makina shpërtheu në gaz. - Ajo vajzë ishte jetime, Dash, dhe …s’kemi punë me të…- turfulloi Xuxi, si për t’u dhënë të kuptonin se nëma e jetimëve të gjuan keq, se s’ishte burrëri të mirreshin me to…shkurt…ky duhet të ishte kapitull i mbyllur njëherë e mirë…Kështu e kishte ai…gjithnjë thoshte të kundërtën e asaj që do të bënte. E përkthyer për shokët e tij kjo do të thoshte se vajza që kishte ditlindjen do t’i thoshte një herë e përgjithmonë lamtumirë mohimit “Jo!”. Makina kaloi në sekondë në një gjendje tjetër. U vendos një qetësi, sa ndjehej vetëm motorri që punonte lehtë. - Ndofta ke dëshirë ta spjegoj Dashi, pse-në? - vazhdoi Xuxi…- Po, jo, jo, e kemi mbyllur njëherë këtë kapitull dhe ai që e hap…për të mandej tregohet ajo përralla me qyqen, që vjen e të këndon tek koka… Rruga deri në klubet e bregut të liqenit kaloi çuditërisht pa ndonjë peripeci. - Si thoni, tek “Domixhani”? - Po, po, po - thanë gati njëzëri ata të sediljes së pasme, duke kujtuar se Shvarzenegerit ai i kishte thënë se po e prisnin aty. “Domixhani” qe një ndër klubet e rinj anës liqenit. Dallgët e lehta preknin shkallët me gurë të latuar që mbase një arkitekt i kishte konceptuar në mënyrë të tillë që të krijonin imazhin se ai klub qe i ngritur mbi ujë. Dy-tri kuvli të mbuluara me frysa liqeni e të rrethuara me rrogoza, të 47


SKENDER TEMALI

vogla e me nga një frëngji, qenë të sajuara për çiftet. Sa ata u panë të parkonin jashtë makinën, në lokal u bënë ca lëvizje, personeli jashtë vështrimeve të klientelës shtrembëroi buzët dhe sikur u vu në një gjendje gatishmërie për çdo të papritur që mund të ngjiste. Xuxi priu përpara, ata pas. I hodhi një vështrim si prej kauboi lokalit dhe u drejtua tek një tavolinë pranë dritares, ku shihej pjesa lindore e liqenit. Nga një çift në tavolinën ngjitur shijoi indiferencën e plotë dhe kjo natyrisht që nuk i pëlqeu. Kamarieri, me një buzëqeshje kinezçe, iu afrua dhe mori porosinë. - Të zakonshmet! – tha në fund Xuxi dhe kamarieri pas një piruete, mori edhe një porosi tjetër: - Rakinë nga të domixhanit! - e porositi kamarierin, pra që t’i çonte mesazhin pronarit se ai nuk ishte nga ata që pinin rakinë e të gjithëve, por atë që e ruante në domixhan për klientët vipa. Nga kjo dhe grupi e quante klubin “Domixhani”. Si u mbështet në shpinën e karrikes, Xuxi pa se pas çiftit po pinin gjashtë veta, në heshtje. Njohu njërin prej tyre dhe u bind se edhe shokët e tij duhet të ishin profesorë. Dikur, para disa vitesh, kishin banuar në një hyrje pallati me profesor Gjon Nikollën. Ata, profesorët, flisnin lehtë, me radhë, sa Xuxi nuk e kuptonte nëse ata e dëgjonin apo nuk e dëgjonin njëri-tjetrin. - Vë bast se janë shkencëtarë! - u krekos Studenti, duke parë rikonjicionin që bënte si zakonisht Xuxi kur hynte në lokale. - Edhe mua më duket! Vetëm njëri nuk ka syze, - tha 48


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Bepi sa për të thënë diçka e për t’u përzier në bisedat serioze të grupit. - Vë bast se janë shqiptarë, - tha Studenti nën vështrimin tallës të Xuxit. - Gomar me dy klasë shkollë mbete! - e fyevi sërish Xuxi. - E ku kanë profesorët shqiptarë aq sa për të mbushur tavolinën si këta!… - Po si? - Sponsorizojnë të huajt! Kaq di unë unë, kaq them! Vetëm njërin e njoh. - E njeh? – se si pyeti Studenti, më tepër me mosbesim se qe i bindur se kurrënjëherë Xuxin mund ta kish lidhur puna me ta. - E kush se njeh profesor Gjon Nikollën, o buf kënete! Kamarieri solli porosinë, gjithnjë me kujdes se mos bënte ndonjë gabim që të zgjonte stuhinë e Xuxit. Gjithnjë duke ia servirur atij të parit rakinë, mezetë që nxirrnin avull... Filluan të pijnë, të flasin me të madhe. Profesorët më tej sigurisht që ngritën kokat, i vështronin, mandej sikur nisën t’u kushtojnë më shumë vëmendje mezeve që kishin përpara se sa bisedave që bënin. Ndërsa çifti, nga fjalori që nxirrnin nga goja Xuxi me të tijtë, sikur u step, djali njëherë ngriti kokën në drejtim të Xuxit si të desh t’i thoshte se ai kishte të fejuarën përpara e… - E çfarë, çfarë ke ti, more spurdhjak, që më shikon? Me mua e ke? – u ngrit në këmbë Xuxi. I fejuari sikur u murros. Bëri të ngrihej e të shfajësohej tamam si një nxënës filloreje që e ka zënë zusha në faj. Mbase që t’i thoshte se as e kishte patur mendjen kur kishte shikuar nga tavolina e tyre, se… 49


SKENDER TEMALI

- Ndigjo, more kokoroç! Nuk guxon kush të më përgjojë mua në tavolinën time… - Po unë… - Po kush po të pyet, more shkërdhatë! E di se çfarë të bëj unë, apo jo!? Atë që ke përkrah ta rrëmbej, e marr për nuse dhe ty të ftoj në dasëm! Njërit nga të tavolinës së profesorëve i ra piruni nga dora. - Edhe ai qenka shqiptar! – mendoi Studenti. Xuxi qe bërë mjeshtër i skenave të tilla. Të rrihte dhe s’të linte me qa. - Se ky këtu, të nderuar profesorë, - e ndërroi pllakën Xuxi, duke u drejtuar nga tavolina e tyre si për t’u kërkuar ndjesë për “incidentin”, - po përgjonte bisedën që bëja me shokët e mi. Qëkur hyra ai s’ka thënë asnjë fjalë me të fejuarën, po vetëm heshtëte që të dëgjonte çdo fjalë timen…Spiun i mutit! - Jam me shkencëtarë të huaj, Xuxi, - iu drejtua nga tavolina tjetër ish fqinji i Xuxit, Gjon Nikolla. - Bash për këtë profesor, se të njoh, se je i respektuar, po për emën të Zotit do të bëhej hataja…Dhe tani…tani m’u prish shija e të pirit…Kështu… - As unë s’kam më dëshirë, - tha Dashi, i cili ishte mësuar me manovrat e Xuxit për të mos paguar. - Si? - pyeti Bepi adoleshent në raste të tilla, mbase edhe nga ajo se në daç mezeja e në daç rakija po i shijonin aq shumë. - Po si të hahet e të pihet pas kësaj!? Biondi ende s’po mirrte gjë vesh. - Kështu më ndodhi edhe dje në Velipojë, - vijoi Xuxi, 50


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- edhe atje një shkërdhatë ma prishi terezinë e të pirit. I lashë të gjitha ç’kisha porositur në tavolinë dhe ai i pagoi çëk e çëk e çëk të gjitha deri në një… Fliste e sytë nuk ia ndante sa djalit e sa vajzës. Më në fund atij nuk mund t’i shpëtonte një e shkelur këmbe e vajzës dhe dora e saj që po hapte një çantë të vogël krahu, ku sigurisht mbante kartmonedhat. Çifti mbase edhe donte edhe s’donte t’u besonte veshëve, ndërsa shkencëtari shqiptar, në mënyrën e tij, kushedi se si ua spjegonte incidentin kolegëve të tij të huaj. Kamarieri ishte afruar si me marifet tek tavolina e çiftit. - Mos deshët të paguanit? - pyeti ai nga djali. Djali nxori me nxitim të hollat, bëri me shenjë nga tavolina e Xuxit, pagoi, i hapi rrugë së fejuarës dhe bëri të dalë, në mëdyshje nëse duhej apo jo t’i kërkonte të falur Xuxit, që vazhdonte të mos ia hiqte sytë. - Seks i gjallë, qënka! - tha sa ta dëgjonte jo vetëm tavolina e tij, po edhe banakieri që bënte sikur pastronte me një leckë të bardhë gotat e varura në vrimat e tavanit të banakut. Ndërkohë që çifti doli, te dera e lokalit u shfaq Shvarzenegeri. I bënë vend dhe në lokal u vendos qetësia. - Çfarë u ka gjetur që s’flisni? - gjëmoi i porsaardhuri, mbase duke u trembur se mos Xuxi i kishte ngritur ndonjë grackë. - Gomar, fol më lehtë, ata atje janë profesorë! - tha Xuxi si me respekt për tavolinën matanë, po jo aq lehtë sa për të mos u dëgjuar prej tyre. 51


SKENDER TEMALI

- Si ia bëtë? - pyeti Shvarzenegeri duke parë tavolinën e mbushur. – Si dje? - Ç’të duhet ty, ku të gjesh ha, ku të gjesh pi, ku të gjesh…- lëshoi një nga ato të fortat e tij Xuxi. Shvarzenegeri nuk e zgjati, po nxori një tufë me kartmonedha njëmijë lekëshe. - Ku i psonise? - Në “Bens”-in që hipa! Qe një tregtar tapetash! Kujtoi se e njihja dhe u tremb. - E kërcënove?! - pyeti si me nervozizëm Xuxi, pasi ua kish bërë të qartë njëmijë herë që ai duhej të vihej në dijeni të çdo veprimi që më parë. - Të betohem që jo! Po tjetri u tremb shumë. Më pyeti se ku doja të shkoja, i tregova, më solli deri këtu dhe kur po zbrisja m’i rrasi shuk në dorë! Sipas rregullit në të tilla raste Shvarzenegeri i la përpara një grusht me para. -Kështu, ëëë? Mirë…Kështu po…- tha Xuxi dhe si të mos qe ai i një minute më parë, i ra si me kulturë me thikë njërës nga piatat e porcelanit dhe kamarieri se nga mbiu përpara. - Shko tek profesorët dhe thuaju se tavolina jonë, domethënë unë, kam dëshirë t’i qeras me ç’të duan! Kamarieri, që deri atë ças pa se si ia boshatisën kuletën çiftit, zgurdulloi sytë dhe mendoi se mos kishte të bënte me ndonjë proçkë tjetër të tij. - Shko, ore ku të thonë! Kamarieri nuk mund të mos zbatonte urdhërin e Xuxit. Tavolina e shkencëtarëve u përpush. Dukeshin se më 52


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

shumë kishin ardhur për të bërë muhabet se sa për të ngrënë e pirë...Ca rrudha mbi ballin e njërit nga profesorët, një vështrim i habitur i tjetrit dhe mëdyshja e profesorit shqiptar e bënë Xuxin që të ngrihej dhe të drejtohej nga tavolina e tyre. - Kuptojnë italisht? – pyeti nga profesori Gjon Nikolla. - Italianë janë, - u përgjegj tjetri. - Aq më mirë, se s’kam nevojë për përkthyes. Dhe nisi me italishten e tij të rrugës që pat mësuar në atë vit që qe jetoi në Modena, u spjegoi se çifti që nxorri jashtë ishte çift spiun që Sigurimi i shtetit linte nepër klube, se… Xuxi po çmendej. Ishte mësuar që gjithmonë të tjerët të miratonin kur flisnin, ndërsa këta…vetëm e shikonin dhe dukej sa për mirësjellje… Pasi e ndjeu vehten bosh nga ky qëndrim i pakuptimtë për të, u kthye, në tavolinën e tij i bindur se veç Bepit, të tjerët s’kishin marrë vesh asnjë fjalë se ç’u kishte thënë. - Të gjithë zotërinjve nga një uiski prej meje, se këta janë krenaria e Italisë dhe e Shqipërisë! - tha ai në drejtim të kamarierit, që pa u vonuar ua serviri zotërinjve në tavolinën e tyre! Shkencëtarët përsëri nuk patën ndonjë reagim kushedi çfarë dhe, më së fundi, i ngritën gotat dhe i përshëndetën. Xuxi u fry si kacek dhe i përshëndeti me një referancë të shtirur. Edhe shokët e tij bënë si majmunë pas tij, duke përçudnuar çdo lëvizje përshëndetje e mirësjelljeje. - Njëqind herë u kam thënë, - iu drejtua atyre Xuxi duke folur lehtë si çmos kurrë - se me njerëz të tillë duhet të kemi kujdes, të jemi më të rafinuar, t’i kemi si fishekë 53


SKENDER TEMALI

rezervë, si ia thonë një fjale, për çdo të papritur. Të tjerët nuk po mirrnin vesh se ç’po ngjiste. - Po ja, Shvarzeneger, të vijnë e të thonë se kështu e kështu e kështu ke bërë zollume, se ke bërë këtë e atë, se ke detyruar të tjerët të paguajnë tavolinat e ku di unë. Dhe përgjigja: këto nuk më kujtohen, kurse fare mirë më vjen ndër mend që profesorin e letërsisë të gjimnazit ne e kishim mik tavoline nuk e lamë njëherë të fuste dorën në xhep, një grupi shkencëtarësh të huaj me në krye shkencëtarin tonë të nderuar, profesor doktor Gjon Nikollën, ua kam paguar unë tavolinën. - Tavolinën!? - pyeti Bepi. - Edhe ti gomar qënke, gomar me shkollë si Studenti, profesor Nikolla s’do të guxojë të thotë të kundërtën e asaj që them unë… - I madh je! - tha Shvarzenegeri, mbase edhe për të përmirësuar “marrëdhëniet diplomatike” të acaruara me Xuxin. - Sepse, që thoni ju, kudo, po më shumë në Itali, spiunët i urrenin. - Cilët?! - pyeti Bepi, i bindur me njëmijë përqind se çiftin i sapofejuar, edhe kozmonaut mund ta quaje, po spiun kurrësesi. - Ma plasët shpirtin, - shfreu Xuxi. - S’ka rëndësi e vërteta, e rëndësishme është se si paraqitet ajo! Ua njoh psikologjinë unë shkencëtarëve, fjala “spiun” i irriton… “Kokë është!”, mendoi me vehte Shvarzenegeri, po nuk pati guxim ta shprehte se mos e mirrte zët Xuxi e mandej kushedi se ç’i punonte. Nisën të hanë e të pijnë, sikur të ishin tjetër njerëz. 54


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Xuxi e ceku gotën me të Bepit. - More pi ti apo…? - e pyeti më shumë për ta nxitur. Bepi, si të tregonte se as që pyeste fare për sa kishte pirë, e ngriti gotën e tij me fund, po në çast banaku i lëvizi nga vendi dhe fytyrat e shokëve sikur i mirrnin tjetër trajtë. - Piva pak edhe tek diskoklubi…Po nesër kam një provim… - Provim? - Po, në fizikëë. - Ti je tapë Bepi, e çë? - Thashë të përsërisja diçka, po vjen fundi…Fizikës ia kam frikën… - E kur e kishe atë provim, nesër? – pyeti Xuxi. - Nesër. - Nesër s’ka mësim. - Si s’ka mësim?! - S’ka, pra! - Po është e premte, jo e shtunë! - O zog gomarit! Po ja, mbase dikush merr në telefon për një bombë dhe…Ti e kupton vetë… Studenti, që e kuptoi se gjithçka mund të ndodhte nesër, u ngrit në këmbë dhe, mbase për t’u shfaqur të emancipuar në sy të tavolinës së profesorëve, nisi të recitojë një vjershë të mësuar që në tetëvjeçare: Kur në qiell shkrep rrufeja Zogjtë struken tek foleja… - Aman, o zot, po ti veç këtë vjershë di! – tha Xuxi duke e ndërprerë dhe Bepi ndjeu nga afër kundërmimin e rakisë, pasi ai i ishte afruar tek veshi t’i thoshte diçka: - Ajo që kishte ditlindjen, si e kishte e emrin? 55


SKENDER TEMALI

- Odeta, Odeta Toska! – u përgjegj shpejt e shpejt Bepi. - Hera e parë që merr pjesë në mbrëmje, pasi ka qenë në jazë se i ka vdekur i ati… - E mirë ishte, kuçka, - e ndërpreu Xuxi, - veç qënka jetime. Seç kam një fiksim që të mos merrem me jetime… Tha kështu dhe bëri sikur mendohej për diçka. Pa nga Bepi, i cili vështronte fytyrën e ngrysur të Xuxit. Vështronte e qëndronte në gatishmëri të ndonjë pyetjeje tjetër të tij. - Po ka ndonjë? - Më duket se jo! - Gomar e zog gomarit je, Bep Shkupi! Nuk ka këtu “më duket”! Ka apo s’ka! Ti për të mësuar jo, po ç’dreq lopësh ruan ti në shkollë? Apo, mos i je vardisur vetë dhe… - Të betohem që jo, - nxitoi Bepi të përgjigjej, - unë për vete kam një në vitin e dytë dhe… - Shit, shit pordhë ti! - E ka, e ka, - ndërhyri biondi, të cilit edhe atij po i sillej lokali. Ndërkohë profesorët u ngritën, bënë një përshëndetje të lehtë nga tavolina, po Xuxi, që shihte përgatitjet e tyre për t’u ngritur, u çua nga vendi dhe vajti e u dha dorën, duke u kërkuar edhe të falur për incidentin me spiunin e shtetit, siç e quajti, e për të cilin ai nuk mund të bëhej përgjegjës. Mandej, si profesorët u larguan, fluturoi një gotë në murin përballë. Mandej edhe një të dytë. - Po shikon këndej? – pyeti ai me sytë nga banakieri që me siguri llogariste çdëmtimet që do i bënte pronarit të lokalit. - Ja edhe një tjetër, ja edhe një tjetër…Sikur jetoj në 56


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

hënë unë…Gjithmonë kur vijnë të huaj ju u rrasni dyfishin… Kamarieri mori fshesën dhe nxitoi të hiqte qelqet e thyera të gotave, pa bërë as gëk e as mëk. Ndërkohë, jashtë u dëgjua një sirenë policie, mandej u shfaq një makinë me fenelinë të ndezur dhe pas saj disa makina të tjera. Xuxi shikoi nga dritarja. Njohu eskortën e ministrit të jashtëm dhe kaq u desh që ai t’i bënte me shenjë shokëve të tavolinës që të ngriheshin. 8. -Odeta, u bëfsh njëqind vjeç! Nga përtej receptorit një zë i panjohur. - Ju falemnderit, po nuk u njoh! - Do të kemi kohë. Gjithçka në kohën e duhur. Njëherë Odeta desh ta mbyllte receptorin, po anonimi nuk iu duk as agresiv e as i paedukatë. Në fund të fundit ajo sonte kishte ditëlindjen dhe s’kishte përse të tregohej e ashpër. Po kush të fshihej pas tij? Iu krijua bindja se anonimi e njihte, po që nuk kishte guxim t’i shfaqej. - Domethënë do të mbeteni anonim? - se si iu tek ta pyeste, pa e menduar fare nëse bënte mirë apo keq që ia zgjaste. - Sonte, po, vetëm sonte…Se… Nga mënyra se si i artikuloi fjalët e fundit, ajo krijoi një bindje se tjetri kishte pirë dhe… Ndjeu një drithërimë…Më shumë se sa shokët e klasës, mund të ishte ndonjëri nga shokët e tyre, ata të grupit 57


SKENDER TEMALI

të Xuxit…të Xuxit që në disko iu qep Almës dhe asaj... Aq keq sa u detyruan ta ndërprisnin mbrëmjen kur ajo kishte arritur në kulmin e saj. Vetëm e vetëm që të shpëtonin nga kthetrat e tij. - Atëherë? – e pyeti Odeta, si të deshte t’i thoshte anonimit se kishte ardhur koha ta mbyllte telefonin. - Natën e mirë, yll! – tha anonimi dhe pastaj pi-pi-ja e telefonit ia ngjethi mishtë. Ia ngjethi mishtë dhe sakaq, parasysh, iu shfaq portreti i Xuxit. Fjalët që i tha gjatë vallëzimit dhe vështrimi i tij epshor sikur e ndoqën gjatë pasi doli nga diskoja. Megjithatë edhe nuk donte ta besonte se anonimi ishte ai. “Jo, jo, - tha sërish me vete, - mbase është një iluzion i gabuar”. Tha kështu e para sysh i erdhi Alma, alarmi i saj pas propozimeve që ai i kishte bërë, lutja për ta ndërprerë mbrëmjen. Formoi numrin e telefonit të Almës. Sinjali ra një herë, dy, tri, katër, pesë. Askush nuk përgjigjej. E uli receptorin. Sikur nuk kishte fuqi të mendonte diçka që t’i shërbente në veprimet që po bënte. E para gjë që i erdhi ndërmend ishte se ku e kishte marrë numrin e telefonit anonimi, kur ai ende figuronte në emrin e babait. Po mbase qe njëri nga shokët e klasës? Dinte marrëdhëniet e Bepit me Fjoralbën e vitit të dytë, të Mirit me Griselën, të Aldos me një pianiste të shkollës së muzikës. Mbeteshin vetëm Miri dhe biondi. Kujtoi timbrin e zërit të anonimit në telefon. Biondi identifikohej lehtë, pasi kishte një të folur të veçantë. Mbetej vetëm Miri. Numrin e tij të telefonit e kishte. Mund edhe ta mirrte. Po ç’ti thoshte? Nga të gjithë, vetëm 58


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

ai shfletonte librat. Nuk shkëlqente, po as bëhej mëshira e kujt. E për çfarë ta pyeste? Thjeshtë për një vjershë të Camajt, nëse mësuesi ua kishte dhënë përmendësh apo jo. Formoi numrin. U ndje një zë femre, sigurisht nëna e Mirit, pastaj Miri. Ai as që kujtonte gjë dhe, duke u kotur, mezi nxori përgjigjen. - Ishe duke fjetur? - e pyeti Odeta. - Jo, po isha shtrirë në divan dhe më zuri gjumi. - Kaq heret? - E di, Odeta, pas diskos, shkuam në Shirokë. Gallatë që kemi bërë atje! - S’të dëgjova mirë! - Epo dreqin nuk mund të flas me zë të lartë se më dëgjojnë këta të shtëpisë. Këta e dijnë se erdha nga ditëlindja jote… Tha edhe diçka tjetër, po Odeta s’kishte më nevojë. Edhe Miri përjashtohej. Anonimi me siguri që ishte tek ata tre tipat që sollën pas vetes. Portretet e tyre tani i kishte të fiksuar, të njërit si goxillë, të një tjetri që kërcente aq mirë dhe të Xuxit. U ndje zilja. Ajo e hoqi nga mendimet që i vinin valëvalë. Mendoi se mos përsëri ishte anonimi. E ngriti receptorin, po zilja binte sërish. “Budallaqe!”, - mendoi me vehte dhe nxitoi të hapte derën, pasi binte zilja e derës. Hyri nëna, dy tezet dhe Goni me të fejuarën. E puthën dhe i uruan të gjithë ditëlindjen. E fejuara e Gonit, Miranda, i kishte sjellë për dhuratë një varëse floriri nga ato të kushtueshmet dhe ajo se si u ndje para asaj dhurate tepër të thjeshtë që i kishte bërë kur Miranda pat ditlindjen muajin 59


SKENDER TEMALI

e kaluar. Mbase nga ajo stepje, Miranda e pyeti: - S’të pëlqen? - Çfarë thua?…Po… - Budallaqe, babai im fiton me lopatë…E di si thotë im vëlla…Bushi fiton me lopatë, ne hamë me garuzhdë, kur bushi të fitojë me lugë, ne do të hamë…me çfarë thua ti, Odeta? Vajza mbeti mëdyshë. - Mbase me lugë kafeje, - tha. - Jo, thotë se do të hamë me shkopinj, si hanë kinezët orizin. Odeta harroi anonimin, shumë nga ndodhitë e asaj dite që e kishte emrin ditëlindje, vuri buzën në gaz dhe nxitoi të bënte qerasjet e çastit. Teze Bali dhe teze Vida qenë tepër të gëzuara. Po se si e shikonin Odetën. Teksa po mirrte një gotë në aneks, hasi në vështrimin e së ëmës. - Moj mami, seç kanë diçka tezet. - Do ta them më vonë. - Ndonjë nga ato marritë… - Kur të ta them do të bindesh në është marri apo urti… Gonit i ra zilja e celularit. - Hë, kush ishte? - dëgjoi Odeta ta pyeste Gonin e fejuara. Ngaqë Odeta i kishte sytë nga ai, Goni nuk iu përgjegj vetëm i lëshoi një të puthur dhe e bëri Odetën t’i hiqte sytë nga ai. Me Gonin ishin mësuar. Gugiste me Mirandën dhe s’pyeste fare kë kishte përballë. Madje njëherë e kishte 60


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

puthur në qafë edhe në sy të gjyshit dhe pastaj në familje ishte bërë hataja. - Hë, Miranda? - pyeti teze Bali. - Ai, pra, - dëgjoi Odeta pas pak. - Kuptohet, nuk i pritet. Vajza shkoi edhe njëherë në aneks dhe atje, larg vështrimit të tezeve e të çiftit të sapofejuar, pati kohë ta mendonte më gjatë. “O Zot, ç’marri kishte bërë duke kontrolluar se mos gjente anonimin e telefonit në radhët e shokëve, ja, anonimi vinte diku pas tezeve e Gonit me Mirandën, të cilët, sigurisht të ishin ata që edhe ia kishin dhënë numrin e telefonit. Ndjeu një çlirim të çastit, po edhe një turbullim të ri. “Dreq, o punë, mendoi, po pse pikërisht sot?”. U irritua pak nervash, jo me tezet e as me Gonin, se sa me të ëmën që pranonte të hynte në biseda mblesërishë. Me siguri që tezet diçka po “katranosnin” për të. Po sa të iknin në shtëpitë e tyre, nëmin do i bënte nënës! Tezet, Goni dhe Miranda, nga urimet e zakonshme, kaluan në kohët e vështira që kishin ardhur për vajzat sot, për domosdoshmërinë e mbështetjes diku. O zot, mendoi Odeta, edhe Xuxi i kishte folur për domosdoshmërinë e mbështetjes. Goni e puthi sërish Mirandën. - E mo, edhe ti! - tha ajo mes llastimit e dëshirës për ta puthur përsëri. - Kollaj për ty, moj bijë, - tha teze Vida për të mbesën. – Tashti ti ke Gonin për krahu dhe… - Unë para se të fejohesha me Gonin as që kisha fare frikë…- e ndërpreu ajo. 61


SKENDER TEMALI

- Epo mbesë shefi policie ti! - Se mos e kisha të shkruar në ballë se e mbesa e kujt isha…- tha ajo sa për të vijuar bisedë. - Një ditë njëri më zuri rrugën me një makinë ngjyrë vishnje…më trembi kur e pashë, mbase nga varëset e trasha prej floriri që mbante në qafë…po kur m’u afrua, s’di se ç’pat, iu lidh gjuha, unë nxitova dhe u bashkova në rrugë me shoqet e klasës…E mora në celular xhaxhain dhe ai nisi bodigardin me makinë të tij të më mirrte kur dola nga shkolla…po as pesëdhjetë metra larg pashë edhe makinën ngjyrë vishnje…sigurisht që tipa të tillë i njohin të gjitha makinat e policisë, megjithatë babai më tha të isha e kujdesshme…Mandej ne u fejuam dhe unë nuk pata më ngacmime… Ajo e mbështeti kokën tek Goni. Odeta, si nxënëse, lexonte libra, si tetëmbëdhjetëvjeçare po mësonte të lexonte edhe nëntekstet. E po tashti shtati i saj i derdhur, si llastar, beli i ngushtë e gjoksi i fryrë, ajo fytyrë tepër, tepër simpatike, nuk kish se si të mos i zgjonte edhe ata që ishin duke fjetur. Shtoji kësaj edhe faktin tjetër që ishte një vajzë jetime, pa baba, me një nënë që punonte e robtohej në kuzhinën e një lokali të qendrës, kuptohej që të kishte një mbështetje nuk do të ishte gjë e keqe. Përkundrazi. Shikoi nga Miranda, e cila e mbante kokën gjithnjë të mbështetur në supin e Gonit. Pra, edhe ajo mund ta mbështeste kokën diku. Edhe nëna ia kish përmendur një natë një gjë të tillë dhe ajo ia kishte prerë shkurt që as të mos ia zinte në gojë punën e fejesës. Do të mirrte maturën dhe pikë. Do ta vazhdonte shkollën e lartë dhe pikë. Se të shkonte te cilido burrë pa të lartën, pas pak do ta ndiente vehten robinë. As 62


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

që diskutohej se do ta kryente edhe Universitetin. Ta kishte të paktën një diplomë, se, siç po shihej, askush nuk të mirrte në një punë për të qënë pa të larten, apo të mirrnin si sekretare në fillim, sa ishe e re dhe e freskët dhe mandej…Jeta ishte tepër e gjatë… Po ç’thoshte kështu? Si mund të lidhte jetën ajo me një njeri që as e kishte parë e as e kishte dëgjuar? Ja, Miranda! Ishin njohur e ishin dashur me Gonin. Apo ajo i kish lakmuar diplomën e mjekut e ai pasurinë, veturat, vilat në Tiranë e në Velipojë…Miranda vërtetë ishte simpatike, po në fund të fundit me një copë të mesme qe, edhe atë, kushedi se si të marrur…Goni qe goxha djalë, i zgjuar…mbase më i zgjuar sa duhet përderisa e lidhi jetën me firmën Miranda…Babai i saj i kishte vënë firmës emrin e së bijës…Me siguri, sa Goni të mbaronte specializimin dhe ai do t’i ndërtonte edhe një klinikë private okulistit të ri… Tani tezet bisedonin me nënën diçka krejt jashtë interesave të saj, ndërsa Goni me Mirandën shikuan nga Odeta. - Do vish me ne? - i propozoi Goni. - Ku? - Po ja, të dalim, mbase në ndonjë klub tek Ura e Bunës. Odeta shikoi nga e ëma. Edhe kishte dëshirë të dilte, edhe i dukej vonë. Dita qe thyer dhe mbrëmja kishte pushtuar gjithçka. - Të marrim e të sjellim ne. Babai ia dha makinën e tij Gonit dhe … - Po nisu de, - ndërhyri teze Bali si më e madhe që ishte dhe tre të rinjtë, si u përqafuan me gratë, dolën duke çuçuritur me njëri-tjetrin. 63


SKENDER TEMALI

Ndërsa udhëtonin në makinë, Odetës se si iu krijua një përshtypje se as ndërhyrja e Teze Balit, as propozimi i çiftit nuk qe i rastit, po diçka e përgatitur…Ah, leximi i nënteksteve!… Në klubin ku hynë panë vetëm tre çifte në tri tavolina, një vals i Shtrausit pushtonte gjithë hapësirën dhe Odeta sikur ndjeu një shlodhje, ngaqë në të gjitha klubet dëgjoheshin vetëm këngët e grupeve të fundit. - E dija që do të pëlqente, - tha Goni, duke parë sytë gjithë dritë të Odetës. Sa u ulën, ra telefoni celular i Gonit. E shikoi në ekran emrin e kërkuesit dhe vuri buzën në gaz. Pas tridhjetë sekondash edhe një zile tjetër. - Unë tani jam tek klubi përballë Urës së Bunës, - dëgjoi Odeta, ndërsa për diçka po i kthente përgjigje Mirandës. - Hë, Ladi ishte? - pyeti Miranda të fejuarin. - M’u qep sot si Skenderbeu turqve. Le të vijë dreqi! Odeta nuk i kushtoi ndonjë rëndësi kushedi se çfarë kësaj ftese të papritur; përderisa ishte në shoqërinë e Gonit nuk kishte asnjë rrezik, po se si iu shfaq anonimi i telefonit. A të ishte një diçka e kurdisur? Vetë biseda e tezeve, historia që tregoi Miranda për atë tipin që i kishte zënë rrugën, angazhimi i xhaxhait të saj, qenë kambana për të dëgjuar. E teksa priste të shfaqej Ladi, siç e quajti Miranda, Odetës iu kujtua poezia e Kadaresë për mblesët. Ndjeu një drithërimë të re. O zot, ç’ishte kështu, një ditë plot me drithërima. Ladi vërtetë qe tip. Odetës i pëlqeu natyra e tij e çiltër, impulsive. Si rrallë, u vetëprezantua përmes një humori e shkathtësia që nuk kishte asgjë të shtirur: i diplomuar në 64


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Tiranë, beqar, 1.77 i gjatë. Hobi: Noti në cekinat e Kirit, derisa të mësonte notin për t’u hedhur në Bunë e në Dri. Miranda qeshte me të madhe. Ishin mësuar me numrat e tij dhe, siç doli edhe më pas, shpesh e ftonin në shoqërinë e tyre. Qeshi edhe Odeta. Kishte nevojë të qeshte. Drithërimat e asaj dite erdhën e u shkrinë. - Ç’të bëri gjë përshtypje kur erdha? - pyeti ai befas nga Odeta. Vajza nuk kishte pse ta fshihte. - Të them të drejtën, lirshmëria jote. Rrallë kam parë njeri të zotërojë kaq mirë çdo veprim që bën. - Kjo është njëra anë, të cilën ma kanë thënë edhe të tjerët…Po tjetër…Gërmo në vetëdijen tënde… - Unë? - Po pra…Që të jemi të sinqertë, dreqi ta hajë!… - Si të them?!… - Po thuaje, pra, që kjo ardhja ime nuk ka qënë e rastit dhe e as e papritur. “Anonimi i telefonit”, mendoi Odeta. - Bo, bo, i tmerrshëm je! - tha Miranda. - Të isha aq i tmerrshëm s’do të kisha ndenjur beqar deri tani, - ia këputi Ladi dhe shikoi nga Odeta. Goni e kapi situatën. - Nuk kemi pse ta fshehim, Odeta. Ladi të ka parë para disa ditësh, është interesuar dhe gjurmët e sollën drejt meje…Krejt për koincidencë që ai të qëllojë një nga shokët e mi të maturës…Kishte dëshirë të të njihte…Kaq… - Se të tjerat mund të vijnë më vonë, - plotësoi Ladi, po fjalët që tha nuk kishin atë sigurinë e mëparshme dhe 65


SKENDER TEMALI

sikur kalamendeshin në erë. Prapë një drithërimë e re. Përpara kishte dhëndrrin dhe mblesët e shekullit të njëzet e njëtë. Miranda, si të kish frikë të tmerrshme nga jo-ja e Odetës, ia shtërngoi fort dorën Gonit, ndërsa Ladi mbeti për një çast si peshku pa ujë. - Po, ja, u njohëm, - tha Odeta me mirësjellje. Ndërkaq njëri çift i tavolinës përtej u ngrit të vallëzojë. - Ngrihemi dhe ne, - propozoi Miranda. - Ngrihemi, - pohoi Odeta. Kështu Goni me Mirandën dhe Ladi me Odetën u krodhën në dallgët e valseve të Shtrausit. - Ç’mrekulli! – tha Ladi. - Kush? – se si pyeti ai. - Shtrausi! Ladi nuk qe tip langaraq, që të puthit më shumë se ç’duhet pas trupit. Ruante atë distancë që duhej, të rrotullonte nën tingujt e muzikës dhe nuk harronte të kthente ekuilibrin çdo herë pas tyre. Kështu qe simpatik, jo vetëm në paraqitje, por më shumë në bisedë. Odeta, edhe vallëzonte, edhe ëndërronte e kjo përhumbje e saj i jepte një nur që e trazonte deri në skutat më të thella të shpirtit Ladin. Po për çfarë mendonte Odeta? Kur hapej biseda sa herë që ndonjë shoqe e klasës fejohej ose e zinte qymyri, pat menduar se si ajo vetë do të donte ta kishte shokun e jetës. Më së shumti shëmëlltyrat i vinin nga heronjtë e librave dhe nga filmat. Mbase e ndiqnin nga pas dhe sytë e një djali me të cilin ishin njohur në një konkurs mes shkollave të mesme…Ata sy diku kishin humbur…Tani një të tillë e kishte para sysh. Mbase nuk donte të kishte një diferencë të tillë 7-8 vjeçare, po sidoqoftë 66


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

nuk ishte ndonjë kushedi se çfarë! Se si, po Ladi kishte një ngjasim me profesorin e letërsisë. Po pse i erdhi parasysh tani profesori? Tundi kokën si për t’i thënë vehtes se nuk ishte asgjë më shumë se sa një budallaçkë. Se gjithçka krijoi mes atij valsi të Shtrausit, nuk qe veçse një iluzion. Gjithnjë kur kishte ëndërruar për shokun e ardhshëm të jetës e shqetësonte tjetër gjë, nëse mund të ishte e lumtur me atë që do të kishte në krah. Një hap i gabuar dhe…Këto lloj njohjesh artificiale e irritonin edhe atëherë kur ia tregonin shoqet e jo më ta jetonte vetë…Për vete jepej shpesh pas së resë, e kërkonte, e gjente dhe e dashuronte, por pas pak, kur në jetë dilte një tjetër e re, ajo rendte pas saj, dashurohej pas saj…Përse filozofonte kështu? Ç’lidhje kishte kjo? Njeriu që do të dashuronte sot, padyshim që diçka të re do të sillte në jetën e saj, po kjo e re nuk do t’i vjetërohej kurrë… Vazhdonte të kridhej në dallgët e valsit të Shtrausit, e mbështetur në krahët e tij. “Budallaqe ke mbetur, Odeta, - i tha një ditë Beta e sapofejuar me një noter. – Ja, m’u qep noteri im, gjeti një kushëri e më njohu, më propozoi…Po kështu janë këto punë, moj tamarsha!…E lidha pas vehtes me disa fjalë që i thashë…E mbajta rezervë…Po të dilte një tjetër më i mirë…I peshova të tëra…Në fillim nuk ndjeja asgjë për të…kurse tani…Do kem një jetë të sigurt…”. Dashuria e Betës kishte humbur pas një vule në të thatë që ai hidhte në një letër format zyrtar dhe…në të thatë një jetë me emrin Beta…Ajo jepej sikur ishte e lumtur me noterin e saj…Qe një jetë e gënjeshtërt…Një lumturi e gënjeshtërt… - Mund të takohemi ndonjë ditë? - bëri atë pyetjen e 67


SKENDER TEMALI

pritur Ladi. Odeta mendoi për një çast. Se si i erdhi në mend një shprehje që i kishte thënë Anonimi i telefonit. Me të ia ktheu reston: - Gjithçka në kohën e duhur…apo jo? - Sigurisht, - nxitoi të përgjigjej ai, përderisa ajo nuk refuzoi. Odeta e shikoi në sy dhe Ladi desh kapitulloi. Po ajo e kishte për të vërtetuar nëse ai do të tronditej sadopak nga përsëritja e fjalëve të anonimit. - Do të më thuash një të vërtetë? - Patjetër. - Ti më more në telefon? - Unë? - Jo? - Jo. - Më fal, po qe një anonim dhe… - Unë s’kam qenë kurrë anonim… Ndërkaq muzika mbaroi dhe çiftet iu drejtuan tavolinave. - Hë, - pyeti Ladi Gonin e Mirandën, - si iu duket, e kalova klasën? Miranda shpërtheu sërish në të qeshura dhe kështu, me fol e qesh kaluan një orë pa ndonjë gjë të veçantë, paguan kamarierin dhe dolën nga lokali. Ladi me makinën e tij dhe Goni me të vjehrrit, çanë me drita errësirën e asaj nate. - Hë, Odeta? – e pyeti Miranda. - Çfarë? - Si çfarë, po si t’u duk? 68


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

tip!

- Tip! - A të thashë! Isha e bindur se do të pëlqente. - Kush tha se më pëlqeu? - Them se bashkoheni si karaktere, Odeta, edhe ti je

Goni nuk fliste. Siç duket ideatore e kësaj ngjarjeje kishte qenë Miranda dhe ai veçse bënte ndërmjetësin. Tek kryqëzimi, pranë pallatit të Odetës, i bënë me dorë njëri-tjetrit pa zbritur nga makinat dhe Goni e përcolli Odetën deri tek hyrja. - Natën! - Natën! – iu përgjegj ajo dhe nxitoi të kapte hyrjen e saj. Sa po hiqte xhakoventon, në koridor ra zilja e telefonit. Prapë një drithërimë e përshkoi të tërën. - Më çmendi sonte, po ç’është ky shok moj bijë që ka dhjetë herë që të kërkon, dëgjoi zërin e së ëmës. - Që kur? - Që kur ke dalë me Mirandën dhe Gonin… Anonimi i telefonit priste një përgjigje. Mbase nesër, mbase pasnesër do t’i hiqej maska… Mbase…Po sikur edhe ajo si Miranda të mbështeste kokën në supin e Ladit?…Jo, s’do ta bënte kurrë një gjë të tillë…S’do ta dënonte vehten me një jetë pa dashuri…Si Beta… Zilja e telefonit ra përsëri. Atëherë vendosi. Hoqi spinën dhe sinjali u ndërpre. “Duhej ta kisha bërë më parë!”, - tha me vete dhe si puthi nënën, vajti nga dhoma e saj dhe u shtri në shtrat. Kishte mbushur tetëmbëdhjetë vjeçe. Nesër niste një 69


SKENDER TEMALI

vit të ri. Po ç’do ti sillte ai? Se si, ndofta në mënyrë krejt të beftë, iu shfaq parasysh profesor Fisniku. I dukej se e dëgjonte krejt pranë veshit, si në ato çaste vallëzimi, zërin e tij, që ngrihej dallgë-dallgë, tek i fliste për letërsinë, për lirikën e magjinë e saj, për Migjenin që ai e donte aq shumë. Ndërkohë iu kujtua “marrëveshja” që kishin lidhur, që ajo t’i nxirrte të nesërmen fletoren me lirika…O zot, po sikur ato të ishin kaq të dobëta?!…Sigurisht që s’kishin si të ishin aq të bukura…U ngrit nga shtrati ashtu gjysëm e çveshur, taman si një nimfë kur del nga uji, dhe iu drejtua bibliotekës që kishte përballë divanit ku flinte. Ndofta nga ndezja e dritës, mbase nga ndonjë lëvizje e saj, nëna i foli që nga kuzhina: - Odeta, çfarë ke? - Asgjë, nënë, po kërkoj një fletore. - Fli, fli tani se vajti vonë… - Dua të lexoj diçka…- iu përgjegj ajo me zë të ulët, teksa nxirrte nga rreshti i librave fletorken e saj të lirikave. U shtri sërish në shtrat…Hapi fletën e parë, të dytën…”Mbase këtë këtu, për rrugëzen e shtëpisë, mund ta kisha punuar më me kujdes…Ja këtu paska një përsëritje të panevojshme…”. E kështu, duke bashkëbiseduar me veten, ajo arriti deri në faqen e fundit. Po gjithnjë, mes rreshtave të lirikave, se si vinte e i shfaqej portreti i profesorit, me sytë e qeshur, me të folurën e tij plot nerv, shpirt e ndjenjë, por karakteristike, që të mbetej në kujtesë. Nuk arrinte ta kuptonte se përse ai për pak javë e kishte depërtuar në ëndërrat e saj… Pas pak, nga lodhja e ditës, e zuri gjumi. Nuk e ndjeu 70


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

fare nënën që me çape-çupet e saj të lehta hyri në dhomë, e mbuloi lehtë me batanie dhe, si ia largoi fletoren, shoi dritën dhe mbylli ngadalë derën. Ndërkohë Odeta qe kredhur jo në një gjumë të thellë, po mes një vorbulle ëndërrash. Pa pjesë nga ditëlindja e saj, profesorin, Eseninin që lexonte fletoren e saj të lirikave dhe, diku andej nga fundi një telefon si bollë e zezë që vërshëllente. Pi-pi-pi-të vinin përmes valseve të Shtrausit si pulëbardha të zeza. 9. U zgjua me një ëndërr të bukur në shpirt. Trupi i dukej pendë i lehtë dhe nga dhoma në koridor, kuzhinë e banjo sikur nuk ecte, por fluturonte. Gjithçka kish ndodhur dje i përkiste të djeshmes, gjithçka do të ngjiste sot i përkiste së sotmes. Dhe e sotmja ish e lidhur ngushtë me fletoren e lirikave. Sikur të merrte okej-n e profesorit për to edhe mund t’i botonte në ndonjë vëllim. Mbase, duke mos ia treguar askujt veç Almës, ajo kish bërë gabim, po nga ana tjetër mendonte se edhe të hapej pa arsye nuk do të fitonte gjë. Në pasqyrën e koridorit nisi të krihte flokët. Po se si aty iu shfaq fytyra simpatike e profesor Fisnikut. Diçka fërgëlluese iu zgjua në krahëror, gjinjtë nisën t’i uleshin e t’i ngriheshin dhe sytë po e tradhëtonin. Po mbase nga kjo gjendje e nxori kumona e orës që ra njëherë. “O Zot, tha me vete, do më mbyllet dera e shkollës!”. Nxitoi të mirrte çantën e të dilte. Shkallët i zbriti dy e 71


SKENDER TEMALI

nga dy. Po turrin ia ndali ajo që pa në hapësirën e sheshit të pushimit. Një veturë ngjyrë vishnje qëndronte disa metra larg hyrjes së saj. Mbase e kishte gabim, po një makinë me ngjyrë të tillë kishte parë edhe jashtë diskos. Se si iu duk se ajo atë po priste. Që të bindej për këtë, zbriti dhe disa këmbë shkalle dhe, kur pa që makina lëvizi, ajo u kthye, kinse kishte harruar diçka. Nëna kishte një orë që kishte dalë në punë. Nxitoi të kyçej brenda. Pas perdeve e pa edhe njëherë veturën. Ajo kishte marrë pozicionin e parë. Sigurisht që priste. Për një çast i erdhi para sysh Miranda, makina ngjyrë vishnje që i kishte dalë përpara se të fejohej me Gonin, xhaxhai i saj shef policie… Zilja e telefonit e trembi. “Kush dreqin është në këtë orë, kur të gjithë të njohurit e dijnë se askush nuk është në shtëpi?”, pyeti veten dhe ngriti receptorin. - Bëre gabim që ike, Odeta, unë vetëm desha të bisedoja me ty…Thjesht kam nevojë për ty…Ashtu siç edhe ti ke nevojë të mbështetesh diku…Tashti besoj se arrite të kuptosh se kush jam…Prandaj thashë më mirë të pijmë diku një kafe, ku të duash ti…Sa për një bisedë… - Po unë kam mësim…- shqiptoi mes frikës e pavetëdijes. - Nuk ma merr mendja të kesh mësim… Ai tha dhe diçka tjetër, po Odeta nuk pat forcë ta dëgjonte… Tani vajza nuk kishte më drithërima, po një dridhje të plotë. Në diskoklubin “Brazili”, ajo kishte mundur të mirrte 72


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

vesh se kush ishte Xuxi. Atë që mendonte, e bënte. Pa edhe njëherë pas perdes. Xuxi nuk fshihej. Kishte dalë jashtë makinës dhe po pinte një cigare. Mbase dhe se qe një kohë që gjithë fëmijët e të rinjtë i kishin mbledhur shkollat, mbase se të gjithë i shmangeshin, përreth s’kish këmbë njeriu. E si mund ta përballonte ajo e vetme, me nënën që drobitej përditë duke punuar në kuzhinën e restorantit? A mos duhej të kërkonte ndihmën e Gonit, mbase edhe të xhaxhait të Mirandës… Në mënyrë të pavetëdijshme ngriti receptorin dhe formoi numrin e telefonit të Almës. Asnjë sinjal. Atëherë e shkëputi edhe ajo spinën e telefonit. Tani Xuxi dukej pak nervoz, eci disa hapa rreth makinës, u kthye, eci prapë, njëherë iu duk se po drejtohej nga hyrja e saj. O Zot, a do të arrinte të shpërthente derën? Natyrisht që atë e kishin të siguruar mirë. Gjithësesi e ndjeu veten të pambrojtur… Ora e murit ra tetë herë dhe asaj iu bë se pas kambanës së lehtë e të ëmbël të sahatit të vjetër të shtëpisë, ndjeu zilen e shkollës. Ora e parë: letërsi…Se si i erdhi parasysh fytyra e profesorit…Nandi, një maturant i A-së që e hiqte vehten si kritik, i kishte thënë Odetës se romani i profesorit të letërsisë qe pritur mjaft mirë edhe në qarqet letrare të kryeqytetit…Mandej fytyra e tij ngatërrohej me atë të Ladit…Profesori natyrisht që ishte më serioz…Apo i tillë i dukej asaj ?…Po në jetën intime si do të ishte?…Në atë muaj që kish ardhur, po dhe në ato pak minuta komunikimi me të gjatë vallëzimit, i qe krijuar një bindje se ai qe serioz, më tepër se ç’duhej për vetë moshën e re që kishte…Apo e 73


SKENDER TEMALI

frenonte veten para nxënësve ?…Sigurisht që e frenonte veten… Nga jashtë u dëgjua një e rënë e zgjatur burie…U drodh përsëri…Pas perdeve Odeta e pa Xuxin që jepte e mirrte me celularin e tij, pastaj i ra me shkelm siç duket një guri, rrotat e makinës vërshëllyen dhe ajo prapë ndjeu ankthin e një ikjeje të egër, sikur ato rrota linin gjurmë jo vetëm në asfaltin e rrugës, po në ndërgjegjen e saj të trazuar. Ç’të bënte? Të nisej për në shkollë? Sigurisht që do të bënte budallallëkun më të madh. Në mos Xuxi vetë, xuxët do t’i shfaqeshin diku rreth shkollës ose në rrugë. Një herë desh të vinte spinën e të bisedonte me Mirandën, po…Përse t’i trazonte të tjerët? Në fund të fundit, çdo të bënte Miranda? Fare thjeshtë, do të bisedonte me xhaxhain e saj në polici…Ja, do të mirrej ai me të, sot, nesër, po pasnesër? “Odeta…” “Këtu, profesor!” Kështu do të përgjigjej po të ishte në shkollë. Prapë fytyra e mësuesit të letërsisë. Se si po i dukej se ky njeri po hynte në jetën e saj, mbase pas një respekti që krijon gjithnjë nxënësi për mësuesin… Pa pandehur një pikë loti i shkau në faqe. Iu kujtua babai. Sigurisht të ishte ai gjallë do të vinte menjëherë e ta shoqëronte deri në shkollë, edhe do ta priste pas orës së gjashtë të mësimit…Oh, sa do të deshte të ishte gjallë!… U hodh mbi shtrat dhe qau me ngashërimë. Fotografia e tij kokë në ballë të dhomës sikur i fliste, sikur… - Baba! Baba! - shpërtheu dhe pas gjithë asaj vehten e ndjeu si më të lehtësuar. U ngrit dhe vuri spinën e telefonit. Formoi edhe 74


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

njëherë numrin e telefonit të Almës. Përsëri sinjal i ndërprerë… E hoqi edhe ajo. Vajti nga banjoja dhe u hodhi një grusht ujë syve. Mandej, mes disa veprimeve të çrregullta, mori një cigare, pastaj një gotë të vogël me konjak dhe nisi të pijë. Një njeri ia kishte vrarë atë ditë, ai mund t’i vriste edhe jetën…Ky njeri…E thithi cigaren me afsh, po diçka e trazoi dhe u kollit fort…Prapë një pikë loti i rrëshqiti përgjatë faqeve. Futi dorën në mes të flokëve dhe i shpushpurishi. “Kushedi se si do të jem bërë në fytyrë?”, mendoi, u ngrit dhe vajti nga pasqyra e koridorit. Më shumë se flokët, e shprishur dukej në fytyrë, e çartur, me një sy që i lëvizte si më frikë. “Ç’të bënte? Edhe shtëpia u ktheka në burg. Arrest shtëpie, se si iu kujtua nga disa lajme që jepnin televizionet. Po, sigurisht që këto vendime për arrest shtëpie e kishin një cak, një kufi. Po ky arresti i saj, sa do të ishte, një ditor, një mujor apo dhe më shumë?! Apo ky s’quhej arrest shtëpie? Po si e kishte emrin, ngujim? E dinte se shumë familje ishin të ngujuara në një lagje periferike të qytetit për arsye gjaku. Po ajo, kujt, kujt i kishte bërë keq? Ku qëndronte faji i saj? Se ishte simpatike? Se ishte jetime e pambrojtur? “Odeta, po ti ke ndryshuar krejt”, - i tha Era një ditë. - Edhe ti, Era. - Moj të gjithë kemi ndryshuar, po ti edhe më shumë…Po shikonim me motrën dje disa fotografi nga albumi. Ato që kemi pas bërë në vit të parë. Ç’të të them, Adeta! Aty qe një vajzë krejt e zakonshme, kurse sot…Ti po bëhesh miss, Odeta! Kujtoj këtë dialog që kishte bërë dje me Erën dhe vuri buzën në gaz. Mandej pa veten edhe njëherë në pasqyrë. 75


SKENDER TEMALI

Vërtetë që tiparet e fytyrës i kishin ndryshuar shumë, gjoksi i qe fryrë dhe trupi i qe bërë si llastar. Sigurisht që ndryshime të tilla edhe ajo i kishte vënë re, po ama jo sa për të mbrritur në konstatimet e Erës… - E ç’kanë më shumë misset, Odeta, çfarë kanë?! Në të vërtetë, pas vdekjes së babait ajo nuk i kushtoi ndonjë rëndësi kushedi se çfarë lukut të saj, po edhe ashtu, si e përhumbur nuk mund të dilte. Vishej thjeshtë, po me gusto, nuk ndiqte modën, po as e nga të fundit nuk ishte. E të gjitha këto pse të duhen tani, moj marroqe? - pyeti vehten dhe as vetë nuk e kuptoi se përse, po vajti nga banjoja. Po sikur…Në fund të fundit një dush edhe mund ta qetësonte e ta shkriftonte pak…Iu duk se nuk qe mendim i keq, kështuqë nuk e zgjati, u çvesh dhe lëshoi ujin…Ngrohtësia e tij e mbështolli të tëren…Presioni në qafë dhe në shpinë i dukej si një dorë që e fërkonte dhe nga kjo ajo provonte një ndjesi të mirë…Nisi të fërkonte gjinjtë…Se si iu kujtua sërish Era…ashtu u largua pak nga dushi dhe vajti tek pasqyra…Gjinjtë i kishte të mbushur, të ngritur përpjetë, me një lug në mes…I fërkoi pak dhe një fërgëllimë e lehtë i përshkoi trupin…Iu largua pasqyrës dhe vajti sërish nën dush…Gjithfarë mendimesh nisin ta trazonin…U mbështet tek pllakat manjolike dhe qëndroi indiferente nën ujin që derdhej mbi kurmin e saj…Po sikur kështu të linte të rridhnin ngjarjet…Dora instinktivisht i shkoi edhe njëherë mbi sisën e djathtë, mandej mbi të majtën…O Zot…Po sikur?…E drodh edhe kur e mendoi se dora e Xuxit mund t’i kapte e t’i fërkonte ato…Mandej kafshërisht…Jo, jo, kurrë! – pati forcë të thoshte dhe sakaq iu shfaq edhe fytyra e Ladit, edhe fytyra e profesorit…Mirë Ladi, mendoi, në fund të 76


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

fundit, nuk e kishte fshehur qëllimin e tij, po profesori i letërsisë përse i shfaqej?…Ai nuk i kishte dhënë asnjë shenjë… Uji nga dushi rridhte me tërë presionin…Rridhnin edhe mendimet e vajzës…U mbështet sërish me shpinë tek pllakat manjolike… As vetë nuk e dinte se sa kishte qëndruar ashtu, po uji i “Arsiton”-it nisi të ftohej. Nxitoi të mirrte peshqirin e të fshihej. Pastaj u kreh. Ora e vjetër ra përsëri. Kishte kaluar një orë, mes pyetjesh e përgjigjesh, mes një meditimi ku shfaqeshin e shuheshin njerëz të afërt e të largët, të dashur e të frikshëm. Në tavolinën e mesit në dhomën e pritjes kishte mbetur gota e mbushur e konjakut dhe hiri i cigares. As një orë dhe veten e ndjente të dërmuar. Po si mund t’i shtynte kështu ditët? E kishin bërë zakon me Almën që sa herë mungonte njëra, tjetra vinte që t’i jepte mësimet dhe detyrat. Jo vetëm për lidhjen shpirtërore që kishin me njëra-tjetrën, se sa për faktin se pallatet i kishin pranë. Pra ishte e bindur se ajo do të vinte pas mësimit edhe të mësonte arsyen e mosardhjes, edhe t’i jepte mësimet, edhe t’i tregonte të rejat e asaj dite… Një herë desh të ndizte televizorin, po shpejt hoqi dorë nga ai mendim dhe mori lirikat e Eseninit. Me siguri ato do ta qetësonin. Lexoi një lirikë, të dytën, po nuk shijoi as njërën e as tjetrën. Me atë gjendje shpirtërore, ajo nuk shpresonte të shijonte asgjë. Mbase nga banjoja, mbase nga ato dy hurma konjak që rrëkëlleu, sytë po i mbylleshin dhe ndjente dëshirën për të fjetur. Vuri kokën tek mbështetësja e divanit dhe e zu 77


SKENDER TEMALI

gjumi. Nuk kishte kaluar shumë, kumona e sahatit të vjetër ra sërish dhe ajo u zgjua e trëmbur. Po e mori shpejt veten. U ngrit dhe shikoi pas perdeve. Sheshi në mes të pallateve qe i shkretë. Hodhi edhe njëherë sytë. Ndanë gotës së konjakut e tavllës së duhanit, qëndronte Esenini, ashtu simpatik, me atë baluken mbi ballë…Një baluke mbi ballë hera-herës i rrëzohej edhe profesorit të letërsisë… “Jo, jo, nuk kishte se si kaq shpejt të ndjente diçka për të, po mbase nga vorbulla e ngjarjeve të dy ditëve të fundit tek ai sikur ndjente një afri mendimi, një rezonancë që i përgjigjej të sajës, një…”. Ndezi një cigare. E thithte, lëshonte spirale në ajër…Nisi të lozë me to…Mandej u kujtua se nëna kish një nuhatje që aman o zot…Sa zët e kishte teze Balin që e ndezte paf e puf njërën cigare me tjetrën…Sikur ta dinte që Odeta e ndizte nganjëherë cigaren, do të inatosej shumë…Gjithçka i kish treguar ajo nënës së saj, po që e ndizte nganjëherë kurrë…Pas vdekjes së babait, njerëzit e afërt vinin shpesh…Burrat, po edhe gratë, pinin shumë cigare…Teze Bali printe…Ajo, një natë që e ëma kishte një dasëm në lokal, e nxiti ta pinte një…Mandej, ngaqë shtëpia nuk rrinte kurrë pa cigare, Odeta e mirrte nga një dhe e pinte vetëm. Sikur cigarja i bëhej shoqe… Mbase sot kishte pirë shumë…Asnjëherë nuk i kishte qëlluar të pinte tri cigare në ditë…kurse sot…u habit kur pa katër koka të shtypura…edhe shija që i kishin lënë ato në gojë nuk ishte e mirë… I futi në një celefon dhe me kujdes në koshin e mbeturinave, pastaj desh të hapte dritaren për ajrosje, por, 78


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

mendoj se do të tërhiqte vështrimin e Xuxit dhe…mos tjetri e mirrte për ndonjë sinjal dhe i vinte tek dera…Kështu që e gjet me vend të ngrinte deri në gjysëm spiralin. Sërish u ndje kumona e sahatit…Sa herë binte, ajo e stresonte…Po do t’ja gjej edhe dermanin…E kishte parë njëherë babain…I kujtohej fare mirë…Kishte dhimbje koke dhe nuk e duronte dot kumonën…I vuri çelësin tek lavjersi dhe ai heshti…Dhe ashtu bëri…Po sakaq nga jashtë, nga larg, dëgjoi një breshëri automatiku, edhe një tjetër…Mandej ca pushkë teke… Instinktivisht mendja i vajti tek Xuxi dhe të tijtë. Vajti të mbyllte spiralin. Po mbeti shtang : Jashtë pa makinën e Xuxit dhe atë që pinte i qetë një cigare. 10. Mungesa e disa vajzave nuk kishte si të kalonte aq e qetë për Fisnik Kolën. Fakti që mungonin edhe nxënëset më të mira siç ishin Odeta, Era, Fioralba, Greta e Rudi padyshim që duhej ta vinin në lëvizje atë. Kishte tri orët e para mësim. Duhej të bënte diçka. Mbase të plotësonte edhe adresat e shtëpive të nxënësve dhe telefonat që kishin. Le të humbëte disa minuta mësim e t’i plotësonte në klasën e tij. Djemtë e klasës çuditërisht rrinin urtë. Edhe pse veç pak javë me ta, tani më shumë ishte t’i druheshe heshtjes se sa bëmave të tyre. Po ndërkohë që po plotësonte adresat, u dëgjua zilja. Me siguri që diçka e jashtëzakonshme duhet të kishte ndodhur, përderisa po ndërpritej mësimi. Çeli derën që të 79


SKENDER TEMALI

vërtetonte se mos kishte qenë ndonjë lajthitje e dezhurit të shkollës, por jo! Nga të gjitha klasat nxënësit po dilnin turraturra dhe kudo pëshëpritej një fjalë “Bombë, bombë…”. Djemtë e klasës me në krye Bepin, pa u kthyer ai në klasë, fluturuan në koridor. Shkolla u boshatis sa çel e mbyll sytë. Ndërkohë që ata zbrisnin, në shkollë hynë disa policë. - Telefonatë anonime!… - Po… - Ja kanë marrë dorën!…Bllof do të jetë…- njohu zërin karakteristik të një mësuesi. Nxënësit, të mësuar me bombat anonime, krisnin e iknin grupe-grupe nepër klube të ndryshme. Ngaqë shkolla qe në qendër të qytetit, ata preferonin të shkonin diku më larg, që edhe nëse pas kontrollit të policisë jepej “okej”-i për rifillimin e mësimit, ata të mos e dëgjonin zilen e të mos gjëndeshin as nga mësuesit e nxënësit që shpërndante drejtoria për njoftim. Fisniku seç ndjeu sa dëgjoi fjalën “bombë”. Harroi mungesat, mori çantën dhe nxitoi me nxënësit të dilte jashtë. Po ndërsa zbriste shkallët, se si në mendjen e tij trokiti diçka e veçantë, se mos atë proçkë e kishin bërë nxënësit e tij. Po përse? I dogji fakti i hedhjes sustë përpjetë të tyre ende pa u dëgjuar mirë fjala “bombë”. Se mos e kishin kurdisur ata me ndonjë nga shokët e jashtëm? Dhe në se e kishin bërë ata, cili? Bepi? Po përse pikërisht Bepi dhe jo Miri, biondi, Aldoja apo djali i shokut të drejtorit? Se Bepi për të gjithë mësuesit qe bërë si gogoli. Çdo gjë që bëhej e tek ai drejtoheshin sytë. As vetë nuk e kuptoi po kishte hyrë në një klub, jo 80


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

fort larg shkollës. Nga një tavolinë e ftuan katër vajza. S’kishte si t’ua prishte. - E bëjnë shpesh këtë punë? – pyeti ai tek mbështetej në shpinën e karrikes e tek hidhte sytë në lokal. - Ehu, jemi mësuar, profesor! - Thuhet se e bëjnë maturat. - Në Tiranë e kishin zënë një nxënës. - Në Shkodër nuk të zë kush. - Ç’dëshironi të mirrni, profesor? - Një kafe! - Tjetër. - Kam orën tjetër mësim. - As mos të shkojë mendja, profesor, iku kjo ditë. - Si? - E di ç’thotë matematika? S’ka çoban që u mbledh ju. - Duket që s’ka pikë ndjenje… Fisniku vuri buzën në gaz. - Kishte shumë mungesa sot! Çuditërisht djemtë ishin… Sa bëri këtë konstatim, humori i këndshëm i tavolinës sikur u fashit. Tani kishte arritur të vinte re se kur bëhej fjalë për djemtë e klasës, vajzat stepeshin, një lloj frike e paspjeguar bulëzonte dhe sekush nxitonte t’i bishtnonte bisedës e të hidhej në një tjetër degë. - Po vajzat? – pyeti ai dhe sytë ia nguli Almës. - S’keni marrë gjë vesht për to? Vajza ngriti supet. - Kur u regjistrova adresat, pashë se ju banonin në një pallat me Odetën, - iu drejtua ai tani Almës. - Po, profesor, unë në hyrjen para, ajo në hyrjen pas. 81


SKENDER TEMALI

- Nuk e bëni rrugën bashkë. - Unë dal zakonisht me vëllain. - Ëhëë! Kamarierja i solli Fisnikut një kafe. Nuk ishte e vështirë ta kuptonte se vajzat që s’kishin ardhur atë ditë, një arsye e fortë i kishte bërë të qëndronin në shtëpi. Në ato pak minuta që pati kohë t’i hidhte një sy regjistrit, arriti të shohë se vajzat kishin fare pak mungesa atë semestër. - E takon sot Odetën? - Patjetër, profesor! Në çdo rast kur njëra s’vjen në shkollë, shkon tjetra. Sot shkoj unë. - Po sikur të shkojmë bashkë në shtëpinë e saj? - Tek Odeta shkojmë, profesor, - tha vajza dhe në fytyrën e saj u ndeh një hije dyshimi se nëse bënte mirë apo keq që e shoqëronte mësuesin kujdestar në shtëpinë e shoqes së saj. E për çfarë, për një mungesë që mund të ishte edhe e justifikueshme. - Kurse tek vajzat e tjera…Nuk ua di shtëpitë, - u shfajësua ajo. Vajzat pinin kush “Amita”, kush “Pepsi” e kush “Ivi”. Fisniku u hodhi një sy pa u lënë të kuptonin se po i shihte. Njëra më e mirë se tjetra, të freskëta, të çiltërta, secila me individualitetin e vet. Pastërtia e ndjenjës shoqërore vërehej tek lëvizjet e bisedat e çpenguara, tek humori që zgjonin, çka tregonte se ato ishin të lidhura fort. Ndërsa ato çuçurisnin me njëra-tjetrën e me një tavolinë në shpinë, Fisniku Kola mendoi tjetër gjë: të dinte të motivonte shkuarjen në shtëpinë e Odetës. U ndje zilja e një celulari. Nga çanta që mbante me vete, Ardita nxori “Nokia”-n dhe dikujt nisi t’i përgjigjej. Dukej që duhej të ishte nëna ose babai i saj. 82


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Janë merakosur shumë, - tha, - se nga e kishin marrë vesh punën e telefonatës anonime. - Edhe mua më morën parë, - shtoi një vajzë tjetër. - Do ta kenë dhënë si lajm televizionet. - Punë dreqi! - mendoi Fisniku. Lokali qe mbushur me gjimnazistë dhe banakierit i shndriste fytyra nga gjiroja jo e vogël e asaj periudhe kohe, kur ai më së paku tregonte histori nga më të ndryshmet me dy kamarierët e turnit. - Domethënë për sot… Desh të sigurohej edhe njëherë nga vajzat se për sot ajo ditë mësimi kishte mbaruar, kur tek dera e lokalit u dha njëri nga kolegët. Ai i bëri me shenjë Fisnikut dhe atij ia mori mendja se me siguri qe nisur nga drejtori që ta kërkonte. - Kemi mbledhje? - Jo, jo, po më duket se diçka donte të të thoshte… U kthye, pagoi çfarë kishin marrë vajzat dhe doli. Drejtori qe mjaft i shqetësuar. Nga ç’i tha kolegu gjatë rrugës, drejtori i drejtorisë arsimore ia kishte dhënë një vërejtje për këto telefonatat që s’po kishin të sosur. Po me të ç’kishte? - Dyshoj tek djemtë e tu, - tha ai ende pa i dhënë dorën. - Ju i njihni më mirë, zoti drejtor, ç’të të them…- u përtyp Fisniku, kur fare mirë edhe mund t’i thoshte se ai nuk ishte hetues. - Si thua? - E kam fjalën për telefonatën… Fisniku u përtyp sërish. Mbase me këtë mënyrë sjelljeje ai sikur po dilte pak jashtë vetes së tij. Jo, s’kishte përse të vepronte kështu. 83


SKENDER TEMALI

- Ç’të të them? Të pestët aty ishin…Për çudi kishin munguar shumë vajza dhe… - Djemtë ishin në orën e parë? - Po! …Dreq, mendoi me vehte drejtori, do ta shkëpuste krejt linjën telefonike të shkollës…Më mirë pa telefon… - Edhe pa më thënë ju, zoti drejtor, unë me të mbaruar mësimi kisha ndërmend të shkoja në shtëpitë e disa nxënseve… - Sapo ma tha fizika…U kishte thënë për një provim me shkrim… Je i ri, e nuk duhet të lihen gjërat të ntrashen…Mund të shkosh edhe tashti…Merr ndonjë nxënëse me vehte..Për sot… La të kuptohej se mësimi kishte marrë fund dhe ai mund të kryente detyrën e mësuesit. Doli nga oborri i shkollës. Vajzat i gjeti në tavolinën ku i kishte lënë. Pagesa e faturës së pijeve freskuese nga mësuesi atyre u kishte bërë shumë përshtypje vajzave, pasi zakonisht, me mësuesit e tjerë, ishin ato që paguanin. Se sa ishte lartësuar ai në sytë e tyre, dallohej fare qartë. - Alma, shkojmë? – pyeti ai. - Edhe shkojmë, profesor, po si të të them…Odeta nuk mungon kurrë…Si mund t’i shkohet në shtëpi për një mungesë? - Jo, jo, nuk më shqetëson mungesa gjithaq, po sot e kishim lidhur një bisedë me Odetën…Do më sillte fletoren e saj të lirikave, ndërsa unë do i jepja kapitullin e parë të romanit që kam në dorëshkrim… Kështu, duke biseduar, ata kishin mbërritur pranë apartamentit të Odetës. Edhe pse Fisniku nuk ish natyrë 84


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

kurioze, prap se prap nuk kishte si të mos i tërhiqte vëmendjen një veturë ngjyrë vishnje. Pa drejt saj. O zot, po Xuxi ç’donte këtu? Ndërkohë makina xhiron. Frikshëm si gjithnjë. Lë pas një re pluhuri. E sheh edhe Alma e nuk flet. Se syri i saj kishte folur më shumë se çdo fjalë që mund të thoshte. Ndërkohë kanë bërë edhe disa hapa dhe i janë afruar hyrjes së Odetës. Në hapësirat mes shkallëve e shohin sërish makinën ngjyrë vishnje. Ajo është kthyer. Siç duket dikujt i bënte roje. Zilja e derës nuk binte dhe ata të dy shpejt e kuptuan se nuk kishte drita. Atëherë Alma kapi rezen e kromuar të derës së blinduar. - Odeta, jam Alma. Nuk kaloi shumë dhe pas derës u ndjenë çape. Sytë e saj të mufatur u hapën tej mase kur pas Almës ajo pa mësues Fisnikun. Edhe pse ato orë qenë ndër më tronditëset për të, nuk e humbi si Xhaferi simiten. I ftoi menjëherë të hynin brenda, duke u skuqur paksa për ndonjë çrregullim të mundshëm që gjëndet sa herë nepër apartamente, je i detyruar t’ia hapësh derën mikut në një kohë fare të papritur. - Habitesh përse erdhëm? - e theu heshtjen Fisniku, ndërsa sytë i hidhte nepër atë dhomë pritjeje të thjeshtë, ku e vetmja gjë që i pëlqeu ishte një raft i kahershëm i mbushur plot me libra. - Mirë se erdhët! - uroi vajza dhe mbase nga prania e njerëzve në ato momente vetmie, u ndje më e sigurt, e mbrojtur dhe erdh e u çel në fytyrë, siç çel lulja nën dëborë. 85


SKENDER TEMALI

Nga ajo përvojë jo fort e pasur në marrëdhëniet me të rinjtë, Fisniku kishte arritur të kuptonte se shpesh, në situata jo fort të qarta, humori qe një varkë që shpesh e kish nxjerrë në breg. - I them Almës: moj Alma, sot mësim nuk po bëjmë, unë dhe Odeta i kemi dhënë fjalën njëri tjetrit të këmbejmë nga një fletore… Nuk e kish artikuluar të plotë fjalën e fundit, kur ajo u drodh. Si një gjethe nën puhizën e lehtë pranverore. Se ndryshe nga mungesat e zakonshme, mosardhja e Odetës sot në shkollë kish një emër të frikshëm… Odeta nuk tha asgjë. Heshti, megjithatë qe një heshtje që fliste. Për Fisnik Kolën ai xhirim rrotash…ish i njëjtë…Si në rrugë kur desh e përplasi…Si tani…Kështu e kish ndjerë vërshëllimin e rrotave të makinës së Xuxit edhe dy herë të tjera…Ngaqë nuk kish zënë kurrë timon makine me dorë, edhe tipet e tyre nuk i njihte…Po mbante mend ngjyrën vishnje të saj… Ndërkohë kish nxjerrë nga çanta kapitullin e parë të romanit dhe ia la mbi tavolinë, kur edhe Odeta, si u ofroi kupën me bombone që t’i qeraste, mori nga rafti i librave një fletore. Ra zilja e telefonit. Një tension i jashtëzakonshëm u pasqyrua në fytyrën e ëmbël të Odetës. Qenë momente që askush, veç një shkrimtar mund t’i lexojë. Zilja binte pa pushim. Tensionin dhe gjendjen emocionale të Odetës e rriti edhe më shumë një buri që binte e binte përjashta. Natyrisht ajo tani ndodhej në koridor, por përmes derës së çelur të dhomës së pritjes dhe një pasqyre që gjendej tek 86


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

portmontoja, Fisniku shihte dorën e Odetës që largohej e afrohej tek receptori i telefonit. Mbase iu krijua një bindje e plotë se anonimi i bombës, ishte ai i telefonit të Odetës, mbase…mbase edhe ai që i binte e i binte burisë së makinës përjashta… As vetë nuk e kuptoi se si u ngrit nga poltroni ku qe i ulur, se si hodhi disa hapa e doli në koridor, se si sekondë pas sekondi po bindej se diçka i lidhte ngjarjet e atyre ditëve. Jo vetëm hapat që hodhi, po edhe gojën që foli nuk e besonte se të ishte shprehëse e ndërgjegjes së tij tashmë të trazuar. - Ta marr unë?! Sytë e Odetës u çelën dhe dritë e tyre mbushi shpirtin e Fisnikut. Mbase ajo dritë e shkurtoi atë distancë, mbase atë çast shpirti i foli shpirtit. Zilja binte përsëri. - Po, familja Toska, - u përgjegj Fisniku. - Odetën desha. - Kush jeni?! - Ladi thuaj. Ai mbylli gojëzen e receptorit dhe ia përsëriti emërin e abonentit. Jashtë buria e makinës nuk binte, po gjëmonte. Odeta sikur u çlirua nga një peshë e madhe. Teksa e merrte receptorin, duart e tyre u takuan. Nuk qe e udhës të qëndronte më. Vajza dha ca përgjigje telegrafike me “po” e “jo” të thata, Mbase edhe se donte t’ia priste drutë shkurt tjetrit. Kjo natyrisht për Fisnikun nuk ishte kushedi çfarë. Një bisedë telefonike për të kish veç një emër: normale. Ngaqë dhe Alma po shikonte 87


SKENDER TEMALI

një revistë që gjendej përmbi tavolinën e mesit, ai, teksa Odeta bisedonte, mori fletoren dhe hapi njëren nga faqet. Që në rreshtat e parë, vetja iu duk se u gjend para një ujëvare që rridhte e rridhte papushim. Qe një ndjenjë e çiltër, e pastërt, erëshumë. Të bindte vargu i pakërkuar, origjinaliteti, thjeshtësia. Ku e ku qe ajo lirikë me të disa vëllimeve që pat lexuar atë vit!! Kur vajza hyri në dhomë, sytë e tij u puthën me të Odetës dhe ai nuk mundi të fshihte atë që i thoshte shpirti. Po ky qe veçse një çast. I uli sytë sërish në lirika dhe prapë iu duk se pa shpirtin e Odetës. Nuk arrinte ta kuptonte veten se përse kjo vajzë tash e tash po hynte në jetën e tij, në ëndërrat e tij, se përse fytyra e saj e dlirë i shfaqej mes rreshtave të rinj të romanit, se përse ndjehej kaq i lehtë në çdo lëvizje, në çdo fjalë. Nuk kishte përse t’i lexonte të gjitha lirikat dhe as e drejtë të linte në heshtje Odetën dhe Almën. Tashti Odeta ka ulur sytë. Qepallat e saj rëndojnë. - Të mrekullueshme! - Oh, profesor, si të mrekullueshme? - thotë ajo me mosbesim. Ndërkohë Alma sikur i vjen në ndihmë. - Ia kam thënë edhe unë, profesor, por Odeta s’ka besim… Dhe hynë kështu në një bashkëbisedim, ku pas çdo fjale e çdo gjykimi, Fisnik Kola zbulonte një shpirt si një lëndinë të Odetës. Mandej i lanë lirikat, folën për alarmin e rremë të asaj dite, për provimet që po afronin. Jashtë binte e binte një buri makine. 88


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

- Besoj se nuk do vonosh ta lexosh? - e pyet Fisniku për kapitullin e romanit. - Ç’ne, profesor, po ja, ne për nesër s’kemi përgatitje dhe unë besoj ta lexoj sot pasdreke. - Epo, s’qënkan aq shumë faqe, - ndërhyn Alma. - Tridhjetë faqe në kompjuter janë gjithsejt, - plotëson Fisniku dhe sytë i ngrë nga Odeta. Vajza sikur zihet ngushtë. - Si thua, Alma, ngrihemi? - Jo, unë po rri edhe pak me Odetën, profesor! Ai ngrihet. Ngrihen edhe vajzat që ta përcjellin. Nga mënyra se si e shoqërojnë me sy, si këmbejnë ndonjë fjalë, edhe vetë nuk e dijnë mirë se ku fillon me të shoku e ku mbaron profesori. Mbase kështu mendon edhe Odeta, ai shikim i tij e turbullon, e bën që të humbë përqëndrimin, diçka i rigëtin në shpirt… - Epo, mirë u pafshim nesër në shkollë! - Mirë u pafshim, profesor! Odeta del ta përcjellë në koridor, Alma kthehet në dhomë. Kur Odeta ia jep dorën, sytë e tyre takohen, por ai i shkëput, sikur ka frikë se t’i mbajë më gjatë ata do ta tradhëtojnë. Ndërkohë buria e makinës i drithëron. Nuk kanë pse të bëjnë të paditurin. - Xuxi? – e pyet ai. - Po, - pohon ajo dhe ia shtërngon dorën. - Të kërcënoi? - Po! - Që dje në disko? Ajo pulit lehtë qepallat. 89


SKENDER TEMALI

- Do t’i vete t’i flas, - thotë ai dhe nga një shtërngim i mënjëhershëm i dorës së saj, ai e kuptoi se po i thoshte të mos e hidhte një hap të tillë. - Jo, kurrë, profesor! Prej tij mund të presësh gjithçka… - Unë s’mund të lë të vetme, Odeta, unë s’të lë të vetme…Mandej, po s’luftuam ne, intelektualët, kush do të luftojë, Odeta? Ajo ia ka shtërnguar dorën edhe më fort. Aq sa dhe e ka tërhequr pak nga vetja. - Profesor, të lutem! Fisnik Kola e ndjen vehten burrë. Seç ka një parandjenjë se Xuxët e këtij shekulli sulmi i mposht. Do të shkojë e ta takojë dhe, është i bindur se po e takoi, do ta mposhtë. Dëgjon “jo”-në e Odetës tek zbriste me turr dy e nga dy shkallët, ndjen ta thërrasë, po ai e ka nda mendjen. Ka ngritur kokën lart dhe ka një hap prej luftëtari tek shkon drejt makinës ngjyrë vishnje të Xuxit. Pas dritares Odeta dhe Alma dridhen. Nuk duan që profesor Fisniku të pësojë asnjë gërvishtje për hatër të tyre. Se nuk duan të mendojnë më të keqen… Ndërkohë në rrugën në mes të apartamenteve hyn një taksi, një çift del nga një hyrje. E natyrisht këtë Fisnik Kola nuk kish se si ta shihte. Ai sheh nga Xuxi që tani ka kcyer mbi timon dhe mendon se a do të gjejë dot fjalë që ta mposhtë. Po sa i afrohet, makina ulëron, rrotat e mrapme xhirojnë në mënyrë të frikshme dhe shllunga e pluhurit të gjithmonshëm mbulon për një çast gjithçka. Siç dukej ai për çdo gjë që mund të bënte nuk donte dëshmitarë, ndaj dhe u bë erë. Po kjo për Fisnik Kolën nuk do të thoshte se ai ishte 90


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

tërhequr. Përkundrazi, prej tij mos sot, nesër, ai do ta priste një goditje… Vajzat kanë mbetur në dritare në krahët e njëra-tjetrës. Asnjëra nga zemrat nuk rreh. Mos?… Pas pak pluhuri shpërndahet dhe ato shohin mësues Fisnikun t’i përshëndesë me dorë që nga larg. 11. Mbrëmje vonë. Nëna e Fisnikut ka rënë të flerë. I ka lënë mbi tavolinë supën dhe pak mish që ka tepruar nga dreka. Ka dhe një mollë. Kur shkruan, ajo nuk i bëzanë, kryen punët e zonjës së shtëpisë. Fisniku shkruan pa e pasur mendjen se ora ka ecur e supa është ftohur. E jeton atë që shkruan dhe në atë orë të vonë të natës i duket se është duke bashkëbiseduar me Odetën. E ka ngjallur atë si personazh të romanit, dhe, natyrisht, e ka shumë për zemër. I ka mveshur disa cilësi të Odetës dhe është i bindur se në çdo tipar të saj ka shkrirë gjithë talentin e mjeshtrinë e tij. Mbase pamja e saj fizike nuk ngjet me Odeta Toskën, po botën e saj shpirtërore e ka paraqitur të plotë. Një mafioz ia ka hedhur tentakulat, e kërcënon se do ia rrëmbejë vëllain e vogël, se…mbase mafiozi është Xuxi, ndonjë tipar të Shvarzenegerit ia ka veshur, diku vërtiten si hienat dhe shokët e tjerë të tij. Rreshtin e fundit të kapitullit të dytë e përfundoi aty rreth orës njëmbëdhjetë. Nëna kishte rënë të flinte. S’kishte oreks të hante. Mbase nga që kishte punuar shumë, mbase nga që e mundonte rrjedha e ngjarjeve. 91


SKENDER TEMALI

Ai u shtri në divan. Ndezi televizorin. Dhe mbeti i befasuar nga lajmi i parë: Shkëlqim L., i njohur me nofkën “Xuxi”, mbeti sonte i vrarë në afërsi të kalasë, ndërsa një shok tjetër i tij, i mbiquajturi “Zhvarzeneger” mbeti i plagosur…nga të dhënat e para që ka policia, konfirmohet një pistë, ajo e përplasjes së bandave rivale, por nuk përjashtohet dhe ajo e … E ndrron stacionin…i vjen parasysh fytyra e Xuxit…mirë që nuk e ndjeu atë lajm më përpara, se ndryshe do ia kish prishur krejt frymëzimin gjatë punës për romanin…Mandej fytyra e tij vjen e humbet pas një zhurme makine, pas ca rrotave që xhirojnë frikshëm, pas një reje tymi… Mendon diçka tjetër dhe dridhet…I shkon mendja tek nxënësit e klasës…Mos?… S’ka gjumë. E mundon shumë ajo se mos me Xuxin në çastin e vrasjes ka qenë edhe ndonjëri nga djemtë e klasës së tij. Kthehet edhe njëherë tek tavolina e punës. Merr një fletë të bardhë. I kujtohen ca episode të fundit me Xuxin…grupi i drogmenëve në roman në kapitullin e tretë po shpërbëhet…Njëri prej tyre kërkon t’i thotë lamtumirë drogës…Të tjerët…Natyrisht që Xuxi në romanin e tij nuk do të vritet kështu, në përplasje me bandat rivale. Kurrë s’i kanë pëlqyer zgjidhje të tilla, si prej qiellit. Don që ajo pjesë e shëndoshë e shoqërisë, ata intelektualë që po zgjohen, ta mposhtin e ta thajnë këtë farë të keqe… Ndjen një zë. - Është ora dy e natës, more bir! - Ja, edhe pak nënë!... 92


NESËR DO TË THEM MIRËMËNGJES

Po gdhinte. Mbi shpinën e Cukalit qe përflakur dielli. Shpejt rrezet e tij do të bien mbi qytet…edhe mbi dritaren e Odetës…Mirëmëngjesi, Odeta!… Ndjen një dorë të ëmbël, të ëmbël sa s’ka…don t’i flasë Odetës, po ajo sikur i largohet…Dorën e butë e ndjen përsëri… - Po ti je ftohur, more bir! - dëgjon dhe e kupton se ka qenë veçse një mirazh dashurie. Nëna i ka hedhur një batanie, ka dëgjuar emrin e një vajze, po tanimë është mësuar me të, gjithnjë kur shkruan ai flet në gjumë. Eh, sa do të dëshironte që emri i asaj vajze të mos ishte emri i ndonjë personazhi të romanit të ri! 12. Matura ka hartim. Është hartimi i fundit i atij viti shkollor. Nxënësve u kanë pëlqyer tri temat. Kanë ulur kokat e punojnë. Edhe të pesë djemtë. Përpara se t’u shpërndante fletoret, i pa një e nga një. Vetëm Miri kishte bërë ndonjë hartim, ndërsa të tjerët…edhe temat i kishin shkruar plot gabime…Pra, është hera e parë që punojnë që të pestë…Dhe kjo nuk është pak…Pas vrasjes së Xuxit, ata sikur janë bërë tjetër njerëz…Kanë frikë? I kanë thirrur në hetuesi, por, siç duket… I kundron nga katedra. Edhe një muaj dhe…ata do të japin provimet e pjekurisë…mandej do të vijë ndarja… Odeta ka lëshuar flokët dhe punon. Hera-herës i hedh një vështrim, sikur do t’i thotë diçka, po pendohet, vazhdon, përhumbet me sytë nga dritarja, shkruan prapë…Më tej Era, Alma, Miri… 93


SKENDER TEMALI

Ngrihet nga katedra dhe shkon bankë në bankë. Njëra nga temat ka qenë e lirë dhe shumica atë kanë preferuar. Tek secili ai shihte se si shprazte një botë, si ngrihej një hark ylberi, se si rrëzohej e kërkonte të ngrihej një njeri. Tema që ka zgjedhur Era është aq e bukur! Alma, si poete, ka zgjedhur bisedën me Lasgushin, Fioralba bisedë me vetveten. Bepi e ka hartimin e parë që bën në maturë dhe të duket se edhe tema “Një ditë ekskursioni” të jetë e ciklit të tetëvjeçares. Gjithësesi nuk është pak…Po Miri, Aldoja, Biondi e djali i shokut të drejtorit? Po Odeta? Oh, Odeta e shikon përsëri, me një sy që sa vjen dhe e turbullon. I afrohet. Hedh edhe një hap drejt bankës së saj, edhe një. Odeta ngrë sërish kokën, sikur do t’i thotë diçka. Ai i ul sytë mbi fletore, i sheh temën, “Nesër do të të them mirëmëngjes!”. Fisnik Kola shkon prapë drejt katedrës. Po sytë nuk ia ndan Odetës. Nuk ia ndanë dhe pyet veten: “Vetëm mirëmëngjes do të më thuash, Odeta?!”. Se ai nuk mund ta gënjejë më veten. Ka do javë që fytyra e saj e ëmbël i shfaqet në çdo sekondë të ditës, se në klasë sado përpiqet ta sundojë vehten, syri e tradhëton dhe vështrimi i bie mbi Odetën, se nuk mund të jetojë më pa e parë, pa ia ndjerë zërin. Shpirti i saj aq i ndjeshëm sikur i kishte depërtuar si një rrjedhë e nëndheshme në shtratin e lumit të dashurisë së tij, e ndjente si e freskonte, si i jepte jetë shpirtit të tij kur shkruante. Po Odeta? Shikon edhe një herë nga ajo dhe çuditërisht nuk ka frikë se mos hetohet nga vajzat. “Odeta, vetëm mirëmëngjes do të më thuash nesër?”. Ajo e ka kapur mesazhin. Fërgëllon e bëhet më e bukur seç është. Tund kokën. “Nesër…nesër…nesër…”. Për Fisnik Kolën e nesërmja është larg, një shekull larg… 94


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.