Edhe në këtë novelë, ashtu si dhe tek novelat e mëparshme "Ballo në mbrëmjen e maturës", “Nesër do të them mirëmëngjes” dhe “Studentja e Bolonjës” autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme. Megi dhe Didi, dy vajza të ditëve tona, që me art autori i ka shndrruar në një portret të vetëm e me një botë shpirtërore të pasur, dijnë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre. Dashurojnë me shpirt, urrejnë po me shpirt të shëmtuarën dhe të udhëtojnë drejt së vërtetës.