Shqiptarja.com

Page 18

18

E mërkurë, 27 qershor 2012

SOCIALE

Bashkia e Tiranës gati lejet për 543 apartamente

B

ashkia e Tiranës ka gati lejet e përdorimit edhe për 543 apartamente të tjera, të cilave u hapet rruga për regjistrim përfundimtar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës Florian Pustina tha se këto leje përdorimi përfshijnë një sipërfaqe prej mbi 100 mijë metra katrorë,

në posedim të afërsisht 2 mijë qytetarëve të Tiranës. Pustina ka sqaruar se ZRPP ka përfunduar dhënien e e hipotekës për 12 objekte dhe është drejt përfundimit edhe për 27 objekte të tjera. Në total janë 1800 apartamente që marrin hipotekën, duke bërë përfitues rreth 7 mijë qytetarë të Tiranës. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat edhe për 20 subjekte të tjera ndërtuese dhe pritet vetëm

plotësimi i dokumentacionit nga ndërtuesit. Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen për ndërtuesit, që të plotësojnë dosjet e tyre, sikundër theksoi se Bashkia nuk do të lejojë penalizimin e qytetarëve të Tiranës. “Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë punën e saj, deri në përfundim të procesit të pajisjes me leje përdorimi të objekteve të ndërtuara në kryeqytet”, - ka deklaruar Pustina.

INTERVISTA/ Jonida Haxhiu apel në ditën botërore Lajmi Mosha kur fillojnë të përdorin për herë të parë drogë është ulur shumë. Madje sipas studimeve të Institutit të Shëndetit Publik ata kanë pasur raste problematikë edhe të 11 apo 13 vjeçarëve. Ekspertët e ISHP ngrsenë alarmin se adoleshentët e klasave të nënta dhe shkollave të mesme zhvillojnë party me mariuanë e ekstazi.

LAJME SHKURT

Adoleshentët, party me mariuanë e ekstazi ISHP: Raste problematike edhe te 9-vjeçaret PËRDORUESIT E DROGËS

40.000-60.000 mendohet të jetë numri i përdoruesve 5.000-10.000 janë përdorues intravenoz 96% e përdoruesve të drogës janë nën 40 vjeç

TIRANE

60% e përdoruesve janë të moshës 19-30 vjeç

ESMERALDA KETA

Mediu: Zhvillimi ekonomik në mbrojtje të mjedisit

90% e pacientëve që kërkojnë trajtim, janë përdorues të opiateve, kryesisht të heroinës

Jonida Haxhiu Specialiste për drogat në Institutin e Shëndetit Publik

të rinj dhe ne kemi pasur raste të përdorimit problematik të drogës edhe te shkollat 9vjeçare. Por ai që përbën më shumë problem është mënyra se si konceptohet nga kjo kategori përdorimi i drogërave të ashtëquajtura të lehta në këtë moshë. Shpesh herë në shumë aktivitete të të rinjve, adoleshentëve, përdorimi i drogërave të lehta si mariuanë apo ekstazi konsiderohet si diçka normale nëpër

party. Kjo përbën një problem të madh për këta persona pasi më pas kalojnë në varësi nga droga. Pra tek kjo grup moshë nuk bëhet fjalë vetëm për një tymosje cigareje??? Shpeshherë ata që fillojnë drogën pretendojnë se do ta provojnë dhe do ta kenë forcën për të mos u tunduar nga ajo. Kështu ka ndodhur në shumicën dërrmuese të rasteve. Por shifrat dhe faktet

kanë treguar se është shumë e vështirë të ruash veten dhe të mos bëhesh pre e varësisë nga droga si psikologjike ashtu edhe fizike. Ju thatë se shumë shpejt do të nisë një studim për të nxjerrë shifra të sakta të përdoruesve të drogës, po të burgosurit do të përfshihen në këtë studim? Po patjetër, studimet e mirëfillta përfshijnë popullatën e përgjithshme po ashtu edhe ata që konsiderohen grupe risku sikurse janë të dënuarit, grupet që janë në minoritet siç janë romët ho-

Të zyrat e “Avokatit të Popullit” është ndërtuar tashmë një rampë, që i lejon personat me aftësi të kufizuar që të kenë një akses sado të vogël. “Avokati i Popullit”, Igli Totozani në kuadër të garantimit të aksesit të personave me aftësi të kufizuar në institucionet publike ka përuruar këtë rampë si një gjest simbolik dhe ka kërkuar që të gjithë institucionet të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre. Në ceremoni ishin përfaqësues të personave me aftësi të kufizuar si dhe ambasadori britanik në vendin tonë, Cannon.

36% janë nën 19 vjeç, midis tyre edhe 13-vjeçarë

J

onida Haxhiu, specialiste e drogës pranë Institutit të Shëndetit Publik, në një intervistë për “Shqiptarja.com” ka deklaruar se jo vetëm numri i përdoruesve sa vjen e rritet, por po ulet ndjeshëm edhe kufiri i moshës kur të rinjtë e provojnë për herë të parë drogën. Faktet janë bërë publike dhe në një aktivitet zhvilluar nga ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik si dhe “Stop AIDS”, mbështetur nga ambasada amerikane në kuadër të ditës botërore kundër drogës. Sa është numri i përdoruese të drogave në vendin tonë? Numri i përdoruesve është nj shifër që varion nga 40 mijë në 60 mijë në total. Nuk ka një studim të saktë, por jemi ndërmjet këtyre shifrave. Ndërsa numri i përdoruesve që konsiderohen problematikë, që e marrin drogën në mënyrë intravenoze, nëpërmjet shiringave, konsiderohen nga 5.000-10.000. Së shpejti do të nisë një studim kombëtar që do të nxjerrë shifra të sakta si të atyre që janë përdorues eksperimental, pra që e kanë provuar një herë dhe të atyre që janë përdorues të rregullt. Po sa i përket gjimnazistëve dhe nxënësve të klasave të nënta, sa janë ata të rrezikuar nga ky fenomen? Kjo moshë konsiderohet shumë në rrezik sa i përket përdorimit të drogës. Përveç trendit në rritje të numrit të përdoruesve të drogës, vitet e fundit, vëmë re edhe një ulje të moshës së atyre që e nisin për herë të parë. Kemi gjithmonë e më shumë përdorues

Avokati i Popullit, rampë për invalidët

moseksualët apo punonjësit e seksit, që shpesh herë janë grupe në minoritet dhe shpeshherë kanë më pak informacion stigmës që ekziston për këto grupe. A janë të rrezikuar përdoruesit e drogës nga hepatitet? Shpesh herë droga konsiderohet në simbiozë me AIDS. Droga mund të shkaktojë probleme shëndetësore siç është HIV apo edhe hepatitet, kjo për shkak të përdorimit të shiringave nga më shumë se një përdorues. Por tek ne nuk masat e parandalimit kanë qenë shumë të efektshme.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka deklaruar se, politikat e zhvillimit të vendit do të jenë në përputhje me respektimin dhe mbrojtjen mjedisore. Këtë deklaratë, ministri i Mjedisit e ka bërë gjatë samitit të OKB-së në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Kjo është hera e dytë që konferenca e Kombeve të Bashkuara zhvillohet në Rio de Zhaneiro. Çështjet që u diskutuan ishin problematika e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik duke pasur vëmendjen te mjedisi. Në përfundim të samitit, vendet ranë dakord nëpërmjet një deklarate që politikat e tyre të orientohen drejt një ekonomie të gjelbër.

Hepatiti C

S’ka shiringa, infektohen 30% e të droguarve

TIRANE

H

epatiti C është kthyer në një kërcënim serioz për personat që e marrin drogën me shiringë. Alarmi është dhënë nga Arian Boci, i “Stop AIDS”, i cili ka vënë në dukje së për shkak të ndërprerjes së fondeve, nuk shpërndahen më shiringa falas për këtë kategori. Sipas tij, edhe pse Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV tek përdoruesit e drogës, prevalenca e Hepatitit B është rreth 20% dhe vitet e fundit kemi rritje të ndjeshme të rasteve me hepatit viral C tek përdoruesit e drogave me injektim, kryesisht si rezultat i shkëmbimit të mjeteve të injektimit. “Sipas

Arian Boci

të dhënave paraprake që disponon organizata “STOP AIDS”, përqindja e hepatitit viral C në këtë grup popullate është mbi 30%. Nga ana tjetër, për shkak të mungesës së financimit, që prej marsit 2012, programet e zvogëlimit të dëmit dhe kryesisht ato të shpërndarjes së shiringave për përdoruesit e drogave janë mbyllur. Kështu që një ndër popullatat më vulnerable për marrjen dhe transmetimin e infeksioneve të tilla si HIV/ AIDS, Hepatitit B dhe C, janë komplet jashtë mbulimit me programe parandaluese, duke rritur ndjeshëm shanset për shpërthime masive të këtyre infeksioneve jo vetëm në këtë grup popullate por dhe më tej”, - ka deklaruar

Boci. Sipas tij shkëmbimi apo ripërdorimi i shiringave të përdorura është ndër rrugët më të rrezikshme për marrjen e infeksionit HIV apo hepatiteve. Ai u ëhstë referuar vendeve të Evropës Lindore, si Rusia, Ukraina, Kazakistani, etj, ku prevalenca e infeksionit HIV tek përdoruesit e drogave me injektim varion deri në 80. “Sot është e pafalshme që të lejojmë të na ndodhin skenare të tilla. Në këtë ditë të shënuar, ju bëjmë thirje institucioneve shtetërore, donatorëve të ndryshëm qeveritarë dhe jo qeveritarë, media-s, si dhe publikut të gjerë, të kthejnë vëmendjen për të kontribuar në mbështetjen e kësaj grup popullate në rrezik”, - ka qenë apeli i Bocit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.