suplementi Almedicus

Page 1

Dieta e rekomanduar në reumatizëm

Bimët që shërojnë pagjumësinë

R

P

eumatizma është një inflamacion i dhimbshëm i artikulacioneve dhe muskujve që ndonjëherë shoqërohet me temperaturë. Ajo i pengon... Faqe 17

A

agjumësia (insomnia) është çrregulli mi i regjimit të gjumit, vështirësi për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë. Pacientët që vuajnë... Faqe 19

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.26

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

SHQIPTARET SHKOJNE TE MJEKU ME NDERLIKIME TE RENDA

Kujdesi emergjent mjekësor në diabet

80% e pacienteve plotesohen me ekzaminime DR.TAULANT MUKA

        

Faqe 16

Ja çfarë duhet të kemi parasysh ër shumicën e analizave të gjakut, pacienti mund të ketë ngrënë apo pirë normalisht para marrjes së gjakut. Gjithsesi disa analiza të tjera mund të kërkojnë që të mos ushqehesh disa orë para se të bësh analizën e gjakut; mund të të kërkohet gjithashtu që të mos pish lëngje të caktuara si çaji, kafeja, alkooli apo lëngje e frutash. Kjo pasi disa...

P

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Isid Xhura Kledia Dimroci

Analizat

P

ersonat me diabet tip 2 janë në risk për zhvil limin e disa problemeve shëndetësore serioze si ataku kardiak, insulti, humbja e shikimit dhe amputimi. Ju mund të parandaloni shumë nga këto komplikacione serioze duke mbajtur diabetin nën kontroll dhe duke ditur si të dalloni një problem dhe çfarë duhet të bëni me të kur ai ndodh. Sëmundjet e zemrës dhe insulti janë shkaktarët kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë në personat me diabet. Simptomat e atakut kardiak mund të shfaqen krejt rastësisht ose mund të jenë të fshehta me prani të vetëm të dhimbjes së lehtë dhe diskomofortit. Nëse ju përjetoni një prej simptomave të mëposhmte të insultit lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Sikurse në rastin... Faqe 14

E ENJTE 02.08.2012

Rreziku

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik  Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT  Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT  Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT  Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT  Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

      

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 18

Coca-Cola, ul numrin e spermatozoidëve

E

krijuar për herë të parë nga Dr. John Stith Pemberton në vitin 1886, Coca-Cola është shndërruar në markën me shitjet më të mëdha të pijeve freskuese në botë. Duke marrë parasysh gjithë këtë sukses, Coca-Cola është mbuluar në shumë raste për efektet negative të saj mbi shëndetin. Coca-Cola ka një formulë që ruhet me tepër...


14

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Diabeti

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

SËMUNDJET E ZEMRËS dhe insulti janë shkaktarët kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë në personat me diabet

Emergjencat mjekësore të diabetit Ja si mund ti mbajmë nën kontroll SIMPTOMAT

DR.TAULANT MUKA

P

Nëse përjetoni një prej shënjave të mëposhtme që sygjerojnë për atak kardiak, takoni menjëherë mjekun tuaj:

ersonat me diabet tip 2 janë në risk për zhvil limin e disa problemeve shëndetësore serioze si ataku kardiak, insulti, humbja e shikimit dhe amputimi. Ju mund të parandaloni shumë nga këto komplikacione serioze duke mbajtur diabetin nën kontroll dhe duke ditur si të dalloni një problem dhe çfarë duhet të bëni me të kur ai ndodh. ATAKU KARDIAK Sëmundjet e zemrës dhe insulti janë shkaktarët kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë në personat me diabet. Simptomat e atakut kardiak mund të shfaqen krejt rastësisht ose mund të jenë të fshehta me prani të vetëm të dhimbjes së lehtë dhe diskomofortit. Nëse ju përjetoni një prej simptomave të mëposhmte të insultit lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Sikurse në rastin e atakut kardiak, trajtimi i menjëhershëm mund të bëj diferencën midis jetës dhe vdekjes. Shënjat paralajmëruese të insultit përfshijne mpirje të papritur të fytyrës ose mpirje dhe dobësi të krahëve, këmbëve kryesisht kur ndodh në njërën anë të trupit, të ndjerit konfuz., vështirësi në ecje dhe në të folur dhe probleme me koordinimin. Dhimbja e fortë e kokës pa asnjë arsye të dukshme gjithashtu mund të jetë një tjetër shënjë që mund të sygjerojë për insult. SËMUNDJE TË VESHKAVE. Diabeti tip 2 rrit riskun për sëmundje të veshkave që quhet ndryshe nefropatia diabetike. Kjo është një gjëndje në të cilat enët e gjakut në veshkat tuaja janë të dëmtuara në një pikë të atillë që nuk mund të pastrojnë siç duhet mbeturinat nga trupi. Nësë nuk trajtohet, mund të jetë e nevojshme dializa ose transplanti i veshkave. Në mënyrë tipike, ju nuk mund t’i vini re simptomat e sëmundjes së veshkave dërisa ajo të avancojë. Gjithsesi, nëse ju përjetoni një prej sim-

 Diskomfort të kraharorit që ndjehet si presion, shtypje, mbushje ose dhimbje në qëndër të gjoksit dhe që zgjat për pak kohë, që mund të largohet dhe rikthehet sërish.  Dhimbje në pjesë të tjera të trupit si në shpinë, nofulla, stomak, qafë ose dhimbje në të dy krahët.

Diabeti tip 2 Rrit riskun për sëmundje të veshkave ndryshe nefropatia diabetike, sëmundje të syrit që përfshijnë retinopatinë diabetike( që prek enët e gjakut në sy), glaukomën dhe kataraktin.

ptomave të mëposhtme, tregojini menjëherë mjekut tuaj: Enjtje në kyçe ose këmbët tuaja KRAMPE MUSKULARE

 Një nevojë për të shkuar më shumë se normalisht në tualet  Nauzea dhe të vjella  Dobësi dhe zbehje e lëkurës KRUAJTJE Mënyra më e mirë për të parandaluar problemet e veshkave në diabetin tip 2 është monitorimi i urinës, gjakut dhe i tensionit arterial dhe të mbani nën kontroll sheqerin në gjak dhe presionin arterial. PROBLEMET ME SYRIN

 Shkurtim të frymëmarrjes.  Nauze dhe marrje mendsh.  Insult Personat me diabet tip 2 janë në risk për shumë sëmundje të syrit që përfshijnë retinopatinë diabetike( që prek enët e gjakut në sy), glaukomën dhe kataraktin.

Nëse nuk trajtohen, këto gjëndje mund të çojnë në humbje të shikimit. Takoni mjekun tuaj nëse keni shikim të turbullt që zgjat më shumë se dy ditë ose humbje e papritur të shikimit në nje prej sytë tuaj ose në të dy sytë. Shënja të tjera paralajmëruesë të sëmundjes diabetike të syrit janë shfaqja para syve e njollave të zeza ose gri, dhimbjes ose presionit në një ose të dy sytë. HIPERGLICEMI Hiperglicemia nënkupton se ju keni shumë sheqer në gjak. Sheqeri i lartë në gjak jo gjithmonë prodhon simptoma e për pasojë është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Kur simptomat e hiperglicemisë shfaqen, si urinimi i shpeshtë, etja ek-

streme, të ndjerit i lodhur dhe i dobët, shikimi i turbullt ose të ndjerit i uritur edhe pas ngrënies, takoni menjëherë mjekun. Ai ose ajo mund t’ju bëjë disa ndryshime në medikamentet që merrni dhe mund t’ju sygjerojë ndryshime në stilin e jetesës dhe dietës për t’ju ndihmuar të mbani një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak. Çelësi për të parandaluar shumë prej këtyre komplikacioneve të diabetit është mbajtja në normë e niveleve të sheqerit në gjak. Hani shëndetshëm, bëni ushtrime fizike, monitoroni sheqerin tuaj në gjak dhe mos pini duhan. Raportoni mjekut tuaj çdo shënjë jo të zakonshme! Sëbashku mund të punoni për të parandaluar këto komplikacione të diabetit.

Personat me diabet

Janë në risk për dëmtim të nervit D

ëmtimi i nervit i lidhur me dia betin tip 2 mund të shkkatojë një humbje të ndjesisë në këmbët tuaja. Kjo ju predispozon ndaj dëmtimeve dhe infeksioneve. Mund t’ju shfaqen flluska ose të zhvilloni prerje në këmbë që nuk i ndjeni dhe nëse nuk i kontrolloni vazhdimisht këmbët tuaja mund të zhvillohet infeksioni. Infeksioni i patrajtuar mund të rezultojë në gangrenë(vdekje e indit) dhe në amputim të këmbës së prekur. Sipas studimeve, disa faktorë rrisin riskun tuaj për këmbë diabetike, si të qënit mashkull dhe të paturit diabet

për më shumë se 23 vjet. Diabeti gjithashtu jua bën më të vështirë luftën ndaj infeksioneve duke shkaktuar probleme me lëkurën. Disa gjëndje të lekurës janë të lidhura me diabetin. Edhe prerjet ose gërvishtjet më të vogla mund të kthehen shumë shpejt në një problem serioz. Çdo fryrje, prerje ose gërvishtje duhet të pastrohet dhe trajtohet me një krem antibiotik dhe duhet të monitorohet me kujdes. Takoni menjëherë mjekun tuaj nëse vini re inflamacion dhe skuqje në trup, puçra që ju nxisin t’i kru-

ani, prerje, plagë ose flluska në këmbën tuaj që shërohen ngadalë dhe nuk janë aq të dhimbshme sa ju mund të prisnit të ishin. Shënja të tjera janë mpirja, therja ose ndjesia e djegies në duart dhe këmbët duke përfshirë edhe gishtat. Dobësia muskulare që vështirëson ecjen, dhimbja therëse që përkeqësohet gjatë natës, infeksioni i fshikzës urinare dhe probleme me kontrollin e zbrazjes së urinës apo disfunksioni erektil te meshkujt dhe tharja vaginale te femrat mund të jenë gjithashtu shënja të neuropatisë.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Studim i Fakultetit të Mjekësisë

S

ëmundja e diabetit në vendin tonë “kapet” shumë vonë dhe rreth 1 në 2 pacientë paraqiten te mjeku me komplikacione serioze. Neglizhenca e tyre për t’u vizituar bën që diabeti të avancojë me zhvillimin e komplikacioneve serioze, siç janë sëmundjet diabetike të syrit, veshkave, dëmtim të nervave (neuropatisë) dhe sëmundjeve të zemrës që përbëjnë edhe shkakun kryesor të vdekjeve te pacientët diabetikë. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, nga Prof. As. Florian Toti dhe mjeku i sapodiplomuar Taulant Muka. Studimi është kryer nga muaji janar 2012 deri

Sipas statistikave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit(IDF), në Shqipëri numërohen rreth 64.000 persona të moshës 20-79 vjeç të prekur nga diabeti në qershor 2012, duke përfshirë të gjithë pacientët e shtruar për herë të parë me diabet pranë Pavijonit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Sipas studimit, mosha e fillimit të diagnostikimit të diabetit në vend është rreth 56 vjeç, ndërkohë që sëmundja shfaqet shumë më herët, kryesisht pas moshës 30vjeçare. Për këtë arsye, shumica e pacientëve që paraqiten te mjeku me diabet kanë të zhvilluar komplikacione serioze, si: sëmundjet e syrit që avancojnë drejt verbimit, dëmtime të veshkave, zemrës dhe me këmbës diabetike. “Mbi 40% për qind e personave që kanë diabet diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të paktën një prej komplikacioneve të mësipërme të diabetit. Rreth 30.43% e personave në momentin e diagnostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit), rreth 11.32% kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre. Mbi 40 % shfaqen me neuropati, e cila përbën një risk për këmbë diabetike dhe amputime të gjymtyrëve. Gjithashtu, 11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të

15

DIABETI, shqiptarët shkojnë te mjeku me komplikacione të rënda 80 për qind e diabetikëve s’ekzaminohen

1 në 2 pacientë me diabet kanë komplikacione serioze Vetëm 2 në 10 pacientë plotësohen me ekzaminime!

KUJDES!

Nëse keni etje shpeshherë gjatë ditës, urinoni shpesh

N

Prof. As. Florian Toti

EKZAMINIMI

 80% të rasteve, pacientët nuk plotësoheshin me të gjitha ekzaminimet për të kapur komplikacionet

 64% të rasteve pacientët shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin

 45.28% të rasteve, tek pacientët me diabet realizoheshin ekzaminimet për sëmundjet e syrit

 22.64% të rasteve, tek pacientët me diabet bëhet ekzaminimi për dëmtimin e nervave (neuropatisë)

DIAGNOSTIKIMI I DIABETIT

 40% e personave diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të paktën një prej komplikacioneve  30.43% e personave në momentin e diagnostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit)  40% shfaqen me neuropati që përbën një risk për këmbë diabetike dhe këputje të gjymtyrëve  11.32% e tyre kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre  11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të trurit

trurit”, – thuhet në përfundimet e studimit. Gjithashtu, rreth 80 për qind e personave që vuajnë nga diabeti nuk plotësohen me ekzaminimet e duhura, të cilat janë të nevojshme për të kapur komplikacionet afatgjata të kësaj sëmundjeje dhe që do të mundësonin mjekimin e hershëm dhe avancimin e mëtejshëm të sëmundjes. Sipas rezultateve të studimit të kryer, 8 në 10 pacientë me diabet lihen të lirë pavarësisht riskut të lartë për zhvillimin e komplikacioneve, ndërkohë që ekzaminimet për sëmundjet e syrit realizoheshin vetëm në 45.28 % të rasteve ndërsa ekzaminimi për dëmtimin e nervave bëhej vetëm në 22.64 % të pacientëve që paraqiten me diabet. Studimi i realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë nxjerr përfundime të rëndësishme edhe për metodat e përdoruara në vendin tonë për ekzaminimet e të sëmurëve me diabet. Sipas tij, metodat e përdorura në vendin tonë nuk janë ato që rekomandohen nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe kjo nënkupton moskapjen e komplikacioneve të diabetit në fazë të hershme, por vetëm në fazë të vonshme. Kjo u vërtetua tek ekzaminimet që kryhen për sëmundjen e veshkave ku ende përdoret

djeheni i lodhur apo keni humbje në peshë atëherë ju mund të keni diabet. Nëse keni një prej këtyre simptomave është e këshillueshme të takoni mjekun e familjes dhe të bëni një analizë të thjeshtë për të matur nivelin e sheqerit në gjak. Ju jeni edhe më shumë i rrezikuar nëse një pjesëtar i familjes suaj ka diabet. Kapja e hershme e diabetit dhe kontrolli i sheqerit në gjak ju mundëson parandalimin e shfaqjes së komplikacioneve afatgjata të diabetit të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë në pacientët diabetik.

“urina 24 orëshe”. Kjo metodë nuk mundëson kapjen e hershme të sëmundjeve së veshkave në diabet, por vetëm të fazave të avancuara të saj. Gjatë studimit reziltoi se në 64% të rasteve pacientët diabetikë shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin përkatës. Pra, 8 në 10 pacientë nuk merrnin mjekimin për yndyrat e larta në gjak, të cilat përbëjnë një faktor të rëndësishëm në sëmundjen e diabetit për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës që mund të jenë vdekjeprurëse. Sipas studiuesve rezultatet janë edhe më alarmuese, pasi këto të dhëna janë mbledhur në një qendër mjekësore terciare siç është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Ndërkohë që, gjendja paraqitet edhe më e rëndë në qendrat parësore dhe dytësore ku këto ekzaminime nuk mundësohen fare, në një kohë që numri më i madh i rasteve me diabet paraqiten pikërisht

pranë këtyre qendrave. Për këto arsye mjeku i familjes dhe endokrinologu (mjeku specialist) duhet patjetër të rekomandojë ekzaminimet përkatëse për një pacientët të sapodiagnostikuar me diabet”, thuhet në studim. Ndaj mjekët hedhin “sytë” tek krijimi i politikave shëndetësore për kapjen e hershme të sëmundjes së diabetit si dhe plotësimin e të gjithë pacientëve që paraqiten me diabet me ekzaminimet që mundësojnë kapjen e komplikacioneve të kësaj sëmundjeje. Sipas statistikave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit(IDF), në Shqipëri numërohen rreth 64.000 persona të moshës 20-79 vjeç të prekur nga diabeti. Ky numër pritet të dyfishohet në vitet e ardhmshne. Sipas IDF është vënë re se femrat janë më të prekura nga diabeti krahasuar me meshkujt si dhe prevalenca e diabetit është më e shpeshtë në zonat urbane krahasuar me zonat rurale.


16

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Laborator

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

MAMOGRAFINA duhet bërë mbi moshën 35 vjeç. Koha më e mirë për të bërë testin është kur gjiri është më i butë

Analizat mjekësore, çfarë duhet të kemi parasysh

ANALIZA E GJAKUT Për shumicën e analizave të gjakut, pacienti mund të ketë ngrënë apo pirë normalisht para marrjes së gjakut. Gjithsesi disa analiza të tjera mund të kërkojnë që të mos ushqehesh disa orë para se të bësh analizën e gjakut; mund të të kërkohet gjithashtu që të mos pish lëngje të caktuara si çaji, kafeja, alkooli apo lëngje e frutash. Kjo pasi disa tipe ushqimesh apo lëngjesh mund të ndikojnë në saktësinë e disa tipave të analizave të gjakut. Përdorimi i zhgutit (llas-

PAP-Testi, 2 javë pas menstruacioneve DUHET TË DINI

Gabimet laboratorike, cilët janë faktorët

T

estet laboratorike që masin përqëndrimin e një analiti (lënde të caktuar) në gjak ose lëngje të tjera biologjike përshkruhen nga mjeku me qëllim që t’i vlerësojë gjendjen pacientit. Shumë faktorë ndikojnë në rezultatet laboratorike dhe mund të jenë burim i gabimeve. Disa prej tyre janë joanalitik dhe në tërësinë e tyre njihen si faktorë proanalitik të gabimeve.

Gjinekologët rekomandojnë se para kryerjes së PAP testit, pacientet duhet që përkohësisht të mos përdorin kremra, mjekime, spraj dhe tampone tikut) për marrjen e gjakut venoz shkakton stazë venoze dhe mund të ndikojë në disa tregues laboratorik; mbajtja e tij mbi 1 minutë rrit përqëndrimin e proteinave dhe të kaliumit sidomos kur shoqërohet me hapje e mbyllje të dorës. Çdo laborator duhet të zbatojë protokollet për ruajtjen e kampioneve për ato ekzaminime që nuk bëhen brenda ditës.

A

test i cili përseritët çdo vit.

MAMOGRAFIA Për të bërë mamografinë duhet të jesh mbi moshën 35 vjeç. Koha më e mirë për të bërë testin është kur gjiri është më i butë. Për gratë të cilat janë para menopauzës testin mund ta bëjnë një javë pas mensturacioneve. Ditën në të cilën do të bëhet mamografia nuk duhet të jesh lyer me locione trupi, pudër talk ose de-

odorant, pasi mund të interferojnë në procedurë. Para se të vendosësh datën e mamografisë duhet të pyesësh mjekun që ju ndjek ose radiologun në qoftë se duhet të sjellësh filmat e mamogramave të bëra më parë. Duke qënë se testi përfshin ekspozimin ndaj rrezeve X, duhet patjetër të njoftohet mjeku nëse ka ndonjë mundësi që ju të jeni shtatzënë. Ky është një

PAP TEST (PAPANIKOLAU) Rekomandohet për gratë nga mosha 25 vjeç deri 50-60 vjeç dhe për ato më të reja të cilat kanë filluar të kenë marrdhënie seksuale (pak vite pas marrdhënies së parë seksuale). Ky test duhet të bëhet të paktën 2 javë pas mensturacioneve. Gjinekologët rekomandojnë se disa ditë para kryerjes së PAP testit, pacientet duhet që përkohësisht të mos përdorin kremra, mjekime, spraj dhe tampone. Gjithashtu është mire që

përkohësisht të mos kryhen marrdhënie seksuale për të arritur një rezultat më të mirë.

marrjes së gjakut. Të ndalohet marrja e ilaçeve si antibiotikë, kontraceptivë oral, estrogjen etj.

GLICEMIA Për këtë analizë mund t’i kërkohet pacientit që të mos ushqehet 8-10 orët para analizës, kjo analizë duhet të bëhet në mëngjes.

ANALIZA E URINËS Duhet patur parasysh për të marrë urinën nevojitet një provëz (gotë), që mund të merret në farmaci, e shkallëzuar për mbushje 15-20 ml. Marrja duhet bërë në mëngjes dhe paraprakisht bëhet pastrimi me ujë dhe pa asnjë lloj solucioni pastrues. Merret ajo pjesë e urinës midis fillimit dhe fundit të urinimit.

ANALIZA E KOLESTEROLIT Personat me nivele normale kolesteroli duhet ta bëjnë këtë analizë çdo 5 vjet. Para se të bëhet analiza duhet të ushqehen 14-15 orë para

Faktoret joanalitikë

Ndikimi i tyre në rezultatet laboratorike NDRYSHIMET BIOLOGJIKE CIKLIKE Ndryshimet ciklike pasqyrojnë ndryshimin e përqëndrimit të substancave që duhet të masim në kohë, ditë, javë dhe muaj. Më i rëndësishëm është ritmi cirkadian që i referohet një ditë. Melatonina, një derivat i seretoninës, prodhohet në gjendrën pineale dhe ndikon në funksionin e boshtit hipotalamushipofizë. Ky hormon prodhohet në errësirë, cikli gjumë-zgjim nxit prodhimin e melatoninës. Për këtë arsye, hormonet hipofizare dhe të gjëndrave të tjera që janë nën kontrollin e saj janë më të lartë në mëngjes se në orët e vona të ditës. Disa hormone si psh: hormoni i rritjes (GH) çlirohet në mënyrë periodike gjatë ditës. Tregues biokimikë të analizave rutinë si hek-

it dhe në gjendje esëll ose të merret gjaku dy herë në ditë si psh: për kortozolin, gjaku merret në orën 8 të mëngjesit dhe në orën 17 pasdite.

uri në gjak (sideremia), fosfataza, elektrolitet në urinë: Na+, K+, fosfatet paraqesin një variacion cirkadian të shprehur. Për ato tregues biokimik që i nënshtrohen një variacioni cirkadian të shprehur, rekomandohet të merret gjaku në mëngjes, jo shumë vonë pas zgjim-

USHTRIMET FIZIKE Nga analizat kimike rutinë që ndikohen nga ushtrimet fizike, përmendim kaliumin, fosfatet, kreatinën dhe proteinat. Ato ndryshojnë nga një sforcim fizik. Enzimat muskulore si CK, AST, acidi urik, bilirubina, kalçiumi rriten ndërsa glukoza dhe fosfatet ulen.

liumi dhe fosfatet që i nënshtrohen një shifti drejt qelizave nga hiperinsulinemia pas ngrënies ulen. Substancat që gjenden në ushqime mund të interferojnë në metodat e matjes të disa analitëve, psh: vanilina interferon në matjen e metaboliteve të katekolaminave, marrja e mishit ose e preparateve me hekur mund të japin një rezultat fals pozitiv për gjak okult në feçe. Një dietë e pasur në proteina ndihmon në përqendrimin e ures dhe klirensin e keratinës.

DIETA Pas ngrënies ka një rritje të përqendrimit në gjak të glukozës dhe triglicerideve, gastrina dhe insulina rriten pas ngrënies; rriten gjithashtu natriumi, acidi urik, hekuri dhe laktatdehidrogjenaza. Ka-

STRESI Stresi mendor dhe fizik mund të ndikojnë në rezultatet laboratorike. Stresi indukton prodhimin e ACTH, kortizolit dhe katekolaminave. Psh: Pas infarktit akut të miokardit, kolesteroli bie pas 24 orësh duke e

kthyer urin në 60 % të vlerës para infarktit, duke u kthyer në këtë vlerë pas 3 muajsh. QËNDRIMI GJATË ANALIZËS Pozicioni në momentin e marrjes se gjakut mund ti shkaktojë ndryshime në vlerat e analizave biokimike. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, rrit presionin hidrostatik, lëngjet dhe elektrolitet nga shtrati vaskular notojnë drejt intersticiumit duke shkaktuar hemokoncentrim. Kjo rrit proteinat, kolesterolin, hemoglobinen. Qëndrimi shtrirë rikthen ujin drejt shtratit vaskular duke korriguar hemokoncentrimin. Ndaj në disa raste rekomandohet që pacienti të rrijë shtrirë 15 min para dhe pas marrjes së gjakut për analizat laboratorike.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Sëmundjet reumatizmale

PËRVEÇ ndjekjes së planit specifik dietetik, është e nevojshme të bëni ndryshime edhe në stilin tuaj të jetesës

Disa nga ushqimet më të rekomanduara Llixhat, 2-3 herë në javë për 3 muaj FJORDA KOROMANI

R

eumatizma është një inflamacion i dhimb shëm i artikulacioneve dhe muskujve që ndonjëherë shoqërohet me temperaturë. Ajo i pengon të sëmurët të kryejnë shumë nga aktivitetet e përditshme që kërkojnë levizjen e artikulacioneve. Çfarë e shkakton reumatizmën konkretisht është ende e paqartë, por mendohet se ajo shkaktohet nga një bakter, i cili pasi vendoset në artikulacion prodhon toksina dhe i lëshon ato në trup. Reumatizma është një term që i referohet çrregullimeve të lidhura me pjesë të ndryshme të trupit. Në kundërshtim me atë që shumë njerëz mendojnë, reumatizma nuk është as ethe rheumatike dhe as artrit reumatik, pra nuk është sëmundje specifike. Ajo është më tepër një term për të përshkruar një gjendje që shfaqet në formën e dhimbjeve të forta dhe dobësisë trupore. Trajtimi i reumatizmës mund të ndryshojë duke u bazuar në mënyrën e shfaqjes te një person si dhe në peshën e tij. Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje janë këshilluar shpesh të ndjekin një trajtim me dietë të vecantë, përveç dietës të përgjithshme të trajtimit për sëmundjen kryesore që ata janë duke ndjekur. Hapi i parë në trajtimin dietetik të reumatizmës është se pacienti duhet të agjërojë për një periudhë të shkurtër kohe dhe të konsumojë vetëm lëngje dhe ujë. Kjo dietë me lëngje zgjat për rreth 3-4 ditë dhe pacienti duhet të arrijë në atë pikë që të konsumojë lëng portokalli, të përzier së bashku me ujë të ngrohtë, këtë duhet të bëjë çdo dy orë apo më shumë, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes. Dieta me lëng portokalli për të sëmurët me reumatizmë nuk duhet të shoqërohet nga ushqime të tjera, ndryshe shkon dëm gjithë agjerimi. Njerëzit të cilët përballen me vështirësi në tretje dhe në defekim për shkak të kësaj janë këshilluar të pas-

trojnë zorrët e tyre duke përdorur klizmë. Pas agjërimit me lëng portokalli pacientët janë të lejuar të hanë ushqime të caktuara për dietën e reumatizmës për një periudhë prej 2 javësh. Mëngjesi në këtë kohë, duhet të përbëhet nga lëng rrushi ose portokalli, dreka duhet të përfshijë sallatë perimesh, së bashku me kumbulla të thata, fiq dhe rrush. Për darkë,

këshillohet që pacientët të konsumojnë dy lloje perimesh të zjera, si lulelakër, lakër, spinaq, rRepa ose karrota, disa arra ose fruta mund shtohen për darkë në një dietë të reumatizmës palindromike ( kriza akute të artritit që karakterizohen nga dhimbje, skuqje, fryrje dhe prishje të funksionit të një ose më shumë artikulacioneve). Pas dietës dy javore , pa-

17

cientët duhet të konsumojnë në sasi të mëdha perime të freskëta dhe fruta të pjekura ( shumë të bëra). Madje duhet të konsumoni lëng limoni të paktën dy ose tre herë në ditë. Pacientët me reumatizëm mund të përfitojnë shumë nga lëngu i perimeve të gjalla. Trajtimi dietetik i reumatizmës ndalon disa ushqime dhe pije si turshitë, alkooli, çaji, drithërat e përpunuara, buka e bardhë, mishi, salcërat, kafeja, sheqeri dhe peshku. Përveç ndjekjes së planit specifik dietetik, është e nevojshme të bëni ndryshime edhe në stilin tuaj të jetesës. Meqënëse reumatizma jep dhimbje në gjithë trupin, mund të aplikoni kompresa të ngrohta në vendet ku keni dhimbje ose në rastin kur ato janë të gjeneralizuara mund tgë zhyteni në vaskë me ujë të nxehtë, të efektshme janë dhe banjot me avull. Shumë ekspertë të shëndetit këshillojnë vajtjen në llixha për një periudhë kohore 2-3 herë në javë për 3 muaj, sidomos për ata që vuajnë nga reumatizma kronike. Ata këshillojnë gjithashtu ushtrime të lehta, mundësisht në ambient të hapur ( natyrë), por në mot të ngrohtë pas i ftohti dhe lagështia e përkeqësojnë sëmundjen.

Këshilla

Disa ushqime për reumatizmën U

shqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe marrja e ushqimeve të duhura, luan një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e rheumatizmës. Në fakt, personave që vuajnë nga kjo sëmundje por që nuk marrin mjekim, mënyra më efektive në trajtim që ju rekomandohet është përdorimi i një diete ushqimore rigoroze .  Patate të pagatuara: Ndihmojnë shumë për të çliruar nga dhimbjet dhe parehatia që shkaktohen nga reumatizma. Meqë lëkura e patateve është shumë e pasur në minerale, ato mund të futen në ujë, të zihen dhe më pas të pihet lëngu. Lëngu këshillohet të konsumohet disa herë në ditë para vakteve.  Kungulli i hidhur: Lëngu i nxjerrë prej tij duhet të përzihet me një lugë mjaltë dhe më pas të konsumohet. Është e rëndësishme të merret çdo ditë për tre muaj me rradhë  Selinoja: Lëngu i nxjerrë prej saj duket se është më i efektshëm sesa vetë konsumi i kesaj perimeje në rastin e të sëmurëve reumatik.  Limonat: Rekomandohet të pihet lëngu i dy ose tre limonave çdo ditë për të paktën tre muaj.  Arrat: Konsumimi i të pakën 6 kokrrave arra çdo ditë ndihmon në qetësimin e dhimbjeve në mënyrë efektive. Ka disa lloje të ndryshme dietash ushqimore

USHQIMET QË NUK REKOMANDOHEN:

 Alkooli  Pijet që përmbajnë

kafeinë, si : çaji,kafja dhe çokollata e nxehtë.

 Erëzat dhe turshitë  Mish i kuq, peshku dhe produktet e mishit

 Drithërat e

përpunuara, si ato që ndodhen te buka e bardhë

 Ëmbëlsirat dhe

produkte të tjera që përmbajnë sasi të madhe sheqeri.

për të sëmurët me reumatizëm të cilat mund ti merrni në burime të ndryshme si, nëpër libra mjekësorë apo faqe interneti. Megjithatë para se të nisni ndonjë prej tyre, apo nëse doni të ndryshoni mënyrën tuaj të të ushqyerit duhet absolutisht të konsultoheni me mjekun dhe të merrni aprovimin e tij.

Shembull

Dieta për Artritin dhe Reumatizmën  Jo drithëra, brumëra apo sheqer të rafinuar  Përdorni pak kripë. ushqime të pjekura, bukë, ose çereali( drithëra) të përpunuara  Ushqime pa konservantë  Pakësoni kafenë, çajin e zi  Pakësoni përdorimin e mishit të kuq, ëmbëlsirave, bulmetin dhe alkoolin > Ushqime jo acide (më pak se 20% acid) Shmangni përdorimin e domateve, patateve, piperit Para mëngjesit: 30-60 minuta para se të hani mëngjes, përzieni 1

lugë vaji mëlçie merluci me 2 lugë gjelle lëng portokalli ose qumësht dhe pijini. Nuk duhet të konsumoni asgjë tjetër para mëngjesit Mëngjesi: Një lugë gjelle uthull molle përziejeni me ½ lugë mjaltë në një gotë të mbushur deri në gjysëm me ujë të ngrohtë. Konsumoni fruta- mund ti shtoni dhe pak kos. Do të ishte më mirë të konsumohej çdo ditë një lloj fruti gjithë ditën dhe mos ti përzieni ato, psh. një tas qershi dhe kos, ose rrush Suplemente: 2 tableta kalcium/ magnez, 2 tab. Multiminerale,

Glukozaminë sulfat, (GLS, 1000 mg), Metil Sufonil Metan (MSM, 1000 mg). Paradite: (nëse dëshironi) Fruta ose perime Dreka: Pjesa më e madhe e këtij vakti duhet të jetë sallata jeshile. Mund të hani gjithashtu supë ose perime të tjera. Suplemente: Vitaminë C 500 mg, 1 lugë gjelle Aloe Vera, 400 IU Vitaminë E. Pasdite: Mund të hani të njejtat ushqime si paradite. Darkë: Sallatë në sasi të madhe, perime të gatuara në mënyra të ndryshme, gjellë në tavë, drithëra. Suplemente: Njëlloj si për mëngjes.


18

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Coca-Cola

E

krijuar për herë të parë nga Dr. John Stith Pem berton në vitin 1886, Coca-Cola është shndërruar në markën me shitjet më të mëdha të pijeve freskuese në botë. Duke marrë parasysh gjithë këtë sukses, Coca-Cola është mbuluar në shumë raste për efektet negative të saj mbi shëndetin. Cilët janë përbërësit e kësaj pijeje? Coca-Cola ka një formulë që ruhet me tepër besnikëri nga kompania mëmë dhe sot vetëm hamendësohet mbi të. Përveç kësaj, çdo kompani dytësore në vendet përkatëse ka një formulë të vetën që ndryshon pak nga ajo e kompanisë mëmë. Pavarësisht këtyre, ajo që dimë për Coca-

LMEDICU

NGJYRUESI 4-metilimidazol ka rezultuar se është kancerogjen në testet laboratorike me minj. Për këtë arsye, Coca-Cola në SHBA ka ndryshuar procesin e prodhimit

Ul 30% numrin e spermatozoidëve holla, gjë që ndodh 15-60 minuta pas konsumimit. Kafeina ngushton arteriet dhe venat dhe shton rrahjet e zemrës duke e mbingarkuar këtë të fundit. Gjithashtu, kafeina frenon oreksin. Pas pirjes së një pijeje me kafeinë merret

Është e rëndësishme që konsumimi i këtyre pijeve të mos bëhet asnjëherë nëse jemi të urituar apo kemi disa orë pa ngrënë gjë

ACIDITETI Coca-Cola është një prej pijeve më acide në treg. Është parë se kjo pije ka një pH të përafërt me atë të uthullës, midis 2.0 dhe 3.4, sipas Administratës për Ushqimet dhe Medikamentet (FDA) në SHBA. Aciditeti i lartë me kalimin e kohës i dëmton tejmase dhëmbët. Përveç kësaj, aciditeti i lartë në stomak është një prej faktorëve të formimit të ulçerave dhe erozioneve. SHEQERI Një kanaçe Coca-Cola 330

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Freskuese, por edhe e dëmshme

MIRALD GINA

Cola është që përmban ujë të gazuar, sheqer, aspartam (ëmbëlsues me pak kalori), ngjyruesin 4-metilimidazol (4-MI), kafeinë, acid fosforik, sasi gjurmë (shumë të vogla) alkooli dhe substanca të tjera aromatizuese, konservuese etj. Ngjyruesi 4-metilimidazol Jo më larg se disa javë më parë në Britaninë e Madhe bien këmbanat e alarmit për efektet negative të këtij ngjyruesi. Gjithashtu, në SHBA (Kaliforni) autoritetet kërkojnë që të gjitha pijet që përmbajnë këtë ngjyrues (në sasi mbi 30 mikrogramë) të vendosin një tabelë paralajmëruese në produktet e tyre. Në këtë mënyrë ia lënë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë produktin apo jo. E gjitha kjo sepse ky ngjyrues ka rezultuar se është kancerogjen në testet laboratorike me minj. Për këtë arsye, Coca-Cola në SHBA ka ndryshuar procesin e prodhimit për të pakësuar nivelet e kësaj substance. Por në vende të tjera ende nuk është marrë një masë e tillë. Sasia e 4-MI e gjetur në kanaçet e Coca-Cola në Britani është 135 mikrogramë, ose rreth 34 herë më e lartë se sa në SHBA. Sa është kjo vlerë në vendin tonë? Këtë nuk e dimë, por dimë që në çdo vend sasia e kësaj substance është më e lartë se në SHBA, duke filluar nga 56 mikrogramë në Kinë e deri në 267 mikrogramë në Brazil.

A

ml përmban rreth 39 gramë sheqer, ose 13% të sasisë ditore të rekomanduar të sheqerit që duhet konsumuar. Është një nga shkaktarët, së bashku me aciditetin, e dëmtimit të dhëmbëve. Përveç kësaj ndikon në marrjen e tepërt të kalorive dhe shtimin në peshë, duke shtuar efektet negative në organizëm. KAFEINA Një kanaçe Coca-Cola 330 ml përmban rreth 64 mg kafeinë. Kafeina e fillon veprimin kur futet në gjak pasi përthithet nga stomaku dhe zorrët e

një sasi e caktuar kalorish dhe uria shuhet, por trupi fillon ta lidhë urinë me konsumimin e pijeve të tilla. Prandaj është e rëndësishme që konsumimi i këtyre pijeve të mos bëhet asnjëherë nëse jemi të urituar apo kemi disa orë pa ngrënë gjë. Kafeina është gjithashtu një diuretik, që do të thotë ndihmon largimin e ujit përmes veshkave. Kjo shkakton krampe intestinale dhe irritim të veshkave. Së fundi, kafeina është një substancë adiktive, prandaj ndërprerja e menjëhershme e konsumimit të kafeinës shkakton simptom-

at e abstinencës, kryesisht dhimbje koke dhe humor të keq. ACIDI FOSFORIK Pijet freksuese janë të njohura për sasitë e larta të fosforit dhe sasitë e ulëta të kalciumit. Për këtë arsye, ato renditen ndër faktorët që mund të shkaktojnë osteoporozë, sidomos te njerëzit e predispozuar (psh. gratë në menopauzë) pasi ai nxjerr kalciumin nga kockat. Sa për ilustrim, acidi fosforik, me një pH rreth 2.8, do të tresë një thua për 4 ditë. ASPARTAMI Siç e përmendëm më sipër është një prej ëmbëlsuesve artificialë (rreth 200 herë më i ëmbël se sheqeri) që përdoren për shkak se kanë vlerë të ulët kalorike. I miratuar në vitin 1981 nga FDA si aditiv në ushqime, e më pas në vitin 1983 edhe në pije, aspartami është një nga substancat që vazhdon të ngjallë shumë kundërshti. Shumë e konsiderojnë si substancë të sigurt kur përdoret në nivelet e rekomanduara, por ka të tjerë që thonë se është substanca më e dëmshme që ekziston. 40% e aspartamit është

acid aspartik (ose aspartat) dhe pjesa tjetër fenilalaninë. Aspartati është një neurotransmetues eksitues që vepron në tru duke lehtësuar kalimin e informacionit nga një neuron në tjetrin. Sasitë e mëdha të aspartatit ose glutamatit në tru i vrasin qelizat nervore pasi rrisin futjen e kalciumit në to. Përpara se të vihet re një simptomë apo shenjë janë shkatërruar 75% ose më tepër e qelizave nervore në atë zonë të veçantë të trurit. Sipas zonave të prekura, problemet që mund të shfaqen janë: dhimbje koke/ migrena, nauze, lodhje, çrregullime të gjumit, çrregullime të shikimit, kriza ankthi, depresion, humbje kujtese etj. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që marrja e aspartamit të shmanget te pacientët me fenilketonuri (sëmundje e lindur gjenetike). Produkte të tjera të dëmshme të aspartamit janë fenilalanina dhe metanoli (alkool toksik). EFEKTI MBI SPERMËN Mundësia e një efekti spermicid (vrasës të qelizave të spermës) të Coca-Cola u raportua në fillim në vitin 1985 në Neë England Journal of Medicine. Dy vite më pas, disa kërkues në Kinë zbuluan se Coca-Cola pakëson lëvizshmërinë e spermës, por nuk ka një efekt të theksuar. Në Mars 2010, u raportuan rezultatet e një studimi danez, sipas të cilave meshkujt që konsumonin 2-3 kanaçe Coca-Cola në ditë kishin pakësim me 30% të numrit të spermatozoideve. Kërkuesit mendojnë se luan rol edhe ushqyerja në përgjithësi, pasi njerëzit që nuk konsumojnë Coca-Cola, përgjithësisht janë më të prirur të konsumojnë fruta dhe perime të freskëta, më pak kafeinë dhe bëjnë një jetë më të shëndetshme.

Uji i gazuar

Efektet anësore në organizëm P

ërbërësi kryesor i pjesës më të madhe të pijeve freskuese. Në fakt, është ujë natyral në të cilin është shtuar dioksid karboni duke i dhënë vetitë që të gjithë i njohim. Ka edhe ujë të gazuar natyral si në burimet e ujit mineral të gazuar, në të cilat dioksidi i karbonit gjendet i tretur në ujë. Efektet në organizëm:

KTHIMI I ACIDIT TË STOMAKUT NË EZOFAG Është shqetësimi kryesor për të gjitha pijet me gaz. Një studim në vitin 2006 tregoi se 62% e subjekteve të shëndetshëm në studim, të cilëve iu dhanë pije të gazuara, shfaqën ulje të tonusit të sfinkterit

të poshtëm të ezofagut. Kjo mundësoi kthimin e acidit të stomakut në ezofag duke dhënë sëmundjen e refluksit gastroezofageal me pasoja të vonshme (ulcera, djegie, kollë, ngushtim i ezofagut dhe vështirësi në gëlltitje e deri në kancer ezofagu). KOLESTEROLI Nga një studim në Itali, ku subjekteve me nivel të lartë të kolesterolit dhe LDL-kolesterolit iu dha ujë mineral i gazuar dhe ujë çezme për 9 javë, u pa se subjektet që pinë ujë të gazuar patën reduktim më të madh të niveleve të koles-

terolit. Nga kjo lindi hipoteza se ujërat minerale të pasura në kripëra, të cilat përfshijnë edhe ujin e gazuar, mund të reduktojnë nivelet e kolesterolit. SËMUNDJET E ZEMRËS Një studim tjetër në Spanjë, te gratë pas menopauzës, arriti në përfundime të ngjashme me studimin italian. Gratë që konsumuan ujë të gazuar të pasur me minerale (natrium, bikarbonat dhe klorure) kishin jo vetëm reduktim të nivelit të kolesterolit, por edhe të treguesve të tjerë kardiovaskularë si dhe pakësim të nivelit të

sheqerit në gjak. OSTEOPOROZA Coca-Cola është akuzuar për humbjen e mineralizimit të kockave si pasojë e acidit fosforik që përmban, i cili nxjerr kalciumin nga kockat. Por uji i gazuar i thjeshtë përmban nivele të larta bikarbonatesh dhe është një pije me pH alkalin, e kundërta e pijeve acide. Një studim i vitit 2005 në Spanjë tregoi se grate që pinin 1 litër ujë të gazuar në ditë kishin humbje më të vogla të kalciumit sesa kur pinin ujë çezme. Shkencëtarët arritën në përfundimin që uji i gazuar neutralizon aciditetin në trup dhe ndihmon për ruajtjen e kalciumit brenda kockave.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Kura natyrale

19

SIPAS NJE STUDIMI britanik 1/3 e të rriturve iu frikësohen medikamenteve, sepse japin efekte anësore dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nauze

Bimët që shërojnë pagjumësinë Studimi, zgjidhja 2 gota lëng qershie KLEDIA DIMROÇI

P

agjumësia (insomnia) është çrregullimi i regjimit të gjumit, vështirësi për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë. Pacientët që vuajnë nga ajo kanë këto simptoma:

 Vështirësi për të rënë në gjumë  Prishje të gjumit shumë herë gjatë natës dhe vështirësi për të shkuar sërish në gjumë  Dalja e gjumit herët në mëngjes  Ndiehen të lodhur kur zgjohen LIVANDA Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni 2 gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat. LIMONI Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë

LLOJET E INSOMNIAS

 Pagjumësia Primare-kur pacientët kanë probleme me gjumin pa patur ndonjë problem mjekësor tjetër.  Pagjumësia sekondare-kur pacientët nuk mund të flenë për shkak të ndonjë shqetësimi mjekësor (astma, depresion, kancer) kanë dhimbje, disa ilaçe të caktuara ose ndodhen nën influencën e ndonjë substance tjetër (p.sh. alkooli). tirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar. AGULIÇET Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta. NANA Gjashtë deri dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një ene prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se keni vësh-

HIKERRORI Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës. MELI Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.

MURRIZI I KUQ Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota. QERSHIA Pagjumësia shpesh herë kurohet me medikamente të fuqishme, në mënyrë që njerëzit që vuajnë të fitojnë një gjumë të qetë. Sipas nje studimi britanik 1/3 e të rriturve iu frikësohet këtyre medikamenteve, ku një pjese e tyre kanë efekte të rrezikshme dhe shqetësime duke përmendur dhimbje koke dhe nauze. Por studime të ndryshme kanë treguar se kurat natyrale mund të japin efekte pozitive dhe pa komplikacione. Një studin në 2010 gjeti se pirja e një gote me lëng qershie jo me ëmbëlsues, në mëngjes dhe në mbrëmje, ndihmon në sjelljen e gjumit. Kjo për arsye se qershitë përmbajnë sasi të lartë të melatoninës e cila prodhohet natyrisht në trupin e njeriut për të rregulluar ciklin e gjumë-zgjimit. Kësaj here studimi mbështet përfundimet e para, duke nxjerrë në pah se

SHKAQET E PAGJUMËSISË

 Stres i madh në jetë (ndryshimi apo humbja e

vendit të punës, vdekje në familje, divorci).

 Shqetësim emocional ose fizik.  Faktorë të ambjentit, zhurmat, dritat, temperaturat (nxehtë ose ftohtë)  Disa lloj mjekimesh mund të ndikojnë tek gjumi (mjekimet e astmës, alergjive, ilaçet për depresion, për tensionin e gjakut)  Prishja e orarit të gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e turnit të punës) Disa nga shenjat e saj janë:

 Përgjumësi gjatë ditës  Lodhje  Irritim  Probleme me përqëndrimin ose me memorien qershitë apo lëngu natyral i qershive, rrit nivelin e melatoninës në trup. Sipas studimit nëse konsumohet dy herë në

ditë lëng qershie, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit, mund ta luftojnë atë në mënyrë natyrale.

Këshilla

Pagjumësia, ndikimi në sistemin nervor F

ormoni rituale të shëndetshme në kohën para gjumit. Mundohuni të shkoni në gjumë në të njëjtën kohë, mundësisht edhe gjatë fundjavës. Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur. Kjo mund të përfshijë meditimin, ushtrime për frymëmarrjen, një banjë e ngrohtë apo të dëgjoni muzikë relaksuese. Në darkë i duhet kushtuar veçanërisht kujdes ushqimit. Para se të bini për të fjetur duhet të hani pak, ngrënia e sasive të shumta të ushqimeve interferon me ciklet e gjumit. Një gotë qumësht iu ndihmon para gjumit, sepse përmban triptofan, një stimulues natyral i gjumit. Përdorni imagjinatën tuaj që të ndihmoni veten për të fjetur. Nëse nuk flini dot, çohuni nga krevati, bëni një aktivitet relaksues, derisa të ndiheni përgjumësh. Të dëgjoni lajme apo çështje që

USHQIMET TË CILAT PËRMBAJNË TRIPTOFAN JANË QUMËSHTI, AKULLORJA, KOSI, DJATHI ETJ.

 Është mirë që të mos flini gjatë ditës  Kufizoni kafeinën dhe alkoolin  Mos pini duhan, nikotina vështirëson rënien në gjumë  Ekspozoni veten ndaj dritës së diellit  Bëni ushtrime fizike herët në mëngjes  Kontrolloni nivelet e hekurit në gjak  Relaksohuni para se te shkoni për të fjetur  Mos bëni asgjë stimuluese  Mbani dhomën e gjumit të qetë dhe të rehatshme

i`u shqetësojnë mund t’iu sjellë probleme me gjumin. Edhe nëse keni probleme me gjumin, çohuni dhe hani ushqime me përmbajtje triptofani, i cili bllokon serotoninën që është një neurotransmetues, përgjegjës për pagjumësinë. Sa ndikon pagjumësia në sistemin ndervor? Pagjumësia mund të shkaktojë

ndalimin e rritjes së qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur kishin një nivel më të rritur të hormoneve të stresit, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikerisht në zonën e quajtur hipocampus.


20

E enjte, 2 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Dhimbja e gjoksit

A

LMEDICU

STUDIM në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ mbi menaxhimin e dhimbjes së gjoksit në urgjencë

dukshëm jo- kardiak.

DR.GERIOLDA TOPI

D

himbja e gjoksit është një nga simptomat më të frikshme që një person mund të ketë. Ajo përbën ankesën më të shpeshtë që haset në departamentin e urgjencës. Shkaqet e saj janë të shumta, nga ato të parëndësishmet, tek ato më të rëndat që kërcënojnë jetën. Në këtë të fundit futen dhimbjet e gjoksit me natyrë kardiake, nga të cilat ataku kardiak (infarkti) është më jetëkërcënuesi. Për shkak të patologjive jetë kërcënuese, dhimbja e gjoksit në përgjithësi konsiderohet një urgjencë mjekësore. 20-40% e popullatës së përgjithshme provojnë dhimbje gjoksi të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT, bëhen mesatarisht 160 vizita në ditë, nga të cilat 30-40 janë me ankesën dhimbje gjoksi. Përcaktimi i shkakut të dhimbjes së gjoksit dhe vendosja e një diagnoze të saktë është një sfidë e vërtetë për mjekun e urgjencës.Në urgjencën tonë, u realizua një studim nga Dr.Shk.Edmond Zaimi, shefi i urgjencës së sëmundjeve të brëndshme në QSUT. Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi dhe menaxhimi i dhimbjes së gjoksit për pacientët e paraqitur në urgjencë me këtë ankesë. Studimi përfshin periudhën 3 mujore Maj-Korrik 2012 dhe në të janë përfshirë 217 pacientë që paraqisnin si shqetësim të parë dhimbjen e gjoksit. Duke qënë se shkaqet ishemike ( nga bllokimi i vazave që furnizojnë me gjak zemrën) janë shkaku me i shpeshtë i dhimbjes së gjoksit, rezultatet e nxjerra nga studimi i bërë, përkojnë me të dhënat e literatures. Një dhimbje “shtrënguese” apo “rënduese” me lokalizim në mes të gjoksit dhe që përhapet drejt krahut të majtë, qafës apo mjekrës është tipik e sëmundjes ishemike të zemrës. Dhimbjet e lokalizuara në një sipërfaqe të vogël aq sa i sëmuri e tregon me gisht vëndin e dhimbjes dhe që janë të llojit “therrëse” ose “pickuese”, janë me shkaqe jo-kardiake dhe të parrezikshme për jetën. 3. Meshkujt janë më të prekur nga dhimbja e gjoksit në krahasim me femrat. Nga 217 rastet e marra në studim 131 (60%) janë meshkuj dhe 86 (40%) janë femra. Kjo përqindje e lartë e meshkujve lid-

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Të riskuar; meshkujt dhe hipertensivët Analgina përdoret ende në urgjencat tona het me faktoret e riskut si konsumi alkoolit,duhanit etj. Ndërsa femrat janë më të mbrojtura sidomos para menopauzës, sepse hormoni estrogjen ka rol mbrojtës në funksionin e zemrës. 4. Hipertensioni ( tensioni i lartë) është sëmundja shoqëruese më e shpeshtë e dhimbjes së gjoksit dhe konsidero-

Meshkujt janë më të prekur nga dhimbja e gjoksit në krahasim me femrat. Nga rastet e marra në studim 60% janë meshkuj dhe 40% janë femra het si faktorë risku për të shfaqur probleme të zemrës, sidomos në rastet e patrajtuara. Vetëm 38 persona nga 217 kanë pranuar që konsumojnë alkool (17.5%) dhe 81 nga 217 konsumojnë duhan (37.3%), ndër të cilët tek grupi i konsumit të alkoolit janë të gjithë meshkuj, kurse tek grupi i konsumit të duhanit predominojnë meshkujt. Në të vërtetë rezultati duhet të ishte më i lartë, por shumë prej të sëmurëve të marr në studim, veçanërisht femra, nuk e pranojnë konsumin e duhanit apo alkoolit (ndërkohë që studime të tjera të bëra tregojnë se konsumi i duhanit tek femrat është në shifra të larta dhe në rritje). 5. Mosha mesatare e popul-

NGA TË DHËNAT E STUDIMIT REZULTOI: 1. Sëmundjet kardiovaskulare, kryesisht ato ishemike janë shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes së gjoksit në personat që paraqiten në urgjencë. 2. Dhimbja në mes të gjoksit (62.8%) e tipit shtrëngues (39.6%), është lokalizimi më i shpeshtë i dhimbjes së gjoksit dhe që korrelon me sëmundjet e zemrës (kardiovaskulare)

latës së marrë në studim është 58.5±13.3 vjec. Mosha varionte nga 17-98 vjec.. Predominimi i moshës 50-60 vjeç mendohet të ketë të bëjë me bashkë-ekzistencën e disa sëmund-

jeve në këtë moshë si diabet, hipertensioni etj, si dhe me interesimin më të madh për kujdes shëndetësor që kjo pjesë e popullatës ka. EKG-ja është ekzaminimi i përdorur më

tepër në urgjencë dhe me sensitivitet të lartë diagnostik. Në urgjencën tonë ky ekzaminim iu bëhet të gjithë të sëmurëve që paraqitën me dhimbje gjoksi brënda 10 minutave të para, ashtu siç thuhet në udhëzimet e American Heart Associaton. Gjithashtu të sëmurët janë ndjekur në mënyrë të rregullt me EKG çdo 2-4 orë. Dy ekzaminimet më të zakonshme në pacientët me dhimbje gjoksi janë EKGja dhe radiografia e krakarorit. Sipas udhëzimeve të American Heart Association, EKGja duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur, brenda 10 min të para, në të gjithë pacientët me dhimbje gjoksi që dyshohen për ishemi të zemrës. Këtu përfshihen të gjithë meshkujt mbi 33 vjeç dhe femrat mbi 40 vjeç që ankojnë për dhimbje gjoksi pavarësisht se mund të kenë ndonjë shkak të

Çfarë ndodh me një pacient që paraqitet në urgjencën e QSUT me dhimbje gjoksi? Çdo të sëmuri që paraqitet në urgjencë me ankesën dhimbje gjoksi i bëhet EKG brënda 10 min të para nga mbërritja. Të sëmurët të cilët kanë EKG normale dhe referojnë për dhimbje gjoksi me natyrë jokardikë dhe të parrezikshme për jetën, pasi iu bëhet një qetësues për dhimnjen, kthehen në shtëpi. Ndërsa të sëmurët me ndryshime ne EKG dhe dhimbje gjoksi tipike ishemike, iu bëhet mjekimi përkatës, iu merret gjak për ekzaminime laboratorike dhe më pas i sëmuri vendoset në një dhomë observimi ku ndiqet në dinamikë me EKG dhe bilanc biokimik. Pasi është përcaktuar shkaku i saktë i dhimbjes së gjoksit dhe i sëmuri është stabilizuar, ai transferohet në pavionin përkatës. Një rol të rëndësishëm për të përcaktuar infarktet që nuk tregojnë ndryshime të rëndësishme ne EKG, luajnë disa enzima të cilat çlirohen në gjak kur muskuli i zemrës dëmtohet. Nga të dhënat e marra nga studimi i bërë, këto enzima janë bërë vetëm në një numër të vogël pacientësh. Nga këto enzima, vetëm njëra bëhet në laboratorin e QSUT (dhe kjo jo gjithmonë) për shkak të mungesës së reagentëve, kurse emzima tjeter mund të bëhet vetëm në spitale/klinika private dhe ka kosto të lartë, që jo të gjithë të sëmurët mund ta përballojnë.Gjithashtu matja e këtyre enzimave nuk është bërë në dinamikë, ato nuk janë matur në mënyrë të rregullt, ndërkohë që studimet e bëra në këtë fushë tregojnë që matja në dinamikë e enzimave çdo 2-4 orë, gjatë 24 orëve të para, është më rezultative se sa matja e tyre vetëm një herë.Nga studimi rezultoi se mjekimi më i perdorur në urgjencë për qetësimin e dhimbjes së gjoksit është kombinimi valium dhe analgina në 81.3% të rasteve.Duke qënë së shkaqet ishemike janë shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes së gjoksit në personat që paraqiten në urgjencë, edhe trajtimi ka konsistuar kryesisht në këtë drejtim. Pavarësisht se përdorimi i analginës është hequr nga protokollet e mjekimit dhe në botë nuk përdoret më, në urgjencën tonë ajo ende përdoret si një analgjezik efektiv.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.