Shqiptarja.com

Page 6

6

E martë, 22 maj 2012

POLITIKE

Intervista

DEMOKRACIA S'duhet të ketë sulltanat e dinasti të trashëgueshme në partitë shqiptare, por demokraci, rotacion, debate e votime të ndershme jo me fjalë

Ish-deputeti: Si na përjashtuan e kataputuan klanin në krye të PD

Çela: Berisha dhe klani i tij kanë uzurpuar PD-në "Berisha i përjetshëm në PD. Kemi shpresë te FRD dhe AK" Lajmi

them PD nënkuptojmë Berisha, e kur themi Berisha nënkuptojmë PD. Njëlloj si vargjet e Majakovskit për Leninin. Kështu është bërë zakon të quhen të gjitha partitë. Po the PSD nënkupton Gjinushin, po the PDS nënkupton Milon, po the PLL nënkupton Spahinë, po the PS nënkupton Ramën etje. dhe tani kur z.Topi është president dhe s'ka asnjë lidhje direkte me FRD, e quajnë partia e Topit. Kjo vjen se partitë janë të uzurpuara nga statute që përjetësojnë kryetarët. Nuk kam asgjë me ata kryetarë që i drejtojnë, por me sistemin partiak të krijuar në Shqipëri, që po i hypi kalit nuk zbret më pa të rrëzuar të tjerët me force. Kjo duhet ndryshuar një herë e mirë te të gjitha partitë.

Ish-deputeti demokrat Blerim Çela shprehet se klani i Berishës ka uzurpuar PD dhe po katapulton njerëzit e tij në krye të partisë, ndërkohë që ka filluar spastrimet e qëndrestarëve. Ai thotë se shpresa e vetme mbeten dy partitë e reja, të cilat duhet të punojnë fort që të marrin në dorë qeverisjen e vendit.

TIRANE

JAKIN MARENA

N

jë ndër ish-themeluesit e PD, ish-kry etar i KSH dhe ish-deputet i kësaj par tie, Blerim Çela, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" rrëfen përjashtimin nga PD të qëndrestarëve dhe kataputimin në krye të partisë të klanit të Berishës. Sipas tij në PD s'ka garë, s'ka struktura ka vetëm njëshin, i cili po tregon se kërkon të qëndrojë përjetësisht në krye të partisë. Ai flet për partitë e reja FRD dhe AK, LSI, opozitën e zgjedhjen e Presidentit, ku vetëm votat e FRD mund të sjellin zgjedhjet e parakohshme. Jeni ndër eksponentët më të vjetër drejtues I PD, si deputet por dhe si detyratë rëndësishme. Duket sikur jeni I mënjanuar. Cfarë ka ndodhur mekëto marrëdhënie? Më larguan nga forumet drejtuese të PD, mua dhe shume drejtues të tjerë të vjetër e me kontribute të qënësishme në këtë parti, duke na zëvendësuar me emra të panjohur të servirur nga Klani i tij i afërt nëpërmjet votimit të manipuluar në kongresin e vitit 2009. Nëse merret si kriter mosha, në atë Këshill Kombëtar ka dhe njerëz të tjerë moshatarë me ne. Mendoj se s'ka qenë kriter mosha për të rinovuar partinë, por shkaqe të tjera që lidhen në radhë të parë me shkallën e inferioritetit të ketij klani ndaj kontributeve tona që nga themelimi i PD e në vazhdimesi, nga mbrojtja që i kemi bërë qëndrestarëve të PD të cilët ky klan i ka injoruar fare, si dhe të kritikave që ne të "vjetrit" nuk kemi ngurruar t'i bëjmë në mënyrë të vazhdueshme Berishës dhe këtij klani për mungesën në rritje të demokracisë së brendshme në atë parti, kërkesës për reformimin e saj, zbatimin e votimit 'një anëtar një votë' dhe rotacionit të kryetarit i cili është kthyer i përjetshëm dhe pa konkurentë objektivisht të pamundur që të fitojnë. Sepse konferencat e partisë në rrethe për delegatët e kongresit i organizon z.Berisha me këtë klan dhe siç ka treguar eksperienca, konkurentëve nuk u lihet asnjë hapësirë për fushatë brenda partisë. Madje kush ka guxuar të konkurrojë me Berishën, është parë si armik i PD. Ky lloj këndvështrimi aspak demokratik është kultivuar e përhapur në anëtarësinë e delegatët e partisë nga z.Berisha e klani i tij që duke i bërë hyzmet Berishës, kanë konsoliduar veten e tyre në drejtim pa iu bërë vonë për partinë e demokracinë brenda saj. Pra

PD

ka

shujmë

probleme

Blerim Çela

demokracie...? Sidoqoftë këto dhe shumë probleme të tjera të PD i kam trajtuar në librin tim 'Deformimi i PD' me shqetësimin që kjo parti me kontribute të mëdha në ndryshimin e rendit shoqëror për ndërtimin e një shteti demokratik, s'mundi të arrijë plotësisht këtë objektiv madhor, përderisa s'ka demokraci brenda vetes së saj dhe kundërshtarët politikë i konsideron armiq. Ajo s'bashkëpunon me ta për integrimin e Shqipërisë në BE, por e transferon fajin tek opozita, kur përgjegjësia është totalisht në duart e partisë qeverisëse së bashku me aleatët e saj. Unë s'bëj me faj vetëm PD, por dhe ato parti parlamentare aleate të saj për këtë problem. Ata duhet të ushtrojnë presion mbi Berishën që Shqipëria të mos humbasë shanset që i vijnë, ndryshe nuk u vlejnë fjalët e bukura për integrim, kur bëhen palë apo bashkëfajtorë me Berishën vetëm për të ruajtur beneficet që u jep pushteti.

"Berisha nuk duhet të jetë në asnjë menyrë kandidat dhe asnjë nga anëtarët e kryesisë apo të Keshillit Kombëtar të PD, por njerez jashtë këtyre forumeve". Shumë figura nga PD vihet re se po zgjedhin ose heshtjen, ose largimin nga kjo parti. Përse ndodh kjo, apo më saktë si po e drejton Berisha PD-në? Unë nuk përgjigjem për figurat e tjera të PD, megjithëse një pjesë e tyre e kanë ngritur zërin në media, por hapësirat janë të vogla. Mediat pranë Berishës nuk i afrojnë, përkundrazi i anatemojnë. Mediat e majta duan vetëm të kritikosh Berishën, ato të heqin fjalët dhe idete që kritikojnë të majtën në përgjithësi e PS në veçanti. Këto më kanë ndodhur dhe mua. Nuk them shtypi pranë PD se ajo është vetëm fasadë. Kur

Më konkretisht...? Nuk është Berisha që e drejton heshtjen e kundërshtarëve apo rebelëve të tij, por janë të gjithë Berishët e tjerë që të shtypin me të gjitha mjetet po i bëre hije apo i kundërshtove. E përsëris që s'duhet të ketë sulltanat e dinasti të trashëgueshme në partitë shqiptare, por demokraci, rotacion, debate e votime të ndershme jo me fjalë, por me statute që ia presin kokën tendencave autokratike. Në SHBA janë ndërruar 4 presidentë gjatë këtyre 22 vjetëve, ndërsa te ne janë po ato fytyra, po ato mendësi që na kanë lënë të përçarë dhe me një ritëm rritjeje ekonomike e sidomos sociale që s'na ka afruar sa duhet me Europën. Infrastruktura dhe objektet socialkulturore nuk janë kusht vendimtar për të na afruar me Europën. Jo! Mbi të gjitha në duhet të kemi respekt për mënyrën e të menduarit ndryshe, për mirësi, ngrohtësi, komunikim e dashuri njerzore dhe bashkëpunim partiak, jo zili e hakmarrje, inat e mungesë respekti për tjetrin. Vihet re një afrim i figurave të reja në PD, ndërkohë që është rritur shumë konkurrenca për numrin dy të kësaj partie. Si e mendoni betejën brenda PD mes grupeve dhe korenteve të ndryshme. Sa shans ka grupi i Bashës të triumfojë në periudhën postBerisha? Kjo pyetje lidhet dhe me largimin tonë që tani quhemi 'të vjetrit, duke përjashtuar Berishën, se ai ngelet gjithmone i ri, ndërsa ne të tjerët plakemi. Të vjetrit s'largohen nga drejtimi i partisë për hir të asaj që duhen figura të reja, por vetëm nëpërmjet votës së ndershme konkuruese. Duhet të vijnë të rinjtë në parti, por jo nga rruga e direkt anëtar i KK, deputet, kryetar Bashkie, Komune, zyrtar i lartë, pa patur në radhë të parë kontribute në forumin rinor të partisë përkatëse, apo dhe në parti, të shkolluar brenda e jashte shtetit me rezultate të mira dhe me figurë të pëlqyeshme morale. Më konkretisht...? Nuk mund të flas për partitë e tjera, por të paktën me sa kam parë në LSI afrohen njerëz që kanë kontribuar në forumet e asaj partie. Më duket se diçka në këtë drejtim po bën dhe PS e sidomos AK dhe FRD, por nuk shikoj asgjë te PD e cila është mbërthyer fort pas pushtetit, ndersa klani rreth Berishës heq dhe vë ata që i rrinë gatitu dhe i bëjnë elozhe këtij klani. PSh, në Shkodër shumë njerëz i kanë parë hajrin pushtetit vetëm se i thonë znj. Topalli 'zonjë e hekurt'. Këto lloj

rinovimesh janë fasada që e dëmtojnë partinë përkatëse. Përsa i përket numrit dy të PD, atje ka vetëm numer 'NJE', numrat dy e poshtë s'ekzistojnë në saj të kontributeve vetiake, por në saj të dashamirësisë së fituar me konformizëm, lajka e servilizëm ndaj NJESHIT. Kjo strukturë drejtuese e dalë nga votime të pandershme të paraplanifikuara nga NJESHI s'është legjitime dhe s'ka forcë të bëjë ndryshime në jetën e brendshme të partisë se çdo përpjekje për demokratizim të saj, do çonte në largimin e tyre si armiq e tradhtarë të PD, dmth. të kryetarit. Pra lufta brenda PD bëhët për të qënë në sy të Berishës...? Ky mentalitet i formuar qëllimisht në PD për të hyjnizuar NJESHIN i ka lënë me vite dritë pas dyshat e treshat. Ky është shkaku që askush nga këta dysha e tresha nuk mund t'a zëvendësojë Berishën. Largimi i Berishës nga PD do ishte një shembje e madhe e kësaj godine partiake që do t'i zinte të gjithë nën vete. Nuk mund të mendohet që klanet brenda PD bëjnë luftë për pushtet. Ata s'kanë as staturën, as guximin dhe as përkrahjen e nevojshme nga anëtarësia e gjerë e partisë për të zhvilluar një luftë të mirëfilltë për pushtet që t'i zënë vendin Berishës. Berisha do të lëshojë atë vend kur t'ia dojë qejfi e pasardhësin do ta vendosë vetë siç ia kërkon interesi i tij vetjak që të drejtojë pas kuintave. E ashtuquajtura luftë politike brenda klaneve të PD është e vërtetë që zh-

"Koalicioni me Meten ka bërë që Berisha e klani i tij të fitojë pushtetin, por kanë humbur demokratët. Kjo i ka bërë të pakënaqur ç'ka do ta tregojnë zgjedhjet". villohet, por jo për t'i zënë vendin Berishës, por për të fituar më shumë kredibilitet tek ai, për të marrë statusin e trashëgimtarit, si dhe për të patur më shumë influencë në pushtet që të shtojnë pasuritë vetiake. Ndryshe po lëvizën gishtin për të rrëzuar Berishën, do hanë kokat e tyre. PD ka tetë vite në qeverisje, mendoni se me këtë kabinet qeveritar mund të marrë një mandat të tretë, përballë një Rame dhe PS të "uritur" për pushtet? Rama e PS le të kenë po të duan uri prej ujku për pushtet. Ai nuk merret me uri, por me punë e


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.