Page 1

Intervista / Si na përjashtuan nga PD Blerim Çela: Vetëm Bamir Topi e rrëzon Sali Berishën për presidentin ɽ Faqe 6-7

REPORTAZHI

ɽ Faqe 9

Filmimet e të rinjve holandezë: Ja pylli me kanabis në Lazarat

DOSJA E KLSH

ɽ Faqe 14-15

Ylli Pango, abuzimi me 220 mijë euro për reklamat e turizmit

LUNCH.com

ɽ Faqe 13

Anri Sala: Tirana ose e Bukura dhe Bisha së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

LEKË 30

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 119 E martë, 22-05-2012

AKSIDENTI TRAGJIK/ Në orën 16.15 autobuzi me nxënës të Universitetit të Elbasanit bie nga 100 metra lartësi

DHIMBJE DHE LOT

13 studentë të vdekur, 20 të plagosur 12 vajza në spitalin Ushtarak në gjendje shumë të rëndë. Mjeku: Po i kaluan 24 orët e ardhshme mund të shpëtojnë. Studentet po shkonin për ekspeditë turistike në Sarandë

Profesori: Ju rrëfej sesi pashë vajzat që ngecën poshtë autobusit

1

NGA ARBEN RROZHANI

Fatkeqë edhe në fatkeqësi

Motra e Aurora Mollës: Nuk e gjej time motër te të plagosurit

Mungojnë ambulancat kufomat në morg me kamionçinë e ifa ushtrie Morgu i spitalit të Vlorës me dy shtretër, çohen në lavanteri

N 2 3

Drejtori i Vlorës: Identiteti i të vdekurve do jepet ditën e sotme Doktori: Janë dëmtuar shumë në spital të gjithë familjarët

Lajmi

Një autobus me studentë të universitetit të Elbasanit ra dje në një greminë në afërsi të Himarës, duke sjellë vdekjen e të paktën 13 studentëve me gjithë shoferin e autobusit dhe 20 të plagosur rëndë. Viktimat ishin duke u kthyer nga një ekspeditë mësimore, kur mjeti devijoi nga rrugë, duke rënë 80 metra poshtë. Megjithatë dje në mesnatë pati përplase shifrash ndërkohë që nga ministria e Shendetesisë u fol për 14 të vdekur.

TIRANE

FERNADA CENKO

E

kspedita në “kërkim të fjalës” e studentëve të Universitetit të Elbasanit ka shënuar

tragjedinë kombëtare. 13 të vdekur dhe 20 të plagosur ka qenë bilanci pas rënies së autobuzit në vendin e quajtur Ura e Vishës. Autobusi me targë EL 2274 B që drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela, ka... ɽ vijon në faqe 2-5

Editorial

Në foto: (1) Autobusi i rrëzuar dje në Himarë. (2) Studentet e plagosura në Spitalin Ushtarak. (3) Studentët e U. E. duke ndezur qirnj për shokët e tyre të vdekur dhe të aksidentuar. (4) Poshtë pamje të kufomave të vendosura në kamionçinë

4

ë rrugët e Shqipërisë u shënua dje pasdite tragjedia e radhës. Të paktën 14 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. Një dhimbje për shumë familje shqiptare që humbën të dashurit e tyre. Sot është ditë zie dhe qeveria e ka shpallur atë dhe me kaq do të mbyllë edhe një kapitull tjetër tragjik të humbjes së jetëve në Shqipëri. Aksidentet ndodhin kudo, madje më përmasa edhe më tragjike. Në rrugët shqiptare kanë qenë të shumta dhe janë të përditshme dhe këtu, ka pjesën edhe shteti, që nuk i ka dhënë shoferit rrugën dhe sigurinë në të. Ndodhin edhe në vendet e pasura, siç ishte aksidenti i dy muajve më parë, në një tunnel të Zvicrës, ku humbën jetën të paktën 22 fëmijë belgë, ndërsa ktheheshin në atdhe. Por ne jemi të varfër dhe fatkeqë edhe në fatkeqësi. Një familje nga Progradeci kërkonte mbrëmë dëshpërimisht vajzën. Ajo nuk është as në listën e të vdekurve, as të plagosurve dhe as të paidenti¿kuarve. Vetë Ministria e Brendëshme, vetëm gjashtë orë pas aksidentit, postoi në redaksitë e mediave një listë paraprake, ku mungonin disa prej studentëve. Të paktën tre ishin pa identitet, ndërsa ende publiku dhe mediat nuk kanë një listë të plotë të atyre fatkeqëve që ndërruan jetë në greminë apo në spitalin ushtarak. Është e njëjta paaftësi shtetërore, që nuk ka lidhje me kushtet atmosferike, por me çorganizimin e organizuar të ɽ vijon në faqe 12 strukturave...


2

E martë, 22 maj 2012

AKTUALITET

Autobuzi me studentë të Elbasanit bie në greminë

Tragjedi në Himarë 14 të vdekur, 19 të plagosur Kufomat në Vlorë me ifa ushtrie, vendosen në lavanterinë e spitalit, morgu ka vetëm dy vende „„„

TIRANE

FERNADA CENKO vijon nga faqja 1 ...dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë. Drejtuesi i autobusit është konfirmuar që në minutat e para që ka humbur jetën, ndërsa bilanci i studentëve të vdekurve u shtua në çdo një orë të mesditës së djeshme. Të gjithë studentët në autobuzin e përmbysur kanë qenë vajza të cilat studionin për Letërsi në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Fotot dhe videot e sjella në redaksinë e gazetës “Shqiptarja.com” kanë qenë tejet shokuese. Ndihmën e parë për të aksidentuarit e dhanë udhëtarit e një autobuzi me targa greke, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore si dhe banorë të zonës.

VIKTIMAT

Vetëm mbrëmë rreth mesnatës është arritur që të gjitha viktimat e aksidentit të djeshëm tragjik të Himarës në mblidheshin në spitalin rajonal të Vlorës. Një ekip mjeko-ligjor nga Tirana dhe nga Vlora janë atashuar pranë spitalit për të bërë të mundur ekspertizën e viktimave si dhe identifikimin e tyre, pasi kanë pasur dëmtime të rënda në trup. Në spital ndodhej edhe rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Maroshi, i cili po ndihmon në identifikimin e studentëve, të cilat kanë pësuar dëmtime të rënda në trup, çka vështirëson edhe identifikimin e tyre. Drejt Vlorës rreth orës 00:30 janë nisur edhe dy pedagogë të tjerë të cilët do të bëjnë identifikimin e kufomave. Ky identifikim nga pedagogët ka si qëllim shmangien e irriti-

mit të familjarëve të viktimave, përpara se të mbërrijnë në morgun e spitalit. Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Rudi Zekthi është nisur drejt Vlorës i shoqëruar edhe nga një koleg, për t’i ardhur në ndihmë edhe ekspertëve të mbërritur nga Tirana.

DËMTIMET

Dëmtimet trupore të studentëve në aksidentin e Himarës, janë kthyer në një tragjedi të dyfishtë për prindërit dhe familjarët e viktimave. Studentët e pajetë, të cilët u gjendën të vdekur në autobusin e “shtypur”, janë vendosur të gjithë në

morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet të bëhet identifikimi nga të afërmit e tyre. Dëmtimet e rënda në trup e vështirësojnë identifikimin e studentëve edhe nga pedagogët, por edhe nga studentët e tjerë, të cilët kanë qëndruar në qytetin e Vlorës me plagë të lehta. Personeli i spitalit është marrë me përpunimin e trupave, (që në gjuhën mjekësore ka të bëjë me larjen e tyre dhe me veshjen). I gjithë kostoja është suportuar nga pushteti vendor, Bashkia Vlorë. Akoma dhe më tragjik ka qenë edhe transporti i tyre nga qendra shëndetësore e Himarës drejt Spitalit të Vlorës. Dy ifa të ushtrisë dhe po ashtu edhe dy autoambulanca të ushtrisë dje gjysëm ore pas mesnate kanë sjellë trupat për në morgun e Vlorës nga ku do të

Në foto: Autobusi i aksidentuar dje në Himarë me studentët e Elbasanit

bëhen edhe verifikimet e nevojshme. Por ato nuk kanë shkuar në morg, por në lavanterinë e spitalit. Sepse sipas informacioneve nga spitali i Vlorës, në morgun e këtij spitali ka vetëm dy vende. Ndërkohë drejtori i Vlorës Shkëlqim Selmani deklaroi dje në mbrëmje për “shqiptarja.com” se identifikimi i viktimave do të bëhet përgjatë gjithë natës. “Procesi është i vështirë sepse trupat e studentëve kanë shumë dëmtime. këtu janë familjarë të tyre por edhe rektori i universitetit të Elbasanit” deklaroi Selmani

Te universiteti

Dhimbje e lot në Elbasan, studentët nderojnë shokët Q

indra studentë të Elbasanit u mblodhën dje përpara universitetit Aleksandër Xhuvani, në një homazh për studentët që humbën jetën në aksidentin tragjik, duke ndezur qirinj në respekt të shokëve të tyre. Solidartitet i jashtëzakonshëm edhe në ambientin qytetar në Elbasan. Studentët janë solidarizuar për të dhuruar gjak. Po kështu myftinia Elbasan dhe besimtarët e saj dhanë gjak në ambientet e xhamisë Mbret. Gjak kanë dhuruar edhe institucione të tjera si shërbimet sociale e pushteti vendor. Zv.ministri i Arsimit Ardjan Tana ka bërë thirrje studentët që të solidarizohen për dhurimin e gjakut për të dëmtuarit. Prof. Albert Riska që ka shoqëruar ekspeditën ka qenë në autobusin e dytë dhe e ka pasur mjaft të vështirë të prononcohet rreth kësaj ngjarje. Në Universitetin e Elbasanit ka shkuar grupi hetimor i që kanë bllokuar dosjen e shoqërisë së udhëtimit.

Studentët e Elbasanit duke ndezur qirinj përpara univeristetit “Aleksandër Xhuvani”

REKTORI

Limani: Qeveria na largoi shoferin tonë

U

niversiteti “Aleksandër Xhu vani” në Elbasan ka patur një autobus të tijin për kryerjen e ekspeditave, por për shkak të shkurtimeve të shoferave nga qeveria, është vendosur dhe shkarkimi i drejtuesit të këtij autobuzi, duke sjellë që më pas studentët dhe pedagogët të mernin autobuza privatë për ekspeditat”. Kështë është shprehur rektori i këtij universite-

ti Liman Varoshi, i cili tregon se për shumë vite me radhë nuk kanë pësuar asnjë problem me ekspeditat. Varoshi tregon se duhet të ketë qënë ndonjë pakujdesi e shoferit që ka sjellë tragjedinë e rëndë, pasi sipas tij nga dëshmitë që ka administruar policia nuk ka asnjë që vërteton se autobuzit i ka dalë ndonjë makinë përpara.

LISTA NË SPITALIN USHTARAK DHE VLORE TË VDEKUR „

Dorina Stafa

„

Eranda Baloshi

„

Pellumb Çela

TË PLAGOSUR „ Kaltra Pollozhani „

Alma Deda

„

Eranda Bato

„

Antoneta Taçe

„

Doriana Kumria

„

Anisa Çobaj

„

Shegushe Haka

„

Elsa Shtylla

„

Ifsjana Karriqi

„

Mirsie Biba

„

Besjana Dani

„

Briselda Guberi

„

Griselda Zeneli

„

Blereni Çereni

„

Dorina Stafa

„

Enkela Daja

„

Ticiana Hysa

„

Juliana Kuqi

„

Ergita Opingari

„

Adjola Musaka

„

Liri Hasa

„

Besjana Xheneti

„

Adisa Çela

„

Anisa Hysa

„

Arta Ballabani

„

Florie Peci


E martë, 22 maj 2012

3

AKTUALITET

Mbi 100 persona në Spitalin Ushtarak, në kërkim të të afërmëve

Në kërkim të motrës, Silvana: Nuk e gjej në Tiranë e Vlorë Tezja e Aurora Mollës: Këtë verë do të martohej, lutemi të jetë gjallë „„„

TIRANE

ELTON QYNO

D STUDENTET E AUTOBUSIT TE DYTE

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Lubica Kerthi Shpresa Elezi Greta Hoxha Adile Suli Endri Boçi Rozeta Sinani Nertila Gjini Marjola Ahmetaj Nevila Seitllari Rajmonda Kasa Thëllëza Lleshi Daniel Dulellari Daniela Sharra Marsida Memushi Blerina Sallaku Rezarta Hida Adriana Balla Manjola Cepi Olgert Çela Ervin Qarri Orgerta Miraka Antigona Pole Ornela Mullaliu Xhoana Bardhi Matilda Sadiku Migena Handari Fatbardh Shala Valbona Isaku Elona Skeja Arisa Buzi Valbona Belba Lutfie Kola Vojsava Duka Miranda Brahimi Irma Gjuzi Sokol Agolli Mario Lila

ramë në spitalin usht arak. Mbi 100 persona kishin mbërritur në ambientet e këtij spitali. Të gjithë ishin të afërm të studentëve të universitetit "Aleksandër Xhuvani" të cilët u aksidentuan në vendin e quajtuar "Qafa e Vishës" në Himarë. Ata tregojnë për gazetarët se një pjesë e tyre kishin ardhur në këtë spital, të tjerë në spitalin e Vlorës dhe qendrën shëndetësore të Himarës për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të studentëve. Mes personave që interesoheshin ishte edhe Silvana Molla, motra e të cilës Aurora Molla, është studente e Gjuhë Letërsisë dhe është nga qyteti i Pogradecit. Emri i Aurorës nuk del në asnjë nga listat e studenteve të mbijetuara, duke zbehur shpresat e të afërmve të saj. Bashkë Silvanën ishte dhe tezja e Aurorës që kishte mbëritur nga Durrësi në drejtim të Tiranës, për të mësuar rreth fatit të mbesës së saj. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" motra e Aurorës, tregon se kishte folur me të motrën një ditë më parë, ku kanë diskutuar rreth ekspeditës që do të kryenin në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe më pas do ktheheshin sërisht në Elbasan. Silvana Mulla, tregon mes lotësh si dhe duke ju lutur zotit që motra e saj të këtë shpëtuar. Bashkë me Silvanën, ndodhet dhe tezja e Aurorës, Nexhmija, e cila në përpjekje për të marë informacion nëse mbesa e saj është gjallë ose jo, tregon se këtë behar mbesa do të martohej, pasi ishte e fejuar. "Prisnin të mbaronte shkollën dhe të pregatiteshim për dasëm, tani vjen e të ndodh një gjëmë e tillë, por o zot themi të mos ketë pësuar gjë, vetëm për këtë

Tezja e Aurorës dje në Spitalin Ushtarak

Silvana Molla, motra e strudentes Aurora Molla

lutemi"-shprehet Nexhmija. Si e morët vesh ekspeditën që do të bënte motra juaj? Janë nisur sot (Dje) në mëngjes me dy autobuza. Fillimisht do të shkonin në Vlorë dhe më pas do mernin rrugën për në Himarë dhe për të shkuar në Sarandë, ku siç kam folur me motrën një ditë më parë, më ka treguar se do të qëndronin rreth katër ditë, pasi do bënin ekspeditë. Aurora e kishte shumë me qef këtë udhëtim, pasi jo vetëm që po udhëtonte me shoqet e klasës, por edhe se ky ishte udhëtimi i fundit që bënte me shkollën, për shkak se ishte në vitin e fundit të Universitetit. Udhëtimi i fundit që na u kthye në tragjedi, që nuk dimë se ku kemi kokën, pasi ende skemi asnjë të dhënë për Aurorën. Po me prindërit e saj që ndodhen në Pogradec keni folur, janë nisur për të ardhur në Spitalin Ushtarak apo kanë shkuar në Vlorë? Me ata kemi folur, ata në Pogradec nuk dinin gjë fare për aksidentin. I kam marë unë në telefon dhe i kam

thënë që është rëzuar një autobus me studentë dhe i kam kërkuar mamit që të hapte televizorin për të parë se çfarë kishte ndodhur, pasi ne e denim që edhe Aurora kishte shkuar në ekspeditë. Më pas kemi tentuar të lidhemi me të, por në të gjitha thirjet e telefonit nuk na përgjigjet njeri. Kulmi arriti kur pamë që ishin studentët e Universitetit të Elbasanit. Na kapi paniku dhe nuk dinim çfarë të bënim. Tezen e kishte njoftuar mami nga Pogradeci që së bashku me

interesuar nëse ndodhet në Tiranë apo në Vlorë? Asnjë gjë deri tani, s'po na lenë të shohim njerëzit tanë. Vetëm të sigurohemi që është mirë dhe kaq duam. Unë punoj në Spitalin Amerikan, dhe nëpërmjet disa shoqeve të mia që janë infermiere jam interesuar, por deri tani në këto gjashtë vajza që kanë ardhur nga Vlora, nuk ndodhet emri i Aurorës. I lutem zotit vetëm që të jetë gjallë e mirë vetëm kaq dua, në këtë moment smë nevojitet asnjë gjë. Pasi ia përshkova një punonjëseje të "Kryqit të Kuq", e futa atë të pyeste dhe të shifte brenda në reanimacion. Por më pas ajo erdhi dhe më tha që Aurora, nuk ndodhej deri në orën 9:00 kur pyetën. Pononjësja e "Kryeqit të Kuq" më tha se disa prej va-

Aurora e kishte shumë me qef këtë udhëtim, pasi jo vetëm që po udhëtonte me shoqet e klasës, por edhe se ky ishte udhëtimi i fundit që bënte me shkollën, për shkak se ishte në vitin e fundit të Universitetit mua dhe djalin e tezes të interesohemi për fatin e motrës. Tani është duke ardhur dhe mami së bashku me babin nga Pogradeci, pasi janë bërë shumë merak. Nuk dimë asnjë gjë për fatin e motrës, as në Vlorë dhe as Tiranë. Çfarë ju kanë thënë në Spitalin Ushtarak, ju kanë lënë të hyni për t'u

jzave të plagosura i ishte enjtur shumë koka, dhe nuk arrinin të njiheshin. Po me ndonjë person jeni arritur të lidheni në Vlorë, për të pyetur rreth motrës tuaj? Nëpërmjet disa njerëzve jam interesuar dhe i kam gjetur numrin rektorit të Univesitetit të Elbasanit Liman Varoshi. Kam bisedu-

ar në telefon me rektorin, por në fakt ai nuk dinte asnjë gjë rreth fatit të motrës time. Rektori ishte nisur vetë për në Himarë dhe më premtoi se sa të shkonte aty, do të më telefononte për të më informuar nëse ishte mirë apo jo. Deri tani nuk kam asnjë informacion, po na zë paniku pasi nuk dimë asnjë gjë. Ju keni ardhur të shoqëruar me njerëzit e shtëpisë? Po së bashku me mua është tezja e Aurorës dhe djali i tezes së saj. U bënë merak dhe u nisën nga Durrësi urgjent në drejtim të Tiranës. Zonja Nexhmie, kur e morët vesh lajmin e aksidentit? Në televizor e kam parë në fillim. Më pas më foli motra nga Pogradeci, ku më tha se në autobuz ka qënë dhe Aurora. Kam folur me mbesën time Silvanën që ndodhet në Tiranë, ajo më tha se ishte nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak, prandaj që e lamë të takoheshim në Spitalin Ushtarak. Ajo ishte nisur vetëm, s'kishte marë asnjë nga shtëpia. Donte ta merte të fejuarin, por për shkak të punës, ai nuk pranoi të shkonte në ekspeditë. Dhe mirë bëri që nuk shkoi. Ne prisnim që të mbaronte shkollën dhe të pregatiteshim për dasmën këtë behar, por tani vjen e na ndodh një gjëmë e tillë, por o zot themi të mos ketë pësuar gjë, vetëm për këtë lutemi.


4

E martë, 22 maj 2012

AKTUALITET

Mjekët: Kanë dëmtime të shumta, disa prej tyre s'njihen

Ushtaraku, 12 vajza në gjendje të rëndë Skënder Buci: 24 orët e ardhshme janë vendimtare Lajmi Në spitalin Ushtarak kanë mbërritur në gjendje të rëndë plot 15 vajza, të cilat sipas mjekëve, 12 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. Bluzat e bardha thonë se ata kanë dëmtime në çdo pjesë të trupit dhe 24 orët e ardhshme do të jenë përcaktuese për ecurinë e shëndetit të tyre. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

S

kënder Buci, shefi i urgjencës së spitalit usht arak, i cili ka pritur edhe të 15 të aksidentuarat në Himarë, na tregon se gjendja e vajzave është shumë e rëndë. "Gjendja e të gjithë vajzave është serioze. Ata kanë dëmtime shumë të mëdha, kanë politrauma të forta, në kokë, në kraharor, në organe të brendshme, në kocka. Shumë prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme. Por ajo që do të përcaktojë ecurinë e tyre do të jetë ky 24 orëshi i ardhshëm. Nëse ata i kalojnë

dëshirën për të dhuruar gjak, duke u solidarizuar me fatkeqësinë, ka pasur edhe në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza"

Në foto: Autobusi i aksidentuar dje në Himarë me studentët e Elbasanit (lart) Gjatë transportit të studentëve të aksidentuar drejt spitaleve të vendit

EKSPEDITË TË PËRVITSHME

Në foto: (e rrethuar) Kamionçinat me kufomat e studenteve në qendrën shëndetësore të Himarës

këto 24 orët për ta do të ketë shpresa", - na tregon mjeku Skënder Buci, i cili sapo ka dalë nga një operacion i ndërlikuar. Ai thotë se situata e rëndë e tyre vjen nga fakti se kanë rënë nga një lartësi prej 80 metrash dhe janë rrokullisur disa herë duke i zënë poshtë autobusi. Sipas tij, ndihma mjekësore u është dhënë në kohë rekord, por goditjet që kanë marrë kanë qenë shumë të forta. Buci na shpjegon më tej se për shkak se është e pamundur t'i identifikoje të aksidentuarat, pasi ata jo vetëm nuk kishin me vete asnjë mjet identifikimi, por një pjesë ishin edhe shumë të dëmtuara, ata u kanë vënë numra pacienteve. "Vetëm gjatë ditës së sotme do të mund të zbard-

het gjithçka dhe ne të dimë se cila është gjendja e tyre. Aktualisht ata janë rëndë, ndërkohë që nuk kemi mundur t'i identifikojmë të gjitha, ndaj u kemi vendosur numra", - na shpjegon shefi i urgjencës, Buci. Ndërkohë drejtori i këtij spitali Bedri Mihaj ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për ngjarjen dhe në dispozicion të të plagosurve janë vendosur 15 salla, 60 mjekë dhe 200 infermierë, ndërsa garantoi se: "Do bëjmë ç'është e mundur për të shpëtuar jetë", tha ai. Ai shtoi se në spital nuk mungon fondi i gjakut dhe se qindra dhurues po presin në radhë, prej të cilëve 60 studentë. Në fakt radha të gjata me persona që kanë shfaqur

Studentët e këtij universiteti bënin çdo vit ekspedita. Dy autobusë të shoqërisë "Llixha 2001" u nisën dje në mëngjes në drejtim të Sarandës. Ekspedita është udhëhequr nga prof Albert Riska, i cili ka qenë në autobusin që ndiqte autobusin që ra në greminë. Autobusi i aksidentit me targë El 2274 B, drejtohej nga i ndjeri Pëllumb Çela, 55 vjeç me eksperiencë të gjatë në drejtim e automjeteve. Në këtë autobus thuhet se udhëtonin 33 vajza. Studenti Julian Hoxhaj përfaqësues i senatit akademik të "Aleksandër Xhuvani" shprehet se "kjo shoqëri është e specializuar në udhëtime të tilla pasi ka eksperiencë të gjatë në ekspeditat me student të UE. Shoqëria "Llixha 2001" është përzgjedhur si më e mira nga universiteti dhe ne mendojmë se ka qenë një defekt në automjet, pasi nuk ishte hera e parë që organizoheshin udhëtime të tilla në drejtim të Sarandës". Ndërkohë qindra studentë të UE janë grumbulluar para korpusit qendror dhe kanë ndezur qirinj në respekt të shoqeve dhe shokëve të aksidentuar.

Dëshmia e studentes

"Gjallë, se refuzova të shkoj në ekspeditë"

D

ashtë Zoti ajo nuk është bërë pjesë e ekspeditës për arsye personale. Gerta Hasmeta, njëra prej studenteve e vitit të tretë për Gjuhë-Letërsi, te universiteti "Aleksandër Xhuvani", nuk u nis për arsye objektive në këtë udhëtim "fatkeq". Por ajo shprehet se ka pasur kontakte me shoqet deri në mesditë, ku ata i kishin treguar sa ishin kënaqur në Vlorë. "Më pas unë nuk pata kontakte me ato dhe as që e mendoja kurrë që do të ndodhte kjo tragjedi. Jam shumë e tronditur. Unë i njihja mjaft prej tyre", - është shprehur në rrjetin social "Facebook", studentja që ka humbur shumë prej shoqeve të grupit. Ndërkohë të rinjtë kanë sqaruar se shoferi Pëllumb Çela, që humbi jetën nga ky aksident, sapo ishte ishte kthyer nga një ekspeditë një javore me studentët e Histori-Gjeografisë një ditë më parë. Kjo ekspeditë kishte përshkuar intenerarin Sarandë-Korçë - Elbasan. Studentët janë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe kryesisht konviktorë. Ndërkohë që rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, dekani i fakultetit Roland Gjini dhe një pjesë e madhe e pedagogëve të UE sapo kanë marrë vesh lajmin janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë qëndruar atje derisa është bërë identifikimi i plotë i trupave të pajetë.

Aksidenti, reagimet

Politikanët ngushëllojnë familjarët e studentëve „„„

P

TIRANE

as aksidentit fatal të ndodhur dje, politikanët kanë ngushëlluar familjarët. Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka ngushëlluar familjarët për aksidentin rrugor tragjik në Himarë. "Mendja e të gjithë kolegëve tanë, të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qendrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar", - është shprehur

Sequi. Ndërsa lideri i PS-së, Edi Rama, i cili ishte nisur për një takim në Gjermani është kthyer nga rruga dhe ka dhuruar gjak pranë Spitalit Ushtarak.."Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik", - ka deklaruar kreu i Socialistëve, Edi Rama. Ndërsa kryeministri Berisha ka ngushëlluar familjarët nga shtetet e Bashkuara

të Amerikës, ku ndodhej për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Çikago. Mesazhet e ngushëllimit kanë mbërritur edhe nga Kosova. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në aksin rrugor. Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka shkuar dy herë për të vizituar të plagosurit në spitalin Ushtarak. Presidenti theksoi se në këto momente të vështira shteti është në këmbë dhe

po bëhet e pamundura për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. "Ngushëllime familjeve të viktimave. Kam besim se i gjithë shërbimi i kualifikuar i traumatologjisë do të bëjë maksimumin e vet", deklaroi presidenti Topi. Solidaritet me familjarët e studentëve të aksidentuar kanë shprehur edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili ka vizituar të shtruarit në spital duke u uruar shërim sa më të shpejtë. Ngushëllimet nga familjarët kanë ardhur edhe nga PDIU e PBDNJ.


E martë, 22 maj 2012

5

AKTUALITET

Albert Rista: Po shkonim në Sarandë, do qëndronim 3 ditë „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

A

Pedagogia

Elvira Lumi: Të mbijetuarit në gjendje shoku

P

edagogia e univer sitetit Aleksandër Xhuvani Elvira Lumi, e cila që pas aksidentit tragjik ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe pedagogët që ishin në këtë udhëtim ka deklaruar se është shumë e rëndë. "Ka pasur 11 viktima, por pritet nga momenti në moment ndihma e shpejtë. Studentët janë të shokuar, një pjesë ende nuk po nxirren, se autobusi ka pasur dëmtime të rënda. Kemi folur me nja dy studentet ato janë një gjendje shoku. Kanë qenë 50 studentë të autobusit të dytë dhe janë të gjithë studentë të vitit të tretë gjuhë letërsi dhe kanë rënë në 80 metra lartësi"ka konfirmuar pedagogia Lumi, pak kohë pasi ndodhi aksidenti. Gjithashtu mësohet nga rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi se këta studentë së bashku me disa pedagogë janë nisur dje për një ekspeditë mësimore për disa ditë në Sarandë, ekspeditë e cila në të vërtetë u ndërpre në mes për shkak të aksidentit fatal që u kushtoi jetën shumë të rinjve.

lbert Rista, është njëri prej pedagogëve të uni versitetit "Aleksandër Xhuvani", i cili shoqëronte studentët e këtij universiteti dhe që pasditen e djeshme u përfshinë në një aksident fatal. Ai ndodhej në autobusin e dytë të ekspeditës, por tronditja dhe shoku që i ka përfshirë kur kanë parë të binte në humnerë autobusi me studentët e tij është i papërshkrueshëm. Në një intervistë për "Shqiptarja.com" ai na rrëfen për momentet e tmerrit të aksidentit, tronditjen që i ka përfshirë të gjithë pas tragjedisë së rëndë, telefonatat e panumërta të familjarëve që kërkojnë fëmijët e tyre, por edhe arsyet e këtij udhëtimi. Profesor, ju ishit në autobusin e dytë, i cili fatmirësisht shpëtoi, a e patë ju se çfarë ndodhi? Në të vërtetë ne ishim rreth nja 100 metra larg autobusit të parë, i cili u rrëzua. Ne nuk arritëm të dallojmë shumë gjëra, pasi jo vetëm ishim larg, por nuk na e merrte mendja kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë. Pamë vetëm momentin kur autobusi, ku ishin pjesa tjetër e studentëve doli nga rruga dhe ra në humnerë. Ishte një moment dramatik, shokues. Nuk di se si të ta përshkruaj dhe nuk di a do të mundem ta heq ndonjëherë nga kujtesa këtë pamje. Sa studentë ishin gjithsej në autobusin që u rrëzua? Ishin 31 vajza, studente, ishte i fejuari i njërës prej vajzave që kishte ardhur ta shoqëronte në këtë udhëtim si dhe shoferi i autobusit. Pra në total në atë autobus kanë qenë 33 persona. Çfarë bëtë ju në ato momente? Ishte një situatë tejet e tmerrshme. Ne sigurisht që ndaluam në vend, dhe kërkuam ndihmë. Studentët e tjerë që ulërisnin nga ajo që kishte ndodhur. Aksidenti ishte shumë i rëndë, dhe unë nuk mund të flas për bilance, por di të them se do të ketë shumë pasoja. Shumë vajza kishin ngecur poshtë autobusit. Ndihma ka qenë e menjëhershme. Sidomos nga kalimtarët e rastit të cilët jo vetëm që ndaluan dhe zbritën poshtë në humnerë ku kishte rënë autobusi, por edhe i morën të plagosurit në makinat e tyre dhe u nisën drejt

Rrëfimi i pedagogut: Si ndodhi aksidenti Në autobus, 31 vajza, shoferi dhe i fejuari i njërës spitaleve. Menjëherë mbërritën edhe autoambulancat, por aksidenti ishte me të vërtetë shumë i rëndë. Sigurisht që situata u bë më dramatike, pasi lajmi u përhap dhe studentët njoftuan familjarët e tyre. Një lumë telefonatash na kanë mbërritur nga të afërm që kërkojnë fëmijët e tyre, por që ne nuk dimë me saktësi se çfarë t'u themi. Shpresoj që për shumë për ta të ketë lajme të mira. A keni ndonjë ide se

çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin? Jo, nuk di se çfarë të të them. Kjo është një gjë që do ta nxjerrin organet e drejtësisë. Qëllimi ynë i vetëm pas asaj që na panë sytë, ishte të bënim maksimumin tonë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Unë isha në spitalin e Himarës dhe tani po shkoj sërish te vendi i aksidentit për të parë se çfarë ka ndodhur me studentët e tjerë. Ata janë traumatizuar dhe në gjendje

shoku. Madje për një pjesë të tyren kanë mbërritur edhe familjarët për t'i marrë. Ju ishit nisur për një ekspeditë apo për ndonjë udhëtim me studentët? Jo ne ishim nisur për një ekspeditë 3-ditore. Pra ne sot po shkonim për në Jug. Unë jam profesor i dialektologjisë, në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe jemi nisur sot në mëngjes në orën 07:30. Kemi ndaluar për një vizitë në Apoloni, në Fier dhe stacioni i dytë do të

ishte Porto Palermo. Siç edhe ju thashë ne ishim nisur në një ekspeditë tre ditore, dy ditë do të qëndronim në Sarandë dhe një ditë në Voskopojë. Qëllimi ishte kërkimi i fjalëve të veçanta dialektore si dhe njohja e terreneve ku është zhvilluar gjuha jonë, një ekspeditë që në të vërtetë na rezultoi fatale. Unë shpresoj që numri i viktimave të jetë sa më i vogël, kjo është e vetmja gjë për të cilën arrij të mendoj në këto momente.

Apeli

Familjarët e Elsa Dedës: Nuk e gjejmë dot ku është E

lsa Deda është njëra prej stu dentëve që ndodhej në autobusin e aksidentuar, pasditen e djeshme. Por familjarët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për të edhe pas orës 21:00 të mbrëmjes. Të kontaktuar nga "Shqiptarja.com" ata shprehen të irrituar se megjithëse kanë kontrolluar thuajse në të gjithë spitalet ku janë dërguar vajzat e përfshira në aksident, nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për të. "Jemi ndarë në grupe. Një grup i të afërmve tanë ka shkuar te spitali Ushtarak dhe ka kontrolluar aty, por te lista e Ushtarakut, por aty nuk figuron emri i të afërmes së tyre. Ndër-

sa një grup tjetër i familjes ka udhëtuar drejt spitalit të Vlorës për të parë nëse vajza jonë ndodhet në atë spital, por as aty nuk e kanë gjetur, kemi qenë edhe në Himarë por nuk e kemi parë vajzën tonë as atje", - na thonë familjarët që pohojnë se do të nisin sërish kërkimet nga e para për vajzën e tyre, por shprehen të irrituar që nuk kanë një numër ku të kontaktojnë dhe të marrin informacion se ku ta kërkojnë dhe të mos sorollaten më kot. "Ndërkohë që ne sorollatemi nga njëri spital te tjetri vajza jonë mund të ketë nevojë për ndihmë. Dhe kjo është e pafalshme", - na thonë familjarët.


6

E martë, 22 maj 2012

POLITIKE

Intervista

DEMOKRACIA S'duhet të ketë sulltanat e dinasti të trashëgueshme në partitë shqiptare, por demokraci, rotacion, debate e votime të ndershme jo me fjalë

Ish-deputeti: Si na përjashtuan e kataputuan klanin në krye të PD

Çela: Berisha dhe klani i tij kanë uzurpuar PD-në "Berisha i përjetshëm në PD. Kemi shpresë te FRD dhe AK" Lajmi

them PD nënkuptojmë Berisha, e kur themi Berisha nënkuptojmë PD. Njëlloj si vargjet e Majakovskit për Leninin. Kështu është bërë zakon të quhen të gjitha partitë. Po the PSD nënkupton Gjinushin, po the PDS nënkupton Milon, po the PLL nënkupton Spahinë, po the PS nënkupton Ramën etje. dhe tani kur z.Topi është president dhe s'ka asnjë lidhje direkte me FRD, e quajnë partia e Topit. Kjo vjen se partitë janë të uzurpuara nga statute që përjetësojnë kryetarët. Nuk kam asgjë me ata kryetarë që i drejtojnë, por me sistemin partiak të krijuar në Shqipëri, që po i hypi kalit nuk zbret më pa të rrëzuar të tjerët me force. Kjo duhet ndryshuar një herë e mirë te të gjitha partitë.

Ish-deputeti demokrat Blerim Çela shprehet se klani i Berishës ka uzurpuar PD dhe po katapulton njerëzit e tij në krye të partisë, ndërkohë që ka filluar spastrimet e qëndrestarëve. Ai thotë se shpresa e vetme mbeten dy partitë e reja, të cilat duhet të punojnë fort që të marrin në dorë qeverisjen e vendit. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

N

jë ndër ish-themeluesit e PD, ish-kry etar i KSH dhe ish-deputet i kësaj par tie, Blerim Çela, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" rrëfen përjashtimin nga PD të qëndrestarëve dhe kataputimin në krye të partisë të klanit të Berishës. Sipas tij në PD s'ka garë, s'ka struktura ka vetëm njëshin, i cili po tregon se kërkon të qëndrojë përjetësisht në krye të partisë. Ai flet për partitë e reja FRD dhe AK, LSI, opozitën e zgjedhjen e Presidentit, ku vetëm votat e FRD mund të sjellin zgjedhjet e parakohshme. Jeni ndër eksponentët më të vjetër drejtues I PD, si deputet por dhe si detyratë rëndësishme. Duket sikur jeni I mënjanuar. Cfarë ka ndodhur mekëto marrëdhënie? Më larguan nga forumet drejtuese të PD, mua dhe shume drejtues të tjerë të vjetër e me kontribute të qënësishme në këtë parti, duke na zëvendësuar me emra të panjohur të servirur nga Klani i tij i afërt nëpërmjet votimit të manipuluar në kongresin e vitit 2009. Nëse merret si kriter mosha, në atë Këshill Kombëtar ka dhe njerëz të tjerë moshatarë me ne. Mendoj se s'ka qenë kriter mosha për të rinovuar partinë, por shkaqe të tjera që lidhen në radhë të parë me shkallën e inferioritetit të ketij klani ndaj kontributeve tona që nga themelimi i PD e në vazhdimesi, nga mbrojtja që i kemi bërë qëndrestarëve të PD të cilët ky klan i ka injoruar fare, si dhe të kritikave që ne të "vjetrit" nuk kemi ngurruar t'i bëjmë në mënyrë të vazhdueshme Berishës dhe këtij klani për mungesën në rritje të demokracisë së brendshme në atë parti, kërkesës për reformimin e saj, zbatimin e votimit 'një anëtar një votë' dhe rotacionit të kryetarit i cili është kthyer i përjetshëm dhe pa konkurentë objektivisht të pamundur që të fitojnë. Sepse konferencat e partisë në rrethe për delegatët e kongresit i organizon z.Berisha me këtë klan dhe siç ka treguar eksperienca, konkurentëve nuk u lihet asnjë hapësirë për fushatë brenda partisë. Madje kush ka guxuar të konkurrojë me Berishën, është parë si armik i PD. Ky lloj këndvështrimi aspak demokratik është kultivuar e përhapur në anëtarësinë e delegatët e partisë nga z.Berisha e klani i tij që duke i bërë hyzmet Berishës, kanë konsoliduar veten e tyre në drejtim pa iu bërë vonë për partinë e demokracinë brenda saj. Pra

PD

ka

shujmë

probleme

Blerim Çela

demokracie...? Sidoqoftë këto dhe shumë probleme të tjera të PD i kam trajtuar në librin tim 'Deformimi i PD' me shqetësimin që kjo parti me kontribute të mëdha në ndryshimin e rendit shoqëror për ndërtimin e një shteti demokratik, s'mundi të arrijë plotësisht këtë objektiv madhor, përderisa s'ka demokraci brenda vetes së saj dhe kundërshtarët politikë i konsideron armiq. Ajo s'bashkëpunon me ta për integrimin e Shqipërisë në BE, por e transferon fajin tek opozita, kur përgjegjësia është totalisht në duart e partisë qeverisëse së bashku me aleatët e saj. Unë s'bëj me faj vetëm PD, por dhe ato parti parlamentare aleate të saj për këtë problem. Ata duhet të ushtrojnë presion mbi Berishën që Shqipëria të mos humbasë shanset që i vijnë, ndryshe nuk u vlejnë fjalët e bukura për integrim, kur bëhen palë apo bashkëfajtorë me Berishën vetëm për të ruajtur beneficet që u jep pushteti.

"Berisha nuk duhet të jetë në asnjë menyrë kandidat dhe asnjë nga anëtarët e kryesisë apo të Keshillit Kombëtar të PD, por njerez jashtë këtyre forumeve". Shumë figura nga PD vihet re se po zgjedhin ose heshtjen, ose largimin nga kjo parti. Përse ndodh kjo, apo më saktë si po e drejton Berisha PD-në? Unë nuk përgjigjem për figurat e tjera të PD, megjithëse një pjesë e tyre e kanë ngritur zërin në media, por hapësirat janë të vogla. Mediat pranë Berishës nuk i afrojnë, përkundrazi i anatemojnë. Mediat e majta duan vetëm të kritikosh Berishën, ato të heqin fjalët dhe idete që kritikojnë të majtën në përgjithësi e PS në veçanti. Këto më kanë ndodhur dhe mua. Nuk them shtypi pranë PD se ajo është vetëm fasadë. Kur

Më konkretisht...? Nuk është Berisha që e drejton heshtjen e kundërshtarëve apo rebelëve të tij, por janë të gjithë Berishët e tjerë që të shtypin me të gjitha mjetet po i bëre hije apo i kundërshtove. E përsëris që s'duhet të ketë sulltanat e dinasti të trashëgueshme në partitë shqiptare, por demokraci, rotacion, debate e votime të ndershme jo me fjalë, por me statute që ia presin kokën tendencave autokratike. Në SHBA janë ndërruar 4 presidentë gjatë këtyre 22 vjetëve, ndërsa te ne janë po ato fytyra, po ato mendësi që na kanë lënë të përçarë dhe me një ritëm rritjeje ekonomike e sidomos sociale që s'na ka afruar sa duhet me Europën. Infrastruktura dhe objektet socialkulturore nuk janë kusht vendimtar për të na afruar me Europën. Jo! Mbi të gjitha në duhet të kemi respekt për mënyrën e të menduarit ndryshe, për mirësi, ngrohtësi, komunikim e dashuri njerzore dhe bashkëpunim partiak, jo zili e hakmarrje, inat e mungesë respekti për tjetrin. Vihet re një afrim i figurave të reja në PD, ndërkohë që është rritur shumë konkurrenca për numrin dy të kësaj partie. Si e mendoni betejën brenda PD mes grupeve dhe korenteve të ndryshme. Sa shans ka grupi i Bashës të triumfojë në periudhën postBerisha? Kjo pyetje lidhet dhe me largimin tonë që tani quhemi 'të vjetrit, duke përjashtuar Berishën, se ai ngelet gjithmone i ri, ndërsa ne të tjerët plakemi. Të vjetrit s'largohen nga drejtimi i partisë për hir të asaj që duhen figura të reja, por vetëm nëpërmjet votës së ndershme konkuruese. Duhet të vijnë të rinjtë në parti, por jo nga rruga e direkt anëtar i KK, deputet, kryetar Bashkie, Komune, zyrtar i lartë, pa patur në radhë të parë kontribute në forumin rinor të partisë përkatëse, apo dhe në parti, të shkolluar brenda e jashte shtetit me rezultate të mira dhe me figurë të pëlqyeshme morale. Më konkretisht...? Nuk mund të flas për partitë e tjera, por të paktën me sa kam parë në LSI afrohen njerëz që kanë kontribuar në forumet e asaj partie. Më duket se diçka në këtë drejtim po bën dhe PS e sidomos AK dhe FRD, por nuk shikoj asgjë te PD e cila është mbërthyer fort pas pushtetit, ndersa klani rreth Berishës heq dhe vë ata që i rrinë gatitu dhe i bëjnë elozhe këtij klani. PSh, në Shkodër shumë njerëz i kanë parë hajrin pushtetit vetëm se i thonë znj. Topalli 'zonjë e hekurt'. Këto lloj

rinovimesh janë fasada që e dëmtojnë partinë përkatëse. Përsa i përket numrit dy të PD, atje ka vetëm numer 'NJE', numrat dy e poshtë s'ekzistojnë në saj të kontributeve vetiake, por në saj të dashamirësisë së fituar me konformizëm, lajka e servilizëm ndaj NJESHIT. Kjo strukturë drejtuese e dalë nga votime të pandershme të paraplanifikuara nga NJESHI s'është legjitime dhe s'ka forcë të bëjë ndryshime në jetën e brendshme të partisë se çdo përpjekje për demokratizim të saj, do çonte në largimin e tyre si armiq e tradhtarë të PD, dmth. të kryetarit. Pra lufta brenda PD bëhët për të qënë në sy të Berishës...? Ky mentalitet i formuar qëllimisht në PD për të hyjnizuar NJESHIN i ka lënë me vite dritë pas dyshat e treshat. Ky është shkaku që askush nga këta dysha e tresha nuk mund t'a zëvendësojë Berishën. Largimi i Berishës nga PD do ishte një shembje e madhe e kësaj godine partiake që do t'i zinte të gjithë nën vete. Nuk mund të mendohet që klanet brenda PD bëjnë luftë për pushtet. Ata s'kanë as staturën, as guximin dhe as përkrahjen e nevojshme nga anëtarësia e gjerë e partisë për të zhvilluar një luftë të mirëfilltë për pushtet që t'i zënë vendin Berishës. Berisha do të lëshojë atë vend kur t'ia dojë qejfi e pasardhësin do ta vendosë vetë siç ia kërkon interesi i tij vetjak që të drejtojë pas kuintave. E ashtuquajtura luftë politike brenda klaneve të PD është e vërtetë që zh-

"Koalicioni me Meten ka bërë që Berisha e klani i tij të fitojë pushtetin, por kanë humbur demokratët. Kjo i ka bërë të pakënaqur ç'ka do ta tregojnë zgjedhjet". villohet, por jo për t'i zënë vendin Berishës, por për të fituar më shumë kredibilitet tek ai, për të marrë statusin e trashëgimtarit, si dhe për të patur më shumë influencë në pushtet që të shtojnë pasuritë vetiake. Ndryshe po lëvizën gishtin për të rrëzuar Berishën, do hanë kokat e tyre. PD ka tetë vite në qeverisje, mendoni se me këtë kabinet qeveritar mund të marrë një mandat të tretë, përballë një Rame dhe PS të "uritur" për pushtet? Rama e PS le të kenë po të duan uri prej ujku për pushtet. Ai nuk merret me uri, por me punë e


E martë, 22 maj 2012

7

POLITIKE GARA Kush ka guxuar të konkurrojë me Berishën, është parë si armik i PD. Ky këndvështrim aspak demokratik është kultivuar e përhapur në anëtarësi

PËRFITIMI Klani i Berishës heq e vë ata që i rrinë gatitu e i bëjnë elozhe. Në Shkodër ia kanë parë hajrin pushtetit vetëm se i thonë znj.Topalli 'zonjë e hekurt'

Çela: Si mund t'i fitojë Edi Rama zgjedhjet

“Vetëm Topi e rrëzon Berishën për Presidentin” Thirrja: FRD, jo në koalicion me PD

besim në radhë të parë brenda partisë e cila duhet të gjeje forcën e mençurinë që të luftojë intolerancën e të bashkojë të gjithë të pakënaqurit. Tashmë, për fat të keq, qeverisja s'mendohet si një detyrim i madh shoqëror e politik në shërbim të interesave publike, por si një mjet përfitimi. Kjo është kthyer në një mendësi e keqe jo vetëm për PS, por të pakten për të gjitha partitë tradicionale politike shqiptare. Kësaj mendësie ia kanë venë emrin PRAGMATISTE. Këtej e tutje do ta quaj me këtë emër mendësinë e qeverimit. PS duhet të marrë shembull nga Berisha, i cili është politikan më i zoti në këtë fushë se Rama. Ai bashkoi rreth vetes me kuç e me maç të gjitha partitë që iu afruan duke u ofruar thela të vogla e të mëdha torte sipas votave që ata do t'i jepnin koalicionit. Fitoi se LSI-së i dha 20 përqind të pushtetit. Po PS s'paska një kryetar aq PRAGMATIST sa të dëgjojë zërin e burrave të mençur se si duhen bërë koalicionet para e pas zgjedhore që të fitojë zgjedhjet? Nëse kryetari me fuqinë që disponon s'do pyesë të mençurit, por do vendosë unin e tij, nuk i fiton zgjedhjet, nëse ai së bashku me të mençurit nuk bien dakort që të heqin dorë nga intoleranca, nuk i fitojnë zgjedhjet. Mendoni pra se Berisha i fiton zgjedhjet...? PD i fiton zgjedhjet nëse reformon dhe demokratizon seriozisht partinë duke afruar të gjithë të larguarit duke bërë një kongres të jashtëzakonshëm partie që të miratojë një statut vërtetë demokratik, ku kryetari duhet të zgjidhet me mbi 2 konkurentë që të kenë të njejtin akses si kryetari në detyre në shtypin e partisë, në financat e saj si dhe të kenë grupin e tyre për fushatë të paktën 6 muaj para zgjedhjeve në parti. Z.Berisha nuk duhet të jetë në asnjë menyrë kandidat dhe asnjë nga anëtarët e kryesisë apo të Keshillit Kombëtar të PD, por njerez jashtë këtyre forumeve. Të ngrihet një komision për të zgjedhur delegatët për në kongres jo nga Berisha e klani i tij, por të dalin emrat e tyre nga konferencat e degëve që do numërojnë votat e kandidatëve sipas parimit 'një anëtar një votë' etj. Pra duhet bërë një kalim i shpejtë pushteti nga ky kryetar, kryesi e KK në duart e atyre demokratëve që do zgjidhen realisht e ndershmërisht nga anëtarësia e PD, që kjo anëtarësi të rifitojë besimin tek udhëheqja e partisë e cila duhet të respektojë çdo anëtar e forum partie, që dhe pjesa tjetër e popullit të besojë se PD u rikthye në identitet me figura të reja e të

pastra drejtuese që japin shpresë për një politikë bashkëpunuese me opozitën dhe ngritjen e një administrate të aftë e jo me militantë të pashkolluar që janë bërë drejtorë me diploma të falsifikuara apo të pamerituara. Kjo kryesi duhet të angazhohet se do krijojë një qeveri që do kontrollojë të gjitha shkeljet ligjore të qeverive paraardhese të PD si dhe administratës pushtetore duke i dënuar ata që kanë qenë të korruptuar sipas shkallës së fajësisë. E shikoni të realizueshme këtë që kërkoni...? Kjo që parashtrova nuk mund të bëhet se deri më sot s'di që ata që janë në majë të malit të rrëzohen e të thyejnë kokën për hir të së drejtës. Ata i kanë mbushur mendjen vetes se jane më të ndershmit, më të drejtët, më patriotët, më të aftit, më të zgjuarit, më të pazëvendësueshmit e kësaj dynjaje, prandaj ajo që thashë më lart ngelet vetëm një utopi që do rrëzojë patjetër PD nga pushteti. Në fakt masa e gjerë e demokratëve janë të rrëzuar e të rrënuar nga pushteti. Tani bëhet fjalë për ata që janë në majë të kalit që i kanë shijuar frutet e pushtetit, por nuk e di, nëse ata qe do vijnë në pushtet do kenë ndershmërinë, trimërinë, zotësinë e dashurinë për popullin që të korruptuarve t'u tregojnë vendin jo për hakmarje politike, po me fakte e dokumenta e t'ua sekuestrojnë pronat e paratë fituara në menyrë të paligjeshme. U përfol shumë se ju do jeni pjesë e FRD. Pse janë të ftohta marrëdhëniet me ju, por dhe me figura të tjera, përfshi ishkryeministrin Meksi dhe ish deputetin Rexhep Uka? U përfol nga shtypi kot se koti, siç e ka zakon shtypi ynë që kur ke bisht ta heqin e kur se ke ta vënë. Kam qenë i predispozuar të bashkëpunoja me FRD e për këtë kam dhënë intervista në disa gazeta, jo si anëtar i saj, por duke parë te ajo një

në këtë parti, por dua t'a ndihmoj me sa të kem mundësi dhe kam shumë miq që presin fjalën time që të anëtarësohen në të. Ata jo vetëm që s'me pranuan si themeleues të saj, por as s'më ftuan në prezantimin publik të saj. Edhe kjo është e drejta e tyre. Unë nuk e di nëse e kanë ftuar zotin Aleksandër Meksi apo Rexhep Uka e të tjerë si ata, por di të them se këta emra do të ishin një mbështeteje e fuqishme për FRD si për organizimin, ashtu dhe për mbështetjen në radhët e popullit e të PD që i njohin për burra të mençur e energjikë. Eksperienca politike më ka mësuar se sa më shumë krahë të kesh, aq më i fuqishëm bëhesh. Pushteti fitohet me punë, organizim, proprogandë, miq, dashamirës që fitohen me njo-

"Nëse FRD krijon grupin e saj parlamentar me 7 vetë, presidenti s'zgjidhet as me shumicë të thjeshtë dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme". forcë me ide të reja perparimtare, gjithëpërfshirëse e demokratike, i ofrova veten time. Ata që e themeluan këtë parti me sa duket s'deshën që njerëz me integritet, kulturë e eksperiencë partiake, me ide të qendrës së djathtë, të afroheshin në themelimin e kësaj partie. Kjo është e drejtë e tyre, unë e respektoj. Me sa di FRD do afrojë sa më shumë njerëz që i përkasin brezit të ri, dhe mirë bën se e ardhmja i takon rinisë. Madje në një bisedë që kam bërë me zotin Biberaj disa muaj më parë i kam thënë që s'aspiroj për asnjë post

hje, takime dhe gjuhë të kuptueshme nga njerëzit. Mënyra e veprimit politik është profesion më vete që ne të vjetrit e njohim dhe dime të vëmë në jetë. Zërat tanë vetem do e fuqizonin këtë parti. Po Aleanca Kuq e Zi...? Kam ndihmuar me programin ekonomik AKnë. Nëse u hyn në punë le ta marrin në konsideratë, po nuk u pelqeu, të bëjnë një tjetër më të mirë. Ua uroj me gjithë shpirt dhe do miliotoja në këtë parti, por z.Spahiu ka deklaruar se s'do pranoje

ish ministra e deputetë në AK. Kjo më ka bërë të tërhiqem. Po kështu dhe FRD do të tjerë njerëz, prandaj jam elektron i lirë që s'militoj në asnjë parti politike. Kam bindje të plotë se është momenti politik, madje dhe historik që partitë e mëdha PD e PS të dalin forca të treta e të katërta sepse populli është mërzitur me të dyja, por kjo varet tërësisht nga dy partitë e reja AK dhe FRD që duhet të hidhen në terren me të gjitha forcat e tyre organizative që të anëtarsojnë sa më shumë njerëz në qytet e në fshat e të ngrenë për çdo qendër votimi nga një seksion. Kjo është një punë kolosale që do eksperiencë, para, makina, njerëz të devotshëm e oratorë që duhet të njohin shumë mirë programin e partive të tyre e të dine ta transmetojne thjeshtë në popull që të fitojnë simpatinë e besimin e tij. Tendenca e këtyre dy partive të reja duhet të jetë jo për të marrë 3-4 deputetë, por të dalin sëbashku forca që do të marrin në dorë qeverisjen e vendit. Të zotërojnë mediat, nuk flasim për TV pubblik që i bën fresk qeverisë, por për mediat e pavarura. Duam që këto parti të reja të trajtohen njëlloj si partitë e tjera politike, aq më tepër që FRD është parti parlamentare se ka zotin Oketa, madje thuhet se do ketë dhe deputetë të tjerë, gjë që unë e besoj meqë i njoh personalisht deputetët e PD e ua di pakënaqësitë që kanë për udhëheqjen e saj. Tashmë është në kulmin e tij debati për Presidentin. Mendoni se PD i ka numrat për të zgjedhur një kryetar shteti me votat e saj siç pretendon Berisha? Mendoj se PD i ka numrat për presidentin e thjeshtë me 71 vota, por kjo nuk i kënaq me të drejtë as popullin e as ndërkombetarët. Nëse FRD krijon grupin e saj parlamentar me 7 vetë, se aq duhen për një grup, siç e ka lancuar FRD, presidenti s'zgjidhet as me shumicë të thjeshtë dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse FRD voton presidentin e Berishës, do humbë besueshmërinë në popull se është kundër tij e shpresat për një parti të vërtetë opozitare me Berishën do veniten. Nëse FRD deklaron se do bejë koalicion me Berishën pas zgjedhjeve, shanset e saj për të fituar shumë deputetë më 2013, humbasin se e mbajnë atë në pushtet dhe krijimi i partisë së tyre do dukej si një lojë e dirigjuar nga Berisha që të pakënaqurit e tij të shkojnë tek FRD e kjo t'ia japë Berishës këto vota me koalicionin paszgjedhor. Në politikë s'luhet me dy porta. Do shumë kujdes në deklaratat që bëhen në media dhe në vendimet që merr partia. Berisha ka deklaruar se nuk pretendon për president dhe unë e besoj këtë. Zgjedhja e kreut të ri të shtetit do të jetë një test për mazhorancën aktuale por dhe për marrëdhëniet me LSI? Po, do jetë test për mazhorancën, por dhe për LSI e cila duhet ti qëndrojë deklaratës që presidenti të jetë konsensual. Po u zgjodh me 71 vota s'humbet vetëm PD e LSI por e gjithë Shqipëria. Meqë jemi tek LSI si e konsideroheni koalicionin me këtë parti, ka humbur apo ka fituar PD nga aleanca me partinë e Metës? Koalicioni me Meten ka bërë që Berisha e klani i tij të fitojë pushtetin, por kanë humbur demokratët e kjo i ka bërë të pakënaqur ç'ka do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe në fund, duke parë përplasjet për reformën zgjedhore dhe faktin që asnjëherë nuk janë njohur zgjedhjet nga palët, mendoni se një qeveri teknike do t'u jepte fund këtyre problemeve? Reforma zgjedhore bëhet për dy jave, por partitë politike e zgjasin vetëm për të fituar opsionet e tyre që çojnë në konsolidimin e mundësisë për të fituar zgjedhje të manipuluara. Kështu ka ndodhur kur PS ishte në pushtet e kështu po ndodh tani që është PD. Prandaj këto dy parti s'duhet të dalin fitimtare. Populli shqiptar duhet të veprojë si populli grek, që nuk votoi partitë tradicionale, por partitë e vogla e të reja që të mos ketë më dinasti partiake e pushtetore që lindin korrupsion, pasiguri, antiligj e mbretër të pakurorëzuar.


8

E martë, 22 maj 2012

POLITIKË

Programi PS, sistem shumëkolonësh për pensionet, ja skema

K

ryetari i Grupit të Punës të Programit për Çështjet Sociale, Kosta Barjaba, zhvilloi një konsultë me përfaqësues të fondeve private të pensioneve në Tiranë. Në fokus të konsultës ishin problemet e skemës së pensioneve, rrugët për shpëtimin e saj nga falimentimi e mbështetja e funksionimit të sistemit shumëkolonësh të pensioneve. Ai vuan nga disa probleme themelore, që e kanë

shpënë skemën e pensioneve në prag falimentimi, si niveli i ulët i të kontributeve në raport me GDP: 5.6 përqind, kundrejt 10-12 përqind të vendeve të rajonit, masa e ulët e përfitimit, raporti problematik kontribuuespërfitues, kultura e ulët e kontribuimit në skemën e pensioneve, sidomos e grupmoshave të reja, prirja e pensioneve drejt pensionit minimal; koeficienti shumë i ulët i

zëvendësimit pension-pagë, i cili është sa gjysma e normës ligjore, bllokimi i skemave të pensioneve suplementare, të profesioneve dhe të veçanta. Përfaqësuesit e fondeve private të pensioneve mbështeten idenë e Programit të PS mbi mbështetjen e sistemit shumëkolonësh të pensioneve, duke nxitur, sidomos brezin e ri, në pjesëmarrjen në skemat private, suplementare e vullnetare.

Propozimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për anëtarët Lajmi Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka lëshuar alarmin se për shkak të vendeve vakante në këtë institucion, rrezikon të bllokohet vendimarrja. Për të duhet të bëhen ndyshime në ligjin organik apo Kushtetutë që të saktësohet zëvendësimi i gjyqtarëve 6 muaj përpara.

„„„

Dedja: Kushtetuesja në rrezik bllokimi “Bllokimi për shkak të mungesësë së një anëtari” Plloçi

TIRANE

Në tekstin e dorëheqjes së tij të dhënë në mes të Prillit, Plloçi argumenton se anëtari i Gjykatës Kushtetuese mund të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij. Por, mandati nuk mund të zgjatet kaq shumë dhe në mënyrë kaq substanciale.

JAKIN MARENA

G

jykata Kushtetuese rrezikon të gjendet nën trusninë e bllokimit të saj, duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për çështje të veçanta që janë marrë në shqyrtim. Alarmin e ka dhënë për mediat kreu i kësaj Gjykatë, Bashkim Dedja, i cili propozon dhe rrugët nga të cilat mund të dilet nga ky kolaps, duke propozuar deri në ndryshim të Kushtetutës apo të ligjit përkatës për institucionin më të madhe gjyqësor në vend. Kështu, që prej nëntorit, ministria e Drejtësisë nën asistencën e EURALUS, ka nisur hartimin e një ligji të ri për Gjykatën Kushtetuese. Vetë gjykata, ka dhënë variantet që mund të aplikohen, por pa u bërë pjesë e procesit. Kreu i saj Dedja thotë për mediat se puna nuk është bllokuar deri tani por pohon se ekzistojnë raste kur për shkak të mungesës së anëtarit të 9, vendimmarrja bëhet e pamundur. “Teorikisht ekziston një moment kur, mund të bllokohet vendimmarrja e kësaj gjykate në rast se votat ndahen në mënyrë të barabartë, siç mund të jenë 4 me 4, çështja s’zgjidhet në rendin përfundimtar por refuzohet shqyrtimi i kësaj kërkese e në një moment të dytë, qytetari apo ai që bën kërkesën, ka të drejtë ta riparaqesë kur të krijohet një numër tjetër i gjyqtarëve. Që vendimet të quhen të vlefshme duhet që ta votojnë të paktën 5 gjyqtarë për zgjidhjen e çështjes. Për këtë shkak, s’ka bllokim të veprimtarisë së Kushtetueses, natyrisht që ngarkesa do jetë më e madhe”, tha Dedja. Ndërsa për plotësimin e vendit bosh në këtë gjykatë, Dedja i është drejtuar institucioneve përgjegjëse. “Unë i jam

Gjykata Kushtetuese

drejtuar me një shkresë presidentit dhe Kuvendit që të vazhdojnë procedurat për zevendësimin e gjyqtarëve nëse vendi mbetet vakant. U takon atyre për të bërë zevendësimin e këtij gjyqtari”, shprehet kreu i Kushtetueses. Pak javë më parë, Petrit Plloçi dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e anëtarit, ndonëse mandati i tij kishte skaduar që prej 2010.

Sipas ligjit, ai kishte të drejtë të qëndronte në atë post në pritje të zëvendësimit të tij nga presidenti e Kuvendi. Në të njejtën pozitë që prej 2010, ndodhen dhe Xhezair Zaganjori e Admir Thanza. Dedja thotë që për t’i paraprirë mbetjes së vendeve vakant, me ndryshime në ligj apo Kushtetutë, minimalisht 6 muaj para skadimit të mandatit të një anëtari të Kushtetueses,

duhet të jetë zgjedhur pasardhësi i tij. Ky do ishte një variant, që do zgjidhte ngërçin 4 vjeçar me emërimet, sipas kreut të këtij institucioni. Me një anëtar më pak me 2 të tjerë të cilëve prej 2 vitesh u ka skaduar mandati, por vijojnë të qëndrojnë në detyrë ky variant sipas kryetarit do zgjidhë dhe problemin e rotacionit të 1/3 së përbërjes së Kushtetueses. “Nuk parashikohet

në ligj që procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj të fillojnë të paktën 6 muaj përpara se gjyqtarëve që janë në detyrë, tu mbarojë mandati. Me qëllim që në momentin që gjyqtarëve u mbaron mandati, gjyqtari që do ta zëvendësojë të jetë zgjedhur e të zëvendësojë në ditën që atij i mbaron mandati. Kjo do ti priste rrugën dhe zgjatjes së tejskajshme në bazë të mbarimit të mandatit qendrimit në detyrë dhe e dyta do shkonte dhe me problemin e rrotacionit. Kjo duhet shoqëruar me ndryshime ligjore në ligjin organik ndoshta e në Kushtetutë”, shprehet Dedja.

LAJME SHKURT Fitorja e Nikoliç, Bushati: Sllavët para nesh për BE

„

Fitorja e Tomisllav Nikoliç si President i Serbisë shqetëson klasën politike shqiptare. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati gjatë një tryeze të rrumbullakët mbi integrimin në BS tha se fitorja e Nikoliç ngre pikëpyetje shumë të mëdha për të gjithë ne. Sipas Bushatit, boshti sllav në Ballkan është përpara nesh në procesin e integrimit dhe për këtë, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme dhe të punojë fort. “Shoh që komplet boshti i ashtuquajtur sllav, në kuptimin më të mirë të fjalës, sot për sot janë të ankoruar në statusin e vendit kandidat, apo në pritje të negociatave për anëtarësim”, tha Bushati.

Ligji i “Skafeve” pritet të përçajë rëndë mazhorancën

„

Mazhoranca qeverisëse pritet të përçahet përpara nevojës për të shfuqizuar moratoriumin e lundrimit të skafeve në bregdetin shqiptar. Sinjalet për formimin e një mazhorance të re dhe thyerjen e shumicës tradicionale në Parlament e jep deputeti socialist, Gaçi. Nisur nga fakti se më 8 qershor, kjo nismë do të kalojë për votim në Parlament, Gaçi pohon se ka nisur negociatat me deputetët e grupeve të ndryshme parlamentare, për të marrë mbështetjen e duhur, që do të lejojë kalimin e saj. Sipas deputetit socialist, pro kësaj nisme janë shprehur dhe përfaqësues të LSI, PDIU.

Paralajmërimi i Sequi:

“Dialog, ose s’ka asistencë financiare” „„„

TIRANE

I

ntegrimi duhet parë si përgjegjësi e përbashkët e politikës, është në interes të vendit dhe qytetarëve. Mosintegrimi në BE sjell kosto, vendi humbet asistencë financiare”. Deklarata vjen nga ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi dje paradite në tryezën rrumbullakët të organizuar nga BE e fondacioni ‘Shqipëria e Hapur’ me temë: Integrimi në BE dhe Demokratizimi: Dy Monedha të të Njëjtës Fytyrë. Tryeza u organizua në hotel Tirana. Sequi tha se Procesi i integrimit shton burimet për politikat kombëtare dhe Shqipëria do ketë përfitime nga anëtarësimi në BE. Ambasadori i BE tërhoqi vëmendjen në real-

Ettore Sequi

izimin e reformave të shëndetësisë e të arsimit, që po lihen mënjanë për shkak të jostabilitetit politik. “Autorët e raportit kanë vënë re se reformat në arsim e shëndetësi janë të papërfunduara për shkak të jostabilitetit politik. Jo qëndrueshmëria në politikë ka sjellë mos realizim të këtyre reformave”, tha ai. Duke u ndalur te klasa politike, Sequi përsëriti apelin të vazhdohet dialogu në kuadër të marrëveshjes që është firmosur në nëntor. “Tregoni përgjegjshmëri. Integrimi duhet parë si përgjegjësi e përbashkët e politikës. Kërkon dialog politik, seanca të rregullta në kuvend”, tha ai. I pranishëm në tryezë, deputeti socialist, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Integrimit Ditmir

Bushati duke vlerësuar si të rëndësishëm stabitiletin kombëtar dhe rajonal nënvizoi se klasa politike nuk e ka dhënë provën e duhur në demokraci. “Ende nuk shohim që fjalët të kthehen në vepra. Të mbyllim reformën zgjedhore dhe të zgjidhim cështjen e pronës”, deklaroi deputeti socialist Bushati. Nga ana e tij Ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se “Procesi i integrimit është proces dypalësh ku në një anë qëndron debati politik, dhe në anën tjetër procesi në terren. Dy kolona që shtyhen dhe tërheqin njëra tjetrën”. Tashmë është shtuar presioni mbi politikën shqiptare në mënyrë që ajo të arrijë të kapë dhe kohën e humbur për reformat integruese në BE që kërkojnë dialog.


E martë, 22 maj 2012

9

POLITIKË

Ambasadori holandez: Presidenti, mirë të zgjidhet me 140 vota

P

as ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se presidenti i ri duhet të zgjidhet me raundin e parë, një tjetër diplomat ka bërë të njëjtën kërkesë për forcat politike në Shqipëri. Nga qyteti i Elbasanit, ambasadori hollandez në Tiranë, Henk van den Dool, theksoi se presidenti duhet të dalë nga një proces konsensual e

gjithëpërfshirës dhe të arrijë të gjejë miratim që në votimin e parë në Kuvendin e Shqipërisë, me 140 vota. “Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët

pasi,” ka shtuar ai. Ambasadori holandez ka kërkuar gjithashtu përfundimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare përpara nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Reforma zgjedhore dhe parlamentare të përfundojnë para Presidentit. Ka ende shumë punë për të bërë mbi reformën zgjedhore”, ka shtuar më tej ai.

Kriteret për presidentin e ardhshëm, sipas shoqërisë civile Lajmi Shoqëria civile përmes një letre të hapur kërkon nga politika shqiptare që presidenti i ri duhet të plotësojë disa kritere që të marrë frenat e drejtimit të shtetit. Mes të cilave ai nuk duhet të jetë një politikan ende aktiv si dhe të ketë mbajtur detyra të larta shtetërore. Të mos jetë i dyshuar për korrupsion.

„„„

OJF: Presidenti, jo një politikan aktiv “Nuk është i dyshuar për trafiqe dhe korrupsion”

TIRANE

JAKIN MARENA

P

residenti i ri nuk duhet të jetë një figurë poli tike e cila ka qënë aktive në politikë por dhe në poste shtetërore vitet e fundit. Ky ka qënë qëndrimi i mbajtur nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri, përmes një letre të hapur dhe publike drejtuar politikës. Kështu, debati për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ka përfshirë edhe shoqërinë civile, e cila ka propozuar disa kritere që duhet të plotësojnë kandidatët për presidentin e ardhshëm. Kriteret sipas saj për presidentin konsistojnë në një figurë me integritet, që ka njohuri shumë të mira për vlerat e demokracisë dhe për funksionimin e shtetit, në jetën profesionale e private ka dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe orjentimi seksual, Njëherësh ai duhet të ketë përvojë në fusha të ndryshme të veprimtarisë dhe të jetë një personalitet i nderuar në mjedisin ku ka ushtruar veprimtarinë dhe ka dëshmuar integritetin e përgjegjshmërinë si cilësi të individuale, ka dëshmuar gatishmëri për t’i shërbyer shoqërisë e komunitetit, ka përcjellë frymën e tolerancës, gjithëpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit. Gjithashtu kandidati për President duhet të jetë me një kriter të tillë, ku në jetën profesionale dhe private ka dëshmuar se beson tek ligji dhe zbatimi i tij, nuk është dyshuar për përfshirje

në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera reflektohen edhe në familjen e ngushtë e në mjedisin e ngushtë shoqëror, në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit e ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombasit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me ven-

det fqinje, në Evropë dhe në botë. Por kriteri kryesor është ai që kandidati për President s’duhet të jetë aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe s’ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit. Shoqëria civile këmbëngul për kandidatë me cilësi të barabarta që mishërojnë tiparet e mëlartme, duke i kush-

tuar vëmendje marrjes në konsideratë të kandidaturave të grave, pasi deri tani s’kanë qenë asnjëherë të përfaqësuara në këtë detyrë. Ata deklarohen të hapur për të ofruar sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin për Presidentin e ardhshëm. Mandati i Bamir Topit si President Republike përfundon më 24 korrik 2012, saktësisht 5

vjet nga dita e votimit te tij. Këtë e garanton neni 88 i Kushtetutës, që thotë se përkon me 24 majin. Hapi i parë që çel procedurën është mbledhja e konferencës së krerëve të grupeve parlamentare, e cila zyrtarizon nisjen e procesit të votimit të kreut të ri të shtetit. Në nenin 87 të ligjit themeltar thuhet se kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit zhvillohen deri në pesë raunde votimi. Votimet kryhen një herë në 7 ditë, çka do të thotë që i fundit duhet te zhvillohet brenda datës 28 qershor. Votimi i parë behet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit, çka do të thotë brenda 31 majit. Për këtë parlamenti cakton një seancë të posaçme thjesht votimi pa debat. Secili nga votimet pasardhëse zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa zgjidhje i votimit pararendës.

FIRMËTARËT E LETRËS

„ Vjollca Meçaj „ Mirela Arqimandriti „ Sevim Arbana „ Aurela Anasatasi „ Mustafa Nano „ Rasim Gjoka „ Elsa Ballauri „ Mentor Kikia „ Kozara Kati „ Mirela Muça „ Mihallaq Qirjo „ Delina Fico „ Milva Ekonomi „ Dritan Shutina „ Blerta Çani „ Arta Mandro „ Iris Luarasi „ Adriana Berberi „ Altin Hazizaj „ Ani Ruci „ Ines Xhelili „ Xheni Karaj „ Esmeralda Balluku „ Arjana Haxhiu „ Flutra Xhabija „ Laura Konda „ Mrike Cara „ Irena Shtraza „ Mimoza Vojka „ Teuta Qose „ Donika Senka „ Aleksander Çipa „ Auron Pasha „ Brunilda Paskali „ Fabiola Egro „ Majlinda Hoxha „ Blerina Metaj „ Mersila Ballo „ Afërdita Prroni „ Amarildo Felcanji „ Rajmonda Bozo „ Belioza Çoku „ Donika Godaj „ Vahide Gruda

Ilir Meta

“Presidenti, s’bëhet fjalë për një vend pune” „„„

Q

TIRANE

ë nga Lezha, kryetari i LSI Ilir Meta ka theksuar se Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin e saj drejt BE. Ai është ndalur edhe në zgjedhjen e presidentit, ku ka theksuar se s’është i rëndësishëm emri se kush do zgjidhet por të jetë një proces konstruktiv e institucioni i presidentit të shërbejë për të bashkuar të gjitha palët. Meta nënvizoi se duhet të përfundojë reforma zgjedhore brenda datës së përcaktuar nga ndërkombëtarët, pasi ky është një hap i rëndësishëm për integrimin në BE, ndërsa për presidentin duhet konsensus sa më i gjërë. “Kjo do thotë se kërkohet një konsensus sa më i

gjerë. Duhet të kemi në konsideratë se procesi i integrimit evropian, i cili është shumë i rëndësishëm që të vijojë me ritmin e duhur, patjetër që kërkon një proces konstruktiv për zgjidhjen e çështjes së Presidentit ashtu sikurse kërkon që pas zgjedhjes të vazhdojnë reformat. Pra nuk bëhet fjalë për një vend pune për cilindo qoftë por bëhet fjalë për një institucion i cili duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sepse reformat që kërkon vazhdimi i këtij procesi dhe marrja e statusit të vendit kandidat që nuk mjaftohet vetëm me tre kërkesat që ne kemi artikuluar, reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe çështja e zgjidhjes së imunitetit, por janë edhe shumë ele-

mentë të tjerë. Duhet të vazhdojnë këto reforma dhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri”, ka qënë deklarata e Metës. I cili ka mohuar mundësinë e ndonjë loje politike nga ana e LSI për kreun e ri të shtetit. Meta tha se do kontribuojnë për një proces konstruktiv. “Ne s’jemi aktorët e vetëm. Jemi modestë për mundësitë që kemi për të kontribuar në këtë proces por absolutisht që jemi më të ndërgjegjshëm. Jam i bindur më shumë se të gjithë aktorët e tjerë për rëndësinë që ka progresi i vendit. Sidomos në këto momente kur vendet e rajonit kanë treguar se forcat proeuropiane kanë marrë edhe goditje”, tha Meta duke kërkuar që projekti i integrimit të realizohet.


10

E martë, 22 maj 2012

POLITIKË

Suedia: Reforma e rëndësishme për Shqipërinë

A

ambasadori i Suedisë, Lars Ualhund bën apel se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. “Reforma zgjedhore mendoj se është shumë e rëndëshishme. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent dhe ky mund të jetë nje rast i mirë për finalizmmin me sukeses të tij. Persa i perket statusit them se duhet të punohet

shumë dhe me inteligjencë. Deri në raportin final të Brukselit ka ende pak kohë për të bërë disa gjëra. Janë disa çështje që akoma kanë nevojë të shohin progres dhe mbi të gjitha mund të flasim për zbatimn e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar të drejtat e njeriut dhe shumë të tjera”. Më tej nga ambasadori Uahlund është bërë e ditur se, 12 kriteret e

vendosura nga BE-ja janë shumë të rëndësishme për tu plotësuar. Ndërsa lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit ambasadori është shprehur se, është shumë mirë nësë presidenti do të zgjidhet përmes një procesi transparent si dhe gjithëpërfshirës. Ëahlund ka vizituar dje qytetin e Gjirokastrës ku është pritur nga kryebashkiaku Flamur Bime.

Berisha merr me vete Bylykbashin, stopojnë takimet Lajmi Afati i dhënë nga komuniteti ndërkombëtar duket se nuk i ka vënë në lëvizje partitë politike për të gjetur gjuhën e kompromisit. Damian Gjiknuri është shprehur se Partia Demokratike i ka ndërprerë marrëdhëniet me PS për të negociuar. Bylykbashi ka shoqëruar Berishën në Çikago, duke stopuar edhe komunikimin.

„„„

Gjiknuri: Me PD s`ka më komunikim Eksperti i PS-së: Heqim dorë nga leximi i kartës bëra nga Partia Demokratike. Nenet për përdorimin e teknologjive në ditën e votimit është në prag kompromisi mes përfaqësuese të PD dhe PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Eksperti socialist për reformën zgjedhore Bledar Çuçi konfirmon vazhdimin e negociatave dhe shpjegon zgjidhjen që kanë gjetur palët për të kënaqur kështu edhe ODHIR-in. Ndryshe nga kolegu i tij Damian Gjiknuri, Çuçi

TIRANE

FERNADA CENKO

D

ështon komisioni i Re formës Zgjedhore. Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit ekstraligjor i vendosur nga komisioneri për Zgjerim Stefan Fule, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk ka ende në dorë një skemë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe për mënyrën se si do të ankimohet procesi, kur do të pretendohet për parregullsi. Partia Socialiste ka shprehur shqetësim për këtë mungesë komunikimi. Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore ka bërë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se “Partia Demikratike ka ndërprerë komunikimin dhe nuk ka ende një takim për të shprehur kompromis”. Kjo do të thotë, pa u thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga bashkëkryetari Gjiknuri, se Reforma Zgjedhore po përballet me një dështim të plotë, në lidhje me rekomandimet e dhëna nga ODIHR për Kodin Elektoral. Gjetja e një formule për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ankimi për kutitë e materialeve zgjedhore, kanë qenë propozimet e bëra nga ODIHR për zgjedhje më transparente dhe më të rregullta. Por mesa duket përmbushja e këtyre rekomandimeve nuk do të ndodh brenda afatit të tretë që j’u është përcaktuar anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

BERISHA NË ÇIKAGO

Pengesë për t’u ulur në një tryezë për të tentuar bashkëpunimin apo kompromision është bërë edhe vizita e Kryeministrit Sali Berisha në Çikago. Berisha është shoqëruar edhe nga këshilltari i

Damian Gjiknuri

tij, njëkohësisht edhe ekspert i Reformës Zgjedhore për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit ka qenë gjithmon negociator me Partinë Socialsite, ose më sakt me Damian Gjiknurin. Mungesa e tij ka stopuar edhe takimet me socialistët. Vetëm dy ditë nga përfunimi i afatit të bërë nga komuniteti europian, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë “nul”

përsa i përket plotësimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

EKSPERTI I PS

Partia Socialiste ka hequr dorë edhe nga verifikimi i kartës së identitetit, e kërkuar me forcë nga PS në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Heqja dorë nga numërimi elektronik por edhe të identifikimit të zgjedhësve tregon se PS i është nënshtruar propozimeve të

me një pilotim, të shohim si do shkojë sistemi dhe më pas ta shtrojmë”, u shpreh Çuçi. Po ndërsa shkohet drejt konsensusit për mënyrën e përdorimin e teknologjive palët vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrimet e tyre për dy kapitujt më të rëndësishëm të reformës, formatimi i KQZ dhe hapja e kutive në proces ankimor. PS shprehet e vendosur për të mos lëshuar pe në kërkesat e saj për këto dy cështje që i sheh të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e një “Partia Demikratike ka ndërprerë procesi të rregullt komunikimin dhe nuk ka ende një zgjedhor. “Për cështakim për të shprehur kompromis” tjet që cënojnë pastaj thelbin dhe që si të thuash ndikojnë pohon se takimet kanë qenë të në garancitë që duhet të japë vazhdueshme. “Kontaktet janë i gjithë procesi për palët, të vazhdueshme, kemi një atëherë aty nuk tolerohet dhe konsensus. Për verifikimin e nuk mund të japim apriori kartave të identetit vendosëm pëer konsensusin tonë”, treqë të heqim dorë nga trans- gon Çuçi. Palët kanë në dismetimi online i të dhënave në pozicion vetëm 2 ditë kohë KQZ ditën e votimit, pasi këtu për të përmbyllur reformën ishte e fokusuar më shumë brenda afatit të caktuar nga kritika e ekspertit të ODIHR ndërkombëtaret e 24 majit, për këtë cështje. Përdorimi i afat që lidhet pikërisht me moskanerave optike, sigurisht që mentin e nisjes se procedurave ramë dakort që le ta fillojmë të zgjedhjes se presidentit.

DEBATE

Komisioni i medias, shtyn ligjin

N

ë Komisionin e Me dias dhe Arsimit, gjatë ditës së djeshm ka nisur diskutimi nen për nen, i projektiligjit për Arsimin Parauniversitar. Deri tani janë diskutuar pesë nene të këtij projektilgji, për të cilin relatorët e PD dhe PS kanë propozuar edhe një sërë ndryshimesh. Sipas deputetëve të PS, ligji i Arsimit parauniversitar ka disa nene problematike, për të cilat janë sjellë disa rekomandime, nga organizma të ndryshëm në Komision, si dhe në Ministrinë e Arsimit. Deputetët e majtë dhe ata të mazhorancës kanë debatuar shumë të tensionuar ndaj njëri-tjetrit, aq sa nuk kanë mundur që të vazhdojnë me shqyrtimin e neneve të tjerë të ligjit. Komisioni ka arritur deri tek neni 5 dhe ditën e sotme do të procedohet me nenet e tjerë të projektligjit. Debati më i ashpër është zhvilluar mes kryetares së komisionit, Valentina Leskaj dhe deputetit Gent Strazimiri. Ky i fundit ka kërkuar nga kryetarja e komisionit që të procedohet me të gjithë nenet, duke i shqyrtuar njëri pas tjetrit. Por, Leskaj nuk ka qenë dakord me këtë propozim.

Takimet në Çikago

Berisha: Kemi bërë hapa gjigande „„„

TIRANE

K

ryeministri Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në Samitin e 25 të NATO-s, ka takuar një përfaqësi të komunitetit shqiptar që jeton në Çikago, Ilinois. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Berisha theksoi se roli i diasporës është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. “Pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, detyra më madhore e kombit është të bëhet një komb i zhvilluar, Shqipëria dhe Kosova vende të zhvilluara. Jashtë këtij interesi shqiptarët nuk do të mund të zhvillojnë idealet e tyre” u shpreh kryeministri. Kryetari i komunitetit shqiptaro-amerikan e vlerësoi kryeministrin për këtë ekspoze dhe

Sali Berisha dhe presidenti i SHBA Barak Obama

e përgëzuan kryeministrin për punën, arritjet që Shqipëria ka bërë gjatë viteve të fundit. Ata shprehën dëshirën për të thelluar dhe intensifikuar bashkëpunimin institucional me Shqipërinë, duke theksuar faktin se në Ilinois jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë me origjine nga të gjitha trojet shqiptare. Ata gjithashtu shprehën dëshirën për të qënë pjesë e kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Në këtë drejtim kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka bërë hapa gjigandë. “20 vjet më parë Shqipëria renditej në vendin e tretë më të varfër pas Angolës dhe Ugandës. Sot Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme, të larta. Sot, Shqipëria, edhe pse në kohë krize, ka ngjallur një interes shumë të madh në shumë

aspekte për biznesin ndërkombëtar. Kulmi i krizës globale nuk e zhyti Shqipërinë në recesion. Kriza pati ndikim, por vendi ruajti rritjen ekonomike” u shpreh kryeministri. Kryeministri theksoi se rritja ekonomike në Shqipëri është vendimtare si për të investuar në burime njerëzore, ashtu edhe për të zhvilluar një infrastrukturë moderne. Ai vlerësoi gjithashtu se rritja ekonomike bën të mundur të shfrytëzohen potencialet e mëdha që vendi ka si dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota. Kryeministri më pas bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra dhe të arritjeve që Shqipëria ka bërë në shumë fusha si në infrastrukturë, energji, arsim, teknologjinë e informacionit, bujqësi, shëndetësi etj.


E martë, 22 maj 2012

11

POLITIKË

Kalon memorandumi për programin kuturor me BE

P

artia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Ligjeve kanë miratuar me konsensus marrëveshjen e ardhur nga ministria e Jashtme për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e kulturës. Programi “Kultura 2007-2013” ka përqëllim të inkurajojë dhe

të mbështesë bashkëpunimin kulturor në Europë, në mënyrë që të nxjerrë në pah trashigiminë e përbashkët kulturore europiane. Programi promovon lëvizjen tradicionale të aktorëve kulturorë; qarkullimin transnacianal të veprave artistike e kulturore, si dhe të produkteve; dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimet. Për sa i përket efekteve financiare, për të marrë

pjesë në këtë program, Shqipëria do të paguajë, çdo vit, një kontribut në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Europian, në shumën prej 41 mijë euro. Shqipëria do ta përballojë këtë kontribut financiar pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga fondet e paranatarësimit. Në vitin 2012 buxheti i shtetit do të japë 4000 euro, ndërsa IPA 37 000 euro.

Lajmi Ato anije që do të peshkojnë në ujërat e brendshëm apo lugina duhet të jenë të rregjistruara në regjstrin e anijeve dhe duhet të kenë flamurin shqiptar. Puna e tyre në terren do të survejohet nga sistemi i monitorimit satelitor, i cili është i instaluar në anije.

„„„

TIRANE

FERNADA CENKO

M

inistria e Mjedisit pra non që gjendja aktuale e peshkimit është e amortizuar në krahësim me vendet e tjera fqinje. Infrastruktura, por edhe jo subvencionimi me naftë nga shteti, e rëndon situatën për të rritur të ardhurat që vijnë nga peshkimi. Drejtori i politikave Saimir Hoxha ka pohuar se janë vetëm 30 milonë euro të ardhura që vinë nga peshkimi, çka do të thotë se mezi mbulohet tregu vendas dhe jo më të eksportohet. Opozita në komisionin e Integrimit ka ngritur si shqetësim mos subvencionimin e peshkatarëve me naftë. Ndërsa ministria ka bërë me dije se kush anije duhet të ushtrojë këtë aktivitet në ujërat shqiptar, ndërsa saktësoi se ndryshim nga ligji i parë, kësaj herë ka burg, jo gjobë për shkelësit. “Ushtrojnë aktivitet ato anije që janë regjistruar në regjistrin e anijeve dhe që mbajnë flamurin shqiptar, vetëm në raste të veçanta përjashtohet kjo, kur vinë anije me synim studimi”, është shprehur zëvendësministri Arben Demeti. Ligji parashikon edhe masa ndëshkuese për shkelësit e lgjit që janë të larmishme në krahasim me legjislacionin aktual. “I hapet ruga një sërë aktesh nënligjore, janë parashikuar 30 rregullore në nivel ministri, të cilat do të përfshijnë plotësimin në kuadrin ekonomik që nga momenti i planifikimit e deri në monitorimin e ligjit në praktik. Parashikon krijimin e një regjistri kombëtar për personat që merren me peshkim, parashikon organziatat e prodhuesve”, u shpreh zëvendësministri. Ministria bën me dije se të gjitha anijet do të jenë të vendosura në sistemin e monitorimit satelitor. Arben Demeti: Është ligj i bërë me financim nga BE for-

PS: Shteti nuk subvencionon, Doda: Ju dështuat në 2005

Ministria pranon dështimin në peshkim “Do peshkojnë vetëm anijet me flamur shqiptar” matimi paraprak me ekpsertë të OSBE-së. Ligji është bërë pjesë e konsultimeve me ekpertëte OSBE, i fundit në mars të këtij viti, ka gjetur miratimin e plotë dhe ligji është në përputhje me instuticionet. Në ato që kemi diskutuar kemi bërë një material përkatës që ne kemi parë, shpresoj që të jetë

Ushtrojnë aktivitet ato anije që janë regjistruar në regjistrin e anijeve dhe që mbajnë flamurin shqiptar një hap i madhë për legjislacionet në fushën e peshkimit. Do të zëvendësojë ligjin akutal për peshkimin, drejtimet kryesore, menaxhimin dhe kontrollin për zbatimet ligjore. Së pari është më i zgjedhur se ligji i vjetër, merr në konsideratë termat e politikës evropiane. Përfshin edhe llojet që duhet të mbrohen gjatë peshkimit, duke mbrojtur llojet që lidhen me vlerat e diversitetit të pasurisë ujore të Shqipërisë. Peshkimi është i ndarë në dy grupe, atë të ujërave detare dhe peshkimin në ujërat e brendshme në liqene e laguna të Shqipërisë. Ligji është fokusuar tek peshkimi dhe ndikimet e tij. Në mjedis janë më të qenë-

sishme. Ligji trajton çështjen e politikës shqiptare të peshkimit, të dokumenteve strategjikë, janë përcaktuar fushat e ndërhyrjes që prekin ligje të karakterit ekonomik e fianciare, pasi sektori i peshikimit kërkon ndërhyrje të gjithanshme që të garantohet peshkim i qëndrueshëm. Përcakton reformat e përcaktimit, parashikon të drejtën e peshkimit. Dhe më konkretisht ushtrojë aktivitetë ato anije që janë regjistruar në regjistrin e anijeve dhe që mbajnë flamurin shqiptar, vetëm në raste të veçanta përjashtohet kjo, kur vinë anije me arsye studimi. Parashikon krijimin e një regjistri kombëtar për personat që merren me peshkim, parashikon organzi-

atat e prodhuesve. Ligji parashikon ngritjen e dy komuniteteve, ekzekutive dhe shkencore, vlerësohen pozitivisht pasi do i shërbejnë minsirisë që merren me peshkimin dhe në çështjet që kanë të bëjnë me monitorimin dhe vlerësimin e të dhënave, dhe vlerësimin e llojit të peshkimit në Shqipëri. Nëpërmjet këtij ligji synohet të vendoset në hallkat e peshkimit në bazë të qartë ligjore. Anijeve në det përmes sistemit të Bluboks-t që është aplikuar për herë të parë dhe ka gjetur vendin këtë vit, anijet do jenë të pajisura me sistemin e monitorimit që do të kordinohet nga qendra ndëroperacionale detare që ndodhet në Durrës. Balla: Thatë që ligji për pesh-

kimin mbulon jo vetëm hapësirën detare por dhe ujërat e brendshme territoriale, mbulon ligji, peshkimin në lumenj, në nenet përkatëse të ishin saksionuar qartë edhe mënyrat e peshkimit? Për shkak të një shqetësimi që prekej nga lumenjtë ku për fat të keq individë të caktuar përdorin forma jashtë çdo lloj mënyre, me mjete plasëse apo lëndë kimike, përdorin energjinë elektrike që në disa raste kanë sjellë humbje jetë njerëzish. Duhet të ishin parashikuar edhe këto. E dyta, është pyetja e drejtpërdrejtë për përfaqësuesit politikë, nga shoqatat e peshkatarëve kemi marrë kërkesa që kanë të bëjnë me konsultimit, a janë konsultuar për këtë projektligj? E treta, është peshkimi për BE është një ndër çështjet më të rëndësishme e të debatueshme, pjesa që mbulon peshkimin ka qenë pjesë më e vështirë për negocim. Në BE më e rëndësishme është subvencioni kombëtar për peshkimin është një ndër subvencionet më të mëdha në mbështetje të sipërmarrjeve. Doda: Do të doja të ndaloja në një tjetër moment, për herë të parë kemi nomrativa për mbrotjjen e mjedisit dhe specie të rralla. Përafrimin që sjell ky ligj është i fokusuar edhe në këto dy elementë, përafron 2 rregullore dhe një sërë ven-

dimesh të tjera dhe direketiva të PE-së dhe këshillit. Një ndër problemet më problematikë deri në vitin 2005, për gjoja ndihmesën për këtë sektorë shkonte ndihmë në xhepat e funksuionarëve politikë të asaj kohe. Do të doja që specialistët të na tregonin për problemet e monitorimit dhe problemet e tjera të sektorit si do të kenë mundësi për përmirëismin. Bushati: Edhe unë kam disa shqetësime, për të cilat shpresoj që të gjejë përgjigje nga ana e inisiatorëve. Duke komplimentuar në radhë të parë nismën dhe ekspertizën e vendit nga BE për këtë projektligj, ku shpresoj se të gjithë biem dakort për këtë projkeltigj se është një hap i rëndësishëm. Kur vjen puna te zbatimi i një ligji sesa realisht do të ketë një instrument politik të rëndshëm për zhvillimin ekonomik dhe në radhë të parë për rimëkëmbjen e këtij sektori. Cili është vlerësimi paraprak që bëni ju si ministri në lidhje me infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji? Është shumë mirë që është marrë modeli i Kroacisë, por ky vend është shumë pranë anëtarismit në BE, ka patur negociata me BE përsa i përketë politikës së peshkimit dhe do të doja të dija në këtë drejtim, cilat janë planet dhe a ka porte peshkimi sot Shqipëria? Në rast se ka, në çfarë gjendje janë, në rast se nuk ka cili është vlerësimi, sa fonde duhet për të ngritur këto? Apo markatot që duhet për ta gjallëruar këtë sektorë, me intereson elementi i subvencionimit. Në rast se këtë skemë qeveria e ka konsideruar si joefikase, a ka një skemë tjetër? Ministria e Mjedisit: Në krahasim me ligjin e mëparshëm nuk do të procedohet më me gjoba, por do të procedohet penalisht. Përsa i përketë pyetjes për mekanzita e monitorimit për liqenet dhe ujrat e brendshme, do të thoja që kemi rrjetin e monitorimit nga Ministria e Mjeditsit që bëjnë inspektimin e peshkimit në të gjithë vendin. Përsa i përket sistemit të subvencionit, do të thoja që një nga problemet është mosraportimi si duhet n ga ana e peshkatarëbe për natftësn dhe sasinë e zënies së peshqve. Në nenin 19 dhe 20 janë parashikuar të gjitha kushtet. Përsa i përketë vlerës do të thoja se i gjithë aktiviteti që vjen nga peshkimi nuik i kalon 25- 30 milion euro në vit. Ky është burimi i së ardhurës që krijohet nga të ardhurta e peshkimit. Kjo është e pa mjftueëshm për tregun vendas, dhe jo më të flitet për eksportin.


12

E martë, 22 maj 2012

RUBRIKA

Koment

Integrimi europian në kundërrjedhë NGA

NGA

PREÇ ZOGAJ

vijon nga faqja 1

F

itorja e papritur e nacionalistit populist Tomisllav Nikoliç në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi është një lajm i keq për europianistët e rajonit, madje edhe të kontinentit. Kjo fitore është pritur ndërkaq me gëzim nga kundërshtarët e llojllojshëm të zgjerimit të Europës. Ndryshe nga dy fushatat humbëse të vitit 2004 dhe 2008, kur ishte qartazi kundër integrimit të Serbisë në Europë, kësaj radhe Nikoliç e kishte moderuar disi gjuhën prej nacionalisti, duke forcuar gjuhën e premtimeve populiste për shkatërrimin e korrupsionit dhe zhdukjen e varfërisë. Për mbështetësit e tij kjo ishte taktikë. Ndryshimi i gjuhës nuk ishte ndryshim kursi. Ata nuk po festojnë shpresën se Presidenti ri do ta nxjerrë vendin nga kriza, por parasëgjithash celebrimin e frymës së vjetër serbomadhe, kthimin e vendit me fytyrë nga Rusia, ringjalljen e tabuve dhe iluzioneve për Kosovën. Bukseli si kryeqytet i BE-së ka marrë një goditje, goditjen serbe, e cila vjen pas goditjes greke me zgjedhjet pa fitues, ku partitë kundërshtare të eurozonës morën me shumë se gjysmën e votave. Në përshtypjen e përgjithshme edhe fitorja e Presidentit François Hollande në Francë është favorizuar nga era e skeptizimit dhe dyshi-

meve franceze ndaj politikave komunitare, e shprehur kjo si nevojë për të riparë disa nga paktet dhe marrëveshjet në fuqi. Kjo mbetet për t’u verifikuar gjithsesi. Fitimtarët e vijës populiste do të ndeshen kudo me premtimet e tyre. Dhe me përrallën e tyre aty ku premtimet kanë qenë një përrallë. Kështu edhe Nikoliç. Në rrafshin e marrëdhënieve me Kosovën, edhe po të dojë të sillet si një nacionalist i tipit të vjetër, ai do të sillej ashtu për të keqen e Serbisë. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të pakthyeshme. Gjithsesi, efektet e rrotacionit të pushtetit në Beograd në lidhje me Kosovën mbeten për t’u parë në ditët në vazhdim. Të shtrojmë një pyetje tjetër: Çfarë ndikimi mund të kenë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë fitorja e nacional-populizmit në Serbi, tundimet e forte greke të daljes nga eurozona apo euroskepticizmi në rritje në disa vende të tjera? Në Shqipëri nuk ka grupime politike që predikojnë dhe luftojnë për një Shqipëri jashtë Europës. Po të ishte integrimi europian një çështje artikulimi, ne do të kishim qenë vendi i parë ballkanik në BE pas viteve nëntëdhjetë. Nuk kemi as euroskeptikë. Por kemi shumë demagogë dhe dështakë, kemi politikanë dhe qeveri që nuk kanë mundur të çojnë vendin në Europë ngaqë në një anë nuk kanë ditur dhe nga ana tjetër kanë venë interesat e pushtetit mbi interesat e integrimit të vendit. Qeveria aktuale ka dështuar me dashje dy herë rrjesht për marrjen e statusit të vendit kandidat, që është një etapë ende e largët e destinacionit europian, piksëpari sepse nuk ka pranuar të bëjë trasperencën e zgjedhjeve të vitit 2009, piksëdyti sepse ka vrarë njerëz me 21 janar për të mbrojtur korrupsionin e një vektori të qeverisë, siç është LSI-ja, dhe piksëtreti sepse ka cenuar ndërkombëtarisht zgjedhjet vendore të vitit 2011 me çmimin e shkatërrimit të drejtësisë. Me fjalë të tjera, qeveria e vetëquajtur e integrimit ia ka dalë ta bëjë të papajtueshëm integrimin me pushtetin. Ky është një zhvillim

tepër kritik për demokracinë. Tani, me ngjarjet e fundit, frika është se dështakët dhe demagogët e Shqipërisë po fërkojnë duart me ngadalësimin dhe tkurrjen e Europës. Ata mund të mendojnë se vala e re e euroskepticizmit dhe mëdyshjet e reja ndaj politikave të zgjerimit do t’i ndihmojnë të justifikojnë dështimet e tyre. Me fjalë të tjera të thonë “ne jemi gati, por Europa po mendohet”. Ose me keq akoma: Meqenëse nuk arriten kurrë, t’i thonë popullit e gjetëm të mbyllur. Kjo do të ishte qasja më e gabuar e qeverisë dhe e partive shqiptare në situatën e krijuar. Është e vërtetë se ëndrra e madhe europiane po përballet me disa sfida të vështira. Kriza ekonomike ka krijuar turbulenca, por shumica e vendeve anëtare të BE-së po ia dalin. Politikat e zgjerimit vazhdojnë. Kjo nuk duhet të na iludojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me zhvillimet e fundit në rajon dhe me gjerë, procesi i integrimit të Shqipërisë është njëfarësoj në kundërrjedhë. Dikush mund të alarmohet dhe të thotë me vete: Kur nuk ka shkuar dot para kur kishte rrjedhën në favor, imagjinoni se sa do të ecë ky vend me rrjedhën kundër! Duket paradoksale, por ky është momenti për t’u përpjekur me shumë, për të ngulmuar me shumë, për të bërë çmos për marrjen e statusit duke plotësuar një për një kushtet e Brukselit. Ky është momenti i atyre që duan. Shqipëria nuk ka luksin e Greqisë të luajë me integrimin europian. Shqipëria nuk ka as luksin e Serbisë. Këtyre vendeve u shkon shprehja e famshme, që është thënë për Greqinë në fakt, duke e cilësuar si gruan e Lindjes dhe dashnoren e Perendimit. Për Shqipërinë hyrja në Europë është një mision, një thirrje shekujve dhe fatit të saj. Për Shqipërinë hyrja në Europë është demokraci dhe nacionalizëm. Prandaj edhe po të ndodhë mrekullia dhe të mbesë vetëm një bërthamë e BE-së, Shqipëria duhet të jetë atje për të trokitur si në shtëpinë e të parëve të saj.

EDITORIAL NGA

AIBEN RROZHANI

Fatkeqë edhe në fatkeqësi vijon nga faqja 1

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Mobile: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Telefon: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Telefon: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

origjina e lajmit...

...shtetërore nga ato të specializura për fatkeqësitë natyrore apo aksidentet. Një sjellje të tillë joprofesionale u dëshmua rreth 5 muaj më parë, kur vendi u bllokua nga dëbora dhe ngricat. Qeveria nga qendra deri në bazë nuk kishte një hartë të saktë zonave të izoluara, banorëve që kërcënoheshin nga uria dhe mungesa e kujdesit shëndetësor. Ajo u mjaftua me këshilla për pastrimin e rrugëve dhe të çative nga dëbora, çoi edhe disa dhjetra ekspedita ajrore dhe me kaq e kaloi gjendjen e jashtëzakonshme, që vetëm e tillë nuk kalohet, pa kosto të jetëve njerëzore dhe dëmeve materiale. Ishte tragjike që të shikoje dje se si kufomat e të rinjve të vdekur ishin hedhur në karroceritë e kamionçinave të hapura, sepse mungojnë autoambulancat, se si në Himarën e bukur që pret me mijëra turistë në verë nuk ka një spital, por vetëm një qendër shëndetësore, apo ku të vdekurit lihen në dysheme sepse nuk ka një morg. Në shumë vende, një reagim kaq poshtërues për jetët dhe të vdekurit do të quhej sakrilegj dhe përgjegjësit do të merrnin ndëshkimin www.shqiptarja.com

MIRA KAZHANI

Anri Sala nuk mund të përmblidhet në një lunch.com Ndonjëherë edhe ne gazetarët nuk dimë si të përballemi me të mirën

N

ë kinema millenium të dielën u shfaq filmi dokumentar “1395 ditë pa të kuqen”. Kisha vite pa shkuar në kinema por ftesa në email që mbante mbishkrimin e një prodhimi nga Anri Sala nuk më lejoi të mendohem dy herë. Rastësia e deshi që të isha në një rradhë pas prindërve të Anrit të cilët për 45 minuta gjatë filmit dhe 1 ore që zgjati bashkëbisedimi me të ftuarit nuk shkëmbyen në asnjë cast të vetëm një vështrim. Komente që zakonisht prindërit i ndajnë në mes tyre si psh: sa bukur, të vdes mami për djalin. Nuk bëhej fjalë! Kur Anri u përgjigjej me thjeshtësinë e botës pyetjeve nga salla e jëma shpesh lëvizte pak kokën në shenjë pohimi ndërsa babai e shoqëronte me një shtrëngim duarsh poshtë mjekrës. Emocionet e përmbajtshme të atyre prindërve më mbushën mbrëmjen e cila solli jo pak ankth nga emocionet e nje lufte, si ajo e boshnjakëve, para 20 vitesh. Nuk dua të komentoj filmin i cili luftën e risolli me dy krisma, belbëzimin e simfonisë së Çajkovskit nga personazhi kryesor, dhe hapa që kalonin kryqëzimet e “vdekjes së mundshme”. Nuk do isha aq delirante sa të bëja kritiken e mirëfilltë por më lejoni të them se filmi m’u ngul në shpirt si një thikë. Personazhet, veç aktores kryesore Maribel Bendu, qenë që të gjithë real. Ishin ata pas 20 vitesh që po kalon në vendin e krimit. Mes tyre më bëri të qesh një grua tipike ballkanase por që mund ta shohësh shpesh edhe nëpër rrugët e Tiranës. Ishte një zonjë që ecte me krenari duke tundur çantën pa e vrarë mendjen që mund të ishte nga çasti në cast gjah i snajperave serb. Atë mbrëmje do doja ta pyesja Anrin se kujt i kish shkuar mendja që të gjenin mes personazheve real edhe atë grua. Pyetjen e mbajta në gjuhë sepse të hënën në mëngjes pak orë para se Anri të linte Tiranën, kisha të rezervuar një lunch.com me të. E Hënë ora 10 00 Anrin e gjej së bashku me partneren e tij dhe dy prindërit. Është i veshur fiks si një ditë më parë. Xhinse, një T-shirt ulliri dhe xhaketë e zezë e pambuktë. Flokët i ka një gri të pazakontë por që i shkojnë shumë syve të tij me nuanca të mjaltit. Anri, -e nis unë bisedën, filmi më dha shumë ndjesira por më intrigoi një detaj sa komik aq edhe domethënës. Ajo gruaja që ecte ashtu serbes-serbes ishte fantastike. Të gjithë psherëtinin ankth, prisnin në radhë për të kaluar kryqëzimin ndërsa ajo ishte e jashtëzakonshme. -Atë grua e kisha parë në një foto dhe ishte ajo mënyrë të ecuri. Stil “dolce vita” në pamje, me buzë të kuqe, flokët pak bjond dhe çantën që e mbante me krenari. Doja shumë ta gjenim dhe më në fund e zbuluam që jetonte në një provincë të Bosnjes. E plakur disi, por e njëjta në temperament. Gjatë kohës kur Anri xhironte në Sarajeve në të njëjtën kohë xhirohej dhe një film me Angelinë Jolie dhe ai më humor thotë se për pak sa nuk xhirum të ecte dhe Jolie me personazhet tonë të luftës. Kur e pashë të dielën pasdite mu duk nga ata tipat e paarritshëm. Ishte ulur në një tavolinë me një grua diku në mesin e të 30-tave (kështu dukej). Por kur nisi të flas me sallën gjatë mbrëmjes dhe sot që e kam përballë me një shishe uji mbi taloninën e drunjtë, sinjalet e para më shembën gjithçka kisha ndërtuar në këto vite kureshtjeje për Anri Salën. Është njëri nga ne dhe asnjëri nga ne njëkohësisht. Gjatë kohës kur flet për filmin apo për Berlinin sepse prej 7 vitesh ai nuk jeton më në Paris por në Berlin, është tokësor. Më shikon në sy dhe flet me një shqipe të palënduar nga vitet larg dhe ditët e mbushura më frëngjisht dhe


E martë, 22 maj 2012

13

RUBRIKA Foto: BLERTA KAMBO

ANRI SALA Tirana ose e Bukura dhe Bisha

ndryshojë qyteti, mbeten gjithmonë ato që kam lënë. Kthimi në Tiranë është i përzier edhe me frustracion,(ai më pyet nëse ka ndonjë fjalë tjetër në shqip që të mos përdor termin frustracion pasi i duket pak i ashpër, por sikundër nuk e gjejmë dot, lëmë atë. Ju lutem merreni si frutracion të butë sepse kuptova që Anrit si pëlqejnë dramatizimet. Thank god, thashë me vete, një njeri që kujdeset për fjalën që nxjerr nga goja). Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria është e bukur. Jugu veriu. Por nuk mundem të bëj pushime në bregdet sepse atje ndiej dhembje. Pushtohem me ndjesi që më hanë shpirtin nga brenda. Jo se diku në Meksikë gjithçka shkon mirë por atje s’më dhemb nëse shoh një murë të bërë keq, një plazh të shfytyruar. Herën e fundit udhëtova diku në jug dhe pashë një vend ku dikur e shihja dhe thoja ja pafundësia ose “atje dhe s’ka më”. Tani aty duhet të jetë ndërtuar një shtëpi apo pallat dhe nuk është më pafundësia që na

Foto: BLERTA KAMBO

anglisht e ndonjë copëz fjalë edhe gjermanisht. Rrallë njerëz e kanë këtë fuqi, e kam fjalën për fuqinë e të qënit në tokë, me ty, përballë teje dhe jo përballë narcizizmit të tyre. Ku e gjen këtë thjeshtësi Anri? Pse jam i thjeshtë? Më pyet ai. As që e ka pyetur veten e tij sesi është dhe sesi duket. Biseda rrëshqet tek Berlini. Çuditem që nuk e dija që s’je më në Paris. -Shumë njerëz më dinë atje. Në fakt jetoj në Berlin. Fillimisht shkova për një vit por Berlini ka një magji që të mban të lidhur. Të zë qyteti, pak a shumë. Parisi është më i sofistikuar dhe më i shtrenjtë. Nuk kam asgjë kundër sofistikimit sepse në vevtvetë është dëshmi e kulturës. Por Berlini është edhe më i lire. Është një qytet që nuk të kërkon të flasësh medoemos gjuhën e tij. Kam 7 vite që jetoj atje dhe flas më shumë anglisht. Gjermanisht kam mësuar por e përdor pak. Pas rënies së murit të Berlinit u krijua një bursë interesante. Qyteti hapi dyert për artistët e rinj dhe stimulonte jetën e tyre atje vetëm e vetëm që përmes artit të harrohej disi e shkuara dhe t’i jepej në këtë mënyrë më shumë oksigjen qytetit. Ndoshta unë e kam edhe që nuk kam patur kohë të mërzitem me Berlinin pasi në dhjetor atje zbret një re mbi qytet që zor të largohet për muaj. Mund të ketë njerëz që mërziten nga ngjyra pak e errët që ka qyteti (jo për faj të tij sqaron ai me butësi artisti Berlinin) por udhëtimet e mia të shumta më bëjnë të mos e përjetoj renë e zezë të Berlinit. Do vazhdosh të jetosh atje? Për momentin po. Por nuk di të them për të ardhmen. Të merr malli për Tiranën? S’di të them nëse është mall, sepse jeta ime është gjithmonë në udhëtim. Jam mësuar ti lë shpesh vendodhjet e mia, tw ndahem me to. Por mund të them se vij gjithmonë me dëshirë në Tiranë. Është një ndjesi çlirimi që ndiej ajrin tim, shoh të ecuara të njëjta, të cilat sado që të

bënte të ndiheshim vërtet me pushime. Dua t’i eleminoj këto gjatë pushimeve sepse në të vërtet çlodhem shumë pak gjatë vitit. Sa për Tiranën mund të them që gjithmonë ndiej kryqëzime emocionesh. Këtu gjej të shëmtuarën dhe të bukurën. Nuk dua të përdor këtë fjalë por diçka si tek filmi “E bukura dhe Bisha”. Qyteti parakalon mes dy ekstremesh, dy alternativash, dy fytyrave. (Në mendjen time më vjen edhe bisha e qytetit

edhe e bukura, por secili nga ne portretizon sipas imagjinatës së vet, besoj që Anri nuk e ka me njerëzit këtë por me fenomenet) Po sheshin e kishe parë? Si t’u duk? Më vjen keq. Sheshi nga ana gjuhësore nuk mund të jetë një katror. Aq më pak një kodër apo një mal. Qytetërimet po shkojnë drejt sheshëzimeve dhe jo kodrave. Nuk di sa i besueshëm jam sepse kam qënë pjesë e planit belg i cili ofronte një shesh ku të gjenin veten këmbësorët, të shkoje pa makinë, të takoje të dashurën, të kishe qytetin tëndin. Të mos ishte një shesh mitingjesh por mbi të gjitha të ishte shesh dhe ai i tillë nuk është. Anri më duket se ka përzier sofistikimin e Parisit dhe pasionin e Berlinit dhe Tiranën tek ai e shoh si nënkresë e të dy qyteteve të mëdha. Ndoshta për këtë fakt më duket tokësor, mbase sepse ndjesitë për tokën e tij i ka të freskëta si borzilokun që unë rris në verandë për t’jua hedhur makaronave, të freskët. Ka kornizën e qartë të asaj ç’ka ndodh në vendin e tij dhe distanca e bën më të besueshëm pasi nuk ka mllefin që ne të këtushmit kemi. Nuk përdor fjalët:, shumë, fatkeqësisht, paradoksale, llum, lavire. Me një gjuhë të butë e gati prej të zakonshmi është në gjendje të të jap fotografinë e realitetit tonë. Pa e pyetur une ai shkon tek çështja e piramidës. Ah , besoj e ke dëgjuar që do shembet? Nuk është mençuri të shembësh atë vend. Më vjen keq qe e shoh me pllaka të shkulura e në atë gjendje të vështirë (dikush tjetër do thoshte të mjerë). Ajo është pjesë e historisë tonë nuk mund të luftojmë me të shkuarën dhe nuk e fshijmë duke i shkulur pllakat. Mund të përmisohemi edhe pa fshirë kujtimet apo jo? Njeriu emancipimin e ka të brendshëm. Asgjë nuk është e jashtme. Mund të ndryshosh veshjen, vendet por jo shpirtin tënd. Rama e ka ndryshuar shpirtin? Sepse vendet dhe veshjet po. Ju jeni miq e do doja të më tregoje një të metë të tij? Edi, ka qënë një gur themeltar në formimin tim si artist. Nuk di të them nëse ka ndonjë të metë. Miq të tij thonë lartë e poshtë se ishte më mirë dikur me çitjane, rebel, antikonformist, e cys unë atë. Ai është antikonformist. Po flas si njeri, si karakter. Tani në politikë situatat ndryshojnë por nuk besoj të ndryshojë Edi. Veshjet janë pjesë e zhvillimit. Në komunizëm njerëzit lirinë e kishin vetëm në shpirt, më vonë u nxorën jashtë edhe me veshje. Nuk ka asgjë të pafundme dhe veshja prap mendoj që nuk thotë përmbajtjen tënde të plotë. Nuk më bën përshtypje si ka ndryshuar garderobën Edi, e rëndësishme është si ka ngelur ai brenda. Si? I njëjti. Do pranoje të ishe Ministër Kulture nëse Rama vjen në pushtet. Jo, nuk do hiqja kurrë dorë nga kjo liri që kam. Biseda shkon edhe tek partnerja e tij, Rozario nje spanjolle me sy jeshil të cilën e ka njohur një vitë më parë në Meksikë. Ajo është gruaja që e kisha pikasur që të dielën mbrëma. Anri më rrëfen se e ka pyetur se çfarë i bëntë përshtypje me Tiranën dhe ajo është përgjigjur që i ngjan me Spanjën. Por ajo ç’ka më shumë i ka tërhequr vëmendjen janë vitrinat e Tiranës. Janë të mbushura plot, dendur me artikuj. Anri mendon se qyteti e zbulon shumë karakterin e tij nga vitrinat. Edhe nga njerëzit që ecin në rrugë, veshjet e vajzave a të duken më sqimatare sot? Në krahasim me djemtë apo me të shkuarën? -Më kthehet ai me humor fin. Besoj që vishen më mirë sepse udhëtojnë më shumë. Në përgjithësi qyteti nuk është më ai që ka qënë kur unë e kam lënë atë ne vitin 1996. Shumë ndryshime pozitive kanë ngjarë por njeriu për nga natyra, pasi merr frytet ndonjëherë beson se kanë qënë aty gjithmonë. Kur je këtu harron shpejt, sepse e përditshmja edhe i fshin ndryshimet duke i dhënë trajtën e rutinës. Unë që rri larg mbaj mend më mirë. Është avantazh i distancës që duhet ta provosh personalisht për ta mirëkuptuar. Do të bëhet ky vend? Shpresoj që po. Ajo trysni që ju përvesh Tiranës në vitet -90 është ende e pranishme. Ka një tranzicion i cili po stërzgjatet pa arsye dhe justifikim. Individë të caktuar dhe një klasë e e interesuar po e mban gjallë për interesa personal. Tranzicioni është shëndërruar në një moment statik. Beson që e bëjnë pushtetet apo njerëzit? Konceptet? Duhet të vijë nga njerëzit. Çdokush është përgjegjës për frymën e tij, për votën..

KOMENT NGA

ANILA BASHA

1395 ditët pa fjalë të Anrit A

nri Sala na befasoi të gjithëve në kinema Millenium. "1395 ditë pa të kuqen" ishte një film prej 45 minutash, që foli shumë, pa u thënë ndonjë fjalë. Artisti, ka gjetur një tjetër mënyrë për të komunikuar me publikun dhe për të treguar katër vitet e luftës së Sarajevës: hapësirën, muzikën dhe kohën. Ngjarjet zhvillohen në Sarajevë, dhe ashtu sikurse vetë artisti i tregoi publikut, janë dashur disa ditë për filmimet. Filmi na jep historinë e njërës prej artisteve të Orkestrës Filarmonike të Sarajevës, akthit të qytetarëve të atij vendi shprehur nëpërmjet saj, për të vazhduar jetën mes luftës. Për të treguar më së miri kontekstin historik, artisti Anri Sala ngjarjet i kishte vendosur në rrugë të zbrazura, me fare pak njerëz, në një kohë të lagësht, por duke dhënë edhe një fije shprese. Një djalë i ri, në hapje të filmit dhe mbyllje të tij, dukej se tregonte se jeta në këtë qytet do të vazhdonte. E vetmja aktore e huaj (jo nga Sarajeva) është spanjollja Maribel Verdu. Si personazhi kryesor i filmit tregon akthin qe vjen nga frymëmarrja e zërit (me shumë ulje e ngritje) dhe melodisë që luan në kokë të "Patetikikes" së Çajkovskit, që është edhe muzika e vetme në film. Verdu, duhet të kalojë rrugën e këmbësorëve, nëpër qoshet e pallateve, pikërisht në ato vende që janë targetuar nga Snajperat. Nuk është e vetmja, me të dhe disa qytetarë të tjerë, por ajo duhet të përshkruajë qendrën e qytetit, duke luajtur në kohë të njëjtën muzikë që është vendosur në një vend tjetër të qytetit, ku dirigjenti Ari Benjamin Meyers, është i vetmi që thotë disa fjalë gjatë dirigjimit të orkestrës. E ndërkaq, mjeshtërisht, artisti kishte zgjedhur që frymëmarrja e saj, duke ecur apo vrapuar në rrugët e zbrazura të Sarajevës, të kishte një përputhshmëri të plotë me tingujt e muzikës së "Patetikes" që luheshin nga Orkestra e Sarajevës, ku një tjetër akth jepet nëpërmjet ngritjes dhe uljes së notave muzikore të tingujve të orkestrës. Një element që më së miri përshkroi luftën, ishin vetëm tre krisma snajperash që regjistrohen në film duke dhënë me "kaq pak" tablonë e luftës në Sarajevë. Frika, ankthi, tmerri se kush do ta kishte radhën ndërkohë që kalon rrugën për t'u qëlluar nga snajperat, të mban pezull dhe pa frymë pothuajse gjatë 45 minutave të filmit. Në një bashkëpunim të suksesshëm me Liri Begeja, autore dhe regjizore franceze me origjinë shqiptare, dhe me dirigjentin Ari Benjamin Meyers, Anri Sala solli për publikun shqiptar një film emocionues, i cili nuk është pa zë, duke qenë se muzika dhe frymëmarrja e aktores Verdu shoqërojnë gjithë minutazhin. Filmi nuk mund të ishte një gjë e paparashikuar në pritshmërinë për atë që prodhon Anri Sala. Befasues, i vërtetë dhe i shtrirë jo në një hapësirë të madhe veç qendrës së Sarajevës, Anri të mban në ankth për 45 minuta që në kinema, duket sikur janë një jetë.

www.shqiptarja.com Këtu e ndërpres, dhe i them se edhe nëse vota nuk vidhet në kuti besoj që shqiptarëve j’ua vjedhin që në ndërgjegje. Nuk mendoj se votohet në mënyrë konceptuale tek ne. Ai më shikon dhe më jep të drejtë duke e krahasuar votën me kuptimin e votës në frëngjisht që është njëkohësisht edhe fjala “Zë”. -Është zëri jonë thotë ai dhe nëse t’a vjedhin votën është si të të kenë marrë zërin nga trupi. Anri Sala nuk mund të përmblidhet në një lunch.com. Ndonjëherë edhe ne gazetarët nuk dimë si të përballemi me të mirën. Jemi mësuar të takojmë ironikët më të mirë të kohërave, delirantë të shquar, dhe politikanë që na sjellin vërdallë me interesin e rradhës. Këtë herë takova njërin nga ata, që doja t’i ngjanin shumë prej nesh. Jo për suksesin, por për distancën, fjalët e mira dhe karakterin e ngrohtë.


14

E martë, 22 maj 2012

EKONOMI

Ulen çmimet jashtë shqiptarët prenotojnë pushimet larg

K

ërkesat e turistëve shqiptarë për prenotime jashtë vendit kanë ardhur në rritje këtë vit dhe qytetarët kanë nxituar të rezervojnë që në muajin mars, pasi edhe ofertat janë rreth 30-40 për qind më të lira se më pas. Drejtuesit e agjencive turistike në kryeqytet shprehen se karakteristikë e këtij viti është edhe zgjerimi i hartës së destinacioneve, për

shkak edhe të liberalizmit të vizave. Sipas tyre, çmimet e paketave turistike në tërësi kanë pësuar ulje, por ka edhe destinacione si Turqia, ku, për shkak të kërkesës së lartë, çmimet vijnë në rritje. Drejtuesit e agjencive shprehen se nuk mund të thuash nëse shqiptarët janë prekur nga kriza, pasi në përgjithësi çmimet që ofron Shqipëria janë të njëjta

me ato që ofrojnë disa destinacione jashtë dhe në këtë rast mund të flitet vetëm për ndryshim destinacioni. Vendet më të kërkuara janë Turqia, e cila zë rreth 60 për qind të prenotimeve nga turistët shqiptarë, Greqia, Mali i Zi, si dhe vendet e largëta, të cilat frekuentohen nga një shtresë më kërkuese turistësh.

Gjashtë zyrtarë të Turizmit në ndjekje penale

KLSH rihap dosjen e ish-ministrit Pango Abuzimi, me spotin promovues në TV CNN Lajmi Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer një dosjeje të harruar të Ministrinë e Kulturës, për prodhimin e spotit në rrjetin amerikan CNN të promovimit të turizmit shqiptar. Sipas KLSH, raporti i parë ëshë lënë në harresë, ndërkohë që 6 zyrtarë të ministrisë kanë konsumuar veprë penale.

„„„

TIRANE

GENC KONDI

K

ontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ndëmend të lerë në heshtje një dosje, të përgatitur në vitin 2008, ku janë evidentuar parregullsi dhe shkelje të shumta proceduriale ligjore në tenderin për prodhimin dhe trasmetimin ndërkombëtar të një spoti me qëllim promovimin e turizmit shqiptar, me fond limit 37 milionë lekë. Për arsye subjektive, nga ana e KLSH nuk ishte bërë deri tani kallzim penal në organet e prokurorisë, theksuan dje burime nga ky institucion. Sipas Kontrollit të Shtetit, janë gjashtë zyrtarët e MTKRS, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në vitin 2007, nga të cilët një drejtor i përgjithshëm dhe dy përgjegjësa sektori, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit të sipërcituar, të cilët kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

SHPËRDORIMI

Ish-ministri shqiptar i Turizmit, Ylli Pango, ka qenë me të vërtetë dorëlëshuar për të realizuar dhe transmetuar në rrjetin televiziv CNN spotin për promovimin e turizmit shqiptar. Sipas ofertës, që

kanë paraqitur holandezët e kompanisë CCCP, e cila ka rezultuar më pas fituese në garën prokuruese për këtë qëllim, ata kanë marrë nga buxheti i shtetit 35.000 euro për çdo ditë që kanë kaluar duke xhiruar në Shqipëri. Në letrën që i ka drejtuar Ministrisë së Turizimit drejtuesi i kompanisë nga Roterdami, Andre Freyssen, ai merrte për-

sipër të regjistronte në gjashtë ditë në vendin tonë pamjet që do të përdorë për spotin, për prodhimin e të cilit kërkoi plot 209.901 euro.

KONTRATA

Kontrata për prodhimin dhe transmetimin e spotit publicitar për turizmin shqiptar detyronte kontraktoren të realizonte dy reklama informative me një kohëzgjatje prej

30 sekondash dhe një të tretë prej 20 sekondash lidhur me Shqipërinë. Kompania e huaj angazhohej edhe të prodhojë një dokumentar të shkurtër „pas kuintave”, 3-minutësh, që zakonisht realizohet me atë material çka mbetet pas montazhit. Ky shërbim i ofruar, duket se ka larguar nga gara kompaninë e dytë, oferta e së cilës madje ishte më e mirë nga pikëpamja financiare se ajo e CCCP. Fjala është për amerikano-shqiptaren „Ogilvy Albania” që ofron kryerjen e punës me 65.000 euro më pak se holandezët, por që merr përsipër kryerjen e vetëm dy spoteve publicitare, ndërkohë që edhe transmetimet e tyre do të ishin më të pakta në numër në CNN. Ndonëse në shtyp ishte thënë se transmetimet do të ishin 133, në fakt, në ofertën e holandezëve, ata morën përsipër të realizojnë vetëm 121 transmetime të spoteve. Ndërkohë që xhirimet do të kryheshin prej tyre me kamera 16 mm, ndryshe nga ajo çka propozon “Ogilvy”, që premtoi përdorimin e një aparati 35 mm xhirimi.

SHKELJET

Raporti : Korrupsion në ministrinë e Turizmit

S

ipas KLSH, fondi limit prej 37 milionë lekësh nuk ishte i argumentuar. Nga ana tjetër, firmat konkuruese nuk kishin përfaqësues të tyre të pranishëm në tender. Komisioni i ministrisë ka kualifikuar të parën firmën holandeze, me ofertë më të madhe se firma tjetër dhe kjo shoqëri ishte regjistruar në muajin mars 2007 në gjykatën holandeze dhe në regjistrin e biznesit të këtij shteti, si shoqëri me pergjegjesi të kufizuar me një staf të punësuarish prej vetëm dy personash. Këto, si dhe mosparaqitja e një kontratë me CNN, tregojnë se shoqëria s’mund të ketë qenë partner me CNN në prodhime trasmetim spotesh televizive.

Kriza

Efekti Greqi trondit bizneset në Jug „„„

E

TIRANE

konomia e rajonit të Korçës po je ton në kushtet e një anemie të plotë. Në një rajon që ka lidhur raporte të ngushta të tregtisë e investimeve me qytetet fqinje në Greqi, 80% e sipërmarrjeve (të gjitha që bashkëpunonin me Greqinë apo ishin me kapital grek) janë realisht jashtë funksionit. Konsulenti Aurel Grabocka deklaron se “mund të thuhet pa frikë se 80% e ndërmarrjeve nuk po e ushtrojnë aktivitetin e tyre, pavarësisht se në zyrat e QKR-së ato rezultojnë aktive”. Sipas tij, shumë prej këtyre ndërmarrjeve nuk mund të fillojnë procedurat e mbylljes, për shkak të detyrimeve të

prapambetura që kanë dhe paaftësisë për t’i shlyer. Ndërkohë, në Dhomën e Tregtisë së Gjirokastrës janë 30 kompani me kapital grek, të cilat janë regjistruar dhe aktualisht kanë tkurrje të aktivitetit. Tre vite më parë, 4 kompani që mbyllën dyert e dërguan në shtëpi qindra punëtorë, e bënë këtë vetëm përkohësisht, me shpresën që situata do të përmirësohej e porositë nga Greqia do të shtoheshin. Por lidhja e tyre, me kompani shtetërore greke (për prodhimin e veshjeve të ushtrisë e marinës) nuk solli asnjë dritë jeshile. Sipërmarrësit tregojnë se deri më tani janë zvarritur, ndërsa nuk paguanin dot as detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të punëtorëve.

Transmetimi i shpejtë i efekteve për vendin tonë, por edhe vende të tjera të rajonit të Ballkanit, theksohet edhe në një studim të BERZH-it të bërë publik javës së kaluar. Sipas studimit, efekti i krizës greke, por edhe i Bashkimit Europian në tërësi, u ndie shumë shpejt në vendet e rajonit të Ballkanit. “Plaga” e Greqisë tashmë ka dobësuar rritjen ekonomike të vendeve të saj fqinje. “Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të Europës Juglindore u rrit më shpejt vitin e kaluar, krahasuar me 2010-n, rimëkëmbja e tyre u kufizua nga presionet e krizës së Eurozonës dhe lidhjet e rajonit me ekonominë greke”, thuhet në raportin e BERZH-it.


E martë, 22 maj 2012

15

EKONOMI

Bankat rritin stafet dhe zgjerojnë rrjetin në kohë krize

G

jatë vitit 2011, bankat shqiptare iu rikthyen zgjerimit të rrjetit dhe shtimit të stafit. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, institucionet bankare në vend kanë shtuar kapacitetet e tyre, pavarësisht nga periudha e vështirë që po kalon ekonomia. Në fund të vitit 2011, sistemi bankar punësonte 6.710 vetë, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më

parë. Siç vërehet edhe nga grafiku, punësimi në sistemin bankar pësoi rënie për dy tremujorë radhazi në fund të vitit 2010. Por, shtrëngimi duket se ishte i përkohshëm dhe gjatë vitit të kaluar bankat rritën punësimin me ritme relativisht të larta. E njëjta tendencë vërehet edhe për zgjerimin e rrjetit. Në fund të vitit 2011, bankat numëronin

gjithsej 552 degë dhe agjenci bankare, me një rritje 12% krahasuar me një vit më parë. Pas tkurrjes në gjysmën e dytë të vitit 2010, rrjeti i bankave ju rikthye bindshëm rritjes gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht se i ka ndjerë efektet e krizës, sistemi bankar ka treguar se zotëron akoma mundësi dhe potenciale për ta rritur aktivitetin e vet.

Zbulohet skema e korrupsionit me spotin televiziv

Si u arrit të abuzohet me 220.000 euro Kompanitë fantazmë, kyçi i shpërdorimeve „„„

TIRANE

GENC KONDI

E NAFTA

Petromanas, puse në Berat e Lezhë

K

ompania Petro manas po zhvillon kërkime për naftë në zonën e Beratit, Lezhës dhe Elbasanit. Pusi i parë u njoftua se do të shpohet në qershor në Berat, i dyti në dhjetor në Lezhë dhe i treti në mars në Elbasan. Për zonën e Beratit, Petromanas është në partneritet me kompaninë Royal Dutch Shell. Njoftohet se do të ketë kryhen 83 milionë dollarë investime dhe do të hapen mbi 600 vende të reja pune. Sipas përfaqësuesit të Petromanas-it, shef i zyrës operatore, Hamid Mozayani, shoqëria kanadeze synon një revolucionarizim të konceptit të vendburimeve naftëmbajtëse në vend. Marcus Antonini, zv/President i SHELL International për investimet dhe strategjinë, si dhe Glenn McNamara, drejtor ekzekutiv i kompanisë Petromanas Energy, deklaruan se pusi “Shpiragu 2”, Berat, është një investim rreth 50 milionë USD

dhe Në vitin 2006, rr jeti televiziv CNN i ish te drejtuar me propozim për një shërbim të njejtë promocional Entit shqiptar të Turizmit. Në këtë propozim, u ofrua transmetimi i spoteve 20-sekondëshe, të shoqëruara me muzikë shqiptare. E veçanta ishte se CNN ofrohej ta prodhonte vetë spotin. Pra, nuk merrte përsipër vetëm transmetimin, por edhe krijimin e materialit publicitar. Sipas CNN, një shërbim të tillë ishte në gjendje ta kryejë Shërbimi i tij Krijues. Në këtë mënyrë, CNN ofroi mundësinë për të larguar nga skena një kompani, që do të merrej vetëm me prodhimin e spotit. Ajo dha dy opsione për prodhimin dhe transmetimin e tij. I pari parashikonte transmetimin 588 herë të spotit mbi Shqipërinë me një kosto prej 600.000 dollarësh amerikanë. I dyti, 780 transmetime të njëpasnjëshme me një kosto 800.000 dollarë. Duken shifra shumë të larta, por paraqesin një diferencë të konsiderueshme çmimi për njësi me ato që ministria e Pangos miratoi më pas vitin e kaluar. Kështu, duke pranuar një shifër prej 300.000 eurosh për prodhimin dhe 121 transmetime të njëpasnjëshme të spoteve për turizmin shqiptar në rrjetin televiziv CNN, kostoja për një transmetim spoti del 2.479 euro. Për 600.000 dollarë amerikanë, CNN ofroi në vitin 2006 për autoritetet shqiptare transmetime katër herë më shumë, pra jo 121, por 588 spote. Një llogaritje e thjeshtë të çon në koston 650 euro për një transmetim spoti. Një tarifë e tillë del edhe në rastin e opsionit të dytë të paraqitur nga ana e CNN direkt, ku për 800.000 USD u ofruan 780 transmetime. Kostoja prej 2.479 eurosh për transmetim ishte 3.8 herë më e lartë se ajo 650 euro, që

LAJME SHKURT Euro, probleme në botë, rritet në Shqipëri

„

Pas forcimit të premten e javës së kaluar, të ndihmuar dhe nga ndërhyrjet e vazhdueshme në treg të Bankës së Shqipërisë që bleu euro ditët e fundit, euro ka vijuar dhe dje të forcohet në raportet e këmbimit me lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.09 lekë, duke u rritur 0.23 pikë në raport me fundin e javës së kaluar. Bursat ndërkombëtare dje u çelën më të qeta, megjithatë frika e një daljeje të mundshme të Greqisë nga euro vijon të trazojë tregjet dhe vështirëson pritshmëritë. Dollari ka humbur pikë në këmbimet ndaj lekut, duke zbritur me 0.45 pikë në 108.93 lekë.

Prodhimi i vajit të ullirit, 30% më i ulët

„

Sali Berisha dhe Ylli Pango

mund të arrihej në rast se CNN-it i jepej e drejta edhe për të prodhuar vetë spotin. Me një kosto të tillë, del se shteti shqiptar ka humbur një fond të konsiderueshëm. Pasi, 121 transmetime me tarifën 650 euro për transmetim kushtojnë në total 78.650 euro. Dhe jo 300.000 euro, sa mori përsipër të paguajë për të njejtin shërbim ministri Pango. Diferenca nuk është e vogël: mbi 220.000 euro. Në këtë rast, marrja e një ko-

mpanie të veçantë për prodhimin mund të ketë shërbyer edhe si mjet për realizimin e një korrupsioni, që nuk mund të kishte ndodhur në rast se do të pajtohej direkt CNN-i. Edhe vetë CNN është caktuar me prokurim të drejtpërdrejtë, pasi në asnjë dokument zyrtar nuk rezulton të jetë shpallur ndonjëherë ndonjë garë për të fituar të drejtën e transmetimit të spotit. Nuk është hera e parë që Ekzeku-

tivi shqiptar përdor mjete mediatike të huaja për të promovuar turizmin. Deri më sot, gjithnjë ai ka lejuar dhe autorizuar që një veprimtari e tillë të kryhet jo me tender, por me prokurim të drejtpërdrejtë. Ashtu sikurse ka vepruar jo vetëm për turizmin. Kompania e shpallur në vend të dytë, “Ogilvy Albania”, ka ofruar shërbimin e vet për një shumë 65.000 euro më të ulët dhe përsëri nuk e ka fituar dot garën.

Pavarësisht nga kthimi në një përparësi qeveritare, prodhimi i vajit të ullirit në vend në vitin 2011 ishte 2.230 tonë, sa 29% e sasisë së siguruar një vit më parë, sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë. Më 2010 u prodhuan 7.800 tonë vaj ulliri. Ulliri është bërë prioritet i qeverisë, por ekspertë të bujqësisë janë pak optimistë, pasi, sipas tyre, prodhimi i ullirit ka mbetur tërësisht në kushte natyrale, një herë në dy vite. Ndërsa po shtojmë ullishte të reja, nuk mirëmbahen aspak ullishtet ekzistuese aktualisht në prodhim. Kjo po lë peng shumë punishte të përpunimit të këtij vaji që janë ngritur në vend, e punojnë duke shfrytëzuar edhe vetëm 10% të kapacitetit.

Energjetika

Serbia bllokon linjat e Kosovës „„„

TIRANE

V

onesa e shkaktuar nga qeveria sh qiptare në ndërtimin e linjës së interkonieksionit Shqipëri-Kosovë 400 kV ka shuar të vetmen mundësi për të shmangur bllokimin e sistemit energjetike kosovar nga Serbia. Shtypi i Kosovës vinte dje në dukje se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kishin filluar vitin e kaluar, nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për linjat e transmisionit e dy shteteve. Këto bisedime vetëm sa e kanë penguar zgjidhjen e këtij problemi, që Kosovës po i kushton me miliona euro, shkruante “Koha Ditore”. Në procesin e bisedimeve

teknike mes Kosovës dhe Serbisë, një nga pikat e diskutimeve kanë qenë çështjet energjetike dhe konkretisht

linjat e transmetimit. Fillimisht ishte paralajmëruar se gjatë vjeshtës së vitit të kaluar të arrihej marrëveshje sa i përket energjetikës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Naim Bajtullahu, zëvendësdrejtor i KOSTT-it (operatori kosovar i transmetimit) tha se Serbia po vazhdon të përfitojë në kurriz të Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ndaluar së shkeluri rregulloret e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, edhe pas dhënies së “Opinionin e arsyeshëm” (Reasoned Opinion) nga ana e Sekretariatit të Energjisë. Në “Opinionin e arsyeshëm” thuhet se Serbia duhet që, brenda dy muajve, t’i rregullojë të gjitha shkeljet që janë konstatuar në “Letrën e hapjes”.


16

E martë, 22 maj 2012

AKTUALITET

“S’ka prova” mbyllen hetimet për vjedhjen e TEC-it

P

rokuroria e Fierit ka mbyllur çështjen e vjedhjes së termocentralit të Fierit me arsyetimin se nuk ka prova për vjedhjen e skrapit. Sipas prokurorisë, si provë janë vetëm pamjet filmike të “Fiks Fare” që regjistroi vjedhjen e materialeve për skrap në një kohë kur ndërtesa e TEC-it dhe impiantet, pronë shteterore ishin vendosur në konservim. Pas publikimit të rastit nga

“Fiks Fare”, Drejtoria e Përgjithshme e KESH mori masën e pushimit nga detyra të pergjegjësit të TEC-it dhe paraqiti në prokurori një padi penale përfshi edhe një raport kontrolli. Drejtori i KESH e deklaroi këtë edhe publikisht. Por, tashmë disa muaj pas faktimit të ngjarjes, Prokuroria e Fierit mbyll dosjen me arsyetimin e mungesës së provave. Në filmime me kamera të fshehta

të “Fiks Fare” u faktua shkatërrimi i tubacioneve të TEC-it, gërmimeve dhe prerjes së materialeve skrap nën vëzhgimin e rojeve të godinës. Evadimin e materialeve skrap, në një pike private të grumbullimit të materialeve fare pranë TEC-it të Fierit. Edhe sot e kesaj dite pranë godinave të TEC janë shenjat e gërmimeve të tokës për të hequr materialet skrap e për t’i shitur.

Kapet në Kakavijë, me 6 pako marijuanë Lajmi Një shtetas nga Saranda,46-vjeçari Arsen Dauti, u kap dje paradite ndërsa tentonte të kalonte pikën kufitare të Kakavijës, për në greqi me 3 kilogramë drogë të fshehura në gomën e makinës. Trafikimi ishte dekonspiruar nga dikush që lajmëroi policinë për kalimin e automjetit

„„„

Emigranti, 3 kg drogë në gomën rezervë Policia informata për shtetasin nga Saranda

TIRANE

N

jë emigrant shqiptar që jeton e punon në Athinë është kapur në kufirin shqiptar në një përpjekje për të trafikuar nga Shqipëria një sasi mariuane drejt Greqisë. Policia kufitare e Kakavijës në Gjirokastër pas informatash në rrugë operative zbuloi dhe sekuestroi 6 pako me mariuanë të fshehura në makinën e shtetasit 46vjeçar Arsen Dauti, i cili është arrestuar. Aksioni u finalizua të hënën rreth orës 10.30 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavijë. Policia ishte informuar më herët se një shtetas nga Saranda me automjetin e tij do të trafikonte drejt Greqisë një sasi lënde

„ Shtyp

me makinë të moshuarën te stadiumi “Dinamo”

34-vjeçari Eduard Guraja nga Tirana u vu në prangat e policisë pasi pranë stadiumit “Dinamo” duke drejtuar një makinë tip “Benz”, me targa LBXI5200, duke qarkulluar nga kryqëzimi i stadiumit “Dinamo” në drejtim të kryqëzimit me rrugën “Komuna e Parisit”, ka aksidentuar këmbësoren Jorgjeta Boçari 78-vjeçare, e cila po kalonte nga e djathta në anën e majtë të rrugës. Nga vetë drejtuesi i mjetit me mjetin e tij është dërguar dhe ndodhet e shtruar në sallën e reanimacionit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore e moshuara.

„ Durrës,

vetëvaret i moshuari

Në foto: Automjeti i emigrantit dhe droga e kapur

narkotike. Pas kontrolleve të rrepta në të gjithë automjetet e vogla dhe autobusët që lëviznin në drejtim të shtetit grek, policia ka rënë në gjurmët e drogës. Mariuana do të transportohej drejt Greqisë me një autoveturë Nisan me traga

greke YEB 3754, që drejtohej nga shtetasi Arsen Dauti, lindur dhe banues në fshatin Fterrë të rrethit Sarandë. Sipas policisë, Arsen Dauti jetonte dhe punonte si emigrant në Athinë. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të këtij au-

tomjeti, e ndarë në 6 pako cilindrike të mbështjella me letër natriban, që peshonin 3 kg gjithsej. Pas arrestimit të Arsen Dautit, policia ka sekuestruar si provë materiale edhe një aparat celulari dhe automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Emigranti Arsen Dauti është nën akuzë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Materialet në ngarkim të Arsen Dautit do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme.

Vrasja e palestinezit

Aksioni në Tiranë

Informacionet, 10 mijë dollarë për Anwar Rizik

Sekuestrohen katër makina të vjedhura jashtë

„„„

LAJME SHKURT

TIRANE

„„„

D

rejtoria e Policisë së qarkut Ti ranë, njofton qytetarët, se në lidhje me vrasjen e shtetasit palestinez Anwar Rizik, ofron 10 mijë dollarë shpërblim, për personin që do të japë informacion të dobishëm që të çojë në kapjen e autorit të kësaj vrasje. Për shpërthimin në portën e shtëpisë pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku jetonte palestinezi Anëar Rizik, forcat e policisë së shtetit kanë shoqëruar dhjetëra. Aksioni i Policisë për hetimin e vrasjes së palestinezit gjatë shpërthimit tronditës në Tiranë, është përqendruar në Fushë Krujë, ku shtetasi palestinez Anëar Rizik punonte si zëvendësmenaxher pranë fabrikës së çimentos. Sipas policisë Anëar Rizik ishte i lindur në Betlehem të Palestinës, dhe ishte martu-

TIRANE

E

ar në Tiranë me një shtetase shqiptare, me të cilën kishte dy fëmijë. Po sipas policisë, mësohet se Rizik kishte fituar edhe nënshtetësinë shqiptare një vit më parë.Anëar Rizik mbeti viktimë pak ditë më parë në shtëpinë e tij nga një shpërthim i fuqishëm i një granate e vendosur në portën e shtëpisë. Granata shpërtheu menjëherë sapo shtetasi palestinez kishte hapur portën e banesës dykatëshe, për të shkuar në punë.

fektivët e sektorit të antidrogës dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës kanë finalizuar operacionin e koduar “Rrjeta II” kur përgjatë fundjavës u sekuestruan katër automjete të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu, në kuadër të operacionit në rrugën “Sami Frashëri”, u bllokua automjetit tip “Rover”, me targë TR 0909 N, në pronësi te shtetasit Agim Rama, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë. Ky automjet, u bllokua pasi nga verifikimet e bëra në sistemin ASF2 të Interpolit, ky mjet rezultoi i denoncuar si i vjedhur në Itali, më 04.05.2007, me targë origjine DB405SL. Gjatë aksionit u bllokua automjeti tip “Ford”, me targë TR 3749 L, i cili sipas informacionit të

ardhur nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Tiranë, rezulton i vjedhur në Bullgari, me targë origjine C2773TH, pas verifikimeve në sistemin ASF2 të Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti ne fjalë është në pronësi të shtetasit Hysen Xhangolli. Gjithashtu u kryen veprimet e para proceduriale për automjetin tip “Benz”, me targë TR 5550 B, i cili rezultoi i vjedhur në Bullgari me targë origjine PO650AB.

Nuk kanë të sosur ngjarjet tragjike në vend. Një tjetër i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij në zonën e plazhit të Durrësit. Policia e Durrësit bën me dije se rreth orës 15.00 të së hënës në lagjen nr.13 në plazhin e Durrësit u gjet i varur në ambientet e banesës së tij 63-vjeçari Bilal Troplini. Hetuesit po hetojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Sipas grupit hetimor dyshohet se i moshuari është vetëvrarë.

„ Gjendet

në plazhin e Shën Pjetrit trupi i të mbyturit

Një ditë pas regjistrimit të viktimës së parë në plazhet e Durrësit për këtë sezon turistik, policia e qytetit bregdetar bëri me dije se e gjeti paraditen e të hënës trupin e pajetë të 19vjeçarit nga Tirana Andi Sharra, i cili u mbyt pasditen e të dielës në plazhin e Shën Pjetrit, pranë komunës Ishëm. Policia e Durrësit informon se 19-vjeçari Andi Sharra u mbyt në det të dielën rreth orës 15:30, në plazhin e Shën Pjetrit në fshatin Fushë Draç, pranë komunës Ishëm. Sipas policisë, i riu nga Tirana u mbyt gjatë kohës që po lahej, për shkak të detit të trazuar me dallgë. Andi Sharra ndodhej në plazh për të kaluar fundjavën bashkë me shokët e tij. Forcat e Komisariatit të Policisë në Shijak dhe polumbarët e Repartit RENEA u angazhuan tërë pasditen e të dielës në kërkimet për të gjetur trupin e të riut. Trupi i pajetë i 19vjeçarit Andi Sharra u gjet në bregdetin e Shën Pjetrit paraditen e të hënës.


E martë, 22 maj 2012

17

AKTUALITET

G

rabitësit nuk kursejnë as të moshuarit. Një 60-vjeçare në Balldre të Lezhes ka përjetuar dje në mbrëmje një "ferr" të vërtetë ku tre persona të maskuar dhe të armatosur e kanë tërhequr zvarrë nga oborri ku ajo po kryente disa punë shtëpie dhe e kane kërcënuar të dorëzonte gjithçka kishte të

Lezhë, i hyjnë në shtëpi të moshuarës për ta grabitur

çmuar në shtëpinë e saj. 60vjeçarja Leze Gjoni banonte prej kohësh vetëm në banesën e saj në këtë fshat e varfër. E tmerruar dhe nën kërcënimin e grabitësve u ka dhënë atyre të vetmet gjëra të çmuara që kish, unazën, varësen në qafë dhe kjo jo flori si dhe aparatin e saj celular. Makthi i 60-

vjeçares ka zgjatur për afro gjysëm ore. E moshuara dëshmoi se nuk kishte mundur t'i njihte rrëmbyesit, të cilët ishin të armatosur. Leze Gjoni tregon se ishte frikësuar shumë gjatë rrëmbimit dhe grabitjes së sendeve të saj. E shokuar pas kësaj ajo ka denoncuar ngjarjen ne polici.

Në foto: Filmimet e drogës në fshatin Lazarat

Dy të rinj holandezë, film me plantacionet e drogës në Jug Lajmi Dy të rinj nga Holanda kanë xhiruar dhe fotografuar pamje të plantacioneve me kanabis të mbjella në fshatin Lazarat. Të rinjtë madje pozojnë edhe me drogën e tharë, duke treguar se sa kollaj është ky biznes në Shqipëri

„„„

“Këto janë pyjet me kanabis në Lazarat” Droga, udhërrëfyes për udhëtimin e të huajve Mbresat

TIRANE

D

y të rinj holandezë, nga Amsterdami sfi dojnë policinë, hyjnë në Lazarat dhe sjellin nga atje pamje dhe dëshmi të ralla mbi jetesën e banorëve të komunës që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend. Një fshat ku kanabisi lulëzon dhe banorët jetojnë mes bimëve narkotike, si të ishin mes baçeve me trëndafila. Aq sa fëmijët për të shkuar nga shkolla në shtëpi kalojnë mes përmes parcelave, shtyjnë me krahë, bimët e kanabisit që arrijnë lartësinë 3 metër; dhe kur vjen koha e kultivimit angazhohen me gjithë familjen për ta korrur. Një jetesë e tillë nuk është normale as për dy djem që vijnë nga Holanda ku është legalizuar përdorimi i kabanisit. Daan Vonk & Theo Roelofs janë dy djelmosha nga Amsterdami të cilët verën e kaluar ndërmorrën një udhëtim turistik drejt Shqipërisë. Të gjithë aventurën djemtë e regjistrojnë në një film 52. 13 minutash të cilin e quajnë "Udhëtimi me motorçikletë nëpër Shqipëri" dhe e publikojnë në youtub më datën 24 janar 2012, por kjo video ka mbatur larg interesit të mediave, por dhe të autoriteteve policore shqiptare.

Në foto: Njëri prej të rinjve holandezë duke treguar plantacionin e kanabis në Lazarat

FILMIMET

Daan Vonk & Theo Roelofs, janë dy djem të rinj nga Amsterdami i Holandës të cilët vendosin të kalojnë pushimet duke bërë një udhëtim turistik disa ditor nëpër Shqipëri. Djemtë udhëtojnë nga Amsterdami drejt Brukselit me autobus dhe më pas drejt Shqipërisë me avion. Gjithçka ndodh në këtë udhëtim dy djemtë e filmojnë në kamera amatore dhe në aparatet e tyre fotografikë, foto të të cilit i përfshijnë në filmin 52 minutësh të titulluar "Udhëtimi me motorçikletë nëpër Shqipëri". Djemtë udhëtojnë me motorçikleta të vogla, të cilat i blejnë në Shqipëri dhe i shesin kur përfundojnë pushimet.

LAZARATI

Udhëtimin e nisin nga Ti-

rana, përgjatë aksit nacional të bregdetit shqiptar, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë për të mbërritur në Gjirokastër dhe më pas në Lazarat. Reportazhi për Lazaratin zgjat gati 3 minuta. Nis në minutën e 25:39 dhe mbaron në minutën e 28:12. Nga dritarja e hotelit ku janë vendosur çunat filmojnë komunën si në pëllëmbë të dorës. Brenda oborreve të ngritura me gur duken parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike. Djali që filmon komenton: "Zonja dhe zotërinj jemi në Lazarat dhe këto pemë janë kanabis. Nuk e di nëse mund t'i dalloni mirë". Ndërkohë afron objektivin më tepër dhe parcelat me kanabis, duken më qartë. Ngjasojnë si të ishte

një pyll i vërtetë, madje në mes të parcelës është dhe një pus, për të vaditur lëndën narkotike. Kamera lëviz duke pasqyruar një panoramim të tërë zonës dhe kudo syri të zë rrënjë kanabis të mbjella në rresht. "Janë atje, atje, dhe atje tej. I tërë fshati është i mbuluar me të" thotë djali ndërsa objektivin e kameras e fokuson në krahun e majtë të tij, ku prapë duken parcela me kanabis. "Policia nuk vjen këtu. Ata kanë pasur një luftë me policinë.E gjithë jeshilja është kanabis. E gjitha shtrihet edhe tutje atje lart" sqaron më tej djaloshi ndërsa kamera fokuson zonën e kodrës. Filmit i shtohen dhe sekuenca të fotove, nga ku duken më qartë parcelat me kanabis. "Nuk ësh-

Shqipëria, mikpritëse dhe e lirë

P

amjet janë xhiruar në verën e 2011 ndërsa në youtube janë publikuar në 24 janar 2012. Gjatë udhëtimit djemtë tregojnë dhe bukuritë natyrore, por dhe mikpritjen dhe pagesat e lira të hoteleve. Nga Tirana nisen drejt autostradës më pas në Vlorë për të udhëtuar përgjatë vijës bregdetare Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë. Djemtë nuk kanë fokusuar vetëm bukuritë, por dhe paradokset. Në minutën e 06.52 publikohet një foto ku një fëmijë jo më shumë se 4-5 vjeç mban një cigare në gojë ndërsa ndodhet në krahët e një burri (ndoshta i ati apo gjyshi) ata janë pjesëtarë të familjes të cilët mikpritën djemtë për të fjetur një natë. Po kështu në një moment tregojnë dhe për paradoksin tjetër kur një vajzë e re mban veshur taka shumë të larta, teksa shërbente në lokalin ku punonte, diku buzë autostradës.

të normale. Një fshat i tërë plot me kanabis. Pemët janë nga tre metra. Çmenduri, është vërtet çmenduri"- komenton djaloshi bjond. Në sekuencat filmike janë shtuar dhe dy foto ku djemtë fotografohen brenda parcelave me kanabis. Madje ata mbajnë në dorë dhe kanabis të tharë. Më pas djemtë marrin udhëtimin drejt Gjirokastrës. Në një moment i zë shiu. Djemtë ndalojnë dhe vazhdojnë të tregojnë në kamera, atë çfarë kishin parë, dhe duhet thënë që nga mënyra si flasin dhe si komentojnë "janë të shokuar". "Më është tharë goja, megjithatë nuk është faji i shiut"- tregon djali me syze, ndërkohë që të dy qeshin. "Ne mund të pinim kanabis falas. Ai më dha, mendoj 5 gram, një top si kjo (dhe me dorë përpiqet të tregojë sasinë e kanabis që mori) Më tha mere, ja ku e ke. I freskët dhe i prerë. Kështu ne u ndodhëm në mes të një plantacioni me kanabis dhe e gjithë familja po priste bimët. Rrugës duke hyrë në fshat, ndjemë aromën e kanabisit që dukej se po e thithte dikush, por në të vërtetë nuk ishte askush, ishin parcelat që kishin aromë. Ishte kështu: Një fushë me rrënjë kanabis dhe një dordolec. Ngjitur me vendin ku po filmonin ishte një shkollë. Dhe fëmijët për të shkuar në shtëpi duhej të kalonin përmes kanabisit duke hapur rrugën me krahë" vazhdon rrëfimin djali me mjekër dhe me syzet në kokë teksa imiton me trup mënyrën sesi fëmijët hapnin rrugën. Rrëfimi për Lazaratin mbyllet në minutën e 28.12 të filmit. Djemtë flasin në gjuhën e tyre, ndërsa filmi është titruar në anglisht. Dokumentarin e plote mund ta shikoni në http://www.youtube.com/ watch?feature=player_em bedded&v=nB-IoVQpWOk


18

E martë, 22 maj 2012

OPINION

Koment

"Dinamo", si shkatërrua klubi legjendar NGA

K

PETRIT SHEHU

ush e shkërmoqi dhe pastaj e flaku në greminë klubin sportiv Dinamo !? Një pyetje hipotetike që gjithsesi kërkon argumenta dhe fakte për të nxjerrë në dritën e diellit të vërtetën për këtë problem, që nesër vec të tjerash historia të flasë për përgjegjësite kolektive, individuale dhe institucionale të kësaj bëme dhe ngjarje sa të pazakontë aq edhe të trishtë për vlerat e sportit shqipëtar në përgjithësi. Ajo që mund të thuhet me bindje të plotë, është fakti se ky klub ka patur traditë të shkëlqyer dhe shkollën e vet në këto 62 vjet të themelimit të tij, në shumë e shumë lloje sportesh si në futboll, lojrat me dorë, ngritje peshash, mundje, ciklizëm, qitje etj etj ku ka spikatur me rezultate të larta dhe marrje trofesh të shumta për të cilat janë krenarë në radhë të parë plejada të tërë sportistësh që i kanë arritur këto rezultate dhe janë duke u bërë të njohur si në shqipëri ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, rezultate që tashmë dihen dhe njihen nga të gjithë. Duke mos dashur të përmendim emra individësh të kësaj fushe, të talentuar që kapën majat më të larta të cilësive sportive në këtë klub, që janë të shumtë dhe pa mbarim (sepse ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi) mund të themi me bindje të plotë se eliminimi nga sfera e veprimtarive sportive të klubit "Dinamo" është pa mëdyshje një gabim i madh dhe i pafalshëm ndoshta dhe i pariparueshëm për vetë kohëzjgatjen dhe indiferentizmin e organeve dhe organizmave që merren dhe janë marrë në këtë fushë, të veshur apo jo me pushtet pavarësisht nga përkatësia partiake politike e këtij pushteti në këto 20 vjet të vendosjes së pluralizmit dhe demokracisë në vënd. Nëqoftëse klubi sportiv Dinamo ka zhvilluar veprimtari për mbijetesë në këto vite merita për këtë i takon disa bisnesmenëve dashamirës të "Dinamos" të cilët dhanë një kontribut të çmuar dhe për aq sa mundën dhe bënë do të mbeten të nderuar dhe të respektuar nga opinioni sportiv shqipëtar ku spikat në mënyrë të vecantë bisnesmeni Sula i cili mbajti gjallë ekipin e futbollit madje me një cilësi sportive mjaft të mirë ku dhe fitoi dy kampionate kombëtare në vend si dhe duke marrë pjesë dënjësisht në kompeticonet e kupave të europës, në një kohë kur pushteti bënte të paditurin dhe indiferentin pa kontriubuar aspak të paktën si ndërmjetës e rregullator në kushtet e një ekonomie tregu për ecurinë e sportit në përgjithësi. Personalisht jam i bindur ashtu si dhe mbarë opinioni sportdashës dinamovit dhe më gjerë, se largimi i klubit sportiv "Dinamo" pothuajse i plotë dhe total nga sfera e veprimtarive sportive në vend është i qëllimshëm dhe bërë në bazë të një strategjie dhe skenari të caktuar nga njerëz mediokër, keqdashës dhe sharlatanë të veshur apo jo me pushtet gjatë këtyre 20 viteve si dhe me një sjellje prepotente dhe arrogante të cilët kanë bërë çmos për t'ia arritur qëllimit kudo që i ka ecur fjala

dhe kudo që kan pasur vetë kopetencat për të vepruar. Sa sipër ky skenar i hartuar mirë është luajtur në rradhë të parë duke intriguar në rradhë të parë me emrin e "Dinamos", se ky klub na paskësh qenë i këtij apo i atij personi, i kësaj apo i asaj ministrie etj etj, profka të tilla që vecse me sportin nuk kanë lidhje por që përkundrazi e implikojnë atë me politikën ku përvec të tjerash shkojnë në krah të kundërt me arritjet dhe vlerat demokratike në vend, si dhe përgojojnë ose nënvletësojnë vlerat e aty-

nuk u arrit të bëhet pasi "Dinamo" si emër ekziston në shumë e shumë vende perëndimore dhe lindore, madje dhe në kreun e demokracisë botërore në Amerikë ku sot e kësaj dite ekziston një ekip futbolli me emrin "Dinamo". Meqënëse ky qëllim dështoi atëherë u vu në zbatim plani "B" i njëjtë si ai që u përdor tek ekipi i Partizanit, heqja e së drejtës së pronësisë për ambjentet dhe infrastrukturën e klubit që e trashëguan nga sistemi i mëparshëm duke e lënë atë rrugëve dhe në mëshirë të fatit!

shprese për të luajtur në kategorinë e parë vitin e ardhshëm (ku nuk ka asnjë dhomë ku të xhvishen lojtarët lëre për të tjerat). Kurse për fushën e stërvitjes që e ka pasur brenda klubit të saj ky ekip duhet të japë 150 mijë lekë të reja në muaj, fushë të cilën e ka ndërtuar vetë presidenti i "Dinamos" z.Sula me Federatën Europiane të Futbollit ku ai ka paguar 60 % të shpenzimeve të projektit. Kjo është pra dhe e ardhmja e futbollit dinamovit (i vetmi që ka ngelur si aktivitet sportiv) që ka lidhje me një "ditë të bukur" kur vjen

Nga një veprim i tillë Partizani ndodhet në kategorinë e 2 në futboll se për sportet e tjera as që diskutohet, Dinamo ra në kategrinë e parë (futboll) ku më parë e kishin pësuar dhe shumë më keq edhe sporti i volejbollit të femrave (fituesi i vendit të tretë në Europë) me Ela Tasen e famshme që e njeh jo vetëm Shqipëria, por gjithë Europa (kjo ndodhi në vitin 1997), basketbolli e pësoi me shpejt, për sportet e tjera nuk bëhet me fjalë po kështu u shua dhe volejbolli i djemve në vitin (2010 2011) dhe futbolli që kishte ngelur ra në kategorinë e parë dhe me këtë gjëndje që është zor se ka ndonjë lloj

një urdhër nga lart (Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve) që kompleksi sportiv "Dinamo" një nga komplekset sportive më të mirë në Shqipëri t'i kalojë në pronësi Agjensisë së Sporteve, dhe pas kësaj futbollit të "Dinamos" iu mbyll dera. Një fakt tjetër që komprementon urdhdhënësit për "pushtimin" e klubit sportiv "Dinamo" është ajo që për këtë rast ligji është "i veçantë" sepse të gjitha klubet në Shqipëri në çdo vend apo qytet qofshin, kanë trashëguar prona të klubeve sportive dhe asnjërit nga këta nuk i janë marë këto ambjente sportive, që sigurisht dhe ata nuk kanë qenë pa pronar.

Ekipi i Dinamos

re sportistëve që kanë luajtur me emrin e këtij klubi një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, kurse pjesa tjetër janë " flokë thinjur ", por plot dinjitet për atë cka kanë dhënë për ngjyrat e Dinamos dhe që e duan me zemër dhe shpirt deri në fund të jetës së tyre për sakrificat, mundimin dhe djersën e derdhur që gjithsesi nuk i ka shkuar kot! Nga ana tjetër këta sportistë dhe sportëtashësit dinamovit janë të indinjuar dhe të revoltuar për faktin që Dinamos të tyre të dashur gjatë këtyre 20 viteve është tentuar disa herë ti hiqet logo dhe emri i saj, duke u zëvendësuar me emër tjetër si Olimpik etj. gjë, e cila

Personalisht jam i bindur ashtu si dhe mbarë opinioni sportdashës dinamovit dhe më gjerë, se largimi i klubit sportiv "Dinamo" pothuajse i plotë dhe total nga sfera e veprimtarive sportive në vend është i qëllimshëm dhe bërë në bazë të një strategjie dhe skenari të caktuar nga njerëz mediokër, keqdashës dhe sharlatanë të veshur apo jo me pushtet gjatë këtyre 20 viteve si dhe me një sjellje prepotente dhe arrogante të cilët kanë bërë çmos për t'ia arritur qëllimit kudo që i ka ecur fjala dhe kudo që kan pasur vetë kopetencat për të vepruar.

E përmendëm këtë sepse mund të thotë ndokush se "paske harruar që sot veprojnë ligjet e ekonomisë së tregut" (unë këtë e di mirë) por pse kjo të ndodhë për Dinamon dhe Partizanin dhe jo për klubet e tjera, pastaj shtetet e tjera me ekonomi tregu në shembullin e të cilëve ne ecim sot, nuk kemi dëgjuar në asnjë vënd të vetëm që të kenë bërë këtë " gjëmë " (të kenë shuar klubet sportive), përkundrazi e kanë zhvilluar dhe ndihmuar ato sa më shumë deri në perfeksion për rezultate të larta dhe shumë të larta, ku rinia veç harxhimit të energjisë, argëtimit dhe edukimit të saj merret në masë të madhe dhe nuk ndodh si tek ne ku rinia (të rinj e të reja) nuk kanë si të merren me sport në një vend si ky ku terrenet sportive fashiten nga dita në ditë dhe s'ka të tilla sepse janë zëvendësuar me pallate, rrugë dhe kafene. Së fundmi dua të përmend një fakt që më ndodhi një ditë duke kaluar nga kompleksi "Dinamo" kur pashë që njerëz që kalëronin me kuaj dhe bënin gara, duke i rënë fushës së futbollit mes e tërthor… Kur pyeta dikë për këtë më thanë që bëhen me miratim të drejtoreshës të Agjenisë së Sporteve ashtu siç pashë në dhomat ku më parë ishte kompleksi i "Dinamos" dhe u shërbenin sportistëve, pashë tesha të ndera nëpër dritare dhe mu duk se banonin njerëz (këta mund të jenë dhe sportistë të agjensisë së sporteve) se familjarë s'ma ha mëndja të kenë qënë dhe nëse është kështu vërtet kjo është me kompromentuese e që do të thotë: "Ik ti se do të ulem unë në këtë vend se kam pushtetin". Në fund të këtij shkrimi nuk mund të lë pa përmendur një fakt tepër domethënës. Në një takim paraelektoral të kryetarit të Bashkisë së Tiranës zoti Basha, ku personalisht isha pjesëmarrës vetë z. Basha është shprehur tekstualisht veç të tjerash: "Si kryetar i Bashkisë në rast se unë fitoj këtë mandat qeverisës në pushtetin lokal të Tiranës do përpiqem të ndihmoj lëvizjen sportive në Tiranë dhe do të përkrah ne të gjitha mënyrat klubet sportive ne kryeqytet, qoftë klubin sportiv "Tirana", po ashtu edhe "Dinamon" dhe "Partizanin", sepse këta dy të fundit janë klube të kryeqytetit dhe nuk kanë rënë nga qielli". Por për çudi kjo nuk ka ndodhur madje mund te themi se ndodhi e kundërta. Kështu në muajin Shtator 2011 klubi sportiv "Dinamo" u nxorr jashtë kompleksit sportiv të tij dhe ka mbetur qysh nga kjo kohe "rrugëve". Le te shpresojmë në të ardhmen për masa pozitive në këtë drejtim por, për të qenë i sinqertë personalisht nuk shoh asnjë rreze drite në tunel për këtë problem, perveç rrënimit të plotë të klubeve sportive të kryeqytetit "Dinamo" dhe "Partizani". Kam mendimin se me politikat që po ndiqen për zhvillimin e sporteve në Shqipëri, rradhën për ta pësuar si "Dinamo" dhe "Partizani" mund ta ketë edhe klubi sportiv "Tirana", dhe ndonjë klub tjetër me tradita, në qoftëse nuk ndëhyhet në rradhë të parë në legjislacionin për sportin i cili lë për të dëshiruar. Autori është shkrimtar dhe ish-volejbollist dhe ish-trajner i Klubit Sportiv "Dinamo"


E martë, 22 maj 2012

19

OPINION

Blog

Vdekja e autorit Berisha dhe Erdogan

Analiza NGA

Turqia në Ballkan: mitet, iluzionet e realiteti NGA

AYHAN SIMSEK

Ç

farë qëndron prapa politikës aktive turke në Ballkanin Perëndimor? Kemi të bëjmë me ëndrra për një perandori të re osmane, interesa ekonomike apo synime strategjike? Vetëbesimi i ri i Turqisë në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi në rritje politik, ekonomik dhe kulturor i vendit kanë shkaktuar këndvështrime të ndryshme rreth objektivave të qeverisë turke, të partisë konservatore dhe islamiste AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Nën qeverisjen e AKP-së Turqia aplikon një politike të huaj gjithnjë e më përcaktuese në Ballkan. Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutogllu është përpjekur të zgjidhë ngërçin politik në Bosnje, ka ofruar ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka ndërmarrë inisiativa të ndryshme për të zgjidhur problemet mes fqinjëve të vështirë në rajon. Influenca në rritje e Turqisë nuk kufizohet në aspektin politik. Me një ekonomi në rritje të fortë, Turqia është kthyer në një magnet për njerëzit në Ballkan. Tregtia dhe turizmi lulëzojnë, telenovelat turke janë bërë serialet më popullore në Ballkan dhe universitetet turke janë kthyer në alternativa për të rinjtë duke ofruar qindra bursa.

OPTIMIZËM DHE DYSHIME

Megjithë interesin në rritje dhe afrimitetin e vendeve të Ballkanit me Turqinë, shumëkush i sheh me dyshim politikat e qeverisë turke, për shkak të asaj që preceptohet nga këto vende si skeme "neo-osmane". Sipas Erhan Türbedar, ekspert për Ballkanin në Fondacionin turk për Kërkime në Politikat Ekonomike (TEPAV), debati aktual rreth Ballkanit dhe Turqisë është i mbushur me mite dhe iluzione në të dyja anët. "Shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor besojnë se objektivi kryesor i qeverisë turke është të përmirësojë lidhjet e tij me botën islame. Ata besojnë se politikat e saj bazohen më shumë në synime ideologjike se sa në interesa kombëtare", thotë Türbedar për Deutsche Welle-n. "Shpesh dëgjojmë kritika se Turqia po kërkon ekspansion në Ballkan ose po përpiqet të arrijë objektivin e saj përmes instrumenteve kulturorë, politikë dhe ekonomikë. Kjo histori është kthyer gati në një legjendë urbane në vendet e Ballkanit." Türbedar thotë se pjesa më e madhe e dyshimeve ndaj Turqisë i kanë rrënjët në histori por mungesa e informacioneve në mediet në Ballkan rreth zhvillimeve në Turqi, forcojnë stereotipet duke i ndezur edhe me tej dyshimet.

MOSBESIM NË SERBI

Ndërkohë që vetëbesimi i ri i Turqisë shihet pozitivisht në vendet me popullsi myslimane si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, në Serbi dyshimet janë më të forta. Sipas një sondazhi nga Gallup, më pak se 15% e serbëve e konsiderojnë Turqinë një fuqi mike. Türbedar thekson se politika aktive e Turqisë në Ballkan është në të vërtetë një reflektim i pozitës së saj më të fortë në plan ndërkombëtar dhe ekonomisë së saj në rritje të fortë dhjetëvjeçarin e kaluar. Turqia është tashmë ekonomia e 16-të më e madhe në botë

dhe po përpiqet të vendosë raporte të qendrueshme dhe paqësore me fqinjët e saj për të lehtësuar edhe më tej ekonominë e saj të bazuar në eksporte. Ballkani është rruga kryesore për eksportet turke drejt BE-së, partnerit më të rëndësishëm tregtar të Turqisë. Për ekspertin Türbedar, rol të rëndësishëm në politikën e re aktive të Ankarasë në Ballkan luajnë interesat ekonomikë dhe politika kombëtare dhe jo edhe aq motivet e ashtuquajtura islamiste të qeverisë së AKP-së. Sipas tij, lobi i fuqishëm ballkanik në politikën turke është një nga faktorët më të rëndësishëm prapa qendrimit të ri të Turqisë.

TURQIT NË BALLKAN DHE ANASJELLTAS

Statistikat zyrtare tregojnë se në Ballkan jetojnë një milion turq dhe ata janë një urë mes vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Ndërkohë mendohet se rreth 10 deri 15 milionë turq kanë rrënjë ballkanike. Sipas ekspertit Türbedar këta formojnë një "lob të natyrshëm" shumë të fuqishëm, të përbërë nga shoqata, fondacione, gazetarë, akademikë, parlamentarë, ministra dhe diplomatë. Ndërkohë që Ballkani luan një rol të rëndësishëm në politikën turke, sipas Türbedar, oponioni publik në Turqi rreth Ballkanit është plot mite dhe iluzione. "Nëse i ndjek ngjarjet vetëm në mediet turke të krijohet përshtypja se të gjitha vendet e Ballkanit kanë një simpati të madhe për Turqinë. Fillon të mendosh se diplomacia turke është tejet e suksesshme në Ballkan, duke zgjidhur thuajse të gjitha problemet", thotë Türbedar. "Në politikën e brendshme krijimi i një përshtypje të tillë është sukses. Pjesa më e madhe e turqve e besojnë këtë histori. Por kur shkon në vendet e Ballkanit realiteti është mjaft ndryshe."

NEO-OSMANIZMI

Megjithë kritikat e opozitës turke për synime neo-osmane të AKP-së në Ballkan, zyrtarët turq shfrytëzojnë çdo mundësi për të theksuar se Turqia nuk ka synime të tjera veç sigurimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Turqia thotë se politika e saj aktive ndaj Ballkanit mbështetet në katër shtylla të rëndësishme. Këtu bëjnë pjesë dialogu politik në nivel të lartë, siguria për të gjithë, fokusimi i ndërvarësive ekonomike dhe mbrojtja e larmisë etnike, kulturore dhe fetare në rajon. Sipas Hasan Gogus nga Ministra e Jashtme e Turqisë, paqja e përheshme në rajon mund të arrihet vetëm përmes stabilitetit të qendrueshëm dhe kjo realizohet përmes lidhjeve edhe më të ngushta mes vendeve të rajonit. Ai beson se Turqia dhe vendet në rajon kanë një të ardhme të përbashkët në organizma të tilla si NATO dhe BE. "Një nga synimet kryesore të politikës sonë të jashtme në rajon është integrimi i të gjitha vendeve në institucione transatlantike", thotë Gogus. "Ne mbështesim anëtarësimin e të gjithë rajonit në NATO dhe BE. Kur në fund të gjitha vendet të jenë bërë anëtarë të BE-së do të kemi paqe dhe stabilitet të përhershëm. Kufijtë aktualë do të humbasin kuptimin e tyre", shprehet diplomati turk Hasan Gogus.

I

OLTION SPIRO

mazhi i autorit, indi vid krijues, i cili, strukur në dhomën e tij të vogël me pak dritë, të lagësht dhe aspak të rehatshme, ia del mbanë të vërë në lëvizje një imagjinatë të shfrenuar, rrëzëllitëse që tejçohet në një kryevepër letrare ose në një pikturë mbresëlënëse, ka shërbyer si klisheja e nevojshme për shumë artistë të rinj që gjejnë frymëzimin e tyre duke harruar gjithçka kanë rreth e rrotull, për t’u foksuar totalisht në botën e tyre të brendshme. Dhe përkufizimi më i saktë i një vepre artistike nuk mund të mos lërë mënjanë konceptin e shprehjes së botës së brendshme të autorit. Sipas Ligjit aktual për të drejtën e autorit (pasi një i ri është në diskutim e sipër), vepra artistike duhet të jetë një krijim origjinal dhe origjinaliteti, po sipas këtij Ligji, përkufizohet si shfaqja e botës së brendshme të autorit. Një përkufizim i tillë është ai që i afrohet më shumë realitetit të procesit të krijimtarisë. Vepra del nga tërësia e ndjenjave të një autori, çka e bën atë të lidhur në mënyrë gati intime me autorin. Për këtë arsye, koncepti i pronësisë mbi veprën nuk përputhet me konceptin e pronësisë që njihet nga Kodi Civil: mund të blihet kopja e një libri ose një pikturë, por nuk mund të “zaptohet” kurrsesi mendja dhe shpirti krijues i autorit të librit ose të pikturës. Në këtë kuptim, koncepti i origjinalitetit ndihmon në një mënyrë thelbësore në vendosjen në qendër të vëmendjes si mediatike ashtu dhe të tregut, të autorit dhe të procesit të tij krijues. Me anë të konceptit të origjinalitetit, koncept subjektiv, që lidh botën e autorit me ndjesitë e publikut, autori luan një rol parësor në drejtimin dhe në kuptimin që ai dëshiron t’i japë veprës. Në saj të këtij koncepti, ai ruan një autonomi të shprehjes së mendimit të lirë, duke mos qenë

nën presionin e një censure që mund të vijë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndonjë autoritet publik ose në mënyrë të tërthortë, nga dëshirat e tregut dhe industrisë artistike, e cila shqetësohet më shumë për fitimet sesa për aspektin artistik të veprës. Është pikërisht kjo censurë e tërthortë që po tenton të instalohet në radhë të parë në praktikë dhe në radhë të dytë, edhe në ligj. Nuk është ndonjë zbulim i madh nëse zëmë dhe konstatojmë drejtimin që po merr arti sot: gjithçka në funksion të rritjes së fitimit, deri në atë pikë sa muzika, për të cituar vetëm këtë degë, i bindet disa formave të gatshme brenda të cilave çdo artist i ri duhet të lëvrojë që të ketë mundësinë e lidhjes së një kontrate (pra të gëzojë pëlqimin e industrisë artistike) dhe të pëlqehet nga masat (të cilat, dhe këtu nuk përjashtojmë as veten, asimilojnë muzikën e mirë me muzikën që shitet mirë). Një zhvillim i tillë e cungon artin dhe e detyron atë të qëndrojë brenda disa kornizave që nuk i binden më krijimit si proces i komunikimit të botës së brendshme të autorit, por si një proces intelektual i detyruar krijimi dhe i diktuar nga faktorë të jashtëm nga vullneti i autorit. Një zhvillim i tillë e kthen autorin në një marrës urdhrash ose porosish. Autori në cilësinë e personit që i bindet urdhrave të të tjerëve ekziston dhe parashikohet dhe në ligjin aktual për të drejtën e autorit: bëhet fjalë për autorin punëmarrës dhe në mënyrë të veçantë për autorin krijues të veprave kompjuterike. Duke patur parasysh investimin e madh që bëjnë industritë kompjuterike, pranohet në njëfarë mënyre një pronësi gati automatike mbi veprat kompjuterike nga ana e investitorëve duke lënë në hije autorët e vërtetë. Në këtë rast, mbizotëron statusi i punëmarrësit më shumë sesa ai i autorit. Këtu do të vihet më shumë theksi te procesi krijues intelektual i autorit: ai nuk shfaq origjinalitet, por shfaq dije të caktuara në një proces krijues intelektual. Këto raste përjashtimore janë të njohura në legjislacio-

nin e tanishëm. Mirëpo me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi shumë shpejt, termi “origjinalitet” përkufizohet ndryshe. Harrohet togfjalëshi “shprehje e botës së brendshme të autorit” dhe zëvendësohet me një togfjalësh tjetër i cili është “krijim intelektual i vetë autorit”. Një ndryshim i tillë semantik nuk është i paqëllimshëm: direktivat evropiane të stimuluara nga shembulli përtej Atlantikut vënë theksin gjithmonë e më shumë në një marrëdhënie të tipit të ri midis autorit dhe investitorit, një marrëdhënie e karakterizuar nga vartësia punëmarrës-punëdhënës që lë mënjanë konceptin e autorit krijues. Dhe kështu, arti si shumë fusha të tjera, do të vihet nën hyqmin e fitimit, duke vendosur kështu një censurë të tërthortë në procesin krijues të pavarur. Ndoshta një përfundim i tillë është i nxituar. Por përse ky ndryshim me ardhjen e Ligjit të ri? Askush më mirë se vetë autorët nuk mund ta shprehin më mirë procesin e tyre krijues. Dhe këtu duam të citojmë piktorin ekspresionist amerikan Jackson Pollock, i cili i pyetur mbi procesin e tij krijues u përgjigj duke thënë se “kur pikturoj, nuk e kuptoj mirë se ç’jam duke bërë. Vetëm pas një periudhe “njohjeje” (me pikturën), e kuptoj se çfarë kam qënë duke bërë”. Një përkufizim i tillë nuk ka të bëjë aspak me procesin e krijimit intelektual të autorit, përkundrazi, autori ka shprehur në shpërthim e sipër ndjesitë e tij të momentit. Por kjo mënyrë krijimi nuk e bën atë pikturë të qëndrojë jashtë përkufizimit ligjor të veprës. Veprat e tij, sikundër të gjitha veprat letrare dhe artistike hyjnë automatikisht në përkufizimin e veprës artistike dhe zënë një vend të veçantë për sa i përket mbrojtjes që u siguron ligji. Përkufizimi i ri nuk ia heq këtë cilësi veprave letrare dhe artistike por ama dobëson lidhjen që ekziston midis veprës dhe autorit dhe vë detyrimisht theksin mbi lidhjen e vartësisë së autorit nga urdhrat e një porositësi që do të kërkojë përtej veprës, fitimin e tij të mundshëm. Një përkufizim i tillë, jemi të mendimit se duhet riparë.


20

E martë, 22 maj 2012

KULTURE

Drama Shqipe „„„

KONKURSI Minstri Bumçi rikthen një konkurs të dështuar për 6 vjet me radhë që nga koha e ish- ministrit të Kulturës Ylli Pango", më 2008-n. Po a është vërtetë ky një rikthim i interesave për zhvillimin e kësaj drame?!

Prurjet

TIRANE

Rikthehet pas vdekjes drama e Hekuran Zhitit

DHURATA HAMZAI

M

e gjithë protestat e këm bënguljen e artistëve, konkursit të dramës shqipe prej vitesh i ishte ndërprerë çdo lloj buxheti. Duhej të vinte 100vjetori i Pavarësisë që më në fund, pas tetë vjetësh mungesë Teatrit Kombëtar i rikthehet festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe.

Hekuran Zhiti

Çmimi për fituesin e vendit të parë përfshin vlerën 500 mijë lekë. Drama fituese do të ngjitet si premierë në Teatrin Kombëtar Po a është ky vërtetë një rikthim i interesave për zhvillimin e kësaj drame. Burimet zyrtare në Teatrin Kombëtar e konsiderojnë këtë si një rikthim të një konkursi të dështuar për vite me radhë që nga koha e ishministrit të Kulturës Ylli Pango", më 2008-n. Ndërsa nga burimet në Ministrinë e Kulturës mësojmë se ministri Bumçi e mbështeti dhe po cakton bordin artistik që do të gjykojë dramën fituese. Prurjet janë në Teatrin Kombëtar. Pra, të drejtat e shpalljes së fituesit i merr vetë TK, ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami pohon se "unë jam në juri". Ministria e Kulturës e ka shpallur konkursin që në muajin janar dhe janë ftuar të gjithë teatrot profesionistë të Shqipërisë, si dhe ato shqipfolëse të Maqedonisë dhe të Kosovës. Shpallja u bë publike në muajin tetor 2011, me pjesëmarrjen e ministrit Aldo Bumçi, ku është njoftuar edhe çmimi për fituesin e vendit të parë. Çmimi përfshin vlerën 500 mijë lekë dhe kjo shumë i kalon dramaturgut fitues. Pas marrjes së këtij çmimi drama fituese do të ngjitet si premierë në Teatrin Kombëtar dhe pas kësaj do të dalë me këtë premierë në festivalin kombëtar të dramës shqipe. Teatri Kombëtar pasi ka insistuar prej gjashtë vjetësh pranë Ministrisë së Kulturës që të krijojë edhe strukturat e organizmit të festivalit të dramës shqipe, këtë vit e ka fituar të drejtën. "Ka pasur heshtje nga Ministria e kulturës, por këtë herë heshtja është thyer, sepse "ndoshta me rastin e festës së pavarësisë, ngaqë ky festival do t'i takojë kryeqendrës së shqiptarëve", pohojnë në TK. Ndërsa nga MTKRSja pohojnë se prurjet i ka Teatri Kombëtar dhe aty e dikan se kush është në juri,në Ministrinë e Kulturës thonë se "nuk dimë shumë për konkursin, tani po përgatitet grupi i punës për skualifikimin, i cili do të përbëhet nga gjashtë ose 9 vetë". Lista zyrtare me 24 pjesëmarrës që shumë pak janë dramaturg e shumica që shkruajnë drama për herë të parë, më në fund do të gjykohet nga Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar. Kjo e disa arsye të tjera, e

D

ILIR BEZHANI:

Nuk mora pjesë se fituesit dihen pa filluar konkursi Ministri Bummçi zgjedh jurinë për konkursin e dramës shqipe kanë shtyrë dramaturgun e njohur Ilir Bezhani të mos marrë pjesë konkurs. Ai thotë se fituesi është caktuar pa filluar konkursi. Ilir, keni marrë pjesë për konkursin mbarëkombëtar të dramës shqipe? -Jo, pse të merrja. Dramaturgët e karrierës nuk marrin më pjesë,sepse dihen fituesit pa filluar ende konkursi... Megjithatë pas gjashtë vjetësh, ishte një rast i mirë

-Kam folur shumë nëpër intervista e nuk të dëgjon njeri. Ç'të flas kot. Kot mundoheni edhe ju. Kush ju dëgjon. Unë e kam thënë dhe e them. Fituesi caktohet sa pa nisur konkursi. Dramaturgët duhen nxitur sipas meritave, sepse janë të pakta krijimet e viteve të fundit në fushën e dramaturgjisë, duket se kanë shterur edhe vetë dramaturgët. Ata që bëjnë drama, janë ose shkrimtarë, ose persona që shkruajnë për herë të parë. Akoma më e madhe është mungesa e dramës shqipe në skenat e teatrit

Nuk qëndron e keqja pse përfiton teatri një të drejtë më shumë prej buxhetit të caktuar për festat e Pavarësisë, edhe pse po ekzagjerohet me shpenzimet dedikuar vetëm kësaj feste, "por e keqja qëndron që po përfitojnë në emër të artit individët", shprehet dramaturgu Ilir Bezhani për ta provuar? -Bëhet një konkurs formal, gjoja në emër të festës së pavarësisë. E keqja nuk qëndron pse përfiton teatri një të drejtë më shumë prej buxhetit të caktuar për festat e Pavarësisë, por qëndron tek fakti që po përfitojnë në emër të artit individët. Ju mendoni se janë bërë abuzime, a mund të na i thoni në një intervistë?

tonë. Ju e dini që nga 2008 nuk ka pasur konkurs një konkurs për dramën shqipe. Kjo është bërë me qëllim që të shuhet drama shqiptare, se s'ka arsye tjetër. Keni dalë ndonjëherë i zhgënjyer ju vetë nga konkursi i dramës? -Po ta lësh në dorë të drejtorëve që mbajnë miqtë e tyre afër e shohin interesat e tyre, nuk ia vlen të jesh pjesëmarrës. Para disa vitesh

unë isha fitues i vendit të tretë në konkursin që shkrimtarja Diana Çuli kishte fituar vendin e parë. Por aty mësova se juria jonë ishte e padrejtë. Drama fituese do të prezantohej në Francë. Mirëpo francezët e dinë si punojnë shqiptarët. Organizatorja franceze tha që m'i dërgoni të tre fituesit. Dhe së fundi, preferoi dramën time që kishte fituar çmimin e tretë. Mos të them më tej një rast tjetër, që mësova se në konkursin e radhës nuk e kishin lexuar fare dramën time dhe shpallën fitues ata që shkruajnë për herë të parë. Nuk është e lehtë të shkruhet një dramë. Pse nuk i ngrini me njëritjetrin këto debate në teatër? -Me kë t'i ngresh problemet. Del një drejtor si Kristaq Skrami, që mezi nxjerr një rol kur i jepet e niset në Londër të luajë vetë Shekspirin. Merr edhe mikun e tij regjisor, dhe lanë nam atje. U bën turpi i Londrës. E patë se ç'shkruante "The Guardian". U bën gazi i Londrës. Teatri i Maqedonisë kishte marrë një regjisor amerikan për të dalë sa më faqebardhë. Këta sikur vajtën për aheng. Shkon dhe kryeministri i beson, çfarë u thanë këta, e i përgëzon. Vajtën e shpenzuan 70 milionë atje, që ishin sa të ngrihej në këmbë nga e para Tetari Kombëtar e Drama shqipe, po t'i menaxhonte një njeri që punon seriozisht për teatrin. Ç'të them. Nuk dua të flas më. Gjërat dihen.

ramat që janë sjellë për konkursin mbarëkombëtar "100 vjet shtet shqiptar" kanë si kriter që të jenë origjinale, të shkruara në këtë dekadë, të painskenuara dhe të pabotuara. Drama e pabotuar e Hekuran Zhitit, i persekutuar në diktaturë, që mban titullin "Të mblidhemi në Lushnje" është dorëzuar në këtë konkurs nga i biri Visar Zhiti. Dramat më të mira do të botohen në një Antologji me krijimet e viteve të fundit.

AUTORËT „ Ylldije Sulka "Toka ime" „ Odise Plaku "Shtepia e re" „ Osman Goranci "Zonja me maskë" „ Teodor Laco "Vatrani i harruar" „ Bashkim Kozeli "Ëndrra e Ismail Qemalit" „ Skifter Këlliçi "Gjyqi i tradhtisë së lartë" „ Hekuran Zhiti "Të mblidhemi në Lushnje" „ Stefan Çapaliku "Provat gjenerale të pavarësisë" „ Gazmend Krasniqi "Edipi kërkon autor" „ Agim Shehu "Dhimbjet e lirisë" „ Sokol Angjeli “Ditë sa njëqind vjet" „ Ruzhdi Pulaha "Burri që nuk vdes dot" „ Nadire Buzo "Përtej kufijve" „ Ferdinand Hysi "Testamenti" „ Pa emër Dorëzuar nga Sherif Delvina „ Naser Shatrolli "Kasetat drafti final" „ Arqile Nashi "Pyet drejtorin" „ Fadil Kraja "Hisja e diellit" „ Mustafa Tukaj "Të ftuarit" „ Besnik Alibali “Diktatorët" „ Vladimir Lulaj "Dy kapitenët e UÇK-së" „ Oltion Kadaifxhiu "Një histori e mërzitshme" „ Ardian Christian Kycyku "Copëza jete frymëzuar nga teatri" „ Besnik Alibali "Diktatorët e ngrirë" „ Lazer Filipi "Ikona e të gjitha kohërave" „ Arben Kastrati "Në tokën mes kufijve"


E martë, 22 maj 2012

21

KULTURE

Thesari

Arkeologjia

Zbulohen varre antike në Kalanë e Rozafës

„„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

T

A

rkeologu Saimir Shpu za: Po ballafaqohemi me periudhat Veneciane për të vijuar me ato antike e ilire. Para pak ditësh, ekspedita shqiptaro-polake ka bërë zbulimin e disa varreve në Kalanë e Rozafës. Gërmimet arkeologjike në këtë zonë kanë filluar pas 30 vjet ndërprerjesh. Ato janë përqendruar në dy zona, atë të Tabakëve poshtë kalasë buzë lumit Drin dhe sipër në oborret e kalasë së lashtë të qytetit verior. "Aktualisht jemi akoma në punimet e periudhës së gjurmëve otomane, ndërkohë që në vazhdim do të zbresim më poshtë duke u ballafaquar me periudhat veneciane për të vijuar me ato mesjetare, antike, ilire si dhe të tjera të periudhave të mëhershme që e kanë shoqëruar në vite këtë rajon", nënvizon arkeologu Saimir Shpuza. Grupi i ekspeditës shqiptaro-polake do të vijojë të qëndrojë në Shkodër deri më datë 6 qershor. Gërmimet që sapo kanë filluar mendohet se do të përfshijnë gjithë zonën përreth kalasë Rozafa dhe zonën brenda saj. Në Kalanë e Rozafës kanë dalë në sipërfaqe varre mesjetare që i përkasin shekullit XVI. Kjo ka bërë që Kalaja e njohur e qytetit antik të Shkodrës të kthehet në vëmendje të specialistëve jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Për këto gërmime arkeologjike është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare midis Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Bashkisë së këtij qyteti, si dhe universitetit "Luigj Gurakuqi". Ky projekt do të mundësohet nga Ministria e Turizmit dhe Ambasada polake në Tiranë. Gërmimet që sapo kanë filluar mendohet se do të përfshijnë gjithë zonën përreth Kalasë Rozafa dhe zonën brenda saj.

eatri i Komedisë ka një vit që ekziston, por në të ende nuk po ngjitet në skenë asnjë komedi. Sikur të mos i mjaftonte myku e lagështira e tmerrshme e zyrave, ai rrezikon të mos funksionojë më. Por a duhet të vijojë tradita e sapofilluar e këtij teatri?! Kastriot Çipit i mjaftojnë vetëm dy argumente për të motivuar interesat publike për zhvillimin e Teatrit të Komedisë: i pari, "për Tiranën që, sipas të dhënave zyrtare, ka të regjistruar rreth 800 mijë banorë, një teatër komedie është shumë pak" dhe i dyti, që "lindja e Teatrit të Komedisë për herë të parë theu një monopol që e mbante vetëm Teatri Kombëtar dhe ka futur konkurrencën dhe pluralizmin në tregun e teatrit". Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj punë që nga emërimi i Kastriot Çipit drejtor i këtij institucioni dhe një vit që nga nisja e aktivitetit të Teatrit të Komedisë dhe lekët që ka fituar vetë institucioni nuk i jepen për lëvrim. Drejtori Çipi mendon se duhet të rriten financimet buxhetore, të cilat janë shumë të pakta për aktorët e komedisë në krahasim me ata të Teatrit Kombëtar. Ai shprehet për Shqiptarja.com se mbajtja peng e të ardhurave kundër ligjit, e ka lënë trupën dhe drejtuesit e këtij teatri duarlidhur. "Nuk na ndajnë shumë kohë nga vjeshta, ku duhet të nis sezoni i Teatrit të Komedisë dhe ne ende nuk dimë ende se çfarë kemi në dorë dhe të jemi të paqartë totalisht se çfarë mund të bëjmë. Zoti Çipi, si po shkojnë punët me Teatrin e Komedisë? -Mirë dhe keq. Keq po shkojnë punët për sa iu përket përdorimit të ardhurave që artistët i kanë përftuar vetë. Është e drejtë ligjore thotë Çipi dhe ka një moskuptim nga ana e degës së thesarit. Ata pretendojnë se ka nevojë për udhëzim nga ministri i financave dhe nuk i lëshojnë ato. Kuadri ligjor është i plotë. Nuk ka nevojë për udhëzime nga njeri, sepse flet vetë ligji që na jep të drejtën të përdorim të ardhurat dhe na detyron

TEATRI I KOMEDISË: Akuzohet Ministri i Financave dhe Drejtoria e Kodifikimit të Thesarit të Shtetit se mban kundër ligjit të ardhurat e institucionit. Në intervistën për Shqiptarja.com drejtori Kastriot Çipi rrëfen si janë krijuar fondet dhe si i kanë bllokuar në Thesar.

KASTRIOT CIPI

Bode mban kundër ligjit fitimet e Teatrit të Komedisë Paratë që fituam na i jep ligji. Është marrë modeli nga Perëndimi në 2006-n. Pra, ky problem nuk ka filluar me Teatrin e Komedisë. Por unë jam i shqetësuar vetëm për Teatrin e Komedisë sepse jam drejtori i këtij teatri. Të penguar jemi, nuk bëjmë dot asgjë. Çdo gjë është në varësi të buxhetit. Ju ndërkohë keni punuar vetë dhe i keni fituar ato të ardhura. Këto patjetër do të jenë në përdorimin tuaj? -Nuk është puna se i përdorim ne. Na i jep ligji ato para.

Kastriot Çipi, drejtori i Teatrit të Komedisë

t'i përdorim këto të ardhura për shpërblimin e artistëve. Ligji përcakton edhe dyshemetë, sepse është një ligj që është marrë si model nga Perëndimi. Në Perëndim përcaktohen dhe dyshemetë, jo tavanet. Dyshemeja që ka përcaktuar ligji është jo më pak se 15 për qind për autorët krijues, domethënë jo më pak pesëmbëdhjetë për qind për interpretuesit dhe ekzekutuesit. Pra, paratë duhet të ishin gjeneruar sipas ligjit? -Është ligji shqiptar që na detyron ne t'i përdorim këto para për shpërblimin e artistëve. Ne i kemi krijuar ato fonde dhe na i bllokojnë në thesar, gjë që na ul ritmin në punë. Kush po ua sjell më tepër këtë

pengesë? -I kemi shkruar shpesh Drejtorisë së Thesarit dhe na kthen përgjigje që duhet një udhëzim i përbashkët. Ne e dimë që nuk duhet ky udhëzim, sepse ka ligje që e tregojnë këtë. Ne do t'i shkruajmë ministrit ët Financës, zotit Ridvan Bode, dhe Drejtorisë së Kodifikimit të Thesarit, që janë përgjegjës për mosdhënien e tyre dhe ata kanë krijuar përplasje me kuadrin ligjor. Është e vështirë të mbahet repertori dhe aktiviteti i institucionit në këtë mënyrë. Kur ka filluar bllokimi, sa kohë jeni të penguar dhe pa aktivitete? -Çështja për bllokimin e thesarit të Teatrit Kombëtar në tërësi ka filluar

A është ndonjë shumë e konsiderueshme, ajo që fituat? -Nuk është puna sesa është. Nuk është shumë e konsiderueshme, por është aq sa mund të fitohet në bazë të ardhurave nga biletat. Por vonesa edhe e këtyre pak të ardhurave që meritojmë, e rëndon çështjen shumë, sepse këtu ka rroga të vogla, për arsye se është bërë kontrata që të ketë edhe rroga edhe shpërblim. Aktori më i paguar tek ne merr sa aktori më pak i paguar në Teatrin Kombëtar. Tani po t'i shtosh këtij fakti edhe atë që nuk marrim të ardhurat e biletave, na mbetet të rrimë e të presim. Është pengesë e madhe në zhvillimin e teatrit të Komedisë. Këtu flasim për menaxhim, për detyrën që ka qeveria të ndihmojë këtë institucion në menaxhim. Dhe menaxhimi është njësoj besoj, si me Galerinë e Arteve, si e institucionet të tjera të kulturës. Logjika është një, institucionet duhet të përdorin të ardhurat për të ndihmuar zhvillimin e arteve përkatëse.

Galeria Kombëtare e Arteve

Shtatore për Ismail Qemalin, Zogun e Hasan Prishtinën Vazhdojnë konkurrimin Shima, Kolnikaj, Ballani, Pepa dhe Blakçori. Bocetet ekspozohen sot në GKA

G

aleria Kombëtare e Arteve ka shpallur rezultatet e para të konkursit që u organizua për përzgjedhjen e 3 monumenteve/shtatore kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës. Juria e konkursit është mbledhur në GKA në datat 12, 14 dhe 15 Maj 2012 për përzgjedhjen e 3 monumenteve/shtatore kushtuar figurave historike e përbërë nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëll-

bashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica vendosi që konkursi për figurën e Ismail Qemalit të kalojë në një fazë të dytë ku pesë skulptorë të përzgjedhur mes njëzetë konkurrentëve të ripropozojnë edhe një herë bocetet për këtë monument. Skulptorët që do të vazhdojnë konkurrimin janë : Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori. Për monumentet kushtuar figurave të Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës juria mori vendi-

min, të cilin ia ka përcjellë Komisionit Ndërministror për Festimet e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ky komision do të bëjë më pas shpalljen publike të fituesve të konkursit. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se bocetet pjesemarrëse në konkursin kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, do të ekspozohen për publikun e gjerë në datat 22 dhe 23 Maj 2012, në sallën e ekspozitave, në Galerinë Kombëtar.


22

E martë, 22 maj 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5 „„„

FRANÇEKSA-ERMALIT:

TIRANE

SUADA DACI

K

ur na ndan vetëm një javë nga finalja e madhe e Big Brother Albania, çifti i vetëm i këtij reality show, Ermali dhe Françeska, duket se kanë pasur probleme mes tyre. Ka mjaftuar një zënke , e cila ka vënë në pikëpyetje lidhjen e dy nga finalistëve të Big Brother Albania. Ata shtrihen për gjumë, por momentet e qetësisë nuk zgjasin shumë dhe mes tyre fillojnë debatet. Françeska i thotë Ermalit se "çfarë tipi më mendon ti mua?" e ai i përgjigjet "ti je tip që edhe pse e di që nuk duhet të flasësh ndonjëherë, flet edhe pse ndoshta me shaka thua gjëra që nuk duhet t'i thuash". Françeska i thotë Ermalit se ajo është tip i hapur prandaj ato që mendon e di i thotë, por Ermali e kundërshton , duke i thënë se nuk mund të thuash gjithmonë atë që mendon. Ndërkaq Françeska mërzitet dhe i thotë Ermalit se, "ndonjëherë nuk e kuptoj sesi rri e përshtatem me një tip si ti, çdo ditë e më shumë e vërtetoj, që ne të dy jemi shumë ndryshe". Më tej Françeska sqaron, "jo se ti nuk vepron mirë, por ti je më i pjekur se une, une i bej gjerat me instinkt, me ndjenje, ti tregohesh shume i matur perpara se te besh nje gje". Ermali i thote se ajo ka treguar vazhdimisht se ne lidhje është më lart se ai sepse ndërhyn shpesh e flet në emër të Ermalit. Françeskes nuk i vjen mirë nga akuzat që i bën Ermali dhe i thotë se ajo ka folur në momentet , që ai ka heshtur dhe është

ZËNKA: Françeska i thotë Ermalit se ajo është tip i hapur prandaj ato që mendon e di i thotë, por ai e kundërshton, duke i thënë se nuk mund të thuash gjithmonë atë që mendon. Ndërkaq Françeska mërzitet dhe i thotë Ermalit se, "ndonjëherë nuk e kuptoj sesi rri e përshtatem me një tip si ti".

"Kam humbur kohën me ty" Një javë përpara finales, çifti vë në pikëpyetje lidhjen e tyre

diskutuar lidhja e tyre në çift. "More zjarr kot në live, ndërhyre kot" i thotë Ermali Françeskes dhe me pas shton ":ti po ben te njejtat gabime qe te kam thene edhe shumë kohë më parë". Françeska kërkon që të mbrohet dhe Ermali i thotë "në rregull ke te drejte, se nuk kam nerva te diskutoj tani fleme gjume". Françeska vazhdon me

tej duke i thënë se, "sinqerisht me këtë mënyrë komunikimi që kemi, është shumë e vështirë, që të vazhdojmë bashkë". Ermali i përgjigjet ftohtë "në rregull, nuk vazhdojmë dot ashtu është".

ÇIFTI PËRPIQET TË SQAROHET

Françeska shkon në dhomën e

gjumit dhe pasi shtrihet në krevat me Ermalin e përqafon dhe e puth atë, duke i shprehur me fjalë dashurine. Vëllai i Madh vendos muzike në sfond e banoret fillojnë të kercejne veç e veç, të ndarë nëpër shtëpi. Françeska dhe Ermali ulen afer njeri-tjetrit e fillojne te sqarohen rreth disa keqkuptimeve me njeritjetrin. Françeska nuk është e kënaqur nga mënyra sesi Ermali sillet me të dhe ia bën atij të qartë këtë gjë. Ndërsa Ermali mundohet t'i shpjegojë se edhe presioni i lojës ka ndikuar tek ta, por gjithashtu ai shton se shumë situata Françeska i shikon me sy tjetër lidhjen. Ai e qorton që ajo e ka shprehur në sy të të gjithëve pakënaqësinë e saj. Françeska i thotë se është përpjekur të ndryshojë, në mënyrë që t'i përshtatet atij, ndërsa Ermali i thote se nuk i ka kërkuar kurrë, që ajo të ndryshojë për të. Nuk e dimë sesi do të jetë marrëdhenie e tyre, kur të dalin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por si për shumë çifte të këtij reality show, përballja me realitetin e jashtëm ka qenë përballja më e mirë për ta.

Fituesi

Liami

Françeksa: Jam në dyshim mes Gentës, Liamit e Ermalit

Uroj të dal i fundit nga BB

F

P

rançeska qëndron në oborr me Er malin duke biseduar. Ajo shprehet për Arbrin e Gentën se janë njerëz që kanë probleme me veten e tyre, pasi Genta ka ndërruar veshjen dy-tri herë, e Arbri po ashtu. Liami vjen pranë tyre e ndërhyn në këtë bisedë duke thënë se një më pak e një më shumë, por ata kanë probleme me veten. Më pas, banorët qëndrojnë në oborr duke folur për finalen dhe çmimin e madh, ku Françeska shprehet se ka një mendim se mund ta fitojë Genta këtë edicion të BB. Genta e falënderon për këtë mendim e shprehet se shpreson që të ndodhë kështu, e Françeska shton se është dhe mes Ermalit e Liamit për fitues, ndërsa për Arbrin nuk mendon fare se ka mundësi për ta fituar. Genta e mbështet këtë mendim të fundit të

Françit, e kjo e fundit shprehet se gjatë spektaklit Arbrit i ka ikur mendja teksa ajo fliste për të. Liami thotë se dy javët e fundit nuk ka vlerë të mundohesh ta ulësh një person, e Françeska shprehet se banorët janë vlerësuar që nga dita e parë e deri më tani. Liami shton se mes tij e Arbrit ka qenë një lloj respekti, e Françeska përgjigjet se në fillim ata të dy kanë qenë si vëllezër, më pas u grindën e të shtunën u sollën sikur s'ka ndodhur gjë. Liami thotë se siç e kanë parë në klipin e të shtunës, ai e Arbri kanë bërë një bisedë që të tjerë nuk kishin dijeni e janë sqaruar e Françeska shprehet se asnjëri prej tyre nuk urrehet me askënd aty, por tani janë në lojë, ndërsa kur të dalin jashtë do jenë miq. Ajo përfundon duke thënë: "Fitoftë më i miri".

as hartimit të buxhetit, Liami e Arbri nisin të bëjnë stërvitje duke ia nisur nga vrapi, e zgjedhin të përshkojnë gjithë shtëpinë, duke nisur nga kopshti, duke vazhduar në sallon e kështu me radhë. Ndërkohë, Ermali e Françeska marrin rreze dielli në oborr, e më pas Françi bisedon me Gentën. Kjo e fundit shprehet se sot i ka dalë gjumit shpejt pasi ka parë shumë ëndrra, e Françeska i përgjigjet në bazë të pohimit të Gentës, se kjo e fundit ka për të bërë rrugë. Genta kundërpërgjigjet menjëherë e thotë: " Ti do dalësh Françeska". Kjo e fundit shton: "Do ta shikojmë këtë gjë". Liami ndërhyn teksa është afër vajzave e shprehet se të pestë banorët konsiderohen në nominim, e për veten uron të dalë i fundit nga BB, që do të thotë në formën e fitimtarit. Të gjithë përfshihen në biseda për veshjen e të shtunës të finales e Ermali i thotë Gentën se ajo kërkon të vishet si super-star. Genta përgjigjet se nuk ka ardhur për këtë gjë në BB, por kërkon të gjejë një punë e i kërkon Ermalit të mos bëhet banal në mendimet e tij. Ajo shton se ka pasur mendim tjetër për Ermalin e Liami e pyet menjëherë: "Ke ndryshuar mendim për Ermalin tre ditët e fundit?". Genta përgjigjet se djemtë kanë filluar të kapen pas fjalëve e kjo nuk është normale dhe Ermali e tepron me shaka.

Genta

"Sapo të dal, Rubensin do të hedh në gjyq”

B

anorët ndodhen në oborr duke marrë rreze e duke kërcyer e Liami nis të ngacmojë vajzat. Fillimisht ai ngacmon Françeskën duke i thënë se ka dëgjuar Ermalin që të përmendte Gentën si finaliste dhe jo Françeskën. Françeska e mohon duke i thënë "Ermali gjithmonë ka thënë se unë do të isha në finale, ndërsa për Gentën ka thënë se ajo do të jetë nëse do të ishin 5 finalistë" e më pas shton "sinqerisht Liam ti më duket se ke probleme me veshët. Liami i thotë "mbase e kam nga puna e dixhejllëkut e s'dëgjoj mirë" e më pas ngacmon Gentën për finalen e për momentet kuar ajo të dalë jashtë e të takojë Rubensin. Genta thotë "Rubensin nuk e takoj më asnjëherë, e kam seriozisht" Liami nuk e beson këtë gjë, pasi Genta gjithmonë ka shprehur se e donte shumë Rubensin dhe e ka përmendur si dashurinë e jetës së saj. "Jam shumë e sigurtë që ai i ka bërë të tëra, e sidomos tani që familja ime i kishte kaluar të gjitha me stres, nuk e fal" thotë Genta për Rubensin. Më pas ajo shton "nuk i them dot tani ca gjëra, por gjërat do të merren vesh kur të dalim jashtë". Liami i thotë Gentës "mendon se ai i ka nxjerrë fotot?" e Genta i përgjigjet "nuk e mendoj jam e sigurtë që i ka nxjerrë ai" e më pas shton "unë kam bërë foto, por jo ndonjë gjë të madhe, por kam frikë se ai rri në shtëpi me një profesionist në montazhin e fotove e nuk e di se çfarë mund të ketë bërë, prandaj ia kam frikën". Genta tregon se një mik i saj dhe i Rubensit ka bërë edhe më parë montim fotosh sepse ia ka bërë një gjë të tillë edhe një vajze tjetër. Ajo thotë se ka frikë se vetëm ai e ka prekur kompjuterin e saj ku ajo mban fotot dhe thotë se ka dalë në pozicione të ndryshme, por jo e zhveshur. Françeska i thotë Gentës se duke qenë se titujt e gazetave flisnin për foto nudo të Gentës, ndoshta do të ketë foto të tjera që ajo nuk i ka parë. Genta i thotë me nervozizëm "nuk e di, po vetëm nëse e ka bërë Rubensi do ta hedh në gjyq e nja 500 milionë do t'i marr". Më pas ajo thotë se meqenëse nuk është e sigurtë nuk do të thotë më gjë pa dalë jashtë mohon se ka bërë foto nudo.


E martë, 22 maj 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Prish qetësinë publike duke qeshur

Kur çokollata të bën të dhunshëm

Hardhuca “maniake?”

Z

M

E

akonisht njerëzit në përgjithësi pëlqejnë tipat tipat e hapur, ata që janë gazmorë dhe nuk kanë ndonjë preferencë për njerëzit e mbyllur, që shpesh janë edhe të vrazhdë. Megjithatë, edhe të jesh shumë alegro nuk është gjithmonë pozitive, pasi mund të ndodhë që të të mos të duan as atëherë. Një nga këta gazmorë që duhet ta konsiderojnë veten “fatkeqë” për shkak të kësaj cilësie është gjermani Jurgen Olschewski, nga Berlini, i cili prej kohësh është bërë problem i gjitonëve të tij. E vërteta është se Olschewski është më tepër gazmor se ç’duhet dhe këtë e manifeston me një të qeshur aq të zhurmshme, sa u ka prishur qetësinë fqinjëve të tij, të cilët, e humbën durimin dhe e hodhën në gjyq. Dhe pas një beteje gjyqësore që zgjati jo pak, gjykata u dha të drejtë fqinjëve duke kërkuar largimin e tij nga ajo shtëpi ku banonte natyrisht me qira), “për prishje të vazhdueshme të qetësisë publike”.

egjithëse vetëm nëntë vjeç, Wayne, një fëmijë në Bradford të Anglisë ishte bërë një djalë aq i prapë, saqë e ëmë e tij kishte gjetur vërtet belanë. Çamarokllëqet e natyrshme të moshës së së tij, si vjedhja e ndonjë peme, apo gjëra të tjera të kësaj natyre, që janë të pranueshme për këtë moshë, nuk ishin asgjë para akteve të tij. Një herë, për shembull, kishte tentuar të nxirrte një tren udhetarësh nga shinat, më pas kishte shkulur nga vendi gurët e varrit në varreza dhe... më e pabesueshmja, kishte vjedhur nëj motoçikletë të një cilindrate të madhe. Por ishin mjekët ata të cilët konstatuan se e gjithë egërsia e manifestuar nga djali e kishte origjinën te alergjia. Djalit i pëlqente shumë çokollata dhe prandaj konsumonte shumë , pa e ditur ishte pikërisht ajo që i shkaktonte alergjinë që e bënte atë aq të dhunshëm.

dhe hardhucat agresive? Ka ndodhur vite më parë, pikërisht në verën e vitit 1997, kur një vajzë 23-vjeçare u detyrua të paraqitej në repartin e urgjencës në një spital të Rhode Island të SHBA, për të marrë ndihmën e shpejtë për një rast jo shumë të pazakontë. Arsyeja e kësaj urgjence kishte të bënte me një goxha hardhucë rreth 60 cm e gjatë, e cila s’dihetv se si, i ishte hedhur vajzës në gjoks dhe pasi i kishte kafshuar fort, as që donte t’ia dinte për t’u shqitur që andej. Vetëm pas ndërhyrjes së infermieres së turnit, e cila, kur e pa se ishte e kotë të përpiqej ta largonte nga gjoksi reptilin, u detyrua t’i bënte një gjilpërë me përmbajtje gjumësjellësi, zvarraniku lëshoi gjoksin e saj e u këput në gjumë.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

20

60

92

25

69

39

63

64

70

71

72 79

87

E K T O R

K O L E R

A

88

58 65 73

P

K A O

F

M I

91 96

T R

I

N R I

A T

G

E

I

T A N E T A I

T

E T T A N A

I

N P

I

S

S

0

F

E N R

E M A N T

I R E T

R

I

I

A E

T

I

C O

S A

A

I R E S

U R

E R T

P R E I

E

D A

T R O F E

A R

A N O M A L I

I

T R

I K A

A R T E M I I

S

E N D A C A K

T O L E T A T

K L A S

S H U A P

S A R T R E S

S

S A T E

T E

I

I M

S G

O G R A F E T

L E T O T

I

E

I

R A G R A J

Z E M E R

I K E

S

P U R I

I M E T T O N E T

I

I

N

I

K O M E D

M C E N R O E E O E E

E N V

H E B R A

U R U I

B A R

75 82

11. Numër i shkurtër. 12. Fundi i Turandot. 13. Kështu i shkon atij që s’i ecën. 14. Teke drite. 15. Eshtë anonime pa emër. 17. Gjoja është ndryshe. 18. Kurosawa regjisor. 19. Rastis në ku¿j. 22. Quentin regjisor. 23. Qe gruaja e Hektorit. 24. Gjysmë rrethi 25. Charlize aktore. 27. Eshtë si pusi. 29. Ekstreme në tunel 30. Një det i Detit të ngrirë arktikut. 31. Janë tallësit. 33. Eshtë në Tauride në një

1. Eshtë oblomovizmi. 2. Sojet pa zë. 3. Një pilot i Formula 1. 4. Një thirrjer me emra. 5. Fletë pa ku¿j. 6. Mund të jetë ekspres. 7. Ku¿zojnë matjet. 8. Eric Rohmer. 9. Emër gruaje. 10. Eshtë erë pranverore.

P O L E R A R G E T

74

90

ɷ VERTIKAL

A F R E S K

I R

Peshorja

Ekuilibri në kuadrin yjor do të sjellë ekuilibre edhe ndër të lindurit ekësaj shenje e kjo do t’ju japë mundësinë të gjykoni më me qetësi për gjithçka. Fusha sentimentale duket mjaft aktive.

66

81

89

93. Diftong teatral. 94. Studiojnë popujt, diket dhe zakonet e tyre 95. Mund të jetë me sahat. 96. Një... dollar.

I K U

E T E

M R

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shjenje sot mund të kenë te Hëna një aleat më shumë, çka do të bëjë që dita në planin afektiv të jetë shumë e mirë. Keni nevojë për dikë që t’ju mbështesë.

27 34

57

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

I

Luani

Me Marsin në një pozicion të papërshtatshëm gjërat nuk ka se si shkojnë mirë edh epse ju mundoheni që të mos bini moralisht kur nuk ju ecën. Mund t’ju ecë më shunmë në dashuri.

52

95

65. Mbeten në fund. 67. Eshtë salsë pikante. 70. I ka tek sinia. 71. Gjysma e ekipit. 72. Botim pa ku¿j. 73. Ka kryeqytet Carson City. 76. Mund të jetë ruse në... pjatancë. 79. Eshtë bosht. 81. Jessica aktore. 82. Mbyllin një hark. 83. Një binar. 85. Qe ¿lozof i Miletit. 87. Një pjesë e sistemeve. 89. Opera e Mascagni-t. 90. Mund të jenë fotogra¿kë. 92. Dy asa.

D

Gaforrja

Raportet e përkryera jo vetëm me partneren por edhe me të gjithë ata që ju rrethojnë do t’ju vlejnë edhe në një ditë të vështirë, siç mund të jetë kjo e stomja. Pse kaq të kontraktuar sot?

41

80

94

O L

Binjakët

Ndoshta nuk do të jetëe ditua juaj në aspektin e punës, pasi gjërat kanë tenddencët të shkojnë në kundërshtim me parashikimet tuaja, por në aspektin sentimental nuk do të mungojnë surprizat.

19

26

51

62

86

S

18

40

56

78

85

1. Bëhen duke shtruar rrugët. 9. Ekstreme në vakëf. 11. Kush nuk di... mbytet. 14. Ekstreme në duel. 16. Si divorvuar. 20. Eshtë bostani. 21. Fillojnë transportin. 22. Një pjesë e talenteve 23. Janë enë gjaku. 26. Një pjesë e eksporteve. 28. Mund të kërcejnë së larti. 30. E kishte Kombëtar Lumo Skëndo. 32. Çahet me luftë. 34. Ekstreme në sektor. 35. Fillojnë ilustrimet. 36. Ndal në ku¿j. 37. Janë pararrendëset. 40. Mbahet në mbledhje. 42. Institucione Botuese Përmet. 44. Fillojnë lidhjen. 45. Ishin sundimtarë si Neroni. 46. Janë sekte islamike. 47. Drejtohet nga Michel Platini. 49. “Doktori” i MotoGP. 51. Qendra e drogës. 52. I ka tek harta. 53. Mund të jetë e ftohtë.. si thika. 54. Premton të bëhet as. 55. Dimër pa ekstreme. 56. Franklin që shpiku rrufepritësin. 59. Droga kur nuk... do. 61. Ekstreme për Nobel. 62. Një pjesë e tingullit. 63. Janë brejtës pylli.

17

33

55

77

ɷ HORIZONTAL

24

50

61

93

16

Demi

Sot, të lindurit e kësaj shenje janë mund të jenë në qendër të vëmendjes të njerëzve të rëndësishëm, prandaj këshilla që u jepet është të bëjnë ¿gurë të mirë. Aferditra stimulon erosin.

46

76 84

15

32 38

54

68

14

23

49

53

67

13

45

48

59

12

31

37

44

47

11

30

36

43

10

22

29 35

83

9

21

28

42

8

Dashi

Pritet një ditë e ngjeshur por edhe me zhvillimi kryesisht pozitive në aspektin profesional. Nga ana tjetër, duhet për¿toni nga Afërdita në shenjë për të përmirësuar raportet me partnerin.

I A

S

S

E

I

T

A G A

I

T A

vepër të Euripidit. 34. Isaac violinist 37. Mbreti i futbollit. 38. Del nga pjestimi i dy numrave 39. Beton pa ku¿j 41. Qe rivale e Spartës. 43. Thonë se është për burra. 44. Fillojnë largimin. 45. Janë godina edhe sporti 46. Eshtë atdhe i Dalai Lama-s 48. Fillojnë fazën. 49. Janë barbarët 50. Gjysmë stoike. 53. Komandohet nga gjeneralët 57. Një pjesë e etiketës. 58. Shanaj, regjisor e aktor. 60. Ishulli i Kalorësve. 64. Në mes të Kim dhe Stuart aktor. 66. Eshtë marrëveshje si aleancë. 68. Fillojnë tatëpjetën. 69. Rajone Lokale Autonome. 74. Saarinen arkitekt. 75. Një kaproll. 77. I ka tek antena. 78. Farroë aktore. 79. Mbyllin një sirtar. 80. U shkrua nga Kipling. 81. Inicialet e Pasternak. 84. Fillojnë raportin. 86. Satelit i Jupiterit. 87. Ekstreme në sirtar. 88. Të parat në s¿da. 89. Në fund të vitit 90. Binjaket në klasa. 91. Fillojnë një temë.

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ndoshta do t’ju duhet të ndryshoni diçka sot, ose në programin tuaj të ditytës ose në drejtim të një projekti a ideje që mundiheni ta realizoni. Nuk keni pse e refuzoni ndihmën e dikujt. Kujdes, njëqind herë kujdes! Kjo u këshillohet të lindurve të kësaj shjenje, sepse sot, nga një hap i heshur gabim mund t’i ton lamtumirë një ëndrre të vjetër. Më të hapur ndaj partnetrit. Edhe për ju është Hëna ajo që do t’i japë gjallëri jetës suaj, sidomos në pjesën e dytë të ditës. Aftësia Juan për të marrë përgjegjësi do të jetë një anë shumë pozitive në një marrëveshje.

Ujori

Urani është në një pozicion të tillë që stimulon te ju fantazinë dhe në momente kritike do të arrini të gjeni zgjidhje gjeniale. Kujdes nga tendenca që ju pushton për t’u dukur mbi të tjerët.

Peshqit

Afërdita në në shenjën tuaj, ju jep jo vetëm stimujt e nevojshëm në planin erotik, për të cilat vërtet që kini nevojë, por edhe energji e kumikueshmëri të jashtëzakonshme. Kujdes me ¿nancat.


24

E martë, 22 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Clinton pro zgjerimit të NATO-s Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha se NATO duhet të zgjerohet në samitin e ardhshëm. Ajo i bëri këto komente në Chicago në fillim të takimit me vendet aspirante Bosnjen, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. “Besoj se ky samit, do të jetë i fundit që nuk është samit i zgjerimit”, ka thënë Clinton. Ende nuk ështtë caktuar data e samitit të ardhshëm. Maqedonia është më së afërmi anëtarësimit, por po pengohet nga kontesti i emrit që ka me Greqinë. Gjeorgjia po ashtu ka bërë përparim drejt anëtarësimit, por ende pritet që të zgjidhë disa dallime me fqinjen Rusinë, pas luftës së shkurtër që patën vendet në gusht të 2008-ës. ɷ Rritet në 90 numri i viktimave në Sana Raportet nga Jemeni thonë se të paktën 90 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur në një sulm nga një sulmues vetëvrasës që dyshohet se kishte lidhje me Al Kaidën. Ai kishte vënë në shënjestër ushtarë dhe studentë në Sana të Jemenit. Autoritetet citohen të kenë thënë se një person i veshur me uniformë ushatrake ka shpërthyer ekplozivin e ngjitur në trupin e tij në sheshin al-Sabeen, afër pallatit presidencial. Thuhet se të rpanishëm kanë qenë edhe ministri i mbrojtjes dhe she¿ i shtabit të ushtrisë, po nuk kanë pësuar lëndime. ɷ Irani var 14 të dënuar për trafikim droge Irani ka varur 14 njerëz në Teheran, të dënuar për tra¿kim me substanca narkotike. Ata janë identi¿kuar vetëm me inicale. Amnesty International ka thënë në raportin vjetor mbi dënimet me vdekje, se Irani vetëm në vitin 2011 ka ekzekutuar 360 persona, shumica e tyre të akuzuar për trafikim me drogë. Teherani konsideron se dënimi me vdekje është thelbësor për ruajtjen e rendit dhe të ligjit. Vrasjet, dhunimet, plaçkitjet e armatosura dhe tra¿kimi i më shumë se 5 kilogramëve drogë janë në mesin e krimeve që dënohen me vdekje.

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419

Së shpejti...

Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

televizioni më i ri informativ në Shqipëri

origjina e lajmit... Jemi Jeminjë njëgrup grupmediatik mediatiki i pavarur pavarurnga ngaçdo çdoparti partinënëtëtë cilin cilinrregullat rregullatprofesionele profesionele tëtëinformacionit informacionitmbizotërojnë mbizotërojnë mbi mbiluftërat luftëratpolitike politike

ɷ Arrestohet në Meksikë shefi i bandës së drogës ‘Zetas’ Autoritetet meksikane njoftuan se kanë arrestuar she¿n e kartelit të drogës Zetas në veri të vendit, ku vetëm para një jave ishin gjetur 49 trupa të masakruar. Daniel Jesus Ramires, i njohur si El Loco, udhëhoqi këtë bandë që një kohë të gjatë. Përveç Ramiresit janë arrestuar edhe shtatë pjesëtarë të Zetas. Dhuna e bandave të drogës në Meksikë është shtuar dukshëm gjatë këtij muaji, derisa autoritetet e rendit konsiderojnë se për këtë janë përgjegjës dy klanet e konÀiktuara Zetas që përbëhet nga ish-pjesëtarët e njësisë speciale të ushtrisë meksikane dhe grupet e lidhura me Federatën Sinaloa, të udhëheqësit më të kërkuar meksikan, Joakin GUzman. ɷ Tërmeti lë pa gjumë veriun e Italisë Vazhdon të dridhet toka në veri të Italisë. Lëkundjet më të forta janë ndjerë rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të së hënës në zonat Mirandola, San Felice dhe Finale Emilia, po ato qyteza që u goditën më fort nga tërmeti i 24 orëve më parë që shkaktoi 7 viktima. Gjatë gjithë ditës së diel ka pasur rreth 100 lëkundje të përsëritura, të cilat kanë shkaktuar dëme në banesa dhe në trashëgimi kulturore të rajonit të Emilias. Popullsia ka preferuar të kalojë natën në qendrat e pritjes në vend të shtëpive nga frika e tërmeteve të tjerë. Edhe pse Mbrojtja Civile po punon papushim, qindra persona në Modena dhe Ferrara nuk kanë gjetur vend në qendrat e pritjes dhe kanë kaluar natën në makinat e tyre. “Nuk na zë gjumi kur jemi në mes të kësaj katastrofe”, thonë banorët e zonës sipas corriere.it.

Lajmi në High Definition

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti Irla Policani Elbasan North & South Kombi

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet Berat Berat Elbasan Fier

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital

Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande

Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE-DURRES-LEZHE-FIER

NE MAQEDONI Multimedia Maqedoni Telenet Maqedoni Skupi Cable Maqedoni

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

KANALI 158

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com