shqiptarja.com

Page 8

8

E mërkurë, 28 mars 2012

POLITIKE

D

eputeti socialist Erion Brace ka reaguar pas incidentit me drejtorin e ujësjellësit në qytetin e Kavajës. Braçe komentoi në rrjetin social se Gentian Daja është emëruar nga bashkia dhe rrëmbyer nga policia. "Në Kavajë policia rrëmben nga

Braçe: Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia

qytetarët janë rebeluar me bashkinë e Tiranës, për shkak të mungesës disamujore të ujit të pijshëm. "Njerëzit te Kodra e Priftit gati mbysin Lul Bashën, Tritan Shehun dhe Ilir Kokonën - të gjithë pushtetarë! I kanë lënë pa ujë prej 2 muajsh!", komenton Braçe.

zyra drejtorin e ujësjellësit të emëruar nga Bashkia!! Kuptoni? Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia!", shprehet deputeti socialist. Braçe vijon më tej me inspektimin që kryebashkiaku Basha i bëri sot zonës së Kodrës së Priftit, ku sipas tij

LAJME SHKURT

Protesta Ndërsa Gentian Daja ndodhej në qeli, disa qytetarë, dhe punonjës të bashkisë protestonin para komisariatit duke kërkuar dhe arsyet e ndalimit të drejtorit të Ujësjellësit. Disa protestues mbanin në duar pankarta të mëdha ku shkruanin se Luan Skuqi, e nënprefekti Galip Ramadhi janë spiunë.

Lajmi Forcat e policisë ndaluan dje për tre orë drejtorin e ujësjellësit të Kavajës, Gantian Daja, të emëruar nga bashkia që drejtohet nga PS, duke e kërcënuar pas lirimit që të mos shkonte më në zyrën, sepse do ta arrestonin përsëri. Kryetari i bashkisë Elvis Rroshi e cilësoi ndalimin e tij si presion politik nga qeveria.

TIRANE

F

orca policore, të mbër ritura edhe nga Tirana, nxorrën dje me forcë nga zyra e tij drejtorin e Ujësjellësit të Kavajës, Gentian Daja, i vendosur në detyrë nga Bashkia e Kavajës. Daja u shoqërua për në komisariatin e policisë, ndërkohë që situata u tensionua për disa orë. Përpara komisariatit mbërriti edhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, por ai nuk u lejua të hynte brenda. Pasi Daja është nxjerrë nga zyra, në vend të tij ka hyrë Elidon Plaku, i vendosur në atë detyrë nga Partia Demokratike. Plaku ishte larguar nga detyra me vendim të këshillit mbikëqyrës. Por ai ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit ka ndërhyrë në mënyrë brutale. Kjo është përplasja e dytë brenda pak kohësh mes kryebashkiakut Elvis Roshi dhe ekzekutivit. Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Gentian Daja u lirua nga ambientet e komisariatit të Kavajës, pas gati tre orësh. Elvis Rroshi kryetari i Bashkisë së Kavajës, në një prononcim për "Shqiptarja.com" tha se ndalimi është presion i qeverisë për të trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Dje, rreth orës 11:40 Rroshi së bashku me rreth 300 mbështetës socialistë, u nisën drejt prokurorisë së Kavajës për të bërë kallzim penal ndaj drejtorit të komisariatit të policisë Agron Sulçabana. Si është cështja e ndalimit të drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit? "Nuk dhanë asnjë shpjegim për ndalimin e Gentian Dajës. Së bashku me rreth 300 persona, që kemi qenë para komisariat, po

Ndalohet drejtori i Ujësjellësit, zëvendësohet nga ai i PD

Elvis Rroshi: Presion i qeverisë mbi Kavajën "E kërcënuan se do ta arrestojnë sërish po shkoi në zyrë" nisemi drejt prokurorisë për të bërë kallzim penal kundër drejtorit të komisariatit të Kavajës Agron Sulçabana. Duam të dimë pse u mor me dhune drejtori i Ujësjellësit. Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë dhe për të shkatërruar zyrën. I kanë marrë vulën, çelësin e zyrës me zor dhe nuk ia kanë dhënë duke e kërcënuar që të mos bëjë gabim të shkojë në zyrë sepse prapë do ta arrestojnë" Si e konsideroni këtë ndalimin?

Duam të dimë pse u mor me dhune drejtori i Ujësjellësit. Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë Elvis Rroshi "Është presion nga qeveria për trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Gentian Dajën e

kanë marrë me dhunë nga zyra, duke e tërhequr dhe me pranga dhe e kanë futur në makinën e policisë për ta cuar

në komisariat. Çfarë po ndodh tani? Nga komisariati, ku u lirua drejtori i Ujësjellësit (rreth orës 11. 30 minuta) po protestojmë në qendër të Kavajës dhe po shkojmë drejt Prokurorisë për të bërë kallzim penal ndaj Sulçabanit. Ai urdhëroi policët të shkojnë të dhunojnë institucionin e shtetit për të zbatuar një vendim politik. Dje ishte një feste madhështore në Kavajë e organizuar nga bashkia, ndërsa sot qeveria ktheu vitet 1990 duke futur njerëzit e Kavajës në komisariat.

Dule: Pakti detar s'falte asnjë km det Kryetari i partisë PBDNJ i ftuar në emisionin televiziv '5 pyetje nga Babaramo' theksoi se Shqipëria është shteti që humbi më shumë nga mosrealizimi i marrëveshjes detare me Greqinë që u hodh poshtë një vit më parë nga Kushtetuesja. "Falja e detit është një teori konspiracioni. Me Italinë ka prej 30 vitesh një marrëveshje që ishte nënshkruar me të drejtën e atëhershme dhe është rishikuar më pas dhe është konstatuar se nuk ka asnjë shkelje. Turqia nuk është palë e së drejtës së konventës detare. Gjykata këtu e hodhi poshtë marrëveshjen. Sot është në seriozitetin e këtij vendi që për imazhin e tij para botës të japë përgjigje të qarta, por nuk e ka riparë marrëveshjen", tha Dule. Ndoka: PS demagogji, Berisha po reflekton Kryetari i PDK Nard Ndoka rikthekson se është shumë pranë kalimit në koalicionin me PD, pasi sipas tij PD ka një lloj reflektimi çka përbën një qëndrim të mirë. "Ne po shohim si provë reformën zgjedhore. Nuk mund ta konsideroj PD si aleate nëse ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim si PS. E kam biseduar me zotin Rama dhe ja kam thënë se baza e qëndrimit tonë në koalicion është raporti dhe qëndrimi ndaj reformës zgjedhore", tha Ndoka në emisionin "Tonight" në Ora News. Sipas tij, deri më tani kemi parë vetëm demagogji nga ana e PS por jo veprime konkrete. "Nëse nuk do të shohim një strategji për ndërtimin e koalicionit atëherë nuk kemi pse të jemi pjesë e koalicionit", insistoi Ndoka.

Drejtori i Ujësjellësit

Gentian Daja: Ndalimi im, presion i qeverisë

TIRANE

D

rejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Kavajës, përfaqësues i PS-së, Gentian Daja në një intervistë telefonike për redaksinë online "shqiptarja.com" tregon për 4 orët e shoqërimit të tij në komisariatin e policisë së Kavajës. Daja thotë se ndalimi i tij ishte i paligjshëm dhe me prapavijë politike, pas së cilës fshihet deputeti i PD-së, Luan Skuqi dhe nënprefektit të Kavajës, Galip Ramadhi. Daja u emërua gati një javë më parë nga këshillin mbikqyrës i ndërmarrjes së ujësjellësit, që dominohet nga te majtët. Ndërrimi u shoqërua me tension mes te majtëve e të djathtëve dhe me kundërshtimin e Elidon Plakut, i

Gentian Daja cili pas mëse një ore e gjysmë debatesh, ne prani dhe të policisë, i liroi detyrën pasardhësit socialist. Cfarë ndodhi sot Zoti Daja? Në mëngjes shkova në zyrë normalisht, siç kam shkuar prej një jave, që kur kam marrë marrë detyrën. Mbi

20 forca policie më zaptuan zyrën me pretekstin se do më shoqëronin në polici. I pyeta pse dhe nëse kishin ndonjë dokument por nuk më dhanë asnjë shpjegim. Më mbajtën në qeli për gati 4 orë pa asnjë lloj kërkese, dhe shpjegimi. Pse mendoni se ju ndaluan? Ndalimi im ështe me prapavijë politike dhe policia po vepron jashtë ligjit ndërkohë që duhet të veprojë brenda ligjit. Jam tronditur, nga marrja ime në polici Çfarë ju thanë në polici? Asgjë. Më pyetën për gjeneralitetet dhe para se të më lironin më kërcënuan se nëse do të kthehesha në zyrë do të më arrestonin. 'Sa herë që do të kthehesh në zyrë do të të arrestojmë'- më thanë.

Kush mendoni se është pas ndalimit tuaj në polici? Deputeti demokrat Luan Skuqi dhe nënprefekti i Kavajës, Galip Ramadhi. Ata nuk e kuptojnë rotacionin që ka ndodhur në Kavajë. Nuk duan ta pranojnë që PS drejton Kavajën, ky është acarimi. Nuk jemi këtu në sistemin totalitar. Ju bëtë një kallzim penal, për cfarë e bëtë? Për dhunim të zyrës, marrje me zor në komisariat. Oficerët gjyqësorë më morën celësat e zyrës dhe vulën pa mandat prokurorie. I denoncoj për presionin sepse më kërcënuan se sa herë që do shkoj në zyrë aq herë do më shoqërojnë në polici. Ata nuk kanë të drejtë të më arrestojnë. Unë nuk kam bërë asnjë krim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.