Page 1

SPIUNET

ɽ Faqe 6

Konflikti

Meksi: Dosjet u morën me kamionë nga Ministria e Brendëshme

Kavajë, PD burgos drejtorin e ujësjellësit

Rubens Shima

Fituesi i konkursit merr 35 mijë euro

ɽ Faqe 8

ɽ Faqe 20

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 30

VITI II - NR. 72 E mërkurë, 28-03-2012

DIALOGU TRAGJIK ME ARKETAREN Ekzekutohet në sportelin e NBG punonjësja 44-vjeçare Leonora Kaloçi, nënë e dy vajzave

“Ik se nuk kam lekë” dhe grabitësi e vrau

Vëllai i viktimës në spital: Ç’të bënë mizerjet o Nora ime! Policia ndalon një të dyshuar. Merren pamjet ¿lmike të kamerave të sigurisë: Zbulohet identikiti i vrasësit, 1.68 cm i gjatë me xhup të kuq. Familjarët: Vrasësi, në litar ɽ Faqe 16 SMS-të Editorial Lajmi

Edi Rama zbardh mesazhet me të përndjekurin DËSHMIA

ɽ Faqe 16

Vëllai: Vrasësi e thirri Arlindin, pastaj qëlloi PROTESTA

ɽ Faqe 15

“Kodra e Priftit” pa ujë, banorët sulmojnë Lulzim Bashën DENONCIMI

ɽ Faqe 18-19

Anëtari i PD: Drejtori i Bashës spastroi 60 punëtorë

Arkëtarja e një banke greke në Tiranë, 44-vjeçarja Leonora Kaloçi u vra dje dhe roja Skënder Elmazi, 53-vjeç u plagos gjatë një tentative për të grabitur paratë. Grabitësit kanë plagosur rojen dhe më pas vranë arkëtaren, e cila refuzoi tu jepte paratë.

NGA

Një jetë sa një rrogë Q

TIRANE

T

e zona e Xhamllikut në Tiranë, dje në orën 15.00 është grabitur një ¿lial i NBG bank, një bankë greke, dhe si pasojë e kësaj grabitje, ka mbetur e vrarë shtetasja Leonora Kaloçi, e vitlindjes 1968, nënë e dy...

Në foto: Trupi i pa jetë i Leonora Kaloçit dje në QSUT

ɽ vijon në faqen 2-3

FLET ALEKSANDER BIBERAJ

Partia e Topit, brenda 2 javëve do të bëhet regjistrimi zyrtar Përfundon statuti e programi, kryetari i partisë vetëm dy mandate TIRANE

JAKIN MARENA

P

ANILA BASHA

artia e re e presidentit Topi pritet të startojë në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, kur do bëhet publike themelimi i saj dhe do ¿llojë mbledhja e firmave për regjistrimin sipas ligjit... ɽ Faqe 7

ë Leonora iku dje nga kjo jetë, për faqet e medias, do të jetë një ngjarje tragjike, por edhe kërkime për informacione pa fund se ku i kishte rrënjët dhe çfarë tagri kishte në shoqëri e familje. Por Leonora, u nda nga kjo jetë në krye të detyrës, në zyrat e një banke ku çdonjëri prej nesh shkon përditë; u nda nga kjo jetë duke lënë pas dy vajza adoleshente, që nënën Bilanci tragjik i në këtë moment, edhe për moshën këtij viti, ku për e tyre dhe të sajën, tre muaj, kemi do e kishin shoqe. tre jetë grash Bilanci tragjik i këtij viti, ku për e vajzash tre muaj, kemi të ikura nga tre jetë grash e vajzash të ikura kjo jetë me nga kjo jetë me plumba plumba kallashi kallashi a a pistolete, do të thotë shumë. pistolete, do të Asnjëra prej tyre thotë shumë. nuk ishte objekt i ndonjë hakmarrjeje nga ¿se të ndryshme, por thjesht i dhunës: Megi, vajza 25 vjeçare u vra te komuna e Parisit, sepse aty ishte duke pirë një kafe me të fejuarin e saj dhe plumbat që duhet të vrisnin dikë tjetër, vranë atë krejt rastësisht; Eleni, gruaja 35 vjeçare, deri tani dyshohet se është vrarë nga hakmarrja e bashkëshortit i cili donte të kishte një tjetër lidhje dhe të martohej me një tjetër njeri; ndërsa dje Leonora 44 vjeçare u vra në zyrën e saj, në punën e saj, në... ɽ vijon në faqe 2


2

E mërkurë, 28 mars 2012

AKTUALITET

M

enjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, policia ka shkuar në vendngjarje për të marrë dëshmitë e para dhe ato që janë lënë nga krimi në vendngjarje. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në drejtorinë e policisë në Tiranë, për këtë ngjarje tragjike, është marrë në pyetje dhe është mbajtur një i

Dyshimet e policisë: Grabitja e bankës ishin dy persona

dyshuar, por që policia nuk bën të ditur ende identitetin e tij. Sipas burimeve policore, operacioni për vjedhjen e bankës është kryer nga dy vetë, dhe uniformat blu, janë duke e parë këtë rast si një nga rastet profesioniste të vjedhjes së bankave, duke u orientuar në këtë drejtim. Ndërkaq, sipas të gjitha

të dhënave të kamerave të sigurisë së bankës, ai që ka qëlluar mbi punonjësen e bankës, është 1.68 cm i gjatë, ka veshur xhinse dhe një xhup të kuq me vija të zeza, por që deri tani, uniformat blu, nuk bëjnë me dije nëse e kanë zbuluar autorin e vërtetë të ngjarjes.

Vrasja e arkëtares, zbardhet dialogu me grabitësin

"Më jep paratë! Ik ore se nuk kam asnjë lek" Si u vra nëna e dy vajzave, vrasësi 1.68 cm „„„

TIRANE

Xhirimet

vijon nga faqja 1 ... vajzave, ndërkohë që është plagosur roja i Bankës. Roja e sigurisë Skënder Elmazi, 53 vjeç është përpjekur të ndalojë personin të hyjë brenda, kurse arketarja Leonora Kaloçi, 44 vjeç nuk ka pranuar të dorëzojë paratë. Por, personi ende i paidentifikuar ka reaguar ashpër me armën tip pistoletë duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 punonjës të bankës, ndërsa personi i armatosur është larguar me shpejtësi nëpërmjet një tuneli pallatesh në zonë. Plumbat e pistoletës kanë shpuar madje edhe xhamat e derës së bankës. Mësohet se personi nuk ka arritur të rrëmbejë para nga filiali i bankës. Policia nëpërmjet kamerave të bankës ka arritur të zbardhë të gjithë skemën e vrasjes së punonjëses 44 vjeçare të bankës, Leonora Kaloçi. Në fakt, kanë qenë dy grabitës për bankën dhe dyshohet shumë se njëri prej tyre ka qenë "jevg" siç thonë edhe burimet e policisë për "Shqiptarja.com". Njëri nga grabitësit, i cili shquhet në videon e sigurisë së bankës se është i veshur me xhinse dhe me një xhup të kuq me vija të zeza, ka shkuar fillimisht te roja i bankës dhe ka debatuar me të. Ky i fundit ka qëlluar me armë, por grabitësi, diku te 1.68 cm i gjatë sipas vlerësimit të policisë, ka qëlluar dhe ka hyrë direkt në bankë. Policia, pas dëshmive të marra në bankë ka arritur të zbardhë të gjithë dialogun që është bërë në ambientet e brendshme të filialit të bankës, që çoi në vrasjen fatale të punonjëses 44 vjeçare leonora Kaloçi. - Më jep paratë urgjent - i ka thënë grabitësi, Leonorës në kohën që ka shkuar në sportel.

Njëri nga grabitësit, i cili shquhet në videon e sigurisë së bankës se është i veshur me xhinse dhe me një xhup të kuq me vija të zeza, ka shkuar fillimisht te roja i bankës dhe ka debatuar me të

- Çfarë parash do more, ik se nuk kam para - i ka kthyer përgjigje Leonora. - Moj dëgjon ti më jep urgjent paratë - ka ngulmuar grabitësi

- Ik ore, se nuk kam para unë, i ka kthyer përgjigje Leonora, e cila është ngritur nga vendi i saj dhe ka dashur të lëvizë. Grabitësi, i cili sipas dy-

shimeve të policisë dhe asaj që kanë parë në videon e bankës po evidentohet, është ngritur menjëherë, e ka kapur gruan, punonjëse të bankës, dhe i ka rënë në

gjoks, sipas policisë, me një të shtënë pistolete. Kjo ka qenë edhe goditja fatale që ka çuar në vrasjen e gruas 44-vjeçare, nënë e dy vajzave.

Të afërmit

“Të gjenden vrasësit, të varen në litar” L

eonora Kaloçi, punonjësja 44vjeçare që do të shërbente ditën e djeshme në bankë ku siç do të shkonte si zakonisht, nuk e kishte menduar kur fatin tragjik që e priste atë ditë, kur një person i armatosur, hyri në degën e bankës ku ajo shërbente dhe kërkonte paratë. "Fillimisht u shokuam, tregon një punonjëse e bankës për shqiptarja.com. Nuk e menduam si një ngjarje të vërtetë. Pastaj, kur nxorri pistoletën të gjithë e pamë. Vetëm Leonora, nuk dorëzoi lekët. Pastaj nuk mbaj mend asgjë". Arma u shkreh. Plumbi preku 44vjeçaren duke i shkaktuar asaj vdekjen.

NË SHTËPI

Gjithçka ishte shumë e nderë në pallatin që është përballë TV Tiranës, një kanal televiziv, rrugës kur shkon për tek Fresku në Tiranë. Madje, edhe qarkullimi i makinave ishte më i madh se zakonisht, kishte edhe shumë punonjës të rendit. Në pallat banonte dhe Leonora Kaloçi, nëna e dy vajzave Jana 17 vjeçe dhe Albina 15 vjeçe, kishte mbledhur aq shumë njerëz në shtëpinë që ishin hapur dyert e mortit, sa askush tjetër deri në atë kohë nuk e kishte mundësuar një gjë të tillë. Bashkëshorti i saj, Albert Kaloçi ka hapur dyer e shtëpisë për mort. Nuk bëhej fjalë të

Faksimile e gjendjes civile të të ndjerës Leonora Kaloçi hyje në shtëpi për të folur me bashkëshortin, por në shtëpi veç tij kishte edhe shumë familjarë të tjerë të cilët po merren me të gjitha procedurat. Një nga njerëzit e afërm të së ndjerës është prokuror. Pak detaje më shumë t'i jep edhe vetë ai. Sipas tij, grabitësi i ka qëlluar Leonorës dhe plumbi e ka kapur në shpatull, mandej i ka dalë në pjesën e fytyrës. Vetë bashkëshorti i Leonorës, Alberti, si çdokush tjetër në Shqipëri, edhe pse janë me origjinë nga Skrapari dhe kanë ardhur që andej prej vitesh, është kthyer para 2-3 vjetëve nga Greqia siç tregojnë të afërmit, ku ka qenë edhe emigrant. Këtu, punon si specialist, me ndonjë dikaster, por që askush nuk të jep asnjë sqarim se ku gjendet dhe ku

është. E sigurt është se Leonorës 44vjeçare i kanë gjuajtur me pistoletë. Por, dje në shtëpinë e Kaloçëve, veç familjarëve, gjendeshin edhe punonjësit e Bankës. Sipas familjarëve, ishin ata që po merreshin me të gjitha detajet e ceremonisë mortore, që do të zhvillohet sot, në Shishtufinë në orën 14.00. "Të gjendet vrasësi dhe të varet. Nuk kishte punë të vriste njerëzit, të kishte marrë lekët dhe të ikte po të donte. Ajo është një familje që po rritet me sakrifica. Me halle. Dy vajzat po i rrisnin po ashtu. Vetëm rrogën kishin dhe asnjë të ardhur tjetër. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa kjo që na ka ndodhur në shtëpi" thotë për shqiptarja.com, një nga të afërmit e Leonora Kalocit, e vitlindjes 1968, por që tani nuk jeton më.

EDITORIAL NGA ANILA BASHA

Një jetë sa një rrogë vijon nga faqja 1 ... Te zona e Xhamllikut në Tiranë, dje në orën 15.00 është grabitur një filial i NBG bank, një bankë greke, dhe si pasojë e kësaj grabitje, ka mbetur e vrarë shtetasja Leonora Kaloçi, e vitlindjes 1968, nënë e dy... ...shërbim të qytetarëve. Por ishte nëna e dy vajzave, e cila punonte çdo ditë të vitit për të marrë një rrogë. Që në mënyrën si të gjitha femrat e kësaj shoqërie, ka vuajtur po ashtu vrasjen e dy vajzave në janarin e këtij viti. Por që kurrë s’do t’i kishte shkuar në mend, se në mars, plumbi do ta merrte dhe atë. Askush s’po e ndal dot krimin më në këtë vend. Krimin e drejtuar kuturu, në përpjekje për të qenë ai i parë në shoqëri, dhe jo kjo e fundit. Forcat e rendit, të pafuqishme të ndryshojnë realitetin heshtin, nëpër aksione të zhurmshme dhe të dhunshme, që rrisin ndjenjën e revoltës te qytetarët por nuk ulin aspak kriminalitetin. E sikurse çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë, krimi nuk u lidhkërka me pozicionin e punës së një drejtori në polici, por me mungesën e vigjilencës së një strukture të tërë, e kalbëzuar, deri në rrënjë. Kujtdo mund t’i ikë jeta në këtë vend. Dhe jeta jonë, vleka sa një rrogë. Madje më keq se kaq, mund të jesh pa rrogë fare... www.shqiptarja.com


E mërkurë, 28 mars 2012

3

AKTUALITET

T

huajse të gjithë punonjësit e bankës kanë qenë dje në spital për të ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy punonjësve të tyre. Nuk ishte e vështirë t'i dalloje pasi ata vraponin te të afërmit e Leonorës. Madje edhe me ta familjarët e saj patën një

Drejtuesit e bankës: Shpenzimet mortore i mbulojmë ne

përplasje të vogël. Në momentin kur ata e hipën trupin e të afërmes për ta çuar në morg, një pjesë e tyre i ndaluan për t'u thënë se banka do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit, por të afërmit u janë kthyer me një gjuhë agresive dhe nuk kanë dashur t'i

dëgjojnë. Vetëm njëri prej familjarëve u ka thënë "se këto nuk janë muhabete që mund të bëhen në këtë moment dhe këtu. Megjithatë faleminderit!", - u ka thënë ai dhe të gjithë të afërmit janë drejtuar drejt mjekësisë ligjore, ku trupi i Leonorës i është nënshtruar autopsisë.

Familjarët incident edhe me shoferin e autoambulancës „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

T Në foto: Forcat e policise dhe ekspertët e kriminalistikës në bankën e grabitur dje në Tiranë

PAS VRASJES

Deputetët socialistë akuza Nishanit

M

enjëherë pas ng jarjes së rëndë të ndodhur në mesditë kanë reaguar deputet socialistë Asllan Dogjani dhe Ilir Gjoni. Ata kanë akuzuar drejt për së drejti ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. "Vritet gjatë grabitjes arkëtarja e bankës NBG dhe plagoset roja, ndërsa sot ministri i Brendshëm në komisionin e sigurisë deklaroi se qytetarët dhe prona janë të sigurtë! Mesa duket e ka pasur fjalën për sigurinë e tij dhe familjarët e qeveritareve. Si mund të gënjehet ditën për diell?", - është shprehur deputeti socialist Asllan Dogjani. Ndërsa socialisti tjetër Ilir Gjoni, ka deklaruar se krimi ordiner po fiton betejën me shtetin. "Çfarë i ngelet ministrit të Brendshëm të thotë pas gjithë atyre lëvdatave që i bëri vetes dhe institucionit të tij sot në komisionin e Sigurisë. Zoti ministër krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, por me veprime konkrete. Turp dhe fatkeqësi për këtë papërgjegjshmëri qeveritare. Krimi ordiner dhe ai i organizuar po e fiton betejën me shtetin", ka thënë Gjoni.

ë afërmit e arkëtares që mbeti e vrarë dje gjatë grabitjes së bankës, e kanë nisur mortin që në spital, duke tronditur të gjithë ata që dje janë gjendur rastësisht në spitalin "Nënë Tereza". Megjithëse e afërmja e tyre Leonora, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, nga një plumb i vetëm, i cili e kishte kapur direkt në zemër, mjekët nuk u kanë treguar fillimisht të afërmve që po prisnin te dera e spitalit. Sipas infermierëve të urgjencës kirurgjikale, familjarëve u është thënë fillimisht se Leonora është në sallën e operacionit. Por rreth orës 17:00 bluzat e bardha u kanë treguar të vërtetën familjarëve. Situata ka qenë me të vërtetë tronditëse, aq sa të gjithë ata që kanë qenë në ato momente në ambientet e spitalit nuk kanë mundur t'i mbajnë lotët. E motra e të ndjerës ka filluar të ulërasë dhe të qajë me të madhe për gjëmën që e ka zënë. Duket se ata kishin humbur pak kohë më parë edhe të atin, pasi motra e Leonorës teksa qante me ulërima thoshte vazhdimisht: O babi, po pse na e more kaq shpejt, more babi... Dhimbja e motrës së Leonorës ka qenë aq e madhe në këto momente, saqë, megjithëse gjithë burrat e fisit mundoheshin ta mbanin, ajo vraponte si e çmendur në korridorin midis urgjencës kirurgjikale dhe urologjisë. Kanë qenë mbi 5 burra që mundoheshin me forcë ta mbanin, por gjithçka ka qenë e pamundur përballë dhimbjes për humbjen e papritur të motrës vetëm 45 vjeçe. Në këtë situatë, mjekët e kanë futur me forcë në urgjencë dhe aty i kanë bërë qetësues pasi ka qenë e pamundur që ajo të qetësohet. Por edhe gjatë kohës që familjarët kanë tentuar ta shtrijnë në krevat për t'i bërë qetësuesit, ajo ulëriste dhe gjuante me shkelma: Si na ike o motër!

VËLLAI

Po ndërsa jashtë spitalit motra e Leonorës nuk arrinte të mbante dhimbjen, në urgjencën kirurgjikale, ku edhe ishte sjellë Leonora vëllai i saj i qëndronte te koka dhe kishte nisur vajin me të madhe: O Nora ime e mirë, po ç'na bërë moj Nora. Si na ike kështu, si na le ne kështu moj Nora! Po sa e bukur qenke bërë sot moj Nora ime, po çfarë të bënë

I vëllai: Ç'të bënë mizerjet o Nora ime E motra vë kujën, mjekët i bëjnë qetësues MJEKËT

Rojen e ka shpëtuar Zoti një plumb poshtë zemrës

M

Në foto: Momenti kur familjarët nxjerrin me barelë Leonorën nga urgjenca për ta çuar drejt mjekësisë ligjore për t'i bërë autopsinë kështu mizerjet o shpirti im..ushtonte gjëma e të vëllait në korridorin e kirurgjisë në QSUT, dhimbje e cila kishte lënë thuajse të paralizuar mjekë dhe infermierë që qëndronin të heshtur në korridorin e spitalit. Ata përpiqeshin herë pas here që ta nxirrnin jashtë, por ai u lutej të qëndronte edhe ca kohë me të: Nuk rri shumë, mos kini merak. Më lini edhe pak me Norën time - u thoshte ai mjekëve, por edhe uniformave blu të cilët kërkonin që trupi të transportohej drejt urgjencës. Ai ka qenë i vetmi që ka qëndruar me të për një kohë të gjatë, pa mundur që

askush tjetër të futej brenda. E vendosur në fund të korridorit, në një të ndarë që ishte e mbuluar vetëm nga një perde, për të mos lejuar që të shikoje brenda, vajtimet e të vëllait të Leonorës nuk ishte e vështirë t'i dëgjoje në të gjithë korridorin. Ai ka qëndruar aty për rreth 30 minuta, duke i pastruar gjakun dhe e ka bërë gati dhe veshur me rrobat e përcjelljes së fundit.

INCIDENTI

Familjarët e Leonorës pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së saj, kanë qenë shumë të irrituar për fatkeqësinë që u ka ndodhur. Por përveç tragje-

FOTOLAJM

1

. Mjekë dhe policë duke pritur që i vëllai i Leonorës të dilte nga dhoma ku ishte trupi i së ndjerës, në mënyrë që ta çonin te mjekësia ligjore

2

. E motra e Leonorës duke qarë me të madhe, pas momentit kur mori vesh lajmin tragjik. Familjarët mundohen që ta qetësojnë por çdo gjë është e kotë

1

jekët që kanë qenë në urgjencë në momen tin që kanë mbërritur dy rastet e grabitjes së bankës, thonë se Leonora ka ardhur e vdekur. Sipas tyre ajo kishte vetëm një plumb që e kish kapur direkt në zemër, ndërsa roja ka qenë më me fat. "Roja është jashtë rrezikut për jetën. Kishte një plumb në krahun e djathtë dhe një plumb tjetër që e ka kapur fare pak poshtë kraharorit. E ka shpëtuar zoti, se pak më lart ta kishte kapur ai plumb edhe ai nuk do të mund të kishte shpëtuar" - na thonë mjekët e urgjencës kirurgjikale. Roja Skënder Elmazi, 50 vjeç, pasi ka marrë ndihmën e parë në QSUT është dërguar për ndihmë të specializuar te Ushtaraku. disë për humbjen e të afërmes së tyre, familjarët e arkëtares së vrarë, Leonora Kaloçi, dje janë përballur edhe me një tjetër incident që i ka irrituar ata së tepërmi. Në momentin që trupi i së ndjerës është nxjerrë me barelë nga urgjenca kirurgjikale e QSUT për të hipur në autoambulancë dhe dërguar në morg, shoferi i saj nuk ishte aty. Në fakt, shoferi i autoambulancës sapo ishte kthyer nga spitali Ushtarak ku kishte dërguar policin e plagosur të bankës, që për fat të mirë shpëtoi, dhe u fut nga hyrja tjetër e urgjencës kirurgjikale për të parë se kur do të vinte trupi i 2

së ndjerës që të bënte transportin. Ai është vonuar për vetëm 1 minutë, por kaq ka mjaftuar që familjarët të shfaqin sjellje agresive. Njëri prej të afërmve që shoqëronte barelën me trupin e të ndjerës pasi i bërtiste infermieres "ku e keni shoferin?", ka kapur me forcë barelën që ndodhej në autoambulancë, ku edhe duhej të vendosej trupi i pajetë i Leonorës, dhe ka tentuar ta shkulë me forcë, duke bërtitur "Shtet mizerje, shiko si e masakruan", thoshin vazhdimisht të afërmit teksa ngrinin trupit e saj të pajetë dhe gjithë gjak dhe e vunë në barelën e autoambulancës.


4

E mërkurë, 28 mars 2012

POLITIKE

Topi pret ambasadorin britanik: Objektivi ynë statusi në BE më 2012

P

residenti Bamir Topi vlerëson se përshpejtimi i procesit të integrimit është ndër objektivat më kryesor të shtetit shqiptar në këtë prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këto deklarata Topi i bëri gjatë takimit të zhvilluar dje me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nikolas Kanon Obe, i cili paraqiti Letrat-kredenciale. "Përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë

dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda vitit 2012, që përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë", deklaroi Topi. Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ambasadori britanik ndanë të njëjtat pikëpamje për sa i përket rëndësisë së pavarësisë së institucioneve kushtetuese, të konsolidimit të gjyqësorit dhe parimeve të demokracisë për ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve, të luftës kundër korrupsionit

dhe krimit të organizuar si dhe përmbushjes së reformave dhe kritereve të kërkuara për integrimin në Bashkimin Evropian. Nga ana e tij ambasadori Obe përgëzoi Presidentin Topi për përmbushjen e misionit të tij kushtetues si simbol i unitetit të popullit, shprehu "vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues për në Bashkimin Evropian".

Ministri i Brendshëm informon komisionin parlamentar të Sigurisë kombëtare

Nishani: Lufta kundër krimit dhe trafiqeve, ja rezultatet "Janë goditur 48 grupe kriminale, është rritur zbulueshmëria" Lajmi Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka informuar Komisionin parlamentar të Sigurisë në lidhje me rezultatet në luftën kundër krimit të organiuar, trafikut të drogës e qenieve njerëzore e krimit financiar. Ai ka vlerësuar se ka një rritje të zbulueshmërisë së krimit dhe se organet kompetente kanë punuar me efikasitet të lartë.

„„„

DISA NGA REZULTATET E LUFTËS KUNDËR KRIMIT

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Janë evidentuar 25 vrasje gjatë një viti Janë zbuluar 21 vrasje ose 84 % e tyre Janë ekstraduar drejt Shqipërisë 114 persona Janë goditur 48 grupe kriminale të trafikut të drogës Janë proceduar penalisht 216 persona për drogë Pasuri të sekuestruara 1.828.365.160 lekë Pasuri të konfiskuara 733.622.135 lekë. Janë goditur 12 grupe kriminale vjedhjeje Janë evidentuar 23 vepra penale për trafikun njerëzor Janë 68 vepra penale për shfrytëzim prostitucioni Janë evidentuar 83 vepra penale të krimit financiar Falsifikimi i dokumenteve ka rënë ndjeshëm

TIRANE

JAKIN MARENA

M

inistri i Brendshëm Bujar Nishani ka in formuar dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare në lidhje me bilancin e luftës kundër krimit për vitin e kaluar e deri më tani. Ai tha se lufta kundër drogës ka vazhduar të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Nishani ka deklaruar se në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësisë nga drogat për herë të parë në Shqipëri është hartuar Raporti Kombëtar për Drogën që do dalë online. "Gjatë vitit 2011 në përgjithësi të gjithë treguesit për luftën kundër drogës kanë patur rritje. Janë evidentuar 653 raste të prodhimit e shitjes së narkotikeve e janë proceduar penalisht 962 persona nga të cilët 729 janë arrestuar. Janë sekuestruar 21 kg 409.2 gr heroin, 2 kg 196.6 gr kokainë, 7695 kg 658.8 gr marijuanë, 32 kg 210.5 gr hashish, 1 kg 584.2 gr vaj hashishi", ka deklaruar para komisionit Nishani. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar është rritur me gati 23 përqind numri i rasteve të kapjes së lëndëve narkotike. Ministri

Bujar Nishani Nishani tha se janë goditur 48 grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike me 216 persona të proceduar penalisht si dhe janë realizuar me sukses 49 operacione duke zbatuar teknikat speciale të hetimit me vendet me të cilat bashkëpunohet, ku në Shqipëri janë arrestuar 42 persona. Ndërkohë që në lidhje me luftën kundër trafiqeve të paligjshme ka pasur sukses në këtë vit. "Janë evidentuar gjithsej 661 vepra penale në të gjithë vendin 734 autorë, arrestuar 116, në kërkim 39, të lirë 578. Ka një rritje të efikasitetit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme me 186 vepra penale më shumë të hetuara. Janë realizuar me sukses 22 operacione, me 33 persona të evidencuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme, 43 prej tyre janë arrestuar në flagrancë e ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim dhe 72 janë proceduar në gjendje të lirë", deklaroi Nis-

hani. Ndërsa në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, janë evidentuar 91 vepra penale për trafikim të qenieve njerezore ku janë përfshirë 119 autorë, nga të cilët 29 janë arrestuar dhe ndaluar, 80 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 janë shpallur në kërkim. Gjatë vitit 2011 janë evidentuar 23 vepra penale për trafikim të femrave dhe të miturve si dhe 68 vepra penale për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Ministri theksoi se vlera e aseteve të sekuestruara nga krimi i organizuar arrin shifrën 1.8 mld lekë, ndërkohë që vetëm për 2011 janë shënuar 86 raste të pastrimit të parave. Në lidhje me krimet e rënda, Nishani tha se janë goditur 12 grupe kriminale që kanë pasur veprimtari kriminale me veprime të dhunshme ndaj pasurisë me 50 autorë të cilat janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Janë zbuluar e dokumentuar 12 ngjarje të vjetra e kryesisht vjedhje me dhunë dhe me armë. Gjatë kësaj periudhe në territorin e vendit janë evidentuar 25 vrasje e zbuluar 21 ose 84 % e tyre, kundrejt 29 të ndodhura në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe janë rifilluar hetimet për 15 vrajse dhe tentativa vrasjesh të ndodhura më parë (të vjetra) dhe deri tani është bërë e mundur zbulimi e dokumentimi ligjor për 3 prej tyre.

ANALIZE NGA

SERGIO BAGNOLI

Turqia si BE në Shqipëri dhe Bosnje N

jëqind vjet më parë, Perandoria Osmane, pas humbjes në luftrat ballkanike, braktiste rajonin. Tashmë Turqia po tenton të rikthehet si fuqi e mesme dhe pikë referimi për interesat e Shqipërisë dhe Bosnjes jo vetëm – siç sipërfaqësisht jemi të shtyrë të mendojmë – për shkak të fesë së përbashkët myslimane. Ajo që tërheq Tiranën dhe Sarajevën drejt Stambollit dhe Ankarasë është sidomos dëshira për të kaluar (dhe kjo vlen edhe më shumë për “Vendin e Shqiponjave”) nga një vend i varfër në një vend të nënzhvilluar falë lidhjes së fatit të saj me sukseset e vazhdueshme që, sidomos nën profilin ekonomik, Turqia vazhdon të shënojë. Kombi i madh që lindi nga hiri i Perandorisë Osmane vazhdon në fakt të rrisë, në këto vite të krizës së rëndë globale, Prodhimin e saj të Brendshëm Bruto (PBB) me një mesatare më të lartë se 5% në vit. Shifra që hapin oreksin e vendeve të varfra si Shqipëria apo Bosnia, e dalur me kockat e thyera nga luftra civile të frikshme mes myslimanëve, kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoksë, që përfunduan në vitin jo të largët 1995. Sigurisht, si Tirana ashtu edhe Sarajevo vazhdojnë ta cilësojnë integrimin e tyre në Bashkimin Europian (BE) si një objektiv prej të cilit nuk mund të hiqet dorë por mendojnë se Europa e vjetër pesëmbëdhjetëshe është ende pak tekanjoze ndaj ish-Europës së Lindjes për të ngjallur një besim të plotë. Në Sarajevo nuk harrohet që tragjedia e myslimanëve në Srebrenicë iu lejua kasapëve serbë të gjeneralit Mlladiç pikërisht nga ushtarët hollandezë, që vinin pra nga një vend themelues i BE, sot shumë i vendosur për t’i bllokuar Rumanisë dhe Bullgarisë hyrjen në hapësirën e përbashkët pa kufij të njohur si “Hapësira Shengen”. Linjat ajrore turke ka kohë që kanë fituar një quotë domethënëse të atyre boshnjake dhe po përpiqen të bejnë ato serbe. Firma të mëdha ndërtimi të vendit arab po ndërtojnë kilometra të tërë autostradash moderne në Shqipëri, Bosnje dhe Mal të Zi ndërsa bankat kryesore të Stambollit kanë penetruar në Rumani dhe Greqi. Duke përfituar nga emergjenca ekonomike që prek këto dy vende të Bashkimit Europian dhe duke lënë mënjanë rivalitete të vjetra, tigri ekonomik turk po përpiqet po përpiqet të penetrojë në mënyrë gjithmonë e më thellë me qëllim shfrytëzimin e këtij Kali të Trojës të lëshuar me shpejtësi maksimale drejt zemrës së Europës. Ankaraja, nga ana tjetër, në këtë mënyrë përpiqet që të frenojë ambicjet ruse në Ballkan, por rreziku është se përveç atij ekonomik, në këto toka të hedhë rrënjë, ose më mirë, të rikthehet, një influencë e fortë kulturore me origjinë islamike, si në kohët e Perandorisë Osmane, burimi kryesor i prapambetjes së shteteve si Shqipëria dhe Bosnja. www.shqiptarja.com

Komisioni i Sigurisë

MALI I ZI

Refuzim për shqiptarët pa pasaportë

P

rej datës 21 mars deri në mesditën e djeshme, asnjë shtetas shqiptar nuk ka mundur të kalojë në shtetin malazez me kartë identiteti. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kishte njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe për përdorimin e kartave të identitetit dhe jo pasaportave në kalimin e kufirit. Por një gjë e tillë është respektuar vetëm nga pala shqiptare. Procedura kryhet e rregullt në pikën shqiptare të kalimit kufitar, ndërsa në pikën malazeze u refuzua kalimi me kartë identiteti. Shpjegimi që policia malazeze dha ishte se nuk kishin asnjë njoftim për zbatimin e një marrëveshje të tillë dypalëshe. Një e moshuar banore e Muriqanit, u refuzua dhe u kthye mbrapsht, pasi nuk u lejua nga policia malazeze të kalojë kufirin me kartë identiteti dhe si kjo e moshuar janë shumë shtetas që po u refuzohet hyrja me kartë identiteti në vendin fqinj. Shqipëria dhe Mali i Zi më 14 dhjetor të vitit 2011 nënshkruan një marrëveshje nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez, Milan Roçen për lehtësimin e procedurave në lëvizjet ndërkufitare mes dy vendeve.


E mërkurë, 28 mars 2012

5

POLITIKE

Meta me Zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të shtetit, Riker

K

ryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vijon vizitën e tij në SHBA, ku është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane. Kështu, pas vizitës se kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në Uashington ku është takuar me zv/ ndihmës sekretarin amerikane të shtetit Fillip Riker, edhe kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbajtur një takim me zyrtarin e lartë amerikan, ndërsa ndodhet në Uashington

për të marrë pjesë në forumin ekonomik të Evropës Juglindore. Kreu i LSI dhe Riker janë ndalur te plotësimi i reformave të kërkuara për të ecur përpara në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Më tej Fillip Riker vuri theksin te forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me vendet e Ballkanit Perëndimor që ndikon në rritjen e sigurisë mes vendeve të këtij rajoni. Meta viziton Uashingtonin për të

marrë pjesë në forumin ekonomik të Evropës Juglindore që zhvillohet në John Hopkins University. Por përveç Ramës dhe Metës, në SHBA për vizitë ka qënë dhe kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili po zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Riker ka takuar, ndërkohë që mësohet se pritet dhe një vizitë e kryeministrit Berisha në SHBA deri në fund të muajit të ardhshëm.

Ministri i Brendshëm: Efikasitet në luftën kundër krimit

PS-Nishanit: Gjeni vrasësit e Xhindit! Bizhga: Bosët e mafias rrinë me figura të PD „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

D

Takimi

Berisha: Bashkëpunimi me policinë italiane, faktor kundër krimit „„„

TIRANE

K

ryeministri Berisha u shpreh dje se bashkëpunimi me policinë italiane përbën edhe sot një faktor të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, duke nënvizuar se kontributi italian në këtë fushë ka qënë tepër i madh dhe i rëndësishëm. "Krijimi i sigurisë në vend ka qenë një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit, si dhe për pranimin e tij në NATO dhe integrimin e vazhdueshëm europian. Ka qenë një fakt domethënës që me gjithë fluksin e rreth katër milion turistëve dhe vizitorëve gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë incident keqbërjeje ndaj tyre", theksoi kryeministri, gjatë një takimi me Giuseppe Fera, ish zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë italiane dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale në vitet 20012004, dhe Nicola Simone, ish drejtor i Interpolit italian, autorë të librit "Il ponte Italia-Albania tra

Sali Berisha l'Unione Europea e i Balcani", që u promovua dje në sallën "Dea" të Pallatit të Kulturës në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Institutit Italian të Kulturës. Kryeministri vlerësoi punën e dy drejtuesve të lartë të policisë italiane gjatë periudhës 1998-2001, kur ata drejtuan misionin e policisë italiane në Shqipëri. Në takim morën pjesë edhe gjenerali Fabrizio Lisi, ish drejtues i forcave të Guardia di Finanza në misionin italian, si dhe ish-ambasadori i Italisë në Tiranë në vitet 1999-2003, Mario Bova. Grupi u shoqërua nga ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

eputetët e opozitës dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani kanë shkëmbyer replika dje në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare ku ministri po raportonte për situatën e kriminalitetit në vend dhe angazhimin e Policisë së Shtetit. Ministri tha se në vitin 2011 ka patur 25 vrasje prej të cilave janë zbuluar 21 raste. Nishani tha se 1 miliardë lekë janë sekuestruar gjatë 2011 nga asetet kriminale. "Ju përmendët vrasjet e zbardhura, por ato të pazbardhura kanë pasur impakt në shoqëri. Përmend këtu vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, atë të gjyqtarit dhe kryekomunarit", tha deputeti socialist, Ilir Gjoni. Po japim të plota debatet në komisionin parlamentar të Sigurisë. Gjoni: Dështimet tuaja në luftën kundër krimit të organizuar ne i shohim të lidhura me një sërë faktorësh siç janë, mungesa e resurseve, korrupsioni galopant që është rrënjosur thellë në strukturat shtetërore dhe ajo çka është më e keqja, mungesa e vullnetit politik. Nishani: Fatmirësisht autoritet ligjzbatuese në Shqipëri tashmë kanë në dizpozicion infrastrukturë moderne dhe të plotë për ta vënë në dizpozicion të mbledhjes provave, të hetimit dhe të vënies para përgjegjësisë të individëve apo grupeve kriminale. Gjoni: Problemi i krimit të organizuar nuk është problem vetëm i qeverisë, por është problem i të gjithë shqiptarëve. Eshtë një shqetësim real dhe serioz i të gjithë shqiptarëve. Nishani: Nëse unë ju prezantoj statistikat e qëndrës evropiane për drogat, ju thoni se janë më të sakta të dhënat që keni ne nga disa miq në policinë e shtetit. Bizhga: Ata që konsiderohen se janë bosët e mafias në Durrës, sot shoqërohen me figura të larta të partisë që ka sot qeverisjen dhe figura të larta të qeverisjes. Dhe këtë mund ta konstatoni fare thjeshtë, mjafton të shikoni lokalin se ku qëndrojnë e drejtojnë dhe natyrisht ata hartojnë dhe strategji për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të tjetërsuar rezultatin e tyre. Nishani: Nuk mund të thuhet se kemi zhdukur korrupsionin. Vetëm një fakt që mund të quhet dhe dramatik, tregon efikasitetin e luftës kundër korrupsionit. Nëse në vitin 2005, mblidheshin nga doganat dhe tatimet rreth 0.95 miliardë lekë, në vitin 2011 janë mbledhur 2.97

Ilir Gjoni

miliardë lekë. Për sa i përket luftës kundër krimeve të rënda, në vitin 2011 janë numëruar 25 vrasje dhe janë zbuluar 21 prej tyre. Gjoni: Ju përmendët vrasjet e zbardhura, por ato të pazbardhura kanë pasur impakt në shoqëri. Përmend këtu vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, atë të gjyqtarit dhe kryekomunarit. Nishani: Padyshim që ka probleme me kriminalitetin, prandaj edhe çdo shtet mban struktura për ta goditur, ka grupe që kryejnë vjedhje, por ka aksione të pandërprera të policisë që i godet me ashpërsinë më të madhe këto grupe kriminale. Qytetarët kanë parë që ka hajdutë, por kanë parë edhe sa fort po i godet policia çdo ditë. Dhe këtë më mirë mund ta thonë 4 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë në vitin 2011, se sa të sigurtë ishin ata në këtë vend. Pra, të gjitha këto kolegë deputetë, mund t'i thosha dhe të informoja, ashtu siç mora shënim të gjitha adresimet dhe shqetësimet e vlefshme. Por ajo që mora shënim dhe dëshiroj ta shpreh si një shqetësim, përtej pozicionit si Ministër i Brendshëm, përtej pozicionit si anëtar i një grupi të caktuar politik, përtej pozicionit si pjesëtar i një force të caktuar politike në pushtet apo opozitë, s'ka rëndësi në këtë rast, por si qytetar shqiptar, dhe besoj se kemi të drejtën në kuptimin e institucionit qytetar t'ia bëjmë prezent njëri tjetrit këtë shqetësim; kur dëgjoj deklarata të tilla zyrtare nga individë të veçuar, të izoluar padyshim të opozitës por që flasin në

emër të opozitës, se arrestimi i mafiozëve në Vlorë u konsideroka si krimi në majë të shtetit, se janë bërë mijëra pasaporta të falsifikuara, që nuk ndryshon asgjë besoj në filozofi nga deklaratat se nëse liberalizohen vizat për shqiptarët një milion shqiptarë do të ikin nga Shqipëria, se Shqipëria qenka njësia si Kolumbia apo Meksika përsa i takon trafikut të drogës, se çdo ditë në Shqipëri vriten 3 dhe 4 vetë në mes të qytetit, kjo në mënyrë shumë miqësore jua them kolegë deputetë nuk dëmton një ministër, nuk dëmton një qeveri të caktuar, por me keqardhje ju them, shumë sinqerisht, dëmton institucionin e opozitës shqiptare. Dëmton institucionin e opozitës shqiptare sepse vlera më e lartë që ka institucioni i opozitës është besueshmëria. Dhe nëse dëmtohet besueshmëria tek institucioni i opozitës i cili nuk është destinacioni i një force të caktuar politike, ajo që dëmtohet është vlera, kultura e një vendi, e një sistemi, e një shoqërie. Gjoni: Është shtuar numri i personave që kryejnë krime për shkak se duan të konsumojnë droga, dhe besoj se jemi të ndërgjegjshëm për vjedhjet e vogla të përdoruesve të drogave, ku gratë, nënat dhe vajzat e kanë tmerr të dalin në rrugë, ku nuk vënë asnjë bizhuteri sepse e kanë tmerr sepse mund të vidhen në mes të rrugës nga përdoruesit e drogave. Po ashtu rritja e krimit të rrugës, sidomos në zonat urbane vjedhja e automjeteve mbetet një problem serioz dhe shumë çështje të pazgjidhura. Dogjani: Ju thoni se për vitin 2011 janë goditur 48 grupe kriminale dhe të trafikut të lëndëve narkotike me 260 persona. Ndërsa në raportin e prokurorisë thuhet se ka një rritje të procedime penale për krimin e organizuar. Sipas prokurorisë janë regjistruar vetëm 4 procedime panele, një më shumë se në 2010. Demi: Në rezultatet tepër pozitive kundër narkotikëve, unë kam krahasuar statistikat disa vjeçare dhe kjo luftë ka ardhur në rritje dhe suksesi është i dukshëm. Është një luftë serioze dhe gjithëpërfshirëse në bashkëpunim me fqinjët e BE-së. Ka progres në luftën kundër qenieve njerëzore të armëve dhe të mirave materiale në mënyrë të paligjshme. Bizhga: Lufta kundër krimit të organizuar zoti Ministër nuk mund të luftohet kur atij i krijohen vetë premisa për t'u organizuar nga qeveria. Ju zoti Ministër nuk na thatë që janë rritur vrasjet në rang vendi rreth 140 vrasje dhe nga ngjarjet e pa zbuluara, pjesën më të madhe e zënë vrasjet mafioze. Janë rritur frikën vjedhjet me dhunë dhe jo më larg sesa bulevardi përballë nesh.


6

E mërkurë, 28 mars 2012

POLITIKE

Unioni i Gazetarëve: Zyrtarët e Berishës duan të frikësojnë medien

U

nioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi ndaj procesit gjyqësor penal që ka nisur në Gjykatën penale të Tiranës, ndaj gazetares së të përditshmes “Shekulli”, Lindita Çela me paditës drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, zotin Gjovalin Prenga. “Ky proces gjyqësor nga organizata jonë konsiderohet si një dëshmi e agresivitetit

që zyrtarë të tillë të lartë manifestojnë ndaj gazetarëve për shkrimet e tyre, të cilat bazohen mbi referenca dhe dokumente të afishuara publike. Procesi i iniciuar prej zyrtarit të lartë të qeverisë ndaj gazetares Çela, shpreh më së miri shpërfilljen nga ky zyrtar të shkresës së shumëdiskutuar të kryeministrit Berisha për ndalimin e çdo nëpunësi apo zyrtari të

lartë të administratës publike për hapjen e proceseve gjyqësore apo ngritjen e padive ndaj gazetarëve. UGSH kërkon nga gjyqtarët dhe trupa e këtij procesi, ruajtjen e objektivitetit dhe paanshmërisë në ecurinë e mëtejshme të tij, duke garantuar përmes drejtësisë dhe vetëm drejtësisë , mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe respektim të pavarësisë së shtypit në vend.

Ish-kryeministri: I nxorrën me kamionë nga Ministria e Brendshme

Meksi: Dosjet u zhdukën por mbetën gjurmët Debate për dënimin e spiunëve vullnetarë, apo edhe atyre nën torturë Lajmi Ish-kryeministri i qeverisë së PD-së, Aleksandër Meksi deklaroi dje gjatë prezantimit të projektligjit të ri për lustracionin, hartuar nga një grup ekspertësh, se dosjet janë marrë me kamionë nga Ministria e brendëshme dhe janë zhdukur. Por sipas tij, gjurmët e tyre ende ekzistojnë.

„„„

TIRANE

ANILA BASHA

D

osjet e komunizmit janë zhdukur, por gjurmët e tyre nëpër regjistra kanë mbetur". Deklarata u bë dje nga ish kryeministri Aleksandër Meksi, në një takim që u mbajt për projektligjin e ri të lustracionit në Hotel Rogner. Një iniciativë e Elsa Ballaurit, Aleksandër Meksit, Aleksandër Biberajt dhe Olsi Bazes, tenton të hedhë dritë mbi të gjithë personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të komunizmit, madje në emër të regjimit të asaj kohe, kanë dënuar njerëz, por sot, vazhdojnë të qetë të punojnë në administratën e shtetit, apo të kenë edhe funksione politike. "Shumica e njerëzve sot flasin të pavërteta për problemin e dosjeve. Ka pasur edhe në fillimet e demokracisë, kamiona që dilnin nga Ministria e Brendshme duke zhdukur një pjesë të madhe të dosjeve. Por duhet të kërkojmë akoma më mirë. Sepse çdo dosje që tenton të zhduket, lë gjurmën e vetë nëpër regjistra", tha ish kryeministri Aleksandër Meksi. Jashtë tryezës, Meksi jep disa detaje interesante, madje edhe mbledhjet që ai si kryeministër i kohës ka bërë edhe me drejtues të Ministrisë së brendshme në vitet 1993-1994 për çështjen e zhdukjes së dosjes. "Janë akuzuar dhe janë futur në burg edhe disa persona, funksionarë të rëndësishëm

Në foto: Ishkryeministri i qeverisë së PD-së, Aleksandër Meksi të kohës, të cilët, kanë shkatërruar dosjet e sigurimit të shtetit. Dhe ata nuk kanë ruajtur të njëjtën procedurë për shkatërrimin e dosjeve, sipas legjislacionit në fuqi, edhe në atë kohë, për ruajtjen e dokumentacionit zyrtar" thotë për shqiptarja.com, ish kryeministri deri në vitin 1997, Aleksandër Meksi.

DEBATET

"Ka një grup deputetësh në parlament që do të na mbështesin dhe deri tani janë afruar. Janë këta deputetë që duhet të

lobojnë edhe tek partitë politike për tu miratuar ky ligj" tha dje në tryezë Aleksandër Meksi, por pa dhënë emrat e deputetëve që mbështesin projektin. Nëse ligji miratohet në formën e paraqitur, kjo do të thotë se disa nga deputetët aktualë, apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë që janë administratë, nuk do të merren më me funksione politike dhe publike. Hartuesit e këtij ligji i tremben idesë se politikanët shqiptarë në parlament nuk do ta

miratojnë atë, pasi ka shumë funksione, duke nisur nga ish ministrat e kohës, ish punonjësit e Komitetit Qendror, apo funksionarë të lartë të Partisë së Punës dhe qeverisë, janë ende aktiv. Por hartuesit e këtij ligji, pranojnë se mund ta dërgojnë në parlament me disa variante. "Tani bëhet fjalë psh a duhet të vendosen sekretarët e partisë apo jo në këtë projekt. Kjo është shumë selektive" u shpreh Meksi gjatë takimit të djeshëm ndërkohë që deklarata shkaktoi edhe diskutime në sallë, pasi në këtë funksion kohë më parë ka qenë edhe vetë kryeministri aktual Sali Berisha. Askush nuk e përmend emrin e kryeministrit, por të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për të, ndërkohë që me ligjin e propozuar, një funksionar i tillë nuk "ndëshkohet" për të mos marrë pjesë në funksione publike. Ka edhe disa propozime të tjera sipas të cilave të gjithë ata që kanë qenë komunistë (një propozim radikal) të mos marrin pjesë në jetën aktive. Për Elsa Ballaurin, duhet të

"ndëshkohen" për të mos punuar në administratë dhe për të mos qenë të angazhuar në politikë, si ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ashtu edhe ata që kanë firmosur nën frikë apo nën presion, të qenurit bashkëpunëtor. "Vetëm kështu mund të arrijmë të pastrojmë shoqërinë shqiptare dhe të vazhdojmë përpara" tha Ballauri. Idenë e saj menjëherë e kundërshton Adrian Kati, që është edhe drejtues i Qendrës shqiptare të traumës dhe torturës. "Ju duhet ta dini se në Konventë, termi torturë përfshin pikërisht atë kategori zyrtarësh të cilët janë vënë nën presion për të firmosur dokumente. Sigurisht që unë nuk mund të jem dakord për të penalizuar edhe ata njerëz që nuk kanë qenë punonjës të sigurimit apo edhe vullnetarë të tij", thotë Kati. "A e dini ju, vijon më tej Aleksandër Meksi, se gati 30 përqind e funksionarëve të Sigurimit të Shtetit edhe pse nuk ka shifra të sakta por kjo me përafërsi, nuk janë më sepse janë ekzekutuar nga vetë regji-

Takimet në Londër

Rama: Korrupsioni po na kushton shumë K

ryetari i PS Edi Rama zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Pas takimit me Edi Ramën, ish ministri i jashtëm David Miliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, u shpreh: "Jam i lumtur që m'u dha mundësia të takohem me kryetarin Rama. Jam shumë i impresionuar me vizionin që ai ka për vendin dhe për partinë e tij. Ne biseduam për sfida siç është papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, sfidat sociale që përballen vendet tona, gjithashtu edhe për situatën ndërkombëtare, sepse në botën moderne çështjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme janë shumë afër njëra tjetrës. Gjithashtu biseduam për partitë tona për t'i shndërruar në lëvizje të fuqishme ku të përfshihen sa më

shumë njerëz. Jam në pritje për të parë suksesin e zotit Rama." Pas takimeve Kryetari Edi Rama do të shprehej mjaft optimist: "Jemi shumë të mbresuar nga takimet në këtë godinë me kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband, me ministrin e jashtëm në hije Douglas Alexandër dhe në mënyrë të posaçme me David Miliband, i cili dëgjoi gjerë e gjatë për programin tonë "Për një Rilindje Shqiptare" dhe si një ndër themeluesit e procesit të rrugës së programit në Partinë Laburiste dhe të transformuar të Tony Blair. Ishte një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe fakti që programi ngjalli entuziazmin e tij na kthen në Tiranë sikur të jemi të bërë me fletë." Ndërsa mbi 2 orë me studentët shqiptarë që punojnë në Britani Edi Rama ka zhvilluar një bisedë mjaft të këndshme në

London School of Economics. Programi "Për një Rilindje Shqiptare" në qendër të një diskutimi mjaft të hapur. Në pyetjet e përgjigjet e shumta kryetari i PS, Edi Rama, ka folur për mënyrën se si qeveria e PS nesër do të luftojë korrupsionin. Është diskutuar në sallën e mbushur plot e përplot për një sistem të drejtë taksimi që do të vendos PS në qeverisje. Njërës prej pyetjeve se si do të jetë sistemin shëndetësor, se si socialistët mendojnë ta ofrojnë për të gjithë, pasi kushton shumë Edi Rama do të përgjigjej: "Korrupsioni kushton më shumë. Ne kemi vendosur se kjo nuk është çështje parash, por është një çështje e dinjitetit të shoqërisë për të siguruar që gjithkush pavarësisht mundësive të mbulohet nga shërbimet publike. Nuk mund të pranojmë situatën sot me 1 milionë të papunë janë në pozita që s'mund të paguajnë marrjen e shërbimit shëndetësor pasi s'kanë mundësi ta paguajnë."

Në foto: Tryeza e projektligjit të ri për lustracionin

mi i kohës. Pra edhe ata kanë qenë persekutore dhe kanë dalë të persekutuar". Por Adrian Kati shprehet skeptik për mundësinë e realizimit të këtij ligji. "Ka të paktën 20 vjet që asnjë nga qeveritë nuk ka shlyer borxhin e brendshëm. Pra, çdo qeveri kujdeset të shlyejë borxhet e jashtme, nga Jugosllavia në Kinë, por faturën që ka brenda për të përndjekurit apo për ish pronarët, nuk e kanë shlyer asnjëherë. Nuk kam besim se këtë herë do të ketë një ligj lustracioni që do të miratohet sepse edhe në këto 20 vite, të gjithë ata që kanë qenë përfshirë në të tilla punë, e kanë pastruar veten e tyre, madje tashmë kanë edhe fuqi të mëdha financiare". Për zyrtaren e ambasadës gjermane që ndoqi takimin, është e vërtetë se 20 vite që kanë kaluar janë shumë, por ligji është shumë i nevojshëm që gjithsecili të njihet me atë që është shkruar dhe është thënë. Nga ana tjetër, ligji sipas saj, nuk duhet të përhapet në të gjitha shtresat dhe kategoritë. Besim Ndregjoni që vjen nga shtresat e të përndjekurve thotë se misioni antikomunist në Shqipëri ka dështuar. "Klasa politike shqiptare nuk do t'i hapë dosjet. Ne e dimë që ka shumë probleme" thotë ai. Megjithatë, diskutimet për projektin e sjellë nga ky grup ekspertësh, të cilët kanë bërë shumë shpesh ecejake nga Berlini në Tiranë për të marrë eksperiencën gjermane në këtë fushë, do të vazhdojnë. "Nese nuk miratohet në Shqipëri, shprehet e sigurt Ballauri, do të ketë presion të madh ndërkombëtar, dhe në raportet e institucioneve kryesore që ky ligj të miratohet".


E mërkurë, 28 mars 2012

7

POLITIKE

Uollfarth: Forcat politike të vijojnë bashkëpunimin mes tyre

M

e rastin e 15-vjetorit të vendosjes së prezencës së OSBE-së në Tiranë është mbajtur një ceremoni e veçantë në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në fjalën e saj ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen shumë të madhe që OSBE i ka dhënë vendin në kuadër të reformave dhe zhvillimit të vendit. "Gjatë këtyre

viteve bashkëpunimi administrata e Kuvendi janë rritur së bashku, vlerësoj nivelin shumë të mirë me praninë e OSBE në vendin tonë në mbështetje të konsolidimit të demokracisë", tha Topalli. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfarth deklaroi se prezenca ndihmoi në konsolodimin e fuqizimin e mëtejshëm të institucioneve, ndërsa theksoi se në këto

15 vite është parë një përparim i ndjeshëm falë punës dhe përkushtimit të qeverisë. "Gëzimi më i madh që ndaj me shqiptarët është liberalizimi i vizave", tha Uollfarth. Ai ka inkurajuar forcat politike për vijimin e bashkëpunimit, duke shpresuar si gjithë të tjerët se në këtë 100 vjetor të pavarësisë të numërohen arritje në fushën e reformave për integrimin e vendit në BE.

Debati në tryezë

PD-PS s'heqin dorë nga administrimi politik i zgjedhjeve, ngërç për KQZ „„„

TIRANE

P

artitë politike refuzojnë të heqin dorë nga pushteti që kanë mbi administratën elektorale dhe zgjedhjet e 2013 rrezikojnë të menaxhohen sërish nga komisione të politizuara. Gjatë ditës së dytë të seminarit për reformën elektorale, maxhoranca dhe opozita kanë shprehur qartë se formula aktuale e administrimit zgjedhor nuk do ndryshojë dhe në zgjedhjet e ardhshme. Bashkëkryetari demokrat i komisionit të reformës zgjedhore Ilir Rusmali ka deklaruar se administrata vërtet është politike, por konsiderohet e balancuar pasi zgjidhet si nga e majta dhe nga e djathta, prandaj ka ende potenciale veprimi. Sipas Rusmalit ndryshimi i madh në zgjedhje duhet të vijë

nga partitë politike të cilat nuk duhet të sulmojnë institucionet që i ngrenë vete për të administruar zgjedhjet. Pasi vetëm ndryshimi i sjelljes politike mund të përmirësojë standardet zgjedhore. Ndërkohe që bashkëkryetari socialist i komisionit Damian Gjiknuri duke pran-

uar formulën aktuale në komisionet e nivelit të dytë e të tretë, ka thënë se kompozimi i KQZ duhet të ndryshoje detyrimisht pasi dështoi në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa të dy palët ende s'kane propozime specifike për formulën e KQZ, eksperti ndërkombëtar Charles Lasham ka propozuar disa modele të vendeve të tjera. Ai solli formulën e Anglise ku KQZ është jopolitike e 10 anëtaret zgjidhen nga të gjitha fushat. Ndërkohe që partitë kanë vetëm këshilltarë politikë. Një tjetër model sipas Lasham i aplikueshëm për Shqipërinë është ai i Maqedonisë ku kreu i KQZ i takon opozitës. Ndër rekomandimet e ekspertit Lasham është zgjatja e mandatit të KQZ më shumë se 4 vjet si dhe heqjen e përfaqësuesve të partive pranë KQZ.

Përfundon statuti e programi, gati firmat. Legalizohet fraksioni „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

P

artia e re e presidentit Topi pritet të startojë në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, kur do bëhet publike themelimi i saj dhe do fillojë mbledhja e firmave për regjistrimin sipas ligjit në gjykatë. Deri më tani ka përfunduar statuti dhe programi i partisë, ku në qendër të tij do jetë kufizimi i mandatit të kryetarit dhe të gjithë drejtuesve të tjerë në rang vendor deri në dy mandate si dhe zgjedhjet në të gjitha nivelet sipas parimit amerikan të ndërtimit të një partie të djathtë. "Eshtë obligimi ynë për të përfaqësuar e zbatuar misionin e dhjetorit '90 ku nuk mendohej një parti me kryetar të përjetshëm. Normalisht kryetari do ketë vetëm dy mandate dhe çdo funksionar do të zgjidhet sipas parimit "një anëtar një votë". Pra do të jetë një parti e modelit amerikan, një model tërësisht perëndimor", deklaroi Aleksandër Biberaj, njëri prej drejtuesve kryesorë të partisë së re. Sipas tij, ka një zhgënjim nga lidershipi i sotëm, qoftë pseudo i djathtë qoftë pseudo i majtë. "Ka 22 vjet që vijon tranzicioni dhe qytetarët do kërkojnë një zgjidhje, të cilën mendojmë dhe shpresojmë t'jua japim ne", tha Biberaj. Mësohet se ishte planifikuar një takim i grupit nismëtar me presidentin Topi por angazhimet e tij të ditës së djeshme por dhe të sotme mund ta shtyjnë për më tej takimin final ku do të diskutohet për emrin e partisë, siglën e së cilës e ruajnë me fanatizëm dhe momentin kur do të deklarohet themelimi i partisë, për të startuar më pas në të gjitha rrethet e në radhët e emigracionit për mbledhjen e firmave e

Partia e Topit, brenda dy javësh deklarimi zyrtar Biberaj: Kryetari me dy mandate, modeli amerikan

Presidenti Bamir Topi dhe Aleksandër Biberaj regjistrimin e saj sipas ligjit. Bëhet e ditur se tashmë statuti i partisë ka përfunduar dhe elementi bazë është kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë vetëm në dy mandate. Madje për zgjedhjen në mandatin e dytë është parashikuar në statut një klauzolë, ku për të t'u zgjedhur duhet të kesh më shumë vota se sa në

zgjedhjen në mandatin e parë. Në statut është përcaktuar se zgjedhjet do të bëhen sipas parimit "Një anëtar një votë", ndërkohë që në të do të gjejnë formë të plotë të gjitha normat demokratike, për një parti me vizion tërësisht perëndimor të qendrës së djathtë. Një ndër pikat kryesore është fiksimi në statut dhe i mendimit

ndryshe, apo siç quhet rëndom fraksioni, çka për grupin nismëtar do t'i jepte një dimension tjetër demokracisë së brendshme në parti. Në programin politik të partisë së re të Topit mësohet se është fiksuar nevoja për ndryshime kushtetuese për funksionimin e shtetit ligjor, reforma në sistemin e drejtësisë, në administratë, arsim, shëndetësi, punësim, pensione, daljen nga kriza e rëndë ekonomike, lufta kundër monopolove, korrupsionit dhe kilentelizmit. Nëpër këto piketa statutore dhe programore do të vërtitet partia e re e Topit, e cila pritet të shpallet dhe formalizohet brenda muajit prill, përmes një drejtimi nga dy figurat kryesore të grupit nismëtar, deri në momentin kur presidenti Topi të përfundojë mandatin në krye të shtetit. Biberaj nuk ka munguar të shprehet se Topi i ka dyer të hapura në këtë parti. "Pas përfundimit të mandatit, Presidenti i ka dyert e hapura te ne", tha Biberaj. I cili nuk ka munguar të adresojë gjuhën e ashpër në drejtim të lidershipit të sotëm politik, dhe

kryesisht në drejtim të kreut të PD, themelues dhe funksionar i lartë i së cilës ka qënë për vite me radhë Biberaj. "Shqipëria drejtohet nga komunistët, kryetari ka qënë 25 vjet sekretar partie, ka mbledhur rreth vetes njerëz të ish-Sigurimit të shtetit dhe ish-komunistë. S'kam qënë kurrë bashkëpuntori më i ngushtë, kam qënë themelues i PD", tha Biberaj. Për të cilin tashmë ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen dhe t'i kundërvihen kësaj klase politike që vjen nga sistemi i kaluar. "Ne kemi pasur gjithnjë një lidership të tipit aventurier gjatë tërë këtyre viteve. Por me futjen në lojë të një partie të tretë gjithçka do ndryshojë", tha Biberaj. I cili nuk ka munguar të kritikojë aleancat e majta të krijuara nga lideri i PD, Berisha vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin, ndërkohë që paralajmëron se partia e re që do krijohet në radhë të parë do të ketë një aleancë të fortë me qytetarët. "Pas aleancave që ka bërë tani lidershipi i PD ka kaluar majtas. Pas Xhuvelit bëri koalicion me LSI e Ilir Metës, një parti e majtë, ndërkohë që ka kthyer në PD dhe në pushtet zjarrvënësit e vitit 1997. Në dhjetor '90 u jemi drejtuar gjithë qytetarëve dhe tani do t'i drejtohemi gjithë qytetarëve. Ne vijmë nga e djathta, dhe do t'i drejtohemi një të djathte moderne të modelit amerikan, ish-të përndjekurve, ish-pronarëve dhe të gjithë grupeve sociale", tha Biberaj. I cili nënvizon se do të përfaqësojnë të djathtët në Shqipëri, pasi ka vetëm të majtë. Duke akuzuar dy partitë kryesore në vend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas interesave të tyre, ai ka nënvizuar se "jam për një sistem mazhoritar të pastër, ku secili deputet të japë llogari në zonën e tij elektorale për punën e bërë dhe realizimin e premtimeve".


8

E mërkurë, 28 mars 2012

POLITIKE

D

eputeti socialist Erion Brace ka reaguar pas incidentit me drejtorin e ujësjellësit në qytetin e Kavajës. Braçe komentoi në rrjetin social se Gentian Daja është emëruar nga bashkia dhe rrëmbyer nga policia. "Në Kavajë policia rrëmben nga

Braçe: Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia

qytetarët janë rebeluar me bashkinë e Tiranës, për shkak të mungesës disamujore të ujit të pijshëm. "Njerëzit te Kodra e Priftit gati mbysin Lul Bashën, Tritan Shehun dhe Ilir Kokonën - të gjithë pushtetarë! I kanë lënë pa ujë prej 2 muajsh!", komenton Braçe.

zyra drejtorin e ujësjellësit të emëruar nga Bashkia!! Kuptoni? Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia!", shprehet deputeti socialist. Braçe vijon më tej me inspektimin që kryebashkiaku Basha i bëri sot zonës së Kodrës së Priftit, ku sipas tij

LAJME SHKURT

Protesta Ndërsa Gentian Daja ndodhej në qeli, disa qytetarë, dhe punonjës të bashkisë protestonin para komisariatit duke kërkuar dhe arsyet e ndalimit të drejtorit të Ujësjellësit. Disa protestues mbanin në duar pankarta të mëdha ku shkruanin se Luan Skuqi, e nënprefekti Galip Ramadhi janë spiunë.

Lajmi Forcat e policisë ndaluan dje për tre orë drejtorin e ujësjellësit të Kavajës, Gantian Daja, të emëruar nga bashkia që drejtohet nga PS, duke e kërcënuar pas lirimit që të mos shkonte më në zyrën, sepse do ta arrestonin përsëri. Kryetari i bashkisë Elvis Rroshi e cilësoi ndalimin e tij si presion politik nga qeveria.

„„„

TIRANE

F

orca policore, të mbër ritura edhe nga Tirana, nxorrën dje me forcë nga zyra e tij drejtorin e Ujësjellësit të Kavajës, Gentian Daja, i vendosur në detyrë nga Bashkia e Kavajës. Daja u shoqërua për në komisariatin e policisë, ndërkohë që situata u tensionua për disa orë. Përpara komisariatit mbërriti edhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, por ai nuk u lejua të hynte brenda. Pasi Daja është nxjerrë nga zyra, në vend të tij ka hyrë Elidon Plaku, i vendosur në atë detyrë nga Partia Demokratike. Plaku ishte larguar nga detyra me vendim të këshillit mbikëqyrës. Por ai ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit ka ndërhyrë në mënyrë brutale. Kjo është përplasja e dytë brenda pak kohësh mes kryebashkiakut Elvis Roshi dhe ekzekutivit. Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Gentian Daja u lirua nga ambientet e komisariatit të Kavajës, pas gati tre orësh. Elvis Rroshi kryetari i Bashkisë së Kavajës, në një prononcim për "Shqiptarja.com" tha se ndalimi është presion i qeverisë për të trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Dje, rreth orës 11:40 Rroshi së bashku me rreth 300 mbështetës socialistë, u nisën drejt prokurorisë së Kavajës për të bërë kallzim penal ndaj drejtorit të komisariatit të policisë Agron Sulçabana. Si është cështja e ndalimit të drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit? "Nuk dhanë asnjë shpjegim për ndalimin e Gentian Dajës. Së bashku me rreth 300 persona, që kemi qenë para komisariat, po

Ndalohet drejtori i Ujësjellësit, zëvendësohet nga ai i PD

Elvis Rroshi: Presion i qeverisë mbi Kavajën "E kërcënuan se do ta arrestojnë sërish po shkoi në zyrë" nisemi drejt prokurorisë për të bërë kallzim penal kundër drejtorit të komisariatit të Kavajës Agron Sulçabana. Duam të dimë pse u mor me dhune drejtori i Ujësjellësit. Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë dhe për të shkatërruar zyrën. I kanë marrë vulën, çelësin e zyrës me zor dhe nuk ia kanë dhënë duke e kërcënuar që të mos bëjë gabim të shkojë në zyrë sepse prapë do ta arrestojnë" Si e konsideroni këtë ndalimin?

Duam të dimë pse u mor me dhune drejtori i Ujësjellësit. Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë Elvis Rroshi "Është presion nga qeveria për trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Gentian Dajën e

kanë marrë me dhunë nga zyra, duke e tërhequr dhe me pranga dhe e kanë futur në makinën e policisë për ta cuar

në komisariat. Çfarë po ndodh tani? Nga komisariati, ku u lirua drejtori i Ujësjellësit (rreth orës 11. 30 minuta) po protestojmë në qendër të Kavajës dhe po shkojmë drejt Prokurorisë për të bërë kallzim penal ndaj Sulçabanit. Ai urdhëroi policët të shkojnë të dhunojnë institucionin e shtetit për të zbatuar një vendim politik. Dje ishte një feste madhështore në Kavajë e organizuar nga bashkia, ndërsa sot qeveria ktheu vitet 1990 duke futur njerëzit e Kavajës në komisariat.

„ Dule: Pakti detar s'falte asnjë km det Kryetari i partisë PBDNJ i ftuar në emisionin televiziv '5 pyetje nga Babaramo' theksoi se Shqipëria është shteti që humbi më shumë nga mosrealizimi i marrëveshjes detare me Greqinë që u hodh poshtë një vit më parë nga Kushtetuesja. "Falja e detit është një teori konspiracioni. Me Italinë ka prej 30 vitesh një marrëveshje që ishte nënshkruar me të drejtën e atëhershme dhe është rishikuar më pas dhe është konstatuar se nuk ka asnjë shkelje. Turqia nuk është palë e së drejtës së konventës detare. Gjykata këtu e hodhi poshtë marrëveshjen. Sot është në seriozitetin e këtij vendi që për imazhin e tij para botës të japë përgjigje të qarta, por nuk e ka riparë marrëveshjen", tha Dule. „ Ndoka: PS demagogji, Berisha po reflekton Kryetari i PDK Nard Ndoka rikthekson se është shumë pranë kalimit në koalicionin me PD, pasi sipas tij PD ka një lloj reflektimi çka përbën një qëndrim të mirë. "Ne po shohim si provë reformën zgjedhore. Nuk mund ta konsideroj PD si aleate nëse ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim si PS. E kam biseduar me zotin Rama dhe ja kam thënë se baza e qëndrimit tonë në koalicion është raporti dhe qëndrimi ndaj reformës zgjedhore", tha Ndoka në emisionin "Tonight" në Ora News. Sipas tij, deri më tani kemi parë vetëm demagogji nga ana e PS por jo veprime konkrete. "Nëse nuk do të shohim një strategji për ndërtimin e koalicionit atëherë nuk kemi pse të jemi pjesë e koalicionit", insistoi Ndoka.

Drejtori i Ujësjellësit

Gentian Daja: Ndalimi im, presion i qeverisë „„„

TIRANE

D

rejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Kavajës, përfaqësues i PS-së, Gentian Daja në një intervistë telefonike për redaksinë online "shqiptarja.com" tregon për 4 orët e shoqërimit të tij në komisariatin e policisë së Kavajës. Daja thotë se ndalimi i tij ishte i paligjshëm dhe me prapavijë politike, pas së cilës fshihet deputeti i PD-së, Luan Skuqi dhe nënprefektit të Kavajës, Galip Ramadhi. Daja u emërua gati një javë më parë nga këshillin mbikqyrës i ndërmarrjes së ujësjellësit, që dominohet nga te majtët. Ndërrimi u shoqërua me tension mes te majtëve e të djathtëve dhe me kundërshtimin e Elidon Plakut, i

Gentian Daja cili pas mëse një ore e gjysmë debatesh, ne prani dhe të policisë, i liroi detyrën pasardhësit socialist. Cfarë ndodhi sot Zoti Daja? Në mëngjes shkova në zyrë normalisht, siç kam shkuar prej një jave, që kur kam marrë marrë detyrën. Mbi

20 forca policie më zaptuan zyrën me pretekstin se do më shoqëronin në polici. I pyeta pse dhe nëse kishin ndonjë dokument por nuk më dhanë asnjë shpjegim. Më mbajtën në qeli për gati 4 orë pa asnjë lloj kërkese, dhe shpjegimi. Pse mendoni se ju ndaluan? Ndalimi im ështe me prapavijë politike dhe policia po vepron jashtë ligjit ndërkohë që duhet të veprojë brenda ligjit. Jam tronditur, nga marrja ime në polici Çfarë ju thanë në polici? Asgjë. Më pyetën për gjeneralitetet dhe para se të më lironin më kërcënuan se nëse do të kthehesha në zyrë do të më arrestonin. 'Sa herë që do të kthehesh në zyrë do të të arrestojmë'- më thanë.

Kush mendoni se është pas ndalimit tuaj në polici? Deputeti demokrat Luan Skuqi dhe nënprefekti i Kavajës, Galip Ramadhi. Ata nuk e kuptojnë rotacionin që ka ndodhur në Kavajë. Nuk duan ta pranojnë që PS drejton Kavajën, ky është acarimi. Nuk jemi këtu në sistemin totalitar. Ju bëtë një kallzim penal, për cfarë e bëtë? Për dhunim të zyrës, marrje me zor në komisariat. Oficerët gjyqësorë më morën celësat e zyrës dhe vulën pa mandat prokurorie. I denoncoj për presionin sepse më kërcënuan se sa herë që do shkoj në zyrë aq herë do më shoqërojnë në polici. Ata nuk kanë të drejtë të më arrestojnë. Unë nuk kam bërë asnjë krim.


E mërkurë, 28 mars 2012

9

POLITIKE

KKRT, Bushati: Hetim për automjetin e frekuencave

K

ryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Dr. Endira Bushati, mori pjesë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pranë Kuvendit të Shqipërisë, për diskutimet që u bënë në lidhje me Raportin Vjetor për vitin 2011. Lidhur me pyetjen dhe komentin e bërë nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Alfred Dalipi, për një makinë tip fuoristradë "Land

Cruisser", informojmë opinionin publik se: "Në vitin 2002, në institucionin e KKRT-së është bërë hyrje, nje automjet i tipit "Land Cruisser", që do të shërbente si "Qendër e Lëvizshme e Kontrollit të Frekuencave". Ndërkaq në vitin 2005, pa asnjë urdhër të shkruar, pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve, janë çmontuar dhe në makine ka mbetur i montuar, vetëm një analizator dixhital, për

matjen e spektrit televiziv. Pajisjet dhe aksesorët e çmontuar nga automjeti, janë lënë ne përdorim te Drejtorisë Teknike ne KKRT. Në këto kushtet, kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati, ka ngritur një grup pune, për të vlerësuar gjendjen aktuale të këtij automjeti, si dhe per te verifikuar procedurat e ndryshimit të gjendjes së automjetit.

Dod Miri tërhiqet nga ato që shkroi pak ditë më parë

Rama zbardh sms me të përndjekurin "Mediat e pushtetit shpifin e bëjnë presion" Lajmi

Dodë Miri: "Nuk i bëra unë mesazhet"

Kryetari i PS-së Edi Rama publikoi dje online mesazhet që kishte këmbyer me Dod Mirin, një ish-të përndjekur politik që e kishte përgëzuar për mbështetjen që PS po u jep lidhur me uljen e moshës së dëmshpërblimit në 75 vjeç. Miri, nën presion, më pas, mohoi se kishte komunikuar me Ramën „„„

TIRANE

K

ryetari i Partisë Social iste Edi Rama reagoi dje pas "përgënjeshtrimit" që disa media i bënë dje një mesazhi të lexuar prej tij në një takim me simpatizantë të forumit rinor dhe ku citonte një të përndjekur politik. "Ja si shpifin mediat e pushtetit pasi bëjnë presion mbi njerëzit! Mesazhi i Dod Mirit për mua në celular është në këto foto. Është e qartë se i është bërë presion për të mohuar komunikimin me mua e për ta kthyer mish për top. Një shembull bërtitës ky se sa respekt ka pushteti për të përndjekurit dhe me çfarë arrogance i keqtrajton ata", shkruan Rama.

MESAZHET

I burgosur politik Dod Miri Gurëz, Laq. Zoti Rama, te falenderoj përzemërsisht për kontributin që po jep për kontributin që po jep për të burgosurit politik dhe për pronarët qe je ba shkak per per perfshirjen e moshes 75 vjeq per perfitimin e parave. Une qe po te shkruaj kam ba 22 vjet burg politik dhe 11 te pushkatuar nga rregjimi I enver hogjes. Dhe jam nga pronaret me te medhenj te pronave ne zonen e veriut. Do te mbeshtes ty dhe partine socialiste politikisht dhe ekonomikisht. Me respect dod miri familjarisht ju dhe familjes tuaj Edi Rama: Shume falemind-

Intervista

Zoti Dodë, a është numri i telefonit tuaj celular 0682140224? Po, është pikërisht ky, numri i celularit tim. Keni dërguar ju ndonjë mesazh me këtë celular në adresë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, me anë të të cilit i kërkonit ndihmë për zgjidhjen e problemit të dëmshpërbimit, që ju takon si ish-i përndjekur politik në regjimin e mëparshëm, dëmshpërblim që ende nuk e keni marrë? Unë nuk kam dërguar një mesazh të tillë. Po, me këtë numër është dërguar mesazhi që i ka shkuar zotit Rama dhe në të thuhej se Dodë Miri, nga Gurëzi i Laçit, ish-i burgosur politik, e falenderon për përpjekjet që po bën opozita që të përfshijë edhe kategorinë e moshave deri në 75 vjeç në marrjen e dëmshpërblimit… Ky është numri im, por nuk e di se kush e ka dërguar mesazhin. Unë nuk di ta përdor mesazhin në celular dhe nuk kam autorizuar dikë që, në emrin tim, të dërgojë në adresë të kryetarit të PS Edi Rama një mesazh të tillë. Po pse dikush e ka bërë një gjë të tillë? Pasi numri i celularit nuk le asnjë dyshim se nga është nisur mesazhi… Nuk di se kush e ka bërë, por ai që e ka bërë, ka dashur të më prishë punë. Unë politikisht jam me Partinë Demokratike.

Edi Rama erit, po Saliu e ktheu mbrapsht propozimin tone megjithese kaloi ne Komisionin e Ligjeve dhe e coin e 85 vjec. Dod Miri: Te falenderoj per kthimin e sms dhe per korrektesine tane. Sapo mbarova biseden me zotin besnik bare dhe ti kam nis falenderimet e mija. Me fal per shqetesimin. Edi Rama: E kam per detyre dhe Ju falenderoj une Ju.

Kritikoi Spahiun

Homoseksualët, PLL sulmon Berishën „„„

P

TIRANE

artia Lëvizja e Legalitetit ka re aguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Sali Berisha se deklaratat e kreut të kësaj partie për homoseksualët janë të papranueshme. Në një deklaratë për shtyp thuhet se Berisha tejkalon të drejtat e tij kur komenton qëndrimet e Ekrem Spahiut. "Pas deklarimit të djeshëm të Kryeministrit Berisha "pro" organizimit të paradës të LGBT-ve në Tiranë, nuk mbetet gjë tjetër veçse ai të materializojë edhe premtimin e tij të kahershëm për lejimin me ligj të martesave homoseksuale. Ndonëse këtë përkrahje ndaj LGBT-ve e kemi pritur të ndodhë prej ndonjë politikani tjetër, z. Berisha është në të drejtën e tij për të shprehur opinionin personal

për këtë çështje edhe pse shkon kundër vullnetit të shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë. Por, Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të partisë "Lëvizja e Legalitetit" z. Ekrem Spahiu. Ne kemi qëndrimet tona të pavarura e që burojnë prej programit të PLL. Ne asnjëherë nuk kemi komentuar qëndrimet e partive, fjalorin apo batutat e politikanëve të tjerë, sepse mendojmë se çdokush duhet të dije të mbajë vendin që i takon. Po të ishte rasti për komente të tilla, dihet fare mirë se kush ka për të thënë më shumë…," thuhet në deklaratën e PLL. Deklarata vijon më tej duke theksuar se Berisha e bën diçka të tillë për interesa të ditës. "PLL ka në themel të saj ligjshmërinë dhe

Ekrem Spahiu askush nuk duhet të shpresojë se kjo parti mund të përfshihet në akte dhune. Ne respektojmë të drejtat e gjithsecilit dhe mendojmë se Shqipëria është vendi i qytetarëve

porse, duhet të parandalohet me ligj çdo formë prozelitizmi. Si parti konservatore dhe mbretërore që bazohet në vlerat më të mira të popullit dhe kombit shqiptar, PLL mendon se nuk është në traditën tonë fisnike që, për interesa të ditës, të braktisen parimet morale që na kanë udhëhequr prej shekujsh. Ndërkohë, Avokati i Popullit, i cili duket se po pret me padurim që të organizohet një paradë e LGBT-ve në Tiranë, duhet të ndihet më shumë sesa i qetë. Ne presim nga ai dhe Kryeministri që të ndjehen më shumë të shqetësuar nga padrejtësitë që po vuajnë ish-pronarët e ligjshëm, ish-të burgosurit dhe përndjekurit politikë, të varfrit, njerëzit më aftësi të kufizuar, komunitetet fetare, etj. sesa nga fati i një grusht njerëzish."


10

E mërkurë, 28 mars 2012

EKONOMI

Borxhi i brendshëm Financat shesin 141 mln euro bono

N

ë ankandin e djeshëm të bonove të thesarit është shënuar rritje e normës së interesit për bonot tremujore dhe një ulje shumë e lehtë për ato me afat njëvjeçar maturimi. Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, janë shitur në këtë ankand bono me afat 3-mujor dhe njëvjeçar, në total 19.7 miliardë lekë ose afro 141 milionë euro. Për të parat ka

patur një interes më të ulët dhe vetëm 6 kanë qenë kërkesa konkurruese, ndërkohë që pjesa më e madhe është blerë nga Banka qendrore. Interesi i bonove 3mujore në bazë vjetore ka qenë 5.3 për qind, nga 5.27%, që ishte në muajin shkurt. Sa u përket bonove 12-mujore, Financat kishin shpallur shitje në masën 10 miliardë lekë, por janë paraqitur blerës

me 11 miliardë lekë. Si rezultat, interesi ka zbritur në 7.33%, nga 7.34% që ishte në ankandin e mëparshëm. Që nga fundi i vitit të kaluar, interesi i letrave me vlerë të qeverisë, duke përfshirë obligacionet, ka ardhur në rritje, për shkak të kërkesës më të madhe për likuditet nga qeveria dhe kufizimit të blerjeve nga bankat, klientët më të mëdhenj.

Open Data: Borxhi për frymë rritet me 8 për qind në vit Lajmi Shuma e borxhit për frymë të popullsisë ka ardhur në rritje, duke kaluar aktualisht në afro 3 milionë lekë të vjetra për çdo shqiptar. Ajo është rritur tri herë në dhjetë vitet e fundit

„„„

Çdo shqiptar, tre milionë lekë borxh REKORDI

2011, borxhi publik 7.4 miliardë USD

GENC KONDI

B

orxhi për frymë të popullsisë ka shënuar një rritje konstante vjetore, duke kaluar nga 100 mijë, në afro 300 mijë lekë të reja për çdo shqiptar. Open Data Albania, në një studim të saj, konstaton se, në një kohë kur ritmet e rritjes së popullsisë në vitet 2000-2010 kanë qenë relativisht të ulta, faktori kryesor që ka shkaktuar rritjen e borxhit për frymë, ka qenë rritja e stokut të borxhit. Vitet 2002, 2008 dhe 2009 shënojnë tre nga vitet me rritjen më të lartë të borxhit për frymë, përkatësisht 14.44%, 14.63% dhe 13.71%. Ndërsa në vitin 2000 shuma e borxhit për frymë ishte 104.498 lekë, në vitin 2005 ajo ishte rreth 43% më e lartë dhe në vitin 2010 arriti nivelin 223.939 lekë apo 114% më shumë se sa në vitin 2000. Nëse do të supozohej një familje mesatare prej 4 personash, në vitin 2010 borxhi publik që do t’i takonte kësaj familjeje do të ishte 895.755 lekë. Ndërkohë, duhet theksuar se jo e gjithë popullsia është taksapaguese (për shembull popullsia 0-14 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët, etj) dhe kontribuese e drejtpërdrejtë në shlyerjen e borxhit, që do të thotë se shuma e borxhit për taksapaguesit është akoma më e lartë. Viti 2011 shënon një kthesë të rëndësishme në shumën e borxhit për frymë, pasi rezultatet paraprake të censusit japin një popullsi prej 2.831.741 personash apo rreth 11% më pak, referuar shifrave të INSTAT-it për popullsinë, të vitit 2010. Kjo ka shkaktuar një rritje të lartë të borxhit për frymë, pasi tashmë, në shlyerjen e stokut të borxhit janë duke kontribuar më pak shqiptarë. Në vitin 2011, stoku i borxhit, sipas Buletinit të Treguesve të

„ Komunat nuk mbledhin dot taksën e pronës

Rritja më e madhe e borxheve, më 2008-‘09

TIRANE

B

orxhi publik i Shqipërisë rritet 3-4 herë më shpejt se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, sipas statistikave më të fundit zyrtare, në fund të vitit të kaluar ka arritur në shifrën rekord prej 7.4 miliardë dollarësh amerikanë. Në raportin tremujor të ministrisë së Financave, që u publikua dje, vihet në dukje se ky borxh ka kaluar në 772 miliardë lekë, nga 715 miliardë në vitin 2010, me një rritje në masën 8 për qind. Në vitin 2009, kjo shifër ishte në nivelin 682 miliardë lekë dhe në periudhën njëvjeçare 2009-2010 rritja e këtij borxhi ishte 5 %. Sasia nominale e borxhit është rritur brenda 12 muajve të vitit të kaluar me 41 mln euro.

Borxhit të Ministrisë së Financave, arriti nivelin 772.548.000.000 lekë apo 272.817 lekë për frymë. Për vitin 2012, duke supozuar të njëjtin nivel popullsie si në vitin 2011, borxhi për frymë pritet të arrijë 291.588 lekë apo 1.166.352 lekë për një familje mesatare prej 4 personash. Borxhi për frymë është një tregues, që llogaritet si raport i borxhit total publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit (i cili ende nuk është shlyer) me popullsisë e atij vendi.

BORXHET PËR FRYMË TË POPULLSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VITE (NË LEKË)

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Stoku i borxhit

408.290.000.000 423.965.000.000 468.087.000.000 494.584.000.000 516.860.000.000 595.724.000.000 682.519.000.000 715.484.000.000 772.548.000.000 825,702,000,000

Popullsia 3.058.497 3.063.318 3.084.148 3.102.781 3.119.544 3.134.982 3.149.100 3.152.600 3.170.000 3.193.900 3.195.000 2.831.741 2,831,741

Borxhi për frymë 104.498 110.873 126.879 131.588 135.906 149.311 157.056 163.947 187.926 213.695 223.939 272.817 291,588

% e rritjes 6.27% 15.21% 4.34% 3.84% 10.41% 5.66% 4.5% 15.26% 14.57% 4.83% 7.98% 6.88%

LAJME SHKURT

Kryetarët e komunave apo të bashkive nuk mund të detyrojnë banorët për të paguar taksën e pronës. Një ditë pas kritikave të ashpra të kryeministrit Berisha, sipas të cilit pushteti vendor nuk po mbledh taksat lokale, kreu i komunës Paskuqan, Fatos Rexha, u shpreh për median se vështirësitë për mbledhjen e taksave janë të panumërta. E vetmja mënyrë, sipas tij, është sensibilizimi i banorëve. Rexha theksoi se po hartohet një plan për mbledhjen në nivele më të larta të taksës mbi pronën. Ndryshe paraqitet situata në mbledhjen e taksës së bizneseve në këtë zonë

„ FMN: Ende shumë të larta rreziqet globale

“Duhet të bëhet shumë për të nxitur rritjen ekonomike në Greqi”, tha sot zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Naogiouki Sinochara, i cili gjithashtu paralajmëroi një përshkallëzim të ri të krizës në eurozonë. Gjatë një fjalimi në Bangkok, ai tha se "treguesit ekonomikë të vitit të kaluar treguan një rënie të konsiderueshme në ekonominë globale, por pati shenja inkurajuese të javët e fundit”. Zëvendëdrejtori i FMN vërejti se “progresi në ekonominë globale që shihet kohët e fundit është ende shumë i brishtë, ndërsa rreziqet janë ende shumë të mëdha”

Rruga e Kombit

Tenderi, parakualifikohen 5 shoqëri „„„

J

TIRANE

anë prcaktuar pesë kompani, që mund të vazhdojnë garën për marrjen me koncension të mirëmbajtes dhe kryerjes së investimeve shtesë për rrugën nga Miloti deri në Morinë. Ministria e Transporteve njoftoi se subjekteve të mëposhtme, të listuara sipas rendit alfabetik, ju shqyrtuan dhe ju vlerësuan dokumentacioni ligjor, ekonomik dhe teknik dhe u konstatua se për secilin subjekt dokumentacioni u gjend në përmbushje të

plotë të kritereve të kërkuara. Si rezultat. subjektet pjesëmarrëse janë klasifikuar për fazën e parë të kualifikimit. Këto janë: Shoqëria "Autostrada Breshia-Verona-Vicenza-Padova" s.p.a.; Shoqëria "Hochtief Solutions PPP"; Bashkimi i shoqërive "J&P Avax" dhe "Egis"; Bashkimi i shoqërive "Strabag" dhe "Intertoll" dhe Bashkimi i shoqërive "Vinci Concession s.a.s" dhe "Aktor s.a". Kompania e fundit është ndërtuesja e tunelit të Elbasanit. Ministria e Punëve Publike

dhe Transportit ka ftuar të gjithë subjektet parakualifikuese të sipërpërmendura të depozitojnë propozimet e tyre për fazën e dytë të procedurës konkuruese dhe me anë të një njoftimi të dytë do të krijojë mundësinë për subjektet e parakualifikuara të marrin informacion për ecurinë e procedurës konkuruese dhe për përshpejtimin e fazës së dytë për projektin konçesionar "Për dhënien me konçesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë".


E mërkurë, 28 mars 2012

11

EKONOMI

Çmimet rriten pa kriter, në rënie tregu i sigurimeve

P

as shtrenjtimit të tarifave të sigurimit nga subjektet që operojnë në këtë sektor, në dy muajt e parë të vitit 2012, tregu i sigurimeve shënoi një ulje me 24.61%. Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 362 milionë lekë dhe kap shifrën 1.1 miliardë lekë. Numri i kontratave është

ulur me 47.391 copë. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës shënon një ulje në masën 26.35% krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2011. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 174.4 milionë lekë dhe shënon një ulje në masën 13.73% krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2011. Numri i kontratave në sigurimin e

Jetës kapi shifrën 11.177, duke shënuar një ulje në masën 35.16% krahasuar me janarshkurtin 2011. Në 2 muajt e parë të vitit, gjithsej janë paguar 487,160 mijë lekë dëme ose 44.64 % më shumë se në janarshkurtin 2011. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 1.113 raste dhe kap shifrën 3.586, 3.556 dëme nga shoqëritë e Jo-Jetës dhe 30 nga ato të Jetës.

Ish-zv.drejtori i ALUIZNI-t, kritika për institucionin Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Ferdinand Shehi mendon se nuk është procesi i legalizimeve, i cili ka dështuar, por ka qenë puna e bërë nga ish-kreu i këtij institucioni Shaban Memia, e cila praktikisht ka bllokuar punën voluminoze, që të finalizohej. Sipas tij, ka disa drejtime, kryesisht të karakterit organizativ, ku qeveria mund të përshpejtojë ritmet, në mënyrë që të përfundojë procesi konform ligjit dhe ajo të mbajë premtimet e dhëna qytetarëve

„„„

Ferdinand Shehi: Kush e bllokoi procesin e legalizimit Tani duhet një Ministri e Pronës

TIRANE

GENC KONDI

shumë voluminoze – për të hedhur në letër të gjitha hartat, me shumë hollësi, dhe aktualisht strukturat shtetërore kanë në dorë dokumente tepër të detajuara, duke përfshirë që nga shtesat e kateve, ndërtesat pa leje në të gjitha qytetet, lagjet, konkretisht një pasqyrë e plotë urbanistike e të gjithë sipërfaqes së vendit. Këto kanë kërkuar kohë, mund, njerëz dhe fonde, por puna është finalizuar në këtë drejtim.

Z

oti Shehi, ju keni qenë për vite të tëra zyrtar i lartë drejtues i ALUIZNIt. Si e gjykoni faktin që vetëm 4 për qind e ndërtesave që mund të legalizohen janë legalizuar, megjithëse ka vite që procesi duhej të kishte mbaruar? Unë nuk mendoj se duhet të quhet një proces i dështuar legalizimi. Praktikisht, për shumë vite me rradhë drejtoria e përgjithshme dhe sektori që unë kam drejtuar kanë përgatitur, hartuar dhe dorëzuar në organet më të larta të strukturës shtetërore një numër të madh aktesh nënligjore dhe drafte ligjore, me ligje e amendime të ligjeve ekzistuese. Kjo ka krijuar bazën për të ecur normalisht përpara me legalizimin e banesave në të gjithë vendin dhe, në fakt, janë përgatitur dhjetëra mijëra dosje nga degët e ALUIZNI-t në qarqe, shumë qytetarët kanë marrë faturat në dorë, mijëra

Drejtoria nuk e kryen punën e vet mirë, kur nuk u jep faturat qytetarëve. Këtu kemi patur vonesa jo të vogla, të pajustifikueshme

Në foto: Ish-zëvendës drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Ferdinand Shehi Kjo kërkoi një kohë të caktuar. Më pas, Komisioni i Venecies u shpreh, duke thënë se pronari i ligjshëm i parcelës duhet të dëmshpërblehet në momentin kur parcela ndryshon pronësi, ndryshe kemi të bëjmë me

Afatet

Penalizimi, nëse s’paguan faturën 3 vjet, shembet ndërtimi „„„

të tjerë kanë kryer pagesën dhe shumë prej tyre tashmë kanë finalizuar përpjekjet e tyre, duke marrë tapitë në Hipotekë. Kjo është faza finale e këtij procesi. Por, prapë se prapë, 96 për qind e banesave të përfshira në proces nuk kanë finalizuar regjistrimin e tyre… Gjatë këtyre viteve, ka patur shumë bllokime të procesit, siç ishte, psh, rasti i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese për interpretim prej Komisionit të Venecies të kalimit në pronësi të parcelës ndërtimore, mbi të cilën ishtë kryer ndërtimi pa leje.

shkelje të së drejtës kushtetuese të pronës private. Kjo solli ndryshime në ligjin dhe praktikën e këtij procesi. Kjo, për të treguar një rast. Nga ana tjetër, është bërë një punë – e padukshme për publikun, por

Mund të thoni që drejtoria e ka kryer punën e vet? Ngadalësia në përfundimin e legalizimeve vjen edhe nga mungesa e dëshirës apo e mundësive të qytetarëve të ndryshëm për të shlyer faturën e legalizimit. Ndonëse është shumë më e vogël se sa pagesa që duhet për të blerë tokën rregullisht dhe për të ndërtuar mbi të një banesë, sidoqoftë, flitet për shifra, që nuk i ka kushdo në dispozicion. Drejtoria nuk e kryen punën e vet mirë, kur nuk u jep faturat

M

TIRANE

jaft qytetarë, sidomos në Tiranë, edhe pse kanë marrë faturën financiare për të bërë pagesën për shtesën e pallatit që e kanë ndërtuar pa leje, nuk paguajnë. Në këtë mënyrë, ata penalizojnë të gjithë banorët e tjerë të pallatit. Këtë ngërç e pranon edhe drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, Kreshnik Bozho, i cili tha për median dje se fillimi i zbatimit të vendimit për pagesat me bono privatizimi do ta ulë dhe më tepër këtë faturë. Sipas ligjit, nëse fatura financiare nuk paguhet brenda tri viteve, atëherë nisin penalitetet që shkojnë deri në shembjen e ndërtimit. Megjithatë qytetarëve do t’u lihet gjithë koha e

nevojshme në dispozicion dhe më pas do të merren vendime për këto raste, konkretisht për secilin prej tyre më vete.Agjencia e Legalizimit për Qarkun e Tiranës do të përfundojë edhe dosjet për shtesat e pallateve të ndërtuara deri në vitin 1993, si dhe për pallatet e ndërtuar gjatë këtyre viteve, por që kanë kapërcyer kufijtë e njohur tek leja e ndërtimit e lëshuar nga organet kompetente. Kjo ka bërë që fluksi i punës në zyrat e këtij institucioni të rritet ndjeshëm dhe numri i qytetarëve që kërkojnë sqarime është tepër i lartë. Për shkak të problemeve që kishte Drejtoria e Legalizimeve e Tiranës dhe ajo e Përgjithshme, u paralizua puna për gati 9 muaj, megjithatë aktualisht synohet që gjithshka t’i kthehet normalitetit.

qytetarëve. Këtu kemi patur vonesa jo të vogla, të pajustifikueshme. Pse kanë ardhur ato? Ka patur një centralizim të dëmshëm të vendimmarrjes në nivel qendror, pra çdo certifikatë duhej të nënshkruhej nga drejtori i përgjithshëm. Kjo e vononte punën. Decentralizimi është më i efektshëm. Në fund të fundit, drejtori i përgjithshëm do të firmosë një dokument të përgatitur nga qarqet. Atëhere, le ta japë certifikatën direkt ALUIZNI i Qarkut! Aktualisht, situata është rregulluar nga ana ligjore, pas ndryshimeve që u bënë në praktikën e punës, por, në rast se rezultatet janë kaq të ulta, kjo ngarkon me përgjegjësi drejtorin që sapo është larguar. Në rast se qytetarët nuk paguajnë faturat, ku është përgjegjësia e drejtorisë? Drejtoria duhet ta studjojë dhe ta evidentojë si problem edhe këtë e të dalë me propozime konkrete. Ka qenë një kohë, kur shumë qytetarë ndërtuan shtëpi pa leje në zonat informale. Ata shitën ç’kishin në zona të tjera, morën para nga emigracioni dhe ndërtuan shtëpitë. Tani, që u kërkohet pagesë për legalizim, ndodhen në vështirësi. Qeveria ka lejuar lehtësimin, duke pranuar pagesë me bono privatizimi, që kushtojnë më lirë në treg se sa kur pagesa bëhet 100 për qind me lekë. Prapë, nuk e quaj të përfunduar me kaq detyrën e drejtorisë së përgjithshme. Së pari, duhen parë çfarë mundësish ekzistojnë që procesi i pagesës të kryhet, me anë të kreditimit bankiar, psh, etj. Së dyti, ky proces duhet të ketë afate shtrënguese. Në rast se qytetari e di se, pas një kohe të caktuar, nuk do t’ia tolerojë njeri mospagesën e faturës së legalizimit, pjesa më e madhe e pronarëve të ndërtimeve informale do të bien dakord të paguajnë detyrimin. Personalisht, kam konstatuar zvarritje të pafalshme. Mund të them se nuk ka dështuar procesi i legalizimeve, që s’ka pse të dështojë, por nuk ka qenë në lartësinë e duhur puna e Shaban Memisë, si drejtor. Çfarë mund të ndikojë tjetër në zgjidhjen e problemeve të pronës së patundshme, që ka njëfarë bllokimi e që mban pezull investime të konsiderueshme në vend? Gjykoj dhe kam propozuar edhe më parë, që duhet të kijohet një institucion i lartë, edhe në nivel ministrie, që të koordinojë punë për legalizimet, hipotekat dhe kthimin e kompensimin. Kjo do të kishte një detyrë të madhe: kthimin në normalitetin që meriton të pronësisë mbi të patundshmet. Aktualisht, pashë që qeveria synon krijimin e një drejtorie të përgjithshme brenda strukturës së ministrisë së Drejtësisë, për pronën. Edhe ky mund të ishte një hap pozitiv.


12

E mërkurë, 28 mars 2012

SPECIALE

“Islamikët” e Shqipërisë „„„

S

TIRANE

ekreti është nëpër detaje, thotë Abu Bakker Qassim, ndërkohë që duart e tij punojnë në mënyrë të shpejtë brumin me një lehtësi mashtruese. Eshtë e shtunë në mbrëmje, herët, ndaj njerëzit s'kanë filluar të vijnë dhe Qassim është në kuzhinën e pizzerisë. Sytë të fshehura pas syzeve, nuk lënë të shpëtojë asgjë; Ai mban veshur një bluzë të bardhë të cilën thotë se ia ka dhënë avokati i tij nga Boston pothuaj 6 vite më parë kur ai zëvendësoi rrobat e burgut. Ka kujtime të rralla për të kaluarën 34 vjecare. Nuk do të jetojë me ato katër vite që u mbajt në burgun e Guantanamos, apo për vitin e parë të vështirë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Duke u menduar sesi të mbijetonte jashtë zonës së zjarrit, sesi ta linte pas eksperiencën e Gitmos, do të thote që të kënaqesh me të tashmen. Pizza, eshtë pjesë e gjithë këtij procesi. "Mu desh një muaj të mësoja" thotë ai ndërkohë që ka hedhur vaj mbi brumin në picerinë MeGusto, që si shumica e picerive në Shqipëri bëjnë pica Hallall për klientelën e tyre myslimane. Çdo ditë që kur ai shijoi copën e parë të picës në 2007 dhe i kishte vendosur një emër të vetin, ai ha piza. Duket komike, shumë trilluese si tregim, por nuk ka asgjë të cuditshme në krenarinë e Qassim, apo në ëndrrën e tij se një ditë do të hapë një restorant. "E kam nga zemra. Nuk mërzitem asnjëherë" thotë ai. QASSIM është një ujgur, një minoritet mysliman kinez. Ka të paktën 8 milionë ujgurë që jetojnë në një rajon në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin shumë prej tyre në përpjekje për pavarësi nga qeveritarët komunistë kinezë. Që nga lirimi i tij në 2006, ai jeton në Shqipëri se bashku me tre ujgurë të tjerë, si ai, ish të burgosur të Guantanamos. Një i pestë që ishte 6 vite më parë në Shqipëri, iu dha statusi i refugjatit në Suedi Guantanamo është një histori e treguar shpesh aq emocionalisht dhe politikisht e lidhur gjithmonë me debatet e burgut që fillon me argumente adoleshentësh dhe përfundon me zera të ngritur. Por historia e Qassimit dhe e 22 ujgurëve që USA ndihmoi për të lënë Guantanamon, është e thjeshtë për tu rrëfyer. Qassim persekutohej në Kinë dhe si gjithë ujgurët e targetuar nga qeveria, vendosi të largohet. Ai thotë se shpresonte të ikte në Turqi dhe të merrte edhe familjen. Ai ishte në Afganistan duke pritur vizën, në një zonë që quhet "fshati i ujgurëve" kur filluan sulmet e pas 11 shtatorit dhe burrat u kapën. Forcat pakistaneze kapën të 22 ujgurët kur ata tentuan të kalonin kufirin dhe iu shitën Amerikës për 5 mijë dollarë secili. Ata u thanë pakistanezëve që i kapën se ishin nga Uzbekistani - të tmerruar që ata do ti kishin kthyer në Kinë nëse do të thoshin se ishin Ujgurë. Kur ata ranë në duart e Amerikanëve ata u çliruan dhe treguan

ISH-TE BURGOSURIT Si ka ndryshuar jeta e ish-të dënuarve në burgun e Guantanamos në Shqipëri. Historia e tyre

Ujgurët në Tiranë martohen, Qassim shtohet me një vajzë

Qassim: Kam lënë në Kinë, gruan e tre fëmijë, por jeta vazhdon nacionalitetin e tyre. "Në momentin që pamë flamurin amerikan dhe ushtarët amerikanë menduam "ata na njohin. Ne jemi ujgurë. Ne jemi nga Kina dhe Kina është armik me Amerikën" thotë Qassim. "Nëse shkon në Amerikë, Amerika është një vend i madh...ishim kaq të lumtur". Por ata u dërguan në bazën amerikane në Kandahar, në Afganistan, ku ata u konsideruan si terroristë talebanë, u rrahën dhe u cuan në burgun e Guantanamos si luftëtarë armiq. Shumica e atyre që i merrnin në pyetje e kuptonin se arrestimi i tyre ishte një gabim dhe ua thoshin privatisht se ata do të liroheshin. Administrata Bush u bind nga fundi i 2003 që ata qartësisht nuk ishin "armiq". Zv.sekretari i shtetit në administratën Bush, dhe shumica e zyrtarëve që bisedonin me Kinën, e quajtën mbajtjen e Ujgurëve në Guantanamo si "një gjë tragjike". Por do të duheshin 4 vjet, deri në 2006, për të rregulluar këtë gabim dhe lirimi i tyre u komplikua nga kërkesa e Amerikës që Kina të mbështeste luftën në Irak. Edhe rreth 12 ujgurë të tjerë u cuan në Guantanamo në 2009 dhe 2010 dhe u liruan tek vendet e tjera që pranonin refugjatë - Bermuda, Palau dhe Zvicër. (ka pasur negociata edhe me Kanadanë por Ottaëa refuzoi). Pesë ujgurë mbetën në Guantanamo, gati 10 vjet pas kapjes. Ata nuk janë të vetmit për të cilët Pentagoni thotë se nuk duhet të mbahen. 89 nga 171 të burgosurit u "aprovua transferimi" nga departamenti i mbrojtjes i USA. Kur Barak Obama mori detyrën, lirimi i tyre ishte ndër prioritetet kryesore. Shumë prej tyre u dërguan në Irlandë, Portugali, Francë dhe shumë vende të tjera që donin të mbanin marrëdhënie të mira me presidentin e ri. Por çfarë bëri Qassimi dhe të

Abu Bakker Qassim me vajzën e tij

tjerët që nuk e bëri administrata Obama. Ata bindën publikun që nuk ishin terroristë. Shqipëria, një ish vend komunist me 3.2 milionë banorë në bregdetin Adriatik, ishte ndër të parat që në 2006 kur Administrata bush u kërkoi vendeve të merrnin të burgusur ujgurë, ishte ndër të parët, dhe u rrit zemërimi i Kinës për ta. Shqipëria gjithashtu ra dakord të merrte të burgosur nga Uzbekistani, Tunizia, Algjeria, Egjipti dhe Libia, që gjithashtu kishin frikë nga persekutimi nëse do të ktheheshin në vendet e tyre. Reagimi i parë ishte pyetja: Shqipëria? "Herën e parë që po shihja qytetin çdokush më shikonte" thotë Athar Qasim Bassit, ndoshta më xhentili dhe më i ndrojturi i grupit, dhe i vetmi beqar. "ata ishin të frikësuar, dhe unë gjithashtu". Viti i parë kaloi si kaloi. Ata ishin të frikësuar, konfuzë dhe jetonin nën turpin e Guantanamos në një kamp refugjatësh të ruajtur me roje. Shqiptarët nuk ishin aq të zemëruar me guantanamon ashtu sikurse ndodhte në vende të tjera myslimane. Shqipëria është një aleat që e do shumë SHBA dhe një nga rrugët e saj quhet "George Ë.Bush". Bushi pati një pritje të jashtëzakonshme në vitin 2007 , e para vizitë e një presidenti amerikan. Ujgurët trajtoheshin me dyshim. Një ditë pas vizitës së Bushit, Qazimi humbi - në

mënyrë figurative - dhe shkoi në restorantin Ahmet Dursun. "Erdhi që të pyeste se nga të shkonte...e pyete: Çfarë bën këtu?" thotë Dursun. Dursuni ka ardhur nga Turqia në 1991 për të studiuar në shkollën e famshme të Operas në Tiranë. Duket se u gjet rehat këtu. Por pasioni i tij nga opera kaloi te ushqimi, te e shkruara dhe filantropia, dhe kur e realizoi ambicien e tij pa se ishte më e madhe se zëri i tij. "Këndoj, por në guzhinë" buzëqesh ai. "Nuk kam qenë ndonjë talent i madh si Pavaroti, kështu që e kuptova menjëherë". Dursun dëgjoi historinë e Qassim dhe donte ta ndihmonte. "Nuk është vetëm historia e tyre, është historia jonë. Ju jeni nga Kanadaja, unë nga Turqia por mund të ishim edhe nga Turkistani Lindor. Nuk mund të thuash, kështu ishte fati". Dursun e bindi Qassim të dilte në lajmet e stacioneve televizive dhe të edukonte shqiptarët rreth ujgurëve. Ai gjithashtu i kërkoi që të gatuante ushqim ujgurësh për një mbledhës fondesh mjedisi, duke dashur mbjelljen e 5 mijë pemëve në shkollat fillore. Kështu ofensiva e marrëdhënieve publike rezultoi e suksesshme. Ujgurët u përpoqën shumë - duke e integruar veten e tyre jo vetëm në xhami, por përgjatë gjithë qytetit, duke mësuar shqipen dhe artin e të

bërit pizza, duke marrë mësime në universitetin e qytetit. Ata kërkuan për gra ujgure- online. Gratë ( që ju kërkua që të mos fotoigrafoheshin për shkak të frikës së të afërmëve të tyre që jetonin në Kinë) ju dha rezudenca në Shqipëri kështu që mund të martoheshin. Tre çifte kanë edhe fëmijë, duke përfshirë Qassimin, gruaja e të cilit lindi një vajzë që e quajtën Zeynap. Por asgjë nga këto nuk është një fund përrallor. Në Shqipëri, opsionet e tyre janë të limituara dhe shumicën e punëve e bëjnë në mënyrë vullnetare (Qassim nuk merr rrogë por honorare për njohuritë që ka për pizza). Ata nuk kanë nënshtetësi, kështu që është e pamundur të udhëtojnë. Shqipëria mbetet e zhutyr në varfëri. Dera e ndërtesës ku jeton Qazim ishte vjedhur natën. Martesa e fundit e Qazimit është një e ëmbël e hidhur. Ai ishte i martuar dhe ishte baba i tre fëmijëve kur u kap dhe u dërgua në Guantanamo 10 vite më parë. Ai kaoloi katër vite në Guantanamo por kur mbërriti në Shqipëri, u përpoq të gjente një pasaportë për gruan - nëpërmjet lidhjeve diplomatike madje edhe me rryshfete. Por ajo ndiqej nga autoritetet kineze dhe u kap prej tyre. Dhe përfundimisht, ajo e la Qassimin të lirë. "më tha se kishim 11 vjet që nuk e shihnim njëri tjetrin. "Ti je atje, unë jam këtej. U përpoqëm për gjithcka...tha ajo. "Shih për ndonjë nuse dhe martohu". "11 vjet pritje, dhe pas kësaj kohe nuk durova dot më. Nuk është e lehtë, por nuk kiishim zgjidhje tjetër" thotë ai. Qassim e takoi gruan e dytë nëpërmjet miqve dhe herën e parë që folën ai ishte i ndershëm: "e mora numrin e saj të telefonit dhe i thashë direkt: kam një grua dhe fëmijë në shtëpi. Po përpiqem ti marr këtu". Por ajo e dinte historinë e tij dhe nëpërmjet lidhjeve shqiptare, një mik të Qassimit, arritën të marrin një vizë për të. Erdhi në Tiranë. Ata u martuan shumë shpejt. Fëmija i tyre, lindi në 30 janar. Qassim mban kontakte të rregullta me gruan dhe fëmijët, duke hyrë në skype kështu që ata e dinë se kanë edhe një motër. I fundit i mbajtur në Guantanamo u dërgua në Algjeri në janar 2011. Ujgurët në Shqipëri i ndjekin nga afër të rejat që vijnë nga Guantanamo. Ata ndihen të kapur në shumë mënyra dhe në mënyrë të vecantë kur mendojnë për qëndrimin e të pestëve. "Sigurisht nuk mund ti harrojmë ata...ne ishim si vëllezër" thotë Bassit. "Për mua, baza e Guantanamos nuk është mbyllur akoma". Qassim tregon se ka ndjenjën e fajit që mbijetoi. "Ishim të gjithë së bashku. Ne jemi të pafajshëm, po ata nuk janë?" Marrë nga Toronto Star


E mërkurë, 28 mars 2012

13

RUBRIKA

NGA MIRA KAZHANI

Në foto: Avokati i Popullit, Igli Totozani

Rrëfimi ndryshe i Avokatit të Popullit: Pse i mora romët në godinën e shtetit. Nuk do konkurroj për një mandat të dytë

N

ëse kërkon për të në internet do të dalin një numër i pafund bot imesh në median e shkruar, por e tashmja është gjithmonë sunduese dhe ideja e tij për të strehuar familjet rome në koridoret e institucionit të Avokatit të Popullit arrin të struk çdo akt tjetër të tij. Igli Totozani nuk është një burrë me thinja dhe avokat me mjekër, siç rëndom shohim në mos në jetën e përditshme, në ato filmat amerikanë dhe kjo gjë më ka bërë gjithmonë përshtypje në Shqipërinë tonë. I kemi avoktatët shumë të rinj! Aty ku duhen të vjetrit kemi të rinjtë dhe aty ku duhen të rinjtë s’të lënë mjekrat e vonuara. Sidoqoftë ai është fytyra e dialogut të parë PD-PS pas tre viteve bojkot që e lodhën këtë vend me mungesë edhe tejprani. Vende ekstremesh në çdo pllakë të bulevardit ku po kaloj pikërisht tani rrugës për tek njeriu i të drejtave të popullit. Lulet e kallçukut mbi bulevard nuk ta lehtësojnë shumë pranverën, por parathënien e saj e kanë si dëshmi. Mirë dhe kaq! Sapo mbërrij tek Avokati i Popullit, shkëmbej nja dy tre fjali me sekretaren, e cila ka një grumbull ftesash mbi tavolinë së bashku me gazetat. Për hir të së vërtetës, vjen era punë, të paktën në fotografinë e parë që i bën më sy mbërritjes aty. Dera hapet dhe zoti Totozani del me një buzëqeshje të mirësjelltë që mbytet nga zhurma e lëvizjes së derës. - Ne nuk jemi takuar kurrë më parë,- më drejtohet ai. Jo, asnjëherë dhe ju dukeni më ndryshe nga ekrani. Unë ju kam fiksuar në memorie në shkrimet që bënit gjatë një periudhe të gjatë kohe. - Ah po, thotë ai. Kanë qënë kohë të bukura, por dhe të vështira. Për 6 vite kam qenë i papunë. Edhe pse kisha mbaruar studimet pasuniversitare, kisha një curriculum vitae të mirë me përvojë në administratë. Kam qënë 6 muaj shef kabineti me ministër Ben Blushin, këshilltar për arsimin pranë kryeministrit Nano, këshillltar në ministrinë e Mbrojtjes në kohën e Majkos. Me socialistët kudo, e ngacmoj unë. Ai e kalon si pa e vënë re ndërhyrjen time dhe vazhdon rrëfimin e të shkruarës e cila duket që e përndjek, jo vetëm si një kujtim. Pas 2005-ës ai konkuronte vazhdimisht për një vend pune si pedagoh në fakultetin e juridikut ku edhe pse kishte 40 vende bosh sërish ai nuk përzgjidhej, të paktën këtë pohon. Të kanë inatosur ato 6 vite? - Jo, përkundrazi. Gjeta shpëtim tek krijimi. Shkruaja dhe vazhdova për-

IGLI TOTOZANI: Avokatinë e njerëzve s’e bëj për protagonizëm

pjekjet. Ka qënë përvoja më e vështirë, por besoj më e vlefshmja. Kujtoj problemet ekonomike, sepse edhe ato ishin një histori më vete. Fëmijet ishin të vegjël, por për fat kam patur mbështetjen e prindërve. Ju keni bashkëshorten italiane. Pse nuk emigruat atje? - Unë kam jetuar gati 6 vite në Gjenevë. Aty kam kryer studimet, por edhe kam punuar. Nuk di si të ta përshkruaj, do duket e tepërt ndaj ndoshta është mirë të mos e shkruash këtë që do të të them. Kur merrja avionin pas pushimeve të verës ishte ankthi më i madh. Ndonjëherë kam menduar sikur ai avion të rrëzohej. Shqipëria është si një magnet. As pushimet nuk i bëj jashtë vendit. Gruaja ime është nga Sardenja dhe të mendosh që është një vend vërtet i bukur me njerëz të dashur madje në mënyrën sesi i ruajnë lidhjet të kujtojne Shqipërinë e kohës së Enverit atëherë kur ishim të lidhur shumë me gjithë fisin. Më vjen keq, por unë zgjedh Vlorën, Jalin vetëm atje arrij të pushoj. Nuk e di çfarë ka ajo Vlora por aty rigjenerohem. Sa më shumë koha kalon aq më fort lidhem këtë vend. Ndërsa ai flet, gjej një të përbashkët jo vetëm timen, por të shumë shqiptarëve ndaj dhe prirem ta besoj që ai po tregohet i sinqertë dhe nuk po përpiqet të bjerë në sy siç m’u duk se e bëri me romët para disa kohësh. Ai ka pranuar edhe papunësinë dhe nuk e ka lëshuar nga dora magnetin e tij. Por nuk ka qënë vetëm idealizëm ndoshta. Disa njerëz lidhen shumë pas një ëndrre dhe nuk ka zot ti ndal. Ndoshta e keni ditur z. Totozani që një ditë do të ishit këtu? Njeriu nuk pret kot, ashtu I pashpresë! - Ka patur moment të vështira por ndoshta jam natyrë komplekse e ndjeshme dhe njëkohësisht kokëfortë. Sa më shumë ta mohojnë të drejtën, aq më shumë e kërkon. I ndjeshëm jam bërë pasi u bëra baba. Fëmijët të ndryshojnë jetën, por edhe ndërgjegjen. Tani nuk jam më si sikur i përthithur vetëm nga mendimet

dhe qëllimet kam kudo një zemër. shumica të paktën 28 prej tyre me E keni marrë me vetë këtu në ftohje të rëndë. këtë zyrë z Totozani? A mos duTë nesërmen në mëngjes ende het të kishit marrë vetëm ligjet. nuk dija se ç’kish ndodhur me ta - I kam marrë të dyja. Të kombin- kur bie telefoni dhe im atë më thotë: uara mirë sjellin të mira qytetare dhe Ata po vijnë, se mos thua që ke bërë merr paketën mbi tavolinë dhe me shaka, se gjynah! sportivitet më thotë se duhet të tyNë një moment ngela dhe as vetë mos një cigare në ballkonin e zyrës. se kisha parashikuar. Thirra disa nga Unë marr bllokun tim të vogël dhe stafi dhe ju thashë ne nuk do t’i kthene shoqëroj. Bisedat në këmbë dhe kur im mbrapsht dhe se do të duhet të mermërdhih nga era që frynë seç kanë një rnim masat për t’ju bërë vend brenda duhmë sinqeriteti më të madh. Rastë- në institucionin tonë, më tregoi ai. sisht mësoj që ai është i biri një psikiMë kanë thënë që ju s’keni atri, Dragush Totozani. dalë nga zyra për 10 ditë. Keni Sa mirë, i them, i paske fjetur këtu? shëptuar depresioneve të vog- Po në zyrë , ja tek ai kolltuk ku je la më mirë nga të tjerët. ulur ti, kam ndenjur 10 ditë. Por nuk Ai thith cigaren dhe më tregon se isha vetëm unë. Ishin dhe 4 nga adminshpëtimin e mendjes e ka patur në istrata që e kanë gdhirë këtu. Vetëm t’i median e shkruar. Papritur e dëgjoj shikonit, sesi ju erdhi shpirti në vend pas ngrohjes, ushqimit dhe ilaçeve atytek i përgjigjet dikujt nga jashtë. – Pas pak, se tani jam me një re njerëzve. Ushqimi ka ardhur 10 ditë rresht tre vakte nga qendra Stefan. U gazetare. Poshtë ballkonit të tij janë dy angazhuan të gjitha OJQ-të dhe burra që shqiptarçe po i vijnë rrot- shoqatat. Askush nuk mungoi dhe ull godinës së Avokatit të Popullit. Kushedi ç’hall do kenë e them unë? Do t’i takosh kur të iki unë apo the ashtu meqë unë isha këtu? -I takoj të gjithë. Më vjen mirë që numri i ankesave është rritur ndjeshëm. Kjo tregon që është rritur besimi tek institucioni. Që nga janari e këtëj janë mbi 1300 ankesa. Duhet të jeni Në foto: shumë i zënë. Po ajo Totozani duke puna e romëve ç’qe? pritur romët Ai qesh pak dhe më në godinën e thotë: Avokatit të - Ishte një dekPopullit laratë e beftë e imja. Kur shkova dhe i pashë besova (të lutem më beso ma thotë duke më ngulur aty pashë se shoqëria civile nuk ishsytë me bindje) që shteti pa dy- te indiferente dhe mendoj se ka shim do kishte një vend për t;i ardhur koha të ngremë rrjetin kostrehuar ata njerëz, një palestër, mbëtar të shoqërisë civile. Ka qënë një kopësht…U ktheva në zyrë dhe një ide e hershme e imja dhe kur e harrova për disa orë atë që pata isha në Paris, sepse edhe ata kanë thënë edhe pse më erdhi keq aq një të tillë pak a shumë i vura vulën. shumë sidomos për fëmijët që ishin Jo të gjithë ma kanë mirëpritur. Një

organizim i tillë kërkon punë vullnetare, por kërkon përkushtim dhe në përgjithësi administrate është mësuar më shkresa dhe jo me nisma por besoj që do ambjetohen edhe me këtë ritëm. Kush të mërzitet le t’i gjejë vetes rrugëzgjidhje. Unë kam ardhur këtu dhe besoj e ke dëgjuar ose lexuar që nuk do të kërkoj një mandat të dytë. E kam bërë për dy qëllime. I pari, sepse nuk dua të jem i detyruar të punoj që t’i bëj qejfin njërit, apo tjetrit dhe në këtë mënyrë të shpenzoj 4 vite duke i shërbyer interesave si e si që të zgjidhem edhe njëherë. Le të themi se të keqen më të madhe e kam parë me sy, pra unë nuk do të rizgjidhem pas mandatit të parë dhe kjo më lehtëson punën dhe më lejon të zbatoj ligjin. E dyta, është se mendoj se kudo duhet rifreskuar me ide të reja. Shqipëria ka nevojë t’i ndryshojë ujrat dhe duhet ta nisim nga vetja. Por ti kthehem sërish idesë për agjensinë kombëtarë të shpqërisë civile. Do të ketë një rrjet kombëtar të shoqërisë civile të cilët së bashku me Avokatin e Popullit do të kenë një axhendë të përbashkët. Psh, gratë e dhunuara, homoseksualët, etj. Duke u organizuar kështu çdo projekt është më i realizueshëm. Edhe në takimet që kam patur me ambasadorët m’a kanë mbështetur këtë ide. Ai flet dhe gati nuk pushon së foluri për idetë dhe projektet e tij. Duket sikur i ka ardhur zogu në dorë dhe e vetmja gjë që dëshiron është të realizojë legjendën e tij personale. Duket ambicioz por edhe i natyrshëm. Kur i thashë se kisha menduar se gjithçka bëri ishte protagonizëm, nuk i erdh mirë, por nuk e dha veten aspak. Por pas një ore bisedë sa herë që fliste për njërën nga ëndrrat e tij , synimet (sesi më duket të flas për ëndrrat e Avokatit të Popullit , ndaj po i quaj projekte edhe pse mua më tingëllojnë ëndrra) më kthehej duke më thënë: Eh, se ti më kompleksove që më the atë fjalinë s’e e bëra protagonizëm, por po ju flas me sinqeritet. Nuk dua t’ju rrëmbej vëmendjen. Dua të bëj diçka këtu. Unë e di ç’do të thotë most ë të jepet mundësia ndaj e vlerësoj shumë këtë që kam sot. Që të dy po pimë një kafe shumë të lezetshme pasi ka më shumë qumësht dhe pak pluhur kafeje. - E zbulova vonë që më bënte dëm dhe kam gjetur këtë variant. Sepse kafja si shumë gjëra është edhe ves dhe njeriu shpesh bën zgjedhje strategjike. Më tej më tregon për një plan të afërt që ka në lidhje më organizimin e një konference në Tiranë ku do të marrin pjesë 50 “Ombudsman” nga e gjithë bota. Vetëm sot ka patur disa takime si me përfaqësues të komunitetit gay “LGBT”, nga shpqëria civile, qytetarë të ndryshëm, të cilët ndajnë shqetësime nga ordineret e deri tek më të komplikuarat. Të drejtat e fëmijëve janë në frontin e parë të projekteve ndoshta sepse Luca dhe Matteo (dy djemtë e tij) ia kujtojnë çdo mëngjes se kanë nevojë për mbrojtje, jo vetëm nga prindërit. Të ndërtosh sistemin e të drejtës ndoshta duhet të kalosh në kalvarin e të papunit, të përbuzurit, dhe më pas të lëshosh deklarata të befta që kthehen në inisjativa. Nuk di përse por pata ndjesinë që duhet të ngrihesha dhe të rinisja aty ku e kisha lënë ditën time. U përshëndetëm dhe në oborrin përjashta ishin ende ato dy burrat që prisnin poshtë ballkonit. Kishin atë pamjen e dy njerëzve që pritja i kish zverdhur, por edhe kalitur. Mund edhe mos t’ju flisja, por zemra më tha të kundërtën ndaj fola:- Shkoni tani, ai po ju pret!


14

E mërkurë, 28 mars 2012

SOCIALE

Matura 2012, për herë të parë formular për nxënësit minoritarë

K

ëtë vit, për herë të parë, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar edhe një formular, i cili është plotësuar vetëm nga nxënësit minoritarë. Bëhet fjalë për formularin A1G, që sipas specialistëve të ministrisë së Arsimit, është parë i nevojshëm që të përdoret pas kërkesave të shumta që kanë ardhur nga minoritarët, për të dhënë gjuhën e tyre

greke si gjuhë të dytë në provim. "Pas kërkesave të ardhura gjatë viteve të kaluara të maturës, nga nxënësit minoritarë për të dhënë gjuhën greke si gjuhë të dytë në provim, që është një e drejtë legjitime e tyre, Ministria e Arsimit e pa të arsyeshme t'u shpërndante atyre formularin A1G. Ky formular është shpërndarë për shkollat që janë

pastërtisht minoritare, pra kanë shumicën absolute të nxënësve, dhe jo në ata shkolla ku ata kanë një përqindje të vogël. Kështu ky formular është shpërndarë në shkollën e fshatit Bularat si dhe te "Pandeli Sotiri"", - na shpjegojnë specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, të cilët janë me përgatitjen e procedurave të maturës shtetërore.

Koordinatorja: Lufton shprehjen: Kush të rreh, të do

Nxënësit, karton i kuq për të pabindurit Risia, projekti "Combi" edukon mësuesit Prej kohësh në shkollat tona ka nisur të aplikohet nj projekt, sipas të çilit, mësuesi ka në dorë një karton jeshil dhe një karton të kuq. Kur nxënësi bën një sjellje të pahijshme mësuesi, nuk e qorton, por thjesht ngre këtë karton. Dena Grillo, koordinatore e projektit "Combi" që po aplikohet në shkollat tonë në bashkëpunimin me ministrinë e Arsimit dhe UNIÇEF na shpjegon si ka funksionuar ky projekt dhe a është pritur mirë nga mësuesit... „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

Q

ë prej disa muajsh, në shkollat tona ka filluar e aplikohet projekti "Combi". Por ka pasur shumë ankesa nga mësuesit për kartën "PEET", çfarë është kjo kartë? Karta "Peet" në asnjë rast nuk penalizon dhe nuk ndëshkon fëmijët apo nxënësit. Është vetëm një mjet edukativ më shumë në dorën e mësuesit, në mënyrë që t'i vijë në ndihmë atij në edukimin e nxënësve dhe në vendosjen apo mbajtjen e rregullit në klasë. Pra, qëllimi ynë final është sjellja e mirë e mësuesit dhe nëpërmjet kësaj sjelljeje edukimi i mirë i nxënësit. Nëpërmjet kartës PEET ndodh një proces ndërgjegjësimi. Duke qenë se ne kemi akoma nëpër shkolla një brez mësuesish që janë rritur me formulën "kush të rreh, të do", sa arrijnë mësuesit tanë, që në vend që t'u bërtasin nxënësve, në momentin që ata bëjnë një sjellje të gabuar, t'u tregojnë kartonin PEET? E para, dhuna, si fizike dhe psikologjike, ndalohet me ligj. Si rrjedhim asnjë mësues nuk ka të drejtë të përdorë dhunë fizike apo psikologjike ndaj nxënësve dhe kjo është pjesë e

urdhrave administrativë të MASH-it. Karta PEET është vetëm një element i programit dhe skepticizmi ndaj saj nuk duhet të na ndalojë të promovojmë mënyra të reja disiplinimi, bazuar në një komunikim të mirë dhe efektiv. Sa i përket shprehjes që përmendet ju "Kush të rreh, të do", "COMBI" lufton pikërisht këtë shprehje.

ranë, por edhe nëpër rrethe që karta "PEET" është parë si një mjet penalizues. Pra me tre karta "PEET" nxënësi merr paralajmërim për përjashtim nga shkolla, etj... Kjo është e gabuar. Karta "PEET" në asnjë rast nuk paralajmëron apo përjashton nxënësin nga shkolla. Çdo shkollë ka rregulloren përkatëse në përputhje me urdhrat administrativë të MASH, si

Çfarë është në të vërtetë projekti "Combi"? ÇOMBI është një Qëllimi final është sjellja e program, komunimirë e mësuesit dhe kim për ndryshimin e sjelljes dhe nëpërmjet kësaj sjelljeje mënyrave të reja të edukimi i mirë i nxënësit disiplinimit që përmbahen në procesin "PEET". Karta PEET është element që përdoret paralajmërohet për përjashtim në bazë të qasjes individuale të dhe si përjashtohet nga shkolmësuesit, kur ai e sheh të arsye- la një nxënës. Ndaj është shme. Pra, mësuesi kur vëren një shumë i rëndësishëm ky mesjellje të pahijshme, por gjith- sazh: Karta është vetëm monë duke marrë në konsider- tërheqje vëmendjeje ndaj një atë një sjellje dhune, dhe jo sjellje të dhunshme. Pra, mëthjesht pse dy fëmijë flasin; më- suesi, në vend që të përdorë suesi ngre këtë kartë për të dhunën, kur evidenton një edukuar, pra jo për të penali- sjellje të dhunshme, ngre këtë zuar. Ka ndodhur edhe në Ti- kartë dhe ndalon 3 sekonda.

Pauza e fillimit është shumë e rëndësishme, pasi i jep mësuesit mundësinë që të qetësohet dhe të mos jetë i ashpër ndaj nxënësve. Më pas mësuesi pyet nxënësit, çfarë dhe pse ka ndodhur, i fton në diskutim të gjithë për një zgjidhje dhe në fund ndërmerret një vendim i përbashkët jo i dhunshëm për zgjidhjen e problemit. Nga vëzhgimet që keni bërë ju deri tani, a është e mundur që një klasë me 40 veta që del jashtë kontrollit, të qetësohet vetëm duke ngritur kartën "PEET" dhe pa qenë e nevojshme që mësuesi të përdorë, jo dhunën, por forcën e fjalës? E kam thënë dhe e rithem që karta "Peet" mbetet një sfidë e përbashkët. COMBI nuk bazohet vetëm në këtë kartë, por promovon elemente disiplinimi që luftojnë dhunën. Do të doja që i gjithë opinioni publik të ndërgjegjësohet që "Combi" nuk është vetëm një kartë. Por çdo ngritje karte është e veçantë, nuk mund të bëhen përgjithësime.

Në foto: Dena Grillo, koordinatore e projektit "Combi" Mënyra se si është pritur, mënyra se si po zbatohet dhe a po zbatohet karta "Peet" me çfarë lehtësish, kjo i përket fazës së monitorimit që tashmë ka filluar. Do të jenë 4 pyetësorë të ndryshëm që do të zhvillohen në të gjithë vendin dhe një monitorim i mirëfilltë në çdo strukturë arsimore. Në sa shkolla po zbatohet aktualisht "Combi"? Në të gjitha shkollat e vendit ka nisur zbatimi i programit. Të gjitha shkollat janë njohur tani me këtë projekt. Po vetë mësuesit si e kanë pritur? Reagimet e mësuesve kanë qenë pozitive dhe jo. Është e çuditshme sepse ngërçin më të madh e kanë te karta "PEET". Ndoshta ngaqë ajo është më e dukshmja? Ndoshta sepse është elementi më viziv dhe risi në sh-

Fëmijët

S'lexojnë, në internet për qejf „„„

J

TIRANE

o vetëm që nuk lexojnë por edhe në internet futen për të dëgjuar muzikë, për të luajtur apo chatuar me njëri -tjetrin. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar,nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e UNIÇEF. Sondazhi u krye me një kampion prej 500 fëmijësh të moshës 13-18 vjeç në disa nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në kryeqytet. Kështu sipas sondazhit, 68 për qind e tyre përdorin vetëm internetin, për t'u argëtuar e jo për të marrë informacione të vlefshme. "Gati 1/5 e të anketuarve thanë që nuk lexojnë libra ose lexojnë shumë rrallë. E njëjta përqindje e të anketuarve deklaruan se nuk lexonin kurrë ose lexonin shumë

rrallë gazeta ose revista. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se nuk dëgjonin kurrë radio, ose e dëgjonin shumë rrallë", - thuhet në këtë raport. Ndër mediat tradicionale, televizioni është padyshim media më e preferuar nga kjo grupmoshë. Gjys-

Lajmi Gjatë prezantimit të këtij raporti, kreu i Unicef, Detlef Palm kërkoi që jo vetëm që mediat duhet të kenë në programet e tyre sa më shumë emisione për fëmijët. Po dhe se ato duhet të jenë shumë të kujdesshëm për tematikat dhe gjuhën, që përzgjedhin gjatë programeve.

ma e të anketuarve deklaruan se shihnin 1-3 orë në ditë televizion, kurse 19% e tyre shihte më shumë se tre orë. Programet muzikore dhe ato zbavitëse u renditën si më të preferuarit, ndërsa emisionet informative si më pak të ndjekurat. "Më shumë se 3/5 e të anketuarve thanë se e përdornin internetin disa herë në ditë, ndërkohë që 1/5 thanë se e përdorin një herë në ditë. Frekuentimi i rrjeteve sociale ishte qëllimi kryesor i përdorimit të internetit.", - thuhet më tej në këtë raport të publikuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Të anketuarit në përgjithësi mendonin se programet televizive nuk u përgjigjeshin kërkesave të grupmoshës së tyre. Gjithashtu, rreth ? e të anketuarve thanë se e ndiqnin më pak median në krahasim me tre vite më parë.

kollat tona. Kush e ka më problem, mësuesit e rinj, apo ata të vjetrit? Nuk mund të bëhet një klasifikim i tillë. Ka mësues që e kanë pritur vërtet mirë. Ka mësues që kartën "PEET" e përdorin me shumë lehtësi. Ka shumë mësues të moshës së vjetër që këtë lloj mënyrë disiplinimi, që ne sot e promovojnë nëpërmjet disa "risive moderne", i përdorin prej kohësh në bashkëjetesën e tyre me sistemin arsimor. Vërtet nuk kanë pasur kartën "PEET", por kanë pasur fjalën e ëmbël. Nëse flasim për një gjeografi, a kemi nj ndarje ku ky projekt po aplikohet më me vështirësi në zonat e thella....? Absolutisht jo. Le të themi që ka zona ku përvetësohet më me lehtësi si program, ka zona të tjera që kërkohet një kohë e duhur për t'u bërë pjesë e së përditshmes. Si pritet të vazhdojë programi? Gjatë seancave të orientimit janë trajnuar 2646 drejtorë e nëndrejtorë shkollash, mësues, psikologë e kujdestarë në të gjithë Shqipërinë. Faza e monitorimit është shumë e rëndësishme, që është faza që do të na bëjë të kuptojmë se ku jemi, si është përvetësuar "Combi" dhe si po zbatohet. Ajo që pritet të ndodhë tani është fushata publicitare e cila do të "bombardojë" opinionin publik me mesazhin se çfarë është procesi "PEET", gjatë së cilës do të shpjegohet qartë edhe njëherë mesazhi i kartës, pasi shohim që është keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Të dhënat e para nga pyetësorët dhe monitorimi do të na informojë mbi atë çfarë kemi arritur deri më tani, dhe në bazë të rezultateve do të planifikojmë planin e punës në vijim.


E mërkurë, 28 mars 2012

15

SOCIALE

Bllokohet trageti në Brindisi, 250 shqiptarë ngelin në port

K

anë mbetur të bllokuar në portin e Brindisit që prej pasdites së djeshme dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty deri sonte në darkë 245 pasagjerët, kryesisht shqiptarë, të një trageti i cili duhej të nisej mbrëmë rreth orës 23:00 me drejtim qytetin e Vlorës. Por trageti nuk është nisur asnjëherë pasi, me kërkesë të autoriteteve portale të Brindisit, gjykata ka vendosur mbrëmë vonë sekuestrimin preventiv të

anijes, e quajtur "Ionian Spirit". Shkak është pagesa tarifore prej 300 mijë euro që shoqëria e lundrimit i detyrohet autoriteteve portale. Pasagjerët që në momentin e sekuestrimit kishin hipur tashmë në bordin e "Ionian Spirit" të shoqërisë Agoudimos Lines, burra, gra e fëmijë, janë detyruar të kalojnë natën në anijen "Red Star 1", e cila ndodhej në të njëjtin port, e do të qëndrojnë aty në pritje

të nisjes së saj që parashikohet të ndodhë mbrëmjen e djeshme, bëjnë të ditur për median italiane autoritetet e Portit të Brindisit. Autoritetet gjyqësore kërkojnë që shuma prej 300 mijë eurove t'i paguhet autoriteteve portuale. Por, shuma që duhet paguar është kontestuar nga agjenti Francesco Aversa që thekson se 'shoqëria nuk pranon të paguajë tarifa që porti i Brindisit s'i plotëson"

Sërish probleme me faturën e pastrimit, s'u rimbursohet Lajmi Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shkuar dje në "Kodrën e Priftit" për të inspektuar punimet që po bëhen në rrjetin e ujësjellësit por është gjendur mes një turme të acaruar banorësh, të cilët i kanë kërkuar llogari se përse kanë dy muaj pa ujë të pijshëm.

„„„

"Kodra e Priftit" pa ujë, sulmojnë Bashën 32 familje: Kemi dy muaj pa u larë ERION BRAÇE

"Basha desh u mbyt nga një grup grash"

TIRANE

ESMERALDA KETA

P

as reagimit të ashpër të ban orëve të "Kodrës së Priftit" ka ardhur edhe reagimi i deputetit Socialist, Erion Braçe. "Lulzim Basha, Tritan Shehu, Ilirjan Kokona desh u mbyten nga një grup grash, të cilat këta pushta i kanë lënë prej dy muajsh pa ujë; në Tiranë, Lulzimi i tromaksur kërkoi 1 muaj afat t'u sillte ujin që e kishin e që ua kishte ndërprerë", - shkruan Braçe .

B

anorët e kësaj zone kanë përfituar nga ardhja e kryebashkiakut për inspektimin e punimeve dhe i janë vërsulur duke i kërkuar llogari. "Kemi dy muaj pa u larë se nuk kemi ujë për t'u. Prandaj kemi dalë këtu. Jemi me kontrata dhe me të gjitha, por prapë nuk kemi ujë", - kanë qenë këto fjalët e para që i kanë drejtuar 32 familjet që e kanë rrethuar Bashën për të dhënë llogari për këtë mungesë të tejzgjatur të ujit të pijshëm. Në këtë inspektim ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kreu i Ujësjellësit, Sahit Dollapi, i cili ka deklaruar se banorët duan zgjidhje provizore, por kjo nuk është e mundur. Ai është shprehur se banorët furnizohen me ujë me bote, por banorët kanë thënë se uji i boteve nuk është i pastër. Ndërkohë që kryebashkiaku Basha ka deklaruar se problemi do të zhgjidhet shumë shpejt. "Për shkak të projektit që është bërë, është prerë linja e vjetër. Ujësjellësi ka marrë zotimin që brenda datës 27 prill të rivendosë linjat e reja tek ju, sot është 27 mars. Nga 27 marsi deri në 27 prill do të ketë furnizim me ujë me bot dhe uji do të jetë i pastër", - u ka premtuar Basha banorëve të rrugës "Violeta Manushi". Kryebashkiaku Basha ka deklaruar se kjo ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit do të furnizojmë me ujë të pijshëm 35 mijë banorë të kësaj lagjeje, falë një projekti prej 50 milion lekësh.

NJËSIA 7

Por uji i pijshëm duket se është edhe në qendër të konfliktit mes njësisë bashkiake nr.7 dhe Ujësjellësit të Tiranës. Sipas kreut të kësaj njësie, Erion Koka, ai ka zbuluar se gjatë viteve të më-

Njësia 7 Ujësjellësi e ka tarifuar gjatë dy viteve të kaluara me fatura afrofe, shumë më të larta se konsumi i kësaj njësie. Si rezultat aktualisht Ujësjellësi i ka borxh 2.2 mln lekë të reja

parshme, kjo njësi ishte faturuar afrofe me fatura të majme, duke i shkaktuar një dëm kësaj njësie prej 2.2 milionë

lekë të reja, që Ujësjellësi duhet t'ia kthejë kësaj njësie bashkiake. "Por ende deri më tani Ujësjellësi nuk ka bërë asgjë për të na kthyer këto para, dhe ne nuk i kemi paguar faturat e Ujësjellësit për këto dy muajt e fundit. Por ajo që vëmë re është se ujësjellësi na i sjell me kamatë, ndërsa paratë tona i mban pa kamatë. Dhe kjo nuk është e drejtë", na thotë Erion Koka.

TAKSA E PASTRIMIT

Por duket se ka ngelur ende

i pazgjidhur çështja e taksës së pastrimit. Thuajse në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës, ka plot raste kur personat që duhet të përfitojnë kompensim, jo vetëm që nuk janë rimbursuar, por vazhdojnë të tarifohen me taksën e pastrimit brenda faturës së ujit. "Ka pasur probleme të rakordimit të faturës së ujit të pijshëm me atë të pastrimit, ndaj edhe bashkia e madhe na ka kërkuar që së bashku me dokumentacionin të dërgojmë

edhe faturën e ujit", - na thonë në disa njësi bashkiake. Ata na shpjegojnë se si pasojë shumë familje që duhet të kishin përfituar rimbursim që në muajin mars, në të vërtetë jo vetëm që se kanë përfituar, por ende tarifa e pastrimit iu shtohet në atë të ujit. "Ne aktualisht do të mbledhim edhe faturat e muajit mars, që nuk janë rimbursuar dhe do i dërgojmë në bashkinë e madhe, që të hiqen nga lista", - na shpjegojnë specialistët e minibashkive.

LAJME SHKURT

„ Mediu,

kërkon fonde për mjedisin

Nismat për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, ndryshimet klimaterike si dhe bashkëpunimet ndër rajonale, kërkojnë fonde të mëdha. Kështu është shprehur ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, i cili tha se projektet janë gati për të zgjidhur shumë probleme mjedisore në vend, por duhet financime, të cilat në shumë raste janë siguruar nëpërmjet bashkëpunimeve me organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, ku një partner i rëndësishëm krahas Bankës Botërore është dhe Global Environment Facilities. Këto deklarata kreu i Mjedisit i bëri gjatë një takimi që po organizohet në Tiranë, për probleme të ndryshme mjedisore, ku pjesëmarrëse janë rreth 12 vende, kryesisht nga rajoni.

„ Terminali,

11 kompani shfaqin interes

Në faqen e saj zyrtare, BERZH bën të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të interesit nga kompanitë ndërkombëtare për të qenë konsulent në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjes së procedurave të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerëve. 11 kompani të njohura ndërkombëtare kanë shprehur interesa për studimin e fizibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve në Tiranë. Deri në fund të muajit prill, Bashkia e Tiranës dhe Berzh do të zgjidhin kompaninë e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Ish të përndjekurit

Ja kush mund të aplikojë për master „„„

P

TIRANE

ër të gjithë ata që vijnë nga familje me statusin e të përndjekurit politik do të ketë afat deri më 6 prill për të aplikuar. Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar listën dhe kërkon që personat që gjejnë emrin në listë mund të aplikojnë. "Aplikimet e personave qe gjejnë emrat ne liste zgjasin deri më 06.04.2012. Dokumentet e aplikimit janë: forma e aplikimit (që shkarkohet në web); fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare; lista e notave që ka fituar gjatë studimeve universitare; 2 fotografi si dhe mandat pagesa prej 2500 lekësh tek Posta Shqiptare", - thuhet në njoftimin e fakultetit Ekonomik


16

E mërkurë, 28 mars 2012

AKTUALITET

Halimi:S’kam përplasje me akuzën, debati është kushtetues

M

inistri i Drejtësisë ka pohuar nga burgu i Peqinit se nuk ka asnjë lloj përplasjeje me Prokurorinë e Përgjitshme por thjesht e realisht një diskutim brenda kornizave kushtetuese. “Raporti që i dërgohet Kuvendit për Prokurorinë e Përgjithshme është procedurë normale dhe diskutimet mbi shkeljet bëhen brenda formatit kushtetues”.-u shpreh ministri

Halimi. Më tej ai theksoi se raporti i Ministrisë së Drejtësisë nuk është bërë mbi performancën e Prokurorisë, por është një informacion mbi shkelejet e konstatuara. Diskutimi, sqaroi ministri Halimi, është tërësisht brenda formatit kushtetues dhe ai po zhvillohet midis atij që kontrollon e atij që kontrollohet. Ekspertët e Ministrisë i kanë kryer inspektimet e kontrollet të inspiruara

nga ankesat e qytetarëve. Një pjesë janë faktuar, një pjesë nuk kanë rezultuar me shkelje të rënda. Ministria e Drejtësisë i verifikon gjithmonë ankesat e qytetarëve dhe për shkeljet i është rekomanduar Prokurorisë të marrë masat përkatëse për shkelësit e ligjit. Janë kontrolluar rreth 60 prokurorë nga 300 të tillë dhe gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje në punën e 50 prej tyre.

Zbardhet dëshmia e vëllait të viktimës në policinë e Tiranës Lajmi Para se të vritej, Arlind Fuga, është thirur fillimisht në emër nga autori i krimit dhe më pas është qëlluar me 6 plumba. Skena tragjike ka ndodhur në sytë e vëllait të viktimës, i cili ka mudnur të shohë autorin, por ska arritur ta identifikojë atë.

„„„

Autori thirri Arlindin në emër, më pas e vrau Policia: Viktima dhe autori mund të njiheshin Delegimi

TIRANE

Dosja me materailin hetimor të mbledhur si rezultat i vrajes së 34 vjeçarit Fuga, ka qëndruar vetëm dy ditë në prokurorinë e Tiranës, pasi kjo e fundit ja ka deleguar sërisht policisë për zbulim autori.

ELTON QYNO

N

jë person i vetëm e ka thirur në emër 34 vjeçarin Arlind Fuga dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij 6 herë. Autori është afruar dhe pasi është siguruar që kishte qëlluar për vdekje babain e dy fëmijëve është larguar mes errësirës, në drejtim të rrugës së Kavajës, ku prej këndej nga humbur gjurmët. E gjithë ngjarja është parë nga sytë e vëllait të viktimës, i cili sapo kishte folur në telefon me Arlindin, duke i pohuar që të dilte nga bilardoja dhe të afrohej afër një lokali që ndodhen në rrugën “Him Kolli” ku ndodhi krimi, pasi aty e priste për të pirë kafe. Në dëshmitë e tij dhënë në polici, vëllai i viktimës ka sqaruar se Arlindin e priste në një kafe. Ai nënvizon se ka arritur të dallonte të vëllanë, teksa ishte duke ecur në rrugë, por në këtë moment një person i vetëm i ka thirur në emër. Këtë e ka dëgjuar dhe vetë dëshmitari i cili ka treguar para grupit të hetimit të ngritur nga policia e Tiranës, se menjëherë pasi e kanë thirur në emër, Arlindin është kthyer dhe direkt ndaj tij është hapur zjar nga personi që e thiri. Dëshmia e vëllait të 34 vjeçarit të ekzekutuar ka bërë që policia e Tiranës të dyshojë për një njohje të mundshme mes viktimes dhe autorit të krimit, ose ky i fundit ka pasur informacione të sakta mbi objektivin, duke vendosur që fillimisht ti tërheqë njëherë vëmëndjen babait të dy fëmijëve dhe më pas ta qëllojë atë për vdekje.

DËSHMIA E VËLLAIT

Vëllai i Arlind Fugës, të vrarë një javë më parë nga persona ende të paidentifikuar ka treguar në polici detaje që mund të ndihmojnë policinë për identifikimin e autorëve të krimit. Në një process-verbal

Shullazin, por shoqëri ka pasur vetëm me Gilmando Danin, persona këta që për momentin ndodhen në burg.

Në foto: Arlind Fuga

KARAKTERISTIKAT DALLUESE

prej 6 faqesh, vëllai i 34 vjeçarit Fuga tregon se ka qënë një person i vetëm që fillimisht e ka thirur në emër dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij 6 herë. “Unë kam qënë ulur në një lokal që ndodhet përballë bilardos, ku qëndronte vëllai im, Arlindi. E kam marë në telefon, duke i pohuar që të vinte pasi po e prisja tek kafja, në mënyrë që të flisnin rreth disa punëve që kishin të bënin me dyqanin e tregtimit të bojrave plastike si dhe disa punë për lyerjen e disa bane-

save. Më është përgjigjur që më “…prit se erdha”… dhe pas kësaj kam vashduar të qëndroj në kafe. Kur ka dalë nga bilardoja, e kam parë dhe teksa ishte duke ecur në rrugë, një person që ndodhej afër tij e ka thirur në emër. Pas kësaj kam parë që vëllai është kthyer ta shohë njeriun që i përmendi emrin dhe menjëherë është qëlluar shumë shpejt me armë zjari. Kjo ka ndodhur shumë, madje personi ka qëlluar edhe disa herë pasi Arlindi ishte rëzuar në tokë. Unë këtë person

nuk kam arritur të njoh për shkak të errësirës por dhe tronditjes që pata, pasi kam shkuar me shpejtësi për të parë vëllanë. Kam tentuar ta ngreh dhe i kam folur, por Arlindi s’ka reaguar. Kanë qënë disa banorë që më kanë ndihmuar, duke e çuar në spitalin Ushtarak, ku pas disa munita mjekët na thanë që ka humbur jetën për shkak të 6 plagëve të mara nga plumbat”-tregon vëllai i Arlind Fugës. Më tej ky I fundit ka shtuar se i vëllai skishte lidhje me Emiljano

Ndërkohë që i pyetur nga policia nëse kishte arritur të dallonte ndonjë karakteristikë identifikuese të autorit të krimit, dëshmitari ka sqaruar se e kishte të pamundur për shkak të errësirës në rrugë. Vëllai i viktimës, ka sqaruar se nga sa i kujtohej autori është larguar me vrap në drejtim të rrugës së “Kavajës”. Ndërsa sipas informacioneve të mara në rrugë operative, policia s’qaron se pikërisht në këtë rrugë një person e ka pritur me motor, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

LAJME SHKURT Pranga në Vlorë trafikantit të drogës

„

Arrestohet nga policia e Vlorës një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge. I akuzuari është Alket Llanaj, është dënuar me tetë vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë. Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga policia e cila tha se në 17 mars të 2005, në bashkëpnim me disa persona të tjerë, Llanaj ka tentuar të kalojë për në Greqi në Kakavijë një sasi prej 1146 kg kanabis sativa, e cila u gjet në një kamion. Ai u arrestua në fshatin Velcë të Vlorës pasi fshihej në këtë zonë prej 7 vitesh ndërkohë që policia arriti të identifikojë vendndodhjen e tij.

Rahin efektivët e policisë autorët në pranga

„

Katër të rinj janë ndaluar në zonën e Shallvareve në kryeqytet pasi kanë rrahur e goditur disa policë të cilët ndodheshin në krye të detyrës. Burime zyrtare nga policia thanë se të ndaluarit e kësaj ngjarje janë Afrim Drangu, 29 vjeç, Avdulla Drangu, 45 vjeç, Astrit Drangu, 27 vjeç nga Tiranë të afërm mes tyre si dhe 24 vjeçari Redi Poda, banues në Ksamil të Sarandës. Arrestimi i tyre u bë sepse pasditen e djeshme në afërsi të pallateve të Shallvareve në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë goditur, fyer e kanosur për shkak të detyrës dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë të Rendit Publik të Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Kontrabanda e naftës

Gjyq të shkurtuar për 12 të pandehur „„„

P

TIRANE

ranohet kërkesa për gjykim të sh kurtuar për 12 të pandehurit e dosjes së naftës “Virgine”. Ka qënë gjykata e Tiranës, e cila dje nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e 12 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, për shkak se ata kanë pranuar autorësinë e krimit dhe aktet hetimore të prokurorisë. Me marjen e këtij vendimi tashmë është hapur dhe rruga për vijushmërinë e procesit gjyqësor. Ndërkohë që për të pandehurit, biznesmenin Hajri Elezaj dhe menaxherin e kompanisë “Euroil” Bledar Rama, inspektorin e Tatim-Taksave Dashamir Kasa si dhe subjektin sho-

qëria “Euroril” gjykata e Tiranës vendosi të veçojë aktet, ku shumë shpejt do zgjidhet një tjetër trup gjykues për ti gjykuar katër të pandehurit me procedurën e zakonshme. Hajri Elezaj dhe Bledar Rama vashdojnë të qëndrojnë në arrati, ku nga informacionet mësohet se Elezaj qëndron i fshehur në Shqipëri, ndërsa menaxheri i kompanisë së tij, shtetasi Bledar Rama strehohet në shtetin Grek. Pas ndarjes së çështjes, gjykata e Tiranës i dha fjalën përfaqësueses së prokurorisë për të lexuar kërkesën e gjykimit. Sipas prokurorisë rreth 200 mijë tonë naftë e llojit virgin është plotësuar në dokumentacion sikur do eksportohej në 7 shtete, por në fakt një gjë e tillë s’ka ndodhur,

pasi ajo është përzier në depozitat e pikave të karburanteve duke u tregtuar si naftë e cilësisë së lartë. Konkluzioni vjen nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, e cila gjatë fazës së hetimit ka vërtetuar se kompania “EUROIL” e administruar nga biznesmeni në arrati Hajri Elezaj, nëpërmjet tre ngarkesave fiktive ka mundur të mashtrojë shtetit sikur ka kryer eksportimin e plot 19885.679 ton naftë virgin. Nga këqyrja e dy praktikave të fundit doganore pranë degës së doganës Vlorë rezulton se në kundërshtim me sa pasqyrohet në këto deklarata eksporti sasia e virgin naftës nuk është ngarkuar në anijet “Rita S” dhe “Calitea” dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlorë.


E mërkurë, 28 mars 2012

17

AKTUALITET RAMA FITON TRASHËGIMINË

I MOSHUARI VDES NË LULISHTE

Nëna e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Aneta Rama, ka fituar nga Gjykata e Tiranës trashëgiminë e pasurisë të gjyshit të Edi Ramës, Vlash Rama. Nëpërmjet një vendimi gjyqësor të marë pak ditë më parë, Aneta Ramës, Edi Ramës dhe vëllait të këtij të fundit Ols Rama i njihet 1/3 e pasurisë së trashëguar. Në vendim nuk tregohet me detaje se çfarë pasuri ka arritur të trashëgojë familja Rama.

Një i moshuar është gjetur i pajetë paraditen e djeshme në kryeqytet. Sipas policisë trupi është parë nga kalimtarë të rastit pranë lulishtes së Muzeut Kombëtar,të cilët më pas kanë lajmëruar uniformat blu. Nga hetimet e para është vënë re se kufoma nuk ka pasur shenja dhune në trup, dhe mendohet se mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.

Besnik e Bedri Ibrahimi masakruan me thikë Gëzim Protoduarin Lajmi Bien në pranga dy vllezërit Ibrahimi që dy ditë më parë ekzekutuan me thikë shtetasin Gëzim Protoduari. Ndalimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë, ndërkohë që tashmë policia ka marë në ruajtje familjen e dy vllezërve Ibrahimi, për shkak të një hakmarje të mundshme. „„„

Prangosen 2 vëllezërit policia mbron familjet Motivi, sheri për femrën, dhe pengmarja e fëmijëve NDJEKJA NË KODËR

Dy vëllëzërit në kërkim nga policia e familjarët

TIRANE

ELTON QYNO

P

as kërkimeve të kryera në orët e vona të natës rreth kodrave të fshatit Poshnjë të Beratit, policia e këtij qyteti ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy vllezërit Ibrahimi, që ekzekutuan me thikë 44 vjeçarin Gëzim Protoduari dhe plagosën rëndë djalin e tij 18 vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa ata ishin duke u afruar në një fshat tjetër të rrethit të Beratit, ku mendohet se do të strehoeshin. Gjatë ndalimit, dy vllezërit Bensik dhe Bedri Ibrahimi nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë, duke u dorëzuar pas negociatave të bërë me drejtuesit e polcisë të qarkur Berat. Pas prangosjes mësohet se ata janë transportuar me shpejtësi në policinë e Beratit, me qëllim shmangien e ndonje hakmarje të mundshme nga anëtarët e familjes së viktimës Gëzim Protoduari, të cilët që pas momentit të ndodhjes së krimit i janë vënë në ndjekje dy vllezërve me qëllim për ti vrarë në shënjë hakmarje. Ndërkohë që pas dërgimit në ambjentet e policisë dy vllezërit Ibrahimi, janë marë në pyetje ku kanë pranuar akuzën dhe sqaruar të gjithë konfliktin që çoi në vrasjen e 44 vjeçarit Gëzim Protoduari, plagosjen e djalit të tij Sako dhe vëllait Eduart Protoduari. Për shkak të situatës tepër të tensionuar, policia ka marë në ruajte familjen e dy vllezërve Ibrahimi.

PENGMARJA E FËMIJËVE

Nga hetimet paraprake mësohet se sherri ka nisur nga fëmijët e dy familjeve dhe më pas ka degjeneruar me përfshirjen edhe të prindërve të tyre në të, duke përfunduar në mënyrë tragjike. Sipas burimeve nga policia e Beratit, zanafilla e konfliktit ka lindur disa javë më parë. Njëri nga djemtë e fisit Ibrahimi kishte ngacmuar një

F

amiljarë dhe efektiva të policisë së Beratit janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit, të cilët pas vrasjes së Gëzim Protoduarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të kodrave që ndodhen në zonë. Dhjetëra efektivë policie i janë vënë në ndjekje, ku pas tyre kanë shkuar dhe anëtarë të familjes Protoduari me qëllim gjetjen e autorëve të krimit dhe vrasjen në shënjë hakmarje, për shkak se Besnik dhe Bedri Ibrahimi i vranë njeriun e tyre dhe i plagosën rëndë dy të tjerë. Ata kanë qënë shoqëruar me efektivë policie, të cilët i mbanin në vëzhgim për çdo veprim që bënin.

vajzë të fisit Protoduari. Pasi e kishin marrë vesh për këtë ngacmim, viktima dhe disa persona të tjerë, kanë "rrëmbyer" djalin. Me automjet kanë udhëtuar në drejtim të Fierit, në vendin e quajtur "Qafa e Sqeprit". Pasi kanë ndaluar në rrugicë, ata kanë keqtrajtuar djalin dhe e kanë kërcënuar. Më pas e kanë "liruar" dhe i kanë kërkuar që të mos tregojë në shtëpi. Megjithatë, djali ka treguar dhe këtu ka filluar përplasja. Disa

nga meshkujt e fisit Ibrahimi, kanë dalë në qendër të fshatit dhe keqtrajtuan dhe ofenduan dy nga fëmijët e fisit Protoduari.

PËRPLASJA ME THIKA

Të dyja palët, me qëllim për të marrë hak, janë përgatitur për sherrin. Kanë marrë leva dhe thika. Të parët që shkuan në vendin e ngjarjes ishin dy autorët, Bedri dhe Besnik Ibrahimi, të cilët u vendosën në afërsi të postës së Fshatit Posh-

një. Ata janë fshehur pas një lokali dhe kanë pritur për disa çaste. Ndërkohë, meshkujt e fisit Protoduari, Gëzimi, vëllai i tij, Eduarti dhe djemtë e tyre, kanë shkuar në vendin e ngjarjes me një automjet. Në momentin që kanë zbritur nga makina ata janë qëlluar me thikë dhe sende të forta nga autorët. Midis tyre filloi një përleshje fizike e cila zgjati për disa minuta. Dëshmitarët në vendngjarje i treguan policisë

së viktima ka marrë disa plagë të shkaktuara me thikë. Ai është qëlluar dhe disa çaste më vonë është rrëzuar përtokë. Mësohet se të dëmtuar kanë qenë edhe autorët, që janë goditur me leva dhe sende të tjera të forta. Nga kjo përleshje mbeti i vdekur Gëzim Protoduari, ndërsa vashdon të luftojë me vdekjen djali i tij Sako 18 vjeç, ndërkohë që vëllai Eduart Protoduari sipas mjekëvë është jashtë rezikut për jetën.

LAJME SHKURT

„ Policia: Në Malin e Zi me karta identiteti

Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi tashmë mund të lëvizin lirisht. Konfirmimi ka ardhur përmes një komunikimi zyrtar që Policia e Shtetit bëri, duke informuar qytetarët shqiptarë se, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Malin e Zi, tashmë mund të kalojnë me kartë identetiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve. Mësohet se ky konfirmim vjen pasi autoritetet policore malazeze e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre dhe gjatë pasdites së djeshme qytetarët shqiptarë kanë kaluar drejt Malit të Zi vetëm me kartë identiteti.

„ Sarandë, kapet 8.4 kg drogë në pranga pronari

Një sasi lënde narkotike prej 8.4 kilogramësh u sekuestrua nga policia e Sarandës. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se pas informacioneve të marra nga ana e policisë ku dyshohej se në një lokal në fshatin Konispol mbahej lëndë narkotike, nisi kontrolli për të. Në vijim të verifikimeve në lokalin e marrë me qera nga 36 vjeçari Admir Çakalli, banues në Konispol, në një thes janë gjetur 8 pako cilindrike të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa me një peshë të përgjithshme prej prej 8.4 kg. Lidhur me këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 36 vjeçarit ndërsa ndaj tij nisi hetimi për drogën.

Kultivimi i Mariuanës

Helikopterë italianë, mbi Lazarat „„„

TIRANE

P

olicia italiane dhe ajo shqiptare do të duhej të bashkëpunonin ngushtë me ekipe të veçanta për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike",- është shprehur në Tiranë, gjenerali i Guardia di Financias italiane Fabrizio Lisi, drejtor i shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në ministrinë e brendshme dhe drejtues i interpolit italian. "Nga 2009-ta ekziston një plan aksioni për të zhvilluar aktivitetitin kundër aktiviteteve kriminale. Tani ne po perfeksionojmë taktikat për të përforcuar bashkëpunimin në disa sektorë përfshirë këtu edhe kontrollin aeronautik, shpjegoi gjenerali Lisi për agjenc-

Në foto: Plantacionet e drogës, Lazarat

inë e lajmeve ANSA, duke vazhduar më tej se "po përfundojmë një formë të bashkëpunimit për të rimarrë kontrollin e territorit, qoftë edhe për të identifikuar terrenet ku kultivohet droga, qoftë edhe për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike". Helikopterë e policisë italiane janë angazhuar në zbulimin e plantacioneve të marjiuanës në Shqipëri, por një aktivitet i tillë është ndërprerë në vitin 2004, pasi një helikopter u godit nga breshëri kallashnikovi, ndërsa ai ishte duke fluturuar mbi fshatin Lazarat, pranë Gjirokastrës, në jug, një zonë që konsiderohet si një simbol për kultivimin e marihuanës. Sot e kësaj ditë fshati Lazarat vashdon të

kultivojë lëndë narkotike, duke bërë që sasi të konsiderueshme droge të trafikohen në Greqi, Itali, Kosovë madje deri në Gjermani dhe Hollandë. Në Tiranë gjenerali Lisi ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit: "Ura Itali-Shqipëri, në mes të BE-së dhe Ballkanit", shkruar nga Prefekti Xhuzepe Fera, ish-zëvendës drejtor i përgjithshëm i sigurisë publike dhe ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i Policisë penale Italiane nga viti 2001 deri në vitin 2004, me kontributin e Prefektit Nikolla Simone, drejtori i parë i misionit të përbashkët në Tiranë. Libri është i përkushtuar për të 15 vitet e bashkëpunimit mes forcave policore të të dy vendeve.


18

E mërkurë, 28 mars 2012

SPECIALE

Largimet nga puna

DENONCIMI i simpatizantit të PD për drejtorin e konvikteve te shkollave të mesme profesionale të Tiranës, Isa Doçi

Drejtori i Lulzim Bashës la 60 punëtorë pa bukë U ankua te Aldo Bumçi dhe Bashkia, por nuk mori përgjigje „„„

TIRANE

Shtetasi Tasim Marku, anëtar i PD-së te njësia numër 11 në Tiranë erdhi në redaksinë e gazetës "Shqiptarja.com" për të denoncuar, ato që ai i quan abuzime që bën në kurriz të shtetit drejtori i konvikteve te shkollave të mesme profesionale të Tiranës, Isa Doçi. Më poshtë është letra e hapur e z.marku drejtuar kryetarit të bashkisë Lulzim Basha dhe detaje se si drejtori shkarkon punonjësit dhe abuzon me fondet e shtetit.

LETER E HAPUR

Kryetarit te Bashkisë Tiranë, z.Lulzim Basha Z.kryetar i Bashkisë, Qëllimi i kësaj letre është t'ju njoh me bëmat e një drejtori që keni emëruar ju dhe pikërisht me drejtorin e konvikteve te shkollave të mesme profesionale të Tiranës, i cili e ka emrin Isa Doçi. Unë për këtë drejtor Doçin para një muaji i kam drejtuar këtë letër kryetarit të PD Tiranë Aldo Bumçit: Tasim Marku, ish-punonjës i pushuar nga Bashkia "Jam Tasim Marku, antar i PD-së, njësia 11. Po ju shkruaj me shqetësim për sa do të lëviz për ta demaskuar me Tani ,në këtë aspekt, mëso edhe ca sjelljen e papërgjegjshme, jashtë çdo atë vullnet që kam patur më 1990- "imtësi" për drejtor DOÇIN: Sapo filloi punën, ky njeri etike që mund të ketë një drejtues në 1991 kundër diktaturës komuniste. Ju lutem ndërhyni që njerëz të tillë përveshi mëngët dhe iu sul punonsistemin demokratik, për drejtorin e të ligj të mos vegjetojnë, aq më keq jësve si një lugat, pa marrë parasysh konvikteve të shkollave të mesme asnjë lloj ligji, siç është Kodi i Punës. profesionale në Bashkinë Tiranë Isa në emër të PD-së. Me respekt, Tasim Marku Në kthetrat e tij i pari ra roja Baçi te Doçi. Ky person, me një sjellje prej konvikti i Mjeshtrisë Sportive, sepse naziskini, largoi nga puna se iu tek KËTË LETËR, z.kryetar, po ta tre- kishte nje mjekër të shkurtër. Vendimbi 60 punonjës, mes të cilëve edhe mua, me argumentin "Atë e di unë". goj, sepse je vetë nënkryetar i PD-së. mi ishte: Mungesë etike.Pastaj Një pastrim të tillë do ta kishin patur zili edhe Ky person, me një serbët në Kosovën e parapa- sjellje prej naziskini, varësisë. largoi nga puna se iu Motoja e këtij njeriu është se tek mbi 60 punonjës, unë dua të bëj mes të cilëve edhe karrierë.Dhe, në synim të një am- mua, me argumentin bicjeje të tillë, "Atë e di unë". për të servirur në Bashki lista me të larguar nga puna, heq e heq pastrues, roje, pjatalarëse, kujdestarë et.etj., merr të tjerë, i heq dhe i riheq edhe ato për arsyet që di vetë dhe ec e merre vesh. Me një metodë të tillë kur kërkush nuk i thotë "mos", Doçi shin lëmin duke mbushur xhepat, por për këtë gjë do Në foto: të njoftoj organet e kontrollit brenda e jashtë Bashkisë. Bashkia e Ky Doçi aq po e fëlliq demokracinë Tiranës

kuzhiniere Fatbardha pse tha se frigoriferi nuk ka gaz mori vërejtje të rëndë për largim nga puna dhe pas pak ditësh u pushua për abuzim të stisur. Pastaj me rradhë drejtor DOÇI nxori nga xhepi argumente të tmerrshme paralajmërimesh për pushim nga puna dhe largimesh nga puna si: 1-Pse nuk hap portën shpejt kur vij unë. 2-Pse mezi u ngrite më këmbë kur kalova unë … 3-Pse rrin jasht në oborr… 4-Pse rrin Brenda dhe nuk del në oborr… 6-Pse e mbyll derën e kuzhinës… 7-Pse e lë hapur derën e kuzhinës… 8-Pse ke dale në sallon… 9-Pse nuk lëviz nëpër konvikt… 10-Pse rrin ulur… 11-Pse nuk ulesh të punosh… 12-Pse…pse…pse… Ka ardhë puna deri aty sa secili që shkon në punë thotë:-Shpëtova dhe sot! Kur shkonin punonjësit të ankoheshin nuk i priste fare, por thjesht merrnin vendimin pa asnjë arsye ligjore pushimi nga puna. Madje me shpifje si "abuzim me detyrën" apo "thyerje të disiplinës në punë". Një përgjegjësi konvikti, i tha të ftonte kujdestarin F.D. për një kafe, pastaj nga kafja t'i bënte mesazh drejtor DOÇIT, ky të vinte e t'i gjente ne klub në orar të punës, dhe të pushonte F.D. nga puna. Ky zotëria, zv.drejtor konvikti, nuk pranoi të bënte një gjë të tillë, ndonëse ishte emëruar në punë në mandatin e ri të Bashkisë. I tërbuar, DOÇI vjen dhe e heq nga puna F.D. se paske pirë, kur të gjithë e dinin se ky kujdestar vetëm

pije nuk vinte në gojë. Pas pak ditësh largoi edhe zv.drejtorin. Edhe atë e largoi duke e trajtuar si "mizë", pasi që ditën e parë kur shkeli në institucion DOÇI u shpreh hapur :"TË GJITHË MË DUKENI SI MIZA." Mjerë ne që ramë në kthetrat e këtij njeriu !Një punonjëse, sanitare, Laje Baçova e ka emrin, e komunitetit rom, kur e pushoi Isa nga puna në konviktin elektrik, si i thonë fjalës, "duke e vrarë me bukë në gojë", u shpreh:-Si ka mundësi që ramë ne familjarët e shkretë në duart e një njeriu të tillë pa familje. Tani po ju tregoj LETRËN E DYTË, që i është dërguar zëvendëskryetarit të Bashkisë Edmond Panariti, e cila zbardh një anë tjetër të drejtorit DOÇI: "Zotit Edmond Panariti, zëvendëskryetar I Bashkisë Tiranë Së pari, më lejoni t'Ju shpreh mirënjohjen si qytetar për punën e mire që bête dhe bëni si Axhenci e Konsumatorit për mbajtjen në kontroll të çmimeve nëpërmjet shmangies së abuzimeve me tregun duke stimuluar njëkohësisht ekonominë e tregut. Së dyti, po Ju informoj por dhe DENONCOJ te Ju si autoritet I Bashkisë Tiranë si më poshtë: Konsumatorët brenda Bashkisë Tiranë po vidhen në dritën e diellit.Këta konsumatorë janë nxënësit në konviktet e shkollave të mesme profesionale dhe i grabit drejtori i tyre Isa Doçi.Kjo drejtori i ka zyrat ngjitur me ato te Axhencisë në vartësinë Tuaj. Konkretisht: 1-Për muajt tetor, nëntor, dhjetor 2011, por edhe më pas, janë blerë me negocim të drejtpërdrejtë për ushqimin e nxënësve në 6 konvikte mallra ushqimore si fruta-perime etj. edhe mbi dyfishin e çmimeve se çmimet në shitjet me pakicë. Kështu, domatet janë blerë me 120 lekë kg. kur në treg ishin 55-60 lekë me pakicë, patatet janë blerë me 77 lekë, kur në treg ishin 30-35 lekë me pakicë, mollët janë blerë me 120 lekë kg. kur në treg me pakicë ishin 55-60 lekë kg., mishi eshtë blerë 900 lekë kg. etj. etj.(Lista është e gjatë.)


E mërkurë, 28 mars 2012

19

SPECIALE Faksimile e faturave për blerjet e ushqimeve për nxënësit e konvikteve, me çmime të fryra

2-Janë blerë dhjetëra mijë litra naftë për ngrohje me çmim rreth 190 lekë litri, një naftë që vetëm naftë nuk është.U dogjën menjëherë panelet e kaldajave dhe, kur u pa se çfar ishte kjo naftë, doli një llum i zbërdhylët

me treçerek ujë.Një kaldaist që e kontrolloi një gjë të tillë në një bidon plastik te konvikti elektrik edhe me specialistë , kaldaisti (Kastriot T.) u hoq nga puna "për thyerje të disiplinës në punë", megjithëse ai, me

lekët e tij, blinte panele të kaldajës që digjeshin nga ky llum, që ishte blerë për naftë "Euro".Llumi aty është, mund ta kontrolloni. Kam besim të plotë te Ju që, brenda hapësirave që ju ep ligji si

Axhenci, por dhe duke vënë në lëvizje Auditin, të vini para përgjegjësisë hajdutët. Me respekt Tasim Marku Tiranë , 27 shkurt 2012" Kjo z.Kryetar ishte ana e dytë e

medaljes, ajo e hajdutërisë e drejtor DOÇIT.Është ajo ana që lexohet me dokumente, sepse ka edhe anë të tjera të errëta.Ka punonjës që caktohen në punë dhe pastaj hiqen brenda muajit.Siç duket, nuk dinë të sillen. Thelbi i gjithë kësaj historie është se unë, "Qytetari i mire Tasim", vetëm përpëlitem dhe nuk marr asnjë përgjigje. Unë e paguaj revoltën time kundër korrupsionit të DOÇIT me pushim nga puna "Për thyerje të disiplines në punë" pa patur asnjëherë në punën time ndonjë vërejtje. Thjesht, unë bëhem një baba i keq se lë fëmijët pa bukë. Kur hap TV dhe shoh lajme për reformën zgjedhore apo marrëveshje të tjera për t'u integruar në Europë më duket vetja në një botë tjetër. Si duket niveli i mendimit tim ka rënë në atë të mizës, sepse drejtor DOÇI kështu na konsideron të gjithëve, MIZA!!! A thua ka nevojë Europa për një drejtor si DOÇI ynë? Falë zotit, z.Kryetar, ngushëllohem me lirine e fjalës dhe shprehjes. Jam i qetë edhe pse "marr nëpër gojë kuadrin", i cili dikur ishte monopol i Partisë dhe… të futeshe në këtë livadh të rrasnin në burg. Por dhe kënaqem dhe qetësohem -ohohoooo!... kur kujtoj se në fushatë isha një qytetar i respektuar, i nderuar, i dashur dhe që e don shumë Tiranën dhe të ardhmen e tij. Tasim MARKU

Koment

Debati dhe reforma e munguar në shëndetësi

NGA

K

LEON KAZA*

ohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes debati mbi gjendjen e siste mit shëndetësor në vendin tonë. Të shumtë janë ata të cilët rreken ta gjejnë te emra të përveçëm zanafillën e gjendjes mjerane të mjekësisë dhe natyrisht në shumëçka thonë kanë të drejtë. Si një person i përfshirë në kujdesin ndaj shëndetit, vlerësoj se anomalitë në sistemin shëndetësor në fakt reflektojnë probleme të qenësishme që ka shoqëria jonë, e cila tregohet e pandjeshme ndaj mangësive të hasura kudo. Kjo mungesë ndjeshmërie e ka transformuar shoqërinë tonë në një shoqëri që s’bëzan, një shoqëri të friguar, një shoqëri memece. Është e pamundur të mos ketë ndodhur kjo, për sa kohë që tashmë është bërë praktikë të pranosh si normale mënyrën anadollake të (mos) funksionimit të cilësdo hallkë të shtetit, pa patur as reagimin më të vogël të shoqërisë. Vetëm një shoqëri memece, apatike, si kjo e jona, i pranon pa reaguar praktikat regresive, korruptive, nepotike të kthyera tashmë në “modus vivendi” në çdo hallkë shtetërore. Reagimi qytetar pikë së pari kërkon vetëdije të mirëfilltë intelektuale, ndërsa një elitë e blerë/shitur, një elitë e zënë rob nga interesa korruptive, nuk elaboron ide e as çon përpara projekte prosperuese, por rezulton në një shoqëri të dekortikuar, fatkeqësi që me ç’shihet i ka ndodhur edhe shoqërisë sonë.

Vetëm një shoqëri anemike nuk reagon ndaj faktit se e vetmja mënyrë që të fillosh punë në ketë vendin tonë të dashur, në daç si sanitare a roje konvikti apo pedagog në fakultet, duhet ose të kesh korruptuar financiarisht apo të jesh katapultuar politikisht në atë pozicion (edhe doktoraturat në QSUT trafikohen politikisht…?!). Një vit më parë asistuam të gjithë nën “omerta-në” e zakonshme, në konkursin e specializimeve në fakultetin e mjekësisë ku u shkelën të gjitha të drejtat e konkurimit duke u bërë me një të lëvizur të lapsit (e patjetër jo vetëm të tij) humbësit në fitues e anasjelltas…A di njeri se ç’ndodhi me tej dhe si reagoi këshilli i të ashtuquajturëve “profesorë” të fakultetit të mjekësisë, rektorati apo ministria e arsimit ndaj organizuesit të konkursit…! Drejtuesit akademikë të shërbimeve mjekësore, duhet të bëjnë shumë nëse duam që shërbimi ndaj pacientit të përmirësohet në ato nivele që të gjithë synojmë të jetë. Si klinicist nuk mund të mos shpreh irritimin që ndjej mbi vështirësitë administrative që hasim në trajtimin e pacientëve; kjo përfshin që nga godinat spitalore të amortizuara, të ndërtuara sipas një stili aspak praktik, me shërbime të ndara që nuk krijojnë lehtësirat e nevojshme për shkëmbimin e shpejtë të informacionit aq të domosdoshëm për ndjekjen multidisiplinare të pacientit, mungesat ekstreme infrastrukturore, mangësitë në ekzaminimet laboratorike e deri te mungesat e pajustifikueshme të medikamenteve bazë. Shërbimi spitalor duhet t’i nënshtrohet një reforme të thellë, pikë së pari në sens ekonomik, pasi mangësitë nuk mund të tejkalohen me skemën aktuale të përfshirjes në mënyrë të përshpejtuar të shërbimit spitalor nën ombrellën e ISKSH, e cila vetëm sa nxjerr në pah defektet e sistemit por nuk reflekton shërbim cilësor në spitalet publike. Ndoshta përfshirja selektive e shërbimeve të veçanta në skemën e sigurimeve dhe liberalizimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore do të reabilitonin disi anoksinë aktuale të funksionim-

it të spitaleve tona. Shpesh herë të anatemuar për mitmarrje, shoqëria duhet të kuptojë edhe mungesën totale të vlerësimit ndaj bluzave të bardha, si pjesa më e trajnuar dhe e kualifikuar e shoqërisë, dhe, nëse do të flasim për trajnim mendoj se po ashtu në këtë kuadër shumë gjëra lënë për të dëshiruar. Përmirësime duhet të ketë në mënyrën e përgatitjes së specialistëve të rinj në shërbime të ndryshme, pasi aktualisht atyre pak ose aspak iu jepet e drejta dhe aksesi i nevojshëm për përftimin e aftësive të duhura nëpër klinikat tona universitare. Po ashtu duhet të bëhen transparente praktikat e rekrutimit në punë të mjekëve në QSUT. Çfarë kriteresh ndiqen dhe si ka mundësi që një numër shumë i vogël mjekësh që përfitojnë specializime për rrethe të ndryshme paraqiten për të kryer detyrimet kontraktuale?! A njihet ndonjë rast që ndokush të jetë penalizuar për shkelje të tilla, ndërkohë që shumë rrethe vuajnë mungesat në mjekë specialistë! Nëse do të flasim për krijimin e spitaleve rajonale, atëherë duhet patjetër që këto spitale të forcohen në kuptimin e plotësimit në infrastrukturën e nevojshme ashtu si edhe në afrimin e sa më shumë specialistëve të cilët punojnë në rrethe më të vogla pa ngarkesë pune dhe me mangësi edhe më të mëdha në ofrimin e shërbimit mjekësor. Nuk mund të flitet për rajonalizim të shërbimit shëndetësor, ndërsa ky mbetet vetëm një ndryshim në emërtesën e spitaleve të mëparshme, pa u ndryshuar struktura e funksionimit të këtyre spitaleve. Nëse duam që mjekësia jonë të bëjë përpara ministria e shëndetësisë duhet të ndjekë një politikë multicentriste, në kuptimin që të krijojë qendra të specializuara të shpërndara në zona të ndryshme për patologji apo shërbime të ndryshme. Për ta ilustruar këtë po sjell një shembull nga një eksperiencë e afërt në Avelino, një qytet i vogël me 40-50 mijë banorë, në jug të Italisë. Klinika Malzoni me një histori dhjetra vjeçare, është e specializuar për trajtimin kirurgjikal të patologjive

onko-gjinekologjike. Përpos kirurgjisë tradicionale, ajo që e bën të veçantë këtë klinikë është trajtimi në rrugë endoskopike i patologjive gjinekologjike, edhe në rastet e neoplazive malinje të avancuara. Në këtë mënyrë klinika njihet si qendër reference e endoskopisë gjinekologjike të avancuar ndërsa është aktualisht qendra nacionale e trajtimit të endometriozës; kështu, pacientet e trajtuara në këtë klinikë të vogël të një province napoletane vinin nga zona të ndryshme të italisë së jugut dhe veriut. Natyrisht nuk dua të bëj krahasime në asnjë moment me spitalet tona, por nga ana tjetër mendoj se disa mësime mund edhe të nxirren. Mbajtja e të gjitha shërbimeve “terciare” në QSUT dhe “status quo-ja” e mënyrës së organizimit të punës në këto shërbime, ku shefi i shërbimit apo dy a tre të përkëdhelur të tij kryejnë pothuajse të gjitha proçedurat, bën që të mos krijohen ekipe të specializuara për trajtimin e patologjive të veçanta në një specialitet të caktuar, (psh. onko-gjinekologjia, uro-gjinekologjia, mjekësia riprodhuese në shërbimin e obstetrikëgjinekologjisë, etj.) gjë e cila është e domosdoshme për mjekësinë moderne. Krijimi i poleve të tilla, si dhe shpërndarja e tyre në rajone të ndryshme do të aktivizonte shumë më tepër dhe do i bënte më shumë funksionale spitalet rajonale, ndërkohë që do të lehtësonte ngarkesën në QSUT që në letra bën gjithçka por në realitet trajtimet e patologjive të ndryshme janë në mënyrë të pjesshme e mjaft të mangëta. Po ashtu kjo politikë mund të ndiqet edhe në nivele rajonale, kështu nëse spitalet rajonale përfitojnë “privilegje” pa bërë ndryshime në strukturë që lejojnë afrimin e specialistëve; për t’i shpëtuar spitalet e rretheve nga braktisja e specialistëve dhe kthimi i tyre në godina jo funksionale, mund të referohen shërbime të veçanta, apo nënspecialitete të ndryshme në nivel spitali rrethi për një rajon të caktuar. Këto mund të ishin disa rrugë që do të na çonin drejt mjekësisë siç duhet të jetë, pasi mjekësinë siç nuk duhet të jetë, mjerisht po e përjetojmë përditë! *Mjek obstetër-gjinekolog, Lezhë


20

E mërkurë, 28 mars 2012

KULTURE

Intervista „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI Zoti Shima, ende nuk janë bërë publikë emrat e pesë boceteve fitues për Monumentin e Pavarësisë. A mund të na thoni, është ndonjëri prej pjesëmarrësve të huaj fitues? -Juria pasi e pa me kujdes gjithë materialin, maketet dhe bocetet e sjella nga artistët, pas një seleksionimi të kujdesshëm, bëri përzgjedhjen me faza, ku seleksionoi pjesë - pjesë projektet të cilat paraqisnin shmangie nga koncepti derisa mbërriti në një grup projektesh/bocetesh prej 15 punësh, që ishte edhe bërthama më e mirë e konkursit. Pasi u bënë përzgjedhjet e para me short-list të mbyllur, në grupin prej 10 veprash që mbetën hyri në punë sistemi i pikëve, nga njëshi deri tek pesa, nga ku dolën dhe pesë projektet më të mira. Sigurisht këtu unë mendoj se është përzgjedhur materiali më i mirë që ka sjellë ky konkurs, dhe këtu ka edhe artistë të huaj. Shumica e artistëve janë shprehur se koha e konkursit nuk mjaftonte. Kështu janë shprehur edhe disa prej atyre që morën pjesë. Cili është mendimi juaj, a ishte e mjaftueshme koha? -Koha gjykoj që ka qenë tamam korrekte. Ky konkurs është shpallur në nëntor të 2012-s. Është lënë gati tre muaj kohë për të menduar rreth një ideje. Ata që nuk kanë pasur dot ndonjë ide gjatë këtyre tre muajve, nuk besoj se do t'u vinte ndonjë ide në muajin e katërt apo në muajin e pestë. Kështu që unë mendoj se ky është një konkurs që merret me një koncept universal që është liria dhe pavarësia e një vendi dhe ky koncept nuk është e vështirë të mbartet në mendësinë e çdo artisti. Ashtu siç e gjetën kohën artistët ndërkombëtarë, mund ta gjenin të gjithë. Megjithatë, unë mendoj se ka më shumë mundësi për përzgjedhje të mira, sepse ky është konkursi me pjesëmarrjen më të madhe. Janë 61 artistë me 75 punë, ku disa kanë ardhur edhe me dy variante.

RUBENS SHIMA

Fituesi i konkursit merr 35 mijë euro Fondi për Monumentin e Pavarësisë nuk është caktuar. Kostoja varet nga sheshi, koncepti dhe materiali timitetin dhe i nënshtrohet gjykimit të njerëzve. E rëndësishme është që gjykimi të jetë sa më profesional. Ne në këtë konkurs kemi një ndarje qartazi të pjesëmarrësve. Kemi artistë ndërkombëtarë që kanë kanë preferuar ta paraqesin konceptin e pavarësisë nëpërmjet një simbolike jo figurative, me një gjuhë brenda një estetike moderniste dhe materialet që kanë propozuar janë materiale tepër bashkëkohore në realizmin e këtyre skulpturave. Ndërsa artistët shqiptarë, këtu ndikon dhe shkolla, kanë preferuar që simbolikën e pavarësisë ta shprehin nëpërmjet simboleve, për shembull personazheve historike, flamurit, në një gjuhë më tradicionale.

Mes 5 fituesve të Monumentit të Pavarësisë ka artistë të huaj

Më media është zhvilluar një debat i shumanshëm, jo vetëm për mënyrën e organizimit të konkursit, por edhe për konceptin artistik. Skulptorët kanë pohuar se ka shprehje të patetizmit dhe keqpërdorim simbolesh. Arkitektët shprehen se po prodhohen monumente me elementë turbofolklorikë. Janë opinione të drejta apo paragjykohet? - Mendoj se janë komente njerëzish me frymëzim spontan, dhe kategoria e dytë janë njerëz që merren eksluzivisht me punën e të tjerëve. Nuk kemi parë realisht se çfarë prodhojnë këta njerëz që bëjnë kaq shumë komente, përveç fjalëve. Por mos harroni se gjykimi mbi artin shpesh bëhet mbi baza subjektive. Çdo artist që ka marrë pjesë në këtë konkurs ka marrë parasysh që do të gjykohet nga njerëzit. Një vepër në momentin që del nga studioja e artistit e humb in-

KONKURSI: Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, rrëfehet për herë të parë pas shumë debateve rreth konkursit të Monumentit të Pavarësisë mbi sheshin, afatet kohore, kostot, konceptet dhe prurjet.

A nuk ka në këtë konkurs shumë simbole klishe? -Mendoj se asnjë simbol nuk është klishe. Por..., kur ato keqpërdorohen ose devijojnë nga kuptimi i mirëfilltë simbolik, mund të kthehen në klishe artistike. Apo jo? -Varet sesi e ripropozon një simbol artisti, apo e thënë ndryshe si e sjell në kohë. Këtu hyn në punë estetika dhe formimi kulturor i artistit, i cili në këtë rast është shumë i rëndësishëm, madje është faktor përcaktues. Nëse artisti citon, madje hiperciton një simbol tradicional e rëndësishme është që ta sjellë nëpërmjet një estetike të re dhe me një gjuhë bashkëkohore. Kur kjo arrihet nuk kemi të bëjmë me klishe. A ka vepra të prezantuara në këtë konkurs që duken si imitime të realizmit socialist, që shfaqen me një shije brutale, përzier me një lloj elementi folklorik? -Nuk ka se si të mos ketë të tilla, sepse ky ka qenë një konkurs i hapur, pa asnjë lloj paraseleksionimi. Nuk mund të them se është vendi për të bërë një analizë mbi shkollën shqiptare, apo shijet estetike që janë prezentë aty. Mendoni ju se një humbje të vlerave ka sjellë edhe mosnjohja e faktorëve historikë për të sjellë

Shtetëror të Festimeve.

Koncepti: Pavarësia po merr pamjen e grave me imazhe erotike.Imitohet simboli i Delakruasë për lirinë

një prag, një gur themeli për të ardhmen tonë. Fituam pavarësi, por jo aq liri, siç e tregon më pas historia jonë... -Gjykoj se për këtë konkursi i vuri në provë të gjithë. Ne ua kemi lënë në dorë artistëve konceptin e lirisë. Kompleksitetin e historisë së Shpalljes së Pavarësisë s'e kanë zgjidhur ende as historianët... një koncept të drejtë për pavarësisë si një histori komplekse, e cila solli mëvetësi, pavarësi, por ende jo aq liri sa pritej? -Mendoj se koncepti i pavarësisë, i lirisë, janë koncepte universale. Por në disa bocete pjesëmarrëse vihet re një estetikë e tejkaluar përzier më elementë kitsch. Duke parë bocetet, vërejta se ka një përdorim në masë të figurës së femrës, ku ajo shpesh duket edhe më tepër se ç'duhet erotike. Pse është konceptuar kështu pavarësia jonë. Si kanë menduar artistët? -Historia e monumenteve në periudha të ndryshme është pasqyruar nga simbolika të ndryshme, që mund të përsëriten, të riciklohen, të rithuhen, ose mund të propozohen ndryshe. Edhe kjo simbolika e këtyre femrave me pak erotizëm, siç i cilësoni edhe ju, është modeli pak a shumë perëndimor i lirisë, modeli francez i lirisë, ku liria gjithmonë paraqitet në artin botëror si një femër, madje po të shohësh Delakruanë, liria është një femër me gjirin përjashta. Ky koncept vjen nga Perëndimi, por është model i tejkaluar. Pavarësia e Shqipërisë nuk ishte një liri e atij kuptimi. Ishte

Si janë përcaktuar përmasat e derdhjes së një monumenti për pavarësinë? -Përmasat janë të lidhura nga koncepti që ka secili artist dhe po ashtu përmasat janë të lidhura ngusht me vendin ku do të vendoset. Artistët kanë përdorur modele variabël në funksion të sheshit dhe të realizimit të materialeve të ndryshme që ata propozojnë. A kanë pasur një dijeni të përafërt artistët se një vepër e tij mund të vendoset, p.sh. te Piramida, te Lulishtja apo te Katedralja? -Një ndihmë e madhe për Jurinë ishte fakti se artistët kur kanë sjellë bocetet kanë propozuar edhe vendin se ku duhet të vendoset vepra. Disa e kanë vendosur veprën në një mjedis të gjelbër, brenda një parku apo lulishte. Disa të tjerë e kanë vendosur brenda qendrave urbane me blloqe ndërtimi në sfond. Sa e lidhur me ju është zyra e arkitekturës në bashki për të përcjellë këtë koncept të veprës në variacionin e sheshit të kërkuar? -Pas shpalljes së fituesit, dhënia e sheshit do të bëhet pas një konsulence të Bashkisë të Tiranës, Ministrisë së Kulturës dhe Komisionit

Sa do të paguhet fituesi? -Fituesi do të paguhet me 35 mijë euro. Sa ka akorduar shteti për koston totale të Monumentit të Pavarësisë? -Kostimi, fatura financiare e monumentit do të vendoset kur të përcaktohet sheshi dhe materialet për ndërtrimin e monumentit fitues. Tek artistët e huaj kemi mundësi zgjedhje. Ata kanë propozuar që veprën mund ta ndërtojnë në çfarëdolloj materialesh si tradicionale ashtu dhe bashkëkohore. Pse u ka interesuar të huajve tema e Pavarësisë së Shqipërisë? -Pavarësia, liria janë tema universale. A kanë pasur ata ide të qarta për çështjen e pavarësisë sonë? -Kanë pasur, kanë kërkuar në arkiva, kanë lexuar. Kanë kërkuar thellë në historinë dhe në dinamikën e ngjarjeve të historisë së Shqipërisë. Madje, disa prej tyre ishin zhytur aq thellë sa ishin ngatërruar me këto simbole, siç është rasti i një skulptori italian i cili në kërkimet e veta ka mësuar se pjesë e simbolit të Kastriotëve ka qenë ylli me gjashtë cepa dhe na e ripropozon këtu. Por, kjo është një simbolikë që edhe vetë ne shqiptarët e kemi humbur. Këto kërkime kaq thellë nuk mendoj se janë shumë favorizuese. Ai është vërtetë një simbol yni, por nuk është më i pranishëm. Me pak fjalë, cili është gjykimi juaj në përfundim të këtij konkursi? -Ajo që më gëzon është se në këtë konkurs ka pasur prurje, ka pasur koncepte bashkëkohore. Por duhet të theksoj se ne nuk duhet të ndërtojmë më monumente me një estetikë të kohës së shkuar. Dhe mendoj se ka ardhur koha të distancohemi estetikisht nga monumentet që ne jemi mësuar të shohim.


E mërkurë, 28 mars 2012

21

KULTURE DORËSHKRIMET Zbulohet vepra e papërfunduar e Franz Baron von Nopcha-s në bibliotekën e Lumo Skëndos. Ekspozita me shtatë vëllime dorëshkrimesh është hapur në Bibliotekën Kombëtare

Ekspozita „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

S

htatë vëllime me ditarë të dorëshkruar nga udhëtimet dhe hulumtimet në Shqipëri të Franz Baron von Nopcha-s (1877-1933) janë blerë nëpër Europë nga Lumo Skëndo. Këto dorëshkrime i kanë shërbyer Nopcha-s (Franc Nopças) si punë përgatitore për hartimin e veprave dhe studimeve të mëvonshme të tij në fushën e albanologjisë. Gjashtë vëllime ku fokusohet "Albania, udhëtime" dhe një dorëshkrim i udhëtimeve të tij në Bullgari janë ekspozuar në sallën e Bibliotekës Kombëtare të shoqëruara me skica, harta, vizatime objektesh, fjalorë, skica zbulimesh arkeologjike dhe çdo imtësi tjetër që do ta zhbironte vetëm një albanolog dhe paleontolog i palodhur siç ishte ai. Me vdekjen e parakohshme të Nopcha-s, shumë vepra të rëndësishme ngelën të pabotuara. Organizatorët kanë synuar të bëhet e njohur vepra e tij, për të qenë më e hapur kundrejt kërkimeve shkencore. Janë dorëshkrimeve voluminoze të lidhura në formë libri dhe kureshtjendjellës. Vëllimi i parë i ekspozuar titullohej "Albania dorëshkrim", në të cilin përshkruhet udhëtimi i vitit 1905 nga Cetina për në Shkodër e Mirditë. Krahas vulës së bibliotekës së famshme 'Lumo Skëndo', syri të sheh kujtime dhe mbresa nga Mazreku, Jubani, Kiri, Shoshi, Prekali, Reçi, Shkreli, Shala, Komani, Kalivaçi, etj, të cilat vargojnë deri në Orosh, ku Nopcha ka përmbledhur doket dhe zakonet, mënyrën e jetesës. Aty gjen takime dhe biseda me banorët, statistika me numrin e famullitarëve të vdekur të Shkrelit, një listë të gjatë antroponomesh. Dorëshkrimi i dytë ka mbresa dhe vëzhgime nga udhëtimi prej 27 dhjetorit 1905, deri më 7 gusht 1906 në Orosh, Kaliva, Pukë, Laç, Rubik, Rrëshen, Kaçimar, Milot, Shkodër e rrethinat e saj, Durrës, Tiranë e Krujë. Gjenden dorëshkrime nga fusha e Kthjellës, Oroshit, Kështjella e Shkodrës, ngjarje nga jeta e përditshme e banorëve, etj., alfabeti i shqipes e të folmet e zonave. Diku me laps jepet kuptimi i fjalës çikë, në faqe të tjera ka përshkrime dhe veshje të ndryshme popullore, relieve dhe portrete të banorëve të Shalës. Te vëllimi i tretë, 'Nopcha, Albania, dorëshkrim' bëhet një përshkrim i udhëtimit nga 9 gushti i vitit 1906 deri në dhjetor 1907, ku Nopcha zbulon vëzhgime dhe mbresa nga Shkodra dhe fshatrat Selcë, Vukël, Dajç, Kthellë, Kallmet, Shkrel, Pulaj, Kthellë, etj. Përshkrimi gjeografik i tyre, pema gjenealogjike e familjeve Nikaj e Dedaj në Theth, e histori të jetës janë shoqëruar me skica e vizatime. Aty gjen një mbishkrim latinisht të kishës së Shirgjit dhe një poezi popullore në gjuhën shqipe. Gjen skica kostumesh popullore, dhe atë që studiuesit e quajnë me interes, flamurin e Kthjellës së epërme, përshkrimet e udhëtimit në Shkup, në Prizren, në Sarajevë. Vëllimi i katërt "Albania, dorëshkrim, përmban vëzhgime dhe hulumtime nga udhëtimi i vitit 1908 deri në Mazrek, Shllak, Shkodër, Shkallë, Curraj i Epërm dhe Theth, Shosh, etj, ku gjen jo vetëm përshkrime qafash, grykësh, stanesh dhe shpellash, por edhe një mbishkrim latinisht mbi një gur të zbuluar në Shosh, si dhe mbishkrime latinisht të gjetura në Kishën e Shën Rrokut. Vëllimi i pestë përshkruan udhëtimet nga janari 1909-1910 në Shkodër, ku ka elemente shtëpiake,

AFERDITA SHARREXHI: Skëndo i blinte me 100 franga ari dorëshkrimet nëpër Europë Biografia

Zbulime arkeologjike të Franz Baronit

Franz Baron von Nopcha-s (1877-1933)

F

. Nopcha mbeti një ndër stu diuesit më të spikatur të kohës. Ai ka lindur në një familje aristokratike hungareze më 3 maj 1877 në çifligun familjar të Saçalit, afër Hacegit të Transilvanisë. Nopcha shumë shpejt u bë një studiues i zellshëm në fushën e paleontologjisë. Shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, në fushën e gjeologjisë, për shembull mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare dhe në vitet e mëvonshme Nopcha u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Lista e botimeve të Nopcha-s përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë.

modele enësh e monedhash, pemët gjenealogjike të familjeve Ndrekë Preçi, Tom Prel Nikaj, si dhe një fjalor shqip në dialektin gegë-gjermanisht. Të gjitha dorëshkrimet janë për udhëtimet në Shqipëri dhe vetëm njëri nga këto dorëshkrime përshkruan udhëtimin në Bullgari që daton vitin 1921.

II

Zonja Afërdita, si përgjegjëse e Departamentit të Albanologjisë, përse e keni konsideruar me interes ekspozimin e hapur të dorëshkrimeve të Nopcha-s? -Është hera e parë që ekspozohen ditarët e Nopcha-s nga koleksioni i tij në Bibliotekën Kombëtare dhe u gjend edhe koha në kuadrin e 90-vjetorit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Hungarinë. Janë marrëdhënie të vjetra, të përhershme, të kahershme. Nopcha është një hungarez me origjinë. Paraqet interes, jo vetëm për këtë arsye, por më shumë interes ka fakti se duke ekspozuar këto ditarë, studiuesit, albanologët

Koleksioni: Gjysma e koleksioneve të albanologjisë janë pjesë e bibliotekës së Lumo Skëndos

do të gjejnë një material të bollshëm për studimet e tyre, qoftë në fushën e gjeologjisë, profesion i Nopcha-s, qoftë në fushën e kulturës popullore apo në fushën e statistikës së popullsisë, demografisë, etj. Nopcha duke qenë shumë i pasionuar pas Shqipërisë dhe shqiptarëve ka bërë shumë ekspedita dhe udhëtime pune, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme, për të hulumtuar këtë zonë, për të hulumtuar si të thuash jo vetëm terrenin, por zakonet, veshjet, kishat. Ka hulumtuar mbishkrime në gjuhën latine dhe ekspedita e tij u bë në vitet 1905-1913. Ditarët e Nopchas janë shtatë vëllime, por vetëm gjashtë prej

tyre janë për Shqipërinë, gjë që tregon sesa punë kolosale ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, kur siç shihet vetëm një ditar, vëllimi i shtatë është nga udhëtimi i tij në Bullgari, që daton vitin 1921. Është interesant fakti që edhe pse ka 100 vjet, këta ditarë nuk kanë pësuar asgjë, edhe pse janë shkruar me laps. A është kjo meritë e Lumo Skëndos, që mbetën në gjendje të mirë këta ditarë? -Sigurisht që është e Lumo Skëndos. Ekspozita e dorëshkrimeve dëshmon më së miri kush ishte Lumo Skëndo. Ai ishte një bibliofil i shkëlqyer. Ishte shumë i pasionuar pas albanologjisë dhe kudo që ka shkuar ai ka vizituar dyqanet bukinistike të Europës dhe në morinë e këtyre librave ai ka hulumtuar dhe ka blerë libra të autorëve që flasin për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka pjesë të bibliotekës së tij personale, apo të librarisë së tij. Pas 44-s, libraria dhe biblioteka kaloi në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare. Ishte një fat i madh që pati vëmendje për këto. Dihet që gjysma e koleksioneve të albanologjisë janë pjesë e bibliotekës së Lumo Skëndos. Është interesante, sepse ai kudo që shkonte shënonte vendin, datën dhe sa para e ka blerë një libër. Dhe pothuajse çdo libër i tij ka vulën e bibliotekës apo të librarisë së Lumo Skëndos. Sa ka kushtuar për atë kohë një dorëshkrim i kësaj natyre? -Po jap një shembull, për ditarin që flet për udhëtimin në Bullgari, Lumo Skëndo shënon se e ka blerë në një bukinistikë të Austrisë dhe e ka blerë rreth 100 franga ari. Për vlerën që kishin në atë kohë frangat janë një shumë e madhe. A i ka botuar nëpër libra studimorë Nopcha të gjitha materialet e këtyre dorëshkrimeve? -Nopcha me këto bërë një punë përgatitore të madhe dhe një pjesë e këtyre materialeve janë të botuara deri në vite '13 e më vonë, por një pjesë ende shumë e madhe kanë mbetur në këto shënime. Ka material ende të bollshëm që nuk është botuar ose njohur, kur flasim për dorëshkrime që kanë mbi 300 faqe, nuk janë shfrytëzuar dhe Nopcha vetë nuk ka arritur dot t'i përgatis e t'i botoj të gjitha sa qe gjallë.

70-vjetori i lindjes

Ferdinand Radi, ky aktor i mençur i humorit Sot AQSHF përkujton 70-vjetorin e lindjes së aktorit të mirënjohur të skenës dhe ekranit Ferdinand Radi. Një libër në nderim të tij është përgatitur nga Bujar Kapexhiu

N

ë krijimet e tij është vlerësuar humori i gjallë, i pastër, qytetar, i mbushur me situata nga më komiket, spontanitet i humorit, shkathtësi e dialogut dhe mençuria e intrigave. Nandi, siç e thërrisnin të gjithë, ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942. Në fillim u shqua si sportist i ekipit të parë të Dinamos, por iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit. Njohja me Kujtim Spahivoglin, shoku dhe miku i tij më i ngushtë, ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik. Në vitin 1965, Radi fillon aktivitetin e tij artistik si amator. Më 1968-n mbaron kursin

e regjizurës dhe më 1970-n ndjek një kurs pasuniversitar po për regjizurë nën drejtimin e Spahivoglit. Në Teatrin Kombëtar nis të interpretojë dhe shprehu aftësitë e tij aktoriale. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-n, Ferdinand Radit i mbyllet ëndrra për t'u bërë aktor profesionist, ndërsa iu shtuan edhe vështirësi

të tjera politike të familjes. Jeta e tij si aktor nisi vetëm atëherë kur u shemb diktatura, në vitin 1991 në Teatrin Kombëtar. "Vizita e damës plakë", "Ezopi", "Rikardi i tretë", "Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri", ishin veprat ku ai u shqua për role të veçanta karakteri, tipikë, për plastikën, lëvizjet. Në vitin 1995 në Teatrin Kombëtar vihet në skenë një nga komeditë më të bukura të tij, por edhe të vetë teatrit "8 persona plus". Pastaj vinë me radhë sukseset me "Revizorin", komedinë "Inspektori". Nand Radi pati role edhe në filmin artistik, ku ka interpretuar me mjeshtëri figura e tipa që mbahen mend nga spektatori ynë. Një ndër ta

ka qenë edhe Zani i filmit televiziv "I Treti". Në film e nisi rrugën e tij në vitin 1971, me rolin e tipografit nga filmi "Kur zbardh një ditë". Janë role të dyta, por që kanë një peshë të madhe në film, e që të mbeten në mendje për figurën e arrirë artistike. Ndër kulmet artistike në film, Ferdinand Radi ka pa dyshim Zanin nga "I treti", kapter Mevlani nga "Historiani dhe kameleonët", ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit" si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin "Nata". Ai u nda nga jeta me 11 shkurt 2004, pas një ataku kardiak. Një libër në nderim të tij është përgatitur nga miku i tij Bujar Kapexhiu.


22

E mërkurë, 28 mars 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5

DEBATI Klaudja debaton edhe me Françeskën të cilës i thotë se ajo flet me kamerat dhe nuk është aktive në shtëpi

Klaudjas i humbet durimi: Dua të dal Olti Curri: “Klaudja, së shpejti zëri zyrtar i Sahatit të Tiranës"

D

isa ditë pa cigare dhe një zënke mes Erionit kanë bërë që konkurrentja e Big Brother Albania 5, Klaudja të acarohet me të gjithë banorët e shtëpisë si dhe të deklarojë se do të dal nga shtëpia. Klaudja nxehet me Erionin dhe fillon që të bërtasë dhe ta ofendojë atë dhe banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes. Duke ndenjur në dhomën e ndenjes ai e godet me shapkë Klaudjan për lojë, por ajo acarohet më shumë dhe fillon që ta ofendojë Erionin. Në momentin që ajo ofendon Erionin, ai ia kthen me ironi dhe qetësi dhe banorët e tjerë qeshin me situatën mes atyre të dyve. Në këtë moment Klaudja shpërthen në ofendime të rënda për të gjithë banorët, duke thënë "këtu

jetoj me kafshë, me copa mishi që ecin nëpër shtëpi". Ka mjaftuar kjo fjalë e Klaudjas që banorët e tjerë të acarohen dhe një e nga një futen të gjithë në debat me të. Anila thotë se ajo nuk do të tolerojë asnjeri që ta ofendojë dhe fillon

që t'i kërkojë Klaudjes që të mos ofendojë më, por Klaudja i përgjigjet "do të ofendoj se sa të dua". Anila e acaruar i thotë Klaudjës "mos ofendo më se nëse vazhdon kështu shapka herës tjetër do të të bjerë kokës". Klaudja debaton edhe me Françeskën të cilës i thotë se ajo flet me kamerat dhe nuk është aktive në shtëpi. e ndërsa Klaudja vazhdon ofendimet me të bërtitura të mëdha, Françeska i thotë me qetësi "je ti ajo që ke ardhur të flisje me mua, pse erdhe kur e di që unë flas me kamerat". Anila dhe Françeska akuzojnë Klaudjën se nuk di të bëjë asgjë. "ti s'di as të ndezësh lavatriçen, asnjë punë s'di të bësh, as një supë për vete nuk di të bësh, kështu që s'mund t'u thuash këtyre njerëzve se s'dinë të bëjnë asgjë". Kjo sjellje e Klaudjas është komentuar edhe në rrjetin social Facebook. Ka qënë opinionisti i Fan Club, Olti Cur-

ri, ai që ka komentuar këtë sjellje të saj. "Klaudja pasi ndërroi Erionin me një cigare Slims, po bëhet gati ta tymosë. I ka ardhur oferta që të bëhet zëri zyrtar i Sahatit të Tironës, që të zgjojë kryeqytetin çdo mëngjes, por nuk dihet ende, a do ta pranojë", ka thënë në mënyrë ironike Curri i mbështetur edhe nga shumë ndjekës të tij në Facebook. Pas zënkës mes njëri tjetrit Erioni dhe Klaudja dalin në oborr, dhe sqarohen për zënkën që kanë pasur. Erioni i thotë se e qëlloi Klaudjan me shaka por asaj nuk i ka pëlqyer ky veprim i tij. "Nuk është shaka ajo, nuk duhej që ta bëje", i tha Klaudja.

Erioni i kërkon që të qetësohet dhe të mundohet që të mos nervozohet për gjithçka ."Është bërë situata shumë keq dhe nuk rri dot kot", shprehet Klaudja. Ai i kujton se ajo ia ka dalë për kaq kohë dhe se mund t'ia dalë edhe për më gjatë. Erioni mendon se Klaudja po ndihet keq nga mungesa e cigares dhe e ushqimit, por i kujton se kjo situatë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ai e përqafon, duke i thënë se ajo duhet të mundohet që ta kalojë këtë situatë. Klaudja kërkon që të bëjë gati valixhen, duke thënë se është e bindur për atë që kërkon të bëjë. "Këtu është llum", shprehet Klaudja.

Liam-Klaudjës

Debati

"Ditët e fundit, e zbehtë në mendime"

Erioni: "Anila e Arbri nuk kanë pastruar asnjëherë"

„„„

TIRANE

L

iami e Klaudja qëndrojnë në ko pësht e Liami i thotë Klaudjës se ditët e fundit i është dukur e zbehtë në mendime. Klaudja shprehet se nuk e kupton çfarë do të thotë Liami me këtë. Liami mundohet t'ia shpjegojë, por nuk gjen fjalët e duhura e Klaudja e ndihmon duke i thënë që nëse e kishte në sensin që nuk kupton më asgjë brenda shtëpisë, gabohet pasi nuk është kështu. Liami thotë se i është dukur sikur Klaudja nuk po i jep sensin e duhur gjërave, por ajo përgjigjet se po sforcohet pak më

shumë se ç'duhet në sensin e bashkëjetesës në BB. Liami thotë se nuk mendon se ka ardhur ende ai moment që atyre t'iu duhet të sforcohen. Liami komenton Anilën duke thënë se ajo nuk i ka bërë punët dje me pretekstin që ishte sëmurë e Klaudja i thotë Gracianos që dhe e dashura e tij (për Lorenën), nuk e ka fshirë mirë shtëpinë pasi ka ende miell nëpër cepa nga loja që kanë bërë banorët në shtëpi. Ermali thotë se jo të gjithë banorët bëjnë punë në shtëpi, por Klaudja përgjigjet se nuk ia vlen të ndajnë se kush bën më shumë e kush më pak, e rëndësishme është që të jetojnë në një ambient të pastër.

Françeska

"Babait tim duhet t'i ketë pëlqyer Ermali" „„„

F

TIRANE

rançeska qëndron me Anilën në ko pësht duke biseduar e duke komentuar banorët. Françeska komenton për Gracianon: "Ky sikur nuk e do fare Lorenën, i rri shumë ftohtë". Ajo shton se femra sillet në bazë të veprimeve dhe afrimitetit që i jep mashkulli. Anila e mbështet Françeskën dhe thotë se i është kujtuar surpriza që ka marrë ajo këtë të shtunë, me darkën romantike e për më tepër, të pregatitur nga babai i saj. Anila thotë se i ka pëlqyer shumë surpriza e bërë për Françeskën nga babai i saj e Françeska përgjigjet se babait të saj do t'i ketë pëlqyer shumë Ermali, përderisa i ka bërë atë surprizë, duke gatuar për të dy. Françeska thotë se nuk ka arsye përse

babait të saj mos t'i pëlqejë Ermali, pasi ai është djalë i mirë. Banorët komentojnë gjithashtu edhe pesëshen e të preferuarve, ku Anila shprehet se do të donte që të ishin në nominim Liami e Klaudja, e të ikte njëri prej të dyve. Françeska supozon se po të jenë në nominim Liami, Ermali e Klaudja, do të largohet kjo e fundit. Anila thotë: "Imagjinoni të fitojë Arbri BB?!", e Françeska përgjigjet: "E pamundur, nuk e di se çfarë do të bëja". Kjo e fundit mendon se pas dy javësh do të dalë në nominim Klaudja, e po ashtu do të eliminohet nga shtëpia e BB. Françeska po ashtu, hedh idenë që Ermali të jetë fitues i BB, e shpreh habi. Lorena shprehet se Arbrit i ka hipur vetja në qejf dhe kjo do ta bëjë të humbasë shumë pikë. Ajo shton se ka shumë antipati për Arbrin.

„„„

TIRANE

E

rmali qëndron pranë Edit në kopësht duke biseduar e ky i fundit e pyet nëse janë zgjuar banorët e tjerë pasi duhet t'ia nisin nga punët e shtëpisë, e specifikon që Genta duhet të lajë enët pasi ka qenë detyra e saj që mbrëmë. Edi i thotë Ermalit se vetëm ata të dy bëjnë punë në shtëpi, e duhet të reshtin së bëri dhe punët për banorët e tjerë Ermali përgjigjet se Edi gjithmonë ka bërë dhe punët që u takojnë të tjerëve e më pas Liami kalon pranë tyre dhe Ermali i kërkon ndihmë për të pastruar kuzhinën së bashku. Edi e këshillon Ermalin që nëse nuk është detyrë e tij të pastrojë kuzhinën, të mos e bëjë, por t'u thotë atyre që duhet ta bëjnë. Ermali përgjigjet se nuk ka kujt t'i thotë e nuk do të nevrikoset për këtë gjë. Ermali shkon në dhomë dhe zgjon Gentën me të bërtitura, duke i thënë të çohet që të lajë enët, por ajo i përgjigjet që t'i thotë Françeskës t'i lajë. Më pas, Edi e Ermali fillojnë të pastrojnë kuzhinën, të ndihmuar nga Genta e Meti. Ermali nevrikoset me Gentën për punët e shtëpisë e po ashtu është i revoltuar nga pakujde-

sia e banorëve për rregullin në shtëpi. Liami, teksa merret me punët e shtëpisë shprehet për Anilën se nuk prek asgjë me dorë, duke nënkuptuar që nuk bën asnjë punë në shtëpi. Ai thotë se paçka që Anila është sëmurë, ka fuqi për të kërcyer, por për të bërë punë, jo. Edi thotë: "Është faji im që pastroj gjithmonë", dhe Ermali shton: "Më i miri, e pëson gjithmonë". Erioni shprehet se Anila e Arbri nuk kanë bërë asnjëherë punë në shtëpinë e BB.


E mërkurë, 28 mars 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Ngatërron policinë me motelin

Zbulon gruan në ¿lm porno

Gënjen për vdekjen e vajzës

P

K

Z

as një mbrëmjeje festive me miqtë e tij dhe pasi kishte rrëkëllyer disa dopjo whisky Mitchell Deslatte, që shihni këtu në foto, mori rrugën e kthimit për nështëpi. Por sa i hipi makinës e kuptoi se nuk ishte në gjendje të guidonte, prandaj vendosi të ndalej në hotelin e parë që do t;i dilte përpara për të kaluar atë pjesë, të natës të mbetur, deri sa ti dilte pija. Por i shkreti Deslatte ishte aq shumë xurxull, saqë stacinonin e palicisë që u shfaq në krah të rrugës e mori për motel. Madje edhe policin e shërbimit e mori për recepsionistin dhe, i kërkoi një dhomnë për të kaluar natën. Natyrisht që polici e kuptoi menjëherë se me këkishte të bënte dhe nuk e pati të vë shtirë t’i gjente një dhomë. Vetëm se dhoma e kishte dritaren me... hekura!

ur gruaja i tha se nuk do të kthehej në shtëpi në mbrëmje, sepse do të shkonte te njerëzit e saj, një burrë nga Taiwani, vendosi të kalonte një mbrëmje disi ndryshe. Kështu, para se të kthehej në shtëpi ndaloi në një dyqan dhe bleu një DVD porno, për ta parë i qetë vetëm. Kështu, pasi hëngri darkë, u ul gjithë qejf përballë televizorit, e ndezi dhe futi DVD. Por sapo ¿lloi ¿lmi porno, pati një surprizë vërtet të shëmtuar dhe tronditëse. Protagonistja e ¿lmit porno ishte pikërisht gruaja e tij. I tronditur sa më s’bëhet i gjori burrë ¿ku menjëherë televizorin dhe që atë natë i telefonoi të shoqes duke e njoftuar për divorcin. Dhe të mendosh se vetëm pak kohë para kësaj ngjarjeje ai i shte denoncuar pasi kishte zhdëpur në dru dikë që i ishte vardisur të shoqes.

akonisht janë fëmijët ata që, për të kaluar ndonjë ditë pushimi në shkollë, u këpusin ndonjë gënjeshtër mësuesve për të justi¿kuar mungesën. Ndërsa rasti i Joan Barnett, që është një punonjëse shkolle në New York është vërtet unikal. Kështu, vetëm për të kaluar një javë pushime në ishullin e paqësorit që shihni në foto, Barnett jo vetëm që i gënjeu drejtuesit e shkollës, por sajoi një gënjeshtër makabre. I njoftoi kolegët e saj se i kishte vdekur vajza, duke u paraqitur madje edhe një çerti¿katë vdekjeje. Natyrisht të falsi¿kuar. Vetëm dyshimi i sekretares së shkollës, të cilën, shkrimi me fonte të ndryshme shkronjash dhe aspak profesional e futën në dyshime, bëri që t’i dilte gënjeshtra në shesh dhe si pasojë, Joan Barnett u pushua nga puna.

2

3

4

16

5

6

7

17

35

10

11

36

12

46 54 59

60

73

47

48

49

62

75

63

76

77

69

78

79

9. Një lumë në Afrikë 10. Janë veglat. 11. Nuk shuhej dot nga Tantali. 12. Një fjalë si edhe një herë. 13. Qe kampion i Formula 1. 14. Të fundit në dhjetor. 15. Erik, fantazist te Roma. 17. So¿a Ricci aktore. 18. Arsene trainer. 19. Lordes i portugezëve. 20. Lindi Isakun. 22. Janë teknike ato të traierit. 24. Qyteti i... Atalanta-s. 25. Mund të jenë ¿lmash.

77. Një tragjedi... e Dreiser. 81. Kështu mund të jetë një faull në futboll. 82. Një material për pista. 83. Janë njerëz vërtet tërheqës.

ɷ VERTIKAL 1. Pak tahmaqare. 2. Një shkrim për kreshnik. 3. Mund të jetë shtypi. 4. Ishte mbret i ostrogotëve. 5. Giuliano, ish-kryeministër italian. 6. Desnuda e Goya-s. 7. Eshtë shtet me puszta. 8. Përdorej për të larë rrobat dikur.

N A D A R I K

I M E T

U R

I M

S

T

I

S T

A U R

A K U Z A T P A K U L A

P O L I

I

E D R

S T R

I K A T A

I

K O L E R E

O N O

I K E

I

T E

C

J

H E T

V M A L L K I M E T

D E L

A N D E L

I

U

L

S T O

I

K R

T A K T

I

I

M T E P

I

E T

I

F

I

L N D

I R B E D

I

T

I M T A R E T

K I M E

P E N E T E

I M O R E

A B

S A

R O L E K A B

I N E R T E T E T

M A I

E L L E R Y

M I K R O V A L A T

M O N T A L B A N O

M I N

D K O M U N

N E

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit në shenjë, megjithëse me një ndikim jo shumë të fuqishëm bën që t’ju rritet vendosmërinë për të arritur një objektiv dhe shpirti luftarak për të përballuar vështirësitë.

Akrepi

Tani që ndikimi i Marsit nuk është më ai i zakonshmi duket ritmet frenetike me të cilat jenë mësuar të vinë duke u zbehur, që do të thotë se do të keni mundësi të merrni frymë lirisht.

64

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM E L E K T R

51

80

83

55. Gjuajnë kur nuk... janë. 56. Eshtë paraqitja nën mesatare. 57. Mund të jenë kampionë të tillë 59. Shteti me Rabat. 61. Vetëvrasja e samurait. 64. E dashura e Doktor Zhivagos. 65. Rrallë është përgjysmë. 66. Demek s’ka ku¿j. 67. Bëhet duke ngritur krye. 68. Me të nxjerrin një tavë. 69. Ku¿zojnë lëvizjet. 70. Inicialet e Moravia-s. 71. Një ndenjëse për monark. 73. Nuk shihet në një të tillë. 76. Usain kampion i atletikës.

N A D

50

68

82

G A B

Virgjëresha

Edhe sot do të vazhdoni të jeni nën ndikimin e peshës së rëndë të Uranit, që sot duket se do të sjellë enrgji të reja por edhe konfuzion. Një Hënë e mirë bën që të keni gjykim të shëndoshë.

22 30

56

61

74

81

ɷ HORIZONTAL

Luani

Situata yjore duket se është e mirë, megjithë Marsin në një orbitë që nuk është aspak favorizuese. Duhet të jeni më të hapur ndaj partnerit dhe më “hermetikë” ndaj rivalëve në punë.

15

43

67

72

1. Eshtë kapriçio. 5. Një trup pa formë. 7. Ku¿zojnë hartat. 9. Fillojnë nazet 11. Luan derby me Barça-n. 16. Eshtë lartësi e Piramidës. 18. Të parat në ëurstel. 19. Janë skelete të ngurtësuara. 21. Bëjnë gravurë me gurë. 23. Janë malet me Everest. 24. Eshtë Cory Matthews në Boy Meets World. 26. Ishte qyteti me mure të brishta. 30. Në krye të masave. 31. Eshtë portofol. 32. Kanë albume në CD. 33. Kryeqyteti i texas. 34. Inicialet e Rohmer. 36. Fatosi që u pasua nga Edi Rama. 37. Janë gurë të çmuar. 38. Njoftonte miletin. 39. Eshtë pështjellë. 41. Eshtë thëllim, acar i vërtetë. 42. Një pjesë e territorit. 43. Dy asa. 44. Stërmilli i Sikur të isha djalë. 45. Xhepa aktore. 46. Eshtë diletant. 49. Thurman aktore. 52. Një enë për... peshq. 54. Ku¿zojnë ambiente.

29

B

I K A T E

A K E

I

S

T K

M A S A T

S M E T A N A

S H K R E T E

Do të jetë Merkuri në shenjë ai që jo vetë do t’ju kthjellojë idetë dhe nga ana tjetër do t’ju ripërtërijë forcat edhe energjitë. Nuk duhet t’i merrni lehtë gjërat që për ju kanë shumë rëndësi.

34

55

66 71

28

42

53

65

Binjakët

Edhe për të lindurit e kësaj shenje duket se dita e sotme do të jetë përgjithësisht pozitive, prandaj duhet të përfitojnë për të sistemuar gjërat që kanë ngelur disi pas dore.

38

45

58

27

33

41

52

14 21

26

37

40

13

20

25

32

44

70

9

19

24 31

57

8

18

23

39

7

Demi

Kuadri yjor sot është disi i paqartë, çka do të thotë se të tillë, pra të turbullt e konfuzë pritet të jeni edhe ju në shumë aspekte. Edhe në planin sentimental gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë.

Gaforrja

SUPER FJALEKRYQ 1

Dashi

Sot përsëri qielli juaj do të jetë sërish i dominuar nga yje të mirë, prandaj edhe dita pritet një tjetër mjafft pozitive dhe në disa aspekte shumë interesante. Hëna e Afërdita stimulojnë erosin.

T O T

U T N

S H K U R T

E D E N

E N O K

S T A R T E R

E U R O P

I

A N E

27. Qe një nga muzat. 28. Italian Lira. 29. Konak pa ku¿j. 32. Janë marsupiale... australianë. 35. Janë katunde. 37. Makeba që që këngëtare. 40. Fillojnë panikun. 41. U kompozua nga Bizet. 42. Qendër ditore. 45. Në krye të masave. 46. Plasari studiues. 47. Eshtë muaji i... të martuarve. 48. Nuk tuten. 50. Freeman aktor. 51. Tabak pa ekstreme. 53. Ndiqen nga Peshqit. 55. Ka kryeqytet Libreville. 56. Presley që qe qe mbret i rock-ut. 58. Libohova këngëtare. 60. Përcaktohet nga mjeku. 61. Një Vangjel aktor i paharruar. 62. Ekstremet e një krimi. 63. Kërkohet një nga poeti. 68. Gjysma e arenës. 69. Në mes të Jamie dhe Curtis aktore. 71. Inicialete Truffaut që qe regjisor. 72. Oskar Kokoschka. 74. Ku¿zojnë estetët. 75. Numër i shkurtër. 77. Mbyllin një tender. 79. Kapen nga kreu. 80. Inicialet e Tesla-s.

Shigjetari

Bricjapi

Kuadri yjor tashmë është me shumë planetë pozitivë prandaj parashikohet një ditë mjaft e mirë në shumë drejtime. Duhet të bëni më shumë për të stabilizuar raportet me partnerin. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një Afërditë vertët shumë aktive e shumë pozitive, e cila i bën të jenë shumë tërheqës, shumë të ndjeshëm e nganjëherë edhe melankolikë.

Ujori

Një kuadër yjor jo edhe aq i ngarkuar nuk do të thotë se do të jeni të shpenguar e ndoshta edhe indiferentë ndaj gjithçkaje që duket se nuk ju përket. Por kjo nuk do të thotë të mos shihni as nga partneri juaj.

Peshqit

Ndjeheni të ndrydhur dhe pa shumë iniciativë e kjo duket se reÀekton ndikimin negativ të një Marsi në një arbitë aspak të përshtatshme. Sidoqoftë, me pak durim nun të dilni nga kjo gjendje.


24

E mërkurë, 28 mars 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Anan: Kam zgjidhur konfliktin në Siri I dërguari i posaçëm i paqes për Sirinë Ko¿ Annan thotë se Damasku e ka pranuar planin e tij për t’i dhënë fund dhunës në vend. Një zëdhënës i zotit Annan tha dje se Siria është përgjigjur përmes një letre për të dërguarin e Lidhjes Arabe. Zëdhënësi i zotit Annan tha se ai i është përgjigjur letrës së Damaskut, duke i kërkuar Presidentit Bashar al-Assad t’i verë në jetë premtimet “pa humbur kohë”. Zoti Anan u takua dje me zyrtarët kinezë në Pekin, përfshirë kryeministrin Ëen Jiabao, ndërsa Kina u zotua t’i mbështesë përpjekjet e tij të ndërmjetësimit.

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

ɷ SHBA: Nisen 5 raketa në hapësirë Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka nisur 5 raketa nga shteti i Virxhinias, si pjesë e një studimi të rrymës të ajrit në nivelet e larta të atmosferës. Raketat u lëshuan sot herët, thuajse 1 minutë njëra pas tjetrës. NASA thotë se misioni me emrin e koduar ATREX do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë procesin përgjegjës për qarkullimin e rrymës së ajrit rreth 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, në një rajon me shumë plot ngarkesa elektrike.

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al

ɷ Kosova, nis rrugën drejt BE Kosova, hapi dje studimin e ¿zibilitetit për përfshirjen në marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE. Komisioneri Fule, u dorëzoi autoriteteve të Kosovës dokumentin për ¿llimin e këtij studimi, që sipas tij shënon një epokë të re të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE. Dorëzimi i dokumentit u bë në ¿llim të punimeve të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian i themeluar nga presidentja e Kosovës. Zoti Fule tha se kjo është rruga që kanë ndjekur të gjitha vendet e rajonit dhe se ky studim do të përfshijë të gjitha kriteret që duhet përmbushur për t’u përfshirë në marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE.

ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

ɷ Gjermani, fillon kontrolli për emigrantët Një gjykatë gjermane ka vendosur se policia mund të kryejë kontrolle mes pasagjerëve në trena bazuar në ngjyrën e lëkurës, si pjesë e përpjekjeve për të kapur emigrantët e paligjshëm. Një gjykatë në qytetin perëndimor të Koblenzit e mori këtë vendim, në përgjigje të një ankese të paraqitur nga një pasagjer treni afrikano-gjerman, të cilit policia i kërkoi letërnjoftimin. Gjykata tha se zyrtarët, që përpiqen të kapin emigrantët e paligjshëm mund të përdorin kritere që përfshijnë pamjen e njerëzve, për të kontrolluar pasagjerët e trenave nëpër rrugë, që përdoren shpesh nga emigrantët ilegalë. ɷ BE, duhet të dyfishohet ndihma Vendet e eurozonës duhet ta dy¿shojnë fondin e shpëtimit të vendeve anëtare, sipas një organizate ndërkombëtare zhvillimi. Në raportin e saj vjetor mbi eurozonën të botuar dje, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, me seli në Paris, thekson se shtetet më të prekura nga kriza, mund të kenë nevojë për 1 trilion Euro ndihma gjatë dy viteve të ardhshme. Aktualisht 17 vendet e Eurozonës kanë rënë dakort për një fond shpëtimi prej 500 miliardë Eurosh. Sekretari i Përgjithshëm i OCDE-së, Angel Gurria, tha dje se ky fond nuk është i mjaftueshëm për t’u dhënë hapësira frymëmarrjeje ekonomive në vështirësi

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 redaksia@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

shqiptarja.com  

shqiptarja.com

Advertisement