Diskriminimi gjinor dhe ngacmimi seksual në vendin e punës janë shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Ato kanë efekte thellësisht negative në shëndetin, mirëqenien dhe produktivitetin e punëtorëve. Nga praktika e këtij projekti, rezulton se pavarësisht sektorit të shërbimit publik apo privat, shumë gra dhe vajza preken nga diskriminimi gjinor në vend të punës, e veçanërisht nga ngacmimet seksuale dhe akoma nuk ju ofrohet një perspektivë unike se si të identifikohen, monitorohen, raportohen dhe parandalohen abuzimet e këtij lloji. Me theks të veçantë ndjekja e procedurave të parapara ligjore deri tek zgjidhjet gjyqësore. Ky raport ofron një përmbledhje të qasjes së programit për adresimin e kushteve themelore që çojnë në ngacmime seksuale dhe metodat të përdorura për të vlerësuar mbi diskriminimin e këtij lloji.
Ky projekt është mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office