Komuna Kthelle

Page 21

21

Qeveria Vendore

N

dryshimet demografike që ndodhën në vitet 1990 u shoqëruan edhe me ndryshime në mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor. Me ndarjen e re administrative komuna, me rreth 6450 banorë, mori një tjetër emër, atë të etnisë së saj: Kthellë. Jashtë kësaj zonë janë lënë shumë fshatra të saj dhe vetëm fshati Tharrë i është bashkëngjitur Kthellës nga krahina e Selitës. Nga viti 1992 komuna ka 9 fshatra: Perlat-Qendër, Prosek, PerlatEpër, Shebë, Tharr, Rrushkull, Ujë dhe Shtrez. Qendra administrative e komunës ndodhet në vendin e quajtur “Kodra e Pazarit” në fshatin Perlat-Qendër. Në zgjedhjet e zhvilluara në ‘92 kryetar u zgjodh Ndrec Dodaj. Këshilli përbëhej nga 11 këshilltarë dhe kryetar këshilli ishte Ndue Lleshaj. Sekretar komune u emërua Nok Mrruku. Në 1996 kryetar u zgjodh Preng Toma e kryetar këshilli Ndue Lleshaj. Në zgjedhjet e 2000 u rizgjodh Preng Toma. Kryetar këshilli u zgjodh Mark Gjoni dhe sekretar këshilli Ndue Dodaj. Në 2003 kryetar komune u zgjodh Nok Mrruku, kryetar këshilli Tom Lleshaj dhe sekretare këshilli Age Lleshaj. Në zgjedhjet e 2007-s është zgjedhur kryetar Tom Lleshaj, kryetar këshilli Nok Mrruku dhe sekretare këshilli Age Lleshaj. Këshilli ka 13 anëtarë.

Zgjedhjet janë fituar një herë nga PS, tre herë nga PD dhe një herë, në 2007, ka fituar koalicioni PD + PDK. Investime më të rëndësishme që janë kryer për komunitetin janë: • Ndërtimi i rrugëve Perlat QendërTrojë, Rrushkull-Shtrez, ShtreseUjë, Perlat Epër-Shebë. • Ndërtimi i rrugëve të brendshme nga rruga kryesore tek shkolla e vjetër Perlat Qendër dhe në Dodaj të Prosekut. • Rikonstruktimi i shkollave në Ujë, Prosek, Perlat Qendër, Perlat Epër,

Tharri. Rikonstruktimi në Perlat Qendër dhe Prosek i qendrave shëndetësore dhe rregullimi i qendrave shëndetësore në Shtrez, Rrushkull, Trojë, Shebë. • Ndërtimi në shumë fshatra i ujësjellësave dhe rregullimi i varrezave. •

Struktura Organizative e Qeverisë Komunare Votuesit Këshilli i Komunës

Komisionet e Këshillit

Sekretari e Këshillit të Komunës

Komisioni i Ekonommi-Financës

Komisioni i Arsimit dhe Shëndetësisë Komisioni i Rendit dhe Sigurisë Komisioni i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Pyjeve

Kryetar i Komunës

Zyra e Financë-Taksës Zyra e Ndihmës Ekonomike

Zyra e Bujqësisë, Blegtorisë, Pyjeve

Zyra e Urbanistikës Auditi i brendshëm Kryetarët e Fshatrave

Grupet e Interesit


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.