Përcaktim Harrese:
1. Pushimi i kujtesës që kishte. 2. Pushimi i përzemërsisë që kishte përpara. 3. Pakujdesi përballë diçkaje që duhej ta kishte në mendje.
Tani të bëj një pyetje:
Ti, gati më ke harruar?
Nëse tashmë e ke bërë, të kujtoj kush kam qenë unë.
Përshëndetje, jam Lolek! Është kjo hitoria ime U linda në një 18 maj në Wadowice, Poloni.
Ajo është nëna ime, quhej Emilia, ka ikur me Hyjin, por ama më ka lënë dhuratën më të bukur,
Jetën!
Prindërit e mi më lanë shumë shpejt dhe unë duhej të ecja përpara vetëm; ose të paktën kështu besoja unë por...
Kam njohur Mikun tim më të mirë kur isha 8 vjeç dhe, a e dini? Ai... s’më ka braktisur kurrë!!!
Isha një djalë i qeshur, më pëlqente futbolli, noti dhe, isha një student i shkëlqyer.
Kur u rrita më tërhoqi shumë teatri, dhe Miku im këmbëguli që të ndiqja atë karrierë, derisa arriti të më bindte…
Më takoi të eksperimentoja tmerret e luftës së dytë botërore, unë nuk mund të frekuentoja shkollën sepse nazistët nuk na e lejonin dhe kështu mu desh të shkoja fshehurazi...
Ia kushtova tërë jetën time Mikut tim, dhe vura re që Ai çdo ditë më donte më shumë…
Ishte Ai që një ditë më besoi “Veprën” e Tij dhe atëherë ndryshoi jeta ime... por edhe e jotja.
Më duhej të punoja shumë
E dija që mund të besoja mbi mbështetjen e të gjithëve
Mora guximin të përdorja të gjitha gjërat që m’u ndodhen pranë
Kishte nga ata njerëz që më besonin një “jashtëtokësorë” : gaboheshin!
Bëra disa miq…
por vetĂŤm... paksa!
Kam pasur një rënie..
Por, për dashuri u ngrita përsëri
...dhe fala!
Vura re që nuk isha vetëm
Kishte edhe të tjerë që bashkëndanin dashurinë time për njerëzit...
dhe dashuria ime për fëmijët
dhe për të rinjtë, që kërkova shumë herë,.. derisa në fund ishin ata që më kërkuan mua.
Kam udhëtuar dhe të kam njohur
Kemi qenë së bashku shpeshherë
Vura re qĂŤ isha edhe... Meksikan!!!
Më pëlqente shumë të identifikohesha me ty
por epoka ime mbaroi‌
Do të më kishte pëlqyer shumë të vazhdoja të rrija me ty: por tashmë ishte koha të shkoja të takoja Mikun tim
për t’i thënë: MISIONI U KRYE!
Ju kam parë duke qarë për mua...
ju kam parë të trishtuar...
ju kam parë duke vuajtur për mua.
Mos kujtoni që tani jeni duke shkuar vetëm: unë s’e kam bërë kurrë!
Jam lutur pĂŤr ju
dhe për mëkatet e juaja.
Kthehuni tek Hyji
SHTRテ起GOJENI FORT!!!
SHIKONI MADHËSHTINË E TIJ, dhe krahasojeni me vogëlsinë e problemeve tuaja
dhe FALEMINDERIT që më rrini afër!!!
FALEMINDERIT që shfaqni sa shumë më doni!!!
sepse edhe unë ju dua shumë!!!
Unë do të jemë duke ju parë gjithmonë nga qielli,..
nuk do t’ju harroj kurrÍ!
Kujtomëni të qeshur!!!
Ndihmoni vëllain tim që do të vazhdojë punën e Krishtit
dhe mos harroni një gjë:
Po shkoj, por nuk do të largohem; po shkoj, po; por do të qëndroj me ju deri në fundin e kohërave!!!
Gjon Pali i II-të Përvjetori i katërt në takimin e tij me Hyjin. Poloni (Wadowice) 18.5.1920. Roma 2.4.2005
Gëzohuni o të rinj në ditën tuaj-SOT!
“Shpartalloni dyert Krishtit dhe mos kini frikë“..!