Revista Paqja, nr. 77, shtator-tetor 2013

Page 7

Sfidat e rinisë kosovare

Labinot KUNUSHEVCI

T

ë shkruash mbi sfidat e rinisë kosovare nuk është gjë e lehtë pasi që sipas statistikave zyrtare mbi 60% të strukturës së shoqërisë kosovare është rini. Pra rinia përbën një pjesë dhe një përqindje të madhe të popullatës kosovare e që po ashtu edhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo rini në këtë kohë janë të mëdha dhe nuk është lehtë artikulimi i tyre në një temë të shkurtë si kjo. Janë të mëdha për shkak se investime të mëdha bëhen mbi duart e rinisë, përgjegjësi dhe obligime të shumta bien mbi supet e rinisë, faktikisht rinia është promotor i zhvillimeve në vend. Mbi supet e rinisë bie sfida e shkollimit, sfida e punësimit, sfida e krijimit të familjes, sfida e mbrojtjes së vlerave, sfida e integrimit etj. Tema ime nga një këndvështrim sociologjik lidhet më shumë me sfidat dhe preokupimet e rinisë në vendin tonë. Dua të theksoj se rinia është boshti kryesor i një shoqërie, fuqia më e fortë punëtore, brumi më i shëndetshëm dhe konglomerati i të gjitha vlerave shoqërore. Por gjithashtu është edhe gjenerata më e ndjeshme, pasi që fillon me një fazë shumë delikate dhe shumë kritike e që njihet si adoleshencë, ku dhe fillon pjekuria psiko-sociale, fizike, seksuale etj. Së pari duhet të kuptojmë se njeriu është qenie sociale, i cili domosdoshmërisht duhet të integrohet në një shoqëri dhe patjetër se duhet të ndihmohet në këtë rrugëtim nga mekanizma të ndryshëm, duke filluar nga agjensi i parë i socializimit e që është familja, pastaj nga shkollimi – arsimimi i tij, pastaj nga mjedisi, pastaj nga mediet e ndryshme e kështu me radhë deri te mekanizmi më i lartë institucional – shteti. Të gjithë së bashku nga një tullë në ndërtesën e quajtur rini, e cila po u shemb, shembet një popull në tërësi.

limit ka qenë dukshëm më e përhapur dhe si rezultat kanë munguar kuadro nga të rinjtë kosovarë në nivel më të gjerë. Regjimi serbo-sllav ka ndikuar në sistemin arsimor dhe kjo dukshëm ka krijuar ngecje intelektuale në radhët e kosovarëve. Më kujtohet se si një imam i vjetër 90 vjeçar, Iljas Rrahmani, më tregonte njëherë gjatë një interviste me të se si në kohën e komunizmit ishte më rrezik të të gjendeshin shkronjat shqipe se sa arma! Pra aq është luftuar shkronja shqipe, shkollimi i shqiptarëve, saqë më shumë sanksionoheshe nëse të gjendej ndonjë shkronjë shqipe se sa ndonjë armë; revole, pushkë automatike ose çfarëdo qoftë. Dhe dihet se si ata të rinj që kanë pas fatin e shkollimit, me çfarë sfidash dhe kushtesh janë ballafaquar. Ndërsa sot, pasi ka kaluar ai regjim i egër, pas luftës çlirimtare, pasi formuam shtetin tonë, rrugët dhe mundësitë e shkollimit janë më të mëdha dhe një nga kriteret e plotësuara është se librat për nxënës mundësohen falas nga Ministria e Arsimit. Pastaj hapja e shumë shkollave të reja, formimi i shumë kuadrove; mësues, arsimtarë e profesorë të ndryshëm, por ende duhet punë dhe investim. Nga një hulumtim që është bërë thuhet se 23.000 fëmijë kosovarë në vit regjistrohen në shkollë fillore. Te të rinjtë mungon motivimi për karrierë të suksesshme, motivimi për arsimim dhe punësim. Në këtë drejtim shumë pak investohet. Rinia kosovare sot në vizionin e saj e ka krijimin e një karriere, të cilën karrierë shumica prej tyre nuk e ëndërrojnë pa kryerjen e studimeve.

Madje edhe deri në nivelet më të larta, si Master dhe Doktoraturë në të gjitha disiplinat shkencore. Por brendapërbrenda sistemit dhe rrjedhave të studimit ka vend për kritikë, përmirësim e ndryshim. Shumicën e studentëve kosovarë nëse i pyet për ‘Sistemin e Bolonjës’, kanë për t’u përgjigjur se ky sistem e ka shkatërruar arsimin te ne dhe patjetër duhet të ndërrohet. Pastaj mungesa e mësim-besimit fetar në shkolla, gjë për të cilën ka nevojë kjo rini, këta nxënës të shkollave fillore e të mesme, që ta njohin fenë e tyre, profetin e tyre, librin e shenjtë të tyre, të edukohen në frymën fetare dhe të kompletohen si duhet edhe nga aspekti shpirtëror. Pastaj është interesant fakti edhe te çështja e kriteriumit të punësimit në bazë të shkollimit, e këtu na del edhe një sfidë e radhës tejet e rëndësishme për rininë kosovare.

Sfida e punësimit Nuk do të shkruaj për gjendjen e papunësisë, as për shifrat alarmante të papunësisë sepse janë të qarta dhe të njohura. Kosova si shtet ka nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Ballkan dhe Europë. Sipas Ueb-faqes amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider, që bëjnë analizën e papunësisë dhe inflacionit të vendeve, për vitin 2013 Kosova renditet e nënta me radhë. Ani pse te shifrat – statistikat për numrin e të papunëve kam një dyshim të vogël për shkak se nuk mendoj që numri i të papunëve është aq ekstrem i lartë siç raportohet në medie dhe fakt për këtë është se shumë biznese, firma e kompani

Sfida e arsimimit Një nga sfidat dhe preokupimet primare që një të ri kosovar e kaplojnë në këtë kohë tranzicioni në vendin tonë është edhe shkollimi, arsimimi, formimi si kuadër shkence, për të cilin nëse flasim për të kaluarën e regjimit serbosllav, mund të themi se mungesa e shkol-

PAQJA

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.