Revista Paqja, nr. 77, shtator-tetor 2013

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti VIII. Nr. 77. 19 shtator - 19 tetor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

PSE KAQ SHUMË ZHURMË PËR BIRK-un INTERVISTË ME NËNKRYETARIN E PARTISË SË DREJTËSISË, ABDULLAH KLINAKU

Partia e Drejtësisë e gatshme Sfidat e rinisë kosovare për zgjedhjet lokale

Intervistë me kryetarin e O.H. "Kalliri i Mirësisë", Rufat Sherifi

GJIHTKUND KU E THËRRET MIRËSIA


përmbajtja RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Viti VIII. Nr. 77. 19 shtator - 19 tetor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

PSE KAQ SHUMË ZHURMË PËR BIRK-un INTERVISTË ME NËNKRYETARIN E PARTISË SË DREJTËSISË, ABDULLAH KLINAKU

Partia e Drejtësisë e gatshme Sfidat e rinisë kosovare për zgjedhjet lokale

Intervistë me kryetarin e O.H. "Kalliri i Mirësisë", Rufat Sherifi

GJIHTKUND KU E THËRRET MIRËSIA

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

23

KULTURË,ARSIM, ETIKË

Reuters Suni vs Shia

20

New York Times Kush do të mbetet në Egjipt?

Viti VIII / Nr. 77 19 shtator - 19 tetor 2013 Botues S H O Q ATA K U LT U R O R E

O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

5

Lulzim Ahmeti Punësimi një ëndërr e parealizuar

18

Mehmet Shkëmbi Dy ditët që mund ta ndryshojnë botën

@revistapaqja http://www.zeri-yne.org

2 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77


Editorial

PSE KAQ ZHURMË PËR BIRK-un Nga të gjithë ata që kërkojnë elementin tallës, mediet si duket janë më të interesuarat ta ‘nxjerrin fajtorin’. Kapen për individë të cilët mendojnë se janë dëmtuar dhe fillojnë të bëjnë zhurmë dhe spektakël mediatik. Fatkeqësisht medieve ju intereson vetëm të plasojnë informatën pa marrë parasysh vërtetësinë dhe dëmin që mund t’i shkaktojnë një instituti ose një individi......BIRK-u nuk ka mundësi ta mbrojë veten për shkak të mosdhënies së hapësirës për të reaguar nëpër gazetat ditore..., Muhamed J. KAJOLLI

K

jo pyetje e ka përgjigjen shumë të shkurtër, asgjë e veçantë. Por menjëherë pason pyetja tjetër, pse atëherë kaq shumë zhurmë në mediet kosovare rreth disa figurave publike të teologëve kosovarë, përfshi këtu edhe kreun e kësaj bashkësie muftiun e Kosovës z. Naim Tërnava. Përgjigja e shpejtë, e shkurtë dhe më logjike do të ishte, ky është zanati shqiptar! Si duket është shndërruar në ves i yni zhurma për një veprim, ndryshim shumë të vogël, ose për diçka aspak të rëndësishme. Kështu është kudo ndër shqiptarë, kështu me politikanët, kështu është me ekonomistët, kështu është me ndërtimin dhe planifikimin e qyteteve, kështu është me mantel bardhët..., po kështu është edhe me teologët, kaos dhe zhurmë për pak gjë. Shprehjes se jemi shqiptarë dhe nuk mund të ndryshojmë brumin e keq që kemi, duhet t‘i themi jo, sepse kjo nuk është një patentë tipike shqiptare, por është shprehje ballkanase, por nuk vë dyshim se është te të gjithë popujt e botës. Pyetja tjetër pasuese është se a do të munden ndonjëherë shqiptarët t’i plotësojmë standardet e vendosura mbi kritere? Eh, këtu duhet të ndalemi pak dhe të shpjegojmë fillimisht disa parime, e pastaj të merremi me problemin tonë ‘të vogël’.

Vetësshkatërrues !? Te shqiptarët është i njohur tregimi i kalasë së Rozafës, dikush vërtet mendon se jemi popull i mallkuar! Ajo që ndërtohet për vite, rrënohet për pak ditë. Mirëpo a është e vërtetë se kemi të bëjmë me mallkim? Shqiptarët dikur bënin ligjet në Ballkan, kuptohet në saje të besimit islam që kishin. Atëbotë tregimet sikur të Rozafës ishin harruar. Mirëpo, nga periudha islame atyre ju ka mbetur vetëm toleranca ndërfetare, sepse Islami lejonte që jo muslimanët të

PAQJA

kenë autonominë e tyre ligjore. Popujt nën ombrellën e shtetit islam jetonin me dy standarde të së drejtës. Ligjet islame i përkisnin atyre që besonin këtë fe dhe ligjet e besimit të secilit popull veç e veç. P.sh. të krishterët nëse kishin probleme të brendshme, ato i zgjidhnin sipas ligjeve dhe parimeve të tyre krishtere, e nëse ndodhte ndonjë zënkë midis një muslimani dhe një të krishteri problemi zgjidhej sipas ligjit dhe parimeve islame. Më pas, për tetëdhjetë vjet, shqiptarët muslimanë pas largimit të osmanëve u trajtuan si qytetarë të rendit të dytë në ish-Jugosllavi dhe të injoruar tërësisht në Shqipëri. Askush nuk merrej me hallet e tyre, përveç kur ishin element talljeje. Gjatë kësaj periudhe shqiptarëve muslimanë iu janë grumbulluar shumë probleme, të cilat kërkojnë zgjidhje secila veç e veç. Mirëpo është për t’u ardhur keq se vullneti për stabilizim dhe zgjidhje të problemeve mungon te ne për shumë faktorë.

Faktorët që ndikojnë në zgjidhje Faktori i parë është kushtetuta e Republikës së Kosovës. Se cilat ishin arsyet

e mospërfshirjes së pozitës së muslimanëve në legjislacionin e Kosovës, ende nuk është i njohur, me përjashtim të atyre që ishin hartuesit e kushtetutës. Por, diçka për këtë të panjohur mund të thuhet. Hartuesit kanë frikë ta tregojnë identitetin e tyre fetar. Mirëpo, sa më shumë të zvarritet ky nen në legjislacionin tonë, aq më shumë do të kemi mangësi dhe ngatërresa midis vetes. Secili justifikon veten dhe faji gjithmonë mbetet jetim. Derisa nuk zgjidhet problemi, ai vit e më shumë rëndohet në kurriz të popullit. Faktori i dytë është mospasja vullnet për të harmonizuar ndonjë iniciativë të përbashkët midis Qeverisë Lokale dhe Bashkësisë Islame. Përkundrazi, palët si duket janë të interesuara që sa më shumë të thellohet kaosi. Se kujt i hy në veprim ky kaos, ec e mere vesh kur qëllimisht e ngatërrojnë lëmshin. Sikur faktori i parë ashtu edhe i faktori i dyti nëse nuk normalizohen, gjërat do të shkojnë në dobi të sllavëve. Në rast tentimi të rikthimit të sllavëve për të ripushtuar trojet tona, gjë që ata presin momentin më të volitshëm për ta, këto dy faktorë do të na bëhen barrë shumë e rëndë. Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 3


Në historinë e njerëzimit një shekull është shumë afër, e lëre më nëse tentativa e tyre është shumë më e afërt. Shqiptarëve i janë grumbulluar shumë probleme, ato në vend se t’i pastrojnë, i zë pluhuri historik. Duke filluar nga legjislacioni-njohja zyrtare e këtij komuniteti e deri te pasuritë e patundshme të trojeve, dyqaneve e tj. Qeveria (qeveritë shqiptare) si duket nuk e ka ndërmend ta ndihmojnë BIRK-un në lehtësimin e problemeve, përkundrazi ajo edhe më shumë është duke e thelluar problemin duke mos ju dhënë leje edhe për ndërtimin ose rindërtimin e shumë xhamive. Vetvetiu pyet njeriu, athua pse ky gërshetim interesash, a mund të jetë nga ai mallkimi i theksuar më lartë! Përgjigja është ‘jo’. Mallkimi nuk ka vend këtu, por servilizmi dhe interesi individual i ndonjë klani jashtë bashkësisë/ve islame, ose nga ndonjë nëpunës brenda kësaj bashkësie, që të palarat i nxjerr në shesh. Nuk ka institucion që nuk ka të palara, mirëpo jo çdo gjë nxirret jashtë. Ata të cilët ushqehen nga një institucion dhe nxjerrin të palarat e atij vendi, ose janë hipokritë ose janë injorantë, gjë që secili institucion duhet të ketë kujdes nga persona të tillë. Faktori i tretë dhe i cili nuk është më pak i parëndësishëm se dy të parët, është mungesa e stafit drejtues dhe përvoja administrative brenda Bashkësisë Islame. P.sh. Kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, ka pasur kohë të mjaftueshme që ta zgjidhte problemin e ndryshimit të Kushtetutës në BIRK, mirëpo përkundër kohës së gjatë që ka pasur në dispozicion ai del penguesi i kësaj iniciative të filluar disa vite më herët. Për të mos qenë të “mallkuar” secila iniciativë e filluar nga një grup që i është dhënë e drejta statu4 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

sore, do të duhej ta mbaronin obligimin në kohë ose me pak vonesë. Secila plagë e hapur duhet të mbyllet, e nëse veprohet kështu fjala mallkim nuk do të ishte prezent në popull.

Pse kaq zhurmë? Pas gjithë kësaj sa më sipër u tha, duket qartë se askush nuk do ta merr fajin... Qeveria dhe Parlamenti i ikin përgjegjësisë ligjore, ndërsa individët në këto institucione kur nuk kanë këtë mbështetje i rrudhin krahët. Qeveritarët thonë se ishte një lapsus gjatë përpilimit të kushtetutës, se si është ‘harruar’ ky rast shumë i ‘rëndësishëm’ as vetë nuk e dimë-natyrisht që gënjejnë. Kur një lapsus është bërë, vullnetmirët mundohen menjëherë ta përmirësojnë, por në këtë rast “nuk kanë kohë t’i rikthehen” se janë shumë të preokupuar me punë ‘shumë të rëndësishme’. Kështu bëhet shumë zhurmë për një fjalë që nuk është shkruar në kushtetutë, dhe problemi i vogël rritet me vite dhe kur ai del jashtë institucionit në këtë rast të BIRK-ut, sikur të habitur pyesin se çfarë po ndodh atje. Pyetja nuk bëhet nga kureshtja për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit, por për t’u tallur me hoxhallarët ose me besimin e vetë familjes së tyre. Nga të gjithë ata që kërkojnë elementin tallës, mediet si duket janë më të interesuarat ta ‘nxjerrin fajtorin’. Kapen për individë të cilët mendojnë se janë dëmtuar dhe fillojnë të bëjnë zhurmë dhe spektakël mediatik. Fatkeqësisht medieve ju intereson vetëm të plasojnë informatën pa marrë parasysh vërtetësinë dhe dëmin që mund t’i shkaktojnë një instituti ose një individi. Këta merren edhe me jetën private të ndokujt ose në këtë rast me vetë jetën e muftiut të

Kosovës. Kjo ndodh kështu sepse askush nuk frikësohet se mund t’i ngrihet padi gjyqësore në Kosovë, aq më tepër kur bëhet fjalë për anëtarët e BIRK-ut. Muftiun e Kosovës z. Naim Tërnava e njoh që nga bankat e shkollës së mesme. Ai rrjedh nga një familjeje patriotike dhe ishte studenti më i zellshëm ndër të gjithë shqiptarët në Kajro. T’i thuhet se ka vjedhur shkrime nga autorë të tjerë për mua është e pakapshme. Mësova për ‘plagjiaturën’ e tij, por do ta mbyll duke thënë se kemi të bëjmë me intrigantë. Ndërsa shpifjet tjera që i janë veshur atij edhe nga “intelektual” të huaj, ju them të gjithë atyre se një ditë do të dalim para Zotit dhe atje do të mësohet e Vërteta e Madhe, ndërsa këtu talluni se keni hapësirë të madhe për tallje. Duke qenë se jam një teolog i lirë që merrem me shkrime dhe që nuk kam pretendime në hierarkinë e BIRK-ut, më duhet besimtarëve shqiptar t’ju them se hoxhallarët kanë nevojë për përvojën dhe përkrahjen tuaj morale. Siç po shihni jo vetëm hoxhallarët, por secili intelektual musliman është i stërngarkuar me presione që vijnë nga mungesa e legjislacionit tonë. Presionet nuk mungojnë edhe në sfera të tjera, sikur nga individë jo muslimanë dhe ateistë shqiptarë, nga kuazimuslimanë dhe persona të interesave të ndryshme jo shqiptar që hedhin shpifje të paqena në mediet e shkruara dhe elektronike. BIRK-u nuk ka mundësi ta mbrojë veten për shkak të mosdhënies së hapësirës për të reaguar nëpër gazetat ditore, ose mediet elektronike nuk duan që ta zbardhin të vërtetën. Ajo që vërehet nga larg është se gazetat tona ditore janë të interesuara vetëm për shkrime që fyejnë prijësit fetarë pa u interesuar se ato mund të janë shpifje. n

PAQJA


PUNËSIMI NJË ËNDËRR E PAREALIZUAR

Punësimi për shumicën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e me theks të veçantë për shumicën e të rinjve, për kohë të gjatë mbetet një ëndërr e pa realizuar, për shkak se Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës, me politikat e tyre, nuk po mund të krijojnë vende të reja të punës, sa janë nevojat për armatën e madhe të të rinjve, që për çdo ditë i shtohen tregut të punës. Aktualisht shkalla e papunësisë në vend mund ta kalojë 40 përqindëshin, edhe pse zyrtarisht sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ajo është 35.1 për qind Lulzim AHMETI moshën mesatare të popullatës shumë të Po ashtu ekspertët e ekonomisë kanë

R

ritja e punësimit në Republikën e Kosovës edhe pas 14 vjetëve të përfundimit të luftës mbetet një sfidë e pakapërcyer nga institucionet kosovare. Për çdo vit një armatë e tërë e të rinjve bëhen “gati” për tregun e punës, i cili është tepër i varfër për t’i punësuar të gjithë. Mospunësimi dhe mosarritja e zhvillimit të projekteve zhvillimore, të cilat do të ndikonin edhe në rritjen e punësimit, ka bërë që shumë të rinjë ta kenë punësimit një ëndërr të parealizuar me vite të tëra. Probleme në krijimin e vendeve të reja të punës, kanë të gjitha vendet në tranzicion, me theks të veçantë shtetet, të cilat janë të vogla siç është edhe rasti i Kosovës, por këto vende këndellën më shpejt sesa vendi i ynë, i cili nuk po arrinë të gjenerojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Një ndër problemet se përse ne nuk po mund ta zhvillojmë ekonominë edhe pse kemi potenciale të mëdha si dhe

PAQJA

re, e fuqi punëtore të lirë, ka të bëjë edhe me mosorientimin e bizneseve kah prodhimi, por në fusha të tjera të ekonomisë. Pas përfundimit të luftës, nga e cila pati dëme të mëdha në njerëz e po ashtu edhe shkatërrim të ekonomisë, krijimi i bizneseve është bërë në mënyrë të shpejtë dhe pa pasur një strategji ose plan zhvillimor për kohë të gjatë, ka bërë që këto biznese më shumë të orientohen në veprimtarinë e bizneseve të tyre, në tregti e cila ka sjellë përfitime momentale dhe afatshkurta, sesa që do t’u sjell përfitime afatgjata, orientimi ndryshe.

Shpresa për zhvillim te industria e bujqësia Zhvillim pozitiv do të kishte sikur bizneset të orientohen më shumë në investimin e kapitalit të tyre në prodhim. Kështu, duke fuqizuar kompanitë e tyre ata do ta fuqizojnë edhe shtetin, e po ashtu do të krijonin më shumë vende të reja të punës sesa kanë krijuar deri më tash.

rekomanduar që Qeveria e Kosovës duhet t’i orientojë bizneset të investojnë në industri, e cila dikur ka qenë tepër e rëndësishme dhe ka punësuar numër mjaft të madh të punëtorëve. Një sektor tjetër i cili po tregohet i suksesshëm në vitet e fundit është bujqësia, ku në këtë sektor shumë kosovarë me pak investime, kanë arritur të krijojnë vende të punës stabile dhe të qëndrueshme, si dhe po gjenerojnë të ardhura mjaft të mira për familjet e tyre, pra shpresë në të ardhmen për ekonominë kosovare duhet të jenë industria e bujqësia. Me bujqësi duhet të merren dhe kanë kushte shumica e banorëve nëpër vendet rurale ku edhe papunësia është më e madhe sesa në vendet urbane. Aktualisht pavarësisht shifrave zyrtare shkalla e papunësisë është në shifra alarmante në Kosovës, deri sa krijimi i vendeve të punës është tepër i ulët për numrin e të rinjëve që përgatiten për tregun e punës. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka për detyrë

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 5


të hartojë statistika thotë se aktualisht papunësia në Kosovës është 35 për qind e që kundërshtohet nga të gjithë përjashto këtu Qeverinë e Kosovës. Sipas njohësve të ekonomisë papunësia në Kosovë, është mbi 43 për qind. Sipas statistikave zyrtare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në Zyrat për Punësim janë të regjistruar si të papunë 259 mijë e 341 persona. Po sipas këtyre të dhënave mbi 90 për qind e të papunëve janë të papunë afatgjatë do të thotë e kanë këtë status mbi 12 muaj, rreth 46 për qind e punëkërkuesve të regjistruar janë femra, ku prej tyre rreth 57 për qind janë të pakualifikuara. Grup mosha prej 15 deri 24 vjeç, kanë shkallën më të lartë të papunësisë, kurse grup moshat më të vjetra mbi 40 vjeçare kanë shkallën më të ulët të punësimit.

6 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

Në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011, ka pasur një rënie të papunësisë prej 3.5 për qind, tregojnë statistikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sfiduese norma e lartë e papunësisë Ndërkaq, në raportin vjetor të vitit 2012 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), flitet edhe për tregun e punës në të cilin jepen më shumë të dhëna statistikore. Një ndër sfidat kryesore dhe të vazhdueshme në Kosovë mbetet norma e lartë e papunësisë, e cila konsiderohet si barra kryesore e ekonomisë. Faktor që ndikon në zbutjen e efekteve negative nga norma e papunësisë në vend konsiderohet të jetë niveli relativisht i lartë i dërgesave të diasporës. Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të fuqisë punëtore në vend, e cila rezulton nga

struktura e re e popullsisë, norma aktuale e rritjes ekonomike konsiderohet me kapacitete të ulëta për ta absorbuar gjithë këtë fuqi punëtore. Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë, në gjysmën e parë të vitit 2012, ishte 35.1 për qind. Sipas rezultateve të kësaj ankete, shkalla e papunësisë është më e theksuar në zonat rurale, e cila shkon në 40.1 për qind, krahasuar me zonat urbane, ku është 28.5 për qind, pastaj papunësia është më e lartë te femrat, që kap shifrat prej 44.4 për qind, ndërkaq shkalla e papunësisë te meshkujt është 32 për qind. Një ndër karakteristikat më shqetësuese është edhe niveli i lartë i papunësisë te të rinjtë e moshës 15-24 vjeç, që shkon 60.2 për qind. Të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar gjatë vitit 2012 tregojnë se gjatë vitit 2012 ishin rreth 260 mijë punëkërkues të regjistruar. Sidoqoftë gjatë vitit 2012, numri i punëkërkuesve të rinj që u regjistruan në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka qenë 24.879. Prej tyre, kjo ministri ndërmjetësoi që 7.692 të punësohen, i cili është numër më i lartë se në vitin paraprak. Vendet e lira të paraqitura në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë vitit 2012 ishin 9.434. Raporti ndërmjet vendeve të paraqitura dhe punësimeve nga kjo ministri gjatë vitit 2012 ishte 81.5 për qind, deri sa më 2011 ishte vetëm 76.5 për qind. n

PAQJA


Sfidat e rinisë kosovare

Labinot KUNUSHEVCI

T

ë shkruash mbi sfidat e rinisë kosovare nuk është gjë e lehtë pasi që sipas statistikave zyrtare mbi 60% të strukturës së shoqërisë kosovare është rini. Pra rinia përbën një pjesë dhe një përqindje të madhe të popullatës kosovare e që po ashtu edhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo rini në këtë kohë janë të mëdha dhe nuk është lehtë artikulimi i tyre në një temë të shkurtë si kjo. Janë të mëdha për shkak se investime të mëdha bëhen mbi duart e rinisë, përgjegjësi dhe obligime të shumta bien mbi supet e rinisë, faktikisht rinia është promotor i zhvillimeve në vend. Mbi supet e rinisë bie sfida e shkollimit, sfida e punësimit, sfida e krijimit të familjes, sfida e mbrojtjes së vlerave, sfida e integrimit etj. Tema ime nga një këndvështrim sociologjik lidhet më shumë me sfidat dhe preokupimet e rinisë në vendin tonë. Dua të theksoj se rinia është boshti kryesor i një shoqërie, fuqia më e fortë punëtore, brumi më i shëndetshëm dhe konglomerati i të gjitha vlerave shoqërore. Por gjithashtu është edhe gjenerata më e ndjeshme, pasi që fillon me një fazë shumë delikate dhe shumë kritike e që njihet si adoleshencë, ku dhe fillon pjekuria psiko-sociale, fizike, seksuale etj. Së pari duhet të kuptojmë se njeriu është qenie sociale, i cili domosdoshmërisht duhet të integrohet në një shoqëri dhe patjetër se duhet të ndihmohet në këtë rrugëtim nga mekanizma të ndryshëm, duke filluar nga agjensi i parë i socializimit e që është familja, pastaj nga shkollimi – arsimimi i tij, pastaj nga mjedisi, pastaj nga mediet e ndryshme e kështu me radhë deri te mekanizmi më i lartë institucional – shteti. Të gjithë së bashku nga një tullë në ndërtesën e quajtur rini, e cila po u shemb, shembet një popull në tërësi.

limit ka qenë dukshëm më e përhapur dhe si rezultat kanë munguar kuadro nga të rinjtë kosovarë në nivel më të gjerë. Regjimi serbo-sllav ka ndikuar në sistemin arsimor dhe kjo dukshëm ka krijuar ngecje intelektuale në radhët e kosovarëve. Më kujtohet se si një imam i vjetër 90 vjeçar, Iljas Rrahmani, më tregonte njëherë gjatë një interviste me të se si në kohën e komunizmit ishte më rrezik të të gjendeshin shkronjat shqipe se sa arma! Pra aq është luftuar shkronja shqipe, shkollimi i shqiptarëve, saqë më shumë sanksionoheshe nëse të gjendej ndonjë shkronjë shqipe se sa ndonjë armë; revole, pushkë automatike ose çfarëdo qoftë. Dhe dihet se si ata të rinj që kanë pas fatin e shkollimit, me çfarë sfidash dhe kushtesh janë ballafaquar. Ndërsa sot, pasi ka kaluar ai regjim i egër, pas luftës çlirimtare, pasi formuam shtetin tonë, rrugët dhe mundësitë e shkollimit janë më të mëdha dhe një nga kriteret e plotësuara është se librat për nxënës mundësohen falas nga Ministria e Arsimit. Pastaj hapja e shumë shkollave të reja, formimi i shumë kuadrove; mësues, arsimtarë e profesorë të ndryshëm, por ende duhet punë dhe investim. Nga një hulumtim që është bërë thuhet se 23.000 fëmijë kosovarë në vit regjistrohen në shkollë fillore. Te të rinjtë mungon motivimi për karrierë të suksesshme, motivimi për arsimim dhe punësim. Në këtë drejtim shumë pak investohet. Rinia kosovare sot në vizionin e saj e ka krijimin e një karriere, të cilën karrierë shumica prej tyre nuk e ëndërrojnë pa kryerjen e studimeve.

Madje edhe deri në nivelet më të larta, si Master dhe Doktoraturë në të gjitha disiplinat shkencore. Por brendapërbrenda sistemit dhe rrjedhave të studimit ka vend për kritikë, përmirësim e ndryshim. Shumicën e studentëve kosovarë nëse i pyet për ‘Sistemin e Bolonjës’, kanë për t’u përgjigjur se ky sistem e ka shkatërruar arsimin te ne dhe patjetër duhet të ndërrohet. Pastaj mungesa e mësim-besimit fetar në shkolla, gjë për të cilën ka nevojë kjo rini, këta nxënës të shkollave fillore e të mesme, që ta njohin fenë e tyre, profetin e tyre, librin e shenjtë të tyre, të edukohen në frymën fetare dhe të kompletohen si duhet edhe nga aspekti shpirtëror. Pastaj është interesant fakti edhe te çështja e kriteriumit të punësimit në bazë të shkollimit, e këtu na del edhe një sfidë e radhës tejet e rëndësishme për rininë kosovare.

Sfida e punësimit Nuk do të shkruaj për gjendjen e papunësisë, as për shifrat alarmante të papunësisë sepse janë të qarta dhe të njohura. Kosova si shtet ka nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Ballkan dhe Europë. Sipas Ueb-faqes amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider, që bëjnë analizën e papunësisë dhe inflacionit të vendeve, për vitin 2013 Kosova renditet e nënta me radhë. Ani pse te shifrat – statistikat për numrin e të papunëve kam një dyshim të vogël për shkak se nuk mendoj që numri i të papunëve është aq ekstrem i lartë siç raportohet në medie dhe fakt për këtë është se shumë biznese, firma e kompani

Sfida e arsimimit Një nga sfidat dhe preokupimet primare që një të ri kosovar e kaplojnë në këtë kohë tranzicioni në vendin tonë është edhe shkollimi, arsimimi, formimi si kuadër shkence, për të cilin nëse flasim për të kaluarën e regjimit serbosllav, mund të themi se mungesa e shkol-

PAQJA

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 7


të ndryshme që funksionojnë në tregun kosovar, funksionojnë të papalicencuara – të paregjistruara për t’iu ik tatimeve shtetërore dhe kuptohet se ata ‘gardianë të atyre bizneseve’ nuk i regjistrojnë as punëtorët e tyre dhe de fakto dhe de jure ata punëtorë që punojnë nuk llogariten fare dhe kuptohet pastaj se shifrat e ‘të papunëve’ janë marramendëse. Sidoqoftë, edhe punësimi mbetet sfidë e rinisë kosovare dhe ndoshta numër një, por është interesant se në Kosovë kriteri i masterit (nivel shkollimi universitar) nuk kërkohet për t'u bërë kryetar, as kryeministër, as deputet, as ministër, as drejtor e as menaxher, ndërsa kërkohet për t'u bërë një punëtor në nivel më të ulët, ku edhe paga dhe benificionet janë më të ulëta, madje kërkojnë edhe nga tri vite përvojë pune së paku. Ku e ka vendin elita? Çka është t'u ndodhë kështu? Kjo ndodhë në Kosovë! A s'është paradoks dhe mbrapshti kriteriumi në sferën e punësimit në Kosovë?! Nëse i hap konkurset do të hasësh që për një vend pune të caktuar kërkohet niveli master dhe së paku tri vite përvojë pune! Jo e gjithë rinia kosovare disponon master dhe tri vite përvojë për ta plotësuar atë kriter. Edhe kjo më duket veç te ne ndodhë. Nëse shkon në shtetet evropiane, shembull në Gjermani, gjasat për t’u punësuar janë më të mëdha edhe atë duke mos qenë fare kriter niveli master. Sepse atje paguhet më shumë dora e punës, zanati, prodhimi, produktiviteti në veprimtari e nuk kriterizohet vetëm ana teorike, diploma universitare dhe titulli akademik. Shembull zanatlinjtë e veterinarisë janë milionerë në Gjermani nga puna e atij zanati dhe të ngjashme si ky zanat. Ndërsa në Kosovë kemi djem dhe vajza të reja me tituj të nivelit master dhe ende bredhin poshtë e përpjetë në kërkim të një pune e ndoshta e kalojnë ditën me vetëm dy euro në ditë. Pastaj kjo krijon dëshprim me realitetin kosovar dhe dëshirë për emigrim në vendet evropiane. Dhe këtë e shohim se si shumë të rinjë që s’e kanë pasur fatin të gjejnë perspektivë ekonomike në vend, e presin me mallë liberalizimin e vizave dhe gjithmonë kur përmendet papunësia dhe zhvillimi i vogël ekonomik bashkë me mbijetesën, ata thonë se nga kriza mund të dilet vetëm nëse emigrojnë diku në ndonjë shtet më përparimtar në Europë. Vërtet e dhimbshme! Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë si shkaktarët kryesorë të 8 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

varfërisë në Kosovë, po e ngufasin ditaditës rininë tonë. Vështirë të jetohet në një vend ku s’mund ta sigurosh as kafshatën e gojës e as të sigurosh strehë mbi kokë. Paradoksi tjetër është se mund të jetë jurist i diplomuar, por punën e bën të kamarierit, shankistit, pastruesit etj! Sidoqoftë, këtu shteti duhet ta shtrijë dorën mbi këtë rini dhe t’ua lehtësojë rrugën e punësimit dhe përparimit ekonomik dhe t’i profilizojë secilin prej tyre në bazë të avansimit të shkollimit sepse këtu varet çdo kusht dhe standard i jetës, mbi të gjitha institucioni bioemocionalosocioekonomik që përbën bazën e çdo shoqërie e që është familja.

Sfida e krijimit të familjes Edhe krijimi i familjes mbetet sfidë e radhës e rinisë kosovare. Shumë prej të rinjve gjatë cikleve shkollore ose gjatë studimeve universitare krijojnë lidhje dashurie dhe është bërë njëfarë trendi modern mu sikur në kulturën evropiane, ku prej kësaj lidhje shumë prej tyre kalojnë në atë që e quajnë ‘bashkëjetesë’, me ose pa miratimin e përgjegjësit të vajzës, respektivisht babës, ndërsa mar-

tesa dhe krijimi i familjes vonohet dhe edhe kur arrihet deri te martesa dhe krijimi i familjes, fatkeqsisht edhe planifikimin familjar shumë të rinj e bëjnë sipas kulturave të huaja të servuara te ne. E që kjo i bie ikje nga origjina jonë, nga tradita jonë, nga kultura jonë, nga parimet dhe normat tona fetare, kombëtare e shumëshekullore dhe pasim i verbër, imitim i verbër i të huajve. Për të kaluarën, t’i referohemi demografes Mimoza Dushi, e cila thotë: “Numri më i madh i martesave, i arritur ndonjëherë në shoqërinë kosovare, është pas Luftës së Dytë Botërore, ku shënohen 11.3 lidhje martesore në çdo njëmijë banorë”. Duhet pasur kujdes! Shumë herë lidhjet jashtëmartesore çojnë në amoralitet dhe degradim moral. Përgjegjësia nuk është vetëm e të rinjve, por së pari e prindërve, edukatorëve të parë të fëmijës sepse fëmija është pasqyrim dhe reflektim i edukatës së marrë nga prindi. Ku është roli familje, kur prindi, babai urdhëron dhe të tjerët ndëgjojnë, ku humbi ky rend kaq i bukur që e kemi pasur? Tash shumë të rinjë s’ia vën veshin askujt dhe kështu nëpërkëmbet institucioni

PAQJA


etj. Dhe kjo i ka shkaqet e veta, të cilat ia vlen t’i përmendim për shkak se edhe në shoqërinë kosovare, në mesin e të rinjve ndodhin raste të tilla trafikimi. Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë: 1. Varfëria ekonomike, 2. Dhuna psikike, 3. Dhuna fizike, 4. Mungesa e shkollimit, 5. Dukuritë dëmtuese etj. Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë: 1. Përfitimi, 2. Rritja e mangësive/ varfërisë, 3. Dënimet e vogla për trafikantët, 4. Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj. Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë, janë: 1. Ekonomia në tranzicion, 2. Migrimi femëror, 3. Diskriminimi mbi baza gjinore, 4. Zhvillimi i industrisë seksuale, 5. Politika e integrimit etj. Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Andaj, një shoqëri e shëndoshë, me besim dhe frikë-respekt ndaj Allahut, Krijuesit të tyre, duke qenë praktikues të fesë, pastaj duke u bërë të shkolluar e arsimuar mirë dhe duke u kapur për punë, vetëm kështu mund të dalin nga hendeqe të tilla, nga tunele të errëta e aspak progresive, në mënyrë që t’i kontribuojnë vlerave shoqërore që mbetën sfidë për ta, me të cilat do ta arrijnë një standard më të mirë të jetës.

Sfida e integrimit i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Përgjegjësi e familjes është furnizimi i fëmijës, edukimi shpirtëror i fëmijës, arsimimi i tij e deri te formimi i tij si një personalitet me të gjitha virtytet, karakteristikat dhe aftësitë e tij për jetë. Po ashtu shohim se ka rënie të natalitetit te ne në Kosovë dhe kjo është rezultat i shumë faktorëve; si social, ekonomik etj. Rinia një vëmendje të posaqme duhet t’i kushtojë kësaj sfide.

Sfida e mbrojtjes së vlerave shoqërore Sfidë tjetër e rinisë kosovare, sidomos pas luftës, është edhe raporti i tyre me vlerat morale, shpirtërore, jeta e tyre në sferën publike, rezistimi ndaj stuhive që vijnë nga kultura krejtësisht të huaja në vendin tonë që e ndërrojnë identitetin tonë kulturor. Është investuar dhe vazhdon të investohet shumë në devijimin e rinisë kosovare së pari duke i larguar nga praktika fetare drejt një jete të shthurur morale. Këto investime importohen nga jashtë dhe nga brenda! Rezultat është sjellja asociale që bëhet nga shumë të rinjë në sferën publike, pastaj përhapja e dukurive

PAQJA

devijante, imitimi i verbër, pasimi i estradës çoroditëse kosovare, me në krye artistë e këngëtarë të shumtë, duke bërë disa përjashtime të vogla, të cilët merren si model jete dhe ashtu i joshin shumë të rinjë, ndërsa ata vetëm i realizojnë qëllimet e tyre dehëse, egoiste, autoritative, famoze dhe trushpërlarëse. Rinia duhet së pari ta mbrojë besimin në Zot, fenë e tyre me të gjitha vlerat dhe normat që ka, e cila luftohet dhe mundohet të manipulohet. Pastaj rinia kosovare duhet ta dijë kënd e ka mik dhe kënd e ka armik, kënd duhet ta pasoj dhe kënd duhet ta refuzoj. Duhet të ruhet nga çdo propagandë mediatike. T’i shmanget dukurive devijante, si: bixhozi, duhani, alkooli, narkomania, prostitucioni, vjedhja, mafia, manipulimi, kontrabanda etj. Statistikat tregojnë se çdo 40 sekonda, diku në botë, një person bën vetëvrasje, e që llgoariten diku 1 milion raste gjatë një viti.! Po ashtu statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre, ku kryesisht janë rini dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre është dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike

Dhe gjithashtu nga sfidat e rinisë kosovare është edhe integrimi ose inkuadrimi në Evropë dhe botë duke hyrë në gara dhe duele me kuadrat e huaja të të gjitha lëmive. Dhe këtu suksesi nuk ka munguar edhe pse kemi ngecje në shumë sektorë e profile të jetës. Por në aspektin sportiv, së fundi një nder dhe arritje të madhe që ia bëri shtetit të Kosovës ishte edhe Majlinda Kelmendi, e cila e fitoi kupën e arit në “Xhudo 2013” e cila u mbajtë në Brazil. Rinia kosovare duhet t’ia ketë lakmi dhe edhe në fushat e tjera të avansohet dhe t’u tregojë botës se edhe ne kemi vlera të shtrenjta.

Përfundim Për fund mund të them se ka edhe shumë sfida të tjera me të cilat rinia kosovare ballafaqohet në këtë kohë. Unë i ceka dhe elaborova shkurtimisht vetëm pesë prej tyre. Rininë kosovare e presin sfida e obligime të shumta, ndoshta edhe ngërçe e atentante të ndryshe nga dashakeqë të shoqërisë, por duhet të dijë t’u rezistojë dhe drejt progresit dhe suksesit të vazhdojë. Zoti e ndihmoftë rininë tonë drejt suksesit! n Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 9


GJITHKUND KU E THËRRET MIRËSIA i e tar ë" ë m rye sis ist K rë r v fi, i te ri i M In She lliri t fa Ka Ru H " O

Intervistoi: Avni AVDIU

N

ga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. (3:104) Duke e përbrendësuar këtë ajet kuranor, hoxha i njohur nga Maqedonia Rufat Sherifi që prej se është kthyer nga studimet në vendlindje nuk ka reshtur së punuari në të mira e të mbara, duke punuar me të rinj në fushën e thirrjes islame, kulturës, dijes, humanizmit dhe solidaritetit. Për t’u njohur me gamën e gjerë të veprimtarisë së tij, e lutëm për një intervistë për revistën tonë.

PAQJA: Jeni kryetar i Organizatës Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë”, një organizate që doli në skenë menjëherë pas demokratizimit të Maqedonisë, ose thënë më mirë pas pluralizmit politik. Në kohën kur politikanët filluan të ngarendin pas popullit për t’i kërkuar votat, ju kërkonit njerëz që kishin nevojë ose mungesa për gjëra elementare për jetë. Si e vlerësoni aktivitetin e organizatës në harkun kohore prej fillimit e deri më tani? Sherifi: Me fillimin e proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë, filloi edhe organizimi i qytetarëve në asociacione të ndryshme. Në këtë drejtim, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të popullatës në Maqedoni, disa të rinj entuziastë, të frymëzuar me idenë e humanitetit njerëzor dhe solidaritetit, themeluan Shoqatën humanitare “Kalliri i Mirësisë”. Shoqata filloi punën e vet me aktin e regjistrimit para Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë më 15 prill të vitit 1991. Menjëherë pas themelimit, Organizata filloi realizimin e projekteve të ndryshme për ta ndihmuar popullatën, e cila po kalonte ditë të vështira si pasojë e krizës ekonomike në vend. Për të kryer misionin e vet, organizata realizoi aksione të ndryshme për grumbullimin e ndihmave dhe shpërndarjen e tyre. Po ashtu, për të qenë sa më afër nevojtarëve, organizata jonë vendosi ura bashkëpunimi me subjekte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si p.sh. me Kryqin e Kuq të Maqedonisë, programin ECHO për ndihma humanitare pranë 10 KORRIK/GUSHT'13 SHTATOR/TETOR'13nNr. n Nr. 77 75

Bashkimit Evropian, Organizatat humanitare CRIC nga Italia, CHR nga SHBA-të, DIA nga Holanda, IGATHE nga Arabia Saudite etj. Është me rëndësi të theksohet se kontributi i organizatës tonë nuk ishte i kufizuar vetëm në Maqedoni, por rrezet e humanitetit të saj arritën edhe në shtetin amë, në Shqipëri, ku pas ndryshimeve që ndodhën atje, organizata jonë dërgoi kontingjentin e parë me ndihma për jetimoren “Befo Trofi” në Tiranë. Po ashtu, vlen të përmendim se në vitet e para të veprimtarisë organizata u përball edhe me krizat humanitare, të cilat i shkaktuan luftërat që ndodhën në Ballkan. Kështu, gjenocidi i ushtruar mbi muslimanët e Bosnjës nga forcat paramilitare dhe militare serbe rezultoi me një numër të madh të refugjatëve edhe në Maqedoni. Me këtë rast, ‘Kalliri i Mirësisë’ i mobilizoi të gjitha potencialet e veta për të ndihmuar këta njerëz dhe bëri vendosjen dhe përkujdesjen e mbi 12.000 refugjatëve nga Bosnja. Po ashtu, edhe pas përfundimit të luftës, ‘Kalliri i Mirësisë’ u përkujdes për kthimin e tyre në vendlindje. Disa vite më vonë organizata jonë u sfidua edhe me një krizë të rëndë humanitare, kur për shkak të luftës në Kosovë dhe barbarisë serbe me qindra mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje.

Kalliri i Mirësisë, nisur nga misioni i vet dhe ndjenjat e ngulitura kombëtare e fetare, arriti që me sukses ta kryejë edhe këtë detyrë të radhës, që nga pritja e njerëzve të lodhur e të rraskapitur në kalimin kufitar në Bllacë, e deri te strehimi i tyre dhe përkujdesja humanitare për më tepër se 115.000 refugjatë nga Kosova. Dhe, rasti i tretë, kur Maqedonia u përfshi nga kriza humanitare si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 2001, i cili detyroi banorë të fshatrave të përfshira nga lufta që të strehohen përkohësisht në vende më të qeta. ‘Kalliri i Mirësisë’ edhe kësaj radhe ka luajtur një rol të rëndësishëm humanitar me ndihmën e ofruar për rreth 12.600 të zhvendosur gjatë këtij konflikti ushtarak. Pas përfundimit të trazirave që e goditën Ballkanin dhe fillimit të një periudhe të stabilitetit relativ, organizata jonë e orientoi përkujdesjen e vet përsëri e kah jetimët dhe nevojtarët e ndryshëm, po edhe kah realizimi i projekteve me karakter humanitar, edukativ, arsimor dhe zhvillimor, duke dëshmuar me veprimtarinë e vazhdueshme të një periudhe mbi dy dekadëshe se dëshira për ndihmë, sakrificë, altruizëm dhe humanizëm janë elementet që kësaj organizate i dhanë jetë kaq të gjatë, të gjallë, efikase dhe transparente.

PAQJA: Për të përshkruar gjendjen e

PAQJA


a Rufat Sherifi, i lindur në vitin 1970, në Shkup. iografi

B

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Damask të Sirisë dhe në Medinën e ndritshme të Arabisë Saudite. Në Medine, po ashtu, ka vazhduar studimet universitare në lëmin e Sheriatit, pranë Universitetit Islamik të Medinës, ku edhe ka diplomuar në vitin 1998. Aktivitetin organizativ dhe institucional e ka filluar që në moshë të re. Gjatë studimeve në Medine, ka qenë kryetar i Shoqatës së studentëve të trojeve tona. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në vendlindje, bashkë me disa aktivistë të dalluar në Maqedoni punoi për themelimin e Forumit Rinor Islam, ku gjatë katër viteve të para (2001-2005) ushtroi detyrën e nënkryetarit, për t’u zgjedhur pastaj edhe kryetar i këtij asociacioni rinor në periudhën 2005-2009. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e ndihmës drejtorit në Shtëpinë Botuese “Furkan ISM”, ku ka bërë recensionin dhe redaktuarën profesionale të dhjetëra librave të përkthyera nga gjuhët e huaja. Në vitin 2011 u zgjodh në detyrën të cilën edhe po e kryen aktualisht, kryetar i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”. Përveç kësaj, është edhe nënkryetar pranë Organizatës joqeveritare “Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional” (QMBI).

përgjithshme të njerëzve që kanë nevoja të ndryshme, sigurisht se ka se çfarë të thuhet. Në raport me këtë armatë njerëzish, që janë barrë e ndërgjegjes së gjithsecilit, sa është e kënaqshme kategoria tjetër e njerëzve - e atyre që kanë, për t’iu përgjigjur këtyre hallexhinjve? Sherifi: Është e vërtetë, ashtu siç thatë edhe ju, se numri i hallexhinjve dhe nevojtarëve është në rritje e sipër si pasojë e krizës ekonomike nëpër të cilën po kalojnë vendet tona, por edhe si rezultat i papunësisë së madhe që dominon në shoqëri. Duke pasur parasysh këtë, sigurisht se edhe nuk është aq e lehtë që organizatat humanitare, me potencialet e tyre që posedojnë, t’i përmbushin kërkesat e gjithë kësaj armate të nevojtarëve dhe që gjithmonë pozitivisht t’u përgjigjen nevojave të tyre. Megjithatë, gëzon fakti se kohëve të fundit është në rritje e sipër vetëdija e afaristëve dhe donatorëve për të ndihmuar e kontribuar, për t’ua shtrirë dorën e ndihmës kategorive të ndryshme nevojtare. Në këtë drejtim, ne si organizatë humanitare kemi një përvojë pozitive dhe kemi hasur në mirëkuptim të madh të njerëzve shpirtmirë dhe bujarë, të cilët kanë ndihmuar vazhdimisht në realizimin e projekteve të ndryshme të ndihmave.

PAQJA: Për cilët kategori njerëzish përkujdeseni dhe cila është kategoria

PAQJA

më specifike për të cilën përkujdeseni më së shumti? Sherifi: OH “Kalliri i Mirësisë” përkujdeset për jetimët, fukarenjtë, personat me aftësi të kufizuara, njerëzit e sëmurë dhe të tjerë që janë me nevoja të ndryshme. Ndërsa, kategoria më specifike për të cilën përkujdesemi janë jetimët. Organizata jonë për momentin është duke u përkujdesur për 900 (nëntëqind) jetimë, të cilëve për çdo muaj u ofrohet ndihmë e rregullt financiare. Po ashtu, krahas ndihmës së tyre materiale, ne bëjmë përpjekje që atyre t’u ofrojmë edhe përkujdesje të vazhdueshme edukativo-arsimore dhe shëndetësore. Qëllim yni është që kjo kategori të përfitojë sa më shumë prej programeve përgatitore-aftësuese, të cilat i realizojmë, në mënyrë që të aftësohen sa më mirë në fusha të ndryshme të jetës.

PAQJA: Cilat janë format e ndihmës që ofroni? Sherifi: Llojet e ndihmave që ofron organizata jonë janë të natyrave të ndryshme, si për shembull: a) Materiale; b) Edukativo-arsimore; c) Zhvillimore. Forma materiale përfshin ndihmat financiare mujore për jetimët dhe skamnorët; ndihmat periodike në artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike;

pakot ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit dhe Kurban Bajramit; pagesa e pjesshme e qirasë për disa familje që jetojnë me qira; pajisja e nevojtarëve me mjete të ndryshme amvisërie; ndihma në meremetimin ose ndërtimin e tërësishëm të shtëpive të tyre etj. Forma edukativo-arsimore dhe zhvillimore nënkupton organizimin e piknikëve dhe kampeve me karakter edukativo-rekreativ; mbajtjen e takimeve këshillëdhënëse dhe ligjëratave; ofrimin e bursave për nxënës dhe studentë nevojtarë; organizimin e kurseve në lëmin e informatikës, gjuhëve të huaja dhe për rrobaqepësi.

PAQJA: Në cilat vende në Maqedoni jeni të shtrirë dhe cilat arrini t’i mbuloni me aktivitetin tuaj? Sherifi: Organizata për momentin ka zyrat e veta në Shkup dhe në Kërçovë, ndërsa me aktivitetet e veta përfshinë një pjesë të madhe të territorit të vendit, posaçërisht me rastin e realizimit të projekteve të ndryshme periodike, kur edhe bëhet aktivizimi i punkteve dhe qendrave nëpër qytetet dhe fshatrat ku shtrihen këto aktivitete. Vlen të përmendim se një nga politikat e organizatës sonë është edhe partneriteti me organizata tjera simotra që veprojnë në qytetet ku ne nuk kemi shtrirje, politikë kjo e cila mundëson që ndihma jonë të arrijë në secilin vend ku ka nevojë. PAQJA: Cilat janë format që përdorni në sensibilizimin e opinionit? Sherifi: Për sensibilizimin e opinionit të gjerë përdorim forma të ndryshme senzibiliuese, siç janë: publikimi i materialeve të ndryshme propaganduese; organizimi i ligjëratave dhe tribunave me tematikë humanitare-sociale; realizimi i takimeve me subjekte afariste, organizata joqeveritare dhe institucione shtetërore; zhvillimi i fushatave të ndryshme; shfrytëzimi i mediave të shkruara dhe elektronike etj. PAQJA: Më parë ju keni qenë edhe kryetar i Forumit Rinor Islam. Kjo do të thotë se për një periudhë kohore keni pasur mundësi të njiheni drejtpërsëdrejti me elanin e të rinjve. Keni zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe më për së afërmi keni parë të rinjtë. Si e vlerësoni këtë periudhë dhe gjithë atë që është bërë gjatë kësaj kohe? Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 11


Sherifi: Periudha që kemi kaluar në drejtimin dhe udhëheqjen e Forumit Rinor Islam është koha nga e cila kanë mbetur kujtime të paharrueshme në jetën time, sepse ishte një periudhe në të cilën ndoshta kemi ofruar përvojën tonë për të tjerët, por edhe kemi përfituar mjaft nga të rinjtë me të cilët kemi punuar. Kjo sepse, kishim të bëjmë me një ambient vëllazëror ku dominonte dëshira e flaktë dhe ambiciet e larta për të profesionalizuar sa më shumë veprimtarinë, ku kombinoheshin aftësitë e të rinjve, të cilët u takonin profileve dhe drejtimeve të ndryshme shoqërore e shkencore. Koha që kaluam në Forumin Rinor Islam, për mua ishte periudhë e cila dëshmoi se, po qe se rinia arrin që vetes t’i caktojë një vizion të qartë, nëse asaj i besohet një mision fisnik dhe t’i mbillet një elan dhe entuziazëm për veprim, ajo, rinia pra, nuk lodhet kurrë, nuk kursen mundin dhe djersën për të punuar për arritjen e qëllimit dhe suksesit. Falë gjithë këtyre elementeve, Forumi Rinor Islam ishte dhe vazhdon të jetë një organizatë që paraqet modelin më të mirë të një organizate të suksesshme rinore, e cila arriti t’i sublimojë vlerat fetare me ato kombëtare; t’i promovojë vlerat bashkëkohore, pa harruar ato burimore dhe origjinale; të integrohet në sfera dhe struktura të ndryshme shoqërore, pa u tjetërsuar dhe asimiluar.

PAQJA: Ekziston një përshtypje mbarëshqiptare se shqiptarët e Maqedonisë janë më fetarë dhe janë më shumë në numër. Bazuar në atë që ju keni pasur rastin t’i vizitoni edhe qendrat e tjera, a mendoni se kjo përshtypje është reale? Sherifi: Lidhur me përshtypjen se shqiptarët e Maqedonisë janë më fetarë se ata të vendeve tjera, flasin edhe studime dhe anketime të shumta të përgatitura nga qarqe të ndryshme. Ndërsa sa i përket numrit, mendoj se ky konstatim nuk 12 KORRIK/GUSHT'13 SHTATOR/TETOR'13nNr. n Nr. 77 75

qëndron, sepse numri i muslimanëve në Maqedoni, në krahasim me ata që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, është më i vogël. Po, kemi pasur rastin t’i vizitojmë edhe qendrat tjera shqiptare, të mësojmë e kuptojmë për rrethanat dhe vështirësitë me të cilat ato janë ballafaquar në të kaluarën, por besoj se tani kushtet dhe rrethanat po ndryshojnë për të mirë, kurse vështirësitë po shmangen. Po shohim se si edhe në qendrat tjera ka një kthim kah feja dhe po ndodh një rizgjim fetar, i cili premton të ardhme më të mirë të Islamit në këto troje.

PAQJA: Keni pasur fatin t’i udhëhiqni dy organizata, njëra (FRI) më tepër e karakterit edukativ e kulturor, tjetra (Kalliri i Mirësisë) kryesisht e karakterit humanitar. Mirëpo në Maqedoni janë shtuar shoqatat, organizatat, mediat dhe shumë mekanizma të tjerë që lehtësojnë aktivitetet dhe veprimtaritë e ndryshme. Krahas gjithë kësaj, po ashtu janë shtuar edhe përçarjet, fitnet dhe sprovat e ndryshme. Pra në një anë krijohet opinioni për një gjallëri islame, kurse nga ana tjetër për dëshpërim krijohet përshtypja se megjithatë gjërat shkojnë jo siç duhet. Si e shihni këtë nga këndvështrimi juaj? Sherifi: Nëse e kemi parasysh situatën e krijuar si rezultat i periudhës moniste, e cila dominoi disa dekada në trojet tona, si dhe varfërinë e jetës fetare në shoqëri dhe nevojën e madhe për organizata me karakter të ndryshëm të veprimtarisë, gjatë periudhës së kaluar nuk kanë munguar iniciativat për themelimin e OJQ-ve të ndryshme, të cilat do të plotësonin këtë zbrazëtirë të krijuar dhe përmbushin nevojat e ndryshme të popullatës sonë. Dhe, në këtë drejtim, edhe pse kemi të bëjmë me një veprimtari islame relativisht të re, megjithatë frytet e saj dhe kontributi i këtyre organizatave joqeveritare, qoftë

në sferën rinore, humanitare, kulturore, edukativo-arsimore ose mediatike, janë të pamohueshme, mjaft pozitive dhe përgjithësisht konstruktive. Sa i përket faktit se ngandonjëherë në rrafshin e veprimtarisë së OJQ-ve vërehen divergjenca e dallime, madje ndoshta edhe deri në shkallë të fitneve e përçarjeve, mendoj se kjo dukuri sikur është bërë “normale” në shoqërinë tonë, duke pasur parasysh se një situatë e tillë është prezente në pothuajse të gjitha sferat tjera të jetës sonë, përfshirë edhe atë politike, e cila llogaritet si më jetike për realizimin e aspiratave tona kombëtare e fetare. Prandaj, edhe veprimtaria islame nuk është imune para një dukurie të tillë, edhe pse për mua, tabloja e OJQ-ve të shumta në numër dhe me dallim në sferë të veprimtarisë do ishte dukuri pozitive sikur numri i madh dhe karakteri i ndryshëm të shërbente për të konkurruar në ofrim të shërbimeve sa më të profesionalizuara dhe me tendencë për t’u plotësuar mes vete. Kjo edhe po ndodh më së shpeshti, edhe pse nuk mund të mohohet fakti se në disa raste mungon kultura e mirëkuptimit me të tjerët, dialogu dhe pranimi i palës tjetër, ose sikur edhe ekziston tendenca për mohimin dhe margjinalizimin e organizatave tjera, gjë që në fakt flet për papjekurinë tonë dhe moskuptimin e standardeve të reja mbi të cilat vepron bota përparimtare sot. Por, përskaj gjithë kësaj, mendoj se shoqëria jonë ka nevojë për veprimtarinë joqeveritare, për një qasje më të hapur ndaj njëri-tjetrit dhe veprim mbi parimin e partneritetit dhe aleancave të OJQ-ve aktuale, si dhe për themelimin e OJQ tjera për të mbuluar sferat dhe fushëveprimet tjera ku ato mungojnë.

PAQJA: Në tërësi kjo gjendje nuk e karakterizon vetëm vendin tonë, por në përgjithësi është kohë e turbullirave të mëdha në botën islame. Ju si hoxhë keni pasur mundësi të vizitoni disa nga këto vende, të njihni rrethanat dhe mentalitetin, po ashtu keni akces në literaturë dhe media, gjë që ju jep një tablo për gjendjen e përgjithshme. Gjersa shpresat e muslimanëve u gdhinë me pranverën arabe, duke e menduar një ringjallje islame, tashmë dalëngadalë sikur ato shpresa po ngrysen me luftën, konfliktet, përgjakjet rrugëve dhe përçarjet e ndryshme e të shumta. Si i shihni këto zhvillimi nga pikëvështrimi juaj?

PAQJA


Sherifi: Gjendja nëpër të cilën po kalon sot një pjesë e mirë e botës islame, sa është e dhimbshme dhe shqetësuese, aq është edhe shpresëdhënëse për një ardhmëri më të mirë të këtyre vendeve. Situata e krijuar në botën islame me rënien e hilafetit, të cilës i kishte paraprirë një luftë e ashpër kulturore-ideore që u pasua me një kolonizim ushtarak, politik dhe ekonomik, si dhe me instalimin e një sistemi të huaj edukativo-arsimor, kishte për qëllim tjetërsimin e botës muslimane, çrrënjosjen e kulturës dhe civilizimit islam, me tendencën e të huajve për të formuar e ngritur breza të ardhshëm në bazë të planeve të tyre të sajuara. Por, falë Zotit, kjo gjendje pjesërisht u ndryshua me angazhimin dhe veprimtarinë e lëvizjeve çlirimtare, të cilat e ndihmuan procesin e çlirimit nga kolonizimi ushtarak. Për fat të keq, edhe ky çlirim ishte më tepër sipërfaqësor dhe i pjesshëm, sepse forcat

PAQJA

kolonizuese kishin arritur të instalojnë pushtetarë vasalë ndaj tyre dhe të krijojnë një elitë intelektuale të indoktrinuar me ide të huaja të importuara nga Lindja dhe Perëndimi. Dhe, që të dy këta faktorë të sipërpërmendur punuan shumë për të ngulfatur ndjenjat e vërteta patriotike dhe për të penguar të gjitha përpjekjet për një rimëkëmbje të vërtetë të Ummetit. Megjithatë, lirisht mund të themi se, edhe përskaj të gjitha përpjekjeve për të tjetërsuar popullatën muslimane dhe përmes investimeve kapitale për të penguar hovin e lëvizjeve islame, të cilat punonin për kthimin e popullatës muslimane në parimet e vërteta islame dhe rikthimin e krenarisë islame përmes një projekti për zhvillim të gjithanshëm, lëvizjet islame arritën të bëjnë reforma kapitale në aspektin ideor, besimor, edukativo-arsimor dhe social, bile edhe të ofrojnë një alternativë të shëndoshë

para popullatës muslimane e cila vuante nga prapambeturia, papunësia, varfëria, korrupsioni dhe varësia nga të tjerët edhe për gjërat elementare të jetës. Se lëvizjet islame gëzonin respekt dhe popullaritet të madh në mesin e popullatës vendore në shumë vende islame dëshmon edhe fakti se, pas ndryshimeve që ndodhën në të ashtuquajturat vendet e pranverës arabe, menjëherë posa u krijua një klimë e përshtatshme për zgjedhje të lira dhe demokratike, partitë politike me orientim islamik fituan shumicën e votave të popullatës, e cila tek ato shikonte shpëtuesin e vetëm nga gjendja e mjerë në të cilën gjendeshin. Megjithatë, kjo fitore bindëse e partive politike islame shqetësoi shumë qarqe rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat ardhjen e islamistëve në pushtet e shikonin me frikë dhe shqetësim të madh për ardhmërinë e interesave të tyre, por edhe nga frika se suksesi i mundshëm i përvojës demokratike në këto vende të Lindjes së Mesme do të reflektohej pastaj në tërë rajonin dhe më gjerë. Pra, situata e re e krijuar në vendet e pranverës arabe, e cila ishte në favor të lëvizjeve islame, bëri që qarqe të ndryshme rajonale, të cilat dëshironin t’i ruajnë interesat e tyre, të bashkëpunojnë me qarqe të jashtme ndërkombëtare, për të penguar suksesin e mëtutjeshëm të qeverive të formuara pas ngjarjeve të pranverës arabe. Dhe, i gjithë ky bashkëpunim i tyre rezultoi me një grushtet ushtarak ndaj kryetarit legjitim të Egjiptit dhe me pezullimin e kushtetutës së votuar nga shumica e popullatës egjiptiane, për t’u përballur pastaj me ushtrimin e një dhune të egër dhe barbarizëm të paparë ndaj atyre që dolën në mënyrë paqësore të protestojnë dhe të insistojnë për mbrojtjen e legjitimitetit të presidentit dhe të organeve legjitime shtetërore të formuara pas zgjedhjeve të para demokratike, të cilat u cilësuan si të qeta dhe të drejta nga shumë subjekte relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto ngjarje të dhunshme, edhe pse në shikim të parë mund të mbjellin pesimizëm te një pjesë e madhe e masës së gjerë, në realitet ato, në anën tjetër, shpalosën situatën reale dhe demaskuan shumë aktorë e faktorë, të cilët deri para këtyre ngjarjeve nuk ishin njohur me fytyrën e tyre të vërtetë. Grushteti ushtarak në Egjipt vendosi para një sprove të rëndë edhe shumë faktorë relevant ndërkombëtarë, si dhe sfidoi korrektësinë e shumë partive dhe organizatave të themeluara mbi parimet e lirisë dhe demokracisë, të Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 13


cilat para gjithë kësaj që ndodhi në Egjipt mbetën të shurdha dhe të verbra. Sipas mendimit tim, situata atje shkon në favor të Aleancës popullore në mbrojtje të legjitimitetit për shume arsye. E para, sepse regjimi ushtarak me ardhjen në pushtet shkeli mbi shumë të arritura demokratike dhe kufizoi shumë liri, të cilat qeverisja e presidentit Mursi i kishte ofruar. E dyta, sepse shumë OJQ dhe forca politike, të cilat mbështetën përmbysjen ushtarake të Mursit u zhgënjyen me kthimin e figurave të vjetra nga regjimi i Mubarakut. E treta, izolimi politik me të cilën po përballet Egjipti. E katërta, humbjet ekonomike që po i pëson qeveria aktuale si pasojë e protestave të pandërprera që është duke organizuar Aleanca e legjitimitetit, të cilat kanë paralizuar zhvillimin e rregullt të jetës së përditshme të qytetarëve dhe krejt në fund, vullneti dhe këmbëngulja e popullit egjiptian për të mos lejuar kthimin e një regjimi totalitar militar që përsëri të qeverisë me shtetin dhe që ta kthejë vendin dhe arritjet demokratike për pesëdhjetë vjet mbrapa. Historia na flet se vullneti dhe këmbëngulja e popujve çdo herë ka triumfuar, pa marrë parasysh çmimin që është dashur të paguhet për të arritur deri te liria dhe dinjiteti njerëzor. Prandaj jemi optimistë se populli egjiptian në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që përsëri të kthehet mbrapa dhe se me heroizmin e tij jo vetëm që do të mbrojë vlerat njerëzore për të cilat ëndërron çdo popull liridashës dhe fisnik, por me betejën dhe sakrificën e madhe që po bën, ai do të jetë model dhe shembull për shumë popuj tjerë, të cilët synojnë lirinë dhe dinjitetin.

PAQJA: Cilat janë planet dhe synimet për të ardhmen? Sherifi: Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, për realizim sa më të suksesshëm të misionit dhe qëllimeve të veta, synon që në periudhën e ardhshme të shtrihet horizontalisht edhe në qytete dhe fshatra tjera ku sheh nevojën për të ofruar shërbimet e veta. Nga ana tjetër, ne punojmë vazhdimisht edhe për ngritjen vertikale dhe profesionale të kapaciteteve tona, gjëra këto që janë edhe parakusht për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të punës sonë. Në bazë të planeve dhe programeve tona, në periudhën e ardhshme, krahas aktiviteteve që po i realizojmë edhe tani, mendojmë të fokusohemi më tepër në projekte të karakterit edukativo-aftësues, projekte këto të cilat 14 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

shpresojmë se do t’ua hapin ndjekësve dhe përfituesve të tyre horizontet për një jetë më të mirë dhe më fisnike. Po ashtu, planifikojmë projekte të karakterit ekonomiko-zhvillimor, përmes të cilave do të tentojmë që njerëzve t’u ofrojmë ndihmë për zhvillimin e bizneseve të vogla. Këtu janë edhe projektet me karakter social-banesor, përmes të cilave do të mundohemi t’u sigurojmë banesa sociale disa familjeve që u mungon kulmi mbi kokë. Krahas gjithë kësaj, organizata jonë ka si synim të vetin edhe vendosjen e partneritetit dhe aleancës me organizata simotra në vend dhe jashtë vendit, si dhe integrimin në struktura të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

PAQJA: Diçka tjetër që ka rëndësi e që nuk e kemi përfshirë në pyetjet tona… Sherifi: Situata e rëndë ekonomike nëpër të cilën po kalojnë vendet tona, po reflekton negativisht në jetën sociale dhe mirëqenien e popullatës, po detyron një pjesë të popullit që të mendojë për alternativa tjera të jetës, duke përfshirë edhe braktisjen e vendlindjes nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Papunësia në përqindje të larta dhe perspektivat e pakta, sikur po mbyllin derën e shpresës për të rinjtë tanë dhe po ndihmojnë angazhimin e tyre me gjëra të kota dhe madje edhe destruktive. E gjithë kjo duhet të na alarmojë të gjithëve, subjektet politike dhe jopolitike, institucionet arsimore, fetare e shtetërore, që secila prej tyre të bartë pjesën e vet të përgjegjësisë karshi zhvillimeve në vend, për mbjelljen e vlerave të mirëfillta dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, për ofrimin e mundësive për arsimimin dhe punësimin e të rinjve, për kultivimin e ndjenjës për të qenë solidar dhe human, tipar ky thellë i ngulitur në ndërgjegjen e popullit tonë. Krejt kjo për të mbrojtur gjërat më të shtrenjta që posedon populli ynë, e ndër to është padyshim edhe dashuria ndaj vatanit dhe trojeve tona shekullore, si dhe ruajta e potencialit të shëndoshë rinor me të cilin dallohet më së shumti populli ynë nga popujt tjerë të Ballkanit. Në fund, ju përgëzoj edhe juve si revistë për kontributin që po jepni dhe punën e vlefshme që po bëni në këtë rrafsh. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij. Ju falënderoj edhe për mundësinë që na dhatë për të zhvilluar këtë bisedë, nëpërmjet të cilës shpresoj se sado pak i kemi njoftuar lexuesit tuaj me punën që po bëjmë dhe aktivitetet të cilat i realizojmë. n

SHAMIA NË D Gjergj EREBARA

isa vite më parë, u gjenda në Prishtinë në kohën kur një debat i ashpër ishte ndezur gjithkund. Dy vajza të mitura në një katund kishin shkuar në shkollë me veshje islamike, d.m.th. me shami që u mbulonte flokët. Drejtori i shkollës refuzoi t’i pranonte në mësim. Çështja u bë debat kombëtar, kur ministri i Arsimit i kohës nxori një rregullore ku ndalonte vajzat me shami të frekuentonin shkollat publike. Kjo rregullore në fakt ndalonte vetëm dy vajza të shkonin në shkollë. Disa mijëra myslimanë praktikantë dolën në protestë. Një parti e islamit politik u shfaq në skenë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte irritimi i skajshëm i shokëve të mi nga Prishtina, prej faktit se disa njerëz dalin me veshje islamike. Irritimi ishte në përmasa të tilla sa m’u duk se edhe po të kthehej serbi në Prishtinë, vështirë se do të reagohej aq keq. Në thelb, bëhej fjalë për dy vajza në një fshat të Kosovës, nga qindra mijë vajza dhe djem që shkojnë

PAQJA


Ë KOSOVË, NJË DEBAT TEORIK në shkollë. Kohët e fundit, debati është rikthyer. Një komision pranë Kryeministrit është ngarkuar të “hetojë” çështjen dhe të raportojë një zgjidhje. Nuk ka të dhëna nëse në shkollat e Kosovës prania e vajzave me shami apo ferexhe ekziston. Megjithatë debati është sërish apokaliptik. Po të dëgjosh kundërshtarët e shamisë, duket sikur me t’u lejuar vajtja në shkolla me veshje, Kosova do të bëhet një vend i Lindjes së Mesme, ku kontrolli i jetës seksuale të njerëzve është asgjë tjetër veçse mjet i përdorur nga diktaturat e këtyre vendeve për të ruajtur pushtetin. Shqipëria është përballur më herët me një problem të tillë. Do një dekadë të shkuar një vajzë shkoi në gjimnaz në Tiranë me shami. Drejtori e refuzoi, u bë kërkesë në qeveri, tek Avokati i Popullit etj., dhe u konkludua se kjo veshje ishte e ligjshme dhe kushtetuese në vendin tonë. Nja gjashtë vjet të shkuara, në Durrës u ndalua një mysliman me mjekër të shkonte në universitet. Edhe ai rast u zgjidh me lejim. Që nga ajo kohë, gjakrat janë qetësuar dhe frika e “islamizimit”, “orientializimit” e mania

të tjera janë pakësuar. Në Kosovë, në rast se lejohet që në shkollat publike të shkojnë vajza me shami, asgjë apokaliptike nuk ka për të ngjarë. Por debati është një zile alarmi për mënyrën se si Kosova, por edhe Shqipëria, trajton minorancat e veta. Trajtimi i gjerë mediatik i vajzave me shami nuk është asgjë tjetër veçse islamofobi. Një mospëlqim i skajshëm i një grupi shoqëror për shkak se jeta e tyre na bën të mos jemi ata që dëshirojmë të jemi, një komb i fuqishëm “europian”. Them që është islamofobi, sepse në Shqipëri, p.sh., ka raste kur vajzat murgesha katolike shkojnë në Universitetin e Tiranës, por shamia që mbajnë murgeshat nuk bën shqetësim për askënd, as nuk tërheq vëmendjen e medias. Dhe pikërisht kështu duhet të jetë. Shteti laik është argumenti që nxjerrin kundërshtarët e lejimit të shamisë islamike në shkollat e Kosovës. Liria e ushtrimit të fesë është argumenti i palës tjetër. Kundërshtarët nuk japin ndonjë përgjigje se çfarë ofrojnë si alternativë për këtë grup shoqëror. Përzënien nga Kosova ndoshta? Apo izolimin dhe seg-

regimin e tyre nga jeta publike, pra nga shkollat, administrata publike etj. Shamitë e grave myslimane janë sakaq të stigmatizuara nga shoqëria si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Ato janë de facto të përjashtuara nga vendet e punës në administratën publike, që në Shqipëri përbëjnë një të tretën e të gjitha vendeve të punës e në Kosovë afërsisht po kaq. Stigmatizimi juridik nuk është asgjë tjetër veçse ndalim i lirisë së fesë. Liritë e njeriut janë universale. Kur vjen puna për të folur për të drejtat e minorancave etnike apo kulturore, romëve, bashkësisë LGBT apo myslimanëve praktikantë, nuk mund të zgjedhësh se cilat nga këto të drejta janë “europiane” e të dëshirueshme dhe cilat janë “lindore” e të padëshirueshme. Diktatura shpesh nuk është sundimi i shumicës nga pakica, por është edhe diskriminimi i pakicës nga shumica. E kundërta, demokracia është jo thjesht qeverisja përfaqësuese e shumicës, por para së gjithash, mbrojtja dhe garancitë për pakicën. Kundërshtarët thonë se debati për shaminë po sajohet nga islami politik në Kosovë. Por vetë ekzistenca e këtij problemi u shkaktua nga laicizmi militantesk dhe politik i ministrit të Arsimit të Kosovës që disa vite më parë, e gjeti të arsyeshme të shkaktonte këtë debat të gjerë dhe gjaknxehtë publik, për shkak se dy nga qindra mijë vajza, shkuan në shkollë me shami. Islami politik, i cili është një realitet i hapur në Kosovë dhe i fshehtë në Shqipëri, siç është edhe katolicizmi politik, po përdoret si një argument për mosdiskutimin e problemit. Njësoj siç ndodhi edhe vitin e kaluar në Shqipëri, kur homofobia u hodh poshtë me argumentin se disa shoqata dhe disa individë nga ky komunitet fitojnë para ndërkombëtarësh duke bërë aktivizim publik dhe politik, apo të debatit për të drejtat e romëve, këtë muaj u hodh poshtë po me të njëjtën bazë. Shqipëria dhe Kosova janë këto që janë. Vende të varfra. Këtu ka minoranca etnike, ka romë, myslimanë me mjekra dhe myslimane me shami, ka homoseksualë, lezbike, transgjinorë... ka budallenj, intelektualë, gjysmëintelektualë, katundarë e qytetarë. Duhet të mësohesh të bashkëjetosh me të gjithë këta. Rrugë tjetër nuk ka. n

Marrë nga gazeta ‘Shqip’

PAQJA

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 15


PARTIA E DREJTËSISË E GATSH PD-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 garon në 25 komuna për asambletë komunale dhe ka nominuar 10 kandidat për kryetar komunash. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për asambletë komunale është më se 800 kandidatë, numër ky që paraqet mundësi të madhe për suksesin PD-së. Partia e Drejtësisë në Vushtrri është mjaft mirë e përgatitur për këto zgjedhje komunale. Ka në funksionim të plotë kryesinë e degës, Vizionin e Gruas dhe Vizionin Rinor, të cilët janë duke kryer me përkushtim obligimet partiake Intervistoi: Jeton ISUFI bëtar me qëllim të realizimit sa më të politik. Bisedimet mes dy kryemini-

P

ër t’u njohur më gjerësisht me përgatitjet e kësaj partie në prag të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013 intervistuam nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë Abdullah Klinakun, kryetar i degës së PD-së për Vushtrri dhe i nominuar për kryetar të komunës së Vushtrrisë

PAQJA: Duke qenë pjesëmarrës në qeveri, sa ka arritur të zbatojë dhe promovojë PD-ja programin e saj qeverisës në ministrinë ku udhëheq, konkretisht Ministrinë e Shëndetësisë? Klinaku: Partia e Drejtësisë që nga viti 2010, si rezultat i marrëveshjes për koalicionin qeverisës, udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, ku ministër është kryetari i partisë prof.dr. Ferid Agani. Platforma dhe programi politik i PD-së për sistemin shëndetësor është në zbatim e sipër edhe përkundër vështirësive që kemi hasur, shumë prej tyre të pakuptimta dhe qartë me tendencë. Plani ynë që nga fillimi ka qenë krijimi i një sistemi të ri shëndetësor, që nënkupton një formë të re të menaxhimit të sistemit shëndetësor përmes formimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinikës Universitare të Kosovës. Kemi kërkuar mënyrë të re të financimit të sistemit shëndetësor përmes krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke i paraprirë me Agjensionin e Financimit Shëndetësor. Pastaj krijimit për herë të parë në Kosovë të formës së re të organizimit të jetës profesionale përmes përmes krijimit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor. Për të gjitha këto forma të reja të organizimit të sistemit shëndetësor, kemi nxjerr ligje të veçanta e reformuese si dhe jemi në përgatitje të akteve nënligjore. Sa i përket politikës sonë përkitazi me krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, jemi në fazën finale të përgatitjes së projektligjit të parë për Sigurimet Shëndetësore. Në këtë fazë ministri Agani është duke realizuar konsultime me faktorët ekonomik ndërkom16 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

suksesesshëm të kësaj reforme. Po ashtu pjesë e rëndësishme e reformës sonë në shëndetësi është punësimi i kuadrove të reja shëndetësore, si pjesë e së cilës deri më tani janë punësuar 200 mjek dhe për këto dy vite janë dërguar mbi 700 mjek në specializim. Po ashtu janë pranuar diku 200 punonjës nga stafi i mesëm, prej tyre 100 vetëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Krejt këto kuadro janë punësuar më qëllim që të vihen në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ju ofrohen qytetarëve tanë. Tani jemi në fazën konkrete të zbatimit të reformës në shëndetësi, reformë e cila po zhvillohet në pajtim të plotë me platformën politike të PD-së. Vlen të theksohet se mendimi politik i PD-së për herë të parë është shndërruar në ligj dhe është bërë pjesë e programit qeveritar.

PAQJA: Si i vlerëson PD-ja zhvillimet politike në vend, bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash. Si rezultat i këtyre bisedimeve do të mbahen zgjedhjet lokale edhe në pjesën veriore në komunat me shumicë serbe? Klinaku: Dialogu si instrument paqësor parimisht është një mundësi e mirë për realizimin e objektivave politike që ka shteti. Por para së gjithash pala negociouese duhet të jetë mirë e përgatitur dhe të ketë vizion të qartë

strave aq sa kanë qenë të rëndësishme, po aq me peshë do të duhej të ishte edhe përgatitja politike dhe vizioni i qartë për këto bisedime. Historia na ka mësuar se liderët e vërtetë edhe situatat e pakëndshme gjatë bisedimeve i kanë kthyer në pika të forta për shtetin e tyre. Por kjo ndodhë atëherë kur kemi aktiv një mori mekanizmash që ndihmojnë përgatitjet e negociatave, me rëndësinë e veçantë liderët politik, pastaj akademia e shkencave, intelektualët dhe shoqëria e civile. Bisedimet e realizuara deri më tani shpresojmë se do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve të vendit tonë dhe në shtrirjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Megjithatë kanë mbetur edhe çështje të ndjeshme pa u rregulluar dhe pa qenë pjesë e platformës sonë politike pro kombëtare, siç është çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të cilët kemi kërkuar që të zbatohet parimi i reciprocitetit karshi të drejtave për shqiptarët atje. Ajo që sigurisht duhet të respektohet, përveç disa të arriturave tjera është edhe organizimi i zgjedhjeve lokale në tërë territorin e vendit, përkatësisht edhe në veriun e vendit për herë të parë. Kjo paraqet rëndësi për procesin e shtrirjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë edhe në veriun e vendit. Përveç kësaj ky është një hap i madh drejt adaptimit të

Abdullah Klinaku

PAQJA


HME PËR ZGJEDHJET LOKALE serbëve me institucionet e Kosovës, gjë që do të ndihmojë në socializimin e tyre me rendin e ri statusor dhe ligjor të Kosovës. Vlen të theksohet se mungesa e simboleve shtetërore në fletëvotime pa dyshim që paraqet një hendikep politik për palën kosovare madje dëshmon defansivën e Kosovës në këto negociata. Përkatësisht mungesën e ndërmarrjes së iniciativës në dhënien e zgjidhjeve politike që duhet të jepen në procesin e negociatave. Megjithëkëtë, organizimi i zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës paraqet një progres drejt vënies së kontrollit në mbarë territorin e Republikës. Procesi i negociatave që vazhdon të zhvillohet akoma, urojmë dhe dashtë Zoti i Madhërishëm të mos të devijohet e të marrë kursin e disfavorshëm për Republikën tonë.

PAQJA: Është riaktualizuar edhe çështja e “shamisë” dhe e fesë në përgjithësi saqë shumë analist e kanë quajtur çështje të politizuar. Çka mendoni ju përkitazi me këtë situatë, kur dihet se subjekti i juaj politik e ka trajtuar këtë çështje në kuadër të të drejtave të njeriut? Klinaku: Debati për manifestimin e bindjeve fetare në Kosovë fatkeqësisht nuk po zhvillohet në prizmin që do të duhej të zhvillohej. Ky debat më shumë po zhvillohet në frymën e nxitjes dhe keqkuptimit ideologjik se sa në frymën e respektimit të lirive dhe të drejtave fundamentale të njeriut. Sot çdo njeri ka të drejtën kushtetuese dhe ligjore të manifestojë bindjet fetare dhe t’i shpreh publikisht ato. Askush dhe askujt nuk ka të drejtë t’i mohojë asnjë të drejtë ndokujt mbi motivacionin e manifestimit të bindjeve fetare siç është rasti i mohimit të së drejtës për shkollim të mesëm dhe për punësim për shkak të bindjeve fetare, përkatësisht për shkak të bartjes së shamisë. Shamia është manifestim i bindjeve fetare, shprehje e identitetit fetar dhe përkushtim për të arritur devotshmërinë ndaj Zotit të Madhërishëm, prandaj si e tillë nuk paraqet simbol fetar. Përderisa shamia nuk është simbol fetar atëherë edhe interpretimi i Udhëzimit Administrativ i MASHT-it dhe ai i MAP-it duhet të jetë i tillë dhe shaminë mos ta trajtojë si simbol fetar. Ne kemi kërkuar inter-

PAQJA

pretim nga Bashkësia Islame e Kosovës për këtë çështje dhe presim që edhe MASHT dhe MAP të reagojë pozitivisht ndaj interpretimit zyrtar të BIK-ut. Shamia nuk paraqet një mundësi populiste të politizimit ose të paktën nuk ka qenë dashur të paraqes, sepse është çështje e ndjeshme për çdo femër të cilës i mohohen të drejtat fundamentale për shkak të shamisë. Ne si PD, kemi ngritur këtë çështje që nga themelimi i Partisë dhe si e tillë e ka forcën programore dhe morale të vazhdoj fuqishëm rrugën e thirrjes për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Vlen të theksohet se udhëheqja e PDsë, e cila njëherësh udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka lejuar në asnjë formë që t’u mohohet e drejta për punësim vajzave me mbulesë. Si rezultat i drejtësisë dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi sot në sistemin shëndetësor kemi profesioniste shëndetësore që me përkushtim kryejnë obligimet profesionale dhe në të njëjtën kohë lirshëm manifestojnë bindjet e tyre fetare.

PAQJA: Zgjedhjet lokale janë caktuar më 3 nëntor, a është duke u përgatitur PD-ja për këto zgjedhje dhe cila do jetë platforma e saj politike? Klinaku: PD-ja është përgatitur më mirë se asnjëherë më parë për zgjedhjet lokale 2013. Kemi shtrirjen më të madhe deri më tani dhe kemi radhitur në mesin tonë kuadro shumë të mira dhe të dëshmuar në mesin e komunitetit. PD-ja në këto zgjedhje garon në 25 komuna për asambletë komunale dhe ka nominuar 10 kandidat për kryetar komunash. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për asambletë komunale është më se 800 kandidatë, gjë që paraqet mundësi të madhe për suksesin PD-së. Shtabi Qendror Zgjedhor i Partisë është duke kryer me përkushtim punën e tij dhe presim që të fillojë zyrtarisht fushata për të zhvilluar garën tonë politike. Presim që në të gjitha komunat ku kemi konkurruar të kemi asamblist dhe në disa komuna pritet trefishim i numrit të asamblistëve komunal. Platforma jonë politike e cila do të paraqitet para qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të ngrihet mbi disa shtylla që i shohim si pjesë qenësore e zhvillimit të shtetit tonë. Respektimi i

plotë i lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i rendit kushtetues dhe ligjor, ngritja e vetëdijes për luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrave zyrtare me qëllim të përfitimeve personale ose klanore. Ngritjen e qeverisjes së drejtë, e cila lufton në mënyrë të pakompromis dukuritë negative që rrënojnë stabilitetin dhe ardhmërinë e shtetit tonë dhe të shoqërisë sonë. Pastaj zhvillimi ekonomik përmes krijimit të ambientit të sigurt dhe rendit të drejtë për tërheqjen e investimeve në Kosovë paraqet shtyllë të rëndësisë së veçantë të programit tonë. Në bazë të kësaj, një qeverisje e drejtë, një ambient i sigurt për investime dhe një shoqëri e ndërtuar mbi vlera të larta të trashëgimisë sonë kombëtare dhe fetare do të jenë shtyllat e suksesit të qeverisjes sonë.

PAQJA: Sa është e organizuar dega e PD-ës në Vushtrri me të gjitha forumet e saj, pasi që dihet që ju jeni kryetar i saj, sa jeni përgatitur të hyni në garën zgjedhore për kryetar dhe këshilltar komunal? Klinaku: Partia e Drejtësisë në Vushtrri është mjaft mirë e përgatitur për këto zgjedhje komunale. Kemi në funksionim të plotë kryesinë e degës, Vizionin e Gruas dhe Vizionin Rinor, të cilët janë duke kryer me përkushtim obligimet partiake. Kemi funksionale dhjetëra nëndegë dhe aktive. Kemi paraqitur për herë të parë si PD, kandidatin për kryetar të komunës dhe listën për asamblenë komunale. Përveç që kemi numër të madh të kandidatëve, kemi kandidat shumë mirë të përgatitur, të cilët janë të gatshëm që vlerat e tyre morale dhe profesionale t’i vënë në shërbim të qytetarëve. Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që në këto zgjedhje platformën tonë politike t’ua përcjellim të gjithë qytetarëve të komunës sonë dhe t’ua shprehim qartë gatishmërinë tonë për të qenë në shërbim të tyre. PAQJA: Ju jeni nominuar nga subjekti juaj si kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë, a mendoni se do të arrini sukses në këtë sfidë dhe cilat janë pritjet e juaja? Klinaku: Po, unë jam nominuar si kandidat për kryetar të komunës së Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 17


Vushtrrisë dhe jemi duke punuar me mjaft përkushtim për të arritur rezultate në këtë garë politike. Kemi aktivizuar të gjitha strukturat e Partisë, grupet profesionale mbështetëse të partisë, nëndegët dhe të gjithë simpatizantët e PD-së që nga tani. Jemi të fokusuar në organizimin e qytetarëve për këtë projekt politik dhe duam që puna jonë në bashkëpunim me qytetarët e komunës sonë të ndjehet si projekt i përbashkët politik dhe të burojë direkt nga nevojat që ata i identifikojnë. Presim që do të kemi rritje shumë më të madhe të votuesve si rezultat i së cilës do të kemi rritje të theksuar të asamblistëve dhe në të njëjtën kohë do të tregojmë një sukses të theksuar në garën për kryetar të qytetit.

PAQJA: Cilat do jenë pikat kryesore të fushatës suaj zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për komunën e Vushtrrisë, ku do ta fokusoni fushatën tuaj? Klinaku: Platforma jonë politike për këto zgjedhje lokale do të jetë në përmbushje të nevojave që kanë qytetarët tanë. Duke filluar nga transparenca e plotë për punën e qeverisjes komunale e deri te shërbimet më cilësore të komunës për qytetarët. Pikat kryesore të planit tonë politik për komunën janë: - qeverisja e drejtë dhe e ndershme, e vendosur në luftimin e korrupsionit, keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, - arsim cilësor dhe edukativ në pajtim me kompetencat e drejtorisë së arsimit, duke ndërmarr hapa konkret në parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla dhe duke verifikuar kualifikimet e mësimdhënësve, - shëndetësi cilësore duke ndaluar çdo formë të keqpërdorimit në këtë sistem, - tërheqja e investimeve të huaja përmes binjakëzimit të komunës dhe organizimit të turizmit biznesor si dhe - zhvillimi i bujqësisë, që paraqet një mundësi të mirë për komunën tonë. Këto në përgjithësi janë pikat programore tonat për fushatën politike 2013. PAQJA: Cila do të ishte porosia juaj drejtuar lexuesve të revistës sonë? Klinaku: Ju faleminderit shumë për intervistën. Uroj që vlerat më të mira të këtij populli të ruhen dhe të kultivohen në vazhdimësi me qëllim të zhvillimit të shtetit tonë mbi parime të shëndosha. Kontribut të madh për këtë po jep edhe revista juaj, por në të njëjtën kohë n 18 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

Dy ditët që mund ta Mehmet SHKËMBI

R

ruga e hapësirës gjeografike shqiptare (Tiranë, Shkup e Prishtinë) sulmeve të mundshme ndaj Sirisë po i thonë se është një inskenim i radhës i provokuar nga shtetet perëndimore sikur ai i para dhjetë vjetëve (2003) me Irakun e Sadam Hysenit, të cilët nuk e gjetën armatimin e shkatërrimit në masë. Ndërhyrja e SHBA-ve në Irak nuk e bëri qeverinë amerikane më të ndritur as në botën islame, e as te vetë populli i vet. Presidenti Bush i riu nga 78% mbase edhe më shumë që kishte përkrahjen e popullit brenda shtetit të vet ra në 29% dhe kjo shifër është tregues i mjaftueshëm që nuk do koment. Për ironi qeveritë tona edhe pse e dinë se populli i tyre është me shumicë muslimane nuk u treguan fare të përgjegjshme në deklaratat e tyre, të paktën të kishin dëgjuar thashethemet e popullit të vet. Kjo nuk do të thotë se Bashari nuk e meriton, por atje kemi një popullatë me shumicë dërmuese islame, si dhe ne.

Çfarë po ndodh? Kjo javë ishte një prej javëve më të vështira që ka kaluar njerëzimi që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore, dhe krizës së dërgimit të raketave Sovjetike në Kubë. Sikur burimet perëndimore ashtu edhe ato lindore na bëjnë të ditur se diplomacia e shteteve, të cilat mund të përfshihen në këtë konflikt kishin një agjendë tepër të ngjeshur. Mbetet që këto dy ditë të mësohet nëse e tërë kjo ishte një ëndërr, e cila shkaktoi një ankth në mbarë botën.

Rreziku ende nuk ka përfunduar, diplomacia vazhdon të jetë e nxehtë, sidomos në Uashington, Teheran dhe Moskë, pasi në një farë mënyrë mësuam se Londra përfundimisht i tha jo ndërhyrjes ushtarake ndaj Sirisë. Parlamenti britanik i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme nuk e ngriti kartonin e gjelbër për të miratuar ndërhyrjen ushtarake. Menjëherë pas dhënies së këtij vendimi shumica e shteteve evropiane dhe më gjerë ndryshuan tonin kërcënues. Shteti i parë që iu bashkëngjitë aleatit të saj refuzues ishte Gjermania. Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se, qeverisë së tij “nuk i ishte kërkuar” të merrte pjesë në aleancën ushtarake kundër Sirisë, por kjo deklaratë bie ndesh me atë që deklaroi një ditë më parë Ministri i Jashtëm gjerman Vestervelle. Sidoqoftë pas këtij vendimi edhe Presidenti francez Holland sot zbuti tonin e tij duke thënë se Franca ende nuk i ka humbur shpresat diplomatike në zgjidhjen e krizës në Siri. Shteti i cili mund të ketë pasoja më të rënda në terren është Izraeli, mirëpo ende nuk kemi ndonjë prononcim zyrtar nga Telavivi përveç deklaratave sporadike të analistëve të këtij vendi. Një ekspert izraelit për TV almayadeen thotë se largimi i Bashar-it do të shkak-

PAQJA


a ndryshojnë botën

tonte kaos edhe më të madh në vend dhe në rajon”. Moska zyrtare sot po nxjerr deklarata të njëpasnjëshme duke ia bërë të ditur SHBA-ve se sulmi ushtarak ndaj Sirisë pa pëlqimin e OKB-së është veprim papërgjegjshmërie dhe agresiviteti. Gjithashtu i kujton Barak Obamës se qeveria e tij duhet të nxjerrë fakte dhe prova në selinë e OKB-së se armët kimike të përdorura ditë më parë në Siri i përkisnin ushtrisë shtetërore siriane. Ajo këtë e quan absurditet, mirëpo mbetet që SHBA-të ta bindin popullin e vet dhe OKB-në se ky sulm kimik vërtet ishte provokuar nga kjo ushtri dhe meriton të ndëshkohet.

SHBA-të pa u hamendur fare thanë se brenda dhjetë ditësh Siria do të përballet me sulme të ashpra ushtarake, por asnjë agjenci nuk dha qëllimin përfundimtar të sulmit. Xhon Kerry deklaroi se vendi i tij nuk mund të qëndrojë pa bërë asgjë kur në Siri vriten me armë kimike mbi një mijë vetë njëherësh. Presidenti Obama vazhdimisht po deklaron se është turp i madh për SHBA-të nëse nuk ndërhyjnë për të parandaluar sulmet e tjera kimike, të cilat rrezikojnë edhe Jordaninë edhe Izraelin. Edhe pse sot kemi deklarata më të buta sikur nga Sekretari i Shtetit ashtu edhe nga Presidenti Obama, ajo që të habit është paqartësia e gjithë kësaj katrahure rreth sulmit të mundshëm ushtarak. Mos vallë duan të sulmojnë Sirinë nga ajri vetëm për pak ditë sa për ta frikësuar Basharin! Mos vallë duan që me ato pak sulme ta dobësojnë ushtrinë e Basharit që të mund të barazohet me ushtrinë opozitare për të mos ndaluar vrasjet midis vëllezërve sirian për një kohë edhe më të gjatë. Apo kanë për qëllim ta ‘mbrojnë popullin’ jordanez (palestinez) dhe popullin hebre nga kërcënimi kimik. Të gjitha këto variante nuk na dërgojnë deri te qëllimi përfundimtar. Çfarë

Të gjitha këto variante nuk na dërgojnë deri te qëllimi përfundimtar. Çfarë ndodhi në realitet këtë javë të fundit dhe si do të përfundojë diplomacia e kësaj dite dhe ditës së nesërme vetëm një Zot e di dhe atyre pak personave në Uashington, Londër, Moskë dhe Teheran. Ajo që ne na bën të mendojmë rreth kësaj katrahure ose çmendurie ushtarake dhe politike është se SHBA-të nuk munden më të pretendojnë ose të thirren si superfuqi botërore. Mua personalisht kjo javë më kujton nga historia islame ditët e vështira që përjetuan muslimanët në Betejën e Hendekut ndodhi në realitet këtë javë të fundit dhe si do të përfundojë diplomacia e kësaj dite dhe ditës së nesërme vetëm një Zot e di, dhe atyre pak personave në Uashington, Londër, Moskë dhe Teheran. Ajo që ne na bën të mendojmë rreth kësaj katrahure ose çmendurie ushtarake dhe politike është se SHBA-të nuk munden më të pretendojnë ose të thirren si superfuqi botërore. Mua personalisht kjo javë më kujton momente nga historia islame, ditët e vështira që përjetuan muslimanët në Betejën e Hendekut. n

Qëllimet e sulmit Në Siri lufta civile ka filluar që prej më shumë se dy vitesh. Gjatë kësaj kohe ka pasur disa konferenca ndërkombëtare, por asnjëra prej tyre nuk përfundoi me sukses. Javën e kaluar bota u trondit nga pamjet televizive. Këto na bënë të ditur se armët kimike, të cilat u përdorën në Siri vranë 1429 njerëz, prej tyre shumica ishin gra e fëmijë. Shtypi perëndimor akuzoi ushtrinë e shtetit, ndërsa qeveria siriane mohon një gjë të tillë të ketë ndodhur prej tyre. Shtetet perëndimore në krye me

PAQJA

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 19


Kush do të mbetet në Egjipt?

/New York Times/

D

y vite pasi mijëra protestues egjiptian rrezikuan jetët e tyre për ta rrëzuar diktatorin Hosni Mubarak, qeveria e kontrolluar ushtarakisht në Kajro po zgjeron një sistem shtypës që përfundimisht do të jetë më i keq se sa ai që kishte ndërtuar dhe menaxhuar Mubarak. Me shumicën e botës të hutuar me Sirinë, gjeneralët egjiptian dhe zyrtarët civil caktuan zgjatjen e gjendjes emergjente në mbarë vendin për dy muaj1. Dhe pas përmbysjes së Muhamed Mursit, presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira dy muaj më parë dhe tentimit për të shtypur aleatët e tij të Vëllazërisë Muslimane, forcat e sigurisë kanë filluar gjithashtu të mbledhin kundërshtarë2 të tjerë, një vërejtje armiqësore kjo se asnjë egjiptian nuk duhet të ndihet i sigurt nëse guxon të sfidojë autoritetin. Ky nuk ka qenë ai lloj i shtetit që shumica e kanë imagjinuar gjatë revolucionit të 2011-tës kur ata panë demokracinë dhe lirinë dhe kërkonin për punë e edukim. Represioni dhe jotoleranca do të sigurojnë më shumë jostabilitet dhe do e bëjnë të pamundur për Egjiptin që të rigjallërojë ekonominë e tij dhe të luajë një rol konstruktiv në rajon. Ligji për gjendjen emergjente të kohës së viteve të ’50-ta të shekullit të kaluar, i cili hoqi të drejtën për të gjykuar dhe për të mbajtur nën frena abuzimet

e policisë, ishte për dekada një simbol i urryer i ekseseve të Mubarakut. Edhe pse ligji qëndronte në libra, gjendja emergjente u suspendua pas rrëzimit të Mubarakut. Udhëheqësia ushtarake ringjalli atë muajin e kaluar dhe e zgjati gjendjen deri në nëntor, duke përmendur se problemet e sigurisë kanë ardhur vetëm duke u përkeqësuar që nga përzënia e Morsit. Duke qenë si shqetësuese, qeveria është vërtitur prej zgjedhjes së disave prej Vëllazërisë dhe Islamistëve tjerë që të shkojnë pas liberalëve dhe aktivistëve me prirje të majta dhe gazetarëve. Grupi i 6 prillit, i cili është lavdëruar ndërkombëtarisht për rolin e tij në lëvizjen që ka rrëzuar Mubarakun, tha se policia ka sulmuar një zyrë lokale pa urdhër mandati dhe ka arrestuar disa aktivistë për disa orë. Po të njëjtën ditë, qeveria gjithash-

tu ndërtoi akuza në një gjyq ushtarak kundër Ahmed ebu Deraa, gazetar i cili mbulonte ngjarjet për Northern Sinai, ku ushtria po përballet me dhunën në rritje nga militantët islamik dhe ka kërkuar të ndalohet mbulimi i lajmeve atje. Raportimet e Ebu Deraa-së kanë kundërshtuar pretendimet prej ushtrisë për operacionet në Sinai. Duket se nuk do të ketë fund të kontrollit drakonian përderisa ushtria përpiqet t’i kufizojë mediat e lajmeve, manipulojë gjykatat, të keqpërdorë shërbimet e sigurisë dhe të kufizojë grupet e shoqërisë civile. Nëse ajo ndalon Vëllazërinë Muslimane për të vepruar në përgjithësi, ashtu siç presin shumica të ndodhë, do të shkojnë shumë më larg se Mubaraku. Procesi i rishikimit të Kushtetutës që kishte ngecur në vend prej qeverisë duket se ka plasaritje ashtu siç pati ajo që implementoi Morsi. Rezultatet pothuajse vërtetojnë të konsiderohen prej shumicës së egjiptianëve si jolegjitime. E tërë kjo vjen në krye të një goditjeje ndaj demonstruesve paqësorë pas grushtit të shtetit që vrau më shumë sesa 1000 njerëz. Administrata e Obamës qetazi ka pezulluar ndihmën për qeverinë egjiptiane dhe anuloi përdorimin ushtarak, por së shpejti i duhet të vendosë se a do të lejojë të transferojë ndonjë tjetër ndihmë për ushtrinë. Duke parë insistimin e qeverisë në shtypjen e popullit të saj dhe duke ndjekur kursin vetëshkatërrues, paratë duhet të ndalen. n

Përktheu: Shpresa ZEQAJ

Al-Sisi hebre! Egjipti tani një territor i okupuar izraelit

Nëna e tij, Malikah Titani, është hebreje marokiane prej Asefit, gjë që e bën al-Sisin një hebre dhe automatikisht një qytetar të Izraelit. Andaj, nuk është e çuditshme që ambasadori i Izraelit në Kajro e quan al-Sisin “një hero kombëtar për të gjithë hebrenjtë”. 20 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

1  Vizitojeni për më shumë URL-në: http://www.bbc.co.uk/news/world-middleeast-24068779 2  http://www.nytimes.com/2013/09/12/ world/middleeast/militants-kill-soldiers-insinai-and-egypts-military-broadens-its-crackdown.html

PAQJA


‘KAMPET BURGJE’ APO RREZIKU I VDEKJES NË DET: GRUPI I DHUNSHËM ANTI-MUSLIMAN PROVOKON DILEMËN NË BIRMANI Danny GOLD /NBC News/

S

ittwe, Birmani – Të nxjerrë prej shtëpive të tyre prej turmave keqbërëse, shumë anëtarë të një prej pakicave më të persekutuara në botë ballafaqohen me dilemën pikëlluese: të tolerojnë kushtet e tmerrshme në vende sikurse “kampe robërish” ose të rrezikojnë jetët e tyre duke shpëtuar tutje me anije rrangalla1. “Nuk mund të qëndroj këtu në kamp, duhet të ik prej këtu”, - thotë Mamuda, një muslimane Rohingya, derisa rri ulur në një strehë të vjetruar bambuje, duke përkundur fëmijën e saj dhe duke shikuar trupin e burrit të saj, Nasirit, i gatshëm për t’u varrosur. “Ai erdhi në shtëpi me një plagë plumbi”, tha 27 vjeçarja, e cila planifikon të bëjë një udhëtim të rrezikshëm detar më shumë se 1000 milje për në Malajzi sa më shpejt që është e mundur. “Ai vazhdoi duke thënë ‘Kam shumë dhembje, kam shumë dhembje,’ deri sa u shemb për tokë”. Sipas Mamudas, policia qëlloi Nasirin pasi ai dhe Rohingyas të tjerë provuan të ndalojnë ata t’i afrohen vendqëndrimit të një përleshjeje të mëhershme. Mamuda dhe familja e saj janë në mesin e dhjetëra mijërave që jetojnë në kampet për persona të zhvendosur në Birmani menjëherë pas dhunës sektare. Që nga qershori i 2012-tës, Rohingyasit kanë qenë cak i sulmeve budiste që kanë lënë qindra të vdekur dhe fshatra të tëra të bëra rrafsh me tokë2. Një raport3 i Human Rights Watch i botuar në prill pohon se Rohingyasit kanë qenë viktima të “krimeve kundër njerëzimit dhe pastrimit etnik”. UNHCR vlerëson se momentalisht janë 92 mijë refugjatë dhe 24 kampe të zhvendosurish përgjatë qytetit Sittwe në bregun perëndimor të Birmanisë, me një shumicë dërrmuese të përbërë prej Rohingyasve. Të shtrira nëpër kaskada të orizit, fusha, moçale dhe brigjeve të detit, kampet janë një përzierje e tendave

PAQJA

Mamuda, djathas, e ulur me dy fëmijët, pranë trupit të burrit të saj, Nasirit, i cili është qëlluar në mënyrë fatale nga policia pas përleshjeve në një kamp të brendshëm për persona të zhvendosur në Birmani. “Nuk mund të rri këtu në kamp, më duhet të ik nga këtu,” tha Mamuda, e cila shpreson të ik për në Malajzi. dhe kolibeve të bambusë, disa me mure llamarine, të shtrira me milje. Shtëpi të gjata në formë stallash janë ndërtuar së fundmi, por janë të mbipopulluara. Sezoni veror me shi u lidh edhe me mungesën e përkujdesjes mjekësore, gjë që ka rezultuar që disa kampe të përmbyten e të goditen nga sëmundjet. Shumë Rohingya kanë jetuar në këto kampe më shumë se një vit, me pak ose aspak qasje në kujdesin mjekësor, edukativ ose të punësimit dhe lëvizja e tyre e kufizuar nga rojet e armatosura. Ka shumë pak shpresë që gjërat do të ndryshojnë. Dëshpërimi po i detyron shumë e shumë vendas të marrin në konsideratë anijet e rrezikshme për të udhëtuar në Tajlandë ose Malajzi. “Të jetosh këtu është shumë e rrezikshme dhe nuk ka të ardhme” - tha Aung Win, lider i komunitetit Rohingya, i cili jeton afër dhe viziton shpesh kampet, ku ethet tropikale, tuberkulozi dhe diarreja janë të përhapura. “Njerëzit janë sëmurë prej këtyre kushteve”. Përllogaritjet e përafërta caktojnë se numri i Rohingyasve që kanë dalë në det

të hapur për të ikur nga Birmania vitin e kaluar ishte 35 mijë. Sipas Refugees International, 785 Rohingyas janë përmbytur që prej tetorit 2012, krahasuar me 140 gjatë tërë vitit 2011. Matthew Smith, autor i raportit të Human Rights Watch mbi telashet e grupeve minoritare dhe drejtor ekzekutiv i Fortify Rights International, thotë se ai pret se një numër i paparaparë i Rohingyasve mund t’i japë fund jetës në kampe. “Ka të ngjarë të shohim dhjetëra mijëra më tepër azilkërkues të dalin në det në muajt e ardhshëm”, - thotë Smith. Shumë prej tyre thonë se do të ikin sapo të mbarojë sezoni i shiut në tetor dhe deti të qetësohet. Rohingyasit janë një pakicë muslimane e koncentuar më së shumti në Birmaninë Perëndimore në shtetin Rakhine dhe në Bangladesh përgjatë rajonit që e kufizon atë. OKB i referohet grupit se është prej pakicave më të persekutuara në botë. Më 1982, junta ushtarake e Birmanisë miratoi një ligj të shtetësisë, i cili i përjashtoi ata prej një liste të 135 grupeve të përcaktuara etnike, një veprim i cili në mënyrë dramatike i la rreth 800 Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 21


mijë Rohingyas pa shtet. sore, por nuk është e mundur Konflikti i tanishëm i ka në këtë botë. Nëse vazhdojmë rrënjët që nga Lufta e Dytë të jetojmë me ta, problemet do Botërore, ku muslimanët Rotë vinë përsëri”. hingya i mbetën besnikë koloFrika për sulme të mënizatorëve britanik dhe budistët tutjeshme, sidoqoftë, nuk ka Rakhine përkrahën japonezët. ndaluar që shumë Rohingyas të Që prej atëherë “qeveritë dëshirojnë kthimin në shtëpitë me superioritet të vendit bude tyre. ist vazhdimisht dhe me forcë “Nëse qeveria na lejon të i kanë zhvendosur popullatën kthehemi në fshatin tonë të Rohingyase”, bazuar sipas ravjetër, ne do të shkojmë”, - tha portit të Human Rights Watch, Mahmoud Hussein, një shofer i cili i vuri në dukje përpjekjet anijeje që ka jetuar në kampin e liga ushtarake për t’i përzënë Një fëmijë Rohingya fle në diellin përcëllues That Kay Bin camp që prej jashtë vendit Rohingyasit më të mesditës brenda dhomës së tij të familjes gushtit 2012. Ai u ankua për dhjetë me dhjetë hapa e madhe e cila është një papunësi dhe mosshkollim të 1978 dhe 1991. Tensionet etnike dhe fetare strehë e siguruar nga grupet e ndihmave. fëmijëve të tij dhe tha se shumë janë shtypur afërsisht gjatë gjysmë shek- të qëllon nëse provon të ikësh”,- thotë fqinj të tij janë sëmurë. ulli të sundimit ushtarak që përfundoi Robinson. “Punëtorët e OKB-së kanë “Nuk ka punë, nuk ka mësim. Nëse më 2011. Sido që të jetë, dhunimi dhe thënë jo zyrtarisht, pa dashur të cito- vazhdon kësisoj në të ardhmen, do të vrasja e një gruaje budiste të Rakhines hen, që kanë qenë edhe nëpër kampe bëhet shumë keq”, - tha Hussein. “Menndezi dhunën sektare duke pasuar qer- tjera nëpër botë por kaq keq si këtu nuk doj se do t’i detyrojnë njerëzit që të rrinë shorin4 në Birmaninë Perëndimore. Një kanë parë asnjëherë. Është tërësisht një këtu dhe ata do vdesin nga sëmundjet”. valë tjetër e dhunës në tetor rezultoi në situatë e pamëshirshme.” Hussein ka punuar për një pronar vdekje e afro 200 njerëzve dhe detyriNjë kamp për budistët Rakhine i anijesh të përkatësisë Rakhine dhe madmin e 1405 mijë njerëzve, shumica Ro- vendosur afër qytetit Sittwe paraqet një je shpesh ka ngrënë drekë në shtëpinë e hingya të lënë shtypitë e tyre. Grupe dallim plotësisht tjetër krahasuar me tij. Tani ai jeton në një dhomë 10 hapa të Rohingyasve po ashtu kanë sulmuar kampet Rohingya, ku nuk janë pa gjëra e me dhjetë, të cilën e ndanë me nëntë fshatra të Rakhineve. shërbime. Shtëpi njëfamiljesh me ndër- anëtarë tjerë të familjes. Një murg6 i mirënjohur është etik- tim solid me hapësira oborri shumë më Ai tha se planifikon të përdor dijenetuar si “bin Ladeni budist” dhe “fytyra afër qytetit, shërbime shkolle e mjekë- inë e tij për rrugët e anijeve që të ik nga e terrorit budist” pas fillimit të një kam- sore janë të siguruara. Rakhinet lejohen aty sapo shiu të ndalojë. “Do dal jashtë panje kundër muslimanëve në Birmani. të lëvizin, të hynë e dalin lirshëm. këtij vendi dhe do shkoj atje ku Allahu Në një kamp jo zyrtar të quajtur Në shtëpinë e re të ndërtuar, punë- më dërgon”, - tha Hussein. n Përktheu: Besa GASHI Then Taw Le, një banor u përgjigj ash- tori i ndërtimit 41 vjeçari Kyawk Thein për kur u pyet nëse janë përmirësuar Shwe kujtoi se si Rohingyasit dogjën kushtet që kur ka arritur aty në qersho- shtëpinë e tij, duke e detyruar atë të 1  Për më tepër vizitoni URL-në, http://photobrin e fundit. ikte. Ai fajësoi ata për inicimin e dhu- log.nbcnews.com/_news/2012/06/13/12200723“Si mundet që këto kushte të jenë më nës. “Ata janë shumë hileqar” shtoi ai. m y a n m a r - r e f u g e e s - f l e e - i n - r i c k e t y boats-after-sectarian-clashes?lite për të parë se të mira se sa të fshatit tonë”,- thotë ai. I “Do të doja të rri me ta në mënyrë paqë- në çfarë kushte e rrethana këta njerëz detyrohen pyetur sa a do të dëshironte të të lënë vendin e tyre. kthehej në fshatin e tij, thotë, 2  Për më tepër lexoni raportin e “Si mund të kthehemi? Shtëpitë Human Rights Watch për Birmaninë në këtë URL: http://www.hrw.org/ na janë djegur, nuk ka siguri.” world-report/2013/country-chapters/ Phil Robertson, zëvendësburma drejtor i divizionit të Azisë i 3  http://www.hrw.org/sites/default/ Human Rights Watch, i përshfiles/reports/burma0413_FullForkruan këto vende qëndrimi si Web.pdf “kampe robërish të rrethura 4  http://photoblog.nbcnews. com/_news/2012/06/12/12188487nga personeli ushtarak, duke ua muslims-flee-burning-homes-duringndaluar hyrje-daljet prej aty”. sectarian-violence-in-myanmar?lite Ai thotë se Rohingyasit po 5  http://photoblog.nbcnews.com/_ përballën me situatën “që as që news/2012/11/27/15491823-rohingmund ta imagjinojmë.” yas-crowd-idp-camps-in-myanmar-after-sectarian-violence?lite “Imagjinoni sezonin e shiut në hapësirat e ulëta pa Një burrë Rohingya mban në dorë plumba dhe 6  http://worldnews.nbcnews. kujdes mjekësor, pa shkolla gëzhoja të lëna pasi policia qëlloi në një turmë com/_news/2013/07/11/19395152buddhist-bin-laden-or-man-ofdhe të patrulluara nga per- banorësh të kampit të cilët po kërkonin trupin peace-monk-leads-anti-muslimsoneli armiqësor ushtarak që e një të vdekuri të një prej fshatarëve të tyre. campaign-in-myanmar?lite 22 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

PAQJA


Amel ILMIU

A

Suni vs Shia

versioni i mbretit saudit Abdullah për Iranin del në pah e plotë te kabllogramet e ambasadës amerikane. "Na shpëtoftë Zoti nga dashakeqësia e tyre", - u tha ai zyrtarëve amerikanë, sipas një kabllograme të publikuar nga "Wikileaks". Sipas një tjetre, ai u tha diplomatëve të vet se dëshironte që "Uashingtoni t'ia priste kokën gjarprit". Në anën tjetër të Gjirit, neveria e Iranit për Arabinë Saudite shfaqet në një raport të publikuar në faqen e internetit të vijës së ashpër Mashregh. Familja sunduese e mbretërisë, thotë ajo, "po mbytet në korrupsion dhe prostituta". Në këtë mjedis helmues, disa hapa të ndërmarrë nga presidenti që sapo mori pushtetin në Iran, Hassan Rouhani, i cili premtoi përmirësim të marrëdhënieve, mund të jenë jo shumë premtuese në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve më të ashpra dhe shkatërrimtare në të gjithë Lindjen e Mesme. Është pothuajse e pamundur të mbivlerësosh urrejtjen mes Arabisë Saudite suni dhe Iranit shia. Kjo urrejtje ka mbushur një dekadë me dhunë në të gjithë rajonin. Në Siri, Irak, Liban dhe Jemen. Të dyja palët mbështesin forca në një luftë indirekte. Këto forca ose i kanë nxjerrë shpatat gati për luftë ose sakaq janë zënë në konflikte që shkaktojnë mijëra të vdekur çdo muaj. Në Siri, secila palë akuzon tjetrën si përgjegjëse për gjakderdhjen, ku Irani mbështet presidentin Bashar al- Asad, ndërsa Arabia Saudite po financon luftëtarët që po përpiqen ta rrëzojnë atë. Në Irak, dhuna sektare është në nivelin më të lartë që nga viti 2008. Riadi akuzon Teheranin për nxitjen e telasheve në Bahrejn dhe në vetë Arabinë Saudite. Teherani akuzon Riadin se komploton shkatërrimin e këtij vendi në bashkëpunim me Uashingtonin. Gjithsesi, Rouhani, një njeri relativisht i moderuar në krahasim me gjaknxehtin Mahmud Ahmadinexhad, thotë se ai dëshiron të krijojë miqësi me Arabinë Saudite. Inkurajues është fakti që ai ka eksperiencë personale me bisedimet me Riadin. "Me vullnetin e Zotit, unë shpresoj që ne të kemi marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, veçanërisht me Arabinë Saudite gjatë qeverisë së ardhshme", - tha Rouhani në një kon-

PAQJA

ferencë për shtyp në qershor. Megjithatë, shumë pak njerëz besojnë se ai mund të heqë helmin nga rivaliteti i stilit të Luftës së Ftohtë në zemër të Lindjes së Mesme. Të dyja vendet kanë interesa për të diskutuar me njëri-tjetrin: Arabia Saudite dëshiron që Irani t'i japë fund asaj që e sheh si përzierje në vendet Arabe përmes mbështetjes së shiave ose aleatëve të tyre në Siri, Irak, Liban, Bahrein, Jemen dhe në vetë Arabinë Saudite. Teherani dëshiron që Riadi të ndalojë nxitjen e aksioneve ushtarake kundër impianteve të saj të industrisë bërthamore ose të ndihmojë sanksionet e Perëndimit kundër Iranit duke rritur prodhimin e naftës për të kompensuar mungesat nga Irani. Si Rouhani ashtu edhe mbreti Abdullah kanë treguar dëshirë për të bërë paqe në të shkuarën. Si kreu i Këshillit Kombëtar Suprem të Sigurisë së Iranit më 1998, Rouhani u ul dhe bisedoi për një natë të tërë me vëllain (tashmë të ndarë nga jeta) të mbretit Abdullah, ish-ministrin e brendshëm, princin Najef, për të negociuar një marrëveshje sigurie me mbretërinë pas shumë vitesh fërkimesh. Në nënshkrimin e marrëveshjes, mbreti Abdullah zgjodhi të harrojë dyshimet saudite dhe amerikane që pas bombardimeve të vitit 1996 të kazermave amerikane në qytetin saudit al-Khobar. Irani la mënjanë kujtimet e vitit 1987 gjatë pelegrinazhit të myslimanëve, kur qindra nga pelegrinët e vet u vranë në përleshje me forcat saudite të sigurisë. "Mbreti Abdullah e ka njohur Rouhanin për ca kohë. Unë mendoj se kanë një marrëdhënie të mirë. Shumë më të mirë sesa marrëdhëniet me Ahmadinexhat. Ata disponojnë aftësinë për të komunikuar me një farë niveli respekti", tha Robert Jordan, ambasadori i SHBA-së në Riad nga viti 2001 më 2003. Por megjithëse historia mund të tregojë një farë hapjeje më të madhe nga të dyja krahët për bashkëpunim, analistët dhe zyrtarë të rajonit

shohin se shumë pak gjëra mund të ndryshojnë dhe ka pak shanse për pajtim. Rrethanat janë shumë më të këqija sot sesa qenë pesëmbëdhjetë vjet më parë kur u nënshkrua marrëveshja e sigurisë. Rajoni është i zhytur në luftëra civile dhe kryengritje. Në mars 2009, ministri i Jashtëm i Iranit, Manouchehr Mottaki, vizitoi Riadin në përpjekje për të ftohur tensionet mes shteteve rivale, por takimi i tij me mbretin Abdullah nuk shkoi shumë mirë. Abdullah i tha këshilltarit amerikan të kundërterrorizmit, John Brennan, disa ditë më vonë se ai i pati thënë vizitorit iranian: "Ju persët nuk keni punë të përziheni me çështjet arabe. Qëllimet e Iranit janë të shkaktojë telashe… nuk ka dyshim se kërkojnë destabilitet. Na shpëtoftë Zoti nga dashakeqësia e tyre", - tha Brennan duke raportuar fjalët e mbretit në një kabllogram të publikuar nga "Wikileaks". Në anën e Iranit, politika e jashtme përcaktohet më pak nga presidenti dhe më shumë nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, gjë që nënkupton se zgjedhja e Rouhanit ka pak gjasa të ndryshojë në themel pozicionin e Teheranit. "A është e mundur për ndokënd të bëjë apo të thotë ndonjë gjë pa mendimin e udhëheqësit suprem?", - tha ministri i Jashtëm në largim Ali Akbar Salehi në një intervistë me agjencinë Mehr, duke shtuar se ai është ndaluar të vizitojë Riadin. Riadi nuk duket se ka ndonjë shpresë. Abdullah al-Askar, kryetar i komitetit për marrëdhënie të jashtme në Këshillin e Shuras të Arabisë Saudite, (thuajse-parlamenti i vendit), thotë se diferenca mes Rouhanit dhe Ahmadinexhadit është si ajo mes "Coca Colës dhe Pepsit". "Nuk mendoj se ai do të sillet njësoj si Ahmadinexhad, duke folur ashpër", - i tha ai "Reuters". "Por kur vjen puna te çështjet kryesore, ai do të duhet të punojë brenda një kuadri të përgjithshëm të përcaktuar nga Khamenei". E përditshmja saudite "Gazette"

Nr. 77nSHTATOR/TETOR'13 23


bëri një editorial javën e kaluar: "Teherani u është kthyer hileve të vjetra, por me një hileqar të ri". Për Arabinë Saudite, çdo përmirësim në marrëdhënie do të varet nga fakti nëse Irani do të heqë mbështetjen për Asadin e Sirisë, sulmi i të cilit mbi zonat nën kontrollin e rebelëve është cilësuar nga ministri i Jashtëm, Princi Saud al-Faisal, nipi i Abdullahut, si gjenocid. Një lëvizje e tij ka gjasa të konsiderohet si një vijë e kuqe e pakalueshme për udhëheqësit e Iranit, të cilët duket se e shohin Sirinë si një lidhje kyçe në aftësinë e tyre për të projektuar ndikim në të gjithë Lindjen e Mesme deri në Liban dhe në kufijtë e Izraelit. Ajo që irriton Iranin më shumë nga politikat e Arabisë Saudite në Siri është vendimi i Riadit vitin e kaluar për të rritur eksportet e energjisë për zëvendësimin e naftës që është hequr nga tregu nga nafta bruto e Iranit, në thelb duke ndihmuar sanksionet e Perëndimit. "Në vend që t'u shërbenin myslimanëve, ata po u paguajnë haraç armiqve të myslimanëve duke qëndruar në krah tyre", - tha Nasser Soudani, zëvendëskryetar i komitetit të energjisë në parlamentin e Iranit në janar 2012, duke komentuar mbi rritjen e prodhimit të naftës nga sauditët. Arabia Saudite akuzon Iranin se po përpiqet të shkaktojë trazira mes minoritetit të vet shia, duke krijuar një rrjet spiunazhi në vend dhe duke u përpjekur të vrasë ambasadorin e këtij vendi në Uashington. Teherani i mohon të gjitha këto akuza. Armiqësia rrjedh që nga viti 1979, kur Irani u përpoq të eksportojë revolucionin e vet islamik mes shiave në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Arabinë Saudite, duke cenuar kështu balancën e vjetër të pushtetit në rajon. Arabia Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit pas kësaj bënë diçka që Teherani e sheh si pakt me djallin, duke u radhitur krahas Sadam Huseinit, pasi ky i fundit sulmoi Iranin më 1980, duke financuar luftën e tij për tetë vjet, ndërsa ai përdorte armë kimike mbi trupat dhe civilët e Iranit. Pas një tërheqjeje graduale, SHBA-ja udhëhoqi rrëzimin e Sadamit më 2003 dhe kjo ndezi një luftë të re mes sunive dhe shiave në Irak, ku Riadi dhe Teherani mbështetën palët kundërshtare. Lufta sektare u ashpërsua gjatë viteve të 24 SHTATOR/TETOR'13nNr. 77

fundit. Të dyja vendet e përkufizojnë veten sipas Islamit dhe klerikët në të dyja vendet shohin njëri-tjetrin me neveri. Sot, sundimtarët e Iranit që flasin persisht mbështesin shiat në të gjithë botën arabe, përfshirë qeverinë dhe milicitë në Irak, lëvizjen Hezbollah të Iranit, protestuesit e Bahrejnit kundër familjes sundimtare suni të këtij vendi, rebelët Houthi në Jemen. Presidenti i Sirisë, Asad, është nga sekti Alevi, një degë e shiave. Arabia Saudite, vendlindja e Islamit dhe mbështetëse e shkollës më konservatore suni, vahabizmit, mbështet palën tjetër në çdonjërën prej këtyre përleshjeve rajonale. Shkolla vahabi denigron shiat si heretikë. Mbështetësit e saj të parë beduinë bënë shkatërrime nëpër Irakun e shekullit të tetëmbëdhjetë, duke shkatërruar vendet e kultit të këtij sekti. Mbreti Abdullah u përpoq ta moderojë këtë këndvështrim. Vitin e kaluar ai tha se do të krijojë një qendër në Riad për të studiuar dallimet

mes sekteve. Por ai vetë është regjistruar duke kritikuar shiat për "besimin te varret, statujat dhe individët" në një kabllogram të vitit 2006. Nga ana e tyre shiat e shohin vahabizmin si të rrezikshëm, besim radikal që nxit sektarizmin militant. Lufta kundër Asad u ka dhënë një bazë të re luftëtarëve suni të Al Kaedës, të cilët përdorin teologjinë për të justifikuar sulmet mbi civilët alevi dhe shia si në Siri, ashtu edhe në Irak. "Arabia Saudite e ka krijuar Al Kaedën e re", thotë analisti Mohammad Sadeq alHosseini në një intervistë në qershor me agjencinë konservatore të lajmeve të Iranit, Fars, duke iu referuar mbështetjes së Riadit për opozitën e Sirisë. Diplomatët e Gjirit thonë se Riadi ka punuar për të shmangur mundësinë e gjurmim-

it të armëve ose parave të saj që shkojnë për grupimet islamiste brenda koalicionit të rebelëve të Sirisë. Ndërsa Rouhani ka pak gjasa të ndryshojë politikat e Iranit që konsiderohen si më të papranueshmet nga Arabia Saudite, ka shumë pak hapësirë për progres me përjashtim të shmangies së fjalimeve agresive publike. "Niveli i dëmit të krijuar përgjatë tetë ose dhjetë viteve të fundit është fenomenal. Kjo shtron pyetjen nëse iranianët mendojnë se mund t'ia hedhin vetëm duke ndryshuar perden ose janë të gatshëm të bëjnë ndryshime më reale", - thotë Ali Ansari, profesor i historisë së Iranit në Universitetin St Andrews të Britanisë. Gjithsesi, lëvizjet e Iranit, të tilla si përdorimi i një gjuhe më pajtuese në media mbi Bahrejnin dhe vende të tjera të Gjirit, si dhe ndërprerja e mbështetjes së grupimeve militante të Jemenit, mund të ftohë situatën. "Siria mund të jetë një urë tepër e largët, por është natyrisht e mundshme se ato do të përpiqen të arrijnë një farë mirëkuptimi për situatën e shiave në Bahrejn. Princi i kurorës atje është në një pozicion më të mirë për të negociuar dhe mund të jetë i prirur të ndihmojë në një zgjidhje", - thotë Jordan, ishambasadori i SHBA-së në Riad. Diplomatët në Gjirin Persik ende thonë se presin shumë pak ndryshime edhe në çështje periferike dhe se Riadi ka pak gjasa të përkulet para komenteve dashamirëse të Iranit pa marrë më parë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e këtij vendi. Por edhe një skepticizëm i tillë i thellë nuk i ka ndaluar reformatorët e Iranit të nxisin Rouhanin për t'i ofruar një degë ulliri Arabisë Saudite, një politikë e ndjekur më herët edhe nga ish-presidentët Akbar Hashemi Rafsanjani dhe Mohammed Khatami. "Situata në Siri është bërë kaq komplekse sa bota islamike është ndarë praktikisht në dy anë, deri në pikën sa luftërat indirekte po zhvillohen mes dy krahëve", tha reformatori iranian, Saeed Hajarian, në një intervistë të dhënë këtë muaj. "Ne duhet të demonstrojmë se kjo nuk është një luftë mes shiave dhe sunive. Me të gjithë fuqinë tonë ne duhet t'i ndalojnë palët nga nxitja e urrejtjes fetare", tha ai n

Marrë nga REUTERS-i Angus McDowall & Yeganeh Torbati

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.