Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti XI. Nr. 105. 19 shkurt - 19 mars 2016. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Pse religjioni është aq i rëndësishëm në Botën e sotme?

Editorial

Qasjet selektive në Islam

Intervistë me psikoterapistin pozitiv të akredituar, Arbër Zeka

PSIKOTERAPINË SOT IA REKOMANDOJ SECILIT QË NDIEN NEVOJË PËR KËSHILLIM Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

6

Lulzim AHMETI Shtrenjtimi i rrymës thellon...

17

Bota nën hijen e armëve në mes luftës dhe paqes

Viti XI / Nr. 105 19 shkurt - 19 mars 2016 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

4

Shqipëria strehon muhaxhirë nga Irani

7

Pingpongu prokurori vs gjykata

@revistapaqja http://www.zeriyne.com

2 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105


Editorial

QASJET SELEKTIVE Avni AVDIU

M

NË ISLAM

uslimanët përgjatë gjithë historisë kanë vuajtur nga sindromi i keqkuptimit, keqinterpretimit dhe keqpasqyrimit të fesë së tyre. Dallimet e pakta kanë shpërthyer në plasaritje e përplajse të mëdha, kurse pikat e shumta përafruese janë injoruar e kanë përhumbur nën valën e steriotipeve, paragjykimeve dhe prirjeve të ndryshme tendencioze. Rrallë mund të gjesh raste të jenë bërë përpjekje për minimizimin e dallimeve dhe në theksimin dhe harmonizimin e gjërave të përbashkëta. Së këtejmi sot kemi një botë të tërë divergjencash e kontraditash brendapërbrenda orbitës islame. Muslimanët, secili grupacion i ndarë më vete, ka marrë e përvetësuar mësime e dijetarë ndaj të cilëve sillen sikurse ndaj shënjtërisë, pa asnjë sy kritik. Vëllime të ndryshme tefsiresh janë marrë me aq besnikëri, ashtu si i pasojnë krishterët mësimet e Papës. Nuk ka rëndësi fakti se një tefsir është shkruar shumë shekuj më vonë, ai gjithqysh është koherent edhe në kohën moderne. Çdo sy kritikë ndaj tyre shihet me iritim. Të mos flasim për komentet e shokëve të Pejgamberit Muhamed (a.s) - (r.a). Jo vetëm thëniet e

PAQJA

tyre, por edhe veprimet merren absolutisht të mirëqena. Po të pyesish, bie fjala, për argumentin e ndalimit të muzikës në Islam, fakti i parë që të parashtrohet është tefsiri i Ibën Abasit ndaj një ajeti kuranor, dhe këtë topi s’e luan ani pse po ky sahab (r.a) lidhur me ajetet kozmologjike në mes tjerash ka komentuar se Tokën e mbajnë mbi shpinë balena të mëdha. Çështje përplot ndërlikimesh paraqiten në disa hadithe, që për çudi kanë vulën e besueshmërisë në zinxhirin e transmetuesve (në dy koleksionet më relevante Buhari e Muslim), hadithe këto që herë bijnë ndesh me ajete, herë më vetë disa hadithe tjera, e të mos flasim me logjikën e shëndoshë. Në këtë mënyrë sot jemi dëshmitar kur bëhet sebep një hadith për t’u ndarë një fraksion - një grupacion nga tjetri e që me lehtësi shpallë kundërshtarin për tekfir - heretik. Kjo situatë tragjiko-komike në të cilën me a pa vetëdije bijnë shumë muslimanë, ka krijuar një gjendje të përgjithshme qesharake, ku muslimanët kundrohen nga të tjerët si objekt talljeje. Për fatin e keq e tragjik të umetit ky qerthull dogmatik, nga rrafshi teorik rrokulliset në atë praktikë. Në zona paqeje ke fraksione të ndryshme mus-

limanësh që zihen e hahen mes veti për cikërrima, kurse në zona konfliktuoze luftojnë edhe me armë mes veti. Dhe duket se kjo s’ka të ndalur. Kuptimi selektiv, i fragmentuar dhe përplot defekte i Islamit gjenezën e ka edhe në përpjekjet e vazhdueshme të shumë predikuesve që të përshtatin interpretimin klasik në çdo shoqëri, pa përpjekjen më të vogël së paku për të kuptuar harkun kohor të zhvillimeve shoqërore nga e kaluara në të tashmen, nga një popull në popullin tjetër dhe nga një zhvillim i ulët shkencor në një zhvillim marramendës. Duke e topitur mendjen me interpretime joadekuate që kanë shpërputhje në kohë e mentalitet, s’është çudi kur sot shohim disa që kapen me fanatizëm pas një adhurimi të caktuar: disa mburren me namaz, disa me agjërim, disa me lëshimin e mjekrrës, disa me shkurtimin e pantollonave, e kështu me radhë. Duke u kapur pas një gjëje, aq shumë fokusohen në të, sa harrojnë të tjerat. Dikush falë shumë namaze e bën dhikër, po bëhet introvert dhe harron obligimet ndaj familjes, farefisit, shokëve etj. Tjetri lëshon mjekërr e shkurton pantollona, por nuk është i kujdesshëm në hakun ndaj prindërve, fëmijëve ose është arNr. 105 n SHKURT/MARS'16 3


rogant në sjellje. Dikush është dhënë pas dëgjimit të derseve, po harron se nuk jetohet si parazit, se duhet të punojë e fitojë me djersë. Tjetri agjëron e falë namaz nate, por përgojon, shpif ose bën vepra tjera të pahijshme. Të pakët janë ata që Islamin e kuptojnë si tërësi që si sistem jete ka ardhur ta kompletojë individin e shoqërinë me të gjitha tiparet shembullore, e jo ta hipnotizojë në një veprim të caktuar sado sumblim të duket ai. Dhe së fundmi, muslimanët në krahasim me të tjerët janë në gjumë të thellë. Të mos flasim për ngecjet në shkencë e teknologji. Fjalën e kam jemi shumë mbrapa në fe. Nuk ka as përpjekje minimale për të bërë atë që është më së shumti imediate: një interpretim shumëdimensional bashkëkohor të Kuranit. Nuk shkollohen kuadro nga të gjitha profilet shkencore të shkencave ekzakte e shoqërore, kuadro këto që më pas do të vazhdonin studimet në drejtimet islame. Si asnjëherë më parë, sot është imperativ i kohës që Kurani të komentohet nga një ekip i tillë shkencëtarësh që pasi janë specializuar në të gjitha drejtimet, vazhdojnë me studimet islame. Ky ekip i përbërë nga specialist - doktorë të të gjitha fushave shkencore, pasi të studiojë edhe dijet

4 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

fetare do t’i qasej Kuranit ajet pas ajeti duke i vënë e pasur përpara edhe komentet e mëparshme. Tek atëherë do të mund të bëhej një komentim tamam adekuat e i plotë që do të plotësonte kriteret që një lexues kritik i huaj i kërkon me etje. Po ama kjo do pak investim. E për këtë mungon vullneti e gatishmëria. Mbretëritë dhe diktaturat e sotme arabe s’kanë interes të investojnë për diçka të tillë. Atyre u duhen misionarë që magjepsen me pak të holla, që hidhen në terren e vazhdojnë të bërtasin nëpër hytbe pa kurrfarë takti. Mjafton të bëjnë pak ithtarë, të ndahen pastaj në grupacione dhe të vazhdojnë të bjerrin kohën duke u grindur për ndonjë hadith a mesele. Kështu situata mbahet nën kontroll, pushteti i tyre vazhdon jetëgjatësinë, kurse intelegjenca gradualisht vdes. Në këtë mënyrë mentaliteti i muslimanëve vazhdon të shënojë rënie në raport me popujt e tjerë, ndërsa kërkimi i kënaqësisë së Zotit bëhet gjithnjë e më i turbullt, sepse secili grupacion mendon se është ai i shpëtuari - se janë paria e zgjedhur. E gjithë kjo gjendje merr karakterin e një histerie kolektive, ku muslimanët në sytë e të tjerëve shikohen si një ‘specie e prapambetur’, kurse Islami i tyre si një bindje konfuze që i ka lënë aty ku janë. n

Shqipëria

S

hqipëria është gjetur zgjidhje për një problem të ri, që po tentohet të mbahet fshehtë. Medie të ndryshme botërore kanë njoftuar se Shqipëria ka rënë dakord të pranojë anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK), e cila deri para pak vitesh nga shumica e vendeve perëndimore konsiderohej organizatë terroriste. Sipas burimeve iraniane, më 6 shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në rreth 750. Ky numër përbën rreth 70 për qind të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të strehuar në vende të treta me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Ka qenë SHBA ajo që i ka kërkuar Shqipërisë strehimin e tyre. Shqipëria nga ana tjetër, nuk ka mundur t’i thotë jo kësaj kërkese. Në bazë të marrëveshjes SHBA do të garantojnë siguri dhe mbështetje financiare për ta. Në njëfarë mënyre Shqipëria ka qenë e detyruar t’i presë muxhahedinët, sepse ka bërë një marrëveshje paraprake me SHBA. MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik, i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve më 1979. Muxhahedinët janë opozita iraniane për të cilën SHBA kanë obligim juridik ndërkombëtar për t’i marrë në mbrojtje. Ata drejtohen nga një çift bashkëshortësh: Masud Raxhavi dhe gruaja e tij Merjem. Masud Raxhavi ka

PAQJA


strehon muhaxhirë nga Irani lindur më 1953 në një familje iraniane dhe ju bashkua Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK) më 1970. Pasi organizata u zhvendos nga Irani në Paris, ai u zgjodh kreu i saj, në vitin 1981. Ky grup u vendos në Irak më 1986 ku ndërtuan kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi u është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Sadam Hyseni. Shumica e muxhahedinëve u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor të pazhvilluar pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi territorin në një qendër me infrastructure moderne dhe ekonomi të zhvilluar që u njoh si Qyteti Ashraf. Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, një veprimtari intenzive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht, bashkëpunoi ngushtësisht me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj. Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshirë atë të SHBA-ve. Uashingtoni e ka cilësuar si një organizatë terroriste më 1997, pasi më 1970 kishin vrarë 6 amerikanë. Në gusht të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i hoqën nga lista e organizatave të huaja terroriste. Deri më tani për këtë çështje ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga qeveria shqip-

PAQJA

tare. Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në vitin 2013, pas pranimit nga ishkryeministri Sali Berisha të kërkesës së qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë, të cilët qeveria amerikane duhet t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Grupi fillimisht u vendosën në Tiranë, më konkretisht afër Babrrusë, ku morën dhe statusin e refugjatit. Më pas qeveria i zhvendosi ata në Golem të Durrësit, ku u strehuan në pallate me qira që paguhen nga shteti. Në bazë të marrëveshjes muxhahedinëve ju krijua mbrojtje policore dhe u strehuan pranë njeri-tjetrit. Më 2014, kryeministri Edi Rama pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme. Vendimet e qeverive Berisha dhe Rama për pranimin e muxhahedinëve nuk janë bërë asnjëherë publike, prandaj informacioni rreth tyre është i pakët dhe nuk dihet numri i përgjithëm i muxhahedinëve që qeveria shqiptare ka pranuar të strehojë, nuk dihen kushtet e pranimit dhe statusi që ata do të gëzojnë, nuk dihet vendndodhja dhe kushtet në të cilat ata jetojnë. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur shqetësimit të një komentuese në faqen e tij në Facebook, për strehimin e një numri të konsiderueshëm muxhahedinësh. Komentuesja është shprehur se përse muxhahedinët duhet t’i strehojë Shqipëria me ekonomi të rrënuar. Ndërsa Berisha i është përgjigjur se ajo që po bën qeveria është një gjest human dhe

se duhet t’i ndihmojmë këta njerëz që kanë luftuar kundër regjimeve totalitare të Irakut. “Përshëndetje Ina! Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj të drejtë, me gjithë vështirësitë e mëdha që ne kemi, ne duhet të ndihmojmë miqtë tanë, me marrjen e atyre njerëzve që kanë mbi gjysmë shekulli që luftojnë kundër regjimeve totalitare të Iranit dhe tani jetojnë në kushtet më të vështira. ShBA janë vendi më mirëpritës i planetit, por, për disa arsye ligjore dhe të tjera, nuk i marrin dot në territorin e tyre këta qëndrestar iranianë”, - ka thënë Berisha. Edhe kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë “8 Nëntori”, Preng Çuni, komentoi strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri. Ai tha se qeveria me këtë vendim po u serviloset SHBA. “Kjo politikë servile e politikanëve tanë fatkeqësisht përkthehet edhe si mbështetje e popullit, çka faktikisht s’është kështu dhe kjo u provua edhe sot nga shtetrrethimi i Tiranës. Është e turpshme takimi i presidentit me Sekretarin Amerikan, Xhon Kerri, te shkallët e avionit dhe më pas abandonimi tij duke e lënë vetëm si buf. Ndërkohë që secili prej politikanëve tanë nxiton të dalë në foto ose të shtrëngojë duart me sekretarin Kerri si për të shprehur “besnikërinë ndaj politikës amerikane”. Por nëse kjo është paraqitja groteske e mjerane e tyre, ana tjetër është angazhimi që këta servilë marrin për çdo propozim ose çdo kërkesë që parashtrojnë amerikanët si rasti i pranimit të muhaxhirëve në vendin tonë”, - u shpreh Çuni. n Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 5


SHTRENJTIMI I RRYMËS THELLON VARFËRINË Lulzim AHMETI

K

ërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KEDS-it për shtrenjtim të çmimit të energjisë eklektike për rreth 15 për qind, të cilën e kanë bërë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), është e padrejtë dhe e turpshme. Pse është e turpshme? Është e turpshme sepse mospunën dhe dështimin e vet, sidomos në KEK, po mundohen ta mbulojnë duke rrjepur qytetarin e varfër nëpërmjet shtrenjtimit të rrymës. Shpërthimi në KEK i repartit të elektrolizës në Termocentralin “Kosova A” është pasojë e moskujdesit dhe kryekëput e faktorit njeri, e të kërkohet që dëmet nga shpërthimi të kompenzohen nga qytetarët është jo e drejtë. Edhe kështu kosovarët paguajmë çmim tepër të shtrenjtë të energjisë eklektike, për dallim me të hyrat që kemi dhe pagën mesatare por edhe numrin e madh të të papunëve. Përveç se e vështirëson jetën e qytetarëve dhe ulë standardin jetësor të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shtrenjtimi do të thellojë edhe më shumë gjendjen e vështirë të bizneseve. Po ashtu nëse shtrenjtohet rryma, atëherë do të jetë një goditje e madhe edhe për sektorin prodhues. Ky sektor goditet pasi e, shfrytëzon në masë të madhe energjinë elektrike për të prodhuar produktet e tyre. Madje për shkak të një shtrenjtimi 6 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Rritja e çmimit të energjisë elektrike sipas kërkesës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KEDS-it, do të rëndojë dhe vështirësoj edhe më shumë jetën e qytetarëve. Ky shtrenjtim do të jetë edhe një motiv shtesë për rritjen e shprehjes së pakënaqësisë së qytetarëve nëpërmjet protestave

të tillë bizneset thonë se do të jenë të detyruar që të mbyllin vende punë për të përballuar koston e pagesë së rrymës.

Rryma pengesë për bizneset Fort shtrenjtimin e rrymës e kanë kundërshtuar edhe në Odën Ekonomike e Kosovës (OEK), duke thënë se në situatën aktuale ekonomike në të cilën biznesi vendor po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme, rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike, do të kishte ndikim negativ në kushtet e funksionimit të bizneseve në Kosovë dhe do të ndikonte në përkeqësimin e pozitës edhe ashtu të vështirë të tyre. “Oda Ekonomike e Kosovës si asociacioni më i madh i biznesit vendor edhe me këtë rast theksoi se zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë së tregut, që është përcaktim kushtetues dhe politik i Republikës së Kosovës mund të arrihet vetëm me zhvillimin e sektorit privat si bartës të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritja eventuale e çmimeve të energjisë elektrike drejtpërdrejt do të kishte efekte të shumëfishta negative dhe do të ishte pengesë e drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, të ndërmarrësisë, të konkurenshmërisë së kompanive vendore në tregun rajonal dhe më gjerë dhe do të sillte pasoja shumë të rënda për punën e tyre”, - është thënë në reagimin e OEK-ut dërguar medieve në pjesën e parë të muajit shkurt. Sipas reagimit, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Zyra e Rregullatorit

të Energjisë (ZRRE) që të mos aprovojë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të kërkuar nga KEK-u dhe KEDS-i.

Rryma më e shtrenjtë Në vitin 2015 në bazë të statistikave vjetore të publikuara nga Zyra për Statistika e Komisionit Evropian Eurostat, Kosova rangohej ndër vendet me çmimin më të ultë të energjisë elektrike në rajon në kategorinë e amvisërisë. Por energjia elektrike, të cilën e paguajnë qytetarët është shtrenjtuar dukshëm për tetë vite shtet. Në bazë të çmimeve të energjisë të përcaktuara nga Zyra e rregullatorit të Energjisë në vitin 2008 qytetarët që shpenzojnë nga 200 deri në 600 kilovat orë kanë paguar për tarifën e lartë verore 4.49 euro për kilovatë orë. Ndërkaq në vitin 2015 për të njëjtët kilovat të shpenzuar ata është dashur të paguajnë 5.51 euro. Por nëse shtrenjtohet prapë energjia elektrike gjatë këtij viti, pagesa për kilovat energji elektrike, do të jetë shumë më e shtrenjtë. Se a do të rritet a jo energjia elektrike do të dihet deri më 31 mars të këtij viti pasi që kërkesat për shtrenjtim nga KEK-u dhe KEDS-i do të shqyrtohen nga bordi i ZRRE-së. Por, rritja e çmimit të rrymës është një nxitje për shprehjen e pakënaqësisë nëpërmjet protestave dhe organizimeve të tjera qytetare. n

PAQJA


Pingpongu prokurori vs gjykata

P

rokuroria speciale në Maqedoni më në fund shpalli aksionin e shumëpritur të koduar me emrin "Titanik". Fillimisht u kërkua paraburgim për 8 persona, të cilët u akuzuan si përgjegjës të dyshuar për manipulimin e zgjedhjeve. Prokurorja e Prokurorisë speciale, Fatime Fetai, theksoi se ishte hapur procedurë hetimi ndaj ministres së punëve të brendshme (Gordana Jankullovska), të transportit dhe lidhjeve (Mile Janakievski) dhe sekretarit të qeverisë (Kiril Bozhinovski), të cilët ngarkohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, blerje, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve për fushatë zgjedhore. Këta zyrtarë të lartë qeveritarë së bashku me persona të tjerë kanë shfrytëzuar ndikimin në nivel lokal dhe nivel shtetëror dhe kanë krijuar grupe për kryerje të veprave penale, që të mundësojnë fitore të partisë së caktuar politike në zgjedhje. Ata i kishin përfituar votuesit në forma të paligjshme, kurse pastaj nëpërmjet dhunës në fushatën zgjedhore dhe gjatë ditëve të votimit pjesëtarë të grupit kanë kryer presion për të votuar si dhe kanë marrë pjesë në pengimin e realizmit të së drejtës së votës. Gjithashtu u theksua se manipulim të zgjedhjeve ka pasur edhe në komunën e Çairit nga partia shqiptare në pushtet BDI dhe kundër njërit prej manipuluesve të dyshuar është kërkuar masa e arrestit. Ndërkaq për MPB u

Fatime Fetai

PAQJA

tha se ka ndarë 35 mijë letërnjoftime, të cilat nuk janë marrë nga parashtruesit e kërkesave, kurse janë dhënë më tepër se 60 mijë shtetësi të reja. Gjatë paraqitjes së parë tri prokuroret (Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristevska) falënderuan bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen që u jep. Mbështetje theksuan se gëzojnë edhe nga shumë gjykatës, prokurorë, avokatë dhe intelektualë të profileve të ndryshme. Ato u zotuan se hetimet do të zgjerohen dhe se nuk do të kursehet askush, i cili ka vepruar në mënyrë kriminale. Mirëpo kërkesat e prokurorisë speciale u refuzuan nga instancat e politizuara gjyqësore. Vlen të ceket se në përgjimet telefonike që ka dhënë opozita (LSDM) para medieve nga bisedat e fshehta që bëjnë funksionarët politik në pushtet, dëgjohet se si caktohen gjyqtarët sipas preferencave partiake të VMRO-s dhe BDI-së. Gjykata Penale e Shkupit refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndalimin e tetë ish-zyrtarëve të lartë, të dyshuar për përfshirje në falsifikimin e zgjedhjeve, por edhe për vepra tjera të dënueshme, sipas Kodit Penal të Maqedonisë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Prokurorisë Speciale. "Gjykata Penale ka lëshuar shansin që të hyjë në historinë e Maqedonisë. Vendimet do të ankimohen. Janë dërguar ankesa për vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon", - thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë Speciale që

drejtohet nga Katica Janeva. Prokuroria speciale ka njoftuar po ashtu se po insiston që të marrë në dorë edhe rastin e aferës “Maxhar Telekom”. Kjo aferë e madhe korruptive, e cila u trajtua nga Gjykata e New Yorkut, ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Maxhar Telekom”. Ishshefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski në transkriptin e publikuar në 166 faqe, ka përmendur Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, me ndërmjetësim të njerëzve të biznesmenit kontrovers grek Dimitris Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh). Megjithatë Prokuroria publike e Shkupit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë speciale për dorëzimin e kësaj lënde me arsyetimin se këto raste nuk i takojnë Prokurorisë speciale. Bëhet fjalë për vepër penale të rëndë nga kapitulli i kriminalitetit të organizuar në Kodin penal të Maqedonisë për çka parashihen dënime maksimale me burg deri më 20 vjet. Duket se arsyeja e zvarritjes së kësaj lënde është me qëllim të mbrojtjes së kreut të BDI-së nga arrestimi i mund-

Gordana Jankullovska Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 7


shëm që do të rezultonte me pengesë ligjore për t’u kandiduar për deputet, por edhe për t’u marrë me politikë, e që automatikisht do të nënkuptonte shpartallimin e menjëhershëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI dhe Ali Ahmeti më shumë se kushdoqoftë tjetër luftojnë për të mos i shtyrë zgjedhjet që sipas Marrëveshjes së Përzhinos ishin paraparë për 24 prill. Përndryshe kjo parti ka filluar fushatën e saj parazgjedhore ndonëse ende s’janë plotësuar kushtet e paraprara për zgjedhje dhe me gjasë ato pritet të shtyhen. Kjo parti ka vazhduar me avazin e rrenave, se gjoja ka investuar dy milliard dollarë për vendbanimet shqiptare, se ua ka bërë shqiptarëve jetën shumë të lumtur në Maqedoni dhe se për t’i bërë të ndjehen krenar shqiptarët së fundmi në Çair vendosën një postament shqiponje për nder të luftës së 2001-shit. Thirrjet e vazhdueshme parazgjedhore të kësaj partie në vlerat e luftës, në

8 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

gjakun e dëshmorëve e bile-bile edhe në Skenderbeun, Isë Boletinin, Mic Sokolin etj. e folklorizma të ngjashme kanë filluar të tingëllojnë si kakofoni. Bazuar në të gjitha komentet në internet, pa përjashtim duket se shumica më nuk do t’i hanë këto fore të BDI-së dhe Ali Ahmetit. Populli është lodhur nga mjerimi, padrejtësitë e mashtrimet dhe është ngopur më me fjalë e premtime të kota. Edhe më keq shumica e komentuesve kanë humbur durimin dhe adresojnë sharje nga më vulgaret e mundshme kundër kësaj partie servile të VMRO-s. A nënkupton kjo vetëdijësim të popullatës dhe a mund të merret kjo si parametër i arritjes së pjekurisë politike, zor mund të thuhet pa kaluar zgjedhjet, sepse deri tani kemi qenë dëshmitar të paradokseve më të çudits h m e

politike, ku elektorati ndryshe deklarohet para zgjedhjeve, e ndryshe voton ditën e zgjedhjeve. E sa i përket zgjedhjeve të parapara më 24 prill, para së gjithash ato nuk mund të mbahen pa pastrimin e listave zgjedhore, pa depolitizimin e medieve megafone të partive në pushtet dhe mbi të gjitha pa dekriminalizimin e politikës, pa mbylljen prapa grilave të atyre që s’lanë gjë pa bërë, duke e keqpërdorur fuqinë e pushtetit. Lidhur me këtë redaksia “OhridSky” qysh më herët ka theksuar se FBI-ja amerikane dhe BIA serbe, prokurores speciale Janeva do t’i dorëzojnë materiale që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të qeverisë së VMRO-BDI, ku si frontmenë kryesorë në të gjitha marrëveshjet e dyshimta, paraqitet Mile Janakievski së bashku me kumbarin e tij, i cili është një prej maqedonasve më të pasur me prejardhje nga f. Vërbjan - Debarcë, Ljupço Todorovski-Radnik, Martin Protugjer, Gordana Jankullovska, Orce Kamçev, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Todorov, Ivica Konevski, Ilija Kitanovski edhe 40 funksionarë lartë të ranguar partiakë të VMRODPMNE-së. Sipas këtij portali, në materialet ekskluzive që do t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva (e që nuk kanë qenë pjesë e ‘bombave’ të Zaevit), gjenden edhe videoincizime nga më tepër ngjarje, siç janë “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Polikollor”, “Tetra sistem”, “shitja e artefakteve nëpërmjet postës diplomatike”, “larje e organizuar e parave nëpërmjet Maqedonisë në narko kartelat nëpërmjet Maqedonisë, në vlerë prej mbi 100 miliardë euro. Personat e lartpërmendur do të jenë “pacientët e parë” në përpunimin e Janevës. n

PAQJA


Psikoterapinë sot ia rekomandoj secilit që ndien nevojë për këshillim “Zgjidhja e problemeve përmes psikoterapisë në klinikat tona, është formë e përshtatshme dhe mjaft e nevojshme, kur kihen parasysh problemet e shumëta që kohëve të fundit nuk po gjejnë zgjidhje në analiza dhe trajtime të tjera. Ky është një fakt i nivelit të lartë të psikologjizmit të sëmundjeve, dhe efektit që sëmundja në aspektin psikologjik ka tek individi”, - u shpreh për revistën ‘Paqja’, Arbër Zeka psikoterapist pozitiv i akredituar, anëtar-kandidat në Asociacionin Evropian për Psikoterapi Trupore.

PAQJA

a ek rZ bë Ar

P

AQJA: Pse jeni përcaktuar për psikologjinë, çka ju shtyri të merreni me këtë lëmi dhe ç’deshte të arrish me të? Zeka: Janë këto pyetje që nuk i nxjerr do nga pavetëdija ime. Pavarësisht se me vetë faktin se bazuar në qëndrimet e mia unë kam zgjedh psikologjinë si fushë studimi për vetën time, pa u menduar në atë se ç’është misioni im karshi psikologjisë. Kur fillimisht dëgjojmë shprehjen “psikologji”, shumë imazhe paraqiten në mendjen tonë, një profesor, një lexues mendimesh, një ndihmëtar ose dhe një studiues, e mbi të gjitha dikush që siguron trajtim të shëndetit mendor, kjo varësisht sipas përvojave tona që kemi me fjalën dhe situatat që kemi përjetuar lidhur me këtë nocion. Kur realisht veç ballafaqohesh me realitetin dhe vetëm atëherë kur ke kuptuar mirë gjendjen, rastësisht e kupton se psikologjia ka të bëjë shumë me vetveten tënde, ka të bëjë shumë pra me mua, me sjelljet e mia, me njohjen time, emocionet dhe përjetimet e mia, pra thënë më shkurt ajo ka të bëjë gjithçka me mua dhe përmes meje, edhe pse misioni fillestar janë të tjerët. Psikologjia është studimi i mendjes dhe sjelljes, është disiplinë akademike që kërkon për të kuptuar individin dhe individin në grup. Për mua kjo nënkupton se psikologët përpiqen të kuptojnë rolin e funksioneve mendore në sjelljet individuale dhe shoqërore. Tutje nën drejtimin psikologjik, psikologët përpiqen të kuptojnë proceset si perceptimi, njohja, vëmendja, emocionet, inteligjenca, motivimi, funksioni i trurit, personaliteti, sjellja dhe marrëdhëniet ndërpersonale, e gjithë kjo për mendimin tim, vetëm e vetëm t’i japim kuptim pjesës më të rëndësishme vetes (un). Unë dhe psikologjia, jo dhe thjesht mund të elaborohen kur kihen parasysh

fia

Arber Zeka është psikolog dhe psikoterapistë. Ka përfunduar studimet bazike në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Psikologji, për të vazhduar dhe më tej me studimet e nivelit Master në drejtimi ‘Psikologji Klinike dhe Shëndeti’. Ka ndjekur një serë trajnimesh nga fusha e psikoterapisë, si psikoterapia trupore, psikoterapia pozitive dhe nga psikodrama, për të arritur dy grada psikoterapeutike: - Anëtar Kandidat në Asociacionin Evropian për Psikoterapi Trupore (EABP) dhe - Arritjen e gradës më të lart nga qasja e psikoterapisë pozitive, ‘Psikoterapist Pozitiv i Akredituar (WAPP). Kontributi i tij më i veçanet njihet në prezantimin e dy hulumtimeve të ndryshme, që janë prezantuar në disa kongrese me karakter ndërkombëtar nga fusha e psikoterapisë: • Biseda Psikoterapeutike - me prekje pa prekje & • Imazhi pozitiv i të rinjve. Punon psikolog në Stacionarin e Burgut të Dubravës, duke qenë i angazhuar njëkohësisht edhe në disa asociacione për psikoterapi, ku njëkohësit bart përgjegjësinë e sekretarit në Shoqatën e Psikoterapeutëve të Kosovës. Gjithashtu është i angazhuar në biznesin e tij privatë ‘Friend of Consulting’, biznes ky që ofron shërbime psikoterapeutike dhe këshillim, ku edhe kalon një kohë të madhe të punës së tij.

Biogra

mekanizmat mbrojtës që përdorim për ta mbrojtur vetën dhe realitetin e asaj se pse unë në psikologji ose pse unë psiko-

log. Gjithsesi, këtë nuk e shoh si problem individual që më përket mua, po është punë e pakryer edhe e gjeneratave të Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 9


urta dhe se diskutimi që do të zhvilloni do ju mësojë të përfitoni mësime afatgjata, që ju ndihmojnë në të ardhmen në secilën situatë.

mëhershme, ku mister i veçantë ishte “unë dhe psikologjia”, e kështu vazhdon të jetë akoma edhe sot për mua dhe vetëm me kalimin e kohës ndoshta mund ta kuptojmë këtë.

PAQJA: Cila është rëndësia e psikologjisë? Zeka: Puna e psikologut është punë mjaft e ndijshme dhe me plot përgjegjësi, përballë të gjitha sfidave që e përmbushin atë si profesion. Përpos që është një sfidë, shpesh është edhe një privilegj përballë profesioneve të tjera, duke qenë se të tjerët e veçojnë dhe i japin rëndësi punës së psikologut dhe psikologjisë në përgjithësi. Këtë e mbështesë në numrin e madh të librave të botuara me karakter psikologjik, që janë edhe librat më të shitura aktualisht në sferën e gjerë të botimeve letrare dhe atyre komerciale. PAQJA: Ndonjëherë krijohet përshtypja se njerëzit kanë ndrojtje nga psikologu, pse? Zeka: Pavarësisht kërkesave për njohurinë mbi psikolgjinë dhe profesionin e psikologut, e veçmas për të mësuar më tepër nga këshillat e tij, njerëzit akoma vazhdojnë ta stigmatizojnë këtë profe10 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

sion, duke mos i dhënë meritat e veta që ka karshi realitetit. Psikologu, e në këtë rast psikoterapia që ai ofron është nevojë e veçantë përballë nevojave dhe problemeve të caktuara që paraqiten në situata të caktuar të jetës. Psikologjia nuk duhet të stigmatizohet si një profesion sharlatanësh, por si një nevojë e veçantë për të zgjedhur probleme të shëndetit mendor, duke qenë së ka argumentuar se ka metodat dhe teknikat e veçanta për t’u bërë shkaktar i shërimit të shumë problemeve.

PAQJA: Me cilët persona keni më së shumti punë? Zeka: Shumica e personave me të cilët unë punoj, janë persona që kanë probleme më ligjin, pra janë persona, të cilët kanë sjellje jo sociale dhe puna më ta është shumë specifike. Kjo është koha kur unë punoj si psikolog i burgut. Patjetër kemi dhe probleme të tjera në shëndetin mendor të tyre, si abuzues drogash dhe alkooli, tendenca të larta depresioni dhe në shumicën e rasteve probleme me ankthin, e gjithnjë probleme me traumat e së kaluarës të shkaktuara nga forma e jetesë që ata kanë bërë. Kjo është vetëm një pjesë e atyre personave që unë punoj me ta, por që nuk janë probleme psikologjike që zakonisht i has me klientët e zakonshëm që puna më ta ka karakter privat. Ajo që dua të them këtu, është se këta persona nuk e përbejnë shumicën e personave që frekuntojnë normalisht zyrat e psikologëve. Personat e zakonshëm me të cilët unë punoj, në rastet më të shpeshta janë probleme më ankthin dhe probleme të natyrës traumatike, që janë rezultat i

PAQJA: Pse duhet t’i drejtohemi psikologut? Zeka: Ka shumë arsyeje se pse duhet të zgjidhni të vizitoheni ose të këshilloheni më psikologun, por gjithnjë duhet ditur se ju jeni ai i cili do të vendosni për takimin dhe se në kohën kur dikush mund të ju rekomandojë takimin me të, vetëm se mund të jetë vonë në aspektin e shtimit të problemeve, por jo vonë për takim me psikologun. Te psikologu, ju do të mësoni të punoni përmes problemeve tua, do gjeni një person, i cili do të dëgjojë atë që keni për t’i thënë, pa ju gjykuar. Zyra në të cilën ju do ta zhvilloni intervistën është vend ku sekretet e tua janë të sig-

PAQJA


formës së jetesës dhe ngjarjeve të jetës që ata kanë kaluara. Fatkeqësisht, problemet psikosomatike që ne i quajmë, janë probleme shumë të shpeshta dhe nuk janë raste që gjejnë zgjidhje nëpër analiza dhe filmime mjekësore, e më keq nuk marrin guxim mjekët t’i referojnë për konsulta psikologjike, e në rastet më të mira për ndihmë psikoterapeutike. Jo që dua të them se mjekësia është e përjashtuar në këto raste. Mjekët nuk po marrin guximin dhe ta bëjnë kulturë e edhe etikë profesionale t’i ndihmojnë vërtet këtyre rasteve, kur kihet parasysh se natyra e problemeve që janë të ndërlidhura ndërmjet psikës dhe trupit janë problemet më të shpeshta që i hasim në spitale dhe vende ku njerëzit kohëve të fundit janë duke kërkuar ndihmë. Psikologjia e gjegjësisht ndihma psikoterapeutike është forma më e mirë që mund t’i ndihmosh këta persona.

PAQJA: Ju merreni edhe me psikoterapi, si dhe ku e ushtroni këtë? Zeka: Psikoterapia sot botërisht ndihet si fushë e veçantë profesionale, fushë e veçantë e trajtimit në kurimin e problemeve të natyrës së shëndetit mendor. Psikoterapia sot është një metodë unike dhe e veçantë e zgjidhjes së problemeve në shëndetin mendor dhe duhet

PAQJA

kuptuar mirë se nuk mund të ofrohet psikoterapi nga secili, pavarësisht se në Kosovë kjo është e mundshme. Ekzistojnë rregulla dhe kode etike, të cilat i përcaktojnë shërbimet psikoterapeutike, fatkeqësisht kjo nuk është e aplikueshme akoma për Kosovë. Në shumicën e vendeve evropiane një gjë e tillë tani më është e zgjidhshme. Aktualisht në Kosovë ekziston Shoqata Kosovare për Psikoterapi, nën ombrellën e së cilës janë edhe asociacioni për Psikoterapi Trupore, Psikoterapi Pozitive dhe disa iniciativa nga qasje tjera si Psikodrama dhe psikoterapia Integrative, që shpresojmë në të ardhmen të kemi edhe më shumë qasje të tjera, të nevojshme që të kemi një zhgjedhje ekliktike mbi problemet e shëndetit mendor. Zgjidhja e problemeve përmes psikoterapisë në klinikat tona, është formë e përshtatshme dhe mjaft e nevojshme, kur kihen parasysh problemet e shumëta që kohëve të fundit nuk po gjejnë zgjidhje në analiza dhe trajtime të tjera. Ky është një fakt i nivelit të lartë të psikologjizmit të sëmundjeve dhe efektit që sëmundja në aspektin psikologjik ka tek individi. Fatkeqësisht referimet e mjekëve të këtyre sëmundjeve janë minimale të mos themi zero. Sigurisht duhet një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet mjekut dhe psikologut, e në rastin tonë të psikoterapistsit, por efekti që do mund të jepte ndihma psikoterapeutike te këta persona është mjaft pozitiv dhe i nevojshëm në luftimin e sëmundjes.

Natyra e pacientëve që në shumicën e rasteve i pranojmë në zyrën time këshilluese të emëruar Mik i Këshillimit dhe Klientëve, ku unë punoj në zyrën e Shoqatës Kosovare për Psikoterapi, janë probleme me tendenca ankthi dhe depresioni gjithnjë gati të shoqëruara me incidente traumatike të pazgjedhura përgjatë ngjarjeve jetësore. Ata vinë në zyrat tona në shumicën e rasteve të dërmuar nga trajtimet tjera dhe sigurisht se kur ke hall edhe kërkon ndihmë të shpejtë në zgjedhjen e problemeve. Forma se si ne i qasemi problemeve në formë psikoterapeutike, buron nga dy qasje për të cilat unë jam i thirrur të punojë me to, duke qenë se edhe kam përfunduar trajnimet adekuate nga këto dy qasje, psikoterapia trupore përmes së cilës i kuptoj shumë më lehtë aspektet somatike dhe ndikimin e tyre që kanë te problemi psikologjik dhe përmes psikoterapisë pozitive përmes së cilës arrij t’i shohë më lehtë kapacitetet dhe aftësitë që më ndihmojnë t’i gjej burimet e klientit për ta mposhtur problemin.

PAQJA: Për fund? Zeka: Psikoterapinë sot ia rekomandoj secilit që ndien nevojë për këshillim, duke qenë se është nevojë e domosdoshme posaçërisht për personat që kanë probleme psikologjike, ose ndoshta më mirë të them për personat që janë duke vuajtur si rezultat i problemit dhe dinamikës së halleve të jetës që sot kanë njerëzit. n Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 11


Z

gjerimi më i madh i religjioneve dhe sistemit të besimeve, ka bër ndryshime revolucionare, duke dhënë pamje ndryshuese për shoqërinë. Bota, aq sa e njohim tani, ka dëshmuar mjaftueshëm për përdorimin e fakteve shkencore si mjet. Mirëpo përse bota moderne ka nevojë për religjionin? A e mban të njëjtën relevancë ashtu siç e ka pasur në kohët antike e mesjetare?

Çuditërisht...

PSE RELIGJIONI ËSHTË AQ I RËNDËSISHËM NË BOTËN E SOTME?

Mosbesimi në ndonjë formë hyjnie, gjithashtu konsiderohet një religjion. Kjo për faktin se ‘ateizmi’ gjithashtu është një kulturë që ndiqet nga masat dhe mbështetet në ‘besimin’ se s’ka forcë mbinatyrore që operon dhe monitoron në funksionimin dhe mënyrën e udhëheqjes së universit. Që prej se ka ekzistuar jeta në këtë planet, religjionet kanë qenë ato me të cilat është dashur të përballemi. Diversiteti i religjioneve është në atë masë saqë po të llogarisim për të gjitha religjionet antike dhe moderne me të cilat është ballafaquar toka, të dhënat tregojnë për 12 fe të mëdha dhe 43 struktura besimi të degëzuara afërsisht në 4300 grupe. Ne mund të pyesim për nevojën e kaq shumë grupeve religjioze. A përmbajnë ndonjë rëndësi në kontekstin modern kur bota është tërë shkencë, biznes dhe politikë? Nëse po, atëherë si? Nëse jo, pse atëherë ato janë rreth nesh. Për t’u përgjigjur tërë këtyre pyetjeve dhe përtej, nevojitet të kuptojmë se ne kemi nevojë për religjionin në përgjithësi, dhe më pas ta kuptojmë kontekstin e botës moderne.

Pse religjioni është i rëndësishëm? Religjioni nxit tërë qeniet të mbajnë kontrollin e anës së keqe të tyre dhe ta vendosin hapin ‘engjëllor’ para. Shumica e veprimeve tona janë të vëna në lëvizje nga ‘mirësitë e përcaktuara’ të religjioneve tona dhe na ndalojnë prej ngarendjes pas veseve. Qëllimet hakmarrëse kështu mbahen nën kontroll ashtu edhe niveli i krimit nëpër botë. Ne të gjithë jemi përballur me situata të atilla në jetë kur është një dëshirë ekstreme për të dëmtuar dikë si kundërpërgjigje ose shkaktojmë telashe vetëm për të mënjanuar vetë iritimin tonë. Ende, ne nuk shkojmë më tutje me planin tonë sepse diku nga përbrenda, vetëdija e jonë ‘beson’ se është gabim dhe na ndalon prej brenda. 12 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Na inspiron të punojmë më shumë Të gjitha religjionet që njihen deri më tani e theksojnë shumë përpjekjen e asaj se çfarë ne dëshirojmë më së shumti në botë në vend të dembelisë dhe pritjes së mrekullive që të ndodhin. Ato nënvijëzojnë faktin se “Zoti i ndihmon atyre që ndihmojnë veten”. Disa sisteme besimi, për atë çështje, janë thjeshtë udhëzime se si të ‘punohet’. A nuk kemi besuar gjithmonë se një ditë puna jonë e madhe do të njihet nga i Plotfuqishmi

dhe se do të shpërblehemi mjaft mirë? Kjo, për shkak se sistemi i besimit tonë na ka mësuar kësisoj. Njeriu modern, i cili është i rrethuar nga përfundime zhgënjyese, duhet të mësojë që të mbetet i palëkundur kundër të gjitha rrethanave dhe të vazhdojë të punojë shumë.

Ndërton siguri Shkenca shpirtërore është arsyeja e plotë përse është themeluar cilido lloj sistem i besimit. Ju bëheni ai çfarë besoni. Një lloj i caktuar i sistemit të besimit

PAQJA


tregimeve fetare dhe epet mitologjike, të gjitha janë të destinuara që ta ushqejnë besimin tuaj herë pas here dhe të forcojnë qëndrimin që dobësohet kohë pas kohe. Shkrimet e shenjta ofrojnë shembuj të gjërave të mrekullueshme që u kanë ndodhur njerëzve që kanë besuar. Prandaj, çfarëdo sasie e dështimit nuk mund ta shkatërrojë plotësisht besimin e një personi, nëse ai ose ajo beson se Zoti i vë gjërat në rregull.

Udhëzon në kohë të vështira Mësimet e cilitdo religjion gjithmonë janë të vlefshme si shkrime të shenjta ose libra. Këto udhëzojnë rrugët tona kur jemi në dilemë. Në çdo udhëkryq të jetës, ndonjëri mund të gjejë reflektimin relevant të vetes së tij në këto shkrime të shenjta ose libra. Kjo është kur dhe si njeriu modern merr një perspektivë neutrale dhe vendos gjënë e duhur që duhet bërë. Një çështje mund të duket jo relevante ose ekstremisht e komplikuar në një kohë të caktuar. Por nëse ai i kthehet shkrimeve të shenjta ose librave të sistemeve të besimit, ai do ta vërejë se kompiluesit janë kujdesur për secilën situatë të jetës së përditshme. Ai definitivisht do të gjejë zgjidhjen më të thjeshtë për një situatë kritike në dukje. Secili do të duhet të shikojë me kujdes dhe të lexojë mes rreshtave.

I I M E

Siguron një sfond moral Secili vendim nuk është gjithmonë i drejtë o i gabuar. E tëra që ka rëndësi është se çfarë qëllimi ai përmbush. Ai qëllim i veprimit duhet të jetë i shtyrë moralisht dhe jo i bazuar mbi vetë instinktin. Ai duhet të jetë në gjendje

të njoh çfarë implikime do të sjellin vendimet e tij mbi shoqërinë e gjerë. Kjo bazë morale, për një njeri, më së miri vendoset nga besimi i tij ose i saj. Kjo shpesh përjetohet se njerëzit janë të pushtuar nga mjedisi i përbashkët që ata kanë ndërtuar për vetët e tyre. Njerëzit tentojnë të shkelin mbi njëritjetrin për të fituar sukses dhe pasuri. Kjo më pas bëhet një nevojë që njerëzit të kthehen prapa në bazën fetare për t’ju qasur detyrave të tyre profesionale me moral të fuqishëm.

Rrit mirësinë e brendshme Të gjitha ritet dhe dogmat kulturore përreth botës, funksionojnë drejt tërë qëllimit për të bërë njerëzit të besojnë se në fund të çdo tregimi, e mira fiton mbi të keqen. Kjo është ajo çfarë na motivon që të jemi të përmbajtur dhe të kulturuar. Kjo është ajo çfarë sjellë nxitje në ne për të ndërmarrë hapa para dhe t’i ndihmojmë të tjerët në nevojë. Një person pa ndonjë religjion nuk është i angazhuar në asgjë. Religjioni predikon teorinë se çfarë shkon përreth vjen përreth, prandaj, njerëzit tentojnë të japin më shumë të mira sesa të marrin.

Udhëzon të jetohet me të Efekti më i thjeshtë dhe më i justifikueshëm i të praktikuarit të religjionit është ai i përvetësimit të vetive të mira dhe të shëndetshme. Ekzistojnë instanca të sistemeve të besimit nëpër botë që kanë vetëm udhëzime se si të jetohet. Sidoqoftë, në shumicën e besimeve religjioze, shkrimet e shenjta predikojnë praktikën e stilit të definuar të jetesës që do të dërgojë në një jetë të sigurt, të shën-

gjithmonë përbën siguri në aftësitë e tua. Sistemet e besimit theksojnë faktin se përkundër asaj që bën, Krijuesi ishte dhe do të jetë aty që të kujdeset për të. Kjo siguri e të pasurit dikë për të të mbrojtur, na jep vetëbesim që të ballafaqohemi me pengesat në jetë dhe të marrim vendime të pavarura.

Na ndihmon në rindërtimin e besimit Edhe nëse ndonjë e humb besimin në vete, ose në emër të njerëzimit,

PAQJA

Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 13


dhuruar dhe për t’u përkujdesur për çfarëdo gjëje që është nën kapacitetin e dikujt dhe nxjerr paqen dhe kënaqësinë e veprës që bëhet. Vetëm atëherë kur një person fillon ta kuptojë deficitin social, ai do t’i shfrytëzojë burimet e tij në një mënyrë të mbështetur. Kjo vjen atëherë e shkatërrimi i pakuptimshëm duket joracional. Zhvillimi për secilin sekt në shoqëri ruhet.

Imponon stil të shëndetshëm jete

detshme dhe të përmbushur për shoqërinë njerëzore. Ky stil jete nëse ndiqet siç duhet premton situatën ideale që njeriu mund të arrijë në termat e familjes, profesionit dhe ekzistencës sociale.

Bashkon njerëzit Njeriu modern ka humbur rrugën prej natyrës. Ajo çfarë na lidh ne për këtë Tokë është lakmia e saj për të festuar mbi atë çfarë ka ajo të ofrojë. Mbijetesa e më të fortit është një besim që ka çorientuar në keqbërje të mëdha. Religjioni ndreq lidhjet sociale të një shpirti të shkëputur. Ai udhëzon pasuesit e tij drejt një qëllimi të përbashkët dhe imponon një ndjenjë të vëllazërisë në mesin e tyre. Ky krijim i kësaj ndjenje, i përkatësisë në grupin e tij, e zgjeron më tutje besimin e personit. Për shkak se njerëzit tani lidhen nga një faktor i përbashkët, ata janë të angazhuar të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten dhe të përparojnë. Përkatësia arrin ekstremin e saj kur njerëzit fillojnë të identifikojnë vetët e tyre si një pjesë e religjionit përtej ekzistencës së tyre individuale.

Shastis në gjenerimin e frikës

Frika është një element i fuqishëm. Është gjithmonë aty, sidoqoftë, minimal në sfondin e mendjes sonë. Njeriu modern i cili ka shkencën si shërbëtorin e vet të ri për nevojat e tij është i pafrikë dhe me kohë tenton të qaset në diçka që nuk është e drejtë e tij. Kjo fije supernatyrore e besimit që është, ka lënduar mendjen e tij prej një kohë shumë të dobët vazhdimisht e mban atë nën frikën e të qenit i dënuar kur ai tenton të përzihet me gjëra që nuk janë çështje e tij. Frika e pasjes së një të keqeje në jetën e përtejme është ajo çfarë na bën neve ta trajtojmë natyrën dhe elementet e saj me tërë respekt dhe të kryejmë vepra të mira.

Promovon mirëqenien sociale Religjioni nxit njerëzit të vënë në prioritet kontributin social mbi qëllimet vetjake. Në disa prej tyre, është një kërkesë e detyrueshme që të kryhet së paku një sasi e vogël në favor të shoqërisë ose mjedisit që ne jetojmë brenda. Religjioni ngulit një presion moral për të

Praktikat e akomoduara nga religjionet me kujdes janë dizajnuar nga paraardhësit për të siguruar se shoqëria jeton në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Ka instruktuar të mbahet vendbanimi i shpirtit, që është trupi i njeriut në një gjendje të pacenuar. E ashtuquajtura shoqëri moderne ku gjysma e popullatës ndoshta akuzohet për vetë-abuzim, religjioni mund të veprojë si një mjet rehabilitues për shpirtin e tyre. Metodat e pastrimit fizik janë të mbrojtura kundrejt ndëshkimit fizik. Mësimet religjioze deklamojnë lavditë e dhuratës së trupit të njeriut që duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe të vihet në përdorim konstruktiv.

Rilidhet me shpirtin e brendshëm Ritualet e ndërlidhura me religjionet gjithmonë dëshmojnë të jenë një ikje prej presionit ditor të punës, familjes dhe shoqërisë. Ata relaksojnë mendjen dhe rrisin vetëdijen e vetë ekzistencës sonë dhe shpirtit përbrenda. Pesë minuta të lutjes ose koncentrimit është moment i paqes për të qetësuar entropinë e një mendjeje në mesin e ngutisë ditore. Këto momente të realizimit e sjellin njeriun më afër vetërealizimit, i cili është më i rëndësishmi për të arritur suksesin e

Arsyet për t’u gëzuar Doket e ndërlidhura me një sistem besimi i japin një qasje estetike ekzistencës tonë. Festivalet e ndryshme dhe festimet i shtojnë ngjyrë dhe energji tjetër ekzistimit tonë monoton. Kjo siguron një bazë kolektive për gëzim përmes kryerjes së aktiviteteve ose ritualeve që kanë për qëllim ose të pastrimit të mjedisit ose përtëritjes së ndjenjave. Shkëmbimi social i mirësisë, ndarjes së lumturisë dhe mërzisë, dhe vlerësimi i formave të artit kulturor është çfarë pasuron përvojën e praktikimit e një kulture besimi. 14 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

PAQJA


vërtetë. I humbur në sistemin e “ekzistencës së masës” për shoqërinë tonë të tanishme, ata parandalojnë tendencën e humbjes së vetëkonsideratës. Dijenia e vërtetë e qëllimit primar të dikujt në jetë është arrirë.

Gjeneron një ndjenjë të të qenit Zgjerimi i universit ndoshta është i pafund, por fakti që ne jemi një pjesë e tij, në vetvete është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kur kjo qartësohet për një person, përvetëson të dyja, krenarinë dhe modestinë në një qenie. Religjioni na mban ne të vetëdijshëm për ekzistencën tonë në këtë zgjerim të pafund duke prodhuar një ndjenjë universale të të qenit. Në sistemet e besimeve religjioze, kjo bëhet me portretizimin e njerëzve si mëkëmbës të vetë Zotit, dhe në sistemet e besimit shkencor, bëhet me portretizimin e tërë universit (duke përfshirë edhe njerëzit) të përbërë nga të njëjtit elemente të natyrës. Njeriu më pas e di se është pjesë dhe grup i një sistemi të pafund dhe gjithmonë do të jetë i tillë. Ai është për këtë përkatësi dhe ai përgatitet të sakrifikojë gjënë më të shtrenjtë në jetë.

Rrit dashamirësinë sociale Pranimi i ekzistencës së sistemeve paralele të besimit ka ndihmuar njeriun modern të kuptojë diversitetin në sjelljen dhe kulturën njerëzore. Kur dikush fillon të pranojë prezencën e teorive tjera pa qenë i trazuar nga to, më pas lind toleranca. Kjo tolerancë për teoritë tjera e rrit pikëpamjen globale të individëve. Përkundër dallimeve kulturore, njerëzit bashkohen mbi baza të përbashkëta mbi ngatërresat që dallojnë ata prej të tjerëve.

Për më tepër, ata marrin i parasysh besimet e tjera dhe eventualisht mësojnë prej tyre.

Redukton perspektivën materiale Në një botë që po çmendet pas tërë objekteve që kënaqin ndjenjat, religjioni vepron si fre. Ai predikon se asgjë nuk përmban më shumë vlerë se sa një ndërgjegje e pastër në kohën e vdekjes. Kështu që, njerëzit duhet t’i trajtojnë sofistikimet e shkencës si një mjet për përfitimin e dijes më të madhe dhe kjo nuk është një luks. Shqetësimet që trajtohen me vlerë janë vlera dhe emocione njerëzore dhe jo gjëra të gjeneruara nga njerëzit për të shërbyer për kërkesat e përditshme.

Përmirëson marrëdhëniet sociale dhe familjare Udhëzimet religjioze e ndihmojnë njeriun modern të arrijë gjendjen e saktë

që ai dëshiron përmes udhëzimit të definuar. Ato tregojnë rrugën për të arritur një balancë të plotë në mes performancës profesionale, personale dhe sociale, duke monitoruar vetë sjelljen në të gjitha këto fusha. Religjioni saktëson rolin e meshkujve, femrave dhe fëmijëve në shoqëri dhe sjelljen ideale që duhet treguar në të gjitha etiketat e ruajtura sociale. Ato propozojnë natyrën ideale të marrëdhënieve midis një burri dhe gruaje, mësuesit dhe studentit, një punëdhënësi me punëtorët e tij dhe pak a shumë çdo gjë që dikush mund të emërtojë në libër.

Vlerëson diturinë dhe teknologjinë Dituria gjithmonë ka qenë e rëndësishme. Religjioni nuk është të besuarit verbërisht, por një luftë e vijimësisë në vazhdim të zbulimit të së panjohurës. Religjioni në sensin e tij të vërtetë është një mësues që na siguron llojin e drejtë të qëndrimit në qasje ndaj diturisë dhe mbron atë të kalojë në gjeneratat e ardhshme në formën e shkrimeve, thënieve dhe formave tjera të artit. Mbledhjet në vendet e adhurimit janë një mënyrë bujare e ndërveprimit social për të diskutuar idetë pozitive dhe promovimin e diturisë që bartet për secilën gjeneratë të re.

Kontribuon në ekonomi Siç është vlerësuar nga shkencëtarët më të mëdhenj të ekonomisë që prej kohëve antike, religjionet ishin dhe gjithmonë do të jenë një mjet për të krijuar rritje dhe depresione në ekonomitë e një shoqërie. Religjioni shpesh është përqeshur si një formë e biznesit nga jobesimtarët. Fakti ende mbetet i paprekur, ne

PAQJA

Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 15


punën së paku për ca ditë. Çdo festival që festohet gjithkund në fytyrë të tokës na shastis nëse na jep mundësinë të gjejmë një shfajësim për të festuar dhe ta kemi një ditë pushimi prej pune.

Vetëreagimi

kemi nevojë për biznes. Le të shohim më në thellësi në secilën nga jetët tona. A nuk keni përfituar ju në çfarëdo forme prej këtij ‘biznesi’? Fondet e mirëbesimit që menaxhojnë organizatat religjioze dhe marrëdhëniet biznesore të bazuara mbi to janë disa prej kontribuesve të mëdhenj në skenarin ekonomik global. Transporti, shërbimet mikëpritëse dhe bizneset lokale përfitojnë jashtëzakonisht duke iu detyruar pelegrinazheve që realizohen në vendet e adhurimit.

Efektet politike dhe administrative Një studim më i thellë do të zbulojë se sa fuqishëm mund të ndikojë religjioni në udhëheqësinë e shtetit, edhe në pjesët e botës që pretendojnë se zhvillohen si një republikë demokratike. Duke marrë në konsideratë sistemin e madh të besimit që pasohet nga qytetarët e një shteti, është më se e qartë se masat do të preferonin të kenë një përfaqësues të shtetit, i cili i përket sistemit të njëjtë të besimit. Është edhe një tendencë njerëzore edhe natyrore për të nxjerrë përfitimin maksimal prej njërit që ka të njëjtin besim kulturor. Nëse marrim për bazë një qasje konservatore ndaj teorisë së mirëmbajtjes së kulturave, është një lloj i trashëgimisë që ka shtyrë përpara gjeneratat për të ruajtur si një kulturë tërë atë që ka pasur më parë religjioni. Historia ka dëshmuar për udhëheqës që kur kanë qenë në fron kanë provuar të imponojnë kulturën e vet mbi të gjitha 16 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

subjektet e tyre. Kështu që, religjioni ka një ndikim shumë të fuqishëm në politikat e një shteti dhe mund të jetë çështja bazë për formacionin e një qeverie të qëndrueshme.

Festat Përkundër çdo arsyeje tjetër intelektuale dhe shpirtërore që ndonjë njeri ose jo njeri mund të ketë për rëndësinë e fesë në botën e sotme, nuk mund të kenë mospajtim mbi çështjen e festave. Është lehtësim i dukshëm se është e detyrueshme në çdo fe për një njeri të ketë pushime dhe të festojë vetë ekzistimin e tyre. Identifikimi i ditëve që do duhet të merren në konsideratë për mospunë, është ajo që e mban këtë botë të orientuar kah suksesi për të lënë anash

Një religjion ideal supozohet të jetë çfarëdo grumbulli i besimeve të arsyeshme që funksionon në favor të universit dhe pjesëve përbërëse të tij. Kulturat e paraqitura nëpër botë janë të pasura dhe të shtrira dhe përmbushin qëllimin e ekzistencës. Shenjat e shqetësimit paraqiten kur njerëzit e keqpërdorin religjionin si një mjet për të errësuar vetëdijen e njerëzve, për të penguar rrjedhën e diturisë dhe zhvillimit, për të shkaktuar dhimbje, shtypje, inovacion dhe negativitet. Një religjion do të duhej të përdoret për të kërkuar lumturinë, për të ndjekur disiplinën, për meditim në kohë të mira e të këqija, për lutje kur humbet rruga dhe për festim të suksesit me gjithë respektin përveten dhe religjionet e tjera gjithashtu. Edhe mësimi i gjërave të mira prej religjioneve tjera është i rekomandueshëm, sepse e mira është tërë ajo që ne duam. Për këtë, ajo çfarë duam është që të ndërtojmë një lidhje midis religjioneve që gjenden dhe operojnë për të promovuar harmoninë universale dhe prosperitetin. Ajo çfarë duhet të kuptohet në mesin e tërë kësaj është se religjioni është për ndarjen e dashurisë në të gjitha format dhe variacionet e saj. Ai besim që prodhon urrejtje ndaj tendencave të natyrës njerëzore dhe që ka për qëllim ndonjë dëmtim të natyrës dhe përbërësve të saj, gjithmonë do të konsiderohet që çon në rrugë të gabuar dhe do të vazhdojë të shmang njerëzit tutje prej tij. n

PAQJA


BOTA NËN HIJEN E ARMËVE NË MES LUFTËS DHE PAQES

P

ërmasat e shitjeve të mëdha ndërkombëtare të armëve në periudhën 2010-14 ishte 16 % më të larta se në periudhën 2005-2009. Pesë eksportuesit më të mëdhenj në periudhën 2010-14 ishin SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca dhe pesë eksportuesit më të mëdhenj ishin India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani. Rrjedha e armëve drejt Afrikës, Amerikave, Azisë dhe Oqeanisë dhe Lindjes së Mesme u rrit në mënyrë domethënëse mes periudhave 2005-2009 dhe 2010-14, ndërsa pati një ulje të dukshme në rrjedhën drejt Evropës. Nga 16 marsi 2015 Regjistri i Shitjes së Armëve SIPRI përfshiu informacion të ri të sapozhbllokuar në lidhje me shitjen e armëve 2014 dhe rifreskoi informacionin për periudhën 19502013. Ky raport faktesh nxjerr në pah prirjet dhe çështjet kryesore në tregtinë e armëve që mësohen nga të dhënat e reja.

Eksportuesit, 2010-14 SIPRI (Regjistri i Shitjes së Armëve) ka identifikuar 60 vende si eksportues të armëve të mëdha në 2010- 14. Pesë eksportuesit kryesorë gjatë kësaj periudhe - SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca - ishin përgjegjëse për gati 74 % të gjithë eksportit të armëve. Përbërja e pesë eksportuesve të mëdhenj ndryshoi mes 2005-2009 dhe 2010-14: ndërsa SHBA dhe Rusia mbetën me distancë eksportuesit më të mëdhenj. Kina i zuri, me rezultat të ngushtë, vendin Gjermanisë, dhe Britania doli nga lista e pesë të parëve. Pesë eksportuesit kryesorë shitën 14 % më shumë armë në 2010-14, krahasuar me periudhën 2005- 2009.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës Eksporti i armëve të rënda i SHBA-së u rrit me 23 % mes periudhës 2005-2009 dhe 2010-14. SHBA furnizoi me armë të rënda të paktën 94 klientë në 2010-14, më shumë nga çdo furnizues tjetër, dhe asnjë nga pala pritëse nuk mori më shumë se 9 % të eksportit të përgjithshëm të armëve nga SHBA. Azia dhe Oqeania ishte rajoni që mori më shumë armë amerikane, që

PAQJA

llogaritet në 48 %. Lindja e Mesme mori 32 % dhe Evropa 11 %.

Rusia Eksporti i armëve të rënda i Rusisë u rrit në periudhën 2005-2009 dhe 201014. Rusia furnizoi me armë 56 shtete dhe forcat rebele në Ukrainën Lindore në 2010-14. Në dallim nga SHBA, furnizimet e Rusisë ishin më të përqendruara: tre vende - India, Kina dhe Algjeria morën gati 60 % të eksportit të përgjithshëm të Rusisë. Azia dhe Oqeania morën 66 % të totalit të armëve ruse për periudhën 2010-14, Afrika 12 % dhe Lindja e Mesme 10 %.

Kina Eksportet kineze të armëve të rënda u rritën me 143 % nga periudha 2005-

2009 në 2010-14, dhe pjesa e Kinës në eksportin global të armëve u rrit nga 3 në 5 %. Kina u bë furnizuesi i tretë më i madh në 2010-14, pak më shumë se Gjermania dhe Franca. Kina furnizoi me armë të rënda 35 shtete në 2010-14. Një përqindje e konsiderueshme (pak mbi 68 %) e eksporteve kineze shkuan për tre vende: Pakistan, Bangladesh dhe Birmani. Kina eksportoi armë tek afrikanët. Shembuj të rritjes së pranisë globale të Kinës si furnizues armësh në 2010-14 përfshinin marrëveshje me Venezuelën për makina të blinduara dhe avionë transporti dhe vëzhgimi, me Algjerinë për tre fregata, me Indonezinë për furnizimin me qindra raketa kundër anijeve dhe me Nigerinë për furnizimin me një numër mjeteve ajrore të sulmit pa pilot [dron]. Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 17


Gjermania Eksporti i armëve të rënda nga Gjermania u rrit me 43 % në periudhat 20052009 dhe 2010-14. Gjermania furnizoi me armë 55 shtete. Shtete të tjera në Evropë morën 30 % të armëve të rënda gjermane më 2010-14, që ndiqeshin nga Azia dhe Oqeania (26 %), Amerikat (Amerika e Veriut dhe Jugut së Bashku, 24 %) dhe Lindja e Mesme (20 %). Më 2014, qeveria gjermane deklaroi një politikë më të kufizuar për eksportin e armëve të rënda, sidomos në reagim ndaj diskutimeve për eksportin e armëve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, eksporte për t'u shënuar më 2014 përfshijnë 33 anije patrullimi për Arabinë Saudite, 4 fregata për Izraelin, 2 nëndetëse Tip- 2009 për Egjiptin dhe 926 transportues personeli të blinduar për Algjerinë.

Franca Franca ishte eksportuesi i pestë më i madh i armëve në periudhën 201014, me 27 % më pak se në 2005-2009. Ajo eksportoi armë për 74 vende më 2010-14: 20 % shkuan për Azinë dhe Oqeaninë, 21 % për Afrikën, 20 përqind për Lindjen e Mesme, 16 % për shtete të tjera evropiane dhe 14 % për Amerikat. Më 214, Franca ndaloi dërgimin e planifikuar të një anijeje amfibe luftarake në Rusi, për shkak të përzierjes së kësaj të fundit në krizën e Ukrainës. Nëse marrëveshja do të ishte përmbushur, Franca do të kishte qenë eksportuesi i tretë më i madh i armëve të rënda për periudhën 2010-14, përpara Kinës dhe Gjermanisë. Përpjekjet franceze për rritjen e eksportit të armëve u zmadhuan nga një marrëveshje e negociuar më 2014 dhe e firmosur më 2015 me Egjiptin, për furnizimin me 24 avionë luftarakë dhe 1 fregatë.

Importuesit, 2010-14 Në periudhën 2010- 14, 153 shtete (rreth tre të katërtat e gjithë shteteve) importuan armë të rënda. Pesë importuesit kryesorë - India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bashkuara dhe Pakistani - përbënin 33 % të gjithë armëve të eksportuara në të dy periudhat, 2005- 2009 dhe 2010-14. Azia dhe Oqeania kryen afërsisht gjysmën e importeve më 2010-14, të ndjekura nga Lindja e Mesme, Evropa, Amerikat dhe Afrika. SIPRI (Regjistri i Shitjes së Armëve) identifikoi gjithashtu shtatë grupe me forca rebele si importues të armëve të rënda më 2010-14, por 18 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

asnjëri prej tyre nuk e kalonte 0.02 % të importeve të përgjithshme.

Afrika Importi i shteteve të Afrikës u rrit me 45 për qind nga 2005-2009 në 201014. tre importuesit më të mëdhenj në Afrikë ishin Algjeria (30 për qind të importeve), Maroku (26 %) dhe Sudani (6 %). Shtetet në Afrikën sub-sahariane morën 42 % të importeve nga shtetet afrikane. Sudani ishte importuesi më i madh dhe Uganda e dyta në rajon, me 15 dhe 14 % respektivisht totalin e rajonit.

Algjeria dhe Maroku Në periudhat 2005- 2009 dhe 201014 importet e Algjerisë u rritën me 3 %; importi i rivalit të saj rajonal Marokut u rrit 11 herë. Më 2014, importet kryesore të Algjerisë përfshinin një helikopter transporti nga Italia, 40 sisteme mbrojtjeje ajrore nga Rusia dhe 50 armë zjarri nga Kina; ndërkohë Maroku mori një fregatë nga Franca. Algjeria, ndryshe nga Maroku, ka një radhë porosish të mëdha armësh. Këto përfshijnë porosi të bëra më 2014 për 2 nëndetëse dhe 42 helikopterë luftarakë nga Rusia dhe

926 APC nga Gjermania. Porosia e helikopterëve dhe APC duken se janë bërë pjesërisht lidhur me konfliktin e qeverisë me grupet rebele.

Nigeria dhe Kameruni në luftë me Boko Haram-in Nigeria dhe Kameruni morën armë nga një numër furnizuesish për të përmbushur nevojat urgjente për armë në luftë kundër grupit militant islamist Boko Haram. Së bashku, më 2014, të dyja vendet porositën dhe morën helikopterë nga Kina dhe Rusia dhe automjete të blinduara nga Kina, Republika Çeke, Afrika e Jugut dhe Ukraina. Kompanitë kanadeze kanë dërguar armë të blinduara për linjat e prodhimit të vendosura në Nigeri dhe Emiratet e Bashkuara.

Amerikat Importi i armëve të rënda nga shtetet e Amerikave u rrit me 7 % nga 2005-2009 në 2010- 2014. SHBA ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në periudhën 2010-14. Venezuela ishte importuesja e dytë më e madhe në Amerikat dhe më e madhja në Amerikën e Jugut. Brazili ishte im-

PAQJA


India India ishte importuesi më i madh i armëve më 2010-14, me 15 % të importeve globale. Nga 2005- 2009, importet e saj u rritën 140 për qind. Më 2010-14, importet e Indisë ishin tre herë më të mëdha se ato të rivalëve rajonalë, Kina dhe Pakistani. Kjo dallon dukshëm nga periudha 20052009, kur importet e Indisë ishin 23 % më pak se Kina dhe dy herë më pak se Pakistani. India deri tani ka dështuar në prodhimin e armëve të saj dhe kështu që mbetet e varur nga importet. Më 2010-14, Rusia furnizoi 70 % të importeve të Indisë, SHBA 12 % dhe Izraeli 7 %. Importet e armëve nga SHBA janë një ndryshim nga e kaluara për Indinë. Para 2005- 2009 ajo thuajse nuk ka marrë armë të rënda nga SHBA. Megjithatë, duket se importet nga SHBA kanë një kurbë në rritje. Më 201014 importi i armëve të rënda nga SHBA ishte 15 herë më i lartë se për periudhën 2005-2009 dhe përfshinin armë të përparuara si armë ajrore kundër nëndetëseve. Veç këtyre, India dhe SHBA ranë dakord për marrëveshje shtesë, përfshi 22 helikopterë lufte.

Kina portuesi i tretë më i madh në Amerika dhe kishte bërë porositë më të shumta në gjithë Amerikën e Jugut. Pavarësisht faktit që numri më i madh i armëve të importuara nga SHBA përfshijnë dizajn vendas, SHBA ishte importuesi i tetë më i madh i armëve të rënda më 2010- 14. Importi i armëve nga SHBA u rrit me 21 % nga 2005-2009 në 2010-14. Avionët zinin 44 % të importeve të SHBA më 2010- 14. Importet kryesore ishin 19 avionë transporti të prodhuar me licence nga Italia dhe SHBA, përfshi 252 avionë trajnimi me projekt zviceran, 223 helikopterë të lehtë gjermanë dhe 10 avionë patrullimi spanjollë.

Pas përparimeve të shpejta në industrinë e armëve, Kina është më pak e varur nga importi i armëve, i cili u ul me 42 % nga 2005-2009 në 2010- 14. Ulja ishte e tillë që nga importuesi kryesor më 2005-2009 - mbi 30 % më shumë se vendi i dytë, India - dhe zbriti në vendin e tretë. Rusia është burimi i 61 % të importeve të armëve të Kinës, e ndjekur nga Franca me 16 për qind dhe Ukraina me 13 %. Nga Rusia dhe Franca mori më shumë helikopterë, me markën franceze

të prodhuar në Kinë. Gjatë viteve, Kina ka pasur vështirësi në projektimin dhe prodhimin e motorëve të efektshëm për automjete transporti dhe luftarake. Ajo vazhdoi të importojë numra të shumtë motorësh nga Rusia dhe Ukraina më 2010- 14 për avionë të prodhimit kinez dhe anije për marinën. Kina prodhoi motorë avionësh lufte, anijesh dhe automjetesh të blinduar, me projekt britanik-francez-dhe gjerman, sipas një marrëveshje të vjetër prej dekadash.

Australia Importi i armëve të rënda për Australinë u rrit me 65 % nga 2005-2009 më 2010-14, duke e bërë vendin e gjashtë më të madh importues në botë. SHBA mbuloi 68 % të importeve të Australisë dhe Spanja 19 %. Australia po modernizon ushtrinë e saj, por importoi dhe armë që rrisin në mënyrë domethënëse aftësinë e saj për gjuajtje në distancë të largët. Mes armë të importuara më 2010-14 ishin pesë avionë furnizues dhe dy anijet luftarake amfibë nga Spanja, së bashku me 2 avionë të mëdhenj transporti dhe avionë paralajmërues (AEW) nga SHBA. Australia importoi dhe 26 avionë luftarakë nga SHBA, ndërsa ka porositur dhe 82 të tjerë, së bashku me 8 avionë lufte kundër nëndetëseve nga SHBA dhe 4 destrojerë Hobart nga Spanja.

Evropa Importet e shteteve evropiane ranë me 36 % nga 2005-2009 në 2010- 2014. Britani e Madhe ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në Evropë (me 14 % të importeve), e ndjekur nga Azerbajxhani (me 13 %).

Azia dhe Oqeania Importi i armëve në Azi dhe Oqeani u rrit me 37 % nga 2005-2009 më 2010- 14. Shtetet në rajon morën 48 % të të gjithë importeve më 2010-14, me një rritje 40 % nga 2005-2009. Shtetet në Azinë Jugore morën 46 për qind të importeve të përgjithshme rajonale, Azia Verilindore 23 %, Azia Juglindore 1 %. Dhjetë importuesit më të mëdhenj në Azi dhe Oqeani ishin: India, Kina, Pakistani, Australia, Koreja e Jugut dhe Singapori.

PAQJA

Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 19


Britania e Madhe Importi i armëve nga Britania është shembull që tregojnë sa të rëndësishme janë importet për operacionet ushtarake në disa rajone në botë, në të cilat janë përfshirë vendet evropiane. Për shembull, më 2014 Britania vuri në veprim për herë të parë avionët inteligjentë RC- 135, të importuar nga SHBA më 2013, në operacione kundër Shtetit Islamik dhe porositi në SHBA 20 raketa kruiz që lëshohen nga nëndetëset për të zëvendësuar raketat e prodhuara në aksionet e fundit ushtarake. Azerbajxhani, Armenia dhe Nagorno-Karabaku Azerbajxhani - i cili ka një mosmarrëveshje territoriale me Armeninë për rajonin e Nagorni- Karabakut ku u rritën tensionet më 2014 - e rriti importin e armëve me 249 për qind nga 2005- 2009 në 2010-14. Rusia përbënte 85 % të importeve të Azerbajxhanit. Importet e Armenisë ishin vetëm 4 % e importeve të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura të Nagorni- Karabakut janë substanciale, por mbetet e paqartë nga kur dhe nga i kanë marrë armët. Megjithatë, gjasat janë të shumta që një pjesë të armëve ua ka dhënë Armenia.

Reagimi evropian ndaj Rusisë Politika e Jashtme e Rusisë dhe rindërtimi i ushtrisë ruse janë vëzhguar me vëmendje nga shtetet evropiane. Megjithatë, këto zhvillime kanë pasur pak ndikim në prokurimin e armëve më 2014. Disa vende kufitare me Rusinë importuan ose porositën pajisje të reja më 2014 për të forcuar mbrojtjen e tyre. Polonia i importoi shumicën e

20 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

119 tankeve të saj nga Gjermania dhe porositi 40 raketa kruiz në SHBA dhe 120 armë vetëlëvizëse nga Koreja e Jugut; Estonia porositi 44 automjete të blinduara në Britani.

Lindja e Mesme Armët e importuara nga shtetet në Lindjen e Mesme u rritën me 25 % nga 2005-2009 në 2010- 14. Gjatë 2010-14, 23 % e armëve që u transferuan në rajon shkuan për Arabinë Saudite, 20 % për Emiratet e Bashkuara dhe 16 % për Turqinë. SHBA zë 47 % të armëve të dërguara në rajon, Rusia 12 % dhe Britania 10 %. Një radhë vendesh në rajon investojnë shumë në sistemet e mbrojtjes nga raketat balistike dhe sistemin e mbrojtjes ajrore.

Arabia Saudite dhe Katari Më 2010-14, Arabia Saudite u bë importuesi i dytë më i madh në botë, duke marrë katër herë më shumë armë të rënda sesa më 2005-2009. Importet kryesore më 2010-14 përfshinin 45 avionë nga Britania, 4 avionë furnizues nga Spanja dhe mbi 600 automjete të blinduara nga Kanadaja. Arabia Saudite ka një listë të gjatë me porosi për armë të rënda, përfshi 27 avionë luftarakë të tjerë në Britani, 154 avionë luftarakë nga SHBA dhe një numër të madh armësh të blinduara nga Kanadaja. Më 2010-14, Katari ishte importuesi i 46° më i madh në botë. Megjithatë, planet e tij për rritjen e forcave të armatosura janë shpejtuar. Porosia më 2013 për 62 tanke dhe 24 armë vetëlëvizëse nga Gjermania u pasuan më 2014 me një numër kontratash

të tjera, përfshi 24 helikopterë luftarakë dhe 3 avionë AEW nga SHBA, dhe dy avionë furnizimi nga Spanja.

Eksportet e armëve në vende me konflikt të brendshëm Si reagim ndaj grushtit ushtarak të shtetit egjiptian më 2013, SHBA e kishte frenuar eksportin e armëve në Egjipt. Megjithatë, më 2014, SHBA rifilloi furnizimin me armë të rënda. Dërgesa më domethënëse ishin 10 helikopterë lufte, të cilët u konsideruan një mbështetje me rëndësi për ushtrinë e Egjiptit në fushatën kundër rebelëve në Sinai. Më 2014, importi i armëve të rënda nga Siria duket se ka pësuar rënie të madhe. Dërgimi i avionëve luftarakë MiG-29 dhe Yak-130 të porositur në Rusi u shty përsëri. Nga 2003 më 2013, Iraku importoi masa të mëdha armësh të rënda më pak të avancuara nga disa vende, përfshi 10000 automjete të blinduar nga SHBA. Pavarësisht armëve të shumta, forcat e ISIS i mundën forcat e qeverisë irakiane në disa raste më 2014 dhe shtinë dorë armët irakiane. Si reagim kundër përparimeve të ISIS më 2014, shumë vende dërguan ndihmë emergjence, përfshirë një numër të madh armësh të përdorura, si 250 transportues personeli të blinduar nga SHBA, 18 topa të rëndë nga Bullgaria, 500 raketa të programuara kundërtank nga Gjermania dhe 7 avionë luftarakë nga Irani. Rusia gjithashtu dërgoi një numër armësh në Irak, përfshirë 15 nga 43 helikopterë luftarakë gjatë periudhës 2013-14 dhe 5 avionë luftarakë më 2014. n (raport i Stokholm International Peace Research Institute)

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.