Revista Paqja, nr. 103, dhjetor 2015 - janar 2016

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti XI. Nr. 103. 19 dhjetor 2015 - 19 janar 2016. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

"URIME" LIBERALIZIMI I VIZAVE

Politika po shkatërron ekonominë

Intervistë me studiuesin e historianin, Driton Kelmendi, Ph.D.c

TË ANGAZHOHEMI PËR NJË HISTORI SA MË REALE Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

3

Avni AVDIU "Urime" liberalizimi i vizave

9

A janë çmendur kandidatët presidencialë të republikanëve?

Viti XI / Nr. 103 19 dhjetor 2015 - 19 janar 2016 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

4

Lulzim AHMETI Politika po shkatërron ekonominë

2 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103 10

Ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamed mbi Perëndimin kundrejt ISIL-it

@revistapaqja http://www.zeriyne.com


Editorial

“URIME” LIBERALIZIMI I VIZAVE!...

Avni AVDIU

M

osdhënia e dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave, ishte goditja e radhës për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian. Edhe pse pa kurrfarë dyshimi bashkëfajtorë për gjithçka që ka ndodhur gjer më tani në Kosovë janë edhe ndërkombëtarët, përgjegjësia më e madhe bie gjithsesi mbi politikanët vendorë, në veçanti mbi ata që ishin në pushtet. Së këtejmi çjerrjet e pushtetarëve për protestë kundër Bashkimit Evropian, duhet kuptuar si mekanizëm mbrojtës për të defokusuar fajësinë e tyre dhe për ta hedhur gjetiu. Mangësitë ku Kosova çalon më së shumti janë korrupsioni dhe gjyqësori, ose mosvënia e drejtësisë në binarët e duhur. Alarmimi i vazhdueshëm i medieve, shoqërisë civile, intelektualëve të pavarur etj., për korrupsionin dhe mosfunksionimin e duhur të gjyqësorit, qëllimisht hasën në veshë të shurdhër. Sot kur për pasojë u penalizuam nga Unioni Evropian, atëherë faji na qenka diku tjetër. Në fakt Bashkimi Evropian nuk na ka faj pse kemi politikanë të korruptuar, pse kemi votues që u besojnë me vite

PAQJA

rrenave të tyre dhe i votojnë, pse kemi opozitë që di të veprojë vetëm përmes formave të dhunshme, pse kemi gjyqtarë matrapazë, të cilët ndër të parët janë më meritorë për t’u futur prapa grilave, e kështu me radhë. Qytetarët, po edhe politikanët mund të revoltohen në BE, por nuk kanë edhe aq të drejtë. Në Evropë ka kritere dhe nuk hyhet paushall. Dëshira për të qenë brenda Evropës duhet të shoqërohet me përpjekjet për ta merituar atë. Krahas fajit të politikanëve, faji bie edhe mbi qytetarët. Të gjithë e duan Evropën dhe kjo është shenjë e mirë, ama shumë pak ka të tillë, që bëjnë veprime edhe si qytetarë brenda vendit të tyre, ashtu si do të vepronin po të ishin diku jashtë në ndonjë nga vendet e BE-së, duke u nisur nga mirëmbajtja e mjedisit e deri te denoncimi i korrupsionit. Tekefundit nuk është edhe aq problemi që tashmë sërish huqëm liberalizimin e vizave dhe jemi edhe disa hapa larg integrimit evropian. Problemi madhor është se ne si shqiptarë në përgjithësi jemi larg nga mentaliteti evropian. Ne Evropën e kemi vetëm iluzion, por nuk kemi idenë se si duhet të dukemi si evropian. Një pjesë e madhe mendojnë se më evropian bëhemi po të kemi sa

më shumë luks: veturë luksoze, celularë të tipit më të ri, shtëpi e orendi sa më komode etj, disa mendojnë se më evropian bëhemi duke i imituar ata në stilin e jetës së tyre, e kështu me radhë. Pakkush mendon se si evropian duhet të jemi sa më të ngritur e më të pjekur, me vetëdije sa më të lartë qytetare dhe me përgjegjësi sa më të madhe ndaj vendit ku jetojmë. Kryetari i opozitës në Shqipëri (PDsë) Lulzim Basha ua uroi kosovarëve “miratimin” e raportit për “liberalizimin” e vizave nga Komisioni Evropian. Ai theksoi se rekomandimi i Komisionit Evropian për “heqjen” e vizave është një lajm i “gëzueshëm”, “hap i madh përpara” dhe një “lehtësim” që e meritojnë qytetarët e Kosovës, prandaj adresoi “përgëzime dhe inkurajime” edhe për autoritetet në Prishtinë. Ka dashur të tallet apo nga euforia e demonstratave që po organizon në Tiranë, s’ka dëgjuar parashtesën “MOS”, zor është të thuhet. Sidoqoftë urimi i Bashës ka simbolikën e vet. Urime juve politikanë të korruptuar; urime edhe juve qytetarë që i besoni e i votoni vazhdimisht; kështu së bashku ju me ëndrra moti keni hyrë në Evropë, por Evropa nuk po e kupton ende… n Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 3


Politika po shkatërron ekonominë

Kriza politike në pjesën e dytë të vitit 2014, është bartur me efekte negative edhe në vitin 2015, sidomos në sektorin e ekonomisë. Moskrijimi i Qeverisë dhe problemet në Kuvendin e Kosovës e kanë bërë situatën jo stabile dhe tepër të keqe për tërheqjen e investimeve të huaja. Edhe pse është parashikuar rritja ekonomike prej 3.8%, kjo është e vështirë e arritshme Lulzim AHMETI

V

iti 2015 mund të konsiderohet si viti më i keq i Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe social, pasi që zhvillimet në vend nuk kanë qenë aspak në favor të zhvillimit ekonomik. Vitit 2014 kishte nisur me shumë probleme politike, e po ashtu edhe u përmbyll. Ndërkaq, edhe pse pritjet ishin që viti 2015 do të jetë më i mirë dhe më shpresëdhënës në të gjitha sferat, ndodhi e kundërta. Zhvillimet politike në vend po bëjnë që edhe sferat të jenë me progres minimal ose me shumë zhvillime negative. Edhe në fushën e ekonomisë trendet kanë qenë negative. Përmirësime nuk ka pasur as në rritjen ekonomike, e as në hapjen e vendeve të reja të punës. Luftimi i korrupsionit dhe dukurive tjera është bërë si zakonisht përmes deklaratave, por jo edhe përmes veprimeve konkrete. Edhe më tej korrupsioni po e shkatërron shoqërinë kosovare e po ashtu edhe Kosovën.

Punësimi Pavarësisht premtimeve për punësim dhe për hapje të vendeve të punës të partnerëve që udhëheqin me Qeverinë e Kosovës, ata kanë dështuar pothu-

4 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

ajse totalisht në këtë aspekt. PDK kishte premtuar se do të hapnin vende te reja pune, ku vetëm për katër vite ata kishin premtuar 200 mijë vende të reja pune, ndërsa LDK-ja e Isa Mustafës kishte thënë se do të hapte 120 mijë vende pune. Vetëm gjatë një viti ata kanë arritur që të punësojnë diku vetëm rreth 10 për qind të vendeve të premtuara. Defrim Rifaj, drejtor i departamentit të Punës dhe Punësimit, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se me ndërmjetësim të zyrës së punësimit që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë punësuar 3 mijë e 716 punonjës. “Për këtë periudhë janë punësuar 3 mijë e 716 persona. Ka vende të lira të punës që janë të identifikuara 12 mijë e 474 në nivel të Kosovës. Ka problematika të ndryshme në këto biznese. Ka disa që hezitojnë të punojnë. Kemi prej tyre të pakualifikuar e në qendrat tona të punësimit ofrojmë edhe aftësim profesional”, - tha Rifaj. E sa i përket mosarritjes së premtimeve në një vjetorin e Qeverisë Mustafa, ka folur edhe Deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa. Ai ka thënë se partnerëve të koalicionit duhet përmendur se nuk i kanë përmbushur premtimet për punësim.

“Partnereve të Koalicionit duhet t’u kujtohet, madje shpesh, se premtuan se do të punësojnë 120.000 -250.000 vende pune. Kosova nuk ka statistika rreth punësimit. Ka statistika, madje edhe ato të diskutueshme rreth papunësisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka dhe rrjedhimisht nuk publikon statistika mbi atë se sa vetë kanë zënë punë dhe sa të tjerë kanë humbur punën. Dhe ky është një absurditet i llojit të vete për një vend me kaq problem rreth punësimit”, - ka thënë Mustafa. “Për vete isha i befasuar këndshëm se nëpërmjet zyrave të punësimit qenkan punësuar afro 4000 veta. Kam menduar se është më pak. Këto zyra ende nuk janë afirmuar e as aftësuar që ta kryejnë mirë funksionin e tyre. Kur po e diskutoja këtë çështje dje me disa kolegë erdhëm te vlerësimi se në vendet ku institucionet e tregut të punës funksionojnë mirë, nëpërmjet këtyre zyrave punësohet mbi 70% e ndoshta edhe 80% të atyre që gjejnë një vend pune. Sipas vlerësimeve në Kosovë kjo duhet të jetë diku midis 20-25% . Shihni kush nga familja juaj ka gjetur punë nëpërmjet këtyre zyrave! Rrjedhimisht pra duhet të kishim midis 15000 – 20000 që kanë hyrë në pune. Prej këtu duhet të zbresim ata që kanë humbur punën për shkaqe të ndryshme”, - thekson profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa. Por një pikë shprese, mbetet në investimet e huaja edhe pse imazhi i keq, i një shteti jostabil , me kriza politike të vazhdueshme, e në të cilin nuk sundon ligji dhe e drejta, e ka bërë Kosovën një ndër vendet më jo atraktive në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja. As më 2015 investitorët e huaj nuk bënë investime në Kosovë, ashtu siç ka mundësi dhe nevojë vendi ynë, edhe pse ka pasur përmirësime pozitive. Sipas statistikave zyrtare për tetë muaj të 2015-ës, në Kosovë ka pasur rreth 240 milionë euro investime, ndërsa

PAQJA


në 2013 kishim rreth 219 milionë euro në nëntë mujorin e parë. Ndërkaq, viti 2014 ka qenë një ndër vitet më të këqija sa i parket investimeve nga jashtë.

Rritje 100 milionëshe e buxhetit Buxheti për vitin 2016, i cili është miratuar në pjesën e parë të dhjetorit me votat e pozitës do të jetë 1 miliard e 680 milionë euro, që është për 100 milionë euro më shumë se buxheti i vitit 2015. Ndarjet e tij, sipas sektorëve do të jenë nga shuma e përgjithshme e buxhetit, 22 për qind do të shpenzohen për çështje ekonomike, po ashtu 22 për qind për çështje sociale. Për fushën e arsimit që ka nevoja të mëdha për përmirësime do të shpenzohen vetëm 17 për qind e totalit të buxhetit. Sektori i shëndetësisë

PAQJA

ka mungesa të mëdha dhe nevoja të shumta për mjete buxhetore. Për të Qeveria e Kosovës ka paraparë të ndajë 11 për qind të buxhetit, kurse shpenzimet për rend dhe siguri do të jenë në masën e 9 përqindëshit, e për sektorët tjerë shpenzimet do të jenë nën 5 për qind. Në buxhetin e miratuar për vitin 2016, parashihet një ngritje e lehtë e të dalave për pensionet që kapin një shumë prej 91 milionë euro si dhe për kompensimin e përvojës së punës dhe asistencës sociale. Çfarë është një e mirë, janë zvogëluar shpenzimet për mallra dhe shërbime. Por në total si konkludim përfundimtar është se buxheti nuk premton zhvillim ekonomik, në masën e duhur pasi ai është i orientuar kryesisht si buxhet social.

Pavarësisht se Kosova ka nevoja për rritje ekonomike në shifra dy shifrore, kjo rritje shumë e pritur nuk do të jetë në këtë trend, pasi që nuk ka mundësi të bëhen me këto trende negative. Rritja ekonomike në buxhetin e shtetit është parashikuar të jetë për vitin 2016 prej 3.8 për qind, deri sa në tre vitet e ardhshme 2017, 2018, 2019 të shkojë në mesatare prej 4.2 për qind. Por, në rrije ekonomike mund të ndikojnë projektet e mëdha kapitale siç janë projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, me një kosto deri në 1.4 miliard euro, i cili gjatë fazës së ndërtimit për një periudhë katër vjeçare mund të punësojë deri në 10 mijë veta. Projekti për Brezovicën e re që mund të shkojnë investimet deri në 410 milionë euro, mund të punësojë deri në mbi 3000 veta . Por, gjatë hartimit të buxhetit, Qeveria ka parashikuar për 38 komunat e vendit, një shumë prej mbi 422 milionë euro që është pak më i lartë se sa buxheti i vitit 2015. Por gjatë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, ka pasur kritika nga deputetët se disa projekte janë hequr nga buxheti për disa komuna. Por, një karakteristikë e buxhetit të vitit 2016, është buxheti i ndarë për bujqësinë, i cili është më i vogël për 3 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë në vitin 2015, kishte buxhet mbi 60 milionë euro, ndërkaq për vitin 2016 do të ketë më pak se 57 milionë euro. Nuk na mbetet tjetër vetëm të shpresojmë se viti 2016, do të jetë një vit i mbarë! n

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 5


TË ANGAZHOHEMI PËR NJË

HISTORI SA MË REALE

“Nëse duam ta dimë të vërtetën, duhet angazhuar grupe studiusish për periudha të ndryshme historike e pastaj të bëhen hulumtime. Pasi të kryhen hulumtimet do të kuptohet se si ka qenë gjendja atëherë, edhe pse gjurmët osmane si: xhamitë, urat, medresetë (shkollat e kohës), kalatë, hamamet, sahat-kullat, rrugët, shtëpitë, zhvillimi i zejtarisë dhe tregtisë, etj, janë dëshmi e gjallë e civilizimit të kohës. Këtë që ne po e themi e vërtetojnë edhe pohimet e studiuesëve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilët gjatë muajit nëntor kanë realizuar një vizitë në institucionet kulturore e shkencore të Republikës së Turqisë”, - u shpreh në mes tjerash në intervistën dhënë revistës “Paqja”, studiuesi Driton Kelmendi.

P

AQJA: Cila është rëndësia e 28 nëntorit? Kelmendi: 28 nëntori konsiderohet dhe është ndër ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar. Dua të shtojë se përfundimi i Luftërave Ballkanike, Traktati i Fshehtë i Londrës, Lufta e Parë Botërore dhe Konferenca e Versajës, po ta gjenin popullin shqiptar pa frytet e 28 nëntorit, fati ynë do të ishte mjaft diskutabil. Shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen për padrejtësitë që u bënë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe konfirmimi i saj në Versajë. PAQJA: Askund në histori nuk është thënë se për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhanë jetën mbi 50.000 ushtarë të Perandorisë Osmane; pastaj mbahet sikur nën hije se gjatë Perandorisë kanë qenë 39 kryeministra shqiptarë dhe se shqiptarët kanë qenë shumë të privilegjuar; përse ndodh kjo? Kelmendi: E para, në historiografi ekziston një si ta quaj ANASHKALIM KULTUROR. Me këtë historianët, shkrimtarët, publicistët, etj. përdorin një metodë që anashkalojnë ngjarje dhe fakte historike gjoja në mënyrë kulturore dhe ato mbesin në heshtje. Kjo ka një shpjegim logjik. Kur shtetet ballkanike kanë filluar luftën dhe shtrirjen e tyre në trevat shqiptare-osmane, në këto treva ka pas garnizone osmane. Cila ishte forca, organizimi dhe rezistenca e tyre, i mbetet historjanëve ta shtjellojnë. Pra me këto garnizone osmane janë ballafaquar ushtritë ballkanike. E dyta, vetëm shikoni se sa janë prezent në libra të historisë udhëheqësit fetarë, sa shpjegohet nëpër libra të historisë roli i bashkësisë fetare islame për Pavarsinë e Shqipërisë si dhe bashkësive tjera fetare dhe shikoni edhe luftën e fundit ose 6 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

di en elm K n ito

Dr

fia

Driton Kelmendi ka lindur në Prishtinë më 26.10.1980. Filloren dhe të mesmen i kreu me sukses shembullor në Lipjan. Historinë e kreu në vitin 2004 në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, kurse masterin (shkencat historike) në vitin 2013 po në të njëjtin Universitet. Vijon studimet për Doktoraturë (për periudhën moderne shekujt XV-XVIII) në Institutin e Shkencave Sociale - Universitetin Selçuk, Fakulteti i Edukimit në Konya/Republika e Turqisë. Ka qasje në Arkivin Osman në Stamboll si dhe ka të drejtën për hulumtime në arkiva si studiues i studimeve PH.D.c. Është pajisur me shumë çertifikata si vijues i disa seminareve shkencore me tema të ndryshme historike.

Biogra

ngjarjet nga vitit 1990 deri 1999 se çfarë kontributi kanë dhënë Bashkësia Islame e Kosovës me tërë institucionet e saj dhe sa përmendet nëpër libra. E treta, shqiptarët në Perandorinë Osmane kanë qenë shumë komod, të ngritur në pozita deri në sadriazem-kryeministra, dhe vetëm numri që më së shumti kryeministra në Perandorinë Osmane ka qenë nga

shqiptarët, është e mjaftushme. Po historiografia komuniste ka bërë një gabim, duke mohuar çdo gjë të mirë gjatë periudhes osmane dhe këtë gabim janë duke vazhduar historianët, publicistët e grupe të ndryshme islamofobe që kanë vënë në shënjestër periudhën osmane, e në prapavijë janë antiislamistë të ngjyrosur me ide demokratike, çka është më e

PAQJA


PAQJA: Pavarësia erdhi pas një periudhe të sundimit të Perandorisë Osmane. Si do ta kishit karakterizuar ju nga perspektiva e tanishme këtë Perandori; kur kihet parasysh se një ndër studiuesit më në zë Ernest Gellner e quan ndër perandoritë më liberale që ka njohur historia? Kelmendi: Unë kam përcjellur debatet e shumta televizive si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë rreth Perandorisë Osmane dhe rolit të saj në Ballkan. Është për keqardhje që akoma historianët, shkrimtarët dhe publicistët tanë nuk janë shkarkuar nga mendësia komuniste. Në Arkivin Osman në Stamboll është një det me deftere dhe dokumente osmane, janë të pashfrytëzuara dhe në anën tjetër aq me kompetencë flasin për krejt Periudhën Osmane te shqiptarët. Kjo është me të vërtetë për t’u çuditur! keqja, këto grupe janë kundër Turqisë së sotme dhe sipas tyre çdo gjë që vjen nga Turqia është e dëmshme. Këtë e ilustron më së miri mospranimi i Kosovës në Unesco. Kanë qenë tepër idiote reagimet dhe shkrimet nëpër portale të ndryshme e që të gjitha kanë qenë të organizuara nga grupet islamofobe.

PAQJA: Në Perandori kanë shërbyer edhe shumë figura madhore që kanë pasur pozita kyçe si Ismail Qemali, hoxhë Tasini, Sami Frashëri etj. Po të kishin qenë aq të shtypur shqiptarët gjatë kësaj Perandorie, si mund të shpjegohet heshtja e tyre? Kelmendi: Perandoria Osmane duhet të studiohet dhe shpjegohet me periudha të ndryshme. Nuk janë të njëjta periudhat kohore që ne si popull kemi jetuar së bashku me shumë popuj tjerë nën Perandorinë Osmane. Periudha pas Reformave të Tanzimatit është një periudhë krejt tjetër. Personalitetet ose rilindasit që ju përmendët kanë qenë në pozita shumë të larta në P.O. dhe simbas nevojës ose rrethanave që janë paraqitur në Ballkan ata kanë paraqitur edhe projekte se si të veprojë populli shqiptar, por asnjëherë nuk kanë qenë kundër Perandorisë. Te këto figura kanë qenë të qarta qëllimet e shteteve ballkanike dhe me atë logjikë nuk kanë mundur të jenë kundër Perandorisë. Shtetet ballkanike gjithnjë kanë pasur programe shfarosëse kundër shqiptarëve, ndërsa shqiptarët të rrethuar prej shteteve grabitçare, s’kanë pasur mbështetës dhe aleat më besnik,

PAQJA

më dinjitoz e më të mirë përveç Perandorisë. Këtë e dëshmon më së miri Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimet e saj si dhe vazhdimsitë e ngjashme deri më 28 nëntor 1912. Pra rilindasit dhe patriotët shqiptarë kanë vepruar në mënyrë të drejtë ashtu si janë paraqitur rrethanat politike. Vlen të ceket se shqiptarët aleat besnik kanë pasur edhe Austro-Hungarinë.

PAQJA: Duke u ndërlidhur me këtë; sa mund të jenë akoma të vërteta pohimet se Perandoria Osmane është fajtorja kryesore për gjendjen e mëvonshme të shqiptarëve, kështu që edhe për fajet e komunizmit (izolimi, keqorientimi kah BRSS, bunkerizimi, varfërimi etj.) shpesh, akuzat adresohen ndaj PO? Kelmendi: Unë jam i mendimit dhe dëshiroj ta ndjeki këtë vijë, që për histori të flitet vetëm me fakte dhe pa asnjë paragjykim. Nëse në një periudhë

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 7


kohore ka pasur shkelje ose vujtje nga Perandoria Osmane ndaj shqiptarëve, ta shkruajmë, ta gjejmë fillimisht a ka pasur, si ka pasur, nga kush është bërë, mandej të bëhet krahasimi për krejt Perandorinë sa ka pasur të mira, sa ka pasur të kqija. Këtë mund ta bëjnë vetëm grupi i studiuesëve të sinqertë dhe shumë të disciplinar. Përndryshe është vetëm se një sëmundje, e cila akoma është te disa studiues shqiptar, të cilët pavarësisht kush shkruan për P.O., ata përgjigjen e kanë; ajo ishte kancer për shqiptarët, ndërsa mendoj se realiteti është krejt tjetër.

PAQJA: Me çfarë kompetence mund të flitet kundër Perandorisë Osmane, kur as 1% e arkivave nuk janë eksploruar? Kelmendi: E shtjelluam më lartë, se dokumentet osmane për shqiptarët janë shfrytëzuar shumë-shumë pak. Nëse duam ta dimë të vërtetën, duhet angazhuar grupe studiusish për periudha të ndryshme historike e pastaj të bëhen hulumtime. Pasi të kryhen hulumtimet do të kuptohet se si ka qenë gjendja atëherë, edhe pse gjurmët osmane si: xhamitë, urat, medresetë (shkollat e kohës), kalatë, hamamet, sahat-kullat, rrugët, shtëpitë, zhvillimi i zejtarisë dhe tregtisë, etj, janë dëshmi e gjallë e civilizimit të kohës. Këtë që ne po e themi e vërtetojnë edhe pohimet e studiuesëve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilët gjatë muajit nëntor kanë realizuar një vizitë në institucionet kulturore e shkencore të Republikës së Turqisë. Qëndrimet e tyre i ke edhe në portale edhe në fb-të e tyre. Studjusi dr. Nuridin Ahmeti te portali mesazhi. com shpjegon se: “Në Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, përveç tjerash ka 28 8 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

mijë vepra në dorëshkrim, prej tyre 6 mijë nga hapësirat e Ballkanit. Një numër i konsiderueshëm i veprave në dorëshkrim janë në gjuhën shqipe me alfabet osman. Gjithashtu, në këtë Bibliotekë ishte edhe një numër i konsiderueshëm i gazetave dygjuhësore osmanisht dhe shqip, të cilat kanë dalur në kohën e Perandorisë Osmane”, -ka pohuar Ahmeti.

PAQJA: Kërkesës së qeverisë turke për korigjimin e historisë shqiptare në pjesët ku flitet për të pavërtetat rreth Perandorisë Osmane, disa u janë përgjigjur me emocione, por të dy akademitë ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në njëfarë mënyre kanë pranuar se pala turke ka të drejtë dhe se në historinë tonë janë shumë gjëra që duhet rishikuar. Çka mendoni ju si studiues lidhur me këtë? Kelmendi: Kërkesa për rishikimin e historisë ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian. Këtë gjë e ka kërkuar edhe qeveria turke. Mendoj që politika duhet të mos përzihet në këtë çështje. Qeveria turke ka ngritur një shqetësim, ndërsa edhe akademitë dhe institutet tona e marrin seriozisht këtë problematikë. Të ulen ekspertët e fushave dhe të shikojnë kush ka argument, atëherë argumentet duhet pranuar. Mirëpo mendoj se çështja është edhe më e thellë dhe ka disa prapavija rreth rezistencës që i është bërë kërkesës së qeverisë turke nga disa historianë dhe publicistë tanë. PAQJA: Ka pasur disa përplasje lidhur me 29 nëntorin; Disa studiues thonë se çlirimi i përgjithshëm i Shqipërisë nga nazi-fashizmi ka ndodhur më 28 nëntor, por se regjimi diktatorial komunist i

Enver Hoxhës ka harmonizuar këtë datë me atë të RSFJ për shkak të raporteve të shkëlqyera që kishte në fillim me jugosllavët dhe për faktin se ishin pikërisht jugosllavët me emisarët e vet (Milladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën) ata që ndikuan që në krye të PKSH të vendoset Enveri. Çfarë mendoni ju për këtë? Kelmendi: Kjo nuk është fusha ime e studimeve. Mirëpo mendoj se mospajtimi është në është çliruar Shkodra më 28 nëntor a 29 nëntor. Koha e saktë se kur janë tërhequr forcat gjermane nga Shkodra, aty është debati.

PAQJA: Është një dukuri omniprezente gjithandej, që kur flitet kundër Perandorisë Osmane, flitet gjithnjë duke pasur parasysh aversionin ndaj Islamit, pra kritika ndaj Perandorisë bëhet pikërisht nga islamofobët, sepse P.O. simbolizon Islamin dhe urrejtja ndaj PO në bazë është urrejtje ndaj Islamit. Si shpjegohet kjo? Kelmendi: Më lartë disa çështje i shtjelluam, mbaj këtë mendim, disa e bëjnë prej pa njohurive, e për disa që P.O. është karremi për ta sulmuar Islamin nga islamofobët e kamufluar me ide “demokratike-liberale”. PAQJA: Dhe në fund mesazhi juaj… Kelmendi: Akademitë dhe institutet shqiptare duhet të investojnë në shkollimin e kuadrove të reja, të hapin konkurs dhe të pranojnë kuadro të reja. Të krijohet fondi, pra të jetë investim shqiptar dhe këto kuadro të dërgohen në Evropë dhe disa vende ballkanike e Turqi. Nga këta studentë të bëhen disa ekipe studiuesish të një periudhe, dhe këto ekipe kur të vijnë, të vijnë me rezultate të reja, atëherë do të jetë një histori më reale e jona. n

PAQJA


A janë çmendur kandidatët presidencialë të republikanëve? Bishara A. BAHBAH

U

në jam një i krishterë me prejardhje arabe. Jam rritur në Jerusalem bashkë me fqinjët dhe miqtë e mi muslimanë. Më tërbon fakti i të qenit dëshmitar i fanatizmit të një numri të madh të politikanëve, veçanërisht republikanëve, kundrejt Islamit, refugjatëve sirianë dhe ligjit të Sheriatit. Kandidati kryesor për president i republikanëve është çmendur. Donald Trumpi ka bërë thirrje për vëzhgim të xhamive në SHBA, krijimin e një baze të të dhënave të refugjatëve sirianë dhe nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një regjistri për të gjithë muslimanët e Amerikës. Trumpi gjithashtu ka bërë thirrje për depërtimin e pothuajse 11 milionë emigrantëve ilegalë në Amerikë dhe ndërtimin e një muri të madh përgjatë kufirit me Meksikon. Dr. Ben Carson, neurokirurg, me sa duket një person i zgjuar, i cili është vetëm pak mbrapa Trumpit në mesin e republikanëve, insistoi në një intervistë në CNN se për një musliman që të bëhet president i SHBA-së, ai ose ajo duhet të “refuzojë parimet e Islamit”. Ai gjithashtu tha se “nuk do ta përkrahte vendosjen e një muslimani në krye të këtij kombi (v.j. kombit amerikan)”. Muajin e kaluar, parlamenti amerikan kaloi një ligj, të cilin e mbështetën 289 anëtarë, duke përfshirë edhe demokratët, i cili parasheh forcimin e kërkesave të paarsyeshme shtesë të sigurisë për lejimin e hyrjes në SHBA të refugjatëve sirianë – njerëz të cilët po ikin prej vendit të shkatërruar nga lufta dhe prej një grupi brutal, jonjerëzor dhe të egër terrorist – ISIS-it. Këta refugjatë janë pjesë e një vale të madhe refugjatësh që prej Luftës së Dytë Botërore. Për ta shtuar fyerjen për të lënduarit, 32 guvernatorë, shumica e tyre republikanë nënshkruan në atë mënyrë duke thënë se ata do të refuzojnë të bashkëpunojë me përpjekjet federale për të rivendosur refugjatët sirianë që kanë ikur nga grupi barbar i Shtetit Islamik, i njohur si ISIS.

PAQJA

Fatkeqësisht, Amerika e ka bërë një gjë të këtillë edhe përpara, dhe ne nuk kemi mësuar nga gabimet tona. Gjatë shekullit të kaluar të dy Luftërave Botërore, ne ua kemi bërë një gjë të këtillë italianëve, gjermanëve dhe japonezëve. Dhe në paqe, kemi persekutuar të zinjtë (këtë duhet ta dijë Dr. Carson), çifutët, aziatikët dhe latinët. Amendamenti i Parë për garancinë e lirive themelore fetare dhe Neni 6 i Kushtetutës ndalojnë testet fetar për çfarëdo zyre qeveritare. Javën e kaluar, Komiteti Kombëtar Demokratik goditi përsëri. KKD lansoi një reklamë të titulluar “Nxitja e frikës nuk është presidenciale”. Reklama tregon inserte të figurës së dëshpëruar të presidentit George W. Bush, duke thënë, “Ne nuk po luftojmë kundër Islam-it. Ne po luftojmë kundër terrorizmit. Kjo nuk ka të bëjë me Islamin. Islami është paqe.” Mes viteve 1989 dhe 2006, SHBA mirëpriti me krah hapur, ashtu siç do të duhej, 325 mijë çifutë prej vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. A janë çifutët qenie njerëzore, ndërsa muslimanët janë të egër dhe terroristë? Të gjithë ne, përveç indianëve autoktonë, jemi emigrantë në këtë vend. Prindërit e senatorëve Ted Cruz dhe Marco Rubio janë emigrantët e gjeneratës së parë dhe mund ta shihni se çfarë kanë arritur bijtë e tyre. Ata janë anëtarë të Senatit amerikan. Pse atëherë

ata janë dy fanatikë të vetëkënaqur që kundërshtojnë legalizimin e statusit të emigrantëve ilegalë në këtë vend (shumica e të cilëve janë latinë) dhe nuk po i mirëpresin refugjatët nga Siria? Amerikanët me trashëgimi arabe kanë kontribuar shumë për këtë vend. Babai i Steve Jobs-it, themeluesit të Apple, ishte një emigrant sirian. Profesori Elias Corey që fitoi çmimin Nobel më 1990 për kimi. George Mitchell ishte Udhëheqës i shumicës në Senat. Cancace Lightner themeloi MADD (Mothers Against Drunk Driving – Nënat kundër ngasjes në gjendje dehjeje); dhe Danny Thomas themeloi St. Jude’s Research Hospital. ISIS-i nuk e përfaqëson Islamin, e as ata që janë muslimanë praktikues. Ata janë një tufë banditësh, vrasësish dhe përdhunuesish, të cilët i realizojnë krimet e tyre në emër të Islamit. Kurani e lejon luftimin vetëm në vetëmbrojte ose për të mbrojtur “kishat, sinagogat, tempujt dhe xhamitë”. Çfarëdo lufte e kryer në emër të Islamit nuk ka të bëjë asgjë me Islamin. Ato janë të motivuara politikisht. n Autori ka dhënë mësim në Universitetin e Harvardit dhe shërben në bordin kombëtar të drejtorëve të Komitetit Amerikan për Kundër-Diskriminim Arab. Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 9


ISH-KRYEMINISTRI I MALAJZISË, MAHATHIR M Politikani veteran fajëson politikën perëndimore në Lindje të Mesme dhe paralajmëron se sulmet nga ajri rrezikojnë përkeqësimin e krizës në Siri

I

sh-kryeministri malajzian dhe burrështetasi me përvojë Mahathir Mohamed – një kritikues i zëshëm i Izraelit dhe politikës perëndimore në Lindjen e Mesme, ka paralajmëruar se sulmet nga ajri mbi territorin e ISIL-it rrezikojnë zgjerimin e konfliktit. I njohur për stilin e tij rebel, Mahathir foli për konfliktin në Siri dhe ndikimin mbi botë. Tani 90 vjeçar, ai është pensionuar më 2003-tën pas 22 viteve në pushtet, por me një orar stërmundues të angazhimeve për fjalime. Mahathir tha se lindja e Shtetit Islam të Irakut dhe Levantit i ka rrënjët te politika perëndimore në Lindjen e Mesme, e cila e ka acaruar tensionin dhe fyerjen në regjion. Pas barbarisë së Parisit, vendet perëndimore po sulmojnë nga ajri1 mbi ISIL-in në Siri. Mahathir theksoi se “kjo do t’i përkeqësojë gjërat sepse arabët tjerë – arabët e pafajshëm – do të vriten. Ngase ata nuk do të kenë mundësinë të bëjnë asgjë, ata vuajnë me ISIL-in. Me kohë, ISIL-i do të reagojë prapë me gjëra të tmerrshme, ose ndoshta grupe tjera. 10 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

Të frustruar, duke mos qenë në gjendje për të ngadhënjyer mbi armikun, ata do të bëjnë çfarë të munden. Dhe ajo çfarë mund të bëjnë ata nga ne përshkruhet si terrorizëm. Por edhe bombardimi i njerëzve prej ajrit gjithashtu është terrorizëm. Ata që presin për bombat që të bien, gjithashtu janë të terrorizuar.” Ai gjithashtu i frikësohet një lufte më të gjerë, që tashmë po përhapet. “Unë gjithmonë them se e tëra ka filluar kur tokat palestineze janë pushtuar dhe i janë dhënë çifutëve për Izraelin. Si pasojë, çifutët praktikisht e kanë pushtuar tërë Palestinën, ndërtimin e vendbanimeve, rrugëve, duke kontrolluar lëvizjet e popullatës dhe të gjitha gjërat. Fillimisht, vendet arabe provuan ta rimarrin tokën dhe dështuan sepse Evropa dhe Amerika e mbështetën Izraelin dhe që prej atëherë Izraeli po kryen të gjitha llojet e krimeve ndërkombëtare. Kjo është shumë gabim. Ajo se çfarë evropianët dhe amerikanët duhet të bëjnë, është që të jenë të paanshëm dhe të dëgjojnë të dy palët. Ne nuk mund të themi njëra anë është gabim gjatë tërë kohës. Izraelitët kanë bllokuar ilegalisht, kanë ndalur

anijet në det...Për tërë këto, Perëndimi e mbyll njërin sy. E tëra çfarë flasin ata është terrorizmi”, - tha Mahathir, duke

PAQJA


MOHAMED MBI PERËNDIMIN KUNDREJT ISIL-IT shtuar se “reagimi i Izraelit është deterrorizimi i terroristëve si metodë që ata e përdorin për ta menaxhuar situatën. Nëse ju vrisni një izraelit, ne do t’i vrasim 10 nga populli i juaj. Nëse ju i vrisni 10 njerëz tanë, ne do t’i vrasim 100 prej tuajve. Ne do t’u dënojmë ju. Kjo është ajo se çfarë po bën Izraeli. Bota e di këtë dhe po e toleron këtë gjë”. Mahathir e cilësoi se lindja e ISILit është më tepër sesa krijim i Izraelit. “Është më tepër, dhe do të shkojë të bëhet edhe më keq. Unë mendojë që luftimi i gueriles, nuk mund të bëhet me luftë konvencionale; nuk mund të luftohet prej ajrit. Ne kemi përvojë në Malajzi. Kur kemi pasur guerile, ne kemi arritur t’i fitojmë zermat dhe mendjet e njerëzve që ata mos t’i mbështesin guerilet. Kjo është mënyra se si ia kemi dalë të kemi sukses. Ne nuk po i zgjidhim problemet e arabëve. Zemërimi dhe zhgënjimi nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë”. Sipas Mahathir, politikanët perëndimorë, po i përsërisin gabimet e të kaluarës. Ai tha se duke e vrarë një ISIL këtu, do të vjen një ISIL diku tjetër. Kësisoj përhapet lufta. Edhe në Malajzi kemi simpatizues të ISIL-it. Do të ekzistojnë ekstremisët: njerëz aq të inatosur që do të bëjnë tërë këto gjëra. Nuk është në kulturën tonë dhe ne jemi të shokuar të

shohim malajzianë që shkojnë atje me familjet e tyre, duke marrë pjesë në atë çfarë nuk është islame. Kjo është kundër mësimeve të Islamit. Politikani i rryer theksoi se hakmarrja nuk është zgjidhje. Nëse vret popullin tim, unë do ta vras popullin tënd. Gjejeni se përse këta njerëz po i bëjnë

tërë këto gjëra të tmerrshme? Akte të reja terrori po zbulohen, po mësohen. Tani ata po dalin me akte terrori para syrit të kamerave televizive. Kjo është arma e tyre e re. Tani e tërë bota po tmerrohet. Vendet islame po lemerisen. Ata nuk po vrasin vetëm ushtarë, por po vrasin çdokënd, njerëz të pafajshëm po masakrohen në syrin e tërë botës. Kjo luftë, me thellimin e konfliktit, do të ketë pasoja të tmerrshme humanitare dhe është detyrë e secilit të ofrojë ndihmën e tij. Nëse refugjatë shpërndahen në shumë vende barra nuk do të jetë aq e madhe për akëcilin vend. Janë më shumë se katër milion njerëz që po ikin, pothuajse gjysma e popullit të Sirisë. Secili vend nevojitet që të ofrojë ndihmë. Këta njerëz nuk do të qëndrojë në këto vende përgjithmonë. Ata duan të kthehen prapë në vendin e tyre. Diplomati nga Malajzia tha se gjëja më e rëndësishme është që të zgjidhet lufta civile siriane. Vetëm bombardimi i tyre prej ajrit nuk do të ndihmojë. Problemi është në tokë, jo në ajër. Në këtë proces, nuk do të goditet vetëm ISIL-i, por do të goditen edhe njerëz të pafajshëm, do të shkatërrohet i tërë vendi.

/Al Jazeera/

1 http://www.aljazeera.com/news/2015/12/ uk-plan-strike-isil-syria-dividesmps-151201042501389.html

PAQJA

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 11


RUSIA BOMBARDON PËR TA PËSHTJELLU

S

ulmet e fundit terroriste në Paris dëshmuan edhe një herë, për të satën herë, se bota tashmë jo vetëm se ka hyrë, por ndodhet në fazën më kritike të luftës globale kundër terrorizmit. Kjo veçmë është e qartë. Mirëpo problemi është te të perceptuarit e terrorizmit dhe te mosdallimi, mosndarja e mosklasifikimi i tij. Përgjithësimi i këtij fenomeni ka bërë që jo pa qëllim të stigmatizohet i tërë një religjion dhe gjithë komuniteti që i përket atij. Për fat të keq shërbimin më të fuqishëm kësaj propagande, ia kanë bërë vetë pjesëtarët injorantë e të instrumentaliziuar të Islamit. Shembull tipik së fundmi është grupacioni i të ashtuquajturit ISIS. Nëse hymë në thelb të metodave psikologjike që aplikon ISIS-i, krahas vrazhdësisë, shohim edhe nivelin infantil të të kuptuarit. Siç u raportua nga mediet luftëtarët e ISIS-it në Libi kanë dhuruar bonbone për fëmijët dhe të rriturit për të festuar sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona. Festimet janë shfaqur përmes një videoje, në të cilën dy xhihadistë kërkuan sulme në Paris, New York dhe Moskë. Video u publikua vetëm pak orë pasi Britania votoi për të bombarduar ISIS-in në Siri, - raportoi "DailyMail". Një nga personat në video tha se "hakmarrja ka filluar dhe se sulmet do të vazhdojnë në Uashington, pastaj në New York e më vonë në Moskë". Infantiliteti këtu qëndron tek ideja e hakmarrjes, e cila jo që nuk ka bazë islame, por as logjike. Të qerasësh fëmijët e të tjerët për shkak se është realizuar me sukses një krim!!! Çka 12 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

do të thotë të mbjellësh këtë ndjesi te fëmijët?! Pastaj, hakmarrja ndaj caqeve armike duhet të godas objektivat fajtore për shkaktimin e vuajtjeve në popull, pra shkurt duhet të targetohen objektet ushtarake e policore, e në asnjë mënyrë ato civile. Nëse bombardon Parisi, New Yorku a Moska, nëse ke mundësi kundërpërgjigjju avionëve bombardues, sepse pilotët janë ata që gjuajnë bomba, e jo fëmijët, gratë, pleqtë e kalimtarët e tjerë të rastit që ndodhen në metro, në rrugë, shitore e gjetiu. Kjo praktikë që s’ka të bëjë fare me metodologjinë islame të luftës, ka shtuar ndjeshëm propagandën antiislame të skribomanëve që vërshojnë me akuza të pabaza e qëllimkëqija se gjoja për gjithë këtë fajtore është vetë Islami dhe burimi i tij Kurani e Hadithi. Ata shkëpusin ajete e hadithe ku bëhet fjalë për luftën dhe kundërpërgjigjjen ndaj armikut që sulmon i pari, pastaj thonë: “Ja kjo është fytyra e vërtetë e Islamit paqësor!” Dhe ilustrim më eklatant se ISIS-in zaten nuk kanë; ISIS-in me gjithë produksionet e shumta të tij makabre: me videot e imazhet e prerjes së kokave, djegies për së gjalli, deri tek aktivitetet idioteske të skllavërisë së femrave e përdhunimeve, duke shkelur çdo kod njerëzor. Jo. Absolutisht kurrën e kurrës. Ky nuk është Islami. I pastër tërësisht është ai nga gjithë këto veprime. A nuk e dinë padronët e të ashtuquajturit Shtet Islamik se me fjalët e Muhamedit alejhiselam është e ndaluar dënimi me djegije, “se me zjarr ka të drejtë të dënojë vetëm Zoti”…, pastaj pse të prehen kokat?! Njeriun edhe pse e ke

armik, duhet t’ia respektosh dinjitetin; ai nuk është kafshë. Prerja e kokave ka mund të ekzistojë si dënim në kohën kur s’ka qenë plumbi, por logjika islame është që të mos i shkaktohen vuajtje as shtazës kur therret, e lëre më njerëzve. Shumë mirë dihet se me çfarë sjellje dinjitoze janë trajtuar robërit në kohën e Muhamedit alejhiselam, prandaj pyes ku i lexuan këto rregulla të luftës këta luftëtarë që thirren në emër të Islamit?! Idetë e tyre janë ideologji që kanë lindur nga shtrembërimi i domethënies së ajeteve e haditheve, e nuk janë fe. Çfarë feje është ajo të marrish fëmijët në luftë, të dresosh e mësosh se si kryhen krime monstruoze, të likuidosh ata nëse nuk nënshtrohen e kështu me radhë?! Rrëfime të trishtueshme vijnë nga terreni për keqtrajtimin e tyre. Thuhet se luftëtarët e ISIS-it kontrollojnë se cilët fëmijë e të rinj kanë qime nën sqetulla. Arsyeja e tyre është se fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë me qime, vlerësohen si “të pjekur” tashmë

PAQJA


UAR EDHE MË TEPËR GJENDJEN NË SIRI për t’u indoktrinuar e pa shanse për t’i bërë për vete. E fati i tyre është: eliminimi dhe vrasja e pamëshirshme. Më të rinjtë prej tyre, mblidhen dhe nisen t’u nënshtrohen mësimeve të tyre, duke kryer edhe stërvitje ushtarake. Kështu raportoi një fëmijë i quajtur Ahmed në një bisedë që ka pasur së fundmi me Lara Whyte nga “International Business Times”. Gratë skllavërohen, burrat qëllohen dhe fëmijët kthehen në ushtarë. Motrat më të vogla të Ahmedit u dërguan në Mosul dhe Raka dhe u shitën si skllave. Ahmed Ahmed, vetëm 11 vjeç, sot jeton në Shtutgart. Një program i landit të Baden-Vyrtembergut, ua lejon grave dhe fëmijëve jezidë të mbijetuar, të udhëtojnë me vizë drejt Gjermanisë. I riu jeton sot bashkë me 70 gra dhe fëmijë të tjerë në një strehëz për refugjatët, ku ata marrin edhe trajtim psikologjik. Nëna e tij ka mbetur në Irak, duke shpresuar të marrë një mesazh nga i shoqi. Ahmed kujton me tmerr për kohën që kaloi në radhët e

PAQJA

IS-it, duke u trajnuar ushtarakisht. “Tek Daesh-i, unë nuk shkoja në shkollë me vajza. Nuk mësoja matematikë. Shkova në një vend me shumë fëmijë të tjerë. Ne mësonim të përdornim armët. Vajzat nuk lejoheshin”. Daesh është emërtimi që kundërshtarët e IS-it në Lindjen e Mesme përdorin për milicinë e terrorit. Programi mbikëqyret nga psikologu, Jan Kizilhan. Ai për “International Business Times”, ka thënë se shumica e fëmijëve e të rinjve të mbajtur në burgjet e Shtetit Islamik, kanë pasur trajnime ushtarake. Kizilhan ka intervistuar gjithsej 1200 ish-të burgosur të ISIS-it. Ai arriti në përfundimin se: “Ligësia dhe brutaliteti i ISIS-it është neglizhuar, ndërsa ata nuk kanë kurrfarë humanizmi ndaj viktimave të tyre - grave dhe fëmijëve”. ISIS bëri armiq edhe ata që ka mundur t’i ketë sot miq, duke luftuar kundër grupacionit Nusra. Se terrorizmi dhe praktikat antiIslame që praktikon ISIS janë kundërproduktive, dëshmon fakti se një pjesë

bukur e madhe e atyre që më parë ishin kundër Asadit, gjithnjë e më shumë po binden se paska edhe më të këqinj se ai dhe se për këtë ia vlen të bashkëpunohet me të keqen më të vogël për t’u mposhtuar e keqja më e madhe. Sulmet në Paris dhe kriza e refugjatëve, i kanë bërë qeveritë evropiane më të gatshme për të arritur një zgjidhje të negociuar me regjimin e Asadit. Pas sulmeve të Parisit ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius hodhi idenë për një bashkëpunim ushtarak me trupat siriane në luftë kundër të ashtuquajturit "Shtetit Islamik" (IS). Edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, mendon se me një pjesë të trupave siriane mund të bashkëpunohet, por pa e specifikuar nëse e kishte fjalën për ushtrinë qeveritare. Shumë ushtarë gjithsesi nuk luftojnë plotësisht vullnetarisht për regjimin e Asadit. Ushtria siriane është ushtri që bazohet tek rekrutimi i detyruar. Shumë ushtarë nuk kishin pra mundësi refuzimi dhe ka pasur dezertorë të shumtë. Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, që është i afërt me rebelët prej shërbimit ushtarak kanë dezertuar 70,000 sirianë. Megjithatë ky informacion nuk mund të verifikohet. Po ashtu sipas vlerësime në luftime janë vrarë rreth 80.000 ushtarë, dhe ushtria nga 300.000 vetë duhet të ketë tani rreth 180.000. Aktualisht regjimi i Asadit mbështetet kryesisht tek pjesët alevite të ushtrisë, që i përkasin drejtimit shiit. Edhe pse ata përbëjnë rreth 12% të popullsisë, në radhët e oficerëve të ushtrisë, numri i tyre është i madh. Edhe regjimi i Asadit është alevit. Kurse ushtarët e thjeshtë janë kryesisht sunitë. Qeveria u beson kryesisht alevitëve, meqë janë të një sekti. Kurse trupat me përbërje sunite kontrollohen nga shërbimi sekret ushtarak. Ende nuk është e qartë se si mund të mobilizohen ushtarët alevitë në luftë kundër ISIS-it sunit. Sistemi në Siri është i tillë që nuk dëshmon patjetër për besim dhe besnikëri. E qartë është megjithatë, se ushtria siriane ka qenë deri tani si aktor në luftën kundër ISIS-it më pak e angazhuar se kurdët. Zgjerimi i sulmeve ajrore kundër ISIS-it është tepër i dëmshëm, sepse prej tyre vuan sidomos popullsia. Kjo nuk është një strategji e mirë për të fituar simpatinë e civilëve për luftën kundër ISIS-it. Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 13


Përveç kësaj, koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it është i madh dhe përbëhet jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga shumë vende arabe dhe Rusia, që është pozicionuar qartë në luftën civile siriane, pro qeverisë siriane. Që nga fillimi i luftës civile në Siri, para thuajse pesë vjetësh presidenti sirian Bashar alAsad u ofrohet vendeve perëndimore si aleat i mundshëm në luftë kundër terrorizmit xhihadist. Së fundi ai u përpoq të hynte sërish në lojë një ditë pas sulmeve të 13 nëntorit me 130 të vdekur në Paris. "Ne kishim paralajmëruar para tre vjetësh se çfarë mund të ndodhë në Evropë", tha ai për stacionin televiziv Europe 1. "Për fat të keq, udhëheqësit evropianë nuk na kanë dëgjuar. Të bësh vetëm deklarata kundër terrorizmit nuk ka kuptim. E nevojshme është ta luftosh atë", tha presidenti sirian. Në thelb në mënyrë të ngjashme e shohin këtë gjë edhe qarqet politike dhe të sigurisë në Perëndim. "Ne do t'i zhdukim ata, do t'i vrasim", citon gazeta franceze "Le Monde" një këshilltar të Presidentit François Hollande. Në zgjedhjen e mjeteve nuk jemi të butë, citon gazeta një burim tjetër. "Ne do të vazhdojmë të kryejmë veprime sekrete, për të cilat nuk mund të na vënë publikisht para përgjegjësisë. Është e rëndësishme të vazhdojmë me to." Presidenti Hollande, tha agjenti i sigurisë për gazetën "Le Monde", është në pajtim të plotë me këtë strategji. Për këtë u ra dakord para sulmeve në Paris. Gazeta "Le Monde" e botoi këtë strategji në fillim të nëntorit, disa ditë para sulmeve në Paris. Diskutimi në lidhje me çështjen, nëse lufta kundër IS-it mund të fitohet edhe pa mbështetjen e Asadit, vazhdon. Ishdiplomati dhe kryetari i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ishinger, tha për gazetën "Handelsblatt se "të vetmet trupa tokësore që mund të merren në konsideratë janë forcat qeveritare të Asadit". Prandaj na duhet ta "gëlltisim ende bretkosën Asad". Po Asadi është një bretkocë tepër helmuese, i komentoi gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" fjalët e Ischingerit. Sepse Asadi u la për një kohë të gjatë fushë xhihadistëve, të cilët sikurse ai vetë luftonin opozitën laike. Pra bashkëpunimi me Asadin do t'i zemëronte forcat laike që kanë mbi katër vjet që luftojnë presidentin sirian dhe mund t'i bënte ato armike të Perëdnimit, shkruan gazeta. Aleanca me Asadin përmban dhe rreziqe të tjera 14 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

të pallogaritshme, sepse në Siri është aktive edhe Rusia, partnerja më e angazhuar e Asadit. Rusia vepron me rigorozitet kundër të gjithë kundërshtarëve të Asadit - edhe kundër opozitës laike. Po ashtu Rusia nuk e vret mendjen për popullsinë civile dhe gjatë bombardimeve ndaj pozicioneve të xhihatistëve kanë gjetur vdekjen edhe mjaft civilë. Edhe aviacioni ushtarak sirian nuk e vret shumë mendjen për civilët gjatë bombardimeve të pozicioneve të xhihatistëve. Sipas medieve këtë vit prej bombave të Asadit duhet të jenë vrarë rreth 3000 civilë. Politikëbërësit evropianë shpresojnë ndërkohë, se procesi i bisedimeve të paqes në Vjenë, do ta bëjë më të lehtë për të financuar projekte brenda Sirisë për një gamë të gjerë të qëllimesh, përtej ndihmave humanitare. Qeveritë evropiane kanë tendencë ta vënë shpesh në dukje, se nuk shohin asnjë zgjidhje ushtarake ndaj dhunës në Siri. Vetëm Franca dhe Britania e Madhe, kanë ndërmarrë veprime ushtarake në Siri. Përfshirja ruse e ka ngatërruar edhe

më tepër gjendjen. Sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë në Siri lehtësojnë punën e organizatës terroriste ISIS, PYD dhe të regjimit të Asadit kundër opozitarëve, ka raportuar Anadolu Agency (AA). Avionët, rusë të cilët u vendosën në Siri afërsisht para 3 muajsh nën emrin "për të luftuar kundër ISIS", nga ajo datë e deri tani ka patur nën objektiv intensivisht rajonet nën kontrollin e opozitarëve. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën në këto sulme të rusëve, të cilët fillimisht bombarduan rajonet Telbisë dhe Rastan në Homs që gjenden në pjesën e brendshme të Sirisë. Rusët duke pretenduar për praninë e ISIS-it sulmuan bazat e opozitarëve të moderuar në periferitë e Idlibit e më pas kinse u kuptua se në këto rajone nuk ndodheshin anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Avionët luftarakë rusë më pas në pjesën jugore të Halepit me mbështetjen e Iranit, Irakut dhe milicëve të Hizbullahut dhanë mbështetje ajrore për forcat e regjimit, të cilët në saje të mbështetjes morën nën kontroll rajonet Eys dhe Hadir. Avionët rusë pasi vendosën nën ob-

PAQJA


jektiv rajonin turkmen Bayirbucak në veri të Latakias me të njëjtën mënyrë bënë që Asadi të fitojë mbizotërim territori. Turkmenët sirianë i përkasin të njëjtit grup të popujve turk. Rreth 200,000 turkmenë thuhet se kanë jetuar para luftës në Siri, por statistika zyrtare nuk ka.Turqia ndien një lidhje të ngushtë me turkmenët në Siri. Nuk është çudi që ky komb i vogël kërkon mbështetje nga Ankaraja dhe beson se qeveria turke do t'ju ofrojë mbrojtje dhe ndihmë financiare, thotë Fawaz Gerges, një ekspert për Lindjen e Mesme në Shkollën Londineze të Ekonomisë (LSE). Në fund të fundit i bashkon trashëgimia e përbashkët me turqit, - shton ai. Shumica e turkmenëve jetojnë në kodra dhe në province Latakia në veri të Sirisë. Me vendin fqinj në veri janë të lidhur nga "afërsia e fortë etnike dhe gjuhësore", - tha Paul T. Levin, drejtor i Institutit të Stokholmit për studime turke. "Gjuha e turkmenëve sirianë është e ngjashme me atë turke, por edhe etnikisht ekzistojnë marrëdhënie të ngushta", - shtoi Levin. Për presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, turkmenët janë aleatë turq, jo vetëm nga

PAQJA

arsyet etnike, por edhe për shkak të një armiku të përbashkët, presidentit sirian Bashar al-Asad. “Qysh në fillim të luftës civile në Siri, grupet rebele turkmene morën armët dhe luftuan kundër Assadit, edhe pse ndryshe nga kurdët, për shembull, nuk kanë vuajtur aq shumë nën regjimin e Asadit”, - tha eksperti për Lindjen e Mesme, Gerges. Ushtria ruse në aleancë me Asad-in që nga shtatori bombardojnë kundërshtarët e tij, kurse turkmenët i konsideron armiq. Politikanët turq kanë fajësuar në mënyrë të përsëritur Rusinë se në veri të Sirisë po sulmon civilët turkmenë. Së fundmi, Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorin rus në bisedë, pasi 40 turkmenë u plagosën në një seri të sulmeve ajrore. Më parë këtë javë, Turqia ka shpalosur këtë çështje para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ankaraja ka ndihmuar në mënyrë aktive rebelët turkmenë dhe brigadave të tyre, i është lejuar kalimi i kufijve”, - tha Levin. Kështu, ata mund të veprojnë edhe në tokën turke. Përveç kësaj, shtoi ai, rebelët turkmenë dhe grupet e tjera të armatosura janë të rëndësishme për qeverinë e Erdoganit për të siguruar kufirin në jug. "Për Turqinë është e një rëndësie strategjike që ata kontrollojnë pjesë të rajonit kufitar". Rania Alaaldin, një ekspert për Lindjen e Mesme në Shkollën Londineze të Ekonomisë (LSE), tha se Turqia dëshiron që turkmenët t'i përdorë si një lloj "mburoje ndaj krijimit të mundshëm të një krahine autonome kurde në kufirin e saj. Kurdët, një pakicë etnike në Siri, Irak dhe Turqi, që prej kohësh kërkojnë themelimin e shtetit të tyre, qëllim që

Ankaraja e kundërshton me forcë. Sipas fjalëve të Alaaldin-it, turkmenët janë për Ankaranë një "aleat i besueshëm, jo vetëm në Siri, por edhe në Irak, që luftojnë kundër të ashtuquajturit 'Shtet Islamik'". A do të ndodhë që ky popull i vogël në lojën e fuqive të mëdha të shkatërrohet? Ekspertët në Lindjen e Mesme nuk kanë guxim të parashikojnë të ardhmen e turkmenëve. Për Fawaz Gerges është e qartë se turkmenët sirianë, për shkak të luftës civile që ende shkreton, mbi të gjitha përpiqen për sigurinë e tyre. Një siguri për ta, thotë Gerges, tani mund t'iu ofrohet duke u bashkuar me Turqinë. Lëvizjet e rusëve i shërbyen jo vetëm regjimit të Asadit, por edhe PYD-së, krahut të armatosur në Siri të organizatës terroriste PKK. Sulmet ajrore këtë herë u intensifikuan në linjën e frontit në rajonet Dejr Xhemal, Shevagra dhe Malikije në veri të Halepit ku dhe PYD përmes kësaj përparoi në rajon. Rusia e cila deklaroi se në Siri po lufton kundër ISIS-it realizoi sulme ajrore në afërsi të rajoneve Mari dhe Soran të Halepit ndaj linjave të frontit ku opozitarët ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të organizatës terroriste. Këto bombardime të Rusisë bënë që ISIS të fitojë hapësirë në këto rajone. Avionët luftarakë të Rusisë, të cilët bombarduan edhe Kel Xhibrin, Kafra dhe Ihris vendosën nën objektiv edhe linjën e ndihmave humanitare, gjithashtu ndaluan edhe përparimin e opozitarëve kundër regjimit të Asadit dhe ISIS-it. Rusët menjëherë pas rrëzimit të avionit rus, i cili shkeli hapësirën ajrore

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 15


turke lëshuan bomba të shumta mbi parkingun ku ndodheshin maunet që transportonin produkte të ndihmave humanitare në zonën Azez. Avionët luftarakë rusë vazhdojnë të sulmojnë vendbanimet civile, të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në rajonet periferike dhe në Halep. Kryetari i Qendrës së Studimeve Strategjike të Azisë Jugore, Ali Shahin në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kriza e Sirisë kryesisht në kohët e fundit është fokusuar drejt kufijve të Turqisë. Duke vënë në dukje se nën zhvendosjen në perëndim të luftës në Siri, e cila nisi në Xherablus ka disa arsye, Shahin u shpreh se: "Faktikisht kjo ishte pjesa e fundit e atyre që kërkonin ta përfundonin në kuadër të objektivave duke krijuar një korridor kurd gjatë gjithë vijës kufitare dhe të pritnin kontaktet e Turqisë me Lindjen e Mesme. Turqia jo vetëm për popujt e Lindjes së Mesme, por edhe për të shtypurit që jetojnë në pozitat gjeografike në Ballkan, Kaukaz dhe Afrikë ishte bërë shpresa e tyre dhe një vend që kishte fituar ndikim dhe simpati të fuqishme në këto pozita gjeografike. Teksa Turqia fitonte fuqi në këto rajone, Perëndimi po humbiste ndikimin e tij në këto territore të shfrytëzuara gjeografikisht prej kohësh. Po të vërejmë faktikisht në rrënjët e luftërave në Lindjen e Mesme qëndrojnë llogaritë 'për të ndaluar dhe prerë rrugën e Turqisë'". Shahin duke mbrojtur qëndrimin se regjimi i Asadit po lëviz në bashkëpunim me PYD dhe ISIS tha se: "Tashmë edhe rusët janë aktivë në Siri. Edhe Rusia ka planet dhe objektivat e saj. Vërejmë se Rusia nën

16 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

emrin e "luftës kundër ISIS" sulmon civilët dhe opozitarët e moderuar në vijën e frontit". Ai ka tërhequr vëmendjen ndër të tjera se dikush pas 100 vitesh nuk dëshiron që turqit në kuptimin politik, kulturor dhe fizik të kenë një rol dhe të rihyjnë sërish në Lindjen e Mesme. Ali Shahin duke vënë në dukje se popujt e Lindjes së Mesme nuk janë si më parë u shpreh se: "Ata tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar, hipnotizuar dhe janë kufizuar të jetojnë me llambë. Ndërsa Turqia me politikën e saj të jashtme 15 vjeçare ka bërë që dikush të frikësohet". Ndërsa përgjegjësi për shtyp i Frontit të Damaskut i lidhur me Ushtrinë e Sirisë së Lirë, Ebu Mahmud Nasir ka pohuar se opozitarët tani po luftojnë me 4 komponentë të ndryshëm. Nasir, i cili shpjegoi se me ardhjen e rusëve në Siri balancat në vend kanë ndryshuar

ka shtuar se: "E vërteta është se ne po luftojmë me ISIS-in, regjimin e Asadit, PYDnë dhe Rusinë. Nëse kësaj i shtojmë edhe Iranin atëherë kuptohet qartë se sa vështirë e kemi. Sulmet ajrore ruse i shërbejnë më shumë ISIS-it, Asadit dhe PYD. Gjithmonë ne dhe civilët ndodhemi nën objektiv". Ebu Mahmud Nasir, ndër të tjera ka transmetuar se rusët po përpiqen të sabotojnë tezën e "zonës së sigurisë" të paraqitur nga Turqia. Nasir ka theksuar gjithashtu se rusët, "në vend të ISIS-it, sulmojnë opozitarët, të cilët luftojnë kundër Asadit dhe ISIS-it". Siriani Mahmut Omer, i cili është plagosur pasi shkeli një minë të vendosur nga militantët e organizatës terroriste ISIS dhe i cili ndodhet në rajonin Kilis të Turqisë për mjekim ka treguar se objektivi i vërtetë i avionëve rusë nuk është ISIS por civilët, të cilët nuk braktisin rajonet ku ndodhen. Duke shpjeguar më tej se kushtet në Siri ndryshojnë vazhdimisht, ai ka pohuar se tashmë ndodhen në një situatë ku nuk e dinë se me kë luftojnë. Duke mbrojtur qëndrimin se regjimi i Asadit ndodhet në bashkëpunim me ISIS dhe PYD Mahmut Omer, tha se: "Tashmë në këtë çështje janë përfshirë edhe rusët, ku avionët rusë në ditët e fundit kanë nisur të godasin vendbanimet e civilëve në veri të Halepit. Javën e kaluar ISIS, PYD dhe regjimi rrethuan fshatrat Ihris dhe Kafr Nasih të Halepit që ndodhen nën kontrollin e Ushtrisë Siria e Lirë, ku dhe avionët luftarakë rusë dhanë mbështetje ajrore ndaj këtyre 3 grupeve". Omer, ka vënë në dukje se avionët luftarakë rusë kanë rritur bombardimet dhe duke shpjeguar

PAQJA


se në konfliktet e armatosura tokësore po luftojnë me ISIS, PYD dhe regjimin ai ka vlerësuar se: "Avionët luftarakë rusë lëshojnë raketat pa bërë dallime nëse janë ushtarë a civilë. Ato objektivin kryesor nuk kanë ISIS-in, por civilët që nuk braktisin vendbanimet në rajonet ku ndodhen. Nuk shikojnë absolutisht te kush janë, lëshojnë bomba pa kriter. Në sulme në përgjithësi vriten civilët". Kur Presidenti Vladimir Putin i Rusisë deklaroi se po përgatiste një bazë ajrore në mes të Sirisë për të luftuar Shtetin Islamik dhe për të mbështetur presidentin Bashar al-Assad, mjaft analistë e lavdëruan strategjinë e tij, duke thënë se Putini ishte dinak si një dhelpër. Operacioni ushtarak në Siri e ndihmon Rusinë që gradualisht të shkëputet nga

PAQJA

izolimi. Deri tani, aventura siriane e Putinit ka sjellë hedhjen në erë të një avioni civilësh rus që kishte 224 persona në bord, me sa duket nga milicët proIsis-it që veprojnë në Siani. Operacioni i Moskës në Siri është ende i kufizuar në masë, por Kremlini e ka shfrytëzuar ekspeditën ushtarake si një terren testues për armatimet e reja dhe pajisjet e rënda ushtarake. “Predhat e lëshuara nga nëndetëset ishin më shumë se një armë politike objektiv i Uashingtonit, sesa një armë politike me objektiv ISISn”, - shkruan një analist nga Instituti për Studimin e Luftës. I njëjti analist shkruan se përdorimi i teknologjisë së sofistikuar bashkë me predhat detare janë një zgjedhje e rrallë që ka bërë ndonjëherë Rusia, duke qenë edhe më

efektive. Veç përkrahjes së regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assadit, Galeotti u shpreh se Rusia po “teston teknologjitë e reja dhe rrugët e reja të operimit me teknologjitë e reja”. “Kjo vjen edhe nga fakti se Rusia kërkon t’u tregojë blerësve potencialë se mund të bëjë gjëra, që të lënë me gojë hapur”, - tha Galeotti. Përtej ekspozimeve të potencialit detar, Rusia ka përdorur taktikën e futjes së frikës gjatë misioneve ajrore në Siri. Më 17 nëntor forcat ajrore ruse shpallën mësymjen masive ajrore nga Rusia jugore, duke mobilizuar skuadriljet e rënda bombarduese. Në një tjetër ekspozim të ushtrisë ruse (në formën e kapardisjes) Putini lartësoi të ardhmen kur iu adresua pikërisht armëve bërthamore kundër Shtetit Islamik – por më pas foli edhe për tërheqjen ushtarake duke thënë se shpresonte se “nuk ka për të qenë e nevojshme”. “Që nga fillimi i operacioneve të tyre kundër Sirisë, ata e nxorën nga binarët politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, - tha Galeotti. Pas rrëzimit të një avioni luftarak rus nga ushtria ruse, tensionet midis Rusisë dhe Turqisë u shtuan. Gjatë historisë, Rusia dhe Turqia kanë qenë armike. Më pas rebelët sirianë vranë një prej pilotëve, i cili ishte hedhur me parashutë për në tokë dhe një prej marinsave rusë që ishin dërguar për ta shpëtuar atë. Shumë prej rebelëve anti-Aassad në atë zonë janë turkmenë etnikë, që kanë lidhje të forta kulturore me Turqinë; Turqia nuk ishte e kënaqur nga bombardimet e

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 17


Putinit ndaj fshatrave turkmene në Siri, sepse kjo e dobësonte aftësinë e Turqisë për të ndikuar në të ardhmen e Sirisë. Ndërkohë, në Krime të Ukrainës, të cilën Putini e aneksoi, tartarët pro-turq kanë prerë furnizimin me energji elektrike, duke e zhytur Krimenë thuajse në një errësirë të plotë. Dhe në tetor me dhjetëra klerikë sauditë bënë thirrje për një “luftë të shenjtë” kundër qeverive në Siri, Iran dhe Rusi. Në total, lëvizja “dinake” e shahut nga Putini e ka lënë atë me shumë më tepër rusë të vdekur; ka krijuar mosmarrëveshje të reja me Turqinë dhe Iranin; e ka dobësuar në Ukrainë; e ka bërë të sillet si avokati mbrojtës i Assadit, të kthehet në një vrasës masiv të myslimanëve sunitë, të njëjtët myslimanë sunitë si ata që ka Putini në Rusi; dhe pa asnjë avantazh të vërtetë ndaj ISIS-it. Presidenti amerikan Barak Obama ka dërguar forcat speciale. Ai ka kërkuar nga Turqia dhe Rusia të ulin tensionet, një javë pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë. Pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Paris, Obama ka thënë se "Amerika përkrah Turqinë që të mbrohet vetë dhe hapësirën e vet ajrore", raportoi BBC. Megjithatë, ai ka thënë se Rusia dhe Turqia "duhet të qetësojnë situatën mes tyre". "Të gjithë kemi një armik", - ka thënë Obama duke iu referuar ISIS-it. Edhe avionët britanikë i janë bashkuar avionëve luftarakë francezë mbi qiellin e Sirisë. Edhe Gjermania, Kushtetuta e së cilës pas Luftës së Dytë 18 DHJETOR'15/JANAR'16nNr. 103

Botërore ka vendosur kufizime mbi betejat në tokë të huaj, po përfshihet gjithnjë e më shumë. Por ndërsa Perëndimi ka rritur luftën e saj kundër ISIS, duket se përfshirja e anëtarëve arabë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, rrinë të tërhequr. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë të kryejnë vetëm një mision kundër ISIS-it çdo muaj, tha një zyrtar amerikan për CNN. Bahrein u ndal në vjeshtë, ndërsa Jordania u ndal në gusht. Pse vendet arabe nuk janë më të përfshira në luftën kundër ISIS-it? Jemeni është prioritet për shumicën e vendeve arabe. Analistët thonë se Jemeni është në qendër të një lufte mes Arabisë Saudite dhe Iranit,

fuqitë më të mëdha të rajonit. Feja dhe etnia janë në zemër të armiqësisë së gjatë midis dy vendeve. Irani është shumicë shiite dhe jo-arabe. Shumica e vendeve të tjera në rajon të udhëhequr nga, Arabia Saudite - janë shumicë sunite arabe. Ata janë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në vendin e tyre. Frika nga sulmet terroriste për hakmarrje është shumë e madhe, gjë që e ka bërë më të vështirë përfshirjen në luftën kundër ISIS-it, sipas analistëve. Vendosja e trupave arabë në terren është pothuajse e pamundur. Asnjë vend arab nuk e ka të lehtë vendosjen e trupave në terren dhe asnjë komb nuk e ka mandatin për të vepruar në emër të të gjithë të tjerëve. Kërcënimi i ISIS-it po bëhet strategjik. Flukset masive të refugjatëve nga Siria dhe Iraku që ka shkaktuar ISIS-i e kanë shtyrë Bashkimin Europian që të nisë të mbyllë kufijtë e brendshëm dhe të kufizojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe ndoshta edhe të disa mallrave - pikërisht e kundërta e asaj për të cilën u krijua blloku. Kjo vetëm sa do ta ngadalësojë rritjen ekonomike të BE-së dhe do të nxitë nacionalizma më të mëdha që do të rrezikojnë unitetin e tij. BE-ja është partneri më i rëndësishëm i Amerikës në menaxhimin e sistemit global. Deri para sulmeve terroriste që goditën Parisin, përgjigja kryesore fillestare evropiane ndaj valës së refugjatëve ishte rritja e ndihmës humanitare. Një total prej më shumë se 9.2 miliardë eurosh, është vënë në dispozicion nga buxheti i BE-së për vitin 2015-2016, për të kontrolluar

PAQJA


mbërritjen e refugjatëve dhe mbyllur rrjetet e trafikimit. Vendet anëtare të BE-së, kanë premtuar një shtesë prej 200 milionë eurosh për agjencitë multilaterale si Programit Botëror i Ushqimit dhe Agjencia e Refugjatëve të OKB-së, për t’u kujdesur për refugjatët brenda Lindjen e Mesme. Nga këto 3 miliardë euro do t’i jepen Turqisë për të menaxhuar kampet e refugjatëve në vendin e vet; ndërsa 1.8 miliardë euro do t’i akordohen si një fond emergjence vendeve afrikane. Turqia është jo vetëm anëtare e NATO-s, por dhe kjo është më e rëndësishmja - ai vend, që luan një rol qendror në strategjinë e BE për përballimin e krizës së refugjatëve. Por ndërkohë janë të nevojshme burime për një përpjekje shumë më të gjerë ndërkombëtare, për të zbehur faktorët nxitës të radikalizmit dhe emigracionit në të gjithë rajonin. Do të ishte kundërproduktive, nëse kompetencat e reja për të mbajtur terroristët jashtë Evropës, do të përdoren edhe kundër refugjatëve, në emër të axhendave politike që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ndodhi në Paris. Diplomacia e BE-së, mund të mos jetë një faktor i drejtpërdrejtë përcaktues në gjeopolitikën e Lindjes së Mesme, por ajo mund të ushtrojë ndikim të tërthortë në periferi për stimulimin e bashkëpunimit. Roli i Arabisë, Kuvajtit dhe Katarit në mbështetjen e grupeve radikale, mbetet një çështje ende e errët dhe një shqetësim i vazhdueshëm, përtej fatit të Shtetit Islamik. Nga ajna tjetër edhe roli i Iranit në diplomacinë rajonale, është i vështirë

për t’u përcaktuar. Disa analistë kanë frikë, se boshti Moskë-Teheran- Bagdad po e rrit gjithnjë e më tepër tensionin me fuqitë sunite, si Arabia Saudite dhe Turqia. Megjithatë, zyrtarët iranianë këmbëngulin se ata duan një forum rajonal të sigurisë, dhe se BE-ja duhet të ushtrojë presion ndaj Arabinë Saudite për ta pranuar Iranin, si një lojtar legjitim brenda një nismë të tillë. Mbetet e paqartë, nëse Brukseli dëshiron të rrisë ndjeshëm ofertat e veta të bashkëpunimit me Iranin, dhe të provojë sesa të vërteta janë afrime të tilla. Një faktor tjetër, është se mbështetja e BE-së për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Lindjen e Mesme ka dështuar të marrë hov. Kjo për shkak

se një mbështetje e tillë, nuk ka patur për synim të riparojë të metat themelore të qeverisjes. Përtej luftës siriane, kaosit në Libi, dhe luftimeve në një intensitet të ulët në një pjesë të vogël të territorit të Ukrainës, pjesa tjetër e rajonit nuk është e rrethuar nga një konflikt i hapur. Shumica e vendeve, mund të përshkruhet më saktë si një unazë e stanjacionit sesa një unazë zjarri. Ajo është e përbërë nga vende, në të cilat reformat dështojnë në vijimësi të materializohen, ndërsa problemet e pranishme prej një kohë të gjatë, zvarriten më tej pa u adresuar nga regjime që vetë-shërbehen. Brukseli ka gabuar në neglizhimin e këtij dimensioni. Dy shembuj e ilustrojnë më së miri. Duket se nën qeverinë e udhëhequr nga Nida Tune në Tunizi, dora e hekurt e forcave të sigurisë, mund të jetë një ndër faktorët kryesorë që nxit luftëtarët të largohen nga vendi, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Në Egjipt, fuqia në rritje e grupeve radikale me bazë në Sinai, dhe që besohet se kanë rrëzuar avionin rus me 224 pasagjerë në 31 tetor, është e lidhur me represionin dhe autoritarizmin ushtarak që e udhëheq vendin. Në rrethana të tilla, ndihma e sigurisë evropiane nuk ka gjasa të jetë efektive, nëse ajo thjesht ka ta bëjë vetëm me dërgimin e sa më shumë trajnuesve ose pajisjeve logjistike. Nëse BE-ja do vërtet të ketë sukses në adresimin e shkaqeve të valës së refugjatëve dhe terrorizmit ndërkombëtar, politika e saj e jashtme do të duhet të ndihmojë në përmirësimin e kushteve politike që prodhojnë stabilitet në Lindjen e Mesme. n

Përgatiti: A.A

PAQJA

Nr. 103nDHJETOR'15/JANAR'16 19



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.