Revista Paqja, nr. 72

Page 20

kanalizimit do të rritet në 77 % të popullsisë globale, për dallim nga 61 % sa ishte në vitin 2008. OKB, paralajmëron po ashtu se deri në vitin 2030, rreth 60 % e popullsisë totale të botës do të jetojnë në zona urbane, duke rritur kështu edhe më shumë presionin në shfrytëzimin e ujit. Presioni për shfrytëzimin e ujit do të rritet, edhe për shkak të rritjes së popullsisë. Deri në vitin 2030, kërkesa e ushqimit është parashikuar të rritet me 50% (madje deri 70% në vitin 2050). Ndërkohë që edhe kërkesa për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet dhe burimeve të tjera të ripërtritshme të energjisë do të rritet në shkallën 60%, kurse konsumi i ujit për nevoja të bujqësisë është llogaritur që të rritet rreth 20 % deri në vitin 2050. Edhe Raportet e fundit të Agjencionit Evropian të Mjedisit flasin se përdorimi i vazhdueshëm dhe jo efikas i ujit mund të kërcënojnë ekonominë e Evropës, produktivitetin dhe ekosistemet. Raporti vë në dukje se burimet ujore të Evropës janë nën presion dhe gjërat janë duke u përkeqësuar ndjeshëm në shumicën e sektorëve zhvillimorë. Burimet ujore janë duke u shteruar gjithnjë e më shumë, andaj kërkohet nga vendet anëtare që të zbatojnë legjislacionin ekzistues me më shumë efikasitet për të përmirësuar situatën, thonë studimet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Të gjitha këto të dhëna, flasim se shfrytëzimi i ujit do të rritet ndjeshëm në të gjithë sektorët prandaj me të drejtë pritet të ketë edhe mungesë të ujit. “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?” Mulk 30 “Apo të gdhijnë e uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!” Kehf 41 Pasojat nga mungesa e ujit në dekadat e ardhshme mund të jenë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga rritja e numrit të sëmundjeve, rritja e numrit të njerëzve të uritur, rritja e numrit të të vdekurve, shkurtimi i vendeve të punës e deri te konfliktet ndërshtetërore. Mungesa e ujit për pije dhe sanitacion, është arsyeja kryesore për përhapjen e sëmundjeve sikurse janë kolera, malaria dhe diarreja. Rritja e numrit të njerëzve të sëmurë do të rriste 20

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

edhe koston e përkujdesjes shëndetësore. Vlerësohet se rreth 88 % e të vdekurve nga diarreja në nivelin global vijnë si pasojë e mungesës së qasjes në sanitacion dhe ujit jo të sigurt për pije, ndërkohë që çdo 20 sekonda në botë vdes një fëmijë si rezultat i sanitacionit të dobët. Ka të dhëna që flasin se rreth 3.4 milion njerëz në botë vdesin për çdo vit si pasojë e mungesës së ujit, kanalizimit dhe çështjeve tjera që janë të ndërlidhura me higjienën dhe ujin. Mungesa e ujit në sektorit e bujqësisë do të ndikonte në zvogëlimin e sipërfaqeve të ujitura e me këtë edhe zvogëlimin e ushqimit në nivelin global, duke shtuar kështu numrin e njerëzve të uritur në botë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë edhe zhvendosje dhe migrim të popullsisë botërore, e cila do të manifestohej me krijimin e turmave në rritje të miliona refugjatëve në kërkim të zonave me ujë të pastër. Edhe ndryshimet klimatike do të kenë ndikimin e tyre në prishjen e bilancit ujor global dhe në çështje tjera që ndërlidhen me mungesën e ujit. Të dhënat flasin se vetëm gjatë periudhës 1991- 2000 më shumë se 665 mijë njerëz kanë vdekur nga më shumë se 2500 fatkeqësitë natyrore, 90 % e të cilave kanë qenë të ndërlidhura me ujërat. Për më tepër paralajmërohet që në dekadat e ardhshme, ndryshimet klimatike pritet të jenë edhe më të theksuara, duke ndikuar kështu edhe në zgjerimin e zonave me thatësi, duke pakësuar reshjet, por edhe duke rritur sipërfaqet e përmbytura dhe fatkeqësitë tjera natyrore. Mungesa e qasjes në ujë të pastër do të jetë burimi kryesor i tensionit në pjesë të ndryshme të botës. Sipas te dhënave të UNESCO në 50 vitet e fundit kanë ndodhur 1831 incidente në lidhje me ujin, prej të cilave 1228 janë zgjidhur me marrëveshje. Kombet e Bashkuara kanë evidentuar 70 zona në botë me potencial të lartë për konflikte që si faktor kryesor do të kenë ujin, numri më i madh i të cilave ndodhen në kontinentin e Afrikës. Shumica e konflikteve pritet të lindin në ato rajone ose vende të cilat përdorin të njëjtin resurs ujorë. Shembuj të rajoneve të tilla janë lumi Nil – i cili përdoret nga nëntë shtete dhe lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët ndahet nga Turqia, Siria dhe Iraku. ”Derisa shumë luftëra në shekul-

lin 20 janë zhvilluar për shkak të naftës, luftërat e shekullit 21 do të ndodhin për shkak të ujit”, - ka thënë ish-nënkryetari i Bankës Botërore, Ismail Serageldin. Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve ujore është njëra prej mundësive, që mund të aplikohet si mekanizëm për zbutjen e pasojave në mungesë të ujit. Kursimi i ujit të pijshëm si dhe përdorimi efiçent i resurseve ujore në sektorët e ndryshëm zhvillimorë janë po ashtu masa preventive që mund të aplikohen për zbutjen e problemeve. Në kuadër të angazhimeve që mund të ndihmojë në parandalimin e situatës është edhe edukimi dhe vetëdijesimi për kursimin e ujit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tij, kryesisht te target grupet që janë përdoruesit kryesore të ujit. Po ashtu nevojitet angazhim edhe më i madh edhe në trajtimin e ujërave të ndotura dhe në ripërdorimin e ujërave duke e ditur faktin se rreth 80 % e ujit të përdorur në nivelin global nuk trajtohet.Marrëveshjet, memorandumet dhe bashkëpunimi për ujërat është një faktor i rëndësishëm që do të ndihmonte në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore. Kombet e Bashkuara, e kanë identifikuar bashkëpunimin si një mundësi shumë të mirë për menaxhimin e ujërave, prandaj e kanë shpallur vitin 2013, si vit ndërkombëtar i bashkëpunimit për ujërat. E gjithë kjo duke u bazuar në faktin se ekzistojnë rreth 276 pellgje lumore ndërkufitare në botë, ndërkohë që në mes të 1820 dhe 2007 janë nënshkruar më shumë se 450 marrëveshje ndërkufitare për shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujërave. Duke e ditur etikën islame që porosity që uji të kursehet madje edhe kur merret abdest, është e udhës që të punohet në vetëdijësimin e popullit për kursimin dhe mbrojtjen e ujit si dhe organizimin e aktiviteteve që kanë në fokus trajtimin e pasojave që vijnë nga mungesa e ujin. Mbi të gjitha janë të nevojshme aksione konkrete për sensibilizimin e opinionit të gjerë për rëndësinë e shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve ujore për mirëqenien e gjeneratave të tanishme, duke pasur në mendje gjithnjë nevojat e gjeneratave të ardhshme me qëllim që sfida e mungesës së ujit të jetë më e lehtë dhe sa me më pak pasoja. n

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.