Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti VIII. Nr. 72. 19 prill - 19 maj 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

DALJA NGA PAT POZICIONI

Muhamed J. KAJOLLI

Rrymat politike myslimane

Intervistë me kryetarin e Lëvizjes Islame Bashkohu, Arsim Krasniqi

LISBA-NJË PARTI E RE, ME QASJE KREJTËSISHT NDRYSHE


përmbajtja RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Viti VIII. Nr. 72. 19 prill - 19 maj 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

Muhamed J. KAJOLLI

DALJA NGA PAT POZICIONI

Rrymat politike myslimane

Intervistë me kryetarin e Lëvizjes Islame Bashkohu, Arsim Krasniqi

LISBA-NJË PARTI E RE, ME QASJE KREJTËSISHT NDRYSHE

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

3

KULTURË,ARSIM, ETIKË

Avni Avdiu Dalja nga pat pozicioni

13

Osman Gashi Turqia mblodhi Ballkanin...

Viti VIII / Nr. 72 19 prill - 19 maj 2013 Botues S H O Q ATA K U LT U R O R E

O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

4

Lulzim Ahmeti E falët PTK-në, çka tash?

11

Muhamed J. Kajolli Rrymat politike myslimane

@revistapaqja http://www.zeri-yne.org

2

MARS/PRILL'13 n Nr. 71


Editorial

DALJA NGA PAT POZICIONI M Avni AVDIU

ë në fund u arrit marrëveshja. Kosova dhe Serbia tashmë si dy shtete të pavarura, janë pajtuar për pikat e bëra publike në të gjitha mediet. Pas bisedimeve, që osciluan me baticat dhe zbaticat e njohura, marrëveshja me ndërmjetësimin ndërkombëtar të baroneshës Catherine Ashton mund të thuhet se i qet nga pat pozicioni të dy shtetet. Në shah nga pat pozicioni nuk dilet, por në politikë mjafton një presion i fuqishëm që t’i lëvizë gjërat, madje edhe atëherë kur edhe optimistët më të mëdhenj bëhen skeptikë. Pozicioni pat në politikë është i dëmshëm, sepse ai nënkupton njërën nga domethëniet e kësaj shprehjeje: të qenit i pandryshueshëm dhe të rezistuarit ndaj ndryshimit. Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton se është tejkaluar jo vetëm mentaliteti që ka shkaktuar atë gjendje, por është tejkaluar edhe gjendja që ka ardhur për pasojë. Marrëveshja ka anët e saj negative dhe pozitive dhe në këto dy arshina edhe do të komentohet në ditët në vijim. Sa do të ketë vlerësime të mira, aq edhe të këqija. Mirëpo duhet pasur parasysh se asnjë marrëveshje që arrihet mes dy palësh, nuk kënaq apetitet e vetëm njërës palë. Secila duhet t’i bëjë koncesionet e veta. Kosovës fatkeqësisht i ka ra hise shpesh të bëjë koncesione të rënda historike. Kompromisi më i madh ishte heqja dorë nga bashkimi i trojeve rreth e përqark saj, që janë ndarë

PAQJA

dhunshëm, madje edhe pas Luftës së Dytë Botërore, siç është rasti i Preshevës. Kompromisi tjetër ishte pakoja e Ahtisarit, ku një pakicë fare e vogël serbe, gati e papërfillshme fitoi të drejta shumë të mëdha, jashtë çdo standardi botëror. Dhe tashmë kompromisi i radhës, i treti ishte nënshkrimi i fundit në Bruksel i marrëveshjes së ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje pritet që t’i hapë rrugë Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova pritet që të fitojë marrëveshjen për stabilizimi asociim. Ky është edhe suksesi i marrëveshjes së arritur, sepse Serbia përmes pikës së 14 obligohet të mos pengojë Kosovën në rrugën drejt BE-së dhe as të mos i pengojnë vendet e tjera në këtë drejtim. Në mënyrë implicite kjo nënkupton pranimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Me t’u arritur kjo marrëveshje logjikisht do të duhej që shtetet që kanë ngurruar deri më tani në pranimin e Kosovës ta bëjnë këtë pa kurrfarë hezitimi, në veçanti ato vende anëtare të BE, sherri i të cilave Kosova mbetet ende e bllokuar dhe pa liberalizim të vizave. Kosovën menjëherë tani duhet ta pranojnë të gjitha shtetet, përfshirë edhe kundërshtarët më të mëdhenj Rusia dhe Kina dhe për këtë Serbia nuk guxon më as të bëzajë, sepse vetë është deklaruar për këtë edhe e ka nënshkruar. Ndërkaq kjo do t’i hapte Kosovës rrugën për t’u bërë anëtare e OKB-së.

Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë do t’i hapte perspektivën vendit për të hapëruar me zhvillimet e hovshme ekonomike. Do ta bënte Kosovën të sigurt për të joshur investime të huaja kapitale, gjë që do ta zhvillonte ekonominë e mbetur në udhëkryq. Kosova ka resurse ende të paeksploruara, për të cilat është nevojë e domosdoshme të shfrytëzohen. Marrëveshja hap perspektiva të reja pas gjithë atij izolimi të hekurt që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, izolim që e kishte vendosur Kosovën në një pat pozicion tejet të palakmueshëm. Nuk diskutohet se sa të dhimbshme mund të jenë kompromiset, por formë tjetër për të ecur përpara me logjikë evropiane nuk ka pasur. Prandaj rrjedhimisht sado që kjo marrëveshje e ka peshën e rëndë të reperkusioneve negative, në raport me lëshimet ndaj pakicës serbe, prapëseprapë ka qenë një zgjidhje e vetme mes dy të këqijave si e keqja më e vogël. Shqiptarët tani nuk duhet të demonstrojnë mentalitet rigjid dhe të harxhojnë mund e energji se s’duhej a duhej bërë marrëveshja në fjalë. Çka është bërë, është bërë dhe kthim mbrapa nuk ka. Le t’ua lëmë mentalitetin e mykur, atyre serbëve të pakënaqur që vërshuan Beogradin në protesta kundër kësaj marrëveshje. Ata ende janë në iluzione dhe s’mund të dalin nga qerthulli i tyre. Ne duhet të gjykojmë me mendje të urtë konform rrethanave që na janë imponuar. Shikimi ynë tashmë duhet të jetë përpara, e jo pas.  n Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

3


E falët PTK-në, çka tash? Për pesë vite Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ka gjeneruar fitime prej 280 milionë euro, kurse shitja e 75 për qind të aksioneve të saj për 277 milionë euro, nga ekspertët e ekonomisë është vlerësuar si vlerë jo reale. Qeveria do të vazhdojë të ketë 25 për qind të aksioneve në PTK, por shef do të jetë blerësi i ri Lulzim AHMETI

S

hitja e 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), konsorciumit Axos GMBH& Najafi Comapnies për 277 milionë euro ndonëse vlerësohet si shumë jo reale, prapëseprapë procesi i shitjes thuhet se ka qenë proces i duhur dhe i nevojshëm pasi çdo shtyrje ose dështim në mosprivatizim do të thellonte rënien e vlerës së kësaj kompanie. Ofertuesi i dytë për 75 për qind të aksioneve të PTK-së ka qenë International/M1 Group, i cili ka ofruar vetëm 150 milionë e 10 mijë euro. Po të analizohej vlera e PTK-së para krizës ekonomike të vitit 2008, e cila u përhap furishëm në gjithë botën, ku preku edhe kompanitë e fuqishme dhe po të shitej para hyrjes së operatorit të dytë mobil IPKO, vlera e saj do të ishte mbi një miliardë euro. Por kriza ekonomike, konkurrenca dhe dukuritë si korrupsioni, nepotizmi që u instaluan në këtë kompani, bënë që Qeveria të merr vetëm 277 milionë euro, të cilat do të mjaftojnë vetëm sa për të ndërtuar disa kilometra asfalt, e jo për t’i ndryshuar gjithë këto trende negative ekonomike në vend. E, pavarësisht pakënaqësive dhe mospajtimeve me Qeverinë e Kosovës rreth shitjes së ndërmarrjes më profitabile në vend, PTK-ja ka ngecur në ofrimin e disa shërbimeve të fjalës së fundit. Të ndalemi vetëm te vendet e rajonit ku operatorët mobilë ofrojnë më shumë shërbime dhe krahas kësaj edhe teknologjinë më të fundit, siç është ajo 3G dhe 4G, të cilat sjellin mundësi më të mëdha për konsumatorët. Por shuma prej 277 milionë eurosh, të cilën e ka ofertuar Axos GMBH& Najafi Comapnies, nuk është shuma që do të paguhet për Valën dhe Telekomin që do të japë fituesi. Në kontot e PTK-së kur të kalojë pronësia nga Qeveria te blerësi, duhet të jenë rrafsh edhe 35 milionë euro buxhet i kompanisë, që sipas kësaj i bie se Axos do të paguajë vetëm 142 milionë euro, 4

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

Fitimi

280 milionë euro për pesë vjet Postë Telekomi i Kosovës si njëra ndër kompanitë më profitabile dhe kompania me standardin më të lartë të pagesave për punëtorët e saj, brenda periudhës pesë vjeçare sipas statistikave zyrtare ka fituar hiq më pakë se 280 milionë euro, shifra këto që tregojnë se çmimi i shitjes nuk është aq i leverdishëm për shkak të afarizmit të saj. Më 2008 PTK-ja ka fituar 80 milionë euro Më 2009 PTK-ja ka fituar 50 milionë euro Më 2010 PTK-ja ka fituar 43 milionë euro Më 2011 PTK-ja ka fituar 51 milionë euro Më 2012 PTK-ja ka fituar 56 milionë euro për 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kundërshtuesit e procesit të privatizimit të PTK-se e kanë të paqartë shitjen pasi vetëm brenda pesë viteve Postë Telekomi i Kosovës i ka ndarë Qeverisë në formë të dividentës mbi 400 milionë euro. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, më 12 prill, ditën kur janë hapur ofertat financiare e ka vlerësuar

privatizimin PTK-së si një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës, për qytetarët, e cila sipas tij do të kontribuojë në realizimin e reformës strukturale ekonomike. “Kosova i ka përqafuar këto standarde si shtet për ekonomi të tregut, për ekonomi ku sektori privat

PAQJA


do të forcohet dhe gjeneron punësime, rritje ekonomike nga sektori privat dhe ku shteti do të ndalet nga aktivitetet ekonomike konfom vizionit për zhvillimin ekonomik, të cilin para një vit e gjysmë Republika e Kosovës e ka aprovuar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm është duke e implementuar në baza ditore”, - ka deklaruar ministri Beqaj. Por shitja e PTK-së mund të ketë ndodhur edhe për shkak të shtrëngimeve dhe sugjerimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që Qeveria të ketë para për realizimin e planeve të saj për ndërtimet në infrastrukturën rrugore. Zyrtarët e FMN-së, gjatë vizitës së fundit në Kosovë kanë thënë se plani i Qeverisë së Kosovës për të lidhur Prishtinën dhe Shkupin me autostradë sikur me Shqipërinë nuk mund të ndodh pa ndodhur shitja e PTK-së nga ana e Qeverisë. FMN ka vlerësuar se nëse Qeveria fillon të ndërtojë autostradën për në Shkup do të rrezikonte seriozisht bilancin bankar të vendit e po ashtu edhe do të vihej në p i k ë p y e t j e stabiliteti financiar.

Falje tipike Drejtori ekzekutiv i Instituti “Riinvest”, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar shitjen e kësaj kompanie, si njërin nga proceset me shumë probleme, ndërsa vlerën e shitjes e ka cilësuar si falje e kompanisë publike. Sipas tij, pavarësisht problemeve që kanë qenë në PTK, korrupsionit e nepotizmit, ajo ka arritur të gjenerojë fitim brenda pesë viteve më shumë se sa është shitur. “Vlera prej 277 milionë eurove për PTK-në është falje tipike edhe më e rëndë se ajo e Distribucionit”, - ka deklaruar eksperti Abdixhiku. “Pra në këto pesë vite, me gjithë këtë hallakamë, korrupsion, nepotizëm, politizim e me gjithë ato aferat e desinvestimeve, projekteve që ndihmojnë konkurrencën e ku me ditë çka tjetër ka ndodhë aty, PTK prapë ka realizuar fitim prej afër 280 milionëve. Kjo i bie se privatizuesi i ri, duke mos bërë asgjë më shumë se sa kanë bërë keqpërdoruesit e PTK-së, mund të gjenerojë investimin për vetëm pesë vjet”, - tha Abdixhiku. Por ndryshe mendon kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, i cili ka thënë se procesi i shitjes ka qenë i pashmangshëm. Ai ka theksuar se PTK-ja është

dashur që të privatizohet edhe më herët se sa tash. Ai tha se oferta për PTK-në duhet të pranohet pasi tregu i telekomunikimeve po zhvillohet me të madhe. “Mbi të gjitha duhet të kuptohet se është momenti kur duhet të privatizohet PTK dhe atë qoftë për shkak të vjetërsisë së investimeve në këtë kompani dhe e dyta është fakt se sektori i telefonisë mobile është duke pësuar një devalvim, për shkak të teknologjive tjera inovative”, tha Gërxhaliu. Sa i përket shtyrjes së vazhdueshme të afateve, ai tha se kjo ka ndikuar negativisht, pasi kanë munguar ofertat nga kompanitë serioze. “Unë kisha për të qenë personi më i lumtur sikur edhe të kishim një çmim më të ulët, por të kishim një kompani me renome, sikur Vodafone, Deutche Telekom, Telenor, sepse vetë prania e këtyre brendeve do të ishte një sinjal i përmirësimit të imazhit të Kosovës, do kishte garantuar se në Kosovë ka siguri, stabilitet, ka vizion dhe mundësi”, - ka deklaruar Gërxhaliu. Pavarësisht kundërshtimit të punëtorëve dhe Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së që kjo ndërmarrje të mos privatizohet, Qeveria nuk ka stopuar procesin, respektivisht Qeveria i ka garantuar punëtorët se ata edhe tre vite pas privatizimit do t’i kenë vendet e tyre të punës të sigurta me kushte dhe paga të paprekura nga privatizuesi.

Miliona për këshilla Procesi i Privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), kishte filluar qysh në vitin 2009, ku Qeveria e Kosovës vetëm për marrjen e këshillave nga kompani ndërkombëtare rreth shitjes së PTK-së ka shpenzuar rreth tetë milionë euro. Shpenzimi i gjithë kësaj shume vetëm për këshilla, nga njohës të fushës është vlerësuar si e panevojshme kur dihet se shumë herë është shtyrë privatizimi i PTK-së. Këshilltari i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gëzim Bazhaku, ka thënë se shuma e shpenzuar është bërë për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjikë. “Deri në vitin 2011 janë shpenzuar 4 milionë e 402 mijë euro, ndërsa që nga vitit 2012 e këndej janë shpenzuar edhe 3 milionë e 521 mijë euro, që do të thotë se janë shpenzuar afër 8 milionë euro për këshilltarët e transaksionit dhe këshilltarët strategjikë nga ana e Qeverisë së Kosovës”, - ka treguar Baxhaku. n

PAQJA

Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

5


Aty ku sundon marrëzia…

Amel ILMIU

“K

ëtu sundon marrëzia”, - është një grafit që të bie në sy në rrugën qendrore të Shkupit. Pa marrë parasysh përkatësinë etnike të shkruesit, më duhet të pranoj se nuk kam parë mbishkrim më të qëlluar në këtë vend. Po pra, këtu njëmend sundon marrëzia. Bile Erazmo Roterdami titulloi një libër të tërë ‘Lavdërim marrëzisë’. Zaten këtu marrëzia nuk është që vetëm sundon, por asaj edhe i thuret lavdi. Zgjedhjet përfunduan. Dhe sërish fitues absolut ishin partitë në pushtet. Mendja ta thotë se gjërat shkojnë për mrekulli, mbase populli rishtas e votoi pushtetin. Mirëpo hendeku del në pah, kur sheh se pakënaqësia është në kulm saqë s’mbahet mend të ketë qenë ndonjëherë kështu. Pakënaqësi në të gjitha sferat. Atëherë si po fitojnë partitë në pushtet?! Është thënë dhe vlen të përsëritet se këto parti i kishin në duar të gjitha mjetet e manipulimit: mediat, mjetet financiare dhe grepin e ofertës. Përmes mediave u lansua propaganda e fuqishme që ta zinte frymën. Partitë e tjera s’ndiheshin për së gjalli. Partitë në pushtet të bombardonin, duke i quajtur ferr të tjerët dhe duke ofruar projekte fantastike, për të cilat shfrytëzoheshin edhe filmime vizatimore. Epo mirë de…ato e dinë afërsisht psikën ose mentalitetin e masës, prandaj kanë llogaritur në

6

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

‘logjikën’ infantile të saj që të mashtrohet edhe me filma vizatimor. Pra projektet ishin të menduara aq bukur sa s’kishte modele asgjëkundi nëpër botë që të ilustrohej, prandaj duheshin filmime vizatimore. Kjo anë po, sa i përket fushatës parazgjedhore, po vallë ku do të merret gjithë ai buxhet kolosal për realizimin atyre projekteve, mbetet të shihet. Shfrytëzimi i filmimeve vizatimore është diçka risi në fushata parazgjedhore. Megjithatë është e kapshme, sepse politikanët kur zbresin në terren deri-diku e masin edhe kapacitetin intelektual të atyre që u shkojnë pas, prandaj sigurisht kanë gjykuar drejt se koeficienti i inteligjencës (QI) së tyre, ua duron edhe këtë risi. Dhe simbas atyre filmave vizatimorë që kemi parë, duket se qytetet tona do t’ua tejkalojnë së shpejti edhe metropoleve më të njohura botërore, s’di ashtu dukej në vizatime, mbeten katër vitet e ardhshme të shohim çfarë do të bëhet me to. Mediat kanë qenë megafone të partive në pushtet për shkak të parave të majme që kanë marrë prej tyre. Çdo lajm, raport ose konferencë shtypi ka qenë e transmetuar në atë linjë që t’u shkojë për shtati partive në pushtet. Është thyer çdo rregull gazetarie, saqë edhe lajmet jepeshin me komente edhe atë për të qenë paradoksi në maksimum me komente në fillim, ashtu që efekti të jetë sa më i madh. Partitë në pushtet manipuluan edhe me blerjen e votës dhe shumë prova të mëdha janë sjell

në këtë drejtim, saqë gjithçka ka qenë më se e qartë. Me grepin e ofertës kemi për qëllim mbajtjen pezull të një armate të madhe të papunësh, kryesisht të rinj, që partitë në pushtet i joshin zakonisht para zgjedhjeve, madje edhe duke i futur në lista fiktive si gjoja prioritar për punësim, në konkurset e ardhshme. Kjo ka bërë që këta të papunë shpresëngratë jo vetëm të jenë votues potencial, por të shndërrohen edhe në militant në tubimin e votave. Një rast që kalon çdo moral e që s’mund të lihet anash, është edhe votimi i shqiptarëve për maqedonasit kundër kandidatëve shqiptarë. Këtë ‘margaritar politik’ e sollën në trend partitë shqiptare, të cilat ia japin besën partive maqedonase se do të votojnë kandidatin e tyre në shkëmbim të ndonjë ndihme të ngjashme të kësaj natyre nga partia maqedonase. “Ne ia dhamë besën partisë maqedonase në pushtet, ia dhanë edhe romët, të cilët morën edhe para për të votuar, por romët pasi i futën paratë në xhep, nuk dolën në raundin e dytë për shkak se binte shi, kështu që ne e mbajtëm fjalën dhe qëndruam në besë, por romët e shkelën besën. Ne jemi njerëz të fjalës dhe i rrimë në fjalë Gruevskit, edhe pse ai dhe partia e tij është shumë hileqare”, - u shpreh një kandidat për kryetar komune i partisë shqiptare në pushtet. Tjetri kandidat i partisë tjetër i PDSH-së ish-rektori i Universitetit të Tetovës prof.dr. Sadi Bexheti, shkonte nëpër lagjet maqedonase dhe u thoshte:

PAQJA


“Mos i votoni ish-komandantët e UÇKsë sepse ata nuk do t’u ndërtojnë kisha, do të merren me ndërtime të paligjshme dhe do të fillojnë t’u ndërrojnë emrat rrugëve. Ne nuk i bëjmë këto gjëra. Nëse më votoni mua, unë do ta bëj kryetarin e këshillit maqedonas”. I njëjti shkonte në kishë, ndizte qiri, jepte para personale për kishën dhe premtonte mbështetje institucionale për të. Ndërkaq në Gostivar për ta mposhtur prof.dr. Rufi Osmanin e RDK-së u bashkuan BDI-ja edhe PDSHja, por edhe maqedonasit. Rufi Osmani doli dhe për gjithçka fajësoi kancerin e quajtur Menduh Thaçi, kurse Menduh Thaçi doli dhe u kundërpërgjigj me stilin e tij arrogant duke i quajt Rufi Osmanin dhe Bardhyl Mahmutin plehra. Edhe Rufiu edhe Thaçi vazhdojnë të mbeten në kreun e partive të tyre. Kur dy zihen – i treti fiton. Nga të gjitha këto më i fuqishëm bëhet Ali Ahmeti dhe partia e tij, ani pse jeta politike e shqiptarëve në Maqedoni vazhdon të mbetet e polarizuar dhe e elektrizuar. Në këtë mes humbës më i madh është populli dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Sado politikisht të jetë e gëlltitshme, megjithatë moralisht dhe kombëtarisht, është e paimagjinueshme: pra që në emër të gjakut të dëshmorëve, në emër të luftës së 2001-shit, në emër të invalidëve e kështu me radhë, të agjitohet kundër kandidatit shqiptar, e të votohet kandidati i partisë maqedonase në pushtet, i partisë që ishte në pushtet edhe kur plasi ajo luftë dhe i ka duart e përlyera me gjakun e po atyre dëshmorëve!!! Këtu nuk duhet të jesh shumë

PAQJA

i dijshëm për të kuptuar shkallën e lartë të ‘patriotizmit’ të atyre që votojnë për kandidatët maqedonas. Krejt kjo në emër të një koalicioni dhe në emër të një interesi të ngushtë partiak. Dhe kur nga Haga kthehet krimineli i dënuar për masakrën e Lubotenit, po ajo parti që shqiptarët e votojnë, i organizon pritje dhe e shpall hero. Kështu VMRODPMNE ua kthen mirësinë shqiptarëve. Çfarë të thuhet? Aty ku marrëzia arrin kulminacionin, çfarëdo që të thuhet, duket e tepërt. Madje e tepër duket edhe një ofshamë me një ‘no comment’. Nuk është hera e parë që VMRODPMN i nënçmon skajshmërisht shqiptarët. Me këtë nuk duam të themi se LSDM është më e mirë. Absolutisht. Megjithatë dua të them se ne fatkeqësisht jemi ashtu siç jemi dhe me veprimet tona po i meritojmë të gjitha. Janë veprimet tona ato që lejojnë, që të tjerët të sillen kështu. Të kota pastaj janë komentet se përse e si u prit krimineli i Hagës. E kotë është gjithçka. Përderisa ne bëhemi kriminel të vetvetes dhe i votojmë ata, për më tepër për inat të kandidatit tjetër që është shqiptar, atëherë çfarë mund të presim. Askush nuk mund të na nënçmojmë pa e bërë vendin. Ne e kemi bërë vendin dhe po e bëjmë vazhdimisht. Ne nuk po mbushemi mend kurrsesi. Për hir të pushtetit na është bërë mendja marroçe dhe me dëshirë po i harrojmë disa principe, thjeshtë shumë njerëzore: ‘se nuk jepet i yti për të huajin’. Stërgjyshit shtiremi se i nderojmë, por kemi harruar një porosi shumë të sinqertë të tyre: ‘Mos

i ze besë të pabesit, sepse s’ka besë me të’. Gjithçka po harrojmë, sepse po na verbojnë sytë vezullimi i xhipave dhe veturave luksoze, po ma çmend bukuria e vilave dhe pallateve dhe po na zë frymën e fytin kafshata e kulaçit dhe tortës së madhe të pushtetit. Prandaj, mu për këtë sot shqiptarët i ke luftëtarët më të denjë për këtë shtet, shumë më shumë sesa Gruevski, saqë po të ishte gjallë do t’ua kishte lakmi edhe Goce Dellçevi me shokë. Kjo është pasqyra e jonë – prandaj mos të trandemi kur krimineli i shpallur nga drejtësia ndërkombëtare e Hagës pritet me ceremoni të organizuar shtetërore dhe shpallet hero. Këtë nuk po e bënë vetëm Gruevski me shokë, këtë po ia mundësojmë ne, me idiotizmin tonë, me servilitetin tonë, me votën tonë. Johan Tarçullovski vrau e masakroi gra, pleq e fëmijë shqiptarë. Qeveria e VMRO-DPMNE-së e shpalli hero dhe e priti në mënyrë madhështore. Kjo parti çdo muaj inkurajon huliganët për t’i përgjakur të rinjtë tanë që shkojnë në shkollë. Kjo parti e kjo qeveri s’la gjë pa bërë e vazhdon të bëjë gjithnjë kundër shqiptarëve. Prandaj shqiptarë!, mos harroni, në zgjedhjet e ardhshme, mos i votoni kandidatët shqiptarë, nëse janë të partisë tjetër shqiptare, votoni ata kandidat maqedonas që ua thotë partia e zemrës, votoni pra kandidatët e VMRODPMNE-së! Votoni, sepse mazohizmi politik nuk ka brirë, as marrëzia s’mund të jetë ndryshe...  n

Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

7


LËVIZJA SOCIALISTE E INTERESIT

Isa MEHMETI

I

lir Meta është shndërruar në person komik, frymëzim për karikaturist e satirist të shumtë. Tërheqja e tij nga koalicioni qeveritar me Berishën, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, ka ndikuar që për të dhe partinë e tij të thurren gjithfarë barcoletash që qarkullojnë në popull, por edhe në media. Mjafton të shënosh emrin e Ilir Metës në google e të dalin disa karikatura që portretizojnë karakterin e tij labil politik. Ishte Meta ai që në vitin 2008 e transformoi sloganin e dikurshëm të Berishës ‘Nano ik’ në ‘Berisha ik’. Atëherë LSI dhe kreu i saj ushtronin trysni mbi Edi Ramën dhe partinë e tij për të përfituar nga shpërthimi tragjik në Gërdec për rrëzimin e qeverisë Berisha. Majtistët atëherë e quanin Berishën ‘Sali Gërdeci’. Rama mendonte se mbase edhe nuk i kishte mbetur edhe aq kohë qeverisë Berisha, ajo më mirë do të mposhtej në zgjedhjet që do të pasonin pas një viti nga shpërthimi tragjik i Gërdecit. Mirëpo ndodhi e papritura dhe Berisha i fitoi zgjedhjet edhe më 2009. PS sërish mbeti jashtë pushtetit, kurse LSI gjithashtu mbeti në udhëkryq. Ishte Dritan Prifti një deputet kontravers, ai i cili 8

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

doli dhe bëri të qartë qëndrimin e LSIsë. Në këtë mënyrë ndodhi ajo që nuk pritej, një koalicion mes dy partive me program kontradiktor, njërit djathtas e tjetrit majtas. Këtë ‘suprizë’ e interpretoi si normale Berisha, duke thënë se ‘ylli polar i LSI-së është integrimi everopian, dhe këtu është nyja që i lidh dhe i bashkon PD me LSI’. Prej atëherë Rama nuk ka rreshtur pa kritikuar Metën për shërbimin e madh që ia ofroi Berishës. Meta pat pasur kundërshtime edhe nga zyrtarë të lartë brenda partisë së tij, të cilët i neutralizoi. Më pas shpërtheu skandali i përgjimeve, një rast i papresedan në historinë e partive politike, që një kryetar partie të inçizohet e më pas të shantazhohet nga një ministër i tij. Ishte pikërisht Dritan Prifti, ai i cili shpalli i pari koalicionin me Berishën menjëherë pas përfundimit të votive, i cili i zemëruar për ndërrimin nga posti, publikoi disa videoinçizime ku shihej se si shefi i tij partiak Ilir Meta fliste për shuma të mëdha parash, për tendera dhe korrupcion. Gjersa me kalimin e kohës pritej që rejtingu i LSI-së të binte, si duket gjithçka po përpiqet t’i lihet pluhurit të harresës. LSI-ja rikthehet në opozitë dhe kërkon rrëzimin e qeverisjes ku shërbeu për tre vjet e nëntë muaj. Me gjasë do

ta shohim po atë Ilir Metë të dikurshëm që burgosi Sali Berishën dhe kërcente mbi bangot e Parlamentit për ta goditur Jozefina Topallin; po atë politikan që deri dje shtrëngonte duart e shkëmbente buzëqeshjet me kryeministrin Berisha, tash e tutje do ta shohim në rolin se si e shan atë dhe e shikon vëngër. Një miqësi e madhe katërvjeçare, po zbehet dhe po tendoset sikur të mos ketë ekzistuar asnjëherë më parë. Sado për dikë mund të tingëllojë e çuditshmë, megjithatë ‘i di Meta – punët e veta’. Ia ka lidh kryet edhe kësaj pune. Metamorfoza politike e tij, mund të gjejë sërish shprehjen e vet të sukseshme. Meta e pësoi këtë shndërrim sigurisht duke nuhatur frymën e ndryshimeve. Ai po përplaset ashpër me ish-shefin e tij në qeveri, jo për parime, por për shkak të prekjes së interesave thelbësore, ndonëse sërish esenca qëndron sërish te marrja e pushtetit. Megjithatë në politikë, asgjë nuk është e sigurt sado që dikujt mund t’i duket ashtu, prandaj shtrohet pyetja se çfarë do të bënte Ilir Meta sikur prapë në zgjedhjet e 23 qershorit të fitojë Sali Berisha dhe imponohet hyrja në koalicion me të? A do të hynte atëherë Meta në qeveri, apo do t’i ngel konseguent zhurmës që po shkakton tani?! n

PAQJA


një parti e re, me qasje krejtësisht ndryshe Intervistoi: Jeton ISUFI

P

AQJA: Fillimisht cilat ishin motivet kryesore që të kaloni nga lëvizja qytetare Bashkohu në subjekt politik, konkretisht në parti Lëvizja Islame Bashkohu? Krasniqi: Fakti që shoqëria civile si pjesë e së cilës ka funksionuar për afro tre vite edhe Lëvizja Bashkohu në Kosovë nuk e ka rolin që do të duhej ta kishte në një shtet funksional, si njëri nga atributet themelore të demokracisë, ka bërë që në bazë të një konsultimi të gjerë të vijë deri te kalimi nga Lëvizja Bashkohu në subjekt politik me emrin Lëvizja Islame Bashkohu . PAQJA: Si funksionon LISBA, si është Struktura Organizative e LISBA-ës, më çfarë e dallon nga partitë tjera? Krasniqi: LISBA funksionin me strukturë të plotë organizative dhe nga partitë tjera dallon mjaft, duke filluar nga programi i saj . Thjesht mund të themi se LISBA përfaqëson një fryme dhe qasje të re në zgjidhjën e problemeve më të cilat po përballet shoqëria kosovare . PAQJA: Cili është qëllimi i LISBA-ës, çka synoni të arrini me futjen në politikë, pasi që në opinioni e gjerë kemi shumë keqkuptime përkitazi me qëllimin tuaj, cili është ai në fakt? Krasniqi: Duke u ndërlidhur me pyetjen e parë se cilat ishin arsyet e regjistrimit si subjekt politik, duam ta bëjmë të qartë për opinionin përmes re-

PAQJA

vistës ’’Paqja’’ se kalimi në subjekt politik është bërë më qëllim të realizimit të programit të LISBA-ës me mekanizmat që ka në dispozicion një subjekt politik. Programi i LISBA-ës konsiston në respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut me fokus të veçantë në realizimin e të drejtave të shkelura të muslimanëve, të cilët ndonëse janë pjesëtarë të komunitetit fetar shumicë në Kosovë, janë të diskriminuar dhe të drejtat e tyre të shkelura nuk mbrohen nga askush. Qëllimi i themelimit të LISBA-s është që qytetarëve të Kosovës t’u ofrohet një alternativë për një shtet në shërbim të tyre ku drejtësia, barazia dhe liria të jenë themele të shtetit dhe shoqërisë. LISBA ka për qëllim një shtet pa korrupsion, pa krim të organizuar, pa shantazhe politike, nepotizëm dhe dukuri të tjera negative, të cilat e kanë shoqëruar pushtetin dhe pushtetarët që nga paslufta në Kosovë e që pasojat i ka bartur populli i Kosovës. Përmes LISBA-s do të angazhohemi për zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik duke u fokusuar në përshtatjen e kushteve për investitorë të huaj.

PAQJA: Pse mendoni se si subjekt politik do të arrini t’i realizoni qëllimet e juaja e jo si lëvizje qytetare? Krasniqi: Mekanizmat që kanë në dispozicion dhe rrjedhimisht roli i një lëvizjeje qytetare është i kufizuar dhe fakti që u përmend më lartë se zëri i shoqërisë civile në Kosovë është i injoruar, ka bërë që gjatë funksionimit si lëvizje duke falënderuar Allahun e

e i e slamniq ë m ja I as ist iz Kr r v ëv te L sim In in e , Ar r ta hu ye ko kr ash B

LISBA

Madhëruar kemi arritur deri-diku t’i realizojmë qëllimet e parashtruara, por ka mbetur akoma për t’u bërë dhe këtë shpresojmë ta realizojmë si subjekt politik meqë mekanizmat janë më të shumtë dhe mundësitë janë më të mëdha në rrugën drejt realizimit të qëllimeve tona .

PAQJA: A mendoni se do të arrini sukses si parti politike pas suksesit që keni pasur si lëvizje qytetare, kur kemi parsysh që do t’i nënshtroheni procesit zgjedhor, a keni arritur të fitoni elektorat për këtë? Krasniqi: Shpresojmë se sinqeriteti dhe vendosshmëria do të jenë shkak për suksesin e LISBA-ës , sukses të cilin e kërkojmë vetëm nga Zoti ynë dhe garën elektorale nuk e parashohim si problem pasi që përfaqësojmë interesat e popullit dhe zërin e të shtypurve dhe të diskriminuarve. Ne gjatë kohës sa kemi funksionuar si shoqëri civile kemi pasur mjaft anëtarë dhe aktivistë e përkrahës, të cilët kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona dhe kanë mbështetur vendimin për kalim në subjekt politik dhe njëherësh janë edhe elektorat i LISBA-ës , por natyrisht interesimi për anëtarësim po shtohet çdo ditë dhe jemi të bindur se përkrahja nuk do të mungojë aspak . PAQJA: A funksionon Lëvizja Islame Bashkohu në shumicën e Komunave të Republikës së Kosovës, a keni arritur t’i organizoni degët lokale nëper komuna? Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

9


Krasniqi: Në disa komuna janë themeluar degët, në disa janë ngritur grupet punuese për themelimin e degëve, ndërsa nga disa komuna tjera kemi marrë ftesën për t’i vizituar dhe themeluar degët dhe këtë do të bëjmë në ditët në vazhdim .

PAQJA: A do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale dhe qëndrore që do të organizohen, paraprakisht ato lokale, e më vonë ato qëndrore, a do jeni pjesë e ndonjë kualicioni parazgjedhor, a mendoni se do ta kaloni pragun zgjedhor, apo është ende herët për këte?

10

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

Krasniqi: LISBA është një subjekt i ri politik dhe ndonëse kryesia funksionon me strukturë të plotë dhe siç ceka më lartë, themelimi i degëve është në rrugë të mbarë dhe nuk përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa për ato parlamentare LISBA do të jetë pjesë e tyre. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë kualicioni parazgjedhor nëse kjo i kontribuon realizimit të programit të LISBA-ës. Jemi të bindur që do ta kalojmë pragun zgjedhor .

PAQJA: Ju si lëvizje qytetare keni qenë

shumë e zëshme përkitazi me të drejtat e muslimanve shumicë, por edhe në reagimin ndaj dukurive negative dhe antisocilale në vend, a do të vazhdoni të jeni kështu edhe si parti politike? Krasniqi: Do të jemi akoma më të zëshëm në mbrojtjën e të drejtave të muslimanëve dhe kundër dukurive sociopatologjike, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat si subjekt politik, por edhe duke ruajtur karakterin e lëvizjes qytetare .

PAQJA: Për fund cila do të ishte porosia e juaj drejtuar lexuesve të revistës sonë? Krasniqi: Lexuesit e revistës ’’Paqja’’ i porosisim për angazhim dhe thirrje në të mirën dhe të mbarën dhe për denoncim dhe ndalim të së keqes. Po ashtu ju bëj thirrje për mbështetje dhe inkurajim të revistës ’’Paqja’’, e cila është dëshmuar për korrektësi, paanësi dhe informim te drejtë. Për punën e saj revistës ‘’Paqja‘’ i është mirënjohës edhe Lëvizja Islame Bashkohu, dikur Lëvizja Bashkohu aktivitetin e së cilës të kurorëzuar me suksese siç ishte rasti te ndarja e hapësirës për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë shumëkush mundohej ta minimizonte ose edhe ta eliminonte në tërësi, ishte revista ’’Paqja’’ ajo që e nxori në pah të vërtetën. n

PAQJA


RRYMAT POLITIKE MYSLIMANE

Islami është fe dhe sistem jete, shumë i përshtatshëm t’i kuptojë ndryshimet e gjeneratave, mirëpo si duket para disa shekujsh kjo përshtatshmëri sikur u shkëput nga realiteti tij, dhe që atëherë duket se ka një hendikep brenda trungut të vet. Por jo, Islami nuk është i hendikepuar, por muslimanët. Burimi dhe parimet e Islamit nuk mund të fajësohen, por përcjellësit e stafetës së kësaj dëlirësie Muhamed J. KAJOLLI

S

hoqëritë veprojnë në saje të mendimeve të kundërta dhe alternativave të ndryshme, muslimanët përderisa i përkasin këtij lloji nuk bëjnë përjashtim. Për të qenë më të saktë analiza të ndonjë vepre, zbërthimi duhet të fillojë me shkakun e parë të problemit. Prandaj edhe hulumtimi ynë do të spikatë ngjarje historike dhe analiza politike të mendimtarëve shkencorë të shkollave të ndryshme, të cilët ndihmuan çarjen e thellë të ummetit musliman, e pastaj të jepen mendime hipotetike për të dalë me një mendim të përshtatshëm, i cili afron ummetin. Natyra e njeriut që në zanafillë është e sendërtuar mbi oreksin e pangopur për pushtet, pasuri dhe ndjenjën e përjetësisë. Kjo është edhe arsyeja kryesore e lindjes së problemit, gjegjësisht problemeve brenda vëllazërisë, pastaj brenda një familjeje ose fisi, dhe në fund problemi mund të shtrihet aq gjatë sa të fillojnë luftëra të mëdha midis popujve. Në të shumtën e rasteve majat e problemeve të një shoqërie shkaktohen nga vetë udhëheqësit e pushtetit, fatkeqësisht praktika e muslimanëve ka treguar se kanë problem serioz në emërimin ose zgjedhjen e kalifit. Përderisa myslimanët nuk arrijnë të flasin më në zë, ata gjithmonë do të janë të ndarë. Ndërsa kjo situatë në mënyrën më të thjeshtë ose ndryshe thënë një politikë shumë e shpejtë iu shkakton vëllavrasje. Dikush mund të pyesë, pse ende muslimanët nuk e kanë zgjidhur problemin e kalifit!? Po është e vërtetë, kjo temë në ditët tona të sotme është e thjeshtë ose të paktën kështu duhet të konsiderohet, mirëpo nëse kthehemi pak në retrospektivë mund të themi se kemi të bëjmë me një temë, e cila ka kaluar nëpër përvoja disa shekullore. Duhet të kemi parasysh se kjo temë është shpjeguar sipas botëkuptimit të shkollave të mendimit, të cilat për bazë kanë pasur parime të dala nga interpretimet e “burimeve të pastra të Islamit”,

PAQJA

por në esencë ato ishin diametralisht të kundërta. Sot gjeneratat e pas 14 shekujve nuk e kanë të lehtë ta zgjidhin problemin edhe pse në dukje është problem i rëndomtë. Islami është fe dhe sistem jete, shumë i përshtatshëm t’i kuptojë ndryshimet e gjeneratave, mirëpo si duket para disa shekujsh kjo përshtatshmëri sikur u shkëput nga realiteti tij, dhe që atëherë duket se ka një hendikep brenda trungut të vet. Por jo, Islami nuk është i hendikepuar, por muslimanët. Burimi dhe parimet e Islamit nuk mund të fajësohen, por përcjellësit e stafetës së kësaj dëlirësie. Jemi dëshmitarë se ndryshimet politike të para një shekulli, kanë ndryshuar dukshëm krahasuar me veprimet ose botëkuptimet politike të para dy shekujve, e ne këtu kemi të bëjmë me ngjarje që kanë të bëjnë me ndryshimet politike shumë më të hershme se para këtyre dy shekujve. Mundësitë e falsifikimit të haditheve ishin të mëdha, mirëpo kjo nuk na arsyeton që të mos kemi guxim për pastrimin e tyre. Natyra e njeriut është interesante, ndodhë që ai e di një gjësend shumë mirë, e di se i duhet të ndryshojë, por

për shkak të rrethanave, egos ose ndonjë shkaku tjetër, kundërshton të ndryshojë praktikën e vet. Kështu është edhe me shtetet, nuk duan të ndryshojnë mënyrën e udhëheqjes së trashëguar të tyre për shumë arsye. Për shembull Britania e Madhe, Belgjika Holanda dhe të tjera shtete në botën perëndimore, dhe shtete në Lindjen e Mesme si dhe në Lindjen e Largët nuk duan që ta ndryshojnë praktikën e sistemit të tyre monarkist...!

Debatet rreth kalifit Debati për kalifin nuk ka munguar asnjëherë, nuk ka gjeneratë që nuk e ka dëshiruar këtë debat, mirëpo praktika ka treguar se asnjëherë nuk janë bashkuar rreth një mendimi të përafërt sa të kishin mundësi kompromisi. Mendimet e çdo gjenerate kanë qenë diametralisht të kundërta, prandaj nuk ka pasur mundësi kompromisi. Shkollat e mendimit politik musliman kanë debatuar rreth: 1. A u lejohet muslimanëve të kanë dy kalif njëkohësisht, ose vetëm një 2. Të qenit të tij nga fisi kurejshit, ose jo 3. Të qenit të tij vetëm nga një shtëpi e veçantë e fisit kurejshit dhe 4. A duhet ai të jetë i pagabueshëm

Vula e kalifit Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

11


Këto katër pika kanë qenë, dhe janë ende temë e debatit këtu e 14 shekuj. Në kontekst të këtyre pikave është shtruar edhe debati rreth mënyrës së zgjedhjes së kalifit. Një gjë duhet të kihet parasysh se debati shkencor i shkollave muslimane rreth kalifit, nuk ka filluar menjëherë pas vdekjes së Muhamedit s.a.v.s. sepse shkolla të tilla në fakt nuk kishte. Bile, derisa Muhamedi s.a.v.s. ishte gjallë, muslimanët jo se nuk kishin arritur të kishin shkolla të mendimit, por në fakt as që dinin mbi ekzistimin e shkollave të tilla në botë. Bashkëkohanikët e Muhamedit s.a.v.s. ishin shumë të kufizuar, ata përcillnin me shumë vëmendje fjalët e Shpallura. Atyre nuk iu jepej mundësia të vepronin, sepse çdo problem zgjidhej me anë të Shpalljes, e cila ishte në proces. Kur Shpallja u plotësua, ndryshe thënë, kur ajo u ndërpre, përgjegjësia e trashëgimtarit ishte të vazhdonte të zgjidhte problemet me anë të Shpalljes dhe praktikës së Muhamedit s.a.v.s. Muslimanët e parë ishin shumë të vëmendshëm dhe stafetën e tyre e përcollën me shumë sukses për aq sa ne jemi të informuar. Problemet fillojnë me zgjerimin e kufijve dhe pranimin e fesë me të shpejtë nga popuj me kultura të ndryshme. Shikuar me syrin e sotëm mund të thuhet se ka qenë e lehtë përshtatja, mirëpo praktika tregoi se muslimanëve të parë u mungoi përcjellja e saktë e praktikës së Muhamedit s.a.v.s. Kjo mungesë i hapi dyert e falsifikimeve dhe kështu burimi i pastër u godit rëndë. Biografia dhe këshillat e Muhamedit s.a.v.s. në shumë raste u abuzuan, mirëpo fatmirësisht shpallja Hyjnore mbeti e paprekur. Këtu duhet t’i jemi shumë mirënjohës gjeneratave para nesh që arritën ta ruajnë me shumë fanatizëm mos ndryshimin e Kuranit. Pas dyqind vjetësh, pra, nga mesi i shekullit të IX-të, muslimanët hapën shkolla të mendimit, duke i dhënë përparësi të madhe shkencës dhe teknologjisë. Këto shkolla morën përsipër të pastronin çdo njollë të jetës së Muhamedit s.a.v.s. dhe të shokëve të Tij, mirëpo kur këto shkolla hapën debate filloi një përçarje tjetër. Muslimanët u ndan bazuar në mendimin kritik të shkollave ekzistuese. Ndarja ishte e pashmangshme përderisa posedonin argumente 12

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

‘burimore autentike’, të cilat u përshtateshin filozofisë së tyre. Kështu lindën tri rryma të mëdha të mendimit politik: 1. Shkollat që përkrahnin dhe ruanin me çdo kusht mendimin qeverisës dhe sistemin që ishte i ngritur në atë kohë. Shkollat që ishin të përafërta me këtë mendim, u grupuan dhe dolën me emrin, mendimi sunit. 2. Shkolla rivale e këtij grupi që qëndroi për gjatë kohë përballë këtij mendimi pretendon se familja e ngushtë e Muhamedit s.a.v.s. është ajo që duhet të udhëheqë ummetin. Shkollat që ishin të përafërta me këtë mendim, u grupuan dhe dolën me emrin, mendimi shiit. 3. Mendimtarët që nuk qëndronin as me njërën e as me tjetrin mendim politik, u quajtën Khavarixh (të përdalurit nga realiteti). Këta me nd o jnë se pushteti i takon vetëm Allahut, mirëpo këta

mendimtarë nuk kanë arritur të hapin shkollat e tyre dhe të janë të qëndrueshëm në mendimin e tyre të qartë. Prandaj, kjo shkollë paraqitet vetëm atëherë kur shoqëria muslimane gjendet në krizë. Para se të fillojmë t’i shkoqisim mendimet dhe argumentet e shkollave politike do të ishte më mirë sikur të shpjegohej zanafilla e lindjes së njërit prej probleme që shkaktuan ndarjen e madhe të muslimanëve.

Lindja e problemit të kalifit Bazuar nga përshkruesit e parë të historisë islame dhe të biografisë së Muhamedit s.a.v.s., theksohet qartë se Muhamedi s.a.v.s. nuk ka lënë asnjë shenjë, se cili nga shokët e Tij më të afërt do të duhej ta zëvendësonte ose ta trashëgonte vendin e tij të udhëheqësit. Në ditët e fundit të jetës së Tij, ai asnjëherë nuk u pyet nga të pranishmit se cili ishte mendimi tij për kalifin (zëvendësin) e Tij të ardhshëm. Shokët e Tij e morën të mirëqenë vendimin e Tij, që Ebu Bekri r.a. t’ua falte namazin. Ishte person që e meritonte, dhe në bazë të këtij pëlqimi nga Muhamedi s.a.v.s. pas ndërrimit të jetës një grup i vogël, i cili u tubua në shtëpinë e Sekifes e kandidoi për kalif të muslimanëve. Muslimanët e parë rregulloret e para i nxirrnin pasi iu lindte problemi, ndërsa shpëtimtar kishin sinqeritetin dhe bindjen e tyre se vetëm Kurani dhe praktika e Muhamedit s.a.v.s. ishin shpëtim për ta: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Ahiretit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur” (4:59) Derisa ishte gjallë Muhamedi s.a.v.s. ata vazhdimisht ishin këshilluar me Të, dhe pas vdekjes së Tij u sprovuan me zgjedhjen e kalifit

PAQJA


(zëvendësi) të Tij. Prandaj debati, i cili u shtrua midis grupit të ensarëve (vendave-medinas) dhe tri muhaxhirëve (emigrantët e Mekkes) mbaroi shpejtë, dhe pa asnjë njollë edhe pse në atë takim nuk kishin marrë pjesë shumë veprimtarë të njohur. Me të dëgjuar se Ebu Bekri r.a. ishte një prej kandidatëve për kalif, një grup tjetër në krye me Zubejr ibën Avam (dhëndri i Ebu Bekrit) mendonte se Aliu r.a. është më meritor dhe shpalli kandidatin e tij të mundshëm. Grupi i Alisë nxori kundërargumentin e grupit të Sekifes duke thënë: Nëse Ebu Bekri është zgjedhur për shkak të qenit të tij kurejshit nga Mekka, atëherë më meritor është Alia për shkak se është edhe kurejshit edhe është nga familja, e cila ka qenë kujdestare e Qabesë den baba den. Aliu r.a. ishte njeri që kishte të gjitha atributet për të qenë kalif, dhe kjo sjellje brilante e muslimanëve ishte për çdo lëvdatë. Ishte hera e parë që muslimanët do të zgjedhin njërin nga dy personat më meritor për të qenë kalif.

Alia r.a. u tërhoq nga kandidatura Sikur Ebu Bekri, ashtu edhe Aliu (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta), nuk kishin pranuar të bëheshin kalif pa pëlqimin e masës së gjerë. Për këtë arsye ishte lënë dita e nesërme që populli t’ia jepte besën njërit prej këtyre dy personaliteteve, ai i cili do të kishte më shumë vota, ai do të shpallej kalif.

PAQJA

Pra, praktika islame i çoi muslimanët në votim, dhe ky votim mund të thuhet se ishte rasti i parë i njerëzimit në civilizimin nuhian të zgjidhnin të parin e tyre me anë të votave. Gjatë mbrëmjes së asaj dite Ubejdullah ibën Xherah shkoi tek Aliu dhe prej tij kërkoi të mos kandidohej për shkak të moshës së tij të re. Atij i tha se do t’i jepej mundësia edhe më vonë të vendosej në këtë post, prandaj që t’i evitoheshin ndonjë përçarjeje të mundshme, do të ishte më e pëlqyeshme të dilnin vetëm me një kandidat. Mirëpo Ubejdullahi nuk e mori përgjigjen përfundimtare nga Aliu r.a. Dita e nesërme u gdhi me një druajtje midis muslimanëve, dhe duke qenë se Aliu r.a. e dinte fare mirë që shteti nuk duhej të drejtohet nga më shumë se një kalif, dhe duke u frikësuar se mund të lindte një përçarje, ai e mori këshillën e Ubejdullahit si të mirëqenë dhe nuk doli atë ditë t’ia jepte besën Ebu Bekrit. Disa analistë spekulojnë me këtë ditë të mosdaljes së Aliut r.a., mirëpo e vërteta duhet të jetë kjo sa më sipër u tha. Kjo ishte mënyra e parë e zgjedhjes së kalifit. Menjëherë pas dy vitesh të udhëheqjes së Ebu Bekrit r.a., muslimanët përsëri do të dalin për t’ia dhënë besën (votën) Omerit r.a, i cili u propozua drejtpërdrejt nga vetë kalifi Ebu Bekër për kandidat të mundshëm për kalif. Omeri r.a. nuk pati asnjë kundërkandidat dhe kështu muslimanët ia dhanë besën pa asnjë mëdyshje.

Pas dhjetë vjetësh të tjera, muslimanët do t’ia japin besën (votën) pa problem kandidatit të vetëm Osmanit r.a. i cili kishte fituar të drejtën për t’u bërë kalif në garën që ishte zhvilluar midis gjashtë kundërkandidatëve të tjerë të përzgjedhur nga vetë kalifi Omer, i cili po ndërronte jetë pas plagëve të marra nga atentati i një jo muslimani. Kalifi i katër edhe pse pa dëshirën e tij për të udhëhequr ummetin, u zgjodh si rezultat i garës që ishte bërë midis tij dhe Osmanit. Në këtë garë Aliu r.a. kishte dalë i dyti dhe me vdekjen e Osmanit r.a., muslimanët e Medines ia dhanë besën. Mirëpo për shkak të pretendimeve të Muavisë për këtë post, dhe si guvernator shumë i fuqishëm i Shamit, ai nuk e njohu Aliun për kalif. Pas disa vjet betejash midis tyre, Aliu r.a.vdes nga një atentator dhe Muavia u njoh për kalif me lejen e djalit të Aliut Hasanit. Pra, këto katër forma të përzgjedhjes së kalifit ishin të pranuara ndër muslimanët e parë (sahabët), gjë që nuk do të duhej të ishte ndonjë problem edhe në ditët tona të sotme këto forma të zgjedhjeve. Kalifi i gjashtë u zgjodh si trashëgimtar dhe kështu ummeti musliman kaloi nga sistemi kalifit të votuar në sistemin kalifi mbret. Ky ishte edhe fillimi i falsifikimeve të argumenteve, dhe me këtë u hapën dyert e përçarjes. n

Vazhdon në numrin e ardhshëm Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

13


Cili ishte gabimi në fjalimi Richard FALK

I

shte hartuar mjeshtërisht si një nga fjalimet më intriguese nga udhëheqësi më i rëndësishëm botëror dhe qeveria që ka përkrahur vazhdimisht çështjen e Izraelit për dekada me radhë. Fjalimi u pranua me ngazëllim prej audiencës së rinisë izraelite dhe veçanërisht nga hebrenjtë liberal në tërë botën. Përkundër vendngjarjes, fjalët e Presidentit Obama në Jerusalem më 21 mars fillimisht u dukën se patën qëllim të sqarojnë situatën në Uashington. Obama tani mund të ketë një rast më të lehtë për sukses në mandatin e tij të dytë presidencial pavarësisht nga polarizimi i Kongresit Amerikan, dhe përpjekjeve që ekonomia amerikane të vlerësohet nga perspektiva e shqetësimit të punëtorëve sesa nga përfitimi i korporatave të fuqishme. Sa i përket vetë fjalimit, ai përmban disa tipare rikuperuese. Në fjalim pranohet se anash shqetësimeve izraelite për siguri “e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje, e drejta e tyre për drejtësi, gjithashtu duhet të njihet”. Ky pohim ka pasuar nga deklarimi më i fuqishëm nga të gjitha: “...vendoseni veten në këpucët e tyre. Shikojeni botën me sytë e tyre.” Për të marrë në konsideratë konfliktin përmes syve të palestinezëve, i bie që të përballesh me realitetet e shëmtuara të okupimit të tejzgjatur, projekteve aneksuese të kolonizimit, një muri ndarës të paligjshëm, gjenerata të detyruara në mjerimin e kampeve të refugjatëve dhe dëbimeve, qytetarinë e klasës së dytë në Izrael, pastrimin etnik në Jerusalem dhe norma të panumërta që e bëjnë jetën e përditshme të palestinezëve një tregim të poshtërimit dhe frustrimit. Natyrisht, Obama nuk e mori guximin ta bëjë një gjë të tillë. Asnjë nga këto realitete që u shkoqitën, nuk u la në imagjinatën e audiencës së tij të rinisë izraelite, por së paku urdhri i përgjithshëm që të shohim konfliktin përmes syve të të tjerëve, shënoi një pikë kthese drejt ndjeshmërisë dhe pajtimit. Obama gjithashtu inkurajoi në aktivizmin qytetar izraelit në një mënyrë të dobishme në emër vetëm të paqes së bazuar në dy shtete për dy popuj1. Disi çuditshëm, ai kërkoi që “për momentin, lëreni anash planet dhe procesin” përmes të cilave mund të arrihet ky qëllim, dhe 14

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

“në vend të kësaj..ndërtoni besimin mes popujve.” A s’është kjo një këshillë pak e habitshme? Kjo duket si një zgjatim për të theksuar besimin kur strukturat dhe praktika e okupimit për palestinezët janë pareshtur mizore, shfrytëzuese dhe qethëse ditë pas dite në pamundësi të një shteti të zbatueshëm palestinez. Por kjo lutje e panatyrshme u shoqërua me një shfajësim edhe më bindës: “Unë mund t’u premtoj këtë: “Udhëheqësit politik kurrë nuk rrezikojnë nëse njerëzit nuk i shtyjnë që t’i ndërmarrin ato rreziqe. Ju duhet të krijoni ndryshimin që doni të shihni. Njerëzit e rëndomtë mund të realizojnë gjëra të jashtëzakonshme.” Kjo është një shpresë e vërtetë, e cila mund të del nga këto fjalë frymëzuese, por çfarë qëllimi kanë kur kemi parasysh situatën aktuale. Sipas mendimit tim fjalimi kishte të meta të thella në tri aspekte themelore: 1. Duke i folur vetëm të rinjve izraelit, dhe duke mos e bërë një fjalim paralel në Ramallah para të rinjve palestinez, roli i SHBA-ve si një ‘ndërmjetës i pandershëm’ u konfirmua në mënyrë të pacipë; gjithashtu sinjalizoi se Shtëpia e Bardhë ishte më e interesuar t’u bënte thirrje njerëzve në Uashington sesa palestinezëve të kurthuar në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gaza-s2, interpretim ky i përforcuar nga vendosja e kurorave me lule mbi varrin e Theodor Herzlit, por duke refuzuar që një gjë e tillë të bëhet mbi varrin e Jaser Arafatit. Kjo pabarazi e merakut u shfaq më shumë kur Obama u foli fëmijëve të qytetit të Sderot-it në Izraelin jugor, “të të njëjtës moshë sikurse vajzat e mia, të cilat shkojnë në shtrat natën pa frikë se ndonjë raketë do t’u binte në dhomën e tyre të gjumit vetëm pse janë ashtu si janë dhe jetojnë aty ku jetojnë.” Të bëhet një vëzhgim i këtillë pa përmendur jetën e ngarkuar me trauma të fëmijëve në anën tjetër të kufirit në Gaza, të cilët jetojnë me vite nën kushtet e bllokadës, sulmeve të dhunshme të papritura dhe cënueshmërisë totale vit pas viti, i bie që të abonohesh plotësisht në tregimin e njëanshëm izraelit sesa si një pasiguri që po shfaqet nga të dy popujt. 2. Duke folur për mundësinë e paqes së bazuar në konsensus të dy shteteve,

idetë e vjetra, pa përmendur zhvillimet, kanë bërë që shumë e më shumë njerëz të jenë skeptik se qëllimet e Izraelit janë që të japë besimin në atë që duket shumë e më shumë të jetë një qasje imagjinare për të zgjidhur konfliktin. Duke ia bashkuar këtij urdhri të mbrapshtë të Obamës që ua drejtonte udhëheqësve të Lindjes së Mesme që në esencë pavëmendshëm duket e paramenduar, e bënë tërë thirrjen si të pakapshme: “Tani është koha për botën arabe të ndërmerr hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.” Si mund të jetë tani koha, kur ditë më parë Benjamin Netanyahu e paralajmëroi formacionin më djathtist, qeverinë më pro-kolonizuese në historinë e Izraelit, duke përzgjedhur një kabinet që thellësisht është i përkushtuar për zgjerimin kolonizues dhe rezistues ndajë idesë së ekzistimit të një shteti të mirëfilltë palestinez? Nuk duhet të harrohet kurrë kohën kur Organizata për Çlirimin e Palestinës lajmëroi në vitin 1988, se ishte e përgatitur të bënte një paqe të qëndrueshme me Izraelin në bazë të kufijve të 1967-tës. Duke e bërë këtë, palestinezët po bënin një koncesion të jashtëzakonshëm territorial, i cili nuk është alternuar kurrë, dhe operacionalisht është hedhur poshtë me ndërtime të vazhdueshme kolonizuese. Lëvizja nënkuptonte pranimin e një shteti të kufizuar në 22% të Palestinës his-

PAQJA


in e Obamës në Jerusalem? torike, ose më pak se gjysmën e asaj që pati propozuar OKB-ja në planin e saj ndarës më 1947 i përfshirë në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 1813, i cili në atë kohë shihej tmerrësisht i padrejtë për palestinezët dhe si një plan i vënë përpara pa marrë parasysh dëshirat e popullatës vendase. Të pritet që palestinezët të jenë të gatshëm që të pranojnë tani dukshëm më pak tokë se sa parashihej me kufijtë e 1967-tës për të arritur një marrëveshje, qartësisht duket e tepërt, dhe ndoshta e paqëndrueshme nëse pakujdesisht do të pranohej nga Autoriteti Palestinez. 3. Duke miratuar formulën dy shtete për dy popuj bëhet transformimi i përjetshëm i pakicës palestineze që është në Izrael në qytetarë të klasës të dytë e në anën tjetër pa qenë të denjë të përmendin madje as si një sfidë të të drejtave të njeriut çështjen e shtetit palestinez, me të cilin po përballet Izraeli demokratik, të cilin Obama po e lartësonte. Ashtu siç ka theksuar David Bromwich në artikullin e tij “Tribalizmi4 në fjalimin e Jerusalemit”5, Obama po mbështeste një pikëpamje fisnore të shtetësisë, gjë që nuk përkon me botën e globalizuar, dhe me supozimet sekulare që një shtet asnjëherë nuk duhet të jetë përjashtues, qoftë në karakterin e tij fetar ose etnik. Obama doli prej vetes për të afirmuar idenë thelbësore sioniste të një atdheu

PAQJA

shtetëror ku të gjithë hebrenjtë mund të përqafojnë plotësisht hebraizmin e tyre: “Izraeli është i rrënjosur jo vetëm në histori dhe traditë, por gjithashtu edhe në idenë e thjeshtë dhe të thellë: idenë që populli meriton të jetë i lirë në tokën e tyre”. Dhe mes kësaj ironie as nuk është përmendur mungesa e të drejtave të ndonjë palestinezi për t’u kthyer, qoftë edhe për ata që janë detyruar të lënë shtëpitë dhe vendbanimet e tyre që familjarisht kanë qenë rezident me gjenerata. Një qasje e këtillë regresive e identitetit dhe shtetësisë, gjithashtu me qëllim iu atribuua edhe palestinezëve, gjithashtu e pohuar me më pak të drejtë. Por kjo është shumë çorientuese, një simetri false. Palestinezët nuk kanë ideologji udhëheqëse ento-fetare që është e krahasueshme me sionizmin. Kërkesa e tyre është që të rimarrin të drejtat sipas ligjit ndërkombëtar në tokat e qëndrimit të tyre të përhershëm, e mbi të gjitha, të ushtrojnë të drejtën e tyre të pandryshueshme të vetëvendosjes në atë mënyrë që të tërhiqeshin prapa pretendimet e gjera të kolonëve kolonizator që kanë qenë aq shumë të njëjta me vizionin e Izraelit të madh dhe praktikat e qeverisë Netanyahu. Dhe çfarë mund të themi për 20% të popullatës së tanishme të Izraelit që jeton nën një regjim ligjor që është diskriminues kundrejt tyre dhe pothuajse me definicion është një ngarkesë e përhershme e qytetarisë së klasës së dytë. Në të vërtetë, fjalimi i Obamës ishte një fyerje për shumë izraelitë post-sionistë dhe sekularistë, të cilët nuk e afirmojnë idenë e të jetuarit nën një shtet mbi-nacionalist me pretendime të ndihmës fetare. Sipas pikëpamjes sime, mund të nxirren dy përfundime. (1) Përderisa retorika e të parit të realiteteve të situatës përmes syrit të palestinezëve përshtatet me një konsideratë të të veçantëve, është krijuar përshtypje e gabuar që të dyja anët në mënyrë të barabartë mbajnë çelësat e paqes, dhe të dyja janë në të njëjtin nivel të fajësisë, duke mos qenë të gatshme ta realizojnë atë. (2) Është një hutim mizor që të nxitet rifillimi i negociatave kur Izraelit qartësisht i mungon dëshira politike të themelohet një shtet i zbatueshëm, i pavarur e sovran palestinez me kufijtë e 1967-tës

dhe në rrethanat në të cilat është shndërruar Bregu Perëndimor me zgjerimin e vazhdueshëm kolonizues, kolonizimin vetëm të rrugëve, murin ndarës, dhe të gjitha shenjat po tregojnë se kësisoj do të vazhdohet edhe më tutje. Duke i bërë gjërat edhe më keq, Izraeli po ndërmerr hapa të sigurojë se Jerusalemi kurrë mos të bëhet kryeqyteti i çfarëdo entiteti palestinez që eventualisht do të dilte në pah, gjë e cila është një fyerje e rëndë jo vetëm për palestinezët dhe arabët, por për 1.4 miliardë muslimanë në tërë botën. Në retrospektivë, më keq se sa fjalimi ishte vetë vizita. Obama nuk do të duhej të ndërmerrte këso lloj vizite pa një dëshirë shoqëruese që të trajtonte realitetin palestinez me së paku dinjitet të barabartë me atë të realitetit izraelit dhe pa disa shenja se si të parafytyrojë paqen e bazuar vetëm në dy shtete për dy popuj që i japin mundësinë Izraelit të shfaqë egërsinë dhe të vazhdojë me shkeljet skandaloze në territorin e okupuar palestinez e që janë tregues të përhershëm, e mos të përmendim jopërfaqësimin dhe dënimin kolektiv të 1.5 milion njerëzve të Gaza-s. Obama nuk i ka përmendur valët e fundit të grevave të urisë së palestinezëve ose shkallën në të cilën këta të fundit kanë ndërruar taktikat e rezistencës tutje prej të bazuarit në luftë të armatosur. Është çoroditëse që të mbulosh me lëvdata një okupator shtypës, të injorosh taktikat jo të dhunshme të qëndresës palestineze dhe rritjen globale të solidaritetit me luftën e palestinezëve, dhe më pas në mënyrë hipokrite t’u bëhet thirrje dy popujve që të ecin para drejt procesit të paqes duke ndërtuar marrëdhënie të besimit ndaj njëri-tjetrit. Në cilin planet është duke jetuar zotëri Obama? n Richard Falk është një studiues i ligjit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare i cili ka mbajtur mësim në Universitetin Princeton për 40 vite

Përktheu: Besa GASHI

1 Për më shumë për të ditur për teorinë e dy popujve vizitoni URL-në: http://en.wikipedia. org/wiki/Two-state_solution 2 http://www.lib.utexas.edu/maps/middle_east_ and_asia/natural_resources.jpg 3 Për të ditur më tepër për rezolutën 181 të OKBsë, vizitoni këtë URL: http://www.1948.org. uk/un-resolution-181/ 4 Që ka të bëjë me fisin, fisnore (vër. e përkth.) 5 http://mondoweiss.net/2013/03/tribalismjerusalem-speech.html Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

15


AMERIKA KA NEVOJË PËR NJË LUF Koment: Uljet e shpenzimeve të ushtrisë po i mbysin vendet e punës

Paul B. FARRELL, MarketWatch

A

merika ka nevojë për një luftë të re? Për të mbijetuar ekonomia? Për t’u ringjallur tregu i punës? Për lulëzim të kapitalizmit? Ndoshta. Ja përse: Forbes raportoi se leximi fillestar i të dhënave të GDP-së “ra për herë të parë në tri vjet e gjysmë në çerekun e parë... nga një rënie vjetore prej 0.1%” përderisa “ekonomistët kishin pritur që GDP-ja të rritet 1%. (Rishikimi i fundit i numrit të GDP-së tregoi një fitim 0.4%.) Një rënie prej 15% në shpenzimet qeveritare kanë zvarritur aktivitetin ekonomik. Shpenzimet për ushtrinë u reduktuan më së shumti, duke rënë në 22.2%, zvogëlimi më i madh në mbrojtje që nga përfundimi i Luftës së Vietnamit.” Luftërat stimulojnë ekonominë dhe ne jemi një komb luftëtarë: A nuk na dërgoi Lufta e Dytë Botërore në Depresionin e madh? Dhe luftërat Irak/Afganistan, më të gjatat në histori, natyrisht stimuluan ekonominë...makina luftarake Pentagoni dyfishoi buxhetin prej 260 miliardë dollarë sa e kishte në vitin 2000 në afërsisht 550 miliardë dollarë vitin e kaluar... GDP-ja u rrit 50% nga 10 trilion në 15 trilion dollarë...dhe borxhi federal u trefishua në 15 trilion prej sa ishte 5 trilion atëherë kur udhëheqësit tanë besonin se “borxhi nuk ka ndonjë rëndësi”. Por mbi të gjitha, luftërat janë të shkëlqyeshme për kapitalistët: Forbes i rendit miliarderët që në vitin 2000 përbënin një numër prej 322 sish në 1,426 së fundmi.

Politikanët amerikanë kundërshtohen, ulni borxhin por jo makinën luftarake

Megjithatë, me shkuarjen drejt fundit të luftërave në Afganistan dhe Irak, kapitalizmi ka nevojë për një stimulim ekonomik: një luftë të re. Është tipike amerikane: Neokonservatorët besojnë se një luftë e re do të rriste GDP-në. Ata duhet të lusin Lil Kim-in e Koresë Veriore që bëjë diçka impulsive. Të na e japë një justifikim. Ende politikanët e Uashingtonit kundërshtohen. Disa duan tkurrje të qeverisë, zvogëlim të borxhit dhe 16

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

po gëzohen me “rënien dramatike 15 të shpenzimeve qeveritare”. Në anën tjetër, “zbritja më e madhe në mbrojtje që nga përfundimi i luftës së Vietnamit më 1972” po demoralizon neokonservatorët, luftënxitësit dhe politikanët që thellësisht të varur nga kontraktuesit e mbrojtjes, lobuesit dhe votuesit në bazat ushtarake në qarqet e tyre. E çka kemi në të ardhmen? Nëse kapitalizmi amerikan ka nevojë për një luftë të re për të mbijetuar...nëse ne po i zgjidhim teatrot luftarake në Afganistan dhe Irak...nëse Koreja Veriore vetëm po kërcet shpatat...nëse Kina ka kaq shumë të humbë...nëse luftërat e reja bëhen me aeroplanë të telekomanduar prej video-ekraneve në njërën nga 70 bazat e aeroplanëve të telekomanduar të Pentagonit...por nëse i tërë fiksimi ushtarako-industrial i kapitalistëve që përfitojnë nga luftërat ende po kruhen për sulm...atëherë kush do të tërheq këmbëzën e një lufte të re për “shkatërrimin kapitalist” të Amerikës?

Dhjetë pikat kritike të paparashikuara ku mund të shkaktohen luftëra të reja globale

Edhe pse tepër të rrallë të paparashikueshme për t’u përkufizuar, ekzistojnë 11 pika të presionit të lartë që tashmë po rrisin tensionin dhe konfliktet globale. Dhe papritmas, trysnia lehtësisht mund të xixëllon mbi limit, të godasë pikën kritike dhe të ndezë ndonjë nga ngjarjet e shumta të paparashikueshme që papritmas mund të eksplodojnë, dhe të përhapen sikur virus në tërë dhjetë pikat tjera. Pastaj kapitalistët përkrahës të luftës mund të marrin përparësitë e tyre, ashtu siç bënë kur e lidhën 11 shtatorin me nisjen e luftës në Irak. Po kështu, në raportin e Institutit Worldwatch shohim së paku 11 pika të nxehta tensioni që janë të rralla e sfiduese që befasojnë dhe mund të nxisin luftëra të reja: Ja sfida e topitur e Worldwatch-it: “Përpjekja e pareshtur e planetit mes kapaciteteve burimore dhe kërkesave në rritje: A mund t’ia dalim mbanë?” Jo: “Burimet e reduktuara” të planetit nuk mund të kënaqin “kërkesat në rritje për ushqim dhe energji” të njerëzimit që po rritet si eksplodim.

Pse? Është e “pamundur, që mos t’ia dalim.” Robert Engelman paralajmëron: “Trendet rritëse nuk do të zgjasin përgjithmonë. Ato thjeshtë nuk munden.” Bota do të shkatërrohej prej epidemive, urisë, luftimeve. Kur? Një dekadë më parë, Pentagoni në kohën e Bushit parashikoi se “më 2020 ekziston një dyshim se diçka drastike po ndodh,” shkruante revista Fortune. “Përderisa kapacitetet burimore të planetit po reduktohen, një model i vjetër i pashpresë i luftës për ushqim, ujë dhe furnizim të energjisë do të del në pak... lufta po e përcakton jetën njerëzore”. 2020-ta vdekjeprurëse është para nesh. Luftërat kapitaliste që do pasojnë më kujtojnë luftërat e përshkruara në filmin brutal1 “Hunger Games”2. Një metaforë perfekte. Mbi një miliardë nga shtatë miliardë njerëz në botë jetojnë me dy dollarë në ditë...me nxitjen e çmimeve të ushqimit dhe mallrave shumë njerëz dhe kombe drejt humnerës...me rritje të vërtetë të kufizimeve në ushqim, urisë, kequshqimit, vdekjes nga uria, varfërisë së skajshme...me standardin e jetesës së kombeve të zhvilluara që është gjithnjë e në rritje për burime serioze...ne i shohim 11 shenjat vitale si pika kritike dhe të rralla që lehtësisht mund të nxisin kryengritje, revolucione dhe luftëra në shkallë të gjerë në të ardhmen e afërme: 1. Rritja eksploduese e njerëzimit –

PAQJA


FTË TË RE OSE KAPITALIZMI VDES planeti nuk mund t’i ushqejë 3 miliardë njerëz më tepër Gjatë Dëshpërimit të madh bota kishte tre miliardë njerëz. 20 vite më vonë ai u dyfishua në gjashtë miliardë. Tani është shtatë miliardë, me parashikimet e OKB-së, në vitin 2050 bota do shkojë në 10 miliardë. Worldwatch thotë “megjithëse përqindjet e pjellorisë po bien në tërë botën, shumë vende me përqindje të larta të lindjes do të detyrohen të akomodojnë forcat e reja të punës që po zgjerohen në mënyrë të shpejtë në pak dekadat në vijim. Në Ugandë, kur gratë lindin me një mesatare gjashtë fëmijë, kjo nënkupton që të gjenerohen më tepër se 1.5 milion punë të reja në fund të viteve 2030”. 2. Fabrikat bujqësore –kimike, mungesa e ujit, rreziqet shëndetësore, sëmundjet Bujqësia e madhe “ka kontribuar në trefishimin e prodhimit të mishit në katër dekadat e fundit.” Blegtorët ndoshta po pasurohen por kjo është e “lidhur me përdorimin e shumët të inputeve kimike, përhapjen e sëmundjeve, mbipërdorimin dhe rezistencën antibiotike, konsumimin masiv të ujit dhe tatëpjetën e shëndetit njerëzor.” 3. Prodhimi i ushqimit – kërkesat astronomike, çmimet spekulative Të dhënat e vitit të shkuar tregojnë se “prodhimi i drithërave po tejkalon një krizë”. Sidoqoftë, një prodhim afatgjatë “po vështirësohet seriozisht nga ndry-

PAQJA

shimet klimatike dhe kërkesa në rritje për karburant të metanolit, duke prodhuar efekte që ndihen në tërë ekonominë me rritje të çmimeve të drithërave”. 4. Pyjet tropikale, tokat e pyllëzuara - të humbura në urbanizim dhe bujqësi Meqenëse kërkesa për ushqim dhe çmime të tokave bujqësore vazhdon të rritet, pyjet e botës vazhdojnë të humben, duke zhdukur specie dhe vendbanime, zhvendosje të kulturave amtare, duke çarë sistemin klimatik dhe duke ndotur mjedisin. Për shembull, vite më parë Tregjet Bloomberg në mënyrë specifike ekspozuan kompanitë Cargill dhe Alcoa për “shkatërrim të pyjeve më të mëdha tropikale...duke i vjedhur tokës mburojën më të mirë kundër ngrohjes globale”3. 5. Produktet e mishit – emetimet e mëdha të gazit po ndikojnë në atmosferë dhe ozon Worldwatch raporton se “bagëtitë janë përgjegjëse për 40% të emetimeve të metanit në rang botëror dhe për 65% të emetimeve oksidit të azotit”, duke emetuar “gazra toksik që për efektin serrë janë 25 deri në 100 herë më të fuqishëm se sa dioksidi i karbonit”. 6. Ushqimet organike – pasojat e paqëllimshme dhe kostot e larta Ushqimet organike të sjella në dyqanet si Whole Foods Markets u bëjnë të ndjeheni shpirtëror. Por Worldwatch paralajmëron se lëvizja organike tani po sfidohet nga “rritja e çmimit të tokës bujqësore, paqëndrueshmëritë në standardet organike dhe çmimet e larta të këtyre ushqimeve.” Për më tepër, bujqësia organike aktualisht po pengon “një ndryshim të gjerë global në një bujqësi të qëndrueshme”. 7. Uria dhe obeziteti – të dyja rrisin pandemitë e shëndetit botëror Imagjinoni, “statistikat prej 177 vendeve tregojnë se 38% e të rriturve – 15 vjeçar e më të moshuar – tani janë mbi peshë, me trendet në rritje përgjatë regjioneve të ndryshme të botës dhe në nivele të ndryshme të të hyrave.” Po, të dyja edhe uria edhe obeziteti po rriten, duke kërcënuar miliarda. 8. Nafta dhe energjia alternative – kërkesat në rritje kundrejt furnizimeve finale Konsumi global i naftës ka arritur një

nivel të ri prej 331 milion litra në ditë në vitin 2010. Nafta mbetet burimi më i madh komercial i energjisë. Ndërkohë, “prodhimi global i biokarburanteve ka arritur rekordin e të gjitha kohëve në 105 miliardë litra në 2010-tën, 17% rritje prej 2009-tës, kryesisht si një rezultat i çmimeve të larta të naftës, rimëkëmbjes ekonomike globale dhe ligjeve e mandateve të reja që kanë lidhje më bio karburante.” 9. Gazi natyror – ndarja dhe nxjerra e gazit dëmtojnë mjedisin Kërkesa e karburanteve fosile po “udhëhiqet nga konsumi oscilues i gazit natyror në Azi dhe SHBA”. Si rezultat, konsumi i gazit natyror është ngritur 7.4% në 2009-2010 kanë prekur rekordin prej afro 320 trilion litrave. Ana e errët: Teknologjitë dhe burimet e reja siç janë ndarja dhe nxjerrja e gazit, tani janë kërcënime mjedisore së bashku me rreziqet e derdhjes dhe prej eksplorimeve në ujëra të thella. 10. Fuqia bërthamore – shkrirja, terroristët dhe shpenzimet për ruajte Po, “gjenerata e fuqisë bërthamore ra më 2011” për shkak të “rritjes së kostos së prodhimit, kërkesës së ulur për elektricitet, dhe kujtimet e freskëta të katastrofës në Japoni,” plus Çernobili, Three Mile Island4, dhe rreziqet në rritje të ruajtjes së karburantit të shpenzuar. Derisa ne të zgjohemi për lufta që do pasojnë, ne jemi vetëm kapitalistë të kurthuar nga mendja siç e paraqet edhe karikatura brilante e Robert Mankoff-it në revistën New Yorker5: “Ndonëse skenari i fundit të botës do të jetë i mbizotëruar me llahtari të paimagjinuara,” - thotë kryesuesi lakmitar i një banke “ne besojmë se periudha parafundimtare do të plotësohet me mundësi të pashembullta të përfitimit”. Përpara kapitalizëm! n

Përktheu: Shpresa ZEQAJ

1 Kurse për të ditur më shumë për filmin, vizitoni URL-në: http://en.wikipedia.org/wiki/ The_Hunger_Games_%28film%29 2 Për të ditur më shumë për atë se çfarë ësthë Hunger Games, vizitoni URL-në: http:// en.wikipedia.org/wiki/The_Hunger_Games 3 http://www.bloomberg.com/apps/news?pid= newsarchive&sid=aEmubrLsu.ro 4 http://en.wikipedia.org/wiki/Three_Mile_Island_accident 5 http://pricetags.files.wordpress.com/2012/12/ robert-mankoff-and-so-while-the-end-of-theworld-scenario-will-be-rife-with-unimaginabl-new-yorker-cartoon.jpg Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

17


Mejdani Mr. Rexhail RAMADANI

P

ër magjistarët nuk duhet folur e shkruar se janë ndonjë faktor i rëndësishëm, por se janë të dëmshëm dhe të rrezkishëm. Për fat të keq mediat kur flasin ose shkruajnë për magjinë dhe magjistarët, e bëjnë këtë ngase sipas tyre kjo na qenka temë e rëndësishme. Të trimëruar nga publiciteti dhe mundësia që u jepet në medie, magjistarët arrijnë ta faktorizojnë veten dhe pastaj ta pandehin veten se janë dikushi. I tillë ishte edhe rasti i fundit me magjistarin e quajtur Burdush. Ai në një debat televiziv u prezentua si shpëtimtari i njerëzve që vuajnë e kanë halle, çlirues dhe shërues i tyre. Ajo që i pengonte atij ishte përmendja e emrit të Zotit. Natyrisht bashkëpunëtori i djallit, i cili hapur tha se edhe ai në njëfarë formë është një lloj djalli, por prej njerëzve, s’ka gjë që e shqetëson më shumë sesa Zoti. Ai lavdërohej se si ka arritur atë nivel ku ndodhej dhe e konsideronte krenari personale. Për të qenë çudia më e madhe, ai mburrej se është mjek, mjek popullor, e në disa raste ka abuzuar me popull edhe duke u deklaruar si hoxhë. Dhe nuk është i vetmi në këtë rrafsh. Të gjithë magjistarët kështu e kanë fillimin, sa për t’i joshur hallexhinjtë. Pastaj ata ‘profesionin’ e tyre e shndërrojnë në biznes. Dhe cili është ilaçi i tyre misterioz?! Siç thonë ata, po ashtu siç tha edhe ai farë Burdushi, ilaçet e tyre janë: dheu i varreve, uji i larjes së xhenazeve, dryni, disa shkarravitje që nuk i merr vesh dot askush e kështu me radhë. E si mund të jenë këto ilaçe, veç mendja e krisur mund të bindet. Pa dashur të hyjë në ajetet kuranore dhe hadithet që flasin se sa e dobët është magjia kundrejt besimtarit, duke filluar nga Musai a.s e këtej, duhet të theksohet se formulat magjike janë djallëzore, qofshin ato të magjisë së zezë ose asaj të bardhë siç quhet nga disa. Në të vërtetë kur flitet për magjinë, këtu s’ka dallim e bardha nga e zeza, sepse magjia në esencë vetë është e zezë dhe me të s’mund të bëhet asgjë e bardhë. Vetë fakti se magjia është shirk i madh i atyre që e bëjnë dhe e pasojnë ose kërkojnë çare prej saj, tregon se sa e errët është ajo. 18

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

Në shfaqjen e fundit të tij publike Burdushi, si njëri ndër magjistarët më të përfolur kohëve të fundit, u kërkoi mejdan gjithë hoxhallarëve dhe institucionit Bashkësisë Islame. Ai tha se sikur të mblidheshin të gjithë s’do të mund t’i bënin gjë atij dhe se ai do të arrinte t’i shtinte të gjithë të villnin. Ai dhe magjistarët e tjerë duhet ta kenë të qartë se nuk ka nevojë për performimin e spektakleve të tilla me aso përmasash gjigande. Magjistarit i mjafton të përballet vetëm me një besimtar dhe ai s’është e nevojshme të jetë hoxhë. Një besimtar që i lexon ajete kuranore dhe ai do të mposhtet. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Siguria që kanë magjistarët për përballje të tilla, buron nga injoranca dhe arroganca e tyre. Të kujtojmë Musain a.s, se me çfarë arrogance dhe injorance u përballën magjistarët me të. Dhe kur shkopi i tij i gëlltiti shkopinjtë e tyre, atëherë ata u përulën. Ky është shembull se si do të jetë përfundimi i mejdanit me secilin magjistar, sado i fuqishëm që pretendon të jetë ai. Numri i madh i magjistarëve dhe pretendimi i tyre se posedojnë aftësi shëruese dhe dëmtuese, është një nga plagët e rënda që rëndojnë mbi shoqërinë tonë. Kjo për faktin se ata kanë gjetur terrenin për të manipuluar e manovruar. Kanë gjetur hallexhinj që u mungon besimi dhe njohuria. Hallexhinjtë për ta kuptuar ‘fuqinë’ e magjistarëve, duhet të mendojnë vetëm një fakt. Po të kishin aq fuqi magjistarët, fuqi shëruese dhe dëmtuese, atëherë pse nuk mblidhen të gjithë ata e të bëjnë një vepër madhore për kombin, që me magji t’i dëbojnë nga pjesa veriore serbët e Mitrovicës. Mbase po bëkan dëme dhe paskan fuqi dëmtuese, përse nuk e ushtrojnë këtë aftësi mbi serbët e Mitrovicës. Nëse kanë aq ‘fuqi’ shëruese dhe kanë mekanizma për t’i zbuluar sekretet e shërimit, atëherë përse nuk i shërojnë rastet dhe sëmundjet e rënda, si kanceri, sida etj. Të gjitha janë vetëm mashtrime, mashtrime për përfitime. Mu për këtë shteti duhet të reagojë ashpër dhe me kohë për t’ua ndalë hovin, ashtu sikurse gjithë mashtruesve tjerë konform ligjit që duhet të vlejë për të gjithë, e pa përjashtim. n

A PO SHTE U Agim AVDIU

ji është element tejet i rëndësishëm për jetën. Zaten edhe vetë jeta burimin e ka në ujë. Nuk mund të imagjinohet jeta pa ujë. Për shkak të përdorimit të gjithanshëm dhe rëndësisë së jashtëzakonshme, uji është elementi i parë që i është dashur fillimit të jetës. Madje edhe vetë jeta përfundon me përdorimin e ujit (larja e xhenazes). Me fjalë të tjera uji është alfa dhe omega e ekzistencës njerëzore. Allahu në Kuran tregoi se gjithçka ka filluar nga uji. “Allahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. Allahu krijon çka të dojë, sepse vërtet Allahu ka mundësi për çdo gjë”.  Nur 45 “Allahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji…”  Fatir 11, Gafir 67 Pas krijimit të tokës elementi tjetër i domosdoshëm për fillimin e gjithçkaje ishte pikërisht uji, prandaj Allahu thotë: “Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji kurse uji u bashkua siç ishte caktuar”.  Kamer 12 Për shëndet të mirë, shpesh jepen rekomandime për përdorimin sa më të madh të ujit. Theksohet se mesatarisht duhet të konsumohen 2.2 litra ujë në ditë. Rekomandohet që gratë mesatarisht duhet të konsumojnë 2.2 litra ujë në ditë, ndërsa meshkujt 3 litra ujë në ditë. Megjithatë, sasia ditore e konsumit të ujit, ndryshon në varësi të disa faktorëve që janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperatura e mjedisit, mosha, etj. Personat që janë mbi peshë duhet të konsumojnë për çdo 10 kg të mbipeshës 1 gotë ujë më shumë se personat normalë dhe të moshuarit duhen të konsumojnë rregullisht ujë. Mjekët tërheqin vërejtjen për pasojat që mund të vijnë nga mospërdorimi adekuat i ujit. Sëmundjet me origjinë hidrike janë: diarreja, kolera, hepatiti A, shistozomiaza, etj. Problemet që mund të ndodhin në organizëm, nëse në ujin e pijshëm ka ndonjë element kimik, i cili nuk është sipas normave të lejuara higjieno-sanitare janë të ndryshme. Kështu, nga sasia e pakët e fluorit në ujin e pijshëm shkaktohet kariesi dentar dhe

PAQJA


ERON UJI, ÇKA PASTAJ?!... nga sasia e tepërt, fluoroza endemike, nga sasia e tepërt e hekurit në ujë, hemakromatoza, etj. Specialistët theksojnë se çdokush duhet të dijë se sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55 % deri në 78 % ujë në varësi të madhësisë së trupit. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Ndërkohë që në rast se trupi ynë dehidratohet, atëherë do të kemi lodhje, migrenë, dhimbje të muskujve, tension jo të rregullt të gjakut, probleme në veshka, tharje të lëkurës. Në rast se trupi arrin të dehidratohet në masën 20%, atëherë mund të ndodhë vdekja, prandaj duhet vënë theksin te domosdoshmëria e kujdesit në këtë drejtim nga çdokush. Roli i jashtëzakonshëm i ujit është edhe në mirëmbajtjen e pastërtisë. S’mund të merret me mend se si do të mbahej pastërtia pa ujë; me çka do të pastronte njeriu veten dhe rrobat e tij, po ashtu edhe ushqimet që konsumon. Ka edhe vlerësime që e konsiderojnë ujin si “resurs më të rëndësishëm se sa nafta”. Uji është një nga pasuritë më të mëdha të një vendi. Ai është bazë për një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie sociale. Uji është esencial në sektorin e bujqësisë, industrisë ushqimore, peshkimit, akuakulturës, energjetikës, turizmit, shëndetësisë si dhe në shumë sektorë tjerë zhvillimorë. Por për të zgjidhur problemin e ujit duhet të dihen se cilët janë numrat realë të konsumit. Sipas OKB-së, rreth 70 % e sasisë së ujit në nivelin global përdoret për

PAQJA

ujitje, duke kontribuar kështu në sigurimin e rreth 40 % të ushqimit në nivelin botëror. Rreth 20 % e ujit shfrytëzohet në sektorin e industries, ndërsa rreth 10 % përdoret për nevoja të amvisërisë dhe sanitacionit. Brenda shteteve të Bashkimit Evropian, bujqësia shfrytëzon rreth 1/4 e ujit. Uji merr pjesë me 19 % në kuadër të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në nivelin global, ndërsa në Evropë prodhimi i energjisë nga uji është rreth 27 %. Sektori i peshkimit, akuakluturës dhe ai i turizmit, që janë të orientuara kryesisht në shfrytëzim të ujit gjenerojnë miliona vende pune dhe të ardhura anekënd botës dhe paraqesin bazën e zhvillimit ekonomik në shumë vende, ndërkohë që edhe shumë kompani të njohura botërore si Coca-Cola, Pepsi, Nestle, etj, zhvillimin dhe suksesin e tyre e kanë të bazuar në shfrytëzimin e resurseve ujore. Pastaj s’mund të merret me mend as zhvillimi i botës bimore dhe shtazore pa ujë, sepse gjithçka për ta vazhduar jetën ka nevojë për ujë. Pjesa më e madhe e prodhimit bujqësor në botë -për shembull 40 për qind e korrjes së grurit në nivel global, - është e mundur falë burimeve të bollshme dhe të vazhdueshme të ujit dhe në disa vende, konsumi i ujit në bujqësi po kapërcen sasinë e ujit që qarkullon në natyrë: bota ka filluar të përdorë edhe rezervuarë uji që gjenden qindra metra nën Tokë dhe që duan mijëra vite që të rikuperohen. Pra uji i jep tokës gjallëri dhe rrit frutet e saj, të cilat e mbajnë frymën e botës njerëzore, shtazore, bimore… “E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme”. Haxh 5 Megjithatë, për shkak të shtimit të zullumeve mbi tokë, Zoti shpesh ka tërhequr vërejtjen dhe ka kërcënuar me një sprovë prej sprovave më të rënda, shterjes së burimeve të ujit. Çdo e mirë vjen prej Zotit, ashtu siç është uji, por çdo e keqe, siç do të ishte mungesa e tij, është për shkak se njeriu me tepërimet e tij të skajshme, nuk e meriton atë. Së këtejmi shterja eventuale është një sprovë, me të cilët Zoti ka kërcënuar qysh para 14 shekujve.

“E iu pat thënë: “”Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun)..”  Hud 44 Në të vërtetë, a ka ardhur apo a është duke u afruar ky moment? Të dhënat e ndryshme japin sinjale alarmante në këtë drejtim. Raportet e OKB-së përpiqen të tregojnë se gota është e mbushur përgjysmë: në disa vende, situata po përmirësohet ngadalë. Por presioni vdekjeprurës i popullsisë së shekullit XX e ka detyruar njerëzimin të vrapojë në ngjitje mbi një shkallë lëvizëse që zbret: një përpjekje e madhe për të qëndruar praktikisht në vendnumëro. Numri i njerëzve të dëshpëruar është shumë i madh. Përveç dëmeve të kaluara, tani po shtohet edhe presioni vdekjeprurës i ndryshimeve klimatike, që është duke ndryshuar ciklin e ujit tashmë të pasigurt. Rezervat ujore nëntokësore po ezaurohen me shumë shpejtësi në disa vende të botës (që nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga India deri në Iran). Zonat e thata mbulojnë rreth 41 për qind të sipërfaqes së tokës. Brenda vitit 2025, pothuajse 2 miliardë banorë të botës do të jetojnë në rajone me rrezik të lartë të krizës së ujit. Janë rreth 1 miliard personat që vazhdojnë të mos kenë mundësi për ujë të pijshëm, ndërsa 2.5 miliardë njerëz nuk kanë shërbimet e duhura higjienosanitare. Shuma e këtyre dy të dhënave prodhon një të tretë: çdo 20 sekonda, një fëmijë vdesë si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm. Tensioni rreth burimeve ujore vazhdon të rritet, me rezultate të vështira për t’u parashikuar. Megjithëse aktualisht në nivelin global ende nuk ndihet mungesa e madhe e ujit, studimet, parashikimit dhe skenarët e ndryshëm paralajmërojnë se në dekadat e ardhshme, bota gjithnjë e më shumë do të përballet me mungesën e ujit. Parashikimet e ndryshme të Kombeve të Bashkuara, thonë se shfrytëzimi i ujit është rritur më shumë se 2 herë, në raport me trendin e rritjes së popullsisë në nivelin global. Supozohet se deri në vitin 2025, shkalla e shfrytëzimit të ujit në vendet në zhvillim do të rritet për 50%, ndërsa në ato të zhvilluara për 18 %. Deri në vitin 2015, në nivelin global qasja në shërbimet e Nr. 72 n PRILL/MAJ'13

19


kanalizimit do të rritet në 77 % të popullsisë globale, për dallim nga 61 % sa ishte në vitin 2008. OKB, paralajmëron po ashtu se deri në vitin 2030, rreth 60 % e popullsisë totale të botës do të jetojnë në zona urbane, duke rritur kështu edhe më shumë presionin në shfrytëzimin e ujit. Presioni për shfrytëzimin e ujit do të rritet, edhe për shkak të rritjes së popullsisë. Deri në vitin 2030, kërkesa e ushqimit është parashikuar të rritet me 50% (madje deri 70% në vitin 2050). Ndërkohë që edhe kërkesa për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet dhe burimeve të tjera të ripërtritshme të energjisë do të rritet në shkallën 60%, kurse konsumi i ujit për nevoja të bujqësisë është llogaritur që të rritet rreth 20 % deri në vitin 2050. Edhe Raportet e fundit të Agjencionit Evropian të Mjedisit flasin se përdorimi i vazhdueshëm dhe jo efikas i ujit mund të kërcënojnë ekonominë e Evropës, produktivitetin dhe ekosistemet. Raporti vë në dukje se burimet ujore të Evropës janë nën presion dhe gjërat janë duke u përkeqësuar ndjeshëm në shumicën e sektorëve zhvillimorë. Burimet ujore janë duke u shteruar gjithnjë e më shumë, andaj kërkohet nga vendet anëtare që të zbatojnë legjislacionin ekzistues me më shumë efikasitet për të përmirësuar situatën, thonë studimet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Të gjitha këto të dhëna, flasim se shfrytëzimi i ujit do të rritet ndjeshëm në të gjithë sektorët prandaj me të drejtë pritet të ketë edhe mungesë të ujit. “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”  Mulk 30 “Apo të gdhijnë e uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”  Kehf 41 Pasojat nga mungesa e ujit në dekadat e ardhshme mund të jenë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga rritja e numrit të sëmundjeve, rritja e numrit të njerëzve të uritur, rritja e numrit të të vdekurve, shkurtimi i vendeve të punës e deri te konfliktet ndërshtetërore. Mungesa e ujit për pije dhe sanitacion, është arsyeja kryesore për përhapjen e sëmundjeve sikurse janë kolera, malaria dhe diarreja. Rritja e numrit të njerëzve të sëmurë do të rriste 20

PRILL/MAJ'13 n Nr. 72

edhe koston e përkujdesjes shëndetësore. Vlerësohet se rreth 88 % e të vdekurve nga diarreja në nivelin global vijnë si pasojë e mungesës së qasjes në sanitacion dhe ujit jo të sigurt për pije, ndërkohë që çdo 20 sekonda në botë vdes një fëmijë si rezultat i sanitacionit të dobët. Ka të dhëna që flasin se rreth 3.4 milion njerëz në botë vdesin për çdo vit si pasojë e mungesës së ujit, kanalizimit dhe çështjeve tjera që janë të ndërlidhura me higjienën dhe ujin. Mungesa e ujit në sektorit e bujqësisë do të ndikonte në zvogëlimin e sipërfaqeve të ujitura e me këtë edhe zvogëlimin e ushqimit në nivelin global, duke shtuar kështu numrin e njerëzve të uritur në botë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë edhe zhvendosje dhe migrim të popullsisë botërore, e cila do të manifestohej me krijimin e turmave në rritje të miliona refugjatëve në kërkim të zonave me ujë të pastër. Edhe ndryshimet klimatike do të kenë ndikimin e tyre në prishjen e bilancit ujor global dhe në çështje tjera që ndërlidhen me mungesën e ujit. Të dhënat flasin se vetëm gjatë periudhës 1991- 2000 më shumë se 665 mijë njerëz kanë vdekur nga më shumë se 2500 fatkeqësitë natyrore, 90 % e të cilave kanë qenë të ndërlidhura me ujërat. Për më tepër paralajmërohet që në dekadat e ardhshme, ndryshimet klimatike pritet të jenë edhe më të theksuara, duke ndikuar kështu edhe në zgjerimin e zonave me thatësi, duke pakësuar reshjet, por edhe duke rritur sipërfaqet e përmbytura dhe fatkeqësitë tjera natyrore. Mungesa e qasjes në ujë të pastër do të jetë burimi kryesor i tensionit në pjesë të ndryshme të botës. Sipas te dhënave të UNESCO në 50 vitet e fundit kanë ndodhur 1831 incidente në lidhje me ujin, prej të cilave 1228 janë zgjidhur me marrëveshje. Kombet e Bashkuara kanë evidentuar 70 zona në botë me potencial të lartë për konflikte që si faktor kryesor do të kenë ujin, numri më i madh i të cilave ndodhen në kontinentin e Afrikës. Shumica e konflikteve pritet të lindin në ato rajone ose vende të cilat përdorin të njëjtin resurs ujorë. Shembuj të rajoneve të tilla janë lumi Nil – i cili përdoret nga nëntë shtete dhe lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët ndahet nga Turqia, Siria dhe Iraku. ”Derisa shumë luftëra në shekul-

lin 20 janë zhvilluar për shkak të naftës, luftërat e shekullit 21 do të ndodhin për shkak të ujit”, - ka thënë ish-nënkryetari i Bankës Botërore, Ismail Serageldin. Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve ujore është njëra prej mundësive, që mund të aplikohet si mekanizëm për zbutjen e pasojave në mungesë të ujit. Kursimi i ujit të pijshëm si dhe përdorimi efiçent i resurseve ujore në sektorët e ndryshëm zhvillimorë janë po ashtu masa preventive që mund të aplikohen për zbutjen e problemeve. Në kuadër të angazhimeve që mund të ndihmojë në parandalimin e situatës është edhe edukimi dhe vetëdijesimi për kursimin e ujit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tij, kryesisht te target grupet që janë përdoruesit kryesore të ujit. Po ashtu nevojitet angazhim edhe më i madh edhe në trajtimin e ujërave të ndotura dhe në ripërdorimin e ujërave duke e ditur faktin se rreth 80 % e ujit të përdorur në nivelin global nuk trajtohet.Marrëveshjet, memorandumet dhe bashkëpunimi për ujërat është një faktor i rëndësishëm që do të ndihmonte në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore. Kombet e Bashkuara, e kanë identifikuar bashkëpunimin si një mundësi shumë të mirë për menaxhimin e ujërave, prandaj e kanë shpallur vitin 2013, si vit ndërkombëtar i bashkëpunimit për ujërat. E gjithë kjo duke u bazuar në faktin se ekzistojnë rreth 276 pellgje lumore ndërkufitare në botë, ndërkohë që në mes të 1820 dhe 2007 janë nënshkruar më shumë se 450 marrëveshje ndërkufitare për shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujërave. Duke e ditur etikën islame që porosity që uji të kursehet madje edhe kur merret abdest, është e udhës që të punohet në vetëdijësimin e popullit për kursimin dhe mbrojtjen e ujit si dhe organizimin e aktiviteteve që kanë në fokus trajtimin e pasojave që vijnë nga mungesa e ujin. Mbi të gjitha janë të nevojshme aksione konkrete për sensibilizimin e opinionit të gjerë për rëndësinë e shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve ujore për mirëqenien e gjeneratave të tanishme, duke pasur në mendje gjithnjë nevojat e gjeneratave të ardhshme me qëllim që sfida e mungesës së ujit të jetë më e lehtë dhe sa me më pak pasoja. n

PAQJA

Revista Paqja, nr. 72  

Revistë mujore për aktualitet, arsim, kulturë, etikë