KULTURORE – EDUKATIVE
(264)
Qershor 2025 Nr. 6 Viti XXV i Botimit

Qershor 2025 Nr. 6 Viti XXV i Botimit
INTERVISTË
intervistë me Lindita Kastrati. Hixhamja, një mrekulli për trupin
AKTUALITET NËPËRMJET IMAZHIT
Margëlliçit me lot
NË FOKUS
Kurban Bajrami
SOCIALE
Një brez që nuk kthehet më kurrë
22
OPINION Ëndrrat
18
TRADITA PROFETIKE
Kremtimi i festave në Islam
Mendësitë e mëdha 'Djep i lëkundur' lënë në harresë 06 12 24
KULTURË
Në Gjurmët e Qetësisë. Xhamia e Namazgjasë nga Afër
BRENDA FAMILJES
Një tjetër vajzë
PERSONALITETE
Sekina Jakub, nëna e arsimit në Afganistan
04
EDITORIAL
ESEISTIKË
Në kuzhinën e saj, lulet e xhumasë
VITRINA E LIBRIT
Shura- Parimi kuranor i këshillimit, një mjet për rindërtim dhe reformë
SHKRUAJ EDHE TI Frymë-marrje
DREJTORESHË Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com
KRYEREDAKTORE Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com
REDAKTORE Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com
PARAQITJA GRAFIKE Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com
BASHKËPUNËTORË
Prof. Sadije Bushati, Marsida Simo, Fatime Kalaja, Brunilda Basha, Klodiana Xhaferaj, Medina Sherifi, Matilda Myftaraj, Anila Loca.
ADRESA $ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706 < www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com
SHTYPI MILENIUMI I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al
FOTOT: Generatet with AI, Gettyimages, Shutterstock, Alamy
» Shkrimtare Matilda Myftari
Mendimet filtruese ndër gjenerata i kanë dhënë botkuptim zgjidhjes së indipendencës njerëzore duke ngritur në piedestal disa të merituar. Për disa të tjerë suksesi i atribuar ka mjaftuar si medalje dekoruese, edhe pse duke lundruar në paaftësinë e tyre trimfojnë në gjithçka, sigurisht pa sens logjik, për të mos u kuptuar nga masa... Çuditërisht nuk vihet aspak në diskutim një dhuratë e çmuar që jo gjithkush e posedon, logjika.
PËR ÇFARË SHËRBEN KJO E FUNDIT VALLË, KUR INJORANCA E THËNË, E VEPRUAR SUNDON?!
Zgjidhja e çështjeve, mënyra e artikulimit e një bisede, autoriteti i duhur në një moment specifik, qëndrimi dinjitoz të gjitha të marra së bashku varen nga logjika. Po ta vini re, rëndësi i kushtohet përgjigjes dhe jo pyetjes. Nëse përgjigjja është logjike dhe e zgjuar pyetja bie në “grackë”. Kjo botë ka patur dhe ka të zgjuar, por ka të zgjuar mbi të zgjuarit dhe këto janë të mençurit. Por kjo nuk mund të kuptohet nga të zgjuarit e të njëjtit nivel, pasi për to përshtatshmëria do të ishte e njëjtë. Paramendoni nëse dija do të përgjigjej me sarkazëm, pyetja në këtë rast do të mbetej e mbytur në injorancën e saj për të mos kuptuar e mos bërë më tutje. Mentarët që kanë “pushtuar” së fundmi botën janë vocërrakë të ‘infiltruar’ që vuajnë nga dëliri i madhështisë për të qenë në qendër të vëmendjes, dhe dëgjimi i tyre me kërshëri ka mbytur logjikën e atyre që zërin e kanë tepër të çmuar për ta konsumuar pa u pyetur!
Nëse njeriu do pyeste logjikën dhe jo zemrën në një moment të caktuar do shmangte vuajtje të mëdha e të panevojshme. Nëse njeriu do shihte me sytë e mendjes dhe jo me ato të shpirtit do kuptonte se çështjet duhen zgjidhur, jo përjetuar. Nëse dija do fliste me logjikë të argumentuar padiskutim do rifreskohej kujtesa e rregullave fetare dhe gjithçka do disiplinohej. Vuajtje e madhe për njerëz të logjikshëm aq sa shmangie nga shoqëria
njerëzore. Diskutimi i kësaj çështjeje intrigon sigurisht, por lind pyetja sa përqind e kuptojnë rëndësinë e madhe që posedon?!
Gjithçka në këtë botë vlerësohet nga logjika, gjithmonë janë vlerësuar të mençurit, fillimisht për mençurinë e tyre më pas për urtësinë e të thënit. Kjo e fundit nuk mund të pretendohet nga të rinjtë. Tashmë është komike se si të rriturit me adoleshencën e tyre janë zgjuar duke ngazëllyer shpirtin aventurier. Sa nauzike ndonjëherë, aq sa për të ardhur keq. Dhe duke parë habia bën habi. Ska asgjë për të mos kuptuar, pasi liria e pamundur lënë pezull dikur, u qëndron pranë për pak, fare pak shoqëri, duket se vetëm atë kanë, le të buzëqeshin. Qëndrimi dinjitoz në respektin e moshës dhe të vetes duket se nuk u intereson aspak. Pra e thënë me pak fjalë, dora e injorancës po përkund djepin ku logjika dremitë!
Gjithçka
në këtë botë vlerësohet nga logjika, gjithmonë janë vlerësuar të mençurit, fillimisht për mençurinë e tyre më pas për urtësinë e të thënit.
- Lindita si fillim ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj! Është kënaqësi e veçantë për ne të ju kemi në faqet e revistës tonë!
Faleminderit ju, shumë mirënjohëse që më zgjodhët mua në trajtimin e temës së hixhames.
-Do të donim ta fillonim këtë intervistë me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe angazhimit tuaj profesional aktual!
Unë jam Lindita Kastrati, e lindur në Has por e vendosur në Tiranë për të jetuar dhe punuar. Jam nje vajzë 25 vjeçare, mami e një djali 9 muajsh, Emirit.
Në aspektin e punës jam e angazhuar totalisht në kujdesin e shëndetit që përftohet nga terapia e hixhames.
-Si ka lindur dëshira juaj për tu marrë me praktikimin e hixhames duke pasur parasysh që keni një moshë të re?
Prej fëmijë mendoj se janë disa shenja që mësuesit dhe prindërit i kuptojnë për të parë se në cilin drejtim anojnë prirjet e fëmijës. Unë i kam dashur gjithmonë lëndët shkencore dhe synoja që e ardhmja ime të përqëndrohej drejt një dege të mjekësisë. Dhe jam shumë falenderuese Zotit që po merem me hixhamen, mjekësinë profetike që më së shumti ne që e besojmë Kuranin dhe punojmë me të e dimë vlerën e asaj çka Zoti na e ka servirur në dobinë tonë.
- Si është e organizuar një ditë e juaja e zakonshme? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni sa më produktive?
Dita ime nis me lutjet e mëngjesit, dërgimin e bebit në çerdhe dhe nisjen e punës. Sa i përket menaxhimit të gjërave mundohem të gjej një balancë ku të jem aktive në punë, por dhe të kem kohë me familjen time që është prioriteti im më i madh.
-Si praktikante e fesë Islame sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin? A ka pasur momente që mund të iu ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane apo nuk keni vënë re diçka të tillë?
Unë jam praktikante e fesë që e vogël dhe do thoja që besimi ka ndikuar padyshim në çdo vendim timin. Për çfarëdo gjëje që kam dashur të ndërmarr në aspektin jetësor dhe të punës nuk e kam patur pengesë faktin që e praktikoj Islamin, përkundrazi kam qenë gjithmonë e nderuar ashtu siç e meriton çdo besimtar.
- Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë rrugëtimit tuaj për të arritur të përvetësoni këtë profesion mjaft të vështirë do ta cilësoja.
Unë jam çertifikuar në Zürich, Zvicër dhe padyshim që vështirësi kam patur në rrugëtimin tim për ta arritur këtë sukses, por nga dëshira ime e madhe për të qenë një terapiste e hixhames mendoj se ia ka vlejtur çdo mund.
-Ku i zhvilloni seancat tuaja me pacientët? Keni ndonjë klinikë përkatëse?
Hixhamen e praktiktoj në një ambient posaçërisht për këtë terapi. Jam munduar t’a organizoj të tillë që pacientet të ndihen komod, qetë dhe të respektuara.
7 Qershor 2025
- Sa rëndësi i ka kushtuar feja islame hixhames nëse mund të na flisni pak rreth kësaj?
Feja e ka trajtuar hixhamen si një mrekulli për trupin. Kemi shumë argumente që e vërtetojnë këtë si: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu. Profeti sal-lAllahu
alejhi ue sellem ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: ”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.” (Buhariu dhe Muslimi). Sa i përket ditës kur
është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.
-Çfarë mund të na thoni për të gjithë ata që janë skeptikë sa i përket praktikimit të hixhames, dhe higjenës që mbahet kur zhvillohet një hixhame?
Për ata që janë skeptikë për pjesën e higjenës do u thoja se mjetet e punës janë një përdorimshe, ambienti pastrohet pas çdo seance. Gjithashtu u sugjeroj të vizitojnë ambientin nga afër, të bëjmë një konsultë paraprake dhe në fund vendimi u përket atyre.
-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?
Mesazhi im është që ta duam veten, të kujdesemi për shëndetin pasi trupin e kemi amanet dhe e kemi shoqëruesin tonë deri në fund të jetës.
-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju urojmë edhe shumë suksese të tjera në punë dhe kudo!
Faleminderit edhe ju, iu uroj më të mirat!
Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.
9 Qershor 2025
» Nexhi Sulejmani Daka
Edhe unë shleva pak nga malli i papërshkuar i prindërve të mi për vendlindjen e tyre, lava lotët tek çezma, u ula tek rrapi nën hijen e tij dhe piva kafe tek kafja e madhe. Aty ku sipas tregimeve e pinte gjyshi im. E di që lotët e mi hapen një vijë uji kudo që shkela unë, se unë në shpirtin tim i kisha mbledhur gjithë lotët e atyre që më rriten, lotët që nuk u thanë kurrë, për Margellicin, për Çamërinë, mbase dikush do çuditet, por mua më merr malli shumë për Margellicin, një pjesë e shpirtit mbeti atje, bashkë me lotët.
...lotët e mi hapen një vijë uji kudo që shkela unë, se unë në shpirtin tim i kisha mbledhur gjithë lotët e atyre që më rriten.
» Sead Ahmetaj
Kur afrohet festa e Kurban Bajramit, të gjithëve na rrethojnë mendimet e sakrificës. Nuk mund ta imagjinojmë një festë pa sakrifica, apo jo? E keni pyetur ndonjëherë veten se “Çfarë është sakrifica?” Nga lindi ky veprim në kulturën tonë dhe sa kohë është praktikuar? Ndoshta ju mendoni se kjo është diçka specifike për kulturën ose fenë tonë mirëpo a do të habiteshit nëse do t’ju thoja: “Kjo praktikë është një formë adhurimi që mund të shihet në kultura dhe fe të ndryshme gjatë historisë”? Mos u çuditni, sepse me të vërtetë, që kur njeriu filloi të jetojë në tokë, ai ka sakrifikuar kafshë dhe e ka praktikuar atë si një ceremoni fetare.
12 Qershor 2025
RËNDËSIA E SAKRIFICËS?
Sot, sakrifica është një nga elementët themelorë të besimit për çdo individ që beson në unitetin e Allahut dhe është i lidhur me fetë e njohura botërore hebraike, krishtere dhe muslimane. Islami është një fe dinamike që përjetohet në jetë. Është një model i përsosur shoqëror dhe projekt qytetërimi me urdhërat dhe ndalesat e tij, format e adhurimit dhe ritualet, rregullat individuale dhe shoqërore. Prandaj, çdo rregull dhe adhurim ka kuptim/urtësi. Përmbushja e ndërgjegjshme e këtij grupi rregullash, të cilat nuk janë hipotetike apo utopike, por janë të orientuara drejt zgjidhjes, lehtësuese për jetën dhe unifikuese të shoqërisë, është një nga qëllimet më të rëndësishme që synon të arrijë kjo fe. Me këtë rast do të doja të fokusohesha në kuptimin e afrimit të Kurban Bajramit, duke qenë i vetëdijshëm për festën, duke u përpjekur të kuptoj aspektin e saj për të na afruar me Allahun dhe për të përfituar
Sakrifica është një mjet afrimi (afrimi shpirtëror ndaj Allahut) në shumë mënyra. Edhe pse akti i flijimit të një kafshe duket se është therur, ai ka kuptime të ndryshme shpirtërisht.
në masën maksimale nga ky ibadet. Natyrisht, gjëja thelbësore në adhurim është se Allahu na ka urdhëruar dhe ne e përmbushim atë duke treguar bindje dhe nënshtrim, edhe nëse nuk e kuptojmë arsyen/urtësinë. Megjithatë, vlerësohet se njohja dhe realizimi i mençurisë së diçkaje do të jetë një mjet për të vepruar me vetëdije gjatë kryerjes së asaj gjëje. Kjo do të sigurojë një vetëdije për adhurim dhe do ta shpëtojë njeriun nga monotonia e kryerjes së adhurimit që është shkëputur nga konteksti i tij dhe është bërë thjesht ritual.
SI
TA SHIKOJMË FESTËN E KURBAN BAJRAMIT?
Kurban Bajrami është një nga dy festat e rëndësishme të Islamit. Njohja e qëllimit të secilës festë është në fakt një e dhënë për llojin e vetëdijes që duhet të kemi gjatë asaj feste. Thënia që i atribuohet Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në fakt përmbledh temën tonë: “Çdo ditë që kalon pa mëkat është festë…” Sakrifica është gjithashtu një adhurim që na ngre në një dimension tjetër në robëri me mësimet dhe urtësinë që përmban nga fillimi në fund, dhe na afron me Allahun e Plotfuqishëm, besnik ndaj emrit të tij. Në fakt, qëllimi i çdo adhurimi është afrimi me Allahun (shpirtërisht). A nuk është namazi, e
Qershor 2025
sidomos sexhdeja, gjëja më e afërt që një rob mund t’i arrijë Allahut? Shpenzimi i pasurisë (lëmoshë dhe bamirësi) në rrugë të Allahut janë mjete për t’iu afruar Allahut. Koncepti i afrimit në sakrificë, pra vetë origjina e fjalës, përmendja e afërsisë, e bën atë edhe më të rëndësishëm. Origjina e kurbanit dhe të qenit një formë adhurimi dhe feste është Hz. Ibrahimi. Kjo tregon gjithashtu se praktika e sakrificës është pothuajse aq e vjetër sa njerëzimi. Që kurbani të konsiderohet si adhurim, një kafshë që plotëson disa kushte duhet të theret në një periudhë të caktuar kohore (ditët e 10, 11, 12 dhe 13 të Dhulhixhes) në një mënyrë të caktuar dhe për Allahun e Madhëruar dhe duke përmendur emrin e Tij. Kjo ka shumë më tepër kuptim sesa thjesht therja e një kafshe në ato ditë. Për këtë arsye, çdo fazë është e rëndësishme, që nga përzgjedhja e kurbanit (blerja e saj nga tregu) deri te përgatitja e saj për kurban dhe therje. Është me vend që ata që kanë mundësi financiare të zgjedhin kafshën më të bukur nga ato që kanë cilësinë e kurbanit dhe t’ia paraqesin Allahut si simbol. Në hadith thuhet: “Vepra më e dashur e birit të Ademit tek Allahu në ditën e Kurban Bajramit është kurbani i një kafshe dhe derdhja e gjakut. Në një hadith tjetër, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha vajzës së tij Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Çohu, shko te kurbani yt dhe bëhu me të. Me pikën e parë të tij do të falen mëkatet e tua të kaluara”, duke treguar rëndësinë e dëshmimit të momentit të kurbanit. Hadithi vazhdon:
“(Hz. Fatimeja) tha: “A është kjo vetëm për ne Ehli Bejtin apo përfshihen të gjithë muslimanët në këtë?” Profeti ynë ka thënë: “Përkundrazi, kjo vlen për ne dhe për të gjithë muslimanët.”
Sakrifica është një mjet afrimi (afrimi shpirtëror ndaj Allahut) në shumë mënyra. Edhe pse akti i flijimit të një kafshe duket se është therur, ai ka kuptime të ndryshme shpirtërisht.
JANË TRI DETYRA GJATË
KURBAN BAJRAMIT QË JANË
OBLIGIM FETAR PËR TË
GJITHË
E para prej tyre është; Është për të recituar tekbiret e Tashrik. Të gjithë, burra dhe gra, duke filluar nga namazi i sabahut të ditës së Arafas deri në namazin e pasdites të ditës së katërt të Bajramit, kur falen namazet farz; “Allahu Ekber Allahu Ekber, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut Ekber, Allahu Ekber, lavdërimi i takon Allahut.” Tekbirin e teshrikut e thonë në formën e: Në fakt, i Dërguari i Allahut (a.s.) në hadith ka thënë: “Zbukuro Bajramin duke thënë tekbir”.
E dyta; Falja e namazit të Bajramit në këtë ditë është gjithashtu një nga detyrat tona obligative. Sunduesi i Gjithësisë (Paqja qoftë mbi të); Ai urdhëroi: “Gjëja e parë që do të bëjmë sot është falja e namazit” dhe pas kësaj filloi të falet namazi i Bajramit. Kurban Bajrami filloi të festohej në vitin e dytë të hixhretit. Detyra jonë e tretë për sot është; është të sakrifikosh.
Sa i përket detyrave tona të tjera në lidhje me festën; Këto ditë, shpërndarja e mishit të kurbanit për ata që
nuk mund të flijojnë, kujdesi për jetimët dhe nevojtarët, harrimi i inateve, vizita e të sëmurëve dhe të moshuarve për të ndarë vetminë e tyre, plotësimi i nevojave të nevojtarëve dhe të moshuarve, festimi i festave të tyre dhe shërimi i dhembjeve të tyre merr një rëndësi edhe më të madhe. Kushtet që na janë paraqitur nga epoka e shkencës dhe teknologjisë në të cilën jetojmë kanë ndryshuar shumë rrugëtimin e jetës së njerëzve tanë dhe kanë krijuar diversitet dhe dallime në këndvështrimet e tyre për ngjarjet. Shembulli më i mrekullueshëm i kësaj është se pushimet shpenzohen si pushim në destinacionet e pushimeve në vend që të festohen në një frymë festive. Si rrjedhojë, fëmijët tanë dhe brezi i ri, të cilët janë garancia e së ardhmes sonë, janë larg nga të kuptuarit e rëndësisë së festive. Pushimet tona i shtojnë shumëllojshmëri dhe vlerë marrëdhënieve njerëzore; Ai ka një rëndësi të madhe për të kontribuar në strukturën sociale, kulturore dhe historike ku ndodhemi dhe nuk është vetëm një akt adhurimi për shoqërinë tonë, por edhe një burim moral. Është detyrë e çdo njeriu të ndërgjegjshëm të veprojë me vetëdije se në vend që të kritikojë sakrificën, ajo që duhet dënuar janë skenat e përgjakshme masakrave që po ndodhin në botë. Me këtë rast shpresoj që Kurban Bajrami të jetë mjet për eliminimin e inatit dhe hidhërimit mes nesh dhe forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimin në kuadrin e dashurisë dhe respektit.
Gëzuar Kurban Bajramin!
- Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
- Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi që e ndihmonte të rregullonte antenën.
- Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
- Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
- Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
- Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë.
- Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 në një grup.
- Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
- Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqëve.
- Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
- Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
- Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithcka me forcën e vet.
- Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij (jo politike).
- Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
- Një brez që lexonte libra, pranë një llambë nën një batanije.
- Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
- Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka!
» Nga: Redaksia
Nuk ka dyshim se në Islam, si nga sheriati (legjislacioni islam) ashtu dhe nga aspekti historik, ndodhen raste të shumta që duhet t’u jepet rëndësi kremtimeve të tyre, pavarësisht nga emërtimi i tyre – festa. Islami ka ligjëruar gëzimin në rastin e lindjes së fëmijës, therjen e një kurbani ose dy kur lind fëmija dhe kur i vihet emri, ai ka ligjëruar e lejuar të kënduarit në raste martesash dhe përgatitjen e gostive; ka lejuar të kënduarit e këngëve për pritjen e ndonjë miku me dajre e me instrumente të tjera siç e pritën Profetin (a.s.) kur emigroi në Medine dhe siç e pritën atë kur u kthye nga beteja e Tebukut. Në sheriat vlerësohej gëzimi për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, vlerësohej urimi i ndërsjelltë i muslimanëve me njëri-tjetrin. Në Kuran shfaqet interesim për të ardhmen duke punuar për botën e përtejme, për t’u përpjekur në adhurime për
hir të fitimit të xhenetit. Në të tregohet për të shkuarën me qëllim që të studiohet jetesa e profetëve dhe e popujve të mëparshëm. Në tregimin e tyre ka mësime e këshilla për ata që mendojnë. Në Kuran ka udhëzim e orientim për të ecur në tokë dhe për të shikuar e studiuar gjurmët dhe veprat e të parëve. Madje në të ka legjislacione që lidhen me përkujtime që nuk harrohen. Ato me gjuhën e kohës quhen festa, të cilat shërbejnë për t’i përjetuar këto përkujtime. Këto festa përsëriten në ditë të ndryshme të cilave u jepet meritimi festë.
Në lidhje me agjërimin, Zoti (xh.sh.) e bëri obligim atë në ditë të numëruara. Përse zgjodhi Zoti për agjërimin e Ramazanit një muaj të përcaktuar midis muajve të
vitit? A nuk do të thotë kjo, përveç urtësisë së agjërimit në përgjithësi, një përjetim i përkujtimit të mesazhit dhe i shpalljes së Kuranit me të cilin Zoti (xh.sh.) i udhëzoi njerëzit pas humbjes dhe i nxori ata nga errësira në dritë? Ne e nënkuptojmë këtë nga zgjedhja e nga cilësimi që i bëri Allahu muajit të Ramazanit në Kuran: “Ramazani është muaji në të cilin u zbrit Kurani, si një udhëzim për njerëzimin, gjithashtu është provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dalluesi i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)” (Bekare 185).
Haxhillëku është në një vend të shenjtë ashtu siç tha Zoti (xh.sh.): “Dhe për çdo popull Ne përcaktuam rite feje, që ata të mund të përmendnin emrin e Allahut mbi begatitë në të cilën Ai ua ka dhuruar atyre për t’u ushqyer…” (Haxh 34)
Përse Allahu zgjodhi pikërisht Mekën? A nuk do të thotë kjo përveç urtësive të tjera, përjetim i përkujtimit të ndërtimit të shtëpisë së parë (xhamisë) që u vendos për njerëzit në një vend që nuk prodhonte, tek i cili u përzgjodh një familje që u përgatit për lindjen e një Profeti më të nderuar dhe për dërgimin e vulës së pejgamberëve, si dhe për të përjetuar përkujtimin e Sa’jit (përpjekjes) së Haxheres midis kodrave Safa dhe Merve për hir të jetës së foshnjës së saj, nga pasardhësit e të cilit do të lindte Muhamedi (a.s.), dhe për të përjetuar përkujtimin e zëvendësimit me një kurban nga ana e Zotit për këtë djalë?
Ritet e Haxhit dhe përcaktimi i kohës së tij tregon interesimin e sheriatit në përjetimin e përkujtimeve. Për hir të kësaj, festa e çeljes pas muajit të Kuranit dhe festa e sacrificës pas haxhillëkut, ripërtërihen çdo vit. A ndodhen në Islam raste kremtimi dhe festa përveç dy festave të Bajrameve?
Tregohet në një hadith të saktë të cilin e transmetojnë Nesaiu dhe Ibnu Habani me burim autentik se Enesi ka thënë: “Erdhi Profeti Muhamed (a.s.) në Medine. Ata (njerëzit e Medines) kishin dy ditë në të cilat ata luanin, atëherë Profeti (a.s.) tha: Zoti (xh.sh.) ua ka zëvendësuar ato me dy të tjera më të mira. Ata janë dita e çeljes dhe dita e sakrificës (Dy Bajramet).”
Këto dy ditë u quajtën ditë feste (Id). Gjithashtu edhe dita e xhumasë u quajt ‘Id’, festë. Kjo ka ardhur me shumë rrëfenja, midis të cilave është rrëfenja që transmeton Muslimi.
Tregon Muslimi se Ebu Bekri hyri tek Aisheja (Zoti qoftë i kënaqur me të), në ditën e Minasë. Ndërkohë tek ajo gjen dy vajza duke kënduar. Kur Ebu Bekri e dënoi këtë veprim, Profeti (a.s.) i tha atij: “O Ebu Bekër! Çdo popull ka festë, dhe kjo është festa jonë” (Transmetoi Muslimi).
Në këto hadithe vërehen disa çështje:
1- Profeti (a.s.) nuk i përkufizoi festat islame vetëm me dy Bajramet (festa e çeljes dhe festa e sakrificës), por përmendi vlerat e atyre të dyjave mbi vlerat e festave që festonte populli i Medines. Pra të dyja këto festa (Bajramet) u quajtën ‘Id’. Gjithshtu është argumenti se Profeti (a.s.) e quajti edhe ditën e Xhumasë me emrin ‘Id’ (عِيد), festë. Kështu, festat islame nuk ngushtohen vetëm tek dy Bajramet.
2- Gëzimi dhe hareja janë prej dukurive të festave. Atëherë, përkrah faljes së posaçme, përmendjes së Zotit, sadaka-i fitrit dhe therjes së kurbaneve, gëzimi shfaqet edhe me argëtime të lejueshme nga të gjthë myslimanët, burra e gra, ashtu siç rrëfehet nga librat autentikë të Buhariut dhe Muslimit.
Umu Atija tha: Profeti (a.s.) na urdhëroi që të nxirrnim gratë e pamartuara dhe gratë me të përmuajshmet në dy festat e bajrameve, që të marrin pjesë në mirësinë dhe thirrjet në lutjet e muslimanëve, si dhe urdhëroi që gratë me të përmuajshmet të qëndrojnë të distancuara nga vendi i faljes së muslimanëve.
Në këtë rrëfenjë tregohet
e jashtme. A mund të dalë ajo? Profeti (a.s.) i tha: Le ta mbulojë atë motra e saj me mantelin e vet të jashtëm dhe të marrë pjesë në mirësinë dhe në lutjen e muslimanëve (Trasmetoi Muslimi).
Trasmetojnë Ibn Maxhe dhe Bejhakiu nga ibn Abasi se i Dërguari i Zotit (a.s.) i nxirrte gratë dhe vajzat e tij në dy festat. Meqenëse nuk ka ardhur ndonjë citat nga Kurani apo suneti që të ndalojë shprehjen e gëzimit dhe të haresë në raste të tjera përveç këtyre dy festave të Bajrameve, atëherë shprehja e gëzimeve në raste të tjera është një veprim i pakundërshtueshëm, si do që të jetë shprehja e gëzimit, individualisht apo kolektivisht, i përkohshëm apo i vazhdueshëm.
Kurani i mrekullueshëm i ka regjistruar si më poshtë gëzimin e muslimanëve për një fitore që patën të tjerët midis Ehl-i Kitabit, pasuesit e shkrimeve të shenjta:
“Elif-lam-mim. Romakët u thyen në tokën e afërt, dhe pas humbjes ata do të jenë fitimtarë. Brenda tri deri nëntë vjetësh. Vendosja e çështjes, para dhe pas (këtyre ngjarjeve) është vetëm nga Allahu. Dhe atë ditë besimtarët (muslimanë) do të gëzohen (nga fitorja që Allahu u jep romakëve kundër
persëve). Me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti” (Rum 1-5).
Profeti Muhamed (a.s.) kur i gjeti hebrenjtë duke festuar ditën e Ashuras si shenjë respekti, meqë Zoti (xh.sh.) atë ditë shpëtoi Musain (a.s.) dhe dënoi faraonin, tha: “Ne jemi më të afërt me Musain (a.s.) se sa ata” (Muslim).
Pastaj Profeti Muhamed (a.s.) e agjëroi atë ditë dhe i urdhëroi muslimanët që ta agjëronin. Ky ishte një lloj këshille për të përvetësuar përkujtimin e ngjarjes dhe ishte me një legjimitet të përhershëm sheriati.
Gjithashtu Profeti Muhamed (a.s.) e ndjente mirësinë e Zotit që bëri në lidhje me lindjen dhe dërgimin e tij me misionin Profetik, saqë Profeti (a.s.) e festonte në shenjë përkujtimi duke e agjëruar ditën kur Zoti (xh.sh.) e nderoi atë me lindjen, e cila ishte dita e hënë (Trasmeton Muslimi).
Në historinë Islame ka ngjarje e përkujtime që nuk duhet të harrohen kurrë. Ato duhet të vlerësohen e të ngrihen lart, pasi në festimin e tyre marrim forcë të re. A nuk është plotësimi i fesë dhe përmbushja e mirësisë për muslimanët, një rast që
e mbush zemrën e besimtarit me gëzim e kënaqësi? Raportohet në një rrëfenjë të saktë se një hebre i tha Omerit, Zoti qoftë i kënaqur prej tij: O prijësi i besimtarëve! Është një verset në librin tuaj që ju e lexoni. Në qoftë se ai ajet do të kishte zbritur tek ne hebrenjtë, ne do ta merrnim atë ditë si ditë feste. Hz. Omeri i tha: Për cilin verset e ke fjalën? Ai tha: “Sot e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe” (Maide 3).
Atëherë Omeri (r.a.) tha: Unë sigurisht e di ditën në të cilën ai verset u shpall dhe vendin në të cilin zbriti mbi Profetin (a.s.), ditën e xhuma në Arafat.
A nuk është hixhreti nga Meka në Medine një
është muaji në
të cilin u zbrit
Kurani, si një
udhëzim për
njerëzimin, gjithashtu
është provë e qartë për
udhëheqje dhe kriteri.
ngjarje e madhe historike me të cilën Zoti (xh.sh.) bëri ndarjen midis të vërtetës dhe të shtrembërës, dhe e përjetoi atë Hz. Omeri duke e bërë si fillimin e kalendarit Islam? Pasi iu bënë atij disa propozime për ngjarje të tjera, a nuk e dalloi ai hixhretin si ngjarjen më të përshtatshme e më të denjë për kalendarin islam?
Ai nuk i refuzoi ngjarjet e tjera pasi secila nga ato kishte vlerën dhe rëndësinë e vet, por ai zgjodhi më të mirën e më të përshtatshmen midis tyre. A nuk janë fitoret në luftrat e Bedrit, Hendekut, Hajberit, Jermukut, çlirimit të Mekës, Kadisijes, Hitinit dhe Ajnu Xhalutit raste e ngjarje që, para të cilave ne duhet t’i shikojmë me admirim duke menduar e reflektuar dhe duke aspiruar forcë, e cila do të na vlente neve për të tashmen dhe për të ardhmen?
Përfundimi: Le të shpresohet se në kremtimin e këtyre rasteve të nxirren mësime prej tyre me qëllim që të lidhen zemrat e muslimanëve me fenë, me historinë dhe me lavditë e saj, si dhe të mos harrohen ato në bollëkun e festave të tjera të kësaj bote. E rëndësishme është motivi i shëndoshë duke mos tejkaluar caqet e sheriatit.
» Shkëputur nga libri “Ditët dhe e Netët e mira në Islam”, botim i KMSH-së
Nuk ka njeri në këtë botë që nuk ëndërron. Nuk flas për imazhet e çrregullta të gjumit, por për atë zjarr të heshtur që digjet brenda nesh, për dëshirat që lindin në dritën e vetëdijes – ëndrrat e njeriut të zgjuar. Ëndrrat kanë qenë frymëzimi i heshtur që ka shtyrë shkencëtarë të guximshëm, reformatorë të paepur, sipërmarrës që rrezikojnë gjithçka, luftëtarë që përballen me stuhi, udhëheqës që bartin peshën
e shpresës, dhe artistë që sfidojnë formën për hir të shpirtit. Ato kanë qenë farat e padukshme që një ditë janë kthyer në realitet, duke kaluar nga horizonti i imagjinatës në peizazhin e prekshëm të jetës.
Bota moderne ka rënë në dashuri pas idesë: se mjafton të përpiqesh fort, të besosh mjaftueshëm, të këmbëngulësh mjaft gjatë – dhe gjithçka do të bëhet e mundur. Është një dogmë e kohës: doktrina e realizimit të ëndrrave. Psikologjia e suksesit, me retorikën e saj të ambalazhuar si magji
motivuese, e ka shndërruar këtë ide në mall të kërkuar. Ajo u shet njerëzve receta për lumturinë dhe e përkufizon suksesin si përmbushjen e çdo ëndrre personale, si të ishte një formulë matematikore.
Por, jeta nuk është një ekuacion i thjeshtë. Realiteti na mëson se shumë ëndrra nuk përmbushen, madje, ndonjëherë, as ato më fisniket. Disa janë iluzione të bukura që, për t’u bërë realitet, do të kërkonin përmbysjen e vetë strukturës së ekzistencës. Disa të tjera
janë thjesht utopi që tërheqin më shumë për ngjyrën se sa për përmbajtjen.
Ka edhe nga ata që besojnë se vullneti dhe pasioni njerëzor janë më të fortë se çdo ligj i jetës. Ata mendojnë se mund të thyejnë edhe atë që është e pandryshueshme – sikur vetë forcat që qeverisin botën të ishin peng i dëshirës së tyre. Dhe kur ëndrra nuk përmbushet, ata fajësojnë veten, duke besuar se dështimi flet për një mangësi të brendshme dhe jo për kufizimin e natyrshëm të rrethanave.
Kjo është pikërisht ana tjetër e medaljes së fatalizmit: nga njëra anë idetë magjike që njeriu kontrollon gjithçka, nga ana tjetër, besimi se gjithçka është e përcaktuar dhe njeriu është vetëm një kukull në duart e fatit, apo sipas versionit konspirativ, në duart e atyre që kontrollojnë botën në mënyrë enigmatike pas skenës publike të jetës. Por e vërteta është diku mes këtyre skajeve. Ligjet e jetës janë aty. Mund t’i anashkalosh për një çast, por jo t’i injorosh përgjithmonë pa pasoja. Dhe kush përpiqet t’i thyejë, shpes h thyen kokën në përplasjen me to. Marksi dikur tha- në atë të famshmen thënie- se filozofët e kanë shpjeguar botën, por çështja është ta ndryshosh atë. Ai kishte idetë e tij për këtë ndryshim, siç kanë pasur edhe të tjerë para dhe pas tij. Por, përtej çdo përpjekjeje njerëzore, as ai dhe askush tjetër nuk mund të parashikonin e aq më tepër të kontrollonin pasojat e ideve dhe veprimeve të veta. Njeriu mund të planifikojë me përpikëri, por rrjedha e gjërave shpesh ndjek një logjikë tjetër – atë të ligjeve të Providencës hyjnore, sepse bota, në thelb, është në duart e Krijuesit.
Dija njerëzore ka kufij. Sado që shkenca të përparojë, sado që psikologjia të depërtojë në thellësitë e shpirtit, mbeten gjithnjë enigma që nuk mund të zbërthehen dhe të panjohura që nuk mund të kontrollohen. Pikërisht për këtë arsye, ideologjitë që përjashtojnë Zotin si faktor në rrjedhën e jetës, synojnë ta zëvendësojnë Atë me kontrollin total të sistemit mbi individin. Por në fund, kjo përpjekje rezulton e kotë. Historia na mëson se gjithmonë kontrolli absolut është përmbysur nga realiteti i padukshëm dhe i pamatshëm që i shpëton çdo llogaritjeje.
Ata që enden pas utopive ose konspiracionit janë ose mohues të Zotit, ose besimtarë që nuk e kanë kuptuar se si Zoti vepron përmes ligjeve të Tij. “Kurrë nuk do të gjesh ndërrim në ligjin e Allahut dhe kurrë nuk do të gjesh devijim nga ligji i Allahut.” (Fatir: 43)
Ndaj, jetoni me maturi. Ëndërroni, por ëndërroni brenda asaj që është e mundur, e natyrshme dhe e drejtë. Përpiquni fort, jini këmbëngulës dhe të përgjegjshëm, por pranoni se fati është në dorën e Atij që i drejton qiejt dhe tokën.
Dhe nuk ka udhërrëfyes më të bukur sesa fjala profetike, që përmbledh një filozofi të jetës përtej çdo teorie:
“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, edhe pse në të dy ka mirësi. Përpiqu për atë që të sjell dobi, kërko ndihmë nga Allahu dhe mos u trego i paaftë. Nëse të godet ndonjë gjë, mos thuaj: ‘Sikur të kisha vepruar kështu e ashtu, do të kishte ndodhur kështu e ashtu.’ Por thuaj: ‘Ka qenë e caktuar nga Allahu dhe çfarë deshi Ai, bëri.’ Sepse ‘sikur’ hap derën e shejtanit.” (Muslimi nr. 2664)
Qershor
Xhamia e Namazgjasë, e njohur
gjithashtu si Xhamia e Madhe e Tiranës, është objekti më i madh fetar islam në Shqipëri dhe njëkohësisht xhamia më e madhe në Ballkan. Kjo xhami u ndërtua për t’iu përgjigjur nevojës së kahershme të qytetit për një hapësirë të madhe e të përbashkët, ku besimtarët muslimanë të kryejnë ritualet e tyre fetare, sidomos gjatë festave të mëdha dhe lutjeve të përbashkëta.
» Megi Beleshko
Në katin përdhes ndodhen ambientet për marrjen e abdestit, të ndara në mënyrë funksionale dhe estetike për burra dhe gra. Gjatë ngjitjes drejt hapësirës së faljes për gratë, tërheqin vëmendjen motivet e detajuara dekorative dhe harqet e punuara me mjeshtëri. Drita që përshkon xhaminë ndriçon fytyrat e atyre që falen, ndërsa llampadari madhështor në qendër krijon ndjesinë e një bukurie të përjetshme. Tapeti në ngjyrë bojeqielli, që shtrihet në ambientin e faljes për burrat, krijon ndjesinë
E vendosur në zemër të Tiranës, kjo xhami është një pikë referimi urban dhe turistik. Të fton ta vizitosh, duke tërhequr vëmendjen nga kënde të ndryshme të kryeqytetit. Që në momentin e parë kur afrohesh, të përfshin një ndjesi e veçantë qetësie. Ngjyrat e bardha të mureve, shkallët e gjëra dhe arkitektura e saj e frymëzuar nga stili klasik otoman, të rrëmbejnë në një çast reflektimi dhe soditjeje.
e një hapësire të pafundme, ndërsa raftet anësore me kopje të Kuranit i japin xhamisë një atmosferë përkushtimi dhe respekti.
Gjatë lëvizjes nëpër hapësirat e saj, më shoqëronte një emocion i thellë përulësie – një ndjesi se isha pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, më të madhe se përditshmëria apo planet e zakonshme. Mendja dhe shpirti u qetësuan, duke më kujtuar se gjithçka është në duart e Planifikuesit më të mirë. Ishte një çlirim shpirtëror nga ankthi, nga ngutja e kohës moderne, dhe një kthim i pastër në atë çka ka rëndësi në të vërtetë.
Në këtë vend ndjeva se nuk isha vetëm. Çdo cep fliste me një zë të butë hyjnor: në qetësinë e lutjes, në dritën që zbret nga kupola drejt fytyrës, në frymëmarrjen e shpirtit që kërkon të
jetë më afër Tij. Mësova gjithashtu se kjo xhami përfshin shumë më tepër se ambientet e faljes: një bibliotekë moderne, një qendër kulturore, kurse për mësimin e Kuranit, një muze, si dhe ambiente për aktivitete edukative e sociale. Çdo de-taj i brendshëm dëshmon për një ndërthurje të kujdesshme mes traditës dhe elegancës.
Vizita në Xhaminë e Namazgjasë nuk ishte thjesht një ndalesë fizike, por një udhëtim i brendshëm drejt paqes, mirënjohjes dhe së tashmes. Në fund kuptova se nganjëherë nuk kemi nevojë për përgjigje të mëdha; mjafton një vend ku zemra mund të pushojë dhe të rikujtojë se lidhja me Zotin është gjithmonë aty – e thjeshtë, e pastër dhe e fuqishme.
Qershor
ë vajzë tjetër? Atëherë më fshi nga jeta jote, tha burri im para se të më kthente shpinën. U largua ashtu, duke më lënë vetëm me tri vajzat tona në një cep të humbur të fshatit.
“Nuk e përballoj dot më! Doja një djalë! Kjo është e treta vajzë!” - Shpërtheu Sergej, duke qëndruar në prag me çantën e vjetër të palestrës në dorë. Nuk guxonte të më shikonte në sy. Mbeta aty, me lugën pezull. Porridge-i ziente ngadalë në furrë. Masha, e vogla, zvarritej në dyshemenë prej druri, duke ndjekur një rreze dielli.
“Seryozha, të lutem, çfarë po thua?!” Pëshpërita me zë të dridhur. “Shih ato!”
Nuk u përgjigj. As nuk u kthye. Derën e mbylli me një përplasje të rëndë, duke thyer qetësinë e mëngjesit. Masha lëshoi një gërvimë të lehtë, si të kishte kuptuar diçka. Macja jonë e kuqe, Bublik, u rrëqeth dhe kërceu poshtë nga dritarja. Anya, e madhja, mbeti pa lëvizur me pjatat në dorë. Në sytë e saj – tepër seriozë për një njëmbëdhjetëvjeçare – lexohej gjithë dhimbja e botës.
“Mami, kur kthehet babi?” - Pyeti Liza, duke më tërhequr lehtë nga mëngët e robdeshanit. Ende nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur.
E përkëdhela butë. Rregullova flokët e lagur që i kisha mbështjellë me peshqir dhe vështrova vajzat e mia – forcën time, dritën time.
“Hajdeni vajza! Është ora e mëngjesit. Porridge-i po ftohet.”
E prita. Një ditë. Dy. Një javë. Fqinjët më shmangeshin, ulnin sytë sa herë më ndeshnin.
Nadja, fqinja ime më e ngushtë, vinte pothuajse çdo mbrëmje. Ndonjëherë sillte një kavanoz me reçel mjedre, ndonjëherë një ëmbëlsirë. Më shpesh, vinte thjesht për të më ndihmuar ndërsa ndaja veten mes punëve të shtëpisë.
“Po a ka ndërgjegje ai?” - Më tha një mbrëmje, teksa hidhte çajin në filxhan. “Një burrë që ikën nga vajzat e veta, si të ishin mallkim.” Shikova nga dritarja. Gjethet e panjës po verdhnin. Vjeshta po hynte pa zhurmë. Kohët e fundit kishte ndryshuar, i thashë. “Kur merrej me Masha-n, e dëgjoja të pëshpëriste: ‘Mjaft më me vajza! Dua djalë!’”
“Po tani, çfarë do bësh?” “Tani... jemi vetëm”, i thashë me shpinën drejt.
Ditët kalonin të rënda dhe të ngadalta si mjalti. Netëve qaja në jastëk, pa u ndjerë, që të mos zgjoja vajzat. Ditëve, laja, gatuaja, brumoja. Ndihma shtetërore mezi mjaftonte për nevojat bazë. Sytë më digjnin nga tymi i furrës, mielli më hynte nën thonj, shpina më dhimbte. E megjithatë, çdo mëngjes çohesha dhe filloja nga e para.
“A ka vdekur babi?” - Më pyeti Liza një ditë, duke parë një
fotografi mbi komodinë. “Jo, zemër. Babi është larguar.” “Pse?”
Doja t’i tregoja të vërtetën – se i ati ishte një burrë i dobët, i paaftë për të dashur vërtet. Por fjalët më mbetën në fyt. “Shko ndihmo Anya-n me pjatat!”
- I thashë butë.
Tetori solli shi e të ftohtë në shtëpinë tonë të vjetër. Era hynte nga çdo cep. E ndaluam me rroba të vjetra dhe batanije, unë dhe vajzat. Anya dukej më e madhe se mosha: e heshtur, por gjithmonë gati për të ndihmuar. Përkunte Masha-n, mbulonte Liza-n, na ruante të gjithave.
“Do t’ia dalim mami”! - Më tha një mbrëmje, ndërsa qëronim patate.
“Sigurisht që do t’ia dalim, zemra ime” – E putha në kokë, që kishte aromë tymi dhe molle.
Masha po niste të ecte, kapur pas karrigeve dhe komodinës së vjetër. Dhe askush nuk priste që ndër fjalët e saj të para, të mos ishte as “mama”, as “baba”, por një Anya e qartë si kristali.
Anya mbeti e shtangur me pjatën në dorë. Unë qesha. Qesha me gjithë shpirtin, për herë të parë pas kaq shumë kohësh.
“Hajdeni, më ndihmoni me brumin!” - Thashë, duke përveshur mëngët. “Nesër çoj kroasantët në dyqan. Thanë që do t’i shesin.”
Anya më dha një thes mielli. Macja jonë e zezë, Timon, më u përkëdhel te këmbët, si për të më dhënë forcë.
Kaloi edhe një vit tjetër. Ra bora e parë. Nga Sergej –asnjë lajm. As telefonata, as letra. Si të kishte zhdukur.
“Ndoshta vjen për Vitin e Ri?” - Pëshpëriti Liza një natë, e mbështjellë me lodrën e saj prej pelushi.
Ia ledhova flokët.
“Fli, e vogla ime! Tani kemi jetën tonë. Një rrugë të re.”
Nuk e dija nëse do t’ia dilja. Por një gjë e dija me siguri: vajzat e mia nuk duhej të ndiheshin kurrë të braktisura.
Sergej nuk u kthye më. Por tashmë nuk e prisnim as ne.
Ndërkohë, shtëpia kishte filluar të mbushej sërish me aromë kroasantësh të ngrohtë dhe çaji me fruta.
e vogla ime! Tani kemi jetën tonë. Një rrugë të re...
Sekina është një mjeke afgane mbi 65 vjeçare dhe në vitin 2015 ajo fitoi
çmimin Sise për arsim, me një vlerë prej 500 mijë dollarësh. Çmimi iu dha si vlerësim për sakrificën e saj për arsimimin e vajzave në Afganistan përgjatë njëzet viteve.
Pasi përfundoi shkollën e mesme, Sekina filloi studimet për mjekësi por u ndesh me një kalvar vështirësish për shkak të mentalitetit afgan i cili e refuzonte idenë e shkollimit të femrave. I ati e dërgoi të bijën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet atje.
Sot, besoj se të gjithë arritjet e mia i dedikohen tim ati.
Ai insistonte në arsimimin e të gjithë fëmijëve, pa dallim mes djemve dhe vajzave.
në të katër anët e Afganistanit.
Gjatë kësaj kohe, Bashkimi Sovjetik pushton Afganistanin dhe Sekina bëri çmos që prindërit dhe familjarët e tjerë ti marrë në SHBA, pasi ishte diplomuar në mjekësi dhe ushtronte profesionin si mjeke.
Edhe pse bënin një jetë të mirë dhe të qetë, Sekina nuk e harroi dot pupullin e saj, e në veçanti femrat, të cilat vendosi ti ndihmojë dhe tu gjendet pranë në ato ditë të vështira.
Në fillimin e viteve nëntëdhjetë ajo u kthye në vendlidje dhe filloi të japë mësim si mësuesja e vetme femër e fëmijëve në kampe. Brenda një viti ajo arriti të hapë njëzet e pesë shkolla dhe ta rritë numrin e nxënësve në pesëmbëdhjetë mijë.
Në vitin 1995 ajo themeloi institutin afgan për arsim i cili kishte mbi 3800 mësues, shumica gra. Ajo ia kishte kushtuar jetën femrës afgane. Ajo vazhdon të drejtojë mbi 150 projekte të ndryshme në fushën e arsimit dhe shëndetit
Tregon vetë Sekina: “Kur vajta në kampet e emigrantëve afganë në Pakistan, gjeta mbi shtatë milionë emigrantë, ku 90% e tyre ishin gra e fëmijë, sakaq burrat ishin vrarë në luftë ose vazhdonin të luftojnë. Më panë sytë gjëra që nuk i imagjinon dot mendja e njeriut.
Me vete pyesja: “Çfarë mund të bëj për këta njerëz të shkretë? Si mund ta ndihmoj popullin tim?” Në ato çaste mu kujtua vetë përvoja ime, ishte arsimi ai që më kishte ndryshuar rrjedhën e jetës, ishte arsimi që më kishte dhënë një vend nderi në shoqëri, ishte arsimi që kishte rritur vetvlerësimin tim, ishte arsimi që më kishte dhënë një profesion, ishte arsimi ai që më ndihmoi të sjell familjen time në SHBA për të jetuar në paqe e larg luftrave.
Në ato çaste kuptova që gjëja e vetme që mund të bëj për njerëzit dhe popullin tim ishte arsimi dhe shëndetësia. Pikërisht këtë bëra.”
Sekina Jakubi filloi
arsimimin e vajzave afgane pavarësisht përhapjes së gjërë të ekstremizmit fetar i cili i privonte vajzat nga arsimi. Vështirësitë që i dolën para ishin të panumërta dhe u shpëtoi disa atentateve për ta eleminuar. Ajo u mësonte femrave të menduarit kritik dhe i ndërgjegjësonte mbi rëndësinë e shëndetit. Veç kësaj, i nxiste të sfidojnë zakonet dhe doket ekstreme të Afganistanit, të cilat e privonin femrën nga arsimi dhe jeta.
Fillimisht ajo e ushtronte aktivitetin e saj në fshehtësi nga frika prej talebanëve dhe ekstremistëve të tjerë. Fshehurazi ajo hapi tetëqind shkolla dhe ndihmoi mbi 3.500 femra të moshave të ndryshme të përfitojnë arsimin bazë dhe shërbimin shëndetësor jetik.
Në vitin 2015, numri i femrave që kishin përfituar nga kontributi i Sekines e kalonte dymbëdhjetë milionë syresh.
Me rastin e nderimit të saj me çmimin Wise, ajo thotë: “Shumë vajza të vogla nuk e kishin shansin që pata unë. Im atë ishte një baba i mrekullueshëm dhe marrëdhënia ime me të ishte e veçantë. Sot, besoj se të gjithë arritjet e mia i dedikohen tim ati. Ai insistonte në arsimimin e të gjithë fëmijëve, pa dallim mes djemve dhe vajzave.”
The 5th International Conference, organized by CIT, aims to explore the dual nature of AI as both a transformative force and a potential risk across diverse sectors. With a focus on fostering dialogue and collaboration, the conference seeks to deepen our understanding of how AI can drive positive change while addressing its associated challenges and risks.
As AI technologies continue to revolutionize industries, enhancing operational efficiency and decision-making, the conference will explore their role in digital transformation and their potential to reshape business, education, science, and employment. At the same time, it will examine the risks that come with AI adoption, including ethical dilemmas, data privacy concerns, and the potential for job displacement.
Through expert discussions and shared experiences, participants will explore best practices for using AI responsibly, develop strategies for mitigating its risks, and collaborate on shaping policies that guide its ethical implementation. This conference provides a platform for participants to exchange ideas, tackle common challenges, and brainstorm innovative solutions that will not only address the current issues but also pave the way for a sustainable and impactful future.
ICITTBT invites participants to join the 5th International Conference organized by CIT to advance the discourse on AI and digital transformation, and work together to ensure that the future of AI serves as a force for positive, inclusive progress. All accepted papers will be included in the conference proceedings of Communications in Computer and Information Science series published by Springer.
CIT proudly presented our range of academic programs and introduced our new Electronics and Robotics Laboratory. We also highlighted some of our most exciting initiatives in technology, science, and education.
The event featured professional conferences, keynote sessions, and expert-led discussions on emerging trends in the tech industry, creating an inspiring platform for learning and collaboration.
A special thank you to our staff who represented CIT at our booth, engaging with visitors and sharing information, and to everyone who visited us at the fair.
» Dashurije Bajrami
Çdo herë pas namazit të xhumas, përpos që ishte mësuar të jepte lëmoshë nga të kursyerat që i bënte gjatë javës, ai parfumoste krahun e tij me buqetë lulesh për ta mbushur kopshtin e tij!
Kështu fillonte historia e tij.
Me të dalur nga xhamia zemra nuk qetësohej pa dhënë lëmoshë, por atë ditë përballë ishte një shitës lulesh, i shtyrë në moshë dhe zemra sikur m’i drejtoi gjymtyrët tek ai për t’i bërë bamirësi, por ja që dëgjova se ai nuk pranonte lëmoshë vetëmse me djersën e ballit!
Lulet e tij ishin shumë të bukura. Po si t’ia bëj me lule kur ato s’më duheshin? Atë ditë lëmoshën e dhashë diku tjetër!
Në xhuman e rradhës pas një ligjerate të bukur derisa tema e saj ishte për nënat, mësova që tri herë nëna duhej të respektohej, nderohej më shumë se babai,
dhe se Xhenneti ishte tek këmbët e saj, aq me zemër dhe sikur e ndjeva thellë në shpirtë ligjërimin!
Me të dalë nga xhamia pashë njeriun që shiste buqetat me lule, i thash vetes: “Të blej një buqetë dhe ta parfumos fytyr’nuren time me të tilla lule, dhe t’i
ndihmoj njeriut që shumë kisha dëshirë, e pastaj nga këto dyja do ta aromatizoja shpirtin tim, me lutjet e tyre!”
Dhe me të hyrë në kuzhinë, pash se ajo nuk ndodhej aty, lulet ja lash aty mbi, sapo hyri i pa ato dhe sikur kërkonte pronarin e tyre! Fytyr’nurja ime, Xhenneti im, e putha
në ballë! Lotët si ndaleshin. “Xhennet u bëfshim për njëritjetrin bir.” Bëje shpesh këtë lutje fyturë’nurja ime, ngase sot mësova se lutjet e nanave nuk kthehen!
Mësova se nanat i kishte privilegjuar aq shumë Bujari, saqë unë kisha mbetur fare i padijshëm në këtë aspekt! Por, sikur nuk shkoi shumë, dhe lulet që vinin çdo xhuma, filluan të mungonin, ngase djali u diagnostifikua më një sëmundje, që fundi i saj quhej vdekje!
Nana pa lodhje, pa e dëgjuar asnjëherë, as uh as of-in e saj, gjuha e saj gjithmonë e lagu me përmendjen e Zotit, nuk u ndalte së shërbyeri djalit saj!
Një ditë përderisa gjendja e tij rëndohej tha: Nanë ndoshta më s’do të mund të parfumosë me lule, por atje ku në dasht Zoti do të jemi bashkë do të parfumosemi me aromën më të mirë, fytyrë’nurja ime!
Ah sa jam përmalluar për shitësin e luleve! Ajo plot durim i ktheu: “Me lejen e Zotit do të shërohesh dhe prap do të më sjellësh lule, prap do ta vizitosh shitësin e luleve për t’i marrë lutjet e tij, por nëse unë s’jam në jetë një ditë, ti do tē krijosh familje dhe këtë traditë mos e harro t’ia bësh nuses tënde!”
E kuptove? Sikur mundohej t’i jepte kurajo të birit në mesin e pikëllimit! E pastaj një ditë siç e the edhe vet atje me lejen e Allahut do të kemi ato që veshi si ka ndëgjuar e syri si ka parë! Dhe kështu ditët sikur fluturuan, erdhi ajo grabitësja e saj, ajo që çdo shpirt do ta shijojë, djali emanetin e dorëzoi tek Dhuruesi i saj!
Si një nanë e fortë plot besim dhe durim, buzët e saja gjithmonë lageshin me falenderim ndaj Krijuesit, butësi dhe qëndisje fjalësh ndaj krijesave, sa që shpesh më pyesnin tregonte ajo: Ku e gjen këtë forcë të flasësh kaq butë, dhe aq bukur, pas asaj që të ka goditur?!
Nga i Buti që e kishte mësuar të dashurin e Tij të na tregonte se këtu e kemi një shtëpi të përkohshme, me dorzimin e emanetit tonë me lejen e Tij do të kemi një shtëpi, pallat falenderimi, mirënjohjeje atje, nëse pas sprovave të goditura, duke na i marrë të dashurit e zemrës, gjuha jonë do të jetë e lagur me mirënjohje dhe falenderim!
Dhe se premtimi i vetë Krijuesit është: “Përgëzoni durimtarët, ata të cilët kur i godet ndonjë sprovë thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
33 Qershor 2025
Parimi kuranor i këshillimit, një mjet për rindërtim dhe reformë
Çështjet e lidhura me këshillimin diskutohen këtu, në kontekstin e tre temave. E para, është këshillimi në lidhje me çështjet publike: Kush është përgjegjës për t’u angazhuar në një këshillim të tillë? Kujt i drejtohet? Përgjigjja që i propozoj këtyre pyetjeve, është në përputhje me shtysën e përgjithshme të këtij studimi, që favorizon gjithëpërfshirjen dhe përgjithësimin. Arsyeja është se gjithëpërfshirja dhe përgjithësia janë karakteristika që dalin në tekstet tradicionale islame, që përshkruajnë këshillimet. Si i tillë, ai konsiderohet të ketë një aplikim më të gjerë dhe më të përgjithshëm, vetëm nëse nuk do të ishte e vështirë ose e pamundur të veprohej ndryshe; nëse një ose më shumë individë tashmë janë angazhuar
në këshillimet e nevojshme në emër të të tjerëve, ose nëse çështjet në fjalë nuk janë të një natyre shumë të specializuar dhe askush, përveç atyre me njohuritë dhe ekspertizën e duhur, nuk do të ishte në gjendje të ofronte këshillën e nevojshme. Në dritën e këtij parimi të njëjtë, atë të gjithëpërfshirjes dhe përgjithësimit, si dhe faktit që meshkujt dhe femrat janë të barabartë në situata që kërkojnë këshillime, ky seksion i studimit, gjithashtu, merr në shqyrtim “Femrat dhe këshillimi”.
Seksioni II i këtij kapitulli merret me anëtarësimin në Këshill, veçanërisht ato që kanë të drejtë të shqyrtojnë çështjet në nivel të qeverisë kombëtare dhe sferave specifike të juridiksionit. Kush janë këshilltarë të tillë të lartë? Cilat cilësi pritet të shfaqen dhe si duhet të zgjidhen? Një pasqyrë e asaj që dijetarët kanë pasur për të thënë, në lidhje me kushtet dhe kualifikimet e kërkuara nga këta këshilltarë, jep këto tri cilësi: integritetin, njohurinë dhe përvojën. Sa i përket mjeteve me të cilat duhet të zgjidhen këshilltarët, ekzistojnë dy metoda kryesore, përkatësisht zgjedhja dhe emërimi, secila prej të cilave karakterizohet nga detajet e veta dhe format konkrete. Shpallja
kuranore, Suneti dhe komentet mbi to, tregojnë se këto dy metoda mund të kombinohen, me prioritetin që u jepet zgjedhjeve.
Seksioni III i këtij kapitulli merret me pyetjen, nëse rezultati i këshillimit duhet të konsiderohet i detyrueshëm apo vetëm i udhëzueshëm. Kjo pyetje sjell automatikisht një pyetje tjetër, se si duhet të trajtojmë mendimin e shumicës së këshilleve dhe vendimet e marra me anë të këshillimeve që mbështeten nga një shumicë. Duke pasur parasysh diskutimet dhe mosmarrëveshjet që
vazhdojnë të nxiten nga kjo çështje mes dijetarëve, mendimtarëve dhe shkrimtarëve muslimanë, kam bërë një mbulim të gjatë të kësaj pike, duke përfshirë paraqitjen e provave, pro dhe kundër pikëpamjeve kundërshtare. Dëshmi të tilla nxirren nga Kurani I Shenjtë, jeta e Pejgamberit (a.s.), shembujt e vendosur nga kalifët e drejtë, si dhe nga parimet e parashtruara prej juristëve muslimanë, dijetarëve që i janë kushtuar studimit të parimeve të jurisprudencës islame (usulijjun) dhe dijetarëve të hadithit.
AIITC, në bashkëpunim me Medresenë Mehmet Fatih, Tuz, organizoi promovimin e librit “Shura (Parimi Kuranor i këshillimit, një mjet për rindërtim dhe reformë)”. Ky botim, me autor Ahmad Al-Raysuni, është mundësuar nga Institutit Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Qendrën për studime të Avancuara (CNS) dhe mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT).
» Dr. Brunilda Basha
Në cepin e murit, T’kornizës katrore, hija rrëfen një histori të pakënduar, Një përqafim A një britmë. Një dakik jetuar n’kujtimet e qytetit.
Me një zë të largët, Qelqi belbëzon mekur për ata që ikin e s’kthehen më, për njerëz që qëndrojnë, për fëmijë që rriten në hapat zhurmuese t’çastit Kohë. Njё copё tyli, përkundet nga era për të na rrëfyer një premtim të jetuar brenda atyre katër mureve.